njomza selimi osmani, phdcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/pjesa-16-1.pdf · 2020. 10. 11. ·...

17
C E N T R U M 14 273 Njomza Selimi Osmani, PhD 1 UDC: 174:375.011.3-051]:316.65-057.874(497.115) RRITJA E PËRFAQËSIMIT POLITIK TË GRAVE PËRMES SISTEMIT TË KUOTAVE ЗГОЛЕМУВАЊЕ НА ПОЛИТИЧКАТА ЗАСТАПЕНОСТ НА ЖЕНИТЕ ПРЕКУ СИСТЕМИ НА КВОТИ ENHANCING WOMEN’S POLITICAL REPRESENTATION THROUGH QUOTA SYSTEMS ABSTRACT This paper discusses the impact of quota systems on women’s’ political participation. Despite the increased global visibility of women in politics, there is still a gap in women’s political representation when compared with men. In the last 25 years, more than 120 countries around the world have introduced some type of gender quotas aiming at enhancing women’s political participation. This paper focuses on types of gender quotas, pro and anti quota facts, the efficiency of quotas and their implementation. The effects of quota strategies are not auto- matic. They depend on the degree of party system institutionalization, electoral competitiveness, legal enforcement, and social-cultural attitu- des toward women. Electoral quotas have gained international support and have proven to be effective in ‘fast-tracking’ women’s political representation to produce equality of results, not just equality of oppor- tunity. In order to be effective in changing women’s historical underre- presentation electoral gender quotas have to fit the electoral system and 1 Dr.sc. Njomza Selimi Osmani, Fakulteti juridik, Universiteti i Tetovës, e- mail:[email protected]

Upload: others

Post on 04-Feb-2021

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • C E N T R U M 14

    273

    Njomza Selimi Osmani, PhD1

    UDC: 174:375.011.3-051]:316.65-057.874(497.115)

    RRITJA E PËRFAQËSIMIT POLITIK TË GRAVE PËRMES SISTEMIT TË KUOTAVE

    ЗГОЛЕМУВАЊЕ НА ПОЛИТИЧКАТА ЗАСТАПЕНОСТ НА

    ЖЕНИТЕ ПРЕКУ СИСТЕМИ НА КВОТИ

    ENHANCING WOMEN’S POLITICAL REPRESENTATION THROUGH QUOTA SYSTEMS

    ABSTRACT

    This paper discusses the impact of quota systems on women’s’

    political participation. Despite the increased global visibility of women

    in politics, there is still a gap in women’s political representation when

    compared with men. In the last 25 years, more than 120 countries

    around the world have introduced some type of gender quotas aiming

    at enhancing women’s political participation. This paper focuses on

    types of gender quotas, pro and anti quota facts, the efficiency of quotas

    and their implementation. The effects of quota strategies are not auto-

    matic. They depend on the degree of party system institutionalization,

    electoral competitiveness, legal enforcement, and social-cultural attitu-

    des toward women. Electoral quotas have gained international support

    and have proven to be effective in ‘fast-tracking’ women’s political

    representation to produce equality of results, not just equality of oppor-

    tunity. In order to be effective in changing women’s historical underre-

    presentation electoral gender quotas have to fit the electoral system and

    1 Dr.sc. Njomza Selimi Osmani, Fakulteti juridik, Universiteti i Tetovës, e-

    mail:[email protected]

  • C E N T R U M 14

    274

    should include regulations about the rank order of women and men on

    the electoral lists as well as sanctions for non-compliance.

    Key words: women political representation, quota systems,

    effectiveness, implementation

    1. HYRJE

    Edhe përkundër përparimit të bërë në arsimim, gratë ende janë të

    nënpërfaqësuara në pozitat udhëheqëse në politikë dhe biznes. Në shu-

    më vende janë vendosur kuota në sistemin politik, ndërsa numri i ven-

    deve që gjithashtu kërkojnë apo institucionalizojnë kuota në këshilla

    drejtues është gjithnjë e më i madh.

    Duke filluar prej viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, gratë

    filluan të arrijnë sukses në arsimimin e tyre, pjesëmarrjen në fuqinë

    punëtore si dhe në aktivizmin politik. Gjithsesi se dallimet në mes të

    gjinive janë ende evidente në vendet me të ardhura më të ulta, por për

    dallim prej dekadave të mëparshme, ata janë më të vogla. Në vendet me

    të ardhura mesatare dhe të larta, një numër i madh i këtyre dallimeve

    është ndryshuar. Në disa sfera të jetës gratë marrin pjesë me përqindje

    më të lartë se sa meshkujt.

    96% e vendeve e kanë njohur dhe miratuar të drejtën e votës për

    gratë. Në mesin e vendeve të fundit që e njohë të drejtën e votës për

    gratë janë Omani në vitin 2003, Kuvajti në vitin 2005, Katari dhe Emi-

    ratet Arabe në vitin 2006, me çka numri i votuesve gra të regjistruara

    nëpër vende të ndryshme të botës është në rritje. Në Egjipt numri i vot-

    uesve femra është rritur në 37% në vitin 2004 në krahasim me vitin

    1975 kur kjo shifër tregonte 16%. Ekzistojnë vende, si për shembull

    Barbados, Çile, Ekuador, Malta, Porto Riko, Suedia dhe Shtetet e

    Bashkuara të Amerikës ku numri i votuesve femra është më i madh sesa

    votuesve meshkuj. Megjithatë, ende nuk mund të thuhet se i tëri ky

    përparim i arritur në arsimimin e grave, zhvillimin e tyre profesional

    dhe participimin politik, reflektohet si zhvillim i dukshëm në lidershipin

    e grave në politikë dhe biznes.

    Edhe pse disa gra kanë arritur pozitat më të larta udhëheqëse në

    vendet e tyre, si që është për shembull Angela Merkel në Gjermani,

    vetëm 23% të deputetëve në botë janë femra. 2 Gjithashtu numri i 2 https://data.worldbank.org/indicator/sg.gen.parl.zs?end=2018&start=1990, qasur

    më 8 prill 2020.

    https://data.worldbank.org/indicator/sg.gen.parl.zs?end=2018&start=1990

  • C E N T R U M 14

    275

    femrave në pozita udhëheqëse nëpër korporata është i vogël. Në

    Evropë, edhe pse 45% e fuqisë punëtore janë femra, vetëm 11.9% femra

    janë pjesë e këshillave drejtues të kompanive. Në Amerikë ky numër

    është vetëm 9.9%, 6.5% në Azi dhe 3.2% në Lindjen e mesme dhe

    Afrikë. Numri i vogël i grave në pozitat udhëheqëse duhet të na çojë

    drejt një debati se çfarë politika publike duhet të vendosen për t’u ndry-

    shuar praktika. Një mënyrë se si të ndikohet në këtë realitet është

    përmes intervenimit me sistemin e kuotave.

    Sistemi i kuotave për gratë do të thotë që gratë doemos duhet të

    përbëjnë një numër të caktuar apo përqindje të caktuar të anëtarëve të

    ndonjë trupi, qoftë kjo listë e kandidatëve, parlament, komitet apo qeveri.

    Përmes kuotave synohet drejt rritjes së përfaqësimit të grave në institu-

    cionet publike të zgjedhura si që janë qeveria, parlamenti dhe këshillat

    lokale të komunave. Legjitimiteti i sistemit të kuotave për gratë kërkohet

    në diskursin e përjashtimit, sipas çkahit arsyeja kryesore për nënpërfa-

    qësimin e grave janë praktikat e përjashtimit nga ana e partive politike

    dhe institucioneve politike. Sistemi i kuotave i detyron ata që janë të

    autorizuar të nominojnë dhe selektojnë kandidatë për pozita të caktuara,

    të fillojnë të rekrutojne gra dhe atyre t’ju japin një shans.

    2. LLOJET E KUOTAVE GJINORE

    Më shumë se gjysma e vendeve në botë implementojnë ndonjë

    lloj të kuotave gjinore në 20-30 vitet e fundit. Në vitin 1990 Këshilli

    ekonomik dhe social i Kombeve të bashkuara vendosi një target prej

    30% përfaqësim të grave në organet vendimmarrëse deri në vitin 1995,

    si rezultat i lëvizjeve të organizatave qytetare për ngritjen e vetëdijes

    për të drejtat e grave. Në vitin 1995 në Konferencën e Kombeve të

    Bashkuara për gratë në Pekin, kërkohej që qeveritë të “sigurojnë një

    përfaqësim të barabartë në të gjitha nivelet vendimmarëse në institucio-

    net nacionale dhe ndërkombëtare”3. Për shkak të këtyre rrethanave të

    reja, filluan të paraqiten kuotat gjinore si opsion në shumë vende.

    Ekzistojnë tre lloje themelore të kuotave gjinore. Kuotat vullne-

    tare partiake janë miratuar nga ana e partive politike në një numër të

    madh të vendeve dhe përmes tyre vetë partia obligohet për nominim të

    një përqindjeje të caktuar të kandidateve gra në listat zgjedhore. Kuotat

    ligjore janë lloji i dytë i kuotave që janë përcaktuar me ligjin e vetë 3 Deklarata dhe Platforma për veprim e Pekingut e miratuar nga Konferenca për gratë:

    Veprim për barazi, zhvillim dhe paqe, 15 shtator 1995

  • C E N T R U M 14

    276

    vendit dhe përmes tyre kërkohet një numër i caktuar i pozitave të kan-

    didatëve të rezervohen për gratë. Ndonjëherë ligji kërkon që pozita të

    caktuara në listën zgjedhore duhet të jenë të rezervuara për gratë, për

    shembull mundet që me ligj të kërkohet që në secilën pozitë të dytë në

    listë të vendoset grua. Lloji i tretë i kuotave janë vendet e rezervuara, të

    cilat janë pozita për të cilat mund të garojnë vetëm gra dhe përdoren si

    një mënyrë e drejtpërdrejtë për rregullimin e numrit të grave në pozitat

    e zgjedhura4.

    Prej vendeve të cilat implementojnë kuota gjinore, 61% kanë

    kuota vullnetare partiake (të kombinuara me lloje të ndryshme të kuo-

    tave), 38% kanë kuota ligjore dhe 20% kanë vende të rezervuara.

    Kuotat ligjore përcaktojnë numrin minimal të kandidatëve për

    zgjedhje të cilat doemos duhet të jenë gra, të cilat duhet të implemen-

    tohen në listat për kandidatë të partive politike në zgjedhje. Kuotat

    ligjore përcaktohen me kushtetutë, ligje zgjedhore ose në ligjet për

    partitë politike. Këto kuota që janë të jetësuara përmes ligjit, i detyrojnë

    të gjitha partitë politike që të rekrutojnë një numër të caktuar të grave.

    Kuotat vullnetare partiake sillen në mënyrë vullnetare nga ana e partive

    politike, dhe më së shpeshti hasen në partitë e qendrës-majtiste, ndërsa

    në partitë konservative më së shpeshti nuk janë të gatshëm ose kundër-

    shtojnë miratimin e këtyre kuotave.

    Vendet e rezervuara alokojnë një numër të caktuar të vendeve për

    gratë në mesin e deputetëve në parlament. Edhe pse disa autorë men-

    dojnë që vendet e rezervuara nuk duhet të numërohen në mesin e kuota-

    ve zgjedhore, ata sot mund të gjinden në numër dhe lloje të ndryshme.

    Në Ugandë 56 vende janë të rezervuara për gratë, secila prej tyre e

    zgjedhur në njësi të veçantë zgjedhore prej një elektorati të veçantë. Në

    Ruandë, 30% e vendeve të cilat zgjidhen përmes procedurës speciale,

    janë të rezervuara për gratë me kushtetutë. Në Tanzani, 20% e vendeve

    janë të rezervuara për gratë dhe u alokohen partive politike në propor-

    cion me numrin e vendeve në parlament të fituara në zgjedhje. Vendet

    e rezervuara në disa vende (si për shembull në Keni dhe disa vende

    arabe) mund të plotësohen përmes emërimit.

    Sistemet bashkëkohore të kuotave kanë për qëllim të sigurojnë se

    gratë përbëjnë së paku 30 apo 40% të organit ose kanë për qëllim barazi

    gjinore ashtu si kërkohet edhe me traktate dhe konventa ndërkombëtare.

    4 Dahlerup, Drude (2006): Women, Quotas and Politics. London: Routledge, f. 21

  • C E N T R U M 14

    277

    Kuotat duhet të shihen vetëm si masë e përkohshme derisa nuk

    përjashtohen barrierat për hyrje të grave në politikë. Përmes kuotave

    synohet drejt rritjes së përfaqësimit të grave për shkak se problemi i cili

    duhet të adresohet është nënpërfaqësimi i grave, të cilat edhe pse në

    shumicën e vendeve përbëjnë më shumë se 50% të popullatës, në nivel

    global më pak se 24% të deputetëve janë gra.

    Sistemet e kuotave mund të konstruohen në mënyrë që të jenë

    neutrale ndaj gjinisë. Në rast të këtillë, kërkesa mund të jetë që asnjëra gjini

    nuk mund të merr më shumë se 60% ose më pak se 40% të pozitave në

    listën partiake ose në organet vendimmarrëse. Me kuotat për gratë ven-

    doset maksimumi i përfaqësimit të burrave, ndërsa përmes kuotave neutra-

    le përcaktohet limiti maksimal për të dy gjinitë. Këto kuota ndonjëherë

    përdoren si mënyrë strategjike për të përjashtuar argumentet e oponentëve

    të sistemeve të kuotave, se ata janë diskriminuese ndaj meshkujve.

    Vendet nordike janë të parat që vendosën sistem të kuotave. Në

    vitin 1975 Partia majtiste socialiste e Norvegjisë vendosi një target

    minimal prej 40% për përfaqësim të të dy gjinive në listat zgjedhore,

    dhe shumë shpejt edhe partitë tjera në Norvegji si dhe në Danimarkë

    dhe Suedi e ndoqën këtë shembull. Edhe pse numri i grave në institu-

    cionet e këtyre vendeve ka qenë historikisht i lartë, kjo nuk ka qenë

    fillimisht si rezultat i sistemit të kuotave. Sistemet e kuotave në këto

    vende janë vendosur në periudhë kur përfaqësimi i grave në parlament

    ka qenë rreth 25%. Për këtë shkak në këto vende kuotat janë vetëm një

    mjet për konsolidim të përfaqësimit të fuqishëm të grave5.

    Një numër i madh i vendeve evropiane si dhe Australia dhe

    Kanadaja gjithashtu kanë implementuar kuota vullnetare partiake. Në

    Evropën lindore numri i vendeve që kanë pranuar sistem të kuotave

    është shumë më i vogël, por ka edhe vende si Republika Çeke dhe Hun-

    garia të cilat kanë kuota vullnetare partiake. Shtetet e Bashkuara të

    Amerikës nga ana tjetër nuk aplikojnë kuota. Në Amerikën latine, siste-

    met e kuotave janë në rritje prej viteve të 90-ta të shekullit të kaluar,

    kryesisht në formë të kuotave ligjore. Afrika gjithashtu ka pranuar siste-

    me të kuotave në dekadat e fundit. Afrika jugore në vitin 1999 miratoi

    sisteme të kuotave në zgjedhjet e para demokratike pas aparteidit.

    Uganda miratoi vende të rezervuara në vitin 1986. Sistemet e kuotave

    shpesh miratohen në një kontekst postkonfliktual, nën ndikim të

    5 Ballington, J. & Binda, F., Eds. (2005). “The Implementation of Quotas: European

    Experiences,” International Institute for Democracy and Electoral Assistance.

  • C E N T R U M 14

    278

    donatorëve ndërkombëtarë dhe fuqive ndërkombëtare. Kuotat janë një

    mjet i mirë për përmirësim të imazhit të vendit brenda si dhe jashtë.

    Vendet në Azinë jugore gjithashtu gjithnjë e më shumë miratojnë

    kuota, kryesisht përmes vendeve të rezervuara, edhe pse në disa vende

    ka edhe kuota vullnetare dhe ligjore6. Në Lindjen e mesme, ku aspekti

    kulturo i limiton gratë nga participimi në jetën publike, kuotat nuk është

    se kanë ndonjë mbështetje të madhe. Si përjashtim mund të theksohen

    Egjipti dhe Jordani, ku një numër i vendeve në dhomën e poshtme të

    parlamentit janë të rezervuara për gratë, dhe Izraeli, ku partitë përdorin

    kuota vullnetare.

    3. KUOTA TË KËSHILLAVE DREJTUES

    Viteve të fundit shënohet rritje në miratimin e kuotave në botën e

    biznesit. Norvegjia është shembulli më i njohur në vendosjen e kuotave

    në këshillat drejtues, ku në vitin 2003 u vendos kuotë prej 40% për

    kompanitë nën pronësi të shtetit ose komunave, ndërsa për arritjen e

    targetit, kompanive (ndërmarrjeve) u qe dhënë një grejs periudhë deri

    në vitin 2008. Edhe pse deri në vitin 2003 kishte një rritje graduale të

    numrit të grave në këshillat drejtues, me vendosjen e kuotave në vitin

    2008 u arrit përmbushja e përqindjes prej 40% e kërkuar me ligj 7 .

    Shembulli norvegjez shërbente për vendosjen e kuotave ligjore prej

    40% për këshillat drejtues në Spanjë në vitin 2007 dhe Francë, Islandë

    dhe Holandë në vitin 2010. Gjermania miratoi kuota prej 30% në vitin

    2016. Franca deri në vitin 2016 arriti targetin prej 40% dhe tani është

    vendi i dytë me radhë e cila ka përqindje më të lartë të grave në këshillat

    drejtues pas Norvegjisë8

    6 The Implementation of Quotas: Asian Experiences. International Institute for

    Democracy and Electoral Assistance, 2002. 7 Hoel, M. (2008). The quota story: five years of change in Norway. Women on

    Corporate Boards of Directors: International Research and Practice, Eds. S. Vinnico-

    mbe, V. Singh, R. Burke, D. Bilimoria, & M. Huse: Edward Elgar Publishing Limited. 8 https://www.ibanet.org/Article/NewDetail.aspx?ArticleUid=2bbd97f2-87a7-4bea-

    b2e4-e4d4db7fbc9e qasur më 9 prill 2020.

    https://www.ibanet.org/Article/NeëDetail.aspx?ArticleUid=2bbd97f2-87a7-4bea-b2e4-e4d4db7fbc9ehttps://www.ibanet.org/Article/NeëDetail.aspx?ArticleUid=2bbd97f2-87a7-4bea-b2e4-e4d4db7fbc9e

  • C E N T R U M 14

    279

    Tabela nr. 1 9 Përfaqësimi global i grave në këshillat drejtues, 2010 – 2017

    Vendi

    % e grave në pozitë të drejtorit 2017

    % e grave në pozitë të drejtorit, 2010

    % me tre ose më shumë gra në këshilla drejtues , 2017

    % me një ose më shumë gra në këshilla drejtues 2017

    % me zero gra në këshilla drejtues, 2017

    Kuota dhe viti kur është miratuar

    Australia 28.7% 10.2% 48.5% 95.6% 4.4% Nuk ka

    Kanada 25.8% 12.9% 57.9% 95.8% 4.2% Në procedurë

    Finlanda 33.7% 24.2% 75.0% 100.0% 0.0% Po, 2008

    Franca 40.8% 12.7% 100.0% 100.0% 0.0% Po, 2010

    Gjermania 20.9% 10.7% 80.0% 94.5% 5.5% Po, 2015

    India 13.8% 4.5% 13.2% 93.4% 6.6% Po, 2013

    Italia 35.8% 3.6% 100.0% 100.0% 0.0% Po, 2011

    Japonia 5.3% 0.9% 0.6% 47.7% 52.3% Jo

    Holanda 22.1% 13.9% 57.1% 96.4% 3.6% Po, 2013

    Zvicra 21.3% 9.2% 35.0% 97.5% 2.5% Po

    Mbretëria e bashkuar

    26.8% 8.9% 64.3% 100.0% 0.0% Jo

    SHBA 21.7% 12.3% 39.2% 97.4% 2.6% Jo

    Në biznes sektorin gjithashtu paraqiten edhe kuota vullnetare por

    edhe pse bëhen thirrje deri te kompanitë që të ndërmarrin një zotim të këti-

    llë, numri i tyre mbetet i vogël. Kompania e parë e cila ndërmori një kuotë

    të këtillë vullnetare është Daimler në vitin 2006, e cila premtoi që deri në

    vitin 2020 të plotësojë 20% të të gjitha pozitave menaxheriale me kandi-

    date gra. Në vitin 2010 edhe Dojçe Telekom gjithashtu ndërmori obligim

    që të plotësojë 30% të pozitave menaxheriale me gra deri në vitin 2015.10

    4. PRO DHE KUNDËR KUOTAVE

    Në literaturë mund të gjenden argumente të ndryshme për dhe

    kundër vendosjes së sistemeve të kuotave si masë për rritjen e përfaqë-

    simit politik të grave. Ja si mund të evaluohen kuotat nga perspektiva e

    principit të drejtësisë dhe efikasitetit.11

    9 https://www.catalyst.org/research/women-on-corporate-boards/#footnote19_ck3

    qmo7 qasur më 9 prill 2020. 10 http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5357141,00.html qasur më 15 prill 2020 11 Dahlerup. D. (1998), “About quotas” International IDEA and Stockholm

    University, f. 25

    https://www.catalyst.org/research/ëomen-on-corporate-boards/#footnote19_ck3qmo7https://www.catalyst.org/research/ëomen-on-corporate-boards/#footnote19_ck3qmo7http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5357141,00.html

  • C E N T R U M 14

    280

    a) Principi i drejtësisë Pro kuota

    Kuotat e përmirësojnë përfaqësimin deskriptiv: përmes kuotave në mënyrë të drejtpërdrejtë rritet numri i përfaqësimit të grave në pozitat

    udhëheqëse. Përmes tyre mund të shmanget diskriminimi me mandatim

    të drejtpërdrejtë të pozitave të caktuara të rezervuara vetëm për gratë.

    Për shembull, kur struktura e tregut e frenon avancimin e grave, kuota

    mund të mundësojë një përfaqësim më të drejtë të grave në pozitat

    udhëheqëse. Me rritjen e proporcionalitetit të grave udhëheqëse përmes

    kuotave mund të përmirësohen interesat e grave përmes vendimmarjes

    për politikat në vend.

    Anti kuota:

    Kuotat për gratë mund të përjashtojnë grupet tjera të margjinali-zuara etnike ose socioekonomike. Me rezervimin e pozitave të caktuara

    për gratë, do të ketë më pak pozita për kandidatët e grupeve të tjera të

    shoqërisë të cilat gjithashtu janë të nënpërfaqësuara, me çka edhe më

    shumë do të limitohet vota e tyre edhe në përfaqësimin deskriptiv edhe

    në përfaqësimin substancial.

    b) Efikasiteti Pro kuota:

    Nëse, edhe përkundër prezencës së grave të talentuara, për shkak

    të diskriminimit ose karakteristikave të tjera të tregut të punës të njëjtat

    përjashtohen nga pozitat udhëheqëse, atëherë përdorimi i kuotave

    rezulton me efikasitet në përmirësimin e alokimit në tregun e punës.

    Zvogëlon tejst diskriminimin: përmes kuotave mund të rritet efikasiteti përmes tejkalimit të tejst diskriminimit në një afat të shkurtër

    dhe ndryshim i qëndrimeve dhe normave sociale ne afat të gjatë.

    Rrit informimin: përmes kuotave mund të përmirësohet efika-siteti përmes korrigjimit të bindjeve për atë se kur dhe sa ka benefit

    tregu i punës me rritjen e numrave të grave dhe të reduktojë diskrimini-

    met jo të sakta statistikore. Përmes kësaj do të rritet kualiteti mesatar i

    përfaqësimit.

    Efekti i rol modelit: lideret e mandatuara mund të shërbejnë si shembull për gratë tjera. Ata mund të tregojnë për përfitimet përmes

    arritjes së një pozite të caktuar, dhe kështu të sigurojnë informata për

    ata gra të cilat në atë moment sjellin vendim për karrierën e tyre, me

    çka rezulton më shumë efikasitet në përfitimet në treg. Për shembull,

  • C E N T R U M 14

    281

    vetëm një drejtoreshë mundet në mënyrë konkrete të demonstrojë cilat

    janë përfitimet për një grua drejtoreshë për gratë tjera të biznesit të cilat

    prej shembullit të saj mund të mësojnë ekspertizë se si në mënyrë efek-

    tive duhet të manovrohet si grua drejtoreshë në një botë tradicionalisht

    të dominuar prej meshkujve.

    I rrit aspiratat: Kuotat mund të nxisin gratë që të hyjnë në politi-kë dhe të jenë të suksesshme, përmes rritjes së aspiratave dhe tejkalimit

    të stereotipave të cilat vetë ia vendosin vetes së tyre. Për shembull,

    studimet tregojnë se stereotipat të cilat vetë ia vendosim vetes tonë

    ndikojnë në suksesin e grave të cilat besojnë se prej tyre pritet që të jenë

    më pak të suksesshme se meshkujt.

    E rrit numrin e investimeve nga ana e grave: Kuotat mund t’i inkurajojnë gratë që të investojnë më shumë për arsimimin e tyre,

    karrierën dhe potencialin udhëheqës përmes sigurimit të një stimuli ose

    mundësie për avancime politike apo në biznes.

    Kuotat për gratë nuk janë diskriminuese, ata vetëm kompensoj-në për barrierat ekzistuese të cilat i prevenojnë gratë prej pjesës së tyre

    në politikë.

    Me kuotat implikohet se ka më shumë gra bashkë në një komitet apo kuvend me çfarë minimizohet stresi.

    Gratë si qytetarë kanë të drejtë për përfaqësim të barabartë.

    Eksperienca e grave është e nevojshme në jetën politike.

    Meshkujt nuk mund t’i përfaqësojnë interesat e grave.

    Zgjedhjet janë për përfaqësim, nuk janë për kualifikime arsimore.

    Gratë janë njëlloj të kualifikuara si meshkujt, por kualifikimet e grave minimizohen në një sistem politik të dominuar prej meshkujve.

    Kuotat nuk janë diskriminuese ndaj meshkujve të caktuar. Me kuotat limitohet tendenca e partive politike që të nominojnë vetëm

    meshkuj. Për votuesit, mundësitë janë të zgjeruara, me atë që përmes

    kuotave ata tash mund të votojnë edhe për gratë.

    Miratimi i kuotave mund të nxisë konflikt, por ai konflikt është vetëm i përkohshëm.

    Shumë konventa ndërkombëtare për barazi gjinore kanë vendo-sur targete për përfaqësim politik të grave, duke përfshirë edhe Konven-

    tën për eliminim të të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave

    (CEDAW).

  • C E N T R U M 14

    282

    Anti kuota

    E përkeqëson alokimin: Nëse kapaciteti për lidership dallon në varësi të gjinisë, atëherë mungesa e tanishme e grave lidere mund të jetë

    një rezultat efikas, ndërsa përdorimi i kuotave mund ta përkeqësojë

    alokimin e pozitave udhëheqëse duke ju dhënë përparësi udhëheqësve

    me performanca më të dobëta, për shembull nëse me kuotat nxitet

    promovimi i grave të cilat nuk kanë përvojë, ndërsa dihet se përvoja

    është e rëndësishme për një performancë të mirë.

    E zvogëlon nxitjen e grave për investim: Nëse përmes kuotave rruga drejt avancimit është më e lehtë, atëherë gratë mund ta humbin

    nxitjen për investim.

    I përkeqëson qëndrimet: Nëse votuesit janë të detyruar që të zgjedhin kandidat grua dhe ndjejnë se zgjedhja e tyre është e restriktuar

    për shkak të kuotave, tek ata mund të paraqitet kontraefekt. Gratë që

    janë të selektuara përmes sistemit të kuotave mund të shihen si më pak

    të kualifikuara në krahasim me kolegët e tyre apo votuesit, me çka do

    të ishin anuluar përfitimet që sjell të pasurit një grua lidere.

    Kuotat janë në kundërshtim me parimin e mundësive të barabarta për të gjithë, sepse përmes tyre grave ju jepet prioritet.

    Përfaqësimi politik duhet të jetë zgjedhje në mes ideve dhe platformave partiake, jo në mes të kategorive sociale.

    Kuotat janë jodemokratike sepse votuesit duhet të jenë në mundësi të vendosin se kush zgjedh.

    Kuotat implikojnë se politikanët janë zgjedhur për shkak të gjinisë së tyre, jo për shkak të kualifikimeve të tyre, dhe se kandidati

    më i mirë ndonjëherë për shkak të kuotave mund të largohet.

    Me vendosjen e kuotave krijohen konflikte në organizimin partiak.

    Me kuotat për gratë do të pasojnë kërkesa për kuota të grupeve të tjera.

    5. EFEKTIVITETI I KUOTAVE

    Në politikë, kuota të caktuara kanë dhënë efektivitet më të madh

    në praktikë. Kuotat përmes të cilave rezervohen vende për gratë janë

    efektive me ndryshimin e përqindjes së deputetëve në parlament, dhe

    me kalimin e kohës ndryshohet edhe qëndrimi ndaj grave deputete.

    Numri i vogël i grave deputete në shumë vende nuk është si pasojë e

    mospasjes së vullnetit për këto pozita nga ana e grave, për shkak se

  • C E N T R U M 14

    283

    gratë përgjigjen pozitivisht ndaj mundësive që ju jepen për kandidim

    dhe për marrje të funksioneve publike. Barrierat me të cilat ballafaqo-

    hen gratë janë qëndrime të përhershme negative ndaj grave lidere si dhe

    pamundësia dhe mospasja e vullnetit të partive politike si dhe sistemeve

    për promovimin e kandidateve gra. Edhe pse gratë lidere që janë zgje-

    dhur përmes sistemeve të kuotave kanë më pak përvojë për dallim prej

    kolegeve të tyre, kjo nuk do të thotë doemos që ata do të sjellin vendime

    të gabuara në politikëbërje.12 Edhepse gratë bëjnë zgjedhje të ndryshme

    kur janë në pyetje politikat, zgjedhjet e tyre e reflektojnë vullnetin e tyre

    që të vendosin më shumë theks në preferencat e vetë grave. Një moment

    tjetër, i cili është me rëndësi të theksohet, është se qëndrimet dhe

    vullneti i votuesve që të votojnë për gra, pozitivisht ndryshohet përmes

    eksponimit të vazhdueshëm të grave lidere. Për këtë shkak, kuotat janë

    masë efektive përmes së cilës do të zvogëlohen qëndrimet negative që

    janë barrierë për përfaqësimin e grave.

    Tash për tash, për dallim prej llojeve të tjera të kuotave, për kuotat

    e këshillave drejtues dihet shumë më pak për shkak të faktit se ata më

    vonë filluan të implementohen. Praktika tregon se, nëse qeveritë tregoj-

    në vullnet për të dënuar ata që nuk i respektojnë dispozitat për kuota të

    këshillave drejtues, atëherë definitivisht mund të shihet një përfaqësim

    më i madh i grave në këshillat drejtues nëpër ndërmarrje. Linku në mes

    të numrit më të madh të grave në këshillat drejtues dhe rezultateve të

    ndërmarrjes, ndoshta do të kishte sjellë më pak profit në afat të shkurtër,

    por megjithatë duhet të mblidhen më shumë rezultate para se të sillet

    konkluzion nëse këto kuota do të sjellin rezultat më të mirë apo më të

    keq për ndërmarrjen në afat të gjatë. Vendimet në këshillat drejtues

    ndërmjetësohen përmes menaxhmentit dhe impakti afatgjatë i kuotave

    do të varet prej asaj se si do të ndryshohet qëndrimi i menaxhmentit

    ndaj grave lidere. Për dallim prej politikës, anëtarët në këshillat drejtues

    rrallë sjellin vendime të drejtpërdrejta. Për këtë shkak, perceptimi i me-

    naxhmentit për impaktin e ndryshimit në anëtarësinë e këshillit drejtues,

    do të luajë rol kryesor në ndikimin e kuotave. Nëse menaxhmenti ka

    paragjykime për atë se si ndryshimi në përbërjen e këshillit drejtues do

    të ndikojë në rezultatet e firmës, atëherë ata mundet të ndikojnë nega-

    tivisht ndaj procesit.

    Dizajnimi i kuotave është i rëndësishëm në kontekst të mundësi-

    mit të grave që të korrin sukses në përfitimin e përfaqësimit deskriptiv. 12 Jones, Mark P. (1998), "Gender Quotas, Electoral Laws, and the Election of

    Women." Comparative Political Studies 31 f. 3-21.

  • C E N T R U M 14

    284

    Në politikë, sistemet që lejojnë që liderët partiak të ndikojnë në përcak-

    timin e rendit të kandidatëve në listat e votuesve dhe alokimin gjinor në

    listën partiake janë jo të favorshme për gratë13. Kuotat janë shpesh

    sfiduese për partitë politike, me atë që numër i madh i partive mundohen

    që t’i minojnë. Edhe përkundër disa zgjidhjeve politike, si sanksione

    ose lista të kandidatëve me rotacion, duhet të bëhen hulumtime për atë

    se si të arrihet sukses në dizajnimin e kuotave. Ngjashëm, në sferën e

    ndërmarrjeve, firmat kërkojnë zbrazëtira ligjore ku t’i regjistrojnë fir-

    mat e tyre dhe t’u shmangen obligimeve të kuotave. Konrad dhe Kramer

    prezentojnë përmes një analize kualitative të detajizuar se masa kritike

    prej së paku tre grave në këshill drejtues është e domosdoshme që të

    shihen benefitet e diverzitetit gjinor. Mekkinzi nga ana tjetër prezenton

    se kompanitë me tre apo më shumë gra kanë arritje më të larta në masa

    të ndryshme të performancës organizative.

    Të dhënat ekzistuese tregojnë se kuotat mund ta ndryshojnë qën-

    drimin e shoqërisë përmes informatave për reduktim të diskriminimit

    statistikor dhe rritjes së guximit të grave lidere.

    6. IMPLEMENTIMI I KUOTAVE

    Vetëm vendosja e dispozitave për kuota në vete nuk është e

    mjaftueshme. Nëse sistemi i kuotave do ta arrijë qëllimin e vet ose jo,

    varet prej procesit dhe metodës së implementimit dhe zbatimit. Përderi-

    sa vendet e rezervuara sipas natyrës së tyre vetë në vete më lehtë imple-

    mentohen, kuotat ligjore shpesh nuk zbatohen. Nëse metoda e imple-

    mentimit nuk është qartë e definuar, kuota ligjore prej 30, 40 ose 50 për

    qind mund të mos arrihet dhe të mos implementohet. Kuota duhet të

    jetë e inkuadruar në procesin e selektimit dhe nominimit nga ana e

    partive politike prej vetë fillimit të procesit.

    Prej studimeve të vendeve të veçanta, mund të shihet se miratimi i

    kuotave prej minimum 30 për qind për secilën gjini në listë zgjedhore nuk

    do të thotë që automatikisht 30% e vendeve do të fitohen prej grave. Partitë

    politike mund ta arrijnë kërkesën që 30% e kandidatëve të tyre të jenë gra

    por të njëjtat të vendosen nga fundi i listës, në pozita të cilat vështirë se

    mund të fitojnë. Përveç kësaj, nëse numri i vendeve që duhet të plotësohen

    në një njësi zgjedhore është i vogël ndërsa shumë parti politike

    konkurrojnë në zgjedhje, numri i meshkujve do të jetë edhe më i madh

    13 Ibid

  • C E N T R U M 14

    285

    sepse ata i mbajnë top pozitat në listën partiake. Në disa vende, miratimi i

    sistemeve zgjedhore me përfaqësim proporcional me lista të hapura,

    votuesve mund t’ju ofrojë shans që t’i degradojnë kandidatet gra (dhe t’i

    promovojë kandidatët meshkuj), me çka minohet shansi i grave për zgje-

    dhje. Në disa vende të tjera, nga ana tjetër, votuesit preferojnë kandidate

    gra, veçanërisht në listat e partive majtiste, dhe në këtë rast listat e hapura

    me votim preferencial janë të dobishme për gratë kandidate.

    Për shkak të arsyeve të theksuara më lartë, është e një rëndësie të

    veçantë që sistemet e kuotave dhe dispozitat për zbatim të tyre të jenë

    kompatibile me sistemin zgjedhor dhe qëndrimin e shoqërisë.

    Në një numër të madh të vendeve dispozitat për sistemet e kuota-

    ve ndryshohen me atë që kërkohet që në pozita të caktuara në listat zgje-

    dhore të vendosen kandidate femra. Edhe Kodi zgjedhor i Republikës

    së Maqedonisë së Veriut i miratuar në vitin 2006 në nenin 64, parasheh

    që: “Në listën e parashtruar të kandidatëve për deputetë të paragrafit (2)

    të këtij neni dhe për anëtarë të këshillit të komunës dhe qytetit të

    Shkupit të paragrafit (3) të këtij neni, në çdo të tretën pozitë në listë së

    paku një vend i takon gjinisë më pak të përfaqësuar.” Shembuj të këtillë

    është Iraku dhe Argjentina. Në ligjin zgjedhor të Irakut, theksohet se

    partitë politike duhet të vendosin kandidate femër në çdo pozitë të tretë

    në listën zgjedhore të partisë politike – “jo më pak se 1 prej 3 kandida-

    teve të para medoemos të jetë femër, jo më pak se 2 prej 6 kandidateve

    të para …” deri në fund të listës. Si rezultat i këtyre ndryshimeve në

    zgjedhjet në vitin 2005, 31% e përfaqësuesve të zgjedhur ishin femra.

    Në ligjin e Argjentinës për kuotat prej vitit 1991, kërkohet që partitë

    politike të kenë minimum prej 30% femra në listat e kandidatëve. Me

    ndryshimet e mëtejshme të ligjit, numri minimal i pozitave që duhet t’u

    jepen femrave është: një grua në mes dy dhe katër vendeve të dispo-

    nueshme, së paku dy femra në mes pesë dhe tetë vendeve të disponue-

    shme… si rezultat i këtyre ndryshimeve, 34 për qind e përfaqësuesve të

    zgjedhur në vitin 2003 ishin femra. Në Suedi, disa parti politike kanë

    fituar “lista patent”, ku lista e kandidatëve meshkuj kombinohet me

    listën e kandidateve femra, me çka gratë në listën e partisë politike janë

    në çdo të dytën pozitë.

    Shpesh, shumë pak vëmendje i kushtohet sistemit të kuotave. Kjo

    mund të ishte rezultat i perceptimit ekzistues se kuotat duhet të ekzis-

    tojnë vetëm simbolikisht, ose për shkak të asaj se lidhja në mes të qëlli-

    meve të një politike dhe masave që kërkohen për implementimin e saj

    shihen në mes të gishtave.

  • C E N T R U M 14

    286

    E rëndësishme në këtë kuptim është:

    1. Lloji i sistemit të kuotës duhet të jetë kompatibil me sistemin zgjedhor.

    2. Esenciale për implementimin e kuotave të kandidatëve është të ketë dispozita për rangimin e kandidatëve.

    3. E rëndësishme është të ketë sanksione për ata që nuk do t’i respektojnë sistemet e kuotave. Komisioni shtetëror (apo ai lokal) zgje-

    dhor duhet të ketë kompetencë përkatëse që ta hedhë listën e kandida-

    tëve e cila nuk i plotëson kërkesat e sistemit të kuotave. Në rast të kuo-

    tave vullnetare partiake, organi i vetë partisë politike duhet të ketë obli-

    gim që ta sheh dhe konfirmojë a plotësohen kushtet. Nëse nuk vendosen

    specifikime për rangimin e kandidatëve në listat partiake, si dhe sank-

    sione për ata parti politike që nuk do t’i respektojnë dispozitat për kuota,

    dispozitat e kuotave mund të bëhen vetëm simbolikë. Nga ana tjetër, në

    vendet ku kuotat zgjedhore i kanë arritur këto kualifikime, janë bërë

    efektive në rritjen e përfaqësimit politik të grave.

    Në përgjithësi, qëllimi i sistemeve të kuotave është që ta rrisin në

    masë të madhe përfaqësimin politik të grave. Sistemet e suksesshme të

    kuotave sjellin deri te rekrutimi aktiv i grave nga ana e partive politike

    që të arrihet numër i mjaftueshëm i kandidatëve të kualifikuar për ta

    plotësuar kuotën; numër më i madh i grave të zgjedhura në organin le-

    gjislativ, të cilat do të jenë në mundësi të ndikojnë në normat politike

    dhe kulturën e grave që kanë mundësi të ndikojnë në procesin e vendim-

    marrjes si individë me vështrime specifike. Nuk është e mjaftueshme

    vetëm të sillen dispozita që imponojnë 30% e vendeve të jenë gra.

    Duhet të dihet se, sa më pak të qarta të jenë rregullativat, aq më i madh

    është rreziku se dispozita për kuotat nuk do të implementohet siç duhet.

    Kuotat ligjore automatikisht nuk do të thotë që do të zgjidhen më shumë

    gra. Për implementim më të mirë të kuotave duhet të ketë presion nga

    ana e organizatave të grave, dhe gjithashtu duhet të ketë sanksione për

    mosrespektimin e kërkesave të vendosura me sistemet e kuotave.

    Duhet të dihet se kuotat për gratë nuk i shmangin të gjitha barrie-

    rat e grave në politikë. Stigmatizimi i grave në politikë mund edhe të

    rritet me sjelljen e sistemeve të kuotave. Vështirësitë në balancimin e

    jetës familjare me punën dhe politikën ende janë pengesë për realizimin

    e të gjitha të drejtave të grave. Përfaqësimi politik i grave duhet të

    kombinohet me ndryshime të nevojshme socio-ekonomike në shoqëri.

    Edhe pse nuk ka një ilaç të vetëm për rritjen e pjesëmarrjes së grave në

  • C E N T R U M 14

    287

    parlament, diskutimi për kuotat dhe sistemet zgjedhore na çon drejt disa

    opsioneve të rëndësishme.

    CONCLUSION

    Gender quotas are a special measure taken by governments or

    political parties aiming at the increase of women’s political representa-

    tion. There are three types of gender quotas, legal quotas and reserved

    seats (which are both adopted by governments) and voluntary quotas

    (introduced by individual political parties). The effectiveness of gender

    quota and their implementation depend on how much decision-makers

    are commited to these actions as well as how much political party are

    effiecinet in recruiting, selecting and nominating candidates. Quotas are

    a fast way to achieve an enhanced number of women in decision-

    making bodies, but countries need to make more effort in addressing

    barriers to women’s political participation as well as in promoting

    gender-sensitive decision-making bodies.

    RECENSENTË:

    Prof. Dr. Ali Musliu

    Doc.dr. Vlona Pollozhani

    LITERATURA:

    1. Ballington, J. & Binda, F., Eds. (2005). “The Implementation of Quotas: European Experiences,” International Institute for Democra-

    cy and Electoral Assistance.

    2. Bird, K. (2003, November 11). The political representation of women and ethnic minorities in established democracies: A framework

    for comparative research. Working Paper presented for the Academy of

    Migration Studies in Denmark (AMID), Aalborg University, Denmark.

    3. Burrell, Barbara, (2004) Women and political participation, ABC-CLIO

    4. Dahlerup, D. (Ed.), Women, Quotas, and Politics, New York: Routledge 2006

    5. Dahlerup, Drude (1998), “About quotas” International IDEA and Stockholm University

  • C E N T R U M 14

    288

    6. Flanz, Gisbert H., (1983) Comparative women's rights and political participation in Europe, Transitionals publishers

    7. Hoel, M. (2008). The quota story: five years of change in Nor-way. Women on Corporate Boards of Directors: International Research

    and Practice, Eds. S. Vinnicombe, V. Singh, R. Burke, D. Bilimoria, &

    M. Huse : Edward Elgar Publishing Limited.

    8. Lijphart, A. (1994). Electoral systems and party systems: A study of twenty-seven democracies, 1945–1990. Oxford, England:

    Oxford University Press

    9. Lijphart, A. (2008). Thinking about democracy: Power sharing and majority rule in theory and practice. London and New York: Rout-

    ledge

    10. Matland, Richard E., 1998a. ‘Women’s Representation in National Legislatures: Developed and Developing Countries’, Legisla-

    tive Studies Quarterly, Vol. 23(1).

    11. Norris,Pippa (2004). Increasing women’s representation in Iraq: What strategies would work best?. John F. Kennedy School of

    Government: Harvard University.

    12. Norris, Pippa and Joni Lovenduski, 1995. Political Recruit-ment: Gender, Race and Class in the British Parliament. Cambridge:

    Cambridge University Press

    13. The Implementation of Quotas: Asian Experiences. Interna-tional Institute for Democracy and Electoral Assistance, 2002.

    14. Reynolds, A. (2006). Electoral systems and the protection and participation of minorities. Minority Rights Group International.

    15. Rule, W. (1987). Electoral systems, contextual factors, and women’s opportunity for election to parliament in twenty-three

    democracies. Western Political Quarterly, 33

    16. Reynolds, A. (2006). Electoral systems and the protection and participation of minorities. Minority Rights Group International.

    17. Rule, W. (1987). Electoral systems, contextual factors, and women’s opportunity for election to parliament in twenty-three demo-

    cracies. Western Political Quarterly, 33

    18. Shugart, M., & Wattenberg, M. P. (2001). Mixed member electoral systems: The best of both worlds. Oxford, England: Oxford

    University Press

    19. Inter-Parliamentary Union. (2016). Women in national parliaments. http://www. ipu.org/wmn-e/classif.htm

  • C E N T R U M 14

    289

    20. Promotion of gender equality and emancipation as Millen-nium development goal, .

    21. https://data.worldbank.org/indicator/sg.gen.parl.zs?end=2018&start=1990

    22. https://www.ibanet.org/Article/NewDetail.aspx?ArticleUid=2bbd97f2-87a7-4bea-b2e4-e4d4db7fbc9e

    23. https://www.catalyst.org/research/women-on-corporate-boards/#footnote19_ck3qmo7

    24. http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5357141,00.html

    https://data.worldbank.org/indicator/sg.gen.parl.zs?end=2018&start=1990https://data.worldbank.org/indicator/sg.gen.parl.zs?end=2018&start=1990https://www.ibanet.org/Article/NewDetail.aspx?ArticleUid=2bbd97f2-87a7-4bea-b2e4-e4d4db7fbc9ehttps://www.ibanet.org/Article/NewDetail.aspx?ArticleUid=2bbd97f2-87a7-4bea-b2e4-e4d4db7fbc9ehttps://www.catalyst.org/research/women-on-corporate-boards/#footnote19_ck3qmo7https://www.catalyst.org/research/women-on-corporate-boards/#footnote19_ck3qmo7http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5357141,00.html