ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit r ural...

10
KULTIVIMI DHE RËNDËSIA EKONOMIKE E ARRËS Republika e Kosovës Republika Kosovo/ Republic of Kosovo Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT

Upload: others

Post on 05-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

KULTIVIMIDHE RËNDËSIAEKONOMIKEE ARRËS

Republika e KosovësRepublika Kosovo/ Republic of Kosovo

Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit ruralMinistarstvo PoljoPrivrede, suMarstva i ruralnog raZvojaMinistry of agriculture, forestry and rural develoPMent

2

RËNDËSIA EKONOMIKE DHE KULTIVIMI I ARRËS

Arra si kulturë pemtare është me një rëndësi të shumëfishtë sidomos në vleren

e saj ushqyse, merr pjesë mjaftë në industrinë ushqimore, industrinë për për-

punimin e drurit, si dhe industrinë kimike kryesisht të ngjyrave. Si kulturë arrën

e gjejmë në shumë shkrime të vjetra por të kultivuar në ekonomit familjare si

pemishte rrall herë e gjejmë, por edhe nëse gjendet nuk përshkruhet si pemishte

e veçantë. Duke e parë rëndësin e saj ekonomike në ushqim, industri të drurit

dhe asaj kimike edhe në Kosovë ka filluar të kultivohet në mëyrë të organizuar

dhe tani kemi afer 200 hektar me kulturën e arres si pemishte. Pemishtet janë të

shpërndara nëper tërë teritorin e Kosovës dhe ky interesim për rritjen e sipër-

faqeve të arrës vjen nga interesi ekonomik i pemtarve.

Nëse llogaritet që jetëgjatsia prodhuse e arrës së shumuar në mënyrë vegjetative

do të jetë 50 vite dhe një prodhimtari vjetore prej 4.5 t/ha del se është një llogari

mjaft e mirë për kultivusit (pemtaret). Një interes tjeter që vlen të përmendet

është se nuk kërkon një përkujdesje dhe kosto të madhe gjatë vegjetacionit por

edhe gjatë gjithë ciklit jetësor.

KRITERET E NGRITJËS SË PEMISHTËS SË ARRËS Ngritja e pemishteve në pergjëthsi, e sidomos te ato durfrutore përfshin një varg

masash përgaditore. Andaj, çdo herë para ngritjës së pemishtës duhet të konsul-

tohemi me ekspert të lëmive adekuate e posaqërisht pemëtar, agronom, agrome-

teorolog etj. në mënyrë që këshillat dhe pervojat e tyre të merren për bazë. Në

disa raste duhet të konsultohemi edhe me të moshuarit të cilët e dijnë se a është

kultivuar në këto zona arra dhe a ka pasur sukses. Si kritere duhet pasur parasysh

edhe: klimën, token dhe lartësinë mbi detare.

1. Lokacioni

Në mënyrë që të bindemi se ai regjion është i përshtatshëm për kultivimin e arrës

duhet siguruar se në atë regjion arra është kultivuar edhe më parë. Jetëgjatsia e

saj ndër vite, prodhimi dhe rreziku nga temperaturat e ulta dhe sidomos ato të

vonshme pranverore. Pasi të bindemi se kultura e arrës ka patur sukses në keto

zona dhe është prezente fillojm me hapat tjerë.

3

2. Parcella dhe përgaditja e saj

Zakonisht parcellat ku bëhet ngritja e pemishtës së arrës por edhe pemëve të

tjera bëhet në parcellat ku më parë kanë qenë të kultivuara kulturat lavërtare,

mirëpo ndodh që pemishtja të ngritet edhe në ato vende ku tokat kanë qenë

pemishte, shkurra apo lëndina. Në këto raste si punë fillestare duhet të bëhen

pastrime.

3. Pastrimi i terenit Nënkupton largimin e të gjitha masave drunore, cungjeve si dhe sistemit rrënjor

nëse parcella ka qenë e mbjellur më herët pemishte. Në keto raste duhet që këtë

siperfaqe ta mbjellin dy apo tre vite me kultura lavërtare në mënyrë që të bëhet

pastrimi i tokës nga sëmundjet dhe dëmtuesit që eventualisht ka pasur në ato

pemishte. Gjithashtu, bëhet edhe mineralizimi i sistemit rrënjor dhe pastrimi i

tokës nga mbetjet e pemishtës së mëhershme.

4. Qilizma

Pas një pastrimi detal bëhet një lavrim i thellë, në mënyrë që sipërfaqja të

pastrohet nga rrënjet dhe cungjet. Lavrimi i thellë bëhet me mekanizëm të rëndë

me qëllim që thellësia e lavrimit të jetë prej 60 – 80 cm. Kjo thellësi mundëson

4

zhvillimin e sistemit rrënjor dhe në të njejtën kohë bëhet edhe një deponim i

lagështisë së ujit e cila sasi do ti nevojitet arrës në kohën kur ka mungesë të ujit

gjatë verës. Në rastet kur toka ka qenë e mbjellur me kultura lavërtare atëherë

kemi mundesi që të bëjmë vetëm qilizmën si dhe punët përgaditore të tjera.

5. Analiza e tokës

Është tejët e rëndësishme që analizat të bëhen në laboratoret të cilët janë të

liqencuar për këtë qëllim.

PH e tokës

Me këtë analizë kryesisht përcaktohet përqëndrimi i joneve hidrigjen në lëngun e

tokës ose reaksioni i PH-së. Për një prodhmtari të suksesshme PH e tokës duhet të

jetë prej 5.5 deri në 7.

Në rast se PH e tokës është mbi 8, nuk preferohet ngritja e pemishtës së arrës

ose nëse vendosim që të mbjellim në këtë parcellë, atëherë duhet të merren disa

masa në mënyrë që të përmirësohet PH e tokës me shtimin e pleherave të shtal-

lës si dhe plehrave sulfurike.

5

Analizat kimike

Me analizat kimike vërtetohet se parcella posedon elementet e nevojshme për

një zhvillim normal të arrës, kryesishtë këto analiza kanë të bëjnë me prezencën

e makro dhe mikro elementeve të nevojshme e të cilat elemente nevojiten si

ushqim i mëvonshem.

Analizat fizike

Për një prodhmtari të sukseshme nevojitet që gjatë analizave të bëhen edhe

analizat fizike. Me keto analiza vërtetohet se në çfarë prezence është argjila,

gurët si dhe humusi. Për një zhvillim normal të kulturës së arrës argjila duhet të

jetë 45 – 55% , rëra deri 25%, guret deri 10%, kurse humusi mund të jetë 2 - 3%,

por edhe më tepër.

6. Pregaditja e tokës

Pas kryerjës së analizave të tokës dhe bindjës se toka është e përshtatshme

atëherë fillojm me operacionet tjera siq janë:

Pleherimi i tokës

Kryesisht duhet të hudhen plehra organike me sasi prej 20 – 40 ton/ha. Kjo sasi

varët kryesishtë prej analizave të mëhershme. Krahas kësaj hudhet edhe një sasi

e plehit artificial prej 300 – 400 kg. Kjo sasi ma tepër duhet të përmbaj elemente

të fosforit dhe kaliumit por edhe një sasi të vogël të azotit. Pas hudhjës së këtyre

plehrave bëhet një lavrim mesatar në mënyrë që plehrat e shtallës dhe ato meni-

rale të futën nën sipërfaqen e dheut. Sipërfaqja e lëvruar duhet të pijatohet me

pijator të rëndë, në mënyrë që të bëhet një shkriftësim sa më i mirë i tokës si dhe

rregullimi i mikro reliefit të tokës. Në disa raste mund të bëhet edhe një trinim

ngase bëhet një rregullim mjaft i mirë i kësaj sipërfaqe.

6

7. Ndarja e parcellave dhe piketimi

Në raste kur kemi të bëjm me mbjellje të pemishtës së arrës në sipërfaqe të mëd-

ha mbi 5 ha atëherë duhet që të bëhet parcellimi i sipërfaqeve në mënyrë që të

rregullohen rrugët, sistemi i ujitjës dhe mundësia e manipulimit me mekanizem

adekuat për mbrojtje, vjelje dhe transport. Parcelimi bëhet edhe për ate që të na

mundësoj edhe përcaktimin e drejtimit të rendeve në kahje të dëshirueshme, për

kushtet tona veri-jug.

Piketimi

Është operacion i rëndësishëm ku bëhet caktimi i drejtimit të rendeve mundë-

sisht veri-jug, por edhe në rast se forma e parceles nuk na jep këtë mundësi

atëherë tek arra nuk duhet të hezitojm ngase distancat e mbjelljes janë mjaft të

mëdha dhe nuk shkakton ndonje problem në ajrosje, mbrojtje dhe ndriqim.

Fidanet e shumëzuara në mënyrë vegjetative mbillet në distancë 6 x 6m, 6 x 7m

si dhe 7 x 7m, ku janë distancat më të preferueshme dhe sigurojnë një numër

optimal të bimëve. Ndersa tek fidanet me shumëzim gjenerativ distancat e mbjel-

ljës mund të jenë 8 x 10m ose 10 x 10m. Piketimi bëhet me vendosjen e pikave

në çdo vendë ku duhet të mbillet fidanja.

8. Zgjedhja e fidanit

Fidanet duhet të zgjedhen nga një prodhues fidanesh i liqencuar ku prodhimtaria

e materialit fidanor përcillet nga fillimi e deri në treg nga inspektorët fitosanitar,

agronomet etj. Fidani duhet të jetë i shëndosh në pikpamja fizike si dhe fitosani-

tare dhe të plotësojë standartet e nevojshme për nga madhësia.

Për mbjellje preferohën fidanet e moshës një dhe dy vjeqare. Prejardhja e fidanit

sipas mendimit të shumë ekspertëve duhet të jetë nga zonat gjeografike veriore

ngase janë më të qëndrueshme ndaj temperatuve dimërore deri – 250C. Kurse

materiali fidanor me prejardhje nga zonat e nxehta mund të dëmtohet edhe në

temperaturat –150C, ku paraqet rrezik potencial të dëmtimit të pemishtës së arrës.

7

9 Variatetet e arrës

Arra është një lloj peme me një numër shumë të vogël të varieteteve dhe janë

të ndara në dy grupe: për zonën e hardhisë se rrushit: lloji bullgar “Shejn” dhe

“Rasna” si dhe për zonën kontinentale: “Gazenhajmski 139”, “Gazenhajm-ski 251”.

Në kuadër të këtyre variateteve dallojm disa variatete të cilat janë më produktive,

por që gjithmonë duhet pasur kujdes që në kuadër të pemishtës të kemi varia-

tete që shërbejnë si polenizues dhe atë në numër të mjaftueshëm, ngase mos

prezenca e polenizuesve mundë të sjell deri tek ramja e rendimentit të prodhimit

total. Polenizuesit duhet të zgjedhen në atë mënyrë që pjekja e polenit të bëhet

në të njejtën kohë me lulzimin e arrës.

10. Pregaditja e fidanit për mbjellje

Fidanet e zgjedhura nga pikpamja fizike, fitosanitare dhe për nga madhësia duhet

të pregaditen për mbjellje.

Çdo fidan duhet të kontrollohet veç e veç në mënyrë që të sigurohemi për cilësin

si dhe damtimet e bëra gjatë transportit. Fidanet mund të dëmtohen gjatë

transportit dhe degëzat e dëmtuara duhet të largohën me gërshërë, pastaj bëhet

shkurtimi i sistemit rrënjor në një gjatësi prëj 25 – 30 cm. Kjo na siguron që fidani

i mbjellur të ketë sistem rrënjor të mjaftueshëm për zënje sa më të lehtë.

Fidanet e pregaditura në këtë mënyrë duhet të futen në një tretësir të pregaditur

e cila shërben që bimës të i siguroj një ushqim fillestar si dhe dezinfektim prej

parazitve të mundshëm. Tretësira pregaditet në këtë mënyrë: Plehu i freskët i

shtallës + Argjil (dheu) + Uji Të gjitha këto në raport 1 : 1 : 1

Përzierja e tillë siguron që sistemi rrënjor të ketë ushqim fillestar, të ketë kontakt

me dheun, por në të njejtën kohë kemi dhe një dezinfektim të sistemit rrënjor.

11. Hapja e gropës dhe teknika e mbjelljës

Hapja e gropës duhët të bëhet në ato dimensione ku siguron vendoje të lirë të

sistemit rrënjor dhe asesi nuk guxon që rrënjët të grumbullohën. Dimensionet e

përafërta kishin me qenë 50 x 50 x 50 cm.

Kjo thellësi e mbjelljës duhet të siguroj që vendi i shartimit mos të mbulohet së

paku për 10 cm, dhe të jetë mbjellje për 5 cm më e thellë se sa në fidanishte.

Vdendosja e fidanit bëhet në pozitë sa më të drejtë (vertikale). Në gropën e hapur

qitet së pari një sasi e dheut të imët në mënyrë që rrënjët të mos jenë direkt të

vendosura në tabanin e tokës. Kjo sasi e dheut siguron një shtrirje të rrënjëve sa

më të mirë, pastaj bëhet hudhja e dheut të shkrift për mbulim fillestar të sistemit

rrenjor, dhe pas kësaj shtrese të dheut duhet të bëhet një ngjeshje e lehtë e cila

siguron një kontakt sa ma të mirë të dheut me rrënjet, ku në të njejtën kohë bëhet

edhe largimi i ajrit.

9

Në formë unazore hudhet një sasi e plehut të djegur të shtallës prej 10 -15 kg, me

kushtë që të mos kontaktoj me trupin e fidanit e as me sistemin rrënjorë. Hudhet

prap një shtresë e holle e dheut me q’rast në këtë shtresë qitet një sasi e plehrave

artificiale prej 100 – 150 g NPK.

Në rast se mbjellja kryhet në kushte të thata atëherë preferohët një dhënje e sa-

sisë së ujit prej 10 – 15 l në mënyrë që të sigurohët lagështi e nevojshme në fazat

fillestare të vendojës së fidanit në vende të përhershëm.

12. Ujitja e arrës

Për një prodhimtari intensive arra duhet të ujitet, ku sipas njohurive të deri-

tanishme ekzistojn disa lloje të sistemeve të ujitjës: Ujitja me brazda, ujitja me

vërshim etj. Mirpo ndër sistemet më të avansuara dhe më të kontrolluara është

sistemi i ujitjës pikë – pikë, ky sistem i ujitjes mundëson që bimët vazhdimisht të

ujitën dhe ate në sasi të kontrolluar të lagështisë së tokës, sepse si çdo kulturë

edhe kultura e arrës ka nevojat e veta për lagështi.

Me sistemin e ujitjes pikë – pikë mund të bëhet edhe ushqimi me plehra kristalor.

13. Mbrojtja e arrës

Meqenëse kultura e arrës nuk kërkon ndonjë mbrojtje aq intensive, ne duhet

të bëjmë dy deri tri trajtime mbrojtjeje në mënyrë që të bëjmë mbrojtjen nga

ndonjë sëmundje apo dëmtues, e me këtë sigurojmë një cilësi të prodhimit.

14. Rendimenti

Kur flasim për kultivimin e arrës duhet të mendohet vetëm në fidanë të shortuara.

Kultivuesit e arrës me fidanë të shartuara do të marrin rendiment për 80 vite dhe

këto vite i tejkalojnë tri herë kultivimin e pemishtës së mollës. Llogaritet në vit

40 kilogram/arra me gëzhojë për trup, gjegjësisht 4500 kg për ha me gëzhojë.

Thelbi i pastër i arrës është përgjysmë më i lehtë kur eliminohet gëzhoja. Vlera

tij sillet diku e shprehur në para - 14,000 Euro, ndërsa shpenzimet e prodhimit

arrijnë 4,500 Euro në vit. Kjo do të thotë se gjatë gjysmë shekulli çdo vit në një

hektar me arrë krijohen të hyra nga diku 10,000.00 Euro.

10

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni:

MBPZHR - Departamenti i Shërbimeve Këshillimore Teknike

Rr. nëna terezë nr. 35

Zyra Nr. A /13

Tel. 038 200 38 426

Tel/Fax. 038 212 987

E-mail. [email protected]

Ky botim është përgatitur me ndihmën e MBPZHR. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi

vetëm e kompanisë n.p.sh. “ESG”, implemetuese e projektit, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të

merret për të pasqyruar pikëpamjet e MBPZHR -së.

Implementuar nga: