ministri i mbrojtjes dhe komandanti i fsk-së morën pjesë ... · nato, duke e konsideruar edhe si...

8
K ryeministri i Republikës së Kosovës zoti Ramush Hara- dinaj priti në takim kapitenin e FSK-së Ismail Hoxha, oficer i FSK-së, i përzgjedhur instruk- tor në Akademinë Ushtarake Mbretërore ,,Sundhurst” Mbretërinë e Bashkuar. pritje ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe nënkolonel Jake White- këshilltar ushtarak i Komandantit të FSK-së, ush- tarak nga Mbretëria e Bash- kuar. Kryeministri Haradinaj, pasi e përgëzoi kapiten Hox- hën për përzgjedhjen e tij, u shpreh: “FSK-ja në vazhdimësi po dëshmon se në strukturat e saj ka potencial të trajnuar sip- as standardeve të NATO-s dhe të aftë për të dhënë kontribut për siguri dhe paqe. Edhe suk- sesi i kapitenit Hoxha është e një arritje e përbashkët e forcës sonë dhe aleatëve tanë strategjikë, siç është Britania e Madhe”. B azuar marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Mbro- jtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) do të dërgojë oficerin, kapiten Ismail Hoxha, si instruktor në Aka- deminë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Me këtë rast, ko- mandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrah- man Rama ka pritur në zyrën e tij, kapitenin Ismail Hoxha për t`i uruar suksese dhe për t’i ofruar përkrahje të vazhdueshme gjatë angazhimit të tij në këtë akademi, e cila cilësohet si njëra ndër ak - ademitë ushtarake më prestig- jioze në botë. Gjatë takimit, gjen- eral Rama tha: ,,Kam nderin që t’ia dorëzoj flamurin e Kosovës kapitenit Ismail Hoxha, i cili me angazhimin e tij si instruktor do ta përfaqësojë në mënyrë të denjë vendin tonë në Aka- deminë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Procesi i përzgjed- hjes së oficerëve për të qenë in- struktorë në këtë akademi është tejet rigoroz, prandaj FSK-ja po dëshmon se në strukturat e saj ka kuadro të përgatitur dhe të trajnuar sipas standardeve të NATO-s, dhe të aftë për të dhënë kontribut në ngritjen e kapac- iteteve edhe në akademitë ush- tarake me renome botërore. Për më tepër, angazhimi i kapitenit Hoxha padyshim se do të kon- tribuojë në ngritjen e imazhit të FSK-së, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në mbarë botën. Kapiteni Ismail Hoxha në këtë akademi do të jetë i an- gazhuar për dy vite rresht, për të vazhduar më pas kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve trajnuese në FSK sipas mandatit të ri. Kontributi i Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2009 është i pazëvendësueshëm për zhvil- limin dhe edukimin profesional të oficerëve të FSK-së. Kryeministri Haradinaj përgëzoi kapitenin Hoxha Kapiteni i FSK-së Ismail Hoxha përzgjidhet instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore ,,Sandhurst’’ M inistri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe Komandanti i Ushtrisë Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë zonjës Olta Xhaçka, 29.03.2019, morën pjesë në shënimit e 10-vjetorit të anëtarësimit Shqipërisë në NATO. Në Tiranë, ministri Berisha në fjalën e tij tha: ,,Jemi shumë të nderuar që bashkë me komandantin e FSK-së dhe stafin e Ministrisë, po marrim pjesë në shënimin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet krah përkrah me shtetet aleate në misione të ndryshme paqeruajtës në vende të ndryshme të botës. Por, ne jemi të gëzuar edhe për pranimin e shteteve të tjera të rajonit në NATO, anëtarësimi i tyre si dhe shteteve të tjera në ardhmen ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon. Edhe Kosova objektiv strategjik ka anëtarësimin në NATO’’. Ministri Berisha gjithashtu i ka njoftuar të pranishmit edhe me zhvillimet e fundit në Kosovë, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë Kosovës, duke theksuar: ,,Kuvendi i Kosovës me votë unanime, në fund të vitit të kaluar ka miratuar tri ligjet që i japin Forcës së Sigurisë të Kosovës mandat të ri. Ky vendim, është vendim sovran i shtetit të Kosovës i njohur nga 118 vende të botës dhe nga Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010. Prej 21 janarit të këtij viti, kemi filluar realizimin e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, plan ky që do të jetë transparent, gradual 10-vjeçar, ku zbatimi i këtij plani do të ndodhë në tri faza. FSK-ja, edhe me mandatin e ri, do të jetë institucion profesional, i besueshëm dhe shumetnik. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK- ja kanë bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in në Kosovë dhe nuk e kontestojmë asnjëherë mandatin e KFOR-it në Kosovë. U jemi shumë mirënjohës të gjitha shteteve përmes KFOR-it kanë dhënë kontribut 20-vjeçar për një mjedis më të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Të gjitha të arriturat e deritashme, janë meritë e një bashkëpunimi të afërt me KFOR-in dhe NATO-në në Kosovë. Përkundër rrugës tragjike nëpër të cilën ka kaluar Kosova, ne jemi të përkushtuar punojmë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë dhe që tani jemi të gatshëm me kapacitetet që posedojmë dhe ato qe do t’i ndërtojmë, të mos jemi vetëm konsumues por edhe kontribuues të sigurisë”. Në këtë aktivitet morën pjesë ministra Mbrojtjes, shefa shtabesh, gjeneralë të vendeve anëtare dhe të komandave të NATO, ambasadorë dhe atashe ushtarakë akredituar Tiranë. K omandanti i Forcës së Sigurisë Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dje (20.03.2019) vizitoi kazermën ,,Skënderbeu’’ të Komandës së Doktrinës dhe Stër- vitjes në Ferizaj, duke u njohur nga afër me procesin e testimit dhe të vlerësimit të kandidatëve, që kanë konkurruar për t’u bërë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës. Me këtë rast, komandanti i FSK-së, në poligonin e stërvitjeve, takoi nga afër grupet e kandidatëve të cilët po zhvillonin testin e fitnesit fizik, si dhe ata që po kryenin procesin e testimit të njo- hurive të përgjithshme në ambien- tet e KDS-së. Gjeneral Rama vlerësoi se procesi dhe rrjedha e testimeve dhe vlerësimi i kandidatëve janë duke u zhvilluar në përputhje me proceduarat standarde operative të procesit të testimit dhe vlerësimit. Procesi i testimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve të cilët kanë apli - kuar për t’u rekrutuar në FSK, në bazë të konkursit të Ministrisë së Mbrojtjes të datës 11 shkurt 2019, ka filluar më 04 mars 2019 dhe do të vazhdojë deri më datë 22 mars 2019, nga dy grupe në ditë, gjithsej 32 grupe kandidatësh. Faza e parë e testimit do të përfundojë me 22 mars, për të vazhduar më pas faza tjetër e testimit sipas standardeve të konkursit, ku pritet të pranohen 650 ushtarë të rinj, të cilët do të shërbejnë si ushtarakë profesionist në FSK. Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë në shënimin e 10- vjetorit të Shqipërisë në NATO Gjenerallejtënant Rrahman Rama vlerësoi lart procesin e testimit dhe vlerësimit të kandidatëve për rekrutë të FSK-së * * * Viti VIII • Nr. 78 • 11 Prill 2019 • Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës * * *

Upload: others

Post on 04-Jan-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë ... · NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet

Kryeministri i Republikës së Kosovës zoti Ramush Hara-

dinaj priti në takim kapitenin e FSK-së Ismail Hoxha, oficer i FSK-së, i përzgjedhur instruk-tor në Akademinë Ushtarake Mbretërore ,,Sundhurst” në Mbretërinë e Bashkuar. Në pritje ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe nënkolonel Jake White- këshilltar ushtarak i Komandantit të FSK-së, ush-tarak nga Mbretëria e Bash-kuar. Kryeministri Haradinaj, pasi e përgëzoi kapiten Hox-hën për përzgjedhjen e tij, u shpreh: “FSK-ja në vazhdimësi

po dëshmon se në strukturat e saj ka potencial të trajnuar sip-as standardeve të NATO-s dhe të aftë për të dhënë kontribut për siguri dhe paqe. Edhe suk-sesi i kapitenit Hoxha është e një arritje e përbashkët e forcës sonë dhe aleatëve tanë strategjikë, siç është Britania e Madhe”.

Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Mbro-

jtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) do të dërgojë oficerin, kapiten Ismail Hoxha, si instruktor në Aka-deminë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Me këtë rast, ko-mandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrah-man Rama ka pritur në zyrën e tij, kapitenin Ismail Hoxha për t`i uruar suksese dhe për t’i ofruar përkrahje të vazhdueshme gjatë angazhimit të tij në këtë akademi, e cila cilësohet si njëra ndër ak-ademitë ushtarake më prestig-jioze në botë. Gjatë takimit, gjen-eral Rama tha: ,,Kam nderin që t’ia dorëzoj flamurin e Kosovës

kapitenit Ismail Hoxha, i cili me angazhimin e tij si instruktor do ta përfaqësojë në mënyrë të denjë vendin tonë në Aka-deminë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Procesi i përzgjed-hjes së oficerëve për të qenë in-struktorë në këtë akademi është tejet rigoroz, prandaj FSK-ja po dëshmon se në strukturat e saj ka kuadro të përgatitur dhe të

trajnuar sipas standardeve të NATO-s, dhe të aftë për të dhënë kontribut në ngritjen e kapac-iteteve edhe në akademitë ush-tarake me renome botërore. Për më tepër, angazhimi i kapitenit Hoxha padyshim se do të kon-tribuojë në ngritjen e imazhit të FSK-së, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në mbarë botën. Kapiteni Ismail Hoxha në këtë akademi do të jetë i an-gazhuar për dy vite rresht, për të vazhduar më pas kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve trajnuese në FSK sipas mandatit të ri. Kontributi i Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2009 është i pazëvendësueshëm për zhvil-limin dhe edukimin profesional të oficerëve të FSK-së.

Kryeministri Haradinaj përgëzoi kapitenin Hoxha

Kapiteni i FSK-së Ismail Hoxha përzgjidhet instruktor në AkademinëUshtarake Mbretërore ,,Sandhurst’’

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe Komandanti

i Ushtrisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë zonjës Olta Xhaçka, më 29.03.2019, morën pjesë në shënimit e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në Tiranë, ministri Berisha në fjalën e tij tha: ,,Jemi shumë të nderuar që bashkë me komandantin e FSK-së dhe stafin e Ministrisë, po marrim pjesë në shënimin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet krah përkrah me shtetet aleate në misione të ndryshme paqeruajtës në vende të ndryshme të botës. Por, ne jemi të gëzuar edhe për pranimin e shteteve të tjera të rajonit në NATO, anëtarësimi i

tyre si dhe shteteve të tjera në të ardhmen ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon. Edhe Kosova objektiv strategjik ka anëtarësimin në NATO’’. Ministri Berisha gjithashtu i ka njoftuar të pranishmit edhe me zhvillimet e fundit në Kosovë, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar: ,,Kuvendi i Kosovës me votë

unanime, në fund të vitit të kaluar ka miratuar tri ligjet që i japin Forcës së Sigurisë të Kosovës mandat të ri. Ky vendim, është vendim sovran i shtetit të Kosovës i njohur nga 118 vende të botës dhe nga Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010. Prej 21 janarit të këtij viti, kemi filluar realizimin e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit,

plan ky që do të jetë transparent, gradual 10-vjeçar, ku zbatimi i këtij plani do të ndodhë në tri faza. FSK-ja, edhe me mandatin e ri, do të jetë institucion profesional, i besueshëm dhe shumetnik. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in në Kosovë dhe nuk e kontestojmë asnjëherë

mandatin e KFOR-it në Kosovë. U jemi shumë mirënjohës të gjitha shteteve që përmes KFOR-it kanë dhënë kontribut 20-vjeçar për një mjedis më të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Të gjitha të arriturat e deritashme, janë meritë e një bashkëpunimi të afërt me KFOR-in dhe NATO-në në Kosovë. Përkundër rrugës tragjike nëpër të cilën ka kaluar Kosova, ne jemi të përkushtuar të punojmë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë dhe që tani jemi të gatshëm me kapacitetet që posedojmë dhe ato qe do t’i ndërtojmë, të mos jemi vetëm konsumues por edhe kontribuues të sigurisë”. Në këtë aktivitet morën pjesë ministra Mbrojtjes, shefa shtabesh, gjeneralë të vendeve anëtare dhe të komandave të NATO, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Tiranë.

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant

Rrahman Rama, dje (20.03.2019) vizitoi kazermën ,,Skënderbeu’’ të Komandës së Doktrinës dhe Stër-vitjes në Ferizaj, duke u njohur nga afër me procesin e testimit dhe të vlerësimit të kandidatëve, që kanë konkurruar për t’u bërë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës. Me këtë rast, komandanti i FSK-së, në poligonin e stërvitjeve, takoi nga afër grupet e kandidatëve të cilët po zhvillonin testin e fitnesit fizik, si dhe ata që po kryenin procesin e testimit të njo-hurive të përgjithshme në ambien-tet e KDS-së. Gjeneral Rama vlerësoi se procesi dhe rrjedha e testimeve dhe vlerësimi i kandidatëve janë

duke u zhvilluar në përputhje me proceduarat standarde operative të procesit të testimit dhe vlerësimit. Procesi i testimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve të cilët kanë apli-kuar për t’u rekrutuar në FSK, në bazë të konkursit të Ministrisë së Mbrojtjes të datës 11 shkurt 2019, ka filluar më 04 mars 2019 dhe do të vazhdojë deri më datë 22 mars 2019, nga dy grupe në ditë, gjithsej 32 grupe kandidatësh. Faza e parë e testimit do të përfundojë me 22 mars, për të vazhduar më pas faza tjetër e testimit sipas standardeve të konkursit, ku pritet të pranohen 650 ushtarë të rinj, të cilët do të shërbejnë si ushtarakë profesionist në FSK.

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë në shënimin e 10- vjetorit të Shqipërisë në NATO

Gjenerallejtënant Rrahman Rama vlerësoi lart procesin e testimit dhe vlerësimit të kandidatëve për rekrutë të FSK-së

* * * Viti VIII • Nr. 78 • 11 Prill 2019 • Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës * * *

Page 2: Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë ... · NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet

2

Botues: Departamenti për Marrëdhënie me Publikun, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së KosovësAdresa: MFSK, Kazerma “Adem Jashari”, PrishtinëAdresa elektorinike: [email protected]: 038/551-379 Web: www.mksf-ks.org

Lajme

Komandanti i FSK-së takoi ambasadorin e Hungarisë

Ambasadori i Turqisë pritet nga Ministri i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha ka pritur

më 27 mars 2019, në takim deputetin federal të Kanadasë, njëherësh kryesues i Asamblesë Parlamentare kanadeze të NATO-s, z. Borys Wrzesnewskyj të shoqëruar edhe nga ambasadori i Kanadasë që mbulon edhe Kosovën z. Daniel Maksymiuk. Ministri Berisha, pasi falënderoi z. Wrzesnewskyj për ndihëm dhe përkrahjen e madhe të Kanadaja ka dhënë për Kosovën, e njoftoi edhe me zhvillimet e fundit, miratimin e ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. “Kuvendi i Kosovës, në mënyrë unanime ka miratuar tri ligjet për Ministrinë e

Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Përkrahja e marrë prej 107 deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi, na ka bërë që të punojmë edhe më shumë

në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive tona”, ka thënë ministri Berisha. “Mandati i ri i FSK-së, do të ruaj karakterin profesional, me mision

mbrojtës. Një Forcë e hapur për të gjithë qytetarët dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne jemi zotuar se rajoni do të

ketë edhe një forcë aleate, të ndërveprueshme me aleatët dhe në shërbim të krijimit dhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë, jo vetëm konsumues por edhe ofrues të paqes. Përkrahja e Kanadasë edhe në këtë proces është shumë domethënëse për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”,-u shpreh ministri Berisha. Z. Borys Wrzesnewskyj, ka falënderuar ministrin Berisha për informimin e detajuar lidhur me zhvillimet në MM dhe FSK dhe ka shprehur edhe njëherë përkrahjen e Kanadasë për proceset në të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i Forcës së Sig-urisë të Kosovës (FSK),

gjenerallejtënant Rrahman Rama, në mjediset e Minis-trisë së Mbrojtjes, priti më 21.03.2019, në takim ambasa-dorin fuqiplotë të Republikës së Hungarisë në vendin tonë, diplomatin Laszlo Markusz. Në takim u bisedua për mar-rëdhëniet e shkëlqyera dyp-alëshe ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Hungarisë, si dhe

për marrëdhëniet e mira dhe të frytshme ndërmjet të dy forcave respektive. Koman-danti i FSK-së dhe ambasadori hungarez shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpun-imit dhe identifikimin e akti-viteteve për thellimin e tij në të ardhmen. Pjesë e trajnerëve ishte edhe rreshter majori Bujar Gosalci nga Komanda e Forcave Tokësore, i cili me njohuritë dhe ekspertizën e pilotimit të helikopterit sol-li njohuri të dobishme rreth

aerodinamikës së fluturakeve – helikopterëve, si dhe shp-jegoi në detaje procedurat që duhet ndjekur për të përcak-tuar një zonë për aterim të he-likopterit.Qendra Trajnuese për Kërkim-Shpëtim është mod-el jo vetëm në Forcën e Sig-urisë së Kosovës, por edhe në rajon, për gjithë-përfshirjen e njerëzve që me të vërtetë sjellin diçka të mirë dhe të do-bishme në kuadër të zhvillimit profesional.

Ministri i Mbrojtjes i Repub-likës së Kosovës z. Rrustem

Berisha priti në një takim njohje-je ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë z. Çagri Sakar.Së pari, ministri Berisha i uroi de-tyrën e re ambasadorit Sakar dhe më pas e njoftoi rreth procesit të tranzicionit të FSK-së, duke thënë: „Votimi unanim i ligjeve për Min-istrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në nga Kuvendi i Kosovës, ka qenë një ngjarje historike për Kosovën dhe FSK-në. Ky votim ka treguar edhe njëherë për besimin e madh që gëzon ushtria e Kosovës tek qytetarët e saj, pa dallim nacio-naliteti dhe etnie. Jemi të përku-

shtuar në realizimin e misionit si forcë shumetnike dhe profesio-nale në shërbim të paqes, stabi-

litetit, qytetarëve dhe në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës“, ka shtuar më tej, z. Ber-

isha. Ministri Berisha, gjithashtu e falënderoi ambasadorin Sa-kar edhe për ndihmën e vazh-dueshme që Turqia ndër vite ka dhënë për Kosovën. „Përkrahja e shtetit turk në përgjithësi për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, është shumë e rëndësishme, andaj ju falënderoj për përkrah-jen e deritanishme, duke besuar se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe më tej nga ana e Turqisë ”- shprehet Berisha. Ndërsa, am-basadori i Turqisë, z. Çagri Sakar, pasi e uroi ministrin Berisha per-sonalisht për miratimin e ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, ai i përcolli ministrit edhe

një Letër urimi, dërguar nga Min-istri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë z. Hulusi Akar, në të cilën ndër të tjera shkruante: “Turqia do të vazhdojë përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si me përkrahje financiare për ush-trinë ashtu edhe me programet për shkollimin dhe trajnimin e oficerëve dhe ushtarëve të FSK-së në akademitë ushtarake turke”. Ambasadori Sakar gjithashtu e njoftoi ministrin Berisha edhe për vizitën që ministri i Mbrojtjes së Turqisë së shpejti do ta zhvillojë në Republikën e Kosovës.

Në Ministrinë e Mbrojtjes Ministri i Mbrojtjes priti kryesuesin e Asamblesë Parlamentare

kanadeze të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha priti në takim

ambasadorin e Katarit jorezident për Kosovë, Ali bin Hamad Al Marri. Ministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhje ambasadorit Al Marr, e njoftoi me procesin e tranzicionit të FSK-së dhe punën që po bëhet për ngritjen e kapaciteteve ashtu siç edhe është paraparë në planin e tranzicionit. “Votimi unanim i ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në nga ana e Kuvendit të Kosovës ka qenë një ngjarje historike për Kosovën dhe FSK-në. Ky votim ka treguar edhe njëherë për besimin

e madh që gëzon ushtria e Kosovës tek të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim nacionaliteti dhe etnie.” - ka thënë ministri Berisha. Më tej ministri Berisha ka shtuar: “Ministria e Mbrojtjes përkatësisht Forca e Sigurisë së Kosovës, vazhdon të jetë e përkushtuar në realizimin e misionit si forcë shumetnike, profesionale, në shërbim të paqes, stabilitetit, të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës”. Ministri Berisha gjithashtu e ka falënderuar ambasadorin Al Marri për përkrahjen që

ka dhënë në vazhdimësi dhe në të gjitha etapat Katari për Republikën e Kosovës. Ambasadori Al Marri, pasi ka uruar ministrin Berisha për miratimin e ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, ka shtuar: “Katari e konsideron Kosovën si shtet mik dhe do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën dhe ushtrinë e saj ”. Ai gjithashtu ka shprehur dëshirën për të shikuar mundësitë për vizita të ndërsjella ndërmjet dy ministrave të Mbrojtjes.

Ministri Rrustem Berisha priti ambasadorin e Katarit Ali bin Hamad Al Marri

Page 3: Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë ... · NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet

3Lajme

Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, më 14 mars

2019, u organizua një ceremoni përshëndetëse për shefin e deritashëm të këshilltarëve të NALT-it (Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në) kolonelin Jamie Dailey, i cili përfundoi misionin njëvjeçar në FSK. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin: zv. ministri Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm, Shkëlzen Sylaj, përfaqësues të NALT-it si dhe gjeneralë dhe pjesëtarë të lartë të Ministrisë dhe FSK-së. Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ramadani në emër të ministrit Berisha dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, falënderoi kolonelin amerikan, Jamie Dailey, për angazhimin dhe kontributin që ka dhënë gjatë shërbimit të tij për Ministrinë e Mbrojtjes

dhe FSK-në, në kuadër të NALT-it. Me këtë rast, z. Ramadani veç tjerash shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për kolonelin amerikan Dailey. “Ishte kënaqësi për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në që patëm rastin të bashkëpunojmë me kolonelin Daily. Jemi të

bindur se rruga jonë është e sigurt, e mbështetur dhe në partneritet të plotë me NATO-n dhe SHBA-të”, tha z. Ramadani. Zëvendësministri Ramadani i dha mirënjohje dhe medalje shefit të NALT-it për bashkëpunimin dhe kontributin e tij profesional në FSK.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, duke ia dhënë medaljen kolonelit Dailey, shprehu konsideratë të lartë për punën, kontributin, përkushtimin profesional dhe për bashkëpunimin me FSK-në. Në fund, shefi i deritashëm

i këshilltarëve të NALT-it, koloneli amerikan, Jamie Dailey, u shpreh më se i lumtur për kohën gjatë shërbimit të tij në këtë detyrë, duke e falënderuar MM-në dhe FSK-në për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë qëndrimit në detyrën e shefit të NALT-it.

Zëvendësministri Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjeneral Rama i ndanë medalje këshilltarit të NALT-it, kolonelit Dailey

Ushtria e Turqisë mban seminarin „Mirëmbajtja bazike në FSK”

Koloneli gjerman Heyman vizitoi kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

Gjeneral Irfete Spahiu vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FA të Shqipërisë

Në kuadër të bashkëpun-imit dypalësh ndërmjet

Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nga data 12 deri më 13 mars 2019, një delegacion i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes i FSK-së i udhëhequr nga gjen-eral brigade Irfete Spahiu, ko-mandant i KDS-së, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në KDS të FARSH-së në Tiranë. Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi i dyanshëm në sferën e edukim-it, në zhvillimin e programeve stërvitore dhe shkëmbimi i

përvojave ndërmjet dy insti-tucioneve.Delegacioni FSK-së, gjatë vizitës dyditore, u prit nga ko-mandanti i KDS-së, gjeneral brigade Bajram Begaj dhe sta-fi i tij, me ç ‘rast u njoftua nga afër me aktivitetet e KDS-së të FARSH-së, të cilat u prezan-tuan nga Akademia e Forcave të Armatosura, DASK (Dega e Arsimit/Stërvitjes dhe Kur-rikulës) si dhe nga Shkolla e Trupës dhe Qendra e Dok-trinës dhe Kërkimit. Po ashtu, delegacioni vizitoi edhe Qen-drën e Simulimit dhe Qendrën

e Gjuhëve të Huaja. Gjeneral Spahiu u prit në takim edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ku temë di-skutimi ishte bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve përkatëse. Gjeneral brigade Irfete Spahiu, pasi shprehu falënderime për mikpritjen dhe mbështetjen që FARSH i ka dhënë ndër vite FSK-së, në veçanti KDS-së, ajo vlerësoi lart edhe përvojën e çmuar të fituar nga FARSH, bash-këpunimin e vazhdueshëm, si

dhe gatishmërinë për qasje të përbashkët në raport me part-

nerët si një nga prioritetet e së ardhmes.

Në kazermat e Brigadave për Reagim të Shpejtë të Forcës

së Sigurisë të Kosovës, përkatë-sisht në Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë në Gjilan, në Batalionin e Dytë në Istog dhe në Batalionin e Tretë të Re-agimit të Shpejtë në Mitrovicë, nga data 11 deri më 14 mars

2019, u mbajtën seminare me temë: Mirëmbajtja bazike në FSK. Seminaret u zhvilluan nga ushtarakët e Forcave të Arma-tosura të Republikës së Turqisë, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak të kryesisë së Këshillit turk në Kosovë.

Në mjediset e kazermës „Adem Jashari“ në Prishtinë

qëndroi për vizitë komandanti i kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it në Kosovë, kolone-li Nikol Jan Heyman. Koloneli Heyman u prit nga komandanti i Forcave Tokësor, gjeneral bri-gade Enver Cikaqi, i shoqëruar nga shefi i Shtabit koloneli Hasan Hoxha dhe rreshter majori Fetah Zjenullahu. Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral Enver Cikaqi, pasi e falënderoi kolonelin Hey-man për vizitën dhe ndihmën e pakursyer të shtetit gjerman për FSK-në, e njoftoi edhe me të ar-riturat e përgjithshme të Koman-dës së Forcave Tokësore. Ndërsa,

majori Dedë Hiseni, në një takim informues e njoftoi kolonelin Heyman dhe ekipin e tij me mi-sionin, strukturën, trajnimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të FSK-së. Koloneli Heyman dhe ekipi i tij, të shoqëruar nga koloneli Hasan Hoxha, vizituan Qendrën e Më-simit të Gjuhëve të Huaja, Kom-paninë e Komunikimit dhe Ser-visin e Automjeteve në Brigadën e Mbështetjes Operacionale. Në Qendrën e Mësimit të Gjuhëve të Huaja ata takuan pjesëtarët e FSK-së, të cilët po ndiqnin më-simin e gjuhës gjermane, real-izimi i së cilës është mundësuar nga Ambasada gjermane në Pr-

ishtinë, me ç ‘rast takuan edhe mësuesen e gjermanishtes, e cila i njoftoi me planin e realizimit të nivelit të gjuhës gjermane.Delegacioni gjerman gjithashtu vizitoi edhe Kompaninë e Komu-nikimit, ku nga komandanti i saj, kapiten Fatmir Kajtazi, u njoftu-an me misionin dhe detyrat e kompanisë. Më pas ata vizituan edhe Servisin e Automjeteve, për të parë nga afër pajisjet dhe shër-bimet që ofrohen në këtë servis për mirëmbajtjen e automjeteve të FSK-së. Delegacioni gjerman u nda mjaft i kënaqur me mikprit-jen dhe me të arriturat e përg-jithshme të FSK-së.

Page 4: Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë ... · NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet

4

Në kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së në

Prishtinë, u mbajt mani-festimi qendror në shënim të 21- vjetorit të „Epopesë së UÇK-së“, në nderim dhe përkujtim të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Manifestimi për shënimin e Epopesë ë UÇK-së, më 5,6 dhe 7 mars 2019, po mbahet nën përkujdesjen e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, z. Ramush Ha-radinaj. Në ceremoni ishin të pranishëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës Ra-mush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes Rrustem Beri-sha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrah-man Rama, Rifat Jashari vëllai i komandantit leg-jendar Adem Jasharit, si dhe personalitete shtetërore dhe ushtarake të Kosovës, ministra dhe diplomatë, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, deputetë, veteranë, in-validë, qytetarë dhe nx-ënës të shkollave fillore

dhe të mesme të Kosovës. Pas revistës që iu bë kuad-rateve të FSK-së nga pres-identi Hashim Thaçi dhe komandanti i FSK-së gjen-erallejtënant Rrahman Rama dhe pas intonimit të himnit shtetëror dhe atij kombëtar, presidenti Thaçi, kryeministri Ha-radinaj, ministri i Mbro-jtjes Berisha, komandanti i FSK-së gjeneral Rama dhe kryetari i veteranëve të UÇK-së z. Ngucati ven-

dosën kurora me lule pranë Obeliskut të dësh-morëve, në kujtim dhe nderim të gjithë dësh-morëve të kombit të rënë për liri. Në fjalën e tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pos tjerash tha: „Sot kuj-tojmë sakrificën e pash-embullt të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Kjo sakrificë sublime, bëri kthesë të jashtëza-

konshme në nivel kom-bëtar dhe ndërkombëtar të çështjes së Kosovës. Bota filloi ta kuptojë dre-jtë Kosovën. Epopeja e UÇK-së dëshmoi se kthim prapa nuk kishte në luftën tonë për liri dhe çlirim. UÇK-ja u bë projekti më madhor kombëtar në hi-storinë e kombit shqip-tar“. Presidenti Thaçi, më tej, shtoi se: „Sot dhe gjithmonë nderojmë të gjithë dëshmorët e lir-

isë, invalidët, veteranët dhe gjithë qytetarët që sakrifikuan për çlirimin e Kosovës. Nderojmë dias-porën, që dhanë gjithçka për liri. Kujtojmë 13500 civilë shqiptarë të vrarë, rreth 400 masakra kundër shqiptarëve, rreth 20000 gra të dhunuara shqiptare. Në këtë përvjetor për herë të parë Epopenë e UÇK-së, po e shënojmë me ush-trinë e Kosovës, të njohur edhe ndërkombëtarisht si

Në kazermën “Adem JASHARI’’ u mbajt ceremonia ushtarake në nderim të ,,Epopesë së UÇK-së’’

Reportazh

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe

komandanti i FSK-së gjen-erallejtënant Rrahman Rama të shoqëruar edhe nga zv. ministrat Burim Ramadani dhe Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, gjeneralë, oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Min-istrisë bënë homazhe te varri i komandantit leg-jendar Adem Jashari dhe familja Jashari, për nder të „Epopesë së UÇK-së“. Me këtë rast, ministri Berisha tha: „Ky përvjetor është më i veçantë, pasi që po shënohet bashkë me ush-trinë e Kosovës. Jemi këtu

për të nderuar të gjithë ata që vlerësuan se liria e ven-dit është më e shenjtë se jeta e tyre dhe e familjarëve të tyre. E veçanta e këtij përvjetori është se ne kësaj radhe vijmë me një mandat të ri, me një mision të ri, vi-jmë si Ministri e Mbrojtjes dhe me mandat ushtarak, që ishte edhe synimi i të rënëve që sot po i kujto-jmë“,- tha ministri Berisha. Pas homazheve, delega-cioni i Ministrisë dhe FSK-së, u prit edhe në Kullën e Jasharëve nga kryefamil-jari Rifat Jashari.

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së bëjnë homa-zhe te Memoriali Përkujtimor në Prekaz

Page 5: Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë ... · NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet

5

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe

komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjener-allejtënant Rrahman Rama, zëvendësministrat Agim Çeku dhe Burim Ramadani, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, së bashku me një delegacion të gjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, morën pjesë në manifestimin ,,Epope-ja e Dukagjinit” me rastin e 21-vjetorit të fillimit të luftës së UÇK-së në Dukag-jin dhe 20- vjetorit të fillim-it të fushatës ajrore të NA-TO-s mbi caqet serbe për të ndalur fushatën e gjenocid-it etnik në Kosovë. Në fillim, ministri Beri-sha dhe delegacioni i lartë i Ministrisë dhe FSK-së vendosën buqeta lulesh të freskëta te kompleksi

“Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, si dhe u pritën në oden e udhëheqësit të luftës në Dukagjin, tani kryeministër i Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Në manifestimin qendror të ,,Epopesë së Dukag-jinit”, foli edhe president i vendit, Hashim Thaçi, për-

faqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, si dhe person-alitete politike, institucio-nale e ushtarake. Në emër të ushtrisë, përshëndeti komandanti i FSK-së, gjen-erali Rrahman Rama i cili tha: ”Në emër të të gjithë oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të Forcës së

Sigurisë të Kosovës, kam nderin dhe privilegjin e veçantë që sot, në përv-jetorin e 21-të të Epopesë së Lavdishme të UÇK-së të Zonës së Dukagjinit të iu drejtohem në cilësinë e Komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, tani ligjërisht me mandatin e

ushtrisë së rregullt, ideal ky jetik i djemve dhe vaj-zave luftëtare të lirisë, sot dëshmorë që prehen të qetë në përjetësi dhe ide-al i veçantë i Bacës tonë madhështor- Bacës Hilmi’’. ,,Koincidenca në mes Bete-jës së Gllogjanit dhe, saktë-sisht një vit pas, e fillimit të fushatës ajrore të NATO-s mbi caqet serbe për të nda-lur fushatën e gjenocidit etnik në Kosovë, jep shem-bullin e duhur të luftës çlirimtare dhe ndërlidhjen me operacionet humani-tare dhe paqeruajtëse të Aleancës Veri-Atlantike, garantueses të sigurisë dhe mbrojtjes më të fuqishme të vlerave më të larta civi-lizuese dhe demokratike në Botë’’ përfundoi fjalën e tij, gjeneral Rama.

forcë moderne, profesio-nale dhe shumetnike. Ecja e Kosovës përpara është e pandalshme. Po kon-solidohemi në rrafshin e brendshëm dhe atë ndër-kombëtar. Të bashkuar si popull dhe institucione kemi energji që të bëjmë hapa gjigantë. Të bashkuar miqtë do të na përkrahin edhe më shumë”, ka për-funduar fjalën e tij, duke shtuar se në të ardhmen e afërt Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian, OKB-së dhe do t’i forcojë raportet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës“. Ndërsa, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij, tha: „Në marsin e 1998-ës midis Evropës

u shua një familje e tërë, por bota e lirë u zgjua dhe nuk lejoi të zhduket një popull, i cili, nga historia evropiane dhe botërore kishte mësuar ndër breza të jetojë i lirë, në vend të vetin, me nder dhe dinjitet dhe duke i respektuar të tjerët që jetojnë pranë tij. Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës, veçanërisht Jasharët dhe komandanti legjendar Adem Jashari, na kanë dhënë këtë lek-sion: Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt“! Kurse për themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë, kryeminis-tri Haradinaj, shtoi: „Vota për Ministrinë e Mbro-jtjes, për Forcën e Sig-

urisë së Kosovës dhe për shërbimin në këtë forcë, e lartësoi emrin e atdheut. Të zgjedhurit e popullit të Kosovës, me 107 vota i thanë po një projekti na-cional që vjen në formë euroatlantike, që ka qëllim paqen dhe që i dedikohet paqes. Shërbimi në Forcën e Kosovës do të jetë nder e privilegj, por edhe patri-otizëm i gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë edhe atyre të komuniteteve et-nike .Sot, këtu, ritakohen në rresht të gjithë brezat e çlirimtarëve të Kosovës, të mishëruar në flamurin e ushtrisë sonë të paqes dhe flamurtari i parë, eprori i të gjithë eprorëve, gjen-erali ynë, gjenerali i gjithë gjeneralëve, Komandanti

ynë Adem Jashari. Ushtria e Kosovës vjen në paqe dhe ajo nuk do të për-doret kundër popullit të Kosovës, as në jug dhe as në veri. Por ajo do të jetë aty për paqe për të gjithë që jetojnë në Kosovë. Në miqësi të përhershme me Amerikën dhe në partner-itet me aleatët tanë strate-gjikë, ne do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën çfarë e ëndërruan çlirimtarët“, tha në fund kryeministri i Kosovës, z. Haradinaj. Në ceremoninë ushtarake Rifat Jashari, vëllai i ko-mandantit Adem Jashari, duke uruar të gjithë, për formimin e ushtrisë së Kosovës, tha se; dëshiron që këta ushtarë të jenë të gatshëm gjithmonë të mbrojnë territorin e

Kosovës, siç e ka mbroj-tur Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai fjalën e tij e përmbylli duke falënderu-ar të gjithë miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shtetet e tjera, që na kanë ndihmuar dhe shpresoj që prapë do të na ndihmojnë tha Rifat Jashari. Në fund, Trupa muzikore e FSK-së, ekzekutoi disa pika muzikore. Manifestimi për Epopenë e UÇK-së, vazhdoi edhe më 6 dhe 7 mars, me homazhet në Kompleksin Memorial në Prekaz, Akademinë Përku-jtimore kushtua “Epopesë së UÇK-së, si dhe me Natën e Zjarreve”.

Në kazermën “Adem JASHARI’’ u mbajt ceremonia ushtarake në nderim të ,,Epopesë së UÇK-së’’

Reportazh

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së në manifestimin ,,Epopeja e Dukagjinit” në Gllogjan

Page 6: Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë ... · NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet

6

Në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

në Ferizaj, më 4 mars 2019, u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët përfunduan kursin për liderë të avancuar dhe kursin për policë të forcës. Pjesëmarrës në Kursin e avancuar të liderit ishin pjesëtarë nga të gjitha njësitet e FSK-së, ndërsa Kursi i policisë së forcës u mbajt për pjesëtarët më të rijnë të PFSK-së. Këto kurse mbahen në kuadër të planit vjetor dhe kanë për qëllim zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së. Disa nga temat të cilat kursantët e Kursit të avancuar të liderit mësuan, janë: Patrullimi ditën dhe natën; Ndërtimi i pikës së kontrollit; Udhëheqja e sulmit; Organizimi i pritës dhe reagimi në pritë; Lufta urbane, etj.

Kursantët e PF-së u njoftuan me procedurat e sigurisë së automjeteve, pararojën, si të bëhet hetimi i aksidenteve si dhe rifreskuan njohuritë për Kodin Disiplinor dhe Kodin Penal të Kosovës. Kursi i avancuar i liderit u finalizua me një ushtrim fushor, ku kursantët shfaqën njohuritë e fituara teorike në praktikë. Në ceremoninë e certifikimit ishte i pranishëm edhe komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu si dhe oficerë të lartë të KDS-së. Gjeneral Spahiu, uroi pjesëtarët e certifikuar si dhe i përgëzoi për motivin dhe disiplinën e treguar gjatë trajnimit, duke theksuar rolin e rëndësishëm të këtyre kurseve në zhvillimin profesional të tyre dhe në veçanti për institucionin e FSK-së.

Drejtori i Politikave të Mbrojtjes i Ministrisë

së Mbrojtjes të Kosovës, zoti Faruk Geci, në kuadër të zhvillimeve të takimeve dypalëshe takoi Ndihmës Sekretarin e Politikave të Mbrojtjes së Hungarisë në Budapest. Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpun-imit dypalësh, njoftimi me procesin e tranzicionit të FSK-së, me mandat të ri, si dhe mundësitë e bash-

këpunimit me aktivitete op-eracionale në kuadër të dy ushtrive. Drejtori Geci dhe ekipi nga Ministria e Mbro-jtjes njoftuan gjithashtu partnerët hungarezë edhe me situatën e sigurisë dhe të mbrojtjes në vend dhe rajon. FSK-ja e trajnuar për mandat të ri me standarde të NATO-s do të jetë pjesë e afrimit të sigurisë në vend dhe më gjerë, tha zoti Geci.

Me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare

të Gruas, në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, u organizua një takim me gratë që shërbejnë në Ministri dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast, zëvendësministri i Mbrojtjes z. Burim Ramadani së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarin e përgjithshëm z. Shkëlzen Sylaj, gjeneral Xhevahir Geci dhe gjeneral Naim Haziri uruan gratë e Ministrisë dhe

të FSK-së. Zëvendësministri Ramadani, në emër të ministrit Berisha dhe në emër të Ministrisë, ka uruar gratë që shërbejnë në Ministri, ushtaret dhe oficeret e Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe ushtaret e NATO-s. Ai njëherësh i ka përgëzuar ato për angazhimin, punën profesionale dhe sukseset në punën e tyre në Ministri dhe FSK. ,,Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas- 8 Marsit, uroj të gjitha gratë e Kosovës dhe në veçanti

gratë ushtare të Kosovës dhe të vendeve të NATO-s. Gratë dhe burrat e Kosovës kanë ndarë sakrificën për lirinë dhe pavarësinë, kështu ndajnë përgjegjësinë për konsolidimin dhe zhvillimin e vendit. Andaj sot kujtojmë me respekt të gjitha ato gra që kanë dhënë jetën për lirinë’’. Në fund, nga stafi i lartë i Ministrisë, në shenjë respekti të gjitha grave dhe vajzave që shërbejnë në Ministri dhe FSK, iu dhuruan nga një vazo me lule.

Drejtori i Politikave dhe Planeve të MM Faruk Geci vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes të Hungarisë

Gratë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK festuan 8 Marsin

Certifikohen kursantët për liderë të avancuar dhe policë të forcës

Aktivitete

U mbajtën garat për zgjedhjen e ushtarit më të mirë në Brigadën e Mbështetjes Operacionale

Në ambientet e ka-zermës ,,Adem

Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore, është mbajtur cere-monia e garës së ush-tarit më të mirë në kuadër të Brigadës së Mbështetjes Operacio-nale (BMO). Në cer-emoni të pranishëm ishin: komandanti i Forcave Tokësore gjen-eral brigade Enver Cikaqi, komandanti i BMO-së, gjeneral bri-gade Naim Haziri, zv.

komandanti i BMO-së, kolonel Avdi Rraci, ko-mandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, kol-onel Shaip Haziri, ko-mandantët e batalione-ve të BMO-së, si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së. Komandanti i BMO-së, gjenerali Naim Haziri u shpreh i kënaqur me mbajtjen e kësaj gare, ku theksoi se “vetë prezenca e koman-dantit të Komandës së Forcave Tokësore dhe e

juaja oficerë të nderuar tregon për interesimin tuaj për këtë aktivitet në kuadër të brigadës. I përgëzoj organiza-torët dhe rreshter ma-jorët që kanë punuar gjatë gjithë kohës për organizimin e garës, në veçanti i falënderoj pjesëmarrësit e kësaj gare. Gjatë realizimit të garës kam parë përku-shtimin e secilit prej jush për të dhënë më të mirën, duke shprehur aftësitë dhe shkath-

tësitë tuaja si në punë individuale ashtu edhe grupore”. Në emër të FSK-së, foli rreshter majori i ko-mandantit të FSK-së, Genc Metaj, i cili pasi falënderoi të pranish-mit në ceremoni dhe organizatorin e garës për mbajtjen e saj me sukses, ndër të tjera, tha: “na presin sfida të tjera në organizimin e garës tashmë ndër-kombëtare, e cila do të organizohet në nivel të

FSK-së, në fund të mua-jit prill 2019. Kjo garë në kuadër të BMO-së është vetëm parapër-gatitje për garën finale me karakter ndërkom-bëtar”. Ndërsa, rreshter majori i Brigadës së Mbështetjes Operacio-nale, Besim Berisha, tha:,,Gara për zgjed-hjen e ushtarit më të mirë, është mbajtur nga data 12 mars deri më 14 mars 2019, në këto disiplina: njohuri të përgjithshme, testi

fizik, navigim tokësor, grup aktivitetesh si dhe marshimi prej 15 kilometrash me ngark-esë”. Fitues të garës ushtari më i mirë në kuadër të BMO-së, janë shpallur tetari Labinot Vuniqi, Batalioni i Log-jistikës, vendi i parë, tetari Besnik Nebihu, Regjimenti i Mbrojtjes Civile, vendi i dytë dhe, vendi i tretë i takoi ush-tarit Mehdi Bajraktari nga Batalioni i Logjis-tikës.

Page 7: Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë ... · NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet

7

Në Qendrën e Trajnim-it për Kërkim-Shpëtim

në Pomozatin, më 4 mars 2019, ka përfunduar tra-jnimi dyjavor i Kursit bazik të kërkim-shpëtimit urban. Studentët pjesëmarrës të këtij trajnimi, kanë mësuar ,hyrjen, brenda ndërtesave të dëmtuara për të shpëtuar viktimat. Gjatë trajnimit stu-dentët kanë mësuar si dhe pse rrënohen ndërtesat, qoftë nga shkaktari njeri apo edhe nga fatkeqësitë natyrore, dhe si të identifikojnë hapësirat në ndërtesat e rrënuara, ku viktimat kanë një mundësi të madhe për mbijetesë. Elemente kyçe të trajnim-it ishin mësimi i teknikave

të shpimit të betonit dhe të prerjes së metaleve, për të krijuar qasje në strukturat e dëmtuara si dhe teknikat e kërkimit për të gjetur vik-timat, përmes kamerave dhe ekipeve të specializuara të qenve K-9 të kërkimit. Gjithashtu, trajnimi përfshiu edhe punën e ngjitjes me litar dhe të përdorimit të litarit për të krijuar qasje nga lart në ndërtesa e dëmtuara. Studentet kanë mësuar për emergjencat mjekësore të shpëtimit të jetëve dhe si t’i largojnë viktimat, në mënyrë të sigurt nga ndër-tesat e rrënuara. Skenarë të ndryshme janë përdorur në mënyrë të tillë që studentët

t’i praktikojnë në secilën fazë të trajnimit. Element i ri i këtij trajnimi ishte shfrytëzimi i tunelit të ri nëntokësor 30 m, që së fundi është ndër-tuar nga vet stafi i QT-së. Ky tunel rrit më tej realitetin e programeve të trajnimit dhe numrin e skenarëve të mund-shëm të trajnimeve. Në cere-moninë e certifikimit ishin të pranishëm përfaqësues nga Ambasada e SHBA-ve, ODC-ja, mbështetës të fuqishëm të punës së Qendrës së Trajnim-it dhe stafi i Qendrës së Tra-jnimit, të cilët vlerësuan lart angazhimin dhe motivimin e studentëve gjatë mbajtës së kursit për kërkim-shpëtim urban.

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë se,

bazuar në planin vjetor të ush-trimeve dhe stërvitjeve, Batali-oni i Tretë i Reagimit të Shpejtë i Forcës së Sigurisë të Kosovës, me vendqëndrim në Mitrovicë, nga data 25 deri më 28 mars 2019, do të zhvillojë aktivitete

stërvitore në kuadër të ush-trimit ,,Skifteri 03’’ në bash-këpunim me Kuvendin Komu-nal të Podujevës, përkatësisht agjencitë civile të komunës për të testuar aftësitë dhe ndërveprimin e institucioneve në raste emergjente. Në këtë ushtrim, trupat e FSK-së, për-

katësisht Batalioni i Tretë i Reagimit të Shpejtë, do të dis-lokohen nga kazerma në Mi-trovicë në rajonin e Komunës së Podujevës, andaj konvojë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të shihen duke qarkulluar në rrugën magjistrale dhe lo-kale, dhe e tërë kjo do të bëhet me qëllim të stërvitjes dhe testimit të kapaciteteve dhe aftësive reaguese në ushtrim fushor të parapara sipas ske-narit dhe planifikimit. Forca e Sigurisë së Kosovës gjithashtu i njofton qytetarët e rajonit të Mitrovicës dhe të rajonit të Pr-ishtinës, se në asnjë formë nuk do të cenohen liria e lëvizjes dhe pronat e qytetarëve. Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ku-vendi Komunal i Podujevës kanë marrë të gjitha masat e nevojshme që ushtrimi të zh-villohet me sukses dhe të mos ketë asnjë shqetësim te qytet-arët e këtyre dy rajoneve.

Në Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të

Regjimentit të Mbrojtjes Ci-vile, më datë 20 mars 2019, u mbajt ceremonia e certifi-kimit e gjeneratës së parë të kursit “Përcaktimi i zonës së aterrimit të helikopterit”. Trajnimi “Përcaktimi i zonës së aterrimit të helikopterit” ishte trajnim tre (3) ditor dhe kishte në fokus marr-jen e njohurive bazike rreth principeve të përcaktimit të një zone të mundshme të aterrimit të një helikopteri. Në këtë trajnim u trajtuan tema që lidhen me aerodin-amikën dhe funksionimin e helikopterëve; pastaj u shp-jeguan në detaje kriteret e përzgjedhjes së një zone të përshtatshme për aterrim të helikopterëve; u shpjeguan komandat dhe sinjalet e ko-munikimit me pilotin para aterrimit; në hollësi u shtjel-lua kërkesat me nëntë linja, si dhe principet themelore të

bartjes së viktimave me he-likopter. Edhe pse temat e trajtuara kërkojnë kohë më të gjatë, oficerët dhe nënoficerët që ndoqën trajnimin për një kohë kaq të shkurtër arritën të pajisen me njohuri bazike, që në të ardhmen varësisht prej misionit dhe opera-cioneve me të cilat do të bal-lafaqohen, mund të jenë në gjendje që të përcaktojnë një zonë të mundshme për thirr-je të helikopterit në ndihmë, varësisht se në cilën zonë operojnë. Komandanti i Reg-jimentit të Mbrojtjes Civile, kolonel Shaip Haziri u shpreh shumë i kënaqur që Qendra e Trajnimit po arrin të përm-bushë gradualisht vizionin e të qenit qendër me perspek-tivë rajonale dhe më gjerë. Instruktorët, me profesional-izimin e tyre, për audiencën e trajnimit ofruan gjithçka nga eksperienca e tyre personale dhe profesionale.

Pjesëtarët e Kompanisë 3C të Batalionit të Tretë

të Brigadës për Reagim të Shpejtë të Forcës së Sigurisë të Kosovës në kuadër të tra-jnimeve dhe aktiviteteve për vitin 2019, janë duke real-izuar ushtrimin fushor ,,Skift-eri 03’’ në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Podu-jevës, Agjencinë për Menax-himin e Emergjencave, Po-licinë e Kosovës dhe Kryqin e Kuq. Ushtrimi Skifteri 03 përmbyll trajnimin ,,Gjener-imi i Forcës’’ i cili ka filluar më 8 janar 2019. Për të parë nga afër mbarëvajtjen e këtij ush-trimi sot (27.3.2019) në ven-din ku është duke u realizuar

trajnimi në Batllavë, kishin dalë: komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi, shef i Departamentit për Operaci-one në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral brigade Nazmi Bra-himaj, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale gjeneral brigade Naim Haziri, kryetari i Komunës së Podu-jevës Agim Veliu, atasheu ushtarak amerikan, Christo-pher Konner, zv. komandan-ti i BRSH-së kolonel Hysen Dreshaj, komandanti i Batali-onit të Tretë në Mitrovicë, nënkolonel Sylejman Cakaj si dhe përfaqësues të Policisë, AME-së dhe Kryqit të Kuq.

Me këtë rast, gjeneral Cikaqi pasi falënderoi të gjithë të pranishmit për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë re-alizimit të këtij trajnim shtoi: ”Trajnime të tilla kemi real-izuar edhe me komuna tjera, ku qëllimi i këtyre ushtrimeve është ndërveprushemria me kuvendet komunale dhe agjencitë tjera të emergjen-cave dhe sigurisë”. Ndërsa, kryetari i Komunës z. Veliu, theksoi: “Bashkëpunimi i ko-munës me FSK-në-Ushtrinë e Kosovës gjatë këtij ushtrimi ishte shumë rëndësishëm. Në kuadër të tij janë realizuar disa konferenca të përbashkë-ta përgatitore. Në fillim të ush-

trimit kemi ngritur shtabin e emergjencave, me të gjitha agjencitë e emergjencave në kuadër të Komunës se Poduje-vës, ku kapacitetet tona si ko-munë dhe agjencitë e emerg-jencave janë përballur me situata të ndryshme në bazë të skenarëve të planifikuara. Me rritjen e incidenteve kemi kërkuar ndihmën e FSK-së dhe kemi dorëzuar komandën dhe kontrollin tek autoritet e FSK-së, dhe jemi të kënaqur me bashkëpunimin e të gjitha agjencive pjesëmarrëse në këtë ushtrim fushor”. Të gjithë të pranishmit patën mundësi të përcjellin nga afër disa nga intervenimet e përbashkëta të

gjithë aktorëve pjesëmarrës, duke improvizuar inciden-te në Deminim në pendën e liqenit të Batllavës, në kordon kërkim në fshatin Orllan, in-tervenimin e zjarrfikësve dhe dhënien e ndihmës së parë nga Kryqit të Kuq në një aks-ident trafiku, kërkim-shpë-tim në ujëra etj. Pas të gjithë këtyre operacioneve, ata të cilat patën mundësi t’i ndiqnin, u shprehën mjaft të kënaqur me këtë bashkëpun-im të mirëfilltë ndërmjet in-stitucioneve, si dhe shprehen gatishmëri që ky bashkëpun-im të vazhdojë edhe me tutje në rast të paraqitjes së ndonjë fatkeqësive.

FSK-ja zhvilloi kursin bazik për kërkim-shpëtim urban

FSK-ja teston aftësitë ndërvepruese me agjencitë civile në ushtrimin fushor ,,Skifteri 03’’

Ushtarët e Batalionit të tretë mbajtën ushtrimin fushor ,,Skifteri 03’’

Qendra e Kërkim-Shpëtimit zhvilloi ushtrimin ,,Përcaktimi i zonës së aterrimit të helikopterit”

Aktivitete

Page 8: Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë ... · NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet

8

Në kazermën ,,Skënderbeu” në Ferizaj u mbajt ceremonia e certifikimit të 4 pjesëtarëve të FSK-së, të cilët ndoqën trajnimin ,,Testimi i sistemit të frenimit të kamionëve 5 tonësh”, të realizuar nga rreshter majori Stefan Stieber i Ushtrisë gjermane nën përkujdesjen e përgjegjësve të Qendrës për Stërvitje Specialistike. Me rastin e përfundimit të këtij trajnimi ishin të pranishëm: komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale, gjeneral brigade Naim Haziri, zv. ambasadori i Ambasadës holandeze në Kosovë, z. Peter van Der Bloumen, zv. komandanti i Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, kolonel Mehmet Lladrovci, nënkoloneli gjerman Doutch, si dhe oficerë të tjerë të FSK-së. Rreshter majori gjerman, Stefan Stieber,

në pika të shkurtra i njoftoi të pranishmit me mbarëvajtjen e trajnimit, ndërsa pjesëtarët që u certifikuan demonstruan përdorimin e këtyre pajisjeve të frenimit. Me këtë rast, me një fjalë ju drejtua të pranishmëve KOMFT-së, gjeneral Cikaqi, i cili foli për rëndësinë e këtij trajnimi për FSK-në”. Ambasada

holandez këto pajisje të frenimit ia ka dhuruar FSK-së, që në nëntor të viti të kaluar, ndërsa sot për përdorimin e tyre po certifikohen 4 pjesëtarët e parë të FSK-së, të cilët janë trajnuar nga rreshter majori gjerman Steiber. Rëndësia e madhe e këtyre pajisjeve për FSK-në, dëshmon më së miri

bashkëpunimin me miqtë tanë gjerman”. I kënaqur me realizimin e këtij trajnimi u shpreh edhe zëvendës ambasadori i Ambasadës holandeze në Kosovë, z.Peter van Der Bloumen. “Prania e përfaqësuesve nga ushtritë e vendeve si Amerika, Gjermania, Turqia dhe Bullgaria dëshmojnë

më së miri se sa e duam bashkëpunimin dhe zhvillimin e FSK-së, në përgjithësi. Gjithashtu falënderoj edhe njëherë rreshter majorin Stieber, i cili gjatë këtij trajnimi bëri një punë të mrekullueshme duke i aftësuar pjesëtarët tanë për përdorimin e këtyre pajisjeve”. Këtë trajnim e vlerësoi lart edhe zv. KOMKDS-së, kolonel Mehmet Lladrovci, i cili ndër të tjera tha: “Edhe pse numri i pjesëmarrësve në këtë trajnim nuk ishte i madh, rëndësia e mbajtjes së tij ishte mjaft e madhe, pasi që këta katër pjesëtarë do të jenë pikënisje si në aspektin profesional të trajtimit të automjeteve, ashtu edhe të synimet tona për zhvillimin e këtij kursi në të ardhmen”.

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Kompania e

Deminimit, në bazë të Planit të veprimit për vitin 2019, dje (26.03.2019) ka filluar sezo-nin veror të deminimit, duke pastruar zonat e minuara nga dora e njeriut si dhe ato të kon-taminuar me bomba kasetore nga ajri. Për mbarëvajtjen dhe fillimin me sukses të këtyre operacioneve, FSK-ja ka marrë të gjitha masat e nevojshme. Operacionet e para të çminimit për këtë vit, FSK-ja i ka filluar në lokacionin e Soqishtës, Komuna e Hanit të Elezit, për të vazhdu-ar më pas me Komunën e Fer-izajt, përkatësisht lokacionin ,,Parku i Lirisë’’ dhe hapësirën e kazermës ,,Skënderbeu’’ të FSK-së, si dhe lokacionin Babaj i Bokës në Komunën e Gjakovës. Përveç operacioneve të dem-inimit, FSK-ja ka dy njësi për Eliminimin e Mjeteve të Pash-

përthyera (EOD), gjithherë të gatshme 24 orë për 7 ditë të javës, për largimin e mjeteve të rrezikshme. Këto njësi kujde-stare reagojnë në çfarëdo kohe sapo qytetarët të njoftojnë për praninë e këtyre mjeteve. Deri më tani njësitë e EOD-së kanë intervenuar në 2700 raste dhe kanë demoluar mbi 4350 mjete të ndryshme eksplozive. Vlen të ceket se Kompania e Deminimit e Forcës së Sigurisë të Kosovës, pas përfundimit të sezonit të deminimit në fund të nëntorit 2018, gjatë periud-hës së dimrit është përkujdesur për rifreskimin e njohurive të pjesëtarëve, duke organizuar trajnime në fusha të veçanta, si dhe ka organizuar mbajtjen e ligjëratave nëpër shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës, për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i minave dhe mjeteve tjera eksplozive. FSK-ja, prej

fillimit të operacioneve të dem-inimit, pra qysh nga viti 2010, njësitë e saj kanë pastruar në 29 lokacione, me një sipërfaqe prej 2,191,201 metra katrorë dhe kanë gjetur 3512 mjete të ndryshme eksplozive të pash-përthyera. Si FSK, kjo na bën të ndihemi krenarë, aq më tepër se asnjë nga specialistë tanë nuk kanë pësuar lëndime gjatë ushtrimit të detyrës, gjë që dëshmon për profesionalizmin dhe motivimin e pjesëtarëve tanë gjatë punës në terren. Nuk duhet të harrojmë faktin se që nga koha e luftës e deri më sot, 117 veta kanë humbur jetën si pasojë e minave dhe mjeteve tjera eksplozive, ndër-sa 467 të tjerë janë lënduar, an-daj puna e këtyre njësive është shumë e rëndësishme, dhe me të drejt mund të themi se çdo mjet eksploziv i çminuar është një jetë e shpëtuar.

Në kazermën ,,Evropianet e rinj” të Regjimentit të

Mbrojtjes Civile në Pomozotin, u mbajt sot (22.3.2019) ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së dhe atyre të FARSH-së, të cilët përfunduan me sukses ,,Kursin bazik për operacione malore kërkim-shpëtimi malor”.Në këtë trajnim dy javor, i cili filloj më 11.03.2019, morën pjesë 19 pjesëtarë, 10 nga ta ishin ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dhe 9-të pjesëtarë të njësive të ndryshme të FSK-së. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, të pranishëm ishin: komandanti i Brigadës

së Mbështetjes Operacionale gjeneral brigade Naim Haziri, koloneli Përparim Gega nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, komandanti i RMC-së, kolonel Shaip Haziri, si dhe oficerë të lartë të FSK-së. Komandanti i BMO-së, gjeneral Haziri, u shpreh mjaft i kënaqur me bashkëpunimin e FSK-së me FARSH-në. ,,Në situata të tilla ndihem jashtëzakonisht mirë, pasi që po kemi mundësi që të dy forcat tona të trajnohen së bashku, dhe dita ditës bashkëpunimi ynë po avancohet në të gjitha qendrat trajnuese si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri”. Ndërsa, zv. komandanti i Komandës Mbështetëse të FARSH-së, koloneli Përparim Gega, në fjalën e tij, ndër të tjera tha: “Ndihem mjaft mirë që jam sot i pranishëm në një ceremoni të tillë shumë të rëndësishme, me ç ‘rast ju falënderoj për bashkëpunimin dhe shpresoj që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej me stërvitje dhe trajnime të tilla, në mënyrë që të jemi të gatshëm që të përballemi me çdo problem që na paraqitet”. I kënaqur me realizmin e këtij trajnimi ishte edhe komandanti

i RMC-së, koloneli Shaip Haziri. “Gjatë këtyre dy javëve të trajnimit ju arritët që të përmbushni çdo detyrë dhe obligim që patët, kjo na bënë që të mburremi me punën dhe angazhimin e instruktorëve të kësaj Qendre dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim. Uroj që këto njohuri që fituat t’i përdorni si një trup i vetëm gjatë krizave dhe katastrofave që shpresoj të mos na ndodhin asnjëherë”. Trajnimi u realizua

nga instruktorët e Qendrës së Trajnimit të Kërkim Shpëtimit. Gjatë trajnimit u realizuan këto tema: ndihmë e parë; ngritja në kullë; repelimi; trajtimi i viktimës; improvizimi i lesës; instalimi i litarëve (urave); tejkalimi i lumit; ngjitja e viktimës në maje; lëshimi i viktimës, navigim tokësor ditën dhe natën, etj. Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët i vizitoi edhe komandanti Forcave Tokësore gjenerali Enver Cikaqi,

i cili i falënderoi instruktorët për punën e shkëlqyer që janë duke bërë në aftësimin e pjesëtarëve të rijnë, ndërsa pjesëmarrësit i përgëzoi për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre ditëve. Është hera e parë që realizohen trajnime të përbashkëta mes dy Forcave, ku pjesëtarët patën rastin të mësojnë nga eksperiencat e njëri–tjetrit.

Certifikohen pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës për përdorimin e automjeteve të rënda

Kompania e Deminimit filloi sezonin veror të çminimit të zonave të kontaminuar me mjete eksplozive

Trajnim i përbashkët i pjesëtarëve të FSK-së dhe të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Aktivitete