mundësi të barabarta në arsim për të gjithë

2
Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë Java kundër braktisjes 11-20 nëntor 2020 Kjo broshurë u përgatit dhe u shtyp nga MASh Të gjitha të drejtat i përkasin MASh https:// www.mash-gov.net Ligjet dhe politikat tona që adresojnë të drejtën e arsimit: - Kushtetuta e Republikës së Kosovës, - Ligji për Edukimin Parashkollor, - Ligji për Arsimin Parauniversitar, -Ligji për Arsim dhe Aftësim Profesional, -Ligji për arsimin dhe aftësimin për të rritur, -Ligji për Ligji për Inspeksionin e Arsimit në Kosovë, -Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës -Ligji pёr mbrojtjen e fёmijёve -Ligji për barazi gjinore -Ligji kundër Diskriminimit, -Ligji kundër trafikimit -Udhëzimi administrativ nr. 13/2005 për masat ndaj prindërve, fëmijët e të cilëve nuk janë regjistruar apo nuk vijojnë arsimin obligativ, -Udhëzimi administrativ 08/2018 për krijimin dhe fuqizimin e EPRBM në arsimin parauniversitar -UA- 03/2012 Njohja dhe barasvlera e dokumenteve të arsimit parauniversitar, -UA-86/2020 pёr sistemimin e nxënësve nё shkolla, tё cilёt janё kthyer nga mёrgimi e ju mungojnё dokumentet pёrkatёse arsimore, -UA-01/2016” Organizimi i kurseve të gjuhës dhe mësimit plotësues” -Udhëzimet për arsimin e të rriturve ( U.A. 01/14 dhe U.A. 12/2014, etj) -Plani Strategjik i Sektorit të Arsimit në Kosovë (PSAK), -Plani Nacional kundër braktisjes, -Strategjia për integrimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë në Kosovë, -Strategjia për riintegrimin e personave të riatdhesuar . Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ministarstva za Obrazovanje i Nauke Ministry of Education and Science Janë një varg konventash dhe standardesh ndërkombëtare, të cilat kërkojnë qasje dhe mundësi të barabartë në arsim cilësor, prandaj me ligjet tona, kemi detyrim të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar të drejtën e arsimit për të gjithë qytetarët, pa dallim gjinie, etnie, aftësie e gjendje tjetër. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) bën thirrje për sensibilimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse: arsimore, shëndetësore, sociale, etj., bashkë me komunitetin e prindërve dhe grupet tjera të interesit, për t`u mobilizuar në parandalim, identifikim, raportim, referim dhe trajtim efikas të rasteve të braktisjes së shkollimit.

Upload: others

Post on 11-Nov-2021

14 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë

Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë

Java kundër braktisjes11-20 nëntor 2020

Kjo broshurë u përgatit dhe u shtyp nga MASh

Të gjitha të drejtat i përkasin MASh

https:// www.mash-gov.net

Ligjet dhe politikat tona që adresojnë të drejtën e arsimit:

- Kushtetuta e Republikës së Kosovës,

- Ligji për Edukimin Parashkollor,

- Ligji për Arsimin Parauniversitar,

- Ligji për Arsim dhe Aftësim Profesional,

- Ligji për arsimin dhe aftësimin për të rritur,

- Ligji për Ligji për Inspeksionin e Arsimit

në Kosovë,

- Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës

së Kosovës

- Ligji pёr mbrojtjen e fёmijёve

- Ligji për barazi gjinore

- Ligji kundër Diskriminimit,

- Ligji kundër trafikimit

- Udhëzimi administrativ nr. 13/2005 për masat

ndaj prindërve, fëmijët e të cilëve nuk janë

regjistruar apo nuk vijojnë arsimin obligativ,

- Udhëzimi administrativ 08/2018 për krijimin

dhe fuqizimin e EPRBM në arsimin parauniversitar

- UA- 03/2012 Njohja dhe barasvlera e dokumenteve

të arsimit parauniversitar,

- UA-86/2020 pёr sistemimin e nxënësve nё shkolla,

tё cilёt janё kthyer nga mёrgimi e ju mungojnё

dokumentet pёrkatёse arsimore,

- UA-01/2016” Organizimi i kurseve të gjuhës dhe

mësimit plotësues”

- Udhëzimet për arsimin e të rriturve

( U.A. 01/14 dhe U.A. 12/2014, etj)

- Plani Strategjik i Sektorit të Arsimit në Kosovë (PSAK),

- Plani Nacional kundër braktisjes,

- Strategjia për integrimin e komuniteteve romë,

ashkali dhe egjiptianë në Kosovë,

- Strategjia për riintegrimin e personave të riatdhesuar .

Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ministarstva za Obrazovanje i Nauke Ministry of Education and Science

Janë një varg konventash dhe standardesh ndërkombëtare, të cilat kërkojnë qasje dhe mundësi të barabartë në arsim cilësor, prandaj me ligjet tona, kemi detyrim të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar të drejtën e arsimit për të gjithë qytetarët, pa dallim gjinie, etnie, aftësie e gjendje tjetër.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) bën t h i r r j e p ë r s e n s i b i l i m i n e t ë g j i t h a inst i tucioneve përgjegjëse: ars imore, shëndetësore, sociale, etj . , bashkë me komunitetin e prindërve dhe grupet tjera të interesit, për t`u mobilizuar në parandalim, identifikim, raportim, referim dhe trajtim efikas të rasteve të braktisjes së shkollimit.

Page 2: Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë

Bazuar në këto parime, institucionet arsimore duhet të kujdesen për pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje në arsim cilësor, duke siguruar zhvillimin e fëmijëve brenda potencialit të plotë.

Barrierat e natyrave të ndryshme brenda sistemit arsimor, sidomos ato të qasjes në arsim, ndërlidhur me faktorët e shumtë individualë, familjarë, shoqërorë me kontekste të ndryshme sociale, ekonomike, shëndetësore e kulturore, kërkojnë qasje multidisiplinare, prandaj i kemi ligjet tjera relevante si: Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale, Ligji i Policisë, shëndetësisë etj, që bashkë me rregulloret dhe mekanizmat tjerë institucionalë, na e kërkojnë bashkëveprimin e plotë për të funksionuar si hallka të shtetit në adresimin e problemeve me të ci lat ballafaqohemi.

Kur flasim për shkollat dhe nxënësit/ fëmijët e arsimit parauniversitar, po i referohemi ekskluzivisht Konventës për të Drejtat e Fëmijës, si traktati që i mbulon në mënyrë gjithëpërfshirëse të drejtat e fëmijës në çdo cep të botës. Duke u thirrur në parimet bazë të kësaj konvente, shtetet orientojnë politikat nacionale, prandaj ato janë bazamenti i të drejtave universale për çdo fëmijë/ individ: Mosdiskriminimi, Pjesëmarrja, Interesi më i lartë i fëmijës dhe Zhvillimi i potencialit të plotë.

Ligjet aktuale tё arsimit, bashkë me aktet nënligjore përcjellëse adresojnë mundësitë e barabarta dhe qasjen e gjithëpërfshirëse në arsim cilësor.

Sipas legjislacionit nё fuqi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, komunat, institucionet arsimore dhe komuniteti, po marrin të gjitha hapat e arsyeshëm që institucionet arsimore të jenë cilësore, gjithëpërfshirëse, humane dhe të sigurta ( kemi edhe sistemin e parandalimit dhe referimit tё dhunёs nё shkolla) siç e kërkojnë politikat arsimore, përfshirë standardet për shkollat mike, kurrikulat dhe secila hallkë e sistemit arsimor.

Konsiderojmё qё megjithё rrethanat e pandemisё, ka shkolla tё vёmendshme nё raportim, ndёrkohё qё rastet e mosvijimit tё mёsimit online ishin tё larta ( 9070 nx.) dhe kёrkohet mobilizim i ekipeve nё terren pёr t`i trajtuar dhe raportuar kёto raste.

Sipas raportimeve nё SMIA, sivjet i kemi gjithsesj 1089 nxёnёs braktisёs ( 833 djem dhe 256 vajza) nё tё gjitha nivelet e arsimit arsimin parauniversitar.

Gjithashtu janё ndёrmarrё ndёr vite masa afirmative pёr mbёshtetjen e kategorive tё ndjeshme qoftё me sigurimin e transportit, bursave ( gati çdo vit rreth 500 bursa pёr komunitet RAE) apo edhe me krijimin e lehtёsirave pёr regjistrim nёpёr nivele arsimore, apo edhe me lirimin nga pagesat pёr shёrbime arsimore

Aktualisht 0.05 % e kemi braktisjen në arsimin e obliguar. Krahasuar me vitet e kaluar kemi njё rёnie tё vogёl (0.07 vitin e kaluar dhe 0.09% para dy vitesh ), por sido që të jenë, tё dhёnat janë për brengosje.

Në vitin shkollor 2017/18 janë 56 raste të raportuara në SPH, nё vitin 2018/19 I kemi 133 raste tё raportuara ndёrkaq nё vitin shkollor 2019/20 i kemi 53 raste tё raportuara, qё do tё thotё se shkollat janё duke i trajtuar raste nё rrezik tё braktijses dhe kjo qasje sigurisht qё do tё ndikojё nё uljen e braktisjes sepse shkollat dhe komunat e pёrkushtuara i mbajnё nxёnёsit brenda sistemit, d.m.th., nuk lejojnё ta lshojnё shkollimin.

Tashmё e kemi tё konsoliduar sistemin e parandalimit tё braktisjes, me instrumentet për identifikim, raportim dhe referim të rasteve si dhe m u n d ë s i n ë e r a p o r t i m i t n ë S i s t e m i n e Paralajmërimit të Hershëm të braktisjes, brenda Sistemit të Menaxhimit të Informatave në Arsim.

Tabela 1. Shkollat qё kanё raportuar nё SPH nё vitin 2019/20

Tebela 2. Shkollat qё kanё raportuar pёr dhunёn

Kёto shkolla ne i konsiderojmё cilёsore ngaqё janё tё pёrkushtuara nё trajtimin e problemet qё e sfidojnё mirёqenien dhe zhvillimin e fёmijёve.