muzika ne islam

10
Kenga - kur´an i Shejtanit Thotë Allahu i Madhëruar në Kur'an: "Allahu e shpalli të folmën më të mirë, librin, të ngjajshëm në mrekulli, të përsëritur herë pas herë (me keshilla e dispozita), qe prej (degjimit të) tij rrënqethen lëkurat e atyre që i kanë dronë Zotit të tyre, e pastaj me përkujtim ndaj Allahut u qetësohen lëkurat dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim I Allahut, me të udhëzon atë që do. E atë që Allahu e lë të humbur për të nuk ka ndonjë udhëzues". Zumer 23 Vëlla dhe motër muslimane! A je ti prej atyre që iu rrënqethën zemrat kur ta ndëgjojnë Kur'anin? A je ti prej atyre që qajnë nga frika e Allahut? A je prej atyre që thellohen duke menduar në domethenien e Kur'anit fisnik. A ke dashuri të vërtet ndaj dëgjimit të Kur'anit dhe e ndjenë vetën të kënaqur kur ta ndëgjosh atë? A je prej atyre që kur kalojnë ditë të gjata dhe nuk ke dëgjuar Kur'an, përmallohesh të dëgjosh diçka prej tij? Nëse përgjegja e këtyre pyetjeve është: " Jo ", s'ka dyshim se ti je prej atyre që je sprovuar me të dëgjuarit e këngëve dhe muzikës. Ndodhë që të pyesësh: Çfarë lidhje ka në mes të menduarit mbi domëthënien e Kur'anit dhe këngëve?! S'ka dyshim se këngët dhe muzika janë denimet më të medha, të cilat i kanosën zemrës dhe e pengojnë efektivizimin e fjalës se Allahut dhe të menduarit në urtesinë e saj. Kjo kështu sepse kënga është kur'an i shejtanit dhe zemra e njeriut s'ka mundësi t'i bashkojë Kur'anin e Mëshiruesit dhe kur'anin e shejtanit. Ka thënë imam ibën Kajjimi: "Prej kurthave të armikut të Allahut, shejtanit, me të cilat ia pakëson gjahut të vet (njeriut i cili bie në kurthën e Shejtanit) diturin, mençurin dhe fenë dhe me të cilat gjuan zemërat e injorantëve dhe të prishurve: Dëgjimi i fishkëllimes, duartrokitja dhe këngët të përcjellura me vegla muzikore, te cilat janë të ndaluara dhe me të cilat i pëngon zemrat nga Kur'ani dhe që i shpie në mëkate dhe kundërvajtje. E ky pra është kur'ani i shejtanit dhe zbluarja nga mbulesa e Allahut". (Igathetu el-lehfanë 1/224). Ndodhë që të pytesesh përseri dhe të thuash: Cili është argumenti se kënga është kur'an i shejtanit? Dhe cili është argumenti, i cili ndalon prerazi dëgjimin e këngëve dhe muzikës ? S'ka dyshim se argumente mbi këto kemi plot, dhe prej tyre janë: 1. Fjala e Allahut të Madhëruar: " Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Per ta me siguri është përgaditur denim i turpshem." (Lukman, 6)

Upload: lauraaa3382

Post on 02-Apr-2015

134 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Muzika Ne Islam

Kenga - kur´an i Shejtanit

Thotë Allahu i Madhëruar në Kur'an: "Allahu e shpalli të folmën më të mirë, librin, të ngjajshëm në mrekulli, të përsëritur herë pas herë (me keshilla e dispozita), qe prej (degjimit të) tij rrënqethen lëkurat e atyre që i kanë dronë Zotit të tyre, e pastaj me përkujtim ndaj Allahut u qetësohen lëkurat dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim I Allahut, me të udhëzon atë që do. E atë që Allahu e lë të humbur për të nuk ka ndonjë udhëzues". Zumer 23

Vëlla dhe motër muslimane!A je ti prej atyre që iu rrënqethën zemrat kur ta ndëgjojnë Kur'anin? A je ti prej atyre që qajnë nga frika e Allahut? A je prej atyre që thellohen duke menduar në domethenien e Kur'anit fisnik. A ke dashuri të vërtet ndaj dëgjimit të Kur'anit dhe e ndjenë vetën të kënaqur kur ta ndëgjosh atë? A je prej atyre që kur kalojnë ditë të gjata dhe nuk ke dëgjuar Kur'an, përmallohesh të dëgjosh diçka prej tij?Nëse përgjegja e këtyre pyetjeve është: " Jo ", s'ka dyshim se ti je prej atyre që je sprovuar me të dëgjuarit e këngëve dhe muzikës. Ndodhë që të pyesësh: Çfarë lidhje ka në mes të menduarit mbi domëthënien e Kur'anit dhe këngëve?!

S'ka dyshim se këngët dhe muzika janë denimet më të medha, të cilat i kanosën zemrës dhe e pengojnë efektivizimin e fjalës se Allahut dhe të menduarit në urtesinë e saj. Kjo kështu sepse kënga është kur'an i shejtanit dhe zemra e njeriut s'ka mundësi t'i bashkojë Kur'anin e Mëshiruesit dhe kur'anin e shejtanit.Ka thënë imam ibën Kajjimi: "Prej kurthave të armikut të Allahut, shejtanit, me të cilat ia pakëson gjahut të vet (njeriut i cili bie në kurthën e Shejtanit) diturin, mençurin dhe fenë dhe me të cilat gjuan zemërat e injorantëve dhe të prishurve: Dëgjimi i fishkëllimes, duartrokitja dhe këngët të përcjellura me vegla muzikore, te cilat janë të ndaluara dhe me të cilat i pëngon zemrat nga Kur'ani dhe që i shpie në mëkate dhe kundërvajtje. E ky pra është kur'ani i shejtanit dhe zbluarja nga mbulesa e Allahut". (Igathetu el-lehfanë 1/224).Ndodhë që të pytesesh përseri dhe të thuash: Cili është argumenti se kënga është kur'an i shejtanit? Dhe cili është argumenti, i cili ndalon prerazi dëgjimin e këngëve dhe muzikës ?

S'ka dyshim se argumente mbi këto kemi plot, dhe prej tyre janë:1. Fjala e Allahut të Madhëruar: " Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Per ta me siguri është përgaditur denim i turpshem." (Lukman, 6)Eshtë pyetur ibën Mes'udi rreth domëthenijes së fjalës "tregime boshe", e ai është përgjegjur: "Betohem në Allahun, të Cilin s'ka zot tjetër që meriton te adhurohet më të drejtë perveç Tij, kuptimi i kësaj është kënga."Ka thënë ibën Abbasi (Allahu qoftë i Kënaqur me atë): Shprehja (tregime boshe) është kënga dhe të ngjajshmet me të.Ka thënë Muxhahidi: ""Tregime boshe" është ndëgjimi i këngës dhe të kotave të tjera të ngjajshme me të".Po të njejtën fjalë e kanë edhe krerët e komentatorëve të Kur'anit, siç janë: Ukrime, El-hasani, Seid bin Habir, Katade, Ibrahim en-Nah'iu, etj.

2. Fjala e Allahut të Madhëruar: " (Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi i juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë. Dhe me ate alarmin e

Page 2: Muzika Ne Islam

zërit tënd, mashtroje atë që mundësh prej tyre,..." (El-isra, 63-64)Ç'është për qëllim zëri i shejtanit në ajet?Ka thënë ibën Abbasi dhe Muxhahidi: "Zëri i shejtanit është kënga, fyejt dhe zbavitjet-argetimet."Kurse Ed-dahakë dhe Hasan el-Basriu: "Fyelli dhe daullja." Kurtubiu dhe ibën Kethiri kanë thënë: "Kënga është zëri i shejtanit."

3. Fjala e Allahut të Madhëruar: "A prej këtij ligjerimi (Kur'ani) po çuditeni? E po qeshni dhe nuk po qani? Madje dhe e zeni në asgje? (En-nexhm, 59-61)Ç'do të thot: "Samidunë" (e cila është e cekur në origjinalin e Kur'anit)?Ka thënë ibën Abbasi (Allahu qoftë i Kënaqur me atë), Ebu Abide, Taberiu, Kurtubiu, ibën Kethiri dhe El-Alusiu: "Fjala "Samidunë" rrjedh nga gjuha Himjere, e kjo është njera nga fiset arabe dhe don të thotë "Kengetarë."

4. Fjala e Allahut të Madhëruar: " (roberit e Zotit janë) Edhe ata që nuk deshmojnë rrejshëm dhe kur (rastesisht) kalojnë pranë së keqës, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet." (Furkanë, 72)Cili është kuptimi i fjalës "El-lagv" në këtë ajet?Kanë thënë dijetarët dhe komentatorët e Kur'anit ndër të cilët është edhe Muxhahidi, Muhamed bin Hanefije dhe ibën Rexhepi: "El-lagv" është Kënga. Ndërsa Kurtubiu thotë: ""El-lagv" është çdo gjë e përçmuar, prej fjalëve dhe veprave. Në këtë hyn edhe kënga, argetimet, etj.

5. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Lutja e tyre pranë shtepisë (qabes) nuk ishte tjetër veçse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuane denimin për shkak të denimit". (El-enfalë, 35)Ç'do të thotë el-muka dhe Et-tasdije ?Ka thënë ibën Amer, ibën Abbasi (Allahu qoftë i Kënaqur me ata), Muxhahidi, Atijje, Ed-dahakë, El-hasani dhe Katade se el-muka dhe Et-tasdije është fishkëllimë dhe duartrokitje.Ka thënë Kurtubiu: E gjitha kjo është e urryer dhe largohet nga kjo i mençuri, kurse vepruesi e kësaj i përngjet mushrikëve dhe në atë se çka veprojshin tek Qabja. (kthehu Tefsireve te Ajetëve paraprake dhe fjalëve të dijetarëve në të, në Tefsiret e: Et-taberiut, El-kurtubiut, ibni Kethirit, El-Alusiut dhe te Es-sa'diiut).

6. Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Mailk El-esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Do të vijë një popull që do ta lejojnë amoralitetin, mendafshin, verën dhe muzikën (El-Meazif)". (Hadith i saktë, transemeton Buhariu)Ç'do të thotë "El-Meazif"?Ka thënë El-Xhevheriu, e ky është kreu i gjuhës: "El-Meazif" është kënga dhe veglat (Muzikore) argetuese. "El-meazif" i thuhet çdo këngë dhe çdo loje argetuese. Ndërsa "do ta lejojnë" do të thotë: do ta veprojnë sikur të ishte e lejuar, përkunder asaj që është e ndaluar. Pra, ata i lejojnë defet dhe ndegjimin e këngëve dhe të muzikës edhe pse ajo është e ndaluar.

7. Hadithi, të cilin e transmeton Enes ibën Maliku (Allahu qofte i kënaqur me atë) se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Do të ketë në këtë ummet nënçmim, shpifje dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pijnë verë, të luajnë me këngëtare dhe të luajnë me këngë-muzike (el-meazif). (hadith i saktë, e nxorri Tërmidhiu, dhe i vërtetuar nga Shejh Albani).Ka thënë imam ibën Kajjimi: "Ky është pretim nga Allahu [radijallahu anhu], argetuesve

Page 3: Muzika Ne Islam

me këngë e muzikë do t'u leshojë tokën dhe do t'i shëndërrojë ato në majmuna dhe derra".

8. Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Malik El-eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nga ummeti im do të këtë njerëz që do ta pijnë verën duke e emërtuar me tjetër emër dhe do të luajnë me këngë e muzikë e Allahu do t'a shafit (leshojë) tokën dhe prej tyre di t'i shëndrrojë në majmuna dhe derra". (Hadith i vërtetë, i nxjerrur nga ibën Maxhe dhe Et-taberaniu, kurse e vërtetoi Shejh Albani).Imam Ibën Kajjimi thotë: Në hadithin (paraprak) ndalohen veglat muzikore (el-meazif) dhe Pajgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u ka premtuar argetuesve me këngë e muzikë se Allahu [subhanehu ve teala] do t'u lëshojë tokën dhe do t'i shëndërrojë në majmuna dhe derra." (Shiko: Igathetu el-lehfanë 1/261)

9. Hadithi, të cilin e transmeton Abdullah bin Amër (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: " Vërtetë, Allahu [subhanehu ve teala] ia ndaloi ummetit tim verën, bixhozin, daullen dhe verën." (Hadith i saktë, i nxjerrur nga Et-taberaniu, dhe El-bejhekiu, i vërtetuar nga Albani).

Dijetaret e Sahabëve, tabiinëve, të katër medh-hebet dhe të tjerët janë të njëzëshëm se fetarisht, kënga dhe muzika është e ndaluar, që prej fjaleve të tyre janë:- Ka thënë Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga dhe veglat muzikore janë fyejt e shejtanit."- Ka thënë Abdullah ibën Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga mjell hipokrizi në zemër."- Ka thënë El-kasim bin Muhamed: "Kënga është bosh (e pavlerë) dhe çdo boshe është në zjarr."- Ka thënë umer bin Abdul Aziz: "Kënga është prejardhje nga shejtani dhe perfundimi i saj është hidhërimi i Mëshiruesi [subhanehu ve teala].- Ka thënë imam Ebu Hanifja: "Kënga është prej mëkatëve , të cilave duhet distancuar mënjëherë nga ajo."- Ka thënë imam Maliku: "Tek ne, me këngë merrën vetëm mëkatarët. Vallë a ka të mençur që thotë se kënga-muzika është hak?- Ka thënë imam Shafiu: "Kënga-muzika është e urrejtur dhe pavlerë, kush e tepron ne të është mendjelehtë dhe nuk pranohet nga ai dëshmia."- Ka thënë imam Ahmed ibën Hambeli: "Kënga mjellë në zemër hipokrizi."- Kurse imam Ebu Amër bin Salah, në perkrahje të shumicës se dijetarëve, të cilët e ndalojnë Këngën dhe muzikën, thotë: "Kënga dhe veglat muzikore janë të ndaluara me Ixhma."

Paraprakisht e pamë shumë qartë sa që nuk pranon dyshimin më të vogël se dëgjimin e këngës dhe muzikës e ndaloi: Kur'ani, Synneti, dhe El-ixhmai. Të keshë kujdes, të mos mashtrohesh me disa fetwa, të cilat e lejojnë muzikën. Apo që thojnë se muzikë e ndaluar është vetëm ajo që të shpie në të këqija. Të gjitha këto fetwa janë në kundershtim me Kur'anin, Synetin dhe El-ixhmain. Dëgjimi i kënges është haram, të jetë ajo e zhurmëshme apo e lehtë, e shoqëruar me muzikë apo jo.Lejohet vetëm defi (daireja) që t'a përdorin vetëm gratë në festa apo gezime, gje e cila argumentohet me dy hadithe të sakta se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) shkoi tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], e Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. ishte në shtepi te Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me atë) dhe aty gjeti dy vajza te reja qe luajshin me def para Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me atë).

Page 4: Muzika Ne Islam

Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) i qortoi vajzat dhe iu tha: "Fyejt e shejtanit tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]?!! Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "O Ebu beker, leri se këto ditë janë ditë feste". (Hadith i saktë, i nxjerrur nga Buhari dhe muslimi).Për çudi, disa njerëz e marrin këtë hidith si argument për lejimin e muzikës edhe pse Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e quajti lojën me def fyell i muzikes dhe Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishte ne pajtim me një gjë të tillë por ia sqaroi atij se shkaku qe ti le te luajnë ishin ditët e festës, ditë në të cilat lejohet shfaqja e gezimit.Ka thënë imam Ibn Kajjimi: "Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e quajti këtë fyej të shejtanit gjë e cila ishte në pajtim me Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe se lojën me def e bënin dy vajza të vogla të cilat nuk ishin në moshën kur obligohen parimet fetare.Vallë, a kjo aludon për lejimin e asaj të cilës ju e punoni dhe e mesoni, asaj që përmban ato që as ju s'mund t'a fshihni?! Nisur nga kjo, kanë thënë dijatarët se loja me def është e lejuar vetëm për gra, gjë e cila për burra nuk vlenë dhe kjo kushtimisht në ditët e festave dhe gezimëve. Ka thënë dijetari i ndëruar, Abdul Aziz bin Bazi (Allahu e mëshiroftë): Dëgjimi i muzikës është e ndaluar dhe nga punët e këqija, gjë e cila shkakton sëmundjen e zemrës dhe ngurtjen e saj dhe e pëngon nga përkujtimi (dhikri) i Allahut.Ndërsa në martesë, lejohet vetëm për gra rënia e defit, duke kënduar këngë të matura, në të cilat nuk ka shtytje për në të ndaluara. Ndërsa renia e tupanit nuk lejohet në dasem e as jashtë saj. Pra, mjafton defi ta përdorin gratë, gjë e cila nuk lejohet për burra.

Dhe përfundimisht: O vëlla dhe motër besimtare...Kujdes, mos të bëhësh prej atyre të cilët i ka mashtruar shejtani dhe iu ka zbukuruar këngën dhe muzikën dhe e lanë Kur'anin e madheruar pas dore. Të cilët po t'i shikosh kur janë duke dëgjuar muzikë, i sheh ato se si ju ka shterrur zani, u janë molisur gjymtyrët, e kanë flijuar zemrën për muzikë, përdridhën sikurse i dehuri dhe kërcejnë si femra apo si gra të amoralizuara.

Vërtetë, fatkeqesi për të rinjtë, të cilët jetën e tyre e çojnë në argetime, këngë e muzikë. E morën fenë e tyre loje e defrim. Fyejt e shejtanit janë më të dashur tek ata se dëgjimi i kur'anit, saqe, po ta lexojë ndonjëri prej tyre Kur'anin prej fillimi e deri në mbarim, nuk do ndryshonte asgje tek ai dhe as që do të lente gjurmë e as që do ta pasiononte. E kur ta dëgjojë kur'anin e shejtanit, shpërthejnë nga zemra e tij burimet e pasionëve, këmbët fillojnë ti luajnë, duart ti perplasën për njëratjetrën, pjeset e trupit ti shkundën, gjuha duke përcjellur (këngët) dhe i levizin ndjenjat e emocionet.

O i madhi Zot, cila nga këto dy janë me të dashura tek ai?!Fatkeqësi për kohën e cila humbet jashtë përmendjës së Allahut, për pasurinë, e cila shpënzohet jashtë madhërimit të Allahu [subhanehu ve teala], për zemrat në të cilat strehohet shejtani, për të rinjtë të cilët e humbën fenë e tyre.Fatkeqësi, armiqt e Islamit kënaqën dhe gëzohën me rininë tonë, të cilën e kryqëzoi burrerinë e tyre kënga-muzika, muzika iu mori entuzjazmin e tyre, xhelozia iu mbyti ndenjat e dashurisë, vendosshmerinë e tyre ua mori kërcimi. Ndërsa vëllezrit e tyre vritën ne çdo kodër dhe mbytën me thiken diskredituese.O i madhi Zot, kur do të zgjohën?!!

Thotë Allahu xh.sh.: " Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e ) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm. E kur i lexohën atij ajetët Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhët sikur

Page 5: Muzika Ne Islam

nuk i ka ndëgjuar ato, bëhët sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgezoje atë me një denim të dhëmbshëm." (Llukman, 6)

Qëndrimi i katër imamëve ndaj muzikës

Përmendja e argumenteve dhe gjurmëve tek katër imamët për ndalimin e dëgjimit të instrumenteve muzikore dhe këndimit

1- Medh-hebi i imam Ebu Hanifes, All-llahu e mëshiroftë

Nga Ebi Tijb et-Taberi thuhet se: ”Ebu Hanifeja e ka urrejtur muzikën dhe e ka konsideruar dëgjimin e muzikës prej mëkateve." Dhe ka thënë: ”Dhe kështu është

Page 6: Muzika Ne Islam

medhhebi i gjithë Kuffes.”

Transmetohet nga Ebu Hanifeja, All-llahu e mëshiroftë, të ketë thënë: ”Këndimi (muzika) është e ndaluar (haram) në të gjitha fetë.“

Thotë Ibn Kajjimi në librin e tij, Igathet el-Lehfani (fq.348): ”Medhhebi i Ebu Hanifes në këtë (muzikën) është medhhebi më i rreptë prej medhhebeve, dhe fjala e tij në këtë çështje është prej fjalëve më të ashpra. Ai i ka këshilluar shokët e tij që të ndalojnë dëgjimin e të gjitha instrumenteve si fyelli, defi, bile edhe goditja e daulles. Dhe ka thënë se të gjitha këto janë prej mëkateve, dhe se është rrugë që të shpie në mëkat dhe nuk i pranohet dëshmia (atij që dëgjon muzikë). Dhe më rigoroze se kjo është thënia:”Me të vërtetë dëgjimi është mëkat, ndërsa kënaqja me të është kufër (mohim)." Kjo është shprehja e tyre.”

2- Medh-hebi i imam Malikut, All-llahu e mëshiroftë

Nga Is’hak bin Isa el-Tiba, i cili thotë: ”E kam pyetur Malik bin Enesin për lëshimin e banorëve të Medines përsa i përket këndimit (muzikës)? Ai tha:”Tek ne një gjë të tillë e veprojnë vetëm hipokritët (fasikët)!!!." Transmetimi është i vërtetë. E ka nxjerrur Hal-lali në librin e tij, el-Emru bil Ma’ruf ve Nehju Anil Munker, (fq.142). Po ashtu edhe Ibn Xhevziu në librin e tij, Telbis Iblis, (fq.282) nga Abdullah bin Ahmed nga baba i tij, e ky nga Is’haku. Them (Autori): Ky sened është i vërtetë, sikur që e ka vërtetuar shejh Albani në librin e tij, “Ndalimi i instrumenteve muzikore…," fq.98.

Thotë Ebu Tajjib et-Taberi: ”Sa i përket Malik bin Enesit, ai e ka ndaluar këndimin (muzikën) dhe dëgjimin e saj. Dhe ky ishte medhhebi i gjithë Medines.”

Thotë Ibn Kasim: ”E kam pyetur Malikun për këndimin (muzikën), e ai me tha:”Ka thënë All-llahu, subhanehu ve teala:”Dhe ç'ka pas të vërtetës vetëm së humbje," e çfarë e vërtete është kjo?!

Nga Ibrahim bin Mundhir el-Medeni, i cili është pyetur dhe i është thënë: ”Ju po bëni lëshim në çështjen e këndimit? Tha:”All-llahu na ruajt! Një gjë të tillë tek ne nuk e bën askush përveç hipokritëve (fasikët).” Transmetimi është i vërtetë. E ka nxjerrur Hal-lali në librin e tij, el-Emru bil Ma’ruf ve Nehju Anil Munker, fq.142, nga transmetimet e Abbas bin Muhamed ed-Duri, ku thotë: "E kam dëgjuar Ibrahimin dukë e thënë këtë." Them (Autori): senedi është i vërtetë.

Thotë Ebu Tajjib el-Taberi:”Ky është medh-hebi i gjithë Medines.”

3- Medh-hebi i Imam Shafiut, All-llahu e mëshiroftë:

Nga Shafiu, All-llahu e mëshiroftë, i cili thotë: ”Kam lënë në Irak një gjë që i thuhej poezi. E kanë shpikur zindikët9 për t'i larguar njerëzit nga Kur’ani.“ Transmetimi është i vërtetë. E ka nxjerrur Ebu Nuajm në librin el-Hiljetu, fq.146, vëll.9. Po ashtu edhe Hal-lali në el-Emru bil Ma’ruf ve Nehju Anil Munker, fq.151, dhe Ibn Xhevziu në Telbis Iblis, fq.283. Të dy rrugët e transmetimit janë nga Hasen bin AbdulAziz el-Xhervij, ku thotë:“E kam dëgjuar Shafiun duke e thënë këtë.” Them: senedi është i vërtetë.

Thotë Ibn Tejmijje në Fetava, 507, vëll.11: “Atë që e ka përmendur Shafiu, është se ajo (muzika) është prej shpikjeve të zindikëve.” Kjo është fjala e Imamit me përvojë në rregullat e Islamit. Me të vërtetë ky dëgjim (i muzikës) nuk ka qenë i lejuar, përveç atij që është quajtur (akuzuar) si zindik..,”etj.

Thotë Ibn Xhevziu: “Shokët më të mëdhenj të Shafiut e kanë kundërshtuar (urrejtur) dëgjimin e muzikës."

Thotë Ebu Tajjib et-Taberi, All-llahu e mëshiroftë: ”Nuk lejohet këndimi, dëgjimi (i këndimit) dhe goditja e daulles. Dhe thotë: "Kush ia vesh këtë Shafiut vetëm se ka gënjyer ndaj tij.”

Page 7: Muzika Ne Islam

Thotë Ibn Xhevziu: ”Këto janë fjalët e dijetarëve Shafi-itë dhe pasuesve të tyre, ndërsa lëshime (për muzikën) kanë bërë të mëvonshmit, nga mangësia në diturinë e tyre dhe mbizotërimi i injorancës (epsheve)."

Thotë imam Shafiu në librin e tij, el-Umm, vëll. 6, fq.209:”Këndimi është mekruh. I përgjason të kotës. Kush ngulmon në këtë, ai është i mangët (i pa mend) dhe i refuzohet dëshmia.”

Thotë Ebu Tajjib et-Taberi:”E ka bërë pronarin e saj të mangët, sepse ai i ka thirrur njerëzit për në të kotën, dhe kush i thërret njerëzit për në të kotën, ai është i mangët, hipokrit (fasik).”

Thotë Ibn Kajjimi në Igathetu el-Lehfani, fq.350:”Shafiu dhe shokët e tij të vjetër dhe po ashtu të diturit e këtij medh-hebi, kanë qenë më rigorozët në qëndrimin e tyre lidhur me këtë (d.m.th muzikën)."

4- Medh-hebi i Imam Ahmedit, All-llahu e mëshiroftë

Nga Abdullah bin Ahmed ibn Hanbeli, i cili thotë:”E kam pyetur Babain për këndimin (muzikën), e ai më tha:”Këndimi e futë nifakun në zemër. Nuk më çuditë mua kjo gjë.” Transmetimi është i vërtetë. E ka nxjerrur Hal-lali në librin e tij, el-Emru bil Ma’ruf ve Nehju Anil Munker, fq.142. Them (Autori): senedi është i vërtetë.

E ka përmendur Ibn Xhevziu në Telbis Iblis, fq.280:”Nga Ebi Harithi ku thotë: ”E kam pyetur Ebu Abdullahun se si e sheh poezinë? Ai Tha:”E dobëson zemrën," dhe tha:”Është bidat (risi).” Transmetimi është i vërtetë. E ka nxjerur Hal-lali në librin e tij, el-Emru bil Ma’ruf ve Nehju Anil Munker, fq.151, nga rrugët e Muhammed bin Ebi Harun dhe Muhamed bin Xhafer, e këta nga Ebu Harithi, i cili u ka folur për këtë. Them: ky sened është i vërtetë.

Thotë Ibn Xhevziu: ”Këndimi që njihet sot është i ndaluar tek imam Ahmedi. E si do të ishte sikur ta dinte ai se çka kanë shpikur njerëzit në të!!!”

Them: All-llahu e mëshiroftë Ibn Xhevziun, sikur ta dinte se çka kanë shpikur njerëzit sot në këndimin!!!

Thotë Ibn Xhevziu: ”Kanë thënë fukahatë (Juristët) nga shokët tanë (d.m.th. Hanbelitë): "Nuk i pranohet dëshmia atij që këndon dhe vallëzon. All-llahu na ndihmoftë.

Thotë Ibn Tejmijje në Fetava, vëll.11, fq.576:”Medh-hebi (opinioni) i katër imamëve për instrumentet muzikore është se të gjitha janë të ndaluara (haram).”

Thotë Ibn Kajjimi në Igathetu el-Lehfani, vëll.1, fq.350:”Le ta dinë se nëse bashkohen defi dhe këndimi, atëherë dëgjimi i tyre është i ndaluar sipas imamëve të medh-hebeve dhe dijetarëve tjerë muslimanë.”

Thotë Ibn Tejmijje në Menhaxh el-Sunneh, vëll.3, fq.439:”Janë bashkuar katër imamët në mendimin se instrumentet muzikore janë të ndaluara (haram). Gjithashtu edhe ato që shpiejn drejt epshit (sh.p. si çiftelia, kitara, etj.)"

Thotë shejh Muhamed Nasirudin el-Albani në librin e tij, Tahrim Alatu et-Tarb.., fq.105:”Dijetarët, Fukahatë (dhe katër imamët) janë të një mendimi se instrumentet muzikore duhet ndaluar, duke u bazuar në hadithet e Pejgamberit, alejhi selam, dhe gjurmët e Selefit.”

Këta të katërtit, prej më të dalluarve (dijetarë) tek muslimanët, kanë folur për ndalimin (të qenit haram) e dëgjimit të muzikës, këndimit dhe vallëzimit. E kush është pas tyre më i ditur se këta në pranim dhe kundërshtim? Dhe ç'ka pas të vërtetës, vetëm se humbje.

Page 8: Muzika Ne Islam

Thirja e jonë e fundit është se Lavdërimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botëve. Përshëndetjet tona më të mira qofshin për të Dërguarin e All-llahut, Muhamedin, alejhi selam, familjen e tij dhe shokët e tij në përgjithësi.