nr.i vendimit data palËt faqegjl.altirana.com/web/civile_penale_shtator_2013_1288.docx · web...

884
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 452 (00-2013-1772) 10.09.2013...........Shoqëria “Regli & Vllaznia” Shpk kundër Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë..............9 453 (00-2013-1769) 10.09.2013.........Ali Kola kundër Adil Isaku 16 454 (00-2013-2302) 10.09.2013......Arben Reli kundër Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Barjam Topulli, Nerdet Lamaj, Hasime Çela, Enkeleda Mushi, Kujtim Topulli, Vilson Topulli, Suzana Gjebrea, Entela Gjebrea, Makbule Topulli, Gazmend Topulli, Gjergji Topulli, Mirela Sina Topulli..................22 455 (00-2013-2305) 10.09.2013........Vangjel Prendi kundër Zyra e Përmbarimit Lushnjë, Thoma Lala...........................25 456 (00-2013-2316) 10.09.2013........Gogo Memi në mungesë kundër Komuna Lukovë në mungesë Z.A.M.T. Sarandë, në mungesë 30 457 (00-2013-2323) 10.09.2013.....Këshilli Bashkiak Korçë në mungesë kundër Vangjel Mihali në mungesë; Jani Mihali në mungesë; Krisanthi Jano në mungesë; Milika Shahini në mungesë; Pandi Mihali në mungesë; Koçi Fshati në mungesë...........................36 458 (00-2013-2251) 10.09.2013.........Kontrolli i Lartë i Shtetit në mungesë, Nezir Islamaj 1

Upload: others

Post on 02-Sep-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

452 (00-2013-1772)10.09.2013Shoqëria “Regli & Vllaznia” Shpk kundër Drejtoria e

Policisë së Qarkut Korçë9

453 (00-2013-1769)10.09.2013Ali Kola kundër Adil Isaku16

454 (00-2013-2302)10.09.2013Arben Reli kundër Zyra e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme, Barjam Topulli, Nerdet Lamaj,

Hasime Çela, Enkeleda Mushi, Kujtim Topulli,

Vilson Topulli, Suzana Gjebrea, Entela Gjebrea,

Makbule Topulli, Gazmend Topulli, Gjergji Topulli,

Mirela Sina Topulli22

455 (00-2013-2305)10.09.2013Vangjel Prendi kundër Zyra e Përmbarimit Lushnjë,

Thoma Lala25

456 (00-2013-2316)10.09.2013Gogo Memi në mungesë kundër Komuna Lukovë

në mungesë Z.A.M.T. Sarandë, në mungesë30

457 (00-2013-2323)10.09.2013Këshilli Bashkiak Korçë në mungesë kundër

Vangjel Mihali në mungesë; Jani Mihali në mungesë;

Krisanthi Jano në mungesë; Milika Shahini

në mungesë; Pandi Mihali në mungesë; Koçi Fshati

në mungesë36

458 (00-2013-2251)10.09.2013Kontrolli i Lartë i Shtetit në mungesë, Nezir Islamaj

në mungesë, Isa Kabeta në mungesë Trashëgimtarët

ligjorë të Fadil Toptanit: Lejla Toptani, Eva Toptani

(Gavazi)-trashëgimtarët ligjorë të saj: Besnik Gavazi,

Xhanina Gavazi dhe Rid Gavaz, në mungesë;

Fuat Toptani kundër K.K.K.Pronave në mungesë,

Englesina Perllaku në mungesë, Florian Perllaku

në mungesë, Fabiola Perllaku në mungesë44

459 (00-2013-2058)10.09.2013Rasim Çoku kundër Firma “Korabi” Shpk54

460 (00-2013-2059)10.09.2013Zhuljeta Pashaj në mungesë kundër Xhevdet Pashaj59

461 (00-2013-2181)10.09.2013Shoqëria “Orthako” shpk kundër Drejtoria Rajonale e

Tatim Taksave Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve Tiranë64

462 (00-2013-2609)10.09.2013Loro Kola (Stajka) kundër Mit’hat Galica në mungesë,

Naime Galica në mungesë70

463 (00-2013-2243)10.09.2013Shoqëria Tregtare “Arbana sh.a” sh.p.k, kundër

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a75

464 (00-2013-2072)12.09.2013Medi Kumbulla në mungesë kundër

Ramadan Kumbulla në mungesë82

465 (00-2013-2073)12.09.2013Hysen Bega, Arjeta Bega kundër Myrteza Gjashta,

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Tiranë në mungesë90

466 (00-2013-2293)12.09.2013Petrit Dalanaj kundër Shoqëria "B & G" shpk

në mungesë, Bashkia Sarandë në mungesë101

467 (00-2013-2604)12.09.2013Shoqëria "Përparimi" SH.A kundër Dega e Doganës

Durrës104

468 (00-2013-2074)12.09.2013Natasha Ktona në mungesë, Sotir Ktona në mungesë

kundër Fondi “BESA” në mungesë, Zyra e

Përmbarimit Gjyqësor Korçë në mungesë107

469 (00-2013-2076)12.09.2013Halit Pashkaj në mungesë kundër Zyra e Përmbarimit –

Pukë në mungesë, Rasim Meçi në mungesë, Ruzhdi

Pashkaj në mungesë, Agjencia e Trajtimit të Kredive

në mungesë114

470 (00-2013-2175)12.09.2013Qendra e Furnizimit Materialo Teknik Mullet - Tiranë

në mungesë kundër Shoqëria "Shushica” Sh.p.k.

në mungesë119

471 (00-2013-2173)12.09.2013Loreta Fani kundër Ndërmarrja e Shërbimeve Publike

Korçë në mungesë, Pandora Boboshtica në mungesë,

Marika Boboshtica në mungesë, Parashqevi Mushi

në mungesë, Thomaidha Mele në mungesë124

472 (00-2013-2069)12.09.2013Dalip Quka në mungesë kundër "Volalba" sh.p.k.

Lushnjë130

473 (00-2013-2068)12.09.2013Sanije Mulleti në mungesë, Viola Mulleti në mungesë,

Elida Mulleti në mungesë, Durim Mulleti në mungesë,

Florian Mulleti në mungesë, Stelvi Cami në mungesë,

Glendi Cami në mungesë, Elvis Maloku në mungesë,

Gentiana Maloku në mungesë, Kelvin Murraj

në mungesë, Edison Murraj në mungesë kundër

Marsida Mulleti në mungesë, Elvis Mulleti

në mungesë137

474 (00-2013-2040)12.09.2013Shoqëria ”Fati” sh.p.k. kundër Dega e Doganës Durrës141

475 (00-2013-2160)12.09.2013Veze Cena kundër Ramazan Cena, Tije Cena145

476 (00-2013-2064)12.09.2013Pirro Qorri kundër Shërbimi i Kontrollit të Energjisë

Elektrike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes –

Drejtoria Zonale Tiranë149

477 (00-2013-2063)12.09.2013Gori Kulari kundër Qani Çrraga154

478 (00-2013-2065)12.09.2013Zarif Saraçi, Thanas Dinaku, Brunilda Dinaku kundër

Bashkia Lushnjë, Drejtoria e Planifikimit dhe

Rregullimit të Territorit,

Shoqëria “B.I.Konstruksion” sh.p.k.158

479 (00-2013-2109)17.09.2013Shoqëria “Agripro” shpk kundër Drejtoria Rajonale e

Tatimeve Shkodër163

480 (00-2013-2317)17.09.2013Mire Aramadhi në mungesë kundër Drejtoria Rajonale

e Sigurimeve Shoqërore Shkodër në mungesë167

481 (00-2013-2324)17.09.2013Shoqëria “Biffer & CO” sh.p.k në mungesë kundër

Drejtoria Rajonale e Tatimeve Berat në mungesë;

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë

në mungesë171

482 (00-2013-2464)17.09.2013Eqber Koçibelli kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Korçë në mungesë177

483 (00-2013-2121)17.09.2013Novruz Hoxha kundër Shoqëria “Volalba” shpk Tiranë182

484 (00-2013-2120)17.09.2013Shoqëria “Guri i Bardhë” sh.p.k. Ura Vajgurore kundër

Drejtoria Rajonale Tatimore Berat, Drejtoria e

Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të

Tatimeve185

485 (00-2013-2122)17.09.2013Viktor Vokrri kundër Agjencia e Trajtimit të Kredive,

Nikoll Ndoj188

486 (00-2013-2056)17.09.2013Shkolla e Lartë Universitare jo publike "Sevasti dhe

Parashqevi Qirjazi" kundër Drejtoria Rajonale e

Tatimeve Tiranë, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë

Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë191

487 (00-2013-2057)17.09.2013Mondi Nare në mungesë kundër

Shoqëria “Volalba” shpk në mungesë195

488 (00-2013-2078)19.09.2013Dhurata Ylli (Qeska) në mungesë kundër Agjencia e

Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

në mungesë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Devoll në mungesë, Inspektorati Qendror

Teknik Tiranë, në mungesë200

489 (00-2013-2191)19.09.2013Marika Boboshtica në mungesë kundër Loreta Fani,

Parashqevi Mushi në mungesë, Thomaidha Mele

në mungesë, Pandora Boboshtica (Gerxhallia)

në mungesë205

490 (00-2013-2075)19.09.2013Hyqmet Arapi në mungesë, Fatbardha Sarja

në mungesë kundër Osman Arapi, Shefikat Arapi

në mungesë, Kozeta Arapi në mungesë214

491 (00-2013-2157)19.09.2013A. A. kundër M. A.219

492 (00-2013-2177)19.09.2013Vangjel Dule në mungesë, Vasil Dule në mungesë,

Vergo Dule në mungesë, Aleksandra Pasko

në mungesë, Fotaq Dule në mungesë, Elvira Zoi

në mungesë, Arta Qendro në mungesë kundër

Pellaija Dule në mungesë, Thanas Dule në mungesë,

Krisanthi Cipi në mungesë, Marina Laci në mungesë,

Sofia Dule në mungesë, Z.R.P.Paluajtshme Gjirokastër

në mungesë223

493 (00-2013-2110)19.09.2013Aleksandër Prifti në mungesë kundër Dega e Tatimeve

Lushnjë në mungesë230

494 (00-2013-1951)19.09.2013Adnand Sefa kundër Shoqëria “Volalba” shpk237

495 (00-2013-1954)19.09.2013Shoqëria “Nënshkruesi i Pavarësisë” sh.p.k. kundër

Drejtoria Rajonale e Tatimore Fier240

496 (00-2013-2278)19.09.2013Katina Vakefi (Verria), Vasilika Verria (Pisha),

Brunilda Musliaka (Verria), Margarita Verria kundër

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave244

497 (00-2013-2250)19.09.2013Shoqëria “Ferrero” S.P.A. në mungesë kundër Shoqëria

“Big Rogers” (Mastrino) në mungesë248

498 (00-2013-2168)19.09.2013Kristofor Kreku kundër Bashkia Sarandë251

499 (00-2013-2163)19.09.2013Mehmet Gurga kundër Agjencia Rajonale e

K.K.Pronave pranë Prefekturës së Qarkut Fier,

Edmond Peshkopia, Xhanfize Fagu (Peshkëpia),

Gëzim Peshkëpia, Tefta Gjoca (Peshkëpia),

Baldhyl Talipi (Peshkëpia), Hajredin Peshkëpia256

500 (00-2013-2149)24.09.2013Fatmir Kamberi kundër Shoqëria “Vefa” Shpk,

në administrim262

501 (00-2013-2165)24.09.2013Kërkues: Vasillaq Dukni kundër Këshilli i Qarkut

Vlorë, Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës

Sarandë268

502 (00-2013-2348)24.09.2013Shoqëria “Asa–Auto Star Albania” Shpk kundër Dega

e Tatimpagueseve të Mëdhenj, Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve272

503 (00-2013-2317)24.09.2013Trendelina Sulçe kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave279

504 (00-2013-2529)24.09.2013Nexhmi Mezani kundër Shoqëria "Albanian Mobile

Communications" (AMC) sh.a.285

505 (00-2013-2322)24.09.2013Abdyl Zgura kundër Bedri Taku296

506 (00-2013-2355)24.09.2013Niko Soko në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore, Dega Elbasan, Operatori i

Sistemit të Shpërndarjes, Drejtoria Elbasan

në mungesë302

507 (00-2013-2079)24.09.2013Mitropolia e Shenjtë Gjirokastër kundër

Sotira Llavdaniti, A.R.K.K.K. Pronave pranë

Prefekturës së Qarkut Gjirokastër, Zyra e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër307

508 (00-2013-2222)24.09.2013Albert Xhafa në mungesë, Mazuni Seferinë mungesë,

Syrja Bregu në mungesë kundër Pandeli Tarusha

në mungesë, Sterjo Tona në mungesë310

509 (00-2013-2220)24.09.2013Hasime Çela (Topulli), Kujtim Topulli,

Minerva Topulli, Trashëgimtarët ligjorë të së ndjerës

Nedret Lamaj (Topulli): Ilir Lamaj në mungesë,

Irfan Lamaj në mungesë, Etleva Gjerasi (Lamaj)

në mungesë, Albert Lamaj në mungesë, Dashnor Lamaj

në mungesë kundër Namik Topulli në mungesë,

Leandër Noti në mungesë, Spiro Muço në mungesë,

Altin Lamko në mungesë, Denisa Shtino në mungesë,

Vilma Shtino në mungesë, Ermira Shtino në mungesë,

Robert Shtino në mungesë, Muharrem Shtino

në mungesë, Hiqmet Shtino në mungesë, Gafurr Shtino

në mungesë, Mirela Sino në mungesë, Agim Topulli

në mungesë, Gjergji Topulli në mungesë,

Gazmend Topulli në mungesë, Hektor Topulli

në mungesë, Suzana Topulli në mungesë,

Entela Topulli në mungesë, Makbule Topulli

në mungesë, Bajram (Bajo) Topulli në mungesë,

Vilson Topulli në mungesë, Bukuroshe Shtino

në mungesë318

510 (00-2013-2244)24.09.2013Shoqëria “Global Petroleum Albania” Sh.A. kundër

Dega e Tatimpaguesve të Mëdhenj në mungesë,

Komisioni i Apelimit Tatimor në Ministrinë e

Financave në mungesë326

511 (00-2013-2560)24.09.2013Kozma Grillo, Jorgo Varfi kundër Bashkia Tiranë331

512 (00-2013-2242)25.09.2013Elmoza Gorja kundër Afërdita Bajo, Qerime Bakalli,

Pranvera Bakalli, Riza Tartari, Edmond Tartari, të gjithë

në mungesë; Shoqëria e Ndërtimit “Baja” sh.p.k334

513 (00-2013-2621)25.09.2013Fatmira Hasho, Hajredin Nasufi, Flora Kaloshi

(Kaziu), Alie Kaziu, Beglie Serdari, Xhile Bardhi

(Kaziu), Zemri Kaziu, Diana Kuqi (Kaziu),

Mustafa Kaziu, Besnik Kaziu, Rukie Merlika (Kaziu),

Engjëllushe Zhori (Kaziu) kundër Kol Gjoni,

Muharrem Metani, Bashkia Tiranë, Agjencia e Kthimit

dhe Kompensimit të Pronave Qarku Tiranë343

514 (00-2013-1609)25.09.2013Novruz Hoxha, Tasim Hoxha kundër Agjensia e Kthimit

dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Fier, Bashkia e

Qytetit Ballsh, Haxhi Cjapi, Violeta Sulaj,

Avdyl Ymeraj, Yllka Hasani, Bajram Beqari, Novruz Bejtaj,

Tajane Malaj, Bilbil Kalari, Hetem Paja353

515 (00-2013-1983)26.09.2013Vasil (Bekim) Çobani në mungesë kundër

Kujtim Çobani, Bajram Abdi në mungesë, Zyra

Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Gjirokastër në mungesë360

516 (00-2013-1972)26.09.2013Hava Torba, Alma Torba, Saimir Torba, Alida Torba

kundër Byroja Shqiptare e Sigurimeve në mungesë365

517 (00-2013-2279)26.09.2013“Albania Mobile Communications” AMC SHA kundër

Autoriteti i Konkurrencës373

518 (00-2013-2280)26.09.2013Shoqëria “Torrefazione Caffe’ Michele Battista” s.r.l

kundër Shoqëria “Ered Teorena” Shpk,

Shoqëria “E.K.A. Contruksion” Shpk në mungesë377

519 (00-2013-2294)26.09.2013Shoqëria “Inerto Beton” SHPK Sarandë kundër

Zano Culli, Nazmi Culli, në mungesë381

520 (00-2013-2351)26.09.2013Shoqëria "Euroalba Ea" sh.p.k. kundër

Radiotelevizioni Shqiptar385

521 (00-2013-2161)26.09.2013Komuna e Dropullit të Poshtëm Sofratikë Gjirokastër

kundër Athina Konini, Eleni Konini, Natasha Tata,

A.R.K.K.K.Pronave Gjirokastër, Z.R.P.P. Gjirokastër394

522 (00-2013-2617)26.09.2013Enkelejda Gumaj kundër Ilir Latifi, Baftije Latifi398

523 (00-2013-2180)26.09.2013Arjana Rrufa, Jolanda Rrufa kundër Hilmi Sula

në mungesë, Lulzim Meka në mungesë, Luan Tabaku

në mungesë, Albert Tabaku në mungesë,

Kujtim Thartori në mungesë, Ylli Bega në mungesë,

Xhavit Tabaku në mungesë, Kalem Lena në mungesë,

Skënder Meka në mungesë, Myrteza Sula në mungesë402

524 (00-2013-2238)26.09.2013Agim Bino kundër K.K.K.Pronave Vlorë,

Përparim Balili, Avenir Balili, Yllka Kokona,

Bukuroshe Billa, Sokol Balili, Nasibe Çela,

Engjëll Bino407

Çështje Penale

229 (00-2013-1553)11.09.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë

I pandehur: Ermal Gora415

230 (00-2013-1554)11.09.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

Të pandehur: Feim Almeta418

231 (00-2013-1329)11.09.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Durrës

I pandehur: Renis Revaj421

232 (00-2013-1327)18.09.2013Kërkues: Ilir Elmazi430

233 (00-2013-1272)18.09.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë

I pandehur: Luan Bejko442

234 (00-2013-1588)18.09.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë

I pandehur: Gjergj Tushini447

235 (00-2013-1405)18.09.2013Kërkues: Edmond Sino452

236 (00-2013-1331)18.09.2013Të pandehur: Artur Brahaj, Pashk Nika461

237 (00-2013-1609)18.09.2013I pandehur: Bilal Stafa472

238 (00-2013-1409)18.09.2013Kërkues: Hilmi Kola

kundër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë477

239 (00-2013-1537)18.09.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër

I pandehur: Artan Kuka481

240 (00-2013-1336)19.09.2013Kёrkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat

I pandehur: Arben Shehu485

241 (00-2013-1543)25.09.2013Kërkues: Luan Dani496

242 (00-2013-1552)25.09.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Arben Gishto502

243 (00-2013-1601)25.09.2013Kërkues: Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë507

244 (00-2013-1414)25.09.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Berat

Të pandehur: Lutfije Rexhepi në mungesë,

Artur Metushi në mungesë, Sajmir Tafa në mungesë,

Alfier Caka513

245 (00-2013-1590)25.09.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Krimeve të

Rënda Tiranë

I pandehur: Fatos Selmani521

246 (00-2013-1611)25.09.2013Të pandehur: Elena Gaçe, Liljana Menga,

Luljeta Goxhaj, Frida Petrela, Fiqirete Beçi525

247 (00-2013-1515)25.09.2013Kërkues: Roland Samarxhi

Kundër: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë540

248 (00-2013-1410)25.09.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

I pandehur: Armand Saraçi544

249 (00-2013-1279)25.09.2013Të pandehur: Arjan Bucaj, Jani Mejdi, Sara Canka548

250 (00-2013-1270)25.09.2013I pandehur: Dorian Disha554

251 (00-2013-1328)25.09.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Gentian Baba559

ÇËSHTJE CIVILE

Nr.11217-00217-00-2010 i Regj. Themeltar

Nr.00-2013-1772 i Vendimit (452)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Evelina QirjakoAnëtare

Andi ÇelikuAnëtar

Medi BiciAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 10.09.2013 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS I K/PADITUR: SHOQËRIA “REGLI & VLLAZNIA” SHPK, përfaqësuar nga Avokate Mine Progonati

I PADITUR K/PADITËS:DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT KORÇË, përfaqësuar nga Avokati i Shtetit Abaz Deda.

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin e të paditurit për të më paguar shumën 813.345 lekë

si dhe vlerën 7.791.473 lekë si punime shtesë.

Detyrimi i të paditurit për të paguar

vlerën e TVSH në masën 1.100.000 lekë.

Detyrimi i të paditurit për të paguar vlerën e situacionit të pashlyer

në masën 1.700.000 lekë.

Baza Ligjore e Padisë: Neni 854 dhe 856 i K.Civil,

kontrata nr.4, datë 20.08.2006,

Ligji nr.7971, datë 26.07.1995,

VKM 355, datë 23.06.2000.

OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Detyrimi i paditësit të kundërpaditur të përmbushë

detyrimin e kontratës së sipërmarrjes nr,4, datë 20.08.2006

të dëmshpërblejë të paditurin kundërpaditës në vlerën 12.838.931 lekë.

Detyrimi i paditësit të kundërpaditur për të paguar

vlerën 285.643.00 lekë të faturës nr.1524637, datë 31.03.2007

për konsumin e ujit për periudhën 31.10.2006-31.03.2007.

Baza Ligjore e K/Padisë: Neni 160 i K.Pr.C,

Kontrata e Sipërmarrjes nr.4, datë 20.08.2006.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.1344, datë 04.05.2009, ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesë padisë të paditëses Shoqëria “Regli & Vllaznia” sh.p.k.

Detyrimin e të paditurit, Drejtoria e Policisë Korçë, të paguajë në favor të paditësit, Firma “Regli & Vllaznia” sh.p.k., shumën prej 1.700.000 lekë si përmbushje e detyrimit kontraktor.

Detyrimin e të paditurit të paguajë paditësin në vlerën prej 813.245 lekë nga fondi rezervë prej 5% i parashikuar nga palët.

Rrëzimin e kërkesës lidhur me detyrimin e palës së paditur për të paguar punimet shtesë në vlerën 7.791.473 lekë.

Rrëzimin e kërkesës lidhur me detyrimin e palës së paditur për të paguar vlerën e TVSH në vlerën 1.100.000 lekë.

Rrëzimin e kundërpadisë së palës së paditur me objekt: Detyrimin e paditësit të kundërpaditur të përmbushë detyrimin e kontratës së sipërmarrjes nr.4, datë 20.08.2006; të dëmshpërblejë të paditurin kundërpaditës në vlerën 12.838.931 lekë (14.336.331 lekë, dëmshpërblim i llogaritur për 138 ditë kalendarike, vonesat – 1.497.380 lekë, shumë e mbajtur nga pagesa e fundit për likuidimin e sipërmarrësit = 12.838.931 lekë vlerë për të dëmshpërblyer). Detyrimi i paditësit të kundërpaditur për të paguar vlerën 285.642.000 lekë të faturës nr.1524637, datë 31.03.2007 për konsumin e ujit për periudhën 31.10.2006-31.03.2007. Baza ligjore Neni 160 i K.Pr.Civil, Kontrata e sipërmarrjes nr.4, datë 20.08.2006 (baza ligjore e saj) neni 38, si dhe nenet 7, 8, 10, 30 të kësaj kontrate, me palë: i paditur kundërpaditës Drejtoria e Policisë Korçë, paditësi i kundërpaditur Firma “Regli & Vllaznia” sh.p.k.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.344, datë 20.11.2009, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.1344, datë 04.05.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë në lidhje me pranimin pjesërisht të kërkesë padisë së paditësit Shoqëria “Regli & Vllaznia” dhe rrëzimin e kundërpadisë të palës së paditur.

Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit të mësipërm si më poshtë:

Pranimin e kërkesëpadisë të paditësit Firma “Regli & Vllaznia” sh.p.k. duke u detyruar pala e paditur Drejtoria e Policisë Qarku Korçë të paguajë në favor të paditësit “Regli & Vllaznia” sh.p.k. punimet shtesë në vlerën 7.791.473 (shtatë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e një mijë e katërqind e shtatëdhjetë e tre) lekë, si dhe vlerën e TVSH-se prej 1.100.000 (një milion e njëqindmijë) lekë.

 

Kundër vendimit nr.344, datë 20.11.2009 të Gjykatës së Apelit Korçë ka paraqitur rekurs pala e paditur Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë, e cila kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, duke pretenduar se:

· Ky vendim është marrë në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural, është në kundërshtim me kontratën e sipërmarrjes lidhur mes palëve të mbështetur në ligjin nr.7971, datë 26.07.1995 për “Prokurimin Publik”, K.Civil, etj.

· Gjykata e apelit nuk ka vlerësuar drejt rrethanat, faktet e provat dhe nuk ka zbatuar nenet 10, 12, 14, 16, 20, 126 të K.Pr.Civile. Shkresën datë 17.11.2006 të Ministrisë së Brendshme gjykata e interpreton si miratim për kryerjen e punimeve shtesë, ndërkohë që në bazë të ligjit nr.7971/1995 e VKM nr.355/2000, është Agjencia e Prokurimit Publik (APP) që duhet të miratojë shtesën e kontratës, gjë që nuk e ka bërë, ndaj pala e paditur ishte e detyruar të mos kryente punime shtesë. Gjykata nuk i përmend dhe analizon fare këto prova, por i referohet aktit të ekspertimit, ku ekspertët kanë dalë nga detyra e tyre, duke dhënë mendime juridike që është në kundërshtim me ligjin.

· Kërkimet e palës paditëse nuk janë të mbështetura në bazën ligjore ku janë referuar dhe as në nenet që mundohet gjykata të bazojë vendimin e saj. Gjykata nuk ka konstatuar se nenet 854, 856 dhe 863 të K.Civil janë në kundërshtim dhe rregullojnë raste të ndryshme nga çfarë kërkon paditësi. Nga momenti që APP nuk ka miratuar kërkesën për shtesë kontrate dhe paditësi ishte në dijeni, ai nuk duhej të kryente punime shtesë.

· Nuk është i bazuar në ligj vendimi i gjykatës që pranon padinë për pagimin e vlerës së punimeve shtesë, pasi gjykata i referohet gabimisht mirëbesimit, ndërkohë që duhej t’i referohej kontratës së sipërmarrjes dhe legjislacionit të prokurimi publik, që parashikon marrjen e miratimit nga APP për kontratë shtesë.

· Nuk është bazuar në ligj vendimi i gjykatës që pranon padinë për pagimin e TVSH-së në zërin pajisje, pasi gjykata nuk i referohet asnjë dispozite ligjore por vetëm argumentit të paditësit. Paditësi ka pretenduar se gabimisht vlera e TVSh-në nuk është përfshirë në vlerën e kontratës, ndërkohë që në bazë të ligjit të prokurimit dhe dokumentacionit të tenderit, oferta e dhënë prej paditësit, pra çmimi që u fitua tenderi duhej të kishte të përfshirë të gjitha taksat dhe investitori nuk i njeh asnjë pagesë shtesë (neni 29 i kontratës së sipërmarrjes).

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori; dëgjoi pretendimet e palës rekursuese, Shoqërisë “Regli & Vllaznia” Shpk, përfaqësuar nga Avokate Mine Progonati; dëgjoi parashtrimet e palës së paditur, Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë, përfaqësuar nga Avokati i Shtetit Abaz Deda; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e faktit

1. Pala e paditur si institucion shtetëror buxhetor, në funksion të realizimit të nevojave të saj, ka çelur procedurat prokuruese në lidhje me “Rikonstruksionin e godinave të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Korçë”. Procedurat prokuruese janë kryer në zbatim të Ligjit nr.7971, datë 26.07.1995 “Për prokurimin Publik” të ndryshuar si dhe të V.K.M. nr.335, datë 23.06.2000 “Për rregullat e prokurimit publik”, si dhe V.K.M. nr.228, datë 24.05.2002 “Për disa ndryshime në V.K.M. 335, datë 23.06.2000”. Në përfundim të këtyre procedurave prokuruese është shpallur fituese oferta e palës paditëse Shoqërisë “Regli & Vllaznia” Shpk dhe mes palëve është nënshkruar edhe kontrata e sipërmarrjes nr.4, datë 20.08.2006, me një vlerë të përgjithshme 25.971.578 lekë.

2. Në kontratën e nënshkruar mes tyre, palët ndërgjyqëse, kanë përcaktuar edhe të gjitha kushtet kontraktore, në përputhje me rregullat e parashikuara në dispozitat ligjore të cituara më sipër, duke përcaktuar ndër të tjera edhe limitin e vlerës monetare të prokuruar, kohën e dorëzimit të veprës, punimet që do kryheshin, etj.

Gjatë zbatimit të kontratës, ndërkohë që punimet kishin filluar, është vënë re se pala e paditur kundërpaditëse, në lidhje me rikonstruksionin e ndërtesës, kishte nevoja që nuk i kishte parashikuar në preventivin e punimeve, mbi bazën e të cilit ishte lidhur edhe kontrata me vlerë 25.971.578 lekë. Për këtë arsye, ka lindur nevoja e kryerjes së punimeve shtesë dhe ndryshimeve në volumin e zërave të punës.

Nga ana e drejtuesit të punimeve është propozuar preventivi i ndryshimit të zërave të punës dhe pala e paditur kundërpaditëse ka rënë dakord me këtë propozim, duke nënshkruar edhe procesverbalin e datës 11.09.2006. Me shkresën e datës 2857/1, datë 17.11.2006, nga ana e Drejtorit të Policisë së Qarkut Korçë janë miratuar ndryshimet e kërkuara për volume shtesë të dala gjatë punimeve në masën 813.345 lekë, të cilat do të mbuloheshin nga fondi rezervë, ndërsa pjesa tjetër e fondit në vlerën prej 7.791.473 lekë, do të prokurohej me kontratë shtesë, në mbështetje të Nenit 19/1/c të Ligjit nr.7971, datë 26.07.1995 “Për Prokurimin Publik” dhe pikës 4/a të V.K.M. nr.335, datë 23.06.2000 “Për rregullat e Prokurimit Publik”.

Nga ana e palës paditëse të kundërpaditur janë kryer punimet shtesë dhe me datën 20.04.2007 është përpiluar situacioni dhe më pas, në datën 22.04.2007, është mbajtur akti i kolaudimit. Ndërkohë, pala e paditur kundërpaditëse nuk ka kryer likuidimin e vlerës së këtyre punimeve shtesë, përfshirë këtu edhe punimet që do të mbuloheshin nga fondi rezervë, arsye për të cilën pala paditëse e kundërpaditur ka paraqitur padi në gjykatë, duke kërkuar pagimin punimeve shtesë në shumën prej 813.345 lekë nga fondi rezervë, shumën prej 7.791.473 lekë si punime shtesë, detyrimin e palës së paditur për pagimin e TVSH-së në vlerën 1.100.000 lekë si një vlerë e pallogaritur gabimisht nga ana e paditësit në momentin e dhënies së ofertës, por është paguar prej paditësit, si dhe detyrimin për pagimin e situacionit të pashlyer në vlerën 1.700.000 lekë.

Ndërkohë, gjatë gjykimit, pala e paditur Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë, ka paraqitur një kundërpadi, duke kërkuar nga pala tjetër dëmshpërblimin si rrjedhojë e përfundimit me vonesë të punimeve, etj.

Procedurat gjyqësore

3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.1344, datë 04.05.2009, ka vendosur:

“Pranimin pjesërisht të kërkesë padisë së paditëses Shoqëria “Regli & Vllaznia” sh.p.k.

Detyrimin e të paditurit Drejtoria e Policisë Korçë të paguajë në favor të paditësit Firma “Regli & Vllaznia” sh.p.k. shumën prej 1.700.000 lekë si përmbushje e detyrimit kontraktor.

Detyrimin e të paditurit të paguajë paditësin vlerën prej 813.245 lekë nga fondi rezervë prej 5% i parashikuar nga palët.

Rrëzimin e kërkesës lidhur me detyrimin e palës së paditur për të paguar punimet shtesë në vlerën 7.791.473 lekë.

Rrëzimin e kërkesës lidhur me detyrimin e palës së paditur për të paguar vlerën e TVSH në vlerën 1.100.000 lekë.

Rrëzimin e kundërpadisë së palës së paditur me objekt: Detyrimin e paditësit të kundërpaditur të përmbushë detyrimin e kontratës së sipërmarrjes nr.4, datë 20.08.2006 të dëmshpërblejë të paditurin kundërpaditës në vlerën 12.838.931 lekë (14.336.331 lekë dëmshpërblim i llogaritur për 138 ditë kalendarike, vonesat – 1.497.380 lekë shumë mbajtur nga pagesa e fundit për likuidimin e sipërmarrësit = 12.838.931 lekë vlerë për të dëmshpërblyer). Detyrimi i paditësit të kundërpaditur për të paguar vlerën 285.642.000 lekë të faturës nr.1524637, datë 31.03.2007 për konsumin e ujit për periudhën 31.10.2006-31.03.2007. Baza ligjore Neni 160 i K.Pr.Civil, Kontrata e sipërmarrjes nr.4 datë 20.08.2006, (baza ligjore e saj) neni 38, si dhe nenet 7, 8, 10, 30 të kësaj kontrate; me palë i paditur kundërpaditës Drejtoria e Policisë Korçë, paditës i kundërpaditur Firma “Regli & Vllaznia” sh.p.k....”

Në vendimin e saj gjykata arsyeton, ndër të tjera, se: “..... pavarësisht se ndodhemi para faktit të kryerjes së punimeve shtesë, të cilat sipas aktit të ekspertimit kapin vlerën prej 8.217.688 lekë nga pala paditëse duke marrë parasysh kërkesat e ligjit për “Prokurimin Publik”, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, neni 33 .... për kryerjen e punimeve shtesë duhet lidhur një kontratë shtesë për vazhdimin e punimeve ndërmjet autoriteteve kontraktore të përcaktuar..... ... lidhur me kërkimin e T.V.Sh.-së ...në kontratën e sipërmarrjes të lidhur midis palëve ndërgjyqëse, kjo vlerë nga sipërmarrësi nuk është përfshirë në vlerën e çmimit të kontratës dhe në këtë mënyrë nuk mund të kërkohet ...”, etj.

4. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.344, datë 20.11.2009, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.1344, datë 04.05.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë në lidhje me pranimin pjesërisht të kërkesë padisë të paditësit Shoqëria “Regli & Vllaznia” dhe rrëzimin e kundërpadisë të palës së paditur.

Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit të mësipërm si më poshtë:

Pranimin e kërkesëpadisë të paditësit Firma “Regli & Vllaznia” sh.p.k. duke u detyruar pala e paditur Drejtoria e Policisë Qarku Korçë të paguajë në favor të paditësit “Regli & Vllaznia” sh.p.k. punimet shtesë në vlerën 7.791.473 (shtatë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e një mijë e katërqind e shtatëdhjetë e tre) lekë si dhe vlerën e TVSH-së prej 1.100.000 (një milion e njëqindmijë) lekë”.

Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar ndër të tjera se: “... Në rrethanat kur punimet shtesë janë miratuar nga Investitori duke u përcaktuar dhe mënyra e çeljes së fondeve për të përballuar kryerjen e punimeve shtesë, pala paditëse ka qenë në mirëbesim. Po kështu rezulton se sipërmarrësi çdo punim shtesë e ka realizuar me pëlqimin me shkrim të porositësit konform kërkesave të nenit 858/1 të K.Civil .....dhe sipërmarrësi ka të drejtë të kërkojë të paguhet me vleftën e caktuar, përveç kur ka marrëveshje të kundërt...... Mosndjekja e rrugës ligjore për “lidhjen e kontratës shtesë” ... është përgjegjësi e vet porositësit. ... në lidhje me kërkimin e vlerës së TVSH-së ... në fazën e shqyrtimit të ofertave njësia prokuruese ka shkelur parimin e barazisë së palëve në tender referuar Ligjit nr.7971 datë 26.07.1995 për “Prokurimin Publik”. Meqenëse në vlerën e tenderit nuk është llogaritur TVSH-ja dhe është paguar prej paditësit dhe e pa rimbursuar nga pala e paditur, ka vend që kjo e fundit të detyrohet të paguajë edhe këtë vlerë ...”.

5. Kundër vendimit nr.344, datë 20.11.2009 të Gjykatës së Apelit Korçë ka paraqitur rekurs pala e paditur Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë, e cila kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, duke pretenduar shkaqet që parashtrohen në mënyrë të detajuar në pjesën hyrëse të vendimit dhe që në mënyrë të përmbledhur kanë të bëjnë me:

· Zbatimin e gabuar të ligjit material nga ana e gjykatës, pasi gabimisht i është referuar parimit të mirëbesimit sipas Kodit Civil, ndërkohë që duhej ti referohej kontratës së sipërmarrjes dhe legjislacionit të prokurimit publik, që parashikon marrjen e miratimit nga APP për kontratë shtesë.

· Megjithëse paditësi ka pretenduar se vlera e TVSh-së gabimisht nuk është përfshirë në vlerën e kontratës, bazuar në ligjin e prokurimit dhe dokumentacionet e tenderit, oferta e dhënë prej paditësit, duhej të kishte të përfshirë të gjitha taksat.

6. Me anë të vendimit të marrë në Dhomë Këshillimi datë 10.05.2013 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë është vendosur kalimi i çështjes për gjykim.

Vlerësimi i gjykatës

7. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pasi ka shqyrtuar aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore, të cilat janë administruar e shqyrtuar nga gjykatat e faktit, vendimet e dy gjykatave, shkaqet e parashtruara në rekurs, pretendimet e palëve, arrin në përfundimin se vendimi nr.344, datë 20.11.2009 i Gjykatës së Apelit Korçë, për pjesën që ka ndryshuar vendimin nr.1344, datë 04.05.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është rrjedhojë e interpretimit të gabuar të ligjit material nga ana e kësaj gjykate dhe se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë është marrë në interpretim dhe zbatim të drejtë të ligjit.

8. Duke pasur parasysh mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje nga gjykata e apelit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend që të interpretojë disa prej parimeve që vlejnë për kontratat që lidh administrata publike, të quajtura ndryshe “kontrata administrative”. Kontratat e prokurimit publik janë një ndër llojet e kontratave administrative që parashikon legjislacioni ynë. Këto kontrata kanë si qëllim kryerjen e punëve apo shërbimeve në interesin publik dhe përdorin fondet publike për realizimin e tyre. Një ndër qëllimet e legjislacionit për prokurimin publik është përdorimi i drejtë, transparent dhe me efektivitet i fondeve publike dhe për këtë arsye legjislacioni i posaçëm në lidhje me prokurimet publike, ka parashikuar një procedurë specifike duke filluar që nga momenti i zgjedhjes së kontraktuesit të ardhshëm të organit administrativ, lidhjes së kontratës, kushteve kontraktore, ekzekutimit të saj e deri në zgjidhjen e kontratës.

9. Pikërisht për këtë shkak, kontratat e prokurimit publik përbëhen nga dy faza: ajo procedurale administrative, e cila çon në individualizimin e kontraktuesit të ardhshëm të administratës dhe që vlen deri në shpalljen e ofertës fituese (ku zbatohen parimet dhe normat procedurale administrative), si dhe faza tjetër që konkretizohet me lidhjen e kontratës e në vazhdim.

Me lidhjen e kontratës, për formën, ekzekutimin apo zgjidhjen e saj, do të mbahen parasysh normat e së drejtës civile, për aq sa nuk bie ndesh me parashikimet ligjore specifike (rregullimet specifike të legjislacionit të prokurimeve publike).

10. Pikërisht në këto drejtime kontratat administrative dallojnë nga kontratat e së drejtës private dhe një ndër këto dallime ka të bëjë edhe me lirinë kontraktore të palëve, e sidomos të palës që përfaqëson organin administrativ. Duke qenë se ekzekutimi i kontratave të prokurimit publik financohet përmes fondeve publike, administrata nuk karakterizohet nga autonomia e vullnetit dhe liria kontraktore. Liria kontraktore e organit administrativ, ndryshe nga kontratat e së drejtës private, është e kufizuar dhe do t`u përmbahet rregullave strikte të legjislacionit specifik që rregullon këtë lloj veprimtarie, rregulla të cilat kanë përparësi edhe ndaj Kodit Civil, për aq sa parashikojnë ndryshe prej këtij të fundit.

11. Nga ana e gjykatës së apelit është arsyetuar se derisa vetë investitori ka përcaktuar mënyrën e çeljes së fondeve për të përballuar kryerjen e punimeve shtesë dhe se sipërmarrësi çdo punim shtesë e ka realizuar me pëlqimin me shkrim të porositësit, konform kërkesave të nenit 858/1 të K.Civil, pala paditëse ka qenë në mirëbesim në kryerjen e këtyre punimeve shtesë dhe si rrjedhojë duhet të paguhet për këto punime në vlerën 7.791.473 lekë.

12. Duke pasur parasysh arsyetimin e deritanishëm, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se në vendimin e saj gjykata e apelit nuk ka pasur fare parasysh legjislacionin për prokurimin publik (që është leg specialis që aplikohet në këtë rast), por në zgjidhjen e dhënë është bazuar thjesht në parimet e së drejtës civile. Vetë ligji i kohës për prokurimin publik në nenin 33 të tij ka parashikuar detyrimin e palëve kontraktore që në rast të punimeve shtesë mbi 20% të vlerës së kontraktuar, të lidhej kontratë e re shtesë, gjë që nuk është kryer. Fakti se punimet shtesë janë realizuar me pëlqimin me shkrim të porositësit nuk do të thotë se në kuptim të këtij ligji, mes palëve është lidhur një kontratë e re shtesë. Ky Kolegj vlerëson se në kuptim të legjislacionit të kohës për prokurimet publike, kontrata e re për kryerjen e punimeve shtesë duhet të ketë të gjitha veçoritë e kontratës kryesore për objektin e së cilës është realizuar edhe prokurimi (përveç faktit se tashmë sipërmarrësi është zgjedhur, pra nuk ka procedurë parakontraktore për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë). Në këtë kuptim, kontrata e re shtesë duhet të respektojë edhe anën formale të parashikuar nga ligji për kontratën kryesore të prokurimit, mosrespektimi i së cilës është me efekt pavlefshmërie për kontratën. Në këto kushte, përsa kohë që mes palëve nuk ka një kontratë ku të parashikohet kryerja e punimeve shtesë, pala paditëse nuk mund të kërkojë shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga kryerja e këtyre punimeve shtesë, si detyrime kontraktore.

13. Në lidhje me vlerën e TVSH-së prej 1.100.000 lekë, që kërkohet prej paditësit me arsyetimin se gabimisht prej saj nuk është llogaritur në ofertë, por ai e ka paguar këtë vlerë, arsyetimi i gjykatës së apelit nuk është i mbështetur në ligj.

Vetë pala paditëse ka paraqitur një ofertë në të cilën në vlerën e kontratës nuk ishte e përfshirë vlera e TVSH-së, gjë që në fazën e përzgjedhjes edhe mund t`i ketë dhënë përparësi ndaj ofertuesve të tjerë, nëse çmimi i kontratës ka qenë një ndër kriteret kryesore për përcaktimin e ofertës fituese. Ligji për prokurimin publik (por edhe kontrata e sipërmarrjes nr.4, datë 20.03.2006, në nenet 2, 4, 29) parashikonte se çmimi i ofertës ishte i pandryshueshëm dhe përfshinte gjithë taksat sipas legjislacionit shqiptar, ofertë për të cilën është shpallur fituese pala paditëse. Në këto kushte pala paditëse, kur ka paraqitur ofertën e saj, brenda çmimit duhet të kishte llogaritur edhe vlerën e TVSH-së, prandaj pagimi i vlerës së TVSH-së nga pala e paditur nuk buron as nga ligji dhe as nga kontrata dhe si rrjedhojë nuk mund të detyrohet kjo palë të paguajë këtë vlerë.

14. Përsa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë nr.344, datë 20.11.2009, për pjesën që ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është marrë në interpretim të gabuar të ligjit material dhe si rrjedhojë duhet të prishet dhe të lihet në fuqi vendimi nr.1344, datë 04.05.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të Nenit 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.344, datë 20.11.2009 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1344, datë 04.05.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Tiranë, më 10.09.2013

Nr.11112-00335-00-2010 i Regj. Themeltar

Nr.00-2013-1769 i Vendimit (453)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Evelina QirjakoAnëtare

Andi ÇelikuAnëtar

Medi BiciAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 10.09.2013 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS I K/PADITUR: ALI KOLA

I PADITUR K/PADITËS: ADIL ISAKU

OBJEKTI I PADISË:

Lirimin dhe kthimin e truallit që mbahet padrejtësisht

nga pala e paditur kundër-paditëse me sipërfaqe 242 m2

me nr.pasurie 1/52 me kufizimet sipas plan vendosjes

si dhe pagimin e vlerës së qirasë dhe kamatë vonesat

që nga data 10.03.1994 e në vazhdim për shfrytëzimin e truallit.

Baza Ligjore e Padisë: Nenet 296 e 298 të K.Civil.

OBJEKTI I K/PADISË:

Pavlefshmëri e vendimit nr.01, datë 10.02.1994

të K.K.K.Pronave të Bashkisë Bulqizë si vendim i nxjerrë në kundërshtim me ligjin. Detyrimin e ZRPP Bulqizë për të më njohur pronar mbi 111 m2 truall.

Rrëzimin e padisë si të pambështetur në ligj e në prova.

Baza Ligjore e K/Padisë: Nenet 32/a e 160 të K.Pr.Civile

si dhe neni 168 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Bulqizë me vendimin nr.24, datë 12.02.2007 ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të padisë së paditësit Ali Kola; Detyrimin e të paditurit Adil Isaku t’i kthejë paditësit Ali Kola sipërfaqen e truallit prej 63.1 m2 duke prishur ndërtimet e bëra tej sipërfaqes prej 48 m2; Detyrimin e të paditurit Adil Isaku t’i paguajë paditësit Ali Kola të ardhurat nga përdorimi i sipërfaqes së truallit prej 63.1 m2 për periudhën nga 23.07.1996 deri më 12.10.2006 në shumën prej 294.946 lekë.

Rrëzimin e padisë për kthimin e sipërfaqes prej 48 m2 si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.648, datë 28.03.2008, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.24, datë 12.02.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Bulqizë dhe dërgimin e çështjes për kompetencë gjykimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Në rigjykim pala e paditur ka ushtruar të drejtën e kundërpadisë sipas objektit të gjykimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendimin nr.248, datë 26.11.2008, ka vendosur:

Rrëzimin e padisë; Rrëzimin e kundërpadisë; Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë nga palët.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1594, datë 24.11.2009, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.248, datë 26.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Kundër vendimit të mësipërm të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala paditëse/e kundër-paditur Ali Kola, i cili kërkon prishjen e vendimeve të gjykatave së të dyja shkallëve, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

· Vendimi i të dy gjykatave është marrë në kundërshtim me ligjin

· Unë jam pronar i truallit në qytetin e Bulqizës në vendin e quajtur “Djerri i tagës”, por meqenëse nuk kam mundur ta regjistroj atë ai është zënë në kundërshtim me ligjin nga pala e paditur kundër-paditëse.

Kundër vendimit të mësipërm të gjykatës së apelit ka ushtruar kundër-rekurs pala e paditur kundër-paditëse Adil Isaku, i cili kërkon mospranimin e rekursit të paraqitur, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

· Në padinë e rivendikimit paditësi si rivendikues duhet të jetë pronar i sendit që rivendikon dhe nga ana tjetër i padituri është personi kundër të cilit drejtohet padia, posedues ose mbajtës i sendit. Këto janë dy kushtet të domosdoshme për legjitimitetin aktiv dhe pasiv të palëve në këtë padi

· Rekursuesi ka një vendim të KKP Bulqizë, a është i saktë dhe në përputhje ky vendim. Komisionet e ngritura në aplikim të Ligjit 7698/1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve” në fazën e përgatitjes së dokumentacionit nga ish pronari kërkonin bashkëngjitur kërkesës “vendimin e gjykatës për vërtetimin e faktit të pronës, vendim i cili duhej të shoqërohej me hartë treguese me kufijtë e saj dhe kufitarët. Ky akt nuk ekziston në dosjen e gjykimit.

· Komisioni i ngritur ka dalë me vendim në shkelje të ligjit ai është marrë në një ndarje tokë fshatare nga këta anëtarë derisa nuk kanë zbatuar ligjin por e kanë shkelur atë.

· Faktin që ky vendim komisioni nuk është regjistruar në ZRPP që nga viti 1994 flet qartë që është një vendim në shkelje të ligjit. Prona të cilën ai pretendon bie mbi një pjesë tjetër të qytetit të Bulqizës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori; dëgjoi pretendimet e palës rekursuese Ali Kola, përfaqësuar me prokurë të posaçme nga Av. Isuf Shehu; pala e paditur kundër-paditëse Adil Isaku dhe personi i tretë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Bulqizë nuk u paraqitën, megjithëse kishin dijeni për seancën dhe nuk kishin shkaqe mosparaqitje; si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e faktit

1. Paditësi Ali Kola është me banim në Qytetin e Bulqizës dhe me Vendimin nr.01, datë 10.02.1994, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Bashkisë Bulqizë, atij i është njohur bashkëpronësia në disa sipërfaqe trualli, ndër të tjera edhe mbi sipërfaqen e truallit me emërtimin “Djerri i Tagës” me sipërfaqe totale 37.478 m2, nga e cila i është kthyer një sipërfaqe prej 16.910 m2. Këtë sipërfaqe trualli paditësi e ka regjistruar në Zyrën e Hipotekës me nr.29 regjistri hipotekor, datë 23.07.1996.

Në këtë sipërfaqe trualli i padituri kundër-paditës Adil Isaku ka ndërtuar një lokal me sipërfaqe prej 111,1 m2, për ndërtimin e të cilit i është dhënë leja e ndërtimit e datës 27.12.1991, për një objekt me sipërfaqe 48 m2, lëshuar nga Seksioni i Urbanistikës pranë ish Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Rrethit Dibër.

Paditësi i është drejtuar gjykatës duke kërkuar që i padituri t’i kthente pjesën e truallit të zënë me ndërtim, duke i paguar paditësit të ardhurat nga përdorimi i sendit.

Procedurat gjyqësore

2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Bulqizë, me vendimin nr.24, datë 12.02.2007, ka vendosur:

“Pranimin pjesërisht te padisë së paditësit Ali Kola; Detyrimin e të paditurit Adil Isaku t’i kthejë paditësit Ali Kola sipërfaqen e truallit prej 63.1 m2 duke prishur ndërtimet e bëra tej sipërfaqes prej 48 m2; Detyrimin e të paditurit Adil Isaku t’i paguajë paditësit Ali Kola të ardhurat nga përdorimi i sipërfaqes së truallit prej 63.1 m2 për periudhën nga 23.07.1996 deri më 12.10.2006 në shumën prej 294.946 lekë.

Rrëzimin e padisë për kthimin e sipërfaqes prej 48 m2 si të pabazuar në ligj dhe në prova”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.648, datë 28.03.2009, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.24, datë 12.02.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Bulqizë dhe dërgimin e çështjes për kompetencë gjykimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër.

3. Në rigjykim pala e paditur ka ushtruar të drejtën e kundërpadisë, duke kundërshtuar titullin e pronësisë së paditësit si një vendim i pavlefshëm, i nxjerrë në kundërshtim me ligjin, duke kërkuar njëkohësisht edhe detyrimin për njohjen e tij pronar mbi sipërfaqen prej 111,1 m2.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr.248, datë 26.11.2008, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë; Rrëzimin e kundërpadisë; Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë nga palët”.

Në këtë vendim, gjykata ndër të tjera ka arsyetuar se: “.....Që t’i drejtohesh gjykatës sipas nenit 296 të Kodit Civil dhe të kërkosh kthimin e sendit sipas kësaj dispozite duhet në radhë të parë të kesh rregulluar regjimin e pronësisë së sendit dhe pastaj mund t’i drejtohesh gjykatës. Paditësi, ndonëse pretendon se trualli e ka të regjistruar në hipoteke, nuk vërteton se ky truall ka kaluar në pronësi të tij për sa kohë nuk regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si është edhe ligji. Paditësi para ngritjes së kësaj padie duhet të kishte zgjidhur me ZRPP problemin e regjistrimit të pronës edhe pastaj mund të kërkonte gjyqësisht detyrimin e të paditurit kundër-paditës të lironte truallin ..Në kushtet kur trualli nuk është i regjistruar në emër të paditësit të kundër-paditur gjykata nuk mund të vendosë detyrimin e të paditurit të lirojë truallin, kur ai nuk ka regjistruar pronën dhe e nuk e ka kaluar në pronësinë e tij, i mungon legjitimiteti aktiv për të kërkuar kthimin e truallit; Edhe kundërpadia e të paditurit kundër-paditës duhet të rrëzohet, pasi pala paditur kundër-paditëse nuk ka sjellë fakte se ku qëndron pavlefshmëria e këtij vendimi”.

4. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1594, datë 24.11.2009, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.248, datë 26.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër”.

Në lidhje me padinë arsyetimi i gjykatës ka qenë i njëjtë me atë të gjykatës së shkallës së parë, ndërsa në lidhje me kundërpadinë, gjykata e ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës, duke arsyetuar në tjetër mënyrë:“ ...i padituri kundër-paditës Adil Isaku nuk legjitimohet të ngrejë padi për shfuqizimin e vendimit të K.K.K.Pronave pasi nuk është subjekt i Nenit 1 të Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronarëve”. Sipas nenit 27 të ligjit organik të sipërcituar, vetëm ish pronarët ose trashëgimtarët e tyre që janë subjekt të nenit 1 të Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 e gëzojnë këtë të drejtë dhe jo persona të tjerë...”.

5. Kundër vendimit të mësipërm të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala paditëse e kundër-paditur Ali Kola, i cili kërkon prishjen e vendimeve të gjykatave së të dyja shkallëve, duke parashtruar shkaqet që janë pasqyruar në mënyrë të detajuar në pjesën hyrëse të vendimit dhe që kanë të bëjnë me interpretimin dhe zbatimin e gabuar të ligjit nga gjykatat, në momentin që arsyetohet se paditësi nuk është pronar përderisa nuk e ka të regjistruar pronën në regjistrat përkatës.

6. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar kundër-rekurs pala e paditur kundër-paditëse Adil Isaku, i cili kërkon mospranimin e rekursit të paraqitur, duke parashtruar shkaqet që janë pasqyruar në mënyrë të detajuar në pjesën hyrëse të vendimit dhe që kanë të bëjnë me legjitimimin aktiv dhe pasiv në paditë e rivendikimit, vlefshmërinë e Vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Bulqizë, mbi të cilin paditësi e mbështet pronësinë e tij në pasurinë objekt gjykimi dhe faktin se ky vendim i këtij komisioni nuk është regjistruar, pikërisht për shkak të parregullsive në nxjerrjen e tij.

7. Me anë të vendimit të marrë në Dhomë Këshillimi datë 02.05.2013 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë është vendosur kalimi i çështjes për gjykim.

8. Në seancën gjyqësore të datës 10.09.2013, përfaqësuesi i palës paditëse Av. Isuf Shehu, përfaqësues i kësaj pale sipas Prokurës së Posaçme nr.1132 Rep, nr.425/1 Kol, datë 09.09.2013, në kuadrin e kërkesave paraprake, kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore për shkak se ishte në pamundësi të mbrojtjes së palës që përfaqësonte, pasi nuk ishte njohur me aktet e dosjes gjyqësore, meqenëse ishte kontaktuar nga pala paditëse vetëm një ditë më parë, në përfundim të orarit zyrtar.

9. Një kërkesë e tillë nuk u pranua nga ana e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, pasi:

Së pari – pala rekursuese ka pasur kohën e mjaftueshme për të siguruar dhe bërë të mundur mbrojtjen efektive të saj, nisur nga afati kohor vënë në dispozicion nga data e shpalljes së datës së seancës gjyqësore e deri në zhvillimin e kësaj seance. Pala që kërkoi shtyrjen e seancës nuk paraqiti ndonjë arsye për të mbështetur pretendimin se mosrespektimi i afatit kohor lidhej me arsye që nuk vareshin prej saj. Ka rezultuar se përfaqësuesi ligjor nuk është njohur me çështjen, por nga ana tjetër nuk u paraqitën prova në lidhje me pamundësinë e palës për të kontaktuar më parë me një përfaqësues ligjor.

Në gjykimin në shkallët e tjera mund të shtyhen seancat gjyqësore, në kuadër të debatimit të provave ndërsa Gjykata e Lartë është gjykatë ligji në të cilën palët debatojnë jo vetëm për ligjin, por edhe për provat. Në këto kushte, Kolegji Civil nuk vëren ndonjë rrethanë të parashikuar në ligj që të shtyjë seancën gjyqësore.

Vlerësimi i gjykatës

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë pasi ka shqyrtuar aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore, të cilat janë administruar e shqyrtuar nga gjykatat e faktit, pretendimet e palëve, vendimet e dy gjykatave të faktit, shkaqet e parashtruara në rekurs dhe kundër-rekurs, arrin në përfundimin se vendimet e dy gjykatave të faktit janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit, si rrjedhojë e një hetimi jo të plotë gjyqësor.

Vendimi i marrë nga ana e Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë duke mos pasur parasysh praktikën e unifikuar nga ana e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me anë të Vendimit nr.1, datë 06.01.2009 dhe shkaqet e pretenduara në rekurs janë të tilla që bëjnë të cenueshëm vendimin e kësaj gjykate.

11. Në rigjykim, nga të dy gjykatat e faktit, është arsyetuar se kërkimi i kthimit të sendit, në mbështetje të nenit 296 të Kodit Civil, mund të bëhet vetëm atëherë kur pasuria objekt kërkimi para gjykatës është e regjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme, në të kundërt, personit që pretendon të drejtën e pronësisë dhe kthimin e sendit nuk i ka kaluar pronësia mbi sendin objekt kërkimi dhe si rrjedhojë nuk ka legjitimitet aktiv për të ngritur këtë padi. Gjykatat e faktit kanë pranuar se paditësi kishte titullin e pronësisë mbi pasurinë objekt gjykimi, e konkretisht Vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Bulqizë nr.01, datë 10.02.1994, të cilin e kishte regjistruar në Zyrën e Hipotekës, por nuk ishte kryer transkriptimi në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

12. Kolegji Civil sjell në vëmendje se me anë të Vendimit nr.1, datë 06.01.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është unifikuar praktika gjyqësore në lidhje me disa çështje, ndër të cilat në mënyrë të përmbledhur kanë të bëjnë me faktin se pala që pretendon një të drejtë pronësie duhet të vërtetojë ekzistencën e titullit të pronësisë, në mënyrë që të mbrojë të drejtën e pretenduar prej tij dhe regjistrimi ose jo në regjistrat përkatës i një pasurie të paluajtshme nuk është kusht për fitimin e pasurisë. Ky regjistrim ka efekt vetëm përsa i përket bërjes së njohur të këtij fakti personave të interesuar dhe mos regjistrimi i pasurisë, pavarësisht se nuk i heq të drejtën e pronësisë personit që ka një titull pronësie mbi këtë pasuri, nuk e lejon tjetërsimin e kësaj pasurie.

13. Gjykata e Apelit Tiranë në zgjidhjen e çështjes nuk ka mbajtur parasysh konkluzionet unifikuese të praktikës gjyqësore dhe nuk ka ezauruar mundësitë në drejtim të një hetimi të plotë gjyqësor. Kjo gjykatë duhet të marrë parasysh edhe faktin se i padituri kundër-paditës një pjesë të objektit e ka ndërtuar mbi bazën e një leje ndërtimi dhe nga ana e gjykatës nuk janë ballafaquar të drejtat e secilit prej palëve ndërgjyqëse mbi pasurinë objekt gjykimi.

14. Në lidhje me kundërpadinë, Kolegji Civil vlerëson se gjykata nuk ka ezauruar debatin gjyqësor në drejtim të faktit nëse vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nxjerrë në favor të palës paditëse është në përputhje me kërkesat ligjore e po kështu nuk është mbajtur parasysh qëndrimi i konsoliduar i Gjykatës së Lartë, që çdokush që cenohet prej një vendimi të K.K.K.Pronave (pavarësisht se nuk është ish pronar apo trashëgimtar i tij) ka të drejtë të kundërshtojë këtë vendim.

15. Në këto kushte, përveç zbatimit të gabuar të ligjit nga ana e gjykatës edhe hetimi gjyqësor është jo i plotë dhe i gjithanshëm në kuptim të nenit 4 të Kodit të Procedurës Civile dhe si rrjedhojë vendimi nr.1594, datë 24.11.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim pranë kësaj gjykate për t’u shqyrtuar me trup tjetër gjykues.

Kolegji Civil vlerëson se në rigjykim, gjykata duhet të lejojë palët që të dëgjohen në lidhje me pretendimet dhe prapësimet e tyre, të lejojë paraqitjen e provave, të ketë parasysh zbatimin e neneve 6, 10, 14, 16 të Kodit të Procedurës Civile, t’i japë përgjigje të gjitha pretendimeve të palëve ndërgjyqëse, të kryejë një hetim të plotë, të gjithanshëm e në përputhje me ligjin, duke u bërë cilësimin e saktë fakteve që lidhen me mosmarrëveshjen.

16. Në rigjykim, kjo gjykatë duhet të ketë parasysh ballafaqimin e të drejtave që pretendon se ka secila palë ndërgjyqëse. Në lidhje me kundërpadinë, gjykata duhet të sqarojë natyrën e mosmarrëveshjes, duke pasur parasysh objektin e kërkimit dhe bazën juridike të kundërpadisë. Gjykata e apelit nuk ka hetuar nëse vendimi i K.K.K.Pronave ishte nxjerrë apo jo në përputhje me kërkesat

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1594, datë 24.11.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë kësaj gjykate, me trup tjetër gjykues.

Tiranë, më 10.09.2013

Nr.11111-02585-00-2008 i Regj.Them.

Nr.00-2013-2302 i Vendimit (454)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair ZaganjoriKryesues

Ardian DvoraniAnëtar

Evelina QirjakoAnëtare

Andi ÇelikuAnëtar

Medi BiciAnëtar

Në seancën gjyqësore të datës 10.09.2013, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile që u përket palëve të mëposhtme:

PADITËS:ARBEN RELI

E PADITUR:ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME.

PERSONA TË TRETË:BARJAM TOPULLI, NERDET LAMAJ, HASIME ÇELA, ENKELEDA MUSHI, KUJTIM TOPULLI, VILSON TOPULLI, SUZANA GJEBREA, ENTELA GJEBREA, MAKBULE TOPULLI, GAZMEND TOPULLI, GJERGJI TOPULLI, MIRELA SINA TOPULLI.

OBJEKTI:

Detyrimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë të regjistrojë kontratën e shitblerjes me kusht me nr.5917/568, datë 28.08.2006 në favor të paditësit për sipërfaqen prej 6.8 ha përkatësisht 2.38 ha musha dhe 4.42 ha tokë bujqësore.Baza Ligjore: Nenet 84 e 192 të K.Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin nr.445, datë 09.05.2007, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë së paditësit Arben Reli.

Detyrimin e palës së paditur Z.R.P.P. Sarandë të regjistrojë në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme Sarandë kontratën e shitjes me kusht me nr.5917/568, datë 28.08.2006 në favor të paditësit për sipërfaqen 6.8 ha e ndodhur në Ksamil Sarandë, me kufizimet bashkëngjitur kontratës.

Gjykata e Apelit Gjirokastër , me vendimin nr.343, datë 09.10.2007 ka vendosur:

Mospranimin e ankimit të ZRPP Sarandë kundër vendimit civil nr.445, datë 09.05.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Z.V.R.P.P. Sarandë, duke parashtruar këto shkaqe:

· Ankimi nuk është pranuar, pasi është bërë ankimi nga Zv.Regjistruesi, megjithëse me shkresën nr.790/1, datë 04.10.2007 është dërguar akti i përfaqësimit me anën e të cilit autorizohet përfaqësuesi i ZVRPP Sarandë të përfaqësojë, ndjekë dhe ankimojë në të gjitha shkallët e gjykimit, çështjet ku ZVRPP Sarandë është palë në gjykim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e përfaqësuesit të palës së tretë Hasime Çela (Topulli), avokatin Aldo Shala, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit dhe rrëzimin e padisë; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Kolegjit Civil, nga shqyrtimi i çështjes dhe vendimet e dhëna nga gjykatat më të ulëta, i rezulton se, me anë të padisë objekti i këtij gjykimi, paditësi Arben Reli kërkon detyrimin e të paditurës Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë që të kryejë në favor të paditësit veprimet për regjistrimin e kontratës së shitblerjes me kusht nr.5917/568, datë 28.08.2006 të lidhur prej tij në cilësinë e blerësit dhe palëve të treta, trashëgimtarë të Jonus Topullit në cilësinë e shitësit, për një sipërfaqe prej 6.8 hektarë të ndodhur në Ksamil të Sarandës.

Me vendimin nr.445, datë 09.05.2007 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka vendosur pranimin e padisë.

Kundër këtij vendimi të gjykatës së shkallës së parë ka paraqitur ankim në gjykatën e apelit vetëm pala e paditur ZRRPP Sarandë.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.343 datë 09.10.2007, ka vendosur mospranimin e ankimit të ushtruar nga ZRRPP sepse ishte paraqitur me të meta dhe jashtë afatit ligjor.

Pala e paditur ZRRPP Sarandë, në datën 05.12.2007, ka paraqitur rekurs për të kundërshtuar vendimin e sipërcituar të Gjykatës së Apelit Gjirokastër me të cilin ishte vendosur mospranimi i ankimit, shkaqet e të cilit janë objekti i shqyrtimit në këtë seancë gjyqësore të Kolegjit Civil.

Ndërkohë që ky rekurs ende nuk ishte shqyrtuar nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, nga ana e palës së paditur ZRRPP Sarandë është kërkuar në gjykatën e shkallës së parë edhe rivendosja në afat e së drejtës së ankimit kundër vendimit nr.445, datë 09.05.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Pas rivendosjes në afat të së drejtës së ankimit, Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka shqyrtuar çështjen edhe në themel dhe me vendimin rn.238, datë 18.06.2008 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.445, datë 09.05.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë që kishte pranuar padinë.

E vënë në lëvizje mbi rekursin e palëve të treta Hasime Çela (Topulli), etj., Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, me vendimin nr.00-2009-703, datë 10.07.2009 ka vendosur mospranimin e rekursit.

Në të tilla rrethana, Kolegji Civil vlerëson se ankimi nga ana e palës së paditur ZRRPP Sarandë ndaj vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë është ushtruar efektivisht pas rivendosjes në afat të kësaj të drejte sipas ligjit. Po kështu, Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka shqyrtuar ankimin edhe në themel duke konfirmuar vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së pare. Përfundimisht, Gjykata e Lartë ka disponuar mospranimin e rekursit ndaj vendimit të gjykatës së apelit.

Prandaj, Kolegji Civil çmon që çështja objekt i këtij gjykimi, ku duhet të vlerësohej nëse mospranimi i ankimit nga ana e gjykatës së apelit ishte apo jo i mbështetur në ligj, është një çështje që ka mbetur pa objekt dhe konkludon se duhet pushuar gjykimi i saj në Gjykatën e Lartë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 485 të Kodit të Procedurës Civile

V E N D O S I

Pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.

Tiranë, më 10.09.2013

Nr.11243-02702-00-2008 i Regj.Them.

Nr.00-2013-2305 i Vendimit (455)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian DvoraniKryesues

Arjana FullaniAnëtare

Evelina QirjakoAnëtare

Andi ÇelikuAnëtar

Medi BiciAnëtar

Në seancën gjyqësore të datës 10.09.2013, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile që u përket palëve të mëposhtme:

PADITËS:VANGJEL PRENDI

PERSONA TË TRETË:ZYRA E PËRMBARIMIT LUSHNJE

THOMA LALA

OBJEKTI:

Kundërshtim i veprimeve përmbarimore,

pavlefshmëri titulli ekzekutiv

dhe pezullim i ekzekutimit të titullit ekzekutiv.

Baza Ligjore: Nenet 609, 610 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.1153, datë 13.12.2006, ka vendosur:

Të rrëzojë kërkesën si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.106, datë 08.09.2008, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.1153, datë 13.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Kundër vendimit të Gjykatës e Apelit Vlorë, në bazë të nenit 472, të K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs paditësi Vangjel Prendi, i cili parashtron këto shkaqe:

· Gjykata e apelit ka shkelur ligjin procedural, nenet 32 dhe 297 të K.Pr.Civile, pasi legjitimohem të ngrejë padinë në gjykim sepse para 17 vjetëve kam bërë ndërtimin në tokën prej 200 m2 i cili është në proces legalizimi, ndërsa i padituri nuk është pronar pasi nuk i janë kthyer pronat por ja kanë njohur.

· Gjykata e apelit bën interpretim të gabuar duke e quajtur gjë të gjykuar, pasi kërkesa në gjykim nuk ka të bëjë me ndonjë kërkesë të mëparshme të kërkuesit Vangjel Prendi, që të jetë gjykuar dhe rrëzuar padia.

· Bazuar në nenin 297/a të K.Pr.Civile, në gjykatën e apelit kemi kërkuar pezullimin e gjykimit të çështjes pasi ka qenë duke u gjykuar në Gjykatën e Lushnjës një çështje me të njëjtët palë, me objekt kundërshtim pronësisë së njohur të paditurit Thoma Lal,a e cila na është rrëzuar në kundërshtim me kërkesat e nenit 297/a të K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; dhe si e bisedoj çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi nr.106, datë 08.09.2008 i Gjykatës së Apelit Vlorë është dhënë në zbatim të gabuar të ligjit, për rrjedhojë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rigjykim po në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit të çështjes, sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit Vlorë, përsa i përket rrethanave të faktit, rezulton se në një gjykim të mëparshëm, me vendimin nr.871 datë 13.12.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë është vendosur pranimi i padisë së rivendikimit të paditësit Thoma Lala kundër të paditurve Vangjel Prendi, Tomorr Bani, etj., duke u detyruar këta të fundit që t’i kthejnë paditësit sipërfaqet përkatëse të truallit, prishjen me shpenzimet e tyre të ndërtimeve që kishin realizuar në pronën e paditësit. Pra edhe detyrimi i të paditurit Vangjel Prendi për t’i kthyer paditësit Thoma Lala një sipërfaqe trualli prej 227 m2, duke prishur me shpenzimet e të këtij të padituri edhe një objekt ndërtimor banimi prej 39 m2 në atë truall. Ky vendimi ka marrë formë të prerë pasi është konfirmuar nga gjykimi i çështjes në gjykatat më të larta, duke u kthyer në titull ekzekutiv.

Me kërkesën e kreditorit Thoma Lala është nxjerrë urdhri për ekzekutimin e detyrueshëm të këtij vendimi. Mbi këtë bazë, në datën 03.11.2004, Zyra e Përmbarimit Lushnjë ka filluar ekzekutimin e detyrueshëm të këtij titulli ekzekutiv.

Veprimet përmbarimore janë kundërshtuar në rrugë gjyqësore nga ana e debitorëve, përfshirë edhe debitorin Vangjel Prendi. Me vendimin nr.1087, datë 29.12.2004, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka vendosur rrëzimin e padisë për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, i cili ka marrë formë të prerë pasi nuk është ankimuar nga palët pjesëmarrëse në gjykim.

Pas rrëzimit të kësaj padie, në një kohë të mëvonshme, me pretendimin se duhet të gjejnë zbatim dispozitat e ligjit nr.9482 datë 16.02.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” dhe se kreditori Thoma Lala pa qenë ish pronar ka përfituar pa të drejtë pronësinë mbi truallin, në datën 30.06.2006 debitori Vangjel Prendi i është drejtuar përsëri gjykatës me padi, duke kërkuar si kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, ashtu edhe pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv dhe pezullimin e ekzekutimit të tij, pra të vendimit nr.871, datë 13.12.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, pas shqyrtimit gjyqësor të çështjes, ka vendosur rrëzimin e padisë, në thelb, me arsyetimin se kërkimet e padisë përbëjnë gjë të gjykuar dhe se tashmë titulli është ekzekutuar në pjesën më të madhe të tij. Pra kërkimi për të urdhëruar pezullimin e ekzekutimit nuk ka përmbajtje në thelb.

Kundër këtij vendimi gjyqësor paditësi Vangjel Prendi ka paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Gjykata e Apelit Vlorë, pasi ka shqyrtuar çështjen, ka ardhur në përfundimin se vendimi i ankimuar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë është dhënë në zbatim të drejtë të ligjit dhe vlerësim e çmim të drejtë të provave.

Në thelb, Gjykata e Apelit Vlorë arsyeton se kërkimet e padisë janë kundërshtimi i veprimeve përmbarimore dhe pavlefshmëria e titullit ekzekutiv. Por, nisur nga shpjegimet dhe pretendimet përfundimtare të paditësit në gjykimin në shkallë të parë, rezulton se ai i është referuar vetëm kërkimit të parë, pezullimit të ekzekutimit, pra kundërshtimit të veprimeve përmbarimore. Nuk ka shpjegime apo qëndrime të paditësit lidhur me kërkimin për pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv. Sikurse gjykata e shkallës së parë, edhe gjykata e apelit arsyeton se janë të detyruara t’i përmbahen kufijve të kërkimit të vetë palës paditëse, sikurse parashikon neni 6 i Kodit të Procedurës Civile.

Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit Vlorë arsyeton se jemi përpara gjësë së gjykuar, duke e konfirmuar kështu vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, për shkak se lidhur me kërkimin e pezullimit të ekzekutimit të titullit ekzekutiv dhe atij të kundërshtimit të veprimeve përmbarimore është zhvilluar një gjykim i mëparshëm mes po këtyre palëve dhe ajo padi është rrëzuar nga gjykata me vendim të formës së prerë, bazuar në nenin 451/a të Kodit të Procedurës Civile.

Gjithashtu, Gjykata e Apelit Vlorë ka vlerësuar të drejtë edhe arsyetimin e gjykatës së shkallës së parë se jemi në kushtet kur titulli ekzekutiv është ekzekutuar në pjesën më të madhe, duke u liruar shumica e sipërfaqes së truallit me përjashtim të një pjese të banesës dhe truallit rreth saj.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë paditësi Vladimir Prendi ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, duke parashtruar si motive bazë ato të përshkruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi. Në thelb, përsa i përket zbatimit të ligjit, pretendohet që vendimet e dy gjykatave më të ulëta janë dhënë në zbatim të gabuar të ligjit procedural civil për shkak se nuk jemi përpara rastit të gjësë së gjykuar sipas nenit 451/a të Kodit të Procedurës Civile dhe nuk është realizuar hetim gjyqësor i plotë dhe i gjithanshëm sipas ligjit. Në të vërtetë është kërkuar pavlefshmëria e titullit ekzekutiv dhe lidhur me këtë kërkim edhe pezullimi i ekzekutimit të këtij titulli ekzekutiv. Gjithashtu, pezullimi i ekzekutimit është kërkuar edhe për shkakun se ndërkohë po zhvillohej një gjykim tjetër mes palëve lidhur me vlefshmërinë e titullit të pronësisë se kreditorit Thoma Lala (neni 297/1/a i këtij Kodi).

Kolegji Civil vëren se gjykata e apelit, duke konfirmuar vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, ka zbatim gabim ligjin kur arsyeton dhe konkludon se nuk ka vend për të pranuar padinë sepse titulli ekzekutiv është ekzekutuar në pjesën “më të madhe”. Ligji ynë procedural parashikon fazën e ekzekutimit të titullit ekzekutiv, e cila synon që të realizohet përmbushja e plotë e detyrimeve të debitorit ndaj kreditorit. Nuk ka ndonjë dispozitë dhe as nuk ka vend për të interpretuar se ekzekutimi i titullit ekzekutiv quhet i përfunduar kur është ekzekutuar “pjesa më e madhe” e detyrimeve që përmban ai titull ekzekutiv. Sikurse kreditori ka të drejtën të kërkojë dhe realizojë tërësisht të drejtën e tij, ashtu edhe debitori ka të drejtën të kundërshtojë në gjykatë ekzekutimin e titullit ekzekutiv për sa kohë ky ekzekutim nuk ka përfunduar ende.

Po kështu, Kolegji Civil vlerëson se gjykata e apelit, duke konfirmuar vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, ka zbatuar gabim ligjin procedural kur arsyeton se gjendet përpara gjësë së gjykuar në kuptim të nenit 451/a të Kodit të Procedurës Civile.

Gjykatat më të ulëta arsyetojnë se, lidhur me kërkimin për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore dhe kërkimin për pezullimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv, mes palëve ndërgjyqëse është zhvilluar një gjykim i mëparshëm, në të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendim të formës së prerë e ka rrëzuar padinë.

Në të vërtetë, në një gjykim të mëparshëm, me vendimin nr.1087 datë 29.12.2004 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka vendosur rrëzimin e padisë për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, i cili ka marrë formë të prerë pasi nuk është ankimuar nga palët pjesëmarrëse në gjykim.

Por Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykata e apelit, sikurse edhe gjykata e shkallës së parë, nuk kanë mbajtur parasysh se, për vetë specifikat e kërkimit dhe të gjykimit të kundërshtimeve të veprimeve përmbarimore, shkaqet ligjore për të paraqitur një padi të tillë mund të jenë nga më të ndryshmet. Nuk përjashtohet mundësia që baza faktike konkrete e cila sjell edhe motivimin ligjor konkret (shkakun ligjor) të debitorit për të kundërshtuar veprimet përmbarimore (neni 610) të lindë dhe ndryshojë gjatë shtrirjes në kohë të fazës së ekzekutimit të titullit ekzekutiv. E njëjta gjë vlen veçanërisht në lidhje me kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv (neni 611). Prandaj, në rigjykim, gjykata e apelit duke hetuar lidhur me shkakun ligjor në raport me rrethanat e faktit të pretenduara të konkludojë nëse jemi apo jo para gjësë së gjykuar lidhur me kërkimin për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykata e apelit, duke konfirmuar vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, ka zbatuar gabim ligjin procedural kur arsyeton dhe konkludon që jemi para gjësë së gjykuar, ndërkohë që në padi si kërkim kryesor është edhe ai i “pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv”. Në çdo rast e rrethanë, gjykatat më të ulëta nuk kanë mbajtur parasysh se ky kërkim nuk ka qenë objekt dhe shkak ligjor në padinë e rrëzuar me vendim të formës së prerë në një gjykim tjetër të mëparshëm (vendimi nr.1087, datë 29.12.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë).

Gjithashtu, ky Kolegj Civil vëren se gjykata e apelit dhe gjykata e shkallës së parë kanë zbatuar gabim ligjin procedural kur arsyetojnë se lidhur me kërkimin “pavlefshmëria e titullit ekzekutiv” nga ana e paditësit Vangjel Prendi nuk u parashtruan shpjegime dhe prova gjatë seancave gjyqësore dhe qëndrime në konkluzionet përfundimtare në mbrojtje të këtij kërkimi. Gjykatat më të ulëta kanë vlerësuar se, në këto rrethana, sipas nenit 6 të Kodit të Procedurës Civile, janë të kufizuara të shprehen vetëm për atë që kërkohet dhe për aq sa kërkohet.

Me këtë qëndrim dhe arsyetim, gjykatat më të ulëta, mungesën e shpjegimeve dhe provave të paraqitura nga paditësi në mbrojtje e mbështetje të kërkimit të pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv, e kanë barazuar me heqjen dorë nga gjykimi apo nga e drejta e padisë, madje as për këtë aspekt nuk mbajnë qëndrim të prerë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se kjo përbën një zbatim të gabuar dhe shkelje të ligjit procedural civil. Heqja dorë nga gjykimi i padisë apo heqja dorë nga e drejta e padisë bëhet në mbështetje të nenit 201 të Kodit të Procedurës Civile dhe është e drejtë ekskluzive e palës paditëse, e cila parashtrohet prej saj para gjykatës me shkrim si dhe shprehimisht në seancë gjyqësore. Nëse nuk kërkohet nga pala paditëse, gjykata nuk ka asnjë kompetencë të arsyetojë dhe konkludojë vetë se paditësi ka hequr dorë nga e drejta ose gjykimi i padisë. Në rast se paditësi nuk paraqet prova, nuk parashtron argumente ligjore në mbështetje të kërkimit të padisë gjatë seancave gjyqësore dhe në pretendimet përfundimtare, gjykata e rrëzon padinë për këtë kërkim si të pambështetur në prova dhe ligj. Gjithsesi, gjykata ka detyrimin të arsyetojë, konkludojë dhe disponojë në vendimin e dhënë prej saj për zgjidhjen e çështjes për çdo kërkim të padisë nga të cilat paditësi nuk ka hequr dorë nga e drejta e padisë apo nga e drejta e gjykimit të padisë. Kufijtë e shqyrtimit të çështjes të vendosura nga neni 6 i Kodit të Procedurës Civile lidhen me detyrimin e gjykatës për t’u shprehur së pari vetëm për kërkimet e ngritura në padi dhe, rrjedhimisht, së dyti, vetëm për aq sa parashtrohet në këto kërkime të padisë e në argumentet e paditësit lidhur me to.

Si përfundim, Kolegji Civil vlerëson se çështja duhet t’i dërgohet për rigjykim gjykatës së apelit, e cila, si gjykatë fakti dhe ligji, të përsërisë pjesërisht hetimin gjyqësor duke lejuar palët të paraqesin prova e të debatojnë duke i dhënë përgjigje pretendimeve dhe prapësimeve përkatëse të tyre lidhur me objektin e gjykimit që nuk përbën gjë të gjykuar, veçanërisht atij mbi pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të shkronjës “b” të nenit 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.106, datë 08.09.2008 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim po në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 10.09.2013

Nr.11242-02470-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2013-2316 i Vendimit (456)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian DvoraniKryesues

Arjana FullaniAnëtare

Evelina QirjakoAnëtare

Andi ÇelikuAnëtar

Medi Bici Anëtar

Mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 10.09.2013, çështjen civile që i përket palëve:

PADITËS: GOGO MEMI, në mungesë

I PADITUR: KOMUNA LUKOVË, në mungesë

Z.A.M.T. SARANDË, në mungesë

OBJEKTI:

Vërtetimin e faktit juridik, saktësimin e vendndodhjes së kufijve,

kufitarëve të pronës së ish pronarit Lluke Memi.

Njohjen e pronësisë mbi një sipërfaqe toke prej 8500 m2 tokë bujqësore

dhe 2000 m2 truall të ndodhur në fshatin Piqeras

e vlefshme kjo për efekt të njohjes, kthimit dhe kompensimit të saj

nga Agjencia Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Vlorë.

Baza Ligjore: Ligji nr.9235, datë 29.07.2004,

“Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve”, ndryshuar

si dhe nenet 153, 154 e 388 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.413, datë 24.04.2008, ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë së paditësit Gogo Memi.

Vërtetimin e faktit juridik, të saktësimit të kufijve të sipërfaqes së tokës bujqësore të regjistruar në librin kadastral të pronarëve para Reformës Agrare, në listë pronësinë e fshatit Piqeras, në fq.17, me nr.6, në emër të Lluke Memit si më poshtë:

1. Parcela me sipërfaqe 1500 m2, me kufizime:

2. Parcela me sipërfaqe 2000 m2, me kufizime:

3. Parcela me sipërfaqe 1000 m2, me kufizime:

4. Parcela me sipërfaqe 1000 m2, me kufizime:

Saktësimin e kufijve të sipërfaqes së trualli prej 1000 m2 të regjistruar në regjistrat kadastrale të vitit 1947 të fshatit Piqeras, në emër të Lluke Jorgo Memi, Andon Jorgo Memi, e Spiro Jorgo Memi, me kufizime :

Kufizimet janë të përcaktuara në aktin e ekspertimit dhe skicat bashkëngjitur datë 07.01.2008 dhe në shtesën datë 04.04.2008, të kryer nga eksperti Vangjel Valera, pjesë e vendimit gjyqësor.

Rrëzimin e kërkesëpadisë për vërtetimin e faktit juridik, për saktësimin e kufijve për pjesën e mbetur prej 1000 m2 truall (kopsht).

Pushimin e gjykimit të çështjes për njohjen e pronësisë së palës paditëse, për shkak të heqjes dorë nga gjykimi.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.278, datë 15.07.2008, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.413, datë 24.04.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, përsa i përket pjesës së rrëzuar dhe të pushuar të kërkesëpadisë.

Ndryshimin e vendimit të mësipërm, përsa i përket pjesës së pranuar të padisë, si më poshtë: Rrëzimin e kërkesë padisë.

Kundër vendimit nr.278, datë 15.07.2008 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, kanë ushtruar rekurs paditësi Gogo Memi, i cili kërkon ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kërkese padisë sipas objektit të saj, duke parashtruar këto shkaqe:

· Vendimi i gjykatës së apelit duhet të ndryshohet tërësisht, pasi nuk është zbatuar dhe për më tepër është zbatuar keq ligji;

· Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, më shumë të drejtë ka pranuar kërkesën lidhur me saktësimin e kufijve të 8500 m2 tokë bujqësore dhe për sipërfaqen e truallit prej 1000 m2 përreth banesës së regjistruar në favor të ish pronarit por në mënyrë të gabuar ka rrëzuar për pjesën tjetër prej 1000 m2 dhe arsyetuar që është kopsht. Ky qëndrim është i gabuar, nga gjykata duhej të pranohej edhe kërkesa për sipërfaqen prej 1000 m2, sikurse ka rezultuar edhe nga akti i ekspertimit i cili nxjerr saktë 1.080 m2 sipërfaqe trualli të lirë dhe 520 m2 sipërfaqe të zënë sipas ligjit me ndërtime, ndërsa 400 m2 ndodhen jashtë vijës së verdhë, probleme që do të zgjidhen nga KKK Pronave dhe jo gjykata në këtë fazë gjykimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se paditësi është trashëgimtar ligjor i ish pronarit Lluke Memi, në bazë të vendimit për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë nr.4868, datë 26.09.2006, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Pala paditëse i është drejtuar Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Sarandë, e cila përmes shkresës “Vërtetim” datë 01.12.2006, ka konfirmuar se “gent-plani i paraqitur nga shtetasi qytetarit Lluke Memi lidhur me pronësinë në fshatin e Piqeras të Komunës Lukove i përket numrit kadastral 332, 131, 106, 299, 133 në zërin kadastral jashtë fondit, ullishtë, pemishte”.

3. Më tej, me vërtetimin nr.42 prot, datë 27.04.2007, të Z.A.M.T Sarandë të Këshillit të Qarkut Vlorë, është konfirmuar se i ndjeri Lluke Memi ka pasur si pronë në fshatin Piqeras, Komuna Lukovë, para Reformës Agrare, 1 dynym tokë të punueshme, 1 dynym pemishte, 6.5 dynym ullishtë. Ky vërtetim është rikonfirmuar edhe me shkresën nr.2068/2 Prot, datë 12.09.2007, të lëshuar nga Z.A.M.T të Këshillit të Qarkut Vlorë, ku sqarohet se për këtë pronësi nuk ka harta ku të jenë të përcaktuar pronarët, kufitarët dhe numrat kadastralë.

4. Rezulton e provuar se nëpërmjet vërtetimit të Z.A.M.T Sarandë pa nr.protokolli, datë 15.05.2007, nuk disponohen të dhëna lidhur me plan vendosjen para Reformës Agrare për fshatin Piqeras të Komunës Lukovë.

5. Nga Z.V.R.P.P Sarandë me vërtetimin e lëshuar më datë 30.05.2006, konfirmohet se në emër të të ndjerit Lluke Memi nuk ka asnjë pasuri të regjistruar pranë kësaj zyre.

6. Për sa më sipër, paditësi Gogo Memi, në kushtet kur nuk disponon planvendosje të pronave dhe kufijtë e saktë të sipërfaqes së pronës para Reformës Agrare për fshatin Piqeras, i është drejtuar gjykatës me padinë objekt shqyrtimi.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarande, me vendimin nr.413, datë 24.04.2008, ka vendosur: “Pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë së paditësit Gogo Memi.

Vërtetimin e faktit juridik të saktësimit të kufijve të sipërfaqes së tokës bujqësore të regjistruar në librin kadastral të pronarëve, para Reformës Agrare, në listë-pronësinë e fshatit Piqeras, në fq.17, me nr.6, në emër të Lluke Memit si me poshtë:

1. Parcela me sipërfaqe 1500 m2, me kufizime:

2. Parcela me sipërfaqe 2000 m2, me kufizime:

3. Parcela me sipërfaqe 1000 m2, me kufizime:

4. Parcela me sipërfaqe 1000 m2, me kufizime:

Saktësimin e kufijve të sipërfaqes së trualli prej 1000 m2 të regjistruar në regjistrat kadastrale të vitit 1947 të fshatit Piqeras, në emër të Lluke Jorgo Memi, Andon Jorgo Memi, e Spiro Jorgo Memi, me kufizime:

Kufizimet janë të përcaktuara në aktin e ekspertimit dhe skicat bashkëngjitur datë 07.01.2008, dhe në shtesën datë 04.04.2008, të kryer nga eksperti Vangjel Valera, pjesë e vendimit gjyqësor.

Rrëzimin e kërkesëpadisë për vërtetimin e faktit juridik për saktësimin e kufijve për pjesën e mbetur prej 1000 m2 truall (kopsht).

Pushimin e gjykimit të çështjes për njohjen e pronësisë së palës paditëse, për shkak të heqjes dorë nga gjykimi”.

7.1 Arsyetimi i gjykatës: “se kërkesë padia është e bazuar pjesërisht në ligj dhe në prova. Vendimi i gjykatës do t’i shërbejë paditëses për ta paraqitur në KKK Pronave dhe është ky organ i cili ka më tej kompetencë për të disponuar në lidhje me njohjen apo kthimin e pronës”.

8. Mbi ankimin e paditësit Gogo Memi dhe ankimin e Këshillit të Qarkut Vlorë, çështja ka shkuar për gjykim në Gjykatën e Apelit Gjirokastër.

9. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.278, datë 15.07.2008, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit civil nr.413, datë 24.04.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, përsa i përket pjesës së rrëzuar dhe të pushuar të kërkesëpadisë. Ndryshimin e vendimit të mësipërm, përsa i përket pjesës së pranuar të padisë, si më poshtë: Rrëzimin e kërkesë padisë”.

9.1 Arsyetimi i gjykatës: “se, nëse i referohemi fakteve të përfituara në proces, rezulton se kërkuesi Gogo Memi në cilësinë e trashëgimtarit të Lluke Memi konsiderohet subjekt i ligjit nr.9235/2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Realizimin e të drejtave të rrjedhura nga ligji i mësipërm prezumon respektimin një procedurë strikte të parashikuar nga ligji dhe aktet nënligjore, këtu fjala është për VKM nr.747/2005. Dokumentet arkivorë të administruara në faqet 24, 25 përbëjnë një dokument të plotë në drejtim të përmbajtjes së të dhënave për fak