ngritja (upgrade) në microsoft® sql server® 2012

5
SQL Server Artikull Teknik Ngritja (upgrade) në Microsoft® SQL Server® 2012 Autor: Atdhe Buja Recensues teknike: AB blog (https://atdhebuja.wordpress.com/ ) Publikuar: Korrik 2014 Aplikohet në: SQL Server 2008, 2012 Për Autorin Unë jam Atdhe Buja administrator i Bazave të të Dhënave Database administrator dhe menaxher i projekteve në Agjencionin e Shoqërisë së Informacionit / MAP. Gjithashtu kam njohuri praktike në menaxhimin e administrimin e RDBMS-ve, SCOM, çështje të sigurisë, Backup strategji, Oracle, SharePoint (certifikuar në gjitha provimet e Ms SQL Server, Oracle, CEH). Projekt menaxher në projektin e Ministrisë së Drejtësisë “Unifikimi i infrastrukturës dhe bazave të të dhënave dhe disa të tjera columnist i rregulltë në blog http://atdhebuja.wordpress.com/ & http://sqlserver-performance-tuning.net/?s=atdhe&x=-1150&y=-169 , kontributor e anëtar i komunitetit ICT Awards http://ictawards.org/2013/stafi/ Microsoft Profile : https://www.mcpvirtualbusinesscard.com/VBCServer/AtdheBuja/profile Të gjitha postimet: https://atdhebuja.wordpress.com/blogs/ Nëse keni ndonjë çështje apo nevojë të pazgjidhur ose për realizim çdo gjë që ka të bëjë me SQL Server teknologji dhe të tjera. Ju lutem mos hezitoni të më

Upload: atdhe-buja

Post on 15-Aug-2015

114 views

Category:

Technology


2 download

TRANSCRIPT

SQL Server Artikull Teknik

Ngritja (upgrade) në Microsoft® SQL Server® 2012

Autor: Atdhe Buja

Recensues teknike: AB blog (https://atdhebuja.wordpress.com/ )

Publikuar: Korrik 2014

Aplikohet në: SQL Server 2008, 2012

Për Autorin

Unë jam Atdhe Buja administrator i Bazave të të Dhënave Database administrator dhe menaxher i projekteve në Agjencionin e Shoqërisë së Informacionit / MAP. Gjithashtu kam njohuri praktike në menaxhimin e administrimin e RDBMS-ve, SCOM, çështje të sigurisë, Backup strategji, Oracle, SharePoint (certifikuar në gjitha provimet e Ms SQL Server, Oracle, CEH).

Projekt menaxher në projektin e Ministrisë së Drejtësisë “Unifikimi i infrastrukturës dhe bazave të të dhënave dhe disa të tjeracolumnist i rregulltë në blog http://atdhebuja.wordpress.com/ & http://sqlserver-performance-tuning.net/?

s=atdhe&x=-1150&y=-169 , kontributor e anëtar i komunitetit ICT Awards http://ictawards.org/2013/stafi/ Microsoft Profile : https://www.mcpvirtualbusinesscard.com/VBCServer/AtdheBuja/profile Të gjitha postimet: https://atdhebuja.wordpress.com/blogs/   Nëse keni ndonjë çështje apo nevojë të pazgjidhur ose për realizim çdo gjë që ka të bëjë me SQL Server teknologji dhe të tjera. Ju lutem mos hezitoni të më kontaktoni, në email [email protected] Linked in: https://www.linkedin.com/in/atdhebuja

Ky udhëzues teknik merret me ngritjen (upgrade) në Microsoft® SQL Server® 2012 në detale teknike për

planifikim dhe testim të ngritjes së SQL Server 2008 R2. Por nëse injorohen standardet, rregullat dhe nuk

respektohet process plani, atëherë do të vështirësohet procesi dhe mund të dështojë ose të vonojë në kohë.

Planifikimi i Ngritjes (Upgrade)!SQL Server 2012 ka përmirësime dhe komponente të mjaftueshme në të gjitha fushat e një produkti /

ndërmarrje. Për të kuptuar dhe pasur një pasqyrë më të mire të komponenteve të reja të SQL Server 2012 që

ndihmojnë shumë në ngritje, shih SQL Server 2012 Home page.

Për të përgatitur një ngritje apo avancim të verzioneve, fillon me analizën e mbledhjen e informative për

gjendjen ekzistuese dhe efektet që mund të prodhoj procesi i rrezikut i cili involvohet. Skenarët e ngritjes

(upgrade) mund të jenë kompleks aq sa edhe aplikacionet dhe instance e SQL Server. Disa skenar me

ambientin që keni mund të jenë të thjeshta, të tjerat më të vështira. Duhet filluar duke analizuar kërkesat për

procesin e ngritjes-avancimit, përfshirë edhe rishikimin e strategjive të rikthimit nga fatëkeqësia (disaster

recovery), mbledhjen e kërkesave hardware / software për SQL Server 2012 dhe duke hulumtuar për ndonjë

problem që mund të paraqitet në të ardhmen.

Figurë

Strategjitë e UpgradeNgritja – avancimi është një tranzicion i njëjtë sikurse prej SQL Server 2005, 2008 ose 2008 R2 në SQL Server 2012. Ka dy strategji fundamentale për ngritje:

In-place upgrade: duke përdor SQL Server 2012 Setup për ngritje direkt në instance të SQL Server 2008 R2. Instance e vjetër e SQL Server zëvendësohet.

Side-by-side upgrade: duke përdor mënyrën e bartjes së plotë ose pjesëshme nga një instance e SQL Server 2008 R2 në një instance ndaras të SQL Server 2012.

In-Place upgradeKy lloj i ngritjes quhet “in place” sepse instance e ngritur e SQL Server 2008 R2 zëvendësohet me instance të re të SQL Server 2012 në të njëjtin vend fizikisht. Nuk është e nevojshme të kopjohen bazat e të dhënave nga instance e vjetër në SQL Server 2012 sepse të dhënat e vjetëra automatikisht konvertohen në formatin e ri. Kur të përfundojë procesi, instance e vjetër e SQL Server 2008 R2 është larguar nga server.

Figura 1 In-place upgrade

Këtu paraqiten hapat kryesor të SQL Server 2012 gjatë instalimit kur aplikoni in-place upgrade:

1. Parakushtet e SQL Server 2012 që duhet plotësuar – Microsoft .NET Framework 4.0, bazat e të dhënave do të vazhdojnë të jenë në dispozicion (On-line).

2. Windows Power Shell 2.0.3. Kontrolla e ndonjë bllokimi të upgrade, nëse ka do të listohen. Duhet të riparohen dhe më pas të

rifillohet me procesin e ngritjes (System Configuration Checker).4. Instalimi i file përkrahës të SQL Server 2012.5. Setup ndalon service e SQL Server. Në këtë pikë, instance nuk është më në dispozicion.6. SQL Server 2012 ngritë – update komponentet e zgjedhura dhe objektet.7. Setup fshin file përkrahës.

Instance e re e SQL Server 2012 është plotësisht në dispozicion. Instance e SQL Server është zëvendësuar automatikisht.

Side-by-Side UpgradeMe këtë strategji të ngritjes, në vend të zëvendësimit direkt të instances së vjetër SQL Server, kërkohet që bazat e të dhënave dhe komponentet të transferohen nga instance e SQL Server 2008 R2 në një instance ndaras të veçantë fizikisht SQL Server 2012 dhe konsiderohet mënyra më e sigurtë. Kjo quhet “side-by-side” metodë sepse instance e re SQL Server 2012 është në dispozicion krahas instancave tjera.

Ka dy mundësi të rëndësishme kur përdoret side-by-side metoda e ngritjes:

Ju mund të transferoni të dhënat dhe komponentet në një instance SQL Server 2012 e cila është në një tjetër server fizik.

Ju mund të transferoni të dhënat dhe komponentet në një instance SQL Server 2012 në të njëjtin server fizik.

Zakonisht, pas ngritjes të instances që është në dispozicion, ju mund të largoni instance e vjetër.

Figura 2 tregon gjendjen para dhe pas të side-by-side ngritjes në dy (2) server.

Figura 2 Side-by-side upgrade

Mund të përdoret metoda side-by-side për të ngritur në SQL Server 2012 në të njëjtin server të instance SQL Server 2008 R2.

Figura 3 tregon side-by-side upgrade realizohet në të njëjtin server.

Figura 3 Realizimi side-by-side upgrade në të njëjtin server, të dy instances vazhdojnë të jenë në dispozicion

Rezultati

Ky proces është planifikuar dhe realizuar me sukses në të gjithë infrastrukturën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Administratës Publike nga z. Atdhe Buja. Janë përcjell dhe plotësuar gjitha rregullat dhe standardet e TI-së, infrastruktura është funksionale dhe shumë stabile.