mësimi i teuhidit fëmijëve.pdf

Upload: anonymous-ylqsq7ztoj

Post on 06-Jul-2018

240 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    1/14

    Mësimi i Teuhidit fëmijëve 

    01 Teuhidi për fëmijë 

    Imam Muhamed bin Abdil-Vehab (Rahimullah) 

    Burimi: Të mësuarit teuhidin fëmijëve, faqe 2-7

     ا ان  ل أذ

      ا ا 

    Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave. Mëshira dhe salavatet eAllahut qofshin mbi prijësin e të dërguarve, pasardhësit e tij dhe të gjithë shokët etij.

    Më tutje:

    Kjo është një broshurë e dobishme rreth asaj që njeriu duhet t’u mësojë fëmijëvepara se t’u mësojë Kuranin, me qëllim që ata të bëhen myslimanë të plotë në besiminislam dhe ta adhurojnë vetëm Allahun sipas rrugës së besimit. Librin e kamë radhiturnë formë të pyetjeve dhe përgjigjeve.

    - Pyetja 01: Nëse pyetesh: Kush është Zoti yt? 

    - Përgjigje: Përgjigju: Zoti im është Allahu. 

    - Pyetja 02: Çfarë do të thotë “Zot”? 

    Përgjigja: Përgjigju: Do të thotë “Sunduesi, Poseduesi, I Adhuruari, Ndihmuesi… “.Allah do të thotë “Ai që duhet të adhurohet nga të gjithë krijesat e Tij.” 

    - Pyetja 03: Si e njeh Zotin tënd? 

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    2/14

    - Përgjigje: Unë e njohë Atë përmes argumenteve dhe krijesave të Tij. Disa prejargumenteve të Tij janë dita dhe nata, dielli dhe hëna. Disa nga krijesat e tij janëqiejt, toka dhe gjithçka që ato mbajnë dhe përmbajnë. Dëshmi për këtë janëfjalët e Allahu Te ala: 

    ن

     

    ر

     ا

     ي

    ا

     ق خ

     وات

    ا

     وارض

     ف

     

     

    أ

     ث

     اى

     

     ش ا

     

     

    ا

     ر

    ا

        او   وام وا تا  ه  أ  ق   ا رك وا ا

     رب  ا

    “Vërtet, Zoti juaj, Allahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtëditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë

    e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I

    madhëruar është Allahu, Zoti i botëve!” 1

    - Pyetja 04: Pse të krijoi Ai? 

    - Përgjigje: Për ta adhuruar vetëm Atë, i Cili nuk ka ortak, për t’iu nënshtruar Atijnë urdhërturat dhe ndalesat e Tij. Allahu Te ala ka thënë: 

    و   خ  ا  وا ون   

    “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” 2

    Allahu Te ala gjithashtu ka thënë:

    واوا

     ا

     و

     ا

     

     

     

    “Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send.” 3

    Idhujtaria është mëkat më i madh me të cilin është sfiduar Allahu. Allahu Te ala kathënë:

      ك   ف م  ا     ار وواه ا

    “Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhenetin dhe vendi i tij ështëzjarri.” 4

    Idhujtaria (shirku) është që të adhurosh dikë karshi Allahut, t’i lutesh atij, taadhurosh atë, të shpresoshë në të, ti frikësohesh atij, ti mbështetesh atij apo tëkeshë dëshirë për të përpos Allahut.

    __________________________________________

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    3/14

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    4/14

    Kjo është për shkak se lutja është një nga format kryesore të adhurimit. Allahu Te alaka thënë:

    و ر دا أ    ن  ا نو َ  َد  ن   خ َاخ د  

    “Zoti juaj ka thënë: “Më lutni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që ngamendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në

     Xhehenem.” 3

    Në librat e Sunneneve transmetohet nga Enesi se Profeti salAllahu alejhi ue selem kathënë: “Lutja është palca adhurimit.” 4

    __________________________________________

    1 - 72:18

    2 - 23:117

    3 - 40:60

    4 - Tirmidhi (3371). I dobët sipas Imam Albanit në “Daif -ul-Xhemi” (3003).

    03 Detyrimi i parë për fëmijët 

    Imam Muhamed bin Abdil-Vehab (Rahimullah) 

    Burimi: Të mësuarit teuhidin fëmijëve, faqe 15-16

    Gjëja e parë që Allahu i detyruar robërit e tij ishte që të mohojnë Tagutin dhe të

    besojnë në Allahun. Allahu Te ala ka thënë:

      ف  و أ  ر نأ اوا ا ااو تا 

    “”Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, elargojuni tagutit!” 1

    Taghut është:

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    5/14

    01 - Çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut.

    02 - Shejtani.

    03 - Parashikues.

    04 - Astrolog.

    05 - Ai që gjykon me ndonjë gjë tjetër përveç ligjit të Allahut.

    06 - Çdo gjë që pasohet dhe bindet në diçka që nuk është e vërtetë. 

    Alameh Ibn-ul-Kajim - Rahimullah- ka thënë:

    “Taghut është gjithçka që adhurohet, pasohet dhe iu bindet si shërbëtor tëtejkalojë limitet e tyre.” 2

    __________________________________________

    1 - 16:36

    2 - I´lam-ul-Muvakki´in (1/5).

    04 Islami për fëmijë 

    Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehab (Rahimullah) 

    Burimi: Të mësuarit teuhidin fëmijëve, faqe 16-18

    - Pyetja 05: Cila është feja jote? 

    - Përgjigje: Feja ime është Islami. Islam do të thotë që t’i nënshtrohesh Allahutduke i besuar vetëm Atij, ti nënshtrohet Atij duke iu bindur me ibadet vetëm Atij,ti duash myslimanët dhe t’i urresh idhujtarët.

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    6/14

    Allahu Te ala ka thënë:

    ن  ا  ا  ام  

    “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” 1

    Allahu Te ala ka thënë gjithashtu:

    و غ   ا د    اخة ف و   ف  ا

    “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dheai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” 2

    Është transmetuar në mënyrë autentike e Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

    “Islami është që të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë

    përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe ta kryesh haxhin në Shtëpinë

    (e shenjtë) nëse ke mundësi ta bëshë atë.” 3

    __________________________________________

    1 - 3:19

    2 - 3:85

    3 - Bukhari (4777) dhe Muslim (102).

    05 Pesë shtyllat e Islamit 

    Imam Muhamed bin Abdil-Vehab (Rahimullah) 

    Burimi: Të mësuarit teuhidin fëmijëve, faqe 18-21

    Shahadeti “La ilahe ila Allah” do të thotë se nuk lejohet të adhurohet askush tjetërme të drejtë përveç Allahut. Allahu Te ala ka thënë:

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    7/14

    ذ  ا  و    و     ون  ا  ف اي    ف و    ف َ   ن 

    “(Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: “Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju, përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të

    më drejtojë. Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot)ndër pasardhësit e vet, me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në

    rrugën e drejtë.” 1

    Dëshmia se duhet ta falim namazin dhe ta paguajmë zekatin janë fjalët e Allahut Teala:

    و اوأ    و   ا     ا   او ةا اؤو ة زا   د وذ  ا

    “”E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të

    kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” 2

    Gjëja e parë që Allahu e thotë në ajet është se duhet adhuruar vetëm Atë dhe seduhet qëndruar larg nga idhujtaria. Gjëja kryesore që Allahu ka urdhëruar është qëvetëm Ai të adhurohet dhe gjëja më e keqe që Ai ka ndaluar është që dikush tjetërpos Tij të adhurohet. Allahu ka urdhëruar që të falemi dhe të paguajmë lëmoshën.Kjo është gjëja më madhështore në fe, ndërsa të gjitha dispozitat e tjera janë nëpasim të saj.

    Dëshmia se duhet agjëruar janë fjalët e Allahut Te ala:

     أ

     

    ا

     آا

     

     

     ام

     

     

     

     

    ا

     

     

     

     ن

     

    أ

      ات

    َ

    دو

     ف

     ن

        وأ     ةف   أ خأ  و ا  ف مط   ف ع  اخ 

    ف  خ  نأو ا  خ  ن   ن   نر يا  أ ف نآ  ى اس

      تو  ىَ ن ا  ا   ف وا  ف

    “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe iatyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Jeni të obliguar për)

    Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nukagjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nukmund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të

    varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, poqe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju. (Ato ditë të numëruara janë) Muaji iRamadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz

    dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë.” 3

    Dëshmia se duhet të kryejmë haxhin janë fjalët e Allahut Te ala:

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    8/14

     و   سا ج   اع  ا   

    “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësiudhëtimi te ajo.” 4

    __________________________________________

    1 - 43:26-28

    2 - 98:5

    3 - 2:183-185

    4 - 3:97

    06 Besimi në Gjashtë shtyllat e besimit 

    Imam Muhamed bin Abdil-Vehab (Rahimullah) 

    Burimi: Të mësuarit teuhidin fëmijëve, faqe 18-21

    Besimi ka gjashtë shtylla. Ato janë që të besosh në: 

    01 - Allahun.

    02 - Engjëjt e Tij.

    03 - Librat e Tij.

    04 - Të dërguarit e Tij.

    05 - Ditën e fundit.

    06 - Të mirën dhe të keqën në Kader.

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    9/14

    Dëshmia për këtë është hadithi i vërtetë i transmetuar nga Umer bin el-HatabradijAllahu anhu:

    “Një ditë, kur ne ishim ulur me të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem,një njeri erdhi tek ne me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zinjë.

    Tek ai nuk dukeshin shenjat e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njihte atë. Aiu ul pranë Profetit salAllahu alejhi ue selem dhe i mbështeti gjunjët e tij megjunjët e Profetit dhe i vendosi duart e tij mbi kofshët e tij. Ai tha: “O Muhamed,më informo mua rreth Islamit! I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha:“Islami është të dëshmosh se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askushpërveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut, të falëshnamazin, të japësh zekatin, të agjëroshë Ramazanit dhe të bësh haxhin nëShtëpinë e Shenjtë nëse ke mundësi.” Ai tha: “Ke thënë të vërtetën.” Ne ubefasuam sepse ai e pyeste atë dhe pastaj ia konfirmonte se ai e kishte thënë tëvërtetën. Pastaj ai tha: “Më informo rreth Imanit!” Ai tha: “Imani është që tëbesosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit, dhe të

    besosh në Kaderin, se e mira dhe e këqja vijnë prej Allahut.” Ai tha: “Ke thënë tëvërtetën.” “Ai tha: më informo rreth Ihsanit!” Ai u përgjigj:” Ta adhurosh Allahunsikurse po e sheh Atë. Se edhe pse ti nuk e sheh Atë, vërtet Ai të sheh ty.” Ai tha:“Më njofto rreth Çastit.” Ai tha: “I pyeturi nuk di më shumë se pyetësi.” Ai tha:“Më lajmëro për shenjat e tij!” Ai tha: “Robëresha do të lind zonjën e saj, dhe doti shihni barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur dhe të varfër se si do të garojnë nëndërtimin e ndërtesave të larta.” Pastaj ai shkoi dhe unë mbeta ulur për një kohëtë gjatë. Pastaj ai salAllahu alejhi ue selem tha: “O Umer, a e di se kush qepyetësi?” “Unë u përgjigja: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha:“Ai ishte Xhibrili që erdhi tek ju për t’jua mësuar fenë tuaj.” (Muslimi)

    07 Besimi në Profetin Muhamed 

    Imam Muhamed bin Abdil-Vehab (Rahimullah) 

    Burimi: Të mësuarit teuhidin fëmijëve, faqe 22-25

    - Pyetja 06: Kush është profeti yt? 

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    10/14

    - Përgjigje: Profeti ynë është Muhamed bin Abdil-lah bin Abdil-Muttalib bin Hashimbin Abdi Menaf. 

    Allahu Te ala e zgjodhi atë prej fisit Kurejsh. Ishte më i zgjedhuri nga pasardhësit eIsmailit alejhi-selam. Allahu dërgoi Muhamedin salAllahu alejhi ue selem tek njerëzit

    e bardhë dhe tek zezakët. Allahu ia shpalli librin dhe urtësinë atij. MuhamedisalAllahu alejhi ue selem i thirri njerëzit që të adhurojnë vetëm Allahun dhe tëndalen nga adhurimi i çdo gjëje tjetër nga statujat, gurët, pemët, profetët, njerëzit edrejtë, engjëjt dhe të tjera.

    Muhamedi salAllahu alejhi ue selem i thirri njerëzit që ta braktisin idhujtarinë. Ailuftoi kundër tyre, në mënyrë që ata të braktisin idhujtarinë dhe në vend të kësaj tëadhurojnë vetëm Allahun. Allahu Te ala ka thënë:

       دأ ر  ك و أ  اأ 

    Thuaj (o Muhamed!): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe askë s’ia bëjë shok Atij.” 1

      ا أ    د 

    “Thuaj: “Vetëm Allahun e adhuroj sinqerisht me besimin tim të plotë.” 2

      ك و ا أ أن أت  أ    دأ   ب و

    “Thuaj: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Allahun dhe që mos t’i bëj

    shok Atij. Vetëm Atij i lutëm dhe vetëm tek Ai kthehem.” 3

     فأ  ا و أ أ ن  ا  أو و     ا و    أ   

    َ

        و   ا ا ف و   ا 

    Thuaju atyre: “Vallë, a ju po më urdhëroni që të adhuroj dike tjetër, përveçZotit, o injorantë. Me të vërtetë, të është shpallur ty edhe atyre (pejgamberëve)

    që kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan Perëndisë shok, me siguri do të tëhumbin punët tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar. (Mos adhuro

    idhujt), por adhuro vetëm Perëndinë dhe bëhu falenderues!” 4

    __________________________________________

    1 - 72:20

    2 - 39:14

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    11/14

    3 - 13:36

    4 - 39:64-66 

    08 Besimi në Ringjalljen 

    Imam Muhamed bin Abdil-Vehab (Rahimullah) 

    Burimi: Të mësuarit teuhidin fëmijëve, faqe 25-27 

    Për bazave të besimit që të ruajnë nga mosbesimi është që të besosh në:

    01 - Ringjallje.

    02 - Gjykim

    03 - Dhënia llogari

    04 - Xhenet

    05 - Xhehnem.

    Të besosh se të gjitha këto janë të vërteta. 

    Allahu Te ala ka thënë:

      خ

     فو

     

     و

     

     رة

     أخى

     

    “Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t’ju kthejmë përsëri në të, e prej sajdo t’ju nxjerrim edhe një herë.” 1

    Allahu Te ala gjithashtu ka thënë:

    http://www.perlat-muslimane.com/www.perlat-muslimane.comhttp://www.perlat-muslimane.com/www.perlat-muslimane.com

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    12/14

    ن   و ف   ائأ  ا ئأ   ق  خ    ا أو او     ف ا وأوأ   أصب وأو ا  ف نو خ 

    “E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më eçuditshme thënia e tyre: “A do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhé?” Këta

     janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra,këta janë banues të zjarrit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” 2

    Ajeti dëshmon se kushdo që e mohon Ringjalljen ka rënë në mosbesim për shkak të tëcilit do të përfundojë në zjarrin e përjetshëm. Allahu na mbrojtë nga mosbesimi dheveprimet e mosbesimit.

    __________________________________________

    1 - 20:55

    2 - 13:5

    09 Thirrja e Profetit 

    Imam Muhamed bin Abdil-Vehab (Rahimullah) 

    Burimi: Të mësuarit teuhidin fëmijëve, faqe 27-29

    Këto ajete të Kuranit dëshmojnë se i Dërguari salAllahu alejhi ue selem u dërgua që tiurdhëroj njerëzit që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe që ti ndalojë ata që tëadhurojnë dikë tjetër pos Allahut. Kjo është feja e tij salAllahu alejhi ue selem në tëcilën i thirri njerëzit dhe për të cilën i luftoi. Allahu Te ala ka thënë:

    م  ق 

    ى و 

    ة ت ن  ح ف ن 

     كه الدي و  

    “Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besimi i kotë), e i tërë adhurimi tëbëhet vetëm për All-llahun.” 8:39

    Sprova është idhujtaria. 

    Allahu Te ala dërgoi Muhamedin salAllahu alejhi ue selem kur ai ishte dyzet vjet. Përdhjetë vjet ai thirri njerëzit që të adhurojnë vetëm Allahun dhe të mos adhurojnë

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    13/14

    askë tjetër pos Allahut. Pastaj Allahu e ngriti lart në një udhëtim për në qiell. Lartënë qiell, ai u detyrua të falet pesë herë në ditë, kur Allahu Te ala e urdhëroi atësalAllahu alejhi ue selem nuk kishte asnjë ndërmjetës mes tij dhe Allahut.

    Pas kësaj, ai u urdhërua që të emigroi. Ai emigroi në Medine, ku u urdhërua gjithashtu

    të dalë në Xhihad. Për gati dhjetë vjet ai bëri Xhihad për hir të Allahut derisa njerëzitu konvertuan në Islam në grupe të mëdha.

    Kur Profeti salAllahu alejhi ue selem kishte mbushur gjashtëdhjetë e tre vjet dheAllahu Te ala kishte përmbushur fenë nëpërmjet tij dhe lejoi që ai të kumtoi shpalljene Allahut, ai vdiq. salAllahu alejhi ue selem.

    10 Besimi në Profetët 

    Imam Muhamed bin Abdil-Vehab (Rahimullah) 

    Burimi: Të mësuarit teuhidin fëmijëve, faqe 30-32

    I Dërguari i parë ishte Nuhi alejhi-selam. I Dërguari i fundit ishte Muhamed salAllahualejhi ue selem.

    Allahu Te ala ka thënë:

     وأ    وأ   ح او  ه 

    “Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe profetët pas tij.” 1

    Allahu Te ala gjithashtu ka thënë:

    و     ر 

    “Muhamedi nuk është tjetër vetëmse Profet.” 2

    Allahu Te ala ka thënë:

     ن   أ  أ   ر   و ر  ا خو ا نو  ا       

  • 8/17/2019 Mësimi i Teuhidit fëmijëve.pdf

    14/14

    “Muhamedi nuk është babë i askujt prej njerëzve (meshkujve) tuaj, por është iDërguari i Allahut dhe vula e Profetëve, e Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo

    gjë.” 3

    I Dërguari më i mirë është profeti ynë Muhamedi salAllahu alejhi ue selem. Njerëzit

    më të mirë pas profetëve janë Ebu Bekri radijAllahu anhu, pastaj Umeri radijAllahuanhu, pastaj Uthmani radijAllahu anhu dhe pastaj Aliu radijAllahu anhu. Allahu qoftë ikënaqur me ata të gjithë. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

    “Brezi më i mirë është brezi im, pastaj ai që vijen pas tij dhe pastaj ai që vjen pastij.” 4

    Përveç kësaj, Isai salAllahu alejhi ue selem do të zbretë poshtë nga qielli dhe do tavret Dexhallin 5.

    Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Fund. 

    __________________________________________

    1 - 4:163

    2 - 3:144

    3 - 33:40

    4 - Bukhari (2652) dhe Muslimi (6635)

    5 - Muslimi (7560).