modeli parajses tatimore per shqiperine_al-tax
DESCRIPTION
Nje sqarim per modelet ne bote te zonave gjeografike ku ligjet tatimore jane te buta dhe nuk ka rregulla te cilat zbatohen si ne pjesen tjeter te botes. Nje model i tille mund te pershtatet edhe per zona te lira ekonomike brenda vendit, me qellim stimulimin e ekonomise ne kohe te tilla ku nuk mundet qe te luftohet me force informaliteti dhe evazioni...TRANSCRIPT
Modeli i “parajsës” tatimore për Shqipërinë
Nga Eduart Gjokutaj
Besnik Nuredini
Zbatimi i legjislacionit tatimor të diferencuar për zona të ndryshme dhe favorizimet fiskale që
përdoren në to është i njohur që nga lashtësia. Zonat me taksa të ulta ose pa taksa të caktuara
(parajsat tatimore) kanë një zanafillë të organizuar të tyre në fund të shekullit të 19 të në
protektoratet e Britanisë së Madhe. Me qëllimin për të krijuar zona të favorshme, në të cilat
njerëzit të mbronin paratë e tyre ju dha pavarësi ekonomike disa vendeve si Gjibraltari, Hong
Kongu apo Ishujt e
Kanalit. Me zhvillimin
që pati ekonomia e
këtyre zonave filloi të
përhapej në shekullin e
20të harta e tyre edhe
në kontinente të tjera,
ku kryesisht individët e
pasur ktheheshin në
rezidentë fiskalë duke
përfituar lehtësirat që
ishin të sanksionuara
për transferime të
pasurive dhe parave
(Tabela 1).
Në vitet ‘50 filluan të përdoren termat ndërkombëtarë offshore, tax havens. Ky sistem
funksionon në mënyrë optimale për disa vende. Në ditë e sotme numërohen me qindra vende
dhe zona që zbatojnë parimet e parajsave fiskale. Monako është një nga destinacionet e
miliarderëve të botës. Edhe pse ka lehtësi në tatimin mbi të ardhurat për jorezidentët në këtë
vend aplikohet një TVSH në shkallën 30% në mallrat e luksit dhe restorantet duke parë se të
pasurit i kanë objektin kryesor të tranasaksioneve të tyre.
Parlamentet e këtyre vendeve miratojnë ligje për të ndihmuar industri të caktuara të ekonomisë
që të jenë konkuruese me ekonominë rajonale e botërore. Nga ana tjetër, ato ndihmojnë
1
Tabela 1Lista e vendeve dhe zonave qe jane parajsa tatimore
Zona Vendi
Karaibet
Anguila, Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Ishujt Britanike Virxhin, Ishujt Kajman, Dominika, Grenada, Montserrati, Antilet Holandeze, St. Kitts dhe nevis, St.Lucia, St. Vinsent dhe Grenadines, Turks dhe Kaikos, Ishujt e SH.B.A Virxhin
Amerika Qendrore Belize, Kosta rika, Panama
Brigjet e Azisë Lindore
Hong Kong, Makau, Singapori
Europe (Mesdheu)Andorra, Ishujt e Kanalit ( Gurnsey dhe Xhersei), Qipro, Gjibraltar, Ishulli i Njeriut (Man), Irlanda, Lihtenshtejni, Malta, Monako, San Marino, Zvicra
Oqeani Indian Maldivet, Mauritius, Seishell
Lindja e Mesme Bahrein, Jordania, Libani
Atlantiku Verior Bermudat
Paqësori i Jugut Ishujt Kuk, Ishujt Marshall, Samoa, Naurus, Niue, Tonga, Vanuatu
Afrika Perëndimore Liberia
Burimi: OECD
qeverisjen për të rritur nivelin e administrimit fiskal duke luftuar informalitetin, evazionin dhe
korrupsionin.
Në këto zona ka përjashtime nga tatime të caktuara direkte apo indirekte, por qëllimi kryesor i
gjithë sistemit të krijuar është thithja e pasurive dhe likujditeteve të njerëzve më të pasur duke u
garantuar sigurinë dhe komoditetin e bazuar te pasuria e tyre.
Më të pasurit e botës kanë zbatuar avantazhin e rregullave të zonave të lira ekonomike apo
parajsave tatimore për të transferuar mbi 229 triliard lekë nga vendet e tyre drejt këtyre zonave
që stimulojnë këto transferime. Kjo shumë është më shumë se 70% e ekonomisë europiane
aktualisht.
Në një plan global, duke parë statistikat, llogaritet se gjysma e tregtisë botërore kalon nëpërmjet
vendeve të tilla. Ndërkaq, më shumë se gjysma e aseteve bankare dhe rreth 33% e investimeve
direkte të shoqërive shumkombëshe janë në këto vende. Në vitet e fundit në mediat botërore
është përhapur një përshtypje se këto vende janë duke u mbyllur apo kufizuar në numër, për
shkak të problemeve që hapin për evazionin tatimor apo shmangien tatimore. Në fakt, statistikat
ekonomike botërore flasin se po ndodh e kundërta. Zona të tilla janë me një zhvillim të fortë
ekonomik dhe po rriten shpejt. Konkluzioni paraprak na tregon se më pak se 1% e popullsisë
botërore zotërojnë 16% të aseteve
Këto fakte nuk tregojnë se zona të tilla janë në këtë nivel zhvillimi si rastësi e fatit. Fakti që
Britania e Madhe është një qendër që ka krijuar dhe mban lidhje me këto zona provon faktin se
ish-perandoria më e madhe e botës ka menduar për të ardhmen e zonave me distancë të largët
nga ajo. E njëjta mënyrë të funksionuari është edhe për gjithë zonat e tjera, që kanë lidhje me
ish-perandori apo shtete të fuqishme të kohës.
E përbashkëta e gjithë këtyre zonave dhe vendeve është se ato janë kthyer në “magnetë” të
parasë dhe pasurive. Në ditët e sotme ajo që ndodh në një parajsë fiskale është zbatimi i një
sistemi tatimor me taksa të ulta, apo pa disa taksa dhe në këmbim të këtij sistemi pritshmëria
është e madhe për një zhvillim ekonomik me qeverisje të mirë dhe nivel të ulët korrupsioni. Kjo
klimë bën të mundur tërheqjen e vëmendjes së individëve dhe shoqërive shumëkombëshe për
të përfituar nga këto kushte konkuruese me vendet e tjera për tipe të ndryshme tatimi dhe për
kategori të ndryshme individësh dhe kompanish.
2
Ka arsye të ndryshme se pse mund të
kërkosh edhe për zona gjeografike dhe
ekonomike në Shqipëri ti shtohen numrit
të këtyre zonave në hartën rajonale dhe
globale. Një arsye është vetë niveli aktual
i informalitetit dhe pesha prej mëse një
dekade që mbajnë në prodhimin e
brendshëm dhe të ardhurat buxhetore
(Tabela 2). Arsyeja tjetër është
pamundësia për administrim më të mirë
fiskal, për arsye historike, kulturore,
polarizimi politik dhe niveli aktual zhvillimi
ekonomik dhe infrastrukturor. Nisur nga
ky nivel, zbatimi i parimeve të zonës së lirë ekonomike (e ngjashme me parajsën fiskale) si
përshkruhet në legjislacionin shqiptar do të rriste interesin e kompanive dhe individëve të huaja
dhe vendase, duke nxitur transferimin e aftësive për përdorimin e teknologjisë në popullsinë
lokale. Të konkurosh me vendet e industrializuara në disa sektorë është e kushtueshme dhe
mund të rezultojë pa efektivitet për ekonominë. Një arsye e tretë është e mbështetur mbi faktin
e mungesës së zonave me karakteristika të tilla në Europën JugLindore dhe Ballkan.
Zbatimi i parimeve të zonës së lirë ekonomike do ta kthente në efektiv prodhimin vendas dhe
konkurues në rajon dhe me mundësi të mira marketingu edhe në tregun global. Zonat e lira
ekonomike duhet të lidhen ngushtësisht me aktivitete dhe industri specifike (minierat, turizmi
malor, shëdetësor) dhe jo me gjithë ekonominë zonale. Përjashtimet apo lehtësirat duhet të
lidhen ngushtësisht me inciativa të tjera të mëparshme apo që priten të merren, si pjesë e një
mbështetje të gjerë për zhvillimin ekonomik. Shembujt e ditëve të sotme mund të kërkohen në
të gjithë kontinentet dhe zonat e lira ekoonmike apo parajsat tatimore. Kjo temë është një
debat i nxehtë në politikën botërore sot. Kujtoni debatin që ka filluar midis dy kandidatëve për
presidentin e ardhsëm të SHBA-së.
Nga ana tjetër, nëse mund të kthesh një zonë gjeografike në qendër të shërbimeve financiare,
ajo që pritet të ndodhë për ekonominë dhe popullsinë do të jetë rritja e fondeve dhe
përfitimeve që vijnë nga përdorimi i tyre.
3
Tabela 2Renditja e rajoneve tatimore sipas barrës tatimore
Barra Nr.tatimore banorë
1 Sarandë 0.11% 60,459
2 Kukës 0.11% 79,303
3 Dibër 0.16% 140,002
4 Gjirokastër 0.17% 70,059
5 Lezhë 0.20% 158,829
6 Berat 0.21% 170,845
7 Vlorë 0.31% 151,314
8 Shkodër 0.33% 246,060
9 Korçë 0.37% 257,576
10 Elbasan 0.38% 375,605
11 Fier 0.45% 374,074
12 Durrës 0.85% 393,420
13 Tiranë 2.81% 717,426Burimi: Administrata Tatimore Qendrore, Ministria e Brendshme
Nr. Rajoni
Ajo që i “njollos” këto zona është pretendimi i shumë vendeve të zhvilluara se transaksionet që
ndodhin aty reduktojnë të ardhurat tatimore të buxheteve të tyre, në vend që të ishte ndryshe.
Nga ana tjetër, pretendimi për cilësi të ulët të zbatimit të ligjit në këto zona mbështetet në
faktet se në mjaft raste, ato përdoren si streha të parave të krimit të organizuar dhe individëve
dhe grupeve qeveritare të korruptuara.
Efekti nga evazioni dhe shmangia tatimore që u vjen vendeve nga të cilat transferohen paratë
dhe pasuritë llogaritet të jetë rreth 11 triliard lekë në vit. Por, e keqja e një vendi kthehet në të
mirë për vendin tjetër. Ky parim, pavarësisht se nuk përkon me kodin e sjelljes dhe
tradicionalizmin, zbatohet në pothuaj gjithë vendet europiane dhe botërore me maturi dhe
duke mos cënuar parimet universale të marëdhënieve midis vendeve.
Tiranë, Korrik 2012
4