mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit
DESCRIPTION
Punimi është modifikuar dhe burimi i informacionit është shenuar në fund të punimitTRANSCRIPT
Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit
Prishtinë, 2013
Përgatitur nga Alush Kryeziu
Zanafilla e mentorimit, mendohet të ketë prejardhje që nga koha e lashtë, më konkretisht që nga Greqia Antike.
Për herë të parë, fillet e mentorimit u vërejtën në veprën “Iliada dhe Odisea”. Vepra “Iliada dhe Odisea” thuhet se është shkruar nga Homeri, vepër e cila pasqyron ngjarje të shekullit XIII - XII p.e.s. Vepra këto të shkruara në dy stile të ndryshme: Iliada është shkruar në një stil epik, ndërsa Odisea paraqitet me stil lirik.
Në veprën e Homerit, thuhet se kur Odiseu, mbreti i Itakës, shkoi për të luftuar në luftën e Trojës, ai djalin e tij e la në përkujdesje të një personi më të moshuar. Ai ishte, shoku i tij Mentori.
Mentori, veproi si një mësues dhe mbikëqyrës për Telemacusin (birin e mbretit).
Pas përfundimit të luftës, Odiseu u dënua që të bredhte kotë në kërkim të Atdheut të tij.
Gjatë kësaj kohe, Telemacusi u nis për ta gjetur babain e tij, i shoqëruar nga përendsha e Athinës (Helena), e cila luajti rolin e mentorit për Telemacusin. Nga ajo kohë, Helena, u përkujdes që ta mbështesë atë, dhe ta ngrit sa më shumë profesionalisht – gjithmonë duke e përkrahur dhe udhëzuar.
Sipas terminologjisë, fjala “Mentor” do të thotë çoban. Çobani, është quajtur njeriu i cili i ka udhëheqë apo udhëzuar delet e tij për në kullotë.
Ndërsa, duke u nisur nga zanafilla e historikut të mentorimit, termi mentor merr edhe këtë përkufizim: “Termi mentor, është sinonim me termin e këshilltarit të besuar, mikut, mësuesit dhe këshilltarit të urtë” (Michael Shea, 1997).
Autori, Guest (2000), vjen në përfundim se nga ky mit, cilësitë kryesore të një mentori janë:
- Këshilltar i urtë dhe i besuar;- Person me përvojë përkatëse;- Vepron si një udhëtar sekret dhe udhërrëfyes;- Nxit zhvillimin profesional;- Shkëmben përvojën;- Ofron inkurajim;- Nxit me anë të reflektimit;
Inkurajim
Roli i Helenespër Telemacusin
Roli i Helenespër Telemacusin
MbështetjeMbështetje
Besnike Besnike
Zhvillim
profesional Zhvillim
profesional UdhërrëfyeseUdhërrëfyese
Roli i mentorit
Zhvillimi i mentorimit
Autori Vladimir Polak (1985), thotë se mësimi mentorial kryesisht zbatohet në studimet postdiplomike, edhe pse nga aspekti didaktik me maturi duhet të zbatohet në të gjitha shkallët paraprake të shkollimit.
Nga ana tjetër, Clutterbuck (2001), thotë se mentorimi modern e ka origjinën e vet në konceptin e mësimit.
Tutje, ai konkludon se nëse një zejtar i mirë, në botën komerciale, është një nxënës i ri i cili zejen e merr nga mjeshtri i vjetër, atëherë atë e zhvillon më profesionalisht njohuritë e tij.
Sipas kësaj teorie, nxënësi ka pasur për detyrë që të fitojë sa më shumë dije ose njohuri nga mjeshtri i vjetër, në mënyrë që ato t’i zbatojë në botën komerciale apo profesionale.
Zhvillimi i Zhvillimi i mmentorimitentorimit
Nga ky mendim, i autorit Clutterbuck, kuptojmë se një mësimdhënës fillestar ka nevojë për përkrahje dhe udhëzime, këshilla e sugjerime, në mënyrë që ai të arrijë sa më shumë njohuri, në profesionin që ka zgjedhur. E po ashtu, ai person të arrijë ta dojë profesionin e tij.
ZhvillimiZhvillimi i i MentorimitMentorimit
Kur ka bashkëpunim, përkrahje, ndihmë, shkëmbim idesh dhe përvojash, punë, motivim, reflektim – suksesi asnjëherë nuk do të mungojë.
ZhvillimiZhvillimi i i mentorimitmentorimit ssotot
Mentorimisot
Në shkollën fillore:
a) Mësimi shtuesb) Studime rasti
Në shkollën e mesme:
a) Mësimi shtuesb) Studime rastic) Puna me projekte
Në fakultet:a) Studime rastib) Projektec) Provimi përfundimtar
Në studimet postdiplomike:a) Punime seminarikeb) Hulumtimec) Provimi përfundimtar
Termet – Mentor & MentorimTermet – Mentor & MentorimMentor (këshilltar)-
është personi me më shumë përvojë - apo i kualifikuar-me njohuri të mjaftueshme në kontekstin profesional për personin tjetër.
Prandaj, termi “ mentor “ është bërë tashmë sinonim me konceptin e këshilltarit të besuar, mik, mësues dhe udhërrëfyesit (Shea 1997).
Mentorimi (këshillim)- është një veprimtari ndërvepruese ku personi i kualifikuar ose me më shumë përvojë, na shërben si person model dhe na mëson, inkurajon, këshillon dhe miqësohet me personin me më pak përvojë ose më pak i kualifikuar.
PërkufizimePërkufizime për mentorimin sipas Gill për mentorimin sipas Gill NichollsNicholls
Mentorimi është veprimtari komplekse, një proces interaktiv i cili ndodh në mes njerëzve të niveleve të ndryshme, të përvojave të ndryshme dhe ekspertizave, e cila inkorporon (ngërthen), zhvillimin psikologjik dhe ndërpersonal, zhvillimin e edukimit dhe të karrierës, si dhe fuksionin shoqëror në këtë raport.
Mentorimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për zhvillimin profesional të mentorit dhe të të mentoruarit përmes reflektimit kritik dhe sistematik.
Qëllimi i Mentorimit
Qëllimi i mentorimit është për të ndihmuar dhe përkrah njerëzit, në mënyrë që të rritet potenciali i tyre, të zhvillohen aftësitë e tyre profesionale, të përmirësohen në punën e tyre dhe të bëhen persona që ata duan të jenë (Parsloe, 1992).
Anderson dhe Shanon ( 1995) sugjerojnë se janë Anderson dhe Shanon ( 1995) sugjerojnë se janë 5 fusha, të cilat duhet të konceptualizohen në 5 fusha, të cilat duhet të konceptualizohen në sqarimin e asaj se ç’është mentorimi:sqarimin e asaj se ç’është mentorimi:
Shoqërimi
Inkurajimi
Këshillimi
Sponzorimi
Mësimi
MësimiMësimi
Mësimi përfshin veprimetbazike të shoqëruara me:Modele të llojllojshmeInformimiPërshkrimiKonfirmimi
Përfshin tri veprime esenciale:- Mbrojtja- Mbështetja- Reklamimi
Ke bërë një punë të
shkëlqyeshme
SponzorimiSponzorimi
KëshillimiKëshillimi
Këshillon Ndihmon Lehtëson Udhëzon
InkurajimiInkurajimi
Proces që përfshin sjelljen e afirmimit dhe frymëzimit.
ShoqërimiShoqërimi
Përmes bashkëpunimit krijojnë raporte shoqërore në aspektinprofesional duke qenë të hapur dhe të ndershëm duke mos hyrë në gjera tjera personale.
MONITORIMI
Përcjellja afatshkurtër e mësimdhënësit nga monitoruesi (drejtori i shkollës, apo eksperti i jashtëm), me qëllim të
vlerësimit të përformancës së tij.
MENTORIMIProces që lehtëson mësimdhënësin,
studentin, nxënësin të arrijë nivel sa më të lartë të cilësisë në
procesin edukativ.
Dallimet mentorim - monitorim Dallimet mentorim - monitorim
Të përbashkët: Mentorues - MonitoruesTë përbashkët: Mentorues - Monitorues
• Mjedis i sigurt • Veprim i lirshëm• Të nxisin besimin• Të jenë të përgjegjshëm• Të jenë entuziast• Të jenë fleksibil• Të jenë kreativ• Të gatshëm për sfidë• Konfidencial• Të jenë të sinqertë
nuk është ekspert që të “tregojë si dhe çka” – për të përmbushur një qëllim;
nuk është ndëshkues; nuk është pasiv; nuk është favorizues; nuk është i paqëllimshëm (ka qëllime dhe objektiva të
qarta);
Çka nuk mund të jetë mentoruesi?Çka nuk mund të jetë mentoruesi?
Karakteristikat e mentorimit të suksesshëm
Mentori dhe i mentoruari kanë raporte të mira Mentori ka qëllime të qarta Mentori ka shkathtësi në përdorimin e shumë roleve
(mbështetës, këshilltar, përkrahës, dëgjues i mirë dhe ndihmës në zgjidhjen e problemeve)
Bashkëveprimi është konfidencial Mentorët janë përkrahës dhe mbështetës Dëgjon me kujdes pyetjet dhe këshillat e personit të
mentoruar Asiston në zgjidhjen e problemeve Parashtrues i mirë i pyetjeve
I respektueshëm Orientues i mirë Të jep feedback Jo paragjykues Mundet shumë lehtë të veprojë dhe të ndihmojë në
gjetjen e zgjidhjes së problemeve I mentoruari është përcjellës i vazhdueshëm i
udhëzimeve Punon në mënyrë sistematike për ta fituar pavarësinë
personale Bën zgjidhje të mira nga mundësitë që i ofrohen Pranon ndihmën dhe nuk heziton të kërkojë ndihmë kur
ka nevojë
Studenti Studenti
MësimdhënësiNxënësiNxënësi
MENTORI
Mentori fillestar
Anna, një mësuese me përvojë, këtë vit e filloi me një përgjegjësi të re. Ajo tani është mentore për mësuesit fillestarë në shkollën e saj. Mendimet e para të Annës për vitin e parë të punës janë të përziera. Ajo i kujton ndjenjat e izoluara, jo komoditetin dhe pasigurinë kur ka dalur para nxënësve.
Si do të sigurohet ajo tani që përvoja e saj si “përkrahëse“ do të jetë ndryshe? Ajo i mendon mundësitë e ndryshme dhe idetë me të cilat do të ballafaqohet. Këto e mendime e ndjenja shpesh kthehen në ankth.
Ku ajo duhet të fillojë? A do të jetë ajo e gatshme t’i zgjidhë të gjitha problemet që do t’i ketë? A do të ketë përgjigje për secilën pyetje? Si do ta mbështes mbrojtjen e saj dhe si do t’i përmbushë detyrat e saj? Si do të funksionojë e gjithë kjo?
Përkundër përgatitjes profesionale, fillimi i karrierës si mësues mund të hasë në shumë vështirësi që mund shkaktojnë “Një të papritur të paparashikuar ”.
Dëshironi të jeni më i miri? - Mëso nga më i miri!
Fazat në të cilat kalon një mësimdhënës në vitin e parë të punës
Parashikimi
Mbijetesa
Zhgënjimi
Mbështetja
Ripërtërirja
Reflektimi
1.1. ParashikimiParashikimi Është muaji gusht dhe Ema
është e emocionuar për fillimin e vitit të parë shkollor. Ajo ka vetëbesim të plotë për njohuritë e saja dhe ka një pasion për të ndryshuar jetën e nxënësve të saj.
Mësuesit e rinjë fillojnë që ta parashikojnë vitin e parë të punës duke u bazuar në përvojën e tyre studentore. Ata e fillojnë punën me një përkushtim që të bëjnë një ndryshim, i cili shpesh është i mjegullt. Shqetësimi kryesorë në këtë moment është se si të rregullojnë klasën, si ta lokalizojnë materialin mësimor, si të krijojnë raporte të mira me kolegët, me nxënësit dhe me prindërit.
Gjatë kësaj periudhe mentorët do të ndihmojnë:
duke i mbështetur mësimdhënësit duke iu siguruar informacione rreth procedurës, materialeve,
aktiviteteve të ditës së parë, mënyrën e komunikimit me prindërit. këshillojnë lidhur me përballimin e sfidave që mund të paraqiten dhe
gjithashtu motivojnë duke i udhëzuar që të festojnë për çdo sukses të arritur gjatë
këtyre ditëve.
2. Mbijetesa2. Mbijetesa Është e shtunë në mbrëmje, 30 shtatori dhe idea i të qenit “mësuese
shembull”, ka filluar që të bie poshtë. Ema është duke shpenzuar së paku gjysmën e çdo jave dhe shumicën e mbrëmjeve duke punuar, është duke ngecur në menaxhimin e planeve mësimore, mbajtjen e shënimeve, takimet me prindër dhe raportet e progresit. Ajo vë në mëdyshje pyetjen nëse me të vërtetë është e aftë për këtë punë a jo?!
Dita ditës realiteti i punës në klasë shumë shpejt i zhgënjen mësuesit e rinjë. Atyre ju paraqiten probleme të ndryshme për herë të parë dhe kanë pak rutinë pune e pak “dredhira mashtruese” në repertuarin e tyre që përndryshe veteranëve një gjë e tillë ju kursen kohën dhe energjinë. Shumë mësues të rinjë shpenzojnë përafërsisht 70 orë në javë në punë.
Ofrimi i mbështetjes gjatë kësaj periudhe të mbijetesës është i domosdoshëm duke :
ndarë materialet dhe ndihmën menaxhuese. këshilluar që të krijojë një rutinë të menaxhimit dhe aktivitetit
ditor. Ndihma më e rëndësishme është duke ngritur motivin për
punë, duke iu treguar mësimdhënësve fillestar se të gjithë kalojnë nëpër këtë periudhe dhe nuk është shkaktari i kësaj paaftësia e tyre.
3. Zhgënjimi3. Zhgënjimi
Çdo gjë duket se po shkon shumë keq. Vlerësimi dhe vëzhgimi i Emës nuk është duke shkuar si është planifikuar. Ndoshta ajo nuk ka dashur që ta pranojë këtë punë dhe të bëhet mësuese. Ndoshta nuk është vonë që ajo të gjejë një karrierë tjetër.
Ngjarjet e ndryshme të përkohshme shtojnë tensionin dhe stresin në këtë periudhë.
Kjo fazë është zakonisht faza më e vështirë që mësuesit në vitin e parë të punës duhet të i’a dalin. Mossiguria në vetvete dhe presioni prej anëtarëve të familjes dhe shokëve që ankohen se mësimdhënia po ia merr të gjithë kohën, shton peshën dhe barrën që ata duhet të bartin.
4. Mbështetja
Duke ndihmuar t’i anashkalojë - largojë nga rutina ditore gjërat që janë të parëndësishme dhe joefektive.
Duke bashkëpunuar rreth planifikimit Kupton ndjenjat joadekuate Tregon eksperiencat (përvojat) e vetaLehtëson vizionin profesionalSpecifikon gjërat e mira që i ka vëzhguarKrijon raporte të mira
5. Ripërtrirja5. Ripërtrirja Uauaua puna shihet se mund të kryhet me sukses, pas dy jave
pushimi (dimëror). Ema duke reflektuar për pjesën e parë të vitit , është e çuditur me arritjet e saj dhe sa shumë ka mësuar për këtë kohë. Fillimi i gjysëmvjetorit të dytë, gjërat tashmë po përsëriten dhe parashikimet janë më të realizueshme.
Pushimi dhe relaksimi i rifreskon trupin dhe mendjen e mësuesve. Me këtë vjen një shkëndijë e përspektivës dhe një shtim i ndjenjave se PROFESIONI mund të mësohet me kohë , vëmendje,dhe përkushtim, sa që mund të bëhesh edhe profesionist i suksesshëm. Shumë mësues të rinjë kthehen pas pushimit me mendje më të kthjellët dhe e kuptojnë realitetin e klasës së tyre, sistemin në të cilin punojnë dhe si t’i përdorin mundësitë e pashfrytëzuara. Ata fillojnë të shijojnë një ndjenjë të vogël të të arriturave të tyre.
MbështetjaMbështetja nënë këtëkëtë fazëfazë
Vazhdimisht cito arritjet e suksesshme deri më taniFilloni së bashku të organizoni fundvitinInformo për gjërat e reja të mësimdhëniesPlanifikoni së bashku për zhvillimin profesionalPlanifikoni për bashkëpunim dhe punë ekiporePlanifiko për ndërtimin e raporteve të dyanshme
6. Reflektimi6. Reflektimi Edhe tri javë kanë mbetur deri në fund të vitit. Ema e sheh se
ka arritur një rritje të madhe gjatë këtij viti, dhe ndjen krenari për atë që ka arritur, duke reflektuar për ato çka ka punuar gjatë vitit. Viti i ardhshëm do të jetë më emocionues, ajo nuk do të jetë më “fëmija më i ri i familjes” dhe ajo ka një plan menaxhues për të punuar.
Javët e fundit të vitit shkollor është koha për reflektim dhe vlerësim. Mentorët mbështesin mësuesit e rinj duke ju ndihmuar atyre që të rikujtojnë të gjitha ato çfarë kanë mësuar, çfarë ka qenë efektive, çfarë është dashur të modifikohet dhe çfarë është dashur që të lihet anash dhe gjithashtu të mendohet se çfarë mundë të bëhet vitin e ardhshëm. Përfundimi i notave, komunikimi i prindërve dhe sasia e madhe e letrave administrative kërkon përkushtim të madh.
Për shumë mësues të rinjë emocionet e klasës së parë lënë gjurmë për tërë jetën.
Mbështetja dhe sugjerimi për këtë fazë:
Shkëmbehen rutina për organizimin e punësSugjerim: Ndërto një pako dhuratë me letra ngjitëse të
ngjyrave për etiketim të kutive dhe fillo të bësh listën e punëve që duhet të kryesh dhe listën e gjërave që duhet t’i porositësh për vitin e ardhshëm.
Bëni një analizë hapësinore, bëni një ndërlidhje në mes asaj që është synuar, çfarë ka qenë e dëshiruar dhe asaj që më të vërtetë është arritur.
Dhe festo sepse klasa e parë ka
përfunduar me sukses!
Shembull konkret i MentorimitMentor – student
Reflektimi dhe shkrimi në ditar
• Mentori i jep studentit shenime dhe sugjerime
• Studenti shkruan për të nxënit e tij në ditarin
reflektiv
Reflektimi dhe shkrimi në ditar
• Mentori i jep studentit shenime dhe sugjerime
• Studenti shkruan për të nxënit e tij në ditarin
reflektiv
Krijimi iraporteve student-mentor
• Respekti • Mirëkuptimi
Krijimi iraporteve student-mentor
• Respekti • Mirëkuptimi
Analiza• Monitoruesi dhe
studenti kërkojnë modele në të dhënat që tregojnë
fuqinë dhe fushat që kanë nevojë për zhvillim
Analiza• Monitoruesi dhe
studenti kërkojnë modele në të dhënat që tregojnë
fuqinë dhe fushat që kanë nevojë për zhvillim
Biseda pas vrojtimit•Fillon me reflektimin e
studentit•Bëhen plane për zhvillim të mëtejmë duke u bazuar në
vrojtimin paraprak
Biseda pas vrojtimit•Fillon me reflektimin e
studentit•Bëhen plane për zhvillim të mëtejmë duke u bazuar në
vrojtimin paraprak
Vrojtimi• Mentori mbledh dhe evidenton informatat
• Informatat duhet të jenë objektive
Vrojtimi• Mentori mbledh dhe evidenton informatat
• Informatat duhet të jenë objektive
Biseda para Vrojtimit
• Sudenti prezenton dhe sqaron planifikimin
Biseda para Vrojtimit
• Sudenti prezenton dhe sqaron planifikimin
Disa mendime të mentorëve kanadezë të cilët kanë mentoruar studentët për shumë vite:
“Vlera e studentëve nuk mund të nënvlerësohet. Ata shpesh sjellin perspektivë të freskët lidhur me
metodat e mësimdhënies për shkak të entuziazmit të tyre”.
“Të qenët mësimdhënës mentor paraqet ngritje profesionale të
shkëlqyeshme për mësimdhënësin, meqë ne gjithnjë diskutojmë rreth asaj
se çfarë ndodhë kur mësimdhënësi mentor apo studenti mësimdhënës
mban mësim.”
Shembull konkret i MentorimitShembull konkret i Mentorimit Mentor – Mentor – nxënësnxënës
- - Mësimi plotësues me nxënësit me Mësimi plotësues me nxënësit me vështirësi në nxënie ( disleksia, disgrafia, vështirësi në nxënie ( disleksia, disgrafia, diskalkulia)diskalkulia) - Mësimi shtues me nxënësit talentë - Mësimi shtues me nxënësit talentë - Studim rasti me ndonjë nxënës për një - Studim rasti me ndonjë nxënës për një çështje të caktuarçështje të caktuar
Rolet primare të
mentorimit
Rolet primare të
mentorimit
Rolet primare të mentorimit
Lehtësues: do të thotë “për ta bërë më të lehtë”. Lehtësuesi e drejton procedurën që do të përdoret në diskutime dhe mban fokusin në përmbajtje dhe në një proces gjatë kohës.
Këshilltar: është një ekspertë i informatave. Ai shpërndan njohuri teknike personit tjetër. Këshilltari inkurajon personin tjetër të përdorë strategji të caktuar, të adaptojë një program të veçantë apo të sigurojë materiale të caktuara.
Prezantues: do të thotë të mësosh. Roli i prezantuesit është t’i zgjerojë dhe pasurojë njohuritë, shkathtësitë apo qëndrimet dhe t’i zbatojë këto në punën e njerëzve.
Instruktor: ndihmon personin tjetër për të ndërmarrë veprim ndaj cakut të tij/saj, ku në të njëjtën kohë i ndihmon atij apo asaj të zhvillojë shkathtësi në planifikim, reflektim, zgjidhje të problemit dhe vendim-marrje.
Aktivitete më të afërta për mentoruesin dhe të mentoruarin
Krijoni kontakt përmes telefonit Shkëmbeni libra dhe artikuj Jepni ide për zgjidhjen e problemeve Bëni prezantim të përbashkët Prezantoni ”të mentoruarin” në rrjetin e mentorëve të tjerë Modeloni diçka për të mentoruarin ose “ të mbrojturin” Bëni një projekt së bashku Ftojeni që të marrë pjesë në njërën nga takimet e tua me stafin Kërkoni për burime së bashku Shfrytëzoni burime nga interneti
Shkëmbeni qëllime, objektiva dhe strategji të ndryshme Vëzhgoni njëri – tjetrin në punë Reflektoni së bashku në përvojat e kaluara Festoni suksesin së bashku Bëni fotografi për të festuar suksesin Përdorni xhirimet për një feedback bashkëpunues Merrni pjesë në njërën nga mbledhjet e stafit të të
mentoruarve Bëni një ditar interaktiv përmes emailave dhe librave Krijoni një partneritet në mes programit të të mentoruarve për
të realizuar trajnime të përbashkëta dhe aktivitete me prindër.
Rëndësia e mentorimit - për të mentoruarin
Fiton siguri në vete Ofron ngritje profesionale Jep këshilla dhe informata Inkurajon për të menduarit në praktikë Mbështetë profesionalisht Bëhesh me efikas Shtjellon, zhvillon, rrit informatat rreth kulturës, politikës dhe
filozofisë së institucionit ku punon Jep një sondazh për brengat, çështjet dhe idetë.
Për mentorët
Freskon qëllimet për punën e vetParaqet punën me kënaqësiNxit veten për reflektimZhvillon marrëdhëniet profesionale
Për institucionin ku punon
Jep mundësi për hyrje stafit të ri Paraqet performancën individuale Paraqet performancen e grupit Përmirëson komunikimin Nxitë reflektimin në praktikë Mbështetë mjedisin e zhvillimit profesional Formon gradualisht aftësinë e mentoruesit Nxitë edhe institucionin për angazhim.
Motivim
Frymëzim
Udhëhequr nga shembuj
Mentor Trajner
Vizion Punë ekipore
Fitore
IntervistaIntervista me mentor me mentor
Çka mund të na thoni për përvojën tuaj si Mentor?
Eshtë kënaqësi i cili të ofron rolin e bashkëpunëtorit profesionist, këshilltarit, dhe
jo rrallë të udhëheqësit me ndikim karshi personit të mentoruar. Shërben po ashtu për ngritjen e komunikimit efektiv individual të
mentoruesit duke e bërë personin e mentoruar të ndihet me vlerë, krenar dhe i kënaqur për
të nxënit profesional e personal nga mentori i tij.
Eshtë kënaqësi i cili të ofron rolin e bashkëpunëtorit profesionist, këshilltarit, dhe
jo rrallë të udhëheqësit me ndikim karshi personit të mentoruar. Shërben po ashtu për ngritjen e komunikimit efektiv individual të
mentoruesit duke e bërë personin e mentoruar të ndihet me vlerë, krenar dhe i kënaqur për
të nxënit profesional e personal nga mentori i tij.
IntervistaIntervista me mentor me mentor
Cila është pika më e fortë që ju i jepni rëndësi primare gjatë mentorimit të një mësimdhënësi apo studenti?
Rëndësi shumë të madhe për mua ka raporti i mirë dhe i sinqertë me të mentoruarin si dhe përkushtimi i mentorit
për të lehtësuar punën e të metoriuarit. Kjo krejt duke ditur se qëllim i mentorimit është sigurimi i cilësisë,
identifikimi i nevojës për zhvillimin personal dhe profesional si dhe përmirësimi i praktikave të të
mentoruarit.
Rëndësi shumë të madhe për mua ka raporti i mirë dhe i sinqertë me të mentoruarin si dhe përkushtimi i mentorit
për të lehtësuar punën e të metoriuarit. Kjo krejt duke ditur se qëllim i mentorimit është sigurimi i cilësisë,
identifikimi i nevojës për zhvillimin personal dhe profesional si dhe përmirësimi i praktikave të të
mentoruarit.
Intervista me mentorIntervista me mentor
A mund të na shpjegoni në pika të shkurta hapat e procesit të një Mentorimi?
Së pari, mentori dhe i mentoruari duhet të njihen mirë mes vete. Mentori duhet të ketë qëllimet e qarta dhe një plan të punës që do ta zhvilloj me të mentoruarin. Duhet
ditur si do të bëhet mentorimi, sa herë dhe kur. Mentorimi është proces dhe duhet të ketë një afat kohor
deri sa të realizohet ky proces, që nënkuptohet se rezultatet e këtij procesi duhen të jenë të matshme.
Intervista me mentorIntervista me mentor
Ku qëndron rëndësia e mentorimit për mentorin dhe të mentoruarin?
Derisa i mentoruari mëson, krijon përvojë, pranon këshilla, sugjerime, kritika konstruktive – mentori rrit
potencën e ndikimit te të tjerët, zhvillohet individualisht edhe më tutje, praktikon njohuritë dhe përgatitjen e vet për zhvillimin e të tjerëve dhe plotëson përvojën e vet
personale.
Derisa i mentoruari mëson, krijon përvojë, pranon këshilla, sugjerime, kritika konstruktive – mentori rrit
potencën e ndikimit te të tjerët, zhvillohet individualisht edhe më tutje, praktikon njohuritë dhe përgatitjen e vet për zhvillimin e të tjerëve dhe plotëson përvojën e vet
personale.
Intervista me mentorIntervista me mentor
Ku e dalloni që Mentorimi ka qenë i suksesshëm?
Nëse i mentoruari shfaq shenja të lakmueshme të bashkëpunimit, prezanton përgatitje të lartë profesionale e personale, rrezaton pozitivitet në raport me mentorin e
vet janë tregues që mentorimi po vete mbarë.
BIBLIOGRAFIA
Barbara L. Wolfe, Ph. D. -“ Mentor Training Curriculum” Laura Lipton, Ed. D, Bruce Wellman, M. Ed, Carlette Humbard, M. Ed –
“ Mentoring Matters “ Second Edition Max Rawlings ( June 2002) – “ The origins of mentoring”. http:// www.bing.com / search ? q = theory + practice + of + learning &
form = QBRE & qs = n & sk = Gill Nicholls : Mentoring the art of teaching and learining, 2003 Dr. Vladimir Polak: Sistemet mësimore, 1985. Doracak trajnimi për mësimdhënës mentor, KEDP, 2006
Pyetje
Komente
JU FALEMINDERIT PËR VEMENDJE!JU FALEMINDERIT PËR VEMENDJE!