nase jani si ndriçon një xixëllonjë poezi për · pdf fileku...

60
1 NASE JANI SI NDRIÇON NJË XIXËLLONJË POEZI PËR FËMIJË BOTIMET TOENA

Upload: truongtuong

Post on 07-Feb-2018

237 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

1

NASE JANISI NDRIÇON NJË XIXËLLONJË

POEZI PËR FËMIJË

BOTIMET TOENA

2

3

NASE JANI

Si ndriçon

një

xixëllonjë...

Poezi për fëmijë

BOTIMET TOENATiranë, 2009

4

Botues: Fatmir ToçiRedaktor: Aleko LikajKorrektore letrare: Majlinda ToçiPërkujdesja grafike: Elida StafaKopertina: Kosta Raka

ISBN 978 - 99943 - 1 - 000 - 0

© Autori

BOTIMET TOENARr. "M. Gjollesha", K. Postare 1420, TiranëTel.: + 355 4 22 40 116; 22 58 893Fax: +355 4 22 40 117E-mail: [email protected]

[email protected]@abcom-al.com

Http://www.toena.com.al

5

Kushtuar dy nipërve të mi

Teo e Nikola

6 Nase Jani

Si ndriçonnjë xixëllonjë...

Është mbrëmje ka rënë nata,Ndrisin ca yje përjashta...

Jo në qiell, te ballkoni,Po s’besuat i shikoni...

Hapim derën, hynë brenda,Fikni dritat na thotë nëna...

Shihni në shtëpinë tonëSi ndriçon një xixëllonjë...

7Si ndriçon një xixëllonjë...

8 Nase Jani

Librat më të bukur

Një libër, dy libra,Pesë libra, dhjetë libra…Na i solli GjyshiSot nga Shqipëria…

Librat kanë fjalëSi flet mami-babi,Vjersha me figura,Miu... elefanti...

Fjalë shqip di pula,Shqip cicërin zogu...S’do të flasë dhelpra,S’do të flasë maçoku...

Libra na sjell Gjyshi,Plot u mbush shtëpia...Librat më të bukurI ka Shqipëria...

9Si ndriçon një xixëllonjë...

10 Nase Jani

Teo e Nikola

Teo është pesë vjeç,Nikola është tre,Njëri flet ngadalë,Tjetri zërin ngre...

Luajnë bashkë të dy,Vëllezër edhe shokë...Njëri ngre shtëpi,Tjetri ngre vapor...

Vapori nxjerr tym,Lundron përmbi det,Në mëngjes në Vlorë,Në mbrëmje në Kretë...

Në Vlorë një shtëpiMe ballkon nga deti,Teo shpejt e ngriti,Nikola e gjeti...

11Si ndriçon një xixëllonjë...

Teo është pesë vjeç,Nikola është tre,Do vazhdojmë prapëTe vjersha e re...

12 Nase Jani

Nënat

Teo ka dy nëna,Dy ka dhe Nikola,Nënë është NikolinaNënë është Leonora...

Njëra në Tiranë,Tjetra në Athinë...Nënat janë larg,Ne me mamin rrimë...

Teo ka ditëlindjen,Nëna nga Tirana:Alo! - telefoni,Kush uron e para?

13Si ndriçon një xixëllonjë...

14 Nase Jani

Është për të qeshur

Babi ka dy emra:Sefer e SokratNjërin: në shtëpi,Tjetrin kur del jashtë...

Dhe unë kam dy emra:Mira dhe Maria,Mami im: Liri,Quhet Lefteria...

Emrat, hop e hop,Ndërrojnë fap e fap...Ndryshe në mëngjes,Tjetër je në darkë...

15Si ndriçon një xixëllonjë...

16 Nase Jani

Gjyshja në Tiranë

Gjyshja në Tiranë,Mbesa në AthinëShtatëqind kilometërTë venë e të vinë...

Gjyshja flet veç shqip,Mbesa flet greqisht,Përralla s’ka më,As lodra në cirk...

Mbesa s’pyet dot,Gjyshja s’di ç’t’i thotë,Kukulla derdh lot,Topi hidhet kot...

Fëmijët e pallatitGjyshes i thonë gjyshe,Sa inat i vjenQë s’di gjuhën shqipe...

17Si ndriçon një xixëllonjë...

Sa inat i vjenGjyshja është e saj...Rri e turpëruar,Por s’di kush ka faj?

18 Nase Jani

Klara katër vjeçe

(Vogëlushes Klarisa Pesha-Boston)

Dielli u zgjua,Lau sytë me rreze...Klara - katër vjeçe…

Rrezet janë të kuqe,Rrezet janë të bardha...Katër vjeçe - Klara,

Luan me top-dielli,Hop e hop mbi gjethe...Klara - katër vjeçe...

Pemët lëshojnë gjethe,Dielli lëshon rreze...Klara - katër vjeçe...

Këtu është oborri,Aty oqeani....Dhe Nëna dhe Mami...

19Si ndriçon një xixëllonjë...

20 Nase Jani

Këtu është shtëpia,Më tutje është shkolla...Nënën kap nga dora...

Sot është ditë e premte,Nesër është e shtunë...Sa u rrita unë!

Nesër është e shtunë,Pasnesër e diel...Qielli ka diell...

Luan me top-dielli,Hop e hop, mbi gjethe...Klara - katër vjeçe...

Topat ia hedh mamit,Topat ia hedh nënës...Nga zemra në zemër...

Sot jam katër vjeçe,Nesër jam e madhe...Si gjyshe përralle...

24. 10. 2008

21Si ndriçon një xixëllonjë...

Furça e dhëmbëve

Çdo mëngjes laj dhëmbët,Në drekë e në darkë...Në banjë te çezma,Me furçë e me pastë...

22 Nase Jani

Flamuri…

Flamuri, flamuri,I kuq me shqiponjë,Pranë televizorit,Mua më shikon...

E shoh e më shehTë dy ndiejmë gëzim,Flamuri shqiptar,Është flamuri im...

Flamuri, flamuri,Është flamuri im,Kënga e flamuritE ka emrin Himn...

23Si ndriçon një xixëllonjë...

24 Nase Jani

Ditët e javës

Ditë e parë, e hëna,Hëna ndrit në qiell,Ne shkojmë në shkollë,Se s’është prapë e diel...

Ditë e dytë, e marta,Marsi është planet...Në aritmetikëSot unë mora dhjetë.

Dita e tretë, e mërkura,Mërkuri si Marsi,Me sy s’mund të duket,Dhe pse s’është më i largëti

Ditë e katërt, e enjtja,Në qiell: një engjëll,Duke gdhirë e premte,Gjyshin pashë në ëndërr...

25Si ndriçon një xixëllonjë...

26 Nase Jani

Ditë e pestë, e premtja,Vjen nga “Shën e Premte”,Krishti i kryqëzuar,Histori më vete...

Ditë e gjashtë, e shtuna,Nga planet Saturni,Është ditë pushimi,Mezi na del gjumi...

Ditë e shtatë, e diela,Dielli ndrit botën,Nesër javë e re,Ne vazhdojmë prapëShkollën...

27Si ndriçon një xixëllonjë...

Qielli dhe deti

Qielli ka rèDhe deti ka dallgë...Deti shtrihet poshtë,Qielli duket lart...

Qielli i pastër blu,Blu është dhe deti...Qielli ka zogj,Në det jetojnë peshqit...

Lundroj përmbi detMe vapor të madh...Lart në qiell shoh,Një avion të bardhë...

28 Nase Jani

29Si ndriçon një xixëllonjë...

Deti ka delfinëDhe balenë të madhe,Ka dhe peshkaqenëQë mishi s’u hahet...

Qielli ka diell,Ka yje dhe hënë...Ne në det notojmë,Shtrihemi në rërë...

30 Nase Jani

Vezët e Pashkëve

Mami bleu vezëPastaj fort i zjeuDhe me bojë i ngjeu...Vezë me bojë të kuqeSi vera, si gjaku...Vezë me bojë të kaltërSi qiell i pastër...

Teo ka vezën e kuqe,Nikola të kaltrën...Gëzuar për Pashkët!Çuk e çuk trokasin,Kush thyhet e para,E kuqja-e kaltra?Fitoi vezë e kuqe...Krishti-Perëndi,U ngjall përsëri!

31Si ndriçon një xixëllonjë...

32 Nase Jani

Dita dhe nata

Kur gdhihet është ditë,Kur erret është natë,Ditën shkojmë në shkollë,Natën në krevat.

Dielli lëshon rreze,Rrezet lëshojnë dritë,Ja, erdhi mëngjesi,U zgjuan fëmijët...

Ja erdhi mëngjesi,Pastaj do vijë dreka,Pas dreke vjen darka,Pas mbrëmjes vjen nata...

Nata ka dhe hënë,Nata ka dhe yje,Që ndriçojnë në qiell...

33Si ndriçon një xixëllonjë...

34 Nase Jani

Dita-12 orë,Nata-12 orë,Janë në dhjetor...

Dita edhe nata,Janë të barabarta...

35Si ndriçon një xixëllonjë...

Alo nëna, alo gjyshi…

Aleksandrua-pesë vjeç dhe Sebastiani tre vjeçme mamin Emi (Amy) nga Londra dhe babinArtan Prifti nga Vlora… Kanë dy nëna Marjanadhe Xheni dhe dy gjyshër Fani dhe Aleksi

Alo nëna, alo gjyshi,Aleksandrua, flas nga Londra…E dëgjon nëna nga Vlora…

Alo gjyshi, alo nëna,Jam dhe unë Sebastiani,Është dhe mami, është dhe babi…

Alo nëna, dëgjo këngën:“Ti je det, o det i gjerë,Ke shumë dale-ëndërrime,Dashurinë për Shqipërinë,Ma rrënjosi nëna ime…”

36 Nase Jani

37Si ndriçon një xixëllonjë...

Alo gjyshi, këndoj unë,Sebi jam, jo Aleksandro:“Dashurinë për Shqipërinë,Ma rrënjosi gjyshi imeee”...

“O malet e Shqipërisë...”Recituam-shqip në shkollë...Dy vëllezër dorë më dorë...

“Londra është e jona,Vlora është e jona...Rritemi akoma...”...

Aleksandrua: alo gjyshi,Sebastiani: alo nëna...Rritemi me mall te zemra...

38 Nase Jani

Era

Era është dy vjeçe,Fjalët i flet bukur,Hap krahët si flutur...

Dy shtëpi ka Era,Në Athinë e Vlorë...Në det ka vaporë...

Dy duar ka Era,Pesë gishta ka dora...Era është nga Vlora...

Era në Athinë,E do Shqipërinë...

39Si ndriçon një xixëllonjë...

40 Nase Jani

Qenushi

Qenushi me bisht,Qenushi me lesh,Qenushi me veshë...

Qenushi ham-ham,Qenushi ka dhëmbë,Hap gojën të tremb...

Qenushi ka gjuhëTë kuqe-të gjatë,Nxjerr gjuhën në vapë...

Qenushi i vogël,Nuk lahet, nuk krihet,Shami s’ka të fshihet...

Qenushi i vogël,Do rritet, do dalëMe dhentë në mal...

41Si ndriçon një xixëllonjë...

42 Nase Jani

Bleta-punëtore

Mbi trëndelinë Lunxhërie

Nga lulja në luleBleta mbledh nektarin,Poshtë nëpër lëndina,Lart në faqe-mali...

Bletët-punëtoreNgrihen në mëngjes,Dielli s’ka ndritur,Lulet janë me vesë...

Dalin nga kosherja,Ku lenë bletët-rojë,Kush do të vjedhë mjaltinAto e pickojnë...

Fluturojnë, tutje,Ku ka trëndelinëMbledhin nektar-luleshNë gjithë Lunxhërinë...

43Si ndriçon një xixëllonjë...

Mjaltin që ne hamëE bën vetëm bletaArrëza s’bën mjaltëNa mëson proverba...

44 Nase Jani

Macja lahetçdo mëngjes

Macja di të lahetMe gjuhë e me putër...Bishtin ka të gjatë,Gjuhën ka të shkurtër...

Lahet çdo mëngjes,Lahet dhe në darkë,Shtrihet mbi kolltuk,Fle e zgjohet prapë...

45Si ndriçon një xixëllonjë...

46 Nase Jani

Miu-miu kocomiu

Miu ka mustaqeKa dhe bisht të gjatë,Katër këmbë të shkurtra,Barkun-rrumbullak...

Dhëmbët i ka brisk,Kërr-kërr te dollapi,I pëlqen dhe buka,I pëlqen dhe djathi...

Minj ka në shtëpi,Minj ka dhe në rrugë,Minj ka dhe në ara,Ku ka misër e grurë...

Ka dhe minj kafaziNë laboratorëBëjnë eksperimenteShkencëtarë-doktorë...

47Si ndriçon një xixëllonjë...

Me minj, ka përralla,Që m’i tregon nëna:Pjatat i lëpiu,Miu-kocomiu...

48 Nase Jani

Gjarpri

Gjarpri ka gjuhë,Gjarpri ka dhëmbë...Rrëshqet shpejt e shpejt,Nuk ngrihet në këmbë...

Rrëshqet shpejt e shpejt,Pa këmbë-vrapon...Gjarpri ka dy sy,Me gjuhë shikon...

Gjarpri ka gojë,Gjarpri s’ka buzë,Di veç të kafshojëDhe nuk di të puthë...

Gjarpri s’ka këmbë,Ka bisht, krahë s’ka...Me dhëmbë të pickonDhe pastaj të ha...

49Si ndriçon një xixëllonjë...

Gjarpri është i gjatëNjë metër e dy...Ngjitet nëpër pemë,Fshihet nën shkëmbinj...

50 Nase Jani

Festa e abetares

Dhe këtu kaq larg sa jemi,Ku s’ka shkollë të gjuhës shqipe,Ne bëmë Festën e Abetares,Plot me këngë e recitime...

Abetaren e mësuam,Fjalë më fjalë e shkronjë më shkronjë,Dhia, cjapi edhe kecat,Si ndriçon një xixëllonjë...

Lumi, buka, varka, pema,Shqipëria dhe Flamuri,Manushaqja, luleshqerra...Valbonën pse s’e zë gjumi?

S’e zë gjumi, mendon shumë,Ka një shoqe në pallat,Është e mirë e është e bukur,Vetëm shqip nuk di të flasë...

51Si ndriçon një xixëllonjë...

52 Nase Jani

S’di t’i thotë mami-mami,S’di t’i thotë gjyshes-gjyshe,S’e flet shqip as Abetare,S’e flet shqip as dallëndyshe...

Gjuha shqipe nuk harrohet,As këtu e as në hënë,Është e mirë sa s’tregohet,Është e bukur si një këngë...

53Si ndriçon një xixëllonjë...

Gjëza me Alfabetine gjuhës shqipe

- 36 germa, sa fjalë gjete? -

A - abetare,është dhe akullore...tjetër ç’është?B - bukë,është dhe banane...po tjetër?C - cjapi,është dhe cinxri...tjetër ç’është?Ç - çanta,është dhe çokollata,po tjetër?D - drita,është dhe dera,tjetër çështë?

54 Nase Jani

Dh - dhia,është dhe dhjeta,po tjetër?E - era,është dhe ena,tjetër ç’është?Ë - ëndrra,është dhe ëmbëlsira,po tjetër?...F - flamuri,është dhe flutura,tjetër ç’është?G - gabimi,është dhe gaforrja,po tjetër?Gj - gjella,është dhe gjarpri,tjetër ç’është?H - hëna,është dhe harta,po tjetër?I - ilaçi,është dhe iriqi,tjetër ç’është?

55Si ndriçon një xixëllonjë...

56 Nase Jani

J - jeta,është dhe jeleku,po tjetër?K - kali,është dhe kulaçi,tjetër ç’është?L - letra,është dhe litari,po tjetër?Ll - llamba,është dhe llastiku,tjetër ç’është?M - miell,është dhe mjalti,po tjetër?N - nata,është dhe nepërka,tjetër ç’është?Nj - Njëshi,është dhe njeriu,po tjetër?O - orizi,është dhe ombrella,tjetër ç’është?

57Si ndriçon një xixëllonjë...

P - piloti,është dhe patatja,po tjetër?Q - qepa,është dhe qypi,tjetër ç’është?R - rosa,është dhe roja,po tjetër?Rr - rrethi,është dhe rrapi,tjetër ç’është?S - sapuni,është dhe samari,po tjetër?Sh - sharra,është dhe shporta,tjetër ç’është?T - Tirana,është dhe trahanaja,po tjetër?Th - thëngjilli,është dhe thesi,tjetër ç’është?

58 Nase Jani

U - ulliri,është dhe ujkupo tjetër?V - vera,është dhe violina,tjetër ç’është?X - xixa,është dhe xixëllonja,po tjetër?Xh - xhami,është dhe xhaxhi,tjetër ç’është?Y - ylli,është dhe ylberi,po tjetër?Z - zemraështë dhe zebra,tjetër ç’është?Zh - zhiva,është dhe zhvillim,po tjetër?

59

Pasqyra e lëndës

Si ndriçon një xixëllonjë... ............................. 6Librat më të bukur ........................................ 8Teo e Nikola ................................................. 10Nënat ............................................................ 12Është për të qeshur ...................................... 14Gjyshja në Tiranë ........................................ 16Klara katër vjeçe .......................................... 18Furça e dhëmbëve ....................................... 21Flamuri… ..................................................... 22Ditët e javës .................................................. 24Qielli dhe deti ............................................... 27Vezët e Pashkëve ......................................... 30Dita dhe nata ............................................... 32Alo nëna, alo gjyshi… ................................. 35Era ................................................................ 38Qenushi ........................................................ 40Bleta-punëtore ............................................. 42Macja lahet çdo mëngjes ............................ 44Miu-miu kocomiu ....................................... 46Gjarpri .......................................................... 48Festa e abetares ............................................ 50Gjëza me Alfabetin e gjuhës shqipe ........... 53

60

NASE JANI

SI NDRIÇON NJË XIXËLLONJË

Formati: 12 x 20 cmShtypur në Shtypshkronjën TOENA

Tel: + 355 4 22 40 116Tiranë, 2009