nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i...

19
Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i lagështisë PLANE MËSIMORE Kohëzgjatja 2-3 orë Periudha e vitit Në çdo periudhë të vitit Vendi Në klasë Materialet Letër, një pako me miell, 2 feta bukë, 2 qese të vogla plastike Objektivat Të theksohet rëndësia e larjes së duarve. Të kuptohet roli i madh i lagështisë në rritjen e myqeve Metodat Lojra, diskutim, dhënie mendimesh LOJË Duart e pista shpërndajnë papastërti gjithkund Shpjegojuni nxënësve se mbajtja e higjenës, si për shembull të mos kollitemi dhe teshtijmë përpara fytyrës së njerëzve të tjerë, ndihmon të parandalojmë përhapjen e shkaktarëve të sëmundjeve në ajër. Këta shkaktarë transmetohen me anë të pikëlave të vogla, të cilat mund të udhëtojnë në largësi të mëdha. Ato ngjiten me grimcat e pluhurit ose në sipërfaqe të tjera dhe kalojnë në lëkurën tonë kur i prekim këto sipërfaqe. Shkaktarët e sëmundjve mund të ngjiten edhe kur pikëlat janë tharë. Në grimcën e pluhurit ata mund të bashkohen edhe me lëndë kimike apo me ato që shkaktojnë alergji. Larja e mirë e duarve me sapun (nuk ju nevojiten dezinfektues të fuqishëm, të cilët mund të jenë të dëmshëm për lëkurën tuaj!) dhe ujë për të paktën 20 deri në 30 sekonda është një ndër masat më të rëndësishme për tju mbrojtur nga të gjithë shkaktarët e sëmundjeve dhe të ndalojë përhapjen e tyre në klasë. Filloni mësimin duke pyetur nxënësit se sa herë në ditë i lajnë duart dhe kur e bëjnë këtë. Shpjegoni se duart janë mjeti më i zakonshëm për të kaluar papastërtitë dhe shkaktarët e sëmundjeve së bashku me papastërtitë në vende të tjera, tek njerëzit e tjerë dhe në pjesët e ndryshme të trupit (si për shembull duke fërkuar sytë). Shpjegojuni nxënësve se do të bëni një eksperiment, i cili tregon se si duart e papastra mund të shpërndajnë papastërtitë. Materialet e nevojshme Letër e bardhë ose me ngjyra Miell Para së gjithash, bëni kujdes që asnjë prej fëmijëve që do të marrin pjesë në lojë nuk është alergjik ndaj miellit ose nuk kanë ndonjë dëmtim të lëkurës në duart e tyre.

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

14 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Bioaerosolet

Nxitja për të mbajtur njëhigjenë të mirë dhe ndikimi i lagështisë

PLANE MËSIMORE

Kohëzgjatja 2-3 orë

Periudha e vitit Në çdo periudhë të vitit

Vendi Në klasë

Materialet Letër, një pako me miell, 2 feta bukë, 2 qese të vogla plastike

Objektivat ● Të theksohet rëndësia e larjes së duarve. ● Të kuptohet roli i madh i lagështisë në rritjen e myqeve

Metodat Lojra, diskutim, dhënie mendimesh

LOJË

Duart e pista shpërndajnë papastërti gjithkundShpjegojuni nxënësve se mbajtja e higjenës, si për shembull të mos kollitemi dhe teshtijmë përparafytyrës së njerëzve të tjerë, ndihmon të parandalojmë përhapjen e shkaktarëve të sëmundjeve në ajër.Këta shkaktarë transmetohen me anë të pikëlave të vogla, të cilat mund të udhëtojnë në largësi tëmëdha. Ato ngjiten me grimcat e pluhurit ose në sipërfaqe të tjera dhe kalojnë në lëkurën tonë kur iprekim këto sipërfaqe. Shkaktarët e sëmundjve mund të ngjiten edhe kur pikëlat janë tharë. Në grimcëne pluhurit ata mund të bashkohen edhe me lëndë kimike apo me ato që shkaktojnë alergji. Larja e mirëe duarve me sapun (nuk ju nevojiten dezinfektues të fuqishëm, të cilët mund të jenë të dëmshëm për lëkurën tuaj!) dhe ujë për të paktën 20 deri në 30 sekonda është një ndër masat më të rëndësishmepër tju mbrojtur nga të gjithë shkaktarët e sëmundjeve dhe të ndalojë përhapjen e tyre në klasë.

Filloni mësimin duke pyetur nxënësit se sa herë në ditë i lajnë duart dhe kur e bëjnë këtë.Shpjegoni se duart janë mjeti më i zakonshëm për të kaluar papastërtitë dhe shkaktarët e sëmundjeve së bashku me papastërtitë në vende të tjera, tek njerëzit e tjerë dhe në pjesët e ndryshme të trupit (si për shembull duke fërkuar sytë).

Shpjegojuni nxënësve se do të bëni një eksperiment, i cili tregon se si duart e papastra mund të shpërndajnë papastërtitë.

Materialet e nevojshme● Letër e bardhë ose me ngjyra● Miell

Para së gjithash, bëni kujdes që asnjë prej fëmijëve që do të marrin pjesë në lojë nuk ështëalergjik ndaj miellit ose nuk kanë ndonjë dëmtim të lëkurës në duart e tyre.

Page 2: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Bioaerosolet

PLANE MËSIMORENxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i lagështisë

Përzgjidhni dy grupe të vogla fëmijësh: ● Grupi A është grupi i “miellit”● Grupi B është grupi i “jo-miellit”

Ftoni pjesëtarët e Grupit A të mbulojnë duart e tyre me miell. (Mund të përdoren edhe erëza me ngjyra të ndryshme.)

Ftoni pjesëtarët e të dy grupeve të takohen duke i dhënë dorën njëri tjetrit.

Ftoni të dy grupet të prekin sende të ndryshme rreth tyre, të tilla si derën ose tavolinën e tyre.

Ftoni pjesën e mbetur të klasës të takojnë duart me të dy grupet dhe të përdorin dorezën e derës apo tavolinën e tyre.

Në fund të lojës mbani shënim sa duar dhe objekte kanë gjurmë mielli.

Diskutim● Diskutoni rezultatet me nxënësit.● Shpjegoni rëndësinë e larjes së duarve.

EKSPERIMENT

Përse është e rëndësishme lagështia për rritjen e mykut?Ky eksperiment i thjeshtë do të ndihmojë fëmijët të kuptojnë se si lagështira dhe ajrimi i pamjaftueshëm mund të çojë në krijimin e mykut.

Materialet e nevojshme● 2 feta bukë● Pak ujë● 2 qese plastike me etiketë dhe mundësi për ti mbyllur

Shënoni qeset plastike “E thatë” dhe “E lagësht”.

Shkruani datën mbi çdo qese.

Vendosni një copë bukë në qesen “E thatë” pa e lagur atë.

Spërkateni fetën tjetër të bukës me ujë dhe vendoseni brenda qeses me shënimin “E lagësht”.

Mbyllini të dy qeset plastike dhe ruajini për 10 ditë në një vend të ngrohtë, duke bërë kujdesqë të mos jenë në kontakt me njëra tjetrën.

Mbani shënim rritjen e mykut çdo ditë.

Hidhini në koshin e mbeturinave të dy qeset e mbyllura kur eksperimenti të ketë përfunduar!

Diskutim● Diskutoni më nxënësit çfarë ndryshimi vëreni ndërmjet qeses plastike të thatë dhe asaj

të lagësht dhe shpjegoni se si lagështia është e rëndësishme për rritjen e mykut.

Page 3: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Kimikatet

Të mësojmë të lexojmë etiketat

PLANE MËSIMORE

Kohëzgjatja 2-3 orë

Periudha e vitit Në çdo periudhë të vitit

Vendi Në klasë

Materialet Shembuj etiketash

Objektivat ● Të bëhen fëmijët të ndërgjegjshëm për rreziqet nga kimikatet në shkollë

● T’ju shpjegohet fëmijëve sesi të lexojnë etiketat dhe të zgjedhin prodhime të shëndetshme dhe miqësore me mjedisin

Metodat Diskutim, lojë

DISKUTIM

Njihu me kimikatetFlisni me fëmijët rreth kimikateve që gjenden në shkollë dhe rreth rëndësisë së leximit të etiketavelidhur me rreziqet për shëndetin prej përdorimit të pakujdesshëm të tyre.

LOJË 1

Etiketat e sigurisë Shpërndani foto ose shfaqni etiketa të sigurisë së prodhimeve kimike (disa shembuj jepen më poshtë). Shpjegoni përse duhet të përdoren ato dhe sugjeroni një lojë ku mund të kombinohen simbolet me kuptimin e tyre.

Lëndëeksplozive (E)

Lëndëoksiduese (O)

Lëndëgërryese (C)

(N) Lëndëvrasëse përmjedisin

Lëndëhelmuese (T)dhe Lëndëshumëhelmuese (T+)

Lëndë qëndizen lehtë (F) dhe Lëndë qëndizen shumëlehtë (F+)

Lëndëacarruese (Xi) dhe Lëndë tërrezikshme(Xn)

Mund ti tregoni fëmijëve etiketa të shisheve apo kutive bosh të prodhimeve që përdoren për pastrimin dhe diskutoni rreth kuptimit të tyre.

Page 4: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Kimikatet

PLANE MËSIMORETë mësojmë të lexojmë etiketat

LOJË 2

Etiketat ekologjike (kombëtare dhe të BEsë)Shpjegoni çfarë janë etiketat ekologjike. Përveç informacionit për mbrojtjen e mjedisit, disa prej tyre japin edhe informacione rreth shkarkimeve në ajër prej këtyre prodhimeve, të cilat janë të rrezikshme për njerëzit dhe kafshët.

Tregojuni fëmijëve shembuj të etiketave ekologjike nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropiandhe luani një lojë ku mund të bëhet lidhja në mes të simboleve dhe vendeve të cilave u përkasin.

FinlandaM1Të gjitha materialet e ndërtimit

DanimarkaICLPër të gjitha llojet e prodhimeve që kanë të bëjnë me ajrin e brendshëm

GjermaniaNatureplus, shembull:Linoleum + tapeteDisa lloje të materialeve të ndërtimit

GjermaniaBlue Angel, shembull: RAL UZ 120mbulimi i dyshemeveDisa lloje të materialeve të ndërtimit për përdorim të brendshëm

AustriaEtiketa ekologjikeaustriake, shembull: Ö UZ 42 mbulimi i dyshemeveDisa lloje të materialeve të ndërtimit

GjermaniaGUTPër mbulimin e dyshemeve meprodhime tekstili

Finlanda, Norvegjia,SuediaEtiketa ekologjike e vendeve nordikeDisa lloje prodhimesh përpërdorim të brendshëm

GjermaniaEMICODE EC1, shembull: ngjitësProdhime për instalimin e materialeve përmbulimin e dyshemeve

Tregoji fëmijëve simbolin e etiketës ekologjike të BEsë. Shpjegoju se ka mbi 37,000 prodhime nëtreg që kanë etiketën ekologjike (madje edhe shërbime të tilla si hotele dhe kampingje për turistët).

Page 5: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Kimikatet

PLANET MËSIMORETë mësojmë të lexojmë etiketat

Më pas, tregojuni fotot të prodhimeve më poshtë që përmbajnë etiketën ekologjike, ose vizatoniprodhime të tilla. Diskutoni se cilat janë më të mira për ajrin e brendshëm dhe cilat mund tëçlirojnë kimikate (lëndë pastrimi shumë funksionale, bojra, mobilje druri, mbulime të dyshemesë,kompjuter personal, vajra lubrifikues).

Më shumë informacion rreth Etiketës Ekologjike të BEsë, mund të gjeni në faqen e internetit të Komisionit Evropian.

Page 6: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Sjellja jonë

Kimikate të rrezikshme tëçliruara prej pirjes së duhanit

PLANE MËSIMORE

Kohëzgjatja 1 orë

Periudha e vitit Në çdo periudhë të vitit

Vendi Në klasë

Materialet Letër

Objektivat ● Të shpjegohen llojet e ndryshme të duhanpirjes ● Të shpjegohen ndikimet e duhanpirjes mbi shëndetin ● Të rritet ndërgjegjësimi për ndikimet e rrezikshme nga tymi

i duhanit mbi shëndetin tonë dhe të njerëzve rreth jush

Metodat Lojëra, diskutim, dhënie mendimesh, test pyetje-përgjigje

LOJË

Burimi i tymitVizatoni tre tullumbace në tabelë dhe pyesni fëmijët se sa lloje të duhanpirjes njohin ata. Diskutoni përgjigjet e tyre.

Tymi parësor U shpjegoni fëmijëve se si pirja e duhanit mund të dëmtojë seriozisht rrugët e frymëmarrjes.

Mushkëritë kanë qime shumë të holla që quhen cilie. Nëpërmjet lëvizjes së tyre në trajtë valësh, ato nxjerrin jashtë mushkërisë grimcat e pluhurit, polenin dhe lëndë të tjera ngacmuese. Por, tymi i duhanit i dëmton këto cilie të vogla. Kjo do të thotë se duhanpirësit janë më pak të aftë të pastrojnë mushkëritë e tyre, që mund të çojë në grumbullimin e mukusit dhe të lëndëvehelmuese, pra të shtojë rrezikun e infeksioneve dhe të sëmundjeve të mushkërive. Tek të rinjtë kjomund të ndikojë edhe zhvillimin e mushkërive. Pirja e duhanit mund të dëmtojë edhe kanalet e vogla të frymëmarrjes dhe trastat ajrore brenda në mushkëri, që çon në sëmundje të tjera tëorganeve të frymëmarrjes (për shembull emfizema) që zvogëlon aftësinë për të marrë frymë.

Pyetini fëmijët sesi mund të dallojnë nëse dikush sapo e ka mbaruar pirjen e cigares (shembujt përfshijnë frymëmarrje me erë të rëndë dhe rroba që mbajnë erë duhan).

Pyetini fëmijët sesi mund të dallojnë nëse një person pi shumë duhan ose që ka pirë duhan për shume vite (dhëmbë të verdhë ose me njolla të kafenjta; njolla të verdha të nikotinës në gishta; kollë e vazhdueshme dhe zë i ngjirur).

Page 7: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Sjellja jonë

PLANE MËSIMOREKimikate të rrezikshme të çliruara prej pirjes së duhanit

Vizatoni një njeri më tabelë dhe rrethoni organet kryesore që ndikohen nga pirja e duhanit(mushkëritë, zemra, etj.).

Pirja e tërthortë e duhanit e nivelit të dytë Shpjegoni që pirja e tërthortë e tymit të duhanit mund të ndikojë mbi shëndetin e njerëzve të tjerë(dhe të kafshëve shtëpiake). Nëse një person është duke pirë duhan pranë teje, edhe ju mund të:● kolliteni; ● teshtini;● keni kruarje të syve; ose ● vështirësi për të marrë frymë normalisht.

Pirja e tërthortë e tymit të duhanit e nivelit të tretëFëmijët e vegjël nuk janë të aftë të zgjedhin për tu larguar nga një mjedis i mbushur me tym duhani apo të zgjedhin një mjedis pa tym duhani, ndaj disa shembuj të thjeshtë mund ti ndihmojnëata të dallojnë rreziqet.

Pyetini fëmijët nëse kanë vërejtur ndonjë ndryshim kur kanë hyrë në një dhomë me njerëz që kanë pirë duhan (për shembull kollitje, teshtima, kruarje të syve).

Pyetini fëmijët nëse ende nuhasin tym duhani në një dhomë pasi duhanpirësit janë larguar prej saj?

Pyetini fëmijët nëse kanë nuhatur tym duhani në jastekët, perdet apo tekstile të tjera në një mjedis ku është pirë duhan.

DISKUTIM

Thuaj jo duhanit!U kërkoni fëmijëve të mendojnë se si pirja e duhanit mund të ndikojë në jetën e tyre. Diskutoni meta duke u bazuar në efektet që sjell pirja e duhanit në moshë të re, të listuara më poshtë.● Zvogëlimin e shkathtësisë;● Frymëmarrje të keqe; ● Afrimin me shokë e shoqe që nuk e pijnë duhanin, duke u quajtur të pakëndshëm; ● Harxhimin e parave që mund të përdoren për veshje, muzikë dhe aktivitete të tjera; dhe ● Vartësi ndaj nikotinës.

Shumë të rinj kanë shenja të vartësisë edhe kur nuk pijnë duhan çdo ditë. Në disa raste shenjatshfaqen disa ditë apo javë pas fillimit të pirjes së duhanit.

Më shumë informacion mund të merret prej dy botimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë:● Global Report: Mortality Attributable to Tobacco, 2012● Global Burden of Disease Related to Second-Hand Smoke, 2010

Page 8: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Kohëzgjatja 2-3 orë

Periudha e vitit Në çdo periudhë të vitit

Vendi Në klasë

Materialet Letër, poster, lapsa dhe stilolapsa

Objektivat ● Të theksohet rëndësia e përdorimit të produkteve të gjelbërta në mjedisin e shkollës

Metodat Lojra, diskutim, dhënie mendimesh

Industria e gjelbër

Industria e gjelbërt dhe cilësiae ajrit të mjediseve të jashtme

PLANE MËSIMORE

DISKUTIM

Ta bëjmë mjedisin e shkollës të gjelbërt dhe të shëndetshëmFilloni diskutimin duke shpjeguar se si studime të shumta kanë treguar se shkollat kanë tendencëtë jenë vende ku fëmijët janë të ekspozuar ndaj kimikateve toksike, myqeve, plumbit, asbestit dhesubstancave të tjera të dëmshme për shëndetin. Disa shkolla ndodhen në zona ku ajri është aq i ndotur, sa mësuesit ngurojnë të hapin dritaret e klasave për ajrosje. Duke e ditur që fëmijëtshpenzojnë rreth një të tretën e ditës së tyre në shkollë, ekspertët kanë pranuar se mjediset e shëndetshme të shkollës, nëse shkolla ka ndërmarrë masat e duhura, iu sigurojnë fëmijëve që në një pjesë të rëndësishme të ditës së tyre, të mos jenë të ekspozuar ndaj ndotjes.

Pyesni fëmijët se çfarë është e rëndësishme që në shkollë të kemi një mjedis të shëndetshëm. Jumund të drejtoni diskutimin e tyre në tematika që lidhen me kursimin e energjisë dhe ujit, riciklimine mbetjeve, blerjen e produkteve ekologjikisht të pastra, përdorimin e produkteve të pastrimit jo-toksike, menaxhimin e integruar të dëmtuesve të bimëve, krijimin e një kopshti perimesh në shkollë si dhe një një praktike mësimore bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

PUNË NË GRUPE 1

Projektimi i mjedisit të gjelbërt dhe të shëndetshëm të shkollësNdani klasën në grupe me gjashtë nxënës. Kërkojuni të projektojnë shkollën e tyre ideale. Kërkojunitë mendojnë rreth vendit ku mund të ndërtohet shkolla, orientimin e ndërtesës, materialet endërtimit dhe produkteve të përdorura, mjetet në oborrin e shkollës si dhe mjediset përreth saj.

Page 9: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Industria e gjelbër

PLANE MËSIMOREIndustria e gjelbërt dhe cilësia e ajrit të mjediseve të jashtme

Secili grup duhet ti paraqesë pjesës tjetër të klasës me anë të një vizatimi detyrën e tyre tëprojektimit. Fëmijët mund të diskutojnë se cilat ide janë të njëjta dhe çfarë idesh janë të ndryshme.A ka veçori të cilat janë të njëjta për të gjithë grupet? Çfarë quajnë fëmijët më të rëndësishme? Cilat janë veçoritë e mira që ju pëlqejnë në shkollën tuaj?

PUNË NË GRUPE 2

Vlerësoni prodhimet e gjelbërta dhe të shëndetshmeKërkojuni nxënësve të diskutojnë rreth pohimeve të mëposhtme në grupe prej gjashtë nxënësish (15 minuta):● Unë mund të gjej shumë informacion rreth këtyre produkteve në internet.● Unë mund ti lexoj etiketat e produkteve për të kuptuar më shumë rreth tyre.● Produktet e gjelbërta dhe të shëndetshme janë gjithnjë më të shtrenjta.● Unë mund të pyes mësuesin ose prindërit e mi rreth produkteve të gjelbërta dhe

të shëndetshme.

Pas 15 minutash, kërkojini grupeve të paraqesin mendimet e tyre për pjesën tjetër të klasës. A mund të sjellin shembuj të prodhimeve të tilla në klasë? A i përdorin këto prodhime në shtëpi? A kanë parë prodhime të gjelbërta në dyqane? Si mund ti njohnin ato? Çfarë ndryshimesh sjellin ato?

Page 10: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Kohëzgjatja 2-3 orë

Periudha e vitit Në çdo periudhë të vitit

Vendi Në klasë dhe jashtë shkollës

Materialet Letër, letër posteri, ngjitës, mikroskop ose xham zmadhues, lidhje interneti (nëse është e mundur)

Objektivat ● Të theksohet rëndësia e njohurive për mjedisin e jashtëm dhe monitorimin e transportit dhe cilësisë së ajrit

Metodat Diskutim interaktiv, dhënie mendimesh, monitorim

Transporti inteligjent

Zgjidh mënyra të zgjuara dhe të pastra, për të lëvizur

PLANE MËSIMORE

DISKUTIM

Mbajtja pastër dhe kujdesi për mjedisinPërdorni pyetjet dhe informacionin e mëposhtëm si bazë për diskutimin ndërmjet fëmijëve

Pyesni fëmijët sa prej tyre e ngasin biçikletën rregullisht dhe sa prej tyre ju pëlqen të ecin në natyrë.A i bën kjo gjë të ndjehen më të shëndetshëm dhe më të lumtur? Sa prej tyre luajnë sportrregullisht? Sa e vlerësojnë shkallën e tyre të sportivitetit nga 1 deri në 10?

Pyesni fëmijët rreth dietës së tyre. Sa prej tyre hanë fruta dhe perime të freskëta çdo ditë? Sa prej tyre mendojnë se ushqimet që hanë ndikojnë në shëndetin e tyre? Sa prej tyre mendojnë se është e rëndësishme të mbrojnë mjedisin dhe të mbajnë pastër shtëpinë dhe shkollën e tyre?

PUNË NË GRUPE 1

Trafiku përreth shkollësPas diskutimit në klasë rreth pyetjeve të mësipërme, fëmijët të ndahen në grupe me gjashtë vetë.

Kërkojuni secilit grup të diskutojë rreth pyetjeve të mëposhtme:● Sa të ngarkuara me trafik janë rrugët përreth shkollës?● Sa makina janë të parkuara pranë shkollës?● A keni pasur ndonjëherë vështirësi në frymëmarrje në mjediset jashtë shkollës?● A ka rrugë për biçikleta përgjatë rrugës që bëni për të ardhur në shkollë?

Page 11: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Transporti inteligjent

PLANE MËSIMOREZgjidh mënyra të zgjuara dhe të pastra, për të lëvizur

Grupet duhet të diskutojnë rreth këtyre pyetjeve për 15 minuta. Ata duhet të paraqesin dheshkëmbejnë idetë e tyre me pjesën tjetër të klasës.

PUNË NË GRUPE 2

Detektivët e transportitKërkojini grupeve të dalin jashtë ndërtesës së shkollës dhe të numërojnë mjetet e transportit që shohin në rrugë. Ata mund të rregjistrojnë nëse janë makina, autobuzë, mjete të tjera, çiklistë apo këmbësorë. Koha e monitorimit duhet të jetë 15 minuta.

Kur fëmijët të kthehen në klasë, kërkojuni të diskutojnë rreth gjetjeve të tyre. Sa i rënduar ishtetrafiku? Përse janë të rëndësishme zgjidhjet për një transport më inteligjent? Çfarë mund të bëhetpër të ndryshuar sasinë e makinave që kalojnë pranë shkollës? Kërkojuni grupeve të paraqesinidetë e tyre në një poster dhe ti ndajnë ato me pjesën tjetër të klasës.

Nëse keni kompjuter, kërkojuni fëmijëve të gjejnë më shumë informacion rreth ndotjes së ajrit në mjediset e jashtme duke vizituar faqe interneti të stacioneve që monitorojnë cilësinë e ajrit në afërsi të shkollës.

PUNË NË GRUPE 3

Analiza e e mostrave të ajritKërkojini një grupi fëmijësh që të shkojnë jashtë ndërtesës së shkollës për të vlerësuar se sa pluhurdhe grimca ka në ajër. Shpjegojuni atyre se si mund të përgatisin marrjen e mostrave përvlerësimin e sasisë së pluhurit në ajër. Për këtë qëllim ata mund të përdorin shirit ngjitëstransparent, i cili pasi pritet në gjatësinë e tij, vendoset mbi disa shkopinj, me anën e ngjitësit lart.

Shkopinjtë me ngjitës duhet të vendosen në pika të ndryshme përreth ndërtesës së shkollës dheduhet të lihet të ekspozuar për një ose dy orë. Ngjitësi i shiritit transparent do të shërbejë si “kurth”për grimcat e pluhurit, ato do të ngecin aty. Më pas shiritit të mostrës i ngjitet nje tjetër shirittransparent, në të gjithë gjatësinë e tij. Kështu ato bëhen gati për tu analizuar më pas brenda në klasë.

Kur të kthehen sërish në klasë, kërkojuni fëmijëve ti shohin shiritat ngjitës nën mikroskop dhe të numërojnë grimcat e pluhurit që mund të shohin. Fëmijët mund të krahasojnë shiritat e vendosur në vende të ndryshme përreth ndërtesës së shkollës (për shembull pranë rrugës, prapa ndërtesës, etj.).

Page 12: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Poleni

Polenet dhe ndryshimet klimatike

PLANE MËSIMORE

Kohëzgjatja 2-3 orë

Periudha e vitit Në çdo periudhë të vitit

Vendi Në klasë

Materialet Letër, poster

Objektivat ● Të theksohet rëndësia e njohurive rreth ndryshimeve klimatike dhe alergjisë prej poleneve, me qëllim që të zvogëlohen burimet dhe përdoren mjetet për përshtatje.

Metodat Lojë, diskutim, dhënie mendimesh

DISKUTIM

Identifikimi i alergjisëPyetini nxënësit nëse kanë ndjerë ndonjëherë acarim të syve apo të hundës gjatë rrugës së tyre për në shkollë. A ndodh kjo gjë në stinë të caktuara? A është më problematike në ditët e nxehta?

Pyetini fëmijët se sa prej tyre janë diagnostikuar me alergji nga polenet dhe sa prej tyre mendojnëse mund të kenë alergji të tillë. Nëse ata nuk janë të sigurtë, sugjeroni se çfarë mund të bëjnë (të shkojnë tek mjeku, të pyesin prindërit e tyre, etj.).

PUNË NË GRUPE

A ndikojnë ndryshimet klimatike në alergjitë prej poleneve?Ndani klasën në grupe me nga katër deri në gjashtë fëmijëve për të diskutuar mbi pohimet e mëposhtme:● Bimët e ekspozuara ndaj dioksidit të karbonit dhe azotit mund të prodhojnë polen me më

shumë proteina alergjike, duke ndikuar kështu në rritjen e numrit të alergjive ndaj poleneve.● Bimët migrojnë ngadalë (nga Jugu drejt Veriut), duke përhapur polenet, që shkaktojnë alergji

edhe në rajone të tjera. Në këtë mënyrë, një numër më i madh njerëzish preken nga polenet në rajone të ndryshme të Evropës.

Diskutimi në grup duhet të zgjasë rreth 15 minuta dhe më pas grupi duhet të paraqesë gjetjet e tijpërpara pjesës tjetër të klasës. Klasa mund të diskutojë nëse ka mendim të njëjtë apo të ndryshëmme grupin.

Page 13: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Poleni

PLANE MËSIMOREPolenet dhe ndryshimet klimatike

PUNË NË GRUPE

Si mund të projektoni një mjedis të gjelbërt dhe të shëndetshëm nëshkollë që ndihmon zgjidhjen e problemit të alergjisë nga polenet?

Ndani klasën në grupe të vogla për të diskutuar parimet e projektimit. Për ti ndihmuar ata,sugjerojuni të përqendrohen në pyetjet e mëposhtme:● Çfarë lloje pemësh duhen mbjellë përreth shkollës?● A ka ndonjë rrugë me trafik të rënduar pranë shkollës? Ku gjendet oborri i shkollës në lidhje

me rrugën? ● Si vijnë fëmijët në shkollë? ● A ka produkte në shkollë apo përreth saj, që mund të shkaktojnë reaksione dhe acarime

alergjike?

Diskutimi në grup duhet të zgjasë rreth 30 minuta dhe më pas, çdo grup duhet të paraqesë idetë e tij përpara pjesës tjetër të klasës, me anë të një posteri. Diskutimi në klasë duhet të përqendrohetnë parimet e mjedisit të gjelbërt dhe të shëndetshëm në shkollë, që ndihmon në zgjidhjen e problemeve të alergjisë nga polenet.

Page 14: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Kohëzgjatja 2-3 orë

Periudha e vitit Në çdo periudhë të vitit

Vendi Në klasë

Materialet Letër, laps, daulle ose dajre, rregjistrues zëri apo telefon celular,poster

Objektivat ● Të theksohet roli i ndriçimit të duhur dhe niveleve të ulta të zhurmës për të krijuar kushte të mira për të mësuar

Metodat Lojra, diskutim, dhënie mendimesh

Të shohim dhe të dëgjojmë

Ndriçimi dhe zhurma në klasë

PLANE MËSIMORE

DISKUTIM

Çfarë po ndodh në klasë?Pyetini fëmijët nëse shohin qartë çfarë keni shkruar në tabelë. A mund ti dëgjojnë pyetjet që bënipa vështirësi? A dëgjojnë gjithnjë çfarë thonë shokët e klasës? Nëse nuk munden të shohin dhedëgjojnë qartësisht dhe lehtësisht, cili është shkaku? A është ndriçimi shumë i fortë apo ështëerrësirë në klasë? A hyn shumë zhurmë nga mjedisi i jashtëm? A bëhet shumë zhurmë brenda në klasë?

LOJË

Përralla Vizatoni një pamje në tabelë, ose paraqesni një poster që tregon një histori. Do të ishte mirë që vizatimi apo pamja të ishte e përbërë nga elemente të mëdhenj dhe të vegjël dhe me ngjyra të ndryshme. Ulni grilat apo mbyllni perdet që klasa të jetë në gjysëm errësirë. Kërkojuni fëmijëvetë rendisin të gjithë elementët që mund të shohin në tabelë dhe të shkruajnë historinë që mendojnë se tregon vizatimi apo posteri. Pas 5 ose 10 minutash, hapni grilat ose perdet dhe ndizni dritën. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë se cilët elemente nuk i kishin parë më parë.

Përdorni pyetjet e mëposhtëme për diskutimin në klasë:● A ndikoi mungesa e dritës në numrin e elementeve që mund të shikonit në tabelë?● A e ndryshuat historinë që menduat pasi u ndezën dritat, apo e pasuruat atë

me elemente shtesë?● Si u ndjenë fëmijët kur punuan në gjysëm errësirë dhe më pas me drita të ndezura?

Page 15: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Të shohim dhe të dëgjojmë

PLANE MËSIMORENdriçimi dhe zhurma në klasë

PUNË NË GRUPE

Përcaktimi i tingujvePjesa 1: Nxirrini fëmijët jashtë klasës, në oborrin e shkollës dhe kërkojuni të rendisin të gjithëtingujt që dëgjojnë brenda një kohe prej 15 minutash. Kur fëmijët të rikthehen në klasë, ndajini ata në grupe të vogla dhe kërkojuni të hartojnë listën në një letër të madhe. Gjetjet mund të ndahen me nxënësit e tjerë.

Grupet e vogla të fëmijëve mund të rendisin tingujt të grupuar si për shembull tinguj të prodhuarnga kafshët, njerëzit, makineritë, etj.

Pjesa 2: Brenda klasës, tregojini fëmijëve foto të objekteve të ndryshme ose të organizmave që prodhojnë tinguj të ndryshëm. Ndizni rregjistruesin që fëmijët të dëgjojnë tinguj të ndryshëm(për shembull sharrë elektrike, zhurmë veture, mjaullimë maceje, të lehurat e një qeni, orë më zile,nisja e një rakete) dhe kërkojuni të përcaktojnë secilën zhurmë.

Përdorni pyetjet e mëposhtme për diskutimin në klasë:● Cilët tinguj mund të dëmtojnë dëgjimin e dikujt?● Cilët tinguj mund të shqetësojnë procesin e dëgjimit dhe leximit në klasë?● A janë dakort të gjithë nxënësit për tinguj të këndshëm dhe të dobishëm?

(Disa ju pëlqen të dëgjojnë muzikë ndërsa bëjnë detyrat e shtëpisë, ndërsa të tjerët kërkojnëqetësi për tu përqëndruar.)

EKSPERIMENT

Brenda veshitKërkojuni fëmijëve të vizatojnë një vesh. Ka shumë mundësi që ata të vizatojnë pjesën e veshit të jashtëm. Shpjegoni si janë të vendosur mekanizmat e veshit të brendshëm dhe si funksionojnëato për të mundësuar dëgjimin e tingujve. Tregojuni përmes një skice, pjesët e ndryshme të veshitdhe shpjegoni si udhëton zëri brenda kanalit të veshit deri në daullen e veshit. Godisni me kujdesnjë daulle ose dajre të vogël dhe shikoni si dridhet membrana e saj. Shpjegoni se e njëjta gjë ndodhedhe në veshin e njeriut. Daullja dridhet dhe bën që të lëvizin kockat e vogla: çekiçi, yzengjia dhekudhra. Dridhjet e këtyre kockave kalojnë në veshin e brendshëm që quhet koklea. Qime shumë të holla në brendësi të kokleas lëvizin lart e poshtë duke çuar sinjale në tru. Bjerini daulles më fortdhe kërkojini nxënësve të dallojnë ndryshimin në dridhjet më të forta apo më të lehta.

Përdorni pyetjet e mëposhtme për diskutimin në klasë:● Çfarë ndodh kur ata dëgjojnë zëra shumë të lartë ose shqetësues? A ju dhemb veshi?

A ju shkakton dhimbje koke? ● A keni pasur ndonjëherë probleme të dëgjoni fjalët e shokëve tuaj? A ju ka ndodhur të keni

pasur vështirësi të përqëndroheni në aktivitetet që kryhen në klasë? Cilat janë shkaqet?

Page 16: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Kohëzgjatja 4-5 orë

Periudha e vitit Në çdo periudhë të vitit

Vendi Në klasë

Materialet Bllok shënimesh, lapsa, pajisje për monitorimin e dioksidit të karbonit

Objektivat ● Të nxjerrë në pah rëndësinë e ajrimit dhe efikasitetin e energjisë të sistemeve të ajrimit

Metodat Lojra, diskutim, dhënie mendimesh

Ajrimi

Ajrimi i klasës

PLANE MËSIMORE

DISKUTIM

Dritaret dhe ajrimiPërpara veprimtarive, është e dobishme të bëhet një diskutim me fëmijët rreth cilësisë së ajrit në klasë. Pyetini fëmijët nëse ata e konsiderojnë cilësinë e ajrit të mirë apo të keqe. A kanë fëmijët dhimbje koke rregullisht? Sa herë hapen dritaret gjatë ditës? Kur hapen ato?

Diskutoni se çfarë kuptoni me ajrim të mirë dhe ajrim të keq. Kërkojuni fëmijëve të vëzhgojnëdritaret e klasës. Ata mund të bëjnë një eksperiment të thjeshtë për të parë sa mirë mbyllendritaret. Kërkojuni të hapin dritaren, vendosni një copë letër mbi kornizën e dritares, më pasmbylleni dritaren sërish. Nëse ju e tërhiqni copën e letrës kur dritarja është e mbyllur, atëherëmund të themi se dritaret nuk mbyllen mirë. Pyetini fëmijët nëse mund të thonë përse ndodh kjo gjë. A janë kanatet e kalbura apo të pambërthyera mirë? Kërkoni të kontrollojnë disa dritare të tjera në ndërtesën e shkollës dhe të mbajnë shënime rreth vëzhgimeve të tyre. Pasi fëmijët tëkenë mësuar më shumë rreth ajrimit, ata mund të përgatisin një poster dhe ta varin në mjediset eshkollës për të ndarë informacionin edhe me nxënës të tjerë. Gjithashtu, një grup nxënësish mundtë dalin vullnetarë për të kontrolluar të gjitha dritaret e shkollës dhe të përgatisin një raport përdrejtuesit e shkollës. Nëse dritaret mbyllen mirë, raporti duhet të paraqesë nëse ka ajrim të mirëpër të krijuar kushtet e përshtatshme të punës. Fëmijët duhet ta përsërisin ushtrimin në shtëpidhe të shkruajnë një raport për prindërit e tyre (këshillohet që prindërit të pyeten paraprakisht).

Pyetjet e mëposhtëme mund të jenë udhëzuese për diskutimin në klasë:● Cilat dritare të shkollës janë të dëmtuara?● A vëreni ndryshime në dritaret që shohin nga jugu, krahasuar me ato që shohin nga veriu?

Page 17: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Ajrimi

PLANE MËSIMOREAjrimi i klasës

PUNË NË GRUPE

Kontrolli i dritareveTregojuni fëmijëve fotot e mëposhtme, të cilat ilustrojnë skema të ndryshme të ajrimit natyror si dhe sasinë e kohës së nevojshme për qarkullimin e plotë të ajrit brenda dhomës.

A1-5 minuta

B5-10 minuta

C10-15 minuta

D15-30 minuta

E30-60 minuta

Shpjegoni që Figura A paraqet ajrimin me dritare dhe derë të hapur plotësisht; Figura B paraqetajrimin vetëm me anë të dritarevë të hapura; Figura C paraqet ajrimin me dritare të hapura pak, në drejtimin anësor; Figura D paraqet ajrimin me dritaren e hapur pak, në drejtimin vertikal dhederën e hapur plotësisht; dhe figura E paraqet ajrimin me dritaren e hapur pak, në drejtimin vertikal.

Pyetini fëmijët se cila metodë përdoret në klasën e tyre (A, B, C, D apo E). A lihen dritaret dhe dyerhapur për një kohë të mjaftueshme?

I ndani fëmijët në grupe dhe kontrolloni të gjitha dritaret në çdo klasë të shkollës. U sugjeroni tëshkruajnë një raport për drejtuesit e shkollës rreth kohës së nevojshme për të ajrosur çdo klasë të saj.

Page 18: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Kohëzgjatja 1 ose 2 orë në ditë të njëpasnjëshme

Periudha e vitit Në çdo periudhë të vitit

Vendi Në klasë

Materialet Letër, termo-higrometër, poster

Objektivat ● Të theksohet rëndësia e faktorëve mjedisorë të tillë si temperatura dhe lagështia në përmirësimin e kushteve në klasë

Metodat Eksperiment, diskutim, dhënie mendimesh

Temperatura dhe lagështia

Eksplorimi i mjedisit të klasës

PLANE MËSIMORE

DISKUTIM

Mjedisi i brendshëm idealPërpara se të zhvillohen aktivitetet, organizoni një diskutim në klasë bazuar në faktin nëse fëmijëtndjehen rehat në klasën e tyre. Faktet e mëposhtme duhet të udhëheqin diskutimin:● Përqendrimet e larta të dioksidit të karbonit në mjediset e bredshme ndikojnë tek vëmendja

e fëmijëve dhe rezultojë në humbje të përqendrimit dhe lodhjen e tij.● Nivelet e larta të dioksidit të karbonit në mjediset e bredshme janë të lidhura me rritjen

probabilitetit të infeksioneve të transmetueshme, simptomat astmatike, mungesat në mësimdhe performancën e mësimnxënies të fëmijëve.

● Normat e larta të ajrimit mund të zvogëlojnë përqëndrimin e mykut në mjediset e brendshme.Nuk ka prova që lidhin përqendrimet e larta mikrobiale me simptomat e përgjithshme të rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët.

Pyesni fëmijët nëse ata mendojnë se temperatura në klasë ndikon në procesin e të mësuarit dhe rezultatet e tyre. A janë ata të vetëdijshëm për ndryshimet që mund të ndodhin në mjedisin e klasës (si temperatura dhe lagështia) gjatë periudhave të ndryshme të vitit shkollor?

Page 19: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...documents.rec.org/publications/LessonPlans_AL_Dec2015.pdf · Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të

Temperatura dhe lagështia

PLANE MËSIMOREEksplorimi i mjedisit të klasës

PUNË NË GRUPE

Matja e temperaturës dhe lagështisë Tregojini fëmijëve se si përdoret termo-higrometri. Ndani klasën në gjashtë ose tetë grupe të vogladhe caktojuni atyre detyrën e matjes dhe të rregjistrimit të temperaturës së ajrit dhe të lagështisëbrenda dhomës dhe jashtë dritares. Gjatë një jave grupi duhet të mbledhë matjet në kohë të ndryshme të ditës, kryesisht ndërmjet orëve të mësimit.

Në fund të javës, të dhënat mund të paraqiten në një grafik dhe të diskutohen në klasë:● A ndryshojnë vlerat e temperaturës dhe të lagështisë së ajrit në mjedisin e brendshëm

dhe të jashtëm gjatë ditës? Sa?● Cilat mund të jenë arsyet për këto ndryshime?● Krahasoni të dhënat e mjedisit të brendshëm me vlerat e temperaturës së përshtatshme

(20oC deri në 24oC) dhe të lagështisë së duhur (40 deri në 60 përqind). Sa ndryshojnë midis tyre?

PUNË NË GRUPE

Eksplorimi i klasësNdani klasën në grupe të vogla dhe caktojuni detyra të ndryshme si “eksploruesit e temperaturës”dhe “eksploruesit e lagështisë”. Eksploruesit e temperaturës mund të përcaktojnë zonat më tëftohta dhe më të nxehta (duke përfshirë dritaret, dyert, dhe shkallët). Eksploruesit e lagështisëmund të shohin për shenja kondensimi ose të lagështisë në dritare, mure dhe sipërfaqe të tjera. Ky aktivitet mund të shtrihet në të gjithë ndërtesën e shkollës duke përfshirë kuzhinën, tualetet dhe mjediset sportive.

Diskutoni gjetjet:● Cilat janë zonat më të freskëta, më të nxehta dhe më të lagështa në klasë?● Çfarë shkaqesh mund të shpjegojnë ndryshimet e temperaturës apo të lagështisë?● A ka shenja të dukshme të rritjes së mykut apo erë tipike të tij?● Çfarë masash të thjeshta mund të merren për të kontrolluar temperaturën dhe lagështinë

në klasë?

Gjatë muajve të nxehtë:● Rrisni qarkullimin e ajrit të brendshëm duke përdorur ventilatorë ● Bëni kujdes që dritaret të hapen lehtësisht ● Vishni veshje të lehta● Pini shumë ujë

Gjatë muajve të ftohtë:● Kontrolloni vlerat e temperaturës dhe të lagështisë● Kontrolloni nëse dyert dhe dritaret mbyllen mirë dhe janë të termoizoluara● Ajrosni dhe hapni dritaret nëse ajri është i rëndë