mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane...

16
www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] E premte, 8 qershor 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 23 (8124) USHTRIA Gjeneralmajor Gjunkshi merr pjesë në stërvitjen “Reagimi i Shpejtë 12” Kontingjenti i Forcave të Armatosura Shqiptare është pjesëmarrës në këtë stërvitje, e cila ka filluar që në datë 26 maj 2012 dhe përfundon në të shtunën, më 9 qershor 2012. Sekretari i Forcave Detare të SHBA, Ray Mabus u prit dhe nga kryeministri Sali Berisha Ministri Imami pret sekretarin e Forcave Detare të SHBA faqet 2 Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje Zoti Ray Mabus në takimin me Ministrin e Mbrojtjes dhe kryeministrin shqiptar konfirmoi se Shqipëria është një aleate dhe bashkëpunëtore e ngushtë e SHBA dhe shprehu vullnetin e palëkundur për të vijuar bashkëpunimin. Ai vlerësoi prezencën dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë dhe po jep në Afganistan në kuadër të misionit ISAF. Si zoti Imami ashtu dhe kreu i ekzekutivit Berisha nënvizuan faktin se Shqipëria do të vazhdojë kontributin e saj edhe pas vitit 2014, vit kur siguria do të kalojë në duart e autoriteteve afgane. Ministri i Mbrojtjes parashtroi një përmbledhje të të gjitha reformave të ndërmarra vitet e fundit në FA, si dhe prioritetet e së ardhmes PËR HERË TË PARË TRE DITË “BETEJË” ME HELIKOPTERË NË TERREN KËNETOR Federata Shqiptare e Aeronautikës, falenderon Gjunkshit për ndihmën CEREMONIA TAKIMI LETRA FORCË TOKËSORE Shqipëria në paradën e 66 vjetorit të Republikës Italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike Takim i Grupit të Përbashkët të Punës për konceptimin e zhvillimit të Batalionit të II të Këmbësorisë në FT faqe 6 faqe 6 faqet 7 faqe 2 Rreth-Greth 2012, një stërvitje me plot risi faqe 8-9 faqe 8-9 faqe 3 Festohet 1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve në QKMBM AKTIVITETI NË QKMBM MARRËVESHJA Akademi përkujtimore për kompozitorin Prof. Çesk Zadeja Shqipëri-BE, firmoset marrëveshja për menaxhimin e krizave Oriku përjeton ngjarjen e dytë të rëndësishme IMAMI DHE GJUNKSHI MORËN PJESË NË AKTIVITET Në kuadrin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes organizoi një aktivitet promovues për fëmijët e ushtarakëve që shërbejnë në Forcat e Armatosura FORCAT DETARE faqe 4 faqe 6 faqe 2 faqe 7 Një risi në vitin kalendarik të Forcave Tokësore. Duke u nisur nga përmasat e saj, nga përgatitja dhe nga intensiteti i saj stërvitja fushore Rreth- Grethi 2012 e Batalionit të Tretë i Këmbësorisë Poshnje, është një ndër stërvitjet më të rëndësishme të Forcave të Armatosura. Major Elidon Këmbora, shefi i MCU i këtij batalioni thotë për gazetën “Ushtria” se :-“Në Poligonin Kombëtar të Rreth- Grethit në Kavajë, Komanda e Forcave Tokësore me pjesëmarrjen... Bejdo Malo Qëllimi i këtij aktiviteti është përkujtimi i kësaj figure qendrore të muzikës shqiptare të shekullit XX, krijuesi i shkollës kombëtare në muzikë, i mbiquajtur “Babai i muzikës shqiptare” Anija më e re e FD, “Oriku”, (Klasi “Iliria”, Stan Patrol Boat 4207),me datën 1 qershor u pagëzua me flamurin luftarak të Forcave Detare Shqiptare

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 2012 1

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

E premte, 8 qershor 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 23 (8124)

ushtriaGjeneralmajor Gjunkshi merr pjesë në stërvitjen “reagimi i shpejtë 12”

Kontingjenti i Forcave të Armatosura Shqiptare është pjesëmarrës në këtë stërvitje, e cila ka filluar që në datë 26 maj 2012 dhe përfundon në të shtunën, më 9 qershor 2012.

Sekretari i Forcave Detare të SHBA, Ray Mabus u prit dhe nga kryeministri Sali Berisha

Ministri Imami pret sekretarin e Forcave Detare të SHBA

faqet 2

Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje

Zoti Ray Mabus në takimin me Ministrin e Mbrojtjes dhe kryeministrin shqiptar konfirmoi se Shqipëria është një aleate dhe bashkëpunëtore e ngushtë e SHBA dhe shprehu vullnetin e palëkundur për të vijuar bashkëpunimin. Ai vlerësoi prezencën dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë dhe po jep në Afganistan në kuadër të misionit ISAF. Si zoti Imami ashtu dhe kreu i ekzekutivit Berisha nënvizuan faktin se Shqipëria do të vazhdojë kontributin e saj edhe pas vitit 2014, vit kur siguria do të kalojë në duart e autoriteteve afgane. Ministri i Mbrojtjes parashtroi një përmbledhje të të gjitha reformave të ndërmarra vitet e fundit në FA, si dhe prioritetet e së ardhmes

Për hErë të Parë trE ditë “bEtEjë” mE hElikoPtErë Në tErrEN këNEtor

Federata shqiptare e aeronautikës, falenderon Gjunkshit për ndihmën

ceremonia

takimi

letra

forcë tokësoreshqipëria në paradën e 66 vjetorit

të republikës italiane

Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike

takim i Grupit të Përbashkët të Punës për konceptimin e zhvillimit të Batalionit të ii të Këmbësorisë në Ft

faqe 6

faqe 6

faqet 7

faqe 2

Rreth-Greth 2012, një stërvitje me plot risi

faqe 8-9faqe 8-9

faqe 3

Festohet 1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve në QKMBM

aktiviteti në QkmBm

marrëveshja

akademi përkujtimore për kompozitorin Prof. Çesk Zadeja

Shqipëri-BE, firmoset marrëveshja për menaxhimin e krizave

Oriku përjeton ngjarjen e dytë të rëndësishme

IMaMI dhe GjunkshI Morën pjesë në aktIvItet

Në kuadrin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes organizoi një aktivitet promovues për fëmijët e ushtarakëve që shërbejnë në Forcat e Armatosura

forcat detare

faqe 4

faqe 6

faqe 2

faqe 7

Një risi në vitin kalendarik të Forcave Tokësore. Duke u nisur nga përmasat e saj, nga përgatitja dhe nga intensiteti i saj stërvitja fushore Rreth-Grethi 2012 e Batalionit të Tretë i Këmbësorisë Poshnje, është një ndër stërvitjet më të rëndësishme të Forcave të Armatosura. Major Elidon Këmbora, shefi i MCU i këtij batalioni thotë për gazetën “Ushtria” se :-“Në Poligonin Kombëtar të Rreth- Grethit në Kavajë, Komanda e Forcave Tokësore me pjesëmarrjen...

Bejdo malo

Qëllimi i këtij aktiviteti është përkujtimi i kësaj figure qendrore të muzikës shqiptare të shekullit XX, krijuesi i shkollës kombëtare në

muzikë, i mbiquajtur “Babai i muzikës shqiptare”

Anija më e re e FD, “Oriku”, (Klasi “Iliria”, Stan Patrol Boat 4207),me datën 1 qershor u pagëzua me flamurin luftarak të Forcave Detare Shqiptare

Page 2: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 20122 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në stërvitjen “Reagimi i Shpejtë 12”Shefi i Shtabit të Përgjith-

shëm të FARSH-së, gjen-eralmajor Xhemal Gjunk-shi merr pjesë në stërvitjen

“Immediate Response 12”, e cila zhvillohet në Slunjë – Kroaci. Në këtë stërvitje janë të angazhuara Forcat Tokësore dhe Ajrore ameri-kane në Europë, Forcat Tokësore kroate si dhe kontingjente nga Forcat e Armatosura nga gjashtë vende të Ballkanit. Kontingjenti i Forcave të Armatosura Shqiptare është pjesëmarrës në këtë stërvitje, e cila ka filluar që në datë 26 maj 2012 dhe përfundon në 9 qershor 2012. Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje.

Stërvitja, e cila zhvillohet në qendrën stërvitore “Eugen Kvater-nik”, Slunj, një nga përqendrimet më të mëdha ushtarake të Kroa-cisë, përfshin regjimentin e dytë të Kavalerisë së Forcave Tokësore Amerikane, Qendrën dhe Stafin e Forcave Ajrore Amerikane në Ev-ropë, Forca Tokësore nga Kroacia dhe pjesëmarrës në nivel toge nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi, dhe Sllovenia. Maqedo-nia dhe Serbia merr pjesë në nivel vëzhguesish.

“Immediate Response”, është stërvitje e përbashkët e USEU-COM’s , e dezinjuar për të zhvil-luar bashkëveprimin me aleatët dhe vendet partnere dhe ndihmon pjesëmarrësit për të operuar në mënyrë të suksesshme në kushte të angazhimit të të gjitha llojeve të armëve, si dhe kooperimit dhe integrimit me organizma dhe el-ementë të mjedisit të zhvillimit të operacionit. Objektivi krye-sor i stërvitjes është të përgatisë vendet e rajonit për të rritur kontributin dhe efektshmërinë në operacionet e ardhshme të NATO-s. Gjeneralmajor Gjunk-

shi, së bashku me përfaqësuesit më të lartë nga USEUCOM dhe nga vendet pjesëmarrëse ball-kanike do të ndjekin stërvitjen

në momentin final të saj (DVD) dhe do të kenë mundësinë për të diskutuar për rritjen e bash-këpunimit reciprok. Gjeneralma-

jor Gjunkshi, njëkohësisht, do të përshëndes kontingjentin shqiptar, i cili përfaqëson Forcat e Arma-tosura Shqiptare në “Immediate

Response” , të cilat gjatë ditëve të stërvitjes kanë treguar standarde të larta të performancës dhe të bashkëveprimit.

Shqipëri-BE, firmoset marrëveshja për menaxhimin e krizaveZv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme

të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij në Bruksel firmosi një mar-rëveshje kornizë për pjesëmarrjen e vendit tonë në operacionet e menaxhimit të krizave të udhëhequra nga BE. Marrëveshja u firmos nga ministri Haxhi-nasto dhe Pierre Vimont, sekretar i përgjithshëm ekzekutiv i shërbimit të jashtëm europian. Ministri Haxhinasto u shpreh se e konsideron këtë mar-rëveshje një moment historik në marrëdhëniet mes BE-së dhe Shqipërisë që do forcojë edhe më shumë bashkëpunimin ndërsa përbën një hap konkret në

kontributin e Shqipërisë në politikën e jashtme dhe sigurisë së BE. Gjatë ceremonisë z. Vimont gjithashtu konstatoi se kjo marrëveshje shënon një hap përpara në zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së dhe përmes së cilës Shqipëria mund të japë kontributin e vet në misionet e rëndësishme të BE-së në fushën e menaxhimit të krizave. Vimont ka vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të vendit tonë në pjesëmarrjen e operacioneve të drejtuara nga BE në Bosnje-Hercegovinë, Çad dhe Afrikën Qendrore dhe vlerësoi në veçanti qasjen konstruktive të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Federata Shqiptare e Aeronautikës, letër falenderimi Gjunkshit për ndihmën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tërshana,

i ka dërguar një letër falenderimi shefit të Shtabit të Përgjithshëm

të FARSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, për bashkëpunimin

dhe mbështetjen e dhënë në aktivitetin Albania Open 2012, të kësaj

Federate, ku ndër të tjera shkruhet:

“I nderuar z. Gjunkshi! Nëpërmjet kësaj letre dëshirojmë t’Ju falen-

derojmë përzemërsisht për mbështetjen e madhe që i dhatë aktivitetit

të Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Albania Open-World Cup,

nga data 8-13 maj 2012, në Vlorë. Duke shpresuar që mbështetja

Juaj do të vazhdojë dhe në aktivitetet e ardhshme,

Me respekt, Renis Tërshana, Alket Islami President,

Sekretar i Përgjithshëm.

Page 3: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 2012 3

Ministri Imami pret sekretarin e Forcave Detare të SHBA

zyrtare

Sekretari i Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ray Mabus ishte dje në vendin tonë për një

vizitë zyrtare, ku ka takuar ministrin e Mbrojtjes dhe kryeministrin shqiptar përkatësisht, Arben Imami dhe Sali Berisha. Mesditën e djeshme, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, priti në një takim të veçantë Sekretarin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ray Mabus, i cili në krye të një delegacioni po zhvillon një vizitë në vendin tonë. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministri i Mbrojtjes Arian Starova, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, anëtarë të delegacionit amerikan, si dhe drejtorë drejtorish të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë takimit, sekretari Mabus u shpreh se, Shqipëria është një aleate dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai vlerësoi prezencën dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë dhe po jep në Afganistan në kuadër të misionit ISAF. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami shprehu mirënjohjen e vendit tonë për të gjithë ndihmën që kanë dhënë SHBA-të për Forcat tona të Armatosura, si edhe shprehu vullnetin e Qeverisë Shqiptare për prezencën e trupave tona ushtarake përtej vitit 2014 në Afganistan. Në vijim të fjalës së tij, sekretari i Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ray Ma-bus shprehu vullnetin e palëkundur të SHBA-së për të vijuar bashkëpunimin, duke nënvizuar gatishmërinë për të shtuar këtë bashkëpunim në fushën e arsimimit dhe trajnimit, në dhënien e ekspertizës për çështje të emergjen-cave civile etj. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Arben Imami parashtroi një përmbledhje të të gjitha reformave të ndërmarra vitet e fundit në Forcat e Armatosura dhe pri-oritetet e së ardhmes. Ministri Imami u përqendrua tek asgjësimi i municioneve të tepërta, proces i cili pritet të përfun-dojë në gjysmën e parë të vitit 2013. Gjithashtu u pasqyrua edhe puna e bërë nga Forcat e Armatosura për pastrimin e materialeve të tepërta. Gjatë takimit u diskutua për misionet e Forcave tona të Armatosura në kuadër të NATO-s e veçanërisht në atë të ISAF, ku kontributi i Shqipërisë është rritur ndjeshëm si në numër të trupave pjesëmarrëse, po ashtu edhe në zgjerimin e gamës dhe tipeve të operacioneve që FA kryen atje. Ministri i Imami u shpreh se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes janë përqen-druar edhe tek modernizimi i Forcave të Armatosura, duke iu referuar blerjes së helikopterëve të rinj, ndërtimit të anijeve të reja, pajisjes së Forcave të Armatosura me pajisje individuale dhe

armatim të lehtë etj. Ministri Imami u shpreh se gjatë këtyre viteve janë kryer një sërë reformash strukturale duke sjellë në vëmendje stafin e integruar të implementuar në Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin Integral të Forcave të Armatosura, i cili është në përfundim e sipër, Planin e Ri të Përhapjes së Forcave të Armato-sura, Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes dhe Strategjinë Ushtarake, procese që po vijojnë me intensitet. Ministri prezantoi edhe reforma të tjera të ndërmarra dhe që lidhen me perspektivën e FA, si Strategjia e Barazisë Gjinore, Strategjia për Mbrojtjen e Mjedisit, Strategjia për Mbështetjen Psiko-Sociale etj. Min-istri Imami u fokusua posaçërisht tek çështjet e personelit, ku dhe aktualisht janë përqendruar energjitë e Ministrisë së Mbrojtjes. Aktualisht është hartuar Strategjia Integrale për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe disa politika kyçe të zhvillimit të personelit si ato për trajnimin, rekrutimin, të nxjerrjes në

lirim, të përzgjedhjes së personelit për në misione e ato që shkojnë për studime dhe kualifikime jashtë vendit, ndërsa po punohet për dokumentin e politikave të emërimit dhe të përparimit në gradë. Para fillimit të takimit të të dy delegacioneve Sekretari i Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ray Mabus ka lënë përshtypjet e tij në Librin e Nderit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Takimi me kryeministrin BerishaKryeministri Berisha priti dje në

takim Sekretarin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ray Mabus, i cili shoqërohej nga Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu. Pasi i uroi mirëseardhjen kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për këtë takim. Kryeministri i shprehu mirënjohjen zotit Mabus, mirënjohjen dhe falenderimet për presidentin Obama, administratës së tij dhe në mënyrë të veçantë Pentagonit për ndihmën e çmuar në reformimin e plotë dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare në

mënyrë të veçantë të Flotës sonë Detare si dhe për rolin themelor të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Falë kësaj ndihme, theksoi kryeministri, Flota Detare e Republikës së Shqipërisë zotëron sisteme modern për ruajtjen dhe monitorimin e kufirit dhe trajnimet e vazhdueshme, bashkë me Marinën e SHBA, sigurojnë përmbushjen me sukses të detyrave të saj. Kryeministri gjithashtu e siguroi zotin Mabus për anga-zhimin deri në fund të Shqipërisë përkrah SHBA në kuadër të koalicionit të udhëhequr prej saj në Afganistan. Ai nënvizoi se Shq-ipëria do të vazhdojë kontributin e saj edhe pas vitit 2014, vit kur siguria do të kalojë në duart e autoriteteve afgane. Sekretarin e Forcave Detare të SHBA e falenderoi kryeministrin për këtë angazhim si dhe i transmetoi atij vlerësimet më të larta për angazhimet e Shqipërisë të bëra nga kryemi-nistri Berisha në Samitin e Chikagos në lidhje me Afganistanin. Zoti Mabus u shpreh se krahasuar me popullsinë dhe madhësinë

e ushtrisë shqiptare kontributi i Shqipërisë në Afganistan është shumë i madh dhe në nivel shumë të lartë. Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet për humbjen e Kapiten Feti Voglit. Zoti Mabus u shpreh se bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën ushtarake është i shkëlqyer përfshirë në rishikimin e strategjisë së mbrojtjes, modernizimin e kapaciteteve të ushtrisë shqiptare, trajnimin e ushtarakëve shq-iptarë, demilitarizimin e municioneve të mbetura etj. Ai e njohu kryeministrin me ripozicionimin e Flotës së SHBA në kuadër të Strategjisë së re të Mbrojtjes ku fokus do të ketë Azia dhe Paqësori me 60 përqind të kësaj Flote. Nga ana tjetër zoti Mabus pasi nënvizoi që NATO është themeli i aleancave mbrojtëse të SHBA, siguroi që angazhimi për sigurinë dhe ushtarak i SHBA në Evropë do të vazhdojë të jetë me rëndësi parësore. Takimi u përmbyll me angazhimin dypalësh për të vazhduar një bashkëpunim të shkëlqyer midis Forcave të Armatosura midis dy vendeve në mënyrë të veçantë midis Marinës së SHBA dhe Flotës De-tare të Shqipërisë.

Kush është ray Mabus, sekretari i 75 i Marinës së shteteve të BashkuaraRay Mabus është sekretari i 75 i Marinës së

Shteteve të Bashkuara. Si sekretar, ai drejton marinën amerikane dhe trupat e marinës si dhe është përgjegjës për një buxhet vjetor më të madh se 150 bilionë$ dhe gati 900,000 njerëz. Sekretari i Marinës është përgjegjës për kryerjen e të gjitha punëve të Departa-mentit të Marinës, duke përfshirë rekrutimin, organiz-imin, furnizimin, pajisjen, trajnimin dhe mobilizimin. Përveç kësaj, ai mbikëqyr ndërtimin, mobilimin dhe riparim e anijeve detare, pajisjeve dhe objekteve si dhe është përgjegjës për formulimin e zbatimin e politikave dhe programeve që janë në përputhje me politikat e sigurisë kombëtare dhe objektivat e përcaktuara nga ana e presidentit dhe sekretarit të Mbrojtjes. Para se të bashkohej me administratën e presidentit Barack Obama, Mabus shërbeu në një shumëllojshmëri postesh të larta në qeveri dhe në sektorin privat. Në vitin 1987, Mabus u zgjodh guvernator i Misisipit. Si guvernatori më i ri i Misisipit në më shumë se 100 vjet

në kohën e zgjedhjes së tij, ai i dha prioritet arsimit dhe krijimit të vendeve të punës. Ai lejoi B. E. S. T. (Edukim më i mirë për suksesin e nesërm), një nga programet më të plota të reformës arsimore në Amer-ikë dhe u emërua në dhjetëshen e guvernatorëve më të lartë të reformës së arsimit në revistën “Fortune”. Ai u emërua ambasador në Mbretërinë e Arabisë Saudite për administratën Klinton në vitin 1994. Gjatë qëndrimit të tij si ambasador, një krizë me Irakun u shmang me sukses dhe Arabia Saudite braktisi zyrtarisht bojkotin e bizneseve së Shteteve të Bashkuara që bënin tregti me Izraelin. Gjithashtu, ai ishte kryetar dhe CEO i Foamex, një kompani e madhe prodhuese, që ai shpëtoi nga falimentimi në më pak se nëntë muaj, duke paguar të gjithë kreditorët në kapital të plotë duke shpëtuar drejtësinë. Para se të bëhej guvernator, ai u zgjodh audi-tori i shtetit të Misisipit dhe shërbeu si një oficer i marinës amerikane në bordin e USS Little Rock. Në qershor të vitit 2010, presidenti Obama i kërkoi sekretarit Mabus të

përgatisë një plan afatgjatë shërimi për Gjirin e Meksikës si pasojë e derdhjes së naftës të Horizon Deepëater. Pas shumë udhëtimeve dhe takimeve, raporti i tij “Bregu i Gjirit të Amerikës: Një plan afatgjatë rimëkëmbjeje pas derdhjes së naftës të Horizon Deepwater”, u lirua në shtator të vitit 2010. Ky raport pati mbështetje të gjerë bi-partizane. Sekretari Mabus është një shtetas i Acker-man, Misisipi dhe mori u diplomua në Universitetin e Misisipit dhe mori një diplomë masteri nga Universiteti Johns Hopkins University si dhe një diplomë juridiku në Harvard. Ai u shpërblye nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes me çmimin për Shërbime të Dalluara Publike, çmimin e shquar të ushtrisë së SHBA-së për Shërbime Civile, çmimin për përgjegjshmëri sociale Martin Lu-ther King nga Qendra e Mbretit në Atlanta, çmimin e Ruajtjes së Federatës Kombëtare të Kafshëve të Egra, çmimin e Mbretit Abdul Aziz nga Mbretëria e Ara-bisë Saudite si dhe me çmimin Shoqata e Misisipit të Miqve Edukatorë”.

Sekretari i Forcave Detare të SHBA, Ray Mabus u prit dhe nga kryeministri Sali Berisha

Zoti Ray Mabus në takimin me Ministrin e Mbrojtjes dhe kryeministrin shqiptar konfirmoi se Shqipëria është një aleate dhe bashkëpunëtore e ngushtë e SHBA dhe shprehu vullnetin e palëkundur për të vijuar bashkëpunimin. Ai vlerësoi

prezencën dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë dhe po jep në Afganistan në kuadër të misionit ISAF. Si zoti Imami ashtu dhe kreu i ekzekutivit Berisha nënvizuan faktin se Shqipëria do të vazhdojë kontributin e saj edhe pas vitit 2014, vit kur

siguria do të kalojë në duart e autoriteteve afgane. Ministri i Mbrojtjes parashtroi një përmbledhje të të gjitha reformave të ndërmarra vitet e fundit në FA, si dhe prioritetet e së ardhmes

Page 4: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 20124 aktiviteti

Në kuadrin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Qendra e Kulturës, Medias dhe

Botimeve të Mbrojtjes organizoi një aktivitet promovues për fëmijët e ushtarakëve që shërbejnë në Forcat e Armatosura. Konferenca Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve në Gje-nevë të Zvicrës më 1925, shpalli 1 Qershorin, si “Ditën Botërore të Fëmijëve”. Kjo ditë ka për qël-lim përkushtimin ndaj fëmijëve në të gjithë botën. Krahas krijimit të Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në Gusht të vitit 2010, si një institucion parësor i marrëdhënieve civilo-ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes është ideuar dhe vënë në funksionim Sektori i Rekreacionit. Pranë këtij sektori ndjekin kurset artistike mbi 180 fëmijë të të gjitha moshave, nën kujdesin e vazhdueshëm të mësim-dhënies nga specialistët: Natasha Sela- aktrim, Genti Rrushi-piano, Ervin Bushati-këngë, Ilir Xhaxhiu –arte pamore, Mira Bregu dhe Jorida Duro- aktivitete për gratë ushtarake dhe familjarët e tyre. Kjo punë dhe ky përkujdes do të vazhdojë të rritet dhe të perfeksionohet akoma më shumë në të ardhmen, duke e bërë jetën kulturore dhe artistike në Forcat tona të Armatosura më të gjallë dhe më të larmishme, sidomos në këtë vit të 100-vjetorit të Pavarë-sisë dhe 100- vjetorit të krijimit të ushtrisë sonë. Në këtë aktivitet morën pjesë ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, drejtorë drejtor-ish, ushtarakë e punonjës civilë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Arma-tosura si dhe mjaft gra, familjarë dhe fëmijë të tjerë të ushtarakëve dhe stafit civil të FA. Fillimisht, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vizituan ekspozitën e arteve pamore në hollin kryesor të QKMBM-së, me punimet më të mira të fëmijëve të FA. Kjo ekspozitë u prezantua nga specialisti i arteve pamore, z. Ilir Xhaxhiu. Aty u paraqitën dh-jetëra e dhjetëra punime artistike me tematika të ndryshme që dëshmuan talentin e punën e bërë nga fëmijët e ushtarakëve. Gjithashtu, në këtë ekspozitë u prezantuan aplikacionet artistike e artizanale të punuara me dorë nga gra ushtarake dhe bash-

Festohet 1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve në QKMBM

këshorte të ushtarakëve. Gjatë gjithë kohës që vizitorët panë ekspozitën në holl, fëmijë të kursit të muzikës per-formuan në piano e kitarë. Më pas, kursi i aktrimit vuri në skenë pjesën teatrale muzikore për fëmijët me

titull: - “Nuk dua, nuk më pëlqen”, ku interpretuan artistë e fëmijë që ndjekin këtë kurs. Para se të fillonte shfaqja, znj. Zerina Kuke, drejtore e Përgjithshme e Qendrës së Kulturë, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes,

në fjalën e saj përshëndetëse tha: - “I nderuar zoti ministër, i nderuar gjeneral, mirë se erdhët në festën tonë modeste që e kemi organizuar bashkë me fëmijët në sektorin e Rekreacionit. Së pari falënderoj ministrin Imami dhe gjeneralmajor Xhemal Gjunkshin që vijnë në çdo festë të fëmijëve dhe organizim që kryhet në këtë sallë me të gjithë punimet e fëmijëve të ushtarakëve”. “Sot, ne kemi një ngjarje shumë të bukur, kemi një pjesë teatrale shumë të thjeshtë, shumë domethënëse, ku fëmijët do të tregojnë shpirtin e tyre të aktorit, të regjisorit, të këngëtarit.

Ne sot përveç pjesës teatrale, do t’ju dhurojmë prindërve të fëmijëve, të cilët punojnë me Ervin Bushatin për këngën edhe një CD që është regjis-truar në studio profesionale me këta fëmijë, të cilët kanë kënduar live si dhe shumë shpejt do të shihni në Televizion një videoklip me këngën “Çupa çupa”, që e kemi pasur hitin e vitit të kaluar. Kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e bukur, mua më vjen shumë mirë që ne performojmë me fëmijët, njëlloj si me artistët e këngëtarët e mëdhenj e ata do ta ndje-jnë veten pak vipa në kuptimin e mirë të fjalës, kështu që unë ju falënderoj. Kërkoj një vëmendje më të madhe për të na sjellë nga nga familjet e FA familjet fëmijët që të angazhohen, sidomos tek sporti. Kërkoj mirëkup-timin tuaj sepse po krijojmë disa skuadra me fëmijët tanë, me fëmijët tuaj dhe kjo është një gjë mjaft e mirë. Ju kujtoj që do bëjmë më mirë vitin e ardhshëm dhe për Krishtlind-jet” – tha znj Kuke. Grupi i fëmijëve të ushtarakëve që ndjekin kursin e aktrimit paraqitën një performancë të shkëlqyer në lojën e tyre artistike, duke sjellë në skenë interpretime të bukura, të sinqerta dhe emocionale, si dhe morën duartrokitje të shumta nga të pranishmit në sallë. Ministri Imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi në praninë e një numri të madh spektatorësh që kishin mbushur plot sallën e shfaqjeve të QKMBM, ndoqën pjesën teatrale muzikore të vënë në skenë nga fëmijët e kursit të aktrimit, me titull: - “Nuk dua, nuk më pëlqen”.

Ministri Imami dhe gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi morën pjesë në aktivitetin promovues për fëmijët e ushtarakëve

alBa musaraj

Në kuadrin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes organizoi një aktivitet promovues për fëmijët e ushtarakëve që shërbejnë në Forcat e Armatosura

Origjina e 1 qershorit1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në

vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të cel-ebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Kjo gjë përkoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë, por festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

Page 5: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 2012 5aktiviteti

Akademi përkujtimore në QKMBM për Kompozitorin, Prof. Çesk Zadeja

lëvizjeve amatore apo folklorike”. Në vijim të fjalës së saj zonja Turku shtoi se: - “Personalisht, jo vetëm për brezin tim të artistëve, por dhe për shumë gjen-erata që u edukuan prej më shumë se 6 dekadave në shkollën shqiptare, përfshirë këtu të gjitha nivelet e arsimimit muzikor, zor se ka mbetur njeri pa e njohur, pa ekzekutuar apo pa studiuar veprat muz-ikore të profesor Çesk Zadesë. Mua sot m’ u bë një ftesë për të përshëndetur si zëvendësministre e kulturës shqiptare, por unë nuk mund të rri dot pa e përmendur profesor Çeskun si një ish-studente e tij. Besoj se të rralla do të jenë institucionet në Shqipëri, si p.sh Instituti i Lartë i Arteve që nuk ka trokitur në derën e profesorit, në familjen e Zadesë, dera e së cilës ishte e hapur si ditën edhe në orët e vona. “Ishin studentë, pedagogë e të tjerë, që trokisnin te dera e profesor Zadesë. Këtu jemi shumë nga ish studentët e tij, të cilët i ka ndihmuar për kompozicionin ose detyrat e tyre. Ai ka ndihmuar këdo me këshillat e tij ku shkonte në të gjitha aktiv-itetet e tyre në mbarë Shqipërinë, si në aktivitetet me profesionistë edhe në ato me amatorë. Do t’ju kujtoj diçka tjetër që lidhet ndoshta me profesionin, a mbani mend Çesk Zadenë që rrinte dhe tek dega ushtarake e ka ndihmuar artistët e rinj që do shkonin ushtarë dhe i ndihmonte për të qenë në grupet artis-tike kudo në repartet ose qytetet që ata shkonin. Në fillimet e mija si dirigjente, pas Akademisë së Arteve, kam qenë dirigjente në Liceun Artistik”- tha zonja Turku. Ndër të tjera në fjalën e saj ajo tha se: - “Çesk Zadeja, pas formimit të tij me kthimin në Shqipëri pas studimeve në Konservatorin Çajkovski, intensifikoi krijimtarinë muzikore duke punuar ndërkohë edhe si udhëheqës artistik i Ansamblit Artistik të Ushtrisë dhe më vonë të Ansamblit Ar-tistik të Këngëve e Valleve Popullore”. Në këtë Akademi Përkujtimore fjalën e mori dhe Prof. Thoma Gaqi i cili foli në lidhje me “Çesk Zadenë dhe shkollën kombëtare në muzikë”, si dhe Prof. Dr. Zana Shuteriqi me referatin e saj “Zadeja dhe tradita muzikore shqiptare e viteve 1930” si dhe Docent Holta Sina referoi me: “Figura e Çesk Zadesë si pedagog e publicist i shquar”. Aktiv-iteti vazhdoi me përshëndetje muzikore me pjesë të kompozuara nga Çesk Zadeja: Delina Zadeja në piano; Duo instrumentale: Laro v-cello dhe Ina Petrollari në piano dhe në fund një kuartet harqesh. Sot në orën 19:00 në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit do të ketë një koncert nga Orkestra Simfonike e Teatrit të Opereras dhe Bale-tit me vepra nga Prof.Cesk Zadeja me dirigjent Bujar Llapaj.

Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të FARSH, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bash-

këpunimit Civilo-Ushtarak në SHPFA, Këshillin e Muzikës Shqiptare, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe me Universitetin e Arteve, organizuan dje në sallën e madhe të QK-MBM “Akademinë përkujtimore me rastin e 85-vjetorit të lindjes të kompozitorit Prof. Çesk Zadeja”- “Artist i Popullit”. Qëllimi i këtij aktiv-iteti është përkujtimi i kësaj figure qendrore të muzikës shqiptare të shekullit XX, krijuesi i shkollës kombëtare në muzikë, i mbiquajtur “Babai i muzikës shqiptare”. Në këtë aktivitet veç familjarëve, të afërmeve dhe miqve merrnin pjesë zv/ministrja e Kulturës Suzana Turku, Kryetari i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj, Rektori i Universitetit të Arteve Petrit Malaj, Dirigjenti Bujar Llapaj si dhe të tjera personalitete të fushës si; Limoz Dizdari, Fatmir Hysi, Thoma Gaqi, Holta Sina etj. Kjo Akademi Përkujtimore nisi me ekspozimin për herë të parë për publikun të partiturave të filmit “Skën-derbeu” të vitit 1952. Fjalën e hapjes e mbajti Drejtori i Drejtorisë së Aktiviteteve dhe Marrëd-hënieve me Komunitetin në QKMBM z.Vasil Tole i cili tha se: - “Duke ju uruar mirëseardhjen në këtë “Akademi përkujtimore”, me rastin e 85 vjetorit të lindjes së Akademik, Prof. Cesk Zadejës, më lejoni t’ju pohoj faktin se, si askush krijues i muzikës shqiptare përpara Tij, profesori ynë i nderuar e dinte që me gjallje, se vepra e Tij do të vazhdonte të in-terpretohej, studiohej dhe përmendej përherë e më shumë në të ardhmen”. Më pas në këtë “Akademi Përkujtimore” referoi dhe Prof. Dr. Fatmir Hysi, në lidhje me “vendin e Zadesë në Kulturën Shq-iptare”. Ai u shpreh se: - “Çesk Zadeja ka qenë ndër zërat më të rëndësishëm të muzikës, i cili hyri me autoritet të padiskutueshëm në kulturën shqiptare të shekullit të 20-të dhe po ashtu u largua nga skena e saj, duke lënë pas, shenja të çmuara të identitetit kombëtar; shenja që lidhen me krijimtarinë, po aq sa me mësimin e muzikës; me trajtimet e thjeshtë-suara teorike, po aq sa me analizat e saj të thelluara e shkencore. Fillimet imponuese të Çesk Zadesë u përkasin viteve 50-60 dhe shënojnë një çast të rëndësishëm për nismat profesioniste të kulturës bashkëkohore. Kjo, sepse pas gati gjysmë shekulli pavarësie, muzika shqiptare po fillonte të merrte një fizionomi tërësisht profesioniste, duke e kapërcyer anonimatin folklorik dhe të gjitha format e një produkti artistik gjysmë kolektiv”. Më tej zoti Hysi do të shtonte se: - “në një atmosferë të tillë të përgjithshme ku, si ç’thashë, kishte filluar të qartë-sohej orientimi evropian i kulturës shqiptare, Çesk Zadeja arriti ta theksojë e ta përfaqësojë atë në mënyrën më të dallueshme. Në vitin 1956, kur shkroi Simfoninë e parë shqiptare, kultura jonë ar-tistike në përgjithësi dhe ajo muzikore në veçanti vuanin një karakter të theksuar komplementar: Të qenit në shërbim të diçkaje, të ideve politike, të lëvizjeve shoqërore, të marrëdhënieve historike, të atmosferave argëtuese-edukative, etj. Në këtë kup-tim, kishte shumë pak hapësirë për të sjellë vlera autentike profesioniste dhe për të krijuar me to një kuadër qytetar të marrëdhënieve shoqërore, me salla koncertesh, artistë solistë, orkestra të mëdha e të vogla, publik elitar e të apasionuar e të tjera si këto. Në atë kohë ne ishim duke përjetuar endè proceset e dallimit nga mendësitë folklorike dhe sidomos, ato të kapërcimit të mendësive dhe prak-tikave muzikore orientale. Këto janë procese histo-rike, të cilat e shkëputën përfundimisht Shqipërinë nga varësia disa shekullore turko-bizantine dhe në të cilat Çesk Zadeja përfaqësoi një ndërgjegje dhe identitet të ri kombëtar”. “Me krijimtarinë e tij ai arriti të prekte pothuaj të gjitha format dhe gjinitë e trashëguara nga muzika evropiane dhe ajo e shkol-lave nacionale të shekullit të 19-të dhe të krijonte

me to kuadrin shqiptar të një kulture të hershme me rrënjë kristiane” – tha ndër të tjera në fjalën e tij Prof.Dr. Fatmir Hysi. Çesk Zadeja kur ishte gjallë pati fatin të ishte dhe Akademik i Jashtëm i Akade-misë së Shkencave të Arteve të Kosovës dhe për të folur për punën e tij në hapësirën kulturore mbarëkombëtare e mori fjalën Akademiku Rauf Dhomi nga Kosova, njëkohësisht kompozitor e mik i profesorit. Në fjalën e tij ai tha: “ Kompozitori dhe instrumentisti muzikor, pedagogu dhe organi-zatori Zadeja është një ndër përfaqësuesit më të njohur të muzikës shqiptare dhe kontribuoi mjaft në zhvillimin e muzikës kulturore kombëtare mbi një gjysmë shekulli. Zadeja i dhuroi atdheut mjaft vepra muzikore të të gjitha gjinive. Veprimtaria e tij ar-tistike muzikore është një lloj enciklopedie, për të cilën ke nevojë t’i kthehesh shpesh, po e dëgjove vetëm një herë. Ashtu si Kadareja në letërsi edhe Zadeja në muzikë e theu kornizën e kohës dhe në kohën e pushtetit të egër dhe muzika e tij moderne u luajt në mjaft qendra europiane e në këtë mënyrë paraqet forcën e talentit të tij, por njëkohësisht edhe forcën e muzikës shqiptare. Kjo është sakrificë që e fut Zadenë në radhën e artistëve të dimensioneve madhore. Padyshim edukata dhe formimi i tij, bir i njërës prej familjeve më të mira shkodrane më eli-tare, krijoi një profesor par exellance që me perfor-mancën dhe me ligjërimet e tij na nderoi në katedrën universitare të Europë dhe me të drejtë e quajmë profesor Zadenë baba të muzikës artistike kom-bëtare”. Më pas, fjalën e mori zëvendësministrja e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, znj. Zana Turku e cila tha - : “Të nderuar pjesëmar-rës, personalitete të shquar të fushës së shkencës, artit, kulturës, artistë, punëtorë të palodhur të artit, të nderuar familjarë të familjes Zadeja. Ne jemi mbledhur të gjithë sot, për të kujtuar profesor Çesk Zadenë, një nga figurat më të shquara të kulturës shqiptare, një nga kontribuuesit më të mëdhenj në fushën artistike muzikore, kontribut i cili do të ndihmojë në hedhjen e bazave jo vetëm të shkollës shqiptare, por edhe të mendimit profesional së muzikës së kultivuar, të cilën do e përcjellin breza të tërë artistësh më pas. Çesk Zadeja për gjatë gjithë veprimtarisë së tij krijuese, organizuese e drejtuese gjeneroi standardet profesionale më të larta të ar-ritura në lëmin muzikor. Që në fillimet e krijimit muzikor pati fatin të drejtohet dhe të ndikohet nga orifejt e kulturës muzikore më të hershme të muzikës shqiptare, muzikantë të spikatur profesionalë, artistë shkodranë, të cilët do të nisin epokën moderne në kulturën profesionale në artin muzikor përtej

Qëllimi i këtij aktiviteti është përkujtimi i kësaj figure qendrore të muzikës shqiptare të shekullit XX, krijuesi i shkollës kombëtare në muzikë, i mbiquajtur “Babai i muzikës shqiptare”

alBa musaraj “Cesk Zadeja në 85-vjetorin e lindjes”

Nga Vasil S. Tole

Të nderuar pjesëmarrës. Duke ju uruar mirëseard-hjen në këtë “Akademi përkujtimore”, me ras-

tin e 85 vjetorit të lindjes së Akademik, Prof. Cesk Zadejës, më lejoni t’ju pohoj faktin se, si askush krijues i muzikës shqiptare përpara Tij, profesori ynë i nderuar e dinte që me gjallje, se vepra e Tij do të vazhdonte të interpretohej, studiohej dhe përmendej përherë e më shumë në të ardhmen. I vendosur për gati 50 vjet në qendër të “botës” muzikore shqiptare (nga vitet 1950 e këtej), vepra e Zadejes si një domosdoshmëri dhe pasqyrë e kohës, përveç primatit historik dhe identitetit të spikatur, inicioi për muzikën shqiptare “erën e re” të saj, ndërkohë që prej atëherë, në secilin prej ditëve që kalonte dhe përpara të gjithëve, kjo muzikë e cila përshkruhej si “e re”,”moderne” etj., shndërrohej gradualisht dhe vazhdimisht në një pjesë të traditës kulturore shqiptare. Pjesë të këtij “peisazhi muz-ikor” historik patët mundësi të shihnit edhe gjatë ekspozitës me partiturat muzikore të filmit klasik “Skënderbeu”, të kompozuara në vitin 1952 nga 26 vjeçari Zadeja dhe të ekspozuara për të parën herë për publikun shqiptar. Po përse muzika e Tij ishte, është dhe do të jetë? Përgjigja e kësaj pyetje është brenda muzikës së tij mjeshtërisht të bukur, sublimisht të frymëzuar si dhe në platformën e tij krijuese të paraqitur në librin e tij mbi kompozi-cionin: “Vetparja e procesit”. Përmes kësaj dëshmie unikale për thelbin e krijimtarisë së tij ai provon se procesi kompozicional muzikor është i pashkëputur nga vijimësia historike e muzikës botërore, prej kulturës kombëtare por edhe nga konteksti personal i jetës së kompozitorit. Në të thuhet se, për të bërë zbulime të veçanta mbi identitetin kulturor, kërko-hen studime dhe bindje të qarta profesionale, gjë të cilën ai e realizoi në krijimtarinë e tij përmes talentit dhe koncepteve të qarta. Për këtë arsye, në faqet e traktatit të tij kompozicional, i pari në muzikën shqiptare, Ai i kushton rëndësi: rolit të folklorit në krijimtarinë profesionale; marrëd-hënieve të kompozitorit me muzikën popullore; natyrshmërisë funksionale të traditës së kulturës muzikore bashkëkohore; kritereve të përpunimit të këngës popullore; kombëtares dhe të përbot-shmes në krijimtarinë muzikore etj. Bindja e tij është se vlerat e muzikës nuk vlerësohen thjesht nga teknikat që përdor kompozitori, por se sa ato i shërbejnë qëllimit emocional të veprës. Me bindje profesionisti të regjur, pas konteksteve të vështira të jetës së tij krijuese, ai provoi se mjetet teknike, sado të përsosura, nuk bëhen pengesë kur përdoren me kritere të drejta dhe të ndërgjegjshme. Ja si shprehet në këtë rast: … në kërkim të kritereve objektive profesionale, si krijues, jam tërhequr jo thjesht nga “intuita” apo “fantazia krijuese”, sado e argumentuar, por nga një studim i vendosur, kërkues, i cili më ka çuar pikërisht në aprovimin e ndërgjegjshëm të kritereve bazë që, në njëfarë mase kanë përcaktuar edhe bindjet e mia si krijues. Në fund të fundit, Zadeja ia doli ta shndërrojë kom-pozimin e muzikës nga një proces individual, në një akt të dashurisë së Tij për familjen, atdheun dhe për popullin. Sot, ashtu si në gjallje të tij ne jemi këtu për të folur përsëri për të si krijues, pedagog, kritik muzike, administrator i kulturës, mik e koleg por edhe si lideri shpirtëror i muzikës sonë: në Shqipëri dhe Kosovë. Ndërkohë që vitet ikin, jemi akoma më të qartë se Cesk Zadeja, i lindur me 8 qershor që njihet botërisht edhe si “Dita e Oqeaneve”, nuk ishte një ndër kompozitorët më të rëndësishëm shq-iptarë të shek. XX-të, por ishte krijuesi i shkollës sonë kombëtare në muzikë. Për këtë arsye jemi mbledhur, për t’u takuar përsëri me të dhe për t’ju thënë mirëserdhët në trashëgiminë shpirtërore të Zadejës, e cila ashtu si detet dhe oqeanet është pjesë e përbashkët e trashëgimisë kulturore europiane të shqiptarëve! Ju faleminderit!

Page 6: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 20126 forcë tokësore

Në kuadrin e bashkëpunimit ushtarak Itali-Shqipëri, në takimin e zhvilluar midis ministrave të Mbrojtjes të

Italisë dhe Shqipërisë është diskutuar ideja e konceptimit dhe e zhvillimit, të Batalionit të Dytë këmbësorisë të Forcës Tokësore. Nënrepartet e FT-se ka disa vite që operojnë së bashku me trupat italiane në Herat, Afganistan duke kryer së bashku detyrat në këtë mision. Qëllimi i diskutimit të kësaj ideje është rritja e ndërvepruesh-mërisë midis kontigjentit tonë dhe trupave italiane, me të cilët trupat tanë veprojnë në Afganistan. Ndërtimi i një batalioni të tillë është një ambicie kombëtare dhe realizimi i kësaj ideje do të sillte përfitime për FT, pasi do të mund të përdorej me sukses edhe në operacionet brenda vendit për plotesimin e misionit kushtetues dhe në Emergjencat Civile. Në zbatim të Urdhrit të SHSHPFA, për këtë qël-lim është ngritur grupi koordinues në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së së RSh, si dhe në Forcën Tokësore është ngritur dhe funksionon grupi i punës për konceptimin e misionit, detyrave, strukturës dhe pajisjes së b2k. Grupi i punës i FT-së, udhëhiqet nga kolonel Adi Ndoni, shef i Degës së Operacioneve në FT, si dhe me përfaqësues nga degët të ndryshme në FT dhe batalioni i dytë i këmbësorisë në FT. Paralelisht me grupin e punës së FT, është ngritur dhe po vazhdon punën edhe një grup tjetër pune në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane, i përbërë nga specialistë të disa fushave. Puna e të dy grupeve po koordinohet dhe nga Delegacioni Italian i Ekspertëve, i cili vepron në Shqipëri që prej vitit 1997 duke kontribuar dhe dhënë ndihmën e tij në shumë projekte të rëndësishme në fushën e mbrojtjes. Një pjesë e mirë e këtyre projekteve ka qenë përfituese e drejtpërdrejtë FT (ose ish BrRSH). Projektet e DIE-s kanë mbuluar shumë fusha duke filluar që nga formimi dhe trajnimi i personelit dhe i nënreparteve, në kompletimin dhe pajisjen e njësive, ristrukturimin dhe përmirësimin e infrastrukturës deri në dhënien e mjeteve dhe ma-terialeve. Në kuadër të njohjes së punës së bërë nga të dy grupet në këtë drejtim, në 31 maj 2012, në Komandën e Forcës Tokësore u zhvil-lua një takim pune midis delegacionit të Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë italiane dhe grupit të punës të FT-së. Delegacioni italian kishte në përbërjen e tij specialistë të fushave të orga-nizimit të forcave, planifikimit dhe stërvitjes dhe kryesohej nga n/kolonel Pier Giorgo Giordano. Në këtë takim pune ishte i pranishëm dhe kryetari i Delegacionit Italian i Ekspertëve (DIE), kapiten i Rangut I Massimo

Nis puna për konceptimin e zhvillimit të Batalionit të II të Këmbësorisë në FT

Pellegrini, dhe kolonel Giovani Bi-ondi, ekspert i Forcave Tokësore në DIE si dhe përfaqësues nga drejtoria e Planifikimit në Shtabin e Përgjith-shëm të FA-së të RSH. Fillimisht ekipi Italian u prit nga gjeneralbrigade Viktor Berdo, komandant i Forcës Tokësore, i cili ju uroi mirëseardhjen dhe i shprehu falenderimet e përzemërta për kontributin që ka dhënë dhe jep DIE për këtë njësi. Gjeneral Berdo, bëri një rezyme të punës së bërë deri tani nga grupi i punës për konceptin dhe zhvil-

limin e batalionit të këmbësorisë duke theksuar në mënyrë të veçantë ndihmën dhe asistencën e dhënë nga ekspertët e DIE-s. Në vijim, në Sallën e konfer-encave të FT-së, major Hektor Mema, apecialist në Degën e Planifikimit bëri një prezantim të përgatitur nga grupi i punës së FT-së mbi strukturën, misioni, detyrat, TOP aktual i këtij batalioni, si dhe konceptin operacional dhe zhvil-limin e këtij batalionit të këmbësorisë për të ardhmen. Për hartimin e koncep-tit operacional, misionit dhe detyrave të

këtij tipi batalioni janë mbajtur parasysh kërkesat operacionale, të cilat janë në përputhje me Kodin e Kapaciteteve të NATO-s (BI-SC Agreed Capabilities Codes, October 2011). Më pas u mbajt një prezantim nga ekipi Italian, n/kolonel Pier Giorgo Giordano si dhe nga pjesëtarët e tjerë të delegacionit sipas fushave përkatëse, mbi rikon-figurimin e bk, duke bërë krahasime dhe duke patur parasysh strukturën e një Regjimentit të Këmbësorisë së Motorizuar Italian. Gjatë prezantimeve

Në kuadrin e bashkëpunimit ushtarak Itali-Shqipëri, në takimin e zhvilluar midis Ministrave të Mbrojtjes të Italisë dhe Shqipërisë është diskutuar ideja e konceptimit dhe e zhvillimit, të Batalionit të dytë Këmbësorisë të Forcës Tokësore

Më datë 02.06.2012 u zhvillua në Romë, Itali, ceremonia e

66 vjetorit të Republikës Italiane. Në këtë ceremoni, që zhvillohet çdo vit marrin pjesë ushtarakë nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, si dhe disa ushtarakë të vendeve mike të republikës Italiane, jo anëtare të NATO-s. Ndër vendet e ftuara në këtë paradë ceremoniale ishte dhe Shqipëria, e cila është përfaqësuar në këtë ceremoni që nga viti 2007. Mbështetur në shkresën Nr.1302/2 datë 22.05.2012, të komandantit të Regjimentit të Mbështetjes, nënkolo-nel Besnik Sylaj, shteti shqiptar u për-faqësua nga katër oficerët e Batalionit të Mbështetjes dhe Ruajtjes së MM të SHPFA: Kapiten Orges Shyraja, me detyrë komandant i kompanisë së truprojës së nderit (ceremoni-alit), kapiten Aurel Çela, shefi i seksionit të personelit, kapiten Arduil Nerguti me detyrë komandant i kompanisë së dyte i ruajtjes së batalionit të mbështetjes, nëntoger Haxhi

njëherë bashkëpunim e FA shqiptare me atë italiane dhe ndërveprimin e kulturave ushtarake në zhvillimin e ceremonialeve të ndryshme duke rritur sado pak njohurinë mbi zhvillimin e paradave kombëtare.

Elona Mako

shqipëria në paradën e 66 vjetorit të republikës italianeBatalioni i Mbështetjes, përsëri pjesë e ceremonisë

Telaj me detyrë komandant i togës së tretë të kompanisë së truprojës së nderit. Të katër këta ushtarakë, me veshjen e tyre ceremoniale ishin të parët për nga rendi alfabetik që hapën paradën e Romës, në nder të këtij përvjetori. Ky event tregon dhe

u bënë disa pyetje dhe u dhanë përgjigje për modernizimin e këtij batalioni. Në fund të takimit gjeneral Berdo i përgëzoi të dy grupet e punës për prezantimet e dhëna dhe ju uroi që edhe takimet e tjera në vazhdim të jenë të frytshme si kjo e sotmja. Për periudhën në vazhdim u arritën në konkluzione të përbashkëta për vijimin e punës për përgatitjen dhe prezantimin në SHPFA-së të RSH, të një Draft-Koncepti Operacional sipas Standardeve të kërkuara për Batal-ionin e 2-të të Këmbësorisë.

Page 7: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 2012 77BrL & fD

Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën LogjistikeNë kuadër të marrëveshjeve

m i d i s M i n i s t r i s ë s ë Mbrojtjes dhe Agjencisë

së NATO-s për Mbështetje dhe Furnizim, (NAMSA) një delega-cion ushtarak jordanez ka vizituar këtë javë Shqipërinë. Jordania dhe Shqipëria përballen me të njëjtin problem atë të demilitarizimit të municioneve, e për këtë arsye viz-ita synonte kryesisht shkëmbimin e eksperiencës për shkatërrimin e armatimit dhe municioneve të tepërta. Duke qenë se vendi ynë ka ecur mjaft mirë lidhur me këtë proces, ekipit jordanez u interesua së tepërmi për përvojën e FARSH në demilitarizimin e municioneve. Delegacioni jordanez përbëhej nga kolonel Nawaf Alhmoud, drejtor i Qendrës të Demilitarizimit në Jordani, kolonel Omar Aldwairy, drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë të Forcave të Armatosura Jor-

daneze, n/kolonel Ahmad Alfra-heed, specialist i Laboratorit të FA Jordaneze, zoti Hasan Al-Atiyat, supervizor i projektit të NATO-s

në Jordani, zoti Graham Brooks, konsulent i projektit të NAMSA-s, Luksemburg. Në ditën e parë të aktivitetit, të hënën, ekipi u prit nga

komandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha. Kolonel Hoxha i uroi vizitorëve mirëseardhjen në Brigadën Logjistike. Gjatë këtij

takimi, delegacionit me anë të një prezantimi iu dha informacion lidhur me Brigadën Logjistike, misionin, strukturën dhe repartet vartëse të saj . Ekipi u njoh me detaje për objektin e vizitës së tyre, pra për mënyrat e demontimit të municioneve të tepërta, si në poligone ashtu edhe në uzinat ushtarake. Vizitorët pyetën lidhur me misionin, detyrat e QAME, aktiviteti që kryhet nga strukturat e Brigadës Logjistike për asgjësimin e armatimit dhe municioneve të tepërta të Forcave të Armatosura, puna e bërë deri tani etj. Pyetje u bënë edhe në lidhje me rolin e Laboratorit Qendror të Forcave të Ar-matosura, i cili merret me analizimin e treguesve cilësor të municioneve si edhe realizon analizat e ujit, tokës dhe ajrit në zonat ku kryhet demontim. Në ditët në vazhdim ekipi ka udhëtuar drejt Uzinës Ushtarake Mjekës, në Elbasan, ku kanë parë nga afër linjat e demontimit të municioneve.

Mbas disa muajsh, nga 13 shtatori i vitit të ka-luar, kur anija “Oriku” e ndërtuar në kantierin

e Pashalimanit u lëshua në ujërat e kaltra të bazës më të vjetër detare, më datën 1 qershor, një koincidencë me ditën e fëmijëve, ( si fëmijë që vazhdon të piqet e rritet nga dita në dite), kjo anije përjetoi një ngjarje të rëndësishme,- atë të marrjes së flamurit luftarak, dhe në ditarin e saj, kjo mbetet ditë historike. Në molin kryesor të anijeve të kësaj baze, pranë kantierit detar, në praninë e dhjetëra kuadrove të shtabit të Forcave Detare, Flotiljes Detare të Jugut, QZHK dhe Kantierit detar u zhvillua ceremonia e dorëzimit të flamurit luftarak, një moment kulmor për ekuipazhin e kësaj anije, pasi ky efektiv u betua për mbajtjen me nder të këtij flamuri në çdo operacion për zbatimin e ligjshmërisë detare brenda dhe jashtë vendit. Flamuri luftarak ju dha anijes mbas një sërë provash për gatishmërinë teknike dhe aparaturave, stërvitjes e përgatitjes intensive të ekuipazhit të saj për zotërimin e çdo detyre si dhe një lundrimi shturman që zhvilloi anija nga Pashalimani në Shëngjin e kthim,-muajin e kaluar. Vlerat e kësaj ceremonie shtohen dhe për faktin se direkt mbas mar-rjes së flamurit, me datën 2 qershor, “Oriku” ngriti spirancën dhe morri kursin për në veri të Adriatikut, në Slloveni ku është pjesëmarrëse e stër-vitjes së përbashkët rajonale “Adrijon –Livex-2012”. Kujtojmë se Forcat tona Detare janë pjesëmarrëse në këtë aktivitet që nga viti 2006. Fillimisht drejtuesi i FD, kapiten i Rangut të I

Oriku përjeton ngjarjen e dytë të rëndësishme…Anija më e re e FD, “Oriku”, (Klasi “Iliria”, Stan Patrol Boat 4207), me datën 1 qershor

u pagëzua me flamurin luftarak të Forcave Detare Shqiptare

Ferdinand Kreshpani vlerësoi punën e deritanishme të bërë nga efektivi i Flotiljes, anijes dhe kantierit detar për vënien në gatishmëri të plotë opera-cionale të “Orikut”, duke i uruar dhe lundrim të qetë në misionin e saj të parë jashtë vendit. Më pas kapitenle-jtnant Ilir Çoba, kapiten i anijes dhe kuadro të saj e vendosën flamurin luftarak në vendin e caktuar, në kiçin e anijes, duke premtuar njëzëri

mbajtjen me nder të këtij flamuri të shenjtë për ta. Specialisti i lundrimit i “Orikut”, kap.Lt. Altin Liçaj na shpjegon se tashmë ekuipazhi i anijes i mirëstervitur e ka të qartë itinerarin e lundrimit, mjetet dhe mënyrat e realizimit te tij, radarët dhe sistemi i komunikimit janë në rregull. Kështu i gjejmë nëpër postet e tyre luftarake, k/timonierin Esat Xhelo, k/radistin Bardhyl Hysenaj, sinjalistin Fatjon

Hysa, nd/mjekun Vladimir Sinanaj dhe rreshterët Lavdim Kokalla, Vaso Jazoj dhe Arjan Hasimaj, që janë vërtet zemra e bërthama e anijes, dhe në këtë rast krenaria e flotës. Pikërisht këta detarë të sprovuar, të aftë profesionalisht, që zotërojnë me mjeshtëri çdo mekanizëm, aparaturë e detyrë brenda anijes, të japin garanci e besim se “Oriku” do përballoje e sigurt çdo fortunal të Adriatikut të

Epërm, do zbatojë me përpikmëri çdo STANAG të NATO-s për këtë lloj stërvitje, kështu do nderoje Forcat tona Detare dhe shtetin shqiptar. Ndaj ne jemi krenarë me “Orikun” dhe i urojme kthim të mbarë. Në vijim, numrin e ardhshëm do jetë një shkrim i zgjeruar për pjesëmarrjen e “Ori-kut” në Adrijon-Livex-2012.

N/Kolonele Leti SulajShefe e BCU, FD

Page 8: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 20128

Për herë të parë tre ditë “betejë” me helikopterë në terren kënetor

reportazh

Bejdo malo

RReth-GReth 2012, një stëRvitje me plot Risi

Një risi në vitin kalen-darik të Forcave Tokë-sore. Duke u nisur nga përmasat e saj, nga

përgatitja dhe nga intensiteti i saj stërvitja fushore Rreth-Grethi 2012 e Batalionit të Tretë i Këmbësorisë Poshnje, është një ndër stërvitjet më të rëndësishme të Forcave të Armatosura. Major Elidon Këm-bora, shefi i MCU i këtij batal-ioni thotë për gazetën “Ushtria” se :-“Në Poligonin Kombëtar të Rreth- Grethit në Kavajë, Komanda e Forcave Tokësore me pjesëmar-rjen e Batalionit të Tretë të Këmbë-sorisë me vendbazim të përhershëm në Poshnjë të Beratit, nga data 01 qershor 2012 deri më datën 20 qershor 2012 po zhvillon stërvitjen me trupa në fushim “Rreth –Grethi 2012”. Majori sqaron se kjo stër-vitje është shumë e rëndësishme dhe janë marrë të gjitha masat deri në detajet më të imta që ajo të re-alizohet sipas objektivave të vëna nga Komanda e Forcave Tokësore. Ky batalion këtë lloj stërvitjeje e ka shndërruar në një impenjim dhe në një traditë në këto katër vitet e fundit. Poligoni i stërvitjeve kom-plekse të Rreth-Grethit është një poligon i ndërtuar me shumë kujdes dhe me profesionalizëm nga ana e Komandës së Forcave Ajrore. Por stërvitja e Batalionit të Poshnjës ka një tjetër konceptim. Ngritja e fushimit është dhe shkronja ‘’A’’ e këtij evenimenti. Major Abaz Bregu, shefi i shtabit të batalionit, që drejton këtë stërvitje thotë për gazetën se në stërvitjen e këtij viti ka ndryshime rrënjësore. Së pari në përmbajtjen e stërvitjes për herë të parë do të bëhet mbështetja nga helikopterët për temat speciale. Tre ditë rresht helikopterët duke u nisur dhe nga specialiteti i këtij batalioni, si batalion i mbështetjes ajrore do të kryejnë me tërë efektivin e batalionit stërvitjen speciale. Tematika e këtyre stërvitjeve do të jetë sigurimi i zonës së sigurisë së uljes dhe ngritjes së helikopterit, mënyra e hipjes dhe desantimi nga helikopteri dhe metodologjia e mbështetjes ajrore me helikopter. Kjo lloj stërvitjeje zhvillohet për herë të parë dhe do të krijojë një tjetër konfiguracion dhe rëndësi të saj.

Cilat janë objektivat që po realizohen në këtë stërvitjeMajor Abaz Bregu thotë se

objektivi kryesor është kompak-tësimi i veprimeve skuadër-togë-kompani dhe në ditët e fundit arritja e kompaktësimit të tërë veprimeve të batalionit. Ky është një objektiv që kërkon shumë mobilizim dhe kërkon disiplinë, durim dhe sakrificë. Objektivi i dytë i rëndësishëm, cilëson majori është realizmi i stërvitjeve ajrore, të cilat nuk mund të realizohen në venddislokimin e përhershëm. Temat për kalimin e pengesave ujore zënë vendin kryesor në këtë stërvitje. Po një ndër objektivat më të rëndësishme është realizmi i stërvitjes për lëvizjen në ter-ren kënetor. Nuk ka terren më të përshtatshëm për të stërvitur një batalion të mbështetjes nga ajri, se sa në Rreth-Greth. Por objektivi madhor thotë majori për gazetën “Ushtria” mbetet realizmi i të gjithë llojeve të ngjitjeve në të gjitha distancat dhe me të gjitha llojet e armatimit. Kjo për faktin se në venddislokimin e përher-shëm ne kemi poligon vetëm për realizmin e qitjeve deri në 50 metra ndërsa në Rreth-Greth kemi mundësi që të realizojmë të gjitha llojet e qitjeve mbi 50 metra largësi dhe në vijim të kësaj detyre rëndësi ka dhe real-izimi i qitjeve kolektive. Në këtë stërvitje marrin pjesë efektivat e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë

të përbëra nga: shtabi i batalionit, kompania e mbështetjes, kom-pania e parë e këmbësorisë dhe kompania e dyte e këmbësorisë Po ta shikosh realisht në terrenin e stërvitjes thotë major Këmbora, konstaton se në këtë stërvitje or-ganizmi dhe zhvillimi i stërvitjes në shkallë batalioni, në kushte fushore realizohet me përgjegjësi dhe synimi kryesor mbetet kom-paktësimi në nivel skuadre-toge-kompanie dhe theksi do të jetë në rritjen e nivelit operacional të përgatitjes së personelit dhe aftësi të profesionale të drej-tuesve të stërvitjes. Një aspekt

tjetër i kësaj stërvitje do të jetë realizimi me sukses i qitjeve me të gjitha llojet e armëve, duke filluar nga automatiku AU-56, mitralozi ML-56 dhe ML-58 si dhe qitje luftarake me skuadër dhe me togë, të cilat janë të një kategorie të vështirë dhe që duan përgatitje të gjithanshme duke parë realisht atë që ndodh në këtë stërvitje një kujdes i veçantë është treguar për pla-nëzimin, organizmin dhe zhvil-limin e stërvitjeve për kryerjen e operacioneve luftarake paqerua-jtëse dhe humanitare, të bazuar në programin vjetor të stërvitjes

dhe në misionin e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë.

Cilat janë fazat e stërvitjesFaza e parë e stërvitjes, zgjat

nga 20- 30 maj 2012 dhe kjo faze përfshin masa përgatitore nga Shtabi i ba ta l ioni t duke përcaktuar forcat pjesëmarrëse në stërvitje, masat për sigurinë, ruajtjen e armatim municionit luftarak dhe të manovrës, për-gatitjen e teknikës, sigurimin e bazës materiale për stërvitje, tematikat e stërvitjes, masat për zhvillimin e qitjeve luftarake, sigu-rimin me ushqim, veshmbathje dhe

Page 9: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 2012 9reportazh

RReth-GReth 2012, një stëRvitje me plot Risi

shërbim shëndetësor, si dhe masat për sigurimin e mbështetjes me ndërlidhje. Kjo fazë është realizuar me shumë kujdes dhe major Bregu thotë se u realizuan të gjitha detyrat dhe objektivat që ishin venë dhe kjo falë mbështetjes së koman-dant i t t ë Forcave Tokësore, gjeneralbrigade Viktor Berdo dhe tërë drejtuesve të tjerë të kësaj komande. Në fazën e dytë që filloi më datën 31 maj dhe u mbyll më datën 3 qershor është kryer zhvendosja e personelit pë r në ra jon in e s t ë rv i t j e s , ngritja e kampingut me të gjitha elementet për jetesë e stërvitje, organ iz imin e dre j t imi t dhe ruajtjes në rajonin e fushimit si dhe ngritjen dhe funksionimin e qendrës operacionale për drejtim dhe komunikim të procesit të stërvitjes. Në fazën e tretë nga 4 deri më 19 qershor do të zh-villohet stërvitje me tema për kompaktësimin e veprimeve të skuadrës, togës dhe realizimin e qitjeve luftarake të planifi-kuara. Një ndër objektivat e realizuara ishte dhe përgatitja dhe funksionimi i elementëve të qendrës operacionale në terren. Duke filluar që nga momenti i mbërritjes, duke vazhduar me mënyrën se si u ngrit fushimi, se si u ndërtua jeta në fushim me të gjitha imtësitë dhe brenda një kohe rekord batalioni tregoni se ka manovrueshmëri të lartë taktike, aftësi të mëdha menax-huese dhe është shumë i aftë të

mbijetojë në terren krejtësisht t ë pan johur . U ndër tuan në kushte fushore shtatë stacione stërvit jeje duke sfiduar edhe kushtet e motit me të nxehtin në ditët e para të stërvitjes në këtë fillim qershori. Në këtë stërvitje marrin pjesë mbi 200 trupa që s t ë rv i t en dhe dre j tohen nga mbi 40 oficerë. Stërvitja është e një niveli bashkëkohor. Një punë shumë të kujdesshme dhe të specifikuar për mbarëvajtjen në këtë stërvitje bën në çdo orë të ditës komandanti i Forcave Tokësore gjeneralbrigade Vik-tor Berdo, i cili ka udhëhequr

dhe mbështetur gjithë parapër-gatitjen dhe procedurat e stër-vitjes, duke i ndjekur të gjitha problematikat e kësaj stërvitje deri në detaje. Çdo ditë në ra-jonin e fushimit janë prezent nga dy përfaqësues nga shtabi i FT për të ndjekur aktivitetin e kryer nga batalioni në fushim. Gjithashtu për të siguruar kushte sa më të mira për jetesë e stërvitje, shtabi i FT ka siguruar mbështetjen me autodushe, qendër mobile, au-tobot për ujë të pijshëm, si dhe sigurimin e naftës për mjetet e transportit. Major Abaz Bregu thotë se: “Struktura e stërvitjes

është përzgjedhur me shumë ku-jdes. Programi ditor është hartuar me tetë orë stërvitje. Gjithçka fillon me orën sportive duke bërë vrapim rezistence, ushtrime force dhe ushtrime shpejtësie. Pjesa e dytë vazhdon me temat e patrul-limit në këmbë dhe me mjete, veprimet në pikën e kontrollit, sigurim dhe ruajtje baze, kontrolli i qendrave të banuara, organizmi i pritave dhe goditje objekti, kalimi i pengesave ujore si dhe qitje me ide taktike. Një punë shumë e ku-jdesshme u është kushtuar edhe temave për stërvitjen natën. Në këto stërvitje do te aplikohen patrul l imi natën, n johja dhe përdorimi i dylbive sigurim dhe ruajtje bazë kontrolli i qendrave të banuara, si dhe qitje me ide t ak t i ke . Kush t e t e t e r r en i t , shkalla e vështirësisë së motit dhe mbi të gjitha fryma e kolek-tivitetit kanë sjellë një stad të ri në përgatitjen e këtij batalioni. Në këtë stërvitje puna në grup dhe bashkëveprimi i stafit ka një rëndësi shumë të madhe. Duke filluar nga majorët Valmir Bega, shef personeli, Sami Hida, shef operac iona l e s t ë rv i t j e , I l i r Hida, shef Logjist ike Elidon Kembora, shef MCU s i dhe kapiten Ermal Kurti, psikolog, toger Klajdi Stena, specialist për operacionet n/toger Mikel Dervishi, shef ndërlidhjes, n/toger Er ion Mbrakul l i , spe-cial is t zbulimi, major Agron Qato, komandant i kompanisë së mbështetjes, kapiten Gentian Kapa, komandant i kompanisë së parë, kapiten Rezart Serani, ko-mandant i kompanisë së dytë.

Cilat janë risitë e stërvitjesShefi i shtabit të këtij batalioni

thotë se ngritja e fushimit ishte një prej risive të kësaj stërvitjeje. Duke filluar që nga luga e piruni, e duke përfunduar tek kushtet shumë komode të ngrënies fjetjes dhe të stërvitjes të ngritura në

një terren të vështirë dhe me jetë fushore, arrihet në përfundimin se ky batalion brenda një kohe të shkurtër mund të zhvendoset nga ajri dhe të vendoset në një terren të vështirë dhe të panjohur duke krijuar kushte ideale për jetesë dhe për stërvitje. Po ashtu me shumë kujdes u punua për ndërlidhjen dhe për komunikimin dhe për këtë ka meritë shefi i ndërlidhjes së Forcave Tokësore Ferdinand Bimo. Por dhe për ngritjen e poligoneve u bë një punë voluminoze dhe u realizua. Duke filluar që nga ora 8-00 e mëngjesit dhe deri në mbrëmje vonë rreth 200 trupa të këtij bata-lioni stërviten në poligone dhe në terren shumë të vështirë. Zhvil-lojmë stërvitje me orar të zgjatur dhe në kushte të vështira terreni, thotë major Elidon Kotorri. Janë mbi 20 poligone të distancave të ndryshme, të cilat popullohen nga këta ushtarë profesionistë, të cilët janë dhe kontingjenti më cilësor i paqeruajtësve shqiptarë në Irak dhe në Afganistan. Janë shumë emrat e atyre që janë protagonistë të kësaj stërvitjeje. Duke filluar n/toger Marsel Hysi, kom.toge logjistike, tetar Robert Mehilli, shofer, tetar Shkëlqim Kurti, shofer, nëntetar Fatjon Jaupi, centralist, tetar Hysni Maliqi, kom sk. Ndërlidhjes, UPR Edi-son Rrushi, infermier, janë ata që siguruan tërë infrastrukturën e mbështetjes së kësaj stërvitjeje për të gjitha detajet.

Kompania e parë këmbësore mban dhe peshën kryesore të stërvitjes, sepse efektivi i saj ë sh të i përbërë nga ush ta rë të mirëfilltë, të cilët duhet të jenë dhe qitës të shkëlqyer. Në fushën e stërvitjes ata drejto-hen nga toger Taulant Toska, zv.kom kompanie, dhe nëntetar B ledar Muca, kom.skuadre , ushtari profesionist Majklejd Ymeti, kom.grupi, rreshter Ar-ben Bisha, zv.kom.toge, tetar Gentian Yzeiri, zv.kom toge, të cilët e konsiderojnë stërvitjen si thembrën e Akilit të suksesit të tyre. Kompania e dytë këm-bësore këto ditë po stërvitet për kalimin e pengesave ujore dhe për lëvizjen në terren kënetor. N/toger Rigels Kalanxhi, kom toge, që drejton këtë stërvitje me efektivin e tij niset herët dhe kthehet në orët e natës nga terreni. Ai vlerëson punën e rreshter Afrim Xhafa, zv.kom.toge, n/tetar Elidon Doko, kom skuadre, n/tetar Dorian Kacani, kom skuadre, UPR Sulo Gjata, kom grupi. Stërvitja është në fazën e saj më intensive dhe nuk thonë kot që Fillimi i mbarë është gjysma e punës. Nga ajo që shikon bindesh se kjo stër-vitje jo vetëm që do të realizojë objektivat, por do të jetë dhe një risi në këtë vit kalendarik.

Page 10: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 201210

Një delegacion i veteranëve nga

Kroacia u pritën në Ministrinë e FsKMinistri dhe komandanti i FSK-së,

Agim Çeku dhe gjenerallejtënant Kadri Kastrati, kanë prit sot, në ambientet e Ministrisë, një delegacion të Vet-eranëve të Luftës të Kroacisë të ud-hëhequr nga kryetari Ratko Dragoviç dhe koloneli Ivica Pangja. Ministri i FSK-së, Agim Çeku me këtë rast ju ka dëshiruar mirëseardhje veteranëve kroatë në Kosovë. “Veçanërisht më gëzon kjo ide, për vizitën e juaj në Kosovë, sepse ky është një respekt për ne, por edhe ne kemi respekt për ju dhe Kroacinë”. Ministri Çeku, më pastaj i njoftoi veteranët kroatë për luftën që populli i Kosovës ka bërë për liri, për ndërtimet e institucioneve të Shtetit të Kosovës, si dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për arritjet e kapaciteteve operacionale dhe për bashkëpunimin e mirë, që FSK-ja, ka me shtetet e rajonit dhe më gjerë. “Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqye-shëm me Kroacinë si dhe me Ushtrinë e Kroacisë, ku kemi nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi të dyan-shëm, në mes të dy ministrive tona. Ne, falë edhe ndihmës së Kroacisë, po ndërtojmë FSK-në me standardet më bashkëkohore të shteteve të NATO-s. Vizita e bashkëluftëtarëve të mi, është një nder i veçantë për mua. Më vjen mirë që nuk e kanë harruar luftën tonë dhe vlerat tona të përbashkëta, tha në fund ministri Agim Çeku. Ndërsa, kryetari i Vet-eranëve të Kroacisë, Ratko Dragoviç i njohur me llagapin luftarak “Klek” tha se; “kemi një respekt të madh për bashkëluftëtarët tanë, për këtë, jemi sot këtu, që t’i falënderojmë kosovarët për atë që kanë dhënë për ne, dhe të vazhdojmë bashkëpunimin me veteranët e Kosovës”. Në fund u shkëmbyen dhurata të dyanshme.

rajon

90 pjesëtarë të FSK-së nisen për trajnim në Gjermani

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë

vizitë pune në FSK

Janë nisur për një trajnim tre javorë, në Akademinë e Nënoficerëve në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve

në Grafenworh, të Gjermanisë, udhëtuan 90 pjesëtarë të FSK-së, të rangut nënoficerëve. Në cer-emoninë e organizuar, me këtë rast, në Kazermën “Adem Jashari” të KFT-së, morën pjesë ministri dhe komandanti i FSK-së, Agim Çeku, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneralët Zymer Halimi dhe Gëzim Hazrolli, atasheu ushtarak i Amer-ikës në Kosovë, kolonel, Arthur Beauchamp, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, dhe KFOR-it, Amerikan. Ministri i FSK-së, Agim Çeku, në fjalën e tij, ka shprehur falënderime të veçanta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë, të cilat po ndihmojnë vazhdimisht me trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së. Ministri Çeku u shprehë se ndjehet tejet i lumtur për trajnimin e nëno-ficerëve që është kori i çdo ushtrie. “FSK-ja po ecë me hapa të sigurt, po ecë me hapa të shpejtë, me hapa të mëdhenj dhe me hapa profesional. FSK-ja po trajnohet me standardet më të larta të cilat po kërkohen nga NATO-ja. Ngritja e korit të nëno-ficerëve e që është boshti kryesor i çdo ushtrie, është më rëndësi për ne, për FSK-në dhe për Kosovën”. Min-istri Çeku më tej shtoj se: “Shkuarja

e juaj në këtë qendër ndërkombëtare është një mundësi e madhe për ne, për ju dhe për FSK-në, për ngritjen profesionale të FSK-së. Unë edhe njëherë i falënderoj të gjithë ata që po e ndihmojnë FSK-në”. Në këtë qendër të njohur të trajnimeve, kanë kaluar shumë nënoficerë të ushtrive të botës që tani janë edhe anëtare të NATO-s, por edhe ne e kemi vendin aty, në NATO, tha ministri Çeku. Ministri Çeku, më pas ju drejtuar nënoficerëve, më fjalët: Është një moto, për nënoficerë” askush nuk është më

i mirë, se unë” kjo është motoja e nënoficerit, prandaj punoni, që askush nuk është më i përgatitur dhe më i mirë se unë. Ngritja e Korit të nënoficerëve të FSK-së, nga Ushtria Amerikane do të jetë një sfidë angazhuese. Të nderuar nënoficerë, ju po e prezantoni vetën tuaj, po e prezantoni FSK-së, dhe ju jeni ata që duhet ta ngrini nivelin profesional të FSK-së, me standarde më të larta të NATO-s, Në ceremoninë e përcjelljes së oficerëve të FSK-së, në Gjermani, edhe komandanti i FSK-së, gjener-

allejtënant Kadri Kastrati shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë trajnim të veçantë, nga SHBA. Komandanti kërkoi nga pjesëtarët e FSK-së, angazhim maksimal dhe profesional me qëllim të arritjes së rezultateve të larta, të cilat janë obligim i juaji dhe prioritet për zhvillimin profesional të Forcës së Sigurisë. 90 pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës, do të qëndrojnë në këtë qendër trajnimi mbi 3 javë ditë, ku do të zhvillojnë trajnime të nivelit më të lartë dhe me standardet më të larta të NATO-S.

Zëvendësministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Sllav-

isha Filipoviqi priti në lokalet e ministrisë një delegacion të ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga Kolonel Muhaedin Bela, këshilltar shtetëror për Politika dhe Plane si edhe zonjat Ljubica Pop Taleska, shefe e Seksioni në Departamentin e Resurseve Humane dhe Julijana Stojanova, nga po ky departament. Mirëseardhjen delegacionit të ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë ua shprehu zëvendësministri i MFSK-së, Sllavisha Filipoviqi i cili u shpreh se shkëmbimi i përvojave në fusha me interes ndërmjet dy ministrive, përkatësisht sektorëve është shumë e dobishme për punën e mëtejshme në planifikim dhe aplikim të politikave të per-sonelit dhe fushave tjera. Në takimin e punës të dyja delegacioneve atij të Maqedonisë dhe të Ministrisë për FSK, morën pjesë edhe Ismet Mecinaj, shef i Sektorit për Politika të Personeli, Sabri Haxholli, shef i Sektorit për Rekrutim dhe Rezervë, Azemina Qullum , shefe e Zyrës për Komunitete në ministrinë

për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në këtë takim pune, tema me interes prezantuan: shefat e Sektorëve dhe Zyrave të MFSK-së; Ismet Mecianj, temën “ Misioni dhe detyrat e ministrisë dhe FSK-së si dhe përgjegjësitë e Departamentit të Personelit”, Azemina Qul-lum prezantoj temën “Përvojat e MFSK-së në përfshirjen e minoriteteve në MFSK dhe FSK si edhe jetësimi dhe rritja e standardeve dhe të drejtave të punëtorëve”. Po ashtu në këtë takim temën “Procesi i Rekrutimi të komuniteteve”, e paraqiti Sabri Haxholli, shef i Sektorit të Rekrutimit dhe Rezervës në MFSK. Temat e tyre i prezantuan edhe pjesëmarrësit e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë, si edhe u diskutuan shumë çështje me interes të përbashkët. Viz-ita e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë në ministrinë për FSK, u realizua në kuadër të bashkëpunimit shumë mirë që kanë këto dy ministri ndërmjet veti, e cila është e definuar edhe me mar-rëveshje bashkëpunimi të nënshkruar ndërm-jet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë.

Gazetaria investigative dhe Mbrojtja e të Dhënaveu mbajt në Pula të Kroacisë konferenca dy ditore

Nga data 29 deri më 30 maj në Pula të Kroacisë u zhvillua Konferenca dy ditore me temë “Gazetaria Investigative dhe Mbrojtja e të Dhënave”. Konferenca ishte një bashkëorganizim i RACVIAC - Qendra për Bashkëpunim e Siguri, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Shoqata Evropi-ane e Mediave dhe Shërbi-meve Publike në Evropën Juglindore dhe e Radio e Televizionit Kroat. Kjo konferencë ishte në vazhdimësi të konferencës “Media dhe Siguria Publike në Europën Juglindore”, mbajtur në RACVIAC - Qendra për Bash-këpunim e Siguri në nëntor 2011. Konferenca “Gazetaria Investigative dhe Mbrojtja e të Dhënave”, synoi nxitjen dhe rritjen e bashkëpunimit duke përdorur dialogun, shkëmbimin e informacionit, transferimin e njohurive, të pikëpamjeve dhe ideve, si dhe në përhapjen e standardeve ndërkombëtare në lidhje me gazetarinë hulumtuese dhe mbrojtjen e të dhënave dhe ndërtimin e një ambienti më të hapur, transparent dhe të qëndrueshme në rajonin e Europës Juglindore. Tematika dhe qëllimi i organizimit të kësaj konference erdhi nga nevoja për të promovuar gazetarinë investigative, për të nxitur pavarësinë e gazetarëve, duke mbështetur dhe respektuar parimet për mbrojtjen e të dhë-nave dhe standardet e sigurisë. Në këtë konferencë morrën

pjesë mbi 30 pjesëmarrës, që përfaqësonin ministritë e Mbrojtjes dhe Mediat Publike të Europës Juglin-dore, por edhe përfaqësues të Shoqatës Evropiane të medias se shërbimeve pub-like në Evropën Juglindore, Bashkimi Europian i Trans-metimit, Organizatat media-tike te Evropës Juglindore, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Duke tërhequr

vëmendjen për rëndësinë e lidhjes së ndërsjelltë në mes shërbimeve të mediave publike dhe çështjeve të sigurisë, pjesëmarrësit e konferencës analizuan transparencën e marrëdhënies mes medias dhe sigurisë, eksploruan rolin e mediave publike në operacionet e menaxhimit të krizave, promovuan lirinë e shprehjes dhe ndërtimit të kapaciteteve në fushën e me-diave, nxitën pluralizmin e medias dhe të bashkëpunimit midis shërbimeve publike rajonale të mediave dhe insti-tucioneve shtetërore, ndanë informacionet, pikëpamjet dhe përvojat. Në realitetin e sotëm ekziston beteja mes informacionit dhe propagandës, mes faktit dhe public-itetit. Ne treguam se në punën tonë si gazetarë të FA bëjmë përpjekje të vazhdueshme, që fitues i kësaj beteje të jetë informacioni, për të krijuar një marrëdhënie të drejtë midis shtypit ushtarak të FA dhe lexuesit.

Mimoza GOLIKJA

Page 11: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 2012 11 nato

NATO dhe Zelanda e Re nënshkruajnë marrëveshjen e re të partneritetit

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, më 27 maj 1997, nënshkrimi i Aktit

Themelues NATO-Rusi hodhi bazat formale për bashkëpunim dypalësh dhe dhjetë vjet më parë, më 28 maj 2002 krijimi i Këshillit NATO-Rusi krijoi një forum për aleatët dhe Rusinë për të qenë të barabartë për të disku-tuar e bashkëpunuar mbi çështjet me interes të përbashkët. Të shtyrë nga një frymë pragmatizmi përballë sfidave të përbashkëta të sigurisë, marrëdhënia ka bërë një rrugë të gjatë që nga këto momente historike edhe pse ka ende për të jetuar deri në potencialin e saj strategjik.

Në samitin e fundit të Çikagos, ud-hëheqësit e vendeve aleate mirëpritën progresin e rëndësishëm në bash-këpunim gjatë viteve dhe përsëritën dhe përsëritën dëshirën e tyre për të parë një partneritet të vërtetë strategjik midis NATO-s e Rusisë, siç është rënë dakord në samitin e Lisbonës në vitin 2010.

Duke pranuar se ka ende dallime serioze në çështje të caktuara, të tilla si Gjeorgjia, mbrojtja raketore dhe ndërhyrja e NATO-s për të zbatuar Rezolutën 1973 të sigurisë së Kombeve të Bashkuara në Libi, aleatët theksuan nevojën për të përmirësuar transparencën, besimin reciprok dhe parashikueshmërinë. Ndërtimi i sigurisë së bashku me zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit praktik mbi sfidat e sigurisë së përbashkët, si çështjet që lidhen me Afganistanin, terrorizmin, piraterinë dhe veçanërisht mbrojtjen raketore është mënyra më e mirë për të ecur përpara.

Ulje dhe ngritje Gjatë viteve është bërë mjaft progres

midis ish kundërshtarëve të Luftës së Ftohtë, pavarësisht uljeve e ngritjeve. Dialogu e ndërtimi i besimit në fil-lim të viteve ’90 dha frytet e tij, kur ushtarët rusë u vendosën së bashku me homologët e tyre aleatë në operacionin e parë paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Bosnje-Hercegovinë, si kontingjent më i madh i trupave jo të

NATO-s. Nënshkrimi i Aktit Themelues në

vitin 1997 zgjeroi e thelloi kornizën e bashkëpunimit. Erëra të forta kanë për-shkruar marrëdhëniet në kohë për shkak të mosmarrëveshjeve serioze mbi çështje të rëndësishme – por në asnjë moment nuk kanë qenë komplet “të ngrira”.

Pavarësisht dallimeve rreth fushatës ajrore të NATO-s në Kosovë, në pran-verë të vitit 1999, Rusia ka luajtur një rol të dukshëm diplomatik në zgjidhjen e krizës së Kosovës në fazat e mëvon-shme dhe dislokoi paqeruajtësit për të mbështetur Forcën e Kosovës.

Kësaj marrëdhënieje iu dha një shtysë e re në prag të sulmeve terroriste të shtatorit të vitit 2001. Duke njohur nevojën për veprim të koordinuar për t’ju përgjigjur kërcënimeve të për-bashkëta, aleatët e Rusia në vitin 2002 vendosën të krijojnë këshillin NATO-Rusi (NRC) për të forcuar dialogun e bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

Pas veprimeve disproporcionale ushtarake të Rusisë në Gjeorgji në fillim të gushtit të vitit 2008, aleatët pezulluan takimet zyrtare të NRC-së dhe bashkëpunimin në disa fusha. Megjithatë vazhduan kontaktet e nivelit të ulët si dhe puna në disa projekte. Takimet formale rifilluan në fund të vitit 2009 edhe pse aleatët va-zhdonin t’i bënin thirrje Rusisë për të përmbushur angazhimet e saj në lidhje me Gjeorgjinë si dhe të njihte si shtete të pavarur Osetinë e Jugut dhe rajonet e Abkhazisë së Gjeorgjisë.

Duket qartë se mbeten dallime midis NATO-s e Rusisë mbi një numër çështjesh, si Gjeorgjia dhe duke punuar drejt një mirëkuptimi reciprok të bashkëpunimit të mbrojtjes nga raketat. Megjithatë, është shumë i rëndësishëm fakti se tani prej dhjetë vjetësh kemi NRC-në si një forum ku

mund të adresojmë të gjitha çështjet, në çdo kohë edhe kur nuk pajtohemi.

Një zyrë informacioni e NATO-s dhe një mision ushtarak ndërlidhës në Moskë vazhdojnë të ndihmojnë në pro-movimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e besimit. Misioni diplomatik i Rusisë në NATO dhe zyrat e degës ushtarake të Rusisë në dy selitë kryesore të komandës ushtarake të NATO-s po lehtësojnë gjithashtu bashkëpunimin.

Ndërtimi i besimit përmes bashkëpunimit praktikDallimet e vazhdueshme mbi çësht-

jet kyçe nuk duhet të errësojnë suksesin e arritur në bashkëpunimin NATO-Rusi mbi shqetësimet e sigurisë së përbashkët. Më e rëndësishmja, NATO e Rusia kanë interes të përbashkët në një Afganistan të qëndrueshëm e të sigurt, në një rajon të qetë. Disa nisma janë duke u zhvilluar për të ndihmuar në stabilizimin e Afgani-stanit: Duke ndihmuar Forcat e Armato-sura afgane, trajnimin e afganëve, Azisë Qendrore e Pakistanit në luftën kundër

lëndëve narkotike dhe në zhvillimin e një marrëveshjeje për transitin e ngarkesave jo-vdekjeprurëse për Forcën e Ndihmës së Sigurisë Ndërkombëtare (ISAF). Duke nënvizuar angazhimin e përbashkët për të siguruar të ardhmen e Afganistanit, Rusia dërgoi një përfaqësues të posaçëm për të marrë pjesë në takimin e zgjeruar të ISAF-it në samitin e Çikagos.

Në luftën kundër terrorizmit, Iniciativa e Bashkëpunimit të Hapësirës Ajrore, që synon të ndalojë terroristët nga përdorimi i avionëve për të nisur sulme të ngjashëm me ato të 11 shtatorit të vitit 2001, tashmë është funksionale. Një projekt tjetër është zhvillimi i teknologjisë që do të mundësojë zbulimin e pajisjeve shpërthyese në mje-diset e transportit masiv, me gjyqe që do të mbahen në vitin 2013. Stërvitja e parë civile – ushtarake e NRC-së u realizua në mars të vitit 2012. Zbulimi i lëndëve plasëse të improvizuara është gjithashtu një fokus i rëndësishëm i punës në vazhdim.

Gjithashtu, po zhvillohet puna në forcimin e bashkëpunimit kundër pira-

terisë në Birin e Afrikës, në veçanti duke përmirësuar kanalet e komunikimit gjatë operacioneve detare. Një bashkëpunim tjetër ushtarak fokusohet në logjistikë, luftën kundër terrorizmit, kërkimin e shpëtimin në det, teatrin e mbrojtjes raketore dhe shkëmbimet akademike ushtarake.

Në samitin e NATO-s në Lisbonë në nëntor të vitit 2010, NATO ftoi Rusinë për të shqyrtuar mundësitë për bashkëpunimin e mbrojtjes raketore. Diskutimet lidhur me këtë temë vazhdojnë. Në samitin e Çikagos, liderët e NATO-s theksuan se aftësia e mbrojtjes raketore të NATO-s nuk është kundër Rusisë dhe as do të mi-nojë strategjinë e saj. Ajo duhet të mbrojë kundër kërcënimeve potenciale përtej zonës euroatlantike. Aleatët e mirëpresin gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar dialogun mbi gjetjen e një mënyre për të vazhduar bashkëpunimin e ardhshëm mbi mbrojtjen raketore. NATO është e vendosur të punojë nëpërmjet NRC-së për të parë se si sistemet e pavarur të mbrojtjes raketore të NATO-s e Rusisë mund të punojnë së bashku për të rritur sigurinë europiane. Aleatët propozojnë zhvillimin e një regjimi të ri transparence bazuar në një shkëmbim të rregullt të informatave në lidhje me aftësitë përkatëse të mbrojtjes aktuale raketore të NATO-s e Rusisë. Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes raketore vazhdon, më së fundi me një stërvitje të asistuar kompjuterike që u zhvillua në mars të këtij viti.

Zhvillimi i mëtejshëm i bash-këpunimit praktik në këto fusha e të tjera, sidomos në mbrojtjen raketore, do të ndihmojë për të ndërtuar besimin e ndërsjellë. Kjo është mënyra më e mirë për të realizuar premtimin e bërë nga udhëheqësit e NRC-së në takimin e tyre në samitin e Lisbonës, në vitin 2010, për “të punuar drejt arritjes së një partneriteti të vërtetë strategjik e të modernizuar, bazuar në parimet e besimit reciprok, transparencës dhe parashikueshmërisë, me qëllim për të kontribuar në krijimin e një hapë-sire të përbashkët paqeje, sigurie e stabiliteti”.

Dy përvjetorë shënojnë momente historikë në marrëdhëniet NATO-Rusi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe John Key, kryeministri i Zelandës së Re, u zotuan për një bashkëpunim më të ngushtë sigurie, pas nënshkrimit të një

marrëveshjeje të re partneriteti në selinë e NATO-s, më 4 qershor 2012. Rasmussen tha se Programi i Part-neritetit Individual të NATO-s e Zelandës së Re (IPCP) formalizon lidhjet mes dy palëve, pas gati dy dekadash bashkëpunimi në rritje. Sekretari i Përgjithshëm tha se lidhjet e Aleancës me Zelandën e Re, e cila ka qenë një pjesëmarrëse aktive në misionin e ISAF-it, shkojnë edhe përtej Afganistanit. “Partneritetet janë thelbësorë për suksesin e NATO-s dhe ne duam të jemi akoma më pranë me vendet që janë të gatshëm të kontribuojnë në sigurinë globale, ku ne të gjithë luajmë një rol”, tha ai pas bisedimeve të tij me kryeministrin Key. Aktu-alisht, Zelanda e Re kontribuon me një personel prej mbi 150 vetësh tek ISAF-i, shumica e të cilëve janë të dislokuar në provincën e Bamyan, në Ekipin e Rindërtimit të Provincës. Gjithashtu, ajo ka trupa të stacionuar në Ka-

viti 2003. Ai tha se përfitime të rëndësishme sigurie janë bërë në provincën e Bamyan, e cila ishte nga të parat që kaloi në përgjegjësinë e forcave afgane të sigurisë. Zelanda e Re ishte një prej 13 partnerëve nga e gjithë bota që u bashkua me vendet e NATO-s për një takim të veçantë në samitin e Çikagos muajin e kaluar për të diskutuar rreth sfidave të përbashkëta. Rasmussen tha se marrëveshja e partneritetit e cila u nënshkrua ditën e hënë, mundëson thellimin e bashkëpunimit midis tyre. “Ne mund të jemi gjeografikisht larg, por jemi të lidhur nga vlera e angazhime të përbashkëta. NATO mezi pret të ndërtojë mbi këtë partneritet të rëndësishëm në vitet që do vijnë”, tha ai. Programi i partneritetit të Zelandës së Re fokusohet në përmirësimin e bashkëpunimit në të ardh-men në fusha të tilla si: Mbrojtja kibernetike, katastrofat natyrore, menaxhimi i krizave si dhe edukimi e trajnimi i përbashkët. NATO e sheh Zelandën e Re si një partner kyç në këto fusha. Aleanca, midis të tjerëve, ka programe

të ngjashëm partneriteti me Zvicrën e Suedinë.Alba Musaraj

bul. Sekretari i Përgjithshëm përdori vizitën e kryeministrit Key për të lavdëruar angazhimin e vendit të tij në misionin e Afganistanit si dhe progresin që ka bërë Zelanda e Re që nga

Page 12: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 201212 siGUria

“Në shoqëritë moderne ku revolucioni informativ po arrin shkallën më të lartë, ku preten-

dohet dhe shpresohet në një shoqëri sa më të hapur, me kufij shtetërore gjithnjë e më shumë relative, ku flitet për autostrada informacioni… Është krijuar, pra, një infrastrukturë gjigante që kërkon lëndë të parë për të justifikuar ekzistencën dhe për të realizuar funksionin e saj. Në anën tjetër janë individët, komunitetet e krijuara prej tyre, që kërkojnë të marrin dhe të japin informacion”. Duke kërkuar të kuptosh komuni-kimin si dukuri, veçmas komuni-kimin e jashtëm të FA, mund të humbësh lehtësisht në pafundësinë e materialit studimor dhe njëkohë-sisht të kthehesh në subjekt të kësaj dukurie. Pra është e vështirë të dalësh jashtë leximit, vështrimit dhe objektivizmit pasiv të komuni-kimit përgjatë studimit dhe njohjes së metodave, fushave të aplikimit, objektin dhe qëllimin e komunikimit. Përgjithësisht publiku e percepton çdo rrjedhje informacioni si të qël-limshme dhe të vënë në lëvizje për të arritur një objektiv. Në rastin kur motori i njërës prej mekanizmave të infrastrukturës gjigante është FA, strukturat e sigurisë së shtetit ose sot si kurrë më parë, terrorizmi, çfarë ndodh? Cili është perceptimi, meto-da, rruga e tejçimit, qëllimi, reagimi publik? Të gjitha pyetjet marrin një përgjigje, mjafton të jesh i pranishëm në aktualitet. Në mënyrë të drejtpër-drejtë ose tërthorazi komunikojmë pasi ka një motor që punon pa orar, për të na detyruar t’i drejtojmë pyetje ndërgjegjes sonë. Publiciteti, bash-këpunimi aktiv, bindja, këshillimi dhe manipulimi si faktorë përcaktues të efektit të informimit janë në rendin e ditës. Burimet, informacionet dhe vetë individët thithës/përcjellës janë të pafund...

Procesi në të cilin gjendet tashmë Shqipëria është një pro-ces i provuar më parë nga se-cili nga shtetet e anëtarësuara në Aleancën Atlantike(NATO) pas Luftës së Ftohtë. Procesi i pritjes së anëtarësimit me të drejta të plota ka një rëndësi të veçantë për shte-tin, FA dhe politikat e sigurisë. Në këtë kuadër, shtjellimi, diskutimi dhe mirëkuptimi i publikut janë themelorë. Informimi i opinionit publik mbi çdo hap të kryer përm-bush nevojat e tij për informim por edhe justifikon përpjekjet e politikës të cilat mund të keqinterpretohen në disa raste. Nevoja për informim lind si pasojë e ndryshimeve që publiku percepton por që nuk mund të bëjë një lidhje logjike me procesin e integrimit të vendit në një aleancë ushtarake ndërkombëtare. Në fakt,

Informacioni, FA dhe kultura e sigurisë

nëse vështrohen artikujt e media-s së përditshme private por edhe ato zyr-tare (www.mod.gov.al) shpjegohen me imtësi dhe kujdes qëllimet e çdo veprimi të ndërmarrë si : stërvitje ushtarake të përbashkëta, takime homologësh të rangjeve të larta dhe të mesme por edhe deklarata në mbështetje të FA të Shqipërisë. Një tjetër faktor që ndihmon informimin, për më tepër komunikimin e struk-turave ushtarake me publikun qytetar është pjesëmarrja e politikë-bërësve në aktivitetet që karakterizohen nga elementi ushtarak por që janë të do-mosdoshme për procesin. Ndërkohë, nëse në vendet anëtare të hershme të NATO-s rrallë gjen një drejtues politik të marrë pjesë në nisjen e çdo kontingjenti ushtarak jashtë kufijve, në Shqipëri kjo gjë është normale sot. Pra duke shqyrtuar situatën e tanishme të FA në Shqipëri mësohet rëndësia e vecantë që ka komunikimi me publikun.

Detyrimi dhe nevoja për të ko-munikuar

Pare se të flitet për marrëdhëniet e FA me publikun duhet shpjeguar ndryshimi midis informacionit dhe komunikimit në mënyrë që të shman-gen ngatërresat që lindin nga ng-jashmëritë midis dy koncepteve. “Informacioni është ajo që unë po ju them, ndërsa komunikimi është ajo që ju kuptoni, pra informacioni është përcjellja e një ndodhie të karakterizuar nga elementë të ndry-shëm, ndërsa komunikimi është vënia në marrëdhënie ndërvepruese e elementeve pjesëmarrës në një proces”.

FFAA kanë nevojë të jenë të dukshme por edhe të komunikojnë me publikun e jashtëm jo vetëm nga detyrimi ligjor që angazhon çdo in-

stitucion publik që të komunikojë të dhëna për publikun privat por edhe nga nevoja që kanë institucionet për të thithur informacione nga hapë-sirat e jashtme, duke i shqyrtuar, përpunuar dhe përthithur atë çka i nevojitet. Një tjetër përfitim që garantohet nga komunikimi është mundësia e përzgjedhjes së interesit të publikut.

“Të përçosh informacion për çdo veprim të kryer, të publikosh çdo të dhënë, të përmbytësh mediat me video dhe tinguj çon publikun të perceptojë një ndrydhje të aftësive komunikuese të institucionit në fjalë. Ajo që duhet është përqendrimi në një rruge të zgjedhur me kujdes (SELECTED ROUTE) në masën që publiku thith me interes.”

Komunikimi është i vështirë duke gjykuar shumëllojshmërinë e publi-kut (të cilit i drejtohet vëmendja) dhe qëllimet që nevojitet të arrihen (në lidhje më të cilat komunikimi merr drejtim institucional, social ose poli-tik). Edhe duke zotëruar struktura fizike dhe personel të specializuar është e vështirë të arrihet një nivel i kënaqshëm komunikimi. Në sho-qëritë moderne synimet komunikuese nuk arrihen vetëm me nëpunës infor-macioni ose zyra të thjeshta shtypi që përkujdesen për marrëdhëniet me publikun (PUBLIC RELATIONS) por me zyra shtypi qendrore dhe per-iferike në komunikim të menjëher-shëm dhe të përhershëm, publicitet të drejtuar (DIRECTED), drejtim të qendrave shumë-funksionale të rrjetit informativ (WEB-CITY), rrjeteve, sporteleve ndërvepruese, organizimin e takimeve publike dhe shfaqjeve që interesojnë klasa të përcaktuara individësh.

Në këtë fushë me pak ndryshim me institucionet e tjera në shërbim

të qytetarëve, FA janë dhe duhet të jenë në një proces shkëmbimi komu-nikimi të vazhdueshëm me realitetin jashtë strukturave fizike dhe virtuale të tyre.

Veçanërisht, pas rënies së Murit të Berlinit, konceptimi i botës ush-tarake dhe i qëllimeve të saj ka ndry-shuar tërësisht në sytë e qytetarëve por edhe në brendësi të strukturës ushtarake. Me ndërhyrjet ushtarake jashtë kufijve shtetërorë është ndezur një debat i fuqishëm politiko-kulturor mbi nevojën e rivitalizimit të veglës ushtarake dhe të kthimit të saj në një strukturë më efikase, fleksibel, të projektueshme në çdo teatër opera-cional dhe me një koeficient të lartë teknologjik. Pak nga pak po hapen dhe zgjerohen problematikat e vull-netarizmit, pezullimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, integrimit të femrës në detyrat ushtarake, shfaqja e fenomenit të pjesëmarrjes së ndër-marrjeve private në detyra tradicio-nalisht ushtarake (OUTSOURCING) dhe të risive të reja në komunikimin FA - publik. Të gjitha këto risi kanë rritur rëndësinë e komunikimit të jashtëm të FA të cilat janë ndjerë të detyruara, pikërisht nga nevoja për të përfituar nga komunikimi, të ndryshojnë rrënjësisht mënyrat e vjetra të administrimit të marrëd-hënieve. Kanë qenë fushatat e para të lajmërimeve për rekrutimin e vullnetarëve me pagesë në FA që me gjithë theksimin e shkallës së lartë motivuese për të ndërmarrë këtë lloj jetese, nënvizonin edhe oportunitetin e punësimit dhe trajtimin ekonomik favorizues që i ofrohej “ushtarit të ri”. Ky akt futi FA në tregun e punës, një faktor që absolutisht nuk duhet anashkaluar.

Por një aspekt i komunikimit të FA ka ngelur i pandryshuar në dallim

nga aspekte të tjera më angazhuese. Ky aspekt është ai i marrëdhënies së drejtpërdrejtë ushtarak-qytetar, vijat drejtuese komunikuese të së cilit kanë ngelur po ato norma tradicionale të përcaktuara nga etika ushtarake: “publiku kur gjykon një ushtarak, shkon tej aspektit individual dhe for-mon një gjykim që tendoset me tutje, drejt një mendimi të përgjithshëm për të gjithë FA. Ushtaraku duhet të jetë për publikun një shembull konstant i seriozitetit, korrektesës dhe vetëkon-trollit. Kjo edhe pasi prezenca e një ushtaraku në publik tërheq përherë dhe menjëherë vëmendjen.”Ky model komunikimi shtendoset në përgjegjësinë e çdo ushtaraku, i cili edhe duke komunikuar me një qytetar të thjeshtë mund t’i ofrojë atij një imazh te FA. Rëndësia e këtij modeli vihet në dukje në rastet kur mangësi korrektese nga ushtarakë pak të përgjegjshëm furnizojnë or-ganet e shtypit me lajme të cilësuara “mediatic scoop”, të cilat thithen menjëherë nga publiku.

Qëllimet politike dhe politika komunikuese

“An informed citizen...vital to a democratic society.”(Një qytetar i informuar ... vitale për një shoqëri demokratike). Kjo është sigla që shfaqet në faqen e parë të website-it të njërës prej agjencive më të mëdha të shërbimit informativ në botë. Sh-embulli i mësipërm dëshmon se sa i rëndësishëm është komunikimi qoftë edhe për institucionet që “punojnë nën një profil publik të ulët”. Të njëjtit kusht i nënshtrohen edhe FA përsa i përket pjesës më të madhe të çështjeve të sigurisë operacionale por edhe për shumë çështje të tjera ngushtësisht ushtarake. Ndryshimi i detyrave dhe angazhimeve të FA, veçanërisht me misionet jashtë territorit kombëtar, bëri që edhe qeveria shqiptare të krijojë struktura komunikimi me qëllim prezantimin e tyre dhe marrjen e mbështetjes morale dhe politike të opinionit publik. Ko-munikimi me publikun është kthyer në një faktor vendimtar në politikat moderne të sigurisë në të gjitha ven-det demokratike. Tejshikueshmëria në informimin dhe komunikimin me publikun dhe marrja e mbështetjes prej tij për zgjedhjet strategjike shihen si faktorë të rëndësishëm në arritjen e suksesit për zbatimin e strategjive kombëtare të sigurisë. Çështjet me rëndësi strategjike parësore kanë nevojë t’i nënshtrohen debatit dhe miratimit publik pasi është thelbësore që aparati i sigurisë kombëtare të jetë i besueshëm dhe i bindshëm për ambiciet dhe efikasitetin e tij. Në për-puthje me zhvillimet e reja komunikimi duhet të jetë i menjëhershëm, objektiv, paraprijës dhe pozitiv.

(vijon)

edvald Zoto

Page 13: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 2012 13acaDeMicUs

Në kushtet e pluralizmit politik dhe konkurencës së lirë të ideve dhe mallrave, të lëvizjes dhe sipërmarrjes

të lirë dhe paralelisht me të gjitha këto reformimi i mendimit, inspirimit dhe dedikimit të përbashkët të Sigurisë Kombëtare, si një mesazh i kahershëm i përcjellë në atdhetarinë e brezave sot i është hapur një fushë dinjitoze dhe e merituar ajo e opinionit publik dhe gru-peve të interesit. Duke e parë opinionin publik si një mishërim, si shprehës por dhe si arkitekt të fjalës së përbashkët për problemet më themelore të jetës të prodhimit, të mënyrës së jetesës mund të themi se opinioni publik është përtej gazetave, radiove, televizioneve, shtypit të shkruar dhe radiove në dis-tancë, është një emërues i përbashkët që gjithmonë e më shumë jo vetëm po kumton por edhe po përcakton disa nga piketat e Sigurisë Kombëtare. Siguria, kjo çështje e shumëpërfolur dhe jetike që me lindjen e njerëzimit, vazhdon të mbetet aktuale dhe objekt i gjerë studimi dhe diskutimi për shumë studi-ues, analistë, mendimtarë dhe sidomos të strategëve ushtarakë. Ajo vazhdon të mbetet gjithnjë e pranishme, me befasitë dhe shpërthimet e papritura edhe pse njerëzimi ka paguar dhe va-zhdon të paguajë një kosto shumë të madhe jetësore, ushtarake, monetare dhe materiale për të. Pas periudhës së luftës së ftohtë, gjatë së cilës kishte përmbajtje kryesisht ushtarake – për parandalimin dhe mbrojtjen – kon-cepti i sigurisë është zgjeruar dhe është bërë shumë – dimensional. Sot flitet për siguri ekonomike, identiteti, ekologjike, ushqimi etj. Për më tepër, janë zvogëluar dallimet midis siguris së jashtme dhe të brendshme. Ka një sërë përfitimesh që lidhen me përfshirjen e qytetarëve në procesin e politikëbërjes. Përveç transparencës, përgjegjsh-mërisë dhe legjitimitetit, arritja e mirëkuptimit midis komuniteteve dhe vendimmarrësve duhet konsideruar si qëllimi final i pjesëmarrjes së publikut në procesin e politikëbërjes. Ndërtimi i konsensusit midis qeverive dhe ko-muniteteve çon në një politikë publike gjithëpërfshirëse, demokratike dhe mbi të gjitha të një cilësie të lartë, e cila reflekton interesin publik përballë ax-hendave politike në nivele të ndryshme qeverisëse. Politikat publike të mirin-formuara dhe gjithëpërfshirëse kanë më shumë gjasa për të promovuar një ambient socio-ekonomik pozitiv, në të cilin mirëbesimi në institucione rrënjo-set. Pjesëmarrja e qytetarëve ndihmon në zgjidhjen efektive të konflikteve jo vetëm në nivel kombëtar por edhe në nivel global. Më poshtë kam anali-zuar procesin e politikëbërjes, i cili përqendrohet mbi faktin sesi qytetarët i përshtaten kuadrit të përgjithshëm (ose procesit) në këtë aspekt. Për këtë u jam referuar aktorëve kyç dhe insti-tucioneve si përgjegjëse për zbatimin

Lobimi, grupet e interesit dhe siguria kombëtare

efektiv të mekanizmave dhe mjeteve të përcaktuara për një pjesëmarrje kuptimplotë në politikëbërje nëpërmjet informimit ose/dhe konsultimeve me qytetarët për të siguruar pjesëmarrje aktive të tyre.

Gjetjet kyçe mbi marrëdhënien e përfshirjes së qytetarëve dhe zhvillimin e politikave janë ilustruar nëpërmjet të dhënave dhe statistikave. Për këtë janë shfrytëzuar të dhënat e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN) – si një nga institucionet më adekuat i anga-zhuar për promovimin e pjesëmarrjes qytetare në procesin e vendim-marrjes lokale dhe rritjen e përgjegjësisë së aktorëve vendimmarrës në nivel lokal. Informacioni dhe konsultimet përfaqë-sojnë përkatësisht një marrëdhënie një drejtimshe dhe dy drejtimshe, në të cilën qeveritë ose qëndrojnë larg, ose marrin informacion dhe reagim nga publiku. Nga ana tjetër, pjesëmarrja aktive e publikut është një marrëdhënie e bazuar në partneritet me qeverinë në të cilën qytetarët përfshihen aktivisht për të përkufizuar procesin dhe përm-bajtjen e politikëbërjes. Duke u bazuar në një literaturë gjithëpërfshirëse, do të përpiqemi të ofrojmë disa shembuj të praktikave më të mira për pjesëmarrjen e qytetarëve në politikëbërje nga një perspektivë globale.

Grupet e Interesit dhe LobimiGrupet e interesit janë grupe

shoqërore që kanë interesa të përbash-këta në një fushë të caktuar në planin ekonomik politik e shoqëror ose tërësia e grupeve të njerëzve të organizuar përkohësisht së bashku, që kanë qël-lime të njëjta ose që kryejnë të njëjtën punë. Në një artikull të në “Federalist 10”, autori James Madison, i përcak-tonte “grupim i veçuar që fraksionin” si “...një numër qytetarësh, të cilët bashkohen dhe nxiten për veprim nga disa impulse të përbashketa ndjenjash ose interesi, të kunderta me të drejtat e qytetareve të tjerë ose ndaj interesave të qëndrueshme dhe të përgjithshme

të komunitetit ”. Në kohën e sotme, një grup interesi mund të përcaktohet në mënyrë të përgjithshme si nje grup çfarëdo individësh që vetorganizohen në përpjekje për të ndikuar politikën publike. Ndërsa ky material është i fokusuar në komunitetin e Sigurisë Kombëtare, ai prapëseprapë bën të ditur se, grupet e interesit që nuk pretendojnë asnjë interes në politikën e sigurisë mund të kenë ndikimin e tyre në formulimin e politikës dhe strategjisë. Një faqe e internetit me titull “Problemet, organizatat dhe grupet e Interesit” jep disa mendime për natyrën e grupeve të interesit. Në kohën e përgatitjes së këtij materiali, website kishte 211 lidhje me grupet e interesit nga sfera politike. Me pasqyrimin e grupeve të mirënjohur si, Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit dhe Greenpeace për të vijuar me ato diametralisht të kundërta me to si: E Drejta Kombëtare për mënyrën e jetesës dhe prindëri e planifikuar, përfshi ato me pak të njohura si: administruesit e fermave familjare, fermave blegtorale dhe pyjeve. Ky website vetëm sa gërvisht sipërfaqen e grupeve të interesit që rivalizojnë për të ndikuar mbi politikën.

Për të ilustruar shtrirjen e grupeve të tillë, Encyclopedia of Associations liston 22.200 organizata kombëtare të SHBA; 22.300 organizata ndërkom-bëtare dhe 115.000 organizata ra-jonale, shtetërore dhe lokale. 31 grupet e interesit, siç duket ndryshojnë mjaft në lidhje me madhësinë, fokusin, ndikimin dhe reputacionin e tyre. Në një anë të spektrit kemi Amerikanët e Paqësorit Aziatik per Progres (APAP), një grup pak i njohur, me prirje liber-ale, i vendosur në bregun perëndimor të SHBA-së. Ky grup deklaron për jo më shumë se 7.500 anëtarë në shkallë vendi. Në anën tjetër të spektrit qën-drojnë grupe të mirënjohur siç është Shoqata Amerikane e Personave të Pensionuar (SHAPP). Një vizitë në

faqen e SHAPP tregon se, ky grup interesi është i hapur për çdo njeri me moshë mbi 50 vjeç dhe bën të ditur që ajo ka në përbërje mbi 37 milionë anëtare. Organizata është e mirënjohur për mbrojtjen që bëjnë në emër të të moshuarve për receta ilaçesh të përbal-lueshme dhe Mbrojtjen e Sigurimeve Shoqërore ose të kujdesit mjekësor nga ndryshimet që mund të ulin per-fitimet e shpërblimeve për të rriturit, pa përmendur një sërë interesash të tjera. Asnjë nga keto grupe nuk është i interesuar kryesisht për politikën e jashtme të vendit ose çështje të lidhura me të. Megjithatë, në të vërtetë të gjithë grupet e interesit luajnë të paktën një rol indirekt në procesin e politikës së jashtme. Për shembull, profesion-isti i Sigurisë Kombëtare mund të shohë ndikimin e madh të SHAPP për mbrojtjen e tyre këmbëngulëse të shpenzimeve në llogaritë e Sigurimeve Shoqërore dhe kujdesit mjekësor. Fi-nancimi i politikës së jashtme i të gjitha llojeve të saj konkuron me shpenzimet e tjera në procesin e përgatitjes së bux-hetit. Në këtë mënyrë, çdo argument për rritjen e burimeve të Departamentit te Mbrojtjes apo të Departamentit të Shtetit do të kërkojë ose rritjen e taksave ose zvogëlimin e buxhetit e institucioneve të tjera të shtetit (ose të dyja). Rasti për rritjen e shpenzimeve sipas vendimeve apo gjykimeve të personave të autorizuar është prob-lematik, meqënëse SHAPP (ndërmjet të tjerave) qëndron në gatishmëri për të mobilizuar 37 milion të moshuar për të kundërshtuar çdo zvogëlim që mund të rezultojë në shpenzime ose rritjen e taksave. Një shumicë e rëndësishme e publikut amerikan pajtohet me thënien se, “Kongresi ndikohet shumë fort nga grupet e interesit”. Ndërsa studiuesit e politikës përgjatë gjithë spektrit nuk mund të pajtohen me shtrirjen e ndi-kimit të grupeve te interesit ndaj Kon-gresit, ata në mënyrë të vazhdueshme e hedhin poshtë dhe e gjykojnë “si të

ashpër dhe të ekzagjeruar” opinionin e publikut në lidhje me shtrëngimin mbytës të grupeve të interesit mbi Kon-gresin. Njëkohësisht, sistemi amerikan i qeverisjes ka disa tipare që priren në rritjen e ndikimit të grupeve të in-teresit në krahasim me forma të tjera të qeverisjes. Amendamenti i Parë i Kushtetutes, ndoshta më i rëndësishmi, garanton të drejtën e individëve apo të grupeve që të dëgjohen nëpërmjet lirisë së shtypit, fjalës dhe tubimit. Shpërndarja e pushtetit në sistemin politik shërben gjithashtu për rritjen e pushtetit të grupeve të interesit. Ndarja e pushteteve në tre degë rrit ndikimin e grupeve të interesit me shmangien e grumbullimit të tepruar të pushteteve në një degë të vetme. Dobësimi i mëte-jshëm i centralizimit të pushtetit është koncept i Federalizmit ose dhe rezer-vimi te shtetet përkatëse i pushtetit që nuk i është dhënë në mënyrë të qartë Qeverisë federale. Veç kësaj, pushteti i kufizuar i çdo partie të vetme politike në sistemin amerikan priret për të rritur ndikimin relativ të të gjithë aktorëve në sistem. Së fundi, sistemi i pavarur i gjyqësorit i jep grupeve të interesit një mjet për të apeluar kur veprimet legjislative dhe ekzekutive ndrydhin të drejtat e pakicës ose cënojnë grupet e interesit. Grupet e interesit luajnë rol të rëndësishëm në qeverisjen e ashtuquajtur përfaqësuese. Ato priren të organizohen ose rreth politikës së publikut të gjerë ose çështjeve me fokusim të ngushtë. Organizimi është më i lehtë për grupet e vogla që nda-jnë bashkërisht një rrezik (problem) të rëndësishëm për një çështje të dhënë. Ndikimi i çdo ndryshimi të politikës do të ndjehet me mirë, çfarë do të thotë që energjia, forca dhe motivimi individual është më lehtë të arrihen dhe të ruhen kur grupi i interesit avancon programin e tij. Nga grupet me madhësi të vogël, zakonisht arrihet një ndikim i vogël. Sasia e kohës dhe energjisë, që përfshihet për organizimin e politikës publike të një grupi të madh interesi në përgjithësi është më gjithëpërfshirese. Gjithashtu, ndikimi i çdo politike të dhënë do të jetë më i dobët, kur ajo shtrihet në një popullsi më të gjerë, çfarë nënkupton që, niveli i energjisë dhe motivimit individual në këtë rast është më e vështirë që të arrihet. Në të njëjtën kohë, ndikimi i një grupi të madh ka gjasa të jetë më i madh se i një grupi të vogël, meqenëse një anëtarësi e madhe përfaqëson një elektorat më të madh, dhe në përgjithë-si edhe akses në një grumbull më të madh burimesh. Grupet e interesit të krijuara për të përfaqësuar grupe të tjera (p.sh. grupet e biznesit, organi-zatat e punës, shoqatat e grupeve të një mendimi) kanë dinamika të ngjashme. Një shembull i angazhimit të një grupi interesi në qeverisje është përpjekja për të sjellë një transparencë më të madhe në praktikën e Kongresit për burimet e ndara mënjanë që u caktohen perso-nave apo kauzave të veçanta. Këto fonde të vecanta shtohen në ligj nga anëtar të Kongresit, dhe përfitohen nga shteti apo distrikti i tij.

nënkolonel kasem saliasi

Page 14: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 201214 GjeopoLitika

Bowman: Vlora, e mbivlerësuar si kyçi detar i Adriatikut

Në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, në faqet e gazetës “Ushtria” do të fillojë të publikohet një

rubrikë e re: gjeopolitika. Kjo rubrikë ka si synim që të sjellë një seri shkrimesh të cilët do të rrëfejnë pjesët themelore të mendimit gjeopolitik, teoritë kryesore të gjeopolitikës dhe mendimtarët bazë të kësaj disipline. Arsyeja qendrore e këtyre shkrimeve, nuk do të jetë thjesht apo vetëm këndvështrimi gjithëpërf-shirës i kësaj shkence. Synimi është që në përfundim të serisë së shkrimeve, të jetë rrëfyer një logjikë gjeopolitike te e cila të mund të bazohet një gjeopolitikë shqiptare. Duke parë teoritë dhe men-dimtarët kryesorë, do të kuptojmë më qartë strategjitë globale e rajonale në marrëdhëniet mes shteteve, të aplikuara edhe në ditët e sotme më besnikëri ndaj disa formulave gjeopolitike që japin çelësin e sundimit global. Shqiptarët u hodhën në lëvizje duke besuar se Italia kishte rënë dakord që t’i aprovonte Greqisë dhënien e Shqipërisë jugore dhe se ishte në prag të sigurimit të një mandati shqiptar, prej Fuqive të Mëdha. Kufijtë, religjionet dhe etnogra-fia shqiptare: Rajoni në veri të lumit Shkumbin është më tipik shqiptar. Ekz-istojnë ndjenja greke në Gjirokastër dhe ndjenja shqiptare në Korçë e në Vlorë. Vini re se si të gjithë qytetet kryesorë, prej të cilëve Shkodra është më i madhi, shtrihen pranë kufirit të vendit dhe janë pushtuar njëri pas tjetrit nga fuqitë e huaja prej disa herësh qysh prej Luftës së Parë Ballkanike (1912), pavarësisht nga fakti se Shqipëria e fitoi pavarësinë e saj prej Turqisë në 1912. Efekti ishte ai i parandalimit të popullsisë nga ndërmarrja e veprimeve të bashkuara në lidhje me çështjen kombëtare. Shq-iptarët e veriut janë të grupuar përgjatë ultësirave të luginës që i jepet liqenit të Shkodrës dhe rreth kufijve të vetë liqenit. Jugu dhe Lindja e këtyre grupimeve janë malësorët e vërtetë, më të lashtët nga të gjithë, një popullsi baritore me zakone e jetë të ashpër. Duke vazhduar akoma më tej në jug, gjenden grupe popullsie përgjatë luginave, të ndarë nga njëri-tjetri prej vargmalesh të lartë, të thiktë e me pak shtigje. Në pjesën jugore fundore të vendit, gjenden krahina të mira agrikulture me qytete të mëdha si Korça. Përgjatë kufirit lindor të masivit kryesor malor shqiptar, gjenden lugina të gjera e të pasura, ku jeton në numër të madh popullsi shqiptare e veçuar, si për shembull Shkupi, Prizreni dhe Ohri. Popullsia e Shqipërisë jugore ka shumë ngjashmëri me grekët (shënim sqarues nga P.R dhe A.H: autori, me gjasa, i referohet religjionit të ritit ortodoks; aftësisë shqiptare për të njohur gjuhën greke; etnografisë, ku siç dihet fustanella shqiptare u bë kostum kombëtar i Greq-

isë, riteve të ndryshme të shqiptarëve të Epirit etj, dhe jo elementit etnik shqiptar, i cili shtrihej fuqishëm deri në thellësi të Greqisë së atëhershme). Në rrethina të Gjirokastrës ekziston një ndjeshmëri e fortë pro-greke, për arsye të shkollave greke, por në veri të kësaj zone, shpirti kombëtar shqiptar është i fuqishëm dhe me urrejtje ndaj qëllimeve greke. Qyteti i Korçës është shqiptar dhe po ashtu edhe territori përqark tij. Në Shqipërinë veriore malësorët kishin varësi prej tregjeve të qyteteve për një sasi të madhe gjërash të nevojshme jetësore dhe këta qytete-tregje, me përjashtim të Shkodrës, gjenden në territor serb apo malazez. Rezultati është se në komunitetet malore, larg prej Shkodrës, ka një mungesë thu-ajse tërësore të prodhimeve të qytetit. Ngado, kufijtë janë thuajse të mbyllur e ka pothuaj një amulli tërësore të jetës ekonomike. Jeta e malësorëve shqiptarë ka qenë e turbulluar për një kohë të gjatë prej mbizotërimit të push-timit ushtarak. Patrulla shqiptarësh e serbësh ishin të detyruara që të ruanin pothuajse të gjitha rrugët në periudhën 1919-1920, pas u larguan trupat push-tuese franceze dhe italiane. Askush nuk mund të udhëtojë në Shqipëri pa një roje të armatosur dhe grupet malë-sorësh kanë kryer mizori në shumë vende. Shqetësimi i përgjithshëm vinte nga rekrutimi serb në zona popullsie shqiptare, përfshirë këto edhe brenda kufijve sllavo-jugore.

Epiri i VeriutEpiri i Veriut (Shqipëria jugore) ka

një popullsi të llogaritur në një numër ndërmjet 250 000 dhe 300 000. Ajo është e ndarë në mënyrë të barabartë, ndërmjet pjesëtarëve të kishës greke ortodokse dhe myslimanëve, shqipfolës të mëparshëm, por që supozohet se kanë simpati për grekët. Për një moment, para luftës, popullsia shqiptare ortodokse e ritit grek, në Epir, e shpalli veten një shtet autonom dhe krijoi një qeveri të përkohshme në Gjirokastër. Në vitin 1914 “batalionet e shenjta” (shënim: andartët grekë), thënë se ishin të për-bërë nga qytetarë grekë, kthyen në gër-madhe vendin e myslimanëve shqiptarë dhe masakruan apo dëbuan shumë njerëz, duke shkatërruar njëkohësisht edhe fshatrat e tyre. Njëzetmijë njerëz u zhdukën në rajonin e Vlorës. Në Konferencën e Korfuzit, në maj të vitit 1914, qeveria shqiptare dhe Fuqitë e Mëdha ranë dakord për një qeveri të veçuar të Epirit të veriut. Shqiptarët i kundërshtuan ashpër pretendimet greke për Epirin e veriut. Argumentet e tyre janë të ngjashëm me ato që sillen në shumë rajone të tjerë të diskutueshëm të Europës. Popullsia e rajonit flet shqip dhe pothuajse gjysma e tyre janë të fesë myslimane. Korça, qyteti më i rëndësishëm në zonën e diskutuar, është një qendër e ndikimit nacionalist shqiptar. Shkollat janë pothuajse vetëm në gjuhë greke e kultura greke dhe in-fluenca ekonomike janë mbizotëruese.

Këtu, ndjenjat e popullsisë shqiptare këtu, ashtu si kudo tjetër, vështirë të llogariten. Nuk ka pasur praktikë të votimit të lirë dhe është krijuar gjithnjë hutim prej agjentëve pro-pagandues të fuqive fqinje. (shënim sqarues nga P.R dhe A.H: Bowman nuk zgjerohet në sqarime analitike, por në një përmbledhje voluminoze të Shtabit të Përgjithshëm të Depar-tamentit të Luftës SHBA, në lidhje me inteligjencën ushtarake, [United States War Dept. General Staff, “United States military intelligence 1917-1927, Volume 10”, Garland Pub., 1978, faqe 2383] pretendimi grek për popullsi greke në territoret shqiptare jepet shkurt dhe qartë si falsitet: “Pretendimi grek për jugun e Shqipërisë qëndron plotësisht mbi supozimin se shumica e popullsisë është greke. Grekët, deklarohet se arrijnë numrin 120.000 dhe shqiptarët 80.000. Por, kush janë “grekët”? Së paku 5/6 prej tyre, e mos më shumë janë shqiptarë të krishterë të besimit ortodoks, shqiptarë në ndjenja dhe në gjuhë, të cilët për shkak se kanë pranuar Patriarkun e Kostandinopo-jës, shpallet të jenë grekë në pikën e “vetëdijes kombëtare”.)

Sistemimi i rajonit të Epirit verior ka pritur gjatë për zgjidhjen e çështjes

shqiptare. Tani që Jugosllavia dhe Italia kanë arritur në një marrëveshje që nuk e përfshin Greqinë, pretendimet greke mbi Shqipërinë e jugut kanë pak rëndësi. Kthimi i Konstandinit në fronin grek ka zvogëluar gjithashtu edhe mbështetjen e Aleatëve ndaj Greqisë. Për më tepër, Shqipëria ka fituar njohjen si shtet i pavarur edhe nga Lidhja e Kombeve, dhe si e tillë, ndoshta tani ajo është e sigurt nga cenimet egoiste territoriale.

Ardhmëria për Shqipëri të Bash-kuar - Plani aktual për bashkim

Ndërkohë, udhëheqësit shqiptarë janë duke punuar për bashkimin e popullsisë në një shtet dhe përpjekjet e tyre kanë rezultuar në pranimin ne Lidhjen e Kombeve dhe njohjen e Pavarësisë. Një qeveri e përkohshme ka bërë një marrëveshje fillestare me Italinë, e cila e lë këtë të fundit në zotërim të gadishullit, në të dy anët e Vlorës dhe të ishujve që ruajnë rrugët, por ajo lëshon qytetin e portin e Vlorës. Italia fiton gjithashtu njohjen e interesit të saj suprem politik në çështjen shqiptare, si pjesë e programit të saj të përgjithshëm për mbrojtjen e Adriatikut. Në 3 gusht 1920, Italia fir-mosi një marrëveshje me Shqipërinë, nëpërmjet së cilës ajo braktis Vlorën (shumë e mbivlerësuar, si kyçi detar

Prof. dr. Pajtim ribajalbert hitoaliaj

i Adriatikut), por mban ishullin e Sazanit, i cili e komandon atë, dhe përdorimin e gjirit të Vlorës kur do jetë e nevojshme për strehim apo riparime. Italia kishte gjithashtu të drejtë që të pushtonte e të fortifikonte dy pikat tokësore që e mbyllnin Vlorën në veri e në jug e të kishte liri veprimi nëse integriteti i Vlorës dhe Shqipërisë do të kërcënohej. Ajo e njihte pavarësinë e bashkimin Shqipërisë dhe shpreson në këtë mënyrë që të neutralizojë ndi-kimin anti-italian si jug edhe në veri të Shqipërisë. Do të ishte e rëndësishme që kufijtë përfundimtarë të Shqipërisë t’i kishim të skicuara në mënyrë të kujdesshme, që të bënim bashkimin, me aq sa është e mundur, e të gjithë shqiptarëve të lidhur drejtpërsëdrejti me trungun kryesor dhe të siguronim zhvillimin ekonomik, i cili formon një nga bazat e paqes së qëndrueshme. Prapseprap, procesi i i bërjes së një shteti të bashkuar do të jetë dyfish i vështirë në një tokë me thuajse asnjë hekurudhë, pak gazeta dhe një shkallë të lartë analfabetizmi. Gjithashtu, në kundërshtim me procesin e bash-kimit janë shtetet rivale kufizuese, Greqia, Jugosllavia dhe Italia. Po qe se për të çuar para, interesat e tyre tregtare, këta shtete ushtrojnë format tradicionale të propagandës politike atje mund të shkaktohet çrregullim, për të mos thënë shkatërrim. Kaq ishte përshkrimi i Isaiah Bowman për shqiptarët, në librin e tij “Bota e re” (The new world; problems in political geography, 1921).

Përfundime të shkurtraDisa nga shtyllat e analizës

gjeografike – apo gjeopolitike nëse duam të quajmë të tillë – që Bow-man nënvizon në kapitullin tij mbi shqiptarët janë këto: malësorët e pashtruar shqiptarë; dëshira e kaher-shme e Italisë për aneksimin e Shq-ipërisë; shpërndarja e popullsisë në Shqipëri; Shqipëria, e paorganizuar mirë për të kundërshtuar kontrollin e huaj; zakonet çifligare ndërmjet fiseve; rivaliteti serb e austriak në Shqipëri; frika austriake për një rritje të Serbisë në veri të Danubit; qendrat dhe kundërshtitë e interesit shqiptar; plani prezent për bash-kimin e Shqipërisë. E përmbledhur në pak fjalë, ai trajton marrëdhëniet mes karakterit kombëtar/identitetit, kompozimit të gjeografisë (fizike e politike) dhe fuqisë kombëtare që ka e duhet të ketë një Shqipëri e bashkuar. Ky është edhe trekëndëshi mbi të cilin duhet parë pozicionimi gjeopolitik shqiptar. Sot, mbase kanë ndryshuar vlerat e secilit prej tre elementëve, por ato kurrsesi që nuk janë zhdukur e madje, mund të thuhet fort, se është pikërisht ky trekëndësh – gjeografia, karakteri kombëtar dhe fuqia kombëtare – ai që ndikon në mënyrë të vazhdueshme edhe proceset politike e integruese të Shqipërisë.

Page 15: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 2012 15kULtUrë

NJOFTIM QENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJES

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarsisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare : Shpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë

nga jeta dhe veprimtaria e FA. Materialin konkurrues mund ta dorëzoni çdo ditë pranë

QKMBM, ose mund ta dërgoni në adresë[email protected]

Shpallja e fituesve do të bëhet më datë 01.12.2012DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME

KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

Qyteti nën ujë“Dhe dëmi e kobi do ta shuajnë Trojën”

Iliada XXVII

Poete Matilda Maça

Granit Zela

NOVeLë POeZI

(vijon nga nr. i kaluar)VIIIPas përpjekjes për të shkruar kro-

nikën e rënies së Trojës me mëtimin se ai kishte një përparësi kundrejt Homerit ngaqë ai kishte qenë i verbër, gjë që pas shestimit të një plagjiature naive vërtetoi se ata që janë të verbër shohin më shumë se ata që kanë sy “Kronikani i jetës së zanave” nisi të kërkonte punë se kishte mbetur pa asnjë të ardhur. Gjeti një punë si punëtor ndërtimi në aeroportin e vetëm të krejt veriut, i cili për habinë e të gjithë banorët e Qytetit të Ri dhe fashtrave përrreth, kishte nisur të ndërtohej nga disa fetarë që vinin nga Lindja e Mesme për të cilët thuhej se ishin të pasur.

Kishte pasur shumë histori që kishin qarkulluar gojë më gojë në forma nga më të ndryshmet në lidhje me aeroportin, qëllimet e ndërti-meve të tij, zhurmat e avionëve që hamendësoheshin prej banorëve, mrekullitë që do të ngjanin në jetët e tyre pas ndërtimit të tij, konflikteve të shpronësimit, përpjekjeve për t’u pa-suruar sadopak, një kronikë e gjatë e cila shumë vite më pas do të shkruhej nga Hilë Kroi.

Pati një grindje të madhe rreth faktit se dikush nga fisi i Valëlumëve e kishte shitur tokën e aeroportit para dyzet vjetëve te nje firmë e huaj, kishte marrë paratë e tokës por nuk i kishte treguar kurrkujt për këtë, as vetë pronarëve dhe kishte ikur në anën tjetër të botës.

Më vonë thanë se kur një aeroplan gjigand kishte dashur të ngrihej, mbi qytet ishte shfaqur një mjegull e den-dur e cila e kishte bërë të pamundur këtë për vite me radhë por mendohej se kjo ishte një magji e shortares Orkide (disa mendonin se kisha unë dorë në këtë bëmë) e cila nuk donte që të pikasej nga pilotët kur të milte hënën.

Ajo kishte bërë edhe parashikimet më të fundit që kishin të bënin me daljen e Qytetit të Ri nga anoni-mati, shndërrimin e Qytetit të Ri pas një peridhe të gjatë anonimati në kryeqendër, shkrimin e një libri që do ta bënte atë të famshëm, hapjen e një universiteti, ndërtimin e një auto-strade stërgjigande. Sikurse paratha ajo, punëtorët e firmës shpesh herë do të shiheshin të vrisnin zana mali kurse vdekjet me dëshirë nuk kaloi shumë kohë që nisën të përhapeshin në qytet.

IXMors tua vita mea!* I kishte

klithur Qytetmbytësi Qytetit të Vjetër. Ajo fjalë e mnershme kishte shqiptuar prej atij për të cilin thoshnin se kishte urdhëruar vdekjen e tij. Këto fjalë kishin jehuar mandej shtëpi më shtëpi,

si një lajm i kobshëm të cilin banorët e kishin marrë si kumt që vinte për ta andaj dhe kishin nisë që të ndiznin qirinj për Mbrojtësen e Qytetit.

Kumti i frigshëm kishte trandur me rropamë zemrën e qytetit. Të nesërmen ora e kullës së sahatit kishte mbetur në vend dhe pas asaj dite nuk ishte rrotulluar më. Të gjitha gjallesat e tij kishin rënë në një dëshpërim të thellë. Mandej sikur kishin nisur të ngushëllonin njëri-tjetrin, pema-pemën, guri-gurin, rruga-rrugën, njeriu-njeriu duke i thënë njëri tjetrit se kush lindi do do vdes një ditë do të bëhet pluhur sikundër ai qytet.

Kallëzojnë se ditë para mbytjes së mnershme, kur qyteti po i afrohej deka, thonë se edhe ai e kishte kërkuar një varr ku të shkonte e të prehej paskëtaj, por kjo ishte e jashtëmend-shme, pasiqë do të duhej një varr shumë i madh, gjë që nuk mund të bëhej prej kurrkujt. Pas mbytjes së tij, dhe pas ndërtimit të atij tjetrit i cili sikurse dukej merrte jetë nga vdekja e tij, do të kishte asoane dy qytet e dy lumenj. Do të kishte një Qytet të Vjetër e një Qytet të Ri. Do të kishte një Dri të Bardhë e një Dri të zi.

Banorët nisën të mendonin se me kë ishin dy Drinat, me cilin qytet rreshtohej secili prej tyre, dhe, a do të lejonin ato që ujërat e tyre ta mbytnin atë. Mendohej se Drini i Bardhë nuk do të pranonte që të mbyste kërkënd, por, një ditë para se të drejtohej kah qyteti, ai do të shterrte krejt, në një farë mënyre do të vetëmbytej që të mos i sillte mortin atij.

Të tjerë thoshin se ishte Drini i Zi që do ta bënte këtë, në një farë mënyrë për të vërtetuar se nuk ishte aq i zi sa e quanin njerëzit. Kësisoj ai do të çlirohej njëherë e përgjithmonë nga ai cilësor i mallkuar “I zi”. I zi si terri i natës. Mandej mendohej se në fakt ato që mendoheshin se i kishte thënë Drini i Zi i kishte thënë Drini i Bardhë, por banorët ia mvishnin fjalët e tij binjakut ose me thënë më mirë antibinjakut, se ata ishin kaq të kundërt sa nuk mund të quheshin binjakë.

Sidoqoftë kallëzohet se disa netë para mbytjes së qytetit, para se dy qytetet të dilnin fushës e të luftonin për jetë a vdekje me njëri tjetrin kishin qenë dy Drinat që kishin dalë më së pari nga shtretërit e tyre dhe ishin përplasur me rropamë fushave e maleve, fytafytas, të egërsuar nga kobi që u kishin përcaktuar të kryenin pas disa ditësh.

Ishin zatetur mes veti për shumë kohë, derisa nuk u kishte mbetur frymë në kraharor, e kishin rënë duke nxjerrë shkulme të vrullshme uji kahmos duke iu bindur fatit të paracaktuar për t’i sjellë mortin atij

qyteti që gjer më atëherë i cili kishte qenë i bekuar nga ujërat e tyre që ndillte banorët të jetonin në paqe me të. Të dy Drinat kallëzojnë se pasi i kishte vënë përfundi gjumi atë natë dhe kishin parë në ëndërr shembjen e botës.

Arkeologu besonte se kur ishte mbytur Qyteti i Vjetër kishte qarë guri e druri, lulet e fushave, dhe ujana e Drinit të Zi. Ai madje ishte varrosur sikur të kish qenë një njeri i gjallë. Ditën e varrimit të tij kahmos kishte plot njerëz që ngushëllonin njëri tje-trin. Ndërkohë kishin nisur vajtimet. Kishin ardhur vajtojca të njohura për të thirrë vaj, ndërsa të gjithëve u rridhin lotë. Vajtoret e nisnin vajin ngadalë por vinte një pikë që sikur ta shkulnin zemrën prej kraharorit me dhimbjen e tyre.

XAi ishte një qytet i rrethuar ngado

nga ujërat dhe malet rretherrotull. Dukej sai një ishull i vogël ku kishe dëshirë të shkoje e të jetoje për gjithë jetën. Kallëzohej se Arkeologu kishte ftuar disa miq të largët që të shihni Qytetin e Vjetër para se ai të rimbulohej sërish nga ujërat e ai të ikte përgjithomnë nga ai vend. Kur i panë që zbritën nga një disa furgone mu te Sheshi i Qytetit, ata tërhopqën vëmendjen e të gjithë banorëve, për shkak se u kuptua shumë lehtë që ishin të huaj. Ndërsa flisnin në gjuhën e tyre, pasi përmendën fjalën “Pragë” banorët e kuptuan se ata kishin ardhur nga Çekia. Se nga kishin dëgjuar për Qytetin e Vjetër askush nuk e dinte, por, më pas u tha që botimi i premtuar për Qytetin e Vjetër në anglisht ishte kryer dhe të gjithë ata, pasi kishin lexuar librin, kishin pasur një kërshëri të pashmangshme, të çuditshme, e cili u ishte shtuar vazhdimisht deri sa kishin vendosur që të vinin e ta vizitonin atë.

Pasi gjetën Hotelin ku edhe shpresonin të gjenin Arkeologun, të cilin e kishin si pikë kontakti, ata u sistemuan disi nëpër dhoma megjithëse dhomat i morën sa për të lënë plackat aty pasi kishin vendosur ta gdhinin jashtë. Kishte zëra që tho-shnin se ata thjesht kishin qenë duke kaluar andejpari, në një tur udhëtimi në veri kur krejt rastësisht kishin parë rastësisht liqenin mbi Qytetin e Vjetër që ishte jo shumë larg rrugës kombëtare. Të mahnitur nga pamja që iu është shfaqur para syve, ata kanë ndaluar autobusin me të cilin po udhëtonin dhe kanë vendosur ta kalonin natën në lëndinën, nga ku shfaqej pamja e Qytetit të Vjetër. E ngritën fushimin e tyre disa qindra metra mbi qytetin e vjetër, që prej vitesh e vitesh flinte nën mbretërinë e ujërave...

Po të kërkoj

Ti ike, u fshehe u zhduke dikuDiku në tokë, qiell e në detin bluDhe unë hëna e jetës, mendohem veç për ty Nuk mund ta shtyj dot jetën E vetme s’mund të rri.Me erën do të nisemSi çobani do të kërkoj Mes valëve do të grisem Natës së verbër do të gjurmojMes vapës së shkretëtirës Do thahem veç për ty Ndoshta do të gjej fshehurNën rërën pa kufijAty do të gërmoj Dhe zemrën do ta marr pasPor nuk do të harroj të lë një epitaf.

Ishe tiDukuria e pastrehë e rrotësS’të falte aspak dritë prej shtrigeKudo hapësirë e verbuarPapritur një dritëz më ndriçoi shpirtin Ishte një diamante dhimbjejeQë të kish’ ngrirë në sy Ti prisje me natën rrugaçe Të panjohurin më të riNjë botë torture të rëndonte mbi supeCa copa që përpiqeshin të të vish-ninTë të stolisnin plot djallëziTi ishe engjëllorjaQë jetonte në ferrin e DantesShqipëtarkëza e vogël... ishe ti...

Mungesa jote Kur nata qëndis qiellinMe yjet e mëndafshtë Dhe qielli pikon mbi sy Gjumin e lodhjes nektarmjaltë

...Unë dot nuk fle...Në dhomë ndjej mungesën tëndeS’nuhas frymarrjen qumështoreNuk kam prekjen e një doreS’dëgjoj më zhurmën e çdo ore

Dhe mbrëmja përsëri do bjerë Do flenë dhe sonte shumë të tjerëUnë do përgjoj mungesën tëndeDo të qëndis gjithmonë në mëndje…E kur qielli të jetë fshirëUnë ndoshta e zgjuar do jem gdhirë.

Pa ty…

Ndihem bosh Vetmi pa fund As zhurmë e jetësS’po më përkundAs dit’ në diellNuk më përmendÇdo natë me yje,Veç po më çmendTik-taku i orës

S’ka fuqi të ecëDhe pulsi i dorësQë ngadalë rreh.Dhe më shtyn kohaDhe kohën shtyjDitë që s’ngrysenNet që s’gdhijAs fjalë të ngrohta

Aspak dashuriBotë që më shehMe tjetër syKudo s’ka zhurmëVetmi,qetësiAtmosferë pa frymëShumë zbrazëti

Pak oksigjenZero dashuriAsgjë e bukurVeç varfëriKam shumë frikëMë mbyt kjo vetmiDhe kjo për faktin që jam pa ty...

Mall…

Ja… dhe retë bëjnë dashuriQilisen nën qiellin griQë sekretojnë mbi mua shiRetrospektiv një çast me ty.

Tani po shfaqesh para mejeSi një e tashme historiKy shi më zgjon deri në dejeAty ku fle një mall për tyAty ku hapet një varr I heshturKu fle trazuar një dashuriAty ku ndjenjat si kockat kanë mbeturDhe i lëndon një mall, çudi:Thirri mendjes heshtje e djegurRetë… bëjnë dashuriZgjojnë tek unë një mall të fjetur zgjojnë tek unë një mall për ty Punonjëse e Repartit 18 01

Gjirokastër me detyrë ndihmës shënjuese dhe me gradë PR II

Page 16: Mbi 700 vetë është numri i pjesëmarrësve në këtë stërvitje ... · të republikës italiane Delegacioni jordanez ,viziton Brigadën Logjistike takim i Grupit të Përbashkët

ushtriaE prEmtE, 8 qErshor 201216

stërvitja rreth-Greth 2012