ministria e arsimit, sportit dhe rinisË drejtoria e ... · plani vjetor i gjimnazit “perikli...

24
0 MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR FIER ZYRA VENDORE ARSIMORE FIER GJIMNAZI PERIKLI IKONOMIFIER PLANI VJETOR I SHKOLLËS PËR VITIN SHKOLLOR 2019-2020

Upload: others

Post on 01-Dec-2019

19 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

0

MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR FIER

ZYRA VENDORE ARSIMORE FIER

GJIMNAZI “PERIKLI IKONOMI” FIER

PLANI VJETOR I

SHKOLLËS

PËR VITIN SHKOLLOR

2019-2020

1

PROCEDURA E HARTIMIT

DHE BAZA LIGJORE

Plani vjetor i gjimnazit “Perikli Ikonomi” për vitin shkollor 2019-2020 u hartua në fazat

e përshkruara në vijim:

a. Në muajin maj 2019 është kryer regjistrimi paraprak i nxënësve në klasën X në

përputhje me nenin 22 të Dispozitave Normative për Sistemin Arsimor

Parauniversitar, të ndryshuara. Një grup pune i kryesuar nga drejtoresha e shkollës

dhe i përbërë nga nëndrejtori T.Latifi, mësuesit G.Ziu, A.Shkëmbi, A.Gashi,

R.Profka, mori kontakt me drejtoritë e shkollave të zonës së mbulimit dhe nxënës të

klasave të nënta në këto shkolla (“K.Shtëmbari”, “M.Dashi”, “P.Pirro”, “Ll.Dashi”,

“L.Kostandini”, “Th.Ikonomi”, “H.Grëmi”, “T.Prifti”). U plotësuan formularët e

përzgjedhjes së lëndëve nga kurrikula me zgjedhje nga nxënës që shprehën dëshirën

të vazhdoni arsimin e mesëm të lartë në këtë gjimnaz. Në javën e fundit të muajit

maj u regjistruan paraprakisht edhe një numër i nxënësve nga shkollat që nuk janë

përfshirë në zonën e mbulimit (shkollat 9-vjeçare “A.Xoxa”, “J.Bakalli”, Vajkan,

Kallm i Vogël, Petovë).

b. Në maj 2019 u grumbulluan formularët e përzgjedhjes së lëndëve nga kurrikula me

zgjedhje edhe nga nxënësit e klasave X dhe XI (për klasat e ardhshme XI dhe XII).

c. Në muajin qershor u krye planifikimi fillestar i numrit të nxënësve për klasën X,

duke llogaritur 6 klasa të dhjeta, me perspektivë për 7 klasa (pasi numri i

formularëve të përzgjedhjes së degëve ishte mbi 220). në muajin gusht u përpunuan

formularët e përzgjedhjes së lëndëve për klasën XII.

d. Në periudhën qershor-gusht u hartua nga drejtoria e shkollës plani për zbatimin e

kurrikulës me zgjedhje (plotësimi i kërkesave të nxënësve për të zhvilluar lëndë të

caktuara brenda orarit mësimor, brenda shkollës dhe duke patur parasysh

kombinimet e mundshme për krijimin e klasave me zgjedhje brenda numrit të lejuar

të nxënësve për klasë). Kryesisht kjo konsistonte në hartimin e një orari të veçantë

dhe krijimin e 31 grupeve të nxënësve sipas preferencave të para. Në të njëjtën kohë

u planifikuan edhe lëndët me zgjedhje dhe modulet në klasat X dhe XI, duke u

mbështetur në preferencat e shprehura nga nxënësit nëpërmjet formularëve të

përzgjedhjes dhe mundësive reale që kishte shkolla për t’i përmbushur këto

preferenca.

e. Në javën e fundit të muajit gusht u hartua plani i shpërndarjes së ngarkesës

mësimore, i cili iu prezantua këshillit të mësuesve në javën e parë të muajit shtator.

Pas përfundimit të regjistrimeve, në fillim të vitit shkollor 2019-2020, filloi zbatimi i

këtij plani, i mbështetur në ndarjen 7 klasa X, 5 klasa XI, 5 klasa XII, mbi plan-

shpërndarjen e ngarkesës mësimore pas ndërprerjes së procesit të lëvizjeve paralele të

detyrueshme dhe në zbatim të Udhëzimit të MASR nr. 30, datë 12.9.2018.

f. Në në javën e tretë të muajit shtator u rivlerësua shpërndarja e ngarkesës mësimore,

duke pasur parasysh numrin e regjistrimeve si raste të veçanta në klasat X-XII. Ky

ndryshim reflektohet në këtë variant përfundimtar të planit vjetor.

2

g. Projekt-plani është diskutuar fillimisht në drejtorinë e shkollës dhe në një grup pune

me disa mësues më aktivë në çështjet e drejtimit të shkollës (I.Lugaj, M.Facaj,

E.Shamo) dhe kryetarin e këshillit të prindërve F.Gllavaj.

h. Miratimi i planit nga bordi dhe dërgimi për miratim në ZVA Fier.

Plani vjetor hartohet duke u mbështetur në:

a. Dispozitat normative për sistemin arsimor parauniversitar 2013 (të ndryshuara), neni

67;

b. Urdhrin e përbashkët të MASR-së dhe MFE-së nr. 220, datë 11.4.2019; “Për

miratimin e strukturës së vitit shkollor 2019-2020 në sistemin arsimor

parauniversitar”;

c. Udhëzimin e përbashkët të MASR-së dhe MFE-së nr. 18, datë 20.8.2019 “Për vitin

shkollor 2019-2020 në sistemin arsimor parauniversitar”;

d. Udhëzimin e MASR-së nr. 30, datë 12.9.2018 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe

normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”;

e. Udhëzuesi i IZhA-s për kurrikulën e re të gjimnazit, maj 2018;

f. Objektivin për vitin e dytë të planit afatmesëm të shkollës 2018-2022;

3

ANALIZA E GJENDJES

I. Numri i nxënësve dhe vijueshmëria e tyre në shkollë gjatë vitit shkollor

2018-2019

Në fillim të vitit shkollor 2018-2019 gjimnazi “Perikli Ikonomi” kishte gjithsej 471

nxënës, të shpërndarë respektivisht 177 nxënës në klasat e dhjeta, 163 në klasat XI dhe

131 në klasat XII.

Gjatë vitit shkollor janë larguar 59 nxënës, 13 prej të cilëve në klasat e maturës (22% e

të larguarve). Mbi 60% e të larguarve nga kontingjenti janë nxënës që kanë plotësuar

numrin e mungesave për përjashtim. Vëç tyre nuk ka patur përjashtime të nxënësve të

tjerë nga komisioni i disiplinës. Në total të larguarit përbëjnë 13% të numrit të nxënësve

që ka pasur në fillim të vitit shkollor, tregues negativ krahasuar me një vit më parë. Të

ardhurit në shkollë gjatë vitit janë dukshëm më pak se të larguarit dhe përbëjnë vetëm

3% të kontingjentit të fillimit të vitit shkollor. Në masë më të madhe janë larguar

nxënësit e klasave X, 25 nxënës dhe të klasave XI, 21 nxënës. Në përfundim të vitit

mësimor shkolla kishte 426 nxënës. Numri i orëve të munguara për nxënës, llogaritur

me numrin e kontingjentit të qershorit 2019 ishte 43,3 orë për nxënës, me 4 mungesa më

pak se i njëjti tregues i qershorit 2018. Nisur nga treguesi i kartës së performancës,

nxënësit munguan në më pak se 1% të orëve të planifikuara dhe realizuara të mësimit

gjatë gjithë vitit shkollor, duke shënuar arritje në reduktimin e përgjithshëm të

mungesave në shkollë.

II. Në aspektin social

Në vitin shkollor 2018-2019 në gjimnazin tonë nuk u regjistrua asnjë nxënës i

komunitetit rom apo egjiptian, si edhe nuk pati nxënës me aftësi ndryshe apo me

problematika të theksuara të aspektit social. Rreth 50% e nxënësve vinin nga shkollat e

periferisë së qytetit dhe fshatrat Hamil, Grecalli, Mbrostar-Ura, etj. Përsëritës të klasës

ishin 8 nxënës ose 1,1% e kontingjentit të shtatorit 2018.

III. Arritjet lëndore

Kalueshmëria në nivel shkolle në qershor 2019 është 94% me një rritje prej 2%

krahasuar me qershorin 2018. Pas sesionit të vjeshtës kalueshmëria u rrit në 98%.

Gjithsej në vitin shkollor 2018-2019 kaluan klasën 418 nxënës, nga 426 nxënës (prej të

cilëve 3 maturantë nuk kaluan klasën në qershor për shkak të mungesave).

Kalueshmëria në klasat X pas përfundimeve të sesionit të vjeshtës ishte 99%, në klasat

XI ky tregues ishte 97% dhe në klasat e maturës 97%. Nota mesatare vjetore e shkollës

në qershor 2019 ishte 7,4; në klasat X nota mesatare ishte 7,2, në klasat XI – 7,7 dhe në

klasat XII – 7,3.

IV. Analiza e rezultateve të maturës shtetërore, qershor 2019

Formularin A1 e plotësuan fillimisht 119 maturantë, por 4 maturantë u larguan më herët

nga kontingjenti për arsye mungesash, ndërsa një tjetër maturant mbeti për në vjeshtë

4

me riprovim klase (gjithashtu për arsye mungesash). Pra, nga 115 maturantë në fund të

vitit shkollor, kaluan klasën në qershor dhe u pranuan në maturën shtetërore 114 nxënës,

ose 99%. Në 114 nxënës të vitit shkollor 2018-2019, të cilët morën pjesë në provimet e

maturës qershor 2018, rezultuan kalues në këto provime dhe u diplomuan 97 maturantë,

ose 85% e tyre. Nga studimi i rezultateve të sesionit të parë të provimeve të maturës për

nga kalueshmëria e maturantëve të vitit shkollor 2018-2019 gjimnazi “Përikli Ikonomi”

renditet i 10-ti ndër 20 shkolla të mesme të bashkisë Fier, ose i katërti nga shkollat

publike. Nota mesatare e të gjitha provimeve të maturës në sesionin e parë ishte 6,53

duke e renditur gjimnazin tonë në vendin e 7-të ndër 20 shkollat e mesme të bashkisë

Fier, ose të tretin ndër shkollat publike. Mesatarja e notave të sesionit të qershorit 2019

është sa mesatarja e të gjithë shkollave të bashkisë Fier.

Si për nga kalueshmëria, ashtu edhe nga cilësia gjimnazi ynë renditet në mes të tabelës

së rezultateve.

Sipas lëndëve të provimeve në qershor 2019 u arritën këto rezultate:

Në provimin e detyruar të gjuhës së huaj (angleze), kalueshmëria ishte 99% me një rritje

prej 1% krahasuar me vitin e kaluar. Nota mesatare është 7,1 me një rënie prej 0,5 nota

nga viti i kaluar, por me një shmangie më të vogël, prej 0,1 notë nga mesatarja e vitit

shkollor në këtë lëndë. Në provimin D1 (gjuhë shqipe dhe letërsi) kalueshmëria ishte

94% dhe nota mesatare 6,2. Në krahasim me një vit më parë shënohet rënie si në

kalueshmëri (-5%), ashtu edhe në cilësi (-0,2 nota). Në provimin e detyruar të

matematikës 95% e maturantëve kaluan me notë mesatare 6,2. Në këtë lëndë shënohet

rënie vetëm për kalueshmërinë (-5%), ndërsa nota mesatare mbetet në të njëjtin nivel.

Në provimet e sesionit të parë (përfshirë provimin me zgjedhje për secilën lëndë të

zgjedhur) shënohen këto tregues:

Nxënës

në provim

Kaluesh

mëria

Kaluesh

mëria në

%

Nota

mesatare

vjetore

Nota

mesatare

e

provimit

Lënda D1 – Gjuhë shqipe dhe letërsi 114 107 94% 6,8 6,2

Lënda D2 – Matematikë 113 107 95% 6,2 5,9

Lënda D3 – Gjuhë e huaj, Anglisht 114 113 99% 7 7,1

Lënda me zgjedhje – Biologji 9 8 89% 9,5 6,9

Lënda me zgjedhje – Ekonomi 11 10 91% 9,6 7,7

Lënda me zgjedhje – Filozofi dhe

sociologji 10 9 90% 8,2 7,4

Lënda me zgjedhje – Qytetari dhe

psikologji 70 69 99% 7,1 6,7

Lënda me zgjedhje – Fizikë 11 9 82% 8,6 7

Lënda me zgjedhje – Gjeografi 2 2 100% 7 5,1

Lënda me zgjedhje – Histori 1 1 100% 10 8

5 Diferenca

midis

notës së

provimit

dhe notës

vjetore të

vitit të

fundit

Nxënës me

diferencë

më shumë

se 1 notë në

vlerë

absolute

% e

nxënësve

me

diferencë

më të

madhe se 1

notë në

vlerë

absolute

Nxënës

me

diferenc

ë më

shumë

se 2 nota

në vlerë

absolute

% e

nxënësve

me

diferencë

më të madhe

se 2 nota në

vlerë

absolute

Lënda D1 – Gjuhë shqipe

dhe letërsi -0,6 38 33% 6 5%

Lënda D2 – Matematikë -0,3 24 21% 6 5%

Lënda D3 – Gjuhë e huaj,

Anglisht 0,1 59 52% 12 11%

Lënda me zgjedhje –

Biologji -2,6 7 78% 5 56%

Lënda me zgjedhje –

Ekonomi -1,9 9 82% 1 9%

Lënda me zgjedhje –

Filozofi dhe sociologji -0,8 4 40% 2 20%

Lënda me zgjedhje –

Qytetari dhe psikologji -0,4 37 53% 13 19%

Lënda me zgjedhje –

Fizikë -1,6 7 64% 4 36%

Lënda me zgjedhje –

Gjeografi -1,9 1 50% 0 0%

Lënda me zgjedhje –

Histori -2 1 100% 1 100%

Diferenca me 2+ nota midis vlerësimit të vitit të fundit dhe vlerësimit në provimet e

detyruara të maturës 2019 është nën nivelin 22% që ishte në maturën 2018 dhe nën

nivelin 20% të përcaktuar në objektivin e dytë të planit vjetor të vitit 2018-2019. Në

provimin e detyruar të gjuhës angleze diferenca me 2+ nota krahasuar me notën vjetore

shfaqet në 11% nga 27% të maturantëveqë ishte një vit më parë, në provimin e detyruar

të gjuhës shqipe dhe letërsisë në 5% nga 9% të rasteve një vit më parë, në provimin e

detyruar të matematikës në 5% nga 7% të nxënësve një vit më parë. Është e dukshme që

fiktiviteti në vlerësimin e brendshëm në shkollë është ulur gjatë vitit shkollor 2018-

2019, duke përmbushur pjesërisht objektivin e dytë të planit vjetor të vitit 2018-2019.

Në provimet me zgjedhje diferencat midis vlerësimit të mësuesit gjatë vitit dhe

vlerësimit në provim variojnë sipas lëndëve, por në lëndët e biologjisë dhe fizikës

shmangia në vlerë absolute është shumë më e lartë se diferenca e përcaktuar në

objektivin e planit vjetor. Në tërësi në provimin me zgjedhje 26 nxënës, ose 23% kanë

diferencë me mbi dy nota nga nota mesatare e vitit të fundit kur është zhvilluar lënda.

V. Renditja ndër shkollat e mesme të rrethit Fier

Nuk është kryer renditja e shkollave sipas kartës së performancës 2018-2019.

6

VI. Etika dhe sjellja:

Nuk është dhënë asnjë masë disiplinore për nxënësit gjatë vitit shkollor 2018-2019 nga

komisioni i disiplinës.

VII. Gjendja e personelit mësimor

Gjatë vitit shkollor 2017-2018 ishin në organikën e shkollës 34 mësues. Gjatë vitit të

kaluar shkollor 7 mësues kanë plotësuar normën mësimore në shkolla të tjera, si edhe në

lëndën e edukimit fizik jashtë profilit të tyre sipas diplomës që zotërojnë.

Në testimin e kualifikimit profesional të mësuesve për vitin 2018 të tri mësueset e

shkollës u vlerësuan me “Shumë mirë”. Në katër vitet e fundit kanë kaluar në testimin e

kualifikimit 16 mësues ose 47% e të gjithë personelit pedagogjik. Dy mësues u

vlerësuan “Shkëlqyeshëm”, dhjetë “Shumë mirë” dhe katër në nivelin “Mirë”. Nuk ka

patur asnjë vlerësim minimal ose mbetës në kualifikimin e mësuesve në vitet e fundit.

Ndërkohë 44% e mësuesve kanë titullin “mësues mjeshtër”. Mesatarja e vjetërsisë në

arsim e personelit të shkollës është rreth 16 vjet. I gjithë personeli është me arsim të

lartë kryesisht të sistemit të vjetër universitar.

Në shkollë funksionojnë 6 ekipe lëndore: Ekipi lëndor në profilin “Gjuhë shqipe dhe

letërsi” përbëhet nga 7 mësues, përfshirë edhe drejtoreshën dhe nëndrejtoreshën, ekipi

lëndor “Matematikë, TIK” ka 5 mësues, ekipi lëndor “Fizikë-kimi-biologji” ka 7

mësues, ekipi lëndor i gjuhëve të huaja (anglisht dhe italisht) përbëhet nga 5 mësues,

ekipi lëndor për profilet “histori-gjeografi-shkenca sociale” ka 8 mësues dhe ekipi i

lëndës edukim fizik ka 4 mësues.

VIII. Pjesëmarrja në konkurset gjatë vitit shkollor 2018-2019

Në fazën e dytë të olimpiadave kombëtare 2018-2019 nga gjimnazi “Perikli Ikonomi”

dolën morën pjesë 10 nxënës ose 2% e nxënësve pjesëmarrës të shkollave të mesme në

vartësi të DAR Fier. Për numër pjesëmarrësish në fazën e dytë gjimnazi ynë renditet i

pari ndër shkollat e mesme publike të bashkisë Fier. Nga nxënësit tanë u kualifikuan për

në fazën e tretë 2 nxënës, nga të cilët njëri zë edhe vendin e parë në lëndën e historisë.

Në aktivitetet e tjera të organizuara në nivel bashkie me bashkëpunimin e DAR Fier,

nxënësit e gjimnazit tonë shënuan disa fitore: vendi i parë në konkursin poetik për

maturantët, dy vende të para në krosin e vjeshtës 2018, vendin e parë dhe të tretë në

kampionatin VIII të volejbollit për shkollat e mesme, vendin e dytë në kampionatin e

ping-pongut mes shkollave të mesme, vendin e tretë në kampionatin e basketbollit dhe

të futbollit Coca Cola Cup, si edhe vendin e dytë në konkursin e kërkcimit Dance&Love

2019.

IX. Qëndrimi i nxënësve ndaj cilësisë së shkollës

Nuk është zhvilluar nga DAR Fier pyetësori i pritshëm në kuadrin e hartimit të kartës së

performancës. Ndërkohë tregues i qartë i qëndrimit pozitiv të nxënësve e komunitetit të

prindërve ndaj shkollës është numri dukshëm i madh i regjistrimeve në klasën X; nga

177 vitin e kaluar në 220 në maj 2019 (212 në fillim të vitit shkollor 2019-2020).

7

X. Infrastruktura shkollore

Infrastruktura shkollore gjatë vitit shkollor 2018-2019 vijoi me problemet e hasura edhe

më parë, ku më i theksuari ishte mungesa e sistemit të ngrohjes. Gjatë muajve janar-

shkurt u evidentua papërshtatshmëria e rrjetit elektrik për të siguruar ngrohjen me

pajisjet elektrike të siguruara privatisht nga nxënësit dhe mësuesit. Nuk u plotësuan nga

bashkia mungesat e evidentuara dhe të deklaruara të orendive shkollore, pas përfundimit

të rikonstruksionit, pas të cilit shkolla u furnizua vetëm me tavolina, karrike dhe dollapë

për klasat. Raftet dhe tavolinat e posaçme për laboratorët e kimisë, biologjisë dhe

fizikës, për bibliotekën dhe zyrat mungojnë tërësisht. U arrit të viheshin në funksion

laboratorët digjitalë pas dëmtimeve dhe humbjeve gjatë rikonstruksionit. Laboratori i

informatikës vijon të jetë krejtësisht jashtë funksionit, pasi kompjuterat në të janë

amortizuar. Fusha sportive është sistemuar dhe mund të përdoret, por ka ende nevojë

për ndërhyrje për t’u rikthyer në gjendjen e kompleksit të dikurshëm sportiv. Pajisjet për

edukimin fizik në palestër kanë mungesa dhe janë të papërshtatshme. Për mangësitë në

bazën materiale dhe problematikat me sistemin elektrik dhe ngrohjen e ndërtesës

drejtoria e shkollës ka njoftuar bashkinë Fier dhe DAR në rrugë zyrtare në mënyrë të

përsëritur.

Problematikë tjetër e krijuar në fillim të vitit të kaluar shkollor dhe që vijon edhe këtë

vit është sistemimi në ndërtesën e shkollës (i gjithë kati i parë si edhe mjedisi i caktuar

për oficerin e sigurisë) i gjimnazit të Levanit, godina e të cilit pritet të rikonstruktohet.

Kjo ka shkaktuar përdorimin e detyruar të klasave laboratorike për klasa të zakonshme

mësimore, mosplotësimin e kushteve për oficerin e sigurisë dhe shërbimin psiko-social,

përveç angazhimit shtesë në ruajtjen e rregullit gjatë hyrje-daljeve në ndërtesë, etj. për

sa më sipër drejtoria e shkollës ka bërë kërkesë zyrtare në Bashkinë Fier për zgjidhjen

sa më të shpejtë të sistemimit të këtij gjimnazi.

8

PIKAT E FORTA DHE TË DOBËTA TË EVIDENTUARA GJATË ANALIZËS

Për vitin shkollor 2018-2019 paraqitet në vijim analiza sipas modelit SWOT:

Faktorë të brendshëm Faktorë të jashtëm

Pikat e forta Pikat e dobëta Mundësitë Rreziqet

Ndjekja e

shkollës dhe

lëvizjet e

kontingjentit

Nuk ka

përjashtime të

nxënësve nga

komisioni i

disiplinës

Ka shumë nxënës

të larguar për

shkak të

mungesave

Bashkëpunimi

më intensiv me

familjet për

uljen e numrit

përjashtimeve

për shkak

mungesash

Ardhja e

nxënësve të rinj

në prag

përjashtimi për

mungesa në

shkolla të tjera

rrit nivelin e

mungesave për

orë mësimi

Aspekti

social i

kontingjentit,

etika dhe

sjellja

Nuk ka

numër të lartë

të kategorive

problematike

të nxënësve

Ende ka

indiferencë nga

prindërit e

kontingjentit të

nxënësve që

mungon në

shkollë

Bashkëpunimi

më intensiv me

familjet për

uljen e numrit

përjashtimeve

për shkak

mungesash

Numër të lartë

nxënësish nga

periferitë, me

probleme në

zbatimin e orarit

Aktivizimi i

shpeshtë në

veprimtaritë

jashtë shkollës

Arritjet

lëndore dhe

rezultatet në

maturë

Ka ngushtim

të diferencës

midis

vlerësimit të

brendshëm

me notë dhe

atij të jashtëm

Kalueshmëri dhe

notë mesatare më

e ulët në provime

Për shkak të

plotësimit të

preferencave

për lëndët me

zgjedhje, rritet

interesi për

rezultate

Numër

nxënësish të

ardhur të rinj

me nivel të ulët

të përgatitjes

dhe

vetëvlerësimit

Personeli

mësimor

Nivel i lartë i

kualifikimit të

personelit dhe

plotësimi me

normën

mësimore

brenda

shkollës

Një pjesë e

personelit

vazhdon të japë

lëndë të përafërta

Përmirësim i

shpërndarjes së

narkesës sipas

profilit të

kërkuar

Largim të

personelit gjatë

vitit

Pamundësi për

rekrutim të

mësuesve me

diploma

specifike për

shkencat sociale

Mësues të

jashtëm për

plotësim orësh,

të paintegruar

9

Faktorë të brendshëm Faktorë të jashtëm

Pikat e forta Pikat e dobëta Mundësitë Rreziqet

Pjesëmarrja

dhe suksesi

veprimtaritë

shkollore,

konkurse,

olimpiada

Nivel i lartë i

fituesve në

veprimtaritë

sportive

Nivel i ulët i

pjesëmarrjes në

olimpiada dhe

konkurse

shkencore

krahasuar me

shkollat private

Veprimtari të

shtuara

kulturore dhe

sportive të

organizuara nga

bashkia dhe

DAR

Shpërqendrimi i

nxënësve në

procesin

mësimor në

klasë dhe

humbje orësh

mësimore për

nxënësit që

aktivizohen

Infrastruktura

në funksion

të procesit

mësimor-

edukativ

Shkolla e

rikonstruktuar

është

mirëmbajtur

Mungesa të

konsiderueshme

në bazë materiale

dhe punimet jo të

plota në mjediset

e shkollës

Laboratorët

digjitalë kanë

probleme me

mirëmbajtjen e

tabletave

Pamundësia për

fonde mbështetëse

dhe buxhet të

shkollës

Ka një

angazhim të

mësuesve dhe

nxënësve për

kompensim të

mungesave

materiale në

shkollë

Shtim i kostove

të mirëmbajtjes

10

PLANIFIKIMI PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2018-2019

Gjimnazi ynë fillon vitin shkollor me këtë ndarje të klasave sipas numrit të nxënësve:

Klasa/ Paralelet 1 2 3 4 5 6 7 Gjithsej

X 30 38 24 33 27 28 32

212

XI 29 31 31 30 25 33

179

XII (kl. bërthamë) 24 34 28 29 34

149

Shkolla ka rritje të konsiderueshme të numrit të nxënësve, krahasuar me fillimin e vitit

të kaluar shkollor, nga 471 nxënës në 540, me një rritje në klasat e dhjeta nga 177

nxënës në shtator 2018 në 212 nxënës, nga mbi 220 të planifikuar në regjistrimet

paraprake në maj 2019.

Për zhvillimin e kurrikulës me zgjedhje klasat XII ndahen në 35 klasa me zgjedhje.

Duke pasur parasysh largimet e nxënësve të klasave XII në shtatorin e kaluar për shkak

të mosplotësimit të kërkesave të tyre për lëndë të veçanta me zgjedhje, këtë vit shkollor

u planifikua që të zbatoheshin me rigorozitet preferencat e para të nxënësve, duke i

kombinuar ato në një orar mësimor të ndërtuar për secilin nxënës. Kjo mënyrë

kombinimi u shpall publikisht që në muajin gusht nëpërmjet faqes së internetit të

shkollës dhe rrjeteve sociale.

Duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara pas sistemimit përfundimtar të personelit,

nxënësve maturantë iu ofrohen edhe dy lëndë nga kurrikula me bazë shkolle: moduli

“Njeriu dhe ndryshimet klimatike” (pa notë) dhe “Trashëgimi kulturore” (pa notë).

mbështetur në udhëzuesin për zbatimin e kurrikulës me zgjedhje, për plotësimin e

numrit të orëve mësimore në kurrikulën me zgjedhje në maturë u vendos që të

zhvillohet moduli “Edukim për karrierën” si lëndë e zakonshme (e vlerësuar me notë).

Nr. Klasa me zgjedhje Nr. i nxënësve

1. Algjebër dhe kombinatorikë e përparuar 24

2. Biologji - A 40

3. Biologji - B 13

4. Biologji - C 27

5. Ed.për karrierën - A 39

6. Ed.për karrierën - B 39

7. Ed.për karrierën - C 26

8. Ed.për karrierën - D 21

9. Fizikë - A 40

11 10. Fizikë - B 28

11. Gjeografi - A 21

12. Gjeografi - B 18

13. Gjuhë e dytë, Italisht 25

14. Histori - A 42

15. Histori - B 30

16. KBSh: Ndryshimet klimatike - A 39

17. KBSh: Ndryshimet klimatike - B 33

18. KBSh: Ndryshimet klimatike - C 17

19. KBSh: Ndryshimet klimatike - D 14

20. KBSh: Ndryshimet klimatike - E 43

21. KBSh: Trashëgimi kulturore - B 33

22. KBSh: Trashëgimi kulturore - C 17

23. KBSh: Trashëgimi kulturore - D 14

24. KBSh: Trashëgimi kulturore - E 43

25. Kimi - A 40

26. Kimi - B 20

27. Letërsi 23

28. Matematikë A+B 24

29. Psikologji - A 26

30. Psikologji - B 35

31. Sociologji - A 27

32. Sociologji - B 26

33. Sociologji - C 26

34. TIK me zgjedhje - A 24

35. TIK me zgjedhje - B 20

Në klasat XI mbështetur në preferencat e nxënësve, si edhe në mundësitë që ka shkolla

për të realizuar lëndë të caktuara me zgjedhje u vendos që të zhvilloheshin këto lëndë:

Moduli “Trashëgimi kulturore” si lëndë me zgjedhje (me notë) në klasat XI-1, XI-2, XI-

3 dhe XI-4.

Lënda “TIK me zgjedhje” në klasat XI-5 dhe XI-6.

Për të siguruar vijimësinë e gjuhës italiane të zhvilluar në klasën X vitin e kaluar, si

edhe për t’iu dhënë mundësi nxënësve që ta zgjedhin edhe vitin e ardhshëm nëse

preferojnë, në klasat XI vijon si lëndë me zgjedhje lënda “Gjuhë e dytë – italisht”.

Përcaktimi i kësaj lënde bëhet edhe në vijim të angazhimeve në kuadrin e programit

“Iliria”, megjithëse shkolla ballafaqohet me faktin që nxënësit nuk e kanë përzgjedhur

në masë këtë lëndë në klasën XII.

Në klasat X gjithashtu përcaktohet si lëndë me zgjedhje “Gjuhë e dytë – italisht”,

meqenëse preferenca për një gjuhë të dytë dominon në formularët e përzgjedhjes, si

edhe për faktin që shkolla ka personel të mjaftueshëm për ta zhvilluar këtë lëndë. Lënda

tjetër e preferuar “Edukim fizik e sporte” nuk mund të zhvillohej për shkak të

mbingarkesës së mësuesve të edukimit fizik me kurrikulën e detyruar.

12

Në klasat X dhe XI zhvillohet, mbështetur në preferencat e nxënësve dhe mundësitë e

shkollës, në kurrikulën me bazë shkolle moduli “Të folurit në publik” (pa notë).

Në klasat X dhe XI në kurrikulën me bazë shkolle në pjesën e parë të vitit shkollor

2019-2020 zhvillohet lënda “Shërbim komunitar”. Në përfundim të saj shkolla

planifikon të zhvillojë “Projekt kurrikular” (pa notë).

13

SYNIMI YNË

PËR VITIN SHKOLLOR 2019-2020

Konsolidimi i imazhit të ri të shkollës si gjimnaz me nivel në

rritje, i pari në më shumë tregues të performancës.

14

OBJEKTIVAT

PËR REALIZIMIN E SYNIMIT

1. Numri i mungesave të nxënësve të mos kalojë 1% në raport me

totalin e orëve mësimore të realizuara.

2. Mesatarja e të gjitha notave në sesionin e qershorit 2020 për

maturantët e këtij viti shkollor të jetë 0,5 nota mbi notën mesatare

të shkollave të mesme në Bashkinë Fier.

3. Të arrihet niveli më i lartë ndër shkollat e mesme publike të

Bashkisë Fier në renditjen e treguesit “Fitues në konkurrimet në

nivel lokal të organizuara nga ZVAP ose me bashkëpunimin e

ZVAP Fier”, sipas kartës së performancës për vitin shkollor 2019-

2020.

15

Shpjegime për treguesit:

Për objektivin 1: Llogariten mungesat e nxënësve që figurojnë në kontingjentin e

shkollës në fund të vitit shkollor, të shënuara në regjistër gjatë vitit 2019-2020.

Pjesëtohen me numrin total të orëve të realizuara në të gjitha lëndët dhe klasat,

shumëzuar me numrin e nxënësve që figurojnë në kontingjent në fund të vitit shkollor.

Mungesat e nxënësve të larguar nuk merren parasysh.

Për nxënësit e ardhur nga shkollë tjetër llogariten mungesat e mbartura prej shkollës nga

vijnë.

Burimi i informacionit është tabela e kompjuterizuar e mungesave prej çdo mësuesi, si

pasqyrë e regjistrave të klasave.

Për objektivin 2: Llogaritet mesatarja e notave të fituara në secilin provim të sesionit të

parë të MSH 2020 për shkollat e Bashkisë Fier. Krahasohet e njëjta mesatare e shkollës.

Burimi i informacionit të jetë tabela e rezultateve e shpallur nga QSHA.

Për objektivin 3: Listohen të gjitha aktivitetet konkurruese të njoftuara nga Zyra

Vendore Arsimore Fier, të cilat organizohen prej saj ose nga të tjerë me miratimin dhe

bashkëpunimin e kësaj zyre. Për secilin shënohen fituesit dhe kryhen krahasimet.

Rezultati duhet të përkojë me treguesin në renditjen sipas kartës së performancës 2019-

2020, të shpallur nga ZVA Fier.

16

VEPRIMTARITË PËR ARRITJEN E OBJEKTIVIT TË PARË

Numri i mungesave të nxënësve të mos kalojë 1% në raport me totalin e orëve mësimore të realizuara

Nr. Veprimtaria Rezultati Përgjegjës për

realizimin

Koha/Afati i

realizimit

1 Njoftimi i përditshëm i prindërve për

mungesat e pajustifikuara në orët mësimore

Informohen prindërit në kohë për të parandaluar

mungesa të tjera

Mësuesit kujdestarë Sipas DN dhe

RrB

2 Ndjekja në vijimësi e procedurës së njoftimit

të familjeve për mungesat e nxënësve në prag

përjashtimi ose për përjashtim

Frenimi i rritjes së numrit të mungesave që

shkaktojnë përjashtim nga shkolla

Nëndrejtori T.Latifi Sipas rregullores

së brendshme

3 Publikimi në faqen e internetit dhe në këndin

e njoftimeve të renditjes së klasave sipas

numrit të mungesave në një muaj

Nisja e një gare midis klasave duke rritur

përgjegjshmërinë e nxënësve në këtë aspekt

Administratori i

faqes së internetit

dhe rrjetit social

Çdo muaj nga 1

nëntor 2019

4 Analizë dymujore në këshillin e mësuesve

mbi numrin e mungesave sipas kategorive (1-

orëshe, disaorëshe, ditore, me/pa arsye)

Nxjerrje e përgjegjësive dhe gjetje e rrugëzgjidhjeve Nëndrejtori T.Latifi 18 nëntor 2019,

janar, mars, maj

2020

5 Krijimi i databazës së kompjuterizuar mbi

mungesat e nxënësve

Krijimi i mundësive që mësuesit të pasqyrojnë

mungesat vetë në një kompjuter në sallën e

personelit

Zbulimi i shpejtë i tendencave të braktisjes së

procesit mësimor nga nxënës të caktuar

Sekretaria,

nëndrejtori T.Latifi

Nëntor 2019

6 Mbledhje me prindër të nxënësve

problematikë për shkak të mungesave

Eliminimi i ankesave dhe krijimi i një klime

transparence mbi përjashtimet nga shkolla

Mësuesit kujdestarë Dhjetor 2019,

mars, prill 2020

7 Analizë e shkaqeve që kanë shkaktuar

largimet e nxënësve gjatë vitit shkollor

Zgjidhja në mënyrë të qëndrueshme dhe reale e

problemit të largimeve të pajustifikuara nga shkolla

Këshilli i mësuesve Maj 2020

17

VEPRIMTARITË PËR ARRITJEN E OBJEKTIVIT TË DYTË

Mesatarja e të gjitha notave në sesionin e qershorit 2020 për maturantët e këtij viti shkollor të jetë 0,5 nota mbi notën mesatare të shkollave të mesme

në Bashkinë Fier

Nr. Veprimtaria Rezultati Përgjegjës për

realizimin

Koha/Afati i

realizimit

1 Krijimi i regjistrit elektronik të notave për

maturantët, krahas përditësimit të sistemeve të

tjera (SMIA, portali Maturanti), duke

përfshirë edhe notat e marra gjatë këtij viti

Notat e krahasuara për të analizuar saktë nivelin e

pritshëm të nxënësit në lëndë të caktuara

Nëndrejtorja

F.Meçaj, sekretaria,

mësuesit e lëndëve

në klasat maturë

Janar-shkurt

2020

2 Analiza e detajuar e notave që marrin nxënësit

në fund të tremujorit I, II dhe përparimi i tyre

në tremujorin e tretë në lëndët e provimeve të

maturës shtetërore

Zbulimi i tendencës së fiktivitetit të notës dhe marrja

e masave përkatëse për të ndërgjegjësuar mësuesin

dhe nxënësin mbi nivelin faktik të tij

Nëndrejtorja

F.Meçaj

Janar, mars, maj

2020

3 Mbledhje të veçanta për shqyrtimin e ecurisë

së maturantëve në lëndët me zgjedhje

Njihet niveli real i mësimnxënies dhe orientohen më

pas maturantët drejt përzgjedhjes së duhur të lëndës

në provimin me zgjedhje

Nëndrejtorja

F.Meçaj

Shkurt 2020

4 Fushatë sensibilizimi dhe sqarimi me

maturantët mbi lëndën që do të zgjedhin në

provimet e maturës

Përzgjedhja e lëndës ku ka mundësi reale për

rezultatin më pozitiv

Mësuesit e lëndëve

në maturë

Mars 2020

5 Zhvillimi i testimeve të tremujorit, të

drejtorisë dhe atyre përgatitore me teste të

hartuara në grupe pune duke iu referuar

testeve në maturat e mëparshme

Eliminimi në kohë i problemeve që shfaqin nxënësit

në provimin e maturës (emocionale, të mungesës së

përgatitjes sipas programit, të mosnjohjes së natyrës

së testimit)

Mësuesit e lëndëve

në maturë

Në fund të çdo

tremujori

6 Publikimi dhe shpallja në vend të dukshëm e

programeve orientuese të lëndëve të

provimeve të detyruara dhe me zgjedhje

Njohja e maturantëve me programet orientuese të

maturës

Komisioni shkollor i

maturës shtetërore

Sapo të

publikohen

Seanca trajnuese me maturantët për njohjen e

modelit të testit dhe mënyrës së plotësimit

Maturantët përgatiten për të plotësuar formalisht një

test mature

Komisioni shkollor i

maturës shtetërore

Mars-maj 2020

18

VEPRIMTARITË PËR ARRITJEN E OBJEKTIVIT TË TRETË

Të arrihet niveli më i lartë ndër shkollat e mesme publike të Bashkisë Fier në renditjen e treguesit “Fitues në konkurrimet në nivel lokal të organizuara

nga ZVAP ose me bashkëpunimin e ZVAP Fier”, sipas kartës së performancës për vitin shkollor 2019-2020

Nr. Veprimtaria Rezultati Përgjegjës për

realizimin

Koha/Afati i

realizimit

1 Njoftimi i nxënësve në kohë për çdo aktivitet

të përcjellë nga DAR ose të shpallur nga

MASR

Kohë e mjaftueshme për përgatitjen e nxënësve për

pjesëmarrje dhe fitore

Mësuesi i caktuar

për aktivitetet

Sipas njoftimeve

ose kalendarit të

shpallur nga

MASR

2 Evidentimi i nxënësve të talentuar dhe me

prirje të veçanta sipas fushave të konkurrimit

Përqendrimi tek nxënësit me mundësi fitoreje Mësuesit e lëndëve Tetor-nëntor

2019

3 Puna e diferencuar nëpërmjet orëve të veçanta

të trajnimit, detyrave të veçanta brenda orëve

të mësimit për nxënësit me premisa fitoreje

Plotësimi i njohurive të nxënësve për të arritur

nivelin e fituesve

Mësuesit e lëndëve

ku do të

përfaqësohen në

olimpiada ose

konkurse

Pas publikimit të

veprimtarive deri

në përfundim të

tyre

4 Veprimtari për publicitetin e fitoreve të

arritura në vitet e kaluara dhe gjatë këtij viti

Orientimi i nxënësve drejt fitores dhe jo vetëm

pjesëmarrjes

Mësuesi i caktuar

për aktivitetet

Menjëherë pas

shpalljes së

arritjeve

5 Pasurimi i stendave të aktiviteteve në shkollë,

rrjeteve sociale dhe faqes së internetit

Nxitja e ndjenjës së konkurrencës dhe dëshirës për të

qenë të vlerësuar

Mësuesi i caktuar

për aktivitetet

Brenda muajit

pas shpalljes së

arritjeve

19

VËZHGIMI PËR REALIZIMIN E PLANIT VJETOR

Për vëzhgimin e realizimit të planit vjetor ngrihet një grup pune i përbërë prej nëndrejtorëve

F.Meçaj, T.Latifi dhe mësuesve I.Lugaj, M.Facaj, E.Shamo. Grupi kryesohet nga nëndrejtorja

Flutura Meçaj.

Çdo veprimtari e përfshirë në planin vjetor i njoftohet grupit, i cili ka të të drejtë të informohet

për rezultatet dhe të marrë pjesë në çdo veprimtari, nëse e sheh të nevojshme. Në përfundim të

çdo veprimtarie të përcaktuar në plan grupi i punës i dorëzon drejtorit një raport të

përmbledhur mbi ecurinë dhe përfundimin e saj.

Në fund të vitit shkollor grupi i punës harton raportin përmbledhës për nivelin e realizimit të

planit vjetor.

Drejtori i shkollës verifikon përfundimet, kthen për shqyrtim nëse konstaton pasaktësi dhe

miraton raportin përmbledhës.

Ky raport pasqyrohet në planin e vitit të ardhshëm shkollor të shkollës.

20

BUXHETI

Për realizimin e planit vjetor 2019-2020 nuk parashikohet buxhet i veçantë. Vlerësohet se

burimet njerëzore dhe infrastruktura në dispozicion është e mjaftueshme për realizimin e

objektivave.

Një projekt-buxhet për disa ndërhyrje infrastrukturore në shkollë, si dhe për mbulimin e

kostove të mbajtjes së faqes së internetit, pajisjes së sekretarisë dhe sallës së mësuesve me një

komplet kompjuter, printer/skaner/fotokopje, linjë interneti, planifikohet të hartohet brenda

muajit tetor 2019. Për mbulimin e këtyre shpenzimeve do të shihet mundësia e kërkimit të

sponsorizimit nga partnerë të shkollës.

Brenda muajit nëntor 2019 planifikohet hartimi i një preventivi për rikthimin në funksion të

plotë të palestrës, terrenit sportiv dhe laboratorëve të kimisë, biologjisë dhe informatikës.

Për hartimin e këtyre projekt-buxheteve do të kërkohet asistencë nga partnerë të specializuar.

Për specifikimet teknike dhe çmimet/kostot do të merren për referencë dokumente zyrtare të

MASR për mobilimin e shkollave me pajisje dhe orendi shkollore gjatë viteve të fundit.

21

RAPORTI I PËRMBLEDHUR I REALIZIMIT TË PLANIT VJETOR

PËR VITIN SHKOLLOR 2018-2019

Në përfundim të vitit mësimor 2018-2019 merret në shqyrtim përmbushja e objektivave që u

përcaktuan një vit më parë në planin vjetor të shkollës, mbështetur në raportet e veprimtarive

të këtij grupi monitorimi.

Objektivat nr. 1 dhe nr. 2

1- Të përmirësohet treguesi “Nxënës të larguar - nxënës të ardhur në raport me numrin e

nxënësve të shkollës deri në fund të vitit shkollor” me jo më shumë se 3% (nga 5% në fund të

vitit shkollor 2017-2018).

2- Të ulet numri i mungesave të nxënësve për orë mësimi në nivelin jo më shumë se 3% (nga

4% në vitin shkollor 2017-2018)

Nga analiza e kryer për kartën e performancës 2018-2019 rezulton se ky objektiv nuk është

realizuar.

Gjatë vitit shkollor u larguan nga shkolla 59 nxënës dhe u regjistruan të ardhur nga shkolla të

tjera 14 nxënës. 36 nxënës ose 60% u larguan nga kontingjenti ose që në fillim të vitit drejt

shkollave të tjera me pretendimin se nuk u sigurohej mësimi i lëndëve të preferuara me

zgjedhje, ose mbushën numrin e mungesave për përjashtim nga shkolla. Vihet re se drejtoria e

shkollës dhe mësuesit kujdestarë kanë qenë korrektë me dispozitat normative përsa i përket

trajtimit të rasteve kur nxënësit tejkalonin numrin e mungesave.

Informimi i prindërve në kohë është kryer, megjithëse jo gjithmonë në mënyrë të

menjëhershme, të përditshme siç ishte parashikuar në planin vjetor.

Është hartuar nga nëndrejtori i ngarkuar me monitorimin e mungesave, në bashkëpunim me

mësuesit kujdestarë, pasqyra dymujore e mungesave për çdo klasë.

Kjo pasqyrë është publikuar edhe në faqen e internetit të shkollës, por nuk është arritur krijimi

i një fryme gare midis klasave për të minimizuar mungesat.

Çështja e mungesave është trajtuar në mbledhjet e zhvilluara në këshillin e mësuesve dhe në

mbledhjet me prindërit.

Ka tregues që nxënës të caktuar të padisiplinuar janë larguar nga shkolla për shkak të rregullit

të kërkuar në mjediset e saj. Në disa raste ka qenë e vështirë ose e pamundur të

kontaktoheshin prindërit e nxënësve me probleme në frekuentim.

Drejtoria e shkollës ka ndërmarrë masa gjatë vitit shkollor për frenimin e largimeve nga orë të

veçanta, duke monitoruar lëvizjet e nxënësve në ndërrimet e orëve. Konstatohet si problem

qarkullimi në hyrjen e shkollës i nxënësve të gjimnazit të Levanit, të cilët kanë orar të

ndryshëm mësimor.

22

Përsa u përket transferimit të nxënësve nga shkolla të tjera, siç pritej në përfundim të

periudhës së parë dhe të dytë, është vënë re se numri i tyre ka qenë shumë i vogël, duke

krijuar disbalancën në largime/ardhje të nxënësve. Arsyet e evidentuara janë:

Rezistenca e drejtorive të shkollave të tjera për të mos lejuar nxënësit që dëshironin të

transferoheshin, me pretekstin e mosnxjerrjes në kohë të notave në fund të periudhës (sipas

deklaratave të prindërve, pas ankesave edhe në DAR);

Thellimi i ndryshimit midis kurrikulave me zgjedhje në shkollat e mesme sidomos në maturë

vitin e fundit.

Nuk është arritur të ndërtohej një databazë kompjuterike për nxjerrjen e shpejtë të mungesave,

kjo për shkaqe teknike (kryesisht mungesa e kompjuterëve në dispozicion, njohurive që duhet

të kenë mësuesit për një program).

Disbalanca mes transferimeve nga dhe drejt shkollës sonë nga 3% e kontingjentit arriti në

10%, tregues negativ, që është evidentuar edhe në kartën e performancës së shkollës për vitin

2018-2019.

Në të kundërt, nisur nga mënyra e përshkruar në kartën e performancës, numri i mungesave

për orë mësimi është ulur ndjeshëm nën nivelin e synuar sipas planit vjetor 2018-2019. Duke

llogaritur numrin e mungesave gjithsej të kryera nga nxënësit pjesëtuar kjo me numrin e

përgjithshëm të orëve mësimore vjetore që planifikohen për një klasë * me numrin e klasave,

u llogarit një përqindje mungesash prej më pak se 1%. Treguesi është pozitiv dhe është

reflektuar në kartën e performancës 2018-2019.

Objektivi nr. 3

Mesatarja e të gjitha notave në provimet e maturës shtetërore të jetë të paktën 7 me jo më

shumë se 20% shmangie me 2 e më shumë nota nga nota vjetore e vitit të fundit kur është

zhvilluar lënda

Pas përfundimit të sesionit të parë të maturës shtetërore është kryer nga ana e drejtorisë së

shkollës analiza e plotë e rezultateve të maturantëve të vitit shkollor 2018-2019, mbi bazën e

së cilës konstatohet se ky objektiv nuk është realizuar plotësisht. Nota mesatare e të gjitha

provimeve është 6,5, ndërkohë që shmangia me 2 ose më shumë nota në vlerë absolute midis

notës vjetore dhe notës së provimit është rreth 11% nga 20% që ishte përcaktuar në planin

vjetor (50 raste shmangieje / (114 nxënës*4provime)).

Gjatë vitit shkollor në përputhje me planin vjetor janë kryer analiza të hollësishme të

përfundimeve të çdo tremujori në klasat e maturës, gjithashtu janë zhvilluar testime

përgatitore për provimet në muajin maj.

Për arsye se regjistrimi i lëndës provim me zgjedhje në formularin A1 u krye sipas grafikut të

QShA-së dy muaj më herët se vitet e kaluara (në janar), nuk u arrit të përgatiteshin maturantët

për të përzgjedhur më mirë lëndën e vetme që do të jepnin provim. Po ashtu në datat kur u

krye regjistrimi me formularin A1 ende nuk ishin shpallur kriteret e pranimit dhe koeficientët

23

nga shumica e universiteteve. Megjithatë maturantëve iu vunë në dispozicion të gjitha

materialet e nevojshme sqaruese. Për shkak të ndalimit nga MASR të vizitave nga

përfaqësuesit e IAL-ve në mjediset shkollore, megjithë përpjekjet e drejtorisë së shkollës për

të orientuar maturantët drejt takimeve promovuese të universiteteve, maturantët u kontaktuan

nga pak IAL.

Regjistri elektronik i notave me qëllim krahasimin dhe zbulimin e nivelit të pritshëm për

lëndët e provimeve në maturë nuk u arrit të krijohej për arsye teknike, sikundër me regjistrin e

mungesave.

Në tërësi objektivi nr. 3 konsiderohet i parealizuar dhe kjo është shënuar edhe në kartën e

performancës për vitin 2018-2019.

Objektivi nr.4

Të arrihet niveli më i lartë ndër gjimnazet publike në renditjen e treguesit “Fitues në

konkurrimet në nivel lokal të organizuara nga DAR ose me bashkëpunimin e DAR”, sipas

kartës së performancës për vitin shkollor 2018-2019

Për realizimin e këtij objektivi janë ndërmarrë të gjitha hapat e planifikuara, si njoftimi i

nxënësve për aktivitetet, janë evidentuar më herët nxënësit të talentuar, janë krijuar mundësitë

që nxënësit të marrin pjesë në aktivitetet kulturore dhe olimpiada e konkurse, si edhe janë

promovuar fituesit në rrjetet sociale gjatë gjithë vitit shkollor. Arritjet e certifikuara e rendisin

gjimnazin tonë në nivelin më të lartë ndër gjimnazet publike të njësisë arsimore vendore Fier

(bashkitë Fier, Patos dhe Rokovec).

Ndërkohë numri i trofeve dhe certifikatave të fitoreve ende është i vogël në krahasim me ato

të marra nga nxënësit e shkollave private. Ballafaqimi dinjitoz me këta konkurrentë mbetet

sfida e vërtetë e gjimnazit tonë.

Në tërësi objektivi i katërt i planit vjetor 2018-2019 konsiderohet i realizuar.