mesila doda - pd nje grua.pdf · në degën anglisht. ka mbrojtur provime pasuniversitare në...

16

Upload: others

Post on 09-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci
Page 2: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Mesila Doda - PDLindur më 16.02.1971. E martuar, me dy fëmijë. Ka studiuar në Uni-versitetin Urbaniana në Romë, ku ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Filozofi. Ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ka punuar për një kohë të gjatë në median e shkruar dhe atë audiovizive. Gjatë viteve 2006-2009, ka kryesuar Këshillin Kombëtar të Radio-Televizionit. Anëtare e Parlamentit të Shqipërisë gjatë legjis-laturës 2009-2013. Zv/kryetare e komisionit të Integrimit, Kryetare e Delegacionit Parlamentar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Pjesmarrëse në Lëvizjen e Dhjetorit, organizatore e grevës së urisë së studentëve në shkurt 1991. Aderon në Partinë Demokratike, forcë për të cilën kandidon në qarkun e Fierit, e dyta në listë.

PD

Page 3: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Vasilika Hysi - PSLindur në Tiranë, më 13.01.1963. Diplomuar për drejtësi në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin e Tiranës ku ka punuar si pedagoge, Drejtuese e Departamentit të së Drejtës Penale, Përgjegjëse e Seksionit të Kriminologji-Kriminalistikës por edhe si Dekane në pe-riudhën 2008 – 2010. Ajo është autore e shumë teksteve universitare, botimeve shkencore e studimeve dhe mban titullin akademik “Profesor.” Krahas aktivitetit akademik, Vasilika Hysi ka qenë për vite me radhë një aktiviste e njohur në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka shërbyer si Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ajo ka qenë po ashtu anëtare e Komisionit Europian kundër Diskriminimit e Intol-erancës dhe nënkryetare e këtij komisioni. Është zgjedhur deputete për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Aktualisht, anëtare e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut dhe Nënkryetare e Grupit parlamentar të Partisë So-cialiste. Kandidon për PS-në, në qarkun e Tiranës, e treta në listë.

PS

Page 4: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Eglantina Gjermeni - PSLindur më 24.11.1968. E martuar, me dy fëmijë. Ka përfunduar studi-met në degën e Historisë, në Fakultetin Histori-Filologji. Ajo ka kryer Studimet në Kursin Pasuniversitar në “Punë Sociale” pranë Fakultetit të Punës Sociale dhe më pas studimet “Master në Punë Sociale” në Grand Valley State University, në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës. Aktualisht ajo mban gradën shkencore Doktore e Shkencave në Punë Sociale nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Për shumë vite, ajo ka dhënë kontributin e saj në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale pranë Univer-sitetit të Tiranës, jo vetëm si lektore, por edhe si autore e programeve dhe lëndëve të ndryshme. Për një periudhë dhjetë vjeçare ka qenë drej-tore ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim. Ajo është au-tore ose bashkëautore e disa librave, si edhe një sërë artikujve në revista shkencore kombëtare edhe ndërkombëtare. Eglantina Gjermeni është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Ajo është anëtare e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Nga janari i vitit 2012, anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Kandidon për këtë forcë politike në qarkun e Fierit, e treta në listë.

PS

Page 5: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Olta Xhaçka - PSLindur në Tiranë, më 25.12.1979. Ka kryer studimet e larta Bachelor dhe Master në Clark University të Shteteve të Bashkuara për shkenca politike, nga ku u diplomua me titull nderi. Në Shtetet e Bashkuara punoi si hartuese projektesh për disa organizata jo-qeveritare. Pas kthimit në Shqiperi, punoi si lektore pranë Universitetit të New York-ut, Tiranë, në fushën e marrëdhenieve ndërkombetare dhe të drejtës ndërkombëtare. Olta Xhaçka ka qenë aktive si veprimtare e shoqërisë civile në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes. U zgjodh deputete për Qarkun e Korçës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Aktualisht është kryetare e Forumit të Gruas Socialiste të Shqipërisë dhe anëtare e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë. Kandidon për Partinë Socialiste, në qarkun e Korçës, e treta në listë.

PS

Page 6: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Milena Harito - PSLindur më 04.10.1966. Diplomuar në Fakultetin e Shkencave në Tiranë. Doktore e shkencave në Universitetin Paris VI, në telekomunikacione. Ka mbajtur disa poste në operatorin europian France Telecom në inova-cion, strategjinë e zhvillimit të telekomunikacioneve dhe marrëdhëniet me entet rregullatore. Aktualisht aderon në PS dhe kandidon për këtë forcë politike në qarkun e Tiranës.

PS

Page 7: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Klajda Gjosha - LSILindur më 28.07.1983. Mbaruar studimet jashtë vendit. Master për Stu-dime Europiane. Stazh pune pranë Parlamentit Europian. Ka punuar në administratën shtetërore shqiptare duke mbajtur për disa kohë edhe pos-tin e zv.ministres në MPÇSSHB. Aktualisht Kryetare e Forumit të Gruas së LSI-së dhe kandidate e LSI-së për qarkun e Tiranës, e dyta në listë. Ajo shprehet : ‘Në këtë kandidim të parë timin e konsideroj Votën Tuaj si Sfidën Time, sfidë për të ecur më shpejt drejt një Shqipërie Europi-ane. Do dëshiroja të isha një zë i fuqishëm për shumë gra dhe vajza, dhe duke qenë në një moshe të re pse jo edhe zëri i rinisë’.

LSI

Page 8: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Nora Malaj – LSILindur në Tiranë, më 29.11.1964. E martuar, me një fëmijë. Diplomuar në Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë-Letërsi dhe Fakultetin e Drejtë-sisë, Universiteti i Tiranës. Master në Shkencat Psiko-sociale. Ka kryer studime të thelluara pasuniversitare në filologji (letërsi e krahasuar); politika gjinore; psikologjinë e komunikimit (terapi pozitive). Aktualisht është duke kryer doktoraturën për sociologji. Ajo është autore e një sërë studimesh, artikujsh e botimesh si edhe redaktore e disa veprave letrare dhe psikologjike. Aktive në shoqërinë civile, jetën akademike e politike dhe në komunitet. Përveç punës si pedagoge në disa universitete, ajo ka mbajtur pozicione të rëndësishme në administratën shtetërore si kry-etare e Komitetit për Mundësi të Barabarta në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, n/drejtore në Institutin e Monumenteve të Kulturës, Zv/Ministre e Arsimit dhe Shkencës, etj. Që prej vitit 2004 aderon në Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku ka mbajtur poste si anëtare kryesie dhe Sekretare e Përgjithshme për Shanse të Barabarta. Ka qenë kandi-date për deputete për këtë forcë politike në zgjedhjet e vitit 2005 dhe 2009. Edhe në këto zgjedhje kandidon përsëri për LSI-në në qarkun e Shkodrës, e dyta në listë.

LSI

Page 9: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Brunilda Paskali - LSILindur më 05.09.1965, në Korçë. Diplomuar në Universitetin e Tiranës, në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci në Universitetin Norëich, Vermont, SHBA. Anëtare e Lëvizjes Social-iste për Integrim që nga viti 2005. Anëtare e Komitetit Drejtues Kom-bëtar nga viti 2007 e vazhdim. Anëtare e Kryesisë së LSI-së nga viti 2007 e në vazhdim. Sekretare e marrëdhënieve Ndërkombëtare të LSI-së 2007-2012. Zv/Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim Tiranë nga 2012 e në vazhdim. Aktualisht kandidon për LSI-në në qarkun e Tira-nës.

LSI

Page 10: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Elkida Sinani - PRLindur me 07.02.1986 në qytetin e Elbasanit. E martuar, nënë e një djali të vogël. Mbaruar studimet e larta ns degën e Shkencave Politike, Poli-tikë dhe Qeverisje, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Prej vitesh aktive në Partinë Republikane, pranë strukturave rinore, të gruas si dhe shtypit të kësaj partie. Anëtare e Kryesisë së par-tisë. Eksperiencë në fushën e gazetarisë dhe administratës publike. Kan-didate nën siglen e PR, njësia nr. 7 në Tiranë.

PR

Page 11: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Denilda Turhani - PRLindur më 26.04.1979. Nëna e një djali 9 vjeçar. Diplomuar pranë Uni-versitetit të Tiranës, për Gjuhë e Letërsi shqipe dhe Juridik. Ka pasur karrierë të suksesshme profesionale si moderatore në disa media që prej vitit 1998. Aktualisht drejtuese lajmesh pranë UTV. Njëkohësisht edhe biznesmene e suksesshme. Aderon pranë Partisë Republikane, forcë politike për të cilën kandidon në qarkun e Tiranës, njësia nr. 3. Ajo shprehet : ‘Gratë dhe vajzat kanë një rol të rëndësishëm në politikën shqiptare dhe une besoj se duke shkuar në parlamentin e ardhshëm do të jem zëri i qytetarëve të zonës të cilën unë perfaqesoj dhe jo vetëm’.

PR

Page 12: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Vjollca Braho - PDIULindur në Tiranë më 24.02.1965. Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës dega Financë. Aktualisht Drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë. Kryetare e Forumit të Gruas të PDIU-së. E treta në listën e kandidatëve për deputetë të PDIU-së në qarkun e Tiranës.

PDIU

Page 13: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Lumturi Ratkoceri - AKLindur më 20.12.1963, në Tiranë. Nënë e dy fëmijëve 28 dhe 17 vjeç. Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i shkencave natyrore, dega matematikë dhe në Shkollën e lartë të Menaxhimit (HES), në Gjenevë. Karrierë profesionale brenda dhe jashtë vendit. Për disa vite profesoreshë matematike në shkollen Politeknike Tiranë; më pas drej-toreshë e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë; Këshilltare pranë qendrës së Trajnimit për karrierën Hestia & Partners, Gjenevë; Anëtare e Komisionit të arsimit publik pranë Ministrisë së Arsimit në Gjenevë, etj. Aktualisht aderon pranë Aleancës Kuq e Zi. Kandidate e kësaj force politike në Qarkun e Tiranës, e treta në listë.

AK

Page 14: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Asije Koprencka - AKLindur më 08.07.1955. Mbaruar studimet në UT, Fakulteti Ekonomik, Dega Ekonomi Politike. Master në “ Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore”. Pedagoge në Universitetin “ Marin Barleti”. E martuar, me 2 fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Aktualisht aderon në AK dhe kandidon për këtë forcë politike në qarkun e Tiranës.

AK

Page 15: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Entela Binjaku - FRDLindur më 28.03.1977. Ka kryer studimet në Fakultetin e Sociologjisë dhe Asistencës Sociale, Departamenti i Sociologjisë, Universiteti i Bu-kureshtit. Master në “Institucionet dhe menaxhimi i programeve evro-piane”, Rumani, Universiteti i Bukureshtit, Fakulteti i Sociologjisë dhe Asistencës Sociale, Departamenti i Sociologjisë. Aktive ne shoqërinë civile, drejtuese e Fondacionit Social “Harriet Martineau”. Pedagoge pranë “Universitetit të Arteve” për lëndën e Pedagogjisë dhe Didaktikës dhe pranë Universitetit të Tiranës, për lëndën e Sociologjisë në Fakulte-tin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë, Historisë dhe Filologjisë. Anëtare e FRD-së që prej shtatorit 2012. Kandidate pranë kësaj force politike në Qarkun e Tiranës, njësia 4 dhe komunat: Farkë, Petrelë, Krrabë, Bër-zhitë.

FRD

Page 16: Mesila Doda - PD nje grua.pdf · në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci

Alketa Mati - FRDLindur më 21.09.1974. Ka kryer studimet për Interdisciplinary Studies (Studime mbi drejtësinë dhe shkenca politike), në Northeastern Illinois University, SH.B.A. Aktualisht Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë pranë FRD dhe kandidate e kësaj force për qarkun e Tiranës. Ajo shpre-het : ‘Përfaqësoj ish të përndjekurit politikë që kurrë nuk u dëmshpër-blyen nga partitë që kanë ardhur në pushtet për më se 23 vjet të tranzi-cionit, si dhe të gjithë emigrantët që jetojnë në diasporë, sidomos ata që shkollohen jashtë shtetit dhe kur kthehen në atdhe i pret e njëjta histori, papunësia’.

FRD