mbrojtje nga ngacmimi nË vendin e punËs nË …
TRANSCRIPT
MBROJTJE NGA NGACMIMI NË VENDIN E PUNËS NË
MINISTRINË E MBROJTJES DHE ARMATËN E REPUBLIKËS SË
MAQEDONISË SË VERIUT
UDHËZUES
I/E NDERUAR,
Мinistria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mbështesin ngacmimin në vendin e punës.
Çdokush i/e punësuar ka të drejtë mbrojtjeje nga ngacmimi në vendin e punës.
Udhëzuesi është përgatitur në mënyrë që ty si nëpunës/e apo kandidat/e për punësim në Ministri dhe Armatë të t’i sjellë më afër mënyrat dhe mundësitë për mbrojtje nga ngacmimi në vendin e punës dhe mekanizmat për parandalim dhe përballje në kohë me çfarëdolloj ngacmimi.
Тë inkurajojmë të drejtohesh për këshilla dhe ndihmë dhe të raportosh në kohë për forma të sjelljeve të papranueshme që mund të të shkaktojnë ngacmim.
Udhëzuesi të inkurajon të sillesh drejtë, me ndershmëri dhe profesionalizëm dhe në mënyrë që respekton dinjitetin, integritetin dhe reputacionin në nivel individual dhe institucional.
Me respekt,Ministria e Mbrojtjes
ÇKA ËSHTË NGACMIMΙ?
Ngacmimi në vendin e punës paraqet dukuri që inkurajon ose shpien në një sjellje përmes së cilës psikikisht apo seksualisht ngacmohet nëpunësi/nëpunësja ose një grup nëpunësish. Ngacmimi mund të ndodhë në Ministrinë e Mbrojtjes, në komandat dhe njësitë e Armatës, në qendrat stërvitore - kampet, fushat stërvitore, si dhe në aktivitete ndërkombëtare.
FORMAT E NGACMIMIT: 1
NGACMIM PSIKIK është çdo lloj sjellje negative nga një nëpunës apo një grup nëpunësish e cila përsëritet, në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, gjithçka që cënon dinjitetin, integritetin, reputacionin dhe nderin e nëpunësit dhe shkakton ndjenjën e frikës ose shqetësimit, poshtërimit, qëllimi përfundimtar i së cilës mund të jetë dëmtimi i shëndetit fizik dhe mendor, rrezikim i së ardhmes profesionale të punonjësve, ndërprerja e marrëdhënies së punës ose dorëheqje nga vendi i punës.
NGACMIMI GJINOR është çdo sjellje verbale, joverbale ose zike e një natyre seksuale, e cila përbën një shkelje të dinjitetit të punonjësit ose kandidatit për punësim, që shkakton një ndjenjë frike ose shqetësim, poshtërim.
NGACMIMI SEKSUAL është çdo formë e sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose zike të një natyre seksuale, që ka për qëllim ose lë si pasojë, dëmtimin e dinjitetit ose krijimin e një ambienti, qasjeje ose praktike kërcënuese, armiqësore, po-shtë ruese ose frikësuese.
1 Përku zime të përcaktuara me ligj
KUSH MUND TË JETË USHTRUES/E NGACMIMI? ► Një ose më shumë persona
(kolegë/e) me sjellje negative;► Udhëheqësit/et e njësive
organizative;► Nëpunësi/ja udhëheqës i
drejtëpërdrejtë, gjegjësisht o cer i lartë;
► Një palë e tretë me të cilënpunonjësi bie në kontakt në vendin e punës.
KOHA DHE VENDI I NGACMIMIT?► Periudha e kohës së punës;► Koha e udhëtimit për në dhe
nga vendi i punës, përkatësishtnë vendin e punës;
► Gjatë pjesëmarrjes në trajnimedhe aftësime profesionale;
► Në shkollime;► Stërvitje;► Misione ndërkombëtare dhe
humanitare;► Ngjarje dhe aktivitete në një
kontekst ndërkombëtar dhekombëtar.
A JE I NJOFTUAR SE KA HYRË NË FUQI UDHËZUESI PËR MBROJTJE NGA NGACMIMI NË VENDIN E PUNËS NË MINISTRINË E MBROJTJES DHE NË ARMATËN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT?
LEXO PATJETËR!
Ndodhet në:√ www.mod.gov.mk√ www.arm.mil.mk√ postën tuaj elektronike zyrtare√ tabela për shpallje në Ministri dhe Armatë
MBAJ MEND! Procedura e mbrojtjes nga ngacmimi në vendin e punës është:
– kon denciale– jo kërcënuese– me marrëveshje
ÇFARË TË BËJ NË RASTE NGACMIMI?
MUNDËSIA E PARË Drejtoju ushtruesit/es dhe njoftoje se sjellja është e padëshiruar,
fyese dhe të shkakton shqetësim ose ndikon në punën tëndeDrejtoju ushtruesit/ses përmes: √ Personalisht, duke iu drejtuar drejtëpërdrejtë√ Në formë të shkruar ose√ Përmes telefonit
Nëse nuk i drejtohesh ushtruesit/es së ngacmimit ose nëse qasja direkte nuk rezulton me ndërprerjen e sjelljes se padëshirueshme ekziston
MUNDËSIA E DYTË
KU TË DREJTOHEM?
Të drejtohesh për këshillë dhe ndihmë tek:√ Përfaqësuesi/ja gjinore√ Udhëheqësi/ja direkt√ Person i autorizuar për mbrojtje nga ngacmimi√ Ministër/e e mbrojtjes
MUNDËSIA E TRETË√ Njoftimi gjithashtu mund të dorëzohet nga një palë e tretë me
pëlqimin tuaj
Për informim ose nëse vendos të raportosh ngacmim në vendin e punës: hap dritaren e posaçme „Mbrojtje nga Ngacmimet në Vendin e Punës” në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes http://www.mod. gov.mk/?page_id=47191
A E DI SE?
Të dhënat dhe informatat që i jep janë të mbrojtura në pajtim me rregulloret pozitive ligjore
RAPORTIMIN MUND TA BËSH SI VIJON!
Zgjidh mënyrën:√ paraqitu në 070-403-603
02/ 328 22-02 ose√ dërgo mesazh në [email protected] ose√ njofto me shkrim nëpërmjet arkivit të Ministrisë dhe Armatës2.
1. evidencë kur dhe në çfarë mënyre janërealizuar kontaktet me ushtruesin/en engacmimit dhe me çfarë përmbajtje!
2. Kërkesën dorrëzoe në afat prej 6 muajsh!3. Të dhënat që i jep duhet të jenë të besueshme
dhe me përgjegjësi të plotë penale, materialedhe morale!
2 Përdorni formularin në dispozicion në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes – http://www.mod.gov.mk/?page_id=47191
11.Mbajrreannga
22. KKë33. TTë
ddheddhe
AA EE DI SSE??
TTë dhhënaat ddhe info jjanëë të mmbrojtturappozittive ligjjoree
MBAJ MEND:
TË DREJTA DHE PËRGJEGJËSI
Nëse je person i ngacmuar ke të drejtë:√ të ngresh procedurë për mbrojtje kundër ngacmimit pa frikë nga tallja,
hakmarrja ose të jesh i/e akuzuar;√ të jesh i/e informuar për rezultatet e procedurës dhe elementet që
lidhen me procedurën, por edhe për masat të cilat do të ndërmerren; √ duhet të marrësh informatë kthyese në afat prej 30 ditëve nga
dorrëzimi i kërkesës;√ mund gjithashtu të zgjedhësh përfaqësues nga sindikata në të cilën
je i/e anëtarësuar; √ sërish të kërkosh ndihmë nëse nuk ndalojnë veprimet të cilat të
ngacmojnë/shqetësojnë;√ për një procedurë të drejtë dhe të paanshme.
Mban përgjegjësi për:√ të informuar në afat sa më të shkurtër të mundshëm për mospajtimin
tënd apo për ndjenjën shqetësuese nga veprimet e personit/es apo për sjelljen e tij/saj ndaj teje;
√ nëse ke nevojë të kërkosh ndihmë ose udhëzime se si të veproshnë mënyrën më të mirë, është më mirë të bashkëpunosh me personin përgjegjës për zbatimin e procedurës.
Nëse je ushtruesi/ja e ngacmimit ke të drejtë:√ të informohesh se është ngritur një procedurë për mbrojtje nga
ngacmimi kundër teje;√ të informohesh për identitetin e personit të ngacmuar;√ një përfaqësues i sindikatës, në të cilin jeni anëtar, gjithashtu mund
të marrë pjesë në procedurën e ndërmjetësimit, √ të informohesh për rezultatet e procedurës dhe elementet që lidhen
me procedurën dhe masat që do të ndërmerren. √ për një procedurë të drejtë dhe të paanshme.
Duhet të bashkëpunosh me personin përgjegjës për zbatimin e procedurës!
Publikimin e këtij dokumenti e mbështet Trupi i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave - UN Women. Mendimet dhe qëndrimet e shprehura në këtë publikim janë mendime dhe qëndrime të autorëve dhe nuk i përfaqësojnë domosdoshmërisht mendimet dhe qëndrimet e UN Women, Kombeve të Bashkuara apo organizatave tjera shoqëruese. Kufijtë dhe emrat e theksuar, si dhe emërtimet e shfrytëzuara në hartat e këtij raporti nuk paraqesin konfirmim ose njohje zyrtare nga Kombet e Bashkuara.