norma natyrore 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i...

28
-1-

Upload: others

Post on 20-Oct-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-1-

Page 2: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-2-

Page 3: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-3-

NORMA NATYRORE E PAPUNËSISË – NJË

PËRQASJE SIPAS FORMËS SË REDUKTUAR

33 (

72)

2018

Enian Çela Lorena Skufi

Page 4: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-4-

Enian çelaDepartamenti i Politikave Monetare, Banka e Shqipërisëe-mail: [email protected] (autor korrespondues)

Lorena SkufiDepartamenti i Politikave Monetare, Banka e Shqipërisë e-mail: [email protected]

Shënim: Mendimet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht opinione ose qendrime të Bankës së Shqipërisë.

Page 5: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-5-

PËRMBAJTJA

AbstrAkt 7

1. Hyrje 8

2. MetodAt AlternAtive të vlerësiMit të norMës nAtyrore të pApunësisë 10

3. të dHënAt dHe MetodologjiA 15 3a. të dhënat dhe specifikimi i modelit 15 3b. goditjet e ofertës 17

4. rezultAtet 18 4a. ekuacionet 18 4b. nAiru dhe hendeku i papunësisë 20

5. përfundiMe dHe çësHtje diskutiMi 21

bibliogrApHy 23

Page 6: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-6-

Page 7: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-7-

ABSTRAKT

Në këtë material vlerësohet seria e normës natyrore të papunësisë (NAIRU) për Shqipërinë, për periudhën 1998-2012, sipas përqasjes state-space me teknikën Kalman Filter. Përqasja bazohet në një specifikim të Kurbës së Filipsit me normën NAIRU si ndryshore e pa vëzhguar. Kufizimi përcaktohet mbi trajektoren e NAIRU-së. Me përftimin e serisë së normës natyrore kalohet në llogaritjen e hendekut të papunësisë, llogaritur si diferencë e normës natyrore me normën faktike. Rezultatet tregojnë për vlera negative të hendekut të papunësisë në fillim të periudhës së analizuar. Hendeku vjen në mbyllje gjatë periudhës 2002-2003. Periudha 2003-2008 karakterizohet nga një hendek pozitiv, i cili kthehet lehtësisht negativ për periudhën e mbetur.

Fjalë kyçe: NAIRU, Kalman Filter, model State-Space.

Page 8: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-8-

1. HYRJE

Një element i rëndësishëm që duhet marrë parasysh në politikbërjen ekonomike është norma e shfrytëzimit të faktorëve të prodhimit në ekonomi: kapitali, fuqia punëtore dhe teknologjia. Njohja e këtyre normave është e nevojshme për të ditur divergjencat e ecurisë ekonomike faktike me atë potenciale në një periudhë të dhënë, si dhe masat që duhet të ndërmerren bazuar në këto vlerësime. Në terma të përgjithshëm, nivelet optimale të shfrytëzimit të faktorëve janë ato të cilat shoqërohen me inflacion të moderuar dhe të qëndrueshëm. Lëvizjet inflacioniste (rritëse ose rënëse) janë sinjal i devijimeve nga nivelet optimale të shfrytëzimit dhe nevojës për ndërhyrje (politika monetare, fiskale ose strukturore).

Përcaktimi i normës optimale të shfrytëzimit të kapaciteteve merr forma të ndryshme. Disa nga format më të hershme janë indeksi Wharton (Klein & Summers, 1967), raporti minimal ndërmjet kapitalit ndaj produktit dhe metoda e pikut të produktit (Mukherjess & Misra, 2012). Megjithatë, ndër përqasjet më të përdorshme është ajo e normës natyrore të papunësisë ose e normës strukturore të papunësisë. Për herë të parë koncepti është përcaktuar nga Friedman (1968) dhe Phelps (1968). Terminologjia NAIRU (norma e papunësisë me inflacion jopërshpejtues) u përkufizua për herë të parë nga Modigliani dhe Papademos (1975). Paralelisht, Elmeskov (1993) sugjeron aplikimin e inflacionit të pagës përkundrejt atij të çmimeve. Koncepti i përgjithshëm është shfrytëzimi i fuqisë punëtore në kushtet e inflacionit të moderuar dhe të qëndrueshëm.

Teoria ekonomike sugjeron që në afatin e gjatë, norma e papunësisë varet plotësisht nga faktorë strukturorë dhe inflacioni është fenomen tërësisht monetar. Megjithatë, në afatin e shkurtër qendron një marrëdhënie inverse: kur papunësia është më e ulët se norma natyrore, gjenerohen presione të shtuara inflacioniste. Me mbylljen e hendekut të papunësisë, inflacioni stabilizohet në një nivel më të lartë. Modeli më i njohur i përcaktimit të lidhjes inflacion-papunësi është kurba e Filipsit. Sipas parimit të “modelit trekëndor” (Gordon, 1997), inflacioni shprehet në varësi të pritjeve, normës së papunësisë dhe presioneve afatshkurtra të ofertës. Pritjet përbëjnë efektin bazë, ndërkohë që presionet e kërkesës dhe ofertës

Page 9: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-9-

përcaktojnë ndryshimet në inflacion. Goditjet e ofertës identifikojnë treguesit me ndikim afatshkurtër.

Empirikisht përcaktohen dy nivele të normës natyrore të papunësisë (Turner et al., 2001). Norma afatgjatë e papunësisë natyrore përcaktohet pasi janë marrë në konsideratë të gjithë ndikimet afatshkurtra dhe afatgjata në inflacion. Këtu përfshihen edhe efektet e politikave me natyrë ekonomike. Ekziston edhe një normë afatshkurtër e papunësisë natyrore e cila gjenerohet pasi faktorizohen goditjet afatshkurtra të ofertës. Sipas këtij kategorizimi, norma afatshkurtër paraqet një luhatshmëri më të lartë dhe varet nga norma faktike e papunësisë. Politikbërësit fokusohen në normën afatshkurtër të papunësisë natyrore, kryesisht sepse norma afatgjatë është tepër komplekse për t’u përcaktuar dhe procesi i axhustimit drejt kësaj norme mund të jetë relativisht i gjatë.

Ky material synon vlerësimin e një serie të normës natyrore të papunësisë (sipas termit NAIRU) për ekonominë shqiptare, në periudhën 1998-2012, me frekuencë tremujore. Metodologjia e ndjekur përkufizohet si “formë e reduktuar” sipas modelit state-space. Kjo përqasje bazohet në identifikimin e një ekuacioni të kurbës së Filipsit dhe një ekuacioni të trajektores së NAIRU-së. Ekuacioni i parë përfshin pritjet adaptive, hendekun e papunësisë, ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së vlerësohen sipas kombinimeve alternative të ndryshorëve, nëpërmjet teknikës Kalman Filter.

Pas vlerësimit të normës natyrore të papunësisë, llogaritet hendeku i papunësisë. Sipas rezultateve, norma faktike e papunësisë ka rezultuar dukshëm më e lartë se norma natyrore në pjesën fillestare të periudhës së analizuar. Hendeku ka ardhur gradualisht në ngushtim dhe është mbyllur në fund të vitit 2002 dhe në fillim të vitit 2003. Periudha 2003-2008 karakterizohet nga një hendek pozitiv (norma faktike më e ulët se norma natyrore), duke qendruar lehtësisht negativ për vitet e mbetura.

Page 10: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-10-

2. METODAT ALTERNATIvE TË vLERËSIMIT TË NORMËS NATYRORE TË PAPUNËSISË

Literatura empirike mbi përqasjet e vlerësimit të normës natyrore të papunësisë ndjek tre linja të përgjithshme. Në linjën e parë dhe më të hershme përfshihen metodat strukturore të vlerësimit. Sipas kësaj përqasjeje, norma natyrore e papunësisë përbën një normë ekuilibër afatgjatë, e cila gjenerohet pas faktorizimit të të gjithë ndikimeve me natyrë afatshkurtër dhe afatgjatë mbi çmimet dhe pagat. Parimi i funksionimit të këtij modeli sipas Layard et al. (1994) është që “inflacioni stabilizohet në kushtet kur paga reale e dëshiruar nga përcaktuesit e pagave është e njëjtë me atë të dëshiruar nga përcaktuesit e çmimeve dhe këtë konsistencë e përcakton niveli i papunësisë”. Me fjalë të tjera, inflacion i qëndrueshëm nënkupton një normë papunësie në nivelin e normës natyrore. Modeli tipik strukturor është ai Wage Setting-Price Setting propozuar për herë të parë në kuadër të Teorisë Ekonomike të Sindikatave (Dunlop, 1944) dhe me zbatim empirik nga Nickell dhe Andrews (1983), Layard dhe Nickell (1986), L'Horty dhe Rault (1999) etj. Sipas këtij modeli, pagat dhe çmimet vlerësohen njëkohësisht dhe përmes ndryshoreve të përbashkëta.

Përqasja karakterizohet nga disa avantazhe të rëndësishme. Së pari, ndërlidhja strukturore mes inflacionit, pagave dhe normës natyrore (ose hendekut) të papunësisë merret tërësisht në konsideratë. Gjithashtu, modeli merr parasysh gjithë ndikimet e mundshme me natyrë afatshkurtër dhe afatgjatë, duke mos lënë hapësirë për faktorë të panjohur që nuk janë marrë në konsideratë. Së fundi, duke pasur parasysh që bëhet fjalë për një normë afatgjatë të papunësisë natyrore, përqasja strukturore është gjithashtu më e mbështetura në literaturën teorike.

Nga ana tjetër, duhen theksuar edhe disa dizavantazhe që karakterizojnë modelet strukturore të vlerësimit. Literatura empirike ka ngritur një debat të fortë në lidhje me modelin më të përshtatshëm për t’u zbatuar në praktikë. Rowthorn (1999) vë theksin tek prania e disa ndryshoreve efektet afatgjata të të cilave janë të vështirë për t’u modeluar dhe interpretuar. Këtu përfshihen faktorë të tillë sikurse norma e interesit, treguesit e taksave dhe produktiviteti i faktorëve

Page 11: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-11-

të prodhimit. Gjithashtu, modelet strukturorë përfshijnë elasticitete zëvendësimi të vlerësuar ose të kalibruar të faktorëve të prodhimit. Këto elasticitete janë përsëri burim vlerësimi ose kalibrimi dhe për rrjedhojë të debatueshëm. Edhe për këtë çështje është nxitur debat në literaturën empirike.

Disa dizavantazhe të rëndësishme lidhen me çështje të specifikimit të modeleve. Së pari, aplikimi i ndryshoreve të përbashkëta në modelimin e pagave dhe inflacionit është mjaft i debatueshëm nga literatura (Turner et al., 2001), për shkak të problemeve të endogjenitetit që mund të lindin. Së dyti, përfshirja e disa ndryshoreve me natyrë afatgjatë, të cilat nuk janë të shprehura në mënyrë kuantitative dhe për të cilat nuk ekzistojnë statistika zyrtare, është mjaft e vështirë. vështirësia lidhet me ndryshore të caktuara me natyrë institucionale sikurse: aftësia negociuese e sindikatave, forca e zbatimit të ligjit, ambienti i përgjithshëm i biznesit, sjellje të caktuara të fuqisë punëtore dhe popullatës etj. Carlin e Soskice (1990) dhe Blanchard e Wolfers (1999) theksojnë se modelet strukturore nuk do të mund të quheshin të tilla nëse ndryshoret institucionale do të mungonin. Së fundi, duhet përmendur që modelet e pastra strukturore nuk janë në gjendje të gjenerojnë statistika të saktësisë, sikurse termat e gabimit. Duke pasur parasysh vështirësitë e aplikimit, modelet strukturore janë relativisht të rralla në literaturën empirike dhe shembujt përqendrohen kryesisht në ekonomi të zhvilluara, ku ekzitojnë seri kohore të ndryshoreve institucionale.

Modelet statistikore përbëjnë grupin e dytë të metodave themelore vlerësuese. Një shembull tipik i modelit statistikor është filtrimi Hodrick-Prescott (Hodrick dhe Prescott, 1981) ku papunësia ndahet në një komponent të trendit afatgjatë dhe një komponent të ciklit afatshkurtër. Norma e papunësisë natyrore përbën komponentin e trendit afatgjatë dhe supozohet që norma faktike e papunësisë ndjek në përgjithësi ecurinë e këtij trendi. Nëse ndodhin shmangie ndërmjet trendit dhe normës faktike konsiderohen me natyrë afatshkurtër dhe pritet që norma të rikthehet përsëri në nivelin ekuilibër, nëpërmjet mekanizmave automatike të ekonomisë. Përveç përqasjes së filtrit Hodrick-Prescott, modelet statistikore përfshijnë edhe një modelim të normës natyrore të papunësisë si proces random walk (Watson, 1986).

Page 12: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-12-

Nëse përjashtohet lehtësia dhe shpejtësia në zbatimin e këtyre teknikave, modelet statistikore pasqyrojnë shumë dizavantazhe. Më i rëndësishmi prej tyre është fakti që ndërlidhja strukturore mes inflacionit (pagave) dhe normës natyrore (ose hendekut) të papunësisë nuk merret në konsideratë, dhe seritë e gjeneruara si produkt nuk janë në gjendje të shpjegojnë dinamikat e inflacionit të përgjithshëm ose inflacionit bazë. Gjithashtu, rezultatet janë shumë të ndjeshme ndaj vlerave faktike të normës së përdorur të papunësisë. Niveli i ndjeshmërisë shtohet më tej nëse merren parasysh kalibrimet e ndryshme fillestare që zbatohen mbi model, të cilat çojnë në rezultate të ndryshme. Për më tepër, filtrat karakterizohen edhe nga fenomeni end-point-bias, sipas të cilit norma natyrore nxitet drejt normës faktike në dy skajet e periudhës së analizuar. Së fundi, mungesa e statistikës së termit të gabimit përbën një tjetër dizavantazh.

Linja e tretë e literaturës vlerësuese përfshin modelet e formës së reduktuar ose të ashtuquajturën përqasje të ndërmjetme. Emri vjen nga fakti se modelet e ndërmjetëm janë të një natyre hibride dhe kanë për qëllim të marrin sa më tepër nga avantazhet e dy metodave kryesore, duke u përpjekur të korrigjojnë sa më shumë dizavantazhe përkatëse. Një avantazh i rëndësishëm është faktorizimi i ndërlidhjes strukturore inflacion–papunësi (ose pagë–papunësi) sikurse në rastin e përqasjes strukturore, por vetëm me përfshirjen e goditjeve me natyrë afatshkurtër. Rrjedhimisht, norma e vlerësuar e papunësisë natyrore është me natyrë afatshkurtër dhe më e ndryshueshme në kohë, nëse krahasohet me produktin e modeleve strukturore.

Elementi statistikor lidhet me nevojën e përcaktimit të një trajektoreje të normës natyrore të papunësisë në kohë. Kur përkufizoi fillimisht konceptin e normës natyrore, Friedman sugjeroi një normë konstante në kohë. Megjithatë, literatura empirike në vite është zhvendosur gjithnjë e më tepër drejt bindjes së një norme të ndryshueshme në kohë (Dobrescu et al, 2011). Si rrjedhojë, sugjerohet modelimi i trajektoreve alternative që mund të marrin format random walk, random walk me konstante ose procese autoregresive të rendit të parë.

Page 13: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-13-

Elmeskov (1993) ka sugjeruar një nga format më të hershme të modeleve të ndërmjetme. Në këtë model, të bazuar mbi kurbën e Filipsit, norma natyrore e papunësisë paraqitet e lidhur me inflacionin e pagës dhe gjenerohet sipas një derivimi të thjeshtë. Sipas këtij derivimi, marrëdhënia strukturore merret parasysh, por konsiderohet mjaft e zbehtë, për shkak të zbutjes së serive të përfshira përmes mesatareve rrëshqitëse. Holden e Nymoen (1998) dhe Nymoen e Rødseth (2003) theksojnë rëndësinë e përfshirjes së një marrëdhënieje të fortë inflacion-papunësi në vlerësimin e normës natyrore të papunësisë.

Përqasja e ndërmjetme është pasuruar me modelin State-Space duke optimizuar me teknikën Kalman Filter, ku një rëndësi më e madhe i kushtohet marrëdhënies inflacion-papunësi. Kjo realizohet përmes implementimit të ekuacionit të Kurbës së Filipsit, në të cilin ndryshimet në inflacion shprehen në funksion të një tërësie ndryshoresh mes të tjerave edhe të hendekut të normës së papunësisë. Trajektorja e normës natyrore të papunësisë shprehet sipas një ekuacioni mbështetës, specifikuar sipas parimeve të shprehura më lart (por kryesisht në trajtën e random walk ose procesit autoregresiv të rangut të parë). Në këtë mënyrë, ekuacioni vendos kufijtë e luhatshmërisë së normës natyrore të papunësisë dhe kjo e fundit është e ndryshueshme në kohë.

Në terma të specifikimit dhe testeve diagnostikuese, modelet e ndërmjetme shfaqin përparësi ndaj metodave strukturore. Së pari, kjo lidhet me specifikimin e thjeshtuar, i cili shmang ndryshoret me ndikime afatgjata. Sikurse përmendëm më sipër, përfshirja e këtyre faktorëve, veçanërisht të atyre me natyrë institucionale, është pothuajse e pamundur, në mungesë të të dhënave. Në të njëjtën kohë, mbetja në ekuacionin e kurbës së Filipsit shpjegon një pjesë të ndryshimeve në inflacion. Si rrjedhojë, nuk është e nevojshme përfshirja e të gjitha ndryshoreve që kanë ndikim në inflacion. Gjithashtu, modeli mundëson gjenerimin e termit të gabimit si statistikë e saktësisë së vlerësimit. Kjo përbën përparësi në krahasim me dy linjat e tjera të vlerësimeve. Së fundi, Kalman Filter eliminon deri në njëfarë mase praninë e fenomenit end-point-bias.

Page 14: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-14-

Krahas avantazheve duhen përmendur edhe disa mangësi të formave të ndërmjetme. Së pari, thjeshtësia në specifikim, krahasuar me përqasjet strukturore, mbart koston e dobësimit relativ të lidhjes inflacion-papunësi. Kjo për shkak të mungesës së ndryshoreve me efekte afatgjata në inflacion. Së dyti, specifikimi i thjeshtuar nuk arrin të eliminojë tërësisht ndjeshmërinë e rezultateve ndaj specifikimit të ekuacionit të kurbës së Filipsit dhe të trajektores së normës natyrore të papunësisë.

Shembujt e përdorimit të modeleve të ndërmjetëm dhe veçanërisht atyre të tipit State-Space, janë mjaft të përhapur dhe po zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në literaturën empirike. King (1999) zbaton një teknikë të ngjashme në rastin e ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, për të studiuar ndikimet e tregut të punës në vendimmarrjen e normës bazë të interesit. Irac (2000) zhvillon një studim të ngjashëm për përcaktimin e normës së ndryshueshme të papunësisë natyrore në rastin e Francës. Forma e reduktuar me Kalman Filter përdoret nga Agambayeva (2008) në rastin e Kazakistanit. Turner et al. (2001) zhvillojnë një studim krahasues për vendet e OECD-së.

Në rastin e Shqipërisë, teknika e ndërmjetme është zbatuar nga Kota (2007), sipas derivimit Elmeskov, për vlerësimin e normës natyrore dhe hendekut të papunësisë, gjatë periudhës 1996-2006. Sipas këtij punimi, vlerësohet që norma faktike e papunësisë ka qenë më e lartë se ajo natyrore, gjatë periudhës 1996-2001. Hendeku vlerësohet më i thellë në fillim të periudhës së analizuar, por ka ardhur gradualisht në mbyllje. Pas vitit 2001, vlerësohet një hendek pozitiv i papunësisë, sipas të cilit normat faktike qendronte nën atë natyrore. Në fund të periudhës së analizuar, vlerësohet një normë e papunësisë përsëri nën atë natyrore, por me një hendek negativ të papërfillshëm.

Page 15: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-15-

3. TË DHËNAT DHE METODOLOGJIA

3A. TË DHËNAT DHE SPECIFIKIMI I MODELIT

Në vijim paraqitet metodologjia e vlerësimit të serisë së NAIRU-së afatshkurtër, në rastin e Shqipërisë, duke zbatuar teknikën e modelit State-Space me Kalman Filter për periudhën 1998-2012. Metoda përfshin inflacionin dhe normën e papunësisë si përbërësit kryesorë të filtrit. Në rastin e papunësisë, seria kohore pasqyron statistikat administrative sipas INSTAT-it. Seria kohore paraqitet në grafikun e mëposhtëm:

Grafiku 1 tregon për një normë papunësie në rënie gjatë periudhës së analizuar, por nuk vihen re lëvizje të mprehta. Të dhënat e tjera përfshijnë pagat, kërkesën për punë, PBB-në, përpjesët e importeve dhe çmimet e huaja.

Metoda bazohet në përqasjen e ndjekur nga Irac (2000) dhe Turner et al. (2001), ku ndryshimet e inflacionit shprehen në formën e një modeli trekëndor të kurbës së Filipsit sipas specifikimit të mëposhtëm:

Gra�k 1. Norma e papunësisë sipas të dhënave administrative

Burimi: INSTAT.

0

2

4

6

8

10

12

14

16

18

20

1998T11998T31999T11999T32000T12000T32001T12001T32002T12002T32003T12003T32004T12004T32005T12005T32006T12006T32007T12007T32008T12008T32009T12009T32010T12010T32011T12011T32012T12012T3

Page 16: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-16-

(1)

Sipas ekuacionit 1, ndryshimet në inflacion (∆πt) janë funksion i pritjeve adaptive, (V)a*∆πt-n; goditjeve afatshkurtra të ofertës, (V)∆St-k; “efektet e kufizimit të shpejtësisë” ∆UNt, matin efektin e ndryshimeve të normës së papunësisë. Papunësia ndikon në inflacion jo vetëm në sajë të nivelit, por edhe të lëvizjeve. Ndryshime të mëdha të normës së papunësisë mund të ndikojnë ndryshimet inflacioniste, pavarësisht nëse norma faktike ndodhet mbi ose nën nivelin e normës natyrore.

Hendeku i papunësisë është shprehur si diferencë e NAIRU-së me normën faktike. NAIRU-ja përbën ndryshoren e pavëzhguar, e cila në ekuacionin tranzitor specifikohet sipas tre formave:

NAIRUt = NAIRUt-1 + ε1t ; (2)NAIRUt = c + NAIRUt-1 + ε1t ; (3)NAIRUt = φ* NAIRUt-1 + ε1t ; (4)

Sipas tre specifikimeve, trajektorja e NAIRU-së shprehet përkatësisht si random walk i pastër, random walk me konstante ose proces autoregresiv i rangut të parë. Në të gjithë rastet, kufizimet vendosen mbi variancën e termit të gabimit. Kufizimet bazohen në literaturë dhe në funksion të termave të gabimit të përftuar pas optimizimit. Sa më volatile të specifikohet seria e NAIRU-së, aq më i madh është kontributi i hendekut në shpjegimin e inflacionit dhe aq më pak mbetet për termin e gabimit në ekuacionin e kurbës së Filipsit. Megjithatë, volatiliteti i lartë i NAIRU-së do të sjellë edhe terma gabimi individual më të lartë. Në këtë mënyrë, është e nevojshme të arrihet një “balancë” mes volatilitetit të lejuar dhe termit të precisionit të serisë. Për këtë arsye, sikurse sugjerohet në literaturë, është realizuar një “analizë ndjeshmërie” sipas kalibrimeve të ndryshme të variancës së gabimit në ekuacionin tranzitor. Gjykimet janë bërë mbi setin e serive të gjeneruara të NAIRU-së.

Meqë seritë e gjeneruara janë të ndjeshme ndaj specifikimit, janë provuar disa kombinime të ndryshoreve shpjeguese. Modeli lejon vlerësim të njëkohshëm të serisë së NAIRU-së (me bandat e termave të gabimit) dhe parametrat e ekuacionit të kurbës së Filipsit. Seritë

Page 17: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-17-

e gjeneruara përfshihen si ndryshorë shpjegues në një ekuacion sipas Metodës së Katrorëve më të vegjël, për të zbatuar testet e nevojshme diagnostike.

3B. GODITJET E OFERTËS

Goditjet e ofertës burojnë kryesisht nga çmimet e importeve, të cilat janë përafruar me ndryshimet në deflatorët e importeve. Duke ndjekur shembullin e literaturës, deflatorët janë përfshirë në formë individuale ose të peshuar, sipas hapjes tregtare. Çmimet ndërkombëtare të lëndës djegëse, si një element i rëndësishëm i presioneve inflacioniste, janë përfshirë më vete. Të dhënat janë marrë sipas indeksit Dated Brent, përftuar nga seritë e FMN-së për çmimet e mallrave. Sërish, deflatorët përfshihen individualisht ose të peshuar sipas përpjesës së lëndës djegëse në importet e përgjithshme.

Sipas një specifikimi të sugjeruar nga Turner et al. (2001), inflacioni i importuar dhe ai i lëndës djegëse vendosen si diferencë ndaj inflacionit total të periudhës paraardhëse dhe njëlloj të peshuar. Një specifikim i tillë lejon përfshirjen e një mase proporcionaliteti të efekteve. Çmimet e importit mund ndikojnë inflacionin si në terma të vlerës së tyre, ashtu edhe në terma të diferencave që kanë me inflacioni në periudhën/periudhat e mëparshme.

Gjithashtu, Kostot e Punës Njësi (ULC) përfshihen sipas tre specifikimeve të mëposhtme:

ku, NW dhe RW përfaqësojnë përkatësisht pagën nominale mesatare mujore dhe pagën reale mesatare mujore. Kjo e fundit është llogaritur duke deflatuar pagën nominale me inflacionin. EM shpreh numrin e të punësuarve ndërsa NGDP dhe RGDP përfaqësojnë përkatësisht Produktin e Brendshëm Bruto nominal dhe

Page 18: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-18-

real. Një tjetër specifikim është mbështetur në punimin e Çeliku dhe Metani (2011), ku ULC llogaritet sipas indekseve afatshkurtra për pagën reale dhe vlerën e shtuar.

Gjithashtu, janë bërë përpjekje në gjenerimin dhe përfshirjen e serive që kanë të bëjnë me goditje të tjera të ofertës, të lidhura me barrën fiskale mbi të ardhurat nga punësimi dhe normat e fitimit. Këto seri nuk përmirësojnë cilësinë shpjeguese të ekuacioneve.

4. REzULTATET

4A. EKUACIONET

Në tabelën 1 paraqiten rezultatet sipas formave të ndryshme të specifikimit. Në paraqitjen tabelore janë përfshirë edhe statistikat e ekuacioneve për specifikimin me Metodën e Katrorëve më të vegjël.

Hendeku i papunësisë rezulton në të gjithë rastet me shenjën e pritur dhe është i rëndësishëm statistikisht në 1%. Efektet e “kufizimit të shpejtësisë” janë statistikisht të parëndësishëm në të gjitha specifikimet. Ky rezultat është i pritur, duke pasur parasysh që norma e papunësisë nuk karakterizohet nga ndryshime të mprehta në vite. Çmimet e importeve shfaqin gjithashtu shenjën e pritur dhe janë statistikisht të rëndësishme në të gjitha specifikimet. Çmimet e naftës nuk japin kontribut të shtuar dhe përfshirja e ULC-së rezultoi gjithashtu statistikisht e parëndësishme.

Testet diagnostike tregojnë mungesë të normalitetit dhe stabilitetit të mbetjeve. Kjo është zgjidhur me përfshirjen e specifikimeve jolineare të hendekut të papunësisë. Hendeku i papunësisë është përcaktuar si raport i hendekut me normën faktike të papunësisë. Rezultatet e regresioneve dhe testet diagnostikuese paraqiten në Tabelën 2.

Page 19: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-19-

tabela 1. rezultatet me specifikimin linear të hendekut të papunësisëSpec. 1 Spec. 2 Spec. 3 Spec. 4 Spec. 5 Spec. 6

Δinf-3 0.13* 0.1

Δinf-4 -0.21*** -0.21*** -0.2*** -0.38*** -0.39***

Δinf-5 -0.19***

Δinf-6 -0.32*** -0.19*** -0.2***

Δinf-8 -0.32*** -0.31***

ΔUn -0.01 1.02

Nairu-Un 0.51*** 1.15*** 0.86*** 0.4*** 0.52*** 0.89***

Δw_d_imp(-1) 0.26*** 0.017

Δw_d_oil(-1)w_(d_imp-inf(-1)) 0.3*** 0.32*** 0.1* 0.08*

w_(d_oil-inf(-1)) -0.33* 0.06

R2 0.44 0.61 0.63 0.64 0.75 0.78

Adj. R2 0.42 0.59 0.61 0.61 0.73 0.75

S.E. 1.83 1.55 1.51 1.5 1.25 1.19

JB 0 0.08 0 0 0.12 0.36

LM 0.65 0.05 0.2 0.27 0.65 0.9

BPG 0 0.18 0.7 0.64 0.7 0.14

Ramsey Reset 0 0 0 0 0 0

RMSE (SSM) 0.59 0.36 0.55 0.55 0.58 0.36Burimi: vlerësime të autorëve; *** rëndësi statistikore në intervalin 1%.

tabela 2. rezultatet me specifikimin jolinear të hendekut të papunësisëSpec. 1 Spec. 2 Spec. 3 Spec. 4 Spec. 5 Spec. 6

Δinf-3 0.16* 0.12*

Δinf-4 -0.19*** -0.17* -0.17** -0.38*** -0.37***

Δinf-5 -0.18**

Δinf-6 -0.3*** -0.17** -0.19***

Δinf-8 -0.34*** -0.37***ΔUn 1.19 1.98(Nairu-Un)/Un 8.8*** 19.2*** 6.17*** 6.65*** 6.73*** 14.4***

Δw_d_imp(-1) 0.24*** 0.017

Δw(d_imp-inf(-1)) w 0.3*** 0.33*** 0.14** 0.09*

Δw_(d_oil-inf(-1)) -0.39* 0.03

R2 0.44 0.59 0.61 0.63 0.72 0.76

Adj. R2 0.42 0.56 0.59 0.60 0.70 0.74

S.E. 1.84 1.6 1.55 1.52 1.32 1.22

JB 0 0.11 0 0 0.12 0.36

LM 0.8 0.03 0.31 0.34 0.75 0.9

BPG 0 0.25 0.23 0.28 0.21 0.1Burimi: vlerësime të autorëve; *** rëndësi statistikore në intervalin 1%.

Page 20: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-20-

4B. NAIRU DHE HENDEKU I PAPUNËSISË

Seritë e gjeneruara të NAIRU-së sipas 6 ekuacioneve përkatëse ±2 devijime standarde paraqiten në grafikun 2. Në grafikun 3 paraqiten seritë e hendekëve të papunësisë. Rezultatet tregojnë për praninë e një hendeku të thellë negativ në fillim të periudhës së analizës. Ky hendek vjen duke u ngushtuar gradualisht dhe kalon në vlera pozitive gjatë viteve 2002-2003. Hendeku qëndron pozitiv deri në fund të vitit 2008. Për pjesën e mbetur të viteve, hendeku i papunësisë është lehtësisht negativ.

Gra�ku 2. Seritë e NAIRU me ±2 devijime standarte

Burimi: vlerësime të autorëve.

02468

1012141618

1998T31999T22000T12000T42001T32002T22003T12003T42004T32005T22006T12006T42007T32008T22009T12009T42010T32011T22012T12012T4

Spec. 1

02468

101214161820

1998T31999T22000T12000T42001T32002T22003T12003T42004T32005T22006T12006T42007T32008T22009T12009T42010T32011T22012T12012T4

Spec. 2

02468

101214161820

1998T31999T22000T12000T42001T32002T22003T12003T42004T32005T22006T12006T42007T32008T22009T12009T42010T32011T22012T12012T4

Spec. 3

02468

101214161820

1998T31999T22000T12000T42001T32002T22003T12003T42004T32005T22006T12006T42007T32008T22009T12009T42010T32011T22012T12012T4

Spec. 4

02468

1012141618

1998T31999T22000T12000T42001T32002T22003T12003T42004T32005T22006T12006T42007T32008T22009T12009T42010T32011T22012T12012T4

Spec. 5

02468

1012141618

1998T31999T22000T12000T42001T32002T22003T12003T42004T32005T22006T12006T42007T32008T22009T12009T42010T32011T22012T12012T4

Spec. 6

Page 21: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-21-

Këto rezultate reflektojnë disa implikime të rëndësishme, në lidhje me shfrytëzimin e kapaciteteve të ekonomisë. vlerësohet se ekonomia ka operuar dukshëm nën nivelin potencial të fuqisë punëtore, në pjesën fillestare të periudhës së analizuar. Norma e shfrytëzimit të fuqisë punëtore ka konverguar gradualisht në nivelin potencial. Gjatë periudhës 2003-2008, ekonomia ka vepruar mbi nivelin ekuilibër. Në fund të periudhës së analizuar, ekonomia ka shfaqur sërish hendek të lehtë negativ.

5. PËRFUNDIME DHE ÇËSHTJE DISKUTIMI

Në këtë material zbatohet modeli State-Space me teknikën Kalman Filter për vlerësimin e normës natyrore të papunësisë (NAIRU) për ekonominë shqiptare, gjatë periudhës 1998-2012. Metodologjia e ndjekur bazohet në specifikimin e kurbës së Filipsit, kombinuar me ekuacionin tranzitor të NAIRU-së si random walk ose proces autoregresiv. Ekuacioni i kurbës së Filipsit përfshin pritjet adaptive, hendekun e papunësisë, efektin e kufizimit të shpejtësisë dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Goditjet e ofertës përafrohen me çmimet e importeve, çmimet e naftës dhe kostot e punës njësi.

Gra�ku 3. Seritë e hendekëve të papunësisë

Burimi: Vlerësime të autorëve.

-8

-7

-6

-5

-4

-3

-2

-1

0

1

2

1998T3

1999T1

1999T3

2000T1

2000T3

2001T1

2001T3

2002T1

2002T3

2003T1

2003T3

2004T1

2004T3

2005T1

2005T3

2006T1

2006T3

2007T1

2007T3

2008T1

2008T3

2009T1

2009T3

2010T1

2010T3

2011T1

2011T3

2012T1

2012T3Hendeku i papunësisë (norma natyrore - norma faktike)

Spec.1 Spec. 2 Spec. 3 Spec. 4 Spec. 5 Spec. 6

Page 22: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-22-

Kalman Filter mundëson gjenerimin e serisë së NAIRU-së, duke vlerësuar njëkohësisht edhe koeficientet e ekuacionit të kurbës së Filipsit.

Hendeku i papunësisë shfaq vlera negative në fillim të periudhës së analizuar dhe vjen gradualisht drejt mbylljes, gjatë viteve 2002-2003. Norma e papunësisë ka qëndruar nën normën natyrore, deri në fund të vitit 2008. Për vitet në vijim, norma e papunësisë kalon lehtësisht mbi normën natyrore.

Rezultatet e vlerësimit ngjasojnë me përfundimet e Kota (2007). Në të dy rastet, pjesa fillestare e periudhës së analizuar karakterizohet nga vlera negative të hendekut të papunësisë me normat faktike mbi ato natyrore. Nga ana tjetër, hendeku mbyllet lehtësisht më vonë, sipas vlerësimeve të këtij materiali. Gjithashtu, periudha me një hendek pozitiv papunësie është relativisht më e gjatë.

Disa përmirësime të mundshme në punën analitike në të ardhmen i referohen kryesisht përfshirjes së normës së papunësisë sipas Anketës së Forcave të Punës. Goditje suplementare të ofertës që mund të merren në konsideratë janë: efektet e taksave dhe normave të fitimit; normat e shfrytëzimit të kapaciteteve; dhe ndryshimet në produktivitet. Shembuj të mëtejshëm lidhen me çmimet e inputeve dhe vlerësime alternative për kostot e punës njësi. zbatimi i metodave të pastra strukturore do të gjeneronte seri afatgjata të normës natyrore të papunësisë. Rrjedhimisht do të mundësonte një bazë krahasimore për vlerësimet e normës natyrore afatshkurtër të papunësisë.

Së fundi, vlen për t’u diskutuar niveli relativisht i ulët negativ i hendekut të papunësisë pas vitit 2008, kur rritja ekonomike u ngadalësua, si rezultat i krizës financiare botërore dhe asaj të borxheve në vendet e BE-së. Faktor shpjegues mund të përbëjë reagimi relativisht i ngadaltë i tregut të punës ndaj zhvillimeve në tregjet financiare dhe të produkteve. Nga ana tjetër, prania e mundshme e ndryshimeve strukturore në ekonomi, mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm. Një punë kërkimore bazuar në statistika të përmirësuara është thelbësore në përcaktimin e shkaqeve që shpjegojnë reagimin e ngadaltë të tregut të punës.

Page 23: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-23-

BIBLIOGRAPHY

Agambayeva, s. (2008). estimating nAiru in kazakhstan. 10th bi-Annual Conference of the european Association for Comparative economics. Moscow, russia.

blanchard, o., & Wolfers, j. (1999). the role of shocks in the rise of european unemployment: the aggregate evidence. nber working papers, no. 7282.

Carlin, W., & soskice, d. (1990). Macroeconomics and the wage bargain. oxford university press, oxford.

çeliku, e., & Metani, i. (2011). Competitive position of the Albanian economy in terms of productivity and labor costs. nber working papers bank of Albania Working paper, i(24).

dobrescu, M., paicu, C., & iacob, s. (2011). the natural rate of unemployment and its implications for economic policy. theoretical and Applied economics, 18(2), 181-194.

dunlop, j.t. (1944). Wage determination under trade unions. reprints of economic Classic, 1966. August M. kelley publishers, new york.elmeskov, j. (1993). High and persistent unemployment: assessment of the problem and its causes. oeCd economics department Working papers, no.132.

friendman, M. (1968). the role of monetary policy. American economic review papers and proceedings, 58(1), 1-17.

gordon, r. (1997). the time-varying nAiru and its implications for economic policy. journal of economic perspectives, 11(1), 11-32.

Hodrick, r. j., & prescott, e. C. (1981). post-war u.s. business cycle: an empirical investigation. northwestern university discussion paper no. 451.

Holden, s., & nymoen, r. (1998). Measuring structural unemployment: is there a rough and ready answer? scandinavian Working papers in economics, no. 31.

Page 24: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-24-

irac, d. (2000). estimation of a time varying nAiru for france. bank of france, ner no. 75.

king, M. (1999, february). Monetary policy and the labour market. Quarterly bulleting of the bank of england, 39(1), 90-97.

klein, l., & summers, r. (1967). the Wharton index of capacity utilization. philadelphia: economic research unit, Wharton school of finance and Commerce, university of pennsylvania.

kota, v. (2007). Metodat alternative të matjes së produktit potencial në shqipëri. Material diskutimi i bankës së shqipërisë.

layard, r., & nickell, s. (1986). unemployment in britani. economica, 53, 121-166. special issue.

layard, r., nickell, s., & jackman, r. (1994). the unemployment crisis. oxford university press, oxford.

l'Horty, y., & rault, C. (1999). Why is french equilibrium unemployment so high: an estimation of the Ws-ps model. Conseil supérieur de l'emploi, des revenues et des coûts, document de travail, no. 99-01.

Modigliani, f., & papademos, l. (1975). targets for monetary policy in the coming year. brookings paper on economic Activity, 1, 141-163.

Mukherjess, A., & Misra, r. (2012). estimation of capacity utilization in indian industries: issues and challenges. rbi working paper 5/2012.

nickell, s.j., & Andrews, M. (1983). unions, real-wages and employment in britain 1951-79. oxford economic papers (supplement), 35, 183-206.

nymoen, r, & rødseth, A. (2003). explaining unemployment: somes lessons from nordic wage formation. labor economics, 10, 1-29.

phelps, e. (1968). Money, wage dynamics and labour market equilibrium. journal of political economy, 76(4 (2)), 678-711.

rowthorn, r. (1999). unemployment, capital-labor substitution, and economic growth. iMf working paper, Wp/99/43.

Page 25: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-25-

turner, d., boone, l., giorno, C., & Meacci, M. (2001). estimating the structural rate of unemployment for the oeCd countries. oeCd economic studies no. 33, 2001/ii 171.

Watson, M. W. (1986). univariate detrending methods with stochastic trends. journal of Monetary economics, 18, 49-75.

Page 26: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-26-

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Çela, EnianNorma natyrore e papunësisë : një përqasje sipas formës së reduktuar /Enian Çela, Lorena Skufi. – Tiranë : Banka e Shqipërisë, 201828 f. ; 21x15 cm.Bibliogr.ISBN 978-9928-262-15-8I.Skufi, Lorena 1.Politika ekonomike 2.Tregu i punës 3.Papunësia 4.Shqipëri 338.222(496.5)

9 789928 262158

ISBN 978-9928-262-15-8

Page 27: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-27-

Page 28: NORMA NATYRORE 33 (72) 2018 - bankofalbania.org · ndryshimet e normës së papunësisë (efekti i kufizimit të shpejtësisë) dhe goditjet afatshkurtra të ofertës. Seritë e NAIRU-së

-28-