ndre mjeda andrra e jetËs - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe ndre mjeda. i revoltuar dhe...

25
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME NDRE MJEDA ANDRRA E JETËSMENTORI: KANDIDATJA: PROF. ASS. DR. LABINOT BERISHA EVELINA ALAJ GJAKOVË 2019

Upload: others

Post on 21-Jan-2020

19 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

NDRE MJEDA – “ANDRRA E JETËS”

MENTORI: KANDIDATJA:

PROF. ASS. DR. LABINOT BERISHA EVELINA ALAJ

GJAKOVË 2019

Page 2: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

2

Përmbajtja:

Abstrakt.…………………………………………………………………………….…….…...3

Falënderim..……………………………………………………………………………….…..4

Hyrje …………………………………………………………………………..……….....…...5

1. Jeta dhe veprimtaria e autorit …………………………………………………………..…..6

1.1. Dorëshkrimet autografe të Mjedës dhe letërkëmbimet e tij…………………………........8

2. Poema “Andrra e jetës” ……………..…………………………………………………....10

2.1. Personazhet e poemës…………………..………………………………………...….…..12

3. Stilistika e Mjedës .……………………………………………………………………......13

4. “Po shkon me bujtë te Zoja”……………………………………………………….….......16

5. Fjalët e rralla shqipe në veprën poetike të Mjedës……………………………………......18

6. Dhimbja, natyra, e bukura, atdheu …………………………………….……………........19

7. Pse poema ”Andrra e jetës” mbanë titullin kryevepra e Mjedës………….....…...…........20

8. Të tjerët për poemën e Mjedës……… ………..………………………………….….......22

Përfundim ………………………………………………………………………………......24

Literatura……………………………………………………………………………….........25

Page 3: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

3

ABSTRAKT

Në këtë punim diplome kam punuar rreth poemës “Andrra e jetës” nga autori i letërsisë

moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda,

bëri që veprat e tij të jenë objekt studimi për të gjithë. Mjeda ka qenë dhe mbetet njëri ndër

autorët që la gjurmë në letërsinë shqipe, duke lënë pas vetes vepra që pavarësisht viteve, ato nuk

u shuan. Por, çdo herë e më shumë u ngritën vlerat e tyre.

Gjatë punimit si bazë kam marrë si fillim veprën e autorit si dhe disa studime e kritika

rreth saj. Në veçanti jam marrë me analizën e veprës, figurat stilistike të përdorura nga autori,

llojin e vargut si dhe janë shtjelluar mendime të studiuesve të ndryshëm. Fjalët e rralla shqipe në

vepër, versioni i parë i poemës, poema si kryevepra e Mjedës, janë disa nga çështjet që janë

trajtuar në punim. Nisur nga ato që kam lexuar, unë kam sjellë një punim mbi jetën dhe

veprimtarin e pasur të një autori si Mjeda. Pa harruar të cek mesazhin që ka dhënë autori me

veprën.

Fjalët kyçe: Ndre Mjeda, letërsia moderne, kritika, mendime, mesazhi.

Page 4: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

4

FALËNDERIM

Të ndjekësh ëndrrat, dëshirat dhe vizionet që kemi për të ardhmen, nuk është e lehtë.

Ndonjëherë mund edhe të zhgënjehemi, sepse jo gjithmonë na presin ditë me diell, do ketë edhe

stuhi që do bëjnë rrëmujë në jetën tonë, e të ngrihesh përsëri në këmbë është synim i gjithsecilit

nga ne.

E këtë unë nuk do mund ta bëja nëse nuk do kisha përkrahjen e pafund të familjes time.

Ata janë dhe do mbetën përherë çelësi i suksesit tim. I falënderoj për gjithçka dhe i jam

mirënjohëse për çdo gjë që kam sepse falë tyre jam sot këtu.

Një falënderim të veçantë kam për mentorin tim, profesorin Labinot Berisha, i cili më

ofroj ndihmën e tij të pakusht gjatë punimit të temës. Ju jam gjithmonë falënderuese për

përkrahjen tuaj gjatë rrugëtimit tim.

Ashtu si dhe Helen Keller ka thënë: dituria është dashuri dhe dritë dhe vizion, ju ishit

dashuria që i dha dritë vizionit tim.

Page 5: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

5

HYRJE

“Andrra e Jetës” paraqet në mënyrë shumë reale jetën e mjerë të shqiptarëve. Jeta,

dhimbja, varfëria, por, mbi të gjitha lufta për mbijetesë qëndrojnë përballë njëra-tjetrës duke

nxjerrë në pah dëshirën e madhe për jetën.

Mjeda e sjellë poemën të ndarë në tri pjesë kushtuar një familjeje të vogël. Mbi këtë

bazë ai e pasqyroi mjerimin e popullit të cilit i përkiste edhe vetë.

“Andrra e jetës” është poema e ëndërrimeve për jetën, ajo ëndërr, që e përkëdhelin në

gjirin e vet shtresat e ulëta e të pafatshme, prandaj simpatia jonë mbas çdo leximi të kësaj poeme

anon kah qeniet zemër plasura.

“Andrra e jetës” në fakt është gjithë filozofia e veprës së Mjedës, kjo është pikënisja dhe

përfundimi i tij, është filozofia e tij e jetës.

Përmes këtyre informacioneve shpalos përpara jush një pjesë nga krijimtaria e autorit,

sepse Mjeda shkroi rrallë e për mall dhe nuk i lëshoi asnjëherë veprat e veta në qarkullim, pa i

hartuar ashtu si duhet dhe si i ka hije një poeti të vërtetë. Mjeda u shfaq në kulmin e romantizmit

dhe u ndal në kohën e zhvillimit të letërsisë moderne.

Qëllimi - i këtij punimi është që të shohim Mjedën në një këndvështrim tjetër, për të

parë jo vetëm poezitë e tij të bukura por edhe një lloj studimi mbi përmbajtjen e tyre. I jam

referuar disa librave dhe studimeve mbi jetën dhe veprimtarinë e tij si poet, gjuhëtarë, politikan e

poliglot. Nga kritikat kam shkëputur pjesë interesante mbi paraqitjen e femrës tek poema,

përdorimi i natyrës aty, si dhe a kanë vend komikja dhe e shëmtuara tek poema e Mjedës.

Metodologjia e punës - është analitike, hulumtuese, përshkruese.

Punimi përmban informacione që janë në interesin tonë dhe këtu mund të njihemi sado

pak me Mjedën si poet, dhe me poemën e tij.

Page 6: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

6

1. JETA DHE VEPRIMTARIA E AUTORIT

Poet i talentuar e i çiltër, gjuhëtar i dalluar e i vyer, patriot i vërtetë e i pajisur me ide

përparimtare. Ndre Mjeda është një nga fytyrat më markante të galerisë së letërsisë shqipe në

përgjithësi. Ai la trashëgim vepra të një vlere artistike, që janë xhevahir të letërsisë tonë, sepse

janë të gërshetuara me ndjenja të ngrohta e spontane, humanitare me optimizëm e besim ndaj

njeriut.1

Mjeda lindi me 20 nëntor 1886 në Shkodër dhe, ashtu si shumë shkrimtarë të tjerë gegë

të kësaj kohe, shkollimin e mori nga jezuitët. Në edukimin e tij patën ndikim shkrimtari jezuit

Anton Xanoni dhe poeti françeskan Leonardo De Martino. Nga jezuitet Mjeda u dërgua jashtë

për studime dhe specializime. Ndoqi një kolegj në Spanjë për letërsi. Më pas me 1883 e gjejmë

në Kroaci ku studion Retorikë, latinisht dhe italisht, në një institut jezuit.2

Pasi u largua nga Shoqata e jezuitëve, Mjeda u kthye në atdhe dhe u caktua si prift

shekullar nëpër fshatra të humbura e të ndryshme të Shkodrës në Mirditë e në Zadrimë. Gjatë

kësaj kohe zhvilloi një veprimtari të gjerë kulturore e patriotike.

Në vitin 1902 bashkë me të vëllanë Lazër Mjeda ai formoi Shoqërinë Agimi e cila

merrej më shumë me çështje gjuhësore se sa letrare. Kjo shoqëri përpiloi një alfabet latin, i cili

ndryshonte nga ai i Shoqërisë Bashkimit me përfaqësues Gjergj Fishta.

Si përfaqësues i kësaj shoqërie, Mjeda mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ku ishte

anëtar i komisionit, i cili do përpilonte alfabetin e gjuhës shqipe. Këtu ai mbrojti tezën e tij, që

për çdo tingull të ketë vetëm një shkronjë, mirëpo kjo rezultoi pa sukses.

Poeti ynë kishte një kulturë të gjerë gjuhësore sa mund ta quajmë me plot kuptimin e

fjalës poliglot, meqë njihte mjaftë mirë latinishten, greqishten, gjermanishten, frëngjishten,

italishten, spanjishten, polonishten e serbokroatishten.

Përveç veprimtarisë së tij në fushën e kulturës e të filologjisë (linguistikës), dhe disa

veprave të tjera me karakter letrar-fetar, të punës së tij si patriot, i pajisur me ide përparimtare

për të cilat ka një rëndësi mjaftë të madhe, ne e çmojmë Mjedën, në radhë të parë si poet, vepra

letrare e të cilit i jep një vend të shquar e të nderuar në historinë e letërsisë shqipe.

1 Enver Gjerqeku , “Ndre Mjeda”, „Birografika”, Prishtinë, 1970, fq. 3. 2 Robert Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, „Dukagjini”, Tiranë-Pejë, 1997, fq. 176.

Page 7: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

7

Krijimtarinë e tij letrare Mjeda e nisi me “Vajin e bylbylit”, botuar me 1887 ku shpreh

mallin për vendin e tij. Po e kësaj periudhe është edhe vjersha “Varri i Skënderbeut”, tema e

shqiptarit në migrim që e merr malli për atë dhe për zgjedhën turke.

Por vepra që i dha emër poetit është “Juvenilja”, e botuar për herë të parë në Vjenë me

1917. Kjo vepër shquhet për stilin klasik dhe pastërtinë e gjuhës.

Një cikël i dytë poezish i nisur nga Mjeda do t'u kushtohej qyteteve të lashta të Ilirisë.

Poema “Lissus”, që e botoi me 1921 në Shkodër. Pas vdekjes së poetit, më 1939 pa dritën edhe

një poemë e këtillë “Scodra”.

Mjeda kishte ndërmend të hartojë edhe dy tufa tingëllimesh të ngjashme me këto, ku do

të përshkruante poetikisht lashtësinë e qyteteve të vjetra Durrësit dhe Apolonisë, por vdekja i

preu hovin dhe dëshirën.

Poema “Liria”, vepër me rëndësi shumë të madhe botohet me 1937, pak kohë para

vdekjes së poetit, megjithëse e hartuar në prag të pavarësisë me 1901-1911.

Nga viti 1930 qe mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në kolegjin Jezuit në Shkodër Më

1 Gusht 1937, i rrethuar nga dashuria e rinisë dhe e popullit dhe nga klerikët reaksionarë dhe

regjimet antipopullore, i persekutuar e i braktisur gjithë jetën, por gjithmonë i papërkulur, vdiq

në Shkodër poeti, patrioti dhe linguisti i shquar Ndre Mjeda.

Page 8: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

8

1.1. DORËSHKRIMET AUTOGRAFE TË MJEDËS DHE LETËRKËMBIMET E TIJ

“Një ndër fushat më të hapura, ku mund të nxiten sidomos mjedologët e rinjë, ku

kërkohen programe e projekte të kualifikuara e të specializuara, është ajo e kërkimeve të

dorëshkrimeve autografe të Mjedës. Duke pasur parasysh se Mjeda ishte një punëtor i palodhur

që punoi shumë gjatë tërë jetës së tij, mendojmë se dorëshkrimet autografe që kemi sot në

dispozicion prej tij e që nuk janë të pakta, megjithatë zënë një përqindje të vogël të sasisë së

përgjithshme të atyre që duhet të ekzistojnë në të vërtet.

Por duhet kërkuar, duhet gjetur, duhet identifikuar, duhet transkriptuar dhe komentuar

me akribi shkencore. Mbetet që të zbulohen dorëshkrimet e veprave të tij të njohura, po ashtu

edhe variantet e shumta të dorëshkrimeve të përpunimeve të poezive të tij. Poashtu dorëshkrimet

e studimeve apo të përkthimeve të veprave fetare e në përgjithësi atyre konfesionale.

Supozohet se mbetën akoma të sapozbuluara dorëshkrimet e veprimtarisë së tij të

dendur politike në parlamentin shqiptar në vitet 1921-1924 në grupin “Ora e Maleve”. Pastaj,

vijnë dorëshkrimet e studimeve të tij me karakter gjuhësor e linguistik të atyre veprave të

panjohura si Miku Bestar, E Diella në Kishë të katundarëve, Kalendari i shoqnis Dija 1906.

Duhet bërë kërkime edhe për autografet që ka dhënë. Në këtë fushë studimi i

specializuar i kaliografisë së Mjedës mbetët detyrë parësore për mjedologët e rinj sepse pjesa më

e madhe e veprës së Mjedës është e shpërndarë, e falur ose anonime. Duhet të merret parasysh

praktika drejtshkrimore e tij sepse pavarësisht teorive novatore në gjuhësi, Mjeda nuk i përdori

ato në drejtshkrimin e tij, sepse kishte bindjen se ato, duhet pranuar prej të gjithëve më parë,

pastaj të praktikohen nga ai.

Letërkëmbimet: Ndre Mjeda që në moshë të re hyri në lidhje me albanologët më të

mëdhenjë të kohës: Gustav Mejer, Holger Pedersen, Carlo Brugmann, Patch, Jagiç, Norberd

Jokli, Siebertz, Nachtigal, Ippen, Rappaport.

Dhe u përpoq të hynte në lidhje me figurat me eminente të Rilindjes Kombëtare si:

Kristoforidhi, Naim e Sami Frashëri, De Rada, Nikolla Naqo, poashtu edhe me figura të larta të

hieraklis kishtare: Mieceslao Ledohovskin, Vladimir Ledohovskin, Jungun, Pasin, Abatin Doçin

etj.

Page 9: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

9

Pati marrëdhënie me valiun e Shkodrës, me Ministrin e jashtëm të AH, Glluhovskin.

Poashtu me figura të shquara si Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovin, Gjergj Qiriazin etj.

Jeta e tij e ndërlikuar politike bëri që ai të kishte lidhje të forta me figura të shquara të

kohës të botës shqiptare, si: Ahmet Zogun, Fan Nolin, Luigj Gurakuqin. Pikërisht këto

marrëdhënie e bëjnë studimin e letërkëmbimeve të tij të vështirë sepse aty ka informacione që

rrjedhin nga relacione e dokumentacione zyrtare të cilat duhet marrë me rezerva.

Ne njohim vetëm letërkëmbimet e Mjedës me Meyerin, ndonjë segment të

letërkëmbimit me Nikolla Naçon, me Lazër Mjedën, Jakë Gardini, me Ministrin e brendshëm

Musa Jukën. Por, kemi të dhëna të sigurta të ekzistencës së letërkëmbimit të Mjedës me Joklin,

Pedersenin, Brugmannin etj.”3

3Mentor Quku, “Aktet e Takimit Vjetor”, „ALB-Shkenca”, Prishtinë, 2007, fq. 107.

Page 10: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

10

2. POEMA “ANDRRA E JETËS”

Mjeda vinte nga një familje e varfër. Për këtë arsye dashuria ndaj fshatarëve dhe

afiniteti e mirëkuptimi ndaj brengave të tyre i mbetën përherë të gjalla në qenien e tij, deri në

mbarim të jetës.

Duhet theksuar se, ai, edhe pse i kishte hy studimit të teologjisë dhe kishte marrë rrugën

e shërbimit të fesë, ndikimi i saj ndihet fare pak në vargjet e tij, sepse Mjeda doli nga lëvozhga e

saj në formimin dhe qëndrimin e vet si njeri e artist i fjalës, duke ngritur më lartë idenë,

funksionin, shijen dhe pikëpamjet e veta jetësore.

Kryevepra e tij është pa dyshim “Andrra e jetës”, ku ai derdhi tërë mjeshtërinë e vet prej

artisti. Këtu hasim pikëllimin e thellë të poetit për fatin e zi të fshatarëve shqiptarë prej nga vinte

edhe vet. Kjo poemë ka tre protagonistë: Lokja - nëna dhe vajzat - Trina dhe Zoga. Përmes tyre

paraqet fëmijërinë, rininë dhe pleqërinë, ku Trina që paraqet fëmijërinë, Zoga që paraqet rininë

dhe Lokja që paraqet pleqërinë.

Autori e ka shkruar poemën në mes viteve 1906-1917. Ndërsa u botua për herë të parë

te Juvenilia, Vjenë. 1917.

Me këtë poemë autori na del si një romantik-realist. Ky është pohim i shumë studiuesve

të tij, sepse është i mbështetur në përshkrimet reale dhe realistike të jetës së fshatarëve tanë në

kushtet dhe rrethanat më të vështira të kohës së tij. Për këtë arsye Mjeda mund të quhet

romantik-realist, meqë shkrimet e tij poetike janë të tipit romantik, ndërsa motivi realist.

Mjeda nuk e pasqyroi mjerimin në përpjesëtime aq të mëdha sikurse Migjeni. Jetën në

fshat nuk e përshkruan në formë të lakuriqësuar, ashtu si poeti i mjerimit. Sepse për Mjedën fati

i jetës është ajo që i drejton njerëzit.

Variacionet e vargjeve e të strofave ia shtojnë melodinë e këndshme e fuqinë artistike,

duke e thyer monotoninë. Ritmi i vargut dhe i tërë poemës përputhet me gjendjen psikike të

personazheve, me natyrën dhe me disponimin, jo vetëm të poetit, por edhe të protagonistëve. Mu

për këtë arsye ajo mbetet një ndër veprat më të dalluara në tërë letërsinë e kohës së vet4.

Gjuha e përdorur në poemë është shkodranishtja, ajo shquhet për thjeshtësinë e saj.

4 Enver Gjerqeku , “Ndre Mjeda”, „Birografika”, Prishtinë, 1970, fq. 12.

Page 11: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

11

Në kaq pak vargje përshkruhet një jetë e tërë e tri personazheve, mjerimi, dashuria,

mjedisi që të gjitha i gjejmë bashkë në poemën “Andrra e jetës”. Në fakt mesazhi i saj është

shumë i qartë “lufta për jetën”.

Një tjetër element që të kap syri sapo e lexon poemën “Andrra e jetës” është futja e

natyrës dhe përshkrimit të saj tek poema. Çdo ndodhi është e përshtatur me përshkrimin e natyrës

dhe gjendjes së saj.

Mjeda është mjeshtër i përsosur i vargut dhe i strofës. Në poezitë e tij gjejmë një

laramani të veçantë vargjesh. Ai në poemë ka përdorur shtatërrokëshin.

Page 12: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

12

2.1. PERSONAZHET E POEMËS

Personazhet në poemë janë të përshtatura me mjedisin ku jetojnë. Një nënë dhe dy

motra. Ato kanë jetë të thjeshtë dhe të varfër. Tri pjesët e poemës mund të kuptohen edhe si

simbole.

Në poemën “Andrra e jetës” është paraqitur një jetë e thjeshtë tipike malësore ku i

gjejmë të gërshetuara së bashku lindjen dhe vdekjen, lumturinë dhe luftën për ekzistencë.

Përmes personazheve të poemës paraqiten dy këngë, kënga e jetës që e gëzon vetëm

Zoga. Dhe kënga e vdekjes që fillon me Trinën, hija e të cilës i rëndon në shpirt vazhdimisht

Loken dhe Zogen. Dhe përfundon me vdekjen e rëndë të Lokes, me të cilën mbyllet poema.

Qysh tek Trina autori paraqet jetën e rëndë, kushtet jo të mira si dhe pamundësinë e

shërimit të saj. Autori në bazë të poezisë tregon se Trina vdes qysh në moshë të re. Ajo ka

përfaqësuar në njëfarë forme të gjithë fëmijët e varfër, jeta e të cilëve ka qenë e kufizuar e shpesh

herë e shkurtër.

Më pas Zoga një fëmijë që rritet pa motër. Një vajzë që kishte shumë ëndrra, vajzë e

thjeshtë, punëtore. Me Zogën autori na paraqet vazhdimësinë e jetës, sepse ajo martohet dhe lind

fëmijë. Vetëm Zoga është deri diku fatlume sepse shijon ëndrrën e jetës.

Ndërsa Lokja është tip i gruas shqiptare, ishte mjaftë punëtore dhe kishte të gjithë

familjen mbi krye. Ajo kaloi një jetë me vuajtje duke sakrifikuar vetën dhe rininë e saj për t’u

kujdesur për të bijat. Fytyra e saj ka një interpretim të thellë filozofik: njeriu duhet të qëndroj i

fortë e të luftoj në jetë.

Mjeda nuk harron që përmes Lokes të paraqes detyrën e shenjtë të nënave shqiptare që

Lokja e kreu me një modesti të veçantë, sepse sipas tij ky është nderi më i lartë prindëror.

Andaj, meqenëse dhe autori ka pasur një qëllim të tillë, ti paraqes sa më reale

personazhet duke u bazuar në jetën e vërtet të fshatarëve të varfër, përshkrimit të jetës të familjes

dhe vendlindjes duke u nisur nga jeta e përditshme e për të arritur deri te problemet më të rënda

siç ishte vdekja, mendoj se ai ia doli.

Page 13: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

13

3. STILISTIKA E MJEDËS

Mjeda ishte përdorues i figurave stilistike, disa nga to i kam paraqitur më poshtë:

Me anë të metaforës autori dëshiron t’i theksojë tiparet e ngjashmërisë ose ndryshimet e

sendeve apo të fenomeneve, për shembull në vargjet:

Molla t’kuputna nji deget

dy qershija lidhë n’ji rrfanë,

ku fillojnë kufijt e Geget;

rrijnë dy çika me nji nanë.5

Ndre Mjeda, në vend që të thotë se vajzat ishin të bukura dhe e donin njëra-tjetrën,

përdorë fjalët molla dhe dy qershija.

Me anë të anaforës përsëritjes e fjalëve të njëjta në fillimet e vargjeve p.sh. tek poezia

“Zoga” tek vargjet:

Del, o bij` prej shpijes s`ate

Del prei t`vorfenit katund;

Njajo flake qi n`zëmrë pate

Do t`percjellin tjeter-kund.6

Dhe tek poezia “Trina” tek vargjet:

Por tirte ndejë te votra

Tui kqyrë me zemër t’plasun,

Tui nduk at shllungë të rrasun

Ju mbushin syt me lot7.

Dhe tek poezia “Lokja” tek vargjet:

Me dy cokla n`votrë plaka

Rri gjith naten e vajton;

Rri me duer kah ndezet flaka

Porsi njeri kur uron.8

5 Ndre Mjeda, “Andrra e jetës”, „Birografika”, Prishtinë, 1970, fq. 44. 6 Po aty, fq. 52. 7 Po aty, fq. 46. 8 Po aty, fq. 55.

Page 14: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

14

Me anë të shkallëzimit duke i renditur fjalët sipas shkallëzimit të caktuar, duke filluar

nga më e buta e drejt të fortës. Këtu kemi tek vargjet:

Lodhë prej vegesh, prej rranjësh, shpijet,

Si u ba natë, ndej Zoga n`votrë;

Ndej m`u xe me dru dullijet

Qi kish ba nper mal, pa motrë!9

Me anë të antitezës duke vënë përballë njëra-tjetrës dy fjalë a mendime të kundërta.

Antitezë kemi tek vargjet:

U nis te puna merziçem. Nisi

Nder pej sovajken, e shpata krisi,

Cirlikne rrotllat posht ‘e perpjetë

Nen kambë te shpejtë.10

Dhe tek poezia “Lokja” tek vargjet:

Vetun zbardh’ e vetun erret

Me krye n’hi e shuemja plakë;

Nji dorë krande me i ba flakë

Përmbi votër kush s’ja qet. 11

Me anë të propopesë, ku sendet e pajetë paraqiten si të gjalla, autori na i paraqet tek

poezia “Lokja” në strofën e fundit, ku flitet për vdekjen p.sh.:

Permbi plaken krahët i uli,

E ngryk t`shuemen e shtrengoj;

Buzët t`shpulpueme n`ball ja nguli;

U ndal drita e ajo mbaroj.12

Me anë të krahasimit ku krijohet krahasimi i ndonjë sendi, personi ose ngjarje me

konceptet, që janë të afërta dhe të njohura. P.sh.:

Vijnë dallëndyshet porsi era

Perte det te çerdhja e vet;

Vijnë bylbylat ku prendvera

9 Po aty, fq. 48. 10 Po aty, fq. 50. 11 Po aty, fq. 54. 12 Po aty, fq. 56.

Page 15: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

15

N`pyje t`veshuna po i thrret. 13

Tek poezia e “Zogës” në vargjet:

Tui sjellun krahnin këndote me vedi

E i rridhte krahve si nji vale dedi,

Ku shndriçem dielli lëshote si zhgjeta

Rrezet e veta.14

Me anë të anadiplozës që është figurë e përsëritjes ku përsëriten fjalët e fundit të një

vargu në fillimin e vargut vijues. P.sh.:

Nuk ishte begu: nen diell t’valtë

Veç dy dallëndyshe bajshin do baltë

Balt’ e kashtare per çerdhe t’vet,

Se shën Ejëlli a nget.15

13 Po aty, fq. 51. 14 Po aty, fq. 50. 15 Po aty, fq. 51.

Page 16: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

16

4. “PO SHKON ME BUJTË TE ZOJA”

Tashmë jemi mësuar me zakonin që kishte Mjeda për të përpunuar dhe ndryshuar veprat

e tij. Një të tillë sigurisht që e ka edhe për “Andrrën e jetës”. “Po shkon me bujtë te Zoja”,

shkruar me 1902-03, e cila jep versionin e parë të kësaj poeme. Mjeda një vit më vonë me 1904

jep një tjetër version.

Ndryshimet janë të dukshme duke filluar që nga gjuha. Përderisa në variantin e parë

përdor gegërishten e lashtë, në të dytin vjen me një variant më të lehtë gjuhësor, më të

kuptueshëm. Ndryshimi i emrit të personazhit, një tjetër element që të kap syri sapo lexon

versionet, nga Zefi tek Trina.

Ky ndryshim i personazheve e solli pastaj treshen e famshme të kryeveprës së tij

“Andrra e jetës”. Si duket autori nuk ishte i kënaqur me përfundimin e këtyre strofave, andaj dhe

ndryshimet i kishte menduar si të nevojshme.

Por, a e ndryshon kjo poemën?

Mendoj se po. Ndryshimi i strofave, përpunimi i tyre e tregon ngritjen e poemës në një

tjetër dimension, si dhe dëshmon hapur se këto ndryshime rezultuan të sakta, e kjo i dha titullin

kryevepër.

“Fabula është e njejtë, por var i parë është i një poezie të vogël për jetimen që mbetet

mbas vdekjes së Zefit, ndërsa var i dytë është hapi i parë i një poezie të rinisë, që do të përfshihet

më vonë në “Andrra e jetës”.16

Mund të them se ky mendim është i drejtë, sepse rendi i ngjarjeve është i njëjtë në të dy

versionet. Por unë mendoj se që të dy versionet sjellin më pas poezinë e rinisë që na vije me

personazhin e Zogës tek poema.

Sepse si tek versioni i parë ku personazhi ishte mashkull Zefi, dhe paraqitet vdekja e tij,

ashtu dhe tek versioni i dytë ku personazhi është femër Trina, përshkruhet po ashtu vdekja e saj,

dhe që në të dy rastet pas vetës lënë një tjetër personazh që është personifikim i jetës.

Prandaj, mendoj se që të dy versionet, përkundër ndryshimeve që Mjeda i pa të

nevojshme, ato sjellin një përfundim, çka na bën të mendojmë se autori e kishte në mendje qysh

kur filloi ta shkruaj këtë poemë një përfundim të tillë.

16Mentor Quku, ” Mjeda 2”, „Ilar”, Tiranë, 2006, fq. 155.

Page 17: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

17

E them këtë sepse, sikur Zefi të jetonte, atëherë përfundimi i poemës në versionin e parë

do merrte kahe tjetër. Kjo sepse vdekja e Lokes nuk do shënonte shuarjen e familjes. Mirëpo,

meqë dhe këtu personazhi mashkull vdes, atëherë përfundimi mbetet i njëjtë në të dyja rastet.

“Po shkon me bujtë te Zoja, mbas botimit kritik në Nëndori nga Shuteriqi,(1963), nuk u

përfshi në asnjë botim të përmbledhjeve të poezive të Mjedës, madje nuk u botua asnjëherë deri

më sot”17

Përkundër se ky version nuk u botua më, neve na mjafton të dimë se një i tillë ka

ekzistuar, e që falë tij ne sot mund të bëjmë krahasime mes këtyre dy versioneve. Sido qe të jetë

kjo poemë mbetet një ndër krijimet me të bukura të Mjedës, duke treguar kështu edhe njëherë

vlerat e tij prej poeti.

17 Mentor Quku, ” Mjeda 2”, „Ilar”, Tiranë, 2006, fq. 155.

Page 18: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

18

5. FJALËT E RRALLA SHQIPE NË VEPRËN POETIKE TË MJEDËS

Të gjithë ne e njohim Mjedën si poet, por të paktë janë ata që e njohin si gjuhëtarë. E

pra, ai qe njëri prej gjuhëtarëve shqiptarë më të përgatitur të brezit të tij. Ai e përdori fjalën e

shqipes me një zotësi të rrallë poetike duke hulumtuar me kujdes e durim thesarin e popullit,

fjalë e shprehje të rralla, që në artin e tij marrin jetë.

Po jap disa prej fjalëve të rralla, që Mjeda përdori në poemën e tij.

Cirlik – “Bëjnë zhurmë”, te “Andrra e jetës”: cirlikne rrotllat posht’e perpjetë. Krijim i

brendshëm nga një onomatope, imitim i zhurmës që bëjnë rrotat kur rrotullohen.18

Kacatore – “një lloj pushke”, te “Andrra e jetës”: Me rryp rreth brezit, me nji gjashtore

/ E’ j kacatore. Formim i brendshëm prej gacatore “pushkë e vjetër me strall” prej emrit gacë me

kuptimin “pushkë që nxjerr zjarr”.

Lashtë - “vesë”, te “Andrra e jetës”: E permbi kashta / Shndritë pika lashta. Formim i

brendshëm me foljen lag dhe prapashtesën –shtë.

Murgjinë – “emër lope”, te “Andrra e jetës”: del se erdh murgjina. Formim i

brendshëm me prapashtesën –inë prej shumësit murgj, duke u emërtuar kafsha prej ngjyrës së

errët të rrobës së murgut.

Travajë – “mundime, shqetësime”, te “Andrra e jetës”: Shndritte at fëtyr’ të pa travajë.

Huazim prej it.travagilo, që e ka edhe Bogdani.

Tytë – “bosh” te “Andrra e jetës”: Shurdh’ a vendi e shpija tytë. Fjalë e trashëguar me

burim indoevropian, që lidhet brenda shqipes me tytën e pushkës e përjashta saj me rrënjën ie.

Ndre Mjeda u mundua që ta pastroj gjuhën shqipe nga fjalë e huaja, duke u munduar të

sjell tek ne një gjuhë të pastër dhe të mirëfilltë ashtu siç i ka hije gjuhës tonë.

Këto fjalë janë vetëm disa nga ato që autori përdori tek veprat e tij, e që nuk i gjejmë në

Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, por janë fryt i punës së palodhshme të tij në hulumtimin dhe

zhvillimin e gjuhës, e që mbeten një pasuri e rrallë që ne e trashëguam nga krijimtaria e tij prej

gjuhëtari.

18 Kolec Topalli, Ndre Mjeda si gjuhëtar, (Konferencë Shkencore, Ndre Mjedja 150 vjetori i lindjes, 15 shtator 2016),

„ASHAK”, Prishtinë, 2016, fq. 37.

Page 19: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

19

6. DHIMBJA, NATYRA, E BUKURA, ATDHEU

“Andrra e jetës” për frymëzim qendror ka bërthamën dhembjes. Vdekja rrëmben dy nga

tre personazhet: Trinën dhe Loken. Pra, burimi i dhembjes së poetit është konkret, i gjallë, situatë

reale një realitet jete që lëviz personazhet nëpër situata dhe gjendje të dhimbshme gjatë jetës.

Dhimbja zë një vend të rëndësishëm tek vepra, i jep asaj një formë madhështore duke e

dërguar atë në sfondin e kryeveprës.

Natyra paraqitet pothuajse në çdo varg të poemës, gjithçka është e lidhur me të. Përmes

saj ai ka përcjell tek ne çdo akt të veprës, qofshin ato copëza lumturie apo edhe stuhitë e jetës me

të cilat përballen personazhet, e deri tek vdekja.

Vendi i saj tek “Andrra e jetës”, është i madh e pa të mund të themi lirshëm se poema

do të ishte e mangët, përfshirja e saj i ka shtuar bukurin poemës, duke i dhënë kahe tjetër

ngjarjeve.

E bukura këtu shprehet vetëm për të bukurën e brendshme njerëzore, sepse Mjeda

asnjërin nga personazhet nuk e ka paraqitur përmes së bukurës së jashtme, pamja e jashtme e tyre

nuk ceket askund.

Si duket qëllimi i tij ishte që të paraqitej e bukura shpirtërore si vlerë e lart njerëzore.

Përderisa mendojmë se kjo poemë nuk ka asgjë që e lidh me atdheun, në fakt gabohemi.

Autori paraqet realitetin e jetës se vendit ku ai ka jetuar, Shkodrës.

Një realitet i hidhur i jetës fshatare i shtrirë mes bukurive natyrore, realitet i shumë

familjeve shqiptare që jetuan në varfëri të skajshme.

Këto elemente i dhanë laramani poemës, të gërshetuara së bashku shtrihen në vargjet e

saj e na lënë pa frymë pas çdo leximi të tyre. Bashkimi i tyre e sjell të përsosurën në poemë i jep

ngjyrë tematikës së saj, duke e sjellë “Andrrën e jetës” me një rrafsh tematik të kompletuar.

Page 20: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

20

7. PSE POEMA “ANDRRA E JETËS” MBANË TITULLIN KRYEVEPRA E MJEDËS

Gjithmonë veprat e kompletuara për nga përmbajtja, për nga struktura, për nga mesazhi

që përcjellin mbajnë titullin kryevepër. Natyrisht se kjo nuk është absolute, mund të ketë dhe

teori të tjera që dëshmojnë të kundërtën.

Mirëpo nga ajo që kam mësuar më poshtë po jap disa nga arsyet se pse poema “Andrra

e jetës” quhet kryevepra e Mjedës.

Mjeda veçon dy përbërës të qenësishëm të krijimit letrar poetik: shëmbëllimin e

bukurisë dhe të shprehurit e imagjinatës (përfytyrimit). Poeti në poezi (dhe në artin e fjalës në

përgjithësi) e shfaq bukurinë me anë të fjalëve, me të shprehurit që i del nga fuqia e përfytyrimit

dhe nga ndjenjësimi për objektin që e trajton. Sipas tij “Në dy mënyra poeti mundet me shprehë

bukurinë, d.m.th. a tuj përshkrue sendet e bukura të natyrës, a tuj krijue me mend të vet nji send

përnjimend të bukur”19.

Sipas Mjedës gërshetimi i këtyre dy elementeve, imagjinatës dhe reales mund të sjellë

një krijim letrar të kompletuar. Këta dy faktor bëjnë pjesë edhe në poemën e tij. “Andrra e

jetës”, qëndron në mes të reales dhe imagjinatës së Mjedës.

Ajo është perceptim dhe shqiptim i një realiteti që mund të ketë ndodhur ose mund të

ndodhë në jetë, dhe atë imagjinar, që individi e krijon brenda qenies së vet për të përmbushur atë

që nuk ia ofron realiteti konkret.

Një tjetër element i rëndësishëm i veprës është edhe kontrasti. Tek poema ky kontrast

qëndron në përshkrimin e natyrës bukurisë dhe madhështisë së saj, përballë jetës së rëndë dhe

plot vuajtje, përkatësisht fatit tragjik të njeriut. Kontrast është edhe realiteti konkret përballë

imagjinatës.

Mjeda kishte për qëllim që sa me më pak tekst të thotë ose të lërë të kuptohet sa më

shumë. E të thuash shumë me pak tekst do të thotë ta mendosh e ta përpunosh çdo fjalë e çdo

shprehje; t’i mendosh mënyrat më të përshtatshme po dhe më të ndryshme të ndërlidhjes së

tyre.20

19 Anton Nikë Berisha, Ndré Mjeda “Ândrra e Jetës”, „Shpresa”, Prishtinë, 2005, fq. 11. 20Anton Nikë Berisha, Ndré Mjeda “Ândrra e Jetës”, „Shpresa”, Prishtinë, 2005, fq. 29.

Page 21: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

21

Kjo do të thotë se Mjeda ishte përkushtuar në krijimin e kësaj poeme, duke sjellë kështu

pak vargje por shumë domethënie. Këto cilësi e bëjnë “Andrrën e jetës” një nga veprat më të

vlefshme të Ndre Mjedës.

Në bazë të kësaj që u tha më lartë, tregohen disa nga faktet të cilat i dhanë titullin

kryevepër kësaj poeme të Mjedës, e cila mbetet një nga veprat më të bukura të tij dhe të poezisë

së letërsisë shqipe.

Page 22: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

22

8. TË TJERËT PËR POEMËN E MJEDËS

Kjo poemë të huton disa herë duke menduar që i përket një brezi krijuesish romantikë,

por nga ana tjetër të huton dhe të shkakton dilema se nuk mund ta vendosësh me një siguri

absolute në një prehër romantik. Kjo jo vetëm si një imazh artistik të shkaktuar nga magjia

artistike e penës së Mjedës, por edhe për faktin e mospërputhjes së realitetit me shkollën artistike

mbizotëruese, me metodën artistike të kohës.

Të krijohet përshtypja se Mjeda e ka të gatshme dhe të përcaktuar metodën apo shkollën

letrare që do të përdori me gjinitë e mëdha të poezisë, lirikën dhe epikën. Kështu “Andrrën e

jetës” ai do ta trajtojë si një neoromantik (besoj të mos dalim shumë jashtë orbitës medjane me

këtë emërtim).

Mjeda e ka ngritur natyrën gjerë në shkallën e një kulti. Po në çfarë raporti është

bukuria e natyrës së Mjedës me bukurinë e njeriut? Këtu kemi diçka të veçantë, sepse Mjeda i vë

përballë natyrës vetëm bukurinë shpirtërore të njeriut. Mjedës në të gjithë poemën nuk gjen dy

vargje që të merren me bukurinë fizike të femrës.

Por a dominon femra kundrejt përmbajtjes në artin e Mjedës tek “Andrra e jetës”?

Po të bësh një llogaritje banale, më pak se një e katërta e vargjeve te poemës ngërthejnë

subjektin, e pjesa tjetër është natyrë dhe konsideracione.

E thjeshta tek Mjeda është e përkryer, është kreckë e bre përzi me lisa dhe përtej kësaj,

po të shtosh edhe një gjethe, shkatërron gjithçka. Përsosshmeria ka bërë që ai të kapërcej dekada

dhe shkolla arti. Andrra e jetës është një vepër e nxjerr nga dora e një mjeshtri të madh.

Për nga eleganca, harmonia dhe finesa, pak vepra mund të qëndrojnë përkrahë saj, qoftë

edhe në plan evropian.”21

Skënder Drini

“Në poezitë e autorit shfaqen edhe kategoritë estetike e mira dhe e keqja. E mira është e

barazvlefshme me etikën, të ndershmen, dhe kjo më së miri shprehet përmes figurës së Zogës te

“Andrra e jetës”, dhe gjykimit të saj për një dashuri të ndershme, ideale.

21 Skënder Drini, “Aktet e Takimit Vjetor”, „ALB-Shkenca”, Prishtinë, 2007, fq. 117.

Page 23: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

23

E shëmtuara nuk shfaqet për shkak të formimit të tij klasik e neoklasik, i cili nuk e

pranonte të shëmtuarën në art, ndërsa komikja nuk shfaqet për shkak të formimit të tij kristian, i

cili nuk e pranonte komiken.

Si kategori tjetër paraqitet edhe tragjikja, e cila është e pranishme në shumë poezi të

Mjedës, por më së qarti shprehet te poema “Andrra e jetës”. Te “Andrra e jetës”, kjo kategori

shprehet nëpërmjet tragjikes jetësore, tragjikë që ka ngjyrime kristiane, e cila më së miri shprehet

nëpërmjet figurës së Trinës.”22

Adil Olluri

“Andrra e jetës” në të cilën vërehet që në krye të herës kujdesi i posaçëm për vargun

dhe shprehjen poetike, i vendos personazhet e veta në një realitet ahistorik dhe agjeografik. Ai

vendos bukurinë njerëzore dhe të natyrës mbi një harmoni klasike të formës poetike, bukuri për

të cilën lexuesi ndërgjegjësohet nga vargu në varg. Shpirtrat e trazuar të poemës nisin e

qetësohen në një harmoni perfekte me ambientin që e rrethon, bëhen pjesë të tij dhe ç’është më e

rëndësishmja kalojnë nga një ide në shprehje poetike, në art. 23

Stefan Çapaliku

Ndre Mjeda ka qenë shpesh objekt studimesh letrare. Me veprën e tij poetike është

marrë numër i mirë kritikësh e studiuesish letrarë si: Anton Nikë Berisha, Isak Ahmeti, Rrustem

Berisha, Anton Çeta, Sabri Hamiti, Vehbi Kikaj, Ibrahim Rugova, Hasan Vokshi, Agim Deva etj.

Vështrimet e tyre i kanë botuar në shtypin periodik: “Rilindja”, “Zani i Rinisë”,

Pionieri”, dhe në tituj të librave: Kritika, Prishtinë, 1972 të Razi Brahimit, Studime letrare,

Prishtinë, 2003 të Sabri Hamitit, Kritika letrare, tekste, shënime, komente, Prishtinë, 1979 të

Ibrahim Rugovës etj.

Sipas tyre Mjeda i ka kushtuar rëndësi maksimale edhe anës artistike të poezisë, pra

edhe formës.

22Adil Olluri, “Aktet e Takimit Vjetor”, „ALB-Shkenca”, Prishtinë, 2007, fq. 137. 23 Mentor Quku, ” Mjeda 2”, „Ilar”, Tiranë, 2006, fq. 179.

Page 24: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

24

PËRFUNDIM

Këtu autori ka shfaqur gjithë dashurinë që ka pasur për njerëzit e varfër. Paraqet

vlerësimin e vlerave morale të të gjitha grave dhe vajzave shqiptare.

Të bëhemi realist kjo temë, ky fakt është i pranishëm akoma tek ne ndaj dhe poema sa

është e bukur është aq prekëse dhe reale.

Qëllimi i autorit ka qenë që të vetëdijesojë popullin e tij, të paraqes jetën e vështirë të

tyre, por mbi të gjitha të paraqes forcën dhe shpresën për t’u përballuar me të gjithë vetëm që të

jenë të lirë dhe të kenë një jetë më të mirë.

“Andrra e jetës” është ëndrra e tri femrave të cilat u përballën me vështirësi e humbje të

mëdha në jetë. Me humbjen e dy personazheve (Trinen dhe Loken) nuk është se gëzon jetën

personazhi i tretë (Zoga). Por në një fare forme ja del që të mbijetojë në mes të kësaj tragjedie.

Pra, kur pranojmë mendimin se Zoga është ëndrra e jetës, kurse Trina dhe Lokja janë

përshkrimi i vdekjes, jeta është aty ndërmjet tyre, ndërmjet ëndrrës dhe jetës. Mjeda e shqipton

qartë këtë qëndrim në tekstin e poemës së vet: vdekja e Trinës në fillim fiksohet qartë dhe vdekja

e Lokes në fund përshkruhet edhe më bindshëm e më qartë, e në mes jeta e Zogës jepet më

shumë nëpër shenjat përgjuese të mjedisit, nëpër ëndrrën e jetës.24

“Andrra e jetës” paraqet ambientin e vendlindjes, me shenjat e jetës së gjallë, me gjuhën

e vendit, me ëndrrat për një jetë më të mirë. Mjeda nuk e rrëfen jetën, ai e thur ëndrrën për jetën

që ju mungon personazheve dhe përmes tyre paraqet ekzistencën, me jetë, ëndrra e vdekje.

Mjeda shquhet për individualitetin krijues, ai tejkaloi traditën dhe solli risi në letërsinë

shqipe. Ai mbeti punëtor i palodhur i cili punoi në përsosjen e poezisë së tij me stile të reja. Kjo e

bënë Mjedën të veçantë, artist i vërtetë i letërsisë.

Andaj, unë mbi bazë të asaj që kam lexuar tek vepra, por dhe të atyre qe mblodha kam

sjellë para jush një autor si Mjeda, që i dha jetën dhe veprimtarin vendlindjes, poemën që brenda

vetes përmban mesazhe të rëndësishme, duke i mbledh të gjitha bashkë në këtë punim.

Në fund më mbetet vetëm të them se poezia e Ndre Mjedës mbetet në letrat shqipe si një

monument i gjallë prej artisti të fjalës, vepër nga e cila mësuan dhe po mësojnë edhe sot e kësaj

dite shkrimtarët tanë të rinj.

24 Sabri Hamiti, “Letërsia moderne shqipe”, „ Albas”, Prishtinë, 2005, fq. 30.

Page 25: NDRE MJEDA ANDRRA E JETËS - filologjiku.uni-gjk.org · moderne shqipe Ndre Mjeda. I revoltuar dhe kundër asaj që po jetonte vendi i tij, Ndre Mjeda, bëri që veprat e tij të

25

LITERATURA

1. Aktet e takimit vjetorë, „ALB-Shkenca”, Prishtinë, 2007.

2. Sabri Hamiti, “Letërsia moderne shqipe”, „Albas”, Prishtinë, 2005.

3. Enver Gjerqeku, “Ndre Mjeda”, „Birografika”, Prishtinë, 1970.

4. Mentor Quku, “Mjeda 2”, „Ilar”, Tiranë, 2006.

5. Kolec Topalli, Ndre Mjeda si gjuhëtar, (Konferencë Shkencore, Ndre Mjedja 150 vjetori

i lindjes), „ASHAK”, Prishtinë, 2016.

6. Anton Nikë Berisha, Ndré Mjeda “Ândrra e jetës”, „Shpresa”, Prishtinë, 2005.

7. Robert Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, „ Dukagjini”, Tiranë-Pejë, 1997.