ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e shqipërisë në bashkimin europian

25
Ekonomiks i Sektorit Publik Ndikimi i grupeve të interesit në Bashkimin Europian Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian Punoi: Minela Dalipi Xheni Tufa E301 Pranoi: MSc. Bernard Dosti Qershor 2011

Upload: minieconomix

Post on 26-Mar-2015

526 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Ekonomiks i Sektorit Publik

Ndikimi i grupeve të interesit në Bashkimin Europian

Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Punoi:

Minela Dalipi

Xheni Tufa

E301

Pranoi:

MSc. Bernard Dosti

Qershor 2011

Page 2: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

i

Tabela e përmbajtjes

1. Hyrje .......................................................................................................................... 1

2. Faktorët që ndikojnë në madhësinë e ndikimit të grupeve të interesit .................... 2

2.1 Burimet e grupit të interesit ................................................................................ 2

2.2 Institucionet politike ............................................................................................ 4

2.3 Karakteristikat e çështjes .................................................................................... 5

2.4 Strategjitë e grupeve të interesit.......................................................................... 5

3. Përfundimet kontradiktore empirike ....................................................................... 6

4. Tre pengesa dhe si t’i trajtojmë ato .......................................................................... 9

4.1 Të përkufizosh pushtetin dhe ndikimin .............................................................. 9

4.2 Të marrësh në konsideratë rrugët e ndikimit ................................................... 10

4.3 Të masësh ndikimin .......................................................................................... 12

5. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe grupet e interesit ........................................... 15

6. Konkluzione ............................................................................................................. 18

7. Referenca ................................................................................................................. 20

Page 3: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

1

1. Hyrje

Numri i grupeve aktive të interesit në Bashkimin Europian (BE) është rritur shumë nga

vitet e 1980 e deri në ditët e sotme. Meqenëse një prej objektivave kryesore të këtyre

grupeve të interesit është të ndikojnë në rezultatet e politikave në favor të tyre, por çështja

më interesante është gjetja e madhësisë se sa këto grupe influencojnë në vendimmarrje.

Janë ndërmarrë disa studime për të parë ndikimin e këtyre grupeve në vendimmarrje.

Është një çështje me interes sepse teoritë themelore të Integrimit Europian, i japin një rol

të rëndësishëm këtyre grupeve. Ndërmjet studimeve të cilat në mënyrë sipërfaqësore

mundohen ti japin përgjigje pyetje se sa ndikim kanë këto grupe shumë prej tyre i

referohen çështjes së vendimmarrjes politike. Qëllimi i këtyre studimeve ishte gjetja e

grupeve të fuqishme të interesit të cilat nuk ishin në gjendje të merrnin atë që donin. Disa

prej studimeve merren me tipet e ndryshme te lobimit, siç është transmetimi i

informacionit të rezultatit të politikave. Gjithsesi shumë pak prej tyre trajtojnë rastin e

BE-së. për më tepër ato pak studime që ekzistojnë kundërshtojnë njëra-tjetrën. Për këtë

arsye në këtë punim ne do të paraqesim një përmbledhje të këtyre argumentave.për rastin

e Be-së. Si fillim do të paraqesim disa hipoteza mbi rolin e grupeve të interesit në

vendimmarrjen e BE-së. Faktorët që ndikojnë në këtë rol janë burimet e grupeve të

interesit, institucionet politike dhe taktikat e grupit të interesit. Më pas do të theksojmë

disa rezultate kryesore të analizave të mëparshme empirike për rastin e BE-së duke dhënë

përfundimin që këto studime janë kontradiktore. Problemet kryesore që pengojnë arritjen

e një rezultati të qartë, janë problemet e përcaktimi të fuqisë dhe ndikimit, mënyrat e

ndryshme të ndikimit dhe matja e ndikimit.Së fundmi kemi paraqitur shkrutimisht edhe

rolin e grupeve të interesit në Shqipëri që ndikojnë në integrimin e saj në BE.

Page 4: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

2

2. Faktorët që ndikojnë në madhësinë e ndikimit të grupeve të interesit

Faktorët kryesorë që ndikojnë në madhësinë e ndikimit të grupit të interesit janë: burimet

e grupit të interesit, institucionet politiket, karakteristikat e çështjes si dhe strategjitë e

grupit të interesit

2.1 Burimet e grupit të interesit

Shumë prej studiuesve pranojnë që burimet e grupeve të interesit i ndihmojnë ata të

ndikojnë në vendimmarrje dhe rezultatet politike. Burimet e grupeve të interesit janë:

paratë, lighshmëria, mbështetjapolitike, njohuria dhe informacioni. Grupet e interesit

mund të kenë mjete financiare që mund ti përdorin për të mbështetur një kandidat të

caktuar në një fushatë elektorale. Për më tepër grupet e interesit mund ta mbështesin këtë

kandidat për të siguruar realizimin e politikave ekonomike në favor të tyre, duke ndikuar

në një elektoral që nuk ka dijeni rreth këtij fakti. Faktorët më të rëndësishëm që grupet e

interesit zotërojnë dhe që nga ana tjetër ndihmojnë vendimmmarrësit janë njohuria,

ekspertiza dhe informacioni (Crombez 2002; Hall dhe Deardorff 2006). Për shembull,

grupet mund të kenë informacione për kushtet e tregut, rezultate të mundshme të

politikave, probleme në zbatimin e tyre dhe mbështetjen që një politike do të ketë në

public, që do të ishte shumë e kërkuar nga politik-bërësit apo politikanët. Jo të gjitha

grupet e interesit i zotërojne këto burime duke çuar në përfundimin që disa grupe janë më

të fuqishme se të tjerat. Disa karakteristika strukturore që ndikojnë në burimet e grupit

janë madhësia e grupit, tipi i antarësimit, organizimi i brendshëm dhe shpërndarja

gjerografike. Sa më i madh të jetë grupi i interesit aq më tepër legjitimitet ka grupi.Tipi i

anëtarësimi është gjithashtu shumë i rëndësishëm sepse është më e thjeshtë të

menaxhohen fondet financiare të një grupi të përbërë nga firma sesa nga individ (Gerber

1999). Për më tepër, grupe interesi të përbërë nga firma që marrin vendimet për

investimet dhe prodhimin në vende të ndryshme, e kanë më të thjeshtë të kenë

informacione sesa grupe të tjera (McLaughlin et al. 1993: 200). Për sa i përket

organizimit të brendshëm, grupe të cilat janë më të mir-strukturuara kanë më shumë

mundësi për të patur informacion sesa ato grupe të cilat kanë konflikte njëra me tjetrën.

Efekti i shpërndarjes gjeografike është e dyanshme: grupe të përqendruara në një vend e

Page 5: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

3

kanë më të lehtë të zgjidhin probleme sepse punojnë në grup; ndërsa grupe të shpërndara

kanë avantazhin të jenë të përfaqësuara në disa zona njëkohësisht. Gjithashtu ato kanë

mundësi të kenë akses në më shumë informacion.

Grupet e interesit këmbejnë burimet e tyre për të përfituar ndikim politik për të

maksimizuar dobinë e tyre. Se sa është ndikimi që grupet e interesit marrin në këmbim të

burimeve të tyre varet nga: 1) vlera e burimeve për të ndikuar në një rizgjedhje të

kandidatit 2) burime të tjera alternative të gatshme (nga grupe të tjerë apo burime të veta)

Vlera e burimeve për publikun varet nga tipi i paqartësisë me të cilin po përballen

vendimmarrësit: a) informacion jo i plotë mbi transformimin e vendimeve në rezultate

dhe b) informacion jo i plotë mbi pasojat elektorale. Gjithashtu vendimmarrësit do ti

kërkonin burimet te grupet e interesit vetëm nëse do t’i zotëronin vetë, ose nëse nuk do të

ishin në gjendje ti gjenin diku tjetër me kosto të ulët. Si përfundim mund të themi që

oferta për burime e grupeve të interesit dhe kërkesa e vendimmarrësve për to përcaktojnë

ndikimin që do kenë grupet e interesit në rezultatet e politikave.

Përveçse duke këmbyer burimet e tyre, grupet e interesit mund ti përdorin ato për të

ndikuar në idetë, mendimet dhe preferencat e venimmarrësve (Collignon dhe Schwarzer

2003). Në këtë rast informacioni përdoret jo në këmbim të ndikimit, por të bindin

vendimmarrësit mbi vlerat e një propozimi të caktuar. E rëndësishme nuk është zotërimi i

burimeve aq sa ç’është e rëndësishme pasja e një idée të duhur në kohën e duhur, të cilat

do të ndryshonin këndvështrimin e vendimmarrësve ose publikut për një çështje të

caktuar.

Komisioni Europian është i varur nga burimet e grupeve të interesit më shumë se aktorë

të tjerë në sferën e vendimmarrjes (McLaughlin et al. 1993: 201). Nga disa studime është

vënë re se varësia e Komisionit nga burimet e grupeve të interesit , e bën atë të ndikohet

nga këto grupe, duke rezultuar në një marrëdhënie simbiotike midis këtyre të dyjave

(Mazey dhe Richardson 2003: 212).

Page 6: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

4

2.2 Institucionet politike

Institucionet politike përcaktojnë masën e ndikimit të grupeve të interesit në rezultatet e

politikave. Gjithsesi, nuk kemi një përfundim të qartë nëse ndarja e pushteti verikalisht

dhe horizontalisht të BE lehtëson apo pengon ndikimin e faktorëve social në

vendimmarrje (Princen 2007). Bashkveprimi qeveritar në një nivel Europian forcon

fuqinë e shteti ndaj aktorëve të tjerë venda nëpërmjet 4 rrugëve kryesore: duke dhënë

kontroll ekzekutiv mbu problemet vendase; duke ndryshuar procedurat e vendimmarrjes;

duke siguruar drejtuesit me informacion asimetrik; dhe duke lehtësuar justifikimin

ideologjik të politikave (Moravcsik 1994). Nga ana tjetër mund të themi se politikanët

mund të përdorin bashkëveprimin në një nivel Europian si një mjet për tu liruar nga

kufizimet e vendosura drejt tyre nga grupet e interesit në vend (Grande 1996).

Mënyrat komplekse e drejtimi të punës në BE, e bëjnë të vështirë hartimin e një strategjie

eficiente të lobimit nga ana e grupeve të interesit. Nga ana tjetër, disa autorë theksojnë

faktin që sistemi europian me shumë nivele fuqizon grupet e interesit duke rritur

ndikimin e tyre në vendimmarrje. Institucionet europiane si Parlamenti Europian apo

Komisioni Europian janë shumë të ndikuar nga grupet e interesit. Në rastin e Parlamentit

Europian, nevoja për të fituar zgjedhjet, i kufizon parlamentarët të pranojnë kërkesat e

grupeve të interesit për dy arsye kryesore: së pari pasi të zgjidhen, politikanët nuk mund

të ndryshojnë qendrim mbi një çështje të caktuar sepse kjo do të kishte një efekt negative

te votuesit dhe së dyti nëse përfitimet e grupeve të interesit, dëmtojnë eficiencën në një

ekonomi atëherë votuesit do të “ndëshkojnë” politikanët për vendimin e marrë.

Si përfundim, institucionet politike janë një përcaktues i rëndësishëm i ndikimit të grupit

të interesit. Ajo që është problematike në këtë fakt, është se vetë institucionet janë

pjesërisht të krijuara nga aktivitete të heshme lobimi. Shpesh rregullat dhe procedurat që

janë krijuar për të kontrolluar vendimmarrjen, reflektojnë një ekuilibër të caktuar të

fuqisë së interesave të shoqërisë, interesa të fuqishme kanë mundur ti japin formë

rregullave. Pra, vetëm në afatshkurtër mund ti klasifikojmë institucionet politike si një

faktor ekzogjen në përcaktimin e ndikimit të grupeve të interesit.

Page 7: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

5

2.3 Karakteristikat e çështjes

Karakteristikat e çështjes, si psh, tipi i politikës apo shkalla e teknicitetit kanë efektin e

tyre në ndikimin e grupit të interesit. Çështja mund të jetëe tipit rregullatore,

shpërndarëse apo rishpërndarëse, por në të gjitha rastet ka një rol vendimtarnë ndikimin e

grupeve të interesit në vendimmarrje (Lowi 1964). Në politika shpërndarëse, ku

përfitimet e veprimeve përqendrohen në një grup specific, kostot janë të shpërndara

gjerësisht, grupet që përfaqësojnë interesa të përqendruar tentojnë të fitojnënga interesat e

shpërndarë. Avantazhi kryesor i këtyre të fundit është se ato mund të kontrollojnë më

mirë zbatimin e politikave që ndikojnë në mirëqenien e tyre sesa grupet që mbështesin

interesa të përgjithshëm (Lohmann 1998). Disa studiues theksojnë se gruper e interesit

kanë më shumë ndikim në çështje tekike sesa në çështje politike (Smith 2000;

Greenwood 2003: 20; see also Beyers, this volume). Në çështje teknike, ndikimi i

grupeve të interesit në rezultatet e politikave është më i madh pasi vendimmarrësit duhet

të mbështeten më shumë në bashkëpunimin me këto grupe sidomos në fazën e zbatimit të

poltikës (Wolf 2005).

Së fundmi, grupet e interesit mund të varen nga fakti se sat ë përfshirë në një çështje

është opinioni publik (Mahoney 2007). Grupet e interesit e kanë të vështirë të ndikojnë në

rezultatet e disa politikave nëse publiku është i ndjeshëm ndaj asaj çështjeje. Në këto

raste, drejtuesit duhet të kenë frikë të një ndëshkimi elektoral nëse ato favorizojnë

interesa të përqendruar sesa interesa të përgjithshëm të publikut. Ndikimi i opinionit

publikut mund që të jetë një faktor endogjen në procesin e hartimit të politikave.Për

shembull, një grup mund të përpiqet të rrisë ndikimin e opinionit publik pasi i intereson

për të mbrojtur interesat e tij. Kjo strategji është veçanërisht efektive nëse ndiqet nga

grupe që duan të bllokojnë zbatimin e politikave në interes të grupeve të tjera.

2.4 Strategjitë e grupeve të interesit

Strategjitë janë një faktor përfundimtar në formimin e ndikmit të grupeve të interesit. Për

të maksimizuar ndikimin e tyre, grupet e interesit duhet të përdorin burimet në mënyrë

efektive duke mbajtur parasysh mundësitë që sigurohen nga struktura institucionale,

karakteristikat e çështjes, preferencat që ato mbrojnë dhe strategjitë e shkuara.

Page 8: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

6

Nëse grupet do kishin përzgjedhur gjithmonë strategji ideale, strategjitë do ishin vetëm

një ndryshor ndërmjetës që është i shpjeguar në mënyrë të përkryer nga burimet e

grupeve, kuadri institucional dhe jo-institucional, dhe kështu që mund të shpërfillej në

përpjekjet për shpjegimin e ndikimit të grupeve të interesit. Deri tani, duket qartë se

grupet ndonjëherë dështojnë në përzgjedhjen e strategjisë me efektive për lobim. Kjo

mund të ndodhe për shkak të sistemit institucional kompleks të BE, i cili detyron grupet e

interesit të bëjnë akoma më shumë zgjedhje veç sistemit të tyre politik kombëtar , për

maksimizimin e ndikmit. Ndër zgjedhjet e tjera janë : lobimi në nivelin kombëtare ose

evropian (Lindberg 1963); lobimi në Komision, Parlament, ose Këshillin e Minisitrave

(Bouwen 2004); lobim direkt nëpërmjet shoqatave kombëtare, ose nëpërmjet shoqatave

evropiane (McLaughlin et al. 1993; Bennett 1999); dhe lobimi në momentin kur

Komisioni aktivizohet, kur një direktivë/udhëzim diskutohet në Këshill, ose kur zbatohet

dhe përforcohet në nivel kombëtar (Crombez 2002). Vetëm nëse një grup arrin të zgjedh

strategjinë ideale midis kaq shumë mundësive, atëherë do mund të maksimizojë

influencën e tij në rezultatet e politikave.

Duke mësuar që të përdorin në mënyrë efektive mundësitë që i jep struktura (Tarrow

2001: 238), grupet e interesit rrisin ndikimin e tyre në rezultatet e politikave. Gjithsesi

vetëm të mësuarit mund të mos jetë e mjaftueshme për të zbatuar në mënyrë efektive

taktikat. Këmbëngulja në arritjen e objektivave të tjera përveç ndikimi t në poltikiat

publike-siç është mbajtja apo rritja e numrit të të anëtarësuarve- mund të çojë në zbatimin

e taktikave edhe pse dihet që ato nuk do të ndikojnë në rezultatet e politikave (Dür dhe

De Bièvre 2007; Lowery 2007)

3. Përfundimet kontradiktore empirike

Vetëm kohët e fundit disa studiues kanë filluar të hetojnë (kontrollojnë) disa nga këto

hipoteza për rastin e BE. Zbulimet kundërshtuese janë ato që përbëjnë literaturën e gjetur.

Disa studime, për shembull, sygjerojnë që interesat e përqënduara ushtrojnë një ndikim të

rëndësishëm mbi vendim-marrjen e BE. Një studim arrin në përfundimin se firmat e

mëdha kishin ndikim të rëndësishëm në rezultatet e politikës në biotekonoligji dhe

sektorët e energjisë elektrike (Bandelow et al. 2000).

Page 9: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

7

Firmat u përfishinë në paketat e marrëveshjeve me Komisionin Evropian i siguruan

vetvetes ndikim/influencë në institucione dhe Komisionit një zgjerim të fuqisë së tij.

Një tjetër studim zbuloi se grupet e biznesit dhe grupet e firmave në sektorin e

agrikulturës zotëronin një ndikim të madh në trajtimin e negociatave të tregtisë së BE

(Dür 2008a). Ky zbulim u mbështet në një krahësim kërkesash të shprehura nga grupet e

rëndësishme te interesit dhe nga pozicioni i mbajtuar nga BE në negociatat tregtare të

bëra nën kuadrin e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Për autorë të tjerë, ndikimi i interesave të përqendruar në vendim-marrjen e BE është

goxha më i kufizuar. Sipas tyre, Komisioni është krejtësisht më autonom në zhvillimin e

preferencave të tij dhe kërkon mbështetje nga grupet që kanë preferenca të ngjashme me

të. Irina Michalowitz (2007), për shembull, argumenton se grupet munden vetëm të

përpiqen për atë që ajo quan “influencë teknike”, grupet nuk mund të ndryshojnë thelbin

e projekteve/propozimeve të paraqituara nga Komisioni.

Ndikimi i grupeve të interesit është parë madje edhe si i varur nga “dashamirësia” e

politik-bërësve të rëndësishëm në Komision. Dinamikat ndër-institucionale midis

Komisionit dhe Këshillit të Ministrave munden gjithashtu të kufizojnë ndikimet e

grupeve. Në politikat tregtare, për shembull, Komisioni mund mund të jetë jo i gatshëm

për të pranuar thirrejt për proteksionizëm, nëse zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të

Tregtisë dyshojnë se mbështetja e bordit midis shteteve antare për një politikë të tillë

mungon (Woll forthcoming). Në këtë këndvështrim, Komisioni miraton dhe shqyrton

vetëm politika që ai mendon se nuk krijojnë bllokime dhe konflikte interesi midis

shteteve. Edhe në lidhje me polikat agrikulturore, ku shoqatat e femerëve merren si tepër

të fuqishme, argumentohet se aktorët shoqërorë nuk janë veçanërisht të me ndikim

(Rieger 1994).

Fermerët me sa duket arritën vetëm politikat proteksioniste që dëshironin sepse

Komisioni përdori agrikulturën si sektor strategjik në negociata e tregtisë ndërkombëtare.

Zbulimet kontradiktore gjithashtu përbëjnë litreaturën në pyetjen se sa shumë ndikim

mund të ushtrojnë interesi i gjerë në sistemin shumë–nivelësh të BE. Në krahun tjetër,

Page 10: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

8

disa autorë zbulojnë se interesi i gjerë është, në mënyrë të habitshme, ndikues në BE

(Pollack 1997; Warleigh 2000; Tarrow 2001: 238; Ruzza 2002). Në mbështetje të kësaj

teorie, është provuar se interesi i gjerë pati sukses në përdorimin e BE për të drejtuar

shtetet antare drejt forcimit të mbrojtjes së mjedisit, konsumatorit dhe të drejtave të gruas.

(Pollack 1997). Në krahun tjetër, autorë të tjerë kundërshtuan këto prova dhe shpjeguan

se interesi i gjerë përgjithësisht nuk është i aftë të ndikojë në rezultatet e politikave të BE

(Schneider dhe Baltz 2003; Dür dhe De Bièvre 2007). Në negociatat e tregtisë, për

shembull, OJQ-të (organizatat joqeveritare), që përfaqësonin interesat e gjera, kishin pak

ndikmi në pozicionin e mbajtur nga BE mbi çështjet që për ta ishin të rëndësishme (Dür

dhe De Bièvre 2007). Pavarësisht oranganizimit të fushatave të shumta, ata ishin të paaftë

të ndikonin dukshëm në BE për tratjmin e negociatave në lidhje me Partneritetin e

Marrveshjeve Ekonomike me shtetet e Afrikës, Paqësorit dhe Karaibeve dhe për trajtimin

e çështjeve në lidhje me barnat më të lira për vëndet e varfëra.

Së fundi, është e vështirë të ketë patur një studim empirik në lidhje me pyetjen se cilat

strategji i mundësojnë grupeve të interesit makismizimin e ndikimit të tyre. Është e qartë

dhe e vërtetë se grupet e interesit përdorin edhe linjat kombëtare edhe linjat evropiane për

të ushtruar ndikimin e tyre (Eising 2004). Më tej, ne e dimë se grupet mbështeten tek

aksesi i tyre në sistem dhe ngritja e zërit për të ushtruar influencën (Beyers 2004). Këto

zbulime gjithsesi nuk mund ti japin përgjigje çështjes nëse përodrimi i këtyre strategjive

nga grupet është gjithmonë efektiv. Strategjia e lobimit në nivele të ndyrshme dhe

kombinimi i aksesit dhe ngritjes së zërit nuk nuk do të thotë se maskimizon ndikimin e

grupeve në të gjitha rastet. Për shembull, nëse është e rëndësishme ti japin një çështjeje

kornizat e një çështjeje evropiane për të fituar ndikim në Komision, lobimi edhe në

nivelet kombëtare por edhe në ato evropiane mund të jetë me efekte të kundërata. Në

lidhje me strategjitë, problemi nuk ëhtë një ndër zbulimet kontradiktore, por është

ekzistenca hipotezave që lidhin strategjitë me ndikimin të cilat zor se janë testuar e

provuar ndonjëherë.

Page 11: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

9

4. Tre pengesa dhe si t’i trajtojmë ato

Ky vështrim i përgjithshëm mbi literaturën në lidhje me ndikimin e grupeve të interesit në

BE ka treguar se gjetjet kontradiktore vazhdojnë të përsëriten. Por 3 janë pengesat

kryesore, të cilat pengojnë të arrijmë në rezultate të qarta dhe ato janë: vështirësia e të

përkufizuarit të influencës, nevoja për të marrë në konsideratë rrugët e ndikimit dhe

problemi i të maturit e ndikimit.

4.1 Të përkufizosh pushtetin dhe ndikimin

Pengesa e parë që haset kur bën kërkime në lidhje pushtetin dhe ndikimin e grupeve të

interesit është mungesa e një përkufizimi të mirëpranuar për të dyja këto terma. Pushteti

nuk është vetëm një nga konceptet më të rëndësishme, por edhe nga më të diskutuarat në

shkencat politike. Ajo mund të kuptohet edhe si pronë apo aftësi që zotëron një aktor,

edhe si koncept shkakësor. Në varësi të konceptit të zgjedhur, studiuesit janë shtyrë të

kërkojnë në lidhje me burimet e këtij aktori ose impaktet e tij në situata të caktuara. Për ta

komplikuar edhe më tej çështjen e fuqisë në komunitet në vitet 1960 dhe 1970 studiuesit

debatuan gjerë dhe dalluan disa “fytyra” të caktuara të pushtetit. Fytyra e parë e pushtetit

është ajo tradicionalja e “kush fiton dhe kush humb” mbi një çështje të caktuar (Dahl

1961). Fytyra e dytë e pushtetit i referohet aftësisë së një aktori për të vendosur rendin e

për më tepër në aftësine tij për të nxjerrë prej liste çështjet e padëshiruara (Bachrach dhe

Baratz 1962). Dhe fytyra e tretë e pushtetit ka të bëjë me actësinë e një aktori për të mos

lejuar aktorët e tjerë të njihen me interesat e tyre të vërteta. Aktorët e dobët nxiten të

preferojnë gjëra të cilat janë në kundërshtim me interesat e tyre themelore (Lukes 1974).

Kështu ata që duan të vlerësojnë pushtetin e grupeve të interesit përballen me të paktën

dy probleme madhore. Nga njëra anë, ata duhet të bëjnë të qartë pozicionin e tyre në

gjithë këtë debat të nxehtë. Kjo nënkupton së pari investimin në gjetjen e një përkufizimi

të caktuar të pushtetit dhe së dyti krahasimin e tij me përkufizime të tjera të përdorura në

literatura të ndryshme. Konfuzioni në këto dy procese do ta bënte të vështirë arritjen

përgjithësimeve në rezultate. Nga ana tjetër, të studiosh fytyrën e dytë e sidomos të tretën

e pushtetit është jashtëzakonisht e vështirë. Si mund ta dimë ne cilat janë interesat e

vërteta të një aktori, kur është vështirë të përcaktojmë preferencat aktuale të tij.

Page 12: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

10

Prandaj ajo që duhet bërë në raste kur hasen vështirësi të tilla është fokusimi në aspekte

specifike të konceptit, duke e bërë atë të përshtatshëm për hulumtimet empirike. Për

shembull, do të ishte shumë i dobishëm supozimi se preferencat janë të sinqerta dhe të

qëndrueshme, pra duke përjashtuar fytyrën e tretë të pushtetit. Studime të tjera mund të

përqendrohen në vlerësimin e situatave duke bërë dallimin nëse këmi të bëjmë me fytyrën

e dytë apo të tretë të pushtetit. Vështirësia në këtë rast qëndron në faktin se nuk mund të

riintegrosh në një analizë agregate aspektet e pushtetit të cilat janë studiuar tashmë.

Sidoqoftë, kjo rrugë ka të ngjarë të jetë më produktive sesa debatet e vazhdueshme në

lidhje me gjetjen e një përkufizimi dhe operacionalizimin e një kocepti tërësisht

kompleks që karakterizoi përqasjet e mëparshme në lidhje me pushtetin e grupeve të

interesit.

4.2 Të marrësh në konsideratë rrugët e ndikimit

Një tjetër pengesë në lidhje me përcaktimin e ndikimit të grupeve të interesit është të

konsideruarit e rrugëve të ndikimit si: aksesi, përzgjedhja, zëri dhe detyrimi, në mënyrë

që të shmanget rreziku i nënvlerësimit të fuqisë së grupeve të interesit. Aksesi i referohet

shprehjes së drejtpërdrejtë të kërkesave që kanë grupet e interesit nga vendimmarrësit. Në

BE kjo mund të arrihet në forma të ndryshme, duke nisur nga komunikimi informal dhe

dëshmitë para komisionit të ekspertëve e deri tek fjalimet publike (Beyers 2002; 2004;

Bouëen 2004; Wessels 2004). Edhe pse grupet e interesit e kanë më të thjeshtë të

ndikojnë në vendimmarrje sa herë që kanë “një vend në tryezë”, aksesi jo gjithmonë

përkthehet si ndikim. Grupet opozitare mund të kenë të njëjtin akses dhe aktorët politikë

mund të hedhin poshtë kërkesat e grupit të interesit. Aktorët publikë mund të përdorin

gjithashtu aksesin si një instrument për të optimizuar interesat shoqërore. Të konsiderosh

pra aksesin si ndikim ka të ngjarë të çojë në rezultate të gabuara (Dür dhe De Bièvre

2007).

Grupet e interesit nuk janë të kufizuara për të ndikuar rezultatet e vendimeve politike në

kohën e kalimit të projekt-ligjit (ose para se të merret vendimi për një çështje gjyqsore),

por mund të ndikojnë edhe në zgjedhjen e politikanëve (ose gjyqtarëve apo burokratëve)

që kanë kompetenca formale në vendimmarrje (Fordham and McKeown 2003).

Page 13: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

11

Ata mund ta bëjnë këtë duke kontribuar nëpër fushata elektorale, duke ndikuar në

opinionin publik ose duke ushtruar presion mbi politikanët, qoftë edhe përmes medias.

Arsyeja e një strategjie të tillë është që vendimet e aktorëve politikë ka të ngjarë të kenë

ndikime nga preferencat e tyre politike dhe jo vetëm nga shqetësimi për rizgjedhjen e

tyre. Preferencat politike, nga ana tjetër, janë shpesh të ndikuara nga përvojat e

mëparshme të një aktori, si dhe nga sfondi socio-ekonomik. Duke ndikuar në zgjedhjen e

këtyre vendimmarrësve, grupet e interesit mund të sigurojnë mbështetjen e aktorëve me

preferenca të ngjashme me të tyret. Nëse kjo strategji funksionon, atëherë mund të bëhet

e vështirë të dallojmë aktorët publikë, nga njëra anë, dhe ata qeverisës, nga ana tjetër.

Edhe pse mjaft bindëse, kjo ide nuk ka marrë vëmendjen e duhur në studimet e kryera në

lidhje me ndikimin e grupeve të interesit në BE. Në SHBA ky proces përqendrohet më së

shumti në kontributin në fushatat elektorale. Sidoqoftë, grupet e interesit presin që zëri i

tyre të paktën të dëgjohet në procesin e vendimmarrjes, edhe në rastin e Europës. Një

studim për shembull, ka treguar se industria bioteknologjike ka q enë e suksesshme në

reduktimin e kontrollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit, Sigurisë Nukleare dhe

Mbrojtjes në BE mbi bioteknologjinë (Bandelow et al. 2000: 19).

Për më tepër, grupet e interesit mund të përdorin “zërin” e tyre për të ndikuar proceset

politike. Grupet mund të “bëjnë zhurmë” duke u organizuar në manifestime, mitingje,

peticione, deklarata në media apo pjesëmarrje në debate publike. Zëri përfshin gjithashtu

ndikimin në referendume apo nisma qytetare, për shembull përmes fushatave (Gerber

1999). Grupet mund të përpiqen të realizojnë dy objektiva nëpërmjet këtyre “lobimeve

jashtë” (Kollman 1998): së pari, zëri mund të ketë si qëllim të ndikojë në opinionin e

gjerë publik për të favorizuar kërkesat e një grupi të caktuar, dhe së dyti lobimi jashtë

mund të përdoret për të transmetuar informacionin rreth preferencave të politikanëve. Në

rastin e BE, ashtu si edhe në sistemet e tjera politike, grupet e interesit duket se e përdorin

zërin e tyre më pak sesa aksesin (Beyers 2004). Shpjegim i mundshëm për këtë sjellje

mund të jetë se, së pari, të bërit zhurmë kushton më shumë sesa të fituarit e aksesit, së

dyti, mund të jetë më pak e dobishme kur bëhet fjalë për të influencuar në vendimmarrës

të cilët nuk janë të lidhur ngushtë me dhe në mënyrë elektorale me politikën si

Page 14: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

12

komisionerët europianë, dhe së treti, kjo metodë mund të funksionojë vetëm nëse çështja

spikatet nga votuesit.

Si përfundim, interesat e biznesit në veçanti, mund të jenë në dobi të pushtetit struktural

për shkak të aftësisë së tyre për të vendosur ku dhe kur të invesotohet (Lindblom 1977;

Bernhagen 2007). Biznesi mund të investojë në ato politika ku beson se interesat e tij i

shërbejnë më mirë dhe mund të mos jetë i interesuar në politika të tjera ku taksimi është i

lartë apo ku has pengesa dhe burokraci. Këto vendime investimi ndikojnë bërjen e

politikave në qoftë se politikanët mbështeten tek klima e mirë e biznesit para rizgjedhjes

së tyre. Nga ana tjetër, politikanët mund të varen prej investimeve nga firmat për arsye

financiare të tilla si rritja e të ardhurave nga taksat për shkak të progresit ekonomik, e cila

do të thotë që politikanët kanë më shumë liri veprimi për të aplikuar politikat e tyre të

synuara. Në cilndo prej këtyre rasteve, politikanët ka të ngjarë të favorizojnë interesat e

bizneseve, edhe nëse këto biznese nuk marrin pjesë aktivisht në procesin e lobimit. Nëse

politikanët nuk kanë informacion të nevojshëm që vendimet e tyre politike dëmtojnë

biznesin, atëherë ata mund t’i detyrojnë bizneset të dërgojnë sinjale të kushtueshme për të

arritur në një vendim (Bernhagen 2007). Në një situatë të tillë, lobimi aktiv kombinohet

me pushtetin struktural për të siguruar ndikimin e grupeve të biznesit mbi vendimet

politike.

Ajo çka është e rëndësishme në lidhje me diskutimin mbi rrugët e ndikimit është fakti që

grupe të veçanta kanë interesa të veçanta dhe nxjerrja e përfundimeve përmes një rasti të

veçantë do të çonte në rezultate të gabuara. Prandaj në kërkimet e ardhshme në lidhje me

ndikimin e grupeve të interesit në BE duhet të merren parasysh rrugët e ndryshme të

ndikimit.

4.3 Të masësh ndikimin

Kërkimet në fushën e ndikimit të grupeve të interesit brenda dhe jashtë BE, janë penguar

edhe nga vështirësia në matjen e ndikimit. Megjithë disa përpjekje të studiuesve duke

përdorur procesin e gjurmimit, matjen e atributit të ndikimit dhe vlerësimit të shkallës së

arritjes së preferencës, për të përcaktuar ndikimin e grupit të interesit, të gjitha këto

Page 15: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

13

metoda kanë të metat e tyre. Ndërgjegjësimi në lidhje me këto vështirësi do të ndihmonte

studiuesit të zhvillonin metoda më të mira për matjen e ndikimit.

Të përdorësh procesin e gjurmimit mund të bëjë të mundur vlerësimin kualitativ të

ndikimit të një grupi interesi duke u bazuar në njohuritë mbi një çështje të caktuar.

Aplikimi i kësaj metode i bën studiuesit të shqyrtojnë preferencat e aktorëve të shoqërisë,

aktivitetet e tyre politike, mënyrën sesi ndryshojnë vendimet e tyre, shkallën në të cilën

preferencat reflektohen në rezultatet e politikave të ndërmarra dhe deklaratat e grupeve

për sa janë të kënaqur me rezultatet e arritura. Shumë prej studimeve të kryera në këtë

fushë mbajnë parasysh pikërisht këtë metodë. Mjerisht, studimet e rasteve tregojnë për

një numër problemesh. Së pari, për studime të tilla është vështirë të vlerësohet shkalla e

ndikimit përderisa mungon një matës i përcaktuar. Në të shumtën e rasteve ndalen në

dhënien përgjigje të pyetjes nëse ka pasur ndikim grupi i interesit apo jo në një çështje të

caktuar, por asnjëherë nuk është arritur të përcaktohet se sa ka ndikuar ky grup. Së dyti,

duke marrë parasysh intensitetin e procesit të gjurmimit të të dhënave, kërkuesit duke

përdorur këtë metodë nuk do të arrinin të studionin shumë raste. Arritja në përgjithësime

do të bëhej kështu e vështirë. Për shembull, duket shumë bindës rasti i ndikimit të

Tryezës Europiane e Industrialistëve në miratimin e Aktit Unik Europian të vitit 1980

(Cowles 1995).

Nga ana tjetër, kërkuesit mund të përpiqen të masin atribuimin e ndikimit duke pyetur

grupet në lidhje me vlerësimin e tyre ose grupeve të tjera, ose duke ftuar ekspertët të

masin ndikimin e grupeve të ndryshme e të bëjnë krahasimet e nevojshme. Kjo metodë, e

përdorur gjerësisht në SHBA, në BE është përdorur në mënyrë të kufizuar. Si përjashtim

Janet Edgell dhe Kenneth Thomson (1999) i kërkuan disa grupeve britanike të interest të

vlerësonin ndikimin e tyre në politikat e përbashkëta agrikulturore. Ndërkohë, Andreas

Dür and Dirk De Bièvre (2007) pyetën grupet e interest në lidhje me ndikimin e tyre në

politikat e tregtisë të BE. Rezultatet e arritura nga studime të tilla gjithsesi duhet të

trajtohen me kujdes, pasi grupet e interesit mund të nënvlerësojnë ondikimin e tyre për

shkak të interesave të momentit, për shembull për shkak të frikës nga krijimi i

kundërlobimeve ose të mbivlerësojnë këtë ndikim për të vënë në dukje ekzistencën e tyre

përballë kundërshtarëve. Ky problem mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet krahasimit të

Page 16: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

14

rezultateve me vlerësimet që i bëjnë grupet e tjera ose aktorët publikë ndikimit të grupit

përkatës. Vlerësimet e ekspertëve mund të jenë jo shumë të besueshme, pasi ato mund të

jenë formuar nga shqyrtimi i rasteve tepër të njohura e të përfolura ose nga studimet

ekzistuese, të cilat paraqesin mangësitë e sipërpërmendura.

Së fundmi, kërkimet mund të vlerësojnë ndryshimet midis preferencave të aktorëve dhe

rezultateve të politikave përmes një numri rastesh specifike. Pastaj, me anë të

vëzhgimeve të kryera ndaj aktorëve të ndryshëm mund të nxirren konkluzione në lidhje

me ndikimin që ata kanë ndaj çështjeve të caktuara. Megjithatë, ky është një tregues i

dyshimtë për ndikimin e grupeve të interesit, përderisa ka edhe efekte të tjera që mund të

shpjegojnë këtë ndikim. Si pasojë, disa studime përdorin metoda më të sofistikuara të

cilat analizojnë ndikimet e aktorëve publikë, të cilët kanë fuqi formale në vendimmarrje

dhe kanë kështu ndikim të padiskutueshëm në rezultate. Diferenca mes asaj që pritet dhe

asaj që arrihet nga veprimi i grupit të interesit mund të jetë një tregues i ndikimit të tij. Në

një studim të pozicioneve kombëtare të katër vendeve europiane (Finlanda, Gjermania,

Britania e Madhe dhe Hollanda) në lidhje me 15 propozime të komisionit Gerald

Schneider dhe Konstantin Baltz (2003) aplikojnë këtë metodë.

Përsëri edhe kjo metodë vjen më një sërë mangësish. Së pari, kur ndërtojmë rezultatet

hipotetike, rezultatet varen nga modelimi i saktë i procesit vendimmarrës i bazuar tek

preferencat dhe struktura institucionale. Së dyti, studimet në këtë mënyrë kanë tendensë

të fshehin procesin nëpërmjet të cilit grupet e interesit arrijnë të ndikojnë rezultatet. Ky

është nja avantazh pasi e bën të rëndësishme pushtetin struktural, por është dhe një

disavantazh sepse këto studime nuk mund të shpjegojnë si është ushtruar influenca. Së

treti, efektet e zgjedhjes përmes të cilave grupet e interesit mund të përcaktojnë

preferencat e mbrojtura prej aktorëve publikë përjashtohen nga analiza. Dhe së fundmi,

studiuesit duke përdorur këtë metodë e kanë të vështirë të marrin në konsideratë fuqinë e

kundër-lobimeve dhe mbështetjen në ndikimin e aktorëve të tjerë. Pra ata janë të

detyruar të tregojnë se prania e shumë rasteve në analizë (të cilat janë zgjedhur rastësisht)

do të pengohej nga ndikime të tilla (Schneider dhe Baltz 2003: 5; Mahoney 2007: 38).

Page 17: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

15

Si përfundim, mund të themi se të masësh ndikimin e grupeve të interesit është e vështirë

dhe shumë metoda që janë provuar kanë qenë problematike në një mënyrë apo një tjetër.

Disa nga kontraditat në gjetjet empirike të raportuara më sipër rezultojnë nga matje të

ndryshme për sa i përket ndikimit. Duket bindëse, për shembull, që studimet që përdorin

gjurmimin tentojnë të nënvlerësojnë ndikimin, ndërkohë që studimet që përdorin metodën

tjetër të matjes së shkallës së arritjes së rezultatit të dëshiruar e mbivlerësojnë atë.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se studiuesit duhet t’i shmangen amalizimit të ndikimit të

grupeve të interesit. Në të vërtetë, literatura e kohëve të fundit ka bërë tashmë disa

përparime në lidhje me matjen e ndikimit dhe studimet e ardhshme duhet t’i shfrytëzojnë

ato.

5. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe grupet e interesit

Është disi e vështirë në të tilla kohëra “të trazuara politikisht” të nxitësh dhe të ndikosh

një debat mbi rolin dhe përfshirjen e grupeve të interesit apo edhe qytetarëve në procesin

e anëtarësimit në BE. Pavarësisht kësaj vështirësie, Instituti për Demokraci dhe

Ndërmjetësim (IDN) vendosi të prezantojë vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 8 majit të

dhënat e një sondazhi me rreth 75 grupe të ndryshme interesi mbi qëndrimet, prioritetet

dhe pritshmëritë ndaj rolit të tyre në procesin e anëtarësimit në BE. Çuditërisht në këtë

debat “mësynë” një numër i madh përfaqësuesish, sidomos të sektorit privat, diskutimet

e të cilëve dëshmuan se pavarësisht sfidave ndaj kapaciteteve, shkallës së informimit,

kontributit real dhe eksperiencës së përfshirjes deri më sot, grupet e interesit mbeten të

vendosura për t’i adresuar ato. Mbase më shumë sesa interesimi që shfaqën disa

përfaqësues të BE-së në vend, ajo që më bën të mos heq dorë gjithsesi nga ideja për të

“lodhur veten dhe të tjerët” me këtë temë është pikërisht vëmendja që grupet e interesit i

kushtuan këtij debati në kulmin e fushatës.

Nevoja për përfshirjen e grupeve të interesit në procesin e integrimit europian,

përgjithësisht dhe në parim nuk është kontestuar ndonjëherë nga politikëbërësit shqiptarë

dhe sigurisht as nga aktorët jo shtetërorë, përfshirë shoqërinë civile dhe vetë grupet e

interesit. Megjithatë, në eksperiencën e deritanishme mund të identifikohen shumë pak

raste të një përfshirje të tillë, të cilat gjithsesi mbeten larg një përqasjeje të mirëmenduar

Page 18: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

16

e të qëndrueshme nga ana e politikës, aktorëve joshtetërorë dhe madje edhe vetë

institucioneve të BE-së që na monitorojnë dhe financojnë përpjekjet tona në këtë proces.

Dhe pasi për vite me radhë tashmë arrijmë në këtë konstatim(!!!), të gjithë së bashku i

kthehemi temës dhe objektivit “madhor” për të sjellë më pranë qytetarit procesin e

integrimit europian duke kopjuar modelet e vendeve anëtare, të cilat për hir të së vërtetës

nuk është se e kanë sjellë BE-në më pranë qytetarëve të tyre. Por ka një ndryshim

thelbësor mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së në këtë kontekst, pasi këto të

fundit kanë qenë më se të suksesshme me grupet e interesit, të cilat jo vetëm e njohin,

por gjithashtu e shfrytëzojnë dhe ndikojnë në politikëbërjen e BE-së.

Duke bërë dallimin mes tentativës për të sjellë procesin e integrimit më pranë qytetarëve

vis-a-vis përpjekjeve që nxitin përfshirjen e grupeve të interesit në të, nuk kontestohet

nevoja e të parës. Por, nga ana tjetër, është thelbësore të kuptojmë se, pavarësisht

qëllimit të përbashkët (hapja dhe përmirësimi i procesit të integrimit) këto përpjekje

ndryshojnë nga pikëpamja e grupit që targetojnë – i pari “godet” qytetarët, kurse i dyti

fokusohet te grupe dhe sektorë të caktuar. Si të tilla, këto dy procese nga pikëpamja e

strategjisë, përqasjes dhe masave që çojnë në realizimin e objektivit duhet të dallojnë

nga njëra-tjetra, pasi edhe vetë struktura, organizimi, prioritetet dhe potenciali i

“targetit” për përfshirje është i ndryshëm. Pikërisht ky moment duket se nuk është

reflektuar si duhet në aksionet e aktorëve të ndryshëm – politika, shoqëria civile, madje

edhe donatorët e huaj që mundësojnë ekspertizën dhe burimet. Ajo që kemi bërë deri më

sot në kuadër të këtyre përpjekjeve është që kemi përdorur të njëjtat mjete dhe strategji

për të dy target-grupet.

Është totalisht e gabuar të përqasësh grupet e interesit me synimin e nxitjes së

pjesëmarrjes së tyre në procesin e integrimit me masa dhe fushata të tipit “Sa e mirë

është BE në këtë javë europiane”. Më tej, aksione si “BE në 12 leksione” etj., mund të

jenë relevante për shkallën e njohurive dhe interesimin e kategorive të ndryshme të

qytetarëve si studentë, nxënës shkollash, pensionistë etj., por ato nuk mund t’u

përgjigjen prioriteteve të grupeve të interesit që (duhet të) mbartin potencial për të

gjeneruar kapacitete, ide, alternativa madje edhe presion ndaj politikës dhe politikave.

Shoqatat e biznesit, sindikatat, organizatat e konsumatorëve, ambientalistët, organizimet

Page 19: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

17

e institucioneve bankare etj., pavarësisht sfidave ndaj rolit të tyre aktual, nuk mund të

nxiten të kontribuojnë në procesin e integrimit me të njëjtat masa dhe strategji si ato që

përdorim rëndom gjatë javës europiane (2–9 maj) me qytetarët. Aq më pak nëse masat e

parashikuara për të sjellë procesin e integrimit më pranë grupeve të interesit zbatohen në

mungesë të një përqasjeje të qëndrueshme, afatgjatë dhe mundësisht të

institucionalizuar.

Janë pikërisht këto grupe interesi, si shoqatat e biznesit dhe sektorë të ndryshëm të

ekonomisë, ato të cilat ndikohen drejtpërsëdrejti nga procesi i integrimit europian, duke

paguar koston përkatëse. Janë sërish këto grupe interesi, moskonsultimi dhe

mospërfshirja e të cilave na detyrojnë të përballemi me një situatë aspak të rehatshme, ku

legjislacioni i përafruar me standardet e BE-së nuk aplikohet. Dhe kjo jo sepse ato

standarde nuk janë të pranueshme, por thjesht sepse janë jo plotësisht të realizueshme në

një moment të dhënë për arsye nga më të ndryshmet (kapaciteti i ekonomisë, kostoja e

operatorit ekonomik që i faturohet konsumatorit etj.). Ka grupe të tjera interesi, si

ambientalistët, shoqatat e konsumatorëve, universitetet, think tank-et etj., të cilat janë të

afta të gjenerojnë jo vetëm kapacitete, por gjithashtu edhe të dhëna të vlefshme për

politikëbërësit, në mënyrë që të marrin vendime të mirëstudiuara dhe të bazuara në fakte

mbi kapacitetin e kontekstit lokal për të absorbuar standardin e BE-së. Shpesh duke i

nënvlerësuar, mësyjmë te sindikatat apo shoqatat e njësive të qeverisjes vendore e

gjetkë, duke u treguar se “kush është BE-ja në të vërtetë” dhe nuk shkojmë më tej për t’i

informuar së paku se cili mund të kishte qenë roli dhe ndikimi i tyre nëse do të

zhvillonin të njëjtin potencial dhe kapacitete si homologët e tyre europianë.

Së fundi, asnjë nga çështjet dhe problemet e sipërpërmendura nuk do të gjejë zgjidhjen e

duhur nëse për çdo gjë fajësojmë dhe kritikojmë vetëm politikën. Për hir të së vërtetës jo

vetëm politika, por edhe aktorë të tjerë si shoqëria civile, mediat, madje edhe BE-ja me

asistencën e vet financiare kanë bërë shumë pak për të fuqizuar grupet e interesit dhe për

të nxitur përfshirje e kontribut real të tyre në procesin e integrimit europian të

Shqipërisë. Pritshmëritë prej rolit të grupeve të interesit në funksion të përmirësimit të

procesit të integrimit janë shumë të mëdha dhe tejet të rëndësishme për t’iu “besuar”

vetëm politikës. Por këto pritshmëri, sidomos në fazën e negociatave të anëtarësimit, nuk

Page 20: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

18

do të mund të materializohen me aksione që nuk reflektojnë rëndësinë dhe potencialin e

tyre nën një përqasje të qëndrueshme. E aq më pak, vetëm me fushata “Oh sa mirë me

qenë n’BE…”

6. Konkluzione

Në BE, ashtu si edhe në sistemet e tjera, duket se grupet e interesit kanë ndikim në disa

raste e nuk janë fare efektive në raste të tjera. Po cilët janë faktorët që i bëjnë grupet e

interesit të dështojnë apo të triumfojnë? Faktorët e stresit të tillë si burimet e grupit të

interesit, institucionet politike, karakteristikat e çështjes që shqyrtohet, dhe strategjitë që

zgjedh të përdorë grupi i interesit janë ata që përcaktojnë ndikimin e tyre në

vendimmarrje. Për më tepër në këtë punim u tregua se gjithnjë e më shumë punë

kërkimore është e nevojshme në këtë fushë. Cilat janë mësimet e marra nga studimet e

deritanishme? Së pari, në nivelin teorik, punimet e ardhshme duhet të mbajnë parasysh se

shpesh grupet e interesit luftojnë kundër njëri-tjetrit. Injorimi i presioneve të tilla

kundërvepruese çon në nënvlerësim të fuqisë së grupeve të ndryshme të interesit. Për më

tepër, studiuesit duhet të konsiderojnë faktin që lidhja midis shtetit dhe shoqërisë nuk

është një rrugë një-kalimëshe, por aktorët publikë ndonjëherë arrijnë të manipulojnë

aktorët shoqërorë për shkak të nevojave të këtyre të fundit për burime financiare

(Mahoney 2004). Punimet e tjera teorike janë gjithashtu të rëndësishme, në veçanti ato që

kanë të bëjnë me strategjitë e grupeve të interest, duke qenë se ekzistojnë pak hipoteza që

lidhin strategjitë specifike me ndikimin. Në këtë drejtim, do të ishte shumë e rëndësishme

të konsideronim faktin se grupet e interesit mund të zgjedhin strategji që maksimizojnë

ndikimin a tyre në afatgjatë më tepër sesa në afatshkurtër.

Së dyti, edhe pse hulumtimet në lidhje me ndikimet e grupeve të interesit kanë bërë

përparime të rëndësishme në lidhje me matjen e saj gjatë dekadës së fundit, në të

ardhmen studiuesve do t’u duhet të gjejnë zgjidhje për disa probleme, të cilat vazhdojnë

të pengojnë matjen e ndikimit. Për shembull, ka shumë pak studime në lidhje ndikimin

gjatë fazës së vendosjes së rendit të ditës, një problem ky që lidhet me fytyrën e dytë të

pushtetit. Për më tepër, do të ishte me rënmdësi të gjendeshin mënyra për matjen e

ndikimit në situata, në të cilat çështje të ndryshme lidhen me njëra-tjetrën me mënyrën e

Page 21: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

19

tregtimit të votave, një praktikë që duket se është gjerësisht e përhapur në BE.

Kombinimi i metodave të ndryshme në studime mund t’i ndohmojë studiuesit të

kapërcejnë të metat e metodave të veçanta.

Së fundmi, ndërsa shtimi i rasteve të veçanta studimore ka orfuar depërtimin në ndkimin

e grupeve të interesit në BE, studime të mëtejshme duhet t’i japin më tepër rëndësi

analizave krahasuese. Kjo do të bëjë të mundur adresimin e problemeve në literaturën

përkatëse në lidhje me ndikimin e grupeve të interesit në BE, por edhe në vende të tilla të

pazhvilluara mirë si Shqipëria. Sidomos në çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE,

grupet e interesit duhet të merren veçanërisht parasysh.

Page 22: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

20

7. Referenca

Arts, Bas and Piet Verschuren (1999). “Assessing Political Influence in Complex

Decision-Making: An Instrument Based on Triangulation”, International Political Science

Review, 20:4, 411-24.

Atkinson, Michael M. and William D. Coleman (1989). “Strong States and Weak States:

Sectoral Policy Networks in Advanced Capitalist Economies”, British Journal of Political

Science 19:1, 47-67.

Bachrach, Peter and Morton S. Baratz (1962). “Two Faces of Power”, American Political

Science Review, 56:4, 947-52.

Balanyá, Belén, Ann Doherty, Olivier Hoedeman, Adam Ma’anit, and Erik Wesselius

(2003). EUROPE INC: Regional & Global Restructuring and the Rise of Corporate

Power. London: Pluto Press.

Bandelow, Nils C., Diana Schumann, and Ulrich Widmaier (2000). “European

Governance by the Emergence of a New Type of Package Deals”, German Policy

Studies, 1:1, 8-38.

Beyers, Jan (2002). “Gaining and Seeking Access: The European Adaptation of Domestic

Interest Associations”, European Journal of Political Research, 41:5, 585-612.

Beyers, Jan (2004). “Voice and Access: Political Practices of European Interest

Associations”, European Union Politics, 5:2, 211-40.

Burstein, Paul and April Linton (2002). “The Impact of Political Parties, Interest Groups

and Social Movement Organizations on Public Policy: Some Recent Evidence and

Theoretical Concerns”, Social Forces, 81:2, 380-408.

Coen, David (1997). “The Evolution of Large Firm Political Action in the European

Union”, Journal of European Public Policy, 4:1, 91-108.

Collignon, Stefan and Daniela Schwarzer (2003). Private Sector Involvement in the Euro:

The Power of Ideas. London: Routledge.

Dahl, Robert A. (1961). Who Governs? Democracy and Power in an American City. New

Haven: Yale University Press.

Downs, Anthony (1957). An Economic Theory of Democracy. New York: Harper and

Row.

Dür, Andreas (2008a). “Bringing Economic Interests Back Into the Study of EU Trade

Policy-Making”, British Journal of Politics and International Relations, 10:1, 27-45.

Page 23: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

21

Dür, Andreas (2008b). “Measuring Interest Group Influence in the EU: A Note on

Methodology”, European Union Politics, 9:4.

Dür, Andreas and Dirk De Bièvre (2007). “Inclusion without Influence: NGOs in

European Trade Policy”, Journal of Public Policy, 27:1, 79-101.

Eising, Rainer (2004). “Multilevel Governance and Business Interests in the European

Union”, Governance: An Interdisciplinary Journal of Policy, Administration, and

Institutions, 17:2, 211-45.

Fordham, Benjamin O. and Timothy J. McKeown (2003). “Selection and Influence:

Interest Groups and Congressional Voting on Trade Policy”, International Organization,

57:3, 519-49.

Grande, Edgar (1996). “The State and Interest Groups in a Framework of Multi-Level

Decision Making: The Case of the European Union”, Journal of European Public Policy,

3:3, 318-38.

Greenwood, Justin (2007). Interest Representation in the European Union. 2nd ed.

Houndmills: Palgrave.

Grossman, Emiliano (2004). “Bringing Politics Back In: Rethinking the Role of

Economic Interest Groups in European Integration”, Journal of European Public Policy,

11:4, 637-54.

Hart, Jeffrey (1976). “Three Approaches to the Measurement of Power in International

Relations”, International Organization, 30:2, 289-305.

Kohler-Koch, Beate (1994). “Changing Patterns of Interest Intermediation in the

European Union”, Government and Opposition, 29:2, 166-80.

Kollman, Ken (1998). Outside Lobbying: Public Opinion and Interest Group Strategies.

Princeton: Princeton University Press.

Lindberg, Leon (1963). The Political Dynamics of European Economic Integration.

Stanford: Stanford University Press.

Lindblom, Charles E. (1977). Politics and Markets: The World’s Political-Economic

Systems. New York: Basic Books.

Lohmann, Susanne (1998). “An Information Rationale for the Power of Special

Interests”, American Political Science Review, 92:4, 809-827.

Lowi, Theodore J. (1964). “American Business, Public Policy, Case Studies and Political

Theory”, World Politics, 16:4, 667-715.

Page 24: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

22

Lukes, Steven (1974). Power: A Radical View. London: Macmillan.

Mahoney, Christine (2004). “The Power of Institutions: State and Interest Group Activity

in the European Union”, European Union Politics, 5:4, 441-66.

March, James (1955). “An Introduction to the Theory and Measurement of Influence”,

American Political Science Review, 49:2, 431-51.

Mazey, Sonia and Jeremy Richardson (2001). “Interest Groups and EU Policy-Making:

Organisational Logic and Venue Shopping”, in Jeremy Richardson (ed.), European

Union: Power and Policy-Making. London: Routledge, 217

McLaughlin, Andrew M., Grant Jordan, and William A. Maloney (1993). “Corporate

Lobbying in the European Community”, Journal of Common Market Studies, 31:2, 191-

212.

Moravcsik, Andrew (1994). “Why the European Community Strengthens the State:

Domestic Politics and International Institutions”, Center for European Studies Working

Paper Series 52. Cambridge: Center for European Studies.

Potters, Jan and Randolph Sloof (1996). “Interest Groups: A Survey of Empirical Models

that Try to Assess Their Influence”, European Journal of Political Economy, 12:3, 403-

42.

Richardson, Jeremy (2000). “Government, Interest Groups and Policy Change”, Political

Studies, 48:5, 1006-23.

Rieger, Elmar (1994). “Herrschaft kraft Interessenkonstellation: Agrarverbände in der

Europäischen Gemeinschaft und in der Bundesrepublik Deutschland”, in Volker Eichener

und Helmut Voelzkow (eds), Europäische Integration und verbandliche

Interessenvermittlung. Marburg: Metropolis, 303-19.

Schneider, Gerald and Konstantin Baltz (2003). “The Power of Specialization: How

Interest Groups Influence EU Legislation”, Rivista di Politica Economica, 93:1-2, 253-

83.

Smith, Mark A. (2000). American Business and Political Power: Political Opinion,

Elections and Democracy. Chicago: University of Chicago Press.

Smith, Mitchell P. (2001). “In Pursuit of Selective Liberalization: Single Market

Competition and Its Limits”, Journal of European Public Policy, 8:4, 519-40.

Tarrow, Sidney (2001). “Contentious Politics in a Composite Polity”, in Doug Imig and

Sidney Tarrow (eds), Contentious Europeans: Protests and Politics in an Emerging Polity.

Lanham: Rowman & Littlefield Publishers, 233-51.

Page 25: Ndikimi i grupeve të interesit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

23

Van Winden, Frans (2003). “Interest Group Behavior and Influence”, in Charles K.

Rowley and Friedrich Schneider (eds), Encyclopedia of Public Choice. Boston: Kluwer,

118-29.

Wessels, Bernhard (2004). “Contestation Potential of Interest Groups in the EU:

Emergence, Structure, and Political Alliances”, in Gary Marks and Marco R. Steenbergen

(eds), European Integration and Political Conflict. Cambridge: Cambridge University

Press, 195-215.

Wolf, Dieter (2005). ““Nicht Input, sondern Output, nicht Supply-Side, sondern Demand-

Side”: Zur Veränderung der Einflusslogik in der Europäischen Union”, in Rainer Eising

and Beate Kohler-Koch (eds), Interessenpolitik in Europa. Baden-Baden: Nomos, 79-94.