mendo! mendo para se të bësh gjynah ndaj krijuesit, furnizuesit, ndaj atij që të dhuroi çdo të...

22
MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni t’i numëroni të mirat e Tij, nuk do të arrini!

Upload: carol-simpson

Post on 17-Dec-2015

222 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

MENDO!

Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë.

Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni t’i numëroni të mirat e Tij, nuk do

të arrini!

Page 2: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Një njeri erdhi te Ibrahim ibën Ed'hemi dhe i tha:

“O dijetar! Epshi im më nxit dhe më stimulon për gjynahe. Të lutem më këshillo!”

Page 3: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Ibrahim ibën Ed'hemi i tha: “Nëse epshi yt të nxit për të vepruar gjynah dhe vese të liga ndaj Krijuesit tënd, nuk ka problem. Unë do të të parashtroj pesë kushte. Nëse i plotëson, bëj gjynah ndaj Allahut!”

Njeriu tha: “M'i jep!”

Page 4: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Ibrahimi i tha: “Nëse dëshiron t’i bësh gjynah Allahut, atëherë fshihu, ik në një vend që nuk të shikon Allahu!”

Njeriu tha: “Subhanallah! Si të fshihem nga Allahu kur Ai shikon çdo gjë!”

Ibrahimi i tha: “Subhanallah! A nuk turpërohesh t'i bësh gjynah Allahut kur Ai të sheh?!” Njeriu heshti…

Page 5: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Pastaj njeriu tha: “Më trego kushtin e dytë!”

Ibrahimi i tha: “Nëse dëshiron t'i bësh gjynah Allahut, mos i bëj gjynah në tokën e Tij!”

Page 6: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Njeriu tha: “Subhanallah, ku të shkoj? E gjithë gjithësia është e Tij!

Ibrahimi i tha: “Subhanallah! A nuk turpërohesh t'i bësh gjynah Allahut kur po shfrytëzon tokën e Tij?!”

Page 7: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Njeriu tha: “Më trego kushtin e tretë!”

Ibrahimi tha: “Nëse dëshiron t'i bësh gjynah Allahut, atëherë mos u ushqe nga furnizimet e Tij!”

Njeriu tha: “Subhanallah! Si të jetoj, si të ushqehem kur gjithë të mirat janë prej Tij dhe të Tij?!”

Ibrahimi i tha: “Subhanallah! A nuk turpërohesh t'i bësh gjynah Allahut kur Allahu është Ai që të ushqen dhe të jep të pish, të furnizon dhe të ndihmon të mbijetosh?!”

Page 8: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Njeriu tha: “Më trego kushtin e katërt!”

Ibrahimi i tha: “Kur t’i bësh gjynah Allahut, pastaj të kapin melaiket për të të hedhur në zjarr, mos e prano këtë! Refuzoje hedhjen në zjarr!”

Njeriu tha: “Subhanallah! A kam forcë unë për këtë?! Melaiket nuk të pyesin, por të zvarrisin për në zjarr!”

Page 9: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Ibrahimi i tha: “Kur t'i lexosh gjynahet e tua në fletushkë, mohoji ato gjynahe dhe thuaj nuk i kam vepruar!”

Njeriu tha: “Subhanallah! Ku janë melaiket (kiramen katibin) që shënojnë çdo gjë, ku janë melaiket që kujdesen dhe të ruajnë ty... ku janë dëshmitarët okularë që shqiptojnë dhe dëshmojnë...

Filloi të qajë njeriu dhe u largua duke thënë: “Ku janë melaiket (kiramen katibin) që shënojnë çdo gjë, ku janë melaiket që kujdesen dhe të ruajnë ty... ku janë dëshmitarët okularë që shqiptojnë dhe dëshmojnë...

Page 10: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Të lutem një moment...

Page 11: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Në ato pak çaste që lexon e-mailin…

Page 12: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

...ka vdekur një numër njerëzish!

Page 13: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Më vjen keq që disa prej tyre kanë vdekur duke i bërë gjynah Allahut… Allahu na ruajttë prej kësaj gjendjeje!

Page 14: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Nuk e di, ndoshta emri yt (mos e bëftë Allahu!) mund të jetë njëri prej emrave në këtë listë!

Page 15: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

PËRKUJTO!

Page 16: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Personi i cili ka vdekur para pak çastesh...

...ka menduar si ti dhe i ka thënë vetes... “kam kohë!”

Page 17: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

"Po, Allahu kurrsesi askënd nuk e shtyn për më vonë, kur atij t’i vijë afati i vet. Allahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni." (Munafikun, 11)

Page 18: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Nuk e shtyn për më vonë!

Page 19: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Pra mos e vono pendimin tënd, mos hezito të pendohesh!

Page 20: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Nuk ka të adhuruar përveç Allahut!

O Allah, na mundëso përfundim të mirë!

Page 21: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

Përkujtim…

Page 22: MENDO! Mendo para se të bësh gjynah ndaj Krijuesit, Furnizuesit, ndaj Atij që të dhuroi çdo të mirë. Këto të mira janë aq të shumta, saqë nëse mundoheni

www.klubikulturor.comPërkthyer nga Eroll Rexhepi