media filmon bazën fjala e ministres kodheli në kuvendin e ... · por mbetet modest nëse e...

16
Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, vizitoi Bazën Ajrore në Gjadër E premte, 18 prill 2014 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 68-të i botimit Nr. 15 (8216) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria e-mail: [email protected] 15 vjet më parë kthesa më e madhe në historinë e Kosovës Frymë bashkëpunimi në punën me librin dhe bibliotekat në FA “Tankodrom 2014”, veprimet e kompanisë në operacion mbrojtës Inkurajohet kontributi i stafit shqiptar në Aleancë Shkollat e mesme ushtarake dhe lindja e elitave ushtarake faqe 6 faqe 7 faqe 14-15 faqe 8-9 faqe 11 EKSODI KOSOVAR PUNA ME LIBRIN DHE BIBLIOTEKA DIXHITALE Në zbatim të Direktivës së Minis- trit të Mbrojtjes për vitin 2014, të detyrave të shtruara nga Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe në kuadrin e Ditës Botërore të Librit, Qen- dra e Librit dhe Mbështetjes me Informacion në KDS-së, këto ditë të muajt prill 2014 është gjendur në njësitë dhe repartet e Forcës... “Kemi Besimin e plotë që do ta kryeni me nder detyrën” “Morava-14”, aftësim ndërinstitucional për emergjencat civile “I kemi nën kontroll të gjitha bazat e Ushtrisë shqiptare” Standard i ri i bashkëpunimit shtetëror gjatë emergjencave detare BASHKËBISEDIM ME PAQERUAJTËSIT QENDRA E SIMULIMIT STËRVITJA “VLORA SAR-EX-1” MEDIA FILMON BAZËN faqe 5 faqe 4 faqe 7 STËRVITJE KOMPAKTËSUESE 72-ORËSHE FORCË TOKËSORE ARSIMIMI faqe 12 Tematika e kësaj stërvitje ishte zhvillimi i operacioneve të kërkim-shpëtimit SAR Opozita, cinike dhe e papërgjegjshme në këtë baltosje të Forcave të Armatosura Konferenca “5 vjet anëtarësim në NATO: Impakti kombëtar-rajonal dhe sfidat e ardhshme” “Shqipëria në NATO, konfirmim i rikthimit tonë në Perëndim” Faqe 4 FJALA E MINISTRES KODHELI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË “Në këtë lojë të shpifur politike nuk mjafton të hetohet vetëm akuza, por duhet hetuar edhe pse është hapur kjo lojë” “Vizioni ynë për Ushtrinë do të mbështetet vetëm e vetëm, mbi kritere profesionale dhe në integritetin moral” Faqe 3

Upload: others

Post on 03-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

ushtriaE prEmtE, 18 prill 2014 1

Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, vizitoi Bazën Ajrore në Gjadër

E premte, 18 prill 2014

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 68-të i botimit Nr. 15 (8216)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

15 vjet më parë kthesa më e madhe në

historinë e Kosovës

Frymë bashkëpunimi në punën me librin dhe bibliotekat në FA

“tankodrom 2014”, veprimet e kompanisë në operacion mbrojtës

inkurajohet kontributi i stafit shqiptar në Aleancë

Shkollat e mesme ushtarake dhe lindja e elitave ushtarake

faqe 6

faqe 7

faqe 14-15faqe 8-9 faqe 11

eksodi kosovarPuna me librin dhe biblioteka dixhitale

Në zbatim të Direktivës së Minis-trit të Mbrojtjes për vitin 2014, të detyrave të shtruara nga Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe në kuadrin e Ditës Botërore të Librit, Qen-dra e Librit dhe Mbështetjes me Informacion në KDS-së, këto ditë të muajt prill 2014 është gjendur në njësitë dhe repartet e Forcës...

“Kemi Besimin e plotë që do ta kryeni me nder detyrën”

“Morava-14”, aftësim ndërinstitucional për emergjencat civile

“I kemi nën kontroll të gjithabazat e Ushtrisë shqiptare”

Standard i ri i bashkëpunimit shtetëror gjatë emergjencave detare

bashkëbisedim me Paqeruajtësit

qendra e simulimit

stërvitja “vlora sar-ex-1”

media filmon bazën

faqe 5

faqe 4

faqe 7

stërvitje komPaktësuese 72-orëshe

forcë tokësore

arsimimi

faqe 12

Tematika e kësaj stërvitje ishte zhvillimi i operacioneve të kërkim-shpëtimit SAR

Opozita, cinike dhe e papërgjegjshme në këtë baltosje

të Forcave të armatosura

Konferenca “5 vjet anëtarësim në NATO: Impakti kombëtar-rajonal dhe sfidat e ardhshme”

“Shqipëria në NATO, konfirmim i rikthimit tonë në Perëndim”

Faqe 4

Fjala e ministres Kodheli në Kuvendin e shqipërisë

“Në këtë lojë të shpifur politike nuk mjafton të hetohet vetëm akuza, por duhet hetuar edhe pse është hapur kjo lojë”

“Vizioni ynë për Ushtrinë do të mbështetet vetëm e vetëm,mbi kritere profesionale dhe në integritetin moral”

Faqe 3

ushtriaE prEmtE, 18 prill 20142 zyrtare

stafiKryeredaktor:

Albert hitOaliajGazetarë:

Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona shiMaj MaKO

Graphic Designer:Afërdita hysaj

© Ministria e MbrojtjesMaterialet e publikuara në këtë gazetë nuk mund të riprodhohen elektronikisht apo fizikisht e të përdoren për qëllime përfitimi, pa marrë autorizim nga botuesit e saj.

AdrEsA: Ministria e Mbrojtjes,

rruga e Dibrës

Qëndrimet, pikëshikimet dhe opinionet e shprehura në gazetën “ushtria” i përkasin plotësisht autorëve të shkrimeve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrime apo pozicionime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe shPFA.

Më lejoni së pari, të shpreh vlerësimin tim për Institu-tin Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare për orga-

nizimin e një konference të tillë, e cila vjen në vijim të një sërë veprimtarish të organizuara me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ju faleminderit Dr. Rakipi për ftesën, si dhe për mundësinë që më jepni të përshëndes një audiencë të tillë. Ndihem vërtet e nderuar dhe e privilegjuar. Është për t’u vlerësuar fakti, që sa herë flitet për NATO-n, si përpara ashtu edhe tashmë që jemi anëtarë me të drejta të plota në këtë organizatë, klasa politike shqiptare e gjen veten të bashkuar, pavarësisht përkatësive partiake. Dhe kjo është vërtet inkurajuese. Këtë gjë e dëshmon edhe prania jonë në këtë sallë sot. Secili nga ne, jam e bindur për këtë, do të dëshironte shumë që kjo gjë të ndodhte edhe për shumë gjëra të tjera, të cilat janë vërtet të rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë që na kanë besuar drejtimin e vendit. Nuk ka asnjë dyshim se anëtarësimi në NATO, ishte një arritje historike e Shqipërisë në rrugën e saj, duke lënë pas izolimin e gjatë dhe të imponuar. Me këtë akt, shqiptarët konfirmuan me plot krenari, rikthimin e tyre në Perëndim. Anëtarësimi në NATO, përmes një konsensusi dhe mbështetjeje publike të pashembullt, përbën një gur ki-lometrik në demokratizmin e vendit, duke hapur në këtë mënyrë perspektivën për një të ardhme më të mirë për shqiptarët, duke e bërë në këtë mënyrë vendin, pjesë të familjes së kombeve të civilizuara dhe demokracive perëndimore. Ndërkaq në një kontekst më të gjerë, anëtarësimi i Shqipërisë ishte dëshmi e politikës së zgjerimit, mjeshtërisht e zbatuar nga NATO drejt vendeve të Evropës Lindore, në funksion të promovimit të sigurisë dhe stabilitetit në një Evropë të lirë dhe të pandarë. Ky proces, përbën ndoshta, transformimin më serioz në peizazhin e sigurisë evropiane, që nga rënia e murit të Berlinit. Ajo ka qenë nxitja më e fuqishme drejt integrimit në komunitetin e vendeve

të përparuara e demokratike. Natyrisht, e ftuar në këtë konferencë, në cilësinë e ministres së Mbrojtjes, pavarësisht se NATO është një organizatë politike dhe ushtarake, që në krye të herës, mendja shkon tek Forcat e Armatosura, të cilat janë vendosur prej fillimit, në krye të një procesi të gjatë reformash transformuese, të thella, të gjithanshme dhe të vështira, pse jo dhe të dhimbshme, të cilat datojnë që nga nënshkrimi i Partneritetit për Paqe për të vazhduar më Planin e Veprimit për Anëtarësim dhe deri në anëtarësimin e plotë në Aleancë. Kjo periudhë, ndonëse më e gjatë krahasuar me vende të tjera, i shërbeu Forcave tona të Armatosura, por jo vetëm atyre, të krijonin një qasje të re ndaj NATO-s, të ndërvepronin ngushtësisht me aleatët, të merrnin pjesë në operacione ndërkombëtare të drejtuara nga NATO. Në këtë periudhë, Shqipëria dëshmoi se ishte një partner i besueshëm i Aleancës, duke ndërmarrë reforma në një spektër të gjerë që shkonin tej Forcave të Armatosura, të cilat padyshim janë shndërruar sot në urën e sigurtë që lidh

Shqipërinë me NATO-n. Personalisht do të shfrytëzoj çdo rast, për të shprehur mirënjohjen time të thellë dhe të qeverisë, ku unë bëj pjesë për gjitha vendet mike dhe aleate të cilët kanë mbështetur që në hapat e para integrimin e Shqipërisë në NATO. Më lejoni të veçoj këtu, asistencën e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë strategjik dhe të pazëvendësueshëm. Në këtë 5-vjetor, ne kemi të gjithë të drejtën legjitime të ndihemi, jo vetëm krenarë për Aleancën në të cilën bëjmë pjesë, por edhe të detyruar, të motivuar, si as-njëherë më parë, për të qenë në lartësinë e duhur të dinjitetit, për të ndalur njëherë e mirë keqpërdorimin e Forcave tona të Armatosura nga politika. Rastet e kohëve të fundit tregojnë se ende nuk është hequr dorë nga ushtrimi i presioneve politike ndaj ushtrisë. Koha e presionit politik ndaj Forcave të Armatosura dhe stafin e Minis-trisë së Mbrojtjes ka marrë fund. Vizioni ynë për ushtrinë do të mbështetet vetëm e vetëm, mbi kritere profesionale dhe në integritetin moral. Ne do t’i kthejmë din-

jitetin e munguar Forcave të Armatosura dhe nuk do të lejojmë që deklarata për konsum dhe përfitim politik të dëmtojnë imazhin e ri qe ne po krijojmë. E parë në këndvështrimin rajonal, anëtarësimi në NATO i ka siguruar Shqipërisë një vend dhe rol edhe më të madh në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke bërë kësisoj të mundur që ajo të luajë një rol kyç në sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, Mes-dhe dhe Evropë. Si një aktore e rëndësishme e një sërë iniciativash rajonale, Shqipëria mbetet e vendosur të luajë një rol edhe më të madh, duke intensifikuar bashkëpunimin me vendet e rajonit në funksion të forcimit të mëtejshëm të arkitekturës ekzistuese të bash-këpunimit mes vendeve të rajonit, të ngritur me shumë mundim. Në këtë kontekst, ne nuk do të reshtim së përkrahuri përpjekjet e popullit të Kosovës në rrugën e tyre të integrimit rajonal dhe Euro-Atlantik. Shqipëria, së bashku me Kroacinë, është sot vendi më i ri në NATO. Ndërkohë që këtë vit NATO shënon 65 e krijimit të saj. Ndërsa ne kremtojmë 5-vjetorin e anëtarësimit në NATO, Rusia me ve-

primet e saj në Krime dhe Ukrainë, ka flakur tej librin, i cili rregullon marrëd-hëniet ndërkombëtare në Evropë dhe më gjerë. Sot më shumë se kurrë, ndërsa kriza Rusi-Ukrainë përbën një moment shumë serioz për Aleancën, është e rëndësishme të ruajmë unitetin e veprimit, solidaritetin dhe kredibilitetin e Aleancës. Asnjëherë më parë, forcimi i lidhjes transatlantike për NATO, nuk ka qenë kaq relevante sa ç’është sot. Dhe ndërsa flasim për sfida të së ardhmes, mund të them se ato janë në shumë plane. Së pari, Shqipëria si një ndër vendet anëtare të NATO-s në rajon, përmes mbështetjes së politikës së “dyerve të hapura” duhet dhe do të bëjë më shumë për integrimin e vendeve të Ballkanit në strukturat Euro-Atlantike. Unë jam e bindur se paqja, stabiliteti dhe prosperiteti ekonomik i rajonit janë jo vetëm të pandarë nga siguria e përbashkët e NATO, nga vlerat dhe parimet e saj, por mund të arrihen vetëm nëpërmjet bashkëpunimit. Duke integruar në ko-munitetin e Aleancës vendet e Ballkanit, të cilat janë akoma jashtë saj, unë besoj fort që Aleanca do të bëhet një grup më i madh vendesh që ndajnë të njëjtat vlera për mbrojtjen kolektive. Kjo zonë është vazhdimësia jonë. Ne ndajmë të njëjtat vlera evropiane dhe kemi të njëjtat qëllime për të ardhmen. Qeveria po punon fort që anëtarësimi në NATO të inkurajojë zhvil-lim të qëndrueshëm ekonomik dhe politik. Në aspektin ushtarak, Shqipëria duhet, dhe për këtë ne jemi të vendosur, të përballet me sfidën e një procesi të vazhdueshëm transformimi, dukë iu përgjigjur kësisoj sfidave me të cilat përballet sot Aleanca. Nga një perspektivë politike, anëtarësimi në NATO, është një motiv i fortë për të ndërmarrë reforma të vazhdueshme politike dhe ekonomike, në përmbushje të qëllimit të përbashkët, marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Ky është detyrimi i përbashkët i gjithë klasës sonë politike. Këtë duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Vetëm në këtë mënyrë, ne i japim vlerën që meriton anëtarësimit tonë në NATO.

Forcave te Armatosura dhe nuk do të lejojmë që deklarata për konsum dhe përfitim politik të dëmtojmë imazhin e ri qe ne po krijojmë. Shqipëria dëshmoi se ishte një partner i besueshëm i Aleancës, duke ndërmarrë reforma në një spektër të gjerë që shkonin tej FA, të cilat padyshim janë shndërruar sot në urën e sigurtë që lidh Shqipërinë me NATO”. Me këtë rast ministrja Kodheli ka shprehur mirënjohjen e thellë të saj dhe të qeverisë për gjitha vendet mike dhe aleate të cilët kanë mbështetur që në hapat e para integrimin e Shqipërisë në NATO. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo pasi falënderoi organizatorët e kësaj konference, u shpreh se aktiviteti i sotëm është një “gur i çmuar” në “gjerdanin” e aktiviteteve të zhvilluara me rastin e 5 - vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, që kurrsesi nuk mund të jetë i ndarë nga përvjetori i 65-të i vetë Aleancës.

“Anëtarësimi i vendit tonë në NATO përbën një nga ngjarjet më të rëndë-sishme në historinë 101 vjeçare të shtetit, dhe atë mijëra vjeçare të kombit. Pesë vjet më parë, maturisë së saj NATO i shtoi vitalitetin dhe energjinë

me dy anëtarët më të rinj, Shqipërinë dhe Kroacinë. Kontributi i Shqipërisë në Aleancë është i qenësishëm, nëse e shohim në raport me mundësitë tona, por mbetet modest nëse e shohim në raport me nevojat që ka Aleanca. Si vetë Aleanca, që ka në thelb të saj transformimin e vazhdueshëm, edhe Forcat tona të Armatosura, si një organizëm vital, janë gjithmonë në një proces të vazh-dueshëm transformimi dhe evoluimi”, ka theksuar ndër të tjera në fjalën e tij gjeneral Bazo. Ndërsa ambasadori i SHBA, z. Alexander Arvizu në fjalën e tij u shpreh: “Sa i përket reformave të Mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se përpjekjet e ministres Kodheli për kryerjen reformave dhe luftën kundër korrupsionit kanë qenë të thella dhe rezultative. SHBA inkurajojnë vi-jimësinë e këtyre përpjekjeve. Në të njëjtën kohë pranojmë faktin se kontributi më afatgjatë në Reformën e Mbrojtjes është forcimi i themeleve të një force moderne, të lëvizshme dhe kompatibël me NATO. Kjo gjë kërkon metoda më të konsoliduara trajnimi, prokurimi dhe rekrutimi cilësor të personelit”, - u shpreh ambasadori Arvizu.

Në datën 15 prill 2014, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli e shoqëruar edhe nga shefi Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, mori

pjesë në konferencën ndërkombëtare “5 vjet anëtarësim në NATO: Impakti kombëtar-rajonal dhe sfidat e ardhshme”. Kjo konferencë u organizua nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe në të ishin të pranishëm gjithashtu: ambasadori SHBA në Tiranë, z. Alexander Arvizu, kryetari i Partisë Demokra-tike, z. Lulzim Basha, diplomatë, studiues, përfaqësues të botës akademike, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, duke marrë fjalën ka shprehur vlerësimin e saj për Institutin Shqiptar të Studimeve Ndërkom-bëtare për organizimin e kësaj konference, e cila, nënvizoi ajo, vjen në vijim të një sërë veprimtarish të organizuara me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “Nuk ka asnjë dyshim se anëtarësimi në NATO, ishte një arritje historike e Shqipërisë në rrugën e saj, duke lënë pas izolimin e gjatë dhe të imponuar. Vizioni ynë për ushtrinë do të mbështetet vetëm e vetëm, mbi kritere profesionale dhe në integritetin moral. Ne do t’i kthejmë dinjitetin e munguar

NATO, një arritje historike e Shqipërisë...Konferenca

Zhvillohet konferenca ndërkombëtare “5 vjet anëtarësim në NATO: Impakti kombëtar-rajonal dhe sfidat e ardhshme”

Fjala e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në konferencën “5 vjet në NATO”

“Shqipëria në NATO, konfirmim i rikthimit tonë në Perëndim”

“Vizioni ynë për Ushtrinë do të mbështetet vetëm e vetëm, mbi kritere profesionale dhe në integritetin moral”

ushtriaE prEmtE, 18 prill 2014 3zyrtare

Fjala e SHSHP, gjeneralmajor Jeronim Bazo, në konferencën ndërkombëtare “Shqipëria 5 vjet në NATO”

“Anëtarësimi në NATO, nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë mijëra vjeçare të kombit”Më lejoni në krye të herës,

të shpreh kënaqësinë që më jep të qenit pjesë e një konference, që në qendër

të saj ka NATO-n dhe për pjesëmarrës ka një audiencë si kjo, që gjithkush do ta kishte zili. Njëherazi, do dëshiroja të përcillja falënderimet e mia për organiza-torët dhe veçmas për ftesën për të marrë pjesë në konferencë, e cila duhet thënë se është një ‘gur i çmuar’ në ‘gjerdanin e aktiviteteve të zhvilluara me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, që kurrsesi nuk mund të jetë i ndarë nga përvjetori i vetë Aleancës. Gjashtëdhjetë e pesë vite më parë liderët e 12 vendeve, që udhëhiqeshin nga principe e jo dogma, nga virtyte e jo ego të sëmura dhe nga dëshira për ti dhënë lirisë dimensionin e saj real e njerëzve që e donin atë mundësinë për ta jetuar atë si të tillë, panë si zgjidhjen më të mirë, për t’ju përgjigjur gjysmës tjetër të botës që mendonte ndryshe, krijimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). Ne sot dhe historia dje, sot dhe nesër jemi dëshmitarë të vlerës, deri në paçmuesh-mëri, të Aleancës për dimensionin dhënë pavarësisë, lirisë, sigurisë dhe shtetit të së drejtës në hapësirën Euro-Atlantike. Në jetën e një individi 65 vjet janë relativisht shumë, në jetën e një shteti relativisht shumë pak ndërsa në jetën e një Aleance mendoj se janë të konsiderueshme. Histo-ria na vjen në ndihmë për një gjë të tillë. Ashtu si jeta e asnjërit nga ne këtu në sallë nuk besoj se ka qenë apo është një vijë e drejtë edhe jeta e Aleancës nuk ka qenë një e tillë. Është interesant fakti që duke filluar nga viti 1960 e në vazhdim janë bërë jo pak por mbi 18 publikime (libra e raporte) që për titull kanë togfjalëshin “E ardhmja e Aleancës” (Future of NATO). E ndërsa deri në fund të viteve 90’ e ar-dhmja nënkuptonte më shumë zgjerimin se ekzistencën, pas viteve 90’ e ardhmja nënkuptonte më shumë ekzistencën se sa zgjerimin. Në të dyja rastet Aleanca njëherazi, ka zhgënjyer parashikuesit pes-imist, të cilët nuk kanë qenë të pakët, dhe ka kënaqur ata optimist. Dilemës, ose më saktë pyetjes së skeptikëve për të ardhmen e saj në vitet e Luftës së Ftohtë, Aleanca i është përgjigjur përveçse me kohezionin e saj të admirueshëm edhe me zgjerimin me anëtarë të rinj. Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj të nderuar pjesëmarrës se 12 vendeve nismëtare të Aleancës në vitin 1949 ju bashkuan Greqia dhe Turqia në vitin 1952, Gjermania në vitin 1955 dhe Spanja në 1982-in. Megjithatë skeptikët nuk reshtën së shqetësuari për të ardh-men e Aleancës dhe me përfundimin e Luftës së Ftohtë më shumë se kurrë më parë. Aleanca, më shumë se mbi gjithçka tjetër, ishte dhe është e bazuar në vlera, e ato nëse kishin shërbyer për ti bashkuar anëtarët edhe për faktin se gjatë Luftës së Ftohtë diçka po ‘gatuhej’ në anën tjetër të murit, shembja e tij nuk nënkup-tonte shembjen e vlerave gjithashtu, përkundrazi. Përgjigja e Aleancës ishte TRANSFORMIM dhe ‘dyert e hapura’. Tre valë zgjerim me mbarimin e Luftës së Ftohtë. Në vitin 1999 Polonia, Hun-garia dhe Republika Ceke. Në vitin 2004 Estonia, Letonia, Lituania, Sllovenia, Sllovakia, Bullgaria dhe Rumania dhe në vitin 2009 Shqipëria dhe Kroacia. Aritmetika e thjeshtë të nderuar zonja e

zotërinj, na çon në faktin se Aleanca qysh prej krijimit të saj, përmes gjashtë valë zgjerimi numëron sot 28 anëtarë. Veç të tjerash Aleanca është kujdesur që ndërsa ‘maturohej’ e rriste parametrat e sigurisë e mbi të gjitha forconte vlerat e lirisë e demokracisë, të ruante edhe vitalitetin e saj e të zgjeronte hartën e sigurisë. E si mund të arrihej një gjë e tillë më mirë se sa përmes zgjerimit me anëtarë rinj. Pikër-isht këtë bëri NATO edhe pesë vjet më parë kur maturisë së saj i shtoi vitalitetin dhe energjinë e dy anëtarëve më të rinj si Shqipëria e Kroacia. Në fakt ndërsa ne i ofruam vitalitetin dhe energjinë, ajo vetë i ofroi Ballkanit shpresën dhe bindjen se një epokë e vjetër ishte mbyllur dhe një e ardhme e re, ajo e vlerave Euro-Atlantike po mbërrinte.

Nuk ka asnjë dyshim se anëtarësimi i vendit tonë në NATO përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë 101 vjeçare të shtetit e mijëra vjeçare të kombit. Në një mënyrë apo një tjetër akti i anëtarësimit ishte edhe ‘noterizimi’ i vokacionit perëndimor që populli shqiptar e ka pasur ndër shekuj, por që rrethanat

historike dhe zgjedhjet e gabuara të elitave në momente të caktuara e kishin bërë atë të dukej si një “mollë e ndalume”. Pa dashur të vë në dyshim për asnjë moment thënien e përdorur në mënyrë frekuente të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Anders Fogh Rasmussen se “NATO është aleanca më e suksesshme në histori” më duhet të sjell në vëmendjen tuaj se sfidat kanë qenë bashkudhëtarë të saj. Ashtu si dilema për të ardhmen dhe ajo e marrjes së përgjegjësive në mënyrë proporcio-nale ka qenë sfida konstante e Aleancës. Ishte Sekretari i Mbrojtjes Gates në 2011, menjëherë pas operacionit në Libi (Unified Protector) kur deklaronte para ministrave të Mbrojtjes të Aleancës se koha e “kalërimit qyl” (free ride) kishte mbaruar. Ishte koha që aleatët të merrnin përgjegjësi. Dhe vetëm pak javë më parë frazën e gdhendur në memorialin e Luftës së Koresë në Uashington “Liria nuk është falas” (Freedom is not free), presidenti Obama e përsërit me zë të lartë në Europë për t’ju kujtuar aleatëve Evropianë se ishte koha ta marrin në konsideratë. Çmimi i lirisë sot nuk nënkupton domosdoshmër-

ish kapital njerëzor, megjithëse edhe ai nuk ka munguar. Dëshmori Feti Vogli është prova e çmimit të lirisë. Krijimi i kapaciteteve të nevojshme operacionale që vihen në dispozicion të Aleancës për të bërë hapësirën Euro-Atlantike një hapë-sirë të sigurt është çmimi i lirisë që vendet anëtare duhet të jenë të gatshme për ta pranuar. E nga ky angazhim nuk duhet të bëj përjashtim as vendi ynë në kufijtë e mundësive që ka. Si duhet të ndjehemi ne, si duhet të ndjehet Shqipëria pesë vjet pas anëtarësimit në NATO? Jo nga pozita që mbaj dhe as nga institucioni që përfaqësoj, por si njëri nga ju do thosha se jemi më të sigurt jemi më të aftë ush-tarakisht, por sigurisht me sfida që duan vullnet politik e përkushtim profesional për tu kapërcyer. E kemi provuar me përkushtimin e profesionalizmin tonë se gjërat janë të arritshme. Më lejoni të përmend një fakt që e mbështet këtë konstatim. Anëtarë të rinj përpara nesh kanë kaluar përmes një procesi Integrimi të plotë në Aleancë që ka marrë mesatar-isht nga 5 deri në 10 vjet, ndërkohë që Forcat tona të Armatosura e përmbushën

këtë proces në më pak se 5 vjet. Jemi të vetëdijshëm që ky proces, nuk përfundon me kaq. Si vetë Aleanca, që për emër “mesi” apo “atësie” ka “transformimin”, edhe Forcat tona të Armatosura, si një organizëm vital, janë gjithmonë në një proces të vazhdueshëm transformimi dhe evoluimi. Ky transformim kryhet për t’iu përshtatur sa më mirë kushteve në të cilat FA operojnë, për të ndërtuar kapacitetet e duhura me qëllim realizimin e misionit dhe detyrave të ngarkuara, por edhe de-tyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO sepse një Aleancë e suksesshme mund të triumfojë vetëm nëpërmjet vë-mendjes dhe kontributit të vazhdueshëm të vendeve anëtare. Kontributi i Shqipërisë në Aleancë është i qenësishëm, nëse e shohim në raport me mundësitë tona, por mbetet modest nëse e shohim në raport me nevojat që ka Aleanca. Ajo që ka qenë konstante në qasjen tonë është vullneti për të qenë në nivel pritshmërie të Aleancës në limitet e mundësive tona. Shqipëria duhet të ndjehet krenare me veten dhe me Forcat e saj të Armatosura pasi ka qenë pjesë e operacioneve të Aleancës që në vitin 1996 në Bosnjë dhe Hercegovinë në kuadër të KFOR-it dhe vijon të kontribuoje në operacionin ISAF në Afganistan me ekipe OMLT/MAT, të Forcave Speciale etj, dhe në operacionin KFOR në Kosovë. Po ashtu, Shqipëria është e gatshme për të vijuar kontributin e saj edhe pas përfun-dimit të operacionit ISAF dhe fillimit të misionit “Resolute Support”. Vullneti për bërë më të mirën për FA-të nuk mungon. Direktiva e Mbrojtjes është guida më e mirë për t’i adresuar sfidat, më së pari ato të hartimit e miratimit të dokumenteve strategjikë e më tej marrjen e përgjegjë-sive për implementimin e tyre. Është e rëndësishme të sjell në vëmendjen e kësaj audience se FA tashmë, përveç Direktivës së Mbrojtjes kanë edhe do-kumentin e rëndësishëm të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes të hartuar me kontributin dashamirës të aleatit e part-nerit strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të nderuar zonja e zotërinj. Bota nuk ka pasur ndonjëherë një paqe kaq të gjatë, por ironia është se kjo nuk do të thotë automatikisht se jetojmë në një botë të sigurt. Përkundrazi të gjitha indikacionet të çojnë në konkluzionin se bota është më pak e sigurt dhe rreziku është gjithmonë eminent. Shqipëria, dhe jo vetëm ajo, nuk e ka luksin që të ketë një set të caktuar kapacitetesh e forcash për të përballuar ato që në gjuhën op-eracionale të Aleancës por edhe tonën quhen Nivel i Ambicies. Mënyra e vetme për t’ju qasur kësaj sfide është krijimi i një ‘force të vetme’ (single set of forces) por e mundshme për tu për-dorur për natyrën diverse të sfidave apo situatave. Rruga për në NATO dhe ajo pas anëtarësimit nuk kanë qenë të lehta. Përveç vokacionit të shprehur të popullit shqiptar, vullnetit e angazhimit të elitave politike, përkushtimit e profesional-izmit të burrave e grave nën uniformë ka patuar patjetër edhe kontributin e paçmuar të Aleatëve e partnerëve tanë. Është zakon i përbotshëm mendoj unë që ëmbëlsira lihet për në fund. Ndaj dhe unë atë bëra. mirënjohjen dhe falënder-imin për mbështetjen dhe përkrahjen e aleatëve e partnerëve e lashë pikërisht për në fund.

Anëtarësimi i vendit tonë në NATO përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë 101 vjeçare të shtetit e mijëra vjeçare të kombit. Në një mënyrë apo një tjetër akti i anëtarësimit ishte edhe ‘noterizimi’ i vokacionit perëndimor që populli shqiptar e ka pasur ndër shekuj, por që rrethanat historike dhe zgjedhjet e gabuara të elitave në momente të caktuara e kishin bërë atë të dukej si një “mollë e ndalume”.

ushtriaE prEmtE, 18 prill 20144 zyrtare

Fjala e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli në Kuvendin e Shqipërisë

Opozita, cinike dhe e papërgjegjshme në këtë baltosje të Forcave të Armatosura

Prej një jave mediat janë bërë pasqyrë e një shpërthimi ekstrem të politikës së baltës për të errë-suar imazhin rilindës të FA-ve.

Ka një javë që opozita ngre në pikëpyetje, duke lënë të kuptoj se është në dijeni të një të vërtete të tmerrshme, por pa thënë asgjë tjetër përveçse, që unë si ministre e Mbrojtjes, po e fsheh këtë informacion dhe nuk po bëj transparencë. Më e bukura siç i thonë, por në fakt më e trishtueshmja në këtë rast, është se ndërkohë që disa zotërinj aspak qelibar, pushtojnë ekranet me këtë lloj cinizmi dhe s’dëgjohet asnjë gazetar që të pyesë. Po mirë të akuzuarit dhe qeveria nuk japin shpjegime, po akuzuesit çfarë provash kanë? Do thoni ju zotërinj opozitarë të angazhuar në këtë përbaltje të ethshme, “po pse duhet të na pyesë media ne dhe të mos na jepni ju llogari për akuzën tonë tronditëse”? Është shumë e thjeshtë, sepse unë kam një detyrë, të bëj punën aspak komode, të ministres së Mbrojtjes, duke u marrë nga mëngjesi herët deri në darkë vonë me problemet e panumërta dhe për ju, për opozitën, për pyetjet, për pretendimet e saj, kam vetëm një ditë në javë, këtë ditë, ditën që vij në Parlament. Ndërsa ju, keni përditë detyrën që çdo akuzues ka në sistemin demokratik që keni zgjedhur, ta provojë akuzën e tij, duke - së paku -, bërë përpjekje që të provojë vetë akuzën. Sepse në demokraci barra e provës i takon atij që akuzon dhe jo atij që akuzohet. Por jo, me kë e keni, ju thjesht dhe vetëm akuzoni, pa dhënë asnjë provë, pa thënë asgjë më pak sesa infrastruktura e Ush-trisë shqiptare është vënë në shërbim të trafikut të drogës dhe asgjë më shumë se Shqipëria është bërë protektorat i drogës. Turp i madh. Sa qesharake aq edhe cinike kjo lojë. Por edhe sa e papërgjegjshme në raport me FA-të e këtij vendi dhe me vetë këtë vend, ku bëhet gjithë ky sforcim për të prodhuar gjithë këtë baltë. Ju zotërinj, nuk keni asnjë provë mesa duket. Por ajo çka unë mund të ju them sot, është kjo: nuk ka asnjë provë të vetme dhe fakt të vërtetuar që Forcat e Armatosura, apo bazat e Ushtrisë shqiptare janë të implikuara në veprime kriminale për të cilat është folur kaq shumë këtë javë dhe për të cilat ju FA-të i keni akuzuar. Dhe nuk keni akuzuar vetëm FA-të, por gjithë këtë vend. Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt, zero. Me përgjegjësinë time institucionale, si ministre e Mbrojtjes dhe si politikane, si përfaqësuese e popullit në këtë Kuvend, po jua përsëris qartë. Qysh prej gjysmës së shtatorit të vitit 2013 e deri më sot, gjatë gjithë kësaj kohe që kjo qeveri ka marrë këtë detyrë, nuk ka rezultuar në asnjë rast dhe në asnjë zonë ushtarake të RSH-së, të ketë një të dhënë të vetme të verifikuar, ku ka lindur në fakt zanafilla e gjithë kësaj balte dhe tymnaje, e gjithë kësaj patologjie opozitare lidhur me FA-të. Nëse shqetësimi juaj buron, prej ç’ka mund të ketë ndodhur përpara shtatorit të vitit 2013, pra në mars apo në shtator-tetor të një viti më përpara kur ju qeverisnit, kjo është një çështje tjetër për të cilën mbase duhet të na japë përgjigje ndonjë organ hetimi, por as unë, as Min-istria e Mbrojtjes sot. Mund t’ju them gjithashtu se qysh prej shtatorit të vitit 2013 nuk ka asnjë shërbim partner që të ketë bërë me dije Ministrinë e Mbrojtjes, apo organet e specializuara të një prove të vetme, apo qoftë të një dyshimi për veprimtari ekstremisht kriminale, për të cilën ju keni një javë që drejtoni gishtin

nga FA-të. Dhe ju e dini mirë, se ky vend është vend i NATO-s dhe shërbimet partnere kanë marrë vesh, p.sh., fjala që bie, deri edhe sesa para janë kërkuar e paguar nën dorë për listat e misioneve të djemve që shkonin në Afganistan, apo p.sh. sa herë kanë udhëtuar të dërguarit e ish-ministrit për diku jashtë për të marrë në rrugë të paligjshme mjetet e përgjimit të opozitës, apo në cilën mënyrë janë zëvendësuar hard-disqet e aparaturës së fjalë. Prandaj zotërinj, merreni me qetësi, - siç këshillon shpesh Kryetari i Kuvendit - këtë rrugën tuaj të re opozitare dhe mos e zhvilloni shumë fantazinë tuaj, deri në këto nivele marramendëse për të çoroditur publikun, pa dashur të dini se në këtë mënyrë nuk baltosni Qeverinë, por Shqipërinë. Sa për Ministrinë e Mbrojtjes dhe strukturat drejtuese ushtarake, ne jemi plotësisht të angazhuar që t’i kthejmë sektorit dinjitetin e rrënuar, të zhdukim

praktikat korruptive, t’i japim Shqipërisë vendin që i takon, jo vetëm fizikisht por moralisht dhe profesionalisht në tryezën e NATO-s. Në atë tryezë ku më vjen keq të them, e kishit vënë në pozitë shumë të vështirë Shqipërinë me bëmat dhe gjembat tuaja, që aq mirë i dini të gjithë. Më mirë se ne, partnerët tanë ushtarakë.

Unë e siguroj Kuvendin e Shqipërisë dhe opinionin publik, se FA, strukturat e saj të sigurisë, komandat, deri tek ushtarët e thjeshtë, që kanë kryer tashmë të gjitha procedurat e nevojshme, duke dhënë tashmë një rëndësi të veçantë proce-durave, ruajtjes, përdorimit, shfrytëzimit dhe menaxhimit të çdo të dhënë sado e parëndësishme që është, me qëllim rritjen e sigurisë, disiplinës dhe garantimin e tra-jtimit profesional të gjithë volumit të in-formacionit që përpunohet në sektorët tanë përballë kërcënimeve dhe rreziqeve të një bote përditë dhe më të sofistikuar dhe më

agresive. Unë e shpreh sigurinë, jo vetëm në përgjegjësinë time të lart, por edhe në cilësi të plotë që më jep fakti që këtë siguri e mbështes jo thjesht tek të dhënat tona, por padyshim te informacioni i plotë që shkëmbej rregullisht me partnerët tanë. Të cilët, pas jo pak ditësh të humbura, kanë rifituar besimin e plotë tek ekipi drejtues politik dhe ushtarak i dikasterit të Mbrojtjes. Siç e kanë rifituar qetësinë e humbur deri dje prej shpërdorimit dhe abuzimit të çdo lloji që ata e konstatonin për fat të keq pothuajse përditë. Detyra dhe natyra shumë specifike e punës që kam nderin të bëj, e kufizon mundësinë time për t’i larë sot “hesapet politike” në këtë sallë, dhe për t’ia thënë në sy, ndokujt këtu e ndokujt jashtë këtyre mureve, të gjitha të vërtetat e mia si politikane për shpifjet e turpshme të kësaj jave. Por prapë se prapë nuk është e vështirë të kuptohet nga të gjithë, ajo që është fare

e qartë për mua dhe për Qeverinë. Vala e ngritur me akuza gjatë javës së fundit ka lidhje me nevojën therëse që kanë qoftë paraardhësi im, qoftë paraardhësi i Kryeministrit tim për të penguar me çdo kusht dritën e ligjit mbi errësirën e paligjshmërisë shokuese të dosjeve të shpërdorimit të detyrës sa herë që flasim për Ushtrinë. Uroj shumë të mos e ketë zënë gjumi në këtë rast edhe Prokurorinë e Përgjithshme mbi këto dosje, sidomos në tre prej tyre, që lidhen drejtpërdrejt me raportin që ka pasur dhe duhet të ketë, kur flitet për sigurinë kombëtare.

Ashtu sikundër e garantoj popullin shqiptar se nuk është thjesht Qeveria e Shqipërisë e interesuar që kultura e pan-dëshkueshmërisë në drejtimin e MM dhe FA-ve të marrë fund përmes hetimit dhe nxjerrjes së fajtorëve për rrënimin moral, profesional dhe financiar të Ushtrisë në vitet e fundit të keqqeverisjes së opozitës së sotme. Jo më kot qysh në ditët e para që akuza skandaloze u artikulua në një formë gjysmë të dehur nga ai, - që në fakt duhet të mbulohet prej kohësh përballë proku-rororëve - unë i jam drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm që ta hetojë sa më parë këtë akuzë. Jo më kot e kam përsëritur me shkrim kërkesën time ndaj z.Llalla dhe dua ta përsëris edhe sot. Kjo akuzë duhet të hetohet në mënyrë të pavarur, pavarësisht se s’ka asnjë lloj prove për të, sepse në këtë lojë të shpifur politike nuk mjafton të hetohet vetëm akuza, por duhet hetuar edhe pse është hapur kjo lojë, nëse të gjithë themi dhe duhet të themi që ishte një gënjeshtër. Por dua të shtoj që përtej kërkesave për të hetuar ish-ministrin e Mbrojtjes dhe kupolën në dikasterin tonë, si dhe kërkesës për hetim që kemi depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me akuzën e përsëritur pa pushim këtë javë, ne kemi bërë dhe shumë punë të mira.

Punë që ne i kemi bërë në pak muaj, ndërkohë që ju nuk mundët apo nuk deshët që t’i bëni sidomos në këto vitet e fundit. Fjala vjen, ne hodhëm dritë mbi bregdetin tonë që ju e kishit lënë dy vjet e ca në errësirë. Për sa ju takon gjatë kësaj periudhe që keni qeverisur nuk keni dalë akoma të thoni se çfarë ka ndodhur gjatë kohës që ishte errësirë në det. Si dhe pse ky vend i NATO-s, ndenji dy vjet e ca me radar të prishur? Diçka kemi mundur të marrim vesh, vetëm e vetëm se kemi parë se çfarë shkruhet për Shq-ipërinë e errësirës tuaj në vlerësimet e organizmave të specializuar të sigurisë dhe në analizat e shteteve aleate. Dhe meqenëse jemi te aleatët, më lejoni për këtë herë mungesën e modestisë, sepse dua tu përcjell literalisht një vlerësim të tyre në njërin prej takimeve më të rëndë-sishme multilaterale: “Ne vlerësojmë punën e filluar prej qeverisë tuaj lidhur me ristrukturimin dhe rritjen e profe-sionalizmit të FA-ve, por më së shumti me vendosjen në vend të dinjitetit të Ushtrisë Shqiptare, si një ndër sfidat më shpresëdhënëse të dekadës së fundit në rajon.” E pra, merreni me qetësi se pavarësisht çdo lloj përpjekje për të hequr vëmendjen nga mëkatet tuaja në qeveri apo për të na penguar ne që të qeverisim, karvani ynë i gjatë do të shkojë vetëm përpara. Lërini djemtë dhe vajzat e thjeshtë nën uniformë, të bëjnë detyrën e tyre fisnike. Unë kaq kisha, tani ju bëni ç’të doni dhe shpifni sa të doni, deri të premten tjetër nuk kam asnjë minutë për tu marrë me diskutime pa bereqet.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan

Hila, në datën 17 prill 2014, i shoqëruar nga komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral bri-gade Frederik Beltoja, kreu një vizitë në Bazën Ajrore të Gjadrit. Pasi është takuar me personelin që shërben në këtë bazë ushtarake dhe pasi ka vizituar mjediset e saj, zëvendësministri Hila është takuar me përfaqësues të mediave duke iu përgjigjur interesimit të tyre, për çështje që lidhen me këtë bazë ushtarake, përfshi edhe akuzat e bëra kohët e fundit nga opozita për përdorim të

“I kemi nën kontroll të gjithabazat e Ushtrisë shqiptare”

kësaj baze për trafikim të lëndëve narko-tike. Zëvendësministri Hila ka theksuar se: “Ne i kemi nën kontroll të gjitha bazat e Ushtrisë shqiptare. Siç e shikoni edhe vetë

vendin për të cilin pretendohet që është bërë transporti me një avion të bardhë, pra këtu në Bazën e Gjadrit, ku teknikisht është e pamundur. Ju e shikoni edhe vetë që pista është e mbushur me mbeturina dhe është prej kohësh e papërdorur. Hapësira ajrore vëzhgohet nga aleatët tanë, Italia dhe Greqia. Patrullohet hapësira e saj ajrore nga aleatët e NATO. I gjithë informacioni ju shkon aleatëve dhe përpunohet nga ata. Kështu që duhet të kesh goxha fantazi që të mendosh që bëhet transport i drogës dhe Ministria

e Mbrojtjes paska korruptuar Brukselin, Italinë edhe Greqinë. Janë fantazi që nuk kanë vend për një opozitë, e cila duhet të ishte më serioze në këtë drejtim”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, vizitoi Bazën Ajrore në Gjadër

“Në këtë lojë të shpifur politike nuk mjafton të hetohet vetëm akuza, por duhet hetuar edhe pse është hapur kjo lojë”

ushtriaE prEmtE, 18 prill 2014 5zyrtare

Nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm janë zhvilluar në mesditën e datës 14 prill, në hollin e Muzeut të Forcave të Armatosura homazhe në nderim të jetës së kolonel (r) Mehdi Pogaçe, president i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, i cili u nda nga jeta. Në homazhe morën pjesë qindra ish-ushtarakë, familjarë të tyre, ushtarakë aktivë dhe punonjës civilë të Forcave të Armatosura etj. Me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në nderim të jetës dhe veprës se kolonel Mehdi Pogaçes. Gjithashtu homazhe dhe ku-rorë me lule pranë trupit të pajetë të kolonel Pogaçes vendosi edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit

Homazhe në nderim të jetës së kolonel (r) Mehdi Pogaçe

të Shqipërisë, këshilltari i kryeministrit, gjeneral brigade (r) Sandër Lleshi, gjen-eralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të FA etj. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo, pasi bënë homazhe pranë trupit të pajetë të kolonel Pogaçes, lanë shënime në Librin e Ngushëllimeve. Më pas, trupi i pajetë e kolonel Mehdi Pogaçes u përcoll me truprojë nderi dhe

marshe funebre nga Orkestra Frymore e FA. Kolonel Mehdi Pogaçe ishte një ushtarak karriere, i cili ka kryer detyra të rëndësishme ushtarake dhe është dal-luar për seriozitet, profesionalizëm dhe sjellje shembullore me kolegët, vartësit dhe eprorët. Pas daljes në rezervë kolonel Pogaçe u angazhua dhe dha një kontribut të veçantë në Shoqatën Kom-bëtare të Ushtarakëve në Rezervë. Prej marsit të vitit 2007 e në vazhdim ka qenë i zgjedhur president i kësaj shoqate, ku ka dhënë kontributin e tij në mbrojtje të interesave të ushtarakëve të liruar dhe sidomos në integrimin e tyre në Konfederatën Ndëraleate të Oficerëve në Rezervë të NATO, duke u zgjedhur në vitin 2009 zëvendëspresident i kësaj or-ganizate. Gjithashtu Mehdi Pogaçe është zgjedhur edhe nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim

Bazo, nëpërmjet një video konference kanë bashkëbiseduar në datën 11 prill 2014, me efektivat e kontingjenteve “MAT 5” dhe “Eagle 8”, të cilët shërbe-jnë në kuadër të Aleancës, në operacionin ISAF në Kandahar dhe Kabul, Afganistan. Komandanti i “MAT 5”, kolonel Ardjan Bali dhe komandanti i “Eagle 8”, ma-jor Agron Kuta informuan ministren e Mbrojtjes Kodheli mbi situatën aktuale në teatrin e operacionit, si dhe me detyrat që paqeruajtësit tanë po kryejnë me sukses në Afganistan. Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, u tha ndër të tjera efekti-vave të FA në Kabul dhe Kandahar: “Më vjen mirë që ju shikoj mirë. Është një gjë, kur e dëgjoj dhe marr informacionin nga shkresat dhe, është një gjë tjetër kur ju shikoj. Jam shumë e kënaqur, madje e prekur nga raportimi që ju bëni, sepse shikoj dhe ndjej një realitet tjetër nga ai çka njerëz dashakeqës duan të krijojnë idenë e të përfitojnë nga sakrifica juaj. Ka shumë mundësi që me asnjërin prej jush nuk njihem, por betohem në nderin tim që nuk do të keni asnjë mbështetës si Mimi Kodheli, ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, sot dhe deri sa të vazhdojë jeta juaj, kudo që të jeni nën divizë apo jashtë divizës dhe këtë unë nuk e them për t’u përbetuar para jush. Unë këtë e

kam vërtetuar sa herë që kam pasur në dorë përgjegjësi të mëdha: jetën e njerëzve në gjithë dimensionet e saj dhe, nuk do të lë askënd që mund të vërë një ndarëse fiktive, të pan-dershme, të padrejtë midis të gjithë njerëzve në divizë, duke filluar nga

shefi i Shtabit dhe deri tek ushtari më i fundit profesionist dhe meje... Ajo që besoj më fort është kjo gjë: ju jeni aty sepse keni bërë një betim; ju jeni aty sepse besoni tek Atdheu edhe tek detyra juaj fisnike dhe kjo është shumë më e rëndësishme se sa çdo diskutim

Ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo, bashkëbisedim me paqeruajtësit në Afganistan

“Kemi Besimin e plotë që do ta kryeni me nder detyrën”

tjetër. Unë jam këtu jo sepse besoj tek rroga e ministrit, por sepse besoj akoma tek shërbimi ndaj atdheut, pra në një sens, megjithëse në role të ndryshme, jemi betuar njësoj: unë mbi kushtetutë e ju mbi Flamur që do t’i shërbejmë vendit, patjetër duke i shër-byer edhe familjeve tona që është gjëja më e rëndësishme që kemi. Kështu që me urimin që morali juaj është po aq i lartë sa kjo që perceptojmë ne sot, unë, shefi i Shtabit, gjeneralët, të gjithë këtu, komandant Hoxha e të gjithë me radhë të vazhdojmë të jemi në unitet të plotë me njëri-tjetrin me shkëmbime informa-cioni dhe problemesh me njëri-tjetrin, me shpresën e madhe dhe besimin e plotë që ju do të vazhdoni ta kryeni me nder detyrën që ju është ngarkuar. Dhe fjala nder është një fjalë shumë e lartë, ndaj ju falënderoj për gjithë punën dhe mundin që keni bërë.” Një mesazh të veçantë u përcolli paqeruajtësve shq-iptarë në Afganistan edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo. “Ju falënderoj për per-formancën, disiplinën dhe frymën e bashkëpunimit, si ndërmjet jush, ashtu edhe me kolegët me të cilët ndani de-tyrat dhe përgjegjësitë. Shpreh bindjen se ju do të vazhdoni traditën e mirë të misioneve paqeruajtëse, duke lartësuar edhe më tepër vlerat kombëtare dhe të Forcave tona të Armatosura”, u është drejtuar gjeneral Bazo efektivave të FA në Kabul dhe Kandahar.

I nderuar Zoti Prokuror i Përgjithshëm,Me cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, po Ju dërgoj këtë letër përmes së cilës kërkoj reagimin Tuaj të menjëhershëm lidhur me

deklaratat më të fundit të bëra publike nga subjekti politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”. Zoti Prokuror i Përgjithshëm, siç jeni në dijeni, u bënë disa ditë që deputetë të kësaj force politike po hedhin baltë në drejtim të Forcave të Armatosura duke lëshuar akuza të rënda. Me këtë letër, përsëris shqetësimin tim lidhur me këto akuza përmes të cilave kërkohet që Forcat e Armatosura të bëhen “mish për top nga propaganda antiqeveritare”. Zoti Prokuror i Përgjithshëm, kërkoj prononcimin Tuaj nëse keni nisur apo jo hetim, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes të datës 11.04.2014 lidhur me këto akuza dhe në rast se jo, përsëris domosdoshmërinë e nisjes së një procesi hetimor. Duke përfituar nga kjo letër, kërkoj shqyrtimin deri në fund dhe në detaj të së gjithë dosjeve që Ministria e Mbrojtjes ka depozituar pranë organit hetimor. Kam qenë dhe mbetem e bindur se shqyrtimi i tyre do t’i çlirojë Forcat e Armatosura nga barra e një të shkuare të dëmshme në drejtimin e saj dhe nga rreziku i përsëritjes në të ardhmen të keqpërdorimit të tyre. Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin,

Me respekt, Ministri Mimi Kodheli

Kërkesa e dytë dërguar prokurorit të Përgjithshëm nga ministri i Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli

Në mesditën e datës 11 prill 2014, këshilltarja për Median e minis-

trit të Mbrojtjes, zj. Edlira Prendi, dha një deklaratë për shtyp, në të cilën theksoi: Ministria e Mbrojtjes i bën me dije opinionit publik se sot, më datë 11 prill 2014, ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një letër drejtuar kryeprokurorit Adria-tik Llalla në të cilën kërkon: të nisë menjëherë hetimet mbi akuzat që deputeti i Partisë Demokratike, z. Ar-ben Imami ka bërë në seancën plenare të ditës së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë. Në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, bazuar te Kushtetuta dhe ligjet e vendit, znj. Kodheli i kërkon prokurorit të Përgjithshëm nisjen e hetimeve për këto akuza të rënda në drejtin të Forcave të Armatosura. Ministria e Mbrojtjes garanton se në çdo moment do të bashkëpunojë me organet e Prokurorisë për të vënë në dispozicion të saj të gjithë materialet e kërkuara dhe, gjithë ndihmën e nevojshme që ky institucion do të kërkojë lidhur me zbardhjen e plotë të këtyre akuzave.

Deklaratë për shtyp

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralma-jor Jeronim Bazo ka pritur në datën 14 prill 2014, në një takim të veçantë gjeneralmajor Philippe Bras, shefin e Shtabit të Korpusit të Reagimit të Shpejtë të Francës. Gjeneral Bazo duke i uruar mirëseardhjen gjeneral Bras, vuri theksin në rëndësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të bash-këpunimit në fushën e Mbrojtjes ndërmjet të dy vendeve si dhe shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin maksimal për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura shqiptare në vite. Në vazhdim të takimit shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armato-sura, gjeneralmajor Jeronim Bazo e njohu gjeneral major Philippe Bras me zhvillimet kryesore të Forcave të Armatosura shqiptare, si dhe prior-itetet për të ardhmen. Gjeneral Bras duke falënderuar për mikpritjen, e njohu gjeneral Bazo me misionin, strukturën, përbërjen, detyrat që korpusi që ai drejton ka zhvilluar në vitet e kaluara, si dhe me objektivat në të ardhmen, ku si objektiv kryesor është ofrimi i kësaj komande si një “Joint Task Force HQ” e NATO-s për vitin 2017.

Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, në datën 16 prill 2014, përkujtuan në Kukës “Eksodin ‘99”, ku 15 vjet më parë nën dhunën dhe represionin serb, u deportuan në Shqipëri mbi një milionë kosovarë. Në këtë ceremoni zyrtare merrnin pjesë Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjen-eralmajor Jeronim Bazo, si dhe përfaqësues nga Shtabi i Përgjith-shëm i FA. Ceremonia zyrtare e organizuar me këtë rast ka filluar me ekzekutimin e himneve kom-bëtare. Kryeministrat janë takuar me kabinetet e secilës qeveri dhe kanë ndjekur konferencën “Nga eksodi tek partneriteti strategjik”, që u zhvillua në Pallatin e Kul-turës, Kukës. Në këtë konfer-encë, në kujtim të eksodit kanë mbajtur fjalë kryeministrat z. Edi Rama dhe z. Hashim Thaçi dhe ministrat e Jashtëm, të Arsimit e të Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës. Në imitim të atij fluksi të madh të dëbuar me forcë nga Kosova, pre j dhunës serbe, 15 vite më parë, në qytetin e Kukësit janë ngritur kampingje të improvizuara. Axhenda e akt ivi te teve në përkuj t im të 15-vjetorit të eksodit të vitit 1999, ka vijuar me një vizitë në panairin artizanal, si dhe zhvil-limin e një ndeshje miqësore fut-bolli Kukësi-Mitrovica. Po gjatë kësaj pasditje së djeshme, të dy kryeministrat dhe kabinetet e tyre qeveritare, u takuan me familje kosovare dhe kuksiane pranë Obel iskut të Kukësi t /Kulla e Qëndresës.

Gjeneral Bazo thekson rëndësinë e marrëdhënieve të

Mbrojtjes, me Francën

Përkujtohet në Kukës eksodi

kosovar i vitit 1999

ushtriaE prEmtE, 18 prill 20146 FOrCa tOkësOre

“Tankodrom 2014”, është emërtuar stërvitja kompaktësuese 72-orëshe, me temë, “Veprimet e kompanisë së këmbësorisë në Operacion Mbrojtëse”, zhvilluar në datat 8 deri 10 prill 2014 me kompaninë e parë të batalionit të tretë të këmbësorisë, Poshnje Berat. Komandanti i batalionit nënkolonel Gëzim Marku, lidhur me zhvillimin e stërvitjes, pohon se, stërvitja kom-paktësuese “Tankodrom 2014”, është një masë e plan-kalendarit të aktiviteteve kryesore të b3k, për vitin 2014 e mbështetur në udhëzimet e stër-vitjes, programin vjetor të punës, si dhe planin e stërvitjeve kompaktësuese. Ai shpjegon se qëllimi i stërvitjes ishte planifikimi dhe ekzekutimi i një stërvitjeje kompaktësuese në terren në nivelin taktik, ku të arrihet kompaktësimi i veprimeve të nënreparteve dhe të adresojë në të njëjtën kohë nevojat për trajnimin dhe zhvillimin e dy audiencave stërvitore të rëndësishme. Nëpërmjet dinamikës stërvitore, së pari, synuam të sigurohej trajnimi taktik dhe zhvillimi cilësor i personelit të nënreparteve të manovrës dhe së dyti të testojmë nënrepartet e mbështetjes së luftimit, mbështetjes me shërbime të luftimit, si dhe bashkërendimi i veprimtarive mes tyre. Paraprakisht me shtabin e batalionit dhe komandantin e nënrepartit u zhvillua rikonicion në rajonin ku do zhvillohej stërvitja për të cilën u përcaktua rajoni ku do të ngrihej fushimi i kompanisë, elementet e ruajtjes dhe sigurisë, si dhe rajonet e stërvitjes. Për zhvillimin sa me më efektivitet të kësaj stërvitje

“Tankodrom 2014”, veprimet e kompanisë në operacion mbrojtës

grupi i punës i ngritur me urdhër të komandantit të batalionit mendoi që në plan-metodik dhe skenar të stërvitjes të planëzohen tema që kanë të bëjnë me misionin që kryen batalioni, çështje të cilat u ngritën mbështetur në Direktivën e Stërvitjes DS 7-1, si dhe në eksperiencat e stërvitjeve kompaktësuese, fushore dhe komando shtabi, zhvilluar vitin e kaluar, përfshi këtu edhe stërvitjen “Preza 2013”, për planëzimin dhe procedurat e punës në procesin e vendimmarrjes. Nënkolonel Marku, thekson se, “kjo periudhë deri në finalizimin e stërvitjes u shfrytëzua për përpilimin e dosjes së stërvitjes, e cila përmbledh gjithë doku-mentacionin e nevojshëm si: urdhra dhe udhëzime, objektivat dhe skenari i stërvitjes, deri tek analiza pas përfundimit të stërvitjes dhe evidentimi i mësimeve të nxjerra.” Komandanti i kompanisë së parë, kapiten Klevis Kalemaj, i pyetur për gazetën “Ushtria”, se çfarë mund të thotë për përgatitjet që kanë bërë para zhvillimit të stërvitjes 72 orëshe, thotë: “Ne shkuam në stërvitjen kompaktësuese të kompanisë, pas 15 javë stërvitje intensive për kompaktësim në nivel skuadër-togë. Paraprakisht me trupën kemi zhvilluar disa tema taktike në mësymje dhe mbrojtje dhe krye-sisht për elemente si; kalimi i vijës së frontit, goditje objekti, pikë-kontrolli, prita, elemente shëndetësore të dhënies së ndihmës së shpejtë, tema të testimit të kondicionit fizik, si vrapime të gjata dhe veprime të kalimit brezit të kalitjes, qitje, tema të rregullores së jetës së brendshme dhe rregullores rreshtore, të MADM, xhenio etj. Nëpërmjet stërvitjeve kolektive u aftësua efektivi si për veprimet praktike në teren

dhe njohurive teorike përfshi këtu dhe ligjshmëri. Zhvillimi i stërvitjes 72 orëshe, thotë kapiteni, u shoqërua me situatë marshimi 4 orë në këmbë me pajime në një largësi 20 km për në rajonin e përqen-drimit, Kodra e Goricës. Gjatë lëvizjes për në rajonin e mbrojtjes u improvizuan situata të goditjes me artileri, të goditjes kimike, rënie në pritë etj.”

Procesi i stërvitjes u zhvillua në këto faza: Faza e parë: dhënia e urdhrit operacional komandantit të kompanisë, planëzimi nga ana e tij, duke zbatuar procesin e drejtimit të trupave, ngritja e fushimit, organizimi i ruajtjes së fushimit etj. Faza e dytë: Zhvillimi i operacionit mbrojtës, lëvizja për në ra-jonin e detyrës, veprimet në rajonin e përqendrimit, zënia e rajonit të mbrojtjes, përgatitja, veprimet në vijën kryesore të mbrojtjes, veprimet e rezervës për dhënien e kundërsulmit etj. Faza e tretë: përfshiu përfundimin e stërvitjes, zhvillimin e analizës me personelin pjesëmarrës, për arritjen e objektivave të stërvitjes dhe evidentimin e mësimeve të nxjerra nga kjo stërvitje. Objektivat kryesore të stërvitjes kishin si synim përsosjen e aftësive të efektivit, për përmbushjen e detyrës në përbërje të grupit, skuadrës dhe togës, duke i dhënë përparësi gjatë kësaj stërvitje kompaktësimit të veprimeve kolektive të

togës, kompanisë dhe bashkëveprimit të armëve organike, kombinimit të tyre me veprimet taktike dhe rritjen e nivelit të stërvitjes në nënrepartet e b3k në përputhje me misionin dhe Listë-Detyrat Themelore. Në konkluzionet e stërvitjes, u theksua se nga komandanti i kompanisë, ishin marrë masa të plota si për ngritjen e fushimit me të gjithë elementët, organizimin e ruajtjes konform të gjitha rregullave, planëzimin e stër-vitjes dhe zhvillimin e operacionit duke mbaj-tur parasysh edhe rregullat dhe udhëzimet për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë gjithë zhvillimit të stërvitjes u vu re një mobilizim maksimal nga i gjithë personeli i nënrepartit për realizimin e të gjitha detyrave të parashikuara në stërvitje, si dhe një disiplinë shembullore. Vlerësimi i stërvitjes u krye nga grupi i vlerësimit, bazuar në manualin “Sistemi i vlerësimit operacional i togës dhe kompanisë së këmbësorisë”. Në përfundim të stërvitjes me të gjithë personelin pjesëmarrës në stërvitje u zhvillua analizë pas veprimi, gjatë të cilës u analizuan të gjitha mangësitë dhe problemet që u konstatuan në stërvitje, si dhe u evidentuan mësimet e nxjerra për stërvitjet e ardhshme.

Stërvitje kompaktësuese 72-orëshe në batalionin e këmbësorisë, Poshnje, Berat

Zhvillohet stërvitja komplekse 72 orëshe, në datat 15-17 prill 2014, me kursin i 9-të komando

Fekeni, pret “mysafirët” Komando...

Jemi në muajin prill, kur të gjithë menduam se kaloi dimri dhe erdhi pranvera. Natyra na fali gjelbërimin e saj por papritmas ky gjelbërim

mbulohet nga bora e bardhë, e veçanërisht në zonat malore. Manteli i saj i bardhë mbuloi edhe kampingun e Fekenit, ma-lin e Murizit dhe malin me Gropa. Në këtë klimë tekanjoze u zhvillua stërvitja komplekse 72 orëshe e zhvilluar në datat 15-17 prill 2014 me kursin i 9-të komando të batalionit Komando. Stërvitja në fjalë e emërtuar, “Fekeni 14”, ishte e planëzuar në tre faza, ku secila prej tyre ka rëndësinë e vet, aq më tepër që kjo stërvitje zhvil-lohet në kushtet e një terreni të thyer dhe malor, në kushte reale të një moti me shi dhe borë. Komandanti i kursit, kapiten Altin Hazizi, që sapo u njoh me urdhrin e komandantit të Batalionit, e ka njohur efektivin e kursit me situatën dhe ka nisur zbatimin e skenarit të stërvitjes. Kryerja e marshimit me pajime dhe ar-matim personal me ngarkesë 25 kilogram ka nisur që në orët e para të mëngjesit në itinerarin përgjatë rrugëkalimit Zall-Herr, Ferraj, Ura e Shupalit, Zall-Dajt, Kutreq, Selit e Malit, Feken dhe dislokim i efek-tivit në rajonin e stërvitjes Feken. Gjatë marshimit u improvizuan situata të ndry-shme si lëvizje në terrene të panjohura, ku kursantët mësuan të orientoheshin nëpërmjet hartës dhe busullës me terrenin, të dinin të vepronin në situata taktike, të rënies në pritë, të goditjes me artileri etj. Stërvitja sipas plan metodikës së hartuar nga seksioni i operacioneve dhe stërvitjes të batalionit ka për qëllim kompaktësimin

major nexhbedin basha

e veprimeve të kursantëve në kryerjen e detyrave në funksion të misionit dhe orga-nizimi dhe drejtimi nga grupet, nëngrupet e tyre në vlerësimin e situatave dhe mar-rjen e vendimeve. Në këtë stërvitje morën pjesë 22 kursantë, 4 instruktorë, 2 mjete, një autoambulancë, një kamionçinë “Land Rover” dhe një ndihmës mjek. Kjo lloj stërvitje u zhvillua në kushtet e një terreni të vështirë,me pamje të kufizuar, sidomos në stanet e Murizit-Feken-Shëngjergj, ku dy të tretat e situatave u kryen në kushtet e natës. Stërvitja është ndjekur nga afër nga komandanti i batalionit, nënkolonel Besim Bala, i cili e njeh shumë mirë terrenin dhe ka qenë pjesëmarrës në dhjetëra stërvitje në qendrën stërvitore Feken, që kur ishte skënderbegas, në ish Shkollën e Bashkuar

si student dhe batalionin komando si drej-tues. Ai thotë se stërvitje të këtij lloji me trupat komando janë zhvilluar me dhjetëra në këto rajone, por stërvitja “Fekeni 14”, është reale, pasi është zhvilluar në kushte të vështira të motit dhe në kushtet e mbi-jetesës, çka vuri në provë rezistencën e kursantëve, profesionalizmin dhe sa janë në gjendje ata të stërviten e mbijetojnë në kushte të tilla terreni dhe klimatike. Në fazën e dytë, plotëson ai, u realizuan disa situata si: taktika dhe zbulimi ko-mando, goditje objekti, organizim prite dhe mbijetesë. Komandanti i Batalionit, shprehet se, stërvitjen e kemi konsideruar prioritet primar dhe të tillë edhe zhvillimin e kursit komando. “Fekeni 14”, është një stërvitje e veçantë (nuk është garë). Ajo

u përqendrua në lidership, frymë grupi, përgatitje të lartë fizike dhe arritjen e misionit. Komandanti i Batalionit Komando, për realiz-imin me cilësi të kësaj detyre, të plan kalendarit të masave krye-sore të Komandantit të Forcave Tokësore për vitin 2014, ka dhënë porosi për shtabin e bata-lionit, komandantin e kursit dhe instruktorët, zhvillimin me cilësi të stërvitjes dhe sipas kërkesave dhe standardeve të përcaktuara. Në të gjitha takimet, nënkolonel Bala, ka ngulmuar që stërvitja me kursantët e Kursit Komando të zhvillohet me skenar real, me ngarkesë të plotë fizike dhe me situata të shumta taktike. Ndaj ka porositur kursantët të vlerësojnë këtë mundësi që ju jepet në kursin komando, duke kërkuar prej tyre disiplinë rreshti, standarde dhe tregues cilësorë në përmbushje të misionit. Paraprakisht, sipas

programit të kursit janë zhvilluar edhe më parë stërvitje e marshime me ngarkesa fizike e psikologjike me kursantët dhe në përfundim të këtyre aktiviteteve stërvitore me të njëjtin skenar, kanë evidentuar parametrat e gjithsecilit, por stërvitja 72 orëshe është më e vështirë në planëzim dhe zhvillim. Metoda e kësaj stërvitje na thotë Kapiten Drini Pasha, specialist në seksionin e operacioneve dhe stërvitjes, i cili ka ndjekur këtë stërvitje, është stërvitje komplekse me kursin komando në terren kodrinor dhe malor, aplikim i temave të organizimit të kryerjes së marshimit, kalimi i vijës së frontit, vendosja në rajonin e bazimit, zhvillimi i stërvitjes në terren kodrinor e malor e temperatura të ulëta, prita dhe k/prita,

ruajtja e goditje objekti, studimi i zonës së operacionit dhe kompaktësim veprimesh. Këto e të tjera çështje i kanë demonstruar kursantët si gjatë stërvitjes ditën po ashtu edhe natën nën drejtimin e instruktorëve kapter Xhevdet Mezini, rreshter Lulëzim Kuka, rreshter Lulëzim Murati dhe tetar Fatos Sulejmani. Kursantët u shprehen se kjo stërvitje do të ngelet gjatë në kujtesën e tyre, pasi ka qenë vërtetë e lodhshme, por ata arritën të përmbushin objektivin, të sigurojnë ushqim në kushtet e mbijetesës dhe të ambientohen duke u stërvitur në kushtet të motit me borë dhe temperaturë të ulët. Në konkluzionet e stërvitjes, komandanti i batalionit ka vlerësuar performancën e kursit të 9-të Komando, duke i motivuar ata që eksperiencën e fituar ta bëjnë “pronë” të punës së tyre në funksionet organike ku kryejnë detyrat si në shtab, skuadër, togë apo kompani. Pas kësaj kursantët kryen marshimin për në vend-dislokimin e përhershëm në itinerarin: Feken - Selit e Malit - Kutreq – Zall-Dajt - Ura e Shupalit - Ferraj dhe Zall Herr. Special-istja e BCU në batalion, togere Vojsava Kuçuku, ka marrë të gjitha masat, që kjo stërvitje të pasurojë historikun e batalionit dhe të mbetet në arkiv si një vlerë dhe eksperiencë për t’u shfrytëzuar në vitet e ardhshme. Në pasditen e datës 17 prill 2014, kursantët mbërrijnë në batalionin Komando. Ata janë lodhur dhe të rraska-pitur nga marshimi i gjatë dhe stërvitja me ngarkesa fizike e psikologjike. Në mbyllje të saj marrin përgëzimet dhe falënderimet e komandantit të Batalionit. “Ju përgëzoj për realizimin me sukses të misionit të stërvitjes dhe kjo stërvitje le të jetë një test për të gjithë ju për angazhime në të ardhmen”.

Major Nexhbedin Basha

nga stërvitja “tankodrom 2014”

ushtriaE prEmtE, 18 prill 2014 7kds

Në mjediset e ANO, në datën 11 prill 2014 u zhvillua ceremonia e përfundimit të kursit të 30-të Bazë të nënoficerit në ANO, kurs i cili përgatiti 45 kursantë nga forca dhe

njësi të ndryshme në rolin e komandantit të skuadrës për rreth 12 javë. Gjatë periudhës së zhvillimit të këtij kursi, kursantët u trajnuan për marrjen e bazave të nënoficerit si lider dhe si drejtues skuadre. Dy momentet kryesore të zhvillimit të fazës së përgjith-shme të këtij kursi ishin stërvitjet fushore të zhvilluara për rreth 2 javë, të cilat më pas u kulmuan me stërvitjen komplekse 24 orëshe, të zhvilluar në rajonin e Regjimentit të Mbështetjes të SHP, si dhe me Stërvitjen “Tufina 14” të zhvilluar në Qendrën e Simu-limit. Qëllimi i stërvitjes në QS ishte planëzimi dhe aplikimi i standardizuar nga kursi Bazë i Procedurave të Drejtimit të Trupave (PDT) në nivel skuadre, zhvillimi i stërvitjes dhe procesit të komandim-kontrollit në mjedis të simuluar në mënyrë reale. Aplikimi i programit VBS-2 në këtë stërvitje i dha mundësinë kursantëve për një përfytyrim sa më real të një situate konkrete në terren, duke i bërë ata më kompetentë e të aftë në zgjidhjen e situatave reale nëpër misione. Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e përfundimit të kursit mori pjesë zv/komandanti i KDS-së kolonel Ruzhdi Kuçi, zv/komandanti i ANO, n/kol. Muhamet Guza, përfaqësuesit e CUBIC në Qendrën e Simulimit, z. Dee Esplin dhe z. Tony Darlington, si dhe zv/shefi i Zyrës së ODC, major Mark Berlenbach. Gjatë fjalës së tij, zv/komandanti i KDS-së, kolonel Kuçi, shprehu mirënjohjen për punën e bërë nga ana e instruktorëve, stafit drejtues të ANO-së dhe veçanërisht kursantëve me mbarimin me sukses të këtij kursi. Ai iu drejtua kursantëve duke u shprehur se dijet dhe informacioni i marrë nga instruktorët dhe leksionet e marra në ANO duhet të plotësohen vazhdimisht nëpërmjet literaturave të ndryshme, kjo pasi sot vetëzhvillimi është tepër i rëndësishëm për të qenë i suksesshëm e për të qëndruar të denjë përkrah homologëve të vendeve të tjera aleate. Njëkohësisht, kolonel Kuçi vlerësoi punën e bërë nga ana e Qendrës së Simulimit dhe palës amerikane nëpërmjet përfaqësuesve të CUBIC, jo vetëm për stërvitjen e zhvilluar me këta kursantë, por me të gjithë efektivat e FA, në ndihmë të trajnimit dhe zhvillimit të tyre. Ndër të tjera ai falënderoi edhe zv/shefin e Zyrës së ODC për kontributin dhe bashkëpunimin në procesin e mësimdhënies së KDS-së, veçanërisht për kontributin e dhënë në zhvillimin e programit pilot “Black Eagle 001” për oficerët e rinj që do të trajnohen në SHBA. Në fjalën e tij Përfaqësuesi i CUBIC në QS, z. Dee Esplin, iu drejtua kursantëve duke thënë se stërvitja që ata zhvilluan në QS do vlejë shumë për detyrat apo misionet që do të zhvillohen në të ardhmen. Në përfundim të ceremonisë, zv/kom. KDS-së, kolonel Ruzhdi Kuçi, i dha kursantit n/tetar Enrik Voja, “Çertifikatën e Mirënjohjes”, për rezultatet më të mira të arritura nga ana e tij. Certifikata u shpërndanë dhe për tre vendet e para të arritura sipas list-meritës.

Më datë 9 prill 2014, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve, në Forcën Ajrore zhvilloi vizitë pune atasheu ushtarak i Britanisë së Madhe, nënkolo-nel Richard Perry. Nënkolonel Richard Perry u prit në takim nga shefi i Shtabit i Forcës Ajrore nënkolonel Kuto Hasani. Gjatë takimit, nënkolonel Hasani e falënderoi Atasheun ushtarak britanik për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen e deritanishme në fushën e trajnimit të pilotëve dhe teknikëve për helikopterët COUGAR, ku bëri edhe një prezantim të përgjithshëm mbi procesin e trajnimit të tyre dhe nevojat për të ardhmen. Gjatë takimit u diskutua edhe projekti për ngritjen dhe funksionimin e Organizatës “IACT” - International Air Cadet Training në Shqipëri, me anë të së cilës mundësohet përzgjedhja dhe shkollimi i të rinjve për tu bërë pilotë të Forcës Ajrore Shqiptare. Nga ana e tij, atasheu ushtarak i Britanisë së Madhe nënkolonel Richard Perry shprehu kënaqësinë dhe gatishmërinë për të punuar dhe kontribuar në të ardhmen në përm-bushjen e objektivave të Forcës Ajrore Shqiptare, duke ndarë me ta eksperiencën e Forcave Ajrore Britanike.

aNO, përfundon kursi i 30-të Bazë i nënoficerit

Diskutohet projekti për ngritjen e organizatës “iaCt”

Kolonel Kuçi vlerësoi punën e bërë nga ana e Qendrës së Simulimit dhe palës amerikane nëpërmjet përfaqësuesve të CUBIC

Atasheu ushtarak i Britanisë së Madhe, nënkolonel Richard Perry, vizitë në Komandën e FAamerikanët, në Farkë për rishikimin

e proceseve të mbështetjes logjistike

Në mjediset e Qendrës së Simulimit, në datë 15 prill 2014, u zhvillua konferenca fillestare planëzuese e stërvitjes ndërministrore “Morava-14”. Në këtë konferencë merrnin pjesë Shefi i QS, kolonel Dritan Demiraj, Drejtori i Përgjithshëm i EC, z. Shemsi Premçi, përfaqësues nga ministritë e linjave MM e SHPFA, MPB, MJ, MZHETS, ME&I, MZHU&T, MTI, MMSR, MBZHR&MU, MMj., etj. Qëllimi i kësaj konference ishte aftësimi i strukturave të emergjencave civile në DPEC, në ministritë e linjës, prefekturat e vendit, OJQ dhe zhvillimi i kapaciteteve reaguese të shtetit shqiptar për menaxhimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit, duke ndjekur dhe zbatuar me rigorozitet ligjin e EC, PKEC si dhe procedurat standarde të miratuara, gjatë procesit të planëzimit, ekzekutimit dhe analizës së stërvitjes. Specialisti për EC në SHPFA, z. Arben Molla i njohu pjesëmarrësit në këtë konferencë, me një përshkrim të shkurtër mbi stërvitjen ndërinstitucionale për EC. Ai dha një panoramë në lidhje me bazën ligjore të zhvillimit të kësaj konfer-ence, kalendarin e zhvillimit të fazave të konferencave planëzuese, qëllimin dhe objektivat e stërvitjes, konceptin e saj, skenarin etj. Më pas, nga ana e special-

istit të Institutit të Studimeve Sizmologjike, Prof. Edmond Dushi, u bë prezantimi për situatën e përgjithshme sizmologjike në territorin e vendit tonë e në veçanti në pjesën juglindore të vendit. Stërvitja “Morava 2014” është një stërvitje ndërinsti-tucionale, me përfshirjen e gjithë ministrive me përgjegjësi direkt e mbështetëse në menaxhimin e emergjencave civile, si dhe OJQ e ndryshme që veprojnë në rajon. Koncepti i kësaj stërvitje, e paracaktuar për t’u zhvilluar në tremujorin e 3-të të 2014, me lider DPEC, synon në aftësimin dhe testimin e planeve të përgatitura nga strukturat qendrore e vendore në përgjigje të fatkeqësive natyrore, si dhe aftësimin e audiencës pjesëmarrëse në stërvitje. Gjithashtu, një tjetër synim është dhe aftësimi i qendrave operacionale dhe funksionimi dhe zbatimi i zinxhirit të komandimit. Disa nga objektivat që kjo stërvitje ka shtruar janë; krijimi dhe testimi i marrëdhënieve ndërinstitucionale për emergjencat civile, vlerësimi i situatës në rajonin ku ka ndodhur fatkeqësia, kapacitetet qeveritare dhe joqeveritare që janë në rajon, vlerësimi i aftësive të asistencës në rajon dhe kontributi i vendeve partnere, komandim-kontrolli, aplikimi i mësimeve të nxjerra nga operacionet e mëparshme etj.

“Morava-14”, aftësim ndërinstitucional për emergjencat civileNë Qendrën e Simulimit zhvillohet konferenca fillestare planëzuese e stërvitjes “Morava-14”

Një delegacion ushtarak francez, i kryesuar nga gjen-eralmajor Philippe Bras, shef i Shtabit i Korpusit të

Reagimit të Shpejtë francez, në Lille të Francës, shoqëruar nga atasheu ushtarak i Francës i akredituar në Shqipëri, kolo-nel Henri Sowa, në datën 15 prill 2014, zhvilluan një vizitë në Komandën e Forcës Tokësore. Qëllimi i vizitës ishte njohja dhe prezantimi me ri-konceptimin dhe ndryshimet strukturore të Korpusit të Reagimit të Shpejtë që Franca ka vënë në dispozicion të NATO. Delegacioni francez u prit në një takim të veçantë nga Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, i cili pasi ju uroi mirëseardhjen, i njohu ata me zhvillimet e kësaj force. Gjatë takimit, komandanti i Forcës Tokësore, vlerësoi kontributin e dhënë nga qeveria dhe Forcat e Armatosura të Republikës Franceze për FA shqiptare. Më pas, gjeneralmajor Bras dhe delegacioni që e shoqëronte u njohën shkurtimisht nëpërmjet një brifingu, me misionin, detyrat, strukturën, trajnimin, opera-cionalitetin, kontributin në operacionet ndërkombëtare dhe në emergjencat civile dhe planet e zhvillimit për të

Komandanti i FT, gjeneralmajor Dushku, priti gjeneralmajor Philippe Bras, shefin e Shtabit të Korpusit të Reagimit të Shpejtë francez

Inkurajohet kontributi i stafit shqiptar në Aleancë

ardhmen të Forcës Tokësore. Shefi i Shtabit i Korpusit të Reagimit të Shpejtë francez, zhvilloi me shtabin e FT një brifing njohës për Korpusin e Reagimit të Shpejtë, organizimin strukturor dhe ndryshimet e pritshme për t’u bërë ballë sfidave të së ardhmes dhe për të

kaluar nga thjesht komponenti tokësor në veprimet e Joint. Një nga qëllimet e këtij shtabi është edhe rritja e multi-nacionalitetit. Në këtë kuadër, shtetet anëtare të NATO (përfshirë Shqipërinë) janë të inkurajuara të kontribuojnë duke u bërë pjesë e këtij stafi.

Nga data 07-12 prill 2014, në kuadër të bashkëpunimit me

SHBA në fushën Logjistike, në Ba-zën Ajrore Farkë u zhvillua aktiviteti me ekspertë të Gardës Kombëtare të New Jersey për rishikimin e proceseve të mbështetjes logjistike dhe mirëmbajtjes. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ofrimi i ndihmës për Forcën Ajrore në rishikimin e proceseve të mbështetjes logjistike, menaxhimin e inventarit dhe lloga-risë si pjesë e aftësimit operacional logjistik, si dhe zgjerimi i njohurive mbi programet e Mirëmbajtjes dhe Planifikimit të Pajisjeve të Forcës Ajrore. Delegacioni i Gardës Kombëtare të New Jersey u kryesua nga SGM Larry Miller, ndërsa pjesëmarrës nga pala shqiptare ishin oficerë të mirëmbajtjes dhe mbështetjes logjistike nga Baza Ajrore Farkë. Gjatë ditëve të aktivitetit nga pjesëmarrësit u shkëm-bye eksperienca dypalëshe mbi mënyrën e funksionimit dhe realizimit të detyrave në interes të mbështetjes logjistike dhe mirëmbajtjes së teknikës ajrore. Çështjet si inventarizimi, seleksionimi i vlerave materiale, strukturat, procedurat e njësive dhe pajisjet e mirëmbajtjes, përshtatjet e mundshme

dhe inspektimi i mirëmbajtjes në tokë, programet dhe nivelet e trajnimit të skuadrave të mirëm-bajtjes, ishin disa nga temat që u trajtuan gjatë këtyre ditëve. Pjesë e aktivitetit ishte edhe vizita e zhvilluar në ambientet e Bazën Ajrore Farkë, ku delegacioni amerikan i Gardës Kombëtare të New Jersey u njoh nga afër me kushtet, kapacitetet operacionale dhe infrastrukturën që ofron kjo bazë. Aktiviteti u vlerësua i suksesshëm nga të dyja palët ku në kontekst u diskutua për realiz-

imin e projekteve me vlerë për Forcën Ajrore, siç janë mbështetja me asistencë teknike për rishikimin e proceseve të mbështetjes logjistike dhe mirëmbajtjes, si dhe shkëmbimi i eksperiencës nëpërmjet realizimit të aktiviteteve të tjera në të ardhmen me qëllim standardizimin e procedurave. Në fund të vizitës së punës në Bazën Ajrore Farkë, kryetari i delegacionit amerikan SGM Larry Miller vlerësoi përkushtimin, profesionalizmin dhe nivelin e lartë teoriko-teknik të personelit të mbështetjes logjistike dhe të mirëmbajtjes në këtë Bazë në drejtim të zbatimit të rregullave të mirëmbajtjes dhe mbështetjes logjistike.

ushtriaE prEmtE, 18 prill 20148 LIBrI Në Fa

Në zbatim të Direktivës së Ministrit të Mbrojtjes për vitin 2014, të detyrave të shtruara nga Shtabi i

Përgjithshëm i FA dhe në kuadrin e Ditës Botërore të Librit, Qendra e Librit dhe Mbështetjes me Informa-cion në KDS-së, këto ditë të muajt prill 2014 është gjendur në njësitë dhe repartet e Forcës Tokësore. Qëllimi i kësaj risie të re, për të rritur më tej frymën e bashkëpunimit, në zbatim të misionit të QLMI-së, dhe për të njohur, pasqyruar e transmetuar vlerat e FA-së në punën me librin dhe bib-liotekat në epokën digjitale. Në këto takime u shkëmbye përvojë për arritjet e deritanishme, problematika, propoz-ime dhe vizioni për të ardhmen. Vendi ynë dhe FA kanë nevojë dhe i duhet një trupë me ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe punonjësi civilë që të kanë vetëdi-jen e duhur qytetare, atdhetare dhe etike. Njëkohësisht ata duhet të kenë përgatitjen ushtarake, profesionale dhe intelektuale, e mbi të gjitha të janë të vetëdijshëm për rolin e ri kombëtar dhe ndërkombëtar të Forcave tona të Armatosura, kjo edhe në kuadër të mbrojtjes kolektive të NATO-s. Ndaj, në këtë kontekst, vendosja e një raporti më të avancuar të ushtarakut me librin dhe informimin në tërësi është i domo-sdoshëm. Për të ofruar këtë përgatitje shumë-planëshe të ushtarakëve në tetor të vitit 2012 u ngrit sistemi i integruar i librit dhe mbështetjes me informacion, i cili si mision ju përcaktua: studimi i nevojave të FA, planifikimi, blerja dhe botimi, menaxhimi e afrimi i shërbimit të librit dhe informacionit në tërësi. Ky sistem integral i menaxhimit të librit dhe materialeve të tjera të prin-tuara do mundësonte harmonizimin e studimin e nevojave të njësive të FA, përzgjedhjen dhe miratimin e materia-leve, nxjerrjen e kostos dhe buxhetit, përgatitjen për botim dhe botimin, si dhe në fund shpërndarjen dhe menax-himin nëpërmjet sistemit bibliotekar. Ky sistem integral do të përqendronte procesin, duke e bërë atë më pak të kushtueshëm, të kontrollueshëm, më efikas dhe më efiçent në të gjitha pikë-pamjet. Në komandën e shtabin e FT, në batalionin qendër, në repartet ko-mando dhe speciale nga stafi i QLMI-së u theksua vendi dhe roli që duhet të luaj kjo strukturë për librin dhe bib-liotekat në FA. U theksua se edhe pse është ngritur një qendër, nuk e kemi sistemin e integruar të planifikimit, botimit dhe blerjes së librit. Mbledhja e nevojave për librin ushtarak, dok-

trinave, rregulloreve dhe manualeve në njësitë e Forcave të Armatosura bëhet nga Qendra e Doktrinave në KDS-së. Por procedurat e planit të blerjes dhe botimit të librit jo ushtarak (por që plotëson nevojat) është ende me mangësi. Si pasojë e mos planifi-kimit të integruar të nevojave, nuk ka një fond vjetor të programuar si për botimet e FA dhe për blerjen e librit jo ushtarak. Ndërsa procesi i botimit të materialeve të tjera të printuara, duke përfshirë dhe materialet promocionale, është i decentralizuar dhe nga ne ende i pakontrollueshëm. U theksua se problematik është sistemi bibliotekar i FA. FA kanë aktualisht në administrim një rrjet prej 8 bibliotekash. Gjendja fizike e tyre në të shumtën e rasteve është jo e mirë. Titujt e librave që kanë në dispozicion këto biblioteka janë kryesisht të karakterit ushtarak dhe libri jo ushtarak. Ndërsa libri artistik është botim i para viteve ‘90-të të shek. XX. Mënyra e organizimit dhe administrimit është e fragmentuar dhe joefikase. Disa komanda dhe reparte kanë nga një bibliotekë që në rastin më të mirë kanë një punonjës të dedikuar si bibliotekist, ndërsa në shumica e bibliotekave është thjesht një magazinë libri, me përjashtim të bibliotekave në KDS-së (AFA), ku organizimi është më i mirë. Kjo ka sjellë një rënie të vazhdueshme të nivelit të leximit të librit dhe vështirësi në mbështetjen me informacion të gjithanshëm të per-sonelit të FA-ve. QLMI u kërkua dhe

u ngrit për standardizimin e procesit. Ky standardizim u rekomandua të mbështetej mbi bazën e tre parimeve: planifikimi dhe programimi; blerja, përkthimi dhe botimi; shpërndarja dhe menaxhimi.

E para, planifikimi dhe programimi - Mekanizmi i planifikimit dhe pro-gramimit të nevojave të FA për blerje

dhe botim të librave u rekomandua të ndahet në dy komponentë, në bazë të specifikave dhe qëllimit të librave të blerë apo botuar. Procesi i hartimit, botimit dhe blerjes së libri të mirëfilltë ushtarak (manuale, rregullore, libra kërkimor ushtarak) rekomandohej të menaxhohej nga një bord i ngritur në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Ndërsa procesi i përkthimit, hartimit, botimit dhe blerjes së librit civil (literaturë artistike, botime në fushën e sigurisë, filozofi, botime në fushën e estetikës, modës, etj), rekomandohet të menax-hohet nga bordi i librit në QKMBM. I gjithë ky procesi i harmonizimit të nevojave të FA për libra dhe botime të tjera të do të kryhej nga Qendra e Librit dhe Mbështetjes me Informacion të FA.

E dyta, botimi dhe blerja e librit - Bordet e librit mbi bazën e planeve vjetore për blerje, përkthim dhe botim të librave e miratojnë te Min-istri i Mbrojtjes kërkesa që duhen në FA për një vit. Qendra e Librit dhe Mbështetjes me Informacion të FA ekzekuton planet vjetore në mbështetje

të urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes dhe me buxhetin e përcaktuar për këtë qëllim, bazuar në një procedurë standarde për hartimin, botimin dhe blerjen e librit.

E treta, shpërndarja dhe menax-himi - Qendra e Librit dhe Mbështetjes me Informacion të FA duke qenë përgjegjëse për shpërndarjen e librit dhe materialeve të tjera të botuara në bazë të planeve vjetore të miratuar nga bordet përkatëse e ministri, ndjek këto procedura, ndërsa menaxhimi i librit të realizohej nëpërmjet një sistemi të përqendruar të bibliotekave të FA, të cilat të jenë në varësi të QLMI-së.

Në “concept paper” të miratuar nga Ministria e Mbrojtjes për orga-nizimin dhe funksionimin e QLMI-së në FA është theksuar si detyrë zhvillimi i konceptit të Sistemit të Integruar të Bibliotekave si dhe të Bibliotekës Digjitale, ku QLMI, në varësi të KDS-së duke qenë e organizuar me tre sektorë (të plani-fikimit dhe përgatitjes për botim, të bibliotekave dhe të mbështetjes) të drejtojë këtë koncept.

Puna me librin dhe biblioteka dixhitale

Frymë bashkëpunimi në punën me librin

dhe bibliotekat në FA

Në “concept paper” të miratuar nga Ministria e Mbrojtjes për orga-nizimin dhe funksion-imin e QLMI-së në FA është theksuar si detyrë zhvillimi i konceptit të Sistemit të Integruar të Bibliotekave si dhe të Bibliotekës Digjitale, ku QLMI, në varësi të KDS-së duke qenë e organizuar me tre sek-torë (të planifikimit dhe përgatitjes për botim, të bibliotekave dhe të mbështetjes) të drejtojë këtë koncept.

Prof. asoc. dr. bernard zotajdrejtori i qlmi-së

ushtriaE prEmtE, 18 prill 2014 9LIBrI Në Fa

Sistemi i bibliotekave Organizimi aktual i bibliotekave

në FA dita ditës po shtron nevojën e ri-konceptimit tërësor të sistemit bib-liotekar dhe mënyrën e funksionimit të tij. Organizimi i sistemit të bibliotekave është mbështetur në parime si: përqen-drimi i menaxhimit dhe administrimit të bibliotekave dhe përqendrimi fizik në përputhje me përqendrimin e FA. Praktikat më të mira të vendeve anëtare të NATO-s dhe jo anëtare, tregojnë se përqendrimi i menaxhimit të rrjetit të bibliotekave është mënyra më efiçente dhe efek-tive për përmbushjen e misionit të tyre. Përgjithësisht mbështetja me informacion dhe dije e Forcave të Armatosura është e përqendruar, e organizuar. Përqendrimi dhe profil-izimi. Përqendrimi dhe profilizimi i bibliotekave të FA është bazuar mbi parimet e funksionalitetit të tyre dhe përhapjes territoriale të FA. Bazuar mbi këto principe, FA kanë sot një bibliotekë qendrore dhe 7 biblioteka të tjera të vendosura në garnizonet e FA-së.

Automatizimi dhe informatizimiMe automatizim kuptojmë kri-

jimin e një Sistemi të Integruar të Bibliotekave, i cili është një sistem për menaxhimin e automatizuar të bibliotekave, që lidhet me planifikimin e resurseve për bibliotekat. Sistemi i Integruar i Bibliotekave duhet të për-bëhet nga një “database” qendror, ky i lidhur e “database”-t e bibliotekave. Softueri i sistemit të integruar në QLMI duhet të ketë si minimum dhe disa modele që e ndihmojnë atë për të menaxhuar informacionin me planifi-kimin, blerjen dhe botimin. Sistemi i Integruar i Bibliotekave i cili do të vendoset në secilën prej bibliotekave duhet të ketë si minimum module për të kryer shërbimin e katalogimit, qarkul-limit dhe kërkimit. Në këtë formë çdo përdorues i bibliotekës do të ketë një ID unike duke bërë që “database” të lejojë Sistemin e Integruar të gjurmojë aktivitetin e secilit përdorues.

Biblioteka digjitaleQLMI duhet të ketë si detyrë pri-

mare ndërtimin e Bibliotekës Digjitale të FA. Kjo bibliotekë do të shërbejë për të gjithë personelin e FA, pavarësisht vendndodhjes gjeografike, me anë të shërbimit të internetit. Biblioteka Digjitale do të përfshinte disa kategori nga libri (ushtarak, filozofik, artistik etj); doktrinat, manualet, rregulloret; dokumentet zyrtarë (ligje, akte nën-ligjore, urdhra, udhëzime, direktiva

etj); periodikë (Gazeta Ushtria, Revista Mbrojtja, Revista Ushtarake etj). Duke pasur në fokus punën në këtë drejtim, mund të thuhet se disa nga arritjet më të rëndësishme gjatë periudhës 2012-2014, të kësaj qendre janë: ka përfunduar studimin si dhe ka bërë preventivin për ngritjen e bibliotekës digjitale në KDS, në bibliotekën e AFA, si dhe ka bërë planifikimi për vitin 2014 e në vazhdim në lidhje me pajisjet për ngritjen dhe zhvillimin e bibliotekës digjitale për FA. Në vijim, qendra ka organizuar takime dhe sem-inare me të gjitha strukturat e FA për punën me librin dhe bibliotekat. Prej QLMI-së janë iniciuar dhe zhvilluar, në bashkëpunim edhe me struktura të tjera, veprimtari që kanë të bëjnë me historinë, sigurinë, mbrojtjen, ar-simimin dhe kulturën e FA-ve, të tilla si: për jetën dhe veprën e Skënderbeut, për Kosovën, për Ditën e Librit, për Ditën e Evropës, për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, si dhe Ditën e Mjedisit, për Luftën e Vlorës etj. QLMI, ka ven-dosur një bashkëpunim me Bibliotekën Publike “Marin Barleti” Shkodër, si dhe Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Në vijimësi ka bashkëpunuar dhe me strukturat e QKMBM, AQFA, MFA etj. Theksojmë se në vijimësi është pasqyruar veprimtaria e saj në organet e shtypit ushtarak, në gazetën “Ushtria”, në revistën “Mbrojtja” dhe Revistën Ushtarake; së treti, kemi për-funduar listimin elektronik të librit në FA, të ndarë në zëra si: libri ushtarak,

artistik, rregullore dhe libri në gjuhë të huaj, sipas strukturave. Kjo punë e or-ganizuar ka kapur një periudhë të gjatë kohore, pasi është evidentuar gjendja e librit në të gjitha strukturat. Tashmë libri gjendet i organizuar dhe në secilën bibliotekë është titulli i librit që kër-kohet nga lexuesi. Gjithashtu është e përfunduar dhe përmbledhja e librave të shkruar nga ushtarakë shqiptarë për Luftën e Kosovës, për Skënderbeun, për Luftën e Vlorës, si dhe librat e botuara nga KDS-ja nga viti 2004 e në vazhdim, por dhe libra të botuara në vitin 2014 nga shtëpi botuese, por me interes për ushtarakun. Qendra ka kompozuar dhe faqen në internetit, si strukturës e KDS-së dhe kanë përfun-duar të gjitha materialet dhe po fillon hedhja e tyre në këtë faqe. Është bërë dhe modelimi i dy librave me vlera, që me ngritjen e bibliotekës digjitale të KDS-së, (bibliotekës së AFA), për vitin 2014, të hidhen në faqen e in-ternetit. Qendra zhvilloi konferencën shkencore me objekt: “Libri dhe bibliotekat e FA në epokën digjitale”. Por, ende ka probleme me për librin dhe bibliotekat në FA, sidomos në njohjen dhe përpunimi e librit ushtarak në tërësi, në njohjen e nevojave dhe të botimeve. Ka probleme në lidhje me promovimin e vlerave të librave ushtarakë, sidomos në fushën e sigurisë dhe e mbrojtjes, standardizimit dhe informacioni në vijimësi. Në stadin aktual të procesit të reformimit të FA, botimi i librit ushtarak, përpunimi i tij në biblioteka, standardizimi si dhe informimi, janë probleme që shtrohen si një domosdoshmëri që kërkohet vë-mendje të veçantë në të ardhmen. Ak-tivizimi i të gjitha strukturave të FA, në nivel ekspertësh, për sistemimin e librit në biblioteka, si dhe shfrytëzimin në maksimum të teknologjisë së infor-macionit, e shkëmbimit të tij “online”, për të dhënë e marrë sa më shumë informacion. Nga ky institucion për pasurimin e bibliotekave të forcave e reparteve, ka kërkuar blerjen e librave shqip dhe të huaj që vlejnë për FA - kjo sipas fushave përkatëse, të hartuara nga komandat/drejtoritë në MM/SHP, në mbështetje të planit vjetor të stan-dardizimit dhe të propozimeve stan-dardizuese që burojnë nga programi i standardizimit i NATO-s. Ka ardhur koha për rishikim dhe përmirësim të mëtejshëm të bazës ligjore si dhe mi-ratim të saj, për të siguruar mbështetje të plotë për librin, bibliotekat dhe informacionin në FA.

Standardizimi i librit ushtarak dhe krijimi i një “Database” të së dhënave elektronike për të gjithë botimet e FA, si dhe sigurimi i publikimit të tyre

“online”, hyn te vizioni dhe sfida për të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë në lidhje me librin. QLMI duke qenë strukturë në Komandën e Doktrinës dhe të Stërvitjes, i kërkohet që të jetë më bashkëpunuese duke u ndodhur dhe gjendur në mjaft veprimtari të rëndësishme të FA-ve, për të luajtur më mirë rolin parësor në punën me librin dhe bibliotekat. Roli i QLMI-së në përkujtimin e ngjarjeve historike është i rëndësishëm, pasi Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes është i vetmi institucion i FA, me personel dhe kapacitete të larta intelektuale dhe akademike. Përqendrimi i punës për profilizimin dhe digjitalizimin e gjithë procesit të botimit, blerjes dhe menax-himit të librave dhe materialeve të tjera të printuara në FA, do të jetë një prej sfidave të kësaj qendre në të ardhmen. Rëndësia e procesit të menaxhimit të librit dhe të bibliotekave, ka vlera pasi ky e bën atë më pak të kushtueshëm, lehtësisht të kontrollueshëm, efikas dhe efiçent në të gjitha pikëpamjet. Ngritja e bibliotekës digjitale në KDS, pra biblioteka e AFA, pjesëmarrja në panaire të librit ushtarak brenda vendit dhe jashtë si dhe çelja e fondit nga çdo strukturë për blerje libri dhe pasurim të bibliotekave të FA-së, do të jenë përparësitë e QLMI-së për gjithë vitin 2014 e në vazhdim. Në këto veprim-tari të zhvilluar në FT, u diskutua për vendin dhe rolin e njeriut dhe librit në epokën e Internetit, nga Pano Hallko e më tej u ekspozua nisja e punës për bibliotekën Digjitale, “Biblioteka përtej kufijve të saj”, nga specialistja Anita Pacani. Për librin, gjendja e librit në FA dhe inventari elektronik i tij, perspektivat e digjitalizimit si dhe prezantimi i librit “Me fytyrë nga perëndimi”, diskutoi gjerësisht specialistja Adriana Zotaj, ndërsa për rolin e bibliotekës në programin stërvi-tor, problematikat, detyrat dhe sfidat e kohës, diskutoi shefja e bibliotekave në QLMI, Elisabeta Koka; për punën me librin e ri dhe përvojën e fituar diskutoi Dedë Kola. Për të gjitha këto probleme të ngritura nga QLMI, u bënë edhe vlerësimet përkatëse. Në takimin e bërë me zëvendëskomandantin e FT, kolonel Dilaver Hoxha, theksoi se e mirëpret këtë bashkëpunim dhe kër-kohet më shumë vëmendje ndaj librit dhe bibliotekave në FT. Ndërsa shefi i BCU-së në FT, nënkolonel Shpëtim Hysi dhe major Nexhmedin Shehu, vunë në dukje punën që duhet bërë në lidhje me promovimin e vlerave të librave të rinj në strukturat e FA. U ngritën edhe problemet që kanë të bëjnë me fondet për blerje të librave të rinj, si dhe të punonjësit që duhet të merret me problemet e librit dhe të bibliotekës në FT. Edhe komandanti i Forcave Speciale, nënkolonel Qazim Hoxha, shefi i shtabit të Forcave Speciale, major Ajet Jata, si dhe mjaft ushtarë profesionist theksuan rëndësinë e botimeve ushtarake, të librave dhe të frekuentimit rregullisht të bibliotekës së repartit. Me interes nga të pranish-mit u prit dhe prezantimi i dy librave nga ku ka nisur puna për ngritjen e bibliotekës digjitale në KDS. Nga stafi i QLMI-së ju dhuruan dhe disa libra bibliotekës së repartit të Forcave Spe-ciale. Në repartin e Forcave Speciale, specialistët e QLMI-së bënë një vizitë në muzeun e repartit dhe qëndruan disa çaste para relikteve dhe objekteve të Dëshmorit të Atdheut Feti Fogli, rënë në krye të detyrës me mision nga shteti shqiptar në Afganistan. Kjo punë e nisur do të vazhdoi gjatë muajt prill në të gjitha repartet e FT, si dhe në Shkollën e Trupës më datë 23 prill, datë që është përcaktuar nga OKB-ja si Dita Botërore e Librit.

ushtriaE prEmtE, 18 prill 201410 eksOdI kOsOvar

“Vërtet ne nuk mund të bëjmë çdo gjë në botë, por duhet të bëjmë atë që mun-demi. Kurrë s’duhet të harrojmë holokaustin, gjenocidin, masakrat e shekullit të 20-të. Nuk do të dëshironim kurrë që shekulli i ri të na sjellë ëndrra të tmerrshme, por me një pamje tjetër.”

Bill Klinton, Baza detare e Norfolkut në

Virxhinia

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ndë-rhyrja e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb në Kosovë, an-gazhoi Shqipërinë në kontributin

më të madh të saj dhe u bë streha e rreth 500 mijë shqiptarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre në Kosovë. Ajo i ndiqte nga afër ngjarjet dhe morri masat e nevojshme dhe të shumanshme duke u kthyer në një fak-tor të rëndësishëm mbështetës të kauzës së Kosovës, duke vënë në dispozicion të NATO-s të gjitha mjetet e mundshme që dispononte, të karakterit logjistik, portet, aeroportet, hapësirën ajrore. Shqipëria bënte pjesë në programin e “Partneritetit për Paqen”, ku aderonte që në 1994-ën, ndërkohë që kishin filluar përpjekjet për anëtarësimin në NATO. “Ne ishim në dijeni të plotë, mund të them edhe për orën e saktë, valët e avionëve sigurisht do të kalonin mbi territorin shqiptar, si dhe pjesa dërrmuese e veprimeve ushtarake” ka theksuar ish Ministri i Mbrojtjes i asaj kohe. Edhe pse Kosova nuk ishte një vend anëtar i NATO-s, ajo vlerësohej nga NATO si një vend i vogël, në vijën që ndan Evropën me Azinë dhe Lindjen e Mesme, në vijën ndarëse mes Islamizmit dhe Kristianizmit, vend pranë aleatëve të Jugut të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, vend pranë aleatëve të rinj të NATO-s, Republikës Çeke, Polonisë dhe Hungarisë, vend që kufizohej nga demokraci të brishta, si Shqipëria e Maqedonia ku forcat serbe kanë bërë provokacione të vazhdueshme. Barbarizmat serbe po ndodhnin në dyert e NATO-s dhe po të mos vepronte NATO, konflikti, rreziqet dhe kostot do të ishin më të mëdha. Në shkurt të vitit 1999, pas mbi njëzet ditë bisedimesh në Rambuje të Francës, me gjithë trysninë ndërkombëtare që përfshinte edhe kërcënimet për sulme ajrore kundër Serbisë, delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës nuk arritën dot një marrëveshje. Në mes të marsit të vitit 1999, delegacioni i Prishtinës u rikthye në Paris, për të nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga perëndimi që synonte t’i jepte fund luftës në Kosovë, ndërsa Beogradi e refuzoi atë. Pak ditë më vonë më 24 mars të vitit 1999, NATO filloi bombardimet nga ajri kundër forcave serbe duke shënuar fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare në Kosovë. Fushata e bombardimeve nga ajri zgjati 78 ditë dhe më 10 qershor 1999, NATO nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e tyre të plotë nga Kosova duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit. Nëntë vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë e saj, e cila është njohur sot nga 108 shtete anëtare të OKB, 23 vende të Bashkimit Evropian, 24 shtete anëtare të NATO-s, si dhe 36 shtete të OSBE-së.

Kriza e Kosovës dhe domosdoshmëria e ndërhyrjes

Kriza e thellë e Kosovës nisi në vitin 1997 dhe arriti kulmin në vitin 1999. Ajo ishte një krizë që kërkonte zgjidhje, sepse kërcënonte paqen e stabilitetin në Kosovë e gjithë rajonin, si dhe plotësonte aspiratën shekullore të popullit të Kosovës. Vitet 1998-1999 ishin të mbushura me ngjarje të rënda. Përleshje midis serbeve dhe shqiptareve në rrugët e Mitrovicës, atentate kundër serbeve dhe romëve në fshatra të largët malorë, shkëmbime zjarri midis ekstremisteve shqiptarë dhe policisë serbe në Preshevë të Serbisë Jugore. Në vjeshtën e vitit 1998 vargjet e refugjateve, mbizotëronin në pamjet televizive. Qin-dra e mijëra shqiptarë të Kosovës kishin marrë arratinë në male për t’i shpëtuar

ushtrisë së Millosheviçit, që në mënyrë të qëllimshme, kallte në zjarr shtëpitë dhe katanditë e tyre. Qeveritë në Evropë dhe SHBA u përpoqën me këmbëngulje të bindnin Milosheviçin për zgjidhjen me anë të negociatave. Dhënia e miratimit nga Beogradi që të dërgonin në Kosovë vëzhgues të OSBE-se solli për njerëzit e munduar të Kosovës një fazë të shkurtër shtensionimi të gënjeshtërt. Millosheviçi e vazhdoi politikën e tij të terrorit sistema-tik. Njësi të policisë speciale serbe dhe të paraushtarakëve, e mbuluan Kosovën me vrasje, plaçkitje dhe zjarre. Ushtria jugosllave zuri pozicione në Kosovë dhe në kufijtë me vendet fqinje, Maqedoni dhe Shqipëri, me synimin spastrim sistematik etnik shqiptar. Pamje të tmerrshme të masakrës se Reçakut, të janarit 1999, janë të gjalla në kujtesën e gjithsecilit. Realiteti i tmerrshëm kur ekspertë të Tribunalit të Hagës për Krime Lufte gjetën në varr jo vetëm 42 të vrarët e Reçakut, por edhe deri në 2100 kufoma, si dhe zbulimi i qindra varreve të tjera masive. Pas Reçakut përpjekjet për bisedime u intensifikuan, por Milosheviçi nuk ishte i interesuar për zgjidhje paqësore dhe të gjitha përpjekjet diplomatike kishin qenë të kota. “Veç mar-rjes së vendimit të hidhur për të përdorur kundër dhunë ushtarake nuk kishte mbetur rrugë tjetër” do të vlerësonte atëherë Joshka Fisher. Në lojë ishte siguria e Ev-ropës Juglindore, madje e gjithë Evropës dhe shpërthimi i luftës tjetër në Maqedoni e në Mal te Zi ishte vetëm një çështje kohe. Politika nacionaliste e regjimit të Beogradit kërcënonte parimin më të rëndësishëm të bashkëjetesës paqësore në kontinentin evropian, atë të integrimit.

si kujtohet sot fushata ajrore në Kosovë

Shtypi i përditshëm, vendas dhe i huaj, i asaj kohe jepte informacion mbi përgatitjet dhe masat që po merreshin për fillimin e fushatës ajrore. Ky infor-macion, pavarësisht nga saktësia, ishte i vetmi burim për tu njohur me përgatitjet e NATO-s nga njëra anë dhe masat që po merreshin nga ushtria serbe nga ana tjetër. Urdhri u dha në orët e vona të natës (23. 03.1999) nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Solana për aktivizimin e forcave të planëzuara të NATO-s për kryerjen e Misionit në Jugosllavi dhe Komandanti i Forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Clark konceptoi me detaje operacionin, pavarësisht se ora e sulmit nuk ishte bërë

ende e njohur. Në orën 18:00 të datës 23. 03.1999, u mbyllën aeroportet civile që përshkojnë Adriatikun. Ky ishte sinjali i sigurt se sulmi i NATO-s ndaj Jugosllav-isë ishte gati për të shpërthyer. Në 18:20 “Alitalia” mbylli aeroportet e “Friuli”, “Venecia”, “Xhulia” dhe fluturimet nga Bari në Brindizi. Vetëm gjysmë ore më vonë Prishtina ishte nën sirenat e alarmit anti ajror. Në orën 19:00 dhjetëra avionë F-16, F-18 dhe EA – 6B “pruler” u ngritën nga baza ajrore e Avianos, Itali. Në një mesazh televiziv presidenti rus Boris Jel-cin i kërkonte Bill Klintonit t’i jepte fund ndërhyrjes së NATO-s . 30 minuta më pas avionët “Mirage” franceze u ngritën nga Istrana. Në orën 19:40 nisi alarmi i tretë antiajror në Prishtinë. Pohimet e para për sulmet e NATO-s tashmë ishin një realitet. Pesë minuta më pas u ngritën edhe avionët holandez dhe belg nga Foxhia. Në orën 20:00 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana pohonte: “Ka nisur një sulm kundër objektivave serbe në Jugosllavi”. Menjëherë më pas, shpërthime të fuqishme tronditën Prishtinën. Ndërkohë pas sulmit Rusia tërhoqi delegatët e përhershëm nga Aleanca Atlantike. Alarmi antiajror zhurmonte Beogradin. Në orën 20:15 një shpërthim i fortë tridhjetë kilometra nga kryeqyteti jugosllav. Prishtina zhytet në terr, ndërpritet ryma elektrike. Presidenti amerikan Bill Klinton konfirmoi sulmin në një konferencë shtypi. Pesë shpërthime të tjera në veriun serb, në Novi Sad. Nga Vatikani, Papa e konsideronte sulmin si një “humbje për njerëzimin”. Në këtë kohë mbyllet hapësira ajrore mbi Bosnjën dhe Kroacinë. Në orën 8:30 forcat e NATO-s kanë hedhur në erë aeroportin e Prishtinës. Menjëherë u ngritën avionët britanikë nga bazat në Itali, të cilët kishin si objektiv Beogradin. SHBA konfirmonte hedhjen e raketave “ kruiz” nga anijet amerikane në Adriatik. Por pas këtij lajmi Rusia njoftonte për pezullimin e partnershipit me Aleancën Atlantike dhe Kina kërkonte që t’i jepej fund bombardimeve. Presidenti Jelcin dënonte agresionin e Aleancës duke cituar se “ Rusia do të mbrohet deri në fund, duke rezervuar të drejtën të marrë masa të plota, përfshi edhe ato ushtarake, për të garantuar sigurinë e saj dhe të Evropës”. Kështu Moska kërcënonte për nisjen e një Lufte të Tretë Botërore nëse sulmeve të NATO-s nuk do t’u jepej fund menjëherë. Ora 21:30, avionët e parë të NATO-s u kthyen në bazat e tyre. Beogradi kërkonte mbështetjen e Rusisë.

15 vjet më parë, kthesa më e madhe në historinë e Kosovës

Në flakë fabrika e avionëve në Pancevo, afër Beogradit si dhe u qëlluan Mig – 29 jugosllavë. Rreth orës 22:00 filloi mbled-hja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në orën 21:00 Jugosllavia shpalli gjendjen e luftës. Operacioni i NATO-s vazhdonte. Menjëherë pas bombardimeve të NATO-s në Kosovë nisën përleshje të ashpra mes luftëtarëve të UÇK–se dhe forcave serbe në afërsi të Podujevës, Skenderaj, Rahovec. Zjarr i madh në malin e Qyqavicës, ku ishin strehuar mijëra refugjatë dhe ku ishin zyrat e shtabit qendror të UÇK-së. Fillimi i luftës ajrore kundër Jugosllavisë ishte fil-limi i luftës më të përgjakshme në Kosovë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Bill Klinton, Presidenti i SHBA, një ditë pas bombrdimeve të para në Kosovë do të shprehej se një nga tre objektivat e ndë-rhyrjes së NATO-s ishte, “për të penguar Milosheviçin që të sulmojë shqiptarët e Kosovës”, kurse Robertson, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s do të theksonte “Nëse NATO nuk do të kishte ndërhyrë, spiralja e dhunës do të ishte intesifikuar dhe numri i te vdekurve vetëm sa do të ishte rritur. Denigruesit e Aleancës, përfshi edhe ata që kritikojnë NATO-n për veprimin e saj, do ta dënonin atëherë për mosveprimin e saj”

Fund i kalvarit të popullit të kthyer në refugjat dhe stabilizimi i rajonit

Nga 24 Marsi 1999 e deri më 10 Qershor 1999, NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi Sllobodan Millosheviç, të nënshkruante kapitullimin në Kumanovë, duke i lënë 11 ditë në dispozicion që nga nënshkrimi i marrëveshjes për të përfunduar tërheqjen. Dhe pas tërheqjes, jugosllavët do të lejo-heshin të sillnin një forcë të vogël deri 1000 trupa, për të ruajtur vendet kulturore dhe historike në Kosovë dhe për të punuar për pastrimin e minave. Rezoluta 1244 (1999) e miratuar nga Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e vet të 4011-të, më 10 Qer-shor 1999, parashtronte kushtet e paqes, stabilizimin e rajonit pas krizës si dhe implementimin e një pakti stabiliteti për Evropën Juglindore me një pjesëmarrje ndërkombëtare të gjerë me qëllim që të nxitej demokracia, prosperiteti ekonomik, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal. Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtarë të UÇK-së, e të tjerët civilë. Gjatë

luftës janë zhdukur rreth 5.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara. Gjatë luftës në Kos-ovë (1998-1999), forcat militare dhe para-militare serbe, kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të paarmatosur. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shq-iptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës, një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përl-logaritjeje, gjatë periudhës kohore Mars 1998 - Qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur, pjesërisht ose tërësisht, rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare, etj.

Konferenca e 36 Ndërkombëtare për Politiken Sigurimit qe u mbajt në Mynih të Gjermanisë nga data 4-6 shkurt 2000 do të nënvizonte se “Spastrimi etnik dhe dhuna shtetërore u ndalën, kriminelët u tërhoqën, refugjatët janë në shtëpitë e tyre, forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO janë në terren. Nga trashëgimia komuniste, aparteidi dhe brutaliteti, tani elementë të një demokracie shumetnike, jo pa vështirësi po vihen në zbatim.” Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, me përmasa madhështore për paqen e demokracinë, ishte e lidhur me fatin e Kosovës, dhe të kombit shqiptar në përgjithësi, si dhe me fatin e parimeve themelore që përbejnë bazat e rendit të ri botëror, të Lirisë dhe Drejtësisë. Kjo ngjarje i dha fund kalvarit të popullit të kthyer në refugjat, si dhe nisi rruga për arritjen e paqes dhe të lirisë në Kosovë, duke i dhënë mundësinë popujve të Ballkanit dhe të gjithë Evropës Juglin-dore, për të lënë pas historinë e gjakderd-hjeve e të urrejtjeve etnike, për tu integruar në Evropën Demokratike. Bashkësia e vendeve demokratike nuk lejoi që në mes të komunitetit Evropian të shkeleshin brutalisht liritë dhe të drejtat njerëzore dhe të ushtrohej hapur politika e gjenocidit shtetëror mbi 2 milion civile të pafajshëm. Ajo ndaloi krizën humanitare në Kosovë dhe arriti ta vendosë atë në protektoratin ndërkombëtar të OKB-së për një periudhe kalimtare. Kjo ishte kthesa me rëndësi vendimtare për historinë e Kosovës, kthesa më e madhe për të ardhmen e saj, e fillimit të fitimit të lirisë, e thellimit të partner-itetit në mes të Kosovës dhe perëndimit. Realiteti i Kosovës së pavarur sot, i jep të drejtë atij vendimi ndërkombëtar, kthesës së madhe në historinë e Ballkanit e cila nuk çliroi vetëm shqiptarët e Kosovës, por çliroi tërë rajonin. Kjo ngjarje, do të mbetet në historinë e Kosovës, Shqipërisë por dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut, për mënyrën e veçantë për zgjidhjen e një krize, që kishte marrë përmasa të jashtëzakonshme për shkak të gjenocidit që regjimi i Millosheviçit ushtronte në Kosovë dhe deportimit të afro gjysmë milionë kosovarëve nga marsi deri në prill, që u detyruan të linin shtëpitë e tyre. Kosova sipas analistëvë është një sukses dhe duhet parë si një model, por njëkohësisht duhet mbajtur parasysh se ajo përbën vetëm një rast. Bota s’kishte njohur operacion të tillë humanitar ajror në një mjedis, situatë dhe në përmasë të pallogaritshme, në shërbim të 1 milion refugjatëve martirë. Ky ishte konflikti i parë ushtarak që nga fundi i luftës së ftohtë, i ndodhur kryesisht për qëllime humanitare.

mimoza Golikja

ushtriaE prEmtE, 18 prill 2014 11 aNaLIza

kapacitete standarde veprimi nga toka, deti dhe ajri për FS. Një vend të rëndë-sishëm zë edhe përgatitja e personelit të FOS në kurset brenda vendit dhe në vendet anëtare të NATO-s, duke pasur parasysh mënyrën e funksionit FOS, detyrat që kryejnë dhe aftësisë apo fleksibilitetit që kanë, stërvitjeve të shumta vjetore që zhvillohen me FS të shteteve më mëdha të NATO-s. Re-format gjithashtu përshpejtojnë procesin dhe të ardhmen për FS për të vepruar si SOTG në të ardhmen e afërt, duke bërë hapin më të madh në historinë e saj.

Prioritetet e mbrojtjes për vitet e fundit kanë qenë modernizimi i mëtejshëm i FS, pasi deri tani është bërë kompletimi vetëm i 50% të TOP-it të BFS, duke i plotësuar ato me pajisje për operacione speciale në tokë, det dhe ajër. Këto kanë bërë që të vazhdojë të rritet më tej ndërveprueshmëria e BFS kjo e treguar në stërvitjet e përbashkëta me aleatët e FS të NATO-s dhe SHBA-së, misionet Combat dhe së fundi misionet trajnuese të FS Shqiptare dhe përfaqësitë në shtabet e FS në NSOCC-A në Kabul. FS Shqiptare, të partnerizuara me Bata-

lionin amerikan dhe me Forcat Afgane Kombëtare të Sigurisë ABP-4, prej vitit 2010 ndodhen të dislokuara në problema-tike të Spin Buldokut. Me përgjegjësi të lartë, vendosmëri dhe profesionalizëm zhvillojnë atje operacione speciale nën drejtimin e Komandës Jugore të ISAF-it. Trupat tona “Eagle-8” nën komandën e Major Agron Kutës zhvillojnë me sukses operacionet dhe ndjekin me vëmendje situatën me qëllim rritjen e sigurisë dhe të performancës nën drejtimin e forcave amerikane. Që Nga data 01 gusht 2010 deri më sot këto trupa me shumë profesionalizëm vazhdojnë de-tyrat me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt, mundësimin e një paqeje të qëndrueshme dhe një qeverisjeje të besueshme dhe të lidhur me popullin, do të kryejnë operacione kapjeje ose asgjësimi kundër drejtuesve Talebanë dhe mbështetësve të tyre, vendasve dhe prod-huesve të EID, si dhe operacione zbulimi me njerëz e mjete në zonën e operacionale GRYPHON dhe SABER. Misionet

Rezultati i reformave të ndër-marra në Forcat e Armato-sura të Republikës së Shq-ipërisë ka bërë të mundur

rritjen e kontributeve që vendi ynë jep në kuadër të Aleancës, gjë që reflekto-het veçanërisht në kontributin tonë në teatrin e operacioneve në Afganistan. Pothuajse edhe pas 12 vitesh pjesëmar-rje të SHBA dhe forcave të koalicionit në operacione luftarake, ruajtja e re-zultateve të arritura, tërheqja e sigurt e trupave dhe reduktimi i tyre duke i kaluar pushtetin Afganëve, mbetet një çështje thelbësore për planet e Aleancës ndaj Afganistanit. Shqipëria është angazhuar seriozisht përkrah trupave të Aleancës në këto misione trajnimi dhe luftarake. Misionet “Eagle-8” dhe MAT- 5 dhe përfaqësimi i dy pjesëtarëve tanë në shtabin e përgjith-shëm të ISAF SOF-it në drejtorinë e inteligjencës (ku në këtë komandë kjo drejtori është më ë rëndësishmja) janë llojet e misioneve më të fundit në të cilat FARSH dhe BFS janë angazhuar me shumë sukses në Afganistan. Këto misione si stërvitja e ushtrisë Afgane, ashtu si edhe më përpara në trajnimin e policisë Afgane në Qendrën e Stërvitjes së FS të Policisë (SPTC) në Wardak, kanë rritur ndjeshëm kapacitetet e FS tona. Së fundi, po në këtë drejtim, FS Shqiptare janë bërë pjesë e një misioni të ri. Misioni i tyre është intensifikuar dhe konkretisht janë angazhuar me tra-jnimin e FS të Policisë Afgane të Spin Buldokut, me njësinë e QRF të kolonel Haxhi Xhananit duke performuar në mënyrë të shkëlqyer. Kjo tregon një rritje kapacitetesh dhe aftësish për FS Shqiptare. Një nga detyrat e tjera që kryen me sukses “Eagle-8” janë dhe stërvitja e partnerëve amerikanë të SFAT-it të cilët kanë për detyrë stër-vitjen e njësive të policisë afgane. Re-format e njëpasnjëshme, ristrukturimi dhe puna e BFS solli një dimension të ri në kontributin për ndërtimin e paqes dhe sigurisë në Afganistan me dërgimin e FS për trajnimin, këshillimin dhe mbështetjen e FS të policisë Afgane. Duke parë këto inpute, edhe Forcat tona të Armatosura, nën mbështetjen e drejtpërdrejtë të MM dhe SHSHP, i kanë dhënë prioritet FS në investimet dhe angazhimet e tyre, për të patur një Forcë sa më kompetente dhe të aftë për të vepruar në të ardhmen si SOTG, përkrah aleatëve të aleancës. Misionet luftarake jashtë vendit janë sukses i jashtëzakonshëm për forcat tona. Performanca e FS në misionet luftarake gjatë këtyre viteve ka njohur një transformim rrënjësor, si për vetë FS dhe për FA duke sjellë eksperiencë, maturi dhe një rritje kapacitetesh të lakmueshme për çdo forcë konvencio-nale dhe jo konvencionale. Vëmendje e veçantë i është kushtuar modernizimit dhe pajisjeve në mënyrë që të krijohen

Eagle vazhdimisht janë përballuar me rreziqe, vështirësi dhe situata të papara-shikuara si ajo e fundit në datën 11Prill 2014, por me profesionalizmin dhe ndjenjën e vendosmërisë, dashurisë për atdheun dhe për të përfaqësuar me sa më shumë dinjitet FS të RSH, treguan dhe një herë vlerat e tyre profesionale duke dhënë menjëherë ndihmën e parë dy të plagosurve kolegë amerikanë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, falë kësaj ndihme profesionale. Synimi i Komandantit të kontingjentit Major Kutës në këtë mision është: Kryerja me profesionalizëm të lartë dhe me sukses të plotë i të gjitha detyrave të ngarkuara nga instancat eprore, krijimi i një mjedisi të sigurt për një paqe të qëndrueshme dhe një qeverisje të be-sueshme të lidhur me popullin afgan, duke siguruar në radhë të parë jetën e efektivit me të gjitha mjetet e vëna në dispozicion dhe me të gjitha mënyrat e lejuara ligjore. Vendosja e një marrëd-hënie të shkëlqyer me njësinë partnere amerikane, mbështetja me të gjitha mundësitë, ekspertizën dhe kapacite-tin e kontingjenteve të komandantit të TF dhe krijimi i një rrjeti zbulimi sa më të gjerë dhe të sigurt, në mënyrë që t’i shërbejë njësisë amerikane dhe kontingjenteve të tjera të BFS në vazh-dimësi. Në përfundim të këtij shkrimi do të dëshiroja të theksoja se kontributi i FS në Afganistan me misionet “Eagle 1-8” dhe me operatorët e BFS është një kontribut i cili është vlerësuar dhe do të vlerësohet me notat më maksimale nga Komanda e ISAF-it, partnerët ndërkombëtarë, drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, nga MM dhe padyshim ka qenë kontributi më i madh që FA të RSH kanë dhënën ndër vite. I uroj vëllezërve të BFS dhe komandantit të kontingjentit major Kutës vazhdim me sukses të misionit, ashtu siç dhe kanë bërë deri tani dhe të na kthehen shëndoshë e mirë dhe me ballin lart në atdhe.

*Shef i Qendrës së Simulimit

kolonel dritan demiraj*

Misionet “Eagle”, vlerë e patjetërsueshme e FA...Misionet e Forcave Speciale shqiptare, kontribut i shkëlqyer i FA në Afganistan

Disa nga detyrat e kontigjentit “Eagle-8”

• Sigurimi i jetës së personelit, mjeteve që përdoren gjatë operacioneve, arma-timit e pajisjeve të tyre 100% gjatë gjithë kohës. Kryerja e detyrës me përkush-timin më të lartë dhe mos neglizhimi i saj në asnjë aspekt dhe moment. • Kryerja e operacioneve të zbulimit të terrenit brenda zonës së operacionale dhe të përgjegjësisë, etj në çdo aspekt, nëpërmjet kryerjes së zbulimit dhe vëzhgimit special, duke u fokusuar në zbulimin me njerëz dhe me SiGiNt.• Grumbullimi, përpunimi, analizimi dhe raportimi çdo ditë tek S2 i Cag dhe G2 të 504 BDE, i informacioneve të grumbulluara mbi veprimtarinë e armikut nga ana e patrullave, misioneve tona disa ditore në terren, duke bashkëvepruar me profesionalizëm me njësitë amerikane të kavalerisë, etj dhe me të gjitha agjencitë amerikane të sigurisë që ndodhen në zonën tonë operacionale. • Ngritja e rrjetit të zbulimit dhe informacionit në zonën tonë operacionale në mënyrë që të mbështesë sa më shumë që të jetë e mundur procesin e targetimit të HVt nga ana jonë dhe shkëmbimi i këtij informacioni me partnerët tanë.• mbështetja për rritjen e sigurisë, duke bashkëpunuar me Forcat e Sigurisë Afgane, nëpërmjet zbulimit dhe ndërprerja e lëvizjeve të elementëve terroristë dhe kriminale në zonën e operacioneve të CtF lightning. rritja dhe forcimi i bashkëpunimit me Forcat e Sigurisë Afgane, ANp, ABp, AHp, qeverinë vendore duke i ndihmuar për rritjen e mëtejshme të nivelit të tyre profesional, nëpërmjet stërvitjeve të vazhdueshme të efektivëve të tyre nga instruktorët tanë dhe mbështetja me pajisje logjistike. mbështetja e mirëqeverisjes dhe zhvillimit, brenda mundësive dhe kapaciteteve operacionale, duke lehtësuar qeverisjen lokale, zhvillimin dhe implementimin e ligjit në zonën e operacioneve duke mbështetur projekte të ndryshme si: ndërtimi i puseve, shkollave, xhamive, riparimi dhe ndërtimi i rrugëve, dhënia e asistencës mjekësore nga ana e mjekëve tanë dhe shpërndarja e ilaçeve të ndryshme, mbështetje financiare për projekte bujqësie, etj.• Sigurimi i lirisë së lëvizjes në autostradën Nr. 4, goditja, kapja dhe asgjësimi i liderëve talebanë dhe aktivitetet e tyre të paligjshme brenda Zonës së Opera-cionit “SABEr”.• Kryerja e operacioneve të informimit në nivel taktik për rritjen e reputacionit të Qeverisjes Vendore në zonën e përgjegjësisë, si dhe rritja e besueshmërisë dhe influencës së Komandës Rajonale Jugore të ISAF.

ushtriaE prEmtE, 18 prill 201412 FOrCat detare

Në zbatim të Matricës së aktiv-iteteve kryesore stërvitore për vitin 2014, të miratuar nga SHSHP të FA-së dhe urdhrit

përkatës të komandantit të FD, gjeneral-brigade Qemal Shkurti, më datën 10 prill 2014, në rajonin e Gjirit të Vlorës nga ora 09:00 deri në orën 14:00, u zhvillua stër-vitja e përbashkët “VLORA SAR-EX-1”. Tematika e kësaj stërvitje ishte “kryerja e veprimeve të përbashkëta të Flotiljes De-tare në bashkëpunim me institucionet që kanë interesa në det për zhvillimin e op-eracioneve të kërkim-shpëtimit SAR dhe zbatimit të ligjshmërisë det”, në përputhje me të gjitha urdhrat, planet e skenarët e hartuar më parë. E drejtuar nga Flotilja Detare Pashaliman, me komandant, kapiten i Rangut të I-rë Subi Zenelaj dhe në bashkëpunim me Forcat Ajrore, Kapi-tanerinë e Portit Detar Vlorë, Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, Njësinë e Lëvizshme Territoriale të Ku-firit dhe Migracionit, (Delta) dhe Inspek-toratin e Peshkimit Vlorë, stërvitja shënoi një standard të ri në realizimin e objekti-vave dhe skenarëve për emergjencat detare. Sigurisht realizimit me sukses të kësaj stërvitje i paraprinë një sërë masash që nga caktimi i personelit dhe mjeteve pjesëmar-rëse, përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm dhe zhvillimi i Konferencës Fillestare Planëzuese të stërvitjes në datën 26.03.2014, ku u saktësua në detaje ske-narët dhe elementët përbërës të saj. Ndër-kohë Dega Operacionale dhe Stërvitjes së FD-së krahas angazhimit konkret në çdo proces të stërvitjes realizoi koordinimin e punës me degën logjistike, të ndërlidhjes, BCU dhe Shtabin e Flotiljes Detare Pa-shaliman, me qëllim realizimin me sukses të kësaj stërvitje të rëndësishme në plan-kalendarin e vitit 2014. Gjithashtu gjatë zhvillimit të stërvitjes u zbatuan dhe ud-hëzimet e Ministrit Mbrojtjes, për mini-mizimin e impaktit mjedisor gjatë zhvil-limit të stërvitjeve në Forcat e Armatosura. Me këto masas, në mëngjesin e datës 10 prill çdo gjë ishte gati për zhvillimin normal të “VLORA-EX-2014”. Fillimisht të gjitha mjetet dhe forcat pjesëmarrëse në stërvitje u rreshtuan në vend-bazimin Pashaliman ku morën udhëzimet e fundit mbi stërvitjen, ndërsa drejtuesit e institucioneve pjesëmar-rëse dhe media u vendosën në ambientet e ish-Distriktit të II-të Detar (Kalaja) për të ndjekur zhvillimin e stërvitjes. Çdo gjë ishte koordinuar e harmonizuar mirë nga personeli drejtues dhe ekuipazhet në det. Komandanti i kompanisë logjistike të bazës së Pashalimanit, kapiten Rigels Kordalli, me vartësit e tij, i kishte marrë të gjitha masat logjistike si për lundrimin normal të anijeve ashtu dhe ambientet nga ku drejto-hej stërvitja. Nënoficerët Gramoz Osmanaj dhe Renato Sadiku, morën masat përkatëse për një radio-komunikim normal midis VK dhe anijeve, detari i ri i QVD, Dorian Abazi siguroi VK Kala, ndërsa koordina-tori i kësaj stërvitje për Degën Operacio-nale kap.lt Emrush Bejdo ndoqi dhe bashkërendoi veprimet e pjesëmarrësve direkt në det. Pavarësisht kushteve të dis-favorshme të motit, mjetet pjesëmarrëse filluan të dalin në grup e një nga një nga porti i Pashalimanit. Vija bregdetare kom-pleksi “Liro”- Kala-Radhimë gumëzhinte nga zhurma e motorëve “Caterpillar” të mjeteve detare, duke rezonuar ëmbëlsisht me relievin përbri. Një garë e heshtur, në përpjekje për t’ja kaluar tjetrit në veprime e shpejtësi u shfaq natyrshëm që në zba-

STËRVITJA “VLORA SAR-EX-1” Standard i ri i bashkëpunimit

shtetëror gjatë emergjencave detare

timin e skenarit të parë nga ekuipazhet pjesëmarrëse. Dhe vërtet situata kërkonte shpejtësi e saktësi në veprime, se “kundër-shtari” dispononte mjete të shpejta dhe kishte marrë parasysh çdo gjë për realiz-imin e qëllimeve të tij kontrabandiste. Mbështetur në të dhënat e radarëve, Qen-dra Ndërinstitucionale Operacionale (QNOD), siguroi informacion të saktë se një gomone e shpejtë me dy persona në bord ishte parë brenda Gjirit të Vlorës, në rajonin Kala–Moli Radhimës. Gomonia kryente lëvizje të dyshimta përgjatë gjithë bregdetit, në anën perëndimore të tij duke lundruar në gjire dhe vende të fshehta dhe jo lehtësisht të dukshme. Dyshohej se gomonia po përgatitej për marrje të lëndëve narkotike dhe transportin e tyre drejt vendeve fqinje. Për t’ju përgjigjur kësaj situate, grupi i drejtimit të stërvitjes (QNOD), vë në lëvizje mjetet që kanë vënë në dispozicion të tij, institucionet e ndry-shme që kanë interesa në det. Radhën e lëvizjes së këtyre mjeteve për në rajonin e caktuar e udhëheq grupi i drejtimit i ven-dosur në bordin e anijes “ORIKU”. Men-jëherë mjetet e shpejta të Flotiljes, Policisë kufitare dhe “Deltës” i vihen pas gomones. Ato tregojnë një nivel të lartë gatishmërie përballë “kundërshtarit” në rajonin e cak-tuar, duke zbatuar dhe masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës së efektivave. Situata raportohet hapa pas hapi dhe pas kërkimeve të shumta në kurset e rekomanduara gjatë bregdetit, njëra prej mjeteve diktoi gomonen e dyshimtë dhe njofton Grupin e Drejtimit të Stërvitjes dhe mjetet e tjera në operacion për ndjekjen për kapjen e saj. Mbas rreth 40’ ndjekje të nxehtë forcat dhe mjetet tona bënë neutralizimin e gomones dhe ndalimin e personave nga forcat e Policisë. Ishte evidente se gjatë gjithë op-eracionit drejtuesit e mjeteve zbatuan procedurat sipas rregulloreve dhe ligjeve të institucioneve të tyre, duke mbajtur dokumentacion për çdo hap të ndërmarrë gjatë këtij operacioni. Por “beteja” në det s’mbaron me kaq, pasi në një nga patrul-limet rutinë brenda Gjirit të Vlorës, P-03 konstaton një anije transporti me emrin në bord “SIRACUSA”, e cila ka hedhur spirancën. Anija P-03, me grupin e bor-dingut afrohet, kryen vëzhgim, bën pyetjet përkatëse dhe në të njëjtën kohë kontakton

me kapitanerinë e portit për marrje infor-macioni në lidhje me këtë anije. Rezultoi se kapitaneria e Vlorës nuk ka informacion për të. Madje pas afrimit të anijes P-03, anija e transportit nis të ngrejë spirancën dhe të shmanget. Ekuipazhi ynë i kërkon anijes “Siracusa” të pranoje bordimin, por ajo nuk pranon. Në këtë situatë anija P-03, provon të kryejë bordim me forcë, por sheh se efektivi i anijes disponon armë zjarri dhe kërcënon me armë duke ia drejtuar anijes P-03. I kërkohet ndihmë nga një anije tjetër e RB, (gomonia e anijes “Oriku”, e drej-tuar nga kap. lt. Erald Haskocelaj), për të formuar trekëndëshin e sigurisë. Këto mjete kryejnë bordim jokonsensual duke njoftuar dhe koordinuar gjithashtu edhe me mjetet e Policisë Kufitare. “Siracusa” tenton të dalë nga Gjiri I Vlorës menjëherë pas pranisë së anijeve të tjera. Mjetet tona kryejnë lëvizjet e nevojshme për ta ndalu-ar dhe borduar. Por ajo nuk ndalon. Anijet tona i presin kursin anijes “SIRACUSA” duke tentuar ta ndalojnë dhe njëkohësisht koordinojnë veprimet midis tyre për kry-erjen e bordimit. Me vështirësi grupi i bordingut arrin të imbarkohet në anije dhe menjëherë mori kontrollin në urën e Ko-mandimit. Më pas imbarkohen në anije efektivat e Policisë Kufitare dhe Forcës Delta. Të tre grupet e bordingut me vep-rime të guximshme e të shpejta bënë grumbullimin dhe neutralizimin e efek-tivit të anijes në kuvertë. Nga efektivat tona u dallua gjatë operacionit n/tetar Shaban Tartari. Mbas 1 orë përpjekje, koman-danti i Grupit të Bordingut dhe drejtuesit e Forcave të tjera marrin në pyetje kapitenin e anijes dhe kryejnë verifikimet përkatëse. Gjatë kontrollit të anijes u gjetën mallra kontrabandë që e komprometonin vep-rimin e kësaj anije, kështu që u bë ar-restimi i ekuipazhit dhe shoqërimi i anijes për në portin e Vlorës me qëllim kryerjen e procedurave të mëtejshme. Për të gjitha veprimet e kryera u plotësuan procesver-balet përkatëse dhe u evidentuan ngjarjet në mënyrë kronologjike dhe skematike. Por situatat në det janë të ndryshme për shkak të motit dhe veprimtarisë së njerëzve, ato i lënë radhë njëra tjetrës. Disa familjarë nga Skela e Vlorës kërkonin ndihmë urgjente në Policinë e Shtetit, pasi dy peshkatarë të cilët kishin dalë me një varkë

të vogël për peshkim amator në Gjirin e Vlorës, i kishin telefonuar se në orën 10:00, varka e tyre pas një çarje në bord kishte marrë ujë dhe ishte fundosur. Infor-macioni i fundit që ështe dhënë nga pesh-katarët me telefon celular ishte se ata ndodhen diku në Gjirin e Vlorës, në dis-tancë të barabartë nga Karaburuni dhe Vlora. Më pas kontakti me peshkatarët humbi. Nga QNOD jepet urdhër për dalje të menjëhershme të mjeteve të gatshme. Anija P-03, me komandant kap. lt. Mario Miftari, mbërrin e para dhe nis kërkimin për gjetjen e peshkatarëve, më pas anije të tjera i bashkohet operacionit. Me mbër-ritjen e anijes “ORIKU”, operacioni fillon të drejtohet nga kjo anije duke përcaktuar mënyrën e kërkimit dhe gjithë procedurat e tjera, deri në gjetjen e peshkatarëve. Prezenca e anijes hijerëndë “Oriku” me komandant kap. lt Ilir Çoba, rriti besimin e pjesëmarrësve në operacion. Tashmë “Oriku” ynë ka fituar qytetarinë e meri-tuar thuajse 3 mijë vjeçare në gjirin e Vlorës! Në bordin e “Orikut” i jepet ndi-hma e parë nga efektivi mjekësor peshka-tarit të parë. Ndërkohë detarëve për shkak të kushteve të motit, u vjen në ndihmë dhe një helikopter “Cougar”, i cili gjen pesh-katarin tjetër në det, dhe e sjell në bordin e anijes “ORIKU” për dhënien e ndihmës së parë nga efektivi shëndetësor i anijes. Gjatë gjithë operacionit pamë një dualizëm dhe bashkëpunim harmonik aerodetar midis “Archangel-03”, AP “Oriku” dhe helikopterit “Cougar”, të cilët operuan sëbashku në shpëtimin e këtyre njerëzve. Pamje spektakolare ku elementët e vështirë-sisë ishin të shkallës më të lartë. Kështu strukturat tona detare me shpëtimin e dy peshkatarëve të Skelës, finalizuan një op-eracion tjetër SAR. Por “Odiseja” e anijeve tona vazhdon. Sepse Gjiri i lakmuar i Vlorës në shekuj ka përjetuar dhe përjeton situata të larmishme. Kështu ndërkohë që një grup anijesh të institucioneve të ndry-shme vendore që kanë interesa në det, janë duke kryer një operacion të përbashkët detar në Gjirin e Vlorës nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nëpërmjet strukturave të vartësisë, dërgo-hen në mënyrë urgjente disa Faks-Mesazhe tepër sekret me gjuhën e NATO-s në anijen “ORIKU”, të cilat duhet tu dorëzohen të

gjitha anijeve pjesëmarrëse në operacion, veç e veç. Anijet janë duke lundruar në formacion 1 me kurs dhe shpejtësi të cak-tuar. Sipas detyrës së marrë anija “Oriku” kryen kalimin e postës te anija P-03, vep-rim të cilin e kryen me të gjitha anijet e tjera pjesëmarrëse duke u dorëzuar postën me zarfet përkatëse. Me marrjen e zarfit mjetet vazhdojnë lundrimin në formacion sipas radhës deri në marrjen e Komandës “Zbato Vjosën”. nga drejtuesi i stërvitjes. Detyrat dhe komandat nga drejtuesi i stër-vitjes janë të sakta dhe zbatohen në kohën e caktuar. Mbas 5 orë operacion fillojnë dhe peripecitë për ekuipazhet tona. Gjatë kthimit për në bazën e Pashalimanit nga lokali i motorëve të “Orikut” raportohet një vatër zjarri dhe një motorist i dëmtuar, momentalisht pa ndjenja. Komandanti i anijes jep urdhër të menjëhershëm për nxjerrjen e personit të dëmtuar nga salla e motorëve, dhënien e ndihmës së parë dhe fikjen e zjarrit me mjetet e anijes. Pas këtyre veprimeve u vlerësua se i sëmuri duhej çuar urgjentisht në spitalin e Vlorës. Kështu i dëmtuari u nis me skafin e “Ori-kut” urgjentisht për në spitalin e Vlorës. Dhe peripecitë nuk mbarojnë këtu, pasi gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit u dëmtua rëndë bocmani i anijes “Oriku”, i cili çohet menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës. Nga shpejtësia dhe koha e gjatë e qëndrimit në det, befas një zjarr përfshin dhe një skaf të Forcës Delta. Por këtë zjarr e shuan brenda pak minutash anija “ORI-KU” me topin zjarrfikës që ka në bash. Theksojmë se gjatë gjithë stërvitjes u për-dorën kanalet përkatëse dhe të gjitha llojet e mjeteve të radio-komunikimit, ku kryesor ishte radiostacioni SEILOR. Në mbyllje të stërvitjes u krye një lundrim demonstrues i anijeve, në formacion njëra pas tjetrës, në afërsi të rajonit Kalaja-Porti i Vlorës. Gjithashtu pjesëmarrësit e institucioneve shkëmbyen mendime rreth zhvillimit të stërvitjes dhe vlerave të saj në prani të medieve. Mbi të gjitha, kjo stërvitje ishte nga më të mëdhatë të zhvilluara në gjirin e Vlorës, me pjesëmarrjen e të gjitha strukturave dhe institucioneve tona de-tare, për sa i përket profesionalizmit dhe mjeteve. Komandanti i Forcës “Delta” komisar Rexhep Bajramaj vlerësoi bash-këpunimin e arritur në këtë stërvitje, ndërsa komisar Murat Murataj, përkush-timin dhe profesionalizmin e të gjithë personelit pjesëmarrës. Nuk duhet të harrojmë se përvoja e fituar në shkollat e SHBA dhe të NATO-s, na kanë shër-byer më së miri për planëzimin, zhvil-limin dhe menaxhimin e stërvitjeve të tilla, thekson Kapiten i Rangut të III-të, Fatmir Likskëndaj, Komandant i Grupit të I-rë të anijeve. I jemi mirënjohës këtij investimi të madh, ndaj ne sot, mbas 20 vitesh bashkëpunimi me partnerët e NATO-s, kemi arritur në fazën ku “shq-iptarët mund të trajnojnë shqiptarët”, mësim të cilën na e këshillojnë kolegët tanë amerikanë, thotë Kapiten Fatmiri. Mbas paradës së mjeteve dhe ekuipa-zheve pjesëmarrëse, Kapiten i Rangut të I-rë Ferdinant Kreshpani, zv. komandant i FD, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e stërvitjes “Vlora-EX-2014”, për real-izimin me sukses të gjithë objektivave dhe skenarëve të kësaj stërvitje. Sigurisht mësimet dhe konkluzionet e nxjerra, mbas shkuarjes së anijeve në bazë, do i shërbe-jnë më së miri rritjes së treguesve të tyre në të ardhmen, nënvizoi Kapiteni.

Shefqet Kërcelli

ushtriaE prEmtE, 18 prill 2014 13NatO

Rusia tani po shkel integritetin territori-al të Ukrainës duke pushtuar Krimenë dhe duke shkelur sovranitetin e Ukrai-nës duke u përpjekur të imponojë një sistem federal. Rusia e ka shkelur prem-timin e saj.

Fjalimi im i parë si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në vitin 2009, u quajt “NATO dhe Rusia: Një fillim i ri”.

Qëllimi im ishte të zhvillohej një part-neritet i vërtetë strategjik me Rusinë, duke zgjeruar bashkëpunimin praktik në fusha ku ne ndajmë interesa të sig-urisë, duke insistuar se Rusia duhet të jetë plotësisht në pajtim me detyrimet e saj ndërkombëtare, duke përfshirë respektimin e integritetit territorial dhe lirinë politike së fqinjëve të saj.

Gjatë viteve, ne kemi bërë progres të dukshëm, duke punuar së bashku në fusha të tilla si anti-terrorizmi, lufta kundër piraterisë dhe siguria në Af-ganistan, por aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë i dha fund atij fillimi të ri dhe minoi vetë bazat e partneritetit që ndërtuam me përpjekje aq të mëdha. Sot, Rusia nuk po flet e nuk po sillet si një partnere, por si një kundërshtare.

Ndërkohë që dhjetëra mijëra trupa luftarake ruse qëndrojnë në kufirin e Ukrainës, Rusia po bën gjithashtu një luftë propaganduese që nuk kemi parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Qëllimi i saj është të shtrembërojë të vërtetën, të shmangë vëmendjen nga veprimet e saj të paligjshme dhe të shkatërrojë autoritetet në Ukrainë.

Gjatë javëve të fundit, zyrtarët rusë kanë akuzuar NATO-n se ka thyer premtimet e saj, duke ndërhyrë në pu-nët e brendshme të Ukrainës dhe duke shkallëzuar krizën. Ka ardhur koha që këto pretendime të shihen për ato që janë: Një perde tymi e projektuar për të mbuluar premtimet e thyera të Rusisë, ndërhyrjet dhe përshkallëzimin.

Premtimet e thyeraRusia akuzon NATO-n se ka thyer

premtimin e vitit 1990 se nuk do të zgjerohet kurrë në Europën Qendrore dhe Lindore. Në kohë të ndryshme, udhëheqësit rusë ia kanë ngarkuar premtimin deklaratave private nga ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl dhe ministri i Jashtëm, Hans Dietrich Genscher si dhe sekretarit të Shtetit Amerikan, James Baker, por në vitin

1990 diskutimi i vetëm ishte ribashkimi i Gjermanisë. Zgjerimi i NATO-s nuk ishte në axhendë, siç u shpërbë një vit më vonë nga Traktati i Varshavës. Për më tepër, çdo premtim i tillë do të duhej të çonte në një ndryshim së traktatit themelues të NATO-s i bërë me konsensus të të gjithë aleatëve.

Realiteti është se nuk është bërë asnjëherë ndonjë premtim i tillë dhe udhëheqësit rusë kanë dështuar për të prodhuar një dokument të vetëm për të mbështetur këtë pohim të përsëritur shpesh. Qëkur u themelua, NATO ka përqafuar shtetet sovrane që bënë zgjedhjen e tyre të lirë për t’u bash-kuar me Aleancën. Kjo është fryma e demokracisë.

Gjatë 70 viteve të fundit, Rusia ka premtuar në mënyrë të përsëritur se do të respektojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të të gjithë shteteve. Ajo e bëri këtë, për shembull kur nënshkroi Kartën e Kombeve të Bashkuara në vitin 1945; Aktin Final të Helsinkit në vitin 1975 dhe Aktin Themelues NATO-Rusi në vitin 1997.

Rusia tani po shkel integritetin territorial të Ukrainës duke pushtuar

Krimenë dhe duke shkelur sovranitetin e Ukrainës duke u përpjekur të imponojë një sistem federal. Rusia e ka shkelur premtimin e saj. Ajo i ka bërë dëme reputacionit të saj, që do t’i duhet vite ta vërë në vend. Duke fajësuar NATO-n nuk do të bëjë që ajo të duket më mirë, por me keq.

Ndërhyrja Udhëheqësit rusë pohojnë gjithashtu

se NATO ka ndërhyrë në punët e brendshme të Ukrainës, duke e shtyrë vendin drejt anëtarësimit. Historia e NATO-s tregon se sa e rreme është kjo. Kur Ukraina shprehu aspiratën për t’u bashkuar me Aleancën dhjetë vjet më parë, ne e mirëpritëm aspiratën e saj. Kur Ukraina zgjodhi statusin e mos-bllokimit pesë vjet më parë, ne e respektuam vendimin e saj. Kur kryeministri Yatseniuk vizitoi Bruk-selin kohët e fundit, ai bëri të qartë se anëtarësimi “nuk është në radar”. Kjo është zgjedhja sovrane e Ukrainës dhe NATO e respekton plotësisht atë. Ndër-kohë, Rusia është përpjekur në mënyrë të vazhdueshme të përcaktojë, madje dhe të diktojë, kursin e Ukrainës. Zyrtarët e lartë kanë kërkuar që të rishkruhet kushtetuta për të krijuar një shtet federal. Ata kanë

kërkuar që Ukraina ta deklarojë veten e saj neutrale, për të mbrojtur sigurinë e Rusisë. Kjo bie në kundërshtim me një nga parimet themelore të sigurisë euroatlantike: Që çdo shtet është i lirë të zgjedhë aleancat e veta. Bashkimi Sovjetik e pranoi atë parim kur nënshkroi Marrëveshjen e Helsinkit në vitin 1975; Rusia trashëgoi detyrimin.

Vetëm Ukraina mund të vendosë se çfarë është e mirë për të, në respekt të plotë me të gjithë popullin e saj, pavarësisht gjuhës së ata flasin. Ven-det e tjera mund të ndihmojnë për të lehtësuar dialogun, por ata nuk mund të vendosin në emër të Ukrainës. Nëse Rusia është e sinqertë për një dialog, hapi i parë duhet të jetë tërheqja e dh-jetëra mijëra trupave që ka vendosur në kufirin e Ukrainës pa ndonjë arsyetim. Përndryshe, çdo bisedim nuk do të jetë dialog, por diktat.

Shkallëzimi Zyrtarët rusë pretendojnë se NATO

e ka përshkallëzuar krizën duke lëvizur forcat ushtarake në Europën Qendrore dhe Lindore dhe se ka dënuar publikisht veprimet e Rusisë. Ministri i Jashtëm Lavrov madje ka shkruar se “de-eskalimi fillon me retorikë”. Realiteti

është se veprimet flasin më shumë se fjalët: Eskalimi dhe de-eskalimi të dy fillojnë në terren. Qëkur kriza filloi, Rusia ka pushtuar Krimenë me mijëra trupa dhe ka organizuar një referendum të manipuluar. Kjo është në mënyrë të qartë përshkallëzim. NATO është ofruar për të mbështetur reformat e mbrojtjes së qeverisë ukrainase si dhe të rrisë transparencën dhe kontrollin demokratik në forcat e armatosura. Ky nuk është përshkallëzim.

Forcat ruse kanë kapur bazat ush-tarake ukrainase dhe anijet e luftës. Ky është përshkallëzim. NATO ka dërguar ekspertë civilë për të këshilluar Ukrainën për sigurinë e infrastrukturës kritike. Ky nuk është përshkallëzim.

Rusia ka lëvizur 40.000 trupa në kufirin e Ukrainës, të mbështetur nga tanke, luftëtarë, artileri dhe helikopterë sulmi: Përshkallëzim. NATO ka nisur fluturimet e avionëve AWACS mbi Poloninë e Rumaninë dhe ka dërguar gjashtë avionë ekstra në Shtetet Baltike për të mbrojtur hapësirën ajrore: Jo përshkallëzim.

Shpërndarja e perdes së tymitPropaganda ruse kundër NATO-s

dhe Perëndimit nuk është gjë tjetër veçse një perde tymi për të mbuluar veprimet e veta të paligjshme. Shpërndarja e kësaj perdeje dhe e vërteta në terren është e qartë: Rusia e ka aneksuar Krimenë duke shkelur kështu të gjitha angazhimet e saj ndërkombëtare. Tani, Rusia është izoluar në botë dhe ka humbur besueshmërinë e saj ndërkombëtare.

Rusia përballet me një zgjedhje: Të ndalojë së fajësuari të tjerët për veprimet e veta, të tërheqë trupat e saj, të bëjë hapa prapa në përputhje me detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të fil-lojë të rindërtojë besimin. Përndryshe, Rusia do të përballet me vetë-izolimin më të thellë ndërkombëtar. Kjo nuk është në interes të askujt e do ta bëjë botën tonë më të rrezikshme e më të paparashikueshme. Unë i bëj thirrje Rusisë të de-eskalojë. Ka hapa konkretë që do të merren.

Alba Musaraj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmus-sen, tha se kriza e Ukrainës e ka përforcuar nevojën për të përforcuar bashkëpunimin midis NATO-s, Bashkimit Europian dhe partnerëve të ngushtë. “Ne kemi nevojë të trajnohemi dhe të ushtrohemi më shumë së bashku, për shembull Forca e Reagimit të NATO-s dhe Grupet e Betejës së Bashkimit Europian, në mënyrë që të jemi të gatshëm për çdo gjë që na rezervon e ardh-mja”, tha Rasmussen gjatë mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes së Bashkimit Europian në Luksemburg, më 15 prill.

Sekretari i Përgjithshëm diskutoi krizën në Ukrainë me ministrat e Mbrojtjes të BE-së. Ai shprehu shqetësimin e tij të thellë rreth dhunës së vazhdueshme nga ana e grupeve të vogla të separatistëve dhe presionit të vazhdueshëm ushtarak të Rusisë në kufirin e Ukrainës. “Unë i bëj thirrje Rusisë të de-eskalojë krizën, të tërheqë trupat e saj nga kufijtë e Ukrainës, t’i japë fund destabilizimit të situatës në Ukrainë dhe të bëjë të qartë se nuk mbështet veprimet e dhunshme të separatistëve pro rusë. Rusia duhet të ndalet së qeni pjesë e problemit dhe të fillojë të jetë pjesë e zgjidhjes”, tha ai. Ministrat e BE-së u informuan nga Rasmussen për masat që ka marrë tashmë NATO dhe ato

që do të marrë më tej për të forcuar mbrojtjen kolektive në det, ajër dhe tokë. “Këto masa do të ndjekin tre gjurmë: Ri-zbatimin e planit të mbrojtjes, stërvitjet e zgjeruara dhe vendosjet e duhur”, u shpreh Rasmussen. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm mbajti bisedime me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel dhe z. Marc Angel, kryetar i Komitetit së Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes së Parlamentit të Luksemburgut.

Në bisedimet me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, Sekretari i Përgjithshëm falënderoi kryeministrin për angazhimin e fortë së vendit të tij në Aleancë, duke vënë në dukje kontributet në misionet në Kosovë dhe Afganistan si dhe fondet jetike për të mbështetur forcat afgane të sigurisë. Ai përgëzoi gjithashtu mbështetjen e Luksemburgut në projektet për të zhvilluar aftësitë ushtarake. “Ndërkohë që ne përgatitemi për samitin tonë të Uellsit në muajin shtator, duhet të sigurohemi që do të vazhdojmë të investojmë në sigurinë tonë. Çdo aleat ka një rol për të luajtur në këtë përpjekje. NATO na mban të gjithëve të sigurt dhe ne të gjithë duhet të vazhdojmë të investojmë për ta mbajtur NATO-n të fortë. Agresioni rus kundër Ukrainës tregon se siguria jonë nuk është e garantuar”, tha Rasmussen.

rasmussen: Kriza e ukrainës rrit dëshirën për të nxitur bashkëpunimin e mbrojtjes

De-eskalimi fillon në terren Analizë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

takimi

ushtriaE prEmtE, 18 prill 201414 arsImImI

sidomos sot që jemi edhe pjesëtarë të NATO-s dhe u jepet mundësia të per-feksionohen jashtë shtetit, por ama deri sa të mos shkojnë në luftë. Mirëpo, porsa të shkojë në vendin ku luftohet dhe porsa të krisë mitralozi dhe avioni, mezi presin që ose t’i largojnë ose t’ua mbathin këmbëve. Që të kemi ushtri të mirë, duhet të kemi oficerë me vlera të veçanta të mira, të cilat fitohen në maksimumin e mundshëm në shkollat e mesme ushtarake, në periudhën e adoleshencës. Dhe ato vlera janë:

1) Aftësia e punës në grup: bash-këpunimi, konkurrenca, aftësia për të reaguar me dhe për shokët, kuptimi i nevojave të të tjerëve;

2) Duke bërë jetë grupi të pandër-prerë gjatë katër viteve konsolidohen virtyte, të cilët e bëjnë njeriun më të fortë shpirtërisht: ndershmëria, respekti, lojaliteti, besimi në forcat e veta, etika dhe sensi i drejtësisë, të cilat duhet të jenë vlerat formuese për çdo kuadër në shërbim të shoqërisë;

3) Përveç motivimeve që mësohen në shkollat simotra civile, në shkollën e mesme ushtarake kemi edhe një formim kompleks fizik të nxënësit, etik dhe civil; ajo shkollë përmes kësaj veçorie jep mësimet bazë për t’u bërë qytetar ekzemplar, “një produkt i për-punuar” që nuk do të ketë të sharë;

4) Në atë shkollë do të jetojë një përvojë të mahnitshme formuese, që do t’i mundësojë të fitojë çdo lloj

sfide, qoftë nëse zgjedh karrierën ush-tarake apo profesion civil. E edukon nxënësin për t’i bërë ballë çdo lloj mundimi të jashtëzakonshëm, urren çdo lloj “gjelle” delikate dhe çdo butësi tjetër, të cilat e bëjnë ta duan të gjithë ushtarët, sepse mendon më shumë për repartin se sa për vete, në çdo veprim ai këqyr dobinë e repartit dhe jo dobinë e tij.

Si arrihet të përfitohen këto veti vetëm në këtë lloj shkolle?

Sepse oficeri, duke u bërë ushtar qysh në adoleshencën e tij, ai mendon se është shteti i Atdheut të tij ai që e bëri të tillë, që e bëri intelektual, që e bëri të respektuar, që i dha mundësinë të tregonte aftësitë e tij të lindura, që i krijoi bindjen se ai nuk mund të qën-drojë jashtë ushtrisë, që e mbushi me nderime dhe të mos kërkojë nderime të tjera. Duke pasur të tillë edukim dhe bindje, ndaj dhe ata e duan me kokë njëri-tjetrin dhe kanë besim tek njeri-tjetri. Si rrjedhojë, kjo lloj shkolle i përgatit shoqërisë qytetarë të rinj, qytetarë model. Duke qenë të pajisur me të tilla veti, tek oficerët e dalë nga kjo shkollë thyhet çdo lloj opinioni para dashurisë për atdheun, kudo që ata të shërbejnë dhe në çdo pozitë që do të ndodhen. Si e tillë, krahasuar me paralelet e sotme civile, kjo lloj shkolle bëhet model për shoqërinë, në çdo drejtim, pasi ajo ka për qëllim

të formojë të rinj të përgjegjshëm, të kompletuar me instrumente të forta kulturore dhe sociale. Duke qenë se kjo lloj shkolle, përveç procesit mësi-mor, ka në programin e saj 24 orësh aktivitete të shumëllojshme kulturore-sportive dhe stërvitje, duke zhvilluar tek nxënësit shpirtin e grupit, i cili nxit vlerat e solidaritetit, të miqësisë dhe të konkurrimit të drejtë. Mirëpo kjo hierarki vlerash i nevojitet edhe organizmave humane më kompleks siç është shoqëria, por edhe qelizave që përbëjnë këtë shoqëri. Po t’i shohim mirë vlerat e botës ushtarake përputhen shumë mirë me ato të kompanive serioze private: korrektësia, respekti, ndershmëria, disiplina, besnikëria, pavarësisht se me një diferencë në “dozë” përfundojnë me marrjen e hapësirës së duhur, si në botën e parë edhe në të dytën. Mbi të gjitha në ato shkolla mësohet energjia e kolektivit, një energji, e cila nuk duhet të ngatër-rohet me thjeshtë shoqërinë e grupit. Ata oficerë që kanë dalë nga këto shkolla kanë treguar se janë të aftë që të arrijnë të përfitojnë ato rezultate që individualitetet e vetme nuk do të ishin në gjendje të vijonin vetëm. Kjo ndodh sepse në ato shkolla zhvillohet qysh në adoleshencë ndjenja e fuqishme e përgjegjësisë, që i bashkëngjitet një shpirti të sakrificës dhe një bujarie ndaj të tjerëve. Këto përbëjnë vlerat më të çmuara për këta nxënës. Në

(Vijon nga numri i kaluar)

Cilat janë vlerat e shkollës së mesme ushtarake?

“Arsimimi, pa e pasur zemrën dhe shpirtin e arsimuar është edhe kjo një farë shkolle me dituri, por pa ndërgjegje.” - A. Shopenhauer.

Para disa vitesh u eksperimentua në Tiranë hapja dhe funksionimi i Universitetit Ushtarak “Skënderbej”. Pavarësisht se ajo u shfaq si një risi shpresëdhënëse, koha vërtetoi se nuk pati jetëgjatësi. Natyrshëm lind pyetja: Pse nuk pati jetëgjatësi Universiteti Ushtarak? Shumëkush mund të rresh-tojë një sërë argumentesh, madje edhe mund të të bindi me ato, por kryesoja është se ideuesit e atij Universiteti e filluan ndërtimin e “shtëpisë” nga ça-tia dhe jo nga themelet. Formimi, apo thënë ndryshe, maturimi i të riut për-fundon në moshën 18 vjeçare. Kushdo mund të bindet për këtë po të kalojë në kujtesë historinë e profesionit përkatës se, elitat kanë lindur dhe lindin krye-sisht në shkollat e mesme profesionale, të çdo lloj lëmije në jetë. Kështu që, shumica e atyre që regjistroheshin në Universitetin Ushtarak “Skënder-bej” vinin në plan të parë interesin fitimprurës për jetën, e shihnin atë si variantin e fundit për arsimim të lartë. Si të tillë ata i dhanë vetes më shumë liri se sa lejon disiplina ushtarake në shkollat ushtarake, sepse në atë moshë e kishin të vështirë të përballonin disiplinën ushtarake në kushtet e të mësuarit universitar; kjo edhe nga që u mungonte ndjenja e kolektivitetit, e cila nuk mund të fitohet në shkollat e mesme civile, ndaj dhe universiteti iu përshtat disiplinës së tyre dhe, jo ata disiplinës që kërkon dhe duhet të ketë shkolla ushtarake. Mirëpo, përvoja e historisë ushtarake botërore tregon se, kuadro të tilla bëhen trima ndaj miqve, të dobët ndaj armiqve; nuk frikohen nga Zoti, por s’kanë besim tek shoku. Shkaku është se të tillë oficerë, të dalë nga universitete ushtarake, pa u më-suar dhe kalitur gjatë adoleshencës me disiplinën ushtarake dhe ndjenjën al-truiste të ushtarakut, nuk kanë ndonjë dashuri apo shkak tjetër që ta mbajë në ushtri, veç pagës, e cila nuk mjafton që ai kuadër të pranojë të sakrifikojë deri në vdekje për Atdheun, aq më tepër kur ata universitarë nuk vijnë as nga familje ushtarakësh. Me qejf ata duan të jenë oficerë të Ushtrisë Shqiptare,

këtë mënyrë, të studiuarit bashkë me të mësuarit bëhet jo vetëm burim i vërtetë i dijes, por edhe një faktor i rëndësishëm i rritjes morale dhe i intelektit të secilit veç e veç.

Si mendohet të jetë shkolla jonë e mesme ushtarake?

Edhe shteti ynë ka përvojën e vet për ngritjen dhe funksionimin e shkollës së mesme ushtarake, kështu që nuk fillohet nga zero. Bazuar në atë përvojë, por edhe në përvojën e shkollave të ngjashme në vendet që përmendëm më lart, shkolla e mesme ushtarake e jona është e ar-syeshme të jetë një Shkollë e Mesme e Përgjithshme Klasike Shkencore, të jetë pjesë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes e Ushtrisë sonë dhe komandanti i saj, (ai edhe drejtor), të jetë kolonel. Pranimet në atë shkollë të jenë nxënës që kanë mbaruar shkollën 9-vjeçare, por edhe nxënës që mund të kenë kryer një vit shkollë të mesme dhe që i kanë kompletuar kërkesat për shkollë të mesme ushtarake klasike dhe shkencore. Do të ishte më se e arsyeshme që pranimi në këtë shkollë të bëhet vetëm përmes konkursit, i cili të konsistoi: test mjekësor, test psikologjik përgatitor, test atletik dhe provim kulturor mbi lëndët, të cilat do të jenë objekt të dy viteve të para të shkollës. Në rast se do të ketë kërkesa familjarësh për të sjellë fëmijët e tyre në këtë shkollë, por kontingjenti i planifikuar nga buxheti Ushtrisë është plotësuar, ata mund të pranohen (gjithnjë me konkurs), por me pagesën e familjes. Bazuar edhe në përvojën aktuale, në këtë shkollë nuk do të ishte gabim që të pranohen edhe vajza, por jo si në rastin kur ato vinin në “Shkollën e Bashkuar të Oficerëve”, me klasë më vete, por sëbashku me djemtë, sikundër është edhe përvoja amerikane. Në rast se edhe Ministria e Brendshme si dhe Shërbimi Inteligjent do të dëshirojnë që të marrin kontingjente të ardhshme nga kjo shkollë, kuptohet që do të financojnë për atë sasi nxënësish që parashikojnë të marrin. Po kështu edhe për Ministrinë e Jashtme. Nuk duhet përjashtuar edhe mundësia që në këtë shkollë të konkurrojnë edhe nxënës nga Kosova, qoftë me shpen-zime familjare por edhe me bursa nga Ministria e Mbrojtjes (Qeveri) e Kosovës. Por kjo mund të bëjë që edhe familje shqiptare në Mal të Zi, Maqe-doni, Greqi, Preshevë, por edhe nga familjet në emigracion dhe diasporë, pasi do të jetë një nga shkollat më

kolonel (r) dilaver Goxhaj

Shkollat e mesme ushtarake dhe lindja e elitave ushtarake

Në këtë shkrim, përmes trajtimit të përvojës shekullore të shumë shteteve në Evropë, Amerikë dhe gjetkë, jemi mun-duar të sjellim në kujtesën e jo vetëm të ushtarakëve, por edhe të politikanëve dhe qeveritarëve të vendit tonë, për rolin që luan shkolla e mesme ushtarake në zhvillimin social dhe intelektual jo vetëm të Ushtrisë, por të gjithë shoqërisë, pasi nga këto shkolla kanë dalë shkencëtarë, strategë ushtarakë, shkrimtarë, historianë, poetë me shpirt ushtari, diplomatë, analistë, mjekë, politikanë, burra shteti etj, të shquar, ku shumë prej tyre kanë bërë epokë jo vetëm në vendin e tyre, por edhe për gjithë njerëzimin.

ushtriaE prEmtE, 18 prill 2014 15arsImImI

cilësore, e që do të krijojë besimin tek çdo familje shqiptare se, fëmija do t’i bëhet jo vetëm i kompletuar me dije dhe i aftë të ndjekë çdo fakultet në çdo universitet të vendit dhe jashtë tij, por në radhë të parë do të formohet si qytetar tepër i edukuar dhe i mor-alshëm, i dobishëm për vete, familjen dhe shoqërinë. Pra, ajo do të shndër-rohet në shkollën më të lakmuar për shqiptarët. Në këtë mënyrë, dashje pa dashje, ajo do të shndërrohet në shkollë kombëtare dhe e vetmia e atij lloji. Kjo do të bënte që edhe numri i nxënësve të vijë gjithnjë duke u rritur, gjë që do të kompensonte edhe shpenzimet e shtetit. Duke qenë se kemi përvojë pozitive në drejtim të së qenit shkollë e mesme klasike-shkencore-politeknike, dhe duke qenë se ende nëpër repartet e ushtrisë ekziston bazë e bollshme materiale jo vetëm për kabinete mësimore (çdo klasë të jetë edhe kabinet), por edhe për ofiçina dhe laboratorë për të përgatitur teknikë të mesëm të çdo profesioni të nevojshëm për ushtrinë, dhe nxënësit e këtyre klasave mund të dalin qysh në fillim nënoficerë pas maturimit dhe të shërbejnë në ushtri si teknikë, por edhe në jetë civile. Shkolla e jonë mendojmë të jetë katër vjeçare, me qëllim që viti i parë të jetë për të mësuar në perfeksion gjuhën angleze me mësues anglishtfolës, paralel me gjuhën shqipe, me synim që një ose dy lëndë në secilin vit pasardhës të zhvillohen në atë gjuhë, sikundër është përvoja turke. Përveç lëndëve shkollore të përgjithshme që zhvillohen në gjimnazet e tjera, të përfshihet edhe një kurs formimi i karrierës ushtarake, ku formacionit sportiv t’i jepet rëndësi e veçantë. Cikli i studimit të përfundoi me mar-rjen e diplomës së pjekurisë. Pranimi i pedagogëve të bëhet me konkurs nga vet komanda e shkollës, sipas një programi të paracaktuar dhe me vlerësim kompjuterik, njësoj si dhe për nxënësit, me qëllim që të elimi-nohet subjektiviteti. I vetmi kusht për pedagogët që do të konkurrojnë për në këtë shkollë të jenë aktualisht duke dhënë mësim në shkollat e mesme civile jo më pak se dy vjet ose edhe më shumë. Që nxënësit të përgatiten me durimin larg familjes (sikundër është vepruar edhe me Aleksandërin

e Madh) dhe të forcojnë gjithnjë e më shumë dashurinë për shokun, duhet që të shkojnë sa më rrallë pranë familjes. Shkuarja pranë saj të jetë një lloj shpërblimi për ata që janë të shkëlqyer në mësime. Në këtë drejtim kanë më shumë përvojë shkollat ital-iane, franceze dhe ato angleze. Pas marrjes së diplomës nxënësi mund të vijojë përgatitjen ushtarake duke bërë kërkesë për pranim në Akademinë Ushtarake të Trupës në Shqipëri ose edhe për në akademitë përkatëse të vendeve anëtare të NATO-s që na afrojnë bursa ose të drejta studimi me shpenzimet e shtetit tonë, duke i paraprirë edhe me një kontratë të veçantë. Në këtë rast, akademia në të cilën ata pranohen u garanton disa lehtësi pranimi në raport me ata që vinë nga jeta civile, sikundër mund të jetë rezervimi i vendet pa konkurs, etj. Përveç kësaj, sipas disa përcak-timeve rigoroze, një pjesë e të diplo-muarve do të shkojnë në Universitetin Shtetëror Shqiptar për t’u përgatitur specialist të lartë për nevojat e ush-trisë, sipas planifikimit të saj, por me një kontratë ligjor të detyrueshme që pas diplomimit të shërbejnë në ushtri një periudhë të caktuar, dhe atje ku ka nevojë Ushtria. Kështu, nevojat e ushtrisë për oficerë të armëve dhe shërbimeve të ndryshme, si p.sh. për mjekë, diplomatë, inxhinierë,

ekonomistë etj., kontingjentet të mer-ren mundësisht vetëm nga kjo shkollë për çdo vit, ndërsa kontingjentet për pilotë dhe oficerë marine të përzgjid-hen vetëm nga kjo shkollë. Në rastin tjetër, ata që e kanë kryer shkollën me shpenzimet e familjes, kuptohet që janë të lirë të vendosin të shkojnë në shkolla civile apo akademitë ushtarake. Në rastin kur plotësojnë të gjitha kushtet për të përfituar bursën nga shteti dhe dëshirojnë të shërbejnë në ushtri, shpenzimet do të ishte e arsyeshme t’ua përballonte shteti. Në rastin kur ata nuk dëshirojnë të shërbejnë në ushtri, janë të lirë të shkojnë ku të dëshirojnë. Mund të ndodhë që nxënësi, i cili është maturuar me shpenzimet e shtetit, por që nuk dëshiron të qëndrojë në ushtri, ai mund të lejohet, por vijimin e studimeve të mëtejshme e kryen me shpenzimet e veta. Kjo duhet të para-shikohet në kontratë qysh në ditën e pranimit të tij si kadet dhe, që mos të bëhet rrugë ky lloj largimi, mund të parashikohen detyrime financiare për familjen apo për vet personin, pasi ai të dalë në jetë, duke ia llogaritur shpenzimet katërvjeçare si një lloj kredie bankare. Në këtë drejtim mund

të ketë edhe kundërshtime, por po ta shikojmë në aspektin e gjerë të interesit të përgjithshëm, përsëri shoqëria jonë ka përfitim, sepse ai do të jetë kuadër i lartë, i cili kudo që do të punojë nesër, në shtet apo në privat, ai do të reflektoi vetitë e qytetarit model dhe do të jetë një lloj “reklame” për shkollën tonë dhe ushtrinë tonë. Mund të ndodhi që, nisur nga nevoja të ndryshme, një pjesë e maturantëve të kërkojnë të marrin pagesë me të mbaruar shkollën, duke kaluar në Akademinë e Nënoficerëve ose në atë të Policisë, menjëherë me

pagesë. Kjo mund të jetë një prej al-ternativave të njohura dhe, duke qenë se ata janë maturantë të kësaj shkolle pranohen në ato akademi pa iu nën-shtruar testeve të konkurrimit si dhe, kur ta kryejnë atë akademi, mund të marrin një ose dy grada më lart se kolegët e tyre nënoficerë që vijnë nga shkollat e mesme civile. Meqenëse ish fushimet ushtarake të Ushtrisë, ai dimëror në Feken të Martaneshit dhe ai në Karpen të Kavajës, por edhe ai në Voskopojë, do të ishte e arsyeshme që të shfrytëzoheshin gjatë vitit mësimor nga Shkolla e Mesme Ushtarake, ku të zhvillohet program i veçantë si, teori e praktikë armësh, rregullore ushtarake, qitje me të gjitha llojet e armëve të këmbësorisë, ngjitje alpine, not, ski etj aktivitete sportive që i përkasin Ushtrisë.

A ka kosto të lartë hapja dhe mbajtja e shkollës së mesme ushtarake?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje le t’i drejtohemi pasqyrës së më poshtme.

Pasqyra e Shpenzimeve Vjetore Mesatare për 1 (një) Nxënës dhe 1

(një) PR-1Shënim: Shpenzimet për një ish

nxënës janë llogaritur mbi bazën e çmimeve fikse të vitit 1992 të ish shkollës së mesme ushtarake dhe jo të liberalizuara; ndërsa çmimet e kolo-nës së dytë për një student, janë marrë mbi bazën e shpenzimeve të bëra për një student të Universitetit Ushtarak “Skënderbej” për vitin 2009.

Sikundër shihet nga pasqyra e mësipërme shpenzimet vjetore për një nxënës të shkollës së mesme ush-tarake, që ne propozojmë, janë 139

931 Lekë më shumë se shpenzimet e sotme vjetore për një Ushtar Profe-sionist, ose 1,3 herë më shumë. Ba-zuar në këtë diferencë mund të themi se 100 nxënës së shkollës së mesme i shpenzojnë shtetit sa shpenzojnë 130 ushtarë profesionistë, gjë që, po të kemi parasysh devotshmërinë e nxënësve ushtarakë, nuk kemi ndonjë diferencë të madhe. Mirëpo, në rast se do të pranojmë që të pranohen edhe nxënës mbi numrin e mundshëm të përballuar nga shteti, duke paguar vetë familja, kuptohet që shpenz-imet për shkollën do të vinë duke u ulur gradualisht, pasi familjes që do kërkoi ta sjelli fëmijën në këtë shkollë do t’i kërkohet një shumë edhe më e lartë se kostoja reale. Sa më shumë nxënës të pranohen me shpenzimet e familjeve të tyre, aq më shumë do të ulen shpenzimet për shtetin për mba-jtjen e shkollës. Së dyti, duke qenë se nxënësit e kësaj shkolle do të jenë të grumbulluar dhe të organizuar gjatë çdo ore të vitit, kuptohet që i ke një forcë rezervë jo vetëm të gatshme, por edhe më cilësore se një efektiv i njëjtë me ushtarë profesionistë, dhe më të devotshëm në të gjitha drejtimet. Duke qenë se ky është një realitet i pakundërshtueshëm, shteti ynë le t’i llogarisë nxënësit e kësaj shkolle në numrin e përgjithshëm të ushtarëve profesionistë që duhet të ketë ushtria e jonë, dhe kështu shpenzimet që do të bënte shteti nuk i kalojnë caqet e shpenzimeve të planifikuara për mbrojtjen, edhe nëse hapet dhe funksionon shkolla e mesme ushtarake.

PërfundimeMe këtë shkrim nuk kemi për qël-

lim të ndërtojmë një teori të re, por një riaktivizim i një tradite kombëtare, traditë e ngjashme me shumë shtete euroatlantike. Kuptohet që kjo detyrë i takon shoqërisë tonë të sotme, duke mësuar nga tradita Perëndimore, e cila e ruan me fanatizëm të mirën historike të saj. Që të kemi edhe ne një ushtri sa më të denjë, që të qëndrojë krah për krah me ushtritë e aleatëve tanë, duhet të kemi oficerë të niveleve të tyre, në të gjitha drejtimet. Dhe kjo nuk arrihet kollaj - Do vite. Mos funksionimi i shkollës së mesme ushtarake është një-soj sikur t’i thuash ushtrisë: prit, mos u rrit! Prandaj ka ardhur momenti që sistemit tonë arsimor ushtarak t’i japim atë që i mungon, themelin beton-arme: patriotizmin e lartë. Dhe ky lloj atdhe-tarizmi gjendet tek shkolla e mesme ushtarake. Duhet ndërtuar kjo shkollë që ndjenja e dinjitetit ta shoqërojë ushtarakun tonë çdo ditë, çdo mo-ment, në mënyrë që ata të mos ndihen më poshtë në çdo drejtim me kolegët e tyre të ushtrive të tjera të NATO-s. “Të turpërosh Atdheun tënd, është njëlloj sikur ta tradhtosh atë”, thotë Viktor Hygo. Është kjo shkollë që e ngre në nivelin më të lartë dashurinë për dijen dhe për shokun, për ushtarin, për repartin, për popullin tënd, këtë dhuratë fisnike të shpirtit, e cila duhet të kultivohet prej viteve të fëmijërisë, para krijimit të dashurive të tjera për interesa të tjera të përcaktuara dhe me qëllime të tjera të veçanta, të cilat është vështirë të zëvendësohen pas moshës 18 - 19 vjeçare.

(Referencat nga autorë të ndry-shëm janë hequr për arsye hapësire)

ushtriaE prEmtE, 18 prill 201416

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria Tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107

Përkujtohet tragjedia