miniaturË vendlindja personazh tregim heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/mars2010.pdf ·...

16
cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO SHËNIM Heshtja nuk na duhet! TREGIM Vdekja e shkrimtarit Nurçe Nga: RAMIZ GJINI - FAQE 14 Nga: BUJAR KAROSHI P rej më shumë se një muaji, web- faqja ku publikohej gazeta onlinë, Dibra.org, nuk funksionon. "Pas 6 vjetëve - mbyllet", shkruan krijuesi dhe ai që i dha krahë lirisë së fjalës hapësirat mbarëdibrane, Gazmend Kërkuti. Ashtu si dy mijë vizitorë të përdit- shëm të saj, edhe unë u çudita nga lajmi. Dhe i shkrova Mennyt… Përgjigja e tij ishte: "Imagjinoje sikur të nisesh me makinë dhe ke vendo- sur të shkosh në Dibër, por pasi ar- rin atje, dikush të thotë: Të lutem, më ço deri në Shkup. Ti don t'ia bësh atë nder, por je i lodhur, je pa ngrënë, makina do benzinë, i ke prem- tuar djalit që do ta çosh në kinema... etj., pra, nuk je gati për një segment tjetër rruge... Si do t'ia bësh?". Të mirëmbash një faqe me lajme, foto, video për vendlindjen tënde, çdo ditë, pa pushim, është një sakri- ficë që vetëm një njeri me zemër të madhe mund ta bëjë. Në 6 vjet funk- sionim, Menny u tregoi bashkatd- hetarëve të tij, se ajo që ishte e pare- alizueshme në 60 vite, mund të bëhej edhe në 6 vjet, por pikërisht pas 6 vitesh, në vend që ta përkrahim e të vazhdojë si më parë, i japim një të shtyrë dhe e hedhim pas në 6 minu- ta. Dibra.org ishte ndër faqet më të preferuara për dibranët, sidomos ata që jetojnë dhe punojnë në diasporë. Një kafe pas pune para kompjuterit ishtë një kafe në Dibër, me shoqërinë e munguar. Debatet, fotografitë, videot, komentet ishin ndjellëse për çdo ditë. Ishte si të jetoje në Dibër. "S'duhet të mbyllej kjo faqe. Aty kish- te debate të forta, ishte pasqyra re- ale e Dibrës, me të mirat dhe të këqi- jat e veta", shkruan në një forum një lexues. "Menni ishte një pasqyrë shumë e pastër e gjendjes aktuale në Dibër, dhe kjo pasqyrë i ka treguar dikujt fytyrën e vërtetë të tij, prandaj Menni ka ardhur në këtë mendim", shkruan një tjetër. Ajo çka është më e rëndësishme në këtë shënim, është se dymijë viz- itorët e përditshëm dibranë anem- banë botës, nuk do ta kenë më lirinë e mendimit. Dhe kjo, jo për faj të Mennyt, por për fajin e gjithsecilit prej nesh, që nuk gjetëm energjitë dhe mundësitë që Dibra.org, ky tri- bun i fjalës dhe fotos së lirë e të bukur, të funksionojë. Dibra.org kërkonte një vizion të ri, kërkonte "gjak" të ri, "armë" të reja, strategji dhe synimin të qartë se ku do arrijmë? Dhe për këtë duhet të luftojmë çdo ditë me burokracinë, korrupsionin, dembelllëkun… Koha kur në websit shkruanim dhe thoshim: "bukur" Dibra, bukur Dri- ni, bukur Rruga e Arbërit, bukur malet e fushat etj..." kishte kaluar me kohë. Alternativa e së ardhmes kërkon punë, pasion, bashkim, por mbi të gjitha një dashuri të madhe. Kjo e fundit, Mennyt nuk i mungoi, ndërsa ne nuk ditëm t'ia jepnim… Por, sidoqoftë, "heshtja nuk na duhet"! Autostrada Tirane - Durres, Km.9 Tel: +355 48 30 2046 Tel: +355 48 30 2040 www.auroragroup.com.al e-mail: [email protected] koha kalon, cilësia mbetet PROJEKTIM - ZBATIM Skavica do t’i japë më shumë dritë Luginës së Drinit të Zi Nga: AGIM KASA Duke i mirëkuptuar kërkesat e tyre, unë jam nga ato shkrues që shpre- hem në favor të ndërtimit të hidro- centralit të Skavicës, i ndërgjegjshëm se ndërtimi i veprave të mëdha kërkon edhe sakrifica të mëdha. Skavica nuk është thjesht me kosto teknike, por edhe me kosto sociale, që në kushtet e ekonomisë së tregut duhen llogaritur mirë pasi shpenz- imet për ndërtimin dhe zhvendosjen janë pranë njëra-tjetrës. Baseni ujëmbledhës i Skavicës përm- byt tokën më pjellore të Dibrës, siç është Lugina e Drinit të Zi, që së bashku me Maqellarën na ka pëlqy- er ta quajmë “hambari i Dibrës”, por nuk ka qene krejt kështu . Skavica duhet të ndërtohet, sepse nga ndërtimi i saj sigurohen më shumë të ardhura nga prodhimi dhe shitja e energjisë, prandaj duhet menduar si të jemi zgjidhje e problemit të ndërtimit dhe jo te kthehemi në problem për ndërtimin e Skavicës. (Faqe 3) Një libër me argumentet kundër ndërtimit të Skavicës Faqe 2 Një udhëtim me Konsullin Jasterbov Nga: Dr. SELMAN MEZIU Firence Ringjallja është një dëshirë. Kjo dukuri ndodh shpesh në natyrë e shoqëri. Të gërmosh në kujtesën e një të moshuari është me të vërtet kënaqësi për atë që tregon e për atë që e dëgjon apo e shkruan. Të njëjtën ndjesi shprehen tek gjithëkush që lexon shënimet e udhëtimit të konsullit rus Jasterbov dy qind vjet më parë. Sa kanë ndryshuar peisazhet bashkë me banorët në trevën e Muhurrit? Çfar udhëtimi do të jetë vallë? (Faqe 9) Reportazh BOTIME Europa në lirikat dhe shënimet e Mentor Hoxhës FAQE 16 HISTORI FUAD DIBRA - Atdhetari që luftoi për Shqipërinë etnike Nga: REXHEP TORTE - FAQE 12 PERSONAZH “Përse bien këto daulle” Nga: HYSEN LIKDISHA - FAQE 11 VENDLINDJA Kalaja e Dodës, perla e turizmit Nga: METUSH SKEJA - FAQE 11 MINIATURË Ta ndava ujin! Nga: AGRON TUFA - FAQE 7

Upload: others

Post on 19-Oct-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

cyan magenta yellow black 1

GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO

SHËNIM

Heshtja nukna duhet!

TREGIM

Vdekja eshkrimtaritNurçe

Nga: RAMIZ GJINI - FAQE 14

Nga: BUJAR KAROSHI

Prej më shumë se një muaji, web-faqja ku publikohej gazeta onlinë,

Dibra.org, nuk funksionon. "Pas 6vjetëve - mbyllet", shkruan krijuesidhe ai që i dha krahë lirisë së fjalësnë hapësirat mbarëdibrane,Gazmend Kërkuti.

Ashtu si dy mijë vizitorë të përdit-shëm të saj, edhe unë u çudita ngalajmi. Dhe i shkrova Mennyt…Përgjigja e tij ishte: "Imagjinoje sikurtë nisesh me makinë dhe ke vendo-sur të shkosh në Dibër, por pasi ar-rin atje, dikush të thotë: Të lutem,më ço deri në Shkup. Ti don t'ia bëshatë nder, por je i lodhur, je pangrënë, makina do benzinë, i ke prem-tuar djalit që do ta çosh në kinema...etj., pra, nuk je gati për një segmenttjetër rruge... Si do t'ia bësh?".

Të mirëmbash një faqe me lajme,foto, video për vendlindjen tënde,çdo ditë, pa pushim, është një sakri-ficë që vetëm një njeri me zemër tëmadhe mund ta bëjë. Në 6 vjet funk-sionim, Menny u tregoi bashkatd-hetarëve të tij, se ajo që ishte e pare-alizueshme në 60 vite, mund të bëhejedhe në 6 vjet, por pikërisht pas 6vitesh, në vend që ta përkrahim e tëvazhdojë si më parë, i japim një tështyrë dhe e hedhim pas në 6 minu-ta.

Dibra.org ishte ndër faqet më tëpreferuara për dibranët, sidomos ataqë jetojnë dhe punojnë në diasporë.Një kafe pas pune para kompjuteritishtë një kafe në Dibër, me shoqërinëe munguar. Debatet, fotografitë,videot, komentet ishin ndjellëse përçdo ditë. Ishte si të jetoje në Dibër."S'duhet të mbyllej kjo faqe. Aty kish-te debate të forta, ishte pasqyra re-ale e Dibrës, me të mirat dhe të këqi-jat e veta", shkruan në një forum njëlexues. "Menni ishte një pasqyrëshumë e pastër e gjendjes aktuale nëDibër, dhe kjo pasqyrë i ka treguardikujt fytyrën e vërtetë të tij, prandajMenni ka ardhur në këtë mendim",shkruan një tjetër.

Ajo çka është më e rëndësishmenë këtë shënim, është se dymijë viz-itorët e përditshëm dibranë anem-banë botës, nuk do ta kenë më lirinëe mendimit. Dhe kjo, jo për faj tëMennyt, por për fajin e gjithsecilitprej nesh, që nuk gjetëm energjitëdhe mundësitë që Dibra.org, ky tri-bun i fjalës dhe fotos së lirë e tëbukur, të funksionojë.

Dibra.org kërkonte një vizion të ri,kërkonte "gjak" të ri, "armë" të reja,strategji dhe synimin të qartë se kudo arrijmë? Dhe për këtë duhet tëluftojmë çdo ditë me burokracinë,korrupsionin, dembelllëkun… Kohakur në websit shkruanim dhethoshim: "bukur" Dibra, bukur Dri-ni, bukur Rruga e Arbërit, bukurmalet e fushat etj..." kishte kaluar mekohë. Alternativa e së ardhmeskërkon punë, pasion, bashkim, pormbi të gjitha një dashuri të madhe.Kjo e fundit, Mennyt nuk i mungoi,ndërsa ne nuk ditëm t'ia jepnim…

Por, sidoqoftë, "heshtja nuk naduhet"!

Autostrada Tirane - Durres, Km.9Tel: +355 48 30 2046Tel: +355 48 30 2040

www.auroragroup.com.ale-mail: [email protected]

koha kalon, cilësia mbetetP R O J E K T I M - Z B A T I M

Skavica do t’i japë më shumëdritë Luginës së Drinit të ZiNga: AGIM KASA

Duke i mirëkuptuar kërkesat e tyre,unë jam nga ato shkrues që shpre-hem në favor të ndërtimit të hidro-centralit të Skavicës, i ndërgjegjshëmse ndërtimi i veprave të mëdhakërkon edhe sakrifica të mëdha.Skavica nuk është thjesht me kostoteknike, por edhe me kosto sociale,që në kushtet e ekonomisë së tregutduhen llogaritur mirë pasi shpenz-imet për ndërtimin dhe zhvendosjenjanë pranë njëra-tjetrës.

Baseni ujëmbledhës i Skavicës përm-byt tokën më pjellore të Dibrës, siçështë Lugina e Drinit të Zi, që sëbashku me Maqellarën na ka pëlqy-er ta quajmë “hambari i Dibrës”,por nuk ka qene krejt kështu .

Skavica duhet të ndërtohet, sepse ngandërtimi i saj sigurohen më shumëtë ardhura nga prodhimi dhe shitjae energjisë, prandaj duhet menduarsi të jemi zgjidhje e problemit tëndërtimit dhe jo te kthehemi nëproblem për ndërtimin e Skavicës.

(Faqe 3)

Një libër meargumentet kundër

ndërtimit të SkavicësFaqe 2

Një udhëtim me Konsullin JasterbovNga: Dr. SELMAN MEZIU Firence

Ringjallja është një dëshirë. Kjodukuri ndodh shpesh në natyrë eshoqëri. Të gërmosh në kujtesën enjë të moshuari është me të vërtetkënaqësi për atë që tregon e përatë që e dëgjon apo e shkruan. Tënjëjtën ndjesi shprehen tekgjithëkush që lexon shënimet eudhëtimit të konsullit rus Jasterbovdy qind vjet më parë. Sa kanëndryshuar peisazhet bashkë mebanorët në trevën e Muhurrit? Çfarudhëtimi do të jetë vallë?

(Faqe 9)

Reportazh

BOTIME

Europa nëlirikat dheshënimete MentorHoxhës

FAQE 16

HISTORI

FUAD DIBRA- Atdhetariqë luftoi përShqipërinëetnike

Nga: REXHEP TORTE - FAQE 12

PERSONAZH

“Përsebien këtodaulle”Nga: HYSEN LIKDISHA - FAQE 11

VENDLINDJA

Kalaja eDodës, perlae turizmit

Nga: METUSH SKEJA - FAQE 11

MINIATURË

Ta ndavaujin!

Nga: AGRON TUFA - FAQE 7

Page 2: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

2 - Mars 201047nr.

DREJTOR:Rakip Suli

KËSHILLI BOTUES:Musa RiçkuShaqir SkarraBujar Karoshi

Bashkëpunuan në këtë numër:Agim KASAAbdurahim ASHIKUAgron TUFASelman MEZIURamiz GJINIBeqir SINARexhep TORTEBardhyl BERBERIArbana QORMEMETIHysen LIKDISHAMetush SKEJAYmer STOJKUFatmir MINGULI, etj.

Adresa e gazetës:Rr. “Zenel Baboçi”,Pall. “Ferar”, TiranëTel. +355 4 22 33 283E-mail: [email protected]

Opinionet dhe komentete botuara nuk shprehindomosdoshmërishtqëndrimin e redaksisë

e ditësPosta eGazetë e pavarur.Nr. 3 (47). 1 - 31 Mars 2010

Redaksia e gazetës falënderonlexuesit dhe bashkëpunëtoret e sajpër mesazhet dhe shkrimet e sjellapër botim.

Redaksia u kujton bashkëpunë-torëve të saj, zotërinjve XhaferMartini, Vesel Hoxha, Isa Halilaj,Selman Meziu, Bujar Plloshtani,Mahmud Hysa, Majlinda Cami,Rexhep Ndreu, Xhelal Roçi,Abdurahim Ashiku, Beqir Sina,Agim Kasa, Murat Koltraka, KujtimBoriçi, Dukagjin Hata, etj, seshkrimet e tyre, për arsye vendi nukjanë botuar në këtë numër.Ato do të botohen në numrat e ardhs-hëm të gazetës “Rruga e Arbërit”.

Kujtojmë bashkëpunëtorët, të cilëtduan që shkrimet e tyre të botohenpatjetër në numrin e radhës, tëkonfirmojnë më parë sjelljen ematerialit në numrat e telefonit tëredaksisë ose emailin e gazetës.Shkrimet priten në redaksi deri mëdatë 20 të muajit.Gjithashtu, ju kujtojmëbashkëpunëtorëve se shkrimetderi në dy faqe daktilografikekanë përparësi botimi.Gazeta publikohet falas në internetme datë 7 të muajit pasardhës.

Ju falënderojmë që jenipjesë e gazetës!

kundër

LETËRKËMBIM ME ABDURAHIM ASHIKUN

Gazetari Abdurahim Ashiku ka botuar librin “Po Dibrës!Jo Skavicës”, botimi i katërt në serinë e libravepublicistikë “Njerëz që i dua”.Botimi përmbledh disa shkrime të botuara vitet e funditsi dhe disa shkrime të bashkëpunëtorëve të tij, si dhe opinione e komentetë lexuesve nëpërmjet internetit anëembanë botës.Këtë radhe po botojmë disa opinione të miqve të autorit, nëpërmjet emaileve.Libri, prej 280 faqesh, është botim i Shtëpisë Botuese “M&B” dhe kushton 700 lekë

Autorit të librit mund t’i shkruani nëadresën e emailit:

<[email protected]>

Abdurahim,Me shqetësim përcjell reagimin

tuaj. Unë edhe nuk kam të drejtë tëreagoj se banoj në Dibër të Madhedhe ky liqen drejtpërdrejte nuk do tëndikojë tek ne, por sigurisht do tëketë impakte në mikroklimën edhetek ne.

Historinë dhe të afërmit tonë ikemi edhe atje dhe kjo na brengos.Një fakt është i saktë dhe dëshiroj tëargumentoj shqetësimin tuaj:

Dibranët nga ndërtimi i liqenitartifi cial të Dibrës dhe hidrocentralittë Shpiles nuk panë asgjë të mirë përkëto 40 vjet pos humbjes të rreth5000 ha tokës më pjellore dhe qëvaditej nga dy lumenj, burimi krye-sor i ekzistencës të numrit më tëmadh të familjeve dibrane.

Sot të mirat nga prodhimi i rrymëspërfi tohen vetëm nga qeveria maqe-done që nuk do të ja dijë lese këtofamilje u detyruan të largohen nëTurqi ose ShBA për të siguruar ekz-istencën. Jam më shume për ndonjëburim energjie ose zgjidhje që nukdo të përmbyste gjithë këtë territor.

Duke të mbështeturArgëtim Fida

kryetar i Komunës Dibëre Madhe14 shkurt 2010

* * *

I dashur Mik!E mbështes shqetësimin tuaj

qytetar. Pa kenë Dibran, pa një njo-hje më të hollësishme të gjeografisë së asaj zone e kam vërtetë të vësh-tirë të mbroj me argumente shken-core për atë që thoni. Ndryshe do tëishte në se do fl itej për territore tëShkodrës e Malësisë se Madhe qëkam patur rastin ti shkel me këmbëe një pjesë të mirë të tyre edhe stu-diuar. Për fatin tonë të keq, prej ko-hesh mendimi intelektual ështëanashkaluar nga politika shqiptaredhe pasojat e këtij anashkalimi janëndjerë e ndjehen dhe do të ndjehenvazhdimisht. Prej larg natyrshëm dotë me tingëllonte shumë më mirëndërtimi i tuneleve e projektimi me

përmasa moderne të një rruge që tëbënte realitet rrugën e Arbrit. Fjalambytje duket mjaft e vrazhdë e nënjë rast të zbatimit të atij projektiatëherë ajo merr përmasat e vërteta.Uroj që kësaj here mendimi intelek-tual e qytetar të dominojë ndaj atijpolitik me mendimin se asnjëherënuk është vonë me ba atë që duhet.

Zef NaciWest Palm Beach,FL, 27 Janar

2010. [email protected]

* * *

Të përgëzoj për kontributin tuajshumë të çmuar për sensibilizimine opinionit dibran në mbrojte tëDibrës nga rreziku i katastrofës që epret.

Unë jam përpjekur të ve në lëvizjeshoqatën “Për Mbrojtjen e Pronavee të Mjedisit në Pellgun e Drinit tëZi”. Kam botuar shkrime me emërtë kësaj shoqate dhe në emrin tim.Jeni i vetmi që më inkurajoni meshkrimin tuaj të çmuar në gazetëntonë “Rruga e Arbrit”. Opinioni di-bran këtu në Dibër i ka mirëpriturshkrimet tuaja. Po më çudit një faktqë nuk është në natyrën e dibranit,heshtja e intelektualeve dhe një përg-jumje e komunitetit. Uroj që di-branët tanë të shkunden nga kjoplogështi.

Shpresoj që origjina do t’u bëjëthirrje dhe zëri i genit do të ngrejëkrye si dikur në mbrojtje të Dibrës.Keni mbështetjen time maksimale nëkëtë mision jetik. Më vjen keq qëJu, Z Ali Hoxha dhe unë jemi largnga ana gjeografi ke por kjo s’do tëna pengojë në punën tonë.

Ju uroj shëndet të plotë, paqe dhelumturi në familje, të tjera prodhimetë arta nga mendja zemra dhe dorajuaj në dobi të vendlindjes sonë.

MURAT KOLTRAKA

* * *

Z.Ashiku, mos u shqetëso, sepseasgjë s’ka për të ndodhur. Unë e kup-toj plotësisht këndvështrimin tuaj,

por të jeni i sigurt se s’do ndërtohetSkavica.

Të paktën këta politikanë që kasot Shqipëria s’kanë për ta bërë. Çfarëbënë tjetër që do bëjnë atë? Për tëshkatërruar ndonjë gjë, bujrëm, atëpunë e bëjnë. Kur vjen puna për tëndërtuar, jo. Vetëm llafe kanë,thjesht e vetëm për të shtyrë ekzis-tencën në politikë

Postuar nga: Kritika 08/02/2010- 13:34:07 -

* * *

Abdurahim Ashiku, penë e njo-hur, gjithnjë me atdhetarizëm, kurka folur s’ka lënë vend për tutërhequr. Pra flet fjalë me vend, sa ekam njohur unë.

Për këtë problem që flet më sipër,pjesën e dytë “mbytja e Dibrës”, natremb, neve që si njohim ato vende,veç fare kalimthi në harta shkollore.

Ndoshta ka të drejtë, kjo për mëtepër, paska shkruar për problemindhe më parë, kur është hedhur idejae ndërtimit të atij hidrocentrali, që“mbytka” Dibrën.

Duhet parë e parë më përgjegjësisa specialisti dhe shtetari. Na kishmare malli të lexojmë shkrime nëgazetë nga pena juaj z. Ashiku,ndoshta nga që jam emigrant.

Se merakosesh për problemet je-tike të Shqipërisë mëmë, bëni mirëdhe ju shtofshin “meraklinjtë si ju”Shqipërisë.

Dashamirësi D

* * *

Shqetësimi juaj është i drejtë zotiAshiku, por ky problem nuk ështëaspak i ri. Specialistë të huaj dhe tëvendit që kanè vizituar hidrocentra-let tona kanë vënë në dukje me njëherë se hidrocentrali i parë që duhejtë ndërtohej do ish ai i Skavicës. Kyveç prodhimit të energjisë elektrikedo të shërbente si rregullator përhidrocentralet e tjerë. Po ja përse nuku ndërtua më parë: Dibra është njëkrahinë e njohur me traditat e saj të

larta për trimërinë, zgjuarsinë, përprodhimet bujqësore e blegtorale,folklorin e të tjera. Mjafton të për-mendim : Skënderbeun me MoisiGolemin, Iliaz Pashë Dibrën e Veh-bi Dibrën, Haxhi Lleshin e të tjerëqë janë personalitete të kombit Sh-qiptarë. Pa përmendur këtu folklor-in dhe muzikën popullore që janënë themel të gjithë asaj shqiptare.Dibra kish një prestigj, ishte një kra-hinë me peshë, gjë që shteti komu-nist që mbështetej mbi vlerat social-kulturore nuk e ndërtoi hidrocentra-lin e Skavicës. Ky Hidrocentral merëndësinë ekonomike do të fundostepjesën më të madhe të fushës sëDibrës përfshi këtu dhe vendlindjene Skënderbeut, Sinën. Kjo do të thotë: Të sakrifi kohet fusha e Dibre sëPoshtme për energjinë elektrike qënuk dihet ku përfundon!!! Para viteve‘90 atje mbizotëronin plantacionetme kumbulla e mollë, rrush e arra etë tjera. Sot asgjë nuk ka mbetur dhenjerëzit janë shpërngulur duke i lënënjë hije të trishtë. E kuptoj shqetë-simin tuaj zoti Ashiku por në këtëgjendje që është katandisur Dibra dokish më vlera Hidrocentrali.

Ndoshta Dibranève do ju pëlqejëmë shumë kur të këndojnë për liqe-nin dhe gjuetinë e peshkut.

Po atyre njerëzve toka bujqësoree të cilëve do të përmbytet kur tëndërtohet ky projekt si do u bëhet?A do dëmshpërblehen?

A mund të na e bëni të ditur julutem ju të shekullit në qoftë se dinigjë për këtë. Faleminderit

Irena

* * *

Skavica, një emër fshati që ndod-het në kufi rin administrativ të rre-thit Kukës dhe Dibër, për ditë e mëshumë po bëhet një nga temat më tënxehta të bisedave ne komunat Zall-Reç, Zall-Dardhë, FushëÇidhën, Ar-ras, Kastriot, Muhurr dhe Luzni tërrethit Dibër. Parë në këndvështrimintjetër “Skavica” tashmë po bëhet re-alitet, por qëllimi ynë është të shpë-tojmë çfarë mund të shpëtojmë nëDibër.

Në kushtet e ekonomisë së tregutmund të blihet gjithçka, por nukmund të blihet historia, kështjellatdhe kalatë më të vjetrat të pellazgëve,Ilirëve të cilët dhe për të cilët luginae Drinit te Zi ka qenë një kështjellënë vete.

Sot po ju servir vetëm disa faktepor së shpejti do të ju përcjell tëgjithë vendbanimet prehistorike tëzonës:

1- Ne vitin 1990, gjate gërmimitne lagjen Sule (Fushë Alie), janë gje-tur eshtrat e pellazgëve të cilët ishindy herë me të mëdha se eshtrat enjeriut të sotëm... Askush nuk u in-teresua për këtë.

2- Ne Xhire të Alieje janë gjeturpllaka qeramike të cilat nga Pellazgetpërdoreshin për banjo publike.Askush nuk ka eksploruar me tej përtë zbuluar shenjat e qytetërimit dhetë vërtetën e historisë.

3- Arena në fshatin Shenlleshen(Zall dardhë), ka qenë ndërtuar për2400 persona.

Eksploruesve të historisë as që iuka vajtur mendja këtu.....

Page 3: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

3 - Mars 201047nr.

kryesore PRO

Skavica dot’i japë mëshumë dritëLuginës sëDrinit të Zi

Mendimi i specialistit të ekonomisë dhe statistikës:Ja pse duhet të ndërtohet Hidrocentrali i Skavicës.

Përparësitë, problemet dhe rruga për kapërcimin e tyre.

Duke i mirëkuptuarkërkesat e tyre, unëjam nga ato shkrues qëshprehem në favor tëndërtimit të hidrocen-tralit të Skavicës, indërgjegjshëm sendërtimi i veprave tëmëdha kërkon edhesakrifica të mëdha.Skavica nuk ështëthjesht me kosto tekni-ke, por edhe me kostosociale, që në kushtete ekonomisë së tregutduhen llogaritur mirëpasi shpenzimet përndërtimin dhe zhven-dosjen janë pranënjëra-tjetrës.

Baseni ujëmbledhës i Skavicës përmbyt tokën mëpjellore të Dibrës, siç është Lugina e Drinit të Zi, qësë bashku me Maqellarën na ka pëlqyer ta quajmë“hambari i Dibrës”, por nuk ka qene krejt kështu .

Skavica duhet të ndërtohet, sepse nga ndërtimi i sajsigurohen më shumë të ardhura nga prodhimi dheshitja e energjisë, prandaj duhet menduar si të jemizgjidhje e problemit të ndërtimit dhe jo te kthe-hemi në problem për ndërtimin e Skavicës.

Nga: AGIM KASA

Në një mbledhje të fundit tëQeverisë, Kryeministri Berisha

u shpreh në mënyrë të qartë se “Skav-ica duhet të ndërtohet dhe se ai du-het të ishte hidrocentrali i parë mbikaskadën e Drinit”.

Pozicioni natyror – gryka e ngush-të ku rrjedh lumi dhe shpatullat eforta shkëmbore, e bëjnë atë një vendtë përshtatshëm dhe të sigurtë përndërtimin e hidrocentralit. E jovetëm për këtë arsye, por Skavica kr-ijon rezerva ujore për gjithë hidro-centralet e vendosur pas saj: Fierza,Komani eiVau I Dejës duke opti-mizuar tërë funksionimin e kaskadëssë Drinit.

Një tjetër zë, Ing. Emin Mysliu,jeta e të cilit është e lidhur ngushtëme hidrocentralet, e quan Skavicënpunën e pambaruar të të gjithë lin-jës së shfrytëzimit të rrjedhës sëlumit Drini i Zi për prodhimin eenergjisë elektrike. Dhe për shkak tërëndësisë dhe kapacitetit të madhujëmbledhës të rezervuarit, Skavicacilësohet si investim gjigant, i ciliduke shtuar prodhimin e energjisëelektrike me 350 – 400 megavat, rritjo pak por 15 % prodhimin e en-ergjisë elektrike në vend.

Kështu, bisedat për Skavicën pobëhen gjithnjë e më të rëndësishme.Skavica, që dikur ishte kufi adminis-trative ndarës mes Kukësit dhe Di-brës tani po i ndan vetë dibranët, njëpalë që janë për ndërtimin e saj dhenjë palë tjetër që e refuzojnëndërtimin e saj. Në gazetën “Rrugae Arbërit” palët janë të lira të shpre-hin mendimet e tyre, siç thotë Kon-ica në “Ç’është liria” – një pjesë shaj“ferrën” e pjesa tjetër lëvdo “ferrën”.

Në mendimet kundër ndërtimit tësaj është edhe shoqata për mbrojtjene trashëgimisë kulturore të Luginëssë Drinit të Zi.

Duke u kapur fort pas problemevesociale që krijon ndërtimi i kësajvepre, ato nuk bëjnë filozofi, por nëmënyrë të arsyetuar argumentojnë sezona që mendohet të përmbytet ngaujrat e liqenit të ardhshëm ka njëhistori të thellë dhe kulturë të pasur,një pasuri që nuk është vetëm pjesëe trashëgimisë së banorëve të kësajzone, por është vetë historia e Di-brës, e lidhur ngushtë me pre-

jardhjen e Kastriotëve, e sidomosbetejat e zhvilluara në gjallje të vetëSkënderbeut e pas tij, kundër gjith-farë pushtuesish, turq, serb apo bull-gare. Me njerëz të zgjuar e të lidhurfort me tokën por edhe intelektualëtë kulturuar ato kërkojnë as me pakas më shumë të mbeten me rrënjënë shoqëri, e për të marrë një ven-dim për ndërtimin e Skavicës duhettë bisedohet me ta. Nuk ka munguaredhe një takim mes përfaqësuesve tëkësaj shoqate me ish-ministrin Ruli,që në atë kohë drejtonte ministrinëe Ekonomisë dhe Energjetikës.

Duke i mirëkuptuar kërkesat etyre, unë jam nga ato shkrues qëshprehem në favor të ndërtimit tëhidrocentralit të Skavicës, indërgjegjshëm se ndërtimi i vepravetë mëdha kërkon edhe sakrifica tëmëdha. Skavica nuk është thjesht mekosto teknike, por edhe me kostosociale, që në kushtet e ekonomisësë tregut duhen llogaritur mirë pasishpenzimet për ndërtimin dhe zhv-endosjen janë pranë njëra-tjetrës.

Jam për ndërtimin e Skavicës

sepse mes dy alternativave zhvillimiekonomik, me dobiprurëse për vetëekonominë është prodhimi i en-ergjisë elektrike se sa zhvillimi agrari zonës orientuar nga bujqësia, bleg-toria apo pemëtaria. Një historishumëvjeçare, me gjithë format endryshme të pronësisë mbi tokën nukflet tjetër veçse për zonë me zhvil-lim të varfër ekonomik.

Baseni ujëmbledhës i Skavicëspërmbyt tokën më pjellore të Dibrës,siç është Lugina e Drinit të Zi, që sëbashku me Maqellarën na ka pëlqy-er ta quajmë “hambari i Dibrës”, pornuk ka qene krejt kështu .

Për kulturë të lexuesit të “Rruga eArbërit” kujtoj se në Maj të vitit1921, në një panair prodhimeshbujqësore në Francë, - grosha e Mu-hurrit mori nam dhe u vlerësua meçmim të artë nga organizatorët epanairit, për cilësinë dhe shijen e saj.Vetë Naltmadhnia e tij mbreti Zog,solli çmimin në Shqipëri dhe e bëritë njohur jo vetëm përpara kabinetitqeveritar, por për tu bërë edhe mepopullorë e beri edhe pjesë tëmenysë ushqimore të kuzhinës së tij.Ishin ndoshta toka e Muhurrit osendoshta uji ose ndoshta të dyja sëbashku që i jepnin atë shije të veçantëdhe e bënë me emër groshën e Mu-hurrit. Veç për vorbën nuk u tha as-një fjalë.

Do të përmendej Muhurri edheshume vite më pas po në Francë, kuru shtruan për qëllim ekspozimi plla-ka mermeri nga ai i Muhurrit nëmjediset e brendshme të një ndërte-se pranë muzeut të vjetër të Luvritduke i dhënë nam për herë të dytëkëtij fshati.

I përmenda këto dy fakte jo thjesh-të për të treguar se edhe Muhurri kaprodhuar histori, por se kjo pasurime historinë e groshës apo të merm-erit të kuq, errësohej nga varfëria einventarit të kuzhinës e sidomos ngamenyja e të ushqyerit. Edhe shtypi ikohës në komentet e tij përshkruantese kuzhina muhurrake kishte tëshumtën këto pajisje: një ose dykusi, dy ibrikë uji, kupa druri dhe

bote, vorba e groshës, fteren, katru-ven e drurit, palarenë, saç e çerepdhe lugët prej druri.

Kjo histori e ndritur me groshëne Muhurrit do te errësohej edhe mëshumë sidomos nga gjendja e vësh-tirë ekonomike gjatë gjithë periudhëssë mbretërimit të mbretit Zog ku derinë vitin 1940, në të gjithë Muhurrinvetëm tre shtëpi kishin dyshekë dhejo me shumë se 14 shtëpi numëro-heshin që mund të kishin jorgan.Dhe vete shtëpia më e pasur nuk kish-te më shume se tre jorganë.

Oda e burrave e asaj kohe, që ishteoda më e mirë dhe më e mobiluar,në 6 fshatrat e Muhurrit ndriçoninvetëm 17 llamba vajguri. Për 6 fsha-tra për Bajram mund të shiteshin eshumta 80 kg. sheqer, ndërsa për tëblerë një kg.vaj duhet të çoje nëdyqan 38 kg misër. Për 10 napolonatë marrë me fajde vetë muhurrakuka shitur 6 dynym tokë nën ujë përtu shkarkuar nga borxhi.

Dite jo me të begata përjetoiMuhurri edhe gjatë periudhës kolek-tivizimit socialist, ku deri në prill tëvitit 1989 vërtet numëroheshinshume radio por pak televizorë dheshumë më pak frigoriferë - 9 televi-zorë dhe 5 frigoriferë, por asnjë lav-atriçe. Megjithëse toka e Muhurritsi e askujt, bujqësia dhe blegtorianuk i ushqente banorët e saj, popul-li furnizohej me gram për frym memish, qumësht, perime e çdo gjëtjetër. Vetëm Oda e burrave nuk ish-

te cënuar në pasurinë e saj, më endriçuar nga elektriku priste e për-cillte me respekte të mëdha paçkase kafja ishte siklet dhe kërcënim përkrenarinë e saj.

Kështu ishte pamja jashtë e bren-da jo vetëm e Muhurrit, jo vetëmlugina e Drinit të Zi dhe jo vetëmDibra. I shkrova kështu jo për të sharë“ferrën” që citova më lartë, jo për tëcenuar nderin apo krenarinë e dikujtapo të ndonjë zone, por i shkrovapër të mos harruar varfërinë në të cilënkemi jetuar dhe ku, mu në zemër tëasaj që na ka pëlqyer ta quajmë“Hambari i Dibrës”.

I shkrova kështu për tu deklaruarkundër atyre që po vënë kujën seDibra po mbytet dhe se po mbulo-het historia e saj. Skavica duhet tëndërtohet, sepse nga ndërtimi i sajsigurohen më shumë të ardhura ngaprodhimi dhe shitja e energjisë, pran-daj duhet menduar si të jemi zgjidhjee problemit të ndërtimit dhe jo tekthehemi në problem për ndërtimine Skavicës. Një fjalë e urtë na thotëse “kur e kaluara endet në të kalu-arën e saj – e ardhmja zë myk”. Nukështë në dobi të asnjërit, por sido-mos të banorëve të zonës të jetojnësi gjer më sot, kur ka mundësi përmë mirë.

Nëse do të gjenden raporte të drej-ta mes shpenzimeve që duhen përmbulimin e problemeve teknike qëkërkon ndërtimi i Skavicës dhe

(Vijon në faqen 4)

Fusha e Gjoricës. Foto: Bashkim Lleshi

Page 4: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

4 - Mars 201047nr.

opinion

Për opinione dhe komente mund të na shkruani në adresën: “[email protected]”. Tel. 00355 4 22 33 283.OPINIONET DHE KOMENTET E BOTUARA NUK SHPREHIN DOMOSDOSHMËRISHT QËNDRIMIN E REDAKSISË

Banesat sociale nuk janë një zgjidhje e dale mode, por vendi i ndërtimit të tyre duhet të mbaje nëkonsideratë dhe çështjet e punësimit. Tokat pranë bregdetit që sot kanë destinacion fshatra turistike, dotë ishin një ofertë më e pranueshme, ku turizmi dhe bujqësia të zhvilloheshin në krah të njëra-tjetrës.

Vizita dyditëshe e Ilir Metës, zv/kryeministër dhe ministër i jas-

htëm i Shqipërisëë, që u realizua jav-ën që shkoi në Beograd bëri jehonëtë madhe, si befasi në bllokun sh-qiptar dhe si e mirëseardhur nëbllokun serb. Reagimet për këtë viz-itë janë të shumta dhe shtrihen nëdisa pista. Qeveria dhe diplomaciae Tiranës dhe Prishtinës këtë vizitëe kanë justifikuar si pozitive, ndërkaqopozita e ka vlerësuar si të papërsh-tatshme dhe të dëmshme për shtetine Kosovës. Megjithatë efektet e kësajvizite qofshiun pozitive apo nega-tive do t’i dëshmojë koha. Ne nuke dijmë tërësinë e bisedimeve qëIlir Meta i zhvilloi në Beograd mekrerët e atjeshëm, sepse stenogramete plota aktualisht gjenden në duarte qeverive respektive në Tiranë dheBeograd. Ne mund të flasim egjykojmë vetëm në bazë të asaj qëkemi parë e dëgjuar nëpërmjetmediumeve. Ajo që na ra e para nësy ishte publiciteti i madh që kësajvizite i dhanë mediumet e Beogra-dit, që shikuar nga përvoja e der-itashme duhet ta kemi të qartë seBeogradi nuk trumbeton pa paturleverdi. Nikoqirët e Beogradit udukën shumë të përzemërt gjatëtakimit, por ne shqiptarët mbetëmgojëhapur duke parë Ilir Metën gjatështrëngimit të ngrohtë të duarve meTadiqin dhe Jeremiqin, kur Meta medy shuplakat e tij mbështolli dorëne Tadiqit. Kjo ndoshta mund tëshpreh edhe sinqeritetin si shprehjee zemërgjerësisë dhe fisnikërisë sh-qiptare, por shikuar nga syri i pikan-terisë diplomatike, do të ishte mëmirë që ky shrëngim duarsh nga anae Metës të të ishte vetëm zyrtar. Sishqiptarë mbetëm të habitur edhepër faktin se Ilir Meta gjatë takimitmë gazetarë nuk e shqiptoi fareshprehjen Republika e Kosovës, pore përdorte vetëm nocionin Kosova. Ipëlqente ose jo Beogradit, Meta du-hej ta përdorte të plotë nocionin

Çka tregoi vizita e kryediplomatit shqiptar në Serbi

A i din Meta punët e veta?

NgaREXHEPTORTE

Republika e Kosovës, edhe për vetëfaktin se Shteti i Kosovës tashmë ësh-të realitet dhe i njohur nga 65 sh-tete të botës, e para, dhe e dyta dotë ishte një përgjigje e merituar ndajTadiqit, Jeremiqit dhe tërë opinion-it serb, që asnjëherë nuk kanë rresh-tur që Kosovën ta quajnë Kosovë eMetohi d dhe duke deklaruar se nukdo ta njohin kurrë shtetin e Kosovës.

Diplomacia dhe politika serbeedhe kësaj here u dëshmua skajshëmdhelpanake dhe plot hipokrizi. Ajonuk nguroi në bisedimet me IlirMetën të shpik minoritetin serb nëShqipëri dhe gjoja trafikun e organ-eve njërëzore të ushtarëve serbënëpër Shqipëri. Idiotësia serbe bëhetedhe më e madhe kur ajo përpiqetqë minoritetin e imagjinuar serb nëShqipëri ta vë në të njejtin rafsh meshqiptarët autokton në Luginën ePreshevës.

Kur jemi këtu nuk është e tepërttë përmendim se serbët fillimishtkanë pasur vetëm Pashallëkun e Beo-gradit gjq që e tregon edhe edheHarta e Enciklopedisë Ruse e vitit1817, se trojet shqiptare kanë qenëderi në Nish e Qupërli. Serbët mevrasje e djegie i kanë pushtua trojetshqiptare, gjë që e përsëritën edhenë luftën gjenocidale të vitit 1999.Në Shqipëri ka vetëm emërtime ser-bosllave të mbetura nga okupimi serbe që pasqyrojnë egërsinë okupueseserbe që manifestohej edhe më ndry-shimin e emertimeve shqiptare.

Vizita e Ilir Metës në Preshevë dheBujanoc ishte freski për vëllëzërit eatjeshëm shqiptarë dhe shpresojmëqë kjo të mos mbetet vetëm si folk-lor diplomatik i Beogradit.

Sa helmuese dhe të paparash-ikueshme janë politika dhe diplo-macia serbe u dëshmua edhe gjatëincidentik diplomatik në Preshevëmë flamurin kombëtar shqiptar, i ciliishte vendosur para komunës, të cil-in e hoqi policia serbe për ta këthyersapo arriti delegacioni i Shqipëisëdhe për ta hequr sërish menjëherëpas largimit të mysafirëve nga Sh-qipëria. Me të kthyer Ilir Meta nëTiranë nga kjo vizitë, ndodhi sulmii serbëve kundër automjeteve të EU-LEKS-it te pika doganore afër ZubinPotokut, sulme sipas skenarit të drte-jtpërdrejtë të Beogradit, përkatësishttë Tadiqit e Jeremiqit. Këtë nuk du-het ta heqin nga mëndja as Tirana,as Brukseli dhe as Nju Jorku.

Skavica do t’i japë më shumëdritë Luginës së Drinit të Zi(Vijon nga faqja 3)shpenzimeve për të përballuar prob-lemet sociale që krijon ajo dhezgjidhja do te jetë e kënaqshme dhee pranueshme nga të dyja palët.

Zhvendosja e popullsisë ështëvërtet një problem ekonomik, flitetpër një popullsi prej 40 mijë tëshpërngulurish, për të cilët duhetmenduar strehimi dhe sidomos punë-simi .

Natyrisht, në kuadër të një shkri-mi nuk mund të marrin zgjidhjeproblemet e evidentuara më lartë dheajo që duhet të bëjmë është të men-dojmë si të kontribuojmë dhe më epakta të mos i frymë gjerat, te mos ishohim si vështirësi, që na errësojnëmendjen dhe na humbasin rrugëndhe mundësitë për ta lehtësuar bar-rën e ndërtimit të Skavicës.

Së pari, të marrim numrin e tëshpërngulurve. Numri i tyre nuk ar-rin në 40 mijë banore, si propagan-dohet. Gjatë regjistrimit të përgjiths-hëm të popullsisë dhe banesave nëprill të vitit 1989 pellgu i Drinit tëZi kishte sipas gjendjes civile 34mijë banore, kur ne fakt nga regjistri-mi rezultuan rreth 29 mijë banorë, ekjo do të thotë se me gjithë rregullate shtrënguara në lëvizjen mekaniketë popullsisë - kishin rrjedhë ngaDibra jashtë territorit të saj afro 5mijë vetë, të punësuar kryesisht nëveprat hidrike mbi Drin si Fierzë,Koman e Vau Dejës apo në hidro-centralin e Banjës. Të punësuarit nëkëto vepra shkuan si shtegtarë, pra siemigrantë të brendshëm e më pasnjë pjesë e mirë e tyre tërhoqën edhefamiljet. Nga regjistrimi i popullsisënë prill 1989 popullsia prezente si-pas Këshillave Popullore të Fshatravetë bashkuar numëronte 32513 ban-orë. E detajuar si më poshtë:Arras, 4358 banorë, 845 familjeCidhen, 2296 banorë, 396 familjeFush Cidhen 4066 banorë, 850familjeZall Dardhe 3503 banorë, 731 famil-jeMuhurr 4440 banorë, 848 familjeKastriot 3624 banorë, 738 familjeLuzni 4212 banorë, 932 familjeGjoricë 3007 banorë, 407 familje

Por dihet mirë se edhe sot që nepo shkruajmë, pra gati pas 20 vitesh,popullsia nuk është më ajo që kaqenë, pasi një pjesë e mirë është

vetëshpërngulur drejt rretheve të tjerasi Tiranë, Durrës etj., ose është ven-dosur edhe në qytetin e Peshkopisë.Unë nuk kam të dhëna, por besoj semë shumë se gjysma e popullsisëështë larguar. Pavarsisht nga këtolëvizje mekanike të popullsisë, nukkanë lëvizur shtëpitë e banorëve dheme kryesorja nuk është tundur e drej-ta e pronësisë mbi tokën. Dhe me tëdrejtën e pronësisë mbi tokën lindindetyrime të mëdha ndaj banorëve,detyrime të cilat njihen nga legjisla-cioni shqiptar.

Banorët e zonës kanë të drejtë tëkërkojnë dëmshpërblim për gjithçkaqë është e lidhur me pronën e tyre,për pemët, shtëpinë apo çdo investimtë kryer. Padyshim, në gjithë këtëdëmshpërblim pjesa më e mprehtembetet çështja e pronësisë mbitokën. Natyrisht, qeveria ka çmimetë miratuara për tokën bujqësore, ecila kur përdoret për qëllime pub-like, ka edhe kundërvleftën e saj, porato janë shumë të ulta dhe mar-rëdhëniet e gjersotme të shitjes nukkanë kënaqur banorët. Te paktën,atje ku janë bërë shpronësime pub-like për ndërtim rrugësh, banorët janëhedhur në protesta dhe reagimet etyre kanë qenë edhe të dhunshme.Nisur nga fakti se shpronësimi pub-lik është bërë me qëllim përndërtimin e rrugëve dhe vetë rrugët

janë ndërtuar nga taksapaguesit sh-qiptar, çështja e koncensionit të sëdrejtës mbi tokën ka qenë një çësh-tje e mbyllur. Ne rastin e përdorimittë tokës bujqësore për ndërtimin ehidrocentralit, pra një vepër që kri-jon të ardhura çështja e koncension-it është e hapur, dhe banorët e zonësmund të njihen si aksionerë gjatëshfrytëzimit të veprës dhe vetë vepramund të funksionojë si shoqëri ak-sionere.

Së dyti: nëse nuk janë 30 apo 40mijë banore, janë aq sa janë, për tëcilët duhet menduar strehimi dhepunësimi. Banesat sociale nuk janënjë zgjidhje e dale mode, por vendii ndërtimit të tyre duhet të mbaje nëkonsideratë dhe çështjet e punësim-it. Tokat pranë bregdetit që sot kanëdestinacion fshatra turistike, do tëishin një ofertë më e pranueshme,ku turizmi dhe bujqësia të zhvillo-heshin në krah të njëra-tjetrës.

Koha, besoj, do të krijojë mundë-si të reja që të shpërngulurit të moskthehen në të braktisurit nga shoqëriaapo të grabiturit nga qeveria. Skav-ica është ajo që do ti japë më shumëdritë Luginës së Drinit të Zi

AGIM KASAEkonomist-ish përgjegjës

statistike i rrethit Dibër gjatëperiudhës 1985 - 1992

Banorët e zonës kanë të drejtë të kërkojnë

dëmshpërblim për gjithçka që është e lidhur

me pronën e tyre, për pemët, shtëpinë apo

çdo investim të kryer. Padyshim, në gjithë këtë

dëmshpërblim pjesa më e mprehte mbetet

çështja e pronësisë mbi tokën. Natyrisht,

qeveria ka çmime të miratuara për tokën

bujqësore, e cila kur përdoret për qëllime

publike, ka edhe kundërvleftën e saj, por

ato janë shumë të ulta dhe marrëdhëniet e

gjersotme të shitjes nuk kanë kënaqur banorët.

www.rrugaearberit.como n l i n e

Gazeta në internet mundësohet nga kontributi dhe mbështetja e zotit AGIM DEVA

Tel. (04) 22 33 283. E-mail: [email protected].

Page 5: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

5 - Mars 201047nr.

aktualitetDibra e Madhe, qendëre rëndësishme shqiptare në Ballkan

Biznesmeni dibran Ylber Pilku, Anëtari i Këshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), dhebiznesmeni kosovar në Gjermani - Selman Isjeni

Ylber Pilku diskutonme anëtarin e Këshillit tëBashkisë së NjuJorkut, James Vacca(Xhimi Vaka),për binjakëzimin eqytetit të Dibrës meqytetin e Nju Jorkut

Nga: BEQIR SINA

Ndoshta askush nga ata që ndodheshin në atë mbrëmje Gala,

anëtarë të familjes, miq e shok,anëtarë të Bashkisë së Nju Jorkut,dhe miqt e tij shqiptarë në Nju Jork,që kishin ardhur për të festuarditëlindjen e 55-të, të anëtarit tëkëshillit të Bashkisë së Nju Jorkut,James Vacca (Xhimi Vaka), nuk edinte se ku binte Dibra, dhe se kushishin dibranët. “Dibra e Madhe, ësh-të një qender e rëndësishme sh-qiptare në Ballkan” aq sa në shekul-lin e XVII -të, një historian i asajkohe e ka quajtur “Dibra qendër erëndësishme në Ballkan, kulturore egjeopolitike Europiane”, i tha vep-rimtari dibran në SHBA-së, YlberPilku, duke shtuar se dibranët nëSHBA-së, kan një komunitet majftaktiv dhe të suksesshem sidomos nëtë gjithë shtetin e Nju Jorkut”.

Madje, Pilku permendi faktin senë Nju Jork jetojnë rreth 15 mijëshqiptarë dibranë, dhe se ky komu-nitet ka edhe shoqatën Atdhetare“Dibrane”, me bazë Staten Island,themeluar afro dy dekada më parë.Ai permendi edhe faktin se edhe pro-fesori i Ellen Kenndy School - Buffa-lo, zoti Emin “Eddie” Egriu është -Dibrani në Amerikë, i cili, tani krye-sisht është përqëndruar në zonën eNju Jorkut perëndimor- Buffalo, nënjë kandidaturë për në Kongresinamerikan, me slloganin ePresidentit Obama - ”Egriu forChange!”.

Integrimi i dibranëve në jetënamerikane, ka shënuar gjithësesi, thaPilku, suksese të mëdha në të gjithafushat në SHBA-së. Dibranët janë tëintegruar në jetën amerikane - sa ështëshumë vështirë t’i dalosh me ameri-kanët. Njeri prej tyre, tha ai ështëartisti dhe kërcimtari i njohur i spe-ktaklit të famëshëm “Dancing withthe Stars” , Dritan (Tony) Dovolani.Arstisti që Bashkia e Nju Jorkut, njëmuaj më parë në dy vjetorine pavar-ësisë së Kosovës e nderoi me prokla-matë.

Por, ka edhe studentë të familjevedibrane që kan përfunduar shkollate larta amerikane dhe sot drejtojnëose punojnë për kompanitë më pres-

tigjoze amerikane, dhe zyrat eshtetit qeverisë amerikane. Janë më-sues, doktor dhe inxhinier. Sidomosdibranët në Amerikë, kan pasur suk-ses në fushën e biznesit, ku emrat etyre i gjenë biznese në SHBA-së. Janëme qindra dibranë tha Pilku, që medjerësën dhe fitimin e tyre kan tëzhvilluar biznesin dhe janë të suk-sesshem. Çka edhe mund të japinnjë kontribut të madh edhe në zh-villimin e Dibrës.

Kështu, që tha veprimtari dibran,ka ardhur koha që Bashkia e NjuJorkut, të mendojë pak më seriozishtpër kët komunitet. Ndoshta propo-zoi ai do qe mirë sikur të bëhej edhebinjakëzimi i qytetit të Nju Jorkutme me qytetin tonë Dibrën e Mad-he.” Mendoj unë i tha Pilku , anë-tarit të Këshillit të Bashkisë së qy-tetit të Nju Jorkut, Xhimi Vakës, seashtu si po të mbështesim dhepërkrhaim në shqiptarët e njujorkut,ju në çdo fushat për zgjedhjen tuaj,ka ardhur koha që edhe ju të bënidiçka, për Dibrën tonë.”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), i cili ka

sponsiruzuar disa herë rezolutën eBashkisë së Nju Jorkut, për të nderu-ar ditën e flamurit tonë kombëtar,28 Nentorin 1912, dhe herën e fun-dit ai qe sponsorizuesi edhe i rezo-lutës, e cila nderoi ne Bashkinë e NjuJorkut, në 1 dhe 2 Vjetorin e Pavar-esisë së Kosovës, e priti me kënaqë-si propozimin e bërë nga Pilku, dhepremtoi se mesazhin e tij, “për Bin-jakzimin e Dibrës së Madhe meBashkinë e qytetit të Nju Jorkut” dotja përcjell zyrtarisht Këshillit Bash-kijak të Nju Jorkut.

Veprimtari i dalluar dibran YlberPilku,i cili banon në Nju Jork, posqë i urojë përzemërsisht për ditëlind-jen mikun e shqiptarëve , në këtë 55vjetor të ditëlindjes së tij, eka falenderuar posaqërishtë Anëtarine Këshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), për mbështetjen e tij që ika dhënë në Zonat e këtijë qyteti ëeBronxit, ku jetojnë sot më së shumtikomuniteti shqiptaro-amerikan, njelagje kjo e racave të ndryshme, ban-orë të zinjë, të bardhë, hispanike,italiane, hebreje, emigrantët sh-qiptarë dhe aziatikët.

Shqiptarët me Anëtarin e Këshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx),mik i shquar i shqiptarëve në Nju Jork

Ohri dhe Struga ndotinliqenin e DibrësDitëve të fundit nga Ohri dhe Struga vijnë informata se ngritja e

nivelit të ujit në liqenin e Ohrit mbi kuotën normale ka shkaktuarprobleme në punën e kolektorëve. Si pasojë e kësaj ujërat e zeza kanëndotur këtë liqen dhe se edhe lumi Drini i Zi është i ndotur. Ky shqetësimdhe informim ekologjik edhe pse shumë i vonuar është për tu përshën-detur.

Ujërat e zeza nga Ohri dhe Struga në Drinin e Zi janë të pranishmeme dekada, duke e ndotur në vazhdimësi edhe Liqenin e Dibrës ani sethuhët që ujërat e zeza të Ohrit e Strugës pastrohen nëpër kolektorë.

Dëshmi për këtë shqetësim janë rezultatet e analizave mikrobiologjikedhe kimike të ujit në liqenin e Dibrës të bëra nga Enti për mbrojtjenshëndetësore në Ohër, të cilat edhe viteve të fundit nuk kanë qenëoptimiste. Rezultatet e analizave të mostrave të ujit ujit të liqenit tëmara te Ura mbi liqen, te plazhi dhe te “TavernaCami” kanë qenë tëklasit të dytë dhe të tretë. Ka patur raste kur edhe bregu i liqenit ka qenëmbuluar me një shtresë të gjerbër nga algat e ndryshme ose nga njështresë shkumbëzuese. Ka patur raste kur kanë ngordhur edhe sasi e kon-siderueshme e sardelave nga uji i ndotur. Nuk mund të anashkalohenedhe rastet e paraqitjes së verdhëzës, të infektimit të zorëve dhe të lëkurës.

Peshkatarët thonë se nga ndotja e lumit Drini i Zi i cili mbush edheliqenin e Glloboçicës, në këtë liqe është zhdukur tërësisht peshhku ivarietetit trofta dhe se egziztojnë peshqit që mund t’i reziztojnë kësajndotje. Kjo ndodh për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kolektorëvenë Ohër e Strugë dhe të mosfunksionimit të tyre rregullisht për shkak tëdifekteve dhe kursimit të energjisë elektrike.

Për të patur një pasqyrë më reale të ndotjes së Liqenit të Dibrës, dotë ishte mirë që mostrat e ujit nga ky liqen të dërgohen par analizë edhejashta Maqedonisë.

R.TORTE

Në Foto:pamje nga ndotjashkumbëzuese eliqenit të Dibrës

Kaluan ilegalisht kufirin,u shpëtuan nga ngrirjaMë datë 13 mars 2010, pas njoftimit nga prindërit e dy të rinjve,

Drejtoria e policisë kufitare e Peshkopisë e njoftoi Policinë kufit-are të Dibrës së Madhe, se dy të rinj të rrethit të Peshkopisë janë bllokuarnë malin e Korabit nga bora në tentativë për ta kaluar ilegalisht kufirinnë drejtim të Maqedonisë. Menjëherë u vënë në kërkim njësitet e poli-cisë speciale kufitare të Maqedonisë për shpëtimin e jetës së këtyre dy tërinjve.Trashësia afër dy metra e borës dhe mjegulla e dendur penguangjetjen e tyre gjatë natës. Të nesërmen duke angazhuar edhe një heliko-pter kah ora 8 e mëngjesit ekipet policore të Maqedonisë i gjetën dy tërinjtë, Mojsi Islami 20 vjeç dhe Shaban Elezi 23 vjeç në malin Korab 5kilometra larg fshatit Tanushë, të lodhur dhe me ngrirje të ekstremitetevetë shkallës së parë. Këta dy të rinj ishin nga fshatim Bahute i rrethit tëPeshopisë-Shqipëri. Të rinjtë në spital i vizituan Arben Çejku, ambasa-dori i Shqipërisë në Shkup, Agron Baliaj, Drejtor i Drejtorisë së policisë-Peshkopi, Argëtim Fida, kryetar i komunës Dibra e Madhe dhe LuljetaMarku, deputete e Dibrës së Madhe.

Arben Çejku, falenderoi bashkëpunim e policive kufitare të dy vendevedhe spitalin e Dibrës së Madhe që rezultoi me shpëtimin e jetës sëkëtyre dy të rinjve, duke apeluar te të rinjtë nga Shqipëria se tashmë nukka pengesa për kalimin e kufirit në drejtim të Maqedonisë dhe se aventu-rat e kalimit ilegal dhe nëpër male të kufirit mund të jenë të kobshmepër jetën e tyre. Ai me këtë rast shprehu idenë e konceptit të veprimit tënjë spitali rajonal në Peshkopi dhe në Dibër të Madhe me fonde tëpërbashkëta nga BE, me çka do të siguroheshin trajnime të specialistëvejashtë, modernizimi i spitaleve me mjete bashkëkohore dhe shkëmbi-mi përvojave në të mirë të pacientëve.

Argëtim Fida, tha se, “funksionimi i një spitali rajonal mes Dy Di-brave është më se i nevojshem, sepse edhe transportimi eventual i pa-cientëve për në Tiranë dhe Shkup është shumë i vështirë dhe i largët.Bashkëpunimi duhet të shtrihet edhe në fushat e tjera në frymën e liber-alizimit të vizave dhe të aderimit të NATO”

R.Torte

Page 6: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

6 - Mars 201047nr.

opinion45nr.

Nga: SHAQIR SKARRA

Një telefonatë, një zë vibrues tepër i njohur më thotë me gazëllim: Më datë 7

mars takohen tek Shtëpia Qendrore e Ushtrisëtë gjithë arsimtarët dibranë. Jeni dhe ju i ftuarnë këtë takim. Ishte Shaban Bitri, biznesmen indërtimeve dhe njëkohësisht dhe anëtar i krye-sisë shoqatës “Lidhja e Intelektualëve Di-branë” ai që më bëri këtë ftesë surprizënëpërmjet telefonit. E si mos ta pranoja njëftesë të tillë ku do të takoheshin me rastin editës së mësuesit të gjithë bashkë, ato që janëzbardhur nga flokët e presin sporteleve për tëmarrë pensionin dhe të tjerët që ende vazh-dojnë të mësojnë fëmijët nëpër shkolla të ndry-shme që nga Tirana e deri në Durrës. Pasi uinformova mirë se ku ndodhej vendi ku do tëorganizohej kjo festë u nisa plot dy orë mëparë. Mendova se do të isha i pari por në faktisha gabuar. Jo vetëm salla por dhe mjedisetjashtë ishin mbushur tek Shtëpia Qendrore eUshtrisë. Të gjithë grupe grupe bisedonin lir-shëm sikur të ishin takuar pak para disa ditëshe në fakt dikush kishte dhe vite pa u takuar.Ishin të shpenguar të flisnin mes shokëve emiqve por ajo që binte më shumë në sy tek tëtjerët ishte proekupimi i të zotit të shtëpisë, iatij që ishte bërë sebep, i zoti i dasmës siçthonë rëndom në të tilla raste;Nuri Abdiu.Profesori me flokët e bardha që herë herë iamerrte era ishte gjithmonë në lëvizje, sa teknjëri grup tek tjetri, përshëndetej me të gjithë,u uronte mirëseardhjen të gjithëve dhe njëko-hësisht edhe festën por Profesori ishte dhe ishqetësuar. Shqetësohej për gjithçka, për de-taje dhe më të vogla, për pjesëmarrjen, përftesat se a kanë shkuar të gjitha, për sallën,për përshëndetjet e deri dhe tek menyja që dotju servirej të ftuarve. E kjo nuk ishte hera eparë që dibranët mbushnin salla të mëdha nëmetropolin shqiptar, në aktivitete të ndryshmee sesione shkencore, në koncerte e promov-ime librash. Po ky takim kishte të veçantën etij se mblidheshin për herë të parë mësuesit e

Diskriminimi etnik në Krahinën eDibrës së madhe me decenie us-ghtrohet edhe në formë segregacioniinfrastrukturor urbanistik.

Fshatrat me popullatë maqedo-nase që janë vetëm dhjetë kilometralarg Dibrës, duken si parajsë në kra-hasim me fshatrat e braktisura mepopullatë shqiptare ku nuk ka asfarëinfrastrukture. Në kilometrin e gjas-htë të rrugës Dibër- Shkup degëzo-het rruga për në Kërçovë që lidh fs-hatrat me popullatë maqedonaseRosok, Sellcë, Tresançe, Gajre, Llaz-aropole etj. Në të hyrë të këtyre fs-hatrave janë vendosur pllaka meta-like ku është shkruar emri i fshatit,mahallës apo familjeve.Këto fshatrame popullsi maqedonase rrugët ikanë të shtruara me asfalt,kanë en-ergji elektrike, ndriçim publik, lidhjetelefonike dhe ujësjellës. Në këtofshatra janë bërë investime të mëdhanë mirëmbajtjen e shtëpive, rreg-ullimin e shesheve, kishave dheçezmeve publike. Banorët e këtyrefshatrave këtu vijnë gjatë verës dhefestave, i punojnë ngastrat, risin viçate qengjat që i therrin në vjeshtë dukei mbushur frigoriferët me mish,hambarët me misër e shtëpitë mefruta. Gjatë dimrit në këto fshatra

Mësuesit dibranë festojnë ndryshe 7 Marsin

Dibrës në Tiranë. Dhe kishin ardhur të gjithë,nuk mungonin ato që ishin planifikuar porkishin ardhur dhe të tjerë të “paftuar”. Fundjaftesa ishte diçka simbolike, festa ishte ajo që imblodhi të gjithë bashkë. Në një tavolinë jas-htë ishin mbledhur shumë veta. Të gjithë tëthinjur nga flokët por sot i kishin flakur vitetqë u rëndonin mbi supe. Prof. Dr Enver Hysa,Prof. Dr Hajri Shehu, Naim Plaku, Dr HasanLeka, shkrimtari Xhafer Martini, Sami Shehu,Lutfi Hanku, Shemsi Manjani, Zenel Sula ish-in bërë tok bashkë e kujtonin vite të hershme,vite kur atëherë fëmijë mbushnin bulevardine Peshkopisë kur dilnin nga shkolla peda-gogjike. Të gjithë tregonin kujtimet e atyreviteve, një vërejtje nga drejtori “diktator” siç ithonin Astrit Hoxhës, një çapkënllëk tëmoshës, një aventurë dashurie, një notë pakaluese e kujtimet rrjedhnin thjesht e bukursikur rrodhën vitet mbi supet e këtyreflokëbardhëve. Këto kujtime shkrimtari Xha-fer Martini dhe ish vetë pedagogjikas i hodhinë një libër me titull “Pedagogjikasit” ku tëgjithë gjejnë veten në faqet e këtij libri, ku të

gjithë ish pedagogjikasit që jetojnë e kanë nështëpi sot këtë libër. Të gjithë të shpenguarflasin dhe kujtojnë ato vite të hershme, dikushvitet e shkollës në fakultet e dikush orën eparë të mësimit në një fshat të thellë. E do-mosdo kujtimet ne raste të tilla rrjedhin vetëlirshëm e pa asnjë lloj pengesë se krejt të lir-shëm ishin sot dhe arsimtarët dibranë. PranëVita Bitrit ishin mbledhur mjaft gra, mes tyredhe ish prefektja e Dibrës Hamdie Beqiri. Vitakujtonte me nostalgji vitet e para të karierëssë saj si arsimtare kur erdhi nga Himara nëvendlindjen e burrit të saj Shaban Bitrit, nëBlliçe. Nuk ka si të shlyhen lehtë këto kuj-time e sidomos për një nuse të re që ishte qëishte lindur dhe rritur në një vend krejt ndry-she me Blliçen. Ora shënon 12 e drekës e tëgjithë së bashku drejtohen nga hyrja e restoran-tit. Dreka ishte shtruar e i zoti i shtëpisë ipriste mysafirët e rrallë tek dera duke u uruarfestën dhe mirëseardhjen. Në krah me të ishtedhe Musa Rriçku dhe Shaban Bitri, dy biznes-men dibranë të cilët në sa e sa aktivitete përDibrën dhe dibranët kanë dhënë kontributin e

tyre financiar. Edhe sot kontributi i tyre ishte ipranishëm në këtë drekë festive me një menutë bollshme. Defrim Methasani, gazetari dhekomentatori sportiv i flaku tutje emocionet dherroku mikrofonin, fundja mikrofoni është bërëpjesë e jetës së tij. Defrimi fton që të për-shëndes të pranishmit Prof. Dr. Nuri Abdiun,”Mësues i Popullit” i cili në emër të shoqatës“Lidhja e Intelektualëve Dibranë” e cila ishteinisiatore për këtë drekë festive i përshëndetitë gjithë edhe ato që ishin në këtë sallë pordhe ato që nuk kishin mundur të vinin. At-mosferën e festës e ndezi më shumë zëri me-lodioz i këngëtares Liri Rasha e cila kishteardhur që të përshëndeste arsimtarët dibranë,ish mësuesit e saj. Jo vetëm kaq por ishin vetëmësuesit që pa protokoll ngriheshin, uroninkolegët, këndonin vetë dhe merrnin valle pop-ullore së bashku. Shkrimtari Agron Tufa për-shëndeti të pranishmit, përshëndeti si peda-gog dhe si dibranë njëkohësisht, foli përrëndësinë e arsimit sot dhe rolin e mësuesvenë fushën e mësimdhënjes. Surpiza e fundit ekësaj mbrëmje erdhi në kohën kur nuk e pristeaskush. Në sallë krejt papritur, “pa ftuar” fu-tet këngëtari dibranë Arif Vladi. Të gjithë epresin me duartrokitje dhe Arifi nuk kërkoitryezën por rrroku mikrofonin. -Ja ku e kenimes jush jo vetëm në rolin e ish mësuesit poredhe si krijues të madhin Naim Plaku. Arifidrejtohet vetë drejt tavolinës ku ishte ulurNaimi. Këngët që këndoi unë, Lira, Qerimi eVera janë krijimtari e Naim Plakut. Ndaj ebëra këtë prezantim, tha Arifi, duhet ta dinëjo vetëm dibranët por dhe të tjerë jashtë Di-brës krijimtaria e Naim Plakut i ka kaluar tre-vat e Dibrës. Ajo është dëgjuar në skena pres-tigjioze të botës. Askush nuk e pa orën se sazgjati kjo mbrëmje festive e arsimtarëve di-branë vetëm kur dolën kishte filluar të errëso-hej bukur mirë. U larguan të gjithë ashtu siçerdhën grupe grupe, u përqafuan kur u ndanë ,bënë dhe fotografi së bashku dhe kështu i dhanëdorën njëri tjetrit se do të takoheshin prapëmarsin tjetër.

Foto: B. Karoshi

DISKRIMINIM ETNIKNË KRAHINËNE DIBRËS SË MADHE

Parajsë në fshatrat maqedonase,skëterrë në ato shqiptare

jeton tek-tuk ndonjë familje.Banorët e këtyre fshatrave jetojnë

në Shkup dhe në qytete tjera nëMaqedoni.Këto fshatra më parë ish-in në administrim të komunës sëDibrës, por me ndarjet territorialetashmë janë shkëputur. Shumë bijtë këtyre fshatrave ku jetojnë epunojnë mbajnë poste udhëheqësedhe në vazhdimësi gjejnë fonde tëvazhdueshme për rregullimin e kë-tyre fshatrave.

FSHATRAT SHQIPTARE TËSHKATËRRUARA

Situatë krejtësisht e ndryshmeështë në fshatrat e braktisura dhe tëshkatërruara të Dibrës që shtrihen nëripin kufitar me Shqipërinë.Përkundër bukurive magjepëse naty-rore, për fat të keq këto fshatra mepopullatë shqiptare karakterizohenme gjendjen e mjerrueshme tërrugëve deri në fshat dhe brënda fs-hatit, si edhe me shëpitë e braktisu-

ra e të shkatërruara. Rrugës për nëkëto fshatra si Taraniku, Shushica,Bomova, Kojnara, Shullani, Sollok-içi, Krifca etj. , nuk sheh asnjë shen-jë dalluese e orientuese për tëtreguar se cili fshat është.

Rrugët e këtyre fshatrave janë plotbaltë dhe shtëpitë të braktisura. Asqë mund të bëhet fjalë për infras-trukturë elektrike, telefonike apoujësjellësi si në fshatrat me popul-latë maqedonase.

Edhe pse gjenden në largësi dh-jetë kilometra larg njëri tjetrit, fsha-trat me popullatë maqedonase dal-lojnë shumë nga ato me popullatëshqiptare. Këto dallime i ka bërëpolitika investuese, përjashtuese dheseleksionuese e Maqedonisë gjatëperiudhës moniste, por edhe në ditëte sotme të demokracisë, duke judhënë përparësi fshatrave maqedo-nase dhe duke i lanë manash fsha-trat shqiptare.

Ka ardhur koha që ky dallim mesfshatrave duhet ndryshuar, për vetëfaktin sepse jetojmë në një shtet dhese Maqedonia që synon drejtEvropës, nuk mund të aderojë atjepa shqiptarët e barabartë.

Rexhep TORTE

Fshati maqedonas, Tresançe Fshati shqiptar Kojnarë

Page 7: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

7 - Mars 201047nr.

miniaturë

Kishte perënduar dielli kur sahatçiu ilajmëroi për radhën e ujit. Sufa po ndizte

fenerin e dorës, ndërsa Beklia, e shoqja, po ifliste me pëshpërimë vajzës së madhe të ketëkujdes vëllezërit dhe motrat që i kishte zënëgjumi. Kur Beklia doli përjashtë, i shoqi epriste me fenerin e ndezur, të varur në rripin epantallonave dhe me dy shatinj të mëdhenj.Hakiku, sahatçiu, i priste pak përpara; në errë-sirë fekste këmisha e tij e bardhë dhe dukej ezhdukej si xixëllonjë cigarja e tij e ndezur.

- Tani ndajeni vetë ujin, or Sufë e ju vaftëmbarë! Me dy brazhdë ujë, or i bekuem, iadel përtej, pa zbardhë drita. Unë punën timedo ta shof; po ruaj vijën mos ua ndajë kush nëkatund.

- Faleminderëz, Hakik, - i tha Sufa, - po nae ndanë, s’do t’ia dalim dot... atëherë duhetme na e shty sahatin pak ma gjatë.

- Nuk ua prek kush ujin, sa t’jem unë... veçme të ra më qafë ndo’i beterr i madh...

Hakiku u tret në errësirë, duke u ngjitur anësvijës, deri në në kanalin e madh, ndërsa Sufame Beklien morën poshtë ku kishin pesëm-bëdhjetë dynymë tokë, me misrër e fasule,jonxhë, kopshtiet me fruta e perime gjithë-farëlloj, etj., të gjitha me gjethe thuajse tëvyshkura nga zhegu dhe mungesa e ujit.

Sufa preu cfratin e madh dhe uji ra me njëpjerrësi të fortë, si katarakt, tërë shushurimë,përmes një porendi të lartë. Gruaja i rrintedisa krahas, në shmang, duke i ndriçuar mefener, ndërsa ai priste një pas një cfratet e për-gatitura që më parë me vllaja, me një shkath-tësi e zell të madh. Uji përhapej duke ngriturnëpër dheun e zhuritur një si cijatje dhe fër-shëllimë, si tingulli i gëlqeres kur shuhet aposi uji i gazuar në gotë. Ishte një ndjenjë eposaçme, të cilën e përjetojnë vetëm ata qëjanë të lidhur me tokën. Përtëritja dhe freski-

Ta ndava ujin!mi i bimëve projektohej dhe shkaktonte tënjëjtin efekt përshkues, thuajse qelizor, dukei bërë të fërgëllonin nga kënaqësia kurmet edy bashkëshortëve. Kishin vaditur tre-katërdynymët e parë dhe sa prenë cfratin dhe e kthy-en ujin në parcelat e perimeve, uji u pre.

- Na e prenë!- ofshau gruaja.- Ah! – fshau dhe i shoqi, me pamjen e të

prerit në besë, dhe ia këputi një të share vençe.- Si t’ia bëjmë? – pyeti Beklia. Pastaj, si

nuk mori përgjigje, shtoi: - Bjeri prapa ujit,mor njeri, se si duket, Hakiku ia ka këputëgjumit.

Të dy, burrë e grua, dolën nga arat në udhëne ngushtë të fshatit dhe morën lart. Buzë sh-tëpisë së tyrë dykatëshe, Beklia u ndal dhe itha:

- Deri sa të vish ti, unë po pres këtu nëkopsht, para dere. Nuk po hyj brenda.

Sufa nuk foli, por ashtu siç ishte, shtatme-satar, i hajthëm e i shkathët, ndoqi vijën eujit dhe, pasi kishte kapërcyer shtëpitë e fun-dit të lagjes së katundit, e gjeti ujin të devi-juar. E ndoqi dhe vija gurgulluese e shpuri munë arën e beterrit më të madh të fshatit, Per-vizit. Sufa iu avit ngadalë figurës skarragjatetë Pervizit, diku nga kreu i parcelës, dhe i tha:

- Puna e mbarë, Perviz beg!Po Pervizi as nuk i ktheu përgjigje.- Or Perviz, po pse ma ke nda ujin, mor

dashamir?Pervizi ndau një cfrat tjetër, drejtoi shtatin

dhe i foli Sufës me të vrazhdë:- Rueju mos afrohesh dhe nji hap ma

shumë, e kam frikë se do të marrësh veten mëqafë... Po m’u hulle ma afër, kam me t’u hapm’kët tû shati veshëve!

- Po më ke pre ujin, mor Perviz!- Ik or shty bithën andej, se nuk t’ap ty

llogori unë! Teveqel...!- Jo, jo, jo, or Perviz... s’e ke mirë. Unë

s’erdha me u xanë a me u kap fytas me ty. Tivazhdo punën or i bekuem; unë po të pres kurtë mbarosh ti, ndër hijen e asaj arrës, nëjeshillëk. Kam sabër unë, or Perviz!

- Bëj çar të duash! - ia ktheu me shpërfilljetjetri.

Sufa u ul këmbëkryq në barin përnën arrëdhe po priste. Kaloi do kohë dhe i bzani mezë të lartë Pervizit:

- O Perviz beg! Po hajde more e na qit ndojcigare duhan! Lshoje ujin, se në rrafsh e ke, emerr vetë e i bie në fund.

Pervizi nuk vonoi shumë dhe u kthye. Uul përballë, nxori kutinë dhe filloi me dredhë.Sufës nuk i pushonte goja tue e lëvdu fortPervizin, forcën e tij, mençurinë, bujarinë,taktin e marifetin; i foli për namin që i paskëshdalë në katund e krahinë. Edhe pse Pervizi ekuptonte se ato që thoshte Sufa s’ishin tëvërteta, prapë i pëlqeu dhe vazhdonte të dëg-jonte me kërshëri. Herë pas herë çehrja e tijnursëze përshkohej nga buzëqeshje të shkurtrangërdheshëse. Sufa arriti me e ngjallë muha-betin, se dhe Pervizit zu t’i zdriste në trukonturi i ndonjë ndodhie. Nisi dhe ai të tre-gojë ndonjë gjë, por ishte e pamundur t’i bijenë të, se ia plaste një të qeshure mbytëse,sikur po hiqte shpirt, aq sa ishte e pamundurta kuptoje për çfarë bëhej fjaë. Megjithatëmë fort qeshte Sufa.

- I zoti, për besë! Skile e madhe je, or Per-viz! S’ta ha qeni shkopin, vallah. Po si ia delmor Perviz, si të jepet, a?

Përvizi qesh, ndez cigaren e dytë, nxjerrsahatin e xhepit dhe këqyrën fushën e tij, nënshkrepjen e çakmakut. Të njëjtën gjë bën dheSufa. Kanë kaluar vetëm 20 minuta. Sufa e dise Pervizi do të ngrihet pas ujit. Tani në qiellka dalë dhe një hënë treçerekëshe dhe kon-turet e objekteve shquhen pa vështirësi. Sufapa e kuptuar as vetë, në vend që të shfryjëgjithë mërzinë e maskuar, krejt papritmas ithotë tjetrit:

- Or Perviz, a po më del një herë, bre bur-rë?

- Si, a po të dal? Kujt? Unë? Ty a?!– u habitPervizi.

- A po më del, të kapemi fytas, kush tarrëzojë tjetrin?

- Rri mor Sufë, - bëri me një gjest shpër-fillës Pervizi.

- Jo po ta thashë me gjithë mend! – ngul-moi Sufa.

- Rri mor kec, se Perviz Grremi ty t’ha et’dhjet!... E prapë s’e merr vesh.

- Hajde, hajde, tani, lëri llafet... e di se mëmund, por hajde të kapemi njëherë gjelas.

- Hajde, - i tha Pervizi dhe u ngrit i pari.U vunë ballas. Mashat e forta të krahëve të

Pervizit kërkonin të mbërthenin Sufën, por kyi rrëshqiste sa hap e mbyll sytë me një shkath-tësi që e çorodiste tjetrin. Më në fund, Sufa embërtheu Pervizin krah e shpatull dhe e për-plasi përtokë.

- Tuç, or Perviz, dhe thuaj: një!- Kapemi prapë, kjo ishte, ashtu... paj, një

vaki rasti... – tha i nxehur Pervizi.- Kapemi, - tha Sufa.Kësaj radhe, as vetë Pervizi nuk e mori vesh

si u gjend i plasur me shpatulla përtokë. Siduket, Sufa i ditka mirë hilet e mundjes, -mendoi Pervizi, ndërkohë që tjetri përsipër ibriti:

- Tuç, or Perviz dhe thuaj: dy!- Edhe një herë! – u lut Pervizi.- Jo, s’ka më! Mjaftojnë dy.- Edhe njëherë ore... E treta, e vërteta! – tha

mu si një kalama i lënduar Pervizi.- Mirë, - tha Sufa. – E treta, e vërteta! Dhe

jo më shumë...Sërish nisi vërvitja. Sytë e Pervizit ishin më

të vëmendshëm, duke mos e lënë tjetrin t’iamerrte krahun, ndëkohë që vetë shpresonte sallt’ia ngjiste njëherë dorën Sufës. Aq, dhe dintevetë mandej... E zgjati dhe iu duk se e kapi,por tjetri i shkau dhe ai përsëri kuptoi mehidhërim se Sufa po i jepte një krahqafë, dhese kësaj pëplasja përtokë, e ndihmuar edhenga stërkëmbëshi, do të ishte shumë e fortë.Kur ra prapë tuç, atij pa dashje iu shkep një-farë rënkimi a gogësime. E dinte me siguri sefytyra e Sufës përsipri do t’i thoshte: “Tuç orPerviz, dhe thuaj: tre!”, por ai pa vetëm kokëne tij që e tundte në mënyrë domethënëse,duke i thënë nënkuptueshëm diçka krejt tjetër:

-Ta ndava ujin, or Perviz!Mandej qetë-qetë Sufa u ngrit, hodhi set-

rën krahëve, ktheu cfratin, i bindur se nuk dotë kthehej më prapë për të njëjtën punë.

Dibranja Violeta Marku-Turkeshi bën pjesë nëplejadën e këngëtarëve dibran e cila la gjurmë tëthella në melosin e pasur artistik shqiptar, e cilatridhjet vjet iu kushtua këngës së vjetër dibrane Ebuzeqeshur si zakonisht, e freskët dhe me mjaftoptimizëm, evokon kujtimet e jetës së saj e cila iakushtoi këngës dhe muzikës shqipe. Që në fëm-ijërinë e hershme. Arsimtarët vërejtën talentin dhezërin e saj të bukur, ndaj menjëherë e angazhuantë merr pjesë në koncerte të ndryshme. ”Këngëne kam dashur çdo herë, qysh në fëmijëri,ndaj nëmoshën 7 vjeçare si nxënëse e klasës së parë nëfestën e shkollës këndova këngën “Mu te ura, tepazari”. , duke zgjuar një simpati tek publiku. Ish-te ky shansi i parë në jetën time dhe kështu dukee pasur si traditë këngën, fillova me sfidat e reja tëjetës sime”, thotë Leta,me këtë shkrurtesë emri enjohin dibranët. Në vitin 1966 Violeta Turkeshibëhet anëtare e SHKA “Liman Kaba”, shoqëri ethemeluar në vitin 1957,shoqëri e cila tuboi tërinjtë e të rejat dibrane për ruajtjen e traditave dhetë kostumeve kombëtare, kultivimin e këngëvedhe valleve popullore, duke i përjetësuar heron-jtë kombëtar në ngjarjet e lavdishme. Leta ngjitetnë arenën e këngës muzikore, e cila me zërin esaj arriti të marrë duartrokitje frenetike nga të gjithë.Merr pjesë në turne të ndryshme në Kosovë, Sh-qipëri e Maqedoni, e cila me zërin e saj të ëmbël

PORTRET / Bisedë këngëtaren dibrane Violeta Marku-Turkeshi

Këndoj për shpirtin tim dhepër shpirtin e dibranëve

arriti të fitojë mijëra dashamirës të këngës dhemuzikës në Dibër dhe më gjerë. Është nderuarme shumë mirënjohje, shpërblime dhe plaketa.Kostumi kombëtar është shumë me vlerë përLetën, sepse atë ia pati dhuruar Ansambli ikëngëve dhe valleve nga Shqipëria, të cilën mekënqaësinë e ka veshur gjatë paraqitjeve të sajapara publikut artdashës kudo që këndonte. Meanëtarësimin e Musa Piperkut dhe PërparimTomçinit në SHKA “Liman kaba”, Violeta Turkeshiu bë jehonë zëri në të gjithë trojet shqiptare. Indjeri Musai më ndihmonte mjaft me kompoz-ime dhe këngë. Ishte njeri i dashur për të gjithëanëtarët e kësaj shoqërie, i dha vrull këngës dhevalles shqipe, thotë Leta.

“Kënaqësi më e madhe e jetës sime ishtedashruria që lidha me Pertefin, bashkëshortintim”. Ishte ai, që më dha ambicje të vazhdojarrugën e këngës,të këndoja për të gjithë, një dashu-ri e mirfilltë dhe e pastër. I kam katër fëmijë,Mirlindën, Atdhetarin, Adrianën dhe Tomorin. Mëvjen keq që në Dibër i kam vetëm dy prej tyre,Mirlindën dhe Atdhetarin. Vajzën tjetër dhe dja-lin i kam në Arizonë, në Amerikë. Më shkuletzemra kur e përmend kurbetin. Sa e sa këngëkam kënduar për kurbetin, dhe më vjen të qajsikur ta dija se të më ikin fëmijët e mi, sikurseshumë djem të nënave dibrane. Jeta në Dibër është

e rëndë dhe ishte e drejt e tyre të largohen, thotëLeta e mallëngjyer. Më kujtohet viti 1970 kur megrupin e SHKA “Liman Kaba”, shkuam në turnenë Kosovë. Djali im Atdhetari kishte vetëm 3 muaj.Unë si e re vendosa të shkoj së bashku me të.Përderisa dilja në skenë djalin e lija tek familjaDumoshi dhe kështu krijuam një miqësi mes tyre.Në atë kohë me shkuarjen tonë nëpër vende tëndryshme të Kosovës filluan edhe lidhjet e dashu-risë mes dibranëve dhe kosovarëve, të cilët sotkanë krijuar familje dhe janë bërë gjyshër. Gjatëperiudhës së monizmit, Violeta së bashku meanëtarët e tjerë të SHKA “Liman Kaba, patën pre-

sione dhe kërcënime nga komiteti i atëhershëm iLKJ-së, më qëllim që në interpretuarin e tyre tëkenë edhe këngë maqedonase. Kjo bëri që të zbe-het puna e kësaj shoqërie dhe të shuhet përfundi-misht. Violeta nuk e ndal këngën, ajo këndonedhe në Festivalin “Oda Dibrane”, dhe Grupin ekëngëve të vjetra qytetare “Penestia” në Dibër.Në karrierën e saj ka vetëm dy disqe me këngëdhe tirazh prej 15 mij copë. Më vlojnë në shpirtikëngët e mia, dhe do të këndoj derisa të jem gjallë,përfundon Viloeta Turkeshi, doajenja e muzikësshqipe.

ARBANA QORMEMETI

Kur ra prapë tuç, atij pa dashje iu shkep njëfarë rënkimi a gogësime. E dinteme siguri se fytyra e Sufës përsipri do t’i thoshte: “Tuç or Perviz, dhe thuaj:tre!”, por ai pa vetëm kokën e tij që e tundte në mënyrë domethënëse, dukei thënë nënkuptueshëm diçka krejt tjetër: -Ta ndava ujin, or Perviz!

NgaAGRONTUFA

Page 8: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

8 - Mars 201047nr.

cyan magenta yellow black

libri

Nga: BEQIR SINA

Në qytetin Queens - New York, lokalin “Ulqini” uprezantua libri i shtëpisë botuese “Dita 2000” metitull ”Dritë nga Errësira - Light from the dark “, meautor Halil Teodorin .

Ky libër, për të cilin autori në fjalë, thotë se kapunuar me kujdes, tregon një pjesë të jetës së njëfamilje patriotike shqiptare, në verilindje të Sh-qipërisë - Dibër, e cila, ka hequr “të zinjët eullirit”, gjatë regjimit diktatorial të peridhës 1944-1990. Paçka se i pari kësaj familje, babai i person-azhit kryesorë të librit, kishte qënë partizan nëçetën e Dibrës me komandat Haxhi Lleshin, gjatëluftës Nacional-Çlirimtare.

Në roman tregohet sesi fatkeqësisht familjaGjokaj, mori mjaft plagë, përjetojë dramën, jetojëmes privimeve sociale, përbuzjes shoqërore, in-trigave dhe mllefeve politike, dhepërjetojë ç’gënjime nga më të ndryshmet të asajshoqërie.” Ky personazh, tha Teodori, më ka bërëpërshtypje qysh në njohjen e parë, ndaj e mbaja“fshehur” thellë në ndërgjegjen time, deri ditënqë fillova t’a hedhë në letër, e nisa të shkruajakëtë roman.”

Libri i Teodorit, i përket linjës së ashtuquajtursot, romanit moderrn ( libër me 240faqe,ISBN 978-99943-57-54-3 dhe dim/ 20.5cm ), pra, nuk është një roman voluminoz. Librime titull ”Dritë nga Errësira - Light from the dark“ i autorit Halil Teodori, shkruhet në të njëjtënkohë , kur “njerëzit vazhdojnë ende t’i bëjnë ve-htes edhe pyetje të këtilla, si : çfarë kishte ndodhurnë të vërtetë në shoqërinë shqiptare gjatë 50vjeteve të diktaturës ? Si qe e mundur që ai sistemarriti që me anë të “Luftës së Klasave” t’i ndajë aqthellësishtë njerëzit, duke hyrë deri në familjenshqiptare?

Përse disa njerëz të atij sistemi nuk kanë edhesot aspak pendesë, por përkundrazi vazhdojnëtë kenë akoma nostaligji për të? Cila qe”logjika”totalitare e transformimit të shoqërisë dhe individ-it? Si qenë të konceptuara e si funksiononin struk-turat e mekanizmave totalitarë si : propaganda,policia sekrete, sigurimi i shtetit, spiunat me dhepa-pagesë, dhe ushtrimi i ideologjisë së terrorit,frikës, dhe i presekutimit ?

Në materialin e tij “Kumti për kushtrim sishërbesë artistike” (rreth romanit, “Dritë nga Errë-sira” të Halil Teodorit) gazetari i njohur AlbertVataj, thotë se “Ngasja për të konvertuar përvojënpersonale jetësore, në një kreaturë art-thënieje,mbarsur me dimension të gjërë artistik, gjithë herëpothuaj ka përkuar të ngulmojë në të qenin mirë-filli një vepër letrare. Për, nga një qasje të tillë egjejmë të vendosur edhe romanin e Halil Teodor-it, “Dritë nga Errësira”.

Vataj thotë, se “Ky roman vjen, ndoshta jo përn-jiherësh, por gjen rendin fill pas vëllimit poetik“Vegimet e moshës” (2004). Ky natyralitet artistikdhe krijues rritjeje i autorit, nga poezia në romanmoderrn, gjehet shpështazi në letërsinë shqiptaredhe atë botërore. Kuti i Teodorit e vendos atë nënjë fushë të lartë gravitacionale të krijimit. Ndry-she këtë rast mund ta shohim si hapi i parë, estetikdhe artistik, për nga kontributi në letërsinë shqipe”mendon gazetari i njohur Albert Vataj.

Prezantimi i librit ”Dritë nga Errësira - Lightfrom the dark” në New York:

Prezantimi i këtij libri u konceptua të djelën, sinjë takim miqësh, ku autori në lokalin Ulqini” nëQueens, kishte ftuar të afërmit, kolegë, miqë dheshokë, bashkëatdhetarë dhe lexues të rregullut tëlibrit. Këtë takim e organizojë shoqata “GjergjëKastrioti - Skëndërbeu” dhe e drejtojë kryetari ikësaj shoqate z Riza Lika, i cili i bëri një prezantimdhe këndëvështrim të gjerë librit. Ish i burgosuripolitik, Engjëll Çelibashi i biri i Sami Çelibashitpushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1945në Shqipëri, i ngacmuar nga ky libër, dhe tema etij tha se “Në vitin 1975 “Lufta e Klasave”, nëShqipëri, ishte më e ashpër se kurrë, ndonjëherë.

Kjo, tha ai mbase vinte edhe për vetë faktin sesa herë prisheshin marrëdhënijet e tyre, siç ndo-dhi me serbet, rusët e kinezët në fund, dara e sh-trëngesës ishte më e fortë në Shqipëri. “U arritëgjerë atje, tha Çelibashi, sa që edhe vëllai im qëishte i “lirë”, të më ”mohonte” edhe mua që ishanë burg - duke thënë se ai “nuk dinte gjë” përmua !

“Me këtë libër, tha zotëri Peço Kagjini, (ishambasador i Shqipërisë, në Beogradë, pas çlirim-it, njeriu që u dënua dhe u presekutua më vonë),

”Dritë nga errësira” i Halil Teodorit

Romani është një rrëfim i ndjerë mbi komunizmin, nëpërmjet ngjarjesdhe personazheve që kanë jetuar në zemër të autorit

Halil Teodori, duket sikur na thotë: “ Më ndihmo-ni edhe ju me mendimet tuaja”, për, këtë inisia-tivë të rëndësishme, që ka marrë. Pasi sipas tij qëtë shkrush një roman, ashtu siç ka bërë edhe HalilTeodori, dihet që nuk është gjë fare e lehtë, është,si me thënë një mundim i madh , një prokupa-cion dhe shqetësim i madh”. Pikërishtë, sepse, ”qëtë arrish të hedhësh në libër ashtu si duhet, ngjar-je, mendime, përshkrime dhe ndjenja, aty pra mënë fund e kupton se çfarë është të shkruash njëroman.”

Duke vlersuar autorin e librit ”Dritë nga Errë-sira - Light from the dark “, Kagjini, tha se“ Megjithëse, autori i këtij libri e ka romanin e tij tëparë, prapseprapë ai të jep përshtypjen dhe tre-gon se është marrë me shkrime, pra tek ai zbulonnjë dhunti që ka ai për të shkruajtur, pasi, HalilTeodori, është një intelektual që sidomos pas vitit1990, ka shkruar disa herë nëpër gazeta shkrimetë kësaj natyre - shkrime politike nëpër organe tëndryshme të shtypit etjer.”

Por, nëvizojë ai, ajo çka duket ndryshe, ështëse Halil Teodorin e shohim tash me një vepërletrare të një zhanrri tjetër, shumë të vështirë nëletërsi, siç është romani. Dhe kjo mendojë unë,tha Kagjini, dhe që është shumë e rëndësishme,është ajo që të arrish me anë të rrëfimeve, dhepersonasheve, të këtilla, t’i japësh lexuesitnëpërmjet një vepre, eksperiencën e një të kalu-are të hidhur ose prespektivën e një të ardhme,çka të dyja janë shumë të zorëshme dhe shumëserioze, po të marrim parasyshë edhe stadin në tëcilin ndodhemi”, u shpreh Paço Kagjini.

Duke inkurajuar autorin e librit, vijojë Kagjini,unë personalishtë kam këtë përshtypje që Teodorime këtë libër, ka “treguar një guxim dhe ka pasur

një besim të madh tek libri i tij për të shkruar njëroman” Sepse, që të arrish deri tek romani duhetpatjetër të kalosh disa faza edhe më të lehta siçjanë novela, eset, dhe tregimet e shkurtëra e tëgjata, gjithmonë me personazhe më të pakta, dhemë pas Halil Teodori, të na shkruaj romanin emirëfilltë. Pasi, romani është një zhanërr, kompleksngjarejsh dhe personazhesh, të cilët, në libër duannjë trajtim gjithënjë, e më të holl edhe më serioz.

Megjithatë, thotë ai unë jamë i sigurtë se ai kapunuar aq shumë, sa ka mundur të na jap disalinja kryesore, të cilat, na bëjnë të mendojmë përshtjellim e ngjarjes që ai rrefen. Për mendimin timai ka këto drejtimi kryesore, ajo më e rëndësishm-ja është sesa bukur autori ka trajtuar “Luftën eKlasave” në Shqipëri.

Ai ka marrë dhe ka analizuar si me thënë nëmënyrë politike ngjarjet e librit. Gjëndjen reale tëasaj kohe në një krahinë ose në një familje sh-qiptare, ngjarje nga ato që në atë kohë kishte memjëra të kësaj natyre.

“Lufta e Klasave” e pasojat e saj ne të gjithë e

dimë, pasi është shkruar dhe folur shumë gjatëkëtyre 19 vjetëve, megjithse jo aq sa duhej, porprapseprapë mirë, ka pasur gjithë ato ngjarjeedhe gjithë ato personazhe, të cilat e kanë hequrmbi kurrizin e tyre, egërsin e atij regjimi.

Mirpo, puna është sesi duhet të paraqitet dhetë shkruhet kjo e keqe e madhe që kaloj populliynë. Dhe kuptohet kjo që edhe Halil Teodori,nëpërmjet fakteve të ndryshme, që ai vet i ka jetur

është munduar të na shtjellojë një histori tëndodhur gjatë atij regjimi në familjen Gjoka. Kunga, plaku, gjyshi, nëna, miqët e shokët, farefisi itij preken nga i njëjti fat, burgu, interrnimi, për-buzja dhe diskriminimi klasor.

Kjo tregon autori i ketij libri, me mjeshtëri seajo luftë nuk prekte vetëm një njëri, të sajuar, apoqë kishte “bërë diçka” sipas tyre, por një familje tëtërë që nga fëmija i porsalindur edhe deri tek plakui shtëpisë. Ose edhe më gjërë deri në farefisë, siçtregon autori teksa na jep një shëmbull me famil-jen e Mustafajt, e njërit prej të afërmeve të familjesGjoka.

Ndërsa, linjat e tjera që ka ky roman, janë edhesociale edhe ekonomike dhe shpirtërore. Aty ësh-të gërshtuar në mënyre perfekte edhe dashuria easaj kohe, që lindëte në mesin e këtyre njërëzvefisnik edhe në kushtet jashtëzakonishtë të rëndaqë kalonin ata, edhe në aspektin, politik, shoqëror,ekonomik dhe financiar.

Pra megjithse kan kaluar kaq vjet nga ajo “LuftëKlasash” , ajo është një dashuri që duhet admiru-ar sot. Ajo nuk është thjesht një dashuri, e cilalind nëpërmjet lojrave të momentit, ndjenjëva tëaventurave të të rinjëve në atë moshë, por ështënjë dashuri e fortë dhe e konsoliduar në mar-rëdhëijet e shumëta dhe humane që kanë pasurkëto njërëz gjatë regjimit diktatorial.

Ai djalë i ri e dashuron Pranverën dhe ajo edashuron atë në baza të sinqerta të solidaritetitnjerëzor, shpirtëror dhe fisnik të këtyre njërëzvetë mrekullueshem, që regjimi i presekutonte, përhiç gjë. Libri në fund ka një mbyllje,domethense, ku autori i librit e justifikon arrat-isjen në atë kohë, si një fakt që vjen si rezultat i njëpresekutimi të gjatë dhe të egër, e të pa shpresë

për ata njerëz që vuajtën këtë lloj presekutimi.Ose arratisja duket si një sakrificë sublime, ku

mund të humbje edhe jetën, por që për hirë tëdashurisë për jetën duhet edhe të sakrifikoje derinë momentin e fundit sa ishe gjallë sepse në mend-jen e Ilirit ishte formuar ideja e burgosjes dhe ezhdukjes, siç ndodhte gjithmonë nga regjimi ko-munist.

Me këtë në libër autori ka arritur të paraqesë se“ që të arrish të largohesh nga atdheu, nuk është“zgjidhja më e mirë”, por kur kemi faktet e sipër-cituara ku thuhet se diktatura ka qënë kaq e egër,ai pra është njeriu që sakrifikon të gjitha, jetëndhe familjen duke mos patur rrugë tjetër dhe metë vetmen shpresë se mund të kthehej më vonë.

Tani pyetja është se çfarë mund të thonë edhe

shkrimtarët e tjerë pasë këtij libri?

Ylli Tabaku, lexues i rregullt i librit, thotë se kapasur rastin që krahas shumë veprave letrare, tëautorve të ndryshëm, vendas e të huaj, t’i bjer nëdorë kohet e fundit, edhe libri me titull ”Dritë ngaErrësira - Light from the dark “, me autor Halil Te-odorin. Sinqerisht duke përfituar nga ky prezan-tim dhe komunikim I drejtëpërdrejtë lexues - au-tor, e përgëzoj autorin e tij dhe i urojë suksese!

Tabaku, tha se “Më ka bërë përshtypje, gjatëkësaj periudhe 19 vjeçare të demokracisë, që dra-ma të cilën kaloi ajo shtresë e popullsisë, gjatëregjimit të diktaturës komuniste, nuk është pas-

qyrua ashtu siç duhej. Pasi çdo njeri nga ne ështëdeshmitar i gjallë i asaj diktature, atëhere mendojakur erdhi liria, pas 90’, si të pasqyrohej edhe nëveprat artistike, ashtu si duhej pasqyruar me tëvërtetë?

”Por, theksojë ai, është për të ardhur keq, seedhe sot pas 19- vjetëve, që ai regjim ra, me per-jashtim të asaj që quhet letërsia e burgut, dhe einterrnimit dhe e presekutimit, do më thënë që ipërket asaj shtrese intelektualësh ish të burgosurpolitik ose ish të ndjekur e të presekutuar, penashqiptare, është shumë shumë e varfër, për t’apasqyruar ashtu si duhet këtë gjëmë të madhe qëhoqi mbi kurrizin e saj kjo shtresë. Dhe, akomamë e rëndë është kjo, kur të gjithë e dimë se meçfarë egërsie të kësaj diktature, arriti e u përballëkjo shtresë.”

Unë mendojë tha Tabaku, dhe kam bindjense në këtë drejtim, pra në pasqyrimin letrar e artis-tik, në Shqipëri, nuk është arritur ajo që duhejbërë, dhe e them me bindje se “ ne jemi vendi ivetëm në ish kampin socialist, që kemi shumëmungesa në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë thotëai që të gjithë jemi deshmitarë dhe “borxhëlinjë”,përpara asaj që “letërsia dhe arti kanë atë misionfisnik në kuptimin e plotë të fjalës, në përcjelljen ekëtyre ngjarjeve, tek lexuesi dhe shikuesi.” Pra,tek pasqyrimi real dhe origjinal të jetës së këtyrenjerëzve. Por, të vjen keq pse u “dridhet” doradisa shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve, të ishasaj kohe, që megjithse sot të lire, të mos e bëjnënjë gjë të tillë në të njëjtën kohë, kur ende tek –tuk, ata mjerishtë flasin për nostaligjinë.

Duke u kthyer tek libri, Tabaku kujtojë selibrin e Halil Teodorit, për veten time e fus sëbashku me ato vepra të tjera të shkruar deri tashkundra diktaturës, një positive të kohës, që ipërket kësaj fushe që shumë pak është “shke-lur”, të paktën deri tani, edhe nga shkrimtarë tënjohur në Tiranë e diasporë.

Pavarësishtë, se libri ka edhe ndonjë të metë tëvogël, “Gjithësesi, autori mendojë se duhet përgë-zuar dhe inkurajuar përzëmërsishtë. Ai ka bërënjë punë të mirë, e cila në të ardhmen ndoshta dot’ia rrisë edhe më shumë vlerat artistike dhe letrarelibrit, për t’a futur autorin në të ardhmen në rrugëne bukur dhe të vështirë të romancierit. Kështu qëautori përveçse fjalëve të mira ka nevojë edhe përvrejtje, pasi ai e ka romanin e parë, moderrnë. Nedo t’a ndihmonim atë nëse do të kishim aftësitë eduhura, sesi ai në verën pasardhëse të pasqyrojënjë vepër më të arrirë.

Autori i këtij libri Halil Teodori, edhe pse kaqlarg Shqipërisë, me librin “ Dritë nga Errësira”,përpiqet të krijojë një “rreze drite” ose këtë do-mosdoshmëri në krijimtarin letrare e artistike nëShqipëri, e cila, kaloj një nga diktaturat më të pa-para edhe në bllokun e lindjes. Pra, për të nxjerrlakuriq diktaturën më të egër në Europën Juglin-dore. Megjithse, autori ngjarjet i ka vendosur nëveri-lindje të vendit, historia e asaj familje flet përato mijëra e mijëra familje, të burgosura, interrnu-ar dhe të presekutura në çdo cep të Shqipërisë.Ata thane se “Autorin e kan zili në kuptimin emirë të fjalës, dhe do të ishte ëndërr që çdo njeringa ne të shkruante për këtë shtresë, për të cilënsot domosdoshmërisht duhet të ketë respekt përvuajtjen e e tyre.”

Page 9: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

9 - Mars 201047nr.

cyan magenta yellow black

reportazh

Një udhëtim meKonsullin Jasterbov

Nga: Dr. SELMAN MEZIU Firence

Ringjallja është një dëshirë. Kjo dukuri ndodhshpesh në natyrë e shoqëri. Të gërmosh në

kujtesën e një të moshuari është me të vërtetkënaqësi për atë që tregon e për atë që e dëgjonapo e shkruan. Të njëjtën ndjesi shprehen tekgjithëkush që lexon shënimet e udhëtimit tëkonsullit rus Jasterbov dy qind vjet më parë. Sakanë ndryshuar peisazhet bashkë me banorëtnë trevën e Muhurrit? Çfar udhëtimi do të jetëvallë?

KULLA E KUQEKështu quhesh kjo ndërtesë dykatëshe tashmë

e shkatërruar. Shihen gërmadhat e saj, të cilatduken sikur vajtojnë nga ndëshkimi i viteve.Patinjë jetë gjysëm shekullore.Dikur i jepte gjallëripostelegrafa, dyqanet, zyrat e Këshillit tëBashkuar, punonjësit të policisë e inventarit tëpopullsisë etj. U ndërtua nga ushtria Italiane nëfillimet e viteve dyzetë. Përpara saj ato mbollënedhe disa akacie, ku lulet e tyre profumonin nëpranverë, e tani shohim nga cungjet e prerë tëtyre filiza të shumta. Shenjë e luftës për mbijetesë.Edhe muhurrakët kështu kanë bërë. Për tësiguruar vazhdimësin e çdo hallke të zinxhirit tëjetës, kanë punuar duke transformuar natyrënpër reth, luftuar kundër forcave pushtuese turke,serbe, italiane, gjermane duke u përgjakur ehumbur në njerëz.

Në rrugë duket ndonjë i moshuar, i cili ecënnë këmbë, ndonjë fëmijë me biçiklet apo makinëe ndonjë emigranti. Në dyqanin ku sot shërbenfamilia e Hysni Mëziut, kanë tregëtuar me pasione kultur, Rexhep Trupia, Halit Kurti, Ali Hoxha,Mersim Dida etj. Ndërsa sot dyqanet e klubetjanë shtuar, duke filluar nga ura e Drinit me XhavitBallën e deri në Sheher të Vaimdheve, numrohenrreth nëntë. Në këto mund të gjejsh gjithëçka,për konsum të përditshëm, veshëmbathje,materiale ndërtimi e paisje shtëpiake etj. Kështuqë paraja të shpëton nga duart vetëvetiu.

Në udhëtim e sipër takojmë Ilmi Vokën, i cilipo shpërndante me një lopat zhavorr në rrugë.Pranë tijë një skavator. Pasi u përshëndetëm mëtha: -Po pregatisim shtresën e parë për të shtruarasfaltin. Kur të vini rradhën tjetër do të gjeniunazën e Fushë Muhurrit të shtruar me asfalt.Samirë do të jetë se do të shpëtojmë nga gropat eujrat! Në mes peisazhit të gjelbërt, pranëhidrocentralit që prodhon energji elektrikeshikojmë ndërtesën dy katëshe të gjimnazit eshkollës tetëvjeare e më tej ta asaj fillore.Rrezatojnë dritë diturie jete e energjie zhvillimi.Nxënës që mësojnë jo vetëm fizikën ematematikën, historinë e gjeografinë porshkencën e re të kompiutreve, e me celularë teteknologjive te fundit flasin me çdo pikë të globit.

Dhjetra brezni kanë kaluar në këto banka, esot janë, profesor e doktora shkencash, shkrimtare gazetar, mjekë e veteriner, agranom e bujq tëpërparuar, mjeshtër ndërtimesh e mësuesshkollash etj. Janë këto ngjyrimet poetike të jetës,të gjalla të larmishme të cilat i japin asaj kuptimine vërtetë e dashurinë e pashuar për ta shijuar tetërën kudo që ato mesojnë, punojn e krijojn.

NATYRË E QENDISURUdhtojm me shofer Rrushin përmes fushës së

Algjone. Vapa e gushtit bashk me pluhurin errugës na sekelldisin pa mas. Në dy anët e sajblloqe të kuadratuar sipas pronësis, ku jeshilojnmisrat jonxhat pemtoret, fidanishtet, kopshtijetetj.Të josh e gjelbërta e thellë e tyre treguesshëndeti e këto rrjedhojë e tokes bujare emjeshtëris së bujqëve muhurrak.

Pemtoret e sapo kijuara me ndihmën e shtetite të projektuar nga agronomi Zaim Rina, janeoaze bukurie që të injektojnë dashuri përmjeshtërin e pemtarit.Ai vete në lagjen Rine nëVajmdhej ka krijuar një të tijën me gjithëfarellojesh.Drurët frutor kanë trup të pastër kuror tëregullt e të mbushura plotë e përplot me frutat estinës.Këto brinja dikur mbushur me ferra ekulumbria sot të shpalosen para syve me njëpanoram të mrekullueshme gjithë stinor eprodhuese. Nektari i dijes dhe i djersës së punësjanë ngjizur në frutet plotë shëndet e hijeshi tëmollëve, dardhave, qershiave, kumbullave,rrushve etj.

Ndërsa makina tundet sikur udhëton në njërrugë në përfundim e sipër. Në të vërtet kjo kanjë moshë gjashtëdhjetë e tre vjeçare.Ujët qëshërben per të ujtur arat kalon përgjat saj ose në

vija-vija të hapura tërthorazi pa kurrëfare rregullidisipline apo kriteri. Na përzihet me vjell, e zorrëte stomaku hedhin valle e të shkatrrojnë shpirtine të nervozojn tmerrësisht. Por çtë bëjsh! Paudhëtuar shumë në harkun e viteve në këto rrjeterrugore shikoje e përshëndetje, Hysni Lacin, Emin,Elez e Rustan Mëziun, Bajram Prençin, BajramRamën etj të cilët i sherbenin këtyre gjithë kujdese kulturë.

Vështroi në mes gjelbërimit shtëpitë një e dykatëshe të muhurakëve, të cilat shtrihen si njebres i qendisur nga nje vajze shtatëgjat e fytyraebukur për dari të nusëris, që nga Stremi i Hoxhe,Kodra e Lale, vargu i lagjeve të çikeve, Berisheve,Xhaneve, Farrukëve. Kaleshe e deri në Sheher tëVajmdheje me fiset e Like, Ballie, Mete, ndërsanë shpinë malet e Mollës, Krizave, Tallajës epërball shtrati i Drinit plakë që gjarpëron qetësishti shoqëruar nga bardhësia e gurëve e zhavorit tëbardhë dhe e gjelbërta e shenjeve, varréve,plepave....etj. Rrezet e diellit iu japin këtyrepamjeve një dritësim jete e poezie, të cilat janëshembëlltyra e stinës së verës.

Shënojm ato që na thotë i moshuari HasanQoku: ‘’Po arrij të jetoi një shekull e mbaj mendknetë nën rrugën që ndan në mes këto fushaderi në Zall të Sinës, këto brraka binin erë të keqee mushkonjat vërës të thithnin pa mëshir gjakun.Muhurrakët kanë shtërnguar fort pushkën eshatin, kazmën e draprin pse jo edhe çekiçin emistrain. Eh sot more djal djelmëria ka marrëdhenë. E qeveritë duan të na e rikthejnë në brrakëgjithë luginën e Drinit. Çfar kohësh të vështirapo jetojmë., ,

Largohemi me shprehejt e zgjuara të Hasanit,e përpiqem të fiksoi e magazinoj në mëndjentime gjithëçka që më rrethon.

PEISAZHE HISTORIKE Në ngjitje e sipër djathtas shtrihen Lindërsat

e Lace e majtas lagjia e Tanushe, përball disa lisatë trash nga trupi e kurorë vogël me sa duket

njeriu e natyra kanë lënë gjurmë.Ndodhemi nëKrekza ku ngrihet xhamia, duken arnat e saj prejgurësh të bardhë. Udhëtari Jasterbovshkruante:’’Në këtë fshat(është fjala për fshatinçurkaj, Muhurr) ku gjëndet një xhami jo shumëe madhe pa minare.

Edhe sot e kësaj dite ajo kështu ka mbetur menjë pamje të zymtë si një pulë e zezë e strukurnga shiu. Nuk kanë ndërtuar institucion tjetërpër besimtarët e fesë islame. Dëgjojmë të thuhetse nuk bien dakord, ku ta vendosin. Dukuri etillë politiko- shoqërore e burokratike tëpezmaton shpirtin e të revolton. Sa keq!

Pozicioni gjeografik i kodrës së Rame të thërretvetëvetiu për gjykim.Dikur zyrat e kooperativësbujqësore, hambarët e misrit grurit, kpucaria errobaqepsia, kombinati i drurit e dyzete pese vjetëmë parë menca e nxënsve të shkollës, pra mepak fjalë ishte qendra e gravitetit të veprimtarisëekonomike të Muhurrit.Sot një sipërfaqe exhveshur, me njollate çimentos e shenjathemelesh.Xhamia do ti rikthente gjallërin engrotësime njerëore, ndërsa varrezave të fiseveRame, Balle, Mikle, Lale, Mezeze etj në krahunjugor do të kishin më pranë besimtarët e kultin ezotit.A mund të realizohet? Ndoshta!

Pranë nje kroi gra, cuca e nuse me kova egjyma që mbushin uji për pirje e gatim. Ky bënnjë udhë të gjatë. Nga gjurra e Kumbullës, rrëzemalit të Shënmërisë, llogariten dhjetra kilometra.Bisedojnë qeshin e reth kësaj çezme kagjithmonë gjallëri. Ata vështrojnë një grupvarrezash të mirëmbajtura e të ndërtuara me stilinmodern e me datat të shkruara për gjithë secilinee më në veri lagjen Rine që shtrihet në dy anët eprroit me të njëjtin emër të zhytur në gjelbrimin epemëve, plepave etj.

Rrafshnaltën e Zgjerthit e ndanë pothuajse nëdysh rruga automobilistike për në malsi e njëkanal i thell uji, i cili ky i fundit e zgjeron e thellonsipas dëshirës duke nxjerr në pah shtresatvertikale të tokës me ngjyrë të kuqe, pra argjiloze.

Duke depërtuar në mantelin e errët të shekujvemund të shkruajm se këtu kanë qenë vreshta,furra çeremidesh, tullash enësh balte etj, ndërsanë perëndim të saj ka qenë fshati me të njëjtinemër.

Para disa vitesh duke biseduar me historianinIliaz Kaca për ndonjë gjetje arkeologjike ai mëthotë : Unë kam shkuar me një mësues të fshatitpor s’kam gjetur as edhe një shenjë . E tani i japtë drejtë se këtu shohim vetem bunkera prejbetoni e hekuri, frengjitë e të cilave rrokinpeisazhin nga Suka e Arrasit, Kastrioti, Kadrri,Pasmar, Gjarecë, pra lugina e Drinit shihet si nëpëllëmb të dorës. Ndërsa një dokument i vitit njëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë na jeplistën e të zotëve të shtëpive të Zgjerthit:PalVajmadhi, Gjini i Bashës, Martini i Reçit, LlazarNikolla.Llazari i Bashës, Bogdan Vajmadhi eAndrea Basha.

Në anën veriprendimore një kodër qe i ngjannjë anije gjigande të sapo ankoruar. Përshkojmëfushën e shkretuar e ngjitem shpatit ku ka vetëmfier e ndonjë ferre, nje bokë e kuqe. Ndërsa në‘’bord, , vegjetojnë dëllinja e buc, çerr e shparth,myshqe e barëra të ndryshme.Pozicioni i sajështë mahnitës me një emër misterioz, kodra eMozës. Të dhënat gojore tregojnë për nje qytettë lulëzuar shumë larg në rrokullimën e shekujve.A thua në gjirin e saj e rrënjët shumfijesh tëbimësis që vegjetojn fshihen dëshmi historike?Nuk e dimë, e askush nuk ka kërkuar gërmuar eshkruar deri tani.

Ndërsa makina ecën në rugën plot leçe, IsufDabiçi na tregon se në çurket e Epra kanë qenështëpitë e fisit Algjone e të Meziut e në mejat etyre gjëndeshin mana therr të zesë kokërr madh,mollë, kumbulla, thana etj. Në mes këtyre dykthesave -na tregon me dorë- janë varrezat e tyre. E pikërisht para tetëmbëdhjetë vjeteve ushkatrua një varr me gurë të gdhendur, për tëgjetur sipas motivit të asaj kohe parat e fshehuranga dikush- mbylli bisedën e iu hodhi një sytufës së dhenve që mrizonin nën hijen edushqeve. Nuk ka më shum se katër vjet në njëfotografi të bëre duken qartë rrënojat e një stalleku mbaheshin bagëtitë e tufëzuara të disa lagjevetë Muhurrit ndërsa tani toka është bëre caténë.

Papritur ndodhem në një peisazh krejttjetër.Një pyll me lisa gjigade e nën kurorat e tyreshihen varre e vetëm varre. Buzë rrugës qe tëçon përgjat Krizave e në Thanxë një varr membishkrimin ‘’Nel Z. Lala (1813-1892)., , Në njëtë shkuar prej shumë shekujsh, ky vend quhesh,Varrezat e Shqefe e më pas këtu u ngrit me qoshetë gdhendur me gur e gelqere, Teqia e çikeve mevarreza e tyre përqark. Mbi të cilën tregohet njëlegjendë mjaft interesante. Në mars të vitit njemijënëntëqind e gjashtëdhjetë e shtate teqja ushkatërrua në kuadrin e fushatës anti fetare qëshpërtheu në gjithë shqipërinë, e tani kjo erindërtuar bardhëson në mes gjelbërimit të lisaveshumëvjeçar. Tashmë quhet Vakufi i çikut, e mëtej një në juglindje kemi Majën e Vakufit. Kështukoha zëvendëson emërtimet.

Në qafën e Lleshe ku na shpalosen pamjet efshatrave Shqath e Hurdh Muhurr, ka qenë njëdardh me trung e kurorë madhështore, pranë sajnjë lame, në mes saj një mullar, ku me kuaj oseme mushka shihej gruri thekra, tërshëra e elbietj.Ky peisazh ka mbetur në kujtesën e tëmoshuarve, tani pikërisht këtu, kryqëzohenrrugët automobilistike që të çojnë deri në Krue tëZi e poshtë në fshatin Shqath, me ndonjë shkurredushqesh të degraduara. Sa e pamëshirshmeështe koha e bashkë me të njeriu ndaj natyrës tëcilët e transformojnë atë në shërbim të jetës.

Një rrugë këmbsore që nis nga kjo qafë nëdrejtimin jugor të ngjit në një kodër me lartësinjëqind e pesëdhjetë metra. Në majë njësipërfaqe ku duket aty këtu shkëmbi, në ngjitje ekrahun prendimor duken duna apo kodërza, ediku në tehun e saj gjurmë muresh. Kur hedhimvështrimin në peisazhin përeth, mbushesh meajrin e pastër e shpalosen peisazhet mahnitësetë natyrës me relievet kënaqësi sjellse. Mëkujtohen leximet në librat për ndërtimet eqytezave të Mikenëve, këtije fisi Pellazg. Ç’farmençurie! Dhe në këtë vend ka qenë një Kastri,emrim i saj në galerinë e shekujve u trensformuanë Qyteze, Xhytet, Xhutezë, Xhitet.Qitet, Qytet ebashkë me të edhe vendbanimi u shkatërrua ufsheh, humbi. Para një shekulli mbahet mendnjë mullar në formë kryqi në mes të saj. Asgjë mëshumë gjithëçka e mbuluar me hirin e paditurisë,burokracisë, neglizhencës.

(Vijon numrin e ardhshëm)Fushe-Muhurri

Fushe-Muhurri

Page 10: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

10 - Mars 201047nr.

personazh

Nga: HYSEN LIKDISHA

Ishte fillimpragu i viteve ’70, kuraksionet për ndërtim rrugësh, hek-

urudhash, kanalizimesh, ndërtim pal-latesh etj, në emër të ish PPSH-së,ishin kthyer në modë, veçanërisht përrininë. Drejtuesit lokal të ish nomen-klaturës së kuqe në rrethe nxitoninnë organizimin e aksioneve, për tëshprehur kështu devotshmërinë e tyrendaj Partisë dhe Udhëheqësit, gjë kjoqë u garantonte vijimësinë e karri-erës së tyre. 21 dhjetor 1969, në rre-thin e Dibrës, ku bënte pjesë edherajoni i Bulqizës, organizohet një“Aksion i Madh”, ku në sajë të tëcilit Dibra shpallet rreth “Hero”.Ishte një aksion me pjesëmarrje ngai gjithë rrethi, për hapjen e kanalevepër tharjen Fushës së Vajkalit, vendky ku dikur Heroi ynë kombëtarSkënderbeu, zhvilloi disa nga bete-jat më të lavdishme kudër hordhivepushtuese osmane.

Pikërisht në këtë ditë, familjaZogu, nga ku fshat, kishte ndarëditën e dasmës për martesën e djalit,Shefqetit me Farie Gjokën, që kish-in një vit të fejuar. Kjo ngjallishqetësim tek drejtuesit lokal të par-tisë në Bulqizë, pasi bëhej shkak përpjesëmarrje jo masive në “Aksionine Madh” të organizuar po në këtëditë, nga ish Komiteti i PPSH-së,Dibër. Të shtunën më 20 dhjetor,vetëm një ditë para dasmës dhe “Ak-sionit të Madh”, dhëndëri ShefqetZogu, 19 vjeçar atëherë, zbret nëqytetin minator të Bulqizës, për tëblerë ushqimet e dasmës. Ishte dja-li më i madh i shtëpisë, ku edhe psedhëndër, duhej të interesohej vetë përorganizimin e ceremonisë së dasmës.Në një nga lokalet e pakta të asajkohe, në qytetin minator të Bulqizës,ku shkon për të pirë kafe, takonkryeinxhinierin e minierës dhenjëherësh ish anëtarin e KQPPSH-së,

“Përse bien këto daulle”Historia e çiftit Zogu, të martuar në aksionet e Partisë.

Todo Manço, që po pinte kafe medajën e nuses së tij, Faries, me tëcilën të nesërmen do martohej.

“Na ke prishur shumë punë medasmën, pasi na pengon gjithë atanjerëz për të marrë pjesë në aksion”,i thotë Todua”. “Së bashku me da-jon e nuses punoja në minierë, - tre-gon ish dhëndërri i asaj kohe, Shefqe-ti. “- Jo, - i them, vij edhe unë nëaksion”! “– Po gruaja vjen, mupërgjigj ai? “–Merrni leje babës sësaj, nuk besoj se do ju nxjerrë penge-sa”, tregon Shefqeti. “– Të lumtë, kjodo jetë gjë shumë e bukur”, më thakryeinxhinieri duke mos e përmbaj-tur entuziazmin e tij.

“E shtuna në darkë, - vijontregimin e tij Shefqeti, - ishte nata edajave të dasmës. Në shtëpitë tona,timen dhe të Faries, vijnë “shokët epartisë” dhe marrin izmin (mira-timin) e prindërve tanë, për pjesë-marrjen tonë në aksion. Nëmbrëmjen e të shtunës, qëndruam

deri vonë pas mesnate atë natë, dukefestuar me të afërmit tanë. Të nesër-men, 21 dhjetor, dita e dasmës dhe“Aksionit të Madh”, aty rreth orës06.00 së bashku me nusen Farien,shkuam në aksion nën vështrimintejet kureshtar të aksionistëve tëshumtë. –Pata shumë emocion, tre-gon Shefqeti. Sidomos kur erdhën përtë na takuar dhe uruar martesën, ishSekretari i Parë i Komitetit të Partisësë Rrethit, Sulejman Baholli, sëbashku me autoritetet lokale të Bul-qizës, Todi Manço, Jonuz Llorja etj.Pjesëmarrja jonë në aksion në ditëne dasmës, u kthye më tepër në pro-pagandë, pasi aty ja behën fotore-porterë gazetash dhe të kinemasëduke na filmuar pa pushim. Pa ekuptuar, ne çifti i ri, të martuar nëaksion, ishim bërë protagonistë tëfilmit dokumentar të asaj kohe,“Përse bien këto daulle”. Pasi u“ngopën” me filmime, aty rreth orës09.00 na liruan nga pjesëmarrja nëaksion për të vijuar ditën e dasmës.Faria, e sapodalë prej aksionit bëhetnuse dhe del nga shtëpia e saj atyrreth orës 15.00.”

“- Në shtëpinë time, tregon Far-ia, atëherë vetëm 17 vjeçe,- vijnëpër të uruar shokët e Partisë. “– Tëtrashëgohet vajza, i thoshin babaittim. - Ajo me shembullin e saj, dukemarrë pjesë në aksion në ditën edasmës, ka dhënë një shembull tëshkëlqyer në luftën e Partisë dhe Rin-isë kundër zakoneve prapanike”.

“Ndërkohë edhe në shtëpinëtime, tregon Shefqeti, - kur aksioniende nuk kish përfunduar vijnë au-toritetet për të uruar. Dasma jonë,natyrisht që bëri bujë në atë kohë,duke rënë edhe në veshin e të Ma-dhit, ish udhëheqësit të asaj kohe,Enver Hoxha. Vetëm pas dy ditëshnga martesa, vijon të tregojë çiftiZogu, na erdhi një telegram nga En-ver Hoxha,ku na uronte për mar-

tesën, trashëgime, jetë të gjatë e tëlumtur e me shumë fëmijë.”

JETA NË ÇIFT PAS MARTESE,VIJOJNË AKSIONET

Pas aksionit dhe njëkohësishtmartesës, na dhanë një muaj leje.Dhe pas një muaji, çifti Zogu, imartuar në aksion, merr sërish rrugëte aksionit. Kësaj here jashtë rrethit,në Librazhd, ku punuan për dy muajnë hapje tunelesh dhe ndërtim urash.Përmes një buzëqeshje nën buzë, 60vjeçari Shefqet Zogu dhe bash-këshortja e tij Farie Zogu, tregojnëpër jetën 40 vjeçare në çift. “–Si çiftkemi kaluar shumë mirë”, thonë ata.“- E zbatuam porosinë e shokut En-ver, për të bërë sa më shumë fëm-ijë”, thotë duke qeshur Shefqeti, qëedhe sot për asnjë çast nuk i mun-gon humori. “Plot 10 fëmijë, na dhaZoti, 4 djem dhe 6 vajza”. Por ardh-ja e fëmijëve njëri pas tjetrit, kërkonteshumë punë dhe sakrifica për t’i rri-tur, duke mos i dhënë mundësi Fariespër të dalë në punë në kooperativë.

“Kjo na shkaktoi mjaft telashe,pasi bija pre e ndëshkimeve me heqjenga puna,- tregon Shefqeti. - Kësh-tu, si rezultat i këtyre pushimeve ngapuna, u detyrova të provoja disapunë. Fillimisht në minierë, pastajrevizor në NFP-në Bulqizë, ku më

pushuan për të njëjtën arsye,-nuk delgruaja në kooperativë. Nëpërmjet njëmiku fillova punë në polici dhe pasipërfundoj një kurs nis punë si nëno-ficer kufiri. Pushohem nga puna memotivacionin “zbutës i luftës së kla-save”, pasi lejova gjuetinë e disapersonave brenda klonit (brezit tëbutë të kufirit), si dhe lejoja gratë qëpunonin tokat në kufi, të mblidhnindru zjarri për ti çuar në shtëpi kurktheheshin nga puna. Pasi kishambaruar teknikumin e minierave,mbetur i papunë, ju riktheva përsëriminierës, ku punova deri në 1994,kur dhe dola për të punuar privat”.

Aktualisht çifti Shefqet e FarieZogu, martuar 40 vjet më parë nëaksion, mbahen mjaft mirë dhe nd-jehen të plotësuar në jetën e tyre, kuedhe pse me sakrifica të shumta tëkohës, rritën 10 fëmijë, 4 djem dhe6 vajza. Shtëpia private e tyre në“Lagjen e Re” në qytetin e Bulqizës,mbushet shpesh herë plot me nipëre mbesa të vajzave të martuara dhedjemve në emigracion. Por, ndërko-hë Faria, na lutet që të evidentojmëfaktin se ajo edhe pse nënë meshumë fëmijë dhe 57 vjeçe, kur katë evidentuar 27 vjet punë në ishkooperativat dhe fermat e kohës, ak-tualisht nuk gëzon të drejtën e mar-rjes së pensionit të pleqërisë, si nënëme shumë fëmijë.

Pjesëmarrja jonë nëaksion në ditën edasmës, u kthye mëtepër në propagandë,pasi aty ja behënfotoreporterë gazetashdhe të kinemasë dukena filmuar pa pushim.Pa e kuptuar, ne çifti iri, të martuar në ak-sion, ishim bërë pro-tagonistë të filmitdokumentar të asajkohe, “Përse bien këtodaulle”.

Nga: YMER STOJKU

Si studiues e veteranë nga Okshtuni i largët iDibrës dhe banues në Tiranë, edhe pse mërëndojnë mbi supe shumë vite, e ndjej sidetyrim moral e shpirtëror ndaj brezit të ridibran etj, të cilët nuk e kanë jetuar të kalu-arën, që përmes këtij shkrimi të shkurtër tanjohë atë me përjetimet e mia për Odat dhesofrat dibrane. Dhe këtë e bëj jo për lavdinëtime, por kryesisht e tërësisht për të mos uharruar kurrë historia e lavdishme e vendittim, e Dibrës tonë të dashur që na burrëroidhe na fisnikëroi.

Duke i hedhur një vështrim të shkurtërrrjedhës së historisë, shohim me kënaqësi sepopulli ynë në shekuj, edhe pse ka trashëguarnjë prapambetje e varfëri të madhe, edhe përshumë vite ka qenë në sundimin e të huajve,si turq etj., është ndeshur me to e ka fituar,edhe pse ka kaluar situata shumë të vështirapër jetë a vdekje, përsëri ai jo vetëm ka arri-tur t’i ruajë me kujdes traditat dhe zakonettona të mrekullueshme, por jua ka transmet-uar ato edhe brezave pasardhës deri në ditëttona.

Kështu, sipas historianëve të epokave tëndryshme, ishte një kohë që nuk kishte sh-kolla, as libra, gazeta, radio apo televizorë,por ekzistonte vetëm kuvendi i madh i fs-hatit, ose sofra dibrane, siç i thonin ato. Dhe

Mbresa & kujtimeSi i përjetova traditat,sofrën dhe odat dibraneedukatën e mençurinë popullore brenzat e rinjtë asaj kohe e merrnin gradualisht në kuven-det e burrave, ose ndryshe në odat dibrane.Aty ulur këmbëkryq në fund të odës, djali qëpo rritej, dëgjonte me vëmendje bisedat eburrave të mençur dibranë dhe fitonte njohu-ritë dhe shprehitë të tilla që atij do t’i du-heshin dhe do t’i vlenin shumë në jetë. Këtuveç një edukate të përgjithshme, edukimi mendjenjat patriotike e atdhetare, përmes tregi-meve e bisedave, zinte një vend të rëndësishëmnë procesin e edukimit.

Për traditat dibrane në përgjithësi dhe odëne sofrën dibrane në veçanti është folur e shk-ruar shumë. Megjithatë secili nga ne ka tëdrejtën e tij për të shprehur lirisht mendimetdhe pikëpamjet e tij për këto probleme e tëtjera. Sidomos kjo e drejtë na lind në radhë tëparë neve ish-kuadrove të para të pas çlirimitqë jemi përpjekur vite me radhë për të dhënëkontributin tonë për Dibrën. Por kjo por nenuk mjafton. Ne kemi për detyrë që edhe tëshprehim përjetimet tona për gjithçka për Di-

brën si dhe të shfaqim ndonjë mendim a sug-jerim se si mund të përparojë më tej Dibrajonë e dashur.

Siç dihet, një nga traditat dibrane ka qenëdhe është bujaria dhe mikpritja dibrane, odadhe sofra dibrane.

Duke qenë se ashtu si shumë të tjerëve edhemua më ka rastisur që të punoj dhe jetoj viteme radhë mes dibranëve, mes fshatarëve epunëtorëve, patriotëve e atdhetarëve etj, nukmund të mos shprehë sot nga lartësitë e vitevendjenjat më të mira dhe më të përzemërta përkëto njerëz të mrekullueshëm që na pritën ena përcollën si bijtë e tyre. Nuk mund të mosshprehë për to falënderimet e mia, por kotpritje e bujari të tyre prej malësorësh me tra-dita.

Këtë mikpritje e bujari e kemi ndjerë kudonë Dibër, që nga Kalaja e Dodës e Reçi eDardha e deri në Gollobordën e largët.

Malësorët dibranë ishin dhe janë njerëzshumë të dashur, të respektueshëm e me kul-turë. Ata jo vetëm gëzoheshin shumë kur u

vinte miku apo shoku në shtëpi, por gëzoheshinedhe komshinjtë e tyre. Ata porsa e merrninvesh se komshiut të tyre i kisthe ardhur njëmik apo shok, vinin pas darke për të bërëmuhabet e për ta kënaqur mikun nga shokun.Jo vetëm kaq. Ata përpiqeshin sipas mundë-sive të tyre për të bërë gjithçka dhe për ta nxjer-rë mikun apo shokun sa më të kënaqur e mëtë gëzuar, gjë që rrallë ndodh në vende të tjera.

Kudo që kemi shkuar në ato kohë në famil-jet dibrane, gjëja e parë që të binte në sy e tëbënte përshtypje që në fillim të hyrjes në fshat,ishte rregulli dhe pastërtia. Po kështu të pastraata i kishin të gjitha sendet dhe orenditë shtë-piake, që nga ibriku i kafesë, tabakaja, xhezvja,filxhanët etj. Në veçanti oda dibrane ose oda emiqve, siç i thonin ata. Ajo ishte e pastër, eshtruar me lëkura të bardha delesh, me shilte ejastëk, qilima e sixhade të bukura, e me man-gallin ngjyrë floriri në mes etj.

Në odat dibrane pleqtë e vjetër e të mençurbënin muhabete shtruar. Fliste njëri e dëgjo-nin të tjerët e kështu me radhë. Aty tregoheshinmesele të ndryshme e çdo fjalë e tyre kishtepeshë të madhe. ato ishin jo vetëm këmbën-gulës në mendimet e tyre, por kur e kërkontenevoja edhe tolerantë. Nga kjo mënyrë e tëkuvenduarit e të komunikuarit, mendoi seduhet marrë shemull dhe duhet nxjerrëmësime, se si ato ndonëse pa shkollë kuven-donin e vendosnin në ato kohëra të vështira,po ne sot në demokraci e me kulturë të gjerë

Page 11: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

11 - Mars 201047nr.

vendlindja

Kalaja e Dodës,kjo perlë e paeksploruar e turizmit

Nga: METUSH SKEJA

Kalaja e Dodës është pjesë e krahinës së Lumës. Shtrihet disa ki-

lometra në jug të përroit të Ve-leshicës. Në përbërje të saj ka 16 fs-hatra. Në perëndim kufizohet ngaDrini i Zi. Në verilindje shtrihet derinë Vracë e mbi Gostivar. Gjatë sun-dimit turk në Kala të Dodësmbaheshin kuvendet e gjithë kra-hinës. Në vitin 1830 komanda turkee ç’vendosi në Bicaj por kuvendet ekatër bajraqeve gjithmonë janë mbaj-tur në Kala të Dodës. Tregtinë e kanëbërë me Prizerenin, Gostivarin,Tetovën e Shkupin ku shpesh bëninedhe miqesi. Kalaja ka qenë me vila-jetin e Kosovës ku disa herë bëninpjesë edhe Dibra e Mati. (Noel Mal-com Kosova Një histori e shkurtër.faqe 199). Gjatë kohës së ZogutKalaja ishte pjesë e prefekturës Kos-ovës me emërtimin komuna e Plosh-tanit me qendër në Ploshtan dhepërfshinte 16 fshatra; Radomirë mepesë lagjet e saj, Ceren, Ploshtan,Dodaj, Vasije, Shulla. Vilë, Kalisë,Palush, Gjegje, Matraxh, Fshat, Buz-madh, Shkinak, Çajë, Bushtricë. (Fle-torja zyrtare qershor 1938 f. 21).Kalaja kishte bajrakun e Qafës mebajraktar Kolgjinin Në fakt pak kohëe kishte mbajtur këtë titull fisi Kolgji-ni deri në luftën e Nishit 1876 kuvritet Mehmet Kolgjini më pas këtëdetyrë e merr Bed Gjini ku edhe kyvritet më 1878. Kolgjini kishte pa-sur bjeshkë të shumta deri në Gosti-var i cili kishte ndërtuar xhaminë eCerenit, ujësjellsin e Cerenit e Plosh-tanit. Hysen pashë Kolgjini kishteqënë komandat i flotës turke të detitMarmara në gjysmën e dytë të shek-ullit 19-të ( pasha pampurash) Ba-jraku i Radomirës kishte prijës Shav-ellin që ishte fisi më i vjetër, më pasRroshin së fundmi Ahmatin të ardhurnga Mati para 6 brezash. Radomirae vjetër kishtë qenë në Gramë. Ba-jrakun e Çajës me prijës Gracin dhebajrakun e Kalisit. Si vend banim ësh-të para krishtit i populluar nga fisi

penestia. Dy kishat në Ploshtan, njënë Ceren, kisha e Tallamazit, kishae vogël në Ceren, kisha tek dardha eKadisë, dhe kisha në Kullas janë tëmesjetës së hershme themelet e tëcilave janë ngritur, rrënuar e ringri-tur disa herë.

Emërtimin e ka marrë nga kalajae kohës justiniane e ndërtuar nga fisivendës Dodë në një kodër domin-uese në fshatin Ploshtan. Legjëndathotë se Doda ishte edhe prijës nëluftë . Gojëdhënat janë të shumta,ato tregojnë se në lashtësi kishteminiera ari në Kala të Dodës Sot janëzbuluar vendburime hekuri pa nikel,plumbi, zinku, ari e argjendi. NëPanair takohen dy formacione tëndryshme gjeologjike. Tek Liqeni iZi ka peshq të vjetër, një specie erralllë që sot nuk gjendet në asnjëvend tjetër. Kjo lloj specie peshqishkanë ekzistuar qysh kur vendi ishte imbuluar me ujë deri në Korab, mëpas ujët ikën por peshqit mbetën në

këtë liqen si dokument i gjallë përbrezat sot.

Kalaja e Dodës kishte përfaqë-suesin e saj në Lidhjen e Prizërenitqë ishte Ismail Skeja i cili më pasishte dhe një luftëtar në mbrojtje tëLidhjes, kishte qenë oficer i ushtrisëturke, vritet e varroset në të majtë tërrugës këmbësore Restelicë Prizren.Kalaja merr pjesë në betejën e telitnë Shtiqën kundër turqëve pas rënjessë Lidhjes. Në betejën e Drinit 1912Kalaja e Dodës ka treguar heroizëmtë veçantë. Shquhet organizatori e pr-ijësi Ibrahim Zeqiri i cili mobilizonKalanë e Radomirën. Në krye të 300luftëtarëve Radomiras mbërrin nëQafë të Kolesjanit me tre orë ditë.Shtabi i betejës e kishte vendosur qëluftën ta niste nesër për shumë sh-kaqe e arsye. Ibrahimi tubon shokëte vet e u thotë:”Nesër është vonë,luftën do ta fillojmë sot. Kush vritetështë dëshmor shehit, kush shëptonështë gazi” Niset vetë i pari në

drejtim të forcave serbe i ndjekur ngapas edhe nga shokët e tij . Në tëperënduar të diellit vritet duke qenëdëshmori i parë i kësaj beteje. Nëkorrik 1913 përsëri Kalaja e Dodësnë përbërje të Lumës ndjekin ush-trinë serbe deri në Qafë të Dules.Forcat serbe hakmerren në vjeshtë1913 duke vrarë 26 burra të fshatitCeren, 10 nga Ploshtani, 25 shul-lanas, 75 kalisas.

Më 1919 përsëri organizojnë rez-istencë në Sorokol e Korab tëudhëhequr nga prijësit dëshmor Sha-ban Alija, Halim Leska, NaxhijeMurraku, Dervish Visha. Më pas forcatserbe shpërngulin tërë zonën dhe dje-gin tërë shtëpitë. Banorët kthehen pasnjë viti duke filluar jetën nga e para.Në vitin 1924 Kalanë e gjejmë përkrahforcave demokratike. Në Ploshtanështë zhvilluar një betejë mes no-listëve të udhëhequr nga Bajram Currie zogistëve të Muharrem Bajraktarit epërfundon me fitoren e të parëve.Bajram Curri ka qëndruar për disa netmik tek familja fisnike e Hakik Ade-mit i suprizuar nga muhabeti alegoriki burrave e guzhina elegante, prejandej niset për në Tiranë.

Gjatë sundimit turk Kalaja eDodës jetonte mirë. Vetëm Rodmi-ra e Çaja kishin nga nëntëdhjetë mijëkrerë dele. Familja fisnike e MetaliSkejës zotëronte gjashtëmijë krerëdele. Metali Skeja kishte ndërtuarmurin e varrezave të Ploshtanit. Sh-tëpitë ishin dy e trek kate, me jorga-na të mirë. Hanni pasi viziton këtëzonë në gjysmën e dytë të shekullittë 19 thotë se ishte i vetmi vend kufjeta me çarçaf të bardhë e të pastër.Gratë Kalaja e Dodës jo vetëm qënuk i ka përdorur për barrë shpinepo dhe i vishte me mëndafsh Ka gju-hë afër normës standarte, të pastër etë figurshme. Shquhet për pasurikëgësh burimore si kënga e “fushëssë Korabit”, “xhamadani me kapak”,” kënga e Mines”, “lulja levendit”,“kënga e Rexhës”, “kënga e IbrahimZeqirit”, “shkon djali termale” etj.Për bukurinë e peisazhit të KorabitEqerem Bej Vlora pasi e viziton nëverë 1912 thotë: “Male të bukura tësheh syri në Zvicër a në Tirol. Në

Shqipëri nuk ka” Kujtime. f. 274Gjejmë toponime me emra mi-tologjik si “kroi i Zanave”, “livad-het e Zojës”. Emra katolik si; “guri iPalit”, “arat e priftit”, “përroi i Ni-kës”, “përroi i baba Gjonit”, “shpel-la e Imer Agës”, “ xhamia e Plosh-tanit” e cila është 400 vjeçare. Qënga viti 1953 Kalaja e Dodës nga anaadministrative është në varsëri tëDibrës. Në hapësirat e demokracisëdjemtë e kësaj treve janë që nga Al-iberta e Kanadasë e deri në Australi.Shkolla e parë shqipe është hapur nëvitin 1922 në Ploshtan ku mësuesishte Besim Dalliu nga Tirana. Arsi-mi 7 vjeçar ka nisur po në Ploshtanku mësonin fëmijët e 16 fshatrave tëzonës Arsimi i mesëm u hap për herëtë parë në Ceren në vitin 1976 degaagronomi, ku pas disa muajsh mby-llet e hapet sërish në vitin 1981 ponë Ceren. Drejtor i parë i shkollës sëmesme ka qene Metush Skeja, idiplomuar për biologji në Universite-tin e Tiranës, më pas studime pa-suniversitare për psikologji- peda-gogji detyrë që e ka mbajtur për dh-jetë vjet rrjesht. Nga shkolla e mes-me Ceren kanë dalë nëntë matura,matura e parë 1985 dhe e fundit1995. Afro 150 veta kanë mbaruarnë këtë shkollë prej të cilëve 45 vetakanë mbaruar arsimin e lartë. Sot kambi 100 veta me arsim të lartë. Sotka dy drejtori të arsimit 9 vjeçar njëranë Ploshtan e tjetra në Radomirë.Është zonë që e do kulturën, dijen earsimin. Shquhet për koefiçent in-teligjnce të lartë. Kalaja ka rezervatë mëdha për turizëm veror edimëror. Pylli me mështekna në Ki-javec, Fusha e Korabit, Liqeni i Zi,Panairi(Punajri) janë vetëm disa ngaperlat e këtij rezervati natyror. Shtri-het më lartësi nga 600 metër deri në2571 metra. Ka zonën e dushkut,ahut halorë e kullotat e bukura al-pine. Ka bimë të shumta endemikebarishtore e drusore. Sot Kalaja eDodës ka 16 kilometra katrorë sipër-faqe dhe 9 kilometra pyje e bjeshkëalpine.

Gjithashtu ka gjitarë, shpend,amfib, zvaranik, peshq e insektemjaft interesante. U bëj thirrje emi-grantëve, intelektualëve, biznes-menëve të bëjnë një dokumentar përKalanë e Dodës dhe një lapidarikushtuar të rënëve për liri. Kalaja eDodës dasmat i ka bërë me flamuredhe në kohën e diktaturës, kur kjoishte e ndaluar. Pashallarët turq tho-nin se po të kemi nën kontroll Kalanëe Dodës, kemi nën kontroll dhebëjmë zap gjithë Dibrën e Lumën.Malet që nga qytetërimi grek, hin-kas e arab kanë qenë vende pelegri-nazhi e lutjesh. Edhe Abdyl Frashërinë rrugëtimin e tij për në Prizëren kaqëndruar një natë në Kala të Dodës.Banorët të gjithë janë të besimit is-lam, ku dhe në vitet kur feja ishte endaluar këtu janë bërë të gjitha ritete janë festuar me madhështi festatfetare. Gjatë luftës së dytë botërorekëtu kanë bujtur edhe misionarë an-glez. E si përfundim sot emigrantëvekudo ku ndodhen do t’ju kujtoi varg-jet e këngës së fushës së korabit:

“ Prapë na çeli thana,kthehuni djem tek nana,merr pare me fajde,merr rrugën e hajde…. ”

çfarë duhet të bëjmë?Odat dhe kuvendet dibrane nuk ishin vetëm vende ku

tregoheshin ngjarje të rëndësishme për fatet e kombit,por ato ishin edhe kuvende ku merreshin edh vendimepër administrimin e fshatit apo të krahinës në ato vite kurvendi ishte pa qeveri. Kështu p.sh. dihet kuvendi i kararevetë dheut të Lurës në kohën e pushtimit turk etj.

Gjithashtu, ajo që të bënte përshtypje dhe të binte nësy në odat dibrane në atë kohë, ishte se krahas pushkës ekobureve të brezit, ishin të varur në mur edhe fyelli eçiftelia, edhe dajrja, edhe curla etj., gjë që tregonte qartëse malësorët dibranë ishin sa punëtorë, trima e patriotë,po aq edhe artistë, këngëtarë, valltarë etj., që me këngëte instrumentet e tyre u kanë bërë jehonë ngjarjeve his-torike, trimërisë, punës e mençurisë etj.

Kjo sipas meje është e vërteta e odave dhe e sofravedibrane. Ato nuk kanë qenë vetëm thjesht vende vetëmpër zhvillimin e aktiviteteve kulturore e artistike, siç iparaqesin sot qendrat kulturore. Por kanë qenë kuvendemençurie, kuvende historie, kuvende harmonie e bash-këpunimi për çështje madhore të kombit, kuvende kumerreshin vendime etj. Ndaj me të drejtë janë quajtur“Parlamenti dibranë”.

Nga takimet e bisedat e ngrohta e vëllazërore mevëllezërit tanë dibranë e pritja e përcjellja e përzemërt etyre, ne jemi njohur nga afër jo vetëm me traditat di-brane në shekuj, si të trimërisë, atdhetarisë, të punës,mençurisë etj., por edhe me gjuhën e tyre të “zogjve”,me bisedat e tyre alegorike dibrane, që jo vetëm rrallëkushi kupton, por edhe në pak vende në Shqipëri përdorenshprehje të tilla, që nëse njeriu nuk arrin t’i kuptojë, ka

rrezik që hyjë njeri e del bagëti nga kuvendi i burrave.Për këtë mjafton t’ju sjellim një fakt të njohur, se sidisa luznakë në ato vite, për shkak se u mungonin letrate duhanit, i kishin dërguar një letër ministrit të Tregtisëtë asaj kohe ku ndër të tjera i shkruanin: “Kemi prodhuarboll bereqet sivjet, por nuk kemi thashë ku ta fusim”. Emerr udhëheqja e asaj kohe këtë letër të shkurtër, porpër një problem që ata i preokuponte dhe asnjëri nuk ekuptonte se ku e kishin hallin dibranët dhe çfarë kërko-nin ato në këtë letër. Më në fund njëri kishte thënë:“Tia çojmë këtë letër Haxhi Lleshit, në atë kohë Presi-dent i Presidiumit të Kuvendit Popullor, sepse vetëm aiua din gjuhën dibranëve. Pasi e merr ai këtë, e lexondhe u thotë udhëhehqjes së asaj kohe. A nuk e kuptonise ç’duan t’ju thonë dibranët me këtë letër. Ata duant’ju thonë se kemi prodhuar boll duhan sivjet, por nukkemi letra duhani. Pra, këto ishin thasët që atyre umungonin. Pas kësaj nuk vonoi shumë dhe thuhet sevërshuan furnizimet jo vetëm me letra duhani, por edheme të tjera.

Si përfundim, e rëndësishme sipas meje është semegjithëse kanë kaluar vite e shekuj, këto tradita tëmrekullueshme të popullit dibranë, jo vetëm nuk janëharruar nga brezi në brez, por përkundrazi ato kanëardhur duke u përsosur akoma më shumë me elementetë reja të kohës dhe duke jua transmetuar brezavepasardhës deri në ditët tona. Ndaj unë si bir besnik iDibrës tonë të dashur së cilës i kushtova një jetë tëtërë, i përshëndes përzemërsisht ato dhe ju uroj punëtë mbarë dhe suksese të mëtejshme në rrugën edemokracisë.

Page 12: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

12 - Mars 201047nr.

historiPërkundër interesimit tonë nuk kemi arritur të gjejmë qoftëedhe një fotografi të këtij personaliteti kombëtar me bëma tëmëdha.Ky tekst le të shërbejë edhe si apel për ata që kanëose dijnë për ndonjë fotografi të Fuad Dibrës.

FUAD DIBRA- Atdhetari që luftoi

për Shqipërinë etnikeNga: REXHEP TORTE

JA SI DUHET ATDHEU

Në torbulencat që po përjeton sotlidershipi shqiptar në Shqipëri, Ko-sovë dhe Maqedoni, ku në vazh-dimësi arrijnë raporte shqetësuesenga Stejdepartamenti i SHBA-ve dheKëshilli i Evropës për kapjen e qever-ive nga korrupsioni, ku partitë poli-tike shqiptare janë gati për t’ia nxjer-rë sytë njëra- tjetrës, sot më shumëse kurdoherë lypset të mësojmë ngahistoria jonë, për të konsoliduar forcatdhe energjitë tona aty ku mbrohet,ruhet e ndërtohet dinjiteti ynëmbarëkombëtar.

Po ua prezentojmë lexuesve, FuadDibrën nga Dibra e Madhe, patri-otin dibran dhe mbarëshqiptar(1886-1944), për të qenë shem-bëlltyrë si duhet punuar dhe sakri-fikuar dhe si duhet të sillemi nëseia duam të mirën kombit tonë.

Fuad Dibra për çështjen ko-mbëtare shqiptare shkriu tërë pasur-inë e madhe që kishte, refuzoi ofiqetmashtruese dhe në Konferencën ePaqes në Paris më 1919-1920, ku uarrit që Shqipëria të njihet si shtet ipavarur, vuri në dispozicion dhe harx-hoi më shumë se 500 mijë frangaari. Kjo fëtyrë e lavdishme e patri-otizmit dhe e atdhedashurisë sh-qiptare edhe sot shndërit me shem-bëlltyrën e saj..

E pashë të udhës të vë dritë nëfigurën e patriotit Fuad Dibra, që tëna shërbejë si shëmbull si tëpunojmë për përparimin kombëtarnë Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,Kosovë Lindore (Luginë e Preshevës),Mal Të Zi e Çameri e ë heqim dorënga korrupsioni dhe interesat vetjake.

SAKRIFICA PËR SHTETINETNIK SHQIPTAR

Fuad Dibra për Shqipërinë e Pa-varur Etnike shkriu tërë pasurinë e tijtë madhe, tërë arin, shkriu jetën e tij, dhe nga Shqipëria as mori e askërkoi gjë. Ky burrë mbi burra tërëjetën e tij ia dedikoi popullit dhekauzës së Shtetit Etnik Shqiptar dhevendosjes së bazave të shtetit sh-qiptar.

Kur shqiptarët me karakter të ligasokohe vraponion pas posteve dhepasurisë, duke grumbulluar pasurimbi pasuri dhe ar mbi ar, Fuad Di-bra zgjodhi rrugën e drejtë e të nder-shme të atdhedashurisë dhe të patri-otizmit, duke luftuar kundërcungimit dhe grabitjeve të tokaveshqiptare në Konferencën e Ambas-adorëve në Londër më 1912-1913dhe në përsëritjen e kësaj padrejtësienë Konferencën e Paqes në Paris me1919-1920. Këto ngjarje e tronditënpamasë shpirtin e Fuadit, i cili mengulm vazhdoi përpjekjet e tij përt’i bashkuar shqiptarët rreth një pro-

grami, siç thoshte ai , “të aftë për tësiguruar shpëtimin tonë kombëtar,konkretizimin e ëndrës së qindram-ijëra martirëve të kombit për realiz-imin e të drejtës për Shqipërinë Et-nike dhe për ta shpëtuar nga kthetratgrabitqare të fqinjëve”. Ai ishte mëse i bindur dhe i patundshëm përplotësimin e këtij ideali të shenjtëdhe thoshte: “Do ta bëjmë Sh-qipërinë me kufijtë e saj etnikë pat-jetër, pse edhe sikur Evropa të dëshi-rojë me na i dhunuar të drejtat tonalegjitime, na të bashkuar rreth fla-murit të Kastriotit, do të jemi njëbllok i pathyer që me fuqinë e armëvetona do t’i fitojmë vetë të drejtat qëna takojnë”.

Fuad Dibra ithtar dhe lëvrues ipalodhshëm për Shqipërinë Etnike,në krye të Kolonisë së Shqiptarëve tëStambollit shkrinte çdo gjë që kish-te, edhe pasurinë e tij shumë të mad-he, për të mbrojtur të drejtat e sh-qiptarëve dhe të Shqipërisë kudo nëEvropë, dhe su pendua asnjëherë. Aiedhe në momentet e fundit të jetëssë tij na len tri porosi : “ Me u bash-kuar tërë shqiptarët rreth një idealitë vetëm, rreth realizimit të shtetittonë etnik shqiptar, me u vëllazëru-ar dhe me u bashkuar në mënyrë tëpërsosur, që përçarjet e nxitura ngapropagandat e huaja , të cilat mun-dohen drejtpërdrejt të na ndajnë , tëmos munden me gjetur vend ndërne, dhe së fundi , me çfarëdo çmimitë jetë, me përmbushur idealin ekonkretizimit të Shqipërisë s’onë Et-nike. Këto porosi të trashëguara prejmartirëve brez pas brezi, do t’i dëg-jojnë me krenari dhe shpresë zogjtëe shqipes”, thoshte Fuadi.

Qeveritë e shumta që shkonin evinin në Shqipëri kërkonin bash-këpunimin dhe rënien dakord të FuadDibrës për poste të ndryshme, bileedhe me lutjet direkte të drejtuesvitalian, mirëpo shpirti i pastër dhepatriotik i Fud Dibrës, i refuzoi tëgjitha dhe asnjëherë nuk u dakorduaqë të vihej në shërbim të të huajve.Kjo sjellje e tij prej patrioti bëntejehonë të madhe dhe ngushëllontezemrat e motrave shqiptare të mbetu-ra pa vëllezër, të nuseve pa burra dhetë nënave pa djem , të cilët kishindhënë jetën e tyre për mbrojtjen eatdheut.

PËRPJEKJE PËR T’IAFRUAR SHQIPTARËTRRETH NJË PROGRAMI

Deri në fund të jetës së tij aipunoi për bashkimin e trojeve sh-qiptare, për bashkimin e tërë sh-qiptarëve , “se të drejtat tona mundt’i fitojmë vetëm po të jemi të bash-kuar”, thoshte ai.

U lind në Dibër të Madhe në vitin1886 dhe qysh në moshën e re u vunë radhët e lëvizjes kombëtare sh-qiptare ku bënte pjesë edhe i ati

Ismail Pasha, deputet i Dibrës nëParlamentin turk, i cili ishte njëri ngapersonalitetet e para dhe organisuesi Kongresit të Dibrës më 1909, që umbajt në shtëpinë e tij, ku morrënpjesë delegatë nga të gjitha vendetshqiptare, dhe ku u morrën vendimetë rëndësishme për fatin e ardhmërisësë kombit shqiptar. Ismail Pasha ish-te patriot i dëshmuar dhe me pasur-inë e madhe të trashëguar radhitej sinjëri nga zengjinët më të mëdhenjtë Ballkanit.

Fuad Dibra pasi mbaroi shkollënfillore në vendlindje shkoi te i ati nëSelanik, ku mbaroi shkollën e mes-me dhe studimet universitare – fakul-tetin e drejtësisë në Selanik dheZvicër. Babë e bir influencën e tyrenë mesin e pasanikëve e përdorën përt’i dhënë shpirt çështjes kombëtareshqiptare. Fuadi me pjekurinë e tijuniversitare që dispononte, bashkëme të atin Ismail Pashën, bënë njëveprimtari të madhe edhe për orga-nizimin e Kongresit të Manastirit, kuu vendos fati i alfabetit shqip. Luftaqë u bë në këtë kongres për të bin-dur pjesëmarrësit për përdorimin egjuhës shqipe, për nga forca i ngjanteluftës së pushkës, dhe askush nuk epërdori këtë armë morale më shumëdhe më bukur se sa Fuad Dibra, përt’i bindur ata që preferonin alfabe-tin arab në vend të atij shqip. Kypatriot veç ndihmës morale, çështjenshqiptare e ndihmonte edhe materi-alisht, duke përballuar shpenzimete aktiviteteve të shumta, ose dukeblerë lokale për mbajtjen embledhjeve të ndryshme me rëndësihistorike kombëtare. Ndoqi mevëmëndje lëvizjen e Xhon Turqvedhe shpejtonte të përfitonte nga ras-ti i krijur në horizontin ballkanik.Punoi aktivisht me delegatë të ndry-shëm dhe organizoi e financoi dykomisione të kryesuar nga Haxhi Is-mail Manastiri dhe Haxhi Vildani kumerrnin pjesë figura të shquara siAbdyl Ypi, Fadil Pashë Toptani, FuadPashë Prishtina dhe Ali Pashë Ve-likarda, që shëtitën anekënd trojeveshqiptare dhe përgatitën terrenin përreformat e Kongresit të Manastirit dhepër veprimtari tjera mbarëkombëtare

shqiptare.

MË SHUMË SE GJYSMË MILIONËFRANGA ARI PËR MBROJTJEN E

ÇËSHTJES SHQIPTARE

Pas vdekjes së tet, Fuadit i propo-zuan të vinte kandidaturën për de-putet në parlamentim turk, por ai nukpranoi.Si edhe shumë herë tjera nëvitin 1921 nuk pranoi ofertën e Kab-inetit të Sulejman Delvinës për pos-tin e ministrit. Nuk duhet të lëmëpa përmendur edhe vitin 1913, kurdibranët ishin të detyruar ngamasakrat serbe t’i braktisin shtëpitëe tyre, ndërsa Fuadi u ndihmoi tëgjithëve si vëlla dhe mik, duke ualehtësuar dhembjen. Pas Luftës sëParë Botërore vazhdoi me vrrull ak-tivitetin e tij patriotik në KoloninëShqiptare të Stambollit dhe mepërkrahjen e tij materiale. U theme-luan shumë klube dhe u hapën sh-kolla shqipe me 450 nxënës sh-qiptarë.

Kolonia Shqiptare e Stambollitdërgoi delegacionin e saj në Konfer-encën e Paqes në Paris që u mbajtmë 1919-1920, të kryesuar nga FuadDibra ku merrnin pjesë anëtarët Ha-lil Pashë Gjirokastra, Mihal ShanTepelena, Pier Bonati dhe BenedikBilishti. Këtu kishin ardhur edhepërfaqësues të Kolonive tjera sh-qiptare nga Amerika, Rumania dhetrojet e tjera shqiptare. Me këtë rastFuad Dibra vuri në dispozicion dheharxhoi më shumë se gjysmë mil-ionë franga ari për mbrojtjen e çësh-tjes kombëtare shqiptare. Në Paristë deleguarit qëndruan 17 muaj meshpenzimet e këtij patrioti, dhe passhumë peripecive të krijuara nga sh-tetet e mëdha dhe armiqtë, u arritnë këtë Konferëncë të Paqes në Par-is dhe nga Lidhja e Kombeve, qëShqipëria të njihet si shtet i pavar-ur, por nuk u arrit për fat të keq që tëndreqeshin padrejtësitë që ishin bërëme copëtimin e tokave shqiptarenga Kongresi i Berlinit më 1878, dhenga Konferenca e Ambasadorëve nëLondër më 1912-1913.

Duke shkrirë tërë pasurinë e vetpër çështjen kombëtare dhe duke

mos pranuar postet joshëse të ofru-ara nga të huajt, Fuad Dibra u dha tëkuptojnë të gjithëve, se duhet të dal-lohet vullneti për t’i shërbyer atdheutnga ambicjet për pozitë. Ai ishteshumë i pasur, por kur çështja ko-mbëtare shqiptare u vu në tryezën enegociatave të Fuqive të Mëdha, nuku hamend fare dhe nuk nguroi tësakrifikonte , duke u hedhur në luftëne tmerrshme dhe të padrejtë që ibëhej atdheut të tij të dashur, dukeluftuar si hero gjersa shkriu tërë pa-surinë e tij, për një Shqipëri Etnike.Këtë parim e ndoqi gjatë tërë jetëssë tij, por edhe në Konferencën ePaqes në Paris më 1919-1920 dhenë Komitetin Kombëtar të Kongresittë Lushnjës.

Populli shqiptar e din fare mirëdhe nuk do ta harojë kurrë, rolin qëluajti ky patriot në çastet kur ishinnë lojë fatet e Shqipërisë.

Biografëve të Fuad Dibrës iu deshtshumë kohë për ta bashkërenditurrrugëtimin e këtij patrioti, sepse kybënte punë të mëdha, por nga anatjetër ishte shumë modest, duke idhënë atdheut gjithçka, e duke moskërkuar asgjë prej tij.

Kjo shembëlltyre kishte si parimtë mos u jepte ndonjë shënimgazetarëve për jetën e tij dhe për ve-primtarinë atdhetare. Megjithatë përveprimtarinë e tij hasim shkrime tëshkruara nëpër gazeta, por edhe mëshumë tregonin shokët dhe miqtë etij.

Në fund të jetës së tij Fuad Dibrau kthye në atdhe. Ndërroi jetë më22 shkut të vitit 1944 në Tiranë, kuiu bë një varrim madhështor dhe eqau i tërë populli me lot në sy dheme dhembje të thellë në zemër, sepseu nda përgjithmonë nga luftëtari ipalodhshëm për të mirën e atdheut.

Përkundër interesimit tonë nukkemi arritur të gjejmë qoftë edhe njëfotografi të këtij personaliteti ko-mbëtar me bëma të mëdha.Ky tekstle të shërbejë edhe si apel për ata qëkanë ose dijnë për ndonjë fotografitë Fuad Dibrës.

Fuad Dibra përçështjen kombëtareshqiptare shkriu tërëpasurinë e madhe qëkishte, refuzoi ofiqetmashtruese dhe nëKonferencën e Paqesnë Paris më 1919-1920, ku u arrit qëShqipëria të njihet sishtet i pavarur, vurinë dispozicion dheharxhoi më shumëse 500 mijë frangaari. Kjo fëtyrë elavdishme e patri-otizmit dhe e atdhe-dashurisë shqiptareedhe sot shndërit meshembëlltyrën e saj..

Page 13: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

13 - Mars 201047nr.

portret

Kaleidoskopi i intelektualit Isuf MihaNga: FATMIR MINGULI

Kish kohë që punoja për disa probleme sociale të Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe

pasi botova një ese për të në gazetën „Kohajonë”, intelektuali zemërmirë dhe fjalëpak ngaQafëmurri i Dibrës, Isuf Miha, më bën disavërejtje të sakta. Ai, me qetësinë e tij dhe mesytë e qeshur më rekomandoi të lexoj dhe“Kanunin e Dibrës”, duke shtuar se XhaferrMartini ka bërë një punë të mrekullueshmepër përpunimin e botimit të këtij kanuni.

Që nga ky moment, Isuf Miha është jovetëm miku im, por dhe bashkëpunëtor në disastudime e shkrime kritike. Ishte një moment,kur filloi ajo ngjizje intelektuale, ku secilimban qëndrimin e vet, por duke konverguarabsolutisht në çështjet e kulturës, historisë dhetë Rilindjes së Shqipërisë të Burrave të Mëd-henj.

Ky shkrim për intelektualin shumëdimen-sional, nuk qëmton të ndërtojë portretin ethjeshtë të Isuf Mihës. Por unë kam zgjedhurkaleidoskopin e tij shumëkëndësh dhe burimi ngjyrave të ylberit. Ky kaleidoskop ështëprozhektori i specializuar që ndriçon problemetqë po lindin vazhdimisht në Shqipëri. Dhe aindriçon me punën dhe idetë e tij, pa u ndikuarnga rrymat e ndryshme politike të paqën-drueshme, komerciale, rrymat e ngjyrosura mereligjion apo me mediatikë.

Figura e Isuf Mihos, këtij të njohuri e tëpanjohuri, është një monitor i madh elektron-ik që ndriçon përkundrejt atyre intelektualëveqë fshihen pas mureve të „Bingove” e „Lojëravetë Fatit”, që shtrihen barit të lulishtes tek lua-jnë domino, që u bëjnë fresk politikanëve ebiznesmenëve. Dhe janë të gjithë pa ide dhepa aktivitet, po me llafe shumë, e qëshumëkush dhe u beson.

Francezi Moris Renó në librin „Mjekët nëkohën e Molierit” shkruan se „në shek. XVIIrronin në Paris një tok palaçosh e xherahështë rastit, të cilëve u besonin jo vetëm njerëzite thjeshtë, po edhe markezët e zotërinjtë emëdhenj” (Molier, „I sëmuri për mend”, ske-na XIII).

Ndërsa prozhektori kaleidoskopik i IsufMihës është qetësimi i shpirtrave të tallazuare që fërgëllojnë për nga mossiguria. Kyprozhektor ndriçon pikërisht „palaçot e xher-ahët” e transplantuar në Tiranë e në qytete tëtjerë të Shqipërisë. Këta lloj intelektualësh qënuk kanë bindje të veta quhen „Homo infir-mus”. Dhe Isufi e ka të qartë se ata nuk janëtë sëmurë për mend, por në dijet dhe vetitë etyre burrërore janë „homo dementis”, pavarë-sisht se mund të jenë dhe „homo sapiens”.

NJERIU ME TË KALUAR

Shpesh, në debatet që bëhen sot, triumfojnëata intelektualë apo njerëz të tjerë, të cilët kanënjë koncept të qartë për historinë e fisit të tyre.Sa më shumë ta njohin këtë histori, sa më egjatë të jetë ajo, aq më shumë figura do t’ifilmohen në mendje debatuesit. Do t’i kujto-het gjyshi dhe stërgjyshi, xhaxhai dhe xhax-hesha e të bëmat e tyre. Ai që s’ka të kaluar,s’ka ç’të kujtojë.

Santeyana thotë: „Ata që nuk mund ta kuj-tojnë eksperiencën, janë të dënuar ta përsëri-sin”. Në këtë sens, Isuf Miha është i nderuar,sepse është ndoshta ndër të paktët intelektu-alë të kohës sonë që i „bën zbor” të kaluarës,jo vetëm të fisit të tij, por gjithë zonës së Di-brës, ndoshta edhe më shumë. Ai tek hartonpemën gjenealogjike dhe përdor teknikat eodave të trevës dibrane, as më shumë e as mëpak, adapton pikërisht thënien e Santeyanës,sepse „një përrua që harron burimin, thahet”.

Optimizmi klasik i Isuf Mihës është „mall

për aroma e për qeshje, për këngë të reja, pahënë, pa zambakë e pa dashuri të vdekura”(Lorka, nga poezia „Këngë të reja”)...

Isuf Miha është kështu skenaristi dhe dra-maturgu i së shkuarës të popullit të tij. Ai ështënjëkohësisht mjeku shërues i sëmundjeve tëhistorisë, është riparuesi i defekteve njërëzore,atyre njerëzve që ka rreth e qark e që kanë sy es’e shohin, e dëgjojnë e s’e kuptojnë. Krejt ikundërt me shkrimtarë e studiues që hapin embyllin mediat e shkruara dhe ato vizive çdoditë, çdo muaj dhe çdo vit. Po ata. Të kreko-sur, si të ishin sundues të kohës së Timurlen-gut.

Por ata nuk e dinë bastin e „këngës së gjelavetë mëngjesit”. Po ta dinin, nuk do t’i hynindetit në këmbë e nuk do të tirrnin pëlhurën ePenelopës.

Vetia e Isuf Mihës si zëdhënës i popullit tëvet është gjenetike, në zhvillim, kokulur dheoptimiste rebele. Ai është intelektual me tëkaluar brez pas brezi. Jo vetëm në fisin e Mi-hajve, por edhe në Lalat, Përhati, Daçi, Man-reka, Shehi etj.

Këto veti janë edhe një ogur i mirë për his-toriografinë e re shqiptare. Të dhënat aka-demike të popullit të Dibrës janë nëpër mend-jen dhe shkrimet e njerëzve si Isuf Miha e tëtjerë.

LIRIA INTELEKTUALE E POLITIKËS

Isuf Miha është, gjithashtu, një njeri poli-tik. Kontributi i tij në partinë që përfaqësonështë tejet i madh. Qëndron në rreshtat e parë,luftëtar e titullar i kësaj partie, ndonëse e vogël,por me seriozitet të madh. I sistemuar nëkrahun e forcave të djathta të politikës sh-qiptare, Isuf Miha është nga ata intelektualëqë nuk besoi në parajsën socialisto-komunistetë sistemit monist. Studiuesi i madh francezEdgar Morin shkruan për atë periudhë: „E nëshumë pjesë të botës, në Amerikën Latine, nëAfrikë, në Europë, intelektualët, teorikët dheproletarët besojnë se socializmi i ideve të tyreekzistonte me të vërtetë: në BRSS, në Kinë, nëKubë, në Shqipëri, në Angola. Besonin në tësikurse humanizmi kristian besonte nëmishërimin dhe realizimin e premtimithyjnor” („Për të dalë nga shekulli XX”, f. 73,Bergamo1989).

Isufi nuk besonte në këto ide, por luftonteme gjithë shpirt për kompletimin e tij si njerii formuar me dije të plota dhe jo vetëm tësocializmit komunisto-hoxhist. Ai luftonte memediokrit partiakë. Shpesh bënte duele të hesh-tura dhe po heshtazi i fitonte.

Jeta e tij e trazuar, me familje numeroze,vështirësitë ekonomike, problemet e ndryshmetë prapambetjes intelektuale ndër shokë tëveçantë, ishte një lloj Gulagu dibran. Nga kyGulag ai doli me vështirësi, në sajë të një ve-primi herkulian në pastrimin e “qindra stal-lave” të asaj kohe.

Vetëm studimi, vetëm ai e çoi atë drejt qi-ellit të pastër, duke lënë poshtë të padobish-men, ferrëngecësen, tymlëshuesen, in-trigaprodhuesen e kështu me radhë deri te in-jektorët e teorisë së njëanshme të marksizmitshqiptar, që vetëm marksizëm nuk ishte. IsufMiha kështu fitoi lirinë, por jo lirinë abso-lute, lirinë politike. Me fitimin e demokra-cisë në Shqipëri, Isufi shijoi frutin e pemës qëe plehëroi ngadalë në kohën moniste, në tokëndibrane.

200 vjet më parë lindi në Londër XhonStjuart Hill (1806-1873), mendimtar i madh ilirisë. Ai thotë që atëherë: “Kur pikëpamjet eturmave të njerëzve gati mesatarë, dominojnëapo synojnë të dominojnë, gjithmonë e mëshumë theksohet individualiteti i atyre që janënë një nivel më të lartë të të menduarit dhe

kështu mbajnë peshën kundër tendencës përta zbutur atë”.

Kjo i takon Isufit politikan, që ekuilibronhollë në fije të perit, pikërisht pikëpamjet eturmave të sotme, që dallgëzojnë sipas lloj-lloj erërash politikane.

Është liria intelektuale që e pluskon Isufinmbi detin e masave, që e orienton me auto-busullën mendore dhe me timonin e diturisëgjenetike dibrane.

Për Isuf Mihën, liria dhe e vërteta janë tëçmuara. Por liria dalëngadalë po merr atrib-utet e së vërtetës. Liria, ndoshta, është më efshehur se e vërteta, sepse është më shumëkonkrete, më e manipulueshme, në të njëjtënkohë që e vërteta është abstrakte.

Si udhëheqës politik, Isuf Miha ështëkontrollues i lirisë edhe të vetes së tij, edhetë lirisë së turmës. Të mos harrojmë se lir-ia e politikanit Isuf është e komplementuarnga dituritë e tij të historisë, të poezisë sëtij të veçantë dhe të agresivitetit letraro-kritik që ai zotëron. Ndërsa lirinë e turmaveai e gjen midis kompromiseve apo makina-cioneve, të cilat turmat i pësojnë nga vek-torët më të çuditshëm të 60 partive. Lumai politikan që gjen turma të parekura ngashigjetat me majë të lëngëzuara, apo tur-ma të paprekura fare nga heshtat e “indi-anëve të rinj” politikanë.

Liria politike e ka bërë Isufin më gjoksgjerë,më tejpamës, natyrisht i ndihmuar nga krye-tari i partisë, z. Arjan Starova, intelektual idorë së parë.

Kësisoj, Isuf Miha qëndron midis ViktorHygoit në konceptimin e lirisë së masave dheMakiavelit në konceptimin e mbajtjes së kë-tyre masave nën pushtet. E megjithatë, indodhur midis këtyre dy gjenive botërorë, aiurtësohet nga eseisti francez Michael de Mon-taigne (1533-1592), i cili proklamonte që herëtse “njeriu për faktin se jeton në shoqëri, nukduhet të harrojë se ekzistojnë dhe të tjerët”.

E s’mund të kesh frikë as nga Montaigne eas nga Isuf Miha, tek ecin në këto ekuilibrepopullore dhe dashamirëse.

Ai, së bashku me shokët e tij të partisë kanëvizione të qarta që qëmtojnë rregullisht pro-gramet dhe pikëpamjet e Partive Popullore tëDjathta Europiane, të cilat sot kanë kapur ze-nithin e triumfit politik masiv në Europë.

Pa dyshim që bakraundi i Isuf Mihës ështënjë burim energjie, një motor i llojit “perpe-tum mobile”, që e furnizon me ide të guxim-shme, ku avanguardia e mendimit është ehibridizuar me shpirtin artistik drejt emetimittë lirisë si konceptualitet.

POETI DHE KRITIKU LETRAR

Shpesh mendoj se Isuf Miha më shumë vjennga sekti i poetëve. Ky sekt i fillimit gjenetik,paçka se është ushtruar pak nga Isufi dhe nukka mundur të dalë çdo ditë si shumë emra tërëndomtë, është në fakt sekt i injektimit nëgjithë krijimtarinë e tij. Studimet, përshkrimet,analizat, kritikat letrare, analizat politike kanënë brendësi tharmin e poezisë origjinale.

Poezitë e Isuf Mihës janë filluar të shkru-hen që në vitet ’70, kur ai luftonte me anti-kulturën e me mbështetësit e injorancës tëmonoidesë staliniste e që nuk e njihnin poez-inë e vërtetë.

Poezitë e tij, të tipit elegant dhe racionaljanë plot me mendim, si poezia “Roboti”,“Dhjetor 1990” etj. Në poezitë e tij ai ështëgjurmues jo vetëm i Migjenit dhe NdreMjedës, i Arshi Pipës e Ernest Koliqit, por nëprozën e tij ndihet forca e poetëve mendimtarëfrancezë, që kryesohen nga Bodleri. Është kjoarsyeja që brenda një teksti të ndjejmë kapër-cime moderniste nëpër vargjet e poezive të

shkurtëra, si: “Njerëzve desha t’u thërras nëemër / nga banakieri zëri vinte i çjerrë…/ Poez-itë e Isuf Mihës janë botuar herë pas here nështypin e kohës si në gazetat e Tiranës të asajkohe.

Por të plota, të shëndetshme, si një nuseme pajë të pasur ato erdhën në gazetat “Bule-vard”, “Ndryshe”, “E vërteta” si dhe te “Rrugae Arbërit”.

Isufi me poezitë e tij kërkon nëpërmjet di-turisë së tij Hugoiane të jetë dishepull iMigjenit dhe poetëve të tjerë që përmenda mëlart. Kërkon të jetë një përshëndetës i mbramë,një bard modern në gjurmët e tyre. Kjo nd-jekje nuk ka të bëjë për krahinizëm, as mereligjionin, por për shpirtin poetik rebel, sekti përbashkët për shumë poetë të ndritur sh-qiptarë.

Veç poezive, të cilat dalin vazhdimisht,shumëdimensionalshi Miha përdor shumëbukur penën-bisturi të kritikës. Ai është befa-sues në disa kritika letrare, ku unë do të për-mend kritikën për poetën Aurora Celami, përlibrin “Tjetër lloj”, por edhe për një sërë esesh-kritike.

Intensiteti i të bërit poezi dhe të bërit kri-tikë letrare është i këndshëm dhe jo i frikshëm,gjë që nuk është frekuente në poetë të tjerë.Kjo është një shenjë origjinaliteti dhe jo sforci-mi, se ky i fundit do të sillte frikshmërinë.

Ai nuk kërkon që poezia e tij të duartro-kitet nga të paditurit, kameleonët dhe homoinfirmus. Ai nuk do t’i pëlqente tribunat menjerëz gjithfarësoj, ku plagjiaturat dhe duar-trokitjet frenetike do të jenë si mëtime të ul-ërimave të dinosaurëve të atëhershëm. Aidashuron Niçen me mendimin e tij të Mbin-jeriut, merr nga ai anët më konkrete dhe i zba-ton, ashtu siç zbaton porositë e Poetit tëMallkuar Francez, mjeshtrin e spleeni-t, SharlBodler.

Në të ri të tij, Isuf Miha ka qenë traktoristnga më të mirët në Dibër. Ka pluguar mijërahektarë sipërfaqe të tokës dibrane dhe ka sh-kulur me mijëra pemë me rrënjë të këqija nëtokën dibrane.

A nuk është poezi kjo punë? E tashmë që aiështë në lulen e mendimit burrëror, ai nuk eharron atë traktor. Me atë ai vazhdon tëplugojë, duke na risjellë vetitë e mira të pop-ullit tonë e duke shkulur rrënjët e këqija, vesetë vjetra e të reja, që lindin në postsocial-izëm....

Ai sekretin kryesor e ka në odat dibrane, nëkëto auditore tipike universitare, ku ai ka qenëqë fëmijë e është edukuar me nektarin e dis-kutimeve. Pikërisht këtë nektar e ka kthyer nëmjetin poetik dhe në ëmbëlsinë e analizavejo vetëm për letërsinë, por edhe për historinë,sociologjinë, historiografinë etj.

Duke e përfunduar, po perifrazoj nga njëstudiues italian i kohës sonë: “Poet lindesh,por kritik bëhesh”. Isufi i ka të dyja dhe i punonmirë.

Tashmë, kaleidoskopi i studiuesit Isuf Mihai ka regjistruar sekuencat filmike ku do të kon-centrohet lum ai që do t’i shohë e lum ai qëdo t’i lexojë, d.m.th. do t’i shijojë!

Page 14: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

14 - Mars 201047nr.

tregimFragment nga romani i pabotuar "Bibollasit", i shkrimtarit RAMIZ GJINI

1 2

3 4

Papritur e pakujtuar, u hap dera dhe në apartamentin e Nurçes, hyri pa ftuar njëburrë i panjohur, të cilit, qe vështirë t’ia përcaktoje moshën. Kishte veshur një

bluzë të palarë hidrauliku, në ngjyrë blu të errët, në të cilën mungonin dy kopsa. Nëvendet ku më parë kishin qenë kopsat, vareshin

penj të zinj. Në kokë, ai mbante një kapele të shtrembër, me strehëzen e pisët ngase ekishte kapur shpesh me dorë gjatë punës. Në ballë të kapeles qe shkruar: "XhenazehaniaAzraili me të bijtë". Në njërën dorë, ai kishte një kuti metalike të mbyllur si ato që mbajnëngaherë hidraulikët. Kurse nën sqetull, shtrëngonte një rregjistër tre herë më të madh serregjistri i nëpunësit të zyrës së gjendjes civile, Mazllum Qederi. Ky rregjistër, qe tërë zhul,mu si ato fletoret ku mbajnë shënime teneqepunuesit. Nisur nga shtresat e zhulit qëgjendeshin në kapakun e këtij regjistri, mund të nxirrje konkluzionin, që kishte mijëra vjeti përdorur.

Ky burrë i panjohur, që mbiu papritur në shtëpinë e shkrimtarit Nurçe, qe ëngjëlliAzrail, për të cilin, ish sekretari i partisë së brigadës së madhe të plehut, hoxhë Rrahimi, uthoshte besimtarëve, se kishte fituar para Zotit tenderin për t‘u marrë shpirtin të gjallëve tëkësaj bote. Sipas hoxhës, Azraili vinte në këtë botë me anije kozmike, të cilën, e parkontenë ndonjë taracë pallati ku, siç shprehej ai, “kishte shumë të paantarësuar në fe“. Dhe metë vërtetë, vetëm pesë minuta para se Azraili të hynte brenda, qe dëgjuar të vinte nga lartnjë zhurmim i lehtë disku në rrotullim. Engjëlli Azrail, eci drejt Nurçes, ndaloi para tij,hapi rregjistrin e thirri:

- Nuri Tarrota! - Këtu! - u prezantua Nurçja. Deshi të ngrihej në këmbë, siç pati bërë kur ishte nxënës shkolle dhe ish mësuesi

kujdestar, Alem Dermeku, lexonte emrat në rregjistër për të marrë mungesat, por u habitkur kuptoi, që nuk mundi të lëvizte fare nga vendi. Qetë-qetë, mu si një usta i përngeshëm,ëngjëlli Azrail u ul në gjunjë, i buzëqeshi njëherë, pastaj vështroi orën e markës “Rrosk-op”, që mbante në dorë dhe mërmëriti nëpër dhëmbë i alarmuar:

“O-bo-booo, qenkam vonë“. Hapi kutinë metalike dhe me shumë nxitim, ai nxorri prejaty një shufër të gjatë teli të ndryshkur, me majën e përdredhur si një turjelë. Këtë tel, ai iafuti Nurçes në vrimën e majtë të hundës, e shtyu ngadalë brenda dhe pyeti:

- A po të dhemb ndopak, o bablok? - Jo, more xhani im, - tha Nurçja. - Nuk më dhemb, hiç. Engjëlli Azrail i tha të hapte gojën dhe ai e hapi sa një çorap. Duke ia ndriçuar me një

elektrik dore, Azraili u përpoq të shikonte thellë gurmazit, gjithnjë me njërën dorë tekhunda, për tu mbrojtur nga era e rëndë e gojës së Nurçes.

Nurçja e kuptoi, ndaj zuri të ankohej e të thoshte se i kishte dhëmballët e kalbura dhese dentisti Gjelosh Brryli, i kishte kërkuar shumë para për t’i mbushur.

- Tani edhe dentistët, na u bënë dallgaukë të mëdhenj, - tha duke u ankuar ai. Dheshtoi, që një ditë, kishte vajtur tek dentisti Gjelosh Brryli për të shkulur një dhëmballë tëprishur, por Gjeloshi, në vend që t’i shkulte të prishurën, i kishte shkulur një tjetër tëshëndoshë. E kishte bërë këtë thjeshtë, që Nurçja të shkonte sërish e të paguante përsëdyti.

Engjelli Azrail, u duk sikur nuk e dëgjoi fare çfarë tha Nurçja. Ai e futi telin akoma mëthellë e sërish pyeti:

- Po tani, të dhemb? - Hiç fare, - tha Nurçja. - Vetëmse, po më vjen një si... teshtimë. - Nxirri teshtimat, - tha ëngjëlli Azrail. Ngadalë e me kujdes, ëngjëlli e nxorri telin nga hunda e Nurçes, e ndërsa priste, u

kujtua dhe i hodhi sërish një sy orës së markës “Rroskop”.

- Ap-çhu, ap-çhu, ap-çhu, - teshtiu tre herë radhazi Nurçja. - Shëndet, bablok! - tha ëngjëlli Azrail teksa i zgjaste një pecetë, që të fshinte

hundët. Shkrimtari Nurçe, e falenderoi, fshiu hundët me pecetë, u rehatua në karrige e tha: - Tani ndjehem më mirë, o shoku Azrail, më i çliruar. - Ja, edhe pak dhe mbaruam, - tha me dashamirësi ëngjëlli Azrail. Ia futi sërish telin në

vrimë të hundës dhe nisi ta përdridhte me shumë kujdes. Si e përdrodhi, ai e tërhoqingadalë dhe nxorri jashtë një si lëmsh të vogël drite: shpirtin e shkrimtarit Nurçe.

- Me shëndet, - tha ëngjëlli Azrail. Nurçja nuk pati kohë ta falenderonte, sepse u rrëzua nga karriga e u plandos me fytyrë

për dyshemeje, i neveritur nga kjo botë dhe me një shprehje habije në fytyrë. Ato çaste, koha qe kthyer shumë vite prapa. Çuditërisht, Nurçja e gjeti veten në një nga

dhomat e shtëpisë së tij të vjetër në fshatin e lindjes. Jashtë frynte një erë e marrë, që vintee futej plasave e vrimave me një vajtim trishtues. Qelqet e dritareve dridheshin e kërkëlli-nin; kurse ca hejdhëza bloze të tharë, zbrisnin nga oxhaku e futeshin në dhomë si frulliza enjë bore të zezë. Nurçja i vogël, qëndronte para së ëmës në këmbët e tij të njoma, njësoj siçpati qëndruar para shtatëdhjetë vjetësh, me atë ngurrimin e pafajshëm, që kanë të vegjëlitpër të hedhur hapin e parë në jetë. Ai dëgjoi t’i vinte në vesh hingëllima vajtuese e kalit, qëshpesh i ati e harronte me ditë të tëra lidhur në djerrinën e Gjon Kukës.

E ëma, kishte veshur të njëjtin fustan basme në ngjyrë të zezë e me pikëla të bardha, tëcilin, Nurçja ia pati zhubrosur me duart e tij të vogla gjatë përpjekjeve për t‘u ngritur nëkëmbë. Gjatë gjithë jetës, në çaste vetmie dhe mërzie të thellë, imazhi i atij fustani dhejehonat e hingëllimave vajtuese të kalit, ia patën shkundur kujtesën për t’i zgjuar një malltë trishtë e përvëlues fëmijërie, një mall që i diktonte të merrte nxitimthi rrugën për nëfshat, te plangu atënor ku preheshin në varr prindërit e tij.

Teksa e vështronte me sytë e mbushur plot dashuri, e ëma i zgjati duart dhe me një zëtë butë, të ngrohtë e përkëdhelës, e ftoi:

- Hajde xhan i nënës, hidhe hapin. - Ma-ma, - bëlbëzoi ai. Zëri i tij u përzie me hingëllimat vajtuese të kalit, si dhe me zhaurimën e mistershme të

një bote tjetër të panjohur, që e priste jashtë. Vetëm një çast iu desh të kuptonte, që jeta e tij, - që tashmë para saj, kishte rënë e qe

mbyllur përgjithmonë një qepen i rëndë, - kishte qenë e shkurtër vetëm dy hapa, aq sa iduhet një fëmije njëvjeçar për t’u hedhur në krahët e nënës. Dhe se për shtatëdhjetë viterresht, ai qe rritur vetëm sa për shtatë ditë.

Engjëlli Azrail, mërmëriti përtueshëm një si “ja edhe kjo punë mbaroi, o bablok”, dhe,teksa fuste ngadalë shpirtin e Nurçes në një shishe nga ato që ndihmësinfermjeret u japinpacientëve për t’i mbushur me shurrë, nisi të këndonte me hundë:

Hë - hë - hë - hë. Hë- hëëë...

- Kurrë nuk ma kishte marrë mendja, që ti, o ëngjëlli Azrail, do ta kishe dorën kaq tëlehtë, - mërmëriti i kënaqur shpirti i Nurçes.

Por ëngjëlli i veshur me bluzë hidrauliku, ngase e kishte taposur shishen, dhe për mëtepër, po këndonte me hundë, as që e dëgjoi atë zë.

Në letrën, që ishte ngjitur në shishe, ai shkruajti: "Nuri Tarrota". Pastaj hapi regjistrin e të gjallëve, që të fshinte emrin e të ndjerit.

Mirëpo stepi kur pa, që krejt padashje, kishte bërë një gabim, të cilin, nuk kishte sie korigjonte: pati ngatërruar adresën dhe personin, të cilit duhej t‘i merrte shpirtin.Në vend, që të merrte shpirtin e Zav Tarrotës, kishte marrë atë të Nuri Tarrotës.Megjithatë, si u mendua një çast, ndoshta për të qenë në rregull para Zotit, ai iahoqi shishes etiketën ku pati shkruar emrin “Nuri Tarrota” dhe i ngjiti një tjetërletër, në të cilën shkruajti: “Zav Tarrota“.

Në fakt, për të dërguarin e Zotit, kjo ndodhi aksidentale, nuk ishte ndonjë hata emadhe, sepse konsiderohej nder t’i merrje shpirtin një të gjalli dhe t’ia dërgoje atë nëqiell. Kështu, Azraili, si pa edhe njëherë orën e markës “Rroskop”, që mbante në dorë, endërpreu këngën hundore, mërmëriti i alarmuar ”Bo-booo, në këtë orë duhej të isha nëDodonë”, mori ç’kishte dhe doli jashtë. Iku nxitimthi, pa ndonjë brerje të madhe ndërgjegjjedhe pa u vënë rè nga Lemja, që ato çaste, kishte kthyer shpinën dhe vazhdonte të hantecopën e dytë të kungullit.

Teksa ngjiste shkallët, që të shpinin në taracën ku kishte parkuar anijen e tij kozmike,ëngjëllit Azrail, i doli përpara shejtani Iblis...

Nuk dihet, nga frika apo respekti, ëngjëlli Azrail, i bëri shejtanit Iblis një komplimentpër brirët. I tha që i kishte të bukur, të mprehtë në majë dhe se i jepnin një pamje krenare,që e bënin të dukej si ndonjë shef policie rajoni.

- Si po të shkon puna? - pyeti shejtani Iblis, ndërsa nuk ia shqiste vështrimin kutisëmetalike, që ëngjëlli Azrail mbante në dorë.

- Ja, ashtu, si e di vetë, - tha ëngjëlli. - Ngela varra-vinga lart e poshtë, po dërrmohemme këtë punë të mërzitëshme e pa ndonjë interes.

- Përse, pa interes? - Sepse pazari i shitjes së shpirtërave ka rënë shumë. - Sa shpirtëra ke vjelë sot në Biboll? - Numrin ekzakt, se mbaj mend, por duhet të jenë me qindra. - Të gjallë, apo të vdekur? - Edhe të gjallë, edhe të vdekur. - A bëjmë një pazar bashkë? - pyeti shejtani Iblis. - Urdhëro e fol, - tha ëngjëlli Azrail. - M’i shit mua ca shpirtëra të gjallë. - Për çfarë i do? - Po ja... Ti e di... Më pëlqen të engledisëm me ta. T’i tall e t’i përqesh, t’i zhyti në tortura, thjeshtë, t’i mundoj. Engjëlli Azrail, deshi të dinte sa paguante shejtani Iblis për një shpirt. - Pesë lekë për secilin, - u përgjigj tjetri duke rrotulluar ato sytë e tij të kuq si gjaku. -

Këta të Bibollit nuk vlejnë më shumë.Engjëllit Azrail, nuk i pëlqeu pazari. U shtyp e u përtyp njëherë nën vete, pastaj tha: - Për pesë lekë shpirtin, nuk kam interes t‘i shes; sepse, që ta dish ti, o byrazer, ata

shejtanët e politikës, më paguajnë më tepër. Madje, nëse i shes gjatë fushatës së zgjedhjeveelektorale, m’i blejnë edhe për dhjetë lekë copën.

- Nuk kanë faj ata, - tha shejtani Iblis. - Kam faj unë, që u mësova zanatin. Megjithatë,ja, po e ngre një çikëz ofertën. Po ta paguaj me shtatë lekë shpirtin, veçse me kusht, që tëmë lëshë t’i zgjedh vetë.

- Jam dakort t’i zgjedhësh vetë, por më jep nëntë lek për shpirt, - tha ëngjëlli Azrail. -Me shtatë s’ti lë dot...

- Le të merremi vesh, - nisi të fliste shejtani Iblis, tashmë me një zë të ëmbël e gjithëfamiljaritet. -

Kuptohet, që është malli yt dhe s’ta merr kush me zor, por, të mos prishemi nëpazar për hiç gjë. Unë po e ngre edhe pak pazarin, por edhe ti, të ulesh një çikëz.

A e lëmë për tetë lek shpirtin? - Për një lekë, o shejtani Iblis? Për një lekë...? - Një lekë-një lekë... Aq sa u ngrita unë, ulu edhe ti... - Sa shpirtëra do të bleshë? Sepse po bleve pak, nuk kam interes... - Me tetë, t’i blej nja dhjetë, - tha i vendosur shejtani Iblis. - Bli njëzetë dhe t’i kam dhënë, - ia pat ëngjëlli Azrail. - Ja, po marr pesëmbëdhjetë. - I gëzofsh, - tha Azraili. Dhe i vuri përpara kutinë metalike, të mbushur plot me

shpirtëra. Shejtani Iblis filloi të zgjidhte shpirtërat që deshte duke i marrë e futur një nga një në

torbën e tij. Kjo torbë ngjante me ato, që druvarët u varin kuajve në qafë kur u japin tagjinë. Engjëlli Azrail vuri rè, që shejtani Iblis ishte mjeshtër për të zgjedhur. Të parin ai zgjodhi shpirtin e një burri qimekuq të quajtur Hashim, që jetonte duke

dhënë lekë me kamatë e që pas dy vjetësh do të vriste babain e vet për t‘i marrë shpejtpasurinë. Pas tij, ai zgjodhi dy shpirtëra doganjerësh, që ishin bërë milionerë e që sapokishte filluar t’i brente në stomak kanceri. Pastaj zgjodhi dy shpirtëra hoxhallarësh të pash-kolluar, që gënjenin miletin. Njëri, qe shpirti i një hoxhe nga Dodona, që largonte gjinde,shëronte të sëmurë dhe shkruante nuska për t’u dalë fati lëneshave. Kurse tjetri, qe shpirtii të bekuarit hoxhë Rrahimi, ish sekretarë i partisë në brigadën e madhe të plehut.

- Këtë shpirt, - do ta dekompozoj për së gjalli, do ta bëj torfë kënete, - tha shejtani Iblisteksa po e fuste brenda në torbë.

Ai mori gjithashtu, edhe shpirtin e një plakaruqeje, që në të ri të saj, e kishte pas ndarëi shoqi për shkak të fushatave të kurvërimit e që tani në pleqëri, i hante për dashnor të ri.

- Në vrimën mes shalëve të fishkura të kësaj rruspie plakë, - tha i kënaqur shejtani Iblis,- kam ndërmend të kultivoj gjarpërinj, zhapinj dhe salamandra.

Nëntë shpirtërat e tjetër, qenë nga soj i politikanëve, që flisnin në emër të popullit,ndërsa ushqeheshin e vinin pasuri të madhe me gjakun e tij.

- Këta mendjemëdhenjë, që hiqen si mbretër, e që kurrë nuk e bëjnë një të mirë, - thashejtani Iblis teksa i fuste një nga një në torbën e tij, - do t’i zhys me kokë poshtë në njëbrrakë gjaku të valë e do t’i bëj të shqyejnë me dhëmbë njëri-tjetrin.

Engjëlli Azrail, po përpiqej t’i mbushte mendjen shejtanit Iblis, që të blinte me tënjëjtin çmim edhe ndonjë shpirt tjetër. Atëherë, shejtani Iblis, deshi që ëngjëlli Azrail, t’ikrijonte mundësinë, që të blinte shpirtin e autorit të këtyre radhëve, por ëngjëlli Azrail, itha:

- Vetëm atë shpirt mos ma kërko, sepse nuk mund ta shes kurrën e kurrës. E kam parë sesi, teksa shkruan, digjet me flakë të zjarrta si ari, pa kurrfarë tymi? Kam urdhër prej vetëZotit, që kur ta marr, ta dërgoj se s’bën drejt e në parajsë.

- Po unë të paguaj dyfish, - këmbënguli shejtani. - Nuk bëhet kjo që thua ti dhe mos e diskuto, - tha i vendosur ëngjëlli Azrail. - Katërfish. - Të thashë, jo dhe jo. - Njëqindfish. - Ore, t’i qenke shumë i trashë, nuk merrke vesh fare! - u habit e u inatos njëherësh

ëngjëlli Azrail. - Ai shpirt, nuk mund të shitet e blihet sepse nuk ka çmim. Pastaj, si mundtë dal unë kundër urdhërit të Zotit?!

Vdekja e shkrimtarit Nurçe

Page 15: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

15 - Mars 201047nr.

botim Ato çaste, që nga apartamenti i shkrimtarit Nurçe, u dëgjua një kujë grashë.

Pastaj një zë burri, pyeti: “Ç’është ky tel i përdredhur e me majën si grremç pranë kufomës? Mos ndoshta,

këtu ka ndodhur një krim”? Engjëlli Azrail, hodhi vështrimin brenda kutisë dhe kuptoi, që kishte pas harruar ta

merrte telin me majë të përdredhur, me të cilin, i nxorri nga hundët shpirtin Nurçes. E mbylli kutinë dhe u nis të merrte telin. - Kthehem shpejt, - i tha ai shejtanit Iblis teksa zbriste nxitimthi shkallët. Shejtani Iblis përfitoi nga rasti; hapi shpejt kutinë, mori aty shpirtin e Nurçes, e futi në

torbën e tij dhe ia mbathi me të katra. Para se të hynte në apartamentin e Nurçes, Azraili shkërbeu komshiun e katit të parë,

Ali Burrelin, i cili bënte punën e kujdestarit të pallatit. Pastaj, hyri brenda me shprehjen eatij njeriut, që sapo ka marrë vesh një gjëmë të madhe e që është kurioz të mësojë shkaqete saj. Iu afrua Lemes dhe pyeti:

- Si ndodhi, kështu, moj Leme? - Lëre mos më pyet, o Ali, - tha Lemja përmes dënesave. Dhe iu ngjit Azrailit pas trupit,

pasi iu këputën gjunjët e qe gati në të rrëzuar. Azraili e ndihmoi të ulej në divan, e i tha se qe befasuar shumë nga kjo vdekje kaq e

papritur e Nurçes. - Të rroni vetë e të keni fëmijët, - e ngushëlloi ai Lemen. - Inshalla, i ka vajtur shpirti në

Xhenet.- Dhe për të përmbushur qëllimin e tij, nisi t’i tregonte një sajesë të çastit: - Jo mëgjatë se dje pasdite, e takova të ndjerin në shkallët e katit të dytë të pallatit. Isha nisur përtek ju, që të merrja telin me majën si grremç, pasi e pata harruar këtu ditën kur ju zhbllok-ova banjon. Por, ngase Nurçja kishte dalë nga shtëpia dhe po shkonte në bibliotekë, e lashëatë punë, vendosa ta merrja kur të kthehej. “Më mirë eja në darkë, Ali“, më tha i ndjeri metë qeshur. “Si me një sebep, pimë nga një kafe, bëjmë muhabet e vrasim mërzinë mendonjë gotë“. Madje, më dha edhe një cigare. Ja, kështu, moj Leme, u ndava me të ndjerinpër herë të fundit. Tani... Ndodhi ajo, që askujt nuk ia priste mendja! Sa e çuditëshme! Nevërtetë jetojmë, moj Leme, ama nuk dimë çfarë do na sjellë e nesërmja. Bo-booo...! sa jetëkoti...!

Si foli kështu, ëngjëlli Azrail mori telin me majë të përdredhur, e mbështolli në formëkulari, u përvodh si me lezet e doli nga apartamenti i Nurçes pa rënë në sy.

Kur ëngjëlli Azrail u kthye, shejtani Iblis, nuk ndodhej aty. Vetëm kur po fuste telin brenda kutisë, ai vuri rè, që shpirti i Nurçes mungonte. - A ia qifsha nënën, - shau ndyrë ëngjëlli Azrail. - Ma vodhi një shpirt, katili! Dhe iku

duke folur me vete gjithë inatë. Pasi mbaroi së ngrëni copën e dytë të kungullit, Lemja u ngrit, që të hidhte në koshin e

plehërave grraçin e mbetur. Atë çast, asaj i zunë sytë të shoqin e plandosur në dysheme. Kishte ngrirë me këmbët e mbledhura nga acari që sjell vdekja. Veshin e djathtë e pati

puthitur pas dyshemesë, si të deshte të dëgjonte zhaurimën e nëndheshme të botës ku doshkonte. Njërin sy, e kishte të mbyllur, pasi i qe puthitur për dyshemesë, kurse tjetrin, tëhapur e të shashtisur mu si ta kishin dënuar të rrinte në atë pozicion pa e ditur shkakun.Dukej si të qe zemëruar për faktin, që kishte dhënë shpirt në vetmi, edhe pse gruan, nuk ekishte patur më tepër se tre metra larg.

Një mori e madhe mizash gumëzhinin rreth kokës së tij të dehura nga ama e vdekjes. Asaj iu bë, sikur këneta e Gjikollit, qe fryrë nga vlimi i ufmës së saj të brendshme, nga

shpërbërja e një bote të lashtë organike të mbytur nga ujërat; nga pluskimet e diok-sidit të karbonit dhe gazet toksike. Një baltë mijëravjeçare, ishte fryrë si brumë iardhur, kishte vërshuar rrugëve të Bibollit si një llavë ndyrësie duke përhapur njëkundërmim të rëndë kalbësire të lashtë.

Nga jashtë, asaj i kapi veshi thirrjet e alarmuara të punëtorëve të brigadës së madhe tëplehut dhe një zë që tha: “Kjo nuk është torfë, si ajo që patëm përdorur për të pasuruartokat, që u kthyen në cektina prej rrëkeve të shiut që ra në Biboll dyzetë e pesë vjetë rresht.Kjo baltë, duket si jashtëqitja e qenieve të një bote tjetër”. Ajo hodhi sytë nga dritarja kupa një peisazh të ngrirë, ndërsa mbajti vesh një heshtje të gjatë varri. Briri i verdhemtë ihënës, derdhte pikëllueshëm mjellnajzën e një drite të zbehtë mbi gjithësinë. Drurët, njëherë i bëhej sikur flinin dhe ëndërronin, njëherë tjetër, sikur e përgjonin. Që andej ngavarrezat, vinte një klithmë e përvajshme dhe e trishtueshme hutini, që përhapte nëpërnatën e errët kumte të frikshme. Ajo ngriti vështrimin lart nga qielli, ku sytë i zunë disabashka të vogla reshë. Por asaj, iu bënë si të qenë puseta të thella ujrash të zeza, të kthyerapërmbys! Rrëshqisnin ngadalë drejt malit të hidrës me shtatë krena duke bërë të shfaqeshine zhdukeshin yje të largët, të vetmuar, të zbehtë, të ftohtë e indiferentë.

Atëherë, ajo u kthye te i vdekuri i saj, e dërrmuar nga vetmia dhe kobi, që ato çaste eshurdhoi si këmbanë si dhe nga një heshtje bakteriesh mikroskopike, që bashkë me krimbatdhe mizat, kishin filluar ta brenin të shoqin, ta kalbnin dhe ta hanin ngadalë e pa u ndjerë.Dhe ndjeu një tmerr të paprovuar ndonjëherë: tmerrin që sjell braktisja dhe vetmia merrënjët e ngulur gjer në palcë.

Nuk e dëgjoi as zhurmën e hapave në dysheme dhe as zërin e vet kur çeli gojë e briti: - Ngrihu se më ngrive gjakun, të shtifsha në dhè, të shtifsha. Për herë të parë, pas tridhjetë e pesë vjetë martesë, Nurçja nuk iu bind asaj, por vazhdoi

ta shikonte me shpërfilljen dërrmuese të atij syrit të shashtisur. Ajo u dëshpërua, sepse mendoi, që i shoqi i kishte punuar rrengun më të pabesë e më

të papërballueshëm: kishte vdekur për inatë të saj. Atëherë, e gjuajti e zemëruar me grraçine copës së kungullit, u shemb mbi të dhe nisi të qante me kujë aq shumë, sa e dëgjuankomshinjtë, të cilët erdhën dhe morën situatën në dorë. Pikërisht në këtë kohë, dukeshkërbyer kujdestarin e pallatit Ali Burrelin, ëngjëlli Azrail, pati hyrë aty për herë të dytë,që të merrte telin me majën si grremç.

Doktor Omar Bushati, iu lut Lemes, që ta merrnin kufomën dhe ta dërgonin në spitalpër t’i bërë autopsinë.

Edhe pse me mendjen e saj e dinte mirë shkakun, ajo pranoi që t‘ia bënin të shoqit njëautopsi.

Kur pas tre orësh e kthyen kufomën sërish në shtëpi, doktori e tërhoqi Lemen më njëanë e i tha:

- Tët shoqi, ia gjetëm zemrën të veshur me pupla. - Pak a shumë, e kam ditur, doktor, - ia ktheu ajo. - Sepse gjatë gjithë jetës, e ka vuajtur

shumë faktin që s’mundi dot të fluturonte. Ndërkohë ishin mbledhur gjithë farefisi, komshinjtë, miqtë më të afërt, si dhe katër

vajzat e martuara të Nurçes, të cilat nisën ta vajtonin me logori.

5

6

Libri i Boriçit, një sagëe diktaturës komuniste

Nga: BARDHYL BERBERIGazetar-Shkrimtar

Leximi i një libri shëmbëllen me një rrugë tëgjatë gjithë të papritura, herë të këndëshmedhe herë jo. Nga ky rregull i pa shkruar nukshpëton as libri më i fundit i Kujtim Boriçitkushtuar gjeneral Veli Llakajt.

Sapo shfleton librin në formë monografieai të ngjan me një pëlhurë të endur me fillhistorik në një nga periudhat e vështira të dik-taturës komuniste. Që nga faqet e para të lib-rit u përfshiva nga entuziazmi i leximit që tëfal luksin e kënaqësisë intelektuale një infor-macion aq i madh i shkruar me kulturë.

Në fluksin e madh të librave që botohensot në Shqipëri, pak libra kanë një meritë tëtillë. I shkruar si një libër me mbresa reflek-sione, ai i kapërxen kufijtë e titullit, sepseautori nuk është thjesht një shkrues monografie,por një gazetar me këmbë në tokë me emo-cione nën fre. Ai nëpërmjet kujtimeve të zotitVeli Llakajt, na jepet Shqipëria dhe Kosovasëbashku me dramat e tyre që herë i vjen sinjë plagë që i dhemb më shumë se çdo tjetër,herë si mall, herë si trishtim, herë si ëndërr,herësi shpresë,herë si besim se një ditë pas diktat-urës së gjatë dhe tranzicionit Shqipëria një ditëdo të bëhet …

Autori i këtij libri nuk është thjesht njëgazetar por një intelektual i kompletuar, që kanjësi matëse vlerat civilizuese të atdheut tëtij.

Në vite të tëra si gazetar dhe reporter Kujti-mi është ndeshur me shumë befasi dhe të pa-pritura të cilat kanë qënë një gjueti ekëndëshme për autorin. Tek Kujtim Boriçi kapatur shumë copra vegimesh në rrugën e gjatëtë jetës të cilat autori i ka ruajtur me kujdesnë kujtesë dhe në bllokun e tij në formën ekujtimeve. E ka kaluar shpesh herë nëpër duarkëtë bllok me fletë të zverdhura nga koha tëlidhura me kapsa të mbledhur nga rrjedha ejetës. Por ajo që spikat në këtë libër, në këtocopza jete kishin lënë gjurmë tek ai dhe ishinstrukur thellë në kujtesën e tij. Kur autori ityre i botoi para disa kohësh në formën edosierit në një gazetë të përditëshme pa je-honën që ato patën tek lexuesi dhe tingullinaktual e shtynë autorin Boriçi që t‘i përvishetnjë pune kolosale duke shfletuar arkivat e sh-tetit dhe kujtimet e freskëta të gjeneral Llaka-jt. Nëpërmjet këtyre dokumentave dhe kujti-meve ai zbulon mistere të një sage të vërtetëtë diktaturës komuniste. Libri ngjan me njëekciklopedi që ka shumë mistere brenda sido-mos periudhën 8 vjeçare që ka qënë në kubenëe lartë të ushtërisë si shef Shtabi z. Llakaj, nje-riu që ka punuar me ish-kryeministrin e kohësMehmet Shehun dhe Enver Hoxhën në një ngaperiudhat më delikate dhe dramatike të his-torisë 50 vjeçare në kohën e luftës së ftohtë.Që në faqet e para të librit na jepet kuptimifilozofik rreth idesë se shpesh herë fatet eudhëheqjes së lartë dhe konjukturat ndërhyjnëpapritur në fatet e njerzëve duke iu sjellë atyre

trazime e drama të mëdha duke i gjymturshpirtërisht madje jo vetëm Ata por dhe famil-jet e tyre e më gjërë. Janë 8 vjet në kupolën elartë të ushtërisë dhe sa shumë ngjarie e dra-ma ka aty. Autori jep në tehun e brisket nganjëra anë pasionin dhe përkushtimi i z VeliLlakaj për detyrën dhe nga ana tjetër është rrisk-un e rrezikut nga përballja me të vërtetën dheme diktaturen.

Eksperienca e gjatë prej gazetari e ka bërë qëtë gjurmojë veçanrisht ato që njihen në gaze-tari si subjekte magazinë duke zbuluar historinjerzore që të ngërthejnë brenda dhe të mbajnëpeshë. Libri ka brenda informacionin e hollë-sishëm përshkrimet e gjetura që të lejojnë tëshikosh anët e panjohura të ish kryeministritShehu dhe diktatorit Hoxha. Në libër përcillensjellje njerzore që të lejojnë të prekish ndjenjadhe të përciellish emocione, drama njerzore,histori të trishta dhe hera herës krejt të veçantaqë meritojnë të njihen nga të gjithë.

Pa dyshim, me nota shekspiriane është për-shkruar kapitulli i pleniumit të 13 tetorit i vitit1982.

Personazhet kryesore të politikës së asaj koheflasin me një gjuhë që i përshtatet nivelit ekarakterit të tyre duke shmangur çdo lloj arti-ficialiteti dhe mungese natyrshmërie. Fjalët nëkëtë kapitull pasurohen shpesh herë me kup-time shtesë të fshehura, ironike, të dyfishtalojra fjalësh apo përdorim të guximshëm tësharjeve dhe të vulgarizmave. Gjithashtu tëkundërtat që përplasen me njëra tjetrën janëdhënë mjeshtërisht një zjarr zhuritës të diktat-urës që kryqëzonte kuadrot e saj. Në libër kashumë ngjarie kulmore por veçanrisht tëtërheq vëmëndjen me informacioni i plotë përngjariet në Kosovë dhe plani sekret i saj. Au-tori ka mundur që brenda fakteve dhe kujti-meve të gjenaralit të dali përtej konfliktit qënuk buron vetëm me abuzimin me pushtetinpor buron nga vetë thelbi i shtetit diktatorial.

E keqja, ligësia dhe “prerja “e kokave mbibazën e akuzave absurde zaptojnë zemrat enjerzëve të ndershëm që iu kanë çoroditurmëndjet dhe iu kanë çrregulluar shqisat në atëmasë saqë vdekja vjen dhe bëhet si e vetmjarrugë për t`i shpëtuar nga ankthi dhe ligësitë ediktaturës.

Kujtim Boriçi ndjek një veprim dramatik,përtej kujtimeve të vjela nga gjenerali Llakajpikërisht atje ku ka lindur dilemat konfliktet dhepërplasjet nga më të hatashmet. Para syve të lex-uesve vizatohet imtësisht krimi persekutimi in-ternimi ku njeriu i ndershëm ndjehet i pasigurtëme të nesërmen që e pret. Jepet simbolikishtfati i ushtarakut të lartë, i cili i përkushton mendershmëri gjithë kapitalin mendor e fizik porfatkeqësisht vjel frute të hidhura. Ajo që i rritvlerat librit është gjuha e gjallë dhe e pasur mefrazologjinë e kohës që i përshtatet nivelit e kar-akterit të tij duke shmangur çdo lloj artifice dhemungese natyrshmërie.

Për këto dhe për shumë të tjera që përm-blidhen në këtë libër voluminoz janë një re-zonacë e plotë me lexuesin duke menduar ses’mund të ndodhte ndryshe.

Kujtim Boriçi ndjek një veprimdramatik, përtej kujtimeve tëvjela nga gjenerali Llakajpikërisht atje ku ka lindurdilemat konfliktet dhepërplasjet nga më të hatashmet

Page 16: MINIATURË VENDLINDJA PERSONAZH TREGIM Heshtja nukrrugaearberit.com/arkiva/2010/Mars2010.pdf · cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 3 (47). MARS 2010. ÇMIMI: 50 LEKË

16 - Mars 201047nr.

cyan magenta yellow black

Gazetari i talentuar Mentor Hoxha, nga cilësia dhe mënyrae ndërtimit të intervistave është i rrallë dhe gazetarët e interv-istave duhet të ecin në rrugën e tij. Me një stil të veçantë kaintervistuar 780 personazhe VIP. Autor i 4 librave dhe 8300artikujve.

Ballkan, 10 shkurt 2006

Publicisti i njohur Mentor Hoxha ka botuar disa libra tësuksesshëm, ku spikat në veçanti libri “Sekretet e Miss-eve”dhe “Sekretet e Vip-ave”.

“55”, 17 shkurt 2007

Europa në lirikat dheshënimet e Mentor Hoxhës

Mentor Hoxha është i njohur në gjininë e intervistave dheka një përvojë të gjatë në fushën e gazetarisë. Ka punuar nëdisa gazeta dhe revista qendrore.

Republika, 26 shkurt 2006

Sa përfundon së lexuari librin “Shpërthimet e Zemrës”, tëpoetit lirik Mentor Hoxha të lind dëshira për ta rilexuar përnivelin e lartë ideo-artistik.

Sadije Agolli, “Albania” 13 gusht 200

Librat e Mentor Hoxhës janë vlerësuar nga gazeta “KohaJonë, “55”, “Albania”, “Republika”, “Gazeta Shqiptare”,”Drita”, “Fjala”, “RD”, “ZP”, Telegraf”,”Dibra”, “Mësuesi”,“Intervista”, “Standart”, revistat “Blic”, “Muaji”, “Vajza eDitës”, “Arsimi, sot dhe nesër”, TVSH, TV “Klan”, “VizionPlus”, TV Shijak, TV Arbëria, TV Peshkopia e Radio-Tirana.

Gazeta e Athinës, Nr 363, 2006

Duke shkelur pothuajse në të gjitha gazetat, Mentor Hoxhaështë bërë si një “Supermen” i intervistave.

Revista “Vajza e Ditës”.

Mentor Hoxha është autor shumë prodhimtar dhe një zëmjaft i spikatur i gjinisë së intervistave. Për 10 vite radhazi kakontribuar me sukses si gazetar profesionist në disa gazeta dherevista kryesore shqiptare.

Bazuar në përvojën dhe talentin e fuqishëm profesional,letrar dhe publicistik, ka ditur se çfarë t’i jap publikut në lidhjeme personazhet VIP që kanë rënë në rrjetën e tij investigative.

Atdheu, 5 mars 2005

Poeti dhe publicisti i njohur Mentor Hoxha u lind në Dibër.Prej 15 vjetësh banon në Tiranë. Diplomuar në Universitetin eTiranës, dega Gjuhë-Letërsi. Prej vitesh punon si gazetar. Kakryer një sërë specializimesh jashtë vendit.

Gazeta “Albania”, 18 shkurt 2006

Për kontributin në Media Mentor Hoxha është përfshirë nëlibrin “Gazetarë dhe Publicistë Shqiptarë”, në “Enciklopedia eDibrës” dhe është anëtar i IFJ (Federata Ndërkombëtare eGazetarëve) në Bruksel. Fitues i Çmimit të Parë letrar, organi-zuar nga Radio Tirana & TVSH për 45 Vjetorin e Çlirimit.Redaktor e kryeredaktor në disa gazeta dhe revista të njohura.

Libri “Enciklopedia e Dibrës”, Maj 2006

Mentor Hoxha lindi në Blliçe të Dibrës. Shkollën fillore ekreu në fshatlindje, të mesmen në Peshkopi, studimet e lartanë Fakultetin Histori - Filologji të Universitetit të Tiranës, degagjuhë e letërsi. Ka bërë disa specializmime për gazetari nëAngli. Nga viti 1994 i është përkushtuar gazetarisë. Ka botuar4 libra.

Libri “Gazetarë dhe Publicistë Shqiptarë” 2005

Ditët e fundit, poeti e publicisti Mentor Hoxha ka sjellë përlexuesit dy libra: “Shënime nga Europa” dhe “Lirika nga Euro-pa”. Librat vijnë si shënime dhe refleksione poetike gjatë njëudhëtimi të tij në Greqi, Angli, Francë, Belgjikë, Gjermani,etj., ku në takime me emigrantë dhe njerëz të medias e letrave,ai gjeti burimin e frymëzimin për lirikat e mrekullueshmedhe shënimet interesante.

Librat janë botim i Shtëpisë Botuese “M&B” dhe kushtojnësecili 400 lekë.

Për lexuesit e gazetës këtë radhë po sjellim disa vlerësimepër Mentor Hoxhën nga media të ndryshme, në vite.

Gazeta në internet mundësohet nga kontributi dhe mbështetja e zotit AGIM DEVA

www.rrugaearberit.como n l i n e

Email: [email protected]. Phone: 612 203 5960. www.devadesign.net

Tel. (04) 22 33 283. E-mail: [email protected].