opinion flet pËr epokËn e re, lulzim shoshifaqe 4-5 me ...€¦ · e përditshme e pavarur viti...

24
E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator 2019 çmimi 0.40 www.epokaere.com Na ndiqni edhe në: facebook.com Gazeta "Epoka e re" SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.A DEGA KOSOVË Rruga "Pashko Vasa", p.n Prishtinë, Kosovë, Tel: +381 (0)38 246 301 Fax: +381 (0)38 246 302, E-mail: [email protected] | www.sigma-ks.net Tel: +389 44 487 300; +389 44 487 009 +389 44 487 755 Fax: +389 44 487 200 Mob: +377 44 501 289 PUTZ PUTZ RE E-mail: [email protected] Maqedoni Xhepçisht Tetovë Gurëz-F Ferizaj INFO: 049-111-101, 044-511-177 www.princesha-ks.com NDËRTIM PROJEKTIM SHITJE 044/256-051 044/367-061 028/532-617 MITROVICË Ambasadori britanik fton qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit AKTUALE FAQE 5 ANALISTËT E SHOHIN TË VONUAR DEBATIN NË MES TË KANDIDATËVE PËR KRYEMINISTËR FLET PËR "EPOKËN E RE", LULZIM SHOSHI ME VIJA TË KUQE PDK-në E FORCUAN Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, i ka ftuar në një debat të përbashkët televiziv kandidatët për kryeministër, Kadri Veselin, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn. Deri më tani asnjëri prej kandidatëve nuk e ka komentuar dhe nuk është përgjigjur për këtë ftesë, të cilën e kanë mirëpritur analistët politikë, mirëpo kanë shprehur dyshim se mund të realizohet. Analisti Shkëlzen Maliqi ka thënë për "Epokën e re" se një praktikë e tillë është mirë të ndodhë por, sipas tij, është vonë të realizohet BEOGRADI NXIT TENSIONE PARAZGJEDHORE TE SERBËT E KOSOVËS F. 7 PLK-ja DO TË VOTOJË PËR KANDIDATËT E LISTËS SË PDK-së F. 6 REFLEKTIMI I ZHVILLIMEVE NDËRKOMBËTARE NË POLITIKËN E JASHTME TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS F. 11 OPINION Prof. ass. dr. Sabri KIÇMARI FAQE 4-5 Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, Lulzim Shoshi, ka thënë se partitë e tjera i vënë PDK-së vija të kuqe vetëm gjatë fushatës. Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ai ka vlerësuar se vënia e këtyre vija të kuqe PDK-në e ka bërë më të fortë dhe më të mobilizuar. Ai është zotuar se me zgjedhjen e tij deputet qytetarët e Komunës së Istogut do të përfaqësohen denjësisht në Kuvendin e Kosovës. Shoshi ka bërë me dije se vizioni i Kadri Veselit kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe lista e kandidatëve të kësaj partie për deputetë kanë krijuar frymën për fitoren e pashmangshme të PDK-së më 6 tetor SBAShK-u proteston sot kundër mbylljes së disa shkollave në Kamenicë FAQE 3 EKONOMI HAPJA E BANKËS SË DIASPORËS NË KOSOVË MBETET VETËM NISMË F. 8 RRETH 500 PUNËTORË TË ‘TREPÇËS’ NUK I KANË MARRË PAGAT E MUAJIT GUSHT F. 8 KULTURË PËRKUJTOHET SHKRIMTARI DHE VEPRIMTARI I ÇËSHTJES KOMBËTARE RAMADAN HAZIRI F. 8 KULTURË KAMPIONIA NDALET NGA DRITA, FITOJNË FLAMURTARI DHE VUSHTRRIA F. 8

Upload: others

Post on 19-Oct-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879E hënë, 16 shtator 2019çmimi 0.40 �

www.epokaere.comNa ndiqni edhe në:

facebook.comGazeta "Epoka e re"

SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.ADEGA KOSOVË

Rruga "Pashko Vasa", p.n Prishtinë, Kosovë,Tel: +381 (0)38 246 301 Fax: +381 (0)38 246 302,E-mail: [email protected] | www.sigma-ks.net

Tel: +389 44 487 300; +389 44 487 009 +389 44 487 755

Fax: +389 44 487 200Mob: +377 44 501 289

P U T ZP U T ZRE

E-mail: [email protected]

MaqedoniXhepçisht ––TetovëGurëz-FFerizaj

INFO: 049-111-101, 044-511-177

www.princesha-ks.com

NDËRTIMPROJEKTIM SHITJE

044/256-051044/367-061028/532-617MITROVICË

Ambasadori britanikfton qytetarët të marrin

pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit

AKTUALE

FAQE 5

ANALISTËT ESHOHIN TË VONUARDEBATIN NË MES TËKANDIDATËVE PËRKRYEMINISTËR

FLET PËR "EPOKËN E RE", LULZIM SHOSHI

ME VIJA TËKUQE PDK-nëE FORCUAN

Kandidati për kryeministër nga radhëte koalicionit Nisma-AKR-PD, FatmirLimaj, i ka ftuar në një debat të përbashkët televiziv kandidatët përkryeministër, Kadri Veselin, Vjosa

Osmanin, Albin Kurtin dhe RamushHaradinajn. Deri më tani asnjëri prejkandidatëve nuk e ka komentuar dhenuk është përgjigjur për këtë ftesë, tëcilën e kanë mirëpritur analistët

politikë, mirëpo kanë shprehur dyshimse mund të realizohet. Analisti ShkëlzenMaliqi ka thënë për "Epokën e re" senjë praktikë e tillë është mirë të ndodhëpor, sipas tij, është vonë të realizohet

BEOGRADI NXIT TENSIONEPARAZGJEDHORE TE SERBËT E KOSOVËS F. 7

PLK-ja DO TË VOTOJË PËR KANDIDATËT E LISTËS SË PDK-së F. 6

REFLEKTIMI I ZHVILLIMEVENDËRKOMBËTARE NË POLITIKËN E JASHTME TËREPUBLIKËS SË KOSOVËS F. 11

OPINION

Prof. ass. dr.Sabri KIÇMARI

FAQE 4-5

Kandidati i Partisë Demokratike tëKosovës (PDK) për deputet nëzgjedhjet parlamentare të 6 tetorit,Lulzim Shoshi, ka thënë se partitë etjera i vënë PDK-së vija të kuqevetëm gjatë fushatës. Në këtë intervistëdhënë për gazetën "Epoka e re", aika vlerësuar se vënia e këtyre vija tëkuqe PDK-në e ka bërë më të fortëdhe më të mobilizuar. Ai është

zotuar se me zgjedhjen e tij deputetqytetarët e Komunës së Istogut dotë përfaqësohen denjësisht nëKuvendin e Kosovës. Shoshi ka bërëme dije se vizioni i Kadri Veselitkryeministër i ardhshëm i Kosovësdhe lista e kandidatëve të kësaj partie për deputetë kanë krijuarfrymën për fitoren e pashmangshmetë PDK-së më 6 tetor

SBAShK-u proteston sot kundër mbylljessë disa shkollave në Kamenicë FAQE 3

EKONOMI

HAPJA E BANKËS SË DIASPORËS NË KOSOVËMBETET VETËM NISMË F. 8

RRETH 500 PUNËTORË TË‘TREPÇËS’ NUK I KANË MARRËPAGAT E MUAJIT GUSHT F. 8

KULTURË

PËRKUJTOHET SHKRIMTARI DHEVEPRIMTARI I ÇËSHTJES KOMBËTARE RAMADAN HAZIRI

F. 8

KULTURË

KAMPIONIA NDALET NGA DRITA, FITOJNË FLAMURTARIDHE VUSHTRRIA F. 8

Page 2: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

02 E HËNË, 16 SHTATOR 2019 AKTUALE

Botohet nga “Epoka e re” • Kryeredaktor: Mal QORRAJ• Drejtor i përgjithshëm: Sadik ZEQIRI (Tel: 044 127 434, dhe 049 127 434 e-mail: [email protected])

• ADRESA: Prishtinë, përballë ish-Selisë Qendrore të UNMIK-ut• Tel: 038/227-557, e-mail: [email protected] & [email protected]

TIRANË, 115 SHTATOR - Dy banorë tëShkodrës u arrestuan në flagrancënga policia teksa po tentonin tëtransportonin shtetas të huaj drejtkufirit me Malin e Zi.Arrestimi i tyre u bë në aksin rrugorShkodër-Malësi e Madhe.Gjatë kontrollit të automjetit, me tëcilin po udhëtonin drejtpikëkalimit kufitar Hani Hotit,policia zbuloi tre shtetas të huajnga vende të treta, të cilët kishinhyrë ilegalisht në territorin eShqipërisë dhe po tentonin tëkalonin në Mal të Zi e prej andej nëEvropë.Dy të arrestuarit akuzohen për

dhënie ndihme për kalim tëpaligjshëm të kufirit kundrejt për-fitimit të disa qindra eurove.Një ditë më parë policia e Kukësitshoqëroi 26 shtetas irakianë, tëcilët kishin hyrë në brendësi të ter-ritorit të Shqipërisë në rrugë tëjashtëligjshme.Sipas policisë vendore, ata kishin siqëllim kalimin e kufirit Shqipëri-Kosovë, përmes pikëkalimit kufi-tar të Morinit.Mes personave të shoqëruar kaburra, gra dhe fëmijë të moshës 4-13 vjeç.Rastet më të fundit të ndalimit tështetasve të huaj në afërsi të

pikëkalimeve kufitare në Veri tëShqipërisë ngrenë dyshime rrethmënyrës si ata arrijnë të futen nëterritorin e vendit dhe të udhëto-jnë disa qindra kilometra nëbrendësi të tij pa u diktuar dhendaluar nga forcat e rendit.Vitet e fundit grupe të vogla refug-jatësh nga vendet e luftës nëLindjen e Mesme kanë zgjedhurpikëkalimin kufitar Hani Hotit përtë tentuar të kalojnë fillimisht nëMal të Zi e më pas në Evropë. Porrasti më i fundit, i ndalimit të tyrenë Kukës, ngre dyshimin se ata potentojnë të gjejnë rrugë të tjera kali-mi drejt vendeve të Evropës.

PODGORICË, 115 SHTATOR - Përkomisionarin e zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, Shqipëriadhe Maqedonia Veriore merito-jnë hapjen e negociatave të pra-nimit me Bashkimin Evropian.Gjatë një interviste për gazetënmalaziase "Vijesti", Hahn kapohuar se Shkupi ka bërë për-parim të rëndësishëm, dukeveçuar marrëveshjen meGreqinë mbi çështjen e emrit.

Kjo marrëveshje, sipas tij, do tëjetë objekt i librave të historisë.Kur mori detyrën pesë vjet mëparë, komisionari në largimthotë se Maqedonia Verioreishte në një krizë të thellë poli-tike, ndërsa tani për Shkupinhapet një perspektivë e vërtetëevropiane, së bashku me tëgjithë rajonin. "BE-ja do të vazh-dojë të mbështesë udhëtimin eBallkanit Perëndimor drejt inte-

grimit evropian, i cili është nëinteres të Unionit", ka thënë ai,cituar nga Ansa.Vendin e tij në krye tëKomisionit për Negociatat eZgjerimit dhe Fqinjësisë, do tamarrë hungarezi LaszloTrocsanyi, emërimi përfundim-tar i të cilit, si ai i të gjithë anë-tarëve të tjerë të komisionit të ritë BE-së, duhet të miratohet ngaParlamenti Evropian.

Hahni: Shqipëria dhe Maqedonia meritojnë hapjen e negociatave

TIRANË, 115 SHTATOR - Presidenti iShqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuarDitën Ndërkombëtare tëDemokracisë, duke theksuar se"në themel të demokracisë qën-dron vota". "Demokraci do tëthotë që çdo qytetar të vendosëpër të ardhmen e vet. Që çdoqytetar të ketë besim te roli i vetnë demokraci. Që çdo qytetar tëketë mundësi për të ndikuar mbivendimmarrjen. Për ta detyruaratë të jetë transparente, nëpërm-jet llogaridhënies në çdo nivelvendor dhe kombëtar.Demokraci do të thotë që çdoqytetar të jetë i barabartë paraligjit", tha Meta. "Fatkeqësisht,shumë nga këto parime e vleraqë janë kolonat dhe zemra ebotës demokratike, janë përçudnuar në vendin tonë.Zhgënjimi është i madh. Jo ndajdemokracisë që sollëm në

dhjetor '90, por ndaj formës sëshëmtuar që ajo mori në 30 vite.Shpopullimi dramatik iShqipërisë dhe humbja eshpresës, veçanërisht te brezi i ri,është treguesi më i dhimbshëmdhe fatkeq. Shikoni ku jemi sot:të fundit në rajon para dyerve tëBE-së. Dhe ende askush nukmban përgjegjësi, përkundrazi.Ka edhe më shumë thellim nëpaligjshmëri", shtoi Meta.Duke vënë në dukje se liria,demokracia dhe dinjiteti njerë-zor janë të panegociueshme,Meta tha se mbrojtja edemokracisë sot është një detyrëpatriotike për t'i rikthyer besiminçdo qytetari dhe çdo të riu se eardhmja më e mirë është vetëmkëtu dhe kjo kërkon kontributine secilit për ndryshim."Zgjidhja nuk është largimi, porzgjimi dhe ndryshimi", tha Meta.

Meta ka thënë se fenomeni irrezikshëm i shtetit paralel tëpropagandës dhe PPP-ve, dheaxhendat e nëndheshme që kanëkapur për fyti Shqipërinë, nukjanë gjë tjetër veçse një komplotkundër demokracisë, çdo vlere eparimi të saj, kundër sovranitetittë të gjithë qytetarëve që duannjë demokraci të vërtetë evropi-ane dhe perëndimore. "Ndaj nesot kemi një mision të për-bashkët historik: Të shpëtojmë

demokracinë nga pengmarrja enjë pakice të papërgjegjshmedhe jolegjitime!Mbrojtja e demokracisë sot ështënjë detyrë patriotike për t'i rikthyer besimin çdo qytetaridhe çdo të riu se e ardhmja më emirë është vetëm këtu dhe kjokërkon kontributin e secilit përndryshim", tha Meta.Presidenti ka thënë se zgjidhjanuk është largimi, por zgjimi dhendryshimi!

"Largimi u intereson atyre qëduan të zbrazin Shqipërinë ngashqiptarët, ndaj prej kohëshkanë planifikuar vrasjen engadaltë të demokracisë dheshtetit të së drejtës.T'ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe vetëm atyre!Sepse të rinjtë tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë që umungon sot këtu, por kurrë nukdo të gjejnë Atdhe!", ka thënëpresidenti Ilir Meta.

Meta: Mbrojtja e demokracisë është detyrë patriotike

Ndalohen grupe refugjatësh në afërsi të Malësisë së Madhe dhe Kukësit

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, presi-denti Ilir Meta ka thënë se liria, demokracia dhedinjiteti njerëzor janë të panegociueshme dhe sembrojtja e demokracisë sot është një detyrëpatriotike për t'ia rikthyer besimin çdo qytetaridhe çdo të riu se e ardhmja më e mirë ështëvetëm këtu dhe kjo kërkon kontributin e secilitpër ndryshim

Page 3: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

03E HËNË, 16 SHTATOR 2019AKTUALE

Shqipe HHETEMI

PRISHTINË, 115 SHTATOR - Lideri iNismës Socialdemokrate, njëkohësisht kandidat përkryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD,Fatmir Limaj, i ka ftuar në njëdebat të përbashkët televiziv tëgjithë kandidatët e tjerë përkryeministër, Kadri Veselin ngaPartia Demokratike e Kosovës(PDK), Vjosa Osmanin nga LidhjaDemokratike e Kosovës (LDK),Albin Kurtin nga Lëvizja

Vetëvendosje (LV) dhe RamushHaradinajn nga koalicioni AAK-PSD. Ai ka thënë se qytetarët eRepublikës së Kosovës meritojnëta dinë vizionin e kandidatëvepër kryeministër për të gjithaproceset në vend, përfshirë këtudialogun me Serbinë, zhvilliminekonomik dhe për të gjitha pro-ceset e tjera. Madje Limaj ështëshprehur i gatshëm të përballetme secilin kandidat për kryemi-nistër. "Ftoj kandidatët përkryeministër të vendit të dalim nënjë debat të përbashkët televizivdhe ta shpalosim vizionin tonë

për qeverisjen e ardhshme.Qytetarët e Kosovës meritojnë tadinë se cili është vizioni ynë përdialogun, për zhvilliminekonomik dhe për të gjithashqetësimet e qytetarëve.Kandidatët për kryeministër ekanë për borxh t'u tregojnë qytetarëve pse ata duhet të voto-hen. Unë jam i gatshëm, qoftëindividualisht, qoftë në debat tëpërbashkët, të përballem mesecilin", ka thënë Limaj gjatë njëtakimi me strukturat e NismësSocialdemokrate në Kaçanik.Ideja e Limajt për një debat tëpërbashkët të kandidatëve përkryeministër në zgjedhjet eparakohshme të 6 tetorit ështëmirëpritur nga analistët politikë.Megjithatë, ata janë skeptikë semund të ndodhë një debat i tillë,meqë aktualisht mungojnëparakushtet e nevojshme.Analisti Shkëlzen Maliqi ka thënëtë dielën për gazetën "Epoka e re"se një praktikë e tillë është mirë tëndodhë, meqë votuesit kanë tëdrejtë që paraprakisht ta shohindebatin e kandidatëve përkryeministër dhe kjo mund t'indihmojë në orientimin e votëssë tyre. "Ftesën e Fatmir Limajt,

kandidat për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, eshoh si përpjekje që të instalohetnjë praktikë që ka munguartëene, ndërkaq që është gjëshumë normale në demokracitëe avancuara. Votuesit kanë tëdrejtë që paraprakisht ta shohindebatin e kandidatëve për kryeministër, kjo mund t'i ndihmojënë orientimin e votës së tyresepse për një pjesë të tyre ështëshumë e rëndësishme t'i njohinmë mirë ata që pretendojnëudhëheqjen e Qeverisë, çfarëvizioni kanë, sa janë të vendosur,çfarë aftësie argumentimi kanë, ai plotësojnë kriteret për të drejtuardhe përfaqësuar vendin etj",është shprehur Maliqi. Megjithatë, ai ka thënë se njëdebat i tillë nuk beson se mund tërealizohet meqë, sipas Maliqit,ndonjëri prej kandidatëve përkryeministër mund të mos e pranojë ftesën. "Nuk besoj se kjonismë do të realizohet. Mjaftonqë një ose dy prej kandidatëvepër kryeministër të mos e pranojnëftesën dhe debati e humbet kuptimin. Ftesa për debate dhevendi ku mbahet do të duhej tëishte neutral dhe me moderator

që ka autoritet të mjaftueshëmpër të gjithë, e këto parakushtetmendoj se mungojnë aktualisht",ka theksuar Maliqi.Ai ka thënë se në vendet e civilizuara realizohen debatet epërbashkëta në mes të kandi-datëve për kryeministër, por nëvendin tonë është vonë për t'uaranzhuar. "Në ShBA debatet etilla janë të paracaktuara dhembahen disa sosh me audiencenë universitetet e njohura, i organizojnë TV-të e përzgjedhurakombëtare, por i transmetojnëmediet e shumta. Pra, te na do tëduhej të ndërtohej një skemëparaprake me dy debate të obligueshme, duke përzgjedhurdy kanale që do t'i organizojnëdebatet e strukturuara.Përzgjedhja të bëhet në bazë tëshikueshmërisë dhe profesional-izmit të TV kanaleve. Mendoj sepër këtë është dashur të mendohetmë herët. Tani është vonë që të aranzhohet", ka deklaruarMaliqi. Mirëpo deri më tani asnjëri prejkandidatëve për kryeministër përzgjedhjet e 6 tetorit nuk e kakomentuar dhe nuk ështëpërgjigjur ndaj ftesës së Limajt.

Fatmir Limaj i ka ftuar në debat të përbashkët televiziv Kadri Veselin, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn

Analistët e shohin të vonuardebatin në mes të kandidatëve

për kryeministër

PRISHTINË, 115 SHTATOR (ER) -Partia Liberale e Kosovës(PLK) përmes një njoftimipër media ka bërë me dijese ky subjekt politik nëzgjedhjet e 6 tetorit do tambështesë Partinë

Demokratike të Kosovës(PDK). "PLK-ja nënshkruarmarrëveshje bashkëpunimime Partinë Demokratike tëKosovës për zgjedhjet parla-mentare të 6 tetorit 2019.Votuesit dhe anëtarësia e

PLK-së do të votojnë përkandidatët e listës së PDK-së për Kuvendin eKosovës", është thënë nënjoftimin për media të kësajpartie. Sipas PLK-së, PDK-jaështë i vetmi subjekt serioz,

i dëshmuar dhe i konsolid-uar, që me aleatët e vet kaguxim dhe besim për ta përfunduar dialogun meSerbinë, luftën kundër kor-rupsionit dhe perspektivëneuroatlantike.

PLK-ja do të votojë për kandidatët e listës së PDK-së

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, i kaftuar në një debat të përbashkët televiziv kandidatëtpër kryeministër, Kadri Veselin, Vjosa Osmanin,Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn. Deri mëtani asnjëri prej kandidatëve nuk e ka komentuardhe nuk është përgjigjur për këtë ftesë, të cilëne kanë mirëpritur analistët politikë, mirëpo kanëshprehur dyshim se mund të realizohet. AnalistiShkëlzen Maliqi ka thënë për "Epokën e re" senjë praktikë e tillë është mirë të ndodhë por,sipas tij, është vonë të realizohet

Page 4: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

04 E HËNË, 16 SHTATOR 2019 INTERVISTË

Muhamet KKOCI

PRISHTINË, 115 SHTATOR -Kandidati i Partisë Demokratiketë Kosovës (PDK) për deputetnë zgjedhjet parlamentare të 6tetorit, Lulzim Shoshi, katreguar arsyet pse ka vendosurt'i hyjë kësaj sfide. Ai ka shprehuroptimizëm se do t'ia arrijë qëllimit që t'i mbrojë interesat eqytetarëve të Istogut nëKuvendin e Kosovës.Në këtë intervistë dhënë përgazetën "Epoka e re", Shoshi kabërë me dije se vijat e kuqe që iakanë vënë partitë e tjera PDK-së,këtë parti e kanë bërë më tëfortë. "Subjektet e tjera politike,në pamundësi që ta mundinPDK-në në zgjedhje, podeklarojnë se i kanë vendosurvija të kuqe kësaj partie, dukemenduar se do të fitojnë ndonjëvotë më shumë. Mirëpo kjoneve na ka bërë edhe më tëfortë, jemi organizuar mëshumë që fitorja jonë më 6 tetortë jetë më bindëse", ka thënë ai. Shoshi ka treguar se subjektet etjera politike vijat e kuqe ndajPDK-së i vendosin vetëm gjatëfushatës zgjedhore. "Këto partitë që vendosin vija të kuqetashmë jemi dëshmitarë tëgjithë se si në të kaluarën i kanëndërruar ato qëndrime paszgjedhjeve", është shprehurShoshi.Më tej, ai ka treguar për frymënqë është krijuar te simpatizantëte PDK-së dhe qytetarët eKosovës. "Jo vetëm kandidatëtdhe simpatizantët e PDK-së,por edhe qytetarët e Kosovës ekanë kuptuar tashmë se PDK-jado të jetë fituese e zgjedhjeve të6 tetorit. Zotimet që i ka bërë z.

Veseli për punët që do t'i bëjë sikryeministër i ardhshëm dhelista me emra të dëshmuar,kanë krijuar frymën pozitive qëPDK-ja të jetë fituese në këtozgjedhje", është shprehur ai,duke shtuar se të gjithë qyte-tarët e kanë kuptuar se procesete mëdha të Kosovës mund tëkryhen vetëm me qeverisjen ePDK-së.

"Epoka ee rre": Z. Shoshi, psevendoset të bëheni pjesë e listëssë PDK-së për deputetë?Shoshi: Së pari për mua ështënder i madh të jem pjesë e listëssë kandidatëve të PDK-së përdeputetë. Vendimi për t'u bërëpjesë e kësaj liste ka qenë i për-bashkët me Degën e PDK-së nëIstog dhe më pas, me pëlqimine tij, lideri i PDK-së, z. Veseli, nanderoj që të jem pjesë e listësfituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.E falënderoj përzemërsishtDegën e PDK-së në Istog si dheKryesinë e PDK-së për besimine dhënë. E kam parë të rrugësdhe të nevojshme që qytetarët eIstogut duhet të përfaqësohendenjësisht në Kuvendin eKosovës, andaj kam vendosurt'i futem kësaj sfide.

"Epoka ee rre": Ju për herë të parëi keni hyrë garës për deputet. Sajeni optimist që do t'ia arrinikëtij qëllimi?Shoshi: Jam shumë optimist sedo t'ia arrij këtij qëllimi, sepsedo ta kem mbështetjen jo vetëmtë elektoratit të PDK-së në Istog,por edhe të gjithë qytetarëve tëkësaj komune. Qytetarët e kësajkomune e dinë se PDK-ja dheaktorët brenda PDK-së ishinçdoherë afër qytetarëve si nëkohë lufte, po ashtu edhe në

kohë çlirimi dhe shtetndërtimi.Në qeverisjen e PDK-së u shtru-an me mijëra kilometraautostradë, ku shumë fshatra tëIstogut u bënë me infrastruk-turë rrugore, kanalizime dheujësjellës.

"Epoka ee rre": Pse duhet t'juvotojnë për deputet. Me çfarëzotime do ta kërkoni besimin etyre?Shoshi: Premtimet e mia janëedhe ato të kryetarit Veseli,sepse ai ka dhënë një shembull

të mirë, ku për herë të parë kavendosur një standard në politikë, duke mos vendosur nëlistë njerëz me akuza për kor-rupsion. Ne tashmë vetëm kemifilluar së bashku me Degën ePDK-së në Istog t'i shpalosim

Flet për "Epokën e re", Lulzim Shoshi

Me vija të kuqe PDK-në Kandidati i Partisë Demokratike tëKosovës (PDK) për deputet në zgjedhjetparlamentare të 6 tetorit, Lulzim Shoshi,ka thënë se partitë e tjera i vendosinPDK-së vija të kuqe vetëm gjatëfushatës. Në këtë intervistë dhënë përgazetën "Epoka e re", ai ka vlerësuar sevendosja e këtyre vija të kuqe PDK-në eka bërë më të fortë dhe më të mobilizuar.Ai është zotuar se me zgjedhjen e tijdeputet qytetarët e Komunës së Istogutdo të përfaqësohen denjësisht nëKuvendin e Kosovës. Shoshi ka bërë medije se vizioni i Kadri Veselit kryeministëri ardhshëm i Kosovës dhe lista e kandidatëve të kësaj partie për deputetëkanë krijuar frymën për fitoren e pashmangshme të PDK-së më 6 tetor

Page 5: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

05E HËNË, 16 SHTATOR 2019INTERVISTË AKTUALE

planet tona dhe të partisë nëpërtakime të ndryshme. Do tëtakohem me gjithsecilin për tëbashkëbiseduar nga afër rrethkërkesave dhe mundësive qëkemi për të bërë më të mirënpër vendin tonë.

"Epoka ee rre": Çka ju bën më tëveçantë se të tjerët në listën ePDK-së? Shoshi: Nuk është e lehtë tëthem se çka më bën mua tëveçantë në këtë listë, sepse listae PDK-së përbëhet nga emra të

dëshmuar gjatë luftës dhe tashnë paqe. Qytetarët e Istogutmua ma njohin për punën që ekam bërë gjatë këtyre viteve.Duke qenë asamblisti më ivotuar i PDK-së në këtëkomunë, gjatë kësaj kohe i kammbrojtur interesat e tyre.Gjithashtu, që një vit e gjysmënë Komunën e Istogut jam drejtori Bujqësisë, ku kam dhënëshembull të mirë se si qeverisetme transparencë, duke qenë ipërgjegjshëm dhe pa asnjëaferë korruptive.

"Epoka ee rre": Cilat janë pritjettuaja për PDK-në më 6 tetor?Shoshi: Jo vetëm kandidatëtdhe simpatizantët e PDK-së,por edhe qytetarët e Kosovës ekanë kuptuar tashmë se PDK-jado të jetë fituese e zgjedhjeve të6 tetorit. Zotimet që i ka bërë z.Veseli për punët që do t'i bëjë sikryeministër i ardhshëm dhelista me emra të dëshmuar,kanë krijuar frymën pozitive qëPDK-ja të jetë fituese epadiskutueshme në këto zgjedhje.

Mendoj se të gjithë qytetarët ekanë kuptuar se proceset emëdha të Kosovës mund të kryhen vetëm me qeverisjen ePDK-së të udhëhequr nga z.Veseli.

"Epoka ee rre": Deri më tani shu-mica e partive politike ia kanëvënë vijat e kuqe PDK-së. Si poe pret elektorati këtë veprim?Shoshi: Subjektet e tjera politike,në pamundësi që ta mundinPDK-në në zgjedhje, podeklarojnë se i kanë vënë vija tëkuqe kësaj partie, duke menduar se do të fitojnë ndonjë votë më shumë. Mirëpokjo neve na ka bërë edhe më tëfortë, jemi organizuar mëshumë që fitorja jonë më 6tetor të jetë më bindëse. Kursepartitë që vendosin vija të kuqetashmë jemi dëshmitare se sinë të kaluarën i kanë ndërruarato qëndrime pas zgjedhjeve.

"Epoka ee rre": Një nga partitë qëi ka vënë vija të kuqe PDK-sëështë LDK-ja, me të cilën ju jeni

në bashkëqeverisje nëKomunën e Istogut. A është emundshme të përsëritetbashkëqeverisja në mes të këtyresubjekteve pas zgjedhjeve?Shoshi: Të gjithë i dimë qëndrimet e LDK-së në vitin2014, ku secili zyrtar i sajdeklaronte se nuk do të bëjnëkurrë koalicion me PDK-në,kurse në fund ndryshuan qëndrimet dhe u bënë bashkëme ne. Nuk i marrim shumëserioze këto qëndrime të tyresepse këto bëhen më shumëpër fushatë.

"Epoka ee rre": Pra, mendoni seështë i mundshëm koalicioniPDK-LDK?Shoshi: Z. Veseli me kohë e kathënë se PDK-ja nuk ka vija tëkuqe me partitë politikeshqiptare. Ne vija të kuqe kemivetëm ndaj Serbisë. Pas zgjedhjevetë 6 tetorit, pra pas fitores sëPDK-së, kryetari z. Veseli dheorganet drejtuese të partisë dotë vendosin se me kë do ta formojmë qeverinë e ardhshme.

e forcuan

Faton DDËRMAKU

PRISHTINË, 115 SHTATOR -Ambasadori i Britanisë sëMadhe në Republikën eKosovës, Nicholas Abbott, merastin e Ditës së Demokracisësë Kombeve të Bashkuara, kathënë se zgjedhjet luajnë rol tërëndësishëm në çdodemokraci moderne dhekështu do të jetë edhe nëmuajin e ardhshëm në shtetine Kosovës. Ai ka thënë se 6tetori është një mundësi eqytetarëve për të zgjedhurdhe ndërruar përfaqësuesit etyre për mandatin eardhshëm. "Sot është Dita eDemokracisë së Kombeve tëBashkuara, është me rëndësita festojmë fuqinë edemokracisë dhe forcën që uajep njerëzve për të zgjedhurdhe ndërruar përfaqësuesit etyre. Zgjedhjet luajnë rol tërëndësishëm në çdodemokraci moderne dhekështu do të jetë në muajin eardhshëm në Kosovë", kathënë Abott nëpërmjet njëvideomesazhi të publikuar nërrjetin social "Facebook" ngaAmbasada e Britanisë sëMadhe në Prishtinë. Diplomati britanik i ka inkura-juar të gjithë qytetarët me të

drejtë vote që të marrin pjesënë zgjedhjet e parakohshmeparlamentare të 6 tetorit nëmënyrë që të investojnë në tëardhmen e tyre. Mirëpoambasadori Abbott ka thënëse qytetarët duhet të votojnënë mënyrë të lirshme, metransparencë, si dhe pa kër-cënime e frikë. "Zgjedhjet janënjë mundësi për të gjitha

komunitetet të marrin pjesënë përzgjedhjen e atyre që dota udhëheqin vendin. Unë iinkurajoj të gjithë qytetarëtme të drejtë vote që të marrinpjesë në zgjedhje dhe tëinvestojnë në të ardhmen etyre. Ju do të duhej ta bëni këtëtë lirë dhe me transparencë,pa kërcënime dhe frikë", ështëambasadori Abbott.

Ambasadori britanikfton qytetarët tëmarrin pjesë nëzgjedhjet e 6 tetorit

Page 6: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

AKTUALE06 E HËNË, 16 SHTATOR 2019

PRISHTINË, 115 SHTATOR (ER) -Kryetari i Partisë Demokratike tëKosovës (PDK) dhe kandidati përkryeministër, Kadri Veseli, katakuar banorë të lagjeve Matidhe Kodra e Trimave të cilët nukkanë ende tituj ligjorë pronësiepër pronën e tyre. "Vizitovabanorë të lagjeve Mati dhe Kodrae Trimave të cilët nuk kanë endetituj ligjorë pronësie për pronëne tyre. Si ta janë 350 000 nëKosovë që nuk kanë fletë pose-duese duke mbajtur kështujashtë qarkullimit të ekonomisëpothuaj 10 miliardë euro kapital

të bllokuar. Kjo situatë duhet tëmarrë fund dhe këta qytetarëduhet ta gëzojnë pronën e tyrepër të cilën kanë derdhur munde djersë", ka thënë Veseli.Ai ka shtuar se mijëra qytetarëjanë detyruar ta ndërtojnështëpinë e tyre pa marrë lejepasi, sipas tij, institucionetpërkatëse nuk kanë qenë të aftatë bëjnë planifikime urbane e tëofrojnë shërbime në përputhjeme kërkesën e madhe në rritjepër strehim. "Mijëra të tjerë kanëblerë banesa në ndërtime të lartatë ligjshme, paguajnë tatimin në

pronë dhe ende prej vitesh nuk uështë dhënë fleta poseduese prejburokratëve të papërgjegjshëm.Prandaj brenda dy vjetëshnëpërmjet legalizimit të përsh-pejtuar të gjithë këta qytetarë dota kenë titullin ligjor të pronës sëtyre nëse ajo nuk cenon interesinapo pronën publike. Miliardaeuro do të zhbllokohen ligjërishte do të mund të bëhen pjesë eekonomisë sonë duke hapurdhjetëra mijëra vende pune eduke ndërtuar një të ardhme mëtë mirë ekonomike përKosovën", ka deklaruar Veseli.

Veseli u premton banorëve të lagjeve Mati dhe Kodra e Trimave legalizim të përshpejtuar të pronës

PRISHTINË, 115 SHTATOR (ER) -Lëvizja Vetëvendosje (LV) kashprehur përkushtimin përmbrojtje të votës në zgjedhjet eparakohshme të 6 tetorit. Sipaskësaj lëvizje, në këto zgjedhjenuk do të lejohet çfarëdo përp-jekje apo tendence për ta defor-muar vullnetin e votuesve."Zgjedhjet e lira dhe të nder-shme kanë marrë kuptim mepraninë e komisionarëve dhe tëvëzhguesve të LëvizjesVetëvendosje nëpër vendvo-time e qendra të votimit. Roli ikomisionarëve dhe vëzhguesvetanë ka qenë vendimtar përmbarëvajtjen e zgjedhjeve.Ndërsa, në zgjedhjet e 6 tetoritjemi edhe më të përgatitur e mëtë mobilizuar për të mos lejuarçfarëdo përpjekje apo tendence

për ta deformuar vullnetin evotuesve. Komisionarët dhevëzhguesit e Lëvizjes do të jenëgardianë të secilës votë, tësecilit qytetar, pa dallim. Nëditët e javët në vijim do të zhvil-lojmë takime mobilizuese e tra-

jnime profesionale me të gjithëkomisionarët dhe vëzhguesit qëdo të angazhohen në ditën ezgjedhjeve për të mundësuarzgjedhje të lira, të ndershme enë përputhje me standardet mëtë larta ndërkombëtare", është

thënë në komunikatën e LV-së.Vetëvendosje ka kërkuar ngainstitucionet që ta garantojnëmbarëvajtjen e procesit zgjed-hor të 6 tetorit. "Ftojmë të gjithainstitucionet shtetërorepërgjegjëse për të përgatiturapo garantuar mbarëvajtjen ezgjedhjeve që t'i ndërmarrin tëgjitha veprimet e nevojshmeinstitucionale që garantojnëpacenueshmërinë e zgjed-hjeve", është theksuar më tutjenë komunikatë.Po sipas Vetëvendosjes,ndryshimi i madh ka qenëvazhdimisht i nevojshëm, porkëtë herë është edhe i mund-shëm po aq sa i domosdoshëm."Zgjedhjet e 6 tetorit janëshumë më shumë sesa vetëmzgjedhje. Në këto zgjedhje qyte-

tarët me të drejtë vote do t'ijapin fund keqqeverisjes e do t'ihapin rrugë një kulture krejtë-sisht tjetër të qeverisjes së mirë,të ndershme, transparente enga profesionistë të thekur.Ndryshimi i madh ka qenëvazhdimisht i nevojshëm, porkëtë herë është edhe i mund-shëm po aq sa i domosdoshëm.Mbështetja e madhe përLëvizjen është dëshmi përndryshimin e madh që po vjen.Por, përkrah mobilizimit përndryshim, strukturat e LëvizjesVetëvendosje kanë filluar tash-më mobilizimin për të mundë-suar zgjedhje të lira dhe për tagarantuar paprekshmërinë evullnetit të votuesve", ështëtheksuar në komunikatën eLëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosja kërkon nga institucionetta garantojnë mbarëvajtjen

e zgjedhjeve të 6 tetorit

Qendresa RRAMA

PRISHTINË, 115 SHTATOR - Kryetari iPartisë Fjala, Gëzim Kelmendi,ka reaguar rreth fushatës që janëduke bërë partitë politike. Aipërmes një reagimi për media eka quajtur 'mashtrim të madh'fushatën e disa partive politike.Sipas Kelmendit, PDK-ja po bënfushatë kundër korrupsionit, porkorrupsionin e ka ngulitur thellënë themelet e shtetit të Kosovës."PDK-ja ka përfshirë në listë përdeputetë kandidate me mbulesë,por kjo PDK-ja në vitin 2010 kandaluar mbulesën në shkolladhe shumë vajza i ka lënë jashtëdyerve të shkollave. Slogani

'Dekada e re' tregon se hajniadhe mashtrimi janë të vjetra", kathënë Kelmendi.Ai ka theksuar se LV-ja po bënfushatë kundër korrupsionit mekandidatë të PDK-së në listën edeputetëve dhe me kandidatë qëvetë i ka akuzuar për vjedhje tëfondeve. "LV-ja po synon taudhëheqë shtetin të cilin vetënuk e njeh, institucionet e të cilini ka dhunuar, policinë dhe rininëi ka lënduar. Slogani 'Erdhi dita'tregon se tash duhet njohurshtetin e Kosovës, duhen votat",është shprehur ai. Kryetari i Partisë Fjala, GëzimKelmendi, ka theksuar se LDK-japo bën fushatë kundër PDK-së,por bashkë kanë qeverisur rreth

një dekadë. Sipas tij, LDK-ja eshpërbleu PDK-në duke ia zgjed-hur ish-kryetarin e saj presidenttë Kosovës. "LDK-ja nuk mund tëndahet lehtë nga PDK-ja ngaqë'dashuria e vjetër nuk harrohet'",ka thënë ai.Ndërkaq për AAK-në ka thënë seështë duke bërë fushatë me slo-ganin 100 për qind shtet por,sipas tij, me 8 000 hektarë duke iafalur Malit të Zi, nuk i bie 100 përqind shtet. "Nisma ka thyer tëgjitha rekordet e korrupsionit,ashtu si tha edhe një ish-deputeti saj: edhe minjtë në tavan i kakorruptuar! Disa militantë të saj ika punësuar, por popullin e kavarfëruar. Tash edhe me të zezate tyre janë duke u krenuar", ka

thënë Kelmendi.Gëzim Kelmendi ka thënë se par-tia që drejton asnjëherë nuk i kamashtruar qytetarët. "Ne Fjalanuk u pasuruam. Ne më

2017pragun nuk e kaluam, pornuk u dorëzuam. Sot jemi parajuve faqebardhë. Ne Fjala lutemipër ju dhe punojmë për ju",është shprehur Kelmendi.

Kelmendi e quan ‘mashtrim të madh’fushatën e disa partive politike

Page 7: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

07E HËNË, 16 SHTATOR 2019AKTUALE

PRISHTINË, 115 SHTATOR (ER) -Sindikata e Bashkuar e Arsimit,e Shkencës dhe e Kulturës eKosovës (SBAShK) ka njoftuarse sot (e hënë), në orën 12:30,do të organizohet një protestëpara ndërtesës së KuvenditKomunal të Kamenicës për takundërshtuar mbylljen e disashkollave në Kamenicë.SBAShK-u nëpërmjet një reagi-mi ka theksuar se pjesë e kësajproteste do të jetë edhe

kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini,me stafin qendror dhe kryetarii SBAShK-ut, Rrahman Jasharajdhe stafi nga qendra. SBAShK-u në këtë reagim kabërë me dije se ka pritur dialogdhe mirëkuptim nga kryetari ikomunës Qëndron Kastrati përzgjidhjen e drejtë të gjendjestepër të rëndë. "Zhvilluamtakime me Qëndronin, engritëm çështjen edhe nëMAShT duke kërkuar qëndrim-

in e tyre si institucioni më ilartë i arsimit dhe themelues iinstitucioneve arsimore.Vizituam edhe shkollat edënuara me mbyllje ngaQëndroni. kërkuam nga anë-tarësia maturi. Kërkuam ngaprindërit angazhim që çështjatë zgjidhet si duhet dhe që medialog të arrihet marrëveshjeqë Kastrati ta tërheqëvendimin", është thënë nëreagimin e SBAShK-ut.

SBAShK-u proteston sot kundër mbylljes së disa shkollave në Kamenicë

PRISHTINË, 115 SHTATOR - Beogradizyrtar e ka rritur presionin ndajqytetarëve serbë të Kosovës qënë zgjedhjet e parakohshmeparlamentare të 6 tetorit ata tëvotojnë për Listën Serbe, thonëpërfaqësuesit e tri subjekteve tëtjera politike rivale, koalicionit"Liria", Partisë së Serbëve tëKosovës dhe Partisë së PavarurLiberale, të cilat i takojnë komu-nitetit serb të Kosovës.Për më shumë, sipas tyre, pre-sioni i formave të ndryshmeështë duke u ushtruar edhe ndajpërfaqësuesve, aktivistëve dhesimpatizuesve të subjektevepolitike serbe për ta zbehur dhedobësuar garën e tyre për zgjed-hjet e 6 tetorit.Rada Trajkoviq nga koalicioni"Liria" ka thënë për "RadionEvropa e Lirë" se presioni ndajqytetarëve serbë të Kosovësështë duke u bërë me kërcën-imin se do t'i humbin vendet epunës në rast se ata votojnë kan-didatë të subjekteve të tjera poli-tike serbe dhe jo të Listës Serbe,e cila gjatë shtatë vjetëve të fun-dit ka qenë në pushtet. Frikësimi i qytetarëve serbë,sipas saj, po bëhet në forma tëndryshme nga Beogradi."Fatkeqësisht, për momentinpresioni më i madh mbi serbëtështë duke ardhur nga Beogradi,nga disa qendra joformale,marrë parasysh që kemi infor-mata që një grup i njerëzve, iafërt me mafinë ose vetë mafia,këtë nuk e di, ka depërtuar teLiqeni i Ujmanit (Gazivodës), nëQendrën Ekologjike. Sipas asajqë thonë serbët nga veriu, ardh-ja e atyre njerëzve është në funk-sion të frikësimit të serbëve", kapohuar Trajkoviq.Lidhur me pohimet eTrajkoviqit, kërcënimet e mund-shme ndaj qytetarëve serbë dhepresionin eventual për tëndikuar në procesin zgjedhor,Policia e Kosovës nuk ka dhënëdetaje për ndonjë hetim, por i kathënë "Radios Evropa e Lirë" se"në aspektin policor e trajtonçdo informacion dhe në për-puthje me vlerësimet, ndërmerrveprimet ligjore nëbashkëpunim me organet e

drejtësisë".Aleksandar Jabllanoviq, lider iPartisë së Serbëve të Kosovës,parti kjo e cila ka fushëveprimmë të madh në veri të Kosovës,ka thënë për "Radion Evropa eLirë" se presioni ndaj qytetarëveserbë, i cili ka ekzistuar edhe mëherët, tashmë është shtuar parazgjedhjeve të 6 tetorit. "Ne siparti kemi presion të madh dhetë tmerrshëm këtu në veri, i ciliështë shkaktuar nga ana e insti-tucioneve të Qeverisë së Serbisësi dhe nga struktura të caktuarakriminale, të cilat u janë të njo-hura mirë Policisë së Kosovësdhe përfaqësive diplomatikendërkombëtare në Kosovë.Përveç pamundësimit të njëveprimi normal politik, këtuekziston një dozë e madhe efrikës dhe kjo frikë është rezultati kërcënimeve dhe dhunës sëpandërprerë të serbëve ndaj ser-bëve"."Kjo është e dirigjuar ngaBeogradi me qëllimin që të frikë-sohen të gjithë serbët që mendo-jnë ndryshe nga politika zyrtaree saj, si dhe të nënshtrohen dhedëgjojnë direktivat që vijnë ngaBeogradi, e të cilat vijnë mëshumë përmes qarqeve që janëmë shumë kriminale dhe jofor-male sesa që janë zyrtare", katheksuar Jabllanoviq.Për presionin ndaj përkrahësvetë subjekteve rivale të ListësSerbe ka folur për "RadionEvropa e Lirë" edhe SlobodanPetroviqi, lider i Partisë sëPavarur Liberale. "Kemi disafakte. Ja, pikërisht, një njeri nëShtërpcë është pushuar ngapuna. Ai është kryetar i këshillitonë në Komunën e Shtërpcës.Ai ka punuar atje në shëndetësidhe është pushuar nga puna ngaeprori i tij për shkak se nuk iështë përulur kërkesës së tij që tashpërndajë Këshillin e Partisë sëPavarur Liberale dhe që publik-isht të dalë dhe ta përkrahëListën Serbe", ka theksuarPetroviq.Pavarësisht prej tentimeve të"Radios Evropa e Lirë" për tëkontaktuar me përfaqësuesit eListës Serbe, ata nuk kanë qenëtë qasshëm. Por, në një komu-

nikatë të këtij subjekti politik, tëlëshuar për media ditën epremte, Lista Serbe i ka cilësuardeklaratat e përfaqësuesve tëpartive të tjera serbe, në paraqit-jet e tyre në media, si sulme ndajmbijetesës së popullit serb nëKosovë. "Ajo që po bëjnë RadaTrajkoviq, Nenad Nashiq,Slobodan Petroviq dhe SlavishaPetkoviq, duke e sulmuar ListënSerbe dhe institucionet serbe,është sulm i drejtpërdrejtë ndajmbijetesës së popullit serb.Qëllimi i tyre politik është që tëshuhen institucionet serbe nëKosovë në mënyrë që të hiqendhjetëra mijëra paga, pensionedhe përfitime sociale, të cilat ifinancon shteti ynë i Serbisë dhetë fundosen në sistemin e'Kosovës së pavarur plotësisht'",thuhet në komunikatën e ListësSerbe, e cila është themeluardhe ka mbështetjen e plotë ngaBeogradi zyrtar.Rreth një javë më parë presiden-ti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, uka thënë medieve në Serbi sekanë të dhëna dhe informacionetë cilat nuk do të publikohenkurrë lidhur me presionin që uështë bërë subjekteve të caktu-

ara serbe që të dalin në zgjedhje,ta konkurrojnë Listën Serbe, nëmënyrë që kjo e fundit të marrësa më pak vota dhe rrjedhimishttë zvogëlohet ndikimi iBeogradit në politikën ePrishtinës. "Unë jam i sigurt qëpopulli serb në Kosovë do tëzgjedhë të votojë për ListënSerbe për shkak se kjo ështëmënyra e vetme që të mbijeto-jmë dhe mënyra e vetme që tëpunojmë bashkë dhe të luftojmëpër të ardhmen", ka deklaruarVuçiq.Dushan Radakoviq, drejtorekzekutiv i Qendrës për për-faqësim të kulturës demokratikenë Mitrovicën Veriore, thotë për"Radion Evropa e Lirë" se ekzisto-jnë thashetheme nga të gjithasubjektet politike serbe për pre-sion ndaj tyre dhe qytetarëve, porata deri më tash në veri të Kosovësnuk kanë të evidencuar ndonjërast të konfirmuar. Të gjitha këto,sipas tij, paralajmërojnë fushatëzgjedhore me tensione. "Fushatado të jetë mjaft e keqe, stresuesedhe mjaft radikale. Do të ketëakuza të mëdha nga të gjitha anët.Unë mendoj që cilado parti, qoftëe pakicave, qoftë e shumicës,

shqetësimin duhet ta paraqesë nëprokurorinë kompetente dhe tëhetohet secila akuzë", ka theksuarRadakoviq.Prokurori i Prokurorisë Specialetë Kosovës, Sylë Hoxha, konfir-mon për "Radion Evropa e Lirë"se ky institucion është duke umarrë me hetime të caktuara mbiraste që cenojnë sigurinë dheprocesin zgjedhor, po ai nukspecifikon ndonjë rast konkret."Po, ka pasur diçka. Sigurisht sedo të ndërmerren hapat konkretë.Ne jemi duke u marrë me këtë, dotë thotë, hetuesia nëbashkëpunim me ne, jemi dukepunuar në këtë drejtim dhe jemiduke e përcjellë gjendjen. Mirëpo,për emra konkretë dhe për rastekonkrete, ende është herët tëflasim. Kryesorja është se ne pomerremi me këtë", ka thënëHoxha. Sidoqoftë, për zgjedhjet eparakohshme parlamentare, më6 tetor, 4 subjekte politike serbedo të garojnë për 10 ulëse tëgarantuara për komunitetinpakicë serb në Kuvendin eKosovës, i cili ka 120 ulëse. Nëlegjislaturën e kaluar Lista Serbeka pasur 9 deputetë në Kuvendine Kosovës.

Beogradi nxit tensione parazgjedhore te serbët e Kosovës

Page 8: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

08 E HËNË, 16 SHTATOR 2019 EKONOMI

A. MMAVRAJ

FERIZAJ, 115 SHTATOR - Zhvillimi ibujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, reformatnë drejtësi, vazhdimi i fuqizimittë prodhimeve vendore, diasporajanë pesë prioritetet për qeverisjen e koalicionit Nisma-AKR-PD. Kandidati për kryeministër ngaky koalicion, Fatmir Limaj, nëtakimin që ka pasur me strukturate partisë së vet në Ferizaj, kathënë se është koha që Nisma tamarrë drejtimin e shtetit të

Kosovës. "Bujqësia do të jetëprioriteti kryesor i angazhimittonë në qeveri nën udhëheqjentime. Ne besojmë se investimi ifuqishëm në bujqësi, ndryshimii mënyrës së atyre granteve dhesubvencioneve, zotimi i Kosovësnë bujqësi do ta hapë një per-spektivë krejt tjetër për buxhetinkomunal dhe buxhetin qendror.Kosova si një vend agrar kapotencial të jashtëzakonshëm tëpashfrytëzuar për ta rikthyer nënjë vend, ku mund të bëheteksportuesja më e madhe eprodhimeve bujqësore, nga kudo të hapeshin vende të reja të

punës. Prioriteti ynë i dytë do tëjetë paketa sociale. Nisma tanimë është zëdhënëse e njerëzveqë kanë nevojë. Nisma ështëkthyer në shpresën dhe zërin eqindra njerëzve që nuk kanë zëdhe nuk flet për ta", ka thënë ai. Limaj teksa ka folur për reformën në drejtësi, ka pohuarse askush sikur ai nuk e di çkado të thotë të përballesh mepadrejtësi. Ai ka thënë se prioritete kanë edhe diasporën që, sipastij, deri më tash është lënë anashpor kjo, sipas tij, do të përfundojëme ardhjen e tij në krye të qeverisë së vendit. Lideri i

Nismës në Ferizaj ka theksuar seështë koha që ai me Nismën taudhëheqë Kosovën. Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi,ka thënë se është koha qëFatmir Limaj të jetë kryemi-nistër i Kosovës. "Nuk kemikohë të humbim. Kjo qeveri dotë jetë qeveri e vendimevejashtëzakonisht të rëndësishme.Prandaj, na nevojiten njerëz tëvendosur, jo njerëz që e lënë nëgjysmë punën të cilën ua kengarkuar, jo njerëz që e marrinnjë parti të madhe dhe e bëjnëtë vogël dhe jo njerëz që nukjanë provuar kurrë. Pra, le t'ia

japim besimin njeriut që ështëprovuar, që ka themeluar njëparti dhe çdo ditë po e rrit, kështudo të vazhdojmë ta forcojmëKosovën", ka thënë Sherifi, dukeshtuar se Fatmir Limaj është gatipër ta marrë udhëheqjen eshtetit të Kosovës. Kryetari i Degës së Nismës nëFerizaj, Besnik Berisha, ka theksuar se në këtë qytet votapër Fatmir Limajn është trefishuar. Kandidatët përdeputetë të koalicionit Nisma-AKR-PD nga Ferizaj janë BesnikBerisha, Ali Halimi, BajramTahiri dhe Agnesa Hajredini.

Limaj: Bujqësia do të jetë prioriteti kryesor i angazhimit tonë në qeveri

PRISHTINË, 115 SHTATOR - Gjigantimetalurgjik i Kosovës, "Trepça"që, sipas matjeve të vitit 2017,vlera e tokës, objekteve, pajis-jeve dhe inventarit kap vlerënprej 330 milionë eurosh, nuk poka para për t'i paguar tërëpunëtorët e vet. "Trepça" ka njëstaf më të gjerë se vetëm mina-torët, ka stafin administrativ,sigurimin, stafin e njësive biz-nesore, duke përfshirë punë-torët e industrisë kimike, fab-rikës së akumulatorëve dhe atatë pajisjeve përcjellëse.Kanë kaluar më shumë se dyjavë qëkur muaji gusht ka për-funduar, por për një pjesë tëmadhe të punëtorëve të"Trepçës" kanë kaluar mëshumë se një muaj e gjysmë qënë llogaritë bankare nuk janëdepozituar paratë e djersës sëtyre. E faktin se rrogat e punë-torëve ende nuk janë lëshuar e

ka konfirmuar edhe kryetari iSindikatës së Punëtorëve tëTrepçës, Shyqyri Sadiku. I kon-taktuar nga "Express"-i, ai kathënë se rrogat për muajt ekaluar janë dhënë, por për

muajin gusht jo. "Deri tani ikemi marrë rrogat për muajtparaprakë, por për muajingusht nuk e kemi marrë", kathënë Sadiku.Ai ka treguar se rrogat janë

lëshuar vetëm për minatorët tëcilët punojnë nën nivelinmbikëqyrës, ndërsa ata qëpunojnë mbi atë nivel, dukepërfshirë sigurimin, njësitë biz-nesore, administratën, fabrika

dhe industri të ndryshme, nukjanë paguar. "Nga niveli mbimbikëqyrës e lartë nuk i kanëmarrë pagat. Këtu përfshihennjësitë si sigurimi, njësitë biz-nesore që përfshihen industriakimike, fabrika e akumula-torëve dhe pajisjeve përcjellëse.As administrata nuk i ka marrëpagat", ka deklaruar ai.Mungesa e pagës së muajitgusht ka bërë që rreth 500punëtorë të mbesin pa të hollattë cilat i meritojnë. "Këtu nukpërfshihen 500 persona qëpunojnë në minierë, e që i biese numri i personave që nukjanë paguar të jetë rreth 500",është shprehur Sadiku. Ligji përTrepçën u miratua më 7 tetor tëvitit 2016 në Kuvendin eKosovës me 79 vota për dhe 14abstenime. Ky ligj përcakton seqeveria është pronare e 80 përqind të aksioneve.

Rreth 500 punëtorë të ‘Trepçës’ nuk i kanëmarrë pagat e muajit gusht

Page 9: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

09E HËNË, 16 SHTATOR 2019EKONOMI

PRISHTINË, 115 SHTATOR - Në vitin2018 Rrjeti i Bizneseve iDiasporës kishte nisur takimetme autoritetet në Kosovë përhapjen e Bankës së Diasporës,por që deri më tani ende nukkanë filluar procedurat për njëinvestim të tillë në vend. "Radio Evropa e Lirë" ka bërëpërpjekje t'i kontaktojë për-faqësuesit e Rrjetit të Biznesevetë Diasporës, mirëpo ata nuk

janë përgjigjur. Sipas ligjeve nëfuqi në Kosovë, për të themelu-ar një bankë të interesuaritduhet fillimisht të aplikojnë përlicencë për zhvillim të veprim-tarisë bankare në BankënQendrore të Kosovës (BQK).Guvernatori i BQK-së, FehmiMehmeti, thotë për "RadionEvropa e Lirë" se janë në pritjetë aplikimit nga investitorët ediasporës për hapjen e një

banke në Kosovë. "Kemi pasurdisa aksionarë bashkatdhetarëqë dëshirojnë ta hapin Bankëne Diasporës. Kemi pasurtakime, jemi në pritje të aplika-cionit", thotë Mehmeti.Edhe Qëndresa Fazliu ngaMinistria e Diasporës thotë për"Radion Evropa e Lirë" se kapasur interesim të investitorëvenga diaspora për hapjen e kësajbanke dhe se janë zhvilluartakime, porse investimi nukështë jetësuar ende. "Ideja përBankën e Diasporës ka qenë epromovuar fillimisht nga min-istri në largim i Diasporës,Dardan Gashi. Mirëpo, fatkeqë-sisht, ky projekt ka mbetur nënivel të diskutimit, pasi nuk kapasur asnjë hap konkret, pranuk janë zhvilluar fazat përregjistrii të bankës dhe as përmarrjen e licencës së saj, kambetur vetëm si ide, për tëcilën nuk është punuar.Megjithatë, ministri Gashiështë zotuar se do të merret mekëtë çështje", thotë Fazliu. Ajoshton se interesimi i investi-torëve nga diaspora për tashtrirë kapitalin e tyre nëKosovë është i madh, por që

duhet krijuar edhe një ambienti favorshëm biznesor.Ambienti afarist në Kosovë nëvazhdimësi është theksuar ngaorganizata ekonomike se nukështë i kënaqshëm për shkak tëprocedurave burokratike, pas-taj konkurrencës së padrejtë qëvjen nga ekonomia joformale,politikat fiskale jofavorizuese etë tjera.

Remitencat, nnga kkonsuminë iinvestim

Ekonomia e Kosovës përgjatëviteve është varur nga paratë tëcilat dërgohen nga qytetarët eKosovës që jetojnë jashtë ven-dit. Vetëm në vitin 2018 vlera eremitencave, sipas të dhënavetë Bankës Qendrore të Kosovës,kap shumën e 800 milionëeurove. Këtyre mjeteve, të cilatdërgohen nga diaspora e qëpjesa më e madhe e tyre shkonpër konsum, thotë guvernatorii Bankës Qendrore të Kosovës,Fehmi Mehmeti, duhet t'undërrohet orientimi."Remitencat vazhdojnë të kenërritje. Përmes remitencave nëkemi pasur edhe rritje

ekonomike. Fokusi edhe i qev-erisë ka qenë dhe besoj se do tëjetë që remitencat t'i bëjnë qëtë lëvizin nga aktiviteti i kon-sumit në aktivitet investiv meqëllim që të kemi një siguri mëtë fortë për vendin në mënyrëqë remitencat të vazhdojnëedhe në të ardhmen. Interesimii këtyre aksionarëve nga dias-pora që janë të interesuar tahapin bankën është një ngaelement që këto mjete janëduke u orientuar në investim",ka theksuar Mehmeti.Bazuar në shënimet zyrtare,janë mes 700-800 mijë qytetarëtë Kosovës që jetojnë në vendetë ndryshme të Evropës dhebotës. Sipas të dhënaveAgjencisë së Statistikave tëKosovës, vetëm vitin e kaluarrreth 29 mijë qytetarë tëKosovës kanë emigruar nëvende të ndryshme tëBashkimit Evropian dhe mëgjerë. Kurse përgjatë viteve2013-2017 nga Kosova, sipas tëdhënave zyrtare, kanë emigruarmë shumë se 170 mijë qytetarë.Në këto të dhëna ështëpërfshirë emigrimi i rregulltdhe i parregullt.

Hapja e bankës së diasporës në Kosovë

mbetet vetëm nismë

Guvernatori i Bankës Qendrore tëKosovës (BQK), Fehmi Mehmeti,ka thënë se janë në pritje tëaplikimit nga investitorët e diasporës për hapjen e një bankenë Kosovë. "Kemi pasur disaaksionarë bashkatdhetarë qëdëshirojnë ta hapin Bankën eDiasporës. Kemi pasur takime,jemi në pritje të aplikacionit",është shprehur Mehmeti

Page 10: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

10 E HËNË, 16 SHTATOR 2019 KOSOVË

Shtime, 15 shtator (ER) - NëKomunën e Shtimes janë mbaj-tur një serë aktivitetesh në kuadërtë Javës së Rinisë. Fillimisht ështëmbajtur trajnimi i organizuar ngaQendra Rinore me temë "Si tëpërgatisim një CV" në Shtëpinë e

Kulturës, pastaj janë zhvilluartakime miqësore në volejboll nëpalestrën sportive, meshkujt nëmes të "KV- VjosaM" 3: 0 "KV-DritaM", po ashtu edhe Femrat"KV-VjosaF" 2:2 "KV FeniksFKamenicë".

Pas takimeve të volejbollit të rinjtë kanë pasur rastin të shohinpërmes teleskopëve të A.O.Kvrojtimin e yjeve dhe krejt nëfund u shfaq filmi "The pursuit ofhappyness" në Shtëpinë eKulturës në Shtime.

Java ee RRinisë nnë SShtime sshënohet mme aktivitete ttë nndryshme

MALISHEVË, 115 SHTATOR (ER) -Organizuar nga Kuvendi iKomunës së Malishevës janëmbajtur dëgjimet për buxhetnë fshatrat Vërmicë, Llazicëdhe Balincë, ku janë dëgjuarkërkesat dhe nevojat që kanëkëta fshatra për investime nëvitin 2020.Sikurse në fshatrat e tjerë, edhe

në këta fshatra kërkesat krye-sore ishin për rregullimin errugicave në lagjet e fshatrave,pastaj zgjerimi dhe zgjatja errjetit të kanalizimeve si dhendriçimi publik në rrugët krye-sore të këtyre fshatrave.Kërkesat më karakteristikeishin në fshatin Balincë përshkak të magjistrales që kalon

nëpër fshat dhe ku rrezikohenseriozisht nxënësit gjatë rrugëspër në shkollë, pasi rruga nukka mbrojtëse anësore, ndërsanë një pjesë rrjedhë edhekanalizimi si pasojë e njëdefekti në rrjetin e kanalizimitdhe, sipas banorëve, kjo ështëkërkesa më emergjente përndërhyrje.

Mbahen ddëgjimet bbuxhetore nnë ttre ffshatra ttë MMalishevës

FERIZAJ, 115 SHTATOR (ER) - Nëambientet e teatrit "Adriana"është përkujtuar jeta dhe veprae veprimtarit të çështjes kom-bëtare, shkrimtarit dhe per-sonalitetit poliedrik, RamadanHaziri. Familjarë, miq dhebashkëpunëtorë të të ndjeritfillimisht kanë bërë homazhenë varrezat e fshatit Muhoc kuprehet përjetësisht veprimtariHaziri, kurse në akademinëpërkujtimore të organizuar ngaKlubi i Intelektualëve "Ferizaj"me kumtesa të pranishmëve ujanë drejtuar bashkëpunëtorët,letrarët, publicistët e intelektu-alët ferizajas, Haki Shaqiri,Ramush Tahiri, EnverZhinipotoku, Ismet Aliu dhemiku i tij Agim Gjakova. Në fjalën e tij në këtë akademipërkujtimore, kryetari iFerizajt, Agim Aliu, ka vlerë-suar personalitetin e RamadanHazirit dhe sakrificën që e kashoqëruar gjatë gjithë jetës sëtij. "Çfarë të them për burrin qëvetëm flijimi është fjala qëpërthekon dimensionin e tijnjerëzor e patriotik. Ishte kohë

zezonash kur mbi qiellin eKosovës flakëronin kuçedrat etiranisë, baca Dan ishte luftë-tari heroik, tamam si në rrëfen-jat e moçme, që valëviti fla-murin tonë të ngadhënjimit. Esot, kur ka një vit që kocka e tijpushon në dheun që e mati me

gram me gjakun e trupin e tij,rron e flet kujtimi. Rron kujtimipër rebelin e pandreqshëm tëfateve tona kombëtare, rronbesa e lidhur fort me amanetine paraardhësve se ky vend enjerëzit e tij, as nuk shiten asnuk blihen. Rron qëndresa se

një komb nuk mund të shtypetnga pallatet hijerënda eogurzeza të armikut. Rronshpresa në gjenin e të rinjve seshembuj si baca Dan patishumë Kosova, e do të ketëpërherë ky vend i ynë i bekuar.Grilat, prapa të cilave u gjend

ky kumtues i lirisë, nukmundën as ta fyejnë, as taposhtërojnë, as ta demotivo-jnë, as ta përkulin, as tazhbëjnë mishin e shpirtin e tij,që rëndshëm peshon në histor-inë tonë të re kombëtare", kathënë Aliu.

Përkujtohet shkrimtari dhe veprimtarii çështjes kombëtare Ramadan Haziri

RAHOVEC, 115 SHTATOR (ER) -Kryetari i Komunës sëRahovecit, Smajl Latifi, ka viz-ituar festivalin "AgroFesta", njëorganizim i krushjanëve që fes-ton kultivimin dhe traditën eperimekulturës në këtë rajon.Me këtë rast, Latifi ka thënë seKomuna e Rahovecit sivjet karritur mbështetjen për këtë fes-tival i cili tashmë është tradi-cional dhe i cili po i sjellKrushës dhe Rahovecit vizitorënga anembanë Kosova. "Kjopërkrahje dëshmon fokusimin

tonë serioz për fermerin dhebujqësinë. Fermerët nëpërgjithësi dhe gratë fermerenë veçanti, me prodhimet etyre që kanë destinacionKosovën dhe shtetet e jashtme,tregojnë se Kosova kakapacitete të larta për të prod-huar prodhime cilësore. U jamshumë mirënjohës qytetarëvetë Krushës së Madhe dhe orga-nizatorëve për promovimin evlerave të këtij fshati dhe tëRahovecit në përgjithësi", kathënë Latifi.

Latifi viziton festivalin ‘AgroFesta’

Page 11: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

11E HËNË, 16 SHTATOR 2019OPINION KOSOVË

Prof. aass. ddr. SSabriKIÇMARI

Abstrakti

Konteksti politik ndërkombëtarnga koha e përfundimit tëLuftës së Kosovës (qershor1999) ka ndryshuar. Presidenti iShBA-së ka lansuar platformën"Amerika së pari" (Americafirst), Republika Popullore eKinës zë vendin e dytë në botëpër nga fuqia ekonomike,Federata Ruse është rikthyer meagresivitetin e saj në politikënndërkombëtare, kurse BE-ja pondeshet me procesin e iliberal-izmit në Hungari, Poloni dheRumani, me largimin eMbretërisë së Bashkuar nga BE-ja (Brexitin) dhe trendin në rrit-je të së djathtës ekstreme. Këto zhvillime ndërkombëtarekanë pasur një reflektim tëdrejtpërdrejtë në procesin erealizimit të interesavenacionale dhe shtetërore tëRepublikës së Kosovës, gjë që ekanë vënë vendin tonë para njënumri të madh sfidash, që ngashpallja e pavarësisë më 17shkurt 2008: bllokimi ngaFederata Ruse dhe RP e Kinëspër pranimin e Republikës sëKosovës në OKB, procesi ingadalshëm i njohjes sëRepublikës së Kosovës, dështi-mi për pranim në UNESCO dheInterpol, rruga sui generis eintegrimit në BE dhe NATO,raportet e ndera bilaterale meSerbinë etj. Në kontekst të zhvillimevendërkombëtare dhe statusit tëRepublikës së Kosovës në mar-rëdhëniet ndërkombëtare, do tështrohet pyetja themelore: çkaështë e realizueshme në poli-tikën tonë të jashtme? Cilat qël-lime dhe cilat interesa gjejnëmbështetje të qytetarëve dheaktorëve ndërkombëtar? Nëpërgjigje të këtyre dy pyetjevedo të analizohen mundësitë,interesat, qëllimet dhe mjetet epolitikës së jashtme të Kosovës:mundësia e pranimit të Kosovësnë Kombet e Bashkuara, rrugëtmë efektive për shtimin e njo-hjes së Republikës së Kosovës,mundësitë e pranimit në BE,NATO, UNESCO, Interpol dheorganizata tjera në kontekstinaktual ndërkombëtar dheraportet me Serbinë etj. Teza themelore që do të mbro-het është se në kontekstin aktu-

al ndërkombëtar subjektivitetishtetëror i Kosovës nuk mundtë rrezikohet, por do të vazhdo-jë të sfidohet. Politika e jashtmee Republikës së Kosovës duhettë tregohet e vëmendshme nëruajtjen e orientimit prop-erëndimor, ruajtjen dheforcimin e lidhjeve miqësore etë veçanta me ShBA, rritjen eangazhimeve në procesin eintegrimit në BE dhe NATO,rritjen e prezencës diplomatikenë të gjitha pjesët e globit dheinvestime më të mëdhakadrovike, financiare dhe diplo-matike në procesin e njohjes sëRepublikës së Kosovës. Dialogume Serbinë mund të vazhdojëvetëm mbi parimin e barazisëdhe në respekt të principit tëreciprocitetit. Me qëllim të analizimit dhevlerësimit të kontekstitndërkombëtar, në të cilin ështëduke u sfiduar statusi iRepublikës së Kosovës në mar-rëdhëniet ndërkombëtare, do tëndiqet metoda analitike, dukeshqyrtuar pozitën gjeografike,interesin kombëtar, mjetet dheqëllimet e politikës së jashtmetë Kosovës.

1. KKonteksti nndërkombë-tar ddhe rreflektimi ii ttij nnëpolitikën ee jjashtme ttë

Kosovës

Konteksti politik ndërkombëtarnga koha e përfundimit tëLuftës së Kosovës (qershor1999) ka ndryshuar. Presidenti iShBA ka lansuar platformën"Amerika së pari" (angl.America first), e cila paraqet njëparadigmë izolacioniste dheantiintervencioniste (Ikenberry2017: 6). Me këtë vëmendja epolitikës së jashtme të ShBApërqendrohet në interesinekonomik dhe tregtar në mar-rëdhëniet me vendet e tjera.Duke pasur parasysh një raporttë zhdrejtë të bilancit tregtar meRepublikën Popullore të Kinës(Paulson 2017: 11), ShBA kanëfilluar një lloj "lufte të re të fto-htë" me Kinën. Ky riorientimprogramatik i politikës së ShBAka bërë që Kosova nuk është mënë vëmendjen e politikës sëjashtme të ShBA.Në vitin 2010 RepublikaPopullore e Kinës arriti të zëvendin e dytë në botë për ngafuqia ekonomike. Nëse trendi itillë i rritjes ekonomike vazh-don supozohet se, deri në vitin2030, Republika Popullore eKinës do të tejkalojë ShBA dhedo të zë vendin e parë si ekono-mia më e madhe botërore dhetregtare (Shirk 2017: 20).Projekti kinez "Një rrip, një

rrugë" (engl. One belt, oneroad), përmes të cilit synohetkrijimi i rrjetit ndërkontinentalinfrastrukturor dhe tregtar nëmes të Kinës dhe rreth 60vendeve tjera të Evropës, Azisëdhe Afrikës, dëshmon për njëinvestim strategjik të Kinës nënivel global, i cili do ta forcojëndjeshëm pozitën e saj në mar-rëdhëniet ndërkombëtare(Worldbank 2018). Në kuadrin eprojekteve të saj infrastruktur-ore, Republika Popullore eKinës e ka përfshirë edheEvropën Juglindore. Por, Kosovanuk hyn në zonën e saj tëinteresimit. Qëndrimi i saj ndajpavarësisë së Republikës sëKosovës është një sfidë seriozepër politikën e jashtme tëKosovës, pasi që RP e Kinës e katë drejtën e vetos në Këshillin eSigurimit të Kombeve tëBashkuara.Pas bankrotimit financiar tëgushtit të vitit 1998 dhe dorëhe-qjes së Boris Jelcinit më 31.Dhjetor 1999, në krye tëFederatës Ruse erdhi VladimirPutin. Ai arriti në masë të kon-siderueshme të rikthej fuqinë eRusisë në rrafshin global (Oliker2018: 52). Lufta pushtuesekundër Çeçenisë, lufta kundërGjeorgjisë (në mbështetje tëAbhazisë dhe Osetisë Jugore),pushtimi i Krimesë në vitin2014, lufta kundër Ukrainës nëLindje të Ukrainës dhe konfliktinë Transnistri dëshmojnë përnjë agresivitet në rritje tëFederatës Ruse në raport mevendet fqinje. Por, ajo kademonstruar influencën e sajglobale edhe në ndërhyrjen edrejtpërdrejtë në konfliktin nëSiri dhe me prezencën e saj nëSerbi. Duke qenë se e ka tëdrejtën e vetos në Këshillin eSigurimit të OKB, qëndrimi iFederatës Ruse kundër pavarë-sisë së Republikës së Kosovës kanjë reflektim serioz negativ nëpozitën e Republikës së Kosovësnë MarrëdhënietNdërkombëtare.Fillimi i shekullit të 21-të ështëkarakterizuar me lindjen enjërit nga variantet më të egratë fundamentalizmit islamik, icili paraqitet në një formë tëveçantë dhe shumë agresive tëluftimit të demokracisë liberaledhe ekonomisë së tregut të lirë(Cohen 2015: 52). Al Kaida dheISIS janë dy organizata terror-iste islamike, që simbolizojnë jovetëm format brutale të veprim-it, por edhe synimin për tëimponuar në gjithë botën sis-temin e sharias, si mënyrë për tëvendosur religjionin e profetitMuhamet në botë. Fakti se rreth300 vetë nga Kosova kanë marrëpjesë në krah të ISIS në Irak dhe

Siri (Shabani 2019), e vëRepublikën e Kosovës në pozitëtë pavolitshme.Zhvillimet në BE kanë njëndikim të drejtpërdrejtë në poli-tikën e jashtme të Kosovës.Iliberalizmi si mendësi dhe linjëideologjike (Zakaria 1997: 22), etransmetuar në opinionin pub-lik nga kryeministri i HungarisëViktor Orban (Orban 2014), dhei realizuar nga ai dhe disa kolegëtë tij në Poloni, Rumani, Austri,Francë dhe Itali, dëshmojnë senjë linjë radikale antiliberale poe pushton gradualisht ambi-entin politik dhe shoqëror nëvendet e BE. Karakteri i sajekstremist dhe radikal e vë poli-tikën tonë të jashtmedetyrueshëm në konfrontim metë. Rritja e ekstremizmit tëdjathtë në BE do të ketë pasojatë pariparueshme për procesine integrimit të vendeve tëEvropës Juglindore. Fakti qëpartia e Vuçiqit ka një afërsi mepartitë e ekstremit të djathtëdhe të gjitha ato me VladimirPutinin në Rusi, e bënë situatënmjaft të komplikuar edhe përpolitikën tonë të jashtme.Hapërimi me kujdes dhe ven-dosmëri në këtë ambient, që megjasë do të kontaminohet edheme tutje me ideologji kundër tëhuajve dhe iliberalizëm, do tëjetë mjaft i vështirë. Të gjitha këto zhvillimendërkombëtare kanë një reflek-tim të drejtpërdrejtë në procesine realizimit të interesavenacionale dhe shtetërore tëRepublikës së Kosovës, gjë që ekanë vënë vendin tonë para njënumri të madh sfidash, që ngashpallja e pavarësisë më 17shkurt 2008: bllokimi ngaFederata Ruse dhe RepublikaPopullore e Kinës e pranimit tëRepublikës së Kosovës në OKB,procesi i ngadalshëm i njohjessë Republikës së Kosovës, dësh-timi për pranim në UNESCOdhe Interpol, rruga sui generis eintegrimit në BE dhe NATO,raportet e ndera bilaterale meSerbinë etj.

2. TTri rrrafshe aanalitike ttëpolitikës ssonë ttë jjashtme

Me qëllim të analizimit të poli-tikës së jashtme të Republikës sëKosovës do të përqendroheminë tri rrafshe analitike të sjelljes:a) rrafshi ndërkombëtar,përmes të cilit do të vëmëtheksin te ndërveprimi i poli-tikës sonë të jashtme në mar-rëdhëniet ndërkombëtare, b)rrafshi vendor, përmes të cilit dotë analizojmë ndërveprimin eaktorëve brenda shtetit dheshoqërisë së Kosovës dhe c) rraf-

shi individual, përmes të cilit dotë analizojmë disa nga karakter-istikat individuale, perceptimetdhe botëkuptimet e aktorëve tëveçantë vendimmarrës(Harnisch 2012: 3).

2.1. RRrafshi ndërkombëtar

Në qoftë se e analizojmë poli-tikën e jashtme të Kosovës nërrafshin ndërkombëtar, shohimse struktura e sistemitndërkombëtar ka pasur njëinfluencë të ndjeshme në zhvil-limet politike dhe shoqërore nëKosovë në tridhjetë vitet e fun-dit. Po ashtu, raportet në mes tëpesë fuqive të mëdha nëKëshillin e Sigurimit tëKombeve të Bashkuara dhetrendi në rritje i shkallës së insti-tucionalizimit të Kombeve tëBashkuara, kanë pasur njëndikim të drejtpërdrejtë nëzhvillimet në Kosovë. Ndërhyrjaushtarake në vitin 1999 ështëbërë pa konsensusin e pesëvendeve me të drejtë të vetos nëKS të OKB, Rezoluta 1244 ështënjë variant kompromisi për tëlegalizuar vendosjen e Misionittë UNMIK-ut dhe KFOR-it nëKosovë, kurse bllokimi i pra-nimit të Kosovës në OKB nga dyvende anëtare të përhershme nëKëshillin e Sigurimit tëKombeve të Bashkuara(Republika Popullore e Kinësdhe Federata Ruse) flet për ven-dosmërinë e këtyre dy vendevepër të ndalur rritën e shtetit të ri. Sistemi anarkik ndërkombëtar, icili është përshkruar në mënyrëtë jashtëzakonshme ngaKenneth Waltz (Waltz 1979: 32-33), ka luajtur një rol socializuesnë politikën e jashtme tëKosovës. Strategji e interesitnacional është përcaktuar iden-tifikimi me shtetet perëndi-more, madje duke mos hezituarpër të dalluar raportet me ShBAsi "raporte të një miqësie tëpërhershme" (Ministria ePunëve të Jashtme 2013).Republika e Kosovës është ori-entuar drejt ShBA, BE dhePerëndimit, me qëllim të sig-urimit të ekzistencës si shtet. Nëfakt ky rreshtim apriori prop-erëndimor është në linjë tëkundërt me pretendimin eshumë shteteve të tjera tëpavarura për më shumëautonomi dhe reduktim maksi-mal të fuqisë ndikuese tështeteve tjera. Republika eKosovës nuk ka hapësirë tëmjaftueshme tjetër veprimi,pasi që nuk ka resurse të tilla siIzraeli ose nuk ka një zhvillim tëtillë ekonomik dhe teknologjiksi Singapori. (Vijon)

ANALIZË (1)

Reflektimi i zhvillimeve ndërkombëtare në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës

Page 12: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

12 E HËNË, 16 SHTATOR 2019 KULTURË

Qendresa RRAMA

Shpresë, ditët e fundit ka dalënga shtypi numri më i ri irevistës "Akademia", e cilaboton studime për gjuhën dhemediet, por më shumë shkrimepër kulturën, për lloje tëndryshme letrare. Sa ka qenë evështirë të botohen këta numrame këtë madhësi dhe trashësi?Mulliqi: Po, numri i gjashtë irevistës "Akademia" ështëdorëzuar në shtyp në fund tëmuajit korrik dhe ka dalë ngashtypi në fillim të këtij muaji.

Kur u bashkuam dhe biseduamme kryeredaktorin e saj dhe meanëtarët e redaksisë për botimine kësaj reviste në vitin 2017, atëditë u morëm vesh që të puno-jmë shumë dhe të bëjmë njëpunë që edhe nuk është bërë mëparë nga askush, po edhe tambajmë gjatë këtë lloj të botim-it siç është sot, me këtë formatdhe me këtë numër faqesh, meprezantim të vlerave të kulturëssonë dhe të huaj. Sigurisht, filli-mi për bashkëpunim nuk kaqenë aq i lehtë sepse njerëzit fil-limisht donin ta shihnin punëndhe shijen tonë. Ndërkohë, pas

botimit të parë dhe të dytë e mëtutje të revistës, interesimi përbotim të shkrimeve nga fusha ekulturës, e gjuhës dhe e mediasnë revistë është shtuar shumë.

Kush ju ka ndihmuar përbotimin e revistës?Mulliqi: Tre a katër numrat eparë janë botuar me vetëfi-nancim të shtëpisë botuese"Armagedoni". Pak përkrahje kadhënë edhe Drejtoria e Kulturëse Komunës së Prishtinës sa përshpenzime të shtypit të disaekzemplarëve, kurse tash e tutjedo të na përkrahë Ministria e

Kulturës, e cila, në bazë tëkërkesës për përkrahje të botim-it që i ka bërë shtëpia botuese, kapërkrahur pjesërisht kërkesën ebotuesit. Megjithatë, sa më kanjoftuar botuesi, ende ministrianuk e ka ftuar për ta nënshkruarkontratën, me arsyetimin senjëherë nuk ka mundësi tëpagesës. Shpresojmë se minis-tria do t'i kryejë sa më shpejtobligimet për të cilat është zotu-ar ndaj botuesit.

Sa bashkëpunëtorë ka"Akademia"?Mulliqi: Bashkëpunëtorët e

revistës janë të shumtë dhe janënga vende të ndryshme të botës.Nëse flasim për autorë, janë mbitreqind që në gjashtë numrakanë dërguar shkrime përbotim, disa prej të cilave nuk ikemi botuar për shkak se nuk ujanë përmbajtur kritereve tërevistës. Ndërkaq, nëse flasimpër bashkëpunëtorë të rregullt,të cilët angazhohen për botimine revistës, janë tridhjetë veta,duke numëruar në këtë numëredhe pesëmbëdhjetë përkthyestë përhershëm të cilët përkthe-jnë posaçërisht për revistë ese,intervista, tregime, poezi, repor-

Intervistë me redaktoren e revistës për kulturë, gjuhë dhe media, "Akademia", Shpresë Mulliqi

‘Akademia’ nuk është

Page 13: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

13E HËNË, 16 SHTATOR 2019KULTURË

tazhe, studime, drama e lloje tëtjera të shkrimeve, nga gjuhaangleze, gjermane, italiane,serbe, kroate, sllovene, arabe,turke etj.

Përpos përurimit dhe publikim-it në media në Kosovë, a kenibërë përurim të revistës jashtëKosovës? Mulliqi: Sot, për ndryshim ngakoha kur nuk i kishim mediat esotme, kur nuk ishte as, ta zëmë,media juaj, mënyra e përurimittë një reviste, të një vepre a vlereletrare është e tjetërllojt.Botuesit, po edhe autorët, po i

shmangen përurimit klasik tëveprës, kurse po i prezantojnëveprat dhe vlerat e tyre nëpërm-jet mediave televizive, elektron-ike, rrjeteve sociale sepse, duketse, po kanë efekt më shumë dheshpenzime më pak. Ta marrim,sa për krahasim, një përurimlibri që bëhej para luftës dhe njëtë një libri që bëhet sot. Nëse nëatë përurim libri të bërë paranjëzet e sa vjetësh kanë marrëpjesë njëqind veta, sot, nëpërm-jet përurimit të këtillë të revistësnëpërmjet medies suaj, këtëincizim mund ta lexojnë e tashohin pesë-gjashtë mijë veta

vetëm në median tuaj, pastaj tënjëjtin intervistë ka mundësi tashpërndajnë edhe mediat e tjeradhe ta lexojnë e shohin edheshumë e shumë njerëz të tjerë,të cilët ndërkohë informohenedhe nëpërmjet njëri-tjetrit përbotimin e revistës. Dmth.,mundësitë e përurimit të vler-ave letrare sot janë shumë më tëmira sesa kanë qenë dhe janëshumë të shpejta. Megjithatë,përurim klasik i kemi bërë nëItali. I ka bërë anëtarja e redak-sisë, që është edhe përkthyese,Leonora Buçinca, me njëshoqatë kulturore italiane, ecila, për bashkëpunimin me të,për prezantimin e poezisë ital-iane në gjuhën shqipe, na kadhënë edhe mirënjohje.

Ku mund ta gjejnë blerësit"Akademinë" në Kosovë dhejashtë saj dhe me çfarë çmimi?Mulliqi: Në Prishtinë mund tagjejnë në librarinë "Dukagjini"dhe në librarinë "Artini" , kursenë Prizren në librarinë "Altera".Çmimi i saj është dhjetë euro.Asnjëherë s'mund t'i themiçmim i lartë për arsye se kjorevistë, përpos vlerave qëprezanton, ka edhe shpenzimetë mëdha. Më duhet t'jua për-mend se shtypi i një ekzemplaritë saj kushton nga 5.50 deri në6.00 euro centë, kurse trid-hjetetetë për qind nga shitja eçdo ekzemplari të saj i ndallibrari. Fitimin tonë "të madh"le ta llogarisin dëgjuesit.

Ky që e kemi sot pranë ështënumri i gjashtë i revistës. Na flis-ni më shumë për këtë numër seçfarë përmban. Mulliqi: Në secilin numër tëderimëtashëm po bëjmë përp-jekje ta ruajmë strukturën dhendarjen tematike të numrit tëparë. Në këtë numër kemi botu-ar intervista, shkrime eseistike,kritika, tregime, poezi, dramë,shkrime nga fusha e gjuhës dhee mediave. Shkrime të autorëveshqiptarë dhe të huaj, kryesishtnga letërsia.

Pse është më i veçantë ky numërprej të mëparshëmve?Mulliqi: Përpos intervistës së AliAliut, do t'i veçoja edhe frag-mentet e intervistave tëUmberto Ekos dhënë disa tele-vizioneve botërore të cilat ngagjuha italiane dhe angleze, përrevistën "Akademia", me leje tëautorëve të tyre, i ka përkthyeranëtarja e revistës, LeonoraBuçinca.

Kohë pas kohe në revistë kenibotuar edhe shkrime tëautorëve të rinj. Sa keni përfillurkriteret e revistës për botimin e

tyre? Ia ka vlejtur t'i botonishkrimet e tyre?Mulliqi: "Akademia" nuk ështënjë institucion vetëm për njerëztë moshuar, për ata njerëz qëkanë kryer studime të masterit etë doktoratës e që janë bërë pro-fesorë apo akademikë."Akademia" nuk është revistëvetëm për akademikë."Akademia", sa është e këtyre,po kaq është edhe e djemve tërinj dhe të talentuar, të cilët ndi-hen mirë që u jepet mundësia tëbotojnë në revistë karshiautorëve më të mirë të letërsisëshqipe dhe të huaj. Natyrisht seia ka vlejtur të botohen shkrimete tyre përndryshe, po mos tëvlenin, s'do t'i botonim sikurseqë nuk i kemi botuar dhjetërashkrime të doktorëve tëshkencës e të krijuesve letrarëqë shkruajnë dhe botojnë librasa për t'u bërë të gjallë.

Sa kanë qenë cilësore shkrimetnga fusha e gjuhës që keni botu-ar në revistë? Mulliqi: S'mund të them mesaktësi se sa kanë qenë cilësoreato shkrime nga fusha e gjuhësqë i kemi përzgjedhur përbotim, sepse më mirë se unëkëtë fushë e njeh kryeredaktoripor, meqë autorët e atyreshkrimeve që i kanë dërguar përbotim janë punonjës insti-tutesh, që kanë botuar librastudimorë për gjuhën shqipe,s'ka dyshim që kanë qenëshkrime me interes për t'u botu-ar në revistë.

A botoni shkrime që janë botuarmë parë në ndonjë revistëletrare a shkencore dhe a kenipranuar ndonjë të tillë në këtagjashtë numra?Mulliqi: Shkrimet e autorëveshqiptarë nuk i ribotojmëasnjëherë. Vetëm kur nuk kemidijeni për botimin e tyre e kurautorët, pas hulumtimit qëbëjmë ne, nuk tregohen të sin-qertë se e kanë botuar të njëjtindiku tjetër. Por, sa di, deri mëtash nuk ka ndodhur kështuasnjëherë. Të autorëve të huaj,natyrisht se ribotojmë dheribotojmë shkrime, pas marrjessë lejes për përkthim dhe botimposaçërisht për revistë.

Flasim pak edhe për dukjen erevistës. Ballina është mjaftinteresante. Kush e ka punuar?Mulliqi: Për dukjen e revistës, tëbrendshme dhe të jashtme,përkujdeset botuesi, i cili punonme disenjatorin e revistës,Arditin, një djalë punëtor dheideator. Në kapakun para tërevistës është pamja e pikturëssë piktorit serb Paja Jovanoviç,me titull "Përgatitja e nuses

shqiptare", realizuar më 1886.Është vaj mbi kanavacë.Ndërkaq në kapakun prapaështë pamja e pikturës e piktoritfrancez Jean Baptiste CamilleCorot, "L'Albainse"(Shqiptarja), realizuar më 1872.Edhe kjo është realizuar me vajmbi kanavacë. Meqë tjetërmundësi të paraqitjes së pik-turës e të skulpturës e të llojevetë tjera të arteve të bukura, përshkak të shpenzimeve tëmëdha, nuk po kemi, hapësirënkëtyre arteve ua kemi lënë nëkapakët e revistës. Edhe nënumrat e tjerë ose do të prezan-tohet ndonjë pamje e pikturës,ose ndonjë pamje e skulpturës,grafikës, karikaturës etj. tëndonjë autori vendor dhe tëhuaj

Sipas kalendarit të publikimit tërevistës, një herë në katër muaj,numri i radhës i bie që do tëbotohet në muajin dhjetor. Akeni menduar ta botoni mëshpesh apo më rrallë?Mulliqi: Po, numrin e shtatë dota botojmë në dhjetor, sepsenumrin e pestë e kemi botuar nëprill, të gjashtin në gusht e tështatin, sikurse e përmendët, dota botojmë në dhjetor, me këtëmadhësi dhe trashësi sa igjashti, me autorë të rinj dhepërkthime të reja, të cilët do tëflasin për herë të parë në gjuhënshqipe. Ndërkaq, as s'do tabotojmë më shpesh e as më rral-lë. Një herë në katër muajmjafton.

Kur do të na ofroni mundësinëta lexojmë revistën edhe online?Mulliqi: Botuesi ka angazhuarnjë kompani për krijimin e ueb-faqes së revistës dhe për mirëm-bajtjen e saj. Nga viti tjetër do tëmund ta lexoni edhe online,edhe fizikisht. Pra, shtypin erevistës, për shkak të vlerës qëka, të ruajtjes së trashëgimisë,s'do ta ndalim asnjëherë. Pses'do ta ndalim? Sepse kiniparasysh çfarë ndodhë sot meshkrimet e kulturës që publiko-hen në portale të lajmeve.Zhduken brenda orës, brendaminutës, brenda sekondës. Nahumbet kontributi kulturor dheshkencor dhe na humbin mende kresë sa herë që na humbetmalli. Këtë fjali, për mallin ehumbur, e kanë thënë tëmoçmit, ata që janë provuar metë tilla gjëra, por më kujtohet kjofjali e tyre sa herë që shkrimet emia nuk i gjej më në internet.

Shpresa, ju falemnderit përintervistën dhe shumë suksesenë punën tuaj!Mulliqi: Shëndet dhe punë tëmbarë paçi edhe ju!

vetëm për akademikë

Page 14: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

14 E HËNË, 16 SHTATOR 2019 MEDIALE

PESHORJAFryma juaj

aven-tureske

dëshiron tëdalë në pah.

Ndiheni më të guximshëmse zakonisht. Kujdes, porduhet të provoni sot. Mos

jini i ngurtë.

AKREPISot do tëjetë një

ditë fantastike

për ju. Saturni idalë në shenjën tuaj tregonqë e gjitha dita do jetë me

çaste që i prisnit prejkohësh.

SHIGJETARI

Mund tëpërjetoni

pak tensiondhe rezis-tencë me

dikë gjatëpjesës së parë të ditës, por

situata ka gjasa të stabilizohetpasi të afrohet mbrëmja. Do të

kuptoni se njerëzit do tëbëhen më fleksibël kur dita të

mbarojë.

BRICJAPIShfrytëzojenikëtë ditëpër t'u

ndriçuardhe mos u

shqetësoni aq shumë përçështjet thellësisht

intensive, emocionale tëjetës.

UJORIJu mundtë ndieni

një konflikt të

brendshëmqë ju vendos në siklet. Gjeni

dikë me të cilin mund tëshpreheni lirisht.

PESHQITSot do tëkeni mëshumë

nevojë përvëmendjen e

të tjerëve. Kini kujdes që tëmos fiksoheni te

ky aspekt.

DASHIJini

vetvetja nëgjithçka qëbëni. Kjo

është një nga ato ditë kurme padurim prisni të bëni

një udhëtim të gjatë.Shijojeni.

DEMISot mundtë jeni në

vëmendjene dikujt. Mund

të jeni në gjendjeshpirtërore për intimitet dhe

pasion. Mos nguroni tëprovoni.

BINJAKËTËndrrat,fantazitë

dhe dëshirat

sekrete mundtë dalin sot në sipërfaqe,

duke ju bërë që të nisni diçkaaventureske. Përdoreni këtë

për ta mbajtur zjarrin tëndezur brenda jush.

GAFORRJAMund tëjeni rreth

disanjerëzveshumë

emocionues dhe interesantësot. Lejojani vetes tëkërkoni mjedise ku

mblidhen njerëzit krijues.Tregoni çfarë dini të bëni.

LUANINatyra

juaj aktivedhe

pozitivebëhen sot

së bashku. Do të kuptoni seekziston një ekuilibër mes

këtyre dy aspekteve të jetëssuaj dhe se jeni në gjendje

ta tërhiqni begatinë dhedashurinë.

VIRGJËRESHAJu mund

të zhgënje-heni nga

ata që kanëqëndrime pompoze dhe

mendjemadhësi. Ndoshtamund të jeni xheloz që

njerëzit e tjerë po marrinvëmendjen që ju mendoni

se e meritoni.

Pasioni për kopshtarinë ishtyn shumë personat tëmbjellin jo vetëm lule, poredhe perime në oborret e tyre.Përveç shijes së mirë që ofro-jnë produktet e kultivuara

vetë, jo rrallë ka dhe raste kurofrojnë surpriza. Kopshtarët ushtangën kur panë formatdhe kombinimet nga më tëçuditshmet të karotave qëishin rritur në nëntokë.

E jashtëzakonshme

Karotat mme fforma ttë hhabitshmeqë llanë ppa ffjalë kkopshtarët

FOTO E DITES

- Alo, policia!?- Po, urdhëroni!- Babai është duke më kërcënuar.- Në çfarë forme është duke të kërcënuar?- Me fjalë. Ende nuk ka nisur veprimet. Po më thotëose mëso ose ta ndali WiFi-në!

Disa fëmijë ecin nëpër tuba të ujërave të zeza në kampine refugjatëve Kutupalong në Ukhia. /AFP/

E rrallë

B A R S O L E TA E D I T Ë S

Çdo ditë në ora 15:30The Angry Birds Movie

2 (3D)Animuar/Aventurë/Komedi; 1 orë 39 minRolet: Jason Sudeikis, Josh Gad, LeslieJones, Bill Hader, Rachel Bloom, DannyMcBride, Peter Dinklage, Nicki Minaj, etj.

Regjia: Thurop Van Orman

Në ora 17:30

GOOD BOYS Aventurë/Komedi; 1 orë 29 min

Rolet: Jacob Tremblay, Keith L. Williams, BradyNoon, Molly Gordon, Lil Rel Howery, Will Forte,

etj.

Regjia: Gene Stupnitsky

Çdo ditë në ora 19:15

“HOBBS & SHAW” Aksion/Aventurë/Triller; 2 orë 15 min

Rolet: Dwayne Johnson, Jason Statham,Idris Elba, Vanessa Kirby, Helen Mirren, etj.

Regjia: David Leitchu

Çdo natë në ora 21:30 ONCE UPON A

TIME INHOLLYWOOD

Komedi/Dramë; 2 orë 41 min

Rolet: Leonardo DiCaprio, Brad Pitt,Margot Robbie, Al Pacino, etj.

Regjia: Quentin Tarantino

Programi i shfaqjes së filmave në Kino ABC

Për informata dhe rezervime të biletave thirrni FALAS: 0800 22222 dhe [email protected], www.kinoabc.info, fb: Kino ABC.

Grabitet ttualeti pprej aari nnë ppallatin hhistorikNjë 66-vjeçar është vënë nëpranga për vjedhjen e njëtualeti që kushton plot 1 milion paund, në PallatinBlenheim në Oxfordshire.Mediet e huaja raportojnë setualeti prej ari është vjedhurtë shtunën rreth orës 4:50 emëngjesit, ndërsa theksohetse VC-ja prej ari 18 karat uvendos si atraksion për tur-istët disa muaj më parë nëpallat.

Page 15: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

QENDRA SPORTIVEQENDRA SPORTIVE“BUJQËSIA”

TEL: 045/82 82 82TEL: 045/82 82 82

“BUJQËSIA”

15E MËRKURË, 11 SHTATOR 2019

'Elita' feston trevjetorin ethemelimit

Klubi i Gjimnastikës "Elita" nga Prishtina ka festuartrevjetorin e themelimit. "Elita", edhe pse e re nëmoshë, ka arritur shumë suksese si në garat ven-dore, po ashtu edhe në ato ndërkombëtare.Trajnerët e këtij klubi, Shkumbin Maqastena dheAbeliana Bregu, po punojnë në maksimum qëgarueset e reja të këtij klubi të krijojnë një bazë tëmirë që në të ardhmen të përfaqësojnë dhe t'isjellin Kosovës suksese nga garat ndërkombëtare.Duhet cekur se garueset e "Elitës" kanë thyer barri-erat për këtë lloj sporti në Kosovë me pjesëmarrjenë garat ndërkombëtare, duke mos munguar edherezultatet. Gjimnastet e reja janë paraqitur në garatqë janë mbajtur në Maqedoni, Itali dhe Slloveni,derisa shumë shpejt do të marrin pjesë edhe nëdisa gara të tjera ndërkombëtare.

Messi rikthehet në stërvitje

Leo Messi është rikthyer në stërvitje me grupin tëdielën pas ndeshjes së fituar 5-2 nga Barcelonakundër Valencias, në të cilën Argjentinasi nuk moripjesë për arsye dëmtimi. "Ylli" i "blaugranave" iubashkua pjesës tjetër të ekipit në përgatitjet përndeshjen e Ligës së Kampionëve me Borussian eDortmundit, duke rritur shpresat për një aktivizimtë mundshëm ndaj verdhezinjve. Barcelona do tëzhvillojë edhe një seancë tjetër stërvitore në shtëpitë hënën, para se të niset drejt Dortmundit. NëseMessi do të udhëtojë bashkë me skuadrën do tëmësohet gjatë ditës së parë të javës.

Fitore bindëse për Vushtrrinë ePrishtinën

Të shtunën janë luajtur katër ndeshje të javës sëparë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).Ashtu siç pritej, Vushtrria dhe Prishtina kanëshënuar fitore bindëse. Nënkampionia Vushtrrialuajti si mysafire e Dritës në Gjilan dhe fitoi merezultat 36:9. Vushtrria, që ka ruajtur përbërjen eedicionit të kaluar, menjëherë ka vënë kandidaturëpër kreun e tabelës. Prishtina luajti si vendëse dhefitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 39:26.Edhe te Prishtina vlerësojnë se kanë përbërje cilë-sore dhe kanë synime për trofe në këtë kampionat.Ndeshja më interesante ishte ajo e luajtur në Ferizajnë mes të Kastriotit dhe Shqiponjës. Fitore shënoiskuadra e Kastriotit me rezultat 26:22. Kjo ndeshje uvendos në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi mebarazim, 13:13. Në Superligë me fitore ka debutuarskuadra e Ferizajt. Ferizaj e mposhti skuadrën JusufGërvalla me rezultat 32:21. Ndeshja në mes tëSamadrexhës dhe Istogut luhet më vonë për shkaktë angazhimit ndërkombëtar të Istogut.

SHKURT

ISTOG, 115 SHTATOR - Kampionii Kosovës, Istogu, nuk ia kadalë ta kalojë raundin e parëtë Kupës së EHF-së përhendbolliste. Istogu nukkishte fat në short dhe utakua me skuadrën e madhenga Bjellorusia, Gomel, që

në përbërje ka reprezentuesenga disa vende me hendbolltë zhvilluar. Dy ndeshjet u luajtën nëGomel të Bjellorusisë. Tështunën në ndeshjen e dytë,Istogu u paraqit më mirë,por jo mjaftueshëm për t'iu

afruar fitores. 38:22 në tëmirë të Gomelit ishte rezul-tati në fund. Pjesa e parëpërfundoi 22:8. Lojtaret isto-gase janë munduar të bëjnëmë shumë, por në shprehjeerdhi cilësia dhe përvoja eskuadrës bjelloruse. Të

premten rezultati ishte 45:13për Gomelin. Gjithsesi këto ndeshje do t'ishërbejnë Istogut si përvojëe vlefshme për të ardhmendhe për të parë se çka iduhet për sukses në nivel mëtë lartë evropian.

Përfundon aaventura eevropiane ee IIstogut

Veton ZZYMBERI

PRISHTINË, 115 SHTATOR - Flamurtaridhe Vushtrria i kanë fituar dyndeshjet e fundit të xhiros së katërtnë IPKO Superligën e Kosovës nëfutboll. Kuqezinjtë e kryeqytetit emposhtën Dukagjinin e Klinës merezultat 2-0. Pas dhjetë minutavelojë, Festim Krasniqi e kaloiskuadrën vendëse në epërsi, kursepesëmbëdhjetë minuta më vonëArbnor e vulosi rezultatin final 2-0.Në vijim të ndeshjes rastet nukmunguan, por gola të tjerë nukpati. Në ndeshjen tjetër që u zhvillua nëFerizaj fituese doli skuadra eVushtrrisë, e cila fitoi (0-1). Edhenë këtë ndeshje goli i vetëm ështërealizuar në pjesën e parë nga YgorVinicius. Pas kësaj ndeshjeVushtrria renditet në pozitën enëntë me 4 pikë, kurse Ferizaj

është i dhjeti me 3 pikë. E shtunaka qenë dita e skuadrave nga qytetii Gjilanit, Dritës dhe Gjilanit. Këtody skuadra kanë shënuar fitorendaj Feronikelit, përkatësishtDrenicës dhe në këtë mënyrë kanëmarrë kryesimin në Superligë. Ish-kampionia e Kosovës, Drita, emposhti kampionin në fuqi tëelitës, Feronikelin, (1-0). Golin evetëm në këtë ndeshje e shënoimesfushori Hamdi Namani nëminutën e 44-t. Kjo ishte fitorja etretë për skuadrën gjilanase, kursehumbja e dytë për "Niklin" siskuadër mysafire. Të shtunën fitorenë stadiumin "Bajram Aliu" nëSkenderaj shënoi skuadra e Gjilanitnë përballje me Drenicën (0-2). Nëminutën e 16 Gerhard Progni reali-zoi për 1-0, ndërsa në minutën e64-t Fjori Jonuzi e vulosi rezultatinfinal. Gjilani zë vendin e dytë me 9pikë, aq sa ka edhe Drita që ështënë pozitën e parë. Ndërsa skuadra

e Drenicës pozicionohet e shtatame katër pikë. Ndërsa të premtenPrishtina e humbi përballjen meLlapin (0-1), kurse Ballkani emposhti Trepçën '89 (3-2).

Kampionia ndalet nga Drita,fitojnë Flamurtari dhe Vushtrria

Java e katërt në elitën e futbollit ka sjellë rezultate interesante. Llapi e fitoi derbin eparë ndaj Prishtinës, kurse fituese në derbin tjetër doli edhe Drita ndaj Feronikelit.Fitore shumë të rëndësishme kanë shënuar të dielën edhe Flamurtari dhe Vushtrriandaj Dukagjinit, përkatësisht Ferizajt. Trajneri italian Antonio Toma debutoi me fitore nëkrye të skuadrës së Vushtrrisë. Ndërsa dymbëdhjetë gola janë shënuar në këtë xhiro

IPKO SUPERLIGA

Flamurtari - Dukagjini 2-0Ferizaj - Vushtrria 0-1Drita - Feronikeli 1-0Drenica - Gjilani 0-2Ballkani - Trepça '89 3-2Prishtina - Llapi 0-1

TABELA

1. Drita 4 9 pikë2. Gjilan 4 93. Ballkani 4 84. Llapi 4 75. Flamurtari 4 76. Feronikeli 4 67. Trepça '89 4 5 8. Drenica 4 49. Vushtrria 4 410. Ferizaj 4 311. Prishtina 3 1 12. Dukagjini 3 1

LIGA E PARË

Onix - Trepça 3-0Drenasi-Istogu 0-0KEK-u-Vllaznia 0-1Ramiz Sadiku-Vëllaznimi 2-2Malisheva-Vitia 3-1Ulpiana-Liria 2-02 Korriku-Arbëria 1-2Besa-Dardana 1-2

TABELA

1. Malisheva 3 7 pikë 2. Istogu 3 73. Besa 3 6 4. Dardana 3 65. Liria 3 6 6. Arbëria 3 67. Drenasi 3 5 8. Onix 3 49. 2 Korriku 3 410. Ulpiana 3 411. Vëllaznimi 3 312. Vllaznia 3 313. KEK-u 3 114. Ramiz Sadiku 3 115. Vitia 3 116. Trepça 3 1

Page 16: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

16 E HËNË, 16 SHTATOR 2019 SPORT

PRISHTINË, 115 SHTATOR - Më 21shtator do të mbahet seminaripër trajnerë në MarigonaResidencë, në palestrën eKolegjit ISP. Ligjërues në këtëseminar do të jetë trajneri injohur turk Ahmet Caki. Kyseminar është obligues për të

gjithë trajnerët në Kosovë, sipër ata që drejtojnë skuadratnë konkurrencën e meshku-jve, po ashtu edhe për ata tëfemrave. "Seminari ështëobligues dhe kushton 20 euro.Për atë që mungon, licencimido të jetë 100 euro. Kjo është

hera e parë që Ahmet Cakiligjëron në Kosovë, derisapara një muaji në Turqi kambajtur seminar, ku kanëmarrë pjesë trajnerë ngambarë Evropa", thuhet nënjoftimin e FBK-së. Caki është trajner me përvojë

në basketbollin turk dhe nëatë evropian. Ai së fundi ishtetrajner në Darusafaka, derisamë parë ka qenë trajner edhe iAlba Berlinit, Anadolu Efes,Tofas, Erdemirspor si dheishte ndihmëstrajner nëKombëtaren turke.

Ahmet CCaki mmë 221 sshtator lligjëron ppara ttrajnerëve ttë KKosovës

Neymari: Doja të largohesha, por nukmë lejuan

Ylli brazilian i PSG-së, Neymar, ishte një nga emrat më të për-folur në afatin kalimtar të verës teksa kërkonte largimin ngaskuadra franceze. Ai ka bërë me dije se ka shprehur dëshirënpër t'u larguar, por që nuk është lejuar. "Nuk ia kam fshehuraskujt se doja të largohesha, të gjithë e dinë këtë dhe po e pra-noj sërish. Nuk dua të flas për detajet e bisedimeve por, mbi tëgjitha, nuk kam asgjë kundër PSG-së dhe tifozëve të këtij klubi.Nëse nuk ndihesh i lumtur në vendin tënd të punës është nor-male të kërkosh një sistemim tjetër. Kisha arsyet e mia për t'ularguar por, fatkeqësisht, nuk më lejuan. Gjithsesi, tani që jamende këtu do të fokusohem 100 për qind që ta ndihmoj PSG-në", ka thënë Neymar.

Marquezi triumfoi në San Marino, titulli shumë afër

Marc Marquez me Hondan e fitoi garën e Çmimit të Madh tëSan Marinos në Moto GP, suksesi i shtatë sezonal për pilotinspanjoll, i cili konsolidon kreun e renditjes. Në pistën eMisano, Marquezi priti xhiron e fundit për ta nisur sulmin ndajfrancezit Fabio Quartararo, duke e parakaluar dhe korri suk-sesin numër 77 në karrierë. Quartararo, që mori kreun e rendit-jes pas xhirove të para, dominoi në shumicën e kohës, por pamundur të shkëputet. Për më shumë se 10 xhiro ai dheMarquezi qëndruan në krye të shkëputur nga rivalët. Marqueznuk tentoi asnjëherë ta parakalojë, por këtë gjë e realizoi mesukses në xhiron e fundit, duke korrur një fitore të vështirë. Itreti u rendit spanjolli Maverick Vinales me Yamaha. Edhe pse enisi garën i pari, shpejt ritmi i Vinales ra. Pas tij u rendit legjen-da Valentino Rossi me motorin tjetër Yamaha. Kjo është gara etretë radhazi ku Rossi klasifikohet i katërti. Pas tij u renditën dypilotë të tjerë italianë, Morbidelli dhe Dovizioso, që në pistën eshtëpisë nuk arritën të fitojnë.

Ribery: Dominuam ndaj Juves

Fiorentina ia doli t'i marrë një pikë Juventusit, në një ndeshjeqë mund edhe ta kishte fituar pasi kishte raste të shumta.Franck Ribery është i kënaqur pas pikës së marrë ndaj "Zonjëssë Vjetër". "Jam i lumtur për debutimin si titullar, pasi kishte 3muaj që nuk luaja një ndeshje me këto ritme. Luajta 60 minutasepse nuk kam kapur ende formën time, por mund të them sejam i kënaqur edhe nga ajo që bëri skuadra në fushë. E domin-uam Juven në 60 për qind të kohës, por ata kanë vërtet një ekiptë bukur, të fortë, i cili edhe në çastet e vështira nuk përulet",ka thënë 36-vjeçari. Ribery u largua në fund të sezonit të kaluarnga Bayern Muncheni ku luante prej 12 vjetësh, teksa ubashkua me Fiorentinën si një lojtar i lirë.

Hazardi pas debutimit: Luajta në stadiumin ku kam ëndërruar

Eden Hazard ka debutuar me Real Madridin në La Liga.Anësori belg iu bashkua klubit spanjoll këtë verë nga Chelsea,por për shkak të lëndimit ai ka humbur tri ndeshjet e para nëkampionat. "Ishte një ndjenjë e mrekullueshme t'i shikojatifozët që më duartrokisnin. Është një stadium i bukur kuëndërroja të luaja që nga fëmijëria", ka thënë Hazardi, i cilishpreson të japë më të mirën nga vetja për të arritur shumëfitore dhe trofe me fanellën e "Los Blancos". "Shpresoj se kyështë fillimi i një faze të re, pozitive për mua. Shpresoj të japmë të mirën, së bashku me shokët e ekipit dhe të arrijmëshumë fitore dhe trofe", ka shtuar Hazardi.

SHKURT

SHANGAI, 115 SHTATOR - Spanjaështë shpallur kampione e botësnë basketboll për meshkuj.Kombëtarja iberike mundi 95-75Argjentinën në finale, titulli idytë në historinë e saj. Turneu uzhvillua për dy javë në Kinë.Ndonëse pritej një ndeshje efortë, finalja e luajtur sot nëPekin ishte një formalitet përSpanjën, që u shkëput që nëperiodën e parë dhe fitoi memeritë. Argjentina ishte në njëditë të keqe, duke mos mundurdot të rivalizojë. Spanja i fitoi tëkatër periodat: 23-14, 20-17, 23-16, 29-28. Më i miri në fushë përSpanjën ishte Ricky Rubio, qërealizoi 20 pikë, mbështetur ngaSergio Llull me 15 pikë dhe MarcGasol me 14 pikë, duke i bërë tëpavlefshme 24 pikët e GabrielDeckut për amerikano-latinët.Spanja rikthehet kampione ebotës pas 13 vjetësh (2006).Duket se Azia e Largët i sjell fatkombëtares spanjolle, që edhe13 vjet më parë triumfonte nëJaponi. Ndërsa Kombëtarja eFrancës në basketboll e kamposhtur Australinë në garë për

medaljen e bronztë në Botërorin"Kina 2019". "Gjelat" shënuanfitore me rezultat 67-59"Wukesong Arena" të Pekinit,për të marrë dy herë radhazi

vendin e tretë në Botëror. IshteDe Colo ai që udhëhoqi Francëndrejt këtij suksesi me 19 pikë,derisa 16 pikë shënoi EvanFournier.

Spanja, kampione e botësnë basketboll

LAS VEGAS, 115 SHTATOR - Boksieribritanik Tyson Fury e fitoi mevendim unanim të gjyqtarëveduelin ndaj suedezit Otto Wallin,sfidë e vlefshme për peshën erëndë, zhvilluar në Las Vegas. Tëtre gjyqtarët dhanë rezultatin nëfavor të ish-kampionit të botës:116-112, 117-111, 118-110, qëqëndron i pamposhtur (përrivalin ishte humbja e parë nëkarrierë pas 20 fitoresh).Gjithsesi, fitorja e Furyt nuk ishteaspak e lehtë. Jo vetëm për faktinse atij iu deshën 12 raunde, poredhe sepse pësoi një çarje tëthellë në vetull në raundin etretë. Ajo që u duk si një sfidë elehtë për Furyn u kthye në njëduel të vështirë, ku rrezikoishumë. Britaniku ishte superiornë ring teksa falë përvojës dheaftësive të tij nuk e diskutoifitoren e 29 në karrierë, dukeqëndruar i pamposhtur (ka edhenjë barazim). Gjithsesi, ai dëm-tim ishte një "minus" i madh për

Furyn, që përgatitet për revan-shin ndaj Dentay Wilder, nëshkurt të 2020-s. Wallin tentoi tarealizojë surprizën, pasi çarja qëFury pësoi në vetull e tronditidisi, por arriti të mbijetojë dhe tëfitojë me meritë. Për një momentu desh ndërhyrja e mjekut që thase britaniku mund ta vazhdonteduelin. Më pas, grushtet e bri-

tanikut bënë dallimin në ring,raporton "telesport". Interesanthyrja në ring e Furyt, i mbështjel-lë me një mantel me flamurinmeksikan, pasi është Dita ePavarësisë së Meksikë. Jo vetëmkaq, por ai mbante edhe njëkapele meksikane në kokë dhembathje me ngjyrat e flamuritmeksikan.

Tyson Fury fiton sfidënme Otto Wallin

Page 17: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

17E HËNË, 16 SHTATOR 2019PUBLICITET

Page 18: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

18 E HËNË, 16 SHTATOR 2019 PUBLICITET

Page 19: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

19E HËNË, 16 SHTATOR 2019PUBLICITET

Page 20: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

20 E HËNË, 16 SHTATOR 2019 PUBLICITET

Page 21: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

21E HËNË, 16 SHTATOR 2019PUBLICITET

Page 22: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

22 E HËNË, 16 SHTATOR 2019 PUBLICITET

Page 23: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

23E HËNË, 16 SHTATOR 2019PUBLICITET

Suzana Gruda - Nikaj, nga Drenasi shpall tëpavlefshme diplomën e shkollës së mesme"Dr.Xheladin Deda" Mitrovicë, si dhe diplomënFakultetit të mjekësisë të universitetit të Prishtinëssë bashku me licencën e punës të lëshuar ngaMinistria e Shëndetësisë.

Ismet Braha nga Vushtrria shesin pjesën e vetideale të parcelës kadastrale P70202018-00001 K-0 ZK Gojbule Komuna e Vushtrrisë . Ftohenbashkëpronaret që nëse janë të interesuar që tëlajmërohen te pronaret e cekur më lartë.

Lëshoj banesë me qera në lagjen "Mati 1"përball "Super Vivës", me sipërfaqe mbi 50 m2,kati dytë me ngrohje, klimë, ashensorë etj,çmimi 200 €uro. Tel: 044-185-233.

Lëshoj banesë me qira garsoniere në Ulpiankati i parë, posedon tre shtretër dhe e mobiluar.Preferohet për studenta ose studente, një qift apo të tjerë. Çmimi është 185 euro. Tel: 044-812-875.

Lëshoj garsonjer me qira në lagjen Ulpianakati i parë. Banesa është e mobiluar dhe i plotëson të gjitha kushtet për banim, preferohetpër një qift apo tre studentë, mund të merretpër kohë të shkurt apo të gjatë. Çmimi është 180Euro. Tel: 044-812-875.

Urgjentisht kërkoj një banesë me qera nePrishtine. Banesa duhet të ketë 1 ose 2 dhomagjumi e mobiluar ose bënë edhe e pa mobiluar.Çmimi prej: 200-250 €. Tel: 045-660-188

Lëshoj lokalin më qira. Lokali është i pasiturmë të gjitha kushtet përcjellëse. Lokali gjendetnë lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. Për informa-ta më të hollësishme mund të na kontaktoni në këtë numër të telefonit: 049-392-275

Lëshoj banesë me qira në LagjenDardania afër "Bill Clintonit", kati tretë,banesa posedon të gjitha kushtet elementare, dy dhoma, kuzhinë e veçanetme pamje nga parku me çmim sipas marrëveshjes tel: 045-891-338 ose 049-616-139

Shitet banesa në Lakërishte përballëProcredit Bankës, hyrja e parë kati i 9 banesa ka50m2 me dokumentacion të rregullt, çmimi52000€. Për info 044/672-439.

Lëshohet me qira banesa në lakërishteafër Procredit bankës është e mobiluar50m2 për një çift çmimi është 220€. Përirno 044/672-439.

Lëshoj banesën me qira në lagjen Bregui Diellit te Furra "Qerimi2", i ka dy dhoma tëfjetjes, sallon me kuzhinë, shpajz dhe dy ballkona. Për info 044/332-640.

Lëshoj banesën me qira në lagjen Bregui Diellit te Furra Qerimi2, i ka dy dhoma tëfjetjes , sallon me kuzhinë, shpajz dhe dyballkona. Për info 044/332-640.

Lëshoj banesën me qira e cila gjendetprapa AAK-së me kushte të volitshme dhepo ashtu me çmim të volitshëm. Për infor-mata më të hollësishme na kontaktoni nënumrin e tel: viber +37744162783 dhe049/900-994.

>> SHPALLJE TË VOGLA <<

Banesë me qira në Dardanipër çif bashkëshortësh. Banesa ka

50 m2 me një dhomë gjumi, sallon e kuzhinë, banjo e ballkon

dhe shpajz. Kati i 7 me lift. Çmimi 250 €uro

kontakti 044-171328.

Page 24: OPINION FLET PËR EPOKËN E RE, LULZIM SHOSHIFAQE 4-5 ME ...€¦ · E përditshme e pavarur Viti XIX, nr. 5879 E hënë, 16 shtator2019 çmimi 0.40 ˜ Na ndiqni edhe në: facebook.com

24 E HËNË, 16 SHTATOR 2019 PUBLICITET