mogul strategji e mire per bregdetin tone - broshura shqip

38

Upload: ilir-llazorja

Post on 04-Apr-2015

47 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip
Page 2: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

STRATEGJI E MIRË PËRBREGDETIN

TONË

Page 3: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

Asociacioni “MOGUL”rr. Ymer Prizreni pn.85360 ULQINTel./Fax: 085/411-969E-mail: [email protected]

Grupi MOGUL:

NAZIF VELIQI [email protected] LLAZORJA [email protected] HATIXHE NELAJ [email protected] PEROVIQ [email protected] NIMANBEGU [email protected]

Shtypi: PRESS STUDIO

Donator:

Page 4: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

MONITORING GROUP ULQIN - MOGUL

Raport përfundimtar

STRATEGJI E MIRË PËR BREGDETIN TONË

MONITORING GROUP ULQIN

Page 5: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

1

Qëllimi kryesor i veprimit tonë

„Të mirat detare“ në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit tëresurseve bregdetare në komunën e Ulqinit

Qëllimi i projektit

Rritja e transparencës në realizimin e planit të investimeve tëNP “Të mirat detare” në komunën e Ulqinit për vitin 2006,përmes grumbullimit të informatave, vëzhgimit permanenttë aktiviteteve në terren duke informuar dhe animuar opin-ionin e gjerë.

Page 6: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

2

Çfarë identifikoi MogUL-i në punën e vet ?

Jotransparencë dhe parregullsi në punën e NP “Të mirat detare” në territorin e komunës sëUlqinit.

Çfarë ka ndërmarrë MogUL-i?Në fillim të vitit MOGUL-i organizoitryezën e parë të rrumbullakët nëkëtë temë në të cilën përveç përfaqë-suesve të jetës publike e institucionaletë komunës së Ulqinit ishte prezentedhe përfaqësuesi i NP “Të miratdetare” nga Budva. Ky ishte edherasti i parë që MOGUL vendosbashkëpunim të drejtpërdrejt me këtëndërmarrje. Në këtë takim u bënëpublike edhe shume të dhëna për ad-ministrimin e të mirave detare, por jotë plota.

Ja dhe dokumentet e para që nëformë zyrtare MOGUL-i mori ngaNP “Të mirat detare”:

Page 7: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

3

Nisur nga ky fakt, MOGUL-i në bashkëpunim me organizatën FONDASnga Podgorica hartoi një plan veprimi për vitin 2006 në bazë të të cilit dotë vëzhgohet implementimi i strategjisë së NP “Të mirat detare” në ko-munën e Ulqinit. Në adresë të kësaj ndërmarrjeje MOGUL ka dërguar disakërkesa për dhënie informatash. Gjithashtu në selinë e kësaj ndërmarrjeje

Page 8: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

4

MOGUL ka zhvilluar disa takime të cilët kanë dhënë edhe rezultatekonkrete. Nga ky komunikim MOGUL nxori pasqyrën e plotë të shfry-tëzuesve në zonën e të mirave detare në Ulqin si dhe listën e kontratave tënënshkruara për vitin 2005. Në bazë të këtyre të dhënave të ardhurat e re-alizuara në komunën e Ulqinit në zonën e të mirave detare (nga 88 kontrata)

Page 9: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

5

kanë qenë 270.167,45 €, ndërsa in-vestimet e realizuara 171.480,24 €.

Me këtë rast MOGUL gjithashtumësoi se me 8 shkurt 2006 NP “Tëmirat detare” ka nënshkruarkontratën me NKP-Ulqin (Nr. 0102-163-5) për mirëmbajtjen e pastërtisënë zonën e të mirave detare nëterritorin e komunës së Ulqinit, nëvlerën 96.205,00 €. Vlenë të sqarohetse kjo kontratë nënkupton:

* fshirjen dhe larjen e rrugëve në qytet, çdo ditë gjatë sezonit, jashtë sezonit - 4 herë nëjavë; * në Plazh të Madh - fshirje dhe larje çdo ditë gjatë sezonit, kurse gjatë muajve të tjerë- 3 herë në javë; * në Adë/Bunë - fshirje në sezon 3 herë në javë kurse jashtë sezonit 2 herë në muaj.

Duke analizuar këtë Kontrate dhe konstatimin nga NP MD se janë tëkënaqur me nivelin e realizimit të obligimeve edhe pse bëhet fjalë për njëshumë të madhe për punën e kontraktuar, MOGUL kërkoi sqarimenga NKP Ulqin. Për këtë vërejtje drejtori i kësaj ndërmarrjeje sqaroi se nëkëtë Kontratë (me marrëveshje joformale të dyanshme) është përfshirë

Page 10: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

6

edhe qiraja (kompensimi) për shfrytëzimin e disa objekteve në plazhe tëcilët janë pronë e NKP Ulqin. Këtë na e konfirmuan edhe drejtuesit e NPMD në Budvë gjatë vizitës së radhës. MOGUL-i konsideron se një marrëveshje e tillë nuk ka nevojë të jetëjotrasnparente.

Gjatë muajve prill-maj Asociacioni MOGUL ka zhvilluar monitorim tëvazhdueshëm të implementimit të planit të investimeve të NP MD nëkomunën e Ulqinit. Posaçërisht MOGUL ka vëzhguar realizimin e punëvenë dy lokalitetet, në zonën e të mirave detare:në Pyllin e Pishave (prej hotelit Galeb deri te Plazhi i Grave) ku ndërmarrja“Ekoplant” nga Podgorica ka mbjellë drurë dhe lule të ndryshme. në Plazh të Madh (prej hotelit Otrant e deri te kthesa për Adë) kundërmarrja nga Nikshiqi LEGO Company ka kryer punët në ndërtimin etrotuarit.

Për aktivitetet e realizuara dheinformacionet e grumbulluaraMOGUL-i ka njoftuarvazhdimisht publikun e gjerë,përmes mjeteve të informimitdhe buletineve informative.

Page 11: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

7

Duke dashur që monitorimi i këtyre investimeve të jetë sa më plotë dhepasqyrojë sa më qartë mënyrën e menaxhimit të resurseve bregdetare nëkomunën e Ulqinit nga NP MD, por njëkohësisht të pasqyroj edhe raportine administratës lokale me këtë ndërmarrje, MOGUL kërkoi nga shërbimete Komunës informacione dhe dokumente që do të plotësonin procesin emonitorimit. Në vazhdim po ju paraqesim një prej kërkesave tona dhepërgjigjen e marrë nga njëri prej Shërbimeve.

Page 12: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

8

Nga Sekretariat për Ekonomi në komunën e Ulqinit kemi kërkuar kopjet ekontratave të NP MD me shfrytëzuesit e plazheve dhe objekteve në zonëne të mirave detare. Jemi njoftuar se ky organ nuk e posedon këtëdokumentacion dhe se për dhënien e lejeve për punë objekteve afariste nezonën e të mirave detare, ju mjafton vendimi që NP MD iu jepshfrytëzuesve (qiramarrësve) të vet.Megjithatë, nga ky Sekretariat morëm listën e të gjithë subjekteve afaristenë territorin e komunës së Ulqinit i cili u shfrytëzua për analiza tëmëtutjeshme. Rrugën e kërkimit të dokumenteve që do të plotësonin vëzhgimin tonë përpunën e NP MD, madje duke umbështetur edhe në Ligjin për qasje tëlirë të informatave, e vazhduam nëDrejtorinë për patundshmëri - Zyranë Ulqin. Nga ky organ kërkuamplanin e linjës së shtrirjes të zonës sëtë mirave detare. Drejtuesit e kësajzyre (me arsyetim se nuk kanëmundësi teknike) na udhëzuan nëZyrën qendrore në Podgoricë. Ngaselia e kësaj drejtorie morëm këtëpërgjigje:

Page 13: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

9

Pra, nga Drejtoria për patundshmëri na sugjerojnë që informatat e kërkuaramund t’i marrim nga zyra e këtij organi në Ulqin, e cila përsëri na“udhëzoi” në Podgoricë, e kështu me radhë.

Asociacionit MOGUL në këtë rast nuk i mbeti asnjë mundësi tjetër për tëmarrë informacionin e nevojshëm (e cili nuk trajtohet si dokument irëndësisë së veçantë), përveç ankesës dhe padisë në gjyq. Këtë mekanizëm MOGUL-i ende nuk e ka shfrytëzuar.

Më 9 qershor 2006, MOGUL-iorganizoi tryezën e rrumbullakët metemën “Strategji e mirë për bregdetintonë”. Në këtë tryezë, përveçmaterialit të grumbulluar ngamonitorimi, MOGUL-i të ftuarve iuprezantoi video-klipet të punuara ngaNP MD në të cilët reklamohen pjesëtë ndryshme të bregdetit të Malit të

Zi, por në asnjërin prej tyre nuk paraqiten pamje nga Ulqini. Kjo ndodhëedhe përkundër faktit se 57% e zonës që menaxhon NP MD gjendet nëterritorin e komunës së Ulqinit. Kjo do të thotë se kjo ndërmarrjemenaxhon me 13% të territori të kësaj komune.Pjesëmarrësit e kësaj tryeze shprehën vërejtje për vijën e të mirave detare,

Page 14: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

10

të tërhequr në mënyrë të paligjshme.Theks i posaçëm në këtë tryezë ështëvënë në Plan-projektin e dedikimit tëveçantë në zonën e të mirave detare icili në atë periudhë duhej të vihej nërend dite në Parlament. Duke pasurparasysh faktin se Kuvendi iKomunës së Ulqinit kishte pengesa

në funksionimin e vet, pjesëmarrësit e kësaj tryeze apeluan që MOGUL tëndërmarr iniciativë në mënyrë që komuna e Ulqinit t’i mbrojë interesat eveta duke insistuar në respektimin e Ligjit dhe procedurave tjera. Përfundimet e kësaj tryeze MOGUL-i i formuloi në një dokument -memorandum të veçantë të cilin e nënshkruan disa parti politike qëveprojnë në territorin e komunës së Ulqinit.

Ky dokument u bë publik në konferencën për media që MOGUL organizoimë 22 qershor 2006. Dokumenti pastaj iu dërgua institucioneve tërëndësishme qeveritare, asociacioneve ndërkombëtare, misionevediplomatike, etj.

Page 15: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

11

Gjatë muajve të verës MOGUL ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh qëplotësuan procesin e monitorimit të menaxhimit të resurseve bregdetarenë territorin e komunës së Ulqinit, por njëkohësisht edhe nivelin eimplementimit të strategjisë së NP “Të mirat Detare” për vitin 2006.Në kuadër të këtyre aktiviteteve MOGUL hap linjën e veçantë telefonikenë të cilën qytetarët patën mundësinë të paraqesin vërejtjet e veta për punëne kësaj ndërmarrjeje, por edhe sugjerimet, mendimet dhe rekomandimet eveta për menaxhimin e drejtë të këtyre resurseve.

Gjatë përpilimit të dokumentit

Page 16: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

12

Menjëher me përfundimin e sezonit turistik MOGUL-i filloi analizimin einformacioneve të grumbulluara duke kontaktuar institucione të ndryshmeveprimtaria e të cilëve (në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë) lidhetme NP “Të Mirat Detare”.

Kështu, më 11 tetor 2006MOGUL-i vizitoi NdërmarrjenKomunale Publike – ULQIN.Drejtori i kësaj ndërmarrjejegjerësisht na ka njoftuar për niveline bashkëpunimit të NKP Ulqin meNP MD, duke e cilësuar atë si tëkënaqshëm. Këtë ai e argumentoj

Page 17: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

13

me faktin se puna e kontraktuar për këtë vit është realizuar plotësisht (gjëqë na e konfirmuan edhe përfaqësuesit e NP MD, gjatë vizitës tonë nëBudvë). Si rezultat i bashkëpunimit të mirë në këtë vit, NKP Ulqin ka rritur numrine kontratave për bartjen e mbeturinave nga disa plazhe, nga 14 në 18.Megjithatë, ende ka shfrytëzues që i shmangen këtij obligimi dhe pikërishtnë këtë drejtim bashkëpunimi i këtyre dy ndërmarrjeve mund tëpërmirësohet. Drejtori i NKP Ulqin gjithashtu sqaroi se për mirëvajtje sa më të mirë tëpunëve gjatë sezonit turistik, NP MD duhet të investoj më shumë nëinfrastrukturën rrugore në disa pjesë të Plazhit të Madh, e cila dukshëmdo të lehtësonte qarkullimin e automjeteve pastrim. Kjo do të pengonteedhe krijimin e grumbujve të plehrave në rërë apo groposjen tyre (qe taniparaqet dukuri të shëmtuar).

Për të marrë edhe shembuj e përvojatjera nga kjo fushë, MOGUL-i vizitoiedhe NKP të Tivarit. Ishte kjo njëvizitë e suksesshme edhe psebashkëpunimi i kësaj ndërmarrjeje(për dallim nga ajo e Ulqinit) me NPMD është i tërthortë - përmesqeverisjes lokale..

Page 18: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

14

Nga kjo vizitë ne mësuam se mbajtja e pastërtisë në zonën e të miravedetare mund të funksionojë në mënyrë të suksesshme edhe kur ndërmarrjakomunale nuk është kontraktues direkt me NP MD.

Në muajin nëntor MOGUL-irealizoi një prej aktiviteteve mëtë rëndësishme në fund të pro-jektit - vizitën selisë së NP MDnë Budvë. Përfaqësuesit eMOGUL-it i përitën drejtuesitmë të lartë të kësaj ndërmarrje-jej të cilët me këtë rast iu dorë-zuan edhe dokumentet të cilëtmë parë u kërkuan zyrtarisht:kontratat e nënshkruara për vitin 2006 në territorin e komunës së Ulqinit, investimete realizuara në zonën e të mirave detare (në Ulqin) si dhe pasqyrën e investmeve në ko-munat tjera gjatë vtiti 2006.Për arsye teknike këto dokumete i paraqesim në pjesën e broshurës në gju-hën serbo-malazeze.

Informacionet e grumbulluara nga watchdog-u MOGUL-i i analizoi dhesistemoi në dokumente të veçanta. Rezultatet nga ky proces vëzhgim ne iprezantuam në konferencën për media të organizuar me 16 nëntor 2006.

Page 19: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

15

Në këtë takim me gazetarë MOGUL-i paraqiti këto informacione:

Asociacioni MOGUL, duke realizuar projektin “STRATEGJI E MIRË PËRBREGDETIN TONË” përmes të cilit monitorohet puna e NP “Të Mirat Detare”nga Budva, ka grumbulluar këto të dhëna:Ndërmarrja Publike “Të Mirat Detare” për vitin 2006 ka planifikuar 104.000

investime në territorin e komunës së Ulqinit. Deri në ditën e sotme kjo ndërmarrje ka realizuar 88% të këtyre investimeve,respektivisht 91.272, . Këto investime janë të shpërndara në sipas këtyre kategorive:

Revitalizimi i pyllit të pishave(realizuar nga ndërmarrja EKOPLANT)

30.028,60 €

Ndërtimi i trotuarit në Plazh të Madh (LEGO COMAPNY)

49.271,41 €

Rrënimi i murit tek “Hollegro” dhe rregullimi i hapësirës(BEK-INGENERING)

3.134,62 €

Ndërtimi i murit të ri tek “Hollegro” (TITO BIGO)

4.168,71 €

Mirëmbajtja e ndriçimit publik në Ranë dhe deri te Albatrosi(ELEKTRO-FER)

4.518,95 €

Zhvendosja e objekteve para sezonit tur. (SLAC COMERC)

150,00 €

Page 20: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

16

MOGUL gjithashtu ka konstatuar se bashkëpunimi i sivjetmë ndërmjet NKP Ulqindhe NP “Të Mirat Detare” ka qenë i suksesshëm, por në të njëjtën kohë ka vërejturse ndërmarrjet komunale realizojnë veprimtari të suksesshme në zonën e të mirave detareedhe atëherë kur nuk janë partnerë direkt të NP “Të Mirat Detare”. Shembullin mëpozitiv MOGUL e vërejti në NKP të Tivarit, ku qeverisja lokale është kontraktuesee shërbimeve me “Të Mirat Detare”.Megjithatë, gjatë vëzhgimit të implementimit të kësaj strategjie MOGUL kaidentifikuar edhe jotransparencë dhe parregullsi. Këto më së miri vërehen në mënyrën erealizimit të punëve në terren si dhe në kompletimin e dokumentacionit përkatës për këtopunime.MOGUL gjithashtu përsërit se Qeverisja lokale e Ulqinit, respektivisht sekretariati përekonomi, për vitin 2006 (por edhe më parë) nuk ka disponuar me një evidencë të saktëe të qartë se sa janë vlerat e kontratave me NP “Të Mirat Detare” të shfrytëzuesve tëzonës së të mirave detare. Ky fakt duhet të jetë indikator i fuqishëm për Qeverisjen e relokale e cila duhet të definojë dhe qartësoj relacionet me këtë ndërmarrje, me qëllim tëmenaxhimit të drejtë të resurseve bregdetare.

2005 2006Plazhet 175.249,47€ 160.665,80€Objektet e përkohshme 121.319,64€ 110.480,08€GJITHËSEJT PA TVSH 296.569,11€ 271.145,88€TVSH 50.416,75€ 46.094,80€

GJITHËSEJT 346.985,86€ 317.240,68€

Me qëllim që opinionitti ofrojmë një mundësitë krahasimit MogULka grumbulluar edheinformacionet përmjetet e velura nga kjondërmarrje nëkomunën e Ulqinit përvitin 2005 dhe 2006.

Page 21: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

17

Page 22: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

18

Page 23: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

19

Page 24: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

20

Page 25: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

21

Page 26: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

22

Page 27: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

23

Page 28: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

24

Page 29: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

24

Page 30: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

25

Page 31: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

26

Page 32: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

26

Page 33: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

27

Page 34: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

28

Page 35: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

29

Page 36: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

30

Page 37: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

31

Page 38: MogUL Strategji e Mire per Bregdetin Tone - Broshura Shqip

32