nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i...

2
Bioaerosolet Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i lagështisë PLANE MËSIMORE Kohëzgjatja 2-3 orë Periudha e vitit Në çdo periudhë të vitit Vendi Në klasë Materialet Letër, një pako me miell, 2 feta bukë, 2 qese të vogla plastike Objektivat Të theksohet rëndësia e larjes së duarve. Të kuptohet roli i madh i lagështisë në rritjen e myqeve Metodat Lojra, diskutim, dhënie mendimesh LOJË Duart e pista shpërndajnë papastërti gjithkund Shpjegojuni nxënësve se mbajtja e higjenës, si për shembull të mos kollitemi dhe teshtijmë përpara fytyrës së njerëzve të tjerë, ndihmon të parandalojmë përhapjen e shkaktarëve të sëmundjeve në ajër. Këta shkaktarë transmetohen me anë të pikëlave të vogla, të cilat mund të udhëtojnë në largësi të mëdha. Ato ngjiten me grimcat e pluhurit ose në sipërfaqe të tjera dhe kalojnë në lëkurën tonë kur i prekim këto sipërfaqe. Shkaktarët e sëmundjve mund të ngjiten edhe kur pikëlat janë tharë. Në grimcën e pluhurit ata mund të bashkohen edhe me lëndë kimike apo me ato që shkaktojnë alergji. Larja e mirë e duarve me sapun (nuk ju nevojiten dezinfektues të fuqishëm, të cilët mund të jenë të dëmshëm për lëkurën tuaj!) dhe ujë për të paktën 20 deri në 30 sekonda është një ndër masat më të rëndësishme për tju mbrojtur nga të gjithë shkaktarët e sëmundjeve dhe të ndalojë përhapjen e tyre në klasë. Filloni mësimin duke pyetur nxënësit se sa herë në ditë i lajnë duart dhe kur e bëjnë këtë. Shpjegoni se duart janë mjeti më i zakonshëm për të kaluar papastërtitë dhe shkaktarët e sëmundjeve së bashku me papastërtitë në vende të tjera, tek njerëzit e tjerë dhe në pjesët e ndryshme të trupit (si për shembull duke fërkuar sytë). Shpjegojuni nxënësve se do të bëni një eksperiment, i cili tregon se si duart e papastra mund të shpërndajnë papastërtitë. Materialet e nevojshme Letër e bardhë ose me ngjyra Miell Para së gjithash, bëni kujdes që asnjë prej fëmijëve që do të marrin pjesë në lojë nuk është alergjik ndaj miellit ose nuk kanë ndonjë dëmtim të lëkurës në duart e tyre.

Upload: others

Post on 18-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...airpack.rec.org/uploads/lessons/al/1.1_AL.pdf · Materialet e nevojshme 2 feta bukë Pak ujë 2 qese plastike me etiketë

Bioaerosolet

Nxitja për të mbajtur njëhigjenë të mirë dhe ndikimi i lagështisë

PLANE MËSIMORE

Kohëzgjatja 2-3 orë

Periudha e vitit Në çdo periudhë të vitit

Vendi Në klasë

Materialet Letër, një pako me miell, 2 feta bukë, 2 qese të vogla plastike

Objektivat ● Të theksohet rëndësia e larjes së duarve. ● Të kuptohet roli i madh i lagështisë në rritjen e myqeve

Metodat Lojra, diskutim, dhënie mendimesh

LOJË

Duart e pista shpërndajnë papastërti gjithkundShpjegojuni nxënësve se mbajtja e higjenës, si për shembull të mos kollitemi dhe teshtijmë përparafytyrës së njerëzve të tjerë, ndihmon të parandalojmë përhapjen e shkaktarëve të sëmundjeve në ajër.Këta shkaktarë transmetohen me anë të pikëlave të vogla, të cilat mund të udhëtojnë në largësi tëmëdha. Ato ngjiten me grimcat e pluhurit ose në sipërfaqe të tjera dhe kalojnë në lëkurën tonë kur iprekim këto sipërfaqe. Shkaktarët e sëmundjve mund të ngjiten edhe kur pikëlat janë tharë. Në grimcëne pluhurit ata mund të bashkohen edhe me lëndë kimike apo me ato që shkaktojnë alergji. Larja e mirëe duarve me sapun (nuk ju nevojiten dezinfektues të fuqishëm, të cilët mund të jenë të dëmshëm për lëkurën tuaj!) dhe ujë për të paktën 20 deri në 30 sekonda është një ndër masat më të rëndësishmepër tju mbrojtur nga të gjithë shkaktarët e sëmundjeve dhe të ndalojë përhapjen e tyre në klasë.

Filloni mësimin duke pyetur nxënësit se sa herë në ditë i lajnë duart dhe kur e bëjnë këtë.Shpjegoni se duart janë mjeti më i zakonshëm për të kaluar papastërtitë dhe shkaktarët e sëmundjeve së bashku me papastërtitë në vende të tjera, tek njerëzit e tjerë dhe në pjesët e ndryshme të trupit (si për shembull duke fërkuar sytë).

Shpjegojuni nxënësve se do të bëni një eksperiment, i cili tregon se si duart e papastra mund të shpërndajnë papastërtitë.

Materialet e nevojshme● Letër e bardhë ose me ngjyra● Miell

Para së gjithash, bëni kujdes që asnjë prej fëmijëve që do të marrin pjesë në lojë nuk ështëalergjik ndaj miellit ose nuk kanë ndonjë dëmtim të lëkurës në duart e tyre.

Page 2: Nxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i ...airpack.rec.org/uploads/lessons/al/1.1_AL.pdf · Materialet e nevojshme 2 feta bukë Pak ujë 2 qese plastike me etiketë

Bioaerosolet

PLANE MËSIMORENxitja për të mbajtur një higjenë të mirë dhe ndikimi i lagështisë

Përzgjidhni dy grupe të vogla fëmijësh: ● Grupi A është grupi i “miellit” ● Grupi B është grupi i “jo-miellit”

Ftoni pjesëtarët e Grupit A të mbulojnë duart e tyre me miell. (Mund të përdoren edhe erëza me ngjyra të ndryshme.)

Ftoni pjesëtarët e të dy grupeve të takohen duke i dhënë dorën njëri tjetrit.

Ftoni të dy grupet të prekin sende të ndryshme rreth tyre, të tilla si derën ose tavolinën e tyre.

Ftoni pjesën e mbetur të klasës të takojnë duart me të dy grupet dhe të përdorin dorezën e derës apo tavolinën e tyre.

Në fund të lojës mbani shënim sa duar dhe objekte kanë gjurmë mielli.

Diskutim● Diskutoni rezultatet me nxënësit. ● Shpjegoni rëndësinë e larjes së duarve.

EKSPERIMENT

Përse është e rëndësishme lagështia për rritjen e mykut?Ky eksperiment i thjeshtë do të ndihmojë fëmijët të kuptojnë se si lagështira dhe ajrimi i pamjaftueshëm mund të çojë në krijimin e mykut.

Materialet e nevojshme● 2 feta bukë● Pak ujë● 2 qese plastike me etiketë dhe mundësi për ti mbyllur

Shënoni qeset plastike “E thatë” dhe “E lagësht”.

Shkruani datën mbi çdo qese.

Vendosni një copë bukë në qesen “E thatë” pa e lagur atë.

Spërkateni fetën tjetër të bukës me ujë dhe vendoseni brenda qeses me shënimin “E lagësht”.

Mbyllini të dy qeset plastike dhe ruajini për 10 ditë në një vend të ngrohtë, duke bërë kujdes që të mos jenë në kontakt me njëra tjetrën.

Mbani shënim rritjen e mykut çdo ditë.

Hidhini në koshin e mbeturinave të dy qeset e mbyllura kur eksperimenti të ketë përfunduar!

Diskutim● Diskutoni më nxënësit çfarë ndryshimi vëreni ndërmjet qeses plastike të thatë dhe asaj

të lagësht dhe shpjegoni se si lagështia është e rëndësishme për rritjen e mykut.