monitorimi 6 -se 9tdh-europe.org/upload/document/3230/1225_newsletter_al_original.pdfshkolla...

13
1 2009 ka qenë një periudhë tranzicioni për Terre des hommes në Shqipëri me përfundimin e TACT III (Veprimet Transnacionale kundër Trafikimit të Fëmijëve) dhe fillimin e projektit “Rrjeti për Mbrojtjen e Fëmijëve” (RrMF). TACT III ishte faza e tretë e projektit transnacional për luftën kundër trafikimit të fëmijëve shqiptar, sidomos midis Shqipërisë dhe Greqisë në bazë të strategjisë së hartuar më 2002 e mbështetur kryesisht nga USAID-i. Gjatë tre viteve të zbatimit të fazës së fundit të TACT -it (Qershor 2006 - Maj 2009), përfituan nga shërbimet mbështetëse të ofruara nga Tdh-ja dhe partnerët e saj një total prej 4810 fëmijësh dhe 717 familjesh. Projekti i ri “Zhvillimi i një Rrjeti për Mbrojtjen e Fëmijëve” (RrMF) filloi në Tetor 2009 dhe do të zgjasë deri në Prill të 2012, duke pasur si qëllim zgjerimin e kapaciteteve dhe aftësive institucionale së qeverisë shqiptare që të përmbushin sipas standardeve kombëtare përgjegjësitë e tyre për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi dhe format e tjera të abuzimit, dhunës, shfrytëzimit ose neglizhimit. Ky buletin është seria e parë që tregon arritjet kryesore të Tdh-dhe partnerëve të saj për zhvillimin e një rrjeti për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri. AKTIVITETET E ARDHSHME 1 LAJME PËR RrMF-2 TË DREJTAT E FËMIJËVE MONITORIMI 6 RASTE 7 LAJME NGA MOVE 8 PARTNERËT RMF-SE 9 LAJME NGA TERRENI 10

Upload: others

Post on 21-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

2009 ka qenë një periudhë tranzicioni për Terre des hommes në

Shqipëri me përfundimin e TACT III (Veprimet Transnacionale

kundër Trafikimit të Fëmijëve) dhe fillimin e projektit “Rrjeti për

Mbrojtjen e Fëmijëve” (RrMF). TACT III ishte faza e tretë e projektit

transnacional për luftën kundër trafikimit të fëmijëve shqiptar,

sidomos midis Shqipërisë dhe Greqisë në bazë të strategjisë së

hartuar më 2002 e mbështetur kryesisht nga USAID-i. Gjatë tre

viteve të zbatimit të fazës së fundit të TACT-it (Qershor 2006 - Maj

2009), përfituan nga shërbimet mbështetëse të ofruara nga Tdh-ja

dhe partnerët e saj një total prej 4810 fëmijësh dhe 717 familjesh.

Projekti i ri “Zhvillimi i një Rrjeti për Mbrojtjen e Fëmijëve” (RrMF)

filloi në Tetor 2009 dhe do të zgjasë deri në Prill të 2012, duke pasur

si qëllim zgjerimin e kapaciteteve dhe aftësive institucionale së

qeverisë shqiptare që të përmbushin sipas standardeve kombëtare

përgjegjësitë e tyre për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi dhe

format e tjera të abuzimit, dhunës, shfrytëzimit ose neglizhimit.

Ky buletin është seria e parë që tregon arritjet kryesore të Tdh-së

dhe partnerëve të saj për zhvillimin e një rrjeti për mbrojtjen e

fëmijëve në Shqipëri.

AKTIVITETET E ARDHSHME 1

LAJME PËR RrMF-në 2

TË DREJTAT E FËMIJËVE

MONITORIMI 6

RASTE 7

LAJME NGA MOVE 8

PARTNERËT RMF-SE 9

LAJME NGA TERRENI 10

2

50 vjetori i Terre des hommes festohet me

histori jete nga Shqipëria dhe Kosova

Terre des hommes feston këtë vit 50 vjetorin me aktivitete të cilat do të

zhvillohen në Qershor 2010. Jean-Luc Marchina, një fotograf zvicerian, i

cili ka punuar për Tdh-në dhe BKTF-në këto gjashtë muajt e fundit, ka përgatitur një film që

tregon rastin e një fëmijë që i mbijetoi trafikimit, procesin e ri integrimit dhe situatën aktuale me punën e Tdh-së në Shqipëri. Filmi do të shfaqet në Bulle, në Zvicër më 7 Maj

2010 me temën “Integrimi, çfarë është?” sëbashku me dokumentarë të tjerë nga Zvicra dhe Kosova. Për detaje të tjera për këtë aktivitet, ju lutem shikoni http://

centranim.ch/

Mbështetja e praktikave dhe menaxhimit të

rastit në Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve

Sistemi i të dhënave për

Njësitë e Mbrojtjes së fëmi jëve synon të përmirësojë regjistrimin e

të dhënave për çdo rast si dhe të mbështesë dhe monitorojë ndjekjen e

veprimtarive të aktorëve të ndryshëm, do të

instalohet në Prill-Maj në të gjitha NjMF-të. Ky sistem të

dhënash është përgatitur nga Terre des hommes me mbështetjen e UNICEF-it dhe do të kontribuojë në zgjerimin e procesit të menaxhimit të rastit, mbledhjen e informacionit për ofruesit e shërbimeve dhe nxjerrja e

statistikave në mënyrë që të informohet qeveria vendore. Sistemi i të dhënave i është prezantuar dhe është mirëpritur nga Agjencia Shqiptare Kombëtare e Shoqërisë së

Informacionit, një strukturë e pavarur e Këshillit të Ministrave e cila synon të koordinojë dhe mbështesë nismat dhe problemet që lidhen me fushën e teknologjisë së

informacionit. Është duke u publikuar dhe do të prezantohet zyrtarisht muajt në vijim Manuali për Punonjësin e Mbrojtjes së

Fëmijëve, një udhëzues hap pas hapi në punën e Punonjësit për Mbrojtjen e Fëmijëve, zhvilluar nga Terre des hommes, UNICEF dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe

Shanseve të Barabarta.Stephanie Delaney u punësua si konsulente për Mbrojtjen e Fëmijëve, për të mbështetur PMF-të nëpërmjet përmirësimit të praktikave,

ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimeve. Stephanie, punonjëse sociale britanike dhe terapiste familjeje do të kryej disa misione në Shqipëri dhe trajnimi tjetër do të

organizohet në Qershor. Për më shumë informacion në lidhje me NjMF-të, kontaktoni Amarilda Nakucin tek [email protected]

Trajnimi mbi mbrojtjen e fëmijëve në

shkolla Trajnimi i drejtorëve të shkollave në Fier (Prill), Elbasan

(Maj) mbi standardet dhe procedurat e mbrojtjes së fëmijëve në shkolla; Trajnimi i psikologëve të shkollave në Elbasan (Prill) dhe Gjirokastër (Prill-Maj) organizuar në 7

sesione gjysëm ditore për t‟i mbështetur në zbatimin e manualeve për mbrojtjen e fëmijëve; Tryezë e rrumbullakët për psikologët dhe drejtorët e

shkollave në Durrës, Fier, Korçë dhe Tiranë për të rritur bashkëpunimin dhe komunikimin midis tyre si dhe për të promovuar praktika të mira për të mbrojtur fëmijët në

shkolla; Shkëmbimi i vizitave të psikologëve të shkollave në Fier dhe Korçë për të lehtësuar koordinimin dhe ndarjen e eksperiencave.

Fuqizimi i komuniteteve në nevojë

Grupet e Këshillimit të

Komunitetit (GKK) në Durrës, Elbasan, Fier dhe V l o r ë u t r a j n u a n

s p e c i f i k i s h t p ë r informacion sesi të përfitojnë nga skemat e

m b r o j t j e s s o c i a l e ( p ro g r a m e t k u n dë r varfërisë) si dhe do të

trajnohen në Maj për skemën e sigurimeve shoqërore

(papunësia, skemat e pensioneve, asistenca mujore). GKK-të do t‟i përcjellin këto trajnime tek komuniteti për të informuar popullsinë vulnerabël mbi të drejtat e tyre për

ndihmë. Është në vazhdimësi referimi i familjeve mbi

aktivitetet e gjenerimit të të ardhurave .

Mbështetja në zbatimin e standardeve të

kujdesit në institucionet rezidenciale Terre des hommes do të organizojë një trajnim për

insitucionet rezidenciale do të organizohet me dhe për stafin për të ngritur aftësitë e tyre mbi politikat dhe procedurat e mbrojtjes së fëmijëve, por edhe për të përmirësuar punën e

tyre me fëmijët për zhvillimin e aftësive jetike dhe për promovimin e sjelljeve “ruaj veten”.

Vijimi i koordinimit dhe advokacisë

Një tryezë e rrumbullaktët për mbrojtjen e fëmijëve në nivel qarku do të organizohet në një nga qarqet ku

punon Tdh-ja. Do të përfshijë aktorë të qarkut si shërbimet sociale shtetërore rajonale, përfaqësues nga qarku, Drejtoritë Rajonale të Arsimit, Drejtoritë Rajonale të

Shëndetësisë në lidhje me iniciativën polit të UNICEF-it për Vëzhgimin e Fëmijëve në nivel rajonal. Këto tryeza të rrumbullakta për mbrojtjen e fëmijëve, përveçse për të

lehtësuar koordinimin midis partnerëve do të organizohen edhe për të mbështetur menaxhimin e rasteve dhe advokacinë në nivel rajonal. Ato do të kontribuojnë në përforcimin e strukturave ekzistuese si Komiteti Rajonal i

anti-trafikimit sa herë të jetë e mundur dhe e nevojshme. Për më shumë informacion mbi advokacinë, ju lutem kontaktoni Vasilika Lacin tek [email protected]

3

Zhvillimi i një Rrjeti për Mbrojtjen e

Fëmijëve në Shqipëri Nga Vasilika Laci,specialiste e Tdh-së për Advokacinë dhe Mbrojtjen e Fëmijëve Faza e re e projektit “Zhvillimi i një Rrjeti për Mbrojtjen e Fëmijevë” zbatuar nga Terre des hommes në Shqipëri me

partnerët e tij që prej Tetorit 2009, u prezantua në Nëntor 2009 dhe ka si synim të krijojë dhe përforcojë një rrjet i cili do të jetë në gjendje të mbrojë fëmijët nga trafikimi dhe forma të tjera të abuzimit, dhuna, shfrytëzimi ose neglizhimi.

Një rrjet për Mbrojtjen e Fëmijëve konsiston në masa institucionale dhe të komunitetit për mbrojtjen e fëmijëve si: shërbimet sociale të bashkisë, shkolla, shërbimet mjekësore,

policia dhe organizata të tjera që ofrojnë shërbime sociale. Në nivel qendror, Rrjeti për Mbrojtjen e Fëmijëve mbështetet nga legjislacioni të qëndrueshëm dhe politika që ndihmojnë në

formimin e standardeve dhe mënyrave për mbrojtjen e fëmijëve. Projekti që u prezantua zyrtarisht më 9 Nëntor 2009

financohet me ndihmën e Kooperacionit Austriak të

Zhvillimit, Fondacioni Medicor, Ministria e Jashtme Norvegjeze, Fondacioni OAK , Kooperacioni Zvicerian i Zhvillimit dhe UNICEF. Në ceremoninë e prezantimit më 9

Nëntor morën pjesë Zv.Ministri i Punës dhe Zv.Ministri i Arsimit dhe Shkencës, përfaqësues nga organizata donatore dhe lokale si dhe përfaqësues të koalicionit BKT ( Së bashku

kundër trafikimit të fëmijëve). Fëmijë të Qendrës së Komunitetit Romë të Elbasanit luajtën një pjesë drame që kishin krijuar mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në shkollë dhe të

drejtën e tyre për arsimim.

“Krijimi i një mjedisi të shëndetshëm për fëmijët ku ata mund të rriten dhe të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë është objektivi

që duam të përmbushim nëpërmjet politikave tona sociale, si dhe në bashkëpunim me partnerët”, tha Znjsh. Filloreta Kodra, Zv.Ministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të

Barabarta. Partnerët kryesorë për zbatimin e këtij projekti janë ministritë përkatëse dhe 9 bashki, atë të Durrësit, Pogradecit, Korçës, Elbasanit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës,

Sarandës me shërbimet e tyre sociale dhe përkatësisht Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve të disa qarqeve (Elbasan,

Fier, Durrës, Tiranë dhe Korçë), komunitetet në nevojë, por

edhe shoqata lokale qe ofrojnë shërbime për fëmijët.

Aktualisht, janë ngritur 8 Njësi për Mbrojtjen e Fëmijëve (NjMF) me mbështetjen e Terre des hommes dhe 7 të tjera me ndihmën e organizatave të tjera. NjMF-të kanë asistuar

dhe ju kanë ofruar ndihmë më shumë se 350 fëmijëve gjatë këtyre 3 viteve të fundit. Synimi i organizatave të përfshira, me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Ministrive të tjera

përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve është të zgjerojnë rrjetin për mbrojtjen e fëmijëve në qarqe dhe bashki të tjera në gjithë vendin për të rritur kështu mbrojtjen e fëmijëve

nga trafikimi dhe forma të tjera të abuzimit, dhunës, shfrytëzimit dhe neglizhencës. “Mbrojtja e fëmijëve nga rreziku i abuzimit dhe shfrytëzimit

mund të arrihet vetëm nëse të gjithë aktorët: institucionet e shëndetit dhe policia, psikologët e shkollave, mësuesit, prindërit dhe të gjithë qytetarët të jenë sa më aktivë dhe të

punojnë sëbashku për mbrojtjen e këtyre fëmijëve”, tha Sendrine Constant, e Deleguara e Terre des hommes në Shqipëri.

Për më shumë informacion mbi punën e Terre des hommes në Shqipëri dhe në rajon si dhe në lidhje me projektin e RMF-së

mund të gjeni në http://www.tdh-childprotection.org

4

Njësi e re për të mbrojtur fëmijët

Vulnerabël në Vlorë Nga Amarilda Nakuçi, Koordinatore e Tdh-së për Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve

Terre des hommes në bashkëpunim me përfaqësinë e OSBE-së në Shqipëri hapi Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve ne

qytetin e Vlorës në Janar 2010 në kuadër të mbështetjes së masave që luftojnë trafikimin e fëmijëve dhe zhvillojnë një rrjet për mbrojtjen e fëmijëve në qytet.

Vlora është qyteti me portin e dytë më të madh në vend

dhe një qytet i rëndësishëm për jugun e Shqipërisë për nga zhvillimi ekonomik, por përballet edhe me probleme sociale njësoj si pjesa tjetër e vendit. Qeveria vendore dhe sektorët

publik po përpiqen t‟i përgjigjen këtyre sfidave ekonomike-sociale duke zhvilluar shërbimet sociale për fëmijët në nevojë. Prandaj, Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve është një

strukturë thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e cila synon të krijojë shërbime të qëndrueshme në Bashkinë

e Vlorës.

"E mirëpritëm mbështetjen e Terre des hommes për ngritjen e kësaj Njësie në bashkinë tonë. Deri tani, shërbimet sociale bashkiake kanë mbështetur kryesisht gratë në nevojë si nënat e

vetme, vejushat dhe gratë në situata delikate. Që këtej e tutje edhe nevojat e fëmijëve, por do të ndikojë gjithashtu në krijimin e shërbimeve të tjera sociale”, tha gjatë prezantimit zyrtar të

NjMF-të më 1 Prill, Irena Stasa, Drejtoreshë e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Vlorës. Z. Ilir Banushi, Zv.Kryetari i Bashkisë theksoi se “një rrjet i suksesshëm i

sigurt për mbrojtjen e fëmijëve që kujdeset për mirëqenien e fëmijëve bazohet në bashkëveprimin e gjithë strukturave. Ai përmendi gjithashtu se, Bashkia e Vlorës shpreson të përfundojë

një Plan Sociall të zonë” e cila do të orientojë ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse për popullsinë vulnerabël. Aktiviteti i prezantimit u bë në Pallatin e Sporteve “Labëria”, ku fjalën hyrëse e mbajti Znj. Hermanns, Zv.Drejtuese e

përfaqësisë së OSBE-së në Shqipëri, Z.Banushi Zv.kryetar bashkie, Znj. Constant, përfaqësuese e Terre des hommes, Znj. Jonida Dhroso, Punonjëse për Mbrojtjen e Fëmijëve në

Vlorë dhe e pranishme ishte edhe Znj.Irena Taga, Drejtoreshë e Njësisë së Anti-trafikimit.

Ishin mbledhur edhe një numër përfaqësuesish nga agjenci të

ndryshme private apo publike si dhe disa fëmijë. Fëmijët e shkollës fillore “4 Heronjtë” luajtën një pjesë të vogël drame e cila mbi rëndësinë e rolit që luan shkolla në mbrojtjen e

fëmijëve. NjMF-ja si aktor kyç në identifikimin dhe mbrojtjen e

fëmijëve në rrezik nga abuzimi, neglizhimi, trafikimi dhe fenomene të tjerë që mund të ndikojnë mirëqenien e tyre, do të ndërgjegjësojë, nxis dhe advokoj mbi të drejtat e

fëmijëve në mënyrë aktive. Trembëdhjetë raste janë identifikuar nga NjMF-ja Vlorë, përfaqësuar nga Punonjësi për Mbrojtjen e Fëmijëve në bashki dhe Specialisti i të Rinjve të Komunitetit, staf mbështetës i Terre des hommes.

Krijimi i NjMF-së në Vlorë u mbështet nga përfaqësia e OSBE-së në Shqipëri.

Ekipet e Terre des hommes të Shqipërisë

dhe Kosovës koordinojnë veprimtaritë për

të mbrojtur fëmijët në lëvizje Më 3- 5 Mars u takuan në Tiranë ekipet e Tdh-së Shqipëri

dhe Kosovë për të shkëmbyer eksperienca dhe të mësuar nga njeri tjetri, nën drejtimin e Mirela Shuteriqit, Ekspertja në Selinë e TDH-së për Anti-Trafikimin dhe Shfrytëzimin e

fëmijëve. Gjatë takimit tre ditor, dy ekipet shkëmbyen praktikat e mira në zhvillimin e një rrjeti të sigurt për mbrojtjen e fëmijëve në të dy vendet. Me bazë qendrat e

Punës Sociale dhe me mbështetjen e task forcave të institucionalizuara multi-disiplinore, modeli i rrjetit të sigurt për mbrojtjen e fëmijëve zhvilluar në Kosovë, ndihmoi për

të gjetur pikat e përbashkëta dhe nevojat për zhvillim dhe

përmirësim.

Diskutimi u fokusua edhe në masat për të mbrojtur fëmijët

shqiptarë të shfrytëzuar në Kosovë. Aktualisht, po zhvillohet një projekt transnacional për të koordinuar sistemin e mbrojtjes të fëmijëve në lëvizje midis dy vendeve .

5

Prezantimi i ‗Manualit dhe Udhëzuesit

Praktik për Mbrojtjen e Fëmijëve në

Shkolla Nga Merita Meçe, Koordinatore e Tdh-së për Projektet në Shkolla dhe Komunitet Më 17 Dhjetor 2009, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në

bashkëpunim me Tdh-në në Shqipëri prezantuan “Mbrojtja e Fëmijëve – manual për shkollat” dhe “Udhëzuesin Praktik për Mbrojtjen e Fëmijëve” në një ceremoni ku mori pjesë edhe

Zv.Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sh. T. Ambasadori Austriak, Zv.Ministri i Brendshëm, Drejtorë të Drejtorive Rajonale të Arsimit, drejtorë shkollash, psikolog shkollash

dhe përfaqësues së shoqërisë civile. Manuali dhe Udhëzuesi Praktik për Mbrojtjen e

Fëmijëve në Shkolla, është rezu l ta t i n jë pune sistematike tre vjeçare dhe

është testuar nga psikologët e shkollave në Elbasan, Fier,

Durrës, Tiranë dhe Korçë.

Për të shkarkuar këto libra ju lutem klikoni: http://tdh-childprotection.org/neës/child-protection-at-school-manual-and-training-handbook-launched

Këto mjete do të shërbejnë për të ndihmuar profesionistët në fushën e arsimit të bëjnë shkollën një vend më të sigurt për fëmijët si dhe për të ndihmuar familjet e tyre të

kuptojnë më mirë problemet që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve dhe s‟i t‟i adresojnë këto të fundit. Përsa i përket manualit, Tdh-ja ka trajnuar deri tani 83 drejtorë shkollash,

100 psikologë shkollash dhe Koordinatorët e tyre në 5 Drejtori Rajonale të Arsimit.

Terre des hommes beson se shkollat janë një nga komponentet më të rëndësishëm për funksionimin e rrjetit

për mbrojtjen e fëmijëve dhe luajnë një rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe duhet të shërbejnë si pikë kontakti për komunitetin dhe për

të asistuar familjet.

Ngritja e Kapaciteteve për profesionistët në

identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e

rasteve të fëmijëve të abuzuar – Projekti

MARIO

Trajnimi për ngritjen e kapaciteteve për identifikimin,

vlerësimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve të abuzuar, u organizua në Tiranë nga Terre des hommes Delegacioni në Shqipëri dhe Save the children në Shqipëri, në kuadër të

projektit Mario. 27 profesionistët që morën pjesë në trajnim morën njohuri teorike dhe aftësi praktike sesi të punojnë me fëmijët e abuzuar, si të mbledhin informacion për

situatën e tyre, si të përcaktojnë planet individuale të punës dhe ndërhyrjet më të integruara ndaj tyre.

Për më shumë informacion, ju lutem shikoni www.tdh-childprotection.org

Si të rritet pjesëmarrja e fëmijëve

Trajnimi MARIO për punonjësit e NjMF-së

Në kuadër të trajnimeve MARIO, u organizua në Dhjetor të 2009 një trajnim për Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve, me eprorët e tyre nga Departamenti i Shërbimeve Sociale në

Bashki. Pjesëmarrësit arritën të eksploronin parimet e pjesëmarrjes së fëmijëve sipas programit të të drejtave, nëpërmjet ushtrime ndëraktive dhe praktike. Në përfundim,

të trajnuarit kishin njohuri më të mirë mbi shkallën e pjesëmarrjes dhe mësuan edhe anën praktike sesi të promovojnë pjesëmarrjen e fëmijëve, si dhe filluan të

hartonin plane si të rrisnin pjesëmarrjen e fëmijëve në punën e tyre të përditshme.

Një arritje pozitive: për herë të parë në arsimin e lartë

në Shqipëri, hyri një kurs i ri “Legjislacioni në fushën e edukimit dhe mbrojtjes së fëmijëve në shkolla” që filloi në vitin akademik 2009-2010, në Fakultetin e Shkencave

Sociale të Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me Terre des hommes Shqipëri. Ky kurs do t‟i jepet mësuesve të diplomuar (M.A niveli 1) në të gjitha

fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe studentëvë të psikologjisë. Një program i veçantë masteri po përgatitet në fushën e menaxhimit të shkollave, kryesisht për

drejtorët e shkollave ku do të mësohen module mbi mbrojtjen e fëmijëve. Manuali dhe Udhëzuesi Praktik do të përdoren si bazat kryesore për këto kurse dhe do të

jenë thelbësore për të ndihmuar profesionistët që do të punojnë në shkolla në të ardhmen. "Ky kurs duhet t’i jepet të gjithë të të diplomuarve që duan të bëhen mësues në të ardhmen”, tha Prof. Dr. Theodhori Karaj, Dekani i

Fakultetit të Shkencave Sociale.

6

Shqipëria nxitet të përmirësojë situatën e

të drejtave njerëzore, veçanërisht atë të

fëmijëve në Këshillin e OKB-së mbi të

Drejtat Njerëzore. Nga Vasilika Laçi, specialiste e Tdh-së për Advokacinë dhe Mbrojtjen e Fëmijëve

Këshilli i të Drejtave Njerëzore (KDNj) qysh prej 2007 ka

krijuar Analizën Periodike Universale – një instrument i rëndësishëm për monitorimin e situatës të së drejtave njerëzore në vendet anëtare të OKB-së dhe për të nxitur qeverinë të marrë masa për të përmirësuar përmbushjen e

këtyre të drejtave. Ajo konsiston nga një mekanizëm presioni homologesh - Shtetet analizojnë dhe rekomandojnë njëri- tjetrin. Më 2 Dhjetor 2010 Shqipëria raportoi Analizën e saj

të Parë Periodike Universale. Përveç raportit të Shtetit, koalicioni BKTF sëbashku me ASOS Kinderhielfe përgatitën një raport që fokusohej kryesisht në problemet e të drejtave

të fëmijëve si regjistrimi i lindjeve, fëmijët në situatë rruge dhe fëmijët që largohen nga kujdesi. Organizatat e Gjenevës këmbëngulën që raporti i BKTF-së

dhe ASOS-it të njihej nga Shtetet e KDNj-së. 101 rekomandimet iu drejtuan Shqipërisë nga Shtetet e tjera, prej të cilave 31 lidheshin drejtpërdrejt me përmirësimin e

gjendjes të së drejtave të fëmijëve në vend. Midis të tjerëve, delegacioni Austriak i kërkoi Shqipërisë të rrisë moshën e largimit nga qendrat e kujdesit në 18 vjeç dhe të veprojë dhe

zbatojë legjislacionin që përmirëson mbështetjen e fëmijëve në qendra kujdesi, si dhe pas largimit nga këto qendra, veçanërisht për të drejtën për arsimim dhe trajnime

profesionale. Republika Çeke, Meksika, Azerbajxhani dhe Norvegjia theksuan nevojën për të adoptuar masa të mëtejshme për të siguruar regjistrimin e lindjeve të të gjithë

fëmijëve. Delegacione të ndryshme i sugjeruan Shqipërisë të marrë masa dhe të përshtas një Ligj mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe të përmirësojë situatën e fëmijëve në konflikt me ligjin.

Rezultatet përfundimtare të KDNj-së u nxorën më 17 Mars 2010. Edith Harxhi, Zv.Ministre e Punëve të Jashtme tha se, megjithëse kishin kaluar vetëm tre muaj nga sesioni i fundit i

Këshillit, qeveria ka punuar në mënyrë intensive për të përmirësuar të drejtat e njeriut dhe për të ndjekur në maksimum rekomandimet e dhëna nga delegacionet. Ajo

deklaroi se Qeveria do të konsiderojë nëse ka nevojë të amendohet Kodi Penal i Shqipërisë, në lidhje me dhunën në familje. Në rezultatet përfundimtare, KDNj-ja pranoi

bashkëveprimin e Shqipërisë për shumicën e rekomandimeve, veçanërisht ato që lidheshin me zbatimin e ligjit mbi Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje.

Megjithatë, u sugjerua zbatimi i sa më shpejtë të këtyre rekomandimeve. Për më tepër, organet qeveritare u rekomanduan të sigurojnë që shoqëria civile, biznesi dhe

publiku i gjerë të informoheshin mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre me ligj. Shqipëria duhet të rrisë edhe mbrojtjen e jetimëve dhe të rinjve të tjerë që

largohen nga qendrat e kujdesit dhe të sigurohen se ata do të kenë munëdsi për një strehim të përshtatshëm.

KOALICIONI BKTF

Përpjekjet e advokacisë së Terre des hommes u kryen në bashkëpunim të ngushtë me koalicionin BKTF dhe anëtarët e

saj. U mbështetën aktivitete të ndryshme në kuadër të projektit MARIO për të siguruar vazhdimësinë e koalicionit.

Gjashtë muajt e fundit, BKTF-ja e ka përqendruar aktivitetin e saj të lobimit me Ministrinë e Arsimit, veçanërisht për strategjinë kundër braktisjes së shkollës, sipas planit “Toleranca Zero për braktisjen e shkollës”. Fushata kundër

shfrytëzimit të fëmijëve e arriti kulmin në Nëntor me transmetimin e spoteve.

U bë një vlerësim afatmesëm i BKTF-së nga një konsulent gjatë Tetorit 2009. Rezultatet theksuan nevojën për ndryshim të statusit të BKTF-së, shpërndarjen e roleve dhe

përgjegjësive si dhe sqarimin e vizionit dhe misionit të BKTF-së në lidhje trafikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve. Këto u diskutuan nga anëtarët e BKTF-së në një mbledhje pune në

Janar 2010. Brenda Prillit, BKTF-ja do të përfundojë strategjinë e advokacisë për 3 vitet e ardhshme.

BKTF-ja vazhdon fushatën e ndërgjegjësimit kundër Shfrytëzimit të Fëmijve, në banerat e qytetit, postera të vënë në autobuza dhe shpërndarjen e spotit televiziv në kanalet

kryesore televizive.

Për më shumë informacion, ju lutem shikoni : [email protected]

http://www.bktf-coalition.org/

7

Të pasigurt në shtëpi – ofrimi i mbrojtjes së

fëmijës në shkolla Nga një Këshilltar2 Psikosocial i Tdh-së

Të zhvilluarit e një roli proaktiv në shkolla për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve është elementi me thelbësor për projektin e Rrjetit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe një nga

mënyrat për ta realizuar atë është duke ngritur kapacitetet e psikologëve të shkollave në menaxhim rastesh dhe të përfshihen aktorët përgjegjës në këtë proces. Një rast sfidues

i ilustruar më poshtë i cili tregon nevojën për mbrojtje më të mirë në shkollë:

Kur një prind nuk mund të kujdeset për

fëmijën3

Një nga raportet e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve

Znj.D.Y një grua tek të dyzetat, që vuante nga probleme serioze të çrregullimit mendor, abuzonte fizikisht dhe

psikologjikisht fëmijët e saj, dy vajza 9 dhe 5 vjeçe. Pas divorcit me bashkëshortin ajo mori kujdestarinë e vajzave. Më vonë, shëndeti i saj mendor u rëndua dhe ajo mbeti në

rrugë me vajzat. Si pasojë, vajza e madhe braktisi shkollën dhe filloi të bridhte nëpër rrugë, kryesisht nën influencën e të ëmës.

Punonjësi për mbrojtjen e fëmijëve (PMF) e ndeshi këtë rast gjatë punës rutinë në rrugë. Ajo i takoi të dyja vajzat dhe të ëmën dhe ju ofroi ndihmë, ndërsa mamaja kërkoi

mbështetje. PMF-ja takoi disa herë vajzat dhe të dy prindërit. Nga intervistat doli qartë se vajza e madhe preferonte të jetonte me të atin i cili mund t‟i ofronte mbrojtje. Në bazë

të vlerësimeve të para, PMF-ja në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm, përfshi eprorin e PMF-së dhe administratorët social, panë mundësinë për të ndihmuar familjen ose me

skemën e asistencës sociale ose duke i paguar qiranë. U organizua një takim me psikiatrin për të ekzaminuar nënën i cila rezultoi se nuk ishte në gjendje të kujdesej për fëmijët e

saj. Më pas PMF-ja kontaktoi me sektorin e dhunës në familje në Polici që ata të lëshonin urdhër Mbrojtjeje për dy vajzat dhe rasti ju referua prokurorit të rrethit për t‟i hequr

kujdestarinë nënës nëpërmjet skemës për personat invalid dhe u mbajtën takime të ndryshme me të afërm të tjerë për t‟i ofruar mbështetje psiko-sociale nënës. Tani, vajza e madhe jeton me të atin dhe u bënë takime nga Drejtoria Arsimore

për të siguruar se vajza shkon rregullisht në shkollë. Fatkeqësisht, babai nuk mund të kujdesej për vajzën e vogël, e cila u vendos në një Institucion rezidencial.

Ky rast tregon qartë rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit me partnerë të ndryshëm dhe rolin thelbësor të NjMF-së për lehtësimin e procesit të menaxhimit të rastit.

Sfidë e madhe mbetet që të sigurohet interesi më i mirë i fëmijëve përfshirë mundësinë e gjetjes së një familje që të kujdeset për fëmijën e vogël. Bashkëpunimi me policinë

rezultoi i vështirë për shkak asnjë oficer i trajnuar policie nuk ishte në vendndodhje dhe rasti u desh të referohej në seksionin e Policisë së Drejtorisë së Qarkut që ndodhej 2

orë larg.

A.B.një djalë 16 vjeçar në shkollë të mesme, i shkruajti një letër alarmuese mësueses së tij, ku i shpjegonte situatën në familje. Ai

ishte abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht nga babai i tij për një kohë të gjatë dhe nuk e duronte dot më këtë situatë. E ëma ishte larguar

nga shtëpia për të kërkuar mbrojtje në një institucion rezidencial që asistonte viktimat e dhunës në familje. Letra ishte kërkesa e tij e

dëshpëruar për ndihmë: djali kërcënonte se do të vriste veten nëse nuk do ta ndihmonte askush.

Sapo u zbulua rasti, mësuesja ja referoi këtë rast psikologut të shkollës dhe punuan sëbashku me Koordinatorin e Psikologëve të

shkollave nga Drejtoria Arsimore Rajonale dhe rasti ju referua menjëherë NjMF-së. Punonjësi për mbrojtjen e fëmijëve mblodhi

tryezën e rrumbullakët për mbrojtjen e fëmijëve me aktorë të ndryshëm, për të gjetur një zgjidhje emergjente për këtë rast dhe

me pjesëmarrjen e departamentit të policisë përgjegjës për dhunën në familje, përfaqësues të Tdh-së, Koordinatori i Drejtorisë

Arsimore, psikologu i shkollës dhe gjykatësi përgjegjës për dhunën në familje.

Për sigurinë e fëmijës, u vlerësua si mënyra më e shpejtë dhe efikase të bëhej një kërkesë imediatë për mbrojtje. Kjo u krye me

koordinimin e NjMF-së dhe me pas fëmijë bëri denoncimin në komisariatin e policisë. Duke marrë në konsideratë faktin se jeta e

fëmijës ishte në rrezik, gjykatësi urdhëroi që fëmija të largohej nga shtëpia dhe të strehohej në një vend të sigurt. E vetmja zgjidhje për

djalin ishte të vendosej në një qendër rezidenciale larg abuzuesit. Tani ai është i sigurt dhe po përpiqet të mos ngelet pas në shkollë,

megjithëse është ende i tronditur nga abuzimi i gjatë. Psikologu i shkollës e ndjek akoma rastin e djalit. Në takimin e fundit që patën,

ai i tha psikologes: ”Ju faleminderit për gjithçka, por më shumë sekam kuptuar që jam i rëndësishëm për dikë.”

2-Emrat e personave dhe vendeve janë ndryshuar ose mbajtur anonim për të mbrojtur identitetin e fëmijëve viktima dhe personave të përfshirë

3-Identiteti i persova është ndryshuar dhe informacioni i detajuar nuk jepet për të mbrojtur identitetin e personave të përfsh irë

NJMF Durres Rr. “Sheshi Liria “ Lagjia nr 1 , 052 2 24794

NJMF Elbasan Ish zona e pyjores 0692295921

NJMF Korce Bulevardi “Fan.S. Noli “ 822 5 02 77

NJMF Pogradec Rr.”Reshit Collaku “ 0832 26 927

NJMF Fier Rr.”Br. 12-te Sulmuese “Lagjia “Kastriot” 034 2 2 092

NJMF Saranda Rr. “Skenderbej “ Lagjia nr 1 085 2 49 92

NJMF Shkoder Rr. “31 Dhjetori “ 022 45575

NJMF Gjirokaster Sheshi “Cerciz Topulli” 084 2 63 796

NJMF Kukes Lagjia Nr 6, Ish Shtepia e Oficerece 024224141

NJMF Peshkopi Bulevard “Elez Isufi” 02182166

NJMF Vlore Sheshi “4 heronjte” 033222985

NJMF Kucove Lagjia “Vasil Skendo” 31122208

NJMF në komunat e Lezhës

NJMF Balldren NJMF Kolsh NJMF Zejmen

Kontaktet NjMF-së:

8

Të ndihmosh fëmijët nëpërmjet lojrave dhe

aktiviteteve sportive me anë të projektit

MOVE Nga Edlira Bashmili, Menaxhere Kombëtare Advokacie për projektin

MOVE

Shkolla “Naim Babameto‖ në Durrës Nga 2 deri ne 5 Dhjetor, Drejtoria Rajonale e Arsimit të Durrësit, nisi një mbështetje psiko – sociale për shkollën

tetëvjeçare të “Naim Babametos” ku mësojnë afërsisht 120 fëmijë. Qëllimi ishte të zbutej tensioni i stafit pedagogjik dhe nxënësve pas 12 ditësh që shkolla qëndroi e mbyllur (për shkak të higjenës). Katër psikolog, përfshirë 2 animatorë

trajnimesh të MOVE u ngarkuan të organizonin lojra dhe aktivitete psikosociale me fëmijët. Fëmijët ishin entuziast dhe u kënaqën që ishin pjesë e këtyre aktiviteteve dhe ju

kërkuan që të përfshiheshin sërish në aktivitete. „U kënaqa shumë herën e fundit’.

Sesionet e stërvitjes së Move 15 animatorë të Move morën pjesë në më shumë se 100

sesione trajnimi për aktivitete me fëmijët. Këto sesione mundësonin animatorët të zhvillonin në mënyrë progresive aftësitë e tyre metodologjike dhe praktike, duke kontribuar

kështu në rritjen e interesit të fëmijëve për të marrë pjesë në mënyrë aktive në këto aktivitete psikosociale. Qysh prej fillimit të projektit, animatorët patën mundësi të praktikonin

metodologjinë e Lëvizjeve, Lojrave dhe Sporteve gjatë kampit javor veror me fëmijët.

Aktiviteti i Move-s më 20 Nëntor 2009 Për të promovuar dhe prezantuar projektin MOVE në nivel kombëtar, u organizua një ceremoni më 20 nëntor 2009 që

koinçidoi me ditën e përvjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Fëmijë, prindër, edukator, animatorë të Move, OJF partnere si dhe përfaqësues nga qeveria lokale dhe

qendrore nga 5 qytetet ku zhvillohet Move, (Durres, Tirana, Korca, Elbasan, Fier). Në ceremoni morën pjesë në total 250 fëmijë dhe 150 të rritur. Fëmijë të etniciteteve të

ndryshme, Rome, Egjiptiane dhe shqiptare morën pjesë sëbashku dhe u integruan në aktivititete.

siç bënë edhe prindërit e tyre. Një nga animatorët

komentoi: “I pashë këta fëmijë në paqe, është gjë shumë e rrallë dhe ja vlen të vlerësohet”, ndërsa një nga fëmijët tha “Mësuese, nuk jam kënaqur ndonjëherë më shumë në tërë jetën

time!” Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë

Rajonale Arsimore, Bashkinë e Durrësit, Federatën Shqiptare të Futbollit. "Pashë një pjesëmarrje dhe integrim të gjithë fëmijëve në lojra dhe të gjithën ishin aktivë! Madje edhe

prindërit dhe zyrtarët!

Një ekip i fortë i Move – Një menaxher i ri i

Projektit Kombëtar për operacionet

Më 15 Mars 2010, Etion Parruca ju bashkua ekipit në funksionin e menaxherit për Projektin Kombëtar të

Move për operacionet. Etioni ka një eksperiencë gjashtë vjeçare në asistencë programesh dhe manaxhim projektesh në

fushën e mbrojtjes dhe edukimit të fëmijëve, trafikimit të qenieve njerëzore,

shtetin e të drejtës dhe të drejtat njerëzore. „Pas javës së

parë në stërvitje, kuptova sesi lojrat mund të zhvillojnë një fëmijë në aspektin personal dhe shoqëror’ tha ai.

Hapat e ardhshëm: Veprimtari kërkuese, hapi i dytë.

Trajnim Trajnerësh, faza e replikimit (trajnime shok më shok) Kampe verore që përfshijnë aktivitete psiko-sociale

Projekti i MOVE mbështetet nga UEFA.

9

Rinovimi i partneritetit për të mbështetur

mbrojtjen e fëmijëve Nga Merita Meçe, Koordinatore e Tdh-së për Shkollat dhe

Komunitetin dhe M&E

Në kuadër të RMF-së, Terre des hommes ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi dhe ka krijuar

partneritete të ndryshme me OJF dhe CBO lokale me qëllim që të fuqizojë komunitetet vulnerabël t‟i përgjigjen problemeve të të drejtave të fëmijëve në nivel komuniteti

dhe të përforcojë përfshirjen e tyre si dhe bashkëpunimin në rrjetet lokale për mbrojtjen e fëmijëve:

ARSIS, një organizatë greke si dhe

partnerja kryesore në zbatimin e projekteve të TACT III. ARSIS Tiranë, filloi aktivitetin e saj në Nëntor të 2005 duke

bërë punë në rrugë në kryeqytet dhe me një qendër ditore për fëmijët e rrugës dhe familjet e tyre. Qëllimi kryesor ishte të ndihmoheshin fëmijët për të pasur një jetë më dinjitoze.

Megjithatë, objektiva kryesore ishte të reduktohej numri i orëve që këta fëmijë kalonin duke punuar në rrugë. Mbështetja ishte e ndryshme dhe varion nga një fëmijë tek

tjetri në bazë të nevojave individuale të fëmijës. Varion nga mbështetja psiko-sociale për përfituesit; referimi/asistencë/regjistrim të fëmijëve për çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore;

sigurim asistence mjekësore dhe referim, veshje, ushqim, mjete didaktike, ndihmë mjekësore për fëmijët e rrugës dhe familjet e tyre; sigurim ushqimesh të lehtë, çaj, qumësht, lëngje frutash; dushe, ambiente pastrimi, larje rrobash, në

këtë qendër ditore. Kur shkojnë fëmijët në qendër, ata bëjnë orë leximi dhe përforcuese; edukim informal; punë artistike; zhvillim të aftësive specifike për fëmijët; aktivitete kulturore

dhe argëtuese. Arsis është edhe anëtare aktive e koalicionit BKTF dhe advokon për interesin më të mirë dhe mbrojtjen e fëmijëve. “Pavarësisht jetës dhe situatave të vështira në të

cilat gjenden fëmijët, ata të gjithë kanë ëndrra, talente dhe vlera. Puna e Arsis-it me mbështetjen e Terre des hommes po përpiqet të zhvillojë të paktën disa prej tyre.” - tha Zini

Kore, Koordinator i ARSIS-it Tiranë. Tdh do të vazhdojë të mbështesë ARSIS-in me shërbime psikosociale, edukative dhe kujdes shëndeti për fëmijët

vulnerabël në rrugë për të siguruar mbijetesën, zhvillimin e mbrojtjes dhe pjesëmarrjen. Sipas kësaj marrëveshjeje ARSIS operon çdo ditë në qendër, ku ofron asistencë administrative

dhe psikologjike si dhe aktivitete që zhvillojnë aftësitë e jetës për fëmijët dhe prindërit ose për pjestarët e familjes në lidhje me aftësitë prindërore dhe respektin për të drejtat e

fëmijëve.

ARKANOE dhe Qendra ―Mjelma‖ Mothers‘ kanë marrë mbështetje për kryerjen e trajnimeve mbi edukimin

për mediatorët e komuniteteve Rome dhe për pajisje.

CAAP—Veprime të

Përbashkëta Kundër varfërisë U krijua me ndihmën e Tdh-së, një

organizatë jo qeveritare lokale, CAAP për të zhvilluar më tej aktivitetet për gjenerimin e të ardhurave të cilat zbatoheshin me sukses nga

Tdh-ja në Shqipëri për të mbështetur fëmijët shqiptarë, të rinjtë dhe prindërit në nevojë. CAAP që synon të reduktojë varfërinë dhe përjashtimin e fëmijëve të diskriminuar, të rinj

dhe prindër me anë të aktiviteteve për mikro-sipërmarrje, trajnime profesionale dhe mbi aftësitë jetike, mundësi punësimi dhe fuqizim ekonomik. Kjo organizata ndihmohet

nga Tdh-ja për të vazhduar zbatimin e shërbimeve për gjenerimin e të ardhurave për familjet e varfra të fëmijëve në rrezik trafikimi, abuzimi dhe forma të tjera të shfrytëzimit.

Asistenca e CAAP-it konsiston kryesisht në mikro-kredi dhe trajnime bazë për formimin e një aktiviteti tregtar, por edhe mbështetje të organizatës Rome Rromani Baxt dhe Shoqata

e Qëndistarisë. Shoqata e Qëndistarisë në Korçë, mbledh 12 gra të cilat vijnë nga kushte të vështira, për t‟i nxjerrë nga varfëria dhe për t‟i ofruar mundësi më të mira për fëmijët e

tyre nëpërmjet të ardhurave që fitojnë nga shtija e qëndistarive dhe aktiviteteve sensibilizuese. Rormani Baxt në Tiranë operon me një projekt riciklimi dhe nxjerr të

ardhura për të mbështetur aktivitetet e qendrës, kampet verore dhe aktivitete të tjera psikosociale për fëmijët e komunitetit. Për shumë informacion, ju lutem shikoni

www.caap-al.org

Shoqata Amaro-drom ka firmosur marrëveshje me Tdh-në për të gjithë

periudhën e kohëzgjatjes së projektit RMF për të siguruar se Qendra Komunitare Rome do të luaj një rol të rëndësishëm në mobilizimin e burimeve lokale për të

garantuar një ambient sa më të sigurt për fëmijët dhe anëtarët e komunitetit nëpërmjet fuqizimit të mekanizmit efikas për komunitetin romë për mbrojtjen e fëmijëve.

Gjithashtu, do të zhvillohen alternativa për të përforcuar kapacitetet e familjeve me vulnerabël në komunitetin romë për të mos lejuar dhunimin e të drejtave të fëmijëve.

Femijet e Botes dhe Shqiperise – te Drejtat e Njeriut, një OFJ lokale në

Tiranë, që do të mbështetet nga periudha Tetor 2009-Shtator 2010, për të reduktuar prekshmërinë e fëmijëve në rrezik duke i

mbështetur me edukim formal dhe jo formal; të fuqizohen familjet e fëmijëve në rrezik me ofrimin e shërbimeve sociale për familjet dhe komunitetet ku

jetojnë; të mobilizohen aktorët kyç (institucione publike dhe private) për t‟iu përgjigjur problemeve të mbrojtjes së fëmijëve;të fuqizohen kapacitetet institucionale të FBSH-

DN. Për një Vizion Bashkëkohor Romë një OJF lokale në Tiranë do të marrë asistencë deri në Qershor 2010 për të

promovuar edukimin e fëmijëve romë si një metodë për t‟u integruar në shoqëri; të rritet interesi i fëmijëve për shkollën me anë të metodave aktive të mësimdhënies; dhe të rritet

interesi i prindërve për edukimin e fëmijëve të tyre.

10

Qendra Komunitare Rome: pikë takimi në

Elbasan Nga Besjana Brahja, Mediatore e Tdh-së për komunitetin, në Elbasan Në kuadër të Ditës Botërore kundër Dhunës më 19 Nëntor 2009, në ambientet e Qendrës Komunitare Rome në Elbasan, u organizua një diskutim në grup me prindërit dhe fëmijët e

tyre në kopsht, më fëmijët më të rritur dhe me edukatorët dhe fëmijët. Takimi ishte sëbashku me përfaqësues nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe vullnetarë të Korpusit të

Paqes në Elbasan. Përfaqësuesit e Shëndetit Publik folën për dhunën kundër fëmijëve dhe efektet fizike të fëmijëve viktima, ndërsa studentet e Infermierisë ndihmuan fëmijët të

shpreheshin mbi dhunën nëpërmjet artit. Në bazë të eksperiencave të kaluara, Qendra Komunitare Rome ka organizuar aktivitete në komunitet dhe me

mbështetjen e Terre des hommes do të vazhdojë të ndërgjegjësojë komunitetet Rome të Rrepishtes, një lagje e veçuar në Elbasan mbi të drejtat e fëmijëve dhe problemet

që lidhen me ato. Për më shumë informacion mbi aktivitetet e Qendrës Komunitare, ju lutem kontaktoni Besjana Brahjan, [email protected]

ZËRI I FËMIJËVE‘A e quani jetë këtë?’

“Kam ndenjur dy vitet e fundit në rrugë dhe e di ç„do të thotë që kesh uri, të të rrahin, të përdorin, të shesin dhe të

blejnë. A e quani jetë këtë? Dua të shkoj si të mundem në Greqi se këtu nuk ka gjë për

mua. Dua të mësoj dhe të shkoj në shkollë. Dua të iki nga kjo jetë e varfër dhe jetoj i qetë pa

frikë. Dua të jem në paqe me policinë.”

Vizatim i njërit nga fëmijët vizitojnë rregullisht qendrën e Arsisit.

FBSH – Një qendër në komunitet që bën

ndryshimin për fëmijët

Nga Anisa Shpati, Punonjëse sociale e FBSH-DN-së

FBSH-DN është një q e n d ë r n ë komunitet që ka

operuar gjashtë vitet e fundit në një lagje në verilindje të

Tiranës. Qendra DN F BSH s hë rb en kryesisht për fëmijët me origjinë Ballkano

-eg j ipt iane dhe Rome, por ndihmon edhe fëmijët e familjeve në nevojë. Qendra mirëpret rreth 45-50 fëmijë në ditë. Fëmijët kanë

mundësi të mësojnë dhe të marrin pjesë në aktivitete rikrijuese që bëhen me metoda të reja nga mësues të trajnuar. Qendra punon nga afër me familjet në nevojë me

qëllim që të krijojë një mjedis më të sigurt për fëmijët. 150 familje marrin një lloj mbështetjeje në formën e asistencës për çështje administrative, asistencë mjekësore dhe këshillim.

Organizohet takime dhe aktivitete ndërgjegjësimi sidomos me nënat. FBSH-Dn bashkëpunon shumë me shkollat shtetërore si “Bajram Curri”, “Gjon Buzuku” dhe “Pal

Engjelli.” Rreth 30 nxënës integrohen çdo vit në këto shkolla.

L. është një vajzë e vogël. Mund ta ngatërrosh fare lehtë për djalë kur e shikon për herë të parë, me flokët e shkurtra dhe sytë e qeshur. Çdo mëngjës L. vjen në qendrën e FBSH-

DN që prej Shtatorit 2008. L-ja vjen nga një familje që ka shumë vështirësi dhe ka qenë nën kujdesin e gjyshes për një kohë të gjatë, pasi prindërit nuk mund të kujdeseshin për të.

'kur erdhi në fillim L-ja në qendër godiste veten edhe fëmijët e tjerë në qendër, ndonjëherë edhe i kafshonte – thotë psikologu i FBSH-DN, Ka disa kohë që nuk e bën më. Ishte shumë e

padisiplinuar dhe nuk kishte shumë higjenë.” Me ndërhyrjen e qendrës L-ja filloi të ndryshontë gradualisht sjelljen e saj. Stafi i FBSH -DN ie ndihmoi të

kthehej në shkollë dhe ju ofrua asistencë psiko-sociale. Punonjësi social e monitoron rregullisht situatën e saj përfshirë vizitat në familje.

Aktualisht, janë vënë re ndryshime pozitive, L-ja kujdeset më shumë për veten dhe është më e dashur me fëmijët e tjerë në qendër. “L-ja është rritur në një mjedis të vështirë

familjar, e kequshqyer, abuzuar, me probleme në sjellje që i shpaloste në çdo moment. Që kur filloi ta mbështeste nga qendra, sjellja e saj ndryshoi pozitivisht, gjendja e saj emocionale dhe aftësia për të krijuar lidhje me shokët është

përmirësuar. Megjithëse, ndryshimet janë të vogla, ato mbeten hapa të rëndësishëm për të ardhmen e L-së.”

11

Shoqata e Qëndistarisë së Korcës

Nga Etleva Tare, Menaxhere e Shoqatës dhe Merita Meçe, Koordinatore e Tdh-së për projektet në shkolla dhe

komunitete Klubi i qëndistarisë u krijua në

2006 me mbështetjen e Terre des hommes. CAAP-i i ofron Shoqatës së Qëndistarisë

asistencë teknike si dizajne të reja të produkteve dhe lidhjet me tregun, ndërsa një grant i

Ambasadës Amerikanë në 2008 ndihmoi që Shoqata të forconte burimet njerëzore dhe fizike. Shoqata mbështet fuqizimin ekonomik të grave të asaj

zone, por edhe i ndihmon që atyre t‟iu dëgjohet zëri në komunitet. Aktualisht, janë dymbëdhjetë gra që punonjnë me qëndistari

dhe punë me dorë. Gratë takohen 5 herë në javë për 4 orë në ditë në zyrë, ku diskutojnë edhe mbështesin njëra tjetrën. Veç këshillave profesionale, ato marrin çdo javë trajnime

shtesë dhe sesione informative mbi tema të ndryshme si rëndësia e arsimimit, s‟i t‟i mbash fëmijët të sigurt larg rrugës, lufta ndaj diskriminimit edhe planifikim biznesi. “Jetët

tona kanë ndryshuar që kur formuam Shoqatën e Qëndistarisë” – tha një nga gratë që është pjesë e Shoqatës “ të punosh me Shoqatën e Qëndistarisë është nder për mua si grua

dhe si pjestarë e shoqërisë, se ndihmoj familjen dhe jam pjesë e ekonomisë.” Lili Muça

Eva Tare, Kryetarja e Shoqatës së Qëndistarisë flet për vështirësitë për të mbajtur qendrën, sidomos nëse Shoqata do të zgjerohet dhe të ketë zë më të fuqishëm për

komunitetin.

Për më shumë informacion, ju lutem shikoni www.caap-al.org/

Amaro – Drom – Për një Komunitet Romë

që mbron fëmijët në mënyrë aktive

Nga Albana Paloka, Koordinatore Projekti, Shoqata Amaro-Drom

Shoqata Rome "Amaro-Drom" nëpërmjet pjesëtarëve, qendrës komunitare dhe aktiviteteve luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve lokale dhe

fuqizimin e komunitetit romë duke promovuar identitetin dhe vlerat në komunitetin më të prekur nga trafikimi i fëmijëve.

Lufta dhe prandalimi kundër trafikimit të fëmijëve është një nga sfidat më të mëdha në fushën e të drejtave njerëzore. Fenomeni i trafikimit ka prekur gjerësisht komunitetin rome

në Shqipëri, kryesisht fëmijë, vajza dhe nëna të reja. Me misionin që ka "Amaro Drom"kundër trafikimit të fëmijëve, eksperienca dhe studimet e kryera janë mundësuar fal

bashkëpunimit me Terre des hommes që prej 2006 me anë të projektit TACT III në 3 zona si Korca, Tirane dhe Fieri në pesë komunitete.

Anëtarë të shoqërisë civile i kanë kushtuar rëndësi të veçantë nevojave dhe interesave të fëmijëve. Shoqata "Amaro

Drom" në bashkëpunim me Terre des Hommes punojnë më fëmijët romë duke i vënë në qendër të vëmendjes për të luftuar trafikimin e fëmijëve. Eksperienca e tyre tregon se

fëmijët që janë në rrezik trafikimi janë të privuar nga e drejta për ta pasur zhvillim të plotë dhe një jetë normale. Prandaj, të gjithë aktorët publik dhe jo publik duhet të punojnë

shumë që të ndihmojnë viktimat e trafikimit të rifitojnë dinjitetin e tyre dhe t‟i ndihmojnë për të pasur një të ardhme më të mirë.

Për më shumë informacion, ju lutem shikoni: http://www.unioniamarodrom.org/eng/activproj.htm

12

'Punojmë për të siguruar të ardhmen e

rinisë sonë' Grupi i Këshillimit të

Komunitetit nga Balteza

Nga Sajmir Kazanxhiu, Mediator Komuniteti i Tdh-së, Fier Mbështetja për grupet vulnerabël bëhet kryesisht nga një

grup vullnetar nga komuniteti. Në zonën e Baltezes, Grupi i Këshillimit të Komunitetit (GKK) kanë qenë shumë aktivë dhe ka ndihmuar komunitetin me aktivitete ndërgjegjësuese ose duke ofruar modele. Një nga sukseset më të fundit nga

Grupi i Këshillimit të Komunitetit në Baltëz që ja vlen të përmendet është një i ri nga Baltëza që u identifikuan nga GKK-ja. Të rinjtë kishin shumë pak shpresa dhe GKK-ja filloi

të kërkonte mundësi për ta dhe me ta. GKK-ja komunikoi me Qendrën Murialdo për t‟i ofruar trajnime profesionale. Falë mbështetjes që morën nga Grupi i Këshillimit të

Komunitetit, këta 4 të rinj marrin pjesë rregullisht në kursin “Të mësojmë si të menaxhojmë” – që lidhet kryesisht me shërbimet kompjuterike. Ky konsiderohet një sukses duke

pasur parasysh se anëtarët e komunitetit janë të angazhuar për të gjetur zgjidhje për brezat e ardhshëm.

Për më shumë informacion mbi Grupet e Këshillimit të Komunitetit në qarkun dhe Fierit dhe Vlorës, ju lutem k o n s u l t o h u n i m e S a j m i r K a z a n x h i u n t e k

[email protected]

Të bashkojmë shkollat dhe Njësitë për

Mbrojtjen e Fëmijëve

By Klodiana Rista, Këshilltare psikosociale e Tdh-së, Fier U mbajt një seminar dy ditor në Fier për të diskutuar problemet e mbrojtjes së fëmijëve nga Punonjësi për Mbrojtjen e Fëmijëve të NJMF-së me mbështetjen e

Drejtorisë Rajonale të Arsimit. Seminari u krye tek ndërtesa e Drejtorisë Rajonale të Arsmit ku morën pjesë 60 mësues nga 6 shkolla të ndryshme. Znjsh. Mirela Emiri, Koordinatore Shkolle e

Drejtorisë Rajonale të Arsimit, moderoi një sesion mbi rolin e mësuesit në fuqizimin e rrjetit për mbrojtjen e fëmijëve dhe si dhe kur të referohen raste.

Psikologia e shkollës, Znjsh. Rezarta Kaze dhe znjsh. Irma

Barçi folën mbi rolin e psikologut të shkollës duke sjellë raste konkrete dhe si i trajtuan këto raste sipas eksperiencës së tyre në bazë të nivelit të rrezikut. Pjesëmarrësve iu dha

mundësia për të diskutuar rolin e NJMF-së dhe lidhjet me shkollat nën moderimin e Znjsh. Alma Agalliut, Punonjëse për Mbrojtjen e Fëmijëve në Fier, e cila prezantoi punën e saj

dhe procedurat sesi mësuesit duhet të raportojnë raste tek Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve. Këshilltari psiko-social i Tdh-së mbajti një sesion mbi të drejtat e fëmijëve në

instrumentat ndërkombëtar dhe legjislacionin e vendit. Ky aktivitet u konsiderua si shumë i rëndësishëm nga pjesëmarrësit pasi kontribuoi në rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit midis pjesëmarrësve dhe institucioneve.

Bordi i Shkollës për të forcuar mbrojtjen e

fëmijëve në shkollën 'Jani Bakalli'

Nga Klodiana Rista, këshilltare psiko- sociale, Fier Në një nga takimet më të fundit me bordin e shkollës “Jani Bakalli” ishte pikërisht për mbrojtjen e fëmijëve. U përgatit

një politikë për mbrojtjen e Fëmijëve në këtë shkollë dhe u informuan anëtarët e bordit për politikën, rolin e psikologut të shkollës, etj. Pjesëmarrësit u përpoqën të bënin një

vlerësim të thjeshtë mbi zbatimin e Politikës për Mbrojtjen e Fëmijëve. U theksua nevoja për përfshirje më të madhe të prindërve në aktivitetet shkollore, sidomos në aktivitetet

ndërgjegjësuese të organizuara nga psikologu i shkollës. Pjesëmarrësit morën të gjithë një kopje të Politikës së Shkollës për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe materialet për rolin

që luajnë prindërit në zbatimin e kësaj politike. Diskutimet ishin kryesisht rreth përfshirjes së Bordit të Shkollës në çështje që e bëjnë shkollën një vend më të sigurt dhe në

këtë drejtim u hartua një plan aktivitetesh.

Bordi i shkollës është një pjesë e rëndësishme e shkollës, përbërë nga prindër, mësues, nxënës, anëtarë të komunitetit dhe punonjës të bashkisë. Roli i tij është të sigurojë ecurinë

e shumë problemeve që lidhen më shkollën. Në disa shkolla, Bordi ekziston vetëm në letër ose nuk mblidhet rregullisht. Është e rëndësishme që pjesë të tilla të aktivizohen më

shumë për të kontribuar në mirëqenien e fëmijëve dhe

komunitetit sa më shumë në mjedisin arsimor.

13

Misioni Terre des hommes,

ne Shqiperi

Rruga " Donika Kastrioti ", Vila 9/1

PO Box 7426

Tirane - Shqiperi

Tel-Fax : +355 (0)42 251679/

+355 (0)42 258 288

Email : [email protected]

www.tdh-childprotection.org

www.tdh.ch

Terre des hommes dëshiron të falenderojë të gjithë donatorët, partnerët dhe

stafin për mbështetjen dhe anagazhimin për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri.