migjeni - kanget e ringjalljes

35

Upload: xhuliano-bregasi

Post on 01-Dec-2015

127 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Poezi

TRANSCRIPT

Page 1: Migjeni - Kanget e Ringjalljes
Page 2: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

(poezi)

Page 3: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

MigjeniKangët e Ringjalljes dhe të Rinisëpoezi

Copyright © autori

Kolona: Letërsia e Periudhës së Pavarësisë Kombëtare

design & layout: ORBIS, PrizrenKy libër është i formatit eBook.

Botimet Filozofia Urbane

isBn: 978-9951-641-11-1Prishtinë, 2013www.filozofiaurbane.com

Page 4: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e RInISë

Page 5: Migjeni - Kanget e Ringjalljes
Page 6: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

5

të birtë e shekullit të ri

na të birtë e shekullit të ri,që plakun e lamë në “shejtnin” e tije çuem grushtin për me luftuendër lufta të rejadhe me fitue...na të birtë e shekullit të ri,filizat e një toke së rimun me lot,ku djersë e ballit u dikonte kot -se dheu ynë qe kafshatë e huejdhe në marrzi duhej shum shtRejtë t’u paguhej.na të birtë e shekullit të ri,vllazën të lindun e të rritun në zi,kur tinglloi çast’ i ynë i mbramëedhe fatlumëditëm me thanë :s’duem me humbënë lojë të përgjaktë të historis njerzore,jo! jo! s’i duem humbjet prore -duem ngadhnim!ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!s’duem, për hir

Page 7: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

6

të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë «shejtnim”,të zhytemi prap në pellgun e mjerimitqë të vajtojmë prap kangën e trishtimit,kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis -të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.na të birtë e shekullit të ri,me hovin ton e të ndezun peshë,ndër lufta të reja kemi m’u ndeshëdhe për fitore kem’ me ra fli.

Page 8: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

7

të lindet njeriu

të lindet një njeringa gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët,nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakëtpër një gen të ri, -të lindet një njeri!Pa hyll në ball - por që me fjalë të pushton,që të rrëmben qetsin e ban gjaku të të vlojërrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.të dali një njeri!të mkambi një Kohë të Re!të krijojë një epope!ndër lahuta tona të këndohet jeta e Re...- të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta,flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyratdhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta.(liri! - Po, liri dhe gaforrja gëzon,porgaforre asht...liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,jo, liri nuk asht!),

Page 9: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

8

të lindet një njerii madh si madhnidhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashnipër një ide të re, ideal bujar,për një agim të lum e të drejtë kombtar.

Page 10: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

9

Zgjimi

O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem!O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!të cilët n’udhë për në theqafje këtejpari i ranëdhe vatrat tona në mjerim i përlanë...O vullnete të ndrydhura!O vullnete të shtypuna!shkundni prangat të mbrapshta! e me brimë ngadhnyese,me hove viganash, dëshirash flatruese,turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhë zbritni- ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni,që illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.O vullnete të ndrydhuna!O vullnete të shtypuna!tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitsedrejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise -a dijë se të Birt’ e shqipes folen ia ngrehën vetvetit.

Page 11: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

10

shkëndija

nga zjarmi i votrës u shkëput një shkëndídhe nepër oxhak u versul në lirí,nepër mes t’errsinësmuer udhën e qiellësdhe në mes hyjve të natëszû vendin e hanës.ndritë shkëndi e gjallë në qiellë plot me hyje,ndritë shpirti i ri, lidhë me t’arta nyjenyjet e dashnís,dashní e fëminíspër të mjeruemët në botëqë vuejnë, derdhin lotë.sa bukur shkëndija xhixhillon n’errsinë,

vallzon bashkë me hyje dhe andrron lumnín…e poshtë votra fiket,pranë saj zêmra liget,zêmra e një plakui cili del té prakudhe ngreh shkopin në hyje shkëndín për me gjetë,rrebelin, që votrën e shtëpís e la të shkretë…

Page 12: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

11

O ti fëmi i ri!e zjarta shkëndí!Pse votrën e le?Më thuej: pse? Pse? . . . e shkëndija, hyjet, të tânë qiella arbnorenë nett e argjenta, të reja – po si hark kunorezbret mbi shtëpija t’ona…e na gëzoh’na, gëzoh’na…dhe puthim agimin…- q’ashtu rrfejmë gëzimin…

Page 13: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

12

Kanga e rinis

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!Thueja kangës sate që të vlon në gji.nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull...Mos e freno kangën! le të marri udhë.Thueja kangës, rini, pash syt e tu...të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnume zjarrm tand, rini... dhe të na mbysi dallgaprej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmiKumbi i zanit te përplaset për qiellëdhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zilie na të duem fort si të duem një diell.Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

Page 14: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

13

Kanget e pakendueme

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakënduemetë cilat ende vuejtja as gëzimi s’i nxori,të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnuememe shpërthye, m’u këndue pa frigë e pa zori.

Thelltë në veten teme kangët e miajesin...e unë jam vullkani që fle i fashitun,por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qitunnë një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?jo! jo! se liria filloi me lulzuedhe e ndjej nga dielli (alegorik) valën.

O kangët që fleni reliktet e miaq’ende s’keni prekun as një zemër të huej,vetëm unë me ju po kënaqem si fëmiaunë- djepi juej; ndoshta vorri juej.

Page 15: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

14

Page 16: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

15

Kangët e RInISë

Page 17: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

16

Page 18: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

17

ekstaza pranverore

...dhe pranvera erdhi...nëpër ftyra tona rrëshqiti nji gëzimdhe ndër zemra tona ngrehi një folë,e njëjetë e bukur, e një jetë e rë,me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.

...dhe dallndysha erdhi...si shpirti n’ekstazë, në hovin e shejt shtri;me qiellën rroket, me diellin puthet,dridhen krahët në hare - mandej poshtë vërsulett’u dhurue në cicrim përshndetje një mijë.

...triumfon bylbyli...kangëtar plot magji në gemb të trandafiles,në një tempo të marrë përkdheljet po shfree kanga kumbuese, kang’ e tij pa fre,asht si kangë Orfeji ndër telat e lyrës.

Page 19: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

18

...dhe vesa shkëlqen...në një pikë t’argjant pasqyrohet jetatërheqse si andrra dhe si vijzatimindër orët e hyjzimit, kur shpërthen agimie rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.

... dhe pranvera erdhi...nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzimdhe ndër zemra tona ngrehi një folee një jetë e bukur, e një jetë e reme dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.

Page 20: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

dy buzë

dy buzë të kuqe,dy dëshira të flakta,që afshin ma thithën,gëzimin ma fikën,si fantazma ikënndër do bota të larta...dy buzë të përgjakta,dy dëshira të flakta,që afshin ma thithennë buzë kur m’u njitën -andjeet m’i trazuen,zemrën ma tërbuen,trunin ma helmuene në fund u mërguen...dy buzë të kuqe,bukuri fatale,të një grueje stërzanenjë pranverë të tanë më momenjë pjesë zemre më nxome,dhe gëzimin ma vodhne...

Page 21: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

ato dy buzë të kuqedhe dy lotë të miaqenë shenjat e dhimbjeskur më vrau bukuria,kur më zu dashuniae më dogji rinia.

Page 22: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

21

sonet pranveruer

Me kangë në buzë e me hove të rejau zgjue agimi pranveruer,largësinat e hjedhta ka zatetë hareja,n’argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.

Me kangë në buzë u zgjue agimidhe ia këndoi kangën diellit t’ artrrezash purpure dhe jetëdhurimime kaltrinat e thellta në qiellë të kjartë.

Me manushaqe në buzë e me andje në zemravajzat si biluri ndër kopshtie të gjelbradihasin aromat, që lulzimi derdhi,

me gji të paprekun, ku dashnia sosëme fletza trandafilesh që flladi sjellidhe adhrojnë pranverën me një apoteozë.

Page 23: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

22

Z.B.

Buzmramja u dridhte ndër afshet e mbramëtë diellit përndimuerme kuqlim e tisa purpuer,me kaltrina të kullueta në qiellë e në sy tand.ku në fund u pasqyronte një dashni e lumesi vegimet e fatbardhsis në lima,mbi të cilin tërthuer fluturon një pëllumbdhe gëzime të pamatna gugon pa pra.Zojushë, q’ at buzmramjeunë andrroj me andjedhe me një dashni të pastërata dy sy tuej të kaltër,që m’u falne letëme një shikim diskret.

Page 24: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

23

ndeshja

0 grue, që të ndesha në ditn e fatkobit tem,kur prirja njellte e syt shikojshin zie ndjejshe veten se dhe unë jam flitë një ndjesisi ti.

0 gme, q’u ndeshme ditne e fatkobit tonëzemër për zemër edhe ball për balle ndjesitë n’u shprehën me mallmë një vall’:sahall...

dhe kështu në rrugë të madhe e shitme zemrën tonë,njerzve që vetëm një të përqeshun dhanë për tëe shkuen të kënaqun e tu’ u gëzue - psepanë mfshehsinat intime të kësaj jetesës sonë.

e na, dhe një dhimbë të sinqertë tue ndijë,vuejshim me zemër të ndrydhun si dy fëmijëtë humbun ndër vise të hueja natën, vonë,o grue, q’u ndeshme në ditn e fatkobit tonë.

Page 25: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

24

një natë

grue a hyjneshë, e mbështjellun n’errsi të natës,zbriti nga sfera të panjoftuna ndër odat e miadhe u shtrue një fllad, një e kandshme ndjesi,një heshtje parathanse zemrën don të ma përpijë,vetëm që ora këndon kangën e thjeshtë të natës-jo -jo! dhe diku larg dëgjohen tingujt e kangësgrue a hyjneshë m’erdhi nga gjin’ i errsinës...Që! frymën ia ndjej dhe zemrën që rreh prej fellsinës.Buzët e njoma të saj,syt e zez e të mdhajme hamnoni vijash të bindshmepremtojnë një dashni të hijshme(ashtu dhe akordi i heshtjesfrytin e ambël të marrveshtjes).dhe njëmend! at natë vallzuen ndjesit ejonamë një valle dëfryese, pa marrun frymë...

Page 26: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

25

lutje

të lutem, o perëndi,për një simfonime tinguj t’argjantëe akorde t’artë.

të lutem, o perëndi,për një simfoni -plot dashunitë nxehtë si tu vasha gjitëkur vlojnë ndijesitë.

të lutem, o perëndipër një simfonitë dëfrej në lumnit’u u përkundë n’anitë bukur t’andrrimevetë kaitër, ku të fantazmevebuzët më tërheqin zjarrtëe më digjen syt e flaktë.

të lutem, o perëndi,për një simfoni -e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi.

Page 27: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

26

Mbas tryezës

një grupit

Kështu ne të rinjve na kalon nata:Pranë tryezës meremer-falso, me gotë të plotë a boshe,me kujdes të madh ndejun (si e lyp dans-edukata),të ngrehun, të ngrimë, të stolisune ftyrash të qindisunme pudër, karmin... jo? - por me përshtypje të mirëqë na e sjell zojusha e bukur dhe me hirtu’ na buzqeshë ambël, buzësh të kuqe si gjaku,nsa gjit’ i majen, dridhen - ftyra kuqet, zbehet...e në secilin prej nesh në fund ka një shpresë këndedhetdhe na shtrëngon laku...- Qashtu ndejë, tu’ e vrejtun, çojmë biseda të ndryshmeserioze, t’urta, por ma shpesh të dyshueshme,me gjuhë të bukur, të zgjedhun, mbi ngjarje të ra flasime prej një dëshirës pa mshirë të gjithë pëlsasim.ngushllim! - se zonjusha na i din mirëi hallet,prandej aq me andje, bukur, kërcen vallet.jonet muzikore derdhen, rrkaj derdhen,lëmojnë ata që në valle sjellen, në hare sjellen,

Page 28: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

27

lëmojnë tryezën, gotat, veshjet tona, ndjenjate fantazis sonë, i hapen ylber-velat...Por befas, të njëjones së panjoftun tingllimi,së cilës asht te hyu i bukuris trillimi,krahnorët n’i përkdheli dhe n’i piskoi zemrat,gjatë korrizit të thennët zbresin fill te themr;- Qashtu vuejmë, dëfrejmë...jetën adhurojmë,nsa drita shkëlqejnëzojushën shikojmëdhe n’andrrim vallzojmë...Rishtas, me plot dashje, vallet ndiqen, ndiqenVash e djalë përputhenmbrend dy zemra digjen,por me u puthë - nuk puthen!

Page 29: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

28

hidhet e përhidhet

hidhet e përhidhet në shtregullën e fatitdjalosh’ i arbënis.hidhet e përhidhet në pëmdim mbrapa malitme hovin e riniszogu i liris!në shtregullën e fatit, ndër këto fluturimema shpejt i rreh zemra edhe merr drithtimese qiellat e hueja premtojnë gëzime t’amblanepër shkalla të hueja, nën të ngjyrta llambapremtojnë hyjnizimin në vallen e dëfrimit;femën-mashkull rrokun si dy vetë që mbytenkin për të mbramen herë qindenjë herë puthene mbrenda krahnorit gati të pëlsasë zemra,nsa majet e këpucve shkarravisin germatë tanë natën e lume deri në të lem t’agimit.Për njenin ky gëzim, për tjetrin gëzim tjetër...ndoshta vllime librash, atom ose kompas -fund’ i fundit shkundet ai djalosh i vjetërnga melankolia fillon të vuejë pa masë.dh’ atëherë nalmadhnia e tij mbret dyshimifutet në zemër, në tru, në jetën e të riut

Page 30: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

29

mfshehtas fillon lojën tinzake, si krymbinë thalbin e mollës... e syni i të riutmerr hijen e vendit, hijen e një muritmbrapa të cilit rrahin zemrat e makinatm’i krijuejetë të tjetër, njeriun e gurit...... po, një ringjallje mbi të vjetra kalbsinat.syn’ i të riut muer hijen e atij murit.hidhet e përhidhetzogu i liris,por dhe bjen ku lidhet djalosh’ i arbënis.

Page 31: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Migjeni

30

Malli rinuer

Valët muzikore fluturojnë nga përndimishkrepen e përtrihenpër muret e dhomës seme,edhe mandej dridhenmbrenda në zemrën temedhe zgjqjnë ndijesina që mblue ka hini.

ndijesitë e mia me valët muzikoreshkëmbejnë puthje të nxehtaposi dy dashnorëe pa mshirë shëgjetamë ther në krahnoredhe më merr malli përjetë ma gazmore.

Malli rinuer përjetë ma shkumbueseflen pa fat në mue,një tingull pëmdimiasht ngushllim për muekur më mshtjell mashtrimime melankolinë e vet aq trishtuese.

Page 32: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Kangët e Ringjalljes dhe të Rinisë

31

tingujt miqëdashës, që në dhomën tememë falin rytmine një dansit të largët,më kujtojnë përqafimine çiftave të shkathëtqë sjellen hirshëm nëpër drrasa të gëdhenme.

Page 33: Migjeni - Kanget e Ringjalljes
Page 34: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

Përmbajtja

të birtë e shekullit të ri .............................................................................. 5të lindet njeriu ............................................................................................ 7Zgjimi ........................................................................................................... 9shkëndija ................................................................................................... 10Kanga e rinis .............................................................................................. 12Kanget e pakendueme .............................................................................. 13ekstaza pranverore ................................................................................... 17dy buzë ...................................................................................................... 19sonet pranveruer ...................................................................................... 21Z.B. ............................................................................................................. 22ndeshja ...................................................................................................... 23një natë ...................................................................................................... 24lutje ............................................................................................................ 25Mbas tryezës .............................................................................................. 26hidhet e përhidhet ................................................................................... 28Malli rinuer ............................................................................................... 30

Page 35: Migjeni - Kanget e Ringjalljes

9 789951 641111

ISBN 978-9951-641-11-1