material ndihmës për mësuesit e lëndës art pamor 6 · -perceptimi i ngjyrës, -ngjyrat...

33
1 Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6

Upload: truongminh

Post on 20-May-2018

247 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

1

Material ndihmës për

mësuesit e lëndës

Art pamor 6

Page 2: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

2

RRETH MATERIALIT

Reformimi i kurikulës së arsimit bazë sipas qasjes me bazë kompetencat nënkupton mësimdhënie dhe nxënie sipas së njëjtës qasje. Mësuesit, vazhdimisht, gjatë planifikimit të mësimdhënies parashikojnë veprimtari të nxëni, të cilat e lidhin të nxënit me zbatimin e tij në situata jetësore aktuale. Materiali “Të nxënit me situata, kompetenca dhe situata e të nxënit” paraqet konceptin e situatës së të nxënit, rolin dhe funksionin e saj në procesin e të nxënit, mënyrat e planifikimit, formatin e situatës së të nxënit si dhe modele të situatave të të nxënit në lëndë të ndryshme. Materiali ka si qëllim të ndihmojë mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe prindërit, në konceptimin dhe planifikimin e veprimtarive mësimore që zhvillojnë kompetencat dhe të nxënit gjatë gjithë jetës. Modelet e situatave të përfshira në këtë material shërbejnë vetëm si orientim për konceptimin dhe planifikimin e vazhdueshëm të tyre nga ana e mësuesve.

PJESA I KUPTIMI I SITUATËS SË TË NXËNIT

1.1 Të nxënit me situata Të nxënit me situata është të nxënit që ndodh në të njëjtin kontekst në të cilin ai zbatohet. Të nxënit me situata i mundëson nxënësit të mësojnë nëpërmjet socializimit, vizualizimit dëgjimit, arsyetimit, reflektimit dhe imitimit. Të nxënit fillon kur ata përpiqen të zgjidhin probleme dhe të eksplorojnë situata të jetës reale për të gjetur përgjigjet e pyetjeve që kanë ose për të zgjidhur probleme. Të nxënit me situata përfshin pjesëmarrjen e nxënësve në detyra që janë të ngjashme me zbatimet në botën reale. Synimi i tij është përmirësimi i të nxënit me anë të motivimit të nxënësve dhe krijimit të një konteksti të pasur të nxëni. Ai vë më shumë theksin te konteksti dhe zbatimi i njohurive se sa te memorizimi i fakteve. Mësimdhënia vendoset në kontekste autentike që i ndihmon nxënësit të mësojnë nga përvoja reale. Përmes situatave të të nxënit, nxënësit janë në gjendje të zhvillojnë aftësitë dhe t’i përdorin ato saktësisht. Nëpërmjet tyre nxënësit fitojnë përvoja që i zbatojnë gjatë gjithë jetës. Në procesin e të nxënit me situata, mësuesi nuk shikohet si i vetmi ekspert në klasë. Roli i tij shndërrohet nga “depozita” e dijeve në atë të lehtësuesit dhe udhëzuesit. Të nxënit me situata përfshin përdorimin në shkallë të lartë të teknologjisë, pasi ajo krijon mundësitë e zëvendësimit të demonstrimeve praktike. Në situatat ku të nxënit me situata nuk mundësohet, mund të përdoren simulime ose demonstrime. 1.2 Kompetenca dhe situata e të nxënit Zhvillimi i kompetencës te nxënësit arrihet kryesisht përmes ndërveprimit të tij me mjedisin e të nxënit. Sa mirë, sa shpesh dhe sa shumë ai ndërvepron me mjedisin janë ata faktorë që përcaktojnë zbatimin e kompetencës prej tij. Dihet se kompetenca është e lidhur ngushtë dhe shoqërohet gjithmonë me situatën, familjen e situatave dhe kontekstin ku këto vendosen. E parë në këtë këndvështrim, çdo kompetence i korrespondon një situatë dhe një familje situatash, ku ajo zhvillohet, ndërtohet dhe përsoset. Në trajtimin e situatës, një rol të veçantë luajnë njohuritë dhe përvoja që zotërojnë nxënësit. Zhvillimi i kompetencës gjatë trajtimit të situatës varet nga lloji dhe numri i burimeve, të cilët i gjen dhe i përdor nxënësi. Një kompetencë është e ndërtuar vetëm nëse

Page 3: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

3

nxënësi e trajton plotësisht situatën në atë mënyrë që pranohet edhe nga të tjerët. Kompetenca është rezultat i procesit të përkohshëm, dinamik, dialektik dhe ndërtues të trajtimit të situatës; ajo nuk është proces por produkt i situatës. Kompetenca nuk mund të parashikohet dhe nuk mund të përcaktohet “apriori”; ajo varet nga nxënësi ose grupi i nxënësve, nga njohuritë dhe përvoja e tyre, nga kuptimi i situatës, nga ajo që mendohet se mund të bëhet në këtë situatë, nga burimet që zotërohen në këtë situatë etj. Njohuritë që ndërton nxënësi përmes veprimit në situata mund të vihen në zbatim vetëm kur nxënësi i ka të qarta situatat. Situatat janë thelbësore dhe të nevojshme për ndërtimin e njohurive nga nxënësi, por jo të mjaftueshme. Kështu, në fillim nxënësi koordinon veprimet e tij në situatë, pra e trajton atë në mënyrë kompetente. Pastaj, pasi ka përfunduar në mënyrë të kënaqshme trajtimin kompetent të situatës, nxënësi analizon veprimin e tij duke qenë jashtë situatës. Ai shpreh me fjalë veprimet e tij, flet për atë që ka realizuar, përshtat dhe riorienton veprimet e tij. Nga veprimi kompetent në situatë, nxënësi kalon në reflektimin mbi veprimet duke qenë jashtë situatës. Nëpërmjet këtij kthimi reflektues mbi veprimet e tij, nxënësi mund të shprehë me fjalë, atë që ka realizuar efektivisht në situatë. Për pasojë, përmes këtij shpjegimi, nxënësi koncepton trajtimin kompetent të situatës, e përjeton së brendshmi dhe e përvetëson atë. Ky trajtim kompetent i situatës, i shprehur me fjalë dhe përmes veprimeve, bëhet kompetencë e shpjeguar vetjake (reale). Kjo kompetencë e shpjeguar, më pas mund të përgjithësohet, për t’u përshtatur në situata të reja. 1.3 Planifikimi i situatës së të nxënit Dilemat që kanë mësuesit në përcaktimin e situatave nuk lidhen vetëm me shkallën e qartësisë së përshkrimit të tyre, por dhe sa të kuptueshme e të rëndësishme do të jenë ato për nxënësit. Si mund të barten ato në orën e mësimit, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë kompetencat për të trajtuar situata jetësore? Për zgjidhjen e këtyre dilemave vjen në ndihmë matrica e trajtimit kompetent të situatës.

Matrica e trajtimit kompetent të situatës (MTKS) Situata Veprimet Burimet Vlerësimi

Familja e situatave Shembuj situatash që i përkasin kësaj familjeje

Kategoritë e veprimeve që lejojnë trajtimin kompetent të këtyre situatave Shembuj veprimesh që lidhen me trajtimin e këtyre situatave

Burime të ndryshme, të nevojshme për trajtimin e këtyre situatave, përmes veprimeve të përshkruara

Pritshmëritë për trajtimin e këtyre situatave Shembuj kriteresh

• Shpjegimi i MTKS

Në ndihmë të plotësimit të MTKS, jepen shpjegimet e mëposhtme: a) Situata

− një situatë, në të cilën do të veprojë nxënësi ose grupi i nxënësve. Situata është një bashkësi rrethanash, disa prej të cilave shërbejnë si burime për trajtimin e saj nga nxënësi ose grupi i nxënësve, të tjerat mund të jenë kufizime që shihen si pengesa në trajtimin e saj.

Page 4: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

4

− një familje situatash, e cila ka karakter të përgjithshëm dhe përbëhet nga disa situata me veti të përbashkëta.

Këtu shkruhet tema e situatës dhe bëhet një përshkrim i rrethanave të saj. b) Veprimet

− kategoritë e veprimeve që mund të kryhen nga nxënësit gjatë trajtimit të situatës; − zbatimin e veprimeve, i cili nënkupton përdorimin e burimeve, strategjitë, teknikat dhe

metodat e trajtimit të situatës, kufizimet sipas rrethanave të saj. Këtu shkruhen veprimet e mundshme që do të kryejnë nxënësit për trajtimin e situatës, metodat e punës, mënyrat dhe teknikat e shfrytëzimit të burimeve dhe të trajtimit të situatës.

c) Burimet

− burime vetjake të nxënësve: ata janë kognitive (bagazhi i njohurive të nxënësit), konative (elementet emocionale, motivuese etj.) dhe trupore;

− burime specifike të situatës: këto janë rrethanat e situatës që lehtësojnë trajtimin e saj; − burime të jashtme: janë burime jashtë situatës që lehtësojnë trajtimin e situatës nga nxënësit.

Këtu shkruhen njohuritë paraprake të nxënësve, të nevojshme për trajtimin e situatës, qëndrimet, vlerat dhe veçoritë e tyre që lidhen me gjithëpërfshirjen e nxënësve në trajtimin e saj. d) Vlerësimi Kuadri i vlerësimit saktëson:

− tipin e trajtimit të pritshëm që situata të trajtohet realisht nga nxënësi dhe të pranohet nga të tjerët.

− kriteret e vlerësimit të trajtimit kompetent të situatës nga nxënësit. Këtu shkruhet si duhet trajtuar situata nga nxënësit që trajtimi i saj të quhet kompetent si dhe kriteret e vlerësimit. Për konceptimin dhe shkrimin e një situate, mësuesi ndjek formatin e mëposhtëm.

• Formati i situatës së të nxënit Në planifikimin e një situate të nxëni, mësuesi merr parasysh:

1. Rezultatet e të nxënit (rezultatet e të nxënit të programit që realizohen nëpërmjet kësaj situate).

2. Emërtimin e situatës (titulli i situatës). 3. Përshkrimin kontekstual të situatës (përmbajtja e situatës në kontekstin e realizimit të

rezultateve të të nxënit). 4. Veprimet e kryera për trajtimin e situatës. 5. Burimet (mjete, pajisje, burime të ndryshme, njohuritë dhe aftësitë paraprake të nxënësve). 6. Vlerësimin (kur situata quhet e realizuar).

Page 5: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

5

Plani sintetik dhe analitik i lëndës Art pamor 35 orë x 1

Tem

atik

a 1

Gjuha dhe komuniki-mi artistik

Temat mësimore

Situata e parashikuar e të nxënit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

1.1 Shenja dhe pika

- Eksperimenton me lloje të ndryshme shenjash, shenja grafike, shenja piktorike, shenja plastike duke kuptuar rëndësinë e saj komunikuese;

Imazhe të ndryshme shenjash dhe pikash në vepra artistike

1.2 - Vija: - Cilësitë e linjës. - Vija si mjet shprehës.

- përdor cilësitë e ndryshme të vijës për qëllime të caktuara në krijimet e veta; - Përdor mjete të ndryshme artistike si lapsi, stilolapsi, karboni, lapustila, rapitografi etj., për të krijuar emocione të caktuara nëpërmjet vizatimeve me vijën.

Prezantim i pikturave të artisteve të mëdhenj, ku evidentohet qarte vija dhe cilësitë e saj

1.3 1.3-Forma dydimensionale: Forma natyrale

-Identifikon që edhe format bazë gjeometrike gjenden edhe në natyrë; analizon format natyrale në veprat e artistëve Paul Klee dhe Vasilij Kandinsi

Shfaqe e filmave me punime të artistëve Paul Klee dhe Vasilij Kandinsi

1.4 -Format gjeometrike . Krijim artistik

-Zhvillon format gjeometrike në një dekoracion

Punë e pavarur artistike Realizoni një dekoracion, duke përdorur figura të ndryshme gjeometrike

1.5 Ngjyrat : -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare

- Kupton zbërthimin e dritës së bardhë në ngjyra, nëpërmjet prizmit; - Përdor bojëra me bazë ujin, transparente dhe opake, penelat e përshtatshëm për të krijuar me përzierjen e ngjyrave parësore, dytësore, të ngrohta dhe të ftohta.

Njohje mes imazheve te ndryshme pikturash, Pune krijuese. Realizon një pikturë ku mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta.

1.6 Ngjyrat e ngrohta, ngjyrat e ftohta Krijim artistik

-Identifikon ngjyrat në spektër dhe i gjen ato në mjedisin përreth.

Pune krijuese Realizon piktura të ndryshme duke marrë si shembull spektrin e ngjyrës

1.7 Tekstura : Tekstura të ndryshme. (natyrale

-Identifikon shembuj të ndryshëm të teksturës në natyrë dhe i interpreton në krijim, mbi sipërfaqe dy dhe tredimensionale.

Pune Krijuese Provon te realizoje tekstura të ndryshme

Page 6: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

6

dhe artificiale) mbi sipërfaqe dydimensionale

1.8 Vëllimi: Drita dhe hija (hija e objektit dhe hija e mbartur)

- Paraqet në mënyrë realiste një objekt ose disa objekte në marrëdhënie midis tyre nëpërmjet dritë hijes mbi një sipërfaqe dydimensionale;

Material filmik. Pune e pavarur. Realizon figura tredimensionale me drite hije

1.9 Hapësira: Llojet e hapësirës, planet.

-Zhvillon perceptimin vizual të distancave dhe thellësisë; - Zbulon dhe paraqet në krijim raportet hapësinore midis objekteve: përpara/mbrapa, sipër poshtë etj.

Shembuj ne natyre Pune e pavarur Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet hapësinore midis objekteve: përpara/mbrapa, sipër poshtë

1.10 Baraspesha: Simetria dhe asimetria

-Zbulon simetrinë në natyrë dhe në art dhe përdor aksin e simetrisë dhe simetrinë rrethore në krijimet e veta; - Zbulon që asimetria është e kundërta e simetrisë dhe kupton rëndësinë e përdorimit të asimetrisë në veprat e artit dhe arkitekturë.

Material informues, Pune krijuese Krijoni shembuj vizualë të baraspeshës rrethore.

Tem

atik

a

2

Teknika dhe procese artistike

Temat mësimore

Situata e parashikuar e të nxënit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

2.1 Vizatimi -Teknikat grafike

- Eksperimenton dhe krijon me mjete dhe teknika të ndryshme artistike duke u mbështetur në natyrë, në mjedis , në eksperienca personale, te fantazia për të komunikuar ide.

Praktikon me secilën nga teknikat e vizatimit me laps.

2.2 Vizatimi me laps, karbon

- Krijojnë duke përdorur karakteristikat shprehëse të mjeteve të vizatimit si: gradacionet tonale të lapsit dhe gomës, karbonit etj.

Pune e pavarur Si të realizoni një vizatim me karbon hap pas hapi.

2.3 Piktura - Paraqet formën tredimensionale mbi sipërfaqen dydimensionale.

Material filmik

2.4 Akuareli - Zbulon efektet e teknikës së akuarelit dhe i përdor në krijim.

Si te realizojmë një trëndafil në teknikën e akuarelit

2.5 Mozaiku. A e dini se?

- Zbulon karakteristikat e teknikës së mozaikut dhe i përdor në krijim.

Realizon një mozaik në mjedisin e klasës.

2.6 Krijim

Përdor njohuritë e marra për të realizuar një punë artistike në teknikën e mozaikut.

Realizon një mozaik në mjedisin e klasës.

2.7 Stampimi: - Monotipi

- Përdor teknikën e monotipit për të stampuar mbi sipërfaqe me tekstura të ndryshme.

Material Filmik Stampon ne tekniken e monotipit

Page 7: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

7

2.8 Stampa me reliev dhe gërryerje. Krijim hap mbas hapi.

- krijon stampa me reliev dhe nëpërmjet gërryerjes dhe stampon mbi sipërfaqe me teksturë të ndryshme;

Stampon përmes gdhendjes së linoleumit

2.9 Fotografia: - Imazhe fotografike, aparati fotografik

- zbulon që imazhi fotografik ndryshon nga imazhi artistik i pikturës apo vizatimit dhe është mënyra kryesore e komunikimit vizual e këtij shekulli;

Reflekton ndjenja dhe emocione te fotografitë që realizoni duke komunikuar me shikuesin përmes gjuhës vizuale të kohës që ne po jetojmë.

2.10 Eksploro dhe praktiko

- përdor një aparat të thjeshtë fotografik për një qëllim të caktuar, duke kompozuar saktë;

Realizon një album personal me fotografitë e përzgjedhura dhe paraqitini në klasë.

2.11 Grafik dizajni dhe prezantimi

- kupton mënyrën se si zhvillohet një projekt artistik nëpërmjet shënimeve, skicave dhe kërkimeve vizuale;

Përgatit një prezantim të shkurtër për projektin e tij

2.12

Projekt artistik - përdor stile të thjeshta shkrimi, të shkëputura e të prera nga revista, gazeta, etj, dhe të ngjitura, për një qëllim të caktuar, duke organizuar hapësirën së bashku me një imazh fotografik.

Realizon një projekt artistik,

2.13 Skulptura Njihet me skulpturën dhe lloje të ndryshme të saj.

Material filmik. Vepra e Skulptorit Odhise Paskali

2.14 Modelimi me plastelinë, baltë, karta pesta

- modelon vazo ose një reliev të thjeshtë, duke përdorur materiale, si: plastelinë, carta pesta;

Material filmik. Si të realizojmë një trëndafil me plastelinë

2.15 Gdhendja mbi materiale t ë buta.

- gdhend figura të thjeshta, duke përdorur materiale të buta, si: sapun, bukë peshku.

Material filmik Si të gdhendim në sapun

2.16 Konstrukson

- përdor materialet e duhura nëpërmjet proceseve, si: prerja, dhënia formë, ngjitja dhe ndërtimi i një strukture (letra e kartonë, tela të përkulshëm, drunj me nyje, unaza perdesh, material copash të qepura dhe të mbushura, tapa shishesh, shishe plastike etj).

Realizon një konstruksion me materiale të ndryshme

2.17 Materiale të ndryshme dhe të riciklueshme

- mbështet për punën e tij në imazhet e veprave të artit, artizanatit, trashëgimisë kulturore, dizajnit, nga historia e artit dhe kultura botërore dhe shqiptare, në lidhje me njohuritë dhe tematikat mësimore në program.

Punë e pavarur

Historia Arti dhe shoqëria

Temat mësimore

Situatë e parashikuar të të nxënit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

3.1 3.2

Historia e artit shqiptar

- analizon, interpreton dhe vlerëson vepra arti, objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare

Njihet me historinë dhe vepra të artistëve të

Page 8: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

8

3.3

Galeri - Vepra arti nga vende, kultura dhe kohë të ndryshme dhe objekte nga trashëgimia kulturore (prehistoria, antikiteti, mesjeta, rilindja, baroku, klasike, romantike, lëvizjet moderne dhe post moderne, bashkëkohore.) Analizimi, interpretimi dhe vlerësimi i një vepre

dhe nga kultura të tjera, në kontekstin historik dhe në kontekstin social kulturor; - identifikon elementët e gjuhës vizuale, teknikën e përdorur, aspektet historike në një vepër arti; - identifikon subjektin dhe simbolikën e veprës dhe shpjegon përjetimin dhe vlerësimin për të; - argumenton dhe komunikon mendimin e tij mbi veprën; - përdor fjalorin e duhur si në gjuhën e folur ashtu edhe të shkruar për të komunikuar vlerësimin e tij; - respekton përjetimin dhe vlerësimin e të tjerëve;

ndryshëm nga vendi dhe bota. Analizon vepra të ndryshme artistike

3.4 3.5 3.6 3.7 3.8

Eksperienca artistike: - Vizita në studiot e artistëve, punishtet e artizanëve të zonës. - Takime me artistë, dizajnë, artizanë, arkitektë etj. Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin Ekspozita dhe evente kulturore: - Vizita në muzeume, (arkeologji, etnografi) galeri arti, qendra kulturore, site arkeologjike, objekte të trashëgimisë

- zbulon eksperienca të ndryshme artistike dhe profesione që lidhen me artin pamor, nëpërmjet takimeve me artistë të ndryshëm si të ftuar në shkollë, nëpërmjet vizitave në vendin e tyre të punës, nëpërmjet informacionit që marrin gjatë orës së mësimit dhe informacionit të mbledhur nga burime të ndryshme informacioni; - viziton muze, galeri, qendrën kulturore, site arkeologjike, etj. - merr pjesë në ekspozita e projekte artistike në klasë, shkollë e komunitet; - përdor burime të ndryshme informacioni;

Page 9: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

9

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇE

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit: Nxënësi: -Krijon personalitetin e vet dhe është aktiv në veprimtaritë artistike; -kupton drejt mesazhet, që u adresohet; -shprehet qartë me anë të simboleve, shenjave dhe gjuhës vizuale; -është komunikues efektiv; -orientohet që të shfrytëzojë në mënyrë të vazhdueshme, të pavarur, kritike dhe krijuese, mjetet artistike dhe mundësitë e komunikimit dhe të të shprehurit në art pamor.

Kompetenca e të menduarit: Nxënësi: -merr dhe përpunon njohuritë vizuale në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi; -zgjidh probleme të ndryshme artistike; -zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese; -ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.

Kompetenca e të nxënit: Nxënësi bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, aftësive dhe nevojave brenda dhe jashtë shkollës për një qëllim të përbashkët.

Kompetenca digjitale: Nxënësi gjen, prodhon, krijon, prezanton dhe shkëmben informacion si dhe bashkëpunon në rrjete informuese në internet si dhe njeh apo përdor mjetet audio, video Cd, DVD, aparat fotografik digjital, kamera etj.

Lidhja e lëndës së artit pamor me temat ndërkurikuare Arti pamor ka një shumëllojshmëri të veprimtarive në jetën e përditshme dhe është i lidhur me shumë komponentë të arsimit. Kjo lidhje është e shumëfishtë sepse ai jo vetëm merr në konsideratë shumë nga këto komponentë, por edhe kontribuon në realizimin e tyre. Kështu në shqyrtimin e temave ndërkurikuare: Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave; Të drejtat e njeriut; Mjedisi;

Page 10: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

10

Bashkëjetesa paqësore, nxënësi kontribuon përmes aktiviteteve artistike, duke shpalosur vlerat e kulturës së vet, duke respektuar dhe promovuar vlerat e kulturave të tjera, duke bashkëpunuar vetëm dhe në grup në aktivitete të ndryshme duke dhënë kontributin e vet, duke dhënë zgjidhje situatave dhe problemeve të ndryshme pamore/artistike, duke përdorur gjuhë të saktë artistike për të komunikuar vlera dhe qëndrime, duke shpjeguar teknika dhe procese të ndryshme që lidhen dhe me fusha të tjera që ata mësojnë. Përmes situatave të paraqitura në temat ndërkurrikulare nxënësi ka mundësi të bëjë lidhjet ndërmjet kompetencave të artit pamor me detyrat e caktuara për realizimin e këtyre Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës/lëndës Nxënësi përdor aftësitë e tij pamore që kanë të bëjnë me simbole, vizatime grafike për të zhvilluar një marrëdhënie aktive në mjedisin e tij. Ai mund të shpjegojë fenomenet dhe dukuritë pamore në botën e tij dhe ndërvarësitë e mjedist dhe botës njerëzore (format dhe ngjyrat). Nxënësi mëson të komunikojë dhe shprehet përmes gjuhës pamore në krijimet e tij nëpërmjet përdorimit të ideve origjinale, gjuhës artistike teknikave të larmishme, duke eksperimentuar dhe zhvilluar më tej idetë e veta artistike. Nxënësi fillon të familjarizohet me përmbajtje të ndryshme të veprave të artit, duke shpjeguar kuptimin e tyre dhe duke bërë një gjykim kritik dhe estetik.

Lidhja e lëndës së artit pamor me fushat e tjera kurikulare Arti pamor është i lidhur me lëndët brenda fushës së saj, por edhe me fusha të tjera të nxëni në kurrikul. Elementet e artit pamor, ritmi, harmonia, dinamika, etj., lidhen shumë mirë me disiplinat e tjera artistike, si kërcimin, muzikën, teatrin, por edhe me matematikën, gjuhën, shkencat shoqërore. Nxënësit nxiten të bëhen të vetëdijshëm për një numër proçesesh që lidhen me karakteristikat kryesore të kompetencave kroskurrikulare të cilat krijojnë lidhje me njohuritë në lëndët e tjera. Kompetencat e artit pamor mundësojnë nxënësit të përdorin informacionin, të zgjidhin problemin, të ushtrojnë mendimin kritik, të zbulojnë metoda pune efektive, të përdorin informacionin dhe komunikimin teknologjik, të zhvillojnë identitetin e tyre personal, të punojnë me të tjerët dhe të komunikojnë në mënyrë të përshtatshme. Kështu që edhe në këtë cikël, mësuesit përmes mësimit të shumë përmbajtjeve mësimore, duhet t’u japin mundësinë nxënësve të konsolidojnë përvojat që ata kanë krijuar dhe që i sjellin në klasë, duke i pasuruar dhe duke u dhënë drejtim të mëtejshëm këtyre përvojave. Më poshtë paraqiten disa lidhje ndërlëndore të artit pamor me lëndë të tjera, të para përmes objektivave të njohurive:

Kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj Bazuar në këtë kurrikul, lënda e artit pamor synon të përmbushë 3 kompetencat e lëndës, të cilat lidhen me kompetencat kyç që një nxënës duhet të zotërojë gjatë jetës së tij dhe që arrihen nëpërmjet 3 tematikave kryesore.

Page 11: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

11

Kompetencat e lëndës: Kompetenca 1: Krijimi artistik Kompetenca 2: Realizimi i punimit Kompetenca 3: Vlerësimi i veprave të artit Tematikat e lëndës: Tematika 1: Gjuha dhe komunikimi artistik Tematika 2: Teknika dhe procese artistike Tematika 3: Historia, arti dhe shoqëria

Page 12: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

12

TEMATIKA I GJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIK

Përshkrimi i tematikës Në këtë tematikë nxënësi/sja: zbulon elementët e gjuhës vizuale dhe i përdor për të realizuar idetë e veta përmes imazheve. Përdor me kompetencë hapat e procesit krijues që nga stimuli, ideja dhe realizimi nëpërmjet përzgjedhjes së teknikave të duhura artistike. Procesi i eksperimentit është pjesë e rëndësishme e krijimit artistik, pasi ndihmon në aftësimin e nxënësit për të personalizuar tema e subjekte të ndryshme. Personalizimi i temave dhe subjekteve dhe përdorimi i qëllimshëm i elementeve të gjuhës artistike, është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit krijues. Rezultatet e të nxënit për kompetencat e lëndës: • Krijimi artistik: përdor ide personale dhe stimuj për krijim; zbulon rrugë të ndryshme për të realizuar idetë artistike; përdor elementet e artit pamor dhe teknikat artistike; përzgjedh elementët e duhura për të realizuar idetë artistike; përmirëson punën duke u mbështetur në zgjidhje artistike; analizon qëllimin e tij/saj krijues; identifikon elemente të eksperiencës së tij/saj artistike, çfarë ka mësuar dhe metodat që ka përdorur. • Realizimi i punimit: zgjedh ide dhe planifikon teknikat dhe mjetet për realizim; merr në konsideratë target grupin të cilit i referohet me idetë e tij/saj; eksperimenton me mjete dhe teknika për të materializuar idetë e tij/saj; përdor teknikat artistike, elementet e artit pamor në lidhje me mesazhin që do të përcjellë; analizon qëllimin e tij/saj krijues; identifikon elemente të eksperiencës së tij/saj artistike, çfarë ka mësuar dhe metodat që ka përdorur. Vlerësimi artistik: identifikon elementet e gjuhës vizuale, teknikën, gjininë në një vepër arti; identifikon veprat e artit në aspektin e tyre historik. Kjo tematikë është planifikuar të ketë 10 orë mësimore të ndara në • Shenja dhe Pika • Vija -Cilësitë e linjës -Vija si mjet shprehës.

• Forma dydimensionale: Forma natyrale, format gjeometrike

• Ngjyrat -Perceptimi i ngjyrës

-Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare -Ngjyrat e ngrohta, ngjyrat e ftohta

Page 13: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

13

• Tekstura -Tekstura të ndryshme. (natyrale dhe artificiale)

• Vëllimi -Drita dhe hija (hija e objektit dhe hija e mbartur)

• Hapësira -Llojet e hapësirës, planet.

• Baraspesha: -Simetria dhe asimetria Fjalët kyç: Shenje, pikë, vijë, linjë, formë dydimensionale, formë natyrale, formë gjeometrike, ngjyrë, ngjyra primare, ngjyra sekondare, ngjyrë e ngrohtë, ngjyrë e ftohtë, teksturë, teksturë natyrale, teksturë artificial, vëllim, dritë, hije, hapësirë, plan, baraspeshë, simetri, asimetri.

• Shenja dhe Pika

• Mjete pune: lapsi, bojëra uji, lapustila, plastelinë, letër dhe gomë.

• Materiale ilustruese: imazhe të ndryshme me punime artistike. Situata e të nxënit - eksperimenton me lloje të ndryshme shenjash, shenja grafike, shenja piktorike, shenja plastike, duke kuptuar rëndësinë e saj komunikuese. Ndërtimi i aftësive praktike për të krijuar emocione vizuale. Përdor mjete të ndryshme për realizimin e njollave të ndryshme, si piktorike, skulptorike, grafike. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: • 1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre. Përzgjedh shembuj të ndryshëm për të shpjeguar lloje te ndryshme shenjash dhe pikash.

• 2. Eksplorimi i shembujve konkretë për njohjen e termit Sjell në klasë imazhe të pikturave nga artistë të njohur, ku të evidentohet përdorimi i llojeve të ndryshme të njollave dhe pikave. -Çfarë kuptoni me shenje piktorike, grafike apo skulptorike? Mësimi fillon me një ecuri të caktuar të cilën do ta ndajmë në tre faza!

• Hapi 1. - Bisedë. Pasi shpjegohet tema e ditës, duke theksuar se shenja dhe pika janë elemente shumë të rëndësishme të artit pamor etj,... fëmijët bashkëbisedojnë duke kujtuar vepra të ndryshme artistike, ku ato kanë parë pika apo njolla duke filluar që në parahistori, me pikturat e shpellave e më tej.

Page 14: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

14

• Hapi 2. Veprimtari Mësuesi njeh nxënësit me llojet e ndryshme të njollave duke përdorur imazhe të tjera përveç atyre që janë vendosur në libër. Eksperimenton bashkë me nxënësit, duke realizuar lloje të ndryshme shenjash, si shenja grafike, shenja piktorike, shenja plastike, duke kuptuar rëndësinë e tyre komunikuese.

• Hapi 3 –Analizë Punimet e përfunduara të nxënësve vendosen në tabelë. Ata i vëzhgojnë ato duke përfituar nga mënyra e punës së njëri-tjetrit. Më pas mësuesi drejton pyetjet duke i lejuar nxënësit të përgjigjen me radhë. -Ç’është shenja dhe pika në artin pamor?

• Vlerësim i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të kuptojnë se ç’është njolla dhe pika në artin pamor; japin shembuj konkretë dhe janë në gjendje të dallojnë njollën piktorike, grafike apo skulptorike në një vepër të dhënë nga mësuesi. Vija - Cilësitë e linjës -Vija si mjet shprehës Mjete pune: lapsi, stilolapsi, karboni, lapustila, rapitografi, letër dhe gomë. Materiale ilustruese: Fotografi të ndryshme me punime artistike.

Situata e të nxënit - eksperimenton me lloje të ndryshme vijash, .

Ndërtimi i aftësive praktike për të krijuar emocione vizuale. - përdor cilësitë e ndryshme të vijës për qëllime të caktuara në krijimet e veta; - përdor mjete të ndryshme artistike, si: lapsi, stilolapsi, karboni, lapustila, rapitografi etj., për të krijuar emocione të caktuara nëpërmjet vizatimeve me vijën.

• 1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre. Përzgjedh shembuj të ndryshëm për të shpjeguar llojet e ndryshme të vijave dhe për t’i përdorur ato në krijimet e veta.

• 2. Eksplorimi i shembujve konkretë për njohjen e vijave Sjell në klasë imazhe punimesh nga artistë të njohur, ku të evidentohet vija si mjet shprehës, si dhe cilësitë e saj mbi to.

Page 15: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

15

Mësimi fillon me një ecuri të caktuar të cilën do ta ndajmë në tre faza! • Hapi 1. Bisedë Pasi shpjegohet tema e ditës, duke theksuar se vija është një nga elementet më të rëndësishme të artit pamor, mësuesi fillon një bashkëbisedim të ngrohtë me fëmijët, duke i nxitur ata të shpalosin njohuritë e tyre në lidhje më këtë element. Natyrshëm tregohen punime të realizuara nga autorë të ndryshëm ku vijat të jenë të qarta dhe lehtësisht të dallueshme për ta barë bisedën më konkrete.

• Hapi 2. Veprimtari Mësuesi njeh nxënësit me llojet e ndryshme të vijave si dhe cilësitë që ato kanë në një vizatim të caktuar. (Vizatimet e shfaqura në libër janë të qartë për ti dhënë fëmijëvë një ide të plotë mbi to.) I orienton ata për të realizuar një vizatim duke I përdorur këto cilësi. Iu sugjeron atyre përdorimin e mjeteve të ndryshme artistike si lapsi, stilolapsi, karboni, lapustila, rapitografi, etj, për të krijuar emocione nëpërmjet përsëritjes së vijave të harkuara në formë spiraleje. Eksperimenton bashke me nxënësit, duke i inkurajuar ata për punën e rëalizuar.

• Hapi 3 Analize Punimet e përfunduara të nxënësve vendosen në tabelë. Secilit i kërkohet të zgjedhë një punim mbi të cilin mund të flasë, duke vënë në pah anën pozitive dhe atë negative që ai verën mbi të. Më pas mësuesi drejton pyetjet duke i lejuar nxënësit të përgjigjen me radhë. -Çfarë tregon vija sipas mënyrës së vendosjes? -Përmendni disa nga cilësitë e vijës si mjet shprehës.

• Vlerësim i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të kuptojnë se ç’është vija në artin pamor. Të japë shembuj konkretë dhe të jenë në gjendje të dallojnë llojet e ndryshme të vijave në një vepër të dhënë nga mësuesi. Të realizojë lirshëm detyrën e dhënë.

• Forma dydimensionale 2 orë Forma natyrale, Format gjeometrike Mjete pune: lapsi, lapustila, letër dhe gomë. Materiale ilustruese: Fotografi të ndryshme me punime artistike, Materiali filmik me punime të periudhave të ndryshme të artistëve Paul Klee, dhe Wasili Kandinskij, përgatitur nga autori i tekstit në ndihmë të mësuesit dhe nxënësit.

Page 16: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

16

Situata e të nxënit -identifikon që edhe format bazë gjeometrike gjenden edhe në natyrë. - analizon format natyrale në veprat e artistëve Paul Klee dhe Vasilij Kandinsij.

Ndërtimi i aftësive praktike për të krijuar emocione vizuale. - zhvillon format gjeometrike në një dekoracion.

• 1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre. -Vëzhgoni fotografi të ndryshme nga natyra duke identifikuar faktin që edhe format bazë gjeometrike mund të gjenden në natyrë.

• 2. Eksplorimi i shembujve konkretë për njohjen e vijave - Ndiq me kujdes imazhet e veprave të artistëve të njohur të historisë botërore të artit, Paul Klee dhe Vasilij Kandinsij, duke analizuar format natyrale që ju shihni mbi to. - Provoni të realizoni një dekoracion, duke përdorur figura të ndryshme gjeometrike. - Hetoni format gjeometrike më dominuese mbi secilën nga punët e realizuara nga nxënësi.

Tema fillon me një ecuri të caktuar, të cilën do ta ndajmë në dy orë mësimore. Ora 1 • Hapi 1. Bisedë Mësuesi bën prezantimin e temës mësimore, duke e orientuar atë në formë bashkëbisedimi. Jep shembuj të ndryshëm të formave natyrore, duke iu dhënë herë pas here fjalën edhe nxënësve për të përmendur ndonjë formë të tillë. Pasi fëmijët janë të qartë më format natyrore, mësuesi fillon të bëjë njohjen më format gjeometrike, duke i orientuar nxënësit të lidhin këtë temë me lëndën e matematikës, për të kujtuar vetitë e figurave gjeometrike. Shpjegohet gjithashtu se në tërësinë e formave, natyrale, gjeometrike, ne do të dallojmë formën dydimensionale, dhe formën tredimensionale. Në këtë vit do t’i jepet rëndësi formës dydimensionale, për të vazhduar me atë tredimensionale në klasën e shtatë.

Hapi 2. Veprimtari Mbas njohurive të marra gjatë bisedës, nxënësit prezantohen më detyrën që do të realizojnë në fletoren e vizatimit, “Dekoracion”, duke përdorur figura të ndryshme gjeometrike. Puna do të vazhdojë me kompozimin e dekoracionit deri në fund të orës mësimore, për të vazhduar nw orën pasardhëse.

Page 17: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

17

Ora 2. • Hapi 1. Bisedë Këtë orë biseda do të fillojw me shfaqjen e pamjeve filmike të veprës artistike të dy piktoreve tw shquar ekspresionistw Paul Klee dhe V. Kandinski, tw cilwt kanw qenë artistë bashkudhëtare të një periudhe kohore. Duke marrë në konsideratë punimet e realizuara nga artistët e njohur të historisë botërore të artit, Paul Klee dhe Vasilij Kandinsij, duke analizuar format natyrale që shihen mbi to. Nxënësi arrin të hyjë gradualisht në analizën e një vepre. I shpjegohet saktësisht se çdo element i mësuar duke filluar nga njolla, pika, vija dhe së fundmi forma janë elemente kryesore qw trajtohen në analizën e një vepre.

• Hapi 2. Veprimtari Në pjesën e dytë të orës do të mbyllen detajet e punimit artistik“Dekoracion”. Sugjerohet që teknika e përdorur të jetë ajo e lapustilave. Nxënësit lihen të lirë në përzgjedhjen e ngjyrave.

• Hapi 3. Analizë Punimet e realizuara vlerësohen nga vetë nxënësit dhe mësuesi, duke bërë përzgjedhjen e disa prej tyre për të marrë pjesë në ekspozitën përmbyllëse të vitit.

Vlerësim i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të kuptojnë se ç’është forma natyrore, forma gjeometrike dhe forma dydimensionale. Të japë shembuj konkretë dhe të jetë në gjendje të dallojë llojet e ndryshme të tyre një vepër të dhwnë nga mësuesi. Të realizojë lirshëm detyrën e dhënë.

• Ngjyrat -Perceptimi i ngjyrës -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare -Ngjyrat e ngrohta, ngjyrat e ftohta Mjete pune: lapsi, stilolapsi, karboni, lapustila, rapidograf, letër dhe gomw. Materiale ilustruese: Fotografi të ndryshme me punime artistike.

Situata e të nxënit -kupton zbërthimin e dritës së bardhë në ngjyra, nëpërmjet prizmit; - përdor bojëra me bazë ujin, transparente dhe opake, penelat e përshtatshëm për të krijuar me përzierjen e ngjyrave parësore, dytësore, të ngrohta dhe të ftohta.

Ndërtimi i aftësive praktike për të krijuar emocione vizuale -Realizoni një pikturë ku tw mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta.

Page 18: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

18

-Provoni të realizoni piktura të ndryshme, duke marrë si shembull spektrin e realizuar në klasë, ku të përdorni tre ngjyra që paraqiten ngjitur njëra-tjetrës.

• 1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre Përdorni bojëra me bazë uji, penela të përshtatshëm për të krijuar përzierjen e ngjyrave parësore, ngjyrave dytësore , ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta. Identifikoni ngjyrat në spektër dhe gjejini ato në mjedisin përreth.

• 2. Eksplorimi i shembujve konkretë për njohjen e vijave Eksploroni efektet që përcjellin ngjyrat në gjendjen tuaj shpirtërore. Bashkëbisedoni duke ndarë mendime me njeri –tjetrin dhe duke mbajtur qëndrime personale në lidhje me këtë fenomen.

Tema fillon me një ecuri të caktuar të cilën do ta ndajmë në dy orë mësimore Ora 1

• Hapi 1. Bisedë Mësuesi bën prezantimin e temës mësimore “Ngjyrat”, duke përdorur fjalë të thjeshta për të njohur ata me perceptimin i ngjyrës. Se ngjyra është një dukuri e studiuar shkencërisht dhe zbulimi i Isak Njutonit, provoi se drita e bardhë është një përzierje ngjyrash si ajo e ylberit. Mësuesi shton fakte historike mbi perceptimin e ngjyrës që theksojnë se ngjyrat si pigmente ndryshojnë nga ngjyra si dritë. Flet mbi harmoninë e ngjyrave, tonalitetet e tyre dhe përzierjet e tyre në piktura të ndryshme. Flet mbi cilësitë e ngjyrave dhe sjell shembuj konkretë, që fëmijët të kuptojnë sa më mirë emërtimin, intensitetin dhe tonalitetin e tyre. Shpjegimi i ngjyrave primare (parësore) realizohet duke iu kërkuar fëmijëve të kenë mbi tavolinë përveç librit edhe mjetet e punës. Duke shpjeguar ai ndërton një masë të caktuar me secilën nga ngjyrat primare. Për të vazhduar me ato sekondare e kështu me radhë.

• Hapi 2. Veprimtari Realizimi i spektrit të ngjyrës. Duke pasur parasysh se gjatë 45 minutave të një ore mësimi nuk mund të realizohet siç duhet edhe shpjegimi i termit edhe spektri i ngjyrës, mbasi ju ka shpjeguar ecurinë e punës, dhe mbasi fëmijët kanë hedhur hapat e parë, mësuesi u cakton fëmijëve për ta përfunduar në shtëpi. Ora mësimore vazhdon me prezantimin e detyrës që fëmijët do të realizojnë, e cila konsiston në realizimin e një pikture, tek e cila ata do të përdorin vetëm ngjyra të ngrohta. Nxënësi do të orientohet për të vënë në shërbim të punës pamjet vizuale të pikturave që ka parë në filmat e shfaqur më përpara, duke nxitur tek ata aftësitë riprodhuese të imazhit, gjë që ka një rendësi mjaft të veçantë në lëndën e edukimit figurativ.

Page 19: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

19

Ora 2

• Hapi 1 -Bashkëbisedim Ora e dytë do të fillojë më pyetje të ndryshme në lidhje me ngjyrën. Fëmijët do të flasim duke iu përmbajtur shpjegimit të një ore më parë dhe duke sjellë shembujt e spektrit të përfunduar në shtëpi. Diskutimi do të vazhdojë me eksplorimin e efekteve që përcjellin ngjyrat në gjendjen e tyre shpirtërore.

• Hapi 2 -Veprimtari Veprimtaria e kësaj ore do të konsistojë në mbylljen e punimit ku do të përdoreshin vetëm ngjyrat e ngrohta. Fëmijët që arrijnë të mbyllin këtë punim mund të vazhdojnë më një pikturw tjetër, por me ndryshimin e ngjyrave të ngrohta në ngjyra të ftohta.

• Hapi 3 Analizë Si gjithmonë punimet e përfunduara nga nxënësit vendosen në radhë për të marrë vlerësimin e mësuesit. Një ndër elementet kryesore për vlerësim pozitiv do të jetë pastërtia e ngjyrave të krijuara mbi letër, si dhe mënyra e dhënies së shpjegimit nga ana e autorit (nxënës).

• Vlerësimi i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të kuptojnë teorinë e ngjyrës, emërtimin, intensitetin dhe tonalitetin e saj. Kë do të quajmë ngjyra primare dhe kë do të quajmë ngjyrë dytësore. Kush bën pjesë në ngjyrat e ngrohta dhe kush në ngjyra të ftohta. Të japë shembuj konkretë dhe të jenë në gjendje të dallojnë llojet e ndryshme të tyre një vepër të dhënë nga mësuesi. Të realizojë lirshëm detyrën e dhënë.

Page 20: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

20

TEMATIKA 2

TEKNIKA DHE PROCESE ARTISTIKE Përmbajtja Vizatimi - Teknikat grafike, vizatimi me laps, karbon Piktura; - Akuarel, mozaiku. Stampimi: - Monotipi, stampa me reliev dhe gërryerje. Fotografia: - Imazhe fotografike, aparati fotografik. Grafik dizajni dhe prezantimi: - Projekt artistik. Skulptura - Modelimi me plastelinë, baltë, karta pesta. - Gdhendja mbi materiale të buta. Konstruksioni - Materiale të ndryshme dhe të riciklueshme. Fjalët kyç: Vizatim, teknikë grafike, vizatim me laps, karbon, pikturë, akuarel, mozaik, stampim, monotip, stampë me reliev, stampë me gërryerje, fotografi, imazhe fotografike, aparat fotografik, grafikë dizajni, prezantim, projekt artistik, skulpturë, modelim me plastelinë, baltë, karta pesta, gdhendje mbi materiale të buta, konstruksion, materiale të ndryshme dhe të riciklueshme.

Page 21: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

21

Përshkrimi i shkurtër i tematikës Në këtë tematikë nxënësi/sja: Do të njihet me vizatimin, teknikat grafike, pikturën dhe disa teknika piktorike, stampimin dhe disa nga mënyrat më të përdorura të tij, grafik-dizajnin dhe prezantimin, skulpturën, konstruksionin si dhe materialet me të cilat realizohen ato. Do të krijojë punime dy dhe tredimensionale në art dhe dizajn nëpërmjet përdorimit të teknikave të larmishme artistike. Do të eksperimentojë dhe do t’i përdorë me kompetencë ato në realizimin e punimit. Nxënësi do të përzgjedhë teknika artistike me qëllim për të eksperimentuar me efektin e tyre, duke realizuar idenë e tij, duke përcjellë mesazh për audiencën e caktuar. Gjithashtu, ai do të zhvillojë aftësitë e tij për të organizuar gjuhën vizuale nëpërmjet teknikave të ndryshme artistike dhe do të ndajë eksperiencat krijuese me të tjerët.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat e lëndës: - Krijimi artistik: përdor ide personale dhe stimuj për krijim; zbulon rrugë të ndryshme për të realizuar idetë artistike; përdor elementet e artit pamor dhe teknikat artistike; përzgjedh elementët e duhur për të realizuar idetë artistike; përmirëson punën duke u mbështetur në zgjidhje artistike; analizon qëllimin e tij/saj krijues; identifikon elementë të eksperiencës së tij/saj artistike, çfarë ka mësuar dhe metodat që ka përdorur. -Realizimi i punimit: zgjedh ide dhe planifikon teknikat dhe mjetet për realizim; merr në konsideratë target grupin të cilit i referohet me idetë e tij/saj; eksperimenton me mjete dhe teknika për të materializuar idetë e tij/saj; përdor teknikat artistike, elementet e artit pamor në lidhje me mesazhin që do të përcjellë; analizon qëllimin e tij/saj krijues; identifikon elemente të eksperiencës së tij/saj artistike, çfarë ka mësuar dhe metodat që ka përdorur. - Vlerësimi artistik: identifikon elementet e gjuhës vizuale, teknikën, gjininë në një vepër arti; identifikon veprat e artit në aspektin e tyre historik; identifikon aspektin shprehës dhe simbolik duke shprehur emocionet e tij/saj; interpreton, argumenton dhe shpreh këndvështrimin e tij/saj për një vepër ose objekt artistik; identifikon elemente të eksperiencës së tij/saj artistike, çfarë ka mësuar dhe metodat që ka përdorur.

Page 22: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

22

• Vizatimi - Teknikat grafike, vizatimi me laps, karbon Mjetet e punës Letër, laps, karbon, gomë.

Situata e të nxënit Eksperimenton dhe krijon me mjete dhe teknika të ndryshme artistike, duke u mbështetur në natyrë, në mjedis, në eksperienca personale, te fantazia për të komunikuar ide.

Ndërtimi i aftësive praktike për të krijuar emocione vizuale. - Krijon duke përdorur karakteristikat shprehëse të mjeteve të vizatimit si: gradacionet tonale të lapsit dhe gomës, karbonit etj.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: • 1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre. Përzgjedh mjete dhe shembuj të ndryshëm për të shpjeguar dhe realizuar teknikën e vizatimit.

• 2. Eksplorimi i shembujve konkretë për njohjen e termit Sjell në klasë fotografi, albume, apo libra të ndryshëm arti, me vizatime nga artistë të njohur, ku të evidentohet përdorimi i materialeve të ndryshme në realizimin e tij. Krijon një hapësirë të caktuar për shfaqjen e filmave në ndihmë të nxënësit dhe mësuesit për njohjen e teknikave të ndryshme artistike, të përmendura gjatë tematikës së dytë të këtij teksti. Mësimi fillon me një ecuri të caktuar, të cilën do ta ndajmë në dy orë mësimore me disa hapa Ora 1

• Hapi 1. Bisedë Pasi shpjegohet tema e ditës, duke theksuar se vizatimi është një bashkësi vijash, pikash apo shenjash që bashkohen mbi një sipërfaqe letre, cope, muri, druri etj., për të qenë një vepër e ardhshme artistike. Ai mund të realizohet me një sërë mjetesh teknike, duke filluar me lapsin, karbonin, penën, pastelin etj. Mësuesi vazhdon të njohë nxënësit me materialet e ndryshme të realizimit të vizatimit. Është pozitive përdorimi i kompjuterit për prezantimin e shembujve të ndryshëm, si metodologjinë bashkëkohore dhe mjaft rezultative në mësimdhënie. Shënim Gjatë kësaj ore fëmijët do të ndjekin edhe filmat ku tregohet hap pas hapi realizimi i tre objekteve gjeometrike me dritë hije, për t’i lënë ata të lirë të zgjedhin se kë do të realizojnë.

Page 23: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

23

• Hapi 2. Veprimtari Mësuesi njeh nxënësit me llojet e ndryshme të realizimit të teknikës së vizatimit. Duke iu kërkuar nxënësve të kenë hapur fletoren e vizatimit për të realizuar hap pas hapi me laps një kub, një piramidë apo një sferë duke ndjekur filmat e realizuar enkas nga autori i tekstit, për të njohur nxënësin dhe mësuesin me hapat që duhet të ndjekin gjatë vizatimit të tyre. Përveç punës së realizuar në klasë, mësuesi u shpjegon detyrën që nxënësit do të realizojnë në shtëpi, përmes së cilës ai do të eksperimentojë, duke marrë si shembull peizazhin natyror, mjedisin që e rrethon, në eksperienca personale, mbi fantazinë për të komunikuar ide. • Nxënësit lajmërohen që në orën pasardhëse të kenë më vete karbon, letër vizatimi dhe gomë, për realizimin e detyrës pasardhëse. Ora 2

• Hapi 1. Bisedë Që në fillim të orës mësimore mësuesi ju shpjegon nxënësve vetitë që ka karboni si material i rëndësishëm në realizimin e vizatimeve nga artistë të shquar, duke theksuar se karboni është material shumë i përshtatshëm për të arritur tone të forta në një kohë më të shkurtër dhe se vizatimi me karbon duhet të realizohet mbi letër poroze. Në fund të tij për jetëgjatësi duhet të fiksohet me llakun fiksativ, ashtu si mbi vizatimin e realizuar me laps apo pastel. Sjell në klasë imazhe të ndryshme të vizatimeve në karbon duke ia treguar nxënësve me radhë. Në dërrasën e zezë vendosen tre modele vizatimesh me shkallë të caktuar vështirësie: e ulwt, mesatare dhe e lartw. Kjo gjw bëhet që fëmijwt të zgjedhin duke iu përshtatur aftësisë së tyre vetëbesuese.

• Hapi 2. Veprimtari Pasi fëmijët kanë bërë përzgjedhjen e tyre, mësuesi fillon të shpjegojë secilën nga hapat e punës. Paraqisni forma tredimensionale mbi sipërfaqen dydimensionale. 1-për të realizuar një vizatim me karbon është kompozimi i objektit të marrë në konsideratë, duke e përdorur atë lehtë mbi letër. 2-fokusohet te ndarja e segmenteve të ekspozuar në dritë dhe hije. 3-konsiston në modelimin e tij, duke pasur parasysh mënyra se si përdoret karboni. a) Në sipërfaqet ku forma e objektit është në hije, mund të përdorim karbonin të shtrirë për të arritur më lehtë plotësimin e tonalitetit të duhur.

Page 24: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

24

b) Linjat konturuese të formës, realizohen me kujdes duke ushtruar forcë mbi karbon në vartësi të saj. c) 4-Pasi vizatimi me karbon është përfunduar, ai duhet të lyhet me llak fiksativ, sepse pluhuri i karbonit bie nga sipërfaqja e letrës, me kalimin e kohës. Shënim Kjo është rruga që mund të ndiqet gjithmonë në realizimin e një punimi me laps apo karbon. .

• Hapi 3. Analizë Fëmijët tregojnë me radhw punimin e tyre përpara klasës dhe mësuesit për të marrë vlerësimin e mësuesit apo për të hapur edhe ndonjë bashkëbisedim të mundshëm në lidhje me situatat e krijuara gjatw punës. Nxënësit analizojnë njollën që krijon karboni mbi letër.

• Vlerësim i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të kuptojnë se ç’është vizatimi, si realizohet ai dhe të njohë disa nga mjetet me të cilat mund të realizohet ai.

Piktura; - Akuarel, 2 ore -Mozaiku. 2 ore

Mjetet e nevojshme: Letër , laps, ngjyra uji, penela akuareli.

Situata e të nxënit Eksperimenton dhe krijon me mjete dhe teknika të ndryshme artistike duke u mbështetur në natyrë, në mjedis, në eksperienca personale, në metodologjinë e zgjedhur në ndihmë të nxënësit dhe mësuesit si dhe te fantazia për të komunikuar ide.

Ndërtimi i aftësive praktike për të krijuar emocione vizuale. -zbulon efektet e teknikës së akuarelit dhe i përdor në krijim; - zbulon karakteristikat e teknikës së mozaikut dhe i përdor në krijim.

Page 25: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

25

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: • 1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre. Përzgjedh mjete dhe shembuj të ndryshëm për të shpjeguar sa më qartë teknikën e akuarelit dhe mozaikut.

• 2. Eksplorimi i shembujve konkretë për njohjen e termit Sjell në klasë fotografi, albume, apo libra të ndryshëm arti, me piktura nga artistë të njohur, ku të evidentohet mënyra e përdorimit të mjeteve të nevojshme gjatë realizimit të teknikës së akuarelit dhe të teknikës së mozaikut. Krijon një hapësirë të caktuar për shfaqjen e filmave në ndihmë të nxënësit dhe mësuesit për njohjen e teknikave të ndryshme artistike, të përmendura gjatë tematikës së dytë të këtij teksti. Piktura -Teknika e akuarelit (2 orë)

• Hapi1. Bisedë Shpjegohet me kujdes tema e ditës, duke filluar me përshkrimin e termit Pikturë. Thekson se: Piktura është disiplinë e artit pamor, është formë e shprehjes dydimensionale: 1-gjatësisë. 2-gjerësisë, e cila mund të studiohet ose ushtrohet në mënyrë të pavarur. Disa prej stileve të pikturimit janë: realizmi, surealizmi, romantizmi, kubizmi, abstraksionizmi etj. Piktura realizohet ne teknika të ndryshme si akuarel, vaj, pastel etj. Në këtë vit shkollor nxënësit do të njihen me tekniken e akuarelit që është teknikë e arteve figurative, ku pikturohet në letër me bojëra që treten në ujë. Letra mund të jetë e thatë ose e njomë për të prodhuar efekte të ndryshme. Me teknikën e akuarelit pikturohet tejdukshëm, në mënyrë që të mund të ndihet transparenca mes ngjyrës dhe letrës. Gjatë kësaj ore fëmijët do të ndjekin edhe filmat ku tregohet hap mbas hapi realizimi i tre objekteve gjeometrike me dritë hije, për t’i lënë ata të lirë të zgjedhin se kë do të realizojnë.

• Hapi 2. Veprimtari Pasi mësuesi njeh nxënësit me pikturën në përgjithësi, ka filluar t’i përgatisë ata duke i orientuar mbi mjetet e nevojshme për ushtrimin e kësaj teknike . Në të njëjtën kohë fillon të shfaqet materiali filmik që shpjegon më së miri realizimin e një trëndafili në teknikën e akuarelit. Duke iu kërkuar nxënësve të kenë hapur fletoren e punës, i orienton ata në ndjekjen hapave të sugjeruar nga materiali filmik. Nxënësi është i lirë ta provojë këtë teknikë edhe në mjediset jashtë klase, si detyrë e dhënë për perfeksionim të kësaj teknike. Ora e dytë sugjerohet të jetë në dispozicion të nxënësit për të punuar lirshëm teknikën e akuarelit, duke i dhënë mundësi atij të realizojë edhe punime ekstra, të përzgjedhura prej tij.

Page 26: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

26

• Hapi 3. Analizë Fëmijët tregojnë me radhë punimin e tyre përpara klasës për të marrë vlerësimin e mësuesit apo për të hapur edhe ndonjë bashkëbisedim të mundshëm në lidhje me situatat e krijuara gjatë punës. Nxënësit analizojnë njollën që krijon akuareli mbi letër.

• Vlerësim i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të kuptojnë se ç’është piktura dhe konkretisht teknika e akuarelit , si realizohet ai, dhe të njohe disa nga mjetet me të cilat mund të realizohet ajo.

• Hapi 1. Bisedë Që në fillim të orës mësimore mësuesi iu shpjegon nxënësve se ç’është mozaiku. Se në Shqipëri janë gjetur një numër i konsiderueshëm mozaikësh shumë të hershëm, të cilët janë shpallur monumente kulture. Mozaiku më i hershëm është gjetur në Durrës, i cili i përket shekullit IV p.e.s. Ai është punuar me gurë shumëngjyrësh zalli. Pasi fëmijët kanë marrë informacionin e duhur mbi mozaikun, mësuesi fillon të shpjegojë secilën nga hapat e punës për realizimin e një mozaiku në kushtet e klasës.

• Hapi 2. Veprimtari Mjetet e nevojshme: laps, guaska veze, ngjyra uji (tempera), penela tw vegjël, një karton i trashë, vinovil. Të gjithë e dimë se mozaiku realizohet me gurë, pllaka qeramike apo edhe copa xhami, por në rastin tonë ne do të përdorim guaskën e vezës, si elementin kryesor për realizimin e tij. Merrni kartonin e trashë me madhësi 30 cm - 40cm, të cilin do ta përdorim si bazament të mozaikut. Vizatojmë një figurë me linjë të qartë mbi të. Pastaj pasi kemi grumbulluar nw njw kuti guaskat e vezës, i ngjyrosim ato me tempera (ngjyra uji), duke iu përshtatur figurës që do të realizojmë. I ndajmë zonat e vizatimit në bazë të ngjyrave që do të përdoren dhe mw pas fillojmë dhe i ngjisim guaskat e copëtuara pa kaluar madhësinë 1cm2, duke i përshtatur ato në sipërfaqen e kartonit, në mënyrë që mos lihet shumë hapësirë boshe mes tyre. Ora e dytë sugjerohet të jetë në dispozicion të nxënësit për të punuar lirshëm teknikën e mozaikut, duke i dhënë mundësi atij të eksperimentojë, duke përdorur edhe mjete të tjera, si letra me ngjyra, copa plastike për realizimin e mozaikut.

Page 27: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

27

• Hapi 3. Analizë Fëmijët tregojnë më radhë punimin e tyre përpara klasës dhe mësuesit për të marrë vlerësimin e tyre apo për të hapur edhe ndonjë bashkëbisedim të mundshëm në lidhje me situatat e krijuara gjatw punës. Nxënësit analizojnë cilësinë e bashkëngjitjes së copëzave të ngjyrosura mbi mozaikët e realizuar prej tyre.

• Vlerësim i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të kuptojnë se ç’është vizatimi, si realizohet ai, dhe të njohë disa nga mjetet me të cilat mund të realizohet ai.

Page 28: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

28

TEMATIKA 3

HISTORIA, ARTI DHE SHOQËRIA

8 orë Përshkrimi i tematikës Në këtë tematikë nxënësi/sja: analizon dhe interpreton vepra të ndryshme arti dhe objekte të trashëgimisë kulturore në aspektin historik dhe social kulturor. Ai komunikon emocionet dhe gjykimin e tij mbi vepra të ndryshme arti si dhe për punën e tij dhe të shokut. Duke ju referuar historisë së artit dhe kulturës nxënësi, pasuron perceptimin për mjedisin që e rrethon duke e njohur më mirë atë. Nëpërmjet kësaj tematike nxënësi kupton rëndësinë e rolit të artit pamor dhe artistit në shoqëri, gjithashtu respekton opinione estetike dhe kritike të ndryshme. Rezultatet e të nxënit për kompetencat e lëndës: Krijimi artistik: përdor ide personale dhe stimuj për krijim; zbulon rrugë të ndryshme për të realizuar idetë artistike; përdor elementet e artit pamor dhe teknikat artistike; përzgjedh elementët e duhur për të realizuar idetë artistike; Përmirëson punën duke u mbështetur në zgjidhje artistike; Analizon qëllimin e tij/saj krijues; identifikon elementë të eksperiencës së tij/saj artistike, çfarë ka mësuar dhe metodat që ka përdorur. Realizimi i punimit: zgjedh ide dhe planifikon teknikat dhe mjetet për realizim; merr në konsideratë target grupin të cilit i referohet me idetë e tij/saj; eksperimenton me mjete dhe teknika për të materializuar idetë e tij/saj; përdor teknikat artistike, elementet e artit pamor në lidhje me mesazhin që do të përcjellë; Analizon qëllimin e tij/saj krijues; identifikon elementë të eksperiencës së tij/saj artistike, çfarë ka mësuar dhe metodat që ka përdorur. Vlerësimi artistik: identifikon elementët e gjuhës vizuale, teknikën, gjininë në një vepër arti; identifikon veprat e artit në aspektin e tyre historik; identifikon aspektin shprehës dhe simbolik duke shprehur emocionet e tij/saj; interpreton, argumenton dhe shpreh këndvështrimin e tij/saj për një vepër ose objekt artistik; identifikon elementë të eksperiencës së tij/saj artistike, çfarë ka mësuar dhe metodat që ka përdorur. Histori arti: - Vepra arti nga vende, kultura dhe kohë të ndryshme dhe objekte nga trashëgimia kulturore (prehistoria, Antikiteti, Mesjeta, Rilindja, baroku, klasike, Romantike, lëvizjet moderne dhe post moderne, bashkëkohore.)

Page 29: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

29

Eksperienca artistike: - Vizita në studiot e artistëve, punishtet e artizanëve të zonës. - Takime me artistë, dizajnë, artizanë, arkitektë etj. Ekspozita dhe aktivitete kulturore: - Vizita në muzeume, (arkeologji, etnografi) galeri arti, qendra kulturore, site arkeologjike, objekte të trashëgimisë Fjalët kyç: Histori arti, eksperiencë artistike, ekspozitë, muze, arkeologji, etnografi, trashëgimi kulturore. Histori arti: - Vepra arti nga vende, kultura dhe kohë të ndryshme dhe objekte nga trashëgimia kulturore (Prehistoria, Antikiteti, Mesjeta, Rilindja, Baroku, Klasike, Romantike, lëvizjet moderne dhe post moderne, bashkëkohore.)

Situata e të nxënit - analizon, interpreton dhe vlerëson vepra arti, objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe nga kultura të tjera, në kontekstin historik dhe në kontekstin social kulturor; - identifikon elementet e gjuhës vizuale, teknikën e përdorur, aspektet historike në një vepër arti; - identifikon subjektin dhe simbolikën e veprës dhe shpjegon përjetimin dhe vlerësimin për të.

Ndërtimi i aftësive praktike për të krijuar emocione vizuale. -argumenton dhe komunikon mendimin e tij mbi veprën; - përdor fjalorin e duhur si në gjuhën e folur ashtu edhe të shkruar për të komunikuar vlerësimin e tij;

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: • 1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre. Përzgjedh mjete dhe shembuj të ndryshëm për të analizuar dhe interpretuar vepra të ndryshme.

• 2. Eksplorimi i shembujve konkretë për njohjen e termit -Sjell në klasë albume fotografish, filma dokumentarë, libra artistikë etj. dhe diskuton rreth tyre për vlerat artistike që ato mbartin. Njihet me disa nga institucionet më të rëndësishëm kulturore të kryeqytetit.

• Hapi 1. Bisedë Në fillim të kësaj tematike mësuesi e njeh nxënësin me “Historinë e artit”, çfarë është ajo, çfarë studion dhe nga se është kushtëzuar që në fillimet e njerëzimit.

Page 30: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

30

Për të vazhduar me informacione mbi veprën artistike. Mësuesi thekson se vepër artistike quajmë çdo vepër të krijuar nga njeriu, e cila ka vlerë artistike. Vlerat e veprës artistike vihen në pah nga kualiteti që është shprehur përmes gjuhës së artit, ku do të përmendnim elementet që ne kemi mësuar gjatë orës së edukimit figurativ që në fillim të vitit shkollor, respektivisht njollës, pikës, vijës, ngjyrës, formës etj. Vlerësimin estetik ose analizën e bëjmë përmes bisedës në lidhje me kualitetin e asaj që shohim në një vepër arti. Mënyra se si artisti është shprehur në të, teknikën që ai ka përdorur si dhe çfarë ndjenjash ngjall te ne kjo vepër. Origjinaliteti dhe elementet e veçanta që e bëjnë atë të dallohet nga punimet e tjera, është një pikë mjaft e rëndësishme në analizimin e saj.

• Hapi 2. Veprimtari Për të ndihmuar në krijimin e një ideje të qartë te nxënësit, për mënyrën se si analizohet një vepër, mësuesi paraqet një numër të konsiderueshëm kërkesash për të cilat nxënësit do të jepnin përgjigje, duke realizuar kështu procesin e analizës së veprës. Mësuesi i jep mundësi nxënësit të shikojë vepra të ndryshme, duke përdorur burime të ndryshme si libra arti, materiale filmike për artistë nga vendi dhe bota.

• Vlerësimi i situatës Duhet bërë më pozitivizëm kur nxënësi përdor një fjalor të përshtatshëm artistik, kur përshkruan dhe analizon një vepër arti; shpreh idetë e veta për vepra të ndryshme arti si dhe objekte të trashëgimisë kulturore.

Page 31: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

31

IV. Udhëzime metodologjike Përdorimi i metodologjive efikase në mësimdhënien e artit pamor është kusht në rritjen e cilësisë së arritjeve nga ana e nxënësve, duke i dhënë secilit mundësinë të shfaqë dhe të zhvillojë potencialin pamor/artistik që zotëron brenda vetes. Organizimi i mirë i procesit të mësimit të artit pamor do të thotë që nxënësit të vendosen në situata konkrete dhe praktike, ku ata zbulojnë mjedisin vizual dhe krijojnë nëpërmjet përdorimit të mjeteve të larmishme artistike. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet një motivimi të drejtë dhe përkundrejt zhvillimit të një kompetence të caktuar nëpërmjet rezultateve të të nxënit dhe tematikave përkatëse mësimore. Mësimdhënia e artit pamor, për nga vetë natyra, nënkupton një veprimtari emocionale dhe fizike. Çdo përmbajtje dhe veprimtari mësimore në artin pamor, është e pëlqyeshme dhe krijon emocione, kur nxënësit drejtohen drejt një veprimtarie në mënyrë të vetëdijshme, ç`ka u mundëson atyre shprehjen e potencialit të tyre intelektual/artistik në shumë aspekte. Mësimdhënia në artin pamor,synon gjithë përfshirjen, motivimin, barazinë në të gjitha aspektet dhe bazohet në mësimdhënien dhe nxënien bazuar në kompetenca; mësimdhënien me në qendër nxënësin dhe mësimdhënien dhe nxënien e integruar. Nxënësit e një klase janë të ndryshëm përsa i përket mënyrës se si ata nxënë: individualisht, në grup,nën udhëheqjen e mësuesit, të pavarur, me anë të mjeteve konkrete, etj. Planifikimi dhe përzgjedhja e strategjive dhe metodave të mësimdhënies në mësimin e artit pamor mban parasysh: kompetencat kryesore të të nxënit në artin pamor; lidhjen konceptuale, ruajtjen e koherencës vertikale të njohurive e aftësive në kuptimin që

ndërtimi i çdo njohurie dhe edukimi i çdo aftësie mbështeten në ato të mëparshmet; formimin dhe forcimin e aftësive bazë të artit pamor; rëndësinë e veprimtarive praktike në artin pamor, brenda dhe jashtë klasës, të cilat lidhin

konceptet pamore me situata të jetës reale; rëndësinë e përdorimit të mjeteve konkrete didaktike dhe ato të teknologjisë; veçoritë e veprimtarive në mënyrë individuale dhe në grup; nevojën e individit për të nxënë gjatë gjithë jetës; rëndësinë e qëndrimit pozitiv ndaj lëndës së artit pamor dhe vlerësimit të përdorimit të

gjithanshëm të tij; nxitjen e bashkëveprimit mësues-nxënës në kuptimin që në procesin mësimor mësuesi dhe nxënësi janë plotësues të njëri-tjetrit. Një mësimdhënie e mirëmenduar dhe e mirëplanifikuar krijon kushtet e nevojshme për një nxënie të suksesshme dhe lehtëson, si punën e mësuesit, ashtu edhe atë të nxënësit. Kompetencat e artit pamor, që janë të përcaktuara në këtë program, janë të ndërlidhura, dhe zhvillohen nëpërmjet situatave të të nxënit që kanë në qendër pjesëmarrjen aktive të nxënësve. Ata janë aktiv kur përfshihen në veprimtari, eksplorime, krijime ose simulime të njohurive, interpretime, qëndrime dhe gjykime. Për

Page 32: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

32

të siguruar këtë pjesëmarrje aktive të nxënësve, mësuesi duhet të krijojë një atmosferë që i bën ata të ndihen të lirshëm dhe të zhdërvjellët për të zhvilluar njohuritë e tyre në artin pamor. Gjithashtu, është e rëndësishme që nxënësi të punojë me situata ku i kërkohen arsyetime apo përgjigje të pyetjeve të tilla si “..pse më pëlqen?”, “...a duket bukur?”, “..çfarë ndodh nëse e vendos objektin më afër?” etj. Në këtë mënyrë ai inkurajohet të reflektojë mbi veprimet e tij dhe të ndërmarrë situata të reja. Cilësia e mësimdhënies është çelësi për suksesin e fëmijëve në mësimin e artit. Mësuesit duhet të inkurajojnë çdo nxënës të besojë se do të jetë i suksesshëm në mësimin e artit, të kuptojnë interesat e nxënësve, nevojat që ata kanë, të ndihmojnë nxënësit të aktivizojnë njohuritë e mëparshme, të rendisin udhëzimet që do të përdorin, duke diferencuar udhëzimet për nxënës me nevoja të veçanta; po kështu mësuesit duhet të stimulojnë dhe inkurajojnë të gjithë nxënësit, duke krijuar mjedise ku nxënësit të kenë mundësi për të eksploruar mbi artin pamor në mënyra që janë të rëndësishme për ta. Mësuesit mund ta realizojnë këtë nëpërmjet veprimtarive të ndryshme, duke nxitur pjesëmarrjen me eksperiencën krijuese dhe me materiale konkrete. Planifikimi i kohës, hapësira e përshtatshme dhe një shumëllojshmëri materialesh janë të rëndësishme për të mbështetur një mësimdhënie efektive. Gjatë procesit të mësimdhënies, mësuesit duhet të sigurojnë një shumëllojshmëri aktivitetesh Vlerësimi mbështetet tërësisht në rezultatet e të nxënit dhe objekt i vlerësimit janë krijimi i kompetencave të artit pamor të nxënësve, përmes krijimit, interpretimit dhe vlerësimit. Arritjet në lëndën e artit pamor janë më shumë individuale, prandaj duhet edhe të vlerësohen si të tilla. Kjo gjë bëhet në funksion të matjes së kompetencave artistike të caktuara, që arrin të zhvillojë nxënësi gjatë procesit mësimor, vetëm ose në grup, përmes veprimtarisë praktike, d.m.th., përmes krijimit, vëzhgimit, dhe analizës së veprave të artit etj. Nxënësit vlerësohen, ndërsa demonstrojnë arritjet nëpërmjet veprimtarive e produkteve të ndryshme. Portofoli i nxënësit, është një tjetër mundësi vlerësimi, është një koleksion i punimeve përgjatë vitit shkollor në artin pamor. Ai mund të përmbajë krijime, organizime dhe projekte kurrikulare, në dobi të veprimtarive të ndryshme shkollore, produkte të veprimtarive kurrikulare etj. Vlerësimi i nxënësve bëhet sipas kompetencave përkatëse që ata duhet të zhvillojnë.

Page 33: Material ndihmës për mësuesit e lëndës Art pamor 6 · -Perceptimi i ngjyrës, -Ngjyrat primare, ngjyrat sekondare ... Realizon një punim duke respektuar me korrektësi raportet

33

VI. Materiale dhe burime mësimore Gjatë zhvillimit të mësimit në lëndën e artit pamor, për realizimin e kompetencave, mësuesi përdor mjete didaktike dhe burime, të cilat nxënësi i prek, i shikon, i përdor, etj. Ai/ajo përdor mjete vizuale, teknologji të nevojshme, jep ndihma të veçanta, përshtat shembuj të ndryshëm, krijon ambiente për aktivitete alternative etj. Edhe teknologjia ka një ndikim të madh në artin pamor duke ndihmuar nxënësit të eksplorojnë vepra arti të ndryshme, objekte të trashëgimisë kulturore, objekte të dizajnit, etj, duke zhvilluar aftësitë e tyre në studimin e kësaj lënde. Mësuesi përdor fjalë dhe fjali të qarta, të sakta, kuptimore dhe me një fjalor të pastër të gjuhës artistike pamore. Mësuesi siguron qasje përmes përdorimit të teksteve dhe materialeve të përshtatshme me moshën dhe mundësinë e nivelit të të mësuarit. Ai/Ajo u prezanton/sqaron nxënësve përmbajtjet caktuara ose shkathtësitë që ata duhet të performojnë. Mësuesi u krijon mundësi nxënësve të demonstrojnë apo prezantojnë me anë të medieve detyra dhe projekte të ndryshme. Mësuesi duhet të demonstrojnë drejtpërdrejt gjatë mësimdhënies në lëndën e “Artit pamor”. Është shumë e rëndësishme për nxënësit e kësaj moshe lidhja midis demonstrimit të mësuesit dhe dhënia mundësi e përdorimit të njohurive dhe aftësive të tyre në veprimtarinë artistike. Në këtë mënyrë ata do të krijojnë pavarësi në përdorimin e mjeteve nga një nivel në tjetrin. Kur mësuesit i duhet të përdorë kontekstin kulturor të artit, duhet të marrë në konsideratë të gjitha format e artit nga e gjithë bota dhe nga kultura të ndryshme. Programi i “Artit pamor” u jep të gjithë nxënësve mundësinë të zbulojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në përdorimin e një sërë mjeteve dhe teknikave artistike dhe të vlerësojnë veprat e artit. Klasa duhet të jetë gjithëpërfshirëse për të gjithë nxënësit në orën e artit. Disa nga mjetet më të përdorshme didaktike janë: - Fotografi të ndryshme që mbajnë informacionin e duhur për eksplorimin e elemnteve të artit në natyrë dhe mjedisin rrethues. - Fotografi të objekteve të ndryshme të artizanatit, të trashëgimisë kulturore, etj. - Riprodhime të veprave të artit dhe postera. - Mjetet audiovizive, si: Tv,video, video-projektor, kompjuter, internet,CD, DVD. - Mjetet verbale, tekstet si: tekstet mësimore (të detyruara), libri i mësuesit, fletoret e punës, katalogë, albume që mund të përdoren në shkollë për të mbështetur punën e nxënësve dhe demonstruar vepra të ndryshme arti, artizanati, dizajni etj. Këto burime duhet të diskutohen dhe vlerësohen nga stafi si një pjesë e planit të tyre për artin pamor. Ky plan duhet të jetë i rëndësishëm për të përzgjedhur burimet e dyta, të cilat ndihmojnë për të mbështetur nxënësit në punët e tyre krijuese. - Mjedisi mësimori: (klasa, kabinetet e artit pamor etj.).