mostrimi i ujit 1

3
1

Upload: ymergerlica

Post on 22-Nov-2014

184 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mostrimi i ujit 1

16.08.2008

-Gjatë mostrimit duhet pasur kujdes që mostra ta prezentojë përbërjen aktuale të ujit.Poashtu,mënyra e marrjes dhe transporti i mostrave kanë ndikim të madh në rezultatet e fituara të analizave.Për këtë shkak mënyra e marrjës së mostrave (mostrimi),sasia e mostrës

1

Page 2: Mostrimi i ujit 1

së grumbulluar,konzervimi i disa parametrave si dhe mënyra e transportit,janë të definuara me rekomandime ndërkombtare.-Për marrjen e mostrave të ujërave ekzistojnë tri mundësi: 1.Mostra kompozite e ujit paraqet vëllim të caktuar të ujit (deri në 2 dm³) e cila merret në kohë të caktuar edhe në vend të caktuar.Kjo mostër tregon gjendjen momentale dhe nëse merret njëkohësisht në shumë vendmostërime.Mostra e përzier parqet përzierjen e mostrave të mbledhura veçmas të marura në vend të caktuar dhe në kohë të ndryshme.Vëllimi i mostrave të marura veq e veq të ujërat të cilat rrjedhin duhen të jenë në proporcion me shpejtësin e rrjedhjës së ujërave në momentin e marrjës së mostrave të maruara veçmas të cilat janë në të njejtën kohë në vend dhe në thellesi të ndryshme.Mostra e ujit vendoset në enë të pastruar nga qelqi ose polietileni,të cilin më pare janë shpërlar 2-3 herë me të njejten ujë nga i cili mirret mostra.Enët mbyllen me mbyllese nga tapa ose qelqi.Që të mos vije deri te ngatrrimet e mostrave,në të gjitha enet duhet të vihen shënime për llojin e ujit,vendmostërimin,kohën,temperaturën e ujit temperaturën e ajrit dhe emrin e personit i cili i ka marr mostrat.Per analizë shpesh janë të mjaftueshem 2 dm3 ujë.Marrja e mostërave bëhet në këtë mënyrë:Nga ujësjellësi ose pompat e ujit duhen të lihen të rrjedhin 10 min dhe pastaj të vendoset ena për mostrimin e ujit.Nga burimet e uji merret duke vendosur enën në rrjedhjën e ujit.-Nga pompat e puseve (bunaret )duhet lëshuar ujin të rrjedh rreth 15 min,duke pasur kujdes që të mos vij deri te trubullimi i ujit si rezultat intenzitetit të lartë të rredhjës.Nga ujërat sipërfaqësor (lumëjve,përronjeve etj).Uji merrët duke zhytë enën për mostrim afërsishtë 15 cm³ në ujë dhe në thellësi të ndryshme duke pasur kujdes që ti largohemi ndotjës me lym dhe papastërtive tjera qe notojnë në sipërfaqen e ujit.Të lumenjet enën për marrjën e mostres duhet kthyer ne derjtim te rrjedhjes së ujit.-Këtu duhet të cekët që përqendrimi i përbersve në mostrën e ujit mund të ndryshojë varsishtë nga marrja e mostrave me afër ose me larg bregut,si dhe nga marrja në thëllesi me të madhe ose më të vogël.Prandaj sugjerohet mostrat të merrën në mes të rrjedhjës së ujit dhe në thëllesi të ndryshme.-Nëse në mostër duhet të bëhet përcaktimi i gazëve të tretura në ujë (p.sh. oksigjeni,klori etj) duhen të zbatohen rregulla të veçanta të mostrimit.-Sa i përket kohës që mund të kaloj nga momenti i marrjës së mostrave deri të analiza e mostrave,vlejnë rregulla të përgjithëshme,që kjo kohë të jetë sa ma e shkurtër.-Për disa parametra të hulumtuara (p.sh. temperatura,vlera pH,gazrat e tretura etj.)duhen të kryhën në vendin e marrjës së mostërave.Mostërat e ujit me ndotje të lartë duhen të analizohen brenda 12 orvë,me ndotje më të ulët brenda 24 orvë ndërsa ujrat ,të ruhen ne vende të errta dhe në temperaturë 3-4˚ C që të evitohen ndryshimet e mundshme për shkak të aktivitetit të mikroorganizmave të pranishëm në ujë.Sasit e disa kationeve p.sh.aluminit,kadmiumit,kromit,bakrit,hekurit,plumbit,manganit dhe zinkut,me qëndrim të ujit në enë të qelqit ,dhe me kalimin e kohës,mund të zvoglohen përshkak të adsorbimit edhe këmbimit jonik në muret e enës.Për t'i shamngur kësaj dukurie duhet të bëhet konzervimi i mostrave.Kjo në rastin e kationëve të cekura më lartë arrihet me shtimin e acideve të përqendruara të HCl ose HNO3 deri në vlerën pH=3,5 . Ujërat natyror dhe posaqërisht ujërat e ndotur paraqesin sistem në lëvizje pandërprerë,i cili në të njëhten kohë mund të përmbajnë substanca reduktuese (jone sulfure,sulfite,jodure,cianure dhe Fe²+ etj).ose oksiduese (oksigjen),të cilat në varshëmeri prej përqendrimit të tyre reagojen pas një kohë të shkurtë ose më të gjatë.Përveq kësaj,këto ujëra mund të përmbajnë edhe substanca të cilat gjatë qëndrimit me kalimin e kohës mund të precipitohen për shkak të oksidimit të tyre (p.sh. bikarbonatet e Fe (II) dhe Mn(II).Mikroorganizmat me aktivitetet e tyre me kohë,mund të shkaktojn ndryshimin e raportit të sasisë të disa joneve në ujë (p.sh. nitriteve ,nitrateve ,amoniumit etj).Për të gjithë këto duhet të pasë kujdes gjatë marrjës dhe ruajtjes së mostërave të ujit.Një vështërsi të posaqme gjatë analizës së ujit paraqet formimin e trubullirës.Në këtë rastë materiet e suspenduara para analizes duhen të ndahën me centrifug ose filtrim te mostërave duke marr vetëm pjesën e kthjellët të ujit.Edhe përkundër këtyre masave të ndërmara tretësira mund të ketë një trubullirë të lehtë d.m.th. mund të tregojë dukurin e opaleshences.Nëse kjo trubullirë nuk paraqet pengesë,analiza e ujit mund të kryhet koreksioni përkates ose të zgjidhet ndonjë metodë tjetër e përcaktimit.

2