nr. 574 xxhensila & besihensila & besi - gsh.al · lulet natyrale të përdorura nga çifti...

8
Nr. 574 SUPLEMENT I PERJAVSHEM Redaktore: Enida Himaj - Art Designer: Nevila Samarxhi E shtunë 2 shtator 2017 ALBANA OSMANI: ALBANA OSMANI: XHENSILA & BESI XHENSILA & BESI Dua shumë fëmijë, por së pari Dua shumë fëmijë, por së pari duhet të gjej babain e fëmijës tim duhet të gjej babain e fëmijës tim CEREMONIA MARTESORE ME 380 TE FTUAR CEREMONIA MARTESORE ME 380 TE FTUAR ‘BIG BROTHER 9’ ‘BIG BROTHER 9’ FJORENTINA NUK E HARRON DOT, FJORENTINA NUK E HARRON DOT, OLSI NË KRAHËT E IVA SPAHOS OLSI NË KRAHËT E IVA SPAHOS RREFEN RREFEN “Ja si është mashkulli perfekt në sytë e mi” “Ja si është mashkulli perfekt në sytë e mi” Jona Spahiu magjeps si një Jona Spahiu magjeps si një sirenë deti, çmend Luana në sirenë deti, çmend Luana në Mikonos me format bombastike Mikonos me format bombastike VIP- VIP- a a NE PLAZH NE PLAZH Presidenti Meta bashkë me familjen në dasmën luksoze Presidenti Meta bashkë me familjen në dasmën luksoze Betimet dhe detajet nga darka intime me 50 persona Betimet dhe detajet nga darka intime me 50 persona

Upload: others

Post on 18-Sep-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Nr. 574 XXHENSILA & BESIHENSILA & BESI - gsh.al · Lulet natyrale të përdorura nga çifti ishin Orkide, lule bore dhe trëndafila. Komplet rrugica që nga hyrja deri në vendin

Nr. 574SUPLEMENT I PERJAVSHEM Redaktore: Enida Himaj - Art Designer: Nevila Samarxhi

E shtunë 2 shtator 2017

ALBANA OSMANI: ALBANA OSMANI:

XHENSILA & BESIXHENSILA & BESI

Dua shumë fëmijë, por së pari Dua shumë fëmijë, por së pari duhet të gjej babain e fëmijës timduhet të gjej babain e fëmijës tim

CEREMONIA MARTESORE ME 380 TE FTUARCEREMONIA MARTESORE ME 380 TE FTUAR

‘BIG BROTHER 9’‘BIG BROTHER 9’FJORENTINA NUK E HARRON DOT, FJORENTINA NUK E HARRON DOT,

OLSI NË KRAHËT E IVA SPAHOSOLSI NË KRAHËT E IVA SPAHOS

RREFEN RREFEN

“Ja si është mashkulli perfekt në sytë e mi”“Ja si është mashkulli perfekt në sytë e mi”

Jona Spahiu magjeps si një Jona Spahiu magjeps si një sirenë deti, çmend Luana në sirenë deti, çmend Luana në Mikonos me format bombastikeMikonos me format bombastike

VIP-VIP-aa NE PLAZH NE PLAZH

Presidenti Meta bashkë me familjen në dasmën luksozePresidenti Meta bashkë me familjen në dasmën luksoze

Betimet dhe detajet nga darka intime me 50 personaBetimet dhe detajet nga darka intime me 50 persona

Page 2: Nr. 574 XXHENSILA & BESIHENSILA & BESI - gsh.al · Lulet natyrale të përdorura nga çifti ishin Orkide, lule bore dhe trëndafila. Komplet rrugica që nga hyrja deri në vendin

14 - SPECIALE E shtunë 2 shtator 2017

Marina Vjollca, vajza seksi e ekranit, menjëherë pas largimit nga“Procesi sportiv” në “Top Channel”, duket se ka krijuar një lidhje mjafttë ngushtë me moderatoren Alketa Vejsiu. Shkak për këtë u bë një fotoe publikuar nga Marina, me përshkrimin “Me shpirtin e bukur rrugëvetë Milano-s”, duke iu referuar Alketës. Nuk dihet ende se cilin programdo të drejtojë Marina në “Tv Klan”, por besojmë se lidhja e ngushtë edy moderatoreve nuk është rastësi. Ndoshta dy biondet janë në Milanopër të zgjedhur fustanin e nusërisë së Marinës. E për këtë do të naduhet të presim edhe disa ditë për të mësuar nëse moderatorja seksido të mbajë veshur një fustan nusërie nga Alketa.

konfirmon rikthimin në“E diela Shqiptare” me njëdedikim për Ardit Gjebrean

Një foto është postuar dje në“Instagram” nga juristja e

rubrikës “Shihemi në gjyq” nëprogramin “E Diela Shqiptare” EniÇobani në shoqërinë e kolegut të sajArdit Gjebrea, duke trokitur gotat gjatënjë dreke së bashku. Në përshkrimine fotos i ka dedikuar mikut të saj mëtë mirë, siç e quan ajo, këto fjalë:“Jeta është një libër, disa miq janë atypër një faqe, të tjerë për një kapitull,por ata të vërtetët janë aty për tëgjithë historinë. Ky je ti për mua, inderuar mik, që ndërton miqësi që tëndryshon jetën.” Të shumtë ishin ataqë i uruan suksese për sezonin e riqë nis në shtator dhe reagimetposhtë fotos ishin tejet pozitive përta.

Fjorentina nuk e harron dot,Olsi në krahët e Iva SpahosÇfarë po ndodh mes ish-banorittë “BB9” dhe aktores seksi

Jo shumë kohë pasi çifti i BB9 Fjorentina-Olsi njoftuan ndarjen etyre në rrjetet sociale, në qendër të vëmendjes pak ditë më

parë u vu pikërisht Olsi, i cili publikoi një foto në llogarinë e tij në“Instagram”, shoqëruar nga Iva Spaho, modelja shqiptare që kohëte fundit është parë shpesh në praninë e tij. Foto hapi mjaftpolemika mes fansave të ish-çiftit, por edhe mjaft urime për lidhjene tij të re. Olsi dhe Iva, të dy postuan mjaft foto e video nëshoqërinë e njëri-tjetrit ku dukej të kishte shumë afrimitet. Nukdihet ende nëse ata janë në një lidhje, por fakti që nukpërgënjeshtruan në asnjë moment komentet e urimit, na bën tëmendojmë se është e vërtetë. Nëse po, nuk na mbetet gjë tjetërveçse ta urojmë Olsin: Urime! Nga ana tjetër, Fjorentina duket seende nuk është “shkëputur” shpirtërisht nga Olsi, pasi ka postuarnjë video në “Intagram”, ku në sfond dëgjohej e njëjta këngëdashurie që Olsi postoi vetëm dy ditë më parë. Nuk është vënë renga fansat kjo “koincidencë”, sepse me siguri do kishte ngjallurshumë reagime. Besojmë se pas fotove të fundit të Olsit,Fjorentina nuk do dëshirojë më ta përmendi, qoftë edhe larg e larg.

Dy moderatoretsë bashku në ItaliMarina dhe Alketazgjedhin fustanin e nusërisë

ENI ÇOBANI

Page 3: Nr. 574 XXHENSILA & BESIHENSILA & BESI - gsh.al · Lulet natyrale të përdorura nga çifti ishin Orkide, lule bore dhe trëndafila. Komplet rrugica që nga hyrja deri në vendin

SPECIALE - 15E shtunë 2 shtator 2017

Derisa vdekja të na ndajë”, ka qenë betimi idashurisë që Xhensila dhe Besi i kanë dhënënjëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme, ku kanë cele-

bruar dashurinë e tyre në mesin e 380 të ftuarve.Dasma, e cila kishte muaj që organizohej ka nisurme ardhjen e nuses në altar, që shoqërohej nga ivëllai, në një karrocë si ajo e Hirushes. Betimet kanëqenë një nga momentet më emocionuese të cere-monisë, ku çifti është betuar për dashuri të përjet-shme. Ceremonia është drejtuar nga gjykatësi Flo-rian Kalaja. “Jam e jotja dhe mezi pres të kaloj çdoditë të jetës sime me ty”, ka thënë këngëtarja sim-patike në altar. Nga ana tjetër, edhe humoristi kathënë fjalë zemre për bashkëshorten e tij. “Nuk tëpremtoj që nuk do zihemi asnjëherë, por kurrë nukdo të zgjohemi të zënë. Nuk të premtoj që s’do pi

CEREMONIA MARTESORE E XHENSILËS DHE BESIN ME 380 TË FTUAR

Presidenti Metabashkë me familjennë dasmën luksoze

Betimet dhe detajet ngadarka intime me 50 persona

kurrë, por gjithnjë do zgjohem esëll”, ka thënë i emocionuar aktori. Duhet thënëse betimet e Besit kanë qenë të shoqëruara edhe me batuta humori që kanësjellë edhe të qeshurat e të ftuarve. Ceremonia është organizuar nga ‘GeraldinaSposa’, ku darka është shtruar në sheshin përpara Pallatit të Brigadave. MarçelaLati ka ndarë për “Bluetooth” disa nga detajet e ceremonisë martesore të këtij çifti.Karriget në ambientin e festës ishin kristali si dhe tavolinat që ishin të bardha mendriçim të brendshëm. Lulet natyrale të përdorura nga çifti ishin Orkide, lule boredhe trëndafila. Komplet rrugica që nga hyrja deri në vendin që u mbajt ceremonia, ecila ishte private me rreth 50 të ftuar ishte e perimetruar me qirinj. Fustani që këngëtar-ja mbajti gjatë darkës ishte ‘Geraldina Sposa’, i koleksionit të 2018, ardhur enkaspër të. Edhe për muzikën, çifti ishte kujdesur deri në detaj, ku peshën kryesore embajti Aurela Gaçe. Në dasmën madhështore që çifti kishte organizuar, binde nësy prania e VIP-ave të shumtë. Por gjithashtu interesante ishte edhe prezenca epresidentit Ilir Meta së bashku me gjithë familjen e tij. Duhet thënë se familja Metaka një marrëdhënie të ngushtë me çiftin mjaft simpatik. Sa i përket shifrës së shpen-zuar për këtë ceremoni, duket se dyshja e ekranit nuk është kursyer për të gjithadetajet luksoze, duke e shndërruar këtë dasmë në një nga më luksozet e realizuaranë Shqipëri. Një ceremoni tjetër çifti do të organizojë ditën e nesërme, ku të ftuar dotë jenë rrethi i tyre i ngushtë familjar. Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë shtatëvite së bashku, duke u shndërruar në një nga dyshet më të dashura të ekranit.Dasma e tyre vjen pas vitesh të gjitha bashkëjetese. Ne nuk na mbetet që tjetër veçse t’i urojmë çiftit të ri “Me trashëgime!”.

Pamela Aliaj

Page 4: Nr. 574 XXHENSILA & BESIHENSILA & BESI - gsh.al · Lulet natyrale të përdorura nga çifti ishin Orkide, lule bore dhe trëndafila. Komplet rrugica që nga hyrja deri në vendin

16 - SPECIALE E shtunë 2 shtator 2017

VIPVIPVIPVIPVIP-a-a-a-a-a në plazhnë plazhnë plazhnë plazhnë plazhVIPVIPVIPVIPVIP-a-a-a-a-a në plazhnë plazhnë plazhnë plazhnë plazhJona Spahiu magjeps si një sirenë deti, çmend

Luana në Mikonos me format bombastikeEdhe pse temperaturat nuk janë ulur në Shqipëri, duke qenë se sot shënon 2 shtator, ditëve të verës po u vjen ngadalë fundi. Po t’ihedhim një sy gjithë maratonës sonë të “Vipave në plazh” mund të shohim një kolazh fotosh të shumëllojshme, të cilat nuk kanëmunguar çdo të shtunë. Nuk kanë harruar të na përditësojnë me fotot e tyre nga momentet e relaksit edhe për këtë radhë. Dihet sepjesa më e mirë e tyre në hyrje të shtatorit i ka lënë pas pushimet dhe kanë nisur projektet e reja për këtë sezon, por ka ende të tjerë,

të cilët po shijojnë akoma rrezet e diellit të shtatorit. Dhe pa humbur kohë e nisim maratonën tonë me:Nga Pamela Aliaj

Jona SPAHIUBukuroshja Jona Spahiu, moderatorja e DigitAlb mesa duket bën pjesë

tek ata të cilët i kanë lënë t’i shijojnë pushimet e tyre në fund të verës. Nëdisa foto postuar së fundmi ajo shfaqet tepër tërheqëse dhe në super formë.Është vënë re se fotoja “sirenë nën ujë” është bërë e modës këtë sezon vere.Pjesë e saj ka qenë edhe Jona, e cila ka postuar një foto nën pishinë kutregon trupin e saj me rroba banje, ku qartazi duken format perfekte.

Argjentina RAMOSAJEdhe këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj nuk e ka mbyllur ende

kapitullin e pushimevepër këtë verë. Nga fotot eshumta të postuara nërrjetet sociale duket se ajopo kalon momentemagjike pranë familjes sësaj të bukur. Tashmë njëmami në top formë melinja për t’u pasur zili,mami Argjentina nukharron të postojë foto edheme vogëlushin e saj tëbukur dhe bashkëshortin.Një familje perfekte,s’kishte se si të shfaqejndryshe në sytë tanë, embushur plot dashuri. Nënjë nga fotot e“Instagramit” të postuarasë fundmi ajo shfaqet sinjë modele e vërtetë menjë palë bikini të zeza.Argjentina, një nimfë ebukur e deteve joniane.

Page 5: Nr. 574 XXHENSILA & BESIHENSILA & BESI - gsh.al · Lulet natyrale të përdorura nga çifti ishin Orkide, lule bore dhe trëndafila. Komplet rrugica që nga hyrja deri në vendin

SPECIALE - 17E shtunë 2 shtator 2017

VIPVIPVIPVIPVIP-a-a-a-a-a në plazhnë plazhnë plazhnë plazhnë plazhVIPVIPVIPVIPVIP-a-a-a-a-a në plazhnë plazhnë plazhnë plazhnë plazh

Luana VJOLLCAMaratonës sonë nuk ka si t’i mungojë edhe bukuroshja bionde,

Luana Vjollca. Duke qenë se edhe ajo ka nisur me vonesëpushimet për këtë sezon veror, nuk kemi se si të mos e ndjekimnë postimet që hedh në rrjetet sociale. Moderatorja e “Top Chanel”shfaqet me një palë rroba banje tëbardha, me një ngjyrë çokollatë,tepër tërheqëse dhe sensuale, menjë shall të bardhë të hedhursipër, për ta rritur më tepërkuriozitetin ndaj ndjekësve të saj.Ndërsa në një video të postuar sëfundmi, shfaqet me një palë rrobabanje plot ngjyra, duke kërcyer nënjë skaf në mes të detit. EdheLuana pavarësisht kritikave, kaarritur të shfaqet edhe këtë verësuper seksi në fotot e videot epostuara në rrjetet sociale.

Eneda TARIFAKëngëtarja e mirënjohur shqiptare Eneda Tarifa, ka qenë pak e rezervuar

lidhur me postimin e fotove në rrjetet sociale për këtë verë. Por një video epostuar së fundmi ka qenë më se e mjaftueshme për të justifikuar gjithëmungesën e kësaj vere. Ajo shfaqet vërtet lozonjare teksa zhytet nën ujë dhedel në sipërfaqe. Momente të veçanta për Enedën edhe këtë verë. Ajo shfaqetnë video me një palë bikini të zeza (trendi i kësaj vere) dhe duket në formëshumë të mirë, edhe pse është mami i një vogëlusheje të ëmbël, që nukharron ta nxjerrë edhe në rrjetet e saj sociale.

Roza LATIRoza këtë herë ka vendosur t’i dhurojë vetes pushime të

paharrueshme këtë verë, dhe sipas postimeve të nxjerra nërrjetet sociale janë vërtet të tilla. I përshtaten tepër edhe tipit të saj,pushime të tilla në Tajlandë, janë ato që i përfshijnë të gjitha përRozën, çmenduri, qejf, relaks dhe ajo që është më e rëndësishmepër të: të qenitoffline. Por nukmund të themi seka qenë 100% etillë, sepse nuk kaharruar të ndajëkëto momente tëveçanta të saj mendjekësit. Asnjënga fotot epostuara në“Instagram” apo“Instastory” nukështë e njëjtë apo ka lidhje me njëra-tjetrën, duke filluar që nga ajo memajmunin e postuar javën e kaluar, duke vazhduar me nudon nëpishinë të kësaj jave e duke e përmbyllur me foton e videon ku shfaqetnë det mbi një kamerdare të madhe, e veshur me një palë bikini tëzeza (vazhdoj të them trendi i kësaj vere) ku shfaqet super seksi.

Ronela HAJATIDhe e mbyllim maratonën tonë edhe për këtë të shtunë me këngëtaren

Ronela Hajati. Nuk ka qenë as ajo tepër aktive për sa i përket fotove ngaplazhi dhe kjo mund të përkthehet qartë me impenjimet që ajo ka pasur. Porsado e zënë të ketë qenë, nuk i kanë shpëtuar disa video e foto në “Instastory”,të publikuara me bikini të zeza dhe me një tyl të hedhur mbi trup ku këngëtarjashfaqet e shkujdesur duke kërcyer për qejf të saj. Duhet të nënvizojmë se edheRonela ka bërë përparime për sa i përket linjave të saj, duket se impenjimet eshumta në muzikë, por mbase edhe ndonjë dashuri e përfolur gjatë në media eka bërë këngëtaren që të merret seriozisht edhe me linjat e saj që duken sekanë ndryshuar, akoma edhe më tërheqëse se më parë, dhe gjithnjëbombastike, këngëtarja e hitit të verës “Ka je”.

Page 6: Nr. 574 XXHENSILA & BESIHENSILA & BESI - gsh.al · Lulet natyrale të përdorura nga çifti ishin Orkide, lule bore dhe trëndafila. Komplet rrugica që nga hyrja deri në vendin

18 - SPECIALE E shtunë 2 shtator 2017

Rrëfehet moderatorja seksi: Pushimet e kësaj vere si dhe planet për një biznes

ALBANA OSMANI:Dua shumë fëmijë, por së pari

duhet të gjej babain e fëmijës tim“Ja si është mashkulli

perfekt në sytë e mi”

Alba Çobaj

Albana Osmani, moderatorja seksi, e cila këtëvit ndërmori edhe

nismën e saj bamirëse përfëmijët talasemikë të Qen-drës Universitare Spitalore“Nënë Tereza”, “Ti je njëLuledielli”, duket se krahaspushimeve në Maltë, kaqenë mjaft e zënë edhe mepunën. Në një intervistë për“Bluetooth”, për të rejat ejetës profesionale dhe aspe-ktin personal, Albana thotëse është aq e ngarkuar mepunën saqë ende nuk ka pa-sur kohë të merret me jetënprivate. Ajo rrëfeu për ne senjë nga planet e afërta ësh-të hapja e një biznesi privat,të cilin ajo kishte kohë që emendonte, por vetëm tanigjeti mundësinë financiarepër ta bërë. Nëse ka apo jonjë partner në krah, Albanau tregua mjaft e rezervuar,duke na lënë të kuptojë seështë ende single. E çudit-shme, por e vërtetë, edhefemrat e bukura mund të jenësingle!

Si ishte vera e këtij vitipër një luledielli si Alba-na?

Vera e këtij viti për muaishte përsëri punë shumicëne kohës. Kam kaluar disafundjava me familjen, të cilëtvijnë çdo vit në Shqipëri përtë kaluar pushimet dhe ditëte t jera kam qenë e an-gazhuar me fondacionindhe, gjithashtu, me një bi-

znes privat që po përpiqemtë hap.

Çfarë po ndodh me kar-rierën televizive? Kur dotë shohim në ekran?

Karriera ime vazhdon sigjithmonë në “Top Channel”dhe ende nuk e di se çfarëprogrami do të drejtoj pasi si

mua dhe figurave të tjera najanë propozuar programe tëreja. Me siguri dihet vetëmqë “Top Show” do të vazh-dojë si përherë.

Pas eksperiencës në fes-tivalin e Kanës, çfarë arritifondacioni “Ti je një Luledi-elli”? Kush janë synimet eardhshme?

Në Kanë arrita të kembisedime me disa organiza-ta ku i prezantova fondacio-nin e sapo themeluar dhekemi bërë mjaft projekte përtë ardhmen dhe shpresoj qënë 2018 të jemi një markëndërkombëtare, pra që tëndihmojmë jo vetëm fëmijëtshqiptarë, por fëmijët qëkanë nevojë kudo për ndih-mën tonë. Kjo është një ngaqëllimet e fondacionit, praqë të përfshijmë sa mëshumë individë në këtëkauzë. Siç dihet pati shitjemarramendëse jo vetëm teshqiptarët brenda vendit,por edhe tek ata jashtë dhesynojmë që ta zgjerojmëedhe më shumë këtë fonda-cion. Po mundohemi të mar-r im fonde pasi qël l imi iradhës është spitali rajonali Elbasanit, të cilin e kamvizituar dhe presim të fil-

lojmë punën.Si arrin të mbash këto

linja pasi fotot e tua në pal-estër nuk janë dhe aq tëshpeshta? Si kujdeseshpër trupin tënd?

Duke qenë se kam qenëmjaft e angazhuar me punëdhe më është dashur të lëvizshumë, nuk kam mundur tëfrekuentoj palestrën, poredhe kjo ka qenë një formëaktiviteti fizik, le të themi, qëmë ka ndihmuar. Gjithsesi,palestrën e mendoj si shumëtë domosdoshme për trupin,psikologjinë e një njeriu dhesidomos duke qenë se ekam tensionin pak të ulët, tëstërvitem një herë në ditë mëbën shumë mirë përqarkullimin e gjakut. Sapo tëjem më e lirë nga detyrimete punës do rifilloj ta frekuen-toj.

Mendon ndonjëherë talësh punën në televiziondhe t’i dedikohesh vetëmfondacionit?

Jo, nuk e kam menduarkurrë ta lë punën në televiz-ion pasi është një pasionshumë i madh i imi dhekurrsesi nuk do e braktisja.Unë jam një njeri që jammësuar gjithmonë të punoj

Page 7: Nr. 574 XXHENSILA & BESIHENSILA & BESI - gsh.al · Lulet natyrale të përdorura nga çifti ishin Orkide, lule bore dhe trëndafila. Komplet rrugica që nga hyrja deri në vendin

SPECIALE - 19E shtunë 2 shtator 2017

shumë për të arritur ato qëdua dhe mendoj që do t’iadal t’i bëj të dyja siç kambërë deri tani. Nuk jetoj dotpa punë dhe do ta vazhdojderi sa të kem forcë dhedashuri për të punuar nëtelevizion.

Kush është personazhiapo idhulli që ndjek nëjetë? Kush e motivon Al-banën në përditshmërinëe saj?

Unë jam rr i tur në njëfamilje ku familja konsidero-het për si gjëja më e shtren-jtë në botë dhe janë pikërishtata idhujt e mi. I vlerësoj tëgjithë personat publikë apotë thjeshtë që dinë të jenëmbi të gjitha njerëz dhe qëzgjohen në mëngjes apoflenë në darkë, duke u për-pjekur që gjatë ditës të bëjnëmirë dhe të falin dashuri emirësi kudo, duke dhënë mëtë mirën e vetes.

Duke qenë e dhemb-shur dhe e kujdesshmepër fëmijët (këtë e tre-gove dhe me nismën qëmore) a mendon të keshnjë fëmijë tëndin?

Po mendoj të kem mëshumë se sa një fëmijë, porsë pari, duhet të gjej babaine fëmijës tim.

E mendon një tëardhme jashtë vendit,duke qenë se dhe familjajote nuk jeton këtu?

Nuk ka qenë e lehtë tëmos tundohesha nga fakti qëfamilja ime jeton prej viteshnë Angli, por nuk e kam ndër-marrë si hap, pasi e kamndjerë më shumë të jetojakëtu edhe pse atje do tëkisha të ardhura më të mira.

Çfarë kërkon Albana tenjë mashkull?

Kërkoj të jetë i zgjuar, tëjetë i realizuar në jetën e tijdhe i aftë të pranojë të miratdhe të këqijat tek unë, ashtusikurse unë tek ai. Duhet tëkem një kimi mjaft të mad-he, energji pozitive dhe nukështë se ka receta te këtogjëra, kur gjen shpirtin bin-jak thjeshtë e ndjen dhe kaq.

Duke qenë se konsid-erohesh si një nga femratmë të bukura të ekranit,ka qenë kjo pengesë përtë krijuar lidhje me njëmashkull?

Së pari, ju falënderoj qëmë konsideroni si një ngafermat më të bukura. Sëdyti, kjo është një medaljeme dy anë. Është e vërtetëqë ekrani të vesh me një llojmagjie apo idealizimi, porpër mua nuk ka qenë kurrëpengesë në krijimin e mar-rëdhënieve me të gjithë jovetëm me meshkujt.

Je me shprehjen “Mëmirë vetëm se e shoqëru-ar keq” apo me idenë semë mirë të martohesh medikë se sa të rrish vetëmgjithë jetën?

Unë jam e idesë të gë-zosh jetën, veten dhe ata që

të rrethojnë dhe këto klish-etë më duken shumë patri-arkale dhe të dala mode, prapreferoj më mirë të presmomentin dhe njeriun e du-hur se sa të nxitohem vetëmpër hir të rregullave që ven-dos shoqëria apo morali.

Siç dihet je e diplomuarnë Akademinë e Artevepër pikturë. A do të kemindonjëherë një ekspozitëtënden?

Kam thënë shpesh që dotë kem një ekspozitë timedhe sa herë i kam bërë gati,jam tërhequr pasi hyj tek ataartistë paksa të ndrojtur dhejo se nuk e vlerësoj punëntime, por dua të përfaqëso-hem sa më mirë dheshpresoj që një ditë të gjejrealisht kohë fizike për taçuar deri në fund këtë pro-jekt timin.

Çfarë urren dhe çfarëdo Albana te puna qëbën?

Nuk jam një njeri që urrejdhe tani që mendoj nuk pogjej diçka konkrete të cilënta përkufizoj si urrejt je,sepse është fjalë e madhedhe nga natyra që kam jamnjëri që më shumë dua ataqë kam pranë dhe sidomospunën që bëj. Po të mos edashuroja kaq, jua siguroj qënuk do ta kisha bërë.

Kush ka qenë çelësi isuksesit tënd ndër vite?

Çelësi i suksesit tim nukka qenë vetëm një, por kanëqenë disa. Talentin tim e zb-uloi Dritan Hoxha së pari,dhe zhvillimi i këtij talenti er-dhi si pasojë e një punë tëlodhshme e të gjatë në tëgj i tha programet që mëkanë besuar t’i drejtoj dhekjo e kombinuar me një per-sonalitet timin. Janë një sërëkomponentësh që më kanëmbajtur “të gjallë” në ekran,por mund të specifikoj en-ergjinë dhe dëshirën për tëpunuar të cilat janë krye-soret për mua.

Page 8: Nr. 574 XXHENSILA & BESIHENSILA & BESI - gsh.al · Lulet natyrale të përdorura nga çifti ishin Orkide, lule bore dhe trëndafila. Komplet rrugica që nga hyrja deri në vendin

20 - SPECIALE E shtunë 2 shtator 2017

Fotot provokuese të dy modeleve shqiptare

Afërdita Dreshaj dhe XhesikaBerberi në poza si lesbikeQë Xhesika Berberi dhe Afërdita Dreshaj janë mikesha mjaft të

lidhura me njëra tjetrën, kjo dihej tashmë prej kohësh. Jo vetëmpër udhëtimet që shpesh bëjnë bashkë, por edhe për fotot e shumtaqë postojnë apo dhe komentet në llogaritë respektive në“Instagram”. Kësaj herë, ka qenë Afërdita Dreshaj, ajo që kaprovokuar fantazinë dhe interesin e mjaft ndjekësve të tyre, dukepostuar një foto mjaft të “nxehtë”. Të dyja të veshura njësoj, dukepozuar me një lloj afrimiteti joshës, modelet duket të jenë gjatërealizimit të një seti fotografik. “Së shpejti” njofton Afërdita nëpërshkrimin e fotos, gjë që na lë të kuptojmë se bëhet fjalë për njëprojekt të ri të vajzave. Siç dhe dihet tashmë, Afërdita dhe Xhesikabashkëpunojnë shpesh me fotografin e mirënjohur në Amerikë, FadilBerisha, por ende nuk dihet nëse ky projekt ka të bëjë edhe me të.

Drini Zeqo pranë martesës?!Postimi i moderatorit që ngriti dyshimetDitën e djeshme, moderatori dhe gazetari i “TV Klan”, ka ngjallur kuriozitetin e mjaftndjekësve të tij ka postuar një foto me Armand Pezën dhe shkruan: “Po bëj planetpër dasmë”. Nuk e dimë nëse kjo ka qenë thjeshtë një shaka nga ana e moderatoritapo vërtet ai po mendon t’i japë fund beqarisë. Si djalë mjaft serioz dhe i rezervuar,Drini nuk ka shpallur asnjëherë të ketë një partnere në krah. Mikja e tij, modeljaElena Lika duket se ose di diçka ose po i mban shakanë Drinit, pasi menjëherë kakomentuar “Muajin e mjaltit e ke nga unë”. Na mbetet vetëm të presim.

Big Mama shtyn dasmënJa arsyet që çuan në anulimine ceremonisë së këngëtares

Mes shumë lajmeve për dasma këtë shtator ishte dhe ai i Big Mamas, e cilakishte vendosur dhe madje shpërndarë ftesat e dasmës. Papritur, ajo

vendosi të shtyjë ditën e dasmës për disa muaj me arsyen e disa impenjimeve,të cilat e detyruan të mos martohet. Nuk dihet ende shkaku i vërtetë, porburimet pranë këngëtares janë shprehur se ajo dëshironte një dasmë shumë tëmadhe dhe i duhej më shumë kohë për ta organizuar.