madonna, jeta në 25 imazhe foto-historia e divës së muzikës ..!!!

14
1958 Vjen në jetë mbretëresha e POP-it Madonna dhe Tony Ciccone u bënë prindër të vajzës Madonna, të cilës ia vunë nofkën Nonni – që të mos ngatërrohej emri i saj më atë të së emës. Kur ishte në moshën 5-vjeçare, Nonni (Madonna e sotme) mbeti pa nënë, e cila vdiq në moshën 36-vjeçare nga kanceri i gjirit. Ndërkaq, babai i saj u martua me sherbëtorën e shtëpisë, Joan Gustafson – të cilën këngëtarja nuk e pranoi si njerkë, asnjëherë.

Upload: aurela-elmasllari

Post on 05-Jul-2015

116 views

Category:

Education


8 download

DESCRIPTION

Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës!

TRANSCRIPT

Page 1: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

1958

Vjen në jetë mbretëresha e POP-it

Madonna dhe Tony Ciccone u

bënë prindër të vajzës

Madonna, të cilës ia vunë

nofkën Nonni – që të mos

ngatërrohej emri i saj më atë të

së emës. Kur ishte në moshën

5-vjeçare, Nonni (Madonna e

sotme) mbeti pa nënë, e cila

vdiq në moshën 36-vjeçare nga

kanceri i gjirit. Ndërkaq, babai

i saj u martua me sherbëtorën

e shtëpisë, Joan Gustafson – të

cilën këngëtarja nuk e pranoi

si njerkë, asnjëherë.

Page 2: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

1978

Madonna valltare

Madonna ka ndjekur dy vjet

vallëzimin në Universitetin e

Michiganit, të cilin e braktisi

për t’u vendosur në New York

City – ku jetonte në banesa

skamnore derisa studionte dhe

vallëzonte me Alvin Ailey dhe

grupin Pearl Lang. Në vitin

1979, ajo filloi të shfaqej në

klubet e vallëzimit të New

Yorkut si, Breakfast Club,

bashkë me të dashurin e saj

Dan Gilroy. Madonna në

ndërkohë formoi një bend

roku, të quajtur Emmy, bashkë

me bateristin Steve Bray, që

ishte i dashuri i saj i radhës – i

cili i ndihmoi të realizonte një

kontratë për solo karrierë me

kompaninë Sire Records.

Page 3: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

1982

Rruga drejt famës

Pas katër vjetësh të përpjekjeve

për të fituar para si valltare,

modele dhe këngëtare,

Madonna nxori në treg singlin

e parë “Everybody”, që e

vendosi atë në skenën e

klubeve të New Yorkut. Aty ajo

takoi John “Jellybean” Benitez,

me të cilin realizoi këngën

“Holiday”.

Kjo këngë mori vëmendjen e

Dick Clark nga “American

Bandstand”, dhe kështu nisi

karriera e saj.

Madonna dhe Benitez ishin në

lidhje dashurie për 2 vjet,

ndërsa përshkruheshin si një

tandem shumë i mirë muzikor.

Page 4: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

1983

Madonna bëhet me album

Pasi përfshihet në listat

muzikore, në vitin 1982, një vit

më vonë, Madonna nxori

albumin e saj të parë – që

ngërthente brenda vetes dhe dy

këngët e saj të transmetuara

në radio, “Lucky Star” dhe

“Holiday”.

Kënga “Borderline”

pozicionohet fuqishëm në

mesin e 5 këngëve më të

dëgjuara në radio-stacionet

amerikane, një rezultat që deri

atëherë e kishin arritur vetëm

Elvis Presley dhe Bea

1984

Albumi “Like a Virgin”

Me synim për të arritur deri te

fama, si MTV Video Music Awards,

ajo nxori albumin e saj të dytë,

“Like a Virgin”. Albumi u lansua

më 12 nëntor dhe u pozicionua

fuqishëm në vendin e parë në

SHBA për 3 javë rresht, ndërsa u

shitën 7 milionë kopje të tij deri në

muajin maj.

Page 5: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

1985

Dashuria ‘e vërtetë’

Madonna dhe aktori i famshëm

Sean Penn u fotografuan së

bashku në klubin e New

Yorkut, Private Eyes, pasi ishin

njoftuar gjatë xhirimit të video-

materialit për Material Girl.

Pas disa javësh, Penn udhëtoi

në Michigan për ta takuar

familjen e saj, ndërsa ajo e

takoi familjen e tij në Los

Angeles. Në gusht, ata u

martuan në Malibu, në prani të

200 mysafirëve.

1986

Filmi me Sean Penn

Disa muaj pasi që Penn e kishte

rrahur shokun dhe tekst-

shkruesin e Madonnës, David

Wolinski (për ç’gjë gjykata e dënoi

me kusht dhe me një gjobë), Penn

dhe Madonna luajtën bashkë në

filmin Shanghai Surprise.

Page 6: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

1987

Përplasja me kishën

Në Torino të Italisë, Madonna

mban koncertin final të turnit,

“Who’s That Girl?”, ndërsa

Papa u bën thirrje fetarëve që

të qëndrojnë larg saj – për

shkak se këngëtarja përfshinte

shumë skena ekspelicite

seksuale në koncert.

Mosmarrëveshja me kishën

katolike do ta ndjekë

Madonnën edhe në vitin 1990,

kur për shkak të shenjës së saj

dalluese, që gërshëton

krishtërimin dhe seksin, do të

kërkohet bojkotimi i turneut të

saj “Blond Ambition Tour”.

1989

Ndarja e famshme

Pas katër vjetësh të ndarjeve-

bashkimit, thumbimeve,

mosmarrëveshjeve dhe luftës

me paparaci, Madonna

nënshkruan divorcin – dhe atë

për herë të dytë sepse, në vitin

1987 kishte hequr dorë nga

divorci në momentet e fundit.

Po këtë vit, ajo do të

nënshkruajë edhe kontratën e

famshme për reklamën e Pepsit

– ku po ashtu pati ndërthurje

të erotikës.

Page 7: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

1990

Oscari dhe pasuria

Në filmin Dick Tracy, Madonna

luan rolin e një këngëtarje të

një klubi të natës, bashkë me

aktorin e famshëm Warren

Beatty, me të cilin pati një

romancë të shkurtër. Pak kohë

më vonë, ajo lidhet me reperin

Vanilla Ice, ndërsa interpretimi

i këngës të Stephen

Sondheimit “Sooner or Later”,

në filmin Dick Tracy, ia solli

Oscarin për muzikën më të

mirë. Po këtë vit, Madonna u

cilësua nga Forbes si ‘Gruaja

biznismene më e mençur në

Amerikë”, duke vlerësuar

pasurinë e saj të fituar mes

viteve 1985 – 1990, në 125

milionë dollarë.

1991

Madonna dhe Michael

Jackson

Madonna dhe Michael Jackson

bashkërisht shkelin tepihun e

kuq në natën e çmimeve Oscar

– duke fituar shkëlqimin e

natës dhe vëmendjen e të

gjithëve – sepse Madonna

kishte vënë diamante në vlerë

prej 20 milionë dollarësh.

Page 8: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

1992

Libri me foto erotike

Madonna feston botimin e

librit të saj me fotografi erotike,

të përgatitur nga fotografi i

modës Steven Meisel.

1996

Lindja e vajzës

Madonna, që ishte rritur si

katolike e devotshme, kalon në

fenë mistike hebreje Kabbalah,

ku më vonë do të anëtarësojë

edhe bashkëshortin e saj të

radhës Guy Ritchie dhe

aktorën e famshme, Demi

Moore. Po ketë vit, Madonna

lindi vajzën e saj Lourdes

Maria Ciccone Leon, nga lidhje

që kishte me trajnerin personal

Carlos Leon. Po ashtu,

Madonna do të luajë edhe në

filmin Evita, që kishte fituar

çmimin Golden Globe për rolin

më të mirë të femrës, ndërsa

më vonë çmimin Oscar për

muzikën më të mirë filmike.

Page 9: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

2000

Fëmija i dytë

Madonna nga lidhja që kishte

filluar me regjisorin 10 vjet më

të ri se ajo, Guy Ritchie, lindi

fëmijën e dytë, djalin Rocco

Ritchie. Po këtë vit Madonna

dhe Guy do të martohen në një

kështjellë skotlandeze, ku

morën pjesë shumë figura të

famshme.

2002

Dështimi

kinematografik

Ritchie është regjisor i filmit të

Madonnës “Swept Away”, që

pësoi fiasko të plotë.

Page 10: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

2003

Puthja lezbike me

Britney Spears dhe

Christina Aguilera

Në albumin e saj American

Life, Madonna kundërshton

luftën në Irak. Ndërkaq, gjatë

ceremonisë muzikore MTV

Video Music Awards, ajo bëri

një paraqitje që pushtoi botën

mediale, pasi që në skenë u

puth në buzë me këngëtaret

Britney Spears dhe Christina

Aguilera. Madonna po ashtu ka

nxjerrë në treg librin për fëmijë

“The English Roses”.

2005

Drejt 6 çmimeve

Grammy

Pasi u rikuperua nga lëndimi

pas rrëzimit nga kali dhe festoi

ditëlindjen e 47-të në spital,

Madonna u kthye në skenë dhe

lansoi këngën “Confessions on

a Dance Floor”. Ndërkaq, më të

përfunduar turneun botëror,

ajo fitoi 6 çmime Grammy për

albumin më të mirë “Best

Electronic/Dance” në vitin

2007.

Page 11: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

2007

Marrëveshja gjigante

Madonna braktisi Warner

Music Group për të arritur një

marrëveshje me promoterin

muzikor Live Nation – që

peshonte hiç më pak se 120

milionë dollarë, për 10 vitet e

ardhshme të angazhimit të saj

në të gjitha sferat muzikore.

2008

Ndarja dhe të dashurit

e rinj

Madonna prezantohet në

Hollin e Famës të Rock and

Rollit, ndërsa debuton me

singlin “4 Minutes”, të cilin e

realizoi me Timberlake. Kjo

këngë pastaj u bë pjesë e

albumin “Hard Candy”, që po

ashtu ishte pozicionuar mjaft

mirë në top-listat muzikore.

Këtë vit Madonna po ashtu

adoptoi fëmijën 2-vjeçar David

Banda nga Malawi. Ndërkaq

për shkak të një afere të

përfolur me bejzbollistin Alex

Rodriguez, Madonna dhe

Ritchie ndahen. Në fund të vitit

ajo filloi një lidhje të re me

modelin Jesus Luz.

Page 12: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

2009

Madonna adopton

vajzën nga Malawi

Madonna kthehet në Malawi

me shpresë për të adoptuar

fëmijën 3-vjeçar Mercy James.

Edhe pse kërkesa e saj

fillimisht ishte refuzuar,

Gjykata Supreme e vendit

kishte vendosur në favor të saj,

kështu që Madonna adoptoj

vajzën jetime.

2010

Koleksioni i modës

“Material Girls”

Madonna futet në botën e

modës, duke nxjerr në treg

rroba me brendin “Material

Girl”, të cilin e krijoi bashkë

me të bijën e saj, Lourdes.

Page 13: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

2011

Në përqafimin e të

dashurit

Në ditëlindjen e saj të 53-të,

Madonna u paraqit publikisht

në Hampstons, duke u puthur

me të dashurin e saj të ri,

valltarin francez, 24-vjeçarin

Brahim Zaibat.

2012

Sërish në krye të top-listës

Madonna plasoi albumin e 12,

MDNA, respektivisht albumin e

tetë – i cili më të dalë në treg u

pozicionua në vendin e parë të

top-listave muzikore në SHBA,

ndërsa qysh në javën e parë u

shitën 359,000 kopje të tij.

Page 14: Madonna, jeta në 25 imazhe Foto-historia e divës së muzikës ..!!!

2013

Madonna bamirëse

Madonna merr pjesë në një

ngjarje bamirëse në The

Metropolitan Museum of Art

Costume Institute.

2014

Madonna me të birin

Madonna dhe i biri i saj, David

Ritchie, gjatë arritjes në

ceremoninë Grammy Awards

2014.