nË klasat i-v pËr lËndËt plotËsues program · 2020. 8. 25. · pavarur dhe shkrues të saktë,...
TRANSCRIPT
PROGRAMPLOTËSUESPËR LËNDËT“GJUHË SHQIPE” DHE“MATEMATIKË”NË KLASAT I-V
QERSHOR, 2020
NJOHURITË DHE AFTËSITË KRYESORETË ZHVILLUARAGJATË MËSIMIT NË KUSHTET E SHTËPISËMARS –QERSHOR 2020
Faqe 1 nga 52
MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË SË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
PROGRAM PLOTËSUES
PËR LËNDËT
“GJUHË SHQIPE” DHE “MATEMATIKË”
NË KLASAT I-V
NJOHURITË DHE AFTËSITË KRYESORE
TË ZHVILLUARA
GJATË MËSIMIT NË KUSHTET E SHTËPISË
MARS –QERSHOR 2020
QERSHOR, 2020
Faqe 2 nga 52
TABELA E PËRMBAJTJES
1. HYRJE .......................................................................................................................................... 3
2. KORNIZA KONCEPTUALE E PROGRAMIT PLOTËSUES ................................................... 4
3. PROGRAMI PLOTËSUES PËR LËNDËN E GJUHËS SHQIPE ............................................... 4
3.1. Qëllimet e programit plotësues për gjuhën shqipe ............................................................ 5
3.2. Lidhja e kompetencave kyç me kompetencat gjuhësore ........................................................... 6
3.4. Koha mësimore ...................................................................................................................... 10
3.5. Përmbajtja e programit plotësues sipas klasave ................................................................. 10
3.5.1. KLASA E PARË ............................................................................................................. 10
3.5.2. KLASA E DYTË ............................................................................................................ 13
3.5.3. KLASA E TRETË .......................................................................................................... 17
3.5.4. KLASA E KATËRT ....................................................................................................... 20
3.5.5. KLASA E PESTË ........................................................................................................... 24
4. Udhëzime metodologjike për zbatimin e programit plotësues në gjuhën shqipe ................. 29
5. PROGRAMI PLOTËSUES PËR LËNDËN E MATEMATIKËS .............................................. 30
5.1. Qëllimi i programit plotësues të matematikës.................................................................. 30
5.2. Lidhja e kompetencave kyç me kompetencat matematikore .................................................. 31
5.3. Kompetencat matematikore që formohen përmes tematikave të saj ....................................... 33
5.4. Koha mësimore ...................................................................................................................... 36
5.5. Përmbajtja e programit plotësues sipas klasave ................................................................. 37
5.5.1. KLASA E PARË ................................................................................................................. 37
5.5.2. KLASA E DYTË ................................................................................................................ 40
5.5.3. KLASA E TRETË ............................................................................................................. 42
5.5.4. KLASA E KATËRT ......................................................................................................... 45
5.5.5. KLASA E PESTË .............................................................................................................. 48
5.5.6. Udhëzime metodologjike për zhvillimin e programit plotësues të matematikës .......... 50
Faqe 3 nga 52
1. HYRJE
Pandemia COVID-19 është një sfidë e madhe për të gjithë shoqërinë, përfshirë edhe sistemin
arsimor. Shumica e vendeve në Evropë dhe më gjerë i mbyllën institucionet arsimore gjatë
periudhës mars - qershor 2020, si pjesë e masave të tyre për të kufizuar kontaktin mes njerëzve
dhe për të parandaluar përhapjen e virusit. Edhe në vendin tonë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe
Rinisë (MASR) i ka mbyllur institucionet arsimore që nga data 9 mars 2020.
Gjatë kësaj periudhe, MASR dhe ASCAP mbështetën mësuesit në përpjekjet e tyre për të zbutur
ndikimin e mbylljes së menjëhershme të shkollave, si dhe për të mundësuar vazhdimësinë e
procesit mësimor përmes mësimit në distancë (mësimit në kushtet e shtëpisë).
Gjithashtu, MASR dhe ASCAP kanë bashkëpunuar me organizatat, bizneset, shtëpitë botuese etj.,
me qëllim:
- hartimin e udhëzuesve në ndihmë të mësuesve, nxënësve dhe prindërve;
- evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave të mësimit në kushtet e shtëpisë;
- ofrimin e shërbimit psikologjik për nxënësit;
- trajnimin e mësuesve për përdorimin e platformave online;
- sigurimin e pajisjeve digjitale për fëmijët nga shtresat në nevojë etj.
Mësimi në distancë ka bërë të mundur që pjesa më e madhe e nxënësve të vijojnë me realizimin e
njohurive dhe të aftësive që kërkon kurrikula, megjithatë ka nxënës nga shtresat vulnerabël ose
nga zona të thella gjeografike, të cilët nuk kanë mundur ta ndjekin mësimin në distancë. Sipas
sondazheve të organizuara nga MASR dhe ASCAP, rezulton që afërsisht 10000 fëmijë nga arsimi
parauniversitar nuk kanë marrë pjesë në këtë mësim.
Në një situatë të tillë, të gjitha institucionet shtetërore, në bashkëpunim me organizatat
joqeveritare, duhet të angazhohen për t’u siguruar të gjithë fëmijëve, të drejtën për arsimim dhe
barazi. Format kryesore që duhen përdorur janë mësimet shtesë dhe programet plotësuese për
fëmijët para se të nisë viti shkollor 2020-2021. Për shkak të specifikave të moshës, por edhe sepse
njohuritë dhe aftësitë bazë fëmija i fiton gjatë arsimit fillor (klasat 1-5), mbështetja për këtë grup-
moshë është shumë e rëndësishme.
Në këtë kuadër është hartuar programi plotësues për nxënësit e klasave 1-5, të cilët nuk kanë
mundur të ndjekin mësimin në distancë gjatë periudhës mars-qershor 2020, si pasojë e situatës së
krijuar nga pandemia COVID-19. Qëllimi i këtij programi është pajisja e nxënësve të klasave 1-5
me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin periudhës mars-qershor.
Faqe 4 nga 52
Programi plotësues është përqendruar te gjuha shqipe dhe te matematika, pasi këto lëndë zhvillojnë
te nxënësit kompetencat më të rëndësishme, të cilat janë jo vetëm kusht për nxënien e të gjitha
lëndëve në shkollë, por janë edhe kompetenca themelore për jetën.
Në varësi të situatës së pandemisë COVID -19, zbatimi i programit plotësues do të realizohet duke
zbatuar të gjitha rregullat e distancimit fizik. Mësuesit duhet të edukojnë te nxënësit zbatimin e
këtyre rregullave. Gjithashtu, është e rëndësishme që paralelisht me procesin mësimor, të vijojë
mbështetja e nxënësve dhe të sigurohet mirëqenia psiko-emocionale e tyre.
2. KORNIZA KONCEPTUALE E PROGRAMIT PLOTËSUES
Programi plotësues ka dy pjesë:
- Programi plotësues për lëndën e gjuhës shqipe, klasat 1-5
- Programi plotësues për lëndën e matematikës, klasat 1-5
Për secilën lëndë janë dhënë: koha mësimore, njohuritë dhe aftësitë sipas klasave dhe udhëzime
metodologjike për zbatimin e programit plotësues.
Përdoruesit e këtij programi janë: mësuesit, drejtoritë e shkollave, nxënësit, prindërit dhe
specialistët e arsimit.
Mësuesit do ta përdorin programin plotësues për të pasur një tablo të qartë rreth njohurive dhe
aftësive kryesore gjuhësore dhe matematikore që duhet të zotërojnë nxënësit dhe se si duhet të
ndërtojnë mësimdhënien për të përmbushur kërkesat e programit plotësues.
Drejtuesit e shkollave do ta përdorin këtë program për të mbështetur dhe monitoruar mësuesit gjatë
gjithë procesit të zbatimit të këtij programi.
Prindërit mund të informohen nëpërmjet programit për njohuritë, aftësitë, qëndrimet dhe vlerat që
do të zotërojnë fëmijët e tyre, të cilët nuk patën mundësi të zhvillojnë mësimin në kushtet e shtëpisë
(mësimin në distancë) gjatë periudhës mars-qershor 2020.
Specialistët e arsimit do ta përdorin programin plotësues për qëllime inspektimi, monitorimi,
vlerësimi, studimi etj.
3. PROGRAMI PLOTËSUES PËR LËNDËN E GJUHËS SHQIPE
Lënda e gjuhës shqipe synon zhvillimin gjuhësor e letrar që është boshti themelor për rritjen
intelektuale, shoqërore, estetike dhe emocionale të nxënësve. Më konkretisht, kjo lëndë i aftëson
Faqe 5 nga 52
nxënësit që ta përdorin gjuhën për të komunikuar, për të marrë informacion, për të lexuar për
kënaqësi estetike, si dhe për të shprehur idetë, opinionet, qëndrimet dhe ndjenjat e tyre.
Mësimi i gjuhës shqipe, gjithashtu, i bën nxënësit të vetëdijshëm për identitetin e tyre personal dhe
kombëtar. Nëpërmjet leximit të teksteve nga letërsia shqipe dhe ajo botërore, nxënësit zhvillojnë
botën e tyre emocionale, pasurojnë përfytyrimet dhe imagjinatën e tyre për botën, çmojnë gjuhët
dhe kulturën kombëtare e atë botërore.
Lënda e gjuhës shqipe nxit dëshirën dhe kuriozitetin e nxënësve për t’u bërë lexues aktivë e të
pavarur dhe shkrues të saktë, origjinalë dhe krijues. Po kështu, ajo zhvillon te nxënësit njohuritë,
shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e duhura që ata të flasin dhe të dëgjojnë në mënyrë korrekte në
varësi të situatës dhe të qëllimit që kanë.
Arritjet gjuhësore të nxënësve janë përcaktuese për çdo lëndë që zhvillohet në shkollë. Gjithashtu,
nëse nxënësit nuk janë të aftë të dëgjojnë, të flasin, të lexojnë dhe të shkruajnë mirë, ata nuk mund
të jenë të suksesshëm në shkollë dhe në jetë. Duke pasur një rëndësi të tillë, lënda e gjuhës shqipe
është një nga detyrat parësore të arsimit bazë.
Korniza kurrikulare përcakton si qëllim kryesor zotërimin e kompetencave kyç, si të domosdoshme
për një individ me qëllim që ai të përmbushë me sukses kërkesat personale, shoqërore dhe
profesionale. Çdo lëndë synon që ta pajisë nxënësin me këto kompetenca. Këtë “mision” lënda e
realizon duke zhvilluar kompetencat e saj. Bazuar në synimet dhe specifikat e lëndës së gjuhës
shqipe, pesë kompetencat e saj janë:
- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme.
- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar.
- Të lexuarit e teksteve letrare dhe jo letrare.
- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale.
- Përdorimi i drejtë i gjuhës.
3.1. Qëllimet e programit plotësues për gjuhën shqipe
Qëllimet e programit plotësues për lëndën e gjuhës shqipe janë:
Faqe 6 nga 52
- Ndërtimi dhe zhvillimi i njohurive dhe i aftësive kryesore gjuhësore (klasat 1-5) te fëmijët
vulnerabël, të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimin në kushtet e shtëpisë (mësimin
në distancë), gjatë periudhës mars- qershor 2020.
- Zhvillimi i aftësive për të folur, për të dëgjuar, për të lexuar dhe për të shkruar tekste të llojeve
të ndryshme letrare dhe jo letrare, si dhe kultivimi i mendimit kritik e krijues nëpërmjet këtyre
teksteve.
- Zotërimi i njohurive, aftësive, shkathtësive dhe qëndrimeve të duhura rreth sistemit gjuhësor
të shqipes.
- Përgatitja e nxënësve të klasave 1-5, të cilët nuk kanë ndjekur mësimin në kushtet e shtëpisë,
për vitin e ardhshëm shkollor 2020-2021
3.2. Lidhja e kompetencave kyç me kompetencat gjuhësore
Gjatë zbatimit të programit plotësues, përveç ndërtimit dhe zhvillimit të kompetencave lëndore,
mësuesit duhet të vijojnë punën edhe për ndërtimin dhe zhvillimin e kompetencave kyç te nxënësit.
Për të realizuar në praktikë këtë lidhje, mësuesit duhet të përzgjedhin metodat, teknikat dhe mjetet
e përshtatshme didaktike për realizimin e çdo kompetence dhe rezultati të nxëni. Kur nxënësi
realizon kompetencat gjuhësore, ai njëkohësisht është duke zhvilluar edhe kompetencat kyç.
Diagrami i mëposhtëm konkretizon lidhjen e kompetencave kyç me kompetencat e lëndës.
Kompetencat kyç
* Komunikimi dhe të shprehurit
* Kompetenca e të menduarit
* Kompetenca e të nxënit
* Kompetenca për jetën, sipërmarrjen
dhe mjedisin
* Kompetenca qytetare
* Kompetenca personale
* Kompetenca digjitale
Kompetencat e lëndës
* Të dëgjuarit e teksteve të
ndryshme
* Të folurit për të komunikuar dhe
për të mësuar
* Të lexuarit e teksteve letrare dhe
joletrare
* Të shkruarit për qëllime personale
dhe funksionale
* Përdorimi i drejtë i gjuhës
Faqe 7 nga 52
Në tabelën e mëposhtme pasqyron rezultatet e të nxënit të kompetencave kyç që realizohen
nëpërmjet programit plotësues të gjuhës shqipe.
SHKALLA I
Klasat 1 -2
SHKALLA II
Klasat 3-5
Nxënësi:
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
- shpreh me gojë dhe me shkrim, për 3-5
minuta, përjetimet dhe emocionet që e
kanë shoqëruar gjatë leximit ose gjatë
dëgjimit të një teksti;
- lexon saktë dhe rrjedhshëm një tekst
(afërsisht gjysmë faqeje);
- shkruan një tekst të shkurtër (gjysmë
faqe) për një temë të caktuar;
- identifikon personazhet kryesore të një
teksti letrar dhe, në bashkëveprim me
moshatarët, luan rolin e njërit prej
personazheve.
- shpreh përjetimet që e kanë shoqëruar gjatë
dëgjimit ose gjatë leximit të një teksti në
njërën nga format shprehëse: me gojë, me
shkrim, me vizatim, me mimikë, me lëvizje
etj.;
- dëgjon me vëmendje prezantimin e tjetrit
dhe merr pjesë në diskutim me pyetje,
komente apo sqarime;
- lexon saktë dhe rrjedhshëm një tekst letrar
ose jo letrar;
- shkruan një tekst (rreth një faqe) për një
temë të caktuar;
- identifikon personazhet kryesore të një
teksti, i analizon duke bërë një listë me
tiparet e tyre, diskuton rreth tyre dhe në
bashkëveprim me moshatarët, luan rolin e
njërit prej personazheve.
Kompetenca e të menduarit
- sqaron me anë të të folurit hapat e
zgjidhjes së një problemi të thjeshtë, me
të cilin ballafaqohet në një situatë
jetësore.
- paraqet argumente pro dhe kundër për një
mendim, qëndrim, sjellje të manifestuar nga
një apo më shumë persona (në klasë/shkollë
apo jashtë saj).
Kompetenca e të nxënit
- ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst
për të realizuar një detyrë që i
kërkohet;
- zgjidh në mënyrë të pavarur
problemin ose detyrën e dhënë dhe
prezanton para të tjerëve mënyrat e
mundshme të zgjidhjes;
- mbikëqyr në mënyrë të pavarur
- identifikon dhe krahason informacionet e
njohura me ato të panjohura për një temë,
çështje apo ngjarje të caktuar, duke përdorur
teknika të ndryshme;
- krahason përparimin e tij me përvojën
paraprake gjatë kryerjes së një detyre apo një
veprimtarie të caktuar;
Faqe 8 nga 52
përparimin e vet në një detyrë ose në
një veprimtari duke përdorur teknika
të ndryshme për gjetjen e gabimeve
dhe i korrigjon ato.
- identifikon cilësitë që zotëron dhe ato që
duhen zhvilluar gjatë kryerjes së një detyre
apo veprimtarie, duke bashkëpunuar me të
tjerët.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
- përgatit me shkrim një plan ditor të
thjeshtë, për dy- tri aktivitete ditore, duke
marrë parasysh kohën, vendin, materialet
dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e
detyrës;
- identifikon burimet e nevojshme
(materiale, mjete etj.) dhe i përdor në
mënyrë të drejtë për kryerjen e një
detyre/veprimtarie në klasë, në shkollë,
në shtëpi.
- prezanton veten, të dhënat personale dhe
prirjet që ka në fusha të caktuara;
- diskuton në situata të ndryshme, duke
prezantuar idetë nëpërmjet shembujve
konkretë.
Kompetenca personale
- bashkëpunon me të tjerët, pavarësisht
prejardhjes, aftësive dhe nevojave të
veçanta, për arritjen e një qëllimi të
përbashkët në veprimtaritë në klasë ose
në shkollë.
- bashkëpunon në mënyrë aktive me të gjithë
moshatarët pavarësisht prejardhjes së tyre,
aftësive dhe nevojave të veçanta, për arritjen
e një qëllimi të përbashkët në projektet ose
veprimtaritë në bazë klase ose shkolle.
Kompetenca qytetare
- shpreh mendimin duke kërkuar
paraprakisht leje nga grupi dhe respekton
mendimin e çdo anëtari të grupit.
- shpreh, dëgjon dhe respekton mendimin e
secilit anëtar dhe vendos për mënyrat e
përfundimit të një veprimtarie të përbashkët.
Kompetenca digjitale
- njeh disa mjete të thjeshta të teknologjisë
së informacionit dhe të komunikimit;
- organizon, mbledh dhe shfaq të dhënat e
gjetura nga burimet e informacionit
elektronik.
3.3. Përshkrimi i kompetencave të lëndës së gjuhës shqipe
Përshkrimi i kompetencave gjuhësore i orienton mësuesit për drejtimet kryesore në të cilat duhet
të përqendrohen gjatë zbatimit të programit, në mënyrë që nxënësit t’i zhvillojnë vit pas viti këto
kompetenca.
Faqe 9 nga 52
a) Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
Nxënësit marrin njohuri, zhvillojnë qëndrime dhe vlera, si dhe zbatojnë aftësi dhe shkathtësi duke
dëgjuar tekste të ndryshme. Më konkretisht, nxënësit kuptojnë se sjellja dhe qëndrimet e duhura
gjatë të dëgjuarit ndikojnë pozitivisht tek të tjerët. Ata dallojnë disa cilësi të zërit të folësit, si:
intonacioni, ritmi, theksi, lartësia e zërit. Gjithashtu, nxënësit tregojnë brendinë, veçojnë idenë
kryesore, dallojnë fjalët ose frazat kyç, nxjerrin përfundime, krahasojnë ose klasifikojnë, si dhe
bëjnë vlerësime të thjeshta për tekstet që dëgjojnë.
b) Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
Nxënësit përdorin drejt gjuhën standarde gjatë folurit; kuptojnë dhe zbatojnë në komunikim
karakteristikat e gjuhës së folur; shqiptojnë saktë dhe me intonacionin e theksin e duhur fjalët dhe
fjalitë, me qëllim që të jenë të kuptueshëm dhe interesantë për të tjerët; shoqërojnë të folurin edhe
me elemente të komunikimit joverbal; diskutojnë dhe bashkëveprojnë me të tjerët gjatë punës në
grup.
c) Të lexuarit e teksteve letrare dhe jo letrare
Nxënësit lexojnë tekste letrare dhe jo letrare që u përkasin periudhave të ndryshme, tekste të
letërsisë klasike dhe bashkëkohore, shqipe dhe botërore, dhe demonstrojnë kuptimin,
interpretimin, analizën, vlerësimin dhe gjykimin e këtyre teksteve (të përshtatshme për zhvillimin
moshor të nxënësve).
ç) Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale
Nxënësit shkruajnë për qëllime dhe për lexues të ndryshëm. Ata ndjekin gjatë të shkruarit hapa, si:
planifikimi, organizimi i ideve, rishikimi dhe redaktimi. Nxënësit, gjithashtu, respektojnë
strukturën, tiparet e tekstit, si dhe zbatojnë rregullat gjuhësore.
d) Përdorimi i drejtë i gjuhës
Që nxënësit të flasin dhe të shkruajnë në mënyrën e duhur, ata duhet të zotërojnë njohuri e të
demonstrojnë shkathtësi, vlera dhe qëndrime në lidhje me sistemin gjuhësor të gjuhës shqipe.
Kështu, nxënësit dallojnë pjesët e ndryshme të ligjëratës e kategoritë gramatikore të tyre dhe i
përdorin në trajtën e duhur gjatë komunikimit; dallojnë llojet e ndryshme të fjalive dhe funksionet
e fjalëve në fjali dhe i zbatojnë këto njohuri në komunikimin e përditshëm; përdorin gjuhën
standarde, njohin dialektet e pjesë të tjera të leksikut dhe respektojnë shumëllojshmërinë
Faqe 10 nga 52
gjuhësore; kanë njohuri për mënyrat e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe; dallojnë kuptimet e
fjalëve dhe i përdorin për të pasuruar fjalorin e tyre.
3.4. Koha mësimore
Programi plotësues zhvillohet në dy javë mësimore. Në klasat 1-5, lënda e gjuhës shqipe
zhvillohet 2 orë mësimore çdo ditë, pra gjithsej 20 orë për secilën klasë.
3.5. Përmbajtja e programit plotësues sipas klasave
Në tabelat e mëposhtme janë paraqitur njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat për çdo klasë.
Ato janë ndarë sipas kompetencave lëndore. Kjo ndarje nuk nënkupton që mësuesit punojnë në
mënyrë të veçuar për to, por gjatë çdo ore mësimi punohet për zhvillimin e të gjitha
kompetencave, pasi nxënësit çdo orë flasin, dëgjojnë, lexojnë, shkruajnë dhe fitojnë njohuri dhe
shkathtësi rreth sistemit gjuhësor.
3.5.1. KLASA E PARË
Rezultatet e të nxënit për kompetencat lëndore
Nxënësi:
- tregon me fjalët e tij përmbajtjen e një teksti letrar ose të një teksti jo letrar që dëgjon;
- flet rrjedhshëm, kuptueshëm dhe me intonacionin e duhur, kur tregon një ngjarje ose kur
përshkruan diçka etj.;
- diskuton në grupe të vogla për tema që i interesojnë, bën pyetje dhe jep përgjigje të thjeshta;
- merr pjesë në lojë me role;
- mëson fjalë të reja, dallon fjalën, fjalinë dhe paragrafin;
- lexon rrjedhshëm një tekst të shkurtër;
- tregon brendinë duke respektuar strukturën e tekstit ose parafrazon tekstin;
- jep përshtypjet e veta në lidhje me një tekst të shkurtër letrar (poezi, përralla, tregime,
fabula) dhe me një tekst jo letrar;
- shkruan tekste të thjeshta sipas modeleve të dhëna.
Njohuritë Shkathtësitë
Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
Nxënësi dëgjon dhe punon me tekste, si:
përralla, fabula, ndodhi personale.
Nxënësi:
- u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së
tekstit;
- tregon shkurtimisht përmbajtjen e tekstit
(rreth një faqe teksti);
Faqe 11 nga 52
- shpreh përjetimet dhe emocionet që e kanë
shoqëruar gjatë dëgjimit të një fabule,
përralle apo ndodhie;
- bën gjykime të thjeshta rreth tekstit.
Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
Nëpërmjet bisedave të ndryshme në klasë,
nxënësi merr njohuri për rregullat e thjeshta
të të folurit, si: qartësia, lartësia e zërit,
intonacioni (si e bëjmë zërin, kur pyesim),
pozicioni i trupit gjatë kohës që flasim.
Nxënësi:
- shqipton saktë dhe me intonacionin e theksin
e duhur fjalët dhe fjalitë;
- shprehet saktë, kuptueshëm dhe me fjali të
plota, kur bën një kërkesë, pyet, sqaron,
kërkon ndjesë, falënderon dhe u përgjigjet
pyetjeve;
- reciton poezi të shkurtra, të mësuara
përmendsh;
- merr pjesë në lojë me role (me ndihmën e
mësuesit ose të një të rrituri);
- pyet, përgjigjet, shpreh mendimet, ndjenjat
dhe emocionet e tij, si dhe diskuton në grupe
të vogla për tema që i interesojnë (kryesisht
brenda klasës).
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe jo letrare
- Shkronjat e alfabetit (të mëdha e të
vogla) dhe tingujt: G, g; Gj, gj; Th, th;
C,c; Ç, ç; Nj. Nj; Y,y; Z,z; X,x; Xh,
xh; Zh, zh.
- Tiparet dalluese të fjalisë (fillimi me
shkronjë të madhe dhe shenja e pikësimit
në fund).
- Studim tekstesh letrare: përralla të
shkurtra, fabula, tregime me figura,
poezi të thjeshta.
- Studim tekstesh joletrare: rregulla të
thjeshta praktike.
Nxënësi:
- emërton shkronjat e alfabetit;
- dallon shkronjat e mëdha nga shkronjat e
vogla;
- përdor lidhjen mes shkronjës dhe tingullit për
të lexuar dhe për të kuptuar fjalë të reja;
- shqipton drejt tingujt, rrokjet dhe fjalët;
- lexon afërsisht 50-70 fjalë në minutë;
- identifikon tiparet dalluese të një fjalie:
shkronja e madhe në fillim të saj dhe shenja
e pikësimit në fund;
- pyet për t’u sqaruar rreth përmbajtjes së një
teksti ose rreth fjalëve të panjohura për të;
- rilexon tekstin për ta kuptuar më mirë atë
(kur është e nevojshme);
- tregon shkurtimisht dhe me fjalë të thjeshta
brendinë e tekstit;
Faqe 12 nga 52
- shpreh ndjenjat dhe mendimet personale
rreth pjesës që lexon, me ndihmën ose
nxitjen e mësuesit;
- lexon poezi, përralla, tregime, fabula,
gjëegjëza etj.;
- përshkruan me fjalë të thjeshta personazhet
dhe tregon se cilat janë personazhet e
preferuara;
- lexon tekste jo letrare për fëmijë dhe
demonstron të kuptuarin e tyre.
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale
- Shkrimi i shkronjave: G, g; Gj, gj; Th,
th; C,c; Ç, ç; Nj. Nj; Y,y; Z,z; X,x;
Xh, xh; Zh, zh.
- Shkrimi i fjalëve tre- deri katërrokëshe.
- Shkrimi i fjalisë dhe vendosja e shenjës
së pikësimit në fund të saj.
- Përshkrimi i një personazhi sipas një
modeli të dhënë.
Nxënësi:
- dallon dhe shkruan shkronjat e gjuhës
shqipe;
- tregon me saktësi lidhjen shkronjë-tingull;
- respekton hapësirën mes shkronjave, fjalëve
dhe fjalive;
- plotëson pjesët që u mungojnë fjalëve ose
fjalive;
- shkruan fjalë me tri - katër rrokje;
- kopjon tekste të shkurtra;
- shkruan fjalë dhe fjali me të diktuar;
- u përgjigjet me shkrim pyetjeve të thjeshta.
- pyet për t’u sqaruar rreth tekstit që do të
shkruajë;
- bën qortime të thjeshta drejtshkrimore me
ndihmën e mësuesit.
- shkruan hyrje dhe mbyllje të tjera të një
tregimi ose të një përralle;
- përshkruan shokë, miq, të afërm, personazhe,
objekte, sende e kafshë të dashura për të;
- shkruan tekste të shkurtra (një urim, një
kartolinë) duke përdorur një model të
thjeshtë.
Vlerat dhe qëndrimet
Nxënësi:
- demonstron siguri kur flet në klasë dhe në shkollë;
- përzgjedh fjalorin e duhur gjatë të folurit (nuk fyen të tjerët, përdor fjalët dhe shprehjet e
mirësjelljes);
Faqe 13 nga 52
- përfshihet në diskutime, në punë në grup dhe në veprimtari të tjera të klasës;
- tregon interes dhe dëshirë për të lexuar;
- shfaq besim dhe vullnet gjatë procesit të të shkruarit;
- vlerëson punët e të tjerëve;
- bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre.
3.5.2. KLASA E DYTË
Rezultatet e të nxënit për kompetencat lëndore
Nxënësi:
- tregon me fjalët e tij përmbajtjen ose informacionin kryesor të një teksti letrar ose të një
teksti jo letrar që dëgjon;
- flet rrjedhshëm, kuptueshëm dhe me intonacionin e duhur, kur tregon një ngjarje ose kur
përshkruan diçka;
- diskuton në grupe të vogla për tema që i interesojnë, bën pyetje dhe jep përgjigje të thjeshta;
- merr pjesë në lojë me role;
- përdor strategjitë e duhura për të lexuar tekste të thjeshta, mëson fjalë të reja, dallon fjalën,
fjalinë dhe paragrafin;
- lexon me zë një tekst të shkurtër dhe tregon funksionin e pjesëve plotësuese të tekstit
(p.sh., fotografi, pikturë etj.);
- tregon brendinë duke respektuar strukturën e tekstit ose parafrazon tekstin;
- jep përshtypjet e veta në lidhje me një tekst të shkurtër letrar dhe me një tekst jo letrar;
- shkruan tekste të thjeshta për të komunikuar idetë e tij tek të tjerët nëpërmjet fjalëve,
fjalive etj.;
- zgjedhon folje të rregullta në kohën e tashme, sipas modeleve të dhëna;
- gjen dhe formon fjali me përemra vetorë dhe me numërorë.
Njohuritë Shkathtësitë
Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
Nxënësi dëgjon dhe punon me tekste, si:
përralla, tregime, ndodhi personale, rregulla
praktike etj.
Nxënësi:
- u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së
tekstit;
- tregon shkurtimisht përmbajtjen e tekstit
(rreth një faqe teksti) duke e ilustruar me
detaje nga teksti;
- shpreh përjetimet dhe emocionet që e kanë
shoqëruar gjatë dëgjimit të një tregimi apo
të një përralle;
- lidh informacionin e dëgjuar me përvojat e
Faqe 14 nga 52
tij ose me informacione që i ka lexuar në
tekste të tjera;
- bën gjykime të thjeshta rreth tekstit.
Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
Nëpërmjet bashkëbisedimeve dhe
diskutimeve rreth temave të përshtatshme
për moshën e tij, si: natyra përreth, kafshët
shtëpiake, qyteti ose fshati im, ngjarjet
interesante në jetë, festat lokale, kompjuteri
dhe televizori etj., nxënësi merr njohuri për
rregullat e të folurit gjatë punës në grupe të
vogla.
Nxënësi:
- shqipton saktë dhe me intonacionin e theksin
e duhur fjalët dhe fjalitë;
- shprehet saktë, kuptueshëm dhe me fjali të
plota, kur bën një kërkesë, pyet, sqaron,
kërkon ndjesë, falënderon dhe u përgjigjet
pyetjeve;
- reciton vjersha të shkurtra, të mësuara
përmendsh;
- shpreh emocione dhe ndjesi të ndryshme me
anë të pantomimës ose ndërton histori mbi
bazën e ilustrimeve dhe të figurave të dhëna;
- merr pjesë në lojë me role dhe shpreh
opinionet e tij rreth interpretimit të shokëve
dhe të shoqeve të klasës;
- diskuton në grupe të vogla për tema që i
interesojnë (kryesisht brenda klasës).
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe jo letrare
Studim tekstesh letrare: përralla, tregime,
poezi.
- Njohuri të thjeshta e të përgjithshme për
tiparet e përrallave, tregimeve dhe
poezive (p.sh., shkruhen në vargje,
strofa).
- Njohuri për elementet e teksteve, si:
paragrafi, rreshti, strofa, vargu.
Studim tekstesh jo letrare: revista për
fëmijë.
Nxënësi:
- shqipton drejt tingujt, rrokjet dhe fjalët;
- lexon afërsisht 70- 90 fjalë në minutë;
- parashikon rreth përmbajtjes së tekstit duke
u mbështetur te titulli, ilustrimet dhe fjalët
kyç të tekstit;
- pyet për t’u sqaruar rreth përmbajtjes së një
teksti ose rreth fjalëve të panjohura për të;
- rilexon tekstin për ta kuptuar më mirë atë
(kur është e nevojshme);
- tregon shkurtimisht dhe me fjalë të thjeshta
brendinë e tekstit;
- shpreh ndjenjat dhe mendimet personale
rreth pjesës që lexon;
- lexon poezi, përralla, tregime etj.;
- përcakton dy-tri tipare të përrallave,
tregimeve, poezive;
Faqe 15 nga 52
- përshkruan me fjalë të thjeshta personazhet
dhe tregon se cilat janë personazhet e
preferuara;
- dallon elemente të tekstit, të tilla si:
paragrafi, rreshti, strofa, vargu;
- tregon se si ndikojnë ilustrimet për të kuptuar
më mirë tekstin;
- lexon tekste të thjeshta jo letrare për fëmijë;
- veçon disa elemente të teksteve, si: titujt,
tekstet dhe ilustrimet;
- komenton ilustrimin e një teksti.
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale
- Diktime.
- Rrëfimi i një historie personale
(gjysmë faqe).
- Shkrimi i tregimeve të thjeshta nisur
nga disa ilustrime.
Nxënësi:
- respekton, kur shkruan, hapësirën mes
shkronjave, fjalëve dhe fjalive;
- plotëson pjesët që u mungojnë fjalëve ose
fjalive;
- shkruan fjalë me tri - katër rrokje;
- u përgjigjet me shkrim pyetjeve të thjeshta.
- pyet për t’u sqaruar rreth tekstit që do të
shkruajë;
- studion modele të gatshme të punëve me
shkrim;
- bën qortime të thjeshta drejtshkrimore me
ndihmën e mësuesit;
- shkruan tregime të thjeshta nisur nga figurat
e dhëna;
- shkruan hyrje dhe mbyllje të tjera të një
tregimi ose përralle;
- rrëfen histori e përvoja personale duke u
ndihmuar nga pyetjet: Kush? Cili? Çfarë?
Si? Kur? Ku?;
- shkruan tekste të shkurtra jo letrare.
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës
a) Morfologji
Folja
- Njohuri të thjeshta për foljen.
- Koha e kryerjes së një veprimi, nisur
Nxënësi:
a) Morfologji
Folja
Faqe 16 nga 52
nga koncepti kohë: dje-sot-nesër.
- Zgjedhimi i foljeve kam dhe jam në
kohën e tashme.
- Zgjedhimi i foljeve të rregullta në
kohën e tashme, sipas modeleve të
dhëna.
Përemri
- Përemri vetor.
Numërori
- Numërori.
b) Drejtshkrim
- Shkrimi i numërorëve nga 1 deri në 20.
c) Leksikologji dhe semantikë
- Sinonimet (fjalë me kuptim të afërt ose
të njëjtë).
- Antonimet (fjalë me kuptim të kundërt).
- dallon fjalët që tregojnë veprim (me
ndihmën e mësuesit);
- dallon kohën e kryerjes së një veprimi,
nisur nga koncepti kohë: dje-sot-nesër;
- zgjedhon folje të rregullta në kohën e
tashme, sipas modeleve të dhëna;
- zgjedhon foljet kam dhe jam në kohën e
tashme.
Përemri
- dallon përemrat vetorë: unë, ti, ai/ajo, ne,
ju, ata/ato;
- gjen në fjali përemrat vetorë;
- ndërton fjali me përemra vetorë.
Numërori
- dallon numërorët nga 1 deri në 20 si fjalë që
tregojnë sasi;
- formon fjali me numërorë.
a) Drejtshkrim
Nxënësi:
- shkruan me fjalë numërorët nga 1 deri në
20.
b) Leksikologji dhe semantikë
Nxënësi:
- zëvendëson, në një tekst, disa fjalë me
sinonimet e tyre;
- gjen fjalë antonimike për një grup fjalësh të
dhëna (Gjeni fjalë me kuptim të kundërt.).
Vlerat dhe qëndrimet
Nxënësi:
- demonstron siguri kur flet në klasë dhe jashtë saj;
- përzgjedh fjalorin e duhur gjatë të folurit (nuk fyen të tjerët, përdor fjalët dhe shprehjet e
mirësjelljes);
- shoqëron të folurin me shprehjen e duhur të fytyrës dhe me gjeste të përshtatshme;
- përfshihet në diskutime, në punë në grup dhe në veprimtari të tjera të klasës;
- tregon interes dhe dëshirë për të lexuar;
- shfaq besim në forcat e veta për të fituar rrjedhshmërinë e duhur gjatë leximit;
- ndan me të tjerët përvojat e tij rreth leximit;
- pranon idetë e të tjerëve për tekstet që lexojnë, duke treguar respekt ndaj tyre;
- shfaq besim, vullnet dhe shpirt krijues gjatë procesit të të shkruarit;
- vlerëson punët e të tjerëve;
Faqe 17 nga 52
- bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre.
3.5.3. KLASA E TRETË
Rezultatet e të nxënit për kompetencat lëndore
Nxënësi:
- kupton një tekst që dëgjon;
- komunikon me të tjerët për përmbajtjen e teksteve;
- merr pjesë në diskutime për tema të përshtatshme për moshën e tij;
- shfaq prirjet e veta në lojërat e thjeshta skenike;
- përdor strategjitë e të lexuarit për të kuptuar tekste letrare apo jo letrare;
- dallon idetë kryesore në tekste letrare, si: poezi, tregime, përralla etj.;
- dallon dhe analizon idetë kryesore të tekstit jo letrar;
- shkruan tekste duke u përqendruar në temën që do të trajtojë;
- identifikon, me ndihmën e mësuesit, elementet që kanë nevojë për përmirësime në punët
e tij dhe i rregullon ato;
- dallon kategoritë gramatikore kryesore të foljes dhe të përemrit.
Njohuritë Shkathtësitë
Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
Nxënësi dëgjon dhe punon (tregon
përmbajtjen, ndan në pjesë tekstin, jep
mendimet e tij) me tekste, si: përralla,
rrëfime ose ndodhi personale, tregime,
poezi, udhëzime ose porosi të thjeshta.
Nxënësi:
- tregon njohuritë paraprake rreth tekstit që
dëgjon;
- përcakton qëllimin që ka, kur dëgjon një
tekst;
- u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së
tekstit;
- dallon hyrjen, zhvillimin dhe fundin e një
historie, përralle, tregimi etj.;
- përmbledh përmbajtjen e tekstit duke e
ilustruar me detaje, shembuj ose ilustrime
nga teksti;
- parashikon se çfarë do të ndodhë në vijim,
kur dëgjon pjesë-pjesë një rrëfim (dëgjim i
drejtuar);
- jep gjykime të thjeshta rreth tekstit.
Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
- Diskutime për tema të ndryshme.
- Teknikat e recitimit.
Nxënësi:
Faqe 18 nga 52
- flet duke përdorur cilësitë e duhura të zërit,
si: theksi, lartësia e zërit, intonacioni etj.;
- shpreh mendimet dhe ndjesitë e tij me një
gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme;
- reciton me ndjenjë pjesë të mësuara
përmendsh;
- përdor mirë gjuhën standarde gjatë të folurit;
- merr pjesë në diskutime për tema të
ndryshme.
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe jo letrare
Studim tekstesh letrare: poezi të thjeshta,
gjëegjëza, përralla, tregime etj.
Studim tekstesh jo letrare: revista për
fëmijë, udhëzime të thjeshta etj.
Nxënësi:
- lexon rrjedhshëm tekstin;
- parashikon se çfarë do të ndodhë në tekst
duke u bazuar në atë që ka lexuar më parë
(lexim i drejtuar);
- kërkon dhe gjen në fjalor kuptimin e fjalëve
të panjohura që lexon;
- u përgjigjet pyetjeve të mësuesit rreth
brendisë së tekstit;
- tregon brendinë e pjesës që lexon;
- përmbledh idetë kryesore duke i ilustruar
me fragmente dhe detaje nga teksti;
- lidh idetë dhe informacionin e tekstit me
njohuritë, përvojën dhe leximet e
mëparshme ose dukuri të jetës së
përditshme;
- gjykon me argumente të thjeshta idetë dhe
informacionin e tekstit;
- lexon tekste letrare, si: poezi, tregime,
përralla;
- u përgjigjet pyetjeve Kush? Çfarë? Kur?
Ku? Pse? në lidhje me ngjarjet që ndodhin në
tregim, përrallë etj.;
- lexon tekste jo letrare për fëmijë;
- përmbledh shkurtimisht informacionin e një
teksti jo letrar.
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale
- Diktime.
- Tregim për shokun/shoqen.
Nxënësi:
Faqe 19 nga 52
- Rrëfime në vetën e parë të ngjarjeve të
jetuara, interesante ose të veçanta.
- shkruan duke u përqendruar në temën që do
të trajtojë dhe lidh logjikisht fjalitë në
paragraf dhe paragrafët mes tyre;
- mbështet idetë me shembuj të ndryshëm;
- zbaton rregullat e drejtshkrimit gjatë të
shkruarit;
- rishikon dhe përmirëson punët me shkrim për
të dhënë më qartë mendimet dhe për të
përmirësuar përmbajtjen;
- rishikon tekstin që shkruan për të gjetur
fjalët, shprehjet ose fjalitë e papërshtatshme
dhe për t’i plotësuar ato me të tjera;
- korrigjon gabimet drejtshkrimore;
- përshkruan një person duke pasqyruar
ndjenjat, mendimet dhe paraqitjen e jashtme
të tyre;
- rrëfen ngjarje, shpreh ndjenja, përcjell ide
rreth botës reale dhe asaj imagjinare.
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës
a) Morfologji
Folja
- Folja, çfarë tregon (njohuri të
përgjithshme).
- Zgjedhimi i foljeve të rregullta në kohën
e tashme.
- Zgjedhimi i foljeve të rregullta në kohën
e ardhme.
- Zgjedhimi i foljeve të rregullta në kohën
e pakryer.
Përemri
- Përemri vetor.
Numërori
- Numërori si fjalë që tregon sasi.
b) Drejtshkrim
- Drejtshkrimi i foljeve të rregullta në
kohën e tashme, në kohën e ardhme dhe
në kohën e pakryer.
a) Morfologji
Nxënësi:
- dallon përemrat vetorë;
- zgjedhon foljet e rregullta në kohën e tashme,
në kohën e pakryer dhe në kohën e ardhme;
- dallon dhe përdor në fjali përemrin vetor;
- dallon dhe përdor në fjali numërorin.
b) Drejtshkrim
Nxënësi:
- shkruan saktë foljet në kohën e tashme, në
kohën e pakryer dhe në kohën e ardhme.
Vlerat dhe qëndrimet
Faqe 20 nga 52
Nxënësi:
- demonstron vullnet gjatë kryerjes së detyrave;
- merr pjesë në diskutime në grup dhe bashkëpunon me të tjerët;
- shfaq me siguri dhe me besim në vetvete mendimet, përvojat dhe argumentet e tij;
- është i motivuar për të lexuar për kënaqësi dhe për informacion;
- është i vëmendshëm gjatë të lexuarit;
- respekton dhe pranon mendimin e tjetrit;
- shfaq besim dhe vullnet gjatë procesit të të shkruarit;
- punon në mënyrë të pavarur;
- respekton rregullat drejtshkrimore gjatë të shkruarit;
- vlerëson punët e të tjerëve.
3.5.4. KLASA E KATËRT
Rezultatet e të nxënit për kompetencat lëndore
Nxënësi:
- kupton një tekst që dëgjon;
- komunikon me të tjerët për përmbajtjen dhe për qëllimin e teksteve;
- veçon informacionin kryesor të bisedave të thjeshta ose të tregimeve dhe diskuton rreth
tyre;
- merr pjesë në diskutime për tema të përshtatshme për moshën e tij;
- shfaq prirjet e veta në lojërat e thjeshta skenike;
- dallon temën dhe idetë kryesore në tekste letrare;
- analizon elemente të thjeshta në një tekst, si: subjekti, personazhet, mjedisi ose hapësira
ku zhvillohen ngjarjet etj.;
- dallon dhe analizon temën, idetë dhe strukturën e një teksti jo letrar;
- shkruan tekste duke u përqendruar në temën që do të trajtojë duke lidhur logjikisht fjalitë
në paragraf dhe paragrafët mes tyre;
- identifikon, me ndihmën e mësuesit, elementet që kanë nevojë për përmirësime në punët
e tij dhe i rregullon ato;
- dallon dhe përdor drejt gjymtyrët kryesore të fjalisë;
- dallon kategoritë gramatikore kryesore të foljes;
- dallon dhe përdor sinonimet dhe antonimet.
Njohuritë Shkathtësitë
Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
Nxënësi dëgjon dhe punon (tregon
përmbajtjen, analizon, jep gjykime të
thjeshta) me tekste të cilat janë të
përshtatshme për moshën e tij, si: poezi,
Nxënësi:
- tregon njohuritë paraprake rreth tekstit që
dëgjon;
Faqe 21 nga 52
përralla, fabula, tregime, rrëfime ose
ngjarje personale, informacione të thjeshta
për sportin, artin, lojërat etj.
- u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së
tekstit;
- dallon hyrjen, zhvillimin dhe fundin e një
historie, përralle, tregimi etj.;
- përmbledh përmbajtjen e tekstit duke e
ilustruar me detaje, shembuj ose ilustrime
nga teksti;
- veçon detajet dhe çështjet kryesore të tekstit
që dëgjon;
- parashikon se çfarë do të ndodhë në vijim,
kur dëgjon pjesë-pjesë një rrëfim (dëgjim i
drejtuar);
- lidh përmbajtjen e një teksti që dëgjon me atë
të librave, filmave etj., që trajtojnë të njëjtën
temë;
- jep gjykime të thjeshta rreth tekstit.
Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
Duke folur për tema të ndryshme, nxënësi
merr njohuri për rrjedhshmërinë gjatë të
folurit dhe për rregullat e thjeshta për
zgjedhjen e fjalëve dhe të frazave të duhura
për të respektuar të tjerët.
Nxënësi:
- flet duke përdorur cilësitë e duhura të zërit,
si: theksi, lartësia e zërit, intonacioni etj.;
- vlerëson rrjedhshmërinë gjatë të folurit;
- shpreh mendimet dhe ndjesitë e tij me një
gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme;
- bën një prezantim të thjeshtë për të treguar
një përvojë të tijën;
- reciton me ndjenjë pjesë të mësuara
përmendsh;
- merr pjesë në diskutime, prezantime, shfaqje
etj., për tema të ndryshme;
- mbështet dhe vlerëson mendimet dhe idetë e
të tjerëve gjatë diskutimeve dhe
bashkëpunimit në grup;
- njeh dhe zbaton rregullat e thjeshta për
zgjedhjen e fjalëve dhe të frazave të duhura
për të respektuar të tjerët.
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare
Studim tekstesh letrare: poezi të thjeshta,
fabula, përralla, tregime, gjëegjëza etj.
Nxënësi:
- lexon rrjedhshëm tekstin;
Faqe 22 nga 52
Nxënësi merr njohuritë të thjeshta për tiparet
kryesore të teksteve të mësipërme.
Studim tekstesh jo letrare: shkrime në
revista dhe në gazeta për fëmijë.
- parashikon se çfarë do të ndodhë në tekst
duke u bazuar në atë që ka lexuar më parë
(lexim i drejtuar);
- kërkon dhe gjen në fjalor kuptimin e fjalëve
të panjohura që lexon;
- u përgjigjet pyetjeve të mësuesit rreth
brendisë së tekstit;
- tregon brendinë e pjesës që lexon;
- përmbledh idetë kryesore duke i ilustruar
me fragmente dhe detaje nga teksti;
- lidh idetë dhe informacionin e tekstit me
njohuritë, përvojën dhe leximet e
mëparshme ose dukuri të jetës së
përditshme;
- gjykon me argumente të thjeshta idetë dhe
informacionin e tekstit;
- krahason në një tekst dy ose më shumë ide,
koncepte, detaje etj.;
- lexon tekste të ndryshme letrare;
- u përgjigjet pyetjeve Kush? Çfarë? Kur?
Ku? Pse? në lidhje me ngjarjet që ndodhin
në tregim, përrallë, fabul etj.;
- rilexon dhe tregon pjesën që i pëlqen më
shumë dhe është më e këndshme për të, si
dhe argumenton pëlqimin e tij;
- analizon personazhet duke u mbështetur në
dialogët, përshkrimet dhe veprimet e tyre;
- krahason tregimin me përrallën dhe me
fabulën (tiparet kryesore të tyre);
- diskuton me të tjerët dhe jep opinionet e tij
për librat që lexon për leximet jashtë klase
dhe për lexime të tjera.
- lexon tekste jo letrare;
- dallon idetë kryesore në tekstet jo letrare;
- analizon strukturën e një teksti jo letrar.
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale
- Diktime.
- Përshkrime të shokëve, artistëve ose
sportistëve të preferuar etj.
Nxënësi:
Faqe 23 nga 52
- Rrëfime ngjarjesh rreth botës reale dhe
imagjinare, si p.sh.: për pushimet, për
librat, për universin etj.
- Përshkrime të thjeshta personazhesh.
- shkruan duke u përqendruar në temën që do
të trajtojë dhe lidh logjikisht fjalitë në
paragraf dhe paragrafët mes tyre;
- mbështet idetë me shembuj të ndryshëm;
- shton, në një tekst, një dialog mes
personazheve ose një ndodhi të re, një
paragraf;
- përdor mirë gjuhën standarde;
- zbaton rregullat e drejtshkrimit gjatë të
shkruarit;
- rishikon dhe përmirëson punët me shkrim për
të dhënë më qartë mendimet dhe për të
përmirësuar përmbajtjen;
- rishikon tekstin që shkruan për të gjetur
fjalët, shprehjet ose fjalitë e papërshtatshme
dhe për t’i plotësuar ato me të tjera;
- korrigjon gabimet drejtshkrimore;
- përshkruan personazhet duke pasqyruar
ndjenjat, mendimet dhe paraqitjen e jashtme
të tyre;
- rrëfen ngjarje, shpreh ndjenja, përcjell ide
rreth botës reale dhe asaj imagjinare;
- shkruan një hyrje ose një mbyllje ndryshe
të një tregimi, përralle etj.
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës
a) Sintaksë
- Grupet kryesore të fjalëve në fjali.
Veprime me grupet kryesore të fjalëve
në fjali.
- Kryefjala, njohuri të përgjithshme.
- Kallëzuesi, njohuri të përgjithshme.
- Përshtatja e kallëzuesit me kryefjalën.
b) Morfologji
Folja
- Zgjedhimi i foljeve kam dhe jam në
kohën e tashme, të pakryer dhe të kryer
të thjeshtë.
a) Sintaksë
Nxënësi:
- bën dallimin mes një teksti dhe një grupi
fjalish që nuk kanë lidhje kuptimore;
- heq, shton ose zhvendos fjalë në fjali, pa e
prishur kuptimin e saj;
- dallon kryefjalën;
- dallon kallëzuesin.
b) Morfologji
Nxënësi:
- zgjedhon në kohën e tashme, në kohën e
kryer të thjeshtë, në kohën e pakryer dhe në
kohën e ardhme foljet kam dhe jam;
Faqe 24 nga 52
- Zgjedhimi i foljeve të rregullta në kohën
e tashme.
- Zgjedhimi i foljeve të rregullta në kohën
e pakryer.
- Zgjedhimi i foljeve të rregullta në kohën
e kryer të thjeshtë, në mënyrën dëftore.
- Zgjedhimi i foljeve të rregullta në kohën
e ardhme.
c) Leksikologji dhe semantikë
- Sinonimet dhe antonimet.
- Fjalët me shumë kuptime (njohuri të
përgjithshme).
- zgjedhon foljet e rregullta në kohën e tashme,
në kohën e kryer të thjeshtë, në kohën e
pakryer dhe në kohën e ardhme;
- përdor saktë në fjali foljet e rregullta në
kohën e tashme, në kohën e kryer të thjeshtë,
në kohën e pakryer dhe në kohën e ardhme.
c) Leksikologji dhe semantikë
Nxënësi:
- përcakton kuptimet e fjalës në kontekstin e
dhënë;
- krijon çifte sinonimie dhe antonimie;
- dallon dhe përdor në fjali sinonimet,
antonimet dhe homonimet, për të
përmirësuar gjuhën e folur dhe të shkruar.
Vlerat dhe qëndrimet
Nxënësi:
- demonstron vullnet gjatë kryerjes së detyrave;
- merr pjesë në diskutime në grup dhe bashkëpunon me të tjerët;
- shfaq me siguri dhe me besim në vetvete mendimet, përvojat dhe argumentet e tij;
- është i motivuar për të lexuar për kënaqësi dhe për informacion;
- është i vëmendshëm gjatë të lexuarit;
- respekton dhe pranon mendimin e tjetrit;
- shfaq besim dhe vullnet gjatë procesit të të shkruarit;
- punon në mënyrë të pavarur;
- respekton rregullat drejtshkrimore gjatë të shkruarit;
- vlerëson punët e të tjerëve.
3.5.5. KLASA E PESTË
Rezultatet e të nxënit për kompetencat lëndore
Nxënësi:
- komunikon me të tjerët për përmbajtjen dhe për qëllimin e teksteve që dëgjon;
Faqe 25 nga 52
- veçon informacionin kryesor të bisedave të thjeshta ose të tregimeve dhe diskuton rreth
tyre;
- merr pjesë në diskutime për tema të përshtatshme për moshën e tij;
- përgatit materiale për organizimin e veprimtarive të ndryshme në klasë;
- shfaq prirjet e veta në lojërat e thjeshta skenike;
- dallon temën, mesazhin dhe idetë kryesore në tekste letrare, si: poezi, fabula, tregime,
novela, përralla etj.;
- analizon elemente të thjeshta në një tekst, si: subjekti, personazhet, mjedisi ose hapësira ku
zhvillohen ngjarjet etj.;
- dallon dhe analizon temën, idetë dhe strukturën e tekstit jo letrar (udhëzim, njoftim,
reklamë etj.);
- shkruan tekste duke u përqendruar në temën që do të trajtojë duke lidhur logjikisht fjalitë
në paragraf dhe paragrafët mes tyre;
- shkruan tekste për qëllime dhe lexues të ndryshëm;
- dallon dhe përdor drejt gjymtyrët kryesore dhe gjymtyrët e dyta (përcaktorin) të fjalisë;
- dallon kategoritë gramatikore kryesore të foljes dhe të përemrit;
- dallon dhe përdor sinonimet, antonimet dhe homonimet.
Njohuritë Shkathtësitë
Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
Nxënësi demonstron aftësitë e të dëgjuarit
në tekste letrare dhe në tekste jo letrare.
Nxënësi:
- tregon njohuritë paraprake rreth tekstit që
dëgjon;
- përcakton qëllimin që ka, kur dëgjon një
tekst;
- u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së
tekstit;
- dallon hyrjen, zhvillimin dhe fundin e një
historie, përralle, tregimi etj.;
- përmbledh përmbajtjen e tekstit duke e
ilustruar me detaje, shembuj ose ilustrime
nga teksti;
- veçon detajet dhe çështjet kryesore të tekstit
që dëgjon;
- pyet rreth informacioneve ose ideve që
dëgjon nga një prezantim, në mënyrë që të
sqarohet dhe të kuptojë tekstin;
- parashikon se çfarë do të ndodhë në vijim,
kur dëgjon pjesë-pjesë një rrëfim (dëgjim i
drejtuar);
Faqe 26 nga 52
- mban shënime për çështjet kryesore;
- jep gjykime të thjeshta rreth tekstit;
- formulon mesazhin e një teksti.
Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
Nxënësi diskuton për tema të ndryshme që
janë të përshtatshme për moshën e tij. Gjatë
këtyre diskutimeve, nxënësi merr njohuritë e
mëposhtme:
- Rëndësia e përdorimit të gjuhës
standarde gjatë të folurit.
- Përgatitja e një prezantimi të thjeshtë.
Nxënësi:
- flet duke përdorur cilësitë e duhura të zërit,
si: theksi, lartësia e zërit, intonacioni etj.;
- vlerëson rrjedhshmërinë gjatë të folurit;
- përcakton qëllimin që ka, kur flet ose
bashkëbisedon me të tjerët;
- shpreh mendimet dhe ndjesitë e tij me një
gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme;
- bën një prezantim të thjeshtë për të treguar
një përvojë të tijën, duke e shoqëruar
prezantimin me mjete pamore, si: harta,
fotografi etj.;
- reciton me ndjenjë pjesë të mësuara
përmendsh;
- përdor mirë gjuhën standarde gjatë të folurit;
- merr pjesë në diskutime, prezantime, shfaqje
etj., për tema të ndryshme;
- mbështet dhe vlerëson mendimet dhe idetë e
të tjerëve gjatë diskutimeve dhe
bashkëpunimit në grup (çift, grupe të vogla,
grupe të mëdha).
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe jo letrare
Studim tekstesh letrare: poezi, këngë
popullore, fabula, tregime, novela,
legjenda, përralla, romane për fëmijë, tekste
të thjeshta dramatike.
Nxënësi merr njohuritë e mëposhtme:
- Tema ose çështjet kryesore.
- Analizë e thjeshtë e subjektit, mjedisit
dhe kohës në një tekst.
- Analizë personazhesh duke u bazuar
në fjalët, përshkrimet dhe veprimet e
tyre.
- Tiparet e një teksti të thjeshtë
dramatik: personazhet, dialogët,
Nxënësi:
- përzgjedh tekstin që lexon në varësi të
qëllimit që ka;
- lexon rrjedhshëm tekstin;
- përdor disa strategji për të kuptuar tekstin
(para, gjatë dhe pas leximit), si p.sh.:
aktivizon njohuritë e mëparshme nëpërmjet
një diskutimi në grup; i rikthehet leximit të
tekstit derisa ta kuptojë atë; bën pyetje për
çështje që nuk i kupton në tekst etj.;
- parashikon se çfarë do të ndodhë në tekst
duke u bazuar në atë që ka lexuar më parë
(lexim i drejtuar);
Faqe 27 nga 52
monologët, didaskalitë.
Studim tekstesh jo letrare: Tipare të
thjeshta të teksteve jo letrare.
- u përgjigjet pyetjeve të mësuesit rreth
brendisë së tekstit;
- tregon brendinë e pjesës që lexon;
- përmbledh idetë kryesore duke i ilustruar
me fragmente dhe detaje nga teksti;
- lidh idetë dhe informacionin e tekstit me
njohuritë, përvojën dhe leximet e
mëparshme ose dukuri të jetës së
përditshme;
- gjykon me argumente të thjeshta idetë dhe
informacionin e tekstit;
- krahason në një tekst dy ose më shumë ide,
koncepte, detaje etj.;
- dallon disa elemente të formës dhe të
përmbajtjes së teksteve dhe sqaron
funksionin e tyre;
- lexon tekste të ndryshme letrare;
- u përgjigjet pyetjeve Kush? Çfarë? Kur?
Ku? Pse? në lidhje me ngjarjet që ndodhin
në një tekst letrar;
- dallon temat ose idetë kryesore në tekstet
letrare (poezi, prozë ose dramë);
- analizon subjektin dhe mjedisin ose
hapësirën ku zhvillohen ngjarjet në një
tekst;
- analizon personazhet duke u mbështetur në
dialogët, përshkrimet dhe veprimet e tyre;
- dallon disa elemente kryesore të tekstit
dramatik, si: skenat, grupin e personazheve,
fjalët e personazheve, didaskalitë;
- lexon tekste të ndryshme jo letrare;
- dallon temën ose idetë kryesore në tekstet jo
letrare;
- analizon strukturën e një teksti jo letrar.
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale
- Diktime.
- Përshkrimi i ndjenjave të përjetuara
gjatë lojës.
- Intervista të thjeshta drejtuar një të
Nxënësi:
- përcakton qëllimin dhe temën (me ndihmën
e mësuesit) për të realizuar në mënyrën dhe
formën e duhur punën me shkrim;
Faqe 28 nga 52
afërmi, si: gjyshes, shokut, mësuesit
etj.
- shkruan duke u përqendruar në temën që do
të trajtojë dhe lidh logjikisht fjalitë në
paragraf dhe paragrafët mes tyre;
- mbështet idetë me shembuj të ndryshëm;
- shton në një tekst, një dialog mes
personazheve ose një ndodhi të re, një
paragraf;
- përdor mirë gjuhën standarde;
- zbaton rregullat e drejtshkrimit gjatë të
shkruarit;
- rishikon dhe përmirëson punët me shkrim për
të dhënë më qartë mendimet dhe për të
përmirësuar përmbajtjen;
- rishikon tekstin që shkruan për të gjetur
fjalët, shprehjet ose fjalitë e papërshtatshme
dhe për t’i plotësuar ato me të tjera;
- korrigjon gabimet drejtshkrimore;
- përshkruan personazhet duke pasqyruar
ndjenjat, mendimet dhe paraqitjen e jashtme
të tyre;
- rrëfen ngjarje, shpreh ndjenja, përcjell ide
rreth botës reale dhe asaj imagjinare;
- shkruan një hyrje ose një mbyllje ndryshe
të një tregimi, përralle etj.;
- shkruan një intervistë të shkurtër.
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës
a) Sintaksë
- Kryefjala, me çfarë është shprehur.
- Kallëzuesi, me çfarë është shprehur.
- Përcaktori, me çfarë është shprehur.
a) Sintaksë
Nxënësi:
- dallon kryefjalën e shprehur me emër,
përemër, numëror etj.;
- formon fjali ku kryefjala të jetë e shprehur
me emër, përemër, numëror etj.;
- dallon kallëzuesin dhe tregon me çfarë është
shprehur;
- dallon përcaktorin dhe tregon me çfarë është
shprehur;
- formon fjali me përcaktorë të ndryshëm.
b) Morfologji
Nxënësi:
Faqe 29 nga 52
b) Morfologji
Përemri
- Përemri pronor.
- Përemri pyetës (Kush? Cili? Çfarë Ç’?
Sa?).
- Përemri dëftor.
Folja
- Zgjedhimi i foljeve: marr, dal, jap dhe
shoh, në kohën e tashme, në kohën e
kryer të thjeshtë dhe në kohën e pakryer,
në mënyrën dëftore.
c) Drejtshkrim
- Shkrimi i datave.
- dallon përemrat pronorë;
- dallon dhe përdor përemrat pyetës (Kush?
Cili? Çfarë? Ç’? Sa?);
- gjen dhe përdor në fjali përemrin dëftor;
- zgjedhon në kohën e tashme, në kohën e
kryer të thjeshtë dhe në kohën e pakryer
foljet marr, dal, jap dhe shoh.
c) Drejtshkrim
Nxënësi:
- shkruan drejt datat.
Vlerat dhe qëndrimet
Nxënësi:
- demonstron vullnet gjatë kryerjes së detyrave;
- shfaq empati (ndjeshmëri) ndaj të tjerëve;
- merr pjesë në diskutime në grup duke pyetur, duke u përgjigjur dhe duke bashkëpunuar me
të tjerët;
- shfaq me siguri dhe me besim në vetvete mendimet, përvojat dhe argumentet e tij;
- është i motivuar për të lexuar për kënaqësi dhe për informacion;
- shfaq besim dhe vullnet gjatë procesit të të shkruarit;
- demonstron imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë të shkruarit;
- punon në mënyrë të pavarur;
- vlerëson punët e të tjerëve.
4. Udhëzime metodologjike për zbatimin e programit plotësues në gjuhën
shqipe
Metodat e të nxënit janë mjaft të rëndësishme për të realizuar një proces mësimor efektiv.
Përdorimi i tyre do të shërbejë për zhvillimin gjuhësor të nxënësve. Gjatë zbatimit të programit
plotësues mësuesit duhet të përdorin metoda, teknika dhe strategji të ndryshme mësimore, me
qëllim që nxënësit të jetë në qendër të procesit mësimor. Metoda, strategji dhe teknika, të tilla
si: diskutim për njohuritë paraprake, kubimi, diagrami piramidal, leximi i drejtuar, imagjinata
e drejtuar, parashikim me terma paraprakë, harta e konceptit, rrjeti i diskutimit, pyetje autorit,
ditarët e të nxënit, pyetja sjell pyetjen, stuhi mendimi, lojë me role etj., shërbejnë si nxitje për
Faqe 30 nga 52
nxënësit në procesin e të nxënit dhe si garanci për rezultate të mira. Procesi mësimor duhet të
zhvillohet në një ambient miqësor, të ketë rrjedhshmëri dhe cilësi të lartë, të jetë i strukturuar, i
planifikuar me kujdes dhe i orientuar drejt lojës.
Programi plotësues i gjuhës shqipe përqendrohet kryesisht në njohuritë dhe aftësitë kryesore të
lexim-shkrimit. Mësuesit duhet të përdorin strategji të ndryshme mësimore që të zhvillojnë
rrjedhshmërinë në lexim dhe aftësitë e lexim-shkrimit fillestar.
Programi plotësues nuk ka vlerësime të nxënësve, por me anë të metodave dhe teknikave të
përdorura gjatë procesit të mësimdhënie –nxënies, mësuesi nxit përparimin e nxënësit. Në
përfundim të zbatimit të programit plotësues, mësuesi diskuton me mësuesit e vitit të ardhshëm
shkollor në lidhje me arritjet dhe nevojat për përmirësim të nxënësve.
5. PROGRAMI PLOTËSUES PËR LËNDËN E MATEMATIKËS
Matematika është shkenca, gjuha universale e së cilës ndihmon nxënësin të kuptojë dhe të veprojë
në realitetin që jeton. Kjo e bën atë të japë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin intelektual
të nxënësit dhe për formimin e identitetit të tij. Zotërimi i saj është vlerë e madhe për integrimin
në shoqëri duke mundësuar zhvillimin e personalitetit të nxënësit, zhvillimin e aftësive të tij
për të menduar në mënyrë kritike dhe për të punuar i pavarur e sistematikisht.
Megjithëse zbatimet e saj janë nga më të ndryshmet, ato nuk mund të kuptohen pa marrjen e disa
njohurive themelore të tematikave të saj, pasi këto e bëjnë të vetëdijshëm nxënësin për rolin e
matematikës në jetën e përditshme, duke zgjeruar botëkuptimin e tij. Situatat e ndryshme që mund
të shqyrtohen me matematikën tregojnë se sa shumë lidhet ajo me fushat e tjera. Me anë të
matematikës, nxënësi mund të interpretojë sasitë duke përdorur numrat dhe algjebrën, të
interpretojë format, hapësirën dhe njësitë duke përdorur gjeometrinë dhe matjet, të interpretojë
fenomene të rastit duke përdorur statistikën dhe probabilitetin.
5.1. Qëllimi i programit plotësues të matematikës
Programi plotësues i matematikës ka për qëllim të pajisë nxënësit me modelet e të menduarit
matematikor, me idetë bazë dhe strukturat matematikore, si dhe t’u zhvillojë atyre aftësitë
llogaritëse dhe të zgjidhjes së problemeve në jetën e përditshme. Gjatë zbatimit të programit
plotësues të matematikës, nxënësi:
- zhvillon bazat e të menduarit matematikor;
Faqe 31 nga 52
- formulon koncepte matematikore nëpërmjet përvojave empirike;
- komunikon dhe zbavitet duke zgjidhur problema;
- mëson të argumentojë, me shkrim dhe me gojë, përgjigjet e tij duke u bazuar në
ilustrime dhe mjete konkrete;
- zbulon ngjashmëritë, ndryshimet, rregullsitë dhe marrëdhëniet shkak - pasojë
ndërmjet dukurive;
- praktikohet në vëzhgime të situatave problemore që kanë lidhje me mjedisin e tyre të
përditshëm;
- zhvillon të menduarit matematikor;
- hedh themelet e modelimeve matematikore;
- përforcon veprimet bazë me numra dhe konceptin e numrit;
- kupton konceptet matematikore nëpërmjet hetimeve;
- zgjidh problema matematike;
- argumenton veprimet dhe përfundimet e tyre dhe ia paraqet të tjerëve;
- përdor rregulla dhe ndjek udhëzime;
- edukohet të punojë në grup;
- paraqet situata matematikore në mënyra të ndryshme;
- ndihet i suksesshëm në matematikë.
5.2. Lidhja e kompetencave kyç me kompetencat matematikore
Ndërtimi dhe zbatimi i kompetencave kyç nga nxënësit gjatë procesit të mësimdhënies dhe
nxënies, kërkon që mësuesi të mbajë parasysh lidhjen e tyre me kompetencat e lëndës së
matematikës. Për të realizuar në praktikë këtë lidhje, mësuesi duhet të përzgjedhë situatat e të
nxënit, veprimtaritë, metodat dhe mjetet e përshtatshme për procesin e të nxënit. Organizimi i
mësimit të matematikës me bazë kompetencat siguron zhvendosjen e fokusit të nxënies nga
përmbajtja lëndore (mësuesi në qendër) në atë që nxënësit kanë nevojë të dinë dhe të bëjnë me
efikasitet në situata të ndryshme (nxënësi në qendër).
Rezultatet kryesore sipas kompetencave kyç që realizohen nëpërmjet lëndës së matematikës për
programin plotësues përmblidhen si më poshtë:
Tabela 1. Kompetencat kyç për programin plotësues
Faqe 32 nga 52
Klasat 1-2
Nxënësi:
Klasat 3-5
Nxënësi:
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• paraqet të paktën një mendim për një
detyrë të caktuar gjatë diskutimit në grup.
• dëgjon me vëmendje prezantimin e tjetrit dhe
merr pjesë në diskutim me pyetje, komente apo
sqarime.
Kompetenca e të menduarit
• gjen veçoritë e një objekti, të dhënë, ndan
dhe krahason më pas në grup gjetjet e
veta;
• sqaron me anë të të folurit hapat e
zgjidhjes së një problemi të thjeshtë
matematikor me të cilin ballafaqohet në
një situatë jetësore.
• klasifikon objekte duke shprehur mendimin e tij;
• zgjidh problemin dhe detyrën e dhënë në
matematikë, duke dhënë shembuj nga jeta e
përditshme për situata të ngjashme.
Kompetenca e të nxënit
• përzgjedh materialet/mjetet, si letrën,
plastelinën, shkopinjtë, ngjyrat,
numratoren etj., për kryerjen e një detyre
të caktuar dhe arsyeton zgjedhjen që ka
bërë;
• parashtron pyetje dhe përgjigjet në
pyetjet për temën /problemin/detyrën e
dhënë në njërën nga format e të
shprehurit;
• zgjidh në mënyrë të pavarur problemin,
detyrën e dhënë dhe prezanton para të
tjerëve mënyrat e mundshme të zgjidhjes;
• identifikon njohuritë që ka, të cilat e
ndihmojnë për të kryer një detyrë apo
veprimtari të caktuar dhe kërkon këshilla
e informacion për kapërcimin e
vështirësive.
• identifikon dhe krahason informacionet e
njohura me ato të panjohura për një temë, çështje
apo ngjarje të caktuar, duke përdorur teknika të
ndryshme (p.sh.: duke i shënuar me shenja të
ndryshme);
• zgjidh në mënyrë të pavarur problemin, detyrën
e dhënë dhe prezanton para të tjerëve mënyrat e
mundshme të zgjidhjes;
• identifikon cilësitë që zotëron dhe ato që duhen
zhvilluar për të nxënë gjatë zhvillimit të një
detyre apo veprimtarie të caktuar duke
bashkëpunuar me të tjerët;
• përdor dhe zbaton në mënyrë efektive
informacionin /njohuritë për zgjidhjen e një
problemi /detyre të caktuar, përmes shfrytëzimit
të burimeve të tjera.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
• identifikon burimet e nevojshme
(materiale, mjetet...etj.) dhe i përdor në
mënyrë të drejtë për kryerjen e një
detyre/aktiviteti në klasë, në shkollë, në
mjedisin shtëpiak , në lagje/komunitet.
• paraqet në formë tabelare, grafike, vizatimi apo
formë tjetër veprimtaritë e përkujdesjes për
qeniet e gjalla, të cilat mundësojnë zhvillimin,
rritjen apo ruajtjen e shëndetit të tij.
Kompetenca personale
Faqe 33 nga 52
• bashkëpunon me të tjerët pavarësisht
prejardhjes, aftësive dhe nevojave të
veçanta për arritjen e një qëllimi të
përbashkët në aktivitetet në klasë,
shkollë apo jashtë saj.
• bashkëpunon në mënyrë aktive me të gjithë
moshatarët (pavarësisht prejardhjes së tyre,
aftësive dhe nevojave të veçanta) drejt arritjes së
një qëllimi të përbashkët. (projekti/ aktiviteti në
bazë klase /shkolle apo jashtë saj).
Kompetenca qytetare
• diskuton dhe në bashkëpunim me
anëtarët e grupit vendos rregullat në grup,
në klasë, për realizimin e aktivitetit,
mirësjelljes, pastërtisë etj.
• shpreh, dëgjon dhe respekton mendimin e secilit
anëtar dhe vendos për mënyrat e përfundimit të
një aktiviteti të përbashkët.
Kompetenca digjitale
• njeh disa mjete të thjeshta të teknologjisë
së informacionit dhe komunikimit.
• organizon, mbledh dhe shfaq të dhënat e gjetura
nga burimet e informacionit elektronik.
5.3. Kompetencat matematikore që formohen përmes tematikave të saj
Bazuar në këtë kurrikul, lënda e matematikës synon të përmbushë 6 kompetenca, të cilat lidhen
me kompetencat kyç që një nxënës duhet të zotërojë gjatë jetës së tij dhe që arrihen nëpërmjet
5 tematikave kryesore.
Faqe 34 nga 52
Diagrama 1. Kompetencat matematikore
Numri
Statistika dhe
Probabiliteti
Gjeometria
Matja
Algjebra dhe
Funksioni
Kompetenca për
jetën, sipërmarrjen
dhe mjedisin
Kompetenca
personale
Kompetenca e të
menduarit Kompetencae të
nxënit
Kompetenca
digjitale
Kompetenca e
komunikimit dhe e
të shprehurit
Faqe 35 nga 52
Tabela 2. Kompetencat matematikore që zhvillohen nëpërmjet tematikave
Kompetencat
matematikore
që zhvillohen
përmes
tematikave
Përshkrimi i kompetencave Zhvillimi i
kompetencave nëpërmjet
tematikave
Zgjidhja e
situatës
problemore
Nxënësi përshkruan dhe zgjidh situata
problemore të nivelit praktik, të marra nga
përvojat e përbashkëta të jetës së përditshme
dhe të nivelit abstrakt, duke zhvilluar
kapacitetin e tij intelektual dhe intuitën krijuese.
Treguesit kryesorë janë:
- përcaktimi i të dhënave të situatës
problemore;
- modelimi i një situate problemore;
- zbatimi i hapave të ndryshme për zgjidhjen e
situatës problemore;
- vlefshmëria e zgjidhjes së situatës
problemore;
- paraqitja e zgjidhjes së situatës problemore.
Nxënësi përdor numrat,
veprimet me to, llogaritjet
me mend, matjet,
konceptet gjeometrike,
shprehjet algjebrike,
grafikët, interpretimin e
problemave, identifikimin
e të panjohurave,
zgjidhjen e ekuacioneve,
diagramet, grafikët etj.,
për zgjidhjen e situatave
problemore etj.
Arsyetimi
dhe vërtetimi
matematik
Nxënësi përdor arsyetimin, argumentimin dhe
vërtetimin si aspekte themelore të matematikës.
Arsyetimi ka të bëjë me organizimin logjik të
fakteve, ideve ose koncepteve në mënyrë që të
arrijë në një rezultat më të besueshëm se intuita.
Treguesit kryesorë janë:
- identifikimi i elementeve të situatës
matematikore;
- përdorimi i koncepteve matematikore dhe
proceset e përshtatshme për situatën e dhënë;
- arsyetimi për zbatimi i koncepteve dhe
proceseve në situatën e dhënë.
Nxënësi përdor arsyetimin
për veprimet me numrat,
krahasimet, renditjet,
zgjidhjen e ekuacioneve,
interpetimin e shprehjeve
algjebrike, për
karakteristikat e figurave
dhe trupave,
transformimet
gjeometrike, për
interpretimin dhe
formulimin e
konkluzioneve etj.
Të menduarit
dhe
komunikimi
matematik
Nxënësi përdor komunikimin nëpërmjet të
lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të
pyeturit për të organizuar dhe qartësuar të
menduarin matematik. Nxënësi gjatë
komunikimit në gjuhën matematikore mëson
konceptet, proceset dhe përforcon të kuptuarit e
Nxënësi përdor
komunikimin për veprimet
me numra, përkthimet me
simbole, rezultatet e
zgjidhjes së problemave,
për interpretimin e vetive
Faqe 36 nga 52
tyre. Ai kupton se kjo gjuhë përdoret jo vetëm
në lëndë të tjera, por edhe në jetën e përditshme.
Treguesit kryesorë janë:
- familjariteti me gjuhën e matematikës;
- lidhja e gjuhës së matematikës me gjuhën e
përditshme;
- interpretimi i koncepteve matematikore.
të figurave e trupave, për
interpretimin e të dhënave,
tabelave, diagrameve etj.
Lidhja
konceptuale
Nxënësi kupton ndërtimin e koncepteve
matematike për të formuar një të tërë dhe përdor
varësitë ndërmjet këtyre koncepteve. Arsyetimi
matematik zhvillon lidhjen ndërmjet koncepteve
duke i ndërtuar dhe zbatuar ato në proceset
matematikore përkatëse.
Nxënësi përdor lidhjet
konceptuale të numrave
me ekuacionet, shprehjet
algjebrike, problemave
algjebrike dhe
gjeometrike, drejtëzave,
matjeve, të dhënave dhe
probabilitetit, tabelave etj.
Modelimi
matematik
Nxënësi përshkruan dhe krijon modele duke
përdorur veprimet themelore matematikore në
situata të jetës së përditshme. Modelimi është
procesi i paraqitjes së situatës nga jeta reale me
gjuhën matematikore. Nëpërmjet përdorimit të
teknikave përkatëse, gjendet zgjidhja
matematikore e cila më pas interpretohet në
jetën reale.
Treguesit kryesorë janë:
- përcaktimi i situatës në jetën reale;
- modelimi në gjuhën matematike;
- gjetja e zgjidhjes matematike;
- përkthimi i zgjidhjes matematike në zgjidhje
të situatës në jetën reale.
Nxënësi modelon me anë
të numrave, të simboleve,
të shndërrimeve
gjeometrike, në tabela,
formulon ligjësi, formulon
problema nga situata reale,
ndërton e përdor formula
etj.
Përdorimi i
teknologjisë
në
matematikë
Nxënësi përdor teknologjinë si mjet për të
zgjidhur apo verifikuar zgjidhjet, si dhe për të
mbledhur, komunikuar e zbuluar informacione.
Nxënësi përdor makina
llogaritëse për të kryer
llogaritje të veprimeve me
numra, përdor programe
kompjuterike për
prezantime, hulumtime,
përpunime dhënash etj.
5.4. Koha mësimore
Lënda e matematikës zhvillohet për 2 javë mësimore me nga 10 orë secila (45 min), pra gjithsej
20 orë për secilën klasë. Në programin plotësues tematikat integrohen me njëra - tjetrën duke
Faqe 37 nga 52
ndërthurur orët sipas njohurive dhe shkathtësive.
5.5. Përmbajtja e programit plotësues sipas klasave
Tematikat Numri, Matja, Gjeometria, Algjebra dhe funksioni, Statistika dhe probabiliteti janë
ndërthurur me njëra tjetrën. Njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat për secilën klasë, që
duhet të demostrojë nxënësi lidhur me tematikat përkatëse janë paraqitur në tabelat më poshtë.
5.5.1. KLASA E PARË
Rezultatet e të nxënit për kompetencat matematikore:
Zgjidhja problemore: Kryen veprimet themelore matematikore me numra njëshifrorë dhe
dyshifrorë. Identifikon kërkesat e problemeve të thjeshta.
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik: Demonstron të kuptuarit e konceptit të numërimit përmes
numrave, ngjyrave, figurave, madhësive, vizatimeve dhe objekteve. Dallon dhe klasifikon
ligjësi, për të gjykuar për hamendësime nëpërmjet diskutimeve me të tjerët.
Të menduarit dhe komunikimi matematik: Komunikon të menduarin matematik nëpërmjet të
folurit, të shkruarit, të dëgjuarit duke përdorur gjuhën e përditshme. Përdor fjalorin fillestar të
matematikës për t’u shprehur matematikisht nëpërmjet paraqitjeve të ndryshme. Krijon paraqitje
të koncepteve të thjeshta matematike me numra.
Lidhja konceptuale: Bën lidhje të thjeshta mes numërimit.
Modelimi matematik: Krijon modele të thjeshta të figurave dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta
e përditshme duke përdorur numrat. Paraqet numrat, konceptet e thjeshta matematikore duke i
ndërlidhur ato me situata konkrete.
Njohuritë për realizimin e kompetencave
të lëndës
Shkathtësitë për realizimin e kompetencave
të lëndës
Krahasimi i numrave
- Krahasimi i dy numrave dhe sendeve
duke përdorur shprehjet “më shumë”,
“më pak”, “po aq”.
Mbledhja e zbritja
− Mbledhja dhe zbritja e dy numrave
njëshifrorë;
− Zbritja si veprim i kundërt i mbledhjes;
Nxënësi:
Krahasimi i numrave
- krahason dy numra, grupe sendesh me mjete
praktike duke përdorur shprehjet “më shumë”,
“më pak”, “po aq”.
Mbledhja dhe zbritja
Nxënësi:
- mbledh dy numra njëshifrorë;
- mbledh tre numra njëshifrorë duke zbatuar
vetinë e ndërrimit të mbledhjes;
Faqe 38 nga 52
− Mbledhja e një numri dyshifror, me
dhjetëshe të plota ose jo, me një numër
njëshifror pa kalim të dhjetës.
Shumëzimi dhe pjesëtimi
- Dyfishimi i numrave njëshifrorë;
- Gjetja gjysmës së numrave çift
(24,6,8,10) me anë të objekteve;
- Ndarja e numrave njëshifrorë në numra
çift dhe tek;.
- Ndarja e objekteve në një kontekst të
dhënë në dy grupe të barabarta.
Strategji të veprimeve me mend
- Mbledhja e 3 numrave njëshifrorë ku dy
prej numrave kanë shumën 10 (p.sh.: 4
+ 3 + 6 = 10 + 3 = 13);
- Përdorimi i numrave që kanë shumën 10
si urë për mbledhjen/zbritjen e numrave
njëshifrorë (p.sh.: 8 + 3, mbledhim 8 + 2
+1 = 10 +1 = 11);
- Dyfishi i numrave 2 dhe 10.
Gjatësia
- Krahasimi i sendeve sipas gjatësisë
me sy ose duke i vendosur njëri mbi
tjetrin pa përdorur njësitë standarde;
- Përdorimi i terminologjisë përkatëse
(“më i gjatë”, “ po aq i gjatë”, “më i
shkurtër”, “më i gjati”, “më i shkurtri”).
Koha
- Leximi i orës me orët ë plota;
- Minuta, ora, dita, java, muaji dhe viti,
renditja e ditëve të javës dhe e muajve të
vitit.
Pesha
- Krahasimi i sendeve sipas peshës.
- Përdorimi i terminologjisë përkatëse
(“më i rëndë”, “më i lehtë”, “po aq i
rëndë”, “më i rëndi”, “më i lehti”);
Monedhat
− Njohja me monedhat nga 10- lekëshe
deri në 100-lekëshe.
- zbret dy numra njëshifrorë;
- zgjidh problema me situata të njohura
për ta.
Shumëzimi dhe pjesëtimi
- dyfishon numrat njëshifrorë;
- dallon me mjete praktike gjysmën e numrave
njëshifrorë që ndahen në mënyrë të barabartë
(numra çift njëshifrorë);
- ndan në dy grupe të barabarta një sasi
objektesh të dhënë;
- zgjidh problema të thjeshta me mjete praktike
nga situata të njohura për ta.
Strategji të veprimeve me mend
- përdor strategji të ndryshme për të kryer
veprime të thjeshta me mend.
Gjatësia
- krahason drejtpërdrejt gjatësitë e sendeve,
duke përdorur shprehjet: “më i gjatë”, “po aq
i gjatë”, “më i shkurtër”, “më i gjati”, “më i
shkurtri”;
- krahason me sy gjatësitë e dy ose më shumë
sendeve.
Koha
- orientohet në kohë, duke përdorur fjalët e
duhura (për shembull: dje, para një jave, tani,
nesër, pas disa ditësh, pas dy muajsh etj.) në
përcaktimin e kohës së shkuar, të tashme ose
të ardhme;
- rendit ditët e javës, muajt e vitit;
- rendit ngjarje që kanë lidhje me jetën e tyre të
përditshme, brenda një periudhe kohore prej
një dite, disa ditësh, disa muajsh.
Pesha
- përdor terminologjinë përkatëse (“më i rëndë”,
“më i lehtë”, “po aq i rëndë”, “më i rëndi”, “më
i lehti”), për të shprehur masën e sendeve nga
jeta e tij e përditshme.
Monedhat
- përdor monedhat nga 10-lekëshe deri në 100-
lekëshe për të llogaritur çmime të sendeve nga
Faqe 39 nga 52
− Parashikimi i mundësisë për një blerje që
lidhet me një sasi të caktuar lekësh.
Gjeometria në hapësirë
- Kubi, kuboidi, cilindër, kon, sferë
Shndërrimet gjeometrike
- Vendndodhja dhe termat: para,
pas, mbi, nën, majtas, djathtas,
ndërmjet etj.;
- Figura simetrike.
Ekuacione, inekuacione, sisteme të
ekuacioneve
- Kutiza si vendmbajtëse numrash në
barazime me mbledhje të dy numrave
njëshifrorë me shumë deri në 20.
Funksioni
- Dallimi i ligjësisë dhe vazhdimi i një
modeli (vargu) konkret ose të vizatuar,
sipas kësaj ligjësie që ka të bëjë me
ngjyrën, formën ose madhësinë.
Grumbullimi, organizimi,
interpretimi dhe përpunimi i të
dhënave
- Piktogramet.
jeta e tij e përditshme;
- zgjidh problema nga situata me blerje të
njohura për ta.
Gjeometria në hapësirë
- dallon objekte praktike dhe ilustrime në
formë kubi, kuboidi, cilindri, koni, sfera.
Shndërrime gjeometrike
- përdor termat: para, pas, mbi, nën, majtas,
djathtas, ndërmjet etj., për të treguar
vendndodhjen e një objekti, sendi, personi
etj.;
- dallon figura simetrike nga jeta e
përditshme.
Zgjidhja e ekuacioneve, inekuacioneve,
sistemeve të ekuacioneve
- gjen numrin që duhet vendosur në kutizë në
barazime me mbledhje ose me zbritje brenda
numrit 20.
Funksioni
- dallon dhe vazhdon një varg i cili ka të bëjë
me ndryshimin sipas një ligjësie me një ose
dy kritere (për shembull ndryshimi i ngjyrës
dhe formës).
Grumbullimi, organizimi, interpretimi
dhe përpunimi i të dhënave
- përdor piktogramet.
Qëndrimet dhe vlerat
Nxënësi:
- paraqet dhe komunikon lirshëm mendimet e tij;
- është inovativ dhe paraqet idetë e reja të tij;
- organizon lidhjen konceptuale të njohurive;
- përdor imagjinatën për zgjidhjen e problemeve;
- vetëvlerësohet në situata të thjeshta;
- demonstron pavarësi në mendime dhe veprime;
- demonstron besim në forcat vetjake;
- respekton punën e kryer mirë dhe pranimin e opinioneve të tjera (madje edhe të kundërta)
duke treguar tolerancë;
- demonstron vullnet në arritjen e rezultateve;
- respekton përpjekjet personale dhe ato në grup.
Faqe 40 nga 52
5.5.2. KLASA E DYTË
Rezultatet e të nxënit për kompetencat matematikore:
Zgjidhja problemore: Kryen veprimet themelore matematikore me numra njëshifrorë dhe
dyshifrorë. Identifikon kërkesat e situatave problemore të thjeshta.
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik: Demonstron të kuptuarit e konceptit të numërimit përmes
numrave, figurave, madhësive, vizatimeve dhe objekteve. Dallon dhe klasifikon ligjësi, për të
gjykuar për hamendësime nëpërmjet diskutimeve me të tjerët.
Të menduarit dhe komunikimi matematik: Komunikon të menduarin matematik nëpërmjet të
folurit, të shkruarit, të dëgjuarit duke përdorur gjuhën e përditshme. Përdor fjalorin fillestar të
matematikës për t’u shprehur matematikisht nëpërmjet paraqitjeve të ndryshme. Krijon paraqitje
të koncepteve të thjeshta matematikore.
Lidhja konceptuale: Bën lidhje të thjeshta ndërmjet numrave, objekteve etj.
Modelimi matematik: Krijon modele të thjeshta të figurave dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta
e përditshme duke përdorur numrat. Paraqet numrat, konceptet e thjeshta matematikore duke i
ndërlidhur ato me situata konkrete.
Njohuritë për realizimin e
kompetencave të lëndës
Shkathtësitë për realizimin e kompetencave të
lëndës
Numri natyror
- Rrumbullakimi i numrave
dyshifrorë në dhjetëshen më të
afërt;
- Paraqitja një numri dyshifror në
boshtin numerik, në të cilën
shënjohen shumëfishat e
dhjetës;
- Njohja dhe përdorimi i numrave
rendorë (të paktën shumëfishat e
dhjetës).
Thyesat
- Shkrimi i thyesave 1/2; 1/3; ¾;
- E plota e shprehur në thyesë
p.sh.: 2/2 ose 4/4;
- Njohuri fillestare për thyesa të
barabarta p.sh.: 1/2 dhe 2/4;
- Gjysma, çereku, treçereku i
figurave ose i një numri
objektesh (me anë të mjeteve
konkrete dhe të ilustrimeve).
Mbledhja dhe zbritja
Nxënësi:
Numri natyror
- rrumbullakos numrat dyshifrorë në dhjetëshen më të
afërt;
- paraqet një numër dyshifrorë në boshtin numerik, në
të cilën shënjohen shumëfishat e dhjetës;
- njeh dhe përdor numrat rendorë (të paktën
shumëfishat e dhjetës).
Thyesat
- shkruan thyesa 1/2; 1/4;3/4;
- njeh që 2/2 ose 4/4 bëjnë një e plotë;
- përcakton që ½ dhe 2/4 janë thyesa të barabarta;
- identifikon figurat që janë ndarë në gjysmë ose një të
katërtën dhe cilat jo;
- gjen gjysmën dhe çerekun e figurave ose të një numri
objektesh.
Mbledhja dhe zbritja
- mbledh dy numra dyshifrorë;
- gjen ndryshesa të vogla të dy numrave dyshifrorë.
Shumëzimi dhe pjesëtimi
- kupton pjesëtimin si grupim;
- përdor simbolin “:” ;
Faqe 41 nga 52
- Mbledhja e dy numra
dyshifrorë;
- Ndryshesa të vogla të dy
numrave dyshifrorë.
Shumëzimi dhe pjesëtimi
- Pjesëtimi si grupim;
- Përdorimi i simbolit të pjesëtimit
“:”;
- Dyfishi i numrave dyshifrorë.
Strategji të veprimeve me mend
- Mbledhja me çiftim i
shumëfishave të 10 me shumë
100;
- Shumëfishat e 2, 5 dhe 10 duke
shprehur vetitë e shumëzimit
dhe pjesëtimit;
- Dyfishi për numra më të
mëdhenj se 10 (përfshirë 15, 20,
25 dhe 50).
Monedhat
− Njohja me monedhat;
− Llogaritja e blerjeve që lidhet me
një sasi të caktuar lekësh
(monedha).
Vëllimi
- Vëllimi i lëngjeve në enëve në
mënyrë konkrete (me njësi
standarde litrin);
- Krahasimi i vëllimit të lëngjeve
në enë.
Gjeometria në hapësirë
- Kubi, kuboidi, cilindër, kon,
sferë, piramidë.
Shndërrimet gjeometrike
- Figura simetrike;
- Drejtëza e simetrisë;
- Lëvizja, pozicioni, drejtimi orar
dhe kundërorar.
Funksioni
- gjen dyfishin e shumëfishave të 5-ës duke e lidhur me
gjysmën;
- dyfishon numrat dyshifrorë.
Strategji të veprimeve me mend
- përdor strategji të ndryshme për të kryer veprime të
thjeshta me mend;
- shpjegon strategji dhe arsyeton veprimet.
Monedhat
- njeh dhe përdor të gjitha monedhat;
- përdor simbolet e parave;
- llogarit shuma me monedha me çmime të sendeve nga
jeta e tij e përditshme.
Vëllimi
- vlerëson (me sy), mat dhe krahason vëllimin duke
përdorur njësitë standarde dhe jostandarde si dhe
mjete të ndryshme matje;
- krahason vëllimin e enëve të ndryshme të njohura për
ta, duke përdorur njësitë standarde (litrin).
Gjeometria në hapësirë
- dallon, emërton, krijon format 3D (kubi, kuboidi,
koni, cilindri, sfera dhe piramida) dhe vetitë e tyre;
- njeh trupat format 3D që përbëhen nga figura 2D.
Shndërrime gjeometrike
- identifikon simetrinë në figura 2D apo modelime të
tjera;
- vizaton drejtëzën e simetrisë;
- dallon figura simetrike nga jeta e përditshme;
- ndjek dhe jep instruksione për pozicione, drejtime
apo lëvizje të ndryshme;
- njeh rrotullimin e plotë, gjysmë, çerek me drejtim
orar apo kundërorar,
- njeh që një kënd i drejtë është një çerek rrotullimi.
Funksioni
- përshkruan dhe vazhdon një model duke numëruar me
dy, tre, katër ose pesë numra sipas një ligjësie.
Grumbullimi, organizimi, interpretimi dhe
përpunimi i të dhënave
- përdor piktogramevet për të prezantuar rezultatet;
Faqe 42 nga 52
- Dallimi i ligjësisë dhe vazhdimi
i një modeli konkret ose të
vizatuar, sipas kësaj ligjësie.
Grumbullimi, organizimi,
interpretimi dhe përpunimi i
të dhënave
- Grafikët në shtyllë dhe
piktogramet.
- përdor diagramin e Venit për të klasifikuar numrat
dhe objektet sipas një ose dy cilësive;
- shpjegon zgjedhjen duke përdorur gjuhën e
përshtatshme.
Qëndrimet dhe vlerat
Nxënësi:
- zbulon situata problemore dhe gjëegjëza;
- zgjidh problema të thjeshta (më një ose dy hapa të thjeshta) me mbledhje, zbritje, shumëzim
ose pjesëtim;
- krijon situata që zgjidhen me llogaritje përfshirë edhe kontekste me përdorimin e lekëve;
- verifikon rezultatin duke renditur numrat në mënyra të ndryshme;
- gjykon nëse një përgjigje është e argumentuar;
- demonstron pavarësi në mendime dhe në veprime;
- vetëvlerësohet në situata të thjeshta;
- demonstron besim në forcat e veta;
- respekton përpjekjet personale dhe ato në grup.
5.5.3. KLASA E TRETË
Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës:
Zgjidhja problemore: Kryen veprimet themelore matematikore me numra dyshifrorë;
Identifikon kërkesat e problemeve të thjeshta; Zbaton strategji të zgjidhjes së problemave.
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik: Demonstron të kuptuarit e konceptit të numërimit përmes
numrave, ngjyrave, figurave, madhësive,
vizatimeve dhe objekteve; Dallon dhe klasifikon ligjësi, për të gjykuar për hamendësime
nëpërmjet diskutimeve me të tjerët.
Të menduarit dhe komunikimit matematik: Komunikon të menduarin matematik nëpërmjet të
folurit, të shkruarit, të dëgjuarit duke përdorur gjuhën e përditshme; Përdor fjalorin fillestar të
matematikës për t’u shprehur matematikisht nëpërmjet paraqitjeve të ndryshme.
Lidhja konceptuale: Bën lidhje të thjeshta mes numërimit.
Modelimi matematik: Krijon modele të thjeshta të figurave dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta
e përditshme duke përdorur numrat dy shifror; Paraqet numrat, konceptet e thjeshta
matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.
Përdorimi i teknologjisë në matematikë:Përdor mjete të thjeshta për kalkulime në mënyrë që të
zgjidh probleme të ndryshme matematikore.
Faqe 43 nga 52
Njohuritë për realizimin e
kompetencave matematikore
Shkathtësitë për realizimin e kompetencave
matematikore
Thyesat
- Gjysma e numrave çift dhe tek
deri në 40, duke përdorur edhe
shënimin e numrit të përzier,
(p.sh.: 3 ½).
- Thyesat e barabarta.
- Numrat e përzier si: 1½ apo 2¼.
- Vendosja e thyesave në boshtin
numerik.
- Pjesa e një numri ose figure
(përgjigja numër natyrorë).
Shumëzimi dhe pjesëtimi
- Tabela e shumëzimit me 2, 3, 4,
5, 6, 9 dhe 10 dhe pjesëtimi si
veprim i anasjelltë.
- Shumëzimi i numrave 10 deri
në 19 me 3 dhe 5.
- Pjesëtimi i numrave dyshifrorë
edhe përtej tabelës së
shumëzimit, p.sh.: 60:5, 33:3.
- Pjesëtimi si veprim i kundërt i
shumëzimit.
- Mbetja gjatë pjesëtimit (mbeten
edhe disa për t’u ndarë).
- Vetinë e ndërrimit të
shumëzimit.
Strategji të veprimeve me mend
- Veprime me mend për
mbledhjen, zbritjen
shumëzimin dhe pjesëtimin.
Paraja
- Monedhat deri në 1000-
lekëshe.
- Kombinime monedhash që
tregojnë të njëjtën vlerë në
lekë.
Koha
Nxënësi:
Thyesat
- gjen gjysmën e numrave çift dhe tek deri në 40, duke
përdorur shënimin e numrit të përzier, (p.sh.: 3 ½ );
- përdor konceptin e thyesës për të shprehur pjesë të së
tërës, (p.sh.: ¾ tre të katërtat);
- njeh thyesat e barabarta ndër disa thyesa të dhëna ½,
2/4, 4/8 dhe 5/10 me ndihmën edhe të diagramit;
- njeh numra të përzier si: 1½ apo 2¼ ;
- rendit thyesat ose numrat e përzier në një bosht
numerik, p.sh.: duke përdorur njohurinë që ½ ndodhet
ndërmjet ¼ dhe ¾ , ndërsa 1½ ndodhet ndërmjet 1 dhe
2;
- njehson gjysmën, të tretën, të katërtën dhe të dhjetën e
një numri ose figure (përgjigja numër natyror).
Shumëzimi dhe pjesëtimi
- shumëzon një numër njëshifrorë me 2, 3, 4, 5, 6, 9 dhe
10 dhe pjesëton në mënyrë të anasjelltë;
- shumëzon numra 10 deri në 19 me 3 dhe 5;
- fillon të pjesëtojë numrat dyshifrorë edhe përtej
tabelës së shumëzimit, p.sh.: 60:5, 33:3;
- kupton pjesëtimin si veprim i kundërt i shumëzimit;
- kupton mbetjen gjatë pjesëtimit, (mbeten edhe disa për
t’u ndarë);
- kupton dhe zbaton vetinë e ndërrimit të shumëzimit;
- shkruan fakte që lidhen me shumëzimin dhe me
pjesëtimin;
- zgjidh situata problemore duke përdorur veprimet dhe
algoritmin e tyre;
- verifikon rezultatet duke përdorur makinën
llogaritëse.
Strategji të veprimeve me mend
- përdor strategji të ndryshme për të kryer veprime të
thjeshta me mend;
- shpjegon strategji dhe arsyeton veprimet.
Paraja
- përdor konceptin e parasë;
Faqe 44 nga 52
- Njësitë e kohës sekonda,
minuta, ora, dita, muaji, viti.
- Matja e kohës deri në 5
minutëshin më të afërt.
- Renditja e ngjarjeve.
- Kalendari.
Vëllimi
- Litri, mililitri.
Shndërrimet gjeometrike
- Figura simetrike.
- Drejtëza e simetrisë.
- Lëvizja, pozicioni, drejtimi orar
dhe kundërorar.
- Rrjeta e katrorëve.
Funksioni
- Dallimi i ligjësisë dhe vazhdimi
i një modeli konkret ose të
vizatuar, sipas kësaj ligjësie.
Grumbullimi, organizimi,
interpretimi dhe përpunimi i
të dhënave
- Grafikët në shtyllë dhe
piktogramet.
- përdor veprime (mbledhje dhe zbritje) me përdorimin
e parave.
Koha
- përdor njësitë e kohës dhe marrëdhënien ndërmjet tyre
(sekonda, minuta, ora, dita, java, muaji, viti);
- lexon orën me akrepa dhe orën digjitale në 5
minutëshin më të afërt;
- fillon të llogarisë intervale të thjeshta në orë dhe
minuta;
- lexon kalendarin dhe llogarit intervalet në ditë dhe
javë.
Vëllimi
- njeh lidhjen ndërmjet litrit dhe mililitrit;
- përdor mjete të shkallëzuara
Shndërrime gjeometrike
- vizaton dhe plotëson një figurë sipas një drejtëze
simetrie;
- përdor instruksione për pozicione, drejtime apo
lëvizje të ndryshme me drejtim orar ose kundërorar;
- gjen dhe përshkruan pozicionin e një katrori në një
rrjet katrorësh;
- përdor rrjetin e katrorëve për të vizatuar kënde të
drejta;
- krahason kënde me këndin e drejtë.
Funksioni
Nxënësi:
- përshkruan dhe vazhdon një model duke numëruar me
dhjetëshe sipas një ligjësie.
Grumbullimi, organizimi, interpretimi dhe
përpunimi i të dhënave
- përdor piktogramën, tabelën e dendurive, diagramin
shtyllë për të prezantuar rezultatet;
- përdor diagramin e Venit për të klasifikuar numrat
dhe objektet sipas një ose dy cilësive.
Qëndrimet dhe vlerat
Nxënësi:
- kryen lirshëm veprimet me numra;
- demonstron kuriozitet për matematikën;
- organizon lidhjen konceptuale të njohurive;
- përdor imagjinatën dhe kreativetin për zgjidhjen e problemeve;
Faqe 45 nga 52
- vetëvlerësohet dhe përdor mendimin kritik dhe kritikat konstruktive në situata të thjeshta;
- demostron besim në forcat vetjake;
- beson në përdorimin e teknologjisë për verifikimin e rezultateve;
- demonstron vullnet në arritjen e rezultateve;
- respekton përpjekjet personale dhe ato në grup.
5.5.4. KLASA E KATËRT
Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës:
Zgjidhja problemore: Kryen veprimet themelore matematikore me numra katërshifrorë;
Identifikon kërkesat e problemeve të thjeshta; Zbaton strategji të zgjidhjes së problemave.
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik: Demonstron të kuptuarit e konceptit të numërimit përmes
numrave, objekteve dhe situatave praktike; dallon dhe klasifikon ligjësi, për të gjykuar për
hamendësime nëpërmjet diskutimeve me të tjerët.
Të menduarit dhe komunikimit matematik: Komunikon të menduarin matematik nëpërmjet të
folurit, të shkruarit, të dëgjuarit duke përdorur gjuhën e përditshme; krijon paraqitje të
koncepteve të thjeshta matematike me numra;
Lidhja konceptuale: Bën lidhje të thjeshta mes numërimit.
Modelimi matematik: Krijon modele të thjeshta të figurave dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta
e përditshme duke përdorur numrat konceptet matematikore; paraqet numrat, konceptet e
thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.
Përdorimi i teknologjisë në matematikë: Përdor mjete të thjeshta për kalkulime në mënyrë që të
zgjidh probleme të ndryshme matematikore.
Njohuritë për realizimin e
kompetencave matematikore
Shkathtësitë për realizimin e kompetencave
matematikore
Numrat natyrorë, dhjetorë dhe
të plotë
- Kuptimi i numrit dhjetor me
dy shifra pas presjes për të
konvertuar njësi matjeje, p.sh.:
125 cm në metra.
- Koncepti i numrave negativë
në kontekstin e temperaturave
- Numrat çift dhe tek.
Thyesat
- Krahasimi i dy thyesave me
emërues të njëjtë.
- Renditja e disa thyesave me
emërues të njëjtë.
Nxënësi:
Numrat natyrorë, dhjetorë dhe të plotë
- përdor kuptimin e numrit dhjetor me dy shifra pas
presjes (e dhjeta, e qindta) për të konvertuar njësi
matjeje, p.sh.: 125 cm në metra;
- përdor konceptin e numrave negativë në kontekstin e
temperaturave;
- njeh numrat çift dhe tek.
Thyesat
- krahason dy thyesa me emërues të njëjtë;
- rendit disa thyesa me emërues të njëjtë;
- njeh thyesat e barabarta ndër disa thyesa të dhëna ½, 2/4,
4/8 me 5/10 ose 1/4 me 2/8, 1/5 me 2/10;
- përdor barazimin e thyesave për t’i renditur ato, p.sh.:
Faqe 46 nga 52
- Thyesa të barabarta.
- Barazimi i thyesave me
numrat dhjetorë me një shifër
mbas presjes.
- Renditja e thyesave dhe
numrave të përzierë në boshtin
numerik.
Shumëzimi dhe pjesëtimi
- Shumëzimi dhe pjesëtimi i
numrave treshifrorë me 10
(përgjigje numër natyrorë).
- Njohuri fillestare për
konceptet e raportit dhe
përpjesëtimit.
Strategji të veprimeve me mend
- Kryen veprime mend për
mbledhjen, zbritjen,
shumëzimin dhe pjesëtimin e
numrave natyrorë dhe
thyesorë duke përdorur
strategji të përshtatshme.
Gjatësia dhe masa.
- Njësitë standarde: km, m,
cm, mm, kg, g.
- Numrat dhjetorë gjatë
matjeve.
- Këmbime me njësi
të ndryshme.
Koha
- Njësitë e kohës sekonda,
minuta, ora, dita, muaji, viti.
- Matja e kohës deri në minutin
më të afërt.
- Kalendari.
- Tabela e orareve intervalet.
Vëllimi
- Litri, mililitri.
Shndërrimet gjeometrike
5/8 me ¾;
- njeh barazimin ndërmjet thyesave dhe numrave dhjetorë
me një shifër mbas presjes, p.sh.: ½ e barabartë me 0,5
dhe me 5/10;
- njeh barazimin ndërmjet thyesave dhjetorë dhe thyesave
të thjeshta si gjysma, të katërtat, të dhjetat dhe të qindtat;
- njeh numra të përzier si 5¾ dhe i rendit ato në boshtin
numerik.
Shumëzimi dhe pjesëtimi
- shumëzon dhe pjesëton numrat treshifrorë me 10
(përgjigje numër natyror);
- fillon të kuptojë konceptet e raportit dhe përpjesëtimit,
p.sh.: një fotografi është një e pesta e masës reale, pra
nëse fotografia është 25 cm e gjatë, masa reale është 5
x 25 cm;
- zgjidh situata problemore duke përdorur veprimet dhe
algoritmin e tyre;
- verifikon rezultatet duke përdorur makinën llogaritëse.
Strategji të veprimeve me mend
- përdor strategji të ndryshme për të kryer veprime të
thjeshta me mend;
- shpjegon strategji dhe arsyeton veprimet.
Gjatësia dhe masa
- zgjedh dhe përdor njësitë dhe objekte matjeje e
përshtatshme;
- njeh lidhjen ndërmjet kilometrit, metrit, centimetrit dhe
milimetrit, kilogramit dhe gramit për të vlerësuar
afërsisht dhe për të kryer matje në situata praktike;
- përdor numra dhjetorë gjatë matjeve të ndryshme, p.sh.:
1,3 m; 0,6 kg;
- përdor mjete të shkallëzuara;
- zgjidh situata problemore nga jeta e përditshme ku
përfshihen matjet.
Koha
- lexon dhe tregon orën në minutën më të afërt në orën
me akrepa dhe orën digjitale;
- përdor sistemin 12 orësh për të treguar orën;
- llogarit intervale të thjeshta në orë dhe minuta;
- lexon tabela oraresh, kalendarin dhe llogarit intervalet
nga situata praktike.
Faqe 47 nga 52
- Lëvizja, pozicioni, drejtimi
orar dhe kundërorar.
- Rrjeta e katrorëve.
Funksioni
- Dallimi i ligjësisë dhe
vazhdimi i një modeli konkret
ose të vizatuar, sipas kësaj
ligjësie.
Grumbullimi, organizimi,
interpretimi dhe përpunimi
i të dhënave
- Veçimi dhe klasifikimi i një
grupi objektesh, sipas një ose
dy cilësie të përbashkët.
- Digramet në shtyllë dhe
oiktogramet.
- Intervalet në diagramet në
shtyllë.
- Diagrami i Venit.
Vëllimi
- njeh lidhjen ndërmjet litrit, centilitrit dhe mililitrit;
- përdor mjete të shkallëzuara.
Shndërrime gjeometrike
- identifikon pozicionin e një katrori në një rrjet
katrorësh;
- njeh që këndet matën me gradë dhe një rrotullim i plotë
është 3600 ose 4 kënde të drejta;
- krijon drejtime për të ndjekur një rrugë të dhënë.
Funksioni
- përshkruan dhe vazhdon një model duke numëruar sipas
një ligjësie.
Grumbullimi, organizimi, interpretimi dhe
përpunimi i të dhënave
- i përgjigjet një pyetje nga jeta e përditshme duke
grumbulluar, zbuluar ose klasifikuar të dhëna në një
listë ose tabelë;
- përdor piktogramën tabelën e dendurive, diagramin
shtyllë për të prezantuar rezultatet;
- përdor intervalet me 2,5, 10 ose 20 njësi në diagramin
shtyllë;
- krahason paraqitjet kur diagramat ndërtohen me
intervale të ndryshme;
- përdor diagramin e Venit për të klasifikuar numrat dhe
objektet sipas një ose dy cilësive.
Qëndrimet dhe vlerat:
Nxënësi:
- zgjedh strategji të përshtatshme për të kryer veprime me mend ose me shkrim;
- paraqet dhe komunikon lirshëm mendimet e tij;
- demonstron kuriozitet për numrat;
- organizon lidhjen konceptuale të njohurive;
- përdor imagjinatën dhe kreativetin për zgjidhjen e problemeve me numra;
- vetëvlerësohet dhe përdor mendimin kritik dhe kritikat konstruktive në situata të thjeshta;
- beson në përdorimin e teknologjisë për llogaritje me numra;
- respekton punën e kryer mirë dhe pranimin e opinioneve të tjera (madje edhe të kundërta)
duke treguar tolerancë;
- demonstron vullnet në arritjen e rezultateve.
Faqe 48 nga 52
5.5.5. KLASA E PESTË
Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës:
Zgjidhja problemore: Kryen veprimet themelore matematikore me numra dyshifrorë;
identifikon kërkesat e problemeve të thjeshta; zbaton strategji të zgjidhjes së problemave.
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik: Demonstron të kuptuarit e konceptit të numërimit përmes
numrave, ngjyrave, figurave, madhësive, vizatimeve dhe objekteve; dallon dhe klasifikon
ligjësi, për të gjykuar për hamendësime nëpërmjet diskutimeve me të tjerët.
Të menduarit dhe komunikimit matematik: Komunikon të menduarin matematik nëpërmjet të
folurit, të shkruarit, të dëgjuarit duke përdorur gjuhën e përditshme; përdor fjalorin fillestar të
matematikës për t’u shprehur matematikisht nëpërmjet paraqitjeve të ndryshme; krijon paraqitje
të koncepteve të thjeshta matematike me numra.
Lidhja konceptuale: Bën lidhje të thjeshta mes numërimit.
Modelimi matematik: Krijon modele të thjeshta të figurave dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta
e përditshme duke përdorur numrat dy shifrorë; Paraqet numrat, konceptet e thjeshta
matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.
Përdorimi i teknologjisë në matematikë:Përdor mjete të thjeshta për kalkulime në mënyrë që të
zgjidh probleme të ndryshme matematikore.
Njohuritë për realizimin e
kompetencave matematikore
Shkathtësitë për realizimin e kompetencave
matematikore
Numrat natyrorë, dhjetorë
dhe të plotë
- Kuptimi i numrit dhjetor me
dy shifra pas presjes (e
dhjeta, e qindya).
- Rrumbullakimi i një numri
dhjetor me dy shifra pas
presjes në numrin e plotë më
të afërt.
- Renditja dhe krahasimi i
numrave pozitivë dhe
negativë në një bosht
numerik ose në shkallën e
termometrit.
- Renditja e numrave dhjetorë
me një shifër ose dy shifra
pas presjes.
Thyesat
- Barazimi ndërmjet thyesave
dhe numrave dhjetorë, p.sh.:
Nxënësi:
Numrat natyrorë, dhjetorë dhe të plotë
- përdor kuptimin e numrit dhjetor me dy shifra pas presjes
(e dhjeta, e qindta) dhe gjen vlerën për secilën shifër;
- rrumbullakos një numër dhjetor me dy shifra pas presjes
në numrin e plotë më të afërt;
- rendit dhe krahason numra pozitivë dhe negativë në një
bosht numerik ose në shkallën e termometrit;
- rendit numra dhjetorë me një shifër ose dy shifra pas
presjes.
Thyesat
- njeh marrëdhënien ndërmjet 1/2, ¼ dhe 1/8; 1/ 3 dhe 1/6;
1/5 dhe 1/10;
- njeh barazimin ndërmjet thyesave dhe numrave dhjetorë,
p.sh.: thyesa gjysma, të dhjetat dhe të qindtat;
- kthen një thyesë më të madhe se 1 në numër të përzier,
p.sh.: 7/4 në 1¾ ;
- rendit numrat e përzier në një bosht numerik;
- lidh thyesën me pjesëtimin.
Përqindja
Faqe 49 nga 52
thyesa gjysma, të dhjetat dhe
të qindtat.
- Thyesat më të mëdha se 1 dhe
numrat e përzier.
- Lidhja e thyesës me
pjesëtimin.
Përqindja
- Përqindja si numri i pjesëve
ndër 100.
Mbledhja dhe zbritja
- Mbledh ose zbritja e dy
numrave dhjetorë me të
njëjtën numër shifrash mbas
presjes.
Shumëzimi dhe pjesëtimi
- Shprehjet deri në katër
veprime përfshirë edhe
kllapat.
Strategji të veprimeve me
mend
- Strategji të kryerjes së
veprimeve me mend për
mbledhjen, zbritjen,
shumëzimin dhe pjesëtimin.
Koha
- Njësitë e kohës: sekonda,
minuta, ora, dita, muaji, viti.
- Matja e kohës me sistemin
24 –orësh.
- Kalendari.
- Tabela e orareve, intervalet.
Perimetri dhe syprina
- Formula për syprinën e
drejtkëndëshit.
Shndërrimet gjeometrike
- Simetria.
- Drejtëza e simetrisë.
- Njohuri fillestare për
zhvendosjen paralele.
- Rrjeti koordinativ.
- kupton përqindjen si numri i pjesëve ndër 100 dhe
njehson përqindje të thjeshta;
- shpreh gjysmën, të dhjetat dhe të qindtat si përqindje.
Mbledhja dhe zbritja
- mbledh ose zbret dy numra dhjetorë me të njëjtën numër
shifrash mbas presjes.
Shumëzimi dhe pjesëtimi
- njehson rezultatin e shprehjeve deri në katër veprime
përfshirë edhe kllapat.
Strategji të veprimeve me mend
- përdor strategji të ndryshme për të kryer veprime të
thjeshta me mend;
- shpjegon strategji dhe arsyeton veprimet.
Koha
- përdor njësitë e kohës: sekonda, minuta, ora, dita, java,
muaji, viti;
- përdor sistemin 24- orësh për të treguar orën;
- lexon tabelat e orareve me sistemin 24- orësh;
- llogarit intervale të thjeshta në orë, minuta dhe sekonda;
- përdor kalendarin dhe llogarit intervalet në ditë dhe javë
nga situata të jetës reale;
- llogarit intervalet e kohës në muaj dhe vite.
Perimetri dhe syprina
- përdor formulën për syprinën e drejtkëndëshit;
Shndërrime gjeometrike
- ndërton figura simetrike;
- krijon modele nëpërmjet dy simetrive boshtore të
njëpasnjëshme;
- lexon dhe vendos koordinatat në kuadratin e parë të
rrjetit koordinativ;
- kupton zhvendosjen si një lëvizje paralele në një vijë të
drejtë.
Zgjidhja e ekuacioneve, inekuacioneve, sistemeve të
ekuacioneve
- gjen numrin që duhet vendosur në kutizë në barazime me
mbledhje ose me zbritje.
Grumbullimi, organizimi, interpretimi dhe
përpunimi i të dhënave
- përdor piktogramën tabelën e dendurive, diagramin
shtyllë për të prezantuar rezultatet;
Faqe 50 nga 52
Ekuacione, inekuacione,
sisteme të ekuacioneve
- Kutiza si vendmbajtëse
numrash në barazime me
mbledhje të dy numrave me
katër - pesë shifra.
Grumbullimi, organizimi,
interpretimi dhe
përpunimi i të dhënave
- Digramet në shtyllë dhe
grafikët me vija.
- Intervalet në diagramet në
shtyllë.
- Moda.
- Probabiliteti.
- Mundësi që një ngjarje të
ndodhë.
- përdor intervalet me 2,5, 10, 20 ose 100 njësi në
diagramin shtyllë;
- ndërton grafik të thjeshtë me vijë, p.sh.: për të paraqitur
ndryshimin e temperaturës me kohën;
- krahasimi i grafikëve me vija, p.sh. paraqitja e
ndryshimit e temperaturës me kohën dhe ardhja e
nxënësve në shkollë çdo ditë të javës;
- gjen modën në një grup të dhënash.
Probabiliteti
- përshkruan me gjuhën e mundësisë që një ngjarje
familjare të ndodhë.
Qëndrimet dhe vlerat:
Nxënësi:
- zbaton algoritmin e veprimeve me mend dhe me shkrim;
- demonstron kuriozitet për numrat;
- organizon lidhjen konceptuale të njohurive;
- përdor imagjinatën dhe kreativetin për zgjidhjen e problemeve me numra;
- vetëvlerësohet dhe përdor mendimin kritik dhe kritikat konstruktive në situata të thjeshta;
- demostron pavarësi në mendime dhe në veprime;
- beson në përdorimin e teknologjisë për llogaritje me numra;
- demonstron vullnet në arritjen e rezultateve;
- respekton përpjekjet personale dhe ato në grup.
5.5.6. Udhëzime metodologjike për zhvillimin e programit plotësues të matematikës
Përdorimi i metodologjive efikase në procesin e të nxënit është kusht në rritjen e cilësisë së
arritjeve nga ana e nxënësve, duke i dhënë secilit mundësinë të shfaqë dhe të zhvillojë potencialin
që zotëron brenda vetes. Mësimdhënia e matematikës e cila udhëhiqet nga parimi që “çdo nxënës
është i aftë të mësojë matematikë”, synon gjithëpërfshirjen, motivimin, barazinë në të gjitha
aspektet dhe bazohet në mësimdhënien dhe nxënien bazuar në kompetenca, mësimdhënien me në
qendër nxënësin dhe mësimdhënien e nxënien e integruar. Nxënësit e një klase janë të ndryshëm,
Faqe 51 nga 52
për sa i përket mënyrës se si ata nxënë: individualisht, në grup, nën udhëheqjen e mësuesit, të
pavarur, me anë të mjeteve konkrete etj.
Planifikimi dhe përzgjedhja metodave të mësimdhënies në mësimin e matematikës mban
parasysh:
• kompetencat kryesore të të nxënit të matematikës;
• lidhjen konceptuale, ruajtjen e koherencës vertikale të njohurive e aftësive në kuptimin që
ndërtimi i çdo njohuri edhe edukimi i çdo aftësie mbështeten në ato të mëparshmet;
• formimin dhe forcimin e aftësive bazë matematikore;
• rëndësinë e zbatimeve praktike, brenda dhe jashtë klasës, të cilat lidhin konceptet matematike
me situata të jetës reale;
• veçoritë e punës individuale dhe të punës në grup;
• nevojën e individit për të nxënë gjatë gjithë jetës;
• nxitjen e bashkëveprimit mësues-nxënës në kuptimin që në procesin mësimor mësuesi
dhe nxënësi janë komplementarë të njëri-tjetrit.
Gjithashtu, është e rëndësishme që nxënësi të punojë me situata të nxëni ku i kërkohen
arsyetime apo përgjigje të pyetjeve të tilla si: “Pse?”, “A është gjithmonë e vërtetë?”, “Çfarë
ndodh kur..?” etj. Në këtë mënyrë ai nxitet të reflektojë mbi veprimet e veta dhe të ndërmarrë
situata të reja. Përmes situatave të të nxënit, nxënësi eksploron, aplikon dhe integron njohuritë
dhe aftësitë matematikore, fiton aftësi intelektuale të nevojshme për të zhvilluar të menduarit
matematik, bëhet i vetëdijshëm për aftësitë e tij dhe arrin të ketë një qëndrim të caktuar edhe me
njerëzit që e rrethojnë.
Nxënësit me nevoja të veçanta
Qasja e nxënies me kompetenca merr parasysh dallimet mes nxënësve në klasë, të cilat përshtaten
me përmbajtjen që ata do të mësojnë, me strategjitë e të nxënit, si dhe me materialet që mund të
shfrytëzojnë gjatë mësimit. Mësuesi, për ta organizuar dhe zbatuar në mënyrë të suksesshme
mësimdhënien për nxënësit me nevoja të veçanta, duhet të mbështetet në motivimin, aftësitë,
interesat dhe stilet e të nxënit të nxënësve. Mësuesi përdor forma të ndryshme të organizimit të
nxënies për nxënësit të cilët kërkojnë trajtim të veçantë dhe kanë nevoja të veçanta arsimore
përfshirë edhe nxënësit me vështirësi në të nxënë. Mësuesi organizon gjithëpërfshirjen duke
krijuar mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit në aktivitete brenda klasës, shkollës dhe jashtë
Faqe 52 nga 52
saj, si dhe duke nxitur e motivuar nxënësit për të marrë pjesë në veprimtari në grup, veprimtarinë
çift apo nxënie individuale.
Programi plotësues nuk ka vlerësime të nxënësve, por me anë të metodave dhe të teknikave të
përdorura gjatë procesit të mësimdhënie –nxënies mësuesi nxit përparimin e nxënësit. Zhvillimi
i programit plotësues në lëndën e matematikës do të zhvillohet kryesisht nëpërmjet lojërave,
konkurseve, kuiceve, punëve në grup, situatave konkrete nga jeta e nxënësve, aktiviteteve në
oborrin e shkollës, krijimtarisë, përsëritjes etj.