mbi vorr t'a. alois pajalt

4
Me 7 Marc 1913 ushtrija malazeze mbytëte në Janosh ( afer Gjakoves) mizorisht franceskanin A.Luigj Palajt, vetem pse, si meshtar katolik e shqyptar i njimendtë, nuk mujt me pelqye mizorit, qi Sllavët bajshin mbi grigjë të tijë; as pse s'dijti zemra e dhimbëshme e tij me mshehë mjerimin qi ndiete, kah shihte se n'ato vise thjesht shqyptare kamba e anmikut ma të madhit të Komit lëte gjurmët e veta shkretnuese. (Shih "H.Dr" Marc 1914 ) Ne rasen e kryevjetorit Poeti, me këtë vjerrshë, perkujton vrasjen mizore të këtij dëshmori, tue lypë prej hyjit, qi të gjikojë mbi dhunë të bame Shqypnis. Kje botue në "H. Dr" Marc, 1914 XVII.- MBI VORR T'A. ALOIS PAJALT O.F.M At Gjergj Fishta

Upload: gjoke-geci

Post on 24-Mar-2016

240 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

XVII.- MBI VORR T'A. ALOIS PAJALT O.F.M Me 7 Marc 1913 ushtrija malazeze mbytëte në Janosh ( afer Gjakoves) mizorisht franceskanin A.Luigj Palajt, vetem pse, si meshtar katolik e shqyptar i njimendtë, nuk mujt me pelqye mizorit, qi Sllavët bajshin mbi grigjë të tijë; as pse s'dijti zemra e dhimbëshme e tij me mshehë mjerimin qi ndiete, kah shihte se n'ato vise thjesht shqyptare kamba e anmikut ma të madhit të Komit lëte gjurmët e veta shkretnuese. (Shih "H.Dr" Marc 1914 ) Ne rasen e kryevjetorit Poeti, me këtë vjerrshë, perkujton vrasjen mizore të këtij dëshmori, tue lypë prej hyjit, qi të gjikojë mbi dhunë të bame Shqypnis. Kje botue në "H. Dr" Marc, 1914

TRANSCRIPT

Page 1: MBI VORR T'A. ALOIS PAJALT

Me 7 Marc 1913 ushtrija malazeze mbytëte

në Janosh ( afer Gjakoves) mizorisht franceskanin

A.Luigj Palajt, vetem pse, si meshtar katolik e

shqyptar i njimendtë, nuk mujt me pelqye mizorit,

qi Sllavët bajshin mbi grigjë të tijë;

as pse s'dijti zemra e dhimbëshme e tij me mshehë

mjerimin qi ndiete, kah shihte se n'ato vise thjesht

shqyptare kamba e anmikut ma të madhit të

Komit lëte gjurmët e veta shkretnuese.

(Shih "H.Dr" Marc 1914 )

Ne rasen e kryevjetorit Poeti, me këtë vjerrshë,

perkujton vrasjen mizore të këtij

dëshmori, tue lypë prej hyjit, qi të

gjikojë mbi dhunë të bame Shqypnis.

Kje botue në "H. Dr" Marc, 1914

XVII.- MBI VORR T'A. ALOIS PAJALT

O.F.M

At Gjergj Fishta

Page 2: MBI VORR T'A. ALOIS PAJALT

Mbi vorr te At Luigj Palajt

Barbarët….e mbyten ! E pra

Ky ' i dhunë kurrkuj s'I a bani;

Nuk bani kand me kja

Per t'keq kurr s'I duel zani;

Per Atme e shejten Fe

Punoi me t'drejtë n'ketë dhe

I vorfni, pa prind mbetun,

Qi kjan për bukë I mjeri,

Te ky shujten pat gjetun:

Ky lott prej shysh I a teri,

Se lan nen dhunë me fsha

E at e mamë I u ba.

Pse pra me e mbytë?....Tradhtari,

E gjaksi e I patenzoni

E I trishtueshmi kursari

Qi s'njeh se shk'asht zakoni .

Kah t'duen ata po mbajn:

Pse kshtu me e mbyetë t'pafaj'n?

Po, po; per shkja te prujtun

Isht' ky n'dy faj zhye,

Qi ndryshe nuk ka mujtun

Vec se me gjak me i shkmbye:

Shqypnin dote t'lirume,

E fen s'ndrrote t'bekueme

E per ketë punë mizori

Ushtari i Malit t'Zi

Qi mshrirë s'I njeh krahnori

Heshten i a nguli n'gji,

Edhe me te të ngratit

Zemren shporoi ai Fratit

Page 3: MBI VORR T'A. ALOIS PAJALT

U rrzue sherbtori I Zotit

Heu! Si nuk plasi djerri !

E syt per t'gjatë motit

Ndermjet anmiqve I erri;

Gjaku prej varrvet t'ngrata

Gurgulloi mbi buca t'thata.

O Perendi i amshuem

A thue tu' I vu kje trollin

Ndo'i rruzlli ma t'lumnueshem,

Qi per nen qiellë mund t'ndollin

Kjo punësh mbi ftyrë t'ksaj bote,

Pa shkrepun mnija Jote?

Qe, shkjau, harlisë krenijet

Meshtarët asht tue t'I mbytun:

Lterët t'u, seli hyjnijet,

Me gjak asht tue t'i zhytun

E rrfeja e Jote kisha

Por rrzon e vec can pisha!

As gjaku, pra i Meshtarvet

As gurt e eltervet t'ue

S'mund reshkan mshrirë Shqyptarvet,

Nuk mujtkan mnin me t'zgjue?

E fatin e Shqypnis

E lankan n'dorë t'shkjenis?

Page 4: MBI VORR T'A. ALOIS PAJALT

(Shih "H.Dr" Marc 1914 )

Ne rastin e kryevjetorit Poeti,

At Gjergj Fishta

O e mjera, moj e mjera

Shqypni, se keq ke ngelun!

Se mirë, moj, ty t'thau vera,

Qysh se shkjau asht tue t'shkelun

E tue t'poshtnue pa dhimë

Tue t'lanun t'lanun n'vaj e n'brimë

Tkan rrahë gjithkah me topa,

Tue t'djegë e tue t'shkrumue:

T'kanë damun copa-copa,

Si t'ishe pa zot lshue,

E shk'asht ma fort per t'kja,

Me dorë t'Mbretnivet t'Mdha

O Zot ! O Zot: mostjeter

Per ketë pleqni trathtare

Qi Europa, rrence e vjeter,

Bani mbi tokë shqyptare,

Deh! Ti mos len qi niri

Kshtu t'a dhunojë pa hiri

Vec m'ty na e kemi shpresen

Se' I ditë Liri mund t'shohim;

Pse nierit fjalët e besen

Fort mirë sod po I a njohim:

Ai syt s'i prir kurr njeti,

Vec ku mund t'grryejë për veti

Prandej, o Zot, prej qiellet

Ti priri syt mbi ne

E ban qi puna t'kthiellet

Si asht mirë per Atme e Fe;

E gjaku i ktij Meshtarit

T'kjoftë falë per komb t'Shqyptarit.