ministria e drejt - reception and integration agency rules revised... · web view1.3qendra do të...

89
0 Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Upload: others

Post on 01-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

0

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 2: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

1

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 3: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

2

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 4: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Ministria e Drejtësisë dhe Barazisë

AGJENCIONI PËR PRANIM DHE INTEGRIM

Qendrat e Pranimit dhe Akomodimit

Rregullat dhe Procedurat e Shtëpisë

Reviduar në Nëntor 2018

3

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 5: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

PërmbajtjaFaqja

Parafjala 4

Hyrje e përgjithshme 7

Rregullat dhe Procedurat e Shtëpisë:

Pjesa 1: Shërbimet 13

Pjesa 2: Rregullat e Shtëpisë 17

Pjesa 3: Siguria nga Zjarri 30

Pjesa 4: Procedura e Ankesave&Shqyrtimi/Ankesat 33

Shtesa 1: Formulari Zyrtar për Ankesa 44

(nga banuesi tek menaxheri i qendrës)

Shtesa 2: Formulari Zyrtar për Ankesa 46

(nga banuesi tek RIA)

Shtesa 3: Pjesa 7 Njohtimi i Ankeses nën 48

Rregullat e Komuniteteve

Evropiane (Kushtet e Pranimit) 2018

4

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 6: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Parafjala

Rregullat e Shtëpisë të paraqitura në këtë doracak janë bërë në pajtim me Rregullin 25 të Rregullave të Bashkësive Evropiane (Kushtet e Pranimit) 2018. Këto Rregulla kanë hyrë në funksion më 30 qershor 2018 dhe shtrojnë standardet për pranim të aplikuesve për mbrojtje derisa të vendoset mbi aplikacionin e tyre.

Për kë është doracaku?

Ky doracak është për aplikuesit1 për mbrojtje ndërkombëtare të cilët po

qëndrojnë në qendrat e akomodimit të siguruara nga Agjencioni për

Pranim dhe Integrim (RIA); dhe për qëllime informimi për stafin i cili

udhëheq këto qendra.

E shpjegon se çfarë ju si aplikues duhet të dini mbi qëndrimin tuaj në këtë

qendër. Mbulon:

shërbimet të cilat i siguron qendra juaj;

rregullat të cilat duhet t’i ndiqni;

sigurinë nga zjarri; dhe

si të ankoheni në mënyrë që problemet të shqyrtohen shpejt dhe fer.

1 Termi “aplikues për mbrojtje ndërkombëtare” përdoret në këtë doracak dhe Rregullat e Shtëpisë kanë domethënien e pranuesit në kuptimin e Rregullave të Komuniteteve Evropiane (Kushtet e Pranimit) 2018.

5

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 7: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Çfarë është Agjencioni për Pranim dhe Akomodim (RIA)?Rregullat e Komuniteteve Evropiane (Kushtet e Pranimit) 2018 (më tutje

në tekst “Rregullat”) sigurojnë kushtet materiale të pranimit (banimin,

ushqimin, veshëmbathjen dhe një shumë për shpenzime ditore) për

aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare. Në pajtim me Rregullat,

akomodimi i ofrohet njerëzve të cilët nuk kanë mjaft para që të kenë një

standard adekuat për të jetuar të pavarur. RIA është përgjegjëse për

dhënien e akomodimit dhe shërbimet e përkatëse për aplikuesit për

mbrojtje ndërkombëtare në qendrat si ajo në të cilën po qëndroni ju.

Cili është dallimi mes RIA-s dhe Menaxhmentit të Qendrës?

RIA është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Barazisë. Qendrat menaxhohen nga kompani private nën kontratën e RIA-s.

A janë këto Rregulla Shtëpiake mënyra e vetme që t’i

mbroni të drejtat e juaja?

No. Rregullat rregullojnë një sërë çështjesh të lidhura me sigurimin e

akomodimit dhe shërbimeve përkatëse. Rregullat i referojnë Rregullave

të Shtëpisë, të cilat duhet të ndiqen kur je banues në akomodimin e RIA-

s. Rregullat janë në dispozicion duke klikuar në linkun vijues:

http://www.irishstatutebook.ie/eli/2018/si/230/made/en/pdf

Per verzionet e shtypyra ju lutemi shkoni tek web faqja m ë lart ë

Këto Rregulla të Shtëpisë gjithashtu komplimentojnë politikat dhe

procedurat tjera të RIA-s për të mbrojtur dhe monitoruar kontraktuesit;

Rregulli mbi Ngacmimin Seksual dhe Dhunën në Familje

Rregulli për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Fëmijës 6

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 8: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Rregulli për Verifikim e Policisë;

Klinikat e RIA-s ‘një me një’ ku banuesit mund të komunikojnë me

stafin e RIA-s në mënyrë direkte, pa prezencën e menaxhmentit; dhe

Kodi i Praktikës i RIA-s për personat të cilët punojnë në qendra

RIA ka gjithashtu proces inspektimi për t’u siguruar që po

përmbushen obligimet kontraktuese

Detajet e këtyre rregullave dhe procedurave janë në web faqe të RIA-s –

www.ria.gov.ie

Si mund të kontaktoj Agjencionin për Pranim dhe Integrim?Mund ta kontaktoni RIA-n në:

Reception and Integration Agency

PO Box 11487

Dublin 2

Telefoni: 01 4183200;Lo - call: 1890 777727;Fax: 01 4183271;Email: [email protected]

Hyrje e Përgjithshme në Sistemin e Pranimit

Agjencioni për Pranim dhe Integrim (RIA) ju dëshiron mirëseardhje në

këtë qendër për pranim dhe akomodim. Kjo qendër siguron akomodim

për juve në emër të Ministrit të Drejtësisë dhe Barazisë. Është shtëpia

juaj derisa të procesohet aplikacioni juaj për mbrojtje ndërkombëtare. 7

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 9: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

E dijmë që kjo periudhë është e vështirë dhe bartë stres. Ne dhe stafi i

qendrës së pranimit apo akomodimit do t’ju ndihmojmë sa më shumë që

është e mundur gjatë qëndrimit tuaj.

Detajet e Qendrës Tuaj janë si vijon:-

Emri i Qendrës

Emri:_________________________________________

Adresa e Qendrës

Adresa:________________________________________

Nr. i telefonit.: ________________________________________

Menaxheri i qendrës është:___________________________________

A merret ky doracak me shërbime tjera Shtetrore?Jo. Ky dokument nuk jep informacion mbi Ndihmën në Para për

Shpenimet e Përditshme ose Ndihmen në Para për Nevoja të

Jashtëzakonshme ose mënyrës se si ti qaseni shërbimeve shëndetësore

dhe arsimore. Këto shërbime jepen nga Departamente dhe shërbime tjera

qeveritare. Menaxheri i qendrës suaj mund t’ju japë informacione lidhur

me mënyrën se si t’i qaseni këtyre shërbimeve.

Çfarë lloji të akomodimit siguron RIA?Në vijë me Rregullat, në sigurojmë akomodim për aplikuesit e mbrojtjes

ndërkombëtare në një qendër të caktuar, deri sa janë duke pritur rezultatin

e aplikacionit të tyre për mbrojtje. Ne sigurojmë të gjitha nevojat e juaja

për strehim, përfshirë edhe të gjitha uzhinat (ushqimin).

8

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 10: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Jemi të përkushtuar që të sigurojmë akomodim të sigurt, kualitativ, i cili

promovon mirëqenien tuaj. Presim që banuesit, stafi dhe menaxhmenti të

sillen me njëri tjetrin me rrespekt.

Gjatë kohës që jeni banues ketu, duhet t’i përmbaheni rregullave dhe

procedurave siç janë shtruar në këtë dokument dhe nën Rregulla.

A mundet RIA apo menaxhmenti i qendrës të më ndihmojnë

me aplikacionin për mbrojtje?

Jo. As RIA dhe as menaxhmenti i qendrës nuk kanë ndikim dhe nuk janë

të kyçur në procesin e mbrojtjes ndërkombëtare. Kjo është përgjegjësi e

Zyrës për Mbrojtje Ndërkombëtare (IPO). Dhe nuk kemi as ndikim në

kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj në akomodimin tonë deri sa jeni duke pritur

vendimin përfundimtar të aplikacionit tuaj.

A ka rregulla të cilave duhet t’i kushtoj më shumë rëndësi?Po. Duhet t’i kushtoni më shumë rëndsi kërkesave 'raporto dhe bano' të

shpjeguara menjëherë më poshtë.

9

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 11: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Kërkesat ‘Raporto dhe Bano’ Nëse jeni aplikues për mbrojtje ndërkombëtare i cili është subjekt i

kërkesës ‘raporto dhe bano’ të seksionit 16(3)(d)(i) të Aktit për Mbrojtje

Ndërkombëtare 2015, duhet të jetoni në pjesën e specifikuar nga Ministri,

me një vendim nën atë provizion. Nëse vendi i specifikuar është

akomodimi i cili ju është ofruar deri sa Shteti të vendosë mbi aplikacionin

tuaj për mbrojtje, atëherë ju duhet të qëndroni aty nëse kërkesa nuk ka

ndryshuar apo tërhequr nga një oficer i imigracionit. Duhet ta informoni

RIA-n nëse jeni subjekt i kërkesës nën seksionin 16(3)(d) të Aktit për

Mbrojtje Ndërkombëtare.

Çdo kërkesë specifike e raportimit dhe ndëshkimet për mospërmbushjen e

tyre janë ashtu siç thuhet në letrën që ju është dhënë kur ju është caktuar

akomodimi.

Nëse nuk i përmbaheni këtyre kërkesave, do të kryeni një vepër penale

dhe mund të ndëshkoheni sipas nenit 16(5) të Aktit për Mbrojtje

Ndërkombëtare 2015. Kjo mund të rezultojë që kërkesa juaj për mbrojtje

të konsiderohet e tërhequr dhe e refuzuar.

A mund të pres që të më trajtojnë me respekt?Po. Gjithmonë duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin me respekt. Kjo përfshin ju,

banorët e tjerë dhe menaxhimin e qendrës, personelin dhe vizitorët.

Si ndikon Ligji Irlandez në rregulla?Këto Rregulla të Shtëpisë bëhen në përputhje me Rregullat e dhëna në

fillim të dokumentit. Rregullat dhe procedurat janë të dizajnuara për t'i

bërë qendrat e pritjes dhe akomodimit të sigurta dhe efektive. Ato nuk

ndërhyjnë në asnjë mënyrë me të drejtat tuaja ligjore sipas ligjit irlandez.

10

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 12: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Ashtu si të gjithë të tjerët në Irlandë, duhet t'i përmbaheni ligjit. Disa

shkelje të rregullave (për shembull, sjellja abuzive ose e dhunshme) janë

gjithashtu shkelje të ligjit. Ata mund të rezultojnë që dikush që vepron në

mënyrë të dhunshme të ndiqet penalisht dhe / ose të përjashtohet nga

qendra.

Për t’u siguruar që ka rend të mirë në qendrat e pranimit dhe akomodimit

dhe se ato janë të sigurta dhe efektive, në përputhje me Rregullen 7 të

Rregullave, Ministri i Drejtësisë dhe Barazisë mund të caktojë një qendër

tjetër pranimi ose akomodimi ose, në rrethana të jashtëzakonshme, të

tërheqë apo të zvogëlojë shërbimet.

A mund t’i drejtohem menaxhmentit dhe stafit?Po. Çdo banor mund t'i drejtohet çdo anëtari të menaxhmentit ose

personelit për çdo çështje që mund të lindë në lidhje me qëndrimin e tyre

në qendrën e pranimit ose të akomodimit.

Qendra do të mbajë takime të përbashkëta 'të menaxhmentit dhe

banorëve’ rregullisht ose sipas nevojës, për t'u marrë me problemet.

Qendra do të publikojë njoftime për takimet e tilla në recepcion.

Menaxhmenti i Qendrës do t'ju ftojë që të shkoni në këto takime dhe të

jepni mendimin tuaj.

Si mund të ankohem?Ekziston një procedurë formale e ankesave (shih këtë broshurë: Pjesa 4:

Procedura e Ankesave). Banorët dhe menaxhmenti mund të ndjekin këtë

procedurë nëse nuk mund të zgjedhin në mënyrë joformale çështjet e

mbuluara nga rregullat dhe procedurat, ose nëse lindin probleme serioze.

Në çdo qendër ekzistojnë formularë për ankesa.11

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 13: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

A mund të zgjedh qendrën në të cilën jetoj?Jo. Sipas Rregullës 7 të Rregullores, Ministri për Drejtësi dhe Barazi do

të caktojë qendrën ku RIA ofron strehim. Askush nuk ka të drejtë të jetojë

në një qendër të caktuar.

A mund të kërkoj transfer në një qendër tjetër?Nëse keni nevojë për strehim, ju nuk keni të drejtë të lëvizni në një

qendër tjetër të zgjedhur prej jush. Transferimi është i mundur, por vetëm

kur Ministri vendos që arsyeja është prioritet. Kjo ndodh vetëm në

rrethana të rralla dhe të jashtëzakonshme.

Nëse kërkoni transferim për shkak të arsyeve mjekësore, një referuesi

pavarur mjekësor mund t'i kërkohet që ta bëjë vlerësimin e kërkesës suaj.

Nëse vendosni të kërkoni transferim në një qendër tjetër, qendra juaj

mund t’ju jap një formular aplikimi që duhet ta plotësoni dhe ta dërgoni

tek: The Reception and Integration Agency, PO Box 11487, Dublin 2.

Nuk do të merremi me telefonues personal.

Do të merrni përgjigje nga RIA brenda 21 ditëve nga marrja e kërkesës

suaj. Vendimi ynë është përfundimtar.

Nëse refuzojmë aplikacionin tuaj, nuk mund të ankoheni sipas procedurës

së ankesës, siç është përshkruar tek 'Pjesa 4: Procedurat për Ankesa' në

këtë dokument.

12

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 14: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Nëse ne besojmë se keni kërkuar transferim sepse qendra juaj nuk arriti të

ofrojë shërbimet e përshkruara tek 'Pjesa 1: Shërbimet' e këtij dokumenti,

ne do t'ia përcjellim kërkesën e juaj drejtorit të qendrës dhe do t'i

shqyrtojmë mendimet e tyre para se t'ju përgjigjemi. Aty ku është e

mundur, detajet e juaja do të mbahen anonime.

Q. A duhet të marr pjesë në pagesën e kostos së akomodimit?

A. Siç parashihet në Rregullën 5 të Rregullave të Komunitetit Europian

(Kushtet e Pranimit) 2018, nëse keni leje për të hyrë në tregun e punës

dhe keni punuar për një periudhë prej 12 javësh, do t'ju kërkohet të

paguani një kontribut drejt kostos së sigurimit të kushteve materiale të

pranimit për ju, nëse Pagesa juaj për Shpenzimeve Ditore është tërhequr.

Shuma që do t'ju kërkohet ta paguani do të varet nga niveli juaj i të

ardhurave. Detajet e plota mund të gjenden duke klikuar në linkun e

mëposhtëm dhe duke hyrë në faqen 14: Schedule 2 page 14

Informata të mëtejshme mbi qasjen në tregun e punës mund të gjenden

duke klikuar në linkun e mëposhtëm: Labour Market Access.

Për verzionet e shtypura ju lutemi shkoni tek web faqja në vijim:

http://www.inis.gov.ie/en/INIS/Pages/labour-market-access

Ju dëshirojmë çdo të mirë gjatë qëndrimit tuaj në këtë qendër akomodimi.

Oficeri Kryesor

RIA

13

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 15: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Pjesa 1

Shërbimet të Cilat Duhet t’i Sigurojë Qendra

Juaj

Cilat shërbime i ofrojnë qendrat e pranimit ose akomodimit

të emëruara nga Agjencioni për Pranim dhe Integrim

(RIA)?

Ne kontraktojmë qendra për pranim ose akomodim për të ofruar shërbime

në përputhje me politikën tonë të përgjithshme. Ne organizojmë

inspektime të rregullta të secilës qendër për t'u siguruar që shërbimet janë

të kënaqshme. Këto inspektime të pa paralajmëruara kryhen nga stafi i

RIA-së dhe nga një kompani e pavarur private e kontraktuar. Më poshtë

janë detajet e shërbimeve që qendra duhet t'ju japë.

Respekti

1.1 Qendra duhet t’ju trajtojë me respekt. Nuk do të pranojmë sjellje të

pahijshme siç është ngacmimi seksual, racizmi apo frikësimi i çfardo

lloji.

Standardi i akomodimit

1.2 Akomodimi juaj duhet të jetë i sigurt, mikpritës dhe i pastër. Në

mënyrë që të sigurohemi që jeni të sigurt, qendrat tona mund të

monitorohen nga kamerat e sigurimit.

14

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 16: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Të ushqyerit e foshnjave

1.3 Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për

foshnje në përputhje me 'Udhëzimet për ushqimin e foshnjave'.

Ekzekutivi i Shërbimit Shëndetësor (HSE) ka hartuar këto udhëzime

dhe qendra ka një kopje, të cilën mund t'ua tregojnë.

Krevatet për foshnje dhe shtresat e mbulesat

1.4 Qendra do të kujdeset për nevojat e foshnjeve dhe do të sigurojë

krevate.

Shkollat

1.5 Qendra do t’u japë informacion për shkollat

lokale dhe do t’ju ndihmojë që fëmijët tuaj të

mund të regjistrohen aty.

Dreka shkollore

1.6 Qendra duhet të sigurojë drekë të shëndetshme, te llojllojshme, të

paketuar me vlera ushqyese për fëmijët që vijojnë shkollën, aty ku

është e nevojshme.

Ushqimet

1.7 Qendra do t'ju ofrojë një mëngjes, drekë dhe darkë të ndryshme dhe

ushqyese.

15

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 17: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Nevojat dietetike mjekësore

1.8 Qendra do të kujdeset për çdo nevojë dietetike që ju ose fëmija juaj

keni për shkak të arsyeve mjekësore. Do të merrni ndihmën e një

profesionisti mjekësor kur të jetë e nevojshme.

Preferencat etnike dietetike, dhe 24 orë pije freskuese.

1.9 Ku është e mundur dhe praktike, qendra do të kujdeset për

preferencat etnike të ushqimit. Qendra do t'ju ofrojë çaj dhe kafe,

dhe ujë të pijshëm, jashtë orarit normal të ushqimit.

Sapun, shampo, pastë dhëmbësh

1.10 Qendra do t’ju pajisë me sapun, shampoo dhe pastë dhëmbësh kur të

arrini. Do t’ju japin furnizime të reja kur të keni nevojë

Larja dhe dushi

1.11 Qendra do t’ju sigurojë pajisje për larje dhe dush.

Lavanderi dhe hekurosje

1.12 Qendra do të ofrojë lavanderi dhe hekurosje.

Pastrimi

1.13 Stafi i pastrimit të qendrës do të pastrojë dhomën tuaj nëse është e

nevojshme. Megjithatë, të gjithë banorët pritet të pastrojnë pas vetes

dhe t’i mbajnë dhomat e tyre pastër dhe në gjendje të rregullt.

Ngrohja

1.14 Menaxhmenti i qendrës do të sigurohet që dhoma juaj dhe dhomat e

përbashkëta rekreative të ngrohen deri në standarde të rehatshme.

16

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 18: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Mbulesat për shtretër dhe peshqiret

1.15 Qendra do të ju ofrojë shtresa dhe mbulesa për krevate. Ata do t’i

ndërrojnë mbulesat dhe peshqiret kur të jetë e nevojshme, mirëpo së

paku një herë në javë.

Aktivitetet e kohës së lirë

1.16 Informacione në lidhje me objektet e kohës së lirë do të jenë në

dispozicion në qendrën tuaj dhe kur ofrohen nga qendra ju mund t’i

përdorni pa pagesë. Qendra mund të organizojë aktivitete tjera që

janë falas ose mund të kenë një pagesë të vogël.

17

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 19: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Pjesa 2

Rregullat e Shtëpisë

Në vijim janë Rregullat elementare të Shtëpisë të bëra në përputhje me

Rregullat e vitit 2018 të Komunitetit Evropian (Kushtet e Pranimit).

Banorët në akomodimin RIA-s duhet t’i përmbahen rregullave të qendrës

ashtu siç janë dhënë në këtë dokument dhe në Rregullore.

Respekti2.1 Duhet t'i trajtoni të gjithë ata që i takoni me respekt. Gjithashtu

duhet të respektoni pronën në qendër dhe atë që i përket banorëve

tjerë. Nuk duhet të bëni ndonjë gjë që do të rrezikonte sigurinë ose

rendin e mirë të qendrës suaj.

Ligji2.2 Duhet t'i përmbaheni ligjit irlandez. Nuk duhet të angazhoheni në

ndonjë aktivitet kriminal ose të bëni ndonjë gjë që do të dëmtonte

ose rrezikonte banorët e tjerë, ose drejtuesit ose stafin e qendrës.

2.3 Sipas Rregullëa 6 të Rregullores, Ministri i Drejtësisë dhe Barazisë

mund të vendosë të tërheqë akomodimin dhe shërbimet përkatëse në

qoftë se një rezident ka kryer ose po kryen një shkelje serioze të

Rregullave të Shtëpisë ose nëse banori ka qenë seriozisht i

dhunshëm. Një shkelje serioze e Rregullave të Shtëpisë përfshin si

në vijim:

dhunën

Konsumimin e drogave ilegale

Ruajtjen e drogave ilegale

18

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 20: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Të qenit në gjendje të dehur dhe të çrregullt

ngacmimi seksual

racizmi, apo

frikësimi i çfardo lloji

Bërja e qëllimshme e deklaratave të rrejshme qëllimkeqe dhe

shpifëse, apo

Rrezikimi apo dëmtimi i shëndetit dhe sigurisë së banorëve tjerë

apo stafit të qendrës.

Nën ligjin irlandez një sjellje e tillë gjithashtu përbën shkelje.

Nëse dikush e shkelë ligjin penal, do të raportohen tek An Garda

Síochána (Policia irlandeze).

Dhoma Juaj2.4

a) Udhëzimet e Menaxherit të Qendrës

Duhet t’i përmbaheni udhëzimeve të menaxherit të qendrës

lidhur me okupimin dhe lirimin e dhomës suaj.

b) Ndoshta duhet të lëvizni

Nën Rregullën 7 të Rregullores, Ministri do të caktojë një

qendër akomodimi. RIA kërkon që secila qendër të përdorë

plotësisht hapësirat e krevateve që ata kanë për të akomoduar

aplikuesit për mbrojtje. Kjo do të thotë që qendra mund të

kërkojë nga ju që të lëvizni nga një dhomë në tjetrën në një

kohë.

Ndonjëherë, RIA mund të ketë nevojë që ta lëvizë një banorë në

një qendër tjetër.

19

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 21: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Nëse menaxhmenti i qendrës apo RIA kërkon nga ju që të

lëvzini në një dhomë tjetër, apo në një qendër tjetërr, do t’ju

tregojnë arsyen.

c) Pastrimi

Duhet ta mbani dhomën të pastër,

të rregullt dhe të ajrosur.

d) Inspektimet e dhomave

Është e rëndësishme që standardi i akomodimit të jetë aq i mirë

sa është e mundur për të gjithë që jetojnë në qendër. Menaxheri

i qendrës është përgjegjës për të siguruar që standardet të

mirëmbahen, që të gjitha pajisjet janë duke punuar si duhet dhe

duke rregulluar çdo gjë që nevojitet. Kjo do të thotë që

ndonjëherë menaxheri i qendrës do të duhet të shohë dhomën

tuaj.

Inspektimet nga Menaxheri i Qendrës:

Menaxheri, ose stafi i emëruar nga menaxheri, do t'ju njoftojë

kur duan të inspektojnë dhomën tuaj. Nga ju kërkohet që të

bashkëpunoni me menaxherin. Pas tri kërkesave të pasuksesshme për

të parë dhomën tuaj, menaxheri mund t'ju japë njoftim zyrtar që ai /

ajo do të inspektojë dhomën në një datë dhe kohë të caktuar.

Menaxheri mund të hyjë në dhoma pa paralajmërime nëse ai / ajo

beson se ka një rrezik të menjëhershëm të shëndetit dhe sigurisë.

Dhoma juaj mund të inspektohet edhe nga:

Personeli nga RIA, apo

Inspektorë tjerë të emëruar nga RIA

20

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 22: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Të gjithë këta njerëz do të respektojnë privatësinë tuaj aq sa

është e mundur.

Inspektimet nga RIA apo në emër të RIA-s

Qëllimi i këtyre inspektimeve është që të sigurohet që të gjitha

kërkesat për shëndetin dhe sigurinë po përmbushen; që

kompania që ofron akomodimin tuaj është duke përmbushur

detyrimet e saj të caktuara në kontratën me RIA; dhe se ju po

merrni të gjitha shërbimet që ju takojnë sipas Rregullave.

Këto inspektime nga ose në emër të RIA-s janë të pa

paralajmëruara. As menaxherit të qendrës, dhe askujt tjetër nuk

do t’i thuhet se kur do të zhvillohen këto inspektime. Në ditën e

inspektimit, do të njoftoheni që dhoma juaj do të inspektohet

më vonë. Nëse nuk jeni aty, inspektimi mund të bëhet në

mungesë tuaj.

e) Pajisjet elektrike

Disa pajisje elektrike dhe adaptorë mund të paraqesin rrezik

nga zjarri. Nëse dëshironi të përdorni ndonjë aparat elektrik në

dhomën tuaj, së pari duhet të pyesni menaxherin e qendrës për

leje. (Ju lutemi shihni Pjesën 3: Siguria nga zjarri.)

f) Dekorimi

Mund ta dekoroni dhomën vetëm nëse merrni leje nga

menaxheri i qendrës. Dekorimi mund të paraqesë rrezik nga

zjarri.

21

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 23: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Ushqimi dhe gatimi2.5 Nuk guxoni të ruani ushqim në dhomën tuaj të gjumit. Nuk guxon të

gatuani në dhomën tuaj.

Alkooli dhe drogat ilegale2.6 Nuk duhet të konsumoni dhe as të ruani alkool apo droga ilegale në

qendër.

Zhurma2.7 Nuk duhet të krijoni zhurmë të tepruar, sidomos mes orës 10 në

mbrëmje dhe 8 në mëngjes. Është thelbësore që ju të keni parasysh

banorët dhe fqinjët tjerë dhe mos harroni se të gjithë banorët kanë të

drejtën e qetësisë në qendër.

Pirja e duhanit2.8 Nuk lejohet pirja e duhanit askund brenda në qendër. Nuk guxoni t’i

mbuloni detektorët e tymit pasi që kjo mund të paraqesë rrezik

serioz nga zjarri.

Kafshët2.9 Nuk lejohet ruajtja e kafshëve në qendër. Qentë ndihmës lejohen aty

ku është e nevojshme.

Mbeturinat2.10 Ju lutemi hedhni të gjitha mbeturinat në koshat e plehrave të

vendosura.

22

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 24: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Prova evakuimi në rast zjarri2.11 Duhet të merrni pjesë në të gjitha provat e evakuimit në rast zjarri

dhe t’i ndiqni të gjitha rregullat e zjarrit ashtu siç janë dhënë në këtë

dokument. Provat e evakuimit në rast zjarri mbahen për sigurinë

tuaj. (Ju lutemi shihni Pjesën 3: Siguria nga Zjarri)

Vizitorët2.12 Të jesh në gjendje të takosh miq ose të afërm është një aspekt i

rëndësishëm i jetës dhe menaxhmenti dëshiron ta lehtësojë këtë sa

më shumë që të jetë e mundur. RIA dëshiron që të gjithë që jetojnë

në një qendër të gëzojnë strehim të sigurt dhe të respektohen të

drejtat e të gjithë atyre që jetojnë aty.

Për këtë arsye, vizita në përgjithësi është e lejuar nga ora 10:00 deri

në orën 22:00 (20:00 për fëmijët, përveç nëse janë me një prind /

kujdestar). Menaxheri i qendrës mund të kufizojë numrin e

vizitorëve në çdo kohë nëse ai / ajo beson se mund të ketë rrezik për

shëndetin dhe sigurinë. Menaxheri i qendrës mund të refuzojë hyrjen

ose të kërkojë nga vizitorët që të largohen, nëse ai ka arsye të besojë

se ata mund të shkaktojnë kërcënim për banorët ose pronën e

qendrës. Në këtë rast, menaxheri i qendrës do të njoftojë RIA-n për

arsyet për një refuzim të tillë.

Duke pasur parasysh nevojën për të respektuar të drejtat e banorëve

të tjerë dhe për të respektuar standardet e mbrojtjes së fëmijëve,

mënyra në të cilën vizitat mund të mundësohen do të varet nga lloji i

qendrës ku jetoni. Ekzistojnë tri lloje të gjera akomodimi brenda

portofolit të strehimit të RIA-s.

23

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 25: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Lloji A:

Këto janë qendra të përbëra nga njësi individuale të akomodimit dhe

përfshijnë shtëpitë e lëvizshme, shtëpitë dhe apartamente ku gatuhet

vetë. Për këtë arsye, vizitat në njësinë e akomodimit mund të

mundësohen me ftesën e banorit.

Lloji B:

Këto janë qendra ku njësitë e akomodimit janë në zona komunale

p.sh. ku dhomat individuale janë të vendosura jashtë korridoreve

komunalë. Qendrat e tipit B janë ish-hotele, hostele etj. Vizitat në

këto qendra do të mundësohen në dhoma të caktuara për vizitorë, të

cilat mund të rezervohen paraprakisht. Vizitat në dhomat e banorëve

nuk janë të lejuara, sepse nuk është e përshtatshme që të lejohen jo-

banorët të hyjnë në korridoret komunale.

Lloji C:

Këto janë qendra të përbëra kryesisht nga dhomat të cilat personat e

vetëm i ndajnë me njëri-tjetrin. Vizitat në dhoma nuk lejohen kur

njerëzit ndajnë dhoma me jo-familjar me qëllim që të respektojnë

privatësinë e personit me të cilin e ndan dhomën. Ashtu si me Llojin

B më lart, vizitat në këto qendra do të mundësohen në dhoma të

caktuara për vizitorë, të cilat mund të rezervohen paraprakisht.

Pa marrë parasysh llojin e qendrës për të cilën bëhet fjalë, duhet të

merret parasysh që:

Vizitorëve u kërkohet që t’i tregojnë stafit të recepcionit se kë

dëshirojnë ta vizitojnë dhe ta plotësojnë librin e vizitorëve.

24

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 26: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Nga ju kërkohet që të vini tek recepcioni ta takoni mysafirin

tuaj. Ju lutemi sigurohuni që mysafiri juaj t’i respektojë të

drejtat e banorëve tjerë.

Nga vizitorët kërkohet që ta nënshkruajnë një formular ku

thuhet se do të ndjekin Rregullat e Sjtëpisë.

Nga vizitorët kërkohet që të nënshkruajnë një dokument heqje

dore, lidhur me ndonjë humbje apo lëndim të marrë gjatë

vizitës.

Kalimi i natës jashtë qendrës2.13 Në përputhje me Rregullin 4 të Rregullave, akomodimi ju ofrohet

juve duke nënkuptuar se do të jetoni aty në kursin normal. Është

përgjegjësi e RIA-s që të sigurohet që akomodimi të jetë në

dispozicion për të gjithë aplikuesit e mbrojtjes pa mjete të

mjaftueshme dhe që të gjithë shtretërit e alokuar do të përdoren.

Ju lutemi tregoni menaxherit të qendrës nëse ju apo fëmijët tuaj do

të kaloni natën diku tjetër. Nëse nuk do të jeni aty për më shumë se

tri netë, pa shpjegim, menaxheri i qendrës do t’ju shkruaj për t’ju

pyetur për arsyen. Nëse nuk rrini në akomodim pa dhënë shpjegim,

kjo do të merret si tregues që ju nuk keni nevojë më akomodimi.

Mungesat mund të ndikojnë në pagesën e Ndihmës rreth

Shpenzimeve të Përditshme.

2.14 Menaxheri i qendrës është i detyruar të njoftojë Shërbimin Social të

Komunitetit që ju keni munguar nga qendra pa e njohtuar

menaxhmentin. Kjo mund të ndikojë nëse keni apo jo të drejtën për

Ndihmën me Shpenzimet e Përditshme. Ju lutemi shihni Rregullat

2.20 dhe 2.21 lidhur me mungesën e fëmijëve nga qendrat.

25

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 27: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Nëse largoheni nga qendra përgjithmonë 2.15 Duhet t’i tregoni menaxherit të qendrës nëse po largoheni nga

qendra përgjithmonë.

Ndryshimi i adresës2.16 Nëse jeni banor në njërën nga qendrat e RIA-së dhe ndryshoni

adresën tuaj, ju duhet t’i shkruani dhe t’i njohtoni për këtë autoritet

përkatëse, përfshirë edhe Zyrën për Mbrojtje Ndërkombëtare.

Menaxheri i qendrës mund t'ju japë formularët përkatës për

ndryshimin e adresës.

Nëse nuk i njohtoni autoritetet për ndryshimin e adresës, mund të

mos merrni njoftime të rëndësishme lidhur me aplikacionin tuaj. Kjo

mund të nënkuptojë që nuk i ndiqni afatet kohore për dorëzimin e

dokumentacionit, ankesave etj.

Kujt duhet t’i shkruaj për ndryshimin e adresës sime?

2.17

a) Nëse jeni në fazën e aplikimit të mbrojtjes ndërkombëtare,

i shkruani:

The International Protection Office

79 - 83 Lower MountStreet,

Dublin 2.

b) Nëse jeni në fazën e apelit në procesin e mbrojtjes ndërkombëtare,

i shkruani:

26

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 28: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

The International Protection Appeals Tribunal

6/7 Hanover Street,

Dublin 2.

c) Nëse jeni duke kërkuar leje për të qëndruar (‘duke kërkuar leje

për të mbetur këtu’) i shkruani:

The Repatriation Division

Irish Naturalisation and Immigration Service (INIS)

Department of Justice and Equality

13 - 14 Burgh Quay

Dublin 2.

Automjetet (përfshirë veturat, motoçikletat dhe të tjera)2.18 Automjetet mund të parkohen në pronën e qendrës vetëm me lejen e

menaxhmentit.

Nëse keni parkuar automjet në tokën e qendrës, duhet të dëshmoni

që:

jeni pronar i saj;

është plotësisht e taksuar; dhe

është plotësisht e siguruar.

Është shkelje serioze e ligjit nëse keni automjet pa taksë dhe / apo

sigurim.

27

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 29: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Fëmijët

Shkolla2.19 Duhet të siguroheni që fëmija juaj të vijojë shkollën.

Çdo fëmijë mes moshës 6 dhe 16 duhet të shkojë në shkollë apo

përndryshe të marrë arsimim sipas Aktit për Arsimim (Mirëqenie),

2000. Shumica e fëmijëve fillojnë shkollën në Shtator pas

ditëlindjes së tyre të katërt apo të pestë.

Pasi fëmija të regjistrohet në shkollë duhet të shkojë çdo ditë. Duhet

t’i tregoni shkollës nëse fëmija juaj mungon nga shkolla për shkak të

ndonjë sëmundje apo arsye tjera.

Kujdesi dhe siguria2.20 Si prind apo kujdestar ligjor, jeni përgjegjës për kujdesin dhe

sigurinë e fëmijëve tuaj.

Në Irlandë, deri në moshën 18 vjeçare, një person është fëmijë me

ligj. Ju lutemi sigurohuni që të gjithë fëmijët kanë kujdesin e një të

rrituri të përgjegjshëm kur ju nuk jeni në qendër.

Rregulla për Mbrojtjen e Fëmijës2.21 RIA ka vendosur një Rregull për Mbrojtjen e Fëmijës në secilën

qendër të saj. Secila qendër një kopje të

28

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 30: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

RIA ‘Rregullorja mbi Mbrojtjen e Fëmijës’ dhe ju mund ta merrni

një kopje të saj nga stafi i qendrës. Nnë kushtet e kësaj rregulle,

duhet të siguroheni që fëmijët dhe të rinjtë të trajtohen me respekt.

Gjithmonë duhet të siguroheni që ata të jenë të sigurt dhe të ruani

mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Mbikëqyrja e Fëmijëve në Akomodim

2.22 Prindërit dhe kujdestarët këshillohen që të sigurohen që fëmijët e

tyre të kenë mbikëqyrje adekuate gjatë qëndrimit në akomodimin e

RIA-s. Këshillat mbi të qenit prindër në Irlandë, mundësitë locale

për kujdesin e fëmijëve dhe mënyra se si të kontaktoni qendrat e

familjare në zonën tuaj janë në dispozicion në www.tusla.ie ose

www.newcommunities.ie. Menaxheri i Qendrës mund t'ju këshillojë

edhe për shërbimet lokale për familjet.

Është përgjegjësi e prindërve dhe kujdestarëve që të sigurohen që

fëmijët e tyre të jenë të sigurt dhe nën përkujdesje të mirë. Nëse

mendohet se një fëmijë është në rrezik, është detyrë e stafit të

qendrës që të ndjekë Rregulloren mbi Mbrojtjen e Fëmijës nga RIA,

dhe Udhëzuesin e Parë Kombëtar për Fëmijë për Mbrojtjen dhe

Mirëqenien e Fëmijëve. Një kopje e secilës rregullore mund të

merret nga Menaxheri i Qendrës, apo nga www.ria.gov.ie dhe

www.tusla.ie. 

Stafi nëpër qendra nuk mund të kujdeset për fëmijët tuaj. Ju lutemi

organizoni mirë kujdestarinë e fëmijëve tuaj gjatë orarit tuaj të

punës, ose në mbrëmje nëse nuk jeni në qendër.

29

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 31: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Kalimi i natës në vend tjetër2.23 Si pjesë e Rregullores për Mbrojtje të Fëmijëve, ju lutemi tregoni

menaxherit të qendrës paraprakisht nëse fëmija juaj do ta kalojë

natën jashtë qendrës.

Duhet t’ia jepni menaxherit emrin dhe adresen e personit me të cilin

do të rrijë atë natë femia juaj, si dhe datën kur presni që të kthehet.

Nëse nuk e bëni këtë fëmija juaj mund të raportohet si person i

zhdukur tek An Garda Síochána (Policia irlandeze).

30

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 32: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Pjesa 3

Siguria nga Zjarri

Për sigurinë tuaj dhe sigurinë e të gjithë banorëve, duhet t’i

dini dhe t’i ndiqni rregullat e sigurisë nga zjarri si në vijim:

Provat e evakuimit në rast zjarri3.1 Qendra do të mbajë prova evakuimi në rast zjarri shpeshherë, për t’u

siguruar që ju i dini rrugët e ikjes të cilat duhet t’i përdorni dhe ku

duhet të grumbulloheni nëse ka zjarr.

Alarmi i Zjarrit3.2 Nëse ndodhë zjarri apo qendra po mban provë evakuimi në rast

zjarri, alarmi do të bie vazhdimisht. Kurt a dëgjoni këtë alarm, ju

lutemi dilni nga ndërtesa menjëherë përmes daljes më të afërt dhe

shkoni tek pika mbledhëse.

Detajet për rrugën e evakuimit duhet të jenë në dhomën tuaj të

gjumit. Nëse nuk janë, ju lutemi kontaktoni menaxherin e qendrës

suaj.

Prindërit dhe kujdestarët duhet (aty ku është e sigurt të bëhet) të

sigurohen që t’i marrin fëmijët e tyre me vete kur të dalin nga

qendra. Për më shumë, prindërit dhe kujdestarët duhet ti tregojnë

menaxhmentit të qendrës nëse ndonjë fëmijë i tyre nuk gjendet në

ndërtesë në atë kohë, për shembull nëse janë në shkollë.

31

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 33: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Duhet të bashkëpunoni gjatë mbajtjes së provave për

evakuim në rast zjarri3.3 Duhet të bashkëpunoni me stafin në qendrën tuaj nëse janë duke

evakuuar qendrën për shkak të zjarrit apo provave të evakuimit.

Cdokush që nuk bashkëpunon do të shkelë Rregullat e Shtëpisë dhe

qendra do të njohtojë RIA-n. RIA merr shumë seriozisht cdo shkelje

të rregullave, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë nga zjarri.

Njohtimet për zjarrin3.4 Nëpër muret e qendrës janë të vendosura njohtime mbi zjarrin për

t’ju ndihmuar të kuptoni se cfarë duhet të bëni nëse ka zjarr apo

prova të evakuimit në rast zjarri. Mos i hiqni apo grisni këto

njohtime.

Rruga më e afërt e ikjes3.5 Ju lutemi vini re rrugën më të afërt të ikjes nga dhuma juaj e gjumit.

Mbani daljet pa pengesa3.6 Ju lutemi mbani daljet e zjarrit pa pengesa gjatë gjithë kohës.

Mbani dyert e zjarrit të mbyllura3.7 Ju lutemi mbani dyert e zjarrit të mbyllura gjatë gjithë kohës.

Lërini pajisjet aty ku janë3.8 Mos ndërhyni me pjisjet për siguri nga zjarri, për shembull:

Fikëse zjarri;

Zorrë zjarri; apo

pajisjet e alarmit të zjarrit.

32

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 34: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Mos u përpiqni që ta shuani vetë zjrrin3.9 Nëse shifni një zjarr, ju lutemi aktivizoni pikën më të afërt të alarmit

të zjarrit dhe dilni nga ndërtesa menjëherë.

Mos u përpiqni që ta shuani vetë zjarrin.

33

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 35: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Pjesa 4

Procedurat për ankesa

4.1 RIA ka procedurë për ankesat. Qëllimi i saj është që të merret me

problemet shpejt dhe në mënyrë më efikase.

Kush mund ta përdorë këtë procedurë për ankesa?4.2 Kjo procedurë për ankesa është e hapur për juve dhe për menaxherët

e qendrave. Kjo do të thotë që:

a) mund të ankoheni nëse mendoni se qendra nuk po përmbushë

obligimet e veta ndaj juve siç është dhënë në ‘Pjesën 1:

Shërbimet’ e këtij doracaku; dhe

b) menaxheri i qendrës ku rrini ju mund të ankohet nëse mendon

se ju nuk po përmbushni obligimet e juaja ndaj qendrës siç

është dhënë në ‘Pjesën 2: Rregullat e Shtëpisë’ të këtij

doracaku.

4.3 Ju, banori, inkurajoheni që të përdorni procedurën e ankesave për

të trajtuar çështjet dhe problemet që lindin në qendrat e akomodimit të

RIA-s. Për shembull, nëse mendoni se qendra nuk po përmbush detyrimet

e saj ndaj juve, siç jepet në 'Pjesën 1: Shërbimet' të broshurës Rregullat e

Shtëpisë, duhet të përdorni procedurën e ankesave. Në rastet kur RIA

beson se ekziston një kërcënim i menjëhershëm për sigurinë dhe sigurinë

e një qendre, një ankesë tek Hapi 4 do të lejohet ende, megjithatë RIA

mund të duhet të marrë vendime dhe të ndërmarrë veprime menjëherë në

pritje të rezultatit të ankesës.

34

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 36: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

4.4 Nuk duhet të keni frikë të ankoheni kur keni nevojë për atë. Ankesa

e bërë nuk do të ndikojë në kërkesën tuaj për mbrojtje

ndërkombëtare.

Kush do të merret me ankesën?

4.5 Ku është e mundur dhe kur është e nevojshme, ankesa juaj do të

shqyrtohet nga dikush që është i gjinisë së njëjtë si ju.

A është ankesa ime konfidenciale?4.6 Të gjitha ankesat do të shqyrtohen me ndjeshmëri dhe në besim me

stafin e qendrës dhe RIA-n, mirëpo ndonjëherë ata ndoshta kanë

nevojë të konsultohen me njerëz tjerë të përfshirë.

A duhet të jetë ankesa ime në anglisht?4.7 Jo, mund ta paraqisni ankesën tuaj në çdo gjuhë. Nëse RIA duhet të

përkthejë ankesën tuaj, mund t'i duhen disa ditë më shumë për t'u

marrë me të.

A mund të kërkoj nga dikush që të më ndihmojë në bërjen e

ankesës?

4.8 Banorët mund të kërkojnë ndihmë në bërjen e ankesës. Për

shembull, ata mund të kërkojnë ndihmën e një miku, të afërmi ose

anëtari të një grupi mbështetës. Megjithatë, RIA dhe menaxhmenti i

qendrës mbajnë të drejtën që të komunikojnë drejtpërdrejt me

banorin në lidhje me ankesën.

35

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 37: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Si ankohen banorët?

4.9 Pritet që shumica e ankesave të zgjidhen shpejt dhe joformalisht.

Megjithatë, ndonjëherë kjo nuk mund të ndodhë dhe duhet të kalojnë

faza të mëtejshme. Ankesat mund të bëhen në katër faza:-

Joformale – gojore (Hapi 1)

Formale – me shkrim (Hapi 2)

Ankesa tek RIA – me shkrim (Hapi 3)

Ankesa tek Ombudsmani apo Ombudsmani për Fëmijë (Hapi 4)

Hapi 1

A mund të shqyrtohet ankesa ime në mënyrë joformale në

qendrën e akomodimit?4.10 Po. Menaxheri i qendrës duhet të përpiqet sa më shumë që ta zgjidhë

çështjen tuaj shpejt dhe joformalisht. Nëse dëshironi të bëni një

ankesë joformale, sepse mendoni se qendra nuk po përmbush

detyrimet e saj për ju, siç është dhënë në 'Pjesën 1: Shërbimet', duhet

t'i tregoni menaxherit të qendrës menjëherë nëse jeni të pakënaqur

me shërbimet që ata ofrojnë.

36

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 38: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Hapi 2

Çfarë ndodhë nëse nuk jam i/e kënaqur me mënyrën se si

është shqyrtuar ankesa ima nga ana e qendrës?

4.11 Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën se si menaxheri i qendrës

trajton ankesën tuaj në mënyrë joformale, ju mund të ankoheni

zyrtarisht me shkrim tek ata. Ata do t'ju përgjigjen brenda 14

ditëve. Një shembull i një formulari të ankesës që mund të përdorni

në këtë rast është në Shtojcën 1 të kësaj broshure.

Hapi 3

Si të ankohem tek RIA?4.12 Nëse, duke kaluar nëpër procesin e mësipërm, besoni se qendra juaj

nuk e ka trajtuar ankesën tuaj në mënyrë të kënaqshme, ju mund t'i

shkruani RIA-s duke u treguar atyre se çfarë ishte ankesa juaj

origjinale. Një shembull i një formulari të ankesës që mund të

përdorni për t'u ankuar në RIA është në Shtojcën 2 të kësaj

broshure.

Ju lutemi dërgojeni këtë formular tek Operations Manager of RIA në

PO Box 11487, Dublin 2. Ju gjithashtu mund të bashkëngjitni një

kopje të ankesës origjinale dhe përgjigjen e menaxherit të qendrës

nëse dëshironi. Menaxheri i Operacioneve do të kërkojë nga një

anëtar i duhur i stafit të RIA-s që të trajtojë ankesën tuaj. Ky anëtar i

stafit do t'ju pyesë juve dhe kë do tjetër të përfshirë për mendimet e

juaja në lidhje me ankesën.

37

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 39: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

A mund të ankohem drejtpërdrejt tek RIA? 4.13 Në rrethana shumë të jashtëzakonshme dhe serioze ju mund të

dorëzoni ankesën tuaj drejtpërdrejt në RIA, duke anashkaluar

menaxherin e qendrës. Për shembull, kjo mund të ndodhë aty ku do

të vështirësonte procesin e ankesës tuaj në mënyrë të drejtë, në qoftë

se fillimisht u shqyrtua nga menaxheri i qendrës. Megjithatë, RIA

mund të dërgojë ankesën tek menaxherët e qendrës së akomodimit

nëse ata mendojnë se duhet të ishte trajtuar fillimisht në vend.

Hapi 4 Ankesa Zyres së Ombudsmanit apo Zyres së

Ombudsmanit për Fëmijë

4.14 Nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatin e ankesës tuaj në Agjencionin

për Pranim dhe Integrim atëherë ju mund të paraqisni një ankesë në

Zyrën e Ombudsmanit ose në Zyrën e Ombudsmanit për Fëmijë,

varësisht prej rastit. Ankesat do të shqyrtohen vetëm nga këto zyre,

nëse ju keni ndjekur procedurën zyrtare të ankesave, të cilat

kërkojnë që ju të parashtroni ankesa tek menaxhmenti i qendrës suaj

në shkallën e parë dhe pastaj, nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatin,

të parashtroni një ankesë formale tek Agjencioni për Pranim dhe

Integrim. Zyra e Ombudsmanit ose Zyra e Ombudsmanit për Fëmijë

do të merren me ankesat që kanë të bëjnë me strehimin tuaj dhe

shërbimet e tjera që ju ofrohen gjatë qëndrimit në akomodimin e

siguruar nga Shteti. Këto zyra nuk do të merren me çështjet që kanë

të bëjnë me kërkesën tuaj për mbrojtje ndërkombëtare.

4.15 Si të bëni ankesë:

https://www.ombudsman.gov.ie/en/Make-a-Complaint/

38

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 40: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Ose Ankesat lidhur me sistemin e pranimit:

http://www.ombudsman.gov.ie/en/Publications/Information-

leaflets/Direct-Provision-Factsheet

Si ankohet menaxheri i qendrës për një banor?

4.16 Pritet që ankesat e menaxherëve të zgjidhen shpejt dhe joformalisht.

Ndonjëherë kjo nuk mund të ndodhë dhe duhet të kalojnë fazat e

mëtejshme. Ankesat mund të bëhen në tri faza:

Joformale - gojore (Hapi 1)

Formale – me shkrim (Hapi 2)

Referuar tek RIA (Hapi 3)

Hapi 1

A mundet menaxheri i qendrës të merret me një ankesë

kundër banorit në mënyrë joformale?4.17 Po, kur bëhet një ankesë se ka ndodhur një shkelje e Rregullës së

Shtëpisë nga një banor dhe shkelja është konsideruar të jetë e vogël,

menaxheri do t’ia tërheqë vëmendjen banorit mbi çështjen dhe do të

përpiqet ta zgjidhë çështjen shpejt dhe joformalisht.

Hapi 2

Kur e bën qendra një ankesë formale? 4.18 Nëse bëhet një ankesë se banori ka bërë shkelje serioze të

Rregullave të Shtëpisë, menaxheri i qendrës do të:

ekzaminojë ankesë; dhe

39

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 41: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

kërkojë mendimin e banorit/ëve të përfshirë.

Nëse menaxheri konsideron se një banor ka bërë shkelje serioze të

rregullave, ai / ajo do t’ia japë një paralajmërim me shkrim duke

përshkruar se si është shkelur rregulli dhe çfarë veprimi do të

ndërmarrin. Banori gjithashtu do të informohet për veprimet që

mund të merren nga menaxheri ose nga RIA, në rast se ndodhë një

shkelje tjetër.

Çfarë ndodhë nëse një ankesë përfshinë fëmijë?4.19 Nëse ka ndonjë shqetësim apo çështje lidhur me fëmijët (çdokush

nën moshën 18 vjeçare), qendra do të njohtojë Tusla-n dhe RIA-n.

Hapi 3

Çfarë ndodhë kur dikush që ka marrë vërejtje njëherë i

shkelë rregullat përsëri?4.20 Nëse dikush ka marrë vërejtje njëherë për shkeljen e

Rregullave të Shtëpisë dhe është bërë ankesë që i kanë shkelur

rregullat përsëri, menaxheri do t’i shkruaj RIA-s që ta informojë për

këtë. Në shumicën e rasteve një kopje e letrës dërguar RIA-s do t’i

jepet banorit, në rast se letra nuk përmban informacione të cilat

duhet të mbesin konfidenciale për të mbrojtur identitetin e personit.

RIA do të kërkojë mendimet e banorit për përmbajtjen e letrës së

menaxherit dhe pastaj do të vendosë për masat të cilat do të merren.

RIA do t’i shkruaj banorit me përgjigjen e tyre lidhur me ankesën.

40

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 42: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Sipas rregulloreve, një banor duhet t’i përmbajet Rregullave të

Shtëpisë. Nëse ka ndodhur një shkelje serioze e Rregullave të

Shtëpisë, Ministri mund të zvogëlojë ose tërheqë ose ri-caktojë

(transferojë) kushtet e pranimit (akomodimin dhe shërbimet

përkatëse) në një qendër tjetër.

Nëse banori përsëri shkelë rregullat e shtëpisë, RIA do t'i

paralajmërojë ata se një shkelje tjetër mund të nënkuptojë

zvogëlimin ose tërheqjen e akomodimit ose transferimin në strehim

alternativ. Nëse kjo ndodh, Ministri i Drejtësisë dhe Barazisë do të

caktojë strehimin alternativ në të cilin do të vihen në dispozicion

kushtet materiale të pranimit.

RIA do t’i dërgojë një kopje të gjetjeve të tyre menaxherëve të

qendrës.

Çfarë ndodhë nëse Ministri i Drejtësisë dhe Barazisë

vendosë të ri-vendosë (transferojë) një banor?

4.21 Ministri në pajtim me Rregullën 7 të Rregullores cakton

akomodimin. Transferimi i akomodimit mund të bëhet për shumë

arsye duke përfshirë edhe mbështetjen e funksionimit efikas të

sistemit të pranimit. RIA do t'i shkruajë banorit për ta njohtuar atë

dhe për të dërguar një kopje të kësaj letre tek menaxherët e qendrës.

Këto letra do të lëshohen me faks / email dhe me postë.

4.22 RIA do të bëjë përgatitjet e ardhshme:

do të gjejë lokacion alternative adekuat në të cilin do të

transferohet banori

41

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 43: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

do të kontaktojë Shërbimin Social Lokal që të organizojë një kupon

udhëtimi dhe transferin e të drejtave për ndihmë sociale; dhe

do t’i lëshojë fax/email menaxherit të qendrës së akomodimit në të

cilën po transferohet banori, duke i dhënë informacione lidhur

me arritjen dhe arsyen e transferimit të tyre

Ndryshimi i adresës4.23 Në përputhje me Rregullën 7 të Rregullores, Ministri i Drejtësisë dhe

Barazisë, përmes RIA-s, mund të caktojë një qendër të re për ju.

Nëse transferoheni, ju duhet të njoftoni autoritetet përkatëse se

adresa juaj ka ndryshuar (shih seksionin 2.18). Formularët e

ndryshimit të adresës janë në dispozicion në qendrën tuaj.

A mund ta tërheqë RIA akomodimin plotësisht nga një

banor?4.24 Në përputhje me Rregulloren 6 të Komuniteteve Evropiane (Kushtet

e pranimit) Në rrethana shumë serioze dhe të jashtëzakonshme,

Ministri për Drejtësi dhe Barazi, në interes të ruajtjes së rendit të

mirë dhe menaxhimit të sigurt dhe efektiv të qendrave të

akomodimit, mund menjëherë dhe pa paralajmërim:

Të tërheqë shërbimet nga banori, që mund të nënkuptojë

dëbimin e menjëhershëm nga sistëmi i pranimit.

4.25 Në përgjithësi, këto veprime mund të bëhen vetëm në raste të

jashtëzakonshme kur asnjë veprim tjetër nuk mund të merret dhe të

drejtohet nga Ministri përmes një zyrtari të RIA-s në nivel të lartë.

42

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 44: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

4.26 Nëse merret një vendim për tërheqjen ose reduktimin e akomodimit

dhe shërbimeve përkatëse, kjo bëhet në përputhje me Rregullën 6 të

Rregulloreve. Ministri do t'i shkruajë personit me arsyet e vendimit.

Nëse nuk jeni të kënaqur me një vendim për tërheqjen ose pakësimin

e shërbimeve të akomodimit, mund të kërkoni një rishqyrtim të

vendimit. Detajet se si të kërkoni rishqyrtim janë në faqen 44.

RIA do të njohtojë Garda Síochána4.27 Nëse është kryer një vepër penale që çoi në tërheqjen e akomodimit

dhe shërbimeve përkatëse, RIA menjëherë do t'i shkruajë An Garda

Síochána (Policisë Irlandeze) dhe shërbimeve sociale përkatëse për

t'i informuara ata.

Shqyrtimi i Disa vendimeve të marra nën:

Rregullat e Komuniteteve Evropiane (Kushtet e Pranimit)

2018.

4.28 Ka raste të caktuara kur një aplikues mund të kërkojë rishqyrtim të

një vendimi me të cilin nuk është i kënaqur. Këto raste janë të

listuara në Rregullin 20 të rregullave të mësipërme.

Sipas Rregullës 4, që një person nuk ka të drejt të marrë akomodim

dhe shërbimet përkatëse

Sipas Rregullës 5 (2), të kontribuojë në shpenzimet e akomodimit

të tyre

Sipas Rregullës 5 (3), kur Ministri për Drejtësi dhe Barazi, përmes

RIA-s kërkon kompenzim të shpenzimeve të akomodimit

43

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 45: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Sipas Rregullës 6 (1), kur Ministri për Barazi dhe Drejtësi, përmes

RIA-s tërheqë akomodimin

Sipas Rregullës 11, të refuzojë dhënien apo rinovimin e lejes për

qasje në tregun e punës apo

Sipas Rregullës 12(1), të tërheqë lejen për qasje në tregun e punës,

Një aplikues duhet të kërkojë rishqyrtim brenda 10 ditëve të punës nga

data e lëshimit të letrës së vendimit. Nëse kërkesa për rishqyrtim ka të

bëjë me Rregullat 4, 5 apo 6 më lartë ju lutemi kontaktoni: Review

Officer, Reception and Integration Agency, PO Box 11487, Dublin 2.

Nëse kërkesa për shyqrtim ka të bëjë me Rregullën 11 apo12 ju lutemi

kontaktoni: Review Officer, Labour Market Access Unit, PO Box

12931, Freepost FDN5264, Dublin 2.

Çfarë ndodhë më pas?

Sapo një oficer për rishqyrtim të ketë marrë vendimin e tij, ju do të

informoheni me shkrim. Nëse jeni ende të pakënaqur me këtë

vendim, mund të kërkoni që të ankoheni kundër vendimit të

rishqyrtimit në Tribunalin e Ankesave për Mbrojtje Ndërkombëtare

(IPAT). Kjo kërkohet sipas Rregullës 21 të Rregullores dhe duhet të

bëhet me shkrim në formën e specifikuar në Shtojcën 7 të

Rregulloreve (bashkangjitur tek Shtojca 3).

Një kopje e plotë e Rregulloreve dhe Shtojcave janë në dispozicion

duke klikuar në këtë link:

http://www.irishstatutebook.ie/eli/2018/si/230/made/en/pdf

44

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 46: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Shtojca 1

Shembull i Formularit për Ankesa

Formulari Zyrtar për Ankesa nga Banori tek Menaxheri i Qendrës

Qendra Juaj:

______________________________________________________

Emri Juaj:

______________________________________________________

Numri Juaj Identifikues: ___________________________________

Detajet e ankesës:__________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

A jeni ankuar në mënyrë joformale tek menaxheri i qendrës: Po/Jo __

Nëse jo, pse jo?

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

Nëse po, cili ishte rezultati?45

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 47: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

Nënshkrimi ____________________

Data: ____________________

46

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 48: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Shtojca 2

Shembull i Formularit për Ankesë

Formular Zyrtar për Ankesë nga Banori tek RIA

Qendra Juaj:________________________________________________

Emri Juaj:_________________________________________________

Numri Juaj i Identifikimit:_____________________________________

Detajet e Ankesës:__________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

A jeni ankuar në mënyrë formale tek menaxheri i qendrës: Po/Jo__

Nëse jo, pse jo?

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

47

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 49: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Nëse po, cili ishtë rezultati?

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

Pse po ankoheni kundër vendimit të menaxherit të qendrës tek RIA?

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

___________________________________________________________

Nënshkrimi: __________________

Data: _________________

48

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 50: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Shtojca 3

PJESA 7

Rregullat e Komuniteteve Evropiane (Kushtet e Pranimit) 2018Tribunali i Ankesave për Mbrojtje Ndërkombëtare

NJOHTIMI I ANKESËS

kundër vendimit për refuzimin e dhënies, për tërheqje apo reduktim e kushteve të caktuara të pranimit

Pjesa 1: Lloji i Ankesës

1.1 Ju lutemi shënoni ashtu si është adekuate:

❒ Ankesë kundër vendimit nën Rregullën 11 për të refuzuar dhënien apo rinovimin e lejes për qasje në tregun e punës.

❒ Ankesë kundër vendimit nën Rregullën 12 për të tërhequr lejen për qasje në tregun e punës.

❒ Ankesë kundër vendimit që nuk keni të drejtë nën Rregullën 4(1) t’i merrni kushtet përkatëse të pranimit.

❒ Ankesë kundër vendimit që nuk keni të drejtë nën Rregullën 4(1) të merrni Ndihmë për Shpenzimet Ditore.

❒ Ankesë kundër vendimit nën Rregullën 5(1) për zvogëlimin e shumës së Ndihmës për Shpenzime Ditore.

❒ Ankesë kundër vendimit nën Rregullën 5(2) që duhet të kontribuoni në shpenzimet e sigurimit të kushteve përkatëse të pranimit.

❒ Ankesë kundër vendimit nën Rregullën 5(3) për të kërkuar kompenzim për të gjitha apo një pjesë të shpenzimeve për sigurimin e kushteve përkatëse të pranimit.

❒ Ankesë kundër vendimit nën Rregullën 5(6) për të kërkuar kompenzim të apo ngritje mbipagesës për të gjitha apo një pjesë të ndihmës për shpenzimet ditore.

❒ Ankesë kundër vendimit nën Rregullën 6(1) për të zvogëluar apo tërhequr kushtet përkatëse të pranimit.

❒ Ankesë kundër vendimit nën Rregullën 6(2) për të reduktuar apo tërhequr ndihmën rreth shpenzimeve ditore.

49

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 51: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Shënim: Mund të bëni ankesë në Tribunalin e Ankesave për Mbrojtje Ndërkombëtare vetëm atëherë kur t’i keni harxhuar të gjitha shqyrtimet tjera të nivelit të parë të cilat janë në dispozicion.

Pjesa 2: Detajet e Aplikuesit

2.1 Numri identifikues personal ..............................................................................................

2.2 Emri i plotë: ...............................................................................................................

2.3 Emra tjerë që përdorni: ..........................................................................................

2.4 Data e lindjes: ..........................................................................................................

2.5 Adresa: ..............................................................................................................

..............................................................................................................

..............................................................................................................

2.6 Numri i telefonit (nëse keni): .................................................................................

2.7 Kombësia: ..............................................................................................................

2.8 Detajet e personave të cilët i keni në ngarkim, nëse keni

Emri Data e Lindjes

Mashkull apo

Femër

Lidhja me Aplikuesin Numri Identifikues

Personal

Pjesa 3. Përfaqësimi Ligjor:

50

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 52: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

3.1 A keni përfaqësues ligjor? PO / JO (fshini sipas nevojës)

3.2 Emri i përfaqësuesit tuaj ligjor: .....................................................................

3.3 Adresa e tij/saj:

..........................................................................................

..........................................................................................

3.4 Numri i tij i telefonit: ..............................................................................

3.5 Adresa e emailit të tij apo saj: ......................................................................................

Shënim: Nëse e udhëzoni një përfaqësues ligjor në një fazë më të vonshme të ankesës suaj, duhet ta njohtoni Tribunalin menjëherë për këtë dhe t’ia jepni Tribunalit detajet perkatëse.

Pjesa 4. Bazat e Ankesës:

4.1 I kam përdorur të gjitha shqyrtimet apo ankesat e nivelit të parë të cilat ishin në dispozicion PO/JO (fshini sipas nevojës)

4.2 Ju lutemi tregoni qartë dhe në mënyrë të përmbledhur arsyet e ankesës suaj. Mund të përdorni faqe shtesë, nëse është e nevojshme.

Baza 1 .........................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................Baza 2 .........................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................Baza 3 .........................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................

Pjesa 5: Dokumentacioni

5.1 Ju lutemi listoni më poshtë të gjitha dokumentet e dorëzuara nga ju në lidhje me shqyrtimin e nivelit të parë.

Dokumenti 1: ............................................................................................................Dokumenti 2: ............................................................................................................Dokumenti 3: ............................................................................................................

5.2 Dokumentet plotësuese të cilat duhet të merren parasysh në ankesën tuaj

51

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 53: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje

Dokumenti 1: ............................................................................................................Dokumenti 2: ............................................................................................................Dokumenti 3: ............................................................................................................

Shënim: (1) Nëse keni nevojë për më shumë hapësirë, dokumentet duhet të listohen në një fletë/a tjetër shtesë.

(2) Dokumentet e listuara më lartë duhet t’i bashkangjiten këtij formulari. Ju lutemi gjithashtu bashkangjitni një kopje të vendimit nga shqyrtimi/et i parë/a.

Pjesa 6: Komunikimet për Tribunalin:

6.1 Të gjitha komunikimet për Tribunalin duhet të dërgohen me postë të regjistruar, ose me faks në 01-4748410 (dhe të konfirmohen nga një raport i suksesshëm i transmetimit), ose të dorëzohen në Tribunalin e Ankesave Ndërkombëtare, 6/7 Hanover Street East, Dublin 2. Tribunali do t’ua lëshojë një faturë, të cilën duhet ta ruani si dëshmi për atë dorëzim.

Part 7: Autorizimi dhe Konfirmimi i Aplikuesit

7.1 Konfirmoj që përgjigjet e dhëna në këtë formular janë të vërteta dhe të sakta.

7.2 Autorizoj përfaqësuesin tim ligjor, aty ku është e mundur, të veprojë në emrin tim në lidhje me të gjitha çështjet në Tribunal dhe të pranojë gjithë korrespondencën dhe dokumentet që kanë të bëjnë me ankesën time

Nënshkrimi: .................................................................... Aplikuesi

Data: ...... /...... /......

52

Rregullat & Procedurat e Shtëpisë

Page 54: Ministria e Drejt - Reception and Integration Agency Rules Revised... · Web view1.3Qendra do të ofrojë qumësht formulë për të mitur dhe ushqime për foshnje në përputhje