mikro1 l08 oferta dhe percaktimi i cmimeve ne konkurrence te plote
TRANSCRIPT
L08
Oferta dhe përcaktimi i cmimeve në konkurrencë
të plotë
Dr. Avdullah Hoti
Çështjet kyçe
Tregu me konkurrencë të plotë Maksimizimi i fitimit në tregun me
konkurrencë të plotë Lakorja e ofertës në tregun me
konkurrencë të plotë
Tregu me konkurrecë të plotë
Është treg ku: Ekziston një numër i madh i blerësve dhe shitësve. Produktet e ofruara janë identike për nga funksioni. Informata janë të plota Ekziston liria e hyrjes dhe daljes nga tregu
Rezultatet në treg: tregu nuk kontrollohet nga ndonjë person apo firmë. ekziston një kufi i ngushtë në të cilin lëvizin cmimet.- Blerësit dhe shitësit janë çmim-pranues.
Firma individuale ka një pjesë aq të vogël të tregut total sa që nuk mund të ndikojë në cmimin.
Të hyrat e një firme në tregun me konkurrencë të plotë
Të hyrat e përgjithshme për një firmë paraqesin prodhimin në mes të cmimit të tregut dhe sasisë së shitur.TR = (P x Q)
Grafikisht: Të hyrat e përgjithshme rriten me një normë konstante pasiqë cdo njësi shitet me cmim konstant.
Të hyrat e përgjithshme: Firma në treg me konkurrencë të plotë
25
20
15
10
5
Cmimi (euro)Të hyrat e përgjithsme
Sasia
Të hyrat e përgjithshme: Tregu me konkurrencë të plotë
25
20
15
10
5
Me një cmim prej 5euro, të hyrat e përgjithshme jane(5x1) = 5euro!
Të hyrat e përgjithsme
Sasia
Cmimi (euro)
Mënyrat alternative për matjen e të hyrave të përgjithshme
Të hyrat mesatare: Na tregojnë se sa të hyra realizon një
firmë për shitjen e një njësie.
AR = TR ÷ Q
Të hyrat mesatare janë të barabarta me cmimin e produkti, në konkurrencë të plotë.
Pasi firma është çmim pranuese
Mënyrat alternative për matjen e të hyrave të përgjithshme
Të hyrat marxhinale: Na tregojnë se sa të hyra realizon një firmë
për shitjen e një njësie shtesë të produktit. MR = TR ÷ Q Të hyrat marxhinale janë të barabarta me
cmimin e produktit, në konkurrencë të plotë.
Grafikisht: Cdo njësi e shitur do t’ia shtojë firmës shumën e njëjtë në të hyrat e përgjithshme, $5!
Të hyrat e përgjithshme: Tregu me konkurrencë të plotë
25
20
15
10
5
Cmimi (euro)
Të hyrat e përgjithshme
Të hyra marxhinale
Sasia
Maksimizimi i fitimit Qëllimi i një firmë në tregun me
konkurrencë të plotë është maksimizimi i fitimit. Fitimi = TR -TC
Grafikisht: Kombinimi i lakores së të hyrave dhe të kostos.
Maksimizimi i fitimit
25
20
15
10
5
Cmimi (euro)
Sasia
Kostoja e përgjithshme Të hyrat e përgjithshme
Maksimizimi i fitimit
25
20
15
10
5
Sasia
Maksimizimi i fitimitnë Q = 3 njësi!
Të hyrat e përgjithshmeKostoja e përgjithshme
}
Cmimi (euro)
Lakorja e kostos e firmës në treg me konkurrencë të plotë
Rishiqim i lakoreve të kostove mesatare: Lakorja e kostos marxhinale (MC)
përfundimisht është pozitive. Lakorja e kostos totale mesatare (ATC)
ka formën e U-së. Lakorja e kostos marxhinale e pret atë të
kostos totale mesatare (ATC) në minimumin e saj.
Grafikisht. . .
Forma e lakoreve të kostove tipikeK
ost
oja
(eu
ro) ATC
AVC
Sasia
MC
Sasia e prodhimit që maksimizon fitimin e firmës në konkurrencë të plotë
Shtoje një drejtëz e cila është e barabartë me të hyrat mesatare (AR) dhe ato marxhinale (MR).
Identifiko nivelin e prodhimit i cili e maksimizon fitimin.
Sasia e prodhimit që maksimizon fitimin e firmës në konkurrencë të plotë
MCATC
AVC
P=MR=AR
Sasia
Cmimi (euro)
QMax
Fitimi maksimal!
ATC
Sasia e prodhimit që maksimizon fitimin e firmës në konkurrencë të plotë
Fitimi maksimizohet kur MR = MC
Firma në knkurrencë të plotë do ta ndërrojë nivelin e prodhimit derisa ai të arrijë në QMax ku fitimi maksimizohet.
Vendimi për mbyllje të firmës në tregun me konkurrencë të plotë
Firma vendos për nivele të ndryshme të prodhimit, pasi që ajo është cmimpranuese.
Nëse cmimi i shitjes është më i vogël se minimumi i kostos variabile mesatare, firma duhet të mbyllet!
Humbja minimale do të jetë e barabartë me koston totale fikse.
Mbyllja! Kostot variabile janë më të mëdha sesa cmimi i tregut
Sasia
MCATC
AVC
Cmimi
Q Mos prodho!
P=MR=AR
Humbja më e lartë sesa kostot fikse
Q Mos prodho!
Vendimi për mbyllje të firmës në tregun me konkurrencë të plotë
Firma vendos për nivele të ndryshme të prodhimit, pasi që ajo është cmimpranuese.
Nëse cmimi i shitjes është më i lartë se sa kostoja variabile mesatare, por më i vogël sesa kostoja totale mesatare, firma duhet të prodhojë, në afat të shkurtër, një sasi që korrespondon me MR = MC.
Pëson humbje ekonomike, por të minimizuar.
Prodhimi afatshkurtër Minimizimi i humbjes kur MR = MC
Sasia
MCATC
AVC
Cmimi
Q afatshkurtër
P=MR=AR
ATC
P
Humbjet janë më të vogla sesa kostoja fikse
Vendimi i firmës për sasinë e prodhimit në konkurrencë të plotë
Firma vendos për nivele të ndryshme të prodhimit, pasi që ajo është cmimpranuese.
Nëse cmimi i shitjes është më i lartë sesa kostoja totale mesatare, firma duhet të prodhojë një sasi që korrespondon me MR = MC.
Realizon fitim ekonomik
Prodhimi afatshkurtër Maksimizimi i fitimit kur MR = MC
Sasia
MCATC
AVC
QMax
Cmimi
PATC
Fitimi ekonomik maksimal
P=MR=AR
Prodhimi afatgjatë Fitimi normal kur MR = MC
Në afat të gjatë firma tipike do të operojë kur: MR = MC Fitimi normal kur P = ATC Minimumi i ATC
Pse? Për shkak të hyrjes së lehtë Për shkak të konkurrencës intensive
Prodhimi afatgjatë Fitimi normal kur MR = MC
MC ATC
P=MR=AR
SasiaQLR
Lakorja e ofertës së firmës në konkurrencë të plotë
Oferta afatshkurtër: Paraqet pjesën e lakores së kostos
marxhinale që shtrihet mbi koston variabile mesatare.
Oferta afatgjatë: Paraqet lakoren e kostos marxhinale
mbi pikën minimale të lakores së kostos totale mesatare.
Lakorja e ofertës së fimës në konkurrencë të plotë
MC ATC
AVC
P1
Cmimi
SasiaQ1
P=MR=AR
P2
Q2
P3
Q3
Lakorja e ofertës së fimës në konkurrencë të plotë
Sasia
P1
P2
P3
Lakorja e ofertës
afatshkurtër
}Cmimi
Fitimi i firmës
Fitimi është i barabartë me të hyrat totale (TR) minus kostot totale (TC)
Fitimi = TR - TC
Fitimi = ([TR ÷ Q] - [TC ÷ Q]) x Q
Fitimi = (P - ATC) x Q
Vendimi i firmës për prodhim mbyllje apo dalje,në konkurrencë të plotë
Në afat të shkurtër, një firmë vendos që përkohësisht të
mbyllet, nëse cmimi i produktit të saj është më i vogël sesa kostoja variabile mesatare.
Në afat të gjatë, kur firma mund të mbulojë edhe koston
fikse edhe atë variabile, ajo do të vendosë të dalë, nëse cmimi i saj është më i vogël sesa kostoja totale mesatare.
Lakorja e ofertës së tregut
Për cdo cmim të dhënë, cdo firmë do të ofrojë një sasi të prodhimit ashtu që cmimi të jetë i barabartë me koston marxhinale.
Sasia e ofruar në treg është e barabartë me shumën e sasive të ofruara nga firmat individuale.
Lakorja e ofertës së tregut
Firmat do të hyjnë apo dalin derisa fitimi të arrijë në zero. Në afat të gjatë, cmimi është i
barabartë me minimumin e kostos totale mesatare.
Pasiqë firmat mund të hyjnë apo dalin më lehtë në afat të gjatë sesa në afat të shkurtër, lakorja e ofertës afatgjatë është më
elastike sesa ajo e ofertës afatshkurtër.
Konkluzat
Nëse firmat janë në konkurrencë të plotë dhe kanë për qëllim maksimizimin e fitimit, cmimi i një produkti është i barabartë me
koston marxhinale për prodhimin e atij produkti.
Nëse firmat mund të hyjnë dhe dalin nga tregu me lehtësi, cmimi po ashtu do të jetë i barabartë me
minimumin e kostos totale mesatare të prodhimit.