ora edukative te drejtat e femijeve
TRANSCRIPT
TEMA: TË DREJTAT E FËMIJËVE Klasa e V- C
Shkolla 9- vjeçare “Qamil Guranjaku”Elbasan
Mësuesja kujdestare : Adriana Skënderi
Prill 2013
Objektivi ynë statutor është të punojmë për një botë ku fëmijët të jenë të aftë të realizojnë plotësisht potencialin e tyre.
Konventa për të drejtat e fëmijëve sendërgjon një standard universal
për ndërtimin e një bote më të mirë – një botë në të cilën interesi më i lartë i fëmijës do të jetë shqetësimi parësor i të gjithëve.
Sfida e 20 viteve që vijnë është të çojmë përpara sukseset e arritura duke punuar së bashku për t’u dhënë dorën atyre fëmijëve që ende u mohohet e drejta për mbijetesë, zhvillim, mbrojtje dhe pjesëmarrje.
Ann M. Veneman, Drejtore Ekzekutive, UNICEF
Të rrisim respektin për fëmijët, të drejtat dhe dinjitetin e tyre mes
mësueseve, drejtuesve të shkollës, prindërve dhe vete fëmijëve me njeri –
tjetrin.
Të forcojmë marrëdhëniet dhe bashkëveprimin për mbrojtjen e të
drejtave të fëmijëve , për t pasur një komunikim sa më efektiv e
bashkëpunim të suksesshëm me fëmijët në rritjen e edukimin e tyre .
OBJEKTIVATNë përfundim të kësaj ore edukative nxënësi duhet të jetë i aftë :
• Të dallojë nevojat e tij të domosdoshme nga dëshirat . Të informohet dhe ndergjegjesohet për ekzistencen e
dokumentave themelore të të drejtave të njeriut , mbrojtjen dhe respektimi i tyre.
Të identifikojë të drejtat e fëmijeve Të përcaktoje lidhjen midis të drejtave e përgjegjesive .Të zbulojë rastet e shkeljes së të drejtave në situata të caktuara.Të diferencojnë epërsinë e përgjegjësive dhe detyrave që i
ngarkon çdo e drejtë .Të diskutojë e të analizojë sjelljen e fëmijëve në situata të
ndryshme problemore.
“Fëmijët mësojnë atë që jetojnë”
Disa vargje nga Dorothy Law Nolte janë tepër domethënëse për edukimin e fëmijëve si :
Nëse një fëmijë jeton me kritikë, mëson të dënojë;Nëse një fëmijë jeton me urrejtje, mëson të luftojë;
Nëse një fëmijë jeton me turp, mëson të ndihet fajtor;
Nëse një fëmijë jeton me tolerancë, mëson të jetë i durueshëm;
Nëse një fëmijë jeton me inkurajim, mëson të ketë besim;
Nëse një fëmijë jeton me lavdërim, mëson të vlerësoj”
“
Çështjet që do të trajtohen
Ç’jane te drejtat e njeriut ?
Cilat jane disa nga dokumentat qe flasin per te drejtat dhe lirite e njeriut?
Lidhja midis te drejtave te femijeve me pergjegjesite e detyrat .
Konventa per te drejtat e femijeve
Ç’janë të drejtat e njeriut ?
Të drejtat e njeriut jane parimet baze , pa të cilat njerëzit nuk
mund të jetojnë si qënie njerëzore me dinjitet.
Të drejtat njerëzore përbëjnë bazën e lirisë , të drejtësisë dhe të
paqes.
Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë përsa i takon
dinjitetit dhe të drejtave të tyre – të drejtat e njeriut janë
universale.
Dekumentat qe flasin per te drejtat dhe lirite e njeriut
1. Deklarata Universale e te Drejtave te
Njeriut
2. Deklarata e te Drejtave te Femijeve
3. Akti final i Helsinkit
4. Konventa mbi te Drejtat e Femijes
5. Ligji per te drejtat dhe lirite themelore
te njeriut në Shqipëri
Kjo deklarate u shpall nga Asambleja e Kombeve te Bashkuara me
10 dhjetor 1948 . Kjo deklarate u shpall nga Asambleja e
Pergjithshme e OKB-se , me 20 nentor 1959 .
Ky dokument u miratua, me 21 dhjetor 1975 .
Ky dokument u pranua nga Asambleja e pergjithshme e KB , me
11 nentor 1989 .
Ky ligj u miratua në Shqipëri më 31 mars 1993
Konventa për të drejtat e fëmijëve
1. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejta të barabarta. Asnjë fëmijë apo i ri, nuk duhet të dëmtohet për shkak të gjinisë, ngjyrës, gjuhës apo besimit të tij.
2. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të gëzojnë shëndet të plotë dhe t’iu jepet kujdesi maksimal shëndetësor dhe mjekësor.
3. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë për arsim fillestar falas. Përveç kësaj, atyre duhet t'iu mundësohet edhe arsimimi i mëtejshëm.
4. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën për pushim, kohë të
lirë, lojë dhe pjesëmarrje në në aktivitete kulturore dhe
artistike.
5. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën e informimit, shprehjes së mendimit të tyre dhe të drejtën për t'u dëgjuar.
6. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën për një edukim të mirë. Prindërit apo edukatorët e tjerë nuk duhet të përdorin dhunë, keqtrajtimi dhe keqpërdorimi është i ndaluar.
Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën e mbrojtjes nga puna shfrytëzuese, keqperdorimi e abuzimi seksual.
Fëmijët janë e ardhmja e një vendi , prandaj çdo popull
përpiqet të bëjë gjithçka për ta.
9. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë
të jetojnë me prindërit e tyre dhe të
mbajnë kontaktin me të dy prindërit,
nëse ata jetojnë të ndarë.
10. Fëmijët dhe të rinjtë e gjymtuar kanë të drejtën e ndihmës dhe përkrahjes së veçantë, si dhe të pjesëmarrjes aktive në jetën shoqërore.
Çdo të drejte i korespondon një përgjegjësi
a. E drejta per arsim
b. E drejta e familjes c.d. E drejta e lojes dhe argetimit e.f. E drejta e mbrojtjes nga
shfrytezimi ne pune
g. E drejta e rritjes ne kushte te mira
Te plotesoj te gjitha detyrimet shkollore duke zbatuar rregulloren e saj .
Te respektoj anetaret e familjes .
Te mos abuzoj me kohen e lire duke luajtur pa fund.
Te mbeshtesë familjaret duke kryer pune te thjeshta ne familje .
Te mos shperdoroj te mirat materiale e monetare ne shtepi dhe ne shkolle .
Çdo të drejte i korespondon një përgjegjësi
• drejta per kujdes mjekesor
• E drejta e fjales
•• E drejta per t’u dashur
• E drejta per perkujdesje dhe plotesim te nevojave te vecanta
• E drejta per barazi gjinore , rrace e besimi fetar
Te kujdesem per higjenen personale dhe mjedisin ku jetoj.
Te shpreh mendimin tim pa cenuar dinjitetin e tjetrit .
Te ofroj dashuri dhe ngrohtesi ndaj te tjereve .
Te mos abuzoj me perkujdesjen e tepruar kur nuk eshte nevoja .
Te mos diskriminoj njerezit me ngjyre e probleme sociale por t’i respektoj ata.
Objektivi i Qendrës së Mrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri
Objektivi ynë statutor është :të punojmë për një botë ku fëmijët të jenë të aftë të realizojnë
plotësisht potencialin e tyre. Konventa për të drejtat e fëmijëve sendërgjon një standard universal
për ndërtimin e një bote më të mirë – një botë në të cilën interesi më i lartë i fëmijës do të jetë shqetësimi parësor i të gjithëve.
Sfida e 20 viteve që vijnë është të çojmë përpara sukseset e arritura duke punuar së bashku për t’u dhënë dorën atyre fëmijëve që ende u mohohet e drejta për mbijetesë, zhvillim, mbrojtje dhe pjesëmarrje.
Ann M. Veneman, Drejtore Ekzekutive, UNICEF