majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · temë e bukur për hartime, e ndonjë...

24
VITI I 14 I BOTIMIT www.thealbanian.co.uk [email protected] Tel: 020 7018 7929 adresa: 30 avenons Road London e13 8HT Zbuloni mënyrën tuaj në: moneygram.co.uk Konvertimi i parasë Dërgoni nëpërmjet internetit Bëhuni shqiponja e tyre Bëhuni shqiponja e tyre Bëhuni shqiponja e tyre MoneyGram the Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram 17-03759 LONDON 12 JANAR Nese ju duhet ndihme per çeSHTJeT e eMIgRaCIONIT KONSULTIMeT faLaS TeL: 0207 604 3572 1st floor , 157 Kilburn High Road KILbURN LONdON NW6 7HU Rashid a.Khan Solicitor (Principal) Mob: 07774222062 190 MeRTON HIgH STReeT WIMbLedON , LONdON SW19 1aX aKTORI SHQIPTaR, PJeSë e TeLeNOVeLëS Së bbC-Së DAUT DAUTI PaSQYRa e KULTURëS POLITIKe SIPaS HaRXHIMeVe ARBEN MANAJ SHQIPTaRëT HUMbIN edHe NJë MIK Të VYeR MAL BERISHA gJYSHI Nga SHQIPëRIa, SHTeTëSIa Nga SeRbIa SHABAN MURATI a Ka MUNdUR MaJKO Të JeTë MINISTëR I dIaSPORëS Në KëTO 100 dITë? PETRIT KUÇANA Majko nuk di të zhgënjejë 15 VJeT “SHPReSa PROgRaMMe” MOdeLI Se SI MUNd Të bëHeT NdRYSHIMI (Speciale faqe7-8)

Upload: others

Post on 15-Nov-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

VITI I 14 I BOTIMIT www.thealbanian.co.uk [email protected]

tel: 020 7018 7929 adresa: 30 avenons road london e13 8ht

Zbuloni mënyrën tuaj në: moneygram.co.ukKonvertimi i parasë • Dërgoni nëpërmjet internetit

Bëhunishqiponja e tyreBëhunishqiponja e tyreBëhunishqiponja e tyre

MoneyGram the Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram 17-03759

LONDON 12 JANAR

nese ju duhet ndihme perçeShtjet e emigraCionit

konSultimet falaStel: 0207 604 3572

1st floor , 157 kilburn high road kilburn london nW6 7hu

rashid a.khanSolicitor

(principal)mob: 07774222062190 merton high Street

Wimbledon , london SW19 1ax

aktori Shqiptar, pjeSë e telenovelëS

Së bbC-SëDAUT DAUTI

paSqyra e kulturëSpolitike

SipaS harxhimeveARBEN MANAJ

Shqiptarët humbinedhe një mik të vyer

MAL BERISHA

gjyShi ngaShqipëria, ShtetëSia

nga SerbiaSHABAN MURATI

a ka mundur majko të jetëminiStër i diaSporëS në këto

100 ditë?

PETRIT KUÇANA

majko nuk di të zhgënjejë 15 vjet “ShpreSa programme”

modeli Se Si mund të bëhetndryShimi

(Speciale faqe7-8)

Page 2: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 2

DREJTOR: PETRIT KUÇANAKryeredaktor: BASHKIM METALIA

REDAKSIAPROF. DR. SC. Akil Koci, Genc Drini

Arben Manaj,Daut Dauti, Shefit Domi

Emanuel Bajra, Jeni Myftari, Miranda Keqaj, Majlind Goge

Pranvera SadriaBlerim Ciroka, Flori Slatina,

Kastriot Dervishi, Anila Hoxha,

Fjoralba Hysa PanoWeb-design Shefdomi.com

www.thealbanian.co.uk [email protected]

tel: 02034895136

ARBEN MANAJ

Një aktor shqiptar bëhet pjesë e telen-ovelës më të madhe dhe më të vjetërtë BBC-së, “Eastenders”, që ka 33vjet që transmetohet në gjigantin me-diatik britanik.

Orli Shuke, që jeton prej 20 vjetëshnë Londër, luan në episodet e trans-metuar në tre ditët e para të Janarit,ndërkohë që producentët e BBC-së ikanë ofruar vazhdimin e rolit tëRobertit në episodet e ardhshme,madje me aktorin kryesor të telenov-elës së famshme britanike, duke fil-luar xhirimet në 15 Janar.

Orli Shuke, djali i aktorit të ndjerëAgim Shuke, i njohur për rolin e tij tëspikatur në komedinë “Shi ne plazh”,ka një karrierë të suksesshme në kine-matografinë britanike, e vështirë përtë penetruar, duke luajtur në 6 filmaderi më sot, si dhe në disa veprateatrale siç ishte së fundmi në Teatrine Manchesterit.Orli Shuke është produkt i Akademisë

shqiptare të Arteve në Tiranë, përparase të vendosej në Londër. Orli Shukeka luajtur gjatë karrierës së tij edheme aktorin me famë botërore, yllin eHollywood-it, Brad Pitt në filmin“War Machine” apo edhe në filmin

Hyena-t !Ndër fil-mat që ai ka luajturjanë edhe “BigDog”, që ka fituarçmim në festivalin efilmit BFI nëLondër. Orli Shukei tha Top-Channelnë Londër se “ roliim në këtë telenov-elë emblemë tëBBC-së është

padyshim roli më i madh në indus-trinë britanike të filmit dhe më intere-santi, duke pasur parasyshshikueshmërinë e saj, një telenovelëqë ndiqet në BBC nga mbi 6 milionëshikues çdo mbrëmje”.

aktori Shqiptar, pjeSëe telenovelëS Së bbC-Së

Page 3: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 3

PETRIT KUÇANA

Nuk besohet se kanë qenë të shumtëata që “prisnin” 1 janarin e këtij viti,për të marrë “haberin” e madh se dotë vihej në zbatim marrëveshja e“heqjes së kufinjve” mes Shqipërisëdhe Kosovës. Mbase më shumë kangjallur kuriozitet sesi do të përgjigjejMinistri i Diasporës Pandeli Majko,pas fjalëve të forta që tha në fundvitine kaluar. Ishte më shumë se befasues “argu-menti” se për heqjen e doganave, nukna lerkërkan biznesmenët. Kushedi sadebat (së paku) do të shkaktonte “kyargument” në vendet normale, por nëtrojet shqiptare për tre ditë kryhet çdo

gjë. Majko lau duart dhe mbase What next?Një tokë, një popull, një ëndërr? Temë e bukur për hartime, e ndonjësfond diçiture të fotove të mirë-kuru-ara të kryeministrave të dy anëve tëDrinit bashkë me stafet e tyre, dhenuk gjendet një i vetëm që të thotëkonkretisht një produkt, (qoftë edhenjë) nga këto mbledhje të përbashkëtaqeverish, nga këto farë marrëveshjeshqë duhet një ministër si Majko të gjejënjë argument (s’na lënë biznesmenët)që të shuhen si yjet e shumtë të netëvepranverore mbi Morinën e radhëve tëgjata. Thjeshtësisht u pa qartë që “mbledhjete përbashkëta të qeverive të Tiranësdhe Prishtinës” nuk shkojnë mëshumë se plotësimi i panoramës për“përpjekje të vazhdueshme” dhe slo-gane kaq bajate sa çdo “gjellëpatatesh” ua merr të keqen. Por kjosërish do të harrohet e mbase edhe kurakujt të jenë shkrirë do të ideohet sër-ish ndonjë mbledhje tjetër e për-

bashkët, ku me patjetër do të gjendetndonjë qytet historik, ndonjë sfondfolklorik e foto pafund. E lajmet do të pasojnë që arrestohetnjë qytetar shqiptar i Kosovës apoShqipërisë sepse po na kontraban-dokan deri dy kv mollë, (4-5 thasë)ndërkohë që në Korçë, dhe në tënjëjtën ditë në të njëjtën orë jepejlajmi me zë dhe figurë, se fermerët eKorçës hedhin mollët demostrativishtnga fermerët pasi nuk kanë treg, porpakkush bën lidhjen e lajmeve dhe“fokusi” mbetën fotot e bukura të

qeveritarëve, të atyreqë qeverisin pop-ullsinë më të varfër tëEvropës.

Ajo që terësisht uanashkalua ishte lajmipër diasporën, aposaktësisht mungesa enjë lajmi të tillë.Majko nuk ka dhënëasnjë dritë shprese senë zgjedhjet e ardhmemërgimtarët e

Shqipërisë amë do të mund të votojnënë vendet ku ata jetojnë. Pra do tëvazhdohet me “po bëhen përpjekje tëvazhdueshme” por krejt thatësisht nukmund të gjendet një argument i vetëmqë mund të qëndrojë përballëpikëpyetjes që rend pas Pse-së, qëduket kaq stoike saqë cdo manovërPR-i e ka të vështirë t’i rezistojë. Pse-ja e mungesës së të drejtës sëvotës për diasporën, qëndron kaqthjeshtësisht në llogoren e saj, saqëçdo “lajm” i prodhuar për diasporën

thyen hundë e buzë në të. Madje ka kaq shumë pse, sa edheMinistri Majko, që duket se mbetetthjesht një moment adresimi, nukmund t’u shmanget. Por duket seasgjë s’ka filluar akoma dhe çdodilemë e parashtuar mbetet stoike, aqsa mungesa e samitit të Diasporës, kuqeveria nuk e pa të arsyeshme që tarealizojë vitin e kaluar, e aq më tepëradresimi i qindra e qindra problemeveme të cilat përballet diaspora. Më kotmund të rreshtohen pse-të edhe përaeroportin e vetëm dh më të shtrenjtëtë rajonit, që çmbush në çdo stinë, pe-riodë-periudhë xhepat e mërgimtarëveqë s’mundet as të besojnë se një ditëlinjat low-cost do të fluturojnë mbiqiellin e shqipeve, ashtu siç e kanë tëvështirë se një ditë do të figurojnëdiku të riregjistruar ata apo fëmijët etyre... E mbase është e tepërt pyetja se a kamundur Majko të jetë Ministër i Di-asporës qoftë edhe këto 100 ditë?

perSonal injurya keni patur aksident ne trafik?a jeni demtuar ne pune?ne ju ndihmojme!

mediCal negligenCene ju ndihmojme nese keni patur neglizhence mjekesore konsultimet jane falas

When you've taken a fall, sometimesyou just know something's wrong... But your doctor might tell you not toworry, despite the pain or discomfort. If your doctor fails to diagnose a broken bone, you can claim for medical negligence. With over 25 years’ experience, the team of clinically trained solicitors at The Specter Partnership are the experts on hand to understand.

NO WIN, NO FEEAdresa: 49 Britton Street, London, EC1M 5ULPer ne gjuhen shqipe kontaktoniMaria Tel: 0207 251 9900 [email protected]

Traffic accident, Injury at work, a nasty tumble withlasting consequences... The Specter Partnership are the no win, no fee solicitors on handto understand. For your free consultation...See Specterpartnership.co.uk We'll listen.

majko nuk di të zhgënjejë

Page 4: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 4

NGA MAL BERISHA

Në ndërrimin e motive,përkrah haresë së festavepothuajse gjithmonë ndodhedhe diçka që të na bëjë ta ku-jtojmë. I tillë ishte lajmi qëmora nga Marco Masciolini,sot, mik i afërt i AmbasadësShqiptare në Londër, për vdek-jen e një miku të rrallë të kom-bit shqiptar: Zotëri David JohnLloyd. David J. Lloyd ishte një ndërata anglezët që kishte ushqyer

një dashuri të rrallë e tëveçantë për kombin shqiptar.Ai ishte një ndër miqtë e afërttë oficerëve të SOE – së (Spe-cial Operations Executive) oseUshtrisë së Fshehtë të Çurçillitqë luftuan për çlirimin eShqipërisë gjatë luftës së DytëBotërore. Ai ishte mik i DavidSmiley dhe i Xhulio Emerit.Shërbimi që David Lloyd ikishte bërë Britanisë së Madheishte i pashëmbullt në sferatmë të vështira, më të rëndë-sishme dhe më të rrezikshme

të atij shteti. Dhjetë vjetë pararënjes së komunizmit ai kishteshërbyer në Bashkimin Sov-jetik, në Shën Petërsburg. Kon-tributi i tij ishte i njohur dhe ivlerësuar drejtpërsëdrejti ngaMadhëria e Saj, MbretëreshaElizabeth II.I rekomanduar nga Kryemi-nistri Sali Berisha e takovaDavid Lloydin që në ditët epara të shërbimit në Oborrin eShën Xhemjsit, në Londër, nëvitin 2012. Ai ishte një burrë idashur, ironik, topolak, i

zgjuar, cinik, miqësor, shumë iditur dhe me lidhjet më të fortatë mundshme deri në Bucking-ham Palace.

Pyetja e parë në takimin tim tëparë që ai më bëri ishte:

“Çfarë ke ndërmend të bëshgjatë mandatit tënd nëLondër?”Unë iu përgjigja: “Shqipëriafeston 100 vjetorin e Shpalljessë Pavarësisë, andaj do tëdesha që në Londër të kishimtë paktën një shenjë tëprezencës fizike shqiptare. Kydo të ishte Busti i Heroit tonëKombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu.”

David Lloyd e mori këtë in-isiativë si një sfidë të për-bashkët. Odiseja e vendosjessë atij busti është e gjatë, porvendi që iu dha AmbasadësShqiptare dhe leja për vendos-jen atij busti i atribuohentashmë të ndjerit David Lloydi cili bashkë me Kryebashki-aken e atherëshme të Westmin-ister zonjën Suzi Burbridge nadhanë tëra mundësitë për ven-dosjen e tij, me datën 28 Nën-tor 2012.Aktit të tij fisnik të respektitdhe dashurisë për popullin dhevendin tonë ne ju përgjigjëmatë botë me një dekorim ngaana e Presidentit të Repub-likës, Sh.T. z. Bujar Nishani nëdhjetorin e vitit 2014.Për ata që e dinë dhe ata qëduan ta dinë, emri i atij busti tëSkënderbeut në Beyswater, në113 Inverness Terrace, LondonW2 6JH është i lidhur meemrin e David Lloydit.

Shqiptarët humbin edhe një mik të vyer

ne jemi specialistë të imigracionit që jemi themeluar që nga viti 2004dhe jemi të akredituar nga law Society me shkëlqyeshëm në immigration and family law.ne ofrojmë këshilla të qarta, të besueshme dhe të përballueshme dhenjë rekord të jashtëzakonshëm për arritjen e rezultateve të suksesshmepër klientët tanë në çështjet e emigracionit, azilit, apo ri-shqyrtimingjyqësor.ne kemi baristerin tonë me mbi 30 vjet eksperiencë, që do të thotë qëklientët tanë kanë besim se çështja e tyre menaxhohet dhe prezantohetprej nesh në të gjitha shkallët e gjyqësorit deri në gjykatën Supreme aponë gjykatën evropiane të të drejtave të njeriut.në stafin tonë kemi shqipfolës

ne gjithashtu praktikojme edhe per çeshtjet;

mob: 07825 634 584

nese ju duhet ndihme perçeShtjet e emigraCionit

konSultimet falaStel: 0207 604 3572

1st floor , 157 kilburn high road kilburn london nW6 7hu

eea family permiteea permanent

residencenationality Stateless

indefinite leave toremain

Spouse visas

family, Criminal and housing law

immigration & asylum

human rightstrafficking

overstayersdetention & bailjudicial review

appeals

Page 5: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

aktualitet www.thealbanian.co.uk faqe 5

273 FORE STREET, EDMONTON LONDON N9 0PDwww.nillsfurniture.co.uk | 020 8884 1112

Një jetë luksese

Hapi sytë për nje ditë të bukur

Gjykata në qytetin bregdetar tëPortsmouthit ka dënuar me 11 viteburg dy motra që tentuan të trafikoninnë Britani 7 emigrantë shqiptarë.

Ato po i transportonin shqiptarët menjë furgon tip karavan, i cili pas ska-nimit nga autoritetet kufitare rezultoise në pjesën e pasme ndodheshin 5 per-sona, por pas kontrollit të imtësishëmedhe dy të tjerë u gjendën të fshehur nëpjesën e sipërme, mbi kabinën e kara-vanit.

Të dyja motrat angleze ishin në borxhme një trafikant shiptar droge dhe përtë paguar shumën prej 4.000 stërlinashpranuan të sillnin ilegalisht familjen etij, siç pretendonte trafikanti, përfshiedhe një minoren.

Njëra nga motrat mori si shoferemotrën tjetër, pasi vet e kishte tëndaluar t’i jepte makinës pas proble-meve me alkoolin.

Emigrantët kishin udhëtuar në kushtemjaft të rënda higjenike. Oficerët eEmigracionit pikasën erën e rëndë qëvinte nga furgoni, por motrat e justi-fikuan atë me erën e djathit që kishinnë frigoriferin e karavanit, e më pas mefaktin që tualeti ishte i mbushur pasinjëra nga motrat hante shumë.

Të dyja motrat, 43 dhe 47-vjeçare,njëra me banim në Woodgreen, në veritë Londrës, dhe tjetra në Gjibraltar, u

arrestuan në fillim të tetorit të vitit tëkalaur nga autoritet kufitare, pasimbërritën në Portsmouth në jug të An-glisë me tragetin “Brittany”, nga porti

i Bilbaos në Spanjë.

Rruga e Bilbaos me traget është gjetjae re e trafikimit të emigrantëve ilegalë

shqiptarë drejt Britanisë. Gjashtëshqiptarët u rikthyen në Bilbao tëSpanjës, ndërsa minoreni është nën ku-jdesin e shtetit britanik, u tha në pro-

cesin gjyqësor.

11 vite burg për dy motrat trafikantetë emigrantëve Shqiptarë

Page 6: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 6

NGA DAUT DAUTI

Gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2012që u mbajtën në Londër, pos ngjarjevesportive, qenë shënuar edhe momentedhe ndodhi tjera interesante. Një ngangjarjet me të cilën u morën shumëmediat ishte harxhimi i delegacionevezyrtare apo shtetërore që kishin ardhurpër të përcjellë lojërat olimpike. Klasi-fikimi i harxhimeve të delegacioneveqe ndarë në tri kategori, sipas tëcilave, kriter ishte çmimi i hotelit:

1. Në hotelet super të shtrenjta ose su-perluksoze, në të cilat një natë kush-

tonte disa mijëra paund, qenë vendo-sur delegacionet e shteteve më të var-fra, zakonisht afrikane, të cilatudhëhiqen nge regjimet diktatorialedhe të korruptuara;

2. Në hotelet mesatare qenë vendosurkryesisht delegacionet e shteteve tëfuqishme ekonomike, zakonishtevropiane;

3. Kishte edhe kategori të tretë tëhoteleve, më të lira se mesataret dhenë to qenë vendosur delegacionet eshteteve skandinave dhe të disavendeve tjera demokratike.

Kategoria e parë, pra diktatorët dhe tëkorruptuarit, të cilët në Afrikë janë llojhalabakësh, bënin shpenzime as-tronomike edhe jashtë hotelit. Ata lo-jërat olimpike i konsideronin pushim.Prandaj, me vete i kishin marrë gratë,vëllezërit, kunatat, dajat, shokët dhendonjë akraba tjetër. Dhe, gjëja më e

rëndësishme për ekonominë e Lon-drës, ishte se kjo kategori, nëpërdyqanet e kryeqytetit britanik, blintegjëra pa hesap. Këta ishin njerëz qëkishin nevojë të tregonin se në Londërmund të flinin në hotelet më super luk-

soze, të hanin ushqimet më ekzotikedhe të blinin garderobën më të shtren-jtë. Pse këta kanë një nevojë të këtillë,është çështje që dihet.Kategoria e dytë dhe e tretë nuk diltenë ‘shopping’ sikur e para. Këta nuk

tregonin se kishin ndonjë nevojë apodëshirë të papërmbushur. Pra, këta nukharxhonin asgjë jashtë elementares.Nëse këtyre të dhënave ua dedikojmëvetëm pak kohë për analizë, do tashohim një pasqyrë mjaft të qartë tëkulturës së shteteve, popujve dhe ud-hëheqësve të tyre politikë. Këtu do tëna ndihmonte për shpjegim edhe rastii harxhimeve në hotelin e shtrenjtë tëZvicrës që bëri kryeministri iKosovës, Ramush Haradinaj.Kosova, pa asnjë dyshim, bënë pjesënë kategorinë e parë.Në fotografi shihet pjesa e një dhome‘suite’ që është më e shtrenjta nëLondër. Kjo ‘suite’ është në hotelinLanesborough dhe kushton 26 000(nëzetegjashtëmijë) paund. Ky ështëçmim i vitit 2015, i cili sot me siguriështë më i lartë. Duhet ta dini edhekëtë fakt nëse rastësisht mendoni tëqëndroni në këtë hotel.Gjergj Doçi pushtoi zemrat e art-dashësve në Skoci

paSqyra e kulturëS politike SipaS harxhimeve

Page 7: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

ofrojme te gjitha llojet e Sherbimeve elektrike Si dhe vendoSjen e CCtv

Na kontaktoni 56 parkland rd,

Wood green, london n22 6St, uk

phone: 07399521649 phone: 07539874390

email:[email protected]

tranSport mallraSh dhe makinaShANGLI-SHQIPËRI-ANGLI

çmime konkuruSePËR PESHAT MBI 50KG I MARRIM DHE I

DËRGOJMË NË VENDNDODHJEkontaktoni traShgimin:

MOB: 07727429515 OSE 07776106941 TEL: ALB 0686409409

email: [email protected]

l.t.d. london tranSport direktANGLI-SHQIPËRI-ANGLI

Charging pointS

SeCurity24h/7

available

generaleleCtriCS elelCtriCalreWiring ServiCeSe m e r g e n C ylightingCCtv entry phone

Page 8: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

Speciale www.thealbanian.co.uk faqe 8

Shpresa Programmeështë institucioni më aktiv që prezanton denjësisht komunitetinshqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Është krijuar si kompaninë vitin,2003ku daton dhe marrja e zyrës së parënë muajin Janar të vitit 2003.Një vitmë vonë është bërë e mundurpunësimi i tre punonjësve.

Shpresa ofron një sërë shërbimeshpër komunitetintonë në Britani kupërfshin:

-Këshillime falas individuale sikursenë grup

-Mbështetje për gratë duke ofruar su-port për viktimat e dhunës në familje-Ndihmë për të rinjtë e pashoqëruarnë vend

-Trajnime të ndryshme të cilat pajisinmë aftësi për punësim falas

-Aktivitete sportive

-Trajnime dhe kualifikime në fusha tëndryshme

-Eksperiencë pune e shumë të tjera

Gjatë aktivitetit të saj prej më shumëse një dekade Shpresa ka realizuarnjë numër arritjesh të suksesshme tëcilat afirmojnë pozicionin e saj si një

nga organizatat më të mira apo elitaretë komuniteteve në Mbretërinë eBashkuar.

Këto arritje mundtë përmblidhen si më poshtë:

*Pjesëmarrja në pritjen e shtruar nëNo10 nga ish kryeministri Z. TonyBlair për punën e bërë në komunitetdhe rolin aktiv që kishte luajtur Sh-presa në 2004 dhe 2006

* Marrja e çmimit prestigjioz në vitin2006 : “Queens Award “ të dhënë ngavetë MbretëreshaQueens Elizabeth

* Ftesa e të gjithë stafit, ngaMbretëresha në pritjen e mbajtur nëBuckingham Palace në vitin 2006, e2anëtarëve të bordit drejtues në 2007dhe më pas e Znj.Luljeta Nuzi në vitin2008.

* Marrja e godinës 3 katëshe, 11 zyradhe 3 dhoma trajnimi në vitin 2007

* Mbajtja e eventit në parlamentin An-glez publikimi i raportit mbi impaktine punës së “Shpresa Programme”prej 7 vitesh, në vitin 2009.

* Marrja e çmimit “Community ofH-health” në 2008 e cila u rinovuapërsëri në 2012 për tre vite të tjera.

15 vjet “ShpreS modeli Se Si mund t

Shpresa programmemansfield house,30 avenons road, plaistow, e13 8httel: 020 7511 1586

[email protected]

Page 9: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

Speciale www.thealbanian.co.uk faqe 9

Sa programme” të bëhet ndryShimi

* Marrja e çmimit, Bronz, Gold dhe më pas Special Dis-tinctionpër mësimdhënie gjatë viteve 2009-2012

* Marrja e çmimit “Community of the Year” nëvitin2012, “Mig-rant Women of the year 2012”,“Peace Award” në vitin 2012

* Marrja e çmimit“Expert in volunteering” në vitin 2013

* Marrja e çmimit “Bronze”dhe “Gold” nga “LondonYouth” për projektin e të rinjve

*Çmimi “Shqiponja e Artë” në Samitin e Diasporës

Shpresa programmenjë derë e hapur për shqiptarët e britanisë

tel: 020 7511 1586shpresaprogramme.com

[email protected]

Page 10: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

aktualitet www.thealbanian.co.uk faqe 10

REMZIJE ZEKASHERIFI

Një mbrëmje përplot me emo-cione , lot dhe duartrokitjefrenetike përshkoi dashamirëte etshëm të artit skenik nefundjavën e parë të Janarit nëqytetin e artit dhe të kulturësnë GlasgowShqiptarët me prejardhje ngatë gjitha trojet që jetojnë epunojnë në Skoci, u bënëbashkë me miqtë e tyre Sko-cez për të ndjekur mon-odramën "Rrno për me tregue" të AtZef Pllumit që në Glasgow e solliGjergj Doçi, aktor i teatrit"Alek-sandêr Moisiu" në Durrës. Gjergji me eksperiencën e tij të begatëmbi 40 vite ne skenat e teatrit , me zëtë artikuluar, pasionin dhe mishërimine plotë në rolin e At Zef Pllumit,kallëzoi rrëfimin rrëqethës e trishtuestë një historie të hidhur përtej heku-rave , që fatkeqësisht e përjetuan memijëra e mijëra të burgosur politikgjatë periudhës 50 vjeçare te regjimitstalinist.

Vepra e At Zef Pllumit dhe interpre-timi i denje i aktorit hodhën në driterealitetin e hidhur ku të burgosurit utorturuan mizorisht edhe për vdekje ,përjetuan ferrin me syhapur, e me ab-surde fakti se disa prej tyre që nuk iupërballuan dot keqtrajtimeve edhe përsë vdekuri u mbajtën në arkivole derine orën kur u skadonte dënimi meburg për t'iu dorëzuar familjarëve tëtyre... ...Eh ç'mi solli evokimet e kohës seikur edhe të shqiptarëve në Kosovëkur vetëm për një fjalë goje si Flamurikuq e zi ,.. , Skënderbeu apo edhe En-

veri shumë veta u torturuan e u tretënnë burgjet serbe ..."Kam frike se nuk e di a do te jetë

Liri e vërtetë ajo atje jashtë përtej kë-tyre telave me gjemba ?! Por megjithatë unë do te vazhdoj

rrugën time për të treguar.! Kto vargjetë At Zef Pllumit disi mu ngulitën nëmëndje dhe më bënë të pyes veten sae sa herë: Vallê , kur do gëzojnë Liritë vërtetë bashkëkombësit tan nëhapësirat gjithë shqiptare?!

Monodrama 'Rrno për me tregue' e AtZef Pllumit është përshtatur për skenënga Bashkim Hoxha.Organizator dhe Producent: Ilir Doci. Perkthyese: Ledia Doci Titrimi: Julian Shyti Udheheqes artistik: Julian Shyti Bashkëpuntorët ne Shqiperi:

Regjisore - Adelina MucaKompozitor - Ylli RamzotiPiktor & Skenograf - Nasi Popa

gjergj doçi puShtoi zemrate artdaShëSve në SkoCi

Ramadan Muçolli

Asgjë nuk i shkon më mirë përku-fizimit të vitit 2017 në Kosovë se tit-ulli i romanit “Viti i mbrapshtë” ishkrimtarit të madh shqiptar, IsmailKadare.

Qytetarët e ndershëm të Kosovës dotë donin që ky vit të mos ishte i tillë,që ky vit të ishte vit i zhvillimit e për-parimit të shtetit dhe shoqërisë koso-vare, por ai nuk ishte i tillë.Përkundrazi. Ky ishte vit i ngecjes,ngërçit e tensioneve të mëdha poli-tike, vit i polarizimit të skajshëm tëskenës politike të Kosovës.

Gjatë gjithë këtij viti, jetën politike nëKosovë e dominuan të njëjtat tema, tëcilësuara si “tema të mëdha” nga njëpjesë e skenës politike apo si “kauzapolitike” nga pjesa tjetër e kësajskene.

Ky polarizim, i veshur edhe mepetkun e patriotizmit, çoi edhe nërrëzimin e Qeverisë së Kosovës dhenë zgjedhje të parakohshme parla-mentare, të cilat e prodhuan një koa-licion qeveritar tepër të brishtë, njëshumicë parlamentare të varur plotë-sisht nga një subjekt politik i rijuar, ikontrolluar dhe i dirigjuar ngaBeogradi.

Zgjedhjet e parakohshme parla-mentare dhe procesi i stërgjatur i kri-jimit të koalicionit të ri qeveritar i“spostuan” nga axhenda politike eshtetërore e Kosovës të gjitha “temat

e mëdha” (“kauzat politike”) që imbajnë peng pothuaj të gjitha proce-set tjera politike në vend.

Kështu, gjatë vitit 2017, mbetën të pa-prekura tri temat politike kryesore:Demarkacioni me Malin e Zi,Formimi i Forcave të Armatosura tëKosovës dhe Dialogu i Brukselit.

Asnjë lëvizje përpara nuk është bërënë këto tema gjatë vitit 2017.

Paradoksi qëndron në faktin se këtotema tani mbahen të bllokuara edhe

nga vetë parnerët e të koalicionitqeveritar, të cilët veprojnë në mënyrëkrejtësisht të çakorduar, përveç kur endajnë “plaçkën” e pushtetit.

Asnjë lëvizje përpara nuk është bërëas për liberalizimin e vizave për qyte-tarët e Kosovës, i cili kushtëzohet meratifikimin e Demarkacionit me Maline Zi dhe me luftimin e krimit të orga-nizuar dhe të korrupsionit, sidomos tëatij të “profilit të lartë”.

Vetëkuptohet që këto tri “tema tëmëdha” i kanë vënë në plan të dytë

apo të tretë dy pro-cese jetike për kon-solidimin eshtetësisë sëKosovës: procesin elobimit për njohjene pavarësisë sëKosovës dhe pro-cesin e anëtarësimittë Kosovës në orga-nizatat ndërkom-bëtare.

Ka plot argumentese akterët kryesorëpolitikë të Kosovës,përmes sjelljes eveprimeve të tyre tëpapërgjegjshme dhearrogancës së tyre të

pashembullt, i dhanë shumë goditje tërënda shtetit të Kosovës dhe shoqërisëkosovare.

Por, goditjen më të rëndë Kosova emori në përfundim të këtij viti tëmbrapshtë, me përpjekjen për zhbër-jen e Gjykatës Speciale. 43 deputetëtë koalicionit të çakorduar qeveritarnënshkruan një kërkesë për shfuqiz-imin e Ligjit për Gjykatën Speciale(emërtimi zyrtar: Ligji për Dhomat eSpecializuara dhe Zyrën e Prokurorittë Specializuar).

Kjo ishte një goditje e rëndë edhekundër mbështetësve më të fuqishëmtë Kosovës Ambasadori amerikan nëKosovë, Greg Delawie, e cilësoi këtëakt si “thikë mbas shpine” për SHBA-të, ndërsa Departamenti Amerikan iShtetit tërhoqi vërejtjen se Kosova porrezikon të humbë mbështetjenShteteve të Bashkuara.

Pavarësisht prej argumenteve dhepseudoargumenteve të parashtruesvetë kërkesës, më saktë të liderëve të tripartive kryesore të koalicionit dhedrejtuesve të institucioneve më tëlarta shtetërore, përpjekja për zhbër-jen e Speciales e ktheu Kosovën nëvitin 2015, në kohën kur ishte mirat-uar amendamenti i Kushtetutës që ihapte rrugë krijimit të Speciales dhe,pastaj, miratimit të ligjit për këtëgjykatë.

Ka rrezik që kjo iniciativë ta kthejëKosoven edhe shumë më prapa, nëvitin 1999 apo me herët, dhe t’i ndajëpërsëri qytetarët e Kosovës në “çlir-imtarë” e “pacifistë”, në “heronj” e“tradhtarë”… Shenjat e para tashmëpo duken qartazi.

Tashmë të gjithë e dinë se cilat kanëqenë pasojat e kësaj ndarjeje. Plagët esaj nuk janë shëruar ende.

viti i mbrapShtë i koSovëS

Page 11: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të
Page 12: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 12

MARCUS TANNER

Ndonëse feja mbetet efuqishme në rajonin e Bal-lkanit sipas një sondazhibotëror, Shqipëria dallon ngavendet e tjera me njëpërqindje më të ulët të pop-ullatës që e konsideron vetensi të përkushtuar ndaj njëfeje.

Një anketim i ri, i cili bazohet në tresondazhet të WIN/Gallup Interna-tional, publikuar në median Telegraphtë Britanisë së Madhe tregon se bal-lkanasit janë më fetarë se homologëte tyre në Europën Perëndimore.

Anketimi, i cili ka analizuar tre son-dazhe të marra gjatë disa viteve dhe ika kthyer ato në një hartë të botës,sugjeron se feja mbetet një faktor mëi fuqishëm në mendjet e njerëzve dhenë shoqëri, në të gjitha vendet ish-ko-muniste të rajonit të Ballkanit, mepërjashtime të pjesshme të Bullgarisëdhe Shqipërisë.

Kosova, Maqedonia dhe Rumaniarezultojnë të jenë shoqëritë më fetaredhe të vetëdijshme për këtë në rajondhe në Europë; ku 88% e njerëzve nëMaqedoni, 83% në Kosovë dhe 77%në Rumani e konsiderojnë veten bes-imtarë.

Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Greqiapasojnë me 70% deri 72% të popul-latës së tyre që e konsiderojnë vetensi besimtarë. Bosnja vjen më pas me65%.

Bullgaria mbetet disi mbrapa, mevetëm 52% të popullatës atje që esheh veten si besimtar.

Shqipëria është i vetmi vend në ra-jonin e Ballkanit me një sjellje të“stilit perëndimor” ndaj fesë – kuvetëm 39% e popullatës e konsideronveten fetar, e njëjta përqindje si Aus-tria dhe Hungaria dhe pak më shumëse Spanja (37%).

Në Europën Perëndimore, Italia,kryeqendra e Kishës Katolike është ivetmi vend ku shumica dërrmuese epopullatës e konsideron veten bes-imtare – 74%.

Në vende të tjera shifrat priren të jenëmë të ulëta – 30% në Mbretërinë eBashkuar, 26% në Holandë dhe 34%në Gjermani.

Veriu i Europës është veçanërisht jo-fetar. Vetëm 16% të estonezëve kanëndjesi fetare, 19% e suedezëve dhe21% e norvegjezëve.

Panorama është më e përzier në Eu-ropën Qendrore dhe varion nga 86%në Poloni në vetëm 23% në Repub-likën Çeke.

Në vende të tjera të botës, në Afrikë,Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglin-dore vendet priren të jenë shumëfetare, shifra që variojnë përgjatëviteve.

Azia është gjithashtu shtëpi e dyshoqërive më pak fetare në botë,Kinës dhe Japonisë, ku vetëm 7% dhe

13% e popullatës rrëfejnë se kanë nd-jesi fetare.

Sondazhi u prodhua për të shënuarDitën Botërore të Fesë, 14 janarin.BIRN

Marcus Tanner

Marcus Tanner është redaktor përRrjetin Ballkanik të Gazetarisë Inves-tigative, BIRN, dhe gazetar i jashtëmpër gazetën Britanike, Indipendent.Përpara se ti bashkohej BIRN në2006, ai ka punuar si korrespondentpër Ballkanin për Indipendent nga viti1989 deri në vitin 1994, dhe zëvëndesredaktor i faqes së botës deri në vitin

2001. Tanner është autor i disa libravesi, ‘Croatia, A Nation Forged in War,’‘Ireland’s Holy Wars,’ ‘Last of theCelts,’ ‘The Raven King: MatthiasCorvinus and the Fate of His Lost Li-brary,’ si dhe ‘Albania’s MountainQueen: Edith Durham and theBalkans.’

Sondazhi: Shqipëria, vendi më pak fetar në ballkan

ASTRIT LULUSHI

Edhe pse thonë, vështirë të be-sohet se historia përsëritet.Mes epokave të ndryshme sh-pesh ekzistojnë analogji që tëhabisin, në fakt janë problemetqë përsëriten, jo kushtet qëpërcaktojnë zgjidhjen e tyre.Dhe një nga këto probleme,është babëzia e njeriut përpushtet, ndërsa koha ështëkusht për zgjidhje.

30 vite së shpejti plotësohennga rrënia e diktaturës, dhe

periudha kalimtare apo e daljesprej saj zgjatet; tregues deridiku se diktatura në një formëa një tjetër vazhdon; politikanē,së bashku me ata që kanë dalëprej tyre, duket se nuk kanëpasur mision tjetër por veç tëtallen, diskretitojnë e korrupto-jnë lirinë.

Ata janë hipokritët tanë. Sepsevetëm kështu, me hile,mashtrime, maska, ata për-piqen të provojnë se shqiptarëtnuk janë në gjendje të qev-erisin pa pasur një dorë të fortëtë hekurt mbi kokë, ose nukjanë gati për demokraci a nuk

duan sistem tjetër qeverisësveç atij që kanë pasur.

Me përhapje lajmesh të rreme,diktatura e tyre e shkuar krijoniluzion, duke e krahasuar jetëne asaj kohe me jetesën qëbënin në Bllok, ata krijojnë nos-talgji për rininë që atë kohë nuke kanë njohur. Lëvdadat trush-plarëse, që vijnë nga njerëz tëcilët profesion kanë lajkat, lenëshije të hidhur, dhe bëjnë tëmos harrohet pikërisht ajokohë që ata duan të shuhetnga kujtesa jonë.

problem i pa zgjidhur

Page 13: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

Kane filluar pergatitjet per edicionin e trete

Ju lutem na sygjeroni per shqiptaret e suksesshem ne Mbreterine e Bashkuar

e-mail:

[email protected] tel: 02034895136 www.thealbanian.co.uk

Page 14: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 14

Nga SHABAN MURATI

Nëse dëshironi të mësoni thelbin epolitikës që ka ndjekur një kryemi-nistër, një ministër apo një deputet ishteteve ballkanike, mjafton tëshikoni se çfarë shtetësia të re merr aipas lënies së postit. Kjo është zgjidhjae rebusit se çfarë politike dhe qën-drimi ka ndjekur ndaj Kosovës dhendaj Shqipërisë ish-kryeministri i Ru-manisë, Viktor Ponta, i cili në datën11 janar 2018 mori shtetësinë e Ser-bisë.

Ky akt është i habitshëm, sepse nukka një përgjigje se për çfarë ia dhaSerbia shtetësinë serbe ish-kryemi-nistrit rumun. Viktor Ponta nuk plotë-son asnjë nga kushtet dhe kërkesat eligjit të Serbisë për marrjen e shtetë-sisë. Viktor Ponta nuk ka jetuar dhe aska punuar shumë vite në Serbi, që tëthuhet për shkak të qëndrimit të gjatënë atë vend. Viktor Ponta nuk e ka asgruan me origjinë serbe, por e ka ru-mune, kështu që as me martesë nukmund ta justifikojë shtetësinë. Nuk ejustifikon dot as me ndonjë lidhjegjaku apo familjare të të parëve të tijme Serbinë dhe me shtetin serb.

Ish-kryeministri i Rumanisë e ka pre-jardhjen nga Shqipëria, madje të njëkohë të afërt dhe jo në mesjetë. Siçdeklaroi ai vetë në konferencën eshtypit në Tiranë, gjatë vizitës së tijzyrtare në Shqipëri në 18 mars 2014:“Gjyshi im ka ardhur në Rumani ngaVoskopoja”. Do të ishte e natyrshmeqë ish-kryeministri Viktor Ponta tëkërkonte shtetësinë shqiptare. Por megjithë origjinën dhe gjyshin ngaShqipëria, ai kërkoi dhe mori shtetës-inë nga Serbia.

Duke qenë se Viktor Ponta është njëish-kryeministër dhe për më tepërështë sot kryetar i Komitetit parla-mentar të Rumanisë për Çështjet Eu-ropiane, pra një politikan dheparlamentar i nivelit të lartë mendikim në formulimin e politikës sëjashtme dhe të marrëdhënieve të Ru-manisë me vendet e rajonit, shtetësiae re serbe e tij ngre disa pikëpyetjelidhur me qëndrimin e tij dhe të Ru-manisë ndaj Kosovës dhe ndajShqipërisë.

Është e kuptueshme se akordimi ishtetësisë serbe nga presidenti i Ser-bisë, Aleksandër Vuçiç, për ish-kryeministrin dhe kryetarin ekomitetit parlamentar rumun është sh-prehje zyrtare e një mirënjohje tëthellë për veprimtarinë dhe për qën-

drimetproserbe, që ai ka mbajtur në postin ekryeministrit dhe në postin e tanishëmtë kryetarit të komitetit parlamentarrumun për çështjet europiane. Ako-rdimi i shtetësisë serbe për ish-kryem-inistrin rumun është shkallëmirënjohje e Serbisë ndaj tij, më emadhe se çdo dekoratë e lartë serbe.Duket e qartë pse ia dha Serbiashtetësinë, por është e paqartë përseish-kryeministri rumun e mori këtështetësi, çka të shtyn tek lidhje tëdyshimta dhe okulte, si ato për të cilatdikur një president rumun e patakuzuar për lidhje me shërbiminfamëkeq sekret komunist, sekuritate.Në Ballkan gjithmonë gjërat janë mëtë komplikuara nga sa duken.

Kur Viktor Ponta u bë kryeministër iRumanisë në maj të vitit 2012 në disaqarqe politike dhe diplomatikeshqiptare, nuk e di për çfarë arsye, ungrit një shpresë e madhe se Rumaniamë në fund do ta ndryshonte qën-drimin e saj negativ ndaj Kosovës dhedo ta njihte atë. Origjina shqiptare ekryeministrit dhe e gjyshit, që nukduhet të harrohet nga ai, dhe disa sig-uri që kryeministri rumun shpërndaunë intimitetet e tavolinave të pritjes,duket se nxitën disa qarqe shqiptare tëshpresojnë, dhe madje ta propagando-jnë, se Rumania do të rreshtohet nëfamiljen e shteteve, që e kanë njohurKosovën. Madje në Tiranë u nxituanta vlerësonin qëndrimin e kryemi-nistrit Viktor Ponta për Kosovën dhetë shprehnin besimin se në një kohë tëshkurtër Rumania do ta njihteKosovën. Vetë kryeministri ViktorPonta, në një intervistë me një gazetëtë Kosovës në 27 maj 2015, lidhur menjohjen e Kosovës, deklaroi se“Gjërat kanë ndryshuar. Qeveritë janëndërruar dhe disa vendime të reja përnjohjen e Kosovës mund të bëhen”.

Por “nipi i Voskopojës” harroi edhegjyshin, edhe Voskopojën, edheShqipërinë, dhe nuk ndërmori asnjëhap që Rumania të njihte Kosovën.Nëna adoptuese Serbi duket ishte mëe fuqishme se gjyshja Shqipëri dhekryeministri Viktor Ponta e harroiKosovën gjatë mandatit kryemi-nistror, siç e ka harruar më shumëtani, që mban postin e kryetarit tëkomitetit parlamentar rumun dheështë bërë shtetas serb dhe këshilltari presidentit serb.

Akordimi i shtetësisë nga Serbia ështënjë akt politik zyrtar i besimit dhe imirënjohjes për atë që Beogradi rriçdo ditë duke lavdëruar shtetet, qënuk e kanë njohur Kosovën. Me saduket, ky kontribut duhet të jetëmerita kryesore e politikanit dhe par-lamentarit të lartë Viktor Ponta përmarrjen e shtetësisë së Serbisë.

Marrja e shtetësisë së dytë nga njëish-kryeministër, ish-president, ish-ministër apo nga deputetë të parla-mentit, nuk është e njëjta gjë memarrjen e shtetësisë së dytë nga njëqytetar i zakonshëm. Në rastin e zyr-tarëve dhe politikanëve të lartë përzi-hen lidhjet dhe interesat politike dhekombëtare të shtetit që të jep shtetës-inë, me personazhin politik, që e merrshtetësinë. Pikërisht pse ka komplika-cione dhe shumë të panjohura, një ngashtetet më demokratike të botës, Aus-tralia, me Kushtetutë e ka të ndaluarpër deputetët të kenë shtetësi të dytë,dhe kohët e fundit ka përjashtuar ngaparlamenti i vet të gjithë deputetët, qëkishin fshehur shtetësinë e dytë, dukepërfshirë edhe disa ministra të qev-erisë.

Marrja e shtetësisë serbe nga ish-kryeministri dhe sot kryetar iKomitetit parlamentar për ÇështjetEuropiane, nga pikëpamja shqiptareështë një veprim negativ për raportetrajonale dhe për raportet e Rumanisëme shtetet, të cilat kanë çështje të ha-pura midis tyre, si Serbia meKosovën. Është i njëjti veprim nega-tiv, që bëri ish-kryeministri maqe-donas dhe deputet i parlamentit,Lupço Georgievski, i cili pas ikjes ngaposti kryeministror mori menjëherështetësinë bullgare. Si në rastin e ish-kryeministrit maqedonas, ashtu dhenë rastin e ish-kryeministrit rumun,dekriptohet lehtë se çfarë politikashdhe çfarë interesash kanë ndjekur ata

në kohën, që drejtonin qeveritë evendeve të tyre.

Rasti i “nipit nga Shqipëria”, që morishtetësinë nga Serbia, nxjerr në skenënjë problem të rëndësishëm të mar-rëdhënieve dhe të etikës diplomatikenë nivelet më të larta. Kjo që ndodhime ish-kryeministrin Viktor Ponta, qëdo më shumë Serbinë se Kosovën eShqipërinë, tregon se sa e gabuarështë të nxitosh në diplomaci që t’iafishosh dhe t’i shpallësh “miq tëshqiptarëve” apo “miq të Shqipërisë”njërin apo tjetrin politikan ballkanik.Ka një sëmundje të vjetër të politikësdhe të shtetit shqiptar, ku titullarë tëtyre qysh në takimet e para me ho-mologët ballkanikë vrapojnë t’i cilë-sojnë miq të shqiptarëve dhe tëShqipërisë. Ka mbetur si rast manualinë MPJ ai i një ish-ministri të Jashtëmshqiptar, i cili vinte nga një fushë qënuk ka asnjë lidhje me politikën ejashtme dhe me diplomacinë, dhe tëcilit i rastisi që në ditët e para të zhvil-lonte vizitë në Greqi, dhe iu drejtuaministrit të Jashtëm grek me fjalët “idashur miku im” dhe direkt vetëm meemrin e homologut. Nuk është fjalavetëm se ish ministri ynë shkaktonbuzëqeshje ironike për këtë shprehjemiqësie ndaj homologut, të cilin etakonte për herë të parë. Çështja ështëse çfarë kompleksi inferioriteti krijo-het midis Shqipërisë dhe shtetit, tëcilit titullarët e politikës dhe të shtetittonë i drejtohen pa e merituar mefjalët “miku i shqiptarëve apo miku iShqipërisë”. Shembujt janë të

panumërt, por mjaft të kujtojmë eu-forinë idiote shqiptare për Papuliasin,Papandreun, Pangallosin, etj.

Në diplomaci miqësitë reale nuk kri-johen brenda ditës. Sidomos miqësitëapo miqtë midis shteteve nuk krijohenbrenda ditës. Ka një rregull të artë nëdiplomaci që nuk mund t’i japësh ho-mologut titullin “miku im”, nëse ainuk është mik i shtetit tënd. Sepsepërkufizimi i fjalës “mik” në marrëd-hëniet ndërshtetërore ka përmbajtjepolitike, kombëtare dhe diplomatike.Mjafton të shohësh fjalimet e krerëvetë shteteve dhe të diplomaciveperëndimore dhe do të keni vështirësitë madhe të gjeni njëherë qëmikpritësi francez apo gjerman t’ithotë shtetarit mysafir nga një vendaleat i BE apo i NATO-s “mik ifrancezëve apo mik i gjermanëve”.

Politika dhe diplomacia shqiptare,duke ardhur nga një traditë e retorikësbizantine dhe komuniste, ku interna-cionalizmi është mbi interesin kom-bëtar, nuk kanë arritur ende tëshkëputen nga sindromat e së kalu-arës. Këto janë çështje të rëndësishmedhe delikate, sepse Shqipëria dheshqiptarët nuk i kanë aq të shumtëmiqtë në Ballkan dhe nuk do të dëshi-ronim që të zhgënjeheshim përsëringa miqtë fals të ahengjeve ballka-nike, siç ndodhi me ish-kryeministrine Rumanisë apo “nipin e Voskopo-jës”.

gjyShi nga Shqipëria,ShtetëSia nga Serbia

Page 15: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 15

NGA DAUT DAUTI

Njeriu që e turpëroi ambasadorindhe sigurimin e famshëm sekret bri-tanik ishte një mashtrues par exscel-lence nga Prishtina i cili ishteshpërngulur për të jetuar në Ankara.Ai hyri në histori si spiuni më i suk-sesshëm gjatë Luftës së DytëBotërore

Cicero, shërbëtori personal i am-basadorit britanik në Ankara, ështëkarakterizuar si personi që krijoi op-eracionin më të suksesshëm të spiu-nimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.Cicero, që ishte emri i koduar i IlazBaznës, një shqiptar i lindur në vitin1904 në Prishtinë, ka furnizuar gjer-manët me një mori sekretesh. Sikurgjermanët t’i kishin marrë seriozishtdokumentet e furnizuara, ‘OperacioniOVERLORD’ (përgatitja për Ditën eZbarkimit në Normandi) do të rezul-tonte ndryshe. Me siguri ndryshe dotë ishte edhe rrjedha dhe përfundimi iLuftës së Dytë Botërore.

Pas përfundimit të luftëskjo ngjarje pati një jehonë të madhe,por nuk përfundoi me turpërime tëmëdha diplomatike për Britaninë dhenuk u shqiptuan sanksione apo dën-ime të rënda për askënd. Ngjarja u sh-palos në tregimin e atasheut ushtarak,Ludwig Moyzisch-it, i cili nga am-basada gjermane u mor me doku-mentet sekrete. Moyzisch, menjëherëpas luftës botoi librin “Operation Ci-cero”. E, menjëherë pas këtij libri ulajmërua vetë Cicero (Ilaz Bazna) dhebotoi variantin e tregimit te vet në lib-rin: “I was Cicero” (Unë kam qenëCiceroni). Nuk vonoi shumë dhe uxhirua edhe filmi me këtë tematikë qëpati jehonë të madhe. Filmi “Five Fin-gers” (Pesë Gishta) u gjirua më 1952ku rolin e Ciceros (Ilaz Baznës), e lu-ajti aktori shumë i njohur, JamesMason.

Deri para pak kohesh kjongjarje u fol e u përfol duke u bazuarnë këto dy botime dhe në filmin qëpati shikueshmëri të madhe. Por, njëpyetje që bëhej shpesh, ishte: sa janëtë vërteta këto tregime dhe cila ishteprapaskena e kësaj ngjarje? Asnjëherënuk është ditur qëndrimi zyrtar bri-tanik pasi që çështjet e sigurisë nëBritani të Madhe nuk komentohenzyrtarisht.Tashti, pas bërjes publike të shumëdokumenteve, kjo punë gati tërësishtështë bërë e qartë. Dosjeve të Opera-cionit Cicero iu është hequr embar-

goja shumëvjeçare. Janë hapur njëmori dosjesh nga MI5, MI6, ArkiviNacional, Ministria e Brendshme dheajo e Jashtme Britanike. Brenda kë-tyre dosjeve që u mbajtën sekrete përshumë kohë, ekzistojnë edhe dosjetgjermane që janë arkivuar për këtërast në Berlin. Aty gjenden edheshënimet e përkthyera në gjermanishtqë kanë të bëjnë me rastin në fjalë.

Ilaz Bazna kishte punuarnga tetori i vitit 1943 deri në mars tëvitit 1944 si shërbëtor personal i SirKnatchbull-Huggessen-it, ambasadori Britanisë së Madhe në Republikën eTurqisë. Duke e shfrytëzuar nivelin eulët të sigurimit në Ambasadë, Baznaka qenë në gjendje t’i fotografojëdokumentet, nga më sekretet, të cilatpastaj ia shiste Ambasadës gjermanenë Ankara. Gjermanët, në komu-nikimin zyrtar, e regjistruan Baznënme emrin Cicero pasi që dokumentetqë sillte ai flisnin shumë. Me këtëemër u quajt edhe i tërë operacioni.

Hapjet e dokumenteve tëreja flasin për detajet e operacionit tëcilat sot mund të cilësohen si tëpabesueshme. I pabesueshëm ështëfakti se si Ambasada britanike kishtefunksionuar me një siguri të nivelit tëulët sa që ishin krijuar raste të cilat ikishte shfrytëzuar shërbëtori i zhdërv-jelltë i ambasadorit. Dokumentetflasin se operacioni që ndodhi gjatëdisa muajve, u ndriçua në tërësi vetëmpas përfundimit të luftës.Autoritetet e sigurimit shtetëror bri-tanik e mësuan emrin e operacionit(Operacioni Cicero) dhe themeluanidentitetin e Cicerosë gati tri vite pasngjarjes. Britanikët i kuptuan detajete rrjedhës së kësaj ngjarje që u mblod-hën vetëm pas vitit 1945 pas marrjesnë pyetje të disa zyrtarëve gjermanëqë ishin të përfshirë në këtë opera-cion. Shërbimi Sekret Britanik (MI5)përpiloi një raport pasi që mori nëpyetje Ludwig Moyzisch-in, MariaMolkenteller-in dhe Walter Schellen-berg-un, i cili ishte epror përgjegjës iSigurimit Policor të SS dhe koman-dantit të Armatës VI gjermane. Infor-mata tjera të dobishme ishinmbledhur edhe nga marrja në pyetje epërgjegjësit të SS, Ostuf Schud-dekopf, i cili në Ambasadën gjermanekishte shërbyer si udhëheqës i Sek-torit për Britaninë e Madhe.

Përgjigjet që i kishte dhënëSchuddekopf-i konsiderohen më tëbesueshmet pasi që ky ishte njeriu mëpërgjegjës për Operacionin Cicero.Nga të gjitha këto intervista, dhe ngafakte tjera, është përpiluar një raportzyrtar nga ku del një ngjarje që farepak është e ngjashme me atë që lexo-het në librin e Moyzisch-it, në atë tëBaznës, si dhe në ngjarjen e filmit qëështë punuar nga skenari hollivudian.

Dokumentet, po ashtu, bëjnë me dijese në janar të vitit 1944 shërbimisekret britanik kishte rënë në gjurmëtë spiunimit dhe kishte bërë disa kur-the për zënien e spiunit, por e tërë kjoishte bërë pa lejen dhe pa dijeninë eSekretarit të Jashtëm Britanik. Kur-thet rezultuan të pasuksesshme përspiunin e zhdërvjelltë, Baznën.

Me 17 janar 1944, bri-tanikët, nga burimet e tyre sekrete,morën informata se ambasadori gjer-man, von Papen, po merrte doku-mente të rëndësishme nga burimetbritanike. Një lajm i tillë i tronditirëndë përgjegjësit e sigurimit dhe ud-hëheqjen e lartë qeveritare në Londër.Për këtë u informua kryeministri Win-ston Churchill, i cili menjëherë e la-jmëroi presidentin e SHBA-ve,Franklin Roosevelt-in, për seriozitetine kësaj çështjeje.

Churchill urdhëroi të ndër-mirren masa dhe Foreign Office, pa uvonuar, dërgoi në Ankara Sir JohnDashwood-in, për të hulumtuar rastin.Operacioni kundërzbulues ishte ikarakterit aq të ngushtë sa që nukishte informuar as Ministria e Luftës,siç e kërkonte ligji. Dashwood kishtepërpiluar një urdhëresë të falsifikuarkinse operacioni ishte autorizuar ngaSekretari Shtetëror Anthony Eden.Ishte falsifikuar edhe nënshkrimi isekretarit shtetëror i cili për këtëveprim kishte mësuar disa vite mëvonë. Dokumentet flasin për detajetjera të cilat edhe në filmat më spek-takolar të ditëve të sotshme janë tëpaimagjinuara.

E mira e tërë kësaj puneishte se nazistët gjermanë, duke mosi besuar spiunit të tyre Cicero, nuk ikishin shfrytëzuar këto dokumenteme informata që kishin vlerë tëjashtëzakonshme. Ambasadori gjer-man në Turqi, Von Papen, me sigurika kruar kokën duke e mallkuar vetendhe përgjegjësit në Berlin që nuk iubesuan këtyre dokumenteve me vlerëaq të madhe jo vetëm për ta, por edhepër rrjedhën e tërë Luftës së DytëBotërore. Ka qenë vetëm një detaj nëtë cilin kanë besuar gjermanët dhe icili i ka gëzuar. Nga dokumentet është

pa qartë se aleatët nuk kishin ndonjëplan për të zbarkuar në Ballkan dheky fakt për llogarinë e gjermanëve kaqenë një ndihmë e madhe.

Viktima e parë, dhe e vetmesiç duket, ka qenë ambasadori SirKnatchbull-Hugessen, të cilit i ishtedëmtuar dukshëm reputacioni që e gë-zonte si një diplomat superior dhe siaristokrat në zë. Ai, gjatë tërë jetësishte munduar ta arsyetonte veten përneglizhencën e tij në Ankara. Mbajtjae dokumenteve në embargo, me sigurise i ka ndihmuar shumë ambasadoritnë publik, por jo në qarqet e ngushtazyrtare të cilat kanë qenë në dijeni mepërmbajtjen e raportit ekzistues qëkishte karakter të shfrytëzimit tëngushtë të brendshëm.

Sir Knatchbull-Hugessen,në shtator të vitit 1944 ishte transfer-uar nga Ankaraja në Bruksel. Në Ra-portin Dashwood ishte konstatuar seKnatchbull-Huggessen, meneglizhencën e tij kishte krijuar fak-torin kontribuues të thyerjes së sig-urisë në Ambasadë. Qeveria britanikee mori vesh këtë skandal në fund tëvitit 1945, kurse publiku i gjerë unjoftua pas pesë viteve, më 1950, kurMoyzisch botoi librin e tij. Pas daljesnë dritë të këtij libri, në Parlamentinbritanik, më 18 tetor 1950, deputetiW.S. Shephard i kishte bërë pyetjeSekretarit të Jashtëm në lidhje meskandalin. Sekretari Ernest ishtepërgjigjur: “Shërbëtori personal i am-basadorit ka pasur sukses në fo-tografimin e një numri tëdokumenteve tejet sekrete në Am-basadën tonë, dhe këto dokumente, tëfilmuara, ua ka shitur gjermanëve. Ainuk do të kishte mundësi ta bënte këtësikur ambasadori ynë t’ju kishtepërmbajtur rregullave të cilat përcak-tojnë menaxhimin dhe kujdesin përdokumentet sekrete”.

Në vazhdën e aktivitetitpër shfajësim, më 1964, Knatchbull-Hugessen i ka dërguar Foreign Of-fice-it një memorandum ku mestjerash shkruan për variantin e tij tëngjarjes ku merr përgjegjësi për skan-dalin, por duke kërkuar nga zyrtarëtqë memorandumi të mos publikohej.

Aktiviteti për shfajësimin eambasadorit vazhdoi edhe pas vdek-jes së tij. Sir Charles Mott-Radclyffe,një mik i ngushtë i Knutchbull-Haggessen-it, dhe deputet në Parla-mentin britanik, me 2 prill të vitit1971 i shkruan Sekretarit të Shtetit,Sir Denis Greenhill-it, duke kërkuarqë të ndërmerret ndonjë hap zyrtar qëdo ta paraqiste të pastër ish-am-basadorin britanik në Ankara.Përgjigja ishte: ”Sido që ishte situata,e vërteta është se armiku nuk ka patursukses vetëm pasi që nuk kishtebesim”.

Me fjalë tjera, neglizhencae Knatchbull-Haggessen-it ishte aq emadhe sa që nuk kishte vend për t’iafalur gabimin që do t’ia kthente rep-utacionin që gëzonte më parë. Ngadokumentet shihet se Operacioni Ci-cero është një dështim i turpshëm isigurimit në një pikë të diplomacisëbritanike, për të cilin britanikët do tëpreferonin të mos flasin. Njeriu qëturpëroi jo vetëm ambasadorin, poredhe sigurimin e famshëm sekret bri-tanik nuk ishte askush tjetër pos njëmashtrues par exscellence nga Pr-ishtina i cili ishte shpërngulur nëAnkara duke e ditur se ky qytet iofron hapësirë dhe raste të mëdha përveprimtarinë e tij.

Në nivel të detyrës nukishin as nazistët gjerman, pasi që nukbesuan se dokumentet ishin të vërteta.Ilaz Bazna ishte i vetmi që kreu punëne spiunit ashtu siç duhet. Por, Bazna,si mashtrues që ishte, edhe ai përfun-doi i mashtruar në këtë lojë. Baznamori para të mëdha nga gjermanët.Shuma e parave që mori ishte 300mijë funta të cilat sot me siguri do tëkishin vlerën e disa dhjetëra mil-ionëve. Por, nuk pati mundësi t’ishfrytëzonte pasi që ishin të falsi-fikuara. Këtë fakt ai e mori vesh kurpas luftës filloi ta ndërtonte një hotel.Banka a Anglisë, ku i kishte dërguarfuntat për ndërrim të valutës, e njoftoise ato ishin letra të thjeshta dhe tëpavlerë. Disa herë e kishte kontaktuarQeverinë gjermane duke kërkuarkompensim për mashtrimin që iakishin bërë nazistët por nuk morikurrë përgjigje.

Pastaj Bazna u shpërngulnë Stamboll ku punoi si mësues privati muzikës dhe si shitës i veturave tëpërdorura. Në kërkim të jetës më tëmirë, në vitin 1960 u shpërngul nëMynih të Gjermanisë ku punonte sirecepsionist dhe roje nate në një hoteltë zakonshëm.Një njeri që pati në duar fatin e his-

torisë së tërë Luftës së Dytë Botërore,përfundoi si i parëndësishëm. IlazBazna – CICERO vdiq në dhjetor tëvitit 1970.

Shqiptari që për pak nuk e ndërroi rrjedhën e luftëS Së dytë botërore:

doSjet Sekrete të operaCionit CiCero

Page 16: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

op/ed www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 22op/ed www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16

Daniel Serwer

Tensionet e shtuara dhe dhuna emundshme janë parashikuar përBalllkanin në vitin 2018, ndaj pop-ulli në rajon duhet të gjejë kurajondhe të kërkojë zgjidhje vetë, pastajt'i kërkojë ndihmë Uashingtonitdhe Brukselit.

Ballkanasit janë habitur që Këshillipër Marrëdhëniet me Jashtë,CFR, një organizatë e njohur nëSHBA, që ndodhet shumë pranëShtëpisë së Bardhë, e ka renditurBallkanin mes prioriteteve të sajpër parandalimin e konfliktit përvitin 2018.

CFR paralajmëroi specifikisht“përshkallëzimin e tensioneve apodhunës ekstremiste në Ballkan –Shqipëri, Bosnje, Kroaci, Kosovë,Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi –që do të rezultojnë në paqën-drueshmëri politike dhe përleshjetë armatosura” dhe vlerësoi se kagjasa të moderuara të ndodhë,por ndikimin në interesatamerikane të ulëta.

Ky vlerësim i “nivelit III” ka shkak-tuar një interesim të madh,megjithëse është veçse një njohjee Uashingtonit me atë që njerëzitnë Ballkan e kanë hasur prejvitesh: recesioni ekonomik dhetrazirat sociale po rriten, anë-tarësimi në BE po rezulton shumëi largët për të bindur politikanët eBallkanit që të marrin rreziqet qëlidhen me reformimin dhe Rusiaështë duke bërë çmos për tëbllokuar progresin drejt NATO dheBE.

Nuk ka nevojë për topth kristalipër të sugjeruar se ka rrezik për-plasjesh të armatosura dhe ek-stremizmi të dhunshëm në njërajon që ka parë tashmë sulm mbiparlamentin maqedonas, pa-raushtarakë që kalojnë kufirin ngaKosova, kërcënime për referen-dum të pavarur në RepublikënSrpska në shkelje të marrëvesh-jeve të paqes Dejton dhe rekrutimtë ekstremistëve fetarë dhe etnikpër të luftuar në Siri dhe Ukrainë.

Amerika ia kaloi lidershipin në Bal-lkan Europës më shumë se 10 vjetmë parë. Europa është çapitur qëatëherë.

Çështja është nëse Shtetet eBashkuara do të kthehen në njërol lidershipi duke u përpjekur tëzgjidhin çështjet që po bllokojnëvendet e Ballkanit nga anëtarësiminë BE dhe NATO.

Emri i Maqedonisë, kushtetuta eBosnje-Hercegovinës, mungesa eanëtarësimit në OKB të Kosovësdhe ndërhyrja e Rusisë në poli-tikën ballkanike janë çështje qëmund të zgjidhen më lehtë meangazhimin e Uashingtonit se sapa të. Pse nuk ndërhyn SHBA-ja?

Përgjigja fle në dy nivelet e prior-iteteve të parandalimit që qëndro-jnë mbi Ballkanin në renditjenCFR.

Amerikanët janë të zënë me armëtbërthamore dhe raketat e Koresësë Veriut, ndërhyrjen ruse në Eu-ropën Lindore, kërcënimet kiber-netike, Iranin, Detin e KinësJugore dhe terrorizmin në vend,për të mos përmendur krimin e or-ganizuar në Meksikë, separatistët

në Ukrainë, ambiciet e pavarësisësë Kurdistanit, konfliktin mesIzraelit dhe Palestinës, dhe disaproblemeve të tjera të mundshmeme ndikim më të madh në intere-sat amerikane sesa Ballkani.

Edhe po të sugjeroja që SHBA tëcaktojë një të dërguar të posaçëmpër Ballkanin ose të delegojëpërgjegjësi specifike te Zv.Presi-denti Mike Pence, nuk jam i bindurse kjo do të ndodhë. Çfarëatëherë?

Njerëzit në Ballkan duhet të marrinkontrollin në duart e tyre dhe tëkërkojnë zgjidhje të negociuara,në bashkëpunim me miqtë e tyreeuropianë dhe amerikanë.

Pse Greqia do të vazhdojëfushatën kundër emrit të Maqe-donisë nëse kjo pengon Maqe-doninë që të jetë ashtu si Greqiaaleat në NATO dhe një anëtare eBashkimit Europian?

Pse Serbia do të vazhdojë qën-

drimin e saj kundër anëtarësimitnë OKB të Kosovës, duke e diturse kurrë nuk do të mund ta qev-erisë ish-krahinën e saj dhe do tëduhet të normalizojë plotësishtmarrëdhëniet me të përpara seBeogradi të hyjë në BE?

Pse shtetasit e Republikës Srpskavazhdojnë të premtojnë një refer-endum që nuk mund të sjellë njo-hje ndërkombëtare si një shtet ipavarur dhe do t’i shërbejë vetëminteresave të elitës politike rusofiletë korruptuar?

Për mua, përgjigjet janë të qarta,por këto pyetje duket se nukbëhen kurrë.

Është koha gjithashtu që BE-ja tëluajë një rol më të fortë. Brukseliështë mësuar të heqë dorë: sapotë keni zbatuar ligjet e unionit, dotë marrim në konsideratë t’ju anë-tarësojmë.

Kjo po rezulton e pamjaftueshme.Procesi duhet të lehtësohet.

NATO gjithashtu mund të jetë mëenergjike në përpjekje për të zgjid-hur çështjet që kanë ndaluarMaqedoninë, Kosovën dheBosnjën për të mos hyrë nëaleancë.

Problemet që e futën Ballkanin nëlistën e prioriteteve të parandalimitkëtë vit nuk janë të pazgjidhshme.Por kërkojmë pak kurajo politikedhe dorë diplomatike për t’u zgjid-hur.

Vullneti duhet të vijë jo vetëm ngaUashingtoni dhe Brukseli, poredhe nga brenda Ballkanit.

Kur shtetasit e tij të kërkojnë gjëratë bëra më mirë, rreziku i desta-bilitetit politik dhe përplasjeve tëarmatosura do të bjerë.

Është më mirë të jesh jashtë listëssë CFR se i përfshirë në të.

rreziqet në rritje në ballkan kërkojnëveprime nga brenda dhe jaShtë

Page 17: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 17

Islam Lauka

Meqёnёse shkrimi im i fundit“Marrёveshja pёr demarkacionin nukduhet tё ratifikohet” ka ngjallur, jopak, reagime dhe, nё pamundёsi pёrt’iu pёrgjigjur secilit prej jush pёr ko-mentet e bёra rreth tij, mendova qё,nё mёnyrё tё pёrmbledhur, tё trajtojdisa nga problematikat qё ju keningritur.

Qё nё fillim, dёshiroj tё falenderoj tёgjithё ata qё gjetёn kohё pёr tё lexuarshkrimin tim dhe, nё mёnyrё tёveçantё, ata qё mё kanё mbёshteturnё qёndrimet e mia. Gjithashtu, i fal-enderoj shumё edhe ata qё janёpёrpjekur tё kundёrshtojnё tezat emia, sepse jam i bindur qё vetёmnёpёrmjet debatit tё hapur e tёsinqertё mund tё shkohet drejt zbu-limit tё sё vёrtetёs. Fjalёt e Volterit,“Unё nuk jam dakord me atё qё thua,por do tё mbroj deri nё vdekje tёdrejtёn tuaj qё ju ta thoni atё” duhettё jenё udhёrrёfyese pёr secilin prejnesh.

Mendimet e mia, nё pёrgjigje tё disapyetjeve tё bёra, nga ana juaj, janё simё poshtё: 1. Çёshtja e demarkacionit nuk mundtё zgjidhet me referendum. Kushte-tuta e Kosovёs, pёr fat tё keq, ka njёboshllёk tё dukshёm, lidhur me refer-endumin. Veç kёsaj, pёr probleme qёkanё tё bёjnё me ndryshime territori-ale, kushtetutat e shumё vendeve janёtё rezervuara nё sanksionimin e tёdrejtёs pёr referendum. 2. Nё situatёn e tanishme, nuk kagjasё qё Mali i Zi tё pranojё qё De-markacioni t’i kalojё Arbitrazhit. Meavantazhin e siguruar nga firmosja emarrёveshjes prej palёs sonё, Podgor-ica pret edhe aktin e fundit pёr hyrjene saj nё fuqi – ratifikimin nga Ku-vendi i Kosovёs.3. Ёshtё e vёrtetё qё nё nenin 1, pika3 tё Kushtetutёs sonё thuhet qёKosova nuk ka pretendime territorialendaj tё tjerёve, por po kjo kushtetutё,nё nenin 2, pika 2, thekson se in-tegriteti territorial i Kosovёs ёshtё ipacёnueshёm, i patjetёrsueshёm dhe ipandashёm. Nё kёtё kontekst, ne nukkemi pretendime ndaj Malit tё Zi, poras nuk duhet tё lejojmё qё tё nacёnohet, tjetёrsohet a ndahet, qoftёedhe njё pёllёmbё e tokёs sonё. 4. Pёrcaktimi (delimitimi) dhe shen-jimi (demarkimi) i kufirit bazohet nёkritere strategjike, historike, etnike,ekonomike, hidrologjike, gjeografike,por jo kadastrale. Sipas tё gjitha

kritereve tё mёsipёrme kufiri midisKosovёs dhe Malit tё Zi kalon ngaqafa e Çakorrit dhe Kulla. 5. NATO-s i jemi pёrjetё mirёnjohёspёr kontributin e dhёnё nё çlirimin eKosovёs dhe mbrojtjen e kufijve tё saj(KFOR), por, nё thelb, ajo mbetet njёorganizatё pёr qёllime mbrojtjeje esigurie dhe jo pёr delimitim e de-markim kufiri. Si rregull, kёto janёprocese, me tё cilat merren shtetet epavarura dhe sovrane.6. Humbja e territorit shqiptar, nё rasttё ratifikimit tё marrёveshjes sё 26Gushtit 2015, do tё ishte e rёndё, poredhe mё tё rёnda do tё ishin pasojatqё do tё shoqёronin humbjen e poiz-itave gjeostrategjike dhegjeoekonomike tё Kosovёs. Mirё sot,jemi tё sigurtё nё çadrёn e NATO-s,po nёse kjo çadёr nesёr shkrehet?Aleancat janё tё pёrkohshme, tokaёshtё e pёrjetshme. Me kufirin e ri,Mali i Zi, jo me armё, por me gurё,del fitues mbi ne. Tё mos harrojmё seёshtё po ky vend qё, brenda njёshekulli, e ka shumёfishuar territorine tij, nё kurriz tё tokave shqiptare. Ataqё e njohin, sadopak, historinё, e dinёse territoret qё mbrojtёn me gjak ZhujSelmani dhe Oso Kuka, sot janё pjesёe fqinjit tonё. Po kёshtu, edhe Plava,Gucia, Ulqini, Tivari, njё pjesё e Hotitdhe Grudёs, etj. Por askush nuk mundtё thotё se shqiptarёt nuk luftuan pёr

to, pavarёsisiht se nuk kishin shtet tёtyre dhe kundёr vetes kishin, veçMalit tё Zi, edhe fuqitё e mёdha tёkohёs. A do tё na e falin brezat eardhshёm qё, me dёshirёn tonё, tёheqim dorё nga qafa e Çakorrit, Bel-luha dhe Kulla? Askush nuk thotё qёtё rrёmbejmё armёt e t’i drejtojmёkundёr fqinjit tonё, Malit tё Zi, por t’ishfrytёzojme me efikasitet mekaniz-mat juridiko-ligjorё, qё kemi nё dis-pozicion si shtet, siç ёshtёmosratifikimi, duke e bёrё tё pavlef-shme marrёveshjen e demarkacionittё 26 Gushtit 2015.

Mosratifikimi nuk ёshtё aq tragjik,saç’po trumbetohet. Pothuaj, tё gjithashtetet e dala nga ish-Jugosllavia kanёprobleme kufitare tё pazgjidhura,(Mali i Zi, Bosnjё-Hercegovina,Kroacia, Sllovenia, Serbia ), por atonuk i kanё penguar as nё proceset eliberalizimit, as tё integrimeve euro-atlantike.Jam i bindur qё mosratifikimi do tanxisё Malin e Zi tё kёrkojё rrugё tёtjera pёr zgjidhjen e kёsaj cёshtjeje nёinteres tё ndёrsjellё. Dhe kjo arrihetvetёm nёpёrmjet rinegocimit tёmarrёveshjes sё vjetёr dhe hartimit tёnjё marrёveshjeje tё re. Ndaj, thirrjaime e pёrsёritur pёr deputetёt e Ku-vendit tё Kosovёs ёshtё: Jo ratifikimittё Demarkacionit!

7. Miqёsia e popullit shqiptar me atёamerikan ёshtё aq e pjekur dhe e kon-soliduar, sa tё mos ndikohet nga rati-fikimi ose mosratifikimi iMarrёveshjes sё Demarkacionit. Nёgjykimin tim, popujt seriozё, qё janёtё vendosur nё mbrojtjen e territorit,tё lirisё e pavarёsisё sё vet, fitojnёedhe respektin dhe admirimin emiqve e tё partnerёve. E kundёrtandodh me popujt qё nuk sakrifikojnёpёr territorin, lirinё dhe pavarёsinё etyre. 8. Patriotizmi, dashuria pёr tokёnamtare ёshtё njё ndjenjё qё nukvjetёrohet dhe as nuk duhet tёvjetёrohet, kurrё. Kёtё na e mёsojnёkombet e pjekura dhe aleatёt tanёstrategjikё. Presidentёt amerikanё,gjithmonё e mbyllin fjalimin e tyreme urimin, “Zoti e bekoftёAmerikёn”. Fёmijёt amerikanё, çdoditё, para se tё futen nё mёsim,pёrulen para flamurit tё vendit tё tyredhe kёndojnё himnin amerikan. Sepsekur nuk je pёr vendin, popullin dhekombin tёnd, kurrё nuk mund tё jeshpёr tё tjerёt.

Sё fundi, me keqardhje mё duhet tёkonstatoj se, njё numёr i vogёl ko-mentuesish, nё vend qё tё merren meshkrimin dhe idetё qё shtjellohen aty,merren me autorin e tij, ç’ёshtё mё e

keqja, me njё gjuhё denigruese e vul-gare, shprehje e formimit dheedukimit tё mangёt familjar eshoqёror. Natyrisht, nuk e kamndёrmend tё merrem me ta, sepsekam patur fatin, qё nё rini, tё njihemme thёnien e njё tё mençuri, “Kurrёnuk do tё mbёrrini nё destinacionintuaj, nё qoftё se ndaleni dhe qёllonime gurё çdo qen qё leh nё ty’.

Unё do tё vёzhdoj drejt destinacionittim, pavarёsisht qenve tё rrugёs. Des-tinacioni im ёshtё e vёrteta. Nuk pre-tendoj tё kem unё monopolin e saj,por, mendimin tim rreth sё vёrtetёs,sic e gjykoj unё, do ta mbroj, edhenёse ai ёshtё nё kundёrshtim memendimin zyrtar tё Tiranёs,Prishtinёs, apo ndonjё kryeqyteti mik.Unё i jap llogarti vetёm ndёrgjegjёssime, askujt tjetёr. Unё do tё vazhdojdrejt destinacionit tim, pavarёsisht“kёshillave” qё mё jepen qё, si“shqiptar i Shqipёrisё” tё mospёrzihem nё punёt e Kosovёs. Pёrmua janё njёlloj tё shenjta e tё shtren-jta si Qafa e Çakorrit, edhe ajo eValbonёs, e Diellit, apo e Sylbicёs.Bjeshkёt e Bekume – Alpet eShqipёrisё, janё njё e tё pandara,pavarёsisht vijave tё pёrkohshme dheartificiale (kufij) qё ju kanё vёnё mbishpinё mёkatarёt e vdekshёm tё kёsajbote.

edhe njё herё tjetёr, jo demarkaCionit!

Page 18: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

Nga MONIKA STAFA

Me shkas nga libri “Herman Bern-stein, ambasador i SHBA-së nëShqipëri (1930-1933), i M. Berishës

“Vendi mban një pozitë të rëndësishmenë Adriatik. Në Shqipëri, edhe Lindjaedhe Perëndimi i rrudhin krahët, si nëpak vende të tjera…Mikpritja prover-biale dhe sensi i nderit nuk janë përke-qësuar në procesin e marshimit tëshpejtë të nderit drejt modernizimit.Turistët, vëzhgues të skenave të habit-shme dhe shumë të bukura të kos-tumeve të veçanta, të gjitha tëndryshme nga njëra–tjetra do të zbulo-jnë këtë tokë të panjohur europiane.Nëse ata e vonojnë vizitën e tyre nëShqipëri, atëherë do të jetë tepër vonë.Shumë prej gjërave më të magjishmetë Shqipërisë janë në zhdukje…”

Kishte kohë që ‘dalldia emadhe mediatike’ e baltës që i hidhejvendit tim si rrallë herë më parë kaqpublikisht, prej disa vitesh, nuk mëbënte më përshtypje e që këtej gjithçkaqë vinte përmes kësi burimesh, e justi-fikonte indiferencën time dhe jo vetëmndaj të tillë lukunie ujqërish që vetëmkëtij vendi nuk i përkasin për gjak e sh-pirt. Jo se jam shumë e rezervuar nëpërshtypjet e mia ndaj ‘zërave’ të tillë,por, sepse ajo gjendje e neveritshme qëtë sjell në mendje këtë ndjesi është bërëe përditshme dhe tashmë mënyrëjetese. Në një vend ku mungon kulturae refuzimit të së keqes, nuk ka si ndodhndryshe; në një vend ku njeriu nuk bënpërpjekje më të provojë se nuk ështëmposhtur nga e keqja, madje kënaqetduke gjetur një provë se ka dhe të tjerësi ai; në një vend ku askush nuk guxontë shqiptojë se jo çdo refuzim është ikeq, madje heshtje edhe atje ku ligësiapërton të ngrejë sytë kur e sheh se kon-trollon gjithçka. Askush nuk do ta kup-tonte vërtet se shqiptarët janë njëpopull që nuk mund ta marrësh për bu-dalla, si kemi dëgjuar kryeministrin evendit ta cilësojë pothuaj në çdo daljepublike. Në të shumtën e herës, edhevetë shqiptari nuk e beson këtë që i parii vendit të tij, e përsërit në çdo ‘ku-vend’. Dhe arsyet janë të shumta. Evërteta është se ajo që i huton ata nëkëtë pasthirrmë të çuditshme të liderittë kombit të vet, nuk ka rëndësi nëseështë e sinqertë apo jo, është fakti qëata nuk besojnë më, në asgjë çfarëndodh e çfarë flitet në mjedisin e tyretë vogël.

Dhe që këtej u lind një edrejtë; e drejta për të menduar. Nukkisha perceptim tjetër pas leximit menjë frymë të librit me titull “HermanBernstein, ambasador i SHBA-së nëMbretërinë Shqiptare 1930-1935” meautor Mal Berishën, teksa sillja ndërmend se prej çfarë thellësish të errëtatë jetës, ku sundojnë vesi, krimi dhemizerabiliteti i shtyn njerëzit e të njëjtitkomb të hedhin baltë, baltë dhe baltëpangopësisht mbi vendin e tyre,kundërshtarin apo dhe të ngjashmin etyre.

Si u njoha me Herman Bernstein?

Teksa studioja temën time të dok-toraturës “Mbi hebrenjtë në Shqipëri,1933- 1946” kisha ndeshur rrugës sëkërkimit tim shkencor dhjetëra e qin-dra emra politikanësh dhe diplomatëshpo aq dhe gazetarësh të huaj që kishinshkruar për Shqipërinë, e kjo jo si njëdetyrë ndaj një vendi që u ka ofruar njëshërbim të caktuar, por thjesht nga ajondjesia që çdo njeri ka, kur dëshirondiçka ta rrëfejë e ta lërë si një pasurikujtese më pas. Me shënimet e diplo-matit amerikan në Shqipëri, HermanBernstein, isha ndeshur vite më parëteksa bisedoja me një tjetër diplomatnë Tiranë, idealistin e pandreqshëm nëbindjet dhe mendimet e tij, mikun JohnWithers II, i cili më kish bërë të njohurpikërisht pasionin e tij të të shkruaritku që këtej kisha mësuar edhe përpunën e tij, si gazetar dhe diplomat(1930- 1933), në njohjen dhe pro-movimin e mbretërisë shqiptare në qar-qet perëndimore të Europës,problemeve me të cilat ajo po për-ballej, por dhe çështjeve të ndryshmesi mbrojtja e hebrenjve, promovimi iShqipërisë si një vend turistik etj., sikëto. Do më mjaftonte kaq për ta futurnë agjendë kërkimesh emrin e tij tënjohur ndërkombëtarisht, edhe si gaze-tar i shquar investigativ.

Kush është Herman Bernstein?

Herman Bernstein ka botuar 14 veprae fatmirësisht të gjitha mund të gjen-den të ribotuara edhe sot. Vetëm veprate përkthyera nga ai, janë 17 e të gjithakryevepra të autorëve të mëdhenj. Nëkëtë libër ambasadori Berisha nuk kapërfshirë vetëm periudhën e jetës sëHerman Bernstein në Shqipëri, por atyduket se gjendet dhe densiteti i jetës sëtij paraprirëse intelektuale. Diplomatiamerikan Herman Bernstein, nuk ishtenjë njeri i zakonshëm, ai ishte një po-tencial mendimi kritik dhe dijetar i disadisiplinave të ndryshme filozofike e

psikologjike, të cilat i njihte për shkaktë dëshirës për informacion e dije. Nënjë moment të përshkrimit të jetës sëtij ai i shpjegon kështu burimet e njo-hurive të tij për botën dhe universin:‘..i kam përvetsuar teoritë shkencoremë moderne nga Metchnikoff. Kamdiskutuar për fenë dhe për artin meLeon Tolstoin. Principet e filozofisëmoderne i përfitova nga Henri Berg-son, diplomacinë botërore dhe çështjetruse nga Konti Witte dhe Maksim Ko-valovski, teorinë e artit e mësova ngaAugust Rodin, shtetformimin ngaTheodor Roosevelt dhe Woodrow Wil-son, mbrojtjen e të drejtave të gravenga Havelock Ellis, imperializmingjerman nga Hans Delbruck, liter-aturën dhe pacifizmin nga Georg Bran-des, politikën e luftës dhe të paqes sëVatikanit nga Papa Bendedikti XV,sionizmin nga Weizmann dhe Anjsh-tajn, revolucionin rus nga Trocki, lib-eralizmin britanik nga Lordi RobertCecil dhe gjithçka tjetër nga GeorgeBernard Shaw’.

Bernstein dhe Shqipëria

Të vjen çudi se si një ambasadoramerikan i atyre viteve, i ngarkuar mepunë në një mision diplomatik, në njëvend të vogël si Shqipëria, edhe psenën masat e rrepta të një protokolli,vendos t’i thyejë ato duke e nisur ditëne parë të punës së tij, me përshkriminmbi natyrën e magjishme në qiellinshqiptar dhe çuditë e saj të ngatërruara.Hulumtimet rreth Bernstein në çdofaqe të librit që rrëshqet duket se janënjë lloj lundrimi në një oqean dijesh,që prek tërthorazi jo vetëm botën he-braike në të katër anët e saj, por dheskajet e vetë kulturës dhe historisë sëkohërave tona. Studimi i jetës së tij, nësyrin e mprehtë të një diplomati si MalBerisha, përbën në vetvete një sipër-marrje shumëplanëshe e tepër virtuoze.Kur lexon këtë libër kupton se i rrallë

e po aq i admirueshëm mbetet fakti sesa shumë mund të bëjë njeriu gjatë njëjete jo aq të gjatë, sa ajo e Bernstein.Mal Berisha ka hulumtuar në dhjetëraudhëtime të gjata ndërkontinentale tëtij, në ato kushtet e lëvizjes së ngadal-shme të kohës, duke kërkuar vullnet-shëm dritën dhe ndriçimin që njëstudiues serioz dhe atdhedashës do tënxjerrë në pah tek bashkëkombësit evet. Bernstein cilësohet si një mik imadh i kulturës shqiptare.

Ai gëzoi respektin dhe sim-patinë e intelektualëve shqiptarë tëkohës, si At Gjergj Fishta, AleksandërMoisiu, Lef Nosi, etj. Edhe pseShqipëria paraqitej si një vend i vogël,emërimi i Herman Bernstein ishte njëvlerësim shumë i madh politik që ijepej dikujt, pjesëtar i kësaj bashkësienë historinë e Amerikës. Se sa të afërtadhe konfidenciale ishin marrëdhëniet eBernsteinit me mbretin A. Zog dësh-mohet dhe në disa raporte dërguar De-partamentit të Shtetit ku ndër të tjeraA. Zogu i përcillte atij në një bisedëshqetësimin se Shqipëria është njëvend i vogël. Nuk kam kohë për tëhumbur. Një prej problemeve më tëmëdha që kam,-cilësonte mbreti shqip-tar më tej, – është të gjej njerëz, tëcilëve duhet t’u delegoj disa prejpunëve të mia të rëndësishme. Ne vua-jmë për njerëz të aftë dhe tëpërgjegjshëm,-pat mbyllur aibashkëbisedimin me trishtim.

Si ka mundësi që një hebre lituanezo-amerikan, kaq i famshëm përpolemikat e tij me njërin nga njerëzitmë të fuqishëm të botës, industrialistinHenry Ford rreth çështjes hebraike dheantisemitizmit do të caktohej nëShqipëri? Si është e mundur që nëShqipërinë e vogël dhe aq pa peshë nëpolitikën globale do t’i shërbenteAmerikës gazetari që mbuloi Revolu-cionin e Tetorit, e sa e sa ngjarje tëmëdha që i kishin ndodhur njerëzimit

në fillim të shek. të 20-të deri në vitin1930 kur ai filloi punë si MinistërFuqiplotë i SHBA-ve në Tiranë? E kjondoshta për të vetmen arsye; Shqipëriakish hyrë në agjendën diplomatike tëSHBA-së, që nga momenti kur presi-denti Wilson botoi deklaratën e tij nëFrance Press, më 24.IV.1919 në tëcilën i priste udhën copëtimit tëShqipërisë nga fuqitë europiane. Njëpersonalitet i tillë, shkruan autori i lib-rit në një kontekst shqiptar mbetet pro-movim i Shqipërisë, pasi ai përfaqësondikë që ka përmasa universale. Kyështë dhe qëllimi dhe misioni i veprëssime,- shpjegon më tej Mal Berisha:‘…të zbulohet Shqipëria dhe shqiptarëtsiç e kanë parë njerëz të tillë të mëd-henj’. Ky quhet ndryshe dhe ‘pushtetii butë’ i kombeve të vegjël në marrëd-hëniet ndërkombëtare, teoria modernee njohjes së kombeve të vegjël nëpër-mjet pafundësisë universale të vleraveshpirtërore, kulturore historike tënjerëzimit dhe mjeti për promovimin etyre në marrëdhëniet ndërkombëtare.Kjo teori e përpunuar prej Joseph NayJr, konfirmon se edhe kombe të vegjël,si Shqipëria nëse dinë të përdorin mirëtrashëgiminë e tyre shpirtërore, kultur-ore dhe historike mund të bëhen intere-sante përpara kombeve të tjera dhe tëarrijnë synimet e tyre në marrëdhënietndërkombëtare. Kjo është dhe arsyejapërse presidenti amerikan HerbertHoover, caktoi në Shqipëri si përfaqë-sues të tij një nga njerëzit me përvojënmë të pasur me një emër të madh nëgazetari, politikë, art e kulturë, një in-telektual par excellence, një luftëtar tëpaepur të një çështjeje të madhe, jovetëm për një komb, por për të gjithënjerëzimin: hebraizmin.

Bernstein dhe çështja e mbrojtjes sëhebrenjve në Shqipëri.

Herman Bernstein kishte një ndikim tëjashtëzakonshëm te lobi hebraik në

histori thealbanian.co.uk faqe 16op-ed www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 14opinion www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 15plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 21plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16kulture www.thealbanian.co.uk faqe 18

libër për një mendjendritur

Page 19: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

histori thealbanian.co.uk faqe 16op-ed www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 14opinion www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 15plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 21plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16kulture www.thealbanian.co.uk faqe 19

SHBA, i cili ka luajtur përherë një rolshumë të rëndësishëm në zgjedhjen epresidentëve amerikanë të paktën prejasaj periudhe. Duhet thënë seAmerika e atëhershme nuk ishteaspak ajo e sotmja ku respektohen tëdrejtat e bashkësive të ndryshme.Gjurmët e antisemitizmit në Europëkishin filluar të shfaqeshin dukshëm.Edhe Amerika vetë, edhe pse vend iformuar nga emigrantët pati dhënëshembuj që nuk e bëjnë të ndihet mirënë raport me hebrenjtë e asaj kohe.Bernstein ishte i njohur si mbrojtës ipaepur i çështjes së hebraizmit dhendërtimit të një shteti izraelit bashkëme njerëz të shquar nga fora hebraike,përfshirë dhe shkencëtarin e madh A.Anjshtain.

Ai mendonte të hapte njëkorridor mbrojtës për hebrenjtë e Eu-ropës të kërcënuar nga nazizmi, dukei vendosur ata diku në UltësirënPerëndimore të Shqipërisë. HermanBernstein është i pari titullar i lartëhebre që shfrytëzoi rrugën e diplo-macisë, si një mënyrë për të shpëtuarpopullin e tij në rrezik dhe për t’ishërbyer me devotshmëri vendit që embështeste aq shumë këtë iniciativë.Diskutimet e Bernstein me MbretinZog në lidhje me mundësinë e ven-dosjes së një numri hebrenjsh nga Eu-ropa në Shqipëri, kanë pasur efektine tyre në mbrojtjen e hebrenjve paradhe gjatë pushtimit italian dhe gjer-man.

Mbreti Zog u dha njëporosi misioneve konsullore shqiptarenë Europë, që të pajisnin me viza ata

hebrenj të Europës, të cilët e shikoninShqipërinë si mundësi shpëtimi. Kjoështë dëshmia më e qartë e asaj veprehumane që arriti ambasadori HermanBernstein me mbretin Zog në shpë-timin e hebrenjve, bazuar në ndjenjanjerëzore të bashkëjetesës ndërfetaresi një model unik e shprehës i vleraveuniversale njerëzore.

Arsyeja që e thellonte më shumë bes-imin e tij për të krijuar këtë korridorshpëtimi për kombin e tij duke u in-vestuar madje edhe personalisht nëmarrëdhënie ndërpersonale meMbretin Zog ishte pikërisht bashkë-jetesa e shqiptarëve me hebrenjtë prejshekujsh. Duke qenë një kërkues am-bicioz dhe me një vullnet të hekurt,ish gazetari i njohur kish grumbulluarnëpër qytetet e rëndësishme shqiptaremjaft të dhëna historike që vërtetoninkëto gjurmë që në kristianizëm. Jaçfarë shkruan Apostol Kotani në lib-rin e tij “Hebrenjtë në trojetshqiptare” mbi kërkimet e am-basadorit amerikan H. Bernstein; ‘…patriku i kishës ortodokse shqiptare,Visarioni, i kishte folur për një vend-banim të madh hebrenjsh shumë vitepërpara, si dhe për një ndërtesë tëmadhe me yllin e Davidit që kishqenë sinagogë dhe më vonë u përdornga turqit si han’.

Kotani thekson më tej seHerman Bernstein shkruante se kjopjesë e Elbasanit ish njohur si qendërbanimi e hebrenjve dhe se ortodoksëtqë banonin aty mbanin emra biblikësi Abraham, Isak, Jakov, Moise, etj.

H. Bernsteinit, Visarioni i kishte folurme entuziazëm për ndihmesën edhënë prej hebrenjve në zhvillimin eqytetërimit duke denoncuar madjeedhe persekutimet kundra tyre, nëvendet e tjera. Ai përmendi dhe disapjesë nga testamenti i vjetër hebraikduke hedhur idenë se Patriku Visarionmund të ishte me prejardhje hebraike,prej atij grupi që jetonin prej vitesh nëShqipëri. Sipas diplomatit amerikan,nënvizon A. Kotani, në arkivat eqytetit të Elbasanit u gjet një doku-ment i vjetër i shkruar me dorë mbaj-tur nga një turk, rreth 200 vjetpërpara, i cili bënte fjalë për tregtarëtë shumtë hebrenjsh që ishin përp-jekur të shkelnin ligjet turke dhe ishinndëshkuar prej tyre. Ndër të tjera,diplomati amerikan Herman Bern-stein shkruante se kishte zbuluar nënjë botim të vitit 1611 në Gjermani senjë bashkësi e madhe hebrenjsh kaekzistuar në Shqipëri gjatë shekujveXV-XVI.

Sipas tij në këtë libër shkruhej se mi-jëra hebrenj patën gjetur vendbanimnë qytetet më të rëndësishme tëShqipërisë si Lezha, Durrësi, Vlora,Shkodra, Kruja, Berati, Dibra eDanja. Ata ishin hebrenj të ikur ngaAnkona në kohën e Papa Palit IV,1476. Dhe, për fatin e mirë të atyre,që u vendosën në Shqipëri edhe paraapo pas pushtimit italian, u dëshmuase këto troje shërbyen si stacione sh-pëtimi në kohën e rrezikut të madh sishpallja e platformës Zgjidhja Për-fundimtare.

Libri mban gjithaq mbi modelin mod-ern të një ambasadori edhe në kohët esotme, një model aspak i diplomatitnë karrierë dhe po aq i atij që vihetnën presion të diplomacisëekonomike, që, në fakt, nuk mund tabëjë dot i vetëm pa shtetin e tij. Libriështë një udhërrëfyes i disa sferave nëdukjen dhe padukjen e tij se si njëdiplomat duhet të jetë, një model ivërtetë i pakohë dhe universal. Bern-stein shfaqet aty më saktë se çdo për-caktim tjetër do të shkruante dikush;një lord anglez, një amerikan sportivdhe një zotëri europian. Pjesëtar i njërace të njohur për zgjuarsinë dhe ide-alet e larta, por e persekutuar dhe etorturuar prej fanatizmit të verbër dheshovinizmit të egër të vendeve tëçmendura.

I rritur në qarqet më të lartaintelektuale të kohës së tij, i ushqyerme parimet e dashurisë për lirinë ekombit të Linkolnit, ai e njeh botënnga të dyja anët, atë të errëtën dhe tëshndritshmen. Ai është një prej pio-nierëve të botës së re.

Herman Bernstein e pat filluar jetën etij intelektuale si poet e vazhdoi sipërkthyes, si gazetar dhe analist, sipolemist për ta përmbyllur si diplo-mat. Në jetën e mikut të shqiptarëve,si ai cilësohet prej gjithë atyre që enjohin në aureolat shkencore, ndikimii gjithë aspekteve që plotësojnë njo-hjen e figurave të mëdha apo një peri-udhë historike, ka qenëjashtëzakonisht i madh. Kjo përcjellje

informacioni, ky tejçim zërash prejlartësie të padiskutueshme mendimi,që autori ndan me lexuesin është pa-sioni që mban ndezur vullnetin e sënesërmes për të pritur me guxim dhedashuri, të rejat e një bote tjetër, botëne dijes. Çfarë është kjo për autorin,vlen të mbetet një sekret mes tij dhelibrit, siç, në fakt, çdo autor e ka njësekret kur nxjerr prodhimin e vet. Ajoqë kuptojmë se çfarë ka ndodhur mestij dhe personazhit karizmatik tëdiplomacisë amerikane, e që ka hyrëme aq dashuri në analet e histori-ografisë shqiptare, është ndjesia e njëmagjie, një magjie shpirtrash mes tëdyve që vazhdimisht ka dëshirën përtë kompozuar dhe çliruar mirësi.

Çdo herë që një libër botohet mbetetnjë dritare e bukur për botën, sepse poaq herë ai shfaqet, godet me romuztrupat e ‘heronjve’ shëmtarakë të ditësme të cilën është mbushur aureolajonë sociale, ekonomike dhe politike.Libri i Bernstein mbetet një libër përheronj të dashuruar pas lirisë dheevolucionarizimit për të pushtuar tëgjithë ata të cilët, të mësuar me njëepokë të re promovimi të vetëkë-naqurish të patrazuar, presin tërishkruajnë apo rilindin një kujtesëapo një vizion të ri vlerash, mbiskeletet e zverdhura të pa gjak e të pa-jetë të personazheve, kontributorët ezëshëm të shëmtimit që i shpalosinkëtij vendi, në çdo betejë me të cilënai përballet.

Page 20: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

jeni ne britani dhe keni probleme me emigraCionin ?ejani ne zyren tone te diskutoni çeshtjen tuaj

190 MERTON HIGH STREETWIMBLEDON , LONDON

SW19 1AX One minute walk from South Wimbledon

Underground Station

ne mund t’iu ndihmojme *asylum & immigration*new point based System *Settlement applications(ilr) *european law*nationality&travel document*human rights applications*high/Court of appeals*Switching visas*over Stayers*legacy Cases*Work premits*visa extensions*judicial reviews*tribunal appeals

t : 02085401666 mb:07878335000

EMAIL - [email protected]

konSultimet janë

falaS

Rashid A.KhanSolicitor

(Principal)Tel: 07774222062

Page 21: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 21plus www.thealbanian.co.uk faqe 21

Na gjeni nefacebook

thjesht kerko

The Albanianmbi 1 milionë ndjekes

ambasada e republikës së Shqipërisë në mbretërinë e bashkuar Embassy of the Republic of Albania

33 St. George’s DriveLondon SW1V 4DG

Tel. +44 (0) 20 7828 8897Fax +44 (0) 20 7828 8869

E-mail: [email protected]/united-kingdom/

To contact the Albanian Embassy for emergency cases only

please call: 07518662630

(17.00-09:00 and during weekends)

ambasada e republikës së kosovës në mbretërinë e bashkuar

Embassy of the Republic of Kosovo

8 John StreetLondon WC1N 2ES

Email: [email protected] Tel: +44(0)207 405 1010

akoma nuk jeninë listën e bizneseveshqiptare nëbritani?

albContaCtSqë të mos mbeteni anonim

na kontaktoni:e-mail: [email protected]

tel: 020 7018 7929www.albcontacts.com

30 avenons road, london e13 8ht

Page 22: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

PLUS faqe 22

Ndodh që kur trupi është i ek-spozuar ndaj temperaturave tëulëta në kohë të ndryshme, i gjithësistemi i trupit ngadalësohet dhehyn në një lloj gjendjeje mbrojt-jeje: një stres termik që lë aktivvetëm sistemet më jetësore si përshembull trurin.

Në këto kushte vuajnëedhe qelizat e trupit. Ato që përfi-tojnë nga temperaturat e ulëtaduket të jenë qelizat kanceroze,apo tumorale, që në një studim tenjë model kafshe të udhëhequrnga hulumtuesit e Roswell ParkCancer Institute (SHBA) dhe i bo-tuar në PNAS (Proceedings of theNational Academy of Sciences),është treguar se ato rriten dhepërhapen shumë. DoktoreshaElizabet Repaski dhe kolegët e sajkanë zbuluar se te minjtë që jeto-jnë në një mjedis relativisht të fto-htë për ta (rreth 22 gradë Celsius)kanë parë se tumoret rriten më sh-pejt dhe në mënyrë më agresive nëkrahasim me minjtë të cilët jetojnënë një temperaturë më të lartë(rreth 30 gradë Celsius).

Ndërkohë ekspozimi nënjë ambient shumë të ftohtë nxitzhvillimin e disa llojeve të tu-moreve duke përfshirë edhe ato tëgjirit, zorrës së trashë, lëkurës dhepankreasit. Gjatë studimit, studi-uesit vërejtën se minjtë që qën-dronin në një mjedis metemperaturë të lartë dhe ata të cilëtmbaheshin në një ambient të fto-htë, numrin e qelizave T të sis-temit imunitar e kishin identik.Megjithatë, ajo që ndryshonteishte veprimi antikancer i qelizaveT: te minjtë që mbaheshin në njëtemperaturë të lartë, këto ishin mëtë shpejta dhe aktive ndaj sulmittë tumorit, dhe sekretonin mëshumë substanca antikancer.Ndryshe nga ajo që ndodhte teminjtë që mbaheshin në të ftohtë.Kjo tregon se i ftohti është nëgjendje të modifikojë reagimin etrupit në praninë e qelizave tu-morale.

Sipas studiuesve, ky zbulim ështëshumë i rëndësishëm qoftë për hu-lumtimet mbi kancerin që për-dorën modele të kafshëve, ashtuedhe për trajtimin e njerëzve mekancer, sepse është konstatuar seata që janë me këtë sëmundje,priren të vuajnë më shumë nga tëftohtët dhe kështu preferojnë tem-peratura të larta: ky mund të jetënjë reagim i trupit që kërkon njëtemperaturë më të lartë për të sul-muar më mirë qelizat e kancerit.Por jo vetëm kaq, pasi në studimete mëparshme është treguar, përshembull se si një ndryshim i tem-peraturës së trupit (rritja egradëve, të tilla si temperatura e

lehtë) mund tërrisë efektet e ter-apisë rrezatuesekundër kancerit.Me pak fjalë, tem-peraturat e ulëtanuk bëjnë mirë përshëndetin dhe nuke rinojnë aspak atë.

Mbrojtja nga tëftohtët

Vjeshta dhe dimrijanë stinët kurshumë njerëz fillo-jnë të marrin masatmbrojtëse. Ulja et e m p e r a t u r a v eshton mundësitëpër t’u prekur nga infeksionetbakteriale dhe virale. “Të mbro-hesh” në këtë rast do të thotë tambash organizmin dhe sisteminimunitar sa më eficent. Stresindikon në uljen e mbrojtjes së or-ganizmit. Një nga faktorët që më

shumë se të tjerët ul mbrojtjen eorganizmit është stresi, ku bënpjesë si ai fizik, ashtu edhe aiemocional. Shumë njerëz as që emendojnë se edhe një stërvitje esforcuar mund të provokojë stresnë organizëm dhe të ulë sistemin

imunitar.

Aktiviteti

Aktiviteti sportiv mund të për-mirësojë qarkullim e gjakut, t’ijapë më shumë oksigjen orga-

nizmit dhe tëshkarkojë stresinemotiv. Sigurisht,edhe një ushqyerje joe mirë dhe e pashën-detshme mund tëdobësojë funksionine sistemit imunitar.Është shumë e rëndë-sishme të dihet seushqyerja e shëndet-shme duhet të përsh-tatet me stilin ejetesës, me llojin epunës që bëjmë,moshën dhe sezonin.Dihet që nevojatushqimore janë tëndryshme në peri-udha të ndryshme të

jetës, ashtu siç janë të ndryshmenë stinë të ndryshme. Megjithatë,rregulli i përbashkët është: shumëfruta, perime jeshile dhe ushqimetë freskëta.

Si ndikojnë temperaturat eulëta në shëndetin e njeriut?

Për shkak të përfitimeve të shumtaqë i sjell shëndetit, vaji i ullirit ështëquajtur ndryshe “mrekullia mesd-hetare”.Nëse do të konsumoni 1 lugë çajivaj ulliri çdo mëngjes, ju do tëparandaloni këto sëmundje:

Sëmundjen e dementiasNjë nga shkaktarët e sëmundjes sëalcejmerit është rritja e aku-mulimit të amino acideve në tru.Një grup ekspertësh në Univer-sitetin e Luizianës kanë zbuluar senjë përbërje fenolike e quajtur“oleocanthal”, që gjendet tek vaji iullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë tëkontrollojë nivelin e këtyre aminoacideve dhe t’i spastrojë ato,njofton shendet+.

Parandalon kancerinVetitë e vajit të ullirit ekstra tëvirgjër janë të mirë për luftënkundër llojeve të ndryshme tëkancerit. Dy llojet e kancerit qëjanë testuar më shpesh lidhen mesistemin e tretjes dhe kancerin egjirit.

Vaji i ullirit është i pasur me acidoleik që parandalon formimin eqelizave kancerogjene, dhe me an-tioksidues fenolikë, të cilët kanëveti kundër kancerit.

Ul nivelin e sheqerit në gjak

Konsumimi i vaj tëullirit ekstra tëvirgjër nga pacien-tët që vuajnë ngadiabeti i tipit 2 indihmon ata nëuljen e nivelit tësheqerit në gjak, sidhe ndihmon nërregullimin e ten-sionit të gjakut.

Përfitime të tjerashëndetësore tëvajit të ullirit:

Forcon sisteminimunitar: antioksiduesit tek vaji iullirit mbrojnë sistemin imunitarnga infeksionet.

Mbron zemrën: vaji i ullirit ndih-mon në balancimin e niveleve tëkolesterolit.Ndihmon në rënien në peshë: vaji i

ullirit ju ndihmon të digjni sas-inë e dhjamit të tepërt, sigurishti kombinuar me dieta dheushtrime.

Ja sa vaj ulliri duhet të kon-sumoni çdo ditë për shërimin esëmundjeve të ndryshme:

Për tretjen: 30 ml vaj ulliriPër tensionin e lartë të gjakut:30-40 ml vaj ulliri ektra tëvirgjër, si pjesë të dietës. Një op-sion tjetër është duke përdorur400 mg të sktrektit të gjethes sëullirit 4 herë në ditë.Për parandalimin e sëmundjeve

të zemrës: 50 ml në ditë.Për kolesterolin e lartë: 23 ml vajulliri çdo ditë (rreth 2 lugë çaji).

arSyet pSe duhettë konSumoni 1lugë vaj ulliri

Page 23: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

english www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 23PLUS faqe 23

marrë+dhënie marrë+dhënie

MOTIVATION

Poet, novelist, essaywriter and script writerborn in Albania. A Bardfond and critical of hispeople, between historicalrealities and legends,which recall grandeur andtragedies of the Balkanand Ottoman past, he hascreated great narrations.An exile in Paris for morethan twenty years “not tooffer his services totyranny”, he has refusedthe silence which is theevil’s half, often immers-ing his narration in imagi-nary worlds, becomingthe witness of the horrorscommitted by totalitarian-ism and its inquisitors. Hehas made religious toler-ance one of the founda-tions of his work.

The prize is delivered byClaudio Magris

BIOGRAPHY

Born in 1936 in Gjirokastër,Ismail Kadare is the mostfamous Albanian poet andnovelist. After a debut in thefield of poetry that won himwide acknowledgements,he gained international rep-utation with a narrative pro-duction in which, catchingthe deepest aspirations ofhis people, he elaboratedhistorical and legendarymotives of his country intobroad representations.Among his most importantnovels: The General andthe Dead Army, about thecompassionate research ofthe corpses of Italian fallen;Chronicle in Stone, aboutan episode of the partisanwar; The Palace of Dreams,which re-proposes the Ot-toman Empire as the sym-bol of the foreigndomination and of thepower that manages to con-trol the dreams of its sub-jects. More than once acandidate for the NobelPrize, in 2005 he wasawarded the Man BookerInternational Prize for a“body of works written by a

writer who has had a reallyglobal impact”. He also re-ceived the Prince of As-turias Prize in 2009, inSpain, and in 2015 he wonthe Jerusalem Prize for theFreedom of the Individualsin Society. He lives in Paris.The publishing company LaNave di Teseo, in an agree-ment with the agent AndrewWylie, has purchased therights for the translation ofIsmail Kadare’s latest work,as well as of his catalogue,with the commitment of re-translating it starting fromthe writer’s original lan-guage, Albanian. Comingout at the end of January hisshort story The provocation.He graduated in Tirana andspecialized in Moscow, andthen he lived in China, in theUSA and in France, wherein 1990 he obtained the po-

litical asylum. With the fall ofthe regime, he returned tohis home country (1992), di-viding between Albania andFrance. He made his firstappearance as a poet with acollection, Frymëzimetdjaloshare (Youth inspira-tions), in the course of theyears followed by otherswhich assured him a promi-nent position in contempo-rary Albanian poetry.However it is as a novelistthat Kadare has gained awide international reputa-tion, with a production that,catching the deepest aspi-rations of his people, heelaborated historical andlegendary motives of hiscountry into broad repre-sentations. Among his mostimportant novels, besidesthe above quoted ones, weneed to mention: The Siege

about an epic defense fromthe Turkish aggressor;November of a Capital,1975, which celebrates theliberation; Twilight of theEastern Gods, which tellsthe decadence of the USSRfrom Khrushchev to thebreak with Albania; TheThree-Arched Bridge, set in1377 in an Albania threat-ened by the invasion of theTurks; The Ghost Rider,about the legend of a deadthat gets out of the grave tokeep the promise given tohis mother; The Concert,about the relations withChina. In the NinetiesKadare’s production wenton plentiful following thefootsteps of historical alle-gory. In Albanian Spring,Kadare told his difficult deci-sion (1990) of leaving Alba-nia. In The Pyramid, on the

contrary, he recalls the storyof the building of Cheops’spyramid, the icon of autopian totalitarianism in thename of which huge atroci-ties were committed. In1999 he wrote Elegy forKosovo, a collection of shortstories that trace a line ofcontinuity between Slobo-dan Milosevic’s offensiveand the epic battle that, in1389, saw the Ottomanarmy opposed to a Balkan-Christian coalition. Amonghis most recent works thereare The Accident (2008), AGirl in Exile (2009); The Fallof the Stone City (2010),The Doll (2015) publishedby La Nave di Teseo.

The Nonino InternationalPrize was born in 1984. It isreserved to foreign writersin Italy.

albanian greatest writerismail kadare, winner of

nonino international

Page 24: majko nuk di të zhgënjejë - thealbanian.co.uk€¦ · Temë e bukur për hartime, e ndonjë sfond diçiture të fotove të mirë-kuru - ara të kryeministrave të dy anëve të

Specialist in:- Aluminium & Upvc Double Glazing Casement,Tilt/Turn, Fully Reversible &Vertical Sliding Windows.

- Glass Roof- Glass Partitions- Glass Juliet Balconies- Glass Balustrades- Double Glazing Upvc & Aluminium Doors, Bifolding Doors, French Doors & Patio/SlidingDoors - Front Panel Doors- Front Composite Doors- Conservatories- RooflightsAddress: Unit 4 Maldon Road,Romford, Essex, RM7 0JB

tel: 01708745809mob: 07939343712

All our Double

Glazing areFENSA

Registeredand weissue

a 10 Year Warranty