n botim i “nacional group” viti vi botimit nr. 380 27...

24
Mrekullia e natyrës shqiptare CMYK nacional Gazetë javore, letrare & kulturore Gazeta e përditshme online: www.gazeta-nacional.net Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë e-mail: [email protected] Nga BUJAR NISHANI K reu i Shtetit shqiptar, Sh.T.Z. Bujar Nis- hani mikpriti dje në Institucionin e Presi- dentit shkrimtarë dhe botues, përkthyes, studi- ues e akademikë të librit në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora si dhe nga trevat shqiptare e vende të ndryshme të botës kudo ku jetojnë e punojnë, pjesëmarrës në Panairin e Librit 2016. Në alën e mbajtur... Nga MILAZIM KRASNIQI N uk jam krejt i sigurt nëse kontribuon përvoja personale në ndriçimin e të vërtetës në një debat teorik e politik lidhur me identitetin kombëtar. Por, përvojat personale ndoshta do të ndihmojnë që të ngrihet së paku standardi moral i debatit, duke e ruajtur nga rrëshqitja në propagandë dhe në ideologji agresive e të pashpirt. Natyra e njeriut është e atillë, që nganjëherë më shumë ndikon... Kolonat kulturore që frymëzojnë shoqërinë tonë Shqipëria e udhëtimeve të mia Faqe 2 Faqe 10-11 Drejtor: Mujë Buçpapaj e-mail: [email protected] E ditoria L FAQE 7 FAQE 11 FAQE 6 FAQE 16 BOTIM I “NACIONAL GROUP” VITI VI BOTIMIT Nr. 380 27 NËNTOR - 4 DHJETOR 2016 ÇMIMI 50 LEKË / 0,30 EURO Do më pëlqente shumë të takoja dhe bisedoja me lexuesit e mi shqiptarë Vitore Stefa Leka: Si ma pushkatuan babanë si “agjent të amerikanëve” Flet shkrimtari gjerman Jan Philipp Sendker Flet poetesha dhe shkrimtarja humansite faqe 3 faqe 20 faqe 19 Përgatitur nga prof. dr. LUAN MALLTEZI dhe prof. SHERIF DELVINA POLEMIKA E MITAT FRASHËRIT ME PUBLICISTIN GREK LÉON MACCAS ME PIKËPAMJE SHOVENE NDAJ SHQIPËRISË Përurohet romani për të rinj “Mariza” i shkrimtarit të mirënjohur Kozma Gjini Diaspora pret më shumë nga shtetit shqiptar Mbahen në Kukël “Ditët e Mjedës” U festua në Selenik dita e flamurit shqiptar Mob: 068 20 74 316 Intervistoi FLOGERTA KRYPI Intervistoi: FAIK ZHOLI Çfarë u debatua mes delegacionit shqiptar dhe atij grek më 1921 në Francë Shkrimet e vjetra të botës dëshifrohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe U shënua 15-vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë Studim nga NAZMI SELIMI Nga BEQIR SINA - New York Reportazh nga HAMDI HYSUKA Nga KRISTINA DOJçE Nga SADULLA ZENDELI-DAJA Poezi nga: Petrit Shehu Llesh Ndoj Flori Bruqi Elmaz Qerreti Ilir Paja Shefqet Sulmina FAQE 8-22 FAQE 19 Lamtumirë mjeshtër i Penës, NOVRUZ SHEHU! PËRCILLET PËR NË BANESËN E FUNDIT POETI DHE STUDIUESI I NJOHUR Prof. Dr. Jorgo Bulo, një studiues origjinal Esse nga prof. Dr. KLARA KODRA

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

Mrekullia e natyrës shqiptare

CMYK

nacionalGazetë javore, letrare & kulturore

Gazeta e përditshme online:www.gazeta-nacional.net

Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranëe-mail: [email protected]

Nga Bujar NishaNi

Kreu i Shtetit shqiptar, Sh.T.Z. Bujar Nis-

hani mikpriti dje në Institucionin e Presi-dentit  shkrimtarë dhe botues, përkthyes, studi-ues e akademikë të librit në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora si dhe nga trevat shqiptare e vende të ndryshme të botës kudo ku jetojnë e punojnë, pjesëmarrës në Panairin e Librit 2016. Në fjalën e mbajtur...

Nga MilaziM KrasNiQi

Nuk jam krejt i sigurt nëse kontribuon

përvoja personale në ndriçimin e të vërtetës në një debat teorik e politik lidhur me identitetin kombëtar. Por, përvojat personale ndoshta do të ndihmojnë që të ngrihet së paku standardi moral i debatit, duke e ruajtur nga rrëshqitja në propagandë dhe në ideologji agresive e të pashpirt. Natyra e njeriut është e atillë, që nganjëherë më shumë ndikon...

Kolonat kulturore që frymëzojnë shoqërinë tonë

Shqipëria e udhëtimeve të mia

Faqe 2

Faqe 10-11

Drejtor: Mujë Buçpapaje-mail: [email protected]

Editorial

faQ

E 7

faQ

E 11

faQ

E 6

faQ

E 16

BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 NëNTor - 4 dhjeTor 2016 ÇMIMI 50 lekë / 0,30 euro

Do më pëlqente shumë të takoja dhe bisedoja me lexuesit e mi shqiptarë

Vitore stefa leka: si ma pushkatuan babanë si “agjent të amerikanëve”

Flet shkrimtari gjerman Jan Philipp Sendker Flet poetesha dhe shkrimtarja humansite

faqe 3 faqe 20

faqe 19Përgatitur nga prof. dr. Luan MaLLtezi dhe prof. sheriF deLvina

PoLeMika e Mitat Frashërit Me PubLicistin grek Léon Maccas Me PikëPaMje shovene ndaj shqiPërisë

Përurohet romani për të rinj “Mariza” i shkrimtarit të mirënjohur Kozma Gjini

Diaspora pret më shumë nga shtetit shqiptar

Mbahen në Kukël “Ditët e Mjedës”

U festua në Selenik dita e

flamurit shqiptar

Mob: 068 20 74 316

intervistoi flogErta Krypi intervistoi: faiK zholi

Çfarë u debatua mes delegacionitshqiptar dhe atij grek më 1921 në Francë

Shkrimet e vjetra të botës dëshifrohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe

U shënua 15-vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

studim nga NazMi sEliMi

Nga BEQir siNa - New york

reportazh nga haMDi hysuKa

Nga KristiNa DojçE

Nga saDulla zENDEli-Daja

Poezi nga: Petrit Shehu • Llesh Ndoj

Flori Bruqi • Elmaz Qerreti Ilir Paja • Shefqet Sulminafa

QE

8-22

faQ

E 19

Lamtumirë mjeshtër i Penës,

NoVruz shEhu!

PërciLLet Për në banesën e Fundit Poeti dhe studiuesi i njohur

Prof. Dr. Jorgo Bulo, një studiues origjinal

Esse nga prof. Dr. Klara KoDra

Page 2: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

2 ••• kulturë

1. Prof. Dr. Frederick Turner (USA), (Professor, UTD)2. Prof. Dr. Ed Garcia (USA), (Professor, retired)3. Dr. Rati Saxena (India), (Drejtoreshë e revistes “Kritya”)4. Mai Van Phan (Vietnam), (Poet Professional, Vietnam)5. Prof. dr. Vasil Tocinovski, Shkup/Skopje6. Akademik Fabijan Lovriç (Prof. Dr), Knin, Kroaci7. Prof. Dr. Basil Schader Zvicer, Universitetit i Cyrihut, albanolog8. Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, Akademik, Tiranë

9. Prof. Dr. Milazim Krasniqi, Universiteti i Prishtinës10. Prof. Dr. Albin Sadiku, Qendra Albanologjike, Prishtine11. Prof. Dr. Shaban Sinani, Qendra e Stud. Albanaologjike, Tiranë12. Prof. Dr. Ardian Marashi, Qendra e Stud. Albanologjike, Tiranë13. Prof. As. Dr. Ukë Bucpapaj, Univeristeti i Tiranës14. Prof. Dr. Nuridin Ahmeti, (Hulumtues në Degën e Historisë)15. Prof. Dr. Sadik Bejko, Universitei i Tiranës 14. Dr. Nail Draga, Ulqin, Mail i Zi

15. Pr. Dr. Avzi Mustafa, Universiteti i Shkupit16. Michael Agustin, Gjermani17. Naim Araidi, poet, Izrael18. Dr. Rovena Vata, Qendra e Stud. Albanologjike, Tiranë19. Prof. As. Dr. Anton Papleka, Tiranë20. Prof. Dr. Kolec Topalli, Akademik, Tiranë21. Prof. Dr. Klara Kodra, Tiranë22. Prof. Dr. Laura Smaçi, Qendra e Stud. Albanologjike, Tiranë

Bordi Editorial Nderkombetar i revistës “Nacional” nacional

25 nëntor 2016 

Kreu i Shtetit shqiptar, Sh.T.Z. Bujar Nis-hani mikpriti dje në Institucionin e Pres-identit shkrimtarë dhe botues, përkthyes,

studiues e akademikë të librit në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora si dhe nga trevat shqiptare e vende të ndryshme të botës kudo ku jetojnë e punojnë, pjesëmarrës në Panairin e Librit 2016.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Presidenti Nishani u shprehu të ftuarve kënaqësinë për këtë takim duke vlerësuar punën e të pranishmëve si dhe të kolegëve të tyre, nismat dhe frytet e mend-jes, penës dhe kapaciteteve intelektuale të tyre, veçanërisht për edukimin e brezit të ri dhe afrimit me leximin dhe nxënien, si një investim i madh për ruajtjen dhe pasurimin e fondit të trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar duke u kërkuar që ta promovojmë më tej këtë kontribut të vyer.

“Botimet e çdo zhanri në përgjithësi, por libri i mirëfilltë letrar në veçanti janë investimi i madh për të mbajtur gjallë e pasuruar edhe më shumë njërën prej pasurive më të mëdha që kemi, atë që ka përcaktuar identitetin tonë si komb, atë që është shenja jonë dalluese në familjen e madhe të kombeve: gjuhën tonë të lashtë e amtare, gjuhën shqipe, ndër më të lashtat e më vitalet e njerëzimit. Njëri prej poetëve tanë më të vyer, At Gjergj Fishta, pati shkruar dikur postulatin e famshëm ‘Mallkuar qoftë ai bir shqiptar që në gjuhë të huaj flet pa qenë nevoja!’ Në ditët e sotme, kur bota globale nganjëherë sikur na merr përpara me ritmin e saj frene-tik, duke na bërë që të mos kujdesemi edhe aq shumë për visarin tonë më të çmuar kombëtar – gjuhën shqipe, – vërej me shqetësim se gjuha që përdorim çdo ditë, gjuha që flasim e lexojmë e shkruajmë çdo ditë, gjuha që dëgjojmë përnatë në debate e diskutime, ka pësuar përçudnime dhe huazime të panevojshme.” - tha në vijim të fjalës së tij Presidenti Nishani duke i përgëzuar botuesit në emër të së sotmes dhe së ardhmes për faktin se veprat e tyre nuk janë prekur nga ky fenomen negativ i huazimeve të panevojshme.

“Bota e letrave shqipe është ajo pjesë e qenë-sishme e atyre fijeve të fuqishme që mbajnë të   lidhur e të bashkuar kombin tonë, kulturën tonë, që ushqejnë fuqimisht dhe vazhdimisht konstel-acionin shpirtëror të popullit shqiptar. Ky takim i thjeshtë e miqësor, por besoj shumë kuptim-plotë me ju, përfaqësuesit e kulturës dhe letrave shqipe, është pikësëpari një moment falënderimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë, në emër të të cilëve kam përgjegjësinë dhe privilegjin t’jua adresoj.” - theksoi Kreu i Shtetit.

Më pas, në mesazhin e Tij të falënderimit, Presidenti i përgëzoi të pranishmit dhe kolegët e tyre se pavarësisht vështirësive të panumërta financiare dhe infrastrukturore, vijojnë të inves-tojnë në këtë treg fatkeqësisht ende të pasigurt, duke treguar fisnikëri dhe duke i bërë një shër-bim të vyer shoqërisë. Mesazhi vijoi me falën-derimin kushtuar organizatorëve të Panaireve të përvitshme të Librit, të cilët kontribuojnë në edukimin e brezave me kulturën e të lexu-arit, si dhe një falënderim i veçantë iu dedikua shkrimtarëve dhe botuesve shqiptarë jashtë kufi-jve të Shqipërisë, për shërbimin dhe sakrificën e tyre emblematike ndaj ruajtjes së identitetit tonë kulturor në vendet ku ata jetojnë.

“Sot është një moment i vështirë për sho-qërinë. Jetojmë në një kohë ku hierarkia e vler-ave është vazhdimisht e kërcënuar, ku forma shpeshherë fiton gjithnjë e më shumë terren ndaj përmbajtjes, në një kohë kur varfërie tenton të mbështjellë në rrjetën e vet një numër gjithnjë e më të madh njerëzish, duke prekur sidomos më të rinjtë. Por ky vend dhe ky komb nuk mund të jenë pa shpresë dhe ju jeni një nga kolonat më të rëndësishme që ia keni dalë mbanë të depër-toni në thellësi të shpirtit, të rrisni shpresën dhe besimin shumë më tepër se çdo aktor tjetër i shoqërisë sonë moderne.

Unë jam i bindur që investimi në kulturë dhe dije është arma kryesore për zgjidhjen e këtyre problematikave dhe shteti shqiptar duhet ta mbështesë e ta udhëheqë këtë proces duke u mbështetur në historitë tuaja të suksesit dhe të ruajtjes e promovimit të vlerave njerëzore dhe kulturore që përfaqësoni me dinjitet. Në këtë kon-

tekst, ndihem i lumtur që sonte kemi mundësinë të njohim më nga afër njëri-tjetrin, të bisedojmë për gjendjen dhe problemet e botimeve në gjuhën shqipe, të shkëmbejmë mendime çfarë duhet të bëjmë e mund të bëjmë për të rritur në cilësi dhe në sasi gjithashtu gamën e botimeve, si mund t’i përballojmë më mirë sfidat e librit dhe dijes në kushtet e zhvillimeve të reja teknologjike dhe të përhapjes masive të internetit që ka transformuar thellë botën e komunikimit dhe aksesit të njerëzve në burimet e panumërta të informacionit, letër-sisë, shkencës, arteve e tjerë.

Shpirti dhe identiteti i kombit shqiptar është formuar dhe ka mbijetuar në shtjellën mijëv-jeçare. Në gjithë këtë shtjellë besoj se nuk do gaboja po të pohoj se procesi ynë i demokra-tizimit dhe integrimit në familjen evropiane është njëkohësisht një proces i rizgjimit dhe konsolidimit të identitetit tonë kombëtar si një popull evropian, dhe kjo pa diskutim është edhe

meritë e njerëzve të letrave shqipe, është merita juaj. Është vërtet shumë e bukur e inkurajuese që konstatojmë këtë përkujdesje dhe shohim të përfshihen me kaq pasion e përkushtim të madh shkrimtarët, studiuesit, përkthyesit, botuesit që me rolin e tyre bëjnë lidhjen e veprave me lex-uesin, me qytetarët.” - nënvizoi më tej në fjalën e Tij Kreu i Shtetit shqiptar.

Në mbyllje, Presidenti Nishani u shprehu të pranishmëve ndjesë për mungesën e vëmendjes dhe vlerësimit të duhur shtetëror ndaj vlerave të tyre nga ana e institucioneve përkatëse, duke e konsideruar si një anomali mungesën e politikave në këtë drejtim: “Ne s’mund të bëjmë gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe.” thoshte dikur Shën Tereza jonë. Ju keni qenë në gjendje të bëni vepra të mëdha dhe patjetër me dashuri të madhe, sepse keni ditur nëpërmjet një rrugëtimi të gjatë, të prezantoni vlerat tuaja individuale dhe intelektuale dhe keni ruajtur të praprekur fondin tonë të vyer të kulturës.”

Presidenti Nishani duke ju drejtuar të pran-ishmëve, por jo vetëm atyre, u bëri apel që të udhëheqin proceset civilizuese, kultivuese dhe emancipuese të shoqërisë sonë. “Dëshiroj që ju ta vazhdoni rrugëtimin e gjatë me më tepër pro-dhimtari, më me dinamizëm, me artikulim në përballjen e sfidave, për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur qytetarët shqiptarë, shoqërinë tonë, kulturën dhe maturimin e mbarë kombit shqiptar. Beteja mes optimizmit dhe pesimizmit ka nevojë për frymëzim, dhe ju siguroj se ju do të keni keni në krah gjithë shoqërinë e emancipuar, të etur për të pasuruar dijet, në mënyrë që vlerat tuaja t’i ndani me të gjithë shoqërinë shqiptare!” – vuri në dukje Kreu i Shtetit.

Presidenti Nishani në takimin me botues, shkrimtarë dhe përkthyes

Jeni kolona më e rëndësishme kulturore që frymëzon mbarë

shoqërinë tonë me vlera!

Page 3: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

3intervistë •••

intervistoi flogErta Krypi

Ditët janë gjithmonë të ftohta në Gjerma-ni, sidomos tani që vjeshta ka pushtuar me gjethe çdo rrugë apo park. Është

shumë normale të shikosh njerëz të ulur në urban duke lexuar, në kafene apo stola të vetmuar. E megjithatë nuk të jepet çdo ditë mundësia të takosh një autor që e ke shumë përzemër. His-toria vashdon ashtu si titulli origjinal i librit “Tingujt e Zemrës” me nota sa trishtimi ashtu dhe lumturie. Gjithçka fillon të marrë formë, kuptim duke u shëndërruar në librin që të gjithë njohim në Shqipëri me titullin “Në gjurmët e një përralle”. I botuar prej disa muajsh, tashmë autori gjerman Jan Philipp Sendker është pjesë e botës së librave që unë kam lexuar. Ai lexoi dhe foli për romanet e tij në një formë shumë të thjeshtë dhe për 90-të minuta rrëmbeu vëmend-jen e çdokujt në sallë. I bëri të qeshin, të qajnë, të mendojnë për mesazhet e librave të tij dhe në fund për kuptimin e vërtetë të dashurisë dhe jetës. Një njeri me humor të mrekullueshëm, një rrëfimtar i thjeshtë dhe shumë i dashur me audi-encën. Tregoi shumë eksperienca me lexuesit e tij, momente që e kishin prekur dhe i kishin bërë përshtypje. Përpara kishte vëllimin e tretë të triologjisë “Am anderen Ende der Nacht” (Në fundin tjetër të natës) dhe një gotë ujë. Foli plot entuziazëm, lexoi kapitullin e parë, të 12 – të dhe 13-të të librit në momente të ndryshme për të mos e mërzitur audiencën.

Një nga gjërat më interesante padyshim ishte rrëfimi i ëndrrës së tij të fëmijërisë për të botuar një libër në Amerikë. Ju desh të priste shumë vite pas botimit të librit “Në gjurmët e një përralle” në vitin 2002 në Gjermani. E pagoi vetë përkthyesin, investoi shumë dhe iu detikua totalisht këtij qëlli-mi. Ishte shumë e vështirë u refuzua disa herë, por në fund ia doli. Ka arritur të shesë rreth 500 mijë kopje librash në Amerikë, një gjë shumë e rrallë kjo për një autor gjerman, të jetë kaq i suksesshëm jashtë kufijëve. Ai ia doli dhe sot ka me miliona fansa kudo në botë sepse libri i tij është përkthyer në rreth 30-të gjuhë, ndër ta dhe shqip.

Pasi një orë e gjysëm rrëfim dhe lexim nga ky njeri i madh si në shpirt ashtu dhe në shkrimet e tij falenderoi me mirënjohje për dëgjimin dhe faktin që ishim aty për të. Shumë njerëz rendën tek këndi i librit, pasi shumë prej tyre ishin thjesht shoqërues të lexuesëve të tij. E megjithatë pasi e dëgjuan ato u shëndërruan në lexuesit e ardhshëm. Në pak minuta librat u shitën të gjithë. Unë isha pajisur me tre kopje të librit “Në gjurmët e një përralle”. Ia ku erdhi momenti im. Çohem nga rrieshti i dytë ku kisha zënë vend dhe zë rradhën për të firmosur librat e mi në shqip. Isha shumë e paduruar. Mezi po prisja që i vetmi person që kisha përpara të mbaronte. Ai firmosi dy librat për zonjën. Shkruante me dorën e djathtë dhe gjithmonë shënonte datën dhe vendin ku po e firmoste librin. Ishte ndjenjë që nuk e kisha provuar më parë.

Dhe ia ku erdhi rradha ime. Me tre libra në duar i prezantohem dhe i rrëfej që kisha ardhur nga Shqipëria. Librat ishin në shqip dhe i tregova për suksesin në Shqipëri të librit të tij të parë. Ishte shumë i surprizuar. I dhurova një nga kopjet e librit, si dhuratë nga Shtëpia Botuese “Pegi” dhe më pas mora dy kopjet e tjera dhe i firmosi. Një mesazh për mua, një falenderim për shtëpinë botuese. Është një triumf personal i cili mbetet në bibliotekën tënde përgjithmonë.

Fola disa minuta me të, bëra disa foto dhe kjo mërziti pak njerëzit që kisha pas. Nuk mund të rrinin gjithë natën duke më pritur. I lumtur për këtë surprizë që mori më dha kontaktet e tij personale dhe premtimin për një intervistë shumë shpejt. Intervista u realizua pas pak ditësh dhe vijon si më poshtë.

Ju keni punuar si gazetar për shumë vite me rradhë përpara se të filloni të shkruani libra. Kur ishte momenti i parë që kuptuat se duhet të ishit një shkrimtar dhe jo një gazetar?

Kam dashur gjithmonë të jem një autor librash. Mbaj mend që në moshën 13-të vjeçare. Gazetaria ishte një eksperiencë shumë e vlefshme për mua. Unë kam qenë gazetar kor-rispondent në Nju Jork dhe Azi për revistën gjermane “Stern”, ku mësova shumë për botën. Mësova më shumë për njerëzit dhe kushtet e tyre të jetës, për gjërat e kohës tonë, por ishte një eksperiencë reciproke. Unë doja të shkruaja romane. Këtë kam dashur gjithmonë dhe fillova të bëj në moshën 39-të vjeçare me librin “Arti i dëgjimit të rrahjes së zemrës”.

A ju ndihmoi eksperienca juaj si gazetar për të ndërtuar historitë e romaneve tuaja?

Po shumë. Unë kam jetuar në Hong Kong për katër vite dhe kam udhëtuar në thuajse gjithë rajonin. Atje mësova të njoh vendin, njerëzit dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi çdo roman i imi merr jetë në Azi. Duke mos qenë me prejardhje aziatike është e nevojshme të bësh shumë kërkime.

Sa e vështirë ishte për ju të botoni librat tuaj në Gjermani apo në vende të tjera, duke përf-shirë këtu dhe vendin tim, Shqipërinë? Cilat ishin sfidat që iu shoqëruan në këtë proçes.

Ishte shumë e vështirë për mua. Ka kaq shumë autorë dhe libra. Unë isha thjesht një gazetar. Në fillim romani im i parë nuk pati ndonjë sukses të madh në Gjermani. Mu deshën plot 10-të vite për të përkthyer romanin në anglisht dhe ta publikoj në SH.B.A. Më vonë u bë një sukses shumë i madh dhe të kudo në botë ka njerëz që duan t’i lexojnë librat e mi.

Si ndjeheni kur njerëzit flasin rreth librave tuaj?

Ndihem i nderuar dhe përulem që kaq shumë njerëz në kaq shumë vende lexojnë librat e mi dhe kanë ndikuar tek ta. Është një ëndërr e bërë realitet dhe librat e mi më kanë mësuar se unë shkruaj rreth historive dhe emocionave univer-sale. Unë besoj shumë fort që ne si njerëz kemi

më shumë gjëra që na bashkojnë, se gjera që na ndajnë.

Pse shkruani? Çfarë iu inspiron të shkru-ani? A shikoni si një formë komunikimi me botën?

Unë shkruaj sepse e adhuroj të rrëfej histori. Jeta më inspiron dhe po padyshim është forma ime për të komunkuar me botën.

Cili nga librat që keni shkruar është më i dashur për ju?

Të gjithë janë për mua të dashur. Nuk ka diferencë.

Ju keni shkruar dy romane që marrin jetë në Burma dhe pastaj keni shkruar për histori që ndodhin në Hong Kong (Nëse nuk jam gabim). A është kjo e lidhur me ndonjë emo-cion të veçantë që krijuat për këto vende?

Në fakt unë kam shkruar dy romane që marrin jetë në Burma “Arti i dëgjimit të rrahjes së zemrave (në shqip me titullin “Në gjurmët e një përralle”) dhe “Një zemër e rrëmbyer”. Romane që kanë një sukses më vonë dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Më pas shkrova tre romane, një triologji që

merr jetë në Kinë “Hije pëshpëritëse”, “Lojrat e dragoit” dhe romani i sapo publikuar “Në fundin e natës tjetër”. Ky i fundit është në proçes përk-thimi në anglisht.

Romanet kanë marrë jetë nga ndjesitë që fitova dhe çdo njeriu që njoha. Ata më shëndër-ruan në shkrimtarin që unë jam sot.

A mund të na ndani diçka nga jeta juaj personale. A ju kanë mbështetur në proçesin e shkrimit dhe publikimit të librave?

Prej 25-vitesh jam i martuar dhe ka tre fëmijë. Ime shoqe është redaktoria më e rëndësishme. Ajo lexon gjithçka që unë shkruaj, më jep syg-jerimet e saj dhe disktojmë rreth asaj që jam duke ndjerë në proçesin e shkrimit. Me bindje të plotë them që pa të nuk do të kisha arritur të shkruaja asnjë nga librat e mi.

A do t’iu pëlqente të takonit lexuesit tuaj shqiptarë? Keni menduar ndonjë surprizë për ne?

Do më pëlqente shumë të takoja lexuesit e mi shqiptarë. Më vjen mirë që “Në gjurmët e një përralle” (Arti i dëgjimit të rrahjes së zemrës) është kaq i lexuar dhe mbase shtëpia botuese do të marrë përsipër të botojë dhe vashdimin e romanit tashmë të botuar me titullin “Një zemër e rrëmbyer”.

Vashdimi i historisë rrëfen që Julia kthehet në Burma për të ritakuar gjysmë vëllain e saj pas dhjetë vitesh. Një roman tjetër po aq i fortë emocionalisht sa i pari. Do doja shumë që lex-uesit shqiptar të kishin këtë roman në duar dhe pse jo të bëja një vizitë në Shqipëri.

Jeni më i mirë si lexues apo si autor?Mendoj që jam një kombinim shumë i mirë

të dyjave. Nuk mendoj se kanë ekzistuar autorë që unë nuk kanë qenë lexues të shkëlqyer.

Ndonjë këshillë për autorët e rinj? Çfarë të “shkruajnë” dhe “lexojnë”?

Mos u dorëzoni kurrë. Jini gjithmonë kuriozë dhe plot me pasion.

Flet shkrimtari gjerman Jan Philipp Sendker

Do më pëlqente shumë të takoja lexuesit e mi shqiptarë

“Jan Philipp Sendker ka arritur të shesë rreth 500 mijë kopje librash në Amerikë, një gjë shumë e rrallë kjo për një autor gjerman, të jetë kaq i suksesshëm jashtë kufijëve”

jan Philipp sendker

jan Philipp sendker dhe Flogerta krypi

Page 4: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

4 ••• poezi

© ananya s guha

Shenjat e zeza tek pëllumbi

Unë shkoj duke ecur jashtë koheqoshkat dhe rrugët tingëllojnëkëngët e pabesisëpërzhitur natënveshur dorezat me lëvore lëkurevaj dhe myshk.Unë tinëzisht hap dritaretqë fusin shpërthimin ndotësme aromën e së kaluarës,thithin këngët e përtypshmeteksa era fryn përmes kujtimeveujëvarat bienndërsa unë gdhend me pendë në pluhur:shkrimi është domosdoshmëri,si një vaktsi bombat e luftës dhe dordolecët,na shkund prej lajthitjeve tona.Perëndi o bollëkti je atjepër të zbutur me tëndin melhem,unë mund të përmend lëmoshat e lypësve.Si shembull i dashurisë së zhytur në errësirëashtu si unë shtoj shenjat e zezatek pëllumbi.

© Chad Norman

Fotografia e Mapplethorpe në

Muzeun AROSi

Pas një grindjeje të shkurtër të qëllimshme, endemi

nëpër pamjet e qendrës së qytetit Aarhus,humbasim veç në qoftë se fillojmë të kemi

kujdes, endemime një destinacion të kurorëzuar prej një ylberinë anë të rrugës, një ylber të gatshëm për të

mirëpriturdikë që të ecë në 360 gradët e saj,një destinacion që ne dimë vetëm se është muzeku askush prej nesh nuk e njihte Mapplethorpederisa na u shfaq, duke u kthyer tek ne,turistët, Kanadezët, një trio duke parë pamjet,nuk i njihnin fotot e tij ndërsa ishin duke priturnëpër kate, duke priturme një paralajmërim në mure nga ato për

marrje biletash,një paralajmërim i qëllimshëm kryesisht për

shkak të djalit tonëqë ata kishin për ta mbrojtur, djalin tonë që atanuk e dinin se nuk do të hynte në dhomëku sytë, mendja dhe sfida e Robertitvarej në magjepsjen e plotë bardh e zi.

iiNjeriu duhet ta dijë çfarë e pret po të hyjë

kur të tjerët paraqesin një formë të paralajmërimit,

një detyrë disi e pamundur, njeriu duhet ta dijëfotot mund të jenë mësues, mund të jenë

bartës tënjë historie krijuar në Neë York, si mjegull e

dendurnë një distancë prej nga unë mund ta shoh,

endemindër njollat në mure me të cilat aizgjodhi të kapë vëmendjen, varur në një robëri

joshësesi Andy, Arnold, Lou, Iggy, Lisa, dhe Patti.

© alan Corkish

Gjëra të rëndësishme Unë duhet ta vendos mënjanë kohën Për gjëra të rëndësishme si të vizitoj njëqind miqdhe t’u tregoj atyre që unë i dua atasi të kontrolloj shtëpinë e maceve të shikoj nëse atyre u duhet diçkaose të nxitoj për tek ty tashmë dhe të t’ shtrëngoj në krahët e mi të tregoj ty sa shumë je duke më munguar.

© alan Corkish

Poezia e Pal(fjalë nga një email; 22 May 16)

Unë do të shkruaj më vonëkur të jem plakurdhe unë do e di simrekullishtgjithçka është e kotë...Unë nuk jam mjaft e vjetërbërthamaështë sërish shumë e fuqishme dhe akomaUnë jam duke u bërëe tejdukshmesi lëkura kur hollohetdhe zbutet...... dhe rrudhat... rrudhat i tregojnë të gjitha.

© roxana Nastase

Martesa Ne jemi së bashku dhe të ndarë, dhe kjo është

martesa.Ne përjetojmë momentet e dashurisë dhe

momentet e urrejtjes,Lumturitë dhe trishtimet.Të qeshurat tona dhe lotët që mbledhim së

bashkuDhe kjo lidhje është martesa.Ne ndërtojmë, ushqejmë ose shtypim ëndrratSipas tekave të çastit,Por ne plakemi së bashku, pandrys-

hueshmërish të afërt,Padashur gdhendim një njësi për përjetësi,Duke harruar se megjithëkëtë, ajo mbetet

gjithnjë martesa.

© Carl scharwath

Bie borëSot, gjithçka është flokë bore Janë kafshatat: vocërrake, Abstrakte, Të një mbulese të pafundme.

Por mbrëmëMashtroi vërtet. Dëborë në një duarbosh-siBrohoritje, një kamuflazh i marruar skizofrenikI pëlqimit: puthje të ftohta dhe fshirje delikateE pluhurit të dhembshurisë, duke rënë dendurMe përkujdesjen e farës që të rrëmben e të prekPosi një këngë. Jeta u zgjua, thekuar në theksimRritur gjer në kulm të afirmimit dheFtohtësi, brenda shpirtrave të tyre.

Dëbora e mëngjesit nga një qiell dembelZëvendësim artificial, Duke rënë ngadalë, Në qëndresën e humbjes.

© Debasis Mukhopadhyay

Margarita, shuma e gropave bosh

Ky plumb është kaq shumë shkatërrues kundër diferencës së përparme të zgavrës së syrit tim.

Kohë e kohë më parë kisha dëgjuar plumbat teksa gjëmonin befas brenda kolonave të mureve dhe pastaj linin një njollë të heshtur mbytur nga uji.

Duke menduar se kjo do të hidhte të gjitha shigjetat jashtë orbitës okulare pa prob-leme.

Të paktën, do të frikësohej për të humbur veten në errësirë si një vogëlushe, dhe e provon fatin jashtë së rrejshmes.

Qëndroi këtu rrënjosur në stacionin e gjak-derdhjes si hija e një pulëbardhe që rreh krahët

poshtë në qetësinë e tokës.Solli ngjyrat mjedër, por gjithsesi jo parfum

mbi tokën.Po, unë kam të drejtë të jem optimist në lidhje

me botën, edhe pse unë kam ushqyer optimizëm fals lidhur me kokën poshtë plumbave.

Kjo kurrë nuk do të njohë qarqe zgjerimi që verbojnë lëkurën e akullt.

Ky i fundit do të mbetet vetëm si një Margaritë e dhunuar, për të kujtuar lehtësisht ditët kur kemi luajtur shah me të zezën dhe të bardhën.

© Don Beukes

Brezi i dashurisëThelbi ynë njerëzor nukqenka tharë – Është paragjykimi juajqë na etiketoni secilin çast

Brezi i dashurisëPoetë të njohur ndërkombëtarë nën përkthimin e Irsa Ruçit

Page 5: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

5poezi •••

dhe çdo ditë – Ne nuk zgjedhimkush do na dojë apo përkujdeset për ne- Është

errësirae zemrës suaj për të cilën ne lutemi-Lejoni veten të merrni frymëe më tej lëreni veten të lirë për të dashuruar…

© Kushal poddar

Takim romantikPyes vetenPse nuk qëndron veç një pemënë oborrin tënd. Kjo duket aq e pafund.Në një pellg të padukshëmBretkosash çdo natën.Oh, zhurmë bretkosash! Dritat e festivalitmajat e gishtërinjve poshtë shkallëve.Në qiell nëpër erëkullosin disa fenerë letre. Nëse do të kishte një pemëunë do mbaja dorën tënde,të tërhiqja ty në orbitën e saj.

© Michael Marrotti

Shpirt i lirëShkelën jashtënë një botëmospërfillëse Udhëtime të fuqishmedhe kohë e harxhuar kotme sytë nga qiellinë kërkim të cilësisëpër mirësjellje

Dëshmiaështë e dukshmegjithë të dhënatjanë atjepor jokonkluzionet Unë jetoj këtëjetë të trazuarmë mirë se unë mundtë izolohempër të qenënjë rebel Manifestimii një shpirti të lirëmë bëritë persekutohem Nëse skllevërit mundtë arrijnë guximintë revoltohen kundërzotëve të tyrenë vend që t’ më hakërrehen muashoqëria do të jetënjë hap më afërdrejt përparimit

© Moaen shalabia

Largimi i shpirtitUnë pashë se ti pikturove ëndrrënMes zjarrit dhe natës,Dhe hënat e netëve të kaluara,Dhe pikëllimi pas shpirtit,Dhe ngjyra e hidhërimit pëlqen muzgun. Unë të pashë ndërsa mbaje detin me sytë e

përhumbur,Dhe pllakën e besimit dhe mohimit,Unë e pyeta detin në qoftë se e njihte bartësin

e tij,Deti përsëriste valët e lodhjes.

Pashë heshtjen tënde pikëlluese ulur mbi buzë,Ti s’po më pyet tani rreth mbytjes sime?Ti the: “po”,Pse lumi nuk rrjedh posi ne,Ne nuk duam ta kalojmë dashurinë si gjethet. Unë pashë se ti shtrëngove gjembin,Dhe gjembi të shpoiAtëherë unë thashë: mjaftNga plagët e ferrave dhe ankthit. Ti je pareshtur pas pikëllimin tim dhe në të,A mund të qëndrosh në pikëllimin e largimit?Jam lodhur me hidhërim, unë nuk e diNëse shpirti lë trupin timA do e fshij këtë pikëllim.

© rich soos

DimërDimërKëto poezi mbajnë ngrohtëshpirtin që vrapon rastësishtmes stuhisë së tërbuar. DimërKëto stuhi mbajnë ngrohtëShpirtin që vrapon rastësishtNë poezi të tërbuara. DimërKëto shpirtra do të mbajnë ngrohtëMe stuhi të tërbuara drejtuarNë poezi të rastësishme.

© robin Dunn

Lëmshi përkujdesjesDhe përderisa nuk do të ketë zjarr,asgjë nuk do të ketë humbur.ende i mbushur me emocione të mjegullta,dendur me dyshimin që do t’i vendosëpër të djegur ngadalshëm arsyet e dëshpërimit

tuajdhe tiraninë e pafund duke lëvizur dorën e tijmbi mbetjet që keni lënësi një rrjedhë e thellë,që përmbyt kënetënme vërshimin e sajne do ta dërgojmë atëmbi kanionet e qiellit,unë mund të shoh zvogëlimin edhe taninë agimin e kuq përflakur

© Blanca alicia garza

Shkundja e hiritDua të t’ prekJo me duarPor me të miat fjalë,Butësisht të depërtoj në mendjen tëndeTë t’ le gjurmë të pashlyeshmeMbi zemërNjë dhunti që rritet në kohëShkundje hiri,Fshirje e kohës,Shërimi i plagëve

Të një jete kaluar pa dashuri,Të fshij propozimet tradicionaleE të bëj dashuri me mendimet e tua.Të shkruaj për ty poezitë më të mira,E të t’i tatuazhoj atoDuke t’i gdhendur përgjithmonë.Të zhvesh shpirtin tënd plotësisht,Të zgjidh dëshirat pasionuarDuke të bërë të ndjesh në çdo shkronjë;Shkëndija ndezur mbi lëkurë.

Kështjella e ArgjirosëNga ilir Balili

Bijë e Arbërisë,e gjete vendin të kthyer në fortesë,Aty buzë limanit të rrimtë,në prehër të malit shpatullgjerë.Luginës Drinos, karakoll për Janinë Ku përgjonte syçelë, andej nga qasej rreziku përherë. Ankoruar, prej shekujsh, atysi drithmë e sy i Argjirosë së pagjumë.Mburojë guri, këputur një sup i malit,Rrahur furtunash, vetëtimash pataksur, mes gjylesh, dimrash të gjatë, përvëlimesh behari S’u frike, mbete e patundur rrebeshesh, zhegu, acari, Mbushur kuje, helme, mandata...Prej sulmesh të pabesa mbretërishë,perandorësh të krisur, lakmitarë, kokëshkretë Pashallarësh xhambazë, fodullë, zuzarë, katilë që s’u ndanë mot e jetë…Tromaksur njerëzia, rrethuar shekujsh të përzhitur, me ndërsime të pareshtura jeniçerësh, lukunishë, zulmëmëdha, gjëmëzeza …Por këngëvallet e shpirtit s’pushuan, kurrë në kështjellë,gjëmuan me lodër aty, si për gosti, Rrethuar bedenash tek sheshi përbrenda,Dhe jehonin majë malesh mjekërzbardhur, mbushur re për karshi.Edhe atëherë, kur u kthyen në hapsanë shtatë penxhere, për trimat fira, komitë me plagë të rënda,Prangos të gjithë për këmbësh, bodrumesh të ngrirë, me gjyle topash e zinxhirë…Atëherë kur Çerçizët me djemtë, shkrepnin e ndeznin barutin e thatëE deheshin me iso këngësh,kur ja merrnin shtruar mëngjezesh me natë:- Moj shkabonja kokëzezëKur do sosëm në Prevezë?

* * *Tash kryqëzori yt hijerëndë, s’luan vendi, zbardhur motesh, thinjur hallesh.Veshur e hedhur krahësh sherqe-hurdhesh,e jatak myshqesh bojë dafineDhe ngjeshur gjithëlloj,takëmesh lufte tiranishë, të zëna trofe…E prapë s’përton, aty ku je,Rrëfen gjëmime shekujsh, histori tmerri, llahtarishë,pritash e rrethimesh, netësh pa hënë me suferina betejash, përgjimesh, pusishëMe jataganë e plumba përgjakur…Ndërsa tani kalldrëmet e tua gjarpërore, stolis me sixhade gurësh, sokakëve portëhapur,Presin e përcjellen “taborrë”- mysafirë kontinentesh, kureshtarësh pa kufiNdaj në bashin tënd, ditë-natë,s’bëhet gjumë, as mbyll synë kurrë,krahëhapur shqipja pendëzezëqë dëfren krenare në Flamur…

Nëntor 2016

Page 6: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

6 ••• reportazh

Nga sazaN goliKu

Shkrimtari i mirenjohur Kozma Gjini përuroi, në mjediset e Bibliotekës së qytetit të Lushn-jës, romanin e tij “Mariza”, botim i Shtëpisë

Botuese “Nacional”. Për të marrë pjesë në këtë takim letrar kishin ardhur mjaft miq e shokë nga Shoqata e shkrimtarëve të qytetit, titullarë nga pushteti vendor, mësues, lexues e nxënës. Morën pjesë gjithashtu n/prefekt i Lushnjës, Ilir Dervishi, n/kryetar i Bashkisë së qytetit, Gentian Nushi, shefi i arsimit të bashkisë, Ylli Krakulli etj. Vep-rimtaria letrare ishte nismë dhe pjesë e programit të punës së Shoqatës së Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj. Nga kryesia e kësaj shoqate ndodheshin: Riza Braholli, Kryetar i Shoqatës; Bardhyl Xhama, Kryetar Nderi i Shoqa-tës, Pandeli Koçi, ish-kryetar Shoqatës dhe miqtë: Qazim Muska, Hyqmet Hasko, Besnik Meta etj. Takimin e hapi shkrimtari Fatbardh Rustemi. Pasi vuri në dukje vlerat artistike të letërsisë së autorit, F. Rustemi ua dha fjalën të ftuarve Bardhyl Xhama, Riza Braholli, Pandeli Koçi, Ilir Dervi-shi, Sherif Bali, Hyqmet Hasko, Gentian Nushi, Ylli Krakulli, Sokrat Ndrecka etj. Vëmendjen e pjesëmarrësve e tërhoqi diskutimi i nxënësit të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”, Enea Edmond Prifti që është një nga fenomenet e matematikanëve të rinj, i cili ka përfaqësuar qytetin dhe ka fituar vende nderi në olimpiadat kombëtare, ballkanike, si dhe bashkë me grupin e matematikanëve të vendit ka mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës në Hong-Kong (verë 2016), ku fituan vendin e 6 në shkallë botërore. Enea tha: “...Jam maturant, në shkollën jopublike “Nën-shkruesi i Pavarësisë”. E lexova me vëmendje romanin “MARIZA” të shkrimtarit e gazetarit tonë Kozma Gjini. E them me bindje se libri më tërhoqi që në faqet e para. Si duket gjeta përmes fletëve moshën time, veprimet e një përkujdes-jeje të tepruar prindërore për fëmijët, që ende vijon në Shqipëri, jetën reale rinore të letrarizuar, kontradiktat dhe përplasjet e shoqërisë sonë në tranzicion dhe dilemat brenda vetes, rënien e njeriut dhe pasurinë shpirtërore, forcën e kul-turën për t’u ringritur, si dhe vizionin për ta parë jetën me sportivitet e besim, e cila më detyronte së brendshmi që të mos e lëshoja librin nga dora pa zbuluar fundin. Te “Mariza” kemi një vajzë ku mund të mësohet shumë, pasi artistikja është ndërthurur bukur me vlerat e mesazhet edukuese. Në kuptimin metaforik, mendoj se “Mariza” është vetë fati i Shqipërisë në tranzicionin e papërvojë, e cila me guxim kalon përmes vështirësive për t’u integruar në familjen europiane. Nga ky libër ka gjithëkush se çfarë të mësojë, por veçanërisht ne, brezi i Marizës, i Albanit e personazheve të tjerë, me një trashëgimi ku vajza e gruaja vërtet ka të drejtën e fjalës, por vendimet i merr burri. Të kemi parasysh se në vitet e demokracisë u ringjallën edhe zakonet e vjetra kanunore. Mariza është vajza e cila përplaset me tallazet e jetës në tranzicionin shqiptar, ku zanati më i vjetër i botës u bë më fitimprurësi për tregun, ku shteti iu dorëzua bandave dhe krimit. Mariza, kryeper-sonazhi i romanit, është vajza që, nuk bie preh e mentaliteteve patriarkale dhe nuk dorëzohet para vështirësive që has në jetë. Edhe pse e dashurojnë dy djem njëkohësisht, ajo i qendron etikës së re, se propozimin mund ta bëjë edhe vajza dhe kjo, siç citohet..., “po t’i propozonin vajzat djemve, bota do të ishte dy herë më e lumtur”. Ajo siç di të sillet me kulturë në shoqëri, di të distancohet e të mbaj qendrim ndaj dukurive frenuese të mos-

hatarëve, siç di të dashuroj, di edhe të rezistoj, kur përjeton humbjen e të dashurit edhe pse pa përkrahje e në vetmi. Më ka tërhequr dialogu dhe monologu i brendshëm i peronazheve, çka e bën më të kuptueshëm karakterin e tyre, siç më ka tërhequr edhe dinamika me ulje ngritjet artistike të kapitujve. Unë kam lindur në Itali dhe e them me bindje se në vitet e vështira të tranzicionit Shqipëria ra viktimë e mjaft fenomeneve të reja që u huazuan nga jashtë, mjaft prej të cilave dalin në dukje edhe në librin që po diskutohet këtu. Në këtë kuptim e quaj këtë një libër te guximshëm”.

Diskutantët e tjerë folën për kri-jimtarinë letrare të Kozma Gjinit dhe vlerat e saj si të një shkrimtari tashmë të njohur në mbarë trevat shqiptare. Krijimtaria e tij përf-shin disa gjini e zhanre të letër-sisë artistike dhe publicistike.E ka nisur krijimtarinë letrare që në vitet 1972-73. Në prill të ’73 doli me tregimin e parë satirik në gazetën “Mësuesi” dhe vazhdoi të botonte në revistën “Ylli”, “Hosteni”, “Zëri i Rinisë”, “Zëri i popullit”, “Drita” etj. Kozmai ka shkruar e botuar librat me tregime : “Vendosa të shkoj në Amerikë”, “Mos luaj me jetën”, “E dashura e Eseninit”, librat me fabula “Edukatore Arusha”, “Doktor Kaprolli”, si dhe romanin për të rinj,“Mariza”. Penës së tij i përkasin edhe komed-itë “Ethet e doktor Bëzhdilës” e “Nusja me kone”. Në fushën e publicistikës ka botuar: “Gjeje emrin tënd” dhe dy monografi:”Aleks Dani-personalitet i shquar i arsimit dhe leksikologjisë”, si dhe “Koli Allkanjari- figurë e ndritur e arsimit në Myzeqe”. Ai ka shkruar rreth 600 artikuj publicistikë, çka flet për aktivitetin e dendur e të gjerë shoqëror e letrar. Shkrime letrare të Kozmait janë botuar në përm-bledhje e antologji me autorë të ndryshëm më me

emër të vendit, si në ato të revistës “Hosteni”, “Obe-lisk”, “Muzg”, dhe së fundi në antologjinë për fëmijë “Lule për lulet”, botim i Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj”, sponsorizuar nga Ministria e Kulturës, 2015.

Për vlerat e krijimtarisë së tij letrare, Kozmai ka marrë disa çmime, si: nga revista “Hosteni” me tre çmime; nga Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve më 1980, katër herë me çmime për tekstet në Fes-tivalet e Këngës për Fëmijë; me çmimin e publikut nga gazeta “Telegraf ”- 2015 si dhe nga revista “Obelisk” recensionin më të mirë 2014.

Për krijmtarinë letrare e veprimtarinë shoqërore e arsimore ka marrë medaljen “Naim Frashëri” më 1985, si dhe është vlerësuar me çertifikatën “Mirën-johja e qytetit-2016”. Tashmë është anëtar i Kryesisë së Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj.

Krijmtaria e Kozmait është vlerësuar pozitivisht nga kritika letrare edhe nga personalitete të njohura të letërsisë sonë. “Humori myzeqar është i këndshëm dhe ti, Kozma, e njeh dhe e përdor mirë gjuhën e humorit të krahinës nga

vjen”, ka thënë Dritero Agolli duke i dhënë çmimin e dytë për tregime humoristike, në datën më 23 tetor 1976. Shkrimtari Vath Koreshi, në ditën e promovimit të librit “Mos luaj me jetën” të Kozmait është shprehur : “...Vërej se ty nuk të pëlqen ta nxjerrësh një krijim nga dora pa e pjekur mirë artistikisht. Për të tilla krijime kemi nevojë, sado nazik që jemi ndaj prurjeve të reja. Prandaj unë them me bindje se qyteti ynë po e zgjeron perimetrin e tij letrar me krijues intere-sant, dinjitozë dhe disa herë cilësor, pa frikë të nivelit kombëtar, siç jeni edhe ju”.

Poeti Faslli Haliti shkruan : “Kozma Gjini është një njeri fisnik dhe krijues i epërm. Tregimet e tij burojnë nga jeta, na fusin në jetë dhe na bëjnë që ta shijojmë jetën nëpërmjet një stili alert dhe humorit qetësues që të fut në mendime”.

Studiuesi e shkrimtari Nasho Jorgaqi, veç të tjerash është shprehur: “...Ti je një tregimtar i formuar i nivelit të duhur dhe një penë e pëlqyer. Ke stilin tënd të të treguarit dhe bëhesh mjaft tërheqës. Je origjinal, i krahasueshëm me tregimtarë të njohur të vendit.Ti ke befasinë në zgjedhjen e ndërtimit të subjektit të tregimeve....Nëse do të bëja një vërejtje, ajo është se kemi detyrë si shkrimtarë të nxjerrim karakteristikat e personazheve, virtytet e larta të myzeqarit ”. Shkrimtari Bardhyl Xhama për Kozma Gjinin ka shkruar në parathënien e librit: “...Në vitin 1972 Kozmai hyri në publicistikë me shkrimin e parë, botuar në gazetën “Mësuesi” ku unë isha redaktor. Fill pas një viti doli tregimi i tij satirik “Sa të bëhet inventari, Malo!”, botuar te “Mësuesi”, gjë që shënon edhe fillesën e tij në krijimtarinë letrare artisrike e që do të pasoheshin nga shkrime të shumta në organet e shtypit, por sidomos nga botimet humoristike në revistën “Hosteni”. Ai ka fituar tri herë çmime kombëtare si krijues.

Shkrimtari e publicisti Mujë Buçpapaj në një shkrim për romanin “Mariza” është shprehur: ”...Romani “Mariza” është romani i rezistencës individuale të femrës, i përballjes me regresiv-en, i durimit e vullnetit, i fitores ndaj së keqes, romani i çlirët i dashurisë...një roman rinor ku dashuria ka vetëm një emër “dashuri” dhe atëherë kur shpengimi frazor mbizotëron e i jep frymëmarrje erosit”.

Shkrimtari Pandeli Koçi theksoi ndër të tjera: Nga leximi i romanit del në përfundimin se romani “Mariza” është një kontribut me vlerë në fondin e romanit për të rinj që realisht është i pakët në letërsinë tonë. Autori ka gërshetuar me mjeshtëri situatat e vitit 1997, problemet famil-jare, dramat dashurore e shoqërore. Intensiteti i zhvillimit të subjektit mbahet i gjallë deri në fund të romanit. Ka një gjuhë të pastër dhe të pasur, sidomos bien në sy shprehjet frazeologjike popullore ose të krijuara nga autori.

Ndërmjet diskutantëve u deklamuan edhe fragmente nga krijimtaria e Kozma Gjinit. Mjaft i bukur dhe që i bëri pjesëmarrësit të lotonin ishte recitimi i monologut të nënës, recituar ndjeshëm nga nxënësja e shkollës së Dushkut Klaudeta Hamataj, e cila korri duartrokitjet e merituara.

Në përfundim të takimit Riza Braholli, në emër të SHMSHFR-së e vlerësoi shkrimtarin Kozma Gjini me çmimin “Vath Koreshi”, për romanin “Mariza”.

Shtëpia Botuese “Nacional” dhe Shoqata e Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj organizojnë veprimtari të përbashkët në Lushnjë

Përurohet romani për të rinj “Mariza” i shkrimtarit të mirënjohur Kozma Gjini

“Shkrimtari Pandeli Koçi theksoi ndër të tjera: Nga leximi i romanit del në përfundimin se romani “Mariza” është një kontribut  me vlerë në fondin e romanit për të rinj që realisht është i pakët në letërsinë tone”

Page 7: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

7kulturë •••

Në një lokal, dikush pinte një krikëll me birrë, dhe me që dora i dridhej, ajo iu derdh mbi tavolinë. Pranë tij qëndronte

një shoku im, Bedriu. Ai i përhumbur, mbante në dorë një gotë me raki. Në pamje të parë më la përshtypje se diçka e shqetësonte, sepse ai nuk ishte i pijes dhe i lokaleve. Si u afrova, i fola:

- Bedri, o Bedri! Ai ngriti kokën e më hodhi një shikim me

sy të përlotur. Me që nuk më ktheu përgjigje, i fola përsëri:

- Bedri, jam unë…Ai ngriti dorën e djathtë, bëri një lëvizje të

papërcaktuar dhe e uli atë në tavolinë si të ishte e pajetë. Mora një karrigë që u ndodh aty pranë, u ula dhe e kapa nga dora. Disa pika lotë i rrëshqitën në faqet e rreshkura. Dukej i vrarë shpirtërisht.

- Bedri jam unë!- i thashë , duke përsëritur për të tretën herë fjalët “jam unë”.

U shkund nga përhumbja dhe tha: - Më fal, nuk jam në terezi… - Të ka ndodhur ndonjë fatkeqësi?- Më keq se ajo. Një poshtërim, një pabesi!- Nuk dua të futem në çështje familjare, në

se janë të tilla, por kështu nuk është mire. Më vjen rënd të të them. Njerëzit do të marrin për të dehur, për pijanec ose dhe më keq.

- Pse flet kështu?- Sepse ashtu je katandisur.- Ti nuk ma di hallin, prandaj…- Eh Bedri, Bedri…?!- Para dy orësh mora një goditje të rëndë.- Nëse nuk e shikon të arsyeshme, mos ma trego.

- Jo, or jo. Është pasojë e një letre. Të shkruash një letër mendoj se nuk është mëkat.

- Kush e tha?- Edhe sikur ajo të shkruhet pas

38 vitesh?- Qendroj po aty.- Ishte një letër e çiltër ndaj një

personi të harruar.- Si është puna?- Ti e di që dikur kam qenë i martuar…- Me Zinaidën.- Po, me Zinaidën.- E pastaj?- Para tre muajsh takova Zyber Zybën. Më tha

se kishte marrë vizë në konsulatën ruse dhe se pas një jave do të nisej për në Moskë, të takonte ish-gruan e tij të pare, Lubën. Ai ka një ndryshim me mua, sepse ndërsa unë u martova me Rukien dhe jetojmë në mirkuptim të plotë, ai ka vite i divorcuar, duke braktisur jo vetëm të shoqen, por dhe vajzën. Kur më tha se do të shkonte në Moskë, më lindi instikti i vjetër, i harruar, jo i dashurisë për gruan e braktisur, por i dashurisë njerëzore për të ditur diçka rreth saj, në se ajo

ishte martuar, gëzonte shëndet dhe në se ishte e lumtur.Kështu i thashë:

“Zyber më bëj një nder!” “Nëse është në dorën time dhe kam mundësi, mos e ve në dyshim” “Nuk ka asgjë që të pengon. Dy rreshta letër do të shkruaj dhe ndonjë ditë kur të

ndodhesh në Moskë, trokit në derën e Zinës”.U ndamë si shokë të vjetër

për t’u takuar pas dy ditësh. Isha i emo-cionuar. Mendoja se mos gabova që i thashë të shkruaja një letër. Sime shoqeje nuk i tregova, jo se ajo do xhelozohej, pasi e dinte që kisha qenë i martuar me një vajzë nga Gorki. U ula dhe e shkrova letrën.

- Çfarë i shkrove? - Ja, pak a shumë, përmbajtia e saj: “E nderu-

ara dhe e respektuara Zinaida! Duke njohur fisnikërinë tënde, po marr guximin të shkruaj disa rreshta. Shoku im, që ti e njeh, Zyber Zyba, më tha se do të vinte në Moskë për të takuar Lubën, ish-gruan e tij. Iu luta që të vinte të trokiste në derën tënde dhe të jepte një letër nga ana e ime. Nuk e fsheh të të them se për ty ruaj dashurinë e parë, respektin dhe konsideratën për

një grua ideale. Për ato që ndodhën nuk ishim fajtorë. Na ndau politika, na ndau kapriçoja e udhëheqësve tanë. Jam i martuar dhe kam dy djem. Dëshiroj që dhe me ty të ketë ndodhur e njëjta gjë, që të kesh gjetur lumturinë e të kesh kijuar strehën familiare. Duke njohur karakterin rus, nga Tirana, lus Zotin që letra ime të gjejë të lumtur. Të fala, Bedriu”. Ja kjo ishte pak a shumë përmbajtia e letrës.

- E ç’ka këtu për t’u shqetësuar e të katan-disesh në këtë farë gjendje?

- Këtu qëndron e keqja. Sot, pikërisht sot, para dy orësh, te rruga e Elbasanit, më preu udhën Zyberi. Ai shoqërohej me një grua.

- E pastaj?- Prit, mos u ngut. Ai më ndaloi e më tha:

“Bedri të njoh me gruan time!”. - ngrita kokën e ç’të shihja? Para meje qendronte Zina, Zina-ida Kirilenko. Ai me sa duket kishte shkuar te shtëpia e saj për t’i dhënë letrën time dhe si aventurier ishte pleksur dhe ia kishte prishur mendjen që të martoheshin së bashku.

- E ç’të keqe ka? Ajo duhet të ketë qenë e lirë.- Asgjë të keqe nuk ka në pamje të parë. Si unë

dhe Zina u ndodhëm në një pozitë të vështirë. Nuk jam kundër që ai e mori, por pse ndaloi dhe më prezantoi ish-gruan time si gruan e tij. Ja kjo më ka vrarë shpirtërisht sa ti nuk mund ta marrësh me mend.

Nuk dija se çfarë t’i thoja. Ai e kishte gjykuar sipas mënyrës së tij. Kur u bëra gati t’i flisja, ai ma preu shkurt:

- Po të duash, më lër në hallin tim.

Nga haMDi hysuKa

Me ftesë të klerikut dom Nik Ukgjini, dre-jtues i Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, më 19 nëntor 2016 ishim në Kukël, njësi

administrative e Vaut të Dejës, bashkë me studi-ues, artistë, poetë e shkrimtarë, klerikë, gazetarë e përfaqësues të mediave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia për të marrë pjesë në veprimtarinë “Ditët e Mjedës”, edicioni XII. Mikpritës ishin Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, Kisha e Kukëlit, së bashku me shtatoren madhështore të Ndre Mjedës. Konferenca shkencore “Budi dhe Mjeda, figura të ndritura kombëtare” përkujtoi së bashku ditëlindjet e dy kolosëve të letërsisë, 450-vjetorin e lindjes së poetit të parë shqiptar, Pjetër Budi dhe 150-vjetorin e lindjes së figurës së madhe të letrave shqipe, Ndre Mjeda.

Pjesëmarrësit shuan kurreshtjen me bukurinë e stilit neoklasik të ndërtesave, si dhe me mesazhet që jep rilindasi ynë me elementet e veçanta të arkitekturës së tyre. E shumëpritur qe vizita e tryezës së punës së Mjedës, relike e një rëndësie të veçantë, sepse poeti e meshëtari Ndre Mjeda aty ka jetuar, ka shkruar dhe ka predikuar. Aty u hartu-an kryeveprat e letërësisë shqipe, “Andrra e jetës”, “Lirija”, “Lissus”, “Mahmud Pasha në Mal të Zi” etj, të kërkuara mbrenda dhe jashtë atdheut, sepse paqyrojnë jetën dhe veprën e një poeti, kleriku dhe atdhetari të shquar, siç ishte Ndre Mjeda.

Duke vizituar mjediset e Qendrës Muzeore me shtatore, kishë e shtëpi të rikonstruktuar, të shpal-lura “Monument Kulture”, u njohëm me sende personale, fotografi të paekspozuara më parë, dorëshkrime të poetit të shenjtë dhe tavolinën ku rilindasi i paharruar krijoi veprat e tij më të bukura. Në këtë famullì poeti Ndre Mjeda shërbeu 31 vjet, ndërmjet periudhës 1906-1937. Sipas organ-izatorit, klerikut dom Nik Ukgjini, veprimtaria bashkon dy figura të mëdha letrare kombëtare. Dhe qëllimi është jo vetëm përkujtimi i figurës së Mjedës, por krijimi i një tradite, e cila parashikon organizimin e përvitshëm të ditëve të Mjedës, që do ta kthejnë Kukëlin në një qendër veprimtarishë të larmishme kulturore. Ndërsa Mimoza Priku, dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, tha se ky vend është një mesazh që i dërgohet çdo brezi.

Studiues nga Shqipëria, Kosova dhe treva të tjera shqiptare, referuan në konferencë kumtesa me interpretime të veprave të këtyre personal-iteteve letrare, ku Budi dhe Mjeda u vlerësu-an si figura të ndritura kombëtare dhe pika të rëndësishme referimi për gjuhën dhe letërsinë shqipe. Studiuesi Behar Gjoka, drejtor i Qendrës Shqiptare të Studimeve Letrare “Pjetër Budi”, referoi mbi jetën dhe veprën letrare të Pjetër Budit, duke veçuar me këtë rast disa figura, që fillojnë nga mesjeta e deri me Mjedën, pa të cilat, sipas tij, nuk do të flitej e shkruhej gjuha shqipe.

Alisa Velaj u ndal te shtegëtimi poetik në kohë i poezisë së Budit, Hamdi Hysuka foli për mesazhet artistike që sjellin analiza dhe komenti i poezisë së Pjetër Budit, prof. Alfred Çapaliku solli në vemendje agjigrafinë e Mjedës për Gonzagen, Aida Uruçi analizoi trajtimin e përemrave pro-norë te Mjeda e Xanoni, ndërsa Zamira Shkreli paraqiti fjalësin e Mjedës për moshën fëminore dhe theksoi se krijimtaria e këtij poeti është mjaft e këndshme edhe për fëmijët. Me interes u ndoq filmi dokumentar “Pasqyra e t’Rrëfyemit” kushtu-ar Pjetër Budit, me skenar të dom Nikë Ukgjinit.

* * *Kukëli, dikur i panjohur, tërheq rregullisht

vizitorë nga hapësira mbarëkombëtare. Për njerëz të dijes dhe të kulturës është kthyer në një qendër peligrinazhi, ku shqiptarë dhe të huaj shuajnë kureshtjen e tyre për këtë personalitet të madh të letërsisë dhe gjuhësisë shqiptare. Famulltari i Kukëlit, dom Nikë Ukgjini, është pasqyra e vërtet që në Kukël është rikthyer Mjeda, këtu ku punoi dhe jetoi për shumë vite me kukëlianët si famulltar, si njeriu që qëndroi gjithmonë pranë halleve dhe nevojave të popullit.

Në të gjithë Shqipërinë dhe trevat shqipfolëse dom Ndre Mjeda njihet si poet, rilindas, filozof, klerik, studiues. Ka qënë delegat i Kongresit të Manastirit, anëtar i Komisisë Letrare të Shkodrës, deputet në Parlamentin shqiptar. Është nga ata rilindas që e tejkaloi kohën në të cilën jetoi. Poezia e tij kumbon, rrezaton dritë e shkëlqim. Sidomos poema “Andrra e jetës” thërret edhe sot. Regjimi i atëhershëm e dërgoi Tringën e mitur drejt vdekjes së parakohshme, ndërsa nënë Loken e degdisi në varfëri dhe vetëvrasje. Më tej në poemë jepet fati i motrës tjetër, Zogës. Ajo dashurohet, martohet dhe lind fëmijë. Dhe në fund... vetmia e Lokes, e nënës së dy vajzave. Pra, vdekja, dashuria, vetmia, të cilat në jetë dhe në art përsëriten. Asgjë, as atëherë, as sot nuk duken jashtë logjikës.

Ndërsa në poemën simbolike “Vaji i bylbylit” vazhdon të na thotë, se “Bylbyl, ky shekull or’ e çast ndërrohet...”. Ato që Mjeda, autor i rilind-jes, ka shkruar e botuar, janë të përjetshme. Vërtetësinë na e jep mbyllja e poemës “Liria” me imazhin e shqiponjës, nëpërmjet vargjeve:

E nalt ndër maja, bukuri mbretnorehap flatrat e mnershme që përshëndrisinme thonj të harkúem shqypja arbnore. Realisht Mjeda ishte një patriot i flaktë dhe

shkencëtar i ri. Sipas studimit të mjedologut Mentor Quku, që në moshën 22-vjeçare ishte i pajisur me një inteligjencë të jashtëzakonshme, me një kujtesë fenomenale e talent të rrallë. Pra, në saj të talentit kishte arritur të bëhej një nga artistët dhe poliglotët më të shquar të kohës, ndër shqiptarët më të njohur.

Madje Gustav Meyer, albanolog i njohur, shkencëtar i pjekur dhe shumë i kualifikuar, shkruan se në kuadrin e studimeve balkanolog-jike ka patur nxitjen dhe bashkëpunimin e Ndre Mjedës, këtij studiuesi të talentuar dhe bash-këpunëtori të shkëlqyer.

Shoku…?!Tregim nga Spiro Mëhilli

Mbahen në Kukël të Vaut të Dejës, “Ditët e Mjedës”, edicioni XII

Ditëlindjet e kolosëve të letërsisë Budi dhe Mjeda“Mikpritës ishin Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, Kisha e Kukëlit, së bashku me shtatoren madhështore të Ndre Mjedës. Konferenca shkencore “Budi dhe Mje-da, figura të ndritura kombëtare” përkujtoi së bashku ditëlindjet e dy kolosëve

të letërsisë, 450-vjetorin e lindjes së poetit të parë shqiptar, Pjetër Budi dhe 150-vjetorin e lindjes së figurës së madhe të letrave shqipe, Ndre Mjeda”

Page 8: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

8 ••• poezi

Thyerja e Hënës...Nga ilir paja

Më e moçme nga unë.Por unë mplakem hapësirëMë shumë nga mendimi për Ty...Nuk je hënëz.Asnjëherë virgjëreshë e hënëzuar.Qepallë, fsheh syrin tënd Fëmijërie.Ulesh në sofër mbrëmjesh...vazo.Dhe pret yjet e ftuarTë të besojnë pjesën tënde Brenda. T’padukurën.Krijuesi është një nga të ftuarit.Në ditëlindje qielli Ai vë për luleKërcellin...Dorën e një njeriuTë cilën e preu kur trup i lëmoshësRa vdekur.Hënë.Herë palcë mbrëmjeje.Ku qielli fsheh rruazat kurrizore.Të koridoreve, ku ftohtësia largësisëS’na lë t’i ndjejmë aromën, Hënës.Herë pjalmi mes piklave të vesës, yjeve.Mitër. Ku nata s’resht të djersituriDeri në ag amshimi lëshuarMëngjes puthje.Më e re se Ne.Kur humbet s’dihet se ku...!E vënë në tryezë atë datëlindje.Zotit i re nga duart.Jo s’e piu nga ajo kupë.Jo s’e petale çelurU kuq më shumë se qepallë, buzë,mjekër,vetull, mollëz, tru i shtypur pakëz si lideri kur idetës’i mirëpresin njerëzit....Qielli u kris pak keqasNga rënia vazos hënë. Atë natë.Sepse dora e ëndërrësSapo priti një nënë në lindje.Të qarat e Tokës kërkuan për gjiDetin.Dhe hëna mori hak...Tërhoqi detin.Dhe zbuloi shpatullat e bregut.Era u kollit...Të krisurat e qiellit nisën të thinjtat.Por qumësht prej gjiri gruajeIa mbylli vragat qiellitSi të ishte dorë burriTë cilit ia lexojnë t’ardhmenNë llogore fati...Nga thyerja unë mora një copë Hënë.Gërvishta sofrën e natësSi balli rudhur kur ndjenSe vraga është dhe dhè, dhe plug.Hëna ringjitet.E madhe sa një ditëMbarset qiell jo i thyer.Më e vjetër se unë.Por qielli Hënës s’pati kurrë abort.Nata e thyen vazon e saj.Sepse pjesa e padukshmeFshihet e vè...Atë që s’e merr askush në duar.Sepse në vazon e Hënës të gjithëPresin të derdhet nga burimiUj i bekuar.Vazoje hëne...mollëz.Shpatull.Frut. Maska njeriut të operas.Gur gdhendur mbi vdekjet.Një nga nëntë plagët e natës zbardhurNga hije e ditës mbetur larg...Qëndron aty. Si të ishte plumb Që s’mund t’i hiqet plagës së Qiellit.Dhe pse s’dimë nga cila këmbëz u shkreh.Isha dhe unë thyes hëne.

E krisa me ditën...Si fëmija që s’kuptoi kurrë lindjen e saj...Dhe kur nata zbret tani ditën me trup qielliKaq pranë.Çdo grua jep më dëshirëJo vetëm puthje gjiri.Atë që vetë vdekja hënës.Dhe pse e thyer s’e mbërrin.Qumështin e natës.Një përrallë më shumë.Dhe dy burime që bëjnëDeri dhe Hënën të lindë.Duar njeriu.Në vazon e saj Rilindja italianeNgriti të gjitha ngjyrat e mishit tonëSepse dita ishte telajo ku zbardhte syri.Hënë e thyer...Por Qielli s’fle pa u ujitur...

Erës s’i japin për të ngrënë

S’mjaftojnë të rënët e vjeshtës, gjethnia.Që era të ngopet shtatore.As dimri.Ky baba braktisur.Që fle pemë. Ku nga vetmia netëve.Pema duket vrasëse...S’mjafton klithma erës.Që toka të mbijë farë dhembjesh.Dhe pse rrëmihësi e ruan natënSi të fjeturin...As një mal. Ku era lind re.Që e rrethojnë atë si liderin.Dhe pse populli fushë.Ia bren rrënjët e këmbëve.Mjafton hija gruas.Nëse era mbarset trup i saj.Kur një fëmijë hap krahët.Dhe era e rrit burrëri.Era...Lëvizja e fundit e njeriut T’pangrënë...Një lutje.Pas të ushqyerit erës s’i mbetet asnjë fjalë.As një “shushurimë...” As të mbështillet diku.Qoftë dhe fashë.Napë...vello...perçe...të fshihet guvë,a minierë...hije e tokës në vdekje.Vdekje e qiellit pa hije.Hije e një fluturimi.Që toka po ngrihet...E ngrënë ulërin si pas një tradhëtie.Dhe bie përdhè...erë.

Përmasë...Një makth i madh qielli.Në kërkim të diçkajeQë dikur e humbi...Në shpatullat e njeriutRëndohet hije mali.Ne ecim. Hapim hedhim Tutje.Qiellor mbi shpinë.Në duar mbajmë mal të ndarë...Mes tyre lugina...Atë që qielli ka frikëTa ketë përshpirtjePër të humburit...

Nga flori BruQi

“Nënë për ta shpëtuar jetën Ty, dhashë lëkurën e do ta jepja edhe shpirtin”

(Prof. dr. sci. Mirlin Bruqi)

Nga qytetet e fshatrat e largëta vijnëBanorë (të përkohshëm) në PrishtinëPleqPlakaTë rejaTë rinjMe shporta të vogla në duarVijnë çdo të dielVijnë (ndoshta) çdo ditëTe dera e SpitalitNë orën 14Gumëzhijnë korridoretNga hapat e tyreZhurmojnë pavijonetKorridoreve…Zvarritët rrëqanthi vdekjaNë dhoma hyn shqetësimiSecili me de(r)tPër të afërmin e vetKështu çdo të dielKështu çdo ditëNë orën 14Burbuqja kurajon NënënMirlindi jep lëkurën e vetPër ri(ngjalljen)e SajTë afërmit shërim i dëshirojnëTë tjerët shpresojnë…Ja dhoma…Ora mbi radioTrëndafilat e freskëtMbi tavolinëTok(gati) e gjithë familjaBabai qëndron e mejtonNdoshta…Kujton profiling e dhëndrritJa rrudhat e nënës sime(Kujtoj zënkën e prindërve për mua)Tik-taku i orësDikur pushonNë orën 4 të mëngjesitNjë qetësi…UnëKam parasyshProfilin e fëmijëve të miShoh në syProfilin e Granitit e DiamantitMullarët e sanësNë oborrin e braktisurJa(gati) e gjithë familjaMungon(vetëm fizikisht)AjoMungon Nëna imeNë dhoma hyn:AjriDritaDashuriaJetaShokëtShoqetBabaiTë dashurit….

* * *Dhe një hijeMë ndjek pasShëndijë koheProfil i NënësZjarr i Diellit!

Liri fjale Në ditën e takimit me folemë zë tjetërdhe unë çuditërisht prapë erdhanga zemra të të shoh e të puthi

si Diellin kopshtin me lulepërse qe aq e ashpërMos vallë në qytetin tend ilirik të ndjekinqentë e tërbuarndonjë hije nateapo do të mbeteshe mbyllur sal për veteArti nuk të do të vetmuaras muzikë s’mund të ndjeshnjë buzëqeshje do të kërkoj proredhe karafila do të dhuroje puthje të ngrohtaMos hesht as mos ik luleboresigurisht ti do të qesh një ditëdhe lufta mes unit tend e urrejtjesdo të çmend ty të tërënvetëm jam dhe pres të vish…

Qyteti ku të prita U ndala ballë Spitalit të Prishtinëshipa si Orfeu në altardy vargje të t’i themmë zërin e shterur nga shqetësimi

Dhe unë e pashë qytetin tendmë një dallendyshe fola më besodhe ikem të dytë e më tepër ike ti

Unë prapë jam aty ku më ke lenënë Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisëvallëzoj më hijetnuk e di cilën ta përkdhel

Ti nuk jeretë mbi qytet me nevrikosindhe shiu më lag bashkë me vargjet

Një ditë në një orë dilë e takohemikiamet nuk bëhetnuk bëhet as qyteti det

I mërzitur rri i fyer jampres dashurinë tëndee të fle mbi gjinjtë e tu

Mbi buzët e tua të zë një ëndërrtë kërkoj t’i ha aat sy me vargje

Po vargjet nuk kanë fajqë ti nuk i ndjen asnjë grimemos ik mos u fsheh e as zërin mos e ndërro!…

Thyerja e Hënës

Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

Studimet e Defektologjisë i kreu në Univer-sitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

Porteti i nënës

Page 9: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

9kulturë •••

Nga BEQir siNa - New york

BRONX NYC: Për herë të parë në historinë e disporës shqiptare, në Amerikën e Veriut, mbas 130 vjetve, prej kur erdhi shqiptari i parë, më 1886, në “Tokën e premtuar”, megjithse, ndër vite këtë kontinent e kaluan pena të forta, jetuan dhe punuan njerëz të medhenjë të letrave, shqip, gjeni, ishin krijuesit e dy dekadave më parë, ata që u mblodhën bashkë dhe krijuan Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Një grupim ky në fushën e letrave, të organizuar në një grupim të veçantë, të cilin e kanë quajtur “Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë” e krjiuar kjo, pikërisht 15 vite më parë nga Dr. Gjëkë Marinaj - i cili është poet, përkthyes, dhe kritik letrar shqiptaro-amerikan, në një nga universitetet amerikane në Dallas Teksas.

“Pesëmbëdhjetë vjet më parë, një i arratisur nga Shqipëria, në kohën e diktaturës, shkrimtari dhe poeti i mirënjohur, nga Shkodra, Gjek Mari-naj – themeloi në SHBA-ës, të parën shoqatë të shkrimtarëve shqiptarë. Ishte kjo një ngjarje rëndë-sishme, jo vetëm për shkrimtarët, por, edhe për gjithë bashkëatdhetarët tanë. Ajo edhe formalisht na la të kuptojmë, se amaneti i shkrimtarëve të mëd-henjë patriot e atdhetar në diasporë, do të mbetej e gjallë, që gjuha dhe kultura jonë të mos harrohej”.

Kjo shoqatë e njërzve të letrave, u krijua si nevojë e kohës që të promovojë krijimtarinë e djeshme dhe të sotme letrare në këtë vend të largët, dhe që është ëndrra e çdo shqiptari, një vend ky i bërë tashmë edhe shtëpia e dytë e shqiptarëve, që i ka dhënë letërsisë shqiptare, një fond të pasur vlerash që nga koha e Marin Barletit, Rilindjes Kombëtare e deri pas Luftës së Dytë Botërore, me Faik Konicën, Fan Nolin, Sotir Pecin, Arshi Pipa dhe Prof.Isuf Luzaj, Zef Oroshi, Qerim Panariti, Sotir Peci, Sotir Andonin, Josif e Vasil Pani, Peter Prifti, Kristaq Trebicka, Anthony Athanas, Baba Rexhep Bardhi, Peter Lucas, At’Arthur Liolini, Prof.dr.Selaudin Velaj, etj, e të tjerë..

Kjo shoqatë do të na kujtonte Shoqëritë dhe institucionet e para kulturore të bashkësisë shqipta-ro-amerikane, që lindën në fillim të shekullit të njëzetë, në emigracionin shqiptarë në Amerikë. Të cilat, zënë fill qysh më 28 prill 1912, shoqata këto që u bashkuan për të formuar Federatën Pansh-qiptare të Amerikës Vatra, me seli në Boston dhe tash në Nju Jork. Në atë kohë ato vepruan si grup politik lobist, duke u vendos në shërbim të pavarë-sisë së Shqipërisë, e më pas si zë i interesave të Shqipërisë jashtë saj – duke ushtruar mjaft ndikim edhe brenda vetë Shqipërisë.

Ndër figurat kryesore që dhanë ndihmesë për të forcuar bashkësinë e shqiptarëve në Amerikën e Veriut në ato vite të para, dhe që ndezën “flakë” shpirtin e krijuesve shqiptarë, më pasë; ishin Faik bej Konica, Fan Noli, Sotir Peci , Kristo A. Dako dhe Kostantin A. Çekrezi, Arshi Pipa, e të tjerë.

“Krijimi i “Shoqatës e Shkrimtarëve Shqipta-ro-Amerikanë” lindi si një “ëndërr’ i ardhjes në Amerikë, të një numëri të madh të shkrimtarëve shqiptarë, pasi dihet se gjithkush nga ne e kishte ëndërr atë të ishte në atë kohë anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë”, në kohën e komuniz-mit, që ishte një lidhje për për disa, por jo për të gjithë krijuesit”, u shpreh në fillim të këtij takimi, themeluesi i kësaj shoqate, i cili shtojë se :“ Se pa ju të gjithë - dhe pa krijimatarinë tuaj, natyrishtë, që nuk do të ishtë bërë e mundur edhe krijimi i kësaj shoqate”. Me këtë rast Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, u mblodh të shtunën, me 12 Nëntor, në një nga ambientet e biblotekes, së kolegjit “Monroe College” në qytetin e Bronx-it, të festojë 15 Vjetorin e krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve.

Duke krijuar me këtë rast një ambient festiv të ngrohtë e dashamirës për botën e artit e të letër-sisë, duke filluar me përshëndetjet, fjalimet për historikun, kumtesat, dhe deri tek nderimet dhe inkurajimet për krijuesit, si dhe emblema e SHSH-

SHA-së, pema simbolike me emrat e shkrimtarëve që binte në sy me pllakatin mikpritës: “Mirë se vini shkrimtarë dhe poetë të nderuar”! dhe me emblemën e “artë” si ajo e çmimit Nobel për letërsinë “SHSHSHA - 2001”

Kjo: “Mbasdite Festive Letraro-Artistike, në kuadër të vitit të 15-ë, të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, mblodhi së bashku disa dhjetëra krijues, shkrimtarë, poetë, gazetarë dhe publicistë, anëtarë të SHSHSHA-ë dhe artistë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Ky përvjetor u konsiderua si unik, mbasi me këtë rast u bë edhe anëtarësimi i më shumë se dhjetë anëtarëve të rinj në Shoqatë.

Aktiviteti u drejtua nga Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, poeti e pub-licisti Adnan Mehmeti dhe kreytarja e SHSHSHA shkrimtarja Raimonda Moisiu, shkrimtari Dalan Luzaj dhe shkrimtari Vlash Fili.

Ndërsa, u moderua nga poeti i njohur Mehill Velaj, i cili me rastin e fjalës së hapjes tha: “Të nderuar të pranishëm, mirë se keni ardhur në festën e kri-juesve, shqiptarë në Amerikë! Ju falenderoj që jeni mbledhur nga të gjithë shtetet e Amerikës, dhe në një numër kaq të madh për të qenë pranë poezisë, pranë magjisë së krijimit, këtu në këtë tempull të dijes kolegjin “Monroe College”. Pra, për të festuar dhe për t’u ndjerë më pranë mëmëdheut, duke qenë të gjithë bashkë, si një “ansambël” i njërëzve të artit! Që të festojmë sot 15 vjet të kësaj shoqate, të cilën e krijoi i madhi Dr. Gjekë Marinaj! Faleminderit - Gjekës, faleminderit të gjithë ju krijues dhe ju drejtues ndër vite, faleminderit President Adnan Mehmeti, që na mblodhët së bashku në këtë festë të njerëzve të letrave në SHBA - urime dhe suksese! ju dhe Shoqatës”.

Në “intermexo” të kësaj veprimtarie, me patho-sin e tij, të talentuar, e ka përshëndetur 15-vjetorin të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqipta-ro-amerikanë, producenti Xhevat Limani, i cili është edhe aktori i parë profesionist ndër shqiptarët e Maqedonisë, i cili mbi tridhjetë vite punoi në Teatrin shqiptar në Shkup - Ai ka luajtur rreth 100 premiera teatrore dhe ka reprezentuar artin shqiptar nëpër botë, dhe që është pritur me ova-cione nga publiku dhe me vlerësime kulminante nga kritika teatrore. Limani, tani jeton dhe vepron në Neë York, Chicago, Los Angeles, Prishtinë, Tiranë, Shkup e Strugë, dhe reprezenton me din-

jitet artistik artin shqiptar nëpër botë.Gjithashtu, e mirëpritur me duartrokitje të

ngrohta dhe u shoqërua duke kënduar këngën shumë të dashur “Moj e bukra More” edhe këngëtarja e re dhe e talentuar Era Balaj.

Presidenti i kësaj shoqate Adnan Mehmeti, shkrimtar dhe poet nga Lugina e Preshevës, në këtë jubile kishte përgatitur kumtesën me titull: “Kur ka ditëlindjen një Shoqatë shkrimtarësh (Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë).

“Ditëlindjet e një shoqate janë si ditëlindjet e njerëzve. Janë të gëzuara që të lumturojnë, që të bëjnë të bëhesh edhe pak nostalgjik, të bëhesh edhe të mendosh për të ardhmen shumë më tepër se të tjerët. Po kanë një dallim të madh: ato nuk kanë një ditë fundi po vetëm rritje, e koha që do të vijë do të bëhet gjykatëse e saj që ti, ne, të gjithë ata që jetojnë dhe nuk jetojnë, lënë gjurmë në Sho-qatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë,- tha Presidenti Adnan Mehmeti. “15 vjet! Nuk janë shumë në organizimin e një shoqate të një vendi, padyshim dhe të një grupimi, por ato vite që kanë kaluar na ka bërë që sot të kemi edhe më shumë përgjegjësi, për të kujtuar historikun e të kaluarës e për të hedhur sytë përpara atje ku mençuria njerë-zore ka caktuar një të nesërme” tha ai.

Ndërkaq ai shtoi se:’Që në hapat e parë të emigracionit shqiptar ka qenë dëshira për t’u organizuar, për t’u bashkuar, për të kuvenduar. Të bashkosh shkrimtarët dhe artistët pa dyshim është mision.Është obligimi për gjuhën dhe letërsinë shqipe që frymon po kaq bukur edhe këtu, në Amerikën e madhe, në Amerikën e ëndrrave. E të gjitha këto, nuk nisin pa shpirtin e vullnetarizmit.

Nderim për Dr.Gjekë Marinaj nismëtarin e Shoqatës, themeluesin dhe ish presidentin, që u bë frymëzues i një lidhjeje, i një bashkimi. Një lidhje e përhershme kjo e komunikimit të shkrimtarëve në një botë të hapur ku komunikojnë njerëz të mençur, njerëz të thjeshtë, të mirë, me profesione të ndyshme, me histori të suksesshme, por mbi të gjithë ata mbetën shkrimtarë. Shoqata e Shkrimtarëve Shqipta-ro-Amerikanë, për herë të parë, këtu në Amerikë, bëri të mundur që krijuesit të jenë së bashku, të komu-nikojnë, të lidhen dhe të njohin njëri-tjetrin”.

Ndërkohë, presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, poeti dhe shkrimtari Pre-

shevar, në SHBA, Adnan Mehmeti, përcolli me këtë rast edhe një falenderim për Shoqatën.

“Viti 2016 shënon zgjedhje të reja në kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve, tha ai dhe vazhdojë se ne u urojmë suksese kryesisë së shoqatës, Rai-monda Moisiu, që u rizgjodh në postin e kryetares, nënkryetarit Vlashi Fili dhe sekretares Dr. Yllka Filipi. Por sigurisht, ne e vlerësojmë edhe punën me sukses të kyetarëve të mëparshëm Naum Prift, Ramiz Gjini dhe Dalan Luzaj.

Ne e vlerësojmë edhe punën e nëkryetarëve të Shoqatës në vite, Mëhill Velaj, Iliriana Sulkuqi, Pal Ndrecaj, si dhe sekretarëve Dr. Yllka Filipi, Kozeta Zylo, Pierre Pandeli Simsia, Kostaq Duka, Petraq Pali, të ndjerës Rozi Theohari, Sami Milloshi dhe Luigj Çekaj. Sigurisht, pa përjashtim edhe të secilit anëtarë të Shoqatës.” Ai permendi dhe rastin unik simbas tij atë që “Në prag të 15-vjetorit, -tha Mehmeti,- vetëm këtë vit na u shtuan dhjetra anëtarë të rinj, por shumica me krijimtari shumë të pasur. Na u bashkuan shkrimtarë nga Ohaio (Feriz Ukshini dhe Jashar Esati), siç na u bashkuan anëtarë nga Pensilvania (Llazar Vero, Hatem Der-vishaj, Hys Hasa, Ahmet Çollaku, Sotir Goxhaj, Hamdi Gjana) , nga Kalifornia Reshida Çobo), nga Ueskonsin, Teuta Osmani, nga Nju Xhërsi, Petraq Risto, Bexhet Asani, nga Nju Jorku, Idriz Çelaj, Shaban Demiraj dhe Kaltrina Hoti, nga Minesota, Safet Hyseni, nga Kenektiket, Bora Balaj,etj. Ne iu urojmë mirëseardhje në Shoqatën tonë”.

Njëkohësisht, presidenti i kësaj shoqate nuk la pa permendur dhe kujtuar ata që nuk janë më në mesin e krijuesve shqiptarë në Amerikë.

“Pas 15 viteve bashkëpunimi, e ndiejmë mung-esën e atyre që u ndanë fizikisht nga ne, të atyre anëtarëve që nuk na dërgojnë email, apo që nuk na bëjnë like në FACEBOOK, të atyre anëtarëve që nuk e paguajnë kuotën vjetore...por sa herë na kujtohen vargjet e pavdekura kur të jesh mërzitur shumë, atëherë ne marrim librat e tyre duke i rilexuar për të satën herë, për të mbajtur një lidhje shpirtërore që nuk do të shkëputet asnjëherë. Ne, i përkujtojmë të gjithë ata që na mungojne sot. Gjatë këtyre 15 viteve, me dhimbje të thellë u kemi dhënë lamtumirën e fundit, anëtarëve të respektuar e të nderu-ar, Anton Kote, Sotir Andoni, Peter Prifti,Valtër Lazëri, Marash Mali, Rozi Theohari dhe Selaudin Velaj”- tha Adnan Mehmeti, president i SHSHSHA. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, tha Presidenti Adnan Mehmeti. gjithmonë ka përcjellur dhe vlerësuar krijimtarinë letrare të secilit anëtar. Profili i disa krijuesve është kthyer në frymëzim për shumicën prej nesh. Andaj, ne kemi akorduar disa çmime nga anëtarët e Shoqatës, apo të atyre që lidhen me historinë e shoqatës. Këto çmime do të ndahen në fund të aktivitetit të sotëm.

Presidenti i Nderit, dhe krijuesi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Dr. Gjek Marinaj , ndau çmimet dhe çmimin e krijuar prej tij “Gjenima” të cilin ai ja dhurojë Dalan Luzajt.çmimet e tjera i morën:

Çmimi Arshi Pipa – Adnan MehmetiÇmimi Fan Noli – Raimonda MoisiuÇmimi Isuf Luzaj- Luigj ÇekajÇmimi Petër Prifti - Yllka FilipiÇmimi Selaudin Velaj- Vlash FiliÇmimi Rozi Theohari- Albana M.LifschinÇmimi Prenk Gruda – Anton ÇefaÇmimi Valtër Lazëri- Veneta ÇallpaniÇmimi Sotir Andoni – Mëhill VelajÇmimi Bilal Xhaferri- Kostaq DukaÇmimi Sami Repishti- Rita Salihu

U shënua 15-vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Dr. gjek Marinaj, ndau çmimine krijuar prej tij “gjenima”

Presidenti i Nderit, dhe themeluesi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë,Dr. Gjek Marinaj , ndau çmimet dhe çmimin e krijuar prej tij “Gjenima” të cilin ai ja

dhuroj poetit e shkrimtarit, Dalan Luzaj dhe çmimin “Fan Noli”, për kontributine shquar në publicistikë, shkrimtares dhe publicistes, Raimonda Moisiu

Page 10: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

10 ••• esse

Nga prof. Dr. MilaziM KrasNiQi

Nuk jam krejt i sigurt nëse kontribuon përvoja personale në ndriçimin e të vërtetës në një debat teorik e politik

lidhur me identitetin kombëtar. Por, përvojat personale ndoshta do të ndihmojnë që të ngrihet së paku standardi moral i debatit, duke e ruajtur nga rrëshqitja në propagandë dhe në ideologji agresive e të pashpirt. Natyra e njeriut është e atillë, që nganjëherë më shumë ndikon mbi të një fotografi e vjetër, që i ngjall kujtime, se sa njerëzit e gjallë që i flasin me zë të lartë. Prandaj, edhe po e prezantoj këtu përvojën time me Shqipërinë dhe me idenë shqiptare, për të argumentuar unitetin e atdheut e të kombit tonë, i cili tash ka rastin më të mirë që të rifitojë përmbajtje të re.

ahmet zogu, Enver hoxha dhe rankoviqiNë nëntor të vitit 1972, bashkë me tre shokë

të konviktit, vendosëm të iknim nga Kosova e të shkonim në Shqipëri. Ideja ishte imja, po secilit nga të tre shokët që ia tregova fshehtësinë time, me synim që të lija një porosi për familjen, më thoshte se donte të vinte edhe ai! Kështu në fakt u bëmë katër veta, edhe pse ideja ime fillestare ishte që të ikja vetëm. Isha nxënës i klasës së dytë të shkollës së mesme, shtatëmbëdhjetë vjeç djalë dhe mund të them se ende nuk i dija mirë as të tëra rrugët e Prishtinës e lëre më Kosovën, ndërsa doja të ikja e të shkoja në Shqipëri. Por, duket se e kisha një parapërgatitje shpirtërore të udhëtimit ilegal në atë moshë aq të njomë drejt Shqipërisë. Për vite kisha dëgjuar emisionet e Radio Tiranës dhe e kisha krijuar një ide fikse se Shqipëria ishte atdheu ynë i vërtetë. Babai im fliste fjalë të zgjedhura për mbretin, Ahmet Zogun, dhe gjithmonë tregonte se si ai i kishte shpëtuar shqiptarët e Kosovës, që kishin ikur nën terrorin e krajlit serb. Ndërsa, vëllai im i madh, të cilin e kam pasur arsimtar të lëndës së gjuhës shqipe në klasat e larta të fillores, mbante një fotografi të Enver Hoxhës, të fshehur në arkë. Pra, ajo që konsiderohej shqiptare, identifikohej me Shqipërinë. Ndërsa, tregimet e tyre dhe të disa miqve që vinin te ne për terrorin e Rank-oviqit, për spiunët e fshatit që merrnin në qafë njerëzit për një fjalë, dhe për politikanët e shitur, më fusnin frikën në palcë. Rrjedhimisht, isha for-muar me bindjen se Kosova ishte Jugosllavi dhe Jugosllavia ishte shtet i serbëve, që ishin agresivë e dominues. Në shkollën e mjekësisë në Prishtinë, ku u bëra nxënës në vitin 1970, përfytyrimi m’u bë realitet. Drejtoresha e asaj shkolle, një grua që quhej Radmilla Spasiq, ishte plot urrejtje ndaj nxënësve, veçmas ndaj vajzave shqiptare, të cilat në atë fillim të viteve shtatëdhjetë, kishin filluar të hynin masivisht në shkolla. Drejtoresha rrinte më majë të shkallëve të sheshpushimit, ndante herë një vajzë herë një tjetër, ua jepte ndonjë flakaresh, ndonjërën e kthente mbrapshtë, me

gjithfarë pretekstesh: herë për flokët e rritura, herë për mungesën e ndonjë pulle në uniformën e obligueshme. E kisha marrë inat dhe në mendje më ishte krijuar ideja se duhej të lirohesha nga terrori i saj, edhe pse mua asnjëherë nuk më kishte ndaluar. Pra, në mendje më ishte fuqizuar ideja e një atdheu tjetër, që ishte imi dhe drejt të cilit duhej të shkoja. Dhe u nisa vërtet. Vetë i katërti. Mirëpo, na zuri policia e stacionit të Zhubit, në një buzëmbrëmje nëntori të vitit 1972, deri sa po rrinim të strukur në pyll, në pritje që të errësohej edhe pak, e të kalonim më lehtë. Edhe sot më bëhet se i ndiej britmat e policëve që na rrethuan, sharjet e tyre dhe krismën e një dege që u thye dy copash, kur më qëlloi në kurriz njëri nga policët. (Fati im ishte se dega ishte e tharë dhe e kalbur.) Pastaj pasuan bisedat torturuese në stac-ionin e policisë së Zhubit, qëndrimi dy ditë në një bodrum tmerrësisht të errët e të ndytë të stacionit të policisë në Gjakovë dhe dhjetë ditë të tjera në burgun e Prishtinës. Por, të gjitha ato ishin më pak se zhgënjimi që nuk e bëra udhën e nisur, që nuk arrita në Shqipërinë e ëndrrave të mia. (Ka shumë njerëz që më thonë se pengimi i atij udhëtimi ka qenë fat i madh, sepse po të arrija atje, do të mund ta pësoja shumë rëndë nga regjimi enverist. Por kjo nuk mund të provohet në përvojën time, meqë nuk ka ndodhur.) Ajo që është provuar në përvojën time, është përpjekja e nisur në rininë e hershme për të ikur nga nusproduktet e politikave të Rankoviqit e të rankoviçistëve, e për ta kërkuar atdheun tim ideal. Edhe pse ai atdhe ideal shfaqej i turbullt nga evokimet nostalgjike të njerëzve të familjes dhe nga propaganda virulente e shtetit ideologjik shqiptar, ai kishte fuqinë e vënies në veprim. Dhe i jepte jetës kuptim, në perceptimin e të qenët shqiptar. Tash mund të flasim sa të duam se a ka qenë alternativa e duhur e rankoviqizmit propaganda e shtetit ideologjik shqiptar. Por, nuk ka pasur një ofertë më të mirë në atë kohë. Fatkeqësisht. Por, ajo ka qenë pakrahasimisht më e mirë se propaganda e patriotizmit social-ist jugosllav, që në instancë të fundit e synonte asimilimin e shqiptarëve në jugosllavë. Ndërsa, propaganda e shtetit ideologjik enverist shqiptar, përkundrazi e sforconte (bile deri në absurditet) përkatësinë shqiptare. Duke e nxjerrë Shqipërinë triumfuese në një konfrontim global me imperi-alizmin amerikan dhe me revizionizmin sovjetik, ajo propagandë bëhej farkuese e një nacionalizmi fillimisht vetëmbrojtës, po i cili më vonë do të bëhej projekt çlirimtar ndër shqiptarët e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi.

Një shqipëri e rrënuarRrugën e dytë për në Shqipëri e mësyva në

vitin 1991, nëntëmbëdhjetë vjet pas përpjekjes së parë. Edhe udhëtimi i dytë ishte ilegal. Me një grup kolegësh të Ndërmarrjes së Revistave të “Rilindjes’, iu përgjigjëm një ftese të bërë nga një asociacion arsimor, i cili ishte mbështetur nga

ministri i atëhershëm i arsimit, për të marr pjesë në një konferencë që tash nuk e di se për çka mbahej në të vërtetë. Udhëtimin e bëmë nëpër Maqedoni e pastaj kaluam në Greqi, mbërri-tëm në Follorinë, ku e humbën rrugën, e mezi e gjetëm. Pastaj mbërritëm në Kapshticë, ku pritëm disa orë në kufi, e prej andej morëm rrugën për në Korçë e drejt Tiranës. Kjo rrugë bëhej për të krijuar idenë se udhëtimi ishte bërë në Greqi e jo në Shqipëri (policia shqiptare e kishte një qëndrim që të mos vendoste vula në pasaportat tona.) Por, Shqipëria e vitit 1991, ishte krejt tjetër nga Shqipëria e emisioneve të Radio Tiranës dhe e ëndërrimeve të mia të rinisë. Ishte një Shqipëri e rrënuar, e frikshme dhe e dhimbshme deri në lot e në kujë. Edhe sot mendoj se ndoshta do të kishte qenë më mirë të mos kisha shkuar në atë kohë fare, e të mos i dëmtoja ëndrrat e mia të rinisë. Por, udhëtimi i vështirë e plot rreziqe, ishte bërë nga padurimi që më në fund të arrija në atdheun e ëndrrave të mia.

Një rrugë tjetër të vështirë, që e kam bërë drejt Shqipërisë, në vitin 1994, ishte po ashtu ilegale. Pasi mbërrita në Dibër, disa miq të mi më sho-qëruan deri në kufi, ku ata kishin disa policë që më nxorën pa më vënë vulën në pasaportë dhe më premtuan se edhe kur të kthehesha nuk do të ma venin vulën. Fjeta një natë në hotelin e Peshkopisë, pastaj në orën 5 të mëngjesit u nisa me një furgon drejt Tiranës, në një udhëtim të frikshëm sa s’thuhet.

Një udhëtim tjetër të rëndë në vitin 1996, kësaj here të kthimit, e kam bërë në drejtim të Hanit të Hotit, pasi kisha marrë pjesë në sesionin shkencor të Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i cili qe transferuar nga Prishtina në Tiranë. Për vete e kisha më lehtë, por nuk e harroj kurrë atë dramë të disa djemve të rinj, të ikur nga ushtria, e që studionin në Tiranë, të cilët po ktheheshin në Kosovë, por që rruga e tyre ishte plot tmerr: ata ndaleshin në një vend, i merrnin disa trafikantë të armatosur të zonës së Shkodrës, i nxirrnin në anën tjetër me lundra nëpër liqen, dhe pastaj autobusi i priste në një pikë dhe e vazh-donin rrugën për në Kosovë.

Një udhëtim tjetër që ma ka mbushur helm, e kam bërë duke u kthyer nëpër Kukës, në mars të vitit 1997, një ditë pasi u shpall gjendja e jashtëzakonshme në Shqipëri. Në rrugë kishin dalë civilë të armatosur që na legjitimuan në dy vende, por na lëshuan me mirësjellje, mirëpo, tmerri nga kallashët në duart e civilëve, më mbeti në kujtesë një kohë të gjatë, si imazh i një ëndrre të keqe.

Por, as ato imazhe dhe as tërë ato vuajtje fizike e shpirtërore nëpër vite, nuk ma kanë zbehur kurrë prirjen drejt Shqipërisë.

Një shqipëri pa kufijHera e fundit që kam udhëtuar drejt

Shqipërisë, ishte në janar të vitit 2006, në ditën e

varrimit të kryetarit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Me ftesë të kolegut Blendi Fevziut, për të qenë mysafir në emisionin “Opinion” i cili atë natë i kushtohej figurës së kryetarit të ndjerë të Kosovës, udhëtova me aeroplanin në të cilin ishin presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, kryemi-nistri Sali Berisha, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, lideri i opozitës, Edi Rama dhe një numër i madh ministrash, deputetësh, gazetarësh, që kishin marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kryetarit Rugova.

Kështu një udhëtim i filluar në vitin e largët 1972, më këmbë, nëpër malet e zonës së Gjak-ovës, gjeti përmbushjen e plotë, të një udhëtimi me komoditet kulminant dhe në shoqëri me kreun e shtetit shqiptar dhe të elitës intelektuale të Shqipërisë.

Në zhurmërimën e kthjellët të këtij udhëti-mi, (edhe pse po dilnim nga një vend në zi), po përpiqesha të vija një rend në mendimet e mia për udhëtimet e mia drejt Shqipërisë, duke rikujtuar edhe fragmente bisedash me Ibrahim Rugovën, për Shqipërinë dhe botën shqiptare (para se ta kamuflonte nacionalizmin e vet kulturor me një lustër politiko-ideologjike të përkatësisë ‘darda-no-kosovare’, në të cilën, duke e njohur gjatë, jam i bindur se kurrë nuk ka besuar as vetë plotësisht.) Dhe po bindesha se tërë jetën në fakt, me mendje e me zemër, po edhe praktikisht, kisha udhëtuar drejt kësaj Shqipërie të këtij janari të vitit 2006, një Shqipërie të hapur, pa kufij të ngurtë, një Shqipërie të njohur, të dashur, mikpritëse, një Shqipërie që ishte e imja po aq sa është edhe e të gjithë atyre shqiptarëve që jetojnë në të.

Ndoshta ky udhëtim i gjatë e i mundimshëm nëpër vite, më ka bërë edhe më të ndjeshëm ndaj ideve që duan ta lëkundin idenë e shqiptarësisë dhe ta ndërrojnë me ide të reja. Kur po bisedoja me njërin nga ithtarët e “identitetit kosovar” u dakorduam në një gjë: unë po i shpjegoja se kriteri ideologjik ateist-totalitar ka prodhuar një pamje të deformuar të Shqipërisë e të shqiptarëve në historiografi, në letërsi dhe në besimet fetare, ndërsa ai po më bindte se ky kriter ka prodhuar deformime edhe në “gjuhën letrare”. Mbetet që këto pasoja të shmangen me dialog, me debat, me studime e me integrime më intensive. Por, mbetet fakt se Shqipëria nuk është koncept ide-ologjik, që të fitojë vlera të deformuara në një interpretim dhe të zhvlerësohet krejtësisht në një interpretim tjetër. Shqipëria nuk është as mit, që të jetë e mbuluar me mister e me frikë prej të panjohurës së tij. Shqipëria nuk është as politikë e ditës, që sot mund të jetë kështu, e nesër mund të bëhet ndryshe.

Atëherë çka është Shqipëria? Thjesht e qartë: besoj se Shqipëria është atdheu i shqiptarëve, i dhënë dhuratë këtij kombi nga Zoti i Botëve. Me gjithë këto pasuri e bukuri, që mundësojnë jetesën dhe zhvillimin e këtij kombi. Edhe gjuha shqipe, është dhuratë e Zotit, i Cili na ka dhuruar një

IDENTITETI KoMBëTAR

Shqipëriae udhëtimeve të mia

Edhe pse vazhdoj të kem mirëkuptim për të gjithë ata që kanë përvoja të tjera dhe mendime të tjera, mbetem i vendosur që të mbroj Shqipërinë time, atë Shqipëri që më ka

formuar e më ka forcuar, më ka mbajtur gjallë e më ka dhënë shpresë për të ardhmen. Kosova në të cilën jetoj, dhe për pavarësinë e të cilës kontribuoj me aq sa mundem që nga ditët e para të lëvizjes independentiste të saj, nuk ka asgjë kontradiktore me këtë Shqipëri

Page 11: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

11esse •••

nga gjuhët më të mrekullueshme të botës, (edhe dialektet janë mrekullia e saj), për ta shqiptuar me përmbajtje të thellë e me bukuri tërë kuptimin e ekzistencës sonë njerëzore e shqiptare.

Drejt afrimit dhe riunifikimitEdhe pse vazhdoj të kem mirëkuptim për

të gjithë ata që kanë përvoja të tjera dhe men-dime të tjera, mbetem i vendosur që të mbroj Shqipërinë time, atë Shqipëri që më ka formuar e më ka forcuar, më ka mbajtur gjallë e më ka dhënë shpresë për të ardhmen. Kosova në të cilën jetoj, dhe për pavarësinë e të cilës kontribuoj me aq sa mundem që nga ditët e para të lëvizjes independ-entiste të saj, nuk ka asgjë kontradiktore me këtë Shqipëri. Ajo është pjesë e saj e natyrshme, e cila po i kthehet falë Vullnetit Hyjnor, pas një sprove të vështirë, në të cilën ajo e konfirmoi shqiptarësinë e saj. Dhe nuk mund ta kuptoj pse duhet të flasim për diferenca, për kontradikta, për moskuptime, për rivalitete, për dominime, tash kur jemi në situatën më të favorshme në tërë historinë tonë kombëtare, kur mund të komunikojmë lirisht e të bashkëpunojmë lirisht. Meqë dashuria për Shqipërinë i ka mbijetuar gjithë ato sprova, nuk ka si të zbehet tash, në kohën kur ajo mund të materializohet. Prandaj, nuk ka pse të stimulohet ideja e kundërvënies të fragmenteve shqiptare, që po lëvizin drejt afrimit dhe riunifikimit. Natyrisht, ndarja e gjatë ka krijuar edhe disa hutesa e keqin-terpretime, por ato kthjellohen me vullnet të mirë, me komunikim vëllazëror e me bashkëpunim në interesin konkret të të gjithëve. Ashtu mund të riformësojmë një Shqipëri të përbashkët, me larmi krahinore, etnografike, dialektore e fetare, por të prira për mirëkuptim e harmoni ndaj njëra tjetrës. Në të vërtetë, përpjekja që ka bërë shteti ateist e totalitar, për t’i fshehur a rrafshuar ndry-shimet, ka krijuar edhe tharmin e keqkuptimeve dhe ka inkurajuar partizanët e separimeve. Por, koncepti për shtetin shqiptar ateist-totalitar dhe kombin shqiptar ateist- totalitar, tashmë i për-kasin të kaluarës. Pluraliteti i vlerave që gjejnë harmoni në realitetin jetësor, përbën mrekullinë dhe fuqinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Po e respektuam këtë natyrë të atdheut e të kombit tonë, do të jemi në akord me Vullnetin Hyjnor, i cili na ka dhënë mundësinë e vetërealizimit përmes përballimit të sprovës së robërisë së gjatë e ndarjes së gjatë, që rezultoi në fillimin e një procesi të ri të integrimeve kombëtare.

Secili prej nesh e ka historinë e sprovave të veta, edhe të udhëtimeve drejt Shqipërisë së vet, e cila është bërë vlerë personale e secilit prej nesh, e në të njëjtën kohë është edhe vlerë e përbashkët e të gjithëve. Përfundimisht, ngjizja e një vlere të përbashkët nga shumësia e vlerave të veçanta, që mundësojnë njohje të ndërsjellë më të madhe e më të thellë, është pikënisja që e bën një komb të madh.

(Në Prishtinë, 12 shkurt 2006)

Nga KristiNa DojçE, selanik

“Ti Shqipri me jep nderMe jep emrin shqipetar”

Me te bukrat vargjet, me te ndjerat ne zemrat e cdo shqiptari, qe kane kaluar brez pas brezi e vijne deri ne ditet tona.

E ndiejne ata, qe kane lindur ne kete truall te lashte Arberor e te bukur, te bekuar nga Zoti e te vendosur atje ku Dielli eshte tjeter Diell, atje ku thuhet Tunjatjeta e zemra qe rreh me dashuri e mirenjohje per ate qe jemi, per ate qe kemi qene e per ate qe enderrojme te jemi!

E shqiptojne ata qe cdo mengjes ecin ne rruget e shtigjet e tij, po sa shume e ndjejne dhe e thone edhe ata , qe nuk linden aty, po rrenjet e gjakun e kane nga Arberia, nga ALBANIA, nga ALLBANIA, ata qe ne kohe e rrethana te ndryshme u detyruan te largohen duke marre me vete nje grusht dhe… e mallin e pashtershem per ty qe quhesh Atdhe.

Iken per nje jete me te mire.E gjeten e jetojne po guri i rende ne vend te vet, ndaj vec mall e dashuri kane. Te ikur, emigrante, refugjate po nje emer kane te perbashket, Shqiptar.

Sa bukur me qene Shiptar!Kete e ndjejne cdo cast, cdo ore e dite, po ja

ka disa momente ne jete qe ta bejne me te bukur, ndjehesh me krenar e pa dushim kete e ndjen edhe ne muajin Nendor

Nendori YneNendori i HistoriseNendori i FestaveNendori i FlamuritAtmosfere festive, mall… po duam edhe

ta shprehim, duam ta festojme, duam te jemi bashke e te gezojme. Duam qe kenga e vallja shqipe te bucase gezueshem kudo edhe ne kete toke te larget ku jetojme sot e te shpaloset Fla-muri yne kuq e zi.

Keto mendime, kjo ndjeje ishte edhe tek grate e shoqates..’’Jeta’’ ne Selenik, e nje dite te bukur vendosen ta realizojne.. me bukr se heret e tjera. IrisI, Fatimja, Anila, Marina, Shqiponja, Keti, Maria, Kristina iu perveshen punes. Festa do jete per te gjithe shqiptaret, burra, gra femije. Ambienti duhet te na kujtoje Shqiperine. Fla-muret KUQ E ZI te valaviten kudo. Te ngjiteh ne shenje simbolike KUQ E ZI.

Tavolinat shtruar e zbukuruar kuq e zi. Nje shenje simbolike. SHQIPONJA NE GJOKS TE TE GJITHEVE. Lokali ku punojne shqipetaret, muzika shqipetare, kengetare shqiptare. Shume shpejt u pergatit gjitheshka..ftesat zbukurimet, gatimet e mbi te gjitha dashuria e deshira per te qene e festuar bashke. 25 Nendor, ora 21.00 nje SHQIPERI atje ne mes te SELENIKUT Nje ambient i bukur me njerez te gezuar. Lokali filloi te mbushet Fatimja, Marina, Irisi, Maria, veshur e tolisur si te zonjat e shtepise uronin mirese ardhjen, Muzika ushtonte e detyronte edhe plot kalimtare te pyesnin se cfare gezimi ishte?

Festojme e gezojme sebashku. Sa nder me qene shqiptar! Nuk kishe ku te hidhje mollen nga pjesemarrja e shumte, e ja casti i mirepritur. Muzika per nje cast ndaloi, buciti fuqishem nje ze. “Te dashur bashke atdhetare jemi mbledhur ketu te festojme se bashku FESTEN E FLA-MURIT.” Pa mbaruar mire fjalen, u ngriten te gjithe ne kembe e jehoi:

Rreth flamurit te perbashkuar,Me nje deshire e nje qellimHymni YNE, qe na ben te ndjehemi e te jemi

edhe me shume shqiptare. Keshtu u hap kjo mbremje, Fatime Menalla me aq embesi e bukuri na ftoi te gezojme e te festojme se bashku duke i dhene fjalen Iris Balli Hajdinaj, te mbante fjalimin e rastit. Ne kete festim ishte e pranishme Konsul-lja e Shqiperise ne Selenik Pavlina Evro Ylli, qe uroi e gezoi se bashku me gjithe shqipetaret. Vallja e kenga, moren zjarr. Ishte aty e gjithe Shqiperia. Cdo grua nje familje, nje qytet, nje fshat. Muzika e cdo treve. Vallja e Kukesit ia la radhen valles se Librazhdit, pastoj nje Pogonishte e shtruar e deri ne SERENATAT KORCARE.

Te gjithe zene dore per dore, te gjithe te qeshur, u larguan pak caste nga e perditshmja, nga meraku e hallet, Festojme se bashku ecim se bashku. Ja dhe KENGA SHKODRANE. Eh shakate e Rites, recitmet e Ketit. Pjesa muzikore nga te rinjte, fem-ijet e Shqiponjes. Muzike, kenge, kcim dhe keshtu oret kalojne. Pa kuptuar. Pas mesnate nje suprize, disa dhurata te vogla nga KRIJUES, POETE SHKRIMTARE..dhe a ka me bukur se te falesh libra ne gjuhen shqipe ne nje vend te huaj!

Nje ABETARE.. sa u gezua ajo VAJZA.. e vogel veshur KUQ E ZI..kur e mori ne dore e tha: “Jam Shqi-petare.’’ U gezuan te gjithe se dhurata eshte dhurate e aq me teper ne dite te shenuar. Oret kaluan pa kup-tuar. Shijuam gezuam e u ndjeme SHQIPTARE, me ZEMER, me SHPIRT e sikur nxorren nje cike mallin per Shqiperime ! Gezuar edhe mot me mire! Sa bukur dhe sa nder me qene SHQIPETAR!

Poetja tashmë e njohur shqiptare-amerikane Reshida Coba vjen këtë rradhë me dy ngjar-

je në poezi. Librin «letër për një Re» Haiku, paraqitur në panairin e librit 2016 dhe: -Në konkursin «Akita International Haiku Associa-tion». «Shoqëeria Ndërkombëtare e Haikut Akita «organizuar cdo vit në shtetin fitues me subjekt të përcaktuar nga juria,në këtë rast «KABOCHA», (kungull japones) fiton cmimin «Honorable Men-tion» me një Haiku të saj ndërmjet 2099 Haiku konkurues nga 34 shtete të botës

first prizeguessing weighthe lifts his boy thenthe giant pumpkinJohn Tiong MALAYSIA

second prizejack-o-lanternhow his jagged smile widens when he sees me

Tracy Davidson United Kingdom

third prize

in the trackwith the seat belt buckledmy prize pumpkin

Marylin Walker USA

honorable Mentions

after loveon the pumpkin›s facea happy grin

Cezar Ciobika ROMANIA

pumpkin›s lamentno body no headonly this silly grin

Reshida Coba USA

bone tiredcarving pumpkinsskeleton arriving

Christina Sng SINGAPORE

SA BUKUR ME QENE SHQIPTAR, ESHTE NDER TE JESH SHQIPTAR

U festua në Selenik dita e flamurit shqiptar

Poetesha shqiptaro-amerikane Reshida Çoba fiton çmimin «Honorable Mention» për haiku

Konkursi u organizua nga “Akita International Haiku Association”

“Çoba u nderua ndërmjet 2099 Haiku konkurues nga 34 shtete të botës”

Page 12: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

12 ••• reklamë

CMYK

Page 13: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

CMYK

Page 14: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

14 ••• poezi

Me qindra vjet të deshta

(Gruas se Xhenetit)

Nga BEsar hajDaraj

Me qindra vjet te kam dashurkurr nuk te kam prekurTrupin e kishe te verdhesi loti i dhimbjes simeEnderr e madhe ishe ti Ne mendimet e mija te trishtuemeNe mua zgjove dhimbje me ngushllime e pa bese.Ne tryezen e jetes ne e kujtonim njeri tjetrinMos u trembe nga une tiDo te jesh ne vend te harrimitAtehere do ta ndjeje pastrimin e shpirtitPse syrin e kam te verber?!Koken ime te thinjur?Me qindra vje te kam dashur si vetminSe ajo mbretrone kudo ne shpirtin timJeta ime ishte enderr me qindra vjetS’di a ekziston diku realitetTI ishe vetem enderrper mua ne kete jeUroj me zemer Parajsen ta fitojQe me ty te bashkohem oj femerO femer e bukur sa te deshiroj...

JetimiZotPse me pagëzoveMe emrin jetimMa plagose kaq fortShpirtin tim

A ka në jetEmër më të keqNga lotet e miTë formohet një det

Gjithë fëmijët lozinShijojnë lirinëUnë zog i plagosurUrrejë fëmijërinë

Pa baba pa nënëSi t’t’ dal jetës matanë

Shumë vuajtje e trishtimeSa e zezè kjo jeta ime

Më mirë mos t’kisha lindSe sa të rritem

Pa përkëdheljenEasnjërit prind

Aylan Kurdi

Zemra ime leshoi lotepor si rrebeshi i shiutedhe pse vdekja jote eshte mesazh ne kete boteune besoj se Allahu, atij ja merr hakut

ti i vogel je, por gjesti yt ishte me i lart se i rrituribere miljona njerez deshmitar para Zotitqe te deshmojne se çfar kane pare apo nga degjuariperdit, perdit, perdit...

ushtoi mali dhe versheu klithma e luanitkur pane se çfare vepre mizore ,ndaj tejekjo dhibmje eshte me e lart,me e madh se i jetimitdhe jam i sigurt se askush nuk ka buzqeshje

-pasi degjuan per ty o i dashuri im habibo vellai im i vetmuaro i bukuri habiblus Allahun te jesh banor i xhenetit me nje

shtepi i ndertuar me ar

Ankimi i maceveNga pEtrit shEhu

Ankohen macet se s’ka më minjNate e ditë gjuajmë dhe s’gjejmë asnjëFolën edhe njerëzit: more vërtetë,Ku shkuan minjtë, që s’I pamë sivjet?Tani që kazanët mbush me mbeturinaTë gjithë u shëndoshën u doli dhjamë ngaShpinaS’janë më si dikur kanë rënë në reahtiKanë gjetur punë nëpër ministri….

Mendjend rituri

Kishte pritir njëzet vjetQë të nisej për kurbetPo kaq vjet ky mendjendriturTë mbaronte tetëvjeçarenKishte pritur Ndaj vendosi për të shkuarMatanë detit për të jetuarMe tjetër diell, me tjetër hënëKu dhe mbi tokëMund të gjjeje…peshkaqenë Montekristos I kish dërguarNjë telegram për ta kujtuarSe mos vallë nga tjesari gjetir nga motPjesa e tij kish mbetur pa Zot… Le pastaj që kish dëgjuarMe të thënë ashtu fjalë pas fjaleSe diku kish mbetur vend vakantPër minister në…komunale

Pjergulla dhe ferra

Fare pranë një gardhiNjë degëzë hardhijeNgjitej lart mbi pemëLastarët, fije-fije Përmbi gardh dhe ferraNgjitej e hapte fletëDonte dhe ajo lastarëtt’I ngjiste përpjetë Të bëhej mike donteMe pjergullën e gjoraSi dy shoqe bashkëTë zëna nga… dora

Rend pas së tashmes sime

Nga MiMoza tola

Rend pas së tashmes sime,ndoshta s’kam dicka tjetërpas së cilësduhet të vrapoj. Dashuria imeka bërë rrugë të gjatë,tashmë e lodhurnë të tashmen,ndoshta do një tjetër start. Rend në të tashmen time, rend,nuk e di në është kjo,apo një e tashme diku,që zgjohet, më kërkonmbrëmja pa rënë, të jetojë,edhe pse do t’i duhet një mur të kalojë.. Rend,në të tashmen time nxitojdje-humbet e fundosetme hapat e mia nëpër pluhur, më kot,në të tashmen trazoj,çudi,vetëm zemra nuk prangoset dot.

Të jesh njeri… Të jesh njeri!Të luftosh duke jetuar,Të harosh duke sfiduar,Të projektosh duke sunduar,Të rendësh minutë pas minute,E të ndjesh, se koha s’të mjafton,Për të qenë… njeri.

Familjare Ime bijë, e vogla,ngatërron ngjyrat,teksa vizaton në një fletë,dhe më pyetse pse zverdhen gjethet në vjeshtë.e madhja me ndrojtje më flet,për ndryshimet në trupin e sajdhe skuqet thjesht,im shoq kërkon qetësime sytë në ekran dhe nënqesh,unë përgatis drekën për nesërdhe kujtoj një kompliment.

Ngjashmëri Plot udhëkryqerrugët e shpirtite rrugët e qiellit,sa fort ngjasojnë,pa vija të bardha e pa semaforë,në kujtesë të ditëveenden a fluturojnë,qajnë e qeshin,urrejnë e dashurojnë,s’e lodhin gjurmën e udhëtarit,që fatin kërkon.Udhët e shpirtit……me qiellin ngjasojnë.

Në qiellin e syve të tu

Nga shEfQEt sulMiNa

Vajzat janë si hëna-i-

Kur bie mjegulla dhe këtu mbyllen dritaret, Këtu dritaret mbyllën shpejt që në vjeshtë, Kujtoj shpesh atë dritare ku ti mëdysheshe,Ndërsa doja të të jepja të parën vjershë. Tani tek unë ka vjeshtë dhe kujtime,Midis tyre si mund të mungosh ti?Si mund të mungosh ti që në lulet e para,Ti ishe e para lule,vajzë dhe poezi. E dija qe ti rrije pas perdesh në medyshje,Në dhomën e mbushur me dritë dhe sende të thatë.Unë guhatja duart me frymë pas bajamës,Ti brënda dritarës, unë jashtë në natë. Kam qenë hut i hutuar, i lumtur pas teje, I bindur se kushdo tjetër ashtu do ish.Më kujtohet atëherë se dhe bora ish krejt e hutuar,Ne djemtë për ty, të hutuar qemë të gjithë... Më kujtohet kur të thashë natën e mirë dhe ika,Besoj dhe të tjerët kështu kanë bërë, vetëm kaq.Bëra për ikje, por prita atje ku ty tu luta të vije,Ti rrije pas dritares, unë të prita përjashtë. Dritaret këtu mbyllen shpejt që në vjeshtë çdo natë,Po mua për ty më zë malli të të lutëm prapëDhe ndonjëherë më bëhet sikur të presë pëjashtë,Dhe pse nganjeherë bie shi dhe pse ti je shumë larg.

Bie borë

-miqve që ikin çdo ditë- Bie bore, miliarda flutura të bardha.Mbulojnë mijëra milje deri te ju.Deri tek ju një qiell i ulëtPa as një zog, veç gri e flu. Kjo gri e tmerrshme më gërvisht,Me çmend, pastaj pa gjumë më lidhë.Kërkoj një lumë, një urë, një dritë,Kërkoj e s’di ta gjej mjerisht. Më çmend sa s’mund ta gëlltisë,Këtë urë të akullt të miqësisë,Këtë kohë shpërndarje, të pashpirt,Me peshë kotësie pafundësisht. Përcjellje dhe pritje tani s’ka S’ka as shtigje, s’ka kurrkundMe thënien “grurë, grurë, grurë...”Fëmijë bëhesh dhe bëhesh burrë. Kështu u ndamë, kështu u stisQielli që patëm. Tani mes grisë.Me thënien “Misër, misër, misër...”Dëgjojmë që ikin e do ikim një ditë. Dhe trupi -shtrirë-ngricë e prishtë...Dhe bie borë... kaq e mirë,Dhe bie borë... kaq e bardhë,Dhe shtigje akulli... kaq të marrë.

Page 15: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

15in memoriam •••

Nga laurEta pEtoshati

Nuk e di se kush më mungon mua dhe gjithë ne që të njohëm: poeti, shkrimtari, studiuesi, publicisti, koleksionisti, apo

mësuesi. Kishe filluar që të na mungoje që në gjallje, atëherë kur ngujoheshe për të shkruar dhe pastaj kur u ngujove nga sëmundja. Kishte kaq ditë që të kërkoja në telefon, sepse një herë më the që nuk po më merr në telefon tani në gjallje pa le po vdiqa që nuk do të kujtohesh fare! Kjo ngaqë unë nuk doja të të shqetësoja sepse zëri yt po ndryshonte, dihatja gjithashtu. Por ti më the që të lajmëroja se çfarë ndodhte nga bota e letrave ngaqë vajza jote jeton larg. Dhe unë të telefonoja sepse shpresoja se do të bëheshe më mirë. Ti ishe njeriu që të ngazëllente një poezi e re e Visar Zhitit¸ Mujë Buçpapës¸ Alisa Velaj¸ Sinan Kërpaçit, Reshida Çobës, Dalan Luzaj, Gjeke Marinaj, Idajet Jahaj, etj, ashtu siç të ngazëllenin romanet e Ardian Kuçukut, shkrimet e Dorian Koçit, veprimtaria e Keda Kacelit, dokumentarët historikë të Marin Memës, emisionet e nxënëses tënde Jonida Shehu, apo të Rezear Xhaxhiut. Çdo gjë e mirë në shërbim të kombit të ngazëllente¸ ashtu siç u kënaqe pa masë që Sten Dragoti, të cilët i nxore rrënjët në Enciklopedinë e Tepelenës, u bë “Nderi i Kombit” pas përçapjeve të tua në Presidencë. Kur të shërohesh¸ të thashë do të bëjmë promov-imin e librit tënd “Komita vajte dhe shkoi”, ku ti, me një vullnet vigani arrite ti mbushësh mend-jen tim eti që të jepte për botim një baladë, mbas të cilës ti u dashurove dhe gërmove aq shumë sa nxore xhevahire. Gjithë kjo punë, mënyra se si i kërkoje gjërat, si hulumtoje, si shpluhurosje arkiva dhe kujtesa njerëzore ishte dhe për mua një përvojë e vyer. Dhe dukej sikur vrapoje se nuk do të të dilte koha. Unë nuk e besoja kur e thoshe se duhet ti mbaroj se ja po vdiqa. Dhe njohja jote me ty ishte fat për mua. Nuk kam për ta harruar. Ishte 90 vjetori i Luftës së Vlorës dhe unë isha në grupin e punës për nxjerrjen e figurave të kësaj lufte në media dhe vlerësimin e të harruarve nga koha dhe regjimi. Erdhe në promovimin e librit “Emblema e një epopeje”¸të studiuesit “Enver Lepenica» dhe më përgëzove kur mbarova së foluri për këtë libër. Më the se meqë isha përgatitur me shkrim, kjo tregonte seriozitet. Pastaj në Varrezat e Dëshmorëve, në parcelën e të rënëve në Luftën e 1920¸ më gjete si për çudi tek ai i Selam Musait. Unë e kam pasur zakon që pasi vendos tufat me lule te të afërmit e mi, shkoj dhe te ca që koha dhe bëmat nuk m’i ndajnë nga të afërmit. “Çfarë e ke?”- më pyete. Të thashë që im atë ka qenë Shef Organizim Mobilizimi në Divizionin “Selam Musai” dhe sa herë që kam ardhur me të dhe ai i vendos të paktën një trëndafil. U mrekullove nga ky fakt. Kërkove më shumë dhe doje të takoje tim atë. Aty e mora vesh ngazëllimin tënd¸ që ti ishe i nipi i Heroit të Popullit, legjendës që u hodh mbi topin e pushtuesve. Pastaj kishim një mik të për-bashkët poetin dhe dramaturgun Miliano Stefa, i cili ka qenë mësuesi im që në Shtëpi të Pionierit Vlorë. Dhe ai iku nga kjo jetë dhe ti më kërkove kujtimet e mia për të. I shkrova brenda afatit tënd. Dukej sikur vendin e Milianos tek unë e kishe zënë ti. Sepse shkëmbenim mendime për shkrimet tona. Kur punoja në televizion¸ këtu në Vlorë të intervistova mbi ekspozitën e relik-teve që po zhvilloje në Tiranë dhe më dhurove librin tënd “Fausti në Tiranë», të cilin ta përk-theu Rita Hoxha në italisht. Më pëlqeu mënyra sesi përgjigjeshe pa dorashka, me elokuencë, i kujdesshëm që të mos harroje askënd nga personalitetet e relikteve. Më përzgjodhe tek «Antologjia e Tepelenës”, duke vendosur poezitë e mija, nisur kjo¸ nga prejardhja e familjes sime. Por ajo që më ka bërë përshtypje ishte kur unë të kërkova numrin e studiuesit Jaho Brahaj se

doja ta pyesja për një dhënë historike në lidhje me paraardhësit e mi. E more menjëherë në telefon dhe fola me të. Bëhej fjalë për Baladën e Komitës, të cilën unë ia thashë në telefon në prezencën tënde. Kur mbylle telefonin me të, më the se doje ti që ta zgjidhje këtë punë meqë balada i përkiste Labërisë, e për më tepër Tepe-lenës. Ka ca gjëra që nuk i mbaj mend të thashë dhe im atë nuk ma tregon. Më the se si gazetare mund ta incizoja pa e pasur ai mendjen. Dhe kështu bëra. Nuk kam për ta harruar sa herë erdhe në Vlorë dhe bisedove me tim atë dhe me kushërinjtë e tij të moshuar¸ derisa si puna e milingonës arrite të nxjerrësh në dritë një baladë e një histori 500 vjeçare. Nuk kam për ta harruar gëzimin tënd gjatë botimit. Po ashtu nuk e harroj dhe trishtimin tënd mbas ardhjes nga Amerika¸ sepse më the se përse dhe vendi ynë nuk ishte i zhvilluar dhe njerëzit përse duhet të vdesin të varfër. Nga kjo gjë fillove të shkruash librin “Zoti Manhattan», ku në çdo varg ke derdhur lot, sepse lulet e mëndafshta të qershive dhe të bajameve në Neë York të kujtonin shallin e nënës tënde që nuk e pati kurrë dhe pse e ëndërroi. Madje atë që kishte vendosur ta sponsorizonte këtë libër, zotin Bruno Selimaj, e pashë te Samiti i Diasporës, në Tiranë dhe ngrita telefonin të të lajmëroja ashtu siç bëra kur takova gazetar-in Marin Mema¸ ditën që e bënë “Mirënjohje e Labërisë» dhe ti u gëzove pa masë. Por këtë radhë ishte ndryshe. Binte zilja dhe asnjë përg-

jigje. Derisa në rrjetin social pashë lajmërimin e trishtuar të vajzës suaj Suzanës se ti na ke lënë. Por ke lënë mbrapa vetes veprat me poezi si “Lirika e maleve të mia”, “Meridianet i mjekon bukuria”, “Vdekja e thikave”, “Burri Emblemë Selam Musai”, “Letra Deas në New York”, “Fausti në Tiranë» dhe studime si «Enciklopedia e Tepelenës”, «Salaria –vëzhgim Enciklopedik”, “Rrënjësi -Antologji”, gjithashtu dhe studimin e veprës së Musine Kokalarit, “Shumë e dashtu-na nanë- Letra Nga Burgu” të Pjetër Arbnorit, veprën e Hito Sadikut, Baba Ali Tomorrit, Shkol-la e Koshtanit, 1908. Do tu mungosh i nderuar Novruz Shehu të gjitha faqeve të gazetave dhe ekraneve ku shpalosje punën, idetë dhe men-dimet e tua. Do tu mungosh të djathtëve ku ti rreshtoheshe me krenari, por dhe të majtëve të cilët të donin me respekt në debatin përballë. Të kujtohet se çfarë më the herën e fundit: “Më vjen mirë që kam lënë një punë të mirë se dhe Gramoz Rui, shoku i fëmijërisë sime, edhe pse e di që unë jam i djathtë, tha para njerëzve se tre të kishim si Novruzi punëtorë të penës, historia jonë e harruar do shkëlqente.”Të thashë se do të bëhesh mirë dhe më fole për pengjet e tua: librin e pabotuar kushtuar poetit dhe dramaturgut Miliano Stefa dhe “Zoti Manhattan». Por unë e di që ato do ta shohin dritën e botimit, ashtu si dhe ti ke shkuar pranë dritës në përmasën tjetër, sepse atë doje më shumë.

Lamtumirë mjeshtër i Penës, Novruz Shehu!

Poetja dhe oqeaniNga NoVruz Xh shEhu

Poetja shkoi tek Adami i shndërruarnë perandorinë e ujërave,në dallgët e stërmëdha të krrusurambi faqet e shkruara te Zhyl Vernit,Serenatat e Korces i bën shoqëripoetes në krifat e balenave,në yjet që imitojnë yjet e oqeanit qiellor, me brishtësinë e vajzave që ëndërrojnëprishjen e virgjërisë me princat e erërave.Poetja fjeti aty me Adamin, perandorin e

ujëravedhe lindi tërë vargjet e munguaranë netë pa hënë e ditë pa dielle vajza me dashuri të munguar, e kriminelë të penduar duke rrahur kokënme tërë brigjet...Poetja i dha hënës flokët sajpër ta verdhëruar edhe më tepërnë bukurinë miliona vjecarendërsa rrëshqet nudo bri Adamitsi gjithë nimfat që kërkojnë Dashurinë në ëndrra…Unë e pashë poeten tek pllenonte botënndërsa miliona arkivole mbartnin supet e

njerzëve drejt dhimbjes dhe vajtojcave të dalanga baladat e Homerit...I fola, por nuk u përgjigj,oqeani e kish mbështjellë të tërënsi c’bën një pemë vigane me një flutur,e askush se dinte se atje tek Adami i stërmadh

i ujërave,Poetja kish thirrur nimfatdhe u fliste per dashurinë e munguarPoetja ish xhveshur e tëradhe Adami mbylli sytë me mjegullën e rënë

mbi tërë oqeanin me emrin e tij të ruajtur në Kodin e Zotit të

Universit,Adami lëshoi miliarda britma dhe ua ngarkoi

dallgëve të niseshin në cdo anë të rruzullit e të luanin violinën e Paganinit me harqete rrezeve që lëshonte Dielli i xhelozuar…Poetja u bë nimfë, u bë këngë, u bë Adam e

oqeandhe mandej doli duke fshirë sytë nga një ëndërr krejt më e habitshme sesa gjetja e tragjedive të

Eskilitnën një krevat bashkëshortësh, ku seicili ëndërron krevat tjetër në qiej...Poetja ndjeu se oqeani u lodh, u dërrmua ne

heshtërinë e tij,Pra Adami nuk duhej të shkonte drejt vetvrasjese të mbyllej kapakui botës së madhe të Njeriut

Poetja shtrydhi gjirin dhe e ushqeu me qumeshtin e yjeve, sic bën Zanat me Mujin në legjendat tona...

Tirane, me 4 janar 2015, ora 22 e 15

(Ndërsa mbaj para gjunjëve një bidon me ujë të nxehtë, për tu ngrohur, ndersa

poetja Reshida Coba më shkroi në mesazh nga Kalifornia se sapo ish kthyer nga puna

në oqean diku larg në anën tjetër të rruzullit, ku mund të shkojë vetëm poezia).

Lamtumirë mjeshtër i Penës,

NoVruz shEhu!

Page 16: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

16 ••• intervistë

intervistoi: fraN gjoKa

-Si një përfaqësues në zë i leksikografisë shqiptare në diasporë, keni dhënë kontribut të shquar sidomos në hartimin e fjalorëve. Kështu, në vitin 2013, u botua vepra juaj me shumë vlera “Fjalori katërgjuhësh për fëmijë” me bashkautore Meri Toçin. Ç’përmban ky fjalor?

-Fjalori Shqip-Anglisht-Italisht-Suedisht është një fjalor i dobishëm, zbavitës dhe lehtësisht i përdorshëm nga prindërit ose mësuesit, të cilët dëshirojnë t´i drejtojnë  fëmijët  në mësimin e anglishtes, italishtes apo suedishtes. Fjalët e zgjedhura i takojnë përdorimit të zakonshëm dhe janë të lidhura me jetën e përditshme, famil-jen, shtëpinë, lojërat dhe shkollën. Ilustrimet e këndshme  me ngjyra, të cilat shoqërojnë çdo fjalë e bëjnë konsultimin me tekstin më të thjeshtë dhe zbavitës. Ky fjalor ka qëllimin e dyfishtë: t´u japë prindërve dhe mësuesve udhëzime të qarta si mbështetje të punës së tyre – njëra anë dhe familjeve një instrument të këndshëm loje dhe të kuptuari – nga ana tjetër. Ka 170 faqe, rreth 1000 zëra, 1000 ilustrime me ngjyra…

-Jetoni mes emigrantëve në Suedi, të cilët më tepër se kushdo tjetër kanë nevojë të mëso-jnë, të shkruajnë dhe të lexojnë shqip. Si është pritur nga emigrantët shqiptarë kjo vepër?

-Mërgata në diasporë e ka pritur shumë mirë, sidomos shkollat shqipe, arsimtarët shqiptarë dhe prindërit shqiptarë, po kështu edhe shoqatat e studentët shqiptarë.

-Meqenëse në shkollat shqipe të diasporës flitet dhe shkruhet shqip prej vitesh ç’ vend ka zënë ky fjalor në literaturën shkollore dhe në jetën e nxënësve shqiptarë në diasporë?

-Ky fjalor e ka zënë vendin si ndihmë e parë për nxënësit shqiptarë, po kështu edhe Fjalori Suedisht-Shqip me 28 500 fjalë dhe 65 fotografi tematike  me ngjyra.

-Veprën tuaj interesante e pasoi një vepër tjetër më madhore, një vepër e një vlerë të veçantë “Fjalori Suedisht – Shqip”, me rreth 35000 fjalë dhe 1600 faqe. Cili qe motivi që u shtyu për ta shkruar një vepër të tillë?

-Pas dy fakulteteve, të Filozofisë dhe të Bibli-otekarisë, e pashë shumë të  nevojshme që të apelohet Entit për shkollim që, edhe kombi shqiptarë të ketë Fjalorin e vet Suedisht-Shqip dhe Shqip-Suedisht. Në vitin 1976-77 isha në një mbledhje me arsimtarët nga rrethi Kalmar, u vendos  që të vizitohet Enti për Shkollim i Suedisë i ashtuquajtur SKOLVERKET, ME SELI NË Stokholm. Pas mbledhjes na shpërndanë në grupe duke na i treguar Bibliotekat e shteteve në këtë godinë. Aty shkruhej: Jugosllavi, Poloni, Rusi, Gjermani, Francë, Itali, Shqipëri etj. Secili nga ne shkuam te Biblioteka e shtetit vet. Unë ju afrova Bibliotekës së shtetit tim Shqipëri edhe pse isha shtetas i Jugosllavisë nga Gostivari shqiptar. Sipas shtetësisë duhej të referoja për Bibliotekën e Jugosllavisë. U shpreha se do të diskutojë për mungesën e librave nga shteti im Shqipëri edhe pse shumë shqiptarë kishin emigruar në Suedi. Përgjigja m`u dha qartë dhe shkurt. “Na falni zoti mësues i gjuhës shqipe Ju vini nga Jugosllavia  dhe nuk jeni shtetas i Shqipërisë.  Kufiri është Jugosl-lavi. Ju luta që mërgata shqiptare është dyfishuar në Suedi, problemi me gjuhën serbokroate është i madh, shqiptarët në mërgim nuk flasin gjuhën

serbokroate ata flasim shqip. Më tepër marrin vesh këtë gjuhë burrat e jo fëmijët e nënat e tyre, prandaj një fjalor Suedisht-Shqip dhe Shqip-Suedisht është i domosdoshëm për shqiptarët mërgimtarë në Suedi. Ky fjalor do të mundësojë që shqiptarët të integrohen në shoqërinë suedeze më shpejtë… Nga shumica e arsimtarëve më dhanë një duartrokitje. Fatmirësisht ju luta Entit për shkollim  që t´u dërgoj disa pako me literaturë në gjuhën shqipe që kisha blerë nga Shqipëria mëmë. Propozimi u miratua dhe unë sa mbërrita në shtëpi ua përgatita 3 pako me libra shqip, natyrisht pa karakter politik. Pas dy muajve kërkova të shkoj në bisedë me Drejtoreshën e Institutit të Entit për shkollim Znj. Maj Bejer, ku diskutuam për integrimin e shqiptarëve në Suedi. Ju luta që në planifikimin e Fjalorëve Lexim, të planifikohet edhe gjuha shqipe. Ishte një ditë e shenjtë: Ajo tha,  do ta bëjmë…

Kështu lindën Fjalorët e mi me ndihmën e Entit për Shkollim të Suedisë. Pasi botova dy Fjalorë me një standard si fjalorët suedezë që më ndihmoj shteti Suedez, Fjalorët 3 dhe 4, atë për fëmijë dhe këtë të fundit me 35 000 fjalë, i kam botuar me shpenzimet e mia. Me këtë dhe aktivitete të tjera, ndihem krenar, ndihem mirë edhe kjo më ka bërë të fortë, duke më respektuar mërgimtarët dhe miqtë e mi shumë të nderuar, në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tona të ndara shqiptare.

-Keni bërë një punë voluminoze shumëv-jeçare. Cila ka qenë mbështetja dhe ndihma që të kanë dhënë, shoqatat dhe individët për-faqësues të kulturës shqiptare në diasporë?

-Kam patur ndihmë nga shteti Suedez me Fjalorin Suedisht-Shqip me 17 000 fjalë dhe 65 fotografi tematike me ngjyra, dhe Fjalorin Suedisht-Shqip me 28500 fjalë dhe 65 fotografi tematike me ngjyra. Fjalorin për Fëmijë “Fjalori im i parë me ngjyra” dhe Fjalorin Shqip-Suedisht me 35 000 fjalë e kam financuar privat (vetë).

-Me sa di unë, keni shkruar veç të tjerash edhe katër fjalorë. Keni ndërmend të merreni më me leksikografinë, apo e quani mision të përfunduar?

-Jam duke përpiluar një fjalorë për fëmijë me rreth 15-18 000 fjalë, Suedisht-Shqip për fëmijë. Ky fjalorë do të jap një ndihmë të veçantë arsimtarëve të gjuhës amtare, prindërve shqiptarë dhe atyre që duan ta pasurojnë gjuhën suedeze dhe shqipe dhe atyre që janë fillestarë për gjuhën

suedeze. Me shumë fjalë dhe shpjegime etj. Pas këtij Fjalori është në radhë Fjalori Shqip-Sue-disht do të nis menjëherë pasi ta mbarojë Sue-disht-Shqip. Me shpresë të madhe që fjalori do të jetë gati në Panairin e Librit Tiranë 2016.

-A mund të na përshkruash momentin kur “Fjalori suedisht – shqip” mbërriti në qytetin Eland? Shkrimtari Viron Kona, në librin e tij kushtuar “Ju dua më shumë se veten!”, e ka përshkruar mjaft të veçantë dhe emocionues këtë moment.

-Fjalori Shqip-Suedisht me 35 000 fjalë, që e botoi Shtëpia Botuese Toena Tiranë, 2013 u transportua nga Selaniku i Greqisë ndërmjet një agjencie transporti të Polonisë. Në telefon më lajmëruan nga kufiri Polak-Suedez. Fillova të bisedoj anglisht. E pyeta nga vjen? Tha nga Polo-nia, kam Fjalorin tuaj të ngarkuar 4, 5 tonelata. E pyeta është më lehtë të komunikoj polonisht me ju, po me gjithë zemër. Ju Drejtova  “Xhin dobri Pan, jastem albançik razmavjam trohe  po polsku. U gëzua dhe më tha bërzo dobzhe mu vish po polsku. (Mirë dita zotëri! Unë jam shqiptar dhe bisedoj pak polonisht. Më tha xhinkuje dobzhe mu vish po Polsku. Po bukur bisedon në polo-nisht. Unë jam në rrugë dhe do të vij drejt tek shtëpia Juaj sipas adresën që kam. Kamion i madh me dy pjesë më erdhi tek shtëpia. Hyri te oborri praptas dhe filloi të shkarkojë librat. Kami-oni duke hyrë në oborrin e shtëpisë sime zuri rrugën kryesore. Trafiku u ndal dhe priste. Pye-snin njëri tjetrin çfarë shkarkojnë tek Restorant “Shqiponja”? Një suedez, miku ynë u kishte thënë: “Shqiponja shkarkon armë të mbroj Kosovën”. Në atë çast del Djali im nga Restoranti “Shqiponja” dhe vrapon drejt kamionit a myshterinjtë pritnin ky t´i shërbente. Ky ish Ismeti, që unë e thërres Ceti. Hyri nga ana e pasme në kamion dhe e kapi një kuti me libra-6 fjalor në një kuti. E hapi pakon me forcë dhe e nxori një Fjalor dhe ua tregoj duke e puth fjalorin dhe tha me zë të lartë: “Ky është Fjalori i babit tim!”. Hyri në Restorant me dy fjalorë në duar, duke ua treguar myshterinjve që pritnin t`u shërbente. Unë isha ulur te disa pllaka guri me duar në faqe, dukesha i lodhur, i menduar që arrita ta bëjë këtë fjalor të kërkuar nga mërgata shqiptare dhe bibliotekat suedeze. 2000 libra më erdhën në Suedi. Punova 9 vjet për atë fjalor. U çlodha nga gëzimi…

-Nga regjimi jugosllav serb juve ju ishte ndaluar kthimi në vendlindje. Çfarë ndjetë kur u kthyet në Sërmnovë e Gostivar pas 30 vjetësh?

-Pas më shumë se 30 vitesh u ktheva më në fund në vendlindjen time, Sërmnovë, ku u çmalla me gurët, dheun, kopshtin, drurët, pemët, shtëpinë, njerëzit e familjet dhe të fisit e  me gjithçka. Meditova gjatë për jetën aty, për sakrif-icat e prindërve që  na rritën me shumë vështirësi, solla në përfytyrim shokët e fëmijërisë, miqtë e mi dhe të familjes, deri edhe qenin, Larashin, që s`më ndahej por më ndiqte pas kudo ku shkoja. Ai  na  ruante edhe shtëpinë. Kisha kujtime  edhe për kalin, Doriun, me të cilin kalëroja në fushat dhe rrugët e fshatit. Doriu, na ndihmonte kur bënim dru për dimër, për transportin e  barit, të  drithërave dhe ngarkesave. Kisha mall edhe për lopën, Buzëbardhën. Ajo na ushqente me qumësht… Ndjeja dëshirë të vrapoja këmbëzba-thur në gurët dhe rrugicat e fshatit, në sheshet dhe shtigjet, ku kisha luajtur me bashkëmoshatarët e mi të vegjël,  në të dy anët e lumit Zallë që ndan Sërmnovën në dy pjesë.

-Tani në fund, si qëndron problemi i xham-adanit tuaj, që mbani veshur tash 30 vjet. Ç’kujtime të bukura dhe mistere fshihen pas tij?

-Më vjen mirë që e keni vënë re. Ky xham-adan është i shtrenjtë për mua, shumë. Është xhamadani i nënës sime. Kur pas më shumë se 30 vitesh u ktheva në Sërmnovë, një ditë, në një kënd të shtëpisë më ra në sy xhamadani. E mora në duar dhe po e shihja me vëmendje, teksa ndjeja nëpër gishta butësinë e rrobës së tij. Vëllai më tregoi se atë xhamadan e kishte mbajtur nëna, “thuajse nuk e hiqte nga trupi, e mbante gjithnjë veshur”. Një xhamadan vërtetë i bukur, edhe me modelin, po edhe qepjen. Ajo që mua më tërhiqte më shumë ishte sepse  xhamadani më sillte kujtime të nënës sime, të familjes, babait, vëllezërve, motrës…

E mora me vete në Suedi atë xhamadan, e kam edhe sot, ja ky që mbaj veshur dhe që tërho-qi edhe vëmendjen tënde.

Më erdhi mirë për këtë. Nuk është se ky xham-adan ka ndonjë histori të veçantë, por ai më ngac-mon kujtimet… Më kujton edhe babanë tim të mirë, të urtë dhe të ditur. Mbaj mend se ai ishte një burrë i gjatë, elegant dhe me veshje moderne, njeri i ditur, zotëronte disa gjuhë të huaja, gjuhët sllave, turqisht, rumanisht, arabisht. Më merrte kudo me vete, në vizita kur shkonte në shtëpi të miqve apo bashkëfshatarëve. Kjo për mua ishte gjë e madhe. Ndërsa shokët e mi, fëmijë luanin me njëri-tjetrin, unë bashkë me babanë shkoja në vizita dhe kuvende, dëgjoja të rriturit. Ky veprim i babait më bëri më të pjekur, më hapi  horizonte, më ushqeu me më shumë dije dhe kulturë për atdheun, historinë, gjithçka. Nuk ia harrojë këtë babait tim. Ishte njeri që i dëgjohej fjala në fshat, vinin e pyesnin dhe këshilloheshin me të. Edhe  në kuvende pritej me interesim fjala e tij…Isha 16 vjeç kur ai ndërroi jetë(viti 1952). Ai rrojti 52 vjeç. Por ky xhamadan më kujton të tërë familjen… Sa herë që ndjej të ftohtë e marrë me kujdes nga sënduku dhe  e vesh. Këto vite e kam marrë me vete edhe kur kam ardhur  në Shqipëri dhe në Gostivar, por  edhe në shtete të tjerë. Ndihem ngrohtë me këtë xhamadan,  ndihem mirë. Sa herë që e vesh, në zemër seç ndjej ca të rrahura të veçanta, ndjej edhe ndonjë drithërimë të lehtë… Ky xhamadan ka qenë dëshmitarë i jetës së nënës sime, i babait, i tërë familjes, i fshatit…Pse të mos e them, ndërsa vitet ecin shpejt dhe po kap të tetëdhjetat, po ndjej dëshirën ta  vesh shpesh e më shpesh këtë xhamadan. Po të mos e vesh më duket se më mungon diçka tepër e rëndësishme. Ky më bën të ndihem ngrohtë më tepër se çdo veshje tjetër sepse…më ngrohë shpirtin, zemrën…

Flet leksikografi dhe poeti i njohur shqiptar me banim në Suedi Sadulla Zendeli-Daja

“Diaspora pret më shumë nga shtetit shqiptar”Fjalori Shqip-Anglisht-Italisht-Suedisht është një fjalor i dobishëm, zbavitës dhe lehtësisht i përdorshëm nga prindërit

ose mësuesit, të cilët dëshirojnë t´i drejtojnë  fëmijët  në mësimin e anglishtes, italishtes apo suedishtes

Page 17: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

17poezi •••

Nga lleSh Ndoj

Do iki një ditë,Do të largohem,Por s’do ti mbyllë sytë,Askujt s’do ti përgjërohem.

Në paqe do të ikDo largohem nga kjo botëMe shpresën se në qiellDo gjej çfarë s’gjeta në tokë.

Vetëm pak drejtësiAjo që gjithnjë më mundoiNë Botën e Përtejme do jetëE vetmja që lakmoj.

Në se nga sytë më pikonNdonjë pikë loti atë ditëRealiteti më trishton,Jo fakti se unë po ik…

Endem ne vetmiEndem në vetminë e ditësVetveten pres të vijëNë këtë realitet pikëpyetjeshTë më bëj shoqëri!

Endem, endem pambarimNe këtë Botë të turbulltMe veten të shpallur në kërkimNë këtë realitet t’paskrupullt.

Pres, pres unë me durimPër motet që do vijnëPres më kot një ndryshimQë vendin tim ta Rilind!

E pres, të ardhmen ta takojPër fëmijët në vendin timPërpara se vetë të mërgojNë rrugën pafund e kthim!

Pres,E pritja s’më len të vdes!

Me kokën kthyer pas

Gjethe të zverdhura pemeNë rrugën e tyre pa kthimValëviten nga një dallgë ereMe kokën kthyer pas, plot trishtim.

Nga trungu ishin ndarëE dhimbje ndjenin në shtatPër trungun që kishin lenë të tharëPër veten që rrugën e kishin pa cak.

Përplaseshin ato ngado, Nga dallgët pa mëshirëTë harruara e larg nga trunguQë ishte thjeshtë një kujtim.

Për ditët plotë jetë që kaluanMendonin ato ditë e natëTë penduara ndoshta se “gabuan”Nga trungu kur u ndanë.

MeditimKur fryn një fllad i lehtëE në pemë këndon gjinkallaMunella ime m’vjen ndërmendVendi bekuar ku s’njihet vapa

As etja kurkund s’ka vendPër çdo gjë që e ka fal ZotiQë nga gurrat kudo vjenUji i pastër si pikëloti!

Ku ahishtet fërfërijnëAromë bjeshke-fllad jetee n’çdo lule bleta mbërrinëplot nektar tue marr me vete

Ku çobani i bie fyellittue kullot bagëtinë në malkonkuron kangën e bilbilitlivadh- n’livadh e stan më stan

Një tufë lule për nënën!

Nëna ime,KëmishbardhaHyjnesha ime jeE tillë më del në andrra.

Nëna ime,DurimëmadhjaE vuajte jetën tënde,Për ditët tona të bardha.

Nëna ime,FjalëpaktaMë e hidhura fjala joteIshte më e ëmbël se mjalta.

Nëna ime,DashurizjarrtaNgrohtësia jote na rritiMë shumë se ushqimet e pakta.

Nëna ime,HalleshumëBrenga e zemrës timeQë s’të harroj kurrë!

Një tufë lule për TyQë se di a ti solla ndonjëherëPranoj nga lotët e mijQë për Ty pa kursim i derdh.

Simotrat-sirianeDuatërrëfejnjësekretUnëkatolikume emrinLleshE kamnjësimotërsirianeGjithëbotale tamarrëvesh!

Nuk e kishaparëkurrëSimotrënngabotë e largëtDerisapapriturajo u shfaqMatanëkufirit, rrëzëgardhit!

Rrethuar me tela me gjembaNëditën e 8 Marsit…Me njëfëmijënëgjoks u shfaqSirianja-simotër e shqiptarit.

E vetmenukqeKishteplotëtëtjeraNëpragtështëpisësëvllautPrisnintuhapejdera.

Prisnin, e lotoninmbifoshnjaPa nxjerrëngagojamallkimSirianet- simotrattonaNga lufta e tmerrinëlargim!

Deshperim emigrant

Nga arDiaN progNi

Ikët nëpër botëPër një jetë të reMenduat se halletI latë në AtdheSapo vutë këmbënNë dheun e huajPatë që hallet tuajaNuk kishin mbaruarN’ atë mërgatë qyqeshTë verdhë e të zinjëQyqet e mërguaraIshit ju fatzinjtëNë Atdhe ju latëGjysmën hallemadheHijet mbetën pasSi në gjëme të madheAta që latë pasVendin e shkretuanSi me bomba lufteGjithçka shkatërruanDhimbje hiç nuk patënS’dinë se ç’është AtdheuE rropën e grisënSi një plaçkë treguSa herë që ktheheniNë t’mjerë mëmëdheE qani me lotëPrapë ikni si retëKështu do vazhdojëSa të rrojë kjo farëKush dreqin e mbollQë prishi çdo arëFara e keqe mbiuSi hithra që djegSe kush e vaditiDreqi e përcjellU shoftë farë e djallitPërcëlloj gjithçkaE në ferr të digjetSe pa shpresë na la.Verë e kuqe ti...!Pranë teje ëngjëll dua të vijNjë gotë verë dua ta piMë ndje ti Zot a PerëndiA do të dehem nuk e di...!Një verë të kuqe, dashuriSi në përralla unë e tiE nëse dehem, mos mbaj mëriMë fal o Zot, dua të pi...!Gotën me verë mos ma fshihDo ta rrëmbej ta hedh në gjiE ndërsa derdhet unë do ta piDo pi të dehem në kët magji...!Pi dhe ti vajzë e mos rriMë pas të bëjmë dashuriMë ndje ti Zot a PerëndiMe verë dhe vajzë gjej lumturi...!Nëse ti vajzë verē nuk piPërse e mban fshehur? Ta di.Gotë e verës pas trupit rriTë mos dehem? Ma thuaj si?Ndaj ec të pimë për dashurinëTi vajzë e bukur që bën magjinëE mos shiko ti njerëzinëÇ’është verë e kuqe, ata se dinë...!Se trupi jot si gotë më ngjanQë verë të kuqe brenda mbanDhe më shijon në dorë të mbajTë pi siç je, të fle pastaj...!Se gjumi i verës dhe dashurisëËshtë fantazi e PerëndisëBesomë, vetë Zoti kur të krijoiNjë gotë me verë dhe vete provoi...!

Në çdo çast ty të dua!

Nga KozEta zaValaNi

Kur errësira shpirtin më pushton; ndihem e pafuqishme,

Vetëm ti më ndriçon e më jep forcë, ndaj të lutem o Zot, rri me mua;Në çdo çast Ty të dua!Unë kam nevojë për praninë tënde në

çdo orë që kalon;Në motin me shi e re dhe në diellin

që ndiçon, ndaj, të Lutem o Zot, rri me mua!Në çdo çast Ty të dua!Nuk kam frikë nga asgjë, kur dora jote më

ka bekuar;Sëmundjet nuk kanë peshë, dhe loti i

hidhërimit bëhet mjaltë;I triumfoj edhe vdekjes, në qoftë se ti

rri me mua.Në çdo çast Ty të dua!Ti bën që ndonjëherëEdhe Qiellin ta prek me duart e mia!Shurdhon edhe ajrinpër mos dëgjuar njerëzit çfarë thonë,dhe sjell muzikë në veshët e midhe e bën të tashmen, përjetëUniversit, të shndrisë…Dhe kur dhimbja më çan deri në palcë,në pendimin e pafund të shpirtit.Gërryer pas çdo goditje zilie apo lakmiPas çdo hidhërimi, e çdo vuajtje, Ti me dëshirë më sjell lehtësim.Në çdo çast Ty të dua!Ndjej shikimin tënd o ZotDhe për asgjë nuk ankohem, se e dibritmat qiellin do godasin;Dhe çdo ulërimë do të griset nëpër fytin tim.Deri në frymëmarrjen e fundit.

Ndaj o Zot, ki mëshirë!Të Lutem, rri me mua!Në çdo çast Ty të dua!Pesha e tmerrshme e jetës - infinitNgjeshur mbi të fundmen frymën time. Ankthi, si një zog,rreh krahët, por nuk mund të vdesë.Rrit peshën dërrmuese, gjoksin tim ndjej se rrokulliset,e përplaset shpirtit tim torturuardhe ikën – zhduketSepse kështu do ti o Zot!Në çdo çast Ty të dua!Unë jam gjallë sepse do tiSepse do ti, unë puth gishtat e shiut,Për të pirë në sytë e mi shkëlqimin e

lumturisëPër të kapur erën aromatike të jetësPër të të parë ty, në fytyrën e diellitPër të qeshur lart mbi kokën e qiellit.Ndjej se është dora jote mbi ballin e butë, që më mbush me kënaqësi: Ndaj vetëm ty të përulem e të ndjek, deri në përjetësi!...

Do iki një ditë

Page 18: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

18 ••• studim

Nga NazMi sEliMi

Mozaiku i Mesplikut qyshkur doli në dritë prej arkeologut Damian Komata në vitin 1979 e deri më sot, çmohet shumë për

bukurinë në realizimin e tij. Shikimi krenar e zhb-irues duket sikur na fton për dialog me të. Me 8 shenja tingujsh para gojës, që i ka ndarë në 4 fjalë duket sikur na thotë: “ Unë flas si ju, përse nuk përgjigjeni?”. Koka në profil duket sikur është e qëllimshme. Dy sytë duket se kanë detyra të ndrys-hme. I majti është roje e 8 tingujve, ndërsa i djathti është mbikqyrës i gjuhës së gjallë të njerëzve.

Ai që e nxori në dritë i pari e cilësoi si portret i nji njeriu real të rëndësishëm të kohës së realizimit të këtij mozaiku. Kapelja në kokë thotë se i përket shtresës së lartë. Dy fjongot që valëviten na thonë se është njeri i mendimit dhe i veprimit, filozof apo zyrtar. Majuci i kësulës na thotë se mund të jetë lab. Tiparet e tij të theksuara dëshmojnë se është safi lab. Frutat, mishi e peshku që e rrethojnë përsëri na thonë se i përket shtresës së pasur. Kush është ky lab pasanik i parë? Mos vallë është një ndër perandorët ilirë? Apo ndonjë person tjetër i njohur ose që s’dimë asgjë për të deri më sot?

Arkeologjia e kreu ma së miri detyrën e saj. Përcaktoi periudhën paleokristiane si kohë e real-izimit të këtij mozaiku.(shekujt V-të deri i VII-të). Topin ia la në derë gjuhësisë. Gjuhëtarët tanë nuk bënë as gek as mek. Gjuhësia nuk i lexoi as shqip e as në kurrfarë gjuhe tetë germat e qarta e të lexueshme për këdo. Për profesorët e gjuhësisë shqipe, tetë germat nuk kanë kuptim as si fjalë e as si fjali. Fotoja e Mozaikut kreu xhiron e botës, por askush nuk u doli për zot fjalëve të çmueshme që ka brenda tetë-këndëshi kryesor i Mozaikut.

E çuditëshme, por akademikët tanë shprehën qëndrimin zyrtar. Për ta më e rëndësishmja në atë mori figurash e tiparesh qenka valëvitja e dy fjon-gove dhe pohojnë se shkruhet për erën e veriut. APARKEAS. Në këtë interpretim nuk kemi veç tundjen e fjongove por edhe shkundjen e dy ger-mave ose të çerekut të shkronjave . Tjetërsimi i tyre është i dyshimtë.

Dëshirën e madhe të shqiptarëve që Mozaiku të flasë shqip vendos që ta frenojë prof. Moikom Zeqo. Faktin e njohur për disa hebrenj që shpëtu-an nga mbytja gjatë udhëtimit në detin Jon dhe zunë vend në brigjet e Aulonës, profesori e përdor krejtësisht pa vend e pa argument në Mesaplik. Vërtet fati i hodhi në një breg me njerëz miqësorë, saqë i lejuan të ndërtojnë edhe sinagogën e vet dhe të ushtronin lirshëm besimin e tyre, por nuk u bënë mbizotërues asnjëherë në Aulonë, e jo më thellë në Mesaplik që s’i pyeste kush as për fe e as për zakone. Hamendja e profesorit se perëndia e hebrenjve  Abraxas që gjithmonë paraqitet me kokë të mbuluar, na del kryejashtë në nji vend që s’ka shkelë këmbë hebreji, besoj se edhe prej vetë profesorit nuk besohet. Edhe nga ana gjuësore, shndrimet e tingujve janë të pamotivuar.

Një punë serioze për leximin germë për germë e fjalë për fjalë na paraqet studiuesi Niko Stillo, i cili bazohet tek shqipja dhe arrin në përfundimin se janë katër fjalë dhe me ndërhyrjet që bën e sjell në formën: A PAK KE AC = A PAK KE ATÇ = A PAK KE TAÇ = HA PAK KE TË HAÇ.

Në këtë formë interpretimi lexohet shkronja e tretë e rreshtit të dytë K dhe jo Q. Për këtë sillet shembulli që PATROKLOS shkruhet dhe PATROQLOS. Edhe germa e fundit lexohet Ç, dhe është e pranueshme. Gjithashtu edhe futja dy herë e tingullit H mund të pranohet se edhe sot e kësaj dite në të folmen e trevës së Korçës, ky tingull përdoret si kusur. Folësi e jep ose nuk e jep sipas qejfit. (E fut në fjalë ose e heq prej fjalës sipas muzikalitetit të vet) E pa pranueshme është shtimi i trajtës së shkurtuar TË. Edhe vetë fjalia që lexohet sipas interpretimit të Niko Stillos, sjell pikëpyetje të shumta. Arrihet në përfundimin se

kemi të bëjmë me një fjalë të urtë, (ha pak që të kesh të hash), por goja e një njeriu të shtresës së lartë, i rrethuar nga të gjitha të mirat, kurrsesi nuk i nxjerr ato fjalë.

Edhe avokatin kryesor të këtij përfundimi, Ilir Mati, duket se e bren ndërgjegja për këtë fjalë të urtë të pavend për çka paraqet Mozaiku. Ai sheh mundësinë e leximit ndryshe. Me një dokumen-tar 25 minutësh pasi e argumenton se shkruhet fjala e urtë HA PAK KE TË HAÇ, në minutën e fundit kryen korigjimin ose më saktë leximin e të gjitha shkronjave ashtu siç shkruhen:

Α ΠΑϘ ΚΕ ΑC = A PAQ KE AC.Sikurse shihet shenjën Ϙ nuk e lexon K, por Q.

Shihet se ka heqë dorë prej shembullit të sjellë me PATROKLOS që shkruhet dhe PATROQLOS. Janë bash vendasit, që bash vendit ku u gjet mozaiku i thonë “Bregu i qishës” e “Sheshi i qishës” dhe jo “Bregu i kishës” e “Sheshi i kishës”. Janë po këta banorë që nuk shqiptojnë “ky” por “qy”. Në të folmen e tyre edhe sot e kësaj dite tingëllon më mirë Patroqli se Patrokli. Përfundimisht mund të themi se qysh në kohën e shkrimeve për Patroklin, shkruesi ka vendosë shenjën e tingullit që ka folë vetë “k” ose “q”. Përfundimisht shenja e tretë e rreshtit të dytë është shkruar Ϙ, sepse kështu shqiptohej prej shkruesit dhe kështu duhet ta lexojmë edhe ne.

se ka çfarë të dojë zemra.Me përqëndrimin e vëmendjes tek ushqimi e

jo tek koka e Mozaikut, lexohet sipas dëshirës A-ja e tretë. Ndryshimi gjendet tek viza në kulmin e dy vijave të këndit të sipërm të A-së. Në kokën e dy A-ve të para kemi dy gurë, ndërsa në kokën e A-së së tretë kemi 3 gurë. Mozaikshkruesi thjesht ka përdorur gurë më të vegjël dhe ka vendosë tre gurë duke dalë vija pak më e gjatë. Interpretimi se ajo nuk është A nuk qëndron. Shenjat e germave të Mozaikut nuk kanë nevojë as për shtesa tingu-jsh e as për shndërrime tingujsh.

Një tjetër interpretim bëhet nga studiuesi Etnor Canaj që nuk sheh anat, por epiqendrën. Ai rikthe-het në kohën e realizimit të Mozaikut dhe gjurmon për figura reale të rëndësisme sipas bindjes së arke-ologut që i zbuloi fytyrën këtij burri enigmatik. Nga fakti se perandori Ilir, Justiniani i I-rë, ka por-tret në Bazilikën e Sant’Apollinare Nuovo, Ravenna, Itali, autori i këndvështrimit tjetër mendon se mund të jetë portreti i tij edhe këtu.

E vërteta është se kemi kokën e burrit që u bë perandor i Bizantit me emrin zyrtar Anastasi i I-rë. Koha e portretizimit është kur ai kryente detyrën e rëndësishme të silentariusit (përgjegjës për rendin e qetësinë), pranë perandorit Zenon. Që ishte burrë shumë i zoti tregon fakti që kur

A PAQ = ASHT PAQ = ËSHTË PAQ. Kujtojmë se titulli silentium (paq, paqtor) u jepej

oborrtarëve të rëndësishëm dhe më vonë, në shek e 8-të shndërrohet në titull nderi për gjyqtarët. Edhe sot e kësaj dite, titulli gjyqtar shoqërohet me fjalën i paqit (gjyqtar i paqit), pamvarsisht se sot përfaqëso-jnë shkallën më të ulët të gjykimit, paqtimin civil. Ne e dimë se Anastasi ishte paq(tor) në Kostandinopojë ke perandori dhe se kjo kryeqendër shkruhej Con-stantinopolis. Dy fjalët e para tregojnë se çfarë ishte biri i këtij vendi, A PAQ, Dy fjalët e dyta tregojnë se ku shërbente ky burrë i famshëm, KE AC shënohet në mozaik. Se çfarë shkruhet me dy germat AC, rikthehemi në kohën kur u shkrua Mozaiku.

Në regjistrat kadastralë romakë, në gurët që shënonin kryqëzimet e rrugëve apo miljet; emrat e vendbanimeve shënoheshin me iniciale, njilloj si targat e makinave sot. Gjithashtu në diçiturat e skulpturave e pikturave, emrat e gjatë nuk shkru-heshin plotësisht jo vetëm kur nuk kishin vend, por kështu ishte praktikë e zakonshme. Shumë herë e thekson këtë fakt Nermin Vlora Falaschi në leximet shqip të shkrimeve etruske. Fakti historik se Ana-stasi ishte në Constantinopojë na shtyn të kuptojmë se shkruesi me shkronjën C përfaqëson të gjithë emrin Constantinopojë. Bashkëngjitja e shkonjës A me C nuk esht gabim drejtshkrimor e as mungesë vendi, por rregull i atëhershëm në të folur e në shkrim. Shembulli më i afërt është emri AVLONA, që sot shqiptohet e shkruhet veç VLONA. Kështu ka ndodhë dhe me ACONSTANTINOPOJËN që sot shqiptohet e shkruhet pa A-në përcaktuese; CONSTANTINOPOL, CONSTANDINOPOL, CONSTANDINOPOJË,

Α A ΠΑϘ PAQ ΚΕ KE ΑC ACostantinopojaA PAQ KE ACostantinopoja shkruhet në

Mozaikun e Mesaplikut me shqipen e atëhershme, e që lexohet pa asnjë ndryshim tingëllimi me shqipen e sotme. Pamvarësisht se nuk ka datë të shënuar se kur u shkruan këto fjalë, është kësula në kokën e burrit fisnik që dëshmon se nuk mban kurorën e perandorit, por të paqit dhe saktëson se mozaiku datohet para vitit 491, vit kur Anastasi i I-rë u bë Perandor i Bizantit. Anastasi kishte dy sy të ndry-shëm, njërin të zi e tjetrin blu dhe për këtë kishte epitetin “dikori”. Pamvarsisht se paraqitet në profil, ky fakt duket se nuk ka mbetë jashtë vëmendjes. Ndoshta vetë Anastasi është financuesi i ndërtimit të kësaj kishe në kujtim të origjinës së tij.

Përfundimisht, Mozaiku i Mesaplikut paraqet

Α ΠΑϘ ΚΕ ΑC

Mozaiku i Mesaplikut në Muzeun Kombëtar

tingulli q i barasvler-shëm me k i shkruar ashtu siç e shqiptonte vetë artisti në fjalën patroklos=-patroqlos.

Shkrimet e vjetra të botës dëshifrohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe

Shqipja e pastër në mozaikun e mesaplikut“Një punë serioze për leximin germë për germë e fjalë për fjalë na paraqet studiuesi Niko Stillo, i cili bazohet tek shqipja dhe arrin në përfundimin

se janë katër fjalë dhe me ndërhyrjet që bën e sjell në formën: A PAK KE AC = A PAK KE ATÇ = A PAK KE TAÇ = HA PAK KE TË HAÇ”

Megjithëse çdo shenjë ka një tingull, përsëri kërkohet nën rrogoz kur çdo gjë është sipër në dritë të diellit. Mbase vetë Iliri mund të na tregojë se përse gjëja më e rëndësishme në Mozaik na qenka paraqitja e ushqimeve, kur ato janë anësore? llir Mati,me vetëkorigjimin që bën, e lexon Mozaikun jo më si fjalë e urtë që duhet të hash pak, por me të kundërtën e saj, me ngrënë e me pi sa me u zhdepë. Ai e cilëson si shprehje mikpritëse; ha sa të mundesh se ka bollëk.; HA PAQ KE TË HAÇ. Me kuptimin ha paqësisht, ha dalngadalë, ha qetësisht, ha pa merak se ka ushqim e pije sa të kesh qejf, ha

vdiq Zenoni, e shoqja perandoreshë nuk zgjodhi për burrë vëllanë e perandorit Zenon, por durr-sakun paqtor dhe e bëri perandor. Se nga ç’kra-hinë e Durrësit e kishte origjinën familja e tij, e ka lënë gjurmën vetë perandori. Kur mori pushtetin e ngriti në një kategori më lart Amantian si njësi vendore. Duket se lidhjet shpirtërore me të kurrë nuk i kishte këputur.

Lagja “Parikë”(= pari ka = vendi ku rri paria) si dhe mozaiku saktësojnë se ai ishte me origjinë bash nga ky vend. Popullariteti e fama e tij përjetësohen me mozaikun dhe fjalët shoqëruese

portretin e një banori tipik vendas, tiparet e të cilit ruhen akoma edhe sot krejtësisht të pandrys-hueshme. Hundëshkabë e me mollza të dala, vigan e syshqiponjë është labi i stërlashtë dhe i sotëm. Prijës , burrë shteti e mendtar, i rrethuar prej bollë-kut, paraqitet në Mozaik. Prijësa, burra shteti të mençur, trima të pallës e të këngës, mikpritës e bukëdhënës, ka nxjerrë kjo trevë në jetë të jetëve.

Shënim: ky studim është shkruar për gazetën Nacional sipas përmbledhjes Nji Gjuhë- Nji Dije, Çkodimi i Stonehenge e Kodimi i Gjuhës ëëë nazmiselimi.com

Monedhë e perandorit anastas i i-rë me portretin e tij

Page 19: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

19dossier •••

përgatitur nga prof. dr. luaN MalltEzi dhe prof. shErif DElViNa

Léon Maccas1

La Question Gréco - AlbanaiseNancy-Paris-Strasburg, 1921

Në korrik 1920, Komiteti i Studimeve Sociale dhe Ekonomike të Francës ftoi shqiptarët të venë dhe të shpjegojnë

gjendjen e çështjes shqiptare në një sallë të Cour de Cassation2, në Paris. Dr. Turtulli lexoi një exposé3 ku jepej një shkurtim historik i punëve tona dhe rrëfehej si ndodhej në atë kohë çështja.

Pasi u mbarua leximi i dr. Turtullit, u ngrit një djalosh dhe mori fjalën për tezën e kundërt : foli nga pikëpamja greke duke u përpjekur të dëftejë se ne s’kemi të drejtë, se jugu i Shqipërisë duhet të jetë helen, se vetëm Greqia ka të drejtë, ndërsa Shqipëria është tepër e egër, prapanike dhe e mjeg-ullt për të pasur cilësitë e duhura për të formuar një shtet. Edhe duke mbaruar, folësi vuri kapak me të shara, me fyerje, me fjalë të rënda. Ky zot qe një grek i quajtur Makas. Mithat Frashëri që mori fjalën pas dr. Turtullit dha me pak fjalë një 1 Léon Maccas. Publicist grek me pikëpamje shovene ndaj Shqipërisë. Libri ka titullin e plotë “Léon Maccas. La Question Gréco-Albanaise. Avec une carte hors texte. Berger-Levrault, Éditeurs. Nancy-Paris-Strasburg 1921”. Makas ka shkruar edhe librat Ainsi parla Venizélos, Paris, 1916; Constantin 1er, roi des Héllènes, Paris, 1917; La République en Grèce, (Konferencë e dhënë në sallën e Shoqatës së Gjeografisë, më 22 maj 1924, nën kryesinë e M.Victor Bérard, Senator dhe Anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit Francez). Bruksell, 1924. Recensio-ni është marrë nga Hylli i Dritës, Shkodër, 1922, nr.2, f. 75-77.2 Gjykatë Kushtetuese. 3 Raport, referat.

përgjigje, duke shtuar se: “duke qenë të ftuar për të ekspozuar rivendikimet tona, nuk prisnim që të na bëhej një insultë, dhe aq më tepër kur jemi thirrur në sallë të një gjykatoreje të lartë. Pra, nuk jemi të përgatitur për një polemikë sharjesh...”.

Po ai, z. Makas, na jep sot një libër mbi tërë atë temë. Vepra e tij meriton të lexohet, të stu-diohet dhe të meditohet. Ai tregon sistemin dhe taktikën e armiqve tanë, e atyre që kanë për detyrë të na diskreditojnë dhe të na paraqesin të padenjë përpara botës. Leximi i një libri të tillë edhe në mos i mësoftë gjë të re një shqiptari, i jep një njohje për argumentet e fqinjëve “të dashur”, të grekëve ose të serbëve. Mbase më tepër akoma do të jetë fitimi në të tërhequrit e vërejtjes sonë mbi do sende, mbi do pika që thuhen shpesh prej keqdashësve, prej atyre që na duan humbjen.

Z. Makas, që i thotë vetes “Delegat i Epirotëve të Amerikës” prej s’ëmës, se duket që vetë është nga Janina, ka kujdes të na japë gjithë modelet e

argumenteve greke, pa harruar asnjë.Sipas këtij shkruesi, shqiptarët s’formojnë një

komb, s’bëjnë dot një shtet, s’janë as të zotë as të denjë për gjësend; Epiri, thotë (d.m.th. Korça e Gjirokastra, kurse ne e dimë Epirin gjer në Prevezë dhe lumin e Nartës), s’është Shqipëri dhe duhet të ndahet nga Shqipëria, e cila po pas mendjes së Makasit është veç një vend egërsirash!

Fraza të tilla vijnë shpesh nën pendën e shkruesit: “Shqiptarët prej race të thjeshtë kanë për zakon vjedhjen, rrëmbimin” (f. 202); “Mos u sëmur në Shqipëri, se vendasit të vrasin e të flakin si një barrë të tepërt” (f. 202).

Sa për pazotësinë dhe padenjësinë e shqiptarëve për jetë indipendente, z. Makas e gjen shp-jegimin në një fenomen të çuditshëm: Na thotë se Shqipërinë e shpikën Austria me Italinë për të dëmtuar Greqinë dhe helenizmin(!) sikundër që edhe Bullgaria u shpik më 1877 (f.104).

Përpara një mentaliteti të tillë s’kemi veç një buzëqeshje. Gjetkë, duke bërë fjalë për vitin 1913, autori na rrëfen se në fillim të jetës politike të tyre shqiptarët s’bënë gjë tjetër veçse “të japin venome pa numër në njerëz, aventurierë që për-faqësonin interesa politike pa skrupull” (f.150).

Z. Makas në librin e tij ka një dokumentim të begatshëm, në çdo faqe citon disa autorë, një tog libra, revista dhe gazeta. Shumë prej këtyre, miqve të Shqipërisë, janë të njohur, si Auguste Gauvain, i gazetës Les Débats, René Puaux (autor i librit La Malheureuse Epire, korrespondent i Le Temps) me artikujt e helmtë të tij kundër shqiptarëve.

Dhe vërtet, literatura kundër nesh ka qenë fort e begatshme, gënjeshtrat dhe kallëzimet përhapur fort dorovisht. Si kundërpeshë nuk

kemi veçse disa vepra të pakta: kështu për shem-bull, artikujt e vyer të Robert Vaucher, botuar në Illustration të vitit 1917, ku numëron fshatrat e djegura të Korçës dhe Gjirokastrës, (gjë e rrallë dhe e çuditshme), duke thënë se janë shkretuar prej grekëve. Veç artikujve të R. Vaucher, do të numërojmë, për gjuhën frëngjisht, dhe librin L’Affaire de l’Epire: le martyre d’un peuple Lumo Skëndo (Sofia, 1915), La question de Koritza, Demetre Kolovani (Paris, pa datë, 1919).

Po çudia më e madhe për ne është kur në mes të rrëmujës bibliografike kundër shqiptarëve që paraqit z. Makas, shohim dhe emrin e një “Burri” që rrëfen veten e tij si shqiptar, njëfarë Hasan Basri bej, shkruesi mbase më i dëmshëm se gjithë të tjerët (Le Monde Oriental et l’avenir de la Paix, L’Albanie et le Khalifat, janë dy vepra të këtij trimi, shkruar ose nënshkruar prej tij).

Dhe mejtohem se me të vërtetë, disa kohë e tëhu, puna kundër Shqipërisë u bë një mjeshtëri me fitim. Është edhe gjë për të vënë re, se lufta e shtrenjtoi jetën dhe se çdo njeri kërkon një burim fitimi pas karakterit dhe shpirtit të tij. Duket se i quajturi Basri e gjeti në këtë udhë iratin4, dhe me qenë se e quan veten princ (dhe Dukagjin Zade), mund të emërohet princi i kësaj kategorie të ndershme. Nuk mund ta mbarojmë këtë artikull të shkurtër, pa u këshilluar lexuesve leximin me vërejtje të çdo vepre mbi Shqipërinë, në favor ose kundër nesh qoftë. Se puna e një kombi pa dyshim nuk mund që të ndahet dhe të mbahet fare jashtë kritikave. Jemi të shtrënguar që të marrim parasysh edhe të mirat, edhe të ligat që thuhen për ne. Nga të dyja mund të nxjerrim një fitim.4 iratin-dekretin.

Nga prof. Dr. Klara KoDra

Ka një vit që shkenca shqptare pësoi një humbje të ndjeshme me ndarjen nga jeta të akademikut dhe studiuesit të mirën-

johur Jorgo Bulo. Largimi përgjithmonë nga skena e jetës dhe e veprimtarisë shkencore të këtij studiuesi më sjell ndërmend vjershën e Xhovani Paskolit, përfaqësuesit të shquar të dekadentizmit italian “Lisi i rrëzuar”, ku njerëzit ndërgjegjësohen për përmasat e vërteta të një lisi, madhështinë dhe mirësinë e tij, vetëm kur ai rrëzohet. Kur ikim nga jeta lëmë pas vetes hijen e veprave tona në rrafshin e punës sonë krijuese dhe në përmasën njerëzore.

Jorgo Bulo ka qenë nga ata studiues që u përkasin dy periudhave historiko-politike që kanë ndikuar edhe te letërsia shqiptare.

Në periudhën e parë të krijimtarisë, ndonëse nuk i shpëtoi dot ideologjizimit, ky autor u shfaq megjithatë si një studiues i talentuar që synonte te objektiviteti në vlerësimin e autorëve shqiptarë. Ai bëri objekt vëmendjeje si letërsinë e traditës ashtu edhe letërsinë bashkëkohore. Që në vitet 60-të studiuesi Bulo, krahas autorëve bashkëkohës si Spassja, të cilin do ta vendoste në kuadrin e formimit të letërsisë shqiptare, përpiqej të zbulonte aspekte origjinale të autorëve të letërsisë së Rilindjes dhe të pavarë-sisë si Çajupi dhe Mjeda, të ndalej në ndonjë autor pak të njohur si arbëreshi Kozmo Ser-embe që do të jepte një ndihmesë të ndjeshme në synimin e bashkëvendasve për epos.

Më vonë studiuesi do të rrokte probleme nevralgjike të historisë së letërsisë shqiptare si romantizmi, tradita, novatorja, problemi i heroit, do t’u drejtohej shkrimtarëve që mbetën si maja në panoramën e letërsisë shqiptare si Naimi, Kadare dhe Agolli, për të cilët dha vësh-trimin e vet si historian i letërsisë dhe si kritik, do të ndalej mbi një dukuri mjaft të diskutuar të letërsisë shqiptare si letërsia e bejtexhinjve.

Që në monografinë e parë të tij të 1982-it “Romani shqiptar i realizmit socialist për Luftën Nacionalçlirimtare” Bulo do të shfaqej si shkencëtar serioz. Kjo ishte një monografi pan-oramike që rrokte një larmi autorësh me vlera estetike të ndryshme, po ku spikasin autorët e avangardës së viteve 60-të, Kadare dhe Agolli, një vepër që nuk u kishte shpëtuar të metave të kohës, po ku ndihej një prirje e theksuar për objektivitet dhe, ndonëse parapëlqehej mesazhi i veprave, i kushtohej vëmendje edhe formës.

Vëzhgime origjinale dhe seriozitet shkencor vihen re edhe në vëllimin me studime të peri-udhës së parë të krijimtarisë “Tradita dhe risi letrare” (1981) ku jo vetëm analizohen autorë dhe shtrohen probleme po bëhen zbulime si ai i

origjinalitetit të komedisë “Pas vdekjes” të Çajupit.Jorgo Bulo ka qenë një studiues që zbatoi

metodën sociologjike duke realizuar cilësitë pozitive të saj si historizmin që përbën një mbu-rojë kundër subjektivizmit dhe evidencimi i mesazhit pa e shkëputur nga forma pra duke mos rënë në sociologjizëm vulgar.

Në periudhën e dytë të krijimtarisë ai i qëndroi besnik kësaj metode, po jo në mënyrë të ngurtë dhe strikte, po duke e pasuruar me arritjet e kom-parativizmit dhe filologjisë. Kësaj periudhe i takon kryevepra e tij “Tipologjia e lirikës së Naimit”, një monografi që vinte pas dy monografive të tjera me vlerë për këtë autor, monografitë e Qosjes dhe të Shuteriqit, po që dallohej për një rilexim origjinal të poetit tonë të shquar, një vështrim të ri ndaj tij që do të zbulonte përkatësinë e veprës rinore “Tehajylat” ndaj kodit letrar të një letërsie tjetër, do të depërtonte në formën origjinale të veprës së këtij poeti, vlera estetike e të cilit është lënë disi në hije nga studiuesit, e errësuar nga vlerat e mëdha patriotike dhe historike, do të zbulohej gërshetimi në këtë poezi i kodeve të poezisë pop-ullore dhe i letërsisë persiane që i japin një ngjyrë të veçantë romantizmit të tij. Madje studiuesi i

jep një interpretim origjinal “vargut kilometrik, gjashtëdhjetërrokëshit naimjan” duke e shpjeguar me “Vizionin e pacak kozmik të poetit, hapësirat e pafund të mendimit të tij që u harmonizuan me këtë lloj vargu, i pari në historinë e poezisë shqipe”.

Kurora e veprave shkencore të vonshme të këtij autori plotësohet me dy përmbledhje me studime kuptimplote që qëndrojnë në lartësinë e monografisë së fundit, vazhdimësia midis të cilave shprehet përmes leitmotivit fjalë, ‘Magjia dhe magjistarët e fjalës” dhe “Shpirti i fjalës”.

Karakteristike për këto vëllime është pesha e fjalës shkencore dhe veçanësia e stilit me pasur-inë e leksikut, pastërtinë e gjuhës, pa barbariz-ma dhe dialektalizma, me alternimin e një fraze të gjatë elegante me frazën e shkurtër dina-mike, me ndonjë figurë stilistike, të rrallë, po mbresëlënëse. Vetë studiuesi vendos si epitaf në përfundimet e monografisë “Tipologjia e lirikës së Naim Frashërit” thënien kuptimplotë të Fir-dusit “Unë s’do vdes, përjetë do jetoj/ Qëkurse mbolla farën e fjalës sime”. Me të vërtetë ky studiues arriti të mbillte farën e fjalës së vet në historinë e shkencës letrare shqiptare.

Dhe kjo fjalë do të jetojë.

Polemika e Mitat Frashërit me publicitin grek Léon Maccas me pikëpamje shovene ndaj Shqipërisë

çfarë u debatua mes delegacionitshqiptar dhe atij grek më 1921 në francë

“Vepra e tij meriton të lexohet, të studiohet dhe të meditohet. Ai tregon sistemin dhe taktikën e armiqve tanë, e atyre që kanë për detyrë të na diskreditojnë dhe të na paraqesin të padenjë përpara botës. Leximi i një libri të tillë edhe në mos i mësoftë gjë të re një shqiptari, i jep një njohje për argumentet e fqinjëve “të dashur”, të grekëve ose të serbëve. Mbase më tepër akoma do të jetë fitimi

në të tërhequrit e vërejtjes sonë mbi do sende, mbi do pika që thuhen shpesh prej keqdashësve, prej atyre që na duan humbjen.”

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta

prof. Dr. jorgo Bulo, një studiues origjinal“Largimi përgjithmonë nga skena e jetës dhe e veprimtarisë shkencore të këtij studiuesi më sjell ndërmend vjershën e Xhovani Paskolit, përfaqësuesit të shquar të dekadentizmit italian “Lisi i rrëzuar”, ku njerëzit

ndërgjegjësohen për përmasat e vërteta të një lisi, madhështinë dhe mirësinë e tij, vetëm kur ai rrëzohet”

Mitat Frashëri

Page 20: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

20 ••• intervistë

intervistoi: faiK zholi

Figura e zonjës së madhe dhe të nderuar, Vitore Stefa Leka, ka vite e vite që është e njohur jo vetëm në atdhe, por në gjithë

trevat shqiptare apo në diasporë, në lidhje me veprimtarin e saj humane. Kanë shkruar shumë gazeta për të duke filluar nga viti 1990 pikërisht nga koha që ajo emigroi familjarisht në Itali dhe iu kushtua çështjesh shqiptare duke aktivizuar jo vetëm shqiptar, por dhe të huaj. Këto i kemi lexuar nga intervistat e ndryshme në gazeta që kanë dhënë jo vetëm profesorë, politikanë dhe gazetarë shqiptarë, por edhe të huaj. Vitore Leka Stefa është një nga figurat më të rëndësishme të emigracionit që jetën e saj e ka lidhur ngushtë me bamirësinë. Poetja dhe shkrimtarja, vajza e një prej familjeve më të njohura shqiptare, e persekutuar në kohën e diktaturës, pas pushka-timit të të atit, me akuzën “agjent i amerikanëve”, prej kohësh cilësohet si “Nënë Tereza e Tristes”, “Nënë Lokja”, “Nënë Madhja”. Roli i saj human tashmë i ka kapërcyer kufijtë e bamirësisë, duke e kthyer në organizatore të gjithë diasporës shqiptare. Vitore Stefa Leka është një nga per-sonalitetet e Lidhjes Shqiptare në botë, por edhe e autoriteteve italiane. Babai i saj, Kostaq Stefa, është shpallur pas vdekjes “Martir i Demokra-cisë”, nëna, Eleni, “Mësuese e Popullit”, ndërsa vetë ajo, nga ish Presidenti Alfred Moisiu, është dekoruar me Medaljen e Artë të Mirënjohjes, për punën e saj humane dhe veprimtari patriotike, si dhe ka marrë titullin “Qytetare Nderi” e qytetit të lindjes Berat. Në këto 26- vjet emigracion, poetja e dhjetëra librave me poezi e tregime, në këtë intervistë ka treguar shumë detaje të jetës së saj në Shqipëri dhe në emigracion.

Ju jeni një ndër gratë më të persekutuara në regjimin komunist. Babai juaj është push-katuar padrejtësisht. Cili është mendimi juaj për hapjen e dosjeve? A duhet të hapen tani?

Për mendimin tim nuk është koha e përsh-tatshme për hapjen e dosjeve. Kjo hapje tani pas 26 vitesh do të sjellë shumë pështjellime. Do sjellë pështjellime pasi në këto 26 vjet dosjet ose janë manipuluar, ose janë zhdukur. Pamja tashmë nuk është në kohë dhe nuk do sjellë asgjë në politikën shqiptare. Politikanët apo ata që janë në administratë kanë kohë që i kanë zhdukur të gjitha letrat e tyre diskredituese dhe tashmë janë të qetë në punë  e tyre. Hekuri rrihet sa është I nxehtë thotë populli. Pra dosjet duhej hapeshin në vitet e para të demokracisë që të mos bëhej kjo katrahurë. Hapja e dosjeve në atë kohë do ta kishte bërë që në atë periudhë më të pastër politikën dhe administratën shqiptare.

Tashmë kjo shtyrje si në kalendat greke e ka bërë efektin e tyre. Pas 26 vjetësh ata që duhet të marin qoftë dhe një ndëshkim moral janë të mbrojtur, se i kanë pastruar dosjet e tyre. Tani viktimë do të jenë ata që nuk kanë pasur miq që ti pastronin.. Tjetra është se tashmë shumë do hapen plagë të vjetra, plagë që kanë filluar të mbyllen, plagë që nuk duam ti kujtojmë. Unë kam pritur në shtëpi në Trieste djalin e proku-rorit që ma ka dënuar babanë dhe e kam falur. Por si unë tashmë ka dhe shumë të tjerë që kanë falur. Jemi në kohën e faljes së madhe, le ti lënë këto dosje të trazuara dhe të falsifikuara të flenë në gjumin e tyre të harresës. 

-Ju ishit pjesëtare e Samitit të Diasporës Shqiptare, si do ta cilësonit këtë veprimtari kaq të gjerë?

-Ah, për mua mbetet aktiviteti më me rëndësi në historinë e emigracionit shqiptar. Tashmë dihet që emigracioni shqiptar e ka zanafillën në fund të shekullit të 19 dhe fillim të shekullit ët 20 dhe aktualisht shqiptar gjen në 90 vende të botës. Pra në këto mbi 130 vjet emigracion është i pari Samit që i bashkoi shqiptarët. Kjo ishte një nismë e mirë. Unë rrjedh nga një familje e përndjekur e regjimit komunist ku babai im Kostaq Stefa u dënua nga regjimi për bashkëpunim me amer-ikanët (!!!!) e pabesueshme për kohën, “agjent i amerikanëve”, është shpallur pas vdekjes “Martir i Demokracisë”, nëna, Eleni, “Mësuese e Pop-ullit”, ka kaluar një kalavar vuajtjesh të pa bes-ueshme në atë regjim, por kjo nuk do të thotë të mos i përgjigjesha kërkesëspër të ardhur në Samit. Në këtë aktivitet tre ditor takova aps 26 vjetësh shumë miq dhe mikesha që kisha vite pa I parë. Në këtë Samit ne shkëmbyem mendime, eksperienca, u çmallëm, pamë ndryshimet në Shqipëri. Folëm gjerë dhe gjatë për hallet, prob-lemet që na shqetësojnë në emigracion. Në këtë Samit kishte emigrant nga 40 vende të botës, pra kishte dhe shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Çamërisë, arbëreshë të Italisë, etj.. Pra një Samit me përmasa botërore që nuk ishte imagjinuar kurrë. Kjo ishte një ëndërr që u bë

realitet. Ishte një ëndërr mbi një shekullore që u zbatua në mënyrë konkrete. Të gjithë e pamë veten si shqiptarë të një sofre, të një vatre, të një gjaku, të një gjuhe, të një abetareje. Kosovari ndjehej sit ë ishte në Prishtinë dhe të fliste me gjuhën e zemrës për çka I mungon nga trungu amë. Nuk janë pak 1000 emigrantë të mblid-hen në Tiranë dhe të japin idenë e bashkimit, të ruajtjes së gjuhës, të mbajtjes së lidhjeve të vazhdueshme me atdheun.

-Ju rrokët paksa gjuhën, sa rrezikohet sot gjuha shqipe tek fëmijët e emigrantëve në Itali?

Rrezikohet shumë, shumë. Unë kam kohë që punoj me Shoqatat shqiptare në Itali për të ruajtur gjuhën tonë. Sinjalin e parë e kanë dhënë arbëreshët e Italisë. Në një shfaqje që ata dhanë në Teatër bënë thirrje për ndihmë për ruajtjen e gjuhës. Ata e kanë ruajtur plot 600 vjet këtë gjuhë. Pra 600 vjet që e flasin, që e këndojnë që e përcjellin brez pas brezi vetë, si thesarin më të madh shpirtëror. Ata flasin gjuhën e pastër të rilindësve, por globalizmi po bën punën e vet. Fëmijët dhe nipërit e arbëreshëve janë larguar nga shtëpitë në fshatrat arbëreshe dhe kanë shkuar për punë në qytete apo vende të ndryshme. E di sa e dhimbshme është për ta humbja pas 600 vjetësh e gjuhës? Eshtë shumë vrastare se ata e kanë ruajtur për shekuj dhe tashmë po zhduket me vite. Por akoma më shqetësuese është për fëmijët emigrantëve. Aktualisht mësimi i gjuhës

tek fëmijët nipërit dhe mbesat tona bëhet në kus-htet shtëpiake, pa mësues, pa profesionistë, me abetare të blera në mënyrë individuale. Amba-sada po bën punë, por në kuadrin e shpërndar-jes së emigrantëve në gjithë territorin italianë akoma më keq dhe në dhe zona rurale. Pra në gjithë këtë shtrirje nuk mundtë bëhet mësim I organizuar, mësim kolektiv. Ne e kemi zgjidhur shumë- shumë pjesërisht nëpërmjet shoqatave që të organizojmë mësime falas, por kjo nuk e zgjidh problemin. Duhet një bashkëpunim emigrant- Shqipëri-Itali.  Është një problem i madh. 

-A u politizua ky Samit, a u përdor për suport politik si u cilësua në disa media?

Për mendimin tim drejtpërdrejt nuk u politi-zua.por indirekt aty ishte qëllimi (është puna e të tjerëve të hamendësojnë apo të hedhin ide). Por unë këtë radhë bashkëbisedova mes  shumë njerëz të një gjaku të një familjeje. 

-Po të meta a ka pasur ky Samit?Pa diskutim shumë të meta. Sigurisht që ka

pasur, sigurisht që kamë vënë re dhe të tilla. P.sh kishte zgjatje të disa takimeve jashtë protokol-lit, tejzgjatje të fjalimeve të disave duke u hequr mundësinë të disa të tjerëve të flasin. Kishte dhe nga ato që ishin menduar në protokoll të disku-tonin por për arsye që nuk dihen nuk ju dha fjala. Por më shumë kontestime ka pasur tek dekorimet dhe shpërndarja e diplomave falënderuese. Kishte shumë Shoqata si ajo e Triestes që dhe pse ka qenë shoqata e parë në emigracionin pas 1990 me një aktivitet të madh që nuk mori asnjë vlerësim. Nga ana tjetër u  vlerësuan disa shoqata të reja, pa asnjë aktivitet njohës. Po ashtu pati vlerësime jo realiste për individ të cilët nuk kanë lënë gjurmë në emigracion dhe u lanë në hije shumë të tjerë me një aktivitet të shumë njohur. Ashtu si ka patur të meta në organizimin e vizitave në berat, ku nuk kishte cicerone, nuk kishte një pritje respektuese nga Bashkia, apo një lëvizje korrekte nga drejtuesit e autobusëve. Por këto të meta nuk e zbehin bukurinë dhe rëndësinë e Samitit. Këto të meta duhet të kihen parasysh për një Samit të tillë. Kryesore është që u mbajt një samit i tillë. Kryesore ishte që u mblodhën në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, emigrant nga 40 vende të botës. Kryesore ishte që u thye një heshtje 130-vjeçare e mos takimit të emigrantëve. Si i parë kishte të meta dhe dobësi, por ne le të marrin pozitiven dhe jo negative në këtë Samit.

TIRANË – Janë botuar dhe dolën në qarkullim, 6 muaj pas ndarjes nga jeta, tri publikime të reja të studiuesit të komuni-kimit Agim Nezaj: “Marrëdhëniet Publike, strategjitë dhe taktikat”, “Diplomacia Publike” dhe “Është koha për t’iu thënë më shumë turistëve”. Dy librat e parë janë kërkime akademike të autorit në fushën e marrëdhënieve publike dhe diplomacisë ndërsa libri i tretë është botim në anglisht që lidhet me pasionin e hershëm të Nezës për turizmin e shprehu kjo edhe në publikimin prej tij të disa guidave që nga viti 1991. Libri “Marrëdhëniet Publike, strategjitë dhe taktikat” është një vështrim i thellë, analizë e plotë dhe zbatime praktike të teknikave të marrëdhënieve me publikun, fushë në të cilën Agim Neza punoi për gati 25 vjet. Teksti është i dobishëm për të gjithë ata që punojnë në fushën e marrëdhënieve me publikun si dhe per studentët e gazetarisë apo fusha të ngjashme me komunikimin. “I shkruar qartë, thjesht dhe në mënyrë koncize, Agim Neza evidenton si rrugën historike përmes të cilave kanë kaluar MP për të ardhur deri në stadin e sotëm, po ashtu edhe pikat kyçe përmes së cilave këto të dhëna në funksion të aspekteve të ndryshme të MP jo vetëm që thyejnë “ritmikën” e përshkrimit teorik, por edhe zgjojnë kurreshtjen e lexuesit për të parë “pas perdes”, për të kuptuar më mirë pikësynimet dhe përpjek-jet e punonjësve të MP”, vlerëson Prof. Dr.Bashkim Gjergji librin e ri. Ndërsa vetë Agimi duke u përgjigjur në pyetjen se pse vendosi të shkruaj këtë libër thotë se është mbrujtur në të një përvojë e gjatë praktike dhe gërmime teorike. “Materiali në këtë liber

pasqyron përvojen time të punës si Zëdhënës i disa institucion-eve në Shqipëri, si Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe këshilltar për marrëdhëniet publike i disa ministrave, proku-rorit të përgjithshëm, kryetares së kuvendit, si dhe eksperiencën time gjatë trajnimeve apo takimeve me kolegë që merren me marrëdhënie me publikun në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, në Mbretërinë e Bashkuar (Angli), si dhe takimet me personal-itete të rëndësishme në fushën e marrëdhënieve me publikun në Hollandë, Irlandë, etj”, shkruan Agimi në hyrje të këtij libri. Libri tjetër “Diplomacia publike” është një kërkim befasues

për këtë seksion të Marrëdhënieve me Publikun, pak të njohur në institucionet shqiptare. Libri ëhtë marrë nga doktoratura e tij me të njëjtën temë dhe pjesën e fundit të këtij libri Agimi e punoi në muajt e fundit të jetës së tij. “Diplomacia publike” është kërkim i parë në Shqipëri në këtë fushë dhe përbën një ndihmë për të gjithë ata që studiojnë këto fusha apo japin kontributin e tyre si në diplomaci, edhe në fushën e Marrëdhënieve me Publikun. Libri i tretë “Është koha për t’iu thënë më shumë turistëve” është një rrëfim befasues i tij, histori të vendosura në fundin e viteve ’80 dhe fillimvitet ’90”, të gjitha reale gjatë punës së tij si përkthyes i grupeve të huaja turistikë, “detyra e të cilit ishte të dukej i lumtur në sytë e të huajve që përkthente dhe shoqëronte”. “Qëndrimi me të huajt dhe të qënit shqiptar në të njëjtën kohë, janë dy fakte që i japin autorit një eksperiencë të ndarë mes vuajtjes dhe mundimit”, shkruan për librin poetja dhe emer i njohur i shoqërisë civile, Elsa Ballauri. Agim Nezaj ka përfunduar studimet në Fakultetin e Histor-isë dhe Filologjisë, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë në vitin 1987 dhe në fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999. Ka kryer studimet në sistemin “Master të Nivelit të Dytë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në vitin 2009-2011. Ai është kualifikuar dhe specializuar për Lajme Ndërkombëtare,

Marrëdhënie me Publikun, në Britani, SHBA, Hollandë, etj. Agim Neza ka drejtuar komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun për shumë institucione qendrore të shtetit shqiptar si dhe ka punuar për disa media shqiptare dhe të huaja. Botime të tjera të Agim Nezës përfshijnë edhe “Guida turis-tike për Shqipërinë”, botuar në Angli më 1993, “Mirësevini në Shqipëri-guidë turistike”, botuar në anglisht në vitin 2000 dhe ribotuar në 2004, 2008 dhe 2016, “Holokaust, dosje pa koment për krimet e Milloshevicit”, 1999, “Marrëdhëniet Publike”, 2004 etj. “Ishe shqiptar që e doje Shqipërinë prandaj ja thoshe të metat. Nuk fyeve kurrë njeri, nuk rrëshqite kurrë nga logjika e faktit në shkrimet e tua mbërthyese. Nuk u lavdërove kurrë ndonëse ishe i pari në këtë botë universitare që nise rrugën e komunikimit. E profesionit të komunikimit”, shkruan Prof. Dr.Artan Fuga në një shkrim të tij pak ditë pas vdekjes së Agim Nezës në maj të këtij viti. Ndërkohë që Presidenti Bujar Nishani në një letër për familjen e tij thekson vlerat njerëzore dhe akademike të Agim Nezës. “Ky per-sonalitet mbresëlënës, me një kontribut të spikatur çerekshekullor në gazetari, në komunikim, në jurisprudencë si dhe në lartësimin e emrit të Shqipërisë në sytë e të huajve, përçoi ngaherë tek publiku shqiptar me një ndjenjë të lartë profesionalizmi vlerat më të spi-katura profesionale dhe njerëzore”, shkruhet në letrën e Presidentit.

Flet poetesha dhe shkrimtarja humansite Vitore Stefa Leka: 

Si ma pushkatuan babanë si “agjent të amerikanëve”

• Unë kam strehuar djalin e prokurorit që më dënoi babanë, faji nuk ishte i tij• Alarm për gjuhën shqipe, po kaq të shqetësuar dhe arbëreshët e Italisë• U dekoruan shoqata dhe njerëz që nuk kanë merita në emigracion• Me hapjen e dosjeve sot do dëmtohen ata që janë më pak të fajshëm

Dalin në botim 6 muaj pas ndarjes nga jeta, tre librat e Agim Nezës

libra të vlefshëm për gazetarët e diplomatët e rinj

Page 21: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

21reklamë •••

Page 22: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

22 ••• poezi

Dalëngadalë me gjyshinhymë në muze.Jashtë retë nxininngarkuar me re.

Edhe brenda retëkishin hyrë në stenda.Ca re korb të zeza,ca re plumb të rënda.

Mbi Plakun e Vlorësish një re e bardhë.Tjetra Bajram Curriti varej në ballë.

Një re tjetër grisurdiku kishte mbetur.Varej në një mjekërr,s’ di ku varej tjetër.

Çlodheshin të gjithëtë vënë në stenda.Ca lodhur nga luft a,ca lodhur nga brenga.

Gojë më nuk kishin,rrinin të hutuar,si t’ia kishin hequurgjuhën pa kuptuar.

Gjithë këta xhaxhi,që bën historinë,tani nëpër stendagojëkyçur rrinë.

Ecim nga një stendënë një stendë tjetër.Njeri thith çibukun,tjetri përdredh mjekrrën.

Me zhurmë e rrëmujëmbushën këtë jetë,tani s’hapin gojë,rrinë qetë e qetë.

Njera stendë e vjetër,tjetra stendë e re,shohin e nuk fl asin,si një fi lm pa zë.

-Po përse, o gjysh,kaq të heshtur rrinë,kur me zhurmë e bujëmbushën histornë?

Apo nuk i njohin,se kush hyn e del.Ndoshta dhe me ne,dhe armiku vjen?

Ja, dhe Skënderbeukishte vrejtur ballin.Ndoshta për Beratin,a për Ballabani.

Ndoshta dhe Hamzaii rëndon në shpirt.Nuk di si ta quaj:nip apo armik?

Si e ngriti shpatëntë sulmojë xhaxhanë?Plas, moj zemër, plas,plas e bëj bam!

Rrudha-rrudha balli,copë-copë shpirti.Më tepër se turkue plagosi nipi.

Pa le Ali Pashame nargjile të gjatë.S’dihet çfarë thith:tym, apo inat?

Si është e mundur,Pashai i Janinës,s’di ku e ka kokën,s’di ku e ka brinjën?

Rebelim në muze

S’di se nga ka marrë,eh, Vasiliqia.Shkoi nga Pireu,apo nga Turqia?

Ah, ti moj Turqi,mor Sulltan Pekmez,po u ngjalla prapë,prapë do të ndez.

Më tej Naim beue ka shkruar në ballë:ka një shqetësim,ka një goxha hall.

Po përse nuk tha:digjem si vullkani,që të kishim dritëne edhe Ballkani?

Po tha “ si qiri”dhe qiri ne mbetëm.Siç u tret Naimi,edhe ne u tretëm.

Ja, edhe Fan Noli,s’e nxit dialogun.Ka frikë se ndonjerimund të jetë me Zogun.

Mund të hyjë papriturt’i thotë: “duart lat!”në mes të Tiranëst’i bëj atentat.

Çdo gjë mund të ndodhësot në kohën tonë.Mund të shesë ndonjëriedhe për ikonë.

Ndaj shikon dhe heshtedhe s’thotë një fj alë.Sot ngryset Fan Nol,nesër gdhin Shën Pal.

As Enveri s’fl et,veçse bën me dorë.Peshën e statujëstoka mban me zor.

Tokën një mëdyshjee mundon të gjorën.Njeri i hedh baltë,tjetri i puth dorën.

Si të bëj e gjora,si të bëj s’e di:ta mbulojë më baltë,apo me fl ori?

Ne ec e shiko,ata gojëkopsitur.Ndoshta u kanë folu,i kanë porositur.

Ndoshta porosiavjen nga fundi i dheut,ndoshta u ka folurdrejtori i Muzeut.

Se këtu janë mbledhurarmiq e heronj.Po kërciti sherri,hajde të pushojë.

Pa folur atadhe ne kem sherr.Njeri thotë “Balli”,tjetri thotë “Enver”

Le të rrinë aty,siç ishin në jetë.Veçse ne të gjallëve,të na lenë të qetë.

-Kështu thoni ju,ne të rrimë të qetë?Bubulliu një zë,sa u shtrydhën retë.

Pas zërit të parë,krisi një i dytë.Gjergj Kastriotitfl akë i çuan sytë.

-Uluni, bre burra,nuk ju ka lezet.Një shaka fëmij ëdhe ju “hop” përpjetë.

S’është hiç shaka,zoti Skënderbe.Emri im ka viteqë tretet nën dhe.

Edhe ky portet,që sot ke përpara,veç nga ajo brengëu bë çara-çara.

Nuk më kalbin shirat,sa vitet që ikin,vetëm ai ndryshma coptoi shpirin.

-Kështu them dhe unë,hidhet e fl et tjetri,vjen një mbret i ri,fl aket tej i vjetri.

Historinë e bëjmëqë të gjithë tok.Nuk e bën veç njeri,edhe me dhjetë kokë.

Disa emra ngrihen,disa emra bien,si gjethet e vjeshtës,që mbulojnë dhenë.

S’na trembi Kuçedra,që doli nga dheu,edhe jo t’na trembënjë drejtor muzeu.

Një drejtor muzeu,që nuk di ç’është luft a,të na verë në radhë,të na mbledhë në tufa?

Një copë drejtor,të na japë komanda,neve gjeneralëveme një barrë grada?!

Këtë s’e durojmë.Ç’është kjo kështu?S’duron Ali Pashat’i thonë: “gati- tu!”

Ali Pasha s’pyetisulltanë e taborëedhe jo të pyespër një copë drejtor!

-Mbushuni të gjithë,se ju bëra shosh!Mjekrra valëvitej,si dallga në Vjosë.

Stendat u tronditënedhe gjyshi iku.Unë ngela vetëm,si një kokërr fiku.

Si iku kështu,më la fi llikat?S’dij a ku të shkoja,ishte natë, natë.

Stendat ngelën bosh,podet pa statuja.Kërciti poterja,kërciti rrëmuja.

U mbush sheshi plot,unë ngela në mes.Ca kullonin gjak,ca kullonin djersë.

Ca ishin me hunj,ca ishin me shpata,ca ishin me sfurgje,ca ishin me shata.

Ca ishin me pushkë,ca ishin me topa,ca hipur mbi mezhda,ca hipur mbi rrota.

Ca ishin me zhgabë,ca ishin me yll,ca këkonin shpellë,ca kërkonin pyll.

Flisnin edhe shanin,bëj rrëmujë e shty.Ti më shaje mua,unë të shaja ty.

Ti je turkoshak,ti armik me nam,ti je komunist,ti ballist me damkë

Gjithë muzeu zjente,stendat ranë përmbys.S’dij a ku të shkoja,kokën ku ta fus.

Skënderbeu ngeli,shtangu në fi llim,pastaj çoi një zë,si një bubullimë.

Dhe përplasi shpatënpërmbi piedestal.Dhe zbrit nga kali,sikur s’qe mbi kalë.

-Ç’bëni, more burra?Shkoni nëpër vende!Pse kështu bëjn’ burrat,mbledhur në kuvende?!

Kemi dhënë fj alën,kemi lidhur besën.E harruat Krujën,e harruat Lezhën?

Me fuqinë, që kemitë bëjmë Shqipërinë,jo të vrasim shokune të mbjellim zinë.

Turp, vëllesër, turp!Turp i madh për ne.Lesh e li e bëmëgjith’ këtë muze.

-Bravo, Gjergj, të lumtë,foli Plaku i Vlorës.Ne duhet të jemi,si gishtat e dorës.

Turp. more vëllezër,trembëm një fëmij ë.Shihni si është mbledhur,s’di se ku të rrij ë.

-Eja, vogëlush,eja, mos u tut.Flokun ia merr era,si një re të butë.

-Eja, mos ki frikë,ç’i ke ata lotë?Dhe ne si fëmij ët,grindemi më kot.

Dhe më përqafoi.Muzeumi hesht...Goja më qe tharë,kulloja në djersë.

Nga ElMaz QErrEti

Page 23: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

E Diel, 27 Nëntor 2016

23kulturë •••

përgatiti MaNula KotiNi

Ma kupton qartësisht mendja se në castin që një grup arabësh ose një masë e lartë

arabësh thonë kemi në plan islamizimin e Francës, këtë duhet ta kenë thënë pasi as nuk ia kanë hedhur sytë fare se cthotë ligji ndërkom-bëtar për emigracionin. Artikulli numër 1 i kushtetutës së organizatës ndërkombëtare të emigracionit te qellimi dhe funksionet thote qartë që një shtet që pret emigrantë në vendin e tij pranon të bashkepunoje me shtetin që i dërgon ligjërisht emigrantë në vendin e tij. E ndërsa ligji nderkombetar i emigracionit thote bashkepunim kjo fjale nuk kuptohet si nen-shtrim ose islamizim, pasi i vetmi nenshtrim qe kryen nje vend ku jane strehuar emigrante eshte nenshtrimi ndaj ligjit nderkombetar te emigracionit. Po e kupton shteti arab nje gje te tille, a po ben sikur nuk e kupton. Nese arabet e cilesojne veten njerez te ditur, bejne mire qe diturine e tyre ta perdorin aty ku duhet dhe si duhet, bejne mire qe diturine e tyre ta perdorin edhe ne ligj, ne ate ligj qe eshte njelloj per te gjithe e nuk parashikon nenshtrim te shtetit ndaj shtetit po parashikon nenshtrim te shteteve ndaj ligjit. Ligji parashikon se organizata nderkombe-tare e emigracionit nuk eshte e blere, pasi sipas ligjit ne fjale per te qene anetar i organizates

nderkombetare te emigracionit secili nga ane-taret duhet te financoje vecant prezencen e tij ne kete organizate nga qesja e vete personale. Me nje fjale cdo e drejte qe do ti njihet emigranteve neper bote do tu njihet me mbeshtetjen finan-ciare te vete shtetit te cilin emigrant perfaqeson. E sigurisht qe rregulli kryesor qe emigranteve tu njihen te drejtat e tyre ne nje vend te huaj eshte qe shteti qe perfaqeson emigranti te jete anetar I organizates nderkombetare te emigracionit. Kam degjuar shpesh qe arabet thone ne e kemi ligjin, ne jemi pronare te ligjit. Duhet te bejne shaka sepse arabet harrojne qe kur thone e flasin me kete gjuhe arrogante, ata nuk kane ligjin me te rendesishem ne bote dhe ai eshte ligji I luftes. Po, po arabet nuk jane pronare te ligjit te luftes me ane te te cilit Franca ka te drejte ti drejtohet organizates se kombeve te bashkuara OKB per te

mbrojtur shtetin e vete nga pushtimi arab. Sepse nese arabet qe jetojne ne France nuk respektojne ligjet franceze OKB dhe keshilli I sigurise ne OKB merr menjehere masa zbimi dhe debimi te cdo shtetasi arab me nenshtetesi franceze per debimin nga Franca ose arrestimin e tij. Ligji nderkombetar i emigracionit nuk parashikon islamizim te nje shteti vetem sepse nje arab duke pasur te drejten e nenshtetesise franceze. Te gjithe e dime qe ligji themeltar I nje shteti eshte kushtetuta, e ne rastin konkret une e kam fjalen per kushtetuten franceze. Kushtetuta franceze ne nenin 1 te saj thote se Franca duhet te jete e pandashme, jofetare dmth laike, republike sociale demokratike.Shteti francez duhet te siguroje barazi te te gjithe shtetasve te vet para ligjit pa dallim origjine, race apo feje.Franca duhet ti respektoje te gjitha besimet e te organi-zohet ne menyre te decentralizuar. Mirëpo po te lexoje me vemendje kushtetuten franceze , OKB organizata e kombeve te bashkuara ,ne asnje nen te ligjeve franceze dhe per me kryesisht ne asnje nen te ligjti themeltar te Frances nuk permendet fjala islamizim. I ftoj te gjithe anetaret e organi-zates se kombeve te bashkuara se nese gjejne nje fjale te vetme se ne nenet e legjislacionit francez thuhet se ligji francez parashikon islamizim te Francez , jane te lutur ta flasin si ceshtje publike transparente ne konferencen e tyre te rradhes. Te nderuar perfaqesues te shtetit te arabise saudite, ligji themeltar i Frances, Kushtetuta franceze teksa thote ne nenin 1 se siguron barazi te te gjithe shtetasve te vet, parashikon jo ndasi,jo nenshtrim te shtetit ndaj shtetit,ligji parashikon vetem nenshtrim te cdo shtetasi para ligjit, para nje ligji qe I binden dhe vete francezet . Arabizim per francen do te thote destabilitet, nese OKB e kupton qarte cdo te thote destabilitet.

Nga halil raMa

Para më shumë se tre dekadash, në faqet letrare të gazetës lokale të Dibrës, “Ushtima e maleve” do të spikaste një talent i ri. Ka

qenë vetëm 15 vjeç, kur mësuesi i tij i lëndës së letërsisë, poeti Islam Çenga, do të “zbulonte” dhe promovonte frymëzimet e para të djaloshit reçjan, Ahmet Prençi. Poeti që “ka shkallë për t’u ngjitur në qiell...dhe fjalë dashurie për mimozat...; me zemër që dridhet nga dhimbja...dhe me lotët që i ndrisin në mollëza”, do ta kishte poezinë bashkëudhëtare të jetës, që nga fëmijëria në Reçin e tij në prehër të maleve, si student i shkëlqyer në fakultetet e Ekon-imisë e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe në vitet e mëvonshme në drejtimin e institucion-eve ligjzbatuese të shtetit shqiptar. Dhe si askush tjetër, ai projekton “Udhë në pasqyrë”, titull ky, tejet sinjifikativ i vëllimit të tij të parë poetik, që u promovua para disa kohësh te Restorant “Nëna Mbretëreshë”, në praninë e dhjetra personaliteteve të letrave shqipe dhe të kulturës sonë kombëtare.

I moderuar thjeshtë dhe bukur, pa ndonjë skenar paraprak, nga artisti i mirënjohur i skenës dhe ekranit, Bujar Asqeriu, ky promovim i ngjante një feste miqsh që lë mbresa në memorien e sej-cilit. Dhe vërtetë, siç u shpreh redaktori i librit, shkrimtari dhe diplomati i mirënjohur Besnik Mustafaj, ky botim është një surprizë e bukur jo vetëm për ata që e njohin nga larg autorin, por edhe

për miqtë e tij, ndër të cilët e rendit edhe ai veten. Të gjithë, pra, sipas z.Mustafaj, do të zbulojmë me këtë rast një personalitet tjetër të Ahmet Prençit, të cilin ai jo se na e kishte mbajtur fshehtë, por nuk kishte synuar kurrë ta nxirrte në pah.

Gjatë promovimit, libri i tij u vlerësua nga poeti Agim Doçi, aktori Xhevahir Zeneli dhe nga kriti-ku letrar Mexhit Prençi të cilët folën për një libër befasues dhe për të ardhmen premtuese të poetit Ahmet Prençi, poezia e të cilit ka ndikuar shumë edhe në fillimet letrare të Agron Tufës (siç shprehet vetë ai). Madje, Tufa, ndër personalitetet më në zë të letrave shqipe, shprehet se një cikël poetik i Prençit, i botuar në gazetën lokale të Dibrës në fund

ibrahim Kadri Malaj studiuesi i

Malsisë së gjakovës Të njëmbëdhjetë librat e botuar për Tropojën kanë 2884 faqe të shkruara për vendlindjen e tij.

Lindur ne fshatin TPla ne vitin 1932. Kam hyre ne klasen e pare ne vitin 1938, kur u hap per here te pare shkolla fillore

ne TPla. Ne vitin shkollor 1940-1941 mbarova klasen e trete fillore. Ne vitin 1941 filloi Lufta e Dyte Boterore dhe u mbyllen shkollat anembane vendit. Ne vitin 1945 e deri ne vitin 1947 mbarova klasen e katert fillore dhe 7-vjecaren. Ne fillim te vitit 1948 shkova ne shkollen e mesme Bujqesore ne Kavaje. Pas perfundimit te shkolles se mesme Bujqesore kthehem ne Tropoje. Ne kete kohe emerohem mesues, ku dhashe mesim ne shkollen fillore Bujan, Shengjergj e Stakaj te Lekbibaj.

Ne fund te vitit 1953 u mobilizova ne Marinen Luftarake Detare ne Ishullin e Sazanit te Vlores. Aty kreva sherbimin ushtarak deri ne prill te vitit 1956.

Pas lirimit nga ushtria u emerova agronom ne Lokalitetin Pac, pastaj ne Lokalitetin Qender (B.Curri).

Ne vitin 1959 me derguan ne Insitutin e Larte Bujqesor ne Kamez te Tiranes ku perfundova studimet me nota te shkelqyera. Pas perfundimit te studimeve u emerova agronom ne Seksionin e Bujqesise ne B.Curr. Pastaj:

Kryetar kooperative ne Babine 1962-1964Kryetar kooperative ne Pac 1965-1969Instruktor ne Kom. e Partise e sekretar Byroje ne N.B 1969-1973Shef i Seksionit te Bujqesise 1974-1977Drejtor i Ndermarrjes Bujqesore 1978-1983Shef i Seksionit te Bujqesise 1983-1985Pergjegjes i Stacionit Bujqesor 1985-1986Kryetar i kooperatives Bujqesore Margegaj 1986-1991Ne vitin 1991 dola ne pension.Pas daljes ne pension ne vitet 1991-1996 u mora me pune

bujqesore prane shtepise ne T’Pla.Ne vitin 1997 fillova te shkruaj ne B.Curri. Ne vitin 1998

perfundova librin ne vargje “Tropoja ime” me 412 faqe. Ne kete liber kam pershkruar bukurite natyrore te Tropojes, fshatrat, popullsine, specialistet si dhe lufterat e tropojaneve kunder pushtuesve. Ne vitin 2003 perfundova librin “Tropoja ne breza” me 505 faqe . Ketu pershkruhen fiset, prejardhja, e tyre si dhe vellazerite e cdo fisi duke i lidhur ne breza secilen vellazeri me te parin e fisit te tyre. Ne vitin 2007 nxora librin “Malesia e Gjakoves” Veshtrim historik me 384 faqe . Ne kete liber shkruhet:

Kronologji e ngjarjeve te Malesise se Gjakoves ne luftimet kunder pushtuesve Otoman deri ne clirimin e vendit ne vitin 1944. Qeverisja e vendit pas clirimit, ngritja e qytetit te ri dhe krijimi i ndermarrjeve ekonomike si dhe organet e tjera te rrethit. Ne vitin 2010 botova dy libra: “Besimet fetare ne Tropoje” me 244 faqe, “Traditat etnokulturore ne Tropoje” me 155 faqe

Ne vitin 2012 botova librin “Bujqesia Tropojane nder vite” me 479 faqe. Ne kete liber pasqyrohet bujqesia qe ne mesjete e deri ne ditet tona. Ketu pasqyrohet edhe fauna,flora pasur-ite nentokesore , pyjet etj. Gjithashtu pershkruhet historiku i seksionit te Bujqesise, Kadastres si dhe ndermarrjet e sistemit te bujqesise. Ne kete liber pershkruhen specialistet e bujqesise me te dhena biografike dhe fotografi.

Ne vitin 2015 botova kater libra “Udhetimet e malesorit tropojan” me 159 faqe ,“Grimca humori, Thenie e kuriozitete” me 111 faqe, “Dada’ monografi kushtuar Fatime Bafti Doci me 45 faqe, “Romet tropojan’ me 69 faqe, Ne librin “Udhetimet e malesorit tropojan “ pershkruhen

udhetimet e malesoreve per ne Shkoder dhe per Gjakove ne kembe e transportet me kurriz, pastaj me makine , me traget e me radhe. Ne vitin 2016 kam ne perfundim librin “Tplani i Krasniqes” qe mund te arrij ne mbi 200 faqe si liber.

Ne kete liber pershkruaj prejardhjen e banoreve ne fshatin TPla: Te fisit Ponar qe eshte i pari. Te fisit Dusha i ardhur nga Puka. Te fisit Krasniqe. Ne kete liber theksohen edhe fise te tjera qe kane qene para ketyre, si fise ilire , fisi i Gashit etj. Ne kete liber evidentohen te gjithe ata qe kane mbaruar shkollat e mesme, te larta dhe qe kane marre zanate.

Theksohet se TPlani ka qene liqen me emrin “Liqeni i Bog-danit”. Pas tharjes se tij u liruan 600 ha toke bujqesore ku u ngulen banore te fisit Krasniqe sipas ndarjes midis vellazerive.

Ne kete liber theksohet puna e bere per ndertimin e disiplinimin e burimeve ujore, ndertimin e puseve e vijave ujitese, per ndertimin e shtepive me llaç gelqereje e me gur, ndertimin e mullinjve sezonal me uje etj. Nga ana tjeter flitet per figurat e personalitetet TPlanase. Te njembedhjete librat e botuar kane 2884 faqe te shkruara.Te gjitha shkrimet i kus-htohen vendlindjes Tropojes. Kam ne mendje te botoj edhe nje monografi “Rruga e jetes time”. Kam shenimet perkatese dhe neqoftese arrij ta shkruaj i jap fund shkrimeve te mia.

islamizimi i francës, a është dakord ligji ndërkombëtar i emigracionit!

Libri është vlerësuar nga personalitete të letrave shqipe dhe të kulturës sonë kombëtare

ahmet prençi projekton “udhë në pasqyrë”

të viteve ‘80, i pati lënë mbresa të thella. Kjo për faktin se në poezitë e A.Prençit dallonte “Vargje të çlirëta, me muzikalitet spontan, që rridhnin natyr-shëm, me shpengimin karakteristik të frymëzimit origjinal”. Të tilla janë edhe poezitë e tre cikleve të vëllimit “Udhë në pasqyrë”. Në promovimin e këtij libri, mes shumë artistëve, deputetëve, e miqve, ishte edhe nëna e ish deputetit, S.Olldashi, Kozeta Mamaqi e cila ka marrë librin edhe me autograf nga autori, si edhe shumë miq të tij.

Në këtë libër bie në sy hopi cilësor që e kar-akterizon, si në apektin e rritjes së mjeshtërisë artistike, ashtu edhe të zgjerimit të gamës e kon-ceptimit të realitetit. Në poezitë e këtij vëllimi gjejmë përshkrime plotë finesë. Përgjithësisht autori operon me një strukturë figuracionesh të ngjeshura, origjinale, që të bëfasojnë me të papriturën që krijon situatë poetike. Si përfundim mund të themi se Ahmet Prençi na prezantohet si një penë e fuqishme, duke e përdorur fuqinë e poezizë edhe në perfeksionimin e politikës. Ahmet Prençi u lind më 25 prill 1968 në Dibër. U diplo-mua në Fakultetin e Ekonomisë dhe Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Ka punuar dhe punon në institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar. Poezitë e para i ka botuar në vitin 1985 në disa gazeta të kohës. Ky është vëllimi i tij i parë poetik.

Page 24: n BoTIM I “NacIoNal Group” VITI VI BoTIMIT Nr. 380 27 ...robindunn.com/Albanian-380-nacional-2016.pdf · në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,

CMYK