ministria e mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë,...

60
Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore REVISTË E MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT Numri 122 Dhjetor 2019

Upload: others

Post on 09-Dec-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore

Revistë e MinistRisë së MbRojtjes të Republikës së Maqedonisë së veRiut

Numri 122 Dhjetor 2019

Page 2: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Në praninë e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njëherit komandantit suprem të Forcave të Armatosura, Stevo Pendarovskit, si dhe

shefit të SHP të Armatës, gjeneral-nënkolonelit Vasko Gjurçinovskit, në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” në Shkup, u mbajt solemnitet ushtarak me rastin e promovimit në gradë nëntoger dhe betimit solemn të dëgjuesve të kursit për nevojat e shërbimeve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kadetëve të posa pranuar. Në gradën e nëntogerit u promovuan 42 kadetë në kuadër të klasës së 19. 30 nga të cilët në rradhët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga katër për forcat e armatosura të Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. Betim solemn dhanë edhe 28 kadetë nga klasa e 32. e Akademisë Ushtarake

dhe 31 dëgjues për nevojat e shërbimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski në fjalën e tij para kadetëve të cilët e fillojnë shkollimin ushtarak tha: “Duke e zgjedhur shërbimin në Armatë, ju keni zgjedhur profesion falenderues. Gjatë studimeve tuaja, jo vetëm që do të keni mundësi që të mësoi rreth koncepteve bashkëkohore të mbrojtjes, por do t’i fuqizoni edhe vlerat tuaja të larta njerëzore dhe etnike, të cilat janë të nevojshme për secilin lider me nder dhe integritet”. Njëherit, kadetëve të posa promovuar, duke i uruar për gradën e fituar, i porositi se përgjegjësinë e marrë duhet t’a bartin me përgjegjësi, ashtu si i ka hije një vendi anëtar të NATO-s. “Pres nga ju që të sillni energji të re dhe njohuri të reja në kuadër të strukturave të Armatës dhe duke e shpërndarë njohurinë të kontribuoni në fuqizimin e gjendjes së gatishmërisë

Promovimi i togerëve dhe kadetëve në Akademinë Ushtarake

Page 3: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

3

Info

Në vijën e parëMinistria e Mbrojtjes – lidere në impementimin e barazisë dhe perspektivave gjinore

InfoKonferencë rajonale për marrëdhëniet me publikun „Меdiat dhe mbrojtja“

NATO-aktiviteteNATO dhe vendet tjera kandidate për anëtarsim

NATO-armataForcat e armatosura të Turqisë

NATO-strategjiKoncepti strategjik i aleancës nga viti 2010 Edukim„Joint Reaction – 19”

EdukimSiguri gjatë numrimit

24 orëSolemnitet ushtarak me rastin e Ditës së Batalionit Inxhinerik Prezantim i makinave të reja inxhinerike

ArmatimAvion „Lockheed P-3 Orion“

ArmatimPushka automatike „HK G36“

ArmatimPushka italiane „Karkano“

GlobalSi të përgjigjemi ndaj komentit ofendues në vendin e punës

Film„Korrja e hidhur“

6

10

5

1518

26

32

12

22

36

48

dhe moralit në Armatë”, tha presidenti. Në kuadër të këtij solemniteti, tre kadetëve të parë, Bojana Jovanovës, Jovan Ilievit dhe Filip Llazovit, nga ana e presidentit Pendarovski, gjenerali Gjurçinovski dhe zëvendësministri i mbrojtjes Bekim Maksuti, iu ndanë shpërblime për suksesin e arritur, i cili është mjaft mbreslënës dhe arrinë notën nga rreth 9,4 deri në 9,6. Përveç presidentit Pendarovski, gjeneralit Gjurçinovski, zëvendësministrit Maksuti, në këtë solemnitet morën pjesë edhe gjeneralë të Armatës, sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes, Dragan Nikoliq, ambasadori dhe sekretari shtetëror i Malit të Zi, përfaqësues nga kori diplomatik dhe ai ushtarak, komandantë të njësive të Armatës, miq dhe familjarë të kadetëve, si dhe mysafirë tjerë. Kadetët e klasit të nëntëmbëdhjetë të cilët e përfunduan shkollimin katër vjeçar ushtarak të ciklit të parë të studimeve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”, deri më tani është ndër klasat më të mira sipas suksesit mesatar, klasit nga i cili 10 kadetë janë pjesëtare të gjinisë me të butë, të cilat pas promovimit do të fillojnë me ndërtimin e karrierës së tyre në përputhje me regjimentet të cilave u përkasin në rradhët e Armatës në tërë Republikën.

40

Promovimi i togerëve dhe kadetëve në Akademinë Ushtarake

42

56

MBUROJA viti XI numri 122 dhjetor 2019

përmbajt ja

Page 4: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

4

Të qenurit pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike në botë, mes tjerash do të thotë të kemi

armatë pjesëtarët e së cilës janë të kënaqur nga kushtet dhe objektet në të cilat punojnë, të kënaqur nga të ardhurat solide, nga edukimi i mirfilltë, nga armët bashkëkohore dhe nga pajisjet, gjegjësisht nga standardi pjesëtarëve të armatave të vendeve anëtare të NATO-s.Për këtë shkak, buxheti i mbrojtjes për vitin 2020 është rritur edhe për rreth 10 miliardë denarë më tepër, që është një rritje prej 22 për qind, e me këtë, modernizimi i Armatës është një arritje reale, sepse për herë të parë në vitin 2020, janë ndarë 20 për qind nga buxheti për mbrojtje, gjë që paraqet rritje për 56 për qind në madhësinë e mjeteve që i dedikohen pajisjeve të reja për Armatën. Në këtë plan, vijon edhe marrëveshja apo kontrata disavjeçare për financimin e prokurimeve të makinave inxhinerike, një pjesë e të cilave tashmë është porositur, ndërsa projekti i dytë më i madh ka të bëjë me prokurimin e automjeteve luftarake, që është edhe prioritet sipas planit afatgjatë për zhvillimin e shkathtësive të mbrojtjes. Me buxhetin e ri do të ketë edhe pajisje për sisteme të komunikimit dhe pajisje kibernetike, si dhe pajisje tjera prioritare e paraparë me planin afatgjatë.Me buxhetin e ri të mbrojtjes, edhe më tepër do të punohet në avancimin e standardeve për pjesëtarët e Armatës edhe pse

tashmë të gjithë pjesëtarëve të ARMV-së u janë rritur rrogat për 16 për qind, ndërsa në mënyrë plotësuesi iu mundësua edhe një shtesë në shumë prej 7.000 denarëve edhe atë për të gjithë personat civil dhe ushtarak në shërbim të Armatës. Me buxhetin e vitit 2020 janë paraparë mjete të konsiderueshme edhe për rikonstruimin e objekteve të Armatës, të cilat mbetën të ruinuara dhe pa kushte për qëndrim dhe punë, për vite me rradhë. Me buxhetin e ri, do të investohet në mbështetjen logjistike, do të rriten mjetet për shkollime, trajnime dhe stërvitje, ndërsa do të rriten edhe shtesat që i marrin pjesëmarrësit në misionet paqësore. Me rritjen e buxhetit për 22 për qind, në krahasim me vitin paraprak 2019, realisht do të mund të rritet edhe personeli i Armatës.Мinistrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në pres konferencën me rastin e paralajmërimit të buxhetit për mbrojtje të vitit 2020, tha: “Armata në NATO do të hyjë me rroga që do të rriten për 16 për qind, me të hyra shtesë në nivel mujor, me pajisje të re, personale, por edhe pajisje të llojit të mekanizimit, me vëmendje të vazhdueshme nga ana e shtetit për secilin nga pjesëtarët tanë, për secilin ushtarë, oficer, ashtu si që edhe e meriton”, duke shtuar se këto para janë dedikuar për Armatën, për të mirën e të gjithë pjesëtarëve të saj, si dhe për shtetin e sigurtë dhe ekonomikisht të përparuar.

Dr. Zhanet Ristoska

Sipas NATO standardeve Botues

Мinistria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetare e KëshillitRadmilla Shekerinska

Kryeredaktore përgjegjëseDr. Zhanet Ristoska

Redaksia:Umit Redzepi

(redaktor i artit grafik dhe teknikës), Kristina Ilievska

(gazetare dhe fotografe), Asim Zaimi

(Redaktor gjuhësor)Bujar Zylfiqari

(përkthimi në gjuhën shqipe)

Shtyp: „STUDI NAMPRINT“

SHPKEL Shkup

PARAQIT KORRUPSIONIN

„Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup

Теlefon: 02 3128 276www.mod.gov.mk

Qënrdimet e plasuara nga ana e bashkëpunëtorve të jashtëm nuk përfaqsojnë politikën zyrtare dhe qëndrimet e

Ministrisë së Mbrojtjes

MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë së Veriut

Botohet një herë në muaj

Page 5: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

5

Мinistrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, më 14 nëntor pranë

qendrës sportive “Boris Trajkovski” hapi turneun memorial tradicional në futboll të vogël, të cilin shoqata e të rënëve dhe Ministria e Mbrojtjes e organizojnë për nder të të rënëve në vendin tonë. Në këtë turne morën pjesë 16 ekipe nga i tërë vendi, duke përfshirë këtu edhe ekipin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ministrja iu falenderua shoqatës për motivimin dhe përkushtimin e saj në organizimin e këtij turneu, për të rënët, të cilët, si që tha ajo, dhanë jetën e tyre për paqen dhe sigurinë tonë. “E gjithë koha që ka kaluar është e shkurtër që të zbusim dhimbjen e madhe. Të humbni,

të humbim ndonjë të afërm, do të thotë që të ndryshojë ekzistenca jonë, jeta jonë, i gjithë realiteti jonë. Megjithatë, mblidhemi në të gjitha këto turne memoriale që të themi se sakrifica e tyre asnjëherë nuk do të harrohet dhe nuk

do të mbetet e kotë. Ata janë arsyeja se pse ne sot jetojmë në paqe, si një vend i sigurt dhe normal, sepse sot mund të mendojmë për integrime, për perspektiva, për mundësi të reja dhe për prosperitet”, tha ministrja Shekerinska, si dhe në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë së RMV-së, shprehu nderime për shërbimin, sakrificën dhe trimërinë e të rënëve, për të cilët tha se janë heronjtë tanë, tani dhe për jetë. “Sporti ndoshta është mënyra më e mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët tashmë nuk kanë mundësi të thonë asgjë më shumë”, theksoi ministrja, e cila në emër të kujtimit për veprën e të rënëve, e shpalli turneun memorial të hapur.

Turneu i 14. tradicional në futboll të vogël

InfoKuadri ushtarak dhe civil i QMSH do të mund të punojë edhe në shëndetësinë publikePersoneli ushtarak dhe civil me

profesion mjek, farmaceut apo stomatolog nga Qendra Mjekësore Ushtarake do të ketë mundësi që një numër të caktuar të orëve, të punojë edhe në kuadër të sistemit të shëndetsisë publike. Kjo është pjesë e ndryshimeve të reja ligjore në kuadër të Ligjit për shërbim në Armatë të cilin e paralajmëruan ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i shëndetsisë Venko Filipçe. Kjo do të jetë kontribut i Armatës për shëndetësinë publike, për pacientët dhe qytetarët, por do të jetë edhe shansë për personelin mjekësor të QMSH-së që të përfitojnë përvojë plotësuese dhe të ardhura shtesë. Në këtë mënyrë, fuqizohen kapacitetet, sidomos me kuadër të specializuar. Në QMSH punojnë më se 20 specialistë. Në kuadër të Ligjit është paraparë që njerëz nga shëndetësia publike të kenë mundësi së bashku me kuadrin e

QMSH-së të marrin pjesë, për shembull në misione të caktuara të NATO-s. Kjo risi është në përputhje me strategjinë e resurseve njerëzore në shëndetsi, në të cilën punohet për momentin në kuadër të ministrisë. Strategjia është paraparë që të përfundojë deri në vitin 2026 dhe në të do të përpunohen të gjitha modalitetet për avancim shtesë të gjendjes në shëndetsi. Me ndryshimin e ligjit për mbrojtje shëndetsore, secili ekip mjekësh dhe motrat medicinale, do të jenë maksimalisht të shfrytëzuara, duke përfshirë këtu edhe mjekët specialistë të cilët do të mund t’a realizojnë praktikën e tyre. Ky ligj mundëson punë shtesë për të gjithë specialistët në ente shëndetsore ku të tillë mungojnë, në një fushë të caktuar. Kjo mënyrë paraqet shpërblim për specializimin, ku do të fuqizohet kuadri, së pari përmes kujdestarive, e më pas edhe përmes inkuadrimit në sistemin “Termini im”. Ministri Filipçe gjithashtu theksoi se

falë ndryshimit të ligjit për shërbim, do të mundësohet të gjithë të punësuarit në QMSH të sëndërtojnë ekspertizën e tyre, të fitojnë më tepër dhe shëndetësia publike të ketë përfitim nga kuadri shtesë, gjegjësisht aty ku ai më së shumti mungon. Ministrja Shekerinska paralajmëroi edhe një risi e cila e parasheh ligji për shërbim në Armatë, e që ka të bëjë me civilët në Armatë. Me ndryshimet në ligj, civilët në shërbim në Armatë do të marrin 10% rrogë më të madhe, ku do të afrohen me të hyrat që i marrin edhe ushtarakët.

Shefi i SHP në mbledhjen e Komitetit Ushtarak të BE-së Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të

Armatës, gjeneral-kolonel Vasko Gjurçinovski, në kuadër të vizitës disa ditore në Mbretërinë e Belgjikës më 21 nëntor në Bruksel, morri pjesë në mbledhjen e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian në nivel të shefave të shtabeve të përgjithshëm. Në këtë

mbledhje të trupit më të lartë ushtarak të Bashkimit Evropian, në të cilën gjenerali Gjurçinovski merr pjesë për herë të parë që nga emërimi i tij si shef i SHP, liderët ushtarak, përpos pyetjeve të domenit të gjendjes së sigurisë dhe ndërveprimit të ndërsjellë ndërmjet armatave të NATO-s, shqyrtuan edhe tema që kanë të bëjnë me trajnimet dhe me aktivitetet e përbashkëta stërvitore, si pjesë e misionit të Komitetit Ushtarak. Me mbledhjen e shefave të shtabeve të përgjithshëm kryesonte gjenerali Klaudio Graciano, i cili muajin e kaluar qëndroi për vizitë zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës si kryesues i Komitetit Ushtarak. Pjesëmarja jonë në politikën e përbashkët të sigurisë të Bashkimit Evropian, ku përveç pjesëmarrjes së vazhdueshme

në misionin ALTEA, participojmë edhe në grupet luftarake të BE-së, është një element i rëndësishëm në mbështetjen e procesit politik, për plotësimin e kirtereve për anëtarsim të plotë në Bashkimin Evropian.Paraprakisht, gjenerali Gjurçinovski zhvilloi takim me kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, marshallin e forcave ajrore Stjuard Piç në të cilën u bisedua për tema të interesit të përbashkët si dhe për aktivitetet e mëtejme të armatës sonë, që kanë të bëjnë me anëtarsimin tonë në NATO. Gjithashtu, pranë komandës supreme të NATO-s (SHAPE), në Mons të Belgjikës, gjenerali Gjurçinovski zhvilloi takim zyrtar me shefin e shtabit të kësaj komande më të lartë të NATO-s, me gjeneralin Markus Kneip.

Page 6: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

6

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë intenzivisht duke punuar në implementimin e barazisë dhe perspektivave gjinore në sektorin e mbrojtjes. Për këtë qëllim, është formuar grup i punës për implementimin e perspektivës gjinore, e cila intenzivisht punon për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të tij. Për herë të parë perspektiva gjinore është integruar në dokumentet strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, duke i përfshirë këtu edhe propozimet për ndryshim plotësimin e Ligjit për Mbrojtje dhe Ligjit për shërbim në Armatë. Kemi të bëjmë me vendosjen e strukturës gjinore e cila parasheh nga një këshilltar gjinor në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Kabinetin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, si dhe një rrjet të përfaqësuesve gjinorë.Numri i grave në Armatë rritet në vazhdimsi, ndërsa rritet edhe përqindja e grave të cilat dërgohen në misione, si dhe përqindja e grave kadete pranë Akademisë Ushtarake. Vëmendje të veçantë i kushtohet rritjes së numrit të grave në pozitat më të larta. Që nga formimi i Armatës, është promovuar vetëm një grua-kolonele, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar, ky numër u rrit tre herë më tepër. Gjithashtu, sivjet, për herë të parë është zgjedhur një grua

në pozitën e agjutantit të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përmirsimi i kushteve të punës është në qendër të vëmendjes. Për këtë qëllim, është përpunuar një Udhëzues për mbrojtje nga ngacmimet në vendin e punës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë, në përputhje me politikat e NATO-s, për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe në përputhje me politikën më të re për parandalim dhe përgjigje ndaj eksploatimit dhe keqpërdorimit seksual. Për zbatimin e duhur të Udhëzuesit, është përpiluar edhe një broshurë, e cila së shpejti do të shpërndahet edhe nëpër kazerma. Deri në fund të këtij viti do të realizohen anketa në mesin e pjesëtarëve të Armatës dhe të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes, me qëllim që të vërtetohet gjendja aktuale e barazisë gjinore. Vazhdimisht punohet edhe në avancimin dhe në ngritjen e vetëdijes te të punësuarit, sa u përket çështjeve të barazisë gjinore, përmes trajnimeve të personelit dhe përmes aktiviteteve vendore dhe ndërkombëtare. Është formuar një grup i NATO-trajnuesve të certifikuar, që vazhdimisht plotësohet dhe rifreskohet dhe që do të ndihmojë në procesin e standardizimit të trajnimit gjinor dhe orientimit të punës së trajnuesve të certifikuar.

Ministria e Mbrojtjes – lidere në impementimin e barazisë dhe perspektivave gjinore

Në vijën e parë

Gratë kanë rol të rëndësishëm në avancimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe ballafaqimin me konfliktet.

Rritja e numrit të grave në kuadër të institucioneve dhe strukturave të sigurisë, mundëson formulimin e politikave të sigurisë, të pasura me përvoja dhe njohuri të cilat u përgjigjen interesave dhe nevojave edhe të grave edhe të burrave. Vetëm në këtë institucionet do të jenë më efikase gjatë përgjigjes ndaj nevojave të ndryshme të sigurisë në kuadër të shoqërisë.Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e

Page 7: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

7

Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë të vazhdueshme janë të përqëndruara në tërheqjen e më shumë grave, në përmirsimin e kushteve të punës dhe në krijimin e mundësive të barabarta në zhvillimin e karrierës. Vëtëm gjatë dy muajve të kaluar u finalizuan më shumë aktivitete me të cilat dëshmojmë se jemi liderë në implementimin e perspektivës gjinore në sektorin e mbrojtjes. Grupi i punës për implementimin e perspektivës gjinore në mënyrë aktive është duke punuar në këtë drejtim, ku insiston të bashkëpunojë me të gjithë partnerët

Ministria e Mbrojtjes – lidere në impementimin e barazisë dhe perspektivave gjinore

Page 8: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

8

dhe mbështetësit vendor dhe më gjerë. Për këtë qëllim, gjatë periudhës së kaluar u zhvilluan takime dhe prezantime të shumta. Për shembull, gjatë muajit nëntor, u mbajt një mbledhje me përfaqësuesit e Kuvendit dhe me ata të sektorit joqeveritar, ku u prezantua Udhëzuesi për mbrojtje nga shqetësimet në vendin e punës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë. Në këtë mbledhje, në të cilën morrën pjesë kryetarja e komisionit parlamentar për mundësi të barabarta, Daniella Rangellova, krytarja e klubit të deputatëve, Gjylymsere Kasapi, përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të zyrës “UN Ëomen” në Shkup, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar, u shkëmbyen përvojat edhe nga puna e deritanishme e grupit punues si dhe arritjet në planin e perspekivave gjinore. Grupi punues zhvilloi edhe takim pune me delegacionin e “UN Ëomen” nga Stambolli, i kryesuar nga zëvendës drejtoresha të zyrës rajonale të kësaj organizate, Blerta Çela. Në këtë mbledhje u vërtetua bashkëpunimi i

shkëlqyeshëm me zyrën e “US Ëomen” në Shkup në fushën e barazisë gjinore, duke dakorduar edhe mbështetje të mëtejme për avancimin e perspektivës gjinore në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës. Kah fundi i muajit nëntor, për përfaqësuesit e emëruar gjinor në MM dhe në Armatë, u realizua trajnim për zbatim praktik të Udhëzuesit për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, por edhe për tema tjera që kanë të bëjnë me barazinë gjinore. Parashikohet që ky trajnim të zhvillohet në tre faza. Fazën e parë do të drejtojnë trajnuesit e certifikuar të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ekspertë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si dhe të Zyrës së “UN Ëomen” në Shkup.

„Roli i grave në ballafaqim me paqen dhe sigurinë: Rezoluta 1325 – Bazë për aksion“Nën patronazhin e organizatës „Neksus – Koncepti qytetar“, me mbështetjen e NATO-s, nga 21 deri më 23 nëntor në Shkup u mbajt konferenca ndërkombëtare me temë: „Roli i grave

në ballafaqim me paqen dhe sigurinë: Rezoluta 1325 – Bazë për aksion“. E tërë konferenca e rëndësishme ndërkombëtare u mbajt me qëllim të arritjes së mirëkuptimit më të madh dhe më të gjerë për vlerat e NATO-s, që kanë të bëjnë me gratë, paqen dhe sigurinë, me anë të implementimit të Rezolutës 1325. Në hapjen solemne të konferencës, fjalë rasti mbajtën ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, koloneli Zoran Jankoviq, shefi i zyrës së NATO-s në Shkup, E.S Kejt Meri Bërns, ambasadore e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa me videolidhje, të pranishmive iu drejtua edhe Kler Haçison, përfaqësuese sepciale e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, për gratë, sigurinë dhe paqen. Мinistrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, u ndal te aktivitetet më të rëndësishme të cilat ndërmeren në MM dhe në Armatë, sa i përket implementimit të barasizë dhe perspektivave gjinore, duke potencuar se edhe pse numri i grave në vazdhimsi rritet, do të vazhdohet me politikën e tërheqjes dhe mbajtjes së grave në Armatë, në kuadrin civil, atë të oficerëve, nënoficerëve dhe në përgjithësi në kuadrin ushtarak. Ajo u ndal edhe te propozimet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Mbrojtje dhe Ligjit për Shërbim në Armatë, me të cilët komponenta gjinore integrohet brenda ligjeve. Ministrja shtoi se, si rezultat i punës së deritanishme të ministrisë, bien barrierat në avancimin e karrierës edhe pse kemi të bëjmë me një numër të vogël, procesi është tejet i rëndësishëm. “Nëse para dy viteve kishim vetëm një grua-kolonele,

Page 9: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

9

sot kemi tre të tilla. Nëse më herët në pozitat më të larta nuk ka pasur asnjë grua, sot për herë të parë në historinë e vendit tonë, kemi grua-agjutante e komandantit suprem. Mendoj se këto janë sinjale të rëndësishme, për faktin se planet aksionale miratohen dhe më pas mbeten në harresë, e nga ana tjetër, ndryshimet mungonin”, tha ministrja në fjalën e saj hyrëse në konferencë. Gjatë konferencës, u shkëmbyen përvoja dhe pikëpamje të temave të ndryshme që kanë të bëjnë me rolin e grave në shoqëritë demokratike bashkëkohore dhe në aspektin e ruajtjes së paqes. Pjesëmarrës në panel-diskutimin ishin përfaqësues të institucioneve të sektorit joqeveritar, nga sektori ynë dhe nga disa vende të rajonit, nga OSBE-ja, nga “UN Ëomen” nga delegacioni i BE-së, nga bashkësia akademike, si dhe pjesëmarrës tjerë. Interes shfaqi edhe fjala e koloneles, Biljana Bllazhevskës, agjutantes së presidentit dhe komandantit suprem të Armatës. Ajo në fjalën e saj, u ndal te pjesëmarrja e grave në Armatë në kuadër të misioneve paqësore, duke ndarë me të pranishmit edhe përvojën e saj personale si grua-pjesëmarëse në misionin paqësor në Afganistan.

Perspektiva gjinore në kontekstin rajonal Kah mesi i nëntorit në Shkup, në kuadër të projektit të UNDP SEESAC – “Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal për integrimin e barazisë gjinore në kuadër të reformave në sektorin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, u mbajt mbledhja e 11. rajonale, kushtuar mekanizmave të barazisë gjinore në kuadër të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të armatosura të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Mbledhjen në fjalë e shpalli të hapur ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska,ndërsa fjalë rasti, në cilësinë e përfaqësuesve të patronazhit të projektit, mbajtën edhe ambasadori i Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush, atasheu ushtarak i Mbretërisë së Norvegjisë, Egeill Dalltveit si dhe drejtoresha e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Narin Sahakijan. Ministrja Shekerinska tha se rritja e numrit të pjesëmarrësve gra në rradhët e armatës nuk bëhet dhe nuk duhet të bëhet brenda natës, por nevojitet punë e palodhshme dhe përkushtim i fuqishëm. Ajo shtoi:

“Me të vërtetë jemi duke bërë çmos që Armatën t’a bëjmë një mjedis të përshtatshëm, konstruktiv, të hapur për punë për gratë në mënyrë që të kemi sa më shumë gra në pozita të larta. Përpiluam Udhëzues për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, që tërësisht është në përputhje me politikat e NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara për gratë, paqen dhe sigurinë. Me plotësimet dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Mbrojtje dhe Ligjin për Shërbim Ushtarak, për herë të parë komponenta gjinore duhet të jetë e integruar në të gjitha struktuarat duke përfaqësuar një pjesë të politikave të ministrisë. Sivjet për herë të parë jemi duke punuar në strukturën gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë, ku emërohet edhe një këshilltar gjinor në zyrën e shefit të SHP-së, këshilltar gjinor në ministri, si dhe përfaqësues gjinor në të gjitha nivelet më të ulëta”. Ministrja theksoi se ndryshkmi kryesor nuk qëndron në faktin se po ndërmerren këto hapa, por se kjo politikë është realisht e pranuar edhe nga ana e Shtabit të Përgjithshëm, gjë që mundëson e njejta të jetë e qëndrueshme në një afat më të gjatë kohor. Trajnimet për barazi

gjinore dhe kapërcimi i barierrave në avancimin e karrierës janë një pjesë e hapave për barazi të tërësishme gjinore. Në rradhët e Armatës ka tre kolonele, ndërsa pothuajse në secilin mision në Afganistan, në kuadër të kontingjentit të Armatës, ka gra, njëlloj sikur edhe në misionin e Libanit, ku për momentin ka përfaqësuese të Armatës, ndërsa agjutante e presidentit është grua-kolonele, e para në këtë pozitë, në historinë e vendit.Në pjesën punuese të mbledhjes, u bisedua edhe për aktivitetet e ndërmara, për praktikat më të mira, për përparimin e arritur si dhe për sfidat në

fushën e barazisë gjinore.Projekti i UNDO SEESAC - „Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal për integrimin e perspektivave gjinore në reformat e sektorit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor” mbështetet financiarisht nga ana e Mbretërisë së Norvegjisë dhe nga ana e Republikës së Sllovakisë. Shtëpia e Kliringut në Evropën Lindore dhe Juglindore për kotrollin e armatimit të lehtë (SEESAC), me mandat nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), mbështesin aktivitete për fuqizimin e kapaciteteve kombëtare dhe rajonale, duke kontribuar në drejtim të stabilitetit më të mirë, sigurisë dhe zhvillimit të Evropës Lindore dhe Juglindore. Njëri ndër qëllimet e SEESAC është edhe integrimi i barazisë dhe perspektivës gjinore në procesin e reformave në sektorin e sigurisë.SEESAC është partner dhe mbështetës aktiv i aktiviteteve të grupit të punës për implementimin e barazisë dhe perspektivave gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë. Aktivitetet e përbashkëta në vazhdimsi kontribojnë në drejtim të avancimit të perspektivës gjinore, duke siguruar ruajtjen e rezultateve të arritura.

Page 10: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Marrëdhëniet me publikun, transparenca dhe qasja e hapur e institucioneve shtetërore, sidomos në

domenin e mbrojtjes, janë njëri nga shtyllat e demokracisë. Marrëdhëniet me publikun janë pjesë e vlerave europiane dhe euroatlantike dhe njërat ndër prioritetet e vendeve të rajonit. Pikërisht ndikimi i integrimeve euroatlantike në zhvillimin e marrëdhënieve me publikun, marrëdhëniet ndërmejt përfaqësuesve të mediave dhe institucioneve, përfshirja e specialistëve në domenin e marrëdhënieve me publikun dhe qasja e vendeve ndaj popullarizimit të profesionit ushtarak, ishin tema ku nga 14 deri në 16 tetor, në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës, diskutonin specialist të marrëdhënieve me publikun nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia, Norvegjia dhe nga Komanda e misionit të BE-së në BeH. Në këtë konferencë morën pjesë edhe gazetarë me renome me përvojë shumëvjeçare në fushën e mbrojtjes, të cilët kishin mundësi të ndajnë përvojat e tyre në punë me institucione, sidomos në ministritë e mbrojtjes dhe në kuadër

të forcave të armatosura të vendeve përfaqësues të së cilave ishin pjesë e kësaj konferencë.Mjetet e transparencës aktive dhe plasimit proaktiv të informatave të rëndësishme lidhur me punën e Ministrisë së Mbrojtjes – prokurimet publike, mjetet e buxhetit, raportet e revizionit, dokumentet strategjike, aktet ligjore dhe nënligjore, organizimi interne dhe qajsa e lirë deri te informatat e karakterit publik, si dhe rrogat e funksionarëve në ministri dhe në SHP, u panë si njëra ndër karakteristikat

unikale dhe risitë në kuadër të punës së Ministrisë së Mbrojtjes në vendin tonë. Kjo qasje u potencua si shembull i cili duhet të ndiqet nga vendet tjera të rajonit edhe atë pikërisht nga ana e përfaqësuesve të gazetarisë hulumtuese dhe sektorit joqeveritar. Përfaqësuesit nga Maqedonia në këtë konferencë informuan rreth hapit jashtëzakonisht të madh që u ndërrmor nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, me një kërcim prej 42 vendeve në faqen e indeksit për transparencë aktive, nga vend ii 45, për 3 vende në rangimin e përgjithshëm të institucioneve qëndrore dhe lokale.Në këtë kontekst, u përmend edhe se integrimet euroatlantike, përshpejtimi i tyre dhe intensifikimi, në masë të madhe ndihmojnë ndaj vendosjes së mjeteve të këtilla demokratike edhe atë në fushën ku tradicionalisht njihet si fushë më e mbyllur. Pjesëmarrësit i dhanë rëndësi të madhe nevojës së zhvillimit në këtë fushë dhe konkluduan se tema duhet të mbetet në fokusin e bisedimeve edhe në të ardhmen.

Institucionet dhe mediat, partner me qëllim të përbashkët: interesin publik

Konferencë rajonale për marrëdhëniet me publikun „Меdiat dhe mbrojtja“

Info

Avancimi i vazhdueshëm i specialistëve në fushën e

marrëdhënieve me publikun, bashkëpunimi, shkëmbimi

i ideve, ekspertizat dhe përvojat, paraqesin bazë për

zhvillimin e kësaj fushe të rëndësishme, sidomos në domenin e mbrojtjes dhe

sigurisë dhe për këtë shkak pjesëmarrja në këto ngjarje

është e mirëseardhur

10

Page 11: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Njëra ndër përfitimet unikale nga kjo konferencë ishte edhe fakti se në një vend diskutuan specialist të marrëdhënieve të publikut, “euroatlantistë” dhe përfaqësues të mediave, gazetarë me përvojë në sektorin e sigurisë. Autoritetet gazetareske nga vendi ynë i përfaqësoi Igori Ilievski, gazetarë në agjencinë e lajmeve “Meta”, gazetar me përvojë shumë vjeçare në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë në vend. Ndryshimet në fushën e marrëdhënieve me publikun si dhe transparenca e institucionit, kanë eho edhe te gazetarët të cilët e ndjekin mbrojtjen – kjo u vërtetua edhe nga Ilievski, i cili tha se pikërisht transparenca aktive është mjet i cili jo vetëm që e lehtëson qasjen deri te informatat, por edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë vepron si mburojë e interesit publik. Në nivel rajonal, megjithatë u përmend se ekziston nevoja nga intenzifikimi i kontakteve të ndërsjella, përdorim të komunikimit të dyanshëm dhe të drejtëpërdrejtë (një mjet i këtillë janë edhe brifingjet) dhe animim shtesë i gazetarëve në kontekst të mbulimit dhe popullarizimit të aktiviteteve të forcave të armatosura. U shpreh edhe fakti se të gjitha ministritë rajonale të mbrojtjes duhet të vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e kapaciteteve vetanake, gjë që nënkupton edhe rritjen e numrit

të personave në kuadër të njësive organizative për marrëdhënie me publikun, por edhe avancimin plotësues të tyre. Në këtë drejtim, si qendër kredibile dhe cilësore për zhvillimin e njohurive në këtë fushë, por edhe si një storie e suksesshme e cila ka dalë nga procesi i integrimeve euroatlantike për vendin tonë, u përmend edhe Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, qendër e sertifikuar e NATO-s, pjesë e rrjetit të partnerëve të qendrave për trajnim dhe edukim, ku edhe njëherë u potencua mundësia që vendet pjesëmarrëse të mund ta shfrytëzojnë pikërisht këtë qendër për zhvillimin

e kapaciteteve të tyre. Si një projekt dhe model i suksesshëm për zhvillim të përbashkët, QRMP, u përmend edhe nga përfaqësuesit nikoqir të Bosnje e Hercegovinës, por edhe nga përfaqësuesit kroatë, vende këto të

cilat kanë specialist të kësaj fushe, të sertifikuar që kanë ligjëruar dhe ligjërojnë në kuadër të QRMP-së.

Popullarizimi i profesionit ushtarak si sfidë për tërë rajoninTërheqja e kuadrit të ri, të motivuar dhe i gatshëm të jetë pjesë e forcave të armatosura, ishte njëra ndër funksionet kryesore të mbrojtjes, por gjithashtu, edhe njëra ndër sfidat kryesore me të cilën ballafaqohen vendet e rajonit. Përmes prezantime për popullarizim të profesionit ushtarak, të gjitha vendet informuan për hapat e ndërmara

në këtë drejtim, ku u konkludua se një numër i mad hi aktiviteteve janë të ngjajshme – përdorimi i mjeteve për marrëdhëniet me publikun në mënyrën më efikase, përdormi i ngjarjeve të mëdha dhe ngjarjeve në të cilat ka një rrjedhojë më të madhe të qytetarëve (sheshe, qendra tregare, etj.), për afrimin e profesionin ushtarak deri tek ata, shfrytëzimin e stërvitjeve të mëdha ushtarake dhe aktiviteteve të planifikuara në domenin e bashkëpunimit ushtarako-civil, billbordeve, autobusëve të brenduar, etj.Pjesëmarrësit në konferencë ishin decidë rreth sistemit të popullarizimit, që i njejti të jep rezultate nevojitet është që të gjithë bërësit së bashku të punojnë në të gjitha elementet e profesionit – në kushtet e punës dhe të jetesës, në mundësitë për zhvillim, edukim dhe avancim në karrierë, etj. Nga ana e përfaqësuesve të RMV-së, u prezantuan përpjekjet për tërheqjen e qytetarëve të rinj, parimisht të atyre të cilët janë përcaktuar për shërbim vullnetar ushtarak, më pas për mënyrën e paraqitjes dhe për kriteret e shpalljeve publike për pranim të ushtarëve profesional, si dhe për paraqitje në Akademinë Ushtarake. Në këtë konferencë u prezantuan edhe mënyrat me të cilat përdoren rrejtet sociale, si dhe përvojat nga

popullarizimi i profesionit ushtarak gjatë stërvitjes më të madhe ushtarake të sivjeme në vendin tonë “Goditja Vendimtare”. Në mënyrë shtesë, u tha edhe se duke nisur nga ky vit, Sektori i Komunikmit, Analitikës dhe Përkrahjes Operative është edhe bartës i veprimtarisë botuese, ku vendoset edhe sistem me anë të së cilit në mënyrë më efikase do të realizohen nevojat për material të botuar e të shtypur, ku do të përmirsohet edhe cilësia e popullarizimit të profesionit ushtarak.

Ivan Petrushevski

11

Page 12: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Plani aksional për anëtarsim fuqizoi kandidaturën e të gjitha vendeve të interesuara dhe nuk ishte zëvendësim

për Programin e Partneritetit për Paqe. Pjesëmarrja e tërësishme në PpP/PARP ishte shumë e rëndësishme për vendet kandidate për faktin se e zhvillonin ndërveprimin e tyre me forcat e NATO-s dhe i përgatitnin strukturat vetanake ushtarake dhe kapacitete për një anëtarsim të mundëshëm vijues. Plani në fjalë id ha kuptim përkushtimit të NATO-s për t’a lënë derën hapur. Megjithatë, anëtarsimi në plan nuk ishte garancë për anëtarsim vijues në NATO, e as ai listë e vetme e detyrave të cilat vendet kandidate duhej t’i realizonin. Vendimi iu ofrua kandidateve që të fillojnë negociata për anëtarsim, të nevojshme edhe për të miratuar nga ana e organeve

kryesuese të NATO-s me konsenzus edhe pas plotësimit të secilit rast veç e veç.

Pranimi i vendeve tjera në NATO

ArmeniaArmenia nënshkroi marrëveshje me programin e Partneritetit për Paqe dhe Planin aksional për partneritet individual, por ajo me siguri nuk do të jetë pjesë e NATO-s, sepse parimet e Armenisë shpesh janë të lidhura me ata rus dhe kështu ajo mbetet të jetë anëtare e Komonveltit të Vendeve të Pavarura (Bashkësi e vendeve të pavarura është organizatë ndërkombëtare ose aleancë e cila përbëhet nga 11 ish vende sovjetike: Armenia, Azerbejxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistani,

NATO dhe vendet tjera kandidate për anëtarsim Në Samitin e NATO-s

në Uashington në prill të vitit 1999, liderët e vendeve

aleate u obliguan se Çekia, Hungaria dhe

Polonia nuk do të jenë vende të fundit të

reja të cilat të fundit do t’i bashkangjiten

NATO-s dhe deklaruan se procesi i zgjerimit duhet të shqyrtohet edhe në

vitin 2002

12

NATO-aktivitete

Page 13: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

NATO dhe vendet tjera kandidate për anëtarsim Moldavia, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Nga viti 2005 Turkmenistani e ka ndërprerë anëtarsinë e përhershme dhe tashmë është një vend bashkëpunëtor). Armenia u tërhoq nga pjesëmarrja e stërvitjeve ushtarake të NATO-s në Gjeorgji më 8 maj 2009, për shkak të mbështetjes për Azerbejxhanin nga ana e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, duke e bërë situatën edhe më bindëse se Armenia nuk do të jetë pjesë e NATO-s.

АzerbejxhaniSipas disa burimeve të caktuara të NATO-s, në gusht të vitit 2009, një pjesë e zyrtarëve kryesorë në shtabet e NATO-s në Bruksel i kanë dhënë përparsi Azerbejxhanit në lidhje me çështjen e anëtarsimit. Në këtë drejtim, Turqia, Rumania, Italia,

Polonia, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet baltike, bëjne pjesë në mesin e anëtarëve të cilat e mbështesin këtë vend që sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s. Edhe pse presidenti Ilham Alijev, sidomos gjatë vitit 2003, sillej në mënyrë indiferende sa i përket anëtarsimit, Azerbejxhani ishte nikoqir i stërvitjes së NATO-s, si dhe nikoqir i disa mbledhjeve të rëndësishme gjatë viteve vijuese. Megjithatë, konflikti i pazgjidhur me rajonin e Nagorno-Karabak, do të ishte pengesa kryesore për anëtarsim (rajoni është bërë shkas për kontest ndërmjet Armenisë dhe Azerbejxhanit, duke kulminuar me luftën në Nagorno-Karabagut. Pas armëpushimit të arritur me ndihmën e Rusisë më 12 maj 1994, pjesa më e madhe e Nagorno-Karabagut dhe disa vende rreth të Azerbejxhanit rreth këtij rajoni, janë nën kontrollin e ushtrisë armene).

FinlandaFinlanda është pjesë e pothuajse të gjitha pjesëve më të vogla të programit për Partneritet për Paqe duke angazhuar forca paqëruajtëse në kuadër të misioneve në Afganistan dhe në Kosovë. Anketa e zhvilluar në vitin 2005, dëshmoi se opinion është kundër anëtarsimit në NATO. Mundësia e Finlandës për të qenë pjesë e NATO-s ishte njëra ndër çështjet më kryesore e cila u debatua gjatë kampanjës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2006 në këtë vend. Në zgjedhjet e vitit 2006, kandidati kryesor i opozitës e mbështeste Finlandën që të jetë në të ardhmen pjesë e NATO-s. Nga ana tjetër, presidentja Tarija Halonen ishte kundër ndryshimit të statusit të vendit dhe

fitorja e saj dhe mbështetja për vendin e presidents gjatë asaj periudhe, la anash çështjen e anëtarsimit të Finlandës në NATO. Finlanda do të mund t’a ndryshonte qëndrimin e saj për anëtarsim në NATO pas Marrëveshjes së Lisbonës, duke u deklaruar se në rast se ka një marrëveshje të re për mbrojtjen e BE-së, kjo do të mund t’a ngrite nivelin e sigurisë në Finlandë. Ish presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari deklaronte se Finlanda duhet të përfshihet në të gjitha organizatat të mbështetura nga demokracitë tjera perëndimore. Një tjetër ish president Mauno Koivisto i është kundërvënë kësaj ideje duke thënë se anëtarsimi në NATO do t’i trazonte marrëdhëniet e Finlandës me Rusinë. Në tetor të 2009, kryeministri finlandez Mati Vanhanen përsëriti se Finlanda nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e NATO-s, duke përsëritur se mësimi më i rëndësishëm nga lufta në Osetinë Jugore në vitin 2008, është se Finlandës i nevojiten marrëdhënie më të ngushta me Rusinë.

RusiaNë prill të 2009, ministri i jashtëm polak Radosllav Sikorski propozoi që Rusia t’i bashkangjitet NATO-s. Udhëheqësia e Rusisë u deklarua se vendi nuk e ka në plan t’i bashkangjitet Aleancës dhe nuk e ka në plan të ketë ndonjë bashkëpunim më të ngushtë.Përfaqësuesi diplomatic rus në NATO, Dimitrij Rogozin thotë se “Fuqitë e mëdha nuk u bashkangjiten koalicioneve, por ata krijojnë të tilla. Ndërsa Rusia llogaritet si një super fuqi”, Megjithatë, ai tha se Rusia e lë të hapur mundësinë për anëtarsim në NATO në të ardhmen.

13

Page 14: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Republika e Maqedonisë së Veriut Gjatë viteve të nëntëdhjeta, Republika e Maqedonisë duhej të pranohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Gjatë vitit 1993, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i miratoi rezolutat 817 dhe 845 me anë të së cilave Asamblesë së Përgjithshme i sugjerohet t’a pranojë Maqedoninë në anëtarsinë e OKB-së nën referencën e përkohshme deri në momentin e gjetjes së zgjidhjes rreth dallimeve për çështjen e emrit të këtij vendi me Republikën e Greqisë. Në Samitin e NATO-s në Bukuresht të Rumanisë në vitin 2008, u tha qartë

se NATO do të merr vendim historik për pranimin e tre vendeve ballkanike: Kroacinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe se këto vende e kanë kaluar rrugën e gjatë të reformave duke ndërtuar shoqëri të lira. Ata ishin të gatshme të kontribuojnë drejt NATO-s dhe qytetarët e tyre e merituan sigurinë që sjell NATO. Aleanca nevojitej të përgjigjej edhe në kërkesën e Gjeorgjisë dhe Ukrainës për pjesëmarrje në planin aksional të NATO-s. Këto dy popuj e inspiruan botën me revolucionet e tyre (Revolucioni Rozë dhe Revolucioni Portokalli), me konsolidimin e përfitimeve të tyre demokratike dhe me

fuqizimin e pavarësisë së tyre. U tha se me hyrjen e aleatëve të rinj të NATO-s, dëshmohet se dera për anëtarsim mbetet e hapur edhe për kombet tjera të cilët e kërkojnë këtë në Ballkan dhe më gjerë. Anëtarsimi në organizatat euro-atlantike mbeti interes strategjik për Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi i saj e deri në ditën e sotme. Integrimi euroatlantik pa dyshim se paraqet ngritësin më të fuqishëm të proceseve reformuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pas hapjes së dyerve të BE-së për vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, vendet ballkanike në mënyrë të përshpejtuar u orientuan kah ndërmarja e hapave të nevojshme për anëtarsim në BE. Që nga fillimi i tranzicionit ekonomik dhe politik, anëtarsimi në Bashkimin Evropian dhe Aleancës Veriatlantike ishte dhe mbetet agjenda e vendosur në krye të prioriteteve të politikës së jashtme të RMV-së. Vendimi është rezultat i përcaktimit tonë prioritar për pjesëmarrje aktive në ndërtimin e arkitekturës më të gjerë të sigurisë në mjedisin euroatlantik. Republika e Maqedonisë së Veriut i filloi negociatat paraqasëse për anëtarsim në NATO, kur në Samitin e NATO-s në Bruksel më 12 korrik vendi edhe zyrtarisht mori ftesë për anëtarsim.

Dragan Pavllovski

14

Page 15: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Politikat e sigurisë kombëtare dhe masat e nevojshme për realizimin e të njejtave i përcakton presidenti i vendit,

në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Sigurisë, në përbërjen e të cilit janë zëvendësit e presidentit të shtetit, ministri i drejtësisë, mbrojtjes kombëtare, i punëve të brendshme, ministri i jashtëm, shefi i Shtabit të Përgjithshëm si dhe komandantët e forcave tokësore, marina ushtarake dhe forcat ajrore. President ii vendit është përgjegjës

rreth vendimeve që kanë të bëjnë me përdorimin e forcave të armatosura (FA), ai e emëron dhe e shkarkon shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Rreth sigurisë kombëtare dhe gjendjes së gatishmërisë së armatës, ai përgjigjet para Kuvendit të Madh Popullor. Komandanti i forcave të armatosura në kohë paqeje i kryen detyrat e komandantit suprem në emër të presidentit të Republikës. Nën komandën e SHP janë: komandant e forcave tokësore, marina ushtarake, forcat ajrore dhe forcat për operacione speciale.

Fоrcat tokësore të armatës turke janë të vendosura në: njësi manovruese – njësi këmbësorike dhe njësi blinduese; njësi për gatishmëri luftarake – artilerike, kundër ajrore (MKA), ajrore, inxhinerike, zbuluese, ABHO dhe njësi për lidhje; njësi për mbështetje luftarake dhe shërbyese.Мisioni i njësive këmbësorike është me luftë, manovra, goditje dhe shkaktim të viktimave, në mënyrë që të zvogëlohet fuqia luftarake e armikut dhe i njejti të neutralizohet, si dhe kontrolli i territorit. Strukturat organizative të njësive

Forcat e armatosura të Turqisë

NATO-armata

15

Page 16: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

janë të ndryshme dhe të njejtat janë përshtatur për realizimin e detyrave të dhëna. Sipas dedikimit të tyre, njësitë janë këmbësorike, të mekanizuara, të motorizuara, kufitare, anti tankse, minahedhëse, ajrore të desantit dhe komandos. Në përbërjen e tyre ato posedojnë: amatim për luftime të afërta këmbësorike, sisteme anti blinduese (Eryx, Milan, Toë dhe Kornet-E), minahedhës 60, 81, 106 dhe 120 mm si dhe automjete blinduese, sisteme dhe transportues.

Fuqia bazike sulmuese e njësive blinduese janë tankset me një fuqi poashtu të madhe manovruese të zjarrit. Janë të dedikuara për shkatërrimin e formacioneve armiqësore, me anë të fuqisë së zjarrit, blinduesit mbrojtës, mobilitetit dhe goditjeve të shpejta, në koordinim me njësitë tjera dhe me sistemet tjera të zjarrit. Në përbërjen e tyre posedojnë tankse “M48 A5”, „M60 A1/A3“ dhe „Leopard“. Vijojnë përpjekjet për prodhim dhe zhvillim të tanksit vetanak “Altay”, i pajisur me teknologjitë

më bashkëkohore, me fuqi të hatashme të zjarrit, me precizitet dhe me nivel të lartë të mobilitetit.Аrtileria siguron mbështetje të vazhdueshme të zjarrit në operacione të shumta, me qëllim të shkatërrimit, neutralizimit dhe asgjësimit të armikut në fushëbetejë, në kohë dhe vend të caktuar. Në përbërjen e tyre kanë obuset 105, 155, 175 dhe 203 mm dhe sistemet lansuese shumëdedikuese raketore (nga 107 deri në 600mm). Dedikimi bazik i njësive të MKA-së është mbrojtja e hapësirës ajrore nga sulmet ajrore ose sulmet me raketa nga ana e armikut, me qëllim të mbështetjes së operacioneve tokësore. Me dedikimin e njejtë janë edhe sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe integrim i këtyre sistemeve në kuadër të Komandës së Forcave Ajrore. Në përbërjen e tyre janë: topat kundër ajrorë „35мм Oerlikon“ dhe sistemet raketore „Stinger“ dhe „KMS-Atılgan/Zıpkın“. Përpos kësaj, zhvillohen edhe sisteme raketore nacionale për lartësi të ulëta dhe të mesme, sisteme lëvizëse të MKA-së, radarë për paralajmërim të hershëm, sisteme të identifikimit të fluturakeve të armikut.Aviacioni në përbërjen e forcave të armatosura është një resurs shumë i rëndësishëm luftarak për nevojat e njësive, në kohë dhe në vend të caktuar. Siguron mbështetje në luftime të afërta, zbulimin e vendosjes së armikut, transportin dhe realizimin e detyrave në fushën e kërkimit dhe shpëtimit dhe evakuimin mjekësor.Për modernizim dhe zhvillim të nevojave të forcave tokësore janë planifikuar: helikopter luftarak „T129 Atak“, i përshtatshëm për veprime në lartësi më të mëdha, ditën dhe natën, si dhe në të gjitha kushtet atmosferike; tanksi “Altay”, me radius të madh të veprimit dhe fuqi efikase të zjarrit. 15 tankset e para do të ishin në funksion gjatë vitit 2020, ndërsa një vit më vonë, më 2021, do të prodhohen edhe 20 të tjerë. Deri në realizimin e këtij projekti, planifikohet edhe sëndërtimi i tankseve “Leopard 1”, modernizim i tankseve “M60 A1”, si dhe furnizim me tankse “Leopard 2A4”; obus “FIrtina T-155”, me varg të madh dhe me sistem avancues vetanak për komandim dhe kontroll; obus i lehtë lëvizës 105 mm “Boran”, hedhës raketor shumëgypor 122 mm, sistem raketor shumëgypor 302 mm “Kasirga” si dhe sistem raketor 600 mm “Yildirim” (J); sistem kundërajror me varg të mesëm “Mizrak-O”, me mundësi përdorimi nga helikopteri “Atak”; predhë 155 mm me varg të madh, për nevojat e “Fritina” dhe “Panter” obuset; municion ujor lazerik “Cirit” për lansimin e helikopterëve “Super Cobra” (AH 1W) dhe „Atak“; mbrojtje më cilësore nga minat dhe nga

Turqia është vend social, demokratik dhe sekular, republikë me një shtëpi ligjvënëse (Kuvendi i Madh Popullor). Turqia është anëtare e NATO-s që nga viti 1952 dhe është armata më e madhe e NATO-s, pas SHBA-së dhe është e vetmja anëtare e NATO-s e cila shtrihet në dy kontinente – në Evropë dhe në Azi. Turqia është nikoqire e

Komandës Aleate të Forcave Tokësore (Headquarters Allied Land Command) nga përbërja e Komandës së NATO-s për Operacione dhe Komandës së Korpusit për Vendosje të Shpejtë (Headquarters Rapid

Deployable Corps Turkey)

16

Page 17: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

energjia kinetike e automjeteve luftarake blinduese Cobra; automjet amfib i blinduar inxhinerik “Kunduz”, automjeti “Poyraz” për transport të municionit dhe obusi vetëlëvizës “Firtina”; fluturaket pa pilot, kamera termike dhe sisteme për hulumtim për nevojat e njësive zbuluese dhe njësive kufitare.Marina ushtarake dedikohet për mbrojtjen e territorit të vet nga sulme eventuale detare dhe për mbështetjen e interesave shtetërore. Nën komandën e komandës së marinës detare janë: Komanda e flotës detare turke; Komanda e pjesës veriore; Komanda e pjesës jugore; Komanda e trajnimit detar; në përbërjen e së cilës është edhe Akademia Detare, dy shkolla detare dhe 7 qendra të trajnimit. Marina detare posedon frigate, korvete, barka patrulluese, barka për minim dhe deminim, nëndetëse, barka ndihmëse (për tranim, për transport të karburanteve, për shpëtim, etj.), anije për aterimin e aviacionit, aviacion të marinës dhe helikopterë („SH-70“ и „AB-212“).Forcat ajrore përbërhen nga dy aviokorpusë luftarak dhe një korpus për mbështetje. Janë të pajisura me: avionë: luftarak F-16“ Fighting Falcon, Mc Donnell-Douglas F-4/2020 и NF-5, zbulues Boeing 737-700 IGW, transportues Boeing KC-135R Stratotanker, Cessna C.550 Citation, TUSAŞ CASA CN-235, Grumman Gulfstream-IV, Lockheed C-130 Hercules dhe C-160 Transall, për trajnim T-38M dhe SIAI-Marchetti TAI SF 260D; helikopterë: Cougar, UH-1H. Nën komandën e Komandës së FA janë: Komanda e forcave ajrore luftarake dhe mbrojtjes anti raketore, e formuar më 2014, në përbërjen e së cilës janë Qendra për Operacione Ajrore dhe Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore (MKA); Komanda për trajnim ajror dhe Komanda për logjistikë ajrore.Përmbushja e armatës me personel gjatë dhjetë viteve të fundit varion nga 514.000 (2008v.) deri në 360.000 (2016 v.), ku edhe përsëri është në rritje. Shërbimi ushtarak është i obligueshëm dhe numri i regrutëve në armatë është i mjaftueshëm. Të gjithë burrat e moshës nga 19 deri në 41 vjeçare, e kanë të obligueshme që të shërbejnë në rradhët e armatës për 15 muaj.Armata me oficerë përmbushet me anë të kadetëve të diplomuar pranë Akademisë Ushtarake, të studentëve të diplomuar në fakultetet civile (për profesionin e të cilëve armata shfaq interes) dhe nënoficerë me fakultet të kryer dhe me 4 vite shërbim aktiv në armatë. Kori i nënoficerëve përmbushet nga studentë dhe nxënës të shkollave të mesme ushtarake dhe nga shkollat tjera të mesme (me trajnim 5 mujor

ushtarak). Oficerët dhe nënoficerët mund të jenë në shërbim të armatës edhe me kontratë.FA të Turqisë janë pjesë e shumë operacioneve paqësore, me formacione të tyre ushtarake dhe me hulumtues ndërkombëtarë. Ata marrin pjesë në misionet e kryesuara nga: ОН: UNMIK (Kosovë), UNIFIL (Liban) dhe UNSOM (Somli),NАТО: KFOR (Kosovë) и NATO Training and Capacity Building-NTCB-I (Irak),BE: ALTHEA (Bosnje e Hercegovinë), Aleatë: Resolute Support (Аfganistan) dhe Sea Guardian (në ujërat territorial të Somalisë).Turqia, gjithashtu merr pjesë në

mekanizma të bashkëpunimit rajonal: Procesin e ministrave të mbrojtjes të vedeve të Evropës Juglindore (SEDM), i formuar më 1996, Aktivitetet e nismës përfshijnë bashkëpunim kufitar të sigurisë, luftë kundër terrorizmit, bashkëpunim i industrive ushtarake dhe rrjet të simulimit në Evropën Juglindore (MPFSEE), si një ndër nismat më të rënëdsishme të prodesit SEDM, e formuar më 1998; forca dedikuese për bashkëpunim detar në Detin e Zi (BLACKSEAFOR), mekanizëm bashkëpunimii vendosur më 2001, nga ana e vendeve të cilat i ndajnë brigjet e Detit të Zi.Qendra e Trajnimit e Partneritetit për Paqe (PpP) është formuar në vitin 1998,

dhe ka qenë NATO-qendra e parë për trajnim të vendeve partnere. Qendra ka qenë edhe qendra e parë trajnuese partnere e cila më 2002, ka vendosur programe mobile të trajnimit, aktivitetet e së cilës vijojnë dhe zbatohen nga institucionet ushtarake të vendeve partnere, me qëllim të fuqizimit të ndërveprimit dhe mbështetjes së aktiviteteve bilaterale të armatave. Që nga formimi i saj, e deri më sot, qendra në mënyrë aktive kontribuon në drejtim të nismave partnere, përmes realizimit të kurseve, aktiviteteve mobile dhe seminareve, dedikuar pjesëtarëve të NATO-s dhe vendeve anëtare të PpP-së, Dialogut të Mesdheut (MD),

Nismës së Stambollit për Bashkëpunim (ICI), Partnerëve të Tërë Botës (PatG) dhe vendeve me të cilat Turqia ka marrëdhënie bilaterale. Në vitin 2014, qendra ka fituar certifikatë të akredituar të NATO-s (NATO Quality Assurance Unconditional Accreditation Certificate), i cili vlen deri në vitin 2020. Certifikatë të tillë posedojnë gjithsej 6 qendra ndëkombëtare të trajnimit. Tranim në nivel strategjik, taktik dhe operativ, pranë qendrës në fjalë, kanë përfunduar më se 17.500 pjesëtarë të personelit ushtarak dhe civil nga disa qindra vende të botës .

М.S.

Përqindja e bruto prodhimit vendor (BPV) të cilën Turqia ndan për mbrojtje në 8 vitet e fundit është nga rreth 1,4% или 12 miliardë US$ (në vitin 2015) deri 1,68% oseи 15,2 miliardë US$ (në vitin 2018). Kjo

përqindje nga 1995-2000 ka qenë 3,2%. Përqindja më e lartë nga buxheti i armatës shpenzohet për personelin – 58% në vitin 2016 deri

në 45% në vitin 2018. Për pajisje dhe modernizim, deri më 25% janë ndarë në vitin 2016, ku ajo përqindje tejkalon kufirin nga 30% në ditët e

sotme

Page 18: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

F illimi i luftës kundër terrorizmit hapi dilemma për Aleancën. Mendimet dhe diskutimet lëviznin në disa drejtime: a

është Aleanca e gatshmë për një luftë të këtillë, a mund t’a mbrojë sigurinë e anëtareve të saj, etj. Qasja adekuate ndaj zgjidhjes së dilemave aktuale dhe dilemave tjera, si dhe zgjerimi historik i NATO-s në vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore dhe Ballkanit u imponua si një çështje kryesore për zbatimin e transformimit radikal të Aleancës dhe si përgatitje për një koncept gjithpërfshirës strategjik. Kësaj qasje iu përshtat edhe sfida gjithnjë e më e madhe nga proliferenca e armëve të shkatërrimit masiv dhe mjetet e tyre, si dhe mundësia për përdorimin eventual të tyre ndaj caqeve terroriste. Ballafaqimi me kërcënimet bashkëkohore asimetrike

imponoi nevojën edhe të zhvillimit të shkathëtsive dhe kapaciteteve operative në disa fusha të caktuara të veprimit. Kësaj në mënyrë shtesë iv ëhet edhe kërkesa e partnerëve për anëtarsim në Aleancë, si dhe vërtetimi i rolit të politikës së re partnere të NATO-s ndaj Rusisë, Gjeorgjisë, Ukrainës, ndaj partnerëve global, ndaj Marrëveshjes së Mesdheut, Nismës së Stambollit për Bashkëpunim, por edhe ndaj punëve që kanë të bëjnë me partneritetin strategjik

me BE-në.Меgjithatë, zgjerimi i NATO-s kah hapësirat e ish Bashkimit Sovjetik, për të cilën Rusia ishte e mendimit se është e interesit strategjik për të, shkaktoi pakënaqsi pikërisht në Rusinë e rehabilituar politikisht dhe ekonomishit. Shembulli i vendeve baltike në Aleancë, që lidhet me planet për pranim në të ardhmen e afërt edhe të Ukrainës dhe Gjeorgjisë, bëri që Rusia përsëri të demonstroi fuqinë e

KONCEPTI STRATEGJIK I ALEANCËS NGA VITI 2010

Dy vite jo të plota nga miratimi i Konceptit strategjik të Aleancës nga vitit 1999, bota u përball me sulmet terroriste në SHBA më 11 shtator 2001. Ata kontribuan që NATO për herë të parë në historinë e vet të thirret në nenin 5 nga Marrëveshja e Uashingtonit përmes ndihmës së SHBA-së kundër terrorizmit. Në këtë vit, NATO filloi luftën e vet kundër terrorizmit në Afganistan, ndërsa një vit më vonë filloi luftë

edhe në Irak

18

NATO-strategji

Page 19: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

saj ndaj këtyre hapësirave. Kjo u ndoq me masa ekonomike dhe energjetike, në një moment “të papërshtatshëm” për vendet e Evropës. Shumëkush mendon se kjo ka të bëjë me “fillimin” e krizës ekonomike të vitit 2009. Për Aleancës qe i nevojshëm demonstrimi i vendosmërisë në procedurat, ngjajshëm si gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Por, mbizotërimi i qëndrimeve të ndryshme ndërmejt partnerëve tradicional evropian dhe SHBA-së rreth së ardhmes së Aleancës, mes tjerash, shkaktoi vënien në pikëpyetje të vendosmërisë për fillim të ndonjë aksioni ndaj Rusisë. Në fakt, mungesa e vendosmërisë ishte njëra ndër arsyet kryesore për shkak të së cilës SHBA-ja dhe NATO nuk ia dolën të merren vesh rreth përgjigjes ndaj intervenimit ushtarak të Rusisë në Gjeorgji. Këto dilema kërkonin përgjigje të shpejtë nga ana e NATO-s. Zgjidhje

të pjesërishme, si përgjigje nga ana e liderëve të NATO-s, u dhanë në dokumentet e samiteve të Aleancës. Këto ndryshime, u grupuan në pesë fusha kryesore: në raport me anëtarsimin në Aleancë; pranimin e roleve të reja; zhvillimin e kapaciteteve të reja; si dhe promovimin e marrëdhënieve të reja. Në kushtet e lartëcekura të paqartësive, anëtaret e NATO-s vendosën që t’i lënë forcat për përgjigje, me qëllim që të mund t’i përdorin çdo kund ku paraqitet e nevojshme. Me këtë rast, u paraqitën tre elemente të cilat në vetëvete paraqesin pjesë përbërëse të evolucionit të euroatlantizmit. Elementi i parë ka të bëjë me vendosjen e partneritetit të sigurisë. Elementi i dytë ka të bëjë me përdorimin e forcës në menaxhimin dhe stabilizimin e krizave edhe atë së pari

në Ballkan, e më pas edhe në Azinë Qëndrore. Elementi i tretë ka të bëjë me ristrukturimin e forcave të cilat dolën nga Lufta e Ftohtë. Në nëntor 2010 në Lisbonë, NATO e miratoi konceptin e shtatë me rradhë strategjik të titulluar si “Angazhim aktiv, mbrojtje bashkëkohore: Koncept strategjik për mbrojtje dhe siguri për vendet e organizatës së dakorduar veriatlantike”. Në këtë koncept

kryesisht janë implamentuar përvojat e deritanishme si dhe mësimet e marra, përvojat nga këto mësime, nga pjesëmarrja e NATO-s në operacione, por edhe angazhimet vijuese. Në fakt, dominon një qasje gjithpërfshiërse e Aleancës ndaj përgjigjes ndaj krizave, që përfshinë instrumente politike, civile dhe ushtarake, instrumtente të cilat janë të një interesi të veçantë për të ardhmen e NATO-s. Në këtë koncept janë cekur qëllimet dhe detyrat fundamentale të NATO-s si “produkt” i postulateve kryesore të mjedisit strategjik, është parashtruar edhe qajsa e re dhe roli i NATO-s në ruajtjen e sigurisë dhe janë vërtetuar edhe rekomandimet e mëtejme rreth zhvillimeve të kapaciteteve dhe shkathtësive ushtarake. Përmes implementimit të zgjidhjeve të këtij

koncepti, NATO planifikon të sigurojë rolin kryesues në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në kuadër të bashkësisë ndërkombetare, përmes zhvillimit të kapaciteteve dhe shkathtësive dhe përmes sigurimit të mbështetjes afatgjate ekonomike e financiare për misionet e veta. Koncepti i ri strategjik i Aleancës paraqet edhe një plan të ri aksional me të cilin NATO mendon se do të mund të jetë më efikas. Koncepti

Në nëntor 2010 në Lisbonë, NATO e miratoi konceptin e shtatë me rradhë strategjik të titulluar si “Angazhim aktiv, mbrojtje bashkëkohore: Koncept strategjik për mbrojtje dhe siguri për vendet e organizatës së dakorduar veriatlantike”. Në këtë koncept kryesisht janë implamentuar

përvojat e deritanishme si dhe mësimet e marra, përvojat nga këto mësime, nga pjesëmarrja e NATO-s në operacione, por edhe

angazhimet vijuese

19

Page 20: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

përmban dhjetë segmente me titull: Hyrje; Përcaktimi i detyrave dhe parimeve esenciale; Mbrojtje dhe përgjigje; Siguri përmes menaxhimit të krizave; Promovim i sigurisë ndërkombëtare përmes bashkëpunimit; Kontroll të armatimit, çarmatimit dhe joproliferencës; Politika e “dyerve të hapura” – politika e partneritetit; Procesi i reformave dhe transformimi i vizionit të Alenacës në shekullin XXI.Në pjesën hyrëse potencohet se “ky koncept strategjik do të na shpejë në fazën vijuese të evolucionit të NATO-s, i cili vazhdon të jetë efikas në botën e ndryshueshme, kundër kërcënimeve të reja, me shkathtësi dhe partner të rinj”. Me këtë, partnerëve u ofrohet angazhim më i madh, jo vetëm në kontributin në operacionet të udhëhequra nga NATO, por edhe në kuadër të punës së strukturave dhe komandave ushtarake të Aleancës. Misionet e tyre për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në botën e ndryshueshme, NATO planifikon t’i realizojë me anë të mbrojtjes së vendeve anëtare dhe me anë të promovimit të vlerave të përbashkëta, me vendosjen e forcave të mëdha aty ku do të nevojitet dhe kërkohet, në bashkëpunim edhe me vendet partnere. Sa i përket politikës së detyrave dhe parimeve esenciale të Aleancës, thuhet se ata dalin nga parimet e Marrëveshjes së Uashingtonit nga viti 1949. Megjithatë, mjedisi bashkëkohor i sigurisë dhe kërcënimet e ndryshueshme kërkojnë qasje më gjithpërfshirëse në ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes te vendet anëtare dhe në bashkësinë ndëkombëtare. Fokusin e vet, NATO e vë në realizimin e detyrave vijuese esenciale në përputhje me të drejtën ndërkombëtare: mbrojtjen kolektive, të

cilën NATO e realizon në përputhje me nenin 5 nga Marrëveshja e Uashingtonit; menaxhimi me kriza. NATO disponon me një set unikal dhe tejet të madh të kapaciteteve politike dhe ushtarake dhe shkathtësi për realizimin dhe zbatimin e operacioneve në fushën e menaxhimit me kriza, para, gjatë apo pas krizës. E vetmja gjë që i mungon Aleancës është disponimi me resurse vetanake ekonomike dhe financiare si dhe me siguri kooperative. Kjo detyrë është risi për NATO-n dhe e njejta do të realizohet përmes angazhimit aktiv në avancimin e sigurisë ndërkombetare, përmes zgjerimit të partneriteteve me vendet relevante dhe me organizatat ndërkombëtare, me kontribut aktiv në kontrollin e armatimit, çarmatimit dhe joproliferencën dhe vazhdimin e politikës së dyerve të hapura për anëtare të reja.Realizimi i këtyre detyrave esenciale do të mbështetej nëpërmjet një procesi të vazhdueshëm të transformimit,

modernizimit dhe reformave në Aleancë. Njëra ndër vizionet dhe perspektivat e NATO-s është ndërtimi i një sigurie të vetme kolektive, nga Vankuveri deri në Vladivostok, si dhe një bashkëpunim më i gjerë me Rusinë. Sa i përket vlerësimit të mjedisit të sigurisë dhe i sfidave dhe rreziqeve të sigurisë, NATO niset nga premise kryesore se “në mjedisin Euroatlantik, rreziku nga lufta konvencionale kundër NATO-s është i ulët, por i njejti nuk mund që tërësisht të anashkalohet”. Mjedisi i ri i sigurisë është definuar si set evaluues i kërcënimeve. Vend qëndror zë lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, por rëndësi u jepet edhe sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë si që janë proliferenca e armatimit bërthamor dhe armatimit për shkatërrim masiv, si dhe mjeteve të tyre, fenomeni i jostabilitetit apo konfliktit jashtë kufijve të NATO-s, bankroti i shteteve, sulmet kibernetike, varësia energjetike, pirateria, si dhe

Edhe në këtë koncept strategjik NATO e ruan politikën e

avancimit të sigurisë ndërkombëtare

përmes bashkëpunimit në kontrollin e armatimit,

ç’armatosjes dhe joproliferencës së

armëve për shkatërrim masiv dhe armëve

bërthamore me mjetet e tyre

20

Page 21: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

ndryshimet klimatike. Politika e mbrojtjes së territorit të vendeve anëtare dhe përgjgjigjet ndaj qëllimeve të agresionit, mbeten detyra esenciale të Aleancës edhe më tej, ashtu si edhe në konceptet paraprake, gjegjësisht mbështetje në nenin 5 të Marrëveshjes së Uashingtonit të mbrojtjes kolektive, ku NATO vetëm se i modernizon mënyrat e mbrojtjes nga kërcënimet e reja ndaj sigurisë. Sa i përket përgjigjes, Aleanca e ka ndërmend të mbështetet dhe të ruajë një “përzierje” të përshtatshme të kapaciteteve dhe aftësive konvencionale, forca raketore-mbrojtëse, si dhe potencial bërthamore. Me këtë, potencialet bërthamore të SHBA-së, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, janë pjesë integruese dhe element kyç i përgjigjes së mbrojtjes

kolektive. Përderisa ekziston armatimi bërthamor, NATO do të mbetet forcë bërthamore. Arritja e sigurisë përmes menaxhimit të krizës mbështetet në premisën se konfliktet dhe krizat jashtë terrritorit të Aleancës mund të paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Aleancës. Kjo dëshmohet edhe përmes mësimeve të marra nga angazhimi i NATO-s në Afganistan dhe në Ballkanin Perëndimor. Në realizimin e këtyre operacioneve do të përdoret qasja gjithpërfshirëse i mekanizmave politike, civile dhe ushtarake. Këtë politikë NATO planifikon t’a zbatojë përmes avancimit të kapaciteteve dhe shkathtësive të zbulimit, zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve dhe shkathtësive ushtarake, zhvillimin e aftësive trajnuese të forcave lokale në vatrat e krizës dhe përmes bashkëpunimit të avancuar dhe konsultave me partnerët. Edhe në këtë koncept NATO arrnë t’a ruaj politikën e avancimit të sigurisë ndërkombëtare përmes bashkëpunimit

në kontrollin e armatimit çarmatimit dhe joproliferencës së armatimit bërthamor dhe mjeteve të tij. Qëllimi për krijimin e një bote pa armë bërthamore dhe qasje trasparente ndaj armatimin konvencional. Kjo duhet të sigurojë një botë më të sigurt dhe më stabile për të jetuar. Në esencë, ky është vizioni i Obamës – krijimi i një bote pa armë bërthamore, por NATO megjithatë mbetet një fuqi bërthamore. Vizioni i Obamës, nënkupton që NATO t’i njohë kufijtë vetanakë të armatimit bërthamor, ndërsa SHBA-ja të tërheq armatimin e saj bërthamor nga Evropa. Në mbështetje të deryrave substanciale, NATO edhe më tutje mbetet i hapur për anëtarsim të vendeve të reja të cilat do t’i plotësojnë standardet. Sipas përfaqësuesve të NATO-s, shumë të

rëndësishëm mbeten partneritetet me vendet të cilat i ndajnë interesat e njejta të sigurisë, e duke u nisur nga kjo, është shumë me rëndësi, edhe vazhdimi i zgjerimit të Aleancës. Pranimi i anëtareve të reja do të kontribuojë në fuqizimin e lidhjes transatlantike dhe në konsolidimin e Evropës, por edhe në realizimin e vizionit të një Evropë të tërë, të lirë dhe paqësore.Zgjerimi dhe thellimi i politikës së partneritetit të NATO-s luan rol kyç në këtë koncept dhe në realizimin e detyrave esenciale. Me anë të zgjidhjeve të dhëna konceptuale, NATO gjithnjë e më tepër i hap politikat dhe strukturat e tij ushtarake ndaj partnerëve dhe orvatet që të zgjërojë bashkëpunimin edhe në sferën e konsultimeve politike dhe në domenin e vendimarrjes në fushat e interesit të ndërsjellë. Në këtë kontekst, është propozuar një format i ri i bashkëpunimit, konsultimeve dhe dialogut politik – Këshilli Veriatlantik plus vendi partner. Me këtë, si interes i veçantë është zhvillimi i

partneritetit autentik me Rusinë. Kjo nënkupton shmangjen e vijave ndarëse dhe nivelin e ndryshueshëm të sigurisë. Është me rëndësi për NATO-n që të vendoset një bashkëpunim i avancuar me Rusinë në pjesën e mbrojtjes anti raketore, përmes partneritetit më të fuqishëm. Rekomandimet për reformë dhe transformim të Aleancës pritet të sigurojnë tejkalimin e mangësive të resurseve njerëzore, financiare dhe ushtarake, të cilat janë të nevojshme për realizimin e operacioneve. Me implementimin e tyre parashihen kapacitete maksimalisht vendosëse dhe mirëmbajtje e tyre gjatë operacioneve, sigurim të kohezionit të lartë në kuadër të planifikimit të mbrojtjes në përputhje me konceptin për “mbrojtje të mençur”, për të realizuar kapacitete të

përbashkëta operative duke respektuar solidaritetin, të fuqizohen kapacitetet e përbashkëta dhe të vazhdohet me procesin e transformimit. Me këtë, është paraparë edhe reduktimi i komiteteve, por jo në më pak se 100, duke vijuar edhe me reduktimin e komandave për 35% personel dhe 5 000 pozita. Kjo duhet të mundësojë organizim dhe relacione të reja me shtabet kombëtare, në bazë gjeografike dhe rajonale dhe në bazë të strukturës organizative, e cila do të mundësojë dhe sigurojë vendimarrje më të mirë. Riorganizimi dhe transformimi i këtillë i Aleancës duhet të mbështetet me më së paku 1,6% të BPV0së të të gjitha vendeve anëtare. Këto resurse financiare do të ishin të mjaftueshme për ruajtjen dhe avancimin e tashmë kapaciteteve dhe shkathtësive ekzistuese ushtarake. Implementimi i zgjidhjeve të propozuara konceptuale në këtë koncept strategjik duhet të bëjnë që NATO aleancë që është e përgatitur të veprojë në shekullin XXI.

Dr. Igor Gjoreski

Edhe në këtë koncept strategjik NATO e ruan politikën e

avancimit të sigurisë ndërkombëtare

përmes bashkëpunimit

në kontrollin e armatimit,

ç’armatosjes dhe joproliferencës së armëve për

shkatërrim masiv dhe armëve bërthamore

me mjetet e tyre

21

Page 22: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Stërvitja „Joint Reaction – 19” ishte përgatitur dhe realizuar si një kombinim i komandës (SRH), e asistuar me kompjutor

(SAH) si dhe me stërvitje të terrenit (FX). Dy komponentat e para të stërvitjes u realizuan në garnizonin “Skënderbeu” në Tiranë, përderisa ajo e terrenit u realizua në rajonin më të gjerë të qytetit të Fushë Krujës. „Joint Reaction – 19“ është stërvitja e dytë e fushës së përgjigjes gjithpërfshirëse gjatë fatkeqësive, e organizuar në kuadër të Kartës së Adriatikut (Nisma A-5), në të cilën morën pjesë R. e Maqedonisë së Veriut, R. Shqipërisë, R. e Malit të Zi, R. e Bosnje e Hercegovinës, R. e Kroacisë, R. e Kosovës, SHBA-ja (Garda Kombëtare e Nju Xhersit) si dhe përfaqësues të NATO qendrës EADRCC. Koncepti i stërvitjes kishte të bëjë me një tërmet të fuqishëm në Shqipërinë Qëndrore (mjedis i afektuar), për të cilën ishte e nevojshme një përgjigje gjithpërfshirëse rajonale, gjë që mundësoi, partnerët rajonal në kohë të përshtatshme të ndërmarin dhe të sjellin vendime të qarta të cilat do të ishin të nevojshme në fazën e përgjigjes në ciklin e menaxhimit me situata të jashtëzakonshme të krizave. Pjesëmarrësit në stërvitje i planifikonin dhe zbatonin vendimet dhe aktivitetet në kohën reale të planifikuar, duke përduar një sistem të përshtatshëm të simulacioneve. Gjatë menaxhimin

me procesin e kërkimit dhe dhënies së ndihmës ndërkombëtare/rajonale, u përdorën procedurat e NATO-EADRCC (Euro Atlantic Disaster Response Coordination Center) qendrës së koordinimit. Qëllimet kryesore të stërvitjes ishin: përmirsimi i aftësive dhe i bashkëpunimit kombëtar dhe rajonal ndërmjet vendeve të Kartës së Adriatikut (A5), për vendosje efikase dhe me kohë të forcave dhe pajisjeve për shpëtim në rajonin e goditur; në tërë rajonin të ruhet një përgjigje gjithpërfshirëse dhe

Stërvitja ndërkombëtare „Joint Reaction – 19“ u mbajt gjarë

periudhës nga data 21 deri më 24.10.2019 në Republikën e Shqipërisë. Stërvitja paraqet

rezultat të procesit paraprakisht të planifikuar në pjesën e

planifikimit ushtarako-civil për menaxhimin me gjendje krizash

Stërvitja simulative „Joint Reaction – 19”

Edukim

22

Page 23: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

fuqizim të lidhjeve ndërmjet autoriteteve lokale kombëtare dhe rajonale, si dhe ndërmjet qeverive, organizatave joqeveritare dhe organizatave tjera; testim dhe përshtatje dhe avancim të procedurave për përgjigje gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme dhe avancim të aranzhimit ndërmjet vendeve partnere, me qëllim të identifikimit të dhe përmbushjes së boshllëqeve të cilat i inhibrojnë kapacitetet kolektive, shumë shpejtë të përgjigjen ndaj kërcënimeve të përbashkëta; testimin e kapaciteteve operative për përgjigje në gjendje të jashtëzakonshme apo gjendje krize; shkëmbim i përvojave ndërmjet pjesëmarrësve; implementim të procesit të mësimeve të marra në përputhje me menaxhim për përgjigje ndaj fatkeqësive.Gjatë stërvitjes, aktivitetet zhvilloheshin sipas skenarit të paraparë pëërmes një liste të ngjarjeve, incidenteteve dhe supozicioneve, të zhvilluara gjatë procesit të planifikuar nga ana e Grupit Punues Operativ. Ekipi nga Maqedonia ishte i ndarë në dy qeli organizative. Njëra qeli, e cila ishte e përbërë nga katër përfaqësues (MM, ARMV, QMK, dhe DMSH), kishte rol që të vendosë

komunikim të drejtpërdrejtë dhe koordinim me aktivitetet e qendrës kombëtare të operacioneve të R. së Shqipërisë dhe jepte rekomandime të duhura dhe detyra për qelinë e dytë, e cila përbëhej nga gjashtë përfaqësues (pesë nga ARMV-ja dhe një nga DMSH-ja). Qelia e dytë e stacionuar pranë qendrës për simulime, simulonte menaxhim të njësive të deklaruara përmes sistemit të ndërtuar të simulimeve, sipas rekomandimeve dhe detyrave të marra nga ana e qelisë

koordinative. Komunikimi ndërmejet pjesëmarrësve (vertikal dhe horizontal) gjatë stërvitjes zhvillohej sipas strukturës së paraparë të stërvitjes.Gjatë realizimit të stërvitjes, më 23.10.2019 në vendin nikoqir u organizua edhe Dita e mysafirëve të shquar për të gjitha vendet pjesëmarrëse në stërvitje. Mysafirët e shquar u njohën me organizimin, strukturën dhe me skenarin e stërvitjes, duke përfshirë këtu edhe gjendjen aktuale. Ata gjithashtu, morën pjesë edhe në pjesën e stërvitjes në terren e cila u mbajt në Fushë Krujë. Në të gjitha takimet u theksua rëndësia e jashtëzakonshme e organizimit dhe zhvillimit të llojit të këtillë të stërvitjeve përmes të cilave do të rritet niveli i bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe Gadishullit Ballkanik, për angazhim efikas dhe me kohë, si dhe për zhvillimin e forcave dhe pajisjeve e mjeteve të shpëtimit, kur këto vende do të jenë të goditura nga fatkeqësitë dhe kur është e nevojshme që të ndërmeret ndonjë aksion gjithpërfshirës rajonal.Nga analiza parësore, përfitimet e rëndësishme nga stërvitja janë: kontrolli i procedurave dhe marrëveshjeve, përmes planifikimit koordinimit dhe realizimit të lëvizjes së njësive dhe mjeteve të

asistimit, nga vendet e A-5 nismës deri në vendet e prekura dhe identifikimit të mangësive eventuale dhe nevojave për avancimin e të njejtave; shkathtësimi i pjesëmarrësve për sigurimin e mbështetjes gjatë asistencës humanitare, ballafaqim me pasojat nga fakeqësitë elementare dhe bashkëpunimi ushtarako-civil në përputhje me nevojat e rajonit dhe banorëve të prekur; mbajtja e lidhjeve dhe koordinatave me të gjitha subjektet e përfshira (kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare), me qëllim të arritjes së

qasjes gjithpërfshirëse dhe identifikimit të mangësive në procesin i cili duhet të vëzhgohet gjatë veprimeve vijuese dhe gjatë trajnimit për përmirësimin e shkathtëisve punuese të personelit të angazhuar përmes simiulacionit, ballafaqimit me pasojat nga fatkeqësitë e mundshme elementare vijuese, të ngjajshme me skenarin e kësaj stërvitjeje.Si rekomandim nga aktiviteti stërvitor, paraqitet nevoja e nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale, gjegjësisht atyre multilateral në kuadër të vendeve anëtare të A-5 Kartës së Adriatikut, në rast të menaxhimit me situatat urgjente apo me gjendje të krizës, të ngjajshme me skenarin e stërvitjes së zhvilluar, në mënyrë që të kemi një kornizë të përshtatshme juridike, me anë të së cilës do të shkurtohej koha e reagimit, që nga momenti i fatkeqsisë, deri në momentin kur kapacitetet dhe shkatësitë e vendeve për ndihmë nga rajoni dhe do të ishin praktikisht të angazhuar në vendin e goditur apo të prekur. Me marrëveshjet e këtilla, një numër i madh i çështjeve administrative të cilat në mënyrë shtesë marrin nga koha e çmuar, do të jenë të zgjidhura me kohë dhe do të sigurohet tranzit i papenguar përmes territorit të vendeve duke u siguruar edhe komunikim

më të mirë si dhe koordinim ndërmjet subjekteve gjegjëse gjatë stërvitjes apo reagimit.Në fund të stërvitjes, në bazë të impresioneve të para nga ana e të gjithë subjeketeve të përfshirë në procesin e planifikimit dhe në atë të realizimit, u konstatua se stërvitja përfundoi me sukes dhe në tërësi u realizuan të gjitha aktivitetet dhe qëllimet e dhëna stërvitore-trajnuese.

Dr. Toni PetreskiMr. Zdravko Jakimovski

23

Page 24: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Аsociacioni i shoqatave të sferës së mbrojtjes, sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, më 24 tetor

2019, në Shtëpinë e Armatës në Shkup organizoi panel diskutim me temë: „Periudha para nesh – kohë e sfidave të sigurisë dhe hapave të nevojshme“ në të cilin morën pjesë ekspertë dhe analistë të njohur të kësaj organizate. Panel sesionin e hapi dhe e udhëhoqi kryetari i Shoqatës së Veteranëve dhe Rezervistëve të Mbrojtjes dhe Sigurisë (SHVRMS), gjenerali i penzionuar Filip Koteli, ndërsa fjalë rasti rreth sfidave aktuale të sigurisë mbajti edhe dr. Bllagaoja Markovski, kryetar i Forumit Ballkanik të Sigurisë. Pikpamje të tyre rreth gjendjes aktuale të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhanë edhe: prof. dr. Trajan Gocevski, ish ministër i mbrojtjes dhe anëtar aktual i Këshillit të Mbrojtjes, diplomati Perun Jorgankievski nga Klubi i Diplomatëve në Shkup, gjenerali i ARMV-së prof. dr. Metodi Haxhi Janev nga Klubi i Gjeneralëve, koloneli i penzionuar prof. dr. Temellko Ristevski nga SHLLM dhe BFS, si dhe dr. Vesna Popovska nga universiteti ndërkombëtar “Vizion”. Panel diskutimi shfaqi interes të jashtëzakonshëm te të pranishmit, qytetarët dhe anëtareët e shoqatës, ndërsa në debat në mënyrë aktive morën pjesë edhe: gjenerali i penzionuar Zijadin Tushi, ambasadori dhe kryetari i Klubit të Diplomatëve,

Info

Rreziqet dhe sfidat e sigurisë

Organizimi i panel diskutimit me temë: „Periudha para nesh – kohë e sfidave të sigurisë dhe hapave

të nevojshme“ kishte për qëllim të shqyrtohet gjendja aktuale shoqëroro-politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të ndriçohen faktet

dhe lidhshmëria shkak-pasojë e ngjarjeve me mundësitë zhvillimore, si dhe me lëvizjet dhe sfidat globale, rajonale dhe me perspektivat e bredshme

24

Page 25: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Viktor Gaber, si dhe koloneli i penzionuar Stjepan Pazdrijan. Në fjalën hyrëse dr. Bllagoja Markovski theksoi se në realizimin e qëllimeve strategjike të politikës së jashtme, Republika e Maqedonisë së Veriut, pas atij të vitit 2008, e përjetoi edhe “Bukureshtin e dytë”, i përshkruar në veton e Brukselit, gjegjësisht në mosmarrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në. Por, tashmë, përshtypja është e atillë, zhgënjimi është edhe më i madh, sepse ky është më i rrezikshëm se sa dështimi i parë para disa viteve. Në vitin 2008, të paktën kishim një udhërëfyes dhe drejtim të qartë se ku duhet dalë – na u bë e qartë: të zgjidhim çështjen e emrit. Kësaj rradhe është tejet e vështirë për t’u vlerësuar se çfarë do të ndodhë me politikën e zgjerimit të BE-së. Duke u nisur nga kjo, pasojat janë të shumta – ato mund të jenë destabilizuese, të shkaktojnë fenomene të brendshshme të nacionalizmit dhe të radikalizmit, t’i fuqizojnë forcat anti evropiane, por edhe të shkaktojnë pasoja gjatë zhvillimeve në fushën e sigurisë dhe paqes në Maqedoni dhe në rajon.Në kontekst të kësaj, u përmendën disa shembuj të mendimit dhe sjelljes retrograde të oponentëve politik të qeverisë, të cilëve kjo gjendje u erdhi mirë për afirmimin dhe për pozicionimin sa më të mirë në skenën politike, sidomos tani, pas caktimit të zgjedhjeve të parakohëshme në vitin 2020. Përpos problemeve të brendshme juridike-politike dhe problemeve tjera, kryesisht që kanë të bëjnë me gjendjen ekonomike, u shfaq interes edhe nga disa faktorë të jashtëm, me ndikim për të orientuar ekonominë e RMV-së drejt Unionit Ekonomik Euroaziatik, gjë që paraqet një sfidë të rrezikshme për të shkaktuar një krizë politike dhe të sigurisë në rajon, me pasoja të jashtëzakonshme. Një paraqitje gjithpërfshirëse të ndikimeve nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm ndaj gjendjes së sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me analizë të aspekteve teorike dhe praktike për përkeqësimin apo për përmirsimin e saj, bëri edhe profesor dr. Trajan Gocevski. Nga katër situata e definuara (e mirë, stabile, jostabile dhe e paparashikueshme), gjendjen e sigurisë në RMV ai e vlerësoi si stabile edhe pse është e mundur që disa ndikime të papritura, t’a cënojnë atë dhe e njejta të ndryshojë shumë shpejtë, bile edhe të kaloi në gjendje të paprashikueshme, si që kishim rastin me protestat e njohura dhe me hyrjen e dhunshme në Kuvendin e RMV-së më 27 prill 2017 kur u cënua siguria e deputetëve.

Fatmirsisht, pas mosmarrjes së datës për fillimin e bisedimeve me BE-në në Samitin e Brukselit, në takimin e liderëve që u zhvillua kohë më parë, strukturat udhëheqëse politike, me konsenzualitet u deklaruan dhe e vërtetuan përcaktimin e tyre euroatlantik, ku u hodh poshtë idea për drejtim dhe orientim të vendit tonë në Unionin Ekonomik Euroaziatik dhe u dha garancë për një siguri dhe stabilitet në vendin tonë. Duke vënë në dukje sfidat e reja dhe fenomenet e mundshme ndaj sigurisë së RMV-së, me anë të prezantimit të ideve, opcioneve dhe konkluzave konkrete, pjesëmarrësit në këtë panel diskutim, dhanë kontribut në drejtim të afirmimit të vlerave të përgjithshme të sigurisë, duke theksuar edhe mënyrat më efikase për zbatimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin tonë. Me qëndrimet dhe mendimet e tyre rreth situatës politike dhe të sigurisë, u shqyrtuan faktet dhe lidhshmëria shkak-pasojë e ngjarjeve në kontekst të mundësive tona zhvillimore si dhe në kontekst të sfidave dhe lëvizjeve globale, rajonale.Gjithashtu, u shqyrtuan dhe analizuan dimenzionet e reja të sfidave dhe kërcënimeve në suaza globale dhe në forma të lëvizjeve, si dhe manifestimet bashkëkohore të rreziqeve dhe kërcënimeve ndaj sigurisë. Me theks të veçantë u diskutua rreth gjendejes aktuale politike dhe të sigurisë dhe për gjendjen e re gjeostrategjike dhe gjeopolitike, si dhe për kandidaturën për

bisedimet paraqasëse me BE-në dhe për anëtarsimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. U diskutua edhe për nevojën e bashkëpunimit, interaksionit dhe ndërtimit të një sistemi kombëtar të mbrojtjes dhe sigurisë në një format koalicioni, me integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe për munëdsitë për krijimin

dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike në kontekst të sigurisë në nivel rajonal dhe në atë global.Analizat dhe të dhënat e ekspertëve nga asociacionet dhe shoqatat e fushës së sigurisë, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, kryesisht rrodhën si një debat i pjesëmarrësve me shkëmbim të qëndrimeve dhe me të dhëna të reja nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe shqyrtime të shumta të të gjitha aspekteve rreth prishjes së mundshme dhe cënimit të së njejtës, në vend dhe rajon. Ky lloj i qasjes studioze dhe kontributit për ballafaqim të suksesshëm të me sfidat e sigurisë, me kërcënimet asimetrike dhe cënimet e sigurisë së RMV-së, mbeti si dëshmi vetëm për qytetarët dhe për anëtarët e asociacioneve të pranishëm në këtë panel, pa qenë në vendin e ngjarjes edhe përfaqësuesit udhëheqës të strukturave gjegjëse shoqërore për ndjekjen e kësaj problematike edhe pse të njejtëve u ishte dërguar ftesa me kohë. Për hirë të së vërtetës, përmes mbulimit medial dhe materialeve nga fjalimet e pjesëmarrësve, ata do të jenë të informuar rreth qëndrimeve të ekspertëve dhe rreth nevojës së ndjekjes së vazhdueshme të situatës, me anë të analizave dhe me anë të ndërrmarjes së masave përkatëse për ballafaqim me sfidat, si dhe rreth sigurimit të një klime e situate stabile politike dhe të sigurisë në vend.

Меndo Dimovski

25

Page 26: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

F rika është një nga emocionet më të forta, një element thelbësor i instinktit të mbijetesës. Zhdukja e kërcënimit për pasardhësit

e saj është në kodin gjenetik të të gjithë organizmave më të ndërlikuar. Rrallë ka një kafshë në natyrë, që nuk reagon në mënyrë agresive, nëse i rrezikohen të vegjëlit. Në shoqëri, njerëzit, grupet, kombet dhe shtetet organizojnë, përgatisin dhe luftojnë, kryesisht për shkak të perceptimit se mbijetesa e tyre është në rrezik. Frika është forca lëvizëse që motivon njerëzit të sakrifikojnë veten në luftë, në mënyrë që të sigurojnë mbijetesën e sigurt të brezave të ardhshëm. Por, përmes historisë së luftës, njerëzit kanë kuptuar se ekziston siguri më e madhe në numër. Kjo është arsyeja pse gjithmonë është konsideruar shumë më mirë të gjesh aleatë në luftë. Shtylla e luftës

aleate ishte shpesh frika se armiku do të impononte vullnetin e tij në kurriz të humbjes së mënyrës së tij të jetës. Ekzistenca e një frike të përbashkët nënkupton harmonizimin e interesave të aleatëve kundër një kundërshtari të përbashkët. Shtetet e sotme moderne supozojnë se nëse bota nuk është e sigurt për demokracinë, nuk do të jetë e sigurt as për ta. Si një kërcënim i madh për vlerat perëndimore, ata kanë identifikuar regjimet totalitare, teokracitë

dhe shtetet e dështuara nga të cilat paqëndrueshmëria mund të përhapet në pjesën tjetër të botës. Frika prej tyre si burim krizash është një nga arsyet që shoqëritë demokratike të ndikojnë bashkërisht në sigurinë globale. Kohët e fundit, sfida kryesore për kulturën dhe vlerat perëndimore është terrorizmi bashkëkohor. Grupe dhe organizata në të gjithë botën drejtpërdrejt sfidojnë modelin perëndimor të organizimit të shoqërisë, ekonomisë dhe sigurisë. Për këtë arsye, politikat kombëtare të

Edukim

SIGURI GJATË NUMRIMIT Zona e sotme e luftimeve është duke u bërë më komplekse si rezultat i ndryshimeve të fundit politike, ekonomike, teknologjike, kulturore dhe sociale në botë. Ndërvarësia dhe varësia midis shteteve në një shkallë globale ka një ndikim të thellë në perceptimin e luftës dhe të luftuarit.

Ajo që nuk ka ndryshuar, janë tre shkaqet më të vjetra të luftës: interesi, frika dhe nderi

Page 27: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

shteteve demokratike drejtohen, ndër të tjera, në përdorimin e fuqisë ushtarake për të krijuar një botë të sigurt për konceptet, vlerat dhe normat që ata vendosën. Për ta arritur këtë, shtetet miqësore demokratike ndërtojnë aleanca dhe koalicione në mënyrë që ata së bashku të mund të investojnë në sigurinë globale. Për udhëheqësit perëndimorë nuk ka partnerë të parëndësishëm, sepse strategjia që garanton fitoren është shtypja e vlerave anti-perëndimore, stabilizimi i rajoneve të paqëndrueshme dhe përhapja e demokracisë duke rritur indeksin e lirisë në botë. Vendet e Evropës Perëndimore janë ndër më të zhvilluarat në botë. Për shkak të zhvillimit të të njëjtit mjedis dhe kushteve të ngjashme gjeografiko-historike, ato kanë një kulturë, vlera dhe perceptime të ngjashme. Pothuajse të gjithë në të kaluarën kanë qenë fuqi

koloniale dhe kanë formuar politikën botërore ndër shekuj. Ata kanë ndërtuar një kulturë politike si udhëheqës botëror dhe një kulturë të veçantë ushtarake që njihet si mënyrë perëndimore e të luftuarit. Ajo është formuar nga doktrina ushtarake perëndimore si rezultat i shekujve të luftës së ndërsjellë, kundër kundërshtarëve të jashtëm me forcë të ngjashme ose kundër lëvizjeve rebele në kolonitë në mbarë botën. Demokracitë perëndimore kanë tendencë të ruajnë pozicionin e paqeruajtësve globalë. Edhe pse kjo është e pjesërishme për shkak të fajit post kolonialist të manifestuar si altruizëm ndaj shteteve në ish-sferat e ndikimit, ekziston ende një përgjegjësi e mirëfilltë për sigurinë globale. Sfida kryesore është që promovimi i vlerave më të larta kulturore në të gjithë botën ku mund të ketë efekte pozitive dhe negative në marrëdhëniet

ndërkombëtare në të njëjtën kohë. Jo të gjithë duan të përqafojnë mënyrën perëndimore të jetës brenda natës, ndërsa shoqëritë perëndimore ende i perceptojnë vendet në zhvillim dhe kulturat lindore si inferiore - "Perëndimi kundër pjesës tjetër". Megjithë përvojën në operacionet ndërkombëtare ushtarake dhe jo luftarake dhe praninë në pjesë të ndryshme të botës, ushtari mesatar perëndimor ka ende vështirësi të kuptojë mentalitetin e "të tjerëve". Nga ana tjetër, luftërat në vendet me kultura tradicionale dhe lindore kanë treguar se njerëzit janë shumë më rezistent ndaj dhunës. Për

dy dekadat e kaluara, fushëbeteja në të cilën veprojnë ushtritë perëndimore ka qenë dhe akoma është brenda dhe rreth një mjedisi të tillë operativ. Përderisa Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e kulturës, ata nuk kanë arritur ta kuptojnë thelbin e saj deri më sot dhe të kuptojnë me të vërtetë, mentalitetin e njerëzve të privuar nga mirëqenia.Kombet kryesore perëndimore janë projektuese të luftës moderne. Ata kanë zhvilluar kultura të përshtatshme lufte bazuar në historinë e tyre të pasur ushtarake. Edhe pse në të kaluarën ata shpesh luftonin mes vete, koncepti i luftës së bashkuar ishte gjithnjë i pranishëm. Edhe në dy luftërat botërore, shtetet perëndimore u përplasën me dy aleanca kundërshtare. Në treqind vitet e fundit, doktrina ushtarake perëndimore është e rrënjosur në faktin se shanset për të fituar janë shumë

më të mira nëse shtetet luftojnë së bashku. Sot, bashkimi i aleancave ose koalicioneve konsiderohet baza e mënyrës perëndimore e të luftuarit. Edhe pse kjo kryesisht përfshinë të luftuarit konvencional, shumica e ushtrive perëndimore kanë përvojë të gjerë në luftëra të parregullta të fituara kundër lëvizjeve rebele në ish kolonitë. Në pamje të parë, kjo përvojë duket se është e dobishme pasi kërcënimet e sigurisë së sotme janë kryesisht të parregullta. Sidoqoftë, luftërat e fundit kanë treguar se përvojat e ushtrive perëndimore në luftëra të parregullta në të kaluarën,

Në treqind vitet e fundit, doktrina ushtarake perëndimore është rrënjosur në faktin se shanset për të fituar janë shumë më të mira nëse shtetet luftojnë së bashku. Sot, bashkimi i aleancave ose koalicioneve

konsiderohet baza e mënyrës perëndimore e të luftuarit

Page 28: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

në mjedisin e sotëm operativ nuk janë plotësisht të vlefshme. Armiqtë e sotëm veprojnë në mënyrë hibride dhe përfshijnë më shumë qasje jo vetëm në luftën e parregullt, gjë që është shumë më e ndryshueshme nga koha e epokës së kolonializmit.Nga ana tjetër, politikat kombëtare të shteteve më të vogla në një luftë të përbashkët bazohen në strategjitë e tyre kombëtare për t'u bërë pjesë e kulturës, vlerave dhe perceptimeve perëndimore. Në shumicën e këtyre vendeve, nuk ka dyshim që konsensusi që integrimi me demokracitë perëndimore është një mënyrë e sigurt për të arritur një stabilitet dhe prosperitet të qëndrueshëm në vend. Për të ndërtuar dhe ruajtur demokracinë,

vendet më të vogla kërkojnë siguri në numër dhe mbrojtje nga miqtë më të mëdhenj. Frika nga pasiguria e të vegjëlve dhe politikëbërja për ta bërë botën të sigurt për demokracinë e të mëdhenjve, e bën sigurinë një simbiozë, një bashkëpunim nga e cila përfitojnë të dy palët. Të mëdhenjtë mbështesin të vegjlit,e ata nga ana e tyre përqafojnë politikën e tyre globale të sigurisë.Ekzistojnë disa frika të mundshme që inkurajojnë politikat kombëtare të shteteve të vogla për të kërkuar bashkëpunim me partnerë të mëdhenj. Siguria e vendeve të vogla varet nga mbështetja ndërkombëtare, kështu që ekziston një frikë e madhe për të humbur mbështetje strategjike. Duke marrë pjesë në operacione të përbashkëta ushtarake, shtetet e vogla investojnë në sigurinë e tyre të brendshme dhe të menjëhershme rajonale. Disa janë shtete të ndërlikuara gjatë rrugës për t'u bërë shtete të dështuara, nëse nuk marrin mbështetje të mjaftueshme politike, ekonomike e madje edhe ushtarake. Shumica e këtyre vendeve janë ose të reja për demokracinë, ose kanë probleme të brendshme dhe të jashtme të sigurisë, kështu që pjesëmarrja në sigurinë kolektive u garanton atyre një stabilitet të qëndrueshëm. Motivi për të ndjekur politikën kombëtare përmes pjesëmarrjes (përfshirë edhe ushtrinë), në sigurinë e madhe kolektive të udhëhequr nga partnerët, nxitet nga frika e izolimit nga ndihma ndërkombëtare.Një nga sfidat në luftën e përbashkët është laramania e partnerëve. Shtetet më të vogla zakonisht kanë përvoja të ndryshme ushtarake e historike, sesa

Duke marrë pjesë në operacione të përbashkëta ushtarake,

shtetet e vogla investojnë në sigurinë e tyre të brendshme

dhe të menjëhershme rajonale. Disa prej tyre janë shtete të ndërlikuara, në rrugën për

t’u bërë shtete të dështuara nëse nuk marrin mbështetje

të mjaftueshme politike, ekonomike, e madje edhe

ushtarake

Page 29: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

ato më të mëdha. Perspektivat e tyre kulturore dhe politike formohen përmes syve të të privuarve dhe të shtypurve. Shumica e shteteve të vogla përgjatë historisë janë dominuar, okupuar ose ndikuar nga shtete të tjera më të fuqishme. Lajmi i mirë është se me shekuj pozita vartëse i ka bërë ato rezistente dhe më të qëndrueshme kur përballen me vështirësi. Në të njëjtën kohë, ato kanë zhvilluar një ndjenjë të inferioritetit dhe kështu kanë shfaqur një element të nevojshëm për të kërkuar mbrojtje më të madhe nga aleatët. Kulturologjikisht shtetet e vogla kanë një mentalitet të ndjekësve që kërkojnë vazhdimisht mentorim dhe udhëzim nga një partner strategjik. Në përputhje me këtë, koncepti i sotëm i "Perëndimi kundër pjesës tjetër" u kujton atyre se ata duhet të marrin pjesë në sigurinë globale. Pothuajse çdo vend i vogël në

botë ka frikë të humbasë miqësinë dhe mbrojtjen nga një aleat më i madh. Sfida më e madhe në operacionet e përbashkëta është gjatësia e angazhimit dhe kufizimet kombëtare për shkak të frikës së humbjes njerëzore. Njësi më të vogla ushtarake kanë burime të kufizuara njerëzore dhe materiale dhe nuk mund të mbajnë ritmin e operacioneve të mëdha nëse operacionet janë të gjata. Ndryshe nga shtetet e mëdha, humbjet e mundshme në fushëbetejë prekin shtetet e vogla. Faktori rrezik luan rol të rëndësishëm te vendet e vogla, sepse ai jo vetëm që është ushtarak, por është edhe politik.

Një numër i mad hi humbjeve mund të sjell deri në kapitullim dhe vendim për ndërprerjen e operacioneve luftarake.Përvoja operative e një vendi mesatar apo të vogël, është pothuajse gjithmonë nga këndvështrimi i një viktima. Kultura ushtarake e të vegjëlve formohet nga

mentaliteti i dikujt që mbron veten, sepse gjatë kohës më të madhe përgjatë historisë ka qenë në gjendje të mbrohet kundër okupimit. Shtetet e vogla kanë qenë gjithnjë të përfshira në luftëra të zhvilluara nga fuqitë e mëdha. Për dallim nga përvojat e partnerëve më të mëdhenj, luftërat për të vegjëlit ishin të imponura nga ana e tyre. Në të shumtën e rasteve, shtetet e vogla luftuan për mbijetesë dhe për liri. Frika nga humbja para një kundërshtari më të fortë formëson strategjinë kombëtare për të kërkuar aleancë dhe mbështetje nga aleatët më të fuqishëm. Historikisht, në pothuajse të gjitha rastet, të vegjlit

i kanë humbur luftërat sepse nuk kanë pasur ndihmën e një aleati më të fortë. Edhe sot ushtritë e shteteve të vogla nuk kanë aftësi dhe shkathtësi për të luftuar vetë. Shpesh pengesa kryesore është kapaciteti i veprimit ajror e cila kushton shumë. Në sferën e sotme globale, kërcënimet janë të ndryshme dhe të kombinuara dhe mund të ndodhin njëkohësisht. Përveç ushtrive më të mëdha, askush nuk ka fuqi të përgjigjet në mënyrë adekuate për të gjitha kërcënimet e menjëhershme.Kjo është arsyeja kryesore pse shtetet e vogla integrojnë ushtritë në një sistem të mbrojtjes kolektive. Synimi i politikave kombëtare drejt ndërtimit të partneriteteve me shtetet që janë më të fuqishme është ndër interesat prioritare kombëtare. Shtetet e vogla ofrojnë besnikëri ndaj aleancës dhe në kthim presin mbështetje politike, ekonomike

dhe ushtarake, veçanërisht nëse kërcënohet siguria e tyre e brendshme dhe rajonale. Në disa raste, sigurimi dhe mbështetja nga aleatët ka të bëjë me esencën e strategjisë së tyre kombëtare. Shtetet e vogla dirigjojnë politikat e tyre për të siguruar se partnerët strategjik nuk e humbin interesin për ta. Pothuajse në të gjitha rastet, politika e brendshme e shteteve të vogla mbështet idenë e vendosjes së forcave ushtarake në operacione të përbashkëta, si një investim të sigurt për paqen dhe sigurinë në atë shtet.

Gjorgji Veljovski

Shtetet e vogla ofrojnë besnikëri ndaj aleancës dhe në kthim presin

mbështetje politike, ekonomike dhe ushtarake, veçanërisht nëse

është në rrezik siguria e tyre e brendshme dhe ajo rajonale. Në disa raste, marrja garancës

së sigurisë dhe mbështetjes së miqve paraqet thelbin e

strategjisë së tyre kombëtare

Page 30: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Lojërat e shtata botërore ushtarake të cilat u mbajtën gjatë periudhës nga data 18.10. deri më 27.10.2019, në

kryeqytetin e provincës Hubei, Vuhan, janë edhe një tregues se RP e Kinës ka kapacitete dhe resurse të ballafaqohet me të gjitha sfidat për organizimin e lojërave më masive ushtarake të organizuara ndonjëherë. Në këtë ngjarje, morën pjesë më se 10.500

sportistë nga 113 vende të botës, ishin të angazhuar më se 125.000 vullnetarë për realizim të lojërave dhe për organizim të përkryer. Në këtë ngjarje, pesë sporte kishin debutimin e tyre, si badminton, boks në kategorinë e femrave, tenis dhe ping pong. Vendet pjesëmarrëse i matën forcat në arenat sportive në 25 sporte zyrtare dhe në 2 ngjarje sportive demonstruese. Lojërat u organizuan nga Komiteti

Ushtarak i RP të Kinës, nga Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi dhe nga përfaqësuesit ushtarak të CISM-it. Përgatitjet dy vjeçare për ceremoninë e hapjes solemne, treguan qartë rreth idesë që gjithçka të jetë “e magjishme”. Motoja kryesore e lojërave ishte “Fama ushtarake për paqe në botë”.Sportistë më të shpërblyer në lojërat e 7. botërore sportive ushtarake ishin përfaqësuesit e RP të Kinës me gjithsej

LOJËRAT E ShTATA bOTËRORE CISM

Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë Veriut në Kinë

Page 31: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

239 medalje, nga të cilat 133 ishin të arta. Për rëndësinë e kësaj ngjarje flet edhe fjala përshëndetëse e presidentit të RP të Kinës, z. Si Xhin Ping.Delegacioni ynë përbëhej nga 5 përfaqësues: Majori Igor Jakimovski, Shefi i Delegacionit dhe Konkurrenti i Maratonës, Saso Danevski, MA, Drejtori i Misionit dhe Traineri, Lejtënant Jan Tosev, 5000 dhe 10,000m Klasa e Parë, Disiplina e Klasës së Lartë

Maria Pelikon, dishepull dhe ushtar profesionist 1500m Milos Rançiq, 5,000m dhe 10,000m. Procesi i stërvitjes me muaj, i përshtatur plotësisht për të arritur kulmin e Lojërave dhe përgatitjet përfundimtare dy-javore në KOH Ohër, kanë kontribuar që profesionisti Milos Rançiq të jetë konkurrenti më i mirë i vendosur i të gjitha vendeve të Ballkanit në disiplinat 5000m dhe 15 milion. 10,000 m, me

një kohë 32 min 52 sek, që është gjithashtu një rekord i ri ushtarak. Të gjithë pjesëmarrësit tanë përfaqësuan vendin tonë me dinjitet dhe kontribuan me krenari për të ngritur flamurin tonë midis flamujve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

Mr. Sasho DanevskiМаrija Pelikon

Page 32: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

32

24 orë

Solemnitet ushtarak me rastin e Ditës së Batalionit Inxhinerik

Prezantim i makinave të reja inxhinerike

Page 33: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Në solemnitetin me rastin e Ditës së Batalionit Inxhinerik morrën pjesë zëvendës komandanti i Komandës për Operacione,

shefi i shtabit të Brigadës së 1 të Mekanizuar Këmbësorike, komandantë të njësive të Armatës, ish komandantë dhe të punësuar në Batalionin Inxhinerik, përfaqësues të kompanive civile me të cilat bashkëpunon batalioni, si dhe mysafirë tjerë. Të pranishmive, me fjalë rasti iu drejtua komandanti i Batalionit Inxhinerik, nënkoloneli Arben Jakupi. Ai u ndal te e kaluara, në forminin e

Brigadës Inxhinerike më 13 nëntor 1944. Kjo ditë, me vendim të presidentit të vendit dhe komandantit suprem të forcave të armatosura, është shpallur si Ditë e Batalionit Inxhinerik, batalion i cili është bartës i traditave të Brigadës Inxhinerike të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe aradhave partizane. Ditë që do të kujtohet, ditë krenarie, ditë nderimi. Në fjalën e tij komandanti i Batalionit Inxhinerik, theksoi se gjatë vitit të kaluar edhe përkundër faktit se ai është përballur me sfida të ndryshme, janë realizuar disa stërvitje dhe aktivitete në të cilat është dhënë maksimumi për rezultate sa më të mira dhe arritje të një bashkëpunimi të shkëlqyer me të gjitha palët e përfshira në këto aktivitete. Më pas, vioji fjala e zëvendës komandantit të Komandës për Operacione, gjeneralit Orce Jordanov. Ai tha se vijon vënia në funksion e strukturës dhe formacionit të ri të Armatës, ku si pjesë përbërse e saj do të jetë edhe Batalioni Inxhinerik. Pjesëtarët e tij, në ata të cilët ai

është veçanërisht krenar, i realizojnë detyrat e dhëna me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, me përkushtim dhe me sakrificë. Nuk ka asnjë dyshim, se inxhinerët edhe në të ardhmen në mënyrë efikase dhe profesionale do të vazhdojnë të ballafaqohen me sfidat e kohës. Transformimi i Armatës tashmë ka filluar. Ai sjell ndryshime, ndërsa njëri prej tyre është edhe modernizimi i saj. Me këtë, ai i paralajmëroi modernizimet të cilat do të ndodhin në kuadër të Armatës, por edhe në Batalionin Inxhinerik, ku tashmë edhe kanë filliuar.

Ditën e nesërme më 14.11.2019, Batalionin Inxhinerik e vizitoi edhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska. “Kjo është njëra ndër ngjarjet më të bukura që kur kam marrë detyrën e ministres së mbrojtjes, ishin fjalët e saj hyrëse gjatë vizitës së Batalionit. Me prokurimin i cili do të përfundojë gjatë vitit që vjen, njësia e inxhinerisë do të pajiset në mënyrë që pandërprerë t’i realizojë aktivitetet dhe detyrat e saj”. Ajo theksoi se është siguruar pajisje për Armatën, me të cilën ajo do të mund të bëjë më shumë për nevojat e veta dhe për qytetarët. Pajisja është tjet moderne, sipas standardeve të NATO-s, pajise e nevojshme për anëtarsim vijues në NATO. Në prezantimin e makinave të reja inxhinerike, komandanti i Batalionit Inxhinerik, nënkoloneli Arben Jakupi theksoi se ky batalion përsëri vetë mund të përgjigjet ndaj sfidave që do të vijojnë. Do të rritet niveli i shkathtësisë operative të njësisë, ku do të jepet mbështetje

inxhinerike për komandat dhe njësitë e Armatës, të nevojave rreth aktivteteve ndërkombëtare, si dhe të nevojave për ndihmë të vetëqeverisjes lokale.Batalioni Inxhinerik për herë të fundit ka marrë makina inxhinerike në vitin 2003, ndërsa prokurimet më të mëdha paraprake ishin që në vitin 1997. Që nga ajo kohë, parku i tij për mjete teknike nuk është riparuar. Batalioni është përballur me parregullësi të mëdha të mjeteve me anë të së cilave mund t’i realizojë detyrat e tij, në përputhje me misionin e tij. Njëri ndër misionet e Batalionit Inxhinerik është mbështetja e vetëqeverisjes lokale për sanimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë tjera. Ai, me forcat dhe mjetet vetanake, mori pjesë në sanimin nga vërshimet që goditën rajonin e Radovishit në vitin 2003, ndërsa gjatë viteve vijuese në komunën e Çeshinovës dhe Obleshevës, në rajonin e Strumicës dhe në vende tjera në tërë vendin. Batalioni u angazhua edhe në vërshimet të cilat e kapluan fshatin Shipkovicë, fshatin Poroj dhe Reçicën e Vogël të komunës së Tetovës në vitin 2016. Atëbotë u ndërtua urë prej druri për nevojat e banorëve lokal, tërësisht e rëzuar nga vërshimet, ndërsa një tjetër u rindërtua. Më vonë, i minoi dhe asgjësoi disa shkëmbinj të cilët i sollën vërshimet mbi fshatin, ku të njejtët ishin kërcënim për banorët dhe për të mirat materiale. Në vërshimet e mëdha gjatë atij viti, në rajonin e Shkupit, Batalioni Inxhinerik, detyra e të cilit, së bashku me njësitë tjera të Armatës, ishte sanimi i pasojave nga fatkeqësitë natyrore , mori pjesë me forca të gjalla, ndërsa teknika u doli në ndihmë ndërmarrjeve publike dhe njësisë inxhinerike të KFOR-it, të stacionuar në Kosovë. Prokurimi i tërësishëm i makinave të reja inxhinerike dhe vetëngarkuesve (kiperëve), është planifikuar të përfundojë në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Kur të arrijë pajisja, do të fillojnë edhe trajnimet për shkathtësim profesional dhe njohje me makinat e reja inxhinerike nga ana e prokuruesve me përdoruesit-ushtarë profesional. Kur do të përfundojë trajnimi, do të vijojnë detyra konkrete të cilat Batalioni Inxhinerik do t’i realizojë. Përsëri do të realizohen detyra për nevojat e Armatës, si që janë riparim dhe mirëmbajtje të rrugëve, rregullimi i terreneve në poligonet ushtarake, etj, do të ndihmohet edhe vetëqeverisja lokale dhe ndërmarrjet publike, në mënyrë preventive do të pastrohen shtretërit e lumenjëve më të mëdhenj dhe brigjet e liqeneve, dhe batalioni do të merr pjesë në aktivitete të shumta ndërkombëtare. Me një fjalë, inxhineria përsëri do të vihet në funksion të plotë dhe do të ketë mundësi që t’i realizojë detyrat e saj në përputhje me misionet e dhëna.

S.Ј.

Batalioni Inxhinerik nga përbarja e Brigadës së 1 të Mekanizuar

Këmbësorike, pranë Komandës për Opreacione, me solemnitet ushtarak e shënoi – 13 nëntorin

Ditën e Njësisë

33

Solemnitet ushtarak me rastin e Ditës së Batalionit Inxhinerik

Prezantim i makinave të reja inxhinerike

Page 34: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

34

Me disa përmbajtje solemne më 13 nëntor u shënua 75 vjetori i çlirimit të Shkupit. Në shenjë respekti ndaj

398 luftëtarëve të rënë për çlirimin e kryeqytetit, delegacione të Kuvendit të RMV-së, të Qeverisë, të Ministrisë së Mbrojtjes, të Këshillit të Qytetit të LLR të LNÇM-së, të Këshillit të Qytetit të Shkupit, të Kabinetit të Presidentit të Republikës, të korit diplomatik, të partive politike, të komunave të qytetit të Shkupit, të Organizatës së Oficerëve Rezervë të R. së Maqedonisë së Veriut, Kryqit të Kuq dhe qytetarë të shumtë të Shkupit, vendosën kurora me lule të freskëta pranë vareve partizane, pranë përmendores së gjeneralit Mihajllo Apostollski në varrezat e qytetit në “Butel”, si dhe pranë përmendores së çlirimtarëve të Shkupit. „Në çlirimin e Shkupit morën pjesë

disa brigade. Barën kryesore e kishin brigada e XII e Shkupit dhe brigada e III Kumanovës. Ndihmë serioze dhanë edhe brigade e XVI dhe e VIII e Velesit, si dhe dymbëdhjetë grupe diverzante të cilat e deminuan urën e gurit, duke e ndjerë planin e okupatorit për shkatërrimin e një monumenti të rëndësishëm kulturor.. Çlirimi nuk erdhi papritmas, ose si një rrjedhojë e natyrshme e rrethanave të volitshme. Përkundrazi, ai erdhi si fryt i luftës së vështirë dhe të pabarabartë shumë vjeçare të popullit të Maqedonisë, i kryesuar nga forcat e tij më përparimtare.Me çlirimin e Shkupit dhe të tërë Maqedonisë, u plotësua dëshira vizionare e Dimo Haxhi Dimovit, e shprehur më 1923, në shënimin e 20 vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit. “Maqedonia e pati Ilindenin e saj të parë, me shumë ditë të përgjakshme dhe me vuajtje të shumta pothuajse një çerek

shekulli pas tij. Ajo do ta ketë edhe Ilindenin e saj të dytë me një fitore të re dhe të sigurt dhe shumë të afërt për çlirim. Ky Ilinden, është shumë afër, ai po vjen”, tha mes tjerash, Trajko Stimatovski në fjalën e tij. “A ka festim më të madh dhe më madhështor se sa festimi i ditës së lirisë?! Lirinë që e sollët ju, luftëtarë tanë të nderuar. Ju që sakrifikuat rininë tuaj, për atë që ne e ndjejmë dhe e jetojmë sot. Qyteti ynë e humbi pothuajse tërë komunitetin hebre, ndërsa gjatë luftës kanë humbur jetën më se 4.654 qytetarë të Shkupit, nga të cilët 956 në luftë, ndërsa 3.698 si viktima të terorit fashist. Festa e 13 Nëntorit na obligon të nderojmë këtë qytet, në mënyrë që të mos harrojmë se sa e shtrenjtë është liria”, rikujtoi kryetari i Komunes së Shkupit, Shilegov, në fjalën e tij pranë përmendores së çlirimtarëve

ZH.Т.

Jubile

U shënua 75 vjetori i çlirimit të Shkupit

U shënua 75 vjetori i

çlirimit të Shkupit

Page 35: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

35

Në aktin solemn të dhënies së betimit, përpos komandantit të KTD-së, gjeneralit të brigadave Metodi Haxhi

Janevit, të pranishëm ishin edhe shefi i SHP, gjeneral-majori Vasko Gjurçinovski dhe gjeneralë tjerë, zëvendësministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti, sekretari shtetëror i MM-së Dragan Nikoliq, si dhe shumë mysafirë të tjerë, miq dhe familjarë të ushtarëve të rinj të cilët ishin pjesë e këtij akti solemn.Betimin e dhën solemn të ushtarëve të rinj e uroi edhe zëvendësministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti. “Të gjithë ju, në mënyrë vullnetare zgjodhët thirrjen ushtarake dhe ky është një akt që meriton respektin dhe mbështetjen tonë. Obligim i secilit qytetarë është të jetë pjesë e mbrojtjes së vendit tonë, ndërsa akti juaj, është një akt për respekt”, potencoi Maksuti. Ai i informoi ushtarët e rinj se me realizimin e këtij trajnimi, u hapet mundësia që të jenë pjesë e ushtarëve profesional të armatës sonë dhe këtu të fillojnë të ndërtojnë karrierën e tyre të mbushur me shumë sfida, arritje në aspektin personal dhe profesional, karrierën e tyre me shumë mundësi për trajnime, stërvitje dhe edukim. Zëvendësministri i mbrojtjes, Maksuti u sqaroi atyre se gjatë periudhës vijuese, pranë

Komandës për Trajnim dhe Dokrtina në Qendrëm për Trajnim Individual, instruktorë me përvojë dhe komandantë do t’i orientojnë ushtarët dhe do t’ua transmetojnë njohuritë dhe përvojat e tyre në lidhje me trajnimin ushtarak. Për këtë, ai i porositi që t’a shfrytëzojnë këtë periudhë, me qëllim që të arrijnë të fitojnë sa më shumë përvojë nga kjo fushë, që do u nevojitet gjatë karrierës së tyre të mëtejme ushtarake. “Armata jonë është e njohur për nga diversiteti i saj dhe pikërisht në të ka përfaqësues nga grupe të ndryshme etnike dhe fetare. Më gëzon fakti që nga viti në vit numri i femrave në Armatë është në rritje, ku dëshmohet se ky profesion nuk njeh gjini”, potencoi Maksuti. Ai prindërve të ushtarëve u porositi që të jenë krenarë me bijtë e tyre, ndërsa edhe atë se ata do të bëjnë ç’mos që t’u mundësojnë që këtë profesion ta përqafojnë edhe më tepër dhe të kenë mundësi që karrierën e tyre profesionale ta vazhdojnë në rradhët e Armatës. “Në fund dëshiroj të them se ju jeni ushtarët dhe mbrojtësit tanë, rojtarët e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe ambasadorët e ardhshëm të paqes në kuadër të misioneve paqësore.Komandanti i QTI-së, nënkoloneli Muhamed Ibraimi i uroj ushtarët për betimin e dhënë, atë që ata njëzëri e

përsëritnin pas tij. Ata u betuan për bësnikëri ndaj atdheut dhe Armatës. Ai i informoi se si ushtarë të rinj gjatë periudhës së ardhshme gjatë tejkalimit të përmbajtjeve të planifikuara të trajnimit, do të përballen me sfida të shumta dhe se për tejkalim të suksesshëm të tyre, eprorët e tyre maksimalisht do të përpiqen, në mënyrë që atyre t’ua transmetojnë njohuritë e tyre. “Me sjelljen tuaj të përgjegjshme dhe të disciplinuar duhet të kontribuoni në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore. Diversiteti dhe tradita është pasuria jonë e cila na mban të bashkuar me shekuj dhe të cilën duhet t’a ruajmë dhe respektojmë”, tha Ibraimi. Ai informoi edhe se përpjekjet e tyre të plota, suksesi dhe angazhimi i pashoq, do të vlerësohen maksimalisht. Ky do të jetë edhe njëri ndër elementet për përzgjedhjen e mëtejme, për ata të cilët dëshirojnë të zgjedhin profesionin e tyre të ardhshëm si ushtarë profesional në rradhët e Armatës. Më pas ushtarët e rinj e nënshkruan betimin e dhënë solemn. Vijuan urimet dhe përqafimet nga ana e miqve dhe familjarëve krenarë, të cilët edhe u fotografuan me ta, për kujtim nga ky akt i betimit solemn.

Аntoanella Dimitrievska

24 orë

Betim solemn

Në kuadër të Komandës për Trajnim dhe Doktrina në kazermën e Velesit “Alekso Demnievski Bauman”, më 8 nëntor betim solemn dha gjenerata

e 39 e ushtarëve të rinj në shërbim vullnetar ushtarak në Armatë. Në këtë gjeneratë të trajnimit dhe stërvitjeve bazike tre mujore ushtarake

janë 108 ushtarë të rinj, në mesin e të cilave edhe dhjetë vajza

Page 36: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Marina të shumta dhe forca ajrore në tërë botën vazhdojnë të përdorin avionin „Lockheed P-3 Orion“ për

patrullim detar, për zbulim, për luftim antihapsinor dhe për luftime antimarinere. Avioni është prodhuar gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, me mision primar që t’i ndjekë predhat balistike të marinës sovjetike, si dhe t’i eliminojë sulmet e shpejta të nëndetëseve në rast të një lufte më të madhe. Me kalimin e viteve, avioni ka pësuar më shumë ndryshime në dizajn dhe në variante, sidomos përmes pakove të reja elektronike. Në vitin 2012, ky lloj i është bashkangjitur disa avionëve luftarak, si për shembull „Boeing B-52 Stratofortress“, „Boeing KC-135 Stratotanker“, „Lockheed C-130 Hercules“ dhe „Lockheed U-2“, të cilët kanë përjetuar mbi 50 vjet përdorim të vazhdueshëm nga ana e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si përdorues të „Lockheed P-3 Orion“, përpos SHBA-së, paraqiten edhe: Kili, Brazili, Kanadaja, Pakistani, Holanda, Australia, Gjermania, Greqia, Irani, Japonia, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Spanja dhe Tajlanda. Flota „Lockheed P-3 Orion“ e marinës amerikane përbëhet nga njëzet e katër skuadrone aktive, kryesisht të vendosura në Florida dhe në Ishujt e Havaje.Programi „P-3 Mid-Life Upgrade Program“ për sëndërtimin e një pjese

të ofertave për mirëmbajtjen, si dhe zgjidhja ekonomike për vazhdimin e “jetës” së avionëve. Ai përbëhet nga një komplet vazhdues që i zëvendëson krahët e jashtëm të avionëve, pjesën e poshtme të krahut qëndror dhe stabilizuesin horizontal me komponentat e raja prodhuese. Programi i shmang të gjitha kufizimet momentale të fluturimit dhe siguron 15.000 orë plotësuese të fluturimit. Dizajni i zëvendëson të gjitha strukturat të cilat e kufizojnë jetëgjatësinë e avionit, me fenomenin e “kalimit” të pjesëve, me komponenta të dizajnit të përmirsuar dhe me material të reja të

avancuara, rezistente ndaj korozionit, të cilat në masë të madhe do t’i reduktojnë shpenzimet gjatë periudhës aktuale dhe gjatë periudhës vijuese të operimit të avionit.Përbërja e ekuipazhit varion varësisht nga misioni që do të realizohet, nga lloji që drejtohet dhe nga shteti që e operon këtë fluturake. Në shërbim të marinës së SHBA-së, ekuipazhi përbëhet prej 11 deri në 12 anëtarë, si për shembull: udhëheqësi i ekuipazhit, piloti detar, inxhinieri, koordinatori taktik, radiooperatori, naviguesi, etj.

Armatim

Avion „Lockheed P-3 Orion“

Page 37: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

ZhvillimiNë gusht të vitit 1957, marina e SHBA-së ka kërkuar zëvendësim të avionëve „Lockheed P2V Neptune“ dhe „Martin P5M Marlin“ me avion më të avancuar për realizimin e patrullës detare dhe për luftime antidetare. Në vitin vijues 1958, kompania „Lockheed“ ka fituar tenderin, kështu që i është ofruar kontrata parimore për hulumtim dhe zhvillim të këtij modeli, i cili ka filluar në vitin 1962. Përdorimi i tij është i përhapur gjithandej. Në fillim të vitit 1964, avionët që ishin të vendosur në Vietnam, kanë filluar të fluturojnë në misione të ndryshme, nga bazat në Filipine dhe në Vietnam, me përqëndrim parimor te patrullimet bregdetare, në mënyrë që të parandalohet sigurimi i materialeve nëpër vijat detare të furnizimit, nga ana e forcave armike. Kur më 2 gusht 1990, Iraku e ka sulmuar Kuvajtin dhe ka qenë i gatshëm t’a sulmojë edhe Arabinë Saudite, avionët e marinës amerikane “P-3” kanë qenë ndër forcat e para amerikane të cilat kanë arritur në atë mjedis në një afat prej 48 orëve pas invazionit parësor. Pas disa orëve nga fillimi i invazionit dhe kampanjës së forcave të koalicionit, avionët kanë zbuluar një numër të madh të barkave patrulluese irakene, të cilat janë përpjekur të rigrupohen. Në janar të vitit 2011, marina amerikane e ka përdorur avionin në fjalë për kryqëzimin e “gjeneratës së tretë” të nëndetëseve, të përdorura për fshehjen e drogës. Më vonë, forcat ajrore spanjolle e kanë vendosur “P-3 Orion” në mënyrë që të ndihmojnë në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare kundër piraterisë në Somali.Përpos varienteve ushtarake, në përdorim janë edhe variantet civile të cilat përdoren nga ana e agjencive civile për sigurinë doganore dhe kufitare të SHBA-së, më pas edhe avionë të modifikuar veçanërisht për hulumtimet e uraganeve nga ana e Administrata Kombëtare Aeronautike e Gjithësisë (NASA), si platformë e hulumtimit në Tokë. Tjerët janë të konfiguruara si tankerë ajror, të huazuar nga shërbimi amerikan për mbrojtje nga zjarret në pyje.

KarakteristikaNën trupin e përparëm të avionit mund të vendosen torpedot konvencionalë me shenjë “Mark 50” ose “Mark 46”, gjegjësisht armë bërthamore të specializuara. Këto torpedo janë torpedo të lehta avancuese të marinës për përdorim kundër nëndetëseve të shpejta. Stacionet ploësuese mund të sjellin edhe konfiguracione tjera të armatimit, duke përfshirë këtu edhe raketat „AGM-84 Harpoon“, „AGM-84E SLAM“, „AGM-65 Maverick“ dhe lloje të tjera të minave detare, predha zbuluese dhe bomba

gravituese. Avioni “Lockhed P-3 Orion” është i pajisur me detektor magnetic (Magnetic Anomaly Detector) në bishtin vazhdues të avionit. Ky instrument është në gjendje të zbulojë nëndetëse në hapësirën magnetike të Tokës. Vargu i kufizuar i këtij instrumenti kërkon që avionët të jenë në afërsi të nëndetëses, si dhe në lartësi të ulët mbidetare. Për këtë shkak, parimisht përdoret ky instrument përdoret për përcaktimin apo zbulimin e lokacionit të nëndetëses, pak para se të realizohet sulmi me torpedo ose me ndonjë bombë thellore.Më se 40 lloje të avionit e kanë demonstruar sigurinë solide pikërisht nga kjo platformë e cila zakonisht fluturon në misione 12 orëshe, në lartësi prej rreth 60 metra mbi ujëra të kripur, me tregues të shkëlqyeshëm të sigurisë.

Njëri nga motorët e avionit shpesh herë është i ndalur (zakonisht motori nr.1 – motori i jashtëm i majtë), në mënyrë që të kursehet në karburant, që të vazhdohet koha e fluturimit dhe të rritet vargu i fluturimit, ndërsa me reduktimin e gazërave përçues nga motori nr.1, përmirsohet dukshmëria nga stacioni hulumtues nga prapa që gjendet në anën e majtë të avionit. Misionet e gjatë të patrullës kufitare, mund të zgjasin më tepër se 10 orë dhe mund të përfshinë edhe anëtarë tjerë të ekuipazhit. Koha rekorde e fluturimit të avionit “P-3 Orion” është 21, 5 orë, që është realizuar nga ana e forcave mbretërore ushtarake të Zelandës së Re në vitin 1972. Për këtë shkak, kohë pas kohe, të dy motorët e avionit mund të ndalen.

Dragan Pavllovski

Me më se 400 avionë në tërë botën, të drejtuar nga 21 operatorë nga 17 vende, „Lockheed P-3 Orion“ edhe në kushtet e sotme mbetet i

përshtatur jashtëzakonisht mirë si avion për patrollim detar dhe për mbështetje. Klasa e avionit i zhvilluar për marinën e SHBA-së dhe i përdorur që nga vitet e 60’-ta, parimisht ka qenë i dedikuar dhe

dedikohet për luftime kundër ajrore detare dhe për mbikqyrje detare në pjesën e zbulimit magnetik të nëndetëseve

KARAKTERSITIKAT E PëRGJITHSHME:

GJATËSIA 35,6 m

LARTËSIA 11,8 m

PESHA E FLUTURAKES SË ZBRAZËT 35.000 kg

NGARKESA SHFRYTËZUESE 26.400 kg

PESHA MAKSIMALE GJATË FLUTURIMIT 64.400 kg

SHPEJTËSIA MAKSIMALE 750 km/orë

VARG 4.400 km

АVIONIKA

Maritime Surveillance Radar, Inverse Synthetic Aperture Search Radar, IFF (Interrogation Friend or Foe), Advanced Imaging Multispectral Sensor, Мulti-Mode Imaging System, Radar Warning Receiver, Specific Emitter Identification/Threat Warning, Sonar Tape Recorder, Electronic Surveillance Receiver etj.

Page 38: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

38

Automjeti taktik blindues i mobilitetit të lartë me rrota „NIMR“ (në gjuhën arabe „ТIGËR“) është prodhuar nga ana e grupacionit “NIMR

Automotive”, për forcat e armatosura të Emirateve të Bashkaura Arabe. Kompania “NIMR Automotive” është një investim i përbashkët i kompanisë shtetërore “Taëazun Holding” (60%) dhe “Bin Jabr Group” (40%), me seli në Abu Dabi. Armata e Emirateve të Bashkuara Arabe nënshkroi kontratë për 500 automjete NIMR në fillim të vitit 2005. Edhe një porosi me kosto prej 145,5 dollarë amerikan u realizua për 1000 NIMR-automjete taktike të mobilitetit të lartë, në ditën e fundit të panairit ndërkombëtar të mbrojtjes “IDEX-International Defence Exhibition”, në shkurt të vitit 2011. Ministria e Punëve të Brendshme të EBA porositi edhe 200 automjete shtesë “NIMR” në mars të vitit 2012. Në shkurt të vitit 2009, Libia nënshkroi kontratë me “Bin Jabr Group” për porosinë e 120 automjeteve NIMR 4x4 për forcat e armatosura libiane. Deri në maj të 2012, u porositën më se 1.800 automjete NIMR të të dy llojeve 4x4 dhe 6x6, nga të cilat më se 510 tashmë janë dorëzuar në vendet e caktuara. Familja e automjeteve të blinduara “NIMR” është bërë në konfiguracione të ndryshme për porosi e kërkesa të ndryshme në fushëbetejë. Këto kërkesa, përfshijnë menaxhim luftarak, paralajmërim të afërt të situatës, zbulim dhe mbikqyrje.Llojet kryesore përfshijnë automjete blinduese komanduese 4x4, automjete kargo me kabinë njëanëshe, transportues të blinduar 6x6, automjete shumë dedikuse

me rrota 6x6 me bazë të vazhdueshme, automjete blinduese për patrullim 6x6, automjete me hapje në kulm (Open Top) 4x4, „Station Ëagon 4х4“ dhe kargo automjete 4х4 me kabinë dytësore.

Zhvillimi i automjeteve blinduese „NIMR“Zhvillimi i automjeteve „NIMR“ parimisht u morr nga kompania „EDT-Emirates Defence Technology“. Inxhinierimi i detajizuar dhe prototipi i automjetit të parë „NIMR1“ u përfunduan nga teknologjia industrial kompjuterike, filial e kompanisë ruse „ГАЗ - Го́рьковский автомоби́льный заво́д“. Zhvillimi i mëtejmë i familjes së automjeteve “NIMR” 4x4 dhe 6x6 u realizua nga ana e “Bin Jabr Group”. Seria e parë nga tre prototipet u rrumubullaksua në vitin 2000. Prodhimi i mëtejmë vazhdoi në Jordani, në „AIA Advanced Industries of Arabia“, e themeluar nga „ KADDB-King Abdullah II Design and Development Bureau“ dhe nga „Bin Jabr Group“. Grupacioni „Bin Jabr Group“ bashkëpunoi me „MBDA“ dhe „RDE Rheinmetall Defence

Electronics“ për zhvillimin e „NIMRAD-NIMR Air Defence“ dhe „NIMRAT-NIMR Anti-Tank anti-armour/ anti-bunker automjete të bazuara në NIMR 4х4 automjetet. Automjeti NIMRAD për herë të parë u bë publik dhe u demonstrua në kuadër të panairit ndërkombëtar të mbrojtjes në vitin 2007, IDEX. Fabrika është e pajisur me makinerinë më bashkëkohore automatike. Ajo është e dizajnuar dhe e pajisur për prodhimin e 1000 automjeteve për një vit, me hapësirë shtesë për zgjerim të mëtejmë. Në shkurt të vitit 2009 kompanitë në pronë shtetërore „Тawazun Holding“ dhe „Bin Jabr“ nënshkruan memorandum për themelimin dhe investimin e përbashkët për zhvillimin e automjeteve „NIMR“. Kompania e re, e quajtur “NIMR Automotive”, menaxhon me kapacitetet prodhuese e asortimanit të automjeteve “NIMR” në Jordani. Ato planifikojnë që t’i transportojnë kapacitetet prodhuese nga Jordania, në parkun industrial “Tawazun” në Abu Dabi.

Dizajni i automjeteve blinduese „NIMR“Dizajni i automjeteve blinduese “NIMR” përfshinë blindues kompozit të keramikës. Dizajni modular mundëson integrim të moduleve për mbështetje në misione të ndryshme. Transportuesi i blinduar 6x6 mund të bartë deri në 12 ushtarë. I dizajnuar për operim në klimën e thatë të shkretëtirës në Lindjen e Mesme, automjeti “NIMR” posedon 55°C. NIMR-automjetet janë të parat të cilat ndonjëherë janë dizajnuar sipas kushteve

Automjete taktike blinduese të mobilitetit të lartë me rrota nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Armatim

NIMR-automjetet janë të parat të cilat ndonjëherë janë

dizajnuar sipas kushteve rajonale klimatike të Lindjes së Afërt. Kjo është njëra ndër arsyet që këto automjete tërhoqën vëmendjen e shumë blerësve potencial në

rajon

„NIMR“

Page 39: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

39

rajonale klimatike të Lindjës së Afërt. Kjo është njëra ndër arsyet që këto automjete tërhoqën vëmendjen e shumë blerësve potencial në rajon. Pa dyshim se automjetet “NIMR” llogariten ndër “copëzat më të rëndësishme të inverterit” në shumë armata të rajonit. Ky automjet nuk është asgjë më pak se një çudi e vërtetë. I njejti u dëshmua si njëri ndër automjetet më të mira të llojit të vet, që nga moment kur i kaloi të gjitha testimet dhe hulumtimet energjike. Baza e dizajnit të automjetit është bërë për pajisje me të gjitha sistemet dhe komponentat, në mënyrë që të ngadhnjejë ndaj të gjithë konkurentëve modern të kësaj kategorie të automjeteve.Automjetet „NIMR“ janë të pajsura me sisteme elektronike, elektrooptike dhe me sisteme për menaxhim të energjisë elektrike, si dhe me sisteme të komunikimit, të vendosura nga ana e „DRS Technologies“.Platforma, gjithashtu mund të jetë e integruar me kundërmasa elektronike dhe me sisteme stabilizes të armatimit. Pajisja opcionale mund të përfshijë pjesë për vetëtërheqje, ABH sistem të mbrojtjes, GPS, ABS dhe unazë univerzale për montim të armatimit.

Vetëmbrojtja, motori dhe lëvizshmëria e automjetit ushtarakTransportuesi i blinduar “NIMR” është i siguruar me nivel bazik 1 të mbrojtjes anti minë, si dhe me mbrojtje antibalistike. Automjeti siguron mbrojtje të ekuipazhit nga armët këmbësorike deri në kalibrin 7,62 mm, nga bombat e dorës, fragmenteve nga predhat artilerike, si dhe nga mjete të vogla shpërthyese antikëmbësorike. Mund të jetë i pajisur me blindues shtesë i cili do të siguronte mbrojtje më të madhe, të nivelit 3 (balistike dhe antiminë), sipas STANAG 4569. Sistemi special kompozit keramik blindues e mbron automjetin nga kërcënimet më vdekjeprurëse nga armët.Automjetet blinduese “NIMR” posedojnë turbo-dizel motor gjashtëcilindrik „Cummins ISBe300 turbo 6.7l“, i pajisur me transmission automatik „Allison S 3000“, me gjashtë gradë gjatë përçimit. Моtori ka fuqi prej 300 hp, me bashkërendim të forcës dhe peshës 23,4 hp/ton. Automjeti është i pajisur me suspension të dyfishtë të pavarur përmes hapësirave, i cili mundëson një klirens të lartë mbi sipërfaqen e tokës. Kompania “Bin Jabr” patentoi sistem vetanak për fryerjen e rrotave (CTIS-central tyre inflation system), i cili mundëson ngasje me komoditet të lartë në terrene të rënduara. Automjeti „NIMR“ mund të tejkalojë pengesë vertikale deri ne 50 cm dhe gradient deri ne 60 %. Posedon shpejtësi maksimale të lëvizjes mbi 30 km/orë dhe autonomi të lëvizjes deri në 800 km.Asnjë automjet tjetër të kësaj kategorie nuk ofron fuqi aq të madhe dhe moment rrotullimi, aq sa mund të ofrojë automjeti “NIMR”. Klirensi i jashtëzakonshëm nga

sipërfaqja e tokës si dhe rrotat e mëdha, të pajisura me sistemin e patentuar CITS të kompanisë “Bin Jabr”, mundëson që ky automjet që edhe në terrenet më të rënduara (cross country), ti tejkalojë me shumë lehtësi. Automjeti “NIMR” ngjitet 100% gradient, aty ku asnjë automjet tjetër nuk ka mundësi të shkojë. Sistemi i ftohjes me radiatorë jashtëzakonisht të mëdhenj është veçanërisht i dizajnuar për kushtet më të vështira klimatike në EBA. Të gjitha bazamentet e motorit dhe rrotulluesve motorike janë me shpejtësi konstante, gjë që mundëson automjeti të drejtohet edhe pa vibracione gjatë shpejtësive të larta në rrugë.

Automjetet janë transportabile, me avion ushtarak transportues „Hercules C130“.Karakteristika dhe specifikime të 4×4 NIMR: gjatësia: 4,815 metra; gjerësia: 2,2 metra; lartësia: 1,95 metra; pesha 6,7 ton; ekuipazhi: 2 + 6; armatim: sistem+armatim sipas specifikimeve të blerësve; motor: „Cummins ISBe300 turbo 6.7l 6-cylinder diesel“; suspensioni: „Independent suspension Allison S 3000“; vargu operativ: 800 km; shpejtësia maksimale: 135 km/orë.Оperatorë të automjeteve “NIMR” janë EBA, Јоrdania, Аlgjeria, Libani, Тurkmenistani, Libia dhe Јеmeni. „NIMR Automotive“ u përshtat ndaj kërkesave të forcave ushtarake dhe atyre të brendshme të sigurisë në mjediset bashkëkohore të konfliktit i cili pëson ndryshime të shpejta. Për një kohë relativisht të shkurtër kjo kompani u bë e para në prodhimin e automjeteve ushtarake në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore. Mbi 2500 automjete “NIMR” janë në shërbim aktiv në kuadër të forcave të armatosura të 9 vendeve, “NIMR” i ka dëshmuar performancat e tij të jashtëzakonshme dhe mbrojtjen dhe sigurinë edhe në kushtet më të vështira operative dhe në konflikte aktive, duke mos shfaqur pasoja fatale për ekuipazhin e automjetit.

Idriz Idrizovski

Automjeti „NIMR“ mund të tejkalojë pengesë vertikale deri

ne 50 cm dhe gradient deri ne 60 %. Posedon shpejtësi maksimale të lëvizjes mbi 30

km/orë dhe autonomi të lëvizjes deri në 800 km. Asnjë automjet i kësaj kategorie nuk ofron një forcë të këtillë dhe moment

rrotullimi, sa që ofron automjeti-NIMR

Page 40: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

40

Pushka automatike „HK G36“

Pushka automatike „G36“ është zhvilluar nga ana e kompanisë gjermane „Hеckler & Koch“ si armë modulare, pjesët e së cilës

mund të shkëmbehen ndërmjet njëra tjetrës, me komanda të dyfishta, në mënyrë që të përdoren më lehtë dhe me mundësi të pranimit të pajisjeve plotësuese, sipas kërkesave të përdoruesit.Pushka funksionon sipas parimit të tërheqjes së gazërave të barotit dhe rotacionit dhe ngadalësimit të mbyllësit. Pjesë kryesore të pushkës “G36” janë: gypi me shkatërrues të zjarrit, mbështjellësi i gypit (dorëza e përparme), komora e gazit, klipi i gazit me mekanizëm shtypës, sandëku i pushkës, kundak që mbështjellet, bartësi i mbyllësit, gjilpëra sulmuese, mekanizmi kthyes, dorëza e prapme me shtëpizë në të cilën janë të vendosura këmbëza dhe meknizmi i saj, dorëza montuese për bartje në të cilën janë të vendosura shënjestra primare optike dhe shënjestrat sekondare të përparme dhe të prapme, pjesa hyrëse e kornizës së municionit, korniza e municionit dhe pjesa bartëse.Gypi i pushkës posedon kalibër prej 5.56 mm dhe është përpunuar nga saldimi i ftohtë, ndërsa brenda posedon 6 brazda me hap të djathtë të rotacionit prej 178 mm. Pjesa e brendshme e gypit është e kromuar. Në pjesën e përparme të gypit është i vendosur mbyllësi i zjarrit, ndërsa në llojin bazik është vendosur edhe mbajtës bajoneti. Përmes një lidhoreje të vogël gypore të gypit me hapësirë gazi (cilindër), përçohen gazrat e barotit, ku një pjesë e tyre veprojnë në kokën e klipit të gazit, përmes së cilit mekanizmi shtypës (me lëvizshmëri të shkurtër) shtyp bartësin drejt mbyllësit në mënyrë që i njejti të lëviz prapa.Dorëza e përparme është e përpunuar nga polimaidi i përforcuar nga qime karbonike dhe të qelqit, ndërsa në pjesët anësore lartë, ka hapësira të vogla për ftohjen e gypit. Në mënyrë që të lidhet me sandëkun, tërhiqet përmes gypit, ndërsa në sandëk pozicionohet përmes dy pozicioneve (të sipërme dhe të poshtme), duke u siguruar ne vend me anë të pozicionit të sipërm. Sandëku gjithashtu është i përpunuar nga polimaidi i përforcuar nga qime të karbonit, ndërsa në pozicione të caktuara kritike janë vënë edhe përforcime të çelikut. Në të janë të vendosura bartësi me mbyllësin dhe me gjilpërën sulmuese dhe me hapësirën kthyese të sipërfaqes. Koka e mbyllësit posedon 7 brazda të cilat gjatë saldimit rotohen në kënd prej 90°. Dorëza e repetimit e cila është vënë në pjesën e sipërme të bartësit të mbyllësit është e pozicionuar në qendër dhe është e lidhur me mekanizëm i cili i jep mundësi të tërhiqet nga ana e djathtë apo e majtë gjatë repetimit.

Dorëza e prapme e revolverit ka të bëjë me një tërësi sistematike (e përpunuar nga poliamidi) në shtëpizën e sipërme të së cilës është i vendosur mekanizmi i këmbëzës, përderisa përpara gjendet mburoja këmbëzës me këmbëzën. Në pjesët anësore të shtëpizës nga mekanizmi i këmbëzës janë vënë pjesët e regullatorit të qitjes me 3 pozicione edhe atë: S për shkrepje apo qitje të frenuar, E për shkrepje apo qitje të njëanshme dhe F për shkrepje apo të shtëna me rafal. Llojet më të reja të pushkës te pjesët për shkrepje, në vend se me shkronja, janë shënuar me ikona të kuqe më kokrra të plumbave. Dorëza e prapme me sandëkun janë të lidhura përmes dy pjesëzave. Dorëza e montuar për bartje është përpunuar nga poliamidi, ndërsa për sandëkun e pushkës fiksohet me anë të 3 kaçavidheve. Në pjesën e saj të prapme është vendsour shënjestra optike parësore me rritje prej 1,5 x (lloji G36 E), ndërsa në pjesën e sipërme janë të vendosura shënjestrat mekanike të përparme dhe të prapme me sistem optik ZF3x4°, i përbërë nga shënjestra optike me rritje prej 3х, dhe me red dot-shënjestrën reflekse me rritje prej 1х. Shënjestra optike është e dedikuar për shënjestrim deri në 800 m (me ndarje në çdo 200 m), ndërsa red dot-shënjestra reflekse deri në distancë prej 200 m. Kundaku për mbyllje është skeletoid dhe i përpunuar nga polimeri. Mbyllet në anën e djathtë, ndërsa kur është në këtë gjendje, me këtë pushkë mund edhe të veprohet në fushëbetejë.Sjellësi i kornizës së municionit gjithashtu është i përpunuar nga poliamidi dhe lidhet me sandëkun me pjesëza në 2 pozicione. Ndërmjet tij dhe mburojës së këmbëzës gjendet losti i sigurisë/lirimit të kornizës së municionit (si te AK-47). Korniza e municionit ka kapacitet prej 30 plumbave dhe është e përpunuar nga plastika e tejdukshme për kontroll më të lehtë të numrit të plumbave. Në pjesët anësore të kornizave janë vendsoura elemente lidhëse të cilat mundësojnë lidhjen e disa kornizave të municionit. Por, është zhvilluar edhe barabani Beta C-Mag me kapacitet prej 100 plumbave.Falë modularitetit të pushkës, në të mund të vendosen këmbëza, silenciatorë për qitje, lansues predhash “AG36” me kalibër prej 40 mm, bajonetë, 5 shina pikante MIL-STD-1913 për pranimin e dritës taktike, shënjestrues të ndryshëm lazerik, shënjstrues të ndryshem optik për ditën dhe natë, etj. Nga kjo pushkë janë prodhuar llojet vijuese: lloji standard G36Е, pushkomitralozi i lehtë „MG36“, „G36CQB“ me gyp më të shkurtër, karabina „G36K“, lloji më i vogël „G36C“ dhe nënlloje tjera. Përdorues të llojeve të ndryshme të pushkës janë më se 40 shtete në botë.

Ivica Dameski

Armatim

1 2

1. Ndalues i zjarrit2. Gyp me kalibër 5,56 mm3. Hapësira e gazit4. Klipi i gazit5. Shtypësi i gypit të klipit të gazit6. Hapësira kthyese nga gypi shtypës të klipit të gazit7. Shënjestra sekondare mekanike e përparme 8. Dorëza e repetimit9. Dorëza për bartje10. Bartësi i mbyllësit11. Shënjestra sekondare e prapme mekanike 12. Shënjestra optike primare 13. Hapësira kthyese

25

Page 41: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

24

14

16

17

14. Rezistues/ amortizues i vendosur në pjesën e prapme të hapësirës kthyese15. Butoni për mbylljen e kundakut 16. Kundaku „skeletoid“ për mbyllje17. Dorëza e prapme18. Seleksionuesi i qitjes19. Këmbëza20. Меkanizmi i këmbëzës21. Korniza e municionit22. Mbyllësi i gjilpërës sulmuese23. Rripi i dyfishtë sintetik 24. Mbështjellësi i gypit (dorëza e përparme)25. Mbajtësi i banonetit

4 5 67 8

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE Të FAMILJES Së PUSHKëvE AUTOMATIKE „G36“

LLOJI G36Е G36 CQB G36 K G36 CKALIBRI 5,56 mm 5,56 mm 5,56 mm 5,56 mm

МUNICIONI 5,56х 45 mm 5,56х 45 mm

5,56х 45 mm

5,56х 45 mm

GJERËSIA 64 mm 64 mm 64 mm 64 mm

LARTËSIA 278 mm 278 mm 278 mm 278 mm

PESHA ME KORNIZËN E MUNICIONIT 3.770 g 3.425 g 3.440 g 2.960 g

GJATËSIA E GYPIT 480 mm 391 mm 381 mm 228 mm

GJATËSIA ME KUNDAK TË MBYLLUR 760 mm 671 mm 617 mm 502 mm

GJATËSIA ME KUNDAK TË HAPUR 1.002 mm 988 mm 862 mm 722 mm

SHPEJTËSIA TEORIKE E QITJES 750 plumba në minutë

PESHA E KORNIZËS SË MUNICIONIT 127 g (e zbrazët)

КAPACITETI I KORNIZËS SË MNICIONIT 483 g (e mbushur me 30 plumba)

3 9 11 1210

18

2322

21 20 19

Page 42: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

42

Pushka italiane “Karkano” karaterizohet sipas dimanzioneve të vogla, gjatë plumbave në depo, në vend të pesëve, ashtu

si tek karabinat tjera, një veprim relativisht të pasur kthyes dhe me bajonetën, i cili është mbyllur nën gypin e pushkës. Edhe pse është prodhuar si version i pushkës standarde, “italianja” e vogël, në pamje, dallon plotësisht nga ajo dhe shumë pak njerëz, do të mund t’i lidhnin me njëra tjetrën. Sipas historisë së saj, se si dhe pse është prodhuar, karakteristikat balistike dhe plumbi 6,5x52 mm, ka qenë

si një çudi teknike, por gjatë përdorimit është dëshmuar si një nga pushkat më të këqija ushtarake ndonjëherë. Versionet e shkurtuara janë popullarizuar dhe kanë qenë shumë më të dobishme se sa origjinali i tyre. Historianët ushtarak janë të mendimit se njëra ndër arsyet për disfatën italiane në Abisini ka qenë pushka e keqe “Vetreli M 1870” me barot të zi të kalibrit 10,4 mm. Italianë edhe më herët kanë vendosur që të kalojnë në përdorim të pushkëve me barot pa tym dhe me dizajn bashkëkohorë, por kjo disfatë e rëndë, vetëm se ka

dëshmuar që për pushkët e vjetra nuk ka vend në të luftuarit bashkëkohorë. Disa vite më parë është vënë në përdorim pushkë me sistemin “Manliher”, e cila ka qenë e modifikuar nga ana e konstruktorit Salvatore Karkano (1827 – 1903), e cila për atë kohë ka qenë revolucionare. Ka dalë në përdorim tetë vite para pushkës legjendare “Mauzer”, me një plumb jashtëzakonisht bashkoëkohor me kalibër 6,5x52 mm dhe me gjashtë plumba të këtillë. Është dëshmuar si shumë precize dhe shumë më e sigurt se pushkët e mëhershme me barot të zi. Por, italianët nuk kanë shpejtuar

Tregimi për pushkën italiane „Karkano“, e cila ka qenë pushkë

standarde e armatës italiane, fillon pas disfatës së Italisë në Luftën e Parë të Abisinisë. Ajo

asnjëherë nuk është shëndrruar në armën e preferuar të

armatës, e as të ndonjë armate tjetër, por nga ana tjetër, ajo ka qenë shumë e pranishme në fushëbeteja, ndërsa një

version i saj, ka arritur statusin kulmor në vendet e Ballkanit, n ëish Jugosllavi, Greqi, Shqipëri,

si dhe në të gjitha vendet e Mesdheut

Pushka italiane „Karkano“

Armatim

Page 43: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

43

shumë me përdorimin e saj masiv në kuadër të pajisjeve ushtarake, por disfata e Abisinisë i ka ndërgjegjësuar. Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, është dëshmuar se pushka është tejet e dobët në krahasim me të tjerat, si për shembull, në krahasim me pushkën “Mauzer K98k” dhe plumbi jashtëzakonisht i fortë me kalibër 7,9x57 mm, e më pas edhe në krahasim me pushkën “Manliher” dhe atë francezen “Bertie”, pushkë këto të cilat kanë qenë superiore në krahasim me të. E shkëlqyeshme në vendqitje, por shumë e dobët në pengesat e luftës, pushka “Karkano” megjithatë ka mbetur e pazëvendësueshme – janë prodhuar shumë versione për regjimente të ndryshme të ushtrisë, ndërsa ka pasur edhe përpjekje për rikalibrim në kalibër më të madh, 7,35 mm, por pa sukses. Megjithatë, një version i saj është dëshmuar si i suksesshëm. Italianët kanë qenë idhtarë të njësive të kalorësisë, e vetëm këto njësi e kanë preferuar “Veterlin” një karabin kalorësie, i cili ka qenë i vogël dhe i thjeshtë, i shkurtuar në krahasim me origjinalin dhe me bajonetë nën gyp. Sipas pushkës së njësive të kalorësisë “Veterli”, është konstruktuar edhe një karabin poashtu i kalorësisë “Karakano M91/38” (38 ka të bëjë më modernizimin e më vonshëm dha kalibrit më të madh), nën emrin zyrtar „Moschetto Carcano per cavalleria Mod. 91”. Меgjithatë, për faktin se kalorësia nuk ka vepruar si dikur, karabinët janë përhapur edhe tek llojet dhe regjimentet tjera të ushtrisë, sidomos në kuadër të njësive alpe dhe ato të parashutës. Për faktin se kalorësia tashmë ka pasur bajoneta dhe nuk ka pasur nevojë edhe për një prerëse, bajoneti ka pasur qëndrim në mënyrë që të mund të kthehet edhe nga poshtë.Pushka, statusin e saj legjendar do t’a fitojë që nga moment kur e njejta do të vjen në duart e armiqëve italianë. Të gjithë ata, e kanë vlerësuar, përderisa origjinalja “Karkano” është tërhequr nga përdorimi. Edhe pse kanë funksionuar me një sistem tërësisht të njejtë, arsye për statusin mitik të “italianes”, karabinin

e shkurtër, mund të kërkohen te mënyra e përdorimit. Njësitë guerile partizane më shumë e kanë vlerësuar masën e pakët, veprimin e lehtë kthyes, si dhe precizitetin e lartë. Njëherit, sistemi “Karkano” është i njohur për mbyllësin shumë më të shkurtër me rrotullim, i cili pushkës i ofron një forcë më të madhe të zjarrit, në krahasim me sistemin e mirfilltë dhe cilësor të “Mauzerit”, sidomos kur shpejtësia e punës së mbyllësit, kombinohet me veprimin kthyes të lehtë të plumbit me kalibër 6,5х52 mm. Përderisa pushka standarde ka pasur gyp të gjatë 780 mm, me gjatësi të përgjithshme deri në 1285 mm dhe peshë prej 3,9 kg, „italianja“ (Moschetto Carcano per Cavalleria Mod. 91), ka poseduar jashtëzakonisht dimensione të vogla, peshë të vogël, por ka qenë jashtëzakonisht precize. Me bajonetë të mbyllur nën gyp, gjatësia e përgjithshme e saj ka qenë 919 mm (gypi vetëm 451 mm), ndërsa me bajonetë të drejtuar 1263

mm. Ka peshuar 3,1 kg dhe ka pasur një veprim kthyes të lehtë, për shkak të plumbit të dobët dhe ka qenë armë ideale për kalorësinë dhe njësitë që kanë vepruar në male, për njësitë guerile si dhe për luftime në vende urbane. Një qitës i mirëtrajnuar ka pasur mundësi të shkrep gjashtë plumba për gjashtë sekonda, që është gjë e jashtëzakonshme për një karabin. Sistemi të cilin e ka përdorur ka qenë i njejtë me atë të “Manliherit”, i cili ka qenë i modifikuar nga konstruktuesi Italian “Karkano”. Për dekadën e fundit të shekullit XIX, ky sistem është dëshuar si sistem revolucionar. Me reduktimin e kalibrit dhe me përdorimin e barotit pa tym është fituar plumb me peshë të vogël dhe dimensione të tilla, ndërsa kjo ka mundësuar që më në fund të zgjidhet problemi i vendosjes së municionit në pushkë. Deri në atë kohë, janë përdorur plumba me dimensione të mëdha dhe me kalibër nga 10 dhe 11 mm, me karakteristika mjaft të dobëta,

Pushka italiane “Karkano” në popull njihet edhe si “italianja”, version i shkurtër i pushkës italiane “Karkano M91/38”, e cila ka qenë

jashtëzakonisht e vlerësuar në mesin e luftëtarëve, sidomos te ata të rinjtë

Page 44: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

sepse kanë përdorur barotin e zi. Dimenzionet e atij municioni kanë qenë të ngjajshme, ndoshta edhe më të mëdha nga patrullat e sotme për gjah, ndërsa janë vendosur kryesisht në depo me tuba, nën gypiun e pushkës, gjë që e ka komplikuar konstruksionin dhe e ka bërë pushkën shumë të rëndë. Me sistemin “Manliher-Karkano” kjo është zgjidhur në mënyrë shumë të thjeshtë. Për dallim nga repetueset tjera, italianët kanë marrë gjashtë plumba dhe i kanë vendosur në kornizë metalike, ndërsa ajo së bashku me plumbat është shtypur në depon e pushkës dhe gjatë tërë kohës ka mbetur në të. Në fund, kur është shkrepur edhe plumbi i fundit, korniza boshe ka rënë nëpër hapësirën e depos. Teknikisht, një zgjidhje e mirë, që jashtëzakonisht e përshpejton procesin e mbushjes, porn ë front, kjo është dëshmuar si gjë e padobishme, sidomos gjatë Luftës së Parë Botërore, sepes nëpër këtë hapësirë për rënien e kornizës, ka pasur vend për pluhur dhe baltë. Një zgjidhje interesante ka qenë edhe shënjestra i cili ka qenë i fiksuar vetëm në dy dimensione, në 200 dhe në 1.500 metra. Italianët kanë llogaritur se luftimet zhvillohen në kuadër të atyre distancave dhe se nuk ka qenë e nevojshme të konstruktohen shënjestra të tjera. Në fund, disa “italiane” kanë pasur shënjestër vetëm në 200 metra – të ashtuquajtur shënjestër luftarake, sepse me të vërtetë, luftimet në atë kohë janë

zhvilluar në ato distanca. Njëra ndër arsyet se përse guerilët e kanë preferuar “italianen” e vogël është ajo që pushka ka pasur plumb specifik, që ka pasur shteg mjaft të mirë dhe karakteristikat e një qitëse të mirë. “Vëllau” i pushkës “italiane” me sistem dhe kalibër të njejtë, vetëm me dimensione të ndryshme, pak më të mëdha – u bë botërisht e njohur, kur me të Havri Li Osvald e ka vrarë presidentit amerikan Xhon Kenedi në vitin 1963. Teoriticientët bashkëkohor të komploteve në të gjitha tregimet e tyre kanë thënë se “Karkano” është pushkë e dobët dhe se nuk ka gjasa që dikush të mund me atë shpejtësi me precizitet të madh, nga kjo pushkë të shkrep aq numër të madh të të shtënave në viktimë. Ata e kanë anashkaluar faktin se kjo është një armë tejet precize, keq në distanca të mëdha, por vdekjeprurëse në duart e qitësve të mirëtrajnuar, që ka veprim kthyes të mirfilltë dhe mbyllës që punon në pothuajse dyfish më shpejtë nga pushka “Mauzer”, për shkak të

lëvizshmërisë më të shkurtër. Përpos të lartëcekurës, teoriticientët e komploteve janë të prirë të përshkruajnë “Karkanon” si armë me të cilën “kinse” është bërë atentati, sepse njëri nga plumbat ka pasur një traektore të “jashtëzakonshme” në trupin e viktimës. Megjithatë, vetëm se e vërteton atë që ekspertët e vërtetë e dijnë – “Karkano” ka plumb me kokër të mbështjellur e cila është relativisht e gjatë, rreth 45% nga gjatësia e përgjithshme e plumbit, ku me një forcë më të vogël, bën që ajo të “rrotullohet” nën disa kënde të caktuara deri në cak. Një qitës i mirë, me të vërtetë ka mundësi që të shkrep gjashtë plumba në kohë më të shkurtër se gjashtë sekonda, gjë që është e pabesueshme për një karabin.

Në “zë të keq” pushkët “Karkano” janë të njohura për shkak të dy gjërave të cilat kanë qenë të kushtëzuara për shkak të gjendjes së luftës. Në fakt, municioni i keq e cila në pjesën e të mijtës së milimetrit nuk ka pasur kalibrim të saktë, ka shkaktuar apo ka dhënë karakteristika të dobëta fluturuese dhe balistike të kokrrës së shkrepur. Kjo ndodhë edhe sot – kur shkrepim nga “italianet” e mbijetuara dhe nga “Karkano” dhe duhet pasur patjetër parasysh për cilësinë e municionit. Problemi i dytë ka pasur të bëjë me atë se pushka ka pasur sistem bashkëkohor progresiv të brazdimit – në fillim ka një hapje të keqe e cila sa vjen e ngushtohet në drejtim të “gojës” së gypit. Kjo në mënyrë shtesë e ka përmirsuar precizitetin dhe balistikën, por karabinet gjatë luftës kanë qenë të bëra aq thjeshtë, sa që gypat standarde për pushkët, janë prerë, ndërsa ky sistem progresiv i brazdimit, nuk ka mundur të

vijë në shprehje. Japonezët kanë shfaqur interesim të madh për sistemin “Karkano” dhe kanë porositur më se 80.000 pushkë. Më vonë, te pushkët “Arisaka” është ndryshuar pak kalibri dhe sistemi, kështu që këto pushka janë përdorur kundër rusëve në vitin 1905, në luftën ruso-japoneze, si dhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Edhe rusët kanë qenë të mahnitur nga kalibri 6,5 mm, i pushkëve japoneze “Arisaka” dhe nga plumbi pak i ndryshuar i “Karkano, kështu që e kanë konstruktuar automatikun “Fedorov”, pushkën e parë efikase automatike në botë. Pas Luftës së Dytë Botërore, armata italiane, pushkët “Karkano” i ka zëvendësuar me pushkët “Li Enfild”, ndërsa më vonë edhe me “M1 Garand”, ndërsa policia italiane ka përdorur “Karkano” deri në vitin 1981. Në hapësirën e ish Jugosllavisë, pushkët e sistemit “Karkano” kanë mbërritur nga pleni ushtarak i ushtrisë austro-hungareze, e në këtë mënyrë ushtria jugosllave ka poseduar më se 11.000 pushkë, të cilat gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore kanë qenë të përdorura kryesisht nga çetnikët. Pas kapitullimit të Italisë më 1943, një numër i madh i pushkëve italiane bien edhe në duart e partizanëve maqedonas. Partizanët i kanë preferuar këto pushkë për shkak të dimensionit të vogël dhe precizitetit të lartë. Kanë qenë të qëlluara edhe për

luftime urbane. Ato sidomos janë mbajtur edhe nga të rinjtë dhe fëmijët luftëtarë. “Italianet” e vogla, të thjeshta dhe të përshtatshme kanë qenë një plen tejet i çmuar. “Karkano” pushkët gjithashtu, janë përdorur edhe gjatë luftës qytetare në Greqi. Pas kësaj, shumë shpejtë janë lënë në harresë. Ata do të mbeteshin ashtu, në rast se nuk do të kishte ndodhur vrasja e presidentit amerikan, e më pas edhe lufta qytetare në Libi në vitin 2011, kur ato përsëri janë shfaqur në mesin e përdoruesve. Janë përdorur nga ana e kryengritësve, ndërsa kanë mbërritur edhe deri në Jemen dhe Siri, ku janë hasur në shoqërinë “e vjetër”, në shoqërinë e pushkëve gjermane “StG-44” dhe të atyre ruse “Mosinki”.

Аleksandar Stojçevski

44

Pushkët „Karkano“, janë përdorur edhe gjatë luftës

qytetare në Greqi. Pas kësaj, shumë shpejt janë lënë në

harresë. Ata do të mbeteshin ashtu, në rast se nuk do të kishte ndodhur vrasja e presidentit amerikan, e

më pas edhe lufta qytetare në Libi në vitin 2011, kur

ato përsëri janë shfaqur në mesin e përdoruesve

Page 45: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

45

Njësitë Komunale Organizative (NJKO) të OORRMV-së nga pjesa jugperëndimore e Maqedonisë, përmbajtjet

praktike në trajnim gjithnjë e më tepër i organizojnë në bazë të programit të përbashkët ku përpos kondicionit dhe kontrollit të aftësive psikofizike, njoftohen edhe me karakteristikat gjeografike dhe topografike të terrenit në të cilin e realizojnë përmbëjtjen e paraparë.Dëshmi për këtë vlerësim është edhe marshi edukativo-kondicionues, i cili më 9 nëntor u organizua nga ana e Këshillit Drejtues të NJKO të OORRMV-së së Manastirit, me të cilin udhëheq kapetani rezervë Oliver Mitrevski.Në këtë përmbajtje praktike e cila u realizua në rajonin e Mariovës, morën pjesë 45 oficerë rezervë nga: Manastiri, Kërçova dhe Demir Hisari.Маrshi, në distancë prej 6 km u realizua në relacion: Suvo Doll – Manastir “Shën Gjergji”

në fsh. Paralevë. Gjatë marshit u realizuan dy përmbajtje pune. Në digën e liqenit të Suvo Dollit, majori rezervë Vasko Eftimovski realizoi orientim gjeografik dhe topografik dhe i

njfotoi pjesëmarësit me karakteristikat e terrenit në rajonin e Mariovës.Në oborrin e kishës “Shën Gjergji” njëra ndër tre kishat më të vjetra të këtij rajoni, përfaqësues i këtij objekti fetar, informoi për të kaluarën historike, që nga ndërtimi i tij, e deri më sot. Pjesëmarësit me vëmendje të veçantë i ndoqën të dhënat rreth tradhëtisë së kryengritësit Gjorgji Sugarev, i cili në ballafaqimin me ushtarët e shumtë turq, në mënyrë heroike është viktimizuar ai vetë dhe 25 komitët tjerë të çetës së tij, për lirinë e Maqedonisë.

Marshi edukativo-kondicionues “Paraleva 2019”

Ndjekja e traditave liridashëse dhe shënimi i përvjetoreve

të rëndësishme të ngjarjeve dhe personaliteteve të së kaluarës historike, paraqet aktivitet prioritar dhe

të vazhdueshëm të Organizatës së Oficerëve Rezervë të RMV-së.Dëshmi për këtë vlerësim, paraqet edhe data 8 nëntor 2019, kur u shënua 75 vjetori i çlirimit të qytetit nën Isar.Me rastin 113 vjetorit të lindjes së gjeneralit Mihajllo Apostollskit, Donçoja i famshëm nga Novo Sella e Shtipit, për komandantin e guximshëm të Shtabit Qëndror të LNÇ-së dhe APM-së, vetëqeverisja lokale, si dhe Këshilli Ekzekutiv i NJKO-së së OORRV-së, organizuan solemnitet rasti para bustit të gjeneralit.Në shenjë respekti ndaj personalitetit,

jetës dhe veprës së Mihajllo Apostollskit, për rrugëtimin e tij jetësor që nga lindja në Novo Sellë, e deri te korja e fitores së madhe ndaj fashizmit dhe krijimin e shtetit, foli Kirill Panajotov, përfaqësues i vetëqeverisjes lokale.Me këtë rast, para bustit, kurora me lule të freskëta vendosën: kryetari i komunës, Bllagoj Boçvarski, kryetari i Këshillit Komunal, Jane Millanov, kryetari i KE të Lidhjes së Luftëtarëve të LNÇM, Petre Kostovski, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të NJKO të OORRMV-së, Stojançe Dimov si dhe gjenerali i penzionuar Stojan Dimçov.

Nderime

Avancim i shkathtësive ushtarake Qitjet me armë këmbësorike të oficerëve dhe nënoficerëve

rezervë paraqesin përmbajtje prioritare në programin për trajnim të anëtarëve të OORRMV-së, sepse në këtë mënyrë ata i avancojnë shkathtëistë në përdorimin e armatimit këmbësorik.Në kontekst të përcaktimeve të këtilla programore, kohë më parë në vend qitjem “Orizare e Poshtme” u realizua qitje me AP 7,62 mm, e përgatitur nën numrin rendor 1. Në garën e qitjes morën pjesë 60 oficerë dhe nënoficerë rezervë nga 11 NJOK të OORRMV-së nga: Shkupi dhe nga pjesa lindore e R. së Maqedonisë së Veriut (nga Strumica, Berova, Pehçeva, Shtipi, Koçani, Kumanova, Kriva Pallanka, Vinica, Shën Nikolla, Dellçeva dhe nga Velesi).Para fillimit të garës, pjesëmarrësve iu drejtua kryetari i OORRMV-së dr. Goce Georgiev i cili me këtë rast shkurtimisht informoi të pranishmit rreth vijimit të proceseve reformuese të OORRMV-së dhe shprehu mirënjohje deri te MM dhe SHP i ARMV-së për mbështetjen e tyre logjistike në realizimin e përmbajtjeve të këtilla praktike.Kryesuesi i garës, kapetani Fuad Buçi nga KTD i njoftoi pjesëmarësit me masat e sigurisë në vend qitje, si dhe me procedurat e nevojshme gjatë qitjes, si parakusht për arritjen e rezultateve.Reshteri i vjetër i klasit të I, Ile Arsovski, i njoftoi pjesëmarësit me karakteristikat e AP 7,62 mm dhe zhvilloi ritrajnim pë rata të cilët këtë e bëjnë për herë të parë.

Në garën për të cilën ishin të angazhuar përfaqësuesit e KTD-së: nëntogeri Aleksandar Mishkov, si dhe rreshterët e vjetër të klasit të I Allan Kundevski dhe Dijamanta Ristova, u arritën rezultate mjaft të mira. Në fakt, 2/3 e tyre u vlerësuan me notën “ka tejkaluar standardin”, ndërsa 1/3 me “ka plotësuar standardin”.Pjesëmarësi më i ri në këtë garë ishte student 18 vjeçar Stole Sinadinov nga Vinica i cili arriti rezultate të shkënqyeshme. Shoqërimi një ditor përfundoi me një drekë të përbashkët në kazermën “Alekso Demnievski Bauman” në Veles.

Zhivko Trajanovski

Aktivitetet e OORRMV-së

Page 46: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

46

Gjatë muajit shkurt 1948, janë zhvilluar luftime në pjesën jugperëndimore të Sinagarës, në mënyrë që forcat e Indisë

të marrin ofenzivë të re. Luftime janë zhvilluar edhe në qytetin Jammua si dhe në pjesën jugore të Kashmirit, luftime në të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ka qenë e përfshirë edhe ushtria e rregullt e Pakistanit. Forcat pakistaneze, në verën e atij viti i kanë marrë edhe rajonet rreth qyteteve Skarda dhe Kargila. Në kundërofenzivën e armatë induse në nëntor, disa qytete janë kthyer nën kontrollin Indus. Meqë të dyja palët tashmë kanë qenë të stërlodhura nga luftërat, ndërsa vija ndarëse ka mbetur e njejtë, ndërsa më 1 janar të vitit 1949, India dhe Pakistani e kanë pranuar rezolutën e UNICIP të datës 13 gusht 1948, me të cilën bëhet thirrje për ndërprerje të aktiviteteve luftarake.

Shpërndarja e mbikqyrësve ushtarakGrupi i parë i mbikqyrësve ushtarak të

Në janar të 1949, mbikqyrësit ushtarak të KB-së në përbërje të Komisionit të UNCIP-it, janë vendosur përgjatë vijës ndarëse, që më 1951, mandatin për mikqyrjen e vijës t’a merr misioni “UNIMOGIP”.

Edhe përkundër misionit paqësor të KB-së, India dhe Pakistani kanë zhvilluar edhe dy luftëra në të cilat është zhvendosur vija ndarëse, për shkakun e së cilës më 1965, është miratuar edhe misioni i përkohshëm

„UNIPOM“

Мisioni paqësor „UNMOGIP“ (UNITED NATIONS MILITARY OBSERVATION GROUP IN INDIA

AND PAKISTAN) – KASHMIR (1948 - ?) pjesa e dytë

Misionet e OKB-së

Page 47: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

47

KB-së për misionin “UNICIP”, në rajon ka mbërritur më 24 janar 1949, duke filluar me shpërndarjen e tyre përgjatë vijës ndarëse. Shtabi qëndror i misionet ka qenë i vendosur në Islamabad, gjatë muajve të dimrit, gjegjësisht në Sinagar gjatë verës. Palët ndërluftuese janë shpier drejt tavolinës së bisedimeve në atë mënyrë ku pas bisedimeve disa mujore, më 18 korrik në Karaçi është nënshkruar marrëveshja për kufirin e Kashmirit. Në bazë të marrëveshjes, dy të tretat e territorit të Kashmirit ka mbetur nën kontrollin e Indisë (duke përfshirë këtu edhe luginën e pasur me banorët më në numër), ndërsa një e treta, nën kontrollin e Pakistanit. Është vendosur edhe vija ndarëse e cila ka qenë nën mbikqyrjen e mbikqyrësve të KB-së. Në luftë kanë humbur jetën më se 4.000 ushtarë nga të dyja palët. Numri i plotë i të vrarëve në kuadër të dhunës featre që kanë vijuar pas shpalljes së pavarësisë, ka kaluar shifrën e më se 500.000 personave. Në Kashmir, India ka vendosur administratën e saj në krye me të besuarin e Nehrus, sheikun Abdullah, ku është vazhduar me inkorporimin politik në provincat e Indisë. Abdullah, si pjesëtarë i diplomacisë së Indisë, ka qenë pjesë e mbledhjes së OKB-së në Nju Jork. Me këtë rast, i ka shprehur edhe argumentet për bashkangjitjen e Kashmirit në kufijtë e Indisë. Në nëntor të vitit 1952, Kashmiri është shpallur republikë, me status të veçantë sipas të cilit India e mbikqyr vetëm mbrojtjen, punët e jashtme dhe komunikimin, që në vitin 1954 Kashmiri t’i bashkohet Unionit të Indisë. Këshilli i Sigurimit të OKB-së më 30 mars 1951 me anë të Rezolutës 91, ka vendosur që UNICIP të transformohet në grup mbikqyrës ushtarak i KB-së në Indi dhe Pakistan (United Nations Military Observer Group in India and Pakistan – UNMOGIP). Misioni ka pasur për detyrë vazhdimin e mbikqyrjes dhe armëpushimin, raportim dhe hetim të lajmërimeve për prishjen e armëpushimit nga të dyja palët. UNMOGIP 15 vjet me sukses e ka kryer detyrën, mbikqyrje të respektimit të armëpushimit, por kryesisht ka pasur të bëjë me thyerje të vogla të cilat nuk kanë qenë kërcënim për situatën. Por, kjo ka ndryshuar me fillimin e luftimeve të reja në vitin 1965.

Lufërat e shkurta, e dyta dhe e treta Pas vendosjes së misionit të KB-së India dhe Pakistani edhe dy herë kanë luftuar për Kashmirin. Islamabadi që nga qershori 1965 ka infiltruar njësi të veta ushtarake në pjesën induse të Kashmirit, që më 1 shtator, me anë të njësive blinduese pakistaneze që kanë kaluar përmes kufirit në qytetin Jammua, konfliktet të zgjerohen duke krijuar një luftë të përgjithshme. Turpat pakisteneze kanë arritur të kalojnë rreth 25 kilometra në territorin e Indisë, duke u kërcënuar me ndarje nga pjesa induese e Kashmirit nga pjesa tjetër e

vendit. Pas tre javë të luftimeve intenzive dhe humbjeve të mëdha nga njësitë më cilësore ushtarake, të dyja palët janë vënë në një “pat” pozicion. Nju Delhi dhe Islamabadi tre ditë pas thirrjes të Këshillit të Sigurimit të KB-së për armëpushim, më 23 shtator i kanë ndalur armiqësitë. Për faktin se armiqsitë janë zgjeruar edhe jashtë vijës ndarëse, OKB-ja përpos UNMOGIP-it, në shtator të vitit 1964 ka vendosur edhe mision mbikqyrës të KB-së ndërmjet Indisë dhe Pakistanit (United nations India-Pakistan Observation

Mission – UNIPOM) me 96 mbikqyrës. Detyra e tyre ka qenë mbikqyrja e armëpushimit në mjediset jashtë vendeve Jamma dhe Kashmir. Pas tërheqjes së të dyja palëve pas vijës ndarëse që nga parafillimi i luftës, në shkurt të 1966, UNIPOM është ndërprerë, ndërsa UNMOGIP është kthyer në misionin paraprak.Lufta e tretë ndërmjet Indisë dhe Pakistanit e cila kah fundi i vitit 1971 është zhvilluar nga një luftë qytetare, në Pakistan ka sjellur deri në luftime të reja në mjedisin e Kashmirit, gjegjësisht ka sjellur edhe deri në ndryshimin e vijës ndarëse. Ushtria pakistaneze me sukses ka arritur t’i dëbojë indusët nga vend i quajtur Çamba, ndërsa në qytetin Akhanura ka ardhur deri në luftime pesë ditore me tankse. Ndërprerja e luftimeve në fjalë, ka ardhur më 17 dhjetor 1971, ndërsa Këshilli i Sigurimit të KB-së me Rezolutën 307 ka kërkuar ndërprerje të përhershme të luftimeve dhe tërheqjen e trupave ushtarake të dy vendeve në pozicionet e vitit 1949. Në verën e vitit 1972, India dhe Pakistani kanë nënshkruar marrëveshje me të cilën vërtetohet vija e armëpushimit në Kashmir, e cila me lëshime të vogla, ndjek vijën e vendosur me marrëveshjen e nënshkruar në Karaçi.

E ardhmja e misionit Kashmiri dhe Palestina deri në ditët e sotme mbeten çështje të pazgjidhura në një afat më të gjatë kohor, që kanë qenë para trupit të OKB-së. Territori i Kashmirit ka mbetur i ndarë ndërmjet tre shteteve. Ajo është pjesa induse, nën emrin Jamma dhe Kashmir, pjesa pakistaneze e ndar ndërmjet provincave Azad dhe Kashmir rajoni verior. Pas lëshimit nga ana e Pakistanit të pjesës më veriore të Kashmirit Kinës, si dhe lufta e shkurtër ndërmjet Kinës dhe Indisë në vitin 1962,

rajoni verilindor Aksai Çin i cili deri në atë kohë ka qenë nën administrimin e Indisë, është marrë nën okupimin kinez. Në Kashmir ka vazhduar të ketë konflikt të brendshëm ndërmjet trashëgimtarëve të ndarjes nga India dhe komplotistëve për bashkim me Indinë, të ashtuquajturit federalist, përderisa në vijën ndarëse kanë ndodhur incidente të armatosura të kohëpaskohshme ndërmjet ushtrisë së Indisë dhe asaj pakistaneze, të cilat kanë kulminuar në vitin 1998 me luftën e ashtuquajtur të Kargilit, e cila kryesisht është zhvilluar përmes sulmeve artilerike. India dhe Pakistani janë të ndarë rreth të ardhmes dhe rolit të mandetit të UNMOGIP-it. Diplomacia induse pas marrëveshjes së 1972 ka marrë qëndrim se mandate i UNMOGIP-it ka përfunduar sepse ka qenë i lidhur me mbikqyrjen e armëpushimit që nga viti 1949. Pakistani favorizon vazhdimin e këtij misioni si dhe ndaj tij e ka ruajtur marrëdhënien e afirmuar më parë. Edhe më tej ankohet për shkak të thyerjes së armëpushimit. India ka ndaluar me praktikat e këtilla, gjegjësisht i ka kufizuar aktivitetet e mbikqyrësve të OKB-së nga ana e Indisë në vijën ndarëse edhe pse vazhdon të sigurojë logjistikën e misionit.

Мr. Simeon Mitrev

Page 48: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

48

Еkspertët thonë se pa dyshim se bëhet fjalë për një situatë të vështirë. Xhoan Uiliams, themelues dhe drejtor i

Qendrës për të Drejtë Pune pranë kolegjit të shkencave juridike “Hastings” në SHBA, thotë se këto vendime janë jashtëzakonisht të rrezikshme sepse përfshijnë “dy” nga elementet më “korozive” të të qenurit besnik në vendin e punës – ankthi nga ajo që e keni dëgjuar se është besnike e lojale dhe frika se mund të jemi të dënuar për shkak të mënyrës me të cilën ballafaqohemi me situatën”. Me këtë rast, është krejtësisht normale që të kemi dyshime dhe vazhdimisht të pyetemi se vallë atë që kemi dëgjuar është e atillë, ose është vetëm një shaka edhe në rastet kur mendojmë se do të themi diçka të përshtatshme në

atë situatë, realiteti është se ne veprojmë ndryshe. Hulumtimet e Aleksandar Çollit, drejtorit të Qendrës për Hulumtime Kros-Kulturore në Uashington dhe i kolegëve të tij, dëshmojnë se ekziston “mospërputhje” ndërmjet asaj që njerëzit e planifikojnë dhe asaj që ata e bëjnë. Ja disa këshilla për rradhën e ardhshme kur ndonjë koleg do të na thotë diçka ofenduese.Hapi i parë është të vendosim se a ja vlen të përgjigjemi ndaj komentit. Gjithsesi se ka edhe arsye të mirëfillta për t’a bërë këtë. “Ruajtja e ndjenjës vetanake të integritetit dhe lirimit në vendin e punës nga racizmi, janë qëllime të mira, thotë Uiliams. Në rast se nuk flasim, ne sinjalizojmë se është gjithçka në rregull. Por, në esencë vetëm se i lejojmë personit që përsëri t’a bëjë të njejtën gjë. Kjo mund të jetë

Ndonjëherë kolegët tanë thonë gjëra të cilat bëjnë që të ndihemi në siklet. Ata mendojnë se ajo që ata e thonë është qesharake, por komentet

shpesh herë janë të papërshtatshme, ndoshta edhe ofenduese, seksiste apo raciste. Çfarë duhet

thënë, apo bërë në rast se gjendemi në një situatë

të tillë apo situatë të ngjajshme?

Si të përgjigjemi ndaj komentit ofendues në vendin e punës

Global

Page 49: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

edhe mundësi për të ndryshuar sjelljen e kolegëve për të mirë, një shansë që nuk dëshirojmë t’a humbim. Hulumtimi i Çollit thotë se duhet të bisedojmë në mënyrë që të zgjidhim sjelljen ofenduese në mënyrën dhe në kohën e duhur. Kjo mund t’a ndryshojë sjelljen e këtillë në të ardhmen“.Në rast se jemi në një pozitë më të fuqishme, investimi është aq më i madh. Menaxherët kanë përgjegjësi (në disa raste edhe juridike) që të sigurohen se askush nuk ndihet i cënuar ose keq në vendin e punës, ndërsa studimet thonë se kemi ndikim më të madh në rast se nuk jemi lëndë e matjes së besnikërisë, thotë Uiliams. Kur kemi të bëjmë me seksizmin, për shembull, burrat kanë tendencë të jenë më bindës kur ballafaqohen me njerëz. Ndërsa ne u lejojmë atyre kredibilitet, sepse kjo nuk është “loja” e tyre. Uiliams thotë se duhet menduar me cilën punojmë, se cili është reagimi i tyre dhe cilat do të ishin shpenzimet politike në rast se ata i ftojmë në përgjegjësi. Ata do të mund të ishin negative (për shembull në rast se themi se e teproni, ajo ishte vetëm shaka) ose kalojnë ne defanzivë (Çfarë mendoni për këtë?). Për këtë shkak, pyetuni: Si ky person zakonisht reagon kur dikush i kundërvihet? A janë mjaft të vetëdijshëm? A ekziston qëllim i mirë?Gjithashtu duhet të mendojmë rreth autoritetit të personave mbi ne dhe a do në na dënojnë të njejtët për shkak se qartë dhe zëshëm kemi thënë diçka. Vendi ynë i sigurt i punës apo siguria personale mund të jenë të rrezikuara, thotë Çop. Kjo është e vërtetë, veçanërisht në qoftë se jemi pjesë e një grupi e cila tashmë është pjesë e ndonjë ane ose ka paragjykime. Hulumtimet e Uiliamsit tregojnë se gratë hasin më tepër rezistencë kur janë insistuese. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet qenë i “zëshëm” dhe të kemi mendim dhe qëndrim personal, por duhet qenë edhe realist reth pasojave nga kjo situatë. Në rast se qëllimi ynë i fundit është të ruajmë vendin tonë të punës, ndoshta edhe do të vendosim të qëndrojmë të heshtur.Nuk duhet të supozojmë. Në rast se vendosim të themi diçka, atëherë duhet t’i qasemi situatës sikur personi nuk ka pasur për qëllim të na ofendojë. “Në pjesën më të madhe të kohës, personi është vetëm i pakuptimtë dhe nuk di të interpretojë sjelljen e tij”, sqaron Uiliamsi. Duhet pasur kujdes! Ndoshta edhe ne kemi gabuar. A japim edhe ne të gjithë komente të papërshtatshme? Gjithsesi. “Askush nuk është i përkryer”,

thotë Uiliams. Të gjithë kemi qenë në situatë dhe kemi thënë diçka të cilën më vonë kemi dashur që mos t’a kishim thënë fare. Në rast se themi që kemi qenë në situata të ngjajshme, ka gjasa që edhe personi që është ndjerë i ofenduar të sillet me pak në mënyrë defanzive, të jetë më i hapur, të ndëgjojë pikpamjen tuaj ndaj situatës.Nuk duhet të akuzojmë, do të thotë se duhet të jemi të kujdesshëm me akuzat. Hulumtimi i Çopit tregon se deklaratat e vrazhda të llojit “ajo është racizëm”, kanë rezultuar me shumë reagime defanzive. Ai thotë se shumica e njerëzve kanë “pikëpamje të hiberbolizuar” rreth asaj se çfarë domethënie kanë këto tema, e më pas reagojnë furishëm. Uiliamsi pajtohet se mund të jetë në rregull që disa njerëzve t’ju flasim, por është fakt se askush nuk ka dëshirë të dëgjojë se komentet e tij janë seksiste, raciste apo në ndonjë

mënyrë tjetërë, ofenduese.Duhet t’a sqarojmë reagimin tonë ndaj komentit në vend se të etiketojmë ndonjë koment të caktuar si ofendues, Uliams dhe Çop na këshillojnë të sqarojmë se si ndihemi. Mund të themi: E di që nuk e kishte atë qëllim, por komenti yt bëri të ndihem në siklet, ose të jem i/e hutuar nga ajo që thatë. “Mos mendoni se në këtë mënyrë i shmangeni problemit, thotë Çop. Kjo është një qasje shumë me efikase e cila mundëson besueshmëri më të madhe që personi që ka dhënë një koment të papërshtatshëm, do t’a ndryshojë sjelljen e tij në ndonjë situatë tjetër të ngjajshme në të ardhmen“.Duhet të parashtrojmë pyetje. Uiliams propozon që të ndjekim deklaratën tonë parësore me pyetje, për shembull: Çfarë menduat me këtë që thatë, ose në çfarë informata e bazoni të njejtën? Me anë të angazhimit të personalve

Page 50: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

50

në diskutim, mund t’u ndihmojmë të shqyrtojnë paragjykimet e tyre dhe t’i qartësojnë të gjitha keqkuptimet e mundshme. Mund t’i lusim që edhe t’a përsërisin atë që e kanë thënë më parë. Kjo do t’i inkurajojë që të mendojnë pak më tepër rreth asaj se çfarë kanë dashur të thonë, si dhe rreth ndikimin e asaj që kanë thënë, ndaj të tjerëve. Në këtë mënyrë, ata fitojnë shansë që të tërheqin atë që kanë thënë, gjegjësisht të kërkojnë falje. Duhet të shkëmbejmë informata. Në rast se personi nuk mendon se komenti i tij/saj është ofendues, ne mund t’i ndihmojmë dhe në një mënyrë t’a këshillojmë, në atë mënyrë që t’i

themi se si e kemi kuptuar të njejtin. Për shembull, në rast se personi ka sugjeruar se kolegja juaj shkon shumë më herët në shtëpi nga puna, mund të themi, për shembull, gjatë ditës së djeshme lexova një studim interesant ku shkruante se, kur nënat do t’i lëshojnë zyrat e tyre më herët, parashikojmë se të njejtat kanë obligime në shtëpi me fëmijët e tyre. Por në rastin kur baballarët shkojnë më herët në shtëpi, këtë nuk e vërejmë. Kjo duhet thënë në mënyrë pak më të butë. Sa më tepër real dhe të gatshëm që jemi për të shkëmbim të informatave dhe për të mos bërë pengesa ndaj personit dhe anës së tij/saj aq më e madhe është mundësia që ai/ajo të mos e kenë dëgjuar komentin.Duhet të orvatemi me mënyra alternative. Në rast se konkludojmë se nuk jemi të rehatshëm për të dhënë mendim rreth komentit, ka edhe punë tejra që mund t’i bëjmë, thotë Çop. Për shembull, mund t’a ndërrojmë temën e bisedës, duke dhënë një “mesazh subtil” deri te personi, vëretjen e të cilit nuk e miratojmë. Duhet të mbështetemi në intelegjencën emocionale të personit në mënyrë që t’a kuptojmë sinjalin e dërguar”, thotë ai. Mund të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ndonjëherë, personi që ka dhënë komentin, do t’a kuptojë gabimin e tij dhe do të kërkojë falje, ose vëtëm t’ia tërheqim vëretjen/apo t’i themi. Varësisht nga pesha e ofendimit, thotë Uiliams, duhet tërhequr vëretja, kjo në fakt është më e mira që mund të bëhet.

A ekziston mundësia për t’u dalluar

papërshtatshmëria e komentit, pa pasur nevojë personi në anën tjetër të mbrohet? A rrezikojmë ne reputacionin tonë,

punën, karrierën me atë që zëshëm do të shprehemi

dhe do të japim mendimin tonë

Page 51: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

51

Ankohuni deri te ndonjë nga autoritetet. Në rast se komentet vazhdojnë dhe ju nuk ndihemi më së miri, mund të themi se problemi tashmë ka eskaluar. Uiliams thotë se fuqia mund të jetë edhe te numrat. Mund t’i gjejmë edhe personat tjerë të cilët kanë qenë të ofenduar dhe të krijojmë rast, duke deklaruar se personi krijon një klimë të papërshtatshme. Në rast se orvatemi që vetë të ballafaqohemi me këtë, nuk do t’ia dalim. Mund të themi diçka, si për shembull, një grup i tërë e provoi këtë dhe tashmë ne jemi në kërkim të një këshille nga ana juaj. Vetëm duhet të kemi në mendje, paralajmëron Uiliams, se ashtu si që e “zmadhojmë” punën, aq më tepër, harxhojmë kapitalin politik.Parime që duhen mbajtur mend: Duhet menduar mirë rreth pasojave në rast se nuk flasim. Vetëm në rast se komentohet, e nuk i përshtatet dikujt apo diçka, atëhere i jepet mundësia personit që përsëri t’a bëjë të njejtën. Në rast se jemi në pozicion që kemi fuqi, kemi përgjegjësi të përgjigjemi ndaj komenteve ofenduese, të parashtrojmë pyetje të cilat do t’i ndihmojnë personit të mendojë rreth asaj që ka thënë dhe në këtë mënyrë t’i tejkalojmë mosmarrëveshjet.Nuk duhet anashkaluar shpenzimet politike, sidomos në rast se jemi cak i komentit. Të presupozojmë se personi ka dashur të na ofendojë ose ndonjë person i tretë, ta bëjë të njejtën, thjeshtë ndoshta do të ishte naïve. Në rast se akuzojmë dikend se është i njëanshëm, kjo me siguri se do t’i vë në situatë defanzive dhe se ata nuk do të ndryshojnë sjelljen e tyre për një kohë më të gjatë.Studim rasti nr 1: Të përqëndrohemi te reagimi ynëBen Bruks posa filloi me punë në një kompani konsultative të menaxhmentit. Ai edhe një koleg më i vjetër kanë biseduar në telefon në temë që ka pasur të bëjë me punën. Kur Beni ka dhënë disa vëretje, kolegu i është përgjigjur: Ti je homoseksual! Beni ka mbetur aq i shokuar, sa që nuk ka mundur të përgjigjet. “Ai ishte njëri nga ata që unë e vlerësoja shumë dhe që merrja si shembull, ai më ndihmoi të punësohem. Ai nuk e dinte se unë jam homoseksual dhe se këtë e trajtonte si një bisedë në një “zhveshtore”, por unë menjëherë u mbylla. Beni ka dalë nga zyra me një ndjenjë dhimbjeje dhe dëshprimi”, duke e pyetur veten se pse është shpërngulur nga njëra anë, në anën tjetër të vendit – sigurisht se jo për t’i thënë dikush në punë se është homoseksual! Në momentin që është

qetësuar, është kthyer në zyrën e kolegut për të biseduar rreth situatës. Por aty nuk ka gjetur askend dhe ka lënë porosi se ata duhet të bisedojnë. Kur kolegu i tij më vonë gjatë ditës e ka takuar, Beni ka fillur një bisedë miqësore. Ai i ka sqaruar kolegut të tij se si komenti i tij i mërhershëm e ka shqerësuar atë. Ai menjëherë ka kërkuar falje. Beni e ka shëprndarë lajmin se është homoseksual ndërsa kolegu i tij i ka kërkuar falje duke u turpëruar, ndërsa Beni ia ka falur. Ai dhe kolegu, kanë mbetur miq.Studim rasti nr 2: Mos akuzoniDaniel Vagner (emrat dhe disa detaje janë ndryshuar), bashkëpronar i një kompanie me seli në Nju Jork, ka

punuar më se një vit me Kerollin, themelues i një organizate arsimore për të rinjtë. Gjatë bashkëpunimit ai shpesh herë ka mbetur i befasuar nga komentete dhe kërkesat e Kerollit. Për shembull, ajo një herë zyratrisht i ka dërguar mesazh Danielit të kërkojë foto nga kandidatët për punë, në mënyrë që të sheh se si ata duken. Ajo gjithashtu ka kërkuar se ata të përcaktojnë moshën e aplikantëve. Pas një mbledhjeje, Kerolli ka komentuar se njëri nga kandaidatët nuk ka qenë i veshur në mënyrën e duhur. Kur kanë biseduar me një afroamerikane, për një pozicion tjetër në punë, kjo e fundit ka shfaqur shqetësimin e saj se ngjyra e saj e lëkurës, mund t’i pengojë njerëzit që t’a kuptojnë seriozisht. Danieli dhe ekipi i tij kanë qenë të shqetësuar nga këto vëretje të afroamerikanes. Por, ai nga ana tjetër, ka dashur që të jetë i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë me Kerollin. “Si person me pozitë më të

lartë në ekip, vazhdimisht orvatesha të përfshihem në intervistimin e kandaidatëve, para se ajo të hasë në shumë probleme” kujton ai. Për shembull, kur ka kërkuar informata të papërshtatshme rreth kandidatëve, ai i është përgjigjur: “Ne nuk i kërkojmë këto informata, sepse në bazë të tyre nuk mund të vendosim. Ne fokusohemi tek kompetencat. Ndërsa kur ajo ka pyetur për fotot, ai thjeshtë është përgjigjur: “Ju lutem, mos e bëni përsëri këtë. Kjo nuk është në rregull. Njëkohësisht, ai asnjëherë nuk e ka akuzuar atë se ajo është raciste ose është e njëanshme. Nuk dëshiroja të paragjykoja rreth qëllimeve të saj ose rreth karakterit të saj moral…Prindërit

e mi ndonjëherë thonë të njejtat gjëra, kështu që kam përvojë edhe me njerëz të mirë të cilët kanë thënë gjëra të çuditshme.Përgjigjet e Kerollit kanë qenë të ndryshme. Ndonjëherë, ajo ka mohuar se ka qenë ofenzive duke thënë: “Ti me siguri se më ke keqkuptuar. Në fakt, ajo ka kërkuar falje, por me kalimin e kohës me siguri Danieli i ka ndihmuar të ndryshojë. “Ajo tashmë thotë gjithnjë e më pak gjëra ofenduese, ajo ndryshoi dhe tashmë jep komente të mira“.

Mr. Biljana Popovska Аdaptuar nga „Amy Gallo Harvard

Business Review“ https://hbr.org/2017/02/how-to-

respond-to-an-offensive-comment-at-work?utm_medium=social&utm_

source=facebook&utm_campaign=hbr&fbclid=IwAR0zzhH

gWvJ8m0yNHVq_x7D_II80d_nDqfh9fedLEP2GZ5q2jRQNzbwQEgc

Page 52: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Аntoanella Dimitrievska ka lindur dhe jeton në Veles ku edhe ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në

gjimnazin “Koço Racin”. Ajo është gazetare e diplomuar pranë Fakultetit të Gazetarisë në USHKM në Shkup që nga viti 1990. Antoanella qysh si student ka filluar me shkrime në gazetat “Mllad Borec” dhe “Veçer”. Që nga ditët studentore ajo fillon bashkëpunimin me stacionin lokal radiodifuziv, Radio Veles, me praktikë në vitin 1986, e më pas vazhdon në vitin 1987 kur për herë të parë lajmërohet në programin e Radio Velesit në transmetim të drejtëpërdrejtë duke raportuar për ngjarjet sportive në Univerziadën e Zagrebit. Bashkëpunimin me Radio Velesin e vazhdon si bashkëpunëtore në kuadër të programit për të rinj si dhe në emisione tjera, deri në ditën e diplomimit më 10 maj 1990. Antoanella vazhdon që në mënyrë profesionale

dhe në përditshmëri të punojë në kuadër të programit të Radio Velesit si bashkëpunëtor me honorare nga viti 1990, e deri më 10 prill 1996, kur më në fund hyn në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar. Në Radio Veles punon si gazetare dhe redaktore e lajmeve dhe udhëheq emisionin e mëngjesit në transmetim të drejtëpërdrejtë. Në programin e Radio Velesit redakton dhe udhëheq disa emisione të specializuara në fushën e ekologjisë, bujqësisë,

historisë, emisioneve për fëmijë, etj. Në Radio Veles do të mbetet deri në shtator të 2010, kur edhe juridikisht, radioja ndalon se ekzistuari, si pjesë e 29 ndërmarjeve radiodifuzive në Maqedoni. Antoanella Dimitrievska, përmes “Radio Mostit” në Radio Veles me Radio Shkupin, me telefon, drejtëpërsëdrejti çdo javë për vite me rradhë do të raportojë rreth ngjarjeve të caktuara nga qyteti i Velesit dhe rrethinës për Radio Shkupin. Në MIA, Agjencionin Invormativ të Maqedonisë ajo punon që nga themelimi i saj në vitin 1998 deri në vitin 2002, me ndërprerje, përsëri kthehet në vitin 2006 e deri më sot, ku është e punësuar si korrespodente nga Velesi dhe rrethina e tij, që i përfshijnë Komunën e Velesit, Gradskon dhe Komunën e Çashkës. Аntoanella bashkëpunon edhe me gazetën lokale komunale “Vardarski Gllas” nga viti 1991 deri më 2001, deri në mbylljen e saj. Antoanella ka

52

Bashkëpunëtorja jonë në mesin e atyre që u shpërblyen

E paobligueshme

Nga viti 1997 Antoanella Dimitrievska bashkëpunon me gazeta dhe revista të ARM-së,

„Fjala e Armatës“, e më pas edhe „Mbrojtja“, si edhe pas shuarjes së tyre, shkruan në

revistën e re mujore të ARM-së, „Mburoja“

Page 53: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

qenë korrespodente nga Velesi dhe rrethina edhe për gazetat ditore “Nova Makedonija”, “Makedonija Denes” dhe “Vreme”. Ka shkruar artikuj edhe në revistën “Prv” e cila me dhjetë numra u botua nga ana e një grupi të gazetareve nga Velesi, e më pas në revistën “Semeen Magazin”, në shtojcën “Mali Neshta”, shtojcë kjo e gazetës “Vreme”. Ka shkruar shkrime dhe raporte për bujqit dhe bujqësinë në revistën për bujqësi “Moja Zemja”, si dhe në revistën e AMLM-së “AMSM Klub Mobiliti”, ku vazhdon të publikojë shkrimet e saj.Nga viti 1997 bashkëpunon me gazeta dhe revista të ARMV-së, si “Armiski Zbor”, më pas edhe “Odbrana” dhe pas shuarjes së tyre, tashmë në revistën e

re mujore “Mburoja”.Antoanella ka shkruar tekste edhe për gjendejen ekologjike në Veles, në Buletinin për Qendrën e Gjelbër të Velesit, pranë Qendrës Rajonale për Mbrojtjen e Ambientit për Evropën Qëndrore dhe Lindore, për Zyrën për Maqedoninë, etj. Angazhimi i saj profesional veçanërisht është dalluar në programin e “Radio Deutsche Welle”, DW në gjuhën maqedonase nga Boni i RF të Gjermanisë, ku bashkëpunon si korrespodente nga Maqedonia gjatë periudhës nga viti 2005 deri në vitin 2013. Antoanella, çdo javë në vazhdimësi, në valët e “Deutsche Welle” shkruan raporte rreth

temave aktuale që kanë të bëjnë me ekonominë, kulturën, ekologjinë dhe temat sociale nga Velesi, Shkupi, Ohri, Strumica, Manastiri, Kumanova dhe nga qytete tjera të RMV-së. Raportet dhe shkrimet e saja mund t’i gjeni edhe në Google, të përkthyera në: anglisht, greqisht, serbisht, kroatisht, italisht, gjeramnisht dhe në gjuhë tjera dhe të transmetuara edhe në disa portale tjera dhe në revista vendore dhe ndërkombëtare.Аntoanella në karrierën e saj gazetareske vazhdimisht avancohet dhe përsoset. Ajo më 2002 në MIM, Institutin e Mediave të Maqedonisë, merr diplomë nga Shkolla Daneze e Gazetarisë, ndërsa më 2003, gjithashtu

nga MIM merr sertifikatë për shkollën e përfunduar me sukses në kuadër të Shkollës për Gazetari në Lil të Francës. Ajo shkruan edhe artikuj në revistën MIM, të titulluara si “Jeta në Maqedoni”.Për karrierën e saj 30 vjeçare gazetareske, Antoanella Dimitrievska thotë se suksesi dhe mirënjohja më e madhe për të janë lëvdatat që i merr nga qytetarët, shoqatat dhe organizatat humanitare. Ajo potencon se satisfaksioni më i madh nga puna gjatë 30 viteve të kaluara ka të bëjë me shpërblimin dhe lëvdatat nga qytetarët, ku përmes teksteve të shumta të saj, ka ndihmuar të iniciohet zgjidhja e problemeve të përditshme jetësore, duke iu drejtuar organeve dhe institucioneve përkatëse.

Në kuadër të shënimit të 9 Nëntorit, Ditës së çlirimit

të Velesit, u mbajt akademi solemne në të cilën në mesin e atyre që u shpërblyen për

kontribut të veçantë për promovimin e qytetit, ishte edhe

bashkëpunëtorja jonë shumë vjeçare, Antoanella Dimitrievska.

Me këtë rast, në këtë numër të “Mburojës”, shkurtimisht do t’ua prezantojmë Antoanellën,

e cila pothuajse në secilin numër të revistës, me anë të shkrimeve të saj, na informon

rreth aktiviteteve në kazermën e Velesit, nga KTD, nga ndonjë manifestim i rëndësishëm nga

Velesi, ose zhvillon ndonjë bisedë me ndonjë personalitet nga ky

qytet

Page 54: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

54

E paobligueshme

Dalibor Spasovski është profesor i sportit dhe aktiviteteve sportive pranë shkollës së mesme profesionale komunale “Mosha Pjade” në

Tetovë, ndërsa dashurinë e tij ndaj Armatës dhe karakteristikave që duhet t’i posedojnë pjesëtarët e saj i ka dhe vazhdimisht i përcjellë

gjatë aktiviteteve të tij profesionale në shkollë, por edhe gjatë kohës së pushimit të tij pranë kampit “As” në Strugë, duke e promovuar armatën

tonë në një mënyrë të pazakontë

Promovim i pazakontë i Armatës

Page 55: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Për vite me rradhë, gjatë pushimeve në kampin “As” në Strugë, ua kisha lakmi aktiviteteve të

cilat i organizonte dhe realizonte “komandanti” Dalibor Spasovski me pjesëtarët e “armatës fëmijërore” nga kampi. Dhe kur e vështroja se kjo gjë paraqet një lloj krenarie te njerëzit te të cilët me apo pa qëllim e ndiqnin trajnimin, e sidomos në pjesën e respektimit të urdhërave, disciplinës dhe dëshirës për sukses dhe qëndrim, gjë që në fakt është edhe karakteristikë e Armatës, shfaqa interes që edhe personalisht të njihem

me “komandantin” dhe me anë të këtij shkrimi në revistën “Mburoja”, t’a veçoj si një shembull pozitiv për promovimin e Armatës dhe vlerave të saj edhe te gjeneratat më të reja.Përbërja e “armatës së fëmijëve” numëron diku rreth 20-30 fëmijë të moshës nga 2 deri më 12 vjet, të cilët gjatë pushimit veror në këtë kamp, falë kontributit të parezervë dhe profesionalizmit të Daliborit, kishin mundësi që të mësojnë mësime të rëndësishme edukative dhe arsimore shumë të dobishme për në të ardhmen. Në kuadër të këtij kampi stërviten dhe mësohen mësime për zhvillimin psikofizik të “ushtarëve” përmes sportit dhe lojërave shoqërore. Këtu përfshihen lojëra sportive nga më të ndryshmet – gjimnastikë, not, atletikë, si dhe realizim të aktiviteteve ekologjike, por edhe zhvillimin e patriotizmit ndaj atdheut.Unë personalisht, si pjesëtarë shumëvjeçar i Armatës, gjatë bisedës me “komandantin” Dalibor, më shumë më interesoi motive rreth formimit të a.q “armatë e fëmijëve”, e jo ndonjë klub sportiv i fëmijëve, ose diçka e ngjajshme.

„Si që thuhet, asgjë nuk është e rastësishme, e as kjo, thotë Dalibori. Dashuria ndaj Armatës dhe veçoritë apo karakteristikat të cilat duhet t’i posedojë pjesëtari is ë njejtës (dashuria ndaj atdheut, qëndrueshmëria, sakrifica, disciplina, puna në grupe, etj.), bënë që dëshira ime e parë për angazhim profesional të jetë që unë të bëhem pjesëtar i armatës sonë. Duke dashur që të mund të arrijë t’a plotësoj këtë dëshirë, në vitin 2009, si profesor i diplomuar i edukatës fizike, aplikova në shpalljen për oficer për përgatitje fizike të njësive speciale të Armatës. Edhe pse përzgjedhja selective në kohëzgjatje prej 24 ditë, e cila u realizua në poligonin ushtarak “Krivollak” kaloi me rezultate të kënaqshme, por fatkeqësisht, në fund nuk u përzgjodha“. Dhe me sa duket, në të vërtetë dashuria e sinqertë, nuk harrohet. Në këtë mënyrë edhe Dalibori, i cili sot punon si profesor i sportit dhe aktiviteteve sportive pranë shkollës së mesme komunale profesionale “Mosha Pjade” në Tetovë, dashurinë e tij për Armatën dhe karakteristikat të cilat duhet t’i posedojnë pjesëtarët e saj, i ka dhe vazhdimisht i përcjellë gjatë aktiviteteve të tij profesionale në shkollë, por edhe gjatë kohës së pushimit të tij pranë kampit “As” në Strugë, duke e promovuar armatën tonë në një mënyrë të pazakontë. Shpresoj sinqerisht që disa nga “ushtarët” e shumtë të dëgjueshëm nga “aramta e fëmijëve”, në të ardhmen do të jenë pjesëtarë të armatës sonë dhe me krenari do t’i shpërndajnë dhe do t’i zbatojnë mësimet e mara nga ana e “komandantit” Dalibor, të cilit i dëshoroj që edhe në të ardhmen me po aq dashuri dhe entuziazëm t’ua transmetojë njohuritë e tij gjeneratave më të reja.Profesori Dalibor Spasovski nga viti 1992 merret edhe me atletikë. Ai është kampion i shumëfishtë shtetëror në 200 dhe në 400 metra dhe është anëtarë i Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut. Si reprezentues, ka marrë pjesë në disa gara, nga të cilat më të rëndësishme janë kampionatet botërore në Osaka (Japoni) dhe në Valencia (Spanjë), në kampionatin evropian në Birmingam (Angli), si dhe në garën ndërkombëtare në Elbasan (Shqipëri), duke përfshirë këtu edhe garën e fundit ndërkombëtare në Marsa të Maltës.

Еlizabeta Tashkovska

Është mirë kur do të njoftojmë ndonjë person që me vetë iniciativë dhe

në mënyrë vullnetare ndan nga koha e tij e

vlefshme, për të përçuar dashurinë dhe dijen që

posedon, kur gjen mënyrë që kjo gjë të shkaktojë

gëzim dhe kënaqësi te ata që i mëson dhe edukon, e ata janë fëmijët dhe të rinjtë, e ardhmja e vendit

tonë....

55

Page 56: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

56

Film

Faqet e rubrikës së filmit në “Mburoja” viteve të fundit kanë kaluar shumë kontinente, vende dhe konflikte dhe kanë udhëtuar gjatë periudhave

të ndryshme të historisë, duke i kërkuar tregimet më të integruara që kanë të bëjnë me luftën. Kësaj rradhe, do të ndalemi në një temë e cila bën pjesë në kujtesën më të gjerë të zhanrit luftarak sepse nuk është e lidhur me konflikt të drejtëpërdrejtë, por ka të bëjë me një situatë shoqërore-politike, program stalinist, ndërmjet dy luftërave botërore e cila mban emrin – Gladomor. Gladomori është në fakt njëra ndër fatkeqësitë më të mëdha kombëtare në Ukrainë, gjegjësisht ka të bëjë me urinë masive ndërmjet viteve 1932-1933 e cila rezultoi me humbje masive, asnjëherë zyrtarisht nuk janë vërtetuar të njejtat. Ukrania, Gladomorin e ka shpallur si holokaust, një vrasje e vetëdijshme e popullit ukrainas nga ana e Bashkimit Sovjetik, ndërsa si të tillë e kanë pranuar edhe disa vende tjera të botës. Kjo gjithashtu

vlen edhe si njëra ndër fatkeqësitë të cilat kanë ndodhur në periudhë jashtë kohës së ndonjërës prej luftërave zyrtare.„Korrja e hidhur“ është një film i regjisorit Xhorxh Menderluk i cili flet pikërisht kër këtë fatkeqësi, e cila zhvillohet përmes një tregimi të ngrohtë dashurie për çiftin e ri Juri dhe Natalka, të cilët në atë mjedis të vështirë luftojnë për mbijetesë, e gjithashtu edhe kundër ushtrisë sovjetike e cila zbaton një politikë të egër të liderit sovjetik. Ndërsa mbijetesa do të thotë rishqyrtim të parimeve vetanake dhe qëndrueshmërisë së brendshme.

Prejardhja familjare e ushtarakëve Tregimi fillon pothuajse me fantazi, me një retorikë epike, rëzë anëve rurale, ku dëgjojmë zërin e protagonistit kryesor, Jurit, i cili prezantohet si djali i Jaroslavit dhe si nip i ushtarakut legjendar Ivanit, në një mënyrë duke paraprirë, se kemi të bëjmë me një njeri i cili është i pathyeshëm dhe i prirë për

të bërë punë të mëdha. Njihemi edhe me Natalkën si dhe lindjen e dashurisë ndërmjet të dyve qësh si fëmijë, dashuri e cila do të mbetet e paprekshme dhe e pazbehur, por përkundrazi, vetëm se do të rritet…Kjo pjesë e filmit, i cili në kohë, bën pjesë në epokën para pushtetit të Stalinit, është kontrast i tonit të mëvonshëm së kinematografisë që është tejet e nxirë dhe e zbehtë, ashtu si që është edhe gjendja e luftës, dhe ka për qëllim të reflektojë negativitetin e tërë të asaj epoke.

Natalka edhe pse e dashuruar në të, ajo me vite e refuzon Jurin dhe e stërzgjat momentin e martesës, duke menduar se një gjë e këtillë do të sjellë fatkeqsi. Edhe kjo, nuk është larg së vërtetës. Por, vazhdimësia e fatkeqsive dhe vdekjeve fillon shumë më herët nga martesa e tyre, gjegjësisht, me vdekjen e babait të Jurit, Jarsolavit, i cili lë përshtypjen e një autoriteti lokal, u kundërshtohet ushtarëve të Stalinit të cilët vijnë për t’a zbatuar vendimin e kolektivizimit

„Korrja e hidhur“

56

Page 57: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

me dhunë dhe marrjes së grurit, kështu që ai mbetet i vrarë brutalisht në betejën me ta. Baba i tij, gjyshi i Jurit, arrinë që të mbijetojë në këtë betejë dhe si simbol i qëndrueshëmërisë, gjindshmërisë dhe rezistencës, mbetet në fshat që të kujtohet dhe të mbahet mend për pathyeshmërinë e popullit ukrainas. Përgjegjës për fshatin dhe për konfiskimin e grurit është komandanti Sergej, roli kryesor negativ i filmit, një njëri i vrazhdë i pakompromis dhe i fuqishëm. Ai është përfaqësues i të gjithë ushtarëve sovjetik të cilët janë ekzekutorë të pa ndjenjë të politikës së Stalinit, ushtarë të cilët janë të gatshëm që të vrasin secilin që i kërcënon, qofshin ata gra apo fëmijë. Ndër viktimat e tyre janë edhe nëna e Natalkës e cila do të jetë më e zëshmja e protestës me qëllim të ndërprerjes së urisë e cila mbretëron me muaj, foshnja të cilën Natalka e humb qysh para lindjes, duke mos mundur të ushqehet vetëm me supë nga barishtet…Viktima janë edhe qindra të ekzekutuar të cilët janë orvatur të “vjedhin” disa kokra grurë në mënyrë që t’i ushqejnë fëmijët e tyre, nënat të cilat vdesin të uritura në rrugë, të burgosurit e pushkatuar të cilët kanë thënë “mjaft më” ndaj politikës që është zbatuar ndaj tyre..Krah për krah me Sergejin është edhe drejtori brutal i burgut i njohur si Medved, i cili tallet dhe është i pamëshirshëm ndaj të burgosurve dhe luan me fatin e tyre, duke bërë cirk dhe duke u zbavitur me humbjet e tyre. Megjithatë, jo të gjithë ushtarët sovjetik janë të këqinj, ku hasim edhe shembuj ku ushtarët janë në anën e popullit të munduar dhe të uritur.

Vdekje nga uriaNë trupin e Jurit rrjedh gjaku trimëror e heroik i paraardhësve të tij. Ai është i gatshëm që të sakrifikojë jëtën e tij në mënyrë që të mbetet i denjë dhe besnik ndaj vetes dhe ndaj bindjeve të veta. Si një artist i talentuar, Juri shkon për studime në

Kiev, në mënyrë që të fitojë, për Natalkën që mos të mbetet e uritur, por ai shumë shpejt e kupton se ajo rrethinë është shumë restrictive për natyrën e tij liridashëse dhe se mbijetesa e tij atje, nuk është e mundur. Juri, nuk mund të pajtohet me faktin se nën hijen e stalinizmit, artistët e mëdhenj perëndimor modern mohohen dhe se trysnia mbi artin mund të shëndrrohet edhe në një instrument të propagandës politike dhe kjo mund t’i gjasojë edhe një shtrese të pakënaqsisë së tij, të nisur që nga vdekja e të brutale e të atit. Në këtë mënyrë, logjikisht, Juri bëhet pjesë e rezistencës. Ukrania aspak, nuk i ngjan një pjese të Bashkimit Sovjetik, ndërsa edhe trajtimi i Stalinit ndaj vendit dhe ndaj njerëzve, është tejet i pamëshirshëm. Ai

i mbyll kufijtë dhe e lë popullin të vdesë urie, në mënyrë që t’i dënojë për synimin e tyre për liri, duke ua marrë çdo kokër grurë, duke ua privuar edhe të mbjellat tjera. Nga ana tjetër, ukrainasit, ushtarët sovjetik i shohin si okupatorë. Ai që nuk do t’a pranojë kolektivizimin e dhunshëm, duhet t’a pranojë plumbin. Në këtë mënyrë, edhe pse ky nuk është një film klasik ushtarak, në krahasim me temën, elementet e luftës – okupim, rezistencë, luftë për mbijetesë dhe për liri, pajtim me fatin, këto janë shihen si instrument kryesor të zhvillimeve në film.

Filmi është gërshetuar me skena të cilat janë tragjike dhe shqetësuese, me njerëz të cilët vdesin në rrugë, e deri te mundimi për të pranuar vdekjen, si një lloj shpëtimi nga situata e krijuar. Mundimi me hapa të ngadaltë dhe vdekja e këtillë, është në fakt edhe më keq se lufta reale klasike.

Film për tiraninëEdhe pse „Korrja e hidhur“ na njohton me gladomorin përmes tregimit të dashurisë, filmi nuk është aspak naiv, përkundrazi, ai është i ngrohtë dhe romantik. Skenat me njerëzit e vdekur nga uria, të shtrirë në rrugë, mundimi i fshatarëve për të cilët vdekja është shpëtim nga situata, familjet e ndara, varfëria, dhunimi për një copë bukë ose për një kokër grurë, lë fotografi

si gjurmë në memorien tonë të cilat vështirë fshihen. Ky film është fotografi për një parathënie e dhimshme e historisë më të re të Ukrainës, për vrazhdësinë e një politike e cila me vetëdie i shpie miliona njerëz në vdekje, për krimet e bëra kundër njerëzimit. Numri i saktë i të vrarëve si pasojë e “Gladomorit” nuk dihet dhe nuk është vërtetuar sakt, por besohet se bëhet fjalë për rreth 4-5 milion njerëz...Filmi, si një prodhim, është fakt se nuk i kënaq apetitet e kritikës dhe në disa raste do të ketë vëretje se hyn në vazhdën e klisheve repetitive. Pikët

pozitive, ky film i fiton për shkak të përpunimit të temës dhe për të cilën, fatkeqësisht, nuk janë gjiruar shumë filma, por prodhimi i këtij filmi në tërësi, merr shumë kritika negative, apo të paktën neutrale, si dhe vlerësime me nota të dobëta. Megjithatë, filmi nuk është aspak i keq, sidomos për faktin se melodrama e dashurisë, ashtu siç avancon filmi, dalngadalë hyn në plan të dytë ndaj tregimit për “Gladomorin” dhe për tiraninë bizarre të historisë.

Еlena Gjorgjievska

Regjia: George Mendeluk

Rolet: Max Irons, Samantha Barks, Terence Stamp, Barry Pepper, Aneurin Barnard

Skenari: Richard Bachynsky Hoover, George Mendeluk

Kinematografia: Douglas Milsome

Моntazhi: Stuart Baird, Lenka Svab

Мuzikа: Benjamin Wallfisch

Viti: 2017

Kohëzgjatja: 103 min

Vendi: Kanada / В. e Madhe

Çmimet: Filmi më i mire në „Movie Guide Awards, Grace Awards, Epiphany Awards“

Page 58: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Në pjesën perëndimore të Pellagonisë, në 5 kilometra nga Manastiri, gjendet fshati Kërklinë. Në fshatë është

edhe kisha kushtuar shën. Todrit “Shën Maria”, ndërsa jashtëzakonisht interesant është edhe manastiri “Shën Ilia” i vendosur në një lartësi, menjëherë mbi fshat. Manastiri është lokacion i preferuar i vizitorëve, para se gjithash, për shkak të panoramës së mahnitshme, e cila nga ky vend hapet drejt Pellagonisë dhe drejt Pelisterit.Në rast se jeni dashamirë i sporteve të kalërimit, mund t’a vizitoni hipodromin e që gjendet në këtë fshat, aty ku ka një ergelë të shumë kuajve. Ky kompleks ofron kushte të volitshme për një kënaqësi të vërtetë gjatë kalërimit në natyrë.

Në këtë fshat, ka edhe një lokalitet arkeologjik i cili quhet Kërklino, i cili paraqet një të dhënë të veçantë që nga koha e metalit. Në vitin 1957 është blerë një shpatë bronzi e llojit “Erbenhein”, e cila prejardhjen e saj e ka pasur nga një vendgjetje pranë fshatit.Kërklina është fshati i vetëm në Maqedoninë e Veriut që posedon “salon makinash” – përmbledhje të makinave dhe motorëve të riparuar. Ky është auto-etno muzeu në pronësi private, i cili ka dy kat. Në katin e parë janë të vendosura disa makina (old timer) dhe disa lloje të çikletave. Makina më e vjetër është e tipit “CITROËN” i vitit 1925. Në katin e dytë të muzeut gjenden disa hapësira:

dhoma e fshatit, e qytetit, dhoma hebreje dhe hapësira me sende nga koha antike. Në secilën hapësirë mund të vërehen gjësende nga e kaluara, nga enterieri i përditshëm, më pas ndonjë armë,si që është pushka e shkurtër austriake, jataganë ose thika, por edhe instrumente muzikore, në mesin e të cilave edhe fyllë të vjetër më se 200 vjet, duke përfshirë këtu edhe veshjet e vjetra kombëtare manastirase.Auto-etno muzeu është vend unikal me një pasuri të rrallë në një ambient tradicional rural, gjë që paraqet një motiv më tepër për t’a vizituar këtë muze i cili në të vërtetë është unikal.

Kristina Ilievska

58

Krklina – fshati me hipodrom dhe auto-etno muze

Page 59: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët

Krklina – fshati me hipodrom dhe auto-etno muze

Page 60: Ministria e Mbrojtjes – lidere në implementimin e barazisë gjinore · 2020. 4. 14. · mirë, ashtu si edhe arti dhe kultura, që të shprehim respektin tonë, aty ku fjalët