ministria e drejtësisë - përmbledhje ekzekutive · web viewkomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me...

51
MBËSHTETJE KODIT CIVIL DHE TË DREJTAT E PRONËSISË EUROPEAID/133833/C/SER/XK KONTRATA NR. 2014/344-574 __________________________________________________ RAPORTI I 4 I PROGRESIT DHJETOR 2015

Upload: others

Post on 22-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

MBËSHTETJE KODIT CIVIL DHE TË DREJTAT E PRONËSISË

EUROPEAID/133833/C/SER/XK

KONTRATA NR. 2014/344-574__________________________________________________

RAPORTI I 4TË I PROGRESITDHJETOR 2015

Titulli i projektit: “Mbështetje kodit civil dhe të drejtat e pronësisë“

Page 2: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

Numri i projektit: EuropeAid/133833/C/SER/XK

Vendi: Kosovë

Kontraktori udhëheqës: Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH GIZ International Services në konzorcium me KLSC L.L.C dhe B&S EuropePersoni kontaktues: Ms. Elena Fernández Frontán, Drejtor i projektit Tel.: +377 45 352428 / +381 38 223 138E-mail: [email protected]

Autoriteti kontraktues: Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë rruga Kosova nr.1, 10000 Prishtinë, Kosovë, kutia postare 331

Personi kontaktues: Znj. Burbuqe Kelmendi, Menaxhere e detyrave për sundimin e ligjit Tel: +381 38 5131279E-mail: [email protected]

_____________________(Nënshkrimi)

Përfitues: Ministria e drejtësisë Ndërtesa e Qeverisë Nr. II (ish ndërtesa e “Rilindjes”)Ministria e drejtësisë, 10000 Prishtinë, KosovëPersoni kontaktues: Z. Mentor Borovci, Drejtor i departamentit ligjor Tel: +381 38 20018161E-mail: [email protected]

_____________________(Nënshkrimi)

Periudha e raportimit: Shtator, tetor dhe nëntor 2015

Data e raportimit: 30 nëntor 2015

Autori i raportit: Dr Victor ChimientiUdhëheqës ekipi dhe ekspert për ligjin e marrëdhënieve detyrimore Tel: +377 45 899144E-mail: [email protected] _______________________

(Nënshkrimi)

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 2 nga 29

Page 3: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

MOHIM I PËRGJEGJËSISË

Ky Raport progresi është përgatitur nga Udhëheqësi i ekipit të projektit. Gjetjet, konkluzionet dhe interpretimet e shprehura në këtë dokument janë vetëm të autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron politikat apo qëndrimet e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 3 nga 29

Page 4: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

Përmbajtja

1. Përmbledhje ekzekutive.........................................................................................52. Shkurtesat.............................................................................................................103. Aktivitetet e përfunduara gjatë periudhës raportuese.......................................12

3.1 Komponenti 0 (“Koordinimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”), TeR....123.1.1 Historiku.........................................................................................................123.1.2 Aktivitetet dhe rezultatet.................................................................................13

3.2 Komponentët 1 (“Të drejtat e pronësisë”) dhe 2 (“Kodi Civil”), TeR.....................173.2.1 Historiku.........................................................................................................173.2.2 Aktivitetet dhe rezultatet.................................................................................17

4. Aktivitetet në proces e sipër................................................................................204.1 Çështja e Pjesës së përgjithshme të Kodit Civil...................................................234.2 Çështja e pronës publike......................................................................................25

5. Të ndryshme..........................................................................................................266. Supozimet dhe rreziqet........................................................................................277. Aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme raportuese.....................288. Lista e anekseve...................................................................................................29

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 4 nga 29

Page 5: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

1. Përmbledhje ekzekutive

Projekti "Mbështetje për kodit civil dhe të drejtave të pronësisë" (në teksti e mëtejmë: "Projekti")

ka filluar më 1 korrik 2014. Raporti fillestar është miratuar nga Zyra e Bashkimit Evropian (ZBE)

në Kosovë më 28 gusht 2014 dhe nënshkruar nga takimi i parë i Komitetit Drejtues të Projektit

(KDP) më 10 Shtator 2014. Fillimi i ngjarjes së vizibilitetit është zhvilluar më 9 tetor 2014.

Raporti i parë i progresit është dorëzuar më 31 janar 2015 dhe është miratuar nga KDP më 12

shkurt 2015. Raporti i dytë i Progresit është dorëzuar më 30 prill dhe është miratuar nga KDP

më 26 maj 2015. Raporti i tretë i Progresit është dorëzuar më 31 gusht dhe është miratuar nga

KDP më 15 shtator 2015. Raport i katërt i Progresit mbulon periudhën prej 1 shtatorit deri më 30

nëntor 2015 (në tekstin e mëtejmë, "Periudha e raportimit"). Gjatë Periudhës së raportimit,

Projekti ka ndërmarrë këto veprime dhe ka arritur këto rezultate:

I. Komponenti 0, TeR: “Koordinimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”

Kanë vazhduar përpjekjet me qëllim që të sigurohet një koordinim i ngushtë me projekte tjera,

dhe në veçanti me Programin e USAID-it për të Drejtat Pronësore (PRP). Këto përfshinin

pjesëmarrjen e ekspertëve të projektit në mbledhjen e mbajtur më 2 shtator nga Grupi i fokusit

për legjislacionin e të drejtave të femrave në pronë ("Grupi i fokusit"), si dhe takimet hyrëse të

dy grupeve punuese tematike që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave njeriut sa i përket

pronës së komuniteteve jo-shumicë dhe femrave (me 22 dhe 23 tetor). Përveç kësaj, më 25 dhe

26 nëntor Projekti ka marrë pjesë në një ngjarje 3-ditore duke u përqëndruar në çështjet e

trashëgimisë pronësore dhe ishte lehtësuar nga PRP me kërkesë të Grupit punues për të

drejtën e trashëgimit ngritur nga Ministria e drejtësisë (MD).

Takimet koordinuese mes dy projekteve janë mbajtur në ambientet e Ministrisë së drejtësisë më

15 tetor dhe 5 nëntor, dhe është identifikuar një hapësirë tjetër për bashkëpunim dhe koordinim,

veçanërisht në lidhje me koncept dokumentet tematike që aktualisht janë duke u përgatitur nga

PRP për të mbështetur Grupin sektorial të punës (GSP) për të drejtat pronësisë në përpjekjet e

veta për reforma. Asistencë është ofruar gjithashtu edhe nga PRP që të lehtësojë konsultimet

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 5 nga 29

Page 6: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

joformale shtesë mes ekspertëve të projektit dhe gjyqtarëve të Kosovës për çështjet që

ndërlidhen me pronësinë.

II. Komponenti 1, TeR: “Të drejtat e pronësisë” dhe Komponenti 2, TeR: “Kodi Civil”

Aktivitetet 1.41 dhe 2.42 të TeR (respektivisht, Aktivitetet C.4 dhe B.4, Raporti fillestar) janë

realizuar gjatë periudhës raportuese. Në veçanti, bazuar në rezultatet e raporteve e vlerësimit të

ndikimit dhe raportet e vlerësimit ligjor të BE-së, ekipet e projektit kanë përgatitur rekomandime

në lidhje me përmirësimin e Ligjit për familjen, Ligjit për trashëgiminë, Ligjin për marrëdhëniet

detyrimore dhe Ligjin e pronësisë. Secili grup i rekomandimeve ka për qëllim ofrimin e

këshillave për MD-në çështjet e harmonizimit, thjeshtimit, modernizimin dhe përafrimin me

standardet e BE-së në fushën përkatëse të së drejtës civile që pritet të kodifikohen në kuadër të

Kodit Civil në të ardhmen. Megjithatë, fushëveprimi i rekomandimeve në lidhje me të drejtat e

pronësisë shkon shumë përtej Kodit Civil dhe trajton çështjet të cilat do të trajtohen në kontekst

më të gjerë të reformës ligjore në sektorin e pronësisë. Të gjitha rekomandimet do të japin

udhëzime të veçanta në përgatitjen e planeve të përgjithshme / planeve të veprimit për hartimin

e Kodit të ardhshëm Civil dhe reformën e sektorit për të drejtat të pronësisë (Aktivitetet 1.5-1.6

dhe 2,5-2,6 të TeR, respektivisht, Aktivitetet C. 5-C.6 dhe B.5-B.6, Raporti fillestar).

Është e rëndësishme të theksohet se në funksion të finalizimit të rekomandimeve të mësipërme,

dhe siç është rënë dakord më 3-4 korrik 2015, Projekti ka lehtësuar në fillim të tetorit takime të

ndara të nëngrupe tematike të Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Kosovës (në tekstin e

mëtejmë: "Komisioni"). Në veçanti, mbledhjet e nëngrupeve të Ligjit për familje dhe Ligjit për

trashëgimi, Ligjit të pronësisë dhe Ligjit të Detyrimeve janë mbajtur më 6, 7 dhe 8 tetor. Asnjë

takim nuk ka mbajtur Nëngrupi për Pjesën e përgjithshme për shkak të mungesës së Kryesuesit

të tij. Me kërkesë të Ministrisë së drejtësisë, është lehtësuar një seancë e përgjithshme plenare

e Komisionit më 9 tetor, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe Ministri i drejtësisë. Në këtë

1 Aktiviteti 1.4: "Dhënia e këshillave për thjeshtimin dhe harmonizimin e legjislacionit ekzistues të pronës në bazë të mangësive dhe mospërputhjeve të identifikuara në nën-komponentin 1.3".   2 Aktiviteti 2.4: " Dhënia e këshillave për thjeshtimin dhe harmonizimin e legjislacionit ekzistues të pronës në bazë të mangësive dhe mospërputhjeve të identifikuara në nën-komponentin 2.3".

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 6 nga 29

Page 7: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

mënyrë, jo vetëm që është përforcuar ndjenja e pronësisë, por gjithashtu ka qenë e mundur

edhe mbledhja komenteve të nëngrupeve karshi ndikimeve të raporteve të vlerësimit dhe

raportet e vlerësimit ligjor të BE-së (Aktivitetet B.2-C2 dhe B.3-C.3, Raporti fillestar). Komentet e

mbledhura gjatë takimeve të nëngrupit u diskutua pastaj brenda ekipeve përkatëse dhe janë

bërë ndryshime të duhura në (disa) raporte. Raportet e shqyrtuara janë bashkangjitur në këtë

Raport të progresit.

Në përgjithësi, ekziston përshtypja se në mesin e anëtarëve të Komisionit ekziston ngurrim që

të ndryshohet ligjii që aktualisht është në fuqi në Kosovë. Nuk duhet humbur mundësia që

hartimi i Kodit Civil përmbanë në vete modernizimin e legjislacionit ekzistues në lidhje me

çështjet e së drejtës civile. Sidoqoftë, kultura e rezistencës ndaj ndryshimeve nuk është për t'u

nënvlerësuar dhe mund të jetë në një farë mënyre nevojë për vendime politike që të merren nga

Ministria e drejtësisë për çështjet e ndjeshme.

III. Çështjet tjera

(a) Pjesa e përgjithshme e Kodit Civil: Në seancën e vet plenare më 3-4 korrik 2015, Komisioni

ka vendosur që Kodi i ardhshëm Civil duhet të ketë gjithashtu një pjesë të përgjithshme në

krye të katër librave 'bazë' për Ligjin e familjes, Ligjin për trashëgiminë, Ligjin e detyrimeve,

dhe Ligjin për pronësinë. Pjesa e përgjithshme i jep shkas, megjithatë, një "dileme", se cilat

çështje duhet të mbulohen në këtë pjesë. Ky problem u shfaq qartë gjatë seancës së fundit

plenare të Komisionit e mbajtur më 9 tetor, ku janë sugjeruar një varg qasjesh. Pjesa e

përgjithshme gjithashtu ngre çështje të ndërlikuara juridike për shkak të ndikimit që futja e

tyre mund të ketë në pjesët e tjera të Kodit Civil. Ndërlikim tjetër është se derisa pjesët tjera

të Kodit Civil mund të mbështeten në një ligj paraekzistues që të kodifikohen në Kodin Civil,

për pjesën e përgjithshme ekziston një sasi e ligjeve primare, kryesisht por jo edhe

ekskluzivisht në lidhje me të drejtën e personave, që janë të shpërndara nëpër tërë sistemin

ligjor. E gjithë kjo e bën mjaft qartë procesin e hartimit si shumë më kompleks dhe që merr

shumë kohë sesa kodifikimi i pjesëve tjera të Kodit Civil. Përveç kësaj, TeR nuk e bëjnë

shpërndarjen e burimeve të veçanta në pjesën e përgjithshme, e as metodologjia dhe plani i

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 7 nga 29

Page 8: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

punës i bashkangjitur në Raportin fillestar, duke pasur parasysh se vendimi për të ia shtuar

pjesën e përgjithshme Kodit Civil është marrë shumë më vonë sesa faza fillestare e

projektit. Për këtë shkak, puna në Pjesën e përgjithshme nuk ka përfituar asgjë nga

aktivitetet të cilat janë realizuar para korrikut të vitit 2015 (përmbledhja, vlerësimi i ndikimit,

vlerësimi ligjor i BE-së, etj.) Përveç kësaj, numri i ditëve të punës që është përcaktuar me

TeR, sidomos për ekspertët e lartë janë të kufizuar dhe duhet të bëhet prioritizimi për qëllim

të përgatitjes së librave kryesorë të Kodit të ardhshëm Civil. Pavarësisht sfidave të

kuptueshme të paraqitura nga kodifikimi i paraparë i Pjesës së përgjithshme, Projekti me

gjithë dëshirë ka mbështetur sa më shumë që ka qenë e mundur MD-në në këtë drejtim.

Megjithatë, puna në këtë pjesë të Kodit Civil nuk është aq e avancuar sa në librat tjerë.

Prandaj, pavarësisht gjitha përpjekjeve të Projektit ende ekziston rrezik konkret që mos jetë

e mundur që të kemi Pjesën e përgjithshme plotësisht e kodifikuar në kuadër të Kodit Civil

deri në fund të Projektit. Prandaj, pasi që realizimi i projektit mbaron më 30 qershor, një

projekt pasues nevojitet të vazhdojë punën në Pjesën e përgjithshme nëse kjo është diçka

që MD dëshironë ta sheh që të reflektohet në Kodin final Civil.

(b) Prona publike : Çështje e rëndësishme e lindur në lidhje me fushëveprimin e planit të

përgjithshëm për reformën e të drejtave pronësore është çështja e pronës publike në

Kosovë. Grupi punues për pronat publike është themeluar nga Ministria e drejtësisë në

vitin 2013. Ky grup punues është mbështetur nga Gjermania përmes Projektit për

reformën ligjore financuar nga BMZ-ja dhe zbatuar nga GIZ. Grupi punues ka

përgatitur një analizë ligjore me rekomandime lidhur me hartimin e Ligjit për pronën

publike. Bazuar në këtë analizë më pas është finalizuar një koncept dokument nga

Ministria e drejtësisë dhe është dërguar për miratim në Qeverinë e Kosovës (QK).

Procedurat për miratim qeveritar aktualisht janë në pritje. Pas miratimit të koncept

dokumentit nga ana e Qeverisë, grupi punues do të fillojë hartimin e dispozitave

aktuale të Ligjit për pronën publike. Duke pasur parasysh se procesi i hartimit të Ligjit

për pronën publike është në fazë aq të avancuar, Projekti është takuar me Projektin

për reformën ligjore për të diskutuar çështjen, dhe veçanërisht për të vendosur nëse

projekti duhet të merret me çështjet pronësore publike brenda kornizës së planit të

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 8 nga 29

Page 9: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

përgjithshëm për reformë të drejtave pronësore. Është rënë dakord që Projekti i

reformës ligjore të vazhdojë të udhëheqë përpjekjet e reformave në këtë fushë me

kusht që Projekti të jetë i përfshirë në aktivitetet e grupit punues të cilat janë planifikuar

të rifillojnë në janar të vitit 2015. Projekti, pra, do të sigurojnë praninë e një

përfaqësuesi në mbledhjet e ardhshme të grupit punues dhe do të vazhdojë të

monitorojë zhvillimet. Prandaj, Projekti nuk do të trajtojë në thellësi çështjen e pronës

publike në planin e përgjithshëm për reformën e drejtave pronësore.

(c) Masat e mëtejme për të siguruar qëndrueshmëri : Nevoja për kodifikimin e Kodit Civil deri në

fund të projektit (qershor 2016) kërkon që pritjet të mbahet në nivel të arsyeshëm dhe të

qëndrueshëm. Pronësia lokale konsiderohet si thelbësore për suksesin e nismës pasi që

mund të sigurojnë një shkallë të fortë të "konsensusit" mes qeverisë dhe shoqërisë civile

drejt rezultatit përfundimtar/ produktit të Projektit. Sigurimi i pronësisë lokale, sidoqoftë,

nënkupton aktivitete shtesë që nuk ishin planifikuar fillimisht në TeR; për fat të keq, jo të

gjitha masat e mundshme (p.sh. takimet mujore të nëngrupeve, konsultimi publik, etj) mund

të ndërmerreshin gjatë kohës së zhvillimit të projektit në proces e sipër jo vetëm për shkak

afatit të kufizuar kohor të tij, por edhe natyrës së shpenzimit të madh të kohës të

aktiviteteve të parashikuara. Për këto arsye, Projekti mund të rekomandojë që MD-ja dhe

ZBE-ja të diskutojnë për masat e mëtejshme të përkrahjes për të siguruar qëndrueshmërinë

e rezultateve të pritshme të projektit pas përfundimit të këtij Projekti.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 9 nga 29

Page 10: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

2. Shkurtesat

UA Urdhëresë administrative

CDFR Draft korniza e përbashkët e referencës

Commission Governmental Commission for the Drafting of the Civil Code of Kosovo

Komisioni Komisioni qeveritar për hartimin e Kodit Civil të Kosovës

KEDNJ Konventa evropiane për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore

BE Bashkimi Evropian

ZBE Zyra e BE-së në Kosovë

EUTM Menaxheri i detyrave i ZBE-së

Grupi i fokusit Grupi i fokusit për legjislacionin e të drejtave të pronësisë së femrave në kuadër

të GKGj

GKGj Grupi koordinues gjinor për të drejtat e pronësisë së femrave

GIZ Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH

GIZ IS GIZ International Services

QK Qeveria e Kosovës

EK Eksperti kyç

AKP Agjencia Kosovare e Pronës

RDPP Regjistri për të drejtën në pronën e paluajtshme

IRuSP Realizimi dhe zbatimi i projektit për planifikimin hapësinor rural

AKK Agjencia Kadastrale e Kosovës

MD Ministria e drejtësisë

MM Memorandum mirëkuptimi

EJK Eksperti jo-kyç

AKPz Agjencia kosovare e privatizimit

PRP Programi i USAID për të drejtat e pronësisë

Projekti Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë (KCDP)

MSA Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

EASH Ekspert afatshkurtër

Strategjia Strategjia nacionale për të drejtat pronësore

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 10 nga 29

Page 11: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

GPS Grupi punues sektorial për të drejtat e pronësisë

TeR Termat e referencës

UCR Regjistri i ndërtimeve pa leje

USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 11 nga 29

Page 12: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

3. Aktivitetet e përfunduara gjatë periudhës raportuese

3.1 Komponenti 0 (“Koordinimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”), TeR

3.1.1 Historiku

Qëllimi i këtij komponenti është të sigurojë që projekti të veprojë sipas një kornize të përbashkët

koordinimi mes donatorëve të ndryshëm në mënyrë që të shmanget mbivendosja dhe

mospërputhjet në legjislacionin e ri të prodhuar.

Në këtë komponent, TeR i Projektit parashikon këtë Aktivitet:

Aktiviteti 0.1: Ngritja e një mekanizmi të fuqishëm koordinues me donatorë tjerë ndërkombëtarë për të shmangur mospërputhjet dhe mbivendosjet si në fushën e të drejtave pronësore ashtu edhe të kodit civil sa i përket lëndëve.

Termat e Referencës kërkojnë nga Projekti të ketë koordinim të afërt me të gjithë donatorët

përkatës, si dhe partnerët e tyre implementues, dhe në mënyrë të veçantë me Programin e

USAID-it për të drejtat pronësore (PRP) (shih fjala vjen fq.18, TeR). Qëllimi i përgjithshëm i

PRP-së është të përmirësojë regjimin e të drejtave pronësore në Kosovë, për të forcuar

sundimin e ligjit, dhe për të përmirësur rritjen ekonomike dhe investimet. Rrjedhimisht,

mbivendosje potenciale dhe konflikt ndërmjet PRP dhe Projektin ekzistojnë, veçanërisht sa i

përket komponentit të të drejtave pronësore (por edhe komponentit të Kodit Civil, me referencë

të veçantë në ligjin e trashëgimisë) të Projektit, sidomos në pikëpamje të objektivave të

mëposhtëm të PRP-së:

Objektivi 1: Koordinimi më i mirë dhe prioritetet politike. Në këtë drejtim, nga PRP pritet të

shqyrtojë cilësinë e legjislacionit dhe të identifikojnë fushat që kanë nevojë për rishikim,

fuqizim dhe/ose harmonizim. Megjithatë, siç specifikohet edhe në termet e veta të

referencës, PRP duhet të identifikojë boshllëqet dhe mospërputhjet në legjislacionin e të

drejtave të pronësisë, duke u përqendruar në ato ligje të rëndësishme për zbatimin e

programit siç janë të drejtat e femrave dhe të komuniteteve pakicë.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 12 nga 29

Page 13: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

Objektivi 3: Të drejtat e avancuara të femrave për shfrytëzimin e pronës në praktikë . PRP është e

angazhuar në përmirësimin e ligjeve që ndërlidhen me pronësinë dhe të drejtat e

trashëgimisë së femrave.

3.1.2 Aktivitetet dhe rezultatet

Aktiviteti 0.1: Ngritja e një mekanizmi të fuqishëm koordinues me donatorë tjerë ndërkombëtarë për të shmangur mospërputhjet dhe mbivendosjet si në fushën e të drejtave pronësore ashtu edhe të kodit civil sa i përket lëndëve.

3.1.2.1 Koordinimi me Programin e USAID-it për të drejtat pronësore

a) Të drejtat pronësore

Derisa është bërë marrëveshje për një kornizë fillestare për bashkëpunim dhe koordinim me

PRP nga liderët përkatës të projektit në fund të gushtit të vitit 2014, dhe pas negociatave të

gjata dhe të ndërlikuara është miratuar një Memorandum gjithëpërfshirës Mirëkuptimi (MM) nga

ZBE dhe USAID-i e pastaj është nënshkruar nga dhe mes dy kontraktorëve, përfaqësuar nga

udhëheqësit e tyre përkatës të projekteve më 11 dhjetor 2014.

MM përcakton rregullimet e caktuara për bashkëpunim dhe koordinim mes dy projekteve në

zbatimin e aktiviteteve përkatëse të projektit, me vëmendje të veçantë në asistimin e Qeverisë

së Kosovës, dhe MD-së në veçanti, për të zhvilluar një Strategji për të drejtat e pronësisë

("Strategjia"). Në bazë të seksionit 3.3.1 të MM-së, PRP do të jetë përgjegjë për koordinimin e

përgjithshëm të donatorëve, ministrive të linjës dhe agjencive të QK-së në sektorin e të drejtave

të pronësisë dhe do të sigurojë pjesëmarrjen e plotë të projektit në të gjitha aktivitetet e

planifikuara dhe zbatuara në fushën e koordinimit të donatorëve.

Pas këtij historiati, PRP ka mbështetur MD-në në formimin e një Grupi punues sektorial për të

drejtat e pronësisë (GPS), i cili po asiston Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e një strategjie

gjithëpërfshirëse. Projekti ishte ftuar të marrë pjesë në Takimin e palëve të interesuara për të

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 13 nga 29

Page 14: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

drejtat pronësore në mars 2015, qëllimi i të cilit ishte prezantimi i konceptit të GPS-së për të

gjitha organizatat donatore, si dhe ministritë e linjës dhe agjencitë e Qeverisë së Kosovës. Gjatë

kësaj ngjarjeje dy-ditore në qershor të vitit 2015, Ministria e Drejtësisë dhe PRP kanë

përcaktuar fushëveprimin dhe fokusin e Strategjisë. Përmes një procesi gjithëpërfshirës, janë

identifikuar pesë shtylla tematike. Grupe punuese tematike (GPT) përkatëse janë themeluar për

të analizuar me themel çështjet që i takojnë secilës shtyllë. Këto pesë grupe përfshijnë këto

tema: 1.) Të drejtat e pronësisë dhe acquis communautaire; 2.) Kthimi i tokës në pikëpamje të

zhvillimit ekonomik; 3.) Avancimi i rolit të gjykatave në zbatimin e të drejtave të pronësisë; 4.)

Adresimi i çështjeve të pronësisë në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA); 5.)

Garantimi dhe zbatimi i të drejtave të pronësisë së femrave. Anëtarësimi në çdo grup është i

vogël dhe përbëhet kryesisht prej aktorëve kyç që veprojnë në kuadër të temave përkatëse.

Anëtarët e GPT përfshijnë përfaqësues qeveritarë si dhe përfaqësues të disa agjencive dhe

projekteve ndërkombëtare.

Më 15 tetor 2015, është mbajtur një takim koordinues midis Projektit dhe PRP në ambientet e

MD-së. Diskutimi u përqendrua kryesisht në sfidat e procesit të konsultimit që edhe Projekti

edhe PRP të përballen gjatë mbështetjes së GSP-së dhe Komisionit. Një takim tjetër koordinimi

u mbajt më 5 nëntor. Në këtë takim u diskutuan edhe për afatet e aktiviteteve të vazhdueshme

të projektit për të siguruar koordinimin mes dy projekteve. PRP ka ofruar mundësinë për të

lehtësuar një sërë takimesh joformale dhe/ose tryeza të rrumbullakëta mbi çështjet

(substanciale) e së drejtës së pronësisë me gjyqtarë të përzgjedhur të Kosovës. Projekti

mirëpriti propozimin ku janë zhvilluar edhe konsultime të brendshme për të përcaktuar

modalitetet e këtyre takimeve. PRP ka pyetur nëse mund të përdorin së bashku koncept

dokumentet e Projektit të përgatitur nga ekspertët tematikë para se të finalizohen ashtu që të

sigurohet koherencë e përmirësuar dhe qëndrueshmëri e qasjeve. Dokumentet e tilla janë

hartuar për ta mbështetur GPS-në në hartimin e Strategjisë. Projekti ka konfirmuar gatishmërinë

për tu takuar me ekspertët tematikë të PRP me qëllim që të diskutohen koncept dokumentet

para finalizimit të tyre. Përveç kësaj, është shqyrtuar mundësia për ta organizuar së bashku një

ngjarje 3-ditore për çështjet e së drejtës trashëgimore (sipas kërkesës së Grupit Punues për

Ligjin e trashëgimisë). Megjithatë, për shkak të kufizimeve financiare dhe administrative janë

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 14 nga 29

Page 15: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

pajtuar që Projekti vetëm të marrë pjesë në ngjarje (duke mos qenë në gjendje ta bashkë-

financojë). Më në fund theksi u vu në nevojën për të iu shmangur dyfishimit të punës së kryer

nga Projekti (dmth duke u përqëndruar në çështjet gjinore sesa në tërë Ligjin për trashëgiminë)

- qasje që është në përputhje me MM të nënshkruar mes dy projekteve. Ngjarja 3-ditore u mbajt

më 24, 25 dhe 26 nëntor.

Është gjithashtu e rëndësishme të përmendet se gjatë periudhës raportuese PRP ka mbajtur dy

takime hyrëse të GPT: GPT 4: "Adresimi i çështjeve pronësore lidhur me Marrëveshjen e

Stabilizim Asocimit dhe mbrojtjen e pronës që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut të

pjesëtarëve të komunitetet joshumicë", mbajtur më 22 tetor3, dhe GPT 5 "Garantimi dhe zbatimi

i të drejtave pronësore të femrave", mbajtur më 23 tetor. EK-të dhe/ose EJK-të nga Projekti

kanë marrë pjesë në të dyja takimet.

Në takimin më 22 tetor ka marrë pjesë edhe EASH Odeta Hyseni. Grupet punuese të

angazhuara në diskutim për fushat të cilat përfaqësojnë prioritetet më urgjente që të adresojnë

mbrojtje efikase për të drejtat e pakicave në Kosovë. Përfaqësuesit e OSBE-së dhanë shumicën

e komenteve dhe sugjerimeve, siç ishin ndryshimi dhe plotësimi i ligjeve ekzistuese ashtu që

pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë të ketë qasje më të madhe në ligj. Në këtë drejtim, u

theksua se ligjet për ndarjen e pronës, banesave sociale dhe strehimin e të pastrehëve nga

komunat duhet të kenë dispozita shtesë duke u bërë thirrje komunave që të bëjnë prioritizimin

interesave të personave të zhvendosur dhe/ose të kthyerve. Njëkohësisht, është argumentuar

se mbrojtje më e madhe e të drejtave duhet të sigurohet për personat e zhvendosur dhe të

kthyerit në çështjen e ndërtimeve pa leje, pasi rasti më i shpeshtë është që ndërtimet ilegale

bëhen pikërisht në tokat e tyre. Procedurat e dëbimit duhet të jenë më efektive dhe efikase për

të iu shmangur apo adresuar ri-shfaqjen e uzurpimit të paligjshëm.

Në takimin më 23 tetor ka marrë pjesë edhe EASH Adelina Sokoli. Qëllimi i këtij takimi të parë

të grupit të pestë tematik ishte prezantimi metodologjisë së punës dhe për të rënë dakord për

çështjet kryesore që do të diskutohen brenda këtij grupi. Çështjet e identifikuara për diskutim të

3 Ky ka qenë takimi i parë i mbajtur për Objektivin 4.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 15 nga 29

Page 16: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

mëtejshëm ishin: (i) Trashëgimia; (ii) Regjistrimi i bashkëpronësisë; dhe (ii) Martesa faktike. Nuk

është mbajtur diskutim substancial gjatë takimit. Konsensus i përgjithshëm u arrit në atë që mos

të dyfishohet puna e projektit, gjatë shqyrtimit dhe analizimt të ligjeve në fuqi.

b) Ligji për trashëgiminë

Më 25 mars 2015 MD-ja themeloi një Grup Punues për Ligjit e trashëgimit me mandat për të

hartuar një koncept dokument për çështjet pronësore në lidhje me trashëgiminë, duke u

përqendruar veçanërisht në problemet me të cilat përballen femrat në Kosovë. Projekti dhe PRP

kanë formuar gjithashtu ekipin e tyre të ekspertëve. Derisa ekipi i projektit për ligjin për familjen

dhe atë të trashëgimisë po e mbështet punën e nëngrupeve për Ligjin për familjen dhe atë të

trashëgimisë të Komisionit, Grupi i fokusit të PRP-së siguron mbështetje për nismat legjislative

të palëve të interesuara përkatëse. Këtu përfshihen Grupin punues i MD-së për Ligjin e

trashëgimisë. Grupi i fokusit vepron dhe gjendet brenda një Grupi më të madh koordinues gjinor

për të drejtat pronësore të femrave (GCG) themeluar nga PRP.

Më 2 shtator, EK 3 ka marrë pjesë në takimin e Grupit të fokusit dhe mbajti një fjalim për të

informuar pjesëmarrësit në lidhje me statusin aktual të Projektit. Ajo gjithashtu dha një pasqyrë

për problemet gjinore të cilat janë identifikuar nga Projekti në dispozitat ekzistuese të Ligjit për

Familjen dhe Ligjin për trashëgiminë në bazë të gjetjeve të Raportit të vlerësimit të ndikimit dhe

Raportin e vlerësimit ligjor të BE-së (respektivisht, Aktivitetet B.2 dhe B3, Raporti fillestar,

Aktivitetet 2.2 dhe 2.3 TeR).

Më 25 dhe 26 nëntor, EASH Adelina Sokoli ka marrë pjesë në punëtorin 3-ditore të lehtësuar

nga PRP, duke u përqëndruar në përgatitjen e koncept dokumentit për trashëgiminë e pronës.

Ky aktivitet është organizuar me kërkesën e Grupit Punues për ligjin e trashëgimisë.

3.2 Komponentët 1 (“Të drejtat e pronësisë”) dhe 2 (“Kodi Civil”), TeR

3.2.1 Historiku

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 16 nga 29

Page 17: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

Nga pikëpamja përmbajtësore, zbatimi i projektit është i organizuar në dy komponente tematike

Komponenti 1 (Të drejtat e pronësisë) dhe 2 (Kodi Civil). Sipas Raportit fillestar, këto

komponente janë rinumëruar si Komponenti C, respektivisht B. Qëllimi i Komponentit 1 është të

ndihmojë MD-në në reformimin e ligjit për pronësinë në përputhje me acquis e BE-së,

standardet e KEDNJ-së dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare (praktikat mët të mira

evropiane). Ngjashëm, qëllimi i Komponentit 2 është që të ndihmojë MD-në në hartimin e një

Kodi gjithëpërshirës Civil në përputhje me acquis të BE-së, standardet e KEDNJ-së dhe

përvojën më të mirë ndërkombëtare (praktikat e mira evropiane). Komponenti 1 ndërlidhet jo

vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë çdo

legjislacion në lidhje me pronën, si ligjet për pronën shoqërore dhe publike, që është objekt i

koordinimit me iniciativat e tjera të financuara nga donatorët në sektorin përkatës.

Gjatë periudhës së raportimit, Projekti përfundoi zbatimin e këtyre aktiviteteve:

Aktiviteti 1.4: Ofrimi i këshillave në thjeshtimin dhe harmonizimin e ligjit për pronësinë në bazë të mangësive dhe mospërputhjeve të identifikuara në aktivitetin 1.3 [dhe aktivitetitn 1.4];

Aktiviteti 2.4: Ofrimi i këshillave për MD-në thjeshtimin dhe harmonizimin e legjislacionit ekzistues në lidhje me kodin civil.;

Më poshtë është dhënë një përshkrim i detajuar i punës së kryer dhe rezultatet e fituara.

3.2.2 Aktivitetet dhe rezultatet

Aktiviteti 1.4: Ofrimi i këshillave për thjeshtimin dhe harmonizimin e ligjit të pronës në bazë të mangësive dhe mospërputhjeve të identifikuara sipas aktivitetit 1.3 [dhe Aktivitetit 1.4];

DHE

Aktiviteti 2.4: Ofrimi i këshillave për MD-në thjeshtimin dhe harmonizimin e legjislacionit ekzistues në lidhje me kodin civil.

Siç është arritur pajtimi në seancën plenare të Komisionit të mbajtur më 3-4 korrik 2015, në tetor

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 17 nga 29

Page 18: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

Projekti ka lehtësuar takime të ndara të nëngrupeve tematike të Komisionit. Arsyeja e këtyre

takimeve ishte përforcimi i konceptit të pronësisë lokale dhe sigurimi i një procesi

gjithëpërfshirës ku anëtarëve të Komisionit do tu mundësohet që të marrin pjesë në vlerësimin e

legjislacionit ekzistues. Ky proces kishte për qëllim edhe marrjen parasysh të komenteve të

nëngrupeve lidhur me Raportet për vlerësimin e ndikimeve dhe Raportet e Vlerësimit ligjor të

BE-së (Aktivitetet B.2-C2 dhe B.3-C.3, Raporti Fillestar) që të merren parasysh dhe eventualisht

të përfshihen në raportet e lartpërmendura sipas nevojës. Qëllimi përfundimtar është që të

finalizohen draft rekomandimet (Aktivitetet 1.4 dhe 2.4 TeR, respektivisht, Aktivitetet C.4 dhe

B.4, Raporti Fillestar) në bazë të versioneve të konsoliduara të raporteve. Rekomandimet

përfundimtare si përgjigje do të sigurojnë një bazë solide për përgatitjen e planeve të

përgjithshme/planeve të veprimit për hartimin e Kodit të ardhshëm Civil dhe për reformën e të

drejtave të pronësisë (Aktivitetet 1,5-1,6 2,5-2,6 dhe TeR, si dhe, Aktivitetet C .5-C.6 dhe B.5-

B.6, Raporti fillestar).

Mbledhjet e nëngrupeve për Ligjin e familjes dhe Ligjit për trashëgiminë, Ligjit për pronësinë,

dhe Ligjin e detyrimeve u mbajt më 6, 7 dhe 8 tetor. Asnjë takim nuk është mbajtur nga

Nëngrupi për pjesën e përgjithshme për shkak të mungesës së kryesuesit (në atë kohë ishte në

pushim pa pagesë në Gjermani). Me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, është facilituar një

sesion i përgjithshëm plenar i Komisionit edhe më 9 tetor. Ministri i drejtësisë, Prof. Hajredin

Kuçi, gjithashtu mori pjesë në takim. Të gjitha takimet kanë zgjatur një ditë të plotë dhe janë

mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë. Në mes pjesëmarrësve ishin edhe anëtarët e nëngrupeve

përkatëse tematike, koordinatorët e nëngrupeve, EK tematik, EJK-të tematikë (si vendorë ashtu

edhe ndërkombëtarë), si dhe përfaqësues nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Drejtësisë.

Edhe para takimeve të nëngrupit, është bërë shkëmbim i kopjeve elektronike dhe të shtypura të

Raporteve për vlerësimin e ndikimit dhe Raporteve të vlerësimit ligjor të BE-së mes anëtarëve

të nëngrupeve përkatëse në përgatitjen e tyre për takime.

Duhet të theksohet se gjatë takimit të nëngrupit për Ligjin e pronësisë dhe atyre të nëngrupeve

për Ligjin për familjen dhe Ligjin për trashëgiminë, publiku kanë qenë mjaft kritik ndaj

deklaratave të caktuara ose shprehje të përfshira në raporte. Kritika nuk është dhënë çdoherë

në formë konstruktive. Për këtë arsye, më vonë është arritur pajtimi me MD-në që komentet nga

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 18 nga 29

Page 19: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

Komisioni, duke përfshirë edhe ato të kryesuesëve të nëngrupeve (aktualisht të punësuar në

Projekt si EASH) do të pranohen vetëm me shkrim dhe se do të përcaktohet një afat për të

marrjen e komenteve të tyre. Kjo ka për qëllim të sigurojë që komentet duhet të mbahen thjesht

në nivelin teknik, si dhe për të lehtësuar shqyrtimin e ekipit të projektit që synon të vendosë se

për çfarë mase komentet e tilla mund të përfshihen në rezultate, vendim i cili formon pjesën

integrale dhe të pavarur për këshilla profesional pa pagesë dhënë përfituesit, dmth MD-së nga

Projekti.

Komentet e marra gjatë takimeve të nëngrupit janë diskutuar brenda ekipeve përkatëse. Kështu,

janë bërë ndryshime të raporteve kur është parë si e nevojshme. Raportet e rishikuara për vlerësimin e ndikimit sa i përket Ligjit për familjen, Ligjin për trashëgiminë dhe Ligji për të Drejtavt e Pronësisë u janë të bashkangjitur këtij Raport Progresi si Aneksi 1, Aneksi 2 dhe

Aneksi 3. Raporti i rishikuar i vlerësimit ligjor të BE-së sa i përket të drejtave pronësore i

është bashkangjitur këtij Raporti të Progresit si Aneksi 4 .

Në përgjithësi, ekziston përshtypja se në mesin e anëtarëve të Komisionit ekziston paksa

ngurrim që të ndryshohet ligjii që aktualisht është në fuqi në Kosovë. Nuk duhet humbur

mundësia që hartimi i Kodit Civil të përmbajë në vete modernizimin e legjislacionit ekzistues në

lidhje me çështjet e së drejtës civile, përfshirë rregullimin e pasurisë martesore, partneritetet

jashtamartesore dhe definicionin e familjes (fjala vjen, problemi i “bashkësisë familjare”).

Sidoqoftë, rreziku nga rezistenca të caktuara ndaj ndryshimeve nuk është për t'u nënvlerësuar

dhe mund të jetë në një farë mënyre nevojë për vendime politike që të merren nga Ministria e

drejtësisë për çështjet e ndjeshme. Besohet se Kodi Civil nuk duhet thjesht të sigurojë "pamje e

të tashmes” por duhet të ofrojë një të ardhme alternative në të cilën njerëzit e Kosovës duan ta

shohin veten. Për të njëjtën arsye, edhe pse mund të jetë gjë e mençur që të i përmbahen

ndonjëherë edhe në traditat ligjore të rajonit, nevoja për të ndjekur metoda më moderne për hir

të gjeneratave të ardhshme duhet të mbetet prioritet sa herë që është kjo gjë e mundur, duke

pasur parasysh tendencën (dhe dëshirueshmërinë) e jetëgjatësisë së kodeve civile. Vende të

tjera nga rajoni mund ta bëjë të njëjtën gjë kur ta bëjnë kodifikimin e kodeve të tyre civile.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 19 nga 29

Page 20: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

Në bazë të rezultateve të Raporteve vlerësimit të ndikimit dhe Raporteve të vlerësimit ligjor të

BE-së, dhe rishikuar nga ekipet e projektit pas takimeve të nëngrupit, Projekti ka përfunduar

katër grupe të ndryshme të rekomandimeve për përmirësimin e legjislacionit ekzistues që do të

transpozohen në Kodin e ardhshëm Civil të Kosovës, dhe sidomos rekomandimeve në lidhje me

Ligjin e familjes, Ligjin për trashëgimi, Ligjin e detyrimeve dhe Ligjn për pronësinë. Secili grup i

rekomandimeve ka për qëllim ofrimin e këshillave për MD-në në lidhje me harmonizimin,

thjeshtëzimin, modernizimin dhe përafrimin me standardet e BE-së në fushën përkatëse të së

drejtës civile që pritet të kodifikohet. Fushëveprimi i Rekomandimeve që ka të bëjë me të drejtat

e pronësisë shkon shumë përtej Kodit Civil dhe trajton çështje të cilat do të adresohen në

kontekstin më të gjerë të reformës ligjore në sektorin e pronësisë.

Rekomandimet do të ofrojë udhëzime të veçanta në përgatitjen e planeve të përgjithshme/

planeve të veprimit për hartimin e Kodit Civil dhe për reformën e të drejtave të pronësisë

(Aktivitetet 1.5-1.6 dhe 2,5-2,6 TeR, gjegjësisht, Aktivitetet C.5-C. 6 dhe B.5-B.6, Raporti

fillestar). Rekomandimet lidhur me Ligjin e detyrimeve, Ligjin për familjen, Ligjin për trashëgiminë dhe Ligjin e pronësisë janë të bashkangjitura në këtë Raport të Progresit si

Aneksi 5, Aneksi 6, Aneksi 7 dhe Aneksi 8. Rekomandimet janë shpërndarë nga Kryesuesit e

nëngrupeve të Komisionit, por komentet e tyre nuk janë marrë çdoherë brenda afateve. Prandaj,

komente të cilat janë marrë me vonesë dhe që nuk janë shqyrtuar do ta kenë vëmendjen e

duhur me qëllim të përgatitjes së planeve të përgjithshme.

4. Aktivitetet në proces e sipër

Aktiviteti 1.5: Aktiviteti 1.5 Ndihmon MD-në në hartimin e një plani të përgjithshëm për reformimin e sektorit të ligjit të pronës;

DHE

Aktiviteti 2.5: Aktiviteti 2.5: Ndihmon MD-Në në hartimin e një plani të përgjithshëm të Kodit Civil të Kosovës, duke sugjeruar ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme

Projekti zbaton paralelisht dy grupe të Aktiviteteve 1,5-1,6 2,5-2,6 dhe (gjegjësisht, Aktivitetet

C.5-C.6 dhe B.5-B.6, Raporti Fillestar). Në përgjithësi, 18 EASH janë duke punuar në dy ekipe Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 20 nga 29

Page 21: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

të ndara – Ekipi i Kodit Civil dhe Ekipi i reformës së të drejtave të pronësisë – që janë

përgjegjëse për hartimin e planeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit për hartimin e Kodit

Civil dhe për reformën e sektorit të të drejtave pronësore, në bazë të rekomandimeve që kanë

të bëjnë me përmirësimin e legjislacionit ekzistues (Aktivitetet 1.4 dhe 2.4 TeR, gjegjësisht,

Aktivitetet C.4 dhe B.4, Raporti Fillestar). EJK-të janë aprovuar nga ZBE-së më 17 shtator 2015

(UA nr. 13) dhe mobilizimi i ekspertëve ka filluar menjëherë pas kësaj.

Duhet theksuar se, derisa reforma ligjore në fushën e pronës private është duke u adresuar në

kuadër të aktiviteteve që kanë për qëllim hartimin e Kodit Civil, Ekipi për Reformën e të Drejtave

të Pronësisë në vend të kësaj është duke u përqëndruar në reformën e ligjeve që kanë të bëjnë

me pronën në të gjitha fushat tjera, duke përfshirë edhe të drejtat pronësore kolektive të

mbetura nga ish-Jugosllavia (dmth. pronave shoqërore dhe pronave publike). Sidoqoftë, shih

nenin 4.2 më poshtë në lidhje me të drejtën e pronës publike. Plani i përgjithshëm për reformën

e të drejtave pronësore gjithashtu do të adresojë propozime për reformën e së drejtës

administrative dhe/ ose publike që rregullon çështjet specifike të lidhura ngushtë me pronën

private si, për shembull, shpronësimi, qasja e të huajve në pronën e paluajtshme dhe noterizimi

i kontratave të shitblerjes.

Gjatë periudhës raportuese kanë filluar detyrat e tyre, Prof. Bettina Heiderhoff, eksperte e lartë

në të drejtën familjare dhe trashëgimore dhe Prof. Cristina Poncibò, eksperte e lartë e së drejtës

së konsumatorëve dhe kontratave. Pas takimit me anëtarë tjerë (lokale) të ekipeve të tyre

përkatëse, të dy EASH-të shqyrtuan raportet e dhëna deri më tani nga Projekti dhe tani janë

duke dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e planit të përgjithshëm të Kodit Civil në kuadër të

fushave të tyre përkatëse të përgjegjësisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me EK-të tematikë.

Prof. Gianmaria Ajani, Koordinator i planit të përgjithshëm për hartimin e Kodit Civil, gjithashtu

filloi misionin e tij më 30 nëntor. Metodologjia për hartimin e planit të përgjithshëm është

diskutuar në mesin e ekipit të EK-ve dhe u pajtuan që Prof. Ajani, të jetë përgjegjës, ndër të

tjera, për përgatijen e pjesës së parë të planit të përgjithshëm i cili do të sigurojë një analizë

krahasuese të strukturës së Kodeve kryesore civile evropiane dhe do t'i referohet kodeve civile

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 21 nga 29

Page 22: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

tashmë të miratuara apo që janë në proces të miratohen nga rajoni i Ballkanit. Mund të i

referohet edhe projektit të Kodit Civil Evropian siç është CDFR. Sipas kësaj analize, dhe është

në përputhje me preferencat e shprehura nga Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni, plani do të

propozojë modelin (apo kombinim i modeleve) i cili është më i pëlqyeshmi për Kosovën, duke

marrë parasysh ligjet civile 'bazë' të cilat veçse kanë qenë identifikuar si pjesë integrale e Kodit

të ardhshëm Civil. Pritet gjithashtu që Kodi Civil të ketë Pjesën e pëgjithshme, që mund të

përfshijnë rregullat e përgjithshme të burimeve të së drejtës civile, ligji i personave fizikë, dhe

parashkrimi. Megjithatë, në këtë aspekt, ju lutem shikoni komentin tonë të mëposhtëm sipas

nenit 4.1 të këtij Raporti të Progresit. Pjesa e dytë e planit të përgjithshëm propozon ndryshimet

dhe plotësimet në dispozitat dhe strukturën e legjislacionit ekzistues që të futen në Kodin e

ardhshëm Civil.

Në periudhën raportuese, hartuesi i planit të përgjithshëm për reformën e sektorit të të drejtave

të pronësisë", z. Velko Mikelic, gjithashtu filloi detyrën e vet. Ekipi i Projektit ka vendosur që të

përqëndrojë mandatin e z. Mikelic në këto tema: regjistrimi i pronave, ndërtimet e paligjshme,

shpronësimi, toka ndërtimore, çështjet që lidhen me shitjet e privatizimit në formë të qirasë 99-

vjeçare, transformimi i pronave shoqërore, pasurisë publike, të drejtat e të huajve, noterizimin e

akteve, si dhe saktësinë, stabilitetin dhe transparencën e RDPP-së dhe AKK-së. Në mënyrë që

të përqëndrohet në temat e lartpërmendura z. Mikelic zhvilloi takime me: gjyqtarin Hamdi

Ibrahimi, kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës, gjyqtarët Hasim Sogojeva dhe Nehat Idrizi i

Gjykata themelore e Prishtinës, gjyqtarët Makifete Saliuka dhe Nehat Idrizi nga Gjykata e Apelit;

z. Xhevdet Shala dhe znj. Leonora Sylejmani, që të dy nga AKK-ja; znj. Nora Kelmendi nga ZKK

Prishtinë; Z. Florije, nga AKP-ja; Avni Jashari dhe z Shefik Kurteshi nga AKPr-ja, Adem Vokshi,

avokat; Michelle Pinkowski dhe Brian Kemple nga projektet e financuara nga USAID.

4.1 Çështja e Pjesës së përgjithshme të Kodit Civil

Siç parashihet në Termat e referencës së Projektit, përpjekjet fillestare të Projektit ishin të

drejtuara kah identifikimi i fushave ligjore që duhet të mbulohen me Kodin Civil të Kosovës

(TeR, Aktivitetit 02, fq. 18) që të kryhet së bashku me MD-në. Është diskutuar me MD-në për

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 22 nga 29

Page 23: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

një Memorandum i cili do të përshkruante qasjen e propozuar të Projektit në fushëveprimin e

Kodit Civil. Ky Memorandum ka identifikuar fushat e së drejtës civile të cilat duhet të jenë objekt

i ndërhyrjes, dhe në këtë mënyrë duhet të përcaktohet shtrirjen e aktiviteteve të projektit sipas

komponentës së Kodit Civil. Ashtu siç është propozuar, MD-ja u pajtua që Kodi Civil do të

përfshijë vetëm zonën kryesore të drejtës civile të cilat janë kodifikuar tradicionalisht nëpër

vendet evropiane, siç është e Ligji për familjen, Ligji i trashëgimisë, Ligji i detyrimeve, dhe Ligji i

pronësisë (private). Megjithatë, MD-ja kohët e fundit shprehu synimin e shtimit edhe të një fushe

për kodifikimin, dmth. Pjesën e përgjithshme. Vendimi për ta futur Pjesën e përgjithshme në

Kodin Civil u mor nga Komisioni në seancën plenare të mbajtur më 3-4 korrik 2015. U formua

një nëngrup ad hoc për Pjesën e përgjithshme, ku si kryesues i tij u zgjodh Prof. Iset Morina.

Pjesa e përgjithshme të Kodit Civil sjell "dilemë" se cilat çështje duhet të mbulojë kjo pjesë. Nuk

kanë të gjitha kodet civile Pjesën e përgjithshme (për shembull, as Kodi Civil francez e as ai

italian nuk e kanë); e madje edhe ato vende, që kanë traditë ligjore gjermanike, të cilat kanë

zgjedhur që ta fusin Pjesën e përgjithshme në Kodin Civil, qasjet, në përmbajtje mund të

ndryshojnë dukshëm. Ky problem u shfaq qartë gjatë seancës së fundit plenare të Komisionit të

mbajtur më 9 tetor, ku janë sugjeruar një sërë qasjesh. Pjesa e përgjithshme gjithashtu ngre

çështje të ndërlikuara juridike për shkak të ndikimit që mund të ketë futja e saj në pjesët e tjera

të Kodit Civil: varësisht asaj se çfarë në të vërtetë është vendosur në librin hyrës, librat e

mbetura mundet që duhet që të ndryshohen dukshëm në koncept, strukturë dhe përmbajtje.

Tjetër ndërlikim është se derisa pjesë tjera të Kodit Civil mund të mbështeten në një ligj para-

ekzistues të kodifikohen brenda Kodit Civil që i nënshtrohet ndryshimeve dhe plotësimeve të

nevojshme, Pjesa e përgjithshme nuk ka gjë të tillë, përveç një sasi e ligjeve primare, kryesisht

por jo edhe ekskluzivisht kanë të bëjnë me ligjin për personat, të cilat janë shpërndarë nëpër

gjithë sistemin ligjor. Pasqyrë e legjislacionit të tillë është bashkangjitur si shtojcë Raportit të

fundit të Progresit të datës 31 gusht 2015.

E gjithë kjo e bën të qartë se procesi i hartimit është çështje shumë më komplekse dhe që merr

kohë më shumë sesa kodifikimin e pjesëve të tjera të Kodit Civil. Përveç kësaj, TeR nuk jep

burime të caktuara Pjesës së përgjithshme, e këtë nuk e bën as metodologjia dhe plani i punës

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 23 nga 29

Page 24: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

që i është bashkangjitur Raportit Fillestar, duke pasur parasysh se vendimi për ta shtuar Pjesën

e përgjithshme në krye të katër librave 'bazë' është marrë shumë vonë (në korrik 2015). Numri i

ditëve të punës i përcaktuar në TeR posaçërisht për ekspertët ndërkombëtarë gjithashtu janë të

kufizuara dhe duhet të u caktohet prioriteti me qëllim të përgatitjes së librave kryesore të Kodit

Civil. Përveç kësaj, për shkak natyrës së aktiviteteve që marrin shumë kohë të parapara në

TeR, nuk është mundur që Projekti të finalizon Pjesën e përgjithshme të Kodit Civil deri më 30

qershor 2016.

Pavarësisht sfidave të kuptueshme që paraqet kodifikimi i Pjesës së përgjithshme të Kodit Civil,

Projekti ka treguar gatishmëri për të mbështetur sa më shumë të jetë e mundur MD-në në këtë

drejtim. Në veçanti, dy EASH lokalë, znj. Anjeze Gojani dhe Prof. Visar Morina, të miratuar nga

ZBE më 16 korrik, gjegjësisht 17 shtator 2015, janë duke ofruar ndihmë në këtë fushë, nën

mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Udhëheqësit të ekipit. Udhëheqësi i ekipit është në kontakt të

afërt me këta ekspertë dhe vazhdimisht monitoron punën e tyre. Më 19 tetor Udhëheqësi i ekipit

ka takuar dy EASH-të për të diskutuar dhe pajtuar për metodologjinë që duhet ndjekur gjatë

përgatitjes për kontributin e tyre në planin e përgjithshëm të Kodit Civil. Një takim tjetër u mbajt

më 25 nëntor për të diskutuar për dokumentet e hartuara dhe për hapat e ardhshëm.

Megjithatë, puna në këtë pjesë të Kodit Civil nuk është aq e avancuar sikurse në librat tjerë pasi

që, mes tjerash, nuk është përfituar asgjë nga aktivitetet e realizuara para korrikut 2015 (hartimi,

vlerësimi i ndikimit, vlerësimit ligjor i BE-së, etj ). Prandaj, pavarësisht gjithë përpjekjeve të

Projektit ende ekziston rrezik konkret që mos jetë e mundur që të kemi Pjesë e përgjithshme

plotësisht e kodifikuar në kuadër të Kodit Civil deri në fund të projektit. Prandaj, pasi që realizimi

i projektit mbaron më 30 qershor 2016, nevojitet një projekt pasues për ta vazhduar punën në

Pjesën e përgjithshme nëse MD-ja dëshiron ta sheh të reflektuar në Kodin final Civil.

4.2 Çështja e pronës publike

Çështje e rëndësishme që është paraqitur në lidhje me fushëveprimin e planit të përgjithshëm

për reformën të drejtave të pronësisë është çështja e pronës publike në Kosovë. Në këtë

moment sistemi ligjor në Kosovë nuk jep ndonjë përkufizim të qartë dhe rregullimin e këtij lloji të

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 24 nga 29

Page 25: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

pronës. Është themeluar një Grup punues për pronat publike nga Ministria e Drejtësisë në vitin

2013. Ky Grup punues është mbështetur nga Gjermania përmes projektit - Reforma ligjore

financuar nga BMZ dhe zbatuar nga GIZ. Grupi punues ka përgatitur (vetëm në gjuhën shqipe)

analizën ligjore me rekomandime lidhur me hartimin e Ligjit për pronën publike. Është

shfrytëzuar vetëm ekspertiza lokale për të përgatitur analiza juridike pa përfshirjen e ekspertëve

ndërkombëtarë. Bazuar në këtë analizë është përgatitur një dokument i cili në hollësi jep

përmbajtjen e mundshme të një koncept dokumenti ministror të projektligjit dhe një koncept

dokument u finalizua më vonë nga Ministria e Drejtësisë dhe është dërguar për miratim në QK.

Procedurat për miratim qeveritar aktualisht janë në procedurë e sipër. MD-ja tashmë ka

autorizuar analizën ligjore të përkthehet në gjuhën angleze, kostot e të cilave do të mbulohen

nga Projekti për reformën ligjore financuar nga BMZ, por ende nuk ka informata si dhe kur do të

jetë në dispozicion në gjuhën angleze dokumentacioni i plotë. Ndërkohë, Projekti ka autorizuar

përkthimin e (pjesshëm) të dokumentit, dmth. rekomandimet përfundimtare të analizës ligjore

për pronën publike. Pas miratimit të Koncept dokumentit nga ana e Qeverisë, Grupi punues do

të fillojë hartimin e dispozitave aktuale të ligjit për pronën publike.

Duke pasur parasysh se procesi i hartimit të Ligjit për pronën publike është në një fazë aq të

përparuar, shtrohet pyetja nëse plani i përgjithshëm për reformën e të drejtave pronësore duhet

të merret në të gjitha çështjet që lidhen me pronën publike. Në mënyrë që të vendoset për

kursin e veprimit dhe koordinimi për këtë çështje me Projektin për reformën ligjore, Udhëheqësi

i ekipit dhe EK 2 u takuan më 18 nëntor me z. Flakron Sylejmani, ekspert ligjor në Projektin për

reformën ligjore i cili është në krye të aktiviteteve të asistencës teknike që ndërlidhen me pronën

publike. Takimi u ka dhënë mundësinë që tëbijnë dakord si në vijim, se: Projekti nuk do të bëjë

punë të dyfishtë të kryer nga Projekti për reformën ligjore dhe në këtë mënyrë do ta trajtojë në

thellësi çështjen e pronës publike në planin e përgjithshëm. Projekti për reformën ligjore do të

vazhdojë të kujdeset për udhëheqjen sa i përket përpjekjeve të reformës në këtë fushë, me

kusht që Projekti të jetë i përfshirë në aktivitetet e grupit punues të cilat janë të destinuara që të

rifillojnë në janar të vitit 2015. Projekti, pra, do të sigurojë praninë e një përfaqësuesi në

mbledhjet e ardhshme të grupit punues dhe do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 25 nga 29

Page 26: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

5. Të ndryshme

Më 16 shtator EK 2 mori pjesë në prezantimin e Realizimit dhe zbatimit të projektit për

planifikimin hapësinor rural (IRuSP). IRuSP është projekt i financuar nga ZBE, i cili mbështetë

Kosovën në zbatimin e një planifikimi modern hapësinor në gjithë vendin për të rritur efikasitetin

dhe llogaridhënien e menaxhimit të tokës komunale dhe nacionale për të rritur planifikimin dhe

shfrytëzimin transparent të tokës. Asistenca teknike e projektit përfshinë krijimin e një sistemi

modern të gjeo-informimit për planifikim hapësinor që do të përdoret si nga autoritetet qendrore

ashtu edhe nga ato lokale. Një nga të arriturat e rëndësishme të IRuSP është implementimi i

Regjistrit në nivel nacional të ndërtimeve pa leje (UCR) për të regjistruar ndërtimet pa leje të

identifikuara nga komunat e Kosovës. Deri më 11 qershor 2015 (siç përshkruhet me ligj), më

shumë se 350.000 njësi pa leje ndërtimi janë regjistruar nga departamentet urbane të

komunave të Kosovës (të cilat mund të shihet nga publiku, përmes internetit). Më 16 shtator të

vitit 2015, ka filluar procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë. Në këtë pikëpamje,

IRuSP përmirësoi UCR për ta lehtësuar procesin e aplikimit për legalizim. Legalizimi i

ndërtimeve pa leje do të ketë ndikim pozitiv në tokën bujqësore, sepse do të ndihmojë në

parandalimin e shkatërrimit të mëtejshëm dhe përdorimin e paligjshëm të saj.

Më 2 tetor, EK 2 ka marrë pjesë në Ditën austriako-kosovare për të drejtat pronësore organizuar

nga Shoqëria austriako-kosovare (OeKG). OeKG ka planifikuar disa aktivitete në tetor dhe

nëntor për të adresuar dhe diskutuar temat kyçe për zhvillimin e Kosovës me palët e interesuara

dhe publikun e interesuar. Dita austriako-kosovare për të drejtat pronësore e mbajtur më 2 tetor

ka shërbyer si pikënisje për mobilizimin e të gjitha palëve të interesuara të fokusuar në muajin

nëntor 2015 për të drejtat pronësore dhe regjistrimit.

Më 21 tetor, Udhëheqësi i ekipit mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada Italiane në

Prishtinë duke bërë sponsorizimin e prezantimit të përkthimit të (parë ndonjëherë të) Kodit Civil

italian. "Codice Civile" është një nga kodifikimet kryesore të së drejtës civile në Evropë.

Publikimi i tij do ta pasurojë mësimin e së drejtës krahasuese dhe të kontribuojë në zhvillimin e

mëtejshëm të shkencave juridike në Kosovë. Kjo mund të përdoret edhe nga ekspertët e

Projektit për hartimin në gjuhën shqipe të ndryshimeve dhe plotësimeve në legjislacionin

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 26 nga 29

Page 27: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

ekzistues të Kodit Civil duke marrë sikur model ose të jetë frymëzuar nga legjislacioni italian.

Udhëheqësi i ekipit e ka përdorur këtë ngjarje si mundësi për ta prezantuar veten e tij dhe ta

paraqesë publikut Projektin.

Më 11 nëntor, EK 3 mori pjesë në Konferencën për gjinitë dhe ekonominë në UBT, duke u ulur

në panelin e ekspertëve. Në atë cilësi, ajo dha një fjalim për arritjet gjinore të Projektit në lidhje

me Ligjin ekzistues familjar dhe Ligjin për trashëgiminë.

6. Supozimet dhe rreziqet

Nuk është identifikuar ndonjë ndryshim në krahasim me rreziqet dhe supozimet në Raportin

fillestar, përveç këtyre:

- Projekti nuk ka për qëllim vetëm kodifikimin e Kodit Civil, i cili në vetvete është projekt

gjigant, por më ambicioze është nevoja për ta filluar procesin e përmirësimit të kornizës

rregullatore për të drejtat e pronësisë duke përgatitur një plan të përgjithshëm për

reformën e sektorit. Hartimi i Kodit Civil bartë një përshtypje të fortë pronësie dhe

nacionalizmi që nuk mund të zhvlerësohet. Kodi Civil konsiderohet si Mbretëresha e të

gjitha kodeve dhe për shkak të zbatimit të tij të gjerë është perceptuar si kod i popullit.

Kodi Civil nuk mund të imponohet nga jashtë, por ekspertët dhe autoritetet vendore

duhet të jenë pjesë e procesit. Është e diskutueshme për këtë arsye qe TeR parashikon

se përgjegjësia e hartimit të Kodit Civil i takon MD-së4. Krijimi i komisionit qeveritar dhe

nëngrupeve tematike është duke shkuar në këtë drejtim. Vetëm ky modus operandi

mund të garantojë 'konsensusin' e kërkuar mes qeverisë dhe shoqërisë civile për të

siguruar suksesin e rezultatit përfundimtar/ produktit të projektit, gjegjësisht, hartimin e

Kodit Civil. Në këtë pikëpamje, bëhet e qartë se sa është kjo e rëndësishme, si për

shembull, mbështetja e Komisionit nëpërmjet masave të veçanta. Emërimi i

koordinatorëve të nëngrupeve dhe lehtësimi i bërë nga Projekti i (disa) takimeve të

nëngrupit dhe seancave plenare të Komisionit i përgjigjen kësaj logjike. Megjithatë,

4 Sipas të dy komponentëve të Kodit Civil dhe të drejtave pronësore, Projekti duhet vetëm të asistojë grupet punuese dhe të mos jetë i përfshirë drejtpërdrejt në hartimin e legjislacionit, përveç kur kërkohet përafrimi me acquis e BE-së (shih TeR, aktiviteti 1.9, faqe 10, dhe Aktivitetit 2.9, faqe 21).

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 27 nga 29

Page 28: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

nevoja për ta kodifikuar Kodin Civil deri në fund të projektit (qershor 2016) kërkon që

pritjet të mbahet në nivel të arsyeshëm dhe të qëndrueshëm. Sigurimi i pronësisë

vendore nënkupton aktivitete shtesë që nuk ishin planifikuar fillimisht në TeR; dhe për fat

të keq, nuk mund të ndërmerren të gjitha masat e mundshme (p.sh. takime mujore të

nëngrupit, konsultimet publike, etj) gjatë kohëzgjatjes së projektit në proces e sipër, jo

vetëm për shkak të afatit të tij shumë të kufizuar, por edhe natyrës së aktiviteteve të

parashikuara që marrin shumë kohë (zbatimi i secilit merr deri në 4 muaj). Në fakt,

kohëzgjatja 2-vjeçare e projektit duket të jetë shumë e shkurtër në bazë të dy përvojave

të kaluara dhe të tanishme të BE-së si edhe në rajonin e Ballkanit5. Argumente tjera

kanë të bëjnë me ndërlikueshmërinë në vetvete të kodifikimit të Kodit Civil, veçanërisht

në kuadrin e të gjitha problemeve sistematike në të gjitha fushat e ndryshme të së

drejtës civile që ekzistojnë në Kosovë dhe duhet të adresohen gjatë gjithë procesit të

hartimit, duke përfshirë edhe përfshirjen e acquis së BE-së dhe standardeve tjera ligjore

evropiane. Për këtë arsye, Projekti do të rekomandojë që MD-ja dhe ZBE-ja të

diskutojnë masat e mëtejme të përkrahjes për të siguruar qëndrueshmërinë e

rezultateve të pritshme të projektit përtej afatit të këtij projekti. Për shembull, projekti

pasues mund ta bëjë një konsultim publik, sidomos në mesin e praktikuesve ligjorë, si

dhe/ose një konsultim ndër-institucional të nivelit ministror, para se të përfundojë drafti i

Kodit Civil.

7. Aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme raportuese

Gjatë periudhës së ardhshme raportuese, Projekti do të përqëndrohet në plotësimin aktiviteteve

të mëposhtme:

Aktiviteti 1.5: Asiston MD-në në hartimin e një plani të përgjithshëm për reformimin e sektorit të drejtës së pronësisë;

5 Për shembull, në Shqipëri u deshtën më shumë se katër vjet (nga viti 1990 deri më 1994), për hartimin e Kodit Civil me mbështetjen dhe asistencën ndërkombëtare. Maqedonia e ka hartuar Kodin Civil që nga fundi i vitit 2010, por deri më sot nuk e ka përgatitur. Në vitin 2006 Qeveria e Serbisë ka themeluar një Komision për hartimin e Kodit Civil. Ky komision ka publikuar deri më sot disa pjesë të kodit të ardhshëm, siç janë ato që lidhen edhe me ligjin e detyrimeve, ligjin për familjen dhe ligjin për trashëgiminë, derisa hartimi është në të vërtetë është duke u punuar në lidhje me pjesën e përgjithshme të Kodit të ardhshëm dhe ligjit të pronësisë. Drafti përfundimtar i Kodit Civil ende nuk është miratuar nga komisioni.

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 28 nga 29

Page 29: Ministria e Drejtësisë - Përmbledhje ekzekutive · Web viewKomponenti 1 ndërlidhet jo vetëm me ligjin e pronës private si pjesë e Kodit Civil, por shtrihet edhe për ta përfshirë

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga konzorciumi i kryesuar nga GIZ IS

Aktiviteti 1.6 Asiston MD-në në zhvillimin e Planit të veprimit për të drejtën e pronës;

DHE

Aktiviteti 2.5: Asiston MD-në në hartimin e një plani të përgjithshëm të Kodit Civil të Kosovës për të treguar ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme;

Aktiviteti 2.6: Në bazë të planit të përgjithshëm të zhvilluar nën aktivitetin 2.5, ndihmon MD-në dhe aktorët tjerë për të prodhuar një Plan Veprimi për Kodin Civil.

Pritet që të dy planet të finalizohen në muajin shkurt të vitit 2016.

8. Lista e anekseve

Aneksi 1 - Raporti i RISHIKUAR i vlerësimit të ndikimit në Ligjin e familjes

Aneksi 2- Raporti i RISHIKUAR i vlerësimit të ndikimit në Ligjin për trashëgiminë

Aneksi 3 - Raporti i RISHIKUAR i vlerësimit të ndikimit në Ligjin e pronësisë

Aneksi 4 - Raporti i RISHIKUAR i vlerësimit ligjor të BE-së në Ligjin e pronësisë

Aneksi 5 - Rekomandimet në lidhje me Ligjin e detyrimeve

Aneksi 6 - Rekomandimet në lidhje me Ligjin e familjes

Aneksi 7 - Rekomandimet në lidhje me Ligjin e trashëgimisë

Aneksi 8 - Rekomandimet në lidhje me Ligjin e pronësisë

FUNDI I RAPORTIT

Ky projekt është realizuar nga konzorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services

Faqe 29 nga 29