mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... cia ka...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] PD-LSI frikë për rrjedhje votash, Basha-Kryemadhi detyrojnë deputetët të brak- tisin votimin në Parlament, dështon sërish ligji për KLD Tirazhi 10000 kopje E Premte 20 Korrik 2018 Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën Durrës-Kukës, zbardhet kërkesa për KLSH, tjetër audit për zhdukjen e 230 milionë eurove Komisioni Europian këshillon qeverinë shqiptare të vazhdojë politikën e uljes së borxhit publik dhe kredive të këqija duke përfituar nga momenti pozitiv i ekonomisë. Në vlerësimin e fun- dit për ekonomitë e vendeve kandidate, komisioni vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një dokument të deklasifikuar thuhet se kishte ar- ratisje drejt Greqisë, por asnjë nuk u zinte besë grekëve. Po ashtu ka dhënë detaje mbi agjentët e Sigurimit në Juglindje të vendit... Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka filluar të afrohet me të ashtuquajturit “grupi i kritikëve”. Muaj më parë, emra si Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Genc Ruli, Besnik Mustafaj e të tjerë, u shfaqën mjaft kritikë dhe hodhën lumë... Raporti/ Rritja ekonomike pozitive, KE i kërkon Shqipërisë të ulë borxhin publik dhe kreditë e këqija CIA zbardh rrugën që ndiqnin shqiptarët për t’u arratisur gjatë sistemit komunist, ja kush ishin agjentët e Sigurimit në Juglindje Basha afrohet me grupin e kritikëve, takon Genc Rulin dhe Besnik Mustafajn, nisin negociatat për zgjedhjet vendore Faqe 10 F. 12,13 Faqe 7 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Amaneti i Donald Lu! Nga Fatos ÇOÇOLI Nga Bardhyl BEJKO Administrata plus Nga Qamil GJYREZI Drejtësia në tranzicion, ligji 7501 dhe ish-të persekutuarit Ç m i m i 2 0 l e k ë Mazhoranca qeverisëse ka vendosur të vërë nën kontroll ministrin e Brendshëm, Fatmir Xha- faj, sa i takon vetingut në polici. Pak muaj më parë hyri në fuqi ligji dhe tashmë kanë nisur procedurat për të kaluar në sitë të gjithë policët në vend. Por nuk do të jetë Ministria e Brendshme ajo që do të mbikëqyrë procesin, por do të jetë... Edi Rama vë në kontroll Fatmir Xhafajn, ngre komision parlamentar për të mbikqyrur vetingun në polici, zbehet roli i ministrit të Brendshëm Faqe 4 Faqe 5 Faqe 2,3 Zyrtarizohet pasardhësi i Vlahutin, Brukseli dërgon ambasador ekspertin e luftës antikorrupsion dhe rrit presionet për ngritjen e KLGJ, KLP dhe SPAK Kallëzimi ndaj Spitalit Amerikan, prej 7 vitesh nuk i paguan qeranë “Ushtarakut”, 13.5 mln lekë detyrime Faqe 9 Inspektorët e drejtësisë marrin çdo vit miliona lekë dhurata, ja si ndryshuan pronat dhe të ardhurat, braktisën gjykatat për KLD Dalin në dritë të tjera shkelje nga Spitali Amerikan lidhur me kontrata e qerasë që ka firmosur me Spitalin Ushtarak. Një ditë më parë gazeta tregoi se është bërë një padi ndaj tij nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi janë zbuluar shkelje dhe abuzime. Sot gazeta po nxjerr të tjera informacione nga padia e siguruar përmes burimeve pranë Prokurorisë së Tiranës... Dalin në dritë të tjera detaje për Inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gazeta“SOT”çdo ditë do publikojë të dhëna mbi pasuritë dhe aktivitetet e tyre. Inspektorët e KD janë ata që duhet të mbajnë... Faqe 8 Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini ka zyrtarizuar dje pasardhësin e ambasadores Romana Vlahutin në Shqipëri. Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini shpalli dje emërimet e 24 ambasadorëve të rinj në disa vende, mes të cilëve ishte dhe Shqipëria. Ashtu siç edhe u përfol para pak kohësh, zëvendësuesi i RomanaVlahutin do të jetë... Bujar Leskaj raporton në Parlament: 825 mln euro dëme nga abuzimet e zyrtarëve, krerët e institucioneve refuzojnë rekomandimet Faqe 6

Upload: others

Post on 31-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

PD-LSI frikë për rrjedhje votash, Basha-Kryemadhi detyrojnë deputetët të brak-tisin votimin në Parlament, dështon sërish ligji për KLDTirazhi 10000 kopje E Premte 20 Korrik 2018

Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën Durrës-Kukës,

zbardhet kërkesa për KLSH, tjetër audit për zhdukjen e 230 milionë eurove

Komisioni Europian këshillon qeverinë shqiptare të vazhdojë politikën e uljes së borxhit publik dhe kredive të këqija duke përfituar nga momenti pozitiv i ekonomisë. Në vlerësimin e fun-dit për ekonomitë e vendeve kandidate, komisioni vëren se rritja ekonomike...

CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një dokument të deklasifikuar thuhet se kishte ar-ratisje drejt Greqisë, por asnjë nuk u zinte besë grekëve. Po ashtu ka dhënë detaje mbi agjentët e Sigurimit në Juglindje të vendit...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka filluar të afrohet me të ashtuquajturit “grupi i kritikëve”. Muaj më parë, emra si Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Genc Ruli, Besnik Mustafaj e të tjerë, u shfaqën mjaft kritikë dhe hodhën lumë...

Raporti/ Rritja ekonomike pozitive, KE i kërkon

Shqipërisë të ulë borxhin publik dhe kreditë e këqija

CIA zbardh rrugën që ndiqnin shqiptarët për t’u arratisur gjatë sistemit komunist, ja kush ishin agjentët e Sigurimit në Juglindje

Basha afrohet me grupin e kritikëve, takon Genc

Rulin dhe Besnik Mustafajn, nisin negociatat për zgjedhjet vendore

Faqe 10

F. 12,13

Faqe 7

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Amaneti i Donald Lu!Nga Fatos ÇOÇOLI

Nga Bardhyl BEJKO

Administrata plusNga Qamil GJYREZI

Drejtësia në tranzicion, ligji 7501 dhe ish-të

persekutuarit

Çmimi 20 lekë

Mazhoranca qeverisëse ka vendosur të vërë nën kontroll ministrin e Brendshëm, Fatmir Xha-faj, sa i takon vetingut në polici. Pak muaj më parë hyri në fuqi ligji dhe tashmë kanë nisur procedurat për të kaluar në sitë të gjithë policët në vend. Por nuk do të jetë Ministria e Brendshme ajo që do të mbikëqyrë procesin, por do të jetë...

Edi Rama vë në kontroll Fatmir Xhafajn, ngre komision parlamentar për të mbikqyrur

vetingun në polici, zbehet roli i ministrit të Brendshëm

Faqe 4

Faqe 5

Faqe 2,3

Zyrtarizohet pasardhësi i Vlahutin, Brukseli dërgon ambasador ekspertin e luftës antikorrupsion dhe rrit presionet për ngritjen e KLGJ, KLP dhe SPAK

Kallëzimi ndaj Spitalit Amerikan, prej 7 vitesh nuk i paguan qeranë

“Ushtarakut”, 13.5 mln lekë detyrime

Faqe 9

Inspektorët e drejtësisë marrin çdo vit miliona lekë dhurata, ja si ndryshuan pronat dhe të ardhurat,

braktisën gjykatat për KLD Dalin në dritë të tjera shkelje nga Spitali Amerikan lidhur me kontrata e qerasë që ka firmosur me Spitalin Ushtarak. Një ditë më parë gazeta tregoi se është bërë një padi ndaj tij nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi janë zbuluar shkelje dhe abuzime. Sot gazeta po nxjerr të tjera informacione nga padia e siguruar përmes burimeve pranë Prokurorisë së Tiranës...

Dalin në dritë të tjera detaje për Inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gazeta “SOT” çdo ditë do publikojë të dhëna mbi pasuritë dhe aktivitetet e tyre. Inspektorët e KD janë ata që duhet të mbajnë... Faqe 8

Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini ka zyrtarizuar dje pasardhësin e

ambasadores Romana Vlahutin në Shqipëri. Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini shpalli dje emërimet e 24 ambasadorëve të rinj në disa

vende, mes të cilëve ishte dhe Shqipëria. Ashtu siç edhe u përfol para pak kohësh, zëvendësuesi i Romana Vlahutin do të jetë...

Bujar Leskaj raporton në Parlament: 825 mln euro dëme nga abuzimet e zyrtarëve, krerët

e institucioneve refuzojnë rekomandimet

Faqe 6

Page 2: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

2 GAZETA SOTE Premte 20 Korrik 2018

2,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zaganjori nuk pret vendimet e Apelit, përjashton nga gjykimi gjyqtarët e “djegur” nga vetingu, ja urdhri

Gjykata e Lartë ndodhet në kolaps, pasi plot 26 mijë dosje janë në pritje të gjykimit nga ana e këtij institucioni, i cili prej disa ditësh ka vetëm 6 anëtarë, nga 19 që duhet të ketë, sipas ligjit. Mirëpo sikur të mos mjaftonte kjo, situatën së fundmi në Gjykatën e Lartë e ka komplikuar edhe shkarkimi që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u bëri disa anëtarëve të kësaj gjykate. Në këto kushte, kryetari i kësaj gjykate, Xhezair Zaganjori ka marrë masa që të vihen në zbatim vendimet. Ai nuk ka pritur që të shprehet përfundimisht Komisioni

i Posaçëm i Apelimit, por ka urdhëruar të për-jashtohen nga trupat gjyqësore ata gjyqtarë që janë shkarkuar. Më konkretisht, numri një i Gjykatës së Lartë urdhëron të rihidhen në short çështjet me afat gjykimi të menjëher-shëm, në të cilat gjyqtari i shkarkuar është caktuar relator, ndërsa në çështjet ku gjyqtari i shkarkuar është pjesë e trupit gjykues do të gjykohet nga gjyqtarë të gatshëm. Po ashtu, Zaganjori kërkon nga sektori IT së gjykatës që të marrë masat e nevojshme teknike në sistem për mosfshirjen e gjyqtarëve të

shkarkuar nga detyra nga zhvillimi i shortit elektronik për çështjet gjyqësore të regjistru-ara pas shpalljes së vendimit të Komisionit të Pavarura të Kualifikimit. Sipas udhëzimit, urdhërohen ndihmësat ligjor të këtij gjyqtari të vazhdojnë ushtrimin e rregullt të detyrës në përputhje me urdhrat e porositë ë krye-tarit të Gjykatës së Lartë. Nga ana tjetër përmes urdhrit që mban datën 17 Korrik 2018, Zaganjori në një farë mënyre synon ti paraprijë sado pak bllokimit të gjykimit të dosjeve në këtë gjykatë. Aktualisht në

Gjykatën e Lartë janë në proces gjykimi 26 mijë çështje ndërsa vetëm një dite me parë u shtyn për shkak të mosformimit të trupave gjyqësore 18 çështje. Nga KPK deri më tani janë shkarkuar tre anëtarë nga 9 të kësaj gjykate. Teksa sot KPK do të shqyrtojë dosjen e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Ndërkohë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvo-rani do të dalë para KPK më 23 korrik ora 11:00. Trupa gjykuese përbëhet nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.

Bujar Leskaj raporton në Parlament: 825 milionë euro dëme nga abuzimet e zyrtarëve, krerët

e institucioneve refuzojnë rekomandimet

Leskaj prezanton raportin e KLSH për vitin 2017: Është promovuar transparenca

Rigels SELIMAN

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka prezantuar ditën e djeshme raportin e këtij institucioni për

vitin 2017 në sallën e Parlamentit. Duke folur para deputetëve, Leskaj zbardhi shifrat e auditeve të kryera gjatë vitit të kaluar si edhe dëmin ekonomik të shkaktuar përgjatë periudhës së fundit, ku theksoi se janë konstatuar shkelje me dëme në vlerë prej 825.6 mln euro. Sipas tij, gjatë auditimeve janë konstat-uar mungesë përgjegjshmërish nga ana e titullarëve të institucioneve publike, standarde të ulëta profesionale e mung-esë eficence nga institucionet. Sipas tij, titullarët nuk zbatojnë rekomandimet. “Parregullsitë dhe shkeljet financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera me dëm ekonomik shumën totale prej 11.5 miliardë lekë, ose 85.8 milionë euro. Shkeljet të disiplinës financiare me ndik-im negativ në performancën e fondeve të shpenzuara nga subjektet e audituara në shumën totale prej 99.05 miliardë lekë, ose afërsisht 739.7 milionë euro, nga e cila 92.7 miliardë lekë në fushën e të ard-hurave dhe 6.3 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivite-tet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 105.8 miliardë lekë ose afërsisht 825.6 milionë euro”, nënvizoi kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Po ashtu nga foltorja e Kuven-dit gjatë fjalës së tij, Leskaj u shpreh se jemi në të njëjtën linjë me standardet ndërkombëtare sa i përket auditimit, ndërsa vuri në dukje se është shtuar numri i auditëve të performancës dhe se puna është e bazuar në standarde evro-piane të auditit. “Ligji organik konfirmoi funksionimin e auditeve dhe puna jonë është bazuar në standardet evropiane të Auditit. Është shtuar numri i auditimeve të performancës dhe sipas Gjykatave të huaja, KLSH ka standarde evropiane. KLSH ka marrë vlerësime pozitive nga Gjykata Austriake. Pengesat në infor-macion kanë qenë sporadike”, nënvizoi kreu i KLSH, Bujar Leskaj.

Leskaj “përplaset” me BerishënGjatë raportimit të kryetarit të Kon-

trollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj në Kuvend, nuk kanë munguar as ngacmi-met politike. Ish-kryeministri Sali Beri-sha i ka kërkuar Leskajt të evidentojë në raport me termin “hajdutë” qeveritarët të

cilët janë shkaktarët e këtij dëmi kolosal ekonomik. Madje, Berisha akuzoi dje në Kuvend qeverinë se u ka vjedhur qytetarëve shqiptarë 1.2 miliardë euro me koncesionet dhe tenderat. “Ju ke deklaruar shqiptarëve me dokumenta origjinale shtetërore të firmosura dhe vulosura nga kjo mazhorancë se këta… çdo epitet mund tu vësh këtyre që janë mbrapa me në krye atë kryehajdutin aty, a ju drejtove në fjalën tuaj: O të poshtëruar hajdutë që keni vjedhur 1.2

miliardë euro qytetarëve më të varfër të Europës apo jo? Ai hajduti me çizme, e bën se i merr paratë dhe ja çon atij. Ju keni alergji ndaj të vërtetave. Herë tjetër kije parasysh, tu drejtohesh hajdutë dhe kryehajdutë këtyre, kjo është gjuha që kuptojnë këta”, deklaroi ish-kryemi-nistri Sali Berisha. Ndërsa nga ana e tij, kreu i KLSH, Bujar Leskaj është përgjigjur se ai vete dhe institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit e kanë detyrim ligjor të qëndrojnë jashtë ndiki-

meve politike. “I dashur Doktor, besoj se KLSH dhe unë e kemi bërë punën time audituese. Nuk mund të kalojmë ato vija që ligji nuk na i lejon. Ne audituesit nuk bëjmë politika, ne auditojmë zba-timin e politikave. Nëse unë si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit në punën time në këto vite do të kaloja në këtë fushë riskoja pavarësinë e institucionit. Mund të kisha fituar disa kredite vetë por nuk ishte mirë për institucionin”, u shpreh kreu i KLSH, Bujar Leskaj.

Ruçi flet në Kuvend: Kroacia, vend mik i ShqipërisëKryetari i Kuvendit, Gramoz

Ruçi ka vlerësuar dje marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kroacisë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve si të shkëlqyera. Duke folur gjatë se-ancës plenare, ku e pranishme ishte edhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, Ruçi u shpreh i bindur se Kroacia është një vend mik i Shqipërisë. “Kroacia mbetet një vend mik i Shqipërisë në sfidat e përbash-këta, mbështetëse dhe aleate, model i suksesshëm për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarë në përpjekjet e integrimit dhe bashkimit me familjen tonë eu-ropiane”, tha ai. Ndërkohë në emër të forcave politike, deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë, Ruçi i shprehu mirënjohje Presidentes Kolinda Gra-bar-Kitaroviç. Vizita juaj, tha ai, është një rikonfirmim i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy popujve tanë. “Këto mesazhe burojnë nga lidhjet historike dhe miqësia tradicionale midis dy popujve, vlerat e përbashkëta që kemi kultivuar ndër shekuj”, tha ai.

Ndreu: Votoni propozimet në Kodin Rrugor

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjer-in Ndreu i ka bërë dje thirrje palëve politike për të votuar ndryshimet e propozuara për Kodin aktual Rrugor, ç’ka sipas tij do t’i japë fund sorollatjeve të shumta të emigrantëve shqiptare dhe turistëve. Në seancën plenare, deputeti Ndreu ka shpjeguar propozimet e tij në pr/ligj, duke zgjidhur një nga problem-atikat që sipas tij, hasen më së shumti nga emigrantët shqiptarë dhe turistët e huaj. “Sot me Kodin aktual Rrugor ka një sorollatje të tmerrshme. Bëhet fjalë për 10 shkelje që Kodi i parashikon me heqje drejtimi të automjetit. Pas kësaj kalon në polici, në prefekturë, për në Ministri. Në rastin më të mirë duhen 3 muaj për të marrë patentën. Ka ndodhur që janë penalizuar dhe nuk kanë marrë lejen e drejtimit. Unë gjithashtu kam propozuar që të gjejmë një rrugë alternative që nëse drejtuesi i automjetit penalizohet, mund edhe duke paguar dyfishin e gjobës për të marrë patentën në vend”, deklaroi deputeti i PS.

t LESKAJ: PËR 6 VJET JANË KALLËZUAR PENALISHT 847 ZYRTARËKryetari i Kontrollit të Lartë të

Shtetit, Bujar Leskaj deklaroi pak kohë më parë se për 6 vjet janë kallëzuar penalisht 847 zyrtarë, me një ritëm sipas tij, një kallëzim në javë. “Numri i kallëzimeve pe-nale gjatë kësaj periudhe 6-vjeçare ka qenë tregues i punës sonë, duke realizuar 266 kallëzime pe-nale apo indicie për 847 nëpunës të lartë, të mesëm dhe të ulët të

administratës shtetërore, ose me një ritëm, një kallëzim në javë apo një kallëzim afërsisht çdo tre au-ditime, ose dy herë më shumë se në periudhën 7-vjeçare 2005-2011. Për vitin 2017, kallëzimet penale të institucionit kanë qenë 47 për 130 persona, drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë të administratës shtetërore”, deklaroi Leskaj.

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj u shpreh pak ditë më parë se për 2017 sektorët me riskun më të lartë janë administrimi i pronës shtetërore dhe prokurimet. “Mungesa e inventarizimit të pronës publike vijon prej më shumë se 20 vitesh të jetë një nga problemet kryesore, e cila krijon efekte në konfirmimet e titujve të pronësisë nga institucionet publike që kanë për detyrë dhënien e vërtetësisë mbi këto tituj. Kjo është evidentu-

ar edhe si një nga shkaqet për ekzistencën e rreth 600 konflikteve gjyqësore në proces vetëm në Ministrinë e Financave, si rrjedhojë e procedurave të privatizimit ndër vite. Me qëllim miradministrimin e pronës publike, KLSH ka kërkuar, ndër të tjera, kryerjen e një analize më të hollësishme për shitjen e pronave publike, krijimin e kartelave të veçanta dhe zgjidhjen e problemit për kom-pensimin e ish-pronarëve”, u shpreh Leskaj.

KREU I KLSH: JA SEKTORËT ME RISKUN MË TË LARTË

Page 3: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

GAZETA SOT E Premte 20 Korrik 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Presidentja kroate flet në Parlamentin shqiptar: Integrimi kërkon bashkim kombëtar, do luftojmë për ju në BE

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Ki-taroviç i ka bërë dje apel klasës politike shqiptare që të jenë të bashkuar sa i takon integrimit europian. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Presidentja Kitaroviç, e cila ndodhet për një vizitë shtetërore në vendin tonë, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria, duke kërkuar që edhe Bashkimi Europian ta njohë. “Sot si një komb i ri, energjik dhe me njerëz të zellshëm të angazhuar ndaj vlerave demokratike perëndimore, Shqipëria ka perspektiva të shkëlqyera dhe është mjaft e rëndësishme të theksohen shembujt pozitivë dhe BE duhet ti vlerësojë ata për këtë gjë. Do doja t’ju

përgëzoja dhe për vendimin e Këshillit i cili i ka njohur progresin e bërë nga Shqipëria. Kjo është në rrugën për çeljen e negociatave në qershor të 2019. Për këtë arsye në vitin që vjen është mjaft e rëndësishme të sigurohet një bashkim kombëtar për çështjet strategjike me qëllim që të ruhet motivimi për reformat. Në këtë kontekst duhen pranuar dhe njohur reformat që Shqipëria ka bërë deri më sot, veçanërisht ato në fushën e gjyqësorit. Është mjaft e nevojshme të theksohet rëndësia e vetingut i cili do të rrisë besimin në institucionet gjyqësore që përbëjnë dhe bazën e pushtetit ligjor”, deklaroi ajo. Po ashtu, Kitaroviç

përsëriti mbështetjen e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik por edhe politik, kjo është njohur dhe nga BE. Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE”, u shpreh ajo. Ndërkohë Presidentja Kitaroviç theksoi se Kroacia do të punojë për një tjetër samit BE-Ball-kani Perëndimor dhe do të ndihmojë Shqipërinë duke ofruar përvojën e saj. “Kroacia planifikon

të vazhdojë në të njëjtën rrugë dhe e përkusht-on të gjithë vëmendjen e saj drejt zgjerimit dhe këto gjëra do të bëhen pjesë e prioriteteve të Presidencës sonë. Ne do të investojmë përpjekje edhe më të mëdha për të organizuar një Samit tjetër ndërmjet BE dhe Ballkanit Perëndimor. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE të Shqipërisë, duke i ofruar asaj përvojën e saj dhe njohuritë duke mbështetur ngritjen e kapaciteteve të institucioneve shqiptare, përfshi këtu forcimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale”, nënvizoi Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

duhet të vijojë e thellojë përpjekjet për forcimin e pavarësisë së institucionit, për të siguruar auditime të paanshme dhe objek-tive. “Kryerja e veprimtarisë audituese në përputhje me kuadrin ligjor e rregullator, si dhe me standardet ndërkombëtare të audit-imit mbetet një detyrë e vazhdueshme e in-stitucionit. Kjo kërkon vijimin dhe thellimin e punës së audituesve për njohjen e legjisla-cionit dhe të standardeve ndërkombëtare të auditimit, të cilat janë në zhvillim. Gjithash-

tu, vijimi i veprimtarisë trajnuese për rritjen e kapaciteteve profesionale të audituesve është me rëndësi në këtë drejtim”, thuhet në rezolutë. Në rezolutën e Kuvendit për Kontrollin e Lartë të Shtetit vlerësohet gjithashtu edhe puna dhe performanca e këtij institucioni sa i takon vitit që lamë pas. Më konkretisht, në rezolutë thuhet se KLSH ka ushtruar veprimtarinë në përputhje me Kushtetutën, si dhe strategjinë e zhvillimit të institucionit dhe kuadrin ligjor e rregullator.

Rigels SELIMAN

Mazhoranca qeverisëse është vënë në lëvizje për të zbard-hur një herë e mirë skandalin me rrugën Durrës-Kukës. Kjo

rrugë rrënoi ekonominë shqiptare dhe aty pati jashtëzakonisht abuzime. Skandali më i madh është ai i zhdukjes së 230 milionë eurove dhe për to u akuzua Lulzim Basha. Por socialistët synojnë që të bëjnë një audit të dytë në këtë rrugë dhe nëse gjenden shkelje kjo do të sjellë një tjetër padi për përgjegjësit. Gazeta ka siguruar rezolutën që Parlamenti ka hartuar për Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe i ka kërkuar që të nisë një auditim për të gjithë shpenzimet për Rrugën e Kombit. “KLSH, të kryejë auditi-min e procedurës së prokurimit për ndër-timin e rrugës Rrëshen-Kalimash-Kukës-Morinë”, thuhet në rezolutën e Kuvendit. Po ashtu, Parlamenti i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit që të zbardhë dhe të hedhë dritë mbi mënyrën se si u privatizua ish-Ho-tel Dajti nga Banka e Shqipërisë. “Të thellojë dhe përshpejtojë procedurat e auditimit mbi privatizimin e “Hotel Dajtit” nga Banka e Shqipërisë, për të rritur transparencën e këtij procesi dhe për të forcuar përgjeg-jshmërinë për zbatimin e ligjit”, thuhet në rezolutë. Ndërsa një tjetër çështje për të cilën Kuvendi kërkon nga KLSH që të nis menjëherë auditim, ka të bëjë me koncesio-net dhe minierat. “Të kryejë me përparësi auditimin e thelluar në drejtim të ndikimit në mjedis që kanë disa sektorë të veçantë, si koncesionet për ndërtimin e hidrocentraleve, dhënia e lejeve minerare etj”, thuhet në rezo-lutë. Ndërkohë Kuvendi i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit që të zbuloi dhe të qartësoi gjithçka që ka të bëjë me dëmet financiare të shkaktuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ndaj buxhetit të shtetit. “Të ndjekë me përparësi arkëtimin në buxhet të dëmit ekonomik të shkaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo edhe institucione të tjera, në të cilat KLSH ka zbuluar dëme të konsiderueshme”, thuhet në rezolutën e Kuvendit.

Kërkesat e KuvenditNë rezolutë deputetet i kanë ngarkuar

KLSH dhe një sërë detyrash të tjera. Sipas tyre, objektivi kryesor i veprimtarisë së KLSH-së duhet të jetë nxitja e rritjes së përgjegjshmërisë dhe transparencës për përdorimin me efektivitet, efiçencë dhe ekonomi të pasurisë publike, duke forcuar integritetin e institucionit dhe duke rritur besimin e publikut. Më tej thuhet se KLSH

Rekomandimet e Kuvendit për KLSH për vitin 2018

1. Objektivi kryesor i veprimtarisë së KLSH-së duhet të jetë nxitja e rritjes së përgjeg-jshmërisë dhe transparencës për përdorim-in me efektivitet, efiçencë dhe ekonomi të pasurisë publike, duke forcuar integritetin e institucionit dhe duke rritur besimin e publikut

2. KLSH duhet të vijojë e thellojë përpjekjet për forcimin e pavarësisë së institucionit, për të siguruar auditime të paanshme dhe objektive.

3. Kryerja e veprimtarisë audituese në përputh-je me kuadrin ligjor e rregullator, si dhe me standardet ndërkombëtare të auditimit mbe-tet një detyrë e vazhdueshme e institucionit. Kjo kërkon vijimin dhe thellimin e punës së audituesve për njohjen e legjislacionit dhe të standardeve ndërkombëtare të auditimit, të cilat janë në zhvillim. Gjithashtu, vijimi i vep-rimtarisë trajnuese për rritjen e kapaciteteve profesionale të audituesve është me rëndësi në këtë drejtim

4. Metodologjia e auditimit duhet të zhvil-lohet e përmirësohet më tej. Në themel të saj duhet të jetë auditimi me bazë risku, i cili ndikon në rritjen e efiçencës së vep-rimtarisë audituese dhe të përdorimit të fondeve publike

5. Fokusi i veprimtarisë audituese duhet të jetë drejt rritjes së peshës së auditimit të performancës, për shkak të rolit mjaft të rëndësishëm që ka ky lloj auditimi në rrit-jen e efektivitetit, efiçencës dhe përdorimit me ekonomi të fondeve publike. Cilësia e auditimeve të performancës duhet të përmirësohet më tej, duke thelluar ana-lizën e riskut, njohur më mirë standardet ndërkombëtare të auditimit, rritur kapac-itetet profesionale të audituesve etj

6. Një detyrë e rëndësishme mbetet thellimi i auditimit të teknologjisë së informacionit, nëpërmjet konsolidimit dhe përdorimit të ele-mentëve të tij në auditimet e përputhshmërisë, financiare dhe të performancës

7. Përmirësimi i cilësisë së auditimit është një detyrë e vazhdueshme e institucionit, për të rritur dobinë e tij. KLSH duhet të adoptojë Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë, i cili përfshin kontrollin e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë. Kontrolli i cilësisë duhet të konso-lidohet, nëpërmjet zbatimit me korrektësi të kuadrit ligjor e rregullator. Ky kontroll duhet të mbështetet nga sigurimi i cilësisë, të kryer nga persona që nuk kanë marrë pjesë në procesin e auditimit

1. Të thellojë dhe përshpejtojë procedurat e auditimit mbi privatizimin e “Hotel Dajtit” nga Banka e Shqipërisë, për të rritur trans-parencën e këtij procesi dhe për të forcuar përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit

2. Të kryejë me përparësi auditimin e thelluar në drejtim të ndikimit në mjedis që kanë disa sektorë të veçantë, si koncesionet për ndërtimin e hidrocentraleve, dhënia e lejeve

minerare etj 3. Të kryejë auditimin e procedurës së

prokurimit për ndërtimin e rrugës Rrësh-en-Kalimash-Kukës-Morinë

4. Të ndjekë me përparësi arkëtimin në buxhet të dëmit ekonomik të shkaktuar nga Au-toriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo edhe institucione të tjera, në të cilat KLSH ka zbuluar dëme të konsiderueshme

1. Veprimtaria audituese e KLSH-së është zgjeruar krahasuar më një vit më parë, si në drejtim të numrit të auditimeve, ashtu edhe të numrit të institucioneve të audituara

2. KLSH ka vijuar harmonizimin e formave të ndryshme të auditimit, duke i dhënë përparësi rritjes së peshës së auditimeve financiare, auditimeve të performancës dhe auditimeve të teknologjisë së informacionit. Në këtë mënyrë, KLSH ka vënë në zbatim rekomandimet e rezolutës së Kuvendit të

vitit 2016, si dhe rekomandimet e BE-së e SIGMA-s. Peshën kryesore të auditimit vijojnë ta kenë auditimet financiare

3. Në auditimin e performancës u realizuan objektivat e parashikuara, si rritja e numrit të auditimeve; rritja e numrit të subjekteve të mbuluara me këtë lloj auditimi; rritja e numrit të gjetjeve, konkluzioneve e rekomandimeve për çdo auditim; rritja e rolit këshillues e rekoman-dues të KLSH-së; zbatimi i akteve rregullatore, duke sjellë përmirësimin e cilësisë së auditimit

4 KËRKESAT KRYESORE TË KUVENDIT PËR KLSH

JA VLERËSIMET E PARLAMENTIT PËR KLSH

Mazhoranca kërkon nga KLSH audit për tenderin e ish-hotel Dajtit

Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën Durrës-Kukës, zbardhet kërkesa për KLSH,

tjetër audit për zhdukjen e 230 milionë eurove

Page 4: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

4 GAZETA SOTE Premte 20 Korrik 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Qordja rezulton punonjës i Gardës që prej Marsit të vitit të kaluar, ndër-sa prej 8 muajsh shërbente si shofer

i Ministrit të Brendshëm. Shkëlzen Qord-ja, shoferi i Fatmir Xhafës i gjetur i vdekur mëngjeset e djeshme në garazhin e Gradës së Republikës më herët ka punuar edhe si shofer i Ëngjëll Agaçit, sekretarit të përgjith-shëm të Kryeministrisë. Ndërkohë që ai iku...

Për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj procesi i vetingut nuk ka qël-lim të penalizojë punonjës të policisë nëpërmjet kleçkave të dokumenteve, por do të jetë një proces i paanshëm. Ai foli pak kohë më parë për këtë çështje, duke dhënë sqarime. “Në këtë proces, ne kemi sjellë në Shqipëri përvojën e

shumë vendeve të zhvilluara, ku lufta me elementët e inkriminuar brenda Pol-icisë ka rezultuar mëse e suksesshme. Një sukses, në radhë të parë, për vetë Policitë e këtyre vendeve; një sukses që përkthehet në rend, siguri dhe dev-otshmëri më të madhe nga ana e tyre në shërbim të qytetarëve të tyre”, tha ai.

Xhafaj: Vetingu s’ka qëllime negative

Opozita dhe mazhoranca zgjasin me 6 muaj reformën zgjedhore, Bylykbashi e Çuçi kërkesë Gramoz Ruçit

Partia Socialistë dhe ajo Demokratike kanë rënë dakord të zgjasin me 6 muaj punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Puna e këtij komisioni është zgjatur disa herë dhe deri më sot nuk ka pasur asgjë konkrete prej tij. Përmes një shkrese drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, dy bashkëkryetarët Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi kanë kërkuar zgjatje afatesh. “I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit, me vendimin Nr. 102/2017, datë 13.10.2017, Kuven-

di i Shqipërisë vendosi krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar ''Për Realizimin e Reformës Zgjedhore'. Në pikën X të këtij vendimi, parashikohet që Komisioni do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 6 mujor nga data e miratimit të këtij vendimi. Me Vendimin nr. 58, datë 29.03.2018, Kuvendi vendosi zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Re-formën Zgjedhore për një periudhe 4 mujore

nga data e miratimit të këtij vendimi. Me qellim që veprimtaria e këtij Komisioni të Posaçëm Parlamentar të përmbushë të gjithë objektivat e përcaktuara nga Kuvendi, do të nevojitet më shumë kohë sesa u parashikua në vendimin nr. 58/2018. Për këtë arsye, kërkojmë që në seancë plenare, Kuvendi të shqyrtojë dhe të miratojë projektvendimin bashkëlidhur për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për reformën Zgjedhore"për

një periudhe prej gjashtë muajsh”, thuhet në shkresë. Deri më tani Komisioni i Reformës Zgjedhore ka realizuar një sërë takimesh, por që plani është që në shtator të nisë konkretisht diskutimi në komisione. Deri më tani është rënë dakord për disa çështje, por ajo që mbetet peng është sistemi zgjedhor. PD dhe PS nuk e kanë në axhendë momentalisht dhe kjo ka irrituar partitë e vogla, pasi ato duan një sistem që ul rolin e partive të mëdha.

Kliti TOPALLI

Mazhoranca qeverisëse ka vendosur të vërë nën kontroll ministrin e Brendshëm, Fatmir

Xhafaj, sa i takon vetingut në polici. Pak muaj më parë hyri në fuqi ligji dhe tashmë kanë nisur procedurat për të kaluar në sitë të gjithë policët në vend. Por nuk do të jetë Ministria e Brendshme ajo që do të mbikëqyrë procesin, por do të jetë Parlamenti. Dje në seancën plenare mazhoranca votoi ngritjen e një komisioni me 7 anëtarë. Nga këta 4 i ka PS, 2 PD dhe 1 LSI. Ky komision do ndjekë nga afër të gjithë procesin, në mënyrë që të mos ketë abuz-ime dhe ai të bëhet në bazë të ligjit. Deri më tani ishte krijuar ideja sikur ishte ministri i Brend-shëm ai që ka në dorë procesin e rivlerësimit të efektivëve, por nuk do jetë kështu, pasi komisioni në fjalë do ketë rolin e menax-herit dhe mbikëqyrësit. Ngritja e komisionit është bërë përmes një kërkese të bërë nga kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj. Marrëdhëniet e mes Xhafajt dhe deputetëve të mazhorancës nuk janë më ato të dikursh-met. Pasi shpërtheu skandali i vëllait të tij, situata ndryshoi. Edhe pse kryeministri Rama nuk e shkarkoi, marrëdhëniet mes Xhafajt dhe deputetëve të mazhorancës nuk janë më ato të dikurshmet. Pasi shpërtheu skan-dali i vëllait të tij, situata ndrys-hoi. Edhe pse kryeministri Rama nuk e shkarkoi, brenda PS thonë se situata ka ndryshuar.Procedura e vlerësimit të pasurisë

Në ligjin për vetingun në polici, theksohet se një rëndësi të madhe do ketë vlerësimi i pasur-isë. Sipas nenit 31, fillimisht trupa e vlerësimit, bazuar në deklarimet e pasurive, zhvillon një procedurë kontrolli, në përputhje me këtë ligj, ligjin për deklarimin dhe kon-trollin e pasurive, të detyrimeve financiare të personave të zgjed-hur dhe nëpunësve të caktuar publikë, ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave në ush-trimin e funksioneve publike dhe me Kodin e Procedurave Adminis-trative. Më tej theksohet se verifi-

a) përmes kontrollit të deklarimeve dhe marrjes së informacionit nga Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, për të dhënat që ky institucion disponon;

b) përmes kontrollit të deklarimeve dhe marrjes së informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandal-imit të Pastrimit të Parave;

c) përmes kontrollit të deklarimeve dhe marrjes së informacionit nga Shërbimi Informativ i Shtetit, për të

dhënat që ky institucion disponon;ç) përmes kontrollit të informacioneve dhe materi-

aleve të tjera, që disponohen në strukturat e analizës së informacionit të Policisë së Shtetit, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat si dhe në agjencitë e tjera informative dhe ligjzbatuese në Republikën e Shqipërisë;

d) përmes kontrollit të bazave të të dhënave të Min-istrisë së Drejtësisë;

JA SI DO REALIZOHET VLERËSIMI I FIGURËS

Ja si do jetë ndarja e anëtarëve në komision

Edi Rama vë në kontroll Fatmir Xhafajn, ngre komision parlamentar për të mbikëqyrur vetingun

në polici, zbehet roli i ministrit të Brendshëm

pasurinë apo e fshehin atë si dhe në rast se ka lidhje me persona të inkriminuar. “Trupa e vlerësimit vendos përjashtimin nga detyra të punonjësit kur: punonjësi nuk dorëzon deklaratat sipas objek-teve të vlerësimit kalimtar dhe afateve të përcaktuara në këtë ligj; deklaratat përmbajnë të dhëna të rreme; rezulton se, gjatë vlerësim-it të pasurisë, ka fshehur pasuri, përfshirë edhe personat e lidhur me të; pasuria e deklaruar nuk mund të justifikohet nga burime të ligjshme të ardhurash; rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, që bën të pamundur vazhdimin e detyrës; rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale”, thuhet në nenin 62 të ligjit të vetingut.

kimet për punonjësin kryhen në të gjitha institucionet apo personat juridikë, publikë apo privatë, të cilët detyrohen të japin të dhëna në lidhje me deklarimet apo mos-deklarimet e këtyre punonjësve. Sipas ligjit, ILDKPKI-ja vë në dis-pozicion të gjitha informacionet që disponon si rezultat i deklar-imit të punonjësve, të cilët kanë

pasur detyrimin për deklarimin e pasurive sipas ligjit përkatës.

Përjashtimet nga detyraTë gjithë punonjësit që nuk

do të arrijnë të kalojnë procesin e vetingut sipas ligjit të vetingut do të përjashtohen nga detyra. Kështu do të përjashtohen të gjithë ata punonjës që bëjnë deklarata të rreme, kur nuk justifikojnë

Ja çfarë pasurie kanë deklaruar policët

a) të ardhurat personale dhe ato të personave të lidhur, sipas certifikatës familjare, nga çfarëdo lloj aktiviteti, për të gjithë periud-hën e përcaktuar në pikën 1, të nenit 29, të këtij ligji;

b) shpenzimet e vitit të fundit për qira banese, ujë, drita, telefon dhe internet, si dhe të gjitha ato pagesa periodike për kontratat e furnizimit apo pajtimit në emër të tij apo të personave të lidhur;

c) udhëtimet private personale apo të personave të lidhur jashtë shtetit gjatë tre viteve të fundit, duke specifikuar shtetin, vendin e qëndrimit, kohëzgjatjen dhe, me përafërsi, shpenzimet e për-balluara;

ç) arsimin e fëmijëve, mad-horë apo të mitur, në momentin e deklarimit, apo të personave të lidhur, duke deklaruar fillimin, llojin e institucionit arsimor, emrin e institucionit, pagesat vjetore si dhe kohëzgjatjen e studimeve për të gjithë periudhën e përcaktuar në pikën 1, të nenit 29, të këtij ligj;

d) sendet e paluajtshme të fituara, tjetërsuara, poseduara apo përdorura për të gjithë periudhën e përcaktuar në pikën 1, të nenit 29, të këtij ligji;

dh) sendet e luajtshme apo sendet me vlerë mbi 300 000 lekë, përfshirë, por pa u kufizuar, mjetet motorike të fituara, tjetërsuara, poseduara apo përdorura për të gjithë periudhën e përcaktuar në pikën 1, të nenit 29, të këtij ligji;

e) investimet apo mjete të tjera financiare që prodhojnë të ardhu-ra, përfshirë, por pa u kufizuar, aksionet apo kuotat e shoqërive tregtare, titujt e borxhit, licenca, patenta apo të drejta të tjera;

ë) llogaritë bankare, brenda dhe jashtë vendit, duke specifikuar numrat, vendndodhjen, datën e krijimit dhe gjendjen aktuale;

f) detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë;

g) të gjitha marrëdhëniet jurid-ike, që kanë vlerë ekonomiko-pas-urore;

gj) burimet e krijimit të këtyre pasurive.

Page 5: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

GAZETA SOT E Premte 20 Korrik 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Për rrjedho-jë në emër të grupeve

të opozitës, kërkoj që të rivotohet ligji për teatrin pasi ka qenë i parregullt. Për shkak se ju nuk le-joni që të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit, në shenjë proteste, ne do largohemi nga kjo seancë pasi nuk mund të qëndrojmë në një kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë...

Ligji për magjistratët “përçan” LSI, Vasili i prerë kundër mazhorancës, Luan Rama takim me Taulant Ballën

Ligji për magjistratët duket se ka futur “përçarjen” brenda kampit të LSI. Pas braktisjes së seancës plenare dhe thirrjes së Taulant Ballës ndaj opozitës për të dhënë konsensus në lidhje me projektligjin që ka të bëj me emërimet e mag-jistratëve, kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ripërsëriti dje deklaratën se nuk do të ketë konsensus me qeverinë. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili e akuzoi qeverinë se po luan lojën e kungulleshkës me ligjin e magjistraturës. “Rilindja luan kungulleshkën me ligjin e magjis-traturës. Rilindja sot e bëri të qartë që Reforma në Drejtësi për të është asgjë më shumë se një

pazar i rëndomtë njerëzish të rëndomtë. Propozoi Rilindja një ligj që jepte fuqi kuvendi të vendoste për shkollën e magjistraturës për 2 vjet. Pastaj në komisionin e (anti)ligjeve ditën e fundit me logjike ordineresh e bëri pa afat, ulëriti dhe medemek e argumentoi dhe e votoi. Sot rilindja propozon për një vit. Me Kungulleshke do ta bëjnë drejtësinë”, tha Vasili. Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili deklaroi se mazhoranca e kthyer reformën në një plaçkë tregu. Sipas tij, LSI beson vetëm tek parimet e komisionit të Venecias dhe tek konsen-susi i 21-22 korrikut. “Ky është qëndrimi i turpshëm i një mazhorancë pazarxhinjsh që Reformën në

Drejtësi e ka thjesht një plaçkë tregu dhe qëllimin e vetëm kapjen e drejtësisë. Cili njeri serioz mund të pranojë një politikë të tillë, që ndërron sipas hallit pozicion tre herë. Kur thotë pra të vërtetën dhe kur gënjen rilindja? Po argumentet që rilindja dha në komisionin e (anti)ligjeve, kur hoqën çdo limit kohe dhe votuan si bandite ku shkuan, apo i harruan sikur s'ka ndodhur asgjë? LSI ka votuar Kushtetutën dhe shtatë ligjet duke besuar të Kon-sensusi në 140 vota dhe tek Komisioni i Venecias dhe jo tek Rilindja që donte një reformë në drejtësi me vota të blera. LSI beson vetëm tek parimet e Komisionit të Venecias dhe tek 21-22 korriku

gjithçka jashtë tyre është riciklimi i pisët i drejtë-sisë së vjetër, por të kapur sot fort në grusht nga rilindja”, tha ai. Por pavarësisht kësaj deklarate të bërë nga Vasili, ajo çka bie në sy është se LSI ka filluar të “përçahet” sa i takon ligjit për magjistratët. Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka zhvilluar dje një takim kokë më kokë me kreun e grupit parlamen-tar të PS, Taulant Balla për rreth 20 minuta. Edhe pse nuk u dhanë detaje, sipas informacioneve, fokusi i diskutimeve ishte sa i takon konsensusit për projektligjin e magjistratëve. Pra duket se LSI ka nisur kontaktet me PS dhe se në seancën e të hënës mund të jap konsensus gjatë votimit.

Endri ARIZI

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integ-rim kanë braktisur dje puni-met e seancës plenare. Me

pretendimin se ligji për teatrin është manipuluar, opozita u largua sërish nga salla e Kuvendit duke mos u bërë pjesë e votimit, ku ishte parashikuar që të votohej edhe projektligji për magjistratët. Ashtu siç edhe gazeta e paralajmëroi, kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, duke ju frikësuar faktit se gjatë votimit të projektligjeve në Kuvend, brenda grupeve të tyre mund të kishte rrjedhje votash, i detyruan deputetët që të braktisnin seancën. Duke ripërsëritur skenarin e pak javëve më parë, kreu i grupit parlamentar i PD, Edmond Spaho e justifikoi bojkotin e Kuvendit me faktin se opozita po i ndërmerr këto veprime si një shenjë proteste kundër ligjit të teatrit. “Ne duam të rivotohet ligji për prishjen e teatrit Kombëtar sepse një nga deputetët e mazhorancës kishte votuar edhe për një deputet të opozitës. Dhe kryetari i Kuvendit porositi që të mblidhej këshilli i votimeve dhe procedurave, i cili u mblodh dhe vërtetoi qëndrimin e opozitës që votimi në emër të një deputeti të opozitës ishte kryer pa-varësisht nga pretendimet e palëve se kush e kishte kryer. Sa kohë që ky votim ka qenë i parregullt në përputhje me rregulloren duhet të përsëritet. Për rrjedhojë në emër të grupeve të opozitës, kërkoj që të rivotohet ligji për teatrin pasi ka qenë i parregullt. Për shkak se ju nuk lejoni që të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit, në shenjë proteste, ne do largohemi nga kjo seancë pasi nuk mund të qëndrojmë në një kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë”, tha kreu i grupit parlamentar i PD, Edmond Spaho. Por pavarësisht këtij fakti, ajo ç’ka bie në sy është se opozita, ka injoruar edhe thirrjet e ndërkombëtarëve për të dhënë konsensus në lidhje me projektligjin e magjistratëve.

Dështon sërish ligji për kompetencat e KLD

Braktisja e Kuvendit nga ana

pasardhëse. Vetë kreu i grupit par-lamentar i PS, Taulant Balla, pas largimit të opozitës, teksa mori fjalën për procedurë, i kërkoi kreut të Kuvendit që të shtyhen për në seancën e të hënës ndryshimet në ligjin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe ato të Kodit Rrugor. “Propozoj që për hir të një dialogu të rëndësishëm me një pjesë ende të përgjegjshme të opozitës propozimi i deputetit Ndreu dhe ai për ndryshimet në ligjin për sta-tusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtyhen për seancën e datës 23. Duke shpresuar që kolegu Spaho nuk do vijë më të mbajë vjershën e radhës se në Kuvend në seancën e 5

korrikut paska ndodhur hataja më e madhe për demokracinë”, u shpreh Balla. Sakaq, Balla u shpreh optimist se opozita deri ditën e hënë opozita do të ketë ndryshuar qëndrim dhe se do të jap konsensusin e saj në projek-tligjin për magjistratët. “Për projekt-ligjin për disa ndryshime në kodin rrugor diskutimi quhet i ezauruara, kjo mbartet vetëm për votim. Kurse për ligjin tjetër besoj dhe shpresoj që opozita ditën e hënë të ketë reflektu-ar mbi këtë kërkesë dhe detyrimin që ka Kuvendi në kuadër të vijimit të implementimit të reformës në drejtësi të vijojmë ta kemi çështje të hapur për diskutime ku mirëpresim dhe diskutimet e opozitës”, tha ai.

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla akuzoi dje opozitën se ishin këta të fundit që e inskenuan votimin e teatrit dhe jo mazhoranca. Balla e akuzoi gjithashtu opozitën se ata vepruan edhe kundër thirrjeve të komi-sionerit Johanes Hahn. “Opozita vetëm dy ditë pas vizitës së komisionerit Hahn në Shqipëri, i cili i kërkoi që të mos bojkotojnë parlamentin, ata i përgjigjen me të njëjtën

gjuhë. Lidhur me pretendimin pse deputeti Bitri ka votuar me kartën e aksidesit të Tavos, por mendoj që kjo është sqaruar. Dhe nëse ka një faj, i takon vetëm deputetëve të opozitës, që u munduan të bëjnë një rreng ndaj një de-puteti që ka qenë i asaj partie, por prej pak kohësh është deklaruar si deputet i pavarur”, u shpreh dje nga foltorja e Kuvendit kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla.

BALLA: OPOZITA PO VEPRON KUNDËR THIRRJEVE TË NDËRKOMBËTARËVE Mediu: Jemi në kushtet e një grushti shteti

Në seancën e djeshme në Parla-ment, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e përqendroi fjalën e tij tek rënia e shtetit për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës Kus-htetuese dhe Gjykatës së Lartë. Ai e quajti situatën aktuale një grusht shteti. “Ne jemi në kushtet e një grushti shteti dhe banditizmi kushtetues. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, Nuk kemi Gjykatë të Lartë, nuk do ketë Gjykata Apeli, nuk do ketë Gjykata Rrethesh së shpejti. Pra faktikisht shteti ka rënë sepse një nga kollonat e tij më të rëndësishme, ajo e Pushtetit Gjyqësor, nuk ekziston dhe nuk funksionon. Kjo është situatë skandaloze, ne jemi kthyer në Republikë bananesh dhe Republika Parlamentare Kushtetuese ka pushuar së funksionuari. Sepse çdo Republikë Parlamentare ka tre pushtete bazë që garantojnë funksion-imin e Shtetit dhe të drejtat e shtetasve, ato janë të pavarura dhe ndërveprim i cili garantohet nga parimi check and balance. Rënia e Pushtetit Gjyqësor do të thotë rënia e Shtetit,”, tha Mediu.

Luan Rama: Minjtë komunistë janë rikthyer

Nënkryetari i LSI, Luan Rama, dje nga foltorja e Kuvendit, teksa ka marrë fjalën, ka zgjedhur të mbajë një fjalim jo fort të zakontë para kolegëve të tij de-putetë. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i LSI ka folur për “bllokmenët”, “etërit”, dhe “minjtë” duke thumbuar njëherësh edhe mazhorancën. “Minjtë janë ringjal-lur! Disa syresh i kam parë shumë vite më parë. Ndonjë edhe e kam njohur, po pavarësisht faktit në i kam njohur apo jo, të gjithë kishin diçka të ngjashme; përbashkuese dhe identifikuese po aq në raport me të tjerët. Kishin “Bllokun”, prej, edhe nga morën nofkën identi-fikuese “Bllokmenë”, një kompozitë gjysmë shqip e gjysmë anglisht. Si nuk e kuptuan dreqi ta marrë që rrokullisja drejt theqafjes do t’i merrte edhe ata përpara me gjithë “Bllokun” e tyre, e të paktën të mos ishin bërë pengesë?!- pyesnim shpesh njëri-tjetrin ne të “Zërit të Popullit”, në atë dhjetorin e fundit të regjimit komunist të 1990-ës, pa marrë përgjigje prej askujt! Sepse në fakt nuk kishte mbetur më askush”, tha ai.

Taulant Balla: Shpresoj që opozita deri ditën e hënë të ketë reflektuar

PD-LSI frikë për rrjedhje votash, Basha-Kryemadhi detyrojnë deputetët të braktisin votimin në Parlament,

dështon sërish ligji për kompetencat e KLD

e opozitës ka bërë që të dështojë sërish projektligji për magjistratët. Projektligji në fjalë, kërkon 84 vota dhe ka të bëj me rikthimin e kom-petencave të KLD për emërimin e magjistratëve të rinj. Në pamundësi të votave për t’i miratuar këto pro-jektligje, mazhoranca vendosi dje që ta shty votimin për në seancën

PËRPLASJET MES MAZHORANCËS DHE OPOZITËS NË KUVEND1. PD-LSI braktisin seancën para votimit të rendit të ditës 2. Basha dhe Kryemadhi të frikësuar nga rrjedhja e votave 3. Spaho justifikon braktisjen e seancës plenare 4. Dështon miratimi i projektligjit për magjistratët 5. Balla thirrje opozitës që të ndryshojë qëndrim5

Page 6: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

6 GAZETA SOTE Premte 20 Korrik 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Përfaqë-suesja e Lartë,

Federica Mogherini shpalli dje emërimet e 24 ambasadorëve të rinj në disa vende, mes të cilëve ishte dhe Shqipëria. Ashtu siç edhe u përfol para pak kohësh, zëvendë-suesi i Romana Vla-hutin do të jetë Luigi Soreca. Ai është me nënshtetësi italiane dhe punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel. Soreca ka qenë i angazhuar... 5

QËLLIMET E BRUKSELIT PËR SHQIPËRINË

1. Mogherini zyrtarizon pasardhësin e Vlahutin2. Brukseli dërgon ambasador ekspertin e luftës antiko-

rrupsion, Luigi Soreca 3. Soreca ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL4. BE qëllim ngritjen e organeve të reja dhe goditjen e

korrupsionin5. Brukseli rrëzon shpresat e opozitës për ribërjen e

reformës në drejtësi

Endri ARIZI

Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federi-ca Mogherini ka zyrtarizuar

dje pasardhësin e ambasadores Romana Vlahutin në Shqipëri. Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini shpalli dje emërimet e 24 ambasadorëve të rinj në disa vende, mes të cilëve ishte dhe Shqipëria. Ashtu siç edhe u përfol para pak kohësh, zëvendësuesi i Romana Vlahutin do të jetë Luigi Soreca. Ai është me nënshtetësi italiane dhe punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel. Soreca ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë pro-cesit të liberalizimit të vizave, mo-ment ku e ka ndihmuar vendin tonë shumë. Por interesant është fakti se italiani Luigi Soreca ndryshe njihet si eksperti antikorrupsion. Njeriu që do të marrë pas pak ditësh detyrën e ambasadori të ri të Bashkimit Evropian në Tiranë është njohës i mirë i çështjeve të sigurisë, i legjis-lacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, dhe ka punuar me EUROPOL dhe CE-POL. Ai emërohet si ambasador në Shqipëri në një moment shumë delikat për zbatimin e reformës në drejtësi. Edhe pse miratimi i saj u krye me konsensus të plotë, or-ganet e reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Struktura e Posaçme An-tikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit nuk janë ngritur ende. Shpeshherë është deklaruar se ngritja e tyre do të kryhet së shpe-jti, por deri më tani nuk është parë asnjë rezultat. Siç duket, Bashkimi Evropian do të sjellë në Shqipëri ekspertin antikorrupsion me qëllim ngritjen e organeve të reja dhe për të goditur korrupsionin. Por nga ana tjetër, emërimi i Luigi Sorecës në Shqipëri është ka prerë dhe shpresat e opozitës. Kjo për faktin se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, prisnin një ambasador që të mbështeste ribërjen e reformës në drejtësi. Dëshirë që ata e kanë shprehur haptazi gjatë ditëve të fundit ku i kanë vendosur si kusht mazhorancës ribërjen e reformës në drejtësi në mënyrë që të japin

për menaxhimin e Qasjes Globale ndaj Migrimit dhe Lëvizshmërisë si dhe për të tjera aspekte ndërkom-bëtare të migracionit. Pra duket se me ardhjen e Sorecës që është dhe një njohës i mirë i fushës ligjore, pritet që organet e reja të ngrihen dhe reforma në drejtësi të futet në një fazë të vrullshme. Në këtë mënyrë, rriten edhe pritshmëritë për

reprezalje në politikë dhe në drejtë-si, ku pritet që shqiptarët “të prekin” edhe arrestimet “VIP”. Me pak fjalë, ardhja e ekspertit italian pikërisht në këtë moment, jep sinjalet se Bashkimi Evropian po përgatitet për goditje të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta për të ndihmuar vendin tonë që t’i hapet dhe rruga e integrimit në qershor.

Romana Vlahutin mbajti për 4 vite postin e kryetares së delegacionit të BE në Tiranë. Ajo ka mbajtur postin e këshilltares së marrëdhënieve me jashtë gjatë kohës kur në Kroaci ishte president Ivo Josipoviç. Vlahutin gjatë emërimit si ambasadore në Tiranë, zëvendësoi aso kohe Ettore Sequi-n. Romana Vlahutin ka studiuar në Univer-sitetin e Zagrebit ndërsa ka kryer edhe një master në Har-vard për menaxhim konflikti dhe sigurinë ndërkombëtare.

Ajo ka punuar si gazetare dhe redaktorë në radio ndërsa gjithashtu ka punuar dhe për media ndërkombëtare si BBC dhe CNN. Vlahutin ka mbajtur gjithashtu edhe postin e zv/ambasadores në Beograd si dhe në periudhën 2006-2007 ka qenë drejtoreshë në Misionin e OSBE-së në Kosovë. Gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e ambasadores së BE në Tiranë, Vlahutin është akuzuar shpesh nga opozi-ta se është vënë në shërbim të mazhorancës.

JA KUSH ISHTE ROMANA VLAHUTIN Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë, bashkë

kundër dhunësZv/ministrja e Brendshme

Romina Kuko dhe zv/ministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo u takuan ditën e djeshme me Koordinatorët Vendore të Dhunës në Familje. Në takim u diskutuan çështje të koor-dinimit institucional si dhe lehtësimi i shërbimeve për viktimat, ndihma ligjore dhe ekonomike si dhe rritjen e kujdesit social sidomos për të miturit. Zv/ministrja Romina Kuko, në fjalën e saj, theksoi rëndësinë e zbatueshmërisë së ligjit për masat ndaj dhunës familjare, si dhe ofroi mbështetjen e plotë të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) për t’iu përgjigjur në kohë reale gjithë problematikave që vijnë nga bashkitë. Ajo gjithash-tu theksoi rëndësinë e hartimit dhe miratimit të akteve nënligjore në zbatim të ligjit për masa ndaj dhunës në familje, por edhe ligjit për vetëqeverisjen vendore. Ky format takimi do të vijojë të zhvillohet në mënyrë periodike.

Migracioni i paligjshëm, policitë e rajonit

mblidhen në TiranëDrejtori i Përgjithshëm i Poli-

cisë së Shtetit Ardi Veliu, zhvilloi dje një takim të veçantë në Tiranë, me drejtuesit e delegacioneve të Policive Kufitare të Vendeve të Rajonit dhe Drejtorin e DCAF Lubjana. Ky takim u zhvillua në kuadër të zhvillimit të operacionit të përbashkët “DRINO 2018”, organizuar nga Programi për Sigurinë e Kufijve të DCAF dhe Policia e Shtetit me mbështetjen e DCAF. Në takim marrin pjesë për-faqësues të Policisë Kufitare të Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si: DCAF Lubjana, OSBE, IOM, FRONTEX, CEPOL, Racviac Center, IISG, Marri dhe UN-ODC. Qëllimi i takimit është diskuti-mi rreth fenomenit të migracionit të paligjshëm në rajon, për të gjetur një qasje të përbashkët për përballimin e situatës, si dhe hartimi i një plani të përbashkët për të reaguar shpejt në rast fluksi masiv migrator.

konsensusin në ligjet e reformës. Të dhëna për Luigi Soreca

Në jetëshkrimin e Luigi Soreca të publikuar në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian zbulohen edhe disa detaje të tjera rreth punës së tij. Aty thuhet se ai është Drejtor për Sigurinë në DG HOME, e cila kontribuon për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropi-anë. Kjo drejtori është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë. Ai ka qenë përgjegjës

SHBA dhe BE presion mazhorancës për ligjin e avokatëve, PS ndryshon qëndrim për të djegurit nga vetingu

Partia Socialiste ndryshon mendje për të tretën herë për lejimin ose jo për të ushtruar profesionin e avokati të gjyqtarëve e proku-rorëve që digjen nga vetingu. Gatishmëria për t’i penguar të shkarkuarit u shpreh në 2 maj kur u prezantua ligji për avokatinë, por në 3 korrik, Komisioni i Ligjeve, me të gjitha votat, përjash-tuar atë të Bashkim Finos, nuk e përfshiu nenin që bllokon gjyqtarët e prokurorët që ngelin në klasën e vetingut, për t’u bërë avokatë. Por presioni amerikan dhe ai europian ka vepruar

mbi mazhorancën, duke e detyruar të bëjë një amendament në seancën plenare që nuk lejon të skualifikuarit e vetingut të hyjnë në sallën e gjyqit si avokatë. Gazeta ka siguruar një amen-dament të firmosur nga kryetari i grupit par-lamentar i Partisë Socialist, Taulant Balla, por edhe nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën ku thuhet se ky është qëndrimi i tretë zyrtar i ndryshëm për të çështjen e profesionit të avokatit. Sipas amendamentit Balla-Manja që pritet të hidhet në votim të hënën, nuk du-

het të lejohet që të skualifikuarit nga procesi i vetingut të bëhen avokatë. Sakaq, është mësuar se sipas informacioneve, mazhoranca ende mendon që kjo nismë është antikushtetuese sepse cenon një profesion të lirë. Por pavarësisht se deputet të mazhorancës mendojnë se kjo nismë është antikushtetuese, gazeta ka mësuar se amendamenti Balla-Manja ka ardhur se një hap i tillë është ndërmarrë vetëm pas këmbën-guljes së palëkundur të ekspertëve amerikanë dhe atyre europian që po asistojnë komisionin

e ligjeve në përgatitjen e akteve të tjera të zba-timit të reformës në drejtësi. Kujtojmë këtu se ekspertët e Euralius në lidhje me këtë çështje u përplasën me deputetët socialistë në komi-sionin e ligjeve. Kjo për faktin se ekspertët ndërkombëtarë u shprehën kundër nismës së disa deputetëve për tu dhënë mundësi proku-rorëve dhe gjyqtarëve të ngelur në veting që të ushtrojnë profesionin e avokatit. Kundër kësaj nisme ishte dhe deputeti i PS, Bashkim Fino, i cili e quajti si të paprecedentë këtë nismë.

Brukseli rrëzon shpresat e opozitës për ribërjen e reformës në drejtësi

Zyrtarizohet pasardhësi i Vlahutin, Brukseli dërgon ambasador ekspertin e luftës antikorrupsion dhe rrit presionet për ngritjen e KLGJ, KLP dhe SPAK

Page 7: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

GAZETA SOT E Premte 20 Korrik 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Dy prej themeluesve te PD, Genc Ruli e Besnik Mustafaj, janë rikthyer ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike, pas me shumë se nje viti për tu takuar me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Menjëherë, pas përfundimit të këtij takim, Ruli foli shkurtimisht për me-diat, teksa nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit në PD. “Tjetër gjë. Ishte një

takim, nuk ka asnjë detyrim. Pa mba-ruar bahçen dhe pa mbjellë pemë nuk kthehem njëherë në politikë. Kështu që nuk mendoj se kam aq mend sa tu jap këshilla të tjerëve, kam eksperien-ca sa për vete por jo për shumë. Ishte shkëmbim bisede mes miqsh për gjëra të ndryshme si i sheh ai, si i shohim ne”, deklaroi ish-ministri Genc Ruli.

RULI KOMENTON TAKIMIN ME BASHËN

Astrit Patozi “thumbon” Sali Berishën: Tregoi Bashës ata që kanë kryer krime gjatë 30 viteve në PD

Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka reaguar dje në lidhje me takimin mes Bashës, Berishës, Besnik Mustafajt dhe Genc Rulit në selinë blu pas përurimit të bustit të Pjetër Ar-bnorit. Përmes një postimi në “Facebook”, Pa-tozi i ka kërkuar ish-kryeministrit Berisha që t’i mësoj kreut demokrat se nuk shkarkohen ish-deputetët. Sakaq, Patozi e akuzoi Bashën se ka kthyer mbrapsht ftesat e Kuvendit për deputetët e PD të viteve 92-97. “Ka ardhur koha, doktor! Eh, si vajti kjo punë, o doktor! Tani, meqë katandisja i ka kaluar të gjitha fan-tazitë, mendoj se ti do bëje mirë që t'ia mësoje

ca gjëra atij, që ke lënë si menaxher tek Partia Demokratike. Për shembull, t'i tregosh që një njeriu mund t'i bësh çfarë ke mundësi në të tashmen dhe në të ardhmen. Por, kurrsesi, në të shkuarën. Sepse ai ditëziu kujton se mund t'i shkarkojë edhe si ish-deputetë, ata që kanë përfaqësuar PD-në ndër vite. Mësoja që kjo është e pamundur, sepse ka nevojë ta dijë. Dhe meqë ra fjala, tek kjo shëmtia e kthimit të ftesave mbrapsht të shumë ish-deputetëve për ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit. Mirë për "armiqtë e betuar" të pop-ullit e të partisë, të tipit Ridvan Bode, që kanë

kryer krime të rënda kundër njerëzimit, plagët e të cilave janë ende të freskëta. Po me Alek-sandër Meksin, Alfred Serreqin, Fatos Bejën, Ilir Banon, Luan Skuqin, Ndriçim Xhepën e dhjetëra të tjerë çfarë kanë pasur këta?”, tha Patozi. Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi krahas sulmeve ndaj Bashës, i ka kërkuar Berishës gjithashtu se ka ardhur koha që t’i tregojë të gjithë deputetët demokratë që gjatë 30 viteve kanë kryer krime në PD. Sipas Patozit kjo është e vetmja mënyrë që demorkatët të mësojnë se kush duhet të marrë pjesë në festa e kush jo. “Apo duhej patjetër që të mos e kishe

takuar kurrë Pjetër Arbnorin, por ta kishe parë vetëm në televizor, që të shkoje në atë ceremoni? Dhe meqë ti ke parë shumë, se ke qenë aty që nga fillimi, bën mirë gjithashtu që ndonjë ditë t'i tregosh krimet, që kanë kryer të gjithë ata që kanë shërbyer në këto 30 vjet si deputetë të Par-tisë Demokratike. Të paktën, ashtu do të dimë se kujt i takon dhe kujt jo që të marrë pjesë në aktivitete të ngjashme. PS. Kuvendi kishte ftuar të gjithë deputetët e PD në vitet 92-97 dhe ftesat u dërguan tek selia e partisë, por shumica e tyre u kthyen mbrapsht me pretendimin se nuk u diheshin adresat”, u shpreh Patozi.

emra të tjetër, të cilët janë reshtuar kundër Bashës. Sinjali më i freskët u dha dje, teksa ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u pa në inaugurimin e bustit të “Pjetër Arbënorit”, ajo refu-zoi të shtrëngonte duart me Bashën. Madje, në të njëjtën linjë me Topallin, e cila ka treguar se nuk do të “pajtohet” me Bashën, dje u rreshtua edhe Astrit

Patozi. Ish-deputeti sulmoi dje Bashën përmes një statusi në rrjetet sociale, sa i takon takimit që lideri demokrat zhvil-loi me Rulin dhe Mustafajin. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Reagon MustafajIsh-ministri Besnik Mustafaj ka

zbardhur dje detaje nga takimi që ai pati

Rigels SELIMAN

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka filluar të afrohet me të ashtuquajturit “grupi i kritikëve”. Muaj më

parë, emra si Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Genc Ruli, Besnik Mustafaj e të tjerë, u shfaqën mjaft kritikë dhe hodhën lumë akuzash ndaj tij. Mirëpo, ditën e djeshme kryedemokrati Basha ka pasur një takim kokë më kokë me dy ish-ministrat Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj. Pas largimi të opozitës nga salla e Kuvendit, Basha menjëherë është takuar me ta, ndërsa i pranishëm ka qënë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Takimi vjen në një kohë kur Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Gazeta e ka deklaruar pak kohë më parë se Berisha i ka kërkuar kryetarit Basha që në zgjedhjet lokale të 2019 të kandidojë emra nga grupi i kritikëve apo siç njihet ndryshe grupi i “të vjetërve”. Dhe duket se nuk përjashtohet mundësia që kërkesa e Berishës të marrë “bekimin” e Bashës. Burime të gazetës në selinë blu bën me dije se kryedemokrati po has vështirësi sa i takon përzgjedhjes së kandidaturave që Partia Demokratike do të vendosë për nominuar që të kandidojnë për zgjedhjet vendore. Në këto kushte dhe i ndodhur përpara kuaj situate, mësohet se Basha do të fusë dhe nominojë për të garuar si kandidatë të PD për bashki, disa ish-zyr-tarë dhe ish-deputetët, të cilët Basha i la jashtë listave të deputetëve në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2017. Veprimi ky që solli edhe një çarje të madhe jovetëm në Partinë Demokratike, por edhe në raportet mes Bashës dhe gardës së vjetër në PD. Kështu që zgjidhja më e mirë që Basha të ketë sukses në këto zgjedhje, do të jetë pikërisht dakordësia që ai do t’i japë propozimit të Berishës, propozim ky që nga njëra anë ul “gjakrat” në Partinë Demokratike dhe nga ana tjetër i jep PD-së një shans që të garojë në zgjedhjet vendore si forcë fituese, pasi kandidatët do të jenë njerëz me integrim dhe kariz-matik që i kanë dhënë shumë kontribut kësaj partie.

Topalli injoron BashënPavarësisht se Basha është ku-

jdesur që të ulë tensionet me tij dhe disa prej kritikëve si Ruli apo Mustafaj, nuk ka ndodhur aspak kështu me disa

Takimi i Bashës me kritikët, Kulluri: Po bëhen llogje Pas takimit të dy figurave të

njohura të PD-së, Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha në seli, të menjëhershme kanë qenë interpretimet dhe reagimet për mundësitë e tyre për t’u rikthyer në jetën aktive politike të PD-së. Mbi takimin e tyre, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar dje edhe Edvin Kulluri, i cili u shpreh se çështja e bash-kimit të PD-së nuk është çështje paza-resh personale, por çështje parimesh që mbështeten tek propozimi për të nxjerrë vendin nga kriza. “E vetmja mënyrë për t’ua ofruar shqiptarëve këtë alternativë është një PD e bazuar mbi statut. Lulzim Basha mund të takohet dhe të bëjë llogje e të ndajë karrige pushteti me këdo, por krizën e PD që e ka shkaktuar vetë nuk e zhbën dot kështu. Ndaj, suksese në jetë!”, u shpreh Edvin Kulluri. Ndërsa vetë Mustafaj dhe Ruli pas takimit u shprehën se biseduan për të gjitha gjërat që mund të bisedohen në një takim informal.

Norman: Peshqit e mëdhenj të dalin para drejtësisë Ambasadori i Britanisë, Dun-

can Norman foli dje për peshqit e mëdhenj. Ai tha gjatë një interviste televizive se në Shqipëri nuk ka shumë peshq të mëdhenj, por ata që janë duhet të dalin përpara drejtësisë. “Ka shumë gjëra të mira, ka patur disa suksese të rëndësishme për sa i përket 600 kilogramëve të kokainës që u gjetën dhe ka patur një historik të mirë të arrestimeve, shumë njerëz janë ar-restuar. Task Forca që ngriti ministria e Brendshme po funksionon dhe po ndryshon diçka. Pra ka shumë gjëra pozitive. Sigurisht, vështirësia është se një prej gjërave që kërkohet është një historik të hetimeve të suksesshme, arrestimeve dhe ndjekjeve penale të kriminelëve seriozë dhe kjo është gjëja që ende duhet të shohim. Duhet të shohim që këta drejtues të krimit të organizuar të dalin përpara gjykatës. Nuk ka shumë peshq të mëdhenj. Nëse do të godasësh seriozisht krimin e organizuar”, tha ai.

4

Besnik Mustafaj flet pas kafes me Lulzim Bashën: Ja marrëdhënia që kam tani me kryetarin

Basha afrohet me grupin e kritikëve, takon Genc Rulin dhe Besnik Mustafajn, nisin

negociatat për zgjedhjet vendoreLista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parla-

mentare të 2017 prodhoi një krisje të madhe në Partinë Demokratike. 30 figura nga grupi parlamentar nuk u kandiduan në zgjedhjet e 25 Qershorit. Ky vendim i Lulzim Bashës nxiti një rebelim nga të përjashtuarit. Duke vënë në pah gabimet e Bashës, Berisha u angazhua për një pajtim mes dy grupeve të mëdha kundërshtare në Partinë Demokratike. Berisha zhvilloi disa takime me eksponentët

e rebeluar, përfshirë Astrit Patozin, Jozefina Topallin etj. Paraprakisht, e ashtuquajtura garda e vjetër e Partisë Demokratike, kishte shpallur disa kushte për të vendosur paqen në PD. Kjo tentativë u konsiderua pa rezultat, pasi në fillim të muajit mars përfaqësuesit e grupit kundërshtar të Lulzim Bashës në PD, kanë paralajmëruar një lëvizje të re politike, duke mos përjashtuar as mundësinë e krijimit të një partie të re politike.

KRISJA E MADHE NË PD

me kreun e PD, Lulzim Basha. Gjatë një prononcimi për mediat, Mustafaj e ndali theksin tek përfshirja e tij në strukturat drejtuese të PD, teksa theksoi se nuk do ta tentojë një gjë të tillë, por shtoi se do të japë kontributin e tij për partinë. Po ashtu Mustafaj, kritik i hapur i Bashës, tregoi edhe për marrëdhëniet e tij me kryetarin e opozitës me të cilin tha se kishte pirë vazhdimisht kafe. “Unë për veten time kam pirë vazhdimisht kafe me z.Basha pavarësisht se kam qenë shumë kritik me të, edhe gjatë kohës post-zgjedhore, kur u bë fushata për kryetarin e ri. Unë kam pirë shumë herë kafe me të, nuk i kam refuzuar asnjë ftesë, qoftë në zyrë apo dhe në kafenetë e Tiranës. Nuk tentoj të jem pjesë e strukturave drejtuese por kam vendin tim në dhënien e kontributit për partinë”, deklaroi ish-ministri Besnik Mustafaj.

Page 8: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

8 GAZETA SOTE Premte 20 Korrik 2018

2,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kliti TOPALLI

Dalin në dritë të tjera detaje për Inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gazeta

“SOT” çdo ditë do publikojë të dhëna mbi pasuritë dhe aktivite-tet e tyre. Inspektorët e KD janë ata që duhet të mbajnë përg-jegjësi për situatën e sotshme në gjyqësor. Janë me dhjetra gjyqtarët që po ngelin në vet-ing. Shumë prej tyre kanë bërë skandale e pazare me vendimet dhe inspektorët janë ata që kanë propozuar që të vlerësohen mak-

JA PASURIA E INSPEKTORËVE TË KLDARJAN QAFA

Viti 2003 Tokë bujqësore, 6000 m2, fshati GjormPaga si gjyqtar në Bulqizë, 0.791276 milionë lekë

Viti 2004Llogari, 4 mijë dollarëPaga si gjyqtar, 960.094 lekë

Viti 2005Paga si gjyqtar në Bulqizë, 832466 lekë

Viti 2007Kesh, 700 mijë lekëDhurata, 8 mijë USDPaga, 855.000 lekë

Viti 2008Blerë tokë 1 mijë m2, 200 mijë lekëPaga si gjyqtar, 754.664 lekëDhurata me rastin e martesës, 13 mijë euroPaga e bashkëshortes (4 muaj), 120.000 lekë

Viti 2009Paga, 963.403 lekëDhurata me rastin e ditëlindjes së vajzës, 4 mijë euroDepozitë,1.500.000 lekëShpenzime për udhëtime, 300 mijë lekëPaga e bashkëshortes, 300 mijë lekëTë ardhura nga kontrata e huasë, 900 mijë lekë

Viti 2010 (Emërimi inspektor)Paga si gjyqtar në Dibër, 490.224 lekëPaga si inspektor në KLD, 599.462 lekëDhurata me rastin e ditëlindjes së vajzës, 3 mijë euroPaga e bashkëshortes, 49.000 lekëPagesë për prenontim shtëpie, 40 mijë euroBashkëshortja, 900 mijë lekë nga kontrata e huasë

Vitit 2011Paga si inspektor, 600 mijë lekëPaga e bashkëshortes, kursyer 200 mijë lekëDhurata nga njerëz të familjes, 1.500 euroBashkëshortja të ardhura nga ripërtërit-ja e kontratës së huasë, 1.200.000 lekë1.213.793 lekë pagë nga të dy bash-këshortëtPaga e bashkëshortes, 400 mijë lekë

Vitit 2012Paga si inspektor, 1.180.346 lekëPaga e bashkëshortes, 445.140 lekë, kursyer 100 mijë lekëTë ardhur nga kontrata e huasë, 1.475.000 lekë+4650 euro

Viti 2013Paga si inspektor, 1.243.151 lekëPaga e bashkëshortes, 445.140 lekëBashkëshortja të ardhura nga huaja, 125.000 lekë+1.100.000 lekë+17.500+ 2 mijë euroViti 2014 (Largimi nga detyra e inspektorit)Kursyer nga paga, 500 mijë lekëTë ardhur nga kontrata e huasë, 540.000 lekëPaga si inspektor, 1.330.341 lekë

Viti 2017Investuar në fondin e investimeve, Banka Credins, 565.000 lekëBashkëshortja shtesë llogarie, 694.762 lekëPakësim gjendje CASH, 600 mijë lekëPaga si Gjyqtar në Gjykatën Ad-ministrative të Apelit, 1.355.315 lekëPaga e bashkëshortes, 669.480 lekë

QEMAL ZAIMI Viti 2003-Gjyqtar në Librazhd

• Shtëpi banimi e ndërtuar nga prindërit në vitin 1989 në fshatin Bunoj, Gramsh. Zotëron 1/7 e banesës.• Tokë Bujqësore në Gramsh • Paga vjetore 703.720 lekë

Viti 2004Paga vjetore- 961.850 lekë

Viti 2005Të ardhura nga paga- 1.023.796 lekë

Viti 2006 Të ardhura nga paga dhe kursime të depozituara në një llogari në Raiffeisen Bank 578.225 lekë. Zotëron 50%. Të ardhura nga paga si gjyqtarë, 10.75.800 lekë Të ardhura nga paga dhe kursimet e bashkëshortes Vjosa Zaimi në Raiffeisen Bank , 500 mijë lekë.

Viti 2007 Të ardhura nga paga dhe shpër-blime mbi pagën si kryetar i

Gjykatës Librazhd, të kursyera gjatë vitit 2006-2007 në bankë: 370.300 lekë. zotëron 50%.Të ardhura nga paga dhe shpër-blime mbi pagën si kryetar i Gjykatës Librazhd, të kursyera gjatë vitit 2006-2007 në bankë 1.000.000 lekë. Zotëron 50%.Të ardhura nga paga si kryetar gjykate, 1.200.000 lekëTë ardhura nga interesat e llogar-isë bankare, 6.300 lekëTë ardhura nga interesi i depozitës bankare, 19.500 lekëTë ardhura nga interesi i bonove të thesarit, 156.035 lekëTë ardhura nga paga si inspektor pranë KLD, 17.12.2007-31.12.2007, në vlerën 57 mijë lekë

Viti 2008Kursime nga paga si inspektor në KLD dhe paga e bashkëshortes si gjyqtare në Gjykatën e Korçës të depozituara në BSH si bono the-sari, 1.230.000 lekë.Të ardhura nga paga si inspektor në KLD, 1.230.000 lekë Të ardhura nga paga e bash-këshortes si gjyqtare, 785.664 lekëTë ardhura nga interesi i bonove të thesarit, 32.348 lekë Të ardhura nga interesi i bonove të thesarit, 288.073 lekë

Viti 2009Kursime nga paga si inspektor në KLD, si vijon: Bono thesari në BSH, 800 mijë lekë. Zotëron 50%Bono thesari në BSH, 300 mijë lekë. Zotëron 50%Shumë q ndodhet në Raiffeisen Bank, 100 mijë lekë. Zotëron 50%Të ardhura nga paga si inspektor+ shpërblime, 1.371.212 lekë Të ardhura nga bonot e thesarit 67.591 lekë Të ardhura nga bonot e thesarit, 281.880 lekë Të ardhura nga bonot e thesarit, 24.053 lekë

Viti 2010 Makinë Peugeot model 206 Sedan, blerë nga kompania Avel SH.P.K- 8.575 euro Sasi lekësh të depozituara në bono thesari, 210.000 lekë Pakësuar shumë në Raiffeisen Bank me 100 mijë lekë

Të ardhura nga paga+dieta+sh-përblime si Inspektor në KLD, 1.298.518 lekë Të ardhura nga paga+dieta+sh-përblime si nga bashkëshortja si gjyqtare, 870.666 lekë Të ardhura, që i përkasin interesit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 800.000 lekë- 49.442 lekë Të ardhura, që i përkasin interesit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 3.700.000 lekë- 251.298 lekë Të ardhura, që i përkasin in-teresit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 510.000 lekë, e formuar prej shu-mave(300.000+210.000 lekë, ku shuma prej 300.000, i e përket të ardhurave të realizuara në periudhën 01.01.200931.12.2009, ndërsa shuma prej 210.000 lekë, janë interesat e bonove, realizuar më datë 02.12.2010), e ndodhur në llogarinë me iinteres i realizuar me ankandin 1 vjeçar latë 16.12.2010- Në vlerën 39.147 lekë.

Viti 2011Paga si inspektor i KLD depozitu-ar në bono thesari- 1.000.000 lekë Të ardhura nga paga+shpërblime mbi pagën si inspektor i KLD, 1.154.948 lekë Të ardhura nga paga+shpërblime mbi pagën e bashkëshortes si gjyqtare, 870.000 lekë Të ardhura, që i përkasin interesit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 800.000 lekë- 56.835 lekëTë ardhura, që i përkasin interesit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 3.700.000 lekë- 646.620 lekë Të ardhura, që i përkasin interesit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 510.000 lekë- 33.062 lekë Të ardhura, që i përkasin interesit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 1.000.000 lekësh, 62.894 lekë

Viti 2012 Paga si inspektor i KLD depozit-uar në bono thesari- 900.000 lekëTë ardhura nga paga+shpërblime

mbi pagën si inspektor i KLD, 1.146.000 lekë Të ardhura nga paga+shpërblime mbi pagën e bashkëshortes si gjyqtare, 993.546 lekë Të ardhura, që i përkasin interesit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 800.000 lekë- 49.997 lekëTë ardhura, që i përkasin interesit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 3.700.000 lekë- 194.150 lekë Të ardhura, që i përkasin interesit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 510.000 lekë- 26.210 lekë Të ardhura, që i përkasin interesit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 1.000.000 lekësh, 52.274 lekë

Viti 2013Blerë apartament banimi në Ti-ranë, 98.3 m2, 89 mijë euroPaga si inspektor, 1.242.616 lekëPaga e bashkëshortes si gjyqtare në Tiranë, 953.300 lekëMarrë hua 4.700.000 lekë për bler-je apartamenti

Vitit 2014 Pakësuar shumë depozituar në bono thesari, 900 mijë lekëPaga si inspektor, 1.241.300 lekëPaga e bashkëshortes si gjyqtare, 1.157.161 lekë

Viti 2015Paga si inspektor, 1.331.177 lekëBashkëshortja nga leja e bar-rëlindjes, 807.684 lekë

Viti 2016Paga si inspektor, 1.355.680 lekëPaga e bashkëshortes si gjyqtare, 1.234.992 lekëBashkëshortja pagë nga seminari në Shkollën e Magjistraturës, 38.250 lekëBashkëshortja seminar USAID, 150 dollarëVijon shlyerja e kredisë

Viti 2017 Paga si inspektor, 1.354.601 lekëPaga e bashkëshortes si gjyqtare, 1.209.566 lekëPaga e bashkëshortes si eksperte në Qendra Për nisma Ligjore Qyte-tare, 12.750 lekëBashkëshortja eksperte Shkolla e Magjistraturës, 72.140 lekë

Inspektorët e drejtësisë marrin çdo vit miliona lekë dhurata, ja si ndryshuan pronat dhe të ardhurat, braktisën gjykatat për KLD

Ja si kanë ndryshuar pasuritë e inspektorëve të KLD

simalisht nga KLD. Dje gazeta publikoi të dhënat e pasurisë për kryeinspektoren Marsida Xafer-llari dhe inspektoren Marsela Pepi, ndërsa sot po publikon pasurinë e dy inspektorëve: Arjan Qafa dhe Qemal Zaimi të deklaruar në ILDKP. Zoti Qafa tashmë është larguar si inspek-tor dhe është gjyqtar, por ai ka qenë në detyrë në një periudhë mjaft delikate. Ajo që bie në sy është se të gjithë inspektorët e KLD janë me funksione gjyqtarë dhe kanë lënë detyrën e tyre që paguhej më pak, duke marrë atë të inspektorit. Shumica kanë

shërbyer në periudhën kur KLD drejtohej nga Bujar Nishani, ndërsa ka dhe nga ata që kanë mbajtur funksionin inspektorit kur ishte presidenti Bamir Topi.

Pasuria e QafësArjan Qafa e ka nisur karri-

erën si gjyqtarë në Bulqizë dhe në vitin e parë deklarues, 2003, ai ka deklaruar pranë ILDKP vetëm pagën si gjyqtar. Deri në vitin 2005 ka vijuar e njëjta deklaratë, pasi e vetmja e ardhur e tij është paga. Ajo që bie në sy është se në pasurinë e tij Qafa ka deklaruar milionë lekë dhurata, që nga vitit 2007 ai ka deklaruar

shumë dhurata që i janë bërë vajzës së tij në ditëlindje. Ka deklaruar po ashtu 13 mijë euro dhurata me rastin e martesës, etj. Ajo që bie në sy janë dhe të ardhurat e bashkëshortes së tij. Ajo ka deklaruar miliona lekë fitime nga disa kontrata huaje.

Pasuria e ZaimitEdhe Zaimi në fillimet e veta

ka deklaruar vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes. Ai e ka nisur karrierën në Librazhd dhe më pas përfundoi si inspektor në KLD. Me kalimin e viteve shihet atij i janë rritur fitimet. Kulmi ar-rin në vitin 2010 ku ka deklaru-

ar: Makinë Peugeot model 206 Sedan, blerë nga kompania Avel SH.P.K- 8.575 euro; Sasi lekësh të depozituara në bono thesari, 210.000 lekë; Të ardhura nga paga+dieta+shpërblime si Ins-pektor në KLD, 1.298.518 lekë; Të ardhura nga paga+dieta+sh-përblime si nga bashkëshortja si gjyqtare, 870.666 lekë; Të ardhura, që i përkasin interesit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 800.000 lekë- 49.442 lekë; Të ardhura, që i për-kasin interesit të realizuar nga bonot e thesarit mbi shumën prej 3.700.000 lekë- 251.298 lekë, etj.

Page 9: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

GAZETA SOT E Premte 20 Korrik 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Nga SUT, të kontabilizo-het dhe bashkë më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme admin-istrative dhe procedurat e tjera në të gjitha shkallët e gjykimit, shpërblim i dëmit ekonomik nga subjekti “American Hospi-

tal” sh.a në vlerën 10,800,000 lekë pasi ka okupuar ambientet sipërfaqe në objekt, brenda god-inës së SUT në nj sipërfaqe prej 1200 m2, sipërfaqe tepër referu-ar kontratës së qirasë së datës 28.08.2013, të lidhur me ish Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Menjëherë”, thuhet në padi.

KËRKOHET KTHIMI I DETYRIMEVE

Shtrihen në Itali hetimet për Admir Thanzën, prokuroria letër-porosi autoriteteve homologe për dënimin e gjyqtarit Prokuroria ka shtrirë në Itali hetimet ndaj

gjyqtarit Admir Thanza. Ky i fundit gjatë procesit të vetingut rezultoi se është dënuar në Itali dhe në formularin e deklarimit nuk e kishte bërë të ditur këtë gjë, duke shkelur kështu ligjin. Ndaj tij prokuroria nisi hetimet për falsifikim formulari dhe tani ka vënë në lëvizje autoritetet italiane. Prokuroria shqiptare i ka dërguar një letër-porosi shtetit italian ku ka kërkuar detaje mbi vjedhjen që u dënua Thanza si dhe rrethanat në të cilat u

krye vepra penale. Prokuroria ka kërkuar po ash-tu edhe faktin nëse ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. Kujtojmë se Thanza ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim në vitin 1999. Gjatë seancës dëgjimore Thanza pranoi dënimin në Itali, por tha se e ka pranuar dënimin për të shpëtuar jetën e nipit të tij. Thanza sqaroi se ka marrë përsipër një dënim të kunatës, vetëm që nipi i tij 9-vjeçar të kurohej në Itali, ndër-sa ka shpërthyer në lot para trupës gjykuese. “Ajo

që më shqetëson është fakti që lidhet me pikën 17, që ka të bëjë me ekzistencën e procedimit penal. Pranova dënimin e djalit të vëllait tim. Mbrojta gjakun tim, një të mitur. Nuk kuptova gjë, më thanë që do të ishte një gjobë. Fjala ime e fundit para gjyqtarit italian ishte ‘falënderoj gjykatën’. Kur doli ligji i dekriminalizimit shkova në Itali, mora një çertifikatë dhe më thanë që nuk ka asnjë problem me ty. Nipi im ishte 9-vjeçar dhe ju se imagjinoni që e bëra falë humanizmit. Nipi

u kurua në Itali, nëse kunata ime do të ndalohej, ai rrezikonte. Nipi më thoshte ‘xhaxha të lutem më shpëto, a do të jetoj?’. Mora dënimin jo për të shpëtuar nënën e tij, por për të shpëtuar jetën e 9-vjeçari. Zoti i madh, mjekësia italiane, dhe ai fëmijë sot është 28 vjeç, është jurist dhe ka një vajzë. Mos më paragjykoni, më gjykoni njëlloj para Zotit, para ligjit”, tha ai. Megjithatë tashmë kanë nisur hetimet dhe përveç shkarkimit nga detyra rrezikon dënimin nga kolegët e tij.

dhe pa paguar qira”. Pra sipas shkresës së drejtuesve të Spitalit Ushtarak që prej vitit 2011, pra prej gati 7 vitesh nuk paguhen qeratë dhe toka publike është kthyer në private. Ajo që bie në sy është se dhe vetë ministrat, dikur Ilir Beqaj dhe sot Ogerta

Manastirliu, bashkë me Damian Gjiknurin, nuk kanë marrë asnjë masë. Për këtë arsye tashmë çështja ka shkuar në prokurori dhe mbetet të shihet se çfarë do vendoset. KLSH kërkon që sub-jekti në fjalë të kthejë të gjitha detyrimet ndaj shtetit.

Kliti TOPALLI

Dalin në dritë të tjera shkelje nga Spitali Amerikan lidhur me kontrata e qerasë që ka

firmosur me Spitalin Ushtarak. Një ditë më parë gazeta tregoi se është bërë një padi ndaj tij nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi janë zbuluar shkelje dhe abuz-ime. Sot gazeta po nxjerr të tjera informacione nga padia e siguru-ar përmes burimeve pranë Proku-rorisë së Tiranës. Sipas padisë, Spitali Amerikan ka marrë në zotërim disa ambiente të Spitalit Ushtarak, por këto përmes kon-tratave të qeramarries. Mirëpo, KLSH ka zbuluar se për disa vite rresht nuk janë shlyer detyrimet. Sipas padisë, Spitali Amerikan nuk ka pagur plot 13.448.100 mijë lekë detyrime. Spitali Ameri-kan rreth vitit 2011 ka marrë në përdorim dy sipërfaqe ambienti, njëra 1.200 metër katror dhe tjetra 267.3 metër katror dhe nuk ka shlyer qeratë. Në vitin 2017 ka marrë në përdorim të tjera ambi-ente, madje dhe nga ndërtuar ob-jekte dhe sërish nuk ka shlyer de-tyrimet. KLSH ka audituar vetëm periudhën 2015-2017 dhe në padi thuhet se gjatë kësaj kohe, janë bërë dhe ndërtime dhe nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet. Po në padi KLSH shprehet se re-komandimet që ajo ka dhënë për shlyerjen e detyrimeve nuk janë zbatuar nga palët dhe kjo ka bërë që të ndjekë rrugët ligjore. “Nga auditimi i detyrave të lëna nga auditivet e mëparshme Spitali i Traumës u konstatuan raste të mos zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH, me vendimin e kryetarit nr.192, datë 31.12.2016 të përcjella në SUT me shkresën nr. 1115/75, dt. 23.01.2017 ku është rikërkuar marrja e masave për zbatimin e rekomandimeve, masave, shpërblim dëmi në vlerën 7.560.000 lekë për subjek-tin “American Hospital”, e cila rezulton e pa zbatuar”, thuhet në padi.

Vihen në dijeni ministritëNë dokumentin e siguruar

nga prokuroria, bëhet e dije se për këtë çështje Spitali i

Mesi në OKB: BE, nxitësi kryesor i reformave

Bashkimi Europian mbetet nxitësi kryesor i reformave të ndërmarra në vendin tonë, me ndikim të rëndësishëm edhe në perspektivat e zhvillimit në rajonin si tërësi. Kështu deklaroi dje zv/kryeministrja Senida Mesi. Ndërsa Shqipëria sapo ka nisur rrugën drejt BE, ende në fazën e çeljes së negociat-ave, në takimin e nivelit të lartë të mbaj-tur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e zv/Kryeministres Senida Mesi, Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, së bashku me Misionin e Përhershëm të Zvicrës dhe UNDP-së, u bënë të qarta edhe objektivat për axhendën 2030. Mesi në fjalën e saj tha: “Të qënurit anëtar i BE-së mbetet jo vetëm një aspiratë, duke shtuar se integrimi në BE konsiderohet si nx-itësi kryesor i reformave me ndikim të rëndësishëm në perspektivat e zh-villimit në vendin tonë dhe rajonin si tërësi. Integrimi në BE dhe arritja e Ob-jektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, janë dy procese të cilat kërkojnë vizion të përbashkët kombëtar dhe reforma që janë të sinkronizuara njëra me tjetrën”.

Reforma në drejtësi, Gjonaj takon shefen e TI

Transparency International vlerëson reformën në drejtësi dhe me-kanizmat për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një vizite më Tbilisi, gjatë Samitit të nismës Partneritet për Qeverisje të hapur, ka takuar Delia Ferreira Rubio, kryetaren e Transparency Interna-tional. Rubio shprehu konsideratat më të larta për reformën në drejtësi dhe mekanizmat për të luftuar ko-rrupsionin në sistemin e drejtësisë. “Nismat e qeverisë shqiptare në nivel politik për adresimin e çështjeve të korrupsionit, përfshijnë ato me kar-akter parandalues, por edhe me kar-akter reagues”, u shpreh Gjonaj. Më tej ajo tha: “Diskutuam për mënyrat e bashkëpunimit me Transparency International, me qëllim adresimin më të mirë të çështjeve që lidhen me korrupsionin, për të cilat Delia Ferreira Rubio shprehu gatishmërinë e mbështetjes së iniciativave tona an-tikorrupsion, nëpërmjet ekspertizës së Transparency International”.

Nga një audit që KLSH ka bërë në Spitalin e Traumës, ka rezultuar se subjekti “Spitali Amerikan” ka okupuar ambientet brenda SUT në një sipërfaqe prej 1200 m2. Sipas padisë, Spitali Amerikan në kuadër të mosrespektimit të kontratës, i detyrohet 10.800.000 lekë Spitalit të Traumës. “Subjekti “American Hospi-

tal” sh.a. ka okupuar ambientet sipërfaqe nën objekt, brenda godinës së SUT në një sipërfaqe totale 1200 m2. Ky subjekt për periudhën objekt auditimi (01.10.2015. deri 31.03.2018 gjithsej 30 muaj) i detyrohet SUT qira e papaguar për sipërfaqen e përdorur, okupuar prej 1200 m2”, thuhet në padi.

SHKELJET E ZBULUARA

Ja dëmet e zbuluara nga auditimi i Spitalit Ushtarak

Kallëzimi ndaj Spitalit Amerikan, prej 7 vitesh nuk i paguan qeranë

“Ushtarakut”, 13.5 milionë lekë detyrime

Traumës ka vënë në dijeni dhe vetë ministritë, atë të Shëndetë-sisë dhe atë të Ekonomisë. Nga SUT është dërguar shkresa nr. 1054, dt. 12.09.2017, kërkesë për prononcim e ridërguar me nr. 1486, dt. 13.12.2017 drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe për dijeni ministrit të MZHETTS. Në këto shkresa kërkohet: “Zg-jidhja e statusit të sipërfaqeve të tepërta që administron subjekti “American Hospital” sh.a, deri në lirimin e ambienteve ose lidh-jen e kontratave për ambientet e shfrytëzuara jashtë kontratës dhe pagesa e qirasë nga ana e shoqërisë “American Hospital” sh.a, për periudhën e vitit 2011 e në vazhdim, periudhë në të cilën ka vazhduar aktivitetin e saj në ambientet e SUT pa kontratë

Page 10: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

10 GAZETA SOTE Premte 20 Korrik 2018

2,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Skadon afati për bizneset në TVSH, në skemë mbi 11 mijë subjekte

Huaja 50 milionë USD e BERZH për rrugët, 140 aplikime nga bashkitë

Në përfundim të afatit për përfshirjen në TVSH, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se në skemë janë përf-shirë 11 mije e 340 subjekte. Kjo skemë u kundërshtua nga grupet e interesit sipas të cilave kjo do të krijojë një kosto shtesë ndërsa paralajmëruan edhe protesta në vjeshtë. 11 mijë e 340 biznese të vogla janë përfshirë në skemën e TVSH ndërsa afati për deklarimin ka qenë 16 korriku. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se të gjitha subjektet

që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, kanë dorëzuar pranë Administratës Tatimore deklaratën e thjeshtuar të Ta-timit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo shifër përbën rreth 97% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët mbartën de-tyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në. Ato biznese që nuk kanë dorëzuar deklara-tat tashmë do të përballen me penalitetet ndërsa janë futur në këtë skemë në mënyrë automa-tike nga sistemi.

Rreth 140 aplikime kanë mbërritur pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit për financimin e rindërtimit të segmenteve rrugore, përmes një kredie të Bankës Europiane për Rindër-tim dhe Zhvillim, me një vlerë totale prej 50 mln dollarësh. Marrëveshja e huasë aktualisht po diskutohet në komisionet parlamentare, ndërkohë që pas fazës së aplikimeve, që tashmë ka përfunduar pritet nisja e fazës së dytë që ka të bëjë me listimin e aplikimeve mbi bazën e një sistemi kriteresh dhe pikëzim.

Sipas menaxherit të projektit, Ermir Omari rrugët do të përzg-jidhen mbi bazën e disa kritereve kryesore, që kanë të bëjnë me turizimin, agrikulturën, trafikun apo numrin e popullsisë. “I është bërë thirrje 61 njësive vendore të qeverisjes për të sjellë segmentet e tyre prioritare, do me thënë që paraqesin bashkitë për investim. Është marrë një listë me rreth 140 rrugë dhe këto kanë rënë në njësitë të cilat kanë pasur si kriter turizmin, agrikulturën, numrin e popullsisë dhe trafikun në zonë”, tha Omari.

Biletat elektronike në transport, ja kriteret për kompanitë e interesuara

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar ud-hëzimin që përmban kriteret për përzgjedhjen e subjektit që do të marrë të drejtën për prodhimin dhe shpërndarjen e biletave elektronike për transportin rrugor. Vendimi i hap rrugë zhvillimit të një gare për biletat elektronike dhe aplikimin e tyre në shërbimet e transportit. Qeveria ka miratuar më parë një udhëzim që përcakton se bileti-mi elektronik do të realizohet përmes kartave plastike smart dhe përmes biletave elektroni-

ke prej letre me shirit magnetik. Fitimi i të drejtës së prodhimit dhe shpërndarjes së biletave elektron-ike do t’i mundësojë subjekteve të administrojnë sistemin e biletimit elektronik, për linjat urbane dhe ato ndërqytetase. Ndërkohë, MIE përcakton se forma e kontraktimit të subjekteve të treta është përmes koncesionit ose PPP. Kjo do të thotë se një institucion mund të shpallë një tender për biletat ele-ktronike dhe kompania fituese do të paguhet në bazë të ofertës së tij, ose do të mbajë një tarifë mbi të ardhurat nga ky aktivitet.

Raporti/ Rritja ekonomike pozitive, KE i kërkon Shqipërisë të ulë

borxhin publik dhe kreditë e këqija

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKreditë e pakthyera në afat në sistemin bankar shqiptar mbeten më të lartat në rajon

Komisioni Europian këshil-lon qeverinë shqiptare të vazhdojë politikën e uljes së borxhit publik dhe

kredive të këqija duke përfituar nga momenti pozitiv i ekonomisë. Në vlerësimin e fundit për ekonomitë e vendeve kandidate, komisioni vëren se rritja ekonomike e Shqipërisë u përshpejtua më tej në gjysmën e parë të këtij viti, e mbështetur nga investimet e huaja dhe rritja e konsumit të brendshëm. Ekonomia shqiptare u rrit me 4.4% në tremu-jorin e parë të vitit 2018. Kjo përbën rritjen 3 mujore më të lartë në tre vjet e gjysmë. Sipas Komisionit, të gjithë përbërësit e kërkesës së brendshme kanë kontribuar pozitiv-isht në rritjen ekonomike, por efek-tin më të madh e kanë dhënë zgjer-imi i konsumit privat dhe investimet e biznesit. Konsumi privat ruajti rritjen solide prej 3%, i mbështetur nga zgjerimi i punësimit dhe rritja e rrogave, veçanërisht në sektorin publik. Sipas komisionit, rimëkëmb-ja e ekonomisë është shoqëruar me rritje të punësimit, veçanërisht në sektorin privat jobujqësor, ku num-ri i të punësuarve u rrit me 12.2% krahasuar me një vit më parë. Por ky përmirësim i situatës ekonomike, sipas komisionit, duhet të shfrytëzo-het nga qeveria për të ulur më shpejt borxhin e lartë publik dhe kreditë

Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në tremujorin e parë të vitit 2018, niveli i kredisë me probleme (NPL) në Shqipëri mbe-ti stabël në 13.4% të totalit të huasë, pas një tendence rënëse në 2017. Në Serbi, e cila dikur kryesonte në rajon, NPL-të kanë zbritur në 9.2%, niveli më i ulët i dekadës...

Bordi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare ka miratuar drejtoren e re ekzekutive të By-rosë Shqiptare të Sigurimit. Anila Hoxha ishte propozim i Asamblesë së Byrosë së Sigurimit dhe kaloi provën tek AMF, i cili e la atë në këtë pozicion për 6 muaj me të drejtë riemërimi. Prej kohësh AMF dhe asambleja e Byrosë së Sig-urimeve ku janë të përfaqësuara kompanitë e sigurimit ishin në përplasje lidhur me emrin që do të vendosej në krye të Byrosë. Këmbëngulja e AMF lidhur me një emër të ri në krye të Byrosë Shqiptare të Sigurimit lidhej me ngërçin e Fondit të Kompensimit ku vendimet e autoritetit kalonin pa u zbatuar lidhur me masat e dëmshpërblimit. Në krye të Byrosë për të paktën tre vite ishte i

komanduar Kevin Lleshi që në maj të këtij viti u propozua sërish nga Asambleja e Anëtarëve të saj për të njëjtin pozicion. Por vetë Bordi i AMF vendosi që ta refuzojë këtë kandidaturë nën argumentin se emri i propozuar ishte subjekt i masave administrative për shkak të mos zbatimit të vendimeve të autoritetit. “Në përgjigje të korre-spondencave të vazhdueshme të kryera nga zyra BSHS, për buxhetin e BSHS të vitit 2018, (me shkresat e AMF nr. 618 prot., datë 14.02.2018 dhe 618/3, datë 28/02/2018), për depozitimin e buxhetit të rishikuar duke përfshirë dhe shpenzimet mbi shoqërinë audituese ndërkombëtare, kërkesë në zbatim të vendimit të Bordit të AMF-së, nr. 218, datë 28.12.2017, BSHS nuk ka depozituar ende

për miratim pranë AMF buxhetin e vitit 2018; Në lidhje me rastet e ankimimeve të depozituara në Autoritet, mbi praktikat e dëmeve, të cilat rezul-tojnë të miratuara por të papaguara, kërkesë në zbatim të vendimit të Bordit të Autoritetit nr. 217, datë 28.12.2017, për të cilat është kërkuar infor-macion, BSHS nuk ka depozituar informacionin e kërkuar në AMF; Gjithashtu, nuk ka zbatuar kërkesat e Rregullores nr. 2, datë 28.01.2010, e ndryshuar, pasi nuk ka depozituar informacion mbi asgjësimin e policave të pakonsumuara të viteve pararendëse, afati i asgjësimit të të cilave ishte 31.01.2018” do të nënvizonte AMF mes të tjerash lidhur me argumentat e kundërshtimit të kandidaturës së Lleshit.

Ngërçi me Byronë, AMF miraton drejtoren e re ekzekutive me afat 6 mujor

e këqija, dy tregues problematikë për Shqipërinë. Shqipëria e ka të nevojshme të vazhdojë konsolidimin fiskal. Edhe pse borxhi publik u ul në 69% të prodhimit kombëtar, ky mbetet një nivel shumë i lartë.

Kreditë me probleme, më të lartat në rajon

Pavarësisht rënies, kreditë e pa-kthyera në afat në sistemin bankar shqiptar mbeten më të lartat në rajon. Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në tremujorin e parë të vitit 2018, niveli i kredisë me probleme (NPL) në

Shqipëri mbeti stabël në 13.4% të to-talit të huasë, pas një tendence rënëse në 2017. Në Serbi, e cila dikur krye-sonte në rajon, NPL-të kanë zbritur në 9.2%, niveli më i ulët i dekadës. Edhe Mali i Zi i ka ulur huatë me probleme në 7.3%. Të tre këto shtete, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, kishin deri dy vjet më parë treguesin e NPL-ve që i kalon-te 20%, por pas strategjive që ndoqën për uljen e kredive me probleme, ky tregues u reduktua ndjeshëm, por me ritme më të larta në Serbi dhe Mal të Zi. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 9.7% e huave janë të pakthyera në afat, në

Maqedoni 6.5%. Në Kosovë, ky tregues është vetëm 3.1%, nga 8.7% që ishte në vitin 2013, sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Europian.

Rritja më e ulët e depozitave dhe kredive në rajon

Ndërsa rritja e kredive dhe de-pozitave ka ngecur në Shqipëri në muajt e parë të këtij viti, e kundërta ka ndodhur me rajonin, që ka parë një zgjerim më të shpejtë të sektorit bankar në raport me ne. Kredia ra me 0.1%, ndërsa depozitat u zgjeruan me 1% në tremujorin e parë në Shqipëri. Në Maqedoni, rritja e kredisë ishte

3.1% dhe e depozitave 6%. Në Mal të Zi, performanca e sistemit financiar ishte shumë më e mirë, me depozitat që u zgjeruan me 13.8% dhe kredinë me 11.8%. Në Serbi huatë dhe depozi-tat u zgjeruan përkatësisht me 2.2 dhe 3.3%, në Bosnjë 5.3 dhe 10.4%. Në Kosovë rritja e kredive i kalonte 10% dhe ajo e depozitave ishte 8.6%.

Page 11: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

2,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 20 Korrik 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Trump nxit front të ri lufte: Mali i Zi vend i vogël sherri, s’ka pse e mbron SHBA

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPresidenti refuzon parimin e aleancës së NATO për mbrojtjen e çdo vendi anëtar

Andi LAMKO

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar dje tjetër tërbim në Evropë duke re-fuzuar një nga parimet bazë

të aleancës së NATO-s për mbrojtjen e përbashkët të të gjitha vendeve anëtare. Objekt i provokimeve të tij ishte kësaj radhe Mali i Zi, pranimi i të në NATO cilit ishte një disfatë madhore për Moskën, të cilin Trump e quajti një vend i vogël sher-rxhi, të cilin SHBA nuk ka asnjë detyrim për ta mbrojtur. Një ish-ambasador amerikan në NATO i quajti komentet “dhuratë për Putin”. Në intervistën e fun-dit skandaloze me Fox News, kur u pyet mbi nenin 5 të aleancës për mbrojtjen e përbashkët, Trump tha se ishte dakord me intervistuesit se djemtë amerikanë nuk kishin asnjë detyrim për të luftuar në Malin e Zi. "E kuptoj shumë mirë atë që thua, dhe unë vras mendjen për të njëjtën gjë. Mali i Zi është një vend i vogël shumë agresiv. Ata bëhen agresivë dhe ja ku nis Lufta e Tretë Botërore”, justifikohej Trump.

Mali i Zi: Jemi krenarë për historinë tonë

Mali i Zi reagoi dje duke thënë se kontribuon për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Evropë por në të gjithë botën. Në deklaratën e qeverisë së Podgoricës thuhej se vendi është krenar për historinë e tij dhe se aleanca e saj me SHBA është gjithsesi e fuqishme dhe e përhershme. "Mali i Zi ka qenë vendi i parë në Evropë që i ka rezistuar fashizmit dhe sot, si anëtar i ri i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bash-kimin Evropian, ai i kontribuon paqes dhe stabilitetit jo vetëm në kontinentin evropian, por në gjithë botën", thuhet në deklaratë. "Mali i Zi është i gatshëm

Spanja tërheq urdhër-arrestin për ish-presidentin e Katalonjës

Putin reagon pas komenteve të Trump për samitin e Helsinkit

Gjykata Supreme e Spanjës ka tërhequr dje urdhër-arrestin evropian kundër ish-presiden-tit të Katalonjës, Carles Pu-igdemont, dhe pesë ndihmësve të tij që mbeten jashtë vendit, duke ulur ndjeshëm tonet e konfliktit të pavarësisë me rajonin më të pasur të Spanjës. Një gjykatë në Gjermani kon-statoi më herët se Puigdemont nuk mund të ekstradohet për t'u përballur me akuzat e Span-jës për rebelim, për shkak të shtytjes së tij për pavarësinë e Katalonjës. Rebelimi është

akuza më serioze që është ngritur kundër Puigdemont. Por akuzat kundër gjashtë sep-aratistëve katalanas mbeten, që do të thotë se ata ende përballen me arrestim nëse kthehen në Spanjë. Gjykata rajonale në Shlesvih-Hollstajn në Gjerma-ni tha se Puigdemont mund të ekstradohet për akuzën e keqpërdorimit të fondeve pub-like, por jo për rebelim apo për kryengritje. Spanja e nxori të jashtëligjshëm referendumin e pavarësisë të mbajtur në Katal-onjë më 1 tetor.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka reaguar dje ndaj kri-tikave të homologut amerikan Donald Trump, pas takimit në Helsinki, duke thënë se disa forca në SHBA donin të sakrifikonin lidhjet SHBA-Rusi për interesat e ngushta partiake. “Natyrisht, mbe-tet të shihet se si do të zhvillohet situata, veçanërisht duke pasur parasysh se disa forca në Amerikë po përpiqen të minimizojnë dhe minojnë rezultatet e takimit”, tha Putin në një takim të diplomatëve rusë në Moskë. Trump është për-ballur me kritika të ashpra për

kundërshtimin e agjencive të tij të inteligjencës, duke refuzuar të fajësojnë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016. Ai më vonë pranoi se kishte gabuar në samit, por akuzat që ai ka marrë për linjën shumë të butë ndaj Rusisë nuk kanë shkuar larg. Në komen-tet e tij, Putin tha se takimi ishte “i suksesshëm dhe ka sjellë mar-rëveshje të dobishme”. Të enjten, Trump akuzoi kundërshtarët se preferojnë të shkojnë në luftë dhe jo të shohin marrëdhënie të mira me Rusinë, dhe se ishte i gatshëm për të takuar Putin përsëri.

Raportuesi i PE për Kosovën: Vizat hiqen në fund të vitit

Pas rekomandimit pozi-tiv për liberalizimin e vizave, Igor Sholtes, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se shpre-son që procesi deri në lib-eralizmin e vizave të mund të finalizohet në fund të këtij viti. Ai ka thënë se pas pushimit veror, do të ecin me shpejtësi me të gjitha procedurat e nevojshme, që kjo temë të vihet në agjendën e Komisionit ‘LIBE’ dhe më pas do të pasojë vendimi nga Parlamenti Evropian, që siç

thotë Soltes "jam i bindur se do t’i japë dritën e gjelbër të liberalizimit të vizave në fillim të vjeshtës". Sipas tij, pjesa më e vështirë do të jetë votimi në Këshill. “Shpresoj që vendet anëtare të ndjekin shembullin e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit. Është koha që qytetarët e Kosovës të gëzojnë të njëjtat mundësi dhe të mar-rin trajtimin e njëjtë si fqinjët e saj. Kjo nuk duhet të shtyhet tani kur konfirmohet se kërk-esat janë përmbushur”, ka thënë raportuesi për Kosovën.

që me guxim të mbrojë interesat kom-bëtarë. Në botën e sotme, nuk ka rëndësi se sa i vogël apo i madh je, por në çfarë mase i respekton vlerat e lirisë, solidaritetit dhe demokracisë", thekson deklarata. Senatori republikan John McCain, i cili edhe më herët e kishte quajtur samitin me Vladimir Putin në Helsinki një "gabim tragjik", tha dje se Trump po bënte tamam atë që dëshi-ronte më i forti i Rusisë.

McCain: Trump bën atë që dëshiron Putin

"Populli i Malit të Zi i ka rezistu-ar Rusisë së Putin për të përqafuar

demokracinë dhe senati amerikan ka votuar 97-2 në mbështetje të anëtarësimit të tyre në NATO. Duke sulmuar Malin e Zi dhe duke hed-hur dyshime mbi obligimet tona të NATO-s, presidenti po bën atë që i leverdis Putin", komentoi senatori. Ndërsa zëdhënësja e departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha se Trump nuk ka hedhur asnjëherë dyshime mbi parimin e mbrojtjes kolektive të NATO. “Deklarata e samitit theksonte qartë se çdo sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve”, tha Nauert për gazetarët.

Turqia: Izraeli përpiqet të fshijë popullin

palestinez nga vendi Turqia kritikoi dje ashpër një

ligj të miratuar nga Parlamenti i Izraelit, i cili e përkufizon vendin si shtet i popullit hebre. Ligji thotë se hebrenjtë kanë të drejtë unike për vetëvendosje kombëtare dhe e vendos gjuhën hebraike mbi atë arabe. Qytetarët arabë autoktonë përbëjnë rreth 20 për qind të banorëve të territorit. Ibrahim Ka-lin, zëdhënës i presidentit turk, tha se ligji është një "hap racist" dhe përpjekje "për të fshirë ligjërisht" popullin palestinez nga vendi i tij.

Planifikoi të vriste kryeministren, dënohet

i riu londinezNjë i ri britanik u shpall dje fajtor

nga gjykata e Old Bailey, për planifikim të një sulmi kundër jetës së kryeminis-tres Theresa May. Naa’imur Rahman, 20 vjeçar me banim në veri të Londrës, kishte planifikuar me detaje mënyrën se si do të hynte në zyrat e kryeministres May dhe më pas të ekzekutonte atë. Ai kishte menduar të shpërthente me anë të një pajisjeje derën kryesore dhe më pas të përfitonte nga rrëmuja, për t’u futur në godinë dhe për të ekzekutuar kryeministren me thikë.

Bullgari, pas 15 avionëve miratohet blerja e dy luftanijeve

Parlamenti i Bullgarisë ka apro-vuar dje blerjen e dy luftanijeve për nevojat e marinës, duke programuar 984 milionë leva (505 milionë euro) nga buxheti ndahen. Luftanijet e reja duhet të zëvendësojnë tre anijet e vjetra të prodhimit rus në inventarin e marinës bullgare. Plani është që luftanija e parë të dorëzohet pesë vite ndërsa e dyta gjashtë vite pasi që Qeveria e Bullgarisë të nënshkruajë marrëveshjen me fur-nizuesin. Qeveria e Bullgarisë tashmë ka pranuar oferta prej tetë prodhuesve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpre-hur dje optimist që institucionet e drejtësisë së Kosovës do të dalin me konkluzione të qarta për vrasjen e Oli-ver Ivanoviç në Mitrovicë, për të cilat ai shtoi se do të shkaktojnë kokë dhimbje për shumëkënd, në Kosovë dhe Beograd. Gjatë një konference për dialogun e fundit në Bruksel, Thaçi deklaroi se është shqetësuese që ende nuk janë identifikuar plotësisht organizatorët e vrasjes. “Është shqetësuese që ende nuk janë identi-fikuar plotësisht organizatorët, inspiruesit e vdekjes së zotit Ivanoviç. Pushtetet në Kosovë janë të ndara por unë jam optimist që institucionet e drejtësisë do të dalin me konkluzione të qarta, të cilat do të rezultojnë ndoshta edhe me kokë-dhimbje për shumë kënd në Kosovë dhe Beograd”, tha ai.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaw-ie, i është shmangur dje pyetjeve për shkëmbimin e mundshëm të territoreve me Serbinë, duke thënë se për çështje të tilla Prishtina duhet të flasë me Bash-kimin Evropian. Diplomati gjithsesi nuk e konsideron këtë opsion si zgjidhje. “Nuk do të flas për atë se çka një element i ujdisë përfundimtare mund të jetë. Nuk do të flas se kush mendoj se do të duhej t’i prijë këtij diskutimi në Bruksel. Nuk do të flas për gjërat apo hollësitë se në kë sallë duhet të ndodhë kjo apo për trajtën e tryezës. E veçanërisht, nëse i paraprijmë diskutimit që duhet vërtetë të ndodhë këtu dhe që duhet të ketë pjesëmarrje më të madhe nga partitë politike kosovare. Të gjithë duhet të hyjnë në lojë dhe të flasin për këto gjëra”, ka thënë Delawie.

Thaçi: Rasti “Ivanoviç” do të shkaktojë dhimbje koke për Beogradin Ambasadori Delawie në Kosovë: Në Bruksel mund të flitet për territore

Dhe në fakt marrëdhëniet e Malit të Zi janë përkeqësuar vitet e fundit me Rusinë pas hyrjes në NATO. Moska është akuzuar gjithashtu për ndërhyr-je në zgjedhjet e Malit të Zi pas një grushti të dështuar shteti në 2016, që dyshohet se është kryer me ndihmën e militantëve pro-rusë. Doug Bandow, i qendrës studimore Cato Institute, tha se komentet e Trump reflektonin më shumë zemërimin me NATO-s, dhe se Mali i Zi ishte vetëm një shembull, si anëtari më i ri e më i vogël. "Ai po ngrinte pyetjen e drejtë se përse NATO të kthehet në një agjenci bamirësie, përkundër agjencisë së sigurisë që duhet të jetë. Nuk e kuptoj nocionin sesi malazezët janë kaq agresivë sa me ushtrinë e tyre prej 2000 vetësh, të mund të shkaktojnë Luftën e tretë Botërore”, tha Bandow për AFP.

Populli i Malit të Zi i ka rezistuar Rusisë së Putin për të përqafuar demokracinë dhe senati amerikan ka votuar 97-2 në mbështet-je të anëtarësimit të tyre në NATO...

Shtëpia e bardhë ishte dje nën presion për të dhënë një raport të plotë të bisedimeve private të presi-dentit Donald Trump në samitin me Vladimir Putin, pasi zyrtarët rusë flisnin arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme. Disa demokratë shkuan deri aty sa kërkonin të de-tyronin përkthyen që kishte qenë në dhomën e samitit në Helsinki, të raportonte para Kongresit. Zhvillimi erdhi pasi ambasadori rus në SHBA Anatoly Antonov, tha se ishin arritur marrëveshje për ruajtjen e marrëve-shjes së armatimeve bërthamore Start dhe atyre konvencionale.

Demokratët kërkojnë raport të plotë të

takimit privat me Putin

Page 12: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

12 GAZETA SOTE Premte 20 Korrik 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një dokument të deklasifikuar

thuhet se kishte arratisje drejt Greqisë, por asnjë nuk u zinte besë grekëve. Po ashtu ka dhënë detaje mbi agjentët e Sigurimit në Juglindje të vendit.

Gusht 1952Marrje në pyetje e refugjatëveMë 1 qershor 1952 Safet Nazarka,

bir i të ndjerëve Muharrem e Fatime, arriti në selinë e Greqisë. Ai ka lindur në 1914 në fshatin Helmes të Kolonjës. Kaloi kufirin në 16 prill 1952. Subjekti ka qenë i burgosur nga viti 1945 deri në 1950 si anti-komunist Nazarka bëri deklaratën e mëposhtme për gjendjen në Shqipëri:

Situata politikeBanorët në Kolonjë kanë shpresë

për çlirim të Komitetit i Shqipërisë së Lirë. Populli ka simpati për fuqitë perëndimore, veçanërisht për Britaninë dhe SHBA, nga të cilat presin çlirim e tyre prej zgjedhës komuniste. Në lidhje me Greqinë, njerëzit i tremben pre-tendimeve të saj territoriale dhe nuk i zënë besë hapjeve miqësore të Athinës. Njerëzit në përgjithësi i urrejnë rusët dhe i konsiderojnë si burrin e vuajtjeve të tyre ekonomike. Italia nuk merret në konsideratë për çlirimin e ardhshëm të Shqipërisë. Populli shqiptar dëshiron një qeveri demokratike ku secili të jetojë pa u shfrytëzuar.

RezistencaFamiljet e besuara në Kolonjë janë:

në fshatin Helmes, Arif Koçi, Nesim Naz-arko, në fshatin Qafzez, Haki Nuri, Safet Avdyli Avdyl Hisa e Sadik Shabani. Në fshatin Kozel janë Xhevat Bakiu, Maliq Estrefi, Ilmi Bakiu, Hamit Hamiti, Bejce Boshanji. Në fshatin Psari i Ri, Zylfo Estrefi. Kohët e fundit janë përhapur fjalë se Qafzezi dhe Faik Bato janë arrestuar në spital. autoritetet kanë përhapur fjalë se Vaiti ka hubur dhe se një oficer ka gjetur një kokë dhe një krah njeriu në pyjet e fshatit Vakush. Në shtator 1952 gjatë kalimit nga Korça në malin Qari, gjeta disa pako me gazetën e Komitetit Shqipëria e Lirë, “Shqipëria”. Unë i mora ato dhe kur arrita në fshat ua shpërndava miqve që u besoja. Gazetat ishin hedhur nga avionët. Informatorët e Sigurimit në zonë janë Skënder Ismaili sekretari i or-ganizatës bazë në Helmes, postieri Azem Bajrami, sekretari i partisë Tefik Sabri, dhe sekretari i këshillit të fshatit Qafzez, Vangjo Miti. Në Kolonjë komandanti i Sigurimit është kapiteni Arif Selenica ndërsa kreu i policisë Marko Tasi nga Korça (ish-drejtor i burgut të Korçës dhe i kampit të përqendrimit të Vlloçishtit). Në lidhje me ushtrinë, Ilmi Baki më ka thënë se në Korçë ka një divizion prej 30 000 ushtarësh (shënim i agjentit: Shifër me siguri i gabuar). Ilmiu më ka thënë gjithashtu se ushtra në Korçë po ngre fortifikime në malin e Moravës dhe të Boboshticës.

Rruga e arratisjesMë 16 prill 1952 në mesditë u nisa

nga shtëpia në fshatin Helmes duke ecur përgjatë lumit Kozeli dhe ndalova në pyllin e këtij fshati deri në ora 9 të darkës. Më pas eca në drejtim të lumit Has në fshatin e Shtikës, drejt Kubellës e Gramozit dhe kalova linjën e kufirit në mesnatë. Eca përgjatë lumit Gramoz deri në fshatin grek të Janotope, ku në mëngjesin tjetër u dorëzova te autorite-tet ushtarake greke. Ata më shoqëruan në Manaq, ku qëndrova tre ditë dhe më pas më çuan në Kolloqith. Aty qëndrova rreth 10 do të e më pas më çuan në Ko-stur dhe më tej më dërguan ën Selanik, ku u mora në pyetje nga amerikanët. Dy javë më vonë erdha në kampin e refugjatëve në Lavrion.

Ibrahim RushaniSubjekti nga Korça, është marrë

në pyetje nga dega jonë në Athinë

Amerikanët marrin në pyetje të arratisurit shqiptarë

kuptuan se askush nuk do të shkonte në mbledhje, ata informuan punonjësit se dot pushoheshin nëse nuk shkonin në takim. Fëmijët e shkollave gjithashtu u detyruan të merrnin pjesë. Në lidhje me takimin një punëtor i tha kolegut: “Nuk ke turp që i çon fëmijët në shkollë me këpucë druri?” Tjetri iu përgjigj: “E ke gabim, për të arritur socializmin, sipas urdhrave të partisë dhe Stalinit, unë duhet t’i heq këpucët, edhe kur janë prej druri. Ibrahim Rushani, ish-rreshter artilerie në Durrës jep infor-macionin e mëposhtëm në lidhje me rekrutimin dhe trajtimin e ushtarëve. Të gjithë shqiptarët që mbushin 20 vjeç thirren për shërbimin ushtarak, pa dallim edhe në rast kur lënë familjen pa një mashkull për t’u kujdesur. Kur ata thirren nga zyra lokale e rekrutimit qëndrojnë atje për tre ditë dhe më pas dërgohen në njësi të tjera, sipas planit të mobilizimit të ministrisë së mbrojtjes. Rekrutët qëndrojnë rreth pesë ditë në njësi të përkohshme dhe gjatë kësaj kohe nuk kujdeset askush për akomod-imin, por u japin vetëm nga një copë

bukë. Elementët me biografi të mirë mbetet në qendrat e instruktimit. Ata që kanë qenë bij familjesh të pasura ose anti-komunistë, dërgohen qëllimisht në zona sa më të largëta ku të mos mund të takohen me të afërmit. Para nisjes për në njësitë e tyre ushtarët marrin uniformat. Elementët besnikë marrin uniforma të reja kurse ish-të pasurit i marrin të përdorura. Organizatat e partisë mbajnë shënim elementët e dyshimtë për t’i mbajtur në mbikëqyr-je. Në çdo njësi rreth 35 për qind e ushtarëve i përkasin kësaj kategorie.

Në gusht 1950 komanda e artilerisë bregdetare të Durrësit dërgoi 22 njerëz në batalionin e punës. Ibrahim Rushani deklaron se i shoqëroi këta ushtarë dhe gjatë rrugës kishte mundësi të fliste me ta. Ata shprehën pakënaqësinë e tyre, veçanërisht me Pandi Xhoxhin nga Korça të cilin e njihte dhe folën hapur. Ai tha se Sigurimi i kishte kërkuar që të bashkëpunonte për të spiunuar për shokët e tij, por ai kishte refuzuar dhe tani duhet të vuajë pasojat. Brigada bregdetare dërgonte 7-8 njerëz në batalionin e punës çdo muaj. Në korrik

dhe dyshohet si agjent komunist. Mes të tjerave i ka dhënë informacionin e mëposhtëm: Shifrat e publikuara nga komunistët për realizimin e planeve ekonomike janë të rreme pasi punon-jësit asnjëherë nuk i plotësojnë normat. Kur Rushani në ndërmarrjen e ndërti-mit, u fliste punëtorëve për rëndësinë e plotësimit të normës. Një ditë kandidati i partisë Vangjel Vangjeli e pyeti: “Shoku Ibrahim, sipas urdhrave që vijnë nga lart, ju insistoni për realizimin e normës dhe të planit, por si mund të plotësojmë planin pa mbushur më parë barkun? A nuk e shikoni se nuk mund ta plotëso-jmë plani? Nuk është se nuk duam të punojmë por duam edhe të hamë. Pastaj të punojmë sipas kushtetutës për 8 orë dhe jo 10 orë e me kaq norma të larta”. Gratë lejohen të punojnë në reg-jimin komunist por zyrtarët komunistë ofendojnë nderin e tyre. Për shembull zyrtari i tregtisë në Korçë, Raqi Ka-tro kërcënon gratë dhe vajzat duke i shkarkuar nga puna ose duke i rritur në përgjegjësi, sipas dëshirës. Kreu i zyrës së punës në Korçë, Qani Nevruzi nuk merr në punë asnjë grua apo vajzë nëse nuk ka interes personal, dhe si rezultat i kësaj zyra në fjalë është kthyer në një qendër imoraliteti. Mijëra punëtorë në Shqipëri janë në spitale me tuberkuloz.

Lavrion, 12 qershor 1952Më poshtë kemi disa deklarata të

përgjithshme të bëra nga refugjatët e sapoardhur në kamp: Safet Nazarko nga fshati Holmes i Kolonjës deklaron se në qershor të vitit të kaluar Baba Ilmi Shembërdheja u dënua me 15 vjet burg por tashmë ka vdekur prej keqtra-jtimeve. Ai ishte një nga nacionalistët kryesorë të klerit bektashi në zonën e Elbasanit, njihej pë ndjenjat anti-komu-niste si gjatë luftës ashtu dhe pas ardhjes së tyre në pushtet. Qani Pepellashi, një refugjat shqiptar aktualisht në kampin e Lavrionit, ka marrë një letër nga My-nevere Orhani që jeton në SHBA, e cila brenda i kishte vendosur një letër nga babai i saj Mehmet Rapo nga fshati Holmes i Kolonjës. Në letër thuhej: “Vere, nuk jemi mirë ekonomikisht, nuk kemi bukë”. Në një tjetër fjali shkruhej: “Nuk duam shumë, një gjysmë dollari në ditë nga ty”. Mehmet Rapo është një nacion-alist që ka qenë në kampin famëkeq të Vlloçishtit dhe disa vjet në burgun e Korçës. Familja e tij ka më shumë se 20 anëtarë. Muftar Godo deklaron se në 1951 ministria e drejtësisë prej mung-esës së stafit, thirri në Tiranë, Anastas Karane, avokat nga Berati, dhe i ofroi post në ministri. Ai fillimish pranoi prej frikës por më vonë nisi të dyshonte, dhe më pas vrau veten. Para se të vdiste në spital i kishte thënë doktorëve se posti në ministri e njolloste dhe se fëmijët e tij nuk duhet të mendonin se kishte tradh-tuar atdheun duke i shërbyer Stalinit dhe shërbëtorëve të tij.

Lëvizjet Në 1951 Liri Belishova shkoi në

Fier për të mbajtur një fjalim në lidhje me gjykatat e popullit. Kur dretuesit

Më 16 prill 1952 në mesditë u nisa nga

shtëpia në fsha-tin Helmes duke

ecur përgjatë lumit Kozeli dhe ndalo-va në pyllin e këtij

fshati deri në ora 9 të darkës. Më pas eca në drejtim të

lumit Has në fshatin e Shtikës, drejt Ku-

bellës e Gramozit dhe kalova linjën e kufirit në mesnatë.

Eca përgjatë lu-mit Gramoz deri

në fshatin grek të Janotope, ku në mëngjesin tjetër

u dorëzova te au-toritetet ushtarake

greke. Ata më sho-qëruan në Manaq,

ku qëndrova...

CIA zbardh rrugën që ndiqnin shqiptarët për t’u arratisur gjatë sistemit komunist, askush nuk i zinte besë Athinës,

ja kush ishin agjentët e Sigurimit në Juglindje

Page 13: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

GAZETA SOT E Premte 20 Korrik 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Amerikanët marrin në pyetje të arratisurit shqiptarë

1950 një ushtar nga Fieri, për arsye të pakënaqësisë ndaj regjimit i vuri zjarrin pyllit në ishullin e Sazanit me shpresën që të shpërthenin depot e municionit në ishull. Por zjarri u shua dhe ushtari përgjegjës u burgos. Në nëntor 1949 në Sazan, një grup i vogël ushtarësh formuan një rreth dhe nisën të shkruanin slogane kundër Enver Hoxhës dhe partisë. Këta elementë po organizoheshin me qëllim të elimi-nonin rojet dhe të arratiseshin drejt Italisë, por u zbuluan dhe u arrestuan. Iniciatori i kësaj ishte rreshter Prenk

Ndue Gjergji nga Shkodra i cili mori burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët u dënuan nga 7 deri në 22 vjet burgim.

UshtriaNë ushtri, trajtimi nuk është i

njëjtë për të gjithë, veçanërisht dok-torët komunistë nuk e vrasin mendjen për ushtarët që nuk janë anëtarë të partisë. Për shembull një rreshter u sëmur rëndë, por doktor Bilbili nuk u interesua fare për të dhe ushtari vdiq. Doktori shkon në familjet e oficerëve për të bërë vizita private dhe ka besimin e partisë, prandaj nuk e vret mendjen

Informacion biografik mbi kapitenin Pashko Vodice

Come Pashko Vodice 42 vjeç, është nga Vodice e Kolonjës, nip i kryepeshkopit Paisi Vodice, kushëri i zv. ministrit Josif Pashko. Ai ka kryer shkollën elementare katër-vjeçcare në qytetin e lindjes Vodice, ka qenë spiun në Ersekë, dhe ka kaluar kohë me këpucarin Cale Pashko, si dhe me Jorgji Nico në Shtike të Kolonjës. Ai konsiderohet nga të gjithë në qytezë si imoral dhe hajdut. Është kapur disa duke vjedhur pula e rroba nga shtëpitë e fshatarëve. Autoritetet e xhandarmërisë në kohën e Italisë e mbanin në vëzhgim si kriminel e vag-abond. Gjatë pushtimit fashist ai dhe miku i tij Jorgji Nico bashkëpunonin me një kaporal të Guardia di Financa të Ersekës, kërcënonin e merrnin ryshfet nga fshatarët, duke u gënjyer atyre se pas rindërtimit do të shpërbleheshin nga italianët. Kushëriri tij Josif Pashko është përpjekur të përmirësojë kushtet në këtë fshat gjatë kohës komuniste, por pa sukses, për arsye se gjatë luftës nuk kishte luftuar kundër pushtuesve. Kur erdhi regjimi komunist, Come Vodice u emërua kryetar komiteti i Kolonjës dhe mori gradën major. Qën-droi në këtë post deri në 1948 kur u transferua në Berat si njeri i Koçi Xoxe. Në 1945 ai u zgjodh si prokurori i gjyqit ushtarak në Kolonjë dhe me kërkesë të tij 55 njerëz në Kolonjë u dënuan me vdekje, ndërsa rreth 150 u dënuan me burgime të ndryshme. Gjatë seancave gjyqësore, me urdhër të Josif Pashkos ai parandaloi shumë njerëz që të pa-raqiteshin si dëshmitarë të mbrojtjes. Për shembull në rastin e Naim Shasho, një 70 vjeçar që u burgos pasi nuk pati provat e duhura nga dëshmitarët. Me mbështetjen e agjentëve të tij, Serafin Kristo nga Rehova, Cale Pashko nga Vodice dhe Jani Shalsi nga Shala, ai ka marrë qindra monedha ari nga familjet fshatare të të dënuarve, me premtime të rreme se do i shpëtonte nga vdekja ose burgu. Është e pamundur të harrosh padrejtësinë që i ka bërë një familjeje tregtare, të cilës i mori 375 paund ari për të shpëtuar jetën e një tregtari të arrestuar, por në vend që ta lironte ai bëri që të ekzekutohej. Përveç të tjerave ai tani mban ende orën e tregtarit të vdekur. Vodice ka urdhëruar gjithash-tu se pas ekzekutimeve trupat të mos varrosen thellë, siç ka ndodhur me patriotët Qani Tarjo, Burim Qemali, 20 vjeçarin Riza Gostivishti dhe shumë të tjerë, gjymtyrët e të cuëlve zbuloheshin nga qentë në rrugët e Kolonjës. Një vajzë e re gjeti krahun e babait të saj të vdekur dhe i kërkoi autoriteteve të varrosej thellë, por Vodice refuzoi. Në 1949 Vodice u transferua përsëri në Kolonjë, deri në shkurt 1951, kur u nis në shkollën ushtarake në Moskë. U kthye pas një viti dhe tani punon me ministrinë e Brendshme.

Përveç tre agjentëve të përmendur më sipër, rrjeti i spiunëve u shtua dhe

me Shasho Kodrasi, Hasan Selenica, Xhafer Hasimi dhe Bektash Sulo. Vodice i përdorte këta njerëz për të dëmtuar njerëzit e ndershëm dhe patri-otët e zonës. Të gjithë autoritetet lokale mbikëqyreshin dhe emëroheshin prej tij. Të gjitha paratë e vjedhura e të marra nga ryshfetet, ai i ndante me Josif Pash-kon dhe Paisi Vodice që është xhaxhai i tij. Lavrion 27 qershor, 1952

Tetor 1953Grupi prej pesë agjentësh Fig

arriti në Athinë në 23 tetor pasi ishin detyruar të largoheshin nga Shqipëria në 19 dhe 21 tetor. Ata erdhën me moral të lartë por në gjendje të dobët fizike. Aktualisht po mbahen në zonën lokale deri në vlerësimin e operacionit të tyre. Agjenti Airborne ka pësuar një plagë plumbi në krah poshtë bërrylit, pa thyerje. Pritet të rikuperohet shpejt. Airuise ka pësuar një prerje në dorën e djathtë kur u detyrua të hidhen gjatë grackës. Ai ka gjithashtu probleme serioze me këmbën e djathtë e cila është carë dhe infektuar gjatë largimit. Edhe ai ka marrë pjekim dhe është drejt rikuperimit. Agjentët e tjerë kanë vetëm probleme me stomakun prej ushqimit të papërshtatshëm dhej po marrin mjekime. Agjenti Airbred nuk tregon shenja problemesh nga misioni. Kujtojmë se është fizikisht gjigant dhe i aftë të durojë shumë vështirësi.

Infiltrimi:Grupi Fig kaloi kufirin në pikën

N2513 natën e 7-8 shtatorit. Grupi nisi lëvizjen më 9 shtator, teksa të fshehur në një fushë misri u pikasën nga një dy burra të cilët u dorëzuan pa të shtëna armësh. Dy personat ishin Nise Koço Polena pronar i arës dhe Vasil Koço polena, roja i fshatit, grupi zhveshi Nisen dhe rrobat e tij i veshi agjenti Air-borne, i cili shoqëroi Vasilin në detyrat e zakonshme të fushës. Pjesa tjetër e grupit pushoi. Rezultoi se dy personat ishin shumë bashkëpunues. Ata infor-muan grupin se javën e parë të gushtit ishte zhvilluar një betejë me armë mes forcave komuniste dhe reaksionarëve, por nuk dini mbi përfundimin e betejës apo të pjesëmarrësve. Më 11 shtator grupi lëvizi drejt Malit të Gorrës, ku kaloi, por nuk vuri re asgjë të veçantë. Ata qëndruan aty deri në ku u shlodhën dhe bënë planet për kontaktimin e miqve të tyre. Më 14 shtator agjentët e koduar Airëise dhe Airbred u ndanë nga grupi dhe shkuan në takimin me Rapush Agollin, i cili u dha ushqim dhe informacion të raportuar në radio në mesazhin e 3-të. Më 15 shtator dy agjentët u ribashkuan me grupin. Një ditë më vonë grupi kontaktoi me Elmas Ramanin, i cili i dha grupit ushqim dhe informacionin e raportit mbi “burgjet”. Më 18 shtator grupi la agjentin Air-brake në shtëpinë e Bektash Demir Zhbogi, pasi ishte sëmurë dhe nuk mund të qëndronte me grupin. Më 21 shtator grupi kontaktoi me Elmas Sokalarin dhe i kërkoi që të shkonte në Korçë për të mbledhur informacion e të merrte leje për shkuar në Tiranë. Ai e bëri këtë dhe autoritetet i thanë se për të qëndruar një kohë të shkurtër nuk kishte nevojë për leje, or vetëm nëse do të vendosej aty për të punuar. Më 22 shtator Fig kontaktoi me Dilaver Ali Zvarishti, i cili furnizoi grupin me ushqim dhe informacion. Zvarishti informoi se popullata në përgjithësi ishte shumë e demoralizuar. Burimi tha se nga maji deri në gusht të gjithë ishin bërë gati për veprim, për arsye se nuk ndodhi asgjë, njerëzit janë bërë hezitues. Për periudhën nga 22 shtatori deti në 11 tetor grupi ka shkatërruar shënimet prandaj nuk do të mbulohet me aktivitete e çdo dite. Grupi veproi në përgjithësi në zonën e Tresovës dhe rinovuan disa kontakte të vjetra nga operacioni i vitit 1952.

për detyrën. Duke qenë komunist, ai nuk ka fare ndjenja njerëzore. Ush-tarët që nuk kanë njerëz që mund t’i ndihmojnë e kanë shumë të vështirë. Për shembull ushtari Rexhep Haruni nga një fshat i Fierit, i cili po shërbente në brigadën bregdetare në Durrës, la në shtëpi 6 anëtarë të familjes në gjendje të vështirë. E shoqja i shkroi se ishin detyruar të shisnin 2 qetë që kishin për të plotësuar taksat e shtetit dhe për të ushqyer fëmijët. Raste si këto ka me qindra e mijëra në Shqipëri. Përveç vuajtjeve morale e fizike, ushtarët kur lirohen u merren rrobat dhe duhet të shkojnë në shtëpi thuajse zhveshur e zbathur. Në dimrin e vitit 1950 disa ush-tarë nga Elbasani u liruan nga shërbimi në Leskovik. Duke ecur për në shtëpi, në malin e Qarrës pranë Kolonjës, dy prej tyre vdiqën të shqyer nga ujqërit, dhe një tjetër vdiq nga moti i keq. Ush-tarët gjithashtu duhet të marrin pjesë në kurse të përditshme politike që mbahen në çdo njësi, në të cilat ofendohen poli-tikat anglo-amerikane dhe aktivitete e tjera të huaja.

Kur erdhi regjimi komunist, Come

Vodice u emërua kryetar komiteti i

Kolonjës dhe mori gradën major. Qën-

droi në këtë post deri në 1948 kur u

transferua në Berat si njeri i Koçi Xoxe.

Në 1945 ai u zg-jodh si prokurori i gjyqit ushtarak në

Kolonjë dhe me kërkesë të tij 55

njerëz në Kolonjë u dënuan me vdekje,

ndërsa rreth 150 u dënuan me bur-

gime të ndryshme. Gjatë seancave

gjyqësore, me urd-hër të Josif Pash-kos ai parandaloi

shumë njerëz...

CIA zbardh rrugën që ndiqnin shqiptarët për t’u arratisur gjatë sistemit komunist, askush nuk i zinte besë Athinës,

ja kush ishin agjentët e Sigurimit në Juglindje

Page 14: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

14 GAZETA SOTE Premte 20 Korrik 2018

2,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Sekuestrohen pronat e familjes Çilotaj në Fier, dyshohet se u krijuan me të ardhura nga aktiviteti kriminal

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraProkuroria “bllokon” dhjetra apartamente, toka, makina dhe llogari bankare

Zbardhet e vërteta e vrasjes në Nikël, krimi ndodhi në parcelën me kanabis, shkak sherri për drogën

Zbardhet evërteta e vrasjes së 34 vjeçarit Kejsi Hysa, në Fushë Krujë. Ndërsa më parë autori kishte deklaruar se e kishte vrarë të riun për borxhin që kishte marrë tek ai me fajde dhe që s’mund t’ia kthente dot, ditën e djeshme ai ka dhënë një ver-sion krejt tjetër. Vrasja e Kejsi Hysës në Nikël të Fushë-Krujës nuk është bërë për paratë me fajde, por për lekët e kanabisit. Bëhet fjalë për një sasi hashashi prej 50 kg, që Kejsi Hysa ia kishte dhënë Hysni Ramajt për ta ruajtur. Këtë sasi droge Ramaj e ka fshehur në një pyll pranë fshatit Nikël, brenda

disa shkurreve në dy bidona plastikë. Por më pas hashashi nuk është gjetur aty ku është lënë dhe Kejsi Hysa i ka kërkuar Hysni Ramajt 15 mijë euro. Ramaj i ka thënë se hashashin nuk e ka shitur dhe ja kanë vjedhur, por Kejsi Hysa e ka kërcënuar vazhdimisht që ti jepte 15 mijë euro. I arrestuari Hysni Ramaj ka siguruar vetëm 1 milion lekë, por Hysa e shante dhe e kërcënonte vazhdimisht për pjesën tjetër të eurove. Por nga përgjimet dhe dëshmitë zbulohet një tjetër fakt i rëndësishëm se Kejsi Hysa është vrarë pranë një parcele me kanabis në Nikël të Fushë-Krujës, e

cila ishte bërë nga Hysni Ramaj dhe Agron Tufa. Nga pamjet e vendit të ngjarjes rezulton se në vendin që u varros Kejsi Hysa, ka bimë kanabisi. Siç duket e gjithë fusha ku u varros Kejsi Hysa ka qenë e përshtatur për kultivimin e hashashit. Tubacione për ujitjen, fuçi për ujin dhe një vend I mbuluar nga shkurret që është shpyllëzuar. Dëshmia e Hysni Ramajt tregon se vrasja është bërë nga Agron tufa brenda parcelës me kanabis. “Unë isha pas dhe e lashë Agronin dhe Kejsin të futeshin brenda parcelës. Menjëherë kam dëgjuar një të shtënë dhe jam afruar dhe kam parë Agronin

me një pushkë në dorë dhe Kejsin të shtrirë në tokë tek parcela me hashash. Pasi jemi qetësuar bashkë me Agronin kemi vendosur që ta groposim Kejsin tek parcela me hashash, me veglat e punës që kishim aty. Fillimisht i morëm Kejsit orën, varësen e fluorit, 5600 euro dhe pistoletën që kishte me vete dhe pastaj e groposëm”, thuhet në dëshminë e Hysni Ramajt para hetuesve. Kejsi Hysa u vra dhe u gropos në 5 korrik nga Agron Tufa dhe Hysni Ramaj. Familja e shpalli të zhdukur, por Policia e gjeti 9 ditë më pas trupin e 34-vjeçarit, të groposur brenda parcelës me kanabis.

Korçë, përplasen tre makina, mes tyre dhe ajo e policisë

Një makinë e policisë është përfshirë në një aksident rrugor ditën e djeshme në aksin Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Palasë. Sipas burimeve zyrtare të policisë janë përplasur mjetet tip "Volkswagen" me targa KO0456B me mjetin tip "BMË" me targa të huaja HBA3137. Të njëjtat burime bënë me dije se nga për-plasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore, i cili ishte i pozicionuar jashtë rrugës. Për pasojë mëso-het është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen", si dhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet paraprakisht që shkak i aksidentit të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip "Volkswagen". Ndërkohë, grupi hetimor i mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Policia Rrugore aksion në Elbasan, 7 në pranga dhe 150 gjoba

Policia e Elbasanit ka arrestuar 7 drejtues mjetesh për mungesë të lejes së drejtimit dhe konsumim alkooli. Në pranga janë vënë 4 drejtues motomjetesh dhe 1 drejtues mjeti për drejtim mjeti pa leje dhe dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Të arrestuarit janë shtetasit: Pëllumb S., 61 vjeç; Vangjel S., 18 vjeç; Altin H., 49 vjeç; Mahmud K., 57 vjeç; Sherif K., 25 vjeç; Ardian M., 28 vjeç; Kozma T., 51 vjeç. Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë dy minorenë për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje, përkatësisht F. M., 15 vjeç dhe I. Ç., 14 vjeç. Orët e fundit janë dërguar në OASH, 39 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe për mos vendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu janë vendosur 150 gjoba nga të cilat: 24 për mos vendosje të rripit të sigurimit, 56 për për-dorim celulari, 12 për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 11 për parakalime të gabuara dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

Dhunuan prindërit, arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër e Korçë Dhuna në familje vijon të jetë mjaft prezentë në vendin tonë.

Dy të rinj në Gjirokastër dhe Korçë janë arrestuar për dhunim të prindërve ditën e djeshme. Mësohet se një 23 vjeçar është ar-restuar nga policia për dhunë në familje. Steljo Rizvo, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes me inicialet M. R., 67 vjeçe dhe të atit V. R., 47 vjeç, në banesën e tyre. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Dhuna në familje". Ndërkohë, në Korçë është arrestuar shtetasi me inicialet P. V., 17 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën “Dhunë në familje”. Burime nga policia lokale thanë se arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës duke ushtruar në mënyrë të përsëritur, dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij shtetases me inicialet M. M., 32 vjeçe. Materialet ndaj të miturit i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Elvis MYRTA

Pak muaj pasi sekuestroi një magazinë me drogë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës

së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e luajtshme dhe të pal-uajtshme të shtetasve Shpëtim Çilotaj, Vladimir Çilotaj, Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj, pasi dyshohet se janë vënë nga ak-tiviteti kriminal. Burime zyrtare pranë organit të akuzës bënë me dije se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendo-sur sekuestro mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Shpëtim Çilotaj, Vladimir Çilotaj, Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj. Procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e informacionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për shteta-sit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj të përfshirë në aktivitete krimi-nale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi për veprat penale “Vjedhje” para-shikuar nga neni 134/2 Kodit Penal, “Trafikimit të mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a Kodit Penal, “Treg-timit të mallrave kontrabandë dhe për mallra akcize”, parashi-kuar nga neni 76 i Kodit Penal si dhe për vepra të tjera penale. Çështja u kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda në kuadër të ligjit antimafia dhe Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm nr.106, datë 18.05.2010 “Për bashkërendimin e raporteve mes Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe Prokurorisë për Krime të Renda” (pika 3).

Pronat e sekuestruara Në bazë të nenit 3/1/c të

ligjit nr.10192 dt.03.12.2009 “Për parandalimin dhe godit-jen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kun-drejt pasurisë”, mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës

së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, mësohet se është vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme/të paluajtshme të Agur Çilotajt: Në Fier një njësi (Studio Piktori) me sip.40 m2; apartament banimi 91.25 metër katror në Sarandë apartament 89.29 metër katrorë dhe tokë truall 2721 metër katror në Shkallnuar të Durrësit dhe tre ndërtesa sociale 509 metër kat-rorë, në total 1500 metër katror ndërtim. Sa i përket pasurive të Vladimir Çilotajt,m mësohet se masa e sekuestros është vënë për një apartament 98 metër katrorë, truall 500 metër katrorë në Golem, pasuritë (ndërtim i paligjshëm) e shtetasit Vladimir Çilotaj, për të cilat ka aplikuar në zyrën e ALUIZNI-it Fier.

Prokuroria ka vendosure se-kuestro edhe ndaj pasurivetë shoqërisë “Çilotaj Group ltd” shpk dhe bëhet fjalë për një godinë 290.6 m2, në emër të “Çilotaj Group Ltd”, godinë 290.6 m2, truall 6134 m2 truall dhe 2460.2 m2 ndërtesë, truall 3020 m2 në emër të “Çilotaj Group”, truall 2000 m2, Golem, apartament 98 m2, prona e llojit apartament 64.60 m2, prona e llojit apartament 98 metër katror. Po ashtu, pasuritë e sekuestruara të shoqërisë “Ladi 2008” sha mësohet të jenë një arë 6000 m2 dhe një godinë banimi dhe shërbimi 9 kate në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Për pasuritë e Jonida Çilotajt, prokuroria ka vendosur se-kuestro për një apartament

82 metër katrorë. Prokuroria ka vendosur gjithashtu dhe sekuestrimin e sendeve të lu-ajtshme të kësaj familjeje dhe bëhetfjalë për: të gjithë asetet, kapitalet, të drejtat dhe çdo interes pasuror, përfshirë dhe llogaritë bankare aktive të subjektit tregtar “Çilotaj Group ltd”; të gjithë asetet, kapitalet, të drejtat dhe çdo interes pasuror, përfshirë dhe llogaritë bankare aktive të subjektit tregtar “Ladi 2008”; tre automjete në pronësi të Vladimir Çilotajt; automjet në pronësi të Jonida Çilotajt; 12 automjete në pronësi të sub-jektit tregtar “Çilotaj” sh.p.k, 15 automjete në pronësi të subjek-tit “LADI 2008” sha si dhe disa llogari bankare në disa banka të subjekteve të mësipërm.

Procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e informacionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj të përfshirë në aktivitete kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi për veprat penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 Kodit Penal, “Trafikimit të mjeteve mo-torike”, parashikuar nga neni 141/a Kodit Penal...

Page 15: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

2,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 20 Korrik 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Dhunohet avokati në Durrës, Ilia Ilia akuzon prokurorin Arjan NdojAvokati Ilia Ilia është dhunuar para

godinës së Gjykatës dhe Prokurorisë së Durrësit paraditen e djeshme nga dy persona ende të paidentifikuar. Avokati përfaqësonte në gjyqin e djeshëm autor-in e vrasjes së bashkëshortes gjyqtare, Fildeze Hafizi. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10.45 të paradites, ku avokati Ilia Ilia është qëlluar me sende të forta nga dy persona. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ilia dyshon se motiv i kësaj ngjarjeje është një konflikt që ai ka pasur ditën e mërkurë

me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj në një seancë gjyqësore. "Sot (dje) dola nga seanca gjyqësore, rreth orës 10:30 nga prokuroria. Më doli fillimisht një person përpara dhe më thotë: Ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoj? Nisi të thoshte fjalë fyese dhe sapo i lija çantën një tjetri më goditi. Kur më goditi erdhi dhe personi tjetër. Dhe unë kundërveprova sa munda”, deklaroi avokati, duke pohuar se ka pasur një përplasje me prokurorin në seancë gjyqësore në kuadër të mbrojtjes së interesave të klientëve të tij. "Përkundër reagimeve jo profesionale e jo etike, të

prokurorit të çështjes ku ai aludoi në drejtim të integritetit tim moral unë i ktheva një përgjigje dhe i thashë: S'jam katunar si ty ti bëj këto gjëra. Dhe ai më kërcënoi në sallë dhe më tha se për këtë fjalë do bëhesh pishman shumë shpejt", shton avokati. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ilia Ilia njihet ndryshe dhe si avokati i të fortëve të Durrësit. Ai ka qenë përfaqësues lig-jor i Lulzim Berishës, Durim Kecit, dhe grupit të Shijakut të akuzuar për dosjen e famshme të njohur si "Kanun"

Prokuroria ankimon vendimin për Doshin, Frrokun dhe BaminDy jave pasi Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm deputetin

Tom Doshi për akuzën kallëzimit të rremë, Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit. Doshi pretendoi se verën e vitit 2014 ndaj tij ishte organizuar një atentat për elemi-nimin e tij me urdhër të Ilir Metës. E njëjta procedurë ankimimi është ndjekur edhe për ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin, të cilët arritën t’i shpëtojnë burgut. Frroku u dënua me 1 vit e 4 muaj shërbim prove. Ndërsa Bamit iu shua dënimi pasi e kishte kryer dënimin me 8 muaj heqje lire gjatë periudhës së paraburgimit. Këta tre persona sipas akuzës kanë krijuar prova dhe dëshmi të rreme, duke përfshirë në këtë histori edhe të tjerë persona. Ka qenë dëshmia e Bamit dhënë në Prokurori që ka rrëzuar të gjithë këtë pretendim. Ai ka sqaruar se ka qenë depu-teti Doshi i cili ka kërkuar që të gjeje dhe një person të tretë që do bënte porosinë, i cili ishte edhe lidhje e Ilir Metës. Prokuroria kërkoi dënimin me 8 muaj heqje lire për Doshin dhe Frrokun dhe pritet që të ketë të njëjtën kërkesë edhe në Gjykatën e Apelit.

Ndryshime te Prokuroria eKrimeve të Rënda, emrat që lëvizin

Vijojnë ndryshimet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se me firmën e kryeprokurores, Arta Marku, prokurori Genti Osmani, nga sektori i trafiqeve kaloi te linja e korrupsionit dhe hetimit pasuror. Osmani është një nga prokurorët me kar-rierë në këtë fushe dhe anëtar i grupit hetimor të dosjes "Tahiri" dhe anëtar i grupit hetimor të dosjes "Babale", bashkëpunëtori i PD, Albert Veliu i cili pretendon se ka përgjuar Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Te trafiqet është emëruar Anton Martini, një prokuror karriere që ka hetuar disa dosje të rëndësishme në këtë prokurori. Njëkohësisht Osmani do vazhdojë të jetë dhe Zv/Drejtues i Krimeve të Rënda. Linja e prokurorit Besnik Muçi, ajo për trafiqet, mbetet e palëvizur. Arenc Çela i shtohet kësaj linje pas largimit nga drejtimi i sek-torit të hetimit pasuror. Më herët, Arta Marku shkarkoi kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili kaloi prokuror i thjeshtë, ndërsa në vendin të tij u emërua ish-proku-rorja e Durrësit, Donika Prela.

Operacion anti-drogë në Greqi, 5 shqiptarë në pranga

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Patra të Greqisë, ku është shpërbërë një grup kriminal ku mes tyre ishin 10 shqiptarë. 1800 bimë kanabis janë gjetur të mbjella nga grupi. Grupi ishte i mirëstrukturuar. Policia e Patrës ka organizuar një operacion anti-drogë ku është shpërbërë një grup kriminal. Grupi ishte i përbërë nga 10 shqiptarë dhe 3 grekë. Grupi mbillte kanabis për ta shitur atë më pas drejt Belgjikës me urdhër të “Shefit”. Grupi funksiononte në bazë të një strukturë hierarkike, shkruajnë mediat greke, me role të përcaktuara dhe me një aksion që vijonte. Anëtarët e grupit kriminal e ndanin punën e tyre çdo vit në 3 faza: kul-tivim kanabisi, trafikimi dhe rikultivim. Grupi kishte shefin e drogës, financierin, fermerët dhe trafikantët. Hetimet kanë zgjedhur për disa muaj dhe janë udhëhequr nga prokuroria e Patras. 8 nga anëtarët e këtij grupi kriminal u arrestuan dje në zonën e Fthiotida. 7 meshkuj dhe një grua nga mosha 38 deri në 26, janë shpallur në kërkim.

Radhimë/ I kërkuari qëllon mbi policinë dhe FNSH, panik mes turistëve

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraI kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të policisë

Elvis MYRTA

Megjithëse policia e kërkonte prej dy vitesh 38-vjeçarin Gaqo Gjini, ai

kishte shkuar për të pushuar tek të afërmit e tij në Radhimë të Vlorës. Në regjistrat e komisar-iatit të Vlorës ndaj tij rezultonin jo pak, por tre akuza, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Kundërsh-tim i punonjësve të policisë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjini ka qenë edhe një nga të dyshuarit për grabitjen e një banke në Vlorë, dy vite më parë. Informa-cioni se ai ndodhej në Rradhimë rezultoi i saktë për uniformat blu, që rrethuan zonën pasditen e djeshme për arrestimin e tij. Poli-cia tha se i kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të policisë. Ndërkohë, efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë. Shumë pranë vendit ku ndodhi përplasja me armë mësohet se qëndronin një grup turistësh polakë që kishin prenotuar një hotel për pushime. Të shtënat me armë dhe dhjetëra policë pranë vendit të ngjarjes kanë shkaktuar panik mes pushuesve. Sakaq, për Gaqo Gjinin nuk qe hera e parë që për-plasej me uniformat blu. Në vitin 2016, ai u përfshi në një sherr me policët, por u lirua me kusht pak kohë më pas. Në Gusht të atij viti mori pjesë në grabitjen e një banke, bashkë me shokun e tij Kostandin Shakaj. Nga grabitja, të dy u larguan me 6 milionë lekë dhe 36 mijë euro, por ndërsa Shakaj u arrestua disa ditë më pas, Gaqo Gjini ia doli të jetonte në arrati për dy vite. Deri kur pushimet morën fund.Policia: Ja si ndodhi ngjarja

Policia e Vlorës raportoi zyrtarisht se ditën e djeshme në Radhimë, shërbimet e drejtorisë vendore të policisë, të mbështetu-ra nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim G. Gj., 38 vjeç. “I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të go-dasë me mjete prerëse një prej punonjësve të policisë. Efektivi

në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë. Shtetasi G. Gj. është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën. 38 vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ''Plagosje e rëndë me dashje'', ''Kundërshtim i punonjësve të policisë'', dhe ''Armëmbajtje pa leje''. Vijon puna nën mbikqyrjen e Prokurorisë Vlorë dhe SHÇ-BA-së, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi policia lokale. Policia e Shtetit, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, po ushtron kon-trolle të shumta në të gjitha zonat me risk për evidentimin dhe kap-jen e personave me precedentë

që janë aktualisht në territorin e vendit apo që mund të vijnë gjatë verës nga rradhët e emigrantëve. Këto kontrolle janë shtrirë dhe po vijojnë me forca e shërbime shtesë të policisë kriminale dhe agjentë civilë, për të garantuar një ambjent të qetë dhe të sigurt në qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Lezha e Shkodra.Familjarët e gruas së Gjinit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e djeshme në Radhimë. Në një pronon-cim për mediat, vjehrri i Gaqo Gjinit, baba i dy fëmijëve, hedh poshtë të gjitha akuzat që rën-dojnë ndaj dhëndrit të tij. Ai tha se 38-vjeçari nuk kishte lidhje me krimin, ndërsa pohoi se dhëndri i tij gjente punë ku të mundej, ndërsa nuk kishte me se të ushqente fëmijët. Po ashtu,

vjehrri i Gjinit nuk i kurseu aku-zat për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, (i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës me bandën e Habilajve), ndërsa shtoi se gjatë kohës së tij, dhëndri u shpall në kërkim. “Ai s’ka bukë për darkë. Ne s’dimë gjë fare, tani erdhëm. Tani e morëm vesh nga vajza që aty kishin hyrë 500 policë në shtëpi. E shpallën në kërkim kur ishte ai shefi i degës, i pari, ai i degjeneruari që është shpal-lur në kërkim. Vajzën e gjetëm pa ndenja, me dy fëmijë të mitur. Ai s’ka grabitur asgjë, le të thonë ça të duan. Dhëndri ka rreth 6 vjet e ca në këtë banesë. Në atë banesë jeton vajza me dhëndrin. Ku ka gjetur punë ka punuar”, tha vjehrri.

Në regjistrat e komisariatit të Vlorës ndaj tij rezu-ltonin jo pak, por tre akuza, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjini ka qenë edhe një nga të dyshuarit për grabitjen e një banke në Vlorë, dy vite më parë. Informacioni se ai ndodhej në Rra-dhimë rezultoi i saktë për uniformat blu, që rrethu-an zonën pasditen e djeshme për arrestimin e tij...

Page 16: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

16 GAZETA SOTE Premte 20 Korrik 2018

“Zotërinjve gjyqtarë dhe prokurorë që nuk kanë kaluar procesin, ju “dalin” nga procesi i Vetingut shtëpi të pareg-jistruara, prona që nuk kanë justifikim, biles edhe tre shtëpi, një në Tiranë, një në qytetin ku kanë pas banuar dhe lindur dhe një tjetër në Gjirin e Lalzit ose në “Gji-rin e Lala Gjonit?! Po si mund të blihen dy ose tri shtëpi, me çfarëdo rroge shteti sado e lartë që të jetë për 7-10 vjet punë, kur njerëzit shkri-jnë gjithë jetën për ta “riparuar” shtëpinë me kursimet e tyre dhe ka ndoshta mbi 20 % e gjer-manëve dhe francezëve që nuk arrijnë gjithë jetën të blejnë një shtëpi, por jetojnë me qera

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Amaneti i Donald Lu!

Drejtësia në tranzicion, ligji 7501 dhe ish-të persekutuarit

Nga Fatos ÇOÇOLI

“Më mbani mend për një njeri që

donte të ishte i lirë”. Këto janë fjalë të thëna pak ditë më pare nga shtetasi i huaj më popullor në historinë e Shqipërisë, ambasadori amerikan Donald Lu, në përfundim të mandatit të tij në korrik 2018. Fjalë të pakta, të thella, të thjeshta dhe të prera, sikurse di të flasë vetëm ai. Ndoshta fjalët e tij të fundit adresuar shqiptarëve. Ndoshta një lloj amaneti i Lu-së: “Përpiquni të jeni të lirë!”. Lu është një institucion tek ne. Institucioni i luftës pa kompromis ndaj politikanëve, prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar. Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SH-BA-ve, aleatit më të madh të vendit tonë, përfaqësuesi i këtij shteti foli për 3 vjet aq shkoqur, guximshëm, pastër. Lidhi zullu-

Nga Qamil GJYREZI

Po e filloj këtë opinion me temën shteti ligjor në tranzicion, ndarja e pushteteve,

ekzekutivi, gjyqësori dhe legjislativi. Mbas rënies së perdes së hekurt, një prej kërkesave të vendeve perëndimore ishte edhe ndarja e pushteteve. Me të vërtetë neve kemi patur diktaturën më të egër në ish-lindje, por përdorimi politik i gjyqësorit është i pajustifikuar. Në Hungari, reforma në drejtësi ka përfunduar rreth viteve 2004. Në një media pata lexuar që amerikanët, pikërisht Diogardi i pati kërkuar drejtuesve të shtetit mbas viteve ’90-të, ndarjen e pushteteve mbi parimet e demokracisë amerikane, por nuk ishin dakord. Rezultati duket qartë sot. Nga procesi i Vetingut, Gjykata e Lartë ka mbetur me 9 anëtarë dhe po shkon drejt shkrirjes si Gjykata Kushtetuese, mbasi gjykatësit e këtyre institucioneve nuk e kanë kaluar procesin e Vetingut. Të tjerat janë “pallavra” dhe debate mediatike e politike nga ato që i druhen këtij procesi. Edhe unë jam opozitar, por ende besoj tek procesi i Vetingut dhe drejtësia e pavarur. Zotërinjve gjyqtarë dhe prokurorë që nuk kanë kaluar procesin, ju “dalin” nga procesi i Vetingut shtëpi të pareg-jistruara, prona që nuk kanë justifikim, biles edhe tre shtëpi, një në Tiranë, një në qytetin ku kanë pas banuar dhe lindur dhe një tjetër në Gjirin e Lalzit ose në “Gjirin e Lala Gjonit?! Po si mund të blihen dy ose tri shtëpi, me çfarëdo rroge shteti sado e lartë që të jetë për 7-10 vjet punë, kur njerëzit shkrijnë gjithë jetën për ta “riparuar” shtëpinë me kursimet e tyre dhe ka ndoshta mbi 20 % e gjermanëve dhe francezëve që nuk arrijnë gjithë jetën të blejnë një shtëpi, por jetojnë me qera.

Pallavrat me pronat e kushërinjve, vëllezërve të ardhurat nga gratë etj., etj., budallallëqe si këto kanë marrë fund në Shqipëri. Vetingu po jep rezultatet e tij. Por duhet pritur se ka edhe 4 vite për të përfun-duar dhe ka “Skanime” dhe “Screening” të tjera, të cilat do të japin rezultatet e tyre. Mos u ngutni politikanë dhe gjyqtarë “hajdutë”, që jeni mësuar duke gënjyer dhe duke ju bindur

met e të korruptuarve tanë me cënimin e interesave strategjike të SHBA-ve në rajon. Dhe papritmas zullumqarët e ndjenë vet-en zbuluar. “Mbretërit lakuriq” të politikës shqiptare e panë veten më në fund ashtu si i kishte bërë nëna. Frikësoi të pafrikësueshmit, u kujtoi hekurat e burgut të paprekshmëve. Në sedrën tonë të mpirë nga mosveprimi qytetar, Lu erdhi si një shpresë, si një shfryrje e madhe cunam ndaj pafuqisë së njeriut të thjeshtë shqiptar për të tërhequr fort deri ne çjerrje brekushet e pamoralshme të poli-tikës sonë të ditës. Lu politikanëve të lartë të papërgjegjshëm të këtij vendi arriti t’u kallë datën, si askush më parë. Këta e panë si një lloj robespjeri, pse ia doli t’i prekë aty ku u dhemb më shumë, në interesat e tyre private. T’i zbresë në tokë ata që ë mendonin veten përjetësisht të patundshëm në olimp dhe të ndëshkueshëm shkarazi moralisht vetëm nga vota e qytetarëve një herë në katër vjet. Lu u futi në nën-ndërgjegje, ndoshta edhe në gjumë, makthet dhe fantazmat e dënimit të merituar ligjor, krahas linçimit popullor, për faje që qytetarët ua faturojnë gjithë

urdhërave politikë, për përfitime personale! Amerikanët dhe europianët nuk gënjehen kollaj! Jam optimist për sjelljen e gjyqtarëve të huaj si në rastin e Kosovës, sipas sistemit të Euleksit. Kështu do të përfundonin, gjyqtarët me 7 muaj kurs, të pakualifikuar, jo profesion-istë dhe profesionistë, gjoja janë “tanët”, që do të thotë mbrojtje e pushtetit personal dhe të fortëve pa ngjyra politike. Disa gjyqtarë kanë bërë kërdinë mbi pronarët legjitimë, duke i fyer ofenduar dhe zënë pronën me forcë dhe me “gjyqe” false dhe duke bërë kërdinë në Hipoteka me titujt e pronësisë, duke i tjetër-suar pronën, si pasojë e “kapitalizmit liberal” dhe ekonomisë pa program në këto 27 vjet. Pikërisht amerikanët kërkuan ndarjen e pushteteve në vitin 1992, për të mos sunduar politika dhe për të mbrojtur ish-pronarët, hipotekat, me të cilët është “tallur” shteti në këto 27 vite demokraci e paparë në të gjithë historinë e botës.

Së dyti ligji 7501 ishte një ligj që i diskred-itoi ish-pronarët e vërtetë. Këtë e vërtetoi historia dhe zhvillimet ekonomik në Shqipëri. Tallja me ish pronarët ishte shumë e madhe. Në vitin 1996 ndoshta “emocionalisht” e kam kontestuar këtë ligj të mbrapshtë dhe kam mbrojtur ish-pronarët. Teoria se po zhvillohet kapitalizmi e vërtetoi koha dhe situata ku jetojmë se, ishte boshe. Pronës i është bërë një dëm i madh. Në asnjë vend të ish-lindjes komuniste nuk ka patur një reformë tipike komuniste me pronën. Ku bëhet fjalë kjo re-formë në Hungari, ish-Çekosllovaki, Rumani, biles as në ish-Jugosllavi. A guxon dikush ta prekë pronën e tjetrit në Mal të Zi!? Reforma e tokës në vendet me ish-pronarët u zhvilluan krejt ndryshe, me parime ligjore dhe njerë-zore. Prandaj po shkojnë drejt integrimit eu-ropian dhe nuk ka guxuar asnjë kryeministër ose kushdo tjetër të luajë më gjerat e vërteta, siç është prona dhe shteti ligjor, të drejtat bazë të njeriut. Është paradoksale që reforma “ko-muniste” e tokës 7501, u drejtua nga individë që ishin ish-pronarë dhe “përdhunuan” ish-pr-onarët e tjerë, me përftime të tjera, privatizime të pa ligjshme. Biles në mbledhjet e PD-së në vitin 90-të, ato që kundërshtonin ju thonin që largohuni, se bëjmë edhe pa ju. A ka cinizëm më të madh me një shtresë e cila kërkonte të drejtat e saj legjitime dhe ja mohuan me forcën e politikës dhe të fortëve të partisë?

ditën nëpër kafene dhe restorante. Faje që, për fat të keq, nuk kanë marrë kurrë forcën e denoncimit, përkundrazi, kanë fituar atë të një aureole mbrojtëse (“Hë mo, se këta kështu llapin gjithë ditën!”), nga mungesa e punës hetuese, zbuluese dhe faktuese të strukturave përgjegjëse shtetërore të këtij vendi. Mos u mërzit Lu, që nuk arrite të zgjosh ndërgjegjen tonë të mpirë civile. Ajo ka dekada të tëra, që rri kështu, sy-zgurdull-uar nga mosveprimi dhe hashashi mediatik. Edhe pse nuk zgjove përbindëshin e mirë të protestës qytetare tek ne, ti i dhe këtij vendi shumë. Përdore Levën e Arkimedit të autoritetit të Departamentit Amerikan të Shtetit (Ministrisë së Jashtme të SHBA-ve), për të kumtuar vendime ndaj politikanëve tanë të korruptuar, si një lloj gjykate përtej oqeanit. I çove ti, me autoritetin tënd, me tundjen e kopaçes së dëmtimit të drejtpër-drejtë të interesave të politikës amerikane në rajon, të gjithë deputetët e papërgjeg-jshëm të vendit të votonin kokulur reformën në drejtësi. Nuk ka gjë se kjo reformë, e pen-guar dhe e vonuar kaq shumë rrugës, ngjan

sikur ka shteruar fuqinë e saj goditëse, duke lëkundur shpresën e qytetarëve sot. Ti i the “ndal!” komplotit të heshtjes qeveritare ndaj denoncimeve pesëvjeçare të përjavshme të institucionit më të lartë të kontrollit në vend, KLSH, me praninë tënde në analizën e tij vjetore 2016. Revolta e paqartë në kërkesat e saj, e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi, të nëpërkëmbur dhe shpërfillur nga politika e ditës, gjeti veten dhe u kanalizua në ndi-kimin e mesazheve dhe deklaratave të tua, më të fortat që një diplomat i huaj ka bërë ndonjëherë këtej nga Ballkani. Shqiptaret gjeten veten ne shprehjet dhe fjalët e tua të guximshme. Je i huaji më simpatik dhe më me ndikim në opinionin qytetar të këtij vendi, që nga koha e Princ Vidit. Kush vjen dhe zë vendin tënd, mban mbi vete këtë trashëgimi të rëndë dhe përgjegjësi të mad-he: të tregojë se forca e pamatë e SHBA-ve mbi qytetarët, politikën dhe shoqërinë shqiptare mund të materializohet me vep-rime të thjeshta, të zgjuara dhe të drejtpër-drejta, alla Lu. Do të arrijë pasardhësja e institucionit Lu ta bëjë këtë?

Historia tregoi të kundërtën. Zhvillimin e ka-pitalizmit në Shqipëri e drejtuan të “fortët” me mbështetje politike, prandaj kemi ardhur në këtë pikë. Në fakt ish-pronarëve u janë dhënë dëmshpërblime nga shteti për ish-pronën, por dëmshpërblimet kanë funksionuar pa kritere dhe vazhdon të funksionojë pa kritere. Për shembull, në të gjitha vendet e ish-lindjes edhe për shpronësime shteti paguan 25 % të shumës, mbasi janë shtete që nuk dëmtojnë arkën e shtetit dhe individi beson tek shteti i tij.

Përndjekja është keqtrajtimi sistematik i një individi ose grupi nga një individ ose grup tjetër. Format më të zakonshme janë përnd-jekja fetare, racizmi dhe persekutimi politik, edhe pse ekziston natyrisht një mbivendosje midis këtyre termave. Shkaktimi i vuajtjeve, ngacmimeve, burgosjes, internimit, frikës ose dhimbjes janë të gjithë faktorët që mund të krijojnë persekutim. Vuajtja e përjetuar nga viktima duhet të jetë mjaft e ashpër. Niveli i pragut të ashpërsisë ka qenë një burim i shumë debateve. Po me të persekutuarit si u zhvilluan ngjarjet? Kam shumë respekt për të perse-kutuarit, për ato të vërtetët. Nuk ka vend në ish-lindje që të persekutuarit e ndërgjegjes janë ndarë e përçarë dhe përdorur politikisht si tek neve. Në vitin 1994 në Shkodër i patën rrahur dhe nxjerrë me forcë një grup të persekutu-arish grevistë nga Shkodra. Të persekutuarit e tjerë që përfituan nga privatizimet e palig-jshme, heshtën kur shteti i kohës i keqtrajtoi grevistët e urisë. Ca kërkojnë sot disa individë, kur një shtresë e caktuar përdhunon shtresën prej nga vjen?! Tek ne nuk ka “hierarki”, elita që i drejtojnë punët. Shpesh ka anarki totale, prandaj jemi edhe në këtë pikë të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, ku rrogat e pensionet janë më të ulta se në Malin e Zi.

Përse merren njerëzit me politikë të mad-he? Përse nuk ka hierarki dhe rregulla? Përse “ironizohet” Vetingu dhe reformat demokratike? Klasa jonë politike ka një përgjegjësi të madhe, mbasi asnjëherë nuk u përpoq të ndërtonte shtetin e së drejtës, por shtetin politik, anarkik dhe autoritar.

Prandaj kam besim tek reforma në dre-jtësi. Me të vërtetë nuk po funksionon 100% por në të ardhmen do të japi rezultatet e veta Vetingu, që do të ndikojë edhe tek integrimi dhe zhvillimi i jonë ekonomik dhe shoqërorë.

[email protected]

Page 17: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

GAZETA SOT E Premte 20 Korrik 2018 17

Po nëse ky fenomen ka fituar qytetarinë e vet dhe në shkallë të fundit dëmi që sjellin admin-istratorë të kësaj kat-egorie prishin punë e zbehin rolin e zyrtarëve në zgjidhjen e punëve ka një problem tjetër shumë më të rëndë e të dëmshëm me adminis-tratën dhe administra-torët tanë. Është admin-istrata plus, ose ata që largohen për efekte poli-tike, reformimi, zëvendë-simi me militantë të partisë së radhës, të cilët përbëjnë një ushtri të madhe në numër që mund të thuhet pa frikë se ka përmasat e admin-istratës aktive. Pra kemi dy administrata paralele që ecin secila në shinat e veta. Ecin dhe nuk kanë asnjë pikë takimi. Administrata aktive dhe ajo korresponduese, paralele, parazite, rent-iere, që jeton duke qethur kupona, që nuk kryen asnjë punë, po që vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit me të njejtat paga sikundër kanë përfituar prej vitesh, kur kanë qenë me firmë e vulë...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Administrata plusNga Bardhyl BEJKO

Dihet se adminis-trata është do-mosdoshmëri për organizimin, dre-

jtimin dhe zgjidhjen e detyrave të rëndësishme, dhe shumë herë të komplikuara të punëve në shkallë vendi, qyteti, lagjeje deri në familje. Pa administrim dhe administratë, qoftë e lartë, e mesme, apo nëpunësit e zakonshëm nuk do ishte e mundur asnjë zgjidhje apo shërbim ndaj qytetarëve. Shteti do ishte një makineri e ndryshkur. Pa mekanizmat që e vënë në veprim. Është pikërisht kjo domosdoshmëri që nuk ka vend pa administratë. Edhe pse kus-hton dhe ha paratë e buxhetit në sistemet me emërtime të ndryshme me rendet shoqërore nga periudha e antikitetit deri në kohët moderne të mos ketë pasur punonjës që kanë detyrë të zgji-dhin probleme, të organizojnë, të udhëheqin, të drejtojnë bashkësi popullore qoftë ajo e shkallës më të ulët, komunitetit primitiv e në sistemet më të hershme, tributë deri tek organizimet moderne. Çdo stad shoqëror ka nevojë për drejtim dhe organizim, shkalla dhe perfeksioni i së cilit është ndikim i drejtpërdrejtë në ecurinë e zhvillimin e një vendi. Ne shqiptarët kemi provuar ndër shekuj administrata të ndryshme dhe sipas sis-temeve shoqërore përmes të cilave kemi kaluar, i kemi emërtuar: “Administrata e kohës së sundim-it turk”, “pavarësisë”, “mbretërisë”, “komunizmit” dhe sot e “sistemit demokratik”. Edhe pse në thelb me të njejtin qëllim, në praktikën e përditshme ka dallime themelore të organizmit të administratës. Nëse në një periudhë të caktuar, administrata ka ushtruar kompetencat e veta mbi bazën e dokeve, zakoneve, kanunit e sheriatit apo të kalifatit, Perandorisë Osmane në periudha të mëpasme, ajo është udhëhequr nga ligje dhe ideologji të caktuar. Dhe në këtë mënyrë, administrata ka fizionominë e vet. Ka gdhendur portretin e saj.

Pas viteve 1990 në kushtet e ndryshimeve të thella, përmbysjes së sistemit diktatorial, qeveritë e njëpasnjëshme, duke filluar nga PD, si e para qeveri post diktaturës e më pas PS e koalicionet përkatëse, janë rrekur të përzgje-dhin administrata që në konceptin e tyre të jetë e ndryshme nga ajo e mëparshme. Në fillimet e pas vitit 1990, ardhja e PD në qeveri u shoqërua me shfarosjen e administratës, rrëmujën e pa-shembullt të rokadave të ashpra, pa studime dhe në empirizëm ekstrem, largimeve masive të specialistëve dhe zyrtarëve me përvojë dhe emërimin e militantëve sipas teserës partiake. Nën pretekstin e administratës së politizuar që i ka shërbyer sistemit të përmbysur, qeveria e dalë nga zgjedhjet e marsit 1992 solli në krye të punëve në të gjithë sektorët jetikë individë që nuk i lidhte asgjë me vendet e punës ku u emëruan. Sektorë të rëndësishëm u mbushën me militantë, me ata që për përvojë kishin ditët e anëtarsimit në parti dhe gatishmërinë për të qenë besnikë të saj. Është e njohur nga të gjithë përpjekja për të emëruar në krye të institucioneve më jetike ato që konsiderohen shtylla vertebrale e një shteti, individë që nuk i lidhte asgjë me atë pozicion ku i delegoi politika. Dhe kështu, në sistemin drejtësisë u vendosën plepistët, ata që morën diplomat e juristëve me kurse gjashtë mujore dhe veshën pelerinën e drejtësisë sapo lanë traktorin e karvanët dhe u diplomuan juristë e u futën nëpër zyra pa prekur kurrë gjatë tërë jetës as me dorë, kodet penale e civile. Po, ishin ata që i kthyen sallat e gjykimit në teatër absurd. Në krye të ushtrisë u caktuan mësues të matematikës. Pa qenë asnjë ditë oficerë dhe pa kapur tërë jetën pushkë me dorë. Ashtu si në drejtim të spitaleve u deleguan shoferë e ish policë, apo në komisariate u emëruan mjekë e mësues, që nuk njihnin asgjë nga lufta kundër krimit dhe keqbërësve. Dihet se kjo administratë militantësh e shpuri shtetin në zgrip. Iu hapi rruga rrokopujës. Piramidave. Shkatërrimit të vlerave në arsim e në shkencë. Dhe tërë kjo histori u shoqërua me shkallmim të shtetit në të gjitha kolonat më të rëndësishme

të tij. Po administrata me partizanë të rastit e militantë të njohur e shoqëroi shtetin tonë në tërë këto vite me ndryshme të pakta e të papër-fillshme. Administrata jonë është e njejtë me situatën që lënë pas tërmetet e shumta, që edhe pasi shuhen, lënë mbrapa lëkundjet e vockla që janë shumë më të rrezikshme e të frikshme nga tronditjet e mëdha.

Forcat politike që janë ngjitur në pushtet në këto tre dekada kanë pasur vetëm një merak. Të emërojnë në postet kyçe individë të bindur, njerëz që nuk kanë asnjë kualifikim, apo nuk dinë si drejtohet e si organizohen punët. Më të mirët janë ata që thonë lepe peqe. Që nuk pen-gojnë. Nuk nxjerrin kleçka. Që ulin kokën para eprorit e bëjnë arrogantin ndaj hallexhiut. Po administrata është një nevojë e domosdoshme. Se pa administratë nuk ka zhvillim e as zgjidhje dhe vlerën e saj e matim të gjithë dhe e peshojmë përditë. Kudo përballemi me kompetencën ose me agresivitetin e administratorëve. Në zyra takojmë administratorë, që bëjnë punë dhe kanë predispozitën të zgjidhin shqetësime e halle të qytetarëve të tjerë, që i fusin nëpër labirinthe hall-exhinjtë, duke i mbyllur në rrethe vicioze nga ku nuk mund të gjejnë shteg dalje. Kush më shumë e kush më pak, të gjithëve u ka takuar të gjenden në situata që kanë mallkuar veten përse janë ndodhur këtu dhe janë lutur të mos kenë asnjë lidhje me ca administratorë, që shikojnë jo hallin as shqetësimin, po duart e atyre që trokasin në zyrat e shtetit si të jenë ca taksidarë e jo zyrtarë.

Po sjellja dhe puna e administratës është njëra anë e medaljes. Një fenomen gati 30 vjeçar është se në vendin tonë kanë funksionuar sime-trikisht, dy administrata gjatë tërë kohës. Sapo vjen një forcë politike në pushtet fillon operacioni “fshesa” duke larguar veç zyrtarëve të rangut dhe funksionit politik, edhe shumë nga ata që kon-siderohen militantë. Dhe të tillë ka me shumicë, ashtu siç kemi zyrtarë që nuk kanë asnjë lidhje me detyrën që duhet të kryejnë dhe janë atje vetëm se kështu ka gjykuar partia në pushtet. Dhe të tillë të papërshtatshëm nuk është se takon vetëm në shkallët e ulta të administratës. Shumë prej tyre ngjiten deri në katet e larta të pushtetit, duke mbetur atje si monumente që bllokojnë tërë proceset e reformat e rëndësishme me pazotësinë e tyre, me sjelljen e dyshimtë dhe metodat e punës që ndjekin. Dhe ky kontingjent nuk lëviz e s`ka forcë që t`i zhvendosi për t`ua lënë vendin të rinjve më të shkolluar e të kualifikuar. Qën-drojnë në këto pozicione, jo për merita e njohuri, përvojë e kualitete si specialistë, po vetëm se janë militantë dhe kështu gjykojnë ata që kanë në dorë emërimet. Deputetët, ministrat, drejtorët e drejtorive qendrore apo lokale qofshin.

Po nëse ky fenomen ka fituar qytetarinë e vet dhe në shkallë të fundit dëmi që sjellin adminis-tratorë të kësaj kategorie prishin punë e zbehin rolin e zyrtarëve në zgjidhjen e punëve ka një problem tjetër shumë më të rëndë e të dëmshëm me administratën dhe administratorët tanë. Është administrata plus, ose ata që largohen për efekte politike, reformimi, zëvendësimi me militantë të partisë së radhës, të cilët përbëjnë një ushtri të madhe në numër që mund të thuhet pa frikë se ka përmasat e administratës aktive. Pra kemi dy administrata paralele që ecin secila në shinat e veta. Ecin dhe nuk kanë asnjë pikë takimi. Administrata aktive dhe ajo korresponduese, paralele, parazite, rentiere, që jeton duke qethur kupona, që nuk kryen asnjë punë, po që vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit me të njejtat paga sikundër kanë përfituar prej vitesh, kur kanë qenë me firmë e vulë. Administrata paralele ose administratorët e klubeve dhe diskove, basteve e klientë të gjykatave, sapo marrin urdhërin e largimit e pushimit u drejtohen gjykatave, ku denoncojnë si të paligjshëm pushimin nga puna. Secili prej tyre e lexon largimin si ndëshkim politik. Dhe për këtë bën polemika pafund, po kjo është vetëm njëra anë. Kryesorja është se gjykata gjen të çara në çdo vendim për largim nga puna, që shumë herë bëhen pa u konsultuar me Kodin e Punës dhe Kodin Civil, duke mos marrë në konsideratë kontratat e punës dhe qenien e shumë prej të larguarve me statusin e

nëpunësit civil, i cili është klasifikuar si specialist që duhet të qëndrojë në atë vend pune ose në një pozicion të njehsuar me të. Nuk ka ndodhur që gjykatat të mos marrin një vendim në interes të të larguarit nga puna. Në dëm të shtetit. Biles në këtë aspekt janë dorëlëshuar. Dhe vendimet janë kthim në vendin e punës, ose pagën për një vit, pesë vite, ose deri në fund të plotësimit të moshës për pension. Dhe këta administratorë teorikë da-lin në krijimtari të lirë si shkrimtarët e realizmit socialist, vijojnë të marrin pagën ashtu siç e kanë pasur. Dhe për një vend pune paguhen një, dy, tre e më shumë punonjës plotësues. Një ushtri e tërë parazitësh që kafshojnë thesin e financave pub-like. Një vend pune ka të shtresuar disa punonjës. Ka lindur disa binjakë e trinjakë. Të gjithë në pritje të ylefesë. Për një postë, njëri ka vulën dhe zyrën, makinën, telefonin e kompetencat dhe zbaton detyrat e veta, bën tendera e vendos për largimet nga puna të tjerët, të larguarit pa shkak, me shkak, me arsye, pa arsye, me argumenta, pa baza, me baza, duke zhvatur buxhetin e varfër të Shqipërisë. Nuk jemi kundër pagesës së punon-jësve të larguar, kur është vepruar padrejtësisht. Kurrsesi nuk jemi enblok paragjykues për atë që nuk duhet të largohet nga vendi i punës se kështu dua unë apo urdhëron partia ime. Të iki se i përket një partie tjetër. Se nuk është tesera për-caktuese. Nuk zëvendëson diplomën e karrierën. Është kualifikimi, ndershmëria, këmbëngulja, përvoja e viteve dhe cilësitë që ka një punonjës zyre që e kualifikojnë si të domosdoshëm. Po me administratën plus që lulëzon e shtohet në këto 30 vjet bëhen dy bordero. Ata që punojnë pesë ditë në javë dhe ata që bëjnë gjumë shtatë ditë të javës. Ata që punojnë, firmosin në bordero, bren-da institucionit e ata që kanë fituar me vendim gjykate u shkon paga llokum në bankomat. Dhe shteti i varfër shqiptar ecën me dy administrata si të ishin dy ushtri. Njëra aktive e tjetra në rezervë. Njëra në punë e tjetra në gjumë. Njëra në zyra e tjetra në shtëpi, në bare e lokale, lloto, kazino, në biseda pafund apo në pikat e basteve në kërkim të fatit. Kur takon administratorë të “punësuar” në administratën plus si shtëpiakë, ata plot krenari të thonë: -Punë e madhe që më hoqën! Pagë unë, pagë ata. Qejf unë, punë ata.

Po nuk është vetëm kjo që bën diferencën mes dy administratave. Nëse njëra, aktivja ka zyrën, tjetra, pasivja i ka të dyja, edhe pagën edhe mundësinë për një punë të dytë. Dhe kështu i larguari merr dy e ndonjëherë tri paga. Nga buxheti. Nga privati. Nga shoqatat e dikush edhe nga emigrimi. Se je këtu apo në Belgjikë, paga rrjedh dhe depozitohet në bankomate. Të larguar-it nga puna, përjashtuar ata që e meritojnë, nuk janë aspak fajtorë. Ata që e shkelin në tërë këto raste janë drejtuesit e institucioneve, mosnjohja e ligjeve, nxitimi, presioni për të zëvendësuar palët. Për të ikur ca militantë e për t’u zëvendësuar me të tjerë. Fajtorë nuk janë ata që marrin pagën e administratorit pa statusin aktiv, po ata që nën-shkruajnë në kundërshtim me ligjin largimin nga puna të specialistëve, të cilët merren në qafë për bindjet që kanë. Deri sa disa drejtues udhëhiqen nga fryma militante dhe nuk zbatojnë kërkesat e ligjit dhe Kodit të Punës nuk kanë parasysh Kus-htetutën dhe vendimet e praktikat e miratuara do vazhdojmë të kemi dy administrata. Njëra, aktivja që është zyrtare dhe tjetra, administrata plus që paguhet ekstra nga buxheti i shtetit. Dhe derisa vendimmarrësit nuk mbajnë përgjegjësi për vendimet që marrin, derisa do ndjekin vijën e partisë dhe jo kërkesat e ligjit, strategjinë europiane të reformimit të administratës në emërimin e largimin e administratorëve vetëm se i vlerësojnë politikisht, Shqipëria do ketë dy paga për një vend pune. Dy ushtri ballëpërballë. Njëra që firmos në bordero e tjetra që i drejtohet bankomatit për të marrë pagën që ka pasur për vite me radhë në zyrën ku ka shërbyer. Kjo është administrata e qylit. Deri sa vetë vendimmarrësit nuk do preken në xhepin e tyre dhe do lëvizin punonjësit pa asnjë kriter ligjor e administrativ, vendi ynë do vijojë të paguajë, jo dy, po nesër edhe tri administrata. Se secila palë do mbajë në këmbë administratën e vet. Ai që e pëson është buxheti i varfër i Shqipërisë, shoqëria jonë.

Page 18: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

18 GAZETA SOTE Premte 20 Korrik 2018

2,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Organizata europiane “Europa Nostra”, praktikisht zëri i trashëgimisë kulturore në Evropë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkon që të mbrojë Teatrin Kombëtar. Letra që mban firmën e presidentit të organizatës prof. dr. Hermann Parzinger i kërkon qeverisë shqiptare, Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Kulturës, si edhe të gjithë palëve të tjera të përfshira, të rikonsiderojnë vendimin e tyre për të shembur këtë monument Europian dhe të shqyrtojnë mundësinë të ofrojnë, të paktën, rinovimet më bazike, për ta sjellë teatrin aktual në standarde. “Europa Nostra (Europa Jonë) - zëri i trashëgimisë kulturore në Europë dëshiron t’ju shprehë shqetësimin e sinqertë në lidhje me vendimin alarmues për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, një objekt trashëgimie me rëndësi kulturore dhe arkitekturore të madhe për Europën. Teatri Kom-bëtar, i ndërtuar më 1938 nga arkitekti italian Giulio Berte’, është një nga qen-drat kulturore më të spi-katura të Tiranës dhe një hapësirë sociale dhe publike e rëndësishme për qytetin. Teatri është një shembull i shkëlqyer i arkitekturës moderne italiane nga kjo periudhë kohore dhe është e vetmja ndërtesë e këtij lloji që ekziston në Shqipëri. Është një nga monumentet e fundit historike që kanë mbijetuar në kryeqytet”, thuhet në letër. Përmes letërs bëhet me dije se mbrojtja e këtij tipi historik arkitekture është me rëndësi themelore. “Europa Nostra” gjithashtu i bashkohet në solidaritet grupit të respektuar të specialistëve të restaurimit, profesionistëve dhe akademikëve në fushat e shkencës dhe kulturës, si edhe të shumë anëtarëve aktivë të shoqërisë civile që janë shprehur me kaq vendosmëri për të mbrojtur Teatrit Kom-bëtar nga shembja. Ndërkohë që e kuptojmë nevojën që ka kryeqyteti shqiptar për një teatër të ri, që plotëson standardet ndërkombëtare, ne nuk mund të mbështesim asnjë propozim që shkatërron teatrin ekzistues. Ne i kërkojmë qeverisë shqiptare, Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Kulturës, si edhe të gjithë palëve të tjera të përfshira, të rikonsidero-jnë vendimin e tyre për të shembur këtë monument europian dhe të shqyrtojnë mundësinë të ofrojnë, të paktën, rinovimet më bazike, për ta sjellë teatrin aktual në standarde ”, thuhet në letër. Në fund “Europa Nostra” bën thirrje për të qenë në mbrojtje të teatrit. “Ne ju bëjmë thir-rje të përdorni pozicionin tuaj të nderuar dhe ndikimin pozitiv për të mbrojtur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë” përfundon letra e kromosur nga presidenti ekzekutiv Europa Nostra prof. dr. Hermann Parzinger.

TKE mbyll sezonin me 410 shfaqje dhe 16 premiera teatrore

një laborator, pra një shfaqje me fëmijët me aftësi ndryshe”, pohoi Londo në hapjen e sezonit i cili u mbyll në korrik të këtij viti.

Puna për kalendarin e riPor drejtori Londo edhe pse

nuk ka ende asnjë shkresë zyrtare se çfarë do të ndodhë për zhven-dosjen, tregoi se puna ka nisur për hartimin e kalendarit të ri ar-tistik bazuar në tre sallat e Teatrit Kombëtar Eksperimental, të cilat ai menaxhon. “Bordi ka nisur nga puna për hartimin e kalendarit artistik. Ne do të vijojmë punën përgatitore dhe nuk mundet që në muajin tetor të fillojmë punën dhe të djegim stinën teatrore 2018-2019. Ne kemi këtu tre salla dhe kemi liri të plotë të veprimit. Mua nuk më është lënë që të menaxhoj një godinë tjetër, ku do të jenë 2, 3 katër teatro të tjera. Nëse kjo do

të ndodhë unë mendoj që përveç punës së organizimit, që janë dy apo më shumë institucione duhet të gjendet një njeri që du-het ta organizojë. Ne jemi teatro me funksione dhe me ritme të kundërta”, tha drejtori Londo. Teatri Eksperimental është një term i përgjithshëm për lëvizje të ndryshme në teatrin perëndimore i cili u krijua në fund të shekullit të 19-të me Alfred Jarry dhe shfaqjen e tij “Ubu”. Ky lloj teatri lindi si një reagim ndaj një forme të të shkru-arit të dramave që mbizotëronte në atë kohë dhe ndaj prodhimit të tyre. Teatri eksperimental, ash-tu si emra që ai mban, është një përpjekje për diçka të re. Ashtu si format e tjera të teatrit avant-gard, teatri eksperimental u krijua si përgjigje ndaj një perceptimi mbi një krize të përgjithshme.

“Europa Nostra”, letër Ramës: Mos e shkatërroni

Teatrin Kombëtar

Teatri Eksperimental mbyll sezonin artistik, Kiço Londo: Shteti të tregojë seriozitet ndaj teatrit

Julia VRAPI

Teatri Kombëtar Eksper-imental “Kujtim Spahi-vogli” mbyll sezonin ar-tistik me 410 shfaqje dhe

16 premiera teatrore. Por në fund të sezonit teatri prezantoi edhe botimin e radhës në shqip të Insti-tutit të TKEKS “Arti i Aktorit" nga Stella Adler. Me rëndësi për titul-larin Londo ka zhvillimi i shfaq-jeve dhe puna me teatrin. “Janë 410 shfaqje në sezon, tashmë është gjysma e shfaqjeve që bë-jnë 11 teatro bashkë, ku janë tre kombëtare dhe tetë bashkish, që duhet të ndihen të sfiduar. Numri i spektatorëve është i barabartë me 19 përqind të kryeqytetit”, pohon Londo. Por përballë punës që bëhet në TKES drejtori Londo deklaroi se vëmendja e shtetit du-het të jetë më madhe ndaj teatrit. “Shtetit i ka ardhur momenti që të tregojë seriozitet nda njerëzve të punës të atyre që janë në këtë teatër”, tha Londo mes të tjerave. Dje në mbyllje të sezonit artistik ishin dhe figura të njohura të teatri aktorë si Luzia Xhuvani apo dhe Enver Petrovci, për të vijuar dhe me aktorë dhe regjisorë të tjerë që janë angazhuar gjatë sezonit artistik. Por në mbyllje të sezonit artistik 2017-2018 drejtori Kiço Londo deklaroi se nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga Ministria e Kulturës për zhvendosje tek “ArTurbina”. “Ne kemi biseda të përditshme me ministrinë dhe jo vendim zyrtar. Urdhër për zh-vendosje ne nuk kemi akoma. Ne jemi institucion në varësi të Min-istrisë së Kulturës dhe si i tillë do të vijojmë të sillemi”, tha Londo. Sezoni që u mbyll solli në skenë shfaqje me aktorët të njohur dhe shumë të tjerë të rinj. Risia e këtij sezoni sipas drejtori Londo gjatë prezantimit të kalendarit muaj më parë ishte ndarja e shfaqjeve në tre salla. “Do të funksionojmë me tre salla. Salla e madhe është pagëzuar me emrin Molier. Salla e mesit me Gëte dhe salla ballore, ku do të ketë një muze dhe një histori të të gjitha ngjarjeve të mëdha të këtij lloji në godinën e Teatrit Kom-bëtar Eksperimental që do të quhet salla Lorka. Do ti shtohet edhe

“Alb Fest”, me 36 artistë dhe folklorin në Shëngjin

QKK Kosovë, thirrje për propozimet për në “Oscar”

Në kuadër të turizmit kul-turor, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë organizoi në qytetin turistik të Shëngjinit “Alb Fest”. “Alb Fest” ishte konceptuar si një prezantim i gjithë ele-mentëve të trashëgimisë kultu-rore shqiptare. Në këtë koncert u interpretuan valle nga zona e Zadrimës me vajzat e grupit të Lezhës përgatitur nga ko-reografi Gazmend Golemi, këngë me lahutë e çifteli nga Lumturie Nonaj, pjesë instru-mentale me gajde, fyej, zumare

e bilbila nga Gjovalin Ndreca, këngë dhe valle të kënduara polifonike nga grupi i Iso Polifo-nisë “Lumi i Zagorisë”, valle dhe pjesë instrumentale nga grupi i valleve dhe instrumentistëve popullorë të Mirditës. Koncerti u zhvillua në skenën verore të Rafaelo Resort. Në këtë aktivi-tet u përfshirë 36 artistë, bartës të folklorit ku spikatin të rinjtë të cilët me pasion dhe përkus-htim bëhen pjesë e aktiviteteve tona. Ky aktivitet me muzikë vjen në vijim dhe të tjera vep-rimtarive që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe.

Qendra Kinematografike e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin “Oscar” për kategorinë për film në gjuhë të huaj, që sivjet mund ta përfaqësojë Kosovën. Sipas kësaj thirrjeje të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova, që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës, duke filluar nga data 1 tetor 2017 dhe jo më larg se data 30 shtator 2018, dhe të cilët i plotësojnë kushtet e tjera të vëna nga Academy of

Motion Picture Arts and Sciences. Komisioni përzgjedhës i Kosovës këtë vit kryesohet nga regjisori i shquar Isa Qosja, ndërsa anëtarët tjerë janë aktori dhe producenti Fatmir Spahiu, skenaristja Visare Aliu, aktori e regjisori Edon Riz-vanolli, producenti Valon Jakupaj, regjisori Faton Bajraktari dhe aktori e producenti Shkumbin Istrefi. Kjo përzgjedhje ka shumë rëndësi për kinemanë në Kosovë, por deri tani ashtu si dhe në Shqipëri nuk kanë mundur dot të shkojnë më tej me filmat artistikë të metrazhit të gjatë për të qenë me nominime.

Ambasada Ruse: Ilia Terpini, një profesionist i lartë

Ambasadori i Rusisë në Ti-ranë Andrej Shugurov përmes një letre drejtuar familjes Ter-pini shpreh ngushëllimet për kino-operatorin e ndarë nga jeta. “Me hidhërim të thellë stafi i Ambasadës Ruse në Tiranë mori lajmin e ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh të kine-matografisë shqiptare Ilia Ter-pini. Bashkohemi me dhimbjen tuaj në këto momente të vështi-ra dhe ju përcjellim ngushëlli-met tona më të përzemërta. Me Ilian Ambasada jonë ka pasur një bashkëpunim të gjatë dhe shumë miqësor. Ai ka qenë

gjithmonë mysafir i respektuar i të gjitha aktiviteteve të Am-basadës, ku pati mundësinë të demonstronte edhe profesion-alizmin e tij të lartë si fotograf. Është një fatkeqësi e madhe që nuk e kemi më pranë nesh këtë artist të veçantë, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e filmave më të mirë shqiptarë, si artistikë ashtu edhe dokumentarë. Nuk ka dyshim që kujtimi i Ilias dhe veprës së tij, që e ka pasuruar kulturën shqiptare, do të jetë i paharruar. I lehtë i qoftë dheu”, përfundon mesazhi ngushëllues.

Janë 410 shfaqje në sezon, tashmë është gjysma e shfaqjeve që bëjnë 11 teatro bashkë, ku janë tre kombëtare dhe tetë bashkish, që duhet të ndihen të sfiduar. Numri i spektatorëve është i barabartë me 19 përqind të kryeqytetit...

Page 19: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

2,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 20 Korrik 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Festivali Multikulturor në qytetin e Beratit nisi në edi-cionin e pestë. Në këtë edicion slogani i festivalit është “Unë jam trashëgimi”. Edhe këtë vit drejtor artistik i festivalit është artisti Mario Guralumi. Festivali ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Më 19, 20 dhe 21 korrik muzika, ekspozitat përmes traditës, do jenë rrugëtimi në këto tre ditë dinamike dhe aktive. Festivali Multikulturor Berat lindi në vitin 2014 nga energjia kreative e një stafi ambicioz. Ky edicion këtë herë surprizon me përzgjedhjen e muzikës, e cila është një ndërthurje e asaj folklorike dhe moderne, ku fokusi do të jetë ajo folklorike si thesar i çmuar i identitetit tonë. Tematika e trajtimit do të jenë fenomene të jetës tradicionale shqiptare si është dasma kur-beti, por kryefjala do të jetë “Për ty atdhe”. Grupe nga e gjithë hapësira gjeografike e hartës së Shqipërisë. Qyteti historik me vlerat e tij shumëplanëshe është konsideruar si pjesë e rëndë-sishme e trashëgimisë kulturore botërore, ndaj ai natyrshëm pret sërish edicionin e pestë të këtij festivali, që tashmë është pjesë e pandashme e këtij qyteti. Angazhimi dhe pjesëmarrja e më shumë se 80 artistëve nga zhan-re të ndryshme artesh do të jetë përgjatë ditëve. Në festival merr pjesë grupi muzikor austriak Kusimanten nga Austria. Duke u nisur nga fakti që ky vit shënon edhe festimin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Aus-tri-Shqipëri festivali do të ketë të ftuar grupin Kusimante. Në festival vjen dhe Grupi i Bregut të Himarës, këngët e tyre në më të shumtën e rasteve i kën-dojnë kurbetit. Grupi Sazet e Përmetit përbëhet nga 6 artistë dhe himnizon ritualet e dasmës në festival. Nuk mungojnë në festival Fyejt e Gramshit, që janë të njohur për tipologjinë muzikore burimore. Pjesë e festivalit në Berat janë dhe Pleqtë e Krujës, një grup popullor nga zona qendrore e Shqipërisë dhe kanë në repertorin e tyre muzikë tradicionale të një stili të thjeshtë e shumë të perceptueshëm. Grupi i Mirditës me lahuta dhe instrumente të vjetër të zonës. Performanca e tyre bazohet në motivet e pasura të kësaj zone. Grupi Argiro është një grup artistësh të cilët njihen për interpretimin e muzikës polifonike të zonës së Gjirokastrës. Shpat Deda vjen për të përmbyllur festivalin, në një mbrëmje të ngrohtë për artdashësit e muzikës së tij në Kalanë e Beratit. Shpati është ndër këngëtarët më të dashur dhe më të pëlqyer në Kosovë. Me zërin e tij karakteristik dhe paraqitjen skenike, tërheq të rinjtë kudo ku shfaqet. Beratit nuk mund ti mungonte dhe grupi folklorik i qytetit.

Drejtori artistik Vlashent Sata: Ky festival ka edhe rizgjimin e kulturës sonë

Festivali nga edicioni i parë“Za Fest” për vitin e dytë rad-

hazi çon muzikën, poezinë dhe kinemanë në mes të Bjeshkëve, në Theth. Edicioni i parë i “Za Fest” vjet në gusht mblodhi në Theth disa nga kantautorët më të mirë të muzikës shqip. Elina Duni, Shpat Deda dhe Vlashent Sata performuan në të parin festival që i dedikohet trashëgimisë natyrore të Alpeve shqiptare. Në anën tjetër, aktori Arben Bajraktaraj ishet aty për ti dhënë zë gojëdhënave, legjen-dave dhe përrallave të moçme të paraardhësve tanë, duke i lexuar e rrëfyer para të pranishmëve ato. Programi i këtij festivali duket se është hartuar me kujdes, sepse në një frymë të tillë vërtet nuk kishte si të mungonte Elina Duni. Muzika e saj është pothuajse gjith-monë një gërshetim mes xhazit dhe folklorit popullor shqiptar dhe ajo përpunon me shumë de-

likatesë shumë këngë të vjetra shqipe dhe i qaset në mënyrë të veçantë poezisë e melosit shqiptar. Edhe Shpat Deda, që i këndon dashurisë, dëshpërimit, shpresës, gjendjes sociale, të cilat i prezan-ton me elemente të popit, rokut e xhazit, është fort i dashur për pub-likun shqiptar ishte në edicionin e parë. Vlashent Sata si drejtues i festivalit e filloi karrierën në moshë të re me këndim, duke u ngjitur në skenë në moshën 5 vjeç. I nxitur nga i ati, Loro Sata, një muzikolog dhe këngëtar tenor lirik, në moshën 6 vjeç Vlashenti fillon piano. Në vitin 2002, ai shkon në Francë për të vazhduar studimet e pianos dhe përfundon të gjitha ciklet e konservatorëve, së pari në Bordo, pastaj në Paris. Në vitin 2016, Vlashent Sata pub-likon albumin "Hana", me të cilin iu shfaq publikut në një koncert të madh në muajin prill 2016.

Festivali Multikulturor, tre ditë në qytetin e Beratit

Nis festivali “Za Fest” me muzikë, poezi dhe kinema në mes të Bjeshkëve në ThethJulia VRAPI

Nën majat e thepisura të Bjeshkëve të Namu-na, buzë Lumit Shalë, rikthehet në Theth fes-

tivali i parë modern i dedikuar trashëgimisë të Alpeve Shqiptare. Festivali “Za Fest” nis sot në edi-cionin e dytë. Më 20 - 21 - 22 korrik risjell në Theth muzikën më të mirë shqip, por këtë radhë duke zgjeru-ar akoma më shumë diapazonin kulturor. Artistët Hasa-Mazzotta, Andrra, Oborri dhe Linda Rukaj do të performojnë live nga Kisha e Thethit. Një repertor i pafundmë, ritmesh, notash dhe vokalesh që mund të përthyejnë çfarëdolloj bar-riere kulturore. Sfondi i duhur për të shijuar panoramën mahnitëse të Thethit. Kantautori Vlashent Sata i njohur për aktivitetin e tij muzikor tregon se këtë edicionin ka bërë bashkë disa nga artistët më në zë të muzikës, por jo vetëm, sepse në këtë festival do të ketë edhe mundë-si të tjera argëtimi. Poezia është ajo që do të spikasë si risi ndryshe nga një vit më parë. “Ky festival ka për bazë thjeshtësinë edhe vlerën si identitet, por edhe rizgjimin e kulturës sonë. Jam shumë i sigurt, që siç ka qenë vjet do të jetë edhe sivjet, një eksperiencë shumë e veçantë që do të na bëjë të gjithëve bashkë. Këtë vit ndryshe nga edicioni i kaluar ka poezinë, ka kinemanë verore, por vijon dhe me joga, me performanca të ndryshme vetëm me zë. Unë vetë po ashtu do të performoj me “Zadrim”. Por nata e parë e festivalit është përqendruar vetëm te poezia”, tregon Vlashent Sata njëkohësisht dhe drejtues i këtij aktiviteti në Theth, që po zhvil-lon këtë vit edicionin e dytë. Ashtu si në edicionin e kaluar, edhe këtë vit “Za Fest” shpluhuros nga pesha e harresës pjesë të thesarit gojor të maleve shqiptare, trashëgimi e të parëve tanë. Regjisorja dhe aktorja Ema Andrea do të na rrëfejë dhe do të performojë disa nga legjendat më të bukura të zonës. “Por, këtë vit për-gatituni për një festival gjithëpërf-shirës, i cili kombinon muzikën më të mirë live me artet figurative, shijet tradicionale dhe aktivitetet sportive në natyrën e bukur të Thethit”, po-hojnë organizatorët.

Nik Xhelilaj, me xhirime në Berlin për “Milk & Honey”

Botues nga Shqipëria, në panairin e librit në Prizren

Në Prishtinë u dha pre-miera e filmit “Zer” ku luan shqiptari Nik Xhelilaj, i cili tashmë i është përveshur punës për të realizuar projekte të tjera filmike. Personazhi i tij i ardhshëm do të jetë një bletar. Aktori Nik Xhelilaj është duke bërë xhirimet në Berlin të Gjermanisë për serialin “Milk & Honey”. “Për momentin jam duke xhiruar një serial në Gjermani në Berlin, aty luajë një bletar i cili kur nuk i ecën puna me mjaltin u bënë edhe ‘favore’ grave. Është një skenar shumë i mirë, një histori shumë

e lezetshme ku jemi katër shok. Dhe unë jam shoku emigrant në këtë film”, u shpreh ai. Sipas tij pjesëmarrja në këtë serial e bënë të lumtur pasi do të ketë mundësi që të shoh edhe pjesë të tjera të Berlinit. Në audicion personazhi i aktorit Xhelilaj kishte kombësi tjetër por pas audicionit është vendosur që ai të jetë shqiptar duke e bërë rolin e tij edhe më origjinal. “Është hera e parë që është një prodhim jashtë Shqipërisë dhe ku shqiptari nuk paraqitet si mafioz por është një personazh shumë interesant”, u shpreh ai.

Qendra e qytetit të Priz-renit gjatë këtyre ditëve është shndërruar në pikëtakimin e lexuesve me librat dhe autorët. Kjo mundësi është dhënë në edicionin e dhjetë të Panairit të Librit, që po organizohet nga organizata joqeveritare “Insti-tuti për Kulturë dhe Kërkime Sociale”. IKKS-ja në kuadër të Panairit të Librit “Prizreni 2018” ka sjellë rreth 30 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, duke i dhënë kështu lexuesve prizrenas dhe mysafirëve rastin që të gjejnë literaturë të ndryshme në ten-

dat e vendosura në “Sheshin e Dëshmorëve”. Ndërkohë promovimet dhe bisedat me au-torët, përkatësisht mbrëmjet le-trare në kuadër të këtij panairi, po mbahen në Kejin mes Urës së Gurit dhe Urës së Arastës. “Panairi dhe mbrëmjet letra-re po mbahen në ambient të hapur me qëllim që qytetarëve t'u sjellim librat dhe autorët në vendin më të frekuentuar, pra në qendër të qytetit”, tha përgjegjësi i programit letrar-ar-tistik, Ditar Kabashi. Sipas tij, bisedat me autorët do të reali-zohen çdo mbrëmje.

Ermonela Jaho, sukses me motër Anxhelikën në Mynih

Sopranoja Ermonela Jaho sjell një interpretim të jashtëzakonshëm në rolin e Anxhelikës, duke përcjellë një brishtësi të thellë përmes një toni plot dritë dhe më pas vërtetë shpërthyes, kur personazhi arrin pikën psikologjike të thyerjes. Kështu e nis kritika gjermane përshkrimin e interpretimit të sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, duke iu referuar rolit të saj “Suor Angelica” (“Motër Anx-helika”) në operën me të njëjtin titull, vënë së fundmi në skenën e Mynihut. Motër Anxhelika

kapet pas një vizioni qiellor: Pasi ka humbur prej dy vitesh djalin e saj të vetëm, ajo vendos të bëjë jetën e murgeshës si një shpagim, teksa beson se e dëgjon djalin e saj duke e thirrur që të takohen në parajsë. Në tentativë për të kryer vetëvrasje, Motër Anxhelika pi helm, por shpejt kupton se ka kryer një mëkat të vdekshëm dhe mallkon veten për ndarjen e përjetshme nga i biri. Pas suksesit në “Bayerische Staatsoper Munchen”, 26 korri-ku do ta gjejë Ermonela Jahon sërish krah Placido Domingos, në Operën e Madridit.

Ky festival ka për bazë thjeshtësinë edhe vlerën si identitet, por edhe rizg-jimin e kulturës sonë. Jam shumë i sig-urt, që siç ka qenë vjet do të jetë edhe sivjet, një eksperiencë shumë e veçantë që do të na bëjë të gjithëve bashkë...

Page 20: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

20 GAZETA SOTE Premte 20 Korrik 2018

2,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Enis Gavazaj : U largova nga Skënderbeu për të provuar veten në një ligë të fortë

Blerim Kotobelli është futbollisti më i fundit që i bashkohet Flamurtarit. 26 vjecari ka firmosur këtë të enjte me klubin vlonjat dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e kuqezinjve duke qenë një përforcim me vlera për repartin e prapavijës. Kotobelli ishte prej kohësh në bisedime me Flamur-tarin, pasi u shkëput nga Partizani disa javë më parë dhe këtë të enjte mundi të zyrtarizojë firmën e tij me klubin bregdetar. Te të kuqtë, Kotobelli nuk kaloi një vit pozitiv pavarësisht vler-ave të tij dhe afrimi i tij te Flamurtari tashmë e bën lojtarin të jetë një alter-nativë më tepër për trajnerin Daja në krahun e majtë të mbrojtjes. Lojtari është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit duke qenë tashmë pjesët e grupit vlonjat për sezonin e ri, ku kuqezinjtë nisen me ambicie të mëdha.

ISH TRAJNERI

MBROJTËSI

Futbollisti nga Mali luan me Skënderbeun nga sezoni 2012-2013

Vazhdojnë largimet nga Skënderbeu, Nigama drejt Sherif

Tiraspolit për 300 mijë euroKualifikimi i ekipit moldav, të

Sherif Tiraspol për në raun-din e dytë të kompeticionit prestigjioz të Chempions

League, i ka hapur rrugën shitjes Bakri Nimagës. Korçarët vazhdojnë të mbushin arkat e klubit me shitjen e futbollistëve të tyre cilësor. Negoci-atat mes drejtuesve korçare dhe atyre moldav mësohet se kishin nisur prej kohësh dhe gjithçka ishte mbyllur në parim. Negociatat ishin lënë pezull mes dy klubeve, pasi Sherif Tiraspoli priste që të konfirmonte kalimin në Champions. Marrëveshja fillestare ishte që transferimi të mbyllej vetëm nëse do të eliminonin Torpedos. Dhe meqenëse kjo ndodhi, pritet edhe firma. Sigurisht që gjithçka të quhet e kryer, pritet që të zhvillohet edhe biseda finale. Dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve, arkës së Skënderbeut do i shtoheshin rreth 300 mijë euro. Kanë mbetur vetëm disa detaje që pritet të mbyllën në ditët në vazhdim mes klubeve dhe me shumë mundësi, Sherif Tiraspoli do të jetë skuadra e ar-dhshme e 23-vjeçarit. Nimaga luan me Skënderbeun që nga sezoni 2012-2013 dhe ka luajtur në total mbi 100 ndeshje me fanellën e bardhëkuqëve, një eks-periencë e gjatë dhe e suksesëshme me 5 tituj kampion që duket se i ka ardhur fundi me futbollistin afrikan që pritet të tranferohet në kampionatin mol-dav, te kundërshtarët e Shkëndijës së Tetovës në raundin e dytë kualifikues të Champions League. Skënderbeu përveç largimeve po punon dhe për afrimin e futbollistëve cilësorë për të bërë një kampionat sa më dinjitoz.

Për të mbushur boshllëqet e lënë nga largimi i shumë lojtarëve klubi korçar po punon për afrimin e mbrojtësit Ditmmar Biçajn. Ndërkohë e sigurt është se për sezonin e ardhshëm Orges Shehi do të ketë në dispozicion edhe Dejvi Bregun me klubin që ka vendosur ta mbajë në skuadër për sezonin e ardhshëm futbollistin i cili do të bashkohet me Skënderbeun menjëherë pas aventurës në Europa League me Luftëtarin.

Aliti në gjurmët e GavazajtPas zyrtarizimit të Gavazajt

në kampionatin rus, sipas të gjitha gjasave drejt skuadrës të Eniseit është edhe kosovari Aliti. Dy ditë më parë klubi rus, i sapongjitur në premierligën rusë atë të Jeniseit. Por asnjë nuk e

kishte menduar që drejt rusëve do të shkonte dhe mbrojtësi kosovar Fidan Haliti. Në të tilla kushte, duket se pas largimit të Enis Gavazajt dhe prezan-timit zyrtar te Jenisei në kampionatin rus, është drejt fundit edhe mbyllja e marrëveshjes për Fidan Alitin. Mbro-jtësi i Skënderbeut dhe kombëtares së Kosovës është shumë pranë largimit, për të mos thënë që nga momenti në moment pritet që të zyrtarizohet edhe transferimi i tij në kampionatin rus. Palët janë duke diskutuar detajet e fundit të kontratës së re, që do të lidhë mbrojtësin e Skënderbeut me klubin e Jeniseit në Premier Ligën ruse. Ndryshimi i vetëm mes Gavaza-jt dhe Alitit qëndron në faktin se nëse Gavazaj u transferua te të sapofuturit

Lojtari çek Martin Nespor i mbërritur rreth një vit më parë me shumë bujë tek ekipi i Skënderbeu, ishte një dështim për vetë lojtarin dhe klubin bardhekuq. Nespor mbërriti në qytetin juglindor si përforcim për ndeshjet e Europa League, ku klubi korçar u kualifikua deri në fazën e grupeve. Por paraqitjet e futbollistit çek nuk ishin në pritshmëritë e klubit dhe shumës që u pagua për të. Martin Nespor nuk u ambientua me klubin e Skëndërbeut, ku gjatë gjithë sezonit

2017-2018, ai shënoi vetëm 3 gola, dhe të treja këto në një ndeshje së Kupës së Shqipërisë ndaj Mamurra-sit. Në Superiore ai numëroi vetëm 11 minuta të luajtura, ndërsa në Ligën e Europës 22 minuta. Nespor, në shifra të përafërta i kushtoi Skënderbeut 1 mijë euro për çdo minutë që luajti. Çeku tashmë është pjesë e ekipit Sigma Olomuc. Në një intervistë për mediat vendase ai tregon se Shqipëria ka qenë një makth për të. “Pas një sezoni aq të keq mendova

edhe tërheqjen nga futbolli. Për fat Sigma besoi tek unë dhe shpresoj të funksionojë. Do të vihem në provë dhe do të stërvitem fort për të tre-guar se vlej. Në Shqipëri nuk mora asnjë kacidhe dhe isha në ankth për të siguruar ushqimin. Është një eksperiencë jetësore. Them se duhet ta provojë çdokush për të kuptuar gjërat që ka. Ajo eksperiencë me ndryshoi shumë”, u shpreh Nespor për mediat çeke, duke akuzuar kësh-tu klubin e Skënderbeut.

Martin Nespor : Skënderbeu makthi i karrierës time, nuk mora asnjë lek vuaja për të siguruar ushqim

Flamurtari blindon krahun e majtë, firmos

Blerim Kotobelli

Pas largimit nga Kuksi, Pakult “trajner” i Salihit

në Premier Ligën ruse me detyrim blerjeje në fund të sezonit, të fiksuar në vlerën 600 mijë euro, nga Fidan Aliti Skënderbeu po kërkon me çdo kusht që të marrë të ardhurat në moment. Korçarët janë duke kërkuar diçka më shumë se 400 mijë euro për të lënë të lirë mbrojtësin e kombëtares së Kosovës, teksa rusët e Jeniseit duket se nuk japin më shumë se 400 mijë euro. Në fund të fundit, mbetet një shumë e kënaqshme dhe me shumë mundësi do të finalizohet transferimi në ditët në vijim. Në të tilla kushte, duke parë mënyrën se si po shkojnë bisedimet, mund të themi që tani se Fidan Aliti është i sakrifikuari i radhës nga kampionët.

Katër ditë pas kalimit në kampionatin rus ish futbollisti i Skënderbeut të Korçës, Enis Gavazaj ka folur ditën e djeshme për herë të parë si lojtar i Eniseit. Gavazaj është shprehur se ndihet i lumtur me fanellën e re dhe se po përshtatet shumë shpejt me ekipin e ri. Enis Gavazaj ishte një nga lojtarët më vendimtar të Skënderbeut në sezonin e kaluar. Lojtari bëri një sezon të mirë dhe kjo paraqitje e tij i ra në sy klubit rus Enisei, i cili u hodh menjëherë në sulm dhe e “rrëmbeu” atë. Në një deklaratë në sajtin e klubit Gavazj ka dhënë arsyet që e çuan të zgjidhte klubin rus dhe përshtypjet e tij të para për këtë kampionat. Gazavaj është shprehur se është mjaft i lumtur me kushtet që i ka afruar klubi i

tij i ri. “Më kanë pritur shumë mirë në klubin e ri dhe nga ajo çfarë kam parë deri në këto momente, kam mbetur shumë i kënaqur. Enesei, është një skuadër e cila ka gjithçka që i duhet për të qenë në nivele të larta. Aktualisht jemi në fazë përgatitore dhe besoj se deri në fund do të arrijmë rezultate të mira”, ka thënë Gavazaj në intervistën e tij të parë me klubin e ri. Gjithashtu ai ka shtuar se tani do të luaj në një ligë të fortë, ku për të është një sfidë. “Zgjodha këtë skuadër duke qenë se është pjesë e një kampionati shumë të fortë. Për mua kjo është një sfidë e rëndësishme dhe do të bëj gjithçka kam mundësi për të ndihmuar ekipin dhe premtoj impenjim maksimal. Në ndeshjen e fundit miqësore,

u ndjeva shumë mirë me lojën dhe shokët e skuadrës. Shpresoj që ndeshjet tjera të jem më mirë. Më pëlqen fakti që luajmë shumë me topin pasi kjo është diçka që e dallon nga të tjerët. Në miqësoren e fundit u ndjeva shumë mirë, u kuptuam mirë në fushë dhe shpresoj që të përmirësohemi gjithnjë e më shumë. Më vjen mirë që kjo skuadër luan shumë me topin dhe në miqësore kemi pasur një zotërim të madh të topit, tipar dallues i këtij ekipi. Kur mora vesh për interesimin, nuk kisha informacion dhe shfrytëzova internetin për të mësuar diçka më shumë, por tani po përshtatem dhe shpresoj që stili im të ndërthuret mirë me skuadrën.”,deklaroi ish-lojtari i Skënderbeut.

Sioni mposhti dje Interin me rezultatin 2-0 në miqësoren e zhvil-luar në Zvicër. Te skuadra helvetike, në fushën e lojës përveç Lenjanit ishte dhe 19-vjeçari shqiptar Bas-tien Toma, i cili mbajti dhe shiritin e kapitenit në pjesën e dytë. Toma ashtu si Lenjani, u aktivizua në vendin e dytë, duke zënë vendin e Grgiç. Trajneri i besoi shqiptarit të Kosovës edhe shiritin e kapitenit. 19-vjeçari ishte një nga më të dall-uarit në fushë duke tërhequr shpe-shherë vëmendjen e komentatorit të Interit. Mesfushori është pjesë e moshave të Zvicrës dhe së fundmi është aktivizuar me 19-vjeçarët.

LEGJIONARËT

Peter Pakult u largua në një mënyrë aspak miqësore nga ekipi i Kukësit, ku pas shumë debatesh me presidentin Gjici, austriaku nuk u preferua të ishte më timonier i verilindorëve. Tani, pas mbërritjes në Austri, është ish-futbollisti Ste-fen Hofman, i cili pasi i ka dhënë lamtumirën futbollit, këtë fund-javë do të organizojë një ndeshje lamtumire me miqtë e tij tek Ra-pidi i Vienës. Pakult do të drejtojë skuadrën “Stefen dhe miqtë”, ku ndër të tjerë do të jetë edhe Hamdi Salihi, i cili ka qenë pjesë me Hof-man tek Rapidi, ndërkohë trajneri Peter Pakult, ka qenë më parë edhe trajneri i Rapidit të Vienës.

19-vjeçari shqiptarë, kapiten i Sionit në

ndeshjen kundër Interit

Marrëveshja fill-estare ishte që transferimi të mbyl-lej vetëm nëse do të eliminonin Torpe-dos. Dhe meqenëse kjo ndodhi, pritet edhe firma. Sigur-isht që gjithçka të quhet e kryer, pritet që të zhvillohet edhe biseda finale...

Page 21: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

2,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 20 Korrik 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Sadiku drejt Greqisë, Aris ofertë zyrtare sulmuesit, vazhdon të këmgulë Rizespori

Ledian Memushaj është përsëri pjesë e klubit të Peskarës, të cilin e braktisi vetëm një vit më parë për të qën-druar në Serinë A me fanellën e Beneventos. Dy klubet kanë gje-tur akordin mes tyre, duke kthy-er përsëri mesfushorin e për-faqësuese shqiptare të bregde-tarët ku ai mbante edhe shiritin e kapitenit. Memushaj kaloi tre vite mjaft të suksesshme te Pes-kara, në Serinë B dhe më pas në A, por pastaj zgjodhi të qëndron-te në elitën e futbollit italian. Me rënien e Beneventos, klubi vendosi të shiste futbollistin dhe për të, Peskara mbeti zgjedhja e parë duke llogaritur lidhjen që kishte krijuar me drejtuesit dhe tifozerinë.

SULMUESI

LEGJIONARËT

Ekipi kurbinas mban i vetmi nga skuadrat shqiptare që kualifikohet në turin e dytë.

Laçi bën historinë, kualifikohet për raundin tjetër, Partizani mposhtet në Slloveni,

Luftëtari nuk shkon më shumë se barazimi

I vetmi ekip shqiptarë që ka triumfuar ditën e djeshme në ndeshjet e Eu-ropa Leuge ka qenë ai i kurbinasve të Laçit. Në slloveni Partizani edhe

pse me një ndeshje të bukur nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv ndaj vendasve të Mariborit. Në “Elbasan Arena”, Luftëtari ka fituar një ndeshje e cila nga rezultati i ndeshjes së parë mund të quaj “miqësore”. Laçi ia doli të mbajë lart nderin e skuadrave shqiptare në Europa League, teksa eliminoi skuad-rën qipriote të Anorthosis Famagustas. Bardhezinjtë u mposhtën 2-1 me për mbysje në Qipro, por arritën të rikthejnë gjithçka në favorin e vet, në sfidën e kthimit, të luajtur në Laç. Pjesa e parë e ndeshjes në Laç ishte e qetë, me qipriotët që qarkullonin topin dhe vendasit që mbroheshin me forca të shumta, duke mbajtur barazimin pa gola. Skuadra e drejtuar nga trajneri Prenga u zgjua rreth minutës së 60’ dhe filloi të kërkojë golin në mënyrë konstante, duke krijuar disa raste të rrezikshme. Gjithsesi goli erdhi në minutën e 89’, ku pas një aksio-ni nga krahu i djathtë i sulmit, Sefgjini krosoi në zonë dhe Myrto Uzuni devijoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e kualifikimit. Pesë minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari nuk sollën asgjë të re, pasi laçjanët ngritën edhe njëherë gardhin para portës së Selmanit, duke mos i dhënë mundësi kundërshtarit të shënojë. Kështu Laçi gjen fitoren e parë europiane, në ndeshjen e 12 në histori, pasi deri tani regjistronte 5 barazime dhe 6 humbje, ndërsa kualifikohet për herë të dytë në turin tjetër të Ligës së Europës. Skuadra kurbinase në raundin e dytë të Europa League do të ndeshet me ekipin e Moldes. Një kundërshtar tepër i fortë për skuadrën e Prengës që

duhet theksuar se në Novegji ka fituar 3 herë kampionatin dhe 4 herë kupën. Pas ndeshjes ku ekipi kurbinas mori një kualifikim historik, trajneri i Laçit, Besnik Prenga, nuk e ka fshehur entu-ziazmin. Ai ka festuar njësoj si lojtarët, duke qenë në delir pas ndeshjes. “Është një suksesi i madh, e kemi ëndërruar kualifikimin. Kemi punuar shumë për rreth 40 ditë. Jam shumë i kënaqur për këtë kualifikim, pasi, presidenti, lojtarët dhe tifozeria e këtij qyteti e meritonte. Ju kisha thënë edhe para ndeshjes që kisha shumë besim tek djemtë. Nëse luanim si në Qipro, atëherë mundësitë do t’i krijonim. Jam shumë i lumtur për këtë kualifikim, pasi e arritëm ndaj një kundërshtari mjaft të fortë si Anorthosis, me emra me peshë. Më bëhet qejfi që sot me mbështetjen e publikut kurbinas, e çuam ndeshjen aty ku ne dëshironim. I falënderoj të gjithë djemtë, tifozët dhe sigurisht presidenti Laska, që më besoi

drejtimin e Laçit. Nuk mendoj për turin e dytë pasi është momenti të festojmë, do të kemi kohë të flasim. E rëndësishme është që ia dolëm”, ka thënë pas ndesh-jes trajneri i Laçit.

Maribor-PartizaniPas disfatës 0-1 në stadiumin

“Selman Stërmasi”, të kuqtë e Skëder Gegës nuk kanë mundur të marrin re-zultat pozitiv as në slloveni. Panvarësisht entuziasmit dhe lojës së bukur ekipi i Partizanit, i ka dhënë fund ëndrrës për të mposhtur skuadrën e Mariborit dhe të kalojnë në turin tjetër të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në europë. Par-tizani e ka dominuar pjesën e parë duke ushtruar presion ndaj ekipit slloven dhe duke rrezikuar disa herë portën e tyre, ku në minutën e 17 të ndeshjesh me anë të Antendes trondit dhe traversën e vendesave. Por ëndrra e Demave të Kuq do të shuhej në minutën e 31-të, venda-sit kanë kaluar në avantazh me anë të

Portieri i njohur i kampionatit shqiptar Enea Koliçi ende nuk ka nënshkruar me asnjë klub, megjithatë një alternativë e rëndë-sishme për të vijuar karrierën për të, është kampionati grek i futbollit. Duke iu referuar mediave helene, klubi i Apollon Smirnis ka shfaqur interes për ish gardianin e Kukësit, i shtyrë edhe nga fakti se aktualisht në skuadrën greke ka vetëm një portier që mund të mbaj peshën, ai është braziliani Handerson.

Bardheblutë e mbyllën sezonin 2017-2018 në vendin e 14-të, në Superligën greke dhe po tentojnë të përforcohen. Aktualisht bised-imet me përfaqësuesin e Koliçit kanë nisur dhe ditët në vazhdim do të përcaktojnë nëse e ardhmja e 32-vjecarit do të jetë tek klubi nga Athina, aty ku aktivizohet edhe një tjetër shqiptar, Klodian Gino. Koliçi e njeh mirë futbollin grek duke qenë se në të karrierën e tij është aktivizuar me Olimpiakos

Volos, Iraklis, Odiseas Kordelos dhe Panserraikos. Gjithsesi për momentin asgjë nuk është ven-dosur teksa për gardianin pogra-decar ka disa alternativa, njëra që të dërgon në ligën e dytë turke tek Afjet Afjonspor dhe tjetra në kampionatin shqiptar me ngjyrat e Flamurtarit. Para një muaji gardi-ani zyrtarizoi divorcin me Kukësin, klub në të cilin u aktivizua për 3 vite duke fituar një kampionat, një kupë dhe një superkupë Shqipërie

Ish portieri i Kuksit drejt kampionatit grek, vjen oferta nga Apollon Smirnisi

Mirëserdhe Ledian, Peskara zyrtarizon

Memushajn

Bakaj nuk di të ndalet, tjetër gol

në Europa Leauge

Dervishoviç, nga një gjuajtje jashtë zone. Pjesa e dytë ka nisur e qetë për vendasit, ku kanë qarkulluar topin, por në minutat e fundit të takimit vendasit kanë shënuar dhe golin e dytë duke shuar ëndrrën e skuadrës së Demave të Kuq.

Luftëtari-VentspilsNë një stadium të boshatisur

Luftëtari ka barazuar 3-3 ndaj Vends-pilis. Miqtë vinin të sigurt në shqipëri pas fitores 5-0 që morën në shtëpunë e tyre. Luftëtari nuk ka arritur të elim-inohet me nder nga Europa League, me gjirokastritet që nuk shkuan më shumë se një barazim 3-3 në sfidën e dytë ndaj Ventspils, por ky rezultat nuk i ndihmoi të kalonin në fazën tjetër, për shkak të humbjes me shifrat e thella 5-0 në takimin e parë. Një takim i nisur mjaft mirë nga gjirokastritët që kaluan në avantazh në minutën e 44-t me anë të Shkurtaj, që u tregua i saktë nga 11 metërshi. Megjithatë, një dygolësh i Akinyemi në limitet e kohës shtesë i dërgoi letonezët drejt dhomave të zhveshjes. në avantazhin 2-1. Por, bluzinjtë reaguan me nisjen e fraksionit të dytë, me Ymeraj e Mi-losavljev që përmbysen shifrat por jo fatet e kësaj përballjeje dyshe, pasi Ventspils shënoi sërish, duke sigluar rezultatin përfundimtar në 3-3. Në raundin e dytë kualifikues të Europa League, Ventspils do të gjej përballë francezët e Bordeaux.

Sulmuesi elbasanas Armando Sadiku mund të transferohet në kampionatin grek. Sulmuesi i Kom-bëtares shqiptare ka pasur një ofertë konkrete ditët e fundit nga klubi Aris i Selanikut , aty ku brenda kësaj jave pritet të firmosë edhe mesfushori tjetër kuqezi Migjen Basha. Sipas mediave greke, Sadiku është kërkuar në formë huazimi nga Levante, madje me këtë operacion po merret i njëjti person që arriti të bindte Panathinaikos pak kohë më parë, por që në fund Sadiku nuk firmosi prej paragjykimit të një fotoje ku ai bënte shqiponjën. Aris është rikthyer këtë sezon në Superligën greke dhe drejtohet nga një trajner spanjoll. Pas Kristi Vangjelit i cili mbajti veshur për shumë vite fanellën e Aris në

Superligën greke dhe zyrtarizimit të Migjen Bashës, ekipit selanikas pritet ti bashkohet dhe sulmuesi krye-sor i kombëtares tonë, Armando Sadiku. Sipas asaj që raportojnë mediat greke dhe më konkretisht novasports.gr, Armando Sadiku po ndiqet me vëmendje nga klubi i sapongjitur në elitën e futbollit helen. Drejtuesit e Aris kërkojnë të përforcojnë skuadrën me një sulmues cilësor në këtë merkato për të përballuar me sukses kampiona-tin grek dhe sipas tyre Sadiku ka profilin e duhur për të mbajtur mbi shpatulla peshën e sulmit të skuadrës. Lo-jtari i përfaqësues kuqezi me shumë gjasa do të largohet nga Levante në këtë merkato por problemi për Arisin qëndron te fakti se në drejtim të 27-vjeçarit nga Elbasani

kanë mbërritur një sërë ofertash dhe në pole-position për momentin për të marrë shërbimet e Sadikut qëndron skuadra e Superligës turke Rizespor. Kujtojmë që një javë më parë Rizespori ishte shumë pranë firmosje së kontratës me sulmuesin e kombëtares shqiptare. Një javë më parë mediat turke shkruan se futbollisti dhe klubi i mirënjohur turk kishin arritur akordin mes tyre. Sipas tyre Rizespori kishte pranuar të paguante shumën prej 1.5 milion euro klubit spanjoll të Leventas për të marrë shërbimet e Sadikut. Gjithashtu u tha se futbollisti elba-sanas do të përfitonte një shumë prej 500 mijë eurove në sezon. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Sadiku për të ardhmen e tij por Aris është një opsion i shkëlqyer.

Vitet e lavdishme të Skën-derbeut kanë qenë të lidhur ngushtë me dy personazhe të rëndësishëm për skuadrën. Bledi Shkëmbi dhe Orges Shehi. Dy ikona të klubit dhe tifozerisë korçare. Dy kapitenë të periud-hës së artë të bardhekuqve. Dy miq, të cilët ia lanë njëri-tjetrit stafetën e kapitenit, ndërsa tashmë kanë nisur karrierën si trajnerë. Këtë të shtunë, më 21 korrik, të dy do të jenë përballë si rivalë. Orges Shehi si trajner i Skënderbeut dhe Bledi Shkëmbi si trajner i Teutës. Në kulmin e përgatitjeve për sezonin e ri, dy skuadrat do të zhvillojnë në Korçë një ndeshje testuese.

KAPITENËT

Pasi shënoi ndaj ekipi më të ri të Maradonës, Dinamo Brest këtë fundjavë, Elis Bakaj po merr rolin e liderit tek Shaktjor Soligorsk. Bjellorusët po luajnë ndeshjen e dytë në turin e parë në Europa Ligë, dhe pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë ndaj uellsianëve të Konahs, po fitojnë edhe takimin e dytë që e luajnë në shtëpi. Elis Bakaj ka shënuar golin e parë për ekipin e tij, duke i siguruar kualifikimin skuadrës. Shqiptari shënoi me penallti, në minutën e 24-t, duke futur kësh-tu në kasafortë kualifikimin.

Dy ish kapitenët përballë njëri-tjetrit

si trajnerë

Laçi-Anorthosis 1-0Luftëtari-Ventsplis 3-3Maribor-Partizani 2-0

NDESHJET E EUROPA LEAGUE

Page 22: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

22 GAZETA SOTE Premte 20 Korrik 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Aktorja Angelina Jolie viziton Irakun, takohet me refugjatët

1-Filiz i njomë që del nga trungu, i thonë edhe..., por i shquar 2-Fara e këngës 3-Sistemi shoqëror për qeverisjen e vendit 4-Xhejms.., agjenti 007 5-Italia në tabelë 6-Notë në pentagram 7-Njeri me teka në veshje dhe në të ngrënë 8-Politikani Zela 9-“Mbreti” i Shekspirit 10-Industri Ndërtimi 11-Një shtet gjiton me Irakun 13-Humoristi Mera 14-Ka për kryeqytet Estonia 16-Vendqëndrim i anijeve para se të hyjnë në port 17-Pambuk italian 18-Klo-si... një ishull grek që njihet për një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër 20-Shëmbëlltyrë e një tjetri, që i ngjet shumë 21-Një fshat shumë afër Tiranës 22-Mbaroi në dialekt, 24-Fashat i thellë malor në veri të Tiranës 24-Pagesë e menjëhershmë në dorë 25-Lumi i Londërs 26-Bare në farzeza të hidhura dhe djegëse, përdoret në mjekësi dhe përgatisim mustardën 27-Politikani Ulqini 29-Ngjyrosës flokësh 30-Piktori Kujtim ... 31-Ajo shoqëron vargun në një poezi 33-Piktori... Kodheli 34-Marku brisku rrojhe 35-Rrethi çiklistik i Francës 36-Laçi, dëshmori i parë në inc. 37-Literaturë italiane...

1-Ish futbollist gjerman ..Myler 4-Ish futbollist i Tiranës, Arjan... 7-Shtroje pambuku në dysheme 12-Profil metalik 13-Koha 14-Regjizori Spartak ..., në rasën kallzore 15-Sëmundje me dhimbje të forta të kokës 17-Aktori amerikan... Bedi 18-U rrëzua 19-Masë e gjatësisë , e barabartë me 91.44 cm 20-Është një lloj vaji për maotorrat 21-Figurë gjeometrike 22-Sëmundja e shekullit 23-...Peci, botoi gazetën e parë në Boston të Amerikës 24-Një gjykatës turk 25-Kryeqyteti i Çadit në Afrikë 26-Kohë që paracakton fillimin e pushimeve 27-Qendra 28-Letër e parë më me vlerë 29-Kryeqyteti Santiago ka për shtet... 30-Ish presidenti i Amerikës Xhorxh... 32-Notë muzikore 33-Një shtet afrikan me kryeqytet Nairobi 34-Fshat në Shkodër 36-Damarët e gjakut 37-‘... në botën e çudirave”, tregim për fëmijë nga Luis Karoli 38-Pije alkolike për piratët 39-Njeri i trashë, i pagdhendur e shëmtak 40-Është kryeqyteti i Letonisë 41-Ish shpqëri karburantësh në vendin tonë...

E dërguara e posaçëm e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), aktorja Angelina Jolie, u kthye në Irakun e veriut për t'u takuar me refugjatët që ikën nga Siria dhe tani jetojnë në Irak. Ajo u takua me Ronian, një vejushe kurde, fëmijët e të cilëve kanë nevoja të veçanta mjekësore. Ajo është në mesin e shumë nënave që përpiqen të kujdesen për familjet e tyre. Ronia po rrit e vetme pesë vajza. Dy nga vajzat e saj kanë talasemi, një çrregullim gjenetik i gjakut që frenon rritjen e tyre dhe mund të jetë fatal. Familja e Ronias u largua nga Siria gati gjashtë vjet më parë. Ajo çon dy vajzat e saj Roshda dhe Leila në spital çdo dy javë për transfuzion gjaku por thotë se ato nuk mund të marrin

të gjitha trajtimet mjekësore që u nevojiten në Irak. Jolie e përgëzoi dhe e inkurajoi nënën e vetme. "Ajo ka arritur të ketë një shtëpi që ndihet kaq e ngrohtë dhe e mbushur me dashuri dhe fëmijët e saj janë të qeshur përpos gjithë këtyre vështirësive" tha mes të tjerave aktorja Angelina Jolie. Vizita shënoi misionin e 61-të e Jolisë. Kjo ishte vizita e pestë në Irak, me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët që nga viti 2001. Aktorja e famshme është parë disa herë duke darkuar me yllin e 'Iron Man' në takime jozyrtare, dhe mediat e huaja i kanë cilësuar këto takime si fillimin e një romance. Edhe kur u njoh me Brad Pitt, ky i fundit ishte i martuar me Jennifer Aniston.

Polici dhe bileta e udhëtimit

Një polic italian shkon tek biletaria e trenit dhe pyet shitësen: -Ju lutem mund të më prisni një biletë për në Reggio?

Shitësja për të saktësuar vendin e pyet më tej: -Për në Reggio Emilia apo në Reggio Calabria?

Polici përgjigjet: -Nuk ka rëndësi. Sepse do të më presin kolegët në stacion.

KinemajaNjë çift të moshuarish qëndro-

jnë të ulur dhe bisedojnë me njëri- tjetrit. Për një moment e moshuara i thotë bashkëshortit: -I dashur, mund të më çosh në kinema?

I moshuari: -Sërish, në kinema?E moshuara: -Epo tani filmat në

kinema janë me ngjyra.

Miqtë Dy miq të vjetër takohen pas

shumë kohësh e të përmalluar pyes-in për jetën që kanë bërë deri tani si edhe për dëshirat që kanë pasur në rininë e tyre.

-Të është plotësuar ndonjë dëshirë nga ato që ke pasur në fëmijërinë tënde?, e pyet miku Agimin.

Agimi: -Po. Vetëm një. Kur fqinja ime më krihte flokët tepër të ngatërruar, gjithmonë dëshiroja të mos e kisha pranë këtë person.

Sekreti i JetëgjatësisëNjë program i njohur televiziv

i cili merret me zbulimet, shfaq tre meshkuj të cilët zbulojnë sekretin e moshës së tyre. Prezantuesi i afro-het të parit dhe e pyet: -Sa vjeç je

Ai përgjigjet: -Njëqind e njëzet!Prezantuesi i kërkon sekretin e

kësaj moshe: -Pak ujë, pak ushqim dhe jo marrëdhënie intime.

Shkon tek i dyti i cili ishte 128 vjeç dhe sërish i njëjti sekret edhe për të. Më në fund pyet të ftuarin e tretë dhe ai fillon të tregoj sekretin e tij:

-Shumë ujë, shumë ushqim dhe shumë marrëdhënie intime!

Prezantuesi: -Po, ju sa vjeç jeni?I ftuari: -Unë.......20 vjeç.

7 5 2 3

1 8 7 4

9 5 1

3 4 7 5

8 4

9 7 6 2

7 8 5

8 4 1 9

6 4 3 8

2 1 6

3 9 8 1

8 6 5 3

1 9 8 5

2 7 4 6

3 2 6 9

7 5 6 4

6 3 5

9 1 3 4

7 6

6 5

8 7 5 2

2 3 6 1

3 5 6 1

5 2

1 3

3 9 7 6

Page 23: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

GAZETA SOT E Premte 20 Korrik 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Të dashuruarve do ju buzëqeshë fati dhe kanë për të kaluar momente të mrekul-lueshme. Do bëjnë mirë ta shfrytëzojnë çdo moment.

23 shattor - 22 tetor

Do ëndërroni gjëra të pamundura sot ju të dashuru-arit dhe kur partneri të mos ua plotësojë dot, mund të zhgën-jeheni tej mase.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Sot duhet të rivendosni komunikimin në çift pasi në të kundërt situata ka për t’ju dalë jashtë kontrollit. Me kokëfortë-si nuk mund të shkoni askund.

Me pak mundim, por do ju gjeni zgjidhje të gjitha prob-lemeve që keni pasur në çift kohët e fundit. Disave do ju duket sikur do rilindin.

Zemra juaj ka për t’u ndier mjaft mirë sot dhe emocionet do t'i mbani mend gjatë. Nuk është e thënë të bësh shumë sakrifica për të ndryshuar ambientin.

Dashi Demi

Mos hezitoni për asnjë moment t’i shprehni sa më shumë ndjenjat ju të dashuru-arit dhe nuk keni për t’u pen-duar asnjë çast.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Komunikimi në çift do lërë për të dëshiruar dhe nuk do ndiheni mirë për asnjë moment. Kërkoni këshilla nga miqtë më të mirë.

Mërkuri do jetë planeti që do e favorizojë gjithë kohës jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do ju nxitë të bëni më tepër surpriza.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Ditë perfekte ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment keni për t’u ndier si nëpër ëndrra.

Galaxy S10 pritet të vijë me tri modele

Ditë e zakonshme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm.

Horizontal

Dashuria do ecë më së miri sot. Keni për t’u ndier për mrekulli në çdo moment. Edhe ata që kanë pasur prob-leme do t'i zgjidhin ato.

Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë e zakonshme. Bëni atë që do ndieni në çdo moment. Beqarët do dinë si ta bëjnë për vete dikë.

Samsung thuhet se po përgatitet për të nisur telefonin e tyre të ardhshëm, Galaxy S10, në tre madhësi të ndryshme në 2019. Ka ofruar dy madhësi të celularit premium për gjeneratat e fundit. Por Busi-ness Insider përmendi analistin e TF International Ming-Chi Kuo duke parashikuar se gjigandi korean do të përpiqet të bashkohet me Apple duke nisur tre variante të S10, të ngjashëm me linjën e ardhshme të iPhone. Kuo vuri re se ne do të mund të shohim S10 të vijë në versionet 5.8 inç, 6.1 inç dhe 6.4 inç. Dy pajisjet më të mëdha janë planifikuar që të marrin një lexues tejzanor në ekran të gjurmëve të gishtave, duke u përpjekur të vendosë sensor në panelin e pasmë për të akomoduar Ekranin Infinity të Galaxy. Modeli më i vogël, ndërkohë, do të marrë një lexues të gjurmëve të gishtave anash. Ky lajm është në përputhje me një raport të mëparshëm nga priza koreane The Bell rreth karakteristikave të sigurisë të S10.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Aksi ose ... 6-I thonë edhe masat, copë çeliku për të ndezur eshkën 7-Vilhem... Heroi Kombëtar i Zvicrës 8-Spitali Ushtarak 9-I thonë ndryshe kalit të shalës 10-...Ir Sen, ish udhëheqës korean 11-Starova i futboolit 12-Fshati Pogra-decit 16-Shejtan, shpirt i keq 17-Vegël 18-Fshe-htas 19-Patrioti... Pjeter Gega 20-Lloj peshku i ujërave të ëmbla me kokë të madhe 22-Mohuese 23-Është brinjë në skuadër 24-Qeveria ameri-kane 25-Piktori dhe skulptori Shaban..., pa të fundit 26-Ndodhen në kokë 27-Pikë turistike në zonën e Sarandës 29-Dielli për italianët 30-Bën pjesë në formacionin e armëve të rënda të rënda me grykë të shkurtër 31-Një komedi e Shekspirit “... e dymbëdhjetë” 32-Lumë në gjermani kufi me Poloninë 33-Çmimi i caktuar i një malli që del në shitje 35-Automjetet e transportit ndërkom-bëtar 36-Drejtues partie 37-Asistëncë sociale 38-Letër në format të madh 39-Instituti Teknik 40-...Sharon, ish Kryeministri izraelit 41-Ish fut-bollisti gjerman ... Myler 42-Pamje e pjesshme e një diçkaje, film, pikpamje apo vështrim 43-Ish sopranoja... Mëhilli

1-Kafshae vogël pa shtyllë kurrizore 2-Dra-ma “... e Kremlinit” 3-Notë në pentagram 4-Rondo e skenës në inc. 5-Kryetar manastiri i murgjeve ortodokse 8-Magazinë e madhe prej drithi, hang-ar ose... 10-Lloj pije e jashtme 11-Dëftesë dore që tregon pagesën e parave 12-Njeri që nglitet në mendje për diçka dhe nuk shqitet 13-Nofkë e humoristit anglez Oliver Hard 14-Revani 15-Er-nest Telman 16-Një qytet në verlindje të vendit 18-Kujdestari e rrëptë për dikë që mban ndrydhur inisiativën për të vepruar 20-Një qytet bregdetar në jug të Spanjës pothuajse në grykën e Gibral-tarit 21-Pagesë e borxhit pjesë –pjesë 23-Njeri i pasur 24-Qeleshe 25-Lajm 26-...Peci, botoi gazetën e parë shqip në Boston të Amerikës 28-Kundroj, shikoj me endje një pejsazh 29-I thonë çallmës së hoxhës 31-Rafael .... tensti spanjoll disa herë kampion 32-Ka për kryeqytet Kanadaja 33-Ultë-sira të pafund në Kinën Qëndrore 34-Ato mund të jenë zyrtare por edhe kriminale 36-Një njeri që nuk ka besim tek feja 38-Një numër 39-Është pije freskuese 40-Ish akademiku Popa në inc. 41-Ushtri daneze...

Fotografitë e shpërndara së fundmi, tregojnë enterierin e fluturakes më të madhe ndonjëherë, që ka nivel të lartë luksi dhe panele gjigante xhami, me mundësi që të shikohet në të dy horizontet. Hibrid Air Vahicles në bashkëpunim me Design Q, e prezantuan Airlander 10 që konsiderohet si fluturakja më e madhe e pasagjerëve, e cila mund ta ndryshojë mënyrën e turizmit përgjithmonë. Deri më tani, fluturakja e 25 milionë eurove, është përdorur nga Forcat Ajrore Amerikane, ndërsa tani është pronë e kompanisë britanike me bazë në Bedfordshire të Anglisë. Vetëm hapësira e brendshme është e gjatë 75 metra dhe mund të akomodojë 18 pasagjerë dhe stafin shërbyes, për një fluturim treditor. Kjo flu-turake është më e madhe se gjiganti A320 dhe mund të aterrojë edhe në zona ku nuk ka aeroport, sepse nuk ka nevojë për pistë.

Airlander 10, arredon edhe në zona ku nuk aeroport

Page 24: Mazhoranca nis lëvizjet për zbardhjen e aferës me rrugën ...vëren se rritja ekonomike... CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një

24 GAZETA SOTE Premte 20 Korrik 2018

2,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Andi LAMKO

Trajneri i ri i kom-bëtares spanjolle Luis Enrique, tha dje në intervistën

e tij parë se mandati i tij në krye të kampionëve të botës së vitit 2010, do të ketë të bëjë me "evolucion, dhe jo revolucion", ndërsa ish-tra-jneri i Barcelonës premtoi gjithashtu shumë surpriza në formacionin kryesor të skuadrës. Të famshëm për stilin ‘tiki-taka’ të ruajtjes së zotërimit të topit me pasime të shumta, kombëtarja e Spanjës dështoi në edi-cionin e sivjetshëm të Kupës së Botës, edhe pse ishin një nga favoritët për të fituar turneun. Një nga arsyet e dështimit ishte skandali i shkarkimit të trajnerit Julen Lopetegui pak para nisjes së botërorit, kur u zbulua se kishte pranuar të bëhej tra-jner i Realit të Madridit, çka solli vendosjen në detyrë të trajnerit të përkohshëm Fernando Hierro. Por “La Roja” regjistroi vetëm një fitore në fazën e grupeve kundër Iranit, dhe më pas u

Barcelona ofron të këmbejë Ousmane Dembele me yllin e Chelsea-t

TRANSFERIMI Pas transferimit të bujshëm yllit 26-vjeçar të Zvicrës të Liver-pool, veterani i Stoke City, Charlie Adam ka akuzuar ka akuzuar dje Xherdan Shaqirin për rënien e skuadrës nga kategoria. Futbol-listi 32-vjeçar, i njohur për lojë të ashpër dhe tendenca raciste, ka pohuar se mesfushori shqiptar nuk ka kontribuar aq sa duhet për të ndaluar rënien në një ligë më in-feriore. “A ishte ai një prej tyre? Oh, patjetër. Kur keni një patate të nxe-

htë në duar, ju kërkoni të shpëtoni përmes magjive të lojtarëve të mëdhenj në një moment të se-zonit dhe të ashtuquajtur lojtar të mëdhenj, nuk erdhën kurrë në ndihmë”, tha mesfushori anglez. “Po s’ka rëndësi, ai është zhdukur tani. Ne ecim përpara dhe shiko-jmë në të ardhmen. E ardhmja për ne është në Championship për t’u kthyer së shpejti në Premier Ligë”, tha ai. Ish-shkatërruesi i Liverpool, i cili humbi një penallti vendimtare

kundër Leicester City në fund të kampionatit, tha më tej: “Ne kemi humbur vetëm shërbimet e Sha-qirit nga sezoni i kaluar, kështu që jemi përsëri një ndër ekipet më të mira. Ne duhet ta fillojmë mirë dhe nuk ka vend më të vështirë se fusha e Leeds United në ditën e parë të sezonit”. Adam ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 me skuadrën e vjetër angleze Stoke, e cila sezonin e kaluar ra për herë të parë nga kategoria.

APELI ALISSON FORMULA 1

Shtyhet për sot vendimi i pezullimit të Milan nga CAS

Hamilton rinovon kontratë milionere me Mercedesin

Roma mbron vendimin për shitjen e portierit te Liverpool

Organi më i lartë Uefa vendosi dje të shtyjë për sot vendimin e apelit të pezul-limit nga futbolli evropian të AC Milan, i cili kërkon ndry-shimin e masës disiplinore të marrë në periudhën e paqartëssië financiare. Tani që aksionari Yonghong Li është larguar nga klubi dhe grupi Elliott ka marrë dre-jtimin duke zeruar borxhet, Milan argumenton se ka ssitemaur llogaritë e tij. Ad-minsitatori i klubit kuqezi Marco Fassone foli dje për 90 minuta me përfaqësuesit e arbitrazhit sportiv Lau-sanne duke insistuar se

Luis Hamilton ka zg-jatur kontratën e tij me skuderinë Mercedes Benz. Marrëveshja e re mes palëve do ta mbajë britanikun në timonin e gjermanëve deri në 2020. Mercedes i kishte ofruar rinovimin pilotit që në muajin mars, por ishte kjo që mund të shkojë deri në 40 milionë paund, duke përfshirë edhe bonu-set. Kreu i skuderisë Wolf e vlerësoi maksimalisht britanikun duke thënë se ai është piloti më i mirë. Tashmë pritet edhe rinovimi i Valteri Bottas. Hamilton renditet ak-tualisht i dyti në kampionat,

Drejtori sportiv i Romës tha dje se shitja e portierit të kombëtares braziliane te Liv-erpool nuk tregon "mungesë ambicjeje", edhe pse pranoi se transferimi ishte i vështirë për t’u pranuar nga tifozët. Roma thotë se Alisson gjen-det në Liverpool dhe se nego-ciatat janë të avancuara. "Kur një ofertë e konsiderueshme vjen, duhet marrë në kon-sideratë. Ne i vlerësuam të gjithë faktorët dhe vendosëm të flasim me Liverpool. Shitja e Alisson nuk është mungesë ambicieje. Për mua ambicia është të bësh gjënë e duhur pasi i ke peshuar të gjitha

vendimi i Uefa ishte i pa-drejtë nëse krahasohet me vendime të mëparshme. Arbitrazhi tha se përgjigja do të vijë mëngjesin e sotëm.

8 pikë larg pilotit Sebastian Fettel të skuderisë Ferrari, ndërsa shoku i tij i skuadrës Bottas është në vendin e 5-të me 60 pikë më pak.

opsionet", tha Ramon Rodri-guez Verdejo, i njohur ndrys-he si Monchi. Shitja e tij për 70 milionë euro është rekord i ri për një portier.

Pas skandalit të trajnerit që shkoi me Real Madrid, vjen ish-trajneri i Barcelonës që premton surpriza dhe evolucion në “La Roja”

eliminuan nga Rusia pritëse në fazën e 16 më të mirave. Evolucion por jo revolucion

"Nuk do të ketë një rev-olucion, por vetëm evolu-cion dhe zhvillim në kom-bëtaren tonë. Ne mund ta zhvillojmë stilin tonë të lojës pa e ndryshuar atë, siç e kam treguar te Barcelona", tha Enrique në konferencën e shtypit, duke shtuar se synonte të përmirësonte agresivitetin dhe kontrollin e topit. "Footbolli është një evolucion i vazhdueshëm

dhe me idetë që kam do të synoj pikërisht këtë. Ne mund të luajmë futboll të bukur, të jemi agresivë dhe të lëndojmë kundërshtarët. Por ka gjithashtu gjëra që duhen përmirësuar”, tha Enrique, i cili gjatë drejtimit të superklubit katalanas ka fituar dy tituj në La Liga dhe Kupën e Kamionëve në 2015. Ai sugjeroi gjithash-tu se në kombëtare do të zgjidhte lojtarët bazuar në performancën e tyre dhe jo për nga fama. "Mezi pres

Dështimi në botëror/ Spanja prezanton trajnerin e ri të kombëtares, Luis Enrique

Super-klubi katalanas është bërë dje adhuruesi më i fundit i sulmuesit belg Eden Hazard, teksa burimet e kam-pionëve spanjollë thonë se “blaugrana-t” janë të gatshëm të ofrojnë minimalisht këmbimin kokë më kokë me Ousmane Dembele, të cilin vetëm një sezon më parë e blenë për rreth 150 milionë euro. Hazard ka thënë se do të largohet kësaj vere nga Stamford Bridge për një aventurë në Spanjë ndërsa mbretërorët e Real Madrid

kanë qenë kërkuesit më të her-shëm të sulmuesit. Por fituesit e La Ligas argumentojnë se Dembele është fitues i kupës së Botës me Francën, dhe ndoshta mund të ofrojnë dhe para shtesë për të bindur atë të refuzojë Re-alin e Madridit. Radio spanjolle Onda Cero tha se Real Madrid do të ketë konkurrencë të fortë në merkato nga Barcelona, edhe pse madrilenët janë të ngutshëm të zëvendësojnë Cris-tiano Ronaldon që u transferua së fundmi te Juventus.

të njoftoj skuadrën time të parë kombëtare. Do të ketë shumë surpriza, kjo është e sigurtë. Lista e parë që har-tova kishte rreth 70 lojtarë në të. Është mirë që ata të mos e dinë me siguri nëse do të jenë pjesë e skuadrës apo jo, dhe unë ende nuk kam folur me ta”, tha En-rique. Një nga detyrat e tij kryesore është zgjidhja e të ardhmes në kombëtare të mbrojtësit katalan Gerard Pique, pasi 31-vjecari ka deklaruar se do të tërhiqej nga kombëtarja pas kupës së botës, por nuk e ka kon-firmuar ende publikisht. "Ai është një rast i veçantë pasi edhe dy vjet më parë ka thënë do të tërhiqej”, tha En-rique i ngacmuar nga gaze-tarët. Më tej shtoi: “Unë do të dëshiroja të mbështetesha te të gjithë lojtarët prandaj dhe Pique është një prej atyre që kam nevojë. Ai e ka treguar se është një lojtar i madh, por dëshirat e individëve duhet respektuar”. Vendimi për emërimin e Luis Enrique ishte njoftuar një javë më parë nga federata spanjolle dhe kreu i saj Luis Rubiales.

Adam: Shaqiri ishte një ndër fajtorët për dështimin e Stoke City

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

Hazard ka shënuar 3, por është përfshirë drejtpërdrejt në shtatë gola të Belgjikës në botërorin e Rusisë, në paraqitjen më të lartë ndonjëherë të kombëtares së tij.