matura 2010-ekonomi/filozofi-final

12
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS SHPJEGUES I PROGRAMIT TË ORIENTUAR TË PROVIMEVE ME ZGJEDHJE TË MATURËS SHTETËRORE 2010 Ekonomi - Filozofi Tiranë, Maj 2010

Upload: programmer

Post on 27-Apr-2015

2.008 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Matura 2010-Ekonomi/Filozofi-Final

RREEPPUUBBLLIIKKAA EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

SSHHPPJJEEGGUUEESS

II PPRROOGGRRAAMMIITT TTËË OORRIIEENNTTUUAARR

TTËË PPRROOVVIIMMEEVVEE MMEE ZZGGJJEEDDHHJJEE

TTËË MMAATTUURRËËSS SSHHTTEETTËËRROORREE 22001100

Ekonomi - Filozofi

Tiranë, Maj 2010

Page 2: Matura 2010-Ekonomi/Filozofi-Final

Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

_______________________________________________________________________________________ © MASH, Maj 2010 Faqe 2 nga 12 www.mash.gov.al

Testi i kësaj lënde do të përmbajë 20 pyetje. Formati i 10 pyetjeve është me alternativa. Përgjigjja e saktë e

çdo pyetjeje të tillë vlerësohet me nga 1(një) pikë secila. 10 pyetjet e tjera janë me zhvillim dhe kanë së

bashku, gjithsej 30 pikë. Vlerësimi maksimal për 20 pyetje është 40 pikë.

Shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe peshës që zë secila linjë në

programin orientues të Maturës Shtetërore 2010.

Objektivat e vlerësimit në test grupohen si më poshtë:

Njohja dhe kuptimi 40%

Zbatimi dhe analiza 40%

Vlerësimi dhe gjykimi 20%

Më poshtë paraqitet tabela me modele pyetjesh për çdo linjë.

Linjat

kryesore

Peshat në

përqindje

për çdo

linjë

Modele pyetjesh për çdo linjë

LINJA: FILOZOFI

1. Historia e

filozofisë

16%

1. Duke mos imponuar mendimin e vet, filozofia synon:

A) të zhvillojë metodën reflektive te kushdo për të ndihmuar në zbulimin

e së vërtetës

B) të përgatitë metoda të gatshme për shkencat e tjera për të zbuluar të

vërtetën

C) të përhapë frymën kritike dhe jokonformiste

D) të rikthehet te vlerësimi si shkencë e shkencave

2. Sipas Aristotelit, filozofi ka për detyrë:

A) të kthejë vështrimin nga gjërat e dukshme drejt unitetit të formës në

vetvete

B) të sintetizojë të gjitha rastet e veçanta dhe të kapë universalet

C) të kthejë vështrimin nga të dhënat e drejtpërdrejta të ndërgjegjes drejt

përvojës

D) të arsyetojë duke kaluar nga e përgjithshmja drejt të veçantës

3. Shpjegoni pse e krahason njeriun me kafshën:

a) Aristoteli _______________________________________________

b) Platoni _________________________________________________

Page 3: Matura 2010-Ekonomi/Filozofi-Final

Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

_______________________________________________________________________________________ © MASH, Maj 2010 Faqe 3 nga 12 www.mash.gov.al

4. Ideja e Paskalit se nuk ka gjë më të ulët se dëshira për lavdi, është provë e:

A) natyrës së korruptuar të njerëzve

B) kontradiktave të ekzistencës njerëzore

C) injorancës së njerëzve që nuk njohin arsyet e drejtësisë

D) rendit institucional si diçka natyrore

5. Shkolla e parë filozofike u krijua në:

A) Milet

B) Kordovë

C) Damask

D) Bagdat

6. Për filozofinë e Mesjetës pas Akuinit, shndërrimi real i botës ishte

përpjekje për:

A) forcimin e idealizmit të fisnikërisë dhe monarkisë

B) kapërcimin e konfliktit të qëllimeve temporale dhe spirituale

C) lidhjen e botës së shpirtrave të kulluar dhe botës së ulët të trupave

D) gjetjen e një shkaku pa shkak si origjinë e të gjitha shkaqeve

7. Filozofia e shekullit XVIII mendonte se legjitimiteti i pushtetit:

A) buronte nga një rend hyjnor

B) buronte nga një rend natyror

C) bazohej në një rend hierarkik vlerash

D) bazohej në vullnetin e individëve

2. Njeriu

dhe bota

18%

8. Bergsoni analizon raportin e kohës me ndërgjegjen. Çfarë është, sipas tij:

a) koha artificiale?

______________________________________________

b) Po koha e vërtetë?

______________________________________________

9. Çfarë përfaqësojnë tri sistemet në aparatin psikik të njeriut?

a) Esi (dëshirat e vetvetes)

______________________________________________

b) Uni (egoja)

______________________________________________

c) Mbiuni (superegoja)

______________________________________________

Page 4: Matura 2010-Ekonomi/Filozofi-Final

Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

_______________________________________________________________________________________ © MASH, Maj 2010 Faqe 4 nga 12 www.mash.gov.al

10. Hegeli, kur fliste për dialektikën ndërmjet zotërisë dhe skllavit, thekson:

A) rëndësinë e tjetrit në formimin dhe progresin e vetë ndërgjegjes

B) rolin e papërfillshëm të tjetrit në formimin dhe progresin e vetë

ndërgjegjes

C) pengesën që sjell tjetri në formimin dhe progresin e vetë ndërgjegjes

D) indiferencën e tjetrit në formimin dhe progresin e vetë ndërgjegjes

11. Duke dalë kundër optimizmit të iluminizmit, për Frojdin, në luftën e

parimit të realitetit me atë të kënaqësisë:

A) parimi i realitetit del fitues

B) parimi i kënaqësisë del fitues

C) ndodh një përplasje pa fitues

D) dalin fitues të dy parimet

12. Hapësira nga Lajbnici trajtohet si:

A) një raport, një rregullsi e trupave

B) përpunim intelektual

C) un pavetor i brendshëm

D) intuitë apriori

13. Kirkegardi si ekzistencialist kërkon një mendim që:

A) ta bëjë absurditetin kusht të lirisë njerëzore

B) jetën të mos e zëvendësojë me idetë

C) të kundërshtojë metafizikën

D) të pajtohet me sistemin e Hegelit

14. Cilat janë dy anët që dallon Dekarti te liria?

a) ________________________________________________________

b) ________________________________________________________

15. Cilat janë tri përvojat në kuptimin njerëzor të kohës?

a) ________________________________________________________

b) ________________________________________________________

c) ________________________________________________________

16. Filozofia e intuitës zhvlerëson:

A) hapësirën

B) kohën

C) edhe hapësirën, edhe kohën

D) as hapësirën, as kohën

Page 5: Matura 2010-Ekonomi/Filozofi-Final

Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

_______________________________________________________________________________________ © MASH, Maj 2010 Faqe 5 nga 12 www.mash.gov.al

3. Njohja

dhe arsyeja

8%

17. Shpjegoni:

a) formulimin e kuptimit të ri të Çomskit për marrëdhëniet e mendimit

me gjuhën _____________________________________________

b) parimin fenomenologjik “të kthimit te gjërat” që Ponti mori nga

Hyserli ________________________________________________

18. Në kritikën ndaj intelektualizmit dhe voluntarizmit thuhet se asnjëri

drejtim nuk i jep një zgjidhje të plotë problemit të besimit. Pse?

Cili është besimi i vërtetë?

a) Sepse intelektualizmi _____________________________________

b) Sepse voluntarizmi _______________________________________

c) Besimi i vërtetë bazohet ___________________________________

19. Për Kantin, irracionalja:

A) ka ekzistencë të vetën

B) nuk ka ekzistencë të vetën

C) herë ka ekzistencë të vetën e herë jo

D) nuk shprehet për këtë problem

4. Praktika

dhe qëllimet

8%

20. Te Kanti, nocioni i subjektit në analizën e personit:

A) mori një status etik

B) u quajt zbulim i subjektivitetit

C) ndau personin nga roli

D) u kthye në personazh

21. Problemi moral shtrohet se:

A) as natyra njerëzore dhe as shoqëria nuk janë të përkryera

B) natyra njerëzore është e përkryer, por shoqëria jo

C) natyra njerëzore nuk është e përkryer, ndërsa shoqëria po

D) nuk krahasohen natyra njerëzore dhe shoqëria

22. Nga se dallohen rregullat e së drejtës nga rregullat morale?

a) ____________________________________________

b) ____________________________________________

c) ____________________________________________

Page 6: Matura 2010-Ekonomi/Filozofi-Final

Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

_______________________________________________________________________________________ © MASH, Maj 2010 Faqe 6 nga 12 www.mash.gov.al

LINJA: EKONOMI

1. Çfarë

studion

ekonomia

4%

1. Cili nga pohimet e mëposhtme përbën problem mikroekonomik?

A) Studimi i faktorëve që ndikojnë në normën e papunësisë

B) Studimi i metodave të matjes së GDP-së

C) Studimi i çmimit në tregun e automobilave

D) Studimi i llojeve të inflacionit

2. Nuk është burim prodhues (faktor prodhimi):

A) toka

B) puna

C) GDP

D) kapitali

3. Zgjedhjet që bëjnë subjektet e ndryshme ekonomike, mund të grupohen në

tri kategori. Shkruajini ato:

a) ____________________________________________

b) _____________________________________________

c) _____________________________________________

2. Sistemi

ekonomik i

iniciativës

së lirë

3%

4. Cilat janë dukuritë që siguria ekonomike nënkupton të mbrojë?

a) __________________________________________

b) __________________________________________

c) __________________________________________

5. “Ekonomi të përziera” konsiderohen ekonomitë moderne të tregut në të

cilat rolin vendimtar në përndarjen e burimeve dhe shpërndarjen e të

ardhurave e ka tregu, por edhe qeveria luan rol të konsiderueshëm.

Çfarë sistemesh të tjera ekonomike njihen?

a) __________________________________________

b) __________________________________________

c) __________________________________________

Page 7: Matura 2010-Ekonomi/Filozofi-Final

Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

_______________________________________________________________________________________ © MASH, Maj 2010 Faqe 7 nga 12 www.mash.gov.al

6. Është rol i sistemit të çmimeve në ekonominë e tregut:

A) roli përndarës

B) roli i zgjedhjes

C) caktimi i kufijve të shpenzimeve

D) pakësimi i inflacionit

3. Kërkesa,

oferta dhe

çmimi i

tregut

8%

7. Mallrat X dhe Y janë zëvendësues të afërt të njëri-tjetrit në konsum.

Në qoftë se çmimi i mallit X rritet, atëherë:

A) sasia e kërkuar e mallit X do të rritet

B) kërkesa për mallin Y do të rritet

C) kërkesa për mallin Y do të ulet

D) konsumatorët janë indiferent se cilin mall do të blejnë: X apo Y

8. Elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat llogaritet si raport i ndryshimit

në përqindje të sasisë së:

A) kërkuar të mallit ndaj ndryshimit në përqindje të të ardhurave

B) kërkuar të mallit ndaj ndryshimit në përqindje të çmimit të mallit

C) ofruar të mallit ndaj ndryshimit në përqindje të të ardhurave

D) ofruar të mallit ndaj ndryshimit në përqindje të çmimit

9. Paraqitni në grafik situatën e kërkesës:

a) plotësisht elastike

b) plotësisht joelastike

10. Kur qeveria vendos çmim më të lartë se sa çmimi i ekuilibrit të tregut,

ai quhet:

A) çmim tavan

B) çmim dysheme

C) çmim i preferuar nga konsumatorët

A) çmim i çfarëdoshëm

11. Radha e gjatë e taksive në pritje të klientëve tregon që në tregun e

shërbimit taksi:

A) ka tepricë oferte

B) ka tepricë kërkese

C) duhet të rritet numri i taksive

D) duhet të rritet çmimi i shërbimit

Page 8: Matura 2010-Ekonomi/Filozofi-Final

Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

_______________________________________________________________________________________ © MASH, Maj 2010 Faqe 8 nga 12 www.mash.gov.al

12. Paraqitni në grafik ekuilibrin e tregut duke emërtuar saktë lakoren e

kërkesës dhe të ofertës. Tregoni:

a) ku pasqyrohet tepricë oferte

b) ku pasqyrohet tepricë kërkese

4. Konsu-

matori në

ekonominë

e tregut

1 %

13. Bono thesari janë:

A) borxh që firmat i marrin publikut

B) borxh që qeveria i merr publikut

C) formë e kredisë konsumatore

D) letra me vlerë që të bëjnë bashkëpronar

5. Fillimi i

një biznesi

6%

14. Një formë e shoqërive tregtare në vendin tonë janë shoqëritë kolektive:

A) kapitali i së cilës ndahet në aksione dhe themelohet ndërmjet ortakëve

që përballojnë humbje vetëm deri në kufirin e vlerës të kontributit të

tyre në kapitalin fillestar

B) që themelohet nga një ose disa ortakë që përballojnë humbjet deri në

kufirin e vlerës së kontributit të tyre në kapitalin themelor

C) ku, përveç ortakëve “të pakufizuar”, marrin pjesë edhe ortakët “e

kufizuar”

D) të gjithë ortakët kanë cilësinë e tregtarit dhe përgjigjen pa kufizim e

solidarisht për borxhet e shoqërisë

15. Listoni tri përparësi të korporatave:

a) ________________________________________________________

b) ________________________________________________________

c) ________________________________________________________

16. Cila nga alternativat e mëposhtme nuk është avantazh për firmat me

ortakëri:

A) janë të lehta për t’u organizuar

B) kanë përgjegjësi të pakufizuar

C) ortakët sjellin ide dhe fonde të reja

D) nuk janë subjekt i taksave speciale

Page 9: Matura 2010-Ekonomi/Filozofi-Final

Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

_______________________________________________________________________________________ © MASH, Maj 2010 Faqe 9 nga 12 www.mash.gov.al

6. Financimi

i një biznesi

4%

17. Kur ndodh që shitësi i aksionit në bursë mund të dalë:

a) me fitim

_______________________________________________________

b) me humbje

_______________________________________________________

c) as me fitim, as me humbje

_______________________________________________________

18. Gjeni:

a) cili është barazimi kontabël kryesor mbi bazën e të cilit ndërtohet

bilanci: _________________________________________________

________________________________________________________

b) çfarë tregon pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve

________________________________________________________

________________________________________________________

c) si llogariten të ardhurat e përgjithshme (TR) duke:

________________________________________________________

________________________________________________________

19. Përdorimi i pjesës së amortizimit të kapitalit, që ende nuk është përdorur

për të zëvendësuar makineritë e konsumuara, përbën:

A) fonde financiare të brendshme

B) fonde financiare të jashtme

C) kredit tregtar

D) dividend

Page 10: Matura 2010-Ekonomi/Filozofi-Final

Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

_______________________________________________________________________________________ © MASH, Maj 2010 Faqe 10 nga 12 www.mash.gov.al

7. Prodhimi,

produktivite

ti dhe

kostoja

4%

20. Në periudhat afatshkurtra, faktorët e prodhimit janë njëri fiks dhe tjetri i

ndryshueshëm (për qëllime studimi). Nga paraqitja e mëposhtme tabelore

Sasia e punës

Sasia e kapitalit

Produkti i përgjithshëm

fizik TPP

Produkti marxhina

l fizik

Produkti mesatar fizik

(1) (2) (3) (4) (5)

0 5 0

1 5 10

2 5 24

3 5 39

4 5 46

5 5 50

6 5 49

gjeni duke shkruar edhe formulën:

a) Sa është produkti marxhinal fizik, kur firma fut në punë punëtorin e

katërt ________________________________________________

b) Sa është produkti mesatar fizik, kur firma fut në punë punëtorin e

pestë_________________________________________________

21. Një firmë X prodhon sasinë e produktit me kostot që tregohen në tabelë

në periudha afatshkurtra.

sasia e produktit 0 1 2 3 4

kostoja e përgjithshme 20 36 39 43 52

TFC 20 20 20 20 20

Të gjenden:

a) kosto mesatare fikse _____________________________________

b) kosto mesatare e ndryshueshme ____________________________

c) kosto marxhinale _______________________________________

22. Në periudha afatshkurtra, prodhueshmëria ka prirje të zvogëlohet. Me

rritjen e numrit të të punësuarve, TPP, MPP, APP fillimisht rriten, arrijnë

maksimumin dhe, më pas, në një moment të caktuar, zvogëlohen.

Kjo ndodh sepse:

A) punëtorët shtesë janë më pak të kualifikuar

B) vepron ligji i të ardhurave rënëse

C) treguesit e sipërpërmendur varen nga kostoja fikse

D) vepron papunësia friksionale

Page 11: Matura 2010-Ekonomi/Filozofi-Final

Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

_______________________________________________________________________________________ © MASH, Maj 2010 Faqe 11 nga 12 www.mash.gov.al

8. Si

konkurrojnë

firmat

5%

23. Firma X uli çmimin e automobilave. Veprimi i saj u ndoq dhe nga disa

firma të tjera. Për cilat nga strukturat e tregut bëhet fjalë?

A) konkurrencë e plotë

B) konkurrencë monopolistike

C) oligopoli

D) monopol

24. Në analizën e strukturave të tregut flitet për kartelet. Shkruani:

a) Si krijohet karteli?

________________________________________________________

________________________________________________________

Pse shpesh ata nuk janë të qëndrueshëm?

b) ________________________________________________________

c) ________________________________________________________

25. Tipari i konkurrencës monopolistike për numrin e firmave dhe shkallën e

pengesave për të hyrë në degë ngjan me:

A) oligopolin

B) monopolin

C) konkurrencën e plotë

D) me asnjë strukturë të tregut

9. Qeveria

dhe politika

fiskale

4%

26. Në ekonominë e sotme, qeveria luan rolin e:

A) arbitrit, por jo të menaxherit dhe agjentit ekonomik

B) arbitrit, menaxherit, por jo të agjentit ekonomik

C) arbitrit, agjentit ekonomik, por jo të menaxherit

D) arbitrit, menaxherit dhe të agjentit ekonomik

27. Taksat e drejtpërdrejta janë taksat që vendosen mbi:

A) shpenzimet

B) të ardhurat dhe pasurinë

C) vlerën e shtuar

D) koston oportune

Page 12: Matura 2010-Ekonomi/Filozofi-Final

Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

_______________________________________________________________________________________ © MASH, Maj 2010 Faqe 12 nga 12 www.mash.gov.al

28. Shpenzimet qeveritare ndahen në shpenzime korrente dhe kapitale.

Shpenzimet korrente janë shpenzimet që bëhen për:

a) ___________________________________________________

b) ___________________________________________________

c) ___________________________________________________

10. Paraja

dhe

institucionet

monetare

4%

29. Jepni përcaktimin e saktë të:

a) bankave moderne

________________________________________________________

b) panikut bankar

________________________________________________________

30. E drejta e emetimit të parasë për të plotësuar nevojat e ekonomisë për para

kartëmonedha në vendin tonë i takon:

A) Bankës së Shqipërisë

B) Bankës Botërore për vendet anëtare të saj

C) Bankës Kombëtare Tregtare

D) Bankës Amerikane

11.

Stabiliteti

ekonomik

7%

31. Për produktin e brendshëm bruto:

a) Cili është përcaktimi i tij?

_______________________________________________________

_______________________________________________________

b) Si mund të shmanget llogaritja e dyfishtë?

_______________________________________________________

_______________________________________________________

32. Cilat nga kategoritë e mëposhtme të shoqërisë nuk do të vuajnë nga

inflacioni?

A) individët me të ardhura fikse

B) huadhënësit

C) huamarrësit

D) kursyesit

Gjithsej 100%