nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · web viewsipas ketij te fundit vleresimi me metoda...

228
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 1717 29.09.2004 Josif Gjoni, Ndue Selimi, Ndue Çukaj ne mungese kundër “Ndreu” shpk ne mungese......5 1718 28.09.2004 “Albania Petrol” sh.a. kundër Dega e Doganes Lezhe.............................8 1719 28.09.2004 Liman Tomçini ne mungese kundër K.K.K.P. Diber ne mungese........12 1720 28.09.2004 Hysen Dohoshishti kundër Revista “Hosteni” Tirane ne mungese................16 1721 28.09.2004 Shoqeria “Sellmore” shpk kundër Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, Dega e Tatimeve Berat 19 1722 28.09.2004 Shoqeria “Plastika Albania” shpk ne mungese kundër Dega e Policise Elektrike Tirane 22 1723 28.09.2004 Thoma Kumaraku kundër Shoqeria “Aifa & Co” shpk ne mungese 25 1724 28.09.2004 Veli Picari ne mungese kundër Agim Preza ne mungese.......................31 1725 28.09.2004 Fredi Shena ne mungese kundër Ministria e Mbrojtjes Tirane, Rajoni i Policise Ushtarake nr.5500 Gjirokaster..............34 1

Upload: others

Post on 11-Feb-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

PËRMBAJTJAÇështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

1717 29.09.2004 Josif Gjoni, Ndue Selimi, Ndue Çukaj ne mungese kundër “Ndreu” shpk ne mungese............................5

1718 28.09.2004 “Albania Petrol” sh.a. kundër Dega e DoganesLezhe.........................................................................8

1719 28.09.2004 Liman Tomçini ne mungese kundër K.K.K.P. Diber ne mungese....................................12

1720 28.09.2004 Hysen Dohoshishti kundër Revista “Hosteni” Tirane ne mungese..................................................16

1721 28.09.2004 Shoqeria “Sellmore” shpk kundër Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, Dega e Tatimeve Berat..19

1722 28.09.2004 Shoqeria “Plastika Albania” shpk ne mungese kundër Dega e Policise Elektrike Tirane................22

1723 28.09.2004 Thoma Kumaraku kundër Shoqeria “Aifa & Co” shpk ne mungese................25

1724 28.09.2004 Veli Picari ne mungese kundër Agim Preza ne mungese..............................................................31

1725 28.09.2004 Fredi Shena ne mungese kundër Ministria e Mbrojtjes Tirane, Rajoni i Policise Ushtarake nr.5500 Gjirokaster.................................................34

1726 28.09.2004 Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise kundër Zyra Kapllani, Alma Myshketa, Miranda Koci, K.K.K.P. prane Prefektures se Qarkut Durres ne mungese..............................................................37

1727 30.09.2004 Ertila Cici ne mungese kundër “Vodafon Albania” sh.a..........................................42

1728 30.09.2004 Adem Kazazi kundër A.K.P. Dega Shkoder...........441729 30.09.2004 Edmond Turkeshi kundër Zona e Shperndarjes

Elektrike Tirane, Policia Elektrike - Dega Tirane. .461730 30.09.2004 Ndermarrja e Pjeseve te Nderrimit Shkozet Durres

kundër Ministria e Ekonomise Tirane ne mungese.501731 28.09.2004 Emil Sherko, Armando Sherko kundër

K.K.K.P. Bashkia Tirane ne mungese, Elo Kona, Spiro Kona.............................................53

1732 30.09.2004 Shoqeria “Hawai-Alb” shpk Tirane ne mungese, kundër Bashkia Tirane (Keshilli i Rregullimit te Territorit) ................................................................58

1

Page 2: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

1733 30.09.2004 Shoqeria “Perparimi” sh.a. kundër Dega e Tatim Taksave Durres.......................................................68

1734 30.09.2004 Shoqeria “Fenikas” shpk Sarande ne mungesekundër Kapiteneria e Portit Sarande, Kapiteneria e Pergjithshme e Porteve Durres ne mungese.........72

1735 30.09.2004 Petraq Mile Pogradec kundër Z.R.P.P. Pogradec ne mungese..............................................................75

1736 30.09.2004 Sezai Kofina ne mungese kundër K.K.K.P. Vlore ne mungese..............................................................77

1737 30.09.2004 Liri Gjora kundër Bashkia Tirane ne mungese, Arian Cipo , E.K.B. Tirane ne mungese, M.M. Tirane ne mungese........................................80

1738 30.09.2004 Mamak shpk kundër Dogana Lezhe.......................831739 30.09.2004 Dalip Kollari, Iljaz Kollari, Mereme Dizdari

ne mungese kundër K.K.K.P. prane Bashkise Durres ne mungese, Anastas Gjergo, Dhora Plenveshi, Reveka Agostini ne mungese..................................87

1740 30.09.2004 Ilmi Zira ne mungese kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Diber...................................92

Çështje Penale

102 21.09.2004 Të pandehur: Artan Shehu i padenuar, Fatmir Met’hoxha, Albert Lila i padenuar..............96

133 28.09.2004 I pandehur: Petraq AvramiKërkues: Prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare per Krimet e Renda...................................100

509 29.09.2004 I pandehur: Roland Mirisr.....................................103510 29.09.2004 Të pandehur: Mark Ndoj, Agron Marku...............109511 29.09.2004 I pandehur: Indrit Hyseni......................................113512 29.09.2004 I pandehur: Arben Hamati....................................117514 29.09.2004 I pandehur: Ramiz Miftari, Andrae Izivira,

Shuaip Izivira........................................................121515 29.09.2004 Të pandehur: Bukurosh Hysa, Bardhyl Kullolli. . .128516 29.09.2004 Të pandehur: Ismail Kasmi, Ferit Kasmi,

Hasan Kasmi.........................................................132517 29.09.2004 I pandehur: Ndue Zefi...........................................135518 29.09.2004 I pandehur: Nikolin Marku, i padenuar.................138519 20.09.2004 I pandehur: Jovan Laze.........................................142

2

Page 3: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

3

Page 4: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

ÇËSHTJE CIVILE

4

Page 5: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2557 i Regj. ThemeltarNr.1717 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda KryesuesVladimir Metani AnetarValentina Kondili AnetareIrma Bala AnetareShpresa Beçaj Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2557 qe i perket paleve:

PADITËS: 1. JOSIF GJONI, banues ne Koman 2. NDUE SELIMI, banues ne Koman3. NDUE ÇUKAJ, banues ne Koman në mungesë

I PADITUR: “NDREU” SH.P.K., me seli ne Lezhe në mungesë

OBJEKTI:Kerkohet zgjidhja e marredhenieve te punes midis punedhenesit dhe ne si punemarres,

pasi kjo firme nuk ka paguar ditet e punes qe kemi bere. Gjithashtu kerkojme te na paguhen edhe

sigurimet shoqerore nga data 01.01.2003 - 31.04.2004.Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Shkoder, me vendimin nr.919, date 08.06.2004 ka vendosur:

Moskompetencen e saj per gjykimin e ceshtjes.Çeshtja t’i dergohet Gjykates se Rrethit gjyqesor Lezhe.Shpenzimet gjyqesore u ngarkohen paditesave.

5

Page 6: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Kunder vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder kane paraqitur ankim te veçante paditesat, te cilet parashtrojne keto shkaqe per prishjen e vendimit te gjykates se rrethit:

- Gjykata e rrethit Shkoder nuk eshte bazuar ne ligj per te shpallur moskompetencen tokesore. Gjykata duhej te kishte parasysh kerkesat e neneve 47/1 dhe 48/1 te K.Pr.Civile, sepse padia jone eshte ngritur si rrjedhoje e marredhenieve te punes qe jane krijuar mes punedhenesit dhe punemarresit, si dhe per demin qe na ka shkaktuar punedhenesi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Shpresa Beçaj, ne mungese te paleve,

dhe si shqyrtoi aktet ne dosje,

V Ë R E NPaditesat Josif Gjoni, Ndue Selimi, Ndue Çukaj, kane paraqitur kerkese

padi ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Shkoder per zgjidhjen e mosmarreveshjes qe rrjedh nga marredheniet e punes me shoqerine me pergjegjesi te kufizuar “Ndreu”.

Ne seancen gjyqesore te dates 08.06.2004 kjo gjykate, mbi kerkesen e perfaqesuesit te pales se paditur ka vendosur moskompetencen e saj per gjykimin e ceshtjes, duke ju referuar nenit 43 te K.Pr.C., sipas te cilit “Kur i padituri eshte person juridik, padite ngrihen ne gjykaten e vendit ku personi juridik ka qendren e tij”.

Kunder ketij vendimi kane paraqitur ankim te vecante paditesat bazuar ne nenin 62 te K.Pr.C., duke parashtruar se vendimi i dhene nga Gjykata e faktit Shkoder nuk eshte i drejte, sepse sipas neneve 47/1 dhe 48/1 te K.Pr.C., padia e tyre mund te ngrihej edhe ne gjykaten ku kane banimin paditesat.

Kolegji Civil si shqyrtoi aktet ne dosje, veren se ankimi i paraqitur nga paditesat Josif Gjoni, etj., kunder vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder qe ka shpallur moskompetencen per gjykimin e mosmarreveshjes, eshte i bazuar ne ligj.

Ne K.Pr.Civile krahas dispozites ligjore qe rregullon kompetencen tokesore ne rastet kur padite ngrihen kunder personave juridike (neni 43), kane gjetur rregullim te posaçem ne nenet 47/1 e 48/1 edhe padite qe rrjedhin nga marredheniet e punes dhe shkaktimi i demit. Ne keto raste padite me objektet e mesiperme mund te ngrihen si ne gjykaten e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu edhe ne gjykaten e vendit ku ka banimin paditesi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder ne menyre te gabuar ka shpallur moskompetencen per gjykimin e mosmarreveshjes ne fjale, pasi ne baze te neneve 47/1 e 48/1 te K.Pr.Civile edhe ajo eshte kompetente per gjykimin e mosmarreveshjeve qe rrjedhin nga marredheniet e punes dhe shkaktimi i demit.

6

Page 7: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Ne keto rrethana, çmojme prishjen e vendimit nr.919, date 08.06.2004 te Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 64 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.919, date 08.06.2004 te Gjykates se rrethit

gjyqesor Shkoder dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit ne Gjykaten e rrethit gjyqesor Shkoder.

Tirane, me 28.09.2004

7

Page 8: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr. 2490 i Regj. ThemeltarNr. 1718 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareVladimir Metani AnetarValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: "ALBANIA PETROL" SH.A., perfaqesuar nga Av. Evelina Qirjako.

I PADITUR: DEGA E DOGANES LEZHE, perfaqesuar nga Av. Sh. Shabani dhe Av. i Shtetit K. Skera.

OBJEKTI I PADISË:Deklarimin te pavlefshem te titullit ekzekutiv

(aktit administrativ te leshuar nga Dega e Doganes Lezhe, date 21.04.2004).

Konstatimin e mos ekzistences se detyrimit doganor nga ana e paditesit.

Pezullimin e ekzekutimit te titullit ekzekutiv.Baza Ligjore: Neni 106, 107, 116 i K.Pr.Administrative,

neni 202, 206/b, 239, 609 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Lezhë, me vendimin nr. 268 akti, date 15.06.2004 ka vendosur:

Rrëzimin e kerkesës së te paditurit Dega e Doganes Lezhë per nxjerrjen e çështjes civile nr.268 akti jashte juridiksionit gjyqësor.

8

Page 9: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Lezhë, ne baze te nenit 59 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar ankim te veçantë Dogana Lezhë e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe pushimin e gjykimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne kuptim te nenit 320 te K.Pr.Civile, çështja duhej t'i nenshtrohej nje gjykimi te posaçëm pasi ka te beje me zgjidhje te mosmarrëveshjeve administrative dhe si e tille padia nuk duhej te ishte pranuar pa u plotesuar kushtet e percaktuara ne K.Pr.Administrative dhe ne Kodin Doganor.

- Nuk është respektuar nga ana e pales paditese neni 289 i K.Doganor, pikat 2 dhe 3 ku ankuesi nuk mund te ankohet ne Drejtorine e Pergjitheshme te Doganave, pa u paguar i gjithe detyrimi doganor.

- Kerkese padia nuk duhet te pranohet edhe per faktin se paditesi, në objektin e padise ka kerkuar pavlefshmerine e titullit ekzekutiv, duke konsideruar si te tillë njoftimin e dates 21.04.2004.

- Vendimi i ndermjetem i marre nga gjykata per vazhdimin e gjykimit ne themel te çështjes është në kundershtim me ligjin pasi mosmarreveshja duhej zgjidhur njehere ne rruge administrative.

- Ky vendim i gjykates është në kundershtim dhe me qendrimin e mbajtur nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.1522, date 23.09.2003 si dhe me vendimin nr.4, date 29.01.2003 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales

paditese E. Qirjako, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, avokatin e pales se paditur Sh. Shabani dhe Av. e Shtetit K. Skera, qe kerkuan prishjen e vendimit dhe nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

V Ë R E NGjykata nuk ka respektuar dhe per rrjedhoje, nuk ka zbatuar drejt kerkesat

ligjore qe lidhen me percaktimin e juridiksionit gjyqesor te ceshtjes, pra me percaktimin drejt nese ceshtja objekt shqyrtimi hyn ne rrethin e ceshtjeve qe duhet te shqyrtohet nga gjykata ne situaten ligjore konkrete.

Ana paditese, Albania Petrol sh.a, ka paditur Degen e Doganes Lezhe, duke kerkuar deklarimin e pavlefshem te titullit ekzekutiv (aktit administrativ te leshuar nga Dega e Doganes Lezhe me date 21.04.2004), bazuar ne nenet 106, 107 e 116 te K.Pr.Administrative dhe nenet 202, 206/b, 329 e 609 te K.Pr.Civile.

Gjykata nuk ka pranuar kerkesen e anes se paditur me arsyetimin se, vendimi i marre ne rastin konkret nga administrata doganore, bazuar tek neni 245 i Kodit Doganor, behet titull ekzekutiv menjehere sa i njoftohen debitorit. Arsyetimi i gjykates ne kete rast nuk mund te ndikoje ne percaktimin e natyres se

9

Page 10: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

mosmarreveshjes. Vete percaktimi i objektit dhe shkakut ligjor te padise prej paditesit eshte jo i qarte, porse formulimi, si dhe percaktimi i dispozitave te Kodit te Procedurave Administrative apo i dispozitave te Kodit te Procedures Civile qe lidhen me shqyrtimin e mosmarreveshjeve administrative percaktojne qarte se paditesi ka ankim kunder aktit administrativ perkates.

Fakti qe vendimet e marra nga administrata doganore per zbatimin e masave garantuese dhe/ose per rikuperimin me force te borxhit doganor, kthehen ne tituj ekzekutivë, ka te beje me pagimin e borxhit doganor, i cili duhet parapaguar sipas percaktimeve te bera ne nenin 289 te Kodit Doganor.

Por pavaresisht nga detyrimet qe rrjedhin me nxjerrjen e vendimeve prej autoriteteve doganore kompetente sipas nenit 289 te ketij Kodi, personi i akuzuar mund t'i paraqese Drejtorit te Pergjitheshem te Doganave nje ankese te arsyetuar kunder ketij vendimi brenda 5 diteve nga data e njoftimit dhe vetem ne rast se personi i akuzuar nuk paguan shumen e permendur ne paragrafin e pare dhe nuk apelon prane Drejtorit te Pergjitheshem te Doganave, autoritet doganore marrin masat per ekzekutim.

Nga formulimi i nenit 289 te Kodit Doganor, del qarte se personit te interesuar ne kete rast per te mbrojtur interesat e tij, ligji i percakton mbrojtjen e posacme, ate te ankimit ne organin me te larte administrativ dhe vetem pas shqyrtimit prej tij, personi mund te perdore menyren e pergjitheshme te mbrojtjes se interesave te tij, ate te paraqitjes se padise ne gjykate.

Ana paditese nuk ka konsumuar rrugen administrative te mbrojtjes se interesave te saj, sepse rrethanat percaktojne faktin se ceshtja ne situaten ligjore perkatese se pari duhet te shqyrtohej ne rruge administrative e mandej t'i perkiste jurididiksionit gjyqesor.

Persa siper çmohet se, gjykata e shkalles se pare se ka trajtuar drejt ceshtjen ne lidhje me juridiksionin, prandaj meqenese ceshtja ka te beje me zbatimin e ligjit, ka vend per prishjen e vendimit dhe nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 59 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.268, date 15.06.2004 te Gjykates se shkalles se pare

Lezhe dhe nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Tirane, me 28.09.2004

10

Page 11: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

MENDIMI I PAKICËSPakica eshte e mendimit se vendimi nr.268 akti, date 15.06.2004 i

Gjykates se shkalles se pare Lezhe, i cili ka vendosur rrëzimin e kerkesës së te paditurit Dega e Doganes Lezhë, per nxjerrjen e çështjes jashte juridiksionit gjyqësor, eshte rrjedhoje e respektimit dhe zbatimit te kerkesave ligjore. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e nenit 485/a dhe 59 te K.Pr.Civile, ai duhet te lihej ne fuqi.

Eshte e vertete se ne rastet kur kerkohet me objekt padie, kundershtim apo anullim i nje akti administrativ, duke referuar kerkesat e nenit 324 te K.Pr.Civile dhe kur ligji i posacem qe rregullon marredheniet ne nje fushe te caktuar e detyron, para se t’i drejtohet gjykates, paditesi duhet te ndjeke rrugen administrative. Keshtu e percakton ligji i posacem dhe konkretisht Kodi Doganor, ne rastin kur behet fjale per mosmarreveshje ne fushen e detyrimeve doganore, ndermjet subjektit dhe autoritetit doganor. Ky eshte nje perfundim qe nuk le shteg per te diskutuar dhe efektivisht, praktika e Gjykates se Larte, gjate gjithe kohes ka qene e konsoliduar ne kete drejtim.

Por, lidhur me ceshtjen ne fjale, del qarte se nuk kemi te bejme me nje rast te tille, pare ne raport me kerkese padine dhe bazen e saj ligjore.

Sikunder rezulton, objekti i kerkese padise ushtruar nga ana e Shoqerise "Albania Petrol" Sh.a., eshte deklarimi i pavlefshem i titullit ekzekutiv, konstatimin e mos ekzistences se detyrimit doganor nga ana e paditesit, si dhe pezullimin e ekzekutimit te titullit ekzekutiv. Gjithashtu edhe baza ligjore e padise eshte neni 609 i K.Pr.Civile, pavaresisht se jane percaktuar edhe dispozita te Kodit te Procedures Administrative.

Ne keto kushte, gjykata, duhet te shqyrtonte dhe te shprehej mbi gjithcka qe kerkohej. Ne rastin konkret kerkohej pavlefshmeria e nje titulli ekzekutiv, duke referuar kerkesat e nenit 609 te K.Pr.Civile dhe jo kundershtimi apo anullimi i nje akti administrativ ne veshtrim te kerkesave te nenit 324 te K.Pr.Civile, sikunder arsyeton shumica ne vendim.

Keshtu qe gjykata me te drejte ka rrezuar kerkesen e pales se paditur Dega e Doganes Lezhe, per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor. Ajo, ne perputhje me kerkesat e nenit 609/1 te K.Pr.Civile, duhet te shqyrtonte shpejt ceshtjen ne themel dhe te jepte zgjidhje rreth mosmarreveshjes, ne perputhje me kerkesat ligjore.

Nga sa siper, pakica eshte e mendimit per lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Lezhe, mbasi cmon se shkaqet e parashtruara nga ana e pales se paditur ne ankimin e paraqitur nuk motivojne, apo perligjin cenimin e vendimit te mesiperm.

Nikoleta Kita Zamir Poda

11

Page 12: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.3146/1051 i Regj. ThemeltarNr.1719 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda KryesuesValentina Kondili Anetare Vladimir Metani AnetarIrma Bala AnetareShpresa Beçaj Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket paleve:

PADITËS: LIMAN TOMÇINI, ne mungeseI PADITUR: K.K.K PRONAVE DIBER, ne mungesePALË TË TRETA: 1. HAJREDIN BARDULLA

2. SEKSIONI I KADASTRES 3. BASHKIA PESHKOPI

OBJEKTI I PADISË:Anullimin e vendimit nr.105, date 30.05.1999

te K.K.K.Pronave Diber per 200 m2, ne emer te Demir Bardullit, ne vendin e quajtur

ish Dega Ushtarake Peshkopi.Vertetimin e faktit te qenies se Bajram Tomçinit,

pronar i nje siperfaqeje prej 200 m2, ne vendin e quajtur ish Dega Ushtarake Peshkopi.

Baza Ligjore: Neni 22 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993, neni 388 K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Diber, me vendimin nr.301, date 23.12.2002 ka vendosur:

Anullimin e pjesshem te vendimit nr.105, date 30.05.1993 te K.K.K.Pronave Diber, ne emer te Hajredin Bardulles, ne piken 2 e

12

Page 13: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

3 te pjeses hyrese per siperfaqen 200 m2, e gjitha truall ku eshte vendosur ish lokali i Besnik Lekes, si te pambeshtetur ne ligj e ne prova.Vertetimi i faktit juridik te qenies pronar, te te ndjerit Bajram Tomçini, i nje siperfaqeje trualli prej 200 m2, ish lokali i Besnik Lekes, ndodhur ne qytetin e Peshkopise me keto kufizime: Ne lindje rruge dhe Ramzi Koleci: ne veri me fisin Limke; ne veriperendim me Rexhep Stojkun; ne jugperendim me Rasim Tomçinin e Ruzhdi Shehun; ne perendim me hapesire e me pas Demir Bardullen.Shpenzimet gjyqesore siç jane bere.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.722, date 05.06.2003 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.301, date 23.12.2002 te Gjykates se Rrethit Diber.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs personi i trete Hajredin Bardulla, i cili ka parashtruar keto shkaqe per prishjen e vendimit:

- Gjykatat kane lejuar shkelje te renda te rregullave proçedurale. Jam thirrur ne cilesine e personit te trete, ne nje kohe kur duhet te isha me cilesine e te paditurit.

- Ne gjykim duhej te ishin thirrur me cilesine e te paditurit te gjithe trashegimtaret ligjor te te ndjerit Demir Bardulla dhe jo vetem une.

- Vendimet e gjykates jane ne kundershtim me ligjin nr.7698, date 15.04.1993.

Paditesi ka paraqitur kunderrekurs ku parashtron:- Pala e trete nuk bazohet ne faktet ne dosje kur pretendon se eshte shkelur

neni 232 i K.Pr.Civile. Une kam vertetuar me prove me shkrese dhe me deshmitar pronen objekt gjykimi.

- Akti i ekspertimit i ndodhur ne dosje, ka vertetuar se siperfaqja e pretenduar nga ana ime nuk perfshihet ne pronen e pales se trete.

- Pala e trete nuk ka dokument tjeter per prove perveç vendimit nr.105, date 30.05.1999.

- Vendimi i K.K.K.Pronave nr.105, eshte i paligjshem, sepse kur eshte dhene ky vendim ka qene e vlefshme kontrata e shitjes se truallit e lidhur midis Bashkise Peshkopi dhe qytetarit Besnik Leka.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Shpresa Beçaj, ne mungese te paleve dhe si

shqyrtoi aktet ne teresi,

13

Page 14: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga personi i trete Hajredin Bardulla, ku eshte ankimuar

vendimi nr.722, date 05.06.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.301, date 23.12.2002 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Diber, eshte i bazuar ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

Nga aktet e ndodhura ne dosje ka rezultuar se K.K.K.Pronave Diber, me vendimin nr.105, date 30.05.1999, ka vendosur njohjen si ish pronar te te ndjerit Demir Bardulla (trashegimtaret e tij) per nje toke me siperfaqe prej 8689 m2, te ndodhura ne qytetin e Peshkopise, duke i kthyer ne natyre 7895m2 dhe duke kompensuar pjesen tjeter.

Paditesi Liman Tomçini, ka paraqitur kerkesepadi ne Gjykaten e faktit Diber, ku ka kerkuar anullimin pjeserisht te vendimit nr.105, date 30.05.1999 te K.K.K.Pronave, me pretendimin se padrejtesisht trashegimtareve Bardulla u eshte kthyer ne natyre 200 m2 siperfaqe toke qe eshte prone e familjes se tyre. Njekohesisht ka kerkuar para gjykates, vertetimin e faktit te qenies se Bajram Tomçinit pronar i siperfaqes prej 200 m2, ne vendin e quajtur "Ish Dega Ushtarake". Baza ligjore e ngritjes se kerkesepadise eshte percaktuar neni 22 i Ligjit nr.7698, date 15.04.19993 dhe neni 388 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Diber, ne perfundim te gjykimit ka pranuar padine dhe kerkesen e pales paditese. Gjykata e Apelit Tirane, ka lene ne fuqi vendimin e dhene nga gjykata e faktit, duke arsyetuar se eshte provuar me fillim prove me shkrese dhe me deshmitare se siperfaqja prej 200 m2 eshte prone e babait te paditesit dhe se nga akti i ekspertimit, eshte provuar se siperfaqja prej 200 m2 nuk prek dokumentat ne favor te personit te trete.

Kolegji Civil i Gjykates Larte, si shqyrtoi ne teresi aktet mbi te cilat jane mbeshtetur dy gjykatat ne gjykimin e kesaj çeshtje, pretendimet e ngritura ne rekurs dhe ne kunderrekurs, arrin ne konkluzionin se te dyja gjykatat kane gabuar ne zgjidhjen e kesaj çeshtje dhe per pasoje te dy vendimet duhet te prishen duke e kthyer çeshtjen per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Diber.

Ne kerkesepadine e paraqitur nga paditesi, objekti i pare i gjykimit eshte kundershtimi i vendimit K.K.K.Pronave nr.105, date 30.05.1999 per piken "2" dhe "3" per truallin e kthyer ish pronarit Demir Bardulla. Pretendimi i paraqitur ne rekurs se ne gjykim duhej te ishin thirrur gjithe trashegimtaret e trashegimlenesit Demir Bardulla eshte i drejte, pasi nga ky gjykim preken interesat e gjithe trashegimtareve te trashegimlenesit Demir Bardulla.

Objekti i dyte i gjykimit, eshte kerkesa per vertetimin e faktit te qenies se paditesit Bajram Tomçini pronar i truallit per siperfaqen 200 m2 qe me vendimin nr.105, date 30.05.1999 te K.K.K.Pronave i eshte kthyer ish pronarit Demir Bardulla. Baza ligjore ku eshte mbeshtetur paditesi per objektin e dyte te gjykimit eshte neni 388 i K.Pr.Civile.

Per kushtet e gjykimit te kesaj mosmarreveshje, te dy gjykatat kane gabuar ne zgjidhjen e çeshtjes per faktin se nga ana e dy gjykatave nuk eshte bere dallimi

14

Page 15: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

i gjykimit te padise reale qe eshte e destinuar te lejoje sanksionimin e nje te drejte reale te njohur nga ligji me kerkesen me objekt "Vertetimi i faktit juridik". Duke mos u percaktuar drejt objekti i mosmarreveshjes ne gjykim, per rrjedhoje nuk eshte ndertuar drejt ndergjyqesia dhe jane zbatuar gabim dispozitat ligjore proçedurale.

Ne rrethanat si me siper, kur ne gjykim jemi perpara nje konflikti midis paditesit (kerkues) dhe personit te trete (personi i interesuar), Kolegji Civil cmon se Gjykata e faktit Diber, pa vendosur pushimin e gjykimit duhej te orientonte palen paditese qe ta ndryshonte objektin e kerkimit te dyte, nga padi (kerkese) ne padi njohje (nenet 32 “b” dhe 392 te K.Pr.Civile), per te zgjidhur perfundimisht konfliktin.

Lidhur me pretendimin e ngritur ne rekurs per zbatimin nga gjykatat te nenit 232 te K.Pr.Civile, Kolegji Civil cmon se pasi te percaktohet drejt objekti i mosmarreveshjes dhe te ndertohet drejt ndergjyqesia, ky problem do te gjeje zgjidhje duke e gjykuar ceshtjen ne themel.

Lidhur me pretendimet e ngritura ne kunderrekurs Kolegji Civil i çmon te pabazuar per shkaqet e arsyetura me lart. Persa i perket aktit te ekspertimit te ndodhur ne dosje dhe i administruar si prove nga gjykata, ai nuk ishte i shoqeruar me nje planvendosje te prones se paleve dhe nga pyetjet e shtruara nga gjykata, eksperti duhej te kishte dhene mendimin e specializuar, te argumentuar nese trualli prej 200 m2 ndodhet ne truallin e njohur dhe kthyer nga K.K.K.Pronave personit te trete (ka mbivendosje ose jo).

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.722, date 05.06.2003 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe nr.301, date 23.12.2002 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Diber dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Diber.

Tirane, me 28.09.2004

15

Page 16: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2759/705 i Regj. ThemeltarNr.1720 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarIrma Bala AnetareValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: HYSEN DOHOSHISHTI perfaqesuar prej av. Baftjar Rusi.

I PADITUR: REVISTA “HOSTENI” TIRANE ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e te paditurit te me liroje e dorezoje

ambjentet qe ndodhen ne katin e pare te godines ne pronesi timen.

Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil dhe neni 13 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993

“Mbi kthimin e kompensimin e pronave te ish pronareve”.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2553, date 13.06.2002 ka vendosur:

Pranimin e padise.Detyrimin e te paditurit Revista “Hosteni” perfaqesuar nga zoti Filip Çakuli, te liroje e te dorezoje ne favor te paditesit Hysen Dohoshishti ambjentet qe ndodhen ne katin e pare te godines te ndodhur ne Tirane, Rr.“P. Rilindjes”, nr.18, qe perdoren prej tyre (nga pala e paditur).

16

Page 17: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.352, date 13.03.2003 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.2553, date 13.06.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe rrezimin e padise se paditesit Hysen Dohoshishti si te pabazuar ne ligj e prova.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Hysen Dohoshishti, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane nr.2553, date 13.06.2002, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka zbatuar keq ligjin, pasi del qarte qe keto ambjente jane brenda truallit te njohur dhe kthyer pronarit dhe qe jane pjese e pa ndare e godines se pronarit.

- Ne vendimin e vet, gjykata e apelit gabon rende duke keqinterpretuar ligjin, me motivimin alogjik se provat nuk te çojne tek padia e rivendikimit.

- Gjykata orienton qe paditesi te faktoi pronesine ne K.K.K.Pronave, ndersa nga ana tjeter rrezon padine, kur te pakten duhej te pushonte gjykimin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales

paditese Baftjar Rusi, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit, ne mungese te anes se paditur dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

V Ë R E NGjykata e apelit ka respektuar dhe zbatuar drejt kerkesat ligjore prandaj

dhe vendimi i dhene prej saj duhet te lihet ne fuqi.Paditesi Hysen Dohoshishti ka paditur revisten “Hosteni” si person

juridik, duke kerkuar detyrimin e anes se paditur qe t’i liroje dhe dorezoje ambjentet ne perdorim te anes se paditur, me pretendimin se jane ne pronesi te tij.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur pranimin e padise, kurse gjykata e apelit ka vendosur ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise, me arsyetimin se paditesi nuk ka vertetuar faktin se eshte pronar mbi ambjentin e kerkimit.

Konkluzioni i arritur prej gjykates se apelit eshte i bazuar ne ligj.Paditesi sikurse ka parashtruar, por dhe vertetuar me vertetimin e

pronesise te paraqitur per objektin ne pronesi te tij, me vendimin e Komisionit per Kthimin dhe Kompensimin me nr.171, date 23.06.1995, i eshte njohur dhe kthyer pronesia mbi nje godine mbi truallin e ndodhur ne lagjen “Sulejman Pasha” te Tiranes, te perbere nga 12 dhoma, nje kuzhine, nje banjo e gjashte

17

Page 18: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

dyqane me kufij te ditur, vendim qe e ka rregjistruar ne Zyren e Hipotekes e mandej ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Tirane, nr.1.

Sikurse ka rezultuar, paditesit i eshte njohur pronesia dhe kthyer ambienti sipas percaktimeve te bera me siper dhe me vendim te komisionit per kthimin dhe kompensimin e pronave nuk eshte vendosur ne lidhje me njohjen e pronesise dhe kthimin e tre zyrave te ndertuara nga shteti dhe ne perdorim te anes se paditur.

Persa u parashtrua me siper, konkludohet se paditesit nuk i eshte njohur dhe kthyer pronesia mbi objektin e kerkimit. Paditesi ka kerkuar lirimin dhe dorezimin e sendit, kerkim i cili ka te beje me padine per kerkimin e sendit (padine e revendikimit). Per t’u legjitimuar ne kerkimet e tij duhet te vertetoje faktin se eshte pronar i ambjenteve, zyrave objekt kerkimi. Padia per kerkimin e sendit perdoret si mjet mbrojtes i se drejtes se pronesise prej pronarit kur ai eshte zhveshur teresisht nga posedimi si tager i se drejtes te pronesise. Ne rastin konkret paditesi duke mos vertetuar faktin se eshte pronar i sendit nuk mund te pretendoje se eshte cenuar padrejtesisht si pronar, prandaj gjykata e apelit duke respektuar dhe zbatuar drejt kerkesat ligjore me te drejte ka vendosur ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe rrezimin e padise.

Pretendimet qe mund te kete paditesi ne lidhje me fitimin e se drejtes se pronesise mbi sendet si ish pronar, nuk jane objekt i ketij gjykimi. Gjykata ben nje cilesim te sakte fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen objekt gjykimi.

Per sa siper konkludohet se shkaqet e parashtruara ne rekurs nuk jane nga ato te parashikuara prej nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, prandaj dhe çmohet nga ky kolegj, se vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegjit Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.352, date 13.03.2003 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 28.09.2004

18

Page 19: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2461 i Regj. ThemeltarNr.1721 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesZamir Poda AnetarValentina Kondili AnetareVladimir Metani AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2461, qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA “SELLMORE” shpk, perfaqesuar nga Av. Arenc Berati

E PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHESHME E TATIMEVE, DEGA E TATIMEVE BERAT, perfaqesuar nga avokati i shtetit Delo Isufi.

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i aktit administrativ.

Baza Ligjore: Neni 324 e vijues te K.Pr.C.

Gjykata e shkalles se pare Berat, me vendimin nr.487, date 21.6.2004, ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit te ceshtjes civile.

Kunder vendimit nr.487, date 21.6.2004, te Gjykates se shkalles se pare Berat, ka ushtruar ankim pala paditese, duke parashtruar keto shkaqe:

- a. Nga ana e jone eshte ezauruar rruga administrative dhe me aktin administrativ date 16.3.2004 te Drejtorise se Pergjitheshme te Tatimeve na eshte kthyer pergjigje.

- b. Gjykata vepron ne kundershtim me nenin 42 te Kushtetutes, mbasi na adreson per zgjidhjen e ceshtjes pikerisht ne ate organ qe e ka shqyrtuar nje here ankesen.

19

Page 20: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese Av. A. Berati, i cili kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit,

pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur Av. e Shtetit D. Isufi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Berat,

V Ë R E NVendimi nr.487, date 21.6.2004 i Gjykates se shkalles se pare Berat,

eshte rrjedhoje e zbatimit te drejte te ligjit. Per rrjedhoje, ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 485/a dhe 59 te Kodit te Procedures Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.

Eshte vertetuar se me Akt kontrollin date 19.3.2003 te Drejtorise se Tatim Taksave Berat, eshte njoftuar subjekti, pala paditese Shoqeria “Sellmore” shpk, se duhet te paguaje shumen prej 1.250.693 leke, per mos shlyerje te detyrimeve te TVSH. Duke mos qene dakord me kete perfundim, pala paditese ka ushtruar kerkese per rishqyrtim tatimor. Nga ana e saj Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve, duke ju referuar kerkesave te Ligjit nr.7928, date 27.4.1995 “Per TVSH”, nenet 41, me shkresen date 16.3.2004, i ben te ditur se nuk mund te shqyrtoje kerkesen, per shkak se me pare duhet te paguhet detyrimi tatimor.

Pas kesaj, pala paditese Shoqeria “Sellmore” shpk, ka kerkuar ne rruge gjyqesore, anullimin e aktit te kontrollit date 19.3.2003 te Drejtorise se Tatim Taksave Berat.

Gjate gjykimit te ceshtjes, Gjykata e shkalles se pare Berat ka konkluduar per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, me arsyetimin se efektivisht ne rastin konkret, nuk eshte konsumuar rruga administrative. Konkretisht, shprehet gjykata ne vendimin e saj, nga ana e Drejtorise se Pergjitheshme te Tatimeve, nuk eshte marre ne shqyrtim, ankimi i bere nga pala paditese, mbasi nga ana e saj, nuk eshte realizuar me pare pagesa e detyrimit tatimor. Per rrjedhoje, duke mos patur nje vendim te kesaj Drejtorie per shqyrtimin e ankeses, nuk mund te kerkohet ne rruge gjyqesore, sikunder eshte kerkuar.

Duke pare ne teresine e tij vendimin e gjykates, ne raport me aktet e administruara ne dosje dhe kerkesat e ligjore, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ai eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.

Keshtu, rezulton se ne daten 19.3.2003, pala e paditur Drejtoria e Tatim Taksave Berat, ka mbajtur nje procesverbal kontrolli ne seline e subjektit privat Shoqeria “Sellmore” shpk, duke kerkuar qe te paguaje shumen 1.250.693 leke, si detyrim tatimor i papaguar.

20

Page 21: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Duke vepruar ne kundershtim me kerkesat e parashikuara ne Ligjin nr.8650, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, neni 59, pala paditese ka kerkuar ne rruge gjyqesore me kerkese padi, kur duhet qe me pare te ndiqte rrugen administrative. Eshte e vertete se subjekti, pala paditese Shoqeria “Sellmore”, ka ushtruar nje ankim para Drejtorit te Pergjitheshem te Tatimeve, duke kerkuar rishqyrtimin tatimor, por sikunder u permend me lart, me te drejte nga ky i fundit, ankesa nuk eshte marre ne shqyrtim. Ne veshtrim te kerkesave te Ligjit te permendur nr.7928, date 27.04.1995 “Per Tatimin e vleres se shtuar”, nenet 41 e 42, subjekti me pare duhet te realizoje pagesen e detyrueshme tatimore dhe pas kesaj, mund dhe duhet te ushtroje te drejten e ankimit prane Drejtorit te Pergjitheshem te Tatimeve per rishqyrtimin tatimor. Pikerisht, mbeshtetur ne kete kerkese ligjore, ky i fundit, me te drejte me shkresen nr.619/1, date 16.03.2004, nuk e ka marre ne shqyrtim ankesen, duke i bere te ditur sa me siper. Megjithese eshte vene ne dijeni te saj, pala paditese, perseri nuk ka realizuar detyrimin dhe i eshte drejtuar gjykates me padine objekt gjykimi.

Nga sa siper, me te drejte Gjykata e shkalles se pare Berat, ka konkluduar se ne rastin konkret, nuk eshte ndjekur me pare rruga administrative dhe ne perputhje me kerkesat e nenit 59 te K.Pr.Civile, ka vendosur nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te kerkesave te neneve

485/a dhe 59 te K.Pr.Civile,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.487, date 21.6.2004 te Gjykates se shkalles

se pare Berat.

Tirane, me 28.09.2004

21

Page 22: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2423 i Regj. ThemeltarNr.1722 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesZamir Poda AnetarValentina Kondili AnetareVladimir Metani AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA “PLASTIKA ALBANIA” SHPK ne mungese,

E PADITUR: DEGA E POLICISE ELEKTRIKE TIRANE, perfaqesuar nga av. i shtetit P. Myftari dhe Av. P. Ndreca.

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim akti administrativ,

procesverbali PE 1109 e PE 11753 date 04.12.2003.

Baza Ligjore: Nenet 153, 154, 324, 325 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.209 akti, date 26.2.2004 ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se pales se paditur per shpalljen e moskompetences.

Kunder vendimit nr.209 Akti, date 26.02.2004 te Gjykates se shkalles se pare Sarande, ka ushtruar rekurs i padituri Dega e Policise Elektrike Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

22

Page 23: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

- a. Me daljen e Ligjit nr.8485, date 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”, rregullimi i procedurave te veprimtarise se administrates shteterore dhe enteve publike behet nepermjet ketij kodi. Ne nenin 18/b te Kodit, kontrolli i veprimtarise administrative nga gjykata behet me dispozitat e Kodit te Procedures Civile. Keshtu qe edhe gjykata duhet te kishte marre ne konsiderate keto dispozita. Sipas nenit 327 te K.Pr.C., i cili rregullon problemet e kompetences tokesore, per rastin konkret kompetente eshte Gjykata e shkalles se pare Tirane, mbasi qendra e organit tone eshte ne Tirane.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur avokatin e shtetit P. Myftari,

i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per kompetence Gjykates se shkalles se pare Tirane,

V Ë R E NVendimi nr.209 Akti, date 26.02.2004 i Gjykates se shkalles se pare

Sarande, eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 63 i Kodit te Procedures Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja i duhet derguar per kompetence gjykimi, Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Eshte vertetuar se me procesverbalet nr.PE 1109 e PE 11753, date 4.12.2003 te Deges se Policise Elektrike Qarku Tirane, subjekti privat Shoqeria “Plastika Albania” me qender ne fshatin Vrion te Delvines, eshte detyruar te paguaje gjobe ne shumen 40.000 leke, si dhe nje dem prej 828.450 leke.

Pala paditese, duke patur pretendime rreth procesverbaleve sa me siper, ka kundershtuar e kerkuar anullimin e tyre prane Gjykates se shkalles se pare Sarande.

Gjate seances pergatitore te dates 26.02.2004, pala e paditur, duke referuar kerkesat e nenit 327 te K.Pr.Civile, ka kerkuar shpalljen e moskompetences tokesore te Gjykates se shkalles se pare Sarande, me pretendimin se kompetente per gjykimin e mosmarreveshjes ne fjale, eshte Gjykata e shkalles se pare Tirane.

Pas shqyrtimit qe i ka bere kesaj kerkese, Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.209 Akti, date 26.2.2004, ka konkluduar per rrezimin e saj.

Duke pare ankimin e pales se paditur kunder vendimit te permendur te Gjykates se shkalles se pare Sarande, ne raport me aktet e ndodhura ne dosje si dhe kerkesat ligjore, Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se vendimi eshte i gabuar dhe se kompetente per gjykimin e mosmarreveshjes ne fjale, eshte Gjykata e shkalles se pare Tirane.

23

Page 24: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Mosmarreveshja ndermjet pales se paditur Shoqeria “Plastika Albania” shpk dhe Dega e Policise Elektrike Qarku Tirane, eshte e karakterit administrativ, per rrjedhoje mbeshtetur ne nenin 324 te K.Pr.Civile, shqyrtimi i saj eshte ne kompetencen e seksionit per gjykimet administrative. Me tej akoma, ne veshtrim te kerkesave te nenit 327 te po ketij Kodi, padia kunder nje akti administrativ shqyrtohet nga seksioni perkates i gjykates ne zonen e te ciles ka qendren organi administrativ, ndaj te cilit drejtohet padia.

Efektivisht organi qe ka nxjerre aktin administrativ procesverbalet e siperpermendura, eshte Dega e Policise Elektrike Qarku Tirane dhe qendra e tij eshte ne Tirane. Ne keto kushte pikerisht Gjykata e shkalles se pare Tirane eshte kompetente per gjykimin e mosmarreveshjes.

Nga ana tjeter, sa siper eshte ne perputhje me kerkesat e nenit 18 te Kodit te Procedurave Administrative, sipas te cilave,“per te mbrojtur te drejtat kushtetuese e ligjore te personave private, veprimtaria administrative i nenshtrohet kontrollit te brendshem administrativ ne perputhje me dispozitat e ketij kodi mbi ankimin administrativ dhe, kontrollit nga gjykatat ne perputhje me kerkesat e Kodit te procedures civile..”. Pra edhe ky Kod te refereron ne zbatimin e dispozitave te Kodit te Procedures Civile.

Ne analize sa siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ne rastin konkret, pretendimet e ngritura nga ana e pales se paditur ne ankimin e ushtruar, jane te tilla qe motivojne apo perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Sarande.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485 dhe 63 te

K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.209 Akti, date 26.02.2004 te Gjykates se shkalles

se pare Sarande dhe dergimin e ceshtjes per gjykim prane Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Tirane, me 28.09.2004

24

Page 25: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2905/838 i Regj. ThemeltarNr.1723 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesZamir Poda AnetarValentina Kondili AnetareShpresa Beçaj AnetareIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2905/838, qe i perket:

PADITËS: THOMA KUMARAKU, perfaqesuar nga avokate Alma Cami,

E PADITUR: SHOQERIA “AIFA & CO” SHPK, ne mungese,

PERSON I TRETË: SHOQERIA “GORA” SHPK, perfaqesuar nga Av. Enver Qafmolla.

OBJEKTI:

Detyrim per kthim shume 26.000 USD.Baza Ligjore: Neni 32/a i K.Pr.Civile,

Nenet 419, 445 e vijues te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2795, date 26.6.2002, ka vendosur:

Pranimin e padise.Detyrimin e pales se paditur Shoqeria “AIFA & Co” shpk, t’i ktheje paditesit Thoma Kumaraku shumen prej 26.000 USD. Meqenese personi i trete Shoqeria “Gora” shpk, ka per t’i kthyer te paditurit shumen prej 14.000 USD, si diference per nje ashensor te montuar ne pallat, kete shume t’ia ktheje paditesit per efekt te shlyerjes se detyrimit te mesiperm prej 26.000 USD dhe te behet diferenca.

25

Page 26: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.136, date 4.02.2003, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.2795, date 26.6.2002 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit nr.136, date 4.02.2003 te Gjykates se Apelit Tirane, kane ushtruar rekurs pala e paditur dhe personi i trete, duke parashtruar keto shkaqe:

Pala e paditur:- a. Kemi lidhur kontrate me Shoqerine “Gora” shpk, per te vendosur neve

ashensore dhe ajo te na jape siperfaqe banimi. Po nga ana e saj duke bashkepunuar me administratorin tone Gezim Hysi, duke shfrytezuar faktin se une jetoja jashte shtetit fallsifikoi dokumentat tona, duke lidhur marreveshje te re.

- b. Paditesi ka paraqitur padine duke paraqitur dokumenta te fallsifikuara, persa i perket firmes se presidentit te firmes Fatmir Koci, nje mandat arketimi date 11.7.2001, si dhe nje prokure te posacme.

- c. Nga ana jone jane ngritur keto pretendime gjate gjykimit ne shkalle te pare, por ato nuk u moren parasysh.

- d. Ne gjykim ne apel nga ana e relatorit eshte hequr nga dosja kerkesa e presidentit te firmes per te marre pjese vete ne gjykim.

Personi i trete:- a. Gjykimi i ceshtjes si ne shkalle te pare ashtu edhe ne apel eshte bere ne

mungesen tone, gje qe solli per pasjen dijeni rreth vendimeve.- b. Jemi thirrur ne gjykim si person i trete, pa qene dakord, kur objekti i

padise eshte kthim shume ndaj te paditurit dhe jo neve, kur nuk kemi asnje marredhenie kontraktuale me paditesin apo edhe me te paditurin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e personit te trete, qe kerkoi prishjen e

vendimeve persa i perket detyrimit te personit te trete dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes per kete pjese, avokaten Alma Cami, e cila kerkoi mospranimin e rekursit dhe lenien ne fuqi te vendimit, si dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.136, date 4.02.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte

pjeserisht rrjedhoje e zbatimit te drejte te ligjit. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 485 te K.Pr.Civile, ai pjeserisht duhet te lihet ne fuqi.

26

Page 27: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Rezulton se nga ana e pales paditese Thoma Kumaraku, eshte arketuar ne favor te pales se paditur Shoqeria “AIFA & Co” shpk, nje shume prej 26.000 dollare amerikane. Kjo ne kushtet kur, kjo e fundit detyrohej te prenotonte per llogari te paditesit nje apartament banimi qe ndertohej nga personi i trete ne kete gjykim Shoqeria “Gora” shpk.

Pala e paditur Shoqeria “AIFA & Co” shpk, nepermjet perfaqesuesit ne gjykim, ka pretenduar se nuk ka arketuar shumen e mesiperme dorezuar nga ana e pales paditese, te cilen sipas saj e ka pervetesuar ish administratori i shoqerise Gezim Hysi.

Nga ana tjeter, personi i trete Shoqeria “Gora” shpk, ka pretenduar se nuk ka asnje marreveshje kontraktuale me asnjeren nga palet ne gjykim dhe nuk ka asnje detyrim ndaj tyre.

Sikunder u permend me lart, te dy gjykatat, si ajo e shkalles se pare, ashtu edhe ajo e apelit, kane konkluduar per pranimin e kerkese padise.

Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes, si dhe vendimin e Gjykates se Apelit Tirane, arrihet ne perfundimin se ai pjeserisht eshte marre ne zbatim te drejte te ligjit.

Gjate hetimit gjyqesor eshte vertetuar plotesisht se shuma prej 26.000 USD e pretenduar nga ana e pales paditese, eshte arketuar prane pales se paditur Shoqeria “AIFA & Co” shpk, ne kembim te prenotimit per nje apartament banimi me siperfaqe prej 122 m2. Nje perfundim i tille konfirmohet nga mandat arketimi date 11.7.2001, i cili eshte firmosur prej paditesit Thoma Kumaraku, presidentit te Shoqerise “AIFA & Co” shpk Fatmir Koci dhe Administratorit te saj Gezim Hysi, si dhe eshte vulosur me vulen e kesaj shoqerie. Po ashtu konfirmohet edhe me vertetimin date 17.08.2001 te firmosur e vulosur nga presidenti i Shoqerise Fatmir Koci. Ne te dy keto dokumenta te administruara ne dosjen gjyqesore, behet fjale se eshte prenotuar nje apartament banimi prane personit te trete Shoqeria “Gora” shpk. Mirepo hetimi gjyqesor nuk vertetoi qe te kete patur marreveshje ndermjet pales se paditur dhe personit te trete, per prenotimin e ndonje apartamenti banimi per llogari te pales paditese Thoma Kumaraku.

Gjate gjykimit te ceshtjes edhe vete perfaqesuesja e pales se paditur, ka pranuar arketimin e shumes prej 26.000 USD, por sipas saj, kjo shume eshte pervetesuar nga ish administratori Gezim Hysi.

Ne kushtet kur pala e paditur nuk ka respektuar detyrimin e marre persiper per prenotimin e apartamentit te permendur, me te drejte ajo eshte detyruar nga ana e te dy gjykatave per te shlyer detyrimin prej 26.000 USD. Dhe per kete pjese, vendimet jane te drejta dhe ligjore. E megjithate vendimet e gjykatave jane te gabuara kur kane konkluduar per detyrimin e personit te trete Shoqeria “Gora” shpk, per te paguar ne favor te pales paditese shumen prej 14.000 USD. Gjykata ka vepruar ne menyre te gabuar qe ne momentin kur ka vendosur te therrase kete te fundit, ne cilesine e personit te trete ne gjykim. Sic del nga gjykimi i ceshtjes, Shoqeria “Gora” shpk, nuk ka patur asnje

27

Page 28: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

marredhenie kontraktore me palen paditese, gje qe pranohet nga te gjitha palet ne gjykim. Ne keto kushte ajo “qendron jashte” kuadrit te marredhenieve ndermjet pales paditese Thoma Kumaraku dhe pales se paditur Shoqeria “AIFA & Co” shpk. Sa siper gjykatat duhet qe mosmarreveshjen ta zgjidhnin vetem brenda kuadrit te marredhenieve ndermjet pales paditese dhe asaj te paditur. Keshtu qe vendimi i gjykates se apelit persa i perket detyrimit te personit te trete, duhet te prishet dhe te pushohet gjykimi i ceshtjes per kete pjese.

Ne analize nga sa u permend, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, duhet te cenohet pjeserisht.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.136, date 04.02.2003 te Gjykates se Apelit

Tirane, persa i perket detyrimit te pales se paditur Shoqeria “AIFA & Co” shpk, te paguaje ne favor te pales paditese Thoma Kumaraku shumen prej 26.000 USD.

Prishjen e vendimit persa i perket detyrimit te personit te trete Shoqeria “Gora” shpk, per pagimin e shumes prej 14.000 USD ne favor te pales paditese Thoma Kumaraku dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes per kete pjese.

Tirane, me 28.09.2004

28

Page 29: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

MENDIMI I PAKICËS Ne lidhje me menyren e zgjidhjes se mosmarreveshjes midis paleve,

padites Thoma Kumaraku, e paditur Shoqeria "Aifa & Co" shpk, si dhe person i trete Shoqeria "Gora" shpk, me objekt kthimin e shumes 26.000 USD, jemi te mendimit se gjykatat e kane zgjidhur mosmarreveshjen drejt dhe per rrjedhoje vendimi duhej te lihej ne fuqi.

Paditesi Thoma Kumaraku, me anen e paditur Firma "Aifa & Co", ka lidhur marreveshje duke pranuar qe te marre nje apartament banimi prej saj, prej apartamenteve qe do te merrte ana e paditur nga Firma ndertuese "Gora" shpk, ne zbatim te marreveshjes midis tyre, ne lidhje me vendosje ashensoresh prej anes se paditur ne favor te Firmes "Gora" shpk. Ka rezultuar e provuar se shuma prej 26.000 USD, e paguar prej paditesit per prenotimin e baneses tek Firma "Gora" shpk, eshte perdorur per plotesimin e detyrimeve te rrjedhura nga marreveshjet midis dy firmave dhe konkretisht, per blerjen e nje ashensori prej "Aifa & Co" shpk, ne favor te Firmes "Gora" shpk.

Nga marredheniet midis dy firmave, Firma "Gora" i detyrohet Shoqerise "Aifa & Co" shpk per shumen prej 14.000 USD.

Konkretisht paditesi Thoma Kumaraku, ka arketuar ne daten 11.07.2001, shumen prej 26000 USD, duke u specifikuar ne marreveshje se kjo shume, jepej per prenotimin e blerjes se nje apartamenti banimi prane Firmes "Gora" shpk.

Ne kete marreveshje eshte percaktuar dhe fakti se ky dokument paraprak i jepet klientit per te vazhduar procedurat e metejshme.

Ne daten 20.11.2001, ndermjet dy firmave eshte bere akt-rakordimi ku rezulton se Firma "Gora" shpk, ka marre ashensorin e pare prej 26.000 USD, kurse nga vertetimi i Firmes "Aifa & Co" me date 17.08.2001, rezulton se ashensori i pare ka ardhur per llogari te Firmes ndertuese "Gora" shpk, nga Firma "Aifa & Co" shpk dhe shuma prej 26.000 USD per blerjen e tij, ka kontribuar qytetari Thoma Kumaraku, sipas mandat arketimit date 11.07.2001.

Gjate gjykimit ka rezultuar se, Firma "Gora" shpk, i detyrohet Shoqerise "Aifa & Co" shpk, ne shumen prej 14.000 USD, per te cilat nuk ka pasur kundershtim qe te ç’demtohet paditesi Thoma Kumaraku.

Ne keto rrethana ne mendojme se, ana e paditur ka qene ndaj Firmes "Gora" shpk, kreditore dhe ne kete rast ajo ka pranuar t'i cedohet kredia e saj paditesit, per shkak te rrethanave faktike dhe ligjore te krijuara midis tre subjekteve.

Ne mendojme se ne kete rast cedimi i kredise eshte i vlefshem, pasi e drejta qe cedohet nga ana e paditur si kreditore ndaj personit te trete, nuk ka karakter personal, cedimi eshte i ligjshem, pra nuk ka ndalim per rastin konkret, nuk jemi para rasteve qe ndalohet cedimi i kredise si shkaktim vdekje apo nga demtimi i shendetit te nje personi si dhe ka vend per sekuestrim.

Nga rrethanat konkrete te ceshtjes mendojme se plotesohet dhe forma shkresore per cedimin e kredise, pasi ana e paditur ka pranuar marredheniet

29

Page 30: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

juridike te detyrimit dhe nuk ka kundershtuar plotesimin e ketij detyrimi. Per vlefshmerine e cedimit te kredise, nuk eshte e nevojshme marrja e pelqimit te debitorit, Firmes "Gora" shpk. Fillimisht vete Firma "Gora" shpk nuk ka kundershtuar per plotesimin e ketij detyrimi. Mandej ka pretenduar se me paditesin nuk ka patur asnje lloj marreveshje, qe te kete sjelle pasoje juridike dhe per rrjedhoje marredhenie juridike civile, te drejta dhe detyrime te ndersjellta. Formalisht Firma "Gora" shpk, nuk ka pasur detyrim ndaj paditesit, pasi ai per prenotimin e baneses ka operuar me anen e paditur, e cila gjithmone e ka vene ne dijeni edhe me marreveshjen e arritur me firmen "Gora" shpk, prej se ciles paditesi do te blinte banesen.

Ne keto rrethana gjykatat e kane zgjidhur ceshtjen drejt, duke pranuar dhe detyrimin e Firmes "Gora" shpk, per shlyerjen e detyrimit prej 14.000 USD, si cedim kredie.

Arsyetimi i vendimit duhet te ishte me bindes, por mendojme se zgjidhja ne themel, nuk demton asnjeren prej paleve pjesemarrese ne kete gjykim, prandaj dhe kishim mendimin per lenien e vendimit te gjykates se apelit ne fuqi.

Irma Bala Valentina Kondili

30

Page 31: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.3027/946 i Regj. ThemeltarNr.1724 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda KryesuesValentina Kondili AnetareVladimir Metani AnetarIrma Bala AnetareShpresa Beçaj Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITES: VELI PICARI, ne mungese I PADITUR: AGIM PREZA, ne mungese

OBJEKTI I PADISE:Detyrim i te paditurit te njohe paditesin pronar

mbi nje siperfaqe toke prej 8400 m2 te ndodhur ne Qarkun e Tiranes,

si dhe detyrimi i te paditurit te demshperbleje paditesin per pengimin qe i ben ne shfrytezimin e tokes.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 102, 106, 156 te K.Pr.Civile dhe Ligji nr.7501, date 19.07.1991 “Per Token”.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.4972, date 13.12.2002, ka vendosur:

Rrezimin e padise te paditesit Veli Picari, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.740, date 10.06.2003, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.4972, date 13.12.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

31

Page 32: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Agim Preza, i cili kerkon prishjen e tij duke parashtruar keto shkaqe:

Vendimi i gjykates se apelit eshte rezultat i zbatimit te keq te ligjit.Gjykata ka zbatuar keq nenin 201 te K.Pr.Civile. Vertet ligji i jep te

drejte paditesit te heqe dore nga gjykimi i padise ne cdo faze te gjykimit, por gjithmone ky koncept ka te beje me faktin se jemi ne gjykimin e shkalles se pare. Paditesi nuk mund te kerkoje heqien dore nga gjykimi ne shkalle tjera te gjykimit .

Gjykata ka zbatuar keq nenin 465 te K.Pr.Civile, pasi ka tejkaluar kompetencat e saj ne gjykim. Gjykata e apelit nuk mund te zbatonte nenin 201 te K.Pr.Civile per te bere pushimin e gjykimit, pasi gjykata e apelit nuk vihet ne levizje mbi bazen e padise, por mbi bazen e ankimit te paleve kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare. Pra ne kete interpretim te ligjit heqia dore nga gjykimi i shtrin efektet vetem ne gjykimin ne apel dhe eshte e drejte vetem e mbajtesit te ankimit. Per rrjedhoje, gjykata e apelit duhet te kishte zbatuar nenin 463 te K.Pr.Civile, duke vendosur pushimin e gjykimit ne apel, pa prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare. Gjykata e apelit mund te pushoje ceshtjen vetem kur ajo ka juridiksion fillestar dhe gjykon si shkalle e pare.

Gjykata ka zbatuar keq nenin 468 te K.Pr.Civile, ne te cilin ligjvenesi ka percaktuar se gjykata e apelit mund te prishe vendimin e shkalles se pare dhe te pushoje gjykimin e ceshtjes, vetem kur ceshtja nuk hyn ne juridiksionin e gjyqesorit, padia nuk mund te ngrihet ose gjykimi nuk mund te vazhdoje. Ne rastin tone nuk jemi para ketyre rasteve.

Vendimi i gjykates se apelit eshte allogjik ne permbajtjen e tij, pasi me kete llogjike i bie qe cdo padites qe humbet gjykimin ne shkalle te pare, mjafton te kerkoje pushimin e gjykimit ne shkalle te dyte, vendimi i shkalles se pare te prishet, ceshtja te pushohet dhe ai te ngreje perseri te njejten padi nga e para, keshtu mund te veproje edhe ne Gjykaten e Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, ne mungese te paleve, si dhe

pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.740, date 10.06.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte marre

ne zbatim te keq te ligjit, si i tille duhet prishur.Paditesi Veli Picari, ka ngritur nje padi me objekt njohje pronar per nje

siperfaqe toke 8400 m2, kunder te paditurit Agim Preza, bazuar ne nenet 31, 32, 102, etj. te K.Pr.Civile dhe Ligjit nr.7505, date 19.07.1991 “Per token”.

32

Page 33: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Rezulton se çeshtja eshte gjykuar ne themel nga Gjykata e shkalles se pare Tirane dhe me vendim perfundimtar te saj, eshte vendosur rrezimi i padise se paditesit Veli Picari.

Me ankimin e paditesit eshte vene ne levizje gjykata e apelit, e cila e ka caktuar ceshtjen per gjykim. Ne seance gjyqesore, pra gjate gjykimit ne apel, paditesi eshte shprehur se heq dore nga gjykimi i padise dhe kerkon pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Gjykata e apelit mbi bazen e ketij kerkimi ka vendosur:“Prishjen e vendimit nr.4972, date 13.12.2002 te Gjykates se shkalles se

pare Tirane dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes bazuar ne nenin 466/c te K.Pr.Civile”.

Ne rastin konkret, gjykata e apelit ka zbatuar keq nenin 466 te K.Pr.Civile, sipas te cilit gjykata e apelit pasi shqyrton çeshtjen vendos ne nje nga menyrat qe parashikon kjo dispozite neni 466 perfshire dhe prishjen e pushimin e ceshtjes ne kete shkalle gjykimi.

Por neni 668 i K.Pr.Civile i ka percaktuar rastet kur gjykata e apelit vendos vete sipas nenit 466/c pushimin e gjykimit te ceshtjes dhe konkretisht:

Çeshtja nuk hyn ne juridiksionin gjyqesor.Kur padia nuk mund te ngrihej.Gjykimi nuk mund te vazhdonte.Heqja dore nga gjykimi i padise, eshte instituar i parashikuar ne kreun e

trete titulli i pare i K.Pr.Civile, qe rregullon gjykimin ne shkalle te pare, konkretisht neni 201 i K.Pr.Civile, ne paragrafin e pare te te cilit thuhet se heqja dore nga gjykimi mund te behet ne cdo faze te gjykimit, ka parasysh fazat e gjykimit te ceshtjes ne shkalle te pare dhe jo ne apel.

Ndonese heqja dore nga gjykimi i padise eshte disponibilitet i paditesit, paditesi kete te drejte sipas ligjit mund ta ushtroje ne cdo faze gjykimi te ceshtjes ne gjykaten e shkalles se pare.

Sa siper gjykata e apelit, nuk e ka bazuar vendimin e saj ne dispozita procedurale qe percaktojne rastet kur ajo gjykate ka te drejte te vendose prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes. Per pasoje vendimi i saj eshte marre ne zbatim te keq te ligjit dhe ceshtja duhet t’i dergohet asaj gjykate per rishqyrtimin e ceshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 485/c te

K.Pr.Civile,V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.740, date 10.06.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim Gjykates se Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 28.09.2004

33

Page 34: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2604 i Regj. ThemeltarNr.1725 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda KryesuesValentina Kondili AnetareVladimir Metani AnetarIrma Bala AnetareShpresa Beçaj Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2604 qe i perket:

PADITËS: FREDI SHENA, ne mungeseI PADITUR: MINISTRIA E MBROJTJES TIRANE

RAJONI I POLICISE USHTARAKE nr.5500 GJIROKATER, perfaqesuar nga Avokati i Shtetit Abaz Deda.

PERSON I TRETË: SHTEPIA E PUSHIMIT TE USHTARAKEVE (SHPU) PLEPA DURRES.

OBJEKTI I PADISË:Kundershtimi i Urdherit nr.8248, date 05.08.2003

te Ministrit te Mbrojtjes dhe anullimi i tij.Baza Ligjore: Neni 116 i Ligjit 8485, date 12.05.1999

te “K.Pr.Administrative”, nenet 32/a,153, 324 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.1437, date 19.12.2003, ka vendosur:

Pranimin e padise.Konstatimin e pavlefshmerise se aktit administrativ nr.8248, date 05.08.2003 te nxjerre nga Ministria e Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise.

34

Page 35: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.102, date 16.03.2004 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.1437, date 19.12.2003 te Gjykates se shkalles se pare Sarande dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne ate gjykate.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.492, date 21.06.2004 ka vendosur:

Deklarimin e moskompetences se Gjykates se shkalles se pare Sarande per gjykimin e ceshtjes nr.524 Akti, date 25.05.2004.Rregjistrimin dhe dergimin e akteve Gjykates kompetente te shkalles se pare Tirane per gjykimin e ceshtjes.

Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Sarande, ka bere ankim paditesi Fredi Shena, ne baze te nenit 62 te Kodit te Proçedures Civile, i cili kerkon prishjen e tij duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne baze te nenit 43 te K.Pr.Civile, padia eshte ndaj pales se paditur Ministrise se Mbrojtjes dhe Rajonit te Policise Ushtarake Gjirokaster. Ana e paditur ne rrethin e Sarandes ka aktivitet te rendesishem, ka shtepine e ushtarakeve Sarande, si dhe repartin Ushtarak te Marines Bregdetare. Per rrjedhoje eshte kompetente per gjykimin e ceshtjes Gjykata e Rrethit Sarande.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, Avokatin e Shtetit Abaz

Deda, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.492, date 21.06.2004 i Gjykates se shkalles se pare Sarande,

duhet prishur dhe çeshtja t’i dergohet po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.Rezulton se gjykimi eshte vene ne levizje me padine e paditesit Fredi

Shena, kunder Ministrise se Mbrojtjes, me objekt kundershtim urdheri nr.8248 date 05.08.2003, te Ministrit te Mbrojtjes drejtuar Komandes se Repartit te Ushtarakeve Tirane dhe Drejtorise se Shtepise se Pushimit Durres, me te cilen eshte urdheruar qe brenda dates 03.09.2003 te gjithe personat qe kane zene ne menyre te paligjshme ambjentet e Shtepise se Pushimit te Ushtarakeve ne Sarande, duhet te largohen nga objekti.

Ne zbatim te urdherit te sipercituar, Rajoni i Policise Ushtarake Gjirokaster, me shkresen nr.159/3, date 21.08.2003, ka njoftuar paditesin Fredi Shena per lirimin e objektit.

35

Page 36: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Paditesi me padine ne gjykim ka kundershtuar urdherin e Ministrit te Mbrojtjes dhe kerkon deklarimin e pavlefshem te tij ne baze te nenit 32/a, 153, 324 e vijues te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Sarande me vendimin nr.492, date 21.06.2004 ka vendosur:

Deklarimin e moskompetences te Gjykates se shkalles se pare Sarande per gjykimin e çeshtjes, dergimin e akteve Gjykates kompetente te shkalles se pare Tirane per gjykim.

Vendimi i Gjykates se Rrethit Sarande eshte marre ne zbatim te keq te ligjit.

Ne rastin konkret Gjykata e Rrethit Sarande ne zbatim te nenit 43 te K.Pr.Civile, eshte kompetente per gjykimin e kesaj padie.

Sipas nenit 43/2, padi te tilla mund te ngrihen edhe ne gjykaten ku personi juridik (Ministria e Mbrojtjes) ka nje ndertese me aktivitet ose nje perfaqesues ne gjykim per objektin e padise.

Ka rezultuar se ana e paditur ne rrethin e Sarandes ka ndertesa me aktivitet dhe perfaqesues te saj qe mund te paraqiten ne gjykim per objektin e padise, si Shtepia e Ushtarakeve Sarande, Repartin Ushtarak te Marines Bregdetare Detare, etj., per pasoje edhe Gjykata e Rrethit Sarande ka mundesi te ushtroje kompetencen e saj per gjykimin e çeshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 485/ç e 43 te

K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.492, date 21.06.2004 te Gjykates se shkalles se

pare Sarande dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit ne Gjykates se shkalles se pare Sarande.

Tirane, me 28.09.2004

36

Page 37: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2687/647 i Regj. ThemeltarNr.1726 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda KryesuesValentina Kondili AnetareVladimir Metani AnetarShpresa Beçaj AnetareIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE E SHQIPERISE, perfaqesuar nga Av S. Kamino dhe E. Marku

TË PADITUR: ZYRA KAPLLANI, perfaqesuar nga Av. A. Hoxha ALMA MYSHKETA, perfaqesuar nga Av. A. HoxhaMIRANDA KOCI, perfaqesuar nga Av. A. HoxhaK.K.K. PRONAVE PRANE PREFEKTURES SE QARKUT DURRES, ne mungese

PERSON I TRETË: SEPUHI PRIFTI, perfaqesuar nga Av. A. Hoxha

OBJEKTI I PADISË:Anullimin e vendimit nr.414, date 09.02.1999

te K.K.K. Pronave Durres dhe detyrimin e te paditurve te na njohin pronare

mbi siperfaqen e truallit prej 600m2 te ndodhur ne qytetin e Durresit.

Baza Ligjore: Neni 27/a i Ligjit 7698, date 15.04.1993.

37

Page 38: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1418, date 23.09.2002, ka vendosur:

Pranimin e kerkesepadise se paditesit, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise, duke anulluar vendimin nr.414, date 09.02.1999 te K.K.K.Pronave prane Prefektures se Qarkut Durres dhe detyrimin e te paditurve te njohin pronare paditesin mbi nje sip. trualli prej 600m2, te ndodhur ne lagjen nr.1 te qytetit te Durresit, kufizuar: V-Rruge, L-prona e kishes, J- Spitali i Kirurgjise dhe Perendimi -Bahce.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.211, date 16.07.2003, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.1418, date 23.09.2002 te Gjykates se shkalles se pare Durres.Rrezimin e kerkesepadise si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise, e cila kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nepermjet vendimit nr.414, date 09.02.1999 te K.K.K. Pronave, jemi cenuar ne te drejten e pronesise, pasi prona e jone i eshte kthyer te paditurit.

- Pronesine mbi truallin prej 30.000 m2 brenda te cilit trualli objekt konflikti, kisha e ka patur qe ne vitin 1928, qe i eshte dhuruar kishes nga besimtaret Ortodokse te Durresit, jane te qarta ne hartat e viteve 1928, 1939, 1960, ne shumicen e rasteve nuk e kane te rregjistruar ne hipoteke por ne inventarin e pasurive te paluajteshme te Kishes.

- Te paditurit nuk kane asnje lloj dokumenti te provojne pronesine mbi kete truall, ose ta kene perdorur ndonjehere.

- Akti i ekspertimit i caktuar nga gjykata e apelit ka qene i njeaneshem jo profesional dhe i pavertete.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, av. S. Kamina, i cili kerkoi

prishjen e vendimit, Av. Agim Hoxha, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.211, date 16.04.2003 i Gjykates se Apelit Durres, eshte

marre pa u respektuar ligji e per pasoje duhet prishur.Sic rezulton nga aktet e dosjes gjyqesore, me vendimin nr.414, date

09.02.1999 Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave i ka njohur te

38

Page 39: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

drejten e pronesise dhe i ka kthyer ne natyre ish pronarit Hysen Kapllani (trashegimlenes i te paditurve Zyra Kapllani, Alma Myshketa dhe Miranda Koci) nje siperfaqe toke truall prej 600 m2, e cila ndodhet ne Lagjen nr.1, Durres dhe kufizohet: Veriu-Rruge e Ramazan Durresi, Lindja -Prone e Kishes, Jugu -Spitali Kirurgjik e Perendimi -Bahce.

Gjithashtu me vendimin nr.464, date 13.05.1999 Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te Pronave Durres, i ka njohur te drejten e pronesise pales paditese Kishes Ortodokse Autoqefale Durres per nje siperfaqe toke prej 32.047 m2 e ndodhur ne qytetin e Durresit si me poshte; trualli prej 639 m2 ne L.3, sot i zene me ndertesa administrative. Trualli prej 175 m2, L.1. me kufizimet perkatese, truall i lire. Trualli prej 196 m2, L.9 sot territor i shkolles “Kristaq Boshnjaku”. Trualli prej 199 m2, L.1. Truall prej 145 m2, L.11 sot ndodhet posta e re. Trualli prej 693 m2, L.11 sot e zene me shtepi dhe pallate. Trualli prej 30.000 m2 L.1 me kufizimet; V. -Rruga “Lazari” L. -Familja Truja, J. -Familja Mullaliu e troje shteterore, P. -truall shteteror, brenda kesaj siperfaqe ndodhet Kisha e Shengjergjit me sip. 480 m2.

Ne baze te nenit 19 te ligjit 7698, date 15.04.1993 i eshte kthyer e lire ne natyre siperfaqja prej 10.000 m2 si dhe ne baze te nenit 5 te ketij ligji i kthehet e lire ne natyre edhe 10% e siperfaqes e barabarte me siperfaqen prej 3.204 m2, pra gjithsej i kthehet nje siperfaqe prej 13.204 m2 dhe perkatesisht siperfaqet;

S1=7614m2 me kufizimet: Veri -rruga e Spitalit, Lindja -trualli i vet, Jugu -pallate shteterore, Perendimi -rruge. -S2=480 m2 me kufizimet; veri-trualli i vet, Lindja -trualli i vet, Jugu -trualli i vet, Perendimi -trualli i vet. -S3=3704 m2 me kufizime: Veri -rruge, Lindja -trualli i vet, Juge-trualli i vet, Perendim-Spitali e truall.-S4 –1231 m2 e kufizuar: Veri-rruge, Lindja –familja Kapllani, Jug-Spitali e trualli i vet, Perendim-rruge. S-5-175 m2 me keto kufizime: Veri-Mihajl Gjergo, Lindje -rruge, Jug-trualli i lire, Perendim- muri i Kalase. (Te gjitha se bashku bejne siperfaqen prej 13.204 m2).

Ne pjesen arsyetuese te ketij vendimi, komisioni shprehet se ne truallin 30.000 m2 te ndodhur ne lagjen nr.1, Durres, per 600 m2 ka mbivendosje me familjen Kapllani, qe i eshte kthyer prona me vendimin nr.414, date 09.02.1999 te K.K.K.Pronave Durres.

Pala paditese me padine objekt gjykimi, ka kerkuar anullimin e vendimit nr.414, date 09.02.1999 te K.K.K.Pronave, detyrimin e te paditurve ta njohin pronare mbi sip. e truallit prej 600 m2 te kthyer familjes Kapllani, me pretendimin se gabimisht komisioni i ka kthyer pronen, brenda prones se saj te siperfaqes prej 3704 m2 te ndodhur ne Lagjen nr.1 te qytetit te Durres, me kufizimet; V. - Rruge, J. - trualli i vet, L. - trualli i vet, P. - spitali dhe trualli i vet.

Gjykata e shkalles se pare Durres ka vendosur: “Pranimin e kerkese padise se paditesit, Kisha Ortodokse Autoqefale e

Shqiperise, duke anulluar vendimin nr.414, date 09.02.1999 te K.K.K.Pronave

39

Page 40: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

prane Prefektures se Qarkut Durres dhe detyrimin e te paditurve te njohin pronar paditesin, mbi nje siperfaqe trualli prej 600m2, te ndodhur ne lagjen nr.1 te qytetit te Durresit, kufizuar: V.-rruge, L.-prona e kishes, J.-Spitali i Kirurgjise dhe P.-Bahce”.

Ne vendimin gjyqesor gjykata arsyeton se, Komisioni i Kthimit e Kompensimit te Pronave ka disponuar me vendimin nr.414, date 09.02.1999 mbi pronen e pales paditese, duke i kaluar te drejtat e pronesise mbi te pales se paditur, pasi, sipas ekspertimit te bere nga ana e saj, siperfaqja e truallit objekt konflikti i perket varrezave te Kishes Ortodokse Autoqefale Durres.

Gjykata e apelit, ne zbatim te nenit 465 te K.Pr.Civile, pasi ka perseritur pjeserisht hetimin gjyqesor duke perseritur ekspertimin ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe rrezimin e padise, me arsyetimin se prona e njohur dhe kthyer pales se paditur me vendimin nr.414, date 09.02.1999 te K.K.K.Pronave eshte ne perputhje me dokumentat e origjines dhe pozicionin e saj ne raport me kufitaret, ndodhet jashte kufirit te prones se pales paditese”.

Sa siper rezulton se, objekt i mosmarreveshjes ndermjet paleve ndergjyqese eshte siperfaqja e truallit prej 600 m2, e njohur si pronesi dhe e kthyer trashegimtareve te Hysejne Kapllanit nga Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te Pronave, me vendimin nr.414, date 09.02.1999.

Pala paditese Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise sipas kerkese padise pretendon se me vendimin nr.464, date 13.05.1999 Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te Pronave, ka njohur dhe pronesine per siperfaqen 3704 m2 te ndodhur ne L.1 te qytetit te Durresit, me kufizimet perkatese duke u shprehur se per 600 m2 (qe ndodhet brenda siperfaqes prej 3.704 m2) ka mbivendosje me pronen e te paditurve.

Sipas vendimit nr.464, date 13.05.1999 te K.K.K.Pronave, siperfaqja prej 3.704 m2, e sipercituar eshte kthyer pales paditese e emertuar S-3 me kufizimet perkatese, si pjese e siperfaqes se kthyer ne teresi prej 13.204 m2.

Pales paditese, ne baze te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave” i eshte kthyer gjithsej 13.204 m2 (10.000 m2 +10% = 3.204 m2 = 13.204) nga 32.047 m2, qe ju eshte njohur pronesia.

Eshte e vertete se, Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te Pronave ne pjesen arsyetuese te vendimit nr.464, date 13.05.1999 shprehet se, ne siperfaqen e truallit prej 30.000 m2 ka mbivendosje me familjen Kapllani, te cileve i eshte kthyer pronesia me vendimin nr.414, date 09.02.1999 te K.K.K. Pronave prane Keshillit te Rrethit. Por sic u tha me lart, ky fakt nuk ka ndikuar ne siperfaqen e kthyer pales paditese.

Ne keto rrethana Kolegji Civil vlereson se, gjykata e apelit nuk ka zbatuar detyrimin qe i ngarkon neni 14 i K.Pr.Civile, per nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem, ne perputhje me ligjin.

40

Page 41: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nuk eshte hetuar nese konflikti per siperfaqen prej 600 m2 truall eshte per mbivendosje ne siperfaqen e truallit te njohur, apo kthyer nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave pales paditese.

Nuk eshte hetuar nese siperfaqja e truallit prej 600m2, kthyer pales se paditur me vendimin nr.414, date 09.02.1999 te K.K.K. Pronave ka mbivendosje me pronen prej 32.047 m2 qe i eshte njohur pronesia pales paditese me vendimin nr.464, date 13.05.1999 te K.K.K. Pronave.

Nese provohet mbivendosja e ciles pale i perket pronesia e siperfaqes se truallit te mbivendosur, cfare lidhje ka kjo siperfaqe trualli me emertimin “varreza” qe figuron ne disa akte shkresore qe paditesja ka paraqitur ne gjykate per te provuar pronesine e saj.

Sa siper, Kolegji Civil cmon se vendimi i gjykates se apelit eshte i cenueshem dhe ceshtja duhet te dergohet per rishqyrtim ne ate gjykate.

Ne rigjykim, gjykata pasi te hetoje ne drejtimet qe u cituan duke marre edhe mendimin e eksperteve specialiste te kesaj fushe, do te jete ne gjendje ti ktheje pergjigje kerkesave te paleve ndergjyqese.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te

Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.211, date 16.04.2003 te Gjykates se Apelit Durres

dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 28.09.2004

41

Page 42: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2491 i Regj. ThemeltarNr.1727 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËSE: ERTILA CICI, ne mungeseI PADITUR: “VODAFON ALBANIA” SH.A,

perfaqesuar nga Av. E. Karandrea

OBJEKTI I PADISË:Kthim sendi.

Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Rezulton nga aktet se Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.101, date 19.03.2004, ka vendosur:

Prishjen e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Lushnje nr.30, date 16.01.2003 dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, po prane asaj gjykate.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ka bere rekurs pala e paditur dhe mbi kerkesen e pales se paditur ky fakt eshte konstatuar edhe nga gjykata ne rigjykim te ceshtjes, e cila me vendimin e saj, ne baze te nenit 61 te K.Pr.Civile, ka vendosur te shpalle moskompetencen dhe dergimin e ceshtjes per shqyrtim ne Gjykaten e Larte.

Perderisa kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ishte bere rekurs si permendet me lart, gjykata e shkalles se pare ishte e detyruar te priste perfundimin e ketij gjykimi konform dispozitave ligjore dhe me te drejte ka cmuar se nuk mund te vazhdonte shqyrtimin e ceshtjes mbas kthimit te saj per

42

Page 43: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

rigjykim nga gjykata e apelit. Por ajo ka gabuar kur shpall moskompetencen sipas nenit 61 te K.Pr.Civile dhe dergon aktet per shqyrtim prane Gjykates se Larte.

Ne baze te nenit 61, 62 te K.Pr.Civile, Gjykata e Larte zgjidh mosmarreveshjet per kompetence ne lende apo kompetence tokesore, sipas neneve 41, 42 e vijues te K.Pr.Civile, por ne rastin konkret nuk behet fjale per konflikt te tille kompetence.

Mbi sa siper vendimi i gjykates per moskompetence duhet te prishet dhe te vendoset pushimi i gjykimit, duke i hapur rruge shqyrtimit te rekursit te bere kunder vendimit te gjykates se apelit nr.101, date 19.03.2004 konform kerkesave te neneve 472 e vijues te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 61, 62 te

K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.485, date 01.07.2004 te Gjykates se shkalles se

pare Lushnje dhe pushimin e gjykimit.

Tirane, me 30.09.2004

43

Page 44: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.3150/1054 i Regj. ThemeltarNr.1728 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.3150/1054, qe i perket:

KËRKUES: ADEM KAZAZI, i pa perfaqesuar me avokat.

PERSON I TRETË: A.K.P. DEGA SHKODER, perfaqesuar me autorizim nga L. Lleshi dhe Av. i Shtetit Delo Isufi.

OBJEKTI I PADISË:

Vertetim fakti juridik qe siperfaqja e objektit“Restorant Paruca” nuk eshte 225 m2, por me e madhe.

Baza Ligjore: Neni 388 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Shkoder, me vendimin nr.614, date 23.04.2003 ka vendosur:

Vertetimin e faktit juridik te siperfaqes se objektit “Restorant Parruca”, prej 370 m2 te ndodhur ne L. “Q. Stafa”, Rr. “Zogu i 1”, ne qytetin e Shkodres.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.222, date 27.06.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.614, date 23.04.2003 te Gjykates se shkalles se pare Shkoder.

44

Page 45: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs personi i trete A.K.P. Dega Shkoder, i cili parashtron sa me poshte:

- Ne baze te VKM nr.562, date 09.10.1995, A.K.P. ka te drejte te privatizoje siperfaqen nen objekt vetem sa eshte shenuar ne dokumentat e vleresimit te objektit te pregatitur nga Ndermarrja qe ka ne vartesi.

- Nuk jemi dakord me aktin e ekspertimit te bere nga ana e gjykates, pasi nuk paraqet realitetin.

- Nuk u thirr Bashkia Shkoder si perfaqesuese e pushtetit lokal.- Kerkuesi nuk legjitimohet ne ngritjen e pretendimeve per ato fakte qe

kane lindur para se ai te blinte pronen.

Para shqyrtimit te ceshtjes, perfaqesuesja me autorizim e Agjensise Kombetare te Privatizimit, Lefteri Lleshi dorezon nje kerkese me shkrim, date 29.09.2004 te Drejtorit te Pergjithshem te ketij institucioni, sipas se ciles konform kerkesave te nenit 490 te K.Pr.Civile, deklaron se ka hequr dore nga rekursi i bere kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder nr.203, date 27.06.2003. Prezent edhe Avokati i Shtetit, i cili gjithashtu eshte dakord me heqjen dore nga rekursi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 490 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPushimin e gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte per shkak te heqjes

dore nga rekursi nga personi i trete A.K.Privatizimit.

Tirane, me 30.09.2004

45

Page 46: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.3096/1009 i Regj. ThemeltarNr.1729 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.3096/1009 qe i perket:

PADITËS: EDMOND TURKESHI, i pa perfaqesuar me avokat

TË PADITUR: ZONA E SHPERNDARJES ELEKTRIKE TIRANEPOLICIA ELEKTRIKE – DEGA TIRANE, perfaqesuar nga Av. i shtetit Petrit Myftari

OBJEKTI I PADISË:Copezimi i pagimit te detyrimit

qe rrjedh nga faturat e energjise elektrike, duke e ndare detyrimin ne keste.

Anullimin e faturave te energjise elektrike per periudhen Shtator 1996 - Mars 1997, pezullimi i zbatimit te akteve (faturave)

per periudhen 1996-2002 deri ne zgjidhjen e çeshtjes dhe sigurimi i objektit te padise.

Baza Ligjore: Nenet 185, 202, 203, 311, 329 e 609 te K.Pr.C.

Gjykata e shkallës së pare Tirane, me vendimin nr.4973, date 13.12.2002 ka vendosur:

Pranimin pjeserisht te kerkese-padise.

46

Page 47: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Anullimin e faturave te energjise elektrike per lokalin “VIP” ne rrugen Pjeter Bogdani per muajt tetor-nentor-dhjetor 1996 dhe shkurt-mars 1997.Ndarjen ne keste te detyrimit te paditesit Edmond Turkeshi ndaj Zones se Shperndarjes Elektrike Tirane si me poshte:Kesti i pare 262.741 leke te paguhet brenda muajit janar 2003.Kesti i dyte 500.000 leke te paguhet deri ne 30 qershor 2003.Kesti i trete 500.000 leke te paguhet deri ne 31 dhjetor 2003.Kesti i katert 500.000 leke te paguhet deri ne 30 qershor 2004.Kesti i peste 500.000 leke te paguhet deri ne 31 dhjetor 2004.Rrezimin e kerkese-padise per pjesen tjeter te saj, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.816, date 19.06.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.4973, date 13.12.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Zona e Shperndarjes Elektrike Tirane, e cila kerkon prishjen e vendimeve te gjykatave dhe gjykimin e çeshtjes ne fakt dhe rrezimin e kerkese padise, duke parashtruar këto shkaqe:

- Kundershtojme vendimin e gjykates persa i perket anullimit te disa faturave te periudhave ne fjale per shkak se paditesi duhet te na njoftonte ne per rastin e pezullimit nga Zyra e Permbarimit, qe ne te benim nderprerjen e energjise elektrike dhe te mos behej faturimi.

- Gjithashtu per disa prej muajve qe kundershtohen faturimi i energjise elektrike eshte bere me lexim te rregullt, pra do te thote qe lokali ka qene ne pune.

- Edhe per pjesen tjeter te copezimit te detyrimit gjykata nuk ka dhene nje vendim te drejte per faktin se detyrimi ka ardhur per shkak te moskorrektesise se paditesit si dhe duke patur parasysh nevojat e KESH per rritjen e arketimeve, periudha e gjate e likuidimit jane ne demin tone.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales se

paditur qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe rrezimin e padise, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

47

Page 48: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe duhet te lihet ne

fuqi.Ka rezultuar gjate gjykimit se ne vitin 1994 midis paditesit Edmond

Turkeshi dhe Zones se Shperndarjes Elektrike eshte lidhur kontrate per furnizimin me energji elektrike per lokalin “VIP” te ndodhur ne qytetin e Tiranes. Nga viti 1996 e ne vazhdim deri ne vitin 2002 paditesi nuk ka likuiduar rregullisht pagimin e energjise elektrike dhe simbas faturave perkatese gjithe detyrimi i tij rezulton ne shumen 2.543.094 leke.

Me pretendimin se ne periudha te ndryshme kohe lokali nuk ka funksionuar per shkak se ka qene i bllokuar nga Zyra e Permbarimit dhe faturat aforfe nuk kane pasqyruar realitetin, paditesi i eshte drejtuar gjykates dhe ka kerkuar anullimin e disa faturave te energjise elektrike si dhe shlyerjen ne keste te detyrimit te prapambetur per shkak te pamundesise se tij financiare.

Ne perfundim Gjykata e shkalles se pare Tirane ka pranuar pjeserisht padine duke anulluar faturat e energjise elektrike vetem per tre muaj ne vitin 1996 dhe per dy muaj ne vitin 1997 gjithsej per shumen 280.353 leke dhe ka rrezuar padine per pjesen tjeter duke lene ne fuqi detyrimin e paditesit ne shumen 2.262.741 leke por mbi kerkesen e tij ka vendosur qe ky detyrim te shlyhet ne pese keste duke filluar nga muaji Janar 2003 deri ne muajin Dhjetor 2004.

Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane.Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur por

shkaqet e parashtruara ne te nuk gjejne mbeshtetje ne rastet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.C.

Gjykata e shkalles se pare dhe gjykata e apelit qe ka lene ne fuqi vendimin e saj kane administruar te gjitha provat e nevojshme, i kane analizuar ne menyre te hollesishme per te gjitha periudhat e pretenduara nga te dy palet dhe konstatohet se i kane vleresuar drejt ato per zgjidhjen e konfliktit konform kerkesave te nenit 29 dhe 309 te K.Pr.C.

Per periudhen nga viti 1996 - 2002 gjykata ka shkarkuar nga detyrimi paditesin vetem per pese muaj per shkak se ka konstatuar se gjate kesaj kohe lokali nuk funksiononte i bllokuar nga Zyra e Permbarimit Tirane per shitjen ne ankand te tij kundrejt detyrimeve qe me vendim gjyqesor paditesi kishte ndaj personave te trete, dhe faturat nuk pasqyronin konsumin real por shenoheshin aforfe nga punonjes te anes se paditur.

48

Page 49: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Duke patur parasysh rrethanat e çeshtjes dhe gjendjen pasurore te paleve mbi kerkesen e paditesit gjykata ka ndare ne keste shlyerjen e detyrimit, e drejte e saj kjo qe gjen mbeshtetje ne nenin 311/2 te K.Pr.C., prandaj ndryshe nga sa parashtrohet ne rekurs ky qendrim i gjykates nuk vjen ne kundershtim me ligjin dhe as ben vendimin e cenueshem, per me teper qe nderkohe mbaron afati per kestin e fundit dhe ne teresi plotesohet afati per ekzekutimin e gjithe detyrimit ne te holla prandaj si do te jete nuk shihet me vend ndryshimi i vendimit per kete shkak.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a te

K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.816, date 19.06.2003 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 30.09.2004

49

Page 50: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.3089/1002 i Regj. ThemeltarNr.1730 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: NDERMARRJA E PJESEVE TE NDERRIMIT SHKOZET DURRES, perfaqesuar nga Av. Ilir Malindi

E PADITUR: MINISTRIA E EKONOMISE TIRANE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Pagim detyrimi ne shumen 5.000.000 leke.

Baza Ligjore: Neni 695, 622 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.2905, date 02.07.2002 ka vendosur:

Pranimin e padise, duke e detyruar palen e paditur Ministrine e Ekonomise te paguaje ne favor te pales paditese shumen 5.000.000 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.381, date 25.03.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.2905, date 02.07.2002 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs pala e paditur Ministria e Ekonomise, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar sa me poshte:

50

Page 51: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

- Fajtore per gjendjen e krijuar (mungesa e fondeve) eshte vete ndermarrja, pasi ajo nuk ka kryer veprimtari ekonomike me qellim rritjen e te ardhurave, kjo e bazuar ne ligjin 7852, date 13.07.1007.

- Po keshtu fajtore eshte A.K.P.-ja, e cila nuk ka derdhur 15% te vleres se degeve te privatizuara te ndermarrjes sipas VKM nr.186, date 18.03.1996.

- Edhe shuma e percaktuar ne objektin e padise nuk u provua se çfare pagash te punetoreve mbulon, per sa punetore dhe per çfare periudhe.

Nga ana e N.SH. Pjeseve te Nderrimit Shkozet Durres eshte ushtruar kunderrekurs duke parashtruar sa me poshte:

- Privatizimi i Ndermarrjeve shteterore ne 22 rrethe eshte perballuar nga vete ndermarrja dhe shteti ka vjelur te ardhurat.

- Pretendimet ndaj pales se paditur Ministria e Ekonomise jane te provuara me nje sere dokumentash qe ndodhen ne dosje.

- Bllokimi i mos ekzekutimit te vendimit dhe berja e rekursit nga ana e pales se paditur provon mos ekzistencen e vullnetit per zgjidhjen e problemit nga ana e saj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales

paditese Av. Ilir Malindi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane dhe ai i Gjykates se shkalles se pare

Tirane duhet te prishet per zbatim te keq te ligjit material dhe procedural.Mbi padine e ngritur nga pala paditese Ndermarrja e Pjeseve te Nderrimit

Dega Shkozet - Durres gjykata e shkalles se pare ka detyruar palen e paditur Ministrine e Ekonomise t’i paguaje asaj shumen 5.000.000 leke, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane.

Kunder ketyre vendimeve ka bere rekurs pala e paditur dhe shkaqet e parashtruara ne te gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.C. dhe bejne fjale per zbatim te keq te ligjit material dhe procedurial.

Gjykatat kane detyruar palen e paditur t’i paguaje pales paditese shumen 5.000.000 leke qe perben sipas saj vleren e pagave te prapambetura te papaguara per punonjesit, por nuk kane percaktuar sakte bazen ligjore ku ato jane mbeshtetur ne zgjidhjen e ketij konflikti dhe marrjen e vendimit.

Vendimi i gjykates se shkalles se pare si baze ligjore ne vendimin e saj ju referohet neneve 659 dhe 662 te K.C. qe bejne fjale per kontratat ne pergjithesi, per permbajtjen e tyre si veprim juridik dhe llojin e detyrimeve te tyre te njeaneshme apo te dyaneshme, pra sikunder verehet ju referohet dispozitave

51

Page 52: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

ligjore qe nuk lidhen aspak me mosmarreveshjen ne gjykim, sepse nuk behet fjale per kontratat midis paleve e per rrjedhoje edhe zgjidhja e dhene nga gjykata pa mbeshtetje ligjore te sakte eshte edhe e gabuar.

Ne kete rast gjykata nuk ka patur parasysh kerkesat e nenit 16 te K.Pr.C., sipas te cilit gjykata zgjidh mosmarreveshjen ne perputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi qe jane te detyrueshme te zbatohen prej saj. Ajo ben nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen, pa u lidhur me percaktim qe mund te bejne palet. Megjithate sipas paragrafit te dyte te kesaj dispozite gjykata nuk mund te ndryshoje bazen juridike te padise pa kerkesen e pales por rezulton se gjykata e ka pranuar ate sikunder ishte ne kerkese padi pa bere asnje perpjekje per percaktimin e sakte te bazes ligjore ku ajo mbeshtetej per zgjidhjen e konfliktit.

Gjykata e Apelit Tirane ndonese ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare nuk permend aspak ne vendim te saj bazen ligjore, duke vepruar ne kundershtim me kerkesat e paragrafit te dyte te nenit 126 te K.Pr.C., sipas te cilit vendimi perfundimtar nder te tjera duhet te permbaje bazen ligjore mbi te cilen bazohet zgjidhja e mosmarreveshjes.

Referimi ne dispozita te gabuara patjeter ka ndikuar ne zgjidhjen gabim te mosmarreveshjes, prandaj vendimet e te dy gjykatave duhet te prishen dhe ceshtja te kthehet per rigjykim prane gjykates se shkalles se pare, per te percaktuar sakte dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi qe jane te detyrueshme te zbatohen prej saj ne zgjidhjen e konfliktit.

Vetem mbasi te plotesoje sa me siper gjykata do te jape nje vendim te drejte dhe te bazuar ne ligj lidhur me mosmarreveshjen midis paleve.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/ç te

K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.381, date 25.03.2003

dhe te vendimit nr.2905, date 02.07.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim prane Gjykates se shkalles se pare Tirane, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 30.09.2004

52

Page 53: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.3117/1024 i Regj. ThemeltarNr.1731 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesZamir Poda AnetarValentina Kondili AnetareVladimir Metani AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS TË K/PADITUR: EMIL SHERKO, ARMANDO SHERKO, perfaqesuar nga avokat E. Qiriako

I PADITUR: K.K.K. PRONAVEBASHKIA TIRANE, ne mungese

TË PADITUR K/PADITËS: ELI KONA, SPIROKONA, perfaqesuarnga avokat L. Ndoja

NDËRHYRËS KRYESORBASHKUAR ME TË PADITURIN: COME CINI,

perfaqesuar nga avokat L.Ndoja

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e te paditurve

te kthejne truallin prej 833 m2 dhe shperblimin e demit.

Baza Ligjore: Nenet 175/1, 296, 298 te K.Civil.

53

Page 54: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

OBJEKTI I K/PADISË:Konstatimin e pavlefshmerise se vendimitte K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane

me nr.714, date 16.09.1996.Baza Ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993

dhe neni 324 i K.Pr.C.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1769, date 03.06.1999 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise.Rrezimin e kundrapadise.Detyrimin e pales se paditur kunderpaditese Spiro Kona e Eli Ziso t’i paguajne pales paditese te kunderpaditur Seregj Sherko kundravleften, per truallin e zene me siperfaqe 833 m2, me vlere 160 $ per m2.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.43, date 25.01.2000, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.1769 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr.3295, date 19.07.2002 ka vendosur:

Pranimin e padise.Detyrimin e pales se paditur kundrapaditese Spiro Kona e Eli Kona t’i kthejne paditesave te kunderpaditur Armando Sherko e Emil Sherko truallin prej 833 m2, duke hequr ndertimet me shpenzimet e tyre.Detyrimin e te paditurve kunderpaditesa qe te shperblejne demin e shkaktuar paditesave te kunderpaditur ne shumen 7.970.559 leke.Rrezimin e kunderpadise si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.880, date 02.07.2003 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.3295, date 19.07.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane ne kete menyre:

Pranimin e kundrapadise, duke anulluar pjeserisht vendimin nr.714, date 16.09.1994 te K.K.K.P. ne piken 1/a.Urdherohet kompensimi i ish pronarit Mihal Sherko (paditesave Emil dhe Armando Sherko) edhe te siperfaqes 833 m2.

54

Page 55: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Urdherohet Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme te beje ndryshimet perkatese.

Kunder vendimit nr.880, date 02.07.2003 te Gjykates se Apelit Tirane, ka ushtruar rekurs pala paditese e kunderpaditur Emil Sherko dhe Armando Sherko, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit nuk ka respektuar dhe ka zbatuar keq ligjin material, duke konsideruar dhe pranuar te paditurit kundrapadites Eli dhe Spiro Kona, si subjekt qe trajtohen me ligjin 7698, date 15.04.1993, si dhe duke ju njohur atyre pronesine pervec te shtepive te vjetra edhe te oborreve qe ju kishte njohur me pare paditesave.

- Gjykata ka zbatuar keq ligjin material, duke quajtur siperfaqen prej 833 m2 truall funksional te disa banesave te ndertuara pa leje ndertimi e qe posedohen nga te paditurit ne menyre te kundraligjshme. Ato nuk kane vertetim pronesie.

- Gjykata nuk ka studiuar mire aktin e ekspertimit, nga ku del se te paditurit aktualisht nuk kane fare oborre, mbasi kane bere ndertime te paligjshme.

- Gjykata e apelit ka kryer shkelje procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit.

- Gjykata nuk ka marre pelqimin e paleve kur ka caktuar grupin e eksperteve bile te dyja palet kane qene kundra ketij grupi ekspertesh.

- Gjykata ndonese caktoi eksperte, nuk ju caktoi detyra duke shkelur nenin 277 te K.Pr.C.

- Vendimi eshte dhene duke shkelur rende edhe nenin 451/a te K.Pr.C., mbasi vjen ne kundershtim me vendimin nr.6967, date 22.08.1996 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, i cili ka marre forme te prere.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese te kunderpaditur Av. E.

Qirjako, e cila kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare,

pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur kunderpaditese Av. L.Ndoja, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,

V Ë R E NVendimi nr.880, date 02.07.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte

rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e nenit 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

55

Page 56: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Eshte vertetuar se me vendimin nr.714, date 16.09.1994 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane, eshte njohur pronesia ish pronarit Mihal Sherko, trashegimlenes i pales paditese te kunderpaditur Emil dhe Armando Sherko, per nje siperfaqe trualli prej 1104 m2, te ndodhur ne rrugen “Budi” me kufizimet perkatese. Per kete siperfaqe K.K.K.P. ka konsideruar te zene 271 m2 dhe te lire 833 m2.

Po ashtu, eshte vertetuar se te paditurit kundrapadites, kane fituar pronesine mbi nje shtepi banimi me dy dhoma, nje kuzhine, banjo, depo garazh, aneks, oborr e porte me vete, me kontraten e dhurimit date 12.05.1987, realizuar ndermjet Vasil Ziso dhurues dhe Eli Ziso pranuese e dhurimit.

Me tej akoma, rezulton se nderhyresi kryesor Come Cimi, ne vitin 1957 ka patur 1134 m2 toke per ekonomi ndihmese dhe pikerisht mbi kete siperfaqe toke, ka ndertuar nje banese, ne kufi me te paditurit kundrapadites.

Me padine objekt gjykimi paditesat e kunderpaditur, kane kerkuar kthimin e truallit prej 833 m2, si dhe te ardhurat nga perdorimi i tokes, me pretendimin se trualli eshte zene me ndertime te paligjshme.

Te paditurit kunderpadites, me kunderpadi, kane kerkuar anullimin e pikes 1/a te vendimit nr.714, date 16.09.1996 te K.K.K.Pronave, sepse sipas tyre, trualli prej 833 m2 duhet te konsiderohet i zene.

Gjate shqyrtimit te ceshtjes, krahas administrimit te provave te ndryshme, ne kushtet kur nga ana e te tre paleve ne gjykim, ka patur pretendime rreth vendosjes se pronave, shtrirjes se tyre dhe plan vendosjes, ne raport me aktet respektive te pronesive, ne perputhje me kerkesat e nenit 224/a te K.Pr.Civile, eshte vendosur edhe kryerja e ekspertimit ne gjykimin ne shkalle te pare dhe nje te dyti ne gjykimin ne shkalle te dyte.

Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, gjykata e shkalles se pare, ka vendosur pranimin e padise dhe rrezimin e kunderpadise, ndersa gjykata e apelit per rrezimin e padise dhe pranimin e kunderpadise.

Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se Gjykata e Apelit Tirane ka gabuar ne perfundimet qe ka arritur. Ne vendimin e saj nuk i jane dhene pergjigje ligjore nje sere pretendimeve te parashtruara nga palet ne gjykim.

Sikunder u permend me lart, i quajturi Vasil Ziso, baba i pales se paditur kunderpaditese Eli Ziso, ka qene pronar mbi banesen qe perbehej nga dy dhoma, nje kuzhine, banjo, depo garazh, aneks, oborr e porte me vete, qe nga viti l956. Banesa, e cila ze nje siperfaqe prej 271 m2, eshte ndertuar prej tij, mbasi me pare ka marre nga shteti truall per ndertim, si dhe lejen e ndertimit nr.159, date 20.12.1956. Ne kushtet kur behej fjale per nje ndertim te ligjshem, me te drejte dhe objektivisht vendimi i K.K.K.Pronave, e ka konsideruar kete siperfaqe trualli prej 271 m2, si te zene. Mirepo, rezulton se pala e paditur, prane ndertimit te pare, ka realizuar me vone ndertime te tjera, te cilat pavaresisht se jane rregjistruar ne zyren e rregjistrimit te pasurive te paluajteshme, nuk rezulton te kete patur leje te organeve kompetente.

56

Page 57: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Ne rastin konkret, per zgjidhjen e drejte te mosmarreveshjes dhe per t’i dhene pergjigje pretendimeve respektive, nder te tjera gjykimi duhet te hetonte dhe sqaronte ne se kishim te benim me siperfaqe te lire, apo siperfaqe trualli funksionale, ne veshtrim te kerkesave te Ligjit nr.7698, date 15.4.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”.

Per sa siper, ekspertimet e kryera, nuk e kane marre ne analize ose kane qene te paqarta rreth faktit se, nisur nga cila ndertese do te merrej ne analize dhe do te sqarohej pozicioni i vendosjes se prones se pales se paditur kunderpaditese, te kthyer me vendim te K.K.K. Pronave. Ne raport vetem me siperfaqen qe zinte banesa e hershme, ndertuar ne perputhje me kerkesat ligjore te kohes, prej Vasil Zisos, apo edhe me ndertimet e tjera te mevoneshme per te cilat nuk rezultonte te ishte marre leje ndertimi. Ketij momenti, si gjykatat ashtu edhe te dy aktet e ekspertimit i jane shmangur dhe sikunder u permend, nuk e kane marre ne analize.

Ne kete kuader, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon, se rigjykimi i ceshtjes, duhet te sqaroje edhe nje here pozicionin ligjor te ndertimeve te realizuara me vone dhe per te cilat nuk rezulton te jete marre leje ndertimi.

Po ashtu, ne varesi sa siper, ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 229 te K.Pr.Civile, ka vend per kryerjen e riekspertimit. Rreth tij gjykata duhet te beje kujdes te zbatoje e respektoje kerkesat e neneve 225-230 te Kodit te Procedures Civile.

Kryerja e veprimeve si me siper, si dhe e te tjerave qe eventualisht mund te lindin gjate rigjykimit, do te lejoje gjykaten e apelit, qe ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile, ka te drejte te perserise pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, te analizoje drejte dhe ne menyre te gjithaneshme ceshtjen dhe te arrije ne perfundime te drejta dhe objektive per zgjidhjen e saj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.880, date 02.07.2003 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 28.09.2004

57

Page 58: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2900/833 i Rregj. ThemeltarNr.1732 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesZamir Poda AnetarNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2900/833 akti qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA “HAWAI-ALB” shpk TIRANE, ne mungese

E PADITUR: BASHKIA TIRANE (KESHILLI I RREGULLIMIT TE TERRITORIT), perfaqesuar nga Av. N. Kondi, V. Gjokutaj dhe R. Ismailaj

PERSONA TË TRETË: BESNIK XHEMALAJ, ETJ, perfaqesuar nga Av. H.Kraja

OBJEKTI:Anullimi i vendimit nr.1, date 18.10.2002

Te K.RR.Territorit, Bashkia Tirane.Baza Ligjore: Neni 324 e vijues i K.Pr.C.,

nenet 44, 50, 78 te ligjit “Per Urbanistiken”.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.112, date 21.01.2003 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese-padise.

58

Page 59: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.625, date 16.05.2003 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.112, date 21.01.2003 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe pranimin e kerkese-padise.Anullimin e vendimit nr.1, date 18.10.2002 te K.Rr.Territorit prane Bashkise Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs pala e paditur, Bashkia Tirane, e cila kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me nenin 45 te ligjit “Per Urbanistiken”. Pala paditese nuk eshte pajisur me leje ndertimi, madje nuk ka paraqitur as kerkese per nje leje te tille. Ajo nuk ka zbatuar procedurat ligjore per nje kerkese te tille.

- Ne baze te nenit 46 te ligjit te cituar me lart kerkesa per leje ndertimi paraqitet pasi te jete marre me pare leja per shesh ndertimi.

- Ne baze te nenit 51 te ketij ligji, 1% paguhet pasi te jete marre leja e ndertimit dhe jo pasi te jete marre leja per shesh ndertimi.

- Ne baze te nenit 78 te ligjit ndertimet qe kryhen pa leje ndertimi ne sheshin e miratuar, jane dhe do te jene ndertime te kunderligjshme.

- Ne kontrollet e ushtruara nga Policia Ndertimore ne fletet e gjobave te vendosura eshte pasqyruar fakti se ndertimet jane pa leje dhe ne shkelje te ligjit.

- Keshilli teknik nuk eshte organ vendimmarres, por vetem shqyrton dosjet nga kendveshtrimi teknik.

- Ne baze te nenit 79 (ne lidhje me nenin 77) te ligjit, K.Rr.Territorit ka te drejte te marre vendim per prishjen e ndertimit te kunderligjshem.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, perfaqesuesit e pales

se paditur Av. N. Kondi, V. Gjokutaj dhe R. Ismailaj, te cilet kerkuan prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, perfaqesuesin e personave te trete Av. H. Kraja, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe mospranimin e rekursit, si dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur-Bashkia Tirane (Keshilli i

Rregullimit te Territorit), permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.625, date 16.05.2003, i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Tirane nr.112,

59

Page 60: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

date 21.01.2003 dhe ka pranuar padine, duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi ky i fundit.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se pala e paditur me vendimin nr.697, date 18.08.2000, ka miratuar vendimin per dhenie shesh ndertimi ne favor te paditesit, Shoqerise “Hawai”, se bashku me pronarin e truallit, per ndertimin e dy kullave 10 kateshe. Ne daten 07.09.2000 nga pala e paditur eshte leshuar ne favor te paditesit fletepagesa me numer 000422, me te cilen vertetohet se ky i fundit ka derdhur per llogari te dhenies se lejes se ndertimit 1% te vleres se preventivit te dy objekteve.

Nuk ka rezultuar ne menyre te shprehur qe per objektet e mesiperme te jete aprovuar nga pala e paditur leja per ndertimin e tyre, por pranohet nga gjykatat se ndertimet kane filluar duke u konsideruar si e tille leja per sheshin e ndertimit dhe pagesa e shumes 1%.

Qe ne muajin shtator 2000 mbi ndertimet e kryera nga pala paditese jane kryer vazhdimisht kontrolle nga ana e Policise Ndertimore (procesverbalet ndodhen ne dosje) dhe jane vendosur edhe gjoba. Ne to theksohet se ndertimi po kryhet pa leje dhe pa dokumentacion te rregullt teknik. Mangesi i jane vene ne dukje pales paditese edhe nga kontrollet e ushtruara nga Drejtoria e Urbanistikes ligjore prane Bashkise se Tiranes dhe Drejtoria e Legalizimit dhe Shpronesimit po ne kete Bashki. Problemet qe lidheshin me ndertimet e mesiperme jane diskutuar disa here ne Keshillin Teknik prane sekretarise teknike te K.Rr.T-se dhe, per shkak se jane konstatuar parregullsi dhe mangesi te rendesishme ne dokumentacion, eshte vendosur prej pales se paditur me vendimin nr.13, date 22.09.2001 qe te ridiskutohej kerkesa per leje ndertimi.

Perfundimisht me vendimin nr.1, date 18.10.2002 pala e paditur ka vendosur te mosmiratoje kerkesen per leje ndertimi dhe legalizim te dy objekteve, sepse bie ne kundershtim me dispozitat e ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken” si dhe te miratoje prishjen e tyre. Ne kete akt jane renditur dhe shkeljet qe kane diktuar marrjen e ketij vendimi.

Aktin e mesiperm e ka kundershtuar pala paditese me pretendimin se ndertimet nuk jane te kunderligjshme, se pala e paditur, duke mos kthyer pergjigje per kerkesen per leje ndertimi brenda afatit ligjor, ka miratuar ne heshtje dhenien e saj dhe per kete shkak, duhet te rivendoset nga gjykata e drejta e ndertimit te dy kullave.

Gjykata e rrethit arsyeton ne vendimin e saj se ndertimi i kryer nga pala paditese eshte i kunderligjshem sepse pala paditese asnjehere nuk ka paraqitur kerkese per leje ndertimi konform kerkesave ligjore, se vazhdimisht kjo kunderligjshmeri i eshte vene ne dukje nga organet kompetente, se ndertimet kane filluar edhe me pare se te miratohej sheshi i ndertimit dhe se nuk mund te behet fjale per miratim ne heshtje per dhenien e lejes se ndertimit. Nga ana tjeter lidhur me kerkimin per rivendosjen e te drejtes se ndertimit ajo pranon se nuk eshte ne kompetence te gjykates, por te K.Rr.T.- se, pajisja e subjekteve me

60

Page 61: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

leje ndertimi. Per sa me siper, ajo ka rrezuar padine e paditesit ne te gjithe kerkimet e saj.

Gjykata e apelit u ka bere nje interpretim te ndryshem ligjor fakteve te pranuara prej te dy gjykatave duke pranuar se:

Lejen e ndertimit paditesi e ka kerkuar para dates 07.09.2000 qe ka bere pagimin e takses prej 1%. Neni 50 i ligjit “Per Urbanistiken” ka caktuar nje afat taksativ per leshimin ose refuzimin e lejes se ndertimit qe eshte 45 dite. Meqenese pala e paditur nuk eshte pergjigjur brenda ketij afati, ne kuptim te nenit 76 te Kodit te Procedurave Administrative, heshtja konsiderohet si miratim i lejes. Fakti qe paditesi ka vazhduar ndertimin pasi ka paguar taksen dhe mosmarrja e masave nga ana e paditur kane krijuar bindjen tek paditesi per miratimin e lejes se ndertimit.

Edhe pse ka konstatuar shkelje, pala e paditur nuk ka vepruar ne mbledhjen me te afert sipas kerkesave te ligjit. Mosveprimet e saj ne fakt kane legalizuar lejen e ndertimit. Duke qene se ndertimi nuk konsiderohet pa leje, objektet nuk duhet te prishen.

Per sa me siper, gjykata e apelit ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe ka pranuar padine duke anulluar vendimin e K.Rr.T-se per mosmiratimin e lejes dhe prishjen e objekteve.

Konkluzioni i arritur nga gjykata e apelit eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.

Nga qendrimi qe mbahet ndaj faktit nese ndertimi i kryer nga pala paditese duhet konsideruar ose jo me leje, varet zgjidhja ne teresi e ceshtjes objekt gjykimi per te gjithe kerkimet e saj. Rezulton qarte dhe pranohet nga te dy gjykatat se nuk rezulton qe ne menyre te shprehur te jete miratuar nje akt i tille (leje ndertimi). Megjithate gjykata e apelit, ndryshe nga ajo e rrethit, e konsideron ate si te miratuar ne heshtje.

Ligji nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken” ne nenin 45 te tij ka percaktuar: “Cdo person fizik e juridik, vendas ose i huaj, qe do te ndertoje ne territorin e Republikes se Shqiperise duhet te pajiset me leje ndertimi. Ky eshte dokumentacioni i vetem ligjor mbi bazen e te cilit lejohet ndertimi”. Me tej, si ne kete dispozite dhe ne vazhdim, eshte parashikuar nje procedure e vecante per kerkimin dhe leshimin e lejes. Sipas nenit 45, “Kerkesa per leje ndertimi behet sipas formularit 3 dhe 3/1 pjese e ketij ligji”. Sipas nenit 50, “K.Rr.T-ja miraton ose kundershton lejen e ndertimit me shumice votash. Vendimi per miratimin e lejes del me firmen e kryetarit te K.R.T-se. Ky vendim shoqerohet edhe me planimetrine perkatese qe nenshkruhet nga kryetari dhe sekretari i K.Rr.T-se…”. Sipas nenit 53, “Leja e ndertimit i jepet kerkuesit sipas formularit nr.4…”.

Sa cituam me lart do te thote se leja e ndertimit nuk eshte nje akt administrativ informal qe konsiderohet se mund te miratohet edhe ne heshtje, mjafton qe te jete paraqitur nje kerkese nga subjekti. Perkundrazi, ajo i nenshtrohet nje procedure formale e rigoroze miratimi qe lidhet me verifikimin

61

Page 62: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

e analizimin e te gjithe dokumentacionit perkates nga organi kompetent i autorizuar nga ligji. Vetem nese ky dokumentacion eshte konform kerkesave te ligjit “Per Urbanistiken” miratohet leja e ndertimit dhe nenshkruhet sipas percaktimeve te mesiperme.

Ne nenin 50 eshte parashikuar edhe detyrimi qe, nga data e paraqitjes se kerkeses per leje ndertimi deri ne miratimin ose kundershtimin e saj, nuk duhet te kalojne me shume se 45 dite.

Ashtu sic parashtrohet ne rekursin e pales se paditur dhe sic pranohet e provuar gjate gjykimit ne shkalle te pare, kerkesa per leje ndertimi nuk eshte paraqitur ne formen e kerkuar nga ligji (formularet nr.3 dhe 3/1 qe i bashkengjiten ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken”) dhe dokumentacioni teknik nuk plotesonte kerkesat e Rregullores se Urbanistikes, miratuar me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.722, date 19.11.1998. Per rrjedhoje, nje kerkese per leje ndertimi qe nuk ploteson kriteret formale te mesiperme konsiderohet se nuk eshte paraqitur dhe si e tille, nuk mund te merret ne shqyrtim.

Si perfundim, duke qene se kerkesa per leje ndertimi nuk konsiderohet e paraqitur, nuk ka vend te vihet ne diskutim afati 45 ditor, brenda te cilit duhet te miratohet apo te refuzohet kerkesa.

Megjithate, edhe sikur kerkesa per leje ndertimi t‘i plotesoje kriteret formale per shqyrtimin e saj nga K.R.T. e Bashkise, kalimi i ketij afati nuk nenkupton se leja e ndertimit konsiderohet e miratuar ne heshtje. Referenca qe ben gjykata e apelit ne nenin 76 te Kodit te Procedurave Administrative dhe interpretimi qe i ben kesaj dispozite eshte i gabuar.

Kjo ndodh edhe sepse kjo gjykate nuk e citon sakte permbajtjen e kesaj dispozite.

Ne Kodin e Procedurave Administrative perfshihen dy dispozita qe titullohen: 1. Pranimi i heshtur i peticionit (neni 76) dhe 2. Mospranimi i heshtur i peticionit (neni 77).

Ne nenin 76/1 parashikohet se “1. Kur ekzekutimi i nje akti administrativ ose ushtrimi i nje te drejte nga individi kushtezohet nga miratimi apo autorizimi i administrates, perjashto rastet kur ligji parashikon ndryshe, mund te procedohet me ekzekutimin e aktit ose me ushtrimin e se drejtes, ne rast se vendimi perkates nuk jepet brenda afatit te parashikuar nga ligji.

2. Ne ato raste kur ligji nuk parashikon ndonje afat, afati per pranimin e heshtur per shkak te mospergjigjes do te jete 90 dite nga paraqitja e peticionit.

3. Rastet e meposhteme qe kane nevoje per miratim/autorizim te organeve administrative jane:

a) licencat per kryerjen e veprimtarise ndertimore;b) lejet per nderrimin e destinacionit te tokes per ndertim;c) lejet e punes per te huajt;

62

Page 63: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

4. Afatet e parashikuara ne ligj dhe ne paragrafin 2 te ketij neni pezullohen ne rastet kur procedimi nderpritet per shkaqe per te cilat eshte pergjegjes individi”.

Ndersa ne nenin 77, permbajtjen e te cilit Gjykata e Apelit e anashkalon ne heshtje, parashikohet se, “1. Pavaresisht nga permbajtja e nenit 76, mosnxjerrja e nje vendimi perfundimtar brenda afatit ligjor, ne lidhje me nje pretendim te ngritur para organit administrativ kompetent, u jep paleve te interesuara te drejten te mendojne dhe te veprojne sikur peticioni i tyre nuk eshte pranuar.

2. Afati i permendur ne paragrafin 1 te ketij neni eshte 90 dite, me perjashtim te rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe..”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se neni 76 i Kodit te Procedurave Administrative nuk ka lidhje me ceshtjen objekt shqyrtimi. Kerkesa (peticioni, sipas terminologjise se perdorur ne K.Pr.Administrative) per miratimin e lejes se ndertimit nga natyra e saj eshte kerkese per nxjerrjen e nje akti administrativ dhe jo per ekzekutimin e nje akti administrativ te miratuar me pare. Nga ana tjeter kerkesa per nje leje ndertimi nuk ka te beje gjithashtu me nje te drejte te fituar. Fitimi i te drejtes per te filluar ndertimin, dhe per ta vazhduar dhe perfunduar ate, kushtezohet nga nxjerrja e aktit administrativ te Keshillit te Rregullimit te Territorit prane Bashkise (K.RR.T.). E drejta e lejes se ndertimit, duke mos qene ende e drejte e fituar, por “e drejte ne potence”, d.m.th. qe kerkohet te fitohet e qe mund te fitohet po te plotesohen kriteret, kushtet dhe procedurat e parashikuara ne ligjin e urbanistikes, apo nuk mund te ushtrohet para njohjes se saj ne menyre te shprehur.

Per me teper, edhe sikur te pranohej per nje cast qe te kishim te benim ne kete rast me ekzekutim te nje akti administrativ, apo ushtrim te nje te drejte te individit, ne kuptim te nenit 76 te K.Pr.Administrative, perseri nuk mund te procedohej ne ushtrimin e se drejtes per te ndertuar pas kalimit te afatit per dhenien e miratimit apo te autorizimit, sepse kjo dispozite shprehet ne menyre eksplicite: “perjashto rastet kur ligji parashikon ndryshe”. Pikerisht ligji qe parashikon ndryshe eshte ligji i Urbanistikes, i cili nuk lejon miratim te heshtur apo me veprime konkludente te lejes se ndertimit, por kerkon respektim kushtesh, kriteresh dhe procedurash rigoroze.

Gjykata e Apelit keqinterpreton edhe permbajtjen e paragrafit 3 te nenit 76 te K.Pr.Administrative. Ne kete dispozite parashikohen rastet qe kane nevoje per miratim/autorizim te organeve administrative. Ne keto raste taksative nuk perfshihen lejet e ndertimit. Nisur nga permbajtja e paragrafit 3 rezulton ne menyre evidente qe paragrafi 1 nuk ka te beje fare me lejet e ndertimit.

Ne nje kendveshtrim te pergjithshem, duke interpretuar nenin 76 ne lidhje te ngushte me nenin 77 qe vijon pas tij, rezulton se pranimi i heshtur i peticionit (kerkeses) drejtuar nje organi administrativ eshte nje perjashtim qe ka te beje vetem me rastet e vecanta kur ligji kerkon nje miratim/autorizim te vecante per ekzekutimin e nje akti administrativ te nxjerre rregullisht apo per

63

Page 64: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

ushtrimin e nje te drejte te njohur prej ketij akti. Karakterin specifik dhe perjashtimor te rasteve te parashikuara ne nenin 76 e perforcon edhe parashikimi i shprehur ne nenin 77 per mospranimin e heshtur te peticionit (kerkeses).

Si perfundim: E drejta ne potence qe ka cdo qytetar per te kerkuar leje per kryerjen e ndertimit ne nje vend te caktuar (shesh ndertimi te miratuar) nuk mund te shnderrohet ne nje te drejte ne kuptimin e dispozites se mesiperme pa nje akt qe do te dilte ne formen e kerkuar nga ligji i posacem. Kuptimi ndryshe i kesaj dispozite do t‘i linte vend anarkise. Per sa me siper gabimisht gjykata e apelit e konsideron mosveprimin e pales se paditur si miratim te lejes.

Vlen te theksohet gjithashtu se jo vetem bazuar ne ligj por dhe ne faktet e paraqitura argumenti i perdorur nga gjykata e apelit nuk qendron. Nga proces - verbalet e administruara ne dosje rezulton se qe ne ditet e para te muajit shtator 2000 (qe ne date 01.09.2000) paditesi jo vetem ka filluar punimet, por ne kullen e pare ato kane arritur ne katin e trete te karabinase ndersa ne te dyten ne katin e pare. Pra edhe po te pranohet sa argumenton gjykata e apelit per afatin 45 ditor, perseri pala paditese ka vepruar pa u permbushur ky afat ne nje kohe qe sheshi i ndertimit eshte miratuar vetem ne daten 18.08.2000. Gjykata e rrethit pranon se punimet pala paditese i ka filluar edhe para se te miratohej sheshi i ndertimit. Ne kundershtim me sa pranon gjykata e apelit, ka rezultuar gjithashtu se fakti i ndertimit pa leje eshte konstatuar edhe ne proces-verbalet e mbajtura nga Policia Ndertimore. Kjo e fundit ka vendosur gjobe, por nuk ka vendosur pezullimin e ndertimit te paligjshem sic parashikohet ne nenin 78 te ligjit “Per Urbanistiken”.

Megjithate, mosveprimi i policise se ndertimit per prishjen e ndertimit te paligjshem, nuk mund te sherbeje si shkak ne vetvehte qe gjykata ta konsideroje ndertimin te perligjur.

Sipas dispozites qe cituam me lart (neni 78), “Ndertimet qe kryhen pa leje ndertimi ne sheshin e miratuar, jane ndertime te kunderligjshme”. Ligji i Urbanistikes ne nenin 79 ka parashikuar edhe qendrimin qe mund te mbahet karshi ketij lloj ndertimi nga K.Rr.T-ja e cila “jep lejen e ndertimit kur ndertimi ploteson kerkesat e ketij ligj, ne rast te kundert merr vendim per prishjen e ndertimit te kunderligjshem…”

Ne rastin ne gjykim pala e paditur e ka shqyrtuar mundesine e ligjerimit te ndertimit te kunderligjshem dhe ka konstatuar se ai ka shume shkelje dhe nuk ploteson kerkesat e ligjit “Per Urbanistiken”. Ashtu sic me te drejte ka arsyetuar dhe gjykata e rrethit ne vendimin e saj, e drejta per te ligjeruar nje ndertim te kunderligjshem, i eshte lene nga ligji K.Rr.T-se dhe jo gjykates.

Ne gjykimin e kesaj ceshtjeje jane bashkuar me te njejtat kerkime me palen paditese Shoqeria “Hawai - Alb” - sh.p.k. edhe disa shtetas qe kane lidhur me te kontratat per blerjen e apartamenteve ne te dy pallatet ne fjale dhe qe kane paguar cmimin e tyre. Eshte e vertete qe moslegalizimi dhe shembja e dy pallateve, qe jane konsideruar ndertime te paligjshme, u sjellin atyre deme te

64

Page 65: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

medha pasurore. Ata pretendojne se me firmen ndertuese kane lidhur kontrata te rregullta sipermarrjeje te bazuara ne ligj dhe te legalizuara nga nepunes publike, se nuk eshte detyre e shtetasve kontraktues per te verifikuar nese shoqeria tregtare ne veprimtarine e saj i permbush apo jo kerkesat e ligjit, por kjo eshte detyre e organeve perkatese te shtetit dhe e nepunesve te tij, si dhe e nepunesve te tjere publike te ngarkuar posacerisht nga ligji per te dhene licencat per ndertim, per te miratuar sheshet dhe lejet e ndertimit e te gjitha kondicionet e tjera urbanistike, si dhe per te kontrolluar ligjshmerine e ndertimeve, per te penguar e ndaluar qe ne fillimet e tyre ndertimet e paligjshme, duke mbrojtur ne kete menyre jo vetem interesat e shtetit, por edhe te drejtat e interesat e ligjshme te shtetasve.

Per sa me lart, Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se te gjitha sa jane parashtruar e kerkuar nga kontraktuesit (bleresit) e apartamenteve te ndertuara ne menyre te paligjeshme nga pala paditese, Shoqeria “Hawai-Alb” sh.p.k., perbejne nje ceshtje me vehte qe nuk mund te zgjidhet ne kuadrin e ketij gjykimi. Ky gjykim ka te beje me zgjidhjen e nje mosmarreveshjeje te karakterit administrativ dhe, si te tille, Kodi i Procedures Civile e klasifikon si gjykim te posacem qe zhvillohet brenda kuadrit te kompetences lendore te percaktuar ne nenin 324 te ketij Kodi. Sipas kesaj dispozite, “Ne kompetencen e seksioneve per gjykimet administrative jane:

a) padia me te cilen kerkohet shfuqizimi ose ndryshimi i nje akti administrativ;

b) padia me te cilen kundershtohet refuzimi i miratimit te nje akti administrativ ose qe lihet pa u shqyrtuar ne afatin e caktuar kundershtimi i shtetasit ne organin kompetent administrativ”.

Pala paditese nuk e ka pare te nevojshme te ngreje ne kohen e duhur padi bazuar ne piken “b” te dispozites se mesiperme.

Ne kete lloj gjykimi legjitimohen drejtperdrejte si pale ne konflikt paditesi “Hawai-Alb” sh.p.k. dhe Bashkia Tirane, ndersa shtetesit kontraktues te apartamenteve, ndonese shohin si interes te tyre imediat legalizimin e ndertimit, pavaresisht shkeljeve te ligjit te Urbanistikes nga ana e paditesit, nuk mund te bashkohen proceduralisht ne nje pale me paditesin, sepse keta shtetas kontraktues nuk jane subjekte te marredhenies juridike administrative te krijuar midis ndertuesit dhe K.RR.T. prane Bashkise.

Shtetasit kontraktues (bleres te apartamenteve) eventualisht mund te ndeshen ne te ardhmen ne nje gjykim te natyres juridiko-civile me ndertuesin (shitesin) e apartamenteve, me Bashkine qe ka vendosur prishjen e tyre, apo me organe te tjera, pergjegjese sipas ligjit, te administrates publike.

Vetem nje gjykim i tille do te kete eventualisht si objekt percaktimin e veprimeve te kunderligjshme e te fajeshme ne dem te shtetasve kontraktues te apartamenteve, si dhe shperblimin e plote te demeve te shkaktuara interesave te tyre te ligjshme.

65

Page 66: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Ne nje gjykim te tille mund te shtrohet edhe problemi ne se shteti (administrata publike) konsiderohet pergjegjese ndaj shtetasve per shkelje te nenit 1 te Protokollit te Pare Shtojce te Konventes Europiane “Per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore”. (“Çdo person fizik ose juridik ka te drejte per gezimin e qete te pasurise se tij. Askush nuk mund te privohet nga pasuria e tij, vecse per arsye te dobise publike dhe ne kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e pergjithshme te se drejtes nderkombetare.

Megjithate, keto dispozita nuk cenojne te drejten e shteteve qe te nxjerrin ligjet qe ato i quajne te domosdoshme per te rregulluar perdorimin e pasurise ne perputhje me interesin e pergjithshem ose per te siguruar pagesen e taksave ose te kontributeve te tjera, ose te gjobave”).

Nisur nga sa me lart konkludohet se argumenti i perdorur perpara kesaj gjykate nga avokati mbrojtes duke iu referuar vendimit te gjykates se Strasbourg-ut per ceshtjen e Oneryildiz kunder Turqise, jo vetem qe paraqet nje rast te ndryshem, por eshte edhe i parakohshem.

Gjithsesi, pas ketij vendimi te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, Autoritetet shteterore dhe te pushtetit vendor do te vihen, nga njera ane, perpara alternatives se perballjes me kostot politike, ekonomike e sociale qe jane rrjedhoje e ekzekutimit te aktit administrativ per prishjen e dy pallateve tashme te perfunduara, ne nje zone brenda vijave kufizuese te qytetit te Tiranes, te ndertuara ne shkelje te dispozitave te ligjit te Urbanistikes, shkelje te cilat jane toleruar e neglizhuar edhe prej mosveprimit plotesisht si duhet e ne kohe prej organeve kompetente te administrates publike.

Nga ana tjeter, ekziston edhe alternativa e nje vendimmarrjeje te karakterit politik per te gjetur rruget, mjetet e mundesite per legalizimin e ketyre ndertimeve masive, sic po veprohet per urbanizimin dhe legalizimin e ndertimeve te paligjshme ne zonat informale ne periferi te Tiranes dhe te disa qyteteve te tjera.

Nuk i takon gjykates te zgjidhe dilema te tilla. Gjykata e Apelit Tirane ka gabuar rende kur ka marre persiper te zgjidhe nje problem qe, nga natyra e tij, nuk eshte i tille qe mund e duhet te zgjidhet gjyqesisht.

Ne nje gjykim te kundershtimit te nje akti administrativ, gjykata ka te drejte te shprehet vetem per ligjshmerine apo paligjshmerine e aktit dhe jo per oportunitetin apo leverdishmerine e tij. Gjykata nuk ka pushtet diskrecional, sic kane organet e pushtetit legjislativ apo ekzekutiv ne vendimmarrjet e tyre.

Perfundimisht Kolegji Civil konkludon se ndertimi i kryer nga pala paditese eshte i kunderligjshem ndaj dhe akti i dale prej pales se paditur duhet te lihet ne fuqi.

66

Page 67: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

PËR KËTO ARSYE,Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.625, date 16.05.2003 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.112, date 21.01.2003 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Tirane, me 30.09.2004

67

Page 68: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2832/773 i Regj.ThemeltarNr.1733 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj Anetar Valentina Kondili AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: SHOQERIA “PERPARIMI” SH.A. TË PADITUR: DEGA E TATIM TAKSAVE DURRES

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vleresimit tatimor date 16.10.2000

dhe proces-verbalit vendimor nr.27, date 05.12.2000.Baza Ligjore: Neni 324 e vijues te K.Pr.C.

dhe ligji 8560, date 22.12.1999.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1340, date 11.09.2002 ka vendosur:

Pranimin e padise.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.74, date 12.02.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Dega e Tatim Taksave Durres, e cila kerkon prishjen e te dy vendimeve dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Pala paditese nuk ka ndjekur rrugen administrative sipas ligjit 7928, date 27.04.1995 me ndryshimet e mevoneshme, qe te kete te drejte t’i

68

Page 69: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

drejtohet gjykates. Kjo per faktin se pala paditese i eshte drejtuar Komisionit te Apelimit prane Ministrise se Financave i cili ka anulluar akt-vleresimin tatimor te bere nga drejtori Fredi Meto, qe ne fakt nuk eshte ne kompetence te tij, bazuar ne nenin 55 te ligjit 8560, date 22.12.1999, pika 2 germa “c” - “Per Procedurat Tatimore ne R.SH.-se”.

- Persa i perket themelit per anullim te vleresimit tatimor gjykata duhej te mbeshtetej ne nje mendim eksperti kontabel per te bere llogaritjet e duhura, pasi gjykata nuk ka treguar bazen ligjore apo menyren e perllogaritjes per pranimin e padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri dhe si shqyrtoi aktet ne

teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur -Dega e Tatim Taksave Durres nuk

permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Durres nr.74, date 12.02.2003, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Durres qe kishte pranuar padine, duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se pala paditese eshte person juridik qe ushtron aktivitet midis te tjerash dhe per tregetimin e hekurit. Ne daten 06.12.2000 asaj i eshte njoftuar vleresimi tatimor i kryer nga zyra prej pales se paditur qe i pergjigjet kontrollit te ushtruar prej kesaj te fundit mbi aktivitetin e pales paditese per periudhen janar 1999-maj 2000. Sipas ketij akti pala paditese detyrohej te paguante nje shume prej 454.241.030 leke, nga te cilat shuma prej 73.383.218 leke perfaqesonte tatimin mbi fitimin qe paditesi duhej te realizonte nga shitja e hekurit jo me cmimet e deklaruara prej tij por me cmimin mesatar te shitjes ne rang vendi, si dhe diferencen e T.V.Sh. -se te rrjedhur po per te njejtin fakt, 13.942.812 leke interesa, 24.460.741 leke gjobe. Kete akt, konform kerkesave te neneve 41, 41 e 43 te ligjit nr.7928, date 27.04.1995 “Per tatimin mbi vleren e shtuar”, paditesi e ka kundershtuar prane Drejtorise se Pergjitheshme te Tatimeve ne Ministrine e Financave, e cila me shkresen e dates 25.01.2001 eshte pergjigjur se detyrimi per palen paditese mbetet ne shumen 48.921.483 leke (T.V.Sh e papaguar) dhe anullohet per te gjithe pjesen tjeter.

Paditesi ka vazhduar rrugen administrative te kundershtimit te aktit edhe prane Komisionit te Apelimit te Tatimeve dhe Taksave, i cili me vendimin nr.19, date 05.04.2002 eshte pergjigjur se nuk eshte kompetent per te anulluar vleresime tatimore kur ato lidhen me T.V.Sh.

Pikerisht rivleresimi per shumen e mesiperme kontestohet me padine ne gjykim. Paditesi pretendon se nuk duhet te pergjigjet sepse cmimet e shitjes te

69

Page 70: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

deklaruara prej tij jane reale dhe sipas ligjit dhe udhezimeve perkatese te dala per zbatim te tij, nuk ekziston asnje shkak qe te behej vleresim alternativ nga zyra.

Te dy gjykatat ne vendimet e tyre kane shqyrtuar se pari juridiksionin e gjykates per ceshtjen dhe kane konkluduar se paditesi ka konsumuar rrugen administrative te ankimit te parashikuar ne ligj e per rrjedhoje konform nenit 43 te ligjit ceshtja hyn ne juridiksionin gjyqesor. Konkluzionin e arritur nga gjykatat lidhur me kete pike, Kolegji Civil e vlereson te drejte e te bazuar ne ligj. Pala paditese i ka konsumuar rruget e ankimit te parashikuara ne nenet 42 e 43 te ligjit nr.7928, date 27.04.1995 “Per tatimin mbi vleren e shtuar” si dhe ne nenin 55 te ligjit nr.8560 “Per procedurat tatimore”. Eshte e vertete se sipas ketij te fundit Komisioni i Apelimit te Tatim Taksave nuk eshte kompetent per shqyrtimin e ankimit per T.V.Sh-te, por duke qene se ne aktin e kundershtuar permblidheshin edhe detyrime te tjera (si p.sh. tatim fitimi) per te cilat ky komision ishte kompetent, eshte vleresuar nga paditesi qe duhej te konsumohej dhe ankimi prane ketij organi. Nga aktet e dosjes ka rezultuar se me shkresen e dates 25.07.2002 paditesi eshte njoftuar prej pales se paditur per pergjigjen e Komisionit te Apelimit dhe detyrimin qe rendonte perfundimisht mbi te per tu paguar. Pikerisht ne kete date ceshtja eshte bere konflikt gjyqesor. Ne rekursin e paraqitur lidhur me kete pike pala e paditur ka pretenduar se prej paditesit nuk eshte respektuar neni 41 i ligjit “Per T.V.Sh-ne” qe e kushtezon ankimin administrativ me pagimin me pare te shumes se detyrimit. Kolegji Civil konkludon se nje kerkese e tille kushtezon organin administrativ per te shqyrtuar ose jo ankimin dhe ky i fundit, ne rastin ne gjykim, jo vetem qe ka pranuar ta shqyrtoje ankimin kunder vleresimit tatimor por dhe e ka anulluar ate pjeserisht.

Lidhur me themelin gjykata e rrethit pranon se rivleresimi tatimor i bere direkt nga zyra eshte i pambeshtetur ne ligjin “Per T.V.Sh-ne” si dhe ne udhezimin nr.5, date 11.02.2002 te Ministrit te Financave. Sipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: - tatimpaguesi per nje periudhe te gjate nuk ka paguar detyrimet tatimore ne perputhje me ligjin, si dhe kur gjate kontrollit nga organet tatimore nuk gjendet dokumentacioni i duhur, ose ky dokumentacion ka te meta serioze.

Sipas gjykates duke qene se nuk ndodhemi para ndonjerit nga dy kushtet e mesiperme, nuk duhej te kishte dale akti objekt shqyrtimi. Vec kesaj pala e paditur nuk ka paraqitur gjate gjykimit asnje prove per te vertetuar pretendimin se shitja eshte bere me cmime qe nuk i pergjigjen nivelit te cmimit te tregut. Per sa me siper eshte pranuar teresisht padia duke u anulluar akt vleresimi tatimor i dates 16.10.2002 si dhe procesverbali nr.27, date 05.12.2000.

Vendimi i mesiperm eshte lene ne fuqi me te njejtin arsyetim dhe nga gjykata e apelit.

70

Page 71: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Edhe lidhur me themelin kolegji konkludon se vendimi i gjykates eshte i drejte e i bazuar ne ligj. Sic kane pranuar gjykatat pala paditese ka qene e rregullt ne raportimet prane organit tatimor per aktivitetin e ushtruar prej saj dhe njekohesisht dokumentacioni qe ajo disponon ka qene i rregullt e pa te meta. Nga ana tjeter, gjykata e apelit arsyeton se pala e paditur nuk paraqiti prova ne favor te pretendimeve te saj dhe kjo eshte ceshtje fakti qe nuk mund ti nenshtrohet diskutimit nga ky kolegj.

Vec sa ka arsyetuar gjykata, nje fakt tjeter qe ky kolegj cmon se duhet nenvizuar dhe qe eshte ne mbeshtetje te vendimit te dhene, eshte se T.V.Sh.-ja per te cilen paditesi eshte i detyruar eshte rrjedhoje e tatimit mbi fitimin me te larte qe pretendohet te kete realizuar prej tij. Vete pala e paditur, mbi ankimin e paditesit e ka anulluar shumen qe perfaqesonte tatimin mbi fitimin, interesat dhe gjobat duke pranuar ne kete menyre se nuk eshte realizuar fitim mbi ate te deklaruar nga paditesi. Duke qene te ndervarura sic theksuam me lart nga njera tjetra, paditesi nuk mund te detyrohet te paguaje T.V.Sh. per nje fitim qe nuk e ka realizuar.

I behet verejtje gjykates se ne dispozitivin e vendimit gabimisht eshte shprehur per anullimin e gjithe vleresimit tatimor date 06.10.2000 dhe te procesverbalit tatimor nr.27, date 05.12.2000. Kjo per faktin se nje pjese e madhe e detyrimit te percaktuar ne keto akte eshte anulluar prej vete pales se paditur. Konflikti gjyqesor eshte vetem per shumen 48.921.483 leke (dyzet e tetemilione e nenteqind e njezetenjemije e katerqind e tetedhjete e tre) dhe pikerisht per kete shume mund te disponoje gjykata.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.74, date 12.02.2003 te Gjykates se Apelit

Durres.

Tirane, me 30.09.2004

71

Page 72: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2536 i Rregj. ThemeltarNr.1734 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2536 akti qe i perket;

PADITËS: SHOQERIA “FENIKAS” sh.p.k. me qender ne Sarande, ne mungese

E PADITUR: KAPITENERIA E PORTIT SARANDEKAPITENERIA E PERGJITHESHME E PORTEVE DURRES, ne mungese

PERSON I TRETE: SHOQERIA “PILOT” sh.p.k me qender ne Sarande, ne mungese

OBJEKTI:Shfuqizimi i vendimit te bllokimit te F/B Antonios K,

anije prone e shoqerise “FENIKAS” sh.p.k., date 20.01.2004, marre nga pala e paditur.

Detyrimin e pales se paditur qe te me shperbleje demin e shkaktuar shoqerise paditese,

per kete shkak, bllokimin e anijes date 20.01.2004 dhe ne vazhdim ne shumen 13.500 Euro.Baza Ligjore: Neni 608 e vijues i K.Civil,

neni 153, 154, 324 K.Pr.Civile.

72

Page 73: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e rrethit gjyqesor Sarande, me vendim nr.245 rregj., date 19.03.2004 ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se te paditurit Kapiteneria e Pergjitheshme e Porteve Durres per transferimin e ceshtjes ne Gjykaten e shkalles se pare Durres si te pabazuar.

Kunder vendimit ka paraqitur kerkese ankimore pala e paditur Kapiteneria e Pergjitheshme e Porteve Durres, e cila kerkon anullimin e vendimit te ndermjetem te Gjykates se rrethit Sarande dhe transferimin e saj per gjykim ne Gjykaten e rrethit Durres.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, ne mungese te paleve

dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Rrethit Sarande date 19.03.2004, i cili ka rrezuar

kerkesen e pales se paditur-Kapitenerise se Pergjitheshme te Porteve Durres per percaktimin e Gjykates se shkalles se pare Durres si gjykate kompetente, eshte i drejte e i bazuar ne ligj dhe per rrjedhoje duhet te lihet ne fuqi.

Ka rezultuar se pala paditese - shoqeria “Fenikas” ka kerkuar prej Kapitenerise se Portit Sarande dhe Kapitenerise se Pergjitheshme te Porteve Durres shfuqizimin e vendimit te bllokimit te F/B Antonios K - anije e pales paditese si dhe detyrimin e ketyre te fundit te shperblejne demin e shkaktuar nga bllokimi.

Gjate gjykimit ne Gjykaten e Rrethit Sarande, te paditurit kane kerkuar qe ceshtja duhej t’i dergohej per kompetence gjykimi Gjykates se rrethit Durres per shkak se ne Durres ndodhet qendra e personit juridik. Gjithashtu eshte pretenduar se gjykimi ne Gjykaten e Rrethit Sarande do t’i shkaktonte pales se paditur veshtiresi per shkak te angazhimeve te tjera te saj.

Gjykata e Rrethit Sarande ka konkluduar se kompetente per gjykimin e kesaj ceshtje eshte vete kjo gjykate. Kjo per faktin bazuar ne nenin 43/2 te K.Pr.Civile se pale e paditur eshte edhe nje dege e Kapitenerise se Pergjitheshme te Porteve - ajo e Sarandes, si dhe ne nenin 48/1 sipas te cilit padite qe rrjedhin nga shkaktimi i demit mund te ngrihen edhe ne gjykaten e vendit ku eshte shkaktuar demi. Per kete shkak, gjykata ka rrezuar kerkimin e pales se paditur.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se vendimi i mesiperm i gjykates eshte i drejte e i bazuar ne ligj.

Neni 43/2 i K.Pr.Civile percakton se padite qe rrjedhin nga marredhenie me nje dege apo agjensi lokale te personit juridik mund te ngrihen edhe ne gjykaten e vendit ku ka qendren dega, apo agjensia. Ne fakt marredheniet e

73

Page 74: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

paditesit jane me Kapitenerine e Portit Sarande, e cila ka leshuar edhe shkresen e dates 19.01.2004 qe eshte objekt konflikti. Per sa me siper ne kuptim te dispozites qe cituam kompetente per gjykimin e ceshtjes eshte edhe Gjykata e Rrethit Sarande. Sipas nenit 54 te K.Pr.C. e drejta e zgjedhjes se gjykates kompetente per ngritjen e padise i takon paditesit dhe duke qene se ai ka zgjedhur Gjykaten e rrethit Sarande, kerkimi i pales se paditur duhet rrezuar.

Lidhur me argumentin tjeter te gjykates se ajo eshte kompetente edhe bazuar ne nenin 48 si padi me objekt shkaktim demi, duhet thene se nuk qendron. Padia e pales paditese ka dy kerkime: shfuqizimin e aktit te bllokimit - i cili eshte dhe kerkimi kryesor dhe ne varesi te tij edhe shperblimi i demit te rrjedhur nga bllokimi. Pra padia nuk ka objekt te mirefillte shperblimin e demit. Ndaj gjykata nuk duhej te bazohej ne nenin 48 te K.Pr.C. Megjithate sipas nenit 55 te K.Pr.Civile “Gjykata qe gjykon padine kryesore eshte kompetente per te shqyrtuar dhe kerkesat dytesore ...”.

Nga sa me siper konkludohet se nuk ka asnje shkak qe te beje te cenueshem vendimin e gjykates.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 63 te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.245, date 19.03.2004 te Gjykates se Rrethit

Sarande.

Tirane, me 30.09.2004

74

Page 75: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2552 i Rregj. ThemeltarNr.1735 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: PETRAQ MILE, banues ne Pogradec, i perfaqesuar ne gjykim nga Av. M. Angjellari

I PADITUR: Z.R.P.P. POGRADEC, ne mungese PERSON I TRETË: THOMA MILE, banues ne Pogradec, ne

mungese

OBJEKTI:Konstatim i pavlefshmerise se veprimit juridik

te rregjistrimit te pasurise se paluajteshme ne emer te personit te trete

dhe fshirja e atij rregjistrimi.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Pogradec, me vendimin nr.303, date 22.06.2004 ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin se gjykata ka dhene nje vendim te gabuar dhe ne kundershtim me ligjin dhe konkretisht se:

- Ankimi administrativ eshte kryer pavaresisht se nuk kam marre pergjigje.- Ne zbatim te nenit 328 te K.Pr.C. dhe nenit 137 te Ligjes 7697, date

07.04.1993, “Per kundervajtjet administrative” kam te drejten t’i ankohem gjykates.

75

Page 76: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

- Ka vonese te gjykimit te çeshtjes, mbi tre muaj.- Kerkon prishjen e vendimit dhe pranimin e kerkese padise, d.m.th.

vazhdimin e gjykimit te çeshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi

perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi pranimin e rekursit d.m.th. prishjen e vendimit dhe vazhdimin e gjykimit te çeshtjes, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NSe paditesi me te paditurin kane nje mosmarreveshje civile lidhur me nje

ndertim te kryer nga i padituri dhe te rregjistruar prane Z.Rr.P.P. Nepermjet kerkese padise se paraqitur, paditesi ka pretenduar se veprimi i rregjistrimit te kesaj prone eshte veprim juridik i pavlefshem dhe per pasoje ka kerkuar pavlefshmerine e ketij veprimi juridik, duke vendosur si baze ligjore nenet 92, 196 te K.C.

Ne rrethanat e mesiperme gjykata duhej t’i permbahej objektit te kerkese padise te parashtruar nga paditesi dhe ti jepte zgjidhje pretendimeve te tij. Me vendimin gjyqesor gjykata ka vendosur nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit me arsyetimin se, nuk eshte ndjekur rruga administrative.

Arsyetimi i gjykates eshte i gabuar pasi pretendimi i paditesit nuk eshte anullimi i aktit por pavlefshmeria e veprimit juridik. Nese kemi te bejme me nje veprim juridik dhe nese ky veprim juridik eshte i pavlefshem eshte çeshtje qe duhet te zgjidhet nga gjykata nepermjet hetimit gjyqesor.

Ne keto rrethana vendimi i gjykates duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim ne ate gjykate per vazhdimin e hetimit gjyqesor me qellim qe ti jepet zgjidhje pretendimeve te parashtruara nga paditesi ne kerkese padine e tij.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 63 te K.Pr.C.,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.303, date 22.06.2004 te Gjykates se Rrethit

gjyqesor Pogradec dhe dergimin e çeshtjes ne ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 30.09.2004

76

Page 77: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.3144/1049 i Rregj. ThemeltarNr.1736 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: SEZAI KOFINA, ne mungeseI PADITUR: K.K.K.PRONAVE VLORE,

ne mungese PERSONA TË TRETË: HAKI JAÇE, MERJEME PUGA,

te perfaqesuar ne gjykim nga Av. Alma Çani

OBJEKTI:Kundershtim vendimi i anes se paditur.

Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.1210, date 16.09.2002 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise se paditesit.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.110, date 14.03.2003 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt pranimin e padise se paditesit.

Kunder ketij vendimi kane paraqitur rekurs personat e trete, te cilet me pretendimin se gjykata ka dhene nje vendim te gabuar dhe ne kundershtim me ligjin dhe konkretisht se:

77

Page 78: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

- Nuk eshte vleresuar akti i pronesise i vitit 1934.- Ka tejkaluar objektin e padise lidhur me siperfaqen e oborrit nga 115m2

ne 140 m2.- Kerkojne prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te

vendimit te Gjykates se Rrethit Vlore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi

perfaqesuesen e personave te trete, qe kerkoi pranimin e rekursit, d.m.th. prishjen e vendimit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NSe paditesi ka pretenduar te drejta pronesie mbi nje truall te ndodhur ne

Vlore. Per njohjen e saj ai i eshte drejtuar K.K.K.Pronave, i cili me vendimin nr.80, date 30.05.1995 ka vendosur “njohjen e pronesise per nje sip. prej 500m2 dhe kthimin e 400 m2. Nder te tjera edhe kompensimin per nje sip. prej 100 m2 sipas disponibilitetit te komisionit”.

Me arsyetimin se vendimi eshte i kunderligjshem, pasi siperfaqja qe pretendon ai eshte me e madhe, e ka kundershtuar kete akt ne rruge gjyqesore.

Ne kete proces, me pretendimin se zhvillimi i gjykimit cenon interesat e pronesise, kane nderhyre ne proces edhe personat e trete.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e kerkese padise. Ajo ka arsyetuar se pari, se siperfaqja e pretenduar ne pronesi eshte e sakte d.m.th. ajo qe ka njohur K.K.K.Pronave dhe se dyti se personat e trete jane pronare per gjithe siperfaqen perfshire edhe siperfaqen qe ze oborri i shtepise.

Gjykata e apelit ka ndryshuar vendimin e mesiperm dhe ka vendosur pranimin e kerkese padise. Ajo arsyeton se paditesi ka provuar se eshte shpronesuar per nje sip. prej 600 m2 shtepi dhe oborr me 20 rrenje peme frutore dhe se personat e trete kane perfituar vetem 3/5 pjese te prones se trashegimlenesit dhe jo gjithe pronen e tij.

Objekt i gjykimit eshte vendimi i anes se paditur nr.80, date 30.05.1995. Ana e paditur ne kete akt ka arsyetuar se ne baze te dokumenteve te pronesise (viti 1957, vol. 18, neni 44) trashegimlenesi Trakaj ka patur ne pronesi nje dhome dhe dy dhoma tip barake me nje truall 600 m2, pasuri e cila eshte sekuestruar nga shteti me shkresen nr.73, date 16.12.1947. Me pas ky komision konstaton se nga paditesi posedohen gjithsej 100 m2, pra pjesa tjeter duhet ti kthehet ne natyre.

Ne baze te ligjes ekzistuese paditesi ka plotesuar kriteret ligjore ne ngritjen e padise se tij. Ai ka provuar te drejten e pronesise se trashegimlenesit si edhe faktin se kjo prone eshte shpronesuar nga ana e shtetit shqiptar pas dates 29.11.1944.

78

Page 79: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nga ana e tij Komisioni ka pranuar pronesine e trashegimlenesit per 600 m2 por i ka njohur paditesit vetem 500 m2 dhe i ka kthyer gjithsej 400 m2. Per diferencen ky komision nuk jep asnje argument.

Ne keto rrethana te parashtruara dhe te provuara, konkluzioni i gjykates se shkalles se pare se pretendimi i paditesit eshte i gabuar, pasi ai e zoteron siperfaqen perkatese, nuk eshte i bazuar. Paditesi ka arritur te provoje te drejten e pronesise per 600 m2. Pra me te drejte gjykata e apelit ka konkluduar se derisa nga shteti paditesit i eshte konfiskuar 600 m2 truall, Komisioni duhej te shprehej per gjithe kete sasi dhe jo te nisej nga fakti se meqenese 100 m2 i posedon vete nuk mundet t’i njihen. Me te drejte gjykata e apelit ka ndryshuar vendimin e shkalles se pare ne kete pike.

Qendrimi i mesiperm i gjykates se apelit eshte ne perputhje me gjithe praktiken gjyqesore te Gjykates se Larte ne çeshtjet me nje objekt te tille.

Veç sa siper paditesi ka provuar se ne aktin e shpronesimit veç baneses dhe truallit ka patur edhe nje oborr me 20 rrenje peme frutore (Vertetimi i pronesise date 29.09.1999). Me te drejte gjykata e apelit ka arritur ne perfundimin se edhe per kete pjese Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave duhej te shprehej duke ja kthyer paditesit siperfaqen prej 140 m2.

Me te drejte gjykata e apelit ka rrezuar edhe pretendimet e personit te trete ne gjykim. Nga aktet e administruara ne dosje eshte e provuar se akti i dhurimit ka qene per 3/5 pjese te truallit dhe jo per gjithe siperfaqen prej 1000 m2. Veç kesaj, kjo pasuri ka qene ndare vetem ne pjese ideale dhe paditesi arriti te provoje se shpronesimi eshte bere vetem mbi pasurine e trashegimlenesit te pasurise se tij dhe jo te personave te trete.

Ne rrethanat e mesiperme vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 485 § a te

K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.110, date 14.03.2003 te Gjykates se Apelit

Vlore.

Tirane, me 30.09.2004

79

Page 80: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2932/863 i Rregj. ThemeltarNr.1737 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarVladimir Metani AnetarNikoleta Kita AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËSE: LIRI GJORA, e perfaqesuar ne gjykim nga Av. Fatmir Braka

TË PADITUR: BASHKIA TIRANE, ne mungese ARIAN CIPO, ne mungeseE.K.B. TIRANE, ne mungeseM.M.TIRANE, ne mungese

OBJEKTI:Zbatim i aktmarreveshjes

dhe pavlefshmeri e veprimit juridik, ne baze te nenit 94 te K.C.

dhe VKM nr.530, date 17.10.1994 dhe 528, date 17.10.1994.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.8, date 28.03.2002 ka vendosur:Pranimin pjeserisht te kerkese padise se paditeses dhe detyrimin e anes se paditur per zbatimin e aktmarreveshjes, rrezimin e kerkese padise per kerkimet e tjera.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesja Liri Gjora, e cila me pretendimin se gjykata ka dhene nje vendim te gabuar dhe ne kundershtim me ligjin dhe konkretisht se ajo:

80

Page 81: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

- Nuk ka marre parasysh te gjitha provat e administruara.- Nuk ka zbatuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte.- Veprimi juridik i personit te trete eshte provuar se eshte i pavlefshem.- Kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pranimin e kerkese

padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi

perfaqesuesin e paditeses, i cili kerkoi pranimin e rekursit dhe perfundimisht pranimin e kerkese padise, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NSe ne baze te nje aktmarreveshje te lidhur ndermjet paditeses dhe

Keshillit Popullor te Lagjes nr.31 Tirane, me date 11.06.1991, palet kane marre persiper detyrimet, paditesja te largohej nga banesa e saj d.m.th. te vinte truallin ne dispozicion te pales tjeter per ndertimin e nje pallati dhe Keshilli Popullor i lagjes t’i jepte paditeses siperfaqe banimi ne pallatin qe do te ndertohej.

Kjo aktmarreveshje rezultoi se nuk u respektua nga ana e paditur, pasi kjo e fundit pajisi me siperfaqe banimi nje person tjeter dhe per pasoje mosmarreveshja e paleve u be konflikt gjyqesor, duke pretenduar paditesja gjyqesisht zbatimin e aktmarreveshjes se lidhur dhe pavlefshmerine e kontrates se privatizimit te baneses kryer nga personi i trete.

Gjykata e rrethit fillimisht detyroi anen e paditur, Bashkine, per zbatimin e aktmarreveshjes dhe shpalli veprim juridik te pavlefshem kontraten e shitjes, vendim, i cili u la ne fuqi nga gjykata e apelit.

Ky vendim u prish nga Gjykata e Larte, e cila urdheroi rigjykimin e çeshtjes nga gjykata e apelit.

Gjykata e apelit ka vendosur detyrimin e Bashkise per te njohur si te vlefshme dhe per te zbatuar aktmarreveshjen date 01.06.1991 duke e sistemuar paditesen ne nje apartament 1+1 nga kati i pare deri ne katin e peste ne Pallatin nr.63, Rr."M. Gjollesha", Tirane.

Rrezimin e padise per pjesen tjeter per shpalljen si te pavlefshme te kontrates se privatizimit.

Ne dhenien e ketij vendimi, gjykata ka arsyetuar se ndermjet paleve eshte lidhur nje kontrate tip dhe si e tille asaj duhet ti jepet fuqia ligjore dhe duhet te zbatohet.

Arsyetimi i mesiperm konsiderohet se eshte i drejte dhe i ligjshem.1. Nga teresia e provave te administruara gjate gjykimit te çeshtjes

rezulton se pjesemarresit ne proces kane lidhur nje marredhenie juridike detyrimi, ku secila pale ka marre persiper te drejta dhe detyrime te caktuara (Neni 139 K.C.Vj.). Kodi Civil i asaj kohe parashikonte se burim detyrimi jane nder te tjera edhe veprimet juridike te parashikuara nga ligja (kontratat) por

81

Page 82: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

edhe ato qe nuk parashikohen nga ligja, por qe nuk jane ne kundershtim me ligjen...

Neni 140 § 3 K.C.Vj. Akt marreveshja e lidhur ndermjet pjesemarresve ne proces eshte nje marredhenie juridike detyrimi, nepermjet se ciles pjesemarresit ne proces me vullnetin e tyre te lire kane percaktuar detyrime reciproke. Nje veprim i tille juridik nuk eshte ne kundershtim me ligjen.

2. Ne baze te Kodit te Vjeter Civil, kontrata ishte nje veprim juridik, me anen e te cilit plotesohen ... nevojat materiale te shtetasve (Neni 142 §1). Veprimi juridik i kryer nga pjesemarresit ne proces kishte si qellim plotesimin e nevojave per strehim te shtetasve ne pergjithesi dhe te paditeses ne veçanti, natyrisht mbi bazen e nje plani shteteror. Ne kete kuptim veprimi juridik i realizuar nga palet quhet se eshte ne formen e kontrates juridike civile. Ne baze te nenit 151 (K.C.Vj.) kjo kontrate ka efekt per palet dhe duhet te zbatohet prej tyre, d.m.th. se ana e paditur duhet te zbatoje kontraten e lidhur me paditesen.

3. Ne baze te ligjes debitori i cili nuk ka permbushur detyrimin e tij detyrohet t’i shperbleje kreditorit demin qe i eshte shkaktuar. Ne rastin ne gjykim paditesja si kreditore ka kerkuar vetem permbushjen e detyrimit ne formen e parashikuar ne kontrate dhe jo shperblim demi. Ne keto rrethana me te drejte gjykata i eshte permbajtur vetem kerkimeve te paditeses duke vendosur zbatimin e kontrates. Kjo zgjidhje nuk e pengon paditesen ne te drejten e saj qe ne rast te mospermbushjes se ketij detyrimi te kerkoje shperblimin e demit.

I drejte konsiderohet arsyetimi i gjykates edhe lidhur me rrezimin e padise per pjesen tjeter.

Personi i trete ka lidhur nje kontrate te privatizimit te baneses ne perputhje me aktet ligjore ne fuqi. Pra veprimi juridik i kryer nga palet ka qene ne baze te ligjit dhe si i tille konsiderohet si veprim juridik i ligjshem. Pjesemarresit ne kete veprim juridik nuk kishin dijeni dhe nuk provohet se objekti i kontrates te kete qene banesa e paditeses. Nje veprim juridik konsiderohet si i pavlefshem vetem kur ai eshte lidhur ne kundershtim me ligjen, dhe ne kete rast eshte paditesja e cila duhet te provoje paligjshmerine e veprimit juridik. Paditesja, si ne kerkese padi edhe gjate gjykimit nuk e ka provuar nje fakt te tille.

Ne rrethanat e pershkruara si me siper Kolegji Civil i Gjykates se Larte krijon bindjen se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 485 § a te

K.Pr.C.,V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.8, date 28.03.2002 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 30.09.2004

82

Page 83: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr. 2418/435 i Rregj. ThemeltarNr. 1738 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Agron Lamaj Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare Nikoleta Kita Anetare Vladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: “MAMAK” shpk, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Flamur Qato

E PADITUR: DOGANA LEZHE, e perfaqesuar ne gjykim nga Av. i Shtetit Sh. Muçi dhe Sh. Shabani

OBJEKTI:Anullim akti administrativ i anes se paditur.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Lezhe, me vendimin nr.326, date 30.10.2002 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise se paditesit.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.44, date 31.01.2003 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt pranimin e padise se paditesit, d.m.th. anullimin e aktit te anes se paditur.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se vendimi i gjykates eshte i gabuar dhe ne kundershtim me ligjen, dhe konkretisht se:

83

Page 84: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

- Eshte provuar se nga paditesi jane paraqitur çmime te ndryshme nga ato ne fakt.

- Faturat e paditesit nuk jane reale por te fallsifikuara.- Pretendimi i MAC Albania duhej te konsiderohej i vertete.- Kerkojne prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te

vendimit te Gjykates se Rrethit Vlore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi

perfaqesuesit e anes se paditur, qe kerkuan pranimin e rekursit, d.m.th. lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi rrezimin e rekursit, d.m.th. lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NSe paditesi ne cilesine e tregtarit ka patur marredhenie biznesi me firmen

Italiane Euromach Import/Export dhe, ne kete cilesi me date 08.10.1999 ka blere d.m.th. importuar nga Italia nje sasi sheqeri. Transporti eshte realizuar nepermjet firmave nderkombetare ne perputhje me kushtet e njohura te transportit dhe te levrimit. Me levrimin e mallit dhe mbritjen e tij me date 27.10.1999, paditesi per efekt te vleres doganore dhe te taksave te ndryshme, ka paraqitur prane Deges se Doganes Lezhe, faturat perkatese te mallit, mbi bazen e te cilave u caktuan detyrimet financiare ne ngarkim te paditesit.

Me date 23.12.1999, ana e paditur me pretendimin se paditesi ka paraqitur nje çmim jo real d.m.th. ka perfituar si pasoje e paraqitjes te nje çmimi me te ulet ne organet doganore, ka marre mase administrative ndaj paditesit duke urdheruar pagimin e detyrimeve te munguara, pagimin e gjobes si edhe kallzim penal per falsifikim dokumentash. Me shkresen nr.3, date 14.01.2000 te anes se paditur, paditesi duhej te paguante shumen 9.628.176 leke. Duke mos qene dakord me kete pretendim paditesi pas ankimit ne rruge administrative, e paraqiti mosmarreveshjen e tij para organit gjyqesor.

Fillimisht gjykata e rrethit ka rrezuar kerkese padine dhe mbi prishjen qe i ka bere atij vendimi gjykata e apelit, çeshtja ju dergua perseri gjykates se shkalles se pare.

Ajo vendosi perseri rrezimin e kerkese padise. Ne dhenien e ketij vendimi gjykata ka arsyetuar se ajo çmon se si fature baze do te jete ajo e eksportit e paraqitur ne Doganen e Bergamos (Itali) dhe se misioni CAM A nuk ka ndonje interes te penalizoje firmen MAMAK apo te paraqese ndonje fature te fallsifikuar.

Ky arsyetim i gjykates çmohet se eshte i gabuar. Gjykata ka si detyre te saj te kryeje nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem dhe te beje nje cilesim te sakte te fakteve dhe te veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen pa u lidhur me percaktimin qe mund te propozojne palet (Nenet 14 dhe 16 te K.Pr.C.). Arsyetimi

84

Page 85: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

i gjykates eshte nje pohim miqesor por jo arsyetim ligjor. Nje hetim gjyqesor i plote, d.m.th. qe gjykata te hetoje te gjitha pretendimet e pjesemarresve ne proces pa patur as me voglin paragjykim mbi rolin dhe autoritetin e njeres pale. Gjykata e Apelit, ne rastin e dergimit te çeshtjes per rishqyrtim (vendimi nr.195, date 03.07.2001) ka udhezuar se thelbi i ketij gjykimi qendron ne faktin se cila fature eshte e vertete dhe reale. Vetem fakti se misioni CAM A i quan fallco faturat e paraqitura nga paditesi eshte i pamjaftueshem per te arritur ne nje konkluzion ligjor.

Gjykata me e ulet eshte e detyruar te zbatoje udhezimet e Gjykates me te Larte. Ne kete drejtim gjykata duhej t’i jepte pergjigje kerkesave qe shtronte vendimi i gjykates se apelit.

Mbi ankimin e paditesit, gjykata e apelit ka vendosur ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe pranimin e kerkese padise, d.m.th. anullimin e aktit administrativ te anes se paditur. Ne dhenien e ketij vendimi ajo arsyeton se:

Faturat e paraqitura nga ana e paditur jane fotokopje dhe nuk kane vleren e proves ne kuptim te normave civilo-proceduriale (neni 246 K.Pr.C.).

Konkluzionet qe ka arritur kjo gjykate jane ligjore dhe te drejta.Ne baze te nenit 12 te K.Pr.C., pala qe pretendon nje te drejte ka detyrimin

qe ne perputhje me ligjin te provoje faktet mbi te cilat bazon pretendimin e saj.Ana e paditur ka pretenduar se kemi te bejme me fallsifikim te nje akti. Pra

barra e proves i takon anes se paditur. Ajo kishte detyrimin jo vetem te paraqiste provat e saj, por qe edhe ne perputhje me ligjin te provonte faktet e paraqitura. Kete detyrim ligjor ana e paditur nuk e ka permbushur dhe gjykata e apelit ka permendur shkaqet pse ky detyrim nuk eshte permbushur. Duke analizuar dispozitat civile-proceduriale nga nenet 246 e vijues te K.Pr.C. krijohet bindja se analiza qe ka bere gjykata e apelit eshte e drejte dhe per pasoje edhe vendimi duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 485§a te

K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.44, date 31.01.2003 te Gjykates se Apelit

Shkoder.

Tirane, me 30.09.2004

85

Page 86: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

MENDIMI I PAKICËSJemi kunder vendimit te shumices, qe i perket ceshtjes me pale: paditese

"Mamak" shpk, dhe e paditur Dega e Doganave Lezhe.Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ka lene ne fuqi vendimin nr. 44, date

31.01.2003, te Gjykates se Apelit Shkoder, me te cilin eshte vendosur ndryshimi i vendimit nr.326, date 30.10.2002, i Gjykates se shkalles se pare Lezhe dhe pranimi i padise se paditesit, duke anulluar aktin administrativ te nxjerre nga ana e paditur.

Pala e paditur ne rekursin e paraqitur prej saj, pretendon se pala paditese, ka paraqitur fatura te cilat nuk pasqyrojne cmimin realisht te paguar prej saj. Ndodhur ne keto kushte, me shkresen nr.3, date 14.01.2000, pala e paditur ka kerkuar qe paditesi te paguaje shumen prej 9.628.176 leke.

Pala paditese ka konkluduar si me lart, bazuar ne informacionet e Misionit CAM.A, sipas te cilave cmimi ne faturat e paraqitura ne Doganen e Lezhes, nuk eshte i njejte me ate te paraqitur ne Doganen e Bergamos (Itali).

Gjykata mund te pranonte pretendimin e pales paditese, se cmimi realisht i paguar prej saj, eshte ai qe permbajne faturat e paraqitura ne Degen e Doganes Lezhe, n.q.s ajo, (pala e paditur) do te provonte me akte shkresore si kontrata dhe konferma bankare per likuidimin e ketyre shumave tek shitesi. Ne mungese te ketyre akteve, Gjykata e Apelit Shkoder, nuk duhej te vinte ne dyshim informacionin e CAM.A.

Ne kushtet e mesiperme, cmojme jo te drejte vendimin e shumices, vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder, duhej te prishej dhe te lihej ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Lezhe.

Vladimir Metani Thimjo Kondi

86

Page 87: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2931/862 i Regj. ThemeltarNr.1739 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareVladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2931/862 qe i perket:

PADITËS TË K/PADITUR: DALIP KOLLARI, IIJAZ KOLLARI perfaqesuar nga av. Fatmir Braka. MEREME DIZDARI, ne mungese.

I PADITUR: K.K.K.PRONAVE PRANE BASHKISE DURRES, ne mungese.

TË PADITUR K/PADITËS: ANASTAS GJERGO, DHORA PLENVESHI,

REVEKA AGOSTINI, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Kerkohet ndryshimi i pjesshem i

vendimit te K.K.K.Pronave te Bashkise Durres nr.637, date 09.09.1994 vetem persa i takon

vendndodhjes sipas aktit te pronesise.Detyrimin e te paditurve te na njohin

pronare ne pronen e percaktuar me vendimin e K.K.K. Pronave nr.583, date 02.08.1994, me kufij reale.

Baza Ligjore: Neni 157 i K.Pr.Civile, Neni 27/a i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

87

Page 88: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

OBJEKTI I K/PADISË:Anullimin e vendimit nr.583,

date 02.08.1994 per familjen Kollari.Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil,

Neni 951 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1085, date 10.07.2002 ka vendosur:

Rrezimin e kerkesepadise.Pranimin e kunderpadise se Anastas Gjergo, etj., kunder paditesve te kunderpaditur, duke anulluar vendimin nr.583, date 02.08.1994, te pales se paditur K.K.K.Pronave prane Bashkise Durres, e duke detyruar paditesit e kunderpaditur Dalip Kollari, IIjaz Kollari, Mereme Dizdari (Kollari) t’i kthejne te paditurve kunderpadites pronen e tyre te zene forcerisht si te mbeshtetur ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.14, date 17.01.2003 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.1085, date 10.07.2002 te Gjykates se Rrethit Durres.Pranimin e kerkesepadise, duke ndryshuar pjeserisht vendimin nr.637, date 07.09.1994 te K.K.K.Pronave te Bashkise Durres, duke percaktuar si kufij te siperfaqes se familjes Sidheri: ne L- familjen Tafa, para hekurudhes e pas saj, ne kufi me familjen Coca e Puleshi, si dhe ne jug te familjes Tafa, sipas skices nr.3 te aktit te ekspertimit te eksperteve Aleks Zyba e Maksim Gega.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Anastas Gjergo, Dhora Plenveshi, Reveka Agostini, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi nr.583, date 02.08.1994 i K.K.K.Pronave Durres konsiderohet se nuk ekziston, sepse eshte anulluar me vendim gjyqesor te formes se prere nr.3126, date 20.11.1995. Si rrjedhoje pala paditese nuk legjitimohet te ngreje kete padi.

- Vertetimi kadastral date 11.11.1993 dhe pasaporta e emigrantit nuk kane cilesine e titullit te pronesise dhe nuk perbejne prove.

88

Page 89: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

- Nga akt ekspertimi i bere nga ekspertet Luljeta Bocaj dhe Njazi Ademi, ka rezultuar e provuar se nuk mund te percaktohet vendndodhja e truallit te pretenduar nga paditesit per shkak se mungojne kufizimet.

- Gjykata e apelit, nuk mund te ndryshoje kufijte ne menyre subjektive, pasi kufijte jane elemente statike ne relacion me token.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e pales

paditese Av. Fatmir Braka, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres, me te cilin eshte vendosur

ndryshimi i vendimit te Gjykates se shkalles se pare Durres, duke vendosur pranimin e padise, eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj, si i tille ai duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e dosjes gjyqesore ka rezultuar se, me vendimin nr.739/1, date 07.09.1994, K.K.K.Pronave Bashkia Durres, i ka njohur te drejten e pronesise ish pronarit Dhimiter Sidheri, duke u kthyer trashegimtareve te Vasilika Sidheri (te paditurve), nje siperfaqe toke te lire prej 4590 m2, me kufijte perkates pa u percaktuar vendndodhja.

Me vendimin nr.585/1, date 12.11.1994 K.K.K.Pronave Durres, i ka njohur te drejten e pronesise trashegimtareve te Halit Kollari (paditesve), mbi nje siperfaqe prej 5000 m2 me kufizime: toke e te zot, jug - banese 1 kt, lindje - familja Hasa, pa u dhene vendndodhja. Kete vendim komisioni, paditesit e kane rregjistruar ne Zyren e Hipotekes Durres.

Pala paditese Kollari, ne kerkesepadi ka parashtruar se, prona e tyre ka pozicion te gabuar, pasi eshte spostuar ne pozicionin perendimor dhe pretendimi se ka mbivendosje me pronen e te paditurve, i eshte drejtuar gjykates, duke kerkuar anullimin pjeserisht te vendimit te K.K.K.Pronave, qe ka disponuar ne favor te pales se paditur, duke ndryshuar vendndodhjen.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1085, date 10.07.2002 ka vendosur:

Rrezimin e kerkesepadise.Pranimin e kunderpadise te Anastas Gjergo etj, kunder paditesve te

kunderpaditur, duke anulluar vendimin nr.583, date 02.08.1994 te pales se paditur K.K.K.Pronave prane Bashkise Durres, e duke detyruar paditesit e kunderpaditur Dalip Kollari, IIjaz Kollari, Mereme Dizdari (Kollari) t’i kthejne te paditurve kunderpadites pronen e tyre te zene forcerisht si te mbeshtetur ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.14, date 17.01.2003 ka vendosur:

89

Page 90: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Ndryshimin e vendimit nr.1085, date 10.07.2002 te Gykates se Rrethit Durres.

Pranimin kerkesepadise, duke ndryshuar pjeserisht vendimin nr.637, date 07.09.1994 te K.K.K. Pronave te Bashkise Durres, duke percaktuar si kufij te siperfaqes se familjes Sidheri: ne L- familjen Tafa, para hekurudhes e pas saj, ne kufi me familjen Coca e Puleshi, si dhe ne jug te familjes Tafa, sipas skices nr.3 te aktit te ekspertimit te eksperteve Aleks Zyba e Maksim Gega.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.3, date 13.03.2003 ka vendosur: Pranimin e kerkeses se kerkuesve Dalip Kollari, IIjaz Kollari dhe Mereme Dizdari, duke ndrequr ne dispozitivin e vendimit nr.14, date 17.01.2003, gabimin qe lidhet me kufijte e siperfaqes se truallit te familjes Sidheri si vijon: Prona e familjes Sidheri pozicionohet: Ne lindje te familjes Tafa, prane hekurudhes e pas hekurudhes, kufitar me familjet Coca e Puleshi, si dhe ne jug te familjes Tafa, sipas skices nr.1 te aktit te ekspertimit te eksperteve Aleks Zyba e Maksim Gega.

Gjate gjykimit eshte provuar qe, me vendimin nr.3126, date 20.11.1995 te Gjykates se Rrethit Durres, per shkak te pamundesise se eksperteve per t’i dhene nje pergjigje te sakte vendndodhjes se pronave ndermjet te njejtave pale ne proces eshte vendosur: Detyrimi i pales se paditur K.K.K.Pronave Durres, te anulloje vendimin nr.583, date 02.08.1994, ne emer te trashegimtareve te Halit Kollari dhe me ekspertet e tij, te percaktoje sakte vendndodhjen dhe kufijte e prones se paditesit Dalip Kollari dhe te paditurve Vladimir Grabovari, Anastas Gjergo dhe Perikli Kasapi.

Persa me siper, dokumentat ku eshte mbeshtetur komisioni per nxjerrjen e vendimeve te tij konkretisht jane: per vendimin e pales paditese ka sherbyer vertetimi kadastral date 21.10.1993, per te cilin nga akt ekspertimi nr.2, ka rezultuar qe siperfaqja prej 12 dy, eshte e pozicionuar grafikisht, por nuk ka kufitare. Akt ekspertiza nr.2, ka konstatuar se vendimi nr.583 ne favor te paditesve shoqerohet me skice, me Gent-Plan, por nuk ka procesverbal piketimi.

Vendimi i komisionit nr.739/1 ne favor te te paditurve, eshte mbeshtetur ne vertetimin e pronesise nr.151 Rregj, date 28.08.1941, te leshuar me date 29.07.1993 nga Zyra e Hipotekes.

Nga analiza e materialeve te çeshtjes ka rezultuar se, vertetesia e prones e kufijte e saj per familjen Kollari, vertetohen me dokumente te vjeter te vitit 1939, siç eshte libreza e emigracionit, ndersa familja Sidheri nuk ka paraqitur ne gjykim dokumente te vjeter pronesie (origjinen) me kufij te veçante, por prona e tyre ka qene brenda parceles nr.43, me siperfaqe te pergjithshme 22.375 m2 se bashku me pronat e familjeve Kasapi e Grabovari. Akti i ekspertimit i realizuar ne gjykaten e apelit, ka konkluduar se Komisioni i Kthimit te Pronave, e ka vendosur gabim pronen e familjes Sidheri, ndersa prona e familjes Kollari, eshte ne vendin ku ata pretendojne.

Prona e Familjes Sidheri, ne baze te dokumenteve (hartat e seksionit te urbanistikes te vitit 1959, fotografimet ajrore te specialisteve ushtarake ruse te

90

Page 91: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

vitit 1957, vertetim pronesie i familjes Tafa), duhet te pozicionohet ne lindje te familjes Tafa, prane hekurudhes e pas hekurudhes, kufitar me familjen Çoça e Puleshi, si dhe ne jug te familjes Tafa.

Ne keto kushte Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se gjykata e apelit, ka zbatuar me korrektesi nenet 14, 126 dhe 309 te K.Pr.Civile, duke dhene nje vendim te drejte dhe te mbeshtetur ne ligj. Per pasoje shkaqet e parashtruara ne rekurs, nuk jane te tilla nga ato qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile, prandaj nuk e bejne te cenueshem ligjerisht vendimin e gjykates se apelit objekt rekursi.

PER KETO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485, germa a te

K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.14, date 17.01.2003 te Gjykates se Apelit

Durres.

Tirane, me 30.09.2004

91

Page 92: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.2456 i Regj. ThemeltarNr.1740 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareVladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2456 qe i perket:

PADITËS: ILMI ZIRA, banues ne Kishavec Diber, ne mungese.

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQERORE DIBER perfaqesuar nga Avokati i Shtetit Shefqet Muçi.

OBJEKTI:Detyrimin e te paditurit te me ktheje

shumat qe rrjedhin nga e drejta e perfitimit te pensionit te pleqerise nga data 11.01.2001-15.08.2003.

Fitimin e munguar mbi keto shuma llogaritur ne formen e depozites bankare.

Baza Ligjore: Neni 300 i K.Pr.Civile, Nenet 655, 608 te Kodit Civil,

Ligji nr.7703, date 11.05.1993 me ndryshimet perkatese.

Gjykata e shkalles se pare Diber, me vendimin nr.331, date 04.06.2004 ka vendosur:

Nxjerrjen e ceshtjes civile me nr.357 akti, qe i perket paditesit Ilmi Zira, jashte juridiksionit gjyqesor.

92

Page 93: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ne mbeshtetje te nenit 59 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs paditesi IImi Zira, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe deklarimin e ceshtjes brenda juridiksionit gjyqesor, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata ka zbatuar keq ligjin kur i eshte referuar nenit 86 te Ligjit nr.7703, date 15.05.1993, dispozite kjo qe parashikon rastin kur kerkuesi i drejtohet DRSSH, me kerkese per perfitimin e pensionit, nderkohe qe une kam pretendime ne lidhje me daten e fillimit te pageses.

- E drejta e perfitimit te pensionit ne baze te ligjit, lind ne kohen e depozitimit te saj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, Avokatin e Shtetit

Shefqet Muçi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, si dhe diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se shkalles se pare Diber, me te cilin eshte vendosur

nxjerrja e ceshtjes civile me nr.357 akti, qe i perket paditesit Ilmi Zira, jashte juridiksionit gjyqesor, eshte jo i drejte dhe nuk gjen mbeshtetje ne ligj, si i tille ai duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate.

Nga shqyrtimi i akteve te dosjes gjyqesore rezulton se, paditesit me vendimin e dates 15.08.2003 te D.R.S.Sh. Diber, i eshte caktuar pensioni i pleqerise ne masen 7.200 leke ne muaj. Paditesi ka qene dakord me masen e pensionit, por nuk eshte dakord me afatin e fillimit te tij.

Ai pretendon te drejten e pensionit nga data 11.01.2001, dita kur ai ka dorezuar dokumentacionin dhe kerkesen per pensionin e pleqerise. Per kete arsye paditesi i eshte drejtuar gjykates, e cila me vendim e ka nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor me arsyetimin qe paditesi duhej te kishte ezauruar me pare rrugen administrative.

Ne lidhje me kete ceshtje, neni 8 i Ligjit nr.8392, date 02.09.1998 ka parashikuar se: “E drejta e pensionit nuk parashkruhet. Personit, i cili kerkon pensionin jo me vone se 1 vit nga data qe i lind kjo e drejte, ky pension i paguhet qe nga kjo dite. Ne raste te tjera pensioni do te paguhet nga data e paraqitjes se kerkeses per pension...”.

Ndersa neni 85, pika 3 e Ligjit nr.7703, date 11.05.1993 parashikon se: “Pensionet do te caktohen nga zyrat kompetente lokale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore.” Per pasoje Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Diber, eshte kompetente ne caktimin e mases dhe llojit te pensionit.

93

Page 94: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nderkohe qe kjo ceshtje ka ardhur ne Gjykaten e Larte, vetem persa i perket juridiksionit neni 86, pika 1 e Ligjit nr.7703, date 11.05.1993 parashikon se:

1. Apelet kunder vendimeve te perfitimeve behen ne zyrat rajonale.2. Apelet kunder vendimeve te zyrave rajonale behen ne zyren qendrore

te Institutit te Sigurimeve Shoqerore.3. Apelet e zgjedhura ne menyre te pafavorshme behen ne gjykate, nga e

cila ceshtja zgjidhet perfundimisht.Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se vendimi i Gjykates se shkalles

se pare Diber, duhet te prishet dhe ceshtja duhet te dergohet per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate.

Nga sa u parashtrua me lart, paditesi ka pretendime ne lidhje me daten e perllogaritjes se pensionit nga pala e paditur, e cila ka caktuar si date te perfitimit te pensionit 15.08.2003, ne nje kohe kur paditesi e ka paraqitur kerkesen per perfitimin e tij me date 11.01.2001. Nga analiza e provave qe ndodhen ne dosje, rezulton qe paditesi me vendimin e dates 15.08.2003 te D.R.S.Sh. Diber, me te cilin i eshte caktuar pensioni i pleqerise ne masen 7.200 leke, e ka ezauruar rrugen administrative sipas nenit 86 te ligjit te sipercituar. Paditesit i eshte njohur e drejta e pensionit dhe kerkimi i tij konsiston vetem ne masen e caktimit te pensionit e cila eshte pasoje e perfitimit te se drejtes.

Per keto arsye, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se çeshtja objekt gjykimi hyn ne juridiksionin gjyqesor dhe gjykata duhet te shprehet mbi themelin e ceshtjes me vendim perfundimtar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 63, paragrafi i

trete i K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.331, date 04.06.2004 te Gjykates se shkalles se

pare Diber dhe dergimin e çeshtjes ne po ate gjykate, pasi çeshtja hyn ne juridiksionin gjyqesor.

Tirane, me 30.09.2004

94

Page 95: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

ÇËSHTJE PENALE

95

Page 96: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.124 i Regj.ThemeltarNr.102 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnëtarYlvi Myrtja AnëtarPerikli Zaharia AnëtarSpiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 21.09.2004, mori në shqyrtim çështjen penale që i perket:

TË PANDEHURVE: ARTAN SHEHU, i biri i Samiut, i dtl. 1976, banues në Durrës, i padënuar.FATMIR MET’HOXHA, i biri i Dylberit, i dtl. 1963, banues në Durrës.ALBERT LILA, i biri i Avniut, i dtl. 1972, banues në Durrës, i padënuar.

A K U Z U A R:Për krimin e falsifikimit të monedhave,

të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 183/II i K.Penal.

Gjykata e Shkallës së pare Durrës, me vendimin nr.291, datë 05.05.2004, vendosi:

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit për të tre të pandehurit.Caktimin, për të pandehurit Artan Shehu dhe Fatmir Met’hoxha, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.Caktimin për të pandehurin Albert Lila, të masës së sigurimit personal, detyrimin për t’u paraqitur në organet e policisë gjyqësore çdo të hënë, ora 9 dhe u urdhërua lirimi i këtij të ndaluari.

96

Page 97: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.69, datë 31.05.2004 të saj vendosi:

Miratimin e vendimit të mësipërm përsa i përket vleftësimit të ligjshëm të ndalimit të shtetasve Artan Shehu dhe Fatmir Met’hoxha.Ndryshimin e vendimit për të pandehurit Artan Shehu e Fatmir Met’hoxha, duke caktuar për ta, si masë sigurimi personal, atë të “arrest në shtëpi”.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs, në Gjykatën e Lartë, Prokurori i Apelit Durrës, me të cilin kërkon prishjen e tij dhe lënien në fuqi të vendimit nr.291, datë 05.05.2004, të Gjykatës së shkallës së parë Durrës, duke parashtruar shkaqet e mëposhtëme:

- Në vendimin e gjykatës së apelit vihet re një shtrembërim i fakteve dhe rrethanave, ndryshe nga sa është administruar.

- Ndryshe nga sa arsyetohet në vendimin e gjykatës së apelit, ka rezultuar se janë bllokuar shtatë kartmonedha një mijë lekëshe, të gjitha me një numër serie, fakt ky i ekspozuar që në caktimin e masës së sigurimit.

- Është e vërtetë që kur është caktuar masa e sigurimit nuk ka qënë bërë akti i ekspertimit, po ky akt është administruar para gjykatës së apelit, akt në të cilin është përcaktuar se kartëmonedhat janë të falsifikuara.

- Nuk ka pse gjykata e apelit të vërë në dyshim paraqitjen për njohje të të pandehurit nga të dënuarit sepse janë zbatuar kërkesat e neneve 171 e 172 të K.Pr.Penale.

- Pa të drejtë gjykata vë në dyshim faktin që vepra të jetë kryer nga të pandehurit, pasi mënyra se si ata kanë komunikuar me shitësin, provon më së miri faktin se ata kanë ditur që monedhat ishin të falsifikuara.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro, prokurorin Bujar Sheshi, i

cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pasi e bisedoi cështjen në tërësi,

V Ë R E N:Vendimi nr.69, date 31.05.2004 i Gjykatës së Apelit Durrës është marrë

duke mos u respektuar kërkesat e ligjit dhe nuk bazohet në aktet që ndodhen në dosje. Prandaj, ai duhet të prishet.

Përsa i përket mosrespektimit të kërkesave të ligjit, Kolegji Penal, arriti në përfundimin e mësipërm, pasi, sikurse rezulton nga aktet që ndodhen në dosje, në një kohë kur i pandehuri Artan Shehu, gjatë shqyrtimit të çështjes në shkallë të parë, ishte përfaqësuar nga avokat Niko Jani, ankimi kundër vendimit të kësaj shkalle gjykimi, është paraqitur nga dy avokatë të tjerë, të cilët, ndryshe

97

Page 98: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

nga përmbajtja dhe fryma e kërkesave të ligjit (neni 410 i K.Pr.Penale) nuk ishin të pajisur me akt përfaqësimi as nga vet i pandehuri as edhe nga të afërmit e tij.

Në këto kushte, gjykata e apelit para së cilës u paraqit ankimi në emër dhe për llogari të këtij të pandehuri, jo vetëm që nuk kishte detyrim, por as edhe të drejtë për ta marrë në shqyrtim atë.

Ndryshe nga sa parashikohet në dispozitën e nenit 416 të K.Pr.Penale, (sipas së cilës ankimi i bërë nga një i pandehur vlen edhe për të pandehurit e tjerë), në rastin në shqyrtim, jo vetëm për faktin që secili nga ankimet e paraqitura nga dy të pandehurit e kësaj çështjeje, për shkak të natyrës së çështjes, bazohen në motive personale, por dhe për faktin që objektin e shqyrtimit nga ana e gjykatës së apelit, e përbënte bazueshmëria ose jo në ligj e vendimit të gjykatës së shkallës së parë për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, e cila, si edhe çdo masë tjetër sigurimi që parashikohet në K.Pr.Penale, nga natyra e saj, ka karakter vetëm personal, Gjykatës së apelit nuk i lindte e drejta që të shqyrtonte çështjen edhe për të pandehurin tjetër ankimi i të cilit ishte paraqitur nga persona të paautorizuar.

Karakteri, vetëm personal, që ka në vetvete kërkesa për caktimin nga gjykata të çfarëdo lloj mase sigurimi për një individ të caktuar nuk humbet edhe atëherë kur, për ç’farëdolloj shkaku, përfshirë edhe interesin për ekonomi gjyqësore, kërkesa, bëhet jo vetëm dhe e veçantë për të (individin), por sikurse është bërë në çështjen objekt gjykimi, e përbashkët edhe për një apo disa persona të tjerë që për shkak se kanë vepruar në bashkëpunim apo për ndonjë shkak tjetër, janë bashkëtëpandehur në të njëjtën çështje.

Përsa i përket shkakut tjetër për të cilin Kolegji Penal çmon se vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet - atij që vendimi është marrë në kundërshtim me aktet që ndodhen në dosje - kolegji arriti në këtë përfundim, pasi, së pari, argumenti që, sipas saj, arsyetimi i gjykatës së rrethit nuk është i bazuar se në momentin që ajo ka caktuar si masë sigurimi personal, për të dy të pandehurit, atë të arrestit me burg, nuk ka patur asnjë provë shkresore që të vertetojë se ato kartmonedha të jenë të falsifikuara, nuk qëndron.

Gjykata e apelit, duke mos e përmendur faktin që, vet ajo, gjatë shqyrtimit të çështjes administroi si prove, të paraqitur nga prokurori i seances, Aktin e Ekspertimit teknik nr.2761, datë 25.05.2004, sipas të cilit të shtatë kartëmonedhat që ishin bllokuar ditën e ngjarjes, janë tërësisht të falsifikuara, në vendimin e saj ka lënë pa përmendur një fakt, marrja në konsideratë e të cilit do të ndikonte jo pak në vendimin që duhej të ishte marrë prej saj.

Së dyti, në një kohë kur nga të gjitha aktet rezulton se monedhat e falsifikuara për vënien në qarkullim të të cilave akuzohen të pandehurit, janë shtatë, gjykata e apelit në vendimin e saj, jo vetëm që numrin e tyre e konsideron të vogël, por bën fjalë për 2-4 copë të tilla, numër që nuk gjen pasqyrim në aktet e kësaj çështjeje penale.

98

Page 99: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Po kështu, edhe për sa i përket argumentit tjetër që ka përdorur gjykata e apelit, sipas të cilit arsyetimi i gjykatës së rrethit se nuk ekzistojnë kriteret ligjore të parashikuara nga nenet 228 e 229 te K.Pr.Penale, nuk është e bazuar në ligj, nisur nga rrethanat e evidentuara deri tani në aktet që ndodhen në dosje, ky Kolegj, çmon se edhe ky argument nuk gjen mbështetje as në ligj as edhe në këto akte.

Në këtë përfundim u arrit pasi, sikurse dihet, një nga kriteret që duhen mbajtur parasysh nga gjykata për caktimin e masave të sigurimit personal, (pika 2 e nenit 229 të K.Pr.Penale) është edhe rëndësia e faktit dhe sanksioni që parashikohet për veprën penale konkrete.

Për krimin e falsifikimit ose venies në qarkullim të monedhave të falsifikuara të kryer në bashkëpunim (neni 183/II i K.Penal) për kryerjen e të cilit akuzohen të pandehurit Artan e Fatmir, ligjvënësi ka parashikuar dënim vetëm me burgim në masën nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet, tregues ky mjaft sinjifikativ edhe për rëndësinë jo të vogël te faktit penal që përbën objektin e akuzes së ngritur nga organi i prokurorisë për këta të pandehur.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/d të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.69, datë 31.05.2004 të Gjykatës së Apelit Durrës

dhe lënien në fuqi të vendimit nr.291, datë 05.05.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Durrës.

Të njoftohet prokurori pranë Gjykatës së Lartë për vënien në ekzekutim të këtij vendimi.

Tiranë, më 21.09.2004

99

Page 100: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.119 i Regj.ThemeltarNr.133 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesPerikli Zaharia AnëtarYlvi Myrtja AnëtarArtan Hoxha AnëtarSpiro Spiro Anëtar

ne seancën gjyqësore të datës 28.09.2004, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË PANDEHURIT: PETRAQ AVRAMI, i biri i Ferdinantit i datl. 1981, banues ne Tirane.

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË PËR KRIMET E RËNDA.

OBJEKTI:Caktim i masës së sigurimit personal.

Gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda Tirane, me vendimin nr.73, datë 22.06.2004, vendosi:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, për shtetasin Petraq Avrami.

Gjykata e Apelit për Krime te Rënda Tirane, me vendimin nr.24, datë 16.07.2004, vendosi:

Mospranimin e ankimit të të pandehurit për shkak të paraqitjes së tij jashte afatit dhjetë ditor të parashikuar nga ligji.

100

Page 101: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Kundër këtij vendimi kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, avokatët Vladimir Meçe e Irena Stana, me te cilin kërkojnë prishjen e tij dhe t’i njihet e drejta që të mbrohet ndaj masës së sigurimit, duke parashtruar shkaqet e mëposhtëme:

- Vendimi është i pabazuar sepse vendimi i gjykatës së shkallës së parë është marrë më 22.06.2004 dhe kërkesa ankimore është depozituar në zyrën postare më 02.07.2004, gjë që u provua dhe me dëftesën nr.078130, datë 02.07.2004, e cila edhe pse u paraqit nga ne, nuk u pranua prej gjykatës.

- Data e ecjes së afatit të ankimit është data 24.07.2004, kur është komunikuar vendimi i arrestit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro, prokurorin Skënder Breca, i

cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, mbrojtjen e kërkuesit avokatët Vladimir Meçe e Irena Stana, të cilët kërkuan pranimin e rekursit dhe pasi e bisedoi cështjen në tërësi,

V Ë R E N Vendimi nr.24, datë 16.07.2004 i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda

Tiranë, nuk gjen mbështetje në aktet që ndodhen në dosje, prandaj ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim.

Gjatë shqyrtimit të akteve që ndodhen në fashikullin e procedimit penal që i përket kërkuesit Petraq Avrami u konstatua se, me vendimin nr.73, datë 22.06.2004 të Gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda, ndaj tij është vendosur, si masë sigurimi personal, ajo e “arrestit në burg”.

Nëpërmjet mbrojtësve të tij -avokatë Vladimir Meçe e Irena Stana, u bë ankim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila me vendimin nr.24, datë 16.07.2004, vendosi mospranimin e ankimit me arsyetimin se ai ishte paraqitur jashtë afatit dhjetë ditor të parashikuar nga ligji.

Bazuar në aktet që ndodhen në dosje, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arriti në përfundimin se arsyetimi i mësipërm nuk qëndron.

Në rekursin e paraqitur pretendohet që ankimi është dërguar në sekretarinë e gjykatës me postë, me datë 02.07.2004, (duke paraqitur bashkë më rekursin edhe fotokopje të dëftesës postare në të cilën është shënuar kjo datë), kurse Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, si datë të paraqitjes së tij konsideroi datën 05.07.2004, që është data e depozitimit të tij në sekretarinë e gjykates.

Në kundërshtim me përmbajtjen e pikës 3 të nenit 413 të K.Pr.Penale sipas së cilës kur ankimi dërgohet me postë, sekretaria e gjykatës shënon në zarf datën e marrjes dhe e bashkëngjit atë me aktet, zarfi me të cilin ishte postuar ankimi, në rastin konkret, nuk është bashkuar me aktet.

101

Page 102: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Në këto kushte pretendimi i mbrojtjes konsiderohet i mirëqënë dhe vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, duhet të prishet dhe çështja t’i kthehet po asaj gjykate për të marrë në shqyrtim kërkesën ankimore të datës 02.07.2004.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/ç të K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.24, datë 16.07.2004 të Gjykatës së Apelit për

Krime të Rënda Tirane dhe kthimin e akteve, për rishqyrtim, në po atë gjykatë, me trup gjykues tjeter.

Tiranë, më 28.09.2004

102

Page 103: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr. 339 i Regj.ThemeltarNr. 509 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarPerikli Zaharia AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 29.9.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: ROLAND MIRISR

A K U ZAVjedhje me ane mashtrimi dhe fallsifikim te formulareve,

parashikuar nga nenet 143/1 dhe 190/1 te Kodit Penal.

PADITËS CIVIL: ILIR QYRATOMAS IBRAHIMI

OBJEKTI I PADISË:Kthim shume,

parashikuar nga nenet 81, 63 te Kodit Penal dhe 608 te Kodit Civil.

Gjykata e rrethit gjyqesor Gramsh, me vendimin nr 27, date 3.6.2003, ka vendosur:

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Roland Mirisr, per akuzen e vepres penale te vjedhjes me ane mashtrimi, parashikuar nga neni 143/1 te Kodit Penal, per shkak se fakti nuk perben veper penale.Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland Mirisr, per kryerjen e vepres penale te fallsifikimit te formulareve dhe ne baze te nenit 190/1 te Kodit Penal, e denon me 250.000 leke gjobe.

103

Page 104: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Rrezimin e padise civile persa i perket paditesit Ilir Qyra per shkak te heqjes dore nga e drejta e padise.Pushimin e gjykimit te padise civile persa i perket paditesit Tomas Ibrahimi per shkak te mungeses te tij ne seancen gjyqesore.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.332, date 2.12.2003, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.27, date 3.6.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Gramsh, persa i perket deklarimit fajtor te te pandehurit Roland Mirisr, per vepren penale te fallsifikimit te formulareve, parashikuar nga neni 190/1 te Kodit Penal dhe mases te denimit te dhene per kete veper penale dhe per padine civile.Ndryshimin e ketij vendimi, persa i perket deklarimit te pafajshem te te pandehurit Roland Mirisr, per vepren penale te vjedhjes me ane mashtrimi, parashikuar nga neni 141/1 te Kodit Penal dhe deklarimin e tij fajtor per kete veper, duke e denuar me 300.000 leke gjobe.Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, i pandehuri Roland Mirisr perfundimisht denohet me 400.000 leke gjobe.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka bere rekurs mbrojtesi i

te gjykuarit, i cili duke kerkuar prishjen e ketij vendimi dhe pushimin e çeshtjes, ka parashtruar keto shkaqe:

- Se formulari per dhenie garancie, i paraqitur ne Ambasaden e Mbreterise Hollandeze, nuk eshte fallsifikuar nga i gjykuari. Kjo del nga permbajtja e aktit te ekspertimit grafik.

- Se akti i ekspertimit grafik dhe korrespondenca me Ambasaden e Mbreterise Hollandeze dhe ate Gjermane nuk vertetojne ne menyre te plote dhe bindese qe i gjykuari te kete kryer veprat penale per te cilat eshte deklaruar fajtor dhe denuar.

104

Page 105: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Saliko Hajno, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

Gjykates se Apelit Durres, per pjesen me te cilen i gjykuari eshte deklaruar fajtor dhe denuar per vepren penale te vjedhjes me ane mashtrimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Gramsh per pjesen me te cilin i gjykuari, per kete veper penale, eshte deklaruar i pafajshem; ndryshimin e vendimeve te Gjykates se rrethit gjyqesor Gramsh dhe te Gjykates se Apelit Durres, per cilesimin e vepres nga fallsifikim te formulareve, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal, ne fallsifikim te dokumentave, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal,

mbrojtesi i te pandehurit nuk u paraqitdhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e ndodhura ne dosje, del se i gjykuari Roland Mirisr eshte

derguar per gjykim nga organi i prokurorise per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me ane mashtrimi, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal dhe fallsifikimit te formulareve, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Gjykata e rrethit gjyqesor Gramsh ne vendimin perfundimtar te saj, ka pranuar te provuar se i gjykuari Roland Mirisr, mbi kerkese te te demtuarit Tomas Ibrahimi per sigurimin e nje vize Shengen kundrejt shperblimit prej 1.700 dollare amerikane, ka paraqitur ne Ambasaden Gjermane pasaporten e te demtuarit te shoqeruar me nje akt garanci, e cila si leshuese dhe perpiluese te tij mban emrin e shtetases hollandeze Post Maud dhe si perfitues mban emrin e te demtuarit.

Simbas gjykates, bazuar ne aktin e ekspertimit grafik dhe deshmite e te demtuarit dhe te shtetasit Ilir Qyra, teksti i aktit te garancise, pjesa e shkruar me dore, eshte perpiluar jo nga shtetesja hollandeze, por nga vete i gjykuari, ne qytetin e Gramshit.

Mbas nxjerrjes se vizes nga Ambasada Gjermane, i gjykuari pasaporten ja ka dorezuar te demtuarit, i cili me te, ne rruge ajrore, ne daten 03.07.2002 ka mberritur ne qytetin e Mynihut, ne Republiken Gjermane.

Autoritetet e aeroportit te Mynihut, mbas verifikimeve perkatese, nuk kane lejuar kalimin e te demtuarit per ne territorin e shtetit gjerman.

Nga keto autoritete, mbi vizen e ndodhur ne pasaporten e te demtuarit, leshuar nga Ambasada Gjermane ne Shqiperi, eshte vene shenimi “ANNULLIERT”, anullohet.

Duke qene ne keto kushte, i demtuari eshte kthyer ne Shqiperi.Mbas kthimit ne Shqiperi, i demtuari ka bere kallzim ne polici.

105

Page 106: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Si ne kallzim, ashtu dhe ne gjykim, i demtuari Tomas Ibrahimi ka pretenduar se i gjykuari jo vetem qe e ka pajisur me vize jo te rregullt, por dhe se nga ana e tij shuma e dhene prej 1.700 dollare amerikane nuk i kthehet.

Gjykata e rrethit gjyqesor Gramsh, per faktet e parashtruara, ka vendosur deklarimin e pafajshem te te gjykuarit Roland Mirisr per kryerjen e vepres penale te mashtrimit, parashikuar nga neni 143/1 te Kodit Penal dhe deklarimin e tij fajtor per kryerjen e vepres penale te fallsifikimit te formulareve, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Ne vendimin e kesaj gjykate arsyetohet se bazuar ne provat e administruara ne gjykim, premtimi i te gjykuarit bere te demtuarit se do ta pajiste me vize Shengen te rregullt kundrejt shperblimit prej 1.700 dollare amerikane, nuk ka qene i genjeshtert.

Simbas gjykates, viza Shengen e leshuar nga Ambasada Gjermane, me ndermjetesine e te gjykuarit dhe e vendosur ne pasaporten e te demtuarit, eshte e rregullt dhe jo e fallsifikuar.

Per sa i perket aktit te garancise, gjykata ka arritur ne perfundimin se ai eshte i fallsifikuar pikerisht ne pjesen e shkruar me dore, ne te cilen, ndonese paraqitet sikur eshte perpiluar nga leshuesja e garancise ne qytetin Velsen, Hollande, del se ne te vertete ai eshte perpiluar nga i gjykuari ne qytetin e Gramshit.

Fallsifikimin e aktit te garancise, gjykata e ka vleresuar se perben vepren penale te fallsifikimit te formulareve, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal dhe mbi kete baze ajo te gjykuarin Roland Mirisr e ka deklaruar fajtor dhe denuar.

Lidhur me vleresimin e bere nga Gjykata e rrethit gjyqesor Gramsh se akti i garancise, ne pjesen e shkruar me dore eshte i fallsifikuar nga i gjykuari, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se ai eshte i drejte dhe i bazuar ne prova te plota dhe bindese.

Persa i perket cilesimit juridik qe kjo gjykate ne vendimin e saj i ka bere veprimeve te kryera nga i gjykuari, ne baze te nenit 190/1 te Kodit Penal, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se ai eshte i pabazuar ne ligje.

Per kete problem, i pabazuar ne ligje eshte dhe vendimi i Gjykates te Apelit Durres me te cilin cilesimi i bere nga gjykata e shkalles se pare, eshte çmuar i drejte dhe i bazuar.

Neni 190/1 i Kodit Penal, paraqet konkretisht objektet, fallsifikimi i te cilave perben vepren penale te fjale.

Simbas kesaj dispozite keto objekte jane vulat, stampat dhe formularet.Per aktin objekt gjykimi, akt garancine, Kolegji Penal i Gjykates se Larte

çmon se ai per nga forma dhe permbajtja qe paraqet eshte i ndryshem nga akti formular.

Akti i garancise, ne vetvete permban te dhena, te cilat per nga natyra e tyre, jane te ndryshme, qofte ne sasi qofte ne permbajtje nga te dhenat standarte dhe te kufizuara ne numer qe kerkohen per plotesimin e aktit formular.

106

Page 107: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Duke patur parasysh sa me lart, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se akti i garancise, objekt shqyrtimi i ketij gjykimi, nuk permban asnje cilesi te vules, stampes apo formularit.

Perveç kesaj, akti i garancise ne fjale nuk permban as cilesite e dokumentit shkollor, simbas nenit 187 te Kodit Penal; as cilesite e dokumentit shendetesor, simbas nenit 188 te Kodit Penal; as cilesite e leternjoftimit, pasaportes apo vizes, simbas nenit 189 te Kodit Penal dhe as cilesite e akteve te gjendjes civile, simbas nenit 191 te Kodit Penal.

Fallsifikimi i aktit te garancise, sikunder dhe i çdo dokumenti tjeter shteteror apo privat, qe nuk ka cilesite e atyre te permendura me lart, duhet te vleresohet si veper penale vetem ne baze te nenit 186/1 te Kodit Penal.

Bazuar ne sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, per pjesen ne te cilen i gjykuari Roland Mirisr eshte deklaruar fajtor dhe denuar ne baze te nenit 190/1 te Kodit Penal, vendimet e Gjykates se rrethit gjyqesor Gramsh dhe te Gjykates se Apelit Durres duhet te ndryshohen.

I gjykuari Roland Mirisr duhet te deklarohet fajtor per kyerjen e vepres penale te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, dispozite kjo qe nuk e rendon poziten e tij.

Mbi kete baze, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se ne raport me rrezikshmerine e vepres penale te kryer dhe te autorit te saj, lloji i denimit me gjobe dhe masa e tij prej 250.000 leke, dhene nga gjykata e shkalles se pare ndaj te pandehurit Roland Mirisr, jane te drejta dhe te bazuara ne ligje.

Gjykata e rrethit gjyqesor Gramsh, ne vendimin e saj lidhur me akuzen e vjedhjes me ane mashtrimi, parashikuar nga neni 143/1, ka arritur ne perfundimin se i gjykuari Roland Mirisr eshte i pafajshem, mbasi nuk e ka kryer kete veper penale. Per kete perfundim, gjykata ne vendimin e saj ka paraqitur arsyetimin se i gjykuari premtimin per ta pajisur te demtuarin me vize Shengen, kundrejt shperblimit prej 1.700 dollare amerikane, e ka realizuar, duke i dorezuar atij pasaporten me nje vize te tille te rregullt te leshuar nga ambasada gjermane.

Ne vazhdim, ne vendim kjo gjykate ka pranuar se, i gjykuari te demtuarit shumen prej 1.700 dollare amerikane nuk ja ka marre as me ane te genjeshtres dhe as me ane te shperdorimit te besimit, per faktin se ai, i demtuari, e ka ditur qe akti i garancise nuk ka qene i perpiluar nga shtetasja hollandeze por nga vete i gjykuari dhe se nxjerrja e vizes Shengen ishte realizuar mbi bazen e ketij akti te fallsifikuar.

Lidhur me kete pjese te vendimit te gjykates te shkalles se pare, Gjykata e Apelit Durres ka vendosur prishjen e tij dhe deklarimin e te gjykuarit Roland Mirisr fajtor per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me ane mashtrimi, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal dhe denimin e tij per kete akuze, me 300.000 leke gjobe.

107

Page 108: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Ne vendimin e saj, Gjykata e Apelit Durres ka pranuar se i gjykuari i ka marre te demtuarit me ane mashtrimi, shumen prej 1.700 dollare amerikane, duke e pajisur ate me nje vize te nxjerre ne menyre jo te rregullt.

Ne vazhdim te ketij arsyetimi, gjykata ka pranuar “…se i demtuari Tomas nuk ka patur dijeni per fallsifikimin e garancise”.

Ne kundershtim me sa eshte pranuar nga gjykata e apelit, nga proces verbali gjyqesor i seances gjyqesore te dates 22.05.2003, i demtuari Tomas Ibrahimi ka pranuar perpara gjykates, se ai, perpara marrjes se vizes, ka patur dijeni qe akti i garancise ka qene i fallsifikuar. Te njejtin shpjegim per kete fakt, simbas ketij proçes verbali, ka dhene dhe deshmitari Ilir Qyra, i cili ne gjykim ka shpjeguar se kete akt “…e plotesoi vete i pandehuri”. Bazuar ne sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Durres per kete pjese te tij eshte i pabazuar ne prova dhe per kete shkak duhet te prishet. Vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Gramsh, me te cilin i gjykuari Roland Mirisr eshte deklaruar i pafajshem per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me ane mashtrimi, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1,

germa c, b, d te Kodit te Procedures Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.332, date 02.12.2003 te Gjykates se Apelit Durres,

per pjesen me te cilen i gjykuari Roland Mirisr eshte deklaruar fajtor dhe denuar per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me ane mashtrimi, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.

Lenien ne fuqi te vendimit nr.27, date 03.06.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Gramsh, per pjesen me te cilen i gjykuari Roland Mirisr eshte deklaruar i pafajshem per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me ane mashtrimi, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.

Ndryshimin e vendimit nr.332, date 02.12.2003 te Gjykates se Apelit Durres dhe nr.27, date 03.06.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Gramsh, duke e deklaruar te gjykuarin Roland Mirisr fajtor jo per kryerjen e vepres penale te fallsifikimit te formulareve, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal, por per kryerjen e vepres penale te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, duke e denuar me 250.000 leke gjobe.

Gjoba prej 250.000 leke, nga i gjykuari Roland Mirisr, te shlyhet ne dy keste nga 125.000 leke, brenda nje viti nga dita e dhenies se ketij vendimi.

Tirane, me 29.09.2004

108

Page 109: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr. 355 i Regj.ThemeltarNr. 510 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarPerikli Zaharia AnetarArtan Hoxha AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 29.09.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHUR: MARK NDOJAGRON MARKU

A K U ZAI pari: Per vepren penale

te kanosjes serioze per vrasje,kunder kater personave

dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 84 kater here

dhe 278/2 te Kodit Penal.I dyti: Per vepren penale te vrasjes

ne kapercim te mbrojtjes te nevojshme, mbetur ne tentative

dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 83-22

dhe 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Puke, me vendimin nr 51, date 13.09.2001, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Agron Marku, per kryerjen e vepres penale te vrasjes, ne kapercim te kufijve te mbrojtjes te nevojshme, mbetur ne tentative dhe ne baze te nenit 83 e 22 te Kodit Penal e denon me 2 vjet dhe 6 muaj burgim.

109

Page 110: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Deklarimin fajtor te te pandehurit Agron Marku, per kryerjen e vepres penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 6 muaj burgim.Ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal, i pandehuri Agron Marku denohet perfundimisht me 3 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Mark Ndoj, per kryerjen e vepres penale te kanosjes serioze per vrasje, kunder kater personave, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 8 muaj burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Mark Ndoj, per kryerjen e vepres penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 6 muaj burgim.Ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal, i pandehuri Mark Ndoj denohet perfundimisht me 1 vit burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.213, date 3.11.2003, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.51, date 13.9.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Puke.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder ka bere rekurs mbrojtesi i te gjykuarit Agron Marku, i cili kerkon deklarimin te pafajshem, per kryerjen e vepres penale te vrasjes, ne kushtet e kapercimit te kufijve te mbrojtjes te nevojshme, mbetur ne tentative, ose prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim, per keto shkaqe:

- Ne te dy shkallet e gjykimit, gjykimi eshte bere ne mungese te te gjykuarit, per shkak se ai, ne kundershtim me rregullat proçedurale, nuk eshte njoftuar per te marre pjese ne te.

- Cilesimi ligjor i vepres, per plagosjen e te pandehurit Mark Ndoj si vrasje ne kapercim te kufijve te mbrojtjes te nevojshme, mbetur ne tentative, eshte i gabuar, per shkakun se te gjitha provat e administruara ne gjykim provojne se i gjykuari veprimet i ka kryer duke qene plotesisht ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Bujar Sheshi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

Gjykates se Apelit Shkoder dhe pushimin e gjykimit te bere nga Gjykata e Apelit Shkoder,

mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit Agron Marku, avokat Leke Hajdari, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe deklarimin e pafajshem te te gjykuarit dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

110

Page 111: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

V Ë R E NGjykimi i zhvilluar ne Gjykaten e Apelit Shkoder eshte bere ne

kundershtim me rregullat proçedurale per afatin e ankimit dhe per kete shkak ai duhet te pushohet.

Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se, Gjykata e Rrethit gjyqesor Puke, te gjykuarit Agron Marku dhe Mark Ndoj i ka deklaruar fajtor dhe denuar perkatesisht, te parin, ne gjendje arresti ne burg, per veprat penale te vrasjes ne kapercim te kufijve te mbrojtjes te nevojshme, mbetur ne tentative dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 83-22 dhe 278/2 te Kodit Penal dhe te dytin, ne mungese, per veprat penale te kanosjes serioze per vrasje kunder kater personave dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 84 kater here dhe 278/2 te Kodit Penal.

Kunder vendimit te gjykates te shkalles se pare, i gjykuari Mark Ndoj, brenda afatit ligjor, ka paraqitur ankim ne Gjykaten e Apelit Shkoder.

Perpara fillimit te shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes, ky i gjykuar ka paraqitur me shkrim ne gjykaten e apelit, deklarimin se heq dore nga ankimi.

Duke qene ne keto kushte dhe ne zbatim te germes ç te pikes 1 te nenit 420 te Kodit te Proçedures Penale, Gjykata e Apelit Shkoder ka vendosur mospranimin e ankimit te te gjykuarit Mark Ndoj, kunder vendimit nr.51, date 13.09.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Puke.

Ne daten 17.07.2003, gati dy vjet me pas, mbrojtesi i te gjykuarit Agron Marku, ka paraqitur ne Gjykaten e Apelit Shkoder, ankim me shkrim kunder vendimit nr.51, date 13.9.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Puke.

Bashkelidhur me kete ankim, ndodhet dhe nje deklarate ne emer te te gjykuarit Agron Marku, bere perpara noterit ne daten 11.07.2003, ne te cilen pretendohet se per shkak te qenies jashte shtetit, ai per gjykimin e zhvilluar dhe me vendimin e gjykates te shkalles se pare te dhene kunder tij, eshte njohur ne daten 10.07.2003.

Mbi baze vetem te ketyre dy akteve, Gjykata e Apelit Shkoder e ka shqyrtuar çeshtjen dhe me vendimin nr.213, date 03.11.2003 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.51, date 13.9.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Puke.

Lidhur me sa u paraqit, del se i gjykuari Agron Marku, ankimin kunder vendimit te gjykates te shkalles se pare e ka paraqitur jashte afatit 10 ditor, te parashikuar ne piken 1 te nenit 415 te Kodit te Proçedures Penale.

Duke vleresuar faktin e mesiperm, Gjykata e Apelit Shkoder, ne zbatim te germes c te pikes 1 te nenit 420 te Kodit te Proçedures Penale, nuk legjitimohej qe ankimin ne fjale t’ia nenshtronte shqyrtimit gjyqesor.

Me konstatimin e faktit se ankimi ishte paraqitur jashte afatit 10 ditor dhe ne mungese te nje vendimi gjyqesor, me te cilin i gjykuari te ishte vene ne afat per te bere ankim, gjykata e apelit ishte e detyruar qe te vendoste vetem mospranimin per shqyrtimin e ankimit.

111

Page 112: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e apelit mund ta shqyrtonte ankimin vetem atehere kur i gjykuari, ne zbatim te nenit 147, pikat 1 ose 2 te Kodit te Proçedures Penale, do te kishte kerkuar ne gjykaten e shkalles se pare qe te rivihej ne afat per te bere ankim dhe kur aty te provonte se nuk ka patur mundesi per te respektuar afatin ligjor per te bere ankim, per shkak te rastit fator apo te forces madhore, si dhe kur nuk ka marre asnje dijeni per vendimin e dhene.

Ne mungese te vendimit te gjykates se shkalles se pare per rivenien ne afat per te bere ankim, gjykata e apelit, per asnje rast dhe per asnje shkak nuk legjitimohet te shqyrtoje ankimin e paraqitur jashte afatit ligjor. Duke qene ne keto kushte, pra te zhvillimit te gjykimit ne kundershtim me ligjin dhe per rrjedhoje te marrjes se nje vendimi gjithashtu ne kundershtim me ligjin, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi nr.213, date 03.11.2003 i Gjykates se Apelit Shkoder duhet te prishet dhe gjykimi i zhvilluar prej saj duhet te pushohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1,

germa c te Kodit te Procedures Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.213, date 03.11.2003 te Gjykates se Apelit

Shkoder.Pushimin e gjykimit kryer nga Gjykata e Apelit Shkoder, qe ben fjale per

shqyrtimin e ankimit te te gjykuarit Agron Marku.

Tirane, me 29.09.2004

112

Page 113: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.359 i Regj.ThemeltarNr.511 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarPerikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2004, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.359, qe i perket:

TË PANDEHURIT: INDRIT HYSENI, i biri i Shkelqimit, lindur me 1981 ne Tirane

A K U Z U A R:Shitje e lendeve narkotike

dhe largim nga vendi i qendrimit te perkohshem, parashikuar nga nenet

283/1 e 323/1 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.852, date 9.10.2003, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Indrit Hyseni per vepren penale te shitjes se lendeve narkotike dhe ne baze te nenit 283/1 te K.P., e denon me 5 vjet burg. Deklarimin fajtor te te pandehurit Indrit Hyseni per vepren penale te largimit nga vendi i qendrimit dhe ne baze te nenit 323/1 te K.P., e denon me 2 vjet burg. Ne aplikim te nenit 55 te K.P., denimin e tij perfundimisht me 5 vjet burg.

113

Page 114: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.17, date 21.01.2004 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.852, date 09.10.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se pare, ka paraqitur rekurs i gjykuari, i cili kerkon pushimin e ceshtjes per vepren penale te parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal dhe denimin me kohen e paraburgimit per vepren penale te parashikuar nga neni 323 i K.P., duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Vendimet jane te pambeshtetura ne ligj e ne prova, pasi: - Vepra kryhet me dashje direkte, ose indirekte, sepse personi parashikon

kunderligjshmerine e veprimeve te tij dhe i deshiron e me ndergjegje lejon kryerjen e tyre. I pandehuri nuk di se ky veprim i tij eshte i kundraligjshem, por i ligjshem, pasi ai e perdor per nevoja vetiake dhe pikerisht kjo eshte arsyeja qe organi i akuzes nuk ka mundur te siguroje qofte edhe nje deshmitar qe te deklaroje se ka blere lende narkotike tek i pandehuri.

- 2. Gjykata eshte shprehur se i pandehuri eshte perdorues i lendes narkotike morfine dhe jo heroine, sepse ne aktin e ekspertimit kimiko ligjor nr.213, date 30.09.2002, eshte perdorues morfine dhe te pandehurit i eshte sekuestruar nje doze heroine. Ndersa, ne fakt, i pandehuri eshte perdorues jo vetem i morfines, por dhe i heroines, fakt te cilin e vertetojme nga mjeku Zihni Sulaj, mjek ne spitalin ushtarak, klinika toksikologjike ku me vertetimin e leshuar prej tij verteton se i pandehuri eshte perdorues edhe i heroines prej tre vjetesh. Keto fakte nuk jane marre parasysh nga te dyja gjykatat.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno

i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Rrethit Tirane dhe ai i Gjykates se Apelit Tirane,

jane rezultat i zbatimit te drejte te ligjit material e procedural e duhet te lihen ne fuqi.

Ne zbatim te kerkesave procedurale, gjykatat kane administruar e analizuar drejt provat e paraqitura dhe kane arritur ne perfundimin se i pandehuri Indrit Hyseni, ka konsumuar vepren penale te mbajtjes e shitjes se lendeve narkotike parashikuar nga neni 283/1 i K.P. dhe ate te largimit te te arrestuarit nga vendi i qendrimit te detyrueshem parashikuar nga neni 323/1 i K.P.

114

Page 115: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

I pandehuri dhe mbrojtesi i tij, gjate procedimit penal, jane njohur me provat e paraqitura nga organi i akuzes, kane bere kundershtimin e tyre prane gjykatave duke pretenduar se, akuza per vepren penale te mbajtjes e shitjes se lendeve narkotike eshte e pabazuar sepse i pandehuri Indrit Hyseni, duke qene perdorues i droges, ka blere nje doze heroine tek nje person qe ishte shites i vazhdueshem dhe se, ne momentin qe u kap nga punonjesit e policise, ai u kthye per te blere edhe nje doze tjeter, pretendime keto qe jane analizuar nga gjykatat, u eshte dhene pergjigje e perseriten ne rekursin e paraqitur prane ketij Kolegji.

Eshte provuar dhe pranuar nga gjykatat se organet e policise kane patur te dhena se i pandehuri Indrit Hyseni merrej se bashku me disa persona te tjere me tregetimin e lendeve narkotike si dhe se ishte perdorues i tyre. Ne zbatim te detyrave te caktuara, agjente te drejtorise rajonale te luftes kunder droges, me daten 29.04.2002, rreth ores 21.30 jane vendosur per te vezhguar fushen mbrapa shkolles se mesme “Qemal Stafa” ku, sipas te dhenave, mblidheshin persona qe tregetonin dhe qe blinin lende narkotike. Aty kane ardhur i pandehuri me 3-4 persona te tjere dhe nje nga agjentet e policise, ju paraqit te pandehurit si bleres i lendeve narkotike. Duke dyshuar per kete person, i pandehuri ka tentuar te largohet por u kap nga punonjesit e policise ndersa personat e tjere u larguan. Ne kontrollin e bere te pandehurit ju gjet nje doze lende narkotike e mbeshtjelle me nje cope leter fletoreje me ngjyre te bardhe e me viza blu ndersa me pas, ne kontrollin e bere ne vendin ku u kap i pandehuri, u gjeten edhe 10 doza te tjera lende narkotike si dhe nje fletore shkrimi me kapake me ngjyre jeshile e flete te bardha me vija blu pjeserisht te prera ne copa katrore te vogla.

I pandehuri Indrit Hyseni ka paraqitur ne vazhdimesi pretendimin se nuk mund te pergjigjet penalisht pasi ai kishte blere vetem nje doze lende narkotike (heroine) dhe duke qene perdorues i lendeve narkotike, neni 283/1 i K.P. e perjashton nga pergjegjesia sepse ndodhemi para rastit te perdorimit vetjak ne doza te vogla. Ky pretendim nuk eshte i bazuar dhe me te drejte gjykatat nuk e kane pranuar ate.

Nga aktet e administruara rezulton e vertete se i pandehuri Indrit Hyseni, eshte perdorues i lendeve narkotike. Por, nga analizat e bera, ka dale se i pandehuri eshte perdorues i morfines (akti kimiko - ligjor N-213) ndersa sipas aktit kimiko ligjor N-214, lenda narkotike qe i eshte kapur atij eshte heroine.

Fakt qe e rrezon pretendimin e te pandehurit eshte se ai nuk ndodhet ne poziten e nje perdoruesi te droges qe e mban ate per perdorimin vetjak, pasi nga teresia e provave te administruara ka dale edhe ai eshte deklaruar fajtor per mbajtje per shitje te narkotikeve. Ne rastin e vertetimit te akuzes per mbajtje te lendeve narkotike me qellim shitjeje, shperndarje, tregetimi apo transportimi, personi, pavaresisht nga sasia e kapur e tyre, do te pergjigjet penalisht per vepren penale te parashikuar nga neni 283/1 i K.P.

115

Page 116: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.852, date 09.10.2003 te Gjykates se Rrethit

gjyqesor Tirane dhe te vendimit nr.17, date 21.01.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 29.09.2004

116

Page 117: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.336 i Regj.ThemeltarNr.512 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarSpiro Spiro AnetarPerikli Zaharia AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2004, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.336 qe i perket:

TË PANDEHURIT: ARBEN HAMATI, i biri i Zyberit, lindur ne 1970 ne Vrop - Tirane

A K U Z U A R:Per vepren penale te dezertimit,

parashikuar nga neni 33/1 i Kodit Penal Ushtarak.

Gjykata Ushtarake e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.325, date 21.11.2003, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Arben Hamati per kryerjen e vepres penale te dezertimit, parashikuar nga neni 33/1 i Kodit Penal Ushtarak dhe denimin e tij me 8 muaj burgim.

Gjykata Ushtarake e Apelit, me vendimin nr.1, date 08.01.2004, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.325, date 21.11.2003 te Gjykates Ushtarake te shkalles se pare Tirane duke ndryshuar cilesimin e vepres penale te kryer nga i pandehuri Arben Hamati, nga dezertim i kuadrit komandues, parashikuar nga neni 33 i Kodit Penal Ushtarak ne ate te kundravajtjes penale te mosparaqitjes ne repart, parashikuar nga neni 37 i Kodit Penal Ushtarak.

117

Page 118: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Pushimin e ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Arben Hamati ne baze te nenit 66 te Kodit Penal, pasi nuk mund te vazhdonte procedimi penal per shkak te parashkrimit te ndjekjes penale.

Kunder vendimit te Gjykates Ushtarake te Apelit nr.1, date 08.01.2004, ka paraqitur rekurs Prokurori Ushtarak i Apelit, i cili kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates Ushtarake te shkalles se pare Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Fakti i mos kthimit mbas mbarimit te studimeve, se i pandehuri u martua dhe per nje jete ekonomike me te mire, tregon qarte anen subjektive te te pandehurit, ate te shmangies pergjithmone nga sherbimi si oficer aktiv i karrieres.

- Praktikat e deritanishme te kolegjeve te ndryshme te kesaj gjykate kane qene konstante per raste analoge, duke deklaruar dhe denuar te pandehurin per vepren penale te dezertimit, ne baze te nenit 33/1 te K.P.Ushtarak.

- Vendimi eshte alogjik kur pranon se i pandehuri ka qendruar ne SH.B.A., per arsye ekonomike dhe eshte martuar me nje shtetase amerikane dhe se keto nuk perbekan shmangie pergjithmone nga sherbimi ushtarak. Vete keto arsye dhe moskthimi per nje kohe prej 5 vjet e 3 muaj flasin qarte per anen subjektive te te pandehurit, ate te shmangies pergjithmone nga sherbimi si oficer aktiv.

- Vete mbrojtesi i tij i pranon keto fakte dhe ne gjykimin ne Apel ai kerkoi lenien ne fuqi persa i perket cilesimit juridik te vepres por kerkoi aplikimin e nenit 59 te Kodit Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko

Hajno, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit e lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Ushtarak Tirane, me te cilin eshte vendosur

ndryshimi i vendimit te Gjykates Ushtarake Tirane persa i perket cilesimit ligjor te vepres penale ne ngarkim te te pandehurit Arben Hamati nga dezertim, parashikuar nga neni 33/1 i K.P.U. ne ate te kundervajtjes penale te mos paraqitjes ne repart, parashikuar nga neni 37 i K.P.U. dhe pushimin e ceshtjes penale per shkak te parashkrimit te ndjekjes penale ne baze te nenit 66 te K.P., duhet te prishet per zbatim te gabuar te ligjit material.

118

Page 119: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Eshte provuar dhe pranohet nga te dyja gjykatat se me 15.07.1992, i pandehuri Arben Hamati eshte titulluar oficer aktiv me urdher te Ministrit te Mbrojtjes.

Me 18.03.1998 ne kohen qe ai sherbente ne repartin ushtarak 8880 ne Tirane, bashke me nje grup ushtarakesh, eshte derguar per kryerjen e nje kursi ne SH.B.A. ku do te qendronte deri me 24.11.1998. Pas perfundimit te kursit, i pandehuri nuk eshte kthyer ne Shqiperi dhe nuk eshte paraqitur me ne repart duke qendruar ne SH.B.A.

Per kete shkak, me urdher te Ministrit te Mbrojtjes N- 476/2, date 16.02.1999 (rreth mbas 3 muajve nga mos kthimi ne repart) i pandehuri eshte nxjerre ne lirim.

Veprimin e mesiperm te te pandehurit Arben Hamati, Gjykata Ushtarake e Rrethit Tirane e ka cilesuar si veper penale te dezertimit te ushtarakut parashikuar nga neni 33/1 i K.P.U., duke arsyetuar se nuk ndodhemi para vepres penale te mosparaqitjes ne repart siç ka kerkuar mbrojtja, pavaresisht se ai gjate kohes se kursit eshte martuar me nje shtetase amerikane gje qe nuk perben shkak per cilesimin e ndryshem te vepres nga ajo e dezertimit, pasi me te gjitha veprimet e qendrimet e kryera, del qarte se i pandehuri ka patur per qellim shmangien pergjithmone nga sherbimi ushtarak. Gjykata ushtarake e rrethit, ka analizuar e rezuar edhe pretendimin tjeter te bere nga mbrojtja se vepra penale e kryer nga i pandehuri nuk duhej cilesuar si dezertim se i pandehuri kishte paraqitur kerkese per lirim nga ushtria, jo vetem se nje kerkese e tille nuk figuron prane organit perkates, por edhe se nese do te ishte paraqitur, ai duhej te kthehej ne repart e te priste pergjigjen per pranimin ose mos pranimin e saj.

Gjykata e apelit ushtarak, mbi te njejtat fakte e prova ka arritur ne perfundimin se gjykata e rrethit ka gabuar ne cilesimin ligjor te vepres ne ngarkim te te pandehurit Arben Hamati si dezertim parashikuar nga neni 33/1 i K.P.U. se ne rastin konkret ndodhemi para kundervajtjes penale te mos paraqitjes ne repart parashikuar nga neni 37 i K.P.U.

Kjo gjykate arsyeton ne vendim se i pandehuri ishte martuar ne Amerike dhe kishte bere kerkese per lirimin e tij dhe se nuk mund te konkludohet per dezertim, pasi i pandehuri nuk ka patur per qellim shmangien e tij pergjithmone nga sherbimi gje qe (sipas vendimit) e tregon dhe fakti i nxjerrjes ne lirim te te pandehurit brenda nje kohe te shkurter.

Keto arsyetime nuk jane te bazuara ne ligj. Dy veprat penale, ate te dezertimit e te mosparaqitjes ne vendin e sherbimit, i afron fakti se ne te dyja rastet ushtaraku largohet nga reparti apo vendi i sherbimit me shkak apo pa shkak, me leje apo pa leje por nuk paraqitet ne repart. Por ato midis tyre ndryshojne nga ana subjektive. Keshtu ne rastin e mosparaqitjes ne repart, subjekti shmanget perkohesisht nga paraqitja, por ka per qellim qe te paraqitet e te vazhdoje kryerjen e detyres, ndersa ne rastin e dezertimit, ushtaraku largohet nga reparti ose nuk kthehet me ne repart duke patur per qellim shmangien pergjithmone nga sherbimi. Ana subjektive duhet pare e analizuar ne cdo rast

119

Page 120: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

sikurse dhe ne rastin ne shqyrtim qe nga teresia e provave dhe qendrimit te te pandehurit (qe per mbi 6 vjet qendron ne SH.B.A.) rezulton se ka qendruar ne SH.B.A. per te mos u kthyer me ne repartin ku sherbente.

Ne keto rrethana Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Ushtarak eshte pasoje e zbatimit te gabuar te ligjit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/d te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1, date 08.01.2004 te Gjykates se Apelit Ushtarak

Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.325, date 21.11.2003 te Gjykates Ushtarake te Rrethit Tirane.

Tirane, me 29.09.2004

120

Page 121: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.366 i Regj. ThemeltarNr.514 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarPerikli Zaharia AnetarYlvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore me date 29.09.2004, mori ne shqyrtim çeshtjen penale me nr.366, qe i perket:

TË PANDEHURIT: RAMIZ MIFTARIANDREA IZVIRASHUAIP IZVIRA

A K U Z U A R: Ramiz Miftari: Per vepren penale

“Vjedhje me arme” ne bashkepunim, “Marredhenie seksuale me dhune” ne bashkepunim,

“Armembajtje pa leje” dhe “Perdorim dokumentash te fallsifikuara”,

parashikuar nga nenet 140 e 25, 102/1 e 25, 278/2 dhe 186/1 te K.Penal.Andrea Izvira: Per vepren penale

“Vjedhje me arme” ne bashkepunim, “Marredhenie seksuale me dhune” ne bashkepunim,

parashikuar nga nenet 140 e 25, 102/1 e 25 te K.Penal.Shuaip Izvira: Per vepren penale

“Vjedhje me arme” ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 140 e 25 te K.Penal.

121

Page 122: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e shkalles se pare Bulqize, me vendimin nr.38, date 15.06.2000, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Shuaip Izvira per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 25 te K.P., denimin e tij me 16 vjet burg. Deklarimin fajtor te tij per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te K.P., denimin me 1 vit burg.Ne aplikim te nenit 55 te K.P., denimin e te pandehurit Shuaip Izvira perfundimisht me 16 vjet burg.Deklarimin fajtor te te pandehurit Ramiz Miftari per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim, marredhenies seksuale me dhune me te rritura ne bashkepunim e mbetur ne tentative dhe perdorimit te dokumentave te fallsifikuar dhe ne baze te neneve 140 e 25, 102/1 22 e 25 dhe 186 te K.P., denimin perkatesisht me 13 vjet, 2 vjet dhe 3 muaj burg per secilen veper. Ne aplikim te nenit 55 te K.P., denimin e te pandehurit Ramiz Miftari perfundimisht me 15 vjet burg. Deklarimin fajtor te te pandehurit Andrea Izvira per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 25 te K.P., denimin e tij me 14 vjet burg. Deklarimin fajtor te te pandehurit Andrea Izvira per vepren penale te marredhenies seksuale me dhune me te rritura ne bashkepunim e mbetur ne tentative dhe ne baze te nenit 102/1 22 e 25 te K.P., denimin e tij me 3 vjet burg.Ne aplikim te nenit 55 te K.P., denimin e te pandehurit Andrea Izvira perfundimisht me 16 vjet burg.

Mbi ankimin e te pandehurve Andrea Izvira e Ramiz Miftari, Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.432, date 09.10.2000, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.38, date 15.06.2000, te Gjykates se Rrethit gjyqesor Bulqize.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.69, date 26.01.2001, ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga te gjykuarit Ramiz Miftari dhe Andrea Izvira, si te pabazuar ne ligj.

Gjykata e shkalles se pare Bulqize, me vendimin nr.6, date 24.12.2002, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se te denuarit Shuaip Izvira per rivendosjen ne afat te se drejtes se ankimit kunder vendimit nr.38, date 15.06.2000, te Gjykates se shkalles se pare Bulqize.

122

Page 123: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.174, date 28.03.2003, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.6, date 24.12.2002, te Gjykates se shkalles se pare Bulqize dhe pranimin e kerkeses se te denuarit Shuaip Izvira duke e rivendosur ne afat te drejten e ankimit ndaj vendimit nr.38, date 15.06.2000, te Gjykates se Rrethit gjyqesor Bulqize.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.618, date 26.11.2003, ka vendosur:

Mospranimin e ankimit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs i gjykuari Shuaip Izvira, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, pasi duhet te perballem me provat qe kane provuar fajesine time, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte i padrejte, ai bie ndesh me ligjin e provat dhe me te drejtat dhe lirite themelore te parashikuara ne Kushtetute. Vendimi bie ndesh me nenin 148 te K.Pr.Penale.

- Nuk kam patur asnje lloj njoftimi si une qe hetohesha apo gjykohesha, por njoftim ne asnje faze nuk ka patur dhe familja ime.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, prokurorin Artur Selmani,

qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NOrgani i prokurorise ka akuzuar tre te pandehurit, nga fshati Cerenec i

rrethit Bulqize, shoke femijerie me njeri tjetrin, se me date 10.09.1999 kane vjedhur me arme dy shtetas hollandeze (bashkeshorte), te cilet ndodheshin ne Shqiperi ne kuadrin e shperndarjes se ndihmave humanitare.

Te pandehurit Ramiz Miftari dhe Andrea Izvira jane akuzuar dhe per kryerjen e veprave te tjera penale.

Gjykimi ne gjykaten e shkalles se pare eshte zhvilluar ne mungese te te pandehurit Shuaip, i cili eshte mbrojtur nga av.Arben Keta, i caktuar kryesisht.

Ne perfundim te ketij gjykimi, Gjykata e shkalles se pare Bulqize, me vendim nr.38, date 15.06.2000, midis te tjerave (deklarimit fajtor te te pandehurve Ramiz Miftari dhe Andrea Izvira dhe caktimit per to te denimit, perkatesisht 15 dhe 16 vjet burg) ka deklaruar fajtor dhe te pandehurin Shuaip Izvira per veprat penale te vjedhjes me arme, te kryer ne bashkepunim dhe

123

Page 124: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

armembajtjes pa leje, te parashikuar nga nenet 140 e 25 dhe 278/2 i K.Penal, dhe ka caktuar per te nje denim perfundimtar 16 vjet burgim.

Mbi ankimin e te pandehurve Ramiz Miftari dhe Andrea Izvira, Gjykata e Apelit Tirane, pasi ka shqyrtuar çeshtjen, me vendimin nr.432, date 09.10.2000 ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare te siper permendur.

Ne gjykaten e apelit, gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te te pandehurit Shuaip Izvira, te mbrojtur nga av.Fariz Xhurxhi, i caktuar kryesisht.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.69, date 26.01.2001 ka vendosur mospranimin e rekursit te paraqitur nga te gjykuarit Ramiz Miftari dhe Andrea Izvira.

Me date 11.12.2002 eshte arrestuar i denuari Shuaip Izvira, per efekt te zbatimit te vendimit penal te formes se prere (neni 462 K.Pr.Penale). Pasi eshte njohur me vendimin e denimit, ne zbatim te nenit 147 te Kodit te Procedures Penale, i denuari Shuaip Izvira i eshte drejtuar gjykates se shkalles se pare me kerkese per rivendosje ne afat te te drejtes se ankimit. Gjykata e shkalles se pare Bulqize me vendimin nr.6, date 24.12.2002 ka vendosur rrezimin e kerkeses se te denuarit Shuaip Izvira me arsyetimin:

“Nga shqyrtimi i ankimeve te paraqitura para gjykatave me te larta nga te pandehurit bashkefajtor Ramiz Miftari e Andrea Izvira rezulton se shkaqet e ngritura ne ankim nuk bazohen vetem ne motive personale te dy ankuesve, por edhe ne fakte qe kane te bejne me gjithe procesin dhe me konstatimin e pavlefshmerise se akteve te hetimeve paraprake e gjyqesore, çka do te thote se ky ankim ne veshtrim te nenit 416/1 te Kodit te Procedures Penale vlen edhe per te denuarin Shuaip Izvira.

Gjithashtu ne veshtrim te nenit 425/1 te Kodit te Procedures Penale, Gjykata e Apelit e ka shqyrtuar ceshtjen ne teresi dhe nuk eshte kufizuar vetem ne shkaqet e paraqitura ne ankim. Kjo del edhe nga vete permbajtja e vendimit dhe nga analiza qe i ben faktit kriminal ajo gjykate”.

Mbi ankimin e te denuarit Shuaip Izvira, Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.174, date 28.03.2003 ka rivendosur ne afat te drejten e paraqitjes ne gjykaten e apelit, nga ana e te pandehurit Shuaip, te ankimit kunder vendimit nr.38, date 15.06.2000 te Gjykates se shkalles se pare Bulqize me arsyetimin:

“Konform kerkesave te nenit 147/2 te Kodit te Procedures Penale ai ka te drejte te kerkoje rivendosje ne afat te ankimit. Ne kundershtim me kerkesat e dispozites se mesiperme gjykata ja ka rrezuar kete kerkese.

Kolegji penal i gjykates se apelit çmon se duhet te rivendoset ne afat e drejta e ankimit, pasi i denuari ka qene ne mungese ne te gjitha gjykimet, dhe te drejten e ankimit e fiton vetem pasi te njihet me vendimin.

Ne gjykimet e meparshme i pandehuri jo vetem qe nuk ka bere ankim por nuk ka leshuar ndonje akt perfaqesimi, sic kerkon neni 410, pika 2 e Kodit te Procedures Penale, pra ai nuk ka patur dijeni per vendimin”.

124

Page 125: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Pas paraqitjes se ankimit prej ketij te pandehuri, Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.618, date 26.11.2003 ka vendosur mospranimin e tij. Nga ana e saj eshte pranuar se vendimi penal nr.38, date 15.06.2000 i Gjykates se shkalles se pare Bulqize eshte i pa ankimueshem pavaresisht se eshte rivendosur ne afat e drejta e ankimit ndaj tij. Kjo pasi çeshtja e themelit eshte gjykuar me pare ne gjykaten e apelit, dhe si ne kete te fundit ashtu dhe ne gjykaten e shkalles se pare eshte kryer mbrojtja ligjore e te pandehurit Shuaip Izvira, me avokate te caktuar kryesisht.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se pretendimet e te pandehurit Shuaip Izvira nuk mund te shqyrtohen, pasi vendimi nr.618, date 26.11.2003 i Gjykates se Apelit Tirane eshte nje vendim i cili ka marre forme te prere (neni 462/1 K.Pr.Penale). Fuqia e vendimit nr.618, date 26.11.2003 te Gjykates se Apelit Tirane nuk shtrihet vetem ndaj te pandehurve Ramiz Miftari dhe Andrea Izvira, por edhe ndaj te pandehurit Shuaip Izvira.

Eshte e vertete se ndaj vendimit te gjykates se shkalles se pare jane ankuar vetem te pandehurit Ramiz Miftari dhe Andrea Izvira, por ne baze te nenit 416/1 te Kodit te Procedures Penale, ankimi i bere nga nje i pandehur, kur nuk bazohet vetem ne motive personale, vlen edhe per te pandehurit e tjere.

Kufijte e shqyrtimit te ceshtjes penale ne gjykimin e nje ankimi nga gjykata e apelit, percaktohen nga neni 425 i Kodit te Procedures Penale. Sipas pikes nje te ketij neni gjykata e apelit e ka shqyrtuar ceshtjen ne teresi dhe nuk eshte kufizuar vetem ne shkaqet e paraqitura ne ankim, por e ka gjykuar edhe per pjesen qe i takon bashketepandehurit Shuaip Izvira qe nuk ka bere ankim dhe brenda kufijve qe referojne shkaqet e ngritura ne ankim.

Me vendimin perfundimtar te gjykates se apelit jane zgjidhur disa ceshtje dhe konkretisht, se pari: se eshte kryer vepra penale qe i ngarkohet te pandehurit Shuaip Izvira; se dyti: se vepra penale e kryer nga i pandehuri Shuaip Izvira permban elemente te parashikuar nga nenet 140 e 25 te Kodit Penal; se treti: se vepren penale te vjedhjes me arme e ka kryer edhe i pandehuri Shuaip Izvira ne bashkepunim me te pandehurit e tjere; se katerti: se i pandehuri Shuaip Izvira ka pergjegjesi per vepren penale te kryer; se pesti: se ne pajtim me rrezikshmerine e vepres penale, te autorit te saj, shkalles se fajit, si dhe rrethanave te tjera lehtesuese dhe renduese, eshte percaktuar masa e denimit qe duhet te vuaje i pandehuri Shuaip Izvira.

Nga materialet e ceshtjes rezulton se te pandehurit Ramiz Miftari dhe Andrea Izvira kane ngritur perpara gjykates se apelit, dhe kjo e fundit ka marre ne shqyrtim te njejtat ceshtje ligjore dhe te provuarit qe ka ngritur ne ankimin e tij i pandehuri Shuaip Izvira. Ne kete kuader si dhe ne zbatim te dispozitave ligjore te Kodit te Procedures Penale te analizuara me siper, ceshtja objekt gjykimi duhet te konsiderohet gje e gjykuar edhe per te pandehurin Shuaip Izvira qe nuk ka bere ankim, por vetem per ato probleme ligjore apo te provueshmerise qe jane ngritur nga bashketepandehurit te cilet kane bere ankim.

125

Page 126: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Argumentat e mesiperme te çojne ne konkluzionin se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.618, date 26.11.2003 duhet te lihet ne fuqi si nje vendim i drejte dhe i bazuar ne ligje.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/1, germa a te

Kodit te Procedures Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.618, date 26.11.2003 te Gjykates se Apelit

Tirane.

Tirane, me 29.09.2004

MENDIMI I PAKICËSPakica ka mendimin se vendimi i Kolegjit Penal nuk eshte i bazuar.Ne teresine e akteve qe administrohen, rezulton se te pandehurit Shuaip

Izvira i eshte mohuar e drejta e ankimit ne nje gjykate me te larte. Gjykimi eshte bere ne mungese te tij, me mbrojtes te caktuar kryesisht dhe, ne rastin e ekzekutimit te vendimit penal, i pandehuri eshte vene ne dijeni per vendimin e marre nga Gjykata e shkalles se pare Bulqize nr.38, date 15.06.2000, me te cilin ishte deklaruar fajtor per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim me te pandehurit Ramiz Myftari e Andrea Izvira e per mbajtjen pa leje te armeve luftarake e denuar me 16 vjet burgim.

Kerkesa per rivendosjen e tij ne afat per t’u ankuar kunder ketij vendimi eshte e drejte dhe ndonese gjykata e rrethit vendosi mospranimin, Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.174, date 28.03.2003, prishi vendimin e gjykates se rrethit, duke rivendosur ne afat te drejten e ankimit te te pandehurit Shuaip Izvira kunder vendimit nr.38, date 15.06.2000 te gjykates. Terheq vemendjen fakti qe kjo gjykate qe e rivendosi ne afat te pandehurin per te drejten e ankimit, duke ditur gjithe rrethanat dhe ecurine e çeshtjes, (qe ajo ishte shqyrtuar mbi ankimin e te pandehurve te tjere) me vendimin nr.618, date 26.11.2003 ka vendosur “mospranimin e ankimit”. Shumica evidenton kete fakt dhe pranon te drejte vendimin e gjykates se apelit me arsyetimin se pretendimet e te pandehurit Shuaip Izvira nuk mund te shqyrtohen, pasi vendimi i gjykates se apelit ka marre forme te prere dhe efektet e tij shtrihen edhe mbi te pandehurin Shuaip, edhe se ndaj vendimeve te shkalles se pare jane ankuar vetem dy te pandehurit e tjere, ankimi i bere prej tyre nuk bazohet ne motive personale dhe

126

Page 127: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

vlen edhe per te pandehurit e tjere, pasi gjykata e apelit e ka shqyrtuar çeshtjen jo vetem ne shkaqet e paraqitura ne ankim, por edhe per pjesen qe i takon te pandehurit Shuaip Izvira, qe nuk ka bere ankim.

Ne aritjen e ketij perfundimi shumica i referohet nenit 425 te K.Pr.P., por pakica ka mendimin se pranimi i ketij neni dhe interpretimi qe behet jane te pabazuara. Tekstualisht ne nenin 425/1 te K.Pr.P. thuhet: “Gjykata e apelit shqyrton çeshtjen ne teresi dhe nuk kufizohet vetem ne shkaqet e paraqitura ne ankim. Ajo shqyrton edhe pjesen qe u takon bashke te pandehurve qe nuk kane bere ankim, brenda kufijve qe referojne shkaqet e ngritura ne ankim” Sikurse shihet qarte, gjykata e apelit shqyrton çeshtjen ne teresi dhe per te pandehurin qe nuk ka paraqitur ankim, por perseri asaj i vihet nje kufizim ne kete drejtim, pasi duhet te trajtoje çeshtjen vetem brenda problemeve dhe kufijve qe kane paraqitur te pandehurit ne ankimet e tyre. Nga ky arsyetim ligjor, del se gjykata, ne çeshtje si ne rastin ne shqyrtim, eshte e kufizuar ne analizen dhe arsyetimin e vendimit e per pasoje, duke mos pranuar ankimin e te pandehurit Shuaip Izvira ka zbatuar gabim ligjin, sepse nuk u ka dhene zgjidhje problemeve te veçanta qe ka paraqitur ky i pandehur ne ankimin e tij. Eshte kjo arsyeja qe vendimi i gjykates se apelit duhej te prishej e çeshtja te dergohej per rishqyrtim.

Vladimir Bineri Kristaq Ngjela

127

Page 128: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.340 i Regj. ThemeltarNr.515 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarVladimir Bineri AnetarPerikli Zaharia AnetarYlvi Myrtja Anetar

ne seance gjyqesore, me date 29.09.2004, mori ne shqyrtim çeshtjen penale me nr.340, qe i perket:

TË PANDEHURIT: BUKUROSH HYSABARDHYL KULLOLLI

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale

te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga nenet 186/1 e 25 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.151, date 12.06.2003, ka vendosur:

Te deklaroje te pafajshem te pandehurit Bukurosh Hysa dhe Bardhyl Kullolli, per kryerjen e vepres penale te fallsifkimit te dokumentave ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 186/1 e 25 te K.P.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.351, date 12.12.2003, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.151, date 12.6.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Elbasan.

128

Page 129: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka paraqitur rekurs prokurori prane Gjykates se Apelit, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe deklarimin fajtor te te pandehurit Bardhyl Kullolli per vepren penale te fallsifikimit, parashikuar nga neni 186/1 i K.P. dhe denimin e tij me 200.000 leke gjobe, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat gabojne ku deklarojne se mungojne elementet e vepres penale te fallsifikimit sipas nenit 186/1 te K.P.

- Ne kundershtim me sa ka vendosur gjykata ka rezultuar se, ne Zyren Rajonale te Sherbimit Social Elbasan, eshte sekuestruar nje liste me 250 persona, te cilet kane marre ndihme ekonomike kundrejt kryerjes se 15 dite pune ne sherbimin komunal te qytetit.

- Per te perfituar ndihmen ushqimore keto persona duhet te kishin punuar 15 dite pune, por ka rezultuar se ne keto lista ishin shenuar dhe persona te cilet nuk kishin kryer asnje dite pune sipas programit perkates, gje qe u konfirmua nga 30 persona te pyetur per kete problem.

- I pandehuri Bardhyl Kullolli nuk e ka kryer detyren e tij, por perkundrazi ka perpiluar listen ne menyre fiktive duke pasqyruar persona qe nuk kishin kryer pune. Ai ka pasqyruar te dhena qe nuk perbejne realitetin ne listat perkatese.

- Arsyetimi i gjykatave se nga ky veprim nuk ka patur perfitim askush nuk eshte i drejte. Kjo veper penale nuk kerkon si element te saj qellimin por mjafton qe te jete vene dore mbi dokumentat dhe te pasqyrohen te dhena te paverteta.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, prokurorin Artur Selmani, i

cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NI pandehuri Bukurosh Hysa eshte president i Firmes ”Gjelberimi” sh.p.k.

ne Elbasan, kurse i pandehuri Bardhyl Kullolli kryen detyren e brigadierit ne kete firme.

Sipas kerkeses se bere nga Bashkia e ketij qyteti ne muajin Nentor 2002, per hapjen e fondeve te punesimit per disa shtetas, te cilet do te punonin pa shperblim, ne baze te nje liste te paracaktuar, Ndermarrja e Gjelberimit ka marre persiper kryerjen e disa punimeve brenda qytetit, si lyerje pemesh, pastrim ambjentesh etj.

Ne kete kuader nga Zyra Rajonale e Sherbimit Elbasan, eshte hartuar projekti ”Ushqim per pune” per 250 familje te qytetit, i cili i eshte derguar Programit Boteror te Ushqimit, ku keto familje per te perfituar ndihme

129

Page 130: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

ushqimore duhet te punonin per nje periudhe 15 ditore ne Ndermarrjen e Gjelberimit.

Nderkohe eshte hartuar dhe plani i punes, i cili eshte firmosur nga te pandehurit, ku percaktohet lloji dhe volumi i punimeve, pune per te cilen ndermarrja nuk do te kishte asnje lloj perfimi material.

Per te bere rregjistrimin e personave qe do te punonin pa shperblim per kryerjen e punimeve te percaktuara ne planin e punes, i pandehuri Bukurosh ka ngarkuar te pandehurin Bardhyl, i cili kryente detyren e brigadierit.

I pandehuri Bardhyl, ne mirebesim pa bere verifikimet se kush ka punuar, ka perpiluar listen duke vendosur ne te emrat e shkruar ne copa letre, te dorezuara prej personave qe kane punuar, te cilen pasi e ka firmosur vete ja ka dhene per firme dhe te pandehurit Bukurosh Hysa.

Per kete perpilim te ketyre listave eshte filluar procedimi penal per te pandehurit duke i akuzuar per fallsifikim dokumenti.

Akuza ka hequr dore ndaj te pandehurit Bukurosh Hysa, duke kerkuar pushimin e ceshtjes ne ngarkim te tij, me arsyetimin se ky i fundit ka vene vetem firmen ne mirebesim ne keto lista.

I pandehuri Bardhyl veprimet e veta i justifikon me pretendimin se ndermarrja ne rastin konkret nuk ka patur asnje interes apo perfitim nga puna e shtetasve te rregjistruar ne kete liste, qe do te perfitonin ndihme ushqimore dhe se puna e tyre ishte vullnetare, pa pagese.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan ka vendosur te deklaroje te pafajshem te pandehurit me arsyetimin se mungon nje nder elementet e domosdoshme te vepres penale te fallsifikimit, ana subjektive e saj e konkretisht dashja si karakteristike e kesaj vepre penale. Vendimi i mesiperm eshte ankimuar nga Prokuroria e Rrethit Elbasan. Gjykata e Apelit Durres, e ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se shkalles se pare Elbasan, me te njejtin arsyetim. Vendimi i dhene nga gjykata e apelit eshte ankimuar me ane te rekursit nga Prokuroria e Apelit Durres.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ne rekursin e paraqitur nga Prokurori i Apelit ngrihen shkaqe nga ato te parashikuara nga neni 432 te Kodit te Procedures Penale. Gjykatat kane zbatuar gabim ligjin penal. Me veprimet e tij i pandehuri Bardhyl Kullolli ka konsumuar elementet e vepres penale te fallcifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/1 te Kodit Penal.

Ne kundershtim me sa eshte vendosur nga gjykata e shkalles se pare dhe gjykata e apelit, gjate gjykimit ka rezultuar e provuar se ne Zyren Rajonale te Sherbimit Social Elbasan, eshte sekuestruar lista e personave qe kane marre ndihme ekonomike. Per te perfituar kete ndihme personat e shenuar ne liste duhet te kishin bere 15 dite pune. Ne fakt ne liste ishin shenuar edhe persona te cilet nuk kishin kryer asnje dite pune. Lista ne fjale eshte hartuar nga i pandehuri Bardhyl Kullolli. Ky i pandehur nuk e ka kryer detyren ne perputhje me ligjin, perkundrazi ai listen e ka perpiluar ne menyre fiktive duke pasqyruar edhe persona qe nuk kishin punuar asnje dite.

130

Page 131: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Arsyetimi i gjykatave se nga ky veprim nuk ka patur perfitim askush nuk eshte i drejte. Vepra penale e fallsifikimit te dokumentave nuk kerkon si element te saj qellimin e fitimit, por mjafton qe te pasqyrohen ne to te dhena te paverteta. Mbi faktet e analizuara me siper i pandehuri Bardhyl Kullolli duhet te deklarohet fajtor per faktin se ai e ka perpiluar listen ne menyre fiktive, duke pasqyruar ne te persona qe nuk kane kryer pune, qe me pas kane perfituar ndihme nga Bashkia.

Per kryerjen e kesaj vepre, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, cmon se i pandehuri Bardhyl Kullolli duhet te denohet me tre muaj burg. Per shkak te rrezikshmerise se paket te pandehurit dhe rrethanave te kryerjes se vepres penale, Kolegji Penal cmon se ndaj te pandehurit Bardhyl Kullolli duhet te aplikohte neni 59 i Kodit Penal, duke urdheruar pezullimin e ekzekutimit te vendimit per tetembedhjete muaj.

PER KETO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/1 germat a, b dhe

c te Kodit te Procedures Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.351, date 12.12.2003 te Gjykates se Apelit

Durres per te pandehurin Bukurosh Hysa dhe ndryshimin e tij per te pandehurin Bardhyl Kullolli, duke e deklaruar fajtor ate per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave, parashikuar nga neni 186/1 te Kodit Penal dhe denimin e tij me tre muaj burg.

Ne zbatim te nenit 59 te Kodit Penal, urdherohet pezullimi i ekzekutimit te ketij denimi per nje afat prej tetembedhjete muajsh per te pandehurin Bardhyl Kullolli.

Tirane, me 29.09.2004

131

Page 132: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.350 i Regj. ThemeltarNr.516 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnëtarVladimir Bineri AnëtarArtan Hoxha AnëtarPerikli Zaharia Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 29.09.2004 mori në shqyrtim çështjen penale që u përket:

TË PANDEHURVE: ISMAIL KASMI, FERIT KASMI, HASAN KASMI

A K U Z U A R:Për veprën penale të dëmtimit me dashje

të pronës së tjetrit në bashkëpunim Baza Ligjore: Nenet 150 e 25 të Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Kurbin me vendimin nr.97, date 01.07.2003 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Kasmi për veprën penale të dëmtimit të pronës së tjetrit në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 150 e 25 të K.P. dhe dënimin e tij me 200.000 lekë gjobë.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ferit Kasmi për veprën penale të dëmtimit të pronës së tjetrit në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 150 e 25 të K.P. dhe dënimin e tij me 200.000 lekë gjobë.Deklarimin fajtor të të pandehurit Hasan Kasmi për veprën penale të dëmtimit të pronës së tjetrit në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 150 e 25 të K.P. dhe dënimin e tij me 200.000 lekë gjobë.

132

Page 133: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.503, datë 01.10.2003 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.97, date 01.07.2003 të Gjykatës së shkallës së pare Kurbin dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ismail Kasmi, Ferit Kasmi e Hasan Kasmi.

Kundër vendimit të gjykatës se apelit ka bërë rekurs prokurori, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Te pandehurit, ne bashkepunim me njëri tjetrin, kanë shkatërruar sipërfaqen e tokës që ka qenë e mbjellë me tërfil, duke i shkaktuar dëm kallzuesit.

- Gjykata e apelit, duke mos pasur bindje për aktin e ekspertimit, duhet të caktonte vetë ekspert për përcaktimin e saktë të dëmit. Ajo duhet të respektonte nenin 427 të Kodit të Procedurës Penale, duke thirrur si dëshmitar Rame Kasmin, shtetasin që pretendohet prej te pandehurve se është pronari i vërtetë i tokës, i cili me një akt noterial sqaron se toka që kanë punuar të pandehurit nuk ka qenë e tij, por e kallëzuesit Abaz Murati, i cili e kishte mbjellë me tërfil.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, prokurorin Skënder

Breca, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e akteve për rishqyrtim po asaj gjykate (në mungesë të mbrojtësit të të gjykuarve) dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.503, date 01.10.2003 i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë

si rrjedhojë e zbatimit të gabuar të nenit 428 të K.Pr.P.Megjithëse nuk ekziston asnjë nga rastet që parashikon kjo dispozitë,

gjykata e apelit ka vendosur prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së pare dhe pushimin e çështjes.

Rezulton se, të gjykuarit Ismail Kasmi, Ferit Kasmi e Hasan Kasmi janë akuzuar për veprën penale të dëmtimit të pronës së tjetrit në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 150 e 25 të K.P., mbi bazën e kallzimit të shtetasit Abaz Murati. Ky i fundit pretendon se, te gjykuarit më datën 27.02.2003 kanë dëmtuar parcelën nr.64/9 prej 1500 m2 në Fushë-Milot në pronësi të tij, duke prishur gardhin rrethues, duke mbyllur 200 m linear kanal dhe duke e pluguar sërish tokën që kishte qenë e mbjellë me jonxhë.

Të gjykuarit kane pretenduar se, ata kanë punuar një pjesë të vogël të parcelës dhe këtë me leje të pronarit të vërtetë të saj, shtetasit Ramë Kasmi, pa shkaktuar asnje dem.

133

Page 134: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Në këto rrethana, nga njëra anë gjykata e apelit ka pranuar me të drejtë se, gjykata e shkallës së pare ka gabuar duke marrë të mirëqënë vlerësimin formal të dëmit nga një ekspert kontabël të caktuar nga organi i akuzës, pa e pare dëmin në vend, pa vërtetuar dëmin efektiv dhe cila prone është dëmtuar.

Nga ana tjetër, megjithëse vë në dukje se gjykata e shkallës së parë ishte e detyruar që të hetonte me ekspert kompetent, si pretendimet e denoncuesit (kallzuesit), ashtu edhe ato të të gjykuarve, të përcaktonte nëse dëmi efektiv, po qe se ekziston, eshte ose jo i rëndë, cili është personi i dëmtuar dhe nëse ka dëmtim të pronës së tjetrit, pushtim toke apo vetëm konflikt civil, gabimisht konkludon se, përderisa këto probleme nuk janë vërtetuar gjatë gjykimit të çështjes, nuk mundet që të pandehurit (të gjykuarit) të deklarohen fajtorë për dëmtim prone.

Një qëndrim i tillë do t’i jepte gjykatës së apelit vendin e “gjykatës së revizionit”, gjë që nuk përligjet po t’i referohemi nenit 427 të K.Pr.P.

Në respektim të kësaj dispozite, gjykata e apelit ka të drejtë të vendosë përsëritjen tërësisht ose pjesërisht të shqyrtimit gjyqësor, kur e çmon se një gjë e tillë është e nevojshme.

Kështu, gjykata e apelit mund t’i sqaronte vetë të gjitha problemet që i ka vënë në dukje gjykatës së shkallës së pare, për të arritur në një përfundim të drejtë për çështjen, qoftë ky edhe për mosekzistencën e veprës penale.

Në këto kushte, vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim.

Në rishqyrtimin e çështjes gjykata e apelit, në zbatim të kërkesave të nenit 427 të K.Pr.P., duhet të hetojë dhe sqarojë të gjitha problemet e lartpërmendura dhe vetëm pas kësaj ajo mund të arrijë në një konkluzion të drejtë për çështjen.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ç të K.Pr.P.,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.503, date 01.10.2003 të Gjykatës së Apelit Tiranë

dhe kthimin e akteve për rishqyrtim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 29.09.2004

134

Page 135: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.341 i Regj. ThemeltarNr.517 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnëtarVladimir Bineri AnëtarArtan Hoxha AnëtarPerikli Zaharia Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 29.09.2004 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË PANDEHURIT: NDUE ZEFI, mbrojtur nga av. Luan Merlika

A K U Z U A R:Për veprat penale të vrasjes

me paramendim në bashkëpunim dhe të armëmbajtjes pa leje.

Baza Ligjore: Nenet 78, 25 e 278/2 të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Mirditë me vendimin nr.48, datë 20.05.2003 ka vendosur:

Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Ndue Zefi për veprat penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim dhe të armëmbajtjes pa leje, parashikuar nga nenet 78, 25 e 278/2 të K.P.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.535, date 15.10.2003 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.48, date 20.05.2003 të Gjykatës së shkallës së parë Mirditë.

135

Page 136: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs prokurori, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Te gjitha provat te marra ne harmoni me njera tjetren provojne plotësisht se, krimin e ka kryer i pandehuri Ndue Zefi.

- Pretendimi qe i pandehuri ne kohen e ngjarjes ka qene ne shtepine e vjehrrit te tij, bie poshte krejtesisht nga deshmia e deshmitares okulare Liza Lleshi, e cila e ka njohur të pandehurin në paraqitjen per njohje.

- Kjo dëshmitare nuk e ka njohur me pare autorin e vrasjes se burrit te saj, vetem ne paraqitjen per njohje, si dhe më vonë në gjykim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, prokurorin Skënder

Breca, i cili kërkoi prishjen e vendimit te gjykatës së apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim po asaj gjykate, mbrojtësin e të gjykuarit, av. Luan Merlika, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga prokurori kundër vendimit nr.535, date

15.10.2003 të Gjykatës së Apelit Tiranë, me anën e të cilit është lënë në fuqi vendimi nr.48, date 20.05.2003 i Gjykatës së shkallës së parë Mirditë, nuk përmban shkaqe nga ato që parashikon neni 432 i Kodit të Procedurës Penale.

Siç rezulton, i gjykuari Ndue Zefi është akuzuar se, më 09.06.1997, rreth ores 0900, ne fshatin Lurth te Mirdites ka vrarë me armë zjarri viktimën Preng Lleshi, i cili ka qenë duke punuar tokën së bashku me bashkëshorten e tij, dëshmitaren Liza Lleshi. Sipas kësaj dëshmitareje, ajo ka pare dy djem të rinj në fund të parcelës, të cilët nuk i njihte. Njëri prej tyre ka qëlluar me armë bashkëshortin e saj dhe më pas të dy janë larguar.

Pas tre ditesh ne shtëpine e viktimës kane shkuar tre persona te dërguar nga babai i të gjykuarit, për të çuar fjalë se vrasjen e kishte bërë ai vetë (babai i të gjykuarit) për të marre gjak për vrasjen e vëllait të tij nga xhaxhai i viktimës në vitin 1946.

Prokuroria akuzën ndaj te gjykuarit e mbështet kryesisht, mbi paraqitjen për njohje date 17.02.1999, e cila eshte kontestuar menjëherë ashtu dhe më vonë nga mbrojtja e të gjykuarit, për faktin se është marre si prove në kundershtim me nenet 171 e 172 të K.Pr.P. Dëshmitarja nuk është pyetur më përpara për karakteristikat e personit që do të njihte; personat që do të paraqiteshin për njohje nuk kanë qenë te ngjashem nga pamja apo mosha; dëshmitarja ka qenë e pasigurtë për identifikimin e personit. Ajo është shprehur se, ishte e vështirë ta identifikonte, pasi kishte kaluar një kohë e gjatë, por mendonte se ishte i gjykuari autori dhe ndërkohë ka treguar me gisht atë.

136

Page 137: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nga ana tjetër, rezulton se i gjykuari diten e ngjarjes ka qenë në Dibër në fshatin Trepçë, tek vjehrri i tij, ku edhe i është dhënë ndihma mjekësore së bashku me bashkëshorten e tij nga mjeku i Qendrës Shëndetësore Melan, për shkak të helmimit.

Gjykata e shkallës së parë Mirditë, pas shqyrtimit në tërësi të provave të paraqitura nga organi i akuzës dhe nga mbrojtja, si dhe pas një analize të plotë të fakteve dhe rrethanave te veprës penale, e ka deklaruar të pafajshëm të gjykuarin Ndue Zefi.

Rezulton se, çmuarja e provave nga gjykata e shkallës së parë është bërë në pajtim me kërkesat e nenit 152 të K.Pr.P., pa i dhënë asnjë prove vlerë të paracaktuar dhe duke ia nënshtruar ato shqyrtimit.

Në këto kushte, vendimi i gjykatës së shkallës së parë është i bazuar në ligj, prandaj me të drejtë është lënë në fuqi nga gjykata e apelit.

Pretendimet e ngritura nga prokurori në rekurs kanë të bëjnë me vlerësimin e provave dhe për rrjedhojë, dalin jashtë fushës së shqyrtimit nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/a të K.Pr.P.,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.535, date 15.10.2003 të Gjykatës së Apelit

Tiranë.

Tiranë, më 29.09.2004

137

Page 138: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.342 i Regj. ThemeltarNr.518 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnëtarPerikli Zaharia AnëtarArtan Hoxha AnëtarSpiro Spiro Anëtar

ne seancën gjyqësore të datës 29.09.2004, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË PANDEHURIT: NIKOLIN MARKU, i biri i Ndues, i dtl. 1977, banues ne Laç, i padenuar.

A K U Z U A R:Për kundërvajtjen penale të kanosjes

dhe krimin e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur te moshës 14-18 vjeç të mbetur në tentativë,

të parashikuar përkatësisht nga nenet 84 dhe 101/I, në lidhje me nenin 22 të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Mirditë, me vendimin nr.60, date 23.06.2003, vendosi:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nikolin Marku, për krimin e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç, mbetur në tentativë.Deklarimin e pafajshëm të këtij të pandehuri edhe për krimin e kundërvajtjes penale të kanosjes.U urdhërua lirimi i menjëhershëm i të pandehurit nga salla e gjyqit.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e saj nr.619, date 26.11.2003,

vendosi:Ndryshimin e vendimit të mësipërm, duke e deklaruar fajtor të pandehurin Nikolin Marku, për të dy veprat dhe e dënoi:

138

Page 139: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Për krimin e marrëdhënieve seksuale me dhunë me te mitura të moshës 14-18 vjeç, mbetur në tentativë, sipas neneve 1001/I e 22 të K.Penal, me 5 (pese) vjet burgim.Për kundërvajtjen penale të kanosjes, sipas nenit 84 të K.Penal, me 1 (një) vit burgim. Duke bërë bashkimin e dënimeve sipas nenit 55 të K.Penal, i pandehuri Nikolin Marku, u dënua, përfundimisht, me 5 (pesë) vjet burgim.Meqenëse i pandehuri, më datë 23.06.2003, kishte ndërprerë gjëndjen e arrestit në burg, për shkak të lirimit të menjëhershëm të tij nga salla, nga gjykata e shkallës së parë, u urdhërua që të llogaritet koha e paraburgimit.

Kunder vendimit te gjykatës së apelit paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë i gjykuari, me të cilin kërkon prishjen e tij dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së shkallës së parë Mirditë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtëme:

- Gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin material, pasi në rastin konkret mungon një nga elementët e domosdoshëm të anës objektive të veprës penale për të cilën jam deklaruar fajtor dhe dënuar, sikurse është elementi dhunë.

- Edhe përsa i takon kanosjes, unë nuk kam dashur t’a kërcënoja për ta vrarë të dëmtuarën.

- Përfundimet në të cilat ka arritur gjykata e shkallës së parë gjejnë mbështetje në provat e administruara prej saj, kurse gjykata e apelit, pa përsëritur shqyrtimin gjyqësor ka bërë një vlerësim të ndryshëm.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro, prokurorin Bujar Sheshi, i

cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, mbrojtësin e të gjykuarit av. Gani Dizdari, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së shkallës së parë Mirditë dhe pasi e bisedoi cështjen në tërësi,

V Ë R E N Se vendimi nr.619, datë 26.11.2003 i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në

kundërshtim me nenin 380 të K.Pr.Penale dhe për këtë shkak ai duhet të prishet.Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, arriti në këtë përfundim pasi u

konstatua se vendimin e saj me të cilin është ndryshuar vendimi nr.60, datë 23.06.2003, i Gjykatës së shkallës së parë Mirditë, ajo e ka mbështetur në prova që nuk janë marrë dhe verifikuar në shqyrtimin gjyqësor që u zhvillua në këtë çështje.

139

Page 140: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjatë shqyrtimit të akteve të procedimit penal që i përket të gjykuarit Nikolin Marku, u konstatua se akuzat e ngritura nga prokuroria në ngarkim të tij i janë nënshtruar shqyrtimit gjyqësor vetëm gjatë gjykimit të çështjes në shkallë të parë, kurse gjykata e apelit pa e përsëritur as pjesërisht atë, ka arritur në përfundime diametralisht të kundërta me ato që kishte arritur gjykata e shkallës së parë. Madje, një pjesë e mirë e provave që ajo ka përdorur në vendimin e saj, si argumente për ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, si në fashikullin e hetimit, ashtu edhe në atë të gjykimit në shkallë të parë, rezultojnë ndryshe.

Kështu, në vendimin e saj, ajo (gjykata e apelit) shprehet se, pasi kishte bërë 10 minuta rrugë, në kthim nga dyqani për në shtëpinë e saj, pikërisht atje ku dhe kur pretendohet prej saj se ndodhi ngjarja, e dëmtuara Albana Prenga ka parë të gjykuarin, i cili qëndronte në këmbë, në rrugë pranë shtëpisë së shtetasit Ndue Simoni, së bashku me shtetasin Gjergj Gjeta, në një kohë kur, gjatë gjykimit në shkallë të parë, ajo ka shpjeguar se, megjithëse i gjykuari ishte bashkë me një person tjetër, të cilit i përshkruan edhe veshjen, ka deklaruar se atë person nuk e njohu, edhe pse pyetjes nese e njihte personin me emrin Gjergj Gjeta, ajo i është përgjigjur pozitivisht (faqe 39 e procesverbalit të seancës gjyqësore).

Po kështu, në vendimin e gjykatës së apelit arsyetohet se, pas shkëmbimit të disa fjalëve me të gjykuarin, ajo “… ka lëshuar çantën me ushqime në rrugë, ndërsa i pandehuri e ka kapur për dore, i ka shkelur këmbën…, i ka hequr xhupin dhe ka kërkuar ta zhvishte”, në një kohë kur, në lidhje me këtë moment gjate gjykimit te çështjes në shkallë të parë, ajo, në mënyrë të përsëritur, kishte deklaruar se ai “… ishte munduar të më zhvishte xhupin e pasi jam larguar, ka qëlluar me armë” (faqe 37-38 e procesverbalit).

Në lidhje me kohën kur është shtënë me armë, ndryshe nga sa më sipër, gjykata e apelit arsyeton se, veç të shtënës pas largimit të të dëmtuarës, me armë, nga i gjykuari ishte qëlluar edhe “më parë”, pa përcaktuar kur dhe në ç’rrethana e kishte kryer një veprim të tillë.

Kurse, po në lidhje me të shtënën me armë, gjykata e apelit shprehet se atë e kishte dëgjuar edhe i ati i të dëmtuarës në një kohë kur, nga aktet që ndodhen në dosje, rezulton se shtëpia e këtij të fundit me vëndin ku pretendohet se ka ndodhur ngjarja, ndodhet rreth 35-40 minuta larg dhe as nga gjykata e shkallës së parë, as nga ajo e apelit nuk është kryer ndonjë veprim për matjen e saj (distances), kurse nga gjykata e apelit që pranon këtë fakt as edhe për verifikimin e mundësisë së dëgjimit të krismës së armës nga vëndi ku pretendohet se ndodhi ngjarja në banesën e babait të të dëmtuarës, dëshmitarit Zef Prenga.

Nga ana tjetër, një rrethanë e tillë (dëgjimi i të shtënës me armë) nuk është përmëndur nga ky person (Zeg Prenga) as gjatë dëshmisë së dhënë prej tij para gjykatës (shkallës së parë), as edhe ne hetimet paraprake.

140

Page 141: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Ndodhur para këtyre rrethanave dhe gjëndjeje të provave, Kolegji Penal çmon se, është e nevojshme që, nga ana e gjykatës së apelit të përsëritet shqyrtimi gjyqësor i çështjes, shqyrtim gjatë të cilit veç veprimeve të përmëndura më lart, të kryhet edhe çdo veprim e verifikim tjetër që do të çmohet i nevojshëm nga gjykata, rezultatet e të cilave do të shërbejnë për arritjen e përfundimeve të drejta, të bazuara në ligj e në prova, në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e të gjykuarit Nikolin Marku.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/ç të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.619, date 26.11.2003 te Gjykates se Apelit Tirane

dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 29.09.2004

141

Page 142: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Nr.389 i Regj. ThemeltarNr.519 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarPerikli Zaharia AnetarVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 29.09.2004, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.389, qe i perket:

TË PANDEHURIT: JOVAN LAZE

A K U Z A:Vjedhje me arme ne bashkepunim,

parashikuar nga neni 140 e 25 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.92, date 19.06.2000, ka vendosur:

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Jovan Laze per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim, parashikuar nga neni 140 e 25 i Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.143, date 22.09.2000, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.92, date 19.06.2000 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Vlore dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt e ka deklaruar fajtor te pandehurin Jovan Laze per vepren penale te vjedhjes me arme, parashikuar nga neni 140 e 25 te Kodit Penal dhe e denon me 10 vjet burgim.

142

Page 143: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.30, date 30.01.2004, ka vendosur:

Rivendosjen ne afat te kerkuesit Jovan Laze per te paraqitur rekurs kunder vendimit nr.143, date 22.09.2000, te Gjykates se Apelit Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ka paraqitur rekurs i gjykuari Jovan Laze nepermjet mbrojtesit te tij, av. Kastriot Brahimmuço, duke kerkuar ndryshimin e vendimit per keto shkaqe:

- Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte i pavlefshem pasi nuk jane respektuar dispozitat ligjore per njoftimet te parashikuara ne nenet 141 e vijues te K.Pr.Penale. I pandehuri Jovan Laze nuk ka asnje njoftim per seancat e gjykimit te datave 15.09.2000 dhe 22.09.2000, madje nuk eshte marre as edhe vendim per gjykimin e tij ne mungese.

- Ka vetem njoftim per avokatin e te pandehurit, por edhe ai ka qene i pavlefshem, pasi nuk eshte respektuar afati kohor qe parashikon neni 426/1 i K.Pr.Penale, jo me pak se dhjete dite.

- Po ashtu, gjykata e apelit ne perfundimet e saj, eshte bazuar ne deklarimin fajtor te te pandehurit Jovan Laze, ne deklarimet e dy personave te marre si te pandehur ne kete çeshtje dhe te denuar me vendim gjykate, megjithese theniet e tyre nuk mund te administroheshin pa u thirrur per te deklaruar para gjykates, ashtu siç parashikohen ne nenet 362, 369 dhe 370 te K.Pr.Penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te

gjykates se apelit, mbrojtesi av. Kastriot Brahimmuço, i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates se apelit, pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.143, date 22.09.2000, i Gjykates se Apelit Vlore eshte marre

ne aplikim te gabuar te ligjit procedural e per kete shkak ai duhet te prishet e ceshtja te kthehet per rigjykim.

I gjykuari Jovan Laze eshte akuzuar se ka kryer vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim, parashikuar nga neni 140 e 25 i K.P. Per kete veper ai eshte deklaruar i pafajshem me vendimin nr.92, date 19.06.2000, nga Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore. Mbi ankimin e prokurorit, Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.143, date 22.9.2000, ka ndryshuar vendimin e mesiperm e duke e gjykuar ceshtjen ne fakt ka deklaruar fajtor te pandehurin Jovan Laze per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 25 te

143

Page 144: Nrgjl.altirana.com/web/shtator_2004_391.doc · Web viewSipas ketij te fundit vleresimi me metoda alternative mund te behet nga organet tatimore vetem nese plotesohen dy kushte: -

K.P., denimin e tij me 10 vjet burgim. Meqenese te dy gjykimet e mesiperme jane bere ne mungese te te gjykuarit, ai i eshte drejtuar per rivendosje ne afat te se drejtes per rekurs gjykates se shkalles se pare, kerkese e cila eshte pranuar prej saj dhe i gjykuari ka paraqitur rekurs ne Gjykaten e Larte nepermjet mbrojtesit av.Kastriot Brahimmuço.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, cmon te bazuar shkakun procedural te ngritur ne rekursin e te gjykuarit se gjykimi ne apel eshte bere ne shkelje te rende procedurale me pasoje pavlefshmerine e vendimit te tij. Seanca e pare gjyqesore e gjykimit ne gjykaten e apelit eshte caktuar per t’u zhvilluar per me daten 08.09.2000, e cila per mosformim te trupit gjykues nuk eshte zhvilluar, por eshte shtyre per me daten 15.09.2000. Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se per te pandehurin Jovan Laze nuk ka asnje njoftim as per seancen e dates 15.09.2000 dhe as per ate te dates 22.09.2000, ne te cilen ka perfunduar gjykimi dhe i pandehuri eshte deklaruar fajtor. Ne dosje ekziston vetem nje njoftim qe i eshte bere avokatit te caktuar kryesisht, por dhe ky njoftim eshte i pavlefshem pasi nuk eshte respektuar afati kohor i paraqitjes se paleve per gjykim qe kerkon neni 426/1 i K.Pr.P., i cili nuk mund te jete me i vogel se 10 dite, nderkohe qe seanca e pare nga ajo e dyta jane thirrur brenda 7 diteve. Ne seancen e dates 15.09.2000, nuk eshte paraqitur as mbrojtesi i caktuar kryesisht e as i pandehuri dhe ceshtja eshte shtyre per me daten 22.09.2000. Ne proces verbalin e seances kur eshte shtyre gjykimi per seancen pasardhese eshte urdheruar njoftimi i nje avokati tjeter kryesisht av.Mikel Lula, nderkohe qe gjykata kete zevendesim duhej ta bente perpara se te kryente veprimin e mesiperm me vendim ne baze te nenit 348/2 te K.Pr.P. Po keshtu seanca e dates 22.09.2000, zhvillohet pa prezencen e te pandehurit dhe me avokatin kryesisht te caktuar prej saj, nderkohe qe nuk eshte marre as vendim per zhvillimin e gjykimit ne mungese te tij. Ne keto kushte arrihet ne perfundimin se nga gjykata e apelit nuk jane respektuar dispozitat qe kane te bejne me thirrjen e te pandehurit ne gjykim.

Kolegji Penal cmon se moskryerja e veprimeve qe kerkon neni 140 e vijues dhe 426 i K.Pr.P. per njoftimin e te gjykuarit per daten e seances gjyqesore, i ka mohuar atij te drejten e mbrojtjes dhe sipas nenit 128/c te K.Pr.P., e ben gjykimin te pavlefshem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te

Proçedures Penale,V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.143, date 22.09.2000, te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 29.09.2004

144