nr 3 - mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/nr3-prill-2015.pdf · 2...

60
© Copyright InfoAlbania 2015. All rights reserved. >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.al PUBLIKUAR: PRILL 2015 TRENDING: #BANKA #INOVACION #TOP10THENIE #INVESTIME #SHQIPERIA #SUKSES #4G INTERNET #MARKA n / 3 #BANKAT

Upload: others

Post on 03-Sep-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

© Copyright InfoAlbania 2015. All rights reserved.

>> Revista e parë Online, nga Infoalbania.al

PUBLIKUAR: PRILL 2015

TRENDING:

#BANKA#INOVACION

#TOP10THENIE#INVESTIME#SHQIPERIA

#SUKSES#4G INTERNET

#MARKA

n/3#BANKAT

Page 2: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

2

PERMBAJTJA

PËRMBAJTJA

JA KU ERDHËM PËRSËRI…ËSHTË NUMRI 3I BUSINESS MAGAZINE!HYRJE

3

10 THËNIE MOTIVUESEQË JU BËJNË TË HIDHENI NË VEPRIMKËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

5

RICHARD BRANSON:SA E RËNDËSISHME ËSHTË TË MBANI SHËNIMEKËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

7

5 MËSIME NGA KARRIERA 500 MILIONËDOLLARËSHE E MARISSA MAYERKËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

8

SI I KALOJNË DITËT E VËSHTIRANJERËZIT E SUKSESSHËM?KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

10

PYETJE TË THJESHTA PËR BANKËNSPECIALE INDUSTRIA BANKARE

13

HISTORIKU I SISTEMITBANKAR SHQIPTAR ISMAIL QEMALINËNSHKROI KONCESIONIN E PARËSPECIALE INDUSTRIA BANKARE

15

REVISTA BANKIERI NJË DRITAREKOMUNIKIMI PROFESIONAL PËRBANKAT SHQIPTARE DHE PJESËE DIJES UNIVERSITARESPECIALE INDUSTRIA BANKARE

17

5 BANKAT MË TË FUQISHME NË BOTËSPECIALE INDUSTRIA BANKARE

19

LUDOVIC LAVENTURE:JA PËRSE BANKAT DUHET TI HAPINDERËN INOVACIONITSPECIALE INDUSTRIA BANKARE

20

A E DINI SE KUSH ISHTEBANKA E PARË NË BOTË?SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

22

ZBULOHET KARTMONEDHA E RE20 EUROSHE MË E SIGURTËSPECIALE INDUSTRIA BANKARE

22

DINASTIA SAFRA:FAMILJA MISTERIOZE E BANKIERITMË TË PASUR NË BOTËSPECIALE INDUSTRIA BANKARE

23

LUTJANA KONOMI:BANKAT DHEKOMUNIKIMET MARKETING TË SOTSHME– NJË SFIDË E VËRTETËSPECIALE INDUSTRIA BANKARE

26

10 THËNIETMË TË GODITURA PËR BANKATSPECIALE INDUSTRIA BANKARE

28

ËSHTË KOHA PËR INTERNET 4G…EDHE NË SHQIPËRITEKNOLOGJI

30

MICROSOFT KA RI-SHPIKUR TASTIERËNPIKËRISHT TASTIERËNTEKNOLOGJI

32

NE VIZITUAM DYQANIN E PARË‘RETAIL’ TË GOOGLE DHE KJOËSHTË AJO QË PAMËTEKNOLOGJI

33

TANI MUND TA NDIZNI MAKINËNHYUNDAI ME ORËN TUAJ ANDROIDTEKNOLOGJI

36

AIDA: KOHA E DUHURPËR TË INVESTUAR NË SHQIPËRIINTERVISTA EKSKLUZIVE

38

ZACH SAAR: IZRAELITËT KANË NJË SEKRETMAGJIK PËR TË ZBULUAR NË SHQIPËRIINTERVISTA EKSKLUZIVE

41

SA ORË GJUMË FLENË NJERËZITE SUKSESSHËM?ARTIKUJ “TOP RATED”

44

JA SI TË SHTRËNGONI DUART NË14 VENDE TË BOTËSARTIKUJ “TOP RATED”

47

COCA-COLANJË POZICIONIM I RI NË EUROPË;UNIFIKON DIZAJNIN E PAKETIMEVEDHE KËRKON NJË SLOGAN TË RIMARKA GLOBALE

50

SI TË RUAJMË SA MË GJATËBATERITË E CELULARIT, LAPTOPITAPO TABLETITTEKNOLOGJI

53

SHTYHET AFATI I APLIKIMEVE!ALBANIAN ICT AWARDS GALAPRITET TË MBAHET GJATË JAVËS SË INOVACIONITEVENTE

57

KALENDAR I EVENTEVEEVENTE

59

Page 3: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

Të dashur miq lexues!

Ky numër i 3-të i Business Magazine vjen më i kompletuar nga ana e përmbajtjes. Jo vetëm përsa i përket numrit të faqeve që janë shtuar, por duke shtuar rubrika të reja dhe materiale ekskluzive të ekspertëve të fushave përkatëse që operojnë në Shqipëri. Për të ngacmuar paksa kureshtjen tuaj dua të zbuloj se këshillat kësaj here do të jenë nga Richard Branson - Ceo i Virgin Group, Melissa Mayer - Ceo e Yahoo dhe Brian de Haaf - Ceo i Aha!Ndërkohë qe në Rubrikën Speciale të këtij numri do të flasim për Bankat dhe Bankierët duke u përpjekur të japim një fushëpamje të sektorit nga disa këndvështrime të ndryshme; Përkufizimi i �alës Bankë, çfarë nevojitet për të hapur një bankë në Shqipëri, kush ishte institucioni i parë bankar në Shqipëri, produktet kryesore të një banke?Duke vazhduar me një listim të bankave më të fuqishme në botë dhe intervista ekskluzive nga Z. Ludovic Laventure (CEO MPAY) - që do na flasë mbi përqasjen e Bankave me Inovacionin; Zj. Lutjana Konomi (Dr. Marketing & PR e Tirana

Bank) na paraqet ndryshimet që kanë pësuar komunikimet Marketing ne sektorin bankar falë evolucionit të ICT dhe Medias Sociale; Z. Elvin Meka (kryeredaktor i Revistës “BANKIERI”, botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave.) bazuar tek përvoja e tij mbi 16 vjeçare në fushën e tregjeve financiare, letrave me vlerë dhe bankave në Shqipëri, do të na japë pikëpamjet e tij mbi dinamikat e këtij sektori në vend dhe nevojën ekzistuese për edukimin dhe me trajtimin e publikut të gjerë, përveç bankierëve, me njohuri ekonomike, financiare dhe ato bankare.Në rubrikën e Teknologjisë, kemi një lajm të mirë për përdoruesit e internetit: 4G është duke ardhur në Shqipëri. Ndjekësit e risive teknologjike do të mund të njihen me dyqanin e parë fizik të Google në Londër, shpikjen e re nga Microsoft dhe çfarë do të mund të bëjnë me një nga aplika-cionet Android në një Smartwatch. “Është koha e duhur për të investuar në Shqipëri” - Një ftesë për investitorët e huaj vjen nga Zj. Manjola Gjoni (Drejtoresha e AIDA). “Brenda vitit 2020 Shqipëria aspiron të jetë një nga destina-cionet kryesore të investimeve në Ballkanin Perëndimor” - Vijon Zj. Gjoni në Intervistën Ekskluzive për Business Magazine ku na

shpjegon projektet konkrete që do ta bëjnë të mundur arritjen e këtij qëllimi ambicioz.

Nga artikujt më të vlerësuar të Infoalbania.al kemi përzgjedhur të zbulojmë disa sekrete mbi mënyrën e jetesës të njerëzve te suksesshëm dhe disa mënyra për tu prezantuar denjësisht në çdo shtet të botës duke iu përshtatur kulturave të tyre.

Rubrika e re në këtë numër ështe “Marka Globale” nëpërmjet të cilës njerëzit e biznesit njihen me strategjitë aktuale të këtyre markave që operojnë në nivel ndërkombëtar duke hapur mendjen dhe zgjeruar horizontet e mendimit përtej kufijve. Të gjithë mund të mësojmë diçka nga to.

Së fundmi, personazhi që trajtojme në këtë numër nuk është një individ por një Dinasti me historinë e saj plot mistere, pasardhesi i të cilës është tashmë bankieri më i pasur në botë sipas Forbes.

Lexim të këndshëm!Gerti BoshnjakuBashkë Themelues & CEO

HYRJE

BUSINESS MAGAZINE!Ja ku erdhëm përsëri…është numri 3 i

Hi!

3

Page 4: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

Page 5: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

Nga Adam Toren*

Marsi shënon fillimin e pran-veres. është koha e duhur për të bërë planet dhe vendosur objektivat për 2015.

Nëse po kërkoni disa këshilla për tju rigjallëruar dhe vënë në veprim, ja ku janë 10 thënie që ju hedhin në veprim:

1. “Ne jemi pikërisht ajo që bëjmë vazhdimisht. Pran-daj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon.” – Aristoteli

Perfeksioni nuk është kurrë masa për të matur suksesin. Por është koha e duhur për tju vënë nga pas zakoneve që formojnë përsosmërinë.

2. “Ngjit shkallën e parë të

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

5

10 THËNIE MOTIVUESEqë ju bëjnë të hidheni në veprim

besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë.” – Dr. Martin Luther King Jr.

Kur ditët e këqija vijnë drejt jush, mos e humbi shpresën. Iniciativa e lirë është një aven-turë dhe si çdo histori e bukur ka uljet dhe ngritjet e saj. Mbështetu tek ai person i suksesshëm që kini në mendje dhe ngjitni shkallët e para të

besimit në rrugën që po ndiqni. Do të jetë për të mirën tuaj.

3. “Vepro ose prano.” – Anonime.

Shprehje e bukur sepse në fund të ditës jeta varet nga ju. Ju mund të zgjidhni të pranoni gjënë që nuk ju pëlqen ose mund të zgjidhni të ndërmer-rni veprime. Gjithshka varet nga ju.

Page 6: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

6

4. “Shumë ide të mëdha ikin pa u reali-zuar dhe shumë zbatues të mirë janë pa ide. Njëra pa tjetrën janë të pavlefshme.” – Tim Blixseth

Pra, doni të bëheni një biznesmen? Shumë mirë. Do tju duhet një ide e madhe si dhe një vizion. Por nuk është mjaftueshëm. Ju duhet ta zbatoni idenë tuaj të madhe ose pastaj nuk është e madhe.

5.” Bota merr formë më lehtë se sa e mendoni dhe ajo po pret që ju ti jepni formë”. – Bono

Jeta merr forma të ndryshme. Jeta juaj është si argjila.Varet nga ju ti jepni formën që ju dëshironi ti jepni. Nëse e pëlqëni ose jo, ju jeni personi përgjegjës për atë që jeni dhe që ju jeni personi që mund të merrni hapat për tu zhvilluar në atë person që dëshironi.

Nëse nuk dini nga tja nisni, kërkoni ndih-mën e një mentori. Një hap i vetëm mund të transformojë komplet jetën tuaj.

6. “Të mundesh është veçse një gjende e përkohëshme. Të heqësh dorë e bën atë të përherëshme.” – Marilyn von Savant.

Ideja juaj e biznesit mbase nuk funksionon. Por kjo nuk do të thotë se ky është fundi. Asnjë humbje në biznes nuk është fundi por vetëm nëse ju i jepni fundin. Mund të zgjidhni ta ri-shpikni veten tuaj, biznesin tuaj, produktin tuaj dhe boten. Varet nga ju.

7. “Suksesi është aftësia për të kaluar nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin.” – Winston Churchill

Churchill gjithashtu ishte ai që thoshte “Kurrë, kurrë, kurrë mos hiqni dorë.”

Mos hiqni dorë dhe mos qëndroni në mënyrat tuaja të vjetra të menduarit dhe të vepruarit. Transformojeni 2015 në vitin më të mirë duke marrë mbështetjen dhe buri-met që ju nevojiten për të mbajtur entuzi-azmin tuaj lart.

do të thotë të mos ballafaqohesh kurrë me disfata apo dështime. E kundërta, çdo biznesmen është ballafaquar me dështime të panumërta. Megjithatë ata kanë bindjen e brendshme për të ecur përpara, për të konfiguruar jetën dhe vizionin e tyre dhe suksesin në fund fare. Mendja juaj ka të gjithë fuqinë për të cilën ju keni nevojë për të kaluar çdo sfidë.

9. “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë.” – E panjohur

Gjithshka ka të bëjë me përgjëgjësinë. Ju mund ti jepni formë dhe ta krijoni jetën ashtu siç e dëshironi ta jetoni. Çfarë lloj progresi keni bërë këtë vit? Si mund ta rrisni përqindjen e gjërave që arrini të zbatoni? Cilët ekspertë apo burim energjie mund të kërkosh që të jesh më efikas?

10. “Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për ti ndryshuar ato.” – Dr. Denis Waitley

A do të jetë 2015 viti më i mirë si profesion-alisht ashtu edhe personalisht?Kjo varet nga ju. Fillon nga mendja dhe qëndrimi juaj për të kaluar në etikën tuaj të punës dhe në veprimet tuaja. A do ta siguroni suksesin tuaj? Tani është koha e duhur për ta vlerë-suar dhe nëse e nevojshme, ti ri-vlerësoni zgjedhjet tuaja të deritanishme.

*Serial Entrepreneur, mentor, investitor dhe bashke-themelues i YoungEntrepreneur.com

8. “Suksesi duket se është i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje vazhdimisht. Ato bëjnë gabime por nuk heqin dorë.” – Conrad Hilton

Për të qënë i motivuar, duhet të lëvizësh përpara pavarësisht pengesave. Ekziston një koncept i gabuar se të jesh i motivuar

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

Page 7: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

7

TË MBANI SHËNIMERichard Branson: Sa e rëndësishme është

Nisur nga përvoja ime, 99% e njerëzve në role lidershipi nuk mbajnë shënime. Për më tepër, kam vënë re se meshkujt janë më pak të prirur se sa femrat për të mbajtur shënime.

Pak rëndësi ka se sa e madhe, e vogël apo komplekse është një ide – ju duhet ta shkruani atë.

Por jo vetëm ta shkruani sepse duhet të jetë e shkruar, analizojini idetë tuaja dhe kthejini në qëllime dhe objek-tiva të matshme.

Nëse ju nuk do ti shkruani idetë tuaja ne letër, ato mund të largohen nga koka juaj përpara se të dilni nga dhoma.

Edhe për t’ju rikthyer dhe njëherë diskutimit të mëparshëm të gjinive, burrat nuk duhet t’ua lënë grave mbajtjen e shënimeve, secili duhet të mbajë shënimet e tij!

Kohët e fundit u takova me 30 CEO në një darkë pune ku u bisedua për të mbyllur këtë boshllëk mes gjinive. Ishte një diskutim i hapur plot kënd-vështrime të vlefshme; megjithatë unë isha i vetmi person që merrja shënime gjatë gjithë kohes.

Biseda ishte rreth temës se përse femrat ishin më të predispozuara të merrnin shënime nëpër mbledhje, mbase për arsyen se ekzistonte një pritshmëri e padrejtë nga ato për të bërë punët mbështetëse (Support Work). Me pak �alë, vetë

shoqëria pret që punët e zyrës ti bëjë një femër.

Kjo jo vetëm që është e padrejtë, por përbën edhe një disavantazh për meshkujt. Është koha që burrat të bëjnë këtë lloj pune mbështetëse (Support Work). Përveç faktit se kjo do ti çlironte nga paragjykimet për gjininë në ambjentet e punës, do t’u lejonte burrave të kuptonin mëmirë se çfarë ndodh brenda biznesit dhe çfarë mund të bëhet më shumë në mënyrë që gjërat të realizo-hen me sa më efektivitet. Të mësuarit, trajnimet dhe mbajtja e shënimeve janë fusha zhvillimi të

shkëlqyera në të cilat secili nga ne, qoftë femër apo mashkull, pa dallim gjinie, mund të përfitojnë.Mbajtja shënimeve është një nga gjërat e mia te preferuara. Nuk e di se ku do të isha tani nëse nuk do të kisha pasur një laps në dorë për të shkrujtur ne letër idetë e mia (apo më shpesh idetë e të tjerëve) pikërisht në momentin në të cilin ato shpreheshin. Disa nga kompanitë më të suksesshme të Vigin lindën gjatë këtyre momenteve – nëse nuk do ti kishim hapur blloqet e shënimeve në atë kohë, ato kurrë nuk do të ishin krijuar.

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

Page 8: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

500 MILIONËDOLLARËSHE

5 mësime nga karriera

e Marissa MayerJa 5 mësime që mund të mësoni nga Mayer:

1. Zgjidhni mundësinë që është më e ‘frikshmja’ për ju

Kur Mayer po mbaronte studimet në Stanford, ajo kishte mundësi karriere pafund përpara saj. Ajo mund të ishte bërë një konsulente

me një rrogë fare të mirë. Ajo mund të bëhej një profe-soreshë tek Carnegie Mellon. Ose mund ti bashkangjitej një kompanie të vogël të sapo krijuar që ishte pa fitim dhe që kishte një emër qesharak.

Mayer u intervistua dhe u habit nga gjithe ata njerez te zgjuar që ishin aty. Ata ishin

8

Në moshën 39 vjeçare, Marissa Mayer është CEO e Yahoo, një kompani 40 miliardë dollarëshe. Në aspektin e pasurisë së saj personale, ajo ka krijuar të paktën 500 milionë dollarë. Konkretisht 300 milionë dollarë në Google dhe 200 milione dollarë ose më tepër në Yahoo.

Si arriti Mayer të ngrejë një karrierë të suksesshme kaq shpejt? Kjo është një nga pyetjet kryesore që e gjen përgjigjjen në librin tim të ri “Marissa Mayer and the Fight to Save Yahoo!” (Marissa Mayer dhe lufta për të shpë-tuar Yahoo!”.

Libri i ka kushtuar shumë kapituj historisë së jetës së Mayer dhe si ajo arriti të bëntë këtë pasuri të mahnitshme dhe të fitojë famë në Google.

Nicholas Carlson*

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

Page 9: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

9

aq të mençur sa gati e ‘frikësuan’ atë. Sepse iniciativa ishte e rrezikshme dhe sepse njerëzit e saj ishin kaq të mençur, ti bash-kangjitej një kompanie të tillë ishte për Mayer opsioni më i frikshëm. Dhe kjo është arsyeja e vendimit të Mayer për tju bashkangjitur Google. Mayer ishte një nga 25 punonjësit e saj.

të quajtur, Je� Dean. Dean erdhi në Google dhe ndërtoi sistemin. Mayer e kuptoi se nuk do të linte shenjë në Google si koduese. Asaj ju desh të gjente mënyra të tjera për tu bërë e dobishme.

3. Identifiko problemet e kompanisë dhe zgjidhi ato

Pasi Mayer kuptoi se e ardhmja e saj në Google nuk ishte si një koduese, ajo vendosi ta hidhte veten kudo që kompania kishte probleme për të zgjidhur. Ajo punoi në fushën e marketingut. Më në fund, ajo gjeti 3 fusha ku ajo mund ta përmirësonte Google.

Ajo drejtoi mbledhjet e stafit të CEO së Google, Larry Page. Ajo u bë personi që thoshte �alën e fundit nëse produktet e reja ishin në nivelin e standarteve të Google. Kjo u kthye në një punë që i jepte Mayer auto-ritetin final për të gjykuar se si dukeshin dhe ndiheshin të gjitha produktet e Google. Më në fund, ajo fillon programin e menaxhimit të produktit në Google, një program trajnues ku studentët me aftësi të larta teknike, marrin njohuri dhe mësohen se si të menaxhojnë. Njerëzit në këtë program, të quajtur APMs, u shpërndanë në të gjithë Google. Nëpërmjet tyre, Mayer fitoi një influencë të madhe dhe prestigj në kompani ndërsa secili prej tyre raportonte çdo ditë tek bosi dhe tek ajo.

4. Futesh në zonën e përgjegjësisë së tjetrit? Mos u shqetëso shumë për këtë.

Duke e hedhur veten në të gjitha këto prob-leme, Mayer u mor edhe me probleme që të

tjerët tashmë ishin përpjekur për të zgjidhur. Shpesh ata mërziteshin që Mayer po futej në pjesën e tyre të përgjegjësisë. Por Mayer nuk pyeti. Akoma më e rëndësishme, menaxhimi i Google nuk pyeste për këtë pjesë. Ata ishin të kënaqur që Mayer po zgjidhte disa nga problemet qe kishin pllakosur Google kur ajo ishte në fillimet e saj. Mayer bëri disa armiq në Google por ajo gjithashtu bëri miliona dollarë dhe e transformoi veten në një yll biznesi.

5. Të dish kur të thuash ‘mirupafshim’.

Në librin tim, unë tregoj historinë se si papri-tur armiqtë e Mayer në Google u bënë aq të fuqishëm sa që ato ishin të aftë ta mënjan-onin atë. Ajo mund të kishte dhënë doreheqjen sa hap e mbyll sytë por nuk e beri. Vazhdoi të bënte një punë të mirë për Google duke mbajtur një profil më të ulët.

Ajo kryesoi zhvillimin e aplikacionit të Google Maps për iPhone për shembull. Mayer nuk vrapoi për të zënë postin e CEO në Yahoo. Kur CEO e atëhershme, Carol Bartz u shkarkua më 2011, një mike e Mayer i tha ta konsideronte një post të tillë. Ajo tha se e kishte marrë në konsideratë por se mendoi se bordi i drejtorëve të kompanisë ishte shumë i pabesueshëm për të punuar. Muaj më vonë, ky bord u largua i tëri pasi humbi një betejë me investitorin aktivist, Dan Loeb. Ishte momenti i Mayer për të nënshkruar marrëveshjen prej 200 milionë dollarë me kompaninë Yahoo!

* Korrespondenti kryesor i Business Insider dhe autor i librit “Marissa Mayer and the Fight to Save Yahoo!”

2. Njihu me dobësitë e tua relative

Mayor u punësua nga Google si një koduese. Projekti i saj i parë i madh ishte të ndërtonte sistemin e reklamimit të Google. Mayer ju deshën muaj e shumë muaj për të arritur progres në këtë projekt. Më pas, Google punësoi një kodues shumë të zotin nga DEC,

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

Page 10: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

10

Pata një ditë të keqe. OK, ishte në të vërtetë më shumë tragjike se e keqe. Të djelën e ndava këtë lajme me ju se motra ime u nda nga jeta në moshën 40 vjecare.

Ajo vdiq të hënën e shkuar, u varros këtë të enjte dhe unë u ktheva në punë (ditë e plotë pune) dje. Ditë e plotë pune është një shprehje qesharake.

DITËT E VËSHTIRAnjerëzit e suksesshëm?

Si i kalojnëNga Brian de Haa�CEO, Aha!— #1 product roadmap software

Po punoj ‘full time’ nësë nuk merrni parasysh kohën që mendja ime endet. Shikoj mbesën time 7 vjec dhe nipin tim 6 vjec duke varrosur nenen e tyre – si mund të mendoj kthjellët?

Mbështetja ka qënë e jashtëzakon-shme. Sarah ishte një forcë e madhe dhe e njohur.

Ajo ishte udhëheqëse e shumë grupeve jo-fitimprurëse dhe krijoi

programe inovatore trajnuese të terapisë së të folurit për San Fran-cisco School District. Ja disa nga �alët e mira që njerëzit kanë ndarë:

“Jam në lot dhe nuk ka problem. Qoftë kujtimi i saj një bekim.”

“Faleminderit që i ndave përpjekjet e saj. Ajo luftoi kancerin jo sepse nuk e fitoi këtë luftë (ne të gjithë do ta fitojmë) por sepse ajo zgjodhi të jetonte ndërsa ishte këtu!”

“Hurun Report”: Bill Gates, njeriu me i pasur ne bote

Me 85 miliarde dollaret e tij, Bill Gates eshte akoma dhe nje here njeriu me i pasur ne bote. Ka qene revista kinezse “Hurun Report” ajo qe ka “kurorezuar” amerikanin, duke publikuar listen e pasanikeve te botes.

Ne krahasim me

NGAKATEGORIA

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

Page 11: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

11

Megjithatë komenti vijues më goditi më shumë. Ishte pak ndryshe nga të tjerët dhe më kujtoi se edhe njerëzit e suksesshëm kanë ditë të vështira:

“Puna është një mënyrë shumë e mirë për ta kanalizuar emocionin në outpute fantastike! Nuk funksionon gjithmonë patjetër – ne kemi ditë kur nuk duam as të çohemi nga shtrati!”

Kjo është e vërtetë. Shpesh puna është një antidot ndaj vuajtjes por nuk është një kurues i plotë.

Ata që i lexojnë shkrimet e mia prej shumë kohësh e dinë se unë nuk e hedh poshtë balancën punë-jetë në favor të lumturisë së qëndrueshme. Thellë unë besoj se çdo gjë për të cilën ja vlen të punosh fort kërkon punë dhe se ne duhet të bëjmë më shumë për atë që ne na bën të lumtur.

Vazhdo rutinën tëndë

Nëse jeni i suksesshëm, ju jeni një përson i disiplinuar që jeton me zakone të mira. Përm-bajuni sa më shumë që të mundeni këtyre zakoneve. Edhe kur është e vështirë. Prandaj edhe unë punova javën e kaluar megjithëse ndihesha i sëmura. Ne nuk mund ti ndalojmë gjërat e këqija të ndodhin por ne mund të kontrollojmë reagimin tonë ndaj tyre.

Vazhdo, vazhdo, vazhdo

Nga ajo se çfarë ka ngjarë, dhimbja mund të zgjasë disa momente ose shumë muaj. Disa ndikohen gjatë gjithë jetës së tyre. Çdo javë vendosni objektiva të vegjël të arritshëm me qëllim ecjen përpara. Respekto çfarë ka ndodhur dhe vlerëso atë që ke.

“Dhimbja na bën të gjithë të barabartë; si e trajtojmë atë dhe dhembshuria që tregojmë na bën ne të veçantë.”

Si qënie njerëzore, ne jemi të pambrojtur ndaj ngjarjeve që na dëmtojnë. Si lider, kam dashur ta ndaj dhimbjen time dhe të ofroj hapësirë për të tjerët të shprehin të tyren. Kështu e mundin njerëzit e suksesshëm atë që i bën keq dhe bën secilin prej nesh edhe më të fortë gjatë rrugës.

Publikuar nga Linkedin Pulse

Problemi është se jeta nuk është gjithmonë e lumtur. Nëse doni të mbështesni lumturinë e qëndrueshme, ne duhet të pranojmë gjithashtu se tragjedia edhe do të shfaqet. Lajmi i keq nuk pret sa të mbarojë takimi i bordit. Nëse punoni nga shtëpia ose në zyrë, jeni një CEO apo një intern, ju do të ndiheni shumë keq në punë.

Cfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur vërtet kanë një ditë të keqe? Ja se çfarë provova unë të bëja:

Thuaje

Të ndihesh keq është pjesë e jetës. Ska prob-lem nëse ndjen dhimbje, akoma më e rëndë-sishme është të mos vraposh për ti ikur asaj. Gjëja më e rëndësishme është se kur arrin lajmi i keq duhet tja dedikoni një moment pranimit të këtij fakti. Thuaje dhe mësohu me këtë gjë.

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

Page 12: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

RRETH BANKAVE & BANKIERËVE

Page 13: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

13

Përkufizimi i �alës BANKË. Çfarë është një Bankë? Zanafilla e emrit?

Fjala bankë rrjedh prej �alës italiane “ banco” që d.m.th. tezgë. Bankat kanë lindur në bazë të punëve në lidhje me këmbimin e parasë dhe punëve. Si të tilla kanë kryer detyrën e arkëtimit, të ruajtësit dhe të ndërmjetësuesit, kështu që punët e ndërmjetësuesit, punët depozitare si dhe punët kreditore konsiderohen si funksionet kryesore të bankave. Esenca e kuptimit të bankës është marrja dhe dhënja e kredisë e që paraqet veprim-tarinë kryesore të saj. Nga pikëpamje teorike dhe funksio-nale, punët financi-are të bankës rreth krijimit të parave si dhe të ndërm-jetësimit financiar janë funksionet themelore të bankës.

PËR BANKËNPyetje të thjeshta

Çfarë nevojitet për të hapur një bankë në Shqipëri?

Për tu liçencuar për aktivitet bankar në Shqipëri duhet plotësuar një sërë kriteresh të përcaktuara në rregulloret e Bankës së Shqipërisë, institucioni që është përgjegjës për liçensime të tilla. Këto kritere janë monetare, për të vërtetuar që aplikanti ka kapi-talin e nevojshëm për të hapur një Bankë, por edhe teknike, me qëllim që të vërtetojë që aplikanti ka aftësitë/eksperiencën e duhur menaxheriale dhe kapacitetet e nevojshme në burime njerëzore për të ushtruar një aktivitet të tillë.

Nga ana tjetër nuk është sekret që prej disa vitesh, Banka e Shqipërisë nuk pranon ose më saktë nuk favorizon liçencime të reja. Në një farë mënyre ky frenim duket i drejtë në kushtet kur aktualisht ka rreth 16 Banka që operojne në një treg relativisht të vogël, për të cilin nuk ka vend të thuhet se i mungon konkurenca.

Përse bankat private quhen Banka të nivelit të dytë?

Të gjitha bankat në Shqipëri me përjashtim të Bankës Qëndrore, quhen banka të nivelit të dytë. Diferenca nuk është kapitali, shtetëror apo privat, por është e lidhur me aktivitetitn dhe qëllimin e një banke. Nga ana tjetër, bankat e nivelit të dytë mund të ndahen në banka tregtare, banka kursimi, banka investimesh etj. Në Shqipëri të gjitha bankat e nivelit të dytë janë banka tregtare, të cilat fitimin kryesor e kanë nga kredidhënia, por edhe nga komisionet për shërbime të ndryshme.

Çfarë varësie kanë me Bankën Qëndrore?

Banka Qëndrore është institucioni mbikëqyrës i bankave të nivelit të dytë, i cili monitoron dhe audi-ton në mënyrë të detajuar bankat rreth ecursisë së aktivitetit të tyre, por kryen dhe funksione të tjera të lidhura me to, si psh plotësimi i balancave dhe rezer-

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Page 14: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

14

vave të likujditetit (një bankë për bankat). BSH është edhe institucioni nëpërmjet të cilit kryhet koordinimi i tranfertave kombëtare në Lek.

Cili është parimi bazë i fitimit për një bankë?

Parimi bazë i fitimit të një banke tregtare është mbledhja e depozitave/fondeve të klientëve për të cilën paguhet një norme e caktuar interesi dhe kredidhënia tek individë apo biznese, me një norme të caktuar interesi. Diferenca midis interesit të kredive dhe interesit të depozitave është fitimi bruto i bankës, nga e cila zbriten shpenzime të tjera. (paga, qeraja, kuptohet dhe fitimi i aksionerëve).

Një burim tjetër të ardhurash jane dhe komisionet për shër-bime të ndryshme bankare, si mirëmbajtje llogarie, trans-ferta, pagesa utilitetesh etj. Njëkohësisht në një vend, si Shqiperia ku ka një numër mjaft të madh të transaksioneve në valutë të huaj, një burim i rëndësishëm fitimi janë edhe të ardhurat nga këmbimi valutor.

Nga ana tjetër, disa banka kanë filluar të ofrojnë dhe paketa investimi me aksione për klientët e tyre (banka investimi). Nga ky aktivitet bankat përfitojnë komisionet perkatese.

Produktet kryesore të një banke janë:

• Produktet kreditore (kredi, për biznes, kredi konsumatore përfshirë dhe Overdraftet, kredi hipotekore, karta krediti.)

• Produkte depozitore (Llogari rrjedhëse, Llogari Kursimi dhe depozita me afat)

• Produkte elektronike (karta debiti + krediti ( e përmendur tek pjesa e biznesit)

• Shërbime të ndryshme (transferta, pagesa utilitetesh, lëshim vërtetimesh /garancish, etj)

• Shërbime ndihmëse (ATM/POS, Online Banking, Mobile Banking).

Edicioni i 13-te i Revistes “Bankieri” terheq lexuesit: Bankat dhe fitimet e tyre

Keto dite sapo ka dale nga shtypi numri me i ri i revistes BANKIERI (saktesisht numri 13), me titullin: “BANKAT FITIM-PRURESE – nevoje dhe objektiv”. Sipas Prof.Asoc.Dr. Elvin MEKA – Kryeredaktor i Revista BANKI-

ARTIKUJ TËNGJASHËM

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Page 15: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

Me interes të veçantë është projekti i krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, një projekt që zë fill në vitin 1922, kur qeveria shqiptare iu drejtua Lidhjes së Kombeve për vlerësimin e mundësive për investime të huaja në Shqipëri, me përfundimet e raportit ku propozohej krijimi i një banke, me dërgimin e ekspertëve të huaj për ngritjen e bankës dhe që mbaron me marrëveshjen përkatëse dhe me fillimin e funk-sionimit të kësaj banke në vitin 1925. Po interes të veçantë, paraqesin edhe faktet rreth veprim-tarisë së kësaj banke deri në vitin 1944.

Por, pas Pavarësisë, deri në vitin 1944, në Shqipëri kanë funksionuar edhe disa institucione të tjera bankare. Shumë nga këto institucione kontrolloheshin vetëm nga kapitali i huaj, të tjerat nga kapitali i huaj dhe ai vendas.

Përgjatë periudhës 1944 deri në vitin 1991 banka me e rëndësishme në vend ishte Banka e Shtetit

Shqiptar. Ajo ishte bankë e shtetit (bankë qendrore), por edhe bankë tregtare. Fillimisht kjo bankë ka pasur monopolin e kreditimit e të pagesave në Shqipëri, por shkallë-shkallë në përputhje me fazat e zhvillimeve ekonomike ky monopol iu hoq dhe disa nga veprimtaritë e saj iu kaluan bankave të tjera, si për shembull Bankës Bujqësore. Depozitimi nga popullsia i kursimeve të lira ishte një funksion monopol i Institutit të Arkave të Kursimit dhe të Sigurimeve. Ndërsa Banka Bujqësore gëzonte monopolin e kreditimit të ndërmarrjeve dhe të kooperativave bujqësore. Lidhjet ndërmjet këtyre institu-cioneve bankare ishin shumë të forta e të kush-tëzuara. Depozitat e popullsisë në Institutin e Arkave të Kursimit e të Sigurimeve përdoreshin nga Banka e Shtetit Shqiptar dhe Banka Bujqë-sore për kreditimin e klientëve të tyre. Instituti i Arkave të Kursimit dhe të Sigurimeve nuk kredi-tonte ekonominë, kurse dy bankat e tjera nuk grumbullonin depozita nga popullsia.

15

Megjithëqë përpjekjet e para për moned-hën, pagesat dhe bankat datojnë që në fillim të shekullit XIX, në fakt, vetëm nga fundi i këtij shekulli dhe fillimi i shekullit XX filluan veprimtarinë e tyre institucionet e para bankare me hapjen e degëve të Bankës Agrare (Bujqësore) Turke dhe të Bankës Kombëtare (Perandorake) Otomane. Në fillimin e shekullit XX shfaqen idetë për krijimin e një banke në Shqipëri, ku përveç ideve të rilindësve tanë, shfaqen dhe projektet e para. Natyr-isht, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë u shtua shumë interesimi jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i të huajve për ngritjen e institucioneve bankare. Përpjekjet më serioze u bënë nga qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, me një projekt koncesionar për të huajt që rezul-toi në ngritjen e bankës së parë në Shqipëri, megjithëse jetëshkurtër.

ISMAIL QEMALIHistoriku i sistemit bankar shqiptar

nënshkroi koncesionin e parë

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Page 16: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

16

Sistemi i bankave tregtare në Shqipëri pas vitit 1991 dallohet për një hyrje shkallë-shkallë, por të konsiderueshme të bankave me kapital të huaj nga vende të ndryshme evropiane dhe vende të tjera, duke filluar me banka që hynë në tregun shqiptar nëpërmjet marrëveshjeve të ndryshme, me banka që u futën nëpërmjet një procesi të pastër licencimi dhe me banka që u krijuan me kapital privat shqiptar.

Bazuar në fakte të kësaj periudhe, ecuria e siste-mit bankar mund të grupohet lidhur me tre momente: a) krijimi i bankave të mirëfillta tregtare; b) zhvillimi i bankave pas rënies së firmave piramidale dhe c) zhvillimi i bankave pas nisjes së procesit të privatizimit të bankave shtetërore.

Nënshkrimi i koncesionit të parë për krijimin e një banke kombëtare shqiptare, 4 tetor 1913

100 vite të shkuara, më 4 tetor 1913, në emër të qeverisë shqiptare, Ismail Qemal Bej Vlora nënshkroi koncesionin e parë për krijimin e një banke qendrore shqiptare. Nënshkrues të tjerë ishin përfaqësuesit e dy prej grupeve financiare më në zë të kohës, përkatësisht Karol Pitner dhe Oskar Pollak të atij austro-hungarez, dhe Pietro Fenolio e Guido Ansbaher të grupit italian. Në Shqipërinë e trazuar të atij fillimshekulli, por edhe për shkak të tronditjeve që do të vinin shumë shpejt me shpërthimin e Luftës I Botërore, Banka Kombëtare Shqiptare nuk mundi të zhvillojë aktivitet. Por, hartimi i këtij koncesioni për krijimin e “Bankës Kombëtare të Shqypërisë” mbetet një dokument i rëndë-sishëm në historinë e bankigut qendror shqip-tar, një gur e themelit të këtij institucioni që, në konceptin e vet paraqitës, i përmbahet të gjitha

standardeve evropiane të kohës. Jo më kot, themeluesi i shtetit modern shqiptar, bankën kombëtare e ka cilësuar si “…e dyta fitore pas lirisë”.

Në 4 tetor 1913, nga Ismail Qemal Bej Vlora u nënshkrua ai që në aktin zyrtar quhet “akt konqesie” (akt koncensioni). Kjo marrëveshje për koncesionin e ngritjes së Bankës Kom-bëtare të Shqipërisë me një kapital prej 10 milionë koronash ose 10,5 milionë liretash, të formuara në monedha ari, kishte një afat 60-vjeçar.

Me këtë koncesion, Banka Kombëtare e Shqipërisë me kapitalin e përbashkët austro-italian, fitonte të drejtën e emetimit të kartë-monedhave, të cilat do të emërtoheshin në shqip dhe në frengjisht, me një mbulesë ari jo më pak se 1/3 e kartëmonedhave. Banka do të ishte i vetmi agjent financiar i qeverisë shqip-tare si brenda dhe jashtë vendit. Vetëm ajo kishte të drejtën të tregtonte për llogarinë e qeverisë bonot e thesarit dhe letra të tjera me vlerë të qeverisë. Në marrëveshje ajo fitonte gjithashtu të drejtën të kryente disa veprime financiare: shitblerje titujsh, monedhash, metalesh të çmuara, mallrash tregtie, për llogari të vet dhe për llogari të të tjerëve etj. Ajo merrte përsipër pranimin e depozitave dhe dhënien e kredive për shoqëritë dhe ndërmarrjet tregtare, industriale, financiare e bujqësore. Banka merrte përsipër, më në fund, kryerjen e emeti-mit të obligacioneve të garantuara si dhe kryer-jen e veprimeve hipotekore.

Ismail Qemali ishte i bindur se Banka Kom-bëtare e Shqipërisë do t’i shërbente zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe konsolidimit të Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë. Por vështirësitë me të cilat u ndesh Shqipëria në atë kohë nuk i krijuan mundësi praktike Bankës Kombëtare për zhvillimin e veprimtarisë së saj.

Materialet u moren nga Albanian Association of Banks & Banka e Shqiperise.

Një nga kujdeset parësore të qeverisë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora ishte mëkëmbja e një banke emetimi dhe krediti në Shqipëri, e cila ta zhvillonte veprimtarinë e saj në përputhje me normat e bankave kombëtare të shteteve evropiane.

Ismail Qemali e konceptonte Bankën Kom-bëtare si një institucion financiar, i cili duhej të synonte në radhë të parë jo fitimin në vetvete, por zhvillimin ekonomik të vendit, kurse fitimin duhej ta realizonte nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe stabilizimit të shtetit të pavarur shqiptar. Krijimi i një banke të tillë paraqiste mjaft vështirësi, sidomos për faktin se të Shqipëria nuk ishte njohur ende si shtet i pavarur në arenën ndërkombëtare. Por, edhe pas kësaj njohjeje më 29 korrik 1913, përsëri, mungesa e stabilitetit e bënte të pamundur krijimin e një banke me kapital themeltar shqiptar.

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Page 17: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

NJË DRITAREKOMUNIKIMI

Revista BANKIERI

profesional për bankat shqiptaredhe pjesë e dijes universitare

Si lindi ideja e krijimit të revistës BANKIERI?

Revista “BANKIERI” lindi në tetor 2011, si një botim tremujor dygjuhësh, në shqip dhe anglisht, i Shoqatës Shqiptare të Bankave, AAB. Gjithsesi, ideja për krijimin e një reviste profesionale për bankingun shqiptar është diskutuar që në fillimet e vitit 2008, por që u finalizua me sukses vetëm 3 vjet më vonë, në vijim të një diskutimi profesional dhe teknik për të përgatitur një revistë që do të synonte të përmbushte misionin e Shoqatës Shqiptare të Bankave, lidhur me mbrojtjen, nxitjen dhe promovimin e interesave të bankingut në Shqipëri. Ndërkohë, që me botimin e kësaj reviste Shqipëria i bashkohej vendeve të rajonit dhe më tej të botës, lidhur me ofrimin e një publikimi të përkushtuar dhe profesional në fushën e bankingut.

17

Dr. Elvin Meka është Zv.Dekan i Fakultetit Ekonomik dhe Përgjegjës i Departamentit të Financës në Universitetin Europian të Tiranës dhe njëkohësisht kryeredaktor i Revistës “BANKIERI”, botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Z. Meka ka një eksperiencë mbi 16 vjeçare në fushën e tregjeve financiare, letrave me vlerë dhe bankave në Shqipëri. Gjatë karrierës së tij profesionale ka punuar pranë disa institucioneve si: Banka e Shqipërisë (Departamenti i Emis-ionit, Divizioni i Operacioneve Monetar dhe, Departamenti i Bursës së Tiranës), Bursa e Tiranës sh.a. (Drejtor i Përgjithshëm), Shoqata Shqiptare e Bankave – AAB (Sekretar i Përgjithshëm) dhe Banka Emporiki – Shqipëri (Drejtor Financiar-CFO). Aktualisht është anëtar i bordit editorial të Revistës shkencore “ECONOMICUS”, të Fakultietit Ekonomik të UET.

Në një intervistë ekskluzive për Infoalbania.al, Meka nënvizon se revista “Bankieri”, në treg që në vitin 2011, shërben si një vitrinë autori-tare, serioze dhe mekanizëm mirë-argumentues, nëpërmjet së cilës bankat artikulojnë qartë dhe në mënyrë racionale probleme të ndryshme të veprimtarisë së tyre, si dhe ofrojnë e propozojnë zgjidhjet përkatëse për to.

Sipas tij, revista i ka kaluar pritsh-mëritë, ajo ka tani një rol edukues, lidhur me trajtimin e aspekteve dhe problematikave të përditshme bankare dhe financiare, me synimin që, edhe publiku i gjerë, përveç bankierëve, të mund të përmirësojë njohuritë e tij ekonomike, financiare dhe ato bankare, si pjesë e edukimit financiar.

Revista është ofruar, që nga numri i parë, në dy versione, të printuar dhe dixhitale.

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Rudina HOXHA

Page 18: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

18

Si ka ndikuar ky publikim te bankat dhe çfarë roli ka luajtur në veprimtarinë e tyre?

Gjykuar nga profili dhe këndvështrimi thelbë-sisht i ngushtë rreth industrisë bankare, synimet dhe qëllimet afatshkurtra dhe afatgjata të revistës do të ishin trajtimi dhe evidentimi sa më i plotë dhe realist i çështjeve dhe aspekteve problemore me të cilat përballej asokohe, por edhe në vijim i gjithë sektori bankar shqiptar, sidomos nëse kihet parasysh momenti i daljes për herë të parë të saj, që përkon me periudhën e efekteve të plota të goditjeve të marra nga ekonomia kombëtare, nga kriza globale ekonomike dhe financiare e vitit 2008. Nga ana tjetër, si një publikim i një organizate që mbron dhe promovon interesat e një industrie specifike, si ajo e bankingut, revista u projektua dhe mund të pohoj se ia ka arritur me sukses që të përm-bushë edhe objektiva të tjera, si: unifikim dhe shpalosje qëndrimesh dhe opinionesh zyrtare ndaj autoriteteve dhe gjithë grupeve të tjera të interesit, medias etj. Në këtë mënyrë, revista shërben si një vitrinë autoritare, serioze dhe mekanizëm mirë-argumentues, nëpërmjet së cilës bankat artikulojnë qartë dhe në mënyrë racionale probleme të ndryshme të veprimtarisë së tyre, si dhe ofrojnë e propozojnë zgjidhjet përkatëse për to. Gjithashtu, nga formati i rubri-kave që përmbahen në të, revista i ka ardhur në ndihmë edhe vetë bankierëve shqiptarë, për t’u njohur dhe me shumë aspekte, analiza dhe trajtime teorike e praktike të fenomeneve dhe mekanizmave që ndikojnë dhe lidhen drejtpër-drejt me profesionin e bankierit dhe bankën si veprimtari ekonomike.

A është informuar më shumë publiku rreth bankave nëpërmjët kësaj reviste?

Fillimisht revista filloi të shpërndahej kryesisht në tregun bankar, por jo vetëm, si një revistë e e

profilizuar për bankingun dhe bankierët në Shqipëri. Megjithatë, ky ishte vetëm synimi afats-hkurtër, pasi revista, siç tregoi dhe kjo periudhë mbi trevjeçare që nga botimi parë e në vijim, synoi dhe po përmbush edhe një rol edukues, lidhur me trajtimin e aspekteve dhe problemati-kave të përditshme bankare dhe financiare, me synimin që, edhe publiku i gjerë, përveç banki-erëve, të mund të përmirësojë njohuritë e tij ekonomik, financiare dhe ato bankare, si pjesë e edukimit financiar.

Si do të mund të karakterizohej më mirë kjo revistë?

Duhet theksuar se, që në fillimet e saj revista u projektua si një investim cilësor dhe intelektual i AAB-së dhe bankave, jo vetëm në mbrojtjen e interesave të drejtpërdrejta të biznesit bankar, por më gjerë si një kontribuuese serioze dhe me peshë në shpalosjen e mendimit dhe praktikës ekonomike shqiptare, si dhe të bërit biznes në Shqipëri, në fushën e bankingut. Bankat dhe sistemi bankar janë dhe mbeten aktorë të mëdhenj, të pazëvendësueshëm dhe shumë të rëndësishëm, në mos vitalë, në jetën ekonomike, si dhe një mbështetës unik i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe mirëqenies ekonomike të qytetarëve shqiptarëve. Në këtë optikë, Revista BANKIERI ka qenë dhe do të jetë një dritare e përhershme komunikimi profesional për bankat shqiptare, në raport me gjithë pjesën tjetër të ekonomisë, qeverinë, partnerët e biznesit, qytetarët shqiptarë, etj. Nga ana tjetër, si një revistë dygjuhëshe, ajo shërben si një portal i drejtpërdrejtë informativ për të gjithë organiza-tat dhe organizmat e huaja rezidente në Shqipëri por jo vetëm, përfaqësitë diplomatike, etj, rreth asaj çka ndodh dhe debatohet brenda sistemit bankar shqiptar. Për më tepër, kjo rrit vizibilitetin e bankingut shqiptar dhe AAB-së në arenën ndërkombëtare, krahas simotrave të tyre në

botë, që përkthehet në një rritje cilësore të imazhit të Shqipërisë në botë.

Si ka ndryshuar qasja në vitin 2015, ku teknologjia dhe komunikimi i bankave ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore?

Për sa i përket qasjes, revista është ofruar, që nga numri i parë, në dy versione, të printuar dhe dixhitale; kjo e fundit nëpërmjet faqes së inter-netit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, AAB[1]. Gjithashtu, ajo mund të lexohet dhe konsultohet në mënyrë komode edhe përmes platformës së publikimeve elektronike pa pagesë: ISSUU[2], që mundëson shfletimin e formatit dixhital të revistës nga çdo pajisje elektronike. Për më tepër, faqja e internetit te AAB-së ofron dhe mundësinë e shkarkimit pa pagesë të revistës në format PDF, duke i mundësuar të gjithë të intere-suarve, sidomos studiuesve, kërkuesve, studentëve, etj, informacione, analiza dhe të dhëna të vlefshme rreth bankingut shqiptar dhe atij ndërkombëtar. Konkretisht, rrugëtimi i derisotëm i revistës paraqet grumbullimin e një interesi gjithnjë e më të madh për të, jo vetëm nga biznesi shqiptar, organizmat qeveritare e rregullatorë, vendase e të huaja, por edhe brenda akademisë, duke skalitur gjithnjë e më shumë profilin e saj në kontekstin e debatit akademik dhe punimet e kërkimet shkencore të stafeve pedagogjike, studentëve apo studiuesve të ndryshëm. Kështu, “BANKIERI” po shndërrohet dalëngadalë në pjesë e jetës dhe dijes universi-tare, që nënkupton një investim të çmuar në drejtim të përgatitjes së studentëve cilësorë, të cilët do të jenë më të përgatitur rreth bankingut në përgjithësi, e atij shqiptar në veçanti.

[1] http://www.aab.al/al/bankieri_magazine.php

[2] http://issuu.com/aabshshb/docs

EVENTE

Page 19: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

Bankat në Kinë, Britaninë e Madhe, Francë dhe Japoni përbëjnë 5 bankat më të mëdha në botë, bazuar në asetet e tyre të shtator 2013, sipas SNL Financial.

Industrial & Commercial Bank of China Ltd., me qendër në Pekin, radhitet si banka më e madhe në botë me $3.062 trilion asete.

Ajo ndiqet nga HSBC Holdings Plc ($2.723 trilion) me bazë në Londër dhe nga Crédit Agricole Group në Francë ($2.615 trilion.)

Banka e katërt më e madhe është BNP Paribas SA në Paris dhe e pesta Mitsubishi UFJ Financial Group Inc. në Tokio.

Vini re ndonjë bankë që mungon midis 5 bankave më të fuqishme në botë? Po, bankat amerikane.

Në fakt, banka më e madhe amerikane radhitet e gjashtë në këtë listë. Ajo është JPMorgan Chase me $2.463 trilion.

FUQISHME5 bankat më të

në botë

19

HSBC UK - Themeluar në vitin 1936 në Birmingham, Angli. Drejtuesi i saj Douglas Flint.

BNP Paribas SA - Themeluar në 2000, kjo bankë ka si CEO, Jean-Laurent Bonnafé.

Crédit Agricole Group - Krijuar në vitin 1894. CEO: Jean-Paul Chi�et. Baza e saj është në Montrouge, Paris.

Mitsubishi UFJ Financial Group, Inc.

Industrial and Commercial Bank of China Limited: Themeluar më 1 Janar, 1984. Drejtuesi i saj është Jiang Jianqing, 62 vjeç.

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Page 20: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

CEO i M-PAY, Ludovic Laventure, thekson në një intervistë ekskluzive për Infoalbania se bankat duhet të bëjnë më shumë për të përqa-fuar inovacionin por se kjo mbetet ende një sfidë në Shqipëri.

Laventure ofron që nga 2013 shërbimin MPAY, që konsiston në realizimet e pagesave nëpër-mjet telefonit, si një mënyrë për t’i bërë gjërat më të lehta për konsumatorët. Porse në këtë mes, jo vetëm bankat por të gjitha palët e interesuara kanë pjesën e tyre të kontributit për të dhënë, sipas Laventure. A po bëjnë bankat sa duhet? “Është e vështirë ti japësh një përgjigjje të qartë kësaj pyetje. “Karakteri i shërbimeve inovatore ndryshon. Disa prej tyre shesin veten pa pasur shumë nevojë për input, të tjera kërkojnë shumë shpjegim. Për shumë prej tyre, bankat janë ende tradicionale në shërbimet që ofrojnë. Kështu nuk i shikoj ato të shpenzojnë shumë përpjekje në edukimin e klientëve drejt përdorimit të shërbimeve inovatore sepse një gjë e tillë kërkon shumë sforco, para dhe trajnime,” përgjigjet francezi i cili jeton prej vitesh në Shqipëri.

Intervista e plotë më poshtë:

Përgjithësisht a po e përdorin Shqipëtarët shërbimin tuaj?Po. MPAY i hapi dyert gjerësisht ndaj tregut më 10 Prill, 2013. Pothuajse dy vjet më vonë, ne jemi të lumtur që kemi 65.000 klientë të regjistruar në platformën tonë. Numri rritet përditë. Deri më tani, 70 përqind e klientëve tanë komunikojnë aktivisht me platformën tonë të pagesave duke përdorur të paktën një nga shërbimet tona një herë në muaj. MPAY është konceptuar si një shërbim që i vjen në ndihmë konsumatorëve. Qëllimi kryesor i këtij shërbimi ishte bërja e procesit të shërbimeve të përditshme më efikas, më pak kohëmarrës dhe mbi të gjitha falas për përdoruesit tanë. Duket se ata e kanë kuptuar dhe pranuar këtë.

A mund të na thoni diçka më shumë lidhur me marëdhënien midis Produktit & Bankave? A ishte e lehtë apo e vështirë për ju të bindnit Bankat në përdorimin e këtij sistemi inovator?MPAY është një shërbim pagesash me celular, i cili ka në qendër të tij, dhe kalon nëpërmjet bankave. Që nga zanafilla e shërbimit, ishte e qartë për mua se paraja që do të qarkullohej nëpërmjet MPAY do të kalonte nga bankat. Kjo i jep më shumë qetësi konsumatorëve, të cilët e dijnë që paratë e tyre janë të sigurta në bankë dhe që asnjë palë e tretë nuk ka akses apo kontroll mbi këto fonde. Më tej, MPAY i jep klientëve liri të plotë se si dhe kur t’i kryejnë pagesat e tyre. Çdo gjë është nën kontrollin e

20

duhet ti hapin derën inovacionitJA PËRSE BANKAT

Ludovic Laventure:

klientit. Banka është një faktor kyç në ofrimin e shërbimit MPAY. Përveç mbajtjes së llogarive bank-are, të cilat shërbejnë si ‘kuleta”, banka ruan një kontakt dhe marrëdhënie të drejtpërdrejtë me konsumatorin. Për shembull, klientët e aktivizojnë shërbimin në çdo dhe në të gjitha degët e bankave tona partnere.

Ka qenë dhe mbetet e vështirë të bindësh bankat të përdorin MPAY. Ne kemi qënë shumë me fat që kemi gjetur partneritet të mirë, pozitiv dhe të qëndrueshëm për sa i përket inovacionit. Bankat tona partnere aktuale, Rai�eisen Bank dhe Societe Generale Albania e kapën këtë mundësi dhe kanë qënë shumë të përfshirë dhe elemente kyçe në zhvillimin e këtij shërbimi. Banka të tjera ende tregojnë rezistencë ndaj MPAY. Jo të gjitha mund të bëjnë ndryshimin midis aplikacioneve mobile bank-ing dhe MPAY – të cilat nuk kanë lidhje në fakt. Ideja e MPAY ka filluar t’ju pëlqejë, por adoptimi i shërbimit nga bankat është shumë i ngadaltë dhe i pakrahasueshëm me atë të përdoruesve. Eshtë për të ardhur keq, gjërat mund të kishin qënë më mirë në të kundërt.

Sipas mendimit tuaj, a ngjan aktualisht “Bankat dhe inovacioni” më tepër si një marëd-hënie “Nuse & Dhëndër” apo është ende në hapat e saj të para në Shqipëri?Varet se cilës fazë të marrëdhënies “Nuse-Dhëndër” ju i referoheni: fazës së muajit të mjaltit apo periud-hës pas shumë viteve martesë:) Në aspektin e

Ludovic LAVENTURECEO M-PAY

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Gerti BOSHNJAKU

Page 21: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

21

simbolikës së kësaj marëdhënie, mendoj se disa prej tyre janë në fazën e flirtimit dhe disa të tjerë janë ende në takimet e para të dashurisë dhe po përpiqen të ndajnë mendjen nëse e pëlqejnë njëri-tjetrin apo jo:).

Është ende herët të thuhet. Dhe siç e dini edhe ju, inovacioni lëviz shumë shpejt. Jo vetëm bankat por të gjitha palët e interesuara duhet të lëvizin shpejt në të njëjtën mënyrë dhe të jenë më fleksibël në mënyrë që të kapin ritmin. Mendoj se duhen thënë dy �alë edhe për kuptimin e inovacionit.

Është folur shumë për të por shpesh është keqkup-tuar nga tregu. Për shembull, ne shikojmë ofrimin e , aplikacioneve mobile banking, të cilat të izoluara, si shumë inovatore. Por çfarë do të thonë ato për tregun? A i përgjigjen ato ndonjë nevoje ekzistuese? A i flasin ato një pjese të madhe të popullësisë? Fatkeqësisht përgjigjja është jo, ende jo. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për inovacionin. Inovacioni që nuk ofron prakticitet dhe që nuk i hyn në punë tregut. Arsyeja pse MPAY zgjodhi modelin e bazuar në USSD ishte që t’i mundësonte aksesin në shërbim gjithë popul-latës që ka llogari bankare pavarësisht faktit nëse kane një smartphone apo telefonin më të thjeshtë të mundshëm. Numri i klientëve dhe i përdorimit tregon se kjo konsideratë qëndronte. Inovacioni duhet t’i bëjë gjërat e thjeshta dhe të lehta për njerëzit, në të kundërt përse do t’i hyjë në punë?!

- A po bëjnë bankat përpjekje të mjaftueshme për ti afruar klientët me shërbimet inovatore, për ti edukuar ato lidhur me përdorimin e shërbimeve dhe promovimin e përfitimeve bazë të tyre?Është e vështirë ti japësh një përgjigjje të prerë kësaj pyetje. Karakteri i shërbimeve inovatore ndryshon. Disa prej tyre shesin veten pa pasur shumë nevojë për shtysë, të tjera kërkojnë shumë shpjegim. Në shumicën prej tyre, bankat janë ende tradicionale në shërbimet që ofrojnë. Kështu nuk i shikoj ato të bëjnë shumë përpjekje për edukimin e

klientëve drejt përdorimit të shërbimeve inovatore.Kjo kërkon shumë përpjekje, para dhe trajnime.Megjithatë besoj se është barrë e rëndë vendosja e peshës së edukimit të tregut drejt inovacionit vetëm mbi supet e bankave. Në këtë aspekt, ato nuk operojnë në izolim. I gjithë tregu duhet të adaptohet dhe ta adoptojë inovacionin me qëllim që ai të komunikohet tek klientët dhe të përdoret prej tyre.

-Ndërsa inovacioni ecën me hap të shpejtë, çfarë duhet të bëjë sektori bankar që të mbajë ritmin? Çfarë do ti rekomandonit ju? -Ne duket se biem dakort mbi faktin se inovacioni evoluon. Nëse do ta përmblidhja në një �alë, do të ishte fleksibiliteti. Por pastaj ka shumë elementë dhe çështje që e kualifikojnë atë. Bankat operojnë nën një kuadër rregullator strikt, qoftë në nivel kombëtar, Europian apo ndërkombëtar. Kështu, nuk është gjithmonë e lehtë të të jesh në një hap me inovacionin.

Do të thoja se ata duhet t’i mbajnë sytë dhe veshët hapur për të parë se çfarë lloj propozimesh inova-tore ka tregu për të ofruar. Jo gjithmonë u kërkohet

bankave të jenë iniciatoret e inovacionit. Ndonjëherë gjithçka u duhet bankave është t’i hapin derën inovacionit. Se mos jam unë në pozicion të flas për këtë çështje, apo jo? :) Jam totalisht i njëanshëm lidhur me këtë pyetje:)

Kush janë përfitimet kryesore të Bankave në përdorimin e sistemeve inovatore? A mund të përmendni 3-5 përfitimet kryesore?Bankat, si të gjitha institucionet e tjera, nuk duhet të harrojnë që ato ofrojnë shërbime për të mirën e tregut dhe klientëve. Sipas përkufizimit, inovacioni i mirë e bën jetën e njerëzve më të lehtë. Kështu adoptimi i këtyre shërbimeve do të çojë padyshim drejt klientëve më të kënaqur. Rrjedhimisht drejt një rritje të numrit të klientëve besnikë. Një klient i kënaqur nuk ka arsye ta lërë bankën e vet. E gjitha kjo do të përmirësojë imazhin e bankës. Nga perspektiva e kostos, inovacioni rrit efikasitetin operacional. Ulja e kostove ëshë ndikimi final direkt afat-shkurtër dhe afat-mesëm që rrjedh nga adop-timi i inovacionit dhe përdorimit të sistemeve inovatore.

Ju faleminderit!

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Page 22: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

22

Sipas dokumentave, banka e parë zyrtare ishte Taula de la Ciutat e cila u hap në Barcelonë në vitin 1401. Ndërsa praktikat bankare zënë fill që në Perandorinë Romake. Taula de la Ciutat operoi si një burim thesari për qeverinë katalonjase.

Ndërsa banka më e vjetër që akoma vazhdon të operojë që nga 1472 është Banca Monte dei Paschi di Siena në Itali. Qëllimi fillestar i kësaj banke, e quajtur fillimisht The Monte di Pieta, ishte të ofronte kredi bamirësie për të varfërit. Banka vazhdon të operojë edhe sot e kësaj dite dhe ajo ka degë në të gjithë Italinë. CEO e saj është Fabrizio Viola.

Kartmonedha e re 20 € do të fillojë të qarkullojë më 25 Nëntor 2015. E shfaqur vetëm javën e kaluar, ajo përfshin një tipar inovativ sigurie në formën e një “portreti të dritares” të vendosur në hologram. Kur kartmonedha shihet kundrejt dritës, dritarja bëhet transparente dhe shfaq një portret të figurës mitologjike të Europës, e dukshme në të dyja anët e kartmonedhës.

Gjithashtu kartmonedha e re e 20 €, ashtu si karmonedhat e reja të 5€ dhe 10€, përfshin numrin 20 në ngjyrë jeshile të fortë (emerald) si dhe një portret të figurës së Europës si në ujëra.

20 EUROSHEmë e sigurtë

Zbulohet kartmonedha e re

BANKA E PARË në botë?

A e dini se kush ishte

Si ishte:

Si është:

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Page 23: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

23

Kur Perandoria Otomane filloi të përçahej, babai i Joseph Safra, Jacob Safra u largua nga biznesi i familjes - Safra Freres et Cie. - për të hapur Jacob E. Safra Bank në Beirut.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Familja Safra e ndryshoi qendrën për tu vendosur në Brazil por ato e ruajtën traditën e të qënurit 'misteriozë." Ishte viti 1952 kur Jacop Safra zgjodhi si bazë São Paulo, Brazil. Zyrtarisht hapi Safra SA (sot Banco Safra de Investimento) në vitin 1955.

Djali i Jacob, Edmond, ju bashkua biznesit në moshën 16 vjeçare. Këtu djaloshi do të shkëlqente. Duke filluar vetëm me 1 milion dollarë, banka do të zhvillohej për tu bërë qëndra e perandorisë me asete që i kalonin 5 miliardë dollarë në fillim të viteve 80-të.

Dinastia Safra, siç quhet sot, zë fill më shumë se një shekull më parë, rreth vitit 1939. Familja libanezo-çifute u kthye në bankierët më të besuar të Perandorisë Otomane. dhe më e njohura për lehtësimin e tregtisë midis Aleksandrisë, Aleppo dhe Stambollit.

e Bankierit më të pasur në botëFAMILJA MISTERIOZE

Dinastia Safra:

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Page 24: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

24

Pas suksesit në Gjenevë, Edmond themelon atë që do të jetë opera-cioni më i suksesshëm amerikan- themelimi i Republic National Bank of New York. Në mes të 1980, banka zotëronte aksionet më të mëdha të operacioneve në zonën metropoli-tane të New York, fill pas Citigroup dhe Chase Manhattan.

I pamartuar deri në moshën 44 vjeçare, ai ishte i ndërgjegjshëm se të qënurit një nga bankierët më të suksesshëm të botës do të thonte "kërcënimi" i vërtetë i gruas së një kërkuesi ari. Vëllezërit e Edmond nuk donin që ai të mbetej i pamartuar duke shpresuar që ai të kishte një trashëgimtar që do ta çonte përpara ëndërrën e Edmond.

Pastaj shfaqet Lily Monteverde dhe çdo gjë ndryshon. Edmond Safra takoi Lily Monteverde në 1969 kur ajo humbi burrin e saj të dytë, Alfredo Monteverde, i cili u vetvra. Lily, tashmë një trashëgimtare e pasur braziliane, kërkoi këshillë financiare për pasurinë që ajo sapo kishte trashëguar. Ajo mori këshillën dhe më tepër se kaq...

Vëllezërit e tij nuk ishin dakort për këtë lidhje. E para ajo nuk mund ti jepte fëmijë bankierit të famshëm për shkak të moshës dhe së dyti ajo shihej me dyshim edhe lidhur me vetvrasjes e burrit të saj. Ajo nuk ishte gruaja e duhur për Edmond. Ky i fundit e dëgjoi këshillën e tyre, e ndërpreu lidhjen dhe u kthye ne New York.

Megjithatë, Edmond i ngeli mendja tek Lily dhe çifti u martua në dimrin e 1972. Marrëveshja e tyre para martesore ishte 600 faqe.

çifti i sapomartuar jetoi në një nga pronat më të shtrenjta në planet: La Leopolda në Rivierën Franceze. Thuhet se kjo pronë u ble në 2008 nga një miliarder rus për 736 milionë dollarë.

Emri i familjes Safra tërhoqi vëmend-jen kur Edmond u detyrua tja shesë bankën American Express. Kjo ishte e vështirë për Safra që mundohej fort të qëndronte larg skandaleve. Ishte kriza e borxhit Amerikano Latin që e detyroi Edmond ta shiste këtë bankë American Express për 650 milion dollarë, një marëveshje që nuk do të shlyhej lehtë nga mendja e bankierit.

Safra. Edmond themeloi një bankë të re si konkurente ndaj TDB. Kjo lëvizje bëri që American Express të hidhej në sulm duke u përgjigjur me një fushatë kundra Safras. Por në 1989, American Express i kërkoi falje publikisht bankierit dhe i dhuroi 8 milion dollarë që Safra ta përdorte si bamirësi ndaj kujt të donte.

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Page 25: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

25

Megjithëse bënin një jetë superluk-soze, ata nuk harruan të jepnin shumë para për organizata të shumta fetare, kulturore, edukative dhe mjekësore kudo nëpër botë.

Por në dhjetor të 1999, Edmond gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Monako. Shkaku: Rënie zjarri në shtëpinë e tij.

Megjithëse infermieri i Edmond, një amerikan i quajtur, Ted Maher, u fajësuar për këtë vrasje, të tjerët kishin mendime të tjera se kush e vrau miliarderin. Maher u arrestua për këtë krim por zërat se kush e nisi zjarrin ishin të shumtë.

Disa thonë ishte Mafia Ruse që shkaktoi një krim të tillë.

Disa dyshuan për Lily! E fajëshme apo jo, Lily vazhdoi ta mbante fort atë që bashkëshorti la pas. Ajo ju përkushtua filantropisë. Së fundmi, ajo nxorri në ankandin e Christie's bizhuteri me vlerë 38 milion dollarë për bamirësi.

Janë vëllezërit e Edmond që vazhdojnë sot biznesin e familjes. Jo aq të famshëm sa vëllai i tyre, Joseph dhe Moises e kanë mbajtur fort Banco Safra duke e drejtuar atë me sukses në shekullin e 21-të. Kaq suksesshëm sa ai është këtë vit në listën e Forbes World Billionaire si bankieri më i pasur në botë.

Joseph, bankieri më i pasur në botë, ka disa planë të tijat. Në moshën 73 vjeçare, ai është ende i fortë. Vitin e kaluar, ai bleu bankën suedeze, Sarasin për 1.1 miliardë dollarë si dhe 285 milion dollarë për hapësirën në Madison Avenue. Nuk ka ndalim për familjen Safra.

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Page 26: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

BANKAT DHEKOMUNIKIMET

Lutjana Konomi

Marketing të sotshme – Një sfidë e vërtetë

Intervista e plotë e Zj. Konomi më poshtë:

Cila është marrëdhënia juaj me sektorin e ICT dhe Medi-ave Sociale? A i përdorni personalisht ato dhe a ju ndihmojnë në punën tuaj?

Eshtë e pamundur tu shman-gesh elementëve të ICT dhe Mediave Sociale në kohët e sotme. Po ti shtosh kësaj edhe domosdoshmërinë e përdorimit të tyre në fushën e Marketingut unë jam ca “e detyruar” të kem një marrëdhënie aktive me to. ICT është një sektor tepër tepër dinamik dhe ka një potencial të jashtezakonshëm për përdorim

në fushën e marketingut.

Nisur nga pozicioni juaj aktual, çfarë ndryshimi kanë pësuar komunikimet marketing në vitet e fundit?

Pra, nëse më parë ishte disi i orientuar në format standard, planifikimi i këtyre komunikimeve në mjetet tradicionalet të market-ingut, çfarë ka ndryshuar TANI?

Nëse më parë audiencën e shig-jetonim në varësi të programa-cioneve të përshtatura me grup-moshat përkatëse në median televizive, radiofonike dhe atë të shkruar tani kemi një shtrirje në fashë orare nonstop online.

26

Lutjana Konomi, Drejtore e Departamentit te Marketing & PR ne Tirana Bank, nënvizon në një intervistë ekskluzive për Infoalbania ndryshimet që kanë pësuar komunikimet ‘marketing’ në këto vitet e fundit.“Nëse më parë audiencën e shigjetonim në varësi të programacioneve të përshtatura me grupmoshat përkatëse në median televizive, radio-fonike dhe atë të shkruar, tani kemi një shtrirje në fashë orare nonstop online. Por përdorimi i kaq shumë mundësirave në mënyrë efikase dhe për më tepër menaxhimi i tyre për të mos shkaktuar efekte të pakënaqshme është një sfidë më vete,” thotë Konomi në këtë intervistë.

Tirana Bank është lider në vend për shërbimin e Platformës Elektronike Winbank dhe është vlerësuar nga Global Finance si “Banka më e mirë për Platformën Elektronike në Shqipëri” për vitin 2014.

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Gerti BOSHNJAKU

Page 27: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

27

Mënyra e kapjes së vëmendjes së grupit të synuar përshtatet me interesat e atij grupi por është kaq gjithëpërfshirëse sa mundë-sirat janë vërtet të pafundme. Por përdor-imi i kaq shumë mundësirave në mënyrë efikase dhe për më tepër menaxhimi i tyre për të mos shkaktuar efekte të pakënaqshme është një sfidë më vete.A vini re një lidhje më të fortë të kësaj fushe, ICT dhe Social Media me Mar-ketingun & PR?

Sigurisht që Po.Marketing & PR ka si synim kryesor audi-encën e gjërë dhe grupet e synuara specifikisht në varësi të strategjisë. ICT dhe Social Media të ofron mundesinë e madhe të kontaktit me ta në kohë reale dhe me efikasitet maksimal falë zhvillimit marramendës të teknologjisë.

Zgjidhjet ICT në Banka po gjejnë përdorim të gjerë? Duke pasur para-sysh se njerëzit kanë akses të gjërë online dhe përdorim masiv të smartphone-ve, a ka një fokusim më të madh online nga Bankat për t’ju gjen-dur pranë klientëve të tyre potencialë?

Biznesi bankar punon gjatë gjithë kohës mbi sisteme teknologjike për të mundë-suar informacion sa më të plotë dhe të aksesueshëm nga shumë palë në kohë reale.

Bankat janë pioniere të zhvillimeve teknologjike për të ofruar tek klientët shërbime sa më të vlefshme dhe mod-erne. Gjatë gjithë kohës ka stafe të dedi-kuara që mundohen të krijojnë produkte e Shërbime bankare që vihen në funksion shpejt dhe saktë nëpërmjet zgjidhjeve ICT.

Çfarë ka realizuar Tirana Bank në këtë drejtim? Mund të përmendni ndonjë produkt të përshtatur për ta, shërbim të ri apo ndonjë risi të ngjashme?

Tirana Bank është lider në vend për shër-bimin e Platformës Elektronike Winbank dhe është vlerësuar nga Global Finance si “Banka më e mirë për Platformën Elek-tronike në Shqipëri” për vitin 2014. Win-bank është platformë elektronike për shërbimin bankar nëpërmjet internetit që u jep mundësinë klientëve të kryejnë veprimet e tyre nëpërmjet kompjuterave, smartphoneve, etj duke kursyer kohë dhe kosto në një mjedis tepër të sigurtë. Ky fakt dëshmon faktin se ne e vëmë gjithnjë e më tepër në përdorim teknologjinë dhe kanalet alternative.

E shikoni zhvillimin e këtyre platfor-mave të reja ndërveprimi online si Facebook, Twitter, LinkedIn,YouTube etj si sfidë për Bankat si institucion nga natyra i ngurtë ndaj ndryshi-meve? Po për marketer-et dhe njerëzit e Biznesit?

Siç e përmenda pak më parë, mediat online ofrojnë pafund alternativa për të komunikuar me grupet e synuara por edhe sfidat janë në të njëjtin progresion duke të përballur me elementë të rinj ndonjëherë edhe fare të panjohur te cilët duhet të menaxhohen sa më mirë.

Bankat janë institucion financiar dhe kur bëhet �alë për financat çdo lloj informa-cioni bëhet edhe më sensitiv dhe ka një rëndësi të veçantë.

Jo vetëm për bankat por për çdo lloj biznesi, përdorimi i platformave online të komunikimit duhet të planifikohet dhe implementohet me shumë kujdes.

Ka një mungesë të eksperiencave të mëparshme të përdorimit të tyre pra dhe mungesë të ekspertëve të besueshëm në këtë fushë por gjithsesi mbetet një poten-cial i madh që duhet zhfrytëzuar duke mësuar nga vështirësitë e hasura dhe duke përballuar suksesshem sfidat e vazh-dueshme.

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Page 28: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

1. “Nëse i keni borxh bankës 100 $, ky është problemi juaj. Nëse i keni 100 milion$, ky është problemi i bankës.” Jean Paul Getty (Industrialist Amerikan dhe Themelues i Getty Oil Company, 1892-1976)

2. “Banka është vendi ku të japin hua një çadër në kohë të mirë dhe ta kërkojnë mbrapsht kur fillon të bjerë shi.” Robert Frost (Poet Amerikan 1874-1963)

3. “Nuk mund të vësh hajdutë të punojnë në bankë.(Proverb Amerikane)

4. “Bankierët e mirë janë si çaji i mirë, i cili mund të provohet kur është në ujë të nxehtë.”(Anonime)

5. “100 vite më vonë, nuk dotë ketë rëndësi se si ishte llogaria ime bankare, lloji i shtëpisë ku jetova apo çfarë makine i dhashë… por bota mund të jetë ndryshe sepse isha i rëndësishëm në jetën e një fëmije.” Forest E. Witcraft quotes (Studjues, Profesor Amerikan, 1894-1967)

6. “Bankat janë një joshje pothuajse e parezistueshme për atë element të shoqërisë që kërkon para të pafituara.” J. Edgar Hoover (Drejtuesi i parë i F.B.I. (1924-1972). 1895-1972)

7. “Shkova në bankë dhe kërkova hua një filxhan me para. Ata më pyetën “Për çfarë e do?” I thashë “Dua të blej ca sheqer. Stephen Wright (Aktor dhe shkrimtar ameri-kan, b.1955)

8. “Lumturia është: një bankë e mirë, një kuzhiniere e mirë dhe një tretje e mirë.” Jean-Jacques Rousseau (filozof, shkrimtar dhe kompozitor zvicerian i shek.te 18-të).

9. “Unë nuk e përdor kartën debi. Gjëja më e sigurtë është një kartë krediti sepse ti po përdor paratë e bankës. Nëse dikush akse-son informacionin tënd, ai po vjedh paratë e bankës, jo të tuat.”Frank Abagnale (konsulent sigurie)

10. Nëse albitri juaj i vetëm është paraja, vërtet duhet të shkosh… dhe të vjedhësh bankat. Bruce Dickinson (Muzikant, pilot dhe trans-metues emisionesh anglez. Njihet më shumë si vokalisti i grupit Iron Maden.)

28

10 THËNIET më të goditura për bankat

SPECIALE INDUSTRIA BANKARE

Page 29: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

TEKNOLOGJI

HOW TO - SI TË - QYSH ME

HOW TO - SI TË - QYSH ME

Page 30: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

Më pas shërbimi i internetit u ofrua edhe nga operatorët mobil dhe në një kohë të shkurtër përdoruesve të celularëve ju ofrua edhe shër-bimi 3G. Dhe ishte pikërisht atëherë, për herë të parë me 3G kur filluam të përdorim internetin me të gjithë përmbajtjen dhe shpejtësinë e ngjashme me atë të bandës së gjerë fikse. Edhe emër-timi ‘Internet me Bandë të Gjerë’

(broadband) është përshkruar me 3G-në.

Me përdorimin e teknologjisë HSPA + dhe ‘Transportuesit të Dyfishtë’ (Dual Carrier), 3G prezan-toi tek përdoruesi shpejtësi të lartë interneti deri në 42 Mbps. Me ndih-mën e kësaj teknologjie filluam të përdorim në mënyrë më efikase telefonat tanë mobil dhe tabletat.

INTERNET 4GËshtë koha për

…edhe në Shqipëri

30

LIDHUR MEARTIKULLIN:

Interneti mund të aksesohej vetëm përmes linjave fikse me shpejtësi shumë të ulët. Sigurisht që ky shërbim ishte shumë i shtrenjtë dhe mund të përdorej vetëm nga një numër i kufizuar njerëzish. Në të shumtën e rasteve ne lidheshim në internet kryesisht në vendin e punës ose në shtëpi. Atë periudhë ne mund ta përshkruajmë si epokën e parë të internetit e cila nuk kishte akoma lëvizshmëri.

Të gjithë jemi dëshmitarë dhe mund ta kujtojmë se si në fillim....

Albtelecom ofron inter-net Wi-Fi ne zona publike

Albtelecom sherbime unike “E- Reja” ne ShqiperiEagle Mobile sjell ne Shqiperi sherbimin me te shpejte 3GEagle Mobile vjen me sherbimin e ri “Ka trafik”

TEKNOLOGJI

Page 31: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

Kjo teknologji ofronte shpejtësi të mjaf-tueshme për shumë përmbajtje tek telefo-nat celular si lundrimi në rrjet, video, thirrjeve zanore nëpërmjet internetit (VoIP) dhe aplikacione të tjera. Penetrimi i telefonave të zgjuar është rritur në mënyrë drastike dhe sot pothuajse të gjithë telefonat e mençur në treg e mbështesin 3G-në.

Sipas Eagle Mobile, kur kompania nisi shërbimet 3G rreth 2 vjet më parë u vu re se përdorimi i të dhënave celulare u rrit pothuajse 20 herë më shumë pas 3G-së.

Është pikërisht kompania Albtelecom dhe Eagle Mobile e cila në botimin e saj Eagle Mag ka njoftuar përdoruesit e saj se shumë shpejt do të kenë mundësinë të përjetojnë shërbimin 4G.

“Ne kemi nevojë për revolucion të ngjashëm në internetin mobil me Bandë të Gjerë, dhe 4G – LTE (Long Term Evolu-tion) do të na ndihmojë a realizojmë këtë. 3G është mjaft e mirë për internetin me bandë të gjerë, por ka kufizime për shkak të spektrit të frekuencave dhe teknologjisë së përdorur.

LTE zgjidh shumë probleme teknike si përdorimin efiçent të frekuencave, vonesa, mbulimi, etj … Duke përdorur shumë frekuenca në të njëjtën kohë, shpejtësia e LTE mund të kalojë 900 Mb.

Në shërbimet LTE, nuk do të ndodhë kufizim shpejtësie për shkak të rrjeteve, por kjo teknologji kërkon edhe telefona celularë që mbështesin shpejtësinë e lartë. Sot në treg, shumica e telefonave LTE mbështesin 150 Mb shpejtësi në kushte ideale. Shumë shpejt do të prodhuesit e mëdhenj do të prodhojnë telefona celu-larë që mbështesin shpejtësinë 300 Mb.” – shprehet Z. Murat ÇAKMAK, Drejtor i Grupit të Teknologjisë, ALBtelecom dhe Eagle Mobile.

Ndërkohë çfarë po ndodh në Shq-ipëri?

Në muajin Mars u shit spektri i parë nga qeveria për 3 operatorë, duke lënë të lirë nisjen e çdo shërbimi celular. Kjo do të thotë që ne mund ta përdorim atë për të ofruar shërbimin LTE.

Gjëja më e rëndësishme në ofrimin e një shërbimi të mirë LTE është lidhja

me fibra në të gjitha zonat. Ndryshe është e pamundur të kryesh trafik të madh për shkak të shpejtësisë shumë të lartë të ofruar për përdoruesit.

“Pikërisht në këtë drejtim ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë një diferencë thelbë-sore në këtë aspekt.

Ne jemi i vetmi operator që ka qasje në fibra optike në të gjitha zonat celulare. Kjo do të sigurojë shërbim celular me bandë të gjerë të pakufizuar dhe të vazh-dueshëm për të gjithë abonentët tanë. – Vazhdon Z. Murat ÇAKMAK

Çfarë ndryshimi do të ndjejmë konkre-tisht si përdorues nga ardhja e 4G?

Përdoruesit do ta ndjejnë ndryshimin dhe përmirësimin në përdorimin e të dhënave në celular menjëherë me ardhjen e LTE-së, sidomos në shërbimet e video.

Me ndihmën e shpejtësisë së lartë dhe vonesave të ulëta, faqet e internetit dhe aplikacionet do të hapen shumë shpejt dhe rezolucioni i fotove do të ruhet në maksimum. Ndërkohë numri i telefonave celularë që mbështesin LTE-në do të rritet në një kohë të shkurtër.

Së fundmi në emër të gjithë përdoruesve të celularëve apo tabletave, aplikacioneve të ndryshme dhe rrjeteve sociale urojme…Mirë se të na vish 4G!

31

TEKNOLOGJI

Page 32: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

Microsoft ka ri-shpikur tastierën– Pikërisht tastierën. Ajo paloset në mes dhe perdor Bluetooth.

Microsoft ka zbuluar një zgjidhje për këtë. Një tastierë të re e cila paloset në mes. Shikoni videon për të kuptuar nevojat që do të përmbushë ky produkt i ri. Kjo tastierë është quajtur “Tastiera Universal që paloset” dhe ajo është mjaft e hollë, peshon pak dhe paloset në mes. Pasi e hap tastierën ajo ndizet

PIKËRISHT TASTIERËNMicrosoft ka ri-shpikur tastierën

32

Google me tastiere qe perkthen ne kohe reale

Google eshte duke punuar ne nje aplikacioni te tastieres per Android qe do te ofroje perkthime ne kohe reale nepermjet Google Translate, per dy njerez ne te njejten pajisje.Aplikacioni i tastieres, siç merret vesh permes dorezimit te nje patente,

ARTIKUJ TËNGJASHËM

automatikisht dhe lidhet me ëireless me pajisjet Bluetooth të telefonit apo table-tit tuaj. Bateria mund të zgjasë deri ne 3 muaj me një karikim të vetëm – sipas raportimeve te Microsoft.

Shitjet e këtij produkti do të fillojnë në dyqanet e Microsoft dhe tek rishitësit e tij në Korrik të këtij viti për çmimin prej 99.95 dollarë.

Burimi: time.com

KLIKO PËR TË PARË VIDEON

TEKNOLOGJI

Page 33: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

Pak më pranë, dhe mund të shikoni një makinë 'Rube Goldberg' të ndërtuar në formën e logos së Google në dritare.

... por shiko në të DJATHTEN TENDE, dhe ja ku do të shohësh shenjën e dyqanit të parë të Google.

Sapo gjendesh brenda, shiko në të majtën tënde dyshemenë që është e zakonshme si ajo e dyqanit Currys PC World...

Dyqani është dizenjuar për të demon-struar produktet më të mira Android.

KJO ËSHTË AJO QË PAMËNe vizituam dyqanin e parë ‘retail’ të Google dhe

33

Të dizenjuara për të përcaktuar specifikimet dhe të drejtuara nga stafe të trajnuara mirë, dyqanet e Apple kanë si qëllim të demon-strojnë produktet e Apple si jo më mirë. Dhe në fakt funksionon: tremujori i fundit i 2014 ishte periudha më fitimprurëse që kjo kompani ka regjistruar ndonjëherë ndërsa është aktualisht në mes të një projekti që konsiston në zgjeri-min agresiv të saj ‘retail’ në Kinë.

Tani për herë të parë, Google ka ndërtuar outletin e saj të parë retail prej “tulle dhe llaçi.” Ai gjendet në Tottenham Court Road, në Londër, Angli.

Le të zbulojmë disa foto të këtij dyqani:

Dyqanet e Applejanë pjesë e rëndësishmee suksesit të saj

Nga jashtë, nuk duket shumë si një i tillë. është i vendosur brenda Curry PC World, një kompani britanike që shet produkte elektronike.

TEKNOLOGJI

Page 34: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

34

Gjithashtu ka edhe blloqe Chromebook dhe Nexus 6 smartphone.

Ky është "muri i doodle" ku njerëzit mund të përdorin bojë virtuale spray për të bërë foto në mur.

Ndihmësit e dyqanit duken të gjithë punonjës të trajnuar të Google.

Pajisjet Android si Moto 360, përgjigjja e Google ndaj Apple Watch, është pjesë e produk-teve të demon-struara.

Zëdhënësi i Google, Stephen Rosenthall tha se ai ka zgjedhur Londrën sepse "Britania është një nga tregjet më dinamikë dhe përfshirës në botë."

"Ne duam njerëzit të vijnë, të kënaqen, të luajnë, të ndjejnë dhe të duan produktet dhe pajisjet tona," shtoi Rosenthal. "Ne po përpiqemi të shesim produktet tona padyshim, por gjithashtu tju falim atyre një eksperiencë unike të Google që ato do ta shijojnë."

Dyqani ka si qëllim të jetë permanent dhe planifikohen aktualisht edhe dy të tjerë: në Fulham dhe Thurrock dhe në Essex.

TEKNOLOGJI

Page 35: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

35

Pjesë e dyqanit është edhe një kabinë e pajisur me një demo Chrome-cast.

Ja vitrina 'mekanike", e parë nga një kënd tjetër. Klientët mund ta vënë në funksionim duke shtypur leva dhe butonë.

Ka gjithashtu karta dhuratë të Google Play, USB Chrome-cast dhe shumë aksesorë të tjerë. Të gjithë në shitje!

Por deri më tani, gjëja më fantastike është një instalim të Hartave të Google që ju lë të 'fluturoni" nëpër botë në 3D.

Kontrollohet me anë të një tableti. Gjithashtu mund të luani lojëra si një PAC-MAN!

Në përgjithësi, është një eksperiencë komplet ndryshe në Dyqanin Apple.

Eshtë më pak e rafinuar - por stafi është sa miqësor aq i informuar.

TEKNOLOGJI

Page 36: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

Hyundai e ka rifreskuar aplikacionin e saj Blue Link Android në mbështetje të AndroiD Wear. Versioni me i fundit i lejon të zotët e makinave të kyçin, të çkyçin dhe ndezin makinat nga orërat e tyre smart.

Gjithashtu ato mund të kërkojnë ndihmë në rrugë, ta ndalojnë motorin, të ndezin dritat, ti bien burisë dhe ta përdorin aplikacionin të gjejë se ku e kanë parkuar makinën.

Burimi: Burimi: time.com

Të gjitha këto komanda mund të aktivizohen edhe me zë. Patjetër për ti patur këto mundësi, ju duhet të keni një abonim aktiv me shërbimet e Blue Link.

ME ORËN TUAJ ANDROIDTani mund ta ndizni makinën Hyundai

36

Makina te reja ne Panairin e Detroit 2015 (FOTO+VIDEO)

Panairi i makinave te Detroit 2015 nisi dje duke ardhur me modele te reja makinash si dhe me shume surpriza te kendshme. Ishin 5 modele nga gama e gjere qe rane me shume ne sy .......

ARTIKUJ TËNGJASHËM

TEKNOLOGJI

Page 37: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

INTERVISTA EKSKLUZIVE

Page 38: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

PËR TË INVESTUARKoha e duhur

në Shqipëri

Drejtoresha e AIDA, Zj. Manjola Gjoni, në një intervistë ekskluzive për Infoalbania bën një ftesë për të gjithë investitorët: “Eshte koha e duhur per te investuar ne Shqiperi.”

Sipas saj, ne nje kohe kur shumë nga vendet e Evropës Lindore kanë pasuar rënie drastike të fluksit të IHD-ve, Shqipëria ka thithur më shumë investime te huaja kraha-suar me vitin e kaluar. “Konkretisht prej vleres 746 milionë EURO në vitin 2012, flukset e IHD-ve në 2013 shkuan në vlerat 923 milion Euro,” thotë ajo.

Zj. Gjoni thekson një nga vizionet e Strategjise se Qeverise që është kthimi i Shqipërise ne lider në fushën e IHD-ve në Europën Juglindore. “Brenda vitit 2020 Shqipëria aspiron të jetë nje nga destinacionet kryesore te investi-meve në Ballkanin Perëndimor, në nivele të barabarta me konkurruesit e tjerë rajonalë. Ne jemi të bindur se asnjë projekt që mbetet brenda kufijve të një shteti nuk mund të ketë sukses dhe të gjithë vendet e rajonit duhet te bashkepunojne për të zhvilluar projekte me natyrë rajonale,”theksoi Zj. Gjoni.

Si ka filluar 2015 në aspektin e tërheqjes së investimeve të huaja në vend sepse ka zëra që ata kanë rënë, të tjerë thonë që janë rritur?

Ende nuk kemi të dhëna zyrtare nga banka e Shqipërisë mbi IHD për vitin 2015 megjithatë nëse i referohemi renditjeve ndërkombëtare, Standard e Poor’s na raportoi si të përmirësuar dy herë vitin e kaluar (nga B stable B në B positive B), ndërkohë që raporti i BERZH-it pohoi se ishim reformatorët kryesorë në rajon. Banka Botërore dhe FMN-ja konfirmuan analizën dhe pritshmëritë tona me mbi 2% rritje

Rudina HOXHA

38

INTERVISTA EKSKLUZIVE

Page 39: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

39

ekonomike gjatë vitit të kaluar. Doing Business 2015 rendit Shqipërinë në vendin e 7 nga 189 vende, sa i përket mbrojtjes së inves-titorit. Për vitin 2015 objektivat e qeverisë do të jenë shumë herë më tepër ambicioze në fushën e investimeve dhe të turizmit, të cilat janë dy fusha që sjellin të ardhura për vendin. Investimet e huaja mbeten përqendrimi i Qeverisë për këtë vit. Janë në proces miratimi dy projektligje mjaft të rëndësishme, të cilat do të miratohen shumë shpejt nga parla-menti; njëri për investimet strategjike dhe tjetri për investimet në turizëm. Ligji për investimet strategjike do të lejojë që investi-met e huaja në sektorët më të rëndësishëm të lëvizin më me shpejtësi dhe të shmangen pengesat e shumta joproduktive , ndërkohë që ligji për turizmin do të ndiqet nga paketa e turizmit dhe do të japë një impuls të mëte-jshëm për zhvillimin e sektorit.

Si është pozicionuar Shqipëria si treg në krahasim me pjesën tjetër të rajonit? Cfarë oferte përfaqëson për investitorët e huaj, në cilët sektorë kryesisht? Sa atraktiv jemi në krahasim me fqinjët?

IHD sipas aktivitetit ekonomik:Aktivitetet ekonomike qe kane thithur fluksin me te madh te investimeve te huaja kane qene:

- Energjia dhe hidrokarburet- Sektori bankar- Manifaktura

Sektorët prioritarë për investim- Sektori energjetik- Sektori minerar– Manifaktura

– Agroindustria– Transporti dhe logjistika– Turizmi– Sektori ICT

Fokusi për zhvillimin e ardhshëm të ekono-misë shqiptare do të mbetet tërheqja e IHD me një fokus në sektorë ku ekonomia shqip-tare ka potencial të pashfrytëzuar si në aspe-ktin e burimeve natyrore, si dhe në zhvillimin e sektorët që janë ende në zhvillim. Shqipëria ka miratuar një kuadër ligjor liberal i cili është projektuar për të krijuar një klimë të favor-shme për investimet dhe investitorët e huaj. Shqipëria ka nënshkruar edhe një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve dypalëshe për investime me vënde të ndryshme të tilla si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Austria, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Izraeli, Egjipti, Malajzia, Qipro, Kuvajti, Turqia, Serbia etj,

Avantazhet që ofron Shqipëria:

Thjeshtimet Administrative

• One stop shop- Qendra Kombëtare e Regjistrimit. QKR-ja si one stop shop. Regjistrimi në QKR bëhet brenda një dite pune dhe me një kosto minimale prej 100 ALL (0.81 euro).- Qendra Kombëtare e Licencimit. QKL-ja si one stop shop. QKL-ja punon mbi parimin e vetë-deklarimit dhe miratimit të heshtur.Riformatimi i QKR , QKL do jetë një vlerë tjetër e shtuar në kuadër të thjeshtimeve administrative- Së shpëjti AIDA synohet të jetë një one stop shop për investitorët e huaj

Gjithashtu kemi:- Shërbimi online për deklarimin dhe pagesën e taksave.- Prokurimi online:- Shërbimi online në dogana

Institucione të cilat flasin gjuhën e biznesit:- Do të mblidhet Këshilli i parë i Investimeve. Këshilli Ekonomik Kombëtar, është hyrje e një kapitulli të ri në marrëdhëniet me aktorët ekonomikë në Shqipëri, ndërkohë që Këshilli i Investimeve është një hap më tej, sepse do të përfaqësojë një seksion të politikëbërjes ekonomike në vendin tonë.

• Avantazhe të tjera- Mbi 1,071,948 të rinj, profesionistë të kuali-fikuar;- 116,292 studentë në Edukimin e lartë;- Programi arsimor përfshin 4 gjuhë të huaja;- Paga minimale në Shqipëri është 22.000 Lekë (përafërsisht 157 Euro);- Paga mesatare (Sektori privat dhe Publik) është 36.075 Lekë (përafërsisht 260 Euro).

Sa ishin investimet e huaja që rregjistroi 2014 dhe sa vende pune u krijuan?

Ne nje kohe kur shumë nga vendet e Evropës Lindore kanë pasuar rënie drastike të fluksit të IHD-ve, Shqipëria ka thithur më shumë inves-time te huaja krahasuar me vitin e kaluar. Konkretisht prej vleres 746 milionë EURO në vitin 2012, flukset e IHD-ve në 2013 shkuan në vlerat 923 milion Euro.E shprehur kjo ne %:

– Per vitin 2013, vlera e IHD eshte rritur me

INTERVISTA EKSKLUZIVE

Page 40: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

40

177 Mil.EURO ose 24% krahasuar me vitin 2012– Investimet e huaja direkte, ne vitin 2013, mbulojne 9,7% te GDP.

Referuar te dhenave te Bankes se Shqiperise, per gjashte mujorin e dyte te 2014, Investimet direkte neto shënuan një rritje me rreth 11.7%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2014.Per Vitin 2014 ne Rregjistrin Kombetar rezul-tojne rreth 50 biznese te reja te rregjistruara me kapital te huaj. Për herë të parë në vend janë importuar makineri dhe pajisje 1.1 miliard dollarë, që futen në prodhim brenda një kohe shumë të shkurtër.

A ka një ndryshim në hartën e investitorëve të huaj në Shqipëri apo vazhdon të kryeso-jnë investitorët nga Italia, Greqia e Turqia?

Stoku i IHD sipas vendeve te origjines:– Greqi 1,070 mln euro– Kanada 797 mln euro– Austri 378 mln euro– Hollande 350 mln euro– Turqi 279 mln euro

Cilat janë arsyet që investitorët e huaj kanë vendosur të vijnë në vendin tonë kur janë të ndërgjegjshëm që ende vendi ynë ballafaqo-het me sfida dhe probleme?

– Klima miqesore e te berit biznes,– Kosto e ulet e krahut te punes,– Aksesi i lehte ne tregjet europiane

Çfarë ka ndryshuar për Shqipërinë pas marrjes së statusit të vendit kandidat I BE-së sa I takon investimeve të huaja dhe kuadrit ligjor?

Brenda vitit 2020 Shqipëria aspiron të jetë nje nga destinacionet kryesore te investimeve në Ballkanin Perëndimor. Sistem Online për regjistrim dhe pagesat e taksave. Regjistrim te një biznesi të ri brënda 24 orëve dhe pa kosto. Proçedura të shpejta & transparente të licen-cimit të biznesit, nëpërmjet Qendrës Kom-bëtare të Licencimit.Nuk kërkohet asnjë autorizim paraprak nga qeveria dhe të gjithë sektorët janë të hapur për

2020 Shqipëria aspiron të jetë nje nga desti-nacionet kryesore te investimeve në Ballkanin Perëndimor, në nivele të barabarta me konkurruesit e tjerë rajonalë. Ne jemi të bindur se asnjë projekt që mbetet brenda kufijve të një shteti nuk mund të ketë sukses dhe të gjithë vendet e rajonit duhet te bashke-punojne për të zhvilluar projekte me natyrë rajonale.

Në zbatim të politikave dhe orientimeve të qeverisë për thithjen e investimeve të huaja direkte dhe për ta kthyer institucionin në një promotor të investimeve të huaja në Shqipëri, AIDA në bashkëpunim me MZHETTS ka iniciuar një Road Show te Investimeve në disa shtete të targetuara.

Deri tani në kuadër të kësaj nisme janë orga-nizuar një seri Forumesh Biznesi dhe takimesh me investitore potenciale në Itali, Austri dhe Gjermani. Per vitin 2015 jane planifikuar dhe po punohet per organizimin e Forumeve dhe eventeve promovuese ne 7 shtete te synuara mes te cilave dhe Anglia dhe Gjermania. Gjithashtu po punohet për realizimin e një sërë materialesh informuese dhe promovuese për Shqipërinë të cilat do të ofrojnë inform-cion të përditësuar dhe të vlefshëm për inves-titorët e interesuar për të investuar në Shqipëri.

Ftesa juaj për investitorët e huaj të cilët ende nuk kanë vendosur të vijnë në Shqipëri?

Është koha e duhur për të investuar në Shqipëri.

investitorët e huaj. Nuk ka kufizime për kom-panitë e huaja. Nuk ka kufizim të pjesës të përqindjes së pjesëmarrjes së huaj në kompani – pronësia 100% e huaj është e mundur. Mbro-jtje e veçantë shtetërore e investitorëve të huaj nga shteti shqiptar. Investitorët e huaj kanë të drejtë të dërgojnë jashtë vendit të gjitha kontributet në natyrë të investimeve të tyre.

Cilat janë pritshmëritë tuaja lidhur me trendin e investimeve të huaja për 2015? A mund të ndani me ne ndonjë nga investi-torët që prisni të shkelë në Shqipëri këtë vit?

Nje nga vizionet e Strategjise se Qeverise eshte kthimi i Shqipërise ne lider në fushën e IHD-ve në Europën Juglindore. Brenda vitit

INTERVISTA EKSKLUZIVE

Page 41: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

IZRAELITËT KANË NJË SEKRETZach Saar

magjik për të zbuluar në Shqipëri

“Shqipëria është një sekret magjik i pazbuluar i Europës Jugore.” Kështu do ti bindte biznesmenët izraelitë Zëvendës Amba-sadori Izraelit në Shqipëri, Z. Zach Saar, të vinin në Shqipëri.

Diplomati i lartë i vlerëson në një intervistë ekskluzive për Infoalbania ritmin e zhvillimit të marrëd-hënieve dypalëshe.

Cili është vlerësimi juaj i përgjith-shëm për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Izraelit në fushën ekonomike?

Marrëdhëniet janë shumë të mira dhe duke u zhvilluar vazhdimisht. Kurioziteti izraelit për Shqipërinë filloi me vendos-jen e marrëdhënieve diplomatike në vitet 90-të por u bë më konkret në fillim të shekullit të ri ndërsa kompanitë private izraelite dhe biznesmenët izrael-itë mbërritën këtu dhe filluan të studjo-nin mundësitë për investime. Që

Rudina HOXHA

41

INTERVISTA EKSKLUZIVE

Sipas tij, Agritech 2015 është një mundësi e shkëlqyer për biznesmenët dhe fermerët shqipëtarë për tu njohur me teknologjitë e reja në fushën e bujqësisë.

Saar mendon se “Për një mjedis të mirë ekonomik, unë besoj se lufta kundër korrupsionit dhe ruajtja e një shoqërie liberale dhe e një tregu të lirë duhet të jenë në krye të axhendës.”

Page 42: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

42

atëherë, rreth 70 kompani izraelite opero-jnë në Shqipëri dhe rreth gjysma e tyre janë ende aktive në fushën e energjisë, bujqësisë, sigurisë, minierave e të tjera. Megjithatë, unë besoj se është një rrugë e gjatë për tu bërë derisa të shfrytëzohet i tërë potenciali.

Panairi “AGRITECH 2015” është një aktivitet i rëndësishëm. Sipas men-dimit tuaj, cili do të jetë ndikimi i saj në lidhjet e biznesit midis dy vendeve?

Agritech është një panair ndërkombëtar spikatës që mbahet në Tel Aviv dhe që prezanton inovacionet më të fundit në fushën e bujqësisë.

Përderisa më shumë se gjysma e popull-sisë shqipëtare punon në këtë fushë por bujqësia ende gjeneron vetëm një të pestën e PPB-së, potenciali për Shqipërinë dhe interesi i saj për këtë panair është tepër i madh. Ambasada po punon se bashku me dhomën tregtare shqipëtaro-izraelite për të sjellë biznesmenë dhe fermerë shqipëtarë në panair me qëllim studimin e teknologjive të reja që mund të përmirëso-jnë dhe ndihmojnë bujqësinë shqipëtare dhe për të ngjallur interesin e homologëve izraelitë në atë se çfarë Shqipëria mund të ofrojë. Përveç Agritech, ne financojmë trajnuesit shqipëtarë të vijnë në Izrael dhe të marrin pjesë në kurse me qëllim ndarjen

e eksperiencës sonë si dhe njohuritë tona ‘know-how’ me Shqipërinë.

Cfarë mendoni për Shqipërinë si një destinacion biznesi? Sipas jush, cfarë mund të bëhet më shumë?

Mendoj se Shqipëria mund të jetë sfiduese ndonjëherë për biznesin për arsye të ndry-shme por ne, si Ambasadë, po bëjmë të pamundurën për të ndihmuar investitorët

A do ti inkurajonit investitorët izraelë të vinin dhe të investonin në Shqipëri? Si do ti bindnit ata me një �alë?

Shqipëria është një sekret magjik i pazbu-luar i Europës Jugore.

Cfarë shpresoni nga qeveria shqipëtare me qëllim rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit izraelit?

Bashkëpunimi midis qeverive është shumë i mirë dhe vizitat dypalëshe janë duke u rritur në këto vitet e fundit. Ministri i Jashtëm Izraelit ka qënë dy herë në Shqipëri dhe dy ministra të ndryshëm, ai i Bujqësisë dhe i bashkëpunimit rajonal kanë vizituar Shqipërinë gjithashtu.

Përfaqësuesit e lartë shqipëtarë kanë vizituar Izraelin midis tyre Zëvendës-Kryeministri, Niko Peleshi, Kryetari i Parla-mentit, Ilir Meta, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ministrat Edmond Panariti dhe Damian Gjiknuri si dhe të tjerë.

Ne po shpresojmë të mbajmë marrëd-hënie të mira midis udhëheqësve dhe njerëzve si një bazë e frytshme për një bashkëpunim politik dhe ekonomik. Mbështetja presidenciale, qeveritare, insti-tucionale dhe publike mbështet lidhjet dhe rrit vullnetin e njerëzve për të inves-tuar dhe eksploruar mundësi të reja.

KËSHILLA NGA NJERËZ TË SUKSESSHËM

nga të dy vendet për tu familjarizuar me avantazhet, vështirësitë dhe burokracinë lokale. Shqipëtarët dhe Izraelitët janë direktë dhe ndajnë temperamentin dhe ngrohtësinë Mesdhetare që lehtësojnë lidhjet. Për një mjedis të mirë ekonomik, unë besoj se lufta kundër korrupsionit dhe ruajtja e një shoqërie liberale dhe e një tregu të lirë duhet të jenë në krye të axhendës.

Page 43: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

ARTIKUJ “TOP RATED”

Page 44: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

Dita ka 24 orë dhe kjo është diçka që as titanët e biznesit apo udhëheqësit botërorë nuk e ndryshojnë dot!

Por ajo që mund të ndryshosh është mënyra se si i përdor këto 24 orë. Disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë jo vëtëm që punojnë jashtëzakonisht shumë gjatë orëve të destinuara për punë por ato ato krijojnë edhe më tepër duke harruar gjumin. Disa njerëz janë të gatuar gjenetikisht të zgjohen më herët. Të tjerë duken se ecin përpara duke �etur më pak thjesht në sajë të këmbënguljes së tyre.

Për drejtuesit ekzekutivë të PepsiCo – Indra Nooyi – dhe atë të Twitter – Jack Dorsey – gjumi sakrifikohet për të shkëlqyer në punë si dhe për të pasur njëkohësisht një jetë personale.

Mënjanimi i gjumit (të flesh shumë pak ose gjatë gjithë kohës më pak se 7 apo 8 orë) nuk kalon pa pasoja. Lodhja ndikon në performancë. Ndërsa mund të jetë e këshillueshme fillimi i ditës herët, kujdes duhet në ndjekjen e 18 shembujve të mëposhtëm për ta pasur mirë si me punën por edhe me shëndetin.

44

Sergio Marchionne, Fiat CEO - Marchionne është një nga drejtuesit ekzekutivë më të njohur në botën e makinave. Ai gjithmonë i është përmbajtur një regjimi "dënues". Sipas Fortune, Marchionne punon edhe në ato 4 orë të destinuara për gjumë ndërsa e lufton këtë të fundit me kafe dhe cigare.

Marissa Mayer, CEO e Yahoo - Mayer fitoi famë duke punuar jashtëzakonisht fort për Google, për disa javë edhe 130 orë, duke i lënë shumë pak kohë gjumit. The Guardian raporton se ajo ka nevojë për 4-6 orë gjumë. Ajo e plotëson këtë lodhje duke marrë pushime të gjata çdo katër muaj.

Indra Nooyi, drejtuese dhe CEO e PepsiCo - Një nga drejtueset ekzekutive femra më spikatëse në botë që kur mori drejtimin e Pepsi në 2007, Nooyi fle vetëm 4 orë, sipas CNN Money. Netët pa gjumë nuk janë gjë e re për të sepse ajo ka punuar si recepsioniste (turni i natës) në kohën kur kryente studimet Master në Yale.

Jack Dorsey - Themelues i Twitter dhe CEO i Square- Të drejtosh dy startup nuk të lë shumë kohë për shumë gjëra të tjera. Në 2011, Dorsey deklaroi në një intervistë se ai kalon 8-10 orë në ditë tek Square dhe 8-10 orë në ditë tek Twitter. Kjo i lë atij 4-6 orë gjumë dhe akoma më pak kur ai udhëton. Pavarësisht këtij regjimi, Dorsey ja del të ngrihet në mëngjes në 5:30 dhe të bëjë një vrap.

E SUKSESSHËM?Sa orë gjumë flenë njerëzit

ARTIKUJ “TOP RATED”

Page 45: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

45

Herb Kelleher, bashkëthemelues i South-west Airlines - Inc. raporton se gjatë kohës së tij në krye të Southwest, Kelleher flë vetëm 4 orë gjumë. Gjithë kjo punë e madhe ja vlejti. Megjithëse Kelleher ka dalë në pension tani, Southwest mbetet një nga të paktat kompani ajrore që njeh vetëm fitime gjatë gjithë kohës.

Julie Smolyansky, CEO i Lifeway Foods - Smolyansky mori drejtimin e kompanisë së produkteve të bulmetit të cilin i ati e kishte themeluar në moshën 27 vjeçare. Ju desh shumë punë për të arritur objektivat e vendo-sura. Ajo i tha "Fortune" se ja doli duke �etur veç 4 orë gjumë.

Martha Stewart, drejtuesja e Martha Stewart Omnimedia - Kompania e Stewart realizon 4 revista - Martha Stewart Living, Everyday Food, Weddings, and Whole Living. Ajo gjithashtu drejton një TV show, radio show dhe linja produktesh si Staples dhe Michaels. Kjo është impresionuese. Sipas CNN Money, ajo fle më pak se 4 orë gjumë.

Stanley McChrystal, ish komandant ameri-kan - Mbase do të mendoni se ish gjenerali i forcave amerikane dhe NATO-s në Afghani-stan do të kishte nevojë për një dozë të madhe energjie që të performojë si duhet. Shumë nga njerëzit e marrin këtë dozë nga disa vakte ushqimi dhe një gjumë të mirë gjatë natës. Por jo rasti i McChrystal.Sipas Time, ai konsumon veç një vakt dhe flë vetëm 4 orë gjumë.

Dominic Orr, President dhe CEO i Aruba Networks - Sipas The Wall Street Journal, Orr flë një mesatare prej 4 orësh. është zakon i tij të zgjohet para agimit dhe të punojë gjatë natës.

Helena Morrissey, CEO i Newton Investment Management - Morrissey zgjohet në "5 të mëngjesit dhe shpesh edhe më herët" dhe menjëherë do të fillojë të dërgojë emaile derisa fëmijët e saj të zgjohen. Ajo fle 5-6 orë dhe e pranon se ka nevojë për gjumë. Por kjo është puna për të sidomos po të marrësh parasysh se ajo ka 9 fëmijë dhe plus drejtimin e një kompanie ndërkombëtare investimesh.

Tom Ford, stilist dhe drejtor i Gucci - Pasi i la studimet universitare për të ndjekur një karrierë në fushën e modës, Ford shpejt mori pozicionin e drejtuesit tek Gucci. Nën udhëheqjen e tij, të ardhurat e Gucci u rritën me 90 përqind. Ai nuk ja atribuon suksesin talentit por energjisë së tij. Duhet të jetë vërtet shumë intensive tek merr parasysh se Ford flë vetëm 3 orë natën.

Tim Armstrong, CEO i AOL - Armstrong zgjohet rreth orës 5 të mëngjesit. Del nga shtëpia dhe punon nga makina e tij rreth orës 7. Punon deri në 7 të darkës. Ai thotë se përpiqet të flejë 6 orë gjumë por shpesh nuk arrin as aq. "Nuk është idealja," i tha ai The Guardian.

ARTIKUJ “TOP RATED”

Page 46: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

46

Jay Leno, drejtues i "The Tonight Show" - Përveç drejtimit të "The Tonight Show", Leno ja del të udhë-tojë për të marrë pjesë në shfaqje komedish, rreth 150 në vit. Leno fle vetëm 5 orë gjumë.

Ma Ying-Jeou, President i Taivanit - Vitin e kaluar, Ma Ying-Jeou u zgjodh për here të dytë President i Taivanit. The New York Times ja atribuon suksesin disiplinës dhe etikës në punë. Presidenti flë vetëm 5 orë dhe është zakon i tij të ngrihet në agim dhe të vrapojë.

Thomas Edison - Shpikësi i famshëm donte veç 3-4 orë gjumë sipas The New York Times. Ai e konsideronte gjumin "si një trashëgimi nga ditët kur njeriu flinte në shpella."

Barack Obama, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës - Një profil i Presidentit, i realizuar nga Michael Leëis për Vanity Fair, zbulon regjimin e tij të zakonshëm. Ai bie të fle në 1 të mëngjesit për tu zgjuar 6 orë më pas. Pra, ai fle veç 6 orë. Shpesh President Obama fle edhe më pak. janë këshilltarët e tij që vendosin se sa urgjente janë çështjet që ta zgjojnë Presidentin gjatë atyre pak orëve gjumë që ai bën.

Bill Clinton, ish president amerikan - Megjithëse regjimi i tij i gjumit ka ndryshuar pas operacionit në zemër, Clinton njihej për 5-6 orët e gjumit që ai bënte gjatë gjithë kohës që ai qëndroi në postin e presidentit të Amerikës. Me sa duket një zakon që e mori herët në jetën e tij. Sipas The New York Times, një profesor në Georgetown i kishte thënë se njerëzit e mëdhenj flenë pak.

Donald Trump, drejtues i The Trump Organization - Sipas The Daily News, Trump ja dedikon suksesin e tij 3-4 orëve të gjumit që bën çdo natë si një mënyrë për të qëndruar një hap para konkur-rencës. "Si mund të konkurojë dikush që fle 12-14 orë në ditë me një që flë veç 3-4 orë?" pyet ai në intervisten e tij për The Daily News.

ARTIKUJ “TOP RATED”

Page 47: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

47

14 VENDE TË BOTËSJa si të shtrëngoni duart në

Në Brazil dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur takon dikë, pritet një shtrëngim i fortë duarsh. Por kjo nuk do të pëlqehej aspak në Britaninë e Madhe sepse Britanikët pëlqejnë të përshëndeten me një shtrëngim më të lehtë duarsh.

Çdo vend ka një seri zakonesh unike dhe është e rëndësisshme ti

njihni dhe ti respektoni ndryshi-met midis kulturave sidomos kur drejtoni biznese nëpër botë.

Businessinsider ka krijuar një guidë që ju vjen në ndihmë për etiketën e shtrëngimit të duarve në 14 vende të botës në sajë të informacionit të marrë nga BBC dhe Mental Floss:

Amerike: Prezantohuni duke e shoqëruar thënien e emrit më një shtrëngim duarsh.

Australi: Nëse jeni femër, ju duhet ta zgjasni e para dorën për një shtrëngim me një mashkull. Femrat nuk shtrëngojnë duart me femra të tjera.

Marok: Një shtrëngim i lehtë duarsh, këtë duhet ta bëni vetëm nëse jeni i të njëjtit seks.

Rusi: Mos shtrëngoni duart me seksin e kundërt, vetëm nëse keni të bëni me një situatë biznesi. Një mashkull duhet ta puthë dorën e femrës.

ARTIKUJ “TOP RATED”

Page 48: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

48

Meksikë: Një shtrëngim i gjatë duarsh; nëse jeni mashkull, mund të jepni edhe një përqafim.

Brazil: Një shtrëngim duarsh që zgjat shumë e kombinuar me kontakt të fortë sysh. Përsëriteni kur ndaheni nga personi.

Emiratet e Bashkuara Arabe: Fillimisht shtrëngoni dorën e personit më të vjetër në moshë. Pritet një shtrëngim duarsh që zgjat. Mos e hiqni dorën shpejt.

Koreja e Jugut: është personi më i vjetër që drejtohet për shtrëngimin e dorës. Tërhiqeni lehtë personin nga vetja.

Turqi: Shtrëngimet e forta të duarve konsiderohen gjeste të pasjellshme. Mbajeni dorën për një kohë të gjatë.

Britania e Madhe: Shtrëngim i lehtë duarsh. Pas kësaj, mos qëndroni apo flisni shumë pranë personit.

Kina: Këtu mosha ka rëndësi. Të parët mund të përshëndetni më të vjetërit. Afrojeni lehtë personin pranë vetes dhe mund të përkuleni lehtë përpara. Mos krijoni kontakt me sy.

Tailandë: Mos i shtrëngoni duart. Personi do ti mbledhë duart përpara gjoksit dhe do të përkulet përpara. Bëni të njëjtën gjë edhe ju.

Francë: Shtrëngoni duart shpejt dhe lehtë.

Zvicër:Shtrëngoni duart me të gjithë dhe përdorni titullin - Z. ose Zj. të ndjekur nga mbiemri i tij ose i saj.

ARTIKUJ “TOP RATED”

Page 49: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

MARKA GLOBALE

Page 50: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

COCA-COLANjë pozicionim i ri në Europë;

unifikon dizajnin e paketimeve dhe kërkon një slogan të ri

LARA O’REILLY

Coca-Cola është duke ndrysh-uar paketimet e saj në të gjithë shijet – në atë origjinale, Diet Coke, Coke Zero, Coca-Cola Cherry, Coca-Cola Vanilla dhe po ashtu edhe varietetin e saj me përbërës kalorish lançuar së fundmi Coke Life – në mënyrë që ato të duken pak a shumë njësoj, me ndryshim vetëm nga ngjyrat.Coke e shpreh këtë në një njoftim për shtyp duke theksuar se ky transformim në paketim

shërben për strategjinë e saj të re “1 Markë” ne Britanine e Madhe, Irlande, Francë, Belgjikë, vendet Nordike, Hollandë dhe Spanjë. Pra në vend që të marketojë seciliën markë më vete, i gjithë varieteti do të reklamohet si një.Kjo mendohet se është një sistemim nga kompania e cila kishte vërejtur se degëzimet e markës ishin bërë tepër të ngatërruara dhe krijonin konfuzion për klientët.

Çdo kanaçe apo shishe do të

ketë një përshkrim më të deta-juar në pjesën e përparme mbi përmbajtjen e produktit. Për shembull Coke Zero do të shfaqë me krenari se ka zero kalori dhe zero sheqer në përmbajtje. Ndërsa Coca-Cola origjinale, autentike, nuk do të shfaqë përbërësit e saj në pjesën e përparme por veç shprehjen “Since 1886”.Ideja është të sigurohet që konsumatorët të kuptojnë plotësisht përfitimet e portofolit të plotë të markës. Pasi sipas kompanise, ishte vënë re nga

sondazhet se në Mbretërinë e Bashkuar 5 nga 10 konsuma-torë nuk e dinin se Coke Zero ishte një pije me zero kalori dhe zero sheqer.

Për ta mbështetur unifikimin e kanaçeve të reja dhe të shisheve, Coke thotë se varian-tet e tyre me pak ose me aspak sheqer / kalori do të shfaqen në fund të çdo reklame TV në Britaninë e Madhe. Gjithashtu investimet në media për produktet e saj me pak apo aspak sheqer / kalori do të

50

MARKA GLOBALE

Page 51: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

51

dyfishohen në krahasim me vitin e kaluar.Flitet se objektivi i vendosur nga kompania për tregun britanik është qe në vitin 2020 do të arrihet 50% e totalit të shitjeve vetëm nga ky varietet pijesh.

Në foto paraqitet një reklame Billboard e Coke në Britaninë e Madhe:

Coca-Cola: Në kërkim të një mesazhi të ri

Duket se aktiviteteve prej 6 vjetësh nën sloganin “Çliroje Lumturinë” po i vjen fundi dhe Coca-Cola është në kërkim të një fush-ate të re globale marketing.Për këtë arsye prodhuesi i pijeve ftoi 10 agjenci për të prezantuar idetë e tyre për fushaten e re globale të Coke. Sipas Ad Age pjesëmarrëse ishin agjenci nga gjithe bota nga të cilat mund të përmendim Dentsy, Wieden+Kenedi Portland dhe Ogilvy. Këto agjenci u ngarkuan të përgatisim një drejtim të ri kreativ për markën shumë vjeçare.

Në një deklaratë të kompanisë thuhej se:“Ne kemi ftuar disa agjenci kryesore nga gjithë bota për të sjellë mendimet e tyre per Coca-Cola që të krijojnë një vepër të fuqishme për markën tonë. Gjithmonë ne e

Siç dihet Coke shpesh është akuzuar rëndë nga grupet pro shëndetit për problemet e obezitetit që vijnë nga konsumi i pijeve me sheqer, ndaj kompania ka ndërmarrë një sërë inisiativash për të promovuar jetesë të shëndetshme.Megjithatë nuk jemi të qartë ende se si unifikimi i paketimeve do të inkurajojë konsumatoret për të realizuar zgjedhje më të shëndetshme. Kanaçet nuk duken edhe aq të ndryshme nga më parë si edhe njerëzit përsëri do të jenë të detyruar të kontrollojnë listën e përbërësve në pjesën e prapme të kanaçes nëse interesohen të dinë sa kalori ajo pije përmban.Por, është e natyrshme të besojmë se dyfishimi i investimeve marketing në mbështetje të markave më të shëndetshme, do të ndërgjegjësojë klientët se Coke nuk është veç çështje sheqeri, por një çështje zgjedhje po ashtu.

kemi nxitur veten po ashtu edhe agjencitë tona të realizojnë krijime të klasit botëror me apel global për të angazhuar dhe zbavi-tur konsumatorët tane dhe për të gjeneruar rritje të biznesit. Ky proçes që kemi filluar do të ndihmojë të mbledhim mendime nga disa nga mendjet më të mira të agjencive nga e gjithë bota për të realizuar punën më të mirë të mundshme.”

Fushata “Çliroje Lumturinë” u lançua fillimisht në vitin 2009 nga agjencia Wieden+Kenedi.Kjo fushatë e re që pritet të dalë këtë vit, mendohet se do të paraqesë ndryshimet në pozicionim që po bëhen, ku markat e ndara do të unifikohen në një paketim dhe do të promovohen së bashku.

MARKA GLOBALE

Page 52: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

TEKNOLOGJI

HOW TO - SI TË - QYSH ME

Page 53: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

Bateria, ky mjet kaq i rëndësishëm për jetën tonë. E dimë se bateritë janë në pjesë kritike për celularët tanë pasi teknologjia e baterive nuk ka avancuar me të njëjtën shpejtësi si teknologjitë e tjera. Megjithatë ka shumë informacion jo korrekt mbi bateritë dhe jetëgjatësinë e tyre.

Duhet të kemi parasysh se disa të ashtuquajtura “mite” që kanë mbetur për bateritë, janë të vlefshme për periudhat në të cilat bateritë prodhoheshin me një teknologji të vjetër.

Për shembull, të gjithë e mbajmë mend se na thuhej kur merrnim aparat celular për herë të parë se duhej lënë të shkar-kohej tërësisht bateria përpara se të fillonte karikimi. Kjo kishte të bënte me faktin se asokohe bateritë që përdoreshin për celularët ishin me bazë nikeli, ndërkohë që tashmë bateritë moderne janë me përbërje litiumi dhe nuk kanë arsye të lihen të shkarkohen tërësisht.

53

BATERITËSi të ruajmë sa më gjatë

e Celularit, laptopit apo tabletit

Shmangni shkarkimin e plotë të baterisë

Bateritë e vjetra me bazë nikeli (NiMH dhe NiCd) kishin një “efekt memorje” ndaj edhe nevojitej të shkarkoheshin plotësisht nga 100% në 0” për të ruajtur kapacitetin e tyre. Pajisjet moderne përdorin bateri me bazë Litium Ion, të cilat nuk e kanë këtë tip efekti

tuaj të shkarkohet tërësisht; është mirë të mos e lini të shkojë poshtë 20%.

Mundet të bëni karikime të shpeshta dhe nga pak përqindje. Për shembull nëese e lini të shkarkohet baterinë në nivelin 50%, e karikoni dhe më pas shkarkohet në 50% përsëri, kjo do të përbëjë një cikël të vetëm për bateritë moderne me bazë Litium Ion. Ndaj mos u shqetësoni për karikime të shpeshta.

Por kujdes, ka vetëm një problem në këto raste. Laptopët mund të ”bëhen konfuzë” nga këto karikime të shpeshta dhe mund t’ju shfaqin përllogaritje të gabuara mbi kohëzgjatjen e operimit të baterisë. Prod-huesit e laptopëve rekomandojnë të kryeni një herë në muaj një shkarkim të plotë të baterisë për të ndihmuar në kalibrimin e përllgaritësit të kohëzgjatjes së baterisë së tyre.

I nxehti (ashtu si edhe i Ftohti) dëmton Bateritë

memorje. Në fakt nëse e shkarkon tërësisht një bateri me bazë Litium dhe Ion i bën dëm asaj. Ndaj përpiquni të mos e lini baterinë

TEKNOLOGJI

Page 54: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

54

Nxehtësia mund të çojë në reduktimin e kapacitetit të baterisë. Kjo ndikon të gjitha tipet e pajisjeve, si tek smartfonët të cilët nxehen kur performojnë shumë detyra njëkohësisht, ashtu edhe tek laptopët të cilët nxehen tej mase kur janë në funk-sionim. Bateria gjendet brenda laptopit, pranë pajisjeve që nxehen kur punohet “rëndshëm”, dhe ky fakt ndikon tek bateria.

Nëse keni një laptop të cilin e përdorni të lidhur me korentin gjatë gjithë kohës, dhe nxehet shumë, provoni ti hiqni baterinë sepse në këtë mënyrë rrisni jetëgjatësinë e baterisë duke kufizuar ekspozimin e bater-isë ndaj të nxehtit. Kjo mbase nuk ndryshon shumë gjëra në një përdorim normal të laptopit, por nëse e përdorni laptopin për lojra me shumë efekte dhe ai nxehet shumë, heqja e baterisë ndihmon. Sigurisht

bateri në temperatura shumë të ftohta, nëse jetoni në rajone ku temperaturat shkojnë disa grade nën zero.

Mos e lini Baterinë në nivelin 0%

Nuk këshillohet ta shkarkoni tërësisht baterinë dhe ta lini gjatë në atë gjendje. Do ishte mirë të mos lihej që bateria të shkar-kohej e tëra deri në nivelin 0%, megjithatë nëse kjo ndodh, duhet ta karikoni sa më shpejt të mundeni. Nuk po themi që duhet vrapuar për ta karikuar celularin sapo të shkarkohet i tëri, por thjesht të kujdeseni që mos ta fusni në sirtar në ato momente dhe ta “harroni” aty për javë të tëra pa e karikuar. Nëse ju e lini baterinë e shkarkuar për një kohë të gjatë, ajo mund të mos jetë në gjendje të karikohet duke “vdekur” përfun-dimisht.

Ruajini Bateritë në nivelin e karikimit 50%

Ndërkohë, nga ana tjetër edhe lënia e baterisë për një kohë të gjatë e karikuar 100% mund të rezultojë në humbje të kapa-

që kjo aplikohet vetëm në rastet kur laptopët kanë bateri që mund tu hiqen lehtësisht.

Klima ku jetoni është po ashtu një shqetësim. Nëse bëhet shumë nxehtë aty ku jetoni apo ju e mbani pajisjen tuaj diku ku është shumë nxehtë – për shembull në makinë kur ajo është në diell në një ditë vere – bateria juaj do të konsumohet shumë më shpejt. Ndaj përpiquni ti mbani bateritë në temperaturën e dhomës dhe shmangni lënien e tyre në vende shumë të nxehta.

Në të njëjtën mënyrë edhe temperaturat tejet të ftohta mund ta reduktojnë jetëg-jatësinë e baterisë tuaj. Kujdes pra të mos e ruani baterinë rezervë në frigorifer apo të lini të ekspozuar çdo pajisje tuajën me

TEKNOLOGJI

Page 55: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

55

citetit dhe reduktim të ciklit të saj jetësor. Idealja është ta lini në nivelin 50% baterinë nëse nuk do ta përdorni për një kohë të caktuar. Kompania Apple rekomandon të bëni këtë nëse ju nevojitet të mos e përdorni pajisjen tuaj për më shumë se 6 muaj. Nëse e përdorni rregullisht, nuk ka pse të shqetësoheni për gjendjen e saj – sidoqoftë nuk duhet harruar se kurrë nuk duhet lënë në nivelin 0% për një kohë të gjatë.

elektroneve të çlirohen dhe ta ruajnë baterinë nga humbja e kapacitetit.

Sipas Battery University “Situata më e keqe është të mbash një bateri plotësisht të mbushur në temperatura të larta.” Nëse laptopi juaj prodhon shumë nxehtësi, të heqësh baterinë është një ide e mirë. Nëse ju keni një laptop që ftoh mirë dhe herë pas here e shkarkoni baterinë deri në një farë mase, edhe po e latë në prizë për ditë të tëra nuk do të jetë problem.

Do të vijë dita që Bateria do të përfundojë ciklin e saj

Ashtu si gjithë tipet e baterive, edhe bateritë moderne me bazë Litium dhe Ion me kalimin e kohës do të mbajnë gjithmonë e më pak karikim. Apple shprehet se bateritë e laptopëve të tyre arrijnë në 80% të kapacitetit pas rreth 1000 cikleve të plotë të karikimit. Ndërkohë prodhues të tjerë zakonisht iu japin baterive të tyre 300-500 cikle të tilla.

Bateritë mund të përdoren përsëri pas kësaj pike, por ato do të mbajnë gjithmonë e më pak karikim për pajisjet tuaja me kalimin e kohës. Ato do të humbasin kapacitetin e tyre gjatë përdorimit. Nxehtësia dhe vjetërsia do të reduktojnë jetëgjatësinë e baterisë po ashtu.

Çfarëdo të bëni, bateritë e pajisjeve tuaja me kalimin e kohës do të “bien”. Me kujdesin e duhur ju mund të arrini ti mbani më gjatë në jetë – por në fund ato do ta mbyllin ciklin e tyre.

Lënia e Laptopit tuaj të lidhur me korren-tin përgjatë gjithë kohës është OK, Por…

Kjo duket se është tërësisht e çuditshme. Konkluzionet e mëparshme kanë qenë se është OK ta keni laptopin gjithë kohës të lidhur me korrentin dhe i vetmi problem ishte temperatura e baterisë. Por këtu kom-pania Apple nuk është dakort me këtë fakt; ajo rekomandon që të Mos e lini Macbook Air apo Macbook Pro të lidhur me korrentin gjithë kohës.

Siç duket, kjo ka të bëjë me faktin se vërtet nuk ka problem ta lini laptopin të lidhur me korrentin kur e përdorni, pasi ai nuk do të shkojë “overcharge” (mbikarikim) – do të ndalojë karikimin kur të arrijë kapacitetin e plotë. Por kujtohuni që laptopi nëse nuk përdoret nuk duhet të lihet në nivelin 100% të baterisë, sepse duke e lënë ashtu për një kohë të gjatë mund të sjellë si rezultat humb-jen e kapacitetit të baterisë dhe reduktim të ciklit të saj jetësor. Ndaj lejoni që bateria e laptopit herë pas here të shkarkohet përpara se ta karikoni përsëri – kjo do t’i japë mundësi

Si konkluzion:

“Duke e lënë baterinë të shkarkuar plotësisht mund të sjellë si rezultat “vdekjen” e saj, ndërsa duke e lënë baterinë të mbushur në nivelin 100% mund të sjellë si rezultat humbjen e kapacitetit të baterisë dhe reduktim të ciklit të saj jetësor.”

Kjo është e vlefshme si për bateritë brenda pajisjeve ashtu edhe për bateritë rezervë që mund të keni.

Ruajini në nivelin 50% nëse nuk do ti përdorni ato për disa kohë.

TEKNOLOGJI

Page 56: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

EVENTE

Page 57: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

ALBANIAN ICTAWARDS GALA

Shtyhet afati i aplikimeve!

pritet të mbahetgjatë javës së inovacionitNë kuadrin e kontributit në sekto-

rin e TIK-ut, ICTSmedia është duke përpiluar disa memorandume bashkëpunimi me institucione të ndryshme publike si Ministria e Inovacionit, Agjencia kombtare e Shoqërisë së informacionit dhe disa institucione kyçe me rëndësi në Kosovë e Shqipëri.

Në frymën e këtij kontributi, mbrëmja Gala e ICT Awards do të zhvendoset në Javën e Inovacionit (11-17 Maj 2015) duke i sjellur akoma më shumë dinamizëm, ngjyra dhe profesionalizëm kësaj jave. Do të jetë një mbrëmje ku do

të mblidhen bashkë profesionistët e vërtetë, grupmoshat nga 14 e deri në 70 vjeç, trojet shqiptare, të cilët i bashkon një emërues i përbashkët pasioni për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.

Këtij konkursi nuk i ka munguar, por përkundrazi ka gëzuar gjithë mbështetjen jo vetëm të institu-cioneve shtetërore dhe Univer-siteteve por edhe kompanive private siç janë Rai�eisen Bank, Top Media, Fondacioni Dritan Hoxha, Albvision, Microsoft, Easypay, Abissnet etj.

57

Është shtyrë afati i aplikimeve në konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards tashmë në edicionin e tij të tretë. Afati përfundimtar i aplikimeve ka qenë data 31 Mars të cilës i kanë praprirë takimet e shumta të ekipit të Albanian ICT Awards me të apasionuar të teknologjisë, njëkohësisht edhe aplikantë potencial. Ishin organizatorët e këtij konkursi të cilët vendosën të shtyjnë afatin deri në datën 10 Prill 2015 duke krijuar edhe më shumë mundësi dhe hapësirë për ata të cilët nuk e patën të mundur të bëheshin pjesë e Albanian ICT Awards gjer me 31 Mars.

EVENTE

Ekipi i Albanian ICT Awards gjithashtu gjeti një mikpritje të ngrohtë ngado që udhëtoi, kudo që shkoi, duke qëndruar jo pak herë përballë profesionistëve, të cilët janë edhe motori i vërtetë i teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe më gjërë.

Albanian ICT Awards ka tre vite që i është dedikuar promov-imit të vlerave të “Shqiptarëve të Teknologjisë”, një kauzë së cilës ICTSmedia ka vite që i është përkushtuar. Albanian ICT Awards po shkon më tutje, dhe të gjithë shqiptarët e trevave do të kenë mundësi të aplikojnë deri më datë 10 Prill në uebfaqen e ictawads.org në shtatë kategoritë e përzgjedhura, dy prej të cilave janë risi e këtij viti si: ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit dhe ICT Femra Inovatore e vitit. (ICTSmedia/ ICT Awards)

Page 58: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

58

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards III

11 Shkurt 2015Data 11 Shkurt shënoi startin e garës mbarëkombëtare Albanian ICT Awards ku shtëpia botuese ICTSmedia gjatë një takimi mbajtur në qendrën Protik shpalli të hapur këtë konkurs dixhital tashmë pjesë e jona që prej tre vitesh.

3 Mars 2015 Me datën 3 mars vazhdoni takimi i parë në Kosovë me studentët e Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit RIINVEST

4 Mars 2015 Me datën 4 Mars rrugetimi i prezantimeve vazhdeoj ne Universitetin e Prishtinës pranë fakulitetit të Fakultetit i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ku u prezantu ICT Awards para studenteve te nivelit Master.

7 Mars 2015 Me datën 7 Mars, rrugetimi vazhdoi pranë Shkollës së mesme profesionale në Kamëz

11 Mars 2015Me datën 11 Mars, Rrugetimi i Albanian ICT Awards ishte pranë studentëve të Universitetit EPOKA

12 Mars 2015 / Dy prezantimeMe datën 12 Mars , ICT Awards III vijoi me workshopin e radhës me studentët e Institutit Kanadez të Teknologjisë dhe nxënësit e shkol-lës teknike elektrike “Gjergj Canco”

15 Mars 2015 Albanian ICT Awards III takohet me nxënësit e

shkollës së mesme profesionale austriake “Hermann Gmeiner” dhe studentët e Univer-sitetit “Bedër”

16 Mars 2015Albanian ICT Awards mbajti një takim të hapur me profesionistë e IT në institucionet shtetërore të Kosovës. Takimi i mbajtur në ambientet e Ministrisë së Administratës Publike dhe pati një pjesëmarrje të konsid-erueshme. Qëllimi i këtij forumi të hapur me stafin e IT-ve nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës ishte identifikimi dhe diskutimi publik i ideve dhe projekteve inova-tive të implementuara deri në fund të vitit 2014 në administratën publike.

17 Mars 2015Takim i datës 17 Mars 2015 ju dedikua studentëve nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT në Prishtinë

18 Mars 2015Data 18 Mars 2015 ishte rezervuar për një vizitë suprizë në qendrën Kreative BONEVET.Bonevet është një organizatë jo fitimprurëse e cila mbështet të rinjtë deri në 18 vjeç prandaj edhe qëllimi i pranisë tonë atje është tërheqja nga afër e aplikantëve potencial sidomos në kategorinë ICT Ylli në Ngritje i Vitit. Ekipi i Albanian ICT Awards u prezantua me projek-tet dhe aktivitetet e kësaj qëndre atje dhe pati edhe kënaqësinë të ndiqte nga afër punën në një printer 3D që po ndërtohej pranë kësaj qendre. Kjo është qëndra e parë në llojin e vet e cila ka një aktivitet të tillë. Bonevet ofron kurse për të rinjë dhe të rritur të interesuar në sektorin ICT madje ofrohen edhe trajnime të veçanta e moderne.

19 Mars 2015Data 19 mars ju dedikua studentëve të shken-cave kompjuterike pranë Universitetit AAB në Prishtinë ku u mbajtën dy takime me studentët. 20 Mars 201520 Marsi shërben për prezantimin e Albanian ICT Awards para studentëve të Kolegjit Universum në Kosovë

21 Mars 2015Më 21 Mars edhe pse ishte fundjavë, ekipi i Albanian ICT Awards vazhdoi me vizita pranë qendrës Prishtina Hackerspace. Prishtina HackerSpace është qendër për të rinjtë ndër-tuar për qëllime edukative, kulturore dhe shkencore. Objektivi i kësaj qendre është ndërtimi i një ambienti eksperimental kur mund të vihen në jetë projektet inovative.

26 Mars 2015Më 26 Mars, ekipi i Albanian ICT Awards zbar-koi në Universitetin e New York-ut Tiranë ku u prezantua projekti para studentëve të këtij Universiteti.

27 Mars 2015 Më këtë ditë u mbajt takimi i hapur me CIO të Administratës publike në Shqipëri në ambien-tet e ASHI-së. Ky takim është organizuar nga ICTSmedia në bashkëpunim me ASHI-në.

30 Mars 2015 Rrugëtimi i Albanian ICT Awards u përmbyll më datë 30 Mars ku u mbajt dhe një takim me studentë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.

EVENTE

Page 59: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

59

KALENDAR

EVENTEVEkalendar i

Kalendari i eventeve të biznesit do të jetë një faqe e përhershme e BM, në të cilën do të pasqyrohen eventet e muajit pasardhës. Nëse keni një event, ju ftojmë ta prezan-toni atë në numrin tjetër të BM.

thursday, 9th april

CEO, ikubINFO Ltd.

Romeo SHERKO

LEXO MË TEPËR LEXO MË TEPËR LEXO MË TEPËR

Romeo SHERKO is the founder (2007) and CEO of ikubINFO Ltd., the largest software engineering company in Albania. For many, he is also known as the founder (2006) and managing partner of the largest and most visited web information portal in Albania, www.ikub.al.

Mr. Sherko started private business in early 90’s. He was one of three founders and managing partner of the first software company in Albania (1991), at the time called ICC (International Computer Company), today’s IMB of Alpha Accounting. Later, in 1994, he was founder and managing partner of GCC (GeoComp Company), the first GIS-company in Albania, later known as GIS Albania.http://startupgrind.com/event/startup-grind-tirana-presents--romeo-sherko-ikubinfo/#sthash.emoVXMeV.dpuf

- Legjislacioni tatimor shqiptar per OJF:

20-23 prill

- Vlerësimi i performancës së kompanive:

21-23 prill

- Forcimi i punës në grup:

27-29 prill

- Menaxhimi i projekteve sipas

standardeve ndërkombëtare:

20-22 prill

NE HIGH TECH SHOW JANE FTUAR TE MARRIN PJESE AKTORET KRYESORE TE FUSHES SE TEKNOLOGJISE DHE INOVACIONIT

http://posta.marketing.al/arkiva/prill15/expo/broshura.pdf

TRAINING,CONSULTINGCERTIFICATION.

CILI DO TË JETË AVANTAZHI JUAJ KONKURUES?

Page 60: NR 3 - Mars 2015 - infoalbania.alinfoalbania.al/wp-content/uploads/2015/04/NR3-PRILL-2015.pdf · 2 permbajtja pËrmbajtja ja ku erdhËm pËrsËri…ËshtË numri 3 i business magazine!

60

BUSINESS MAGAZINE ËSHTË REVISTA E PARË DIXHITALE NË SHQIPËRI E CILA DO TË PUBLIKOHET ONLINE PERIODIKISHT DHE DO TË OFROHET PËR LEXUESIT NËFORMAT E MËPOSHTME:

Për shkarkim tek linkuhttp://infoalbania.al/businessMag/prill-2015/

Në rrjetet sociale të lidhura me Infoalbania:

https://www.facebook.com/infoalbanianews

https://www.linkedin.com/company/infoalbania-org?trk=biz-companies-cym

Në Emailin tuaj pasitë kryeni regjistrimin

Një falenderim i përzemërt shkon për stafin realizues të New Media Communications:

Gerti BoshnjakuRudina HoxhaLeart ZajmiPëllumb MetajEnton Mehmeti

Falenderojmë për mbështetjen në këtë numër, partnerët:

Portalin Qysh.meStartup Grind TiranaAlbanian ICT Awards

Kontakt: Adresa: Kompleksi Usluga, Tirana • Email: [email protected] / [email protected] • Mobile: 067 20 11 531 • Web: www.infoalbania.al / www.newmedia.al

Infoalbania.al është produkt i New Media Communications, kompani marketingu që operon në Shqipëri prej vitit 2009. Infoalbania.al, ndër të parët portalë të pavarur në Shqipëri, solli një risi në format dhe në mënyra përdorimi të teknologjisë së

informacionit dhe mediave sociale në funksion të përcjelljes së informacionit tek audiencat e gjera online.

FALENDERIME

REGJISTROHU