metropol 5 korrik

24
QEVERIA E PS REAGON KRYEPROKURORI Do të ndëshkohen azilkërkuesit e rremë. Dëmtojnë vizat »10 DUHANI E ULLIRI DY KRENARITË E VENDIT Legjenda e ullishtes së mbjellë nga venecianët në Elbasan »8 PATENTA ME PIKË Ja si do të ankimohen penalitetet e rrugorëve »5 »2 ZGJEDHJET NË PD Kryesia hap garën, Basha- Olldashi programojnë takimet Pinari flet mbi zbatimin e ndryshimeve në ligj. Do të ketë më shumë lehtësira sesa ndëshkime ndaj drejtuesve Mjekët: Kujdes me kremërat që përdorni, më parë analiza të lëkurës Nis plazhi »4 Nga RAMIZ LUSHAJ Basha, politikani që di të triumfojë Nga MAJLINDA BUSHJA Rëndësia e masës Nga LUAN MYFTIU Në kërkim të liderit »20 »21 Opinion »7 »9 REAGOJNË PRONARËT: Kemi gjithë dokumentet për blerjen e tokës Toka në Orikum Skema që do të ndiqet në fushatën e parë në selinë blu. Ditën e votimit kandidatët do kenë komisionerin e tyre E PREMTE 5 KORRIK 2013 VITI IX, NR. 3019 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5 gazetametropol.com Në ditën e lindjes Rama takon Llallën e Nishanin Kreu socialist bisedon mbi luftën ndaj krimit, si dhe situatën politike në vend. Mbështetësit i urojnë ditëlindjen Emrat më të lakuar dhe postet që diskutohen Asambleja mandaton Edi Ramën për nisjen e bisedimeve zyrtare »3 Big Basta e Vesa Luma rrëfejnë Parisin dhe dashurinë Afërdita dhe Shpati, klip me djalin e quajtur Di Kapri Noizy dhe Daniela pozojnë nudo për revistën “VIP” GOSSIP Miriam Cani: Albani më propozoi martesë, përgjigja ishte... »14-15 HISTORIANI GJERMAN: Pa ilirët nuk do të kishte as Romë, as Spartë »18-19 Një udhëtim rreth Sicilisë

Upload: gazeta-metropol

Post on 28-Mar-2016

304 views

Category:

Documents


17 download

DESCRIPTION

Qeveria re e PS, Patenta me pike, zgjedhjet ne PD

TRANSCRIPT

Page 1: Metropol 5 korrik

QEVERIA E PS

REAGON KRYEPROKURORI

Do të ndëshkohen azilkërkuesit e rremë. Dëmtojnë vizat»10

DUHANI E ULLIRI DY KRENARITË E VENDIT

Legjenda e ullishtes së mbjellë nga venecianët në Elbasan»8

PATENTA ME PIKË Ja si do të ankimohen

penalitetet e rrugorëve

»5

»2

ZGJEDHJET NË PDKryesia hap garën, Basha-

Olldashi programojnë takimet

Pinari flet mbi zbatimin e ndryshimeve në ligj. Do të ketë më shumë lehtësira sesa ndëshkime ndaj drejtuesve

Mjekët: Kujdes me kremërat që përdorni, më parë analiza të lëkurës

Nis plazhi

»4

Nga RAMIZ LUSHAJ

Basha, politikani që di të triumfojëNga MAJLINDA BUSHJA

Rëndësia e masësNga LUAN MYFTIU

Në kërkim të liderit

»20

»21

Opinion

»7

»9REAGOJNË PRONARËT: Kemi gjithë dokumentet për blerjen e tokës

Toka në Orikum

Skema që do të ndiqet në fushatën e parë në selinë blu. Ditën e votimit kandidatët do kenë komisionerin e tyre

E PREMTE5 KORRIK 2013VITI IX, NR. 3019TEL: 04 2 233 991FAX: 04 2 233 998ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5 gazetametropol.com

Në ditën e lindjes Rama takon Llallën e Nishanin

Kreu socialist bisedon mbi luftën ndaj krimit, si dhe situatën politike në vend.

Mbështetësit i urojnë ditëlindjen

Emrat më të lakuar dhe postet që diskutohen

Asambleja mandaton Edi Ramën për nisjen e bisedimeve zyrtare

»3

• Big Basta e Vesa Luma rrëfejnë Parisin dhe dashurinë• Afërdita dhe Shpati, klip me djalin e quajtur Di Kapri• Noizy dhe Daniela pozojnë nudo për revistën “VIP”

GOSSIPMiriam Cani:

Albani më propozoi martesë,

përgjigja ishte...»14-15

HISTORIANI GJERMAN: Pa ilirët nuk do të kishte as Romë, as Spartë

»18-19Një udhëtim rreth Sicilisë

Page 2: Metropol 5 korrik

02 E premte 5 korrik 2013 •

« POLITIKË

• Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike kandidati Lulzim Basha theksoi se vendimi i marrë nga kryesia ishte

më se si drejtë. Sipas tij, gara ndërmjet kandidatëve është e hapur dhe rezultati do të pranohet, cili do qoftë ai. “Kryesia ka marrë vendimin sot për zyrtarizmin e kandidaturave. Natyrisht, dua të shpreh mirënjohjen time për këtë vendim si dhe bindjen

time se nga ky proces do të dalim më të vendosur dhe më të bashkuar. Sigurisht që do ta pranoj rezultatin”, - u shpreh ai.

• Edhe kandidati tjetër potencial për të marrë postin e Berishës në PD-së, Sokol Olldashi, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë

theksoi gjithashtu se do të zhvillojë një garë dinjitoze për të marrë drejtimin e forcës politike ku ai bën pjesë. “Jam i bindur se do të zhvillojmë një garë dinjitoze, shumë pozitive, e cila do t’i japë struk-turave të Partisë Demokratike mundësinë që të gjykojnë dhe të arrijnë

me një vendim me votën e vetë të datës 22 korrik. Sigurisht që do ta pranoj rezultatin. Një pyetje e tillë as nuk duhej bërë”, - pohoi ai.

“KANDIDATËT POTENCIALË PËR T’U BËRË KRYETAR JANË LULZIM BASHA DHE SOKOL OLLDASHI”

Më 22 korrik zgjidhet kryetari i ri i PD-sëNë garë 4 kandidatura për të marrë drejtimin. Berisha: Nuk pranoj ndërhyrje

Ervin Koçi

Fati i kryetarit të ri të Par-tisë Demokratike do të përcaktohet më datën 22

korrik. Vendimi i kryesisë së PD-së i marrë dje përcaktoi këtë ditë për të bërë zgjedhjet për drejtuesin e ri të demokratëve dhe dy kandidaturat kryesore për të marrë këtë pos janë kry-etari i Bashisë së Tiranës, Lul-zim Basha, dhe ministri i Trans-porteve, Sokol Olldashi. Këto u bën të ditura ditën e djeshme, ku me mbledhjen e kryesisë u përcaktuan dhe emrat e kandi-datëve për këtë garë. Kryetari i dorëhequr, Sali Berisha, thek-soi se parashikon një proces dinjitoz për zgjedhjen e kry-etarit të ri të PD-së. “Detyra e anëtarësisë së PD-së është të japë procesin më dinjitoz që ka dhënë ndonjëherë PD-ja. Besoj se të dy kandidatët janë të për-gatitur me qetësi të presin ver-diktin e anëtarësisë së partisë. Pas kësaj fituesi do të ketë të drejtë të ndërtojë lidershipin e ri të PD-së, natyrisht të propo-zojë ekipin që do të çojë PD-në në fitore. Por kryetari i ri do të ketë një zë të fuqishëm në këtë çështje”, - pohoi ai. Kryetari i ri i PD-së do të zgjidhet sipas parimit “një anëtar, një votë”, proces që shndërrohet për herë të parë si një sfidë për të shfaqur demokracinë e brendshme të kësaj partie.

MbledhjaKryesia e Partisë Demokra-

tike shqyrtoi kandidaturat për kreun e ri të partisë pas dorëheqjes nga detyrat par-tiake të liderit Berisha. Mbled-hja u hap nga fjala e kryetarit të dorëhequr Sali Berisha. “Kam kënaqësi t’ju them se kandidaturat që plotësojnë kriteret janë katër. 1. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, anëtari i kryesisë së PD-së Lulzim Ba-sha. Nuk besoj se ka nevojë të ndalem në CV-në e tij, të cilën duhet ta botoni nesër në gazetën e partisë qëtënjihet anëtarësia. “. Sokol Olldashi, ministri i Punëve Publike. Po që plotësojnë kushtet janë dhe 2 të tjerë. 3. Astrit Sinanaj, që është anëtar i PD-së, dega Fier, 4. Kandidatura e katërt që ka paraqitur dokumentet është Sokol Prekë Paja, dega Tiranë”, - bëri të ditur Kryeministri në mbledhje të kryesisë së PD-së. Berisha njoftoi se ai që do të zgjidhet nga anëtarësia e PD-së do t’i hapet drita jeshile të propozojë forumet, ekipin që

ai mendon se i çon më shpejt në pushtet. Në hyrje të fjalës së tij kryetari i dorëhequr i PD-së këshilloi anëtarësinë demokrate se tashmë duhet të veprojnë dhe mendojnë si një opozitë e fuqishme që ten-ton të vijë në pushtet. “Është në detyrën tonë më parësore flakja mënjanë e mantelit të një force politike në pushtet, përveshja e llërëve për t’u shndërruar në opozitën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë. PD-ja ka poten-cialin më të madh sot se kurrë në historinë e saj për t’u bërë pushteti moral i vendit. PD-ja duhet të jetë e vetëdijshëm në çdo qelizë të saj për domo-sdoshmërinë jetike si opozitë e sigurt, që ecën e sigurt drejt fitores së radhës. Pikërisht në këtë kuadër, evenimenti më i rëndësishëm është gara për lidershipin e ri”, - tha Berisha.

Lideri historik i demokratëve nuk la pa përmendur faktin se në këtë proces nuk duhet të ketë asnjë lloj ndërhyrje. “Të refuzoni me përçmim çdo lloj ndërhyrje, të çdo lloj e të cilitdo. Përpjekje të shëmtuara bëhen nga ata që kontrollojnë mediet, me atë botë me të cilën na lidh asnjë gjë, nga ata të huaj shar-latanë që harrojnë se, kur tento-jnë në këtë mënyrë, janë vetëm një gjel mbi plehra dhe asgjë tjetër”, - theksoi ai.

Fushata brenda Partisë Demokratike për të zgjedhur kryetarin e ri do të fillojë që sot. Sipas vendimit të marrë brenda kryesisë së PD-së, kandidatët kanë të drejtë të zhvillojnë fushatë elektorale brenda partisë, duke kërkuar mbështetjen e anëtarëve të selisë blu. Konkretisht janë rreth 105 mijë anëtarë të PD-së që do të vendosin për kryetarin e ri, që do të udhëheq demokratët në betejat elektorale të ardh-shme, por edhe gjatë këtij 4-vjeçar që kjo forcë politike do të jetë në opozitë. Për këtë kandidatët do të zhvillojnë një fushatë elektorale brenda grup-seksioneve të partisë për të kërkuar mbështetjen e anëtarëve. Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që secili nga kandidatët të ketë nga një anëtar brenda komi-sionit të zgjedhjeve të Partisë

Demokratike për të garantuar një proces të hapur elektoral.

Me marrjen e këtyre vendi-meve nga kryesia e Partisë Demokratike, katër kandidatët do të jenë në garë elektorale ndërmjet tyre dhe veprimtaria e tyre do të përqendrohet në të gjitha nëndegët e PD-së, pasi aty do të përqendrohet edhe beteja e kandidatëve. Edhe pse në garë janë katër

kandidat, dy prej tyre shihen si më të fortët, pasi gëzojnë mbështetje më të madhe, Lulëzim Basha dhe Sokol Olldashi, gjë kjo e pohuar edhe nga vetë kryetari i dorëhequr i PD-së Sali Berisha. Ver-dikti final për zgjedhjen e kryetarit do të bëhet më 22 korrik, datë në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet për kry-etarin e ri të demokratëve.

SECILI KANDIDAT ME NJË ANËTARË NË KOMISION

Kandidatët për kryetar në fushatëVeprimtaria shtrihet në grup-seksionet e partisë

Dy kandidatura të përjashtuara

Që kur Berisha pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe shpalli largimin e vet nga drejtimi i PD-së, gjatë kësaj jave vetëm dy politikanë të rëndësishëm të saj kanë dorëzuar kërkesën për kandidim. I pari u paraqit ministri aktual i Punëve Publike Sokol Olldashi e më pas kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha. Në medie janë dëgjuar edhe emra të tjerë më pak të rëndësishëm. Olldashi e Basha u paraqitën njëlloj në zyrat qendrore të partisë së tyre, dorëzuan projektet dhe kërkesën për kandidim dhe mba-jtën nga një deklaratë për shtyp, ku theksuan njëlloj nevojën për një fillim të ri në PD, që ajo të kthehet me dinjitet në pushtet, krenare për qeverisjen e deritan-ishme dhe ndihmesën e shquar që ka dhënë kryetari i saj Sali Berisha. Por pas thirrjes së Kry-eministrit Sali Berisha i pari që ka shkuar në selinë blu ka qenë ish-deputeti i kësaj partie Aleksandër Biberaj. Ai është drejtuar në zyrën në të majtë të katit të parë, ku është akomod-uar sektori i organizimit, dhe ka kërkuar që të depozitojë dokumentet, por nga administrata e PD-së i është komu-nikuar fakti se Biberaj nuk e ka teserën e kësaj partie, për shkak se disa muaj më parë është bërë pjesë e Frymës së Re Demokratike.

Krahas Biberajt edhe kandidati Erion Nikolli nuk është pranuar që të garojë në këtë proces me të njëjtin argument si me Biberajn dhe në këtë mënyrë në garë për kreun e ri të Partisë Demokratike janë vetëm katër kandi-datura, pasi dy të tjerat janë përjashtuar.

PD/ GARA

Page 3: Metropol 5 korrik

03• E premte 5 korrik 2013

»POLITIKË

FORUMI SOCIALIST MBLIDHET SOT, ANËTARËSIA ZBATON NENIN 28, PIKA DY TË STATUTIT

Asambleja mandaton Edi Ramën Kryeministër Do të diskutohet programi i 300 ditëve të para të qeverisë së majtë

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare për të mandatuar kreun e saj Edi Rama si kryeministër. Gjithash-tu, si i mandatari i drejtpërdrejt për kryeministër, Rama do të marrë të drejtën nga forumi më i lartë drejtues mes dy kon-greseve të formatojë qeverinë e re në bashkëpunim dhe me aleatët e PS-së.

AsamblejaAnëtarët e Asamblesë Kom-

bëtarë të Partisë Socialiste janë thirrur sot në një takim, i cili vjen i diktuar nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, ku kjo parti dhe koalicioni i saj fitoi të drejtën e qeverisjes së vendit. Ky fo-rum, në bazë të drejtave të tij të sanksionuara në statutin e PS-së, neni 28, pika 2 e tij, mandaton drejtpërdrejt kry-etarin e partisë si përfaqësues të PS-së për kryeministër. Një-kohësisht do t’i japë të drejtën atij që të vijojë negociatat me aleatët për krijimin e qeverisë së re. Gjithashtu bëhet e ditur se të qenët fitues në zgjed-hjet e 23 qershorit ka krijuar përshtypjen te strukturat so-cialiste, te mbështetësit e mili-tantët se tashmë kërkesat e tyre mund të jenë të realizue-shme që me nisjen nga puna të qeverisë së re. Për këtë arsye pritet që lidershipi socialist gjatë këtij takimi të mund të kërkojë nga anëtarët që të ni-sin kontaktet për të qartësuar faktin se me mandatimin në Kuvend të qeverisë “Rama” do të duhet të mobilizohen të gjitha instrumentet, me qëllim vënien në punë të programit të “Rilindjes”. Kështu, pritet që gjatë ditës së sotme Asamble-ja Kombëtare të diskutojë dhe të japë mendimet e saj mbi programin e 300 ditëve të para të qeverisë.

ProjektiNdërkohë që Rama ka ni-

sur negociatat me aleatin e tij strategjik, sot në këtë mbled-hje pritet të mandatohet për të vijuar më tej takimet me aleatët e koalicionit të majtë me qëllimin krijimin e qeverisë së re. Po nëse nga LSI-ja kanë ardhur për lidershipin social-ist preferencat e dikastereve që synon të drejtojë kjo forcë parlamentare, e njëjta situatë është dhe në selinë e PS-së. Diku një emër i parashikuar më herët nga kreu i socialistëve e diku një dëshirë e vetë për-faqësuesve socialistë bën që të ketë jo pak përplasje mes PS-së e LSI-së për ndarjen e ministrive. Jo zyrtarisht prej ditësh është folur dhe për em-rat që mund të drejtojnë këto ministri. Ishte parashikuar që përfaqësimi i LSI-së në kabi-netin qeveritar të ishte deri në katër poste ministrore. Aktual-isht nga LSI-ja preferencat janë për gjashtë dikastere. Konkret-isht bëhet e ditur se ministritë që synohen nga LSI-ja janë:

Ministria e Integrimit, e Arsim-it, e Pushtetit Lokal, e Mjedisit, e Transporteve dhe ajo e Mbro-jtjes. Mësohet se nga ana e saj LSI-ja nuk ka insistuar për min-istri të tilla si ajo e Ekonomisë, e Financave, e Jashtme apo e Shëndetësisë dhe e Rendit. Por duke mos hequr dorë nga kjo e fundit, pritet që ndryshi-mi i formatit të saj aktual, pra ndarja e funksioneve të saj, do të bëhet me qëllim që LSI-ja të mund të kryesojë Ministrinë e Pushtetit Lokal, ndërsa pjesën tjetër, Ministrinë e Rendit, ta drejtojë PS-ja. Por e gjithë kjo situatë është vetëm në parim, pasi ende nuk ka zyrtarisht një vendimmarrje.

Deri në shtator, kur dhe të votohet në Kuvend qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama, do të zhvillohen negociatat për konturimin e formatit të ri qever-isës dhe të përfaqësimit të partive të koalicionit të majtë, i cili rezultoi fitues në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Gjatë kësaj periudhe Partia Socialiste do të zhvillojë negociata me të gjithë drejtuesit e partive që janë pjesë e koalicionit të majtë. Nga ana e tyre krerët e partive të vogla janë në pritje të ftesës së lidershipit social-ist për t’u ulur në bisedime në bazë të marrëveshjes së tyre parazgjedhore. Pritet që PBDNJ-ja të kryesojë Ministrinë e Mjedisit, por jo nga Vangjel Dule.

PB

DN

J te

Mje

disi

Pas mbylljes së procesit zgjedhor për Kuvendin e ri kreu i PS-së, Edi Rama, nisi fillimisht negociatat me aleatin e tij strategjik Ilir Meta dhe pritet që gjatë këtij muaji të bëhet dhe një ndarje e qartë si e posteve ministrore, ashtu dhe e përfaqësimit të aleatëve të majtë në nivele të dyta. Kjo në respekt të marrëveshjes së firmosur përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Po sipas marrëveshjes Rama do të jetë kryeministër dhe Meta kryetar i Kuvendit. Ndërsa posti i zëvendëskryeministrit pritet t’i takojë PS-së dhe emri i përfolur është ai i Pandeli Majkos. Si kryeministri dhe zëvendëskryeministri i ri nuk do të lënë mandatin e deputetit.

Zv.k

ryem

inis

tri

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në 300 ditët e para të qeverisjes do ta përqendrojnë punën e tyre në normalitetin fiskal dhe në atë demokratik. Siç u bë e ditur, sekretari i programit në PS, Ilir Beqja, dhe anëtari i kryesisë së LSI-së Edmond Haxhinasto po punojnë së bashku me dy ekipe mbështetëse për të detajuar pikërisht këtë plan pune. Prioritet do të jetë pikërisht punësimi i shqiptarëve. Në vlerësimin e tyre vendi ka nevojë për normalitet fiskal dhe normalitet demokratik. Ndërsa sektorët ku do të ndërhyhet me plane afatmesme dhe afatgjata janë sektorët prodhues, si ai i manifakturës, fshati, bujqësia, turizmi e pa dys-him një qasje krejt e re në administrimin e burimeve tona natyrore.

Marrëveshja e firmosur nga 37 partitë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane saktëson se pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 PS-ja do të bashkëqeverisë me çdo forcë politike që përfaqë-son një numër votash si shprehje e vullnetit të popullit në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10 000 vota, pa cenuar statusin e nëpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike. Ndërsa për subjektet politike që do të ar-rijnë të marrin mbi 10 000 vota do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror. Gjithashtu, kur një parti merr një mandat, ajo mund të kërkojë një vend në qeverinë e koalicionit pas zgjedhjeve.

KABINETI NË HIJE

Kryeministër - Edi Rama (s’do të dorëzojë mandatin e deputetit)

Zv. kryeministër - Pandeli Majko (s’do të dorëzojë mandatin)

Ministria e Jashtme - Ditmir Bushati

Ministria e Ekonomisë - Mimi Kodheli

Ministria e Financave - Shkëlqim Cani

Ministria e Rendit - Taulant Balla

Ministria e Pushtetit Lokal - Ylli Manjani

Ministria e Energjetikës - Edmond Haxhinasto

Ministria e Bujqësisë - Ilir Beqja

Ministria e Kulturës - Fate Velaj ose Auron Tare

Ministria e Zhvillimit Rural - Ervin Bushati

Ministria e Drejtësisë - Spartak Ngjela?

Ministria e Shëndetësisë - Klodiana Spahiu

Ministria e Mjedisit - do t’i përkasë PBDNJ-ja

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale - Eglantina Gjermeni

Ministria e Rinisë dhe Emigracionit - Erion Veliaj

Ministria e Transporteve - Artan Lame

Ministria e Mbrojtjes - Luan Rama

Ministria e Sportit - Fidel Ylli

Ministria e Integrimit - Edmond Panariti

Ministria e Arsimit - Mimoza Hafizi

RENDI I DITËSMbledhja është thirrur në orën 11:00.

Do të hapet me fjalën e kreut të PS-së Edi Rama.

Rendi i ditës do të vazhdojë me dyer të mbyllura.

Do të mandatohet Rama si kryeministër.

Do të diskutohet për projektin qeveverisës të 300 ditëve të para.

Page 4: Metropol 5 korrik

04 E premte 5 korrik 2013 •

« POLITIKË

Letër urimi Obamës për pavarësinë e SHBA-ve

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka uruar dje Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve. Në letrën e tij Berisha shpreh mirënjohjen ndaj Amerikës për kontribu-tin që ka dhënë duke mbështetur Shqipërinë në reformat demokratike, si dhe në rolin e rëndë-sishëm që kanë luajtur SHBA-të në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Dëshiroj që këtë ditë të shënuar për kombin Tuaj të gjej mundësinë të theksoj me shumë kënaqësi se marrëd-hëniet midis dy vendeve dhe popujve tanë miq janë më të mira se kurrë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë dhe shqiptarët është ndier në çdo hap të rrugëtimit tonë në drejtim të reformimit dhe zhvillimit të institucioneve dhe forcimit të demokracisë. Falë kësaj mbështetje ne jemi sot partnerë dhe aleatë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, e cila mëshiron dhe mbron fuqishëm vlerat e shtrenjta të demokracisë. Me këtë rast më lejoni t’Ju siguroj për vendosmërinë e palëkundur dhe vullne-tin e plotë të qeverisë shqiptare për të zhvilluar më tej këtë bashkëpunim dhe partneritet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë në të mirë të paqes, stabilitetit dhe përparimit kudo në botë. Populli shqiptar dhe qeveria shqiptare mbeten thellësisht mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e vazh-dueshme të SHBA-ve. Shqipëria do të vazhdojë me përkushtim përpjekjet në drejtim të realizimit të të gjitha reformave në përmbushje të objekti-vave madhorë kombëtarë të integrimit të plotë në familjen europiane”, - thuhet ndër të tjera në letrën e Berishës.Takimi me ambasadorin Sekui

Ambasadori i Bashkim-it Europian në Tiranë, Etore Sekui, u takua dje me Kryeministrin ne detyre Sali Berisha. Gjatë takimit ndërmjet Ber-ishës dhe ambasadorit të BE-së u theksua rëndë-sia e procesit zgjedhor që Shqipëria kaloi, ku përfaqësuesi i BE-së theksoi se Shqipëria e meriton plotësisht sta-tusin e vendit kandidat për në Bashkimin Euro-pian pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

BERISHAKREU I PS NË TAKIMIN E PARË PAS 23 QERSHORIT ME NISHANIN E LLALLËN

Rama ditëlindje në festë dhe takimeFestoi me stafin në PS 49-vjetorin e tij. Lule e urime për të

Rezultati i votimit për Durrë-sin dhe Shkodrën është shtyrë nga KQZ-ja pas kërkesës së Partisë Demokratike. Ndërkaq u miratua tabela e rezultateve për qarkun e Elbasanit. Në fil-lim të mbledhjes përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti, kërkoi shtyrjen me 24 orë të nxjerrjes së rezultatit për Dur-rësin dhe Shkodrën, pasi, sipas tij, materiali ishte shumë vo-luminoz dhe do të duhet më shumë kohë për shqyrtimin e tij. Gjithashtu KQZ-ja vendosi sot të shtyjë edhe shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga PD-ja dhe përfaqësuesi i saj në KQZ, me objekt kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr. 81 (qarku Vlorë) për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezul-tatit për zgjedhjen e kryetarit të komunës Sevaster. Gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi projektvendimin e tabelave të rezultateve për qarkun e Fierit e të Elbasanit. Me miratimin

e këtyre dy qarqeve mbeten edhe 6 qarqe të tjera për t’u miratuar, duke e vonuar procesin e certifikimit të zgjedhjeve. Cer-tifikimi i zgjedhjeve po shkon drejt një zgjatjeje, dhe kjo ishte parashikuar që të ndodhte pasi KQZ-ja nuk ka numrin e nevo-jshëm të anëtarëve që të bëjë këtë procedurë të zgjedhjeve. Gjithsesi, vonesat po vijnë edhe nga partitë politike që herë pas here kërkojnë që çështje të ren-dit të ditës për miratimin e tab-

elave përfundimtare të zgjed-hjeve të shtyhen për mbledhje të tjera, ashtu siç ndodhi edhe dje. Por nga këto shtyrje vjen edhe vonesa në procesin e certifikimit të zgjedhjeve, pasi KQZ-ja aktualisht mund të bëjë vetëm miratimin e tabelave të rezultateve për çdo qark dhe më pas vendimmarrja kryesore do t’i kalojë për shqyrtim Ko-legjit Zgjedhor, pasi KQZ-ja nuk ka kapacitetin e anëtarëve për të bërë këtë gjë.

Një ditëlindje ndryshe për kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Në 49-vjetorin

e tij si kryeministër i ardhshëm Rama zgjodhi që ta ndajë ditën në festime me stafin e tij në parti dhe në takime me drej-tues të lartë të institucioneve kushtetuese në vend. Festa

Stafi i Partisë Socialiste në zyrën qendrore në Tiranë që mëngjesin e djeshëm kish nis-ur përgatitjet për t’i organizuar një festë surprizë kryetarit dhe kryeministrit të zgjedhur Edi Rama. Kreu i PS-së, i cili ka lin-dur më 4 korrik të vitit 1964, i gjendur përpara organizimit të këtij kokteji, festoi privatisht me stafin e tij më të afërt në sallën ku zhvillohen mbledhjet e grupit parlamentar. Larg syve të kamerave, Rama ka trokitur gotat dhe ka ndarë me de-putetët që ishin prezentë në selinë e partisë edhe tortën e ditëlindjes. I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Rama ka hapur dhura-tat e shumta që i kishin mbërrit-ur për ditëlindje. Ndërkohë gjatë gjithë ditës buqetat me lule shumëngjyrëshe kanë ardhur në adresë të tij në PS, duke mbush-ur ambientet e selisë. Përmes tyre simpatizantë të thjeshtë dhe miq të vjetër i kanë uruar kryesocialistit Edi Rama 49-vje-torin e ditëlindjes së tij. Në darkë Rama festoi me familjarët.

TakimetPas festës me stafin e tij në

ve të 23 qershorit, takime për të cilat kryetari socialist zgjodhi të japë një koment në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”. Në takimin me Presidentin Nis-hani, i cili zgjati rreth 45 minuta, mësohet se Rama ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vep-rimet më të fundit të ndërmarra nga ana e kryeministrit. “Me Presidentin e Republikës folëm për tematikën e bashkëpunimit

institucional e të tranzicionit të pushtetit pa probleme të reja. Takim pozitiv”, - shkroi Rama në “Twitter”. Ndërsa zyra e shtypit pranë Presidencës sqar-oi se “Presidenti Nishani dhe kryesocialisti Rama shkëmbyen mendime për një tranzicion të butë të pushteteve dhe për një bashkëpunim të frytshëm in-stitucional në interes të forcimit të demokracisë dhe funksion-

imit të shtetit ligjor”. Pasditen e djeshme kreu socialist u drej-tua në Prokurorinë e Përgjith-shme, ku për rreth një orë zh-villoi bisedë me Llallën. Ja si e komentoi Rama këtë takim po përmes një mesazhi në “Twit-ter”: “Me prokurorin e përgjith-shëm biseduam për tematikën e bashkëpunimit institucional dhe influencën e krimit mbi vendin. Takim pozitiv.”

PARTITË POLITIKE KËRKOJNË KOHË PËR SHQYRTIMIN E MATERIALEVE

KQZ shtyn miratimin e tabelaveDurrësi dhe Shkodra ende pa rezultat zyrtar

Kolegji vendos për certifikimin e zgjedhjeve

KQZ mund t’i rimarrë në shqyrtim vendimet me 5 vota

Me miratimin e rezultatit të tabelave zgjedhore certi-fikimi i zgjedhjeve shkon për miratim në Kolegjin Zgjedhor, pasi aktualisht ky është i vetmi institucion që mund të bëjë këtë procedurë të zgjedhjeve parlamentare. Kolegji si institucion merret vetëm me ankimet e palëve në procesin zgjedhor, por për shkak se KQZ-ja është e cunguar për nga numri i anëtarëve ky institucion do të marrë përsipër edhe të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve së bashku me shpërndarjen e mandateve. Kodi Zgjedhor ka përcaktuar se Kolegji ka kapacitetin që t’i rikthejë KQZ-së çështje që nuk ka mundur t’i miratojë, dhe këto çështje janë vetëm ankimet e palëve për procesin, si kandidat të pavarur ose parti politike. Pra, që KQZ-ja të rimarrë në shqyrtim certifikimin e zgjed-hjeve së bashku me shpërndarjen e mandateve do të duhen 1 ankim nga partitë politike për 12 qarqet në vend, pasi në të kundërt procesi do të shkojë drejt tejzgjatjes, pasi certifikimi i zgjedhjeve nga kolegji do të kërkojë më shumë kohë.

ZGJEDHJET

parti kreu socialist ka vazhduar axhendën e tij të punës, por kësaj radhe me një veçanti. Si kryeministër i ardhshëm ai është ndalur paraditen e djeshme në Presidencë në një takim me kreun e institucionit Bujar Nis-hani dhe pasdite në takim me kryeprokurorin Adriatik Lalla. Këto ishin takimet e para mes Ramës dhe drejtuesve të këtyre dy institucioneve pas zgjedhje-

Stafi i Partisë So-cialiste në zyrën qendrore në Tiranë që mëngjesin e djeshëm kish ni-sur përgatitjet për t’i organizuar një festë surprizë kry-etarit dhe kryemi-nistrit të zgjedhur Edi Rama. Kreu i PS-së, i cili ka lin-dur më 4 korrik të vitit 1964, i gjendur përpara organizi-mit të këtij kokteji, festoi privatisht me stafin e tij më të afërt në sallën ku zhvillohen mbled-hjet e grupit...

Page 5: Metropol 5 korrik

05• E premte 5 korrik 2013

»EKONOMI

Për cilësinë e infrastrukturës kompjuterike

ALBtelecom dhuron kompjuterapër Fakultetin Histori-Filologji

Ndikimi i pakët në ekonominë shqiptare

Ekspertët vlerësojnë ndikimine marrëveshjes Serbi- Kosovë

Tregjet influencohen nga likuditeti global

Në 2013, rritja e GDP-së ka qenëmë e dobëta që nga kriza e 2009

ALBtelecom ka dhuruar 20 kompjutera dhe një video projektor për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së infrastruk-turës kompjuterike të sallës së kompjuterave, vendosur në shërbim të atelieve të komunikimit. Në ambientet e Fakultetit të Histori- Filolog-jisë, Universiteti i Tiranës u zhvillua ceremonia e inau-gurimit të sallës së rinovuar të kompjuterave në Departamen-tin e Gazetarisë dhe Komu-nikimit. Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj, theksoi se nisma të tilla duhet të ndiqen për të afruar më shumë kompanitë private të biznesit me arsimin universitar në përgjithësi dhe Universitetin e Tiranës. Vahap Yeroglu, zv/drejtor i Albtele-

Marrëveshja e Serbisë me Kosovën është e rëndësishme edhe për Shqipërinë. Në një aktivitet të organizuar për këtë çështje zv/ministri i Mbro-jtjes, Arjan Starova, u shpreh se kjo marrëveshje nënkupton gjallërimin e marrëdhënieve në shumë fusha midis Kosovës e Serbisë dhe Shqipërisë. Ndërsa për sa i përket mar-rëdhënieve ekonomike kreu i Dhomës së Tregtisë dhe In-dustrisë, Nikolin Jaka, u shpreh se marrëdheniet tregtare midis tre vendeve nuk janë shumë të larta dhe për këtë kërkoi unifikim të tregjeve. Edhe një hulumtim i bërë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, ka vënë në pah se rritja e këmbimeve tregtare mes Sh-

“Leximet e GDP-së për tremujorin e parë të 2013 në Evropen Qendrore dhe Lindore (EQL) ishin tërësisht mikse, por trendet negative vendos-en tonalitetin e përgjithshëm. Ndërsa Rumania dhe Hungaria thyen pritshmëritë, rezultate zhgënjyese u panë kryesisht në ekonomitë më të mëdha të rajonit, si Rusia, Ukraina, Polonia dhe Republika Çeke. Në Austri, rezultati i sheshtë ishte në linjë me parashikimet tona. Në 2013, rritja e GDP ka qenë më e dobta që nga kriza e 2009”, fillon analizën e tij në publikimin e fundit për tremujorin e tretë “Strategjitë në Austri dhe EQL”. Peter Brezinschek, Drejtor i Raif-feisen Research, një njësi e Raiffeisen Bank International

com dhe Eagle Mobile tha se ndihej i kënaqur që kompania që ai përfaqëson ka kontribuar në rinovimin e kësaj salle IT në fushën e arsimit, duke i konsideruar studentët të ardh-men e çdo kombi dhe falënderoi Universitetin e Tiranës që ka nxjerrë studentë të për-gatitur që janë pjesë e stafit të ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Ky dhurim vjen në kuadër të prioritetit që ALBtelecom ka shpallur për vitin 2013 “Viti i internetit të Sigurt dhe Familjes”, i cili do të vijojë me projekte të tjera. Vitin e kaluar ka qenë sek-retaria mësimore e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, e cila u modernizua nga ALBtelecom dhe Eagle Mobile me kompjutera në kuadër të rinovimit të saj.

qipërisë dhe Kosovës mbetet i ulët. Nëse shikohet, eksporti i përgjithshëm tregtar nga Kosova në Shqipëri, thuhet në raportin e KIPRED-it, të titullar “Kosova në kontekst rajonal - Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare”, nuk duket se ka ndonjë rritje të theksuar për shkak të autostradës, por sipas tyre, autostrada po shërben si rrugë alternative për eksportin e Kosovës dhe të vendeve tjera përmes Kosovës në Shqipëri. “Pra, autostrada nuk ka shkak-tuar ndonjë rritje të eksportit të Kosovës drejt Shqipërisë, ajo veç se e ka zëvendësuar Maqe-doninë dhe Malin e Zi si vende transit që ishin për eksportin e Kosovës dhe të vendeve tjera drejt Shqipërisë dhe përtej fqin-jëve të saj”, thuhet në raport.

AG (RBI), thekson se situata në EQL nuk ndryshoi shumë as në tremujorin e dytë. Shumë nga të dhënat e prodhimit industrial për pranverën trego-jnë që aktiviteti është ende në proces nivelimi. Treguesit kryesore, gjithsesi janë më të lartë në mënyrë modeste, duke ushqyer shpresë prej një rritjeje të vogël në GDP për pjesën e dyte të vitit. Megjithatë, norma rritjeje të moderuara të GDP nuk do të ketë deri në 2014. “Ne kemi ulur projeksionet tona për disa vende si Rusia apo Ukraina, duke e lenë rajonin e EQL si një të tërë me një para-shikim për rritje reale të GDP prej rreth 2.3 për qind për vitin e ardhshëm, i cili përsëri nuk tregon për një normë potenciale rritjeje”, vazhdon Brezinschek.

DRAFT PËR DISIPLIMINIM E TELEFONATAVE, DIETAVE DHE PUNËSIMEVE ME KONTRATË

Administrata e ardhshme më pak shpenzimeFinancat: Gati vendimi për shkurtimin që nga 8 korriku

Ministria e Financave po përgatit vendimin për disiplin-imin e shpenzimeve buxhetore. Specialistë të këtij dikasteri bëjnë me dije se drafti paarshi-kon bllokimin e të gjitha vepri-meve për shpenzimet publike. Duke nisur nga data 8 Korrik, botimi i çdo lloj njoftimi, duke përfshirë këtu edhe negocimin pa publikim, me përjashtim të njoftimit të kontratës së nën-shkruar, për prokurim të fond-eve buxhetore për shpenzimet kapitale dhe korrente të një-sive të qeverisjes së përgjith-shme do të bëhet vetëm më vendim të Këshillit të Minis-trave. Nga ky rregull do të për-jashtohen fondet buxhetore që shkojnë për shërbimin e ush-

qimit apo medikamenteve, në ato njësi ku kryhet ky shërbim, prokurimet për blerjet e vogla, ku hyjnë blerjet deri në 10 mijë lekë dhe investimet nga të ar-dhurat e realizuara nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme. Gjithashtu, do të reduktohen shpenzimet operative e të gji-tha njësive me 20%, reduktohet 30% masa e mbulimit të shërbi-mit të telefonisë celulare, fon-det e papërdorura për pagesën e telefonisë fikse, për periudhën e mbetur përgjysmohen, si dhe hiqen pagesat e anëtarëve të bordeve të ndryshme. Nuk do të ketë të punësuar të rinj me kon-trata në administratë, ndërkohë që hiqen dietat e udhëtimeve jashtë vendit për të gjithë

nëpunësit e administratës publike. Nga kjo perjashtohen vetëm fondet për udhëtimet e rëndësisë së veçantë, aktiv-itete që përfshijnë titullarët e institucioneve, si ministritë apo institucione në varësi të

Këshillit të Ministrave. Ky ven-dim vjen në një kohë kur gjatë 6 muajve të parë të vitit u rritën mbi planifikimin shpen-zimet publike, ndërkohë që të ardhurat nuk janë realizuar sipas parashikimit.

KREU I DPSHTRR-së: QYTETARËT TË MOS KENË FRIKË

Patenta me pikë, Arben Pinari:Mund të ankimoni penalitetin

Brikena Dervishaj

Drejtuesit e automjeteve nuk duhet të kenë frikë nga aplikimi i patentës

me pikë, pasi impelementimi i këtij projekti nuk do të lërë hapësirë për abuzime. Drej-tori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Pinari, siguron se projekti, që është tërësisht dixhital, do të kufizojë edhe ato abuzime që janë evidentuar deri më tani. Sipas tij, çdo qytetar do të ketë të drejtën e apelimit nëse nuk është dakord me penalitetet e vendosura nga Policia Rrugore. Pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë, pritet dalja e disa akteve nënligjore nga minis-tritë përkatëse të linjës dhe më tej zbatimi i projektit. Ap-likimi i patentës me pikë do t’i hapë rrugë edhe implemen-timit të projektit të Bankës Botërore në bashkëpunim me Autoritetin e Mbikëqyrjes Fi-nanciare për përcaktimin e masës së siguracionit në bazë të historikut që kanë drejtuesit e automjeteve.

ApelimiAplikimi i patentës me pikë

për drejtuesit e automjeteve, pritet të ulë ndjeshëm num-rin e aksidenteve në vend. Sipas Pinarit, çdo qytetar ka të drejtën e apelimit. “Jemi dëshmitarë që të gjithë që mundësitë e abuzimit çdo ditë e më shumë kufizohen. Pjesa e atyre qytetarëve përdorues të automjeteve që janë të rregullt dhe nuk i shkelin asn-jëherë rregullat e qarkullimit rrugor, kjo është ajo pjesë e qytetarëve nuk duhet të kenë frikë. Ndërsa ata që parkojnë mjetet me vend e pa vend dhe që nuk pyesin për ngjyrën e semaforit, kjo është ajo pjesë

që duhet të frikësohet. Pranë strukturave të Policisë Rrugore sigurisht që ka edhe komi-sione apeli që funksionojnë edhe sot”, - thotë Pinari. Për këtë, bën kërkesë për apelim dhe brenda një afati kohor të kthehet përgjigje nga ana e komisaritatit ku është bërë kërkesa. Kërkesa shqyrtohet nga tre anëtarë të një komi-sioni të posaçëm.

NdëshkimiÇdo drejtuesi automjeti që

penalizohet me heqje patente do t’i duhet të kalojë sërish në fazën e riprovimit. Ndërsa, për drejtuesit që lëvizin pa leje drejtimi, parashikohet dënim me një vit burg. “Gjykoj se është më se e nevojshme dhe e domosdoshme për stadit

aktual ku jemi që të fillojë im-plemetimi i patentës me pikë. Sepse jo vetëm që do të ketë një kufizim të aksidenteve, por do të shërbejë edhe për rritjen e ndërgjegjjes dhe “frikës” së përdoruesve të mjeteve ndaj ndëshkimit në mometet që shkelni rregul-lat dhe do të kemi një edu-katë qytetarë në qarkulllim më të fortë në kuptimin më të mirë të fjalës”, - shprehet Pinari. Ndëshkimet më të rënda janë parashikuar për mosbindjen ndaj efektivit të policisë kur ai urdhëron ndalimin (10 pikë), shkeljen e semaforit (10 pikë), largimin nga vendi i aksidentit me pasojë shtetas të vdekur (15 pikë) dhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur (10 pikë).

Gjykoj se është më se e nevojshme dhe e domosdoshme për stadit aktual ku jemi që të fil-lojë implemetimi i patentës me pikë. Sepse jo vetëm që do të ketë një kufizim të ak-sidenteve, por do të shërbejë edhe për rritjen e ndërgjegjjes dhe “frikës” së për-doruesve...”

Page 6: Metropol 5 korrik

06 E premte 5 korrik 2013 •

« SOCIALE

Erta Bode

Regjistri në zyrën e sekre-tarisë së universitetit dhe vlerësimi i pedagogut nuk

përputhen. Ndërkohë pasoja bie mbi studentin, i cili është i detyruar të përsërisë provimin. I gjithë problemi shfaqet në pjesën e procesverbalit, ku stu-dentit nuk i figurojnë notat e hedhura në regjistrin me shkrim dore të universitetit. Për këtë ar-sye në bilancin që bëhet në fund të provimeve studentit i nxir-ren gjithmonë probleme, se ka lëndë të pahedhura në regjistër, ndërkohë që në sistemin komp-juterik ato lëndë rezultojnë të hedhura nga pedagogu. Sistemi i ri i marrjes së notës së provimit nga studenti jo në sekretari, por në kompjuter me barkodin e tij personal po sjell çorientime në arsimin e lartë në Shqipëri. Në fund të çdo sezoni në tre vjetët e fundit që është proceduar me këtë mënyrë studentët habiten pse një lëndë në regjistrin e sek-retares rezulton pa notë, ndër-kohë në sistemin e tij është nota. Këmbëngulja që bëjnë sekretaret është e vendosur, pasi ato trego-jnë se në procesverbalin e kalimit të notave nga fleta e pedagogut në regjistrin e degës në fakultet nuk është hedhur kjo notë.

Situata Përpara 3 vjetësh në arsimin

e lartë ndiqej një mënyrë më e thjeshtë për regjistrimin e notës së provimit të studentit, ndër-kohë që ishte një punë shumë e ngarkuar për sekretaren e degës, si dhe nuk siguronte privatësinë e rezultatit. Ndod-hte që në sekretari të pyeste kushdo për një emër studenti duke u prezantuar si i afërm i tij dhe në pamundësi të prezencës së vet studentit kërkonte notën e provimit të tij. Pikërisht para tre vjetësh u ndërrua sistemi i kontrollit të notave, duke kaluar me vendosjen e kompjuetarve në hollin e fakultetit, të cilët komandohen në mënyrë ele-ktronike dhe në bazë të një barkodi nga secili student. Në këtë sistem studenti ka të drejtë të shikojë datat dhe orën e provimit, të njoftohet për rezul-tatin e provimit dhe të bëjë llog-aritë e krediteve dhe të lëndëve mbetëse, nëse ka. Mirëpo bëhet me dije se studentët kanë një barkod, për të cilin vetëm shiko-jnë rezultat dhe kanë të drejtën të regjistrohen në provime, por nuk mund të hedhin aty kurrsesi një shënim tjetër. Pra, kalimi automatik i notave në sistemin kompjuterik bëhet në bazë të procesverbalit që pedagogu dorëzon në sekretari. Dhe këtu fillon çorientimi. Ndodh që të paktën 1 në 3 studentë patjetër ka të regjistruar një notë në sistemin kompjuterik, e cila nuk gjendet e hedhur në regjistrin e sekretares. Se si ndodh kjo studentët janë të paqartë, por nuk janë të shqetësuar për këtë. Pedagogu u kërkon sërish para-qitjen në provim, pasi fakulteti

njeh vetëm regjistrin e plotësuar nga sekretarja dhe ndërkohë sis-temin kompjuterik e kanë bërë vetëm për të lehtësuar mënyrën e informimit për studentët. Studentët thonë se ankohen përditë, dhe kjo ndodh pothu-ajse në çdo degë të fakulteteve, por askush nuk merr parasysh kërkesën e tyre, duke u kërkuar një hyrje të dytë në provim.

SISTEMI KOMPJUTERIK DHE REGJISTRI S’KANË TË NJËJTËN PËRGJIGJE

Probleme në konfigurimin e notaveStudentët detyrohen të japin provimin edhe një herë

Basha mesazh urimi Greit për 4 Korrikun

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Bashkisë së Uashing-ton DC, Vinsent Grei, me rastin e 4 Korrikut, ditës së pavarësisë së SHBA-ve. Në këtë mesazh Basha shpreh mirënjohjen e plotë që kanë banorët e Tiranës dhe i gjithë populli i Shqipërisë për mbështetjen e madhe që ky shtet u ka dhënë në hapa shumë të rëndësishëm, duke i uruar se janë të kënaqur që aleatët e tyre më të mëd-henj ia arritën kësaj dite. Ai ka përcjell në emrin e tij dhe të të gjithë qytetarëve të Tiranës përshëndetjet më të përzemërta në këtë ditë të madhe të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit më të madh që kombi shqiptar ka njohur në tërë historinë e tij. Basha përcolli gjithashtu se qytetarët e Shqipërisë do t’i jenë përjetë mirënjohës këtij shteti të madh për ndihmën dhe mbështetjen që ka dhënë në ngritjen e parimeve të lirisë dhe të demokracisë së këtij vendi. “Shqiptarët me vendosmëri dhe me ndihmën tuaj janë orientuar drejt avancimit të vlerave të lirisë, të demokracisë dhe të zhvil-limit, vlera që sot i ndajmë së bashku, si anëtarë të Ale-ancës së Atlantikut të Veriut dhe që në një të ardhme të afërt do t’i ndajmë dhe me Bashkimin Europian”.

BASHKIA

STUDENTËT

Ajo ç’ka i shqetëson studentët është mospërputhja e notës së sistemit kompjuterik me regjistrin e sekretares. Ndërkohë në fund të kësaj parregullsie zgjidhja e vetme është që studenti të paraqitet sërish në provim. Përpos ankesave që rezervohen në sekretari për këtë problem askush nga drejtuesit e fakulteteve nuk merr iniciativën ta shfaqë si problem dhe t’i japë zgjidhje. Sekretaret shprehen se ato hedhin në regjistër proces-verbalin e notave që pedagogët u dërgojnë dhe zotohen për saktësinë e tyre. Nga krahu tjetër studentët japin provim dy herë të njëjtën lëndë, sepse sistemi i tyre kompjuterik, nga i cili informohen, nuk është i besueshëm nga dekanati aq sa regjistri. Për sa u përket pedagogëve ata thonë se bëjnë veç një procesverbal, ku pasi kalojnë notat në sistem e dorëzojnë në sekretari, kështu del i njëjti rezultat për studentët dhe sekretaret.

Syzet optike janë zgjidhja e fundit që kanë gjetur studentët për të kaluar në provime. Ajo çka tingëllon absurde është më se e vërtetë mes studentëve në Shqipëri mjeti i ri për të kop-juar në provim, i cili zëvendësoi tanimë të gjitha kopjet e njo-hura nga mënyra teknologjike dhe saktësia e interpretimit të kordave të zërit. Në tre-gun shqiptar po qarkullojnë lirshëm syze optike me xham pa numër, të cilat në bishtin e tyre, pa ukutpar, kanë të modifikuar mikrofonin, me të cilin t’i mund t’i komunikosh pyetjen një tjetri që do të të ndihmojë. Mënyra e dëgjimit është shumë më e specifi-kuar sesa kufjet me blututh që hidhen në vesh, të cilat kërkojnë shumë kohë për t’u montuar dhe hapin probleme, deri në operimin e studentit nga veshi. Dëgjimi do të bëhet nga dy minikufje në formën e zarit dhe në ngjyrën e mishit. Ato nuk do të futen thellë në vesh, por thjesht do të lihen brenda tij, pasi qëndrojnë vet. Ato nuk janë fare të dukshme dhe janë shumë cilësore në dëgjimin, duke mos e përhapur zërin jashtë lobit të veshit, ç’ka u jep mundësinë studentëve të mos pikasen nga pedagogu

STUDENTËT S’NDALEN, PEDAGOGËT TË PAPËRGATITUR NDAJ MJETEVE TË REJA Syzet optike - metoda e re e kopjimit në fakultet

Hileqarët e zgjidhin stresin e provimeve me 300 euroËshtë mjeti më i ri i nxjerr në tregun shqiptar për të kopjuar pa u kuptuar. Studenti pajiset me një palë syze optike me xhamin pa numër, të cilat në bishtat e tyre kanë të montuar mikrofonin, duke i lejuar ata të komunikojnë mirë me personin që i ndih-mon jashtë provimit. Dëgjimi bëhet me anë të dy kufjeve në formë zari dhe ngjyrë mishi, që futen brenda në vesh dhe nuk e depër-tojnë zërin jashtë lobit të veshit. Studentët po i sigurojnë për 300 euro.

Mje

ti

Veçantitë e syzeve optike janë se ato nuk kanë nevojë për fije lidhëse në trup apo rreth qafës, për fije të kapura poshtë flokut me karficë, thjesht për një xhep dhe një telefon me blututhin e ndezur. Pas kësaj sofostikimi i tyre është i arrirë, sepse ato janë rezistente ndaj interferuesve dhe çdo lloj zhurmuesi që mund të jetë vënë në sallë. Nuk është çudi që studentët tanë tani të shfaqen me syze optike duke zgjedhur dhe ngjyrën e skeletit sipas preferencës.

Veç

anti

që bën kontroll nëpër sallë dhe dëgjon zhurma pësh-përitjesh, ndërkohë që nuk të shesh duke folur. Veçantia e syzeve optike është se nuk kanë nevojë për fije lidhëse me telefonin, ndërkohë mund

të ndezësh thjesht blututhin dhe valët kalojnë vet. Por tri-umfi i këtij mjeti të ri është se nuk interferon në sallë dhe nuk pikaset nga asnjë lloj zhurmuesi. Kështu, studentët kanë preferuar të blejnë këto

syze optike, edhe kundrejt çmimit 300 euro, të sjella nga jashtë shtetit për të kaluar provimet e tyre, për të kaluar provimin e diplomës dhe për të bërë prezantimin e temës së diplomës, në rastin e paraqitjes

me temë. Këto janë mundësitë që gjejnë studentët shqiptarë, duke gjetur të papërgatitur pedagogët dhe institucionet arsimore dhe njëkohësisht duke marrë më shumë nga ç’meritojnë në rezultat.

Page 7: Metropol 5 korrik

07• E premte 5 korrik 2013

»SOCIALE

KUJDES NË APLIKIMIN MBI LËKURË DHE PËRZGJEDHJEN E TIJ, MUND TË DIGJENI

Merrni krem kundër diellit me rekomandim mjekuPërpjekjet dështojnë, njerëzit gjejnë kremra me skadencë të falsifikuar

Kremi kundër ujit, më shumë efikasitet

Kujdes në aplikimin e tij, ka “sekretet” e tij mbrojtëse

Ardhja e stinës së nxehtë e bën të domosdoshëm për-dorimin e kremit kundër diellit. Por pavarësisht ndërgjegjësimit për ta aplikuar si një masë mbrojtëse për mbrojtjen e lëkurës, janë disa “sekrete” të vogla që duhet t’i dini rreth kremit kundër diellit, për të mos gabuar në përdorimin e tij. Mjekët bëjnë me dije se në radhë të parë jo gjithë mbrojtja nga dielli duhet t’I besohet kremit, duke u thën njerëzve se fakti s ejan lyer me krem, nuk i lejon të futen në ujë e të qëndrojnë gjithë ditën në diell. Gjithashtu nuk ka mbrojtje kur në plazh merr kutinë e kremit që ke përdorur vitin e kaluar, sepse ajo është e hapur dhe dioksidi I karbonit shpërbën vitaminat e tij mbrojtëse. Ndërkohë edhe sasia se sa herë lyhesh me krem ka rëndësi, nuk mjafton veç në mëngjes, duhet të lyhesh pas çdo dalje nga uji, ose në çdo 2-3 orë në rrezet e diellit. Një pjesë të rëndësishme ëhstë mashtrimi që i bëjmë vetes, kur nuk e lyejmë trupin me krem ditën që nuk ka diell, ashtu digjesh më shumë. Një tjetër këshillë është se nuk duhet t’i besohet një pudre të thjeshtë, për mbulim aknesh e poresh, të bëjë rolin e kremit mbrojtës. Gjithashtu faktori më i madh ndaj mbrojtjes së diellit, nuk të tregon se jr dy-fish i mbrojtur. Ndërkohë dermatologët bëjnë me dije që dhe aplikimi mbi lëkurë i kremit duhet të bëhet në formën e një mashazhi duke i fërkuar dhe duke i rrotulluar gishtat ose sipërfaqen e dorës mbi lëkurë, dhe jo në formë fshirëse, ç’ka e bën kremin të qëndrojë vetëm në sipërfaqe dhe të humb efektin e tij mbrojtës për të gjitha shtresat e lëkurës, dhe kjo sjell rrjepjen e lëkurës në ditët e mëvonshme. Një vëmendje tmerrësisht e madhe duhet të trego-het ndaj mbrojtjes së fëmijëve, duke i lyer vazhdimisht me krem.

Erta Bode

Lëkura, dielli dhe kremi lid-hës mes tyre është gërsheti që mund t’ju japë bukurinë e

duhur. Sezoni i verës kërkon një mbrojtje të madhe të lëkurës nga dielli, sidomos gjatë ekspoz-imit pothuajse të të gjithë trupit në bregdet. Mbrojtja me krem është këshillë për çdo moshë, duke bërë përzgjedhjen e duhur. Dermatologët janë të shqetësu-ar se shpeshherë njerëzit an-kohen se janë djegur, edhe pse kanë përdorur krem, apo fëmijëve u ngrihet mishi flluskë, ose u ngelet trupi njolla-njolla të hapura si shtete në hartën e globit. Ata këshillojnë njerëzit të mos nguten për të zgjedhur kremin. Ai nuk është sendi i fun-dit që futet në valixhen e pushi-meve disaditore dhe nuk është produkti “hajt se e blej atje kur të shkojmë”. Mjekët e lëkurës bëjnë me dije se femrat, por dhe meshkujt kanë filluar t’i kushtojnë rëndësi bukurisë së lëkurës, madje edhe ngjyrës që duhet të ketë ajo, bashkë me shkëlqimin. Për këtë arsye ata këshillojnë njerëzit të konsul-tohen me mjekët dermatologë, qoftë edhe duke bërë anali-zat e lëkurës për të zgjedhur kremin e përshtatshëm si dhe faktorin e tij mbrojtës ndaj di-ellit. Dermatologët bëjnë me dije se ka njerëz me lëkurë të bardhë që digjen menjëherë, ka njerëz me lëkurë të bard-hë që veç skuqen dhe është shumë e vështirë të marrin ngjyrën e bronzit, atë që është shumë e preferuar, ashtu siç ka njerëz me lëkurë të bardhë që, nëse sot marrin skuqje, nesër e kthejnë në ngjyrë trupi. Për këtë arsye njerëzit duhet të konsultohen dhe pastaj të blejnë kremin kundër diel-lit, një ndër gjërat që do bërë sapo afron vera. Kjo procedurë duhet të ndiqet edhe me fëmi-jët dhe ata duhet të stërviten para se trupi i tyre të ekspozo-het i gjithi në diell. Një krem që nuk është i përshtatshëm për lëkurën tuaj dhe nuk ka faktor-in mbrojtës kundër dielli, ashtu siç ju duhet, mund t’ju krijojë djegie të lëkurës, ashtu si vari-anti tjetër që trupi juaj të mos marrë ngjyrë të njëtrajtshme, por të ngjyroset pulla-pulla. Dermatologët bëjnë me dije gjithashtu se ka një sërë krem-rash kundër diellit që përdoren për pjesë të caktuara të trupit, duke u ndarë në të fytyrës, trupit, duarve. Gjithashtu der-matologët rekomandojnë se përveç kremit është edhe vaji, që shërben si një përforcues ngjyre dhe një dukje sa më të bukur në plazh. Gjithashtu ka dhe kremra me përmbajtje multikaroten, që përforcojnë menjëherë ngjyruesin në trup. Ata bëjnë me dije se vaji dhe kremi multikaroten duhet të përdoren pas 3-4 ditësh që trupi është ekspozuar në diell, i mbrojtur mirë me kremin kundër diellit. Për sa u përket

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar

në informacionin e

saktë të një gazete. Për

t’u bindur abonohuni në

Për informacione:Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

këshillave të dermatologëve njerëzit pothuajse janë indifer-entë dhe nuk marrin parasysh se vërtet duhet të bëjnë një analizë të lëkurë së tyre për të mësuar faktorin e mbrojtjes si dhe nivelin e pigmentit ngjyrues që duhet të ketë kremi për një ngjyrë sa më të bukur. Nga ana tjetër, njerëzit mjaftohen me një këshillim me farmacistin në ras-tin më të mirë, në rastin më të zakonshëm, duke e përzgjedhur pa vetëdije në supermarket, ose duke pritur momentin e fundit, kur shitësit ambulantë t’jua ço-jnë afër çadrës, duke e lëvizur gjithë ditën kremin në diell, pa e mbajtur në temperaturën që ai e ka të nevojshme të qëndrojë. Mjekët këshillojnë që njerëzit në përzgjedhjen e tyre të përzgje-dhin kremrat kundra ujit, si dhe të evidentojnë blerjet e krem-rave që qëndrojnë të ekspozuar në rrezet e diellit, pasi tempera-turat e larta humbasin vetitë e tyre. Nga ana tjetër njerëzit nën zë pranojnë se ndoshta janë të papërgjegjshëm, por vënë në dukje se mes kremrave që kanë zgjedhur për t’u mbrojtur,

duke ua lexuar dhe përkthyer shkrimin stampues, kanë parë saktë dhe datën e kadencës. Mirëpo të papriturat ndodhin në momentin e fundit, pikërisht në plazh. Njerëzit tregojnë se, pasi janë lyer me kremin që e kanë blerë në farmaci, pas dhjetë minutash kanë ndier se diçka rripet në trupin e tyre dhe është pikërisht kremi që del cipa-cipa. Në dukuri tjetër që bëjnë njerëzit me dije, është se pasi kanë parë datën e kadencës dhe ajo mund të ketë qenë e një viti më vonë, ose 2 vitesh më vonë, ka rezultuar që kremi të mos jetë i njëtrajtshëm, por të dalë i përzier me disa kokr-riza që nuk hapen në lëkurë. Kështu, njerëzit janë bindur se pas datës së skadencës fshi-het një falsifikim dhe kremra të skaduar me kohë, ose ai nuk është ruajtur në ambientet e përshtatshme, ç’ka ka shkak-tuar prishjen e tij, edhe pse mund të jetë brenda datës së skadencës. Kështu, pushuesit e bregdetit vihen përballë dilemës se duhet të bëjnë analizat e lëkurës për të për-

zgjedhur kremin, por nuk kanë asnjë garanci për cilësinë e kremit dhe datën e skadencës së tij. Ndërkohë nuk ka eviden-time të tilla me vajin nxirës, për të cilët njerëzit nuk shpre-hin pakënaqësi.

Page 8: Metropol 5 korrik

08 E premte 5 korrik 2013 •

« SPECIALE

Nga ARTUR AJAZI

Duke pasur parasysh eksperi-encën e hidhur nga viti kaluar, ku u plagosën 4 persona dhe

vdiq një tjetër, policia e Durrësit ka nisur verifikimin dhe bllokimin e çdo motori uji, që lëviz pranë vijës bregdetare dhe me shpejtësi mbi normat. Që nga dita e djeshme, gjithë vija bregdetare e Durrësit do të jetë nën vëzhgimin e patrullave të policisë. Forcat e Drejtorisë së Poli-cisë së këtij qarku në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, janë vënë në dis-pozicion të mijërave pushuesve që kanë mbushur vijën bregdetare, nga Shkëmbi i Kavajës në jug dhe deri në Gjirin e Lalëzit, në veri. Ndër-kohë këtë javë u bllokuan 2 motorë deti gjatë një aksioni ndëshkimor të ndërmarrë nga efektivat blu ndaj kë-tyre mjeteve që lëvizin në kundër-shtim me ligjin. Policia u hodh në sulm kundër motorëve të detit, pasi vitin e kaluar ato kanë sjellë plagosjen rëndë të disa pushuesve. Mësohet se patrullimet e mjeteve të policisë nuk do të reshtin deri në përfundim të sezonit turistik dhe se masat e marra synojnë rritjen e sigurisë dhe garantimin e qetë-sisë publike për pushuesit dhe për qytetarët durrsakë.

OPERACIONI

Mëngjesin e djeshme, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Dur-rës në bashkëpunim me Policinë e Rendit, organizuan një operacion

ELBASANI, LEGJENDA E ULLISHTES SË MBJELLË NGA VENECIANËT

Në 1909 duhani dhe ulliri dy krenaritë e elbasanasveE

lbasani ka një kurorë ul-lishteje që mendohet se është krijuar gjatë kalimit të venecianëve. Ullishta e Elbasanit është më e madh-ja në Shqipëri në sipërfaqje

me një panoramë ndër më të bukurat. Vetëm zona e Harmasit numëron 36 mijë rrënjë ullinj. Ndërkohë e gjithë Ul-lishta ka mbi 20 mijë rrënjë.

Ullishta ka qenë krenari për elba-sanasit dhe kjo dëshmohet edhe në ditarin e Mit’hat Frashërit nën titullin ‘Gjashtë javë në Shqipëri’, (Shënime udhëtimi). Ja si e përshkruan ai në 25 gusht të vitit 1909 ulishtën dhe bukuritë e Elbasanit. “Mbrëmanet, bashkë me një mik, bëj një shëtitje të vogël. Elbasani për fat të keq s’ka ndonjë vend afër qytetit ku të vejë e të dëfrejë pakë njeriu. Ne marrim ud-hën e varreve të krishtera, se ky vend ka një bukuri të vërtetë; shkojmë nga arrat dhe më gjysmë ore arrijmë në një vend me drurë, me gjelbësime; më anë tjatër ngrihen brigjet mveshur me ullinj, ullishta të bukura bërë nga moti se tani më s’është vënë as një rrënjë fare; bota këtu pandeh se gjithë këta drurë të bekuar janë vënë prej vene-cianëve.

Nga vendet që shkojmë shoh vijat e ujit që janë marrë nga Shkumbini dhe me të cilat ujiten arrat. Sot ky ujë shitet dhe disa zotërinj bëjnë një fitim të madh. Po shoku im më thotë se tani po bëhet një vijë e madhe e re, ujët e së cilës do të shitet më lirë dhe të ar-dhurat do jenë për shkolla dhe të tjera gjëra mësimi”.

Po Abdyl Frashëri në shënimet e tij të 22 gushtit, ndërsa ishte i ftuar në Kongresin e Elbasanit gjatë për-shkrimit të pazarit të Bezistanit në Elbasan duke e cilësuar ullinjtë dhe vajin si pasuria e këtij vendi. “Sot e shtunë, është ditë pazari në Elbasan: tregëtarët vinë që nga Dibra, Ohri, Ti-rana, Peqini, Kavaja dhe Berati. Vemi në shesh dhe shohim një tok njerëz, rreth të cilëve mbretëron një gjëmë thirrje dhe kuvendesh: drithë, duhan, vaj, këto të tri janë plaçkat që blihen e shiten.

Elbasani më tepër duhanin dhe vajin e ka të përmendur, nga shkaku që rezhija këtu s’ka patur fuqi, duhani është punuar gjithmonë dhe punon-jësi ka qenë i sigurtë nga shitja e tij dhe më tepër se fletët bëhen të mira.

Vaji dhe ullinjtë janë kamja e këtij vendi më tepër se duhani:ullinj me koqe të vogël, po fort të mirë dhe të shijshëm.

Na duket se duke shtuar rrënjët e këtyre drurëve elbasanasit do të shtojnë fort shumë tregtin e tyre dhe shumë të holla do bien këtu; s’ka dy-shim se duan bërë dhe fabrika për vaj e për sapun, se ato që janë sot janë të paka dhe në sistem të moçëm.

Po s’do harruar dhe tregëtinë e mëndafshit; në Pazar shoh një tok gra që shesin pëlhurë, linjë dhe çerve të mëndafshta, të bukura dhe të gjitha të bëra në vend: ca vilare pëlhure 10 dhe 12 kutësh shiteshin gjer më dy tri lira. Më thanë se bëhen shami të bukura, po duan porositur, se nuk gjen gati në pazar. Mësova se këto pëlhura ca tregëtarë venë dhe i shesin gjer në Manastir, Janinë edhe në Stamboll. Për fat të keq tregtia e mëndafshit s’është aq e madhe sa duhej të ishte: manat bëhen shumë të mirë, krimbat rrojnë shumë bukur dhe mëndafshi del i pastër e i butë, se sa të punojnë e të fitojnë!

Mbi ushqimin e krimbave të mëndafshit dhe tregtin e manave, u mendova të japë një konferencë në një shkollë dhe t’i rrëfej popullit se fu-qia dhe madhërija e një kombi është te puna dhe te fitimi; po për fat të keq punët e kongresit s’më lanë kohë që

të mbaroj dëshirën dhe konferenca mbeti në kraharorin tim”.

Hyqmet Krati njohës i mirë i ul-linjve

Hyqmet Krati është një i pasionu-ar pas ullishtës së Elbasanit. Ai njeh çdo pemë dhe ka punuar një jetë me ulinjtë. “Dikur çdo familje elbasan-ase sado e varfër të ishte i kishte së paku 20 rrënjë ullinj. Kujdesi ndaj tyre ishte maksimal dhe kjo sillte të mira kër të gjithë. Elbasanasit e kishin kthyer Ullishtën në qendër të fes-tave, pushimeve dhe argëtimeve si në fundjavë, ashtu edhe gjatë ditëve të shënuara. Madje edhe verën e nxehtë ata e përballonin duke shfrytëzuar freskinë e ullishtave. Shpëtim Hax-hihyseni, studiues dhe grumbullues të traditës qytetare, tregon se edhe për të mësuar të rinjtë shfrytëzonin hijet e pemëve të Arave të Gjata dhe Ullishtave. “Elbasani i një shekulli më parë ishte një kopësht me lule dhe nga maja e ullishtës dukeshin vetëm pemë, tek tuk ndonjë tjengull e kuqe, ndërsa tani siç po e shohim ka vetëm pallate”. Të rralla janë edhe toponimet me shumë kuptim në këtë zonë që simbolizon “parajsën” e elbasanasve të fillim shekullit. Burimi i Ali Gjinsit, Stani i Xhepës, Kroji i Kalit, Çezmja e Skolies, Përroi i Shehut janë disa toponime plot me histori dhe nostalgji për vendet më të bukura të Elbasanit të dikurshëm. Disa nga këto vende që i kanë shpëtuar urbanizimit mund t’i shërbejnë edhe sot argëtimit të qytetarëve. Mjafton një investim për një rrugë deri në pjesën e sipërme dhe qytetarët mund të kalojnë fund-java në lëndinat midis ullinjve, hijet dhe burimet e freskëta të ujit”.

SEZONI, POLICIA “BLINDON” GJITHË VIJËN BREGDETARE

BLLOKOHEN MOTORËT E UJIT, LËVIZIN ME SHPEJTËSItë përbashkët me qëllim disiplin-imin e motorëve të ujit, të cilët janë kthyer në një rrezik serioz për jetën e pushuesve. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, disa mjete motorike të Policisë Kufitare, si dhe forca e mjete tokësore të Policisë së Rendit krehën imtësisht ujërat e plaz-heve të Durrësit e të Kavajës, si dhe vendet e bazimit të motorëve të ujit. Burime nga Policia Kufitare deklaruan për “Metropol” se, “do të këmbëngulim që motorët e ujit të largohen nga zonat ku pushuesit bëjnë banja dielli e lahen, ndërkohë që do të mbajmë nën kontroll të vazhdueshëm bregun e detit, po bashkëpunojmë me pushte-

tin vendor që të spostojmë vend-bazimet e këtyre mjeteve”.

BLLOKIMI

Këtë javë policia ka bllokuar 2 motorë deti, pasi drejtuesit e tyre nuk ishin të pajisur me dëshmi af-tësie për të drejtuar këto mjete. Burime nga policia kufitare deklaru-an se “kemi vënë rregulla të forta për qarkullimin e këtyre mjeteve, ato duhet të lëvizin me minimumin e shpejtësisë së tyre në momentin e shkëputjes nga bregu dhe duhet të bëjnë xhiro vetëm pasi të jenë larguar deri 500 metra larg bregut”. Nëse ky rregull do të shkelet, policia

do të sekuestrojë mjetet dhe do të ndëshkojë drejtuesit e tyre. Nga ana e saj, policia e rendit ushtroi kontroll në disa pika në bregdet ku mbahen motorët ujit. Këto vendbazime ndod-hen në sektorin “Iliria” në plazhin e Durrësit, në Currila, tek Shkëmbi i Kavajës dhe Golem. Pushuesit në plazhin e Durrësit ka ditë që ndihen të traumatizuar, pasi djem të rinj me motorë deti lëvizin me shpejtësi skë-terre fare pranë tyre duke ju rrezi-kuar jetën. Burimet policore thanë se “deri në përfundim të sezonit tu-ristik 2013, bregdeti do të patrullo-het non stop nga mjetet policore, gjë që do të krijojë siguri te pushuesit”.

Page 9: Metropol 5 korrik

09• E premte 5 korrik 2013

»AKTUALITET

Specialistët: Duhet dezinfektim i depozitave

Kukës, uji i ndotur rrezik për banorët

Ndotja e ujit të pijshëm në qytetin e Kukësit përbën rrezik serioz për banorët, të cilët këtë periudhë kanë shtuar përdorimin e depozitave. Mjekët specialistë apelojnë për dezinfektimin e vazhdueshëm të depozitave, pasi rrezikohet përhapja e infeksionit. Mungesa e ujit të pijshëm prej disa javësh për banorët e Kukësit ka shtuar kërkesën për t’u pajisur me depozita uji. Në këtë qytet të gjitha tarracet e pallateve janë mbushur me depozita, por problem mbetet pastrimi dhe dezinfektimi i tyre nga vete banoret. Sipas specialistëve, uji në rubinatat e banesave vjen shpesh i ndotur çka shton rrezikun e problemeve shëndetësore, për shkak të qëndrimit të mikrobeve brenda depozitave. Pikërisht për këtë arsye mjekët e qytetit apelojnë për kujdes maksimal nga ana e qytetarëve, duke parë edhe temperaturat e larta të sitinës, çka e bën akoma edhe më të rënduar situatën që mund të vijë nga infeksionet. Afro 40 mijë banorë në rrethin e Kukësit po vuajnë prej disa vitesh mungesën e ujit, ndërsa ardhja e stinës së verës e bën situatën më problematike. Ndërkohë që pritet përfundimi i rrjetit të ujësjellësit, në çezmat e banorëve uji rrjedh me erë dhe i ngjyrosur, për shkak të ndërhyrjeve në rrjet, por edhe ndryshimit të rrjetit të ujësjellësit.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Vlorë, digjet automjeti në pronësi të një gruaje

Një grua është bërë objekt i një sulmi në qytetin bregdetar të Vlorës. Ishte ora 3 e mëngjesit të djeshëm, kur një automjet u përfshi nga flakët. Ngjarja u shënua në lagjen “Pavarësia”. Sipas policisë, një automjet tip Benz me targa AA 411 CR u përfshi nga flakët, ndërsa ka qenë i parkuar në anë të rrugës. Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, por automjeti u dogj plotësisht. Burime të policisë bëjnë të ditur se dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme. Policia oriento-het drejt kësaj piste për shkak të provave të mbledhura në vendngjarje. Të njëjtat burime bëjnë me dije se vatra e zjarrit ka qenë në pjesën poshtë kabinës së autom-jetit, çka hedh poshtë mundësinë e një zjarri aksidental. Gjithashtu brenda automjetit policia ka gjetur edhe një tullë, e cila mendohet se është përdorur për të thyer xhamin, e më pas dyshohet se automjetit i është vënë flaka. Kanë qënë banorët e pallateve përreth të cilët kanë lajmëruar policinë, që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me forcat zjarrëfikëse duke arritur që të shuajnë zarrin, e duke shpëtuar automjetet e tjera, të cilat ishin parkuar pranë mjetit të djegur. Automjeti ishte në pronësi të një gruaje me inciale D.A. Dëshmia e saj në polici pritet të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes e identifikimin e autorëve…

Inspektonte punimet e banesës në ndërtim

Bulqize, 19-vjeçari bie nga lartësia, plagoset rëndë

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga kati i katërt i një banese në ndërtim. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 12 të mesditës së djeshme në lagjen “Gjeologu” të qytetit të vjetër të Bulqizës. Sipas policisë, Eriol Jangu 19 vjeç ishte përcaktuar si përgjegjës i puni-meve në banesën në ndërtim të një të afërmi të tij dhe kishte mbërritur për të inspektuar punimet. Ndërkohë që ishte duke kryer matje, mësohet se i riu ka rrëshqitur aksidentalisht, duke rënë nga kati i katërt i ndërtesës, e duke marrë plagë të rënda. Pak moment pas ngjarjes kanë qenë banorë të zonës ata të cilët kanë kryer transportimin me urgjencë të Jangut drejt spitalit të Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë. Burime nga ky spital bëjnë të ditur se plagët e marra nga rrëzimi dhe tronditja e organeve të brendshme e ka bërë të pamundur mbajtjen e tij në këtë spital. Është dashur mbërritja e helikopterit të Ministrisë së Shëndetësisë për transportimin e 19-vjeçarit drejt Spitalit Ushtarak për një mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij paraqitej e rëndë. Burime nga ky spital, ndërkaq, bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e të riut vazhdon të jetë kritike. Policia e Bulqizës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje nga ku fillimisht janë pyetur dëshmitarët okularë për versionin e ngjarjes e më pas ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit...

Dy ditë pas protesës së ish-punonjësve të ish-Ndër-marrjes Bujqësore “Rinia”

përpara derës së Bashkisë së Orikumit ku i kërkonin kreut të kësaj bashkie dorheqjen në rast se nuk i mbështeste, kanë reaguar pronarët e vjetër të tokave që janë u bërë shkak për protestën. Sipas familjes Mëhilli, e cila është dhe familja që disponon dhe dokumentet hipotekore, protesta e ish-punonjësve të NB “Rinia” nuk është e drejtë për arsye se prona e pretenduar nga disa prej protestuesve ka doku-mentacion të plotë përfshirë dhe hipotekën.”Prona na është kthyer konform të gjitha ligjeve të shtetit dhe është absurde që njerëz, të cilën nuk disponojnë asnjë lloj dokumentacioni ligjor të ngrenë pretendime”, deklar-oi dje Gëzim Mëhilli, i cili është një prej më të moshuarve në radhët e kësaj familje. Ai shton se fakti që kjo familje ka ende në këmbë një banesë në të cilën kanë jetuar të parët e tyre, është vertetimi më i sak-të që kjo pronë i përket vetëm atyre. “Të parët tanë kanë bërë vite të tëra burg vetëm për të ruajtur pronën, ndërsa persona nuk kanë asnjë lidhje me të duan të tentojnë për ta marrë kundër ligjit”, shton ai. Ndërkohë që, Agron Mëhilli, një tjetër familjar shprehet se pavarësisht deklaratave nga ish-punonjësit e NB “Rinia”, pronën e tyre të trashëguar do ta mbrojnë, ndërsa për pre-tenduesit e ligjit 7501 të gje-jnë zgjidhje të tjera, por pa i cenuar ata në të drejtën e tyre. Vetëm dy më parë dhjetëra banorë të qytezës turistike të Orikumit i kanë bërë thirrje kreut të Bashkisë që të ruajë pronat e tyre, teksa e kanë par-alajmëruar se nëse situata nuk zgjidhet atëherë protestat do të përshkallëzohen. Ata kanë kërkuar ruajtjen e pronave deri në betimin e qeverisë së re socialiste, pasi besojnë se ajo të do mbajë premtimin e bërë në fushatën elektorale, për zgjidhjen e problemit të pro-nave. Banorët protestues kanë

Nisin zjarret në sipërfaqet pyjore në rrethin e Pukës. Rreth 8 vatra të vogla zjarri janë aktivizuar në sektorin pyjor Lak Rroshi. Mësohet se vatrat e zjarrit janë duke u zgjeruar, të favorizuara nga era e fortë. Sipas drejtuesve të shërbimit pyjor, zjarri është i përhapur në një territor prej rreth 10 dynymësh, ndërkohë që dy mjete zjarrfikëse po përpiqen të vënë nën kontroll flakët, por kjo duket e pamun-dur për momentin për shkak të erës. Shërbimi pyjor ka vështirësi në ndërhyrje, pasi nuk ka mjete dhe mundësitë financiare për rritjen e forcave

ZJARRËVËNIA, DYSHOHET SE ËSHTË SHKAKTUAR NGA PAKUJDESIA E NJË BARIU

Nisin zjarret në Pukë, digjen 1.2 ha pyjeshtesë, përveç punonjësve ak-tual të shërbimit pyjor. Parap-rakisht dyshohet se shkaku i këtyre zjarreve është një bari, i cili ka vendosur zjarr jo të qël-limshëm. Megjithatë, sipas të dhënave në terren, deri në këto momente nuk ka pasur kërkesë për dërgimin e mjeteve të tjera shtesë për lokalizimin e flakëve Shkodra. Ndërkohë që zjarret vijnë një ditë pasi Min-istria e Mjedisit ushtroi kontroll në zonën që është përfshirë

nga flakët. Këto muaj, korriku dhe gushti janë muajt më të rrëzikshëm për vatra zjarri dhe gjatë viteve të kaluara hapësi-ra të konsiderueshme u dogjën si pasojë e zjarrvënieve të qël-limshme apo të pakujdeshsme. Megjithatë, specialistët e drejtorive pyjore vlerësojnë se bashkëpunimi me banorët mbetet kryesor dhe se pa një bashkëpunim të gjerë më ko-munitetin situata e zjarreve është e vështirë që jo vetëm të

parandalohet, por edhe të vi-het nën kontroll. Shqetësuese vlerësohen ato raste kur janë vatra masive larg banesave dhe duhen forcat e zjarrfikë-seve në disa raste dhe forcat e ushtrisë. Vitet e kaluar edhe shirat kanë bërë të mundur fikjen e zjarreve, duke i ard-hur në ndihmë banorëve të zonave të prekura, por edhe forcave zjarrëfikëse dhe atyre të ushtrisë që u përfshinë në këto operacione.

PËRFAQËSUESIT E FAMILJES MËHILLI DISPONOJNË DOKUMENTET E VJETËR

Orikum, reagojnë pronarët: Toka ka qenë dhe është e jona

deklaruar se deri për zgjedhje nuk ishte lejuar asnjë ndërtim dhe se gjithçka rinisi pas datës 23 qersshor, pas fitores së PS. Ndërkaq, ata deklaruan se do të vetëflijohen në rast se nuk do të zgjidhet çështja e pronave, pasi kanë mbi 10 vjet që po enden dyerve të bashkisë pa marrë zgjidhje. Ndërkohë, pak kohë më parë kryetari i PS-së Edi Rama gjatë takimeve ele-ktorale të zhvilluara në kuadër të fushatës për zgjedhjet par-lamentare të 23 qershorit, u ka

premtuar banorëve të zonave bregdetare se do të zgjidhe një herë e përgjithmonë prob-lemin e pronave. Konflikti mes pronarëve të vjetër dhe të rinj në Bashkinë e Orikumit është një ndër më tipikët në vendin tonë, pasi asnjë nga palët nuk tërhiqet nga kërke-sat, pasi secila palë preten-don pronësinë mbi tokat e ish-ndërmarrjes bujqësore. Duke parë edhe interesin që ka në zhvillimin e kësaj zone në fushën e turizmit, ku ndër-

tues të shumtë kërkojnë të bëjnë komplekse banimi dhe pushimi, të gjitha palët kërko-jnë që të përfitojnë. Pavarë-sisht premtimeve të bëra nga Kryeministri i ardhshëm për zgjidhje të këtij konflikti, duket se situata është shumë e vështirë, pasi pronarët e vjetër përveçse kanë vendimin e kthimit të pronës edhe e kanë hipotekuar atë, ndërkohë që ish punonjësit e NB-së “Rinia”, disponojnë aktin e marrjes së tokës në përdorim.

Berat, dhunon babain, arrestohet 46-vjeçariNjë tjetër rast i dhunës në familje është

shënuar në qytetin e Beratit. Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu të këtij qyteti, pasi dhunoi barbarisht babain e tij të moshuar. Policia bën të ditur se autor i ngjarjes është 46-vjeçari Gëzim Kukunja. Një debat për motive banale, ka përfunduar në fyerje e më pas në përdorimin e grushteve në drejtim të 73-vjeçarit I.Kukunja, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit e fytyrës. Kanë qenë fqinjët ata që kanë denoncuaar në polici ngjarjen, pasi kanë dëgjuar ulërimat që vinin nga banesa e familjes Kukunja. For-

cat e policisë së Beratit kanë mundur të vënë në pranga 46-vjeçarin në flagrancë, duke parandaluar një krim më të rëndë brenda familjes. Burimet policore thanë për gazetën se pas arrestimit të 46-vjeçarit dhe mbylljes së tij në dhomat e paraburgimit, kanë qënë oficerët e Policisë Gjyqësore ata që kanë marrë nën hetim Kukunjën, si dhe kanë përgatitur dosjen dhe akuzën përkatëse për të arrestuarin, i cili tashmmë përballet me veprën penale të dhunës në familje. Policia po heton për zbardhjen e motiveve të dhunës së ushtruar ndaj 73-vjeçarit, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Beratit.

Page 10: Metropol 5 korrik

10 E premte 5 korrik 2013 •

« AKTUALITET

Mariglen Mullai

Prokuroria shqiptare është e angazhuar maksi-malisht në hetimin dhe

ndjekjen e çdo rasti të atyre që konsiderohen “azil-kërkuesit” e rremë. Fokusi është sidomos tek ata qytetarë shqiptarë, të cilët përdorin dokumente të falsifikuara si të përfshirë në gjakmarrje për të përfituar statusin e azilantit në vendet e Bashkimit Evropian (BE). Ky qëndrim u ritheksua nga zyr-tarë të Prokurorisë së Përgjith-shme në një takim të zhvilluar dje me përfaqësues të misionit zyrës franceze të Mbrojtjes së Refugjatëve dhe Personave pa shtetësi– OFPRA, të cilët shoqëroheshin nga ambasa-dorja e Republikës së Francës në Shqipëri, znj. Christine Moro. Krahas luftës kundër fenomenit të gjakmarrjes në vendin tonë, organi i Prokuror-isë jep garanci se do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet franceze, por edhe ato të vendeve të tjera të BE-së për të parandaluar abuzimin e qytetarëve të ndryshëm sh-qiptarë nga liberalizimi i vizave. Zyrtarëve francezë në këtë takim iu përcoll nga pala sh-qiptare vendosmëria e Proku-rorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjitha rastet e azilantëve të rremë. Llalla ka prezantuar më parë qëndrimin se “ky është një fenomen që, megjithëse në përmasa të vogla krahasuar me disa vende të tjera, nëse nuk parandalo-het, mund t’i kushtojë rëndë të gjithë shqiptarëve që kanë shpresuar dhe punuar për të arritur aspiratën e lëvizjes së lirë”. Për këtë arsye, Proku-roria e Përgjithshme zhvillon kontakte të vazhdueshme me strukturat e tjera ligjzbatuese në Shqipëri, si edhe me au-

GREQI- Mediet greke shkrua-jnë se është çështje kohe para se policia të gjejë të arratisurin e rrezikshëm shqiptar, Mario Kola dhe bashkëpunëtorët e tij. Pard-je u vranë xhaxha e nip, teksa operacioni gjigand për kapjen e kriminelëve të arratisur nga bur-gu i Trikalasë është në proces intensiv. Kërkimi tashmë është fokusuar në Prousos, Eurytania. Sipas policisë, operacioni është jashtëzakonisht i vështirë pasi gjashtë të arratisurit janë ndarë për të lëvizur më lehtë. Policia e Prousos kontrollon dhe zonën përreth e sipas informacion-eve të policisë, të arratisurit janë mbyllur në zonë dhe nuk ka asnjë mundësi që t’u ikin përafërsisht 1.000 policëve që po i ndjekin këmba këmbës. Një hetim i thelluar ka nisur bazuar në rastin e dy të arratisurve të tjerë, të cilët ishin vrarë gjatë përleshjes. Të arratisurit fshihen

U grindën për xhelozi, ai kishte të dashur

Lirohet shqiptari që hodhi tëshoqen nga kati 9, s’ ka prova

ITALI- Gjyqtari i Monzës, Claudio Tranquillo, miratoi ndalimin paraprak, por ka urdhëruar lirimin e Zef Lleshit, shqiptarit 30 vjeç që akuzohet se ka hedhur nga kati i nëntë Silvana Hysenin, gruan e tij 31 vjeçe. Ajo që dukshëm që konsiderohet si dëshmi për paraburgim, sipas gjyqtarit, nuk ishte e mjaftueshme për të përcaktuar se ai duhet të qëndrojë në burg. Në fakti Lleshi u gjet të dielën pasdite në katin e nëntë të shtëpisë së tij në “Via Einaudi 9” në Cologno Monzese me rrobat e tij të çrreg-ullta, gërvishtje në fytyrë dhe supe, ndërsa në asfalt ishte hedhur trupi i pajetë i gruas së tij. Të dy kishin qenë të gjatë në mosmarrëveshje të fortë dhe grindjet vazhdonin, madje edhe të dhunshme, siç është raportuar nga nëna dhe një mik i viktimës. Gruaja u ankua për burrin e saj se ai kishte të dashur një mësuese në Shqipëri dhe në javët e fundit gjithashtu do të kthehej në atdheun e tyre për ta marrë atë përsëri. Të dielën në orën 15.00, edhe një grindje e radhës përfundoi me ngjarjen tragjike. Lleshi thirri policinë duke thënë se Silvana ishte vetëhedhur, por kushtet e shtëpisë, mobiljet e përmbysura, enët e thyera, perdet grisura, etj, linin të mendoje për një luftë të dhun-shme. Gjithashtu në lidhje me gërvishtjet në trup, shqiptari paraqet dy shpjegime të ndryshme. “Mi bëri ajo, ndërsa isha duke u përpjekur ta ndaloja të hidhej”,-thotë ai.

Tregtari e dalloi instrumentin

Vodhi klarinetën, denoncohet studenti shqiptar i Konservatorit

ITALI- Dje në Madonna Alta, një shqiptar u përpoq të shiste një klarinetë të vjedhura dhe është denoncuar. Me-diet shkruajnë se si kishte pësuar vjedhjen e klarinetës së tij disa ditë më parë, por në sajë të intuitës së një tregtari, një student i ri i jashtëm i Konservatorit të Peruxhias, ishte në gjendje të vazhduar studimet me instrument të besuar. I riu kishte bërë denoncim në stacionin e policisë sesi në një moment, ndërsa ishte duke biseduar me disa miq, ai e kishte vendosur në katin e brenda shtëpive, klarinetën e tij. Pak minuta më vonë ishte zhdukur. Pronari i një dyqani që shet instrumente muzikore në Madonna Alta, i cili e nji-hte viktimën, dyshoi kur një qytetar shqiptar u paraqit që t’ ia shiste klarinetën dhe kontaktoni menjëherë me pronarin.

POLICIA RRETHON 6 NGA TË ARRATISURIT NGA BURGU I TRIKALASË, 2 I VRAU PARDJE

Mbi 1000 policë ndjekin në shpella e male 6 shqiptarëtEnigmë si furnizohen me ushqime, lëvizin vetëm natën

gjatë ditës në shpella dhe vende të tjera, teksa natën ata lëvizin për t’u shpëtuar bllokadave të policisë. Nga verifikimi i telefon-ave të tyre celularë ka rezultuar se nuk kanë qenë në përdorimin e tyre dhe policia gjithashtu është duke u përpjekur për të kuptuar se si furnizohen me ushqime. Pas ekspertizës mje-ko-ligjore, policia bën të ditur se viktimat janë Edison Lika 27 vjeç dhe xhaxhai i tij Flamur (Kujtim) Lika, i cili gjithashtu është i ar-ratisur nga burgu i Larisës që më në 25 mars 2006, pasi kishte marrë leje dhe nuk u kthye më aty. Mësohet se xhaxhai i Likës ka ndihmuar në arratisjen e 8

shqiptarëve në mars nga burgu i Trikalas dhe kishte marrë pjesë me ta në grabitje dhe plaçkitje në zonën e Korinthit. Në fushën e betejës janë gjetur dhe sekue-struar armët e dy të arratisurve, dy automatikë tip Kallashnikov, 6 krehëra me fishekë, dy pis-toleta dhe një granatë. Forca të shumta policore ishin dis-lokuar në pika të ndryshme nga mendohej se do të kalonin të arratisurit, pasi ata ishin lokali-zuar në atë zonë, me ndihmën e kamerave termike. Më 22 mars duke u gdhirë data 23 nga bur-gu i Trikalas u arratisën 11 sh-qiptarë, 3 prej të cilëve iu kapën menjëherë. Ermal Lita u arrestua

pas një vjedhjeje në një super-market në Peristeri të Athinës. Dy të tjerë që vodhën një bankë në Larisa, thuhet se kanë dalë jashtë Greqisë. Sakaq, 5 të tjerët që nga ajo ditë janë endur nëpër zona të ndryshme të Greqisë dhe herë pas herë janë përleshur me armë me policinë. Gjatë një përleshjeje të tillë me armë më 30 mars, u vra 25-vjeçarja Kat-erina Zogali, e cila kalonte rastë-sisht pranë vendit të ngjarjes në Istmia, ndërsa më 17 qershor, të arratisurit vranë policin 37-vjeçar Jorgo Andritsopulu në Distomo dhe çarmatosën patrullën e tij të policisë, vrasje për të cilat bëhet kryesisht përgjegjës Marian Kola.

KRYEPROKURORI SIGURON TË HUAJT. RASTE TË ZBULUARA E KTHIMET

Llalla: Ndëshkim azilkërkuesve të rremë, dëmtojnë lëvizjen në BE

toritetet homologë në vendet e Bashkimit Evropian ku ky fenomen është më i ndjeshëm.

Raste të azilantëve të rremëPara pak muajsh vetë Kry-

etari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar është pro-ceduar penalisht nga policia e Tiranës sepse kishte lëshuar vërtetime hasmërie. Në një njoftim zyrtar, policia e Tiranës tha se “Nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Finan-ciar filloi procedimi penal për shtetasit Abdullah Zabit Skeja, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Farkë dhe kryetari i Pajtimit, Gjin Lazër Marku, 54 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Tiranë. Përfaqësues të këtyre shoqatave prano-jnë se kanë lëshuar vërtetime për familje të ndryshme, por vetëm në rastet kur personat kanë pasur realisht probleme me gjakmarrjen. Ndërsa Nikollë Shullani, sekretari i Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve, është shprehur se edhe shoqata e pajtimit që ai përfaqëson ka lëshuar vërtetime të tilla, por edhe ato që ai ka lëshuar kanë ardhur pasi janë lëshuar më parë vërtetimet nga drejtuesit

e komunave dhe të institucion-eve të drejtësisë, si gjykata dhe prokurori. Në muajin tetor të vitit të shkuar, Drejtoria Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër pati nisur procedimin penal ndaj dy drejtuesve të njësive vendore në qarkun e Shkodrës, Faz Shabaj, kryetar i komunës Postribë dhe Ramadan Likaj kryetar i Bashkisë Koplik, rrethi Malësi e Madhe. Por çështja mbeti vetëm në fazën e mar-rjes së deklarimeve të drej-tuesve vendorë mbi lëshimin e vërtetimeve. Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë Drejtoria e Policisë së Tiranës arrestoi kryetarin e komunës së Zall-Herrit, Gani Alushin, 50 vjeç, si dhe kryeplakun e fshatit Zall-Herr, Pëllumb Gjokën, 43 vjeç. Të dy funksionarët lokalë të ar-restuar nëpërmjet njësisë së An-tikrimit Ekonomik, u akuzuan për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe të falsifikimit të do-kumenteve zyrtare.

Kthimet e azilkërkuesve, mesazhet e zyrtarëve

Të paktën 60 shqiptarë janë kthyer nga Belgjika në

dy operacione të ndryshme, pasi kishin kërkuar azil politik. Hera e parë e kthimeve ishte kur në Tiranë e Shkodër mbër-riti Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit në mbretërinë belge, Freddy Roosemont, vitin e kaluar. “Përse kam ardhur në Shkodër? Sepse shumica janë nga qarku i Shkodrës. Ai deklaroi se që nga fillimi i tetorit 2011 në Belgjikë janë regjistruar 240 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë. Ndërkaq, para pak ditësh në Rinas u krye riatd-hesimi i 51 shtetasve shqiptarë, të cilët gjendeshin në situatë të parregullt në territorin e shtetit belg. Sipas të dhënave të palës belge, rreth 60 për qind e azilkërkuesve në këtë vend janë nga qyteti i Shkodrës. Një pjesë tjetër prej 20 për qind janë nga Kukësi dhe mandej, pjesa tjetër prej 20 për qind janë nga Tira-na. Më 14 qershor të këtij viti sekretarja e Shtetit për Azilin dhe Emigracionin e Mbretërisë së Belgjikës, Maggie de Block, gjatë një vizite pune në prefek-turën e Shkodrës tha se “Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë është ulur, por sërish ekziston rreziku për vendosjen e regjimit të vizave”.

Page 11: Metropol 5 korrik

11• E premte 5 korrik 2013

»INTERVISTË

INTERVISTA E KRYETARIT TË LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM DHËNË PËR EMISIONIN “NGA A NË ZH” TË TELEVIZIONIT “AGON CHANNEL”

Ilir Meta: Kemi qenë bashkëpunues me qeverinë “Berisha”

Nga Menada ZAIMI

- Z. Meta, si e përktheni ju me dy fjalë rezultatin e 23 qershorit? I referohem asaj çka mori Lëvizja Socialiste për Integrim.

- Demonstrim i shpirtit të ndry-shimit të qytetarëve shqiptarë dhe i shpirtit proeuropian të tyre. Sepse nuk kanë qenë zgjedhje të lehta, ka pasur një trysni të padrejtë dhe të pandershme nga ana e mazhorancës së mëparshme dhe e qeverisë aktuale për të trysnuar popullin shqiptar, për të deformuar procesin zgjedhor, gjë që nisi që me ndryshimin e paligjshëm dhe antikushtetues të anëtarit të KQZ-së dhe që vijoi deri në minutën e fundit apo që më pas vazhdoi edhe me një sondazh të proklamuar nga një kompani gjoja që kishte punuar me Obamën etj., që nxirrte bindshëm fitues koalicionit e djathtë.

- Megjithatë, besimi deri në fund, të paktën i analistëve, ishte se dy koalicionet e mëdha do të ishin shumë afër njëri-tjetrit. Pse ndryshoi kjo më 23 qershor?

- Absolutisht që diferenca ka qenë gjithmonë e ndeshje dhe është thel-luar hap pas hapi që nga momenti i shpalljes së koalicionit PS-LSI, për arsye se dihet që e majta në Shqipëri gjithmonë ka qenë shumicë. Dhe PD-ja ka arritur të qëndrojë në pushtet për shkak të ndarjes të së majtës në vitin 2005, por edhe në vitin 2009. Natyrisht që në politikë nuk bëhet fjalë për shumica aritmetike dhe dy plus dy nuk bëjnë gjithmonë katër, mund të bëjnë edhe gjashtë, që do të thotë se fryma dhe filozofia që trego-het mund të mbledhë shumë më tepër mbështetës dhe përkrahës se sa vo-tuesit tradicionalë të partive të cak-tuara. Natyrisht që kjo ndodhi edhe në këtë rast. Një meritë të veçantë për këtë rezultat ka trysnia e madhe dhe arroganca e mazhorancës së mëparshme në raport me qytetarët. Ishte një trysni e padurueshme për qytetarët dhe një pjesë e mirë e tyre merrnin pjesë në mitingjet e Partisë Demokratike pa dëshirën e tyre, por sa më shumë detyroheshin të mer-rnin pjesë në mitingje aq më shumë bindeshin se te kutia e votimit duhej të votonin për opozitën, sepse pas 23 vjetësh kaq shumë politikë në jetën shoqërore, jetën sociale, në jetën familjare, në medie ishte bërë një situatë e padurueshme. Dhe natyrisht që erdhi ky mesazh në mënyrë shumë qytetare, shumë të qetë dhe shumë të sigurt përmes votës. Unë asnjëherë nuk kam pasur bindjen se do të ishte një fitore e ngushtë, përkundrazi, kam pasur bindjen gjithmonë se opozita do të fitonte 80 mandate, dhe këtë e kam shprehur që herët.

- Dhe kur z. Rama foli për 80 mandate i referohej besimit te ju, tek ajo që ju kishit kalkuluar së bashku pas marrëveshjes për koa-licionin?

- Zoti Rama kishte sondazhet e tij, unë kisha sondazhet e mia dhe njohjen përkatëse në terren, por gjithmonë kam qenë i bindur dhe e kam deklaruar që në fillim të prillit se diferenca do të ishte mbi 200 mijë vota mes dy koalicioneve, por ajo vajti akoma më tepër, rreth 300 mijë vota. Gjithmonë kam qenë i bindur se 80 mandatet kanë qenë të padiskutu-eshme për Aleancën për Shqipërinë Europiane. Bindja ka qenë e palëkun-dur, se qeveria kishte dalë jashtë realitetit dhe përpjekja për të bërë një fushatë pompoze me mitingje pa fund nuk sillte dot atë mesazh për të cilin kishin nevojë njerëzit.

- Megjithatë, është shumë pak të mendosh se e gjithë kjo është përmbysur në 2 muaj e gjysmë fushatë.

-Jo, unë nuk mendoj se është përm-bysur në 2 muaj fushatë, por le të ka-lojmë në një interpretim tjetër. Marrim rastin e Bashkisë së Tiranës në vitin 2011 në zgjedhjet e 8 majit. Në rast se LSI-ja do të kishte qenë më 8 maj në koalicion me Partinë Socialiste, kry-etari i Bashkisë do të ishte Edi Rama, veçse do të ishte me gati 46 mijë vota më shumë. Pra, 23 mijë votat hiqi nga mazhoranca e asaj kohe dhe bashkoji me opozitën e asaj kohe. Nuk men-doj se ka ndodhur diçka e jashtëza-konshme, kështu që mendoj se ishte e pritshme kjo gjë dhe ne arritëm si LSI në mënyrë të veçantë të punonim shumë mirë me të rinjtë, me të cilët kemi punuar në mënyrë tradicionale, dhe kjo ka dhënë rezultatet e saj. Të punonim shumë mirë me votuesit e rinj, kanë ardhur rreth 200 mijë votues të rinj në këto zgjedhje më shumë se në zgjedhjet e viti 2009. Kemi punuar shumë mirë me emigracionin, sikurse edhe PS-ja ka punuar shumë mirë me emigracionin dhe njëkohësisht u jemi drejtuar jo përkrahësve të vendosur dhe fanatikë të partive të tjera. Abso-lutisht nuk kemi humbur shumë kohë, por u jemi drejtuar atyre që kanë qenë të pavendosur, por që janë racionalë, që duan stabilitet, që duan normalitet dhe që duan zgjidhjen e disa proble-meve jetike.

- Çfarë përgjigje keni ju, z. Meta, për ata që thonë se vota për LSI-në në fakt ishte një votë pragma-tiste?

- Mendoj se ishte një votë e men-çur, edhe pragmatiste qoftë, sepse unë nuk e marr asnjëherë në sens negativ, përkundrazi. Ishte një votë e mençur, sepse njerëzit donin një sta-bilitet dhe së dyti, cila ishte ajo parti që bëri fushatën më pozitive? Ishte LSI-ja.

- Ndoshta sepse ishit të detyru-ar ngaqë ishit në qeveri, të paktën deri më 1 prill 2013?

- Jo, nuk ka lidhje me atë. Ne kishim shumë arsye për të bërë një fushatë edhe më të fortë, por qëndrimet tona kanë qenë në vijimësi konstruktive, kanë qenë në vijimësi pozitive, kanë qenë në vijimësi bashkëpunuese. Për-pjekjet tona edhe për miratimin e tri ligjeve besoj se janë vlerësuar dhe janë çmuar nga njerëzit se kjo forcë është një garanci për normalitet në këtë vend. Pra, ky vend ka nevojë që të forcojë stabilitetin, ka nevojë për të bërë edhe ndryshime, pra për të ecur më shpejt. Kështu që mendoj se ky mesazh te LSI-ja u perceptua në mënyrën më racionale si faktor stabi-liteti, si faktor bashkëpunimi në vend si faktor normalizimi. Dhe njëkohë-sisht ne kemi qenë tepër konkretë edhe në programin tonë, nuk jemi marrë me 100 çështje në fushatë, pa-varësisht se program kemi pasur për çdo fushë. Kemi kapur problemin e ristrukturimit të ekonomisë për të garantuar rritje të qëndrueshme dhe problemin e punësimit, se si çdo politikë duhet vënë në funk-sion të rritjes së punësimit në vend.

- Nëse biem dakord, z. Meta, se vota më 23 qer-shor ndëshkoi Partinë Demokratike për shkak të qeverisjes së keqe,

ju kontrollonit 20 % të qeverisjes. Ju ishit pjesë e problemit, por nuk ishit qeverisja e keqe? Pse nuk u penalizua LSI-ja, pse nuk mori as-një faturë nga kjo qeverisje e keqe e PD-së?

- Së pari, nuk dua t’i ndaj gjërat bardh e zi. Së dyti, kjo puna e 20-për-qindëshit ka qenë një spekulim i madh, sepse gjërat në të vërtetë nuk kanë qenë kështu. Po kështu ministrat e LSI-së kanë qenë tepër bashkëpunues dhe tepër parimorë në qeveri dhe në qeverisje. Kanë qenë tepër konstruktiv, nuk është e vërtetë ajo se ministrat e LSI-së ministritë i kanë pasur si domene të tyre. Kjo është një përrallë. Unë mund t’ju them, për shembull, se vetëm në Ministrinë e Ekonomisë 80 për qind e të gjithë drejtorive në këtë minis-tri, madje më të rëndësishmet, kanë qenë ose persona që kanë punuar më parë në administratë, përpara se të bëhej koalicioni i vitit 2009, ose kanë qenë kryesisht të propozuar nga ana e Partisë Demokratike. Apo edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, dihet që më shumë se gjysmën e këtij sistemi e përfaqësojnë sigurimet shënde-tësore dhe shumë struktura të tjera.

Njerëzit kanë qenë tepër racion-alë. Së pari, LSI-ja nuk ka pasur lid-ershipin e qeverisë. LSI-ja ka treguar përgjegjësitë e saj. LSI-ja ka marrë dhe kostot e saj, absolutisht, të cilat diku kanë qenë të drejta, por në të shumtën e rasteve kanë qenë të pa-drejta, sepse ka qenë një interes në atë kohë edhe i Partisë Socialiste më shumë për të goditur përfaqësuesit e LSI-së në medie, duke parë të keqen tek aleanca LSI–PD dhe duke e ekzagjeruar shumë raste të sakta dhe të pavërteta, por ka qenë dhe interes i segmenteve të Partisë Demokratike për të ekspozuar gjoja njerëz të LSI-së si përfaqësues të fenomeneve kryesore, ndërkohë kur pushteti real ka qenë 99 për qind në duart e Par-tisë Demokratike. Pra, LSI-ja është sjellë në mënyrë konstruktive edhe në qeverisjen e vendit, në mënyrë modeste. Ka treguar vullnet për të bashkëpunuar dhe për të bërë reforma. Dhe ka bërë një gjë të mirë, që ka bërë vazh-dimisht lëvizje në qeveri, gjë që Partia Demokratike nuk e ka bërë. Pra, në drejtim të ministrave, të për-

faqësuesve të saj. Sepse edhe ndry-shimi është pozitiv.

- Megjithatë, duket sikur jeni në vështirësi me aleatin kryesor, PS-në, për të ndarë postet që do të drejtojë njëra apo tjetra, duke pasur parasysh se ju tashmë jeni me një potencë të shtuar...

- Nuk kemi asnjë vështirësi dhe nuk e di se ku e lexoni ju këto vështirësi. Përkundrazi, jemi në një sintoni dhe në harmoni të plotë.

- Edhe pse nuk kemi ende një ide të qartë se kush do të drejtojë çfarë...

- Kjo është gjëja më e parëndë-sishme, sepse më e rëndësishme është ndërrimi i programit elektoral në një program qeverisës dhe për këtë gjë po punohet. Dhe së dyti, struktura e qeverisë së ardhshme, në përputhje edhe me programin dhe pri-oritetet e tij dhe në fund do të vijnë emrat, që për mua nuk është gjëja më e rëndësishme. Më e rëndësishme është programi dhe ajo që do të real-izojë qeveria, sepse kjo është ajo që presin qytetarët. Kjo çështja e minis-trave, kush është apo kush nuk është, është më shumë çështje kurioziteti sesa çështje thelbësore.

Por me siguri kanë rëndësi poten-ciale edhe emrat që do të mund të drejtojnë këtë program... Patjetër, por ajo vjen në fund dhe unë mendoj që këta të jenë emra krejtësisht në har-moni me programin dhe me prioritetet e tij.

- Për shembull, ju keni pro-gramin me pesë pika për pu-nësimin. LSI-ja nuk do ta ndiente veten më komode që të drejtonte të paktën ato pesë ministri që vënë në zbatim pikën e fortë të fushatës së saj elektorale?

- Për ne më e rëndësishmja është çështja e programit. Së dyti, është që qeveria të ketë sukses në të gjitha fushat, sidomos në ato fusha që kanë qenë prioritetet tona kryesore, por që janë edhe prioritete edhe të Par-tisë Socialiste apo të partive të tjera të koalicionit. Njëkohësisht ne nuk e

konceptojmë qeverinë të ndarë sipas përfaqësimit partiak, pa-

varësisht se është e rëndë-sishme për të pasur një qeveri sa më përfaqësuese edhe nga ana politike. Për ne e rëndësishme është që programi të jetë pikërisht sa më realist, sa më tokësor, sa më i zbatueshëm, sa më konkret dhe ne të gjithë do

të monitorojmë përmbushjen e këtij programi. Kjo është

kryesorja.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka theksuar në një intervistë për “Agon Channel” se mbështetja ndaj LSI-së ka qenë parimore dhe se gjatë koali-cionit me PD-në kanë qenë bashkëpunues. Së pari, nuk dua t’i ndaj gjërat bardh e zi. Së dyti, kjo puna e 20-përqindëshit ka qenë një spekulim i madh, sepse gjërat në të vërtetë nuk kanë qenë kështu. Po kështu ministrat e LSI-së kanë qenë tepër bashkëpunues dhe tepër parimorë në qeveri dhe në qeverisje. Kanë qenë tepër konstruktiv, nuk është e vërtetë ajo se ministrat e LSI-së ministritë i kanë pasur si do-mene të tyre. Kjo është një përrallë. Unë mund t’ju them, për shembull, se vetëm në Minis-trinë e Ekonomisë 80 për qind e të gjithë drejtorive në këtë ministri, madje më të rëndë-sishmet, kanë qenë ose persona që kanë punuar më parë në administratë, për-para se të bëhej koa-licioni i vitit 2009, ose kanë qenë krye-sisht të propozuar nga ana e Partisë Demokratike.”

Page 12: Metropol 5 korrik

12 E premte 5 korrik 2013 •

«

Beyonce shpenzon 5000$ për vajzën e Kim & KanyeBeyonce dhe Jay-Z kanë shpenzuar 5000$ për dhuratën e vajzës së Kim Kardashian dhe Kanye West, ku bëhet fjalë për një palë këpucë Dior si dhe një set për fëmijë që përfshinte gotë, lugë dhe pirun për bebe, të gjitha të lara në argjent, me një kosto prej 10 mijë dollarësh. Edhe pse është pak për t`u çuditur pasi Beyonce nuk e ka patur shumë për zemër Kim. Por ajo ka një marrdhënje të ngushtë me Kanye, një nga ato marrd-hënje që mund të cilësohet si vëlla dhe motër, gjithashtu ai është edhe një miqtë e ngushtë të Jay-z, kështu që ata kanë menduar se duhet të bëjnë dhuratën më të mirë.

Lady Gaga i blen të dashurit çantë 37,000 paundMe rastin e 32 vjetorit të të dashurit të saj, aktorit Tay-lor Kinney, ajo i ka blerë një çantë me lëkurë krokodili, dizenjuar nga artisti Damien Hirst. Por surpriza nuk mbar-on me kaq. Gaga ka menduar që të organizojë edhe një udhëtim për të për të takuar familjen e tij në Chikago. Ajo është shprehur se e ka të vështirë për të zgjedhur dhuratat e të dashurit të saj pasi, Taylor nuk pëlqen makinat e shpejta, shtëpitë e mëdha. Gaga mendon se kësaj here ka bërë dhuratën e duhur pas atij i nevojitet një çantë udhëtimi.

Kim: Paratë e fotove të vajzës, do ti dhurojë për humanizëm

Fotot e para të vajzës së saj këngëtarja Kim Kardashian do t’ia shesë ndonjë prej revistave më të njohura. Paratë që do të marrë prej shitjes së fotografive, të cilat kapin një shifër mbi 2 milionë dollarë do t,i shfrytëzojë për qëllime humanitare. Ndërsa që Kim nuk do ta prezan-tojë vajzën e saj tek show i së emës, siç ishte parashikuar më parë.

Jessie J nuk ka kohë për romancë

Jessie J e cila ka pranuar hapur se është biseksu-ale, ka sqaruar se nuk ka kohë mjaftueshëm për t`u angazhuar me një lidhje pasi axhenda e saj super e ngarkuar nuk i le hapësirë. Ajo ka pranuar se edhe atë pak kohë që i mbetet dëshiron t`ia kushtojë vetes dhe familjes. Pranon se është e varur pas punës, ku aktualisht është duke punuar për albumin e saj të dytë. Ajo insiston se nuk i shmang lidhjet por karriera është objektivi i saj krye-sor. Në një intervistë dhëmë për Glamour magazine, Jes-sie është shprehur se do të lerë hapësirë për një lidhje vetëm për dikë që do ta dojë atë siç e meriton.

JENNIFER LOPEZ

DO TË MARTOHET PËR TË 4 HERË

GOSSIP

43-vjeçarja Jennifer Lopez dëshi-ron të martohet me të dashurin e saj 26 vjeçar Casper Smart. Këngëtarja është në lidhje me të dashurin e saj vetëm prej 18 muajsh dhe miqve u ka thënë se është aq shumë e dashuruar sa që nuk mendon të bëj ndonjë

marrëveshje para martesore siç e kanë zakon të bëjnë fytyrat e njohura. Që ta bind veten se është shumë e dashuruar tek Casper njësoj si edhe tek bashkëshortët e saj të kaluar, Lopez nuk dëshiron të bëjë marrëveshje të tillë. Përveç kësaj këngëtarja e cila ka dy binjak nga martesa e më pashme me këngëtarin Marc Anthony, planifikon që të bëjë fekondim invitro, vetëm nga dëshira që t’i lind Casperit një fëmijë. Një burim i afërt me këngëtaren ka zbuluar për magazinën “OK”: “ Ajo është e friksuar se koha po i kalon. Por shpreson se pas terapisë kundër sterilitetit, ajo do të ngelet shtatzënë për disa muaj”.

Page 13: Metropol 5 korrik

13• E premte 5 korrik 2013

»GOSSIP

Page 14: Metropol 5 korrik

14 E premte 5 korrik 2013 •

« THASHETHEMEVIP

Tamam, si të ish-shkëputur prej një skene filmi, në qytetin më romantik në botë – Paris, Big Basta rreperi i njo-

hur, shfaqi një anë të tjetër të tijën duke i kërkuar Vesa Lumës dorën për martesë! Të gjithë së bashku! Po më tepër se një lidhje martesore, kjo ishte dhe një lidhje profe-sionale, sepse tashmë dy artistët kanë vendosur që të gjitha projektet e tyre në muzikë t’i krijojnë e ndajnë bashkë ashtu si edhe këtë intervistë. 

Elbino: Data 12. 12. 2012 çfarë ju kujton?

Vesa dhe Geraldi (Big Basta): Ajo datë na kujton Parisin, qytetin e dashurisë dhe dita që u ndiem njerëzit më të veçantë në botë.

M’u bë shumë qejfi kur mësova për fejesën tuaj. Urime, megjithatë s’më rrihet pa pyetur. Fakti që jeni persona publik si ndikon në lidhjen tuaj? Pyes se kjo është hera e parë që kemi një çift këngëtarësh të njohur në të dyja anët e kufirit.

Të falenderojmë shumë Elbino! Nuk ka ndonjë ndikim të madh të themi të drejtën përveç se ndihmon për ta kuptuar njëri-tjetrin dhe sinqerisht, mbështetja është ajo që ka forcuar edhe më shumë lidhjen që një kohë bëmë mirë që e mbajtëm vetëm për vete (një sekret i yni ky që po e ndajmë me ato që duan të kenë një lidhje të shëndosh dhe pozitive).

Po në karrierën tuaj?Në karrierë është shumë më qejf,

sidomos kur punon për ndonjë projekt të përbashkët siç kemi pasur disa deri tani dhe i kemi shijuar në maksimum edhe gjatë punës, por edhe në rezulta-tin përfundimtar që janë koncertet, aty ku realisht e sheh sa ka ndikuar puna dhe energjia që ke transmetuar.

Hajde t’ju fus pak në sherr. Cili këndon më mirë nga ju të dy?

Hahaha... vetëm atë që s’e kemi problem. Vetëm një përparësi kam unë (Vesa), se unë di të bëj rap shumë mirë, ndërsa Bigu kur këndon stonon shumëëë lol.

Para dy-tre vjetësh gjatë një in-terviste për këngën “Amanet”, Vesa më ke premtuar se do isha i ftuar në dasmën tënde. Po shikoj gazetën “Shekulli” këtu dhe thotë që jeni martuar! Ku mbeti ftesa ime?

Elbino, kjo puna e martesës është

komplet keqkuptim. Ajo unazë që unë mbaj në dorë është unazë propozimi që unë e mora në Paris dhe me të cilën unë i prem-tova Bigut se do bëhem gruaja e tij. Nuk kam harruar, në dasëm do të jesh i ftuar special. Por gjithashtu do jenë të ftuar gjithë ata që duan të jenë aty! Të premtoj!

Gerald ndërkohë jeni bërë dhe im-azhi i UNICEF në kuadër të fushatës kundër dhunës ndaj gruas. Një rol shumë i rëndësishëm ky…

Viti 2012 ishte vit tepër vendimtar sa i përket fushatës kundër dhunës ndaj grave. Një nisëm e sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban ki Mun, bëri që kjo fushatë të përhapet shumë shpejt në përvjetorin e saj në nëntor, duke pasur si synim figu-rat e njohura të vëndeve përkatëse për sensibilizim të popullatës. Pavarsisht se Shqipëria nuk figuron në listën e zezë të statistikave të OKB për dhunën ndaj grave, përfaqsuesit e UNICEF vendosën të më propozonin mua, gjë për të cilën ndihem mjaft krenar të jem pjesë.

Vesa, të paktën për këtë jemi të sig-urt! Për të rrahur nuk të rreh hahahhaha-ha. Bëj shaka ok, se nuk po e mbaja dot.

Me Vesën kam të tjera marrëdhënie, sepse kemi lidhje të drejtpërdrejtë me

kartën e të drejtave të njeriut në Helsinki e jo me OKB hahaha.

Ndërkohë po punoni së bashku për albumin e ri të Vesës. Çfarë mund të na tregoni rreth këtij albumi dhe ma do mendja do ju shohim sërisht në duet?

Një verë shumë e nxehtë edhe shumë 2013. Kemi një projekt që po bëhet me shumë dashuri dhe përkushtim të madh. Këtë vit do të jemi shumë më aktiv se çdo vit tjetër. Të shpresojmë të jemi mirë me shëndet.

Për pak desh harrova! Festivali i Kënges në RTVSH!!! Kurrë nuk kam parë festival më të dobët e vlerësimet e jurise së huaj me letra në dorë e ZERO pikë… hmmm. Ç’përshtypje ju la?

Kishte edhe anë të bukura që ishin provat dhe kënaqësia që merrje gjatë in-terpretimit live me atë orkestër të mrekul-lueshme. Publiku pa gjithçka që ndodhi këtë vit me organizimin…mua thjesht më vjen keq që ky festival nuk po hap krahët dhe refuzon vazhdimisht të perceptoj që muzika po ndryshon vit pas viti dhe ne shqiptarët, si një popull jashtëzakonisht i talentuar nuk po mundemi të depërtojmë pikërisht për shkak të këtij mentaliteti. Pikët nuk më kanë bërë përshtypje, sepse

ishin vetëm gjashtë persona që vlerë-sonin. Unë vazhdoj të marrë mesazhe dhe urime akoma çdo ditë dhe për ata që lexojnë këtë intervistë ju tregoj se shumë shpejt (meqë po e kërkojnë vazhdimisht) do ta publikoj versionin studio të këngës.

“Radio And Club” rezultoi një album i suksesshëm. Po ju Big Basta, a do të publikoni ndonjë vid-eokëngë të re së shpejti?

Patjetër që po! Me hapjen e “042 Zone”, kam më tepër hapësirë dhe kohë të bëj sa më shumë projekte dhe duke filluar që prej janarit vazhdoj kemi nisur të publikojmë ca projekte të reja dhe bashkëpunime, gjithashtu tekste dhe produksione.

Në përfundim, si çifti i momentit në Shqipe, ju uroj veç më të mirat dhe ju pafsha gjithmonë të lumtur, sepse e meritoni!

Faleminderit shumë, gjithashtu ju urojmë dhe juve një vit sa më të lum-tur dhe akoma më të suksesshëm.

Albaniac 2013

Noizy me të dashurën Daniela, pozojnë nudo

Ka pak kohë që Noizy e ka prezantuar në publik të dashurën tij, bukuroshen nga Durrësi, Daniela Pajaziti.

Pikërisht në ditëlindjen e saj të 18-të Noizy del haptas duke e deklaruar si të dashurën e tij zyrtare. Bukuroshja, e cila është edhe Miss Durrësi zbuloi më herët lidhjen me Noizyn, ku e prezantoi si njeri shumë të ëmbël dhe me plot dashuri, e sigurisht që për ne kjo mund të duket e çuditshme duke e njohur natyrën e fortë të Noizyt. Së fundi ata janë kërkuar që të pozojnë nudo për ballinën e revistës “VIP”.

 

Dafina lë Rihanën, kopjon Jessie J

E kritikuar se kopjon Rihanën, Dafina Zeqiri gjithmonë është përgjigjur se çdo këngëtar ka një inspirim. Madje sipas saj edhe yjet botërore inspirohen nga dikush. Por si duket Dafina ka vendosur ta lërë Rihanën rehat për pak kohë dhe t’i përcjellë ndryshimet e një këngëtareje tjetër. Ndryshimi i fundit që Dafina ka bërë, ku paraqitet me flokë shumë të shkurtër dhe të bardhë, janë identik si të yllit botëror Jessie J. Dhe shikuar që në thelb, kjo nuk mund të quhet inspirim siç pretendon këngëtarja, por kopjim. Nuk dihen se si do të reagojnë fansat përballë këtij ndryshimi të këngëtares së tyre të pëlqyer, duke ditur se jo gjithmonë ndryshimet e saj janë pritur mirë nga publiku, e veçanërisht me këto të fundit ku ajo ka humbur tërësisht origjinalitetin e saj.

Big Basta & Vesa Luma: Rrëfim për Parisin dhe dashurinë...

Page 15: Metropol 5 korrik

15• E premte 5 korrik 2013

»THASHETHEMEVIP

Afërdita Dreshaj ka pub-likuar këngën e saj te re “SuperStar”, një bashkëpun-imi i saj me Lumi B. Me anë të kësaj videoje, Afërdita duket se ka dashur të ironizojë me ish të dashurin e saj, Shpat Kasapi, duke qenë se si personazh krye-sor ka zgjedhur një djalë shumë të ngjashëm me të. Ndërsa, Lumi B, në një nga radhët e këngës, i kërkon Afërditës ta thërrasë “Lum di Caprio”. Aktori i famshëm, Leonardo di Caprio thuhet se u bë shkak për ndarjen e Afërditës me Shpatin, pas disa vitesh lidhjeje.

Dasmë së shpejti. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj do të martohen. Këtë e mësuam në Facebook, ku në profilin e saj Miriam Cani ka postuar një foto me një unazë diamanti në gisht dhe me një diciturë, ku sqaron se Alban Skënderaj e ka propozuar

për martesë. Çifti këto ditë ndodhet në ishujt Maldive për pushime dhe nëpërmjet Face-

book bëjnë të ditur të rejat më të fundit rreth tyre. “Surpriza më e MADHE në jetë më erdhi dje gjatë eksperincës së parë të zhytjes mes bukurive të oqeanit Indian. Dua ta ndaj dhe me të gjithë ju miqtë e mi. Albani me instruktoret kishte organizuar gjithçka pa dijeninë time dhe midis një shkrimi më PROPOZOI PËR MARTESE :) ) Ndërkohë që mundohesha të merrja frymë NATYRISHT i ktheva vetëm një POOOOOO :) ))”, shkruan Miriam Cani në Facebook.

Genta Ismajli me Lorik Canën?Së fundmi është shpërndarë një fotografi e këngëtares Genta Ismajli, e cila shihet në momente mjaft intime me futbollistin shqiptar Lorik Cana. Duken aq të afërt sikur pran tyre nuk gjendet askush tjetër dhe vëmendjen e kanë vetëm tek njëri- tjetri. Sipas fotografisë, Genta nuk duket në humor të mirë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë edhe për Lorikun.

“Mania” e re e Nora IstrefitKohët e fundit Nora Istrefi ka nxjerrë në pah një mani të saj. Syzet e diellit duket se për të janë të domosdoshme ditën, por edhe natën. Këngëtarja është fotografuar në disa lokale nate dhe shpesh ka rënë në sy për mbajtjen e syzeve të errëta edhe në ambiente të mbyllura. Duket se kjo është një mënyrë trendy që Nora ka zgjedhur për t’u dukur disi ndryshe.

Zanfina, akoma s’e

ka mendjen tek martesa…

Këngëtarja Zanfina Ismajli, e cilësuar shpesh si një nga femrat me trupin më të bukur në hapësirën shqiptare, është shfaqur së fundmi me një bashkëpunim me Noizy-n, të dytin me radhë në tërë karrierën e saj, ku i këndon një fenomeni negativ të shoqërisë sonë, siç është dhuna ndaj grave. Projekti është pritur shumë mirë nga fansat dhe mediet, por jashtë saj, vëmendja më e madhe sërish është e përqendruar tek jeta e saj private. Dy vite më parë, në një intervistë për mediet, ajo tha se nuk është aspak romantike dhe nuk ëndërron fare fustanin e bardhë. Mesa duket, gjërat nuk kanë lëvizuar aspak në këtë drejtim, kur ajo deklaron po të njëjtën gjë edhe sot. “E vërteta është që për mua s’është primare në jetë dasma dhe nuk mendoj vetëm si të martohem. Nëse e krahasoj veten me vajza të tjera, them se nuk jam aq romantike, ndoshta s’kam shumë hormone femërore (hahaha)”, ka thënë këngëtarja. Zanfina është në një lidhje shumëvjeçare me një biznesmen nga Kosova, për të cilën ajo nuk dëshiron të flasë shumë nëpër media. Duket sikur shpirti punues i saj është në piedestal, pasi thotë se këtë verë do të jetë shumë e angazhuar dhe nuk di nëse do të ketë kohë as për pushime me të dashurin e saj.

Miriam Cani:Albani më propozoi për

martesë, përgjigja: POOOO

Afërdita tallet me Shpatin?

Bën klip me një djalë që i ngjan, e quan Leo di Caprio

Page 16: Metropol 5 korrik

16 E premte 5 korrik 2013 •

« BOTA

JOHN LLOYD 

Të martën mbrëma dhe die në Egjipt janë vrarë 23 vetë, dhe flitet për të

paktën 100 sulme ndaj grave. Vrasjet dhe sulmet kanë të përbashkët një gjë: kanë ndodhur në një qytet prej ku forcat e policisë janë tërhequr në pjesën më të madhe.

Të dielën, ditën e parë të demonstratave, Kajro kish mbetur relativisht i qetë. Duke lëvizur nëpër qytet ki-sha perceptuar pothuajse një atmosferë feste, ndonjëherë zemërake, por më shpesh e gëzueshme. Episodet e dhunës kishin qenë relativisht të përmbajtur. Por gjërat nuk mund të zgjasnin kështu. Urrejtja dhe mosbesimi që mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane provojnë për opozitën, ndjesia tek çdo palë që është tradhëtuar nga tjetra, janë intensifikuar, dhe në nxehtësinë e ditëve dhe netëve të Kajros e gjithë kjo shpërtheu në dhunë të hapur.

Nuk do të ketë një fund të lumtur për “revolucionin e dytë egjiptian”, siç do të donte ta quante opozita. Ushtria do të marrë kontrollin dhe mund ta mbajë deri sa të hartohet një Kushtetutë e përkohshme dhe do të thirren zgjedhjet e përkohshme.

Vëllazëria Myslimane mund të pranojë dhe të kontrollojë dhunën e mbështetësve të vet. Forcat e opozitës mund të bëjnë të njëjtën gjë. Të gjithë këta kushte, në momentin që shkruaj, janë të vështirë të ndodhen, nëse vihen në një plan me përleshjet. Janë megjithatë të mundur.

E megjithatë, edhe nëse këta do të “mund” të ndodh-nin, edhe nëse do të ndodhte më e mira e mundshme, edhe nëse dhuna do të frenohej, Egjipti është i destinuar të precipitojë në një spirale për poshtë. Në anën e Vëllazërisë Myslimane është bindja se opozita dëshiron t’i zhveshë nga fitorja legjitime elektorale një vit më parë. Vëllazëria, me Kushtetutën e vet është përpjekur të zbatojë Ligjin e Islamit. Me disa dekada gjysmëklandestiniteti në të kaluarën e vet, Vëllazëria nuk është e prirur për një kompro-mis demokratik.

Ushtria, pushteti i të cilës qëndron edhe në kontrol-lin e afro një të katërtës së ekonomisë, ka këmbëngulur gjithmonë që të ketë autono-mi nga qeveria dhe gjyqësori. Gjeneralët janë shumë të sigurt në pushtetin e tyre për të bërë diçka më shumë se xhestet populistë kundrejt forcave politike, përfshirë opozitën që tashmë dëshiron t’i shohë si shpëtimtarë.

Në anën e opozitës, është bindja që Vëllazëria Mysli-mane synon që të ndryshojë shtetin dhe shoqërinë dhe që rajonet e ndryshëm që ata përfaqësojnë –Islami i moderuar, liberalizmi, social-izmi, nacionalizmi laik – nuk do të arrijnë më të kenë shans të qeverisin. E konsid-eron eksperiencën e vitit që kaloi si një justifikim absolut

Egjipti po përpiqet të rivendosë normalitetin me një udhëheqës të ri të përkohshëm, një ditë pasi ushtria rrëzoi Presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Kjo u bë shkak për festime

nga mijëra protestues që ishin mbledhur në sheshin “Tahrir” të Kajros. Luhet hymni kombëtar i Egjiptit dhe personalitete të ndryshme mar-rin pjesë në ceremoninë e betimit si president të kreut të Gjykatës Su-preme, Adly Mansour.

Në deklaratën e tij të parë publike, zoti Mansour zotohet se do të mbajë lart vlerat e revolucionit. ‘’Zotohem se do të mbroj sistemin re-publikan dhe do të respektoj ligjin dhe Kushtetutën, se do të kujdesem për interesat e popullit dhe do të ruaj pavarësinë e sigurinë e atdheut’’.

Fjalët e tij priten mirë brenda sallës së Gjykatës Kushtetuese. Edhe jashtë sallës, njerëzit festojnë dhe brohorasin “Rroftë Egjipti”. ‘’Ishte shumica e popullit egjiptian që e detyroi ushtrinë të na kthente të drejtën që ne i dhamë zotit Morsi. Ai nuk u soll si duhet prandaj ne i kërkuam të na kthente pushtetin për të zgjedhur dikë tjetër”, thotë një demonstrues.

Megjithatë, policia dhe ushtria vazhdojnë të qëndrojnë në gatish-mëri, të vetëdijshëm se jo të gjithë egjiptianët janë të kënaqur. Aty pranë janë mbledhur mbështetësit e Presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi. ‘’Pavarësisht nga çdo gjë, ne e refuzojmë regjimin e ushtrisë. Ne do ta refuzojmë atë me lëvizje paqësore. Do të konfrontohemi me të, por jo me shishe me benzinë siç veprojnë ata. Ne nuk do të lejojmë që shteti të kthehet dhjetëra vjet prapa’’, thotë një mbështetës i presi-dentit të rrëzuar.

Një qytetërim i vërtetë nuk mund të ngrihet në ajër e as nuk gjendet në rrugë, por është frut i një shoqërie të vendosur për të jetuar në paqe dhe i forcave të afta të ngrihen mbi intere-sat individualë. Egjipti për momentin nuk i ka këto. Shpresa e vetme është që të maturojë gjithë këto, dhe ta bëjë shpejt

REVOLUCIONI pa fund të lumtur

për të larguar nga pushteti Vëllazërinë Myslimane, edhe pse atyre u mbeten tre vite mandat elektoral. Për këtë arsye, marrëveshje që do të arrihet ose jo në ditët që do të vijnë do të kompromento-

het nga mungesa e vetëdijes se të gjithë duhet të gjejnë mënyrën të bashkëjetojnë. Një qytetërim i vërtetë nuk mund të ngrihet në ajër e as nuk gjendet në rrugë, por është frut i një shoqërie të vendo-

sur për të jetuar në paqe dhe i forcave të afta të ngrihen mbi interesat individualë. Egjipti për momentin nuk i ka këto. Shpresa e vetme është që të maturojë gjithë këto, dhe ta bëjë shpejt.

EGJIPTI

Përpjekje për kthim në normalitet

Page 17: Metropol 5 korrik

17• E premte 5 korrik 2013

»BOTA

Egjipti, ende larg demokracisë

 

Së pari, Husni Mubaraku e tani edhe Mohammed Mursi. Ushtria edhe një herë në minutat e fundit u vendos në

anën e demonstruesve në sheshin “Tahrir” për të rrëzuar një president të padashur - në këtë rast madje një president të zgjedhur me mjete demokratike. Por së fundi ai gjithnjë e më shumë polarizonte vendin dhe popullin egjiptian. Rezultati është i qartë, por edhe i dyshimtë: ushtria është dhe mbe-tet faktori vendimtar në Egjipt. Në rastet më emergjente ajo eviton dështimin e shtetit. Njëherit forcat ushtarake nuk i lejojnë askujt që të përzihet në punët e saj dhe me një pozi-cionim të shkathtë paraqiten si shpëtimtar të shtetit. Kështu ushtria siguron një dominim politik në të gjitha çështjet e rëndësishme, por siguron edhe interesat e veta ekonomike.

Kjo nuk është një vepër demokratike, por cila është vlera e kulturës demokratike në Egjiptin e sotëm? Shumë njerëz, të cilët ditët e fundit kanë protestuar kryesisht me mjete paqësore kundër Mursit, kanë treguar një guxim të madh dhe meritojnë respekt. Askush që beson në demokraci dhe pluralizëm nuk mund të dëshirojë në vendin më të madh për nga numri i banorëve në vendet arabe një politikan si Mohammed Mursi për president. Megjithë paraqitjet e tij “pragmatike”, Mursi tërë kohën forconte vetëm pushtetin e vet me Vëllazëria Myslimane.

Shumë demonstrues janë të bindur se feja islame dhe demokracia mund të shkojnë së bashku, sikur feja e krishterë dhe demokracia. Ata kanë mundësuar edhe rrë-zimin e Mursit me ndihmën e ushtrisë. Por dyshohet se Vëllazëria Myslimane mund të përjetojë një ndryshim demokratik, ndonëse kjo nuk mund të thuhet për të gjithë simpatizantët e kësaj organizate. Por në mesin e tyre ka dhe një masë njerëzish të gatshëm për dhunë. Dhe jo

vetëm në mesin e tyre. Edhe në anën e kundërshtarëve të Mursit, në mesin e “revolucionarëve liberalë” dhe tek të rinjtë e frustruar ka një potencial të tmerrshëm për dhunë dhe urrjejte. Nga kultura demokratike shihet shumë pak. Mungesën e saj e tregojnë edhe kërkesat e pamatura për largimin e plotë nga skena politike të Vëllazërisë Mysli-mane dhe dënimin e tyre.

Për Egjiptin është me rëndësi që Mursi nuk është më në pushtet. Në kohë afatgjatë ky ndryshim mund të jetë një sinjal pozitiv madje për tërë rajonin, sepse shumica e vendit me numrin më të madh të banorëve në vendet arabe tregoi se mund të luftohet kundër dominancës së islam-istëve. Por kjo recetë nuk është i sigurtë, sepse shoqëria egjiptiane edhe më tej është shumë e përçarë. Ndërkohë që gjendja dramatike ekonomike mund të tensionojë edhe më shumë situatën.

Vendi edhe më tej mbetet i përçarë thellë. Ndërhyrja e ushtrisë ka qenë në këtë moment e domosdoshme, por kjo është një goditje për proceset demokratike në këtë vend. Ky është ndoshta fillimi i revolucionit egjiptian. Por poten-ciale për dhunë edhe më tej ka shumë.

Por jeta për zotin Morsi dhe mbështetësit e tij të Vëllazërisë Myslimane mund të mos jetë dhe aq e lehtë tani e tutje. Sot, me t’u kthyer në punë, Prokurori i përgjithshëm i Egjiptit urdhëroi arrestimin e udhëheqësve të Vëllazërisë Myslimane.

Në një fjalim televiziv mbrëmë, shefi i ushtrisë Abdul Fatah al-Khalil Sisi tha se ushtria thjesht iu përgjigj thirrjes së popullit pasi zoti Morsi dështoi të bashkonte kombin.

Njoftimi u shoqërua me fishekzjarre në sheshin “Tahrir” të Kajros dhe në qytete të tjera. Këto sheshe tani janë boshatisur ndërkohë që Egjipti përpiqet për një fillim të ri. Protestat e ditëve të fundit ishin kryesisht paqësore, por luftimet midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të zotit Morsi kanë lënë afro 50 të vrarë. Nga frika e një reagimi kundër amerika-nëve, zyrtarët e SHBA kanë urdhëruar evakuimin e një pjese të personelit të ambasadës amerikane në Kajro.

 REAGIME

Ushtria e fuqishme egjiptiane ka rrëzuar nga pushteti udhëheqësin e parë civil të zgjedhur në mënyrë demokratike, Presidentin Mohamed Morsi. Mijëra protestues kundër Presidentit Morsi shpërthyen në brohoritje të hareshme sapo dëgjuan lajmin: Qindra mijëra vetë e përshëndetën me bro-horitje dhe gjëmimin e burive të makinave njoftimin e ushtrisë se Presi-denti Mohamed Morsi nuk ishte më udhëheqësi i vendit.

Rrëzimi i zotit Morsi pason demonstratat që vazhduan prej disa ditësh kundër Presidentit, për të cilin protestuesit thonë se kishte humbur legjit-imitetin, pasi nuk kishte arritur të bashkonte dhe udhëhiqte në mënyrë efektive vendin.

Studenti Mahmoud el Zomer tha se nuk ishte çuditur që zoti Morsi u rrë-zua nga pushteti. Ai thotë se e kishte pritur këtë ditë, pasi situata në Egjipt ishte aq kaotike saqë ushtria mori kontrollin. Ai thotë se ishte një zhvillim i pritshëm dhe ai vetë ndjehet shumë i gëzuar nga ato që ndodhën.

Por jo të gjithë janë të gëzuar. Mbështetësit e zotit Morsi, kryesisht Vëllazëria Myslimane, shprehën revoltim që udhëheqësi i tyre u hoq nga pushteti. Zoti Morsi u zgjodh në qershor 2012. Por Shefi i Ushtrisë, Gjen-erali Abdel Fattah al-Sisi tha se ushtria nuk mund të rrinte më duarkryq përballë trazirave dhe protestave të dhunshme në rrugët e Egjiptit.

Në fjalimin e tij në television, zoti Sisi bëri thirrje për ripajtim kom-bëtar, kur deklaroi pezullimin e Kushtetutës dhe njoftoi vendimin për zgjedhje të parakohëshme. “Bazuar në përgjegjësinë tonë kombëtare dhe historike, po bashkohemi me të gjitha figurat politike dhe kombë-tare, me rininë, pa përjashtuar njeri, për të gjetur gjuhën e përbashkët për drejtimin e të ardhmes që përfshin hapa për një shoqëri egjiptiane më të fortë dhe më të bashkuar që nuk përjashton asnjë nga grupet e saj demografike, asnjë lëvizje dhe u jep fund përçarjeve dhe konfliktit”.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Adli Mansour, është emëruar si kryetar shteti i përkohshëm. Në përpjekje për të ndalur protestat dhe dhunën që u kanë kushtuar jetën 40 vetëve gjatë javës së fundit, ushtria ven-dosi makina rreth demonstruesve para se të bëhej njoftimi.

Zoti Morsi erdhi në pushtet me premtimin se do të luftonte korrup-sionin dhe papunësinë, do të pastronte mbeturinat që janë mbledhur në rrugët e Kajros dhe do ta bënte vendin më të sigurtë. Por ai shihet nga shumë egjiptianë si një udhëheqës autokrat dhe jo-demokratik, gjë që e bëri të papranueshëm për shumë njerëz.

Nuk është e qartë se ku ndodhet zoti Morsi, por përmes llogarisë së tij në Tëitter, ai e ka cilësuar rrëzimin e tij nga pushteti si grusht-shteti, dhe u ka bërë thirrje egjiptianëve ta kundërshtojnë veprimin e ushtrisë.

Presidenti Barak Obama thotë se Shtetet e Bashkuara janë tepër të shqetësuara për vendimin e ushtrisë së Egjiptit për të hequr Presiden-tin Muhamed Morsi nga pushteti dhe për të pezulluar Kushtetutën.

Në një deklaratë të nxjerrë mbrëmë vonë, zoti Obama i bëri thir-rje ushtrisë egjiptiane të kalojë pa vonesë autoritetin e plotë në duart e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike përmes një procesi “gjithëpërfshirës dhe transparent”. Ai tha se e ardhmja e Egjiptit mund të vendoset vetëm nga populli egjiptian.

Zoti Obama tha gjithashtu se ushtria duhet të shmangë arrestimet arbitrare të Zotit Morsi dhe përkrahësve të tij.

Presidenti i ka kërkuar administratës të rishikojë implikimet e vepri-meve të ushtrisë egjiptiane mbi ndihmat amerikane për Egjiptin. Sipas ligjit amerikan, Shtëpia e Bardhë duhet të pezullojë ndihmat për çdo vend ku udhëheqësi i zgjedhur rrëzohet me një grusht shteti ushtarak.

Shumë demonstrues janë të bindur se feja islame dhe demokracia mund të shkojnë së bashku, sikur feja e krishterë dhe demokracia. Ata kanë mundësuar edhe rrëzimin e Mursit me ndihmën e ushtrisë. Por dyshohet se Vëllazëria Myslimane mund të përjetojë një ndryshim demokratik, ndonëse kjo nuk mund të thuhet për të gjithë simpatizantët e kësaj organizate. Por në mesin e tyre ka dhe një masë njerëzish të gatshëm për dhunë. Dhe jo vetëm në mesin e tyre. Edhe në anën e kundërshtarëve të Mursit

Page 18: Metropol 5 korrik

18 E premte 5 korrik 2013 •

« DOSSIER

Nga ALBERT KOTINI

Në qoftë se do t’i referohemi historisë kom-bëtare të Greqisë që në lashtësi, si vendi më i respektuar në Europë dhe në botë për

kulturën e saj të hershmërisë, gjen si zanafillë mi-tologjinë dhe besimin fetar të përzier shumë pak në rrethanat historike të kohës. Greqia i refero-het Dhiatës së vjetër, ashtu, si në Libi, Egjipt e deri në Indi, ku autorët antikë gjejnë pikënisjen e tyre. Për sa i përket arkeologjisë, e cila zbuloi statuja, varre, monedha, u bënë me qëllim për të mbartur shpirtin e një kombi në qytetërimin e vet. Mirë kanë bërë, por nga ana tjetër nuk bëhen të besueshëm derisa u mohojnë apo deformojnë, si “boshllëk” në këtë kulturë europiane fqinjët e tyre shqiptarë të pranishëm, që në parahistori. Më tipike është në Sicili, të cilin e quajnë “Greqia e Madhe”, në Epir, së cilës i jepet origjinë helene dhe jo ilire, në Dodonë, e deri në Himarë.

Holzner në librin e tij mbi Palin shkruan: “Kur nga Maqedonia doli një hero i ri (Aleksandër) vetëm 22 vjeç, dhe solli dhuratat e perëndim-it, gjuhën grekë dhe filozofinë drejt Lindjes, tani Perëndimi, kërkon dhuratat më të bukura të Lindjes, që është mësimi, nga nazareasit”. Çështje xhelozie, por edhe e keq interpretuar në historinë botërore, sepse ka të bëjë me ba-norin e parë të Ballkanit, rrënjët dhe prejard-hjen, të cilat sipas autorëve grekë bazohen më tepër, tek mitologjia, se në elementët shkencorë të ekzistencës. Dihet, që pellazgët kanë qenë një popull parahelenë. Në qoftë se civilizimi grek e ka pikënisjen në mitologjinë (parahomerike), në banesën e 12 perëndive në Olimp, atëherë Dodona ilire (apo Druri i Lisit), përse të moho-het, si pikënisja e civilizimit tonë kombëtar? No-cionet fise “barbare”, apo “primitive” nuk mund të mohojnë prejardhjen ariane (fisnike nga eti-mologjia indiane aria). Rrënjët gjenetike të au-toktonisë greke, jo vetëm nisin nga mitologjia, por edhe marrin për ndihmë gojëdhënat, legjen-dat e deri në besime pagane, duke i monopoli-zuar, si të tyret. Mirëpo, pellazgët, apo parailirët, si politeiste, ndihmuan edhe qytetërimin grek, të cilët duke i përvetësuar, adaptuar, e për-shtatën në mënyrë jetese njerëzore, me kry-ezotat e tyre. Grekët e përshtatën hyjnizimin parailir (pellazg), duke diferencuar zotat më të pavdekshëm dhe të vdekshëm me prejardhje të përzier, për të justifikuar ekzistencën tokësore me atë hyjnore. Ky lloj besimi vazhdoi edhe tek romakët, deri në krishterim (monotesit). Parail-irët në fakt u cilësuan barbarë, edhe për arsye se qëndruan më larg përfytyrimeve të tilla duke respektuar kryesisht dukuritë e natyrës (dielli, hëna, pyjet etj). Në veçanti u nderuan zjarri dhe zotat mbrojtës të pjellorisë (lexo p.sh Fishtën për Shtojzovallet, apo mitologjinë tonë të maleve). Dihet, se besimi kristian u përhap 500 vjet më vonë, se qytetërimi romak, po në rastin tonë e kërkojmë zanafillën pellazgo-ilire 4000-5000 vjet më parë.

Mitologjia greko-romake, ka nevojë të inter-pretohet drejtë. Alberto Gaoçi, në librin “La Sto-ria I”, shkruan: “Mitet historikisht konsiderohen, si një ekzigjencë e popullit për të “fisnikëruar” prejardhjen e vet nëpërmjet figurave kombëtare mbinjerëzore”. Tito Livio, shkruan: “Një popull, e ka të nevojshme të rrisë ndjenjën e lavdisë, kur ai kërkon ti mbështetë për të ecur më tej dhe këtë e bën duke e menduar të shenjtë prejard-hjen e tij, duke ia lënë zotave themelimin e tij”.

Historia kombëtare e Greqisë, rrethohet me mite e legjenda, që përziejnë njerëzit me zotat. Kjo ndodh për motive të ndryshme, por kryesore

Një udhëtim rreth Sicilisë, një kryqëzim i historisë

Historiani gjerman: Pa ilirët s’do të kishte

as Romë, as Spartëështë për t’u paraqitur më të “mirë”, se të tjerët, qoftë për shkak të mungesës së dëshmive rreth origjinës së lashtësisë, gjë që e çon në elemente imagjinarë të legjendës. Kjo përhapje, gojarisht përcillej nga brezi në brez, për të mbajtur gjallë kujtimin e prejardhjes. Si rezultat mitologjia greke, pothuaj, si tërë perënditë, heronjtë, i ka ta mbajtur nga pellazgjia pagane dhe për këtë ka mjaft botime, që e provojnë, si tezë. Prandaj në historinë kombëtare shqiptare duhet të zënë më tepër vend mitologjia e lindur nga burime pellazgjike dhe nuk mund të pranohet, si një mo-nopol helen apo romak. Shpeshherë mitizimi në lashtësi, përdoret nga historianët grekë apo ro-makë për të mbuluar si komb edhe paqartësitë e prejardhjes në lashtësi. Mustafa Kruja në pjesën e parë “Historia e Parahistoria” për historinë e vjetër të Shqipërisë, midis të tjerave shkruan: “Fenikasit muarën nga egjiptianët, vetëm sis-temin, formën e shkronjave për gjuhën e tyre, e krijuan vetë si deshën. Helenët qenë të parët në Europë, që nisën të shkruajnë me ABC-në fenikiane, aty nga shekulli IX d.m.th. në epokën e Homerit... Ka 5000 vjet e këndej, që u sendër-zua ABC-ja në Egjipt, por ka vetëm 3000 vjet, që u shkrua, duke e mbjellë fenikasit, poshtë e përpjetë me anijet e tyre e për qëllime tregtare. Helenët muarën prej tyre njëmijë e ca vjet më vonë... Të parat vepra të shkruara, qenë rap-soditë homerike, të përmbledhura në kohën e

jet tyre me hipoteza e disa zbulime të tjera historike, ka punuar më tepër fantazia, sesa baza dokumentare. Prandaj qytetërimet varen nga shumë faktorë: gjeologjikë, gjeografikë (kushtet) ekonomikë, fizikë e biologjikë. Mbi këtë bazë edhe qytetërimi pellazgo-ilir, në trevën e Epirit dhe detin Mesdhe nuk mund të mbetet në boshllëk, duke iu përvetësuar nga kultura greko-romake të gjitha legjendat e deri tek beja për zjarrin, apo për gurin, që edhe sot flasin në kul-lat e malësisë sonë.

Një nga argumentet e tezës së mësipërme, ka të bëjë me fisin ilir të elimëve. Në këtë drejtim janë mjaft botime, të cilat përfshijnë ngjarjet e Trojës, Butrintit, Epirit, e deri në Italinë e Jugut (Sicili). Për të arritur, deri në përshkrimet arke-ologjike dhe citimet e autorëve klasikë, grekë dhe romakë në Sicili, duhet të marrim, si pikënis-je luftën e Trojës. Fisi i elimëve është i lirë dhe së bashku me trojanët e larguar mbas djegies së Trojës erdhën në Kaoni, Thesproti, në veçanti në Butrint, e prej këtej në Sicili, ku krijuan qytete të tëra. Ky fakt, gjurmët e të cilit ekzistojnë edhe sot asnjëherë nuk paraqitet, si kulturë e ilirëve të vjetër, por vetëm greko-romake.

Në revistën “Drini” nr. 9, 1.10.1942, autori italian, Pelegrino C. Sestieri shkruan: “Byllis, është një emër ilirik, sepse rrjedh nga emri i fisit Byljions, ose Bylliones, të cilin gjeografi Ptoleme, e vendos në tokën e elimëve. Latinët i quanin

shkruan: “Atëherë Eneu, pasi la qytetin në flakë, mbas rrethimit 9-vjeçar, shihte në legjendën e tij, Shqipërinë dhe në udhëtimin e tij aventu-ror, kundrejt fatit, thotë Virgjili, - Enea zbriti në Buthyrotum, Butrintin e sotëm… Virgjili thotë se Eneu gjatë luftimit të tij u ndal pranë mikut të tij Elen. Në këtë tokë, të ëmbël ilirike, Eneu, dëshi-ronte shumë të qëndronte, pranë të ikurve nga Troja, por fati e shtrëngoi për të arritur në Itali. Për këtë shkruan Virgjili në këngën e tretë të Eneidës sipas kallëzimeve, nuk janë vetëm Eneu dhe Eleni heronjtë e vetëm të Homerit, që kanë lidhje emrat e tyre me atë të Shqipërisë. Sipas kallëzimeve edhe Neptolemeu, djali i Akilit, ka ardhur në këtë tokë, duke themeluar mbretëri-në e tij në krahinën, që përfshinte vargmalin e Akrokeraunit, ndërmjet Vlorës e Sarandës: mbretërinë legjendare të Kaonisë”.

Autori Italian P. C. Cestieri, po në revistën “Drini” në 15 shkurt 1943, për Luanin e Butrintit shkruan: “Që në kohët klasike janë ndërmarrjet e kryera nga Herkuli kundër Luanit të Nemeas dhe nga Meleagro, kundër Luanit Kalidon, të cilat na japin provat, ku dhe Butrinti e ka një luan të tillë”. Në shkrimin e botuar në “Drini” nr.6-7 qershor 1943, me titull “Sulioti”,(në shkrimet e Pukëvilit) shkruhet: “Sulioti është tipi i vërtetë i pellazgut, Hyrakanian dhe ndoshta ushtari i Le-kës së Madh. Ky shqiptari suliot është stërnipi i ngallngjyeshëm i luftëtarëve të Granikut… Ky është Akili, lavdi plotë, që mundi të birin e Pri-amit, ky është Hyu Mars, që copëton e shkatër-ron, pasandaj ulet të vajtojë mbi greminat që bëri në çastin e dehjes nga lavdia”.

Në revistën “Drini” nr.12, 1 dhjetor 1942, me titull “Shqipëria në kohët e vjetra” shkruhet: “Sipas mitologjisë, heroi Kadmos dhe e shoqja e tij Armonia, që ishte vajza e hyjneshës Afërdita dhe i perëndisë së luftës Ares, lanë Fenikinë, va-jtën në Greqi, ku themeluan Tebën dhe që këtu erdhën në Shqipëri. Këta të lumtur, lindën një fëmijë që mori emrin “Ilyrios”. E vërteta është, se që në kohët e para iliranët nuk formuan një komb të vetin, sikurse Persët, egjiptianët, romakët dhe për pasojë raca ilyriane u karakterizua nga grindje të pareshtura të fiseve. Nga fundi i shek-ullit të V para Krishtit, mbreti -tha Rypas, futi te molosët, qytetërimin helenik dhe mbas vdekjes së tij erdhën shumë mbretër të tjerë. Kjo deri, sa Pirro i Epirit, tregoi cilësitë e vërteta të ilirëve”.

Në revistën “Drini” korrik ’44, me titull “Ilirët dhe shqiptarët” shkruhet: “Në Perëndim, deti Adriatik, nuk përbënte kufirin e vërtetë të popul-lit të dendur ilir. Pjesa më e madhe e bregut Lin-dor të gadishullit të Apenineve banohej prej fi-

Pisistratit, në mbarim të shekullit të VI. Vepra në gjuhën latine, nisën në shekullin III para Krishtit... Prometheu, ka qenë shumë i lashtë, se sa e tregon, mitologjia helenike. Vatra, d.m.th në vendi i zjarrit është quajtur kurdoherë dhe kudo një gjë e shenjtë, si rreth i familjes, që ka lindur shumë më vonë se zjarri. Ka pasur kultin e alta-rin e vet, jo vetëm në besimin e Zarathustrës, si helenët e romakët në kulmin e qytetërimit. Edhe në shqiptarët, bëjmë be për zjarrin. Legjendat, mitet, e traditat nuk janë në histori, por duhet t’i pranojmë si baza të njohurive për një periudhë parahistorike dhe në ndonjë rast, si elemente ndihmuese në studimin e një epoke historike. Mirëpo, sa vlerë kanë disa fosile, që ndërm-

Bylliones, Bulin dhe Plini na flet për “Bulliones barbarë”, kur dihet, se tek romakët barbarë do të thonte, “të huaj”. Sipas Stefano Bizantino, Byllis, “Qyteti i Illyrisë”, u themelua nga Mirmidonët, e Neptolemeut. Edhe këtu është një shëmbull, i atyre legjendave të përhapura, kur përmendet kthimi i heronjve të përrallave homerike, ash-tu, siç e gjejmë në themelimin e Amantias, ku thuhet, se themelimi i qytetit i detyrohet, kthimit të abantëve, të Eubesë nga Troja e rrënuar”.

Këtu përmenden elimët e ardhur nga Troja, si fis ilirik, por njëkohësisht dhe nga mirmido-nët, vendlindja e Akilit në Thesali, që s’ka qenë greke. Autori tjetër italian, P.Veronese, në re-vistën “Drini” nr. 1, 15.1.1943, për mitin e Enesa

Page 19: Metropol 5 korrik

19• E premte 5 korrik 2013

»DOSSIER

seve të tij... Në krahinën Picenum, e Napuli, ishin vendosur venetët, liburnët, Picenët, Meapët e Japigët, të cilët kishin që të gjithë gjuhë e qytetërim ilir. Disa vjet më parë për të studiuar origjinën e popujve të ndryshëm, merrej për bazë interpretimi i legjendave të trashëguara nga grekët e vjetër dhe latinët dhe besohej, se djepi i zhvillimit e i përhapjes së popujve e të qytetërimit ishte Azia mesdhetare”.

Për sa më sipër, përse nuk përmenden asn-jëherë legjendat e fiseve ilire të mësipërme. E veçanta e origjinës pellazgo-ilire, që ka mbetur deri në ditët e sotme dhe që nuk jepet përgjigje nga autorë të shquar grekë apo italianë, kanë të bëjnë me zakonet karakteristike të arbëreshëve në këto dy vënde. Kështu p.sh për ritin e zisë, autori italian Alek-sandër Serra në revistën “Drini” nr.5, 15.5.1943, shkruan shkrimin me titull “Riti i Zisë”, që përmban: “Një nga vajtimet që kemi dëgjuar në Spezano Albaneze (Cosenza), ka të bëjë me një ceremoni mjaft të vjetër, që nga kohërat legjendare të Homerit. Zakonet e vdekjes, pothuajse të zhdukura në shumë kolonira, paraqesin në realitetin më të gjallë ndjenjën e thellë për të vdekurin”.

Edhe në Greqi arvanitasit, kanë trashëguar ritet e zisë të cilat, shp-jegohen vetëm me origjinën pellaz-go-ilire. Për sa i përket zakoneve të tjera, që kanë të bëjnë me dasmat martesat, si tek arbëreshët e Italisë dhe tek arvanitasit e Greqisë, mjaft autorë grekë dhe italianë, janë të befasuar me këtë origjinalitet, që nga kostumet e veshjeve, këngët e vjetra të tyre dhe mbi të gjitha të pangjashme me këtë trevë. Kështu, këta autorë grekë dhe italianë, që i përmendin në shkrimet e tyre të veçanta, kur vjen puna për ti botuar zyrtarisht në historinë e tyre kombë-tare heshtin. Kështu p.sh lumi i Bistricës, që derd-het në Butrint, është lumi i Kaonisë së moçme. Ky lum në fillim quhet “Dhodhonë” dhe prej refug-jatëve trojanë, u quajt Skamandris, si lumi i Trojës, më vonë, Simois dhe kur u pushtua nga sllavët iu mbeti emri Bistrica. Sipas gojëdhënave thuhet, se poshtë lagjes “Ali Agat”, të Konispolit, është “Qafa e Stismës”, në faqen e malit Saraqin, ku ka edhe mure të vjetra pellazgjike. Qyteti i vjetër i quaj-

tur “Kestrimi”, gjëndet ndërmjet Konispolit dhe Mursisë, zbulohet nga misioni akeologjik italian, si më të vjetrat nga ato të Butrintit. Kjo, prej ref-ugjatëve trojanë, u quajt “Troa dhe Ilian”.

Influenca e ilirëve në Romë reflekton, kur u nda perandoria, prej Dioklecianit, ku nga të katër ofiqet më të rëndësishme, tre u zunë prej ilirëve. Arbëreshi i shquar P. Lorenzo Tardo më 10 maj 1943, shkruan: “Manastiri shqiptar i Mezzo Ju-sos, në Sicili, për meritë të themeluesit të tij Andrea Reres, e kishte filluar më 1609, këtë veprimtari, ku pjesa më e madhe e murgjërie të tij janë shqiptarë të kolonive të Sicilisë dhe të

Albumi kulturor-turistik “Duke vizituar Siçilinë” nuk mohon dot faktet e ekzistencës së popullit Elym. Mirëpo Tuqiditi, i konsideronte të ishin Trojanë, që erdhën mbas shkatërrimit nga ake-jntë, sipas Homerit në shekujt XII-X para Krishtit. Grekët erdhën në Sicili në shekullin e VIII. Komu-niteti Erice, besohet të ketë prejardhje trojane, që krijoi dhe Romën. Mirëpo, autori i shquar, J. C. Hop-house, në librin e tij “Udhëtim nëpër Shqipëri”, botuar në Londër në 1813, dhe autorët e tjerë, si N.G.L Hammond, Oksford 1967, në librin e tij Epiri dhe autori Donald M. Nicol, Oksford 1957, me tit-ull Despotati i Epirit, midis të tjerave përmendin se: “Luftanija Aphrodite A. Eneas është zbuluar nga Dyonis Halicarnasius, që kjo luftanije ju afrua brigjeve të Ambrakisë, kur Roma mori nën kontroll Epirin, mbas vitit 1067, para Krishtit. Kjo luftanije për trojanët dhe për pasardhësit e kryetarëve të Trojës, solli Helenin dhe Enean në Butrint, aq sa vunë dhe emrat e vendeve të reja për luftanijen e perëndeshës së tyre. Në përshkrimin që bën Straboni, thotë se epirotët, janë Aafilokians të kufizuar në brendësi të maleve iliriane. Ata janë të ndarë në grupe, si molosianë dhe grupin tjetër veriorë të përbërë nga Lynce Stae Deuriopus, Pel-agonia, Tripalitis, Erodi, Elimia dhe Eratyra”.

Është interesante për t’u theksuar se Tuqiditi pranoi traditën e trojanëve për t’u vendosur në Erykx dhe Segesta. Faqet e sëpatës në bronz të ndodhura tek Dodona, janë ndodhur dhe në Sicili. Dallimi i kulturës italiane me atë greke, duhet ni-sur që nga fiset doriane, të cilët zbarkuan në Jug të Italisë së bashku me fiset ilire dhe gjetën gru-pet latine të quajtura Osqit e Umbrit, në shkrirje me fiset ilire Venet e Mesat. Për këtë përzierje fisesh, grekësh të vjetër, ilirësh të vjetër dhe latinësh, flasin zbulimet arkeologjike në Sicili, por dhe mjaft toponime të vjetra, që argumento-jnë lidhjet e ngushta të kësaj treve me të gjithë popullsinë e lashtë mesdhetare. Me këtë popullsi, nuk mund të përjashtoheshin pellazgo-ilirët edhe pse sipas Stefan Bizantinit, italiotët e Jugut, i sh-truan pellazgët dhe i përdorën si skllevër të tyre. Kultura latine (kupto Eneida) në përgjithësi ajo folklorike, apo e kultivuar kanë qenë produkt i shekujve IV-VI të erës sonë, kohë kur përfundon epoka aleksandrine. Si rrjedhojë edhe krijimtaria e trashëgimisë popullore shqiptare në eposin legj-endar dhe baladat, datojnë me këtë 10 vjeçar. Për të provuar, sadopak praninë e fiseve ilirie Elyme në Sicili, duhet që t’i referohem edhe materialeve të kulturës arkeologjike, që kanë të bëjnë me vendbanime të fortifikuara ilire, me qeramikën dhe zbukurimet e tyre. Tipare të kulturës ilire, janë ato me objekte metalike dhe të stolive, ndër-

hinave epirote, si: Molosia, Atamania, Anfilohia, Prosaibia, Teprotia, Kaonia. Po ashtu dhe emrat e lumenjëve Aon, Aheron, Ahelon, Thyamis. Emra të maleve, si Tomorr, Asnan (Dy anët e Këlcyrës). Mjaft mbishkrime greko-latine, nuk do të thotë, se ilirët janë grekë apo romakë. Straboni konsi-deronte një pjesë të ilirëve, si bilingë, popuj që flisnin dy gjuhë. Mjaft autorë shqiptarë dhe të huaj flasin shumë për Dodonën pellazgjike, apo për ABC-në pellazgjike, e deri tek Iliada e Homerit, libër I, që fillon me fjalën “Mënia”, e cila zbërthe-het vetëm me shqipen e vjetër.

Në thesarin e trashëgimisë popullore, au-tori Fatos Mero Rrapaj në librin “Rënkimet e Çamërisë”, të botuar në Tiranë në vitin 1995, nga faqe 13-28, argumenton me gojëdhëna të mbledhura në trevën e Labërisë dhe të Çamërisë për fisin ilir të elimëve. Prej këtij autori kemi: “Këto tregime pellazgo-ilire të mbledhura nga populli për elimët janë dëshmi e ekzistencës së një fisi të lashtë ilir me banim pranë Trojës, rreth shekullit XII, para erës së re, që u dynd së pari drejt brigjeve të Vardarit, pastaj në Labëri e Çamëri, e më në fund në Sicili. Historianët dhe arkeologët e huaj e shqiptarë, njohin si ngulim të elimëve te ne, vetëm Butrinin, por për popullin ai shtrihet nga lumi i Vlorës e në tërë Çamërinë. Me emrin e elimëve lidhen mjaft toponime kalash, varresh, gurësh, arash, pusesh, si dhe legjenda në të cilat ato janë personazhe viganesh”. Au-tori ka mbledhur në popull mbi 48 fakte të tilla, të cilat mund të shërbejnë si objekt studimi për gjenezën që në kohët pellazgjike, të fiseve ilire me emrin Elim të ndodhura edhe në Sicili. Elimët paraqiten në këto dëshmi, si figura mitike mjaft gjigantë e të fuqishëm dhe me një trashëgimi të një populli punëtor e miqësor. Përveç legjen-dave mjaft të trashëguara në këtë përmbled-hëse popullore, deri në ditët e sotme, të bëjnë përshtypje toponimet e mbetura në trevën e Labërisë dhe të Çamërisë. Kështu p.sh në kala-në e Kuçit, në fushën e Gropës dhe në kalanë e qytezës (Mazrek-Çamëri), punonin elimët, që ngrinin kala. Toponime me emrin “elim” janë në kalanë e Grikave (Paramithi) në mal të Bozhurit, në kalanë e Grumanit (Filat), në fshatin (Luarat) është guri i elimëve, në Arpicë është kodra me emrin “Elimokastër”, apo puseve, që iu thonë “Sterat e Elimëve”; në fshatin Grikë të Paramith-isë, është vendi, që edhe sot quhet “Tre gurët e elimëve”. Në Arpicë, ka qenë dhe është “Grava e Elimit”, që para 100 vjetëve, ju vu emri “Grava e Vejko Bardhit”; në Kuç të Gumenicës është edhe sot vendi që quhet “Ullinjtë e elimëve”.

Nga sa më sipër, këto emra vendesh, të një kulture arkeologjike, apo toponi-mesh të skalitura në gurë kalash, varresh dhe shkëmbinjsh, nuk mund të lihen në heshtje nga kultura greko-romake edhe në këtë fillim të shekullit XXI. Për sa më sipër ekzis-tojnë mjaft burime autorësh antikë, grekë dhe romakë, të albanologëve të huaj dhe mbi të gjitha të një pas-urie të trashëgimisë popullore, të cilat na vlejnë për të mbrojtur vlerat tona kombëtare. Në këtë mënyrë në kulturën europiane dhe botërore ka vend për t’u pranuar teza të tilla: Epirotët, janë një fis iliro-pellazg; mitet dhe mitologjia, nuk është një boshllëk që mund të lejohet e përvetësohet nga pasardhësit e tyre greko-romakë; Dodona është krejt pellazgjike; mjaft toponime zbardhen me gjuhën shqipe; mjaft emra heronjsh dhe legjendash shp-jegohen me gjuhën shqipe.

Historianët e mëdhenj, që nga Momseni e të tjerë argumentojnë në veprat e tyre, që Venetët, La-pigjët, Mesapët, para formimit të Romës ishin ilirianë, gjë që nuk për-jashton, se edhe elimët, ishin një fis ilir, i nisur që nga Troja-Butrinti-Siçili. Prandaj, është më tepër me vlerë se kurrë, sentenca e historianit gjer-man e shkruar në vitin 1949, Hans

Krahe se: “Pa ilirët, as Romë nuk do kishte, as ro-makë, as Spartë, as Spartanë”. E njëjta gjë mund të thuhet, se pa kulturën pellazgo ilire nuk mund të ketë kulturë greko-romake të pastruar, që nga lashtësia e deri më sot, vetëm se nuk ka ekzistuar e dokumentuar gjuha e vjetër iliro-pellazge. Këto shkrime do të dalin në kohën e duhur, ashtu, siç po zbulohen nëpër pllaka guri dhe argjili, mjaft emra që zbërthehen, nga kjo gjuhë.

Kalabrisë. Vetë Lorenzo, ka lindur në Kontessa Entellina në Sicili dhe flet për origjinën e tij. Në qoftë se historia kombëtare e Greqisë, nuk e pranon Dodonën, si një faltore të ilirëve të vjetër, po ashtu edhe historia kombëtare e Ital-isë, nuk pranon, që fiset ilire të elimëve krijuan, disa qytete të origjinës së tyre, si p.sh Segesta, Erice, Entella ose Kontessa Entellina, atëherë na duhet të sjellim prova të tjera.

sa analiza onomastike zbulon emra të përveçëm dhe gjeografikë, ku shkrimtarët e kohës antike tregojnë, se nuk kanë lidhje me gjuhën helene, por vërtetojnë të kundërtën. Nga mbishkrimet e zbuluara në Dodonë dhe ato në Teatrin e Butrintit janë nga këto emra ilire, si Amynta, Anija, Nona, Genth, Admet, Epihod etj, qe i gjejmë dhe në pjesë të tjera, ku kanë shkelur ilirët. Po, kështu nuk i përkasin aspak kulturës greke emrat e kra-

Page 20: Metropol 5 korrik

20 E premte 5 korrik 2013 •

« OPINION

Fjala amnisti është fjalë greke. Nënkupton falje nga ndjekja për vepra të caktuara ose grupe të caktuara njerëzish kryesisht për arsye politike. Por kjo fjalë në rrënjën e saj është shumë e përafërt, në mos e njëjtë me fjalën amnezi, (Ἀμνησία), që do të thotë të harrosh. Amnisti të ndryshme kanë ndodhur gjatë historisë së gjatë të njerëzimit. Që nga Greqia e lashtë, te presidenti Andrew Johnson pas luftës civile

në SHBA, e deri te ligjet për amnisti në Ballkanin e dekadave të fundit. Ligjet për amnisti kanë karakteristika të përbashkëta. Falen ata që logjikisht dhe legalisht do të duhej të dënoheshin. Rastet që bien në listën e veprave që amnistohen nuk hetohen më tutje, ndërsa ato që janë hetuar deri më datën e caktuar, nuk ndiqen. Ata që janë dënuar për vepra të tilla në periudhën e caktuar, lirohen nga burgu dhe shpeshherë edhe fshihen nga dosjet kriminale. Përfitimet nga ligjet për amnisti janë retroaktive, dmth vlejnë për vepra që janë kryer para se të fuqizohet amnistia, etj.

Edhe qëllimet për sjellje të ligjeve për amnisti janë përafërsisht të njëjta. Kryesisht falja vjen atëherë kur shteti konkludon se dën-imi i një grupi njerëzish është më i paleverdishëm sesa mundësimi i futjes së tyre nën ligj. Kur amnistia vjen pas luftës ose cilitdo lloj të konfliktit të armatosur, atëherë qëllimi është para së gjithash përfundimi i armiqësive dhe vendosja e paqes. Dhe, edhe në këtë

rast, vetëm atëherë kur qeveritë konkludojnë se vendosja e rendit përmes forcës është shumë më e kushtueshme në afat të gjatë sesa amnistia, ose ndoshta edhe e pamundur.

Gjithsesi se kontraverza më e madhe që i përcjell ligjet për am-nisti është e përbashkët. Shpërblehen ata që kanë bërë krime dhe dëmtohen të paktën moralisht dhe emocionalisht, viktimat.

Cili duhet të jetë minimumi?Me çfarëdo ligji për amnisti, viktimat dëmtohen. Humbjet në

njerëz nuk mund të kompensohen. As koha e humbur dhe ndoshta në shumë raste as dëmi financiar. Por ligji për amnisti duhet të garantojë kompensimin e dëmit për palën e tretë (viktimën) në maksimumin e rasteve të mundshme. Nëse një person nuk ndiqet penalisht për uzurpim të pronës për shembull, prona duhet t’i kthehet pronarit sa më parë dhe t’i lejohet ta gëzojë të drejtën e tij mbi të. Nëse një hajdut nuk do të ndiqet penalisht për vjed-hje, pronari legjitim ose përfituesi i ligjshëm duhet të kompen-sohet menjëherë. Dhe kështu me radhë, kompensimi duhet të bëhet në afat sa më të shkurtër. Po ashtu, ligji për amnisti duhet të ketë provizion të qartë se përsëritja e veprës penale nga ata që përfitojnë nga amnistia do të konsiderohet me automatizëm recidivizëm. Falja ndodh vetëm një herë.

Politika nuk duhet ta amnistojë vetveten!Gjatë diskutimit të projektligjit për amnisti në mbledhjen e

Komisionit për Legjislacion të Kuvendit më datë 1 korrik, kam kërkuar që zyrtarët dhe ish-zyrtarët publikë të mos amnistohen. Të njëjtën e kam përsëritur në mediat elektronike dhe të shkru-ara të nesërmen dhe po ashtu, kryetari Haradinaj gjatë adresimit të mediave e ka bërë të qartë se Aleanca mendon se zyrtarët e shtetit nuk duhet ta amnistojnë vetveten dhe se të gjithë ata që kanë qenë nën betim ose nën kontratë me shtetin, nuk duhet të amnistohen.

Kjo çështje është kruciale për të ardhmen e shtetit tonë. De-putetët e Kuvendit mund ta amnistojnë këdo, por jo vetveten. Të gjithë ata që janë betuar solemnisht se do ta mbrojnë ligjin, Kushtetutën dhe interesin publik dhe të gjithë ata që janë paguar nga paraja publike, nuk duhet të amnistohen. Deputetë e ish-de-putetë, ministra e ish-ministra, kryeministra, presidentë, kryetarë komunash e asamblistë, gjyqtarë, prokurorë e zyrtarë të admin-istratës së shtetit, nëse janë të ndershëm duhet ta ngritin zërin dhe të mos pranojnë të jenë subjekt i amnistisë. Nëse ne do ta amnistojmë vetveten, qëllimi i amnistisë, që është mundësimi i funksionimit të shtetit saktë në tërë territorin, do të relativizohet në masë absurde! Qeveria nuk guxon të provojë që ligjin për amn-isti ta shndërrojë në ligj për “amnezi”!

(Autori është kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës)

Amnisti, jo amneziNga ARDIAN GJINI

Në asnjë elektoradë shqiptare ku politikani i ri Lulzim Basha ka konkurruar drejtpërdrejt,

si në Tiranë si deputet në zonën nr. 33 në vitin 2005, kryetar bashkie i kryeqytetit më 2011, në Elbasan si kryesues i listës elekto-rale të PD-së në vitin 2009, nuk ka pësuar as-një humbje, përkundrazi, i ka dhënë politikës së tranzicionit modelin “Basha” dhe Partisë

Demokratike fitore të shtyllëta në ditë e procese të vështira. Ende pa mbushur 31 vjeç, Lulzim Basha, politikan klasi, me

brumë e frymë euroatlantike, i shkolluar në Holandë si jurist me rrezatim profesional bashkëkohor, si rrallëkush vjen nga UNMIK-u i OKB-së në Kosovë me përkushtim ndaj demokracisë së re e të brishtë në Shqipëri dhe merr pjesë në KOP-in (Komitetin e Orientimit të Politikave) si koordinator i tij, shpesh zëdhënës i fushatës së PD-së dhe kandidat për deputet i saj në Tiranë.

2.Vetëm një politikan i guximit klasik e i dritnimit modern si

Lulzim Basha, vetëm një njeri kombëtar, shoqëror e familjar si Lulzim Basha, vetëm një burrështetas me pamje, fjalë e veprim shqiptar e euroatlantik si Lulzim Basha mund të fitonte suk-sesshëm në zonën 33 të Tiranës më 3 korrik 2005, në këtë bastion të fortë të së majtës, ku demokratët ende thyhen në elektorada parlamentare e lokale.

Politikani Lulzim Basha si deputet i Partisë Demokratike mori 7870 vota kundrejt 6395 votave që mori kundërshtari i tij poli-tik agresiv Arben Ahmetaj i PS-së dhe ato të politikanit e diplo-matit të karrierës Edmond Haxhinasto të LSI-së.

Në tri planet elektorale: pjesëmarrja në votime, numri i vo-tave, përqindja e fitores, deputeti Lulzim Basha kryerenditet me të parët në 100 deputetët e votuar në 100 zonat zgjedhore të 3 korrikut 2005.

Ndoshta nuk e teproj teksa krahasoj se deputeti i ri Lulzim Basha mori më shumë vota jo vetëm se disa drejtues të sotëm të lartë të PD-së (që nuk po ua përmend emrat për të mos kri-juar gurgacë elektoral partiak), por edhe më shumë se gjithë ata liderë potencialë të së majtës.

Për nga numri i votave Lulzim Basha ua kalonte edhe kry-etarit të PS-së Fatos Nano (zona 99, Sarandë), kryetarit opozitar të LSI-së Ilir Meta (zona 79, Skrapar), kryetarit të socialistëve të Tiranës Musa Ulqini (zona 42, Tiranë), si edhe Majkos, Dokles, Islamit, Finos etj., etj.

I riu Lulzim Basha, si prurje kombëtare e demokracisë së re shqiptare, e botës euroatlantike, e institucionit ndërkombëtar të

OKB-së, si një arritje kulmore me kontribute e atribute në vi-tin elektoral 2005, do t’i besohej detyra meritore e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike.

3.Nga viti i zi 1997 Partia Demokratike në qarkun e Elbasanit

kishte marrë një goditje të rëndë duke humbur thellë: 11 me 0. As në dy elektoradat e tjera parlamentare PD-ja nuk u ringrit në nivelin e disa qarqeve të tjera të vendit, ku demokratët po kuotonin në rritje drejt fitores së ardhjes në pushtet. Dueli poli-tik PD–PS në vitin 2001 ishte 1 me 11 (me një mandat të fituar vetëm në balotazh nga demokratët dhe nën vëzhgim ndërkom-bëtar), ndërsa në vitin 2005 rezultati ishte 2 me 9, çka dëshmon se PD-ja ende nuk po e rimerrte veten.

Shumëkush (asish e kësish) lëshonin fjalë e prisnin humbjen e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Lulzim Basha, si kryesues i listës së PD-së e koalicionit të saj në qarkun e Elbasanit. Ndo-kush ishte lodhur e më e keqja edhe mësuar me humbje të këtilla të njëpasnjëshme elektorale, po Elbasanit i kishte shkuar lideri që do t’i ringrinte drejt fitores, dhe aty gjeti aq potenciale në rritje, të fjetura apo të frymëzuara, që do të sillnin fitoren e vonuar e të merituar të demokratëve. Politikani emblematik Lul-zim Basha dhe qarku i Elbasanit do të arrinin një barazim historik 7 me 7, do të ishin mandate të arta, që do t’i garantonin PD-së e koalicionit të saj një mandat të ri qeverisës. Një sukses të tillë do ta arrinte vetëm qarku i Tiranës. Edhe qarku i Shkodrës e ai i Durrësit, dy qendra të së djathtës, fituan secili nga 7 mandate, ndërsa në qarqet e tjera të vendit numëroheshin nga 6 në Korçë e Fier dhe deri në 2 mandate në Gjirokastër.

Në këtë elektoradë të 28 qershorit 2009 pati edhe një ringritje të madhe të PD-së, e cila mori vota më shumë se sa qarku i Fierit, i Shkodrës, i Korçës, i Vlorës, i Beratit, i Lezhës, i Gjirokastrës, i Dibrës e i Kukësit. Gjithsesi, nuk është e rastit që duke parë këto arritje të liderit emblematik Lulzim Basha dhe rënien e PD-së në 4 mandate (i pesti i PDIU-së) në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, demokratët e Elbasanit (sipas gazetës “Koha jonë” e 3 korrikut) të shprehen pro kandidaturës së zotit Basha për kreun e PD-së, ndërkohë që ky ende nuk e kishte shpallur kandidaturën e tij të pritshme.

4.Në vitin 2007 Sokol Olldashi, ish-ministri i Brendshëm, kandi-

doi për kryebashkiak në duel politik me Edi Ramën - kryebashki-ak në detyrë e kryetar i PS-së, ku humbi thellë me 22 122 vota diferencë, përndryshe 12.54 për qind më pak se kundërshtari

i tij socialist. Kjo humbje i përket edhe kryetarit të shtabit të asaj fushate, Bamir Topit, nënkryetar i PD-së e kryetar i grupit parlamentar të saj, çka drejt kësaj rrjedhe logjike na çon edhe fakti se, kur fraksioni me parti me vete, Fryma e Re Demokratike, nuk mundi t’i jepte as partisë dhe as vetes së tij asnjë mandat deputeti (!).

Në vitin 2011 në revanshin e tij politik për mandat të katërt si kryebashkiak i Tiranës Edi Rama humbi përballë Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm, me një rezultat të ngushtë. Kjo humb-je desh i kushtoi atij edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste.

Kësaj radhe kryetari demokrat i Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, fitoi me 48 858 vota më shumë se ç’mori Sokol Olldashi katër vjet më parë, çka dëshmoi një rritje të elek-toratit si Parti Demokratike e koalicion fitues. Për më tepër, kjo ishte fushatë direkte e Bashës, më e mira e të gjitha ele-ktoradave të tranzicionit shqiptar, i cili na dha modelin e tij të veçantë dhe fitoren e tij të rrallë si kryebashkiak pas tri elektoradave. Një të tillë fushatë me ide, vlera e risi presim nga politikani 39-vjeçar Lulzim Basha edhe për kreun e PD në opozitë, i cili është më i votuari nga Këshilli Kombëtar i PD-së në korrik 2011 në zgjedhjen si anëtar i kryesisë së saj, i pasuar nga politikani 41-vjeçar Sokol Olldashi, të cilët jo ras-tësisht konkurrojnë përballë njëri-tjetrit për lider të PD-së, kësaj partie historike e me vepra epokale.

Në vitin 2007 Sokol Olldashi, ish-ministri i Brendshëm, kandi-doi për kryebashkiak në duel politik me Edi Ramën - kryebashki-ak në detyrë e kryetar i PS-së, ku humbi thellë me 22 122 vota diferencë, përndryshe 12.54 për qind më pak se kundërshtari i tij socialist. Kjo humbje i përket edhe kryetarit të shtabit të asaj fushate, Bamir Topit, nënkryetar i PD-së e kryetar i grupit parlamentar të saj, çka drejt kësaj rrjedhe logjike na çon edhe fakti se, kur fraksioni me parti me vete, Fryma e Re Demokratike, nuk mundi t’i jepte as partisë dhe as vetes së tij asnjë mandat deputeti (!).

Në vitin 2011 në revanshin e tij politik për mandat të katërt si kryebashkiak i Tiranës Edi Rama humbi përballë Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm, me një rezultat të ngushtë. Kjo humb-je desh i kushtoi atij edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste.

Kësaj radhe kryetari demokrat i Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, fitoi me 48 858 vota më shumë se ç’mori Sokol Olldashi katër vjet më parë, çka dëshmoi një rritje të elektoratit si Parti Demokratike e koalicion fitues. Për më tepër, kjo ishte fushatë direkte e Bashës, më e mira e të gjitha elektoradave të tranzicionit shqiptar, i cili na dha modelin e tij të veçantë dhe fitoren e tij të rrallë si kryebashkiak.

Lulzim Basha, politikani që di vetëm të fitojë

Nga RAMIZ LUSHAJ

Page 21: Metropol 5 korrik

21• E premte 5 korrik 2013

»OPINION

Një nga përpjekjet e përhershme të njerëzi-mit është të emërojë çdo gjë që e rrethon, duke i dhënë një kuptim ekzistencës së tyre. Kështu, një nga detyrat më thelbësore të tij është të klasifikojë gjithçka, në të mira dhe në të këqija, dhe këtë e bën për një qëllim të caktuar, që është ai i mbijetesës në të gjitha kushtet pa u dëmtuar. Kjo është rruga nëpër

të cilën kanë ecur të gjithë, popuj të çdo race, feje e të çdo vendi. Ndërkaq asgjë nuk është e mirë dhe e keqe kur i ka të dyja brenda. Gjithçka që na rrethon mund ta përdorim sipas qëllimit tonë, pavarësisht se mund ta etiketojmë si të mirë apo të keqe. Gjithçka që na rrethon mund të merret si shembull i së mirës dhe së keqes për t’u shqyrtuar.

Pavarësisht klasifikimit që mund t’u bëjmë gjërave, vetëm masa ndërthurur me qëllimin bën dallimin nëse një gjë mund të konsiderohet e mirë ose e keqe, vetëm masa klasifikon se deri në çfarë pike një gjë është e mirë apo e keqe. Pa kriterin e masës gjithçka do të kishte marrë fund, e fundi flet gjithmonë për abu-zimin tonë në shumë aspekte me masën. Masa është ajo që bën dallimin, e dallimi nga ana e vet na jep mundësi zgjedhjeje. Por çudia qëndron në faktin se ne gjërat i klasifikojmë në të mira dhe të këqija, ku çdo e mirë ka të keqen brenda dhe çdo e keqe ka të mirën. P.sh., lufta konsiderohet gjë e keqe, por nga njëra anë nxjerrë një palë triumfatore, e atëherë qenka e mirë, sepse sjell gëzimin në njërën palë e çlirimin e saj, lirinë. Atëherë, pse shërben klasifikimi për sa kohë ai nuk është i drejtë? Se për sa kohë nuk është i drejtë ai nuk thotë të vërtetën. Absurdi qëndron se si ne klasifikojmë një gjë të mirë dhe të keqe kur ajo i mban të dyja brenda. Vetëm masa bën dallimin. Imagjinoni një botë pa sensin e masës në çfarë shkalle do të degradonte. Me sa duket, rreg-ulli për të përdorur masën në çdo kohë e në çdo vend na shpë-ton nga e keqja e së mirës dhe e kundërta. Shumëkush nga ne është i mendimit se paraja nuk mund të japë gjithçka, por mund të japë shumëçka. E për sa kohë kjo e mirë përdoret keq, nuk kon-siderohet më e mirë, sepse na është kthyer kundër. Masa, me sa duket, konsiderohet e mira, ndërsa kalimi përtej saj konsiderohet e keqja. Kur gjejmë masën e duhur në gjithçka duam, marrim prej andej sinjale pozitive, në të kundërt mund të mbërrijnë surprizat e pakëndshme. Nëse çdokush nga ne do t’i jepte rëndësi masës, e keqja e shumë gjërave të konsideruara të mira do të shmangej. Por njeriu është qenie kureshtare, ndaj me kohën ka treguar se

ka qenë abuzues çdo ditë të jetës së vet, kështu disfatat e vogla ose të mëdha i ka pasur prezent gjithmonë në jetën e vet. Siç shihet, masa është kufiri i shumë gjërave materiale ose jo, por gustot dhe karakteri i gjithsecilit prej nesh bën që kufiri i masës të ndryshojë nga një person në një tjetër. E një nga planprishëset e masës është dashuria e tepërt për vetveten, pasi ajo njeh më shumë sjelljet ekstreme te ne si individë në anën materiale ose jo. Prandaj çdo individ në shoqëri, nëse nuk do të karakterizohej nga sensi i masës në një dimension të gjerë, shoqëria do ta kishte të vështirë ta pranonte atë. Ndaj ndodh shpesh të kemi dy stand-arde në sjelljen tonë në shoqëri, një sjellje jashtë ndryshe nga një sjellje që mund të kemi brenda ambienteve tona për veten tonë. Madje, ne ndryshe mendojmë e ndryshe flasim, e ndryshe vepro-jmë. A nuk përbën ky një problem, problem për të gjetur masën e duhur në ndihmë të vetvetes në radhë të parë? Në rast se si indi-vid ne nuk i japim rëndësi masës dhe largohemi shumë nga ajo, si përfundim prangosemi për shkak se shoqëria është e prirur të na dënojë e ta përjashtojë nga gjiri i saj atë. Ndërkohë për sa i përket anës materiale individi është më shumë i varur nga mundësitë. Megjithatë, natyra egoiste e njeriut është e prirur të rezervojë shumë më tepër nga çfarë i duhet realisht, pavarësisht se është koshient se ai tjetri afër nuk plotëson dot as nevojat minimale.

Në të gjitha rastet kur njeriu abuzon me masën, trupi i tij reagon. Ai ankohet me mënyrat e veta të heshtura, të cilat dalin në sipërfaqe e shqisat tona nuk i shmangin dot. Ndaj shumë nga ne si individë në ato çaste kërkojmë të vendosim kriterin e masës, por vetëm kur është vonë, p.sh. përdorimi pa masë i ushqimit. Në vetvete ushqimi konsiderohet një gjë e mirë, por abuzimi me të për një kohë të gjatë na kthehet kundër. Sot shumë nga vendet më të zhvilluara të botës po vuajnë nga ky handikap, obeziteti, që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut. Nga njëra anë kemi vende të zhvilluara me standarde të larta jetese, nga ana tjetër kemi problemin e shëndetit të qytetarëve. Bashkëjeton në të njëjtën kohë e mira dhe e keqja. Siç shihet, gjithçka ndodh, pasi rëndësia e masës në jetën e individit nuk pëlqehet nga të gjithë, e për sa kohë nuk pëlqehet nga të gjithë, prishet kufiri i saj. Por nga ana tjetër kufiri është nyja e arsyetimit për të mos kaluar në krahun tjetër. Zgjedhjet janë individuale, e për sa kohë preferen-cat janë të ndryshme, është shumë e vështirë të ruhet sensi i masës në gjithçka të prekshme ose jo. E ajo që shohim herë pas here është rritja e problemeve, që gjenerojnë në probleme tjera më të mëdha. Pasi një problem yni nuk është vetëm yni, pasi ne

jemi pjesë e një familjeje dhe shoqërie gjithë jetës sonë, prandaj ne shndërrohemi në problem për të tjerë. Por gjithçka ka vetëm një gjë që ndodh, e cila është indiferenca ndaj masës.

Në fakt, ne kemi një problem të madh si individë, pasi jeto-jmë në shoqëri të ndryshme, e kështu masim me masa të ndry-shme, çka lidhet me kulturën, traditën, evoluimin e shkencës dhe njohuritë tona në gjithçka dhe për gjithçka ndodh në jetën tonë. Ndaj ne ballafaqohemi me eksperiencat e të tjerëve, të padëgjuara më parë, duke i dhënë vetes një shans për t’i provuar e për t’u bindur se janë më të mira se tonat. Ne luajmë vazhdim-isht me masat, në përpjekje të më të saktës, ndaj dhe gabojmë. Por gabimet më të mëdha ndeshen në fushën politike, pasi poli-tika ka lidhje me shtetin dhe pushtetin. Rëndësia e masës në rrafshin politik është po aq thelbësore si në të gjithë sferat e tjera të jetës. Në politikë masa nuk duhet të jetë vetëm pjesë e sjelljes politike të liderit, por dhe e të gjitha strukturave që for-mojnë të tërën. Nëse lideri merr pozicionin e heroit me sjelljen e vet, ai ka kaluar masën në sy të popullit, që nuk e sheh si të tillë, pasi zgjedhja e heroit është e tij. Kjo sjellje është më e dëm-shme në demokraci, ku përmasat e heroit i bëjnë keq liderit, pasi krijojnë një realitet tjetër. Ndërkohë të gjithë ata që rrethojnë li-derin nuk duhet t’i servilosen atij duke besuar në realitetin që ai ka krijuar, pasi ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse do të kontribuojnë në rrëzimin e tij në këtë rast, realitet ky që ne e kemi prekur në politikën shqiptare. Siç shihet, politika është e ndershme vetëm me interesat e saj, por interesat e saj nuk janë gjithmonë të ndershme, pasi bien në kundërshtim shpesh me interesat e pop-ullit, i cili ka dhe të drejtën për të vendosur se kush ka të drejtë. Në rast mospëlqimi populli gjen mënyrën e vet të ndëshkimit sapo i jepet e drejta për të vendosur nëpërmjet vlerësimit, por ai gjithmonë ka parasysh rëndësinë e masës në vlerësimin e tij.

Nga sa thamë mund të arrijmë në përfundimin për rëndës-inë e masës në përditshmërinë tonë si për gjëra pak të rëndë-sishme deri tek ato me përmasa madhore, që i përkasin poli-tikës. Detyra për ta bërë të vetën masën na shpëton nga gjithçka, të cilën nuk kemi dëshirë ta përjetojmë, por duam ta shmangim. Pavarësisht kompleksitetit që na ofron dita, gjithkush me gjetjen e masës që është e pranueshme edhe nga shoqëria ku jetojmë, e thjeshton përditshmërinë. Kështu ne heqim dorë nga e keqja e së mirës, por duke përfituar e mira e së keqes. (Një nga të keqet që përsëriten shpesh janë gabi-met, por mësimet që nxjerrin prej tyre janë të mirat.)

Askush nuk i shpëton gjykimit të sovranit. As ata që kanë fituar dhe fluturojnë nga gëzimi se mundën një kundërshtar. Të gjithë duhet ta ndiejnë se janë vetëm shërbëtorë të sovran-it, sepse sovrani kërkon vetëm burra shteti. Prandaj mund të krenohet vetëm ai që i bindet sinqerisht vullnetit të sovranit. Ai që sillet e ve-pron i përulur para tij. Ai që e ndien se sovrani

i çmon misionarët, të përkushtuarit, bijtë e tij të mëdhenj edhe kur nuk i zgjedh. Ai që e di se burrat e vërtetë të shtetit duhet të jenë njerëzit që ndihen më pak të privilegjuar, ngaqë nuk bëjnë dot atë që realizon çdo qytetar i lirë. Ata që hyjnë në grigjën e të sakrifikuarve, edhe pse gëzojnë adhurimin e sovranit. Ata që janë robër të pasionit të tyre altruist, misionarë që bisedojnë me his-torinë, dinjitarë që e gjejnë lumturinë në durimin për përballimin e halleve të atyre që ua besojnë. Ata që janë punëtorë këmbëngulës dhe “egoistë” fisnikë. Ata që luftojnë për të përmbushur ëndrrat e kombit të tyre, pishtarë të drejtësisë, kalorës të vëllazërimit, vizionarë të së ardhmes. Ata që dhe kur luftojnë egër në mbrojtje të alternativës së tyre e bëjnë këtë të nënshtruar ndaj vullnetit të sovranit. Ata që fitoren e çmojnë si përgjegjësi, kurse humb-jen si ndëshkim për teprimin e hovit të tyre fisnik. Ata që dhe kur humbasin janë gjithmonë të madhërishëm. Të madhërishëm në thjeshtësinë e tyre, në mënyrën e pranimit të gabimeve dhe prekës në dorëheqjen e tyre. Të tillë misionarë do populli. Njerëz të thjeshtë, që të lënë gojëhapur me mungesën e pretendimeve. Që si “fajtorë” të synimeve të tyre të larta u ngjajnë fëmijëve, që përloten kur i qorton i madhi, njerëz që, aq sa ngazëllehen për një fitore të merituar, trishtohen kur nuk fiton sovrani. Njerëz që, kur zgjidhen, nuk i përkasin më vetes. Që edhe kur humbasin mbeten

ëndrra, e ardhmja e shoqërisë. Burra shteti me të cilët sovrani mallëngjehet tek u sheh mënyrës si e përballojnë humbjen dhe ua lexon këtë ndër sy si një mesazh të tyre solemn. Sepse sovrani aq sa është nxënësi i tyre është dhe mësuesi i tyre. Ndaj dhe në mos paçin më kohë të kthehen në pushtet, i përjetëson në memorien e vet kolektive dhe u jep më shumë lavdi nga sa do ta arrinin me një duzinë fitoresh. Sepse sovrani është vetë drejtësia. Një drejtësi e paanshme, gjakftohtë e plot ndjenjë. Ai është peshorja e vlerave të kombit, por dhe i “shërbëtorëve” të tij, të cilët i vendos në alta-rin e heronjve të vetëflijuar.

Sovrani, që të duron katër vjet, të ndëshkon për katër minuta. Dhe nga çasti që të ka dorëzuar të ardhmen të sheh me mos-besim, prandaj burrat e shtetit i tremben më shumë heshtjes së tij sesa zemërimit të tij të zhurmshëm. Sovrani mallëngjehet nga fisnikëria e tërheqjes nga pushteti, nga mungesa e pakënaqë-sisë, nga pranimi i gabimeve. Kush mbahet i pagabueshëm, është për të i pandreqshëm. Sovrani çmon më tepër një lot gëzimi në syrin e një humbësi sesa ulërimat vetëmburrëse të një fitimtari. Sovrani u druhet mburravecëve, atyre që betohen për të dhe mendojnë për veten. Nuk i do sovrani konfliktualët, ata që ia zmadhojnë mungesat dhe privimet. Ata që derdhin lot krokodili për të. Sovrani të peshon nga veprat, jo nga fjalët. Nuk i pëlqejnë sovranit shpifësit, krijuesit e krizave artificiale, protestuesit zemërakë, që ulërijnë për hallet e tij dhe presin të gabojë kundërshtari. Jo, sovrani më lehtë të fal njëqind gabime sesa ngazëllehet nga një mijë miklime, që ia bën për t’i fituar votën. Sovrani është i pamëshirshëm me ata që e mashtrojnë, që e kthejnë në kapital politik mjerimin e tij, që e tallin duke e lavdëruar. Sovrani nuk e njeh mëshirën. Mjerë kush përpiqet t’ia zmadhojë hallet, kush lumturohet duke i blerë vullnetin, kush

bën pazare për t’i rrëmbyer votën! Sovrani nuk harron. Politika-në, mos e provokoni sovranin në urtësinë e tij hallemadhe! Mos e poshtëroni duke i blerë shpirtin me indulgjenca! Mos u pikëlloni kur nuk ju voton, ngaqë mendoi një çast i nxituar për hallet e veta dhe mos u gaboni t’ia përbuzni verdiktin edhe kur ju prek sedrën e sëmurë! Sepse sovrani ju sheh edhe si i gëzoheni votës së tij të blerë. Kurrë mos mendoni se ia fituat zemrën me prem-timet tuaja, sepse atij do t’i mjaftonte një gjest i juaj i vetëm për t’ju ndëshkuar pastaj me disa mandate pushteti. Duajeni sinqer-isht sovranin. Ai ju sodit çdo çast. Edhe kur i luteni për votën dhe pastaj i ktheni krahët. Edhe kur përloteni për fatin e tij dhe i rri-tni taksat. Edhe kur plagët e tij i bëni “flamur” për të ulur vlerat e kundërshtarit. Mos e gënjeni veten se keni fituar kur e keni mashtruar. Ai ju sheh se si përpiqeni t’i merrni dinjitetin duke i premtuar shërbime shëndetësore falas, si tentoni ta gënjeni me “rrjepjen” e ca miliarderëve, si doni ta lini kështu pa mbështetje në mjerimin e tij. Mos mendoni se e fituat sovranin kur i thoni se do ta rilindni, se do t’ia zgjidhni problemet me urdhër të peshkut! Se do t’ia zbusni zemërimin duke i mësuar artin e zvarranikut.

Jo, sovrani nuk gënjehet, nuk do mëshirë. Uria mund t’ia errë për një çast sytë e ballit, por jo ata të shpirtit. Ai sheh thellë. Sovrani të sodit qëllimet dhe t’i përbuz keqardhjet. Ai të dallon kur ti kënaqesh që ke mundur t’i blesh vullnetin një pjese të Shqipërisë. Ai t’i ndien kukurizmat ironike të sadizmit tënd edhe mbrapa fjalimeve të tua patetike. I dalë nga një diktaturë që e detyroi të dëmtonte veten, sovrani nuk mashtrohet lehtë. Nuk gëzohet ai pse ti i premton ta barazosh në mjerim nëpërmjet zhdukjes së polarizimit ekonomik. Ai çmon më shumë fisnikërinë e atyre që nuk kanë votuar sesa arrogancën e një fitimtari ma-trapaz. Sovrani kërkon burra të vërtetë shteti.

Rëndësia e masës

Në kërkim të liderit

Nga MAJLINDA BUSHJA

Nga LUAN MYFTIU

Page 22: Metropol 5 korrik

22 E premte 5 korrik 2013 •

« SPECIALE

Grushti i shtetit më qesharak në botë

Nga mjellmë në patëNë një deklaratë për Parlamentin në Londër, sekretari

i Jashtëm në hije Aneurin Bevan e përshëndeti lirimin e saj nga Panamaja. “Publiku i Britanisë nuk mendon shumë mirë për faktin që ndërsa e ka parë atë në rolin e mjellmës, tashmë po e sheh në rolin e patës karrem”, tha ai.

Mike Lanchin, BBC

Ai ishte një nga komplo-tet për grusht shteti më të çuditshëm në botë,

përshkruar nga një diplomat britanik si një “komedi shkel e shko”, me një prima balerina të famshme, Dame Margot Fon-teyn dhe bashkëshortin e saj nga Panamaja që tentuan të rrë-zojnë qeverinë e Panamasë me ndihmën e një modeleje britanike, Judy Tatham. Ishte aq amatoreske. Ajo e bëri atë për zbavitje”, thotë Tatham, mbi ngjarjen e ndodhur 50 vjet më parë. “Margot men-doi se bashkëshorti i saj do të bëhet kreu i vendit dhe se ajo do të bëhej Mbretëresha e Pana-masë. Roli i saj ishte romantik. Roli im qe të ndihmoja një mike-shë”. E ulur në shtëpinë e saj në një fshat të Toskanës, Tatham, tashmë 87 vjeçe, është e lumtur të tregojë kujtimet e mikeshës së saj të famshme me komplotin e saj pothuajse komik. Tatham rrallë ka folur më parë mbi çfarë qe me të vërtetë interesante në kohë të tmerrshme. Ndjenjat e saj “për miniera të mira”, e nda-luan atë nga shtrimi i pyetjeve. Ishte fillimi i prillit 1959 dhe Tatham – siç thotë vetë “paksa e krisur dhe disi naive” – po pu-nonte në Nju Jork, pasi kishte hyrë në botën e modeleve falë kontakteve të Dame Margot. Balerina qe në Nju Jork bashkë me bashkëshortin e saj Rob-erto Arias, me nofkën Tito, djali i një ish-presidenti të Panamasë, me familje me prirje liberale që kundërshtonte sundimin au-toritar të presidentit të kohës Ernesto de la Guardia. Që të tre u takuan për mëngjes në hotelin “Plaza” të Nju Jorkut. Dhe pikërisht atë mëngjes, Dame Margot dhe Arias bënë një kërkesë disi të çuditshme. “Ata thanë ‘a mund të na gjesh ca këmisha?’ Unë thatë po, natyrisht, shumë e interesuar të kisha shansin të bëja diçka për Margot.

“‘Sa copë?’, pyeta unë, duke menduar se bëhej fjalë për dy apo tre. ‘Rreth 500’, – u përgjigj Tito”. E çuditur por njëkohë-sisht me dëshirën për të mos qenë e paedukatë, Tatham py-eti për përmasat. “Të vogla, të mesme të mëdha”, u përgjigj ai. Biseda po bëhej gjithnjë e më e çuditshme. “Po çfarë ngjy-rash?’ – pyeti Tatham. Dame Margot mendoi për një çast, pastaj, duke parë poshtë te qilimi jeshil i hotelit tha: “Si kjo ngjyra këtu. Në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë kaki”. Kjo nuk qe e gjitha. Tito dhe Mar-got kërkuan gjithashtu që Tatham të përdorte lidhjet e saj në tregtinë e veshjeve për të gjetur ca shirita krahu që do të vendoseshin mbi këmisha. Tashmë ishte radha e Tathan për të pyetur për diçka. As Dame Margot dhe as Arias nuk dhanë asnjë shpjegim se çfarë po ndodhte, por një ide më e qartë po krijohej. “Revolucioni nuk u përmend dhe unë isha tepër e edukuar për të pyetur. Por në këtë pikë, unë i thashë Titos, ‘nëse ju po planifikoni diçka, unë kam pushimet e Pashkëve përpara dhe nuk kam ndër mend të qëndroj jashtë. Dua të jem pjesë’”.

“‘Në rregull’, tha ai men-jëherë. ‘Ti mund të sjellësh rripat e krahut me vete’”. Kësh-

tu, ajo porositi 500 këmisha me ngjyrë jeshile ushtarake, ia dha ato Arias dhe pastaj shkoi në një rrobaqepësi diku në lindje të Nju Jorkut për të porositur rripat e krahut. Por ndërsa Judy paketoi plaçkat e saj në përgatitje për udhëtim në Amerikën Qendrore, asaj iu desh të mendonte se si do të kalonte rripat e krahut nëpër kontrollin doganor. Ajo është ende shumë e lumtur me ven-

dosmërinë e saj dhe qesh me të madhe para se të vijojë të tregojë historinë e vet: “Po ecja te supermarketi ‘Macy’ në Nju Jork kur pashë kuti të mëdha me letra higjienike. Kështu që unë bleva një kuti”. Duke lënë letrat higjienike në shtëpi, ajo e mbushi kutinë me rripat e kra-hut dhe u nis për në aeroport. Askush nuk mendoi të ndalon-te modelen e re dhe as të pyes-te se pse asaj i nevojiteshin

kaq shumë letra higjienike ndërsa ajo kaloi në aeropor-tin e qytetit të Panamasë dhe shkoi te shtëpia e familjes Arias. Për javën në vijim, Dame Margot nuk dukej gjëkundi ndërsa Arias e shëtiti Tatham nëpër Panama. “Dukej shumë primitive”, kujton ajo. Ata ha-nin në “restorante shumë të ashpra në xhungël”, dhe shkonin nëpër festa. Por nuk u përmend kurrë ndonjë grusht shteti. “Unë mendoja se ishte e pasjellshme të pyesja”, thotë Tatham. Gjithsesi, në fund, motra e Arias, Rosario, e hapi temën, duke e lehtësuar atë. Por Rosario i tha asaj të mos shqetësohej. “Rrëzimi i presi-dentëve është ajo çfarë familja e saj bën”. Tatham u kthye në Nju Jork dhe bëri mirë. Mund të duket e çuditshme, por Tatham thotë se nuk e mori vesh se çfarë kishte bërë Dame Margot apo se çfarë kishte ndodhur me uniformat dhe rripat e kra-hut, deri shumë vite më vonë. Dokumente konfidenciale nga qeveria e Britanisë nga viti 1959, të cilat u bënë pub-like më 2010, e përshkruajnë ngjarjen si një “komedi shkel e shko” që u raportua nga Sër Ian Henderson, ambasadori i Britanisë në Panama në atë kohë. Më 21 prill 1959, ajo mësoi se Dame Margot ishte arrestuar në qytetin e Pana-masë. Ajo dhe Arias gjendeshin në jahtin e tyre luksoz në gji-rin e Panamasë. Supozohej se do të zbarkonin dhe do të mblidhnin municion dhe trupa për të kapur një autostradë të rëndësishme. Por ata u tradh-tuan nga peshkatarët vendës dhe u detyruan të arratisen. Kur Dame Margot u arrestua, Arias qe ende në arrati. Një grup studentësh që duhej të bënin kryengritje në kryeqytet, nxituan të merrnin armët para kohe duke dhënë alarmin në qeveri. Ndërsa rebelët që duhej të vinin nga Kuba e Fidel Kas-

tros nuk mbërritën kurrë. Me ndihmën e ambasadës britan-ike, balerina u lirua dhe u fut në një avion për në SHBA. Ajo mori në telefon Tatham nga aeroporti. Me këmbënguljen e diplomatëve britanikë në Nju Jork, që të dyja u nisën për në Londër. “Unë dola nga avioni nga dera e pilotit, ndërsa ajo shkoi të përballej me shtypin”, kujton Tatham. Fotografitë e kohës tregojnë balerinën duke qeshur, përballë pyetjeve të gazetarëve mbi përfshirjen e saj dhe të bashkëshortit të saj në një grusht shteti. “A kishin një armë me vete në Panama”, pyeti një gazetar. “Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, se ju mund ta kuptoni vetë nëse ki-

sha apo jo një armë!”, u përgjigj ajo. Tatham nuk u kthye më kurrë në SHBA ku pati lënë miq, një shtëpi dhe një punë. Ajo dhe Dame Margot patën mos-marrëveshje pak pasi u kthyen në shtëpi dhe nuk u panë më kurrë me njëra-tjetrën. Dame Margot dhe Arias në fund u kthyen dhe jetuan në Panama, ku balerina vdiq më 1991. Pesë dekada më pas, Judy nuk pranon të flasë keq për ish-mikeshën e saj. “Margot nuk kishte fare imagjinatë. Ajo nuk mund ta imagjinonte se ndon-jë gjë mund të shkonte keq”, thotë ajo. “Për të qe një gallatë, një lloj aventure. Ajo mendonte se ishte qejf… kështu mendoja edhe unë”.

Page 23: Metropol 5 korrik

23• E premte 5 korrik 2013

»SPORT

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ERVIN KOÇ, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Skënderbeu vazhdon serinë e humbjeve

Faza përgatitore e Skënderbeut të Korçës po shkon si mos më keq në Austri, sidomos sa i përket rezultateve. Kampioni i Shqipërisë të enjten pësoi edhe një humbje me shifra të thel-la, kur pësoi humbje nga Energie Cottbus me rezultatin 0:4. Skuadra e Bundesliga II shënoi fitore me golat e shënuar nga Mosquera, Bickel, Kleindienst dhe Riviç. Në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi i rikthyer, Pero Pejiç, i cili një herë u largua drejt Kinës për t’u rikthyer. Fillimisht korçaret u mundën 0:2 nga Terek Grozni, më pas u shkatërruan 0:7 nga Shakhtar Don-jeck dhe brenda pak ditësh pësuan humbjen e tretë 0:2 nga skuadra ruse, Vollga. Vetëm në sfidën e katërt korçarët bara-zuan 1:1 me austriakët e Insbruck. Me katër humbje të thella apo folur sipas statistikave me 16 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar, drejtuesit e skuadrës kampione të Shqipërisë nuk kanë çka kërkojnë në kualifikime të Ligës së kampionëve.

Udineze kërkon Samir UjkaninSamir Ujkani mund të rikthehet sërish titullar në Serinë

A, këtë radhë me Udinezez. Klubi nga Friuli ka hedhur sytë nga portieri shqiptar, pasi Zeljko Bërkic, nuk do të mund të japë kontributin e tij të paktën deri në janar për shkak të një dëmtimi të rëndë. Gjatë një seancë stërvitore në palestër, 26-vjecari nga Novisadi ka pësuar një dëmtim aksidental në shpatull, por që rezultoi më i rëndë nga sa mendohej. Shtat-larti serb i është nënshkruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do t’i duhet të paktën katër muaj derisa të nisë stërvitjen me topin. Në këto kushte drejtuesit e Udinezes janë të detyruar të kërkojnë një portier tjetër me eksperiencë në Serinë A. Drejtori sportiv i friulanëve, Kristiano Xhareto, e pranoi se Uj-kani mbetet alternative kryesore për të plotësuar organiken me një tjetër portier, po shtoi gjithashtu se Ivan Kaleva i blerë nga Dinamo e Zagrebit nuk do të jepet në formën e huazimim, sikurse ishte parashikuar, por do të luftojë për një fanellë titullari, me shumë mundësi me Ujkanin. 25-vjecari shqiptar është në pronësi të Palermos, ku u aktivizua gjatë fazës së parë të sezonit që lamë pas, ndërsa në merkaton e dimrit u transferua te Kievo në formën e huazimit. Qëndrimi në stol te Kievo e shtyn Ujkanin të kërkojë një tjetër destinacion për sezonin e ri, ku sigurisht Udineze do të ishte më i preferuari.

Kombëtarja ngjitet edhe një vend në renditje

Kombëtarja shqiptare ka përfituar edhe një vend në ren-ditjen mujore të kombëtareve të futbollit që shpallet nga FIFA. Kuqezinjtë kanë përmirësuar edhe më shumë rekordin e tyre, sa i përket rangimit në mesin e kombëtareve më të mira të futbollit. Shqipëria ka shënuar ngritje prej një vendi nga pozita 38 në atë të 37-të në listën e korrikut të shpallur nga FIFA për kombëtaret më të mira të futbollit. Barazimi i qershorit me Norvegjinë (1:1) ka vlejtur një vend. Në nivelin kontinental (UEFA), përfaqësuesja e shqiptarëve zë vendin e 22-të. Ajo çka është më interesante, Serbia ka zbritur pas kuqezinjve duke rënë në vendin e 41-të. Nga vendet e Ballkanit perëndimor, Hungaria, Mali i zi, Greqia, Bosnje e Hercegovina, Ru-mania dhe Kroacia renditen para kombëtares shqiptare. Kundër-shtari i ardhshëm i kuqezinjve, Sllovenia zë vendin e 45-të dhe ka shënuar një ngritje të konsiderueshme prej 10 vendeve.

Kaka, Murinjo e ndaloi të shkonte tek Milani ose United

Dalëngadalë kanë nisur të zbardhen dhe bisedat e shumta mes Rikardo Kakasë dhe ish-trajnerit të Realit, Zhoze Murinjo. Sipas gazetave spanjolle ka qenë ish-trajner i madrilenëve ai që ka penguar me çdo kusht kthimin e Kakasë në Milano ose kalimin e tij në Angli te Mançester United. Ka qenë gazeta “AS” ajo që ka zbuluar një histori të tillë. Sipas saj, burime pranë lojtarit i kanë sqaruar të gjithë situatën e muajve më parë, kur Kaka kërkonte largohej nga Reali. “Nuk ka pasur asnjë zënkë mes Kakasë dhe Murinjos, por mar-rëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë e mirë. Reali ka marrë dy oferta nga dy klube të mëdhenj, një nga Italia dhe një tjetër nga An-glia, por ka qenë Murinjo që ka vënë veton duke mos lejuar kalimin e Kakasë në një nga këto kampionate. Ka qenë Milani dhe Mançesteri që i kanë bërë një ofertë Realin në sezonin e kaluar”, ka bërë të ditur burimi në fjalë. Por gjithashtu ai shton se Murinjo i kishte lënë rrugë të lirë Kakasë vetëm nëse do të transferohej në Rusi ose Kinë.

Dy rezultate shumë të mira dhe një tejet nega-tiv prodhuan dje tre

ndeshjet e skuadrave shqip-tare në Europe League. Kukësi ka barazuar 1-1 në Estoni me Flora Talin, ndërsa Teuta fitoi 3-1, në Durrës, ndaj Daçia, duke marrë një rezultat mjaft të mirë që u jep një avantazh të madh për ndeshjen e kthim-it. Ndërsa Laçi ka qenë surpriza e hidhur. Ekipi kurbinas është mundur 0-1, dje në Korçë, nga amatorët e Diferdanzhe nga Luksemburgu, duke vënë në vështirësi shumë kualifikimin.

Debutim ëndrrash për Kukësin

Kukësianët morën atë që kërkonin në transfertë me Flo-ra Talin të Estonisë. Më shumë se barazimit 1-1 verilindorët i gëzohen golit në të fushën kundërshtare, që merr vlerë të dyfishtë, nëse në “Qemal Stafa” formacioni i Armando Cungut thjesht ruan rezulta-tin e takimit të parë. Eston-ezët kaluan në avantazh që në minutën e 11-të me Post, por në minutën e 79-të Gerhard Progni realizoi golin e barazi-mit, që i siguroi Kukësit një re-zultat mjaft pozitiv në takimin debutues në Kupat e Europës. Një barazim për shanse kuali-fikimi, kështu mund të shp-jegohet debutimi i ekipit të Kukësit në kupat evropiane.

Teuta avantazh dygolëshTeuta e Durrësit është

skuadra e vetme shqiptare që shënoi fitore në ndeshjet e para të ndeshjes së parë të Europa League. Ndonëse dukej si një kundërshtarë më i fuqishëm nga të tre kundër-shtarët e ekipeve shqiptare në Europa League, Daçia Kishinjev është mposhtur në Shqipëri me rezultatin 3:1. Teuta ka-loi e para në avantazh me Daniel Xhafajn në minutën e 29-të, por moldavët kanë barazuar shpejt, në 38’ me anë të Pavlov. Gjithsesi durr-sakët që kishin epërsi në lojë, në pjesën e dytë e kanë prag-matizuar atë edhe në shifra. Adriatik Dosti ka shënuar golin e dytë për Teutën në minutën e 68-të dhe i treti ka

Legjenda e gjallë e Mançester Unit-ed, Rajan Gigs do të ketë një rol të dy-fishtë te “djajtë e kuq”. Është ky vendimi i klubit, që ka vendosur të shpërblejë punën shumë vjeçare të tij në “ols Traf-ford”. Kështu siç bëjnë të ditur gazetat britanike Mançester United i ka caktuar edhe një detyrë të re mesfushorit të klubit Rajan Gigs, atë të trajnerit, derisa stafit të David Mojes i bashkohet edhe një ish-lojtar i klubit, Fil Nevill. Gigs, 39, do të mundohet të fitojë përvojë praktike si tra-jner dhe pritet të marrë edhe licencën pro-fesionale të UEFA-së verën e ardhshme. Ai rinovoi kontratën e tij me United në mars dhe tani do të kombinojë detyrën e loj-tarit dhe atë të trajnerit të ekipit të parë.

Gigs Ky vendim i klubit për t’i besuar dhe ro-

lin e trajnerit duket se e ka kapur në befasi lojtarin. Është shprehur tepër i nderuar me këtë gjest të United. “Është një privilegj i madh të caktohesh lojtar-trajner. Shpresoj të jem në gjendje të sjell përvojën time, pasi kam qenë lojtar dhe pjesë e familjes së Mançester United për një kohë të gjatë. Nuk është sekret se jam duke marrë kuali-fikimet dhe e shoh këtë si hap të parë në karrierën time të ardhshme. Unë mezi pres të punoj krahas David dhe skuadrës”, ka thënë Gigs për faqen zyrtare të klubit. Ra-jan Gigs ka fituar 13 tituj kampionë në An-gli me fanellën e United dhe ka qenë pjesë e sukseseve më të madha të arritur nga

ky klub. Por Gigs, nuk do të jetë vetëm në këtë aventurë të dyfishtë në Mançester. Së bashku me të do të jetë dhe ish-mbro-jtësi i United, Fil Nevill. Mojes

Vendimi i klubit për t’i ofruar një kontratë të dyfishtë mesfushorit nga Uellsi është mirëpritur dhe nga trajneri David Mojes. Për shtypin britanik ai është shprehur: “Jam i lumtur që Gigs ka pranuar shansin për bëhet lojtar-trajner. Suksesi dhe aftësitë e tij përgjatë viteve mendoj se do t’i hapin një perspektivë të madhe atij. Karriera e tij është një shembull për çdo lojtar të ri dhe jam i bindur se të gjithë në Mançester do të përfitojnë nga roli i ri i tij”, ka thënë tekniku skocez i Mançesterit, David Mojes.

Legjenda Gigs, trajner e lojtar në fushë

Na nderojnë Kukësi e Teuta, por jo Laçi

Dy rezultate shumë të mira dhe një tejet negativ prodhuan dje tre ndeshjet e skuadrave shqiptare në Europe League. Kukësi ka barazuar 1-1 në Estoni me Flora Talin, ndërsa Teuta fitoi 3-1, në Durrës, ndërsa

Laçi është mundur 0-1, dje në Korçë, nga amatorët e Diferdanzhe

Bejl pret Realin, klubi kërkon 150 milionë!Emri më i përmendur në merkaton e Re-

alit të Madridit, padyshim është futbollisti i Totenhemit, Garet Bejl. Megjithatë, ky i fun-dit pavarësisht zërave nuk ka marrë ende një ofertë konkrete nga madrilenët. Një gjë të tillë e ka konfirmuar agjenti i tij, Xhonatan Barnet. “Ende nuk ka arritur ndonjë ofertë nga klubi i Realit. Klubet duhet të bisedojnë ndërmjet veti dhe më pas të shohim. Garet është në pushime

në Malaga, ndërsa javën tjetër do të kthehet për fazën përgatitore me Totenhemin. Më pas do të vendosim për të ardhmen”, deklaroi ai. Por teksa agjenti i lojtarit lëshonte këto deklara-ta, nga Londra ka ardhur një reagim i prerë nga klubi. Presidenti i Totenhemit i ka mbyllur për-fundimisht dyert Realit për mbrojtësin. Dan-iel Levi ka deklaruar se nuk ka ndër mend ta shesë lojtarin as për 150 milionë euro.

ardhur nga Bledar Mancaku, që ka shënuar një super-gol. Tashmë duhet parë se sa do të mjaftojë kjo fitore e durrsakëve me këto shifra, të cilat duhet t’i mbrojnë në 90 minutëshin e dytë me moldavët, që luhet pas një jave në Kishinjev.

Laçi, surpriza e hidhurZhgënjeu në takimin e

parë të këtij raundi të Europa Ligë skuadra e Laçit, e cila u mposht 0-1 nga Diferdanzhe i Luksemburgut. Formacioni i Stavri Nicës, edhe pse krijoi volum të madh loje, nuk ar-

riti ta gjente rrugën e rrjetës, ndonëse kishte përballë një nga skuadrat më të dobëta europiane që merr pjesë në këtë kompeticion. Goli i vetëm i këtij takimi u realizua 6 minuta nga fundi, pra në 84’, dhe mban firmën e Lebrense.

Page 24: Metropol 5 korrik

24 E premte 5 korrik 2013 •

« HIPOTEKAT