mjedisi dhe njeriu

5
MJEDISI DHE NJERIU

Upload: klarisa-klara

Post on 22-Mar-2017

831 views

Category:

Education


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mjedisi dhe njeriu

MJEDISI DHE NJERIU

Page 2: Mjedisi dhe njeriu

CILAT JANË PROBLEMET ? Ajri, toka, ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujërat

nëntokësore dhe gjithçka ku jeton dhe ndikon tek njeriu përbëjnë mjedisin rrethues.Sot zhvillimi i vrullshëm ekonomik i botës e civilizimi i saj, krahas progresit të madh që kanë sjellë, kanë ndërhyrë edhe në dëmtimin, ku më shumë e ku më pak, të mjedisit tonë rrethues.Sot, mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botës së gjallë, është shumë i ndotur me produkte e mbeturina të shumëllojshme, ndër to vendin kryesorë e zënë mbetjet kimike apo siç i njohim ndryshe, kimikatet dhe mbetjet radioaktive.Të gjitha këto dëmtojnë e shkatërrojnë pa dallim bimët, kafshët edhe vetë njeriun.Natyrë me anë të proceseve dekompozuese që shkaktoheshin ose përshpejtoheshin nga dukuri natyrore, si ato atmosferike, tokësore, diellore etj, bëjnë të mundur eliminimin e këtyre mbeturina ndotëse. Sot vihet re gjithmonë e më shumë përdorimi pa kufi i plehrave kimike nga bujku, i cili me teprime të tilla pretendon të rrisi pjellorinë e tokës. Por bima nuk thith të gjithën.Një pjese e mirë që mbetet e paasimiluar, me anë të ujit të reshjeve apo vaditjeve depërton në brendësi të tokës dhe ndot ujërat nëntokësore, ato të burimeve, liqeneve, lumenjve.Plehrat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, dëmtojnë rëndë mjedisin rrethues, dëmtojnë rëndë shëndetin e vetë fajtorit i cili është njeriu.

Page 3: Mjedisi dhe njeriu

SI TË VEPROJMË PËR TA NDALUAR ?Shumë njerëz ankohen për të ndaluar këtë “rrëmujë“ që është

bërë në rruzullin tokësor ,por nuk iu intereson . Një gjë është shumë e qartë. Natyra ndotet shumë lehtë, por pastrohet me shumë vështirësi.Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen, duhet të apelojnë për të mbajtur pastër ambientin e tyre. Detyra parësore e tij është mënjanimi i ndotjeve.Kujdesi ndaj mjedisit është obligim njerëzor për të evituar katastrofat ekologjike. Jo vetëm nëShqipëri , por dhe në vende të tjera të botës duhen të vendosen sa më shumë tabela ku të tregojnë : “ Një veprim i gabuar , një rrezik i madh për jetën “. Por shumë t domosdoshme janë edhe koshat ku njerëzit të hedhin mbeturinat sepse ndryshe ato hidhen vënd e pa vënd . Pra , njeriu duhet të jetojë në harmoni me natyrën, duhet të kujdeset për atë, dhe të shfrytëzojë me efikasitet të mirat e saj, përndryshe natyra e ndëshkon atë dhe brezat që do të vijnë.

Page 4: Mjedisi dhe njeriu
Page 5: Mjedisi dhe njeriu

PUNOI : KLARISA KARABOJA KLASA VI A

MESAZHI : “ NJË VEPRIM I GABUAR , NJË RREZIK I MADH PËR JETËN“ .