new raport vlerËsimi on... · 2018. 10. 1. · 2 raport vlerËsimi ndalohet shitja apo përdorimi...

37
DHUNA NDAJ GRAVE E VAJZAVE NGA KOMUNITETE TË PAFAVORIZUARA - NJË VËSHTRIM MBI FENOMENIN E DHUNËS NDAJ GRAVE E VAJZAVE NGA KOMUNITETET ROM, LGBT DHE ATYRE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË BASHKITË, ELBASAN, VLORË, TIRANË DHE SHKODËR RAPORT VLERËSIMI @ UNWOMEN Tiranë, Qershor 2018 Grupi i Ekspertëve: Av. Entila Zyba Dr. Blerta Çani Manjola Veizi Xheni Karaj

Upload: others

Post on 22-Oct-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • DHUNA NDAJ GRAVE E VAJZAVE NGA KOMUNITETE TË PAFAVORIZUARA

    - NJË VËSHTRIM MBI FENOMENIN E DHUNËS NDAJ GRAVE E VAJZAVE

    NGA KOMUNITETET ROM, LGBT DHE ATYRE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË

    BASHKITË, ELBASAN, VLORË, TIRANË DHE SHKODËR

    RAPORT VLERËSIMI

    @ UNWOMEN

    Tiranë, Qershor 2018

    Grupi i Ekspertëve:

    Av. Entila Zyba Dr. Blerta Çani Manjola Veizi Xheni Karaj

  • RAPORT VLERËSIMI22

    Ndalohet shitja apo përdorimi i këtij raporti për qëllime përfi timi

    Ky studim u realizua përmes programit „Fund Dhunës ndaj Grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Zbatojmë Standartet, Ndryshojmë Mendësitë“, fi nancuar nga Komisioni Evropian dhe zbatuar nga UN Women.

    Mendimet e shprehura në këtë studim u përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e UN Women apo të Komisionit Evropian.

  • Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara - Një vështrim mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitetet Rom, LGBT dhe atyre me aftësi të kufi zuara në bashkitë, Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Shkodër 33

    PASYRA E LËNDËS

    Lista e Shkurtimeve .......................................................................................................................................4

    Lista e Tabelave ............................................................................................................................................5

    I. Përmbledhje ekzekutive .................................................................................................................................6

    II. Hyrje ............................................................................................................................................8

    III. Raporti Grevios dhe rekomandimet për Qeverinë Shqiptare për të garantuar të drejtën për tu mbrojtur

    nga ngacmimi, dhuna dhe abuzimi për gratë që u përkasin grupeve të pafavorizuara. .................................12

    IV. Metodologjia ..........................................................................................................................................13

    Procesi ..........................................................................................................................................13

    Pjesëmarrësit ..........................................................................................................................................13

    Instrumentat ..........................................................................................................................................14

    Kufi zime të Studimit ................................................................................................................................15

    V. Rezultate ..........................................................................................................................................16

    V.1 Dhuna ndaj grave dhe vajzave nga të tre komunitetet, nën këndvështrimin

    e institucioneve përgjegjëse dhe shërbimeve ..................................................................................16

    V.1.1 Dhuna ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara ..............................................................20

    V.1.2 Dhuna ndaj grave e vajzave të komunitetit LGBT ................................................................23

    V.1.3 Dhuna ndaj grave dhe vajzave të komunitetit Rom ..............................................................25

    V.2 Shkaqet e numrit të ulët të denoncimeve të rasteve të dhunës,

    nga gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara, ato nga komuniteti Rom dhe ai LGBT ..............................27

    V.3 Përshtatshmëria dhe disponueshmëria e institucioneve/qendrave/organizatave/

    ofruese të shërbimeve, në lidhje me gratë dhe vajzat me aftësi të kufi zuara ....................................28

    VI. Konkluzione ..........................................................................................................................................30

    VI.1 Konkluzione për gratë me aftësi të kufi zuara ...................................................................................30

    VI.2 Dhuna ndaj grave dhe vajzave të komunitetit Rom .........................................................................31

    VI.3 Dhuna ndaj grave e vajzave të komunitetit LGBT ............................................................................31

    VII. Rekomandime ..........................................................................................................................................33

    VIII. Referenca ..........................................................................................................................................36

  • RAPORT VLERËSIMI44

    SHKURTIME

    Aleanca LGBT Aleanca kundër Diskriminimit të Komunitetiti LGBT

    BE Bashkimi Evropian

    CEDAW Konventa për Eliminin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave

    DHF Dhunë në familje

    DRSH Drejtoritë Rajonale Shëndetësore

    DHkG Dhunë ndaj grave

    ECHR Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

    FSHDPAK Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuara

    GREVIO Grupi i Ekspertëve për Veprim kundër Dhunës ndaj Grave dhe asaj në Familje

    KDPAK Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuara

    MMSR Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

    MSHMS Ministria Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale

    OSIGj Orientimi Seksual dhe Identiteti Gjinor

    QSUT Qendra Spitalore Universitare Tiranë

    KSHNJ Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike

    KRS Kirurgji për ricaktimin e seksit

    LGBT Shkurtim për “lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë”

    LGBTI Shkurtimpër “lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë, intersex”

    LBT Shkurtimpër “lesbike, biseksualë, transgjinorë”

    LBTI Shkurtimpër “lesbike, biseksualë, transgjinorë, intersex”

    LDHF Ligji për Dhunën në familje

    LMD Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi

    QDGR Qendra për të Drejtat e Grave Rome

    SDG Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm

    TRA Qasje në teknologjinë e riprodhimit të asistuar

    SKBGJ-DHBGJ&DHF Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore, Reduktimin e Dhunës

    me Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje

    UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

    UN WOMEN Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave

  • Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara - Një vështrim mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitetet Rom, LGBT dhe atyre me aftësi të kufi zuara në bashkitë, Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Shkodër 55

    LISTA E TABELAVE

    Tabela1. Pjesëmarrësit nga institucionet dhe qendrat e shërbimeve ................................................................13

    Tabela 2. Shpërndarja gjeografi ke e pjesëmarrësve nga institucionet ................................................................14

    Tabela 3. Institucionet rajonale e lokale, sipas fushave të tyre të ekspertizës .....................................................14

    Tabela 4. Numri i rasteve të dhunës për gra nga të treja komunitetet, të identifi kuara nga institucionet e përfshira në studim .......................................................................17

  • RAPORT VLERËSIMI6

    1 Lexoni më shumë në Shtojcën I.

    6

    Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuara (FSHDPAK) në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat e Grave Rome (QDGR) dhe Aleancën kundër Diskriminimit të Komunitetiti LGBT (Aleanca LGBT), që prej Janarit 2018, janë bashkuar në zbatimin e projektit “Promovimi i të drejtave të grave, nga grupet e pafavorizuara, për informim mbi shërbimet e ofruara për gratë e dhunuara, dhe për akses në këto shërbime”, i cili zhvillohet në kuadër të programit rajonal kunder dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi  :«Zbatojmë Standartet, Ndryshojmë Mendësitë”, fi nancuar nga Komisioni Europian dhe zbatuar nga UN Women. Objektivi i këtij projekti është të fuqizojë gratë dhe vajzat nga komuniteti Rom, ai LGBT si edhe ato me aftësi të kufi zuara në rajonet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Vlorës, të cilat kanë përjetuar apo janë në rrezik të përjetojnë diskriminim dhe dhunë, në mënyrë që të kenë akses në shërbime cilësore.

    Vlerësimi “Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara-Një vështrim mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitetet Rom, LGBT dhe atyre me aftësi të kufi zuara”, vjen në kontekstin e përpjekjeve të bëra në drejtim të përafrimit të kuadrit ligjor dhe politik lidhur me trajtimin e fenomenit të dhunës ndaj grave e vajzave nga të tre komunitetet pjesëmarrëse në këtë vlerësim. Qëllimi i tij është të hedhë dritë mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga të tre komunitetet, në të katër Bashkitë bashkitë ku zbatohet projekti, duke e analizuar fenomenin si nga këndvështrimi i institucioneve përgjegjëse dhe ofruesve të shërbimeve, ashtu edhe nga këndvështrimi i vetë grave e vajzave. Rezultatet e tij do të orientojnë fazat e mëtejshme të projektit, të cilat do të fokusohen në informimin, ndërgjegjësimin, përmirësimin e kapaciteteve të antarëve nga të tre komunitetet e pafavorizuara, ofruesve të shërbimeve dhe institucioneve përgjegjëse.

    Për realizimin e këtij vlerësimi u përdor një metodologji e llojit cilësor, ku u kombinua rishikimi dhe studimi i

    dokumentave ekzistuese1 (desk review) me punën në terren, përmes intervistave të thelluara apo grupeve të fokusuara. Për realizimin e tij, u intervistuan 91 pjesëmarrës, përmes intervistave dhe grupeve të fokusuara në të katër bashkitë e përfshira në projekt. Pjesëmarrësit në studim ishin 27 institucione, organizata dhe ofrues shërbimesh, të cilët kanë në përgjegjësi dhe në fokus trajtimin e fenomenit të dhunës ndaj grave e vajzave në katër rajonet e përfshira. Përmes grupeve të fokusuara dhe intervistave dhanë mendimin e tyre edhe 26 gra e vajza me aftësi të kufi zuara, 26 anëtarë të komunitetit rom, prej të cilëve 5 burra, si edhe 12 anëtarë të komunitetit LGBT.

    Instrumentat e përdorur, synuan të mbledhin informacion mbi: (a) statistikat që institucionet mbledhin në lidhje me rastet e grave dhe vajzave nga të tre komunitetet në fokus të këtij vlerësimi; (b) veprimet e ndërmarra nga këto institucione për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna të vajzave e grave nga të treja komunitetet; (c) disponueshmëria e shërbimeve ekzistuese për trajtimin e nevojave të veçanta të grave dhe vajzave me aftësi të kufi zuara, atyre nga komunitetet Rom dhe LGBTI si edhe kapaciteti i punonjësve të tyre në këtë drejtim; (d) aksesueshmëria në mjedise, informacion, komunikim në qëndrat ekzistuese të shërbimeve për dhunën ndaj grave. Nga institucionet, u kërkua gjithashtu të ndanin informacion edhe mbi rastet e trajtuara prej tyre të dhunës ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara, atyre të komuniteteve rom dhe LGBT.

    Instrumentat e përdorur, synuan gjithashtu të marrin informacion mbi: (a) format e dhunës, me të cilat ndeshen më sëshumti gratë dhe vajzat nga të tre komunitetet; (b) cilët ishin dhunuesit; (c) sa i njihnin dhe sa akses kishin gratë dhe vajzat nga të tre komunitetet, në shërbimet e ofruara për dhunën ndaj grave në tërësi.

    Pavarësisht rritjes së vëmendjes për të përfshirë çështje të grave nga të tre komunitetet në kuadrin ligjor e

    I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

  • Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara - Një vështrim mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitetet Rom, LGBT dhe atyre me aftësi të kufi zuara në bashkitë, Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Shkodër 77

    politik për të gjitha gratë, analiza evidentoi më tepër një tendencë në drejtim thjesht të pranimit të tyre si grupim, i cili përmban specifi ka të veçanta, sesa ndërmarrjes së veprimeve për të adresuar këto specifi ka, nga të gjitha institucionet përgjegjëse dhe ofrues të shërbimeve. Sa më sipër, është në të njëjtën linjë me raporte më të fundit,2 të cilat theksojnë faktin që ka një të kuptuar dhe një trajtim të kufi zuar të formave specifi ke të dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuarasi nga institucionet apo shërbimet që adresojnë dhunën ndaj grave e vajzave në tërësi. Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara është e lidhur gjithashtu edhe me trajtimin e pabarabartë dhe me diskriminimin e shumëfi shtë në kuadrin e një konteksti social përjashtuas, i cili favorizon barriera të shtuara strukturore e ligjore.

    Rezultatet e këtij vlerësimi, treguan se gratë e vajzat nga komuniteti Rom, LGBT dhe ai i personave me aftësi të kufi zuara në Shqipëri përjetojnë dhunë, por ajo është thuajse e pa identifi kuar dhe e pa raportuar. Format e dhunës së ushtruar mbi të gratë dhe vajzat nga të tre këto komunitete të pafavorizuara, janë të njëjta me ato të cilat përjetojnë edhe gratë e vajzat e tjera. Por, krahas tyre, ky raport vlerësimi tregoi se ato përjetojnë edhe lloje të shtuara të dhunës, të lidhura me steriotipet, traditën, kulturën, por edhe me statusin e tyre shëndetësor, social dhe ekonomik.

    Pavarësisht përpjekjeve të bëra dhe vënies në funksionim të sistemit elektronik kombëtar të regjistrimit të rasteve të dhunës në familje, rezultatet evidentojnë mangësi informacioni në trajtimin e dhunës ndaj grave e vajzave nga të tre këto komunitete, mes të gjithë anëtarëve të Mekanizmit të Referimit dhe Trajtimit të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, që u intervistuan për këtë qëllim. Asnjë prej tyre nuk deklaroi të kishte udhëzues

    apo protokolle specifi ke për të menaxhuar rastet e dhunës ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara.

    Shërbimet në ndihmë të trajtimit të viktimave të dhunës, pavarësisht se bënin përpjekje të ishin pranues dhe të trajtonin sa më me profesionalizëm gratë e vajzat nga këto tre komunitete, viktima të dhunës, pranuan të kenë mangësi në trajtimin e tyre.

    Të gjitha institucionet dhe shërbimet ishin të papërshtatura fi zikisht, procedurialisht dhe nga pikëpamja e komunikimit e informacionit për të informuar dhe për të akomoduar veçanërisht nevojat grave e vajzave me aftësi të kufi zuara, viktima të dhunës.

    Ky raport vlerësimi, tregon edhe se vetë gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara, ato nga komuniteti Rom dhe LGBT, janë të painformuara për fenomenin, të varura më sëshumti nga dhunuesit, si dhe në kushtet e një mungese thuajse totale të shërbimeve mbështetëse që do t’i ndihmonin ato drejt një jetese të pavarur.

    Studimi orienton rekomandime në drejtim të: (a) përmirësimeve të vazhdueshme të kudrit ligjor e politik; (b) përmirësimit të sistemit të mbledhjes së të dhënave; (c) rritjes së nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve përgjegjëse; (d) rritjes së kapaciteteve të profesionistëve; (e) rritjes së aksesit në informacion; (f) ofrimit të shërbimeve mbështetëse të aksesueshme për të gjitha kategoritë; (g) sigurimit të aksesueshmërisë në mjedise informacion dhe komunikim në të gjitha institucionet e shërbimet për të siguruar akses për gratë me aftësi të kufi zuara; (h) rritjes së kapaciteteve të familjarëve e kujdestarëve; (i) rritjes së planifi kimeve financiare; (j) fuqizimit të sistemit të monitorimit e vlerësimit të zbatimit në praktikë të angazhimeve ligjore e politike të ndërmarra.

    2 Imkaan (2018). ‘A Thousend way to solve our problems’: An analysis of existing Violence Against Women and Girls (VAWG) approaches for minoritized women and girls in the Western Balkans and Turkey.http://eca.unwomen.org/en/digital-library/publications/2018/08/a-thousand-ways-to-solve-our-problems.

  • RAPORT VLERËSIMI88

    Në Shqipëri, gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara, ato nga komunitetet Rom e Egjiptian dhe LGBT pavarësisht se përjetojnë dhunë, tradicionalisht nuk kanë pasur vëmendjen e duhur si përsa i përket përfshirjes në kuadrin ligjor e politik, ashtu edhe në zbatimin e tij në drejtim të ofrimit të shërbimeve të nevojshme në përputhje me nevojat e tyre specifi ke. Raporte ndërkombëtare orientojnë nevojën për të ndërhyrë në përmirësimin e standarteve dhe përshtatjen3 e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje nga të tre këto komunitete (GREVIO4 2017). Raporte të tjerë, citojnë domosdoshmërinë që mekanizmat institucionalë të ndryshojnë në drejtim të sasisë, cilësisë, dhe të mbulojnë nevojat e grave e vajzave viktima të dhunës, në çdo skaj të vendit5 (EU Report 2018). Kuadri ligjor dhe politik për barazinë gjinore, dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje, në dy vitet e fundit po i kushton vëmendje në rritje grave nga komunitetet e margjinalizuara, përmes rritjes së rolit të gruas në vendimmarrje në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke garantuar gjithashtu pjesëmarrjen e grave nga grupe të margjinalizuara, atyre me aftësi të kufi zuara dhe grave të komunitetit Rom e Egjiptjan.6 Paralelisht me punën e bërë në këtë drejtim, Qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtim të hartimit të strategjive apo planeve kombëtare të veçanta për grupe të përjashtuar, përfshirë këtu edhe grupimet në fokus të këtij studimi. Dokumentat kombëtare të hartuar synojnë përmirësimin në tërësi të cilësisë së jetës, fuqizimin e zërit, adresimin e nevojave dhe pabarazive si dhe trajtimin e tyre të barabartë dhe

    pa diskriminim, etj. Të rëndësishme për t’u përmendur si të hartuara në vitet e fundit janë: “Dokumenti Politik i Përfshirjes Sociale 2016-2020”,7 “Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2015-2020 dhe plani i veprimit për zbatimin e saj”,8 “Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptjanëve në Republikën e Shqipërisë 2016-2020”,9 “Plani Kombëtar i Veprimit për Personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë 2016 -2020”,10 “Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi të Kufi zuara, 2016-2020”.11

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka krijuar gjithashtu një sistem elektronik kombëtar të rregjistrimit të rasteve të dhunës në familje (REVALB), që trajtohen në mënyrë të koordinuar nga antarët e Mekanizmit të Referimit. Sistemi i ngritur, ka seksione të veçanta për të dhëna për grate nga komunitetei Rom dhe Egjyptian, LGBTI dhe ato me aftësi të kufi zuara. Megjithatë, raporti i GREVIO12 për Shqipërinë (2017) citon ekzistencën e të dhënave shumë të kufi zuara mbi dhunën ndaj grave nga grupime të margjinalizuara në Shqipëri, ku përshihen edhe gratë me aftësi të kufi zuara, ato nga komunitetet Rom, Egjiptian dhe LGBT. Gratë nga këto komunitete e kanë të vështirë të shkëputen nga rrethi vicioz i dhunës.

    Gratë me Aftësi të Kufi zuara

    Censusi i vitit 2011 në Shqipëri, nxori në pah se 6.2% e popullsisë mbi moshën 15 vjeç (2 084 137 persona) është i shoqëruar nga një formë e aftësisë së kufi zuar.

    II. HYRJE

    3 Invisible violence–An overview on the phenomenon of violence against women and girls with disabilities in Albania, ADRF and UNDP study, 2015.4 Counsil of Europe (2017). GREVIO’s (Baseline) Evaluation Report on legislative and other measures giving effect to the provisions of the Council of Europe Convention

    on Preventing and Combating Violence against Women and Domestic Violence (Istanbul Convention).5 EU Progress Report, Albania 2016.6 The Albanian National Strategy Action Plan on Gender Equality 2016-2020, page 23.7 Miratuar me VKM nr. 87 datë 03.02.2016.8 Miratuar me VKM 1071 datë 23.12.2015.9 Miratuar me VKM nr. 1072, datë 23.12.2015.10 Miratuar me VKM nr. 87, datë 3.2.2016.11 Miratuar me VKM 483, 29.06.2016.12 Counsil of Europe (2017). GREVIO’s (Baseline) Evaluation Report on legislative and other measures giving effect to the provisions of the Council of Europe Convention

    on Preventing and Combating Violence against Women and Domestic Violence (Istanbul Convention).

  • Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara - Një vështrim mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitetet Rom, LGBT dhe atyre me aftësi të kufi zuara në bashkitë, Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Shkodër 99

    Të dhënat e fundit administrative të Shërbimit Social Shtetëror (Shkurt 2018) tregojnë se në gjithë vendin janë 140,840 persona me aftësi të kufi zuara, të identifi kuar, prej të cilëve 67,741 janë përfi tues të pagesës së aftësisë së kufi zuar dhe 73,099 janë përfi tues të pagesave për shkak të të qenit invalidë pune (28,807 gra e vajza). Nuk ka të dhëna për përfi tueset gra nga programi i mbrojtjes sociale, faktor ky që nxjerr në pah edhe nevojën emergjente të riorganizmit të mënyrës së mbajtjes së të dhënave sa më të detajuara për këtë grup të synuar.

    Në Shqipëri, për vite me radhë, fenomeni i dhunës ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara, është lënë thuajse i patrajtuar dhe nuk ka zënë vendin e duhur si pjesë e shumë studimeve të ndryshme të kryera në vend, për dhunën ndaj grave e vajzave në tërësi. Megjithatë, në vitet e fundit, kjo qasje ka ndryshuar dhe janë evidentuar tendenca gjithnjë e në rritje për ta sjellë në vëmendje këtë fenomen përmes disa studimeve e raporteve të realizuara, tendencë kjo që ka ndryshuar bazuar si në kërkesat e mekanzimavetë ndryshme ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të raportuar mbi situatën e grave dhe vajzave me aftësi të kufi zuara (për shembull vërejtjet përmbyllëse dërguar nga Komiteti i CEDAW, 2010,13 2016,14 ashtu edhe falë punës e përpjekjeve të vazhdueshme të organizatave të shoqërisë civile të fokusuara në adresimin e nevojave të këtij grupi.

    Duke qenë se të dhënat në këtë drejtim kanë qenë gjithmonë thuajse të munguara ose të padetajuara sipas gjinisë, organizatat e shoqërisë civile kanë ndërmarrë herë pas here nisma për të tërhequr vëmendjen e institucioneve shtetërore dhe ofruesve të shërbimeve në lidhje me këtë grup dhe domosdoshmërinë e adresimit të nevojave të tyre. Kështu, një studim i FSHDPAK15 realizuar në vitin 2010, solli në vëmendje faktin se gratë me aftësi të kufi zuara në Shqipëri, ishin tëpadukshme në kuadrin ligjor e politik dhe po ashtu, organizatat që mbrojnë të drejtat e grave dhe ofrojnë shërbime për to (këtu përfshiheshin edhe qendrat që ofronin shërbime për

    gratë e vajzat, viktima të dhunës) nuk ishin përfshirëse dhe të aksesueshme në përputhje me nevojat e grave me aftësi të kufi zuara. Në vitin 2011, një tjetër studim,16 si përpjekje e dytë në këtë drejtim, tentoi të ofronte një pamje të përgjithshme mbi problemin e abuzimit/diskriminimit ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara në Shqipëri. Studimi vërtetoi hipotezën se dhuna dhe abuzimi që ushtrohet ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara ka forma të shtuara, përveç atyre që përjetojnë gratë e vajzat pa aftësi të kufi zuara. Philips17 (2012), trajtoi shkurtimisht fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave në Shqipëri dhe citoi se vajzat e gratë me aftësi të kufi zuara (sidomos ato me aftësi të kufi zuara mendore dhe me probleme të shëndetit mendor) janë në rrezik të lartë për të qenë të dhunuara nga familjarët dhe shoqëria, pikërisht për shkak të aftësive të tyre ndryshe. Këshilli i Evropës dhe UN Women (2015), në raportin e hartuar në lidhje me hartëzimin e shërbimeve mbështetëse kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri (ku është pasqyruar situata në lidhje me këto shërbime krahasuar me kërkesat apo standartet e Konventës së Stambollit), nxjerr në pah qartësisht vështirësinë e trajtimit të nevojave të grave dhe vajzave me aftësi të kufi zuara që janë njëkohësisht edhe viktima të dhunës.

    Studime të tjera, me fokus dhunën ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara vërtetojnë se: (a) ato janë në rrezik më të lartë për të qenë pre e dhunës për arsye të paragjykimeve të lidhura me aftësinë e tyre të kufi zuar;18 (b) personat me aftësi të kufi zuara intelektuale dhe ato që jetojnë në institucione rezidenciale janë më të ekspozuar ndaj dhunës;19 (c) varësia ndaj të tjerëve i bën gratë me aftësi të kufi zuara më të ekspozuara ndaj dhunës;20 (d) gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara përjetojnë të gjitha llojet e dhunës si edhe gratë e tjera pa aftësi të kufi zuara, por përjetojnë përtej këtyre edhe forma të tjera dhune, të cilat janë të veçanta dhe të lidhura me aftësinë e tyre të kufi zuar;21 (e) shërbimet për parandalimin, trajtimin,

    13 United Nation (2010). CEDAW, Concluding observations of the Committee on the Elimination of Discrimination against Women.14 Kombet e Bashkuara. CEDAW, Vërejtje përmbyllëse të komitetit për eleminimin e diskriminimit kundër grave, për raportin e katërt periodik të Shqipërisë, 25 Korrik, 2016.15 “Gratë me aftësi të kufi zuara-Të përfshira apo të harruara”, 2010. B. Cani, Botim i FSHDPAK. 16 “Dhuna ndaj grave dhe vajzave me aftësi të kufi zuara në Shqipëri”, 2011. E. Haxhiymeri. Botim i FSHDPAK.17 “Gratë me aftësi të kufi zuara në rajonet e Europës dhe Euroazisë”, 2012, S.Philips.Botim i USAID.18 Studim tematik mbi çështje të dhunës ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara.Kombet e Bashkuara, 2012.19 “Në skaje: Dhuna ndaj grave me aftësi të kufi zuara”. Qendra për Studimin e Dhunës dhe Pajtimeve, 2005.20 “Çfarë funksionon në parandalimin e dhunës ndaj grave me aftësi të kufi zuara“. Ingrid Van Der Heijden, 2014.21 “Përgjigje për abuzimin ndaj grave me aftësi të kufi zuara: Zgjerim i përkufi zimit të dhunës në familje”. Mary Ann Curry and Fran Navarro, 2002. Fuqizimi i sistemit të

    kujdesit shëndetësor në përgjigje të dhunës në familje, volumi 8, nr. 1.

  • RAPORT VLERËSIMI1010

    rehabilitimin e rasteve të dhunës, në përgjithësi nuk janë të aksesueshme për gratë me aftësi të kufi zuara.22

    Një studim i UNDP23/ADRF (2015) theksoi më tej se gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara nuk kanë informacion mbi fenomenin e dhunes dhe janë të varura nga dhunuesit: (a) Shërbimet mbështetëse dhe ato të jetesës së pavarur janë të munguara; (b) mungon informacioni dhe kapacitetet e antarëve të mekanizmit të mekanizmit të referimit dhe trajimit të viktimave të dhunës për të adresuar nevojat e grave nga ky komunitet; c) shërbimet janë të papërgatitura dhe të pa aksesueshme për të pritur e trajtuar gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara, viktima të dhunës.

    Gratë nga komuniteti LGBTI 

    Sipas Institutit Danez për të Drejtat e Njeriut,24 individët transgjinorë, veçanërisht ato gra, janë vulnerabël ndaj fenomenit të dhunës. Sulme dhune ndaj këtij komuniteti janë të paraportuara në Shqipëri, po ashtu edhe raste dhune dhe talljeje nga policia. Sipas studimit25 «Perceptimet e opinionit publik ndaj komunitetit LGBTI» realizuar nga National Democratic Institution (NDI 2015); 48% e popullsisë në Shqipëri mendon se homoseksualiteti është sëmundje. Studimi tregoi gjithshtu se 76% e anëtarëve të komunitetit LGBT që mori pjesë në studim, kishte përjetuar dhunë verbale për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor. 32% e pjesëmarrësve nga ky komunitet në studim, pohuan të kenë përjetuar dhunë fi zike për shkak tëorientimit seksual të tyre dhe identitetit gjinor.

    Gratë dhe vajzat e komunitetit LGBTI26 shpesh ndihen të detyruara të fshehin orientimin e tyre seksual dhe/ose

    identitetin gjinor nga ata që i rrethojnë, duke përfshirë familjet, miqtë dhe komunitetin ku jetojnë. Gratë dhe vajzat LGBTI, që kanë arritur të fitojnë pavarësinë ekonomike, kanë tendencë të jenë më të dukshme në mjediset urbane dhe jo në ato rurale. Në fushën e punësimit, gratë dhe vajzat e komunitetit LGBTI përjetojnë ngacmim seksual dhe diskriminim. Gratë dhe vajzat e komunitetit LGBTI që e shprehin hapur orientimin e tyre seksual kanë vështirësi në gjetjen e punësimit. Në institucionet arsimore gratë dhe vajzat e komunitetit LGBTI janë subjekt i ngacmimit dhe abuzimit verbal dhe fi zik. Dhuna në familje mbetet një problem shumë shqetësues për anëtarët e komunitetit LGBTI. Gjatë vitit 2017, Aleanca LGBTI dokumentoi 12 raste të dhunës në familje. Kjo, është vetëm maja e ajsbergut, pasi shumica e dhunës në familje nuk raportohet tek institucionet për shkak të mungesës së besimit dhe faktit që gratë dhe vajzat e komunitetit LGBTI ndihen të turpëruara të bëjnë publik faktin që familja tyre i abuzon.27

    Gratë Rome dhe Egjiptiane

    Sipas Census (2011), Komuniteti Rom dhe Egjiptian në Shqipëri konsiston në një popullsi prej 11.669 banorë. Por, sipas informacionit të marrë nga organizatat e shoqërise28 civile, ky numër varion nga 50.000 deri në 200.000.

    Gratë rome dhe egjiptiane në Shqipëri ende sot përballen me diskriminim të thellë dhe pabarazi në shumë fusha të jetës. Studimet dhe analizat, të zhvilluara nga organizatat ndërkombëtare si Banka Botërore,29 UNDP30 31, OSBE,32 INSTAT,33 OSFA,34 tregojnë se gratë rome dhe egjiptiane përfaqësojnë një nga grupet më vulnerabël sociale, atopërballen çdo ditë me format e shumta të

    22 Studim tematik mbi çështje të dhunës ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara. Kombet e Bashkuara, 2012.23 Invisible violence–An overview on the phenomenon of violence against women and girls with disabilities in Albania, ADRF and UNDP study, 2015.24 Danish Institute for Human Rights (2010).Study on Homophobia, Transphobia and Discrimination on Grounds of Sexual Orientation and Gender Identity Sociological

    Report: Albania.25 NDI (2016).LGBTI Public Opinion Pol for Western Balkans.26 “Reduce violence against women with focus on LBT women in Albania”, AleancaKunderDiskriminimit LGBT, Brikena Balli, december 2015http://historia-ime.com/

    wp-content/uploads/2015/12/Libri-Anglisht.pdf.27 “Reduce violence against women with focus on LBT women in Albania”, AleancaKunderDiskriminimit LGBT, Brikena Balli, december 2015http://historia-ime.com/

    wp-content/uploads/2015/12/Libri-Anglisht.pdf.28 Intervistë me drejtuesen e QDGR.29 Halil Dundar et al (2005). Poverty and Education in Albania.Kush përfi ton nga shpenzimet publike.World Bank. Washington DC.30 UNDP, CESS (2012). Studim per vleresimin e nevojave të komuniteteve rome dhe egjyptiane në Shqipëri. UNDP Albania.31 UNDP, CESS (2016). Mapping the sills, employment opportunities and undertaking by Roma and Egyption Communities. UNDP Albania.32 OSCE/ODIHR (2013). Raporti rajonal mbi antidisktiminimin dhe pjesëmarrjen e romëve në vendimmarrjen lokale.33 UNDP, INSTAT (2015). Romët dhe Egjyptianët në Shqipëri. Profi li social-demografi k dhe ekonomik bazuar në Censusin 2011.34 OSFA (2012). Dekada e Romëve dhe Situata e Romëve në Shqipëri.

  • Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara - Një vështrim mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitetet Rom, LGBT dhe atyre me aftësi të kufi zuara në bashkitë, Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Shkodër 1111

    diskriminimit në arsim, strehim, kujdesin shëndetësor, punësimin, mbrojtjen sociale dhe pjesëmarrjen në jetën publike dhe politike. Për shkak të pozitës së veçantë të grave rome brenda komunitetit, të kushtëzuar nga tradita patriarkale dhe zakonet e rrënjosura thellë në këto komunitete, diskriminimi direkt dhe indirekt nga pjesa tjetër e popullsisë në Shqipëri, dhe varfëria afatgjatë dhe përjashtimi social, gratë rome dhe egjiptiane mbeten më së shumti grupi i prekshëm, duke u ekspozuar ndaj dhunës në familje dhe diskriminimit të shumëfi shtë.

    Komunikata e Komisionit Evropian për Zgjerimin, e vitit 2016, konfi rmoi se “romët dhe egjiptianët vazhdojnë të përballen me kushte shumë të vështira dhe diskriminim të shpeshtë, veçanërisht në qasjen në arsim, punësim, banim, shëndetësi dhe regjistrim civil”. Raporti vuri në dukje se kushtet e jeteses kanë mbetur të këqija, shumë familje rome nuk kanë qasje në ujin e pijshem, shërbimet e kujdesit social mbeten të orientuara nga donatorët dhe pa buxhete të qëndrueshme e për më tepër të paksesueshme nga anëtarë të komunitetit rom e egjyptian. Po këtu, u theksua se normat e punësimit për romët dhe egjiptianët mbeten shumë të ulëta, dhe shumë prej tyre janë aktivë në sektorin informal.

    Raporti34 i Komisionit Europian për Shqipërinë (2018) në kapitullin e të drejtave të njeriut, thekson specifi kisht se: «Duhet të rriten përpjekjet për të vendosur një kuadër ligjor të unifikuar kundër diskriminimit; të sigurohet një zgjidhje afatgjatë për strehim dhe punësim të qëndrueshëm, si dhe të trajtohet ndarja në fushën e arsimit për grupet e margjinalizuara, në veçanti për romët dhe egjiptianët».

    Diskriminimi i thellë dhe pabarazitë me të cilat ballafaqohen gratë rome dhe egjiptiane u vëzhguan

    dhe nga Komiteti CEDAW,35 i cili në vërejtjet përmbyllëse (2016) përsëriti se autoritetet shqiptare duhet të miratojnë ligje, politika dhe programe të synuara për të siguruar të drejta të barabarta për gratë e pafavorizuara dhe për të përmirësuar qasjen e grave rome dhe egjiptiane në arsim, shërbime shëndetësore, punësim dhe strehim.

    Komiteti ripohoi shqetësimet e tij lidhur me diskriminimin e vazhdueshëm dhe mungesën e masave të përshtatshme për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga grupet e margjinalizuara. Në listën e mëparshme të çështjeve në korrik 2016, Komiteti i CEDAW ishte kritik për mungesën e informatave gjithëpërfshirëse mbi gjendjen e grave rome dhe egjiptiane dhe i kërkoi shtetit që të sigurojë të dhëna dhe informata të ndara sipas gjinisë rreth regjistrimit dhe ndjekjes së shkollës nga vajzat rome dhe egjiptiane, si dhe të dhënat e përgjithshme në të gjitha fushat e mbuluara nga Konventa.

    Për shkak të problematikave të evidentuara, situata e dhunës në familje paraqitet më e vështirë tek grate rome dhe egjiptiane. Sipas një vëzhgimi36 të realizuar nga Qendra per te Drejtat e Gruas Rome, në vitin 2012, për situatën e dhunës në familje tek gratë rome në Tiranë, rezultoise shkalla e dhunës në familje ishte shumë e lartë. Nga 59 gratë dhe vajzat rome që iu përgjigjën pyetjeve rreth dhunës në familje, 49 prej tyre ose 83% deklaruan se kanë përjetuar dhunë në familje. Nga 49 raste, dhuna fi zike u raportua në 42 raste, dhuna psikologjike në 47 raste dhe dhuna seksuale në 3 raste. Të intervistuarat treguan se ato përballeshin me më shumë se një formë të dhunës. Situata e vështirë ekonomike dhe niveli i ulët arsimor, ndikojnë që gratë rome dhe egjyptiane të jenë më të pambrojtura ndaj këtij fenomeni si dhe kufi zojnë mundësitë për ta raportuar atë.

    34 Kuvendi I Shqipërisë (2018). Mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2018.35 CEDAW, Vërejtje përmbyllëse të komitetit për eleminimin e diskriminimit kundër grave, për raportin e katërt periodik të Shqipërisë, 25 Korrik, 2016.36 Veizi, M. (2012). Coping with violence.Mbështetur nga Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve, ERRC.

  • RAPORT VLERËSIMI12

    III. RAPORTI GREVIOS (KËSHILLI I EUROPËS, 2017) DHE REKOMANDIMET PËR QEVERINË SHQIPTARE PËR TË GARANTUAR TË DREJTËN PËR T’U MBROJTUR NGA NGACMIMI, DHUNA DHE ABUZIMI PËR GRATË QË U PËRKASIN GRUPEVE TË PAFAVORIZUARA

    12

    Raporti Grevios37 për Shqipërinë, identifikon

    çështjet e grupeve të grave nga shtresat e pafavorizuara, përfshirë: (a) diskriminimin e

    shumëfi shtë; (b) mungesën e të dhënave lidhur me dhunën, ndonëse në më shumë se një raport në vend përmenden vështirësitë e mëdha që ato hasin në raportimin e dhunës dhe askesin në shërbimet e duhura të mbrojtjes dhe mbështetjes; (c) vështirësitë me të cilat ato përballen për t’i shpëtuar rrethit vicioz të dhunës etj. Grevio përmend se hapa të rëndësishëm janë marrë në nivel legjislativ dhe politikash nga autoritetet për t’iu përgjigjur nevojave specifi ke të disa prej këtyre grupeve, për të promovuar gëzimin e plotë të të drejtave të tyre dhe për të parandaluar diskriminimin (përfshirë ratifi kimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuara, 2012, dhe përgatitjen e një Plani Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve për periudhën 2016-2020). Pavarësisht arritjeve, raporti thekson se masat e marra për të luftuar dhunën në familje nuk duket se përmbajnë elementë që kanë të bëjnë me këto kategori të veçanta të viktimave. Në të njëjtën kohë, GREVIO nuk gjeti prova që vërtetonin që politikat që synojnë grupe të caktuara të cënueshme, si Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020, integrojnë mjaftueshëm masat për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave të këtyre komuniteteve. GREVIO ofron gjithashtu rekomandime për qeverinë shqiptare për të garantuar të drejtën për t’u mbrojtur nga ngacmimi, dhuna dhe abuzimi për gratë që u përkasin grupeve të pafavorizuara përmendur: (a) integrimin e masave të ndjeshme ndaj aftësisë së kufi zuar brenda politikave për të luftuar dhunën ndaj grave, në

    përputhje me të ashtuquajturën “qasje dydimensionale” të përkrahur nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e personave me aftësi të kufi zuara; (b) mbledhjen e të dhënave të disa treguesve specifi kë që lidhen me grupet vulnerabël të grave dhe vajzave; (c) integrimin e perspektivës së grupeve të tilla në hartimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave; (d) integrimin në masat për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave, të programeve të cilat janë përshtatur për nevojat specifi ke të grupeve të tilla; (e) diversifi kimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese, në mënyrë që informacioni dhe mesazhet e përcjella të jenë të përshtatshme për nevojat dhe shqetësimet e veçanta të shumë grupeve të cënueshme të grave, siç janë gratë që i përkasin pakicave kombëtare, gratë me aftësi të kufi zuara, apo gratë e moshuara; (f) ofrimin e informacionit të përshtatur, duke përfshirë informacion në gjuhët minoritare, si pjesë e përpjekjes së madhe që synon angazhimin me grupet “e vështira për t’u arritur” dhe mundësimin e aksesit të tyre te shërbimet, ofrimin e informacionit të duhur dhe në kohë, (g) sa i përket mbrojtjes dhe mbështetjes theksohet se shërbimet e mbrojtjes dhe ato mbështetëse kanë dukshëm nevojë të zgjerohen përtej fushës së dhunës në familje dhe t’i përgjigjen të gjitha formave të dhunës ndaj grave, për më tepër, u duhet kushtuar vëmendje nevojave shtesë të grupeve të veçanta të grave, si p.sh grave në zonat rurale, grave me aftësi të kufi zuara, dhe grave që u përkasin disa minoriteteve të caktuara, për të parandaluar diskriminimin. Sa më sipër, mund të kërkojë përshtatjen e shërbimeve ekzistuese dhe zhvillimin e shërbimeve të specializuara.

    37 Counsil of Europe (2017). GREVIO’s (Baseline) Evaluation Report on legislative and other measures giving effect to the provisions of the Council of Europe Convention on Preventing and Combating Violence against Women and Domestic Violence (Istanbul Convention).

  • Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara - Një vështrim mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitetet Rom, LGBT dhe atyre me aftësi të kufi zuara në bashkitë, Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Shkodër 1313

    Procesi

    Për realizimin e këtij vlerësimi u përdor një metodologji e llojit cilësor, ku u kombinua rishikimi dhe studimi i dokumentave ekzistuese (desk review) me punën në terren, përmes intervistave të thelluara apo grupeve të fokusuara. Instrumentat e përdorur për punën në terren, ishin pyetësorë gjysëm të strukturuar, të cilët u përdorën si me aktorët nga institucione në nivel qendror dhe vendor, përgjegjëse për adresimin e fenomenit të dhunës ndaj grave, ashtu edhe me organizatat dhe qendrat ofruese të shërbimeve për dhunën ndaj grave. Metodologjia u mbështet mbi atë të përdorur në studimin38 e FSHDPAK (2015). Ajo u pasurua me elementë të cilët synonin tëmblidhnin të dhëna dhe të hidhnin dritë mbi dhunën ndaj komuniteteve LGBT dhe atij Rom në të katërta bashkitë, ku do të punohet për zbatimin e projektit.

    Pyetësorë gjysëm të strukturuar u përgatitën për të realizuar grupet e fokusuara, ku u mor mendimi i grave nga komuniteti Rom dhe ai i grave e vajzave me aftësi të kufi zuara mbi fenomenin e dhunës dhe perceptimin e tyre mbi shërbimet për gratë e dhunuara në përgjithësi.

    I njëjti pyetësor, u përdor për të kryer intervista ballë për ballë me disa antarë të komunitetit LGBT dhe atij Rom.

    Të gjithë subjektet e këtij vlerësimi e morrën vetë vendimin të përfshihen apo jo. Të gjithë ata, ishin të

    aftë t´i përgjigjeshin kërkesave të vlerësimit. Subjekteve iu sqarua që pjesëmarrja ishte vullnetare. Parimi i anonimitetit ai i konfi dencialitetit u zbatuan gjatë gjithë fazave të realizimit të këtij raporti vlerësimi.

    Intervistat dhe grupet e fokusuara u realizuan gjatë periudhës Mars-Prill 2018.

    Pjesëmarrësit

    Për realizimin e këtij raporti vlerësimi, u intervistuan 91 pjesëmarrës, përmes intervistave dhe grupeve të fokusuara në të katër bashkitë e përfshira në projekt. Pjesëmarrësit në studim ishin perfaqësues të 27 institucioneve, organizatave dhe ofruesve të shërbimesh, të cilët kanë në përgjegjësi dhe në fokus trajtimin e fenomenit të dhunës ndaj grave e vajzave në katër rajonet e përfshira. Permes 9 grupeve të fokusuara dhe intervistave dhanë mendimin e tyre edhe 26 gra e vajza me aftësi të kufi zuara, 26 anëtarë të komunitetit rom, prej të cilëve 5 burra, si edhe 12 antarë të komunitetit LGBT.

    Siç tregohet edhe në tabelën 1, 66.6% institucione të nivelit lokal e rajonal ishin anëtare të Mekanizmit të Referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në familje (n=18); 9 ishin organizata apo qendra që ofrojnë shërbime apo mbrojtje ligjore për gratë dhe vajzat në përgjithësi (33.4%).

    IV. METODOLOGJIA

    38 Invisible violence–An overview on the phenomenon of violence against women and girls with disabilities in Albania, ADRF and UNDP study, 2015.

    Institucionet/organizatat pjesëmarrëse Numri %

    Institucione rajonale e lokale 18 66.6%

    Qendra/Organizata që ofrojnë asistencë ligjore dhe shërbime për gruan publike e private 9 33.4%

    27 100%

    Tabela 1. Pjesëmarrësit nga institucionet dhe qendrat e shërbimeve

  • RAPORT VLERËSIMI1414

    Tabela 2, tregon shpërndarjen gjeografi ke të institucioneve dhe shërbimeve për gratë, viktima të dhunës.

    Tabela 3, tregon shperndarjen e institucioneve pjesëmarrëse, sipas fushave të ekspertizës.

    Fokus grupet me gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara u realizuan në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Vlorë. Fokus grupet me gra, vajza dhe antarë të komunitetit rom u zhvilluan në Shkodër, Elbasan e Tiranë. Po ashtu, në këto qytete u zhvilluan edhe intervistat ballë për ballë me antarë të këtyre komuniteteve.

    Instrumentat

    Dy pyetësorë u përdorën me qëllim mbledhjen e të dhënave të këtij vlerësimi. Pyetësori i parë u përdor për të realizuar intervistat me të gjitha institucionet dhe organizatat. Ai përbëhej nga katër seksione,

    përmes së cilave synohej të merrej informacion mbi: (a) statistikat që institucionet mbledhin në lidhje me rastet e grave dhe vajzave nga të trekomunitetet në fokus të këtij vlerësimi; (b) veprimet e ndërmarra nga këto institucione për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna të vajzave e grave nga të treja komunitetet; (c) disponueshmëria e shërbimeve ekzistuese për trajtimin e nevojave të vecanta të grave dhe vajzave me aftësi të kufi zuara, atyre nga komunitetet Rom dhe LGBT si edhe kapaciteti i punonjësve të tyre në këtë drejtim; (d) përshtatshmëria ndërtimore, proceduriale, e komunikimit në qëndrat ekzistuese të shërbimeve për dhunën ndaj grave.

    Nga institucionet u kërkua gjithashtu të ndanin informacion edhe mbi raste të ditura apo të trajtuara prej tyre të dhunës ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara, atyre të komuniteteve rom dhe LGBT.

    Rajoni Numri

    Shkodër 4

    Tiranë 12

    Elbasan 5

    Vlorë 6

    Total 27

    Tabela 2. Shpërndarja gjeografi ke e institucioneve dhe qendrave të shërbimeve

    Fusha e ekspertizës Numri

    Bashki 4

    Shërbime Sociale Rajonale 1

    Drejtoritë Rajonale të Policisë 3

    Drejtoritë Rajonale të Shëndetësise/QSUT 5

    Gjykatë/Prokurori/Përmbarim 1

    Drejtori Rajonale të Punësimit 3

    Drejtori e Formimit profesional 1

    Total 18

    Tabela 3. Institucionet rajonale e lokale, sipas fushave të tyre të ekspertizës

  • Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara - Një vështrim mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitetet Rom, LGBT dhe atyre me aftësi të kufi zuara në bashkitë, Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Shkodër 1515

    Pyetësori i dytë u përdor në fokus grupet e realizuara me gra e vajza me aftësi të kufi zuara, ato nga komunitete rom dhe LGBT dhe përmbante pyetje të hapura, të cilat synonin të merrnin informacion mbi njohuritë e perceptimet e tyre në lidhje me dhunën: (a) cilat ishin kryesisht format e dhunës, më sëshumti të ushtruara ndaj grave e vajzave nga të treja komunitete; (b) cilët ishin dhunuesit; (c) sa i njihnin dhe sa akses kishin gratë dhe vajzat nga të tre komunitetet, në shërbimet e ofruara për dhunën ndaj grave në tërësi.

    I njëjti pyetësor u përshtat edhe për kryerjen e intervistave ballë për ballë me antarë të komuniteteve Rom dhe LGBT.

    Kufi zime të studimit

    Ky studim, ka disa kufi zime. Së pari, të dhënat për realizimin e tij u mblodhën në nivel mikro (intervista, fokus grupe) dhe jo në atë makro (të dhënat sasiore), duke mos lejuar kështu krahasimet midis të dhënave të rezultuara për një çështje të caktuar të studimit. Së dyti, fokus i këtej studimi ishin katër Bashki, ku kishte struktura, shërbime të ngritura për të adresuar fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave. Të dhënat mund të ishin ndryshe në qytete të tjera. Së treti, të dhënat e ofruara nga fokus grupet e realizuara me përfaqësues të tre komuniteteve, nuk mund të përgjithësohen, pavarësisht se ato shërbejnë si një ‚shkëndijë‘ për të orientuar punën e ardhme në adresimin e dhunës ndaj grave e vajzave nga këto komunitete.

  • RAPORT VLERËSIMI1616

    V.1 Dhuna ndaj grave dhe vajzave nga të tre komunitetet, nën këndvështrimin e institucioneve përgjegjëse dhe shërbimeve.

    Ky seksion hedh dritë mbi raste të dhunës ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara, atyre të komunitetit LGBT dhe Rom, të cilat janë identifi kuar dhe trajtuar nga institucionet shtetërore përgjegjëse dhe organizatat pjesëmarrëse në këtë raport vlerësimi. Për rrjedhojë, lexuesi do të marrë informacion mbi: (a) tipologjitë e dhunës; (b) lloje specifi ke të dhunës ndaj grave e vajzave të tre komuniteteve; (c) dhunuesit kryesorë.

    Në përputhje me nenin 31 të KDPAK,39 Rekomandimit 18-të40 CEDAW, dhe neni 17 të Ligjit Nr. 93/2014 “Për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufi zuara”, rekomandohet të mblidhet informacion, përfshirë statistika si edhe të dhëna në lidhje me të gjitha format e dhunës, me të cilat ndeshen vajzat dhe gratë me aftësi të kufi zuara, bazuar në treguesit moshorë, kategorinë e aftësisë së kufizuar etj. Po ashtu, Planet Kombetare41 të veprimit për personat LGBT dhe komunitetit Rom, orientojnë mbledhjen e të dhënave specifi ke për gratë e vajzat e dhunuara nga këto komunitete.

    Pavarësisht faktit se shumica e institucioneve përgjegjëse vendore, nuk ofruan dhe nuk treguan të kenë regjistruar të dhëna periodike zyrtare për dhunën ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara, ato nga komuniteti rom dhe ai LGBT, gjatë procesit të intervistave u identifi kuan 195 raste të grave e vajzave nga të tre komunitetet,

    të cilat kishin përjetuar dhunë përgjatë vitit 2017. Prej tyre: 35.8% (n=70) ishin gra dhe vajza me aftësi të kufi zuara; 60.5% ishin gra e vajza nga komuniteti Rom dhe 3.7% (n=7) ishin gra e vajza, viktima të dhunës nga komuniteti LGBT. Më së shumti, rastet u rrëfyen nga stafi i qendrave të shërbimeve për gratë, viktima të dhunës në të katër qytetet që ishin në fokus të këj raporti vlerësimi (90.2%, n=176). Këtu, ka dy aspekte për t’u mbajtur në vëmendje: (a) gratë e vajzat nga të treja komunitetet nuk shkojnë të denoncojnë rastet e dhunës pranë institucioneve përgjegjëse vendore, shëndetësore e policore, por drejtohen më së shumti drejt shërbimeve; ose (b) në pikën e Mekanizmit të Referimit, përgjegjëse për të hedhur të dhënat në sistemin elektronik, nuk vjen informacioni i plotë për gra e vajza nga kategori të përjashtuara, viktima të dhunës, të cilat nuk kategorizohen veçmas në sistem. Kryesisht, në urdhërat e mbrojtjes nuk jepen specifi ka për gra e vajza nga të tre komunitetet. Kjo sjell mospërfshirjen në sistemin REVALB të statistikave për të tre këto grupime. Specifi kat e dhunës së ushtruar ndaj tyre, humbin në morinë e rasteve të dhunës të denoncuara nga gra e vajza në tërësi.

    Njësitë e Pushtetit Vendor

    Institucionet vendore anëtare të Mekanizmit të Referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, në nivel bashkie si edhe zyrat rajonale të shërbimeve sociale, janë institucione të cilat vijojnë

    V. REZULTATE

    39 Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuara, Neni 31: Statistikat dhe grumbullimi i të dhënave 1. Shtetet Palë marrin përsipër të mbledhin informacionin e duhur, duke përfshirë të dhëna statistikore dhe kërkimore, për të bërë të mundur që këto Shtetet të hartojnë dhe zbatojnë politika që do i japin efekt kësaj Konvente. Procesi i mbledhjes dhe ruajtjes së këtij informacioni duhet: (a) Të jetë në përputhje me masat mbrojtëse ligjore, duke përfshirë ligjin për mbrojtjen e të dhënave, për të siguruar konfi dencialitetin dhe respektin për jetën private të personit me aftësi të kufi zuar; (b) Të jetë në përputhje me normat ndërkombëtare të pranuara për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore, si edhe parimet etike për mbledhjen dhe përdorimin e statistikave. 2. Informacioni i mbledhur sipas këtij neni do të disagregohet/ndahet sipas rastit dhe do të përdoret për tu ardhur në ndihmë Shteteve Palë në këtë Konventë në vlerësimin e zbatimit të detyrimeve të tyre, si edhe do të identifi kojë dhe adresojë barrierat me të cilat përballen personat me aftësi të kufi zuar gjatë ushtrimit të së drejtave të tyre. 3. Shtetet Palë marrin përgjegjësinë për shpërndarjen e këtyre statistikave dhe sigurojnë që ato të jenë të aksesueshme për personat me aftësi të kufi zuar dhe për të tjerët. (Neni 31 dhe Rekomandimi 18 nuk konfi rmojne shprehimisht cfare thuhet me lart).

    40 Rekomandimi i përgjithshëm Numër 18: Gratë me aftësi të kufi zuara, 1991 rekomandon që Shtetet palë të japin informacion për gratë me aftësi të kufi zuara në mënyrë periodike në raportet që paraqesin, mbi masat që do të marrin në lidhje me situatën e tyre të veçantë, duke përfshirë masa të veçanta për të siguruar që ata të kenë akses të barabartë në arsim dhe punësim, shërbime shëndetësore dhe sociale, dhe për të siguruar që ata mund të marrin pjesë në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe kulturore.

    41 Plani Kombëtar i Veprimit për personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë 2016-2020, VKM nr. 87, datë 3.2.2016. Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptjanëve në Republikën e Shqipërisë, 2016-2020, miratuar me VKM Nr. 1072, datë 23.12.2015.

  • Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara - Një vështrim mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitetet Rom, LGBT dhe atyre me aftësi të kufi zuara në bashkitë, Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Shkodër 1717

    punën me qëllim parandalimin e dhunës, mbështetjen dhe integrimin e viktimave të dhunës. Jo në të gjitha institucionet e intervistuara, gjetëm të rregjistruara të dhëna të veçanta për gra dhe vajza me aftësi të kufi zuara të dhunuara, të trajtuara në to. 4 raste të zyrtarizuara42 të dhunës ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara, u cituan të evidentuara nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve në të katër Bashkitë.

    “Statistikat mungojnë për gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara. Ka pak raste të raportuara zyrtarisht. Shpesh herë, i identifi kojmë vetë gjatë intervistës që ato janë gra me aftësi të kufi zuara...” (punonjës iBashkisë).

    “Nuk kemi denoncime nga kjo kategori. Mbase kanë frikë të denoncojnë pasi dhunuesi mund të jetë babai apo vëllai...” (punonjës i Bashkisë).

    “...Nuk kemi raste, por tani që po fl as me ju, po mendoj për një rast, të një vajze me aftësi të kufi zuara mendore, e cila ka qënë e shfryëzuar seksualisht nga tutori i saj, është bërë nënë, fëmijën e ka marrë shteti në mbrojtje. Tutori i parë, e dhunonte dhe e shiti tek një tjetër tutor. Ajo është ende fëmijë, nuk i ka mbushur 18 vjeç. Duhet të bëjmë dicka patjetër që të mos e lëmë pre të trafi kantëve.Vajza duhet të shkojë në institucion mbrojtës. Eshtë pa Dokument Identiteti. Të gjitha institucionet dhe shërbimet këtu kanë ndihmuar, por duhet një zgjidhje e përhershme, e qëndrueshme. Duhet të koordinojmë më mirë mes nesh dhe të marrim vendime sa më shpejt, në dobi të vajzës...” (punonjësi Bashkisë).

    “...Ne nuk kemi qëndrën e emergjencës që duhet ta kishim...” (punonjës i Bashkisë).

    Gratë e dhunuara nga komuniteti rom dhe egjiptian,

    janë një nga grupimet që kanë marrë shërbime nga mekanizmi ireferimit. Pavarësisht se janë në fokus të punës të mekanizmit, vetëm një bashki ofroi të dhëna mbi numrin e përfi tuesve nga ky komunitet, numër ky, i cili përbënte rreth 35% tëviktimave të dhunës, të trajtuara përgjatë vitit 2017. Stafet e bashkisë theksuan se gratë e këtij komuniteti shpesh nuk e raportojnë dhunën për shkak të traditës dhe steriotipeve që ata kanë mbi fenomenin e dhunës.

    “...Ne punojmë shumë me këtë komunitet. Duam t’i hapim e sytë dhe t’i bëjmë të reagojnë e ta denoncojnë dhunën e jo të bashkëjetojnë me të. Ka ndryshim, por duhet kohë dhe më shumë punë me gratë e komuniteti rom…” (punonjës i Bashkisë),

    Nuk ofrohen gjithashtu statistika për gra të dhunuara nga komuniteti LGBT. Punonjësit e mekanizmit, raportojnë megjithatë 2 raste dhune të grave nga ky komunitet përgjatë vitit 2017.

    “...gratë nga komuniteti LGBT nuk duan të identifi kohen. Mund të ketë raste, por ne nuk i identifi kojmë dot dhe ato mundohen ta fshehin orientimin e tyre...” (punonjës i Bashkisë).

    Institucionet Shëndetësore

    Asnjë nga Drejtoritë e Shëndetit Publik, të kontaktuara, nuk kishte të dhëna të rregjistruara për raste të dhunës ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara, atyre të komunitetit Rom dhe LGBT të identifi kuara nga mjeku i familjes apo qendrat e kujdesit shëndetësor parësor. QSUT, raportoi për 11 raste dhune të trajtuara gjatë

    Institucioni Numri %

    Qendra shërbimesh për gratë e dhunuara 176 90.2%

    Bashki&Zyra Rajonale të Shërbimit Social 4 2%

    Policia 12 6.2%

    Institucionet shëndetësore 3 1.6%

    Tabela 4. Numri i rasteve të dhunës për gra nga të treja komunitetet, të identifi kuara gjatë vitit 2017 nga institucionet e përfshira në studim

    42 Nuk fi guronin statistikisht në bazën e të dhënave si gra me aftësi të kufi zuara.

  • RAPORT VLERËSIMI1818

    vitit 2017, nga të cilat 3 ishin gra të komunitetit rom dhe 2 ishin gra me aftësi të kufi zuara. DRSH treguan për dy eksperienca gjatë punës së tyre të përditshme me gra e vajza nga këto komunitete. Pjesëmarrësit nga institucionet shëndetësore listuan disa arsye të mungesës së identifi kimit të grave e vajzave, viktima të dhunës nga këto komunitete. Tre nga këto arësye ishin: (a) konsensusi që zakonisht mjekët bëjnë me viktimën e dhunës për ta fshehur dhunën e ushtruar; (b) ngarkesa administrative për mjekët dhe formularët shumë të gjatë që duhet të plotësojnë për çdo rast; dhe (c) frika e të qenit të pambrojtur nga dhunuesi, shpjegojnë mungesën e të dhënave apo me numrin shumë të vogël të të dhënave për rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave në përgjithësi, të rregjistruara si të evidentuara nga mjekët e familjes. Ndërsa, një tjetër faktor, që ndikonte në mosmbajtjen dhe mosraportimin e të dhënave për gratë dhe vajzat nga këto komunitete, ishte edhe mungesa e specifi kimeve për këtë grupim në formularët dhe protokollet, në zbatim të Ligjit Nr. 9669, date 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare ”Ndryshuar me: Ligjin nr. 9914, datë 12.05.2008, Ligjin Nr. 10329, datë 30.09.2010 ; Ndryshuar me Ligjin Nr 47/2018.

    “Përsa i përket statistikave, mund të themi që ne si institucion nuk kemi raste konkrete të shënuara dhe të raportuara, pasi kemi një hendek në evidentimin e këtyre rasteve, duke fi lluar që nga qendra shëndetësore, aty ku mund të jetë më i dukshëm rasti dhe mund të jetë hapi i parë i raportimit. Tek ne, ky hap ende nuk është ndërmarrë edhe pas trajnimeve apo takimeve që disa herë kemi realizuar me mjeku ne familjes apo me infermierin si kontakti i parë me pacientin. Kjo nuk ndodh për disa arsye: mosbesimi, raportimi indirekt apo prishja e konfi dencialitetit midis raportit mjek pacient...” (punonjës i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë).

    “...Në qytetin tonë, nga kategoria LGBT është shumë vështirë të ketë raste, nuk e deklarojnë...” (punonjës i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë).

    “...Mjekja ka parë që gruaja ka pasur shenja dhune, e ka intervistuar atë, por nuk e pranon dhunën. Justifi kohet se ra nga shkallët, u vra tek dera etj. Zakonisht, gratë nga këto komunitete nuk e deklarojnë dhunën, por që ka raste dhune. E fshehin dhunën dhe kjo ndodh për shkak të mentalitetit, për shkak të nivelit ekonomik, traditës familjare dhe arsimore. Sepse këto gra janë të dhunuara, pa mbështetje. Me këtë mentalitet ato janë

    rritur, të paktën për qytetin tonë, se ndoshta Tirana është më e avancuar.Gratë nuk kanë ku të shkojnë, sidomos ato me aftësi të kufi zuara, komuniteti Rom dhe LGBT. Babai, vëllai, nusja e vëllait nuk e pranojnë kthimin e tyre në shtëpi dhe për rrjedhojë ato janë të detyruara të përshtaten me kushtet dhe të jetojnë me dhunuesin. Janë të varura ekonomikisht, niveli arsimor i tyre është i munguar apo aq i ulët...” (punonjës i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë).

    “...Duhet të jetë i ndërgjegjësuar dhe prindi dhe të pranojë e denoncojë dhunën, ne ndërgjegjësojmë dhe prindin. Kisha një rast dhune të një vajze me aftësi të kufi zuara nga bashkëshorti, por ajo kishte shumë mbështetje nga prindërit, edhe pse ata ishin në moshë shumë të thyer...” (punonjës i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë).

    “...Shërbimet mbështetëse për viktimat, sidomos për gratë me probleme të shëndetit mendor, janë tërësisht të munguara...” (punonjës i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë).

    “...Vetëm qendrat e shëndeti mendor janë të specializuara, duke pasur mjekë psikiatër, psikologë, punojës social, terapeut, këto lloj qëndrash mbulojnë çështjet emergjente, por në vijimësi nuk ka më shërbime për gratë që shfaqin probleme të shëndetit mendor...” (punonjës i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë).

    “Personat me aftësi të kufi zuara familjarët i mbajnë në shtëpi, të mbyllur, këtu mungon një institucion apo një qëndër pritëse ku mund t’i akomodojnë, nuk ka. Na ka mbështetur qendra psikosociale ‘Vatra’, strehëza, për çdo lloj katëgorie. Për gratë e dhunuara, të trafi kuara, dhe ky lloj kontigjenti është strehuar aty” (punonjës i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë).

    “Mjekët nuk e përdorin formularin që duhet të plotësojnë për gratë e dhunuara. Nga mjeku i familjes, nuk ka pasur asnjëherë raportime” (punonjës i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë).

    Institucione të Policisë

    Nga Drejtoritë Rajonale të Policisë së rretheve ku u mblodhën të dhënat per realizimin e këtij raporti vlerësimi, nuk u raportua asnjë rast denoncimi nga gra apo vajza me aftësi të kufi zuara, të dhunuara, gjatë vitit të fundit (2017). Në asnjë nga këto institucione, nuk kishte një zë të veçantë në statistika për denoncime të ardhura nga

  • Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara - Një vështrim mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitetet Rom, LGBT dhe atyre me aftësi të kufi zuara në bashkitë, Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Shkodër 1919

    kjo kategori. Ky u cilësua të jetë një faktor që ndikon në mungesën e statistikave për raste të dhunës nga ky komunitet, pasi denoncimet që mund të bëheshin nga gra e vajza me aftësi të kufi zuara, humbisnin në morinë e denoncimeve të shumta të bëra nga gra e vajza të dhunuara. Punonjësit e policisë pranuan se ka dhunë ndaj kësaj kategorie, por gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara e kanë të vështirë ose thuajse të pamundur të arrijnë deri në dyert e policisë, pasi barrierat që i pengojnë janë të panumërta.

    Përsa i përket raportimeve nga gra e vajza të komunitetit rom dhe egjyptian, u cituan 11 raste denoncimesh gjatë vitit të fundit. Punonjësit e policisë, anatarë të mekanizmit të referimit e trajtimit të rasteve të dhunës në familje, theksuan punën që ata bënin për ndërgjegjësimin e grave të këtij komuniteti për ta parandaluar dhe denoncuar dhunën ndaj tyre, në bashkëpunim edhe me organizata të shoqërisë civile që punonin në këtë drejtim.

    “...Janë 215 raste, të regjistruara në Drejtorinë Vendore për të gjithë Qarkun gjatë vitit 2017. Ne, rubrikë kemi vetëm për minoritet e jo për kategori tjetër. Nga komuniteti rom dhe egjiptian nuk është se kemi pasur raste të evidentuara. As nga komuniteti LGBT nuk kemi raste, pasi nuk raportojnë...” (punonjës i Drejtorisë të Policisë të Qarkut).

    “Egjiptianët pak a shumë shprehen se “me siguri bëj ndonjë gabim unë që më rreh burri” (punonjës i Drejtorisë të Policisë të Qarkut).

    “Edhe mamaja imë është dhunuar nga babai im, kështu e perceptojnë ato dhunën” (punonjës i Drejtorisë të Policisë të Qarkut).

    “Statistika për dhunën ndaj grave dhe vajzave në përgjithësi ne mbajmë, ndërsa të këtyre grupeve nuk kemi. I kemi si numër total, me të dhëna si mosha, edukimi, kohët e fundit kemi dhe gjëndjen social ekonomike. Nuk kemi specifi kime për gra nga target grupi me aftësi të kufi zuara, komunitetet LGBT dhe ato Rome, ne nuk mbajmë, kemi numër në total, jo të specifi kuara. Për vitin 2017 numri në total për gra të dhunuara është 564...” (punonjës i Drejtorisë të Policisë të Qarkut).

    “...Per vitin 2017 kemi 80 raste denoncime. Nga këto, vetëm 4 janë denoncime nga gra e vajza të komunitetit Rom dhe atij Egjiptian. Nga dy komunitetet e tjera nuk kemi denoncime...” (punonjës i Drejtorisë të Policisë të Qarkut).

    Institucione të Gjyqësorit

    Institucionet e gjyqësorit, pohojnë të regjistrojnë në mënyrë të veçantë rastet e paraqitura për divorc, të cilat kanë si shkak dhunën e ushtruar ndaj grave e vajzave. Rastet e regjistruara, ishin kryesisht ato me urdhër të menjëhershshëm mbrojtjeje apo me urdhër mbrojtjeje. Nuk u ofruan të dhëna mbi padi të ngritura gjatë vitit të fundit nga ndonjë grua me aftësi të kufi zuara, nga komuniteti Rom dha ai LGBT. Punonjës të këtyre institucioneve theksojnë si më poshtë:

    “...normalisht që statistika ne kemi, po nuk bëjmë specifi kime. Për ne ato janë palë në proces dhe ne nuk bëjmë dallim për personat me aftësi të kufi zuara, as për ata të komuniteteve LGBT dhe Rom...” (punonjës i Gjykatës së Shkallës së Parë).

    Përsa i përket informacionit dhe komunikimit të aksesueshëm me individë me aftësi të kufizuara, përfaqësuesit e gjyqësorit shprehen se ato mungojnë dhe e kalojnë përgjegjësinë tek Ministria e Drejtësisë dhe tek organizatat jo fi timprurëse që mbrojnë interesat e grupimeve të ndryshme të aftësisë së kufi zuar si ai i personave që nuk shohin dhe nuk fl asin e dëgjojnë.

    Të gjithë pjesëmarrësit nga institucionet, anëtare të mekanizmit të referimit, të përfshira në këtë raport vlerësimi, pohojnë se shërbimet ato i ofrojnë njëlloj për të gjitha gratë që kërkojnë ndihmë, pa u futur në specifi ka, të cilat mund të jenë në përputhje me nevojat, prejardhjen dhe traditën e grave nga të treja komunitetet.

    “Është e rëndësishmë të fi llojmë të mendojmë për këtë fenomen të paidentifi kuar. Duhet bërë pjesë e trajnimeve, formularëve e protokolleve dhe më pas duhet ndjekur me seriozitet, përmes monitorimeve” (punonjës i Bashkisë).

    Institucionet, përgjegjëse për dhunën në familje, raportuan gjithashtu se janë të përfshirë në vazhdimësi në fushata ndërgjegjësimi, si edhe në trajnime të organizuara për dhunën ndaj gruas. Çështje të lidhura me dhunën ndaj grave në fokus të këtij vlerësimi, kanë qenë shumë pak pjesë e fushatave dhe rritjes së kapaciteteve në nivel vendor.

    Përfaqësuesit e të gjitha institucioneve pjesëmarrëse, ngritën gjithashtu problematikën e mungesës së ndërgjegjësimit dhe informacionit tek vetë gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara dhe ato nga komuniteti në lidhje me njohjen, identifi kimin, denoncimin dhe trajtimin e

  • RAPORT VLERËSIMI2020

    fenomenit të dhunës. Ata ishin të sigurt se gratë e vajzat nga këto komunitete nuk njihnin të drejtat e tyre, nuk ishin aspak të informuara mbi fenomenin dhe parandalimin e trajtimin e tij, sidomos në zonat rurale dhe ato periferike të qyteteve.

    “Nuk i njohin të drejtat e tyre, sidomos gratë me aftësi të kufi zuara intelektuale, të cilat janë të izoluara dhe pre e dhunës së ushtruar ndaj tyre nga familjarët” (punonjës i Bashkisë).

    “Në ditët ndërgjegjësuese gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara nuk janë prezente. Janë të mbyllura dhe ne nuk i arrijmë dot. Nuk dimë ç’ka bëhet me gratë me aftësi të kufi zuara në zonat rurale. Ato nuk kanë asnjë lloj informacioni dhe janë totalisht të izoluara” (punonjës i Bashkisë).

    Shërbimet për gratë e vajzat, viktima të dhunës

    Numri i grave e vajzave, që kishin marrë shërbime në qendrat e trajtimit të grave, viktima të dhunës në familje e trafi kimit, dhe që morën pjesë në këtë studim, u raportua prej tyre të jetë 1230 për vitin 2017.

    Nga ky numër, vetëm 14.3% (n=176), ishin gra të raportuara nga komunitetet Rom e LGBT si edhe me aftësi të kufi zuara, viktima edhe këto të dhunës dhe trafikimit. Qendrat që ofronin shërbime për gratë, raportuan të kenë statistika të veçanta për gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara, ato të komuniteteve LGBT dhe Rom, të cilat kanë marrë shërbime në to.

    V.1.1 Çfarë mendojnë gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara mbi fenomenin e dhunës

    Shumica e grave me aftësi të kufi zuara, të trajtuara në shërbimet për të gjitha gratë e dhunuara, ishin me aftësi të kufi zuar intelektuale apo me problem të shëndetit mendor. Kjo shkon në linjë me studimet e realizuara në nivel ndërkombëtar, por edhe studime më të hershme, të realizuara në Shqipëri (ADRF, 2015).

    “...Ështe më e pranishme nga sa mund të mendohet dhe kam shembuj nga të afërme dhe shoqe të dhunuara. Gjithsesi, janë shumë raste që jo vetëm nuk denoncohen, poredhe fshihen nga të gjithë të afërmit...” (grua me aftësi të kufi zuara).

    Gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara, të cilat morën pjesë në grupet e fokusuara, konfi rmuan me thëniet e tyre se ato me dëmtime në sferën intelektuale janë më shumë të rrezikuara për të qenë të dhunuara në krahasim me gratë e tjera, të cilat kanë dëmtime fi zike, të shikimit apo të të folurit. Ato pohuan që gratë e vajzat nga kjo kategori janë më të rrezikuara edhe për faktin se u mungon plotësisht edukimi seksual dhe nuk janë në gjendje të identifi kojnë sjelljet seksuale abuzive. Ato jetojnë në varfëri dhe janë plotësisht të varura nga të afërmit, të cilët ka raste që i abuzojnë dhe shfrytëzojnë edhe për qëllime ekonomike apo trafi kimi. Por jo më pak të ekspozuara ndaj dhunës janë dhe gratë e tjera me aftësi të kufi zuara, të cilave aftësia e kufi zuar (fi zike, në të folur, në shikim) u kufi zon mbrojtjen fi zike dhe emocionale. Barrierat në komunikim i pengojnë për të raportuar dhunën, mungesa e shikimit i pengon për të identifi kuar dhunuesin, por bëhet shkak edhe për të mos lëvizur/apo për të mos u orientuar me qëllim largimin e menjëhershëm nga një situatë dhune, mungesa e aksesit fi zik në institucione dhe qendra i privon nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme. Këto vështirësi, ilustrohen në vijim nga thëniet e vetë grave dhe vajzave me aftësi të kufi zuara, të cilat u përfshinë në grupet e fokusuara.

    “...gratë me aftësi të kufi zuara mendore e kanë të vështirë të kuptojnë dhunën...” (grua me aftësi të kufi zuara).

    “...shpeshherë, kujdestari apo i afërmi rezulton të jetë edhe dhunues...” (grua me aftësi të kufi zuara).

    “...familjarët apo kujdestarët u japin të sëmurëve mendorë qetësues që të fl enë më shumë, dhe kjo është një lloj dhune...” (grua me aftësi të kufi zuara).

    Përsa i përket moshës së viktimave nga të tre komunitetet, specialistët e qendrave pohuan se mosha e tyre ishte kryesisht e re, 18-35 vjec. Ndërkohë, fokus grupet dhe intervistat e realizuara me antarë të komunitetit rom treguan se gratë nga ky komunitet ishin të dhunuara në vijimësi, gjatë gjithë ciklit të jetës.

    Rastet e sjella për këtë studim nga ofruesit e shërbimeve, treguan se gratë dhe vajzat me aftësi të kufi zuara dhe ato nga komunitetet Rom janë viktima të të njëjtave forma të dhunës ashtu si edhe gratë pa aftësi të kufi zuara, por edhe të formave të dhunës të lidhura me aftësinë e kufi zuar të tyre apo me steriotipet e kontekstin familjar. Ajo që vihet re nga rastet e sjella, është se një pjesë e grave me aftësi të kufi zuara kanë përjetuar dhunë

  • Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara - Një vështrim mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitetet Rom, LGBT dhe atyre me aftësi të kufi zuara në bashkitë, Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Shkodër 2121

    fi zike që lidhet me aftësinë e tyre të kufi zuar. Ndalimi i mjekimit, izolimi në shtëpi pasi karrigia me rrota ishte shkatërruar apo lidhja me litar brenda shtëpisë për arsye të mungesës së shërbimeve mbështetëse, janë lloje specifi ke të dhunës fi zike, të ushtruara ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara, të sjella për këtë studim nga pjesëmarrësit.

    “...Më të shpeshta janë dhuna psikologjike, fi zike dhe verbale, por dhuna psikologjike dhe ajo emocionale janë të përjetshme...” (grua me aftësi të kufi zuara).

    Dhuna verbale dhe ajo psikologjike ishin më sëshumti shoqëruese të asaj fi zike, sidomos në grate e vajzat e komunitetit Rom dhe atyre me aftësi të kufi zuara. Tek gratë me aftësi të kufi zuara, dhuna emocionale ishte e lidhur me aftësinë e kufi zuar. Kërcënimi për braktisje nga familjarët e një gruaje në karrige me rrota, apo kontrolli i çdo sjelljeje e çdo lëvizjeje dhe kërcënimi se do të dërgohej në institucion i një vajze me aftësi të kufi zuara, ishin shembuj të sjellë të dhunës emocionale, të ushtruar në kontekstin e aftësisë së kufi zuar.

    “...Një e afërme e familjes sime, është një grua me aftësi të kufi zuara të moderuara mendore, e cila ka konfl ikte të vazhdueshme me bashkëshortin, i cili kërkon divorcin. Gjatë takimit me punonjësen sociale, gruaja tregon se nënvlehtësohet dhe se dhunohet emocionalisht në mënyrë konstante. Dhuna shkon deri aty, sa asaj i fshihen mjekimet e rekomanduara nga mjekët...” (grua me aftësi të kufi zuara).

    Ofruesit e shërbimeve treguan se gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara dhe ato nga komuniteti Rom, nuk i kanë shpëtuar trafi kimit të qënieve njerëzore. U raportuan 7 raste të grave me aftësi të kufi zuara, të trafi kuara gjatë vitit të fundit. 6 prej tyre ishin me aftësi të kufi zuara intelektuale dhe me probleme të shëndetit mendor; një prej tyre ishte viktimë e dhunës seksuale dhe një ishte minorene. Po ashtu, ato raportuan 15 raste të grave nga komuniteti Rom dhe një nga komuniteti LGBT, të trafi kuara.

    Nga fokus grupet dhe intervistat e realizuara, rezultoi se dhuna ekonomike është e pranishme në jetën e tyre.Gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara pohuan që më sëshumti pagesat e tyre të aftësisë së kufi zuar menaxhoheshin nga familja apo bashkëshorti dhe nuk përdoreshin për të menaxhuar probleme të lidhura me aftësinë e tyre të kufi zuar.

    Një nga rastet e raportuara ishte ai i një vajze me aftësi të kufi zuara intelektuale, ndaj të cilës ishte ushtruar dhunë seksuale.

    Në rrëfi met e tyre, gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara, pothuajse të gjitha, konfi rmuan se dhuna psikologjike është një nga format e dhunës që ato e përjetojnë rëndom. Ato evidentuan se një ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë dhunën psikologjike janë paragjykimet që familjarët dhe shoqëria kanë për to. Gratë dhe vajzat me aftësi të kufi zuara ndihen dhe janë dyfi sh të paragjykuara nga familja dhe shoqëria. Për shkak të të qenit grua, por edhe me aftësi të kufi zuar, ato në të shumtën e rasteve nuk gëzojnë të drejtën për t‘u arsimuar, punësuar, krijuar familje, lindur fëmijë dhe për t‘u përfshirë në komunitet. Pjesëmarrëset në grupet e fokusuara theksuan se familja është barriera e parë që ato ndeshin për të jetuar të pavarura. Familjarët dhe të afërmit, të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për mirëqenien e tyre, si në aspektin moral por shpeshherë edhe në rolin e kujdestarit, janë të parët që i pengojnë të përfshihen në jetën aktive. Pikërisht familjarët, nën rolin e “mbrojtësit” për të afërmet e tyre me aftësi të kufi zuara, nga etiketimet, talljet apo përbuzjet, me të cilat këto mund të përballen në mjedisin jashtë familjes, në fakt refuzojnë që ato të përfshihen në shoqëri. Një “mbrojtje” e tillë bën që gratë me aftësi të kufi zuara të izolohen, të ndrydhin ndjenjat e tyre, dëshirat, endrrat dhe të kenë një vetëvlerësim të ulët. Në këtë mënyrë, atyre nuk u jepet shansi për të provuar aftësitë dhe për të dalë nga izolimi. Ato shprehen se në ambientin familjar ky lloj trajtimi “mbrojtës” bëhet shkak për të përjetuar dhunë psikologjike të vazhdueshme.

    “...më e shpeshtë është dhuna emocionale-psikologjike. Familja të bën të ndiesh nevojën e tyre për të të ndihmuar. Për faktin që je me aftësi të kufi zuar, shpesh na thonë ke vëllain, motrën ku të mbështetesh. Nuk të lënë të krijosh personalitetin tënd, por të shtërngojnë të jesh e varur nga të tjerët...” (grua me aftësi të kufi zuara).

    Edhe në rastet kur aftësia e kufi zuar që ato mbartin, nuk është e lidhur me zhvillimin e tyre mendor, shoqëria i sheh dhe trajton si individë me kufi zime të plota, pra të paafta për t‘u përfshirë, kontribuar në jetën aktive apo për të realizuar rolin tyre gjinor.

    Rastet e dhunës, të sjella për këtë studim nga qendrat e shërbimeve, hodhën dritë mbi faktin se në rastin e grave e vajzave me aftësi të kufi zuara, familjarët, përfshirë dhe

  • RAPORT VLERËSIMI2222

    ata që janë kujdestarët ligjorë, janë personat që kryesisht ushtrojnë dhunë më së shumti (babai, nëna, njerka, vëllai, motra, gjyshja).

    Rezultatet e përftuara nga grupet e fokusuara, treguan se gratë me aftësi të kufi zuara e gjejnë veten shpeshherë të neglizhuara apo në situata abuzive, sepse janë të varuara fi nanciarisht apo fi zikisht nga bashkëshortët, familjarët apo kujdestarët, të cilët janë ndër ata që ushtrojnë dhunë e abuzojnë me to. Jetesa në rrethana varësie prej të tjerëve, ua bën të vështirë shkëputjen nga mjedisi ku jetojnë dhe shton pengesat për të denoncuar dhunën apo për të kërkuar mbështetje në qendra të specializuara. “Pajtimi” që ato bëjnë me dhunën apo abuzimin që përjetojnë nga bashkëshortët apo familjarët, bëhet në shumë raste edhe për shkak të varësisë ekonomike që kanë prej tyre, për shpenzime të shtuara që u nevojiten për të mbuluar nevoja (pajisje, ilaçe, etj.), që vijnë si pasojë e specifi kave të llojit të aftësisë së kufi zuar. Sipas tyre, të gjitha këto rrisin mundësitë e shfrytëzimit dhe abuzimit të vazhdueshëm si fi zik, ashtu edhe psikologjik.

    “...kam dëgjuar një rast në një fshat për një vajzë me aftësi të kufi zuara që del nga shtëpia vetëm e bërtet në rrugë. Ajo dhunohet nga vëllezërit e saj, pasi, sipas tyre, ajo nuk duhet të dalë nga shtëpia. Mentaliteti shpesh i shtyn familjarët drejt dhunës ndaj grave me aftësi të kufi zuara, për arsye se ato nuk duhet të dalin jashtë, t’i shohin të tjerët….” (grua me aftësi të kufi zuara).

    Neni 16 i Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuara, kërkon marrjen e të gjitha masave për nxitjen e trajtimit fi zik, psikologjik, si edhe për rehabilitimin dhe integrimin social të grave e vajzave, që janë viktima të çdo lloj forme dhune apo abuzimi.

    Pjesëmarrësit nga qendrat që ofrojnë sh ërbime për gratë e dhunuara, raportuan të kenë trajtuar raste të dhunës ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara, njëlloj si çdo rast tjetër i një gruaje të dhunuar. Shërbimet e ofruara kanë qenë të shumëllojshme, që nga asistenca ligjore për marrjen e urdhrit të mbrojtjes, ndjekja e proçedurave të divorcit dhe përfaqësimi në gjykatë deri tek këshillimi e trajtimi psikologjik, strehimi i përkohshëm dhe afatgjatë, referim në qendra apo institucione të tjera ofruese të shërbimeve, komunikimi me familjen dhe orientimi në punësim e formim profesional. Pengesat në trajtimin e grave e vajzave me aftësi të kufi zuara me shërbimet për të gjitha gratë, raportohen të kenë qenë

    jo të vogla. Pjesëmarrësit listuan një sërë pengesash si: (a) mjediset e papërshtatura nga ana ndërtimore në të gjitha aspektet; (b) mungesa e kapaciteteve në disa raste për të komunikuar me gra me aftësi të kufi zuara me probleme në zhvillim dhe probleme të shëndetit mendor apo ato me probleme në dëgjim; (c) mungesa e ambienteve të veçanta për gra me aftësi të kufi zuara të rënda; (d) mungesa e stafeve mbështetëse; (e) pengesa pas përfundimit të ciklit të trajtimit në qendër dhe referimit në shërbime të tjera, etj.

    Mungesa e shërbimeve në komunitet për personat me aftësi të kufi zuara, pas daljes nga qendrat pritëse, mungesa e banesave sociale, mungesa e shërbimeve për jetesë të pavarur etj, bëjnë që në shumë raste gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara të rikthehen në familje pranë dhunuesit e të rifuten përsëri në ciklin e dhunës. Pjesëmarrësit nga qendrat e shërbimeve raportuan se në raste të tjera, gratë e vajzat me aftësi të kufi zuara strehohen në institucione rezidenciale të përkujdesit social, larg qendrave të banimit të tyre dhe shpesh jo në përputhje me moshën, nevojat dhe aftësinë e tyre të kufi zuar.

    “Rastet e trajtimit të grave me aftësi të kufi zuara paraqiten të vështira.” (ofrues i shërbimeve).

    “Mendoj se bëhet shumë pak ose aspak për gratë me aftësi të kufi zuara viktima të dhunës. Shërbimet që ne kemi nuk janë të përshtatura për të pritur gratë me aftësi të kufi zuara, për më tepër janë shumë të pakta në numër. Mungon ekspertiza në shërbimet tona në trajtimin e këtyre rasteve.” (ofrues i shërbimeve).

    Shumica e ofruesve të shërbimeve, ishin të mendimit se vetë gratë me aftësi të kufi zuara kanë zgjedhur të mos kërkojnë ndihmë dhe, për këtë arsye, numri i tyre në shërbime është kaq i vogël.

    Pjesëmarrësit theksuan si një faktor pozitiv bashkëpunimin mes shërbimeve të ndryshme për të gjetur zgjidhjen më të mirë në trajtimin e rasteve të rënda të grave me aftësi të kufi zuara të dhunuara.

    “Kur kemi nevoja për probleme që nuk i zgjidhim dot, kërkojmë ndihmën e qendrave të specializuara, sidomos në raste të trajtimit të shëndetit mendor.” (ofrues i shërbimeve).

    “Nuk është e lehtë. Komunikimi me një grua me aftësi të kufi zuara kërkon specializim më vete. Duhet të punosh

  • Dhuna ndaj grave e vajzave nga komunitete të pafavorizuara - Një vështrim mbi fenomenin e dhunës ndaj grave e vajzave nga komunitetet Rom, LGBT dhe atyre me aftësi të kufi zuara në bashkitë, Elbasan, Vlorë, Tiranë dhe Shkodër 2323

    fort që ta kuptosh dhe të gjesh më pas shërbimet që mund të përshtaten me aftësinë e kufi zuar. Duhet më shumë ndjeshmëri dhe shërbimet mungojnë më sëshumti për personat me aftësi të kufi zuara.” (ofrues i shërbimeve).

    Rastet e sjella nga pjesëmarrësit në studim, tregojnë se gratë me aftësi të kufi zuara hyjnë në një cikël të gjatë dhune, nga i cili është e vështirë të dalësh. Largimi nga mjedisi i dhunës dhe vendosja në institucione rezidenciale, shihet si shpëtimi i vetëm i grave të dhunuara, por edhe i institucioneve e qendrave që ofrojnë shërbime emergjente për gratë e dhunuara. Mungesa e të gjitha llojeve të shërbimeve në komunitet për personat me aftësi të kufi zuara, kufi zon trajtimin dhe rehabilitimin në vazhdimësi dhe nuk lejon që gratë me aftësi të kufi zuara të dalin nga cikli i gjatë e vicioz i dhunës.

    “Mungon shërbimi për familjen. Është një kalvar i gjatë të kesh një fëmijë me aftësi të kufi zuara, i cili është i gjithi barrë për familjen. Ka raste të ushtrimit të dhunës, fëmijë që gjenden të lidhur, pasi mungojnë shërbimet në komunitet dhe ndihmësi personal. Dhuna ndaj individëve me aftësi të kufi zuar në Shqipëri është e lidhur me mungesën e të gjitha shërbimeve për ta dhe familjet e tyre.” (grua me aftësi të kufi zuara).

    Një grua me aftësi të kufi zuara, pjesëmarrëse në grupin e fokusuar, thotë:

    “...dhunë ka edhe në ofrimin e shërbimeve, nuk ka specialistë të dhënies së shërbimit. Mungesa e dhënies së shërbimit është dhuna bazë...”.

    Si një çështje që duhet eksploruar dhe për të cilën duhet punuar në vazhdimësi, u cilësua dhënia e informacionit dhe trajnimet që duhen kryer për familjarët dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufi zuara. Pjesëmarrëset në grupe të okusuara e sugjeruan si shumë të rëndësishëm në proçesin e parandalimit dhe identifi kimit të fenomenit të dhunës ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara.

    “Jeta e grave e vajzave me aftësi të kufi zuara është e lidhur me praninë e anëtarëve të tjerë të familjes apo kujdestarët. Ato patjetër duhet të jenë pjesë e trajnimeve, ku të fl itet mbi llojet specifi ke të dhunës së ushtruar ndaj grave e vajzave me aftësi të kufi zuara” (grua me aftësi të kufi zuara).

    Gratë me aftësi të kufi zuara të përfshira në grupet e fokusuara, kishin ndjesinë se përfaqësuesit e institucioneve nuk janë të ndërgjegjësuar për dhunën që mund të ushtrohet mbi to. Sipas tyre, profesionistët, specialistët, personat që i ofrojnë shërbimet janë pjesë e shoqërisë dhe si të tillë ato i paragjykojnë. Si rezultat, i neglizhojnë në ofrimin e shërbimeve, për të cilat kanë detyrim. Të intervistuarat ishin të mendimit se është e nevojshme që profesionistët e qendrave, institucioneve, si dhe kujdestarët, të informohen për të drejtat e grave me aftësi të kufi zuara. Ato vlerësuan se edhe vetë gratë me aftësi të kufi zuara duhet të përfshihen në trajnime dhe takime informuese që zhvillohen për tematika të lidhura me dhunën ndaj grave me aftësi të kufi zuara.

    “...çdo organizatë/qendër që ofron shërbime për gratë duhet të trajnojë punonjësit e saj për çështje të lidhura me dhunën ndaj grave me aftësi të kufi zuara...” (grua me aftësi të kufi zuara).

    “...duhet të bëjnë aktivitete me ne, të na ftojnë...organizatat/ qendrat nuk na bëjnë pjesë të takimeve...” (grua me aftësi të kufi zuara).

    V.1.2 Dhuna ndaj grave e vajzave të komunitetit LGBT

    Pjesëmarrësit në intervista nga komuniteti LGBT treguan se për shkak të traditave shqiptare dhe situatës ekonomike, pjesa më e madhe e grave lezbike dhe biseksuale jetojnë me familjen e tyre. Për shkak të presionit social, gratë lesbike dhe biseksuale vuajnë nga frika e stigmatizimit, humbjes së familjeve të tyre në momentin kur ata do të zbulojnë orientimin seksual të vajzave të tyre. Një nga shqetësimet kryesore të grave lezbike dhe biseksuale është presioni që ushtrohet nga familjet e tyre për t’i martuar. Ky obligim shoqëror intensifi kohet me moshën. Dhuna psikologjike i detyron ata që të shtypin orientimin e tyre seksual dhe të bëjnë atë që është më e pranueshme nga shoqëria. Ndonjëherë gratë lesbike detyrohen të bëjnë marrëveshje me meshkuj homoseksualë për të krijuar lidhje ose martesëme qëllim që të shpëtojnë nga presioni i familjeve të tyre. Në disa raste, kur orientimi seksual i grave lesbike zbulohet nga familjet, ata abuzohen verbalisht dhe fi zikisht, kërcënohen, izolohen në shtëpi dhe detyrohen mos