nominimi i dy kandidatëve për këshillin e · pdf filemira evropiane dhe të...

22
KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA NEZAVISNA KOMISIJA ZA MEDIJE INDEPENDENT MEDIA COMMISSION NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E KOMISIONIT TË PAVARUR PËR MEDIA Ligji i Kuvendit të Kosovës Nr.02/L-15 Pakoja për Informim Publik Prishtinë, 10 prill 2007 Rruga Gazmend Zajmi #1, Prishtina - Gazmend Zajmi Street #1, Pristina - Ulica Gazmend Zajmi #1, Priština t. +381 (0)38 245 031 f. +381 (0) 245 034 e. [email protected] 1

Upload: truongdiep

Post on 08-Feb-2018

222 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

NOMINIMI I DPËR KËSHILLITË PAVARUR P

Ligji i Kuvendit të Pakoja për In

Prishtinë, 10 prill 200

Rruga Gazmend Zajmi #1, Prishtina - Gazmend Zajmi Street #1, Pristina - U

t. +381 (0)38 245 031 f. +381 (0) 245 034 e. info@im

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA NEZAVISNA KOMISIJA ZA MEDIJE

INDEPENDENT MEDIA COMMISSION

Y KANDIDATËVE N E KOMISIONIT ËR MEDIA

Kosovës Nr.02/L-15

formim Publik

7

lica Gazmend Zajmi #1, Priština

c-ko.org

1

Page 2: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

PËRMBAJTJA

Faqe 3 – Hyrje Faqe 8 – Si të nominohet një anëtar i Këshillit të KPM-së Faqe 10 – Kualifikimet/diskualifikimet për anëtar të Këshillit Faqe 13 – Formulari që duhet të kompletohet nga një nominues Faqe 14 – Formulari që duhet të kompletohet nga një i nominuar

(Deklarata e të nominuarit) Faqe 15 – Curriculum Vitae e një të nominuari

2

Page 3: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

HYRJE Ligji i aprovuar nga Kuvendi më 21 prill 2005 dhe i shpallur nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm më 8 korrik ka krijuar një institut të ri të vogël por të rëndësishëm për Kosovën – një agjenci të përhershme vendore të quajtur Komisioni i Pavarur për Media (KPM) për të rregulluar transmetimin në Kosovë1.

Çdo vend evropian ka agjenci të tillë për rregullimin e transmetimit. Korniza Kushtetuese e Kosovës kërkon që KPM-ja të punoj sipas praktikave më të mira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator 2005. Me themelimin e tij, Komisioni i Pavarur për Media zëvendësoi Zyrën e Komisionerit të Përkohshëm për Media (ZKPM), e cila ka rregulluar transmetimin prej qershorit të vitit 2000. Një version i plotë dhe operativ i Ligjit i përgatitur nga KPM, i cili inkorporon amendamentet e shpallura të PSSP-së në tekstin e miratuar nga Kuvendi, mund të gjendet në faqen e internetit të KPM-së në www.imc-ko.org Çka është KPM-ja? Qëllimi i KPM-së është lëshimi i licencave dhe caktimi i frekuencave për të gjitha radio stacionet dhe televizionet që operojnë në Kosovë; inkurajimi i profesionalizmit në transmetim; dhe promovimi i zhvillimit të një sektori financiar të shëndosh të mediave në ekonomi.

Më shumë se një agjenci teknike, KPM-ja është e rëndësishme në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe sigurimin e një shumëllojshmërie kulturore të mediave në Kosovë.

KPM-ja përbëhet prej tri pjesëve:

Këshillit udhëheqës prej 7-anëtarësh, të përbërë prej pesë kosovarëve

dhe dy ndërkombëtarëve. Në fakt, Këshilli është bord i drejtorëve të KPM-së.

1 Ligji i Kosovës Nr. 02/L-15 Mbi Komisionin e Pavarur për Media dhe Transmetim.

3

Page 4: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

Personeli i KPM-së prej 24 punëtorëve, përbën Zyrën e Shefit Ekzekutiv.

Bordit të Ankesave për Media, të përbërë prej dy gjyqtarëve të

Kosovës dhe një gjyqtari ndërkombëtar, që shqyrtojnë ankesat për licencim dhe zbatimin e vendimeve të marra nga Këshilli i KPM-së. Gjyqtarët kosovar janë nominuar nga Gjykata Supreme dhe emëruar nga Kuvendi; gjyqtari ndërkombëtar është emëruar nga PSSP. I njëjti është zgjedhur kryetar i Bordit të Ankesave për Media nga ana e PSSP-së.

Kush e drejton KPM-në? Këshilli i KPM-së prej 7-anëtarësh drejton punën e Komisionit të Pavarur për Media. Këshilli mban gjithë autoritetin ekzekutiv për të lëshuar, refuzuar dhe revokuar licencat për transmetim dhe për të lëshuar dhe zbatuar rregullore që i përkasin subjekteve transmetuese, përfshirë transmetimin kabllovik, por jo edhe Internetin. Personeli i KPM-së, i udhëhequr nga Shefi Ekzekutiv, ofron këshilla dhe rekomandime për Këshillin dhe në aspektet tjera mbështet punën e tij. Personeli gjithashtu shërben si një sekretariat i Bordit të Ankesave për Media. Anëtarët e Këshillit duhet të jenë njerëz me kualitete të larta personale që përfaqësojnë shumëllojshmërinë kulturore të Kosovës. Ata gjithashtu duhet të kenë njohuri të caktuara, të domosdoshme për një rregullator të transmetimit – në ligj, gazetari dhe etikë të mediave, si dhe në teknologjinë transmetuese. Anëtarët e Këshillit nuk janë punonjës të KPM-së. Ata takohen herë pas here – mbase çdo muaj apo çdo tre muaj – si një bord i drejtorëve për të marrë vendime, të cilat pastaj personeli i KPM-së i publikon. Anëtarëve të Këshillit paguhen me një honorar të vogël për punën e tyre.

4

Page 5: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

Si zgjidhet Këshilli i KPM-së? Sipas ligjit të KPM-së, pesë banor të Kosovës anëtarë të Këshillit të KPM-së emërohen zyrtarisht nga Kuvendi dhe dy anëtarë ndërkombëtar nga PSSP. Prej pesë anëtarëve të Kosovës, një zgjidhet nga Kuvendi sipas zgjedhjes së tij. Katër zgjidhen përmes një procesi nominues të hapur për të gjithë personat dhe organizatat që në mënyrë ligjore janë banorë të Kosovës. Ligji mbi KPM-në përcakton procedurat në vijim për emërimin e katër anëtarëve nga shoqëria civile të Këshillit të KPM-së:

a. Anëtarët vendor të Këshillit (tash e tutje: “anëtarë të Këshillit nga shoqëria civile”) propozohen nga individët dhe organizatat me vendbanim ligjor në Kosovë duke përfshirë por pa u kufizuar në asociacionet e regjistruara të gazetarëve dhe organizatat joqeveritare të përfshira në sferën e mediave, mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe të të drejtave të njeriut si dhe përfaqësuesit nga akademia dhe komuniteti juridik, duke e respektuar përfaqësimin gjinor dhe atë të komuniteteve në Kosovë.

b. Inicimin e procedurës për emërimin e anëtarëve të Këshillit nga

shoqëria civile e bën Shefi Ekzekutiv, duke publikuar një ftesë jo më vonë se tre (3) muaj para skadimit të mandatit të anëtarëve të Këshillit nga shoqëria civile.

c. Ftesa publike duhet të shpallet gjerësisht në mediat e shtypit dhe të

transmetimit të Kosovës, në gjuhët zyrtare në Kosovë në të cilën specifikohen kualifikimet e kërkuara për anëtarët e Këshillit në pajtueshmëri me këtë ligj.

d. Shefi Ekzekutiv i KPM - së brenda 30 ditësh nga lëshimi i ftesës

për propozime thërret mbledhjen publike për të shpallur listën e të propozuarve.

e. Shefi Ekzekutiv i KPM-së duhet që brenda 15 ditësh nga takimi

publik t’ia dërgoj një komisioni ad-hoc të mbledhur nga Kryetari i Kuvendit një listë me kandidatët më të kualifikuar, konform kualifikimeve të kërkuara në ftesën për propozime. Lista duhet të përbëhet nga dyfishi i kandidatëve për vendet e lira në Këshill. Komisioni ad-hoc i Kuvendit duhet të përbëhet nga një përfaqësues i

5

Page 6: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

secilës parti që është e përfaqësuar në Kuvend. Komisioni duhet të debatojë jo publikisht për të zgjedh, me konsensus, katër anëtarët e Këshillit nga shoqëria civile. Zgjedhja duhet të reflektojë barazinë gjinore, përfaqësimin e komuniteteve në Kosovë si dhe aftësitë dhe ndershmërinë që e kërkon një rregullator i transmetimit.

f. Komisioni ad-hoc i rekomandon Kuvendit të Kosovës listën për

emërime të anëtarëve të Këshillit, nga shoqëria civile, jo më vonë se dhjetë (10) ditë pas vlerësimit të tyre nga komisioni.

g. Kuvendi i Kosovës duhet t’i vërtetoj formalisht emërimin e

anëtarëve të Këshillit nga shoqëria civile brenda tridhjetë (30) ditësh pasi të jenë paraqitur zyrtarisht nominimet.

6

Page 7: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

Kur do të bëhet nominimi dhe emërimi ? Mandati i dy anëtarëve vendor të Këshillit të KPM-së të cilët janë anëtarë të nominuar nga Shoqëria Civile përfundon më 28 gusht 2007. Ligji mbi KPM-në përcakton afatet kohore në vijim për nominimin dhe emërimin e dy anëtarëve të Këshillit:

1. 10 prill 2007: Inicimin e procedurës për emërimin e dy anëtarëve të Këshillit nga shoqëria civile e bën Shefi Ekzekutiv, duke publikuar një ftesë jo më vonë se tre (3) muaj para skadimit të mandatit të anëtarëve të Këshillit nga shoqëria civile.

2. 9 maj 2007: Periudha për nominime përfundon pas 30 ditësh nga

publikimi i ftesës për nomminime, respektivisht në ora 16:30 më 9 maj 2007. KPM-ja do të publikojë emrat e të nominuarve me qëllim që të kërkojë komente publike.

3. 24 maj 2007: 15 ditë pas publikimit të emrave të të nominuarve dhe

kërkimit të komenteve publike, KPM-ja do t’i dërgojë Komisionit Ad Hoc të Kuvendit një listë me emrat e katër të nominuarve më të kualifikuar.

4. 3 qershor 2007: 10 ditë pas pranimit të listës me të nominuarit më të

kualifikuar, Komisioni Ad Hoc do të këshilloj Kuvendin për dy prej tyre të cilët duhet të emërohen si anëtarë të Këshillit.

5. 3 korrik 2007: Pritet që Kuvendi të miratojë përzgjedhjen e

Komisionit brenda 30 ditësh ashtu siç parashihet me ligjin për KPM-në.

#

7

Page 8: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

SI TË NOMINOHET NJË ANËTAR I KËSHILLIT Ligji për KPM-në lejon çdo individ ose organizatë që është banor legal i Kosovës që të dorëzojnë nominimin për anëtarët nga “shoqëria civile” në Këshillin 7-anëtarësh. Në pajtim me ligjin, Komisioni i Pavarur për Media ka themeluar këto procedura për nominimin e një anëtari për Këshillin e KPM-së:

1. Të mirret një kopje e paketit informativ për nominime. Ajo përmban të gjitha udhëzimet dhe formularët e nevojshëm që duhet të kompletohen. Paketi informativ mund të mirret:

Në mënyrë elektronike nga vebfaqja e KPM-së në adresën

www.imc-ko.org, ose mund të kërkohet nga [email protected]

Kopje të shtypura përmes postës nga zyra e KPM-së, Rr. Gazmend Zajmi 1, 10000 Prishtinë, KOSOVË. Kopjet e shtypura gjithashtu mund të mirren edhe në zyrën e KPM-së.

2. Të kompletohet Formulari për Nominimin e Kandidatit:

Ju lutemi vini re se nëse jeni duke zëvednësuar ndonjë individ për

të nominuar një kandidat për Keshill, ju duhet që të posedoni prova të dokumentuara – për shembull, një kopje të letërnjoftimit tuaj personal të lëshuar nga UNMIK-u – dhe të tregoni, si nominues, si/ e kërkon ligji, se jeni banor i ligjshëm i Kosovës.

Nëse doni të nominoni një kandidat në emër të ndonjë organizate,

ju duhet të sillni një kopje të regjistrimit të organizatës në Kosovë, si dhe një dokument i cili tregon se ju jeni i autorizuar që të veproni në emër të organizatës. Ai mund të jetë një dokument që tregon se ju jeni drejtor apo zyrtar i ndonjë OJQ-je, ose një letër-autorizim të lëshuar nga drejtori apo zyrtari i OJQ-së.

3. Të sillni një shkresë përcjellse të shkurtë dhe faktike që përshkruan

kualitetet personale dhe profesionale të të nominuarit dhe shpjegon se pse ai ose ajo duhet të shërbej në Këshillin e KPM-së.

8

Page 9: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

4. Në bashkëpunim me të nominuarin tuaj, kompletoni një Curriculum Vitae dhe një Formular të Deklarimit të të Nominuarit2. Formulari i Deklaratës thotë se i nominuari në fakt shpreh dëshirën që të mirret në konsideratë dhe se kushtet e ligjit nuk e diskualifikojnë atë. Kjo Deklaratë gjithashtu kërkon edhe kopjen e dokumentit personal të të nominuarit (zakonisht dokumentin identifikues të UNMIK-ut) që tregon se ai ose ajo është banor i ligjshëm i Kosovës.

5. Ju lutemi dorëzoni të gjithë formularët dhe dokumentet në KPM jo më

vonë se 16:30 më 9 maj 2007.

Më së miri është që nominimin tuaj ta dorëzoni personalisht në zyren e KPM-së, Rr. Gazmend Zajmi 1, 10000 Prishtinë. Një anëtar i personelit të KPM-së do të ju pres, verifikoj se a është nominimi i juaj komplet dhe do të ju këshilloj që të sillni informatat shtesë.

Nominimet mund të dorëzohen edhe përmes telefaksit.

Përfshini edhe adresat tuaja kontaktuese që të mund të verifikojmë pranimin e aplikimit tuaj.

Nominimet mund të dërgohen edhe përmes e-mailit, por duhet

të jenë të skenuara në formën e dokumentit PDF.

6. Nëse për çfardo arsye, rishikimi i nominimit tuaj nga personeli i KPM-së përcakton se nominimi juaj nuk është komplet ose është i pavlefshëm, ju do të njoftoheni menjëherë nga KPM-ja.

7. Ju lutemi drejtoni çfardo pyetje për procedurat dhe kërkesat e

nominimit përmes e-mailit në [email protected] ose përmes postës të adresuara si “Nominimet” në adresën postare të KPM-së. Nëse doni të bëni atë përmes telefonit, ju lutemi kërkoni që të flisni me një “Zyrtar për Nominime”.

#

2 Neni 4.3 (e) i Ligjit për KPM-në thotë: “Miratimi i shkruar në letër i anëtarit rreth pranimit të tij apo saj për nominim, si dhe deklarata e tij apo saj që konfirmon që nuk ka ndonjë pengesë për emërimin e tij apo saj, duke iu referuar Nenit 4.7 të Ligjit, do t’i bashkangjiten çertifikatës për nominimi”.

9

Page 10: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

KUALIFIKIMET PËR KËSHILLIN E KPM-së Detyrat e rregullatorit të transmetimit janë të gjëra dhe të ndryshme dhe përgjegjësitë e tij janë të mëdha. Këshilli do të jetë “bordi i drejtorëve” udhëheqës të KPM-së. Anëtarët e tij duhet të jenë njerëz të shkathtë dhe të ndershëm, pa një lidhje të forte me ndonjë parti dhe njerëz që do të mbrojnë pavarësinë dhe profesionalizmin e KPM-së dhe personelit të saj. Ata do të kuptojnë dhe respektojnë kulturat e veçanta të Kosovës. Qëllimi i rregullatorit të transmetimit është që të shpërndajë një burim të kufizuar publik – spektrin frekuencor – në mënyrë të drejtë, të hapur, dhe që u shërben në mënyrën më të mirë të gjithë njerzve në Kosovë. Rregulluatori dhe Këshilli duhet që të:

Nxisin zhvillimin e mediave publike dhe private që ato të jenë të forta, profesionale, dhe financiarisht të sigurta;

Të sigurojnë se të gjitha subjektet transmetuese respektojnë të drejtat e

njerzëve për shprehje të lirë dhe opinione të ndryshme; si dhe të drejtat e njerëzve për drejtësi dhe saktësi, jo vetëm në lajme por edhe në reklama;

Të mbrojnë interesat dhe ndjeshmërinë e fëmijëve, të drejtat e

minoriteteve dhe kulturave të ndryshme që e bëjnë Kosovën një vend unik në Evropë.

Të punojnë me një stil të hapur dhe konsultativ të punës që fiton

respektin e publikut dhe transmetuesve. Ne kërkojmë nominimet e dy banorëve të Kosovës me integritetin më të lartë personal që do të përmbushte këto standarde dhe do të sillte kualifikimet profesionale në vijim në Këshillin e KPM-së:

KPM-së i duhen njerëz me njohuri mbi ligjin. Asaj i duhen anëtarë që e njohin etikën gazetareske, afarizmin e mediave dhe teknologjinë transmetuese. Njohja e përgjithshme e ligjit evropian për media dhe rregullimit e transmetimit është shumë e dëshirueshme.

10

Page 11: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

Këshillit i duhen dy qytetarë me këto njohuri profesionale dhe të cilët do të mbronin pavarësinë e KPM-së – dhe e përdorin atë pavarësi me përkushtim për shtetin ligjor, arsyeshmëri dhe drejtësi.

11

Page 12: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

Bazat për diskualifikimin e të nominuarit Ligji për KPM-në diskualifikon personat në vijin nga emërimi në Këshill. Neni 4.7 thotë: “Asnjë person nuk mund të jetë anëtar i Këshillit nëse ai ose ajo:

a. Është i/e punësuar aktiv në shërbimin civil të Kosovës; b. Mbanë një post të zgjedhur;

c. Është anëtar i ndonjë trupi ekzekutiv të ndonjë partie politike;

d. Ka interesa financiare të drejtëpërdrejat apo tërthorta ose

përfaqëson këtë interes ose punon në ndonjërën nga industritë telekomunikuese apo transmetuese;

e. Ka qenë i/e dënuar, sipas një procesi në përputhshmëri me

standardet e pranuara ndërkombtarisht për përfshirje në krime të dhunshme apo pandershmëri për të cilën ai apo ajo nuk është falur zytrarisht apo në mënyrë ligjore; ose

f. Është i përfshirë në ndonjë aktivitet që mund të konceptohet të

jet në konflikt me funksionet e Këshillit”.

#

12

Page 13: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

FORMULARI PËR NOMINIM

për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media

[Të kompletohet nga nominuesi]

Unë, [shëno emrin me shkronja të shtypit], __________________________________

vendbanimi ___________________rruga ______________________________ numër ___

telefoni ________________ mobili __________________ fax ___________________

e-mail _____________________________ dhe është banor i ligjshëm i Kosovës që dëshmohet

me një kopje të dokumentit _________________numër ____________të bashkangjitur;

në emërin tim personal; ose

në emër të ________________________________________________,

jam përfaqësues i autorizuar siç dëshmohet në dokumentin e bashkangjitur, dhe i cili

është i regjistruar në Kosovë siç dëshmon kopja e dokumentit ________________________

numër ___________________ e bashkangjitur;

Nominohet si anëtar i Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media :

_______________________________________________________________________,

Nënshkrimi __________________________ Data:__________________

13

Page 14: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

FORMULARI I DEKLARATËS SË TË NOMINUARIT

për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media

në pajtueshmëri me nenin 4.7 të Ligjit Nr. 02/L-15

“Asnjë person s’mund të jetë anëtar i Këshillit nëse ai ose ajo: a. Ka punësim aktiv në shërbimin civil të Kosovës; b. Mbanë post publik të zgjedhur; c. Është anëtar i organit ekzekutiv të një partie politike ; d. Ka interes financiar të drejtpërdrejt ose përfaqëson këtë interes , ose punon në ndonjë transmetues në punët e transmetimit ose telekomunikimit ; e. Ka qenë i/e dënuar , pas procesit të duhur në pajtim me standardet e pranueshme ndërkombëtare, për krime duke përfshirë dhunën ose punë të pandershme, për të cilën ai ose ajo nuk janë falur zyrtarisht dhe me ligj, ose f. është i/e angazhuar në aktivitete që mundë të konsiderohen të jenë në kundërshtim me funksionet e Këshillit.”

Unë, i poshtë nënshkruari, ________________________________________________

Me vendbanim në ___________________, rruga ___________________________ numër ___

Kodi Postal ___________.telefoni ________________ mobili __________________

fax ___________________e-mail _____________________________është banor i ligjshëm

i Kosovës siç dëshmon kopja e dokumentit ______________________numër

_______________________ të bashkangjitur;

deklaroj se

Pajtohem të që nominohem nga __________________________________________________

si Anëtari Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media.

Unë gjithashtu deklarojë se

Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për përmbajtjen e nenit 4.7 të Ligjit 02/L-15 nuk ka

pengesa për emërimin si Anëtar i Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media.

Data ____________________________________

Nënshkrimi ________________________________

14

Page 15: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

CURRICULUM VITAE

TË DHËNAT PERSONALE Emri Mbiemri Lindur më : Me vendbanim në Rruga Telefoni në shtëpi Telefoni në zyrë Faxi Mobili Email NJOHJA E GJUHËVE (ju lutem specifikoni: A – Shkëlqyeshëm; B njohuri pune; C – njohuri elementare) Gjuha amtare Anglishte Shqipe Gjermanishte Serbe Frënge Boshnjake Të tjera Turke STUDIMET (pas shkollës së mesme) Prej Deri Universiteti ose Instituti Titulli /Diploma Lënda Kryesore

PUBLIKIMET (ju lutem shënoni cilat publikime kanë të bëjnë me çështjen e mediave)

Titulli Botuesi Viti TË DHËNAT MBI AFTËSIN PROFESIONALE DHE PUNËN

15

Page 16: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

Prej Deri Kompania Pozita Përshkrim i shkurtër i detyrave tuaja: Emri i mbikëqyrësit tuaj Numri kontaktues

(tel/fax) Email

Prej Deri Kompania Pozita Përshkrim i shkurtër i detyrave tuaja:

16

Page 17: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

Emri i mbikëqyrësit tuaj Numri kontaktues (tel/fax) Email

Prej Deri Kompania Pozita Përshkrim i shkurtër i detyrave tuaja: Emri i mbikëqyrësit tuaj Numri kontaktues

(tel/fax ) Email

Prej Deri Kompania Pozita Përshkrim i shkurtër i detyrave tuaja:

17

Page 18: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

Emri i mbikëqyrësit tuaj Numri kontaktues

(tel/fax) Email

Prej Deri Kompania Pozita Përshkrim i shkurtër i detyrave tuaja: Emri i mbikëqyrësit tuaj Numri kontaktues

(tel/fax) Email

Prej Deri Kompania Pozita Përshkrim i shkurtër i detyrave tuaja:

18

Page 19: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

Emri i mbikëqyrësit tuaj

Numri kontaktues (tel/fax)

Email

Prej Deri Kompania Pozita Përshkrim i shkurtër i detyrave tuaja: Emri i mbikëqyrësit tuaj Numri kontaktues (tel/fax) Email

Prej Deri Kompania Pozita Përshkrim i shkurtër i detyrave tuaja:

19

Page 20: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

Emri i mbikëqyrësit tuaj Numri kontaktues (tel/fax) Email

Prej Deri Kompania Pozita Përshkrim i shkurtër i detyrave tuaja: Emri i mbikëqyrësit tuaj Numri kontaktues (tel/fax) Email

Prej Deri Kompania Pozita Përshkrim i shkurtër i detyrave tuaja:

20

Page 21: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

Emri i mbikëqyrësit tuaj Numri kontaktues (tel/fax) Email

Prej Deri Kompania Pozita Përshkrim i shkurtër i detyrave tuaja: Emri i mbikëqyrësit tuaj Numri kontaktues (tel/fax) Email

Prej Deri Kompania Pozita Përshkrim i shkurtër i detyrave tuaja:

21

Page 22: NOMINIMI I DY KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN E · PDF filemira evropiane dhe të operoj në mënyrë të pavarur prej ndikimeve politike. Ligji ka hyr në fuqi më 8 shtator ... secilës

Emri i mbikëqyrësit tuaj Numri kontaktues (tel/fax) Email

ANËTARSIA NË SHOQATË /ORGANIZATË

MIRËNJOHJET PUBLIKE DHE SHPËRBLIMET

Garantojë se informatat e dhëna në këtë Curriculum Vitae janë të plota dhe korrekte

Data Vendi Nënshkrimi

#

22