monitor 497

68
Kush do të fitojë E PERJAVSHME Çmimi 300 lekë, 3 EURO VITI i IX i BOTIMIT NR. 37 (497) - 26 SHTATOR 2011 www.monitor.al turizmi - shifrat Bilanci i një vere të “vakët” FAQE 18 eksportet A ia vlen t’a “tradhëtojmë” Europën FAQE 24 pushteti vendor Bashkitë: Duam kredi nga bankat FAQE 28 televizionet

Upload: johnnyonline

Post on 20-Feb-2015

318 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Monitor 497

Kush do të fitojë

E PERJAVSHME Çmimi 300 lekë, 3 EUROVITI i IX i BOTIMIT NR. 37 (497) - 26 SHTATOR 2011

www.monitor.al

turizmi - shifratBilanci i një vere të “vakët”

FAQE 18

eksportetA ia vlen t’a “tradhëtojmë” Europën

FAQE 24

pushteti vendorBashkitë: Duam kredi nga bankat

FAQE 28

televizionet

Page 2: Monitor 497

11,990€Duke filluar nga

Duster

Page 3: Monitor 497

Në këtë numër do të lexoni:

editorial

7 Propozim në kohën e gabuar

lajme nga vendi

8 Berisha: Nuk prekemi nga kriza greke

Institucionet fi nanciare

10 Zgjidhja te novacioni“Monitor” publikon renditjen e bankave dhe

kompanive të sigurimit më të mëdha në Europën

Qendrore, realizuar nga “Deloitte Central Europe”.

Një analizë e sfi dave, me të cilat po përballet

sistemi fi nanciar në rajon, kërcënimet ndaj rritjes

dhe rëndësia e novacionit për t’u zgjeruar në një

treg që po maturohet

13 Renditja e bankave dhe kompanive të sigurimit

kriza

15 Si të shpëtohet euroKërkohen veprime urgjente, në një shkallë të lartë.

Në rast se Gjermania nuk bëhet më agresive për

t’iu përshtatur sfi dave, atëherë kriza mund të

thellohet

16 Italianë, mos prisni rritje ekonomike

16 BQE, në prag të recesionit17 Masat e rrepta greke

turizëm

18 Bilanci i një vere të “vakët”Me gjithë rritjen e numrit të turistëve, bilanci

i turizmit mbetet negativ. Numri i shqiptarëve

që udhëtojnë jashtë vendit në sezonin veror pas

liberalizimit të vizave ka qenë më i lartë se numri i

të huajve që kanë vizituar Shqipërinë

NGA LAURA ÇELA

arsim pasuniversitar

22 Mbërrin doktoratura e parë privatePROF. DR. ADRIAN CIVICI

eksporte

24 Të ikim në EuropëEkonomia europiane po rritet ngadalë. Shumë

vende kërkojnë të eksportojnë në tregjet,

ekonomitë e të cilave po “vrapojnë”. A ia vlen të

shohë drejt këtyre vendeve një ekonomi e vogël

si Shqipëria?! Cila është zgjidhja më e mirë e

eksportuesve shqiptarë? Flasin sipërmarrësit

NGA ALBANA MUÇAJ

26 Edhe të pasurit qajnë? Jo

qeverisja vendore

28 Bashkitë: Duam kredi nga bankat

Tre vjet pas hartimit dhe zbatimit të ligjit

“Për huamarrjen vendore”, bashkitë shprehin

pakënaqësitë për kushtet e forta të vendosura nga

Ministria e Financave. Kush përfi toi nga ligji dhe

skema aktuale

29 “Kredia e parë na ndihmoi, por tani nuk ia vlen”

Viktor Tusha, Kryetar i Bashkisë së Lezhës

30 Ligji i huamarrjes, kur bashkia merr kredi

31 Huaja afatgjatë31 Kufi zimi i borxhit me të ardhurat

bursa

32 Bien çmimet

statistika

32 Normat e interesit të kredive34 Normat e interesit të depozitave66 Ecuria e çmimit të disa prodhimeve

bujqësore

“Monitor” publikon renditjen e bankave dhe kompanive të sigurimit më të mëdha në Europën Qendrore, realizuar nga “Deloitte Central Europe”. Një analizë e sfi dave,

me të cilat po përballet sistemi fi nanciar në rajon, kërcënimet ndaj rritjes dhe rëndësia e novacionit për t’u zgjeruar në një treg që po maturohet

ZGJIDHJA TE NOVACIONIInstitucionet fi nanciare Renditja në Europën Qendrore

Page 4: Monitor 497

4 • Monitor - 497

Me UPS mund ti keni të gjitha.

Nëse dëshironi të dërgoni letra, dokumenta ose pako në vende të ndryshme të botës, nëse dëshironi të mbërrijnë tek marrësi sikur ti dorëzoni me dorën tuaj, mjafton të lidheni me ne.

EKSPORTO NË MBARË BOTËNTë eksportosh, sot, kushton më lirë se asnjëherë më parë.

Ju kërkoni: CILËSI SHPEJTËSI SIGURI ÇMIME KONKURRUESE

TRANSPORTO MË TEPËR

Tel: +355 (4) 225 9742 Mob: +355 66 20 48 904 +355 (4) 235 7153 +355 67 20 48 904 +355 (4) 235 7976 +355 68 20 48 904 Fax: +355 (4) 225 9743 +355 69 20 48 904

email: [email protected] [email protected] web: www.ups.com

United Transport Sh.p.kAuthorised Service Contractor for UPSRr. “Ismail Qemali” Nr. 32/1Tirana, Albania

Ne jemi këtu për të përmbushur kërkesat tuaja.

Page 5: Monitor 497

497 - Monitor • 5

rajoni

37 Rumani: Potenciale në turizmin mjekësor

televizioni

42 Kush do të fi tojëNGA ELONA BEDALLI

43 “Kokë më kokë”46 Rriten çmimet, tkurren buxhetet48 Audienca, përpjekje për matje

shkencore49 Televizionet me status “super

media”

produkt

50 Pija që mund të “dehë” EuropënRakia e prodhuar në disa rajone të vendit mund të

jetë një produkt i mirë për eksport, nëse prezanton

vlerat e një rajoni. Ekspertët: As Shqipëria dhe as

menaxhim

56 Si t’i përgjigjeni një pyetjeje që nuk e dini

57 Trajnimi, si të jetë i frytshëm

tekno

58 Gjithmonë e reMazda MX-5 2.0 Roadster Coupè

64 Motorola prezanton Triumph65 LG prezanton modelin Optimus Q265 Eksplodon HTC nxjerr modelin

Runnymede65 Git Media prezanton Androidin e tij

tendencë

60 Shtatë mrekullitë e Sri Lankës62 10 dhomat më të shtrenjta të

hoteleve në botë

vende të tjera të Ballkanit nuk mund ta prezanto-

jnë atë si një produkt kombëtar

NGA ALBANA MUÇAJ

51 Si na “pushtoi” rakiaFlet prof. Petraq Sotiri, ekspert i vitikulturës

bota

52 SHBA, gati sanksionet tregtare kundër Kinës

52 Europë, rriten shitjet e makinave53 “Credit Suisse” pranon të paguajë

për t’i dhënë fund hetimit tatimor53 “Siemens” lë industrinë bërthamore54 Amerika mund të dalë nga kriza falë

“Gin”54 “Moody’s” ul në klasifi kim “Fiat”54 Pushimet, çdo italian ka shpenzuar

743 euro55 FMN paralajmëron sistemin global

fi nanciar

GJITHMONË E REMazda MX-5 2.0 Roadster Coupè

Page 6: Monitor 497

6 • Monitor - 497

Page 7: Monitor 497

497 - Monitor • 7

DEL DITËN E HËNË

Revistë ekonomike e përjavshme

Botim i “Media Union” sh.p.k.

Kryeredaktore:Ornela Liperi

Gazetarë:Elona BedalliLaura Çela

Albana Muçaj

Design & Layout:Orest Muça

Korrektore:Mira Leka

Fotografi a:Media Union Foto (MUF)

RedaksiaTel: +355 4 263 407

+355 4 242 813, Redaksia ext: 109

Email: [email protected]

Reklama & Abonime: Tel: +355 4 263 407

+355 4 242 813, Marketing ext: 104

E-mail: [email protected]: [email protected]

Mobil:+355 66 20 49 191+355 66 20 49 193

Faqe në internet: www.monitor.al

Adresa: Rruga: “Ismail Qemali” Nr. 32/1, Tiranë - Shqipëri

Shtypet në shtypshkronjën “AlbPAPER”

Tel&Fax: 04 2358937

Nr. 497, 26 Shtator 2011

Pas një vonese të gjatë, përmes një bojkoti gati 2 vjeçar, opozita është kthyer e shumëpri-tur në parlamentin e Shqipërisë. Kjo është një shpresë për rikthimin në shtëpinë e duhur të debatit publik dhe me alternativa konkurruese. Një e tillë opozita mendoi se ishte propozimi për heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për qumështin, bukën dhe ilaçet si dhe ulja e TVSH-së për disa produkte të tjera, i bërë pak ditë më parë. Ky propozim, sipas opozitës, është një kurë e mirë për të zbutur efektet e krizës ndërkombëtare, që sipas saj, ka prekur ekonominë dhe familjet shqiptare. Propozimi mund të jetë interesant, por motivi dhe ajo çfarë kërkon të zgjidhë duken të dobët. Sot ekonomia shqiptare, sipas të gjithave të dhënave dhe të pa kundërshtuara nga asnjë institucion po përballet me rënien e konsumit dhe vështirësitë e menaxhimit të borxhit publik nga reduktimi i të ardhurave. Propozimi opozitar duket se nuk jep zgjidhje për këto dy çështje dmth as nuk nxit konsumin dhe ca më keq të përmirësojë fi nancat publike. Së pari, efekti, që kursimet e realizuara nga heqja e TVSH-së të përkthehen në rritje të ndjeshme të konsumit nga familjarët, teorikisht është fare i vogël dhe praktikisht është i pamundur. Teorikisht është fare i vogël, sepse në strukturën e TVSH-së, rëndesa më e madhe e shpenzimeve në një familje nuk vjen nga konsumi i qumështit dhe bukës me TVSH, por nga shpenzimet që një familje kryen p.sh. për karburantet apo energjinë elektrike. Ndaj, dhe përfi timet monetare do të jenë të vogla dhe nuk nxisin blerje më të mëdha. Madje edhe heqja e TVSH-së në ndonjë rast mund të jap efekt të kundërt me qëllimin për të cilin është bërë. Për shembull heqja e TVSH-së tek ilaçet nuk do të favorizonte më të varfrit pasi në blerje ai subvencionohet nga shteti. Por këto subvencione do të rrudheshin sepse nga heqja TVSH-së do të përfi tonte dhe i pasuri dhe ato para që do të duheshin për t’ia rikthyer mbrapsht më të varfrit përmes ndihmës shtetërore në këtë rast do të mungonin. Edhe praktikisht përftimi nga kjo nismë është i pamundur sepse të dhënat po tregojnë se kërkesa nuk ka rënë ngaqë nuk kanë para qytetarët, por se ata po kursejnë më shumë për shkak të efektit psikologjik negativ të shkaktuar nga kriza ndërkombëtare. Së dyti, heqja e taksave do të rriste rrezikun e rritjes së borxhit në buxhet dhe nuk do ta shëronte sadopak atë. Rikthimi në TVSH-në e përshkallëzuar apo heqja fare e saj do të vështirësonte administrimin fi skal, duke rritur rrezikun që ato që qytetarët do t’i fi tonin nga heqja e TVSH-së do t’i humbitnin nga informaliteti, që rrjedh nga kjo skemë. Përvoja ka treguar gjithashtu se lehtësimi nga taksat vështirë se përkthehet ne rënie të çmimeve. Ndoshta përshkallëzimi i TVSH-së vetëm për energjinë elektrike do të jepte efekt tek shtresat me të ardhura më të vogla pasi të pasurit të cilët harxhojnë më shumë do të paguanin edhe më shumë. Ndërkohë edhe zinxhiri i TVSH-së është më i kontrollueshëm, pasi ky produkt është unik që nuk “mplekset” me të tjerë. Megjithatë, çdo lehtësim taksash ka elementët e tij pozitiv dhe si i tillë propozimi i opozitës nuk duhet hedhur poshtë, por opsioni i dhënë duket jashtë kontekstit kohor dhe pak i thelluar - dhe për këtë përfundim ka argumenta të fortë dhe të jashtëm, përveçse atyre të brendshëm që u përmendën më lart. Sipas të dhënave të “Indeksit të aktivitetit të blerjes së menaxherëve” të Markit (purchasing managers’ index -PMI) sektori privat në eurozonë është zvogëluar në muajin shtator për herë të parë në dy vjet si pasojë e vazhdimit të krizës së borxheve. Indeksi ka rënie në 49.1 nga 51.5 muajin e kaluar. Një nivel i tillë nën 50 tregon tkurrje. Sipas PMI kjo rënie tregon se “rimëkëmbja pas valës së parë të krizës në 2008/2009, ka përfunduar, dhe tashmë eurozona po përballet me rënie”. Pra gjërat mund të shkojnë më keq në muajt e ardhëm. Ky shëndet i ligësht i Europës sikundër ka treguar pa dyshim dhe e kaluara do të prekë edhe biznesin shq-iptar. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, FED ka nisur zbatimin e nismës stimuluese “Twist” duke shitur rreth 400 miliardë USD obligacioneve me afat maturimi tre vjet për të blerë borxhin afatgjatë. Përmes kësaj nisme synohet mbajtja e normave të interesit afatgjatë në nivele të ulëta, duke nxitur kështu rritjen e kredidhënies hipo-tekare dhe kreditimin për biznesin. Kjo lëvizje e FED-it vjen në mes të përkeqësimit të ekonomisë globale, në kohën kur Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar në rënie parashikimet për rritjen ekonomike të SHBA-ve, Europës dhe Japonisë në fi llim të javës së kaluar. Pikërisht panorama që po na shfaqet nga Europa dhe SHBA hedh dritë mbi nismat që duhet të mbështesim: stimuj nxitës për biznesin të shoqëruar nga taksa dhe norma interesi të ulëta, që do të mbanin lart punësimin përkundrejt politikave sociale me efekt të përkohshëm. E thënë më thjesht, për gjithçka thamë më lart: një kryefamiljari në nevojë do t’i ishte më mirë t’i ofrosh një punë sesa një ndihmë ekonomike, sepse edhe ai vetë këtë opsion do të zgjidhte.

PROPOZIM NË KOHËN E GABUAR

editorial

Page 8: Monitor 497

8 • Monitor - 497

Nga vendi

OBLIGACIONETEurobond “shqiptar”, qeveria e pavendosurShqipëria mund të dalë për një eurobond të dytë në tregjet e kapitalit por kjo varet nga nevoja që do të ketë qeveria për këto para. Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për “Bloom-berg” gjatë qëndrimit të tij në SHBA, është shprehur se aktual-isht klima nuk është shumë e favorshme për të marrë një tjetër eurobond, “por, nëse do të kemi nevojë, do të dalim në këto tregje”. Ndërkaq ai ka shtuar se pritet që këtë vit Shqipëria të ketë një rritje ekonomike 5% dhe 5.5% për vitin tjetër. Lidhur me eurobondin, pasiguria për të dalë në tregje vjen në një kohë kur Europa është e mbërthyer nga kriza e borxhit, një problem ky që ka mbledhur herë pas here krerët e BE-së për të diskutuar një zgjidhje dhe kur shqetësimi më i madh është për vendin fqinj tonin, Greqinë. Në këtë situatë, qeveria shqiptare ka pak gjasa që të dalë, sidomos edhe pas efektit që po jep politika e ndjekur nga Banka Qendrore Europiane. Pikërisht kësaj nisme i është referuar edhe Kryeministri Sali Berisha kur është shprehur se programi i Bankës Qendrore Europiane për të blerë eurobon-det është një shqetësim për politikëbërësit shqiptarë, pasi po dobëson euron. “Blerja e borxheve të vendeve të ndryshme nga BQE na shqetëson mjaft. Po zhvlerëson euron dhe ne nuk jemi një vend ‘anëtar i euros’, por jemi një ekonomi që ushqehemi me euron”, është shprehur për “Bloomberg” Kryeministri. Vitin e kaluar, në tetor, Shqipëria emetoi eurobondin e parë me një vlerë prej 300 milionë eurosh dhe me interes prej 7.5%.

BUXHETINuk ka investime, nis ulja e defi cititMasat që mori qeveria për të ndalur investimet duke mos lidhur asnjë kontratë dhe duke mos tenderuar projekte të reja, kanë dhënë sinjalet e para tek ulja e defi citit në buxhet. Treguesit fi skalë për 8-mujorin e këtij viti, të publikuar nga Ministria e Financave, japin më qartë edhe ecurinë në zërat e buxhetit.Nëse në korrik, defi citi buxhetor arriti 30.7 miliardë lekë, një nivel ky i lartë krahasuar me një vit më parë, për muajin gusht vërehet një ulje e defi citit duke shënuar vlerën 30.3 miliardë lekë. Edhe pse një ulje modeste në nivelin e defi citit me vetëm 400 milionë lekë, duket se është një shenjë e mjaftueshme për të treguar se ndalimi i prokurimeve të reja po jep efektin e tij, duke i kursyer ca para arkës së shtetit. Ndërkaq, defi citi buxhetor mbetet dukshëm i lartë këtë vit krahasuar me një vit më parë, duke marrë si bazë 8-mujorin. Nëse deri në fund të gushtit të 2010-s, defi citi ishte 23.1 miliardë lekë, në fund të gushtit të këtij viti, niveli i defi citit ishte 7 miliardë lekë më i lartë. Ulja e moderuar e defi citit duket se ecën në të njëjtin

REAGIMI

BERISHA: NUK PREKEMI NGA KRIZA GREKEKryeministri Sali Berisha deklaroi se kriza që ka kapur Greqinë nuk ka pasur pasoja negative në vendin tonë. Në një intervistë për rrjetin “CNBC Europe”, foli për krizën e vendit fqinj dhe efektet e saj. “Pa dyshim, kriza e borxhit në Greqi dhe eurokriza në tërësi, nuk kanë pasur ndikim pozitiv në vendin tim, për shkak të faktit se pothuajse 1 milion shqiptarë punojnë në Greqi. Megjithatë, deri tani, mund t’ju siguroj se nuk ka pasur asnjë pasojë negative madhore. Së pari, bankat greke në Shqipëri mbahen shumë mirë, janë serioze dhe po performojnë mirë. Së dyti, shqiptarët që po vijnë nga Greqia, po investojnë në biznese

kah me thirrjet e institucioneve fi nanciare ndërkombëtare, të cilat kanë këmbëngulur për një tkurrje të defi citit dhe kthimit të tij në një përqindje më të pranueshme. Deri në fund të vitit qeveria ka planifi kuar një defi cit në vlerën 46.8 miliardë lekë dhe nga kjo totale, fi nancimi për 8-mujorin ka shënuar një realizim prej 64.8% të planit.

KORRUPSIONIINSTAT: Ryshfeti, 70 për qind ua japin mjekëveShqiptarët pranojnë se për të marrë shërbime publike nga administrata, jo rrallë u duhet që të paguajnë ryshfet, i cili, në vlerë mesatare arrin mbi 5 mijë lekë. Gjetjet e studimit që ka kryer Instituti i Statistikave së bashku me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin, detajojnë edhe sektorët se ku është më i përhapur ky fenomen dhe sa shqetësues është ai për qytetarët. Në fokusin e studimit të INSTAT-it janë 3561 individë, me të cilët u zhvillua një anketë gjatë vitit 2010. Kor-rupsioni është më i pranishëm në zonat rurale, sesa në ato urbane, ndërkohë që ato që paguajnë më shumë janë femrat, dhe më pak meshkujt. Këto janë disa përfundime të studimit të INSTAT-it, të cilat tregojnë se në një vlerë mesatare, ryshfeti në vendin tonë është rreth 43 euro. Krahasuar me rajonin, Shqipëria paraqitet dukshëm më ulët për vlerën mesatare të ryshfetit, por, pa dyshim që prania e fenomenit është e gjerë. Kështu, nga të intervistuarit rezulton që mesatarisht 28.3 për qind e tyre janë të ekspozuar direkt ose jo në një eksperiencë të ryshfetdhënies me një zyrtar publik gjatë 12 muajve të fundit. Përgjithësisht ryshfeti jepet në cash, dhe jo në natyrë apo shër-bime. Lidhur me nxitjen e korrupsionit apo ryshfetit, studimi nxjerr në pah se nuk janë vetëm punonjësit që e nxisin, por edhe vetë qytetarët, pasi ka raste kur ryshfeti jepet për mirënjo-hje. Në 30 për qind të rasteve, madje, ryshfeti ofrohet nga vetë qytetarët, kurse në mbi 50 për qind të rasteve ryshfeti është nënkuptuar nga zyrtari publik. Ndërkaq, është edhe një kategori tjetër, e cila përfaqësohet nga 10 për qind e të anketuarve, të cilët pranojnë se kërkesa për ryshfet u është bërë e qartë nga zyrtari. Të intervistuarit e INSTAT-it kanë pranuar se dhënia e ryshfetit lidhet ngushtë me mendësinë e marrjes së një trajtimi më të mirë, dhe kjo vërehet në përgjigjen e 70 për qind të qytetarëve. 9 për qind e tyre pranojnë se pagesa nën dorë ndihmon për të përshpejtuar procedurat, ndërkohë që 12 për qind e bëjnë për mirënjohje. Por, ka nga ata që ryshfetin e paguajnë për të shmangur ndonjë sanksion, siç ndodh rëndom në raste gjobash apo kundërvajtjesh. Më të korruptuar vlerësohen mjekët, për të cilët 70 për qind e personave të intervistuar pranojnë se kanë dhënë ryshfet, ndërkohë që vendin e dytë e zënë infermierët, me 47 për qind dhe 14 për qind ofi cerët e policisë.

të reja. Kështu, numri i bizneseve të reja në vendin tim, vitin e kaluar u rrit dhe po rritet me 40%. Ne po e ndjekim me shumë kujdes zhvillimin e kësaj krize në Greqi dhe rreth e rrotull nesh”, u shpreh kreu i ekzekutivit. Kryeministri ishte i ftuar i nderit për të bërë mbylljen e sesionit ditor të bursës së mirënjohur amerikane NASDAQ, në Times Square, Nju Jork. Ai u prit nga zëvendëspresidenti i NASDAQ, David Wicks, i cili bëri më pas prezantimin e Kryeministrit Berisha, si personaliteti botëror që, sipas traditës së kësaj burse, do të bëjë mbylljen e sesionit di-tor të saj. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Berisha u shpreh se “liritë ekonomike në Shqipëri u rritën me 50%. Vendi im ka një ekonomi solide. Ndërkohë, investimet e huaja direkte në botë nga viti 2007 deri në vitin 2010 ranë me 37%, në Shqipëri u rritën me 315%. Eksportet u rritën me 300% dhe kjo falë modelit tonë ekonomik, të bazuar tërësisht në liritë”.

Lajme Shkurt në një javë

Page 9: Monitor 497

497 - Monitor • 9

Page 10: Monitor 497

10 • Monitor - 497

Rreth tre vjet pas rënies së “Lehman Bros”, organizatat në Industrinë e Shërbimeve Financiare (FSI – “Finan-

cial Services Industry”) në Europën Qendrore vazhdojnë të përballen me një numër sfi dash konkurruese, teknologjike, kulturore dhe rregulla-tore, teksa ato përpiqen të dalin nga një periudhë e rritjes së ngadaltë dhe tregu të ndrydhur. Konstatimi është bërë në analizën e përgatitur nga “Deloitte Central Europe” për sistemin fi nanciar (e botuar e plotë më poshtë), në kuadër të publikimit të saj për ren-ditjen e 500 kompanive më të mëdha në Europën Qendrore (EQ).Testet e fundit të stresit, të ndërmarra në disa nga lojtarët më të mëdhenj fi nanciarë të rajonit, sugjerojnë se ato janë në gjendje të mirë për t’u përbal-lur me këto sfi da, duke pasur kapitalin dhe likuiditetin e nevojshëm për të lulëzuar.

Kërcënimet ndaj rritjes

Nuk mund të thuhet gjithsesi, se të gjitha institucionet FSI në vendet e Eu-ropës Qendrore do të jenë përsëri këtu pas pesë apo madje edhe dy vitesh, për shkak të mundësisë së blerjeve

“Monitor” publikon renditjen e bankave dhe kompanive të sigurimit më të mëdha në Europën Qendrore, realizuar nga “Deloitte Central Europe”. Një analizë e sfi dave,

me të cilat po përballet sistemi fi nanciar në rajon, kërcënimet ndaj rritjes dhe rëndësia e novacionit për t’u zgjeruar në një treg që po maturohet

ZGJIDHJA TEInstitucionet fi nanciare Renditja në Europën Qendrore

të aktiveve vendase dhe të huaja nga institucionet e mëdha me pronësi të huaj, duke çuar në një konsolidim të sektorit, teksa lojtarët kryesorë do të forcojnë pozicionet e tyre.Ka gjithashtu një tendencë të kundërt, që mund të çojë në tërheqjen nga rajoni të disa organizatave. Arsyet lid-hen me një mjedis me norma të ulëta interesi, që për disa vjet ka ulur të ard-hurat e bankave dhe ka kufi zuar rritjen në sektorët e shërbimeve fi nanciare të disa vendeve. Për më tepër, konsuma-tori tipik i Europës Qendrore e Lindore mbetet fi nanciarisht i stresuar dhe pa besim që të marrë hua të mëtejshme.Ndërkohë, nuk ka garanci që besimi i biznesit do të rritet në një të ardhme të afërt. Ngrirja e rritjes në Gjermani dhe Francë po përkon me një rënie të besimit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa vazhdojnë paqartësitë lidhur me të ardhmen afatgjatë të Bashkimit Europian.

RISITË

“Përdorimi i njerëzve dhe

teknologjisë për të orientuar

risitë është kyç për rritjen e të

ardhurave për institucionet

fi nanciare të Europës Qendrore.

Përndryshe të ardhurat

dhe pjesa e tregut do të tkurren

Page 11: Monitor 497

497 - Monitor • 11

Rëndësia e Europës Perëndimore si një treg eksporti nënkupton se çdo rënie në ritmet e rritjes ose në besim do të ketë ndikim në Europën Qendrore si një e tërë.Këtyre sfi dave i shtohet fakti se indu-stria bankare në EQ është ndjeshëm e polarizuar në shumë shtete, duke u dominuar në mënyrë tipike nga tre deri në pesë banka të mëdha, me bankat dytësore, që përbëjnë një numër organizatash të vogla.Në disa tregje “të mbingarkuara me banka”, përfshirë Kroacinë, Repub-likën Çeke dhe Sllovakinë, kjo struk-turë është shkaku kryesor për saturim, që po e bën tashmë modelin e biznesit për lojtarët e vegjël të diskutueshëm.Kjo si përfundim mund të bëjë që një sërë grupesh të huaja, që kanë degë që konsiderohen të vogla, të marrin në konsideratë shitjen e aktiveve të tyre në Europën Qendrore dhe të tërhiqen nga rajoni. Mbi të gjitha, pse duhet di-kush të jetë i kënaqur me një renditje të ulët në një shtet krahasimisht të vogël, kur tregjet e huave dhe siguri-meve janë tashmë të maturuara?Kjo do të krijojë edhe mundësi për hyrës të rinj ose kompani, që janë në përpjekje zgjerimi që të blejnë biznese në këto tregje. Në fakt, ka poten-

ciale domethënëse për organizata nga industritë e tjera, si të telekomunika-cionit ose ndërmjetësimit fi nanciar, për të hyrë në treg, në mënyrë që të ofrojnë bankingun përmes celularit ose zgjidhje të sigurimeve.

Novacioni është kyçi

Në çfarë forme duhen ndërmarrë veprimet? Ka një konsensus të madh midis bankierëve dhe siguruesve në rajon se novacioni do të jetë kyç për lulëzimin në të ardhmen dhe në disa raste për mbijetesën e aktorëve FSI në rajon.Përpara se të përqendrohen në risitë e produkteve, shumë institucione duhet të shpenzojnë ndjeshëm që të për-shtatin sistemet e tyre për të përmirë-suar analizimin e të dhënave dhe të kenë një pikëpamje të qartë për çdo klient, në mënyrë që të mundësojnë krijimin e një vlere të rritur përmes kryqëzimit të mundësive të shitjes. Në shumë institucione, klientët me më shumë se një produkt konsiderohen aktualisht si më shumë se një person, duke parandaluar në këtë mënyrë mundësitë e shitjeve të kryqëzuara.Adresimi i kësaj situate është kyç për të rritur të ardhurat. Për bankat, një fokus kryesor është të marrin masat për rënien e ritmeve të depozitave që ato përjetuan që nga viti 2008, dhe të adresojnë kufi zimet në të ardhu-rat nga huatë, që rezultojnë nga një përqasje më e rreptë ndaj rrezikut. Për më tepër, bankingu përmes inter-netit dhe celularëve po ndrydh nivelin e tarifave të transaksioneve dhe po kufi zon të ardhurat e disponueshme nga produktet e vetme. Si rrjedhojë, mënyra e vetme që bankat të rrisin të ardhurat për klient është të shto-jnë numrin e produkteve që përdorin individët.

Marrëdhëniet bankare

Për disa institucione, ka gjithashtu barriera kulturore ndaj novacioneve që duhet të adresohen. Këto ndon-jëherë lidhen me gjatësinë e shërbimit të punonjësve kyç, të cilët shpesh janë hezitues ndaj ndryshimit. Për këtë arsye, një numër bankash dhe siguruesish po krijojnë skuadra zhvil-limi ose inkubatorë që përbëhen nga punonjës të rinj, me qëllim krijimin e produkteve për grupe më të sofi sti-kuar klientësh, që përdorin platformat e teknologjisë online e mobile dhe kanalet e shpërndarjes. Kjo me kalimin e kohës do të formojë bërthamën e një gjenerate të re të institucioneve fi nan-ciare, që ofrojnë portofola produktesh të orientuara nga blerësi, në mënyrë që të plotësojnë nevojat që po shfaqin klientët më të rinj, që janë më të orientuar ndaj teknologjisë dhe më të ndërlidhur.Ky përqendrim në nevojat e kësaj lloj klientele nënkupton se ndryshimi po kryhet. Kjo po ndodh, ndërkohë që po shfaqet një vëmendje e dyfi shtë mbi konsumatorin e së ardhmes, teksa njëkohësisht po kërkohet që të gjenerohet më shumë nga klientët ekzistues.Ndërsa bankat gjithnjë e më shumë po shohin kostot më të ulëta, që lidhen me rritjen e shërbimeve ndaj klientëve ekzistues, sesa tërheqjen e të rinjve, ato po kërkojnë mjete të reja për të mbajtur klientët e vjetër “tradicionalë” dhe mundësitë për të rritur besnikërinë dhe vlerën e tyre.Kjo është një zhvendosje domethënëse nga modeli i biznesit në të kaluarën, në të cilin të ardhurat vinin nga tarifat e transaksioneve dhe bankat ishin shumë të kënaqura të shihnin, që klientët kalonin nga një ofrues te tjetri. Si rrjedhojë, sot bankat po bëjnë

NOVACIONI

497

Efekti “Ndikimi i krizës fi nanciare ka shkaktuar probleme në shërbimin e huave për

shumë kompani, duke e bërë thelbësore që bankat dhe huadhënësit e tjerë tani

duhet të ristrukturohen dhe të rifi nancojnë portofolat e tyre të borxheve”.Nada Sudic, Partner, Shërbimet Këshillimore të Biznesit, “Deloitte Serbi”

Page 12: Monitor 497

12 • Monitor - 497

investime në cilësi, në mënyrë që të përmirësojnë besnikërinë e kon-sumatorit dhe në të njëjtën kohë, të reduktojnë rrezikun përmes përqasjeve më të forta ndaj hartimit të procesit të kreditimit dhe përsosjes së aktiviteteve operacionale.Pavarësisht sfi dave me të cilat përbal-len, ka mundësi domethënëse për lojtarët e Europës Qendrore që të përshpejtojnë ekzekutimin e strategjive të tilla, përmes përdorimit të eks-periencës nga partnerët e tyre më të zhvilluar perëndimorë, në mënyrë që të zhvillojnë kanale të reja komunikimi dhe shpërndarjeje. Avantazhi i tyre, në fakt, është se ata mund të shmangin disa nga “rrugicat qorre” me të cilat u përballën pionierët e parë.

Ndryshimet rregullatore

Një tjetër burim i avantazhit poten-cial konkurrues është përshtatja e rregullatorëve; me ndryshimet që do të vijnë si rrjedhojë e direktivave të reja, përfshirë Basel III, MiFiD II, Aftësitë Paguese II dhe FATCA (Akti i ri i SHBA-ve për pagimin e taksave nga llogaritë e huaja ), ato kompani që përshtaten dhe kryejnë me shpe-jtësi risi për të qenë në linjë me këto rregullore, do të kenë përfi time më të mëdha nga zbatimi sa më i shpejtë, si p.sh. një çorientim në operacionet e tyre në momentin që rregullat e reja do të jenë të detyrueshme për t’u zbatuar.Në disa vende, sfi da më e madhe në bazë të Basel III do të jetë të përmbushin normat e reja të pritura të likuiditetit, veçanërisht norma e fi nancimeve të qëndrueshme neto. Kjo për shkak se portofolat e kredive për shtëpi të shumë bankave në rajon, që shpesh janë shitur në monedhë të huaj, zakonisht fi nancohen nga depozita lokale, duke rritur në këtë mënyrë rreziqet e likuiditetit. Ndryshe nga Europa Perëndimore, përdorimi i instrumenteve afatgjata, si dëftesat e borxhit për të fi nancuar portofola të tilla është i kufi zuar. Në bazë të FAT-CA, që pritet të hyjë në fuqi në janar 2013, institucionet fi nanciare do të duhet të hyjnë në një marrëveshje me Shërbimin e të Ardhurave të Brend-shme (IRS) të SHBA-ve për të rapor-tuar informacion lidhur me zotëruesit amerikanë të llogarive të tyre, duke krijuar një proces raportimi shtesë për të menaxhuar rreziqet potenciale të lidhura me këtë marrëveshje. Kjo do të kërkojë ndryshim domethënës të sistemit dhe proceseve midis institu-cioneve fi nanciare.Në disa vende të Europës Qendrore ka një pikëpamje se rregulloret e BE-së, që po përhapen tashmë, kanë në fakt një “përqasje më të butë” sesa

Institucionet fi nanciare Renditja në Europën Qendrore

kuadri i brendshëm i shteteve, që ato po zëvendësojnë. Ka si rrjedhojë një pritshmëri se një lehtësim nga prangat e rregulloreve tepër kufi zuese do të gjenerojë një valë të re të novacionit të produkteve.Institucionet do të duhet të jenë të kujdesshme gjithsesi. Teksa ato pu-nojnë që të zgjidhin çështjet ligjore, ndërkohë që po fusin produkte e shërbime të reja, do të ketë nevojë për menaxhim të rreptë të shpenzimeve operacionale, në një kohë kur kostot mund të dalin jashtë kontrollit. Kjo është veçanërisht e vërtetë pas një periudhe përqendrimi intensiv në reduktimin e kostove; në momentin që frenat dalin jashtë kontrollit ka rrezik të një mbikompensimi.

Menaxhimi i kapitalit njerëzor

Menjëherë pas krizës fi nanciare, kom-panitë nëpër rajon, përfshirë bankat dhe siguruesit duhet të siguronin që strategjitë e tyre të menaxhimit të talenteve do të adresonin njerëzit e duhur në vendin e duhur, tani dhe në të ardhmen. Kjo tashmë ka evoluar dhe më tej. Institucionet e shërbimeve fi nanciare ndajnë të njëjtin vlerësim se një forcë pune më e mirëtrajnuar dhe shpërblyer, e udhëhequr nga menaxhimi më i mirë i disponueshëm, është kyçi për rritjen dhe përmirësimin e rezultateve në një të ardhme të pasigurt.Ka një marrëveshje gjithnjë e më të përhapur se funksioni i burimeve njerëzore po bëhet përherë e më i rëndësishëm në zbatimin e strategjive konkurruese. Nismat e trajnimit dhe zhvillimit shihen si kërkesa thelbë-sore. Planifi kimi i suksesshëm, shpër-blimi dhe programet e menaxhimit

LIDERSHIPI

“Një prioritet kyç për ne është të

fuqizojmë kanalet tona të drejtimit

përmes identifi kimit të hershëm

dhe zhvillimit të gjeneratës sonë të

ardhshme të drejtuesve”.Luigi Lovaglio, CEO, Bank PeKaO, Poloni

Rreziku “Sektorët bankarë dhe të sigurimeve në Serbi janë relativisht të saturuar. Ky

mjedis nuk favorizon institucionet e vogla dhe mund të rrezikojë modelet e tyre

të biznesit”.Ivan Fabijancic, Asistent Drejtor, Shërbimet Këshillimore të Biznesit, “Deloitte Kroaci”

të performancës gjithnjë e më shumë po shihen si prioritetet kryesore për institucionet e rajonit.Ka një zhvendosje domethënëse nga koha kur reduktimi i punonjësve ishte prioritet për shumë kompani.Por teksa terreni i FSI-ve do të tron-ditet në vitet që vijnë, prisni të shi-koni ndryshime. Do të ketë fi tues dhe të humbur, dhe ata që do të dalin në krye do të jenë ata që do të ripërtëri-hen më mirë në shumë fusha.Këto fusha do të përfshijnë portofolat e produkteve dhe kanalet e shitjeve, strukturat dhe sistemet, kulturën dhe zhdërvjelltësinë, njerëzit dhe menax-himin. Sfi dat janë kërkuese – por shpërblimi do të jetë i madh për ata që arrijnë të ecin në mënyrën e drejtë.

Duke parë përpara

Cilado qofshin sfi dat dhe prioritetet afatshkurtra me të cilat ato përballen, bankat dhe kompanitë e sigurimeve më të suksesshme në rajon do të jenë ato që vazhdojnë të investojnë në kuptimin e klientëve të tyre dhe në mënyrë kritike në atë se si zakonet e tyre të blerjes do të ndryshojnë në të ardhmen. Asnjë biznes shërbimesh fi nanciare nuk është i qëndrueshëm pa një mënyrë të tillë të kuptuari.Këta lojtarë do të kuptojnë gjithnjë e më shumë nevojën që të jenë të dallueshëm porsa i përket imazhit të tyre, portofolit të tyre të produk-teve dhe rrugëve drejt tregut. Ar-ritja e kësaj do të kërkojë menaxhim inovativ të mënyrës së ndryshimit; por gradualisht karakteri i të gjitha in-stitucioneve do të ndryshojë tërësisht teksa punonjësit afatgjatë do të dalin në pension, duke u zëvendësuar nga një gjeneratë që do të jetë e përqen-druar në përmbushjen e pritshmërive për shërbime fi nanciare më kom-plekse dhe të sofi stikuara.Ndaj, në një të ardhme të afërt pritet që bankat dhe kompanitë e sigurime-ve të përballen me një “personalitet të ndarë”. Nga njëra anë, do të ketë një fokus në maksimizimin e mundë-sive që përfaqësohen nga hapësira e zvogëluar e klientëve “tradicionalë”.Në të njëjtën kohë, ata do të përqen-drohen në përmbushjen e nevojave të gjeneratës së re të konsumatorëve të orientuar drejt celularëve dhe teknologjisë.

Page 13: Monitor 497

497 - Monitor • 13

Emri I shkurtuar i bankës Shteti Aktivet Ndryshim Të ardhurat Ndryshimi i të Renditja 2010 i aktiveve % neto ardhurave neto % e vitit Short name (2010-2009) 2010 (2010-2009) të kaluar1 PKO BP Poloni 42,840.3 12.5% 825.4 48.7% 12 OTP Bank Hungari 35,088.6 -2.6% 426.8 -20.3% 23 CSOB Republika Çeke 35,072.1 7.7% 536.2 -18.6% 34 Ceská sporitelna Republika Çeke 34,936.3 7.8% 476.3 1.3% 45 Pekao Poloni 33,858.5 6.5% 633.4 13.2% 56 Komercní banka Republika Çeke 27,660.2 5.0% 530.2 26.4% 67 BRE Poloni 22,736.3 15.3% 165.4 N/A 88 NLB Group Slloveni 17,888.0 -8.8% -209.5 N/A 79 BCR Rumani 17,179.9 4.7% 113.2 -44.6% 910 ING Poloni 16,291.1 11.8% 188.5 37.1% 1111 ZABA Kroaci 15,180.1 2.6% 193.8 2.0% 1012 BZ WBK Poloni 13,421.7 2.0% 260.5 20.0% 1213 Millennium Bank Poloni 11,863.9 8.5% 81.6 N/A 1714 Privatbank Ukraine 11,709.0 49.5% 131.6 22.0% 3215 BRD Rumani 11,591.4 1.5% 239.6 -10.9% 1316 K&H Hungari 11,583.6 2.4% 98.4 175.0% 1617 Slovenská sporitelna Sllovaki 11,027.9 -4.0% 150.1 N/A 1418 Kredyt Bank Poloni 10,952.3 15.1% 46.5 N/A 2319 Getin Noble Poloni 10,806.7 34.0% 115.3 59.0% 2920 VÚB Sllovaki 10,758.9 9.2% 150.3 6.1% 2121 Erste Bank Hungari Hungari 10,713.0 2.0% 18.7 99.6% 1822 UniCredit Bank CR Republika Çeke 10,706.3 6.7% 118.7 13.4% 2023 MKB Hungari 10,544.2 -8.1% -390.8 N/A 1524 PBZ Kroaci 10,075.5 2.9% 137.0 -4.9% 2225 Handlowy Poloni 9,473.4 3.4% 189.0 62.1% 2526 BPH Poloni 9,416.2 9.8% -30.6 N/A 2827 Swedbank Baltic Estoni 9,263.0 -8.4% -24.9 92.2% 2428 BGK Poloni 9,082.9 12.6% 103.6 N/A 3029 CIB Hungari 8,950.2 -12.1% -84.9 N/A 1930 Tatra banka Sllovaki 8,762.1 -2.8% 94.2 -0.8% 2631 Raiffeisen Bank Hungari Hungari 8,494.7 -2.9% -20.2 -44.6% 2732 Raiffeisenbank CR Republika Çeke 7,527.4 0.9% 71.3 -5.6% 3333 BGZ Poloni 7,229.1 21.0% 28.1 20.9% 4134 Erste Kroaci Kroaci 7,093.0 2.7% 91.7 -7.4% 3435 Raiffeisen Bank Polska Poloni 6,949.0 11.3% 66.9 97.1% 3936 Ukreximbank Ukraine 6,901.0 39.9% 34.7 N/A hyrje e re37 Ceskomoravská stavební sporitelna Republika Çeke 6,694.4 9.4% 80.3 7.3% 4038 SEB bankas Lituani 6,533.2 -16.3% -3.5 99.1% 3139 Hypotecní banka Republika Çeke 6,468.8 3.6% 73.1 39.1% 3840 Nordea Bank Poloni 6,270.3 26.1% 64.9 93.5% hyrje e re41 Swedbank Letoni Letoni 5,948.6 -10.3% -66.6 84.5% 3542 NKBM Group Slloveni 5,866.7 1.4% 8.2 -81.1% 4543 RBA Kroaci 5,823.7 -0.2% 59.9 12.8% 4344 Unicredit Bulbank Bullgari 5,798.5 -1.5% 313.9 N/A 4245 CSOB Sllovaki Sllovaki 5,795.2 -0.1% 51.7 N/A 4446 Swedbank Lituani Lituani 5,623.7 -11.4% 11.1 103.2% 3747 GE Money Bank Republika Çeke 5,550.0 -0.4% 161.7 89.6% 4648 Unicredit Bank Hungari Hungari 5,549.2 -13.5% 67.9 23.0% 3649 Oschadbank Ukraine 5,527.8 10.3% 43.3 N/A 4950 Raiffeisen Bank Aval Ukraine 5,454.3 11.8% 33.7 118.3% hyrje e reBurimi: Deloitte Central Europe

BANKAT MË TË MËDHA NË EUROPËN QENDRORE, SIPAS AKTIVEVE (MLN EUR)

Ndërsa balanca e fuqive midis bankave të rajonit mbetet në përgjithësi e pandryshuar që

nga viti 2009, rritjet domethënëse në vlerat e kapitalizmit të tregut të krye-sueses PKO dhe vendit të pestë Pekao, të dyja nga Polonia, e vënë theksin në vazhdimin e fuqizimit rajonal të bankave polake.

Natyra e polarizuar e tregut bankar çek theksohet nga prania e 3 nga ban-kave më të mëdha në vend në listën e 6 bankave kryesore të EQ-së dhe më pas nuk ka më banka polake deri në vendin e 22. Me përjashtim të OTP-së dhe K&H (që mbeten përkatësisht në numrin 2 dhe 16) rënien më të madhe në renditje këtë vit e kanë shënuar

Renditja e bankave dhe kompanive të sigurimit

Page 14: Monitor 497

14 • Monitor - 497

bankat hungareze.Tek kompanitë e sigurimeve, tendenca më e dukshme gjatë vitit është fuq-izimi i siguruesve polakë, që mbi-zotërojnë në këtë industri në Europën Qendrore, me dy kompani “STU Ergo Hestia” dhe “Aviva Polska”, që janë ngjitur në dhjetëshe.Kërcyesi më i madh, gjithsesi, është “Nordea Polska”, që lëvizi 13 vende, nga i 25-i në atë të 12-in.

Emri i kompanisë Shteti Primet e Ndryshimi i primeve Të ardhurat Renditja shkuar bruto të shkruara bruto neto e vitit 2010 % 2010-2009 2010 të kaluar1 PZU Poloni 3641.0 9.7% 619.6 12 Ceská Pojištovna Republika Çeke 1489.1 0.7% 391.6 23 Kooperativa pojištovna Republika Çeke 1221.5 4.2% 137.5 34 Warta Poloni 1129.9 9.5% 7.4 45 Zavarovalnica Triglav Slloveni 1013.6 -0.9% 17.0 56 Allianz Polska Poloni 801.4 0.4% -35.2 67 Allianz Hungaria Hungari 603.6 2.3% -16.5 78 STU Ergo Hestia Poloni 586.9 16.3% -21.1 109 Aviva Polska Poloni 541.2 25.4% 116.2 1110 Allianz - Slovenská poistovna Sllovaki 520.8 -1.3% 56.2 911 ING Polska Poloni 500.1 -15.1% 49.3 812 Nordea Polska Poloni 485.4 73.3% -1.8 2513 Generali Providencia Hungari 479.1 1.4% 0.0 1214 Kooperativa Sllovaki Sllovaki 471.0 0.6% 24.0 1315 Uniqa Polska Poloni 458.8 14.7% -17.0 1616 Kroaci osiguranje Kroaci 452.1 -2.8% 12.1 1517 Generali Polska Poloni 435.7 -2.8% N/A 1418 Allianz pojištovna Republika Çeke 421.1 8.7% 42.8 1719 CSOB Pojištovna Republika Çeke 404.7 11.0% 54.9 1820 Pojištovna Ceské sponitelny Republika Çeke 363.8 38.2% 23.8 2721 Komercní pojišrovna Republika Çeke 355.1 94.6% 5.5 3722 Generali Pojišrovna Republika Çeke 353.7 4.9% 31.4 2023 Groupama Hungari 329.9 9.5% 0.0 2224 Amplico Life Poloni 327.2 -9.4% 103.1 1925 Aegon Hungari Hungari 308.7 3.2% 0.0 2326 ING Hungari Hungari 278.2 -1.2% -8.0 2427 InterRisk Poloni 261.9 47.3% 10.3 3828 Adriatic Slovenica Zavarovalna Družba Slloveni 261.4 0.2% 8.2 2929 Zavarovalnica Maribor Slloveni 259.9 -2.4% 10.5 2630 Astra Rumani 257.3 34.7% 6.0 3531 CPP Republika Çeke 251.9 7.7% 15.4 3132 AXA Polska Poloni 247.3 57.2% -12.5 4133 Allianz-Tiriac Rumani 242.4 -20.1% -4.5 2134 HDI Polska Poloni 241.3 13.4% -8.8 3435 Vzajemna Slloveni 240.3 -3.3% 0.0 3036 Lietuvos draudimas Lithuania 228.1 124.3% 3.8 hyrje e re37 Omniasig Rumani 217.6 -17.3% 0.8 2838 ING Životní pojištovna Republika Çeke 215.6 -3.6% 31.7 3239 Compensa TU Poloni 204.1 22.4% -3.4 4040 Uniqa Hungari Hungari 201.0 6.7% 0.0 3641 Uniqa pojištovna Republika Çeke 196.6 10.7% 6.2 3942 Generali Slovensko Sllovaki 195.6 -4.3% 7.8 3343 Aegon Polska Poloni 190.5 28.9% 16.6 4444 Groupama Rumani 185.2 46.1% -12.0 neë45 Komunálna poistovna Sllovaki 150.0 78.6% 2.0 4646 Europa Poloni 145.1 29.2% 37.7 neë47 Euroherc osiguranje Kroaci 137.5 -3.3% 9.2 4548 Allianz Zagreb Kroaci 133.5 0.4% 12.5 4849 Dunav Osiguranje Serbia 131.2 -10.8% 2.5 4250 ING Asigurari Rumani 129.1 3.8% 9.2 hyrje e reBurimi: Deloitte Central Europe

RENDITJA E KOMPANIVE MË TË MËDHA TË SIGURIMEVE NË EUROPËN QENDRORE SIPAS PRIMEVE TË SHKRUARA BRUTO (MLN EUR)

Institucionet fi nanciare Renditja në Europën Qendrore

Page 15: Monitor 497

497 - Monitor • 15

Aq e rëndë, aq kërcënuese, aq e pandalshme është bërë kriza e euros, sa edhe bisedimet për

shpëtime vetëm sa i fryjnë më tej zjarrit të panikut, komenton “The Economist”. Investitorët kanë nuhatur që liderët e Europës nuk kanë vullnetin e duhur për të bërë mjaftueshëm. Si rrjedhojë, në rast se politikanët nuk veprojnë me shpejtësi për të bindur botën se dëshira e tyre për të ruajtur euron është më e madhe se aftësia e tregjeve për të vënë bast kundër tij, monedha europiane do të përballet me shkatërrimin. Teksa po përdoren linjat e kreditit dhe të jashtmit bëjnë thirrje për veprime, nuk është vetëm euro që rrezikohet, por e ardhmja e Bashkimit Europian dhe shëndeti i ekonomisë botërore.Ekziston një mendim i kthjellët se shumë varet nga lidershipi i politikanëve sharla-tanë të Europës, të cilët ende vazhdojnë të nënvlerësojnë atë me të cilën mund të përballen. Por e vetmja mënyrë për të ndaluar spiralen në këto momente është një akt i një vullneti suprem kolektiv nga qeveritë e Eurozonës, për të ngritur një

pritë masash fi nanciare, për të luftuar krizën dhe për ta vënë qeverisjen e euros në një rrugë më të shëndoshë.Kostot do të jenë të mëdha. Pak njerëz duan ose ndërhyrje të madhe në tregjet fi nanciare, ose një lëkundje të sovranitetit kombëtar në Europë. As nuk mirëpresin një ndarje më të madhe midis 17 shteteve të Eurozonës dhe dhjetëshes së mbetur të BE-së. Por vetëm që alternativat janë shumë më të këqija. Kjo është e vërteta e vonuar që Angela Merkel e Gjermanisë, në veçanti, duhet t’u shpjegojë në mënyrë urgjente njerëzve të saj.

Dështimi i paketave shpëtuese dhe i pretendimeve

Një shpëtim duhet të bëjë me shpejtësi katër gjëra. Së pari, duhet ta bëjë të qartë se cilat nga qeveritë e Europës janë jo likuide dhe cilat pa aftësi paguese, duke i dhënë mbështetje pa limit qeverive me aftësi paguese, por duke ristruktu-ruar borxhin e atyre që nuk mund ta paguajnë më kurrë atë. Së dyti, duhet të

mbështesë bankat e Europës, në mënyrë që të sigurojë që ato të përballojnë një mospagim kombëtar. Së treti, duhet të zhvendosë politikat makroekonomike të Eurozonës nga obsesioni për shkurtim të buxheteve drejt një axhende të rritjes. Dhe së fundi, duhet të fi llojë procesin e hartimit të një sistemi të ri, në mënyrë që të parandalohet që një rrëmujë e tillë të krijohet sërish.Pjesa e katërt do të dojë një kohë të gjatë që të kryhet: do të përfshijë traktate të reja dhe miratime nga Parlamenti dhe votuesit. Të tjerat duhet të vendosen me shpejtësi (le të themi gjatë një fundjave, kur tregjet janë mbyllur) me synimin e qartë se qeveritë europiane dhe Banka Qendrore Europiane (BQE) të veprojnë së bashku në mënyrë që t’i jepet fund rrethit të sotëm vicioz të panikut, në të cilin dobësia e fi nancave qeveritare, brishtësia e bankave dhe shqetësimi për rritje më të ulët, të gjitha ushqejnë njëra-tjetrën.Deri tani reagimi i Eurozonës është mbështetur shumë në dy gjëra: ma-sat e rrepta dhe pretendimet. Ulja me shpejtësi e defi citeve buxhetore ka qenë

kriza monedha europiane

SI TË SI TË SHPËTOHET SHPËTOHET

EUROEURO

Kërkohen veprime urgjente, në një shkallë të lartë. Në rast se Gjermania nuk bëhet më agresive për t’iu përshtatur sfi dave, atëherë kriza mund të thellohet

Page 16: Monitor 497

16 • Monitor - 497

prioriteti—kryesisht rritja e taksave dhe reduktimi i shpenzimeve. Por kjo tkur-rje kolektive fi skale është vetërrëzuese. Duke i çuar ekonomitë e dobësuara në recesion, vetëm rrit shqetësimet si rreth borxheve qeveritare, ashtu dhe bankave europiane. Dhe reduktimet buxhetore nuk merren me shkakun real të rrëmujës, që është humbja e besueshmërisë.Italia dhe Spanja janë nën sulm, jo për shkak se fi nancat e tyre u përkeqësuan në mënyrë të papritur, por për shkak se investitorët kanë frikë se ato mund të detyrohen të shpallin paaftësi paguese. Për këtë humbje besimi, fajin e ka pre-tendimi. Liderët e Europës kanë mohuar vazhdimisht faktin që Greqia nuk është e aftë të paguajë (kur kushdo e di që ajo nuk është e aftë të paguajë), duke mos arritur të bëjnë diferencën midis saj dhe vendeve si Spanja e Italia, të cilat kanë aftësi paguese, por janë ngushtë me likui-ditet. Justifi kimi është se një ristrukturim grek mund të shkaktojë efekt ngjitës. Në fakt, mohimi i së pashmangshmes ka dëmtuar angazhimet rreth qeverive të afta të paguajnë.Në vend të masave të rrepta dhe preten-dimeve, një shpëtim i besueshëm mund të nisë me nxitjen e rritjes, dhe atje ku është e pashmangshme, një ristrukturim serioz të borxhit. Europa duhet të bëjë një gjykim të ndershëm se në cilën linjë janë shtetet e saj. Greqia, që padyshim nuk është e aftë për të paguar, duhet të ketë një rishikim në ulje të borxhit, të ashpër por të rregullt. Plani më i fundit i papërshtatshëm për një paketë të dytë shpëtuese për Greqinë, për të cilin u ra dakord në korrik, duhet të hidhet poshtë dhe të rishkruhet. Por të gjithë anëtarët e tjerë të Eurozonës (në bazë të të dhënave të fundit, Portugalia është në kampin e paguesve) duhet të mbrohen me fuqi financiare. Të gjitha ekonomitë me probleme, me aftësi paguese apo jo, kanë nevojë për një program të rishikuar të reformave strukturore dhe liberalizimit. Çlirimi i shërbimeve dhe profesioneve, privatizimi i kompanive, reduktimi i bu-rokracive dhe shtyrja e daljes në pension do të krijojnë kushte për gjallërimin e rritjes—dhe kjo është mënyra më e mirë për të reduktuar borxhin.Si të parandalohet infektimi? Një dështim i aftësisë paguese greke do të kërcënonte shumë banka, jo vetëm në Greqi: pak ditë më parë vëmendja e tregjeve u drejtua te bankat franceze, të cilat zotërojnë borxhe të Europës Jugore. Për më tepër, shtetet me aftësi paguese kanë nevojë për hapësirë që të ecin përpara me reformat. Kjo e vë theksin në rënien dakord të dy masave në të njëjtën kohë: një skemë për të mbështetur bankat, për të cilën do të mund të duhen muaj për t’u vënë në praktikë, dhe një premtim i fortë për të mbështetur qeveritë me aftësi paguese, që duhet të jetë i menjëhershëm.Rikapitalizimi i bankave të Europës duhet të bazohet në teste të sakta të

stresit (të cilat këtë herë duhet të përf-shijnë mundësinë e dështimit të aftësisë paguese të borxhit kombëtar grek). Disa banka mund të jenë në gjendje të siguro-jnë para në tregjet e kapitalit, por ato më të brishtat do të kenë nevojë për ndihmë qeveritare. Vendet kyçe si Gjermania dhe Holanda kanë ‘cash’ të mjaftueshëm që të kujdesen për bankat e tyre, por qeveritë periferike kanë nevojë për para të Euro-zonës. Në mënyrë ideale kjo mund të vijë nga Mekanizmi Europian i Stabilitetit Financiar (EFSF), rishikimi i së cilës ishte gjëja më e vlefshme që erdhi nga samiti i korrikut. Por gjithashtu përbën sens të krijohet një bankë fi nancimi e Eurozonës. Kjo është pjesë e një procesi më afatgjatë të krijimit të institucioneve. Gjithsesi, BQE-ja duhet të ndihmojë bankat duke u angazhuar se do të japë likuiditet të pakufi zuar, për aq kohë sa kërkohet, sesa me afat 6-mujor, siç bën aktualisht.

Muri i madh mbrojtës i Europës

Asnjë nga këto nuk do të funksionojë në rast se europianët nuk do të krijojnë një mur të madh mbrojtës rreth qeverive me aftësi për të paguar. Kjo nënkupton mbështetjen e borxheve kombëtare të

Eurozonës. Spanja dhe Italia kanë dety-rime rreth 2.5 trilionë euro. Po në rast se tregjet në mënyrë të papritur frikësohen rreth Belgjikës apo Francës? Disa kanë argumentuar për një sistem Eurobond-esh, sipas të cilit çdo borxh i shteteve është i mbështetur nga të gjithë. Por do të duheshin vite që politika të garantonte se shtetet që shpenzojnë shumë, të mos çojnë dëm paratë e të tjerëve — dhe një gjë që Eurozona nuk e ka është pikërisht koha. Përgjigjja është që të kthehej tek i vetmi institucion që mund të përballojë në mënyrë të besueshme një humbje kolektive të besimit në një shkallë të tillë.BQE duhet të deklarojë se qëndron pas gjithë shteteve me borxhe kombëtare të pagueshme dhe se është gati të përdorë të gjitha burimet e pakufi zuara për të shmangur panikun e tregut. Kjo është në përputhje me qëllimin e BQE-së, për të siguruar stabilitetin e çmimeve dhe atë fi nanciar për Eurozonën si një e tërë. Për sa kohë që qeveritë kanë aftësi paguese dhe bankat shesin obligacionet mbrapsht në treg pas krizës, kjo nuk përbën një monetizim të borxhit qeveritar. Në botën e sotme recesionare, BQE mund të blejë obligacione me vlerë disa trilionë euro pa shkaktuar infl acion.

BQE, në prag të recesionit

Ekonomia e Eurozonës është në prag të recesionit, sipas një sondazhi me menax-herët, që tregon se aktiviteti i sektorit privat u tkurr këtë muaj për herë të parë prej më shumë se dy vitesh. Përkeqësimi më i madh sesa pritej i indeksit të

menaxherëve të Eurozonës i shtohet evidencave se rimëkëmbja e rajonit po ecën në të kundërt. Kjo situatë rrit presionin që Banka Qendrore Europiane të ulë normat e interesit. Perspektiva ekonomike është goditur nga rënia e shpejtë e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, në një kohë kur kriza e borxheve e Eurozonës po përshkallëzohet, po merren masa të rrepta fi skale në kontinent dhe panorama është e zymtë për rritjen e SHBA-ve. Kësaj situate të zymtë i shtohet dhe fakti që porositë e reja industriale të Eurozonës ranë me 2.1% në korrik, në krahasim me muajin e mëparshëm – duke sugjeruar gjithashtu se prodhimi mund të ngadalësohet në muajt në vijim. Në qershor u konstatua një rënie prej 1.2%, sipas Eurostat.Jean-Claude Trichet ka sinjalizuar se reduktimi i normës së interesit është i mundur në takimin e këshillit qeverisës të BQE-së, që do të mblidhet më 6 tetor në Berlin – mbledhja e tij e fundit si president – edhe pse norma bazë e politikës ishte rritur në 1.5% vetëm pak kohë më parë, në korrik.

Italianë, mos prisni rritje ekonomike

Italianët janë paralajmëruar që të mos presin më shumë se një rritje të dobët të ekonomisë së tyre të gërryer nga borxhet gjatë dy viteve të ardhshme, teksa qeveria rrit taksat dhe ul shpenzimet. Qeveria e qendrës së djathtë e Silvio Berlusconi-t

rishikoi ndjeshëm në ulje parashikimin për Prodhimin e Brendshëm Bruto, duke pro-jektuar një rritje prej 0.7% për 2011-n, ngadalësim në 0.6% në 2012-n përpara se të rritet në 0.9% në 2013-n, kur defi citi buxhetor projektohet të arrijë në pothuajse zero.Rishikimet në ulje vijnë pas një parashikimi edhe më të zymtë të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe shoqata kryesore e bizneseve në Itali, Konfi ndustria. Rritja e ngadaltë, shtimi i kostove të borxhit dhe një qeveri e “brishtë” dhe joefektive ishin faktorët e cituar nga “Standard & Poor’s” në uljen e renditjes për statusin e kreditit në Itali në fi llim të javës së kaluar. Analistët kanë frikë se buxheti i masave të rrepta i kaluar pak ditë më parë, do të tkurrë më tej rritjen ekonomike, në një mjedis global të dobësuar.

kriza monedha europiane

Page 17: Monitor 497

497 - Monitor • 17

Qeveria greke bëri të ditura masat e reja të emergjencës, që përfshijnë shkurtime drastike në pensione

dhe rrogat e sektorit publik, në një për-pjekje për të kënaqur kërkesat e dona-torëve, kreditorëve të saj ndërkombëtarë dhe për të siguruar lëvrimin e këstit të ardhshëm të ndihmës fi nanciare prej 8 miliardë eurosh. Masat – të cilat përfshi-jnë shkurtime në shpenzime, rritje të tak-save mbi të ardhurat, dhe përshpejtimin e reformave strukturore – pritet të rezulto-jnë tejet jo-popullore dhe do të rëndojnë mbi një ekonomi, e cila tashmë pritet të tkurret me rreth 5 për qind këtë vit. Megjithatë, Athina u detyrua të bjerë da-kord me masa të tjera të dhimbshme për të ndihmuar në mbylljen e një hendeku në fi nancat e saj publike, që sa vjen e zgjerohet, dhe për të bindur qeveritë europiane dhe Fondin Monetar Ndërkom-bëtar që të vazhdojnë programin e shpëti-mit për Greqinë. Masat përfshijnë një shkurtim me rreth 20 për qind në pensionet mbi 1200 euro/muaj, dhe një shkurtim 40 për qind në pensionet mbi 1000 euro në muaj për per-sonat me moshë nën 55 vjeç. Kufi ri për taksat mbi të ardhurat do të shkurtohet

akoma në 5,000 euro, nga 12,000 euro vitin e kaluar.Rreth 30,000 nëpunës shteti do të marrin pagë të pjesshme – që pritet të jetë poth-

uaj sa 60% e pagës së tyre aktuale – nga fundi i vitit 2011. Ky numër e tejkaloi atë prej 20,000 që ishte parashikuar nga disa anëtarë qeverie. Një skemë e re pagash për nëpunësit civilë do të zbatohet me qëllim që të gjenerohen kursime të tjera, që nga disa analistë vlerësohen rreth 800 milionë deri në 1 miliard euro në vit.Një zyrtar i qeverisë sugjeroi se taksa e

re dhe tejet jopopullore, mbi pasuritë e paluajtshme, që u bë publike në fi llim të këtij muaji, do duhej të priste të paktën deri në 2014-n, siç u premtua fi llimisht, në vend që të zbatohej në vitin 2012. Masat u diskutuan në dy konferenca të zgjatura telefonike në mbrëmjen e ditës së hënë dhe të martë, mes qeverisë greke dhe zyrtarë të FMN-së, Komisionit Euro-pian dhe Bankës Qendrore Europiane – grupim që tashmë njihet si trojka. Por masat e reja të emergjencës u sul-muan pothuaj menjëherë nga partia opozitare konservatore, Demokracia e Re, e cila kryeson sondazhet, duke treguar se nuk ka shumë shpresë për konsensus politik. Konservatorët i quajtën masat të padrejta dhe ua atribuuan ato politikave ekonomike që ka ndjekur qeveria. Propozimi i ri do të zemërojë edhe më shumë sindikatat e Greqisë. Edhe përpara se këto masa të ishin bërë publike, sindi-katat e transportit dhe shoferët e taksive kishin bërë thirrje për një grevë 24-orëshe ditën e enjte, ndërsa sindikata e fuqishme e sektorit publik (ADEDY – Administrata Supreme e Sindikatave Greke të Nëpu-nësve Civilë) njoftoi një ndalim aktiviteti 3-orësh, duke fi lluar nga mesdita, në zonën e Athinës së madhe. Kjo e fundit mund të ketë ndikim në disa fl uturime ajrore drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës dhe nga Athina në destinacione të jashtme.

Masat e rrepta greke

Page 18: Monitor 497

18 • Monitor - 497

Nga Laura ÇELA

Rreth 925 mijë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë qershor-gushtit të këtij viti, 40% më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kufi rit, në total,

në stinën e verës, rezulton se kanë hyrë 4 milionë vetë brenda kufi rit shqiptar, nga ku mbi 3 milionë janë shtetas shqiptarë.Shqipëria vijon të dominohet nga turizmi “kombëtar”, ku peshën më të madhe e zënë vendasit, kosovarët dhe maqe-donasit (kryesisht shqiptarë të Maqedonisë). Megjithëse në rritje, pesha e turistëve europianë, si anglezë, gjermanë, çekë etj., është ende shumë e ulët. “Dëshirojmë të rrisim numrin e vizitorëve nga vendet fqinje, por sfi da jonë është që të zgjerohemi në tregje të reja si Gjer-mania, Anglia, SHBA, të cilët janë eksportuesit më të mëdhenj të turistëve në botë”, deklaroi ministri i Kulturës, Aldo Bumçi.Por a duhet që thjesht të “gëzohemi” me shifrën rritëse të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë?Nëse interesi i çdo vendi turistik është rritja e turistëve me qëllim rritjen e të ardhurave, kjo nuk rezulton për ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufi rit të Policisë rezulton se në qershor-gusht 2011, raporti dalje shqiptarë-hyrje të huaj është 31% më shumë në favor të vendasve, që kanë lënë Shq-ipërinë për arsye të ndryshme, kryesisht turistike. Bilanci i turizmit vijon të mbetet negativ, për aq kohë sa numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit në sezonin veror vijon të mbetet më i lartë se numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë.Edhe në shifrat e Bankës së Shqipërisë rezulton se bilanci i të ardhurave nga turizmi në gjysmën e parë të vitit 2011 është më negativi i shtatë viteve të fundit, çka konfi rmon se të ardhurat që janë mbledhur nga hyrjet e udhëtarëve në vend janë më të ulëta se shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit. Gjatë janar-qershorit të këtij viti, bilanci është -63.4 milionë lekë nga +6.3 milionë që ishte në të njëjtën periudhë të 2010-s.

Dominon Durrësi dhe Vlora

Sipas Ministrisë së Turizmit, për këtë vit, turistët kanë qëndruar më shumë në Durrës dhe Vlorë. Kapacitetet më të mëdha pritëse i kanë qarqet e Vlorës, Tiranës dhe Durrësit. Statistikat informojnë se 63% janë vizitorë me net qëndrimi,

26% janë vizitorë ditorë dhe 11% janë vizitorë transit. Sipas MTKRS, numri më i madh i vizitorëve është nga Kosova me 51%, më pas Maqedonia me 11%, Mali i Zi me 5%, Italia me 5%, Greqia me 5%, Gjermania me 3%, Amerika, 2% etj.Pjesa më e madhe e vizitorëve kanë ardhur në rrugë tokësore, 86%, në rrugë ajrore 6% dhe pjesa e fundit, detar. Numri më i madh i vizitorëve është shënuar në pikën hyrëse të Morinës, nga e cila kalojnë 50% e vizitorëve, e ndjekur nga Muriqani me 14% dhe Qafëthana me Rinasin, secila me mbi 10% të hyrjeve. Një numër i madh njësish akomoduese është ngritur në qa-rqet e Shkodrës dhe Kukësit, duke shënuar rritjen e turizmit malor në vitet e fundit. Zonat malore më të vizituara kanë qenë lugina e Valbonës dhe zona e Thethit. Turistët që kanë vizituar këtë verë luginën e Valbonës janë të shumtë, por ata që kanë kaluar të paktën një natë në bujtinat e kësaj lugine, kapin shifrën 17,159 turistë. Numri i njësive akomoduese është 8, nga të cilat 7 janë bujtina dhe 1 hotel. Ndërsa numri i turistëve ditorë e kalon shifrën 15,000 gjatë gjithë sezonit. Ndërsa në Theth, sipas Ministrisë së Turizmit, ka një rritje deri në 10,000 të numrit të turistëve, ku 80-90% ishin me nënshtetësi të huaj. Numri i vizitorëve ka shënuar rritje dhe në zonat dhe parqet

turizëm Shifrat

BILANCI I NJË VERE TB

URI

MI:

BA

NK

A E

SH

QIP

ËRIS

Ë

Page 19: Monitor 497

497 - Monitor • 19

arkeologjike, duke treguar edhe më shumë interesimin e vizitorëve të huaj, duke qenë se numri i tyre në periudhën janar-gusht 2011, në parqet arkeologjike dhe muzetë kom-bëtare është 79,094 kundrejt 62,976 ose 6,118 vizitorë më shumë këtë vit. Të ardhurat shënojnë një rritje prej 20%. Ndërsa në Parkun Arkeologjik të Butrintit për këtë periudhë ka hyrje prej 25,370 vizitorësh të huaj ose është dyfi shuar numri, krahasuar me vitin 2010. Të ardhurat në këtë park janë rritur me 44% për periudhën 8-mujore, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë.

“Vërshim” në Greqi

Liberalizimi i vizave duket se ka pasur ndikim shumë të madh në turistët shqiptarë drejt Greqisë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 613 mijë shqiptarë kanë udhëtuar me rrugë tokësore drejt Greqisë, 32% më shumë se një vit më parë. Në fakt, edhe nga të dhënat e agjencive të udhëtimit të autobusëve, konfi rmohet se gjatë muajve të verës fl uksi është rritur me rreth 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Nëse më parë, autobusi Tiranë-Athinë udhëtonte tri herë në ditë, sot e kryen pesë herë në ditë”, thonë drejtuesit

e “Albatrans”. Është pikërisht Greqia dhe qytetet e saj, Athinë, Selanik dhe Volos, destinacionet më të shpeshta që përzgjidhen nga udhëtarët. Sipas përfaqësuesve të sektorit, ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, për në Greqi, pjesa më e madhe zgjedh trans-

Me gjithë rritjen e numrit të turistëve, bilanci i turizmit mbetet negativ. Numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit në sezonin veror pas liberalizimit të vizave ka qenë më i lartë se numri i të huajve që kanë vizituar Shqipërinë

TË “VAKËT”

BU

RIM

I: D

REJT

ORI

A E

KU

FIRI

T

8-mujori ‘10 8-mujori ‘11 Ndryshimi(%)

Të huaj 1,072,933 1,508,273 +40

Totali 6,190,775 7,818,276 +26

Qershor-gusht ‘10 Qershor-gusht ‘11 Ndryshimi(%)

Të huaj 651,656 924,153 +40

Totali 3,088,250 3,953,490 +28

Burimi: Drejtoria e Kufi rit

Hyrje të huaj

Qershor-gusht ‘10 Qershor-gusht ‘11 Ndryshimi(%)

Maqedonas 114,939 143,023 +24

Kosovarë 184,891 318,614 +72

Anglezë 32,713 39,336 +20

Gjermanë 30,418 45,390 +50

Çekë 3,913 4,644 +18

Të tjerët 284,782 373,146 +31

Burimi: Drejtoria e Kufi rit

Dalje shqiptarë

8-mujori ‘10 8-mujori ‘11 Ndryshimi(%)

2,201,321 2,720,395 +23

Qershor-gusht ‘10 Qershor-gusht ‘11 Ndryshimi(%)

958,629 1,216,388 +26

Pikat kufi tare

Qershor-gusht ‘10 Qershor-gusht ‘11

Rinas 154,480 182,055

Porti i Durrësit 101,485 113,517

Kakavijë 237,959 299,654

Kapshticë 186,768 258,431

Qafë-Botë 37,663 55,076

Të tjera 240,274 307,655

Burimi: Drejtoria e Kufi rit

HYRJE

Page 20: Monitor 497

20 • Monitor - 497

portin rrugor, për shkak të afërsisë dhe çmimeve mjaft të lira.Sipas agjentëve të turizmit, shteti fqinj rezulton më i preferu-ari, sepse pjesa më e madhe e shqiptarëve vizitojnë të afërmit, duke “kursyer” koston e akomodimit. Matilda Naço e Shoqatës Shqiptare të Turizmit argumenton se ky lloj turizmi është një formë e njohur e të pushuarit ose shpenzuarit të kohës së lirë, që njihet ndryshe me termin VFF (Visiting Friends & Family) dhe që në këtë rast etiketon një pjesë të fl uksit dalës. Harta e shpenzimeve në këtë rast përjashton shumë prej produkteve turistike, për të mos thënë më të rëndësishmit siç është akomodimi.Një arsye e fortë që ka nxitur lëvizjet individuale ose ato jo të organizuara në veçanti me Greqinë është afërsia gjeografi ke, megjithëse sistemi rrugor në udhëtimet drejt Jugut lë ende shumë për të dëshiruar. Por edhe bizneset turistike greke kanë qenë aktive në promovimin e tyre drejt tregut shqiptar. Sigurisht këtyre arsyeve mund t’i shtohet edhe kurioziteti i shqiptarëve (prej vitesh kanë pasur mundësi të pakta lëvizjeje jashtë vendit) për të eksploruar një vend tjetër.

Por kompenson “Kosova”

Duket se vërshimin e shqiptarëve drejt Greqisë e ka kom-pensuar vërshimi i kosovarëve drejt bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në qershor-gusht, në Shqipëri kanë hyrë rreth 320 mijë kosovarë, 72% më shumë se një vit më parë. Shkaku kryesor që ka rritur numrin e turistëve kosovarë është autostrada Durrës-Kukës, që i lidh dy vendet për 3-4 orë. Siç shpjegojnë menaxherë të hoteleve në Durrës, (qyteti që akomodon kryesisht pushuesit kosovarë) fl uksi ka qenë i lartë, por më i shumtë është gjatë fundjavave. Pas hapjes së rrugës janë të shumtë pushuesit kosovarë që vijnë fund-javave, e premte - e diel. Duket si një detaj i parëndësishëm, por edhe fakti që gushti ishte muaji i Ramazanit, në të cilin besimtarët myslimanë duhet të ndjekin një mënyrë të caktuar jetese, ka ndikuar jo pak në qëndrimin e turistëve, kryesisht atyre kosovarë e maqedonas në zonën e bregdetit të Durrësit e përgjatë tij. Në të kundërt, sipas menaxherëve të hoteleve, numri i kos-ovarëve do të ishte edhe më i lartë. Velipoja, me plazhin e saj, është vendi turistik më i frekue-ntuar në Veriun e vendit dhe njëherësh i preferuar për kos-ovarët. Plazhi është 30 kilometra nga qyteti i Shkodrës dhe rruga është e rikonstruktuar. Lëvizjet e shumta të automjeteve dhe përdorimi i së njëjtës rrugë dhe për kafshët e fshatrave deri në plazh, e zgjat kohën e udhëtimit deri në Velipojë rreth 30 minuta. Ka nisur të frekuentohet më shumë, kryesisht nga kosovarët për shkak se në këtë plazh gërshetohet deti, lumi, laguna, pylli e mali.

Mangësitë

Në boshtin e industrisë së turizmit qëndron shërbimi. Në lidhje me këtë të fundit, sipas ekspertëve, ka mangësi të theksuara, sepse ka munguar vizioni dhe vullneti politik për të zhvilluar këtë industri, në të cilën mungon veç të tjerash edhe një strategji e mirëfi lltë e formimit profesional në fushë, për të mos folur për politika të tjera stimuluese.“Kërkesa që po ndjekim prej dy vitesh janë: ulja e TVSH-së, ulja e taksës së fjetjes dhe përdorimi i saj për promocion vetëm, çështjet e të drejtave të autorëve, ngritja e statis-tikave në turizëm, kategorizimi i bizneseve, klasifi kimi i tyre, ngritja e fondit të turizmit, heqja e moratoriumit të skafeve, por mbi të gjitha, ndërgjegjësimi i politikëbërjes në përgjithësi për konsiderimin e biznesit në vendime apo çështje që efektojnë vetë atë dhe zhvillimin e industrisë”,

turizëm ShifratB

URI

MI:

DRE

JTO

RIA

E K

UFI

RIT

BU

RIM

I: D

REJT

ORI

A E

KU

FIRI

T

Page 21: Monitor 497

497 - Monitor • 21

thotë Matilda Naço e ATA.Sipas ekspertit të turizmit, Kliton Gërxhani, produkti ynë i plazhit është shumë i varfër, sepse është i njëjti produkt i 10-15 viteve të fundit, ose ajo që ka qenë në Mesdhe 30-40 vite më parë, thjesht një hotel dhe plazhi. Ndërkohë që kërkesa e madhe që vjen në korrik dhe gusht rrit çmimet dhe e bën këtë produkt jokonkurrues prej raportit cilësi/çmim, për atë pjesë të tregut që e përballon këtë çmim ose që paguan edhe pak më shumë në vendet e tjera të Mesdheut, por merr mbrapsht po më shumë. Faktor tjetër është edhe mundësia më e madhe për të zgjedhur tani që u liberalizuan vizat, gjë që shton në listën e konkurrentëve të plazheve shqiptare edhe vende si Greqia, Italia, Spanja, Kroacia etj. “Pra është një miksim i dëshirës së madhe të një tregu të izoluar për pothuajse 60 vjet, për të vizituar vende të reja, sidomos fqinje, dhe ndërgjegjësimit të këtij tregu që për pushimet vjetore, çmimi është i rëndësishëm, por jo më i rëndësishëm sesa shpërblimi për atë çmim, çlodhja, argëtimi, përvoja dhe kujtimet që mbeten gjatë atyre pushimeve”, thotë Gërxhani.

Dëmtim afatgjatë

Sipas Gërxhanit, zhvillimi i pakontrolluar dhe kaotik i tur-izmit tonë të deritanishëm do na dëmtojë të gjithëve edhe për shumë vite. Ndërtime të tilla pa fund hotelesh me dhjetë dhoma nuk do t’i hyjnë kujt në punë në të ardhmen, nëse kjo do të përbëjë mbi 80 për qind të tregut të hoteleve shqiptare. Ajo që ne kemi nevojë sot janë rezortet me mbi 200-300 dhoma që re-spektojnë natyrën dhe arkitekturën dhe që menaxhohen nga një staf i kualifi kuar në hoteleri. Por, ndërsa e gjithë industria e turizmit shqiptar ka nevojë të dëshpëruar për staf të kuali-

fi kuar, paradoksi në Shqipëri është që për turizëm studiojnë vetëm 10-20 të rinj në vit. Shkollat e turizmit pothuajse po mbyllen, ngaqë nuk kanë studentë mjaftueshëm, sepse ata për “fat të keq” nuk i dëgjojnë lajmet e politikës, ku trum-betohet që turizmi është “prioritet mbi prioritet”, që mund t’i besojnë të ardhmen e tyre këtij sektori, ose i dëgjojnë, por “nuk duan ta hanë atë kokërr ulliri”, kur shikojnë që realiteti është i ndryshëm nga ai çka thotë politika.“Ka dy rrugë për daljen nga kjo situatë dhe përmirësimin e turizmit shqiptar”, thotë Gërxhani. E para, është lënia e këtij sektori të ecë vetë, pa i dhënë asnjë lloj ndihme, siç nuk është bërë deri tani nga shteti me ligjet, politikat dhe stimujt fi nanciarë të duhur. Nëse sektori privat del nga rutina dhe përshtatja me këtë ambient, dhe i organizuar kërkon me forcë ta ndryshojë këtë situatë në dobi të forcimit të vetes, atëherë mundësitë janë për një kthesë pozitive. Por nëse vitet ikin pa ndonjë ndryshim dhe ndërhyrje në përmirësimin e kësaj gjendjeje, atëherë ka rrezik që falimentimet ta dobësojnë këtë sektor dhe turizmi të mos të jetë më një fushë interesante ku mund të investohen paratë.Skenari i dytë është që shteti dhe politika “të shkundet” dhe të jetë ajo udhëheqësja e një procesi transformimi të sektorit të turizmit drejt një industrie vërtet të qëndrueshme dhe kryesore në ekonominë e vendit.“Personalisht e shikoj te skenari i dytë potencialin e rrugës më të shpejtë për të pasur një turizëm konkurrues dhe që e meriton të qenit pjesë e ofertës së Mesdheut”, thotë ai.Kështu, në një afat më të gjatë, duhet të përcaktohen kriteret për planifi kimin territorial të poleve turistike, të përcaktohen se cilat ndërtime, cilës cilësi dhe përmasa duhet të jenë dhe ku, duke e bërë ofertën më të shumëllojshme, por duke angazhuar operatorët e një territori që të kenë kritere të përbashkëta, për shembull, për sa i përket stilit arkitektonik të ndërtimeve, ngjyrat e tullave, të vendoset ku do të realizo-hen portet turistike, fusha golfi , fusha hipizmi, shtigje për ekskursione, pra me një fjalë të programohet krijimi i një produkti, i cili mund të jetë me të vërtetë një aks qendror për zhvillimin e këtij vendi.Edhe Salvatore Messina i Universitetit Europian të Turizmit, thotë se turizmi shqiptar po humbet pozicion në turizmin ballkanik. Mjafton të shikosh rritjen që po njeh Kroacia apo Mali i Zi, vetëm për të cituar dy vende ballkanike që kanë investuar shumë dhe mirë në një turizëm cilësor me çmime të arsyeshme dhe që po përjetojnë një pranverë të re ekonomike, pavarësisht krizës ndërkombëtare, falë turizmit. “Por, të mos harrojmë Greqinë, me trashëgiminë kulturore të fuqishme dhe me përvojën e saj në administrimin e turizmit dhe Turqinë që ka bërë hapa gjigante dhe është destinacioni i parë turistik i zonës. Shqipëria duhet të ndërmarrë një rrugë tjetër nga ajo aktuale, nëse do të ketë një të ardhme në turizëm”, thotë Messina.

Page 22: Monitor 497

22 • Monitor - 497

Ju po hapni këtë vit shkollën doktorale. Cilat janë fushat e studimit, kriteret e pranimit. Çfarë u garantoni studentëve që duan të marrin një titull që nuk ofrohej deri më tani në arsimin privat?

Pas një përgatitjeje 5-vjeçare për rritjen e standardeve akademike, thellimin e kër-kimit shkencor dhe botimeve shkencore, si dhe zhvillimeve cilësore në procesin e mësimdhënies në programet e studimit në dy ciklet e para (Bachelor, Master Profe-sional dhe Master i Shkencave) të licencuara dhe akredituara, UET vlerësoi se i plotësonte kushtet për hapjen e programeve të studimit të doktoraturës. Ato orientohen në tre drejtime bazë, që përfaqëso-jnë dhe kompetencat më të mira akademike e shkencore të UET, në Shkencat Ekonomike (drejtimet: Financë, Menaxhim, Ekonomi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Menaxhim i Sistemeve të Infor-macionit), në Shkencat Sociale (drejtimet: Shkenca Komunikimi, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sociologji dhe Antropologji Sociale, Psikologji-Peda-gogji), në Shkencat Juridike (drejtimet: E drejtë Publike, E Drejtë Ndërkombëtare, E drejtë Civile, E drejtë Biznesi). Programet e mësipërme të studimit realizojnë form-imin e doktorantëve me dije e kulturë ndërdisiplinore në kuadër të një projekti kërkimor-shkencor koherent, si dhe ga-rantojnë përgatitje shkencore e profesio-nale cilësore për doktorantët. Pranimi i studentëve bëhet duke respe-ktuar disa standarde e kritere rigoroze. Pranohen studentët që kanë përfunduar me një notë mesatare 8 e lart (në mënyrë të veçantë grup-lëndët bazë të fushës së studimit ku aplikojnë për doktoraturë) ciklin e studimeve dhe ka fi tuar diplomën universitare “Master i Shkencave” ose një diplomë analoge dhe të njohur me ligj si e barabartë me të. Kriter tjetër seleksionues është zotërimi nga ana e kandidatëve i gjuhës angleze të certifi kuar në nivel ndërkombëtar minimalisht në nivelin “C1”. Prioritet përbën edhe zotërimi i një gjuhe të huaj të dytë si frëngjisht, span-jisht, gjermanisht, ose në raste specifi ke, sidomos për shkencat sociale mund të jetë dhe gjuha latine, greqishtja e vjetër apo turqishtja.

A ka marrë UET ndonjë masë për sigurimin e cilësisë dhe ruajtjen e standardeve të larta, duke qenë se në arsimin privat të lartë ka shpesh dritëhije?

Programet e studimit të doktoraturës janë

programe të reja, të konsultuara dhe të krahasueshme me mjaft programe të ngjashme që zhvillohen në universitete cilësore e prestigjioze europiane e ameri-kane. Programet mbështeten nga grupe kërkimore kombëtare e ndërkombëtare të vlerësuara për kërkime në fushat tona të studimeve. Një garanci e madhe në realizimin e programeve tona është cilësia e personelit tonë akademik të brendshëm të vënë në dispozicion të ciklit të tretë. Synim i Shkollës Doktorale

është edhe internacionalizimi i programit të doktoraturës, duke tërhequr sa më shumë studentë të huaj, e duke nxitur mobilitetet e studentëve dhe pedagogëve me universitete perëndimore analoge, krijimin e programeve të përbashkëta doktorature me universitete të rajonit e më gjerë, angazhimin e pedagogëve të huaj në drejtimin e doktoraturave apo komisionet vlerësuese etj.

Një rol thelbësor në cilësinë e doktoraturave luan dhe cilësia e stafi t akademik. A keni akademikët dhe profesorët e nevojshëm për të garantuar një kërkesë të tillë?

UET ka në dispozicion 35 pedagogë me tituj profesor, profesor i asociuar ose me gradën PhD, të marrë jashtë ven-dit në universitete perëndimore. Këtij kontingjenti i shtohen edhe 6 profesorë nga “Aston University” në Angli, të cilët sipas një marrëveshjeje të detajuar ndër-mjet UET dhe “Aston University” do të angazhohen në realizimin e së paku 30 krediteve teorike e metodologjike në vitin e parë (nga 60 në total). Studimet teorike janë të organizuara në raporte të drejta e të ekuilibruara ndërmjet formimit aka-demik, metodologjisë së kërkimit shken-cor dhe formimit specifi k të doktorantëve. Kursi teorik i doktoraturës vlerësohet nëpërmjet një provimi të përgjithshëm të organizuar nga Shkolla Doktorale dhe Këshilli i Profesorëve. Vetëm kandidatët që marrin notën 8 e lart mund të vazhdo-

jnë etapën tjetër kërkimore të studimeve. Në këtë këndvështrim, ne garantojmë 100% të programit doktoral me pedagogët tanë të brendshëm. Ndërkohë, kemi dhe një numër bashkëpunëtorësh të jashtëm me tituj e grada akademike e shkencore, që mund të kontribuojnë me kompeten-cat dhe përvojën e tyre në funksionimin cilësor të shkollës doktorale.

Si orientohen dhe stimulohen studentët e doktoraturës në kërkimin shkencor?Objektiv themelor është ngritja e vazhdueshme e nivelit teorik dhe nxitja e pjesëmarrjes së stu-dentëve në aktivitete të ndryshme kërkimore-shkencore, referuese e botuese. Organizimi i studimeve të ciklit të tretë i orienton dhe detyron studentët e doktoraturës që të përvetësojnë metodologjinë dhe metodat më bashkëkohore për shkrimin e artikujve shkencorë, prezantime shkencore, zotërimin e standardeve të shkrimit akademik, evidentimin dhe përdorimin e burimeve të informacionit, punë

të pavarur shkencore. Në ndihmë të re-alizimit të këtyre objektivave shërbejnë katër revistat shkencore që boton UET, një nga të cilat krejtësisht në anglisht, si dhe diapazonin mjaft të gjerë në libra, revista dhe akses elektronik në informa-cione që ofron biblioteka jonë.

Me hapjen e studimeve të ciklit të tretë, a mendoni se sistemi i arsimit privat po kalon në një fazë më të pjekur?

Në Shqipëri vazhdon të ketë shumë paragjykime e vlerësime subjektive për universitetet private. Në mjaft raste ato burojnë thjesht nga fakti se “ato janë private”, se “kanë vetëm qëllime të pas-tra biznesi” etj. Mendoj se në momentin aktual gjithçka duhet parë e vlerësuar vetëm nën filtrin dhe mekanizmat e sigurimit dhe garantimit të cilësisë nga të gjitha llojet e universiteteve në Shq-ipëri. Në këtë këndvështrim, licencimi, aprovimi akademik, si dhe akreditimi për studimet e ciklit të tretë janë fi ltrat seriozë që garantojnë standardet cilësore. Besoj se tashmë është plotësisht koha që çdo universitet privat që i “reziston” këtij kriteri, të ketë plotësisht të drejtë të hapë studime të ciklit të tretë. Ne jemi të bindur se shumë nga universitetet analoge do të ecin së shpejti në të njëjtën rrugë, duke uruar që të kemi sa më shumë partnerë e bashkëpunëtorë në këtë etapë të re, jo vetëm për universitetet private, por për gjithë sistemin arsimor shqiptar.

arsim Pasuniversitar

Mbërrin doktoratura e parë privateProf. dr. Adrian Civici, drejtor i shkollës doktorale në UET

Page 23: Monitor 497

497 - Monitor • 23

Page 24: Monitor 497

24 • Monitor - 497

eksporte Diversifikim

Ekonomia europiane po rritet ngadalë. Shumë vende kërkojnë të eksportojnë në tregjet, ekonomitë e të cilave po “vrapojnë”. A ia vlen të shohë drejt këtyre vendeve një ekonomi e vogël si Shqipëria?! Cila është zgjidhja më e mirë e eksportuesve shqiptarë? Flasin sipërmarrësit

Nga Albana MUÇAJ

Tregjet e dobësuara europiane po shtyjnë vendet në juglindje të saj, si Bullgaria apo Serbia, të kërkoj-

në tregje të reja. Përfaqësues të Dhomës së Tregtisë në Bullgari po shikojnë me interes tregjet e Afrikës së Jugut. Serbia, përmes një konference ndërkombëtare të zhvilluar kohët e fundit, u përpoq të rifreskojë marrëdhëniet tregtare dhe të tërheqë investime nga India.Rritja shumë e ngadaltë e ekonomive tashmë të zhvilluara të Europës Perën-dimore, ka nxitur vendet e rajonit të Ballkanit e të Europës Juglindore të shikojnë me më shumë interes tregje me ritme të larta rritje, si në Afrikë edhe në Azi. Me një nivel rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto mes 5-7% në këto vende shkëlqen ajo që është zvenitur në tregjet perëndimore: kërkesa. Por, si duhet të orientohen eksportet shqip-tare? A duhet që prodhuesit shqiptarë të kërkojnë tregje të reja e të uritura, ndonëse të largëta, apo duhet të mbeten me “sytë” nga Perëndimi, por me një këndvështrim tjetër për këtë treg?!

Sigurisht që një gjeografi e gjerë eksport-esh do të thotë më shumë pavarësi ndaj zhvillimeve të mundshme negative në një pjesë tregjesh. Dhe, eksportet drejt Kinës dhe Turqisë (ekonomia e së cilës po rritet edhe më shpejt se e Kinës) janë rritur ndjeshëm. Madje së fundi, përfaqësues të industrisë ushqimore tregojnë se po bëjnë kontrata shitje dhe planifikojnë të eksportojnë ushqime në tregun e madh kinez. Gjithsesi, si biznesmenët edhe ekspertët e tregtisë

janë të bindur për zgjedhjen e duhur: eksportim në Bashkimin Europian (BE).Gjergji Gjika, kryetar i Dhomës së Fa-sonistëve, thotë se “ne nuk kemi shfrytë-zuar të gjitha kapacitetet tona për të prodhuar për tregun europian. Ai ofron shumë mundësi për prodhimet tona”. Në të njëjtën mënyrë e mendon edhe Alban Zusi, sipërmarrës dhe drejtues i Shoqatës së Eksportuesve, kur thotë se “jemi shumë pranë tregut më të madh e të pasur të botës”. Por ai thekson se

TË IKIM NË EUROPË

BU

RIM

I: D

OG

AN

AT

KËNDVËSHTRIMI

Jemi shumë pranë tregut më të madh

e të pasur të botës. Por, për të qenë

të suksesshëm në këtë treg të afërt,

duhet të synojmë segmentin e tregut

cilësor, i cili njëkohësisht është edhe më

i shtrenjtë. Kjo do të thotë se duhet të

rrisim standardet e punës e të tërheqim

klientë të mirë. Tregu i produkteve të

cilësisë së lartë në Europë është ai që

nuk po përjeton asnjë tronditje

Page 25: Monitor 497

497 - Monitor • 25

për të qenë të suksesshëm në këtë treg të afërt, “duhet të synojmë segmentin e tregut cilësor, i cili njëkohësisht është edhe më i shtrenjtë”. Kjo do të thotë se duhet të rrisim standardet e punës e të tërheqim klientë të mirë. “Tregu i produkteve të cilësisë së lartë në Europë është ai që nuk po përjeton asnjë tron-ditje”, thotë Zusi. Kjo rezultoi edhe nga Panairi i Luksit i zhvilluar kohët e fundit në Romë, ku të pasurit e super të pasurit treguan se nuk kursehen në udhëtime, veshje e bizhuteri të shtrenjta. Sipërmarrës në fushën e tekstileve, këpucëve dhe një pjesë të industrisë ushqimore tregojnë se kanë kapacitetet e prodhimit dhe përvojën e duhur për të ngjitur një shkallë në cilësi shërbimi. Të punojmë për një kompani të njohur veshjesh në Gjermani apo Itali, e cila pa-guan 2-3 herë më shumë për njësi, është ajo çfarë po kërkojmë të bëjmë, thonë sipërmarrës të industrisë së veshjeve. Sipas ekspertëve të tregtisë, kjo është plotësisht e mundur dhe duhet të bëhet qëllim i industrive shqiptare. Ekspertë pranë Ministrisë së Tregtisë thonë se “eksportuesit shqiptarë duhet të përpiqen të bëhen aktorë në tregun e cilësisë”. Për këtë, duhet të investo-jnë, “një shpenzim që ia vlen”, thonë ekspertët. Edhe vetë prodhuesit janë

të ndërgjegjshëm për atë çfarë duhet të bëjnë. Zusi, i cili punon për tregun ital-ian, rendit listën e “detyrave të shtëpisë” së prodhuesve-eksportues: Trajnimi i punonjësve, shtimi i numrit të supervi-zorëve, rritje e pagës dhe investime më cilësore në makineri. Në pamje të parë, prirja shqiptare mund të duket në tendencë të kundërt me tregjet fqinje, por edhe ato të zhvilluara (si BE, SHBA) të cilat po kërkojnë të rrisin tregtinë në vendet e zhvilluara. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, vendet

e mëdha synojnë ato tregje (të produk-teve përfundimtare), të cilat ne nuk mund t’i shfrytëzojmë dhe mbi të gjitha, nuk mund të jemi aktorë për sasinë e ofruar. Ekspertë të tregtisë vlerësojnë se mbi të gjitha duhet të identifi kojmë se cilat janë avantazhet konkurruese. Eksporti i lëndëve të para (siç po ndodh me mineralet tona në Kinë) nuk është zgjidhja më e mirë që mund të bënim.

Në Europë, por ndryshe

Fakti që nuk duhet të largohemi nga objektivi prej shumë vitesh i ekspor-tuesve (i vërtetuar edhe me eksportet e deritanishme) nuk do të thotë se duhet të vazhdojmë po këto rrugë (tregtie). Eksportet në tregjet italiane duhet të orientohen drejt një shtrese më të pa-sur klientësh. Por, shumë sipërmarrës thonë se edhe në tregun perëndimor duhen kërkuar vendet me rritje më të madhe ekonomike, duke nënkuptuar Gjermaninë. Ekonomia e saj e fi lloi vi-tin shumë mirë, me një rritje prej 5.5% (tremujori i parë i vitit). Por, raporti i javëve të fundit, që fl et për një rritje vjetore prej 0,5%, ngre shqetësimin se ashtu si ekonomitë e tjera industriale, Gjermania përballet me një stanjacion të gjatë, nëse ekonomia globale nuk gjen shpejt ekuilibrin e saj. Sipas të dhënave të tregtisë, eksportet drejt këtij tregu zënë vetëm 3% të to-talit të eksporteve shqiptare, një pikë përqindje më shumë se eksportet drejt Kinës” (janar-korrik 2011). Tregu gjer-man shihet si interesant për prodhimin e veshje-këpucëve dhe bimët mjekësore. Dy kontrata të nënshkruara së fundi me kompani prodhuese gjermane, pritet t’i japin një orientim të ri eksporteve të fasonit, duke fi lluar nga viti i ardhshëm. Shanset për të punuar për tregjet cilë-sore, rriten me prirjen europiane për të tërhequr klientë të pasur. Prodhuesit europianë po tërheqin klientë super të pasur, për pajisje e shërbime luksi.

Bie 8% pesha e eksporteve drejt BE-së

Gjeografia e eksporteve shqiptare u zgjerua në mënyrë të kënaqshme, veçanërisht këto vitet e fundit. Rritja e çmimit të mineraleve, ndikoi që Kina të bëhet partneri ynë i katërt tregtar në gjysmën e parë të këtij viti me rreth 5%

PRITSHMËRITË E EKSPORTEVE

Drejt tregut cilësor europian.

Më shumë eksporte drejt Gjermanisë.

BU

RIM

I: IN

STAT

Page 26: Monitor 497

26 • Monitor - 497

të eksporteve tona. Po në këtë periudhë, eksportet drejt vendit që po rritet shumë shpejt Turqisë u rritën 49% krahasuar me 2010-n, duke zënë mbi 8% të totalit të eksporteve. Tendenca e theksuar këtë vit u vërejt edhe në 2010-n, ku eksportet drejt Azisë u bënë “të dukshme”. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vitin e kaluar eksportuam rreth 7% të mallrave në Azi dhe 2% në Amerikë. Pesha e tregut europian ra 8 pikë përq-indje krahasuar me pesë vite më parë.

Vendet e zhvilluara drejt lindjes

Vendet me zhvillim të shpejtë janë tashmë ëndrra e re amerikane, si të ndër-marrjeve edhe të investitorëve. Pjesa më e madhe e kompanive që operojnë me këto tregje në fakt janë prekur shumë

më pak nga efektet e krizës dhe rece-sionit, ndërkohë parashikimet optimiste të analistëve për rritjen ekonomike i bëjnë tregjet e vendeve në zhvillim një investim të këndshëm, në një periudhë paqëndrueshmërie të fortë. Vendet në zhvillim pritet ta mbyllin këtë vit me një normë rritje shumë më të lartë se eko-nomitë e zhvilluara. Edhe pse Prodhimi i Brendshëm Bruto do të rritet pak më

ngadalë se ç’parashikohej fl itet gjithsesi për një mesatare rritje mes 5-7%.Sipas analistëve, ky vit shënon një lloj zbehje të performancës së vendeve në zhvillim (të cilat vitin e kaluar u rritën me ritme të larta) në favor të të tjerëve. India, Kina e Brazili po i kalojnë “fl -amurin” vendeve që deri më tani kanë mbetur nën hije, ndër të cilat Turqia, Indonezia dhe Kolumbia. Të dhënat e fundit tregojnë se rritja ekonomike e Turqisë e kaloi ritmin e rritjes në Kinë, e cila ruante vendin kryesor për rritjen. Në përgjithësi, pritshmëritë për rritjet më të mëdha sjellin në mendje Azinë, Amerikën Latine dhe Europën. Kjo e fundit shihet pozitivisht ,për shkak të ecurisë së mirë të ekonomive turke e ruse, të cilat pritet ta mbyllin vitin me rritje të krahasueshme me vendet aziatike.

Parfume të së ardhmes, të realizuara me lëndët e para më të mira të disponueshme në treg, udhëtime

për rreth botës prej 100 mijë eurosh, aksesorë për banjot, duke fi lluar nga 5 mijë euro. Këto janë disa nga shembujt “e thjeshtë” të ekspozimit të produkteve e shërbimeve në Panairin e Luksit, i mbaj-tur këtë muaj në Romë. Marka të pakta dhe të seleksionuara. Eventi i kushtohej përsosmërisë dhe madhështisë së pasur-isë, të cilat duket se nuk njohin krizë. Por i kushtohej edhe luksit të ri: atij luksi që synon të mos tërheqë shumë vëmendjen. “Flasim për një segment të tregut që sot ka karakteristika të ndryshme nga ato të pak viteve më parë. Edhe kur është ekstrem, nuk lë asgjë pas dore dhe nuk shfaqet”, ka shpjeguar presidenti i këtij panairi, Alejandro Jantus. Ekspertët e shitjeve vlerësojnë se zgjedhja ishte aq e suksesshme, sa edhe para se të hapet panairi i këtij viti, kanë fi lluar kërkesat për pjesëmarrjen në eventin e vitit 2012. “Një hapësirë e vogël, më pak se 1 mijë metra katrorë dhe një numër i kufi zuar ekspozuesish (jo më pak se 30) për një publik të ngushtë. Më shumë se një ekspozitë në kuptimin tradicional, ishte një takim për pak të privilegjuar: sheikët arabë dhe super të pasurit e rinj të Indisë e Kinës. Biznese të kësaj kaste të shoqërisë janë: agjenci ndërkombëtare udhëtimi që ofron paketën “xhiroja e botës me 90 mijë euro”, varëse rrobash për dollap “Swarovski” (500 euro), bi-zhuteritë e hekurit të markës Corona Fer-rea, projektuar nga kontesha Isabella del Bono, çmimet e të cilëve fi llojnë nga 1500 euro, deri te bizhuteritë e ekspozuara nga koleksionistja Silvana Venturini, të listu-ara mbi 1 mijë euro. Përkrah ekspozitës reale, “Expoluxe” ofroi edhe një kalendar

të pasur takimesh, ku tema më e trajtuar do të jetë hoteleria, në kuptimin shik të saj, për të treguar pajisjet e hoteleve luk-soze, qendrat e trajtimit estetik, bizhuteri dhe arredim. Nuk duhet menduar se kjo është mend-jemadhësia e të pasurve, në një periudhë kur të gjitha shtresat e tjera të popullsisë janë prekur nga kriza. Sipas Jantus, “të promovosh luksin do të thotë të tërheqësh investime nga vende të tjera, për të ush-qyer ekonominë dhe për të hapur vende të reja pune”. Një shembull? “Nëse një sheik shpenzon 50 milionë euro për një jaht, do të thotë që vë në lëvizje inves-time që janë në gjendje të “mbajnë” një rajon të tërë. Çështja nuk ndryshon për bizhuteritë, pikturat e pajisje mobilierie, që ekspozojmë këtu”, thotë ai. Kjo është një mënyrë për të pranuar sjelljen e pasurisë, që në fi llim mund të duken të tepërta, pikërisht në këtë periud-hë, por që në të vërtetë kanë një kuptim të dobishëm ekonomik për të mbajtur të ndezur motorët europianë të prodhimit. “Në bazë të perceptimeve tona, tregu nuk po tkurret pasi, edhe pse ulen shitjet në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, të tjera janë në rritje. Dhe kur themi të tjera, sigurisht që kemi parasysh Kinën. Sot, Japonia dhe SHBA janë ende tregjet e para për sa i përket prodhimit të luksit, por vendi i tyre është i destinuar të merret nga Kina brenda tre viteve të ardhshme, nëse ajo vazhdon të ecë me këtë ritëm rritje. Studiuesit europianë të tregut të produkteve të luksit vlerësojnë se, edhe në tregun perëndimor, kriza do të prekë vetëm në mënyrë sipërfaqësore konsumin e shtresës së lartë. Tkurrja e tyre, edhe për shkak të taksës mbi të ardhurat mesatare e të lart, e cila solli një rrezik të madh të recesionit, do t’u përkasë vetëm të mirave

diskrete dhe jo atyre ekskluzive. Nëse do të ketë një krizë të luksit, atë nuk do ta sjellë një taksë pronësie”. Këtë e konfi rmojnë edhe analizat e bëra për pjesën e parë të këtij viti nga LVMH, brenda së cilës gjenden dhjetëra emra si “Mowt & Chandon”, “De Beers” e “Dior”. Të ardhurat e kësaj multinacionale u rritën në gjashtë muajt e parë të vitit me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2010-s. Edhe të dhënat e publikuara së fundi nga “Ferrari” lënë të kuptohet se super të pasurit nuk pushojnë së bleri. Në gjashtë muajt e parë 2011, “kali i shfrenuar” ka rritur shitjet në mënyrë marramendëse, me një rritje prej 116% në tregun aziatik, 50% në Mbretërinë e Bashkuar.Me pak fjalë, krizë apo jo, prirja për shpenzime të çmendura nuk vdes kurrë, por as nuk ngadalësohet. “Nuk ka rece-sion që ta vrasë luksin”, shpjegon Mark Tungate, gazetar i “lifestyle” për CNN dhe autor i librit “Bota e luksit”.Por edhe nëse nuk “vdes”, luksi ndry-shon. “Pas dhjetë vitesh, tregu i mad-hështisë së shfrenuar do të jetë ndryshe nga ai që njohim”, thotë Tungate. Kjo ndodh në tri mënyra. Së pari do të sistemohet, si nga industria, edhe nga materiali dhe cilësia. Ka ikur periudha kur mjaftonte të vendosje një aksesor mbi një bluzë të thjeshtë pambuku. Së dyti, luksi në një botë gjithnjë e më shumë dixhitale do të jetë analogjik, me vlerësimin e letrës për librat, të artizanatit për objektet etj. Së treti: Kina do të fi llojë të ketë markat e saj të luksit, që së shpejti do të jenë në gjendje të konkurrojnë me ato europiane, edhe më fi sniket. Tashmë janë me qindra të rinjtë kinezë që studiojnë modë në Par-is”. Kompanitë janë të njoftuara. Shumë shpejt nga Kina do të vijnë jo më vetëm kopje, por një konkurrencë e vërtetë e re. Ndërsa prodhuesit europianë po shohin të tërheqin klientë super të pasur, me pajisje e shërbime luksi, shqiptarët duhet të synojnë të punojnë për sipërmarrjet “e pasura” e cilësore europiane.

Edhe të pasurit qajnë? Jo

GJERGJI GJIKA:

Nuk kemi shfrytëzuar të gjitha

kapacitetet tona për të prodhuar

për tregun europian

eksporte Diversifikim

Page 27: Monitor 497

497 - Monitor • 27

Page 28: Monitor 497

28 • Monitor - 497

Një ligj i miratuar në vitin 2008, “Për huamarrjen ven-dore”, me nismën e vetë Ministrisë së Financave dhe me mbështetjen e amerikanëve të USAID, u dha mundësi

bashkive dhe komunave të merrnin kredi te bankat e nivelit të dytë në vend për nevoja të komunitetit. Dy ishin llojet e huasë: afatshkurtër për qëllime likuiditeti, dhe afatgjatë për investime. Akordimi i kredisë nga banka kalonte përmes një procedure, që bashkitë e konsiderojnë tepër burokratike dhe nën monitorimin e Financave, e cila hidhte fi rmën e fundit nëse duhej dhënë garancia apo jo. Shansi i keq i njësive vendore ishte fi llimi i zbatimit i ligjit në vitin 2009, kur nisën të jepeshin kreditë e para. Ky vit konsid-erohet nga të gjithë si periudha më e vështirë ekonomike për shkak të borxheve dhe krizës së likuiditeteve. Në këto kushte, Ministria e Financave i forcoi më shumë rregullat, duke vendo-sur limitin 2.5 për qind të buxhetit për marrjen e kredisë. Ky urdhër i ministrit u konsiderua nga njësitë vendore si goditja fatale ndaj procesit, i cili sot konsiderohet pothuajse i dështuar. Për të mësuar më qartë situatën ku ndodheshin njësitë ven-dore, për të parë praktikat më të mira dhe për të vendosur bashkërisht mbi fatin e procesit, Shoqata e Bashkive zhvilloi një takim me grupet e interesit. Të gjithë ishin të pranishëm

në takim, përveç Ministrisë së Financave, e cila e anuloi në momentet e fundit. “Shumë gjëra kanë ndryshuar në këto vitet e fundit dhe roli i njësive vendore është rritur tej mase, sikurse dhe beteja me lig-jet e fi nancimet është bërë më e fortë”, thotë drejtori i shoqatës, Fatos Hodaj. Shqetësimi i tij në këtë proces lidhet me faktin se ligji i qeverisë për huamarrjen vendore nuk ofron asgjë, pasi norma 2.5 për qind në raport me buxhetin e bashkisë jep një vlerë investimi tepër të vogël. “Të gjithë bashkërisht, pa dallime politike, krerët e bashkive duhet të mblidhen dhe të diskutojnë mbi të ardhmen e ligjit, në të kundërt do të mbeten në pritje të granteve që lëshon qeveria”, thotë Hodaj. Por edhe grantet në dy vitet e fundit janë pakësuar, ndërsa transfertat po kalojnë përmes limiteve, në bazë të popullsisë që përfaqëson njësia vendore.

Fillimi i mirë, por rrugës ngeci

Shtatë janë njësitë që përfi tuan të parat nga ligji për huamar-rjen. Bashkia e Fushë-Krujës, me ndihmën e USAID-it, mori në vitin 2009 rreth 1 milion dollarë nga një bankë private. Në ato kohë akordi i kredisë u konsiderua një hap i madh drejt pavarësisë fi nanciare të bashkive. Vetë amerikanët ishin të gëzuar, kurse ministria e konsideronte model suksesi. Në ato kohë nuk kishte norma limit për marrjen e huasë, në raport me buxhetin. Mjafton të paraqisje bilancin fi nanciar, planin e të ardhurave dhe garancinë e qeverisë. Shumat e kredisë shkonin në 1, 1.5 deri në 2 milionë dollarë, me interesa nën 5 për qind. Pra, kushtet ishin vërtet të favorshme. Njësitë e para që morën kredi mund të konsiderohen me fat, pasi për të tjerat në vijim do të niste odiseja e procedurave burokratike. Nisur nga kriza e borxheve dhe frika se mos ndoshta bashkitë rrisnin stokun, Ministria e Financave vendos një limit prej 5 përqindësh në raport me buxhetin, mbi të cilin njësia nuk duhet të tejkalonte shumën. “Ministria e Financave shprehte shqetësimin se mos ndoshta paratë shpenzoheshin jo për qëllimin e duhur, ndërsa bashkitë futeshin në borxhe”, thotë Fatos Hodaj, drejtor i shoqatës. Me kalimin e kohës, Financat i shtrënguan më shumë kushtet,

deri sa vjen urdhri i dytë i ministrit Bode, për uljen e koefi cientit në 2.5 për qind. Që prej këtij urdhri, interesimi i bashkive për të marrë kredi ka rënë. “Të gjitha bashkitë që kishin nisur procedurat për të marrë kredi në vitin 2011 i anuluan aplikimet dhe më e keqja është se nuk ka asnjë kërkesë të planifi kuar për vitin 2012”, tregon Jolanda Memaj, eksperte pranë Shoqatës së Bashkive.

BASHKITË: DUAM KREDI NGTre vjet pas hartimit dhe zbatimit të ligjit “Për huamarrjen vendore”,

bashkitë shprehin pakënaqësitë për kushtet e forta të vendosura nga Ministria e Financave. Kush përfi toi nga ligji dhe skema aktuale

qeverisja Vendore

APEL QEVERISË

Norma “Norma 2.5 për qind në raport me buxhetin e bashkisë jep

një vlerë investimi tepër të vogël”, thotë Fatos Hodaj, drejtor i

Shoqatës së Bashkive

Page 29: Monitor 497

497 - Monitor • 29

A BANKAT“Me normën 2.5 për qind nuk ia vlen aspak t’i futesh proce-durave me bankat, sepse harxhon kot energji. Për bashkinë që drejtoj, kjo normë përkthehet ndryshe 8 milionë lekë në vit”, thotë kreu i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha. Njësitë vendore janë duke u përballuar me mungesa të thek-suara likuidimesh, për shkak edhe të fushatës elektorale. Në fi llim qeveria ndërhyri, duke i vendosur kufi te taksat, deri në uljen e tyre, duke sjellë rënie të të ardhurave me 30 për qind. Pastaj vjen ligji i ri për buxhetin, ku ministri i Financave vendos të tjera kufi zime mbi fondin e pakushtëzuar. “Shpresoj të bindim ministrinë dhe qeverinë që, nëse punojmë si duhet dhe vërtetojmë se i kemi kapacitetet fi nanciare, të rishikojnë ligjin e huamarrjes”, thotë Hodaj. Indiferenca “Të gjitha bashkitë që kishin nisur procedurat për të marrë kredi në vitin 2011 i anuluan aplikimet dhe më e keqja është se nuk ka asnjë kërkesë të planifi kuar për vitin 2012”, tregon Jolanda Memaj, eksperte pranë Shoqatës së Bashkive.

SITUATA ME KREDITË E BASHKIVE DERI NË QERSHOR 2011

Njësia Stoku Shuma e Komisione Principal Stoku Banka Maturimi

01.01.2011 disbursuar i paguar 31.06.2011

Korçë 44,355 23,776 0.10% 1,807.60 66,348 ProCredit 31.12.2020

Pogradec 18,000 17,964 0.20% 1,079 34,921 ProCredit 05.10.2020

Vlorë 59,702 - 0.30% 1,492.60 58,210 BKT 21.12.2020

Petrelë 6,000 2,985 0.50% - 9,000 BKT

Elbasan 19,203 7,752 0.50% 1,099 25,895 BKT 30.12.2020

Lezhë - 8,221 0.50% - 8,262 Raiffeisen - . - . 2016

Burimi: Shoqata e bashkive dhe MF. Në mijë lekë

Nga përvoja në punën e përditshme dhe nga forumet e ndryshme ndërkombëtare, Fatos Hodaj gjykon se nga njëra anë, procedurat e forta të vendosura nga Minis-tria e Financave ndihmojnë në bërjen transparent të procesit të huamarrjes dhe kontrollit të situatës. “Kujtoj rastin e Rumanisë, disa vite më parë, kur një pjesë e bashkive shpallën falimentin për shkak të borxheve të mëdha. Qeveria ndërhyri dhe mori masat, por efektet ndihen edhe sot”, tregon ai. Kriza ekonomike i bëri qeveritë më të kujdesshme, por sakaq borxhet ishin shtuar. “Falimentimi nuk kurseu as bashki në Gjermani, shtet ku kriza nuk pati pasoja si në vendet e tjera. Një bashki në Gjermani shpalli falimentin kur kërkoi të merrte borxh për të shlyer borxhin”, thotë Hodaj.

Nëse qeveria, apo Ministria e Financave gjykon se borxhi i bashkive dhe komunave do të ndikojë te borxhi publik në total, bankat kanë mendim të kundërt. Disa nga bankat në vend kanë qenë aktive me dhënien e kredive dhe tashmë i njohin më nga afër veçoritë e sektorit. “Kemi bërë llogaritjet tona. Borxhi i bashkive nuk është as 5 për qind e huasë që ka qeveria në total. Pra nuk përbën rrezik”, thotë një drejtuese banke. Kjo logjikë mund t’i vijë në ndihmë Shoqatës së Bashkive kur të zhvillojnë në fund të muajit takimin me krerët e Financave.

Europa / Rasti i falimentimit të bashkive

Bankat/ Borxhi i bashkive, pa ndikim

“Të marrësh kredi në banka duhet të kesh kurajë, kërkon guxim dhe natyrisht përvojë”. Kështu e nis bisedën, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, i cili në zgjedhjet e majit, mori një mandat tjetër. Ai thotë se përvoja si biznesmen e ka ndihmuar shumë në menaxhimin e procesit të huamarrjes. “Pasi plotësuam të gjithë dokumentacionin, njohëm këshillin bashkiak me projektin dhe njoftuam Ministrinë e Financave, nisëm negociatat me bankat. Projekti ynë konsistonte në ndërtimin e disa rrugëve në ato zona të Lezhës, ku ishte tepër e nevojshme. Tratativat me bankat ishin të vështira, por në fund ia dolëm, edhe pse kërkuam 250 milionë lekë, por morëm gjysmën”, vijon bisedën Tusha, ndërkohë që tregon fotot e projektit të realizuar. Ai thotë se në kohën e marrjes së kredisë nuk ishte vendosur ende kufi ri 5 apo 2.5 për qind që është sot. “Ishte më ndryshe. Bankat jepnin kredi, kurse Financat monitoronin procedurat. Mjafton të ishte i saktë dhe konkret me projektin dhe planin e të ardhurave”, thekson Tushaj, duke mos harruar të falën-derojë USAID-n për ndihmën e dhënë. Për bankat është pak më e vështirë dhënia e kredisë për njësitë vendore, pasi ligji nuk lejon bllokimin e pronave të paluajtshme si kolateral, por vetëm fi nancat e bashkive, d.m.th, ndërhyn direkt në thesar. “E vërtetë, fi llimi ishte pak i vështirë, pasi bankat nuk ishin mësuar të jepnin kredi për bashkitë. Më duhej të negocioja për çdo detaj, duke nisur nga interesi, shuma, afati dhe forma e transparencës. Të gjitha këto i bëheshin publike këshillit, i cili edhe ky ishte në situatë jo të qetë”. Pyetjes se cila do të ishte norma e nevojshme për të marrë kredi, Tushaj i përgjigjet se, “të paktën duhet të jetë 25 për qind e buxhetit vjetor”. Sipas tij, lodhja e madhe për apli-kimin deri te marrja e kredisë nuk ia vlejnë për shumat që do të marrësh. “Duhet të kemi parasysh faktin se bizneset

“Kredia e parë na ndihmoi, por tani nuk ia vlen”

Viktor Tusha Kryetar i Bashkisë

së Lezhës

Page 30: Monitor 497

30 • Monitor - 497

qeverisja Vendorenuk presin gjatë për paratë e projektit. Nëse nisin punimet, duhet të jemi në gjendje për t’i paguar në kohë dhe brenda afatit të projektit dhe jo t’i vonojmë. Me kufi rin 2.5 për qind, ndërtimi i një objekti mund të zgjasë me vite”, thotë Tusha. Ai shton se marrja e kredisë ofron shumë avantazhe, pasi rrit shërbimet dhe garanton realizimin e premtimit përpara qytetarëve. Kreu i Bashkisë së Lezhës thotë se duhet rritur presioni ndaj Ministrisë së Financave, në mënyrë që të lirojë kushtet e marrjes së kredisë dhe të rrisë masën e fi nancimit. “Fundja, të gjithë jemi të rrezikuar, por ky proces kërkon kurajë dhe besim”, shton ai.

Krerët e bashkive nuk i kanë humbur shpresat. Ata kanë planifi kuar një takim në fund të muajit shtator me donatorë të ndryshëm, nga ku pritet të ndahet një herë e mirë mënyra sesi do të veprojnë. “Nëse punojmë të përçarë, sipas dallimeve partiake, askush nuk do të na mbështesë apo dëgjojë. Nëse të gjithë bashkërisht mblidhemi dhe gjejmë propozime të përbashkëta, atëherë e kemi më të lehtë të arrijmë synimet”, thotë Fatos Hodaj, drejtori i Shoqatës Së Bashkive. Ai thotë që askujt nuk i intereson përplasja politike, por vetëm realizimi i investimeve për rajonin që përfaqësojnë.

Zgjidhja / Lobim dhe takim me donatorët

Njësia e qeverisjes vendore mund të marrë hua afatshkurtër, për të fi nancuar mungesën e përkohshme të likuiditeteve, sikurse merr hua afatgjatë për shpenzimet kapitale, apo për të rifi nancuar hua afatgjatë ekzistuese. Në aspektin ligjor, duket që Ministria e Financave është treguar e kujdesshme. Ligji ka shumë nene dhe përcakton hallkat drejt marrjes së kredisë. Sa i takon kushteve të kredisë, në nenin 5 thuhet se, huaja mund të ketë interes me normë fi kse ose të ndryshueshme dhe mund të merret në monedhë vendase ose në monedhë të huaj (me përjashtim, kur huaja është afatshkurtër merret vetëm në monedhë vendase). Huaja afatshkurtër maturohet dhe është e pagueshme deri në ditën e fundit të muajit nëntor të vitit fi skal, në të cilin merret dhe nuk mund të jetë objekt i rifi nancimit, apo i zgjatjes së afatit të maturimit përtej kësaj date. Kurse huaja afatgjatë nuk mund të ketë maturim dhe nuk mund të bëhet e pagueshme përtej kohës së dobishme të investimit kapital, të fi nancuar me të hyrat e kësaj huaje. Kredia, sqaron ministria, mund të jetë subjekt i kushteve të parapagimit, në përputhje me kushtet e rregullat e parashi-kuara në marrëveshjen e saj. Duhet sqaruar pjesa se huaja merret në banka vetëm në rast se Ministria e Financave ka refuzuar ndihmën ndaj njësisë vendore. Kjo vlen për huatë

PROCEDURAT Ligji i huamarrjes, kur bashkia merr kredi

Page 31: Monitor 497

497 - Monitor • 31

afatshkurtra për qëllime likuiditeti. “Njësia e qeverisjes ven-dore, brenda dhjetë ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes së huasë afatshkurtër, njofton Ministrinë e Financave për marrjen e kësaj huaje dhe kushtet e saj”, thotë neni 6, pika 3.

Nëse për huanë afatshkurtër, procedurat konsiderohen të lehta, kredia afatgjatë i nënshtrohet disa kushteve më të forta. Njësia e qeverisjes vendore merr hua vetëm me vendim të Këshillit për Huamarrjen, e miratuar me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit, në një mbledhje të hapur për publikun. Vendimi i këshillit autorizon kushtet e huamarrjes dhe përm-ban të dhënat si shumën e principalit të huasë, normën e interesit, formën e huasë, maturimin dhe kushtet e kthimit, qëllimin dhe garancitë për kthimin e huasë. Njësia e qeverisjes vendore, brenda dhjetë ditëve nga miratimi i vendimit, duhet të njoftojë Ministrinë e Financave për mar-rjen e kësaj huaje. Njoftimi duhet të përmbajë vendimin që autorizon huanë, të ardhurat dhe shpenzimet operative të vitit të mëparshëm fi skal dhe koston e shërbimit të borxhit për vitin fi skal aktual, duke përfshirë edhe koston e parashikuar të huasë së re. Brenda datës 31 dhjetor të çdo viti, çdo njësi e qeverisjes vendore duhet të njoftojë Ministrinë e Financave për planet e huamarrjes për vitin e ardhshëm fi skal. Vendimi për huanë afatgjatë hyn në fuqi pas konfi rmimit nga ministri i Financave, i cili kufi zohet vetëm në konfi rmimin e përputhshmërisë procedurale për autorizimin e huasë, në për-puthje me këtë nen dhe verifi kimin e respektimit të kufi zimeve të borxhit. Vlerësohet se ministri i Financave e ka konfi rmuar huanë, në rast se nuk përgjigjet brenda njëzetë ditëve nga data e marrjes së njoftimit. Megjithëse ministri miraton huanë, kjo nuk do të thotë se qeveria shqiptare ka detyrim ndaj bankës në rast se njësia vendore has në vështirësi. Pra, i gjithë risku qëndron mbi bashkinë apo komunën.

Ashtu si qeveria, edhe njësitë qendrore kanë kufi zime, madje më të forta. Në nenin 17 thuhet shprehimisht se, shuma e përgjithshme e borxhit afatshkurtër në asnjë rast nuk mund të tejkalojë më shumë se 10 për qind të të ardhurave faktike, gjithsej, nga taksat dhe tarifat vendore dhe taksat e tatimet e ndara të vitit fi skal paraardhës. Kurse neni 18 tregon rastet e kufi zimit të borxhit afatgjatë. Raporti i tepricës operative të vitit fi skal paraardhës (të lloga-ritur si diferenca e të ardhurave operative, nga burimet e veta, taksat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar me shpenzimet jo të kushtëzuara operative të njësisë së qeverisjes vendore) me shërbimin e borxhit, që duhet të paguhet çdo vit për borxhin afatgjatë, është jo më pak se 1,4 : 1. Ndërsa raporti i stokut të borxhit ndaj të ardhurave operative, gjithsej, nga burimet e veta, taksat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar, është jo më shumë se 1,3 : 1. “Shërbimi i borx-hit, që duhet të paguhet çdo vit për borxhin afatgjatë, nuk mund të tejkalojë 20 për qind të buxhetit total të të ardhurave nga transferta e pakushtëzuar, taksat dhe tatimet e ndara dhe taksat e tarifat vendore të tri viteve fi skale paraardhëse të njësisë së qeverisjes vendore”, sqaron ministria në një nga nenet e ligjit.

Huaja afatgjatë

Kufi zimi i borxhit me të ardhurat

HAPAT DREJT HUASË

• Përgatitja e analizave fi nanciare dhe llogaritja e kufi jve të huamarrjes

• Njoftimi i MF për planet e huamarrjes • Hapja e procesit me bankat / institucionet fi nanciare • Ofertat dhe negocimi me bankat / institucionet fi nan-

ciare • Ngritja e grupit të vlerësimit të ofertave të bankave /

institucioneve fi nanciare• Vlerësimi i ofertave të marra nga bankat / institucionet

fi nanciare të interesuara • Njoftimi i bankave në lidhje me ofertat e dorëzuara

nga ana e tyre • Njoftimi i publikut për mbledhjen e këshillit të njësisë

vendore ku do të diskutohet kredia • Mbledhja e këshillit të njësisë vendore për miratimin

e kredisë• Aplikimi për kredinë në Ministrinë e Financave • Firmosja e kontratës së kredisë me bankën / institu-

cionin fi nanciar • Amendimi i buxhetit vjetor të njësisë vendore • Disbursimi i kredisë nga banka / institucioni fi nanciar

te njësia vendore• Raportimi i njësisë vendore pranë MF për nivelin e

borxhit publik vendor • Krijimi i aneksit të borxhit vendor

Page 32: Monitor 497

32 • Monitor - 497

Monedha shqiptare ka shënuar ulje-ngritje në raportet e këmbimit me euron gjatë javës së kaluar, ndërsa dhe dollari është mbiçmuar në këmbimet e tij me lekun. Sjellja e monedhës shqiptare këtë javë nuk ka reflektuar kursin euro-dollar në bursa. Në tregjet ndërkombëtare, euro shënoi ulje ndaj dollarit gjatë javës së kaluar.

BU

RIM

I: B

SH

BU

RIM

I: B

SH

BU

RIM

I: O

AN

DA

.CO

M

KURSI I KËMBIMIT

BURSAMALLRA32

32 Kredi për biznes32 Kredi për shtëpi32 Kredi për automjete33 Kredi konsumatore34 Interesat e depozitave në bankat e nivelit të dytë (%)66 Ecuria e çmimit të disa prodhimeve bujqësore

Çmimet e disa produkteve kanë rënë në nivelet e tyre më të ulëta në një vit, pasi disa miniera

paralajmëruan se disa konsumatorë, në mënyrë të papritur, po reduktonin porositë e tyre.Këto komente, së bashku me aktivitetin më të dobët ekonomik në Kinë dhe një paralajmërim nga Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se rreziqet e ngadalësimit po rriteshin, dhanë efektin e tyre tek investitorët. Indeksi referencë “Reuters-Jefferies CRB”, një shportë produktesh që përfshin gru-rin, bakrin dhe naftën ra 4.4% në nivelin

BIEN ÇMIMET

Alpha Natural Resources, një prodhues kryesor qymyri në SHBA, se kishte të ng-jarë që të dorëzonte më pak qymyr sesa kishte parashikuar këtë vit, për shkak të “shkurtimi të papritur të niveleve të aktivitetit të konsumatorëve”. Komentet e Alpha-s erdhën pas atyre të shefi t ekzekutiv të Rio Tinto, Tom Albanese, deklaratat e të cilit rreth kërkesës së dobët shkaktuan shqetësim mes inves-titorëve.Por analistët dhe ekzekutivët e minier-ave thanë se investitorët e kanë gabim që krahasojnë ngadalësimin aktual me krizën fi nanciare globale në 2008-n. Michael Lewis, kreu i departamentit të kërkimeve për produktet në Deutsche Bank në Londër, tha se në krahasim me tre vjet më parë kishte një nivel më të ulët të borxheve në sistem dhe kred-itimi i tregtisë nuk kishte ngrirë. Bakri, i cili është i lidhur ngushtë me aktivitetin ekonomik dhe shfaqet i ndjeshëm ndaj luhatjeve në kërkesën kineze, arriti një rekord të ri të ulët për vitin. Bakri për dorëzim pas tre muajsh në Bursën e Metaleve të Londrës ra nën nivelin psikologjik mbështetës prej 8,000 dollarë për ton, duke arritur në 7,620 dollarë për ton. Metalet e tjera bazë patën një rënie dhe më të lartë, me kallajin që në një mo-ment shënoi një rënie me më shumë se 10%. Alumini ra 4.4%, plumbi 6.2% dhe nikeli me 10%, duke arritur në nivelin më të ulët që prej një viti.

32 • Monitor - 497

Ecuria e çmimit të naftës gjatë vitit të fundit (treguesi Brent)

më të ulët që prej dhjetorit të kaluar, ndërsa indeksi FTSE 350 i minierave ra me 9.2%, niveli më i ulët që nga muaji korrik. Produktet e energjisë gjithashtu ranë me shpejtësi. Në tregtimet në Bursën e Londrës, në fund të javës së kaluar, indeksi ‘ICE Brent’, për dorëzimet e nëntorit, tregues referencë global ky, ra 4.87 dollarë në 105.49 dollarë për fuçi, ndërsa ‘Nymex West Texas Intermedi-ate’ për dorëzimet e nëntorit zbriti deri poshtë 80 dollarëve për fuçi. Rënia në aksionet e minierave u përkeqësua nga një paralajmërim nga

Ecuria e çmimit të bakrit gjatë vitit të fundit Ecuria e çmimit të arit gjatë vitit të fundit

Page 33: Monitor 497

497 - Monitor • 33

Lek 1 muaj 3 muaj 6 muaj 9 muaj 12 muaj 24 muaj 36 muaj

Banka Alpha 2.8-3.3 4.6-5.0 5.5-6.0 - 6.5-7.0 6.7-7.1 -

Banka Intesa SanPaolo 1.75 4.2 5.0 - 5.9 6.55 -

Banka e Bashkuar e Shqiperise 4.7 5.8 7.0 - 8.0 8.5 -

Credins Bank 3.3-4.0 4.5-4.7 5.5-5.8 - 6.4-6.6 6.9-7.5 -

Banka Emporiki 3.1-3.3 4.4-4.6 5.4-5.6 - 6.2-6.4 6.6-6.8 6.8-7.0

Veneto Banka 3.4 4.5 5.7 6.1 6.8 7.0 7.2

Banka Kombetare e Greqise 3.5-4.1 4.8-5.7 5.6-7.0 - 6.7-7.6 7.4-8.2 7.7-8.3

Banka Kombetare Tregtare 2.7-3.3 4.1-4.7 4.5-5.2 - 5.7-6.2 6.0-6.7 6.2-7.0

Banka e Kreditit te Shqiperise 4.0 4.5 4.75 - 5.75 - -

Banka Nderkombetare Tregtare 4.5 5.25 6.25 - 7.25 7.5 -

Banka e Pare e Investimeve 3.8-4.5 4.7-5.0 5.5-6.0 - 6.5-7.0 7.5 -

Banka Societe Generale Albania 2.55 4.05 5.25 - 6.0 6.05 6.15

Banka ProCredit 1.9-2.0 3.6-4.0 4.3-4.7 4.7-5.1 5.4-5.8 6.5-6.8 6.7-7.0

Banka Raiffeisen - 4.0-4.5 4.3-5.1 4.5-5.4 5.4-6.4 5.5-6.7 5.6-6.9

Banka Tirana 2.5-3.5 4.3-4.8 5.0-5.7 - 5.7-6.4 6.0-7.0 -

Union Bank 2.9-3.0 4.6-4.7 5.5-5.6 - 6.5-6.6 - -

Euro 1 muaj 3 muaj 6 muaj 9 muaj 12 muaj 24 muaj 36 muaj

Banka Alpha 1.7-2.1 2.3-2.8 2.7-3.2 - 3.5-4.0 3.6-4.1 -

Banka Intesa SanPaolo 0.4 1.8 2.0 - 2.7 3.3 -

Banka e Bashkuar e Shqiperise 3.7 4.5 4.8 - 5.2 5.7 -

Credins Bank 2.1-2.3 2.5-2.8 3.0-3.3 - 3.5-3.8 4.0-4.5 -

Banka Emporiki 1.7 2.5 2.7 - 3.3 3.5 3.7

Veneto Banka 2.3 2.6 3.3 3.6 3.8 4.0 4.2

Banka Kombetare e Greqise 2.4-3.0 3.0-3.7 3.5-4.0 - 4.0-4.5 4.1-4.6 4.2-4.8

Banka Kombetare Tregtare 1.0-1.5 1.3-1.8 1.6-2.3 - 2.3-2.8 2.8-3.5 3.05-3.7

Banka e Kreditit te Shqiperise 2.25 2.5 2.75 - 3.25 - -

Banka Nderkombetare Tregtare 2.5 2.7 3.25 - 4.0 4.1 -

Banka e Pare e Investimeve 2.5 3.0 3.5 - 4.0 4.5 -

Banka Societe Generale Albania 2.2 2.7 3.2 - 3.7 3.95 4.05

Banka ProCredit 0.7-0.75 1.4-1.55 1.7-1.85 1.9-2.05 2.1-2.25 2.4-2.55 2.5-2.65

Banka Raiffeisen - 1.3-2.0 1.5-2.2 1.7-2.4 2.1-3.0 2.15-3.05 1.6-3.1

Banka Tirana 1.6-2.0 2.0-2.5 2.6-3.0 - 3.1-3.5 3.4-4.0 -

Union Bank 1.2-1.3 2.2-2.3 3.2-3.3 - 3.6-3.7 - -

USD 1 muaj 3 muaj 6 muaj 9 muaj 12 muaj 24 muaj 36 muaj

Banka Alpha 1.0-1.2 1.1-1.5 1.2-1.6 - 1.5-2.0 1.7-2.2 -

Banka Intesa SanPaolo 0.1 0.65 0.85 - 1.35 1.45 -

Banka e Bashkuar e Shqiperise 1.7 2.0 2.1 - 2.6 2.9 -

Credins Bank 1.1-1.5 1.3-1.5 1.7-2.0 - 2.0-2.3 2.5-3.0 -

Banka Emporiki 0.5 0.7 1.0 - 1.35 1.5 1.8

Veneto Banka 0.5 1.0 1.4 1.5 1.6 1.7 1.8

Banka Kombetare e Greqise 1.0-1.5 1.4-1.8 1.5-2.1 - 1.7-2.2 2.0-2.3 2.1-2.6

Banka Kombetare Tregtare 0.5-1.0 0.75-1.2 1.25-1.75 - 1.5-2.0 1.75-2.25 2.0-2.5

Banka e Kreditit te Shqiperise

Banka Nderkombetare Tregtare 1.5 1.75 2.0 - 2.25 2.5 -

Banka e Pare e Investimeve 1.0 1.3 1.6 - 1.9 2.0 -

Banka Societe Generale Albania 0.8-1.15 1.0-1.3 1.4-1.65 - 1.8-2.05 1.85-2.10 1.9-2.15

Banka ProCredit 0.2-0.25 0.4-0.55 0.7-0.85 0.9-1.05 1.2-1.25 1.5-1.55 1.6-1.65

Banka Raiffeisen - 0.5-0.9 1.0-1.45 1.2-2.0 1.4-2.3 1.6-2.4 1.8-2.5

Banka Tirana 0.5-1.0 1.0-1.4 1.4-1.8 - 1.8-2.4 2.0-2.6

Union Bank 0.2-0.3 1.1-1.2 1.6-1.7 - 2.2-2.3 - -

Financë PersonaleINTERESAT E DEPOZITAVE NË BANKAT E NIVELIT TË DYTË (%)

497 - Monitor • 33

Page 34: Monitor 497

34 • Monitor - 497

Banka AlphaBanka Intesa SanPaoloBanka e Bashkuar e ShqiperiseCredins BankBanka EmporikiVeneto BankaBanka Kombetare e GreqiseBanka Kombetare TregtareBanka e Kreditit te ShqiperiseBanka Nderkombetare TregtareBanka e Pare e InvestimeveBanka Societe Generale AlbaniaBanka ProCreditBanka RaiffeisenBanka TiranaUnion Bank

KREDI PËR BIZNES

Interesi vjetor (%) Lek USD Euro

BTH/4-6 L+3-7 E+3-7 BTH/12+3-5 L/12+3-7 E/12+3-7 10-13 7-10 7-10 BTH/12+3.5-5.5 L/12+7.0-8.5 E/12+7.0-8.5 - L+4-7 E+4-7 BTH/3M+ deri 8 L/1M+ deri 8 E/1M+ deri 8 - - - BTH+4 L+5 E+5 BTH+5-8 L+5-8 E+5-8 - 11.5 - BTH+2.5 L+4 E+3.7 BTH+4 L+6 E+6.5 Trib 3-12 ose 10-24 9-17 9-17 NB 4-6 NB 4-6 NB 4-6 BTH+2 L+4 E+4 BTH+3-7 L+3-7 E+3-7

Banka AlphaBanka Intesa SanPaoloBanka e Bashkuar e ShqiperiseCredins BankBanka EmporikiVeneto BankaBanka Kombetare e GreqiseBanka Kombetare TregtareBanka e Kreditit te ShqiperiseBanka Nderkombetare TregtareBanka e Pare e InvestimeveBanka Societe Generale AlbaniaBanka ProCreditBanka RaiffeisenBanka TiranaUnion Bank

Shuma Afati i Interesi vjetor (%) maksima shlyerjes Lek USD Euro në mijë në vite 100 Euro 5-25 Prime Rate+2 - Prime Rate+2 - 20 BTH+3 L+5 E+5 - 5 13 9 9 40.000 Lekë 20 Repo + 6.5-10 L+8.0-10.0 E+8.0-10 300 EUR-USD 10-20 - L+3-6 E+3-6 - - Repo 3M + deri 8 L/1M+ deri 8 E/1M+ deri 8 250 Euro 20 BTH+4 - E+4.5 500 USD 10-20 BTH+2.2 L+4.0 E+4.0 - - - - - - 10 14 8.5 8.3 - 360 muaj 7.9 viti i pare BTH+2.5 - E+6.4 - - BTH+2.5 L+5 5.9 viti i pare E+5.9 150 Euro 20 BTH+3-6 - E+ 4-8 - 0.5-20 13-14 - E+7-8 - - BTH+2.75 L+4.5 E+2.9 - 20 BTH+4.5 L+3.8-5 E+8-5

Banka AlphaBanka Intesa SanPaoloBanka e Bashkuar e ShqiperiseCredins BankBanka EmporikiBanka Kombetare e GreqiseBanka Kombetare TregtareBanka e Kreditit te ShqiperiseBanka Nderkombetare TregtareBanka e Pare e InvestimeveBanka Societe Generale AlbaniaBanka ProCreditBanka RaiffeisenBanka TiranaUnion Bank

Shuma Afati i Interesi vjetor (%) maksima shlyerjes Lek USD Euro në mijë në vite - 7 BTH+2.5 - E+6 30 Euro 40 muaj BTH+4 L+5 E+6 30 Euro 1-4 - - 8.5 7.000 Lekë 60 muaj BTH+6-8 L+6-9 E+7-9 30 Euro-USD 4 - L+5.5-6 E+5.5-6 60 Euro 4-5 14.83 7.25 9.0 30 USD 4 - - E+5.0 - - - - - 25USD 1-4 - 8 8.5 80% e vlerës 60 muaj BTH+5 L+5 10 - - BTH+6 L+8 E+8 30 Euro 1-7 15-16 10-11 10-11 0.4-4 mln Lek 6-60 muaj 12-15 - - - - - - - - 1-4 BTH+6 L+5.5-6 E+5.5-6

BTH/12 = BONO THESARI ME MATURIM 12 MUAJ; L=LIBOR NË USD; E=LIBOR NË EURO; NB= NORMA BAZË; TB=TRIBOR

BTH/12 = BONO THESARI ME MATURIM 12 MUAJ; L=LIBOR NË USD; E=LIBOR NË EURO; NB= NORMA BAZË; TB=TRIBOR. * PËR VITIN E PARË VETËM BONO THESARI

BTH/12 = BONO THESARI ME MATURIM 12 MUAJ; L=LIBOR NË USD; E=LIBOR NË EURO; NB= NORMA BAZË; TB=TRIBOR

34 • Monitor - 497

Financë Personale

KREDI PËR SHTËPI

KREDI PËR AUTOMJETE

Page 35: Monitor 497

497 - Monitor • 35

Banka AlphaBanka Intesa SanPaoloBanka e Bashkuar e ShqiperiseCredins BankBanka EmporikiVeneto BankaBanka Kombetare e GreqiseBanka Kombetare TregtareBanka e Kreditit te ShqiperiseBanka Nderkombetare TregtareBanka e Pare e InvestimeveBanka Societe Generale AlbaniaBanka ProCreditBanka RaiffeisenBanka TiranaUnion Bank

Shuma Afati i Interesi vjetor (%) maksima shlyerjes Lek USD Euro në mijë në vite 1,800 lekë 10 BTH+6 - - 10 Euro 5 19 - 16.5 30 Euro 1-4 - - 8.5 10.000 Lekë 84 muaj BTH+5.5-7 L+7-9 E+7.5-9.5 20 Euro-USD 5 - L+-5 E+5 - - Repo /3M+ deri 8 L/1M + deri 8 E/1M+ deri 8 6,000 Lekë 10 14.5-20.9 - - 500 Lekë 4-5 17.5-19.9 - - - - - - - 25 USD 1-4 - 8 8.5 1 000 lekë 84 muaj 17.5 - - - - BTH+4.0 L+6 E+6.5 10 Euro 1-3 18-20 16-18 16-18 100-1.100 Lekë 7 - - - - BTH/12+3.5 L/12+5.5 E/12+4 8 Euro-1.000 lekë 1-4 16-18 - 13-15

Union Bank

Banka Raif-feisen

Banka Intesa

SanPaolo

Banka Societe

Generale Albania

Banka Emporiki

Banka Tirana

Banka Alpha

Banka Kombëtare e

Greqisë

Banka Kombëtare

Tregtare

Banka e Parë e

Investimeve

Banka Ndërkom-

bëtare Tregtare

Banka e Kreditit e

Shqipërisë

Banka e Bashkuar e Shqipërisë

CredinsBank

Banka ProCredit

CBAVenetoBanka

Interesat LIBOR (London Interbank Offered Rate) 1 muaj 3 muaj 6 muaj 9 muaj 1 vjeçare LIBOR dollar 0.2200 0.3100 0.4800 0.5800 0.7800 LIBOR euro 1.3490 1.5400 1 .7440 1.9060 2.0830Burimi: www.rcb.at

NORMAT E INTERESIT

INTERESAT E KREDIVE NË EURO NË ULJE

Euribori ka shënuar ulje të lehtë gjatë javës së fundit. Euribor-i tremujor arriti në 1.54%, ndërsa ai vjetor ka arritur në 2.08%. Në këtë mënyrë, interesat minimale të kredisë në euro në tregun shqiptar (të llogaritura sipas formulës euribor 1 vjeçar +6%), janë rreth 8.06%. Për dollarin, tendenca ka qenë pa ndryshime. Interesat e kredisë në dollarë në tregun shqiptar (të llogaritura sipas formulës Libor USD 1 vjeçar +8%), janë rreth 6.78%.

Interesi aktual i kredive

(maturim 1 vjeçar)

Në euro*(Euribor+6%)

8.08%*Në dollarë

**(Libor+6%)

6.78%**

LekuFormula BTH/3+3-5, nënkupton që interesi i kredisë llogaritet duke marrë si bazë normën tre mujore të bonove të thesarit (BTH/3), duke i shtuar 3 deri në 5%. Psh, nëse norma e bonove të thesarit është 6%, atëhere interesi i kredisë luhatet nga 9% (6%+3%) deri në 11% (6%+5%). BTH/12 janë bonot 12 mujore dhe BTH/6 janë bonot 6 mujore. Interesat më të fundit të bonove të thesarit i keni në tabelën e faqes 77: “Interesat e bonove të thesarit në ankandin e fundit”. Interesat që llogariten mbi bazën e yield-it (interesit) të bonove të thesarit janë të

ndryshueshme çdo javë, në varësi të tendencës së bonove. Tribor është Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave në tregun ndërbankar të parasë. Aktualisht, interesi 12 mujor i TRIBOR është 9.17%.

EuroFormula E+3-7 nënkupton që interesat e kredive në euro llogariten duke marrë për bazë Liborin e euros, që në formulë është i shënuar me E, duke i shtuar 3% deri në 7%. Psh, nëse norma e Liborit të Euros (E) është 4%, atëhere interesi i kredisë luhatet nga 7% (4%+3%)

SHPJEGIM PËR INTERESAT E KREDIVE

deri në 11% (4%+7). Interesat më të fundit të liborit të euros i keni në tabelën e mëposhtme: “Interesat LIBOR”. Interesat që llogariten mbi bazën e liborit të euros janë të ndryshueshme, në varësi të tendencës së liborit të euros.

DollariShpjegimi është i njëjtë si për euron, vetëm në bazë të liborit të euros (E) merret për bazë libori i dollarit (L), i cili gjithashtu gjendet në tabelën: “Interesat LIBOR” në tabelën emësipërme.

BTH/12 = BONO THESARI ME MATURIM 12 MUAJ; L=LIBOR NË USD; E=LIBOR NË EURO; NB= NORMA BAZË; TB=TRIBOR

497 - Monitor • 35

BONOT E THESARIT

BURI

MI:

BANK

A E

SHQI

PËRI

Interesat e bonove të thesarit (12.07.2011) (%) Afati i Yieldi Yieldi Yield Shuma maturimit minimal maksimal ponderuar e pranuar (mld lekë)3-mujore 5.47 5.74 5.61 3,600.00 6-mujore 6.76 6.80 6.78 4,700.0012-mujore 7.65 7.67 7.67 3,400.00 Burimi: Banka e Shqipërisë

KREDI KONSUMATORE

TRIBOR* ‘Interesi i ofruar për

vendosjen e depozitave’ njëditor 6.05% njëjavor 6.43%1-mujor 6.86% 3-mujor 7.23%6-mujor 7.53% 12-mujor 8.28%

Tribor” (Tirana interbank offer rate)- norma fi kse e interesit e llogaritur bazuar në kuo-timet e bankave referencë për të vendosur depozita në tregun ndërkombëtar të parasë. Ky indeks ka fi lluar të përdoret nga bankat në Shqipëri si referencë për caktimin e interesave të kredisë në lekë.

Page 36: Monitor 497

36 • Monitor - 497

Biznesmenët kosovarë aplikojnë për një bankë të re

Një grup biznesmenësh kosovarë kanë aplikuar në Bankën Qen-drore të Kosovës për licencimin e një banke të nivelit të dytë. Ish-drejtor i “Kasabank”, Milazim Abazi, është një prej ak-sionerëve të mundshëm të kësaj banke, e cila pretendon të futet në tregun e Kosovës. Abazi ka pranuar se së bashku me disa kompani të tjera kosovare kanë aplikuar për licencë, por pa dhënë më shumë detaje. Ai është shprehur i bindur se Banka Qendrore do ta japë licencën. Zyrtarë të bankës kanë konfi rmuar se e kanë marrë një aplikim nga disa investitorë kosovarë për licencimin e një banke të nivelit të dytë. “Po, kanë aplikuar, por ende nuk është zyrtarizuar pranimi i aplikimit për arsye të rishikimit të dokumentacionit përkatës”, tha Besnik Kada, zëdhënës i BQK-së. Sipas tij, pasi të verifi kohen të gjitha kërkesat për aplikim dhe kur të jetë plotësuar dokumentacioni i nevojshëm, atëherë zyrtarizohet pranimi i aplikimit.

Asnjë mall kosovar në territorin e Serbisë

Serbia ka vazhduar të mos lejojë hyrjen e mallrave kosovare në territorin e saj. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, fl et për dy ose tre kamionë me dokumentacion të strukturave paralele që kanë hyrë në shtetin serb, por, sipas saj,

dokumentacioni është i papranueshëm dhe paraqet shkelje të dyfi shtë. “Ka edhe shkelje të marrëveshjes së 2 shtatorit të arri-tur në Bruksel, por edhe të parimeve që Bashkimi Europian i ka dhënë Serbisë për shuarjen e strukturave paralele. Megjithatë, në bazë të marrëveshjes së 2 shtatorit, asnjë nga kamionët nga Republika e Kosovës nuk ka hyrë në Serbi”, tha Kusari Lila. Sipas saj, Prishtina zyrtare, në koordinim me aktorët europianë, është në pritje të ndërmarrjes së hapave të ardhshëm.

ATK-ja, gati të mbledhë taksat në Veri

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, shprehu gatishmërinë për krijimin e kushteve, për vjeljen e tatimeve në pjesën veriore të Kosovës, ku banon komunitetit serb. Pas vitit 2009, kur nisi faza e fi skalizimit, numri i tatimpaguesve në Veri të Kosovës ka qenë simbolik. “Po punojmë për shtrirjen e veprimeve të administratës edhe në këtë zonë. Jemi duke grumbulluar stafi n e nevojshëm, po përgatisim materialet dhe me krijimin e kushteve ne jemi të gatshëm të këshillojmë, por edhe të vjelim tatimet, sipas për-caktimeve në ligj”, tha Haliti. Ndërkohë, mediat serbe kanë njoftuar se qeveria e Serbisë ka marrë vendim që Veriun e

kosova Lajme shkurtKosovës ta kthejë në sistemin tatimor të Serbisë. Kjo do të thotë se në Veri, TVSH-ja do të arkëtohet nga shteti serb, që paraqet ndërhyrje direkte në sistemin tatimor të vendit tonë. Qeveria e Kosovës ndërkaq, ende nuk ka reaguar për këtë vendim.

Të ardhurat nga privatizimi zhbllokohen vitin e ardhshëm

Që nga fi llimi i vitit të ardhshëm, kur do të hyjë në fuqi ligji i ri për likuidimin e ndërmarrjeve, do të zhbllokohen edhe 570 milionët e privatizimit të ndërmarrjeve, të cilat mbahen jashtë

vendit të bllokuara. Ky ligj i ri do të mundësojë që nga 75% e të ardhurave, pas likuidimit të ndërmarrjeve, një pjesë t’i ndahen buxhetit të Kosovës. “Me ligjin e ri do të bëhet e mundur që 570 milionë euro që janë jashtë shtetit të zhbllokohen. Kjo shumë do të trajtohet hap pas hapi dhe pjesa e mbetur do t’i takojë qeverisë”, tha Mrika Tahiri, zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Sipas saj, me ligjin e ri të likuidimit të ndërmarrjeve, procesi nuk do të zgjasë më shumë se 20 muaj nga 42 muaj që ka qenë më parë.

PTK-ja tenderohet në tetor

Në fi llim të muajit tetor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të shpallë tenderin për shitjen e 75% të aksioneve të Postë-Telekomit të Kosovës. Mendohet se shanset më të mëdha për privatizimin e PTK-së t’i ketë kompania austriake “Orascom” ose ajo kroate “Hrvatski Telekom”. Sipas burimeve të ministrisë tashmë janë përgatitur të gjitha procedurat tenderuese. Komis-ioni qeveritar i privatizimit ka përgatitur të gjitha dokumentet e transaksionit, duke përfshirë ato të tenderit dhe dhomën e të dhënave. Parashikohet që në dy-tre javët e ardhshme, të shpallet tenderi dhe të vazhdojë procedura e mëtejshme. Faza e pare, e cila varej nga qeveria e Kosovës, ka përfunduar. Tani po pro-cedohet me fazën e dytë, e cila kryesisht varet nga investitorët ndaj dhe përmbyllja e transaksionit parashikohet të bëhet në bashkëpunim me qeverinë. Ministria nuk ka dashur të deklarojë shifra e ofruara nga kompanitë parakualifi kuase për blerjen e aksioneve të PTK-së. Kompanitë e kualifi kuara në proces do t’i dërgojnë ofertat e tyre teknike, të cilat, pasi të miratohen do t’i hapin rrugën dorëzimit të ofertave fi nanciare.

Page 37: Monitor 497

497 - Monitor • 37

rajon

Rumania synon të fi tojë deri në 500 milionë euro në vit deri në vitin 2015 nga turizmi mjekësor,

i cili po shfrytëzohet ende nën potenci-alet e tij, sipas Ministrisë së Turizmit të vendit. Rreth 3% e turistëve që vizituan Rumaninë vitin e kaluar - rreth 60,000 njerëz – erdhën për shërbime mjekësore, një shifër që ishte pothuajse dyfi sh më e lartë se ajo e vitit 2009. Sipas të dhënave zyrtare, ata shpenzuan rreth 250 milionë euro në vend.Duke pranuar potencialin në rritje të këtij sektori, tre ministrat e Turizmit, Shëndetësisë dhe Edukimit, kohët e fundit kanë nënshkruar një marrëveshje partneriteti për të bashkëpunuar në tur-izmin mjekësor. “Rreth 70% e turizmit mjekësor në vend vjen nga turizmi Spa, pjesa tjetër është turizmi dentar, opera-cionet estetike dhe terapitë antimoshë”, shpjegon Razvan Macea, nga një kom-pani lokale e turizmit mjekësor.“Lulëzimi ka ardhur në një kohë që siste-mi i kujdesit shëndetësor shtetëror ka rënë. Por kjo ka funksionuar në avantazh të operatorëve privatë, që kanë fi lluar të hapin më shumë klinika dhe spitale për të mbuluar boshllëqet në treg”.Vitet e fundit, Rumania është bërë veça-nërisht popullore në rritjen e kirurgjisë plastike dhe shërbimeve dentare, ku çmimet duken më shumë konkurruese.Operacionet kozmetike në Rumani dhe

POTENCIALE NË TURIZMIN MJEKËSOR shërbimet dentare kushtojnë rreth 40% më lirë se në pjesën më të madhe të Europës Perëndimore ose Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Rumania nuk është përfi tuesi i vetëm i kësaj tendence në rajon. Hungaria dhe Polonia gjithashtu kanë bërë emër si destinacione popullore për turizmin mjekësor. Veçanërisht austriakët kanë udhëtuar përtej kufi jve dhe kanë për-fi tuar prej vitesh nga shërbimet mjekë-sore më të lira në shtetet fqinje. Rumania duhet të bëjë më shumë që të bëhet një destinacion kryesor i turizmit mjekësor, thonë ekspertët.“Çdo udhëtim duhet të përfshijë edhe mënyra argëtuese për të shpenzuar kohën, përveç qëllimit bazë të tij, që në vetvete është trajtimi mjekësor”, thotë Petre Popescu, që punon në një agjenci turistike. “Pavarësisht tërheqjes dhe çmimeve më të ulëta, qytetet e mëdha rumune, përfshirë kryeqytetin, Bukureshtin, kanë ende një reputacion të keq për rrugët e dëmtuara, trafi kun dhe ndotjen”, shtoi ai.Deri tani, Rumania ka mbetur prapa fqinjëve të saj të Europës Lindore si një destinacion pushimesh.Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, rreth 1.2 milionë vizitorë hynë në vend vitin e kaluar, shumë më poshtë se 5 milionë që shkuan në fqinjin Bullgari dhe 9 milionë që vizituan Hungarinë.

497 - Monitor • 37

Rumani

Rritja e TVSH-së ishte gabim

Presidenti rumun, Basescu, tha në një shfaqje televizive “Pas 20 vitesh” në “Pro TV”, se rritja e TVSH-së në 2010-n nga 19 në 24% ishte gabimi më i madh për qeverinë në vitin 2010. Por ai shtoi se ulja në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është e pamundur tani. Në korrik të vitit 2010, qeveria rumune rriti TVSH-në, pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë planin për uljen e pagave publike me 25% dhe pensioneve me 15%.

Prodhimi i energjisë do të bjerë me 20-30%

Prodhimi i energjisë elektrike në Rumani do të bjerë me 20-30% këtë vit, për shkak të thatësirës, raporton “money.ro”. Ndi-kim më të madh do të ketë hidrocentrali me pronësi shtetërore Hidroelectrica, që mbulon 30% të prodhimit me energji në vend. Menaxheri i përgjithshëm i kom-panisë, Constantin Trihenea, vlerësoi në maj një rënie prodhimi prej 20% në 15.5 TWh, krahasuar me prodhimin rekord të 19.5 TWh të regjistruar në 2010-n. Centrali bërthamor me pronësi shtetërore Nuclear-electrica pritet gjithashtu që të ndikohet nga thatësira, duke qenë se ai përdor ujë për ftohjen e reaktorëve.

Page 38: Monitor 497

38 • Monitor - 497

rajon Lajme biznesiserbi

PROGRES NË RRUGËN DREJT BE-SËZëvendëskryeministri serb dhe ministri për Integrimin Europian, Bozidar Djelic, dhe komisioneri i Zgjerimit Europian, Stefan Fule, ranë dakord në Bruksel se Serbia ka arritur një progres të madh në procesin e marrjes së statusit të kandidatit nga BE. Djelic, i cili ishte për një vizitë dyditore në Bruksel, tha se shpreson se Komisioni Europian do të japë opinion pozitiv për kandidaturën e Serbisë më 12 tetor. Lidhur me rekoman-dimet rreth vendosjes së datës për fi llimin e bisedimeve, Djelic tha se Serbia do të duhet të investojë në më shumë diplo-maci dhe përpjekje shtesë, në mënyrë që rekomandimet të përshtaten nga Këshilli i Ministrave. Një nga elementët decizivë për këtë do të ishte gjetja e një zgjidhjeje për pjesë-marrjen e autoriteteve të Prishtinës, në takimet rajonale në linjë me Kushtetutën

serbe, shtoi ai. Duke folur rreth situatës aktuale në Kosovë-Metohija, Djelic tha se tre elementë janë të rëndësishëm për Komisionin Europian: zgjidhja e çështjes së vulës së doganës, pjesëmar-rja e Prishtinës në takimet rajonale dhe liria e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve.Zgjidhja e kësaj situate do të ndikojë poli-

Qeveria e Malit të Zi konfi rmoi se “Turkish Airlines” është i intere-suar të blejë operatorin shtetëror të fl uturimeve të Malit të Zi, teksa ai po bën një përpjekje të dytë për t’u privatizuar këtë vit. Zyrtarët në Podgoricë janë të sigurt se, ndryshe nga viti i kaluar, operatori ajror do të arrijë që të shitet këtë vit. Sipas qeverisë, interesi më i madh është treguar nga “Turkish Airlines”. Zyrtarët nga kjo kompani e kanë vizituar tashmë Podgoricën dhe kanë diskutuar lidhur me investimet potenciale në operatorin ajror të Mali të Zi. Megjithatë, ka një “kleçkë”. Në këmbim të blerjes së “Montenegro Airlines”, “Turkish” pret që të marrë kontroll të plotë në aeroportet e Podgoricës dhe Tivarit. Më parë gjatë këtij viti, kreu i kompanisë së Aeroportit të Malit të Zi tha se shitja e nyjeve të Podgoricës dhe Tivarit do të ishte një vendim shkatërrues, duke shtuar se aero-portet formojnë një pjesë integrale të sistemit të infrastrukturës së një vendi. Komentet u bënë në janar, kur operatori turk njoftoi interesin për marrjen e aeroporteve të Malit të Zi.

mali i zi

“TURKISH AIRLINES” DO TË BLEJË “MONTENEGRO AIRLINES”

tikën tërësore me Serbinë, theksoi Djelic, duke theksuar se Serbia i ka plotësuar të gjitha detyrat e vështira dhe ka plotësuar kushtet për të marrë një opinion pozitiv më 12 tetor. Fule nënvizoi se Serbia kishte bërë progres të madh në procesin e integrimit europian, duke theksuar se Komisioni Europian pret që Serbia të përshtatë ligjet për dëmshpërblimet dhe pasurinë publike. “Ne gjithashtu presim që Serbia të përshtatë një strategji për mediat dhe të vazhdojë me rizgjedhjen e gjykatësve dhe hetuesve, në linjë me kriteret e miratuara”. Fule tha se Komis-ioni Europian pret rezultate shtesë në dialogun me përfaqësuesit e Prishtinës, të cilat do të vazhdojnë, dhe përsëriti se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është një kusht për integrimin europian, por është e rëndësishme që të normalizohen gradualisht marrëdhëniet.

Mbështetja publike për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë është ulur seriozisht në muajt e fundit pas zhvilli-meve të trazuara në bashkimin monetar, thonë analistët. Ndërsa në fund të vitit të kaluar, shoqëria bullgare ishte e ndarë në dysh lidhur me thirrjet për futje të

menjëhershme në monedhën e vetme europiane, sondazhet e fundit nga Insti-tuti i Shoqërisë së Hapur dhe “Transat-lantic Trends 2011” kanë gjetur se ata që kundërshtojnë monedhën e përbashkët tashmë përbëjnë shumicën. Në korrik, vetëm një e katërta e atyre që u përgjigjën

bullgari

BIE MBËSHTETJA PËR ANËTARËSIMIN NË EUROZONËishin në favor të përshtatjes së monedhës së vetme, në rënie me pothuajse 10% në krahasim me fi llimin e vitit. Oponentët po rriten – mbi gjysma e atyre që u përgjigjën ishin kundër euros dhe pothuajse një e katërta thanë se nuk kishin ndonjë opin-ion lidhur me këtë çështje.

Page 39: Monitor 497

497 - Monitor • 39

maqedoniÇMIMET PËR APARTAMENTET E REJA DO TË RRITEN 10%? Në rast se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për shtëpitë në vitin 2012 do të rritet sërish në 18%, çmimet për metër katror në banesat e ndërtuara rishtazi në Maqedoni do të rriten me 10%, sipas lajmeve nga media vendase.Megjithëse kompanitë e ndërtimit po kërkojnë prej disa muajsh që norma e taksës prej 5% të mbetet e pandry-shuar, qeveria nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë. Ndërtuesit thonë se kjo pasiguri do të shkatërrojë tregun e pasurive të palu-ajtshme në të ardhmen, i cili është ndërprerë për shkak të kësaj situate. “Në rast se qeveria vendos të rrisë taksën në 18%, atëherë çmimi i apar-tamenteve për periudhën në vijim do të rritet me të paktën 10%”, thotë Alexander Kocovski, drejtor i kompa-nisë së ndërtimit, “Modus Vivendi”.

kroaciHOTELI FITON ÇMIM“Dubrovnik Palace”, hotel luksoz në Kroaci, fi toi Çmimin Botëror të Ud-

hëtimit të këtij viti, si vendi më i mirë në Europë. Çmimi iu dha hotelit me të gjithë konkurrencën e fortë nga hotele të ngjashme ekskluzive nga Italia, Monakoja, Greqia dhe destinacione të tjera kryesore.

serbiPROTESTOJNË FERMERËTFermerët e mjedrave në Serbi iu rikthyen protestave, duke kërkuar që qeveria të rrisë çmimin me të cilin blihet produkti i tyre, si dhe të ofrojë stimuj për sektorin. Fermerët ishin të vendosur që të mbërrinin në Beograd, por u ndaluan nga policia gjatë rrugës së tyre. Drejtuesit e sindikatës thanë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat.

Gjiganti i mobilieve suedeze IKEA ka hapur dyqanin e parë në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, në mes të publicitetit të keq lidhur me çmimet që pretendohen të larta për shtetin e Ballkanit, një çështje që ka ngjallur zemërim në rrjetet sociale.Dyqani i IKEA-s në Sofje ka një sipërfaqe totale prej 30,000 metrash katrorë. Ka një parkim me 1200 vende dhe një restorant me 600 karrige.IKEA Bulgaria është një franshizë e kompanisë greke “Fourlis”, e cila ka gjithashtu të drejtat e IKEA-s për Greqinë dhe Qipron.Një krahasim midis katalogëve të IKEA-s

për Bullgarinë, Francën, Rumaninë dhe Anglinë tregon se çmimet për pjesën më të madhe të produkteve janë më të larta në Bullgari, sipas medias lokale dhe konsumatorëve të zemëruar.Në katalogun për Bullgarinë, një ku-zhinë me të gjitha pajisjet ka një çmim të listuar prej 6,295 leva (3230 euro), ndërsa në fqinjin Rumani ky çmim është 1,100 euro. Një gardërobë në Bullgari kushton 600 leva, ndërkohë që shitet për ekuivalenten e 325 levave në Itali; 353 leva në Britaninë e Madhe; 367 leva në Rumani; 388 leva në Francë dhe 556 leva në Greqi.

bullgari

HYN IKEA

Kompania austriake “Cineplexx International” njoftoi se ata kanë blerë kinemanë më të madhe në Malin e Zi, “Ster Cinema” në kryeqytetin e tij, Podgoricë. Sipas medias së Malit të Zi, kompania austriake bleu kinemanë më të madhe dhe të vetme të Podgoricës (dhe gjithashtu dhe një në Beograd), nga grekja “Audiovisual Groups”.Kjo nënkupton zgjerimin e vazhdueshëm të “Sineplexx” në rajonin e ish-Jugosllavisë, që fi lloi me hapjen e dy kinemave të mëdha në Osijek dhe Split. Multiple në Pod-goricë, që ka 6 salla kinemaje dhe mbi 1 mijë vende, do të rinovohet dhe pajiset me aparatura tërësisht dixhitale, si dhe me salla kinemaje 3D.

Ministri serb i Punës, Rasim Ljajic, ka theksuar ditët e fundit se Serbia nuk është e detyruar që të ndryshojë ligjin e punës “me çdo kusht”. Ai shtoi se legjislacioni do të ndryshohet vetëm në rast se të gjithë partnerët socialë arrijnë një marrëveshje për këtë çështje.Pas mbledhjes së Këshillit Social Ekonomik, Ljajic u tha gazetarëve se amendamentet në Ligjin e Punës u dis-kutuan gjatë vizitës së fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe vendi mori përsipër detyrimin që të paraqiste pro-pozimet e tij deri në fund të muajit tetor. Në rast se të gjithë partnerët socialë arrijnë një marrëveshje lidhur me këto

propozime në takimin e ardhshëm të Këshillit Social Ekonomik, amenda-mentet për Ligjin e Punës do të përf-shihen në një procedurë të rregullt adoptimi. Ne nuk jemi të detyruar të amendojmë Ligjin e Punës me çdo kusht, tha Ljajic, duke theksuar se në publik ishin bërë të njohura vetëm disa elementë, si pagesa për shkurtimin nga puna dhe për punën me kohë të pjesshme. FMN nuk ka kërkuar për heqjen e pagesës për shkurtimin nga puna dhe çështjet e diskutuara lidhen me parandalimin e mundësisë që di-kush të marrë këtë pagesë dy herë mbi të njëjtën bazë.

mali i zi

AUSTRIAKËT BLEJNË KINEMANË MË TË MADHE

serbi

DISKUTIME PËR NDRYSHIMIN E KODIT TË PUNËS

Page 40: Monitor 497

40 • Monitor - 497

shkrim Publicitet

Urbanizimi: Planifikimi për RritjenUrbanizimi: Planifik

Gati e gjithë rritja e popullsisë në 40 vitet e ardhshme do të

ndodhë në qytetet e vendeve në zhvillim, të cilat janë të pa-

përgatitura për një zgjerim kaq të shpejtë. Planifi kimi duhet të

fi llojë tani, në mënyrë që të përfi tojë nga avantazhet e shumta

që ofrojnë qytetet.

Ndërkohë që varfëria përqendrohet në qytete, ato ofrojnë

edhe mënyrën më të mirë për të shpëtuar nga varfëria.

Qytetet kanë qenë me kohë motorrët e zhvillimit ekonomik.

Zonat më të populluara mund të jenë më të qëndrueshme për

mjedisin se sa komunitetet e shpërndara dhe mund të lejojnë

furnizim më efi kas të shërbimeve. Idetë, lidhjet dhe aktivitetet

në qytete shpesh gjenerojnë zgjidhje të problemeve që ato

krijojnë.

Urbanizimi gjithashtu përshpejton prirjet drejt familjeve më të

vogla dhe ofron më shumë mundësi për gratë dhe të rinjtë.

SituataSituata

• Në 1960, një në tre vetë jetonte në qytet. Popullsia urbane

është katërfi shuar që atëherë dhe sot rreth gjysma e pop-

ullsisë jeton në qytet: 3.4 miliard njerëz. Deri në vitin 2045,

më shumë se dy në tre njerëz do të jetojnë në zona urbane

dhe rreth-urbane.i

• 21 “mega-qytetet” me 10 milion ose më shumë banorë

(si Tokio, San Paolo, Meksiko Siti dhe Nju Jork, katër më

të mëdhatë) përbëjnë vetëm 9% të popullsisë urbane të

botës.

• Pjesa më e madhe e banorëve të qyteteve (52%) jetojnë

në qytete me 500,000 ose më pak banorë. ii

• Pjesa më e madhe e njerëzve që shpërngulen në qytete

kërkojnë punë më të mirë dhe të ardhura më të larta,

për shkak se industritë prodhuese, shërbimet dhe te-

knologjitë tentojnë të grumbullohen në qytete: 80% e

produktit të brendshëm bruto mendohet se gjenerohet

në zona urbane.iii

• Gjithsej, rreth 60% e rritjes urbane vjen për shkak të rritjes

natyrale. Pjesa tjetër është për shkak të migrimit të brend-

shëm rural-urban dhe riklasifi kimit të tokës. iv

• Qeveritë shpesh fokusohen në atë se si të ulin migrimin

drejt qyteteve të mëdha. Shumë prej tyre refuzojnë t’u

japin banorëve të lagjeve të varfra akses në pronësi lig-

jore të tokës; kjo mungesë është shpesh një pengesë për

akses në shërbimet bazë si ujë, kanalizime, energji dhe

pastrim mbeturinash. Ndërkohë frika nga dëbimi bën që

banorët të mos kenë dëshirë për të bërë përmirësime apo

rregullime në shtëpi.v

TendencatTendencat

• Më shumë se 200 milion banorë të lagjeve të varfra kanë

fi tuar akses në ujin e pastër, kanalizime ose shtëpi më të

qëndrueshme dhe me më pak njerëz në 10 vitet e fundit,

duke rritur kështu shpresat dhe perspektivat e tyre për të

shpëtuar nga varfëria, sëmundjet dhe analfabetizmi. Deri në

Dy miliard njerëzit e ardhshëm do të jetojnë në qytete, Dy miliard njerëzit e ardhshëm do të jetojnë në qytete, ndaj duhet të planifi kojmë sot për ta.ndaj duhet të planifi kojmë sot për ta.

Page 41: Monitor 497

497 - Monitor • 41

Urbanizimi: Planifikimi për Rritjenkimi për Rritjenmes të shekullit, popullsia urbane e botës do të ketë pothuaj

të njëjtin numër sa ishte popullsia totale e botës në vitin

2004.vii

• Shumica e qyteteve në vendet në zhvillim do të dyfi shohen

në numër deri në 2025.viii

• Deri në 2025, bota do të ketë tetë mega-qytete më shumë:

Azia do të ketë pesë më shumë, Amerika Latine dy dhe

Afrika një. Sot Tokio është qyteti më i madh me 36.5 milion

njerëz. ix

• Mes viteve 2009 dhe 2050, popullsia urbane e Azisë do të

dyfi shohet, nga 1.7 miliard në 3.4 miliard; popullsia e Afrikës

do të trefi shohet, nga 399 milion në 1.2 miliard; popullsia e

Amerikës Latine dhe e Karaibeve do të rritet nga 462 milion

në 648 milion. Numri i banorëve të qyteteve në Evropë do të

rriten nga 531 milion në 582 milion, dhe në Amerikën Veriore

nga 285 milion në 404 milion. x

• Gjatë 10 viteve të fundit, pjesa e popullsisë urbane që banon

në zonat e varfra është ulur në mënyrë domethënëse: nga

39% në vitin 2000, në 33% në vitin 2010. Megjithatë, në

terma absolute, numri i banorëve të lagjeve të varfra fak-

tikisht është duke u rritur dhe do të vazhdojë të rritet në të

ardhmen e afërt. xi

i United Nations Population Division, “Life Expectancy at Birth

– Both Sexes,” “Life Expectancy at Birth – Female,” and “Life Ex-

pectancy at Birth – Male,” World Population Prospects, the 2010

Revision, New York: http://esa.un.org/wpp/Excel-Data/mortality.

htm, Accessed 5/4/11

ii United Nations Population Division, “Life Expectancy at Birth

– Both Sexes,” “Life Expectancy at Birth – Female,” and “Life Ex-

pectancy at Birth – Male,” World Population Prospects, the 2010

Revision, New York: http://esa.un.org/wpp/Excel-Data/mortality.

htm, Accessed 5/4/11

iii United Nations Population Division, DESA, “World Popula-

tion Ageing 1950-2050 – VI. Conclusions” p. 33, http://www.

un.org/esa/population/publications/worldageing19502050/

pdf/92chaptervi.pdf, Accessed 5/4/11

iv United Nations Population Division, “Annual Population Both

Sexes,” World Population Prospects, the 2010 Revision, New York:

http://esa.un.org/unpd/wpp/Excel-Data/population.htm

v Population Reference Bureau, “World Population Highlights:

Key Findings for PRB 2010 World Population Data Sheet,” Popu-

lation Bulletin 65-2. New York, 2010, p. 6

vi United Nations Development Programme, Human Develop-

ment Report 2010, New York, 2010, p. 77: http://www.weforum.

org/issues/water, Accessed 4/20/11

vii Population Reference Bureau, “World Population Highlights,”

op. cit., p. 6

viii Population Reference Bureau, “World Population Highlights,”

ibid., p 6

ix Population Reference Bureau, World Population Data Sheet,

op cit., p. 4

x United Nations Population Division, “Annual Population Both

Sexes,” World Population Prospects, the 2010 Revision, New York:

http://esa.un.org/unpd/wpp/Excel-Data/population.htm

xi United Nations Population Division, “Media Age of Popula-

tion”, World Population Prospects, the 2010 Revision, New York:

http://esa.un.org/wpp/Excel-Data/population.htm, Accessed

5/4/1

Page 42: Monitor 497

42 • Monitor - 49742 • Monitor - 497

Tre televizionet që kanë shikueshmërinë dhe prodhimtarinë më të lartë po garojnë gjithnjë e më fort mes tyre. Një seri programesh të reja, që kushtojnë. Ndërkohë që çmimet e reklamave po njohin rritje, buxhetet e bizneseve po shkojnë në rënie

televizioni Programacioni

Kush do të fitojëNga Elona BEDALLI

Për ekranin e vogël, gara ka pak që ka nisur. Disa surpriza janë zbuluar, ndërsa ka edhe “As” të tjerë nën mëngë. Ajo që e dallon këtë sezon të ri televiziv është prezenca në rritje e formateve “reality”. Sipas

ekspertëve, kjo është një tendencë që vihet re edhe në vendet e tjera dhe që diktohet për të thithur sa më shumë audiencë. Drejtuesit e departamenteve të programacionit thonë se media televizive në Shqipëri tashmë ka nisur të konsolidohet dhe këtë e dëshmojnë edhe investimet që ato po kryejnë. Janë investime jo vetëm në teknologji, por edhe në blerjen e patentave të programeve që kanë rezul-tuar të suksesshme si në Europë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato tentojnë deri-diku të përkthe-hen edhe në të ardhura shtesë (edhe pse jo gjithmonë kjo është e mundur për shkak të kostos së lartë që ka shpesh prodhimi). Sipas ekspertëve, hedhja në tregun shqiptar e formateve të testuar jashtë, shihet edhe si një garanci më shumë për reklamuesit, në mungesë edhe të matjes shkencore të au-diencës. Natyrisht siç ndodh në çdo sezon, edhe ky është shoqëruar me “qarkullim” moderatorësh e programesh, por edhe me prurje të reja. Një tjetër tipar dallues i këtij sezoni është edhe fakti që televizionet po e përqendrojnë konkurrencën edhe brenda të njëjtit “zhanër”, qoftë ky “reality”, muzikë apo humor.Për të shpjeguar këtë tendencë, drejtuesit e televizioneve

nxitojnë të theksojnë se pavarësisht kësaj, programi që kanë blerë nuk ngjason me atë që ka konkurrenti, duke garantuar se audienca do të arrijë të marrë më të mirën. “Besoj se është normale të ndodhë kështu, pasi programa-cioni është produkti i vetëm që biznesi i rrjeteve televizive iu “shesin” konsumatorëve (audiencës televizive) dhe klientëve (reklamuesve) gjithashtu. Këtu dallohet prirja për t’u orientuar më tepër drejt formateve të tipit “reality-show”, si dhe formateve të tjera që kanë mundësi të gjenerojnë në një shkallë të konsiderueshme ndërveprimin e audiencës me televizionin”, thotë drejtori i Kërkimit dhe Medias në agjencinë “R&T Advertising”, Thanas Goga. Ai shprehet se do të vazhdojnë të mbizotërojnë pjesën më të madhe të programacionit (ditor/javor të televizioneve, for-matet e telenovelave, që përgjithësisht kanë kosto relativisht më të ulët se programet e tjera, me kërkesa më të larta për burime fi nanciare, teknike e njerëzore, por edhe ato të tipit “info talk-show”. “Në kushtet aktuale të tregut televiziv dhe zhvillimit të mëtejshëm të shijeve të audiencës do të ndikojnë përherë e më tepër në konsolidimin e disa televizioneve, të tipit gjeneralist, ndërkohë që shumica e rrjeteve/kanaleve të tjera do të duhet që të orientohen drejt formateve ‘niche’ të programacionit, pasi nuk do të jenë në gjendje të konkurro-jnë me rrjetet kryesore”, thotë z. Goga. Sipas tij, në vetvete kjo nuk është një dukuri negative, duke gjykuar se ka mjaft grupe të caktuara demografi ke (dhe shije/sjellje të caktuara të audiencës) që nuk mund të plotësohen domosdoshmër-isht nga kanalet kryesore të formatit gjeneralist.

Page 43: Monitor 497

497 - Monitor • 43

Na pret një garë e fortë”. Kështu shprehen drejtuesit e pro-gramacioneve në tre televizionet

kryesore në vend, “Top Channel”, “TV Klan” dhe “Vizion Plus”. Muaji tetor shënon dhe kohën kur kjo garë do të arrijë kulmin e saj, pasi do të nisin një sërë programesh të reja. “Top Channel” me “Voice of Albania”, “TV Klan” me “X Faktor”, ndërsa “Vizion Plus” do të synojë të tërheqë me formate që kanë në qendër familjen, si “Nga e para” apo “Familja”. Janë formate që vazhdo-jnë të shfaqen me sukses në vende të ndryshme e që së fundmi do t’i servi-ren edhe publikut shqiptar. Kostoja e blerjes së të drejtës së transmetimit të këtyre programeve është e ndryshme, varion nga 1,000 deri në 5,000 euro për puntatë (episod), që nënkupton nga 20,000 deri në 50,000 euro për të gjitha netët e transmetimit të spektaklit. Sipas ekspertëve, duke qenë se Shqipëria vlerësohet si një treg i vogël dhe me fuqi të ulët blerëse, edhe këto shifra janë më të ulëta se në vendet perëndi-more. Drejtuesit e programacioneve të këtyre televizioneve thonë se marrja e të drejtave të transmetimit të këtyre programeve shihet edhe si një sfi dë për prodhimtarinë. “Ne kemi ndryshuar raportin mes blerjeve të gatshme dhe prodhimtarisë, thotë Albert Dumani, drejtor programacioni në televizionin “Klan”, duke e çuar në 60% me 30%”.Sipas drejtorit të Kërkimit dhe Medias në “R&T Advertising”, Thanas Goga, kjo është një praktikë e zakonshme për tregjet e vendeve në zhvillim, që janë në një fazë më të vonshëm, të forma-timit të tregut televiziv krahasuar me vende më të përparuara që kanë krijuar historinë e televizionit. Për më tepër, në një vend si Shqipëria, ku nuk ka ende një matje të vazh-dueshme të audiencës, mundësia për të gjykuar mbi suksesin e shikueshmërinë e programeve të ndryshme është tepër e vogël dhe përgjithësisht bazohet mbi të dhëna hipotetike. “Shumë prej formateve, patentat e të cilave po blihen tashmë nga televizionet kryesore në vend, janë një garanci e provuar në të gjitha tregjet televizive, ku ato janë testuar se gjenerojnë shikue-shmëri të lartë, gjë që është një garanci më tepër për reklamuesit”, thotë z. Goga. Sipas tij, kjo është një strategji e përshtatshme, qoftë edhe në një kohë krize fi nanciare. “Është me rëndësi për patentat e formateve të tilla, që ka të bëjë me dimensionin e edukimit që televizionet duhet të përcjellin për audi-

encën. Mendoj se përgjithësisht duhet gjetur një e mesme e artë për shkallën e aftësisë që ka media për të edukuar shi-jet e publikut, apo nëse është publiku ai që duhet të edukojë shijet e medias. Gjithsesi, në këtë të mesme të artë, është një tjetër element tepër i rëndë-sishëm, komercializimi i një patente të caktuar, i cili ka edhe fjalën e fundit për zgjedhjen e bërë”, thotë z. Goga.Sipas drejtueses së Programacionit në televizionin “Top Channel”, Vjolla Dedei, është pikërisht media ajo që edukon sjelljen e konsumatorit, duke ndjekur kursin perëndimor.Për këtë qëllim, kjo media ka prezantu-ar tashmë dy blerjet më të rëndësishme të sezonit, “Voice of Albania” dhe “1000 e 1 pse” (pritet të fi llojnë në muajin tetor).

“Ne, thotë znj. Dedei, kemi prodhuar programe të ndryshme që kanë pasur në qendër talentin si ‘Ti vlen’ apo ‘Alba-nians got talent’, e që do të vazhdojmë t’i prodhojmë, por duke qenë se Shq-ipëria është një treg i vogël, menduam se do të ishte më produktive nëse do të sillnim një format tjetër, për t’i lënë më shumë kohë përzgjedhjes së talenteve në fusha të tjera. Konstatojmë se ka më shumë tendencë për të përqafuar këngën, pasi është një nga mënyrat më të thjeshta e të shpeshta të komuni-kimit ose le të themi më popullore. Pra, tendenca e shkuarjes drejt formateve që kanë muzikën në bazë nuk ka të bëjë thjesht me suksesin që këto programe kanë pasur në vende të tjerë, por edhe me prurjet e talenteve. Edhe në Shqipëri vihet re kjo tendencë”.

“KOKË MË KOKË”

KOSTO 1,000-5,000 euro kushton blerja e së drejtës së

transmetimit të një episodi, për një spektakël

Page 44: Monitor 497

44 • Monitor - 497

televizioni Programacioni

“Voice” është prodhim i kompanisë “Talpa”, i vitit 2010, dhe vjen nga Hol-anda. Do të drejtohet nga Ledion Liço dhe numëron rreth 17 episode. “Ndry-she nga programet e tjera, që kanë në qendër talentin, ky nuk është një format për amatorët, por stimulon dhe iu jep mundësi njerëzve që kanë kënduar edhe më parë, me qëllimin që t’u jepet një mundësi për karrierën e tyre. Është një format, që përzgjedhjen e talen-teve nuk e bën në bazë të pamjes së jashtme apo performancës shoqëruese, por vetëm mbi vokalin. Janë katër trajnerë, këngëtarë profesionistë, që do të përzgjedhin talentet pa i parë, vetëm duke i dëgjuar zërin dhe më pas do të formojnë grupet e tyre, që do të vazhdojnë t’i trajnojnë, deri sa me anë të seleksionimit, qoftë të tyre, por edhe të publikut, do të zgjidhet fi tuesi. Ai do të fi tojë të drejtën që një shtëpi disk-ografi ke e mirënjohur, botërore, të prod-hojë diskun e tij dhe ta shpërndajë”, thotë znj. Dedei.Nga ana tjetër, “TV Klan” do të sjellë një format të përafërt që ka në qendër talentin për muzikën, “X Factor Alba-nia”, një format që është në pronësinë e kompanisë “FremantleMedia”.“Pas një periudhe dyvjeçare disku-timesh ishte koha e përshtatshme që ky format të mbërrinte edhe në Shqipëri. Prezantuese e këtij programi do të jetë Alketa Vejsiu, e cila ka blerë edhe të drejtën e transmetimit të tij për Shq-ipërinë.Formati televiziv i talenteve muzikore në botë, nga Simon Cowell, do të kërkojë fenomenin shqiptar. Pas audi-cioneve, për më shumë se 20 javë, do të kërkohet të prodhohet spektakël. Juria është ende surprizë, pasi është një element kyç”, thotë z. Dumani. Një risi tjetër e “TV Klan” është “Këngët e Shekullit”. “Këtë herë përmbajtja dhe materiali muzikor i spe-ktaklit i përkasin repertorit ndërkom-bëtar të muzikës. Hite, që kanë bërë historinë e muzikës botërore. Për znj. Dedei, konkurrenca shihet si një mënyrë për t’i bërë gjërat më mirë. “Nëse je i vetëm, atëherë nuk mund të quhet më një garë, ndaj ne e shohim si një stimul”, thotë znj. Dedei.Por kjo nuk është “arena” e vetme ku televizionet kanë përqendruar garën. Ka rritje të numrit të programeve me natyrë quiz apo edhe “reality”. “Të dyja këto formate, përveç karakteristikave të tjera të shkallës së argëtimit dhe shkal-lës së kënaqësisë për audiencën, siguro-jnë një aspekt tepër të rëndësishëm për televizionet, që është interaktiviteti apo ndërveprimi i drejtpërdrejtë i audiencës me televizionet. Sa më i lartë të jetë ky ndërveprim, aq më e lartë është shkalla e suksesit në këndvështrimin e produktit që u ofrohet konsumatorëve (audiencës) dhe sidomos, klientëve të medias (reklamuesve). Kjo rrit edhe mundësinë për të qenë të suksesshme”, thotë drejtori i Kërkimit dhe Medias në

agjencinë “R&T Advertising”, Thanas Goga.Në këtë fushë, “Top Channel” po përgatitet të hedhë një tjetër format që titullohet “1000 e 1 pse”, i prodhuar nga “Endemol” e që ka disa vite që transmetohet në vende të ndryshme. Ky program ka në qendër fëmijët (nga 4-9 vjeç) dhe personazhet “Vip” të jetës publike shqiptare e që do të prezanto-het nga Arbana Osmani. “Në qendër të formatit janë një grup fëmijësh që me naivitetin e tyre do të përballen me maturinë dhe përvojën e personazheve të njohur publikë, duke sjellë shumë elementë show”, thotë znj. Dedei.Ndryshe nga dy konkurrentët e tjerë, “Vizion Plus” ka zgjedhur të joshë audiencën me formate të rinj, që kanë në qendër familjen, por edhe humorin. Përpos “Dancing with the Stars” dhe “Apartamenti 2XL”, në javën e parë të tetorit do të nisin transmetimet pro-gramet e reja. Drejtori i Promocionit në këtë televizion, Ilir Dyrmishi, shprehet se programacioni do të vazhdojë të ketë frymë gjeneraliste, për t’iu përshtatur në çdo kohë dhe në çdo moment shi-jeve dhe nevojave të audiencës. Strategjia e këtij televizioni është mbështetur kryesisht në programe që do të afrojnë audiencën gjatë disa ditëve të javës, ku konkurrentët i kush-tojnë rëndësi sportit.“Konkurrenca në tregun mediatik sa vjen e bëhet më e fuqishme, ndaj dhe reagimi ndaj saj dhe mbajtja e pozitave konkurruese bëhet një sfi dë gjithnjë e më e vështirë. Ndaj jemi duke punuar me kujdes për të përballuar sfi dën”, thotë z. Dyrmishi. “Nga e para” dhe “Familja” janë disa nga programet e reja që do të fi llojnë e që vijnë si formate të transmetuara me sukses në shumë vende të botës.

“Nga e para”, një emision që do të drejtohet nga Tyrjan Hyska e që do të transmetohet çdo të mërkurë, konsiston në identifi kimin e disa shtëpive apo apartamenteve që do të ndryshohen totalisht, duke u ridizenjuar nga e para. Gjatë kohës që shtëpia riparohet, familja akomodohet në një ambient tjetër komod në hotele apo në vende të tjera.“Familja”, është një program që do të transmetohet ditën e enjte e që ka natyrë “quizi”. Janë dy familje (tre breza) që vihen përballë njëra-tjetrës, me qëllimin fi nal për të fi tuar një apar-tament.Humori, një tjetër arenë ku do të “ndeshen” të tre televizionet: “Top Channel” me “Portokalli”, që do të ketë shumë elementë të rinj, duke fi lluar nga prezantimi e deri tek aktorët, “Klan”, gjithashtu është duke programuar, që nën drejtimin e Agron Llakaj, të nisë një “show” humori, pjesë e së cilit do të jenë edhe trupat e estradave në qytete të ndryshme.Për “Vizion Plus”, prodhimtaria e hu-morit konsiderohet më se e mbarë këtë vit. “Apartamentit 2XL” i shtohet edhe një tjetër format humori i prodhuar nga “Avalon Production”, i cili është realizuar me sukses në Britani, SHBA, Itali, Gjermani, Francë etj. “Sketch show” vjen në versionin shqiptar me disa forma humori. Po duke u ndalur te humori, “Bar–Kafe” është një sitkam komedie për të gjitha moshat. Me hu-mor të kultivuar të karaktereve, situatës dhe batutës. Mes “Top Channel” dhe “TV Klan”, konkurrenca do të vazhdojë edhe për spektaklin e ditës së diel. Të dy programet kanë propozuar rifreskim në rubrikat dhe skenografi në. Politika dhe sporti kanë gjithashtu hapësirat e tyre.

Në kërkim të talentit muzikor

“Voice” është prodhim i kom-panisë “Talpa”, i vitit 2010, dhe vjen nga Holanda. Do të drejtohet nga Ledion Liço dhe numëron rreth 17 episode. “Ndry-she nga programet e tjera, që kanë në qendër talentin, ky nuk është një format për amatorët, por stimulon dhe iu jep mundësi njerëzve që kanë kënduar edhe më parë, me qëllimin që t’u jepet një mundësi për karrierën e tyre. Është një format, që përzgjedhjen e talenteve nuk e bën në bazë të pamjes së jashtme apo perfor-mancës shoqëruese, por vetëm mbi vokalin

“TV Klan” do të sjellë një format të përafërt që ka në qendër talentin për muzikën, “X Factor Albania”, një format që është në pronësinë e kompanisë “FremantleMedia”. “Pas një periudhe dyvjeçare disku-timesh ishte koha e përshtatshme që ky format të mbërrinte edhe në Shqipëri. Prezantuese e këtij programi do të jetë Alketa Vejsiu, e cila ka blerë edhe të drejtën e transmetimit të tij për Shqipërinë. Pas audicioneve, për më shumë se 20 javë, do të kërkohet të prod-hohet spektakël. Juria është ende surprizë, pasi është një element kyç.

Klan Top Channel

Page 45: Monitor 497

497 - Monitor • 45

Page 46: Monitor 497

46 • Monitor - 497

RRITEN ÇMIMET, TKURREN BUXHETET

televizioni Programacioni

Nga agjencitë publicitare nuk vijnë aspak lajme të mira. Bux-hetet për fushatat publicitare

nga biznesi janë reduktuar ndjeshëm. Sipas drejtuesve të këtyre agjencive, viti 2012 parashikohet të jetë edhe më i vështirë. “Duke pasur parasysh që jemi duke jetuar në një periudhë të zymtë recesioni global ekonomik, shumica e reklamuesve strategjikë dhe jo vetëm, i kanë ulur ndjeshëm investimet pub-licitare. Përjashtimet janë të rralla”, thotë z. Goga.Sektori që vazhdon të reklamojë më shumë vazhdon të mbetet telekomu-nikacioni, që ka shënuar rënie në vël-lim, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas ekspertëve, reklamimi nga sektori bankar për vitin 2011 ka qenë pothuajse i pandjeshëm. “Ajo që është interesante, thotë z. Goga, është pozicionimi i pjesës më të madhe të FMCG-ve, të cilët kanë përzgjedhur të ulin ndjeshëm in-vestimin publicitar, me përjashtim të një prej aktorëve kryesorë të këtij sektori, i cili beson se rritja e vëllimit të shpenzimeve publicitare në kohë krize është një mundësi e artë për të rritur pjesën në treg. Unë i besoj këtij të fundit”, thotë një prej drejtuesve të “R&T Advertising”. Një sjellje tjetër

që ekspertët vënë re është se bizneset që kërkojnë të reklamojnë, tentojnë të bëjnë sa më shumë “Pazar” eko-nomik, që nënkupton çmime sa më të ulëta.Pra, të blerit lirë i çon ata në një frekuencë më të lartë spotesh, pa rritje buxheti, por për ekspertët, kjo strat-egji në fi nale ka një kosto më të lartë. Sipas të dhënave që vijnë nga “McM Monitoring”, numrin më të lartë të spoteve të transmetuara për muajin shtator (deri në datë 20 shtator) e ka televizioni “Klan”.Ekspertët thonë se koha më e mirë e

reklamimit në një program me audi-encë të lartë është shumë relative, pasi gjithçka vendoset në bazë të formatit, ditës së transmetimit dhe periudhës. Konsumatori, thonë ata, ka një stil të ndryshëm jete, në bazë të stinëve, pra në Shqipëri funksionon më shumë ky stil.Për shembull: nëse do të fl isnim për “Portokallinë” e “Apartamentin 2XL” pozicionimi i reklamave është i efektshëm në të tri momentet, në fi llim, në mes e në fund, duke qenë se transmetohet ditën e diel, kur pjesa më e madhe e njerëzve janë në shtëpi, por edhe për faktin se në çdo kohë, ka batutë. Është e ndryshme situata në një zha-nër tjetër. Ekspertët thonë se në fi nale duhet të konsiderohet se kush dhe kur ulet para ekranit dhe për cilin emis-ion. Sipas tyre, reklamuesi kryesor që përbën të paktën 80% të buxheteve, në televizion kërkon audiencë me standard jetese të lartë. Target grupi që ata synojnë është mosha nga 14 deri në 50 vjeç.Shqiptarët, thonë ekspertët, janë shumë të lidhur pas televizionit dhe ende e konsiderojnë si mjetin e tyre parësor të informimit, ndaj mund të themi padyshim se, televizioni do të jetë kryefjala dhe për këtë 10-vjeçar të ardhshëm. Ndërkohë që media e shkruar, ashtu siç edhe pranohet nga botuesit e saj, është në krizë për një sërë arsyesh.Avantazhet konkurruese të televizionit sot janë disa: zhanri argëtues dhe social në programacion e intelekti njerëzor. Rrallëherë të ndodh të shohësh njerëz kaq të talentuar dhe besnikë ndaj një kompanie. Nga ana tjetër, ekspertët thonë se televizioni ka edhe një tjetër avan-tazh, atë të çmimeve jo shumë të larta

MC

M M

ON

ITO

RIN

G

Page 47: Monitor 497

497 - Monitor • 47

EMISIONET E REJA

Media Titulli

Top Channel Voice of Albania 1000 e 1 pse Klan X Factor Show humori Zonw e lirw Oleee! Vizion Plus Nga e para Familja Sketch show Bar-Kafe

ÇMIMET E SPOTEVE PUBLICITARE

Media Emisioni Çmimi

30 sec spot/lekë

Top Channel Portokalli 204,-000

E diell 75,000

Top Show 24,000

Top Story 75,000

Shqip 63,000

Çmimi

30 sec spot/euro

Tv Klan Opinion 1,200

Milioner 1,200

Zone e Lirë 999

Show i madh i së shtunës 1,050

Show i madh i së dielës 1,050

E diela shqiptare 600

UEFA 900

Çmimi

30 sec spot/lekë

Vizion Plus Sketch show 183,000

Familja 171,000

Bar Kafe 48,000

Debat 69,000

By pass 66,000

Burimi: Ofertat zyrtare të televizioneve

EDICIONET KRYESORE TË LAJMEVE

Çmimi

30 sec spot/lekë

Top Channel Lajme 19.30 69,000

Lajme 22.00 57,000

Tv Klan Lajme 19.30-22.00 63,000

Vizion Plus Lajme 19.00 54,000

Lajme23,00 42,000

Burimi: Ofertat zyrtare të televizioneve

të reklamimit. Nëse krahasohemi me rajonin (Mali i Zi, Maqedoni, Kosovë), thonë ata, është fakt se televizioni në Shqipëri është shumë më i zhvilluar se në këto vende, e ndërkaq çmimi zyrtar i reklamës është më i lirë në këtë rajon.Por, si kanë ndryshuar çmimet reklam-uese në këtë sezon? Sipas të dhënave që ofrohen nga agjencitë, çmimet kanë shënuar rritje nga 5-15%. Kjo për arsye se ka programe që janë zh-vendosur sa nga një ekran te tjetri.“Portokalli” në “Top Channel” është programi që shënon çmimin më të lartë të reklamimit, 204,000 lekë për 30 sekonda spot publicitar. Në kra-hasim me një vit më parë, ky çmim është rritur me rreth 8.8%. Ende nuk janë bërë të ditura sa do të jenë çmi-met e spoteve për emisionet e reja që pritet të nisin në tetor. “100 milionë”, emisioni i drejtuar nga Adi Krasta shënon një çmim për 30 sekonda spot

publicitar 165,000 lekë. “E Diell”, në “Top Channel” shënon rritje të çmimit me 12% nga sezoni i kaluar, duke u llogaritur në 75,000 lekë.Në televizionin “Klan”, çmimin më të lartë për 30 sekonda spot publicitar e ka emisioni “Opinion” nga Blendi Fevziu, i cili në krahasim me sezonin e kaluar është rritur me 50%, duke

arritur në nivelin 1,200 euro (për efekt llogaritje, kursi i këmbimit me euron u llogarit në 140 lekë).Po kështu, “Milioner” nga Agron Lla-ka, shënon një çmim për 30 sekonda spot publicitar në 1,200 euro, ndërsa emisionet e reja, si “X Factor” para-shikojnë të kenë çmim për 30 sekonda spot në 1,050 euro. Një spot 30 sekonda te “Zonë e lirë” e Arian Çanit me kalimin në “TV Klan”, ka shënuar rritje fare të pandjeshme. Ndërsa tek “E diela shqiptare”, çmimi llogaritet në 600 euro (30 sekonda spot).Në “Vizion Plus”, “Sketch show” pritet të ketë edhe çmimin më të lartë për 30 sekonda spot 183,000 lekë. Te “Familja”, çmimi llogaritet në 171,0000 lekë. Vetëm një prej televizioneve ap-likon çmime në euro për reklamat. Frika nga luhatjet e forta të kursit të këmbimit mes euros dhe lekut, e ka ndryshuar këtë strategji hera–herës.

Page 48: Monitor 497

48 • Monitor - 497

AUDIENCA, PËRPJEKJE PËR MATJE SHKENCORE

televizioni Programacioni

Kohët e fundit ka disa përpjekje në tregun e marketingut për të ofruar shërbim në matjen e

audiencës nga aktorë profesionistë, të pavarur. Gjithsesi qoftë reklamuesit e mëdhenj, agjencitë publicitare apo dhe vetë mediat, kryejnë studime të herëpashershme për studimin e sjel-ljes dhe preferencave të audiencës. Ekspertët thonë se në mungesë të një sistemi, të matjes së vazhdueshme e shkencore të audiencës, është pothu-ajse e pamundur të bëhet një planifi -kim dhe një shpërndarje e informuar e shpenzimeve publicitare. Mungesa e këtyre të dhënave e bën të pamun-dur përllogaritjen e ROI-t (kthimit të investimit) apo efektit të investimit marketing/publicitar për produktet dhe shërbimet e ndryshme që reklam-ohen në media.Sipas ekspertëve, matja e audiencës do të ndihmonte në gjetjen e kanaleve më të mira, për përshtatshmërinë e një marke dhe për komunikimin e mesazheve të shumta e specifi ke. Rreziqet fi nanciare janë shumë të larta, ndaj kompanitë dhe agjencitë kanë nevojë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të shpenzuar sa më mirë paratë e investuara në fushën e publicitetit. Për këtë arsye, thonë ata, matja sa më objektive dhe e pavarur e audiencës është domos-doshmëri emergjente.Kompanitë dhe agjencitë e ndry-shme kanë nevojë të monitorojnë efi kasitetin e parave të shpenzuara

për transmetimin e një mesazhi të caktuar, për një markë të caktuar bazuar në targetin përkatës dhe të ndërmarrin veprime për të përshtatur këto shpenzime në bazë të efektiv-itetit, që ato kanë dhe shikueshmërisë së audiencës së synuar. Kjo do të shmangte shpenzimet e panevojshme për mesazhe që nuk shkojnë atje ku duhet. Si mund të arrihet kjo?Nëpërmjet identifi kimit të menjëher-shëm të mundësive, thonë ekspertët, por edhe duke monitoruar programet apo kanalet e tjera menjëherë, ditën e ardhshme. Me anë të monitorimit të shikueshmërisë së programeve, kana-leve, duke bërë të mundur matjen e konkurrencës reale ndërmjet pro-grameve dhe kanaleve të ndryshme në të njëjtin orar, në fasha orare të ndry-shme, në grupmosha, etj. Si pasojë e mungesës së matjes së audiencës, për-caktimi i çmimeve për blerjen e hapë-sirave publicitare (kohës televizive), bëhet bazuar vetëm në hamendësime, në planifi kimin e target audiencës së bërë nga televizionet apo duke

iu referuar eksperiencave dhe të dhënave të emisioneve të ngjashme në vende të tjera. Gjithsesi, matja e vazhdueshme e audiencës (ose monedha e përbashkët e shkëmbimit të kohës televizive) mbetet një çështje e pazgjidhur e tregut të televizioneve në Shqipëri, e cila do të shërbente si një rregullator i mirë vetërregullues për transaksionet në këtë treg.Ekspertët nuk sugjerojnë domosdosh-mërisht uljen e numrit të transme-timeve për njësi (frekuencës), apo kohës së përgjithshme të transmetimit të fushatave të tyre. Këshilla e tyre do të ishte: një plan i mirëstudiuar, që duhet të bazohet fi llimisht në nivelin e performancës mediatike të synuar (apo në gjuhën teknike, arritja e GRP-ve të kërkuara), dhe më tej analiza fi nanciare e fushatave të tyre. Pra, me një fjalë, ajo çka ne përpiqemi të arrijmë për partnerët tanë, është një performancë më e mirë mediatike me buxhetet më optimale të mundshme. Për sa iu përket klientëve, një pjesë e madhe e tyre janë ndërgjegjësuar, në një masë të madhe tashmë, për projektime të tilla të shpenzimeve publicitare. Të dhënat e brendshme të agjencive tregojnë se televizioni mbetet ende në masë dërrmuese, kanali kryesor për të përçuar mesazhet publicitare në tregun shqiptar, dhe sigurisht që të dhëna të tilla pasqyrohen edhe në analizat paraprake për klientët dhe planet e komunikimit që ne iu propo-zojmë atyre.

TREGUSektori bankar ka qenë pothuajse “off-air” për pjesën më të madhe

të vitit 2011, ndërkohë që telekomunikacionet, ndonëse me ulje të

vëllimeve krahasuar me periudhat e njëjta të viteve të mëparshme,

mbeten përsëri reklamuesit më të mëdhenj

Page 49: Monitor 497

497 - Monitor • 49

Për vitin 2011, kompania “De-loitte” parashikoi se televizio-net do të forconin statusin si

“supermedia”. Sipas ekspertëve shi-kuesit në mbarë botën do të shpen-zonin 140 milionë orë më shumë përpara ekranit, tregu i reklamave do të rritet me 10 miliardë dollarë dhe do të ketë 40 milionë më shumë shikues. Me pak fjalë, televizioni do të vazhdojë të komandojë vëmendjen dhe xhepin e miliona njerëzve në botë. Ekspertët e “Deloitte” thonë se televizioni do të vazhdojë të ruajë pozicionimin si lider në krahasim me mediat e tjera, për nga totali i reklamave, taksat e licencimeve dhe tarifat e pagesave për programet që konsumohen sipas dëshirës. Sipas këtij studimi, tregu i reklamave është në rritje, nga 174 miliardë dollarë që u vlerësua në vitin 2007, parashiko-het të arrijë në 191 miliardë dollarë (2011). Për vitin 2012, rritja vlerëso-het në 6% duke bërë që të arrijë në

200 miliardë dollarë.Po sipas analistit të “Deloitte Touche Tohmatsu”, ky vit shënon edhe rritje të audiencës. Për vitin 2011, llogaritet të shpenzo-hen në total përpara ekranit të vogël 4.49 trilionë orë. Audienca botërore për vitin 2011 është parashikuar që të rritet me 40 milionë për të ar-ritur në 3.7 miliardë shikues. Ende

gjysma e botës nuk e shfrytëzon këtë mënyrë argëtimi, duke lënë hapësira për rritje të vazhdueshme të tregut televiziv. Shikueshmëria për person është parashikuar të shkojë në 3 orë e 12 minuta në ditë. Është një shifër e lartë nëse krahaso-het me 15 minuta në ditë që shpen-zohet mesatarisht në botë në rrjetet sociale. Në këtë mënyrë, televizioni është media me më shumë infl uencë në krahasim me mediumet e tjera.Televizioni do të vazhdojë të mbetet nxitës kryesor për tregtinë e librit. Duke qenë se bestsellerët prezanto-hen edhe nga njerëzit e famshëm të televizionit. Nga ana tjetër, shërben si një mënyrë për të rritur shitjet e revistave apo gazetave, kryesisht atyre që kanë në brendësi listën e programeve televizive. Në Mbretërinë e Bashkuar, një vend me 23 milionë familje, shitjet e revistave që kanë në brendësi programet televizive, mund të arrijnë në miliona, në javë. Po kështu televizioni nxit blerjet e lodrave për fëmijë. Për shembull: Thomas the Tank Engine (Lokomo-tiva Tomas) është lodra numër një te fëmijët parashkollorë në Kinë. Nuk është rastësi fakti se artistët më të suksesshëm të vitit 2011 janë per-sonazhe që kanë dalë nga programe të famshme televizive.Për shembull, programi i suksesshëm televiziv “Strictly Come Dancing” ka arritur të llogarisë 250 milionë shikues në 38 vende ku transmeto-het. Kina është një nga tregjet më të rëndësishëm për televizionin, duke qenë se ka nisur të blejë for-mate të famshme. Edhe në tregjet e vendeve në zhvillim, televizioni ka forcuar pozitat. Për vitin 2011, tregu i reklamave pritet të rritet me 16% në Kinë dhe 14% në Indi. Në vendet BRIC, rritja llogaritet në 20%. Nga ana tjetër, teknologjia televizive vazhdon të përmirësohet. Migrimi i lartë ka ndikuar edhe në rritjen e shitjeve të platformave të ndryshme, po kështu edhe rritja e penetrimit në tregje e televizorëve me ekran të sheshtë është një nga shkaqet e rritjes së tregut të reklamave. Teknologjia 3D gjithnjë e më shumë po kthehet në një burim të madh të ardhurash në terma afatgjatë e afatshkurtër.

TELEVIZIONET ME STATUS “SUPER MEDIA”

PROGRAMET MË TË SUKSESSHME NË BOTË

Show Rrjeti

America’s Got Talent NBC

American Idol Fox

Dancing With the Stars BBC Worldwide

So you Think you can Dance Fox

Survivor CBS

The Amazing Race CBS

The Biggest Loser NBC

The X Factor Fox

Top Chef ABC

Page 50: Monitor 497

50 • Monitor - 497

produkt Shanse

Nga Albana MUÇAJ

Me pritjen që iu bë Kryeminis-trit të Bavarisë, Franc Josef Strauss, tri vite para shembjes

së regjimit, Shqipëria siguroi një kontratë për eksportin e mijëra hektolitrave raki në tregun gjerman. Për të siguruar pijen alkoolike të provuar prej tij, punëtorët e shumë vreshtave e distilerive u vunë në “aksion”. Por këtë mundësi e humbëm që me eksportet e para, pasi ekspertët gjermanë provuan se rakia nuk u pëlqye dhe nuk ishte në cilësinë e asaj të përzgjedhur për Kryeministrin bavarez. Për tregun tonë të vogël, e për fat të keq pak të organizuar në prodhim, mundësitë përsëriten bashkë me hum-bjet e tyre. Një vit më parë, ministri italian i Bujqësisë provon në Panairin e Produkteve Bujqësore, një prej rakive

të prodhuara në Juglindje të Shqipërisë. Prof. Petraq Sotiri, ekspert në fushën e vitikulturës, i cili shoqëronte prod-huesit shqiptarë në panair, tregon se “ai e pëlqeu dhe e pyeti prodhuesin nëse mund të siguronte dymijë hektolitra, që mund të shiteshin shumë mirë në tregun italian”, por prodhuesit shqiptarë ngritën supet. A do të thotë kjo se nuk mund të konkur-rojmë me këtë produkt në tregjet e huaja dhe për më tepër, të mos kërkojmë të promovojmë prodhimin shqiptar, ndërkohë që shumë vende të tjera si Bullgaria po kërkojnë ta quajnë atë produkt tradicional të tyrin? Studiues të vitikulturës mendojnë se ne kemi shumë mundësi për të prodhuar për eksport, por pa pretenduar të gëzojmë markën ekskluzive të prodhimit “raki”, ashtu siç nuk duhet ta pretendojë asnjë nga

vendet rajonit të Ballkanit dhe të Europës Juglindore. Pija alkoolike, e dëmshme nëse konsumohet pa kriter dhe shumë e mirë si një aperitiv, vjen nga vendet arabe, dhe është futur në kulturën e konsumit e prodhimit në Ballkan me pushtimin osman. Kjo nuk na pengon ne apo vendet fqinje të prezantohemi me marka të ndryshme të prodhimit të rakisë në tregjet e mëdha. Prof. Sotiri tregon se, Shqipëria ka kushte dhe reliev të përshtatshëm për kultivimin e vreshtave. Kjo është ndër kulturat më të përhapura në vend, duke fi lluar që nga periferitë e qyteteve. Megjithatë, prof. Sotiri saktëson, “se në tregjet e huaja mund të dilet me produkte të rakisë të prodhuara në ra-jone të ndryshme të vendit. Për zona të tilla si Skrapari, Përmeti etj., mund të punohet për të krijuar prodhim rajonal

RAKIA, MUND TË RAKIA, MUND TË “DEHË” EUROPËN“DEHË” EUROPËN

Rakia e prodhuar në disa rajone të vendit mund të jetë një produkt i mirë për eksport, nëse prezanton vlerat e një rajoni. Ekspertët: As Shqipëria dhe as vende

të tjera të Ballkanit nuk mund ta prezantojnë atë si një produkt kombëtar

Page 51: Monitor 497

497 - Monitor • 51

me emërimin e origjinës së mbrojtur, apo të kontrolluar”. Shumë familje shqiptare e kanë bërë traditë tashmë prodhimin e kësaj pije, por prodhimi për eksport do një organizim industrial, sipas ekspertëve të tregtisë. Aktualisht në vendin tonë, rakia prodhohet nga disa fabrika të pijeve alkoolike. Prob-lemi i këtij tregu mbetet niveli i lartë i informalitetit. Sipas të dhënave të agro-industrisë, në vendin tonë prodhohen rreth 22 mijë hektolitra raki në vit, por sipas ekspertëve të tregtisë, prodhimi real mund të jetë disa herë më i lartë. Në tregun zyrtar të kësaj pije, importi zë gjithashtu peshë të madhe. Rreth 13 mijë hektolitra të importuara zënë 37% të tregut të brendshëm zyrtar të rakisë. Ndërsa këshillohet konsumi me kriter i saj në vend, enologët mendojnë se është koha të promovojmë prodhimin rajonal për eksport. Në tregjet ndërkombëtare, pijet me nivel të lartë alkoolik si rakia, konsumohen si aperitivë. Konsumi (jo më shumë se një mililitër për çdo ki-logram të peshës trupore) ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në aparatin e tretjes.

Rajoni shqetësohet nga pretendimet bullgare

Sofja po përpiqet t’i provojë Brukselit se pija alkoolike e prodhuar nga rrushi, e njohur si “rakia” është një produkt tradicional bullgar. Gjatë këtij viti, bull-garët po “luftojnë” për të njohur një nga pijet simbolike të rajonit të Ballkanit me bazë rrushin, si një prodhim të saj. Sofja insiston se nuk është duke u përpjekur

të paraqesë një kërkesë të veçantë për rakinë. Bullgaria këmbëngul se kjo ka të bëjë me taksat, pra nëse Bashkimi Europian bindet që ta njohë rakinë si pijen tradicionale bullgare, Sofja do të mund të lejohet të ulë taksën mbi rakinë e rrushit me 50%, çka nënkupton ulje të çmimit dhe rritje të shitjeve. “Kjo do të nxisë prodhimin e rakisë dhe zhvil-limin e sektorit”, thotë Krasimir Koev, drejtues i Agjencisë së Pijeve. Në pritje të një përgjigjeje deri në fund të këtij viti, qeveria bullgare ka aprovuar një raport që tregon se bullgarët kanë prodhuar raki prej shekujsh. Ministri i Bujqësisë, Miro-slav Naidenov, e ka deklaruar rakinë si një pije tradicionale bullgare. Në këtë mënyrë, Bullgaria, deri tani e njohur jashtë për verën e lirë, djathin me feta dhe vajin, pretendon t’ia shtojë rakinë listës së produkteve të saj kombëtare. Me këtë mënyrë, Bullgaria pretendon të tërheqë edhe investitorë të huaj në prodhimin e pijeve. Përfaqësues të këtij vendi tregojnë se deri më tani janë kon-taktuar nga disa kompani gjermane e franceze të prodhimit të pijeve, të cilat kanë shprehur interes për prodhimin në Bullgari. Kompanitë e huaja mund ta bëjnë pijen me nivel të lartë alkoolik në Bullgari dhe për ta përdorur atë si bazë për pijet e tyre. Ndërsa Bullgaria ka theksuar se nuk po bën ndonjë kërkesë të veçantë për ta njohur si produkt të saj, manovrat e saj në Bruksel po shqetësojnë vendet fqinje, ku vendasit me krenari e konsiderojnë rakinë e rrushit, specialitetin e tyre.Rakia është po aq e njohur si pije kombëtare në Serbi, Shqipëri e Kroaci, vlerësohet në “Balkan Insight”.

Si na “pushtoi” rakiaFlet prof. Petraq Sotiri, ekspert i vitikulturës

Të parët tanë, si gjithë popujt e civilizuar të Mesdheut, kanë pasur shumë të zhvilluar vreshtarinë dhe

prodhimin e verës. Si aktivitet ekonomik, vera zinte një nga burimet kryesore të të ardhurave të popujve të Mesdheut, duke përfshirë këtu jo vetëm ata grekë por edhe italianë, francezë e spanjollë, portugezë dhe popujt ilirikë. Në rastin e verës, sigurisht që teknologjia është e përbashkët. Në gjuhën e ilirëve të lashtë kanë ekzistuar këto fjalë dhe praktika. Një praktikë e tillë tradicionale vazhdoi mijëra vjet deri sa me pushtimin osman, në shekullin XV, përfundimisht vreshtaria u shkatërrua si aktivitet dhe me futjen e islamizmit si fe perandorake, u ndaluan ritet tona të lashta. U ndalua edhe prod-himi i verës, sepse vera ishte një nga elementët bazë të riteve fetare të katoli-cizmit dhe ortodoksisë, pasi kremtimet,

urimet dhe festat fetare, zhvilloheshin me verë. Ndërprerja e aktivitetit fetar dhe kthimi me forcë në fenë islamike nd-alonte përdorimin e verës dhe për pasojë, perandoria turke vuri taksa të mëdha për ata që mbanin vreshta dhe prodhonin verë. Kjo solli rrënimin e ekonomisë së familjeve tradicionale që merreshin me prodhimin e verërave, emigrimin në masë. Vera fi lloi të zhduket nga tryezat nga ceremonitë dhe prodhimi i rrushit fi lloi të përdoret për konsum të freskët. Gradualisht industria e përpunimit të rrushit kaloi në prodhimin e rakisë, një produkt alkoolik i fortë, që shërbehej në raste pritjesh. Kishte prodhim të madh vreshtash dhe kazanët e parë të rakisë kanë ardhur nga perandoria osmane, prandaj dhe rakia fi lloi të përdorej më gjerë pas konsolidimit të pushtimit os-man. Termin e rakisë për vendin tonë

e gjejmë të përmendur për herë të parë nga një misionar i Papës, i dërguar për të parë gjendjen ekonomike, zhvillimet dhe pasojat e perandorisë osmane në vendin tonë. Ai deklaroi se kishat janë bërë të varfra, ceremonitë nuk bëhen më, në hanet ku fl e nuk shërbejnë më verë (pasi është bërë shumë e rrallë) dhe hanxhinjtë e familjet të presin me një pije të bardhë që vendasit e quajnë raki. Rakia pati një zhvillim të madh për faktin se feja islame te ne nuk ishte aq konservatore sa në metropolet e perandorisë osmane.

Page 52: Monitor 497

52 • Monitor - 497

Shtetet e Bashkuara pritet të ndër-marrin ndryshime në politikën e tyre tregtare. Sipas zyrtarëve të

Departamentit të Tregtisë, po përgatiten të publikojnë një seri masash tregtare kundrejt Kinës. Sipas një dokumenti paraprak, informues për gru-pet e lobimit të biznesit, thuhet se përfaqësuesi treg-tar i Shteteve të Bashkuara, Ron Kirk, do të mbajë një konferencë për shtyp, në të cilën do publikojë edhe masat shtrënguese tregtare kundrejt Kinës.Sipas analistëve një prej vep-rimeve shtrënguese tregtare, mund të jetë ndalimi i eks-porteve kineze të silicit, një lëndë e parë shumë e rëndësishme për prodhimin global të produkteve të elek-

ganizatën Botërore të Tregtisë, për ku-fi zime të ngjashme që Kina vendos mbi eksportin e lëndëve të para, që përdoren në industrinë e çelikut dhe produkteve të tjera të industrisë.Në javët e fundit, demokratët në Kongres janë ankuar për subvencionet kineze në prodhimin e paneleve diellore, që kanë nxjerrë prodhuesit amerikanë jashtë lojës. Ata kanë nxitur gjithashtu përfaqë-suesin tregtar Ron Kirk, për të hetuar mbi presionin që Kina po i bën prodhuesit të

makinave “General Motors”. Kina kërkon nga prodhuesi amerikan i makinave, që të dorëzojë teknologjinë e prod-himit të makinës elektrike “Chevrolet Volt”, në mënyrë që të përfitojë nga subven-cionet shtetërore për makinat elektrike. Shumë demokratë po bëjnë presion edhe për temën e normës së këmbimit dhe praktikat monetare të Ki-nës. Kandidati për president i republikanëve, Mitt Romney, ka kritikuar kohët e fundit Presidentin Barack Obama se nuk ka kryer punë të mjaf-

tueshme për të nxitur Kinën, që të rrisë vlerën e juanit kundrejt dollarit.

REVISTAT E JAVËS

SHBA, GATI SANKSIONET TREGTARE KUNDËR KINËS

Bota Tregje

tronikës, të produkteve ushtarake dhe të industrisë së energjisë së rinovueshme. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian

dhe Meksika, kohët e fundit kanë fi tuar një çështje gjyqësore ndaj Kinës në Or-

Në të gjitha tregjet e mëdha euro-piane të makinave, për muajin gusht është shënuar shtim i num-

rit të shitjeve. Pavarësisht problemeve ekonomike dhe fi nanciare që po has kontinenti i vjetër, duket se sektori auto-mobilistik po shkon në kundërtendencë.Sa i përket shitjeve të prodhimeve të reja, në muajin e kaluar është regjistruar një rritje me 7.8% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kryeson në numrin më të madh të shitjeve Gjermania, me 18.3%, Britania

e Madhe me 7.3%, Spanja me 5.9%, Franca me një shtim të shitjeve me 3.1% dhe në fund Italia me një rritje prej vetëm 1,5%, sipas të dhënave të Shoqatës Europiane të Prodhueseve të Makinave.Për markat gjermane, vendi i parë i takon “Volkswagen”-it me rritje të shitjeve afër 15% për gushtin dhe 7.5% për tetë muajt e parë të vitit, me një kuotë të tregut në rritje me 23%. Më pas renditen modelet franceze të “Peugeo-Citroen” dhe “Renault”.

Në vendin e katërt pozicionohet “Gen-eral Motors”, me rritje me 5.2% dhe në vendin e katërt “Ford”, me 19.7% rritje. Problematik mbetet tregu italian i makinave, ku “Fiat” ka shënuar rënie të shitjeve në 12.5%, me një kuotë të tregut në rënie krahasuar me vitin 2010. Gjithsesi lëkundja e shitjeve të markës “Fiat” është kompensuar nga shitja e dy modeleve të tjera, si “Alfa Romeo” dhe “Jeep”. Masat shtrënguese të shqyrtuara nga qeveria italiane duket se po rëndojnë edhe mbi sektorin automobilistik.

EUROPË, RRITEN SHITJET E MAKINAVE

Page 53: Monitor 497

497 - Monitor • 53

Degë të “Credit Suisse” në 13 qytete janë sulmuar pasi zyrtarët në Nordrhe-in-Westfalen morën një disk kompjuteri që përmbante informacione mbi gjer-manët e pasur, klientë të kësaj banke, nga ku rezultonte një evazion prej 2.5 milionë eurosh.

Credit Suisse” ka rënë dakord të zgjidhë hetimin mbi evazionin tatimor në Gjermani. Banka

zvicerane do të paguajë 150 milionë euro për të parandaluar ndjekjen penale të bankës dhe stafi t të saj, që dyshohet se kanë ndihmuar klientët e pasur gjer-manë të shmangin taksat.“Credit Suisse” është bërë kompania e dytë huadhënëse zvicerane që arrin një zgjidhje jashtëgjyqësore, që e shpëton bankën dhe stafi n e saj nga përfshirja në çështjen gjyqësore të evazionit fi skal.Kompania me bazë në Zvicër bëri të ditur javën e kaluar se kishte rënë da-kord t’i paguante 150 milionë euro (205 milionë dollarë) shtetit të North Rhine-Westphalia, për t’i dhënë fund hetimit. Marrëveshja vjen pesë muaj pasi banka private zvicerane “Julius Baer” ra da-kord të paguajë 50 milionë euro për të zgjidhur një rast të ngjashëm.“Grupi ‘Credit Suisse’ dhe Zyra e Proku-rorit Publik në Dyseldorf kanë arritur një marrëveshje në lidhje me proce-durat gjyqësore kundër punonjësve të ‘Credit Suisse’”, thuhet në një deklaratë të bankës. Duke theksuar se “të gjitha procedurat duhet të zgjidhen”, banka vuri në dukje se “është shmangur një mosmarrëveshje komplekse dhe e zg-

jatur ligjore”.Banka e dytë më e madhe e Zvicrës ka qenë nën presion nga autoritetet gjermane që nga viti 2010, kur hetuesit fi lluan një hetim të 1100 klientëve dhe stafi t bankar të dyshuar për fshehje të fondeve nga zyrtarët tatimorë.

“CREDIT SUISSE” PRANON TË PAGUAJË PËR T’I DHËNË FUND HETIMIT TATIMOR

Kreu i gjigantit të industrisë dhe inxhinierisë gjermane “Sony Eric-sson”, Peter Löscher, ka thënë se

kompania e tij do të tërhiqet plotësisht nga industria bërthamore.Në një intervistë të revistës gjermane “Der Spiegel”, drejtori ekzekutiv i “Sie-mens”, Peter Löscher, tha se kompania e tij po kthen faqe në energjinë bërtham-ore. “Për ne, kapitulli është i mbyllur”, tha Löscher, duke njoftuar se fi rma nuk do të ndërtojë centrale bërthamore. “Ne nuk do të përfshihemi në menaxhimin e ndërtimit apo fi nancimin e centraleve bërthamore”, tha ai.Kjo nënkupton, se një mar-rëveshje bashkëpunimi e planifi kuar prej kohësh me kompaninë nukleare ruse, “Rosato”, do të anulohet,

edhe pse Löscher tha se ende do të kërkojë të punojë me partnerin rus “në fusha të tjera”. Ai shtoi se “Siemens” do të vazhdojë të prodhojë komponentë të tillë si turbinat me avull, që përdoret në industrinë e energjisë konvencionale, të cilat mund të përdoren edhe në centralet bërthamore. “Kjo do të thotë se ne do të kufi zohemi vetëm për prodhimin e teknologjive që

nuk janë vetëm për qëllime bërthamore, por mund të përdoren edhe në sektorin e gazit e të qymyrit”, tha Löscher.Muajt e fundit, “Siemens” ka luftuar me biznesin e saj bërthamor. Në maj, një gjykatë arbitrazhi e urdhëroi kom-paninë gjermane të paguajë 648 milionë euro (927 milionë dollarë) kompanisë franceze “Areva”.Vendimi erdhi pasi gjykata vërtetoi

se kompania me bazë në Mynih nuk arriti të përm-bushë detyrimet kontrak-tuale në një ndërmarrje të përbashkët bërthamore me “Areva” në fi llim të këtij viti.Drejtuesi i “Siemens” tha se vendimi i kompanisë për t’u tërhequr nga sektori bërthamor ishte një përgjigje ndaj katastrofës bërthamore të Fukushimës në mars.

“SIEMENS” LË INDUSTRINË BËRTHAMORE

Page 54: Monitor 497

54 • Monitor - 497

Në tremujorin më të rëndësishëm të vitit për turizmin, 24.5 milionë italianë kanë shkuar me pushime. Mesatarisht secili ka shpenzuar 743

euro përkundrejt 662 euro të një viti më parë. -Këto shifra janë deklaruar nga ministri i Turizmit, Michela Vittoria Brambilla. Ministria konstaton se shpenzimet e italianëve gjatë pushimeve janë rritur duke shënuar një vlerë totale në 27,9 miliardë euro nga 23.5 miliardë euro që u llogaritën verën e kaluar. Rritja llogaritet në 12.2% dhe si arsye kryesore renditen shtrenjtimi i bile-tave të tragetit, çadrave e të tjerë artikujve që nevojiten gjatë pushimeve. Rreth 81% e italianëve kanë pushuar brenda vendit dhe muaji gusht është më i preferuari. Të dhënat e bëra publike nga ministria dhe të nxjerra nga Agjencia Kombëtare e Turizmit nxjerrin në pah edhe rritjen e shitjeve të njësive akomoduese (hoteliere etj.) në krahasim me verën e vitit 2010 në nivelin 2.9% në qershor, 3.7% në korrik dhe 5.4% në muajin gusht. Bregdeti vazhdon të jetë destinacioni më i preferuar mes italianëve, ndërsa vihet re se është rritur interesi për turizmin gastronomik dhe atë të ashtuquajtur “i gjelbër”. Për sa i përket prezencës së turistëve të huaj, sipas të dhënave të Bankës së Italisë, numri i tyre u rrit me 6.6%, ndërsa shpenzimet me 7.3%.

PUSHIMET, ÇDO ITALIAN KA SHPENZUAR 743 EURO

Në një artikull në “New York Times”, ai shpalos argumentet se çfarë mund të sjellë zbatimi i një politike të tillë. Në të njëjtën kohë duhet të mbahet parasysh fakti se strategjia e Rezervës Federale duhet të shoqërohet me masa sasiore lehtësuese, që nënkupton norma pothu-ajse në nivelin zero. Kjo nuk do të ishte diçka e re. Banka e Anglisë prej kohësh nuk ka ndryshuar normat e interesit, edhe pse infl acioni llogaritet në rreth 5%. Edhe Banka Qendrore e Brazilit duket se nuk është e interesuar që të reagojë ndaj infl acionit që është rritur ndjeshëm në gjashtë vitet e fundit. Këtë e tregon edhe fakti që si kundërpërgjigje dhe në mënyrë të befasishme shkurtoi normën e interesit.

Inflacioni në nivelin 3% mund të jetë i tolerueshëm. Sipas të dhënave të grumbulluara nga “Bloomberg”,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të drejtojnë një strategji infl acioniste për të gjallëruar ekonominë, si dhe me shpresën për të reduktuar papunësinë në 7% nga 9.1% që ishte në gusht. Shefi i Rezervës Federale, Ben Bernanke, i ka hapur dritën jeshile manovrës “Gin” (Gjenero tani in-fl acioni), një veprim i kundërt i politikës që lufton infl acionin (Win) e zbatuar nga Presidenti John Ford në vitin 1970. Sipas analizës së bërë nga “Bloomberg”, Banka Qendrore do të jetë e orientuar për të mbajtur në kontroll infl acionin vjetor në nivelin 3.3% (në krahasim me 2,8% që ishte në muajin korrik) deri në korrik

të vitit 2013, për të ndjekur më pas, në mënyrë hipotetike, nivelin 2%.Rritja e nivelit të infl acionit (nga 2 në 3%) do të dobësonte dollarin në krahasim me monedhat e tjera të vendeve në zhvillim, duke i dhënë shtysë ekonomisë. Do të dobësonte borxhin publik dhe do të ulte interesat e letrave me vlerë, si dhe do të shtynte për një moment tjetër rritjen e normave të interesit, duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë. Në të njëjtën kohë analistët thonë se kjo masë ka edhe rreziqe, siç është ndryshimi i orientimit të konsumit. Strategjia “vetëm pak infl a-cion” e prezantuar nga Bernanke nuk ka konsensusin e të gjithëve. Ajo kundër-shtohet fort nga Paul Volcker, president i Rezervës Federale në vitet 1979-1987.

Bota Tregje

AMERIKA MUND TË DALË NGA KRIZA FALË “GIN”

Agjencia ndërkombëtare e klasifi -kimit uli renditjen për grupin italian të makinave, duke para-

lajmëruar se mund të ketë edhe shkurtim tjetër. Gjykimi u klasifi kua si Ba2 me parashikim negativ. “Vendimi pasqyron faktin se kredituesit e grupit ‘Fiat’ do të jenë gjithnjë e më afër me ata të grupit ‘Chrysler’, duke qenë se dy shoqëritë do të bëhen më të ndërvarura mes tyre”, tha Falk Frey, zëvendëspresident i “Moody’s”.Intensifi kimi i përdorimit të platformave

të përbashkëta, moduleve e teknologjive ka rritur ndërveprimin mes dy kompa-nive. Pavarësisht kësaj, “Fiat” nuk garan-ton dot borxhin e marrë nga “Chrysler” e “Moody’s” është në dijeni të faktit se “Fiat” nuk ka ndërmend ta garantojë as në të ardhmen. Të dyja kompanitë kanë drejtim fi nanciar të ndarë mes tyre, ndërsa kjo nuk ndodh për sa i përket aspektit industrial. Teknikisht gjykimi kalon nga Ba2 në Ba1, me parashikim negativ dhe i përgjigjet një borxhi që llogaritet në 8.3 miliardë euro.

Sipas Falk Frey i agjencisë “Moody’s”, “Fiat” do të lëkundet edhe më shumë, për shkak të presioneve të forta të konkurrencës, përballë kërkesës, rritjes së çmimeve dhe kapacitetit më të madh që ka Brazili, tregu më fi timprurës për kompaninë. Në Itali, “Fiat” ka avantazhe për shkak të prezencës që ka në treg, 30% të tij. Por masat shtrënguese të qeverisë dhe ekonomia e dobët mund të ndikojnë që kompania ta humbasë pozicionimin e liderit në treg.

“MOODY’S” UL NË KLASIFIKIM “FIAT”

Page 55: Monitor 497

497 - Monitor • 55

me vlerësimin e tyre për kapitalin e bankave”, thotë Michel Barnier, komis-ioner europian për tregun e vetëm. “Pjesa më e madhe e bankave europi-ane janë të mirëkapitalizuara dhe ato që duhet të rrisnin kapital në bazë të rezultateve të testeve të stresit po e bëjnë këtë. Ne nuk kemi pritur FMN-në, që t’i bëjmë bankat e Europës më të forta”. Stafi i FMN-së vlerësoi se, bazuar në lëvizjet e diferencave të CDS1-ve, rënia në çmimet e obligacioneve kombëtare të shteteve periferike problematike të Eurozonës që kur fi lloi kriza vitin e kaluar, kanë reduktuar vlerën e zotërimeve të bankave të BE-së me 200 miliardë euro.Sipas raportit, goditja në bilancet e bankave mund të rritet në 300 mili-ardë euro në rast se do të merreshin në konsideratë zotërimet e bankave te njëra-tjetra. Shifra e FMN-së prej 200 miliardë eu-

rosh provokoi debate të nxehta midis FMN-së dhe shteteve të Eurozonës.Zyrtarët e Eurozonës kanë pretenduar se ata e kanë detyruar fondin të tërhiqet nga vlerësimet se bankat e BE-së mund të kishin nevojë për 200 miliardë euro kapital të ri, duke thënë se çmimet e aktiveve të tjera në bilancet e tyre janë rritur për të bërë kompensimin.Por fondi ka nënvizuar se analiza e tij ishte vetëm një rishikim specifi k i ndikimit të saktë të krizës së borxheve kombëtare periferike, sesa një test i plotë stresi dhe vlerësim i kërkesave të kapitalit.Ai thotë se lidhjet e thella midis bankave në Europë zmadhojnë çdo goditje që mund të vijë nga vendet me probleme. “Duke qenë se bankat u japin hua bankave, sistemi është tepër i ndërlidhur, si brenda ashtu dhe jashtë kufi jve”, thotë raporti.“Si rrjedhojë, sistemi bankar mund ta amplifi kojë goditjen origjinale nga një vend përmes tregjeve të fi nancimit”.Pa dhënë një shifër, raporti, megjithatë argumenton se shumë banka europiane në mënyrë të qartë kishin më shumë nevojë për amortizues kapitali më parë, sesa aktualisht – një argument i dhënë muajin e kaluar nga Christine Lagarde, drejtore menaxhuese e FMN-së.ESRB kryesohet nga Jean-Claude Trichet, president i Bankës Qendrore Europiane. Apeli i tij nënvizon një bindje në rritje midis bankierëve qen-drorë të Europës se fuqizimi i bilanceve të bankave ofron mënyrën më të mirë për t’u marrë me krizën e Eurozonës. Në një thirrje drejtuar politikanëve të Eurozonës fondi e vinte theksin në “forcimin e koordinimit dhe dendësi informacioni”. Raporti i FMN-së theksonte se rreziqet e kreditit, tregut dhe likuiditetit ishin rri-tur të gjitha që nga raporti i mëparshëm në prill. Kushtet monetare ishin i vetmi aspekt i stabilitetit të tregut fi nanciar, që nuk është përkeqësuar.“Kriza – tashmë në vitin e saj të pestë – ka lëvizur në një fazë të re, më poli-tike”, tha raporti i FMN-së.Megjithëse Eurozona ka marrë hapa të rëndësishëm për të adresuar krizën, si marrëveshja e njoftuar më 21 korrik për të ofruar më shumë asistencë për Greqinë, “diferencat politike midis ekonomive që po kryejnë ndryshime dhe atyre që po japin mbështetje kanë penguar arritjen e zgjidhjeve afatgjata”.Qeveritë e Eurozonës janë akuzuar se e kanë lënë situatën në Greqi të përkeqësohet sesa të ngacmojnë plagën, duke detyruar Athinën të ris-trukturojë borxhin e saj. Një lëvizje e tillë mund të dëmtonte bilancin e shumë bankave të Eurozonës që zotëro-jnë obligacione kombëtare greke.

FMN PARALAJMËRON SISTEMIN GLOBAL FINANCIAR

Rregullatorët ndërkombëtarë rr i tën presionin mbi poli -tikëbërësit europianë që të

mbështesin bankat e kontinentit, duke paralajmëruar se kriza e borxheve kombëtare përbën kërcënim në rritje për stabilitetin fi nanciar.Bordi Europian i Riskut (ESRB), një me-kanizëm i ri që ka në përbërje bankierë qendrorë dhe mbikëqyrës, bëri thirrje për veprime të shpejta në mënyrë që të përballohen kërcënimet që po rriten me shpejtësi.“Mbikëqyrësit duhet të koordinojnë përpjekjet, që të fuqizojnë kapitalin e bankave”, tha ESRB. “Lidhjet e mëdha në sistemin fi nanciar europian kanë çuar në rritje të shpejtë të rrezikut të një infektimi domethënës. Kjo kërcënon stabilitetin fi nanciar në BE, si një e tërë dhe fatkeqësisht ndikon ekonominë reale në Europë dhe përtej”. Në raportin e stabilitetit financiar global, Fondi Monetar Ndërkombëtar hapi debate me gjetjen e tij se kriza e borxheve kombëtare e Europës kishte goditur bankat me 200 miliardë euro që nga 2010-a.Politikëbërësit europianë sfi duan gjetjet e FMN-së.“Unë bie dakord me sulmin e raportit të FMN-së...Unë nuk jam në një mendje

1 Një credit default swap (CDS) është një kontratë derivative kredie mes dy palëve, ku blerësi i bën-pagesa periodike shitësit dhe në rast se instrumenti fi nanciar që është objekt i kontratës falimenton, shitësi detyrohet t’i paguajë blerësit një shumë të caktuar si dëmshpërblim. Këto kontrata janë një lloj sigurimi për instrumentet e kredisë.

Page 56: Monitor 497

56 • Monitor - 497

Menaxhim Këshilla

Të gjithëve na ka ndodhur. Është e premte pasdite dhe pothuajse po mbyllni punën. Mund të jeni të ulur para kompjuterit, duke përzgjedhur lokalin ku doni

të kaloni mbrëmjen. Në këtë moment, shefi juaj ndalon dhe ju pyet se sa kanë qenë të ardhurat e fundit të klientit tuaj. Ju jeni kapur në një moment tërësisht të papërshtatshëm, kur truri juaj është shkëputur nga puna dhe gjithë ajo çfarë mund të murmurisni është: “Hëm, në të vërtetë nuk jam i sigurt për këtë, më falni”. Pasi të jetë larguar shefi , fytyra juaj fi llon të kthehet nga e kuqe e zjarrtë në ngjyrën normale dhe truri juaj fi llon të funksionojë sërish, mallkoni veten, pasi e dinit përgjigjen. Kujtoni se pak ditë më parë keni lexuar një përmbledhje të të ardhurave të klientit dhe disa nga detajet, ose të paktën keni pjesëza të mjaftueshme të përgjigjeve ndaj një pyetjeje. Pavarësisht se mund të jeni një nga ata persona me fat, të cilët gjithmonë e kanë përgjigjen e duhur ose kanë zotëruar artin e atij që duket sikur i di ato për të cilat po fl et, edhe pse nuk keni informacion, gjithsesi jeni përballur, apo do të përballeni me situata të ngjashme ku nuk jeni plotësisht të përgatitur. Por shanset janë, që edhe pse nuk e keni përgjigjen e plotë në “xhep”, dini mjaftueshëm sa të ndani me shefi n apo kolegët disa informacione dhe të vazhdoni kur dini më shumë. Kështu, ju i tregoni shefi t se keni disa informacione me të cilat mund të kontribuoni, ndërsa vazhdoni të qëndroni të ndershëm për faktin se nuk dini gjithçka. Sipas Jodi Glickman, autor i “Të shkëlqyeshëm në punë, sekreti i të ecurit përpara, “t’i përgjigjeni me zgjuarsi një pyetje, nevojitet një strategji e thjeshtë e ndarë në tri pjesë”:

Ja çfarë di

Gjëja e parë që duhet të kujtoni është se, nuk pritet që të dini gjithçka për çdo çështje dhe në çdo kohë. Duke pasur parasysh se sa të zënë jemi në këto kohë, është gati e pa-mundur që të kemi përgjigjen gjithmonë në majë të gjuhës. Sipas Glickman, nëse pyetja lidhet me diçka për të cilën po punoni apo jeni familjarë me të, ju dini diçka që do t’ju vlejë për përgjigjen. Ndaj, në vend që të përgjigjeni direkt: më fal

SI T’I PËRGJIGJENI NJË PYETJEJE QË NUK E DINInuk e di, merrni pak kohë, për të mbledhur mendjen dhe t’i siguroni shefi t disa fakte a informacione që dini.

Ja çfarë nuk di

“Pasi i keni dhënë klientit apo shefi t tuaj diçka të vogël që vlen, jini transparent dhe pranoni që nuk e dini përgjigjen apo keni pjesën e saktë të informacionit”, shkruan Glickman. Disa herë është e thjeshtë të “shpikni një përgjigje kur kapeni në befasi, por ajo do t’ju dëmtojë në një kohë tjetër. Shefi juaj do të pëlqente më shumë që të jeni të ndershëm dhe të deklaroni “injorancën” tuaj për një çështje të caktuar se sa të kuptojë më vonë se klienti nuk ka blerë një kompani tjetër, ashtu siç i kishit thënë atij për t’u treguar të zgjuar. Gënjeshtrat do të dëmtojnë besueshmërinë tuaj. Në vend që të vërdalloseni, raportojini shefi t që nuk jeni plotësisht të sigurt.

Ja si e kuptoj unë

Ndërsa nuk pritet që të dini gjithçka, duhet që të bëni çfarë të mundeni për të siguruar një përgjigje, edhe nëse duhet të merrni pak kohë për të kërkuar e siguruar informacionin e saktë. Hapi i tretë i strategjisë së Glickman ju këshillon ta mbyllni bisedën, duke ofruar planin tuaj të lojës. Pra, ju do bëni disa kërkime për t’u kthyer me një informacion më të vlefshëm për shefi n. Në këtë rast, duhet të kërkoni edhe afatin përfundimtar, kur duhet siguruar informacioni. Ja një shembull konkret se si mund ta aplikoni këtë strategji në një situatë të caktuar.1. Ja çfarë di: “Di që shitjet e klientit X janë rritur krahasuar me tremujorin e kaluar”.2. Ja çfarë nuk di: “Gjithsesi nuk e mbaj mend numrin e saktë të shitjeve”.3. Ja si e mendoj unë: “Më jepni kohë të shikoj raportet e fi timeve, të bëj një kontroll të numrave dhe kthehem tek ju. Deri kur ju duhet ky informacion?Kështu, herën tjetër, para se të bëjë ndalesa të paparalajmëru-ara, shefi juaj do të marrë frymë gjatë.

Page 57: Monitor 497

497 - Monitor • 57

Ju është dashur të investoni shumë te burimet njerëzore, duke i dërguar në trajnime të

ndryshme. Çfarë kanë marrë ata nga trajnimi dhe çfarë kanë aplikuar në vendin e punës kjo është relative. A do dëshironit të rrisnit mundësinë që ata të kthehen në vendin e punës me më shumë njohuri, duke sjellë edhe ndryshime? Ekspertët thonë se menaxherët mund të bëjnë ndryshime në informacio-nin dhe aftësitë që përvetësojnë të trajnuarit, por edhe se si e aplikojnë atë në vendin e punës. Mesazhi që ju përcillni për trajnimin është thelbësor në krijimin e klimës së duhur për të mësuar. Përpara trajnimit, menax-herët duhet të ulen dhe të fl asin me punonjësin që do të trajnohet, duke i shpjeguar arsyet pse po trajnohet, çfarë pritet të mësojë dhe se si mund t’i përdorë njohuritë në vendin e punës. Të krijosh pritshmëri rrit përdorimin e njohurive që punonjësit marrin. Së dyti, në të gjithë procesin ju mund të ndërmerrni disa hapa për të rritur mundësinë e të mësuarit tek punon-jësit.

Hapi 1

Kurba e asimilimit të informacionit është në rënie në fund të ditës, kësh-tu që një ditë e plotë trajnimi është më pak efektive sesa tri ditë trajnim që zgjasin gjysmë dite. Planifi kimi më i mirë është një ose dy herë në javë, për dy ose tri orë çdo seancë.

Hapi 2

Shmangni trajnimet gjatë periudhave të ngarkuara me punë.

Hapi 3

Planifi koni trajnimin sa më afër kohës që punonjësit do t’i nevojiten aftësitë e reja. Nëse drejtuesi juaj kërkon që të ketë të trajnuar të gjithë stafi n për një program kompjuteri, sigurohuni që programi është insta-luar në kompjuterët e punonjësve përpara trajnimit.

Hapi 4

Vendosni se cili duhet të marrë pjesë në trajnim. Vetëm atyre që iu nevo-jitet trajnimi duhet të jenë pjesëmar-rës dhe jo ata që mendoni se mund t’i nevojitet në të ardhmen.

TRAJNIMI, SI TË JETË I FRYTSHËM

Pika kritike për procesin e trajnimit është kur punonjësit vijnë sërish në punë. Në këtë rast, menaxherët kanë rol shumë të rëndësishëm. Ata duhet t’i pyesin punonjësit çfarë kanë mësuar dhe si mendojnë t’i përdorin këto njohuri në vendin e punës. Më pas është e rëndësishme të shikoni, nëse ata po i përdorin ato njohuri që kanë mësuar apo kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme.Një teknikë shumë e rëndësishme: Sugjerojini punonjësit të trajnuar të trajnojë dikë tjetër brenda 24 orëve. Një opsion mund të jetë të planifi koni kohë për punonjësit, që kolegu i tyre të bëjë një prezantim të trajnimit në një takim me ta. Punonjësi që do të ketë si detyrë të bëjë prezantimin, do t’i kushtojë më shumë rëndësi mate-rialit dhe do ta mësojë më mirë.Cila është mënyra më e mirë për t’i bërë punonjësit të mbajnë mend atë që kanë mësuar? Nxitini ata të përdorin menjëherë dhe vazhdimisht njohuritë dhe aftësitë e përfi tuara nga trajnimi në vendin e punës, duke siguruar mjetet e nevojshme.

Hapi 5

Konsideroni trajnimin e disa pu-nonjësve të një departamenti në të njëjtën kohë. Megjithëse mund të duket e vështirë për të mbuluar ngarkesën e punës, do të jetë më e vlefshme në periudhë afatgjatë. Punonjësit mund të mbësh-tesin njëri-tjetrin dhe të zgjidhin problemet së bashku, gjë që i ndi-hmon të vënë në praktikë më mirë informacionin dhe aftësitë e marra gjatë trajnimit.

Hapi 6

Minimizoni shpërqendrimin e stafi t gjatë trajnimit. Menaxherët mund të mbështesin stafi n, duke i ndihmuar për të bërë punën e tyre, ndërkohë që ata nuk janë në zyrë, që të shmangin stresin. Pjesëmarrësit që ndërpriten herë pas here, duke bërë telefonata apo duke iu përgjigjur e-mail-eve nuk do të mësojnë shumë, sepse nuk do të jenë të përqendruar gjatë trajnimit.

Page 58: Monitor 497

58 • Monitor - 497

është mjaft komod duke konsideruar se projektuesit i kanë dhënë më shumë rendësi sportivitetit të makinës. Falë mundësive të shumta të rregullimit të sedijes dhe timonit, mund të gjejmë lehtësisht një pozicion ideal në timon. Probleme mund të hasin vetëm personat më të gjatë se 185 cm, për shkak se lartësia e tavanit nuk është e madhe: për këtë arsye hapësira në dispozicion për kokën është disi e kufi zuar kur tavani është i mbyllur.

Pak ndërhyrje

Problemet e lartpërmendura janë të zakonshme në të gjitha makinat coupé cabriolét dhe nuk mund ti vëmë faj Maz-da-s e cila i kushton më shumë rëndësi dëfrimit në drejtimin e makinës, udhë-timeve nën qiellin e hapur dhe pasionit automobilistik: për më tepër të gjitha këto

përmblidhen në një makinë kompakte dhe shumë reaktive. Sapo futesh brenda të vjen instiktive të kërkosh levën e cila hap tavanin. Kohëzgjatja e këtij procesi zgjat 12 sekonda dhe tavani i palosur zhduket pas sediljeve. Po ta shikojmë nga jashtë pasi hapim tavanin, vërejmë se design-i ka ndryshuar por pa u larguar shumë nga modeli i parë Miata i cili u pre-zantua në vitin 1990 dhe rinovohet vit pas viti që atëherë. Në krahasim me modelin paraardhës ndryshimi i parë që bie në sy është maskerina e vendosur në qendër të goditje-pritësit ballor, që tashmë nuk ka më formë vezake por pesëkëndore. Nga ana estetike makina është e ekuili-bruar, por edhe elegante dhe sportive në të njëjtën kohë. Kjo vihet re më së miri tek kornizat e vendosura tek fenerët e mjegullës dhe tek parafangot muskuloz. Goditj-pritësi fundor gjithashtu është rinovuar dhe bashkë me të edhe grupet optike fundore.

GJITHMONË E RE

Facelift-i i bërë nga Mazda mbi mod-elin MX-5 është rasti më i mirë për të vënë në provë cilësitë e spider-it

të rinovuar nga Hiroshima. Vetura e re paraqitet me kapotë metalike dhe me një motor me 160 kf: duam të vërtetojmë nëse karakteristikat e saj kanë ngelur të njëjta me modelin paraardhës, i cili mban rekordin e modelit roadster më të shitur në botë.

Përshtypjet e para

Mazda MX-5 që po shqyrtojmë është një Roadster Coupé praktikisht full optional. Makina përfshin fenerë xenon dhe bojë perlë për karrocerinë në disa tonalitete të ndryshme. Tapiceria prej lëkure është shumë familjare për ata të cilët e njohin mirë këtë model dhe bëhet shumë mik-pritëse për ata të cilët nuk janë mësuar me stilin e MX-5. Pozicioni i drejtimit

Mazda MX-5 2.0 Roadster Coupè

bota e makinave

Page 59: Monitor 497

497 - Monitor • 59

elektronika është mjaft e pranishme tek MX-5, makina ka një karakter të tillë që e bën shumë argëtuese dhe të ngjashme me makinat sportive të dikurshme, ku nuk ndihej aspak veprimi i sisteme elektronike. Edhe pse në dukje makina nuk është shumë e fuqishme, gazi duhet menaxhuar mirë. Përmes vibracioneve të sedijes mund të ndiejmë reagimet e veturës dhe sjelljen e saj mbi rrugë. Diametri i timonit është i përshtatshëm dhe lejon ndërhyrjen me shpejtësi nëse do na duhet të ndryshojmë drejtim dhe këtë e bën me shumë shkathtësi. Leva e kambios me 6 marshe ndodhet në një pozicion të mirë dhe mund të manovro-het me lehtësi dhe kënaqësi, si në ecjen normale ashtu edhe në atë sportive.

Mbikthim i kënaqshëm

Kur kushtet e trafi kut dhe të rrugës e lejojnë, mund ti gëzohemi më së miri kësaj veture e cila lejon një drejtim të lehtë dhe dinamik i cili na bën të zbulojmë karakteristikat e një veture mjaft argëtuese. Mundësia e përballjes me kthesat duke përdorur efektin e mbikthimit në shpejtësi të ulëta është karakteristikë që nuk e gjejmë lehtë tek veturat në treg dhe sidomos tek ato nën 30 mijë euro. Trajektoret e shpejta, rrugët kodrinore dhe malore dhe ato buzë detit janë terreni i preferuar i MX-5. Vetëm në situata trafi ku në qytet mund të dëshirojmë ndonjë veturë tjetër, më të amortizuar, më të lartë dhe me më shumë hapësirë. Në rastet e tjera, për të gjithë ata që besojnë në vërtetësinë e fjalëve “Argëtim në udhëtim”, Mazda MX-5 Facelift 2.0 përbën një zgjedhje mjaft të vlefshme.

Tapiceri klasike

Azhornimet e shpeshta gjeneratë pas gjenerate vërehen pikërisht këtu në kabinë, që edhe tek ky model i MX-5 rezulton të jetë mjaft komod dhe i për-shtatshëm me karakterin sportiv të vetë makinës. Pjesa qendrore e kroskotit është e sheshtë dhe vjen si vazhdimësi e tunelit qendror. Butonat e vendosur në panelin qendror, si për shembull ato që kontrollojnë klimatizatorin dhe impiantin audio, arrihen me lehtësi por nuk duhet të harrojmë që këto të fundit mund të komandohen edhe nga butonat në timon. Në krahasim me gjeneratën e shkuar, ndryshimet hasen në disa detaje si materialet e përdorura dhe pajisjet në kabinë. Kuadri i instrumenteve tashme ka një grafi kë të re, ndërsa monitori i

Të dhëna teknike Mazda MX-5 2.0 Roadster Coupé

Motori 1.999 cc, benzinëMotori 4 cilindra në linjëTraksioni FundorKutia e shpejtësisë Manuale 6 raporteFuqia max. 160 kf në 7.000 rpmMomenti motorik 188 Nm në 5.000 rpmShpejtësia max. 213 km/h0-100 km/h 7,6 sekondaKonsumi mesatar 7,6 l/100 kmShkarkime CO2 181 g/kmGjatësia 4,020 metraGjerësia 1,720 metraLartësia 1,255 metraPesha 1.165 kgÇmimi fi llon nga 19.900 Euro

kompjuterit të bordit është një LCD me ndriçim të kuq. Edhe sediljet janë për-mirësuar: profi let anësore janë theksuar për ti ofruar drejtuesit më shumë mbajtje në kthesë.

160 kf dhe 1.165 kg

Sapo përshkohen metrat e para me Maz-da MX-5 Facelift, vërehet menjëherë se ndodhesh në drejtimin e një spider-i me peshë 1.165 kg me rrota të pasme aktive që shtyhen nga një motor 2.0 litra me 160 kf, një kombinim ky që nuk mund ta gjejmë tek veturat cabrio të improvizuara që zakonisht kanë rrota të para aktive. Pas tronditjeve që hasim në drejtimin në qytet prej gropave të asfaltit, udhëtimi bëhet më i rrjedhshëm dhe më intuitiv sapo kalon kufi jtë urbanë. Edhe pse

Page 60: Monitor 497

60 • Monitor - 497

Tendencë Sfidë

II cilësuar si ishulli më i bukur i kësaj madhësie nga Marko Polo, Sri Lanka ofron shumëllojshmëri atraksionesh. Sri Lanka është një

nga vendet që i kanë të gjitha, duke fi lluar me plazhet e bukura ranore dhe duke përfunduar me një jetë të egër të jashtëzakonshme. Vendimi i UNESCO-s për të përfshirë shtatë nga atraksionet në Listën e Trashëgimisë Botërore është një provë e padiskutueshme e bukurive të Sri Lankës. Më poshtë do t’ju bëjmë një prezantim të shkurtër të Sri Lankës.

Sri Dalada Maligawa Sri Dalada Maligawa (Tempulli i Shenjtë i Dhëmbit)(Tempulli i Shenjtë i Dhëmbit) I famshëm për faktin se këtu ndodhet një nga reliket më të adhuruara të budizmit, Dhëmbi i Budës, Sri Dalada Maligawa, gjendet në qytetin e fortifi -kuar Kandy.

Sri Dalada Maligawa

Që në kohërat lashta, Dhëmbi i Budës është dëshiruar nga udhëheqësit e ishul-lit, pasi besohej se kushdo që mbante këtë relike qeveriste tokën, kështu që Tempulli i Shenjtë i Dhëmbit ka qenë gjithnjë i mbrojtur.

Tempulli i Shenjtë i Dhëmbit

Mijëra budistë nga e gjithë bota vizitojnë çdo vit këtë tempull dhe për shkak të rëndësisë fetare, Sri Dalada Maligawa dhe i gjithë qyteti Kandy janë shtuar në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore.

SHTATË MREKULLITË E SRI LANKËSSHTATË MREKULLITË E

të Sri Lankas ishin shumë të zgjuar dhe të organizuar. Konsiderohet si një nga vendet arkeologjike më të organizuara në Sri Lanka dhe në botë dhe bukuria e tij afi rmohet nga kushdo që e shikon.Qyteti i vogël i ndërtuar afër qytetit antik, ku turistët gjejnë hotele, butikë dhe çdo gjë që mund t’i duhet, mjedisi i bukur rrethues dhe mikpritja e vendasve, e bëjnë këtë një nga destinacionet më popullore të ishullit.

SigiriyaSigiriya

Shumë e konsiderojnë Sigiriya, ose Shkëmbin e Luanit, mrekullinë e tetë të botës. Banuar që në shekullin V para Krishtit, Shkëmbi i Luanit më parë ka qenë një manastir mali, por pas ngritjes

në fuqi të Mbretit Kasyapa, u shndërrua në një fortesë dhe një pallat kënaqësie. Ishte për të shërbyer si strehë e sigurt, në rast se vëllai i tij i dëbuar dëshironte të kthehej dhe të merrte vendin e tij të fronit të Sri Lankës, i cili i takonte me të drejtë, por në fund ai përfundoi i vetëvrarë.Pas vdekjes së tij, Sigiriya u kthye sërish në një manastir mali, dhe shumë afreske të bukura që mbulonin të gjithë murin u fshinë, për të siguruar se murgjit nuk do të humbisnin përqendrimin gjatë

Tempulli i Shpellës Dambulla Tempulli i Shpellës Dambulla Ka shumë tempuj që janë ndërtuar brenda shpellës në Sri Lanka, por Dam-bulla është më i madhi dhe sigurisht më mbresëlënësi. Legjenda thotë se tempulli

daton që nga shekulli I para Krishtit, kur Mbreti Valagambahu konvertoi shpellat në një tempull dhe i përdori si vend stre-himi për t’i shpëtuar indianëve pushtues.Ndërtuar në një shkëmb 150 metra,

Dambulla përbëhet nga pesë shpella të mbushura me vende të shenjta, piktura dhe skulptura. Rreth 150 kilometra në lindje të kryeqytetit Kolombo, tempulli–shpellë Dambulla është një atraksion që duhet ta shikoni patjetër.

Tempulli PolonnaruwaTempulli Polonnaruwa

Gërmadhat e kryeqytetit antik Polonna-ruwa vërtetojnë se udhëheqësit e parë

Page 61: Monitor 497

497 - Monitor • 61

SHTATË MREKULLITË E SRI LANKËSE SRI LANKËS

meditimit të tyre. Megjithatë kopshtet e mrekullueshme që të çojnë drejt Si-giriya dhe gërmadhave të kështjellës së sipërme kanë mbetur deri në ditët e sotme.

Galle Fort (Kalaja e Galle)Galle Fort (Kalaja e Galle)

Kalaja e Galle u shtua në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, për vlerat historike dhe kul-turore. Është një nga kalatë koloniale që është ruajtur më mirë e shekullit 17 dhe rikonstruksionet brenda saj ndalohen kategorikisht. Xhamia e Galle

Kjo vepër arti i rezistoi cunamit shkatër-rues të Ditës së Boksit që dëmtoi qytetin Galle.

Rezervati i Pyllit SinharajaRezervati i Pyllit Sinharaja Vetëm 21 kilometra nga lindja në perën-dim dhe 7 kilometra nga veriu në jug, pylli tropikal Sinharaja ka rëndësi të jashtëzakonshme për Sri Lankën dhe për botën në tërësi. Nuk është vendi më i përshtatshëm për të parë elefantë dhe kafshë të tjera ekzotike, por Pylli Sinha-raja strehon shumëllojshmëri speciesh endemike përfshirë pemë, zogj, bimë të tjera, insekte dhe gjitarë.Përkthyer si “Mbretëria e Luanit”, Sinha-raja u kursye nga shfrytëzimi komercial për shkak të paarritshmërisë së saj dhe tani mban titullin Rezerva e Biosferës Botërore.

AnuradhapuraAnuradhapura Ashtu si Polurannawa, ky është një nga qytetet më të vjetër në Sri Lanka dhe një nga kryeqytetet më të vjetra të vendit. Ka qenë një vendbanim i begatë, derisa

pushtimet e indianëve jugorë që shkatër-ruan pasurinë e tij, u dyndën këtu duke pushtuar Chola në vitin 1017. Anurad-hapura u braktis për thuajse njëmijë vjet, derisa xhungla u pastrua në shekullin 19 dhe tani është një atraksion popullor, si dhe një nga gërmadhat më mirë të ruajtura të civilizimit Lankan.Anuradhapura është një vend i shenjtë për budistët e mbarë botës dhe rretho-het nga manastire për një zonë prej më shumë se 41 m².

Page 62: Monitor 497

62 • Monitor - 497

Tendencë Sfidë

KKur superpasanikët udhëtojnë, ata kërkojnë një lloj luksi që pjesa tjetër e njerëzve as nuk arrijnë ta ëndërrojnë. Sigurisht, një natë në një hotel luksoz kushton më

shumë se fi timi vjetor i një individi mesatar! Këto lloj hotelesh gjenden në të gjithë botën, por secili do t’ju ofrojë një çmim 5-shifror për natë. Më poshtë po ju paraqesim me dhomat më të shtrenjta të hoteleve në botë dhe mos u befasoni, çmimet janë për një natë!

10. Imperial Suite, Park Hyatt-Vendôme, Paris, Francë – $15,500

Kjo suitë 70 m² ofron një ambient të qetë në qendër të Parisit, në distancë shumë të shkurtër nga Muzeu i Luvrit dhe Pallati i Operës. Këtu mund të relaksoheni në një spa brenda suitës, e cila ofron përveç dushit, edhe dhomë avulli, vaskë me hidro-masazh dhe tavolinë masazhi.

9. Royal Suite, Four Seasons George V, Paris, Francë – $16,000

Nëse Imperial Suite në Park Hyatt-Vendôme është shumë e vogël për shijet tuaja, ngjituni te një nga dy Suitat Royale te Four Seasons George V. Hapësirë e saj është 242 m². Këtu ka edhe një zyrë private përveç hapësirës për gjumë, dhomës së dëfrimit, saunës, kuzhinës së plotë dhe një tualet për miqtë. Është e dekoruar me orendi antike.

8. Royal Armleder Suite, Le Richemond, Gjenevë, Zvicër – $17,500

Duke zaptuar të gjithë katin e shtatë, suita Royal Armleder është e dekoruar me parket në formë mozaiku dhe fl ori. Por është pamja e Gjenevës dhe Alpeve që mund të shijohen nga veranda 28 m², që ia shtojnë vlerën kësaj dhome hoteli.

7. Royal Suite, Burj Al Arab, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – $18,000

Megjithëse Dubai njihet për pasurinë e tij, Burj Al Arab është i vetmi hotel në Emiratet e Bashkuara Arabe që përfshihet në këtë listë. Royal Suite përfshin dy kate që ka mobilie mogani dhe dysheme mermeri. Dhoma e gjumit përbëhet nga një krevat rrotullues i madh dhe luksoz.

10 DHOMAT MË TË SHTRENJTA TË HOTELEVE NË BOTË10 DHOMAT MË TË SHTREN

Page 63: Monitor 497

497 - Monitor • 63

10 DHOMAT MË TË SHTRENJTA TË HOTELEVE NË BOTËNJTA TË HOTELEVE NË BOTË6. Ritz-Carlton Suite, The Ritz-Carlton, Moskë, Rusi – $18,200

Me 233 m², Ritz Carlton Suite ofron një librari dhe një piano të madhe. Dritaret- faqe muri nga dyshemeja në tavan - janë fantastike për të parë Katedralen St. Basil, Kremlinin dhe Sheshin e Kuq.

5. Suita “The Bridge” në “The Atlantis”, Paradise Island, Bahamas – $25,000

Suita “The Bridge” ka dhjetë dhoma luksoze që hedhin një urë në hapësirën midis dy kullave të Atlantis. Është më e preferuara e njerëzve të famshëm.

4. Royal Penthouse Suite, Hoteli President Wilson, Gjenevë, Zvicër – $33,000

Për personalitete të veçantë në Gjenevë, shiko Suitën Royal Penthouse. Përveç katër dhomave, ka një dhomë koktejesh.

3. Ty Warner Penthouse, Four Seasons, Nju Jork – $34,000

Suita prej nëntë dhomash në Ty Warner Penthouse vjen me një shërbëtor privat. Shikoni pëlhurat e qëndisura me ar dhe platin. Me dritare nga dyshemeja në tavan në të gjitha anët, ofron një pamje fantastike të horizontit të Manhatan.

2. Hugh Hefner Sky Villa, Palms Casino Resort, Las Vegas – $40,000

Kjo suitë dykatëshe, prej 930 m², me motive “Playboy” ka një xhakuzi që shikon Las Vegasin, një shtrat rrotullues poshtë një tavani dhe një shërbëtor privat.

1. Royal Villa në Grand Resort Lagonissi, Athinë, Greqi – $50,000Ndërsa suitat e tjera luksoze kanë shërbëtorë privatë, Royal Villa gjithashtu ka një shef kuzhine privat dhe një pianist. Ka mobilie fi rmash të famshme prodhuese, një qendër biznesi, pishinë të brendshme dhe plazh privat. Vetëm njerëz ekskluz-ivë mund të shohin brendësinë e dhjetë prej hoteleve më të shtrenjta në botë, por tanimë të gjithë e dinë se çfarë mund të blejnë paratë.

Page 64: Monitor 497

64 • Monitor - 497

tekno Informacion

MOTOROLA PREZANTON TRIUMPH

SPECIFIKAT KRYESORE:

Të mirat: Ekrani është i gjerë, 4.1

polësh, i pajisur me butona fi zikë

Të këqijat: Nuk ka radio FM

Të përgjithshme: Është celulari i parë

i prodhuar nga Motorola që operon në

sistemin Android 2.2 FroYo

Çmimi: 300 dollarë

Kompania Motorola është në periudhën e saj më produk-tive. Parashikon të hedhë në

treg modele të ndryshme për kon-sumatorët. Triumph është një prej tyre. Peshon 143 gramë. Ju mund të aplikoni, pa asnjë problem të gjitha llojet e mesazheve. Ekrani është i gjerë, 4.1 polësh, i pajisur me butona fi zikë. Ka një dizajn vërtet tërheqës. Mund të shkarkoni çfarëdo lloj gjërash dhe mund t’i personali-zoni sipas celularit. Për të dëgjuar muzikë, ju ndihmon lexuesi multi-medial, ndërsa për të parë video, ju ndihmon lexuesi MPEG 4. Ky është një celular Android dhe operon në sistemin OS versioni 2.2 Froyo, ndërsa procesori është Qualcomm.Memoria e brendshme e Triumph mund të zgjerohet falë kartës Mi-cro SD deri në 32 GB.Te ky celular mund të gjeni të gjitha funksionet kryesore, përfshi edhe lidhjen WiFi e Bluetooth-in. Nuk mund të mungonte si funksion navigatori satelitor, aplikimet e rrjeteve sociale, kërkimet në Google, si dhe aplikimet Virgin Mobile, si dhe ato që ndihmojnë në shfaqjen e dokumenteve.Suporti me rrjet mbështetet edhe nga Triband, Wap, Gprs, Umts, Hsdpa. Fotokamera është një element tjetër i rëndësishëm i këtij celulari. Kamera që është e vendosur në pjesën e pasme është 5 megapiksel dhe ju mundëson të përftoni fotografi gati perfekte. Ndërsa

në pjesën ballore gjendet një tjetër kamerë VGA, me anë të së cilës mund të bëni fi lmime cilësore, por edhe të realizoni telefonata me video. Bateria 1400mAh ju mundëson 500 minuta kohë bisedë, pa ndërprerje dhe 300 orë pune. Ky është vetëm një informacion paraprak për sa i takon këtij modeli të Motorola, që shumë shpejt do të hidhet në treg. Edhe pse nuk ka shumë detaje mbi të thuhet se do të bëjë pjesë tek modelet që pritet të kenë sukses.

Page 65: Monitor 497

497 - Monitor • 65

Git Media Group ka nisur të marrë porosi për tabletin e ri Surge, i cili pritet të dalë së shpejti në treg.Ky tablet ka një sistem operimi Google Android Honeycomb 3.0, me ekran 10.1 inç me prekje me rezolucion 1280 x 768,

EKSPLODON HTC NXJERR MODELIN RUNNYMEDE

LG PREZANTON MODELIN OPTIMUS Q2

GIT MEDIA PREZANTON ANDROIDIN E TIJGIT MEDIA PREZANTON ANDROIDIN E TIJ

Në internet janë shfaqur disa fotografi të modelit të ri të telefonit të HTC-së, pikërisht versioni HTC Runnymede.Nga pamjet e publikuara vihet re se HTC Runnymede vjen me audion e

LG ka shtuar edhe një telefon të mençur mobil Android, në linjën e telefonave Optimus, të cilin e ka quajtur LG Optimus Q2.Ky model i ri i telefonit të LG ka një tastierë fi zike Qwerty, ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale 4 inç dhe teknologji IPS dhe ndër-faqe LCD. LG Optimus Q2 do të mbështetet nga versioni i sistemit op-erativ të Google, Android 2.3 Gingerbread, ndërsa procesori i modelit është me dy bërthama dhe ka kapacitet 1.2 GHz nga Nvidia Tegra 2.Karakteristikat e tjera të LG Optimus Q2 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 5 megapiksel, atë frontale VGA, e cila përdoret për video-komunikim, si dhe opsionin WiFi – Direct.LG Optimus Q2 pritet të dalë në shitje së shpejti në tregun europian, ndërsa ende nuk ka asnjë detaj lidhur me çmimin e mundshëm të këtij modeli.

Beats Audio, kompanisë së Dr. Dre, ndërsa i njëjti ka edhe LED ndriçuesin e dyfi shtë, kamerën 8 megapiksel dhe Android 2.3 Gingerbread.Për më shumë, modeli i ri i telefonit të

HTC-së ka edhe kamerën e përparme me 1.3 megapiksel, procesor me 1.5 GHz, 768MB RAM, 16GB memorie të integruar dhe portën për mikro SD kartelë.

procesor Samsung Exynos 4210, 1 GB/RAM kamera ballore 2 megapiksel dhe në pjesën e pasme të tabletit 5 megapiksel.Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me çmimin e këtij tableti Git Surge.

Page 66: Monitor 497

BURIMI: PROGRAMI PËR RRITJEN E KONKURRUESHMËRISË NË BUJQËSI, AAC

66 • Monitor - 497

Çmimet e prodhimeve bujqësore vazhduan të mbeten

të ulëta edhe në muajin shtator, pavarësisht tendencës

rritëse të disa prej tyre. Sipas të dhënave të programit të

USAID për Rritjen e Konkurrueshmërisë në Bujqësi AAC,

javën e kaluar në tregjet e shumicës pati rënie të lehtë

të çmimit të trangullit krahasuar me një muaj më parë,

ndërsa u rrit çmimi i domates, karotës e specit. Krahasuar

me një vit më parë, një pjesë e produkteve rezulton të

shiten në tregun e shumicës me çmime më të larta, por

nuk mungojnë prodhimet, çmimet e të cilave janë edhe

më të ulëta se një vit më parë si domatja apo speci.

Me ardhjen e vjeshtës, pritet që çmimet e perimeve në

vend të fillojnë të rriten.

Sipas të dhënave të AAC, çmimi i domates ishte 14% më

i lartë se një muaj më parë dhe në tregun e shumicës u

tregtua kundrejt 33 lekëve/kg. Ky është çmimi i prod-

himit vendas, i cili po plotëson kërkesat në treg.

Një rënie prej 20% pësoi çmimi i trangullit krahasuar

me një muaj më parë. Javës së kaluar, 1 kilogram tran-

gull tregtohej në tregjet e shumicës kundrejt një çmimi

mesatar 35 lekë/kg. Krahasuar me një vit më parë, çmimi

ka pësuar ulje me 5 lekë.

Gjatë këtij muaji, karota pësoi rritje çmimi. Në tregun e

shumicës shitej 47 lekë/kg, 7% më shumë se një muaj

më parë. Krahasuar me një vit më parë, në këtë periudhë

karota tregtohet 30% më shtrenjtë. Sipas të dhënave të

tregut të shumicës, në shtator 2010 ajo kushtonte 36

lekë/kg.

Rritje të ndjeshme të çmimit pësoi speci. Një kilogram

prodhim vendi kushtonte 26 lekë ose 37% më shumë se

në muajin gusht. Krahasuar me një vit më parë, çmimi

mesatar i specit është në nivele më të ulëta. Në të

njëjtën periudhë të vitit të kaluar kushtonte 35 lekë/kg.

Lulelakra është produkti që ruajti nivelin e çmimit

krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të

AAC, javës së kaluar ajo tregtohej me 132 lekë/kg. Po të

krahasojmë me tregun e një viti më parë, çmimi i saj u

rrit 10%.

Statistika Ecuria e çmimit të disa prodhimeve bujqësore

Page 67: Monitor 497
Page 68: Monitor 497