manuali për klientë privatë

53
MANUAL I PËRDORUESIT PËR SHËRBIMIN E-BANKING PËR KLIENTË PRIVAT v 1.3

Upload: doantu

Post on 12-Dec-2016

244 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Manuali për klientë privatë

MANUAL I PËRDORUESIT PËR SHËRBIMIN E-BANKING PËR KLIENTË

PRIVAT

v 1.3

Page 2: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

2

Përmbajtja

1. Përshkrimi i përgjithshëm i shërbimit............................................................................................. 4

2. Kyçja .......................................................................................................................................... 10

3. Ndërrimi i fjalëkalimit ................................................................................................................... 10

4. Resetimi i fjalekalimit .................................................................................................................. 11

5. Përmbledhja e llogarisë .............................................................................................................. 13

6. Lëvizjet në llogari ........................................................................................................................ 13

7. Transferet ................................................................................................................................... 15

7.1 Transferet brenda llogarive te te njëjtit klient ........................................................................ 15

7.2 Transferet institucionale brenda degëve të ProCredit Bank .................................................. 18

7.3 Transferet vendore (në bankat e tjera vendore) ................................................................... 21

7.4 Transferet ndërkombëtare ................................................................................................... 23

7.5 Pagesat e faturave .............................................................................................................. 30

8. Hapja e llogarise se depozitave me afat ..................................................................................... 47

9. Urdhërpagesat e fundit ............................................................................................................... 49

9.1 Shtypja e formës për pagesën e faturave ............................................................................ 49

10. Pranimi i dokumenteve përmes menyse “Kutia e porosive” .................................................... 50

11. Menaxho përfituesit kombëtarë dhe ndërkombëtarë ................................................................ 52

12. Këshilla të sigurisë .................................................................................................................. 53

Page 3: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

3

Hyrja në manualin e përdoruesit të E-banking Të nderuar përdorues,

Ky manual i përdoruesit për shërbimin E- banking në internet do t’ju udhëzojë hap pas hapi se si t’i përdorni dhe të punoni me shërbimet tona bankare. Ky manual është hartuar në mënyrë që t’ju mësojë se si të përdorni këtë shërbim me të gjitha ekranet që do të shfaqen gjatë përdorimit. Nëse keni ndonjë vështirësi gjatë përdorimit të shërbimit tonë E-banking, mos hezitoni të kontaktoni qendrën tonë të thirrjeve në numrat e telefonit: (+381 38/555-555; +386 49/555-555)

Ekipi i ProCredit për shërbime bankare në internet (E-banking)

Page 4: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

4

1. Përshkrimi i përgjithshëm i shërbimit

E-banking është shërbim që u ofron klientëve të ProCredit Bank në Kosovë qasje në llogaritë e tyre bankare dhe u mundëson atyre të punojnë me to nëpërmjet internetit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, me teknologjinë më të fundit në tregun kosovar përmes pajisjes RSA Secure ID. Për të shfrytëzuar sistemin tonë bankar në internet mjafton të keni qasje në internet prej çfarëdo kompjuteri në shtëpi, zyrë apo kudo tjetër. Klientët do të përfitojnë, duke mos pasur nevojë të vijnë në bankën tonë për të marrë informata lidhur me lëvizjet e llogarive të tyre ose për të iniciuar ndonjë transfer parash.

Me sistemin bankar në internet çdo klient mund të kryejë shërbimet bankare në vijim: a. Operacionet me llogaritë: 1. Realizimi i pagesave institucionale brenda degëve PCB; 2. Realizimi i pagesave kombëtare me bankat e tjera vendore në valutën euro; 3. Pagesa ndërkombëtare për transaksionet komerciale; 4. Hapja e llogarise se depozites me afat

b. Informacionet për llogaritë:

1. Lëvizjet e llogarisë dhe bilancet; 2. Pasqyrat ditore të llogarisë; 3. Shikimi i urdhërpagesave të fundit të bëra përmes shërbimit elektronik bankar; 4. Shikimi i të gjitha urdhërpagesave të bëra përmes bankës tonë; 5. Printoni gjendjen e llogarisë në tri versione të ndryshme( .pdf, Excel, .CSV). 1.1. Profilet e përdoruesit

Përdorues, sipas sistemit bankar në internet është çdo person fizik i cili është i autorizuar të punojë me llogaritë bankare në bankën ProCredit dhe i jepet një emër i veçantë i përdoruesit dhe një fjalëkalim për qasje në shërbimet bankare në internet. Ky përdorues mund të hyjë vetëm në llogaritë e tij/saj dhe ato për të cilat ai ose ajo është i/e autorizuar. 1.2 Udhëzimet e përdoruesit për shërbime bankare në internet

Qasja në sistemin bankar në internet u lejohet vetëm klientëve që kanë bërë kërkesë në degët e Bankës ProCredit për shërbimin E-banking. Për të fituar të drejtën e hyrjes, ju duhet vetëm të hapni faqen e siguruar dhe të certifikuar të ProCredit Bank Kosova në Internet https://ebanking.procreditbank kos.com

1.3 Urdhërpagesa përmes E-banking Banka pranon vazhdimisht urdhërpagesa të bëra përmes shërbimit elektronik bankar, njëzet e katër orë në ditë, shtatë ditë në javë. Urdhërpagesat të cilat nuk i posedojnë informatat e domosdoshme apo në rastet kur llogaria nuk ka mjete të mjaftueshme, nuk mund të realizohen përmes shërbimit elektronik.

Page 5: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

5

1.4. Realizimi i urdhërpagesave përmes shërbimit elektronik bankar

1. Të gjitha urdhërpagesat e regjistruara në intervalin kohor pas orës 20:00 do të mbesin të pa ekzekutuara

nga banka deri në ora 05:00 të ditës së ardhshme. 2. Urdhërpagesat institucionale (brenda degëve të ProCredit Bank) të cilat realizohen në mes të llogarive

me valute të njëjtë, do të ekzekutohen nga banka prej orës 05:00 deri në orën 20:00 brenda të njëjtës ditë. 3. Urdhërpagesat institucionale (brenda degëve të ProCredit Bank) të cilat regjistrohen në mes të llogarive

me valuta të ndryshme (kurs të këmbimit) mund të realizohen vetëm nga ora 9:00 deri në orën 15:00 gjatë ditëve të punës (duke mos përfshirë ditën e Shtune). Urdhërpagesat/institucionale (brenda degëve të ProCredit Bank) të regjistruara me këmbim valutor (kurs të këmbimit) pas limitit të përcaktuar kohor (cut off time) do të refuzohen.

4. Urdhërpagesat kombëtare (drejtuar klientëve të bankave të ndryshme vendore) mund të realizohen vetëm

në valutën EURO. 5. Urdhërpagesat kombëtare ekzekutohen dhe dërgohen te bankat e tjera vendore nga ora 8.30 deri në

orën 15.00 (me të njëjtën datë të valutimit). Urdhërpagesat kombëtare të regjistruara pas këtij orari, do të ekzekutohen nga banka dhe do te dërgohen te bankat tjera ditën e ardhshme të punës.

5.1 Urdherpagesat kombetare prioritare ekzekutohen dhe dergohen te bankat tjera nga ora 8.30 deri ne

oren 15:10 (me të njëjtën datë të valutimit). Urdhërpagesat kombëtare të regjistruara pas këtij orari, do të ekzekutohen nga banka dhe do te dërgohen te bankat tjera ditën e ardhshme të punës.

6. Urdhërpagesat/ndërkombëtare procedohen në të njëjtën datë, sipas limitit kohor(cut off time)të bankave

korrespondente, prej orës 8:30 deri në orën 15:00 (kushtet për bankat korrespondente mund të i gjeni te çmimorja jonë në internet). Urdhërpagesat e regjistruara pas këtij orari, do të ekzekutohen nga banka dhe do të dërgohen te bankat tjera ditën e ardhshme të punës.

7. Urdhërpagesat/ndërkombëtare me valuta të ndryshme (kurs të këmbimit) mund të regjistrohen vetëm

nga ora 9:00 deri në orën 15.00 gjatë ditëve të punës(duke mos e përfshirë ditën e Shtunë). Urdhërpagesat/ndërkombëtare të regjistruara me këmbim valutor (kurs të këmbimit) pas limitit të përcaktuar kohor (cut off time) do të refuzohen.

8. Klientët mund të bëjnë urdhërpagesa nga llogaria rrjedhëse në llogari kursimi dhe anasjelltas në rastet

kur ata janë mbajtës të llogarisë ose persona të autorizuar në këto llogari (nëse është bërë kontrata bankare Premium). Këto urdhërpagesa lejohen vetëm në llogaritë me valutë të njëjtë.

9. Urdhërpagesat e faturave për Institucionet Qeveritare dhe Kompanitë Publike të cilat regjistrohen brenda

ditës prej orës 05:00 deri në orën 20:00, dërgohen në Bankën Qendrore ditën e ardhshme të punës, me date të valutimit të ditës së sotme.

10. Urdhëratë për pagesë nga llogaria rrjedhëse në llogarinë Prokid dhe anasjelltas lejohen vetëm për klientë

që kanë kontratë E-banking Premium (kur mbajtësi i kontratës është i autorizuar). Vërejtje: Klienti që ka kontratë standarde për E-banking nuk lejohet të realizojë pagesa të tilla. 1.5. Tarifat dhe komisionet

Për të shfrytëzuar shërbimet e ofruara nga E-banking ju duhet t’i paguani bankës tarifat dhe komisionet në shumën e përcaktuar nga kushtet e ProCredit Bank, lista e çmimeve. Banka ka të drejtë të ndryshojë

Page 6: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

6

kushtet dhe listën e çmimeve në çdo kohë me njoftim paraprak për klientët e saj, ashtu siç konsiderohet e përshtatshme nga ProCredit Bank. 1.6. Përgjegjësia

1. Gjatë realizimit të një urdhërpagese nga ana e klientit, banka kujdeset për ligjshmërinë e

transaksioneve; 2. Klienti është përgjegjës për të gjitha pasojat e një urdhërpagese të gabuar apo të pasaktë; 3. Nëse një urdhër është realizuar me gabime nga ana e bankës, atëherë banka është përgjegjëse; 4. Banka nuk është përgjegjëse për veprimet e paligjshme nga palët e treta, të cilat janë dëmtuese për

klientin si pasojë e përdorimit të shërbimit elektronik bankar, si edhe për mosrealizimin e urdhërpagesave të klientit për shkaqe teknike jashtë kontrollit të saj;

5. Përdoruesit kanë për detyrë që ta mbajnë në një vend të sigurt ID-n e sigurisë RSA(tokenin); 6. Përdoruesit kanë për detyrë që të mbajnë të fshehta kodet dhe fjalëkalimet e tyre për qasje në

shërbimin elektronik bankar; 7. Nuk rekomandohet që të shkruhen kodet dhe fjalëkalimet; 8. Banka nuk është përgjegjëse për zbulimin e fjalëkalimeve, kodeve të ID-s së sigurisë RSA nga palët e

treta 1.7. Kërkesat themelore

Shërbimi E-banking është në dispozicion vetëm për ata klientë që kanë aplikuar për këtë shërbim dhe janë të regjistruar si përdorues të tij. Përdoruesi, varësisht nga lloji i kontratës, mund të qaset vetëm në llogarinë e tij/saj ose në llogarinë ku ai/ajo është i/e autorizuar dhe të cilit i është dhënë një emër i veçantë, fjalëkalim dhe RSA pajisja Secure ID për t’u qasur në internet. Pajisja RSA Secure ID është një pajisje harduerike që tregon një kod unik të veçantë të gjeneruar nga RSA Secure ID, dhe ka algoritëm në kombinim me çelësat unikë simetrikë pajisur me një orë të brendshme. Algoritmi gjeneron një kod të ri çdo 60 sekonda gjatë kohës së programuar të pajisjes. 1.8. Udhëzimet e përdorimit të shërbimeve bankare në internet

Për të hyrë në shërbimet bankare në internet, klientët duhet të hapin uebfaqen e sigurt dhe të certifikuar të ProCredit Bank Kosova https://ebanking.procreditbank-kos.com.

Më poshtë do të gjeni rekomandimet e sigurisë para se të lidheni. • Mbrojtja e informacioneve të ndjeshme Faktori më i rëndësishëm gjatë përdorimit të shërbimit bankar në internet është për t’u siguruar që shkëmbimi i informatave të ndjeshme bankare nëpërmjet internetit është kryer në mënyrë të sigurt. Ju duhet të jeni vigjilent se ne kurrë nuk kontaktojmë klientët me postë elektronike apo telefon për të kërkuar kodet e tyre, shifrat e pajisjes, numrat e kartelave apo çfarëdo të dhëne tjetër të ndjeshme. • Përdorimi i sistemit bankar në internet (E-banking) Në mënyrë që përdorimi i internetit të jetë i sigurt, është e rëndësishme të ndërmerren së paku këto masa:

Page 7: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

7

1) Mbroni kompjuterin tuaj

Pasi të keni qasje në lidhje të internetit, është e rëndësishme që kompjuteri juaj të jetë i mbrojtur nga qasja e personave të paautorizuar ose programet e rrezikshme (fotografi të dyshimta, viruse ose malware të tjera). Është e rëndësishme të keni të instaluar programet anti-virus, firewall dhe anti-spyware që mund të vijnë me kompjuterin tuaj apo janë dhënë nga ofruesi i shërbimit të internetit. Programi firewall mbron kompjuterin nga sulmet keqdashëse nga jashtë, dhe ka ngjashmëri me programin anti-virus. Spyware është program i instaluar në kompjuterin tuaj pa dijeninë tuaj dhe ai mban gjurmët e veprimeve tuaja (fjalëkalimeve, kodeve, etj.) gjatë përdorimit të kompjuterit dhe internetit. Prandaj është i nevojshëm një program anti-spyware për të mbrojtur kompjuterin nga këto sulme.

Sigurohuni që këto programe të azhurnohen rregullisht.

Përdorimi i sistemit bankar nga një internet kafe apo bibliotekë nuk këshillohet, ose duhet të bëhet me kujdes të madh, pasi që është e vështirë të dihet se sa të siguruar janë këta kompjuterë. 2) Mbrojtja nga mashtrimi -Sigurohuni që të përdorni sistemin bankar të PCB Bankat dhe institucionet financiare ndonjëherë janë pre e të ashtuquajturës phishing – që d.m.th. përpjekje për mashtrim. Kjo është një formë e mashtrimit në internet, ku klientët mashtrohen duke zbuluar informacione konfidenciale te përdoruesit keqdashës. Një shembull: kur dikush paraqitet si përfaqësues i bankës, i cili dërgon porosi elektronike, apo thërret klientët duke kërkuar fjalëkalimin e llogarisë, numrin e kartelës dhe PIN-in. Përfaqësuesit PCB Kosova kurrë nuk do të kërkojnë informacione të tilla përmes postës elektronike apo telefonit. Një rast tjetër i phishing është kur një përdorues keqdashës kopjon një uebfaqe që ngjan me uebfaqen e bankës. Për t'iu shmangur një rreziku të tillë ju duhet të kujdeseni që jeni duke përdorur vetëm uebfaqen e dhënë nga PCB. Kur të hyni në faqen e lidhjes ne sistemin bankar në internet, sigurohuni që filloni sesion të sigurt (SSL i koduar) i cili fillon me HTTPS:// para se të shkruani të dhënat tuaja. Pastaj ju duhet të hyni në faqen e sigurt dhe të verifikoni certifikatën e sigurisë. Nëse përdorni Microsoft Internet Explorer, në fund të shfletuesit tuaj paraqitet një figurë e dryrit. Për t’u siguruar që jeni duke komunikuar me sistemin bankar të ProCredit Bank Kosova ju duhet të klikoni në këtë dry për të verifikuar certifikatën e sigurisë që u është dhënë nga kompania (në rastin tonë aktualisht është Digi-Sign CA Digi-SSL Xp) dhe me kujdes shikoni vlefshmërinë e certifikatës. (Shih më poshtë shembujt e ProCredit Bank Kosova).

Page 8: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

8

Figura 1 - Verifikimi i certifikatës – udhëzim

Figura 2 - Verifikimi i certifikatës - të dhënat

Page 9: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

9

3) Mbroni token-in, emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet

Mbani mend emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, dhe ndërroni shpesh këto të fundit, dhe sigurohuni që të mos jenë të qëllueshme lehtё, p.sh. mos përdorni fjalë që gjenden në fjalor, emra të qyteteve, anëtarëve të familjes ose datëlindjet.

Mbani mend fjalëkalimin tuaj, në vend se ta ruani në një copë letër.

Mos i ruani informatat e token-it dhe llogarisë (emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin) në të njëjtin vend.

Mos e ndani këtë informacion të ndjeshëm me askënd. 4) Mos harroni të azhurnoni rregullisht programet e rëndësishme

Përdorni versionin më të ri të shfletuesit të internetit, i cili përfshin të gjitha informatat më të reja të sigurisë. Kontrolloni rregullisht me furnizuesin e rrjetit të shfletuesit nëse ndonjë informacion i ri i sigurisë është në dispozicion.

Kontrolloni rregullisht ofruesin e sistemit tuaj operativ nëse informacionet e sigurisë janë lëshuar në përdorim.

Për të hyrë në shërbimin elektronik bankar ju kërkohet emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi, detajet e dhëna me rastin e kërkesës për e-banking në një nga degët e ProCredit Bank. Të procedoni më tutje drejtohuni në web faqen : https://ebanking.procreditbank-kos.com

Duke klikuar në web faqen e lartpërmendur ju do të keni mundësi të lexoni më shumë informata se si duhet të përdorni shërbimin elektronik bankar, ndërsa manuali i përdoruesit është i njëjti dokument që ju është dorëzuar juve kur keni bërë kërkesën për shërbimin elektronik bankar.

Page 10: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

10

2. Kyçja

Për t’u kyçur ju lutemi zgjidhni gjuhën, shkruani emrin e përdoruesit ( i zgjedhur nga klienti gjatë procesit të aplikimit në degë), fjalëkalimin tuaj dhe pastaj shtypni gjashtë shifrat të cilat janë aktualisht në pajisjen tuaj (RSA Secure ID- tokeni)( këta numra ndryshojnë çdo 60 sekonda), që e keni marrë nga banka. Pasi ta keni futur të gjithë informacionin e nevojshëm, duhet të klikoni mbi butonin “Kyçje”

Pamja që do të shfaqet pas kësaj do të duket si më poshtë:

3. Ndërrimi i fjalëkalimit

Pasi të keni plotësuar fushat e kërkuara dhe të keni shtypur butonin “Kyçje”, ju do ta keni mundësinë ta ndërroni fjalëkalimin, dhe ta vendosni një më të përshtatshëm për ju. Është shumë me rëndësi të përmendet që duhet ta përdorni një fjalëkalim sipas standardit të kompleksitetit të fjalëkalimit siç është përshkruar më poshtë: Sigurohuni që ju shkruani në fushen fjalëkalim saktësisht siç iu ëhtë dhënë juve (shkronja të mëdha dhe të vogla, karaktere special, simbole), për arsye se e-banking-u juaj do të bllokohet pas 5 përpjekjeve të pasuksesshme për arsye sigurie.

E rëndësishme: Kur e ndryshoni fjalëkalimin tuaj ju duhet të siguroheni që fjalëkalimi të përmbajë

karakteret vijuese:

Te shenohet një shkronje e madhe (ABCD…)

Te shënohet një numër (0123…9)

Gjatësia e fjalëkalimit duhet te jete minimum 8 karaktere

Page 11: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

11

Krahas kërkesave minimale te paraqitura me larte, ekzistojne edhe masat shtese si:

Bllokimi i emrit te përdoruesit do te behet pas 5 tentimeve te gabueshme

Fjalëkalimi duhet ndërruar çdo 365 dite

Nëse nuk jeni aktiv në faqe te e-Banking për me gjate se 10 minuta, sesioni do te mbyllet dhe do realizohet shkyçja nga e-Banking ne mënyre automatike

Fjalëkalimi i ri nuk mund te jete i njëjte me fjalëkalimin e fundit

4. Resetimi i fjalekalimit Ne rast se keni harruar fjalëkalimin tuaj, dhe dëshironi ta resetoni atë, ju mund te përdorni opsionin “Resetimi i fjalëkalimit” i cili gjendet ne faqen kryesore te e-Banking:

Pasi të keni zgjedhur këtë opsion do te shfaqet dritarja ne te cilën duhet te shënoni emrin e përdoruesit dhe shtypni “Paraqisni”:

Page 12: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

12

Ne vazhdim do ju kërkohet te shënoni e-mail adresën personale (te cilën paraprakisht e keni regjistruar ne banke) dhe shtypni “Vazhdo”:

Ne dritaren e re shënoni fjalëkalimin e ri, dhe numrin e tokenit. Ne fund shtypni “Vazhdo”

Ne fund do te merrni konfirmimin se fjalëkalimi juaj është resetuar me sukses përmes e-mailit tuaj:

Page 13: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

13

5. Përmbledhja e llogarisë

Pas kyçjes së suksesshme, shfaqet pasqyra e përmbledhjes së llogarisë. Duke klikuar në opsionin Përmbledhje e llogarisë ju do të keni një pamje të detajuar të llogarisë tuaj.

Kjo faqe paraqet një listë të llogarive tuaja që varet nga kontrata e zgjedhur kur të aplikoni për E-banking:

a. E-banking standard - ju do të jeni në gjendje t’i shihni të gjitha llogaritë tuaja si mbajtës i llogarisë (p.sh. llogarinë rrjedhëse, llogarinë e kursimeve, llogarinë e kredit kartës, llogarinë e depozitave me afat, kredine dhe limitin e mbitërheqjes).

b. E-banking premium - ju do të jeni në gjendje t’i shihni të gjitha llogaritë tuaja si mbajtës i llogarisë dhe llogaritë për të cilat jeni të autorizuar përfshirë llogarinë ProKid. Poashtu, klientëve që kanë kontratë Premium e-banking u lejohet që t’i realizojnë urdhrat për pagesa nga llogaria rrjedhëse në llogarinë Prokid dhe anasjelltas.

6. Lëvizjet në llogari

Nëse doni të kontrolloni aktivitetet tuaja të mëparshme me bankën tonë, klikoni në opsionin Lëvizjet në llogari në anën e majtë të ekranit tuaj.

Kur të hyni në opsionin Lëvizjet në llogari do të shfaqet ekrani në vijim:

Së pari, zgjidhni llogarinë të cilën dëshironi ta shikoni dhe pastaj klikoni mbi butonin Paraqitni për të konfirmuar llogarinë. Pas zgjedhjes se datave në kalendar, ndiqni hapat e mëposhtëm për përfundimin e këtij

Page 14: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

14

opsioni.

Së dyti, pasi të keni zgjedhur llogarinë ju duhet të specifikoni periudhën për të cilën doni të shihni transaksionet në detaje. Duke klikuar në kalendarët e vegjël, do të shfaqet një dritare pop-up dhe pastaj ju duhet të zgjidhni datat.

Ju po ashtu keni mundësi të zgjidhni përmbledhjen tuaj të llogarisë për 10, 30 apo 90 ditët e fundit si më poshtë.

Page 15: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

15

Pasi të përzgjidhni numrin e ditëve që dëshironi të shihni ju duhet të klikoni në butonin Paraqitni dhe faqja me lëvizjet e llogarisë suaj do të hapet. Nëse dëshironi të printoni përmbledhjen e llogarisë tuaj, ju duhet të klikoni në versionin Printoni në anën e

djathtë siç përshkruhet në ekranin më poshtë:

Ju gjithashtu keni mundësinë e nxjerrjes së përmbledhjes së llogarisë tuaj në tri formate të tilla si: Excel, PDF apo CSV. Nëse dëshironi të shikoni një llogari tjetër, ju duhet të zgjidhni llogarinë, dhe pastaj klikoni në butonin

Paraqitni përsëri.

7. Transferet

Llojet e transfereve të cilat mund t’i realizoni përmes E-banking-ut:

Urdhërpagesat/transferet brenda llogarive tuaja (klientit te njëjte)

Urdhërpagesat/transferet institucionalë (klientëve të ProCredit Bank),

Urdhërpagesat/transferet kombëtare (në bankat e tjera, vetëm në valutën EURO),

Urdhërpagesat/transferet ndërkombëtare.

Pagesat e faturave

a. Transferet brenda llogarive te te njëjtit klient Nëse dëshironi te inicioni transfer brenda llogarive tuaja personale, ju duhet te klikoni ne opsionin “Llogari

Personale” te nënmenyja e transfereve dhe do te shfaqet ekrani me poshtë:

Page 16: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

16

Zgjidhni llogarinë urdhëruese tek pjesa e sipërme e dritares përmes menysë rrëshqitëse:

Me pas zgjidhni llogarinë përfituese ne pjesën e poshtme te dritares tek fusha “Zgjidh përfituesin”

Page 17: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

17

Shtyp “Vazhdo” dhe shëno detalet rreth “Shumes” dhe “Arsyes”. Pasi te keni shënuar te dhënat Shtypni

“Vazhdo”

Per te përfunduar procesin, shtypni “Përfundo”

Page 18: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

18

Nëse dëshironi më shumë detaje për pagesën e fundit, klikoni “100 urdhërpagesat e fundit” në skajin e djathtë duke zgjedhur urdhërpagesën e duhur, e klikoni në të (më shumë detaje) dhe do të shfaqet forma e pagesës e vulosur.

b. Transferet institucionale brenda degëve të ProCredit Bank

Nëse doni të realizoni një transfer në degët e Bankës ProCredit, ju duhet të klikoni opsionin Vendore nën menynë Transferet dhe shfaqet ekrani si më poshtë:

Ju duhet të zgjidhni numrin e llogarisë që dëshironi të debitohet dhe në vijim do të shfaqet ekrani i mëposhtëm që tregon gjendjen tuaj në dispozicion në llogarinë që e keni zgjedhur. Vërejtje: Sigurohuni që i keni informatat e sakta për transferin e parave.

Page 19: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

19

Në të dhënat e përfituesit ju keni mundësinë ta ruani përfituesin duke klikuar në fushën katrore në mënyrë që të dhënat e përfituesve të ruhen për transaksionet e ardhshme. Ju duhet t’i plotësoni fushat në meny në mënyrë që të dhënat e transferimit të plotësohen. Te llogaria e përfituesit shtyp numrin e llogarisë së përfituesit Te emri i përfituesit shtyp emrin e përfituesit Te adresa e përfituesit shtyp adresën e përfituesit (të paktën emrin e qytetit) Pasi të keni përfunduar detajet e transferimit vazhdoni duke klikuar butonin "vazhdo" në anën e djathtë të

Page 20: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

20

Gjithashtu duhet të shënoni shumën dhe arsyen në detajet e pagesës në meny dhe do të paraqitet ekrani më poshtë.

Duhet të shtypni gjashtë shifrat nga pajisja dhe mandej të shtypni butonin “Përfundo”.

Pasi të shtypni butoni “Përfundo” shfaqet forma për printim e transferit dhe kjo konfirmon realizimin e urdhëresës.

Page 21: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

21

Pasi të keni përfunduar, mund ta printoni konfirmimin për ta mbajtur në dosje.

Nëse dëshironi më shumë detaje për pagesën e fundit, klikoni “100 urdhërpagesat e fundit” në skajin e djathtë duke zgjedhur urdhërpagesën e duhur, e klikoni në të (më shumë detaje) dhe do të shfaqet forma e pagesës e vulosur.

c. Transferet vendore (në bankat e tjera vendore)

Nëse dëshironi të bëni transfer në bankat e tjera në Kosovë duhet të klikoni në opsionin “Vendore“ në nënmenynë e Transfereve dhe do të shfaqet ekrani për transferet vendore.

Vërejtje: Sigurohuni që i keni informatat e sakta për transferin e parave.

Ju duhet t’i plotësoni fushat në meny në mënyrë që të dhënat e transferimit të plotësohen.

Te llogaria e përfituesit shtyp numrin e llogarisë së përfituesit Te emri i përfituesit shtyp emrin e përfituesit Te adresa e përfituesit shtyp adresën e përfituesit (të paktën emrin e qytetit) Pasi t’i keni përfunduar detajet e transferimit vazhdoni duke klikuar butonin "Vazhdo" në anën e djathtë të ekranit.

SHENIM: Ne rast se ju dëshironi te inicioni pagesën me procedure e shpejtuar, atëherë ju lutem te klikoni mbi fushën “Prioritare” duke markuar kutinë “Urgjent”

Page 22: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

22

Pasi t’i kompletoni informatat e kërkuara klikoni “Vazhdo”. Me pas shtypni gjashtë shifrat nga pajisja dhe shtypni butonin ‘’Përfundo’’.

Page 23: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

23

Pasi të keni klikuar butonin “Përfundo” do të paraqitet forma p ë r m b l e d h ë s e e transferit.

Nëse dëshironi më shumë detaje për pagesën e fundit, klikoni “100 urdhërpagesat e fundit” në skajin e djathtë duke zgjedhur urdhërpagesën e duhur, e klikoni në të (më shumë detaje) dhe do të shfaqet forma e pagesës e vulosur.

d. Transferet ndërkombëtare Këshilla për urdhërpagesa ndërkombëtare përmes E-banking: Nëse dëshironi të bëni transfere në banka tё tjera në shtete tё tjera duhet të klikoni opsionin “ndërkombëtare” në nënmenynë e Transfereve dhe do të paraqitet ekrani për transferet ndërkombëtare. Ju mund të transferoni para në tërë botën duke dhënë informacionet e obligueshme siç janë:

• Emri dhe adresa e përfituesit • Numri i llogarisë së përfituesit (IBAN për vendet e BE-së) • Kodi SWIFT i bankës së përfituesit

Page 24: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

24

Në bankat e vendeve të BE-së IBAN - numri ndërkombëtar i llogarisë bankare është i obligueshëm për vendet e Bashkimit Evropian dhe ju duhet ta shënoni IBAN-in në fushën e llogarisë së përfituesit. Në bankat e SHBA-së: Shumë banka në SHBA nuk janë mësuar t’u japin klientëve të tyre kodin SWIFT, por në vend të tij, si detaj të bankës përdorin të ashtuquajturin CHIP CODE, ose numrin e routing /ABA. Prandaj, ju lutem, mos u befasoni nëse ju thonë që nuk kanë SWIFT. Transferet e tilla nuk mund te realizohen përmes e-banking Të dhënat e tarifave BEN, SHA dhe OUR “BEN”: të gjitha shpenzimet e transaksioneve do të mbulohen nga përfituesi. “SHA”: vetëm shpenzimet e transaksioneve për bankën urdhëruese do të mbulohen nga klienti që bën urdhrin, ndërsa të gjitha shpenzimet e tjera do të mbulohen nga përfituesi. “OUR”: të gjitha shpenzimet e transaksioneve do të mbulohen nga klienti që bën urdhrin. Ju duhet t’i plotësoni fushat në meny që të dhënat e transferit tuaj të jenë sa më të plota që është e mundur (siç përshkruhet më poshtë):

­ Te llogaria e përfituesit/IBAN shtypni numrin e llogarisë së përfituesit ­ Te emri i përfituesit shtypni emrin e përfituesit

Page 25: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

25

­ Te adresa e përfituesit shtypni adresën e përfituesit, së paku emrin e qytetit ­ Te banka e përfituesit shtypni bankën ndërkombëtare të përfituesit

Pasi të keni shtypur informatat e përfituesit, duhet të shtypni informatat e bankës së përfituesit. Një nga informatat kryesore është kodi SWIFT që mund ta gjeni në direktoriumin e instaluar në bazën e të dhënave dhe do t’ju ndihmojë për kërkim më të lehtë të SWIFT-it të bankës së përfituesit. Ju duhet të klikoni në “Swift kodi” (link) dhe do të shfaqet tabela me bankat dhe kodet e tyre SWIFT.

Duke klikuar në emrin e bankës në fushën “Emri i bankës” apo kodin SWIFT në fushën “SWIFT kodi” dhe në qoftë se ju klikoni butonin “kërko”, në tabelë do të keni listën me të gjitha bankat (apo kodet SWIFT), të cilat korrespondojnë me informacionet e shënuara. Kur ta gjeni bankën e duhur duhet të klikoni “Zgjidhni” në anën e djathë të ekranit.

Ju duhet të keni parasysh se vetëm fusha banka ndërmjetësuese s’është e detyrueshme, ndërsa të gjitha fushat e tjera janë të detyrueshme. Gjithashtu ju duhet të shtypni shumën, kodin ITRS dhe arsyen si dhe të zgjidhni valutën në Të dhënat e pagesës .

Ju gjithashtu duhet të zgjidhni llojin e tarifës që duhet të aplikohet për transferin ndërkombëtar të parave (OUR, SHA, BEN siç është cekur më lart te të dhënat e tarifave). Kur të zgjidhni kodin, duhet të shtypni gjashtë shifrat nga pajisja dhe të shtypni butonin "Përfundo".

Ne rast se nuk është shënuar IBAN i sakte, ju do te njoftoheni përmes mesazhit “IBAN i shënuar nuk është i

sakte, ju lutem verifikoni te dhënat. ProCredit Bank nuk mban përgjegjësi për refuzimin e pagesës. Nëse

dëshironi te vazhdoni tutje, ju lutem shtypni “Vazhdo”

Page 26: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

26

Ne rast se IBAN i shënuar nuk përputhet me kodin e shtetit te SWIFT-it, ju do te njoftoheni përmes mesazhit

“Kodi i shtetit i shënuar ne fushën “IBAN”, nuk përputhet me kodin e shtetit te SWIFT-it. ProCredit Bank nuk

mban përgjegjësi për refuzimin e pagesës. Nëse dëshironi te vazhdoni tutje, ju lutem shtypni “Vazhdo”

Page 27: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

27

Ne rast se te dhënat tuaja janë te sakta, atëherë mund te vazhdoni me tutje, duke shenuar vleren e tokenit dhe

me pas “Perfundo”

Page 28: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

28

Dhe paraqitet dritarja permbledhese e transferit:

Page 29: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

29

Nëse dëshironi më shumë detaje për pagesën e fundit, klikoni “100 urdhërpagesat e fundit” në skajin e djathtë

duke zgjedhur urdhërpagesën e duhur, e klikoni në të (më shumë detaje) dhe do të shfaqet forma e pagesës e

vulosur.

Page 30: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

30

e. Pagesat e faturave

Shërbimi E-Banking ofron mundësinë e pagesës së faturave për: Institucionet (Administrata Tatimore e Kosovës, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës komunat, ministrit, Kompanitë e sigurimeve, Dogana e Kosovës, etj), Kompanitë Publike (KEK, PTK, Ujësjellësi, ) dhe pagesat tjera të kolektorëve brenda ProCredit Bankës.

Nëse dëshironi të realizoni një pagese për faturuesin ”Administrata Tatimore e Kosovës” e cila është e lidhur me WEB servis, ju lutem zgjedheni menynë “Pagesë e faturave”: Dhe do të ju shfaqet dritarja në vijim ku duhet të përzgjidhet kontrata të cilën dëshironi ta paguani, duke shtypur shigjeten në menynë rrëshqitëse si më poshtë:

Page 31: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

31

Në listë janë të paraqitura të gjitha llojet e pagesave faturuese, nga ku duhet të zgjidhni “Administrata Tatimore e Kosovës” duke u bazuar në xhirollogarinë e faturës suaj dhe shtypni butonin “Vazhdo”:

Më pas, shënoni informatat në lidhje me UNIREF-in të cilën e posedon fatura për pagesë dhe shtypni butonin “Vazhdo”:

Vërejtje: Ju lutem keni kujdes gjatë shënimit të numrit “UNIREF”, duke e marr parasysh që ai është numër 16 shifror. Dhe do të pranohen informatat e më poshtme nga WEB Servisi i ATK-së. Shënoni shumën për pagesë dhe shtypni butonin “Vazhdo”:

Page 32: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

32

Do të ju kërkohet vlera e tokenit. e shënoni vlerën të cilën e ka gjenerauar tokeni i juaj dhe më pas shtypni butonin “Përfundo”:

Page 33: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

33

Në fund do të ju shfaqen informatat lidhur me pagesën e proceduar:

Vërejtje: Në rastet kur deklarata e cila përmban UNIREF-in që tash më është paguar, ri-inicimi i të njëjtës pagesë është i pamundur dhe do të ju shfaqet mesazhi “PAID” (Paguar). Ju lutem në raste të tilla të shërbeheni me deklaratë dhe UNIREF të ri të shkarkuar nga ATK-ja:

Page 34: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

34

Nëse dëshironi të realizoni një pagesë për faturë të ”Universiteti i Prishtinës”, ju lutem zgjedheni menynë “Pagesë e faturave”:

Dhe do të ju shfaqet dritarja në vijim ku duhet të përzgjidhet kontrata të cilën dëshironi ta paguani, duke shtypur shigjetën në menynë rrëshqitëse si më poshtë:

Në listë janë të paraqitura të gjitha llojet e pagesës së faturave, nga ku duhet të zgjidhet “Universiteti i Prishtinës” duke u bazuar në xhirollogarinë e faturës suaj dhe shtypni butonin “Vazhdo”:

Page 35: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

35

Do të ju hapet një dritare ku duhet të plotësohen të gjitha të dhënat e kërkuara duke u bazuar në faturën tuaj. Pasi të i keni plotësuar informatat e nevojshme shtypni butonin “Vazhdo”:

Ju shfaqen automatikisht informatat në lidhje me pagesën. Ju lutem shënoni shumën e pagesës:

Page 36: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

36

Shtypni “Vazhdo”, do të ju kërkohet vlera e token-it. E shënoni vlerën të cilën në atë moment e ka të gjeneruar tokeni i juaj dhe shtypni butonin “Përfundo”.

Page 37: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

37

Në fund do të ju shfaqen informatat lidhur me pagesën e proceduar:

Nëse dëshironi të realizoni një pagesë për faturuesin e Kompanive publike, si p.sh KEK, ju lutem zgjedheni menynë “Pagese e faturave”:

Page 38: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

38

Dhe do te ju shfaqet dritarja në vijim ku duhet të përzgjidhet kontrata të cilën dëshironi të e paguani, duke shtypur shigjetën në menynë rrëshqitëse si më poshtë:

Në listë janë të paraqitura të gjitha llojet e pagesave të faturave, nga ku duhet të zgjidhet “KEK”-u dhe shtypni butonin “Vazhdo”:

Nga ku do të drejtoheni në dritaren e cila duhet të plotësohet me të gjitha të dhënat e kërkuara në bazë të faturës (numrin referencial p.sh DP..............). Pasi të i keni plotësuar informata e kërkuara shtypni butonin “Vazhdo”:

Page 39: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

39

Shënoni shumën e faturës dhe shtypni butonin “Vazhdo”:

Më pas shënoni vlerën e token-it dhe shtypni butonin “Përfundo”:

Page 40: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

40

Në fund do të ju shfaqen informatat lidhur me pagesën e proceduar :

Nëse dëshironi të realizoni një pagesë për faturuesin e Kompanive publike, si p.sh PTK, ju lutem zgjedheni menynë “Pagesë e faturave”:

Page 41: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

41

Dhe do të ju shfaqet dritarja në vijim ku duhet të përzgjidhet kontrata të cilën dëshironi te e paguani, duke shtypur shigjetën në menynë rrëshqitëse si më poshtë: Në listë janë të paraqitura të gjitha llojet e pagesave të faturave, nga ku duhet të zgjidhet “PTK” në bazë të xhirollogarisë të cilën e posedon fatura dhe shtypni butonin “Vazhdo”: Nga ku do të drejtoheni në dritaren e cila duhet të plotësohet me të gjitha të dhënat e kërkuara në bazë të faturës (numrit referencial ). Pasi të keni përfunduar plotësimin e informatave të kërkuara shtypni butonin “Vazhdo”:

Shënoni shumën e faturës dhe shtyp butonin “Vazhdo”:

Page 42: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

42

Më pas shënoni vlerën e token-it dhe shtypni butonin “Përfundo”:

Në fund do të ju shfaqen informatat lidhur me pagesën e proceduar :

Page 43: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

43

Nëse dëshironi të realizoni një pagesë për kolektorët tjerë brenda bankës, si p.sh. ”Ipko telecomunication company”, ju lutem zgjedheni menynë “Pagesë e faturave”: Dhe do të ju shfaqet dritarja në vijim ku duhet të përzgjidhet kontrata të cilën dëshironi të e paguani, duke shtypur shigjetën në menynë rrëshqitëse si më poshtë:

Page 44: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

44

Në listë janë të paraqitura të gjitha llojet e pagesave utilitare, nga ku duhet të zgjidhet “Ipko Telecomunications LLC ” duke u bazuar në numrin e llogarisë që posedoni në faturë, dhe shtypni butonin “Vazhdo”:

Nga ku do të drejtoheni në dritaren e cila duhet të plotësohet me të gjitha të dhënat e kërkuara:

Page 45: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

45

Shtypni butonin “Vazhdo” dhe do të paraqitet dritarja për shënim të shumës:

Pasi të keni shënuar shumën, shtypni butonin “Vazhdo” dhe do të ju kërkohet vlera e token-it:

Page 46: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

46

Pasi të keni shënuar vlerën e token-it, shtypni butonin “Përfundo” dhe do të ju shfaqen informatat lidhur me pagesën e proceduar:

Page 47: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

47

8. Hapja e llogarise se depozitave me afat

Nese deshironi te hapni produktin e llogarisë se afatizimit me anë të E-banking, ate mund ta realizoni duke kliluar

mbi menyne “Hap Depozit me Afat” ne anën e matje te dritares se e-banking.

Dhe do te shfaqet dritarja ne vijim ne te cilen behet përzgjedhja e llogarise nga e cila iniciohet transferi i fondeve,

maturiteti dhe shuma :

Pasi te keni lexuar rregullat dhe kushtet, klikoni mbi kutine e zbrazet dhe konfirmoni se keni lexuar ato. Me pas

shtypni “Vazhdo” per te shenuar vlerën e tokenit dhe “Vazhdo”

Page 48: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

48

Ne fund paraqitat dritarja përmbledhëse qe konfirmon inicimin e kërkesës per hapjen e llogarise me afat:

Produkti i hapur ne E-banking do te përmbaje kushtet dhe afatet e njëjta me TDA standarde e cila ofrohen ne

dege.

Page 49: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

49

2011 ProCredit Holding

9. Urdhërpagesat e fundit

Nëse dëshironi të shihni urdhërpagesat tuaja të fundit duhet të shkoni te nën menyja 100 urdhrat e fundit dhe do të paraqitet ky ekran:

a. Shtypja e formës për pagesën e faturave

Nëse dëshironi të shtypni formën për pagesën e faturave të cilën do ta dëshmoni tek palët përfituese, ju mund të përdorni menynë “100 urdhrat e fundit”. Zgjedhni transferin përkatës dhe shtypni butonin ‘Më shumë detaje”

Në vijim do të ju shfaqet forma e gatshme për printim:

Page 50: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

50

b. Pranimi i dokumenteve përmes menyse “Kutia e porosive”

Per te lexuar dokumentet e pranuara nga banka përmes opsionit “Kutia e porosive” ju duhet te shtypni

menynë “Mailbox”.

Page 51: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

51

Ne dritaren e hapur do te shfaqet lista me mesazhet e dërguara nga banka:

Per te lexuar mesazhet përkatëse, ju duhet te klikoni mbi mesazhin përkatës dhe do te ju shfaqet mesazhi i

dërguar.

Nëse dëshironi te fshini ndonjë nga mesazhet, atëherë markoni mesazhin tek kutia përkatëse dhe shtypni

“Fshirje”:

Page 52: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

52

c. Menaxho përfituesit kombëtarë dhe ndërkombëtarë

Nëse njëherë keni bërë pagesa brenda rrjetit të ProCredit Bank kombëtare apo ndërkombëtare, ju keni mundësinë që t’i ruani këta përfitues që në të ardhmen nëse ju duhet që të bëni pagesa përfituesve të njëjtë. Këto kontakte të përfituesve mund t’i gjeni në menynë përfituesi te nënmenyja “Menaxho përfituesit”. Nëse klikoni në këtë nënmeny ju do të keni mundësi të zgjidhni të shikoni përfituesit e juaj, apo të shtoni ndonjë përfitues të ri. Ekranet më poshtë paraqesin detajet e një përfituesi kombëtar dhe një përfituesi ndërkombëtar. Në pjesën e sipërme të djathtë ju mund t’i përdorni detajet e këtyre përfituesve kur bëni pagesa në të ardhmen, t’i modifikoni detajet, t’i fshini ato nëse nuk ju nevojiten në të ardhmen.

Page 53: Manuali për klientë privatë

Manual I Përdoruesit për Shërbimin e-Banking për Klient Privat

53

d. Këshilla të sigurisë

Kur të keni përfunduar, ju lutem sigurohuni që keni bërë shkyçjen. Shkyçja:

Kjo porosi do t'ju këshillojë të shkyçeni çdo herë që doni të përfundoni sesionin tuaj. Nëse keni pyetje të tjera, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni qendrën tonë të thirrjeve përmes numrave të telefonit: +381-38-555 555, +386-49-555 555